MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i...

36
MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË PËRGJEGJSHMËRI NGA VENDIM-MARRËSIT

Transcript of MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i...

Page 1: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

MOBILIZIMI

DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT

PËR MË SHUMË PËRGJEGJSHMËRI

NGA VENDIM-MARRËSIT

Page 2: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

2Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

© CRCA / DCI SHQIPERI

Tiranë, Shqipëri, Dhjetor 2012

Shënim mbi copyright:

Mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë Publikim jo domosdoshëmrisht përfaqësojnë mendimet, opinionet apo politikat e botuesve apo të Olof Palme International Center.

Ky botim është përgatitur nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA / DCI Shqipëri), me mbështetjen financiare të Olof Palme International Center.

Botuar në Shqipëri nga: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve / Mbrojtja Ndërkombëtare e Fëmijëve – Seksioni i Shqipërisë, në kuadër të programit “Tirana: Qyteti im-Zëri im”, i financuar nga Olof Palme International Center, Suedi.

Redaktuar nga: Altin HAZIZAJ (MA)Përgatitur nga: Etleva Bisha (MA) Design & Layout: Artan Karoli

Page 3: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

3Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

PËRMBAJTJA

FALENDERIME ................................................................................................................................. 4HYRJE .............................................................................................................................................. 5

PJESA E PARË ................................................................................................................................... 7PJESËMARRJA NË VENDIM-MARRJEN LOKALE ................................................................................ 7TË DREJTAT E KOMUNITETIT DHE PËRGJEGJËSITË E AUTORITETEVE VENDORE ..............................7

1. Kuptimi i pjesëmarrjes ......................................................................................................... 82. Përse është e rëndësishme pjesëmarrja e komunitetit në vendim-marrjet lokale? ............83. Roli i autoriteteve vendore në nxitjen e pjesëmarrjes së komunitetit në vendim-marrje ...9

3.1 Kuptimi i qeverisjes lokale ................................................................................................. 93.2 Njohim Njësitë e Qeverisjes Vendore ................................................................................ 93.3. Funksionet e Njësive të Qeverisjes Vendore ..................................................................103.4. Garantimi i pjesëmarrjes së komunitetit në vendim-marrje ..........................................114. Pjesëmarrja dhe roli i i qytetarëve në zhvillimin e demokracisë ....................................13

PJESA E DYTË ................................................................................................................................. 17MOBILIZIMI SOCIAL ...................................................................................................................... 17

1. Mobilizimi Social në Përputhje me Objektivat...................................................................181.1 Mobilizuesi Social ............................................................................................................ 191.2 Detyrat e Mobilizuesit Social ........................................................................................... 191.3 Mobilizimi Social si Proçes .............................................................................................. 201.4 Sa kohë ju duhet për të formuar grupet? ........................................................................21

2. NGA MOBILIZIMI SOCIAL TEK ANGAZHIMI QYTETAR ............................................................222.1. Çfarë do të thotë Angazhim Qytetar? ............................................................................222.2. Mekanizmat institucionalë ............................................................................................ 232.3. Mekanizmat për Përgjegjshmëri Sociale ........................................................................232.4 Roli i shoqërisë civile në zbatimin e mekanizmave të përgjegjshmërisë sociale ............24

PJESA E TRETË ............................................................................................................................... 27MODELI I PËRFSHIRJES DHE NDIKIMIT MBI POLITIKAT LOKALE ....................................................27

Hyrje ......................................................................................................................................... 27Modeli ....................................................................................................................................... 28

ANEKS 1 ........................................................................................................................................ 33PJESË NGA LIGJI PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISJES VENDORE .................33

BIBLIOGRAFI ................................................................................................................................. 35

Page 4: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

4Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

FALENDERIME

Manuali i Trainimit “Mobilizimi dhe angazhimi i komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit” u përgatit nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), me qëllim që t’i vijë në ndihmë të rinjve dhe të rejave anembanë Shqipërisë që duan të marrin pjesë aktivisht të jetën politike lokale dhe kombëtare, grave dhe vajzave që duan të ndryshojnë proceset politike e që duan që mënyrë aktive të ndryshojnë jetën e grave dhe vajza anembanë vendit. Manuali është i vlefshëm për përfaqësuesit e shoqërisë civile, aktivistët e partive politike dhe të gjithë ata që kanë interes në mobilizimin dhe angazhimin social të komuniteteve.

Mungesa e transparencës në politike, korrupsioni, komunikimi jo etik dhe fyes në jetën politike në Shqipëri, shpesh i step qytetarët, të rinjtë e të rejat, gratë e burrat, që të marrin pjesë aktive në jetën politike të komuniteteve të tyre lokale apo edhe më tej. Një pjesë e mirë e njerëzve zgjedhin që ta shprehin pakënaqësinë e tyre për politikën në tërësi, jo nëpërmjet pjesmarrjes në të, por nëpërmjet mjeteve të medias sociale e ndonjëhere duke mos bërë asgjë. Apatia politike krijon të gjitha hapësirat dhe mundësitë që jeta politike të bëhet akoma më pak transparente, më e dhunshme dhe më e korruptuar.

Manuali u përgatit nga znj. Etleva Bisha, Master në Studime Europiane dhe eksperte e jashtme pranë CRCA. Znj. Bisha ka njohuri të thelluara në fushat e menaxhimit dhe drejtimit të partive politike, marrëdhënieve me publikun, politikave të sigurisë etj. Ajo bashkëpunon prej vitesh me CRCA dhe organizata të tjera si trainere mbi fuqizimin e rolit të gruas në partitë politike dhe rritjen e pjesëmarrjes së saj në vendim-marrje. Është bashkë-autore në disa Manuale të përgatitura nga zyra jonë dhe autore e një sërë studimesh mbi pjesëmarrjen e grave në zgjedhje dhe në politikë.

CRCA vendosi që me ndihmën e një eksperteje që e njeh mirë jetën politike shqiptare, të propozojë mjete dhe mënyra sesi të gjithë ata që duan të ndryshojnë politikë-bërjen në Shqipëri, mund të gjejnë mënyrën e tyre për të marrë pjesë në jetën politike, duke mobilizuar komunitetet që t’i bëjnë politikanët më të përgjegjshëm dhe më llogari-dhënës përballë qytetarëve. Ne shpresojmë që ky Manual t’ia ketë arritur qëllimit për të cilin është përgatitur.

Sinqerisht,

Altin HazizajDrejtor i Përgjithshëm

Page 5: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

5Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

HYRJE

Mobilizimi social dhe angazhimi qytetar në thelb janë rrugë përmes të cilave kanalizohet përfshirja e qytetarëve në vendim-marrjet politike.

Kjo e drejtë e qytetarëve për tu përfshirë në vendim-marrje buron nga thelbi i demokracisë i përkufizuar nga Abraham Lincoln si “një qeverisje e popullit, nga populli dhe për popullin”. Ky përkufizim qartësisht e lidh qeverisjen me popullin, duke nxjerrë qartë në pah forma të ndryshme të demokracisë: e drejtpërdrejtë (qeverisje e popullit), përfaqësuese (nga populli dhe për popullin, pra përmes të zgjedhurve nga populli).

Demokracia me pjesëmarrje1 synon të krijojë mundësi për të gjithë pjestarët e një shoqërie për të kontribuar realisht në procesin e marrjes së vendimeve nga autoritetet përgjegjëse, si dhe tu garantojë të gjithë atyre akses/përfitime të barabarta tek/nga shërbimet që ofrohen nga autoritetet. Pjesëmarrja e tyre në thelb garanton ushtrimin e të drejtave bazë të qytetarisë2, që sipas Marshall3 janë: të drejtat civile, të drejtat politike dhe të drejtat shoqërore. Të drejtat civile ai i konsideron si të drejta të nevojshme për lirinë individuale dhe në të përfshihen: e drejta e fjalës, e drejta e mbledhjes, liria e lëvizjes, e drejta e ndërgjegjes, e drejta për barazi përpara ligjit dhe e drejta e pronës. Të drejtat politike i lejojnë individit mundësinë të marrë pjesë në jetën politike dhe ato janë: e drejta e votës, e drejta për të pasur zgjedhje dhe e drejta për të pasur poste publike. Të drejtat shoqërore i garantojnë individit një status shoqëror minimal duke mundësuar bazën e ushtrimit të të drejtave civile dhe politike.

Është lehtësisht e kuptueshme që për të mundësuar zbatimin e këtyre të drejtave, përveç mekanizmave ligjore e institucionale të formuluara e ngritura nga vendim-marrësit (përfaqësues të popullit), nevojitet edhe roli aktiv i vetë qytetarëve. “Pjesëmarrja e barabartë demokratike, kanë shpjeguar Verba, Schmolzen dhe Brady (1995),.., kërkon që zërat e qytetarëve në politikë duhet të jenë të qartë, të fortë dhe të barabartë: të “qartë”, në mënyrë që politikanët ta marrin vesh se çfarë duan dhe për çfarë kanë nevojë qytetarët; “të fortë”, që politika t’ua vërë veshin; “të barabartë”, për të arritur idealin e përgjegjshmërisë jodiskriminuese4”.

Ky Manual synon ta adresojë pikërisht këtë nevojë për të qartësuar, forcuar dhe dhënë shanse të barabarta çdo qytetari. Manuali fokusohet tek mobilizimi social dhe angazhimi qytetar, pasi siç shpjeguam që në fillim ato janë rrugë përmes të cilave kanalizohet përfshirja e qytetarëve në vendim-marrje. Përveçse jep një kuptim të qartë të tyre, Manuali ofron edhe mjete e teknika që mundësojnë mobilizimin dhe angazhimin e komunitetit lokal për të ndikuar mbi politikat lokale dhe monitoruar e kërkuar përgjegjshmëri nga vendim-marrësit.

Manuali do ti shërbejë drejtpërsëdrejti grupeve të aktivistëve të rinj të ngritur nga Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë, të cilët po punojnë për të mundësuar realisht pjesmarrjen e grave dhe të rinjve në vendim-marrjet në Bashkinë e Tiranës, por ai mund të përdoret gjithashtu edhe nga aktivistë të shoqërisë civile, që janë angazhuar në drejtim të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimarrje.

Përgatitja e këtij Manuali është produkt i një studimi cilësor të mbështetur mbi publikime në fushën e demokracisë me pjesëmarrje, si dhe të praktikave egzistuese që identifikojnë mekanizmat e përdorura për ta bërë pjesëmarrjen e komuniteteve në vendimarrje të mundshme.

1 Për për shumë mbi demokracinë me pjesëmarrje referoju Manulit “Pjesmarrja e të Rinjve dhe Grave në Vendimarrjet Lokale”, publikim i Koalicionit për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë”, dhjetor 20112 Qytetaria përkufizohet si një marrëdhënie mes shtetit dhe individit, ku të dy janë të lidhur së bashku prej të drejtave dhe detyrave

reciproke. 3 Cituar nga Heywood. A., “Politika”, Instituti për Studimet Publike dhe Ligjore, Botimet Dudaj, 2008, fq.4394 Cituar nga Schmidt, G. M., “Teoritë e Demokracisë”, publikim i BOTART, faqe 246

Page 6: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes
Page 7: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

7Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

PJESA E PARË

PJESËMARRJA NË VENDIM-MARRJEN LOKALE

TË DREJTAT E KOMUNITETIT DHE PËRGJEGJËSITË E AUTORITEVE VENDORE

Page 8: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

8Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

1. Kuptimi i pjesëmarrjes

Është e vështirë të japësh një përkufizim të plotë dhe shterues mbi pjesëmarrjen. Studiues të ndryshëm e përkufizojnë atë shpesh në përputhje me kontekstin në të cilin ndodh pjesëmarrja. Për disa është çështje parimi, për disa të tjerë çështje praktike. Shpesh termi pjesëmarrje modifikohet me mbiemrin që e shoqëron si pjesëmarrje e komunitetit, pjesëmarrje e qytetarëve, pjesëmarrje publike, apo pjesëmarrje në vendimarrje.

Sipas wikipidia, pjesëmarrja5 në shkencat sociale i referohet mekanizmave të ndryshëm që përdoren me qëllim që publiku të shprehë opinionet e tij- dhe mundësisht të ndikojë – mbi vendimet politike, ekonomike, menaxhimit dhe vendimeve të tjera sociale.

Brager, Specht, and Torczyner6 e përkufizojnë pjesëmarrjen si një mjet për të edukuar qytetarët dhe për të rritur aftësitë e tyre. Ajo është një mjet për të ndikuar mbi vendimet që ndikojnë mbi jetën e qytetarëve dhe një mundësi për të transferuar pushtetin politik.

Një tjetër studiues, Armitage e përkufizon pjesëmarrjen e qytetarëve si një proces përmes të cilit qytetarët veprojnë në përgjigje të shqetësimeve publike, shprehin opinionet e tyre mbi vendimet që ndikojnë mbi ta dhe marrin përgjegjësi për të sjellë ndryshime në të mirë të komunitetit.

Pran Manga and Wendy Muckle (Chappel, 1997) sygjerojnë se pjesëmarrja qytetare mund të jetë një përgjigje ndaj ndjesisë tradicionale të pafuqisë që ndjen publiku në përgjithësi kur bëhet fjalë për të ndikuar mbi vendimet e qeverisë: “njerëzit shpesh ndjejnë se shërbimet e shëndetit dhe ato sociale janë jashtë kontrollit të tyre pasi vendimet merren jashtë komunitetit të tyre nga burokrat dhe teknokratë të panjohur.”

Në funksion të qëllimit të këtij Manuali ne do të fokusohemi në vijim tek pjesëmarrja e komunitetit në vendim-marrje.

2. Përse është e rëndësishme pjesëmarrja e komunitetit

në vendim-marrjet lokale?

Pjesëmarrja rrit efiçencën e përdorimit të burimeve nga ana e autoriteteve lokale: Pjesëmarrja mundëson një proces të vazhdueshëm komunikimi mes vendimarrësve dhe

komuniteteve, duke u dhënë mundësi vendimarrësve që të jenë koherent dhe të njohin nevojat dhe prioritetet e komuniteteve lokale. Këto nevoja dhe prioritete vendimarrësit i mbajnë në konsideratë në planifikimin e fondeve lokale, pra duke orientuar përdorimin e burimeve sipas nevojave reale të komunitetit.

Pjesëmarrja, një mjet për të luftuar korrupsionin: Pjesëmarrja zhvillohet përmes rrugëve që nxisin komunikimin mes komunitetit dhe

autoriteteve lokale. Element i rëndësishëm i këtij komunikimi është informimi i ndërsjelltë mes komunitetit (për nevojat dhe pritshmëritë e tij) dhe autoriteteve vendore (mbi burimet që ka në dispozicion, mundësitë për të përballuar kërkesat e komunitetit, si dhe mbi aktivitetin që zhvillon). Informimi i vazhdueshëm ul ndjeshëm shanset për korrupsion, ndërkohë që niveli i ulët i korrupsionit sjell edhe përdorim të plotë të burimeve lokale në favor të komunitetit, do të thotë efektivitet në qeverisje.

5 http://en.wikipedia.org/wiki/Participation_(decision_making)6 “Community organizing” Columbia University Press; 2nd edition (April 15, 1987);

Page 9: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

9Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

Pjesëmarrja gjeneron ide të reja për zhvillim: Komunikimi që lind mes komunitetit dhe vendimarrësve apo autoriteteve jep mundësinë

edhe të gjenerimit të ideve të reja që vijnë nga vetë pjestarët e komunitetit, të cilat të zbatuara siç duhet përmirësojnë cilësinë e jetës së komunitetit.

Pjesëmarrja rrit mbështetjen e pjestarëve të komunitetit ndaj sistemit politik: Komuniteti edukohet dhe fillon të mendojë në mënyrë kritike dhe krijuese në përpjekjen për

të gjetur rrugëzgjidhje të reja të problemeve që i shqetësojnë të gjithë.

3. Roli i autoriteteve vendore në nxitjen e pjesëmarrjes së komunitetit

në vendim-marrje

3.1 Kuptimi i qeverisjes lokalePushteti vendor7 siguron qeverisjen në një nivel sa më afër shtetasve nëpërmjet:

njohjes së ekzistencës së identiteteve dhe vlerave të ndryshme të bashkësive; respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve të sanksionuara në Kushtetutë

ose në ligje të tjera; zgjedhjes së llojeve të ndryshme të shërbimeve dhe lehtësirave të tjera publike vendore në

dobi të bashkësisë; ushtrimit efektiv të funksioneve, kompetencave dhe realizimit të detyrave nga organet e

qeverisjes vendore; realizimit të shërbimeve në forma të përshtatshme; nxitjes efektive të pjesëmarrjes së bashkësisë në qeverisjen vendore.

Siç vihet re vetë ligji parashikon se pushteti vendor mund të siguroj qeverisjen sa më afër nevojave dhe kërkesave të shtetasve edhe nëpërmjet nxitjes së pjesëmarrjes së komuniteteve në qeverisjen lokale.

Qytetarëve nuk u duhet dhënë vetëm mundësia për të marrë pjesë në qeverisje, po ata edhe duhet të nxiten që ta bëjnë një gjë të tillë. Kjo nxitje është detyrim sa i autoriteteve vendore, përmes ndërtimit dhe zbatimit të mekanizmave që e garantojnë një mision të tillë, ashtu edhe shoqërisë civile si një mjet i rëndësishëm në sistemet demokratike për të mobilizuar e angazhuar grupet e interesit në veçanti e qytetarët në përgjithësi.

3.2 Njohim Njësitë e Qeverisjes Vendore

Njësitë e Qeverisjes Vendore në Shqipëri janë: Komuna, Bashkia, Qarku, nëndarjet.

Komuna: Unitet administrativo-territorial dhe bashkësi banorësh, si rregull në zona rurale dhe në raste të veçanta në zona urbane. Nëndarjet e Komunës janë në fshatra dhe në raste të veçanta në qytete.Bashkia: Unitet administrativo-territorial dhe bashkësi banorësh kryesisht në zona urbane dhe në raste të veçanta përfshin dhe zonat rurale. Nëndarjet e Bashkisë: lagje me mbi 15 mijë banorë, fshati mbi 2000 banorë.

Qarku: Unitet administrativo-territorial i cili përbëhet nga disa Komuna dhe Bashki me lidhje gjeografike, tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkëta. Nëndarjet e qarkut: rrethi.

7 Neni 3 i Ligjit Nr.8652, datë 31.7.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”http://www.pad.gov.al/legjislacioni/21QeverisjaVendore.pdf

Page 10: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

10Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

Organet e njësive të qeverisjes vendore8

Njësitë e Qeverisjes Vendore përbëhen nga organet përfaqësuese dhe organet egzekutive.

Njësia e Qeverisjes Organet përfaqësuese Organet egzekutiveBashki Këshilli Bashkiak Kryetari i BashkisëKomuna Këshilli Komunal Kryetari i KomunësQarku Këshilli i Qarkut Kryetari dhe Kryesia e Këshillit

të Qarkut

Ndryshe nga Këshilli i Bashkisë dhe i Komunës, anëtarët e të cilëve zgjidhen me zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe me votim të fshehtë, sipas mënyrës së parashikuar në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Qarkut krijohet me përfaqësues nga organet e zgjedhura të komunave dhe bashkive që e përbëjnë atë, sipas mënyrës së përcaktuar në Kushtetutë dhe në kreun IX të ligjit “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”.

3.3. Funksionet e Njësive të Qeverisjes VendoreNjësitë e Qeverisjes Vendore kryejnë funksione të veta, të përbashkëta dhe funksione të deleguara.

Sipas nenit 10 të ligjit: “Komuna dhe bashkia kanë kompetenca të plota administrative, shërbimi, investimi dhe rregullatore për funksionet e veta të përcaktuara në këtë nen.”Megjithatë, kompetencat për kryerjen e funksioneve të veta, Komuna dhe Bashkia i ushtrojnë duke respektuar politikat kombëtare dhe rajonale. Për këto funksione, pushteti qendror mund të vendosë standarde e norma specifike kombëtare me qëllim ruajtjen e interesave kombëtarë, por këto standarde e norma nuk mund të cenojnë ose kufizojnë autonominë e komunave dhe bashkive në çështje me interes vendor.

Në funksionet e veta të Komunave dhe të Bashkive përfshihen:

1. Infrastruktura dhe shërbimet publike2. Shërbimet me karakter social, kulturor e sportive3. Zhvillimi ekonomik vendor4. Rendi dhe mbrojtja civile

Sipas nenit 11 të ligjit, Komuna dhe Bashkia kryejnë funksione të përbashkëta me pushtetin qendror, për:

arsimin parashkollor dhe parauniversitar; sistemin e shërbimit parësor shëndetësor dhe mbrojtjen e shëndetit publik; kujdesin social, zbutjen e varfërisë dhe garantimin e funksionimit të institucioneve përkatëse; rendin publik dhe mbrojtjen civile; mbrojtjen e mjedisit; funksione të tjera të përbashkëta, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

Funksione dhe kompetenca të deleguaraFunksionet dhe kompetencat e deleguara janë të detyrueshme ose jo të detyrueshme:

Funksione dhe kompetenca të detyrueshme janë ato të përcaktuara me ligj. Institucionet qendrore në këtë rast përcaktojnë edhe proçedurat e zbatimit si dhe të kontrollit mbi zbatimin e tyre.

Funksionet dhe kompetencat jo të detyrueshme, delegohen mbi bazën e një marrëveshjeje midis njësisë së qeverisjes vendore përkatëse dhe institucionit qendror përgjegjës me ligj për këtë funksion ose kompetencë.

Institucionet qendrore u garantojnë njësive të qeverisjes vendore mbështetjen e nevojshme financiare për ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave të deleguara.

8 Neni 6 i ligjit Nr.8652, datë 31.7.2000 “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISJES VENDORE”

Page 11: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

11Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

3.4. Garantimi i pjesëmarrjes së komunitetit në vendim-marrje

Të zgjedhurit vendor nën trysninë e garës elektorale nisin gjatë fushatës elektorale një proces të njohjes së shqetësimeve dhe problemeve të komuniteteve që ata synojnë të përfaqësojnë. Ligji ndërkohë ka krijuar të gjitha kushtet që ky dialog e komunikim i nisur mes kandidatëve dhe komunitetit, së bashku me pjesëmarrjen e qytetarëve që e ka zanafillën tek votimi të vijoj edhe pas përfundimit të fushatës.

Edhe pse të zgjedhurit vendorë (kryetarët e Bashkive dhe Komunave dhe anëtarët e këshillave bashkiak) u kanë prezantuar komuniteteve programet e tyre elektorale gjatë fushatës, që përbëjnë bazën e programit të qeverisjes vendore (të fituesve), këto programe nuk janë të paprekshme, përkundrazi ato duhet të përditësohen dhe zhvillohen vazhdimisht në përputhje me zhvillimet lokale dhe me nevojat e pritshmëritë e komuniteteve për të cilat ato programe janë hartuar. Për të qenë koherent me nevojat dhe pritshmëritë e komuniteteve lokale ndaj qeverisjes lokale, autoritetet vendore duhet të ndërtojnë mekanizma specifik dhe efektiv. Rruga për ta bërë realitet përfshirjen e qytetarëve në vendimarrjet lokale:

1. Etika e të zgjedhurve vendorë

Të zgjedhurit vendorë duhet të kuptojnë se momenti i marrjes së detyrës i kthen ata nga thjesht përfaqësues të një force politike, në përfaqësues dhe mbrojtës të interesave të gjithë komunitetit. Kjo nënkupton që në të gjithë punën e tyre ata duhet të orientohen nga përmbushja e interesave të komunitetit, duke mbajtur në konsideratë edhe nevojat specifike të grupeve më vulnerabël të tij. Jo më kot ligji ofron këtë formulim të betimit të këshilltarëve9 vendorë:

“Betohem, në emër të zgjedhësve që përfaqësoj, të mbroj Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe ligjet e saj. Betohem se në të gjithë veprimtarinë time do të udhëhiqem nga interesat e shtetasve të komunës ose bashkisë (emri i komunës ose bashkisë përkatëse) dhe do të punoj me ndershmëri e përkushtim për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies së tyre.”

Etika nënkupton gjithashtu edhe që vendimarrësit të vendosin të mirën publike mbi interesat e tyre vetjake.

2. Informimi i komuniteteve

Informimi i komuniteteve është hapi i parë drejt përfshirjes së tyre në vendimarrje. E drejta e publikut për tu informuar nga autoritetet vendore nuk është thjesht një detyrim ligjor, por edhe domosdoshmëri për të rritur efektivitetin e qeverisjes. Kjo për disa arsye:

Një qytetar i informuar ndërton pritshmëri realiste ndaj punës së strukturës vendore. Ti japësh publikut informacion objektiv e ndihmon atë të kuptoj problemet, alternativat, mundësitë dhe zgjidhjet.

Një qytetar i informuar nxitet të ndërveprojë me strukturën vendore, madje edhe të formulojë ide e sygjerime për ndryshime e përmirësime që mund të ndikojnë mbi gjithë komunitetin.

Informimi publik rrit transparencën e aktivitetit të strukturave vendore, duke krijuar kështu premisa të rëndësishme për të luftuar korrupsionin. Të mos harrojmë që një ndër efektet e korrupsionit është kufizimi i burimeve lokale dhe i të mirave të prodhuara për komunitetin, duke ulur efektivitetin e qeverisjes.

9 Ligji Nr.8652, datë 31.7.2000 “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISJES VENDORE, Betimi i Këshilltarit

Page 12: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

12Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

Për të kuptuar rëndësinë e informimit....

Eksperimenti i Kopenhagenit nga Lassen10

Kopenhageni përbëhet nga 15 rajone. Në këtë eksperiment katër rajone u informuan intensivisht mbi efektet e decentralizimit. Njëmbëdhjetë rajonet e tjera u trajtuan si grup kontrolli (pra ato nuk morrën informacionin e dhënë katër rajoneve të tjera). Katër rajonet që morrën informacionin patën një përqindje shumë më të lartë të pjesëmarrjes në referendumin mbi decentralizimin në krahasim me grup kontrollin.

Për ta bërë realitet informimin e komuniteteve vendore, administrata lokale duhet:

1. Të ndërtojë njësi të specializuara, pjesë të strukturës së brendshme organizative që mundësojnë informimin e publikut dhe komunikimin me të. Të tilla njësi janë: Drejtoritë/sektorët e komunikimit me median dhe publikun, zyrat e ankimit qytetar etj.

2. Njësitë e krijuara duhet të bashkëpunojnë me të gjitha strukturat e tjera të Bashkisë / Komunës për të identifikuar programet / dokumentat /aktivitetet / iniciativat të cilat duhet të bëhen publike. Kjo njësi mban gjithashtu në konsideratë edhe paketën ligjore në këtë drejtim (Ligji për të Drejtën e Informimit etj).

3. Njësitë identifikojnë dhe ndërtojnë gjithashtu rrugët që do të ndjekin për të informuar komunitetet, duke mbajtur në konsideratë burimet dhe mundësitë e Bashkisë/Komunës, si dhe rrugët që përdor komuniteti për tu informuar. Rrugë të tilla mund të jenë: interneti, gazetat, televizionet, fletëpalosjet, publikime në vende publike etj.

3. Përfshirja në vendim-marrje

Përfshirja e komunitetit në vendimarrjet lokale mund të ketë forma të ndryshme: Konsultim, në procesin e marrjes së vendimeve që ndikojnë drejtpërdrejt mbi komunitetin, Bashkëpunim, të jesh partner me publikun në çdo aspekt të vendimarrjes përfshirë zhvillimin

e alternativave dhe identifikimin e zgjidhjeve të preferuara. Bashkëpunimi është efektiv veçanërisht në procesin e zbatimit të vendimeve që prekin drejtpdrejt komunitetin,

Përfshirje, është shumë më e gjerë se dy format e lartpërmendura dhe nënkupton angazhimin e komunitetit në të gjitha hallkat e marrjes së vendimeve nga autoritetet lokale-identifikimin e nevojave, përcaktimin e prioriteteve, formulimin e vendimit, zbatimin dhe monitorimin e vendimit.

Rrugët që e bëjnë reale përfshirjen e komunitetit në vendimarrjet lokale:

1. Pyetësorë me target komunitetin: u krijojnë mundësinë autoriteteve vendore të kuptojnë qëndrimin/opinionin e komunitetit në lidhje me një apo disa çështje lokale, të identifikojnë shqetësimet e komunitetit, apo të masin nivelin e kënaqësisë/pakënaqësisë me shërbimet që ofrohen nga struktura lokale.

2. Fokus grupe: është diskutim në një tryezë të përbashkët me përfaqësues të komunitetit (të përzgjedhur në përputhje me çështjet për të cilat synohen të mblidhen të dhëna) për të marrë ide dhe opinione mbi çështje lokale.

3. Dëgjesa Publike: Janë takime publike të drejtuesve, të zgjedhurve dhe strukturës vendore me komunitetin që u krijojnë mundësi pjestarëve të komunitetit të shprehin shqetësimet e tyre mbi zhvillimet lokal, vendimet apo çështje specifike lokale.

10 Lassen ,D.D. (2005). ‘The Effect of Information on Voter Turnout: Evidence from a NaturalExperiment’. In American Journal of Political Science, 49:103-18.

Page 13: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

13Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

4. Komisionet Qytetare: Këto Komisione synojnë të forcojnë marrëdhëniet mes të zgjedhurve vendorë/strukturës vendore me komunitetit përmes angazhimit të qytetarëve në zhvillimin e politikave ose programeve, duke i pasuruar ato me prespektiva dhe këndvështrime të ndryshme të komunitetit.

5. Konsultimi me komunitetin: I referohet një procesi që ndodh përpara marrjes së një vendimi të rëndësishëm lokal, i cili i jep mundësinë pjestarëve të komunitetit të japin këndvështrimin e tyre dhe të komentojnë përpara marrjes së vendimit përfundimtar.

4. Pjesëmarrja dhe roli i i qytetarëve në zhvillimin e demokracisë

Duket sikur përfshirja e qytetarëve në vendimarrje është një detyrim që kërkon angazhimin, edhe ligjor, të një ”pale”: pushtetit vendor (në këndvështrimin e këtij Manuali). Por në fakt për tu bërë realitet përfshirja e komunitetit/qytetarëve në vendimarrjet lokale kërkon angazhimin edhe të ”palës” tjetër: vetë komunitetit.

Barra më e madhe e përgjegjësisë për përfshirjen e qytetarëve në vendimarrjet lokale bie mbi autoritetet vendore, megjithatë edhe qytetarët duhet të luajnë një rol të rëndësishëm për të garantuar përfshirjen e tyre aktive në procese nga të cilat merren vendime që ndikojnë mbi jetën e tyre. Kjo përgjegjësi qytetare për tu përfshirë në vendimarrje ka disa rrugë për tu zhvilluar (rrugë që nuk përjashtojnë njëra – tjetrën, përkundrazi):

Qytetarët duhet ta shohin përshirjen e tyre në vendimarrje si pjesë të rolit që ata duhet të luajnë në zhvillimin e demokracisë në Shqipëri. Në demokraci çdo qytetar ka disa të drejta bazë dhe shteti nuk mund tua marrë ato. Të drejtat garantohen nga ligji ndërkombëtar, nga Kushtetuta madje edhe ligje specifike kombëtare.

Çdonjëri prej nesh:

ka të drejtën të besojë, të thotë e të shkruaj lirshëm atë që mendon, ka të drejtën të gëzoj kulturën e tij bashkë me pjesëtarët e tjerë të grupit të tij, edhe kur ky

grup është në minorancë, ka të drejtën të lidhet me njerëz të tjerë e të formojë organizatën e tij/saj, përfshirë edhe

sindikatat, ka të drejtën të marrë pjesë në tubime e të protestoj kundër veprimeve të atyre që na

qeverisin, në mënyrë paqësore duke respektuar ligjin dhe të drejtat e shtetasve të tjerë, Ka të drejtë të informohet mbi vendime apo veprime të vendimarrësve që ndikojnë mbi

jetën e tij, Ka të drejtë të përfshihet në jetën publike, politike, shoqërore e sociale;

Roli kyç i qytetarëve në një shoqëri demokratike është pjesëmarrja në jetën publike. Për të qenë aktiv qytetarët duhet së pari të informohen mbi çështjet publike (shih roli i autoriteteve), të vëzhgojnë me kujdes se si e përdorin pushtetin drejtuesit politik dhe përfaqësuesit e mandatuar prej tyre, si dhe të shprehin opinionin, këndvështrimin e tyre mbi mënyrën se si qeverisen dhe mbi të gjitha mbi cilësinë e qeverisjes.

Page 14: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

14Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

Votimi në zgjedhje, i të gjithë atyre që gëzojnë të drejtën e votës, është një detyrë e rëndësishme qytetare dhe një nga elementët e rëndësishëm ku zë fill pjesëmarrja. Votimi është një akt demokratik i mandatimit të një apo një grup individësh apo partish politike për të qeverisur një njësi të caktuar të qeverisjes vendore (në zgjedhjet lokale) apo për të qeverisur vendin (në zgjedhjet e përgjithshme). Për të votuar me mençuri çdo qytetar duhet të dëgjoj së pari këndvështirmin dhe ofertën qeverisësë të partive dhe kandidatëve të ndryshëm dhe më pas të vendos se për kë të votoj.

Mandatimi i një apo disa individëve apo partive politike për të marrë vendime për dhe në favor të të gjithë komunitetit (në rastin e të zgjedhurve në nivel vendor) nuk mjafton për të garantuar një qeverisje tejet efektive dhe që mban në konsideratë interesin dhe nevojat e të gjithë pjesëtarëve të komunitetit. Kjo sepse nevojat e komunitetit janë të shumëllojshme dhe të ndryshueshme në kohë e si të tilla të mandatuarit duhet të jenë vazhdimisht në koherencë me këto zhvillime për ti adresuar ato sa dhe siç duhet. Kjo nënkupton që vetë qytetarët duhet të kenë vullnetin për tu përfshirë aktivisht në çdo iniciativë të ndërmarrë nga strukturat vendore në funksion të përmbushjes së këtij objektivi (kur iniciativa të tilla egzistojnë) apo të krijojnë presion mbi të mandatuarit apo strukturat drejtuese lokale për të ndërtuar ato lloj mekanzimash që mundësojnë komunikimin mes të dyja palëve, gjë që çon në përfshirjen e tyre në vendimarrjet që ndikojnë në cilësinë e jetës së komunitetit, pjesë e të cilit janë.

Përveç pjesëmarrjes në votim rrugët që një qytetar mund të ndjekë për të qenë aktiv në jetën publike janë:

Informim i vazhdueshëm mbi zhvillimet lokale, aktivitetin e autoriteteve lokale dhe vendimmarrjet lokale. Madje informimi duhet të nis me njohjen e autoriteteve dhe përgjegjësive të të gjitha strukturave të qeverisjes vendore11, nga të cilat në fakt burojnë edhe pritshmëritë që kanë qytetarët ndaj këtyre institucioneve.

Ndjekja e mbledhjeve të këshillit bashkiak. Këshilli Bashkiak merr vendime të rëndësishme që lidhen me administrimin menaxhimin dhe zhvillimin e jetës së komunitetit, prandaj qytetarët nuk duhet të qëndrojnë indiferent ndaj zhvillimeve, vendimeve dhe aktivitetit të tij. Mbledhjet e Këshillit Bashkiak sipas ligjit janë të hapura për publikun me përjashtim të rasteve kur anëtarët e këshillit vendosin me votë për zhvillimin e mbyllur të mbledhjes.

Tu drejtosh letra autoriteteve lokale që në thelb synojnë të rrisin përgjegjshmërinë apo eficencën e tyre në shërbimet që i ofrojnë komunitetit.

Të marrësh pjesë në tryeza, takime, debate dhe në proçese që synojnë pjesëmarrjen efektive të komunitetit në vendimarrje lokale. Ato mund të organizohen me iniciativën e strukturave/të zgjedhurve vendor apo me iniciativën e shoqërisë civile, por mund të jenë iniciativa që merren edhe nga një grup banorësh në përputhje me problematikat e jetës së tyre si komunitet.

Të bëhesh pjesë e iniciativave që synojnë të rrisin përgjegjshmërinë dhe eficencën e autoriteteve lokale. Këto iniciativa mund të vijnë nga komuniteti apo shoqëria civile, të zhvillohen nga format e thjeshta (letra etj) e deri tek ndërmarrja e referendumeve për çështje me rëndësi jetike për komunitetin.

11 Shih Aneks 1 mbi detyrat dhe përgjegjësitë që Ligji përcakton mbi autoritetet vendore në Shqipëri.

Page 15: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

15Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

Një tjetër formë e pjesëmarrjes është anëtarësimi dhe përfshirja aktive në organizata joqeveritare që njihen si ”shoqëria civile”. Këto organizata përfaqësojnë një varietet interesash dhe besimesh: fermerët, punonjësit, mjekët, mësuesit, biznemenët, besimtarët, gratë, studentët, aktivistët e të drejtave të njeriut. Përfshirja në to është një mundësi e mirë për të ndërmarrë inciativa të mirëorganizuara e për të rritur shanset e ndikimit mbi vendimarrësit dhe autoritetet lokale.

Page 16: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes
Page 17: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

17Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

PJESA E DYTË

MOBILIZIMI SOCIAL

Page 18: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

18Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

Hantington e përkufizon mobilizimin social si “dukurinë që shfaqet tek masa e individëve për të zgjidhur e realizuar interesat e tyre nëpërmjet aksioneve politike, ndryshe nga periudhat e kaluara, ku interesi i masës së gjerë për pjesëmarrjen në hartimin e politikave e në qeverisje ishte i papërfillshëm12”.

Në një këndvështrim praktik, për ta mundësuar mobilizimin social në thelb elementët kryesorë të nevojshëm janë zhvillimi i:

a) aftësisë së qytetarëve për të pasur zë në vendimarrje;

b) aftësisë së institucioneve për t’ju përgjigjur nevojave të qytetarëve

c) aftësisë së qytetarëve për të kërkuar përgjegjshmëri nga vendimarrësit.

Për këtë arsye është e qartë që për të arritur angazhimin qytetar është i nevojshëm një proces fuqizimi, i cili rrit aftësitë e individëve dhe grupeve të ndryshme për tu angazhuar, për të ndikuar mbi institucionet e për të rritur përgjegjshmërinë e këtyre institucioneve, cilësia e punës së të cilave ndikon mbi jetën e tyre. Këtë e konfirmon edhe përkufizimi vijues mbi mobilizimin social:

“Mobilizim social13 do të thotë të organizosh individët në grupe komunitare për të arritur qëllime dhe objektiva specifike, në përputhje me nevojat lokale të identifikuara dhe objektivat e programit ose projektit. Është një përpjekje për të bashkuar dhe rritur kapacitetet njerëzore…” “Mobilizimi “i mirë” social fuqizon pjestarët e grupit përmes proceseve demokratike të pjesëmarrjes dhe veprimit, si dhe përmes ngritjes së kapaciteteve.”

1. Mobilizimi Social në Përputhje me Objektivat

Mobilizimi social kryhet mbi bazën e objektivave specifike prandaj edhe proceset përmes të cilave kalon ai janë gjithashtu të ndryshme. Prandaj është e rëndësishme që përpara fillimit të procesit të mobilizimit social të përcaktoni qartë se çfarë do të synoni të arrini përmes atij procesi.

Më poshtë vijojnë disa prej objektivave të mundshme të mobilizimit social:

Të promovojë pjesëmarrjen qytetare në vendimarrje duke u krijuar mundësinë të gjithëve, përfshirë të varfërve, grave e grupeve të dizavatazhuara, të ndikojnë më shumë mbi vendimarrësit për çështjet lokale, të shprehin këndvështrimin e tyre tek institucionet lokale e të kërkojnë më shumë përgjegjshmëri nga vendimarrësit.

Të zhvillojë kapacitetet e të varfërve dhe të dizavantazhuarve për të kuptuar të drejtat e tyre dhe për të kërkuar respektimin e këtyre të drejtave nga vendimarrësit.

Të zhvillojë kapacitetet e komunitetit lokal për të qenë aktiv e për tu përfshirë në procesin e planifikimit të burimeve lokale e dialogut me autoritetet për ti shfrytëzuar burimet lokale sipas nevojave e prioriteteve të komunitetit.

Të promovojë barazi gjinore dhe sociale në përfaqësimin e interesave dhe alokimin e burimeve nga institucionet lokale dhe vendimarrëse.

12 Cituar nga Filo, Ll., “Sistemi politik bashkëkohor –Europa”, IDEART, fq.7313 Biggs, S, Gurung, S, Messerschmidt, D. 2004, An exploratory study of gender, social inclusion and empoëerment

through development groups and group-based organizations in Nepal: building on the positive. GSEA Study, NPC, The Ëorld Bank and DFID, Kathmandu, http://ëëë.share4dev.info/ffsnet/documents/3283.pdf

Page 19: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

19Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

1.1 Mobilizuesi Social

Në thelb rolin e mobilizuesit social e luajnë organizatat jo-qeveritare. Nga kuptimi që shpjeguam më lart mbi mobilizimin social, del e qartë që ai është një proces përmes të cilit zhvillohet një lidhje e rëndësishme mes kërkesave të qytetarëve dhe reagimit të institucioneve shtetërore ndaj këtyre kërkesave. Roli i mobilizuesit social qëndron pikërisht tek krijimi i premisave për ta zhvilluar këtë lidhje, duke rritur kapacitetet e grupeve komunitare për ti adresuar nevojat tek autoritetet, si dhe tek lehtësimi i komunikimit të munguar mes të dyja grupeve (autoritete-komunitet/grupe komunitare).

Arsyet kryesore që e bëjnë të nevojshëm rolin e mobilizuesit social janë:

Mungesa e informimit të komunitetit mbi shërbimet që duhet të ofrojnë strukturat qeverisëse mbetet një nga problemet kryesore që ndikon mbi aksesin që ata kanë tek shërbimet. Ky është një problem tejet madhor veçanërisht për grupe apo persona të dizavantazhuar duke kontribuar kështu në përjashtimin e tyre social. Informacioni zakonisht kontrollohet nga elitat si një mënyrë për të ruajtur pushtetin dhe kontrolluar aksesin tek burimet. Mobilizuesi social plotëson këtë boshllëk që në hapat e para të procesit.

Eventet që ulin në një tryezë palën kërkuese dhe ofruese mund të ndodhin vetëm kur janë persona të jashtëm që e nxisin një gjë të tillë, e lehtësojnë diskutimin dhe kur egzistojnë fonde për të mbështetur tryeza të tilla.

Për rrjedhojë, funksioni kryesor i mobilizuesve social është forcimi i zërit lokal dhe rritja e shanseve që grupet dhe komunitetet lokale të marrin pjesë aktivisht në vendimarrje dhe të kërkojnë më shumë përgjegjshmëri nga autoritetet lokale dhe ofruesit e shërbimeve. Mobilizimi mundëson përfshirjen sociale dhe adresimin e çështjeve që lidhen me shkaqet e pabarazisë (klasore, etnike, gjinore, racore, moshore etj).

1.2 Detyrat e Mobilizuesit Social

Mobilizuesit social janë përgjegjës për informimin e qytetarëve dhe komuniteteve mbi burimet egzistuese dhe shërbimet që ata duhet të përfitojnë nga aktiviteti i strukturave shtetërore, si dhe për ndërtimin e kapaciteteve të qytetarëve si individë dhe grupe për të kërkuar cilësi dhe përshtatshmëri të shërbimeve dhe të burimeve.

Detyrat kyç të mobilizuesve social :

Informim dhe motivim i pjestarëve të komunitetit me qëllim përfshirjen e tyre në grupe,

Ngritje e grupeve,

Trainime për ngritjen e kapaciteteve të pjestarëve të grupit në lidhje me çështje/çështjet ku grupi do të fokusohet dhe rrugët, mjetet për të ndikuar mbi vendimarrësit,

Ndihmon përgjatë përgatitjes dhe zhvillimit të takimeve të vetë grupit,

Ndërmjetëson/koordinon mes grupit të qytetarëve dhe autoriteteve derisa grupi të aftësohet për të dialoguar/ndikuar drejtpërdrejtë vetë mbi vendimarrësit.

Ndërkohë mobilizuesi social duhet edhe të ofrojë ide për veprime sociale lokale që mund dhe duhet të ndërmarrë grupi, e mbështet grupin derisa realizohet eventi/aktiviteti i parashikuar.

Ai duhet të nxisë diskutimin dhe ta drejtojë grupin drejt përcaktimit se cilat janë veprimet që duhet të ndërmerren, mbi kë duhet të ndikojë grupi dhe kujt duhet ti drejtohet.

Page 20: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

20Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

1.3 Mobilizimi Social si Proçes

Mobilizimi social nuk ndodh brenda ditës, por është një proces që kërkon kohë dhe hapa të njëpasnjëshëm nga organizata/mobilizuesi social që ka inicuar procesin.

Hapi i parë, tejet i rëndësishëm, është ngritja e grupit që përbëhet nga një numër individësh. Arsyet që e bëjnë një individ të përfshihet në grupe të tilla janë nga më të ndryshmet, por në thelb ato lidhen drejtpërdrejt me objektivat e grupit të ngritur dhe me situatën e individit në lidhje me çështjen/çështjet ku do fokusohet grupi. Për të arritur përfshirjen e individëve në një grup mobilizuesit social do të punojë paraprakisht për të informuar pjestarët e komunitetit apo një target grup specifik brenda tij mbi të drejtat e tyre dhe mbi shërbimet që në parim duhet tu ofrohen nga vendimarrësit.

Kjo është një fazë e rëndësishme që nxit ndërgjegjësimin dhe motivimin e pjestarëve të komunitetit për tu përfshirë në grupet komunitare që synohet të ngrihen. Mobilizuesi social duhet të maksimalizojë përpjekjet për të përfshirë në grupin komunitar edhe individë që i përkasin grupeve të dizavatazhuara apo grupeve në nevojë. Këto grupe shpesh kërkojnë një mënyrë të ndryshme për ti ndërgjegjësuar e motivuar për të qenë pjesë e iniciativave qytetare.

Pas ngritjes së grupit, mobilizuesi social duhet të kujdeset për ngritjen e kapaciteteve të pjestarëve të grupit në lidhje me çështjen/çështjet ku grupi do të fokusohet dhe rrugët, mjetet për të ndikuar mbi vendimarrësit. Sesione të tilla mund të jenë në formën e trainimeve dhe janë të rëndësishme, pasi nuk duhet të harrojmë që mobilizimi social është vetëm parathënia e angazhimit qytetar, pra rolit që grupi i ngritur (me qytetarë aktiv) duhet të luaj për të ndikuar mbi vendimarrjet e vendimarrësit.

Mobilizuesi social në një fazë tranzitore duhet të drejtojë diskutimin në takimet e grupit duke e ndihmuar grupin të përcaktojë çështjet ku do të fokusohen, vendimarrësit mbi të cilët duhet të ndikojë dhe mjetet që do të përdorin për përmbushjen e objektivit të tyre. Ai duhet të lehtësojë gjithashtu marrëdhënien mes grupit të qytetarëve të angazhuar dhe autoriteteve vendimarrëse derisa grupi të aftësohet për të dialoguar/ndikuar drejtpërdrejtë vetë me vendimarrësit.

________________________________________________________________________

Eksperienca: Qarku REFLEKTO14

Qarqet REFLEKTO janë shumë të suksesshme për mobilizimin e të gjithë komunitetit. Ato janë efektive në identifikimin dhe analizën e çështjeve lokale dhe më pas në identifikimin dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete për adresimin e këtyre çështjeve.

Qarqet gjithashtu i shërbejnë edhe vlerësimit të shërbimeve që i ofrohen komunitetit nga autoritetet vendore dhe agjensi të tjera shërbimesh. Një faktor që ndikon mbi suksesin e qarkut REFLEKTO është përfshirja e grupeve të ndryshme sociale në diskutimin, veprimin dhe avokimin për adresimin e çështjeve komunitare nga vendimarrësit.

Është një forum ku mblidhen bashkë edhe të dizavantazhuarit për të identifikuar, analizuar dhe ndërmarrë veprime për çështje që ndikojnë drejtpdrejtë mbi ta. Nje nga qëllimet kryesore të këtyre grupeve është fuqizimi i më të varfërve. Lehtësuesi i qarkut ndihmon në edukimin e pjestarëve të grupit mbi të drejtat që ata duhet të gëzojnë dhe i mbështet ata për të ndërmarrë veprime që të kenë akses mbi shërbimet. Ai i ndihmon pjestarët e grupit që të fitojnë kapacitetet e nevojshme për të avokuar e lobuar për të drejtat e tyre. Qarku jo vetëm ngre çështjet e të dizavantazhuarve, por edhe nxit gjithashtu pjestarët e tij të angazhohen për të drejtat e të gjithë komunitetit.

Nga ana tjetër Qarku nxit të varfërit që të ndërveprojnë me pjesën tjetër të komunitetit dhe më pas bashkë me ta të angazhohen për çështje që i interesojnë të gjithë komunitetit. Kështu një qark i tillë kontribuon edhe në ndërtimin e solidaritetit dhe kohezionit brenda vetë komunitetit. 14 Per me shume mund te lexoni ne: http://www.reflect-action.org/

Page 21: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

21Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

Grupet e ngritura si pjesë e Qarkut Reflekto kanë ndërmarrë aksione të ndryshme sociale si për shembull: kundër përdorimit të alkoolit, kundër dhunës në familje, punësimin, kundër korrupsionit e deri tek aksionet për mbrojtjen e mjedisit)

________________________________________________________________________

1.4 Sa kohë ju duhet për të formuar grupet?

Është pothuajse e pamundur të thuash qartësisht se sa kohë mund ti duhet një mobilizuesi social gjatë procesit të formimit të grupit. Kjo sepse gjithashka varet nga objektivi që ju keni përcaktuar për mobilizimin social dhe veçanërisht nga grupi që ju synoni të ngrini.

Në rastet kur grupet kanë qenë më parë të mobilizuar procesi do të kërkojë më pak kohë se sa kur po punoni me grupe/komunitete që kanë qenë pasivë e sidomos kur punoni me grupe të komunitetit që jetojnë në varfëri, janë të dizavatazhuar. Pjestarët e këtyre grupeve nuk kanë tendencën për të marrë pjesë në takime, nuk ndihen të lirshëm në takime, pra kanë tendencën të vetë-përjashtohen.

Grupet e komunitetit që ngrihen janë miks në këndvështrimin e arsimimit, moshës, gjinisë, standartit të jetesës dhe tendenca në takimet e grupit është që individët që i përkasin grupeve të diazavatazhuara, të varfëra, edhe kur marrin pjesë në takime ulen diku në cep, nuk flasin, madje largohen më shpejt nga takimet. Kjo do të thotë që për të ndërtuar vetë-vlerësimin e tyre dhe besimin tek mobilizuesi social, ky i fundit duhet të shpenzojë më shumë kohë për të ndërtuar marrëdhënien e besimit me ta. Pra kur punoni me grupe të dizavatazhuara dhe të vërfëra procesi do të zgjasi më shumë pasi do t’ju duhet që të arrini në pari përfshirjen e tyre në proces.

Këshilla Praktike për një Proces Mobilizimi efektiv: Eksperiencë nga CARE

Tregohuni të kujdesshëm me përcaktimin e ditës dhe të kohës së takimit, si dhe me vendin ku do të zhvilloni takimin (sa më pranë komunitetit me të cilin po punoni). Vendi i takimit duhet të ketë hapësirën e mjaftueshme për të gjithë ata që keni parashikuar të marrin pjesë në të. Gjatë takimit përfshijini të gjithë në mënyrë të barabartë. Veçanërisht nëse keni pjesëmarrës me më shumë kapacitete, eksperienca, apo pozicione më të larta se pjesëmarrësit e tjerë, tregohuni i kujdesshëm që ata të mos dominojnë diskutimin apo të ndërpresin fjalën e të tjerëve. Gjatë lehtësimit të diskutimit duhet të jeni të qetë, të hapur, transparent dhe informues. Mos harroni që objektivi i takimit është ti angazhoni pjesëmarrësit/komunitetin në veprime kolektive (analizë, planifikim, veprim) dhe se ju po i ndihmoni që ata të gjejnë rrugëzgjidhjen. Burimi: Bode, 2008:5

Page 22: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

22Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

2. NGA MOBILIZIMI SOCIAL TEK ANGAZHIMI QYTETAR

Së pari është e nevojshme të saktësojmë termin “qytetar”që shoqëron “angazhimin”. I saktë do të ishte përdorimi i “angazhim i shtetasve”, pasi “shtetas” përdoret për të përshkruar një person i cili zotëron të drejta si pjestar i një shteti. Të drejtat si shtetas përfshijnë ato çfarë “individët presin dhe kërkojnë nga shteti”15. Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë shtetasit gëzojnë një numër të drejtash bazë (ushqim, strehim, edukim, arsimim), si dhe të drejtat e punës dhe mbështetjes sociale. Aksesi i publikut tek shërbimet është gjithashtu një e drejtë themelore. Kjo do të thotë që të drejtën për tu angazhuar e për të kërkuar përgjegjshmëri nga vendimarrësit e ka çdo shtetas, pavarësisht se ku banon (në fshat apo qytet). Prandaj edhe pse në vijim ne do të përdorim “angazhim qytetar”, mbani në konsideratë referimin për “shtetas”.

2.1. Çfarë do të thotë Angazhim Qytetar?

Janë dy elemente kyç mbi bazën e të cilave mund të japim kuptimin e “angazhim qytetar”:

1) Angazhimi qytetar është një e drejtë politike, e cila duhet të ushtrohet nga të gjithë pjestarët e një shoqërie edhe nga personat e marxhinalizuar e të përjashtuar16.

2) Angazhimi qytetar çon në mënyrë të pashmangshme drejt adresimit të problemit të shpërndarjes së pabarabartë të burimeve17 (Gaventa et al, 2002).

Për rrjedhojë,

Tu mundësosh qytetarëve që të angazhohen drejtpërdrejt në zgjidhjen e problemeve lokale dhe ti adresojnë shqetësimet e tyre tek autoritete përgjegjëse ndikon gjithashtu në përmirësimin e mirëkuptimit dhe kontribuon në përmirësimin e përcaktimit të cilësisë dhe zbatimit të programeve dhe politikave publike.

Rrugët kryesore që qytetarët mund të ndjekin për të qenë të angazhuar e ndikuar mbi vendimarrjet në hapësirën kohore mes zgjedhjeve janë tre:

1. Forume që garantojnë pjesëmarrjen të ngritura nga institucionet shetetërore (mekanizma institucionale)

2. Shoqatat lokale dhe organizatat joqeveritare

3. Lëvizje sociale të vetë-organizura

Ndërkohë që për ta bërë efektiv ndikimin e komuniteteve mbi vendimarrësit nevojiten mekanizma, të cilat mund ti klasifikojmë në dy grupe: mekanizma institucionale dhe mekanizmat për përgjegjshmëri sociale.15 Gaventa. John, “Exploring Citizenship, Participation and Accountability” http://www.dfid.gov.uk/r4d/PDF/Outputs/CentreOnCitizenship/introduction_gaventa.pdf16 Moser C., Norton A., Conway T., Ferguson C. and Vizard P. 2001. To Claim our Rights: Livelihood Security, Human Rights and

Sustainable Development. Overseas Development Institute, London, http://www.odi.org.uk/sites/odi.org.uk/files/odi-assets/publications-opinion-files/1816.pdf17 Gaventa J., Shankland A. and Howard J. (eds) 2002. Making Rights Real: Exploring Citizenship, Participation and Accountability. IDS Bulletin 33(2): 1-109, http://www.ids.ac.uk/files/dmfile/gaventa332.pdf

“Angazhim qytetar” do të thotë angazhim aktiv i çdo individi në proceset vendim-marrëse

që kanë të bëjnë me formulimin e politikave dhe me alokimin e fondeve.

Page 23: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

23Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

2.2. Mekanizmat institucionale

Shumë vende zbatojnë një numër teknikat dhe forumesh për të garantuar pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimarrje. Këto hapësira demokratike përfshijnë takime konsultimi me komunitetet, me grupet e përdoruesve të shërbimeve, këshilla/komitete qytetare që inflyencojnë mbi politikat lokale duke u përfshirë në formulimin dhe zbatimin e vendimeve, buxhetim me pjesëmarrje etj. Zhvillimi i rëndësishëm i teknologjisë së informacionit ka zgjeruar gjithashtu mundësitë për konsultime me komunitetin. Një shembull i tillë është modeli i ngritur nga Bashkimi Europian18 për të nxitur dialogun, diskutimin dhe përfshirjen e qytetarëve në projektimin e të ardhmes europiane.

2.3. Mekanizmat për Përgjegjshmëri Sociale Edhe pse angazhimi qytetar për të ndikuar mbi vendimarrjet përmes proceseve të institucionalizuara (mekanizmave të ngritura nga institucionet që mundësojnë përfshrjen e qytetarëve në vendimarrje) konsiderohet si tejet i rëndësishëm, ai nuk është mjeti i vetëm, sidomos në vendet me demokraci jo të konsoliduar ku në fakt këto mekanizma edhe kur egzistojnë nuk janë tërësisht efektiv. Një rast tipik është Shqipëria, ku edhe pse legjislacioni përcakton detyrime të autoriteve vendimarrëse në nivel lokal për të përdorur mekanizma që mundësojnë konsultimin me komunitetin, në fakt këto mekanizma edhe kur egzistojnë nuk janë tërësisht funksional dhe shpesh rezultojnë jo efektiv.

Për të nxitur përgjegjshmërinë e vendimarrësve, si dhe reagimin e tyre ndaj nevojave dhe prioriteteve të të gjithë komunitetit (edhe të grupeve të dizanatazhuara) një rol të rëndësishëm luajnë gjithashtu edhe lëvizjet sociale, fushatat avokuese dhe forma të tjera të veprimit kolektiv. Ndryshimi në këtë rast mund të arrihet në një numër rrugësh ku protagonist janë komunitetet, të cilat përmes rolit ndërmjtësues të shoqërisë civile ose grupeve me bazë komunitare, përdorin ato që njihen si mekanizmat për përgjegjshmërinë sociale.

Këto mekanizma mund të përdoren për të nxjerrë qartë në dukje cilësinë e dobët të shërbimeve, mungesën e shërbimeve në përputhje me nevojat e komunitetit dhe grupeve përbërëse të tij, praktikat e mira, rastet e korrupsionit etj.

Përmes këtyre mekanizmave komunitetet mund të arrijnë që shërbimet që u ofrohen të jenë cilësore dhe të përshtatëshme dhe tu ofrohen të gjithëve në barazi të plotë. ________________________________________________________________________

PërkufizimePërgjegjshmëria

Përgjegjshmëria ka të bëj me natyrën e marrëdhënies mes dy apo më shumë palëve. Një marrëdhënie është e përgjegjshme kur pala “A” është e detyruar të shpjegojë dhe justifikojë veprimet e saj tek “B”, dhe “B” është në gjendje të marrë masa/ndëshkojë “A” nëse sjellja apo shpjegimet e kësaj të fundit nuk janë të kënaqshme19. Në rastin e përgjegjshmërisë sociale: pala “A” janë vendimarrësit dhe pala “B” është komuniteti.

Reagimi

Mund ta përshkruajmë si, në ç’masë autoritetet publike dhe ofruesit e shërbimeve dëshmojnë se kanë kuptuar këndvështrimin, ankesat dhe sygjerimet e përdoruesve të shërbimit (publikut) duke ndërmarrë ndryshime në strukturën e tyre, sjelljen dhe shërbimet që ofrojnë, në mënyrë që ti japin më të mirën përdorusve të shërbimeve/publikut”.

________________________________________________________________________

18 Në adresën: http://www.speakupeurope.eu/plan_d.html mund të identifikoni lehtësisht këtë model.19 O’Neill, T, Foresti, M, Hudson, A. 2007, “Evaluation of citizens’ voice and accountability: Review of the literature and donor approaches”, DFID, London, http://www.odi.org.uk/sites/odi.org.uk/files/odi-assets/publications-opinion-

files/237.pdf

Page 24: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

24Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

Mekanizma të tillë kërkojnë angazhimin e pjestarëve të komunitetit për tu zbatuar, dhe këta të fundit i japin zë nevojave tek vendimarrësit. Këto mekanizma janë të rëndësishme sepse të ngresh vetëm zërin për problemet pa pasur mjete që garantojnë reagimin e autoriteteve përgjegjëse është një proces që nuk sjell rezultate të prekshme.

Disa prej këtyre mekanizmave janë Auditi publik, Dëgjesat publike dhe Kartat Qytetare, Vlerësimi i Komunitetit për Qeverisjen20, disa prej të cilave po përdoren së fundmi edhe në Shqipëri duke prodhuar rezultate konkrete, nga njëra anë duke nxitur përgjegjshmërinë e autoriteteve vendimarrëse, e nga ana tjetër duke nxitur përmirësimin e shërbimeve specifike ndaj komuniteteve apo grupeve specifike.

Eksperiencat e zbatimit të këtyre mekanizmave tregojnë se ato janë mjete efektive për të garantuar përgjegjshmërinë sociale por ato mbeten mjete derisa qytetarët të kuptojnë mënyrën se si ato funksionojnë, ti përdorin ato si dhe të ndjejnë reagimin e vendimarrësve ndaj nevojave dhe prioriteteve të tyre. Prandaj mobilizimi i komuniteteve përpara zbatimit të mekanzimave të tillë është thelbësor.

Këto mekanizma për vetë specifikat e tyre realizohen me lehtësimin/ ndërmjetësimin e shoqërisë civile dhe kjo jo vetëm për shkak të burimeve financiare të nevojshme për zbatimin e tyre, por edhe të nevojës për të lehtësuar dialogun e nevojshëm komunitet-vendimarrës. Kështu, Studimet tregojnë se qytetarët më efektiv janë ata që i kapërcejnë barrierat, ndërtojnë aleanca dhe sfidojnë marrëdhëniet e fuqisë në nivele të ndryshme21. Grupet qytetare duhet të jenë në gjendje të negociojnë vetë me autoritetet për të sjellë ndryshime afatgjata. Prandaj ata kanë nevojë për marrëdhënie me aktorë të tjerë lokale dhe kombëtarë me rrjete dhe lëvizje të tjera. Kjo ka të bëj me krijimin e solidaritetit mes grupeve komunitare, mobilizimin mbi bazën e interesave të përbashkëta (lidhjet horizontale) por edhe të lidhen me hapësirat rajonale e kombëtare ku negociohet politika (lidhjet veritikale). Edhe në këtë këndvështrim roli i organizatave të shoqërisë civile është i domosdoshëm.

2.4 Roli i shoqërisë civile në zbatimin e mekanizmave të përgjegjshmërisë socialePavarësisht nga mekanizmi që do të ndiqet, roli i shoqërisë civile në zbatimin e tyre përgjithësisht konsiston në:

1. Identifikimin e çështjes/ve komunitare problematike që duhen adresuar efektivisht nga vendim-marrësit

Mjetet që përdoren për ti identifikuar ato variojnë: pyetësorë me target komunitetin, fokus grupe me komunitetin/grupe specifike të tij, analiza e shërbimeve dhe fondeve që autoritetet vendore duhet ti ofrojnë komunitetit etj.

Një shembull i kësaj të fundit është Harta e Shërbimeve:

Përgatitja e këtyre hartave synon të identifikojë burimet dhe shërbimet egzistuese që ofrohen nga autoritetet përgjegjëse në zona të ndryshme. Në to jepet qartë psh vendodhja e shkollave, qendrave shëndetësore, rrugëve, kanalizimet e ujit të pijshëm, qendrat komunitare apo kulturore dhe tipe të tjera shërbimesh. Harta tregon qartë zonat ku ka përqëndrim të shërbimeve apo investimeve infrastrukturore dhe atyre ku këto shërbime apo investime mungojnë apo janë të pakta. Harta të tilla përdoren si bazë për një seri analizash publike për të vlerësuar arsyet e shërndarjes johomogjene të shërbimeve në ofrimin e shërbimit. Harta nxjerr qartë në pah zonat me burime më të pakta (dhe më të varfëra në varësi të tipit të burimeve që analizohen) 20 Ky mekanizëm i promovuar nga Banka Botërore u zbatua për herë të parë në Shqipëri nga UNWOMEN përpara dhe gjatë

zgjedhjeve lokale të vitit 2011 me synim përfshirjen në axhendën lokale të vendimarrësve të nevojave dhe prioritetve lokale parë në prespektivën gjinore. Koalicioni pwr Pjesemarrjen e Grave dhe te Rinjve ne Politike ishte një prej organizatave partnere të UNWOMEN që u përfshi në zbatimin e kësaj metodologjie. Për më shumë informacion mbi metodologjinë referoju “Vlerësimi i Komunitetit për Qeverisjen” Manual për Shoqërinë Civile, UNWOMEN

21 Development Research Centre on Citizenship, Participation and Accountability, 2011, Blurring the Boundaries Citizen Action across States and Societies: A summery of findings from I decade of collaborative research on citizen engagement, www.drc-citizenship.org/system/assets/1052734700/original/1052734700-cdrc.2011-blurring.pdf

Page 25: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

25Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

2. Mobilizimi dhe angazhimi i komunitetit gjatë zbatimit të mekanizmit të përgjegjshmërisë sociale

Edhe pse numri i pjestarëve të një komuniteti që është i interesuar për adresimin e një çështje/ve specifike nga vendimarërsit është i madh, vetëm një pjesë e tij bëhet realisht pjesë e fazave të avokimit e lobimit të drejtpërdrejtë me autoritetet për ti adresuar nevojat e komunitetit. Kjo pjesë që do të angazhohet më aktivisht në proceset e zbatimit të mekanizmave të përgjegjshmërisë sociale duhet të jetë sa më përfaqësuese e komunitetit (zëdhënës i të cilit do të jetë), si dhe duhet të njohë e kuptojë qartë procesin në të cilin do të përfshihet22.

Shembujt janë nga më të ndryshëm dhe varen padiskutim nga çështja e identifikuar dhe nga kushtet lokale. Po sjellim dy prej tyre:

Komitetet Qytetare-mekanizmat për përgjegjshmëri që angazhojnë elitat në emër të qytetarëve me zë të kufizuar në vendim-marrje

Kartat e raportimit mbi sektorët e identifikuar si më të domosdoshëm për tu reformuar, janë instrumentat kryesorë me të cilët Komitetet e Qytetarëve sfidojnë reagimin egzistues të institucioneve ndaj kërkesave të qytetarëve. Komitetet Qytetare janë formuar nga elitat lokale përmes një procesi përzgjedhës, që synon të identifikojë një grup të pavarur politikisht, me qytetarë të angazhuar e me aftësi të cilët do të adresojnë tek ofruesit e shërbimeve nevojat e qytetarëve të tjerë e veçanërisht të të varfërve23.

Grupe përfaqësuese të vetë komunitetit

Në shumë raste brenda komunitetit ngrihen mekanizma përfaqësimi të tipit: 10-20 familje zgjedhin një përfaqësues për një periudhë kohore të caktuar. Përfaqësuesit e komunitetit bashkarisht angazhohen në procesin e dialogut/lobimit/avokimit me vendimarrësit me qëllim përmirësimin e shërbimeve që i ofrohen komunitetit apo përfshirjen në buxhet të shërbimeve specifike.

Megjithatë, duhet theksuar se secili prej mekanizmave të identifikuara më lart përmbledh në vetvete një numër mjetesh përmes të cilave përmbushen objektivat për përgjegjshmëri sociale dhe se në hallka të ndryshme ato kërkojnë angazhimin jo vetëm të përfaqësuesve/grupeve të komunitetit, por edhe të komunitetit në tërësi.

22 Për këtë mbani në konsideratë udhëzimet që gjeni tek “Mobilizimi” 23 Brocklesby and Crawford 2005:34; Transparency International Bangladesh, website: www.ti-bangladesh.org

Page 26: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes
Page 27: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

27Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

PJESA E TRETË

MODELI I PËRFSHIRJES DHE NDIKIMIT MBI POLITIKAT LOKALE

HYRJE

“Those wanting to improve democracy in their countries should not wait for permission24.”

Bulent Ecevit

Page 28: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

28Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

Është e qartë që për të garantuar pjesëmarrjen e komunitetit në vendimarrjet lokale nuk mjafton vetëm angazhimi i autoritetit vendor, por edhe i vetë komunitetit apo i grupeve specifike të tij që punojnë në favor të mbrojtjes së të drejtave apo përmirësimit të jetës së këtyre grupeve.

Në këtë pjesë të Manualit ne synojmë tu japim një model (padiskutim jo tërësisht të ezaurueshëm pasi shumë element varen nga kushtet lokale dhe çështja specifike), se si mund të punoni si grup për tu përfshirë në vendimarrjet lokale.

ModeliPër tu përfshirë në vendimarrjet lokale, pra edhe për të ndikuar mbi vendimet që merren në favor të komunitetit në përgjithësi apo grupeve specifike të tij në veçanti është e nevojshme që si grup të ndërtoni një plan të mirëmenduar veprimi.

Hapat që duhet të ndiqni për ta përgatitur e zbatuar këtë plan mund të jenë të shumëllojshme dhe ne nuk pretendojmë që në këtë pjesë do të ezaurojmë çdo detaj të mundshëm. Ne synojmë tu japim informacionin bazë që ju ndihmon të draftoni planin tuaj dhe mbi të gjitha të nxisim idetë tuaja për ta pasuruar këtë model me elementë të tjerë që do t’ju çojnë drejt suksesit.

1. Identifikoni çështjen/çështjet për të cilat ju synoni të ndikoni mbi vendimarrësit lokal. Ku do të fokusoheni? Tek çështjet që lidhen me tërësinë e problematikave që shqetësojnë gruan në nivelin lokal, tek të rinjtë? Pasi të keni përcaktuar se tek cilët prej grupeve përbërëse të komunitetit do të fokusoheni, çdonjëri pjestar i grupit tuaj duhet të përfshihet në procesin e identifikimit të çështjes/çështjeve që shqetësojnë këtë grup/grupe. Për ti identifikuar çështjet që janë me interes për grup/grupet e fokusuara pjestarët e grupit:

Zhvillojnë biseda informale me individë që i përkasin grupit/eve të targetuara

Përdorin burime teknike dhe profesionale, pra publikime të ndryshme

Më pas grupi mblidhet dhe secili jep ide mbi çështje që lidhen me grupin/et e targetuara. Në përfundim grupi ndërton një listë të çështjeve që do të jenë objekt i punës së përbashkët.

2. Identifikoni detyrat dhe përgjegjësitë e autoriteteve vendore, në përputhje me target grupin dhe çështjet e identifikuara. Nëse ju, për shembull, do të fokusoheni tek problematikat e rinisë në nivelin lokal, kuptohet që pushteti vendor nuk ka çdo lloj kopetence për të përmbushur të gjitha nevojat apo pritshmëritë e të rinjve. Për shembull, cilësia e mësimdhënies nuk është një detyrim që lidhet me autoritetet vendore, por infrastruktura e shkollave është një detyrim i strukturës vendore. Prandaj është e domosdoshme që të identifikoni se “kush” është përgjegjës për “çfarë” në nivelin lokal.

3. Përcaktoni qëllimin dhe objektivat tuaja. Pra jepini përgjigje pyetjes “çfarë duam të arrijmë?” Duam që Bashkia të investojë për infrastrukturën e shkollave? Duam që bashkia të formulojë një strategji spcifike për punësimin e të rinjve? Duam që Bashkia të investojë në ngritjen e Qendrave Rinore? etj. Objektivi shpreh qartë se çfarë duam të ndryshojmë, nga kush e kërkojmë këtë ndryshim, dhe kur duhet të ndodh. Për shembull, brenda këtij viti Bashkia X të hartojë një strategji specifike për të nxitur punësimin e të rinjve.

24 Ata që duan të përmirësojnë demokracinë nuk mund të presin që t’ju jepet leje.” Bulent Ecevit

Page 29: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

29Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

Në formulimin e objektivave bëni kujdes:

Objektivi duhet të jetë realist

I mundshëm për tu arritur

Të bazohet edhe në kapacitetet tuaja për të nxitur ndryshimin e kërkuar ndaj autoriteteve vendore

4. Mbi kë duhet të ndikoni? Së pari kjo pyetje lidhet me autoritetet përgjegjëse tek të cilat ne duam të ndikojmë për të përmbushur objektivin që kemi përcaktuar tashmë. Pra duhet të listojmë specifikisht ato pjesë të administratës vendore dhe të zgjedhurve vendor, detyrat e të cilëve lidhen drejtpërdrejt me përmbushjen e objektivit që kemi përcaktuar. Për shembull, nëse ne duam formulimin e një strategjie specifike për punësimin e të rinjve ka një sërë komponentësh të strukturave vendore ku duhet të fokusohemi: Kryetari i Bashkisë, Drejtoritë e linjës (Drejtoria e Rinisë dhe drejtori specifike në Bashki që kanë lidhje me këtë çështje) dhe Këshilli Bashkiak (ku dhe miratohen vendimet/programet/strategjitë).

Së dyti, mos harroni se ju jeni një grup i kufizuar në numër që po iniconi një proces të rëndësishëm dhe se zëri juaj do të bëhet më i fortë për “veshët” e autoriteteve vendore nëse mobilizoni të gjithë grupin (nga komuniteti) të cilin ju përfaqësoni për tu përfshirë në këtë proces.

5. Çfarë rrugësh do të përdorni për të ndikuar mbi vendim-marrësit? Rrugët mund të jenë nga më të ndryshmet në funksion të objektivit tuaj dhe autoriteteve që targetoni.

Një pjesë të tyre i gjeni në pjesën e parë të këtij Manuali, të tilla si:

Letra drejtuar autoritetit/eve vendore, ku i bëni prezent problemin dhe u kërkoni ndryshimet e nevojshme dhe të pritshme prej tyre në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë që u ngarkon ligji.

Pjesëmarrje në Komisione Qytetare, janë një mundësi shumë e mirë për të ngritur zërin për nevojat specifike (në përputhje me objektivat tuaja) të grupit interesat e të cilit përfaqësoni.

Takime me drejtues dhe të zgjedhur vendor. Këto takime u japin mundësi të adresoni drejtpërdrejt tek autoriteti përgjegjës nevojat e grupit që përfaqësoni, si dhe të prezantoni këndvështrimin tuaj apo të propozoni ndryshimet që ju doni të arrini.

Pjesëmarrje në mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Siç kemi përmendur në pjesën e parë të këtij Manuali Këshilli Bashkiak është një pjesë e rëndësishme e qeverisjes vendore ku merren vendime që ndikojnë drejtpërdrejt mbi jetën e komunitetit (pra dhe të grupit që ju përfaqësoni). Ligji parashikon mbajtjen e mbledhjeve të hapura për publikun (pra mjafton që ju të dini ditën dhe orën e mbledhjes dhe mund të merrni pjesë në mbledhje), ndërkohë që, po sipas ligjit, këshilltarët bashkiak janë të detyruar të konsultohen me komunitetin dhe grupet e interesit për vendimet përpara se si marrin ato.

Dëgjesa Publike, të organizuara në përputhje me objektivin e përcaktuar nga ju, janë një mjet shumë i mirë për të bërë prezent problematikat që lidhen me çështjen specifike, për të propozuar ndryshime dhe për të nxitur vendimarrësit lokal për tu angazhuar në ndryshimin e situatës.

Page 30: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

30Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

Media, është një rrugë jashtëzakonisht e rëndësishme për të ndikuar si mbi vendimarrësit për të reaguar e inicuar ndryshimet e nevojshme, ashtu dhe për të mobilizuar pjestarët e komunitetit në mbrojtje të interesave të të cilëve ju po angazhoheni, që të bëhen pjesë e ndryshimit të kërkuar. Deklaratat për shtyp pas eventeve që ju keni organizuar (takime, dëgjesa publike, letra etj), konferenca për shtyp, pjesëmarrja në emisione televizive dhe radiofonike janë ndër rrugët kryesore që mund të ndiqni për të ndikuar përmes medias.

Rrjetet sociale, gjithnjë e më shumë po bëhen një rrugë e rëndësishme e komunikimit, por mbani parasysh karakteristikat e grupit interesat e të cilit përfaqësoni dhe mbroni. Psh të rinjtë janë gjerësisht përdorues të rrjeteve sociale, por nëse ju targetoni komunitetet lokale që në masën më të madhe nuk janë përdorues të këtyre rrjeteve përdorimi i rrjeteve sociale mund të mos jetë shumë efektiv.

6. Hartimi i Planit të Veprimit. Tashmë jeni gati për të “hedhur në letër” planin tuaj të veprimit. Ky Plan nuk është gjë tjetër veçse një tabelë ku ju specifikoni:

ÇËSHTJA OBJEKTIVI VEPRIMI KUR KUSH QËLLIMI

Infrastukturë e rënduar e Shkollës së mesme “X”

Bashkia “X” të planifikojë në buxhetin e vitit 2012 fonde për përmirësimin e infrastrukturës së shkollës

Letër drejtuar kryetarit të Bashkisë dhe këshillit Bashkiak

Shtator 2011 E. C dhe K.S U bën prezent vendimarrësve gjendjen dhe kërkon ndryshime përmes investimit

Prezantim i problemit në mbledhjen e Komisionit Qytetar për Buxhetin

Shtator – Tetor 2011

M.R dhe F.R Ndikon mbi Komisionin për ta përfshirë investimin tek prioritetet.

Dëgjesa Publike Tetor 2011 I gjithë grupi Ndikon mbi vendimarrësit dhe komunitetin

Takime me drejtorinë ekonomike dhe të rinisë në Bashki

Shtator 2011 E.C dhe K.S Ndikon mbi vendimarrësit që në fazën e formulimit të buxhetit

ETJ

Siç e shihni nga shembulli në tabelë për një çështje dhe objektiv specifik duhet të ndiqni më shumë se sa një rrugë për të arritur përmbushjen e objektivit tuaj dhe shpesh nevojitet edhe shumë kohë. Sa më të qartë dhe realist të jeni për procesin në të cilin do të hyni aq më të lehtë do ta keni ti shkoni procesit deri në fund. Nga tabela gjithashtu duket qartë se çdo pjestar i grupit duhet të ketë një detyrë dhe përgjegjësi specifike. Bëni kujdes që ti jepni kujtdo aq detyra sa mund të përballojë dhe që është në gjendje të përmbush, në të kundërt do ti demotivoni dhe ndërkohë do të dëmtoni edhe përmbushjen e objektivit që ju bashkon të gjithë si grup.

Page 31: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

31Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

7. Në Veprim: Tashmë që keni një plan nuk ju mbetet gjë tjetër veç ta zbatoni atë. Për çdo veprim që do të ndërmerrni bëni kujdes të përgatiteni shumë mirë paraprakisht. Kjo vlen si për përgatitjen e një letre drejtuar autoriteteve, ashtu edhe kur do të prezantoni përpara autoriteteve dhe publikut shqetësimet dhe propozimet për ndryshime. Në çdo rast kur komunikoni ju duhet të përcillni një mesazh specifik për lexuesin apo për audiencën tuaj (drejtuesit, të zgjedhurit vendor, pjestarë të komunitetit).

Për të përcjellë një mesazh të qartë për ta përgatituni me kujdes, njihni thellë problemin që adresoni dhe bazojeni prezantimin në argumenta të mirëmenduara. Përdorni një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme për të gjithë. Mund ta ndërtoni shumë thjesht duke i dhënë përgjigje katër pyetjeve:

Çfarë synoni të arrini? Pse kërkoni këtë ndryshim (nxirrni në pah çfarë efektesh positive do të ketë realizimi i

ndryshimit të kërkuar dhe efektet negative që mund të vijnë nga mosveprimi? Si mund të arrihet ndryshimi i kërkuar nga ju (çfarë propozoni?) Çfarë duhet të bëj audienca (në varësi të eventit mund të jetë kryetari i Bashkisë, këshilltarët,

anëtarët e Komisioneve qytetare etj) që ju i drejtoheni për t’ju mbështetur?

8. Monitorim: Kjo fazë përcaktohet nga çështja për të cilën keni punuar si grup. Nëse ju keni kërkuar hartimin e një strategjie specifike për punësimin e të rinjve, kuptohet që formulimi i strategjisë është vetëm hapi i parë i objektivit tuaj si grup për të nxitur vendimarrësit local që të rrisin punësimin e të rinjve në qytetin tuaj. Miratimi i strategjisë është një fitore “e vogël” për grupin që e drejton punën në një drejtim të ri: sa dhe si po zbatohet strategjia? A po prodhon ajo efektin e pritshëm? Kjo nënkupton që ju duhet të ndërmerrni një plan të ri veprimi të bazuar tashmë në monitorimin e zbatimit të këtij plani veprimi.

Page 32: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

32Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

Page 33: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

33Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

ANEKS 1

PJESË NGA LIGJI PER ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN

E QEVERISJES VENDORE

Neni 34

Mbledhjet e hapura

1. Mbledhjet e këshillit janë të hapura për publikun. Çdo qytetar lejohet të ndjekë mbledhjet e këshillit, sipas mënyrës së përcaktuar në rregulloren e këshillit.

2. Njoftimi për mbledhjen e këshillit bëhet publik në vende të caktuara nga këshilli dhe në media. Njoftimi përmban datën, vendin, orën dhe rendin e ditës së mbledhjes.

3. Këshilli, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, vendos për rastet kur mbledhja bëhet e mbyllur.

Neni 35

Seancat e këshillimeve me bashkësinë dhe e drejta e publikut për t’u informuar

1. Këshilli komunal ose bashkiak, përpara shqyrtimit dhe miratimit të akteve, zhvillon seanca këshillimi me bashkësinë. Seancat e këshillimit janë të detyrueshme për rastet e parashikuara në nenin 32 shkronjat “dh”, “e”, “f” (Miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij. Miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve. Vendos për taksat e tarifat vendore, si dhe nivelin e tyre.) dhe “k” të këtij ligji.

2. Këshillimi me bashkësinë, në çdo rast, bëhet sipas mënyrës së përcaktuar në rregulloren e këshillit, duke përdorur një nga format e nevojshme si takimet e hapura me banorët, takime me specialistë, me institucione të interesuara dhe organizata joqeveritare ose nëpërmjet marrjes së nismës për organizimin e referendumeve vendore.

3. Aktet e këshillit afishohen, në vende publike të caktuara nga këshilli, brenda territorit të komunës ose bashkisë dhe, sipas mundësive, këshilli cakton edhe forma të tjera të publikimit të tyre. Informimi i publikut në çdo komunë e bashki bëhet në përputhje me ligjin nr.8503, datë 30.6.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare” dhe rregullat e përcaktuara nga vetë këshilli përkatës për këtë qëllim.

Page 34: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

34Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

Page 35: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes

35Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit

BIBLIOGRAFI

Schmidt, G. M., “Teoritë e Demokracisë”, publikim i BOTART, 2012

Heywood. A., “Politika”, Instituti për Studimet Publike dhe Ligjore, Botimet Dudaj, 2008

Filo, Ll., “Sistemi politik bashkëkohor –Europa”, IDEART

Biggs, S, Gurung, S, Messerschmidt, D. 2004, An exploratory study of gender, social inclusion and empowerment through development groups and group-based organizations in Nepal: building on the positive. GSEA Study, NPC, The World Bank and DFID, Kathmandu, http://www.share4dev.info/ffsnet/documents/3283.pdf

http://www.reflect-action.org

Gaventa. J., “Exploring Citizenship, Participation and Accountability” http://www.dfid.gov.uk/r4d/PDF/Outputs/CentreOnCitizenship/introduction_gaventa.pdf

Moser C., Norton A., Conway T., Ferguson C. and Vizard P. 2001. To Claim our Rights: LivelihoodSecurity, Human Rights and Sustainable Development. Overseas Development Institute, London, http://

wwww.odi.org.uk/sites/odi.org.uk/files/odi-assets/publications-opinion-files/1816.pdf

Gaventa J., Shankland A. and Howard J. (eds) 2002. Making Rights Real: Exploring Citizenship,Participation and Accountability. IDS Bulletin 33(2): 1-109, http://www.ids.ac.uk/files/dmfile/gaventa332.pdf

http://www.speakupeurope.eu/plan_d.html

O’Neill, T, Foresti, M, Hudson, A. 2007 Evaluation of citizens’ voice and accountability: review of theliterature and donor approaches, DFID, London, http://www.odi.org.uk/sites/odi.org.uk/files/odi-assets/

publications-opinion-files/237.pdf

Development research Centre on Citizenship, participation and Accountability, 2011, Blurring the Boundaries Citizen Action across States and Societies: a summery of findings from I decade of collaborative research on citizen engagement, www.drc-citizenship.org/system/assets/1052734700/original/1052734700-cdrc.2011-blurring.pdf

Brocklesby and Crawford, 2005:34; Transparency International Bangladesh,

website: www.ti-bangladesh.org

“Vlerësimi i Komunitetit për Qeverisjen”, Manual për shoqërinë civile, UNWOMEN, Maj 2012

Manual “Pjesëmarrja e të Rinjve dhe Grave në Vendim-marrjet Lokale”, publikim i Koalicionit për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë”, dhjetor 2011

Page 36: MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË ... · Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit 8 1. Kuptimi i pjesëmarrjes