Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

110
POLITIKA E LUFTIMIT TË KRIMINALITETIT SARAJEVË / PRISTINË 2006 FSK/S - 09/06 Mirsad ABAZOVIQ Elmedin MURATBEGOVIQ Haris HALILOVIQ Muhamed BUDIMLIQ Edina BEQIREVIQ

description

politika kriminale

Transcript of Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

Page 1: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

POLITIKA E LUFTIMITTË KRIMINALITETIT

SARAJEVË / PRISTINË 2006

FSK/S - 09/06

Mirsad ABAZOVIQ Elmedin MURATBEGOVIQ

Haris HALILOVIQ Muhamed BUDIMLIQ

Edina BEQIREVIQ

Page 2: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

2

Me rastin e shkrimit të dispensës „Politika e Luftimit të Kriminalitetit“, autorët kanë trajtuar këto fusha: Prof. dr. sci. Mirsad Abazoviq: HYRJE Mr. sci. Elmedin Muratbegoviq PJESA 1 - POLITIKA E LUFTIMIT TË KRIMINALITETIT Mr. sci. Haris Haliloviq

PJESA 2 - PARIMET THEMELORE TË POLITIKËS BASHKËKOHORE TË LUFTIMIT TË KRIMINALITETIT DHE MARRËDHËNIA E SAJ NDAJ SHKENCAVE TJERA

Mr. sci. Muhamed Budimlić PJESA 3 - SUBJEKTET E POLITIKËS SË LUFTIMIT TË KRIMINALITETIT Mr. sci. Edina Bećirević PJESA 4 - SUBJEKTET JASHTPENALE TË POLITIKËS SË LUFTIMIT TË KRIMINALITETIT

PËRMBAJTJA: HYRJE 6 1. POLITIKA E LUFTIMIT TË KRIMINALITETT 21

1.1. Siellja asociale dhe antisociale 21

1.2. Mbi nocionin «krim» 22

1.3. Kriminaliteti, vështrimi etimologjiko–etiologjik 26

1.4. Definimi i kriminalitetit, qasja teoriko-metodologjike 38 1.5. Reaksioni shoqëror ndaj sielljeve asociale dhe antisociale 31

1.6. Politika e kundërvënies (pengimit dhe luftimit) ndaj kriminalitetit (a) 33

1.6.1. Represioni si reaksion permanent shoqëror 41 1.6.2. Preventiva- imperativ i polikës bashkëkohore kundërvënëse

ndaj kriminalitetit 43

1.6.2.1. Modelet themelore (tipologjia) të preventivës së kriminalitetit

47

1.6.2.1.1. Preventiva primare ndaj kriminalitetit 49 1.6.2.1.2. Preventiva sekondare ndaj kriminalitetit 49 1.6.2.1.3. Preventiva tercare ndaj kriminalitetit 50

1.7. Përse politikë e kundërvënies ndaj kriminalitetit – Përfundimi i kapitullit

51

2. PARIMET THEMELORE TË POLITIKËS BASHKËKOHORE TË LUFTIMIT TË

KRIMINALITETIT DHE MARRËDHËNIA E SAJ NDAJ SHKENCAVE TJERA 53

2.1. Vërejtjet hyrëse 53 2.2. Vërejtjet hyrëse të politikës së luftimit të kriminalitetit 54

Page 3: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

3

2.2.1. Parimi i shtetit juridik 55 2.2.2. Parimi i ligjshmërisë 56 2.2.3. Parimi i legjitimitetit 57 2.2.4. Parimi i kufizimit të dhunës penalo - juridike 58 2.2.5. Parimi i individualizimit 58 2.2.6. Parimi i së drejtës 59 2.2.7. Parimi i humanitetit 59 2.2.8. Parimi shkencor i politikës së luftimit të kriminalitetit 60 2.3. Raporti i politikës së luftimit të kriminalitetit ndaj shkencave tjera 61

2.3.1. Politika e luftimit të kriminalitetit dhe shkencave penalo-juridike

61

2.3.2. Politika e luftimit të kriminalitetit dhe e drejta penale në kuptimin e ngushtë (e drejta penale materiale)

62

2.3.3. Politika e luftimit të kriminalitetit dhe e drejta e procedurës penale

63

2.3.4. Politika e luftimit të kriminalitetit dhe e drejta e shqiptimit të sanksioneve penale

64

2.3.5. Raporti ndaj shkencave tjera 64 2.3.5.1. Politika e luftimit të kriminalitetit dhe kriminologjia 65 2.3.5.2. Politika e luftimit të kriminalitetit dhe kriminalistika 66 2.3.5.3. Politika e luftimit të kriminalitetit, sociologjia, politika

sociale dhe shkencat tjera 66

2.4. Analizat përfundimtare 67 3. SUBJEKTET E POLITIKËS SË LUFTIMIT TË KRIMINALITETIT 70 3.1. Subjektet themelore të politikës së luftimit të kriminalitetit 70 3.2. Policia 71 3.2.1. Aktiviteti parandalues i policisë 72 3.2.2. Aktiviteti represiv i policisë 74 3.2.3. Efikasiteti i policisë 75

3.2.4. Strategjia bashkëkohore e veprimit policor 76

3.2.4.1. Veprimi përmes bashkëpunimit të bashkësisë lokale 76 3.2.4.2. Strategjia e hapësirave të thyera 77 3.2.4.3. Qasja me zero tolerancë 78 3.2.4.4. Strategjia e zgjidhjes së problemit 78 3.2.5. Vështirësitë dhe vërejtjet në punën e policisë 79

3.2.6. Zhvillimi i matej i policisë 81

3.2.7. Privatizimi i punëve të sigurisë 82 3.2.8. Hulumtimet shkencore mbi policinë 82 3.3. Prokuroria 83

3.3.1. Funksioni represiv i prokurorisë 84

3.3.2. Funksioni preventiv i prokurorisë 85

3.4. Gjykata 86

Page 4: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

4

3.4.1. Dukuritë të cilat i zvogëlojnë efektet dhe participimin e gjykatave në luftimin e kriminalitetit

87

3.4.2. Zgjedhja e gjyqëtarëve 89

3.5. Entet për shqiptimin e sanksioneve penale 90 3.5.1. Parimet e shqiptimit të sanksioneve penale 90

3.5.2. Zhvillimi historik i sanksioneve penale dhe i sistemit të

shqiptimit të tyre 91

3.5.3. Rrjedha e dënimit me burg 92

3.5.4. Sistemi i ekzekutimit të dënimit me burg 94

3.5.5. Qasja bashkëkohore në veprimet me delikuentët 96 4. SUBJEKTET JASHTPENALE TË POLITIKËS SË LUFTIMIT TË

KRIMINALITETIT 100

4.1. Mediat dhe kriminaliteti: reflekset reciproke 100

4.2. Stereotipet 101

4.3. Mediat, subkultura dhe kriminaliteti 102 4.4. Roli i shkencës në parandalimin e kriminalitetit 105 4.5. Dominimi i bashkësisë, apo i shtetit ? 106

4.6. Arkitektura në parandalim të kriminalitetit 108 4.7. Shkolla dhe familja në funksion të kontrollit social 113 4.7.1. Familja 113 4.7.2. Shkola 114

4.8. Teoria dhe praktika e të drejtës restauruese 116 4.9. Teoria e profesionalizmit demokratik 119 4.10 Legjislacioni dhe mbështetja viktimave 120 5. LITERATURA 124

Page 5: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

5

HYRJE Këto studime hyrëse kanë për qëllim që në aspektin e përgjithshëm në kuptimin kategorik të paraqiten shtyllat kryesore në të cilat mbështetet konkretizimi i mësimit shkencor praktik, nga fusha e politikës së luftimit të kriminalitetit. Në këtë kuptim, është e domosdoshme që në mënyrë eksplicite të thuhet se çka është politika në përgjithësi, pastaj ç’është kriminaliteti dhe si definohet ai, cilat janë fushat kyçe shkencore të cilat merren me studimin e kriminalitetit, etiologjinë, format, parandalimin dhe sanksionimin e tij. Gjithashtu në këtë punim do të bëhet fjalë edhe për disa elemente të aksionit dhe reaksionit shoqëror ndaj kriminalitetit dhe bartësve të tij të cilët me elementet e veta, së gjithash, radhiten në përgjigjen globale mbi kriminalitetin apo përgjigjen e përgjithshme të një shoqërie konkrete (shtet) dhe kanë karakter universal. Kjo është e rëndësishme dhe për këtë arsye, për çështjet konkrete të politikës së luftimit të kriminalitetit, do të flitet edhe në kapitujt që do të vinë pas këtyre studimeve hyrëse. Ç’ është politika ? Politika është orientim i veprimtarisë njerëzore në drejtimin e caktuar me qëllim të realizimit të synimeve të caktuara. Në kuptimin e gjerë, politika është veprimtari e cilitdo subjekt apo edhe e shumë subjekteve me qëllim të realizimit të cilitdo qëllim. Matej, politika është veprimtari e orientimit të shoqërisë si bashkësi e plotë globale në drejtimin e caktuar, para së gjithash, përmes pushtetit shtetëror apo organizatave të tjera gjegjëse dhe të specializuara shoqërore (kryesisht përmes partive politike). Për nevojat e të kuptuarit më të mirë të politikës së luftimit të kriminalitetit, këtu do të bëjmë fjalë vetëm për politikën në kuptimin e ngushtë. Politika në kuptimin e ngushtë të saj përbëhet nga elementet të cilat në të vërtet janë vetëm elemente të përgjithshme të konkretizuara. Elementet kyçe të politikës janë: a)Veprimtaria politike (drejtimi) Kjo veprimtari është e dyfishtë duke pas parasysh lidhjen e saj të ngushtë me shtetin. Në të vërtetë shkallën e parë të kësaj veprimtarie e bënë veprimtaria qëllimi i së cilës është që të ndikojë në shtetin gjegjësisht që me politikën e caktuar t’ia mundësojë subjektit të vijë deri tek pushteti shtetëror, ta marrë atë, apo nëse kjo nuk është e mundur, atëherë sa ma tepër të ndikojë në të. Shkalla e dytë është vetëm orientimi i shoqërisë të cilin orientim e bënë shteti. Për shkak të asaj se shteti është subjekti i vetëm i këtij lloji të veprimtarisë politike, kjo edhe është shumë më unike se sa veprimtaria e parë në të cilën veprojnë subjektet e shumta politike. Mirëpo, meqenëse shteti nuk është individ apo person, as ky orientim i tij nuk është plotësisht unik.

Page 6: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

6

b) Subjekti politik Subjekt politik është shteti dhe subjektet tjera politike. Në mesin e këtyre të fundit më të rëndësishmit janë : - opinioni i përgjithshëm publik (disa e definojnë këtë si “masa popullore”), - klasat shoqërore, - partitë politike, - grupet e tjera shoqërore dhe - organizatat. c) Objekti i veprimtarisë politike Ky objekt mund të jetë çdo veprimtari njerëzore me rëndësi për kahet e lëvizjes së shoqërisë. Së këndejmi edhe thuhet se shteti është gjithëpërfshirës. Megjithatë, të gjitha veprimtaritë nuk janë njëkohësisht dhe njësoj objekt i politikës, sikurse që veprimtaria e njëjtë, në kohëra të ndryshme nuk është njësoj objekt i kësaj veprimtarie. Megjithatë, përkundër kësaj ndryshueshmërie, disa veprimtari mund të veçohen si objekti më i shpeshtë i politikës apo madje zakonisht edhe objekt i saj. Këto, para së gjithash, janë : - veprimtaria ekonomike, - organizimi i shtetit dhe - organizimi i vet veprimtarisë politike në kuptimin e ngushtë. d) Mjetet e veprimtarisë politike Mjetet e veprimtarisë politike janë shumë të larmishme. Ato janë materiale dhe shpirtërore, ekonomike, juridike, morale, religjioze, edukative, propagandistike etj. Nuk ka asnjë mjet që përdorët për të ndikuar në njerëz e të mos jetë përdorur në këtë veprimtari politike. Megjithatë kjo veprimtari dallohet me faktin se disponon me të vetmin mjet specifik, të cilin veprimtaritë tjera nuk e kanë, e ky mjet është shteti i cili është organizatë me monopolin e dhunës fizike dhe relativisht i ndarë nga shoqëria. e) Drejtimi i veprimtarisë Drejtimi i veprimtarisë që në fillim përcaktohet në mënyrë relativisht të plotë dhe precize, para së të ndërmerret veprimtaria. Ai përcaktohet me programet politike të disa subjekteve politike të cilat përbëjnë pjesën kryesore të asaj që quhet ideologji politike. Në politikë, në kuptimin e gjerë ky elementë nuk është i domosdoshëm dhe sa më e thjeshtë që është politika e tillë aq më tepër edhe ky element vjen e zhduket .

Page 7: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

7

Në fushën teorike dhe atë konkrete kjo është kornizë e përgjithshme shoqërore në të cilën duhet vështruar të gjitha aspektet e dukurisë së lindjes, zhvillimit, profilizimit dhe lëvizjes së kriminalitetit por edhe preventivës, luftimit, pamundësimit, sanksionimit të kriminalitetit dhe bartësve konkret të veprimeve dhe akteve kriminale, por edhe të kuptuarit e aksionit dhe reaksionit shoqëror ndaj kriminalitetit në përgjithësi dhe bartësve të krimit në mënyrë individuale. Ç’është kriminaliteti? Janë bërë shumë përpjekje teorike për definimin e kriminalitetit. Në këtë drejtim, dallojmë tri fusha të cilat në mënyrë të tërësishme studiojnë fenomenologjinë dhe esencën e kësaj dukurie shoqërore. Këto janë pikëpamjet juridike, sociologjike dhe kriminologjike. Definicioni juridik i kriminalitetit fillon nga norma e legjislacionit penal material. Ajo dallohet me theksimin e shkeljes së ligjit. Delikuent janë personat të cilët shkelin normat e ligjit penal me anë e të cilit janë të mbrojtura vlerat dhe interesat themelore shoqërore. Në këtë kuptim, shumë autorë, edhe e definojnë kriminalitetin. Sipas disave, krime janë “të bërat apo të pabërat e individit të cilat shoqëria e organizuar i ka ndaluar në një formë mjaftë serioze”. Pra sjellja kriminale definohet si sjellje anti sociale, gjegjësisht sjellje që i shkel ligjet e miratuara dhe së këndejmi bartë edhe dënime të caktuara. Në të njëjtin kuptim duhet vështruar edhe qëndrimin sipas të cilit krimi, juridikisht, definohet si “shkelje e ligjit penal, që do të thotë se asnjë vepër nuk është krim nëse nuk është ndaluar me normat penale”. Një numër i autorëve thekson se fenomeni kriminologjik në kuptimin juridik ekziston vetëm nëse ekzistojnë kushtet e parapara me ligj, gjegjësisht nëse veprimi është “i kundërt me rendin publik dhe “ekziston vetëm nëse ekzistojnë kushtet e parapara me ligj”. Definimi i këtillë juridik, sipas tyre, nga aspekti i të drejtës penale dhe sistemit ndëshkues në përgjithësi, është i domosdoshëm sepse fjala është për pasojat të cilat drejtpërdrejt i godasin njerëzit. Sipas këtij definicioni, është e domosdoshme që formalisht çdo vepër penale të përcaktohet në mënyrë precize ashtu që p.sh . gjyqtari të mos ketë mundësi të shumta për interpretime dhe arbitraritet në këtë fushë shumë të ndjeshme. Ndërkaq, ky definicion mbi kriminalitetin është i pamjaftueshëm dhe në esencë është formal dhe e redukton atë në këndvështrimin e nocionit juridik gjegjësisht në veprimtaritë të cilat janë të inkriminuara në ligjin pozitiv. Krahas kësaj, në literaturë, ky limitim penalo-juridik i kriminalitetit shpesh edhe stërmadhohet. Duke u nisur nga ana e tij e rëndësishme dhe e pakontestueshme, disa autorë të së drejtës e hedhin çdo tentim definimi duke konsideruar definicionin juridik si më adekuatin dhe si të vetmin të mundshëm.

Page 8: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

8

Krahas asaj që u cek, në qarqet e mendimtarëve të së drejtës një kohë dominonin mendimet dogmatike të së drejtës në raport me shkencën penalo- juridike dhe kriminologjinë të cilat ishin rigide dhe lënin anash çdo qëndrim tjetër përveç studimit juridik të veprimeve kriminale. Shkenca e kriminalitetit sipas tyre kuptohej si disiplinë kornizë dhe disiplinë themelore e studimit të kësaj dukurie. Ndërkaq nëse megjithatë hedhet kriminologjia, atëherë asaj i mohohet individualiteti dhe pavarësia - ajo trajtohet si shkencë juridike. Qasje të tillë ndaj kriminalitetit edhe sot e kësaj dite kanë disa autorë të cilët përfaqësojnë mendimin e tillë juridik duke theksuar se asnjë sjellje nuk është vetvetiu kriminale as jo kriminale, prandaj për këtë arsye kërkohet definimi i saj ligjor. Disa madje në mënyrë eksplicite pohojnë se vepër penale është ajo sjellje të cilën e ndalon ligji gjegjësisht, pa ligj penal ”nuk ka krim”. Pra sipas këtyre interpretimeve asnjë vepër nuk është krim çfarëdo ngjyre negative që të ketë ajo nga këndvështrimi i ndërgjegjes individuale nëse me normën ligjore nuk është e ndaluar, gjegjësisht një sjellje “bëhet kriminale në momentin kur ajo e shkel kodin penal. Nga esenca e këtij mendimi rezulton se baza e vërtet e kriminalitetit gjendet në sferën e së drejtës gjegjësisht se baza juridike është esenca e tij. Ky qëndrim është pothuaj i paqëndrueshëm sepse nëse do të pranohej pa u analizuar do të mund të dukej sikur vetë ligji krijon krimin ose thënë në mënyrë më precize kriminalitet nuk do të kishte nëse nuk do të kishte ligj. Ky do të ishte një circulus vitiosus (rreth i mbyllur i mendimit). Një numër i konsiderueshëm shkencëtarësh (teoricienë dhe psikolog), lidhur me kriminalitetin, përfaqëson mendimin se stërmadhohet rëndësia e dispozitave ligjore, sipas tyre ato sidomos nuk janë (conditio sine quanon) kusht pa të cilin nuk mundet definimi i përgjithshëm i kriminalitetit. Ata përfaqësojnë konceptin mbi universalitetin e krimit i cili në të vërtetë manifestohet me atë se krimi gjithmonë është shkelje e natyrës së të drejtës. Në fund, definicioni penal juridik, padyshim mund të kundërshtohet si i tillë, si shumë i ngushtë dhe i pamjaftueshëm sepse nuk i përfshinë disa forma tjera jo koherente sepse me kufizimin e tij në inkriminime ligjore ia mohon përparësinë kriminologjisë por edhe shkencave tjera si dhe mundësinë e ndikimit të tyre në formimin e legjislacionit penal. Natyrisht definimi juridik i kriminalitetit e ka një mangësi. Ai mbështetet në një mekanizëm juridik të caktuar të dhënë apriori. Pra nuk është e mjaftuar të fillohet vetëm nga inkriminimet në ligj. Nuk ka dilema se inkriminimet e caktuara me të drejtën pozitive tregojnë në mënyrë simptomatike për problemin e kriminalitetit, mirëpo ato nuk janë e njëjta gjë. Kjo sot e kësaj dite është sferë tërësisht juridike. Që të mund të flitet për kriminalitetin duhet të arrihet deri tek praktika kriminale, gjegjësisht deri tek akti kriminal. Pra, kërkohen veprime apo mosveprime të caktuara që janë të inkriminuara në normat pozitive dhe vetëm atëherë mund të flitet për sjelljen kriminale. Prandaj, të gjitha këto veprime (sjellje), të cilat në intervale të caktuara kohore rrezikojnë ndonjë person apo të mirën në kuptimin material dhe moral që i takon atij personi, organeve të ndryshme shoqërore dhe

Page 9: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

9

organizatave si dhe shoqërisë në tërësi, kurse janë të inkriminuara në normat penale juridike në fuqi të një vendi, në pikëpamje juridike trajtohen dhe konsiderohen si kriminalitet në atë hapësirë dhe kohë. Kryesit e tij merren në përgjegjësi të caktuar penale juridike dhe u nënshtrohen sanksioneve gjegjëse dhe masave të shqiptimit të tyre. Ky është mendimi mbi kriminalitetin në kuptimin ligjor apo penalo-juridik dhe është i lidhur për inkriminimin e akteve të caktuara sipas ligjeve penale në fuqi. Krahas definicionit juridik të kriminalitetit ekziston edhe mendimi sociologjik i cili e shpjegon sjelljen kriminale si produkt të jetës shoqërore në përgjithësi. Mirëpo, as ky mendim nuk është unik por, si i tillë, manifestohet në frymën e disa teorive sociologjike dhe është heterogjen. Sipas disa sociologëve kriminaliteti në kuptimin e gjerë paraqet aktin e një individi të cilin e gjykojnë anëtarët e grupit të cilit ai i përket. Pra dispozita e kriminalitetit është e varur nga mendimi i grupit dhe vetëdija e tij etike dhe aksiologjike. Mendim të ngjashëm kanë edhe përfaqësuesit tjerë të teorisë së grupit. Teoricienët tjerë në kuptim të definicionit sociologjik, me kriminalitetin nënkuptojnë atë vepër që dëmton interesat fundamentale të një grupi sepse kriminaliteti është mosrespektim i normave kulturore, kurse normat penale janë pjesë e pandashme e normave tjera të cilat ndalojnë sjelljet e caktuara në marrëdhëniet ndërnjerëzore. Sjellje kriminale do të thotë sulm i personave të caktuar mbi vlerat e grupit të cilit ata i përkasin dhe me këtë fakt ata pushojnë të jenë besnik ndaj atij grupi. Rrjedhimisht sjellja kriminale në kuptim të caktuar paraqet tradhti. Mendimtarët tjerë krimin e definojnë si vepër të dëmshme shoqërore të cilën si të tillë e konsideron grupi shoqëror i cili e nxjerrë ligjin. Duke e konsideruar fenomenin kriminal si realitet social dhe njerëzor disa sociolog dhe kriminolog theksin e tyre e vënë në antisocialen e cila mund të rrjedh nga vetë jeta dhe sjellja e individit në bazë të së cilës mund të gjykohet se ai herët a vonë mund të kryej vepër penale. Autorët të cilët nisën nga këto elemente sociologjike, shumica e kritikojnë definicionin juridik të kriminalitetit si jo adekuat dhe jo të përcaktuar. Ata këtë e kundërshtojnë si të tillë për faktin se ai mbështetet vetëm në normat juridike dhe nuk i merr parasysh edhe normat tjera të cilat nga aspekti i sjelljes shpesh kanë rëndësi më të madhe. Pa dyshim ata autorë me të drejtë vërejnë se vepra penale nuk është apriori nocion juridik por dukuri shoqërore. Prapa saj pra qëndron ”realiteti njerëzor dhe shoqëror i cili, si dukuri, i paraprinë ligjit dhe kushtëzon ekzistimin e tij”. Ndërkaq as këto definicione sociologjike të kriminalitetit nuk janë plotësisht të pranueshme ndonëse ato përmbajnë qëndrime interesante dhe kundërshtime të arsyeshme ndaj definicionit të kriminalitetit. Këto janë prodhim i teorive të ndryshme sociologjike mbi sjelljen kriminale. Sipas tyre kriminaliteti është më shumë se sa që definohet me ligj sepse në tërësi përfshinë edhe sjelljen antisociale e cila është në kundërshtim me normat ekzistuese të sjelljes. Kjo gjerësi ka përmasa shumë të mëdha. Për këtë arsye edhe mund të

Page 10: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

10

kundërshtohen si jo të definuara dhe nganjëherë konfuze sepse lejojnë arbitraritet, sepse sipas tyre kriminel mund të shpallet çdo person i cili konsiderohet i rrezikshëm për shoqërinë. E vërteta është se shumë vështirë mund të pranohet zgjerimi i nocionit të kriminalitetit në të gjitha format tjera të sjelljes me të cilat shkelën normat kulturore dhe normat tjera shoqërore . Me rastin e definimit të vet nocionit të kriminalitetit është me rëndësi të përcaktohet karakteri i tij shoqëror, kushtëzimi i tij shoqëror dhe ligjshmëria e tij në rrethanat dhe strukturat e dhëna në të cilat kryhet procesi i kriminalizimit të disa personave duke pasur kujdes me këtë rast se ai paraqet dukuri shoqërore e cila manifestohet në veprimet konkrete inkriminuese të disa personave. Pra mu në këtë qëndron edhe kuptimi i qasjes sociologjike në përcaktimin e nocionit të kriminalitetit. Kriminaliteti është ndodhi e hapur në jetën e individit prandaj për këtë arsye është ngushtë i lidhur për personalitetin e kryesit të veprimit të inkriminuar. Ai manifestohet me sjelljet dhe veprimet individuale të disa personave. Në këtë kuptim ai përbëhet nga tërësia e veprimeve të tilla inkriminuese të kryera në suazat e caktuara kohore dhe hapësinore. Prandaj, studimi i kriminalitetit, pa kurrfarë dyshimi, është ngushtë i lidhur me studimin e personalitetit të delikuentit, sikurse në procesin e formimit të tij në personalitet delikuent ashtu edhe në kohën e kryerjes së aktit të inkriminuar. Megjithatë, ekziston lidhje e ngushtë ndërmjet definimit juridik dhe sociologjik të kriminalitetit sepse kriminaliteti në të njëjtën kohë është kategori edhe juridike dhe sociologjike. Në të shumtën e rasteve ndërmjet këtyre dy kategorive nuk ka kundërshtime. Për këtë arsye, kuptimi sociologjik i kriminalitetit duhet të mbështetet në dispozitat penale juridike sikurse që edhe inkriminimet ligjore shërbejnë si një burim shumë i sigurt në aspektin e të kuptuarit të asaj që konsiderohet kriminalitet. Në esencë pra këto dy nocione përbëjnë një tërësi unike apo thënë më saktë dy anë të së njëjtës dukuri, pra të kriminalitetit. Prandaj, për këtë arsye disa mendimtarë konsiderojnë se fare nuk është e nevojshme që kriminaliteti të diferencohet në kuptimin formal juridik dhe sociologjik. Veprimet e inkriminuara, për nga format e tyre të manifestimit, janë mjaftë të larmishme, madje është e vështirë të përfshihen me një formulim të përbashkët i cili nuk do të kishte më shumë ose më pak karakter të përgjithshëm dhe formal. Formulimin e tillë e jep definicioni juridik me të cilën shkenca e kriminologjisë duhet të bazohet. Studimi sociologjik i materialit empirik lidhur me veprat e kryera penale nuk mund të paramendohet pa vlerësimet e caktuara juridike dhe pa njohjen juridike të problemit. Pa njohjen e dispozitës formale juridike nuk do të mund të bëhej çdoherë dallimi ndërmjet kriminalitetit dhe formave tjera të sjelljes devijante, prandaj për këtë shkak edhe do të krijohej mundësia për dukurinë e arbitraritetit e cila nuk është e dobishme as në pikëpamje shkencore, as në pikëpamje praktike. Prandaj,

Page 11: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

11

pikëpamjet sociologjike dhe juridike shpesh kundërshtohen, qoftë fjala për inkriminimet të cilat në pikëpamje sociologjike nuk mund të pranohen apo qoftë fjala për veprimet të cilat nuk janë të inkriminuara e të cilat në pikëpamje shoqërore i përkasin sjelljes kriminale. Në kuptim të konkludimit mbi definimin juridik dhe sociologjik të kriminalitetit do të mund të thuhej se determinizmi formalo-juridik i kriminalitetit që në esencë gjendët në thelbin e dispozitës penale juridike nuk është e domosdoshme që gjithmonë, në pikëpamje sociologjike, të jetë relevant. Aq më tepër nëse këtij i përmbahemi në mënyrë precize, mund të na sjellë në disa raste edhe tek zgjidhjet e papranueshme . Për këtë arsye është e domosdoshme që koncepti juridik të plotësohet dhe korrigjohet me qasjen sociologjike-kriminologjike të definimit të kriminalitetit. Në konstatimin e fundit theksi vihet në qasjen kriminologjike-sociologjike. Në observacionet aktuale janë theksuar aspektet juridike dhe sociologjike të definimit të kriminalitetit. Mirëpo ato do të ishin të pamjaftueshme për ta kuptuar fenomenologjinë e kriminalitetit nëse në tërë këtë nuk do të sqarohej roli i kriminologjisë dhe kriminalistikës. Me këtë rast do t’i kthehemi kriminologjisë dhe kriminalistikës vetëm në nivelin konceptual meqenëse ato studiohen si fusha të veçanta shkencore në kuadër të studimeve në Fakultetin e Shkencave Kriminalistike. Kriminologjia është shkenca mbi kriminalitetin dhe dukuritë e ngjashme të dëmshme shoqërore. Për dallim nga shkencat tjera penale ajo merret me studimin e shkaqeve por edhe të formave të manifestimit, strukturës dhe zhvillimit të kriminalitetit. Dukuritë tjera sociale-patologjike (p.sh. prostitucioni, alkoolizmi, narkomania, vetëvrasja, të bredhurit, bixhozi, etj) kriminologjia i studion po aq sa edhe janë në lidhje të ngushta me kriminalitetin apo i kontribuojnë të kuptuarit më të mirë të tij. Kriminologjia, për shkak të fushëveprimit të tillë ndahet në dy fusha themelore: 1) Etiologjia kriminale e cila studion faktorët kriminogjen dhe kushtet e

përgjithshme të lindjes së kriminalitetit dhe 2) Fenomenologjia kriminale, e cila studion format e manifestimit të krimit. Kriminaliteti konsiderohet si dukuri shoqërore sepse paraqet veprim njerëzor të ndërlidhur. Ai konsiderohet si dukuri masive dhe individuale. Ndonjëherë p.sh. lidhur me procedurën penale kundër ndonjë delikuenti, pikëqëndrimi i studimit vihet në kriminalitetin si dukuri individuale, gjegjësisht si sjellje personale psikike dhe fizike. Tek konsiderimi i kriminalitetit si dukuri masive ndodhë nganjëherë që dukuria e tillë masive të trajtohet si përmbledhje e thjeshtë e sjelljeve individuale kriminale, sidomos me rastin e aplikimit të metodave statistikore. Kjo megjithatë nuk e sjellë në pyetje karakterin e kriminalitetit si dukuri shoqërore. Kriminaliteti është dukuri shumë komplekse

Page 12: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

12

i cili përveç aspekteve të përmendura sociale dhe juridike i ka edhe aspekte tjera të ndryshme, sidomos ato psikologjike psiko-patologjike dhe biologjike. Kjo prandaj, sikurse që, studimi i kriminalitetit si dukuri shoqërore individuale dhe masive, kërkon aplikimin e metodave dhe teknikave të ndryshme kërkimore. Në këtë fushë krahas metodave statistikore sidomos është zhvilluar metoda e studimit individual të rastit dhe metoda klinike të cilat paraqesin thellimin dhe studimin e drejtpërdrejtë të rastit të tillë. Mirëpo, është vështirë që pa studimin e kushteve të përgjithshme dhe marrëdhënieve ekzistuese në një shoqëri dhe pa lidhjen shkakore të pasojave ndërmjet këtyre ndikimeve të mëtejshme shoqërore dhe shkaqeve më të përafërta anësore të kushteve dhe vetive të personalitetit të kuptohet, përse faktorët e njëjtë nganjëherë ndikojnë në mënyrë kriminogjene kurse nganjëherë edhe krejtësisht në mënyrë të kundërt? Si shembull i këtyre faktorëve mund të shërbej varfëria, begatia, familja e shkatërruar, diferencat dhe konfliktet kulturore, frustrimi, labiliteti emocional. Për kriminalitetin dhe shkaktarët e tij, format e paraqitjes dhe pengimin e tij është menduar dhe shkruar gjatë shekujve të kaluar kryesisht në kuadër të mësimeve filozofike juridike dhe teologjike. Kriminologjia si shkencë autonome formohet vetëm në çerekun e fundit të shekullit XIX gjë që i ka kontribuar pavarësimit të mëvonshëm edhe të politikës kriminale si shkencë mbi parandalimin e kriminalitetit dhe penologjisë si shkencë mbi shqiptimin e sanksioneve penale dhe risocializimin e delinkuentëve. Në ndërtimin e kriminologjisë si shkencë e posaçme kanë kontribuar shumë shkencëtarë. Vlen të përmendët se shkenca e kriminologjisë dhe sociologjia janë të afërta madje nganjëherë edhe shumë të ngjashme. Sociologjia siç edhe u theksua interesohet për kriminalitetin të cilin si dukuri shoqërore e studion së bashku me sjelljet dhe dukurit tjera shoqërore. Kriminologjia megjithatë kujdes të madh i kushton karakterit shoqëror të fenomenit kriminal, origjinës së tij shoqërore dhe shkaqeve, ndikimeve të cilat i ushtron shoqëria në personalitetin e delinkuentin dhe çështjeve të ngjashme. Në anën tjetër kriminologjia dhe shkenca juridike janë në lidhje komplekse interaktive. Kriminalistika është disiplinë shkencore e cila, me qëllim të aplikimit praktik, merret me studimin e mjeteve dhe metodave të zbulimit dhe shpjegimit të veprave penale, me zbulimin e kryesve të tyre me sigurimin dhe vërtetimin e dëshmive, (kriminalistika represive) si dhe me pengimin e vet kryerjes së veprave të ardhshme penale (kriminalistika preventive) Kriminalistika ndahet në: a) teknika kriminalistike, e cila përfshinë mjetet dhe metodat nga fusha e

shkencave natyrore dhe teknike,

Page 13: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

13

b) taktika kriminalistike, e cila përfshinë mjetet dhe metodat që nuk janë të natyrës teknike por organizative psikologjike etj, mirëpo edhe format e paraqitjes së sjelljeve dhe veprimeve penale të kriminelëve,

c) metodika kriminalistike, e cila për dallim nga taktika kriminalistike e cila ka të bëjë me të gjitha veprat penale, përfshinë mjetet dhe veçoritë fenomenologjike të disa veprave penale apo disa lloje të tyre (p.sh. vrasjet, falsifikimet, djegiet etj). Siç po shihet kriminalistika bënë pjesë në fushën e shkencave penale, mirëpo ajo nuk është shkencë ekskluzivisht shoqërore.

Më në fund si konkludim rezulton se studimi i kriminalitetit në tërësinë e tij kualitativ dhe kuantitativ është i vendosur në “trekëndëshin magjik“ të mendimit juridik-sociologjik-kriminologjik. Në suaza të kësaj pra është edhe politika e luftimit apo politika e preventivës së kriminalitetit si dhe aksioni dhe reaksioni i tërësishëm shoqëror në eliminimin e shkaqeve dhe pasojave të veprimit kriminal, qoftë edhe deri tek kufijtë kur në një bashkësi shoqërore mund të pohohet se kriminaliteti nuk është çrrënjosur por është sjellë në nivelin efikas dhe të kontrolluar në aspektin produktiv. Nga shqyrtimet paraprake mund të dallohen termet e caktuara (nocionet) të cilët janë të pa tejkaluara pothuaj në çdo lloj të luftimit të kriminalitetit. Këto janë; inkriminimi, vepra penale, sanksioni (dënimi) dhe ligji. Ne këtu do ti shqyrtojmë kuptimet e përgjithshme të këtyre nocioneve. Inkriminimi Në kuptimin e përgjithshëm, inkriminim nënkupton akuzën për vepër penale apo për ndonjë fajësi tjetër. Në të drejtën penale inkriminimi është definimi i veprave të rrezikshme shoqërore në ligj të cilat dënohen si vepra penale. Është çështje e politikës ndëshkimore të shtetit ajo se cilat vepra të rrezikshme shoqërore do të jenë lëndë e inkriminimit. Duke pasur parasysh se veprat e rrezikshme shoqërore në realitet paraqiten me tipare të ndryshme konkrete (në aspektin e mënyrës së kryerjes, pasojave etj) edhe me rastin e inkriminimit bëhet përgjithësimi i tyre ashtu që vepra penale gjegjëse e paraparë në ligj paraqet abstraksion me të cilin në rastin e kallëzimit apo akuzimit gjegjësisht shqiptimit të aktgjykimit subsumohen rastet konkrete. Me rastin e inkriminim përcaktohet edhe sanksioni penal i cili do t’i shqiptohet kryesit, në masën e cila sipas vlerësimit të ligjvënësit i përgjigjet qëllimit të dënimit. Ç’është, pra, vepra penale ? Vepra penale është akt i vetëdijshëm dhe i qëllimshëm i njeriut, e rrezikshme për shoqërinë, kundërligjore dhe me ligj e definuar si vepër penale. Veprën penale para së gjithash e karakterizon ekzistimi i ndonjë veprimi të njeriut apo lëshimi i tij që ka sjellë deri tek pasojat e caktuara. Nga kjo rezulton se vepra

Page 14: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

14

penale para së gjithash është një dukuri e jashtme dhe krahas kësaj edhe nocion juridik. Karakteristika e dytë e veprës penale është veprimi të cilin njeriu e ka ndërmarrë me vetëdije dhe qëllim. Kjo është pikëpamje objektive-subjektive e veprës penale për dallim nga pikëpamja objektive e cila e definon veprën penale si grup karakteristikash objektive. Elementi tjetër material në nocionin e veprës penale është rreziku i saj për shoqërinë i cili tregon arsyen se përse për një vepër penale shqiptohet dënimi. Se cilat veprime të njerëzve janë të rrezikshme për shoqërinë në esencë vlerëson vetëm shoqëria përmes organeve të saj të përfaqësimit në formë të ligjit. Rreziku shoqëror është jo vetëm element i veprës penale por edhe bazë për përshkrimin dhe shqiptimin e dënimit. Duke e definuar veprën penale ligji njëkohësisht vlerëson intensitetin e rrezikut të saj shoqëror dhe sipas atij intensiteti përcakton masën më të vogël dhe më të madhe të dënimit e cila mund të shqiptohet për atë vepër. Në kuadër të shkallës së dënimit të cilin e përcakton ligji, gjykata duke u bazuar ndër të tjera edhe në shkallën e rrezikut shoqëror të veprës, e shqipton dënimin. Elementeve të cekura të përgjithshme të veprës penale këtu duhet shtuar edhe dy elemente të natyrës ligjore. Elementi i parë ka të bëjë me kundërligjshmërinë kurse i dyti me definimin e veprës në ligj. Kundërligjshmëria është kundërshtim i ndonjë norme ligjore kurse definimi në ligj do të thotë se vetëm ajo vepër e cila me ligj është paraparë si vepër penale mund të konsiderohet si e tillë. Ekzistojnë karakteristikat e përgjithshme dhe të posaçme të veprës penale. Nocioni i veprës penale tashmë i shqyrtuar përbëhet nga disa karakteristika të përgjithshme. Përkundër kësaj disa vepra penale i kanë edhe karakteristikat e tyre të veçanta. Ato karakteristika të veçanta kanë të bëjnë me konkretizimin dhe pasojat e veprës. Kur flitet në mënyrë të përgjithësuar për veprën penale atëherë kërkohen elementet të cilat janë të përbashkëta për të gjitha veprat penale. Ndër elementet tjera të përgjithshme, për ekzistimin e veprës penale, është me rëndësi se ai që vepra e caktuar është kryer dhe se është shkaktuar pasoja e caktuar. Se cili veprim duhet të ndërmerret dhe cila pasojë duhet të shkaktohet për të qenë një vepër e caktuar penale, është paraparë me ligj tek secili inkriminim. Elementet të cilat kanë të bëjnë me veprimin konkret dhe me pasojën konkrete quhen karakteristika të veçanta të veprës penale. Kështu p.sh. vepra penale e vrasjes përmban të gjitha karakteristikat e përgjithshme të veprës penale (akti dhe pasoja, rreziku shoqëror, kundërligjshmëria dhe definimi i veprës me ligj), por njëkohësisht kjo vepër penale përmban edhe karakteristikat e veçanta me të cilat konkretizohet vepra (privimi nga jeta) dhe pasojat (shkaktimi i vdekjes së ndonjë personi ).

Page 15: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

15

Ç’është objekti dhe subjekti i veprës penale. Çdo vepër penale është e drejtuar kundër ndonjë interesi shoqëror apo të mire materiale. Prandaj, si objekt mbrojtës në të drejtën penale paraqitet ndonjë e mirë shoqërore apo interes shoqërorë. Si objekt mbrojtës i përgjithshëm merret tërësia e të gjitha atyre të mirave dhe vlerave kundër të cilave është drejtuar kryerja e çdo vepre penale. Në të drejtën e disa shteteve objekt i përgjithshëm mbrojtës në rend të parë është qytetari, e drejta dhe liria e tij, pastaj bazat politike, nacionale, ekonomike dhe sociale të shtetit, pavarësia dhe siguria e tij, rendi i tij shoqëror si dhe sistemi shoqëror i përcaktuar me kushtetutë dhe me ligje. Nga objektet mbrojtëse duhet dalluar objektin e aktit të veprës penale, e ky është objekti apo personi mbi të cilin ndërmerret kryerja e aktit. Kështu p.sh. tek vjedhja, objekt mbrojtës është personi ndërsa objekt i aktit është sendi i lëvizshëm i cili merret. Subjekt i veprës penale është personi i cili kryen veprën penale. Në të drejtën penale të disa shteteve kjo mund të jetë vetëm njeriu i cili është i vetëdijshëm për veprimet e veta dhe i cili është i një moshe të caktuar. Fëmijët nën moshën katërmbëdhjetë vjeçare në pikëpamje penalo-juridike nuk mund të jenë subjekt i veprës penale. Të miturit nga 14-16 vjeç (të miturit e moshës jo madhore) mund të jenë kryes të veprave penale por nuk dënohen dhe ndaj tyre zbatohen masat korrektuese-edukuese. Të miturit e moshës prej 16 deri në 18 vjeç (të miturit e moshës së rritur )gjithashtu mund të jenë subjekte të veprave penale, por këta përjashtimisht edhe mund të dënohen. Personat juridik në disa sisteme juridike nuk mund të jenë subjekt të veprave penale. Kjo do të thotë se personat juridik nuk mund të kryejnë vepra penale të rrezikshme për shoqërinë dhe si të tillë nuk mund të jenë të dënuar. Ata nuk mund të kryejnë vepër penale por mund të kryejnë delikt ekonomik apo kundërvajtje për dënimin e të cilit ekzistojnë kushtet e posaçme. Çdo vepër penale sanksionohet. Sanksioni është masë represive, që shqiptohet ndaj atij që shkel ndonjë normë të sjelljes, ndonjë normë morale, ligjore, zakonore, etj deri tek normat e mirësjelljes. Sanksioni që në fillim mund të jetë i caktuar në mënyrë precize apo edhe jo mjaftë saktë, (sikurse tek normat morale), mirëpo megjithatë ky paraqet diçka që pason pas shkeljes së normës së dhënë për ndonjë sjellje. Në drejtësi gjegjësisht në sistemin e normave ligjore, çdo normë krahas dispozicionit (të asaj pjese të çdo norme e cila përcakton mënyrën e sjelljes dhe veprimit), e ka edhe sanksionin, gjegjësisht pjesën e normës e cila zbatohet për rastet e shkeljes së dispozicionit. Sanksionet për kundërvajtje morale, religjioze dhe normave të ngjashme kanë luajtur rol të madh në rregullimin e jetës në shoqëri në fazat e saj më të ulëta të zhvillimit. Në shoqërinë e zhvilluar bashkëkohore rëndësinë më të madhe e kanë sanksionet për shkelje të

Page 16: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

16

normave ligjore,gjegjësisht dispozicioneve të tyre. Ndër këto lloje sanksionesh të definuara me ligj (civile-juridike, administrative-juridike etj.) vend dhe rëndësi të posaçme kanë sanksionet penale. Sanksioni penal është masë të cilën shoqëria e shqipton ndaj kryesve të veprës penale. Për dallim nga sanksionet tjera, sanksioni penal është i lidhur për kryerjen e veprës penale. Me përjashtim të vërejtjes gjyqësore, të gjitha sanksionet tjera penale janë të lidhura për pezullimin apo kufizimin e të drejtave themelore të cilat i takojnë kryesit të veprës penale si dhe në marrjen e ndonjë të mire (duke përfshirë edhe jetën). Sanksionet penale bëjnë pjesë në masa represive të cilat i ndërmerr shoqëria me qëllim të luftimit gjegjësisht pengimit të kriminalitetit. Qëllimi, karakteri, lloji i sanksionit dhe kushtet për shqiptimin e tyre gjatë historisë kanë ndryshuar, prandaj edhe sot janë të llojllojshme në shtete të ndryshme. Dallimet e tyre janë të kushtëzuara nga rregullimi shoqëror-ekonomik, mënyra e jetës, politika ndëshkimore, nga tradita dhe filozofia e së drejtës në atë shtet. Duke pasur parasysh rëndësinë e jashtëzakonshme të të drejtave të cilat merren apo kufizohen me shqiptimin e sanksionit penal, vetëm gjykata është ajo që është e autorizuar për shqiptimin e sanksionit dhe atë nën kushtet të cilat janë të definuara në ligj. Sanksioni penal shqiptohet në të mirë dhe interes të shoqërisë. Propozimi për shqiptimin e këtyre sanksioneve e paraqet organi shtetëror gjegjësisht prokurori publik, kurse vetëm në raste të jashtëzakonshme shqiptimi i tyre është i lidhur për propozimin apo për padinë e personit të dëmtuar me vepër penale. Në shtetin bashkëkohor sanksionet penale i shqiptojnë organet shtetërore. Arsyeshmëria e sanksioneve penale është në nevojën e mbrojtjes së interesave shoqërore e në rend të parë mbrojtjen e të drejtave dhe interesave legjitime të njeriut. Ndonëse sanksioni penal nuk është masa e vetme të cilin shoqëria e zbaton për ta penguar kriminalitetin, ai megjithatë mbetet një ndër masat themelore për ruajtjen e disiplinës shoqërore dhe rendit në shtetin e caktuar, në njërën anë, si dhe për risocializimin e kryesit të veprës penale në anën tjetër. Natyrisht, kuptohet ka edhe këndvështrime të tjera për sanksionet. P.sh. në kuptimin e gjerë, sanksioni është përgjigje e entit shoqëror, organit, individit, grupit, shtetit, por edhe e bashkësisë ndërkombëtare për shkeljen e normave juridike apo zakonore, fetare apo parimeve morale, kontratave, marrëveshjeve etj. Në kuptimin e ngushtë i cili më së shpeshti edhe përdoret, shqiptohet sanksioni për shkak të shkeljes së normave dhe rregullave juridike, kushtetuese, ligjore etj siç janë: veprat ndëshkimore, deliktet ekonomike, kundërvajtjet dhe shkeljet e detyrave zyrtare. Dënimi mund të shqiptohet për: a) pengimin e sjelljes së dëmshme shoqërore, b) frikësimin apo zmbrapsjen e kryesve potencial të veprave penale, c) kënaqjen e të drejtës me forcë (kulturës tradicionale), d) pengimin e entropisë apo çintegrimit të sistemit shoqërore, e) “kthimin e borxhit” shoqërisë me sprovën e vuajtjes drejt kushtit për kthim

në bashkësi (e ashtuquajtura teoria e spastrimit).

Page 17: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

17

Në shtetet e rregulluara (juridike), sanksionet shqiptohen ekskluzivisht në pajtim me ligjin. Ligji është akti më i lartë juridik shtetëror pas kushtetutës, i cili përmban normat juridike më të rëndësishme, të cilat përpunohen me akte më të vogla se ligji – rregullore, vendime etj. (të gjitha së bashku quhen akte nënligjore). Ligjin e nxjerrë organi më i lartë ligjvënës i cili sipas rregullit është organ i madh kuvendor (Parlamenti, Kuvendi, Asambleja). Ligji ka rol shumë të rëndësishëm – ai siguron unitetin e normave juridike dhe forcon rendin juridik sepse relativisht rrallë ndryshohet e me këtë edhe barazia qytetare dhe siguria ligjore para ligjit janë të garantuara, sepse qytetarët e dinë që më parë në mënyrë mjaft të besueshme se cilat do të jenë pasojat e sjelljes së tyre. Për nxjerrjen e ligjit, zbatimin dhe kontrollin e zbatimit të tij është i autorizuar i vetmi subjekt – shteti. Kjo rezulton qe shteti është korniza themelore për zbatimin e politikës preventive dhe ndalimin e kriminalitetit. Në aspektin ideal, në botën bashkëkohore, fjala këtu është për shtetin juridik. Shteti juridik është shtet demokratik parlamentar i rregulluar në të cilin pushteti zgjidhet me zgjedhjet e lira shumëpartiake. Për dallim nga shtetet totalitare të diktaturave absolute të djathta dhe të majta dhe despotike në të cilat individi apo ndonjë grup shoqëror uzurpojnë pushtetin individëve dhe shoqërisë në tërësi, shteti juridik është sundim i së drejtës apo sundim i ligjit. Kjo do të thotë se është i rregulluar në bazë të formave të pavarura dhe ndarjes reciproke të pushtetit: pushteti ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor në të cilin të gjithë njerëzit janë të barabartë përpara ligjit dhe në të cilin janë të mbrojtura jo vetëm në pikëpamje kushtetuese-juridike por edhe në mënyrë faktike nga ana e institucioneve të sistemit të drejtat njerëzore, qytetare, të drejtat e pakicave dhe të drejtat tjera sikurse të drejtat në lirinë e shprehjes masmedia, të drejtat e bashkimit politik, të drejtat fetare dhe liritë tjera. Ekzistimi i shtetit juridike nënkupton edhe ekzistimin e sferës autonome qytetare (civile) të shoqërisë në të cilën qytetarët pavarësisht nga shteti rregullojnë marrëdhëniet e tyre të ndërsjella. Kur flasim për shtetin juridik dhe për trajtimin e kriminalitetit nga të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe masat më të gjera dhe përmasat e shoqërisë dhe institucioneve të shtetit ante delictum dhe post delictum, nënkuptojmë zbatimin e plotë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Politike Themelore, sidomos dispozitave mbi procedimin gjyqësor të shpejtë të drejtë dhe të paanshëm. Për detajet e politikës ndëshkimore lidhur me kriminalitetin, pastaj për preventivën, aksionin dhe reaksionin shoqëror, subjektet e politikës së luftimit të kriminalitetit, interaksionin, marrëdhënien dhe koordinimin e sektorit shtetëror dhe joshtetëror ndaj bartësit të kriminalitetit etj në kapitujt në vijim të kësaj dispense do të flitet mjaft dhe konkretisht. Në pjesën hyrëse vlen të përmenden dy masa të shtetit të cilat zbatohen në të gjitha shtetet demokratike

Page 18: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

18

(ligjore)të cilat në mënyrë të drejtpërdrejt apo tërthorazi, implicite dhe eksplicite flasin për kompleksitetin e politikës së luftimit të kriminalitetit por edhe për humanitetin e mundur dhe të dëshiruar në këtë fushë të veprimtarisë njerëzore. Fjala është këtu për abolicionin dhe amnistinë. Abolicioni është lirim i personave nga ndjekja penale për të cilët ekziston dyshimi se kanë bërë vepër penale. Kundër personave të përfshirë me abolicion nuk mund të ngrihet procedurë penale pa marrë parasysh se a ka bazë për ndjekje penale apo jo, ndërkaq nëse procedura është ngritur ajo pezullohet. Sipas parimit të legalitetit, kundër çdo personi për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale ngrihet procedura penale në të cilën paraprakisht analizohen bazat e dyshimit, pastaj sipas rezultateve të këtyre analizimeve procedura pezullohet apo i akuzuari nxirret para gjykatës e cila vendosë për përgjegjësinë penale të kryesit dhe për sanksionin penal të cilin duhet shqiptuar. Abolicioni, në esencë është pezullim i shqyrtimit paraprak të bazave të dyshimit se ndonjë person ka bërë vepër penale dhe njëkohësisht ndalim i nxjerrjes së tij para gjykatës. Zbatimi i këtij instituti i cili në praktikë është shumë i rrallë, sipas rregullave zakonisht është i motivuar me arsyet politike. Në ndonjë situatë të caktuar lidhur me ndonjë funksion të ndonjë personi mund të jetë e arsyeshme dhe e dobishme që të mos shqyrtohet përgjegjësia normale e një apo më tepër kryesve dhe tërë kjo të hidhet në harresë. Këto janë raste të jashtëzakonshme të cilat më së shpeshti kanë të bëjnë me veprat penale-politike, pastaj penale të cilat janë kryer në të kaluarën e largët dhe në ndërkohë kryesi i tyre është rehabilituar, veprat penale të kryera në rrethana të jashtëzakonshme dhe në raste të jashtëzakonshme (gjatë kohës së luftës dhe konfliktit të armatosur) dhe veprat penale të kryera nga shtetasit e ndonjë shteti tjetër nëse për këtë ekzistojnë motivet e posaçme politike për ta pezulluar ndjekjen e mëtejme. Abolicioni mund të jetë edhe një nga format e amnistisë apo faljes. Organet e njëjta të cilat janë të autorizuara ta bëjnë amnistinë dhe faljen japin edhe abolicionin. Nëse abolicioni jepet individualisht personave të pacaktuar, ndalimi i ndjekjes së mëtejme jepet me amnisti, kurse nëse në pyetje janë personat e caktuar veç e veç (gjë që është pothuajse rast i shpeshtë) ky pezullim jepet me falje. Abolicioni mund të jepet para se të fillojë procedura penale dhe gjatë kësaj procedure deri sa të mos jetë nxjerrë vendimi i plotfuqishëm i gjykatës për fajësi dhe dënim. Pas kësaj të gjykuarit mund t’i jepet lirimi me format tjera të amnistisë dhe faljes duke filluar nga zbatimi i dënimit të shqiptuar apo zëvendësimi i këtij dënimi edhe mund të urdhërohet me shlyerjen e gjykimit apo heqjen e pasojave ligjore, por personit të gjykuar nuk mund t’i jepet abolicioni “post festum”. Abolicioni përmban ndalesën absolute të vazhdimit të procedurës penale kështu që personat të cilët i përfshinë abolicioni nuk mund të ndiqen më tej gjegjësisht nuk mund të kërkohet që kundër tyre të zbatohet apo të vazhdohet procedura, edhe nëse për këtë do të kishte interes. Me dhënien e abolicionit nuk preket në të drejtat e personit të tretë në

Page 19: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

19

kompensimin e dëmit të shkaktuar me veprën për të cilën është dhënë abolicioni. Amnistia është akt me të cilin një numër i pacaktuar njerëzish lirohen nga ndjekja plotësisht apo pjesërisht lirohen nga mbajtja e dënimit, zëvendësohet dënimi i shqiptuar me dënim më të butë, kërkohet shlyerja apo heqja e pasojës ligjore të gjykimit. Me amnisti definohen ose veprat penale kryesit e të cilëve amnistohen (p.sh. thuhet se amnistohen të gjithë personat të cilët kanë kryer veprat e caktuara penale) ose personat të cilëve u jepet amnistia caktohen sipas dënimit të shqiptuar (p.sh. amnistia u jepet të gjithë personave të dënuar me dënim deri në 1 vit burg) ose personat e amnistuar përcaktohen edhe sipas veprës së kryer dhe dënimit të shqiptuar. Me amnisti mund të përfshihen kryesit e të gjitha veprave penale pa marrë parasysh natyrën dhe peshën e veprave si dhe dënimin e shqiptuar, kurse mund të jenë të kryera dhe të kufizuara në pikëpamje të disa kategorive të të dënuarve. Sipas përmbajtjes amnistia ka të bëjë me lirimin nga ndjekja penale në lirim të plotë dhe të pjesërishëm që nga shqiptimi i dënimit, pastaj me ndryshimin e dënimit të shqiptuar në dënim më të vogël, me shlyerje të gjykimit apo heqjen e pasojave ligjore të dënimit. Lirimi nga ndjekja penale është formë e posaçme e amnistisë. Kundër personave të cilët lirohen nga ndjekja me amnisti nuk mund të fillohet procedurë penale, kurse nëse ajo veç ka filluar duhet të ndalohet. Lirimi i plotë nga vuajtja e dënimit ka të bëjë me faljen e të gjitha dënimeve të shqiptuara si atyre kryesore ashtu edhe atyre sekondare. Lirimi i pjesshëm nga vuajtja e dënimit mund të përfshijë lirimin e disave nga dënimet e shqiptuara apo zvogëlimin e dënimit kryesor apo atij dytësor. Kjo zbatohet më së shpeshti në rastet e privimit nga liria. Me amnisti dënimi i shqiptuar mund të zëvendësohet me dënim më të vogël. Në këtë aspekt nuk ekzistojnë kurrfarë kufizimesh. Çdo lloj dënimi në parim mund të zëvendësohet me llojin më të butë të dënimit. Me amnisti nuk mund të përfshihen masat korrektuese dhe të sigurisë përveç në rast abolicioni kur praktikisht nuk ekziston mundësia e shqiptimit të këtyre masave. Me amnisti nuk mund të dëmtohen të drejtat e personave të tretë siç janë: personat e dëmtuar me veprën penale të cilët mund t’i realizojnë kërkesat e tyre civile-juridike edhe pse ajo vepër është përfshirë me amnisti. Me amnisti nuk preket aktgjykimi i plotfuqishëm penal as ekzistimi i veprës penale. 1. POLITIKA E LUFTIMIT TË KRIMINALITETIT 1.1. Sjellja asociale dhe antisociale Kufijtë ndërmjet konformizmit dhe deviacionit gjithmonë për hulumtuesit kanë paraqitur sfidë. Debatet mbi devijimet fillojnë nga mendimet të cilat me këtë nocion nënkuptojnë të gjithë individët në shoqëri të cilët nuk i zbatojnë normat

Page 20: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

20

pozitive-juridike dhe kërkesat e shumicës në grupin e caktuar. Lidhur me këtë për devijimin flitet në kuptim të dyfishtë. Këtu mendojmë në shmangiet të cilat mund të jenë pozitivisht të sanksionuara (të shpërblyera) apo mund të jenë të sanksionuara (të gjykuara). Disa orientime të reja socio-kriminologjike brenda tipologjisë së deviacionit e radhitin këtu edhe deviacionin neutral të cilin shoqëria e miraton pa shpërblim apo pa sanksion eventual. Në jetën e përditshme devijimi zakonisht lidhet për ato sjellje të cilat rezultojnë me tipin negativ të sanksionit. Disa kriminolog dhe sociolog kanë propozuar që termi devijim të kufizohet dhe rezervohet ekskluzivisht për situatat në të cilat sjellja e caktuar zhvillohet në drejtimin e papranueshëm. Këto mendime para së gjithash janë të orientuara në atë tip të sjelljes dhe atë shkallë e cila tejkalon kufijtë e tolerancës brenda bashkësisë së caktuar shoqërore. 1)

Nga konstatimet e lartpërmendura mund të përfundohet se devijimi është kategori relative gjegjësisht se nuk ekziston mënyrë universale e identifikimit të aktit devijant dhe distinkcionit të tij nga ajo normale. Prandaj lidhur me këtë devijimi në parim provohet të definohet në raport me ndonjë standard të përcaktuar më parë. Duke pasur parasysh faktin se në kuptimin sociologjik të fjalës nuk ekzistojnë standarde brenda shoqërive të caktuara të cilat do të mund të karakterizoheshin si fikse dhe absolute, devijimi në mënyrë të pashmangshme lëviz nga koha në kohë gjegjësisht nga vendi në vend. Në ndonjë shoqëri konkrete, sjelljen të cilën sot e karakterizojmë si devijante, në të ardhmen me siguri do të definohet si veprim normal, gjegjësisht si akt i cili në shoqërinë e caktuar është i definuar si devijant, qysh “nesër” mund të njihet si akt krejtësisht normal në shoqërinë tjetër apo edhe në vet atë shoqëri. Me fjalë tjera sjellja devijante është e determinuar me kulturën, kurse kultura si formë e vetëdijes shoqërore gjithashtu është kategori variabile apo e ndryshueshme. 2) Ndonëse devijimi definohet si kategori relative dhe në kuptimin e gjerë si sjellje asociale, vëmendja jonë këtu është e drejtuar në sjelljet kundërligjore të cilat shoqëria konkrete i inkriminon brenda ligjit penal. Kriteri themelor për dallimin e devijimit nga krimi sikurse në përkthim të thjeshtë nga termi burimor latin e quajmë sjellje kundërligjore, gjendet në faktin se krimi rrezikon vlerat themelore të shoqërisë dhe ekzistencën e saj, ndërsa rreziku shoqëror tek devijimi është i shprehur në një masë shumë më të vogël. Precizimi i mirë i natyrës së këtyre dy fenomeneve merr kuptimin e tij të plotë në vet reagimin e shoqërisë në dukuritë e përmendura. Krimi pashmangshëm alarmon mekanizmin e tërësishëm të kontrollit formal shoqëror, ndërsa devijimi zakonisht sanksionohet me kontrollin joformal shoqëror. _______________ 1) Shoemaker, D. , Theories of Delinquency, Oxford University Press-New York, 1984, str. 3-4 2) Bakić, I., Sociologjia, FKN-Sarajevë, 1997.

Page 21: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

21

1.2. Mbi nocionin “krim” Duke analizuar përmbajtjen e shumë fjalorëve dhe leksikonëve kriminalistik, kriminologjik dhe penal-juridik nuk do ta hasim nocionin i cili është përmendur aq shumë dhe i cili është i definuar aq ngushtë sikurse që është nocioni krim. Ndër dukuritë të cilat e rrethojnë njeriun bashkëkohor sot, krimi ka vend të posaçëm. Disa filozofë të kohës më të re konsiderojnë se krimi është konstantë, dukuri përcjellëse e zhvillimit të çdo shoqërie. Prandaj nganjëherë me të drejtë konkludohet se historia e civilizimit në njëfarë dore mund të konsiderohet si histori e krimit dhe e kundërta. Rrethanat e lindjes së vet krimit dhe format e tij si dhe përmbajtja e manifestimit jo rrallë gjenden në korrelacion të drejtpërdrejt me zhvillimin e shoqërisë njerëzore, gjegjësisht krimi në parim konsiderohet si përcjellës permanent i zhvillimit të civilizimit të gjithëmbarshëm. Së këndejmi edhe prania e tij konsiderohet si element simbolik i strukturës së bashkësisë së caktuar shoqërore, kurse vet krimi definohet si element plotësues dhe deviacion përcjellës i jetës së përditshme të njeriut (fig. 1) Fig. 1. Që nga librat e parë fetarë deri në shkrimin e kodeve është e pranishme vetëdija për rreziqet që i shkaktojnë veprimtaritë e caktuara asociale. Në periudhat e ndryshme të zhvillimit, bashkësitë njerëzore në mënyra të ndryshme dhe konzistente i kanë kushtuar vëmendje të domosdoshme nevojës së mbrojtjes së shoqërisë duke i luftuar të gjitha sjelljet që rrezikonin vendosjen e marrëdhënieve në fushat e caktuara të organizimit shoqëror. Zhvillimi dhe diferencimi i mëtejmë i shoqërisë, sidomos në pikëpamje të interaksionit ndërmjet bashkësive dhe njerëzve, ka manifestimin e hapur krimin. Aktiviteti i tillë në anën tjetër ka implikuar edhe nevojën e vendosjes së formave të reja të rregullimit të sjelljeve në kuptim të mbrojtjes. Ndonëse krimi dhe delikuenca në përgjithësi në bashkësinë e caktuar gjithmonë janë konsideruar të tepërta në marrëdhëniet normale ndërmjet njerëzve dhe grupeve shoqërore, në përgjithësi, definimi, interpretimi dhe reaksionet ndaj tij patën një gjenezë të caktuar të zhvillimit, pikërisht për faktin se brenda disa fazave të zhvillimit, disa shoqëri kanë pasur norma të ndryshme dhe karakteristike të sjelljes pozitive. Në praktikën fillestare këto norma ishin të karakterit normal dhe të zakonshëm, kurse më vonë edhe të karakterit formal-juridik.

Sjellja asociale

Sjellja antisociale

Krimi

Page 22: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

22

Bashkësinë primitive e karakterizojnë rregullat e sjelljes dhe normat e karakterit moral, prandaj sulmi ndaj atyre rregullave kuptohej si atak në jetën kolektive, traditën dhe integritetin e tërë shoqërisë. Për sjellje të tilla ekzistonte dënimi fizik sipas parimeve “talon” (sy për sy dhe dhëmbë për dhëmbë), saktë, sulmi i kundërvihej vet dënimit. 3) Me paraqitjen e bashkësive shtetërore themelohen rrënjët e reagimit institucional ndaj sjelljeve kriminale dhe krimit në përgjithësi. Në këtë periudhë paraqiten tendencat që sanksionet të mos e qëllojnë kolektivitetin, por kryesin konkret të veprës penale. Në kuptimin zhvillimor të fjalës këtu hasim në rrënjët e njërës nga karakteristikat më të rëndësishme të sanksioneve bashkëkohore penale-juridike: individualizimin e dënimit. Kalimi në sistemin e reagimit institucional apo të organizuar shtetëror është karakteristik për fazën e paraqitjes së ligjeve të para të shkruara, të cilat parashihnin dënime të rënda trupore (Kodi i Hamurabit, Kodi Romak i 12 Tabelave, Kodi i Moisiut, ...). Burimet mesjetare karakterizojnë dukurinë e humoristëve endacak të cilët shfrytëzonin disa ngjarje që tingëllonin si krim dhe luheshin larg nga skena të cilat i prezantonin narratorët duke tërhequr vëmendjen e shumë dëgjuesve. Ky fakt vetëm sa e konfirmon tendencën e interesimit absolut të masave të gjera për krimin, e cila është ruajtur deri në ditët e sotme. Me zhvillimin e mëvonshëm të civilizimit krimi mbeti temë e cila gjithmonë ishte aktuale dhe e përcillej nga publiku me vëmendje të madhe. Mendimtarët e mëdhenj të shek. XVIII, XIX dhe XX, në veprat e tyre jo rrallë simuluan skena të caktuara të krimit, duke tërhequr vëmendjen e lexuesve (Sofokliu, Shekspiri, Moliere, Hygo, Dikensi, Dostojevski, ...). Me një analizë sipërfaqësore të përmbajtjes së romanit dhe akteve të ndryshme të shkruara, nuk është vështirë të përfundohet se krimi ishte klasifikuar në vend të lartë në sferën e interesimit të shkrimtarëve. Ky akt natyrisht është produkt i drejtpërdrejt i kërkesës së madhe të lexuesve, që pa dyshim tregon faktin se njerëzit gjithmonë kanë dëshiruar të dinë kurdo dhe kudo se çka po ndodhë në fushën e jetës së vrazhdët dhe devijante. Zhvillimi i masmediave dhe kulturës së tyre krijoi një arsenal komplet të aplikimeve, merreshin me krimin si temë primare (stripat, filmat, romanet kriminalistike,...). Padyshim filmat më të shikuar sot në botë janë ata të cilët në produksionin e vet kanë përmbajtje krimin në çfarëdo kuptimi. Tabloidet më të lexuara gjithmonë janë ato të cilat kanë për temë krimin dhe aktorët e tij, kurse emisionet televizive, ato që përcjellin dukuritë e tilla, sidomos kohët e fundit janë shumë të shikuara. Pikërisht për shkak të kësaj që u theksua edhe kriminologjia e orientuar në pikëpamje sociale-psikologjike, gjenezën e interesimit të njeriut për krimin përpiqet ta shpjegojë përmes katër grupe faktorësh. 4) Grupin e parë të faktorëve e bën interesimi emocional i cili në vete ___________ 3) Zvonareviq, M., „Psikologjia Sociale“, Beograd, 1972, fq. 289 - 290

4) Mllagjenoviq, R. , „Kriminologjia“, FSHK, Sarajevë 1999, fq. 35-43

Page 23: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

23

përmban frikën nga krimin, dëshirën për hakmarrje për shkak të krimit të kryer dhe dëshirave të paplotësuara aventuriste në natyrën e çdo njeriu i cili, duke u identifikuar me aktorët pozitiv apo negativ, përjeton një lloj katarze. Frika nga krimi është njëra ndër dukuritë më aktuale të kohës sonë. Hulumtimet e bëra në vende më të zhvilluara të botës tregojnë rritje rapide të ndjenjës së pasigurisë dhe doza të vogla kronike të ndjenjës të sigurisë subjektive të qytetarëve. Qëndrimi i këtillë është i shprehur sidomos në pjesën dërrmuese të shoqërive të industrializuara.

Disa hulumtime më të reja tregojnë se madje 70% e qytetarëve të Sarajevës kanë pasur frikë të ecin natën rrugëve të pandriçuara të qytetit, kurse 60% tregojnë se nganjëherë ndjejnë pasiguri edhe në shtëpitë e tyre. Se nuk është fjala vetëm për pohime irracionale të frikës tregon edhe fakti se anëtarët madje të 50% të familjeve kanë qenë viktima të veprave penale vetëm brenda 1 viti kalendarik. Kriminologët e B dhe H i brengos shumë fakti se krimi (sidomos ai i orientuar në dhunë), me frikën nga sëmundjet e këqija dhe kataklizmat e luftës është bërë tmerri më i madh për qytetarët e Sarajevës. 5) Grupi tjetër i faktorëve ka të bëjë me rrezikun të cilin e prodhon krimi për vendosjen e rendit të vlerave etike dhe vlerave tjera sociale. Shtimi i krimit sot paraqet kriterin më sinjifikativ të çrregullimit shoqëror. Kjo manifestohet më së shpeshti me krizën e përgjithshme morale, por edhe me krizën vet sistemit juridik. Klima e anemisë sociale dhe mungesa e mekanizmave adekuat juridik krijon ndjenjën e rrejshme të sigurisë formale të njerëzve, e në realitet gjeneron ndjenjën e paprekshmërisë ligjore për individët të cilët bëjnë krim. Faktorin e tretë, në vargun e faktorëve, do të mund ta quanim thjeshtë faktor ekonomik. Sipas këtij faktori akti i krimit në asnjë rast shoqërinë nuk e lë të qetë. Ekzistojnë disa arsye për këtë pohim. Arsyeja themelore qëndron në faktin se krimi paraqet barrë të madhe për bashkësinë, jo vetëm për shkak të dëmit të drejtpërdrejt material që e shkakton delikti por edhe për shkak të një aparati të tërë hetues dhe institucioneve tjera që duhet vënë në lëvizje për tu zgjidhur të gjitha veprat kundërligjore. Në fund, interesimi për krim ekziston edhe për shkak të asaj se vet analizimi i stilit të jetës së kriminelëve shërben si burim i mirë për t’i kuptuar njerëzit dhe veprimet e tyre. Këtu nuk mendohet vetëm në analizimin e sjelljeve devijante por edhe në veprimet konformiste, të cilat shndërrohen plotësisht në stil kriminal të përjetimit dhe sjelljes. 6) Parakusht për zhvillimin e çdo disipline shkencore që merret me njeriun, është përdorimi konsekuent, preciz dhe i drejtë i nocionit (termit). Kjo është e lidhur mënyrë të pashmangshme edhe me hulumtimet kriminalistike dhe kriminologjike. Vet dallimi terminologjik nganjëherë sjellë deri tek mospajtimet ndërmjet hulumtuesve të cilët merren me probleme të caktuara. _________________ 5) Murabegoviq, E., „Policia në Preventivë të Kriminalitetit në Nivel të Bashkësisë Lokale, Studimi i Rastit– Kanton“

Sarajevë (punim magjistrature), FSHK, Universiteti i Sarajevës, Sarajevë, 2003.

6) Newman, „Defensible Space“, New York, Macmillan, 1972, fq. 46-58

Page 24: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

24

Nganjëherë disa autorë, qoftë për komoditet personal apo qasje të pamjaftueshme ndaj problemit, i shmangen definimit të qartë të nocionit i cili drejtpërdrejt apo tërthorazi është objekt i hulumtimit dhe përdoret në hulumtim. Natyrisht, edhe në literaturën tonë kriminalistike, kriminologjike madje edhe penale-juridike vërehet një praktikë e përdorimit të shumë termave apo nocioneve të cilat përdoren me rastin e shpjegimit të llojeve të posaçme të sjelljeve. Më së shpeshti, nocionet e përdorura, të cilat nganjëherë konsiderohen edhe si sinonime, janë krim, delikt, kundërvajtje, kriminalitet, delikuencë, devijim, asocial e të ngjashme. Disa autorë nuk e bëjnë dallimin e qartë ndërmjet sjelljeve asociale të individëve. Duke e përdorur gradacionin e sjelljes socio-patologjike në disa tekste hasim përdorimin e shprehjes delikuencë, deviacion dhe kriminalitet në kontekste identike duke folur për to si për sinonime. Kryesisht fjala është për definimet e dukurive asociale jashtë sferës formale-juridike të përcaktimit të dukurisë. Mirëpo, pa marrë parasysh se kohët e fundit po shprehet një interesim i madh për hulumtime në disiplinën kriminalistike, kriminologjike dhe disiplinat tjera shkencore, edhe më tej vërehet shumësi e qasjeve të ndryshme me përcaktime shumë domethënëse dhe kontroverse të krimit. Faktet e koncipuara kësisoj flasin mjaft për kompleksin e qasjes shkencore të studimit të krimit. Në këtë mënyrë dallimet e shprehura terminologjike vështirësojnë një qasjen analitike përmbajtjesore, teorike dhe komparative gjë që ka sjellë edhe deri tek konfuziteti në definicione e nganjëherë madje edhe deri tek elaborimet dhe përdorimet joadekuate të termit krim. Literatura bashkëkohore kriminologjike, kriminalistike dhe sociologjike në pjesën që ka të bëjë me gjenezën e zhvillimit të sjelljeve devijante, delikuente dhe kriminale të individit apo grupit, nën shprehjen apo termin krim nënkupton fenomene të ndryshme. Me një analizë detaje të përmbajtjes së burimeve të kapshme të literaturës mund të përfundohet se është e mundur të dallohen 5 koncepte themelore të cilat mendimin mbi krimin në pikëpamje metodologjike e renditin në grupe të caktuara të dukurive sociale. Kështu mund të flasim për anën legjislative të krimit, anën morale të tij, krimin si formë patologjike, fenomenin i cili korrespondon me (dez)organizimin shoqëror dhe krimin si lidhëz të interaksionit social. Duke pasur parasysh se kjo është tema primare e këtij punimi, nuk do ta bëjmë këtu verifikimin e shumësisë së qëndrimeve teorike për këtë fenomen. Në vazhdim do të flasim për aspektet fundamentale të definimit të termit të përmendur. 1.3. Kriminaliteti, vështrimi etimologjik-etiologjik i tij Shikuar nga këndi etimologjik termi krim është i kohës Romake, nga shprehja post klasike latine; Crimen, Maleficium, Delictum, Scelus, që në përkthimin e

Page 25: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

25

thjeshtë, në shqipet do të thotë: krim, keqbërje, delikt i rëndë, xhelozi, kundërvajtje e normës shoqërore. Ky term fillimisht është përdorur për shënimin e vendimit gjyqësor apo aktvendimit, akuzës së pabazuar, fajësim apo nënshtrim. Më vonë kuptimi i tij lidhet për detaje në të cilat ankohej paditësi në Romën e Vjetër, mirëpo shpejt është profilizuar dhe zgjeruar përtej sjelljes kriminale. 7) Kjo etimologji latine e fjalës (crimen) ka gjetur vend në terminologjinë e shumë gjuhëve botërore në shpjegimin e kuptimit të kriminalitetit: freng. Crime-criminalite, ang. Crime-criminality, portug. Crime-criminalidade, span. Crimen-criminalidade, ital. Crimine-criminalita. Nga fjala burimore latine e theksuar crimen lind shprehja kriminel, kriminalitet e cila është ruajtur dhe pranuar edhe në praktikën e përditshme. Në kuptimin e gjerë të fjalës ky nocion zakonisht gjendet si relikt i përbashkët i të gjitha formave të sjelljeve të dënueshme, duke përfshirë në këtë rast edhe deliktet, kundërvajtjet etj. Mirëpo, në sistemet penale-juridike bashkëkohore dominon kuptimi më i ngushtë i këtij nocioni me ç’rast shprehja krim nënkupton vetëm llojet më të rënda, më të rrezikshme të sjelljeve të dënueshme. Natyrisht mendojmë në veprat penale të inkriminuara në dispozitat juridike pozitive të ligjit penal. Sipas disa autorëve (Horvatiq, Ignjateviq) krimi megjithatë kumbon me një si arkaik. Në të vërtetë disa sjellje të cilat janë të inkriminuara në të drejtën pozitive të shtetit të caktuar për shkak të shkallës së rrezikut shoqëror nuk e vlejnë një titull të këtillë kumbues. Definimi më preciz do të ishte: kriminaliteti paraqet numrin e tërësishëm të sjelljeve të dënueshme në hapësirë dhe kohë të caktuar. 8) Në këtë kuptim shkaku i përdorimit të gjerë të këtij termi më së shpeshti haset në statistikat policore dhe prezantimet mediale të punës policore, për kriminalitetin në hapësirën e caktuar gjeografike (administrative) gjatë periudhës të caktuar. Për shkak të qëndrueshmërisë së nocionit në praktikën e përditshme kriminalistike dhe kriminologjike në vijim do ta përdorim termin kriminalitet. Kriminalitetin para së gjithash e karakterizon shumëkuptimësia e tij apo multidimensionaliteti etiologjik-fenomenologjik. Ai paraqet njëkohësisht kategori ligjore të përcaktuar me legjislacionin pozitiv juridik penal të një vendi, lidhur me sjelljen e caktuar të individit apo grupit (dimensioni psikologjik); faktin shoqëror (social) i cili zhvillohet në kushtet konkrete hapësinore dhe gjeografike. Të gjitha këto dimensione mbi përkufizimin e kriminalitetit _______________________________

7) Geis, G., „Sociology and Crime“, New York, 196, fq. 8

8) Horvatiq, ZH., „Kriminologjia Elementare“, Libri Shkollor“, Zagreb, 1993,fq. 3-7

Page 26: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

26

paraqesin vetëm udhërrëfim për qasje dhe analizë të hollë, duke treguar në këtë mënyrë multidisiplinaritetin e tij. Interpretimet terminologjike të kriminalitetit me qasje të ndryshme teorike-metodologjike dhe konceptuare çojnë në nevojën e qasjes sistematike dhe multidisiplinore të problemit. Që të mund të tregohet korniza e përbashkët orientuese metodologjike për sqarimin e këtij nocioni, është e domosdoshme që së pari të hulumtohen orientimet relevante të fenomenit kriminalitet në ditët e sotme. Hulumtimi i tij në pikëpamje metodologjike koncipohet në suaza të analizave kuantitative në kuptim të frekuencave të sjelljeve të dënueshme (nr. I veprave penale të regjistruara) dhe diferencimit në pikëpamje të llojit dhe intensitetit të paraqitjes së kriminalitetit, ndërsa dimensioni kualitativ i hulumtimit mbështetet para së gjithash në analizat e nduarduarta të përmbajtjes, studimit të rastit (case study) tregimit jetësor (life stories) dhe vështrimit si hallkë e pashmangshme në vargun e hulumtimit të kriminalitetit në përgjithësi. Qëndrimet e përmendura gjegjësisht dallimet terminologjike kanë vështirësuar krijimin e një qasjeje unike analitike dhe përmbajtjesore në formimin ekzakt të kornizës teorike e cila do të eliminonte konfuzionet e nocioneve gjatë studimit të nocionit kriminalitet 1.4. Definimi i kriminalitetit, qasjet teorike- metodologjike Një numër i madh i autorëve, definimi e kriminalitetit e elaborojnë nga aspekti juridik(legal). Sipas kësaj qasjeje, bazën për definimi e kriminalitetit e paraqesin normat legjislacionit penal material. Sipas këtyre teorive personat të cilët i shkelin normat pozitive-juridike me të cilat janë mbrojtur interesat e përgjithshme të shoqërisë konkrete, i quajmë kriminel, apo delikuent dhe kundërvajtës. Definicionet ligjore të kriminalitetit i kanë shqiptuar edhe shumë kriminolog prej të cilëve me këtë rast ishte dashur ti përmendim disa shembuj më eklatant për nga forma dhe përmbajtja, dy kriminolog më të njohur, Hans Von Hentig sipas të cilit “krimet paraqesin veprimin apo mosveprimin e individit të cilin shoqëria e organizuar e ka ndaluar me një formë të posaçme, me një formë serioze” 9), dhe Edwin Sutherland, sipas të cilit” krimi paraqet, asgjë tjetër vetëm se shkelje të ligjit penal”.10) Ndërkaq, kriminaliteti është dukuri reale në zhvillimin e çdo shoqërie si në pikëpamje etiologjike ashtu edhe në pikëpamje të pasojave të cilat i nxit në të. Madje edhe në rastet kur ai manifestohet si sjellje individuale prapë ka karakter para së gjithash social. Natyra e tij është e karakterit relativ dhe format e tij oshilojnë në vende të ndryshme dhe në epoka të ndryshme historike. Pikërisht për shkak të kushtëzimit historik-struktural të tij dhe përcaktimit, disa autorë nisen nga elementet sociologjike,duke e kritikuar shumica definicionin e kriminalitetit si jo adekuat dhe të pa përcaktuar. 11) _______________ 9) Hentig, H., „Krimi në Shoqëritë Bashkëkohore“, Sarajevë, 1962, str 12-15

10) Eliot, M., „Krimi në Shoqëritë Bashkëkohore“, Sarajevë, 1962, fq. 45-48

11) Milutinoviq, M., „Kriminologjia“, Beograd, 1988, fq. 29

Page 27: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

27

Këto pikëpamje janë mjaftë heterogjene dhe në të shumtën janë të bazuar në teorinë e grupit të cilën e zhvillojnë kriminologët e proveniencës sociologjike. Kështu E.Hunt përfaqëson tezen sipas së cilës “kriminaliteti paraqet akt të një personi të cilin e gjykojnë anëtarët e grupit të cilit i takon ai person , kurse kjo dispozitë drejtpërdrejt varet nga vetëdija aksiologjike dhe etike e atij grupi shoqërorë. Në të njëjtin kontekst mund të merret edhe mendimi i E.Johnson ,sipas të cilit”kriminaliteti paraqet atë akt i cili rrënon interesat fondamentale të një grupi kurse vetë sjellja kriminale nënkupton sulmin e disa në vlerat e grupit të cilit ata i përkasin. Me këtë akt pushon të vlejë lojaliteti i tyre përballë atij grupi shoqëror. 12) Shumë sociologë dhe kriminolog bashkohorë problematikën e kriminalitetit e trajton në mënyrë shumë ekstensive duke e definuar atë si sjellje antisociale-asociale apo si sjellje të pa dëshirueshme. Në teori haset edhe konstruksioni i cili flet për kriminalitetin si sjellje të pa përshtatshme dhe devijante. Në këtë mënyrë bëhen përpjekje për shmangie nga shqyrtimi i problemit të inkriminim të sjelljeve të tilla duke e lënë anash të ashtuquajturin dimension ligjor të kriminalitetit. Qasja e përmendur studimit të kriminalitetit nuk është krejtësisht e pranueshme edhe pse është e gërshetuar me qëndrime interesante dhe kundërshtime të arsyeshme ndaj definicionit juridik. Sipas këtyre teorive kriminaliteti në tërësi përfshinë sjelljen antisociale e cila është në konflikt me normat juridike dhe morale të sjelljes. Qëndrimet e tilla ekstensive me shprehjen kriminalitet konsiderojnë delikuencën (të gjitha sjelljet e dënueshme) si dhe të gjitha format devijante(sjelljet asociale në shoqërinë konkrete). Krahas përcaktimit definues të shprehjes kriminalitet është me rendësi të përcaktohet edhe karakteri i tij shoqërorë, kushtëzimi dhe ligjshmëria e paraqitjes së tij në kushtet dhe strukturat e dhëna në të cilat disa persona janë të futur në procesin e kriminalizimit, duke pasur kujdes për atë se ai paraqet dukuri shoqërore e cila manifestohet në veprimet konkrete të inkriminuara të disa personave. 13)

Definicionet juridike dhe sociologjike të kriminalitetit e bëjnë një unitet apo më saktë dy anë të së njëjtë dukuri. Domosdoja e gërshetimit të këtyre dy qasjeve në hulumtimin e kriminalitetit mbështetet në njohuritë e pa rreshtuara të drejtimeve juridike nga ana e socio-kriminologëve. Njohuria e këtij lloji është e domosdoshme për studimin e materialit empirik në përgjithësi sepse në të kundërtën do të humbej dallimi ndërmjet kriminalitetit dhe formave tjera të sjelljes devijante. Pikërisht në këtë fakt mbështetet edhe konstatimi për kriminalitetin si dukuri historike dhe në pikëpamje strukturale i kushtëzuar. Si fakt social, vështruar nga aspekti i shoqërisë në tërësi dhe si fenomen i cili në bazë të proceseve dhe marrëdhënieve të tërësishme shoqërore, kriminaliteti ______________ 12) Lagache, D., „Criminology and Penology“, New York 1965, fq. 9

13) Milutinoviq, M., „Kriminologjia“, Beograd, 1988,fq. 29

Page 28: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

28

shërben si indikator i mekanizmave kyç shoqërorë të cilët e gjenerojnë atë dhe nga të cilët ai lind. Pa perspektivën e këtillë sociale nuk do të ishte e mundur që në mënyrë të drejtë të afirmohet hulumtimi sociologjik- kriminologjik i kriminalitetit. Më saktë, pa aplikimin e metodës sociologjike kjo dukuri nuk do të ishte plotësisht e definuar.14)

Mirëpo, pa marrë parasysh rëndësinë e metodës sociologjike në hulumtimin dhe studimin e kriminalitetit është i pashmangshëm aplikimi edhe i instrumentit të posaçëm psikologjik në mënyrë që plotësisht të kuptohet interaksionit ndërmjet aktorëve të ngjarjes penale. Mungesa e këtij dimensioni me siguri do të lente një vakum të madh në interpretimin e nocionit të kriminalitetit. Një gjendje e këtillë do të ishte e paqëndrueshme sidomos për shkak të faktit që do të mbetej pa u sqaruar një pjesë e madhe që është e domosdoshme për njohjen komplete të fenomenit e që ka të bëjë me aspektin e motivacionit e i cili individët i përcakton për sjellje kriminale. Me kombinimin e këtyre dyjave vijmë deri tek aspekti i ri i ashtuquajtur aspekt socio-psikologjik në interpretimin e kriminalitetit. Ai dallohet për nga qasja analitike në sqarimin e marrëdhënieve ndërmjet grupeve sociale dhe individëve. Gjithsesi vlen të përmendet edhe aspekti kulturorë i cili është gjithnjë e më tepër i pranishëm në studimin e kriminalitetit. Ky aspekt i studimit të kriminalitetit në pikëpamje hapësinore dhe kohore e përcakton dhe e analizon kriminalitetin nga këndi i orientimeve dhe formave të vlerave dhe normave morale në përgjithësi. Në këtë mënyrë definohet jo vetëm si atak në sistemin juridik të një shteti por edhe në virtyte morale të cilat manifestojnë sistemet e vlerave të shoqërisë konkrete. Natyrisht kriminaliteti paraqet edhe kategori politike-0 ekonomike sepse prania e tij në shoqërinë moderne pashmangshëm kërkojnë krijimin dhe ndërtimin e sistemit global të rrjetave ndërmjet institucioneve mbrojtëse me qëllim të parandalimit dhe të eliminimit të shkaqeve të devijimeve të theksuara. Këtu duhet apostrofuar edhe nevoja për investimet adekuate financiare që të mund të organizohen në mënyrë efektive ë gjitha shërbimet mbrojtëse, gjë që paraqet edhe anën ekonomike të problemit të theksuar. Zhvillimin e shoqërisë civile njëkohësisht e përcjellë edhe shtimi konstant i kriminalitetit në pesëdhjetë vjetët e kaluara. Stagnimet e kohëpaskohshme të shënuara në statistikat policore, padyshim kanë paraqitur vetëm pasqyrë të gabueshme të gjendjes reale. Format e manifestimit të tij ndërrojnë në mënyrë konstante, zvogëlohet vëllimi kurse ndikimi dhe shumë dimensionaliteti janë gjithnjë e më të pranishme madje edhe në fushat që dikur kanë qenë imune nga ndikimi i tij. Nga këndvështrimet e përmendura rezulton se kriminaliteti mund të definohet edhe me anë të analizave kauzale të elementeve që e krijojnë atë si dhe të gjitha masave të nevojshme me qëllim të pengimit të tij. ____________ 14) Durkheim, E., „Rregullat e Metodës Psikologjike“, Beograd, 1963, fq. 24-28

Page 29: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

29

Pra vetëm përmes sistemit të luftimit të kriminalitetit dhe përmes veprimtarisë praktike penale-juridike në pengimin e kriminalitetit, është e mundur që në bazë të njohurive shkencore të formohet korniza filozofike e veprimit të të gjitha nën sistemeve në shoqëri të cilat janë të ngarkuara në mënyrë direkte apo indirekte për t iu kundërvënë kriminalitetit. Puls të rëndësishëm të gjitha këtyre aktiviteteve i jep edhe disiplina shkencore të cilin e quajmë politik kriminale politik e luftimit të kriminalitetit apo në mënyrë më precize dhe më gjithë përfshirëse politik e kundërvënëse të kriminalitetit. 1.5. Reaksioni shoqëror ndaj sjelljeve asociale dhe antisociale Shumë shoqëri qysh në stadet e tyre të hershme të zhvillimit janë përpjekur të reagojnë në format e ndryshme të sjelljeve devijante të individëve apo grupeve të cilat ndikonin negativisht në zhvillimin e përgjithshëm shoqërorë . Orientimi i këtillë para së gjithash kishte të bënte me të gjitha sjelljet të cilat rrënonin të gjitha normat themelore të jetës shoqërore, vlerat themelore të shoqërisë si dhe marrëdhëniet në të cilat mbështetet ekzistenca e atyre bashkësive. Pa marrë parasysh larmin e orientimeve aksiologjike në shoqëritë dhe kulturat e ndryshme si dhe në sferat e njohurive dhe veprimeve njerëzore, një gjë mbetet fakt se çdo shoqëri është përpjekur të formojë institucionet adekuate normative dhe institucionet tjera në mënyrë që sjelljet e këtilla ti identifikoj dhe ti sanksionoj. Meqenëse këtu bëhet fjalë për vlerat si fakte relevante të proceseve shoqërore politike gjegjësisht për ekzistimin dhe qëndrueshmërinë e bashkësive politike reaksioni ndaj sjelljeve devijante ishte vetëm vazhdim logjik i hapit në evolucionin e shoqërisë përmes historisë së krijimit të saj. Kur flasim për epokën e informatikës dhe shoqëritë absolutisht të industrializuara, qasja sistematike e zgjidhjes së problemit të kriminalitetit nënkupton, domosdo, krijimin e postulateve kryesore metodologjike të cilat në mënyrën më të thjeshtë do të shënojnë ndryshime në sferën e sjelljes dhe do të sjellin plane adekuate, masa dhe parashikime me rastin e trendëve të rritjes së fenomeneve në fjalë në tërë botën. Mënyra e tillë e veprimit është e pamundur të etablohet pa vendosjen e disiplinës së pavarur shkencore që merret me evidentimin dhe programimin sistematik të reaksioneve në gërshetimet e ndryshme të sjelljeve asociale duke filluar nga ato që i konsiderojmë devijante e deri tek ato kundërligjore. 15) Si dukuri përcjellëse e veprimit të organizuar në sjelljet e përmendura zhvillohen edhe reaksionet e caktuara, shkencërisht të bazuara dhe të kushtëzuara me të dhënat empirike mbi frekuencat dhe fenomenologjinë e këtyre dukurive. Ciklusi i këtillë i zhvillimit përfshinë si përsosjen e metodave shoqërore ashtu edhe të shkencave natyrore. Në diapazonin e përmendur të orientimeve shkencore vëmendje e madhe është drejtuar në grupin e ashtuquajtur disiplina juridike të cilat, pashmangshme paraqesin hallkë në zbatimin e dispozitave ligjore të shoqërisë së caktuar. _____________________ 15) Murabegoviq, E., „Policia në Preventivë të Kriminalitetit në Nivel të Bashkësisë Lokale-Studimi i Rastit– Kanton“

Sarajevë (punim magjistrature), FSHK, Universiteti i Sarajevës, Sarajevë, 2003.

Page 30: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

30

Brenda familjes së të ashtuquajturave disiplina penale juridike vend shumë të rëndësishëm pa dyshim zënë edhe politika kriminale apo siç e quajmë atë politika e luftimit të kriminalitetit. Detyra primare e saj është analizimi, sintetizimi, përpunimi, reagimi dhe parashikimi i sjelljes së caktuar kriminale. Në gjuhët tona kjo disiplinë ka marrë disa emra prej të cilëve do ti përmendim ata të cilët më së shpeshti përmenden në literaturën dhe praktikën profesionale. Kështu i hasim emrat si :politik kriminale, politik e luftimit të kriminalitetit, politik anti kriminale, politik kriminaliteti. Shumë autorë madje edhe linguistët i kontestojnë disa nga këto tituj të përmendur duke apostrofuar disa specifika të vetë titullit, përmbajtjes dhe lëndës të kësaj disipline. Mirëpo sipas shumicës së autorëve nga hapësira e përmendur linguistike, termi politika e luftimit të kriminalitetit është diçka më e përcaktuar dhe më precize dhe së në teori përdoret më shpesh sesa termi politika e kundërvënies së kriminalitetit. Ky vetvetiu përfshinë politikën kriminale në kuptimin e ngushtë dhe të gjerë. Kuptimi i ngushtë i fjalë përfshinë politikën penale–juridike, kurse kuptimi i gjerë nënkupton edhe mjetet tjera të kundërvënies të kriminalitetit. Mund të përfundojmë se përmbajtjen e politikës së kundërvënies së kriminalitetit e bëjnë e drejta penale dhe zbatimi i saj në praktik si dhe mjetet tjera me qëllim të mbrojtjes efikase të vlerave dhe të mirave nga sjelljet e dëmshme shoqërore. Vet termi politik e luftimit të kriminalitetit me shumëçka është më preciz se sa shprehja politikë e kundërvënies së kriminalitetit, të cilat përdorën si sinonime në evaluimin e problematikës së përmendur. Gjerm. Kriminal politik, angl. Crime policy, politik of crime control, politics of crime; freg.politique criminelle; ital. Politika criminale paraqesin konstruksionet të cilat ishte dashur të shënojnë politikën e kundërvënies ndaj sjelljeve kundërligjore. 16) Disa teoricienë (H. Orvatiq, Cvitanoviq) në veprat e tyre përmes shprehjes politika kriminale në esencë nuk pasqyrojnë dhe nuk shënojnë atë që ishte dashur të jetë thelbi i këtij konstruksioni, gjegjësisht atë kuptim i cili ekziston në teoritë e një numri të caktuar kriminologësh(p.sh. Milutinoviq, Mlagjenoviq). Politika kriminale sipas tyre në përkthim në gjuhën tonë do të thoshte politika e keqe (kriminale). Për shkaqe të këtilla në literaturën kriminologjike dhe kriminalistike ky term përdorët si politika antikriminale apo politika e kundërvënies së kriminalitetit me të cilin drejtpërdrejt udhëzon në përmbajtjen gjegjëse terminologjike dhe reale të aktiviteteve për të cilat po flasim. 17) ________________ 16) Stojanoviq Z. „Politika e Luftimit të Kriminalitetit“, Fakulteti Juridik, Universiteti i Novi Sadit, Novi Sad, 1991,

fq.113-124.

17) Horvatiq ZH. Cvitanoviq L. „Politika e Luftimit të Kriminalitetit“, MPB e Republikës së Kroacisë, Zagreb, 1999, fq.1-3.

Page 31: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

31

1.6. Politika e kundërvënies (pengimit dhe luftimit) së kriminalitetit Idetë e para të paraqitura për politikën e luftimit të kriminalitetit mund ti hasim qysh në kohërat e lashta në veprat e iluministëve nga të cilat dallojmë Monteskjeun i cili thekson: ”zbulimi i mjeteve për ndërtimin e legjislacionit më të mirë të mundshëm tregon logjikën e reaksionit të shoqërisë në krimin” duke nënkuptuar me këtë çdo legjislacionin i cili do ta pengonte dhe luftonte kriminalitetin duke siguruar të drejtat themelore të individit. Pikëpamjet e problematikës së luftimit dhe pengimit të dukurive të këtilla kanë ndryshuar gjatë zhvillimit historik të bashkësisë, prandaj edhe më pajtim me këtë fakt janë paraqitur edhe masat dhe mjetet e ndryshme të luftimit në disa shoqëri, në shkallën e ndryshme të zhvillimit të tyre. Për ta kuptuar plotësisht lëndën dhe metodat politike të luftimit të kriminalitetit do ti kthehemi klasifikimit të Ronald Grasbergut, njërit prej themeluesve të psikologjisë moderne hetimore. Ai vëmendje të madhe i kushtoi pikërisht klasifikimit të shkencave penale gjegjësisht kriminologjike për ta ndriçuar plotësisht rrugën e njohjes dhe zbulimit, sqarimit, të provuarit. parashikimit dhe parandalimit të sjelljeve antisociale. Brenda nocionit të tij të disiplinave kriminologjike, Grasbergu i radhiti disa disiplina shkencore në bazë të materies së tyre të studimit në këtë mënyrë. Sipas këtij klasifikimi disiplinat kriminologjike ndahen në tri baza globale klasifikuese dhe disiplina shkencore që u përkasin atyre. Kështu kemi : 1. disiplinat kriminologjike të cilat studiojnë realitetin objektiv penal a. fenomenologjia kriminale ( shkenca mbi manifestimet kriminogjene), i. morfologjia kriminale (disiplina mbi format e jashtme të krimit) ii. studimi mbi format e ekzistencë së kriminelit iii. biologjia kriminale, i. studimi mbi personalitetin e kriminelit, ii. sociologjia kriminale ( studimi i faktorëve të jashtëm kriminogjen) 2. disiplinat kriminologjike të cilat studiojnë gjendjen faktike të procedurës

penale, a. shkenca mbi hetuesin (studimi i provave materiale) i. mjekësia gjyqësore, ii. teknika kriminalistike , iii. psikologjia gjyqësore , iv. taktika kriminalistike, 3. disiplinat kriminologjike të cilat studiojnë mbrojtjen nga kriminaliteti, a. studimi i parandalimit të kriminalitetit,

Page 32: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

32

1. eugjenika , 2. politika sociale kundër kriminalitetit, 3. pedagogjia kurajuese ; 4. penologjia; Studimi i mjeteve teknike kundër sulmit penal 1. teknika e sigurisë, 2. Represioni dhe veprimtaria preventive e policisë Pikërisht pjesa e fundit tregon se qysh në shekullin XIX. (1987) është menduar për disiplinën e cila do të përfshinte të ashtuquajturën politik ndaj kundërvënie së kriminalitetit. Kjo në të vërtet është gjurma më e vjetër e veprimit praktik dhe analitik të elaborimit të kësaj disipline shkencore si pjesë e shkencës kriminologjike. 18) Si mjet primar në luftën kundër kriminalitetit në përgjithësi, para së gjithash përmendën sanksionet penale në formë të dënimit me dhunën e tyre dhe natyrën represive. Zbatimi i masave represive në formën primitive zakonisht kanë qenë të përcjella me forma të ndryshme të dhunës si dhe me metodat më të vrazhda fizike dhe psikike të dhunës. Natyrisht edhe evoluimi i tyre ishte i karakterit ndryshues duke pas parasysh shkallën e zhvillimit historik dhe karakterin shoqërorë të shoqërisë në të cilin ato ishin paraparë dhe ishin zbatuar. Politika e më hershme kriminale, duke u mbështetur në ligje dhe ndëshkime si instrumente themelore të saj, ishte reduktuar kryesisht në masat e drejtuar kah individi, gjegjësisht kryesi i veprës penale, prandaj edhe në përputhje me këtë ishte përpunuar dhe perfeksionuar edhe ndonjëri nga sistemet ndëshkuese (penale), ndërsa politika bashkëkohore e luftimit të kriminalitetit gjithnjë e më tepër hedh karakterin represiv dhe merr preventivën sociale me qëllim të kundërvënies më efikase të kriminalitetit. Përkundër praktikës së vjetër-ndëshkimit si formë e vetme e sanksionit penal, sot sistemet e sigurisë janë të fokusuar më tepër në trajtime humane sidomos në aspektin e lartësisë dhe llojit të sanksionit. Gjithnjë e më tepër po zbatohen masat e sigurisë dhe masat edukuese (ndaj delinkuentëve të mitur). Natyrisht dënimi është ruajtur edhe më tej, por kuptimi dhe funksioni i tij në masë të konsideruar kanë ndryshuar. Nga masat e dikurshme të frikësimit, që në periudhat e ndryshme historike ishin stil veprimi i institucioneve mbrojtëse të shtetit, sot ato plotësisht janë transformuar përmes ndryshimit implementimit, shndërrimit të tyre në masa preventive, si dhe në masë risocializimi. ______________ 18) Grasberger, R, „Psychologie des trafverfahrens“, Springer – Verlag, Wien, 1950, fq. 7-8.

Page 33: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

33

Politika e kundërvënies së kriminalitetit në kohën e sotme koncentrohet në hulumtimin e mundësive të reja për realizimin e qëllimit të saj si dhe në përparimin e mjeteve tashmë të profilizuara penalo juridike dhe sociale-preventive në trajtimin e kriminalitetit. Rëndësia e saj e posaçme qëndron në nevojën e harmonizimit të veprimeve të të gjitha organizatave mbrojtëse të një shoqërie të përfshira në aktivitetet antikriminale. Duke realizuar detyrat primare të saj kjo politik ofron kontribut të rëndësishëm për efektin e gjykimeve reale të legjislacionit penal dhe praktikës e cila është mbështetur në të si dhe validitetit të masave sociale-preventive të cilat shteti i caktuar i merr në luftën kundër kriminalitetit. Prandaj, politika e kundërvënies së kriminalitetit mundë të ketë sukses nëse është e sinkronizuar në ansamblin e masave të tjera të sigurisë dhe politikës sociale të shoqërisë konkrete. Kjo nënkupton se operacionalizimi i saj zhvillohet ekskluzivisht në bazë në njohurive dhe praktikave shkencore. Pikërisht këto argumente dhe rezultate të realizuara në fushën praktike paraqesin substratin e vet në inicimin dhe orientimin recidiv të legjislacionit bashkëkohor penal. Sistemi i këtillë i masave paraqet parakusht për qasje dhe veprim efikas të institucioneve shtetërore të cilat janë të përfshira në aktivitet e luftimit dhe pengimit të kriminalitetit. Filozofia e reformave të bashkësive shtetërore moderne tashmë një kohë të gjatë nuk qëndron ekskluzivisht në planin dogmatik-juridik. Në kohët e fundit ato në një masë të madhe paraqesin edhe rezultatin e hulumtimeve nga fusha e politikës së kundërvënies së kriminalitetit dhe të arriturave shkencore në përgjithësi. Me verifikimin e rezultateve hulumtuese të realizuar në kuadër të shkencave tjera, politika e kundërvënies së kriminalitetit efektivisht po zhvendoset në strategji globale sociale të reaksionit formal dhe jo formal ndaj kriminalitetit. Për tu përgjigjur plotësisht problemit ajo domosdo duhet të bazohet në realitetin e marrëdhënieve shoqërore e sidomos në vlerësimet e sigurisë dhe në vlerësimet t rrezikueshmërisë të shoqërisë së caktuar. Në këtë mënyrë ajo konfirmon përkatësinë e saj të pjesës integrale të politikës së sigurisë së një shoqërie. Për shkak të këtyre fakteve është me rëndësi që politika e kundërvënies së kriminalitetit domosdo të ketë kujdes për traditën , kulturën, realitetin social dhe ekonomik të bashkësisë të caktuar shtetërore në kohën e duhur. Ndonëse paraqet disiplinë shkencore, ajo me lëndën dhe metodat e saj megjithatë nuk ka arritur të hartojë një kornizë të pranueshme universale e cila do të garantonte eliminimin e shpejt dhe efikas të kriminalitetit. Lidhur me këtë, të gjitha aktivitetet të cilat ndërrmeren në këtë plan si dhe propozime de lege ferenda kanë objektivat dhe limitet të caktuara. Këto limite janë të kushtëzuara në mënyrë direkte dhe të diktuara nga realitet shoqëror në periudhën e caktuar të zhvillimit të shoqërisë. Suksesi i politikës së kundërvënies së kriminalitetit varet edhe nga ajo se në çfarë mase janë vendosur qëllimet precize dhe reale, se a është diferencuar qartë raporti

Page 34: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

34

ndërmjet subjekteve të cilat e krijojnë dhe zbatojnë këtë politikë si dhe a janë menduar dhe konkretizuar në mënyrë kualitative masat, mjetet dhe metodat në këtë fushë nga të cilat ishte dashur të priten rezultate? Lidhur me këtë rëndësi të madhe ka hartimi i strategjisë preventive dhe operacionalizimi i saj përmes organeve gjegjëse oficiele si dhe organizatave të tjera qeveritare dhe jo qeveritare. Pra, qëllimin fundamental të strategjisë preventive paraqet fakti se në bazë të orientimeve tashmë të përmendura të karakterit empirik-shkencorë, krijohet politika kornizë reale dhe e zbatueshme për kundërvënie ndaj kriminalitet me qëllim të reagimit sistematik, efikas dhe në kohën e duhur të subjekteve përkatëse, të cilat janë të ngarkuara që me kooperim të ndërsjellë, koordinim ti eliminojnë ato rrethana të cilat mund të sjellin deri të format e ndryshme të sjelljes devijante. Natyra komplekse e kriminalitetit ka kushtëzuar nevojën e miratimit të një sistemi normash koherente, institucionesh, mjetesh dhe formash të aspektit penal-juridik, kriminologjik, penologjik, sociologjik dhe të aspektit politikologjik. Përmes veprimtarisë së këtillë, politika e kundërvënies ndaj kriminalitetit është më së ngushti e integruar brenda politikës së sigurisë por edhe asaj sociale e cila zbatohet në shoqërinë konkrete. Duke pas parasysh kompleksitetin dhe multidimensionalitetin e formave të ndryshme të kriminalitetit, politika e luftimit të kriminalitetit paraprakisht duhet të dëshmojë kualitetin dhe peshën e saj në parandalimin dhe luftimin e tij. Mirëpo, ajo sikurse edhe disiplinat tjera shkencore duhet ti kuptoj mirë problemet e realitetit shoqërorë të kohës. Nëse ajo këtë nuk është në gjendje ta bëjë, atëherë në mënyrë të pashmangshme do të jetë e gjykuar në improvizim. Prandaj, politika e luftimit të kriminalitetit implikon nevojën që në bazë pikëpamjeve interdisiplinare shkencore dhe në bazë të evidencave të burimeve të ndryshme të rrezikueshmërisë të analizojë, sistematizojë dhe ofrojë parashikime sigurie si udhërrëfyes për planifikimin dhe zbatimin e masave preventive- represive për luftimin e kriminalitetit. Politika e luftimit të kriminalitetit duhet të krijojë një kornizë të tillë të veprimit me zbatimin e së cilës do të plotësoheshin nevojat fundamentale dhe interesat e shoqërisë. Eliminimi i rreziqeve të sigurisë në territore të ndryshme gjeografike mund të arrihet me një politikë kriminale mirë të paramenduar dhe praktikisht të zbatueshme. Zbatimi i saj në kuptimin e plotë të fjalës në mënyrë të pashmangshme kërkon veprimin dhe koordinimin e një varg institucionesh zyrtare dhe të tjera të shoqërisë konkrete të cilat mund ti japin rezultatin kyç në ruajtjen e suksesshme të segmenteve relative të sigurisë. Termin politika e kundërvënies ndaj kriminalitetit Anselm Feuerbach 19), teoricien i njohur gjerman i së drejtës penale dhe themelues i Shkollës Klasike penale (1804.). __________________ 19) Horvatiq, ZH, Cvitanoviq, L, „Politika e Luftimit të Kriminalitetit“, MPB e Republikës së Kroacisë, Zagreb,1999, fq. 3

Page 35: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

35

Me këtë nocion ai nënkupton mendje mprehtësinë legjislative dhe shtetërore në funksion të realizimit të qëllimit të vendimeve penalo-juridike dhe ligjvënëse. Që nga ajo kohë politika e luftimit të kriminalitetit për herë të parë fillon të konsiderohet si disiplinë e pavarur shkencore. Lindja e saj padyshim lidhet për të arriturat e konceptit liberal të shoqërisë qytetare-borgjeze i përpunuar gjatë shekullit XVII-XVIII. Kurse formën përfundimtare ajo e merë vetëm në fillim të shekullit XIX. Kuptimi semantik crimina politica karakterizon politikën kriminale (antikriminale) dhe përmendët në veprat e shumë autorëve të cilët me këtë nocion nënkuptojnë kryesisht veprimtarin praktike në luftë kundër kriminalitetit dhe sjelljeve devijante në përgjithësi (Bavcon1958:13-40). Rëndësi të posaçme brenda këtyre veprimtarie kanë organet shtetërore të represionit dhe të frikësimit me anë të sanksioneve penale. Këtu natyrisht mendohet në polici dhe gjyqësi. Reaksioni bashkëkohor shoqërorë ndaj kriminalitetit nënkupton qasje shumë më të thellë se sa që është politika ndëshkimore. Në përputhje me këtë, politika kriminale në kuptimin e saj përmbajtjesorë nënkupton sintezën e politikës ndëshkimore dhe politikës së luftimit dhe pengimit të kriminalitetit. Në literaturën kriminologjike penale-juridike dhe kriminalistike ka ardhur deri tek përforcimi i titullit politika e kundërvënies ndaj kriminalitetit. Mirëpo disa autorë i shmangën këtij termi duke kërkuar nocione tjera më të përshtatshme terminologjike. Duke filluar nga Enriko Ferri, i cili duke e kontestuar Von Listin rreth termit politika e kundërvënies ndaj kriminalitetit përdorë shprehjen sociologjia kriminale, dhe Princin i cili më me ëndje e përdorë shprehjen higjiena preventive. Qëndrimet divergjente dhe kundërshtimet e theksuara rreth pranimit të këtij termi vërehen edhe në literaturën franceze ku përdoret si term science penitentiaire ndërsa më vonë pranohet termi politique anti criminalle me ç’rast i shmanget termit dy kuptimësi politika e kundërvënies ndaj kriminalitetit. Disa kriminolog gjerman (Hartman, Lekach dh Shtiler ) i përdorin shprehjen lutte contre la criminalite dhe prevention du crime si shprehje sinonime të politique criminalle me të cilin nënkuptojnë sistemin e masave të veprimit publik dhe social, me të cilat dëshirohet të ndalohet kriminaliteti. Të gjitha këto përpjekje kurrsesi nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e politikës së kundërvënies së kriminalitetit si disiplinë shkencore përkundrazi ato e theksojnë më tepër rëndësinë e saj për shoqërinë sidomos për shkak të kompleksitetit të problematikës me të cilën merret. Me qëllim të definimit më të saktë dhe të kuptimit sa më të mirë të politikës së kundërvënies ndaj kriminalitetit, është e domosdoshme të apostrofohen ato pikëpamje të cilat paraqiten në kuptim të theksimit të kërkesave për luftimin e kriminalitetit si dukuri e rrezikshme shoqërore. Kjo formë embrionale e organizimit shoqërorë sipas disa teoricienëve (Ansel) shtrihet larg në histori dhe

Page 36: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

36

në studimet e filozofëve antik e konsiderojnë pjesë përbërëse të teorisë të menduarit mbi politikën në përgjithësi. Sipas këtyre pikëpamjeve politika e kundërvënies ndaj kriminalitetit kuptohet si pjesë përbërëse e shkencës, artit dhe shkathtësisë udhëheqëse me shtetin në përgjithësi( Platoni : politika si shkencë mbi udhëheqjen me shoqërinë; Aristoteli politika si art i sundimit). Mark Anseli thekson se politika e kundërvënies së kriminalitetit është njëkohësisht edhe shkencë edhe art gjegjësisht shkathtësi kundër vënëse ndaj kriminalitetit. 20) Si teoricien i cili konsiderohet themelues i sistemit bashkëkohorë penalo-juridik Franc Von List ,politikën kriminale e definon si përmbajtje sistematike e hulumtimit shkencorë të shkaqeve të kriminalitetit dhe rezultateve të përpilimit dhe zbatimit t ndëshkimeve në luftë kundër krimit. Robert Von Hippel, (1925), me nocionin politikë e kundërvënies ndaj kriminalitetit nënkupton vetëm shqyrtimin e efikasitetit të së drejtës penale përballë qëllimeve të saj; Mesger (1957), këtë nocion e definon si tërësi të të gjitha masave, metodave dhe parimeve në të cilat shteti i kundërvihet kriminalitetit;

Zllatariq (1970), politikën kriminale e definon si veprimtari praktike, organizim të planifikuar dhe racional të aktiviteteve shoqërore të drejtuara në luftimin e kriminalitetit me masat preventive dhe represive dhe si disiplinë e cila në mënyrë kritike vështron sistemin penalo-juridik të bashkësisë konkrete duke propozuar metoda më të mira për luftimin e kriminalitetit.

Goppinger (1976), flet për politikën e luftimit të kriminalitetit si shkencë dhe politikë e reformës së të drejtës penale në mënyrë që me vendimet e koncipuara kësisoj të luftohet kriminaliteti më me sukses;

Kaiser (1976), konstaton se fjala është për shkencën, por njëherazi edhe për veprimtarinë praktike me ndihmën e së cilës krijohet strategjia shoqërore dhe taktika e arritjes së kontrollit optimal mbi sjelljet e dënueshme;

Peçar (1998), politikën kriminale e trajton në mënyrë eksplicite si disiplinë të pavarur shkencore;

Sheparoviq (1981), konsideron se kjo disiplinë paraqet disiplinë deontologjike shkencore e cila ka për qëllim gjetjen e së drejtës penale sa më adekuate dhe sa më të mirë;

Zipf (1980), konsideron se politika e luftimit të kriminalitetit është vetëm pjesë përbërëse e politikës sociale; 20) Ansel M. „Pour une etude systematique des problemes de polititique criminelle“. Archives de politique criminelle,

Paris 1975 nr 1, fq.16

Page 37: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

37

Mlagjenoviq (1981), thekson se politika e luftimit të kriminalitetit është disiplinë praktike dhe teorike e cila merret me studimin e kriminalitetit në kuptimin e gjerë të fjalës duke mundësuar në këtë mënyrë zhvillimin e përhershëm dhe progresin, si të drejtës penale dhe legjislacionit penal në tërësi ashtu edhe të teorisë penologjike;

Baçiq (1986), kuptimin themelor të kësaj disipline shkencore e sheh në përcaktimin e qëllimeve të shoqërisë në luftë kundër kriminalitetit;

Roxina (1992), duke folur për politikën e luftimit të kriminalitetit si përcaktim qendror midis shkencës dhe rendit social, ku dimensioni i saj shkencor mbështetet në njohurinë objektive të mbi krimin përmes prizmit juridik dhe social, derisa si disiplinë sociale promovon idetë dhe interesat e caktuara duke zhvilluar strategjitë kyçe të luftës kundër kriminalitetit;

Pavishiq (1998), me këtë disiplinë shkencore nënkupton hulumtimin shkencor të veprimtarisë preventive dhe represive në luftimin e dukurive të sjelljes kriminale në instrumenalizimin e së cilës janë të theksuar komponentët teologjik dhe deontologjik;

Cvitanoviq ( 1999 ), konsideron se politika e luftimit të kriminalitetit është disiplinë e pavarur shkencore dhe merret me organizim racional dhe të planifikuar të veprimtarive shoqërore të drejtuara në luftimin e kriminalitetit dhe delikuencës, veprimtarisë së natyrës ligjore dhe jashtë ligjore;

Modly (2002), konsideron se politika e luftimit të kriminalitetit është veprimtari e organizuar shoqërore e drejtuar në luftimin e kriminalitetit dhe delikuencës, veprimtari praktike me përmbajtje preventive dhe represive dhe me objekt, sistem metodologjik, dhe me pjesë të posaçme teorike dhe praktike;

Dvorshek (2001), konsideron se politika e luftimit të kriminalitetit është pjesë përbërëse e politikës së tërësishme e cila i përcakton drejtimet dhe qëllimet (të cilat duhet të jenë rezultat i vullnetit të të gjithë njerëzve) të cilat duhet arritur ata që merren me luftën kundër kriminalitetit. Drejtimet, gjegjësisht qëllimet ia caktojnë kahet policisë, gjegjësisht hetuesve;

Meshko (2002), konsideron se politika e luftimit të kriminalitetit paraqet politikën e reaksionit shoqëror ndaj kriminalitetit dhe sjelljeve tjera asociale;

Murat Begoviq (2003), konsideron se politika e luftimit të kriminalitetit është përmbledhje e thjesht e reaksioneve formale dhe joformale të shoqërisë ndaj sjelljeve asociale në përgjithësi, ndërthurjeve nëpër shkallë të ndryshme të implementimit duke filluar nga grupi themelor shoqëror (familja) e deri tek shërbimet formale për zbatimin e ligjit në shoqërinë konkrete.

Nga tërë kjo sa u cek më lartë rezulton se politika e kundërvënies së kriminalitetit tejkalon shkallën nacionale politike-juridike të eksplikimit gjë që

Page 38: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

38

edhe instrumenti i saj i cili krahas mekanizmit normativ dhe ati legjislativ në përgjithësi përfshinë edhe mekanizmat jashtë ligjor,jashtë normativ dhe jashtë legjislativ. Përmes mekanizmave të cekur gjegjësisht përmes aktiviteteve të ndryshme të organeve shtetërore kurse jo rrallë edhe përmes organizatave jo shtetërore (jo qeveritare) madje edhe përmes vetë familjes si grup themelorë shoqërorë, krijohen dispozitat e nevojshme në mënyrë që qytetarët të jetojnë në ambient të sigurt dhe të rregulluar. Në këtë drejtim politika e kundërvënies së kriminalitetit bazohet në dy orientime apo modele themelore: në represion dhe preventiv.

1.6.1. Represioni si reaksion permanent shoqëror

Në terminologjinë e politikës së kundërvënies ndaj kriminalitetit shprehja represion( lat. repressio, repressor, reprimere-shtypje, luftim).21) Ka të bëjë me përmbajtjen tradicionale penale-juridike. Aspekti themelorë i kësaj përmbajtje është i orientuar në ndëshkimin me aksent të posaçëm në rolin e tij retributiv. Këtu para së gjithash mendohet në mekanizmin e rëndomtë të kthimit të së keqes me të keqe kryesit të veprës penale. Natyrisht ky kuptim ka të bëjë edhe me format tjera të dhunës ligjore përmes sistemit të normave juridike në kuptimin më të gjerë të fjalës. Shikuar historikisht orientimi represiv në kuadër të politikës së luftimit të kriminalitetit ka dominuar pothuaj deri në fund të shek XIX. Së këndejmi edhe politika e kundërvënies së kriminalitetit e asaj kohe ka mundur të identifikohet me politikën ndëshkimore. Instrumenti i saj kryesisht ka qenë dhuna penalo-juridike ndërkaq dënimeve si kategori absolute dhe retributive u është dhënë rëndësi e veçantë. Në planin e kundërvënies ndaj kriminalitetit një varg i tërë organesh shoqërore veprojnë në mënyrë represive sepse edhe funksioni i tyre themelorë është pikërisht represioni. Kjo pra nuk është rast vetëm me shtetet e pazhvilluara dhe ato në zhvillim. Mungesa permanente e hulumtimeve shkencore në fushën e parandalimit të kriminalitetit, pa dyshim prodhon pasoja të caktuara në shoqëri, të cilat reflektohen pastaj përmes bashkëpunimit të organeve represive dhe bashkësisë, me çka mund të mbrohet në mënyrë të argumentuar qëndrimi për nevojën tepër të madhe për veprimtari preventive në shoqëri. Për shkak të këtij fakti edhe vetë rezultatet që shihen tek masat preventive janë të karakterit individual sepse masa të tilla pjesërisht mbështeten edhe në hulumtimin empirik të mbështetur në vëzhgim. Problemi i posaçëm gjendet në faktin se rezultatet e veprimtarisë preventive janë inhibitor në raport me veprimtarinë represive . kështu këto të dytat edhe merën si kriter i vetëm për punë e organit i cili e ka për detyrë pengimin dhe luftimin e kriminalitetit në territoret e bashkësive shoqërore. 22) _________________ 21) Rush, E.G.,“The Dictionary of Criminal Justice“- Second Edition, 1986, fq. 26

22) Krivokapiq, V., „Parandalimi i Kriminalitetit“, Beograd, 2002, fq. 44-46

Page 39: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

39

Përmbajtja e represionit praqet njërën ndër çështjet qendrore me rëndësi politike dhe juridike. Represioni në thelb të tij sot paraqet dhe nënkupton politikën e zbatimit të arsyeshëm të dhunës me rastin e kryerjes së ndonjë vepre penale, e më qëllim të luftimit të saj. Në këtë nivel flasim për katër moduse të zbatimit të masave represive. Këtu para së gjithash mendojmë në ndarjen e bazuar në ndarjen institucionale të punës me çka këto masa ndahen në nivelin : ligjvënie, gjyqësi dhe pushtet ekzekutiv dhe në nivele të zbulimit dhe sqarimit të sjelljeve të dënueshme si dhe të kapjes së kryesve të veprave penale(policia). Masat e koncipuara kështu zakonisht akceptojnë edhe fenomenologjinë aktuale shoqërore të sjelljeve asociale që e rrezikojnë funksionimin e bashkësisë dhe si të tilla janë të inkriminuara në ligjin penal. Natyrisht në anën tjetër është e domosdoshme të kryhen edhe proceset e depenalizimit apo edhe të dekriminalizimit të atyre sjelljeve të cilat për çfarëdo arsye e kanë humbur atributin e rrezikut shoqërorë deri në atë masë që e kanë pasur më herët. Në këtë mënyrë potencohen të gjitha të arriturat e politikës moderne të kundërvënies ndaj kriminalitetit dhe realizohet qëllimi i ndëshkimit në procedurën moderne penale. 23) Në këto rrethana, nga aspekti i represionit, mund të flitet në mikronivele konkrete të disa rasteve penale si dhe në mikronivelet abstrakte të sjelljeve të dënueshme. Një prej karakteristikave themeloret represionit është se ai apriori realizohet përmes dy tendencave diametrialishtë të kundërta. Fjala është për tendencën për efikasitetin e procedurës penale si dhe për tendencën e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore. Përmes këtij segmenti të represionit në mënyrën më të qartë është treguar kontradikta brenda dy parimeve themelore të politikës moderne të kundërvënies ndaj kriminalitetit në formën e parimit të shtetit juridik dhe social. 24) Teoritë bashkëkohore penale si dhe studimet praktike të rasteve sot vërtetojnë përmes zbatimit ekskluziv të mjeteve represive, se nuk mund të kryhet lufta efikase kundër kriminalitetit. Ky konstatim vlen pa marrë parasysh faktin se ato mjete a kanë apo jo ngjyrë preventive, që paraqet orientim primar edhe për politikën bashkëkohore të kundërvënies ndaj kriminalitetit. Ndërkaq, është e ditur se me sistemin bashkëkohorë të ndëshkimit arrihen edhe efekte të caktuar preventive me vetë shqiptimin e dënimit. Disa teoricienë të së drejtës penale pohojnë se dënimi i shqiptuar për veprën e kryer penale vendoset në raport me personin e gjykuar dyfish. Ai në vetvete përmban të dy aspektet e qëllimit do të thotë ndëshkimi-represioni dhe preventiva. 25) Sipas këtij koncepti efektet preventive lidhur me dënimin mund të arrihen edhe gjatë vuajtjes së tij si dhe me vetë risocializimin e delinkuentit. _______________ 23) ZH. Horvatiq, L.Cvitanoviq „Politika e Luftimit të Kriminalitetit“ MPB e Republikës së Kroacisë, Zagreb,’99, fq. 32-35.

24) Raduloviq, Lj,“ Politika Kriminale“, Beograd, 1999, fq. 85-87

25) Milutinoviq, M., “ Politika Kriminale“, „Savremena administracija“, Beograd, 1984, fq. 429

Page 40: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

40

Një numër i madh i legjislacioneve penale bashkëkohore krahas dënimeve rregullojnë edhe një varg të tërë formash të reagimeve jashtë penale (masat e sigurisë dhe masat edukuese), të cilat kanë qëllim preventiv. Me këtë edhe vetë dënimi gjithnjë e më tepër e hup kuptimin e vet represiv dhe bëhet themel për aplikimin e masave sociale, edukuese, mjekësore, masave tjera me qëllim të riedukimit dhe risocializimit të delinkuentit. Dënimi gjithnjë e më tepër po pushon të jetë qëllim i vetvetes dhe po përpiqet të sigurojë integrimin e suksesshëm të delinkuentit në shoqëri dhe të pengojë futjen e tij të sërishme në sferën e kriminalitetit gjë që është me rëndësi të jashtëzakonshme preventive. Dënimi dhe shpërblimi, në masën më të madhe gjithmonë kanë paraqitur kategori psikologjike të interaksionit ndërnjerëzor. Vetë dënimi gjithmonë është aplikuar me qëllim të efektit të dyfishtë. Masa e parë kishte të bënte me pamundësimin apo zvogëlimin e mundësisë për lindjen apo vazhdimin e aktivitetit kriminal të kryesit të veprës së tillë ose synohej që me dënim të veprohej në kryes potencial të veprave penal. Momenti i dytë ka për qëllim ngulitjen e vetëdijes tek kryesit potencial të veprave penale, gjegjësisht parashikimin e caktuar të pozitës së vetë pas kryerjes së veprës së tillë . pikërisht ky motiv duhet të vendos kryesin potencial të veprës penale në pozitën e tillë në mënyrë që ta tërheq atë nga sjellja kriminale në funksion të peshës së dënimit dhe shpeshtësisë së tij. 26)

Në kriminologjinë bashkëkohore janë të njohura dy funksione të dënimit me emrin preventiv “speciale” dhe “gjenerale”. 27) Ndonëse termi i dënimit, i përdorur shpesh në aspektin preventiv, në rastin e saj megjithatë preventiva është e lidhur ngushtë për veprimet krejtësisht represive dhe nuk e ka atë veprimin burimor i cili i dallon qëllimet bashkëkohore të veprimit preventiv. Një ndër çështjet më të rëndësishme të politikës bashkëkohore të kundërvënies ndaj kriminalitetit është pikërisht marrëdhënia ndërmjet përmbajtjes së represionit dh preventivës e cila pjesërisht është elaboruar. Në pikëpamje konceptuare dhe të kategorizimit ishte dashur të jetë krejtësisht e qartë por, megjithatë paraqitet dilema në pikëpamje të gërshetimeve të ndërsjella të këtyre dy veprimtarive. Në të vërtet nuk ka represione e që të mos ketë në këtë rast në njëfarë kuptimi fondamental edhe një dozë preventive sikurse që edhe sot nuk ka preventiva e të mos ndodh që në përmbajtjen e tyre të mos ketë së paku edhe dozë represioni, së paku pjesërisht. Sipas pikëpamjeve të përgjithshme , në literaturën profesionale dhe në qarqet shkencore, politika bashkëkohore e kundërvënies ndaj kriminalitetit edhe sot e kësaj dite arrin përmbajtje represive dhe lidhur me këtë ajo në mënyrë të pashmangshme terminologjikisht më tepër është e definuar si politikë ndëshkuese. Mirëpo veprimtaria e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor ____________ 26) Mlagjenoviq, R., „Kriminologjia“, FSHK, Sarajevë 2001, fq. 44-45

27) Raduloviq, Lj, “ Politika Kriminale“, Beograd, 1999, fq. 23-24

Page 41: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

41

në bashkësitë shoqërore moderne nuk ishte dashur që të jetë e orientuar plotësisht kah represioni, gjegjësisht ka politika e reagimeve represive mbi sjelljet e dënueshme. Pikërisht flakja e atyre kornizave legaliste paraqet parimin themelor të politikës moderne të kundërvënies ndaj kriminalitetit. Në përputhje me këtë edhe veprimtaria preventive paraqet përmbajtjen më të rëndësishme të kontrollit shoqërorë, të orientimit dhe rregullimit të sjelljes së individit dhe grupeve në shoqërinë e caktuar.

1.6.2. Preventiva - imperativ i politikës moderne të luftimit të

kriminalitetit. Termi preventiv për shkaqe pragmatike është huazuar nga vokabulari dhe praktika mjekësore. Në kuptimin e vetë të gjerë janë profilizuar dy përmbajtje themelore të këtij termi. E para prej atyre ka të bëjë me intervenimin si formë primare e preventives gjë që në esencë do të thotë intervenimin ndaj dukurive të caktuara me mjete ligjore. Përmbajtja e dytë është e lidhu për prefiksin “pre”i cili nënkupton apo shënon reaksionin e parakohshëm, më saktësisht reaksionin para se të jetë manifestuar dukuria e padëshirueshëm. Në gjuhën latine praeventio 28) (prae-venio, veni, ventum, praeventus, praevenire) shënon drejtimin dhe termi tejkalim, të tejkaluar, për të tejkaluar dukurinë e caktuar apo siç do të mund të thuhej me arsyen e shëndosh parandalim, mbrojtje paraprake, pengim, apo shmangie që në fillim para se të ndodh. Qysh gjatë shek. të XV. Në praktikën angleze socio politike dhe kriminale politike është përdorur shprehja prezent me të cilën dëshirohej të theksohej secila nga ato përmbajtje me të cilat me periudhën në vijim do të pengoheshin sjelljet e dënueshme në kuptimin e ngushtë definues të tyre. Disa autorë me preventivë nënkuptojnë vetëm atë lloj aktiviteti i cili ndermirët në drejtim të pengimit të kriminalitetit nga ana a publikut, bashkësisë lokale,organeve dhe shërbimeve në përgjithësi. 29) Lidhur me këtë ata theksojnë se preventive nënkupton tërësinë e të gjitha masave, mjeteve dhe teknikave jashtë kornizës së sistemit legjislativ penal të cilat kanë për qëllim zvogëlimin e llojeve të ndryshme të dëmeve të shkaktuar nga vet kryerja e veprës, të cilat shteti i ka inkriminuar si vepra penale. Përfaqësuesit e konceptit të përmendur të preventivës së kriminalitetit nuk nënkuptojnë aktivitete ligjore që lindin me qëllim të pengimit të dukurisë së kriminalitetit, por paraqesin vetëm paradhomën, gjegjësisht bazën për aplikimin e veprimit preventiv të subjekteve të përmendura. Koncepti i këtillë nuk nënkupton veprimtarinë preventive të policisë e cila, në kuadër të autorizimeve të veta, zhvillon veprimtarinë ekskluzivisht reaktive (represive). Janë evidente edhe pikëpamjet tjera sipas të cilave strategjia preventive _______________ 28) Provisio (cautio), onis – ad praecavendum/ad providendum atque praecavendum/aptus, a, um – preventivan

29) Van Dijk J. De Ward J. „A two-dimensional Typology of Crime Prevention Projects“ Criminal Justice Abstracts,1991, fq. 205

Page 42: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

42

ndërtohet mbi bazat e legjislacionit pozitiv penal. Kështu nganjëherë me preventiv nënkuptohen edhe të gjitha aktivitetet e drejtuara në pengimin e mekanizmave të cilit sjellin deri tek lindja e akteve kriminale. Siç po e shohim, aksenti është vënë mbi termin mekanizëm preventiv për ta apostrofuar veprimtarin preventive e cila në esencën e saj ishte dashur të jetë e drejtuar në largimin e kushteve dhe shkaqeve të cilat e gjenerojnë kriminalitetin. Ky koncept niset nga logjika e thjesht sipas së cilës qëllimi themelor i çdo shkence është që apriori ta zbulojë shkakun e fenomenit lëndën e të cilit e përpunon, dhe që pas njohurisë së këtillë ta zotojë dukurinë dhe mekanizmin për trajtimin e dukurisë konkrete në jetën e përditshme. Definimi i këtillë i preventivës është shumë gjithëpërfshirës dhe me kërkesa kështu që në praktikën kriminale politike konsiderohet i ekzagjeruar dhe si term i pa përcaktuar. Vet njohuria mbi kriminalitetin është shumë e vjetër, kurse vetë ideja mbi preventivën e dukurisë së tillë në shoqëri është e kohës relativisht më të re. Kur flitet për preventiven, qoftë në fillim të aplikimit të saj apo për njohuritë më të reja, para së gjithash mendohet në strategjinë sociale. Në të vërtet, konstant në shumësinë e jo vetëm të definimit të preventivave por edhe të vet politikës së kundërvënies ndaj kriminalitetit e cila është futur në orientime të shumta, padyshim ishte reaksioni shoqërorë( social). Preventiva, si koncept i përkrahur dhe i bazuar i aktiviteteve sociale, padyshim paraqet frontin më të gjerë dhe më human në luftën kundër kriminalitetit në bashkësitë shtetërore bashkëkohore. Sipas kuptimit të saj pragmatik politika preventive e kriminalitetit përfshinë nivele të ndryshme të aktiviteteve. Koncepti më i gjerë i aktiviteteve përfshinë veprimet primare (ante delictum) me të cilat pretendohet pengimi i sjelljeve kriminale dhe zvogëlimi i numrit të tyre para se të ndodh akti konkret kriminal. Koncepcioni, diç më i ngushtë nënkupton shkallën e preventives me anë të instrumentit penalo-juridik(post delictum) sipas të cilit veprohet në mënyrë preventive pasi që të jetë kryer vepra penale (post judicem) pas shqiptimit të aktgjykimit të plotfuqishëm dhe ndihmës post penale, gjegjësisht veprimet pas ekzekutimit apo aplikimit të sanksionit penalo juridik. Në procesin e definimit të preventives ndaj kriminalitetit, problemi i cili shqyrtohet është plotësisht i qartë duke pasur parasysh vetë natyrën e tij. Për ta kuptuar problemin e përmendur është e domosdoshëm të vendosën disa postulate themelore të cilat mbështeten krejtësisht në faktin se me aktivitete preventive nënkuptohen një varg i tërë masash të ndryshme, aktesh dhe veprimesh të cilat ndërmjet veti shumë dallojnë. Në atë pikëpamje preventiva paraqet konceptin më të gjerë të politikës bashkëkohore të kundërvënies ndaj kriminalitetin. Interesimi i saj nuk përfundon vetëm në fenomenin e kriminalitetit në kuptim të ngushtë por në fenomenin e sjelljeve të dënueshme në përgjithësi. Sipas disa pikëpamjeve, trendët bashkëkohor të preventivës nënkuptojnë edhe të ashtuquajturën sferë të sjelljes paradelikuente (sidomos në trajtimin e të miturve), e cila mund të renditët në fushën e sjelljeve socio-patologjike në një shoqëri. Përmbajtja e saj dhe karakteristikat themelore do të

Page 43: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

43

mund të përshkruheshin si: preventivë e sjelljeve të dënueshme, si pjesë e politikës së gjerë sociale, gjegjësisht e sistemit të rregullimit (kontrollit) social dhe orientimit; preventiv e orientuar njësojë ndaj popullatës delikuente dhe jo delikuente gjegjësisht ndaj atyre të cilët kanë qenë të dënuar në të kaluarën si dhe të atyre që asnjëherë ose kurrë nuk kanë kryer ndonjë vepër penale, preventiva realizohet në masën më të madhe si aktivitet mbi sjelljet para delikuente( preventiva para delikuente); 30) preventiva, e cila realizohet me veprim mbi kompleksin e faktorëve kriminogjen, duke e pasur kujdesin për fenomenologjinë dhe etiologjinë e sjelljeve kriminale; preventiva paraqet veprimtarinë unike dhe globale ndaj intencës dhe qëllimit të saj 31), sepse përmbajtja e saj varet nga masat dhe instrumentet të cilat aplikohen; qasja e organizuar me plan dhe para së gjithash e orientuar drejtë parashikimit me veprimtari preventive, në mënyrë të pashmangshme është pjesë e preventivës bashkëkohore të kriminalitetit. 32) Preventiva e kriminalitetit mund të jetë e orientuar në aspekte të ndryshme të vetë fenomenit të kriminalitetit dhe subjekteve të tij: kryesit, viktimën, situatën apo aktin ligjor i cili definon aktin kriminal. Me masat e preventivës nënkuptohet çfarëdo ndërmarrje e masave ndaj çdo njërit nga elementet e përmendura me të cilat definohet kriminaliteti. Ajo përfshinë edhe aktivitetet e subjekteve të ndryshëm të cilët ndërmarrin masa preventive. Kështu masat preventive ndaj kriminalitetit mund ti ndërmarrin: organet shtetërore, organet shtetërore dhe ato me autorizime publike, organizatat jo qeveritare, shoqatat, fondacionet private, institucionet e informimit publik, shtypi , mediet publike, institucionet edukative arsimore, shoqatat profesionale në kuptimin e gjerë të fjalës, familja si grup fondamental social i çdo shoqërie. Aktiviteti i vet shtetit në këtë plan fokusohet në nxjerrjen dhe krijimin e projekteve ligjore, gjegjësisht dizajnimin e legjislacionit penal kurse më vonë edhe në plotësimin dhe operacionalizimin e tij përmes masave preventive të policisë dhe shërbimeve të specializuara shtetërore, të cilat merren me kriminalitetin në kuptimin e ngushtë dhe të gjerë të tij. Ndërkaq, siç kemi theksuar preventiva e kriminalitetit shumë shpesh ka të bëjë edhe me shqiptimin e masave të caktuara nga ana e vetë qytetarëve qoftë përmes organeve të specializuara apo në mënyrë të pavarur, shërbimeve dhe shoqatave që lindin spontanisht apo me plan si dhe të disa sektorëve tjerë të jetës shoqërore siç është sektori i informimit e të ngjashme. _________________ 30) Modeli Origjinal i subjektit të sielljes paradelikuente Greeenwood-vom (1986) Mbi modelin e subjektit të sielljes

juvenile kronike delikuente urbane (Obradoviq Vladimir, ligjëratë në studimet postdiplomike të shkencave kriminalistike në Universitetin e Sarajevës, shtator, 2000)

31) Sipas përmbajtjes së saj, preventiva e kriminalitetit nënkupton sistemin e masave preventive, natyra dhe karakteri i të cilave varet nga kriteri i vet konceptimit të problemit, p.sh. lloji i kriminalitetit, sfera e veprimit, koha, tipologjia e deliktit dhe kryesi i tij…

32) Horvatiq, ZH. , Cvitanoviq L. , „Politika e Luftimit të Kriminalitetit“, MPB e Republikës së Kroacisë, Zagreb,1999, fq. 182

Page 44: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

44

Qëllimi i preventivës së kriminalitetit është pengimi i një vargu të tërë aktesh të ndryshme kriminale siç janë deliktet pronësore, deliktet lidhur me drogën, deliktet e dhunshme si dhe deliktet e organizuara kriminale të cilat sot për publikun janë mjaftë interesant dhe të eksploatuara. Këtë po e apostrofojmë në mënyrë që ta kuptojmë se fjala është për format shumë përmbajtjesore dhe aktivitetet të cilat është vështirë të përfshihen me një masë apo qoftë edhe me instrumente unike dhe se nga ajo pikëpamje mund të flitet për lloje të ndryshme të preventivës së kriminalitetit. Aktivitetet strategjike të cilat është e domosdoshme të implementohen brenda qëllimeve preventive mund të realizohen në forma të ndryshme. Në këtë kontekst fillohet nga eliminimi i përgjithshme sociale të cilat shndërrohen në dukuri kriminaliteti në territorin e caktuar dhe mund të pohohet me siguri se edhe ndikojnë dukshëm në fenomenin e analizuar të sjelljes së dënuar. Kjo veprimtari para së gjithash nënkupton reaksionin social sepse fjala është për dukuri të cilat janë rezultat i gjendjes sociale objektive në shoqëri (varfëria). Identifikimi i vatrave të cilat diagnostifikohen në bazë të vlerësimeve kualitative të rrezikshmërisë paraqesin fundamentin e ndërmarrjes së masave të nevojshme me qëllim të zvogëlimit të situatave potenciale të cilat mund të gjenerojnë lindjen e sjelljes kriminale. Dizajnimi ekologjik i ambientit dhe shumësia e masave tjera të cilat ndërmerren si segment i të ashtuquajturës preventiv rrethanore e kriminalitetit, në një masë të madhe hapë të sigurt drejt bashkësisë më të sigurt. Mirëpo aktivitetet nuk mund të japin rezultate adekuate pa ndërlidhjen e sistemit të preventives sociale me sistemin penalo juridik të një shteti. Pra, fjala është këtu për veprimin e njësuar sistematik dhe komplementar të të gjitha nën sistemet të shoqërisë. Por, pa marrë parasysh këtë problemet prapë paraqiten mu për arsye të vështrimit të problemit të kriminalitetit. Nëse kriminaliteti trajtohet ekskluzivisht si problem juridik me këtë në një masë të konsiderueshme përjashtohet apo përkufizohet pjesëmarrja e disa profesioneve siç janë kriminalistët, sociologët, psikologët, mjekët dhe pedagogët. Pikërisht këto kufizime të koncipimit dhe programimit preventiv kanë për pasojë shumë vështirësi në ndërmarrjen e preventives së kriminalitetit. Lidhur me këtë, disa bartës të programeve preventive me aktivitetet e veta mbeten të vetmuara dhe shumë shpejtë humbin motivin për punë. Ndërlidhje e organizuar me përmasat e gjera sociale dhe me institucionet në përgjithësi në zbatimin e programeve preventive janë hapë jashtëzakonisht i rëndësishëm i cili është i pa zbatueshëm pa pjesëmarrjen e profesionistëve të cilët nga aspekti interdisiplinare do të japin udhë rrëfimin shkencor profesional për konkretizimin e përmbajtjeve preventive. Prandaj, çdo mungesë bashkëpunimi, koordinimi dhe analize në preventiven e kriminalitetit ndërmjet institucioneve shkencore, profesionale dhe institucioneve tjera sjell deri tek margjinalizimi dhe reduktimi brenda formave më pak të rëndësishme të

Page 45: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

45

pikëpamjeve jo formale, jashtë institucionale, sporadike apo formave deklarative të kundërvënies ndaj kriminalitetit. 1. 6. 2. 1. Modelet themelore (tipologjia) të preventives së kriminalitetit Me masat preventive të kriminalitetit nënkuptojmë aktivitetet e organeve shtetërore dhe organeve tjera të drejtuara në pengimin e dukurive negative shoqërore që prodhojnë pasoja të dëmshme e të ndaluara, duke krijuar njëherazi kushtet për luftimin e tyre. Diferencimi i masave të preventives shoqërore të kriminalitetit zbatohet duke pasur parasysh aspektin qëllimor të orientimit kriminal – politik të disa shteteve. Në këtë kuptim strategjitë preventive klasifikohen në mënyra të ndryshme duke pasur parasysh kriteret të zbatimit të klasifikimit dhe natyrisht në bazë të aspekteve themelore të cilat e dallojnë aktin kriminal. Fjala është këtu për kryesin e aktit kriminal, vendin (situatën) aktorin dhe ligjin. Për këtë arsye është e domosdoshme të përmenden disa ndarje themelore të këtyre masave preventive sipas aspekteve të ndryshme. Aspekti i parë është ndarja e masave preventive të kriminalitetit sipas tipit të masës. Sipas këtij kriteri në masa preventive të kriminalitetit numërohen: - masat ekonomike dhe sociale, - masat arsimore dhe të kulturës politike dhe - masat teknike. Ndarja më e gjerë e preventives nënkupton dy kategori themelore: kategorinë pro aktive - ante delictum dhe kategorinë reaktive - post delictum dhe ato të cilat janë masa të përhershme dhe të përkohshme ( kontinuele dhe jo kontinuele. 33) Natyra e larmishme e kriminalitetit, krejtësisht natyrshëm i kushtëzon edhe reaksionet e ndryshme në pengimin e tij. Lidhur me këtë nuk mund të flasim me metodologjinë universale në implementimin e parandalimit. Disa autorë konsiderojnë se çdo ambient dhe rrethanë në të u përshtatet masave t ndryshme dhe kërkon masat dhe mënyrat e reagimit ndaj kriminalitetit (“koncepti i kameleonit”). Diferencimi i masave politike sipas grupeve ndahet në dy pika preventiven e drejtuar në ndryshimin e legjislacionit penal, preventiven e drejtuar në situata potenciale( vatra ) preventiven e drejtuar ndaj kryesve individual apo grupit, ndaj viktimës ose aktoreve të situatave në përgjithësi. 34)

________________ 33) Krivokapiq, V., „Parandalimi i Kriminalitetit, Beograd, 2002, fq. 44-46

34) Hughes, G., „Understanding Crime Prevention, Social Control, Risk and Late Modernity“, Open University Press, Buckingham, 1998.

Page 46: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

46

Diçka më i vogël është dallimi i kriterit sipas të njëjtit parim, ndaj: - të miturve, - personave me sëmundje shpirtërore, - personave të varur, - shtresave të margjinalizuara (bredhësit, prostitutat, lypësit.), - recidivistëve - tipave të posaçëm që kryejnë veprat specifike-grupe deliktesh - viktimat potenciale të sjelljes kriminale. 35) Diferencimi tjetër ka të bëjë me territorin ku zbatohen masat e preventives. Lidhur me këtë masat ndahen në masat të cilat zbatohen në tërë territorin e shtetit, masat të cilat zbatohen vetëm në vendet urbane, masat të cilat zbatohen nëpër territoret rurale apo siç janë tashti të pranishme praktikat e zbatimit të tyre në nivelin e bashkësisë lokale në kuptimin më të ngushtë të fjalës. Duke pas parasysh natyrën apo fenomenologjinë e aktit kriminal me të cilën ka të bëjë preventiva, gjegjësisht drejtimin e saj, ajo ndahet në: - preventivë e deliktit pronësor, - preventivë e deliktit të dhune, - preventivë e deliktit seksual, - preventivë e deliktit të tregtisë ilegale, - preventivë kundër keqpërdorimit të drogës, - preventivë kundër ekonomisë së ndaluar dhe - preventivë kundër kriminalitetit të organizuar. Ndërkaq duke pas parasysh kompleksitetin evident, krijohen dhe zbatohen masat preventive afatshkurta, afatmesme dhe afatgjate ndaj kriminalitetit. Sipas teorive moderne, preventiva mund të ndahet sipas tri pikëpamjeve të cilat korrespondojnë me ndarjen në mbrojtjen shëndetësore primare varësisht nga territori i veprimit, kështu që në këtë kuptim mund të flasim për ndarjen në : masat primare të preventives, sekondare, dhe masat terciare. 1. 6. 2. 1. 1. Preventiva primare e kriminalitetit. Preventiva primare (vepron në publik dhe në ambient në përgjithësi) realizohet përmes përmasimit të kushteve të përgjithshme sociale apo më saktë përmes asimilimit të shkaktareve më të mëdhenj të kriminalitetit. Manifestimi i saj shfaqet më tepërmi përmes aktivitetit të integrimit social, eliminim të pengesave sociale dhe zvogëlimit të strukturave të ndryshme të cilat nxitin kriminalitetin. Këto masa para së gjithash zbatohen ndaj të miturve të pa punësuarve të pa integruara të kategorive të ndryshme etj. 36) ________________ 35) Pease, K., „Crime Prevention“ Oxford Handbook of Criminology,Oxford, 1994.

36) Northoff R, Stroth A, „Kriminalpravention“, Kriminalistik, 8-9/96, fq. 581-587

Page 47: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

47

Ky lloj i preventives së kriminalitetit paraqet aktivitetin e gjerë dhe të përhapur i cili përfshin: dizajnin e mjedisit (zgjidhjet adekuate arkitektonike, ndriçimet publike, kontrolli i hyrjes në objekt dhe ambient ), roje në lagje, angazhimin e agjencive mbrojtëse, arsimimin e qytetarëve me qëllim të vetëmbrojtjes. Të gjitha qëllimet e përmendura synojnë eliminimin e shkaqeve që e lindin kriminalitetin si dhe objektivisht me ndjenjën më të madhe të sigurisë subjektive të individit dhe bashkësisë. 37)

1.6.2.1.2 Preventiva sekondare e kriminalitetit Preventiva sekondare është objekti më i shpeshtë i fokusimit të vëmendjes së policisë. Në të vërtet lloji i këshill i aktivitet(programi) nënkupton identifikimin e hapësirave brenda bashkësisë lokale me shkallë më pak apo më shumë të shprehur kriminaliteti. Fokus interesimi paraqesin vetë shkaktaret e kriminalitetit ( etiologjia), me qëllim të luftimit apo zvogëlimit të llojeve specifike të sjelljeve të ndaluara të individit apo të grupit. Programet e përgjithshme të masave preventive kryesisht përfshin kontrollin , përcjelljen e kriminalitetit brenda bashkësive lokale, veprimtarin patrulluese paralajmëruese dhe zhvillimin e programeve të cilat janë të drejtuara par së gjithash në veprat penale specifike. Këtu para së gjithash mendojmë në disa llojesh deliktesh pronësore siç janë banditizmat, vjedhjet e veturave, vjedhjet në shitore, vjedhjet duke u futur në banesa, automobila apo lokale afariste, dhuna në familje , në shkollë, dhe keqpërdorimi i drogës. 38) Sot sidomos është i theksuar fakti se preventive sekondare i sforcon aspektet rrethanore dhe interaktive të disa veprave penale duke u përpjekur që në këtë mënyrë ti zvogëlojë rrethanat për kryerjen e vet veprave penale. Ky aktivitet zbatohet në mënyra të ndryshme prej të cilave vlen të përmenden: masat teknike të sigurisë (ndërtimore, elektronike, optike, etj), masat për sigurinë optimale të banesave dhe shtëpive private, masat e prezencës direkte apo indirekte të policisë, puna me viktimat potenciale në mënyrë që të zvogëlohet mundësia për suksesin e veprës penale. 39)

Në botë ka programe shumë të zhvilluara të cilat janë të drejtuar kah viktimat e veprave penale. Programet e përmendura zhvillohen përmes dy grupeve themelore të “programeve për ndihmë “. Në grupin e parë është programi i cili nënkupton viktimën potenciale që ka të bëjë me edukimin e mirë që të mos bëhet viktimë , kurse në grupin e dytë lloji i programit që ka të bëjë me personat të cilët tashmë janë bërë viktima të veprave penale. _______________ 37) Meshko, G., „Pengimi i Kriminalitetit“, VPVSH, Ljubjanë, 2002

38) Kratocki, P, „ A Community Policing Approach“ Summary of the Fifth International Police Executive Symposium about Crime Prevention, The Hague, Holland, June 2-5, 1998.

39) Northoff R, Stroth A, „Kriminalpravention“, Kriminalistik, 8-9/96, fq. 581-587

Page 48: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

48

Ndaj këtyre kategorive zbatohen masa të ndryshme dhe ato janë: edukimi në aspektin e sigurimit të gjurmëve të veprës penale dhe perceptimit të detajeve që mund të jenë të rëndësishme në procesin e dëshmimit; arsimimi dhe ushtrimi në funksion të pengimit të viktimizimit të sërishëm nga kriminaliteti apo pësimit të sërishëm nga ai (recidivizmi viktimologjik; programi i ndihmës psikologjike viktimave në mënyrë që ata më lehtë ta tejkalojnë stresin të cilin e kanë përjetuar si pësim nga vepra penale; ndihma materiale viktimave të veprave penale përmes fondeve të posaçme si ndihmë me rastin e kompensimit të dëmeve materiale, shpenzimet e shërimit dhe rehabilitimit; mbulimi i shpenzimeve gjyqësore, programet e mbrojtjes së viktimave si dëshmitarë (viktimizimi sekondar) dhe përmes programeve të mbrojtjes së dëshmitareve. 40) 1.6.2.1.3. Preventiva terciare e kriminalitetit Programet terciare preventive paraqesin pjesën më konkrete dhe më specifike të preventives së kriminalitetit. Këto programe janë të fokusuara ndaj njeriut, individit i cili është i gjykuar me aktgjykim të plotfuqishëm për veprën e kryer penale dhe ende e kanë statusin e kërcënuesit të madhe ndaj shoqërisë( kriminaliteti potencial) edhe për kundër masave të paralajmërimit të cilat janë ndërmarr nga institucionet përkatëse dhe përfshirjen e vet qytetarëve në territorin e bashkësisë lokale. Qëllimi themelor i preventives sociale është zvogëlimi i recidivizmit në bashkësi përmes aplikimit të masave të ndryshme policore, kontrollit të sforcuar dhe kontrollit të recidivisteve (paraqitja e detyrueshme në stacionin policor, informimi për lëvizjen, masat specifike në sektorin policor, përfshirja e qytetarëve në kontrollin e individëve recidivist). Në kohë të fundit në botë është aktualizuar edhe problematika e aplikimit të mjeteve teknike për mbikëqyrje dhe përcjellje të lëvizjes së recidivistëve. Këtu është fjala për sistemet bashkëkohore elektronike, radio-transmetim dhe mbikëqyrja me kompjuter. Krahas këtyre masave janë interesante edhe ato të cilat si metodë të vetën e kanë trajtimin socio-psikologjik dhe psike socio terapeutik të disa kategorive të recidivistëve siç është rasti me kategorinë e kryesve të veprave penale të dhunimit dhe të delikteve tjera sociale me ç rast trajtimi psikologjik ndermirët paralelisht me terapinë medikamente. 41)

1.6. Përse politika e kundërvënies së kriminalitetit - përfundim i kapitullit Në praktikat e përditshme të organeve kompetente është vërejtur angazhimi i pamjaftueshëm dhe huti me rastin e kundërvënies ndaj kriminalitetit. Aktivitetet kryesisht kufizohen në një numër më të vogël organesh (policia gjykatat, prokuroria), derisa të tjerët të ngarkuara para së gjithash me veprim preventiv janë lënë në margjinën e ngjarjeve. ___________________ 40) (http://www. fbi. gov/library/leb. htm

41) Albrecht, H.J.“Die Determinanten der Sexualstrafrechtsreform“, Zeitschrift fur die Gesamte Strafrechtswissenschaft,

Page 49: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

49

Për fat të keq represioni është “i vetmuar” në aplikimin social kurse preventiva vepron vetëm në mënyrë deklarative (sidomos në polici) dhe si e tillë është e përhapur në mënyrë jo të mjaftueshme tek subjektet tjera (qendrat për punë sociale, institucionet fetare, shkolla...), por pa përkrahjen adekuate të planit të aktiviteteve dhe koordinimeve. Veprimi në fazën e ashtuquajtur ante delictum të deliktit (para kryerjes së drejtpërdrejt), absolutisht është i pamjaftueshëm dhe praktikisht është reduktuar në reaksion sporadik. Kështu preventiva e dukurive të kriminalitetit dhe dukurive tjera asociale gjithnjë e më shpesh po gjendet në çarjet ndërmjet organeve shtetëror edhe bashkësisë së gjerë shoqërore. Ndonëse trendët bashkëkohore të shfaqjes së kriminalitetit kushtëzojnë që politika bashkëkohore e kundërvënies ndaj kriminalitetit ti jep prioritet përmbajtjeve primare,në realitet megjithatë pjesën më të madhe të problemeve e zgjedh me represion gjegjësisht post delictum. Përvojat e vendeve të zhvilluara tregojnë për faktin se praktika e ashpër legaliste e veprimit represiv nuk është në masën e duhur efikase në mbrojtjen e pavarur të shoqërisë nga kriminaliteti. Së këndejmi mendojmë se në regjionin e Evropës Juglindore, mungon politika adekuate e kundërvënies ndaj kriminalitetit, e cila me siguri do të jetë pjesë e politikës globale të sigurisë, por jo vetëm përmes përcaktimit formal, por edhe përmes veprimtarisë konkrete në terren. Vetëm në këtë mënyrë mund të flasim për aplikimin e modeleve të përmendura teorike të politikës bashkëkohore të kundërvënies së kriminalitetit në shoqërinë moderne. 2. PARIMET THEMELORE TË POLITIKËS MODERNE TË LUFTIMIT TË

KRIMINALITETIT DHE MARRËDHËNIET E SAJ ME SHKENCAT TJERA 2.1. Vërejtjet hyrëse Studimit të politikës së luftimit të kriminalitetit (nga një pjesë e teorisë e quajtur politik kriminale), në Fakultetin e Shkencave kriminalistike të Universitetit të Zagrebit i është dhënë rëndësi e klasës të parë me qëllim të njohjes së studentëve me përmbajtjen dhe themelet e kësaj disipline shkencore si dhe me qëllim të studimit të kësaj përmbajtje në të mirë të përgatitjes së tyre për punë të pavarur profesionale në organet për zbatimin e ligjit por edhe në institucionet edhe organet e pushtetit shtetërorë në të ardhmen. Në këtë pjesë të kësaj dispense janë definuar në mënyrë të posaçme disa parime të politikës së luftimit të kriminalitetit me të cilat kjo disiplinë shkencore udhëheq në kushtet bashkëkohore gjatë hulumtimit të lëndës. Parimet e shtetit juridik, ligjshmëria, drejtësia, humaniteti etj siç do të shohim janë faktorë të pashmangshëm në përcaktimin e drejtimit të aktiviteteve të politikës së luftimit të kriminalitetit sot. Disa nga këto parime janë të përbashkëta si për këtë disiplinë ashtu edhe për shkencat tjera, për dallim nga

Page 50: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

50

disa parime tjera të cilat i përkasin vetëm politikës së luftimit të kriminalitetit siç është rasti me parimin shkencor të politikës së luftimit të kriminalitetit. Në shpjegimin e mëtejmë gjithashtu është parashtruar raporti i kësaj disipline shkencore me shkencat tjera, si ato juridike ashtu edhe ato jo juridike. Vlen të theksohet se një lidhje e posaçme ndërmjet politikës bashkëkohore të shkencës luftimit të kriminalitetit me shkencat juridike e në këtë kuadër posaçërisht me të ashtuquajtura shkenca penalo-juridike (ndëshkimore). E drejta penale, e drejta e procedurës penale, shkenca penitensiare, e shkenca tjera penalo juridike, janë shkenca me të cilat politika e luftimit të kriminalitetit është më së ngushti e lidhur. në anën tjetër lidhje e posaçme e kësaj disipline ekziston edhe me shkencat siç është kriminologjia, kriminalistika dhe shkencat tjera jo penale –juridike me të cilat këtë disiplinë i lidh e njëjta materie shkencore dhe hulumtuese, pra kriminaliteti. Mirëpo, duhet theksuar se hiq më pak nuk është e rëndësishme edhe marrëdhënia e kësaj disipline me shkencat tjera juridike dhe jo juridike të cilat siç do ta shohim në vazhdim, pa marrë parasysh që kriminaliteti nuk është lëndë e drejtpërdrejtë e interesimit të tyre, dukshëm e përcaktojnë fushën e aplikimit shkencor të politikës së luftimit të kriminalitetit në suaza të kornizave bashkëkohore, por që në interaksionin e ndërsjellë edhe kjo disiplinë e ka në ato një ndikim jo të vogël. 2.2. Parimet themelore të luftimit të kriminalitetit. Sikurse edhe çdo disiplinë tjetër shkencore edhe politika e luftimit të kriminalitetit bazohet në parimet e caktuara. Kjo disiplinë përpiqet që strategjinë shoqërore të kundërvënies së kriminalitetit ta vendos në parimet e caktuara të cilat nuk do të jenë ndërmjet veti kontradiktorë pa marrë para sysh se vetvetiu përmbajnë segmente të ndryshme të realitetit shoqërorë. 42)

Kjo larmi e segmenteve të realitetit shoqërorë pasqyrohet në atë se politika e luftimit të kriminalitetit i bashkon një varg të tërë pikëpamjesh të ndryshme dhe qëndrimesh mbi kriminalitetin duke filluar prej atyre të përgjithshme – filozofike dhe teorive sociale dhe vështrimit të problemit të kriminalitetit deri tek ato të cilat rezultojnë nga shkencat të cilat mëren me këtë problem si lëndë të tyre të hulumtimit, pra me tërë përmbajtjen e tyre. Për arsyet e përmendura siç do ta shohim në vazhdim shumë parime të politikës së luftimit të kriminalitetit janë të natyrës së përgjithshme, gjithëpërfshirëse, dhe paraqesin të arriturat unike të civilizimit njerëzor. ______________________ 42) Krivokapiq, V.: „Preventiva e Kriminalitetit“, Akademia Policore, Beograd, 2002. fq. 87.

Page 51: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

51

Kështu, në literaturë mund të hasen parimet në vijim, mbi të cilat mbështetet qasja shkencore e luftimit të kriminalitetit, kurse me to paraprihet kjo disiplinë shkencore: 1. parimi e shtetit juridik, 43) 2. parimi e ligjshmërisë (legalitetit), 3. parimi i legjitimiteti, 4. parimi i kufizimit të dhunës penalo-juridike, 5. parimi i individualizimit, 6. parimi i drejtësisë, 7. parimi i humanitetit, 8. parimi i politikës shkencore të luftimit të kriminalitetit. 44) Duhet theksuar posaçërisht se disa nga këto parime janë nxjerr nga disiplinat tjera shkencore sidomos nga ato simotra me politikën e luftimit të kriminalitetit siç është e drejta penale, shkenca penitensiare etj. Këto janë p.sh. Parimi i individualizimit dhe parimi i kufizimit të dhunës penalo juridike. Të tjerat janë pjesë e të arriturave të civilizimit të shoqërisë njerëzore, që u përmend edhe më lartë, siç janë sidomos; parimi i shtetit juridik dhe parimi i legalitetit. Në anën tjetër, disa parime janë atribut vetëm i politikës së luftimit të kriminalitetit dhe në pikëpamje burimore janë të lidhura vetëm për këtë disiplinë shkencore. E tillë në rend të parë është politika shkencore e luftimit të kriminalitetit. Ti qasemi tash secilit nga këto parime të cekura duke i kushtuar vëmendje përmbajtjes së tyre dhe rëndësisë që kanë për këtë disiplinë shkencore. 2.2.1. Parimi i shtetit juridik Parimi i shtetit juridik në pikëpamje të shoqërisë moderne është parim global. Ky parim si i tillë në formën juridike dhe politike të çdo shteti dhe në përgjithësi të çdo sistemi në të cilin merr pjesë individi edhe si anëtarë edhe si individ i bashkësisë është i pa shmangshëm. Vetë koncepti i shtetit juridik siç definohet shpesh përmbajtja e tij është koncept i individit të lirë, qytetarit, njeriut dhe pjesëmarrjes së tij të lirë në jetën politike. Ky parim siç u konstatua nënkupton se çdo aktivitet që ka për qëllim luftimin e kriminalitetit duhet ndërmarr në pajtim me normat ligjore të cilat kanë të bëjnë me aktivitetet e tilla, apo me fjalë tjera çdo aktivitet në këtë fushë duhet domosdo ta ketë bazën në ligj dhe në normat tjera juridike, të cilat janë në suazat e asaj materie. 45) _________________ 43) Tek disa autorë, parimi i shtetit socoal dhe juridik. 44) Janë theksuar ato parime të politikës së luftimit të kriminalitetit, të cilat autori i kësaj skripte i ka hasur më së

shpeshti në literaturë dhe për të cilat ka konsideruar se janë më të nevojshmet në ligjërimin mbi parimet themelore të disciplinës shkencore të politikës së luftimit të politike së luftimit të kriminalitetit. Krahas atyre që u përmendë, këto janë edhe parimet e parandalimit, parimet e fajësimit dhe disa parime të tjera.

45) Shih 1.fq. 88.

Page 52: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

52

Duhet të kihet parasysh se parimi i shtetit juridik është i karakterit të dyfishtë. Në njërën anë ky e obligon shtetin dhe institucionet e tij që të veprojnë në pajtim me të drejtën dhe normat ligjore, kurse në anën tjetër, obligon secilin prej nesh që individualisht, gjithashtu, të veprojmë njësoj sipas ligjit. Konsiderohet se tradita klasike evropiane e shtetit juridik duhet të bazohet në premisat si vijon. b) shteti kushtetues, c) pluralizmi politik, d) monopoli i dhunës, e) komunikimi pozitiv ndërmjet shtetit dhe opinionit publik (i ashtuquajturi

funksion i kontrollit të opinionit publik), f) racionalizimi i pushtetit shtetëror, g) mbrojtja e interesave të individit nga dhuna e shtetit dhe garantimi i tyre me

kontroll të pavarur gjyqësor. 46) Ideja e shtetit juridik nënkupton grup normash të së drejtës, të cilat e disiplinojnë përdorimin e dhunës dhe në raport me forcën e dhunës pasqyron objektin e rregullimit, e cila i ka katër detyra të posaçme si vijon: a) të përcaktojë kushtet nën të cilat forca e detyrimit duhet ose mund të

zbatohet, b) të përcaktojë personat të cilët duhet dhe mund ta zbatojnë ; c) të përcaktojë procedurën sipas së cilës duhet të zbatohet në rrethana të

caktuara dhe nga personat e caktuar; d) të përcaktojë masën e forcës me të cilën duhet dhe mund të disponojë ai i cili duke respektuar procedurat e caktuara është i detyruar që në rrethanat e caktuara ta zbatojë forcën e detyrimit. Me fjalë tjera e drejta është një grup normash të cilat rregullojnë atë se kur, kush, si dhe sa e zbaton forcën e detyrimit. 47) Parimi i shtetit juridik njëkohësisht është edhe postulati më i rëndësishëm politiko-juridik i ndëshkimit bashkëkohor dhe i dënimit, gjegjësisht i politikës së luftimit të kriminalitetit. 48) Siç u tha, shteti juridik nuk nënkupton vetëm abstenimin e shtetit nga kërkesat e tepruara ndaj lirisë qytetare, por gjithashtu edhe imperativin e aktiviteteve të tij, gjegjësisht veprimin pozitiv me qëllim të mbrojtjes efikase të atyre lirive, ose mbrojtjen e kufijve, të cilët i vendos shteti juridik për liri sa më të madhe të qytetarëve të vet, që njëherazi kanë edhe “limituesin e vet me rastin e veprimit të ashtuquajturit “shtet social të cilin duhet kuptuar si personifikim të parimit të shtetit juridik. 49)

__________ 46) Horvatiq, ZH, Cvitanoviq, L.: „Politika e luftimit të kriminalitetit“, MPB e Republikës së Kroacisë, Akademia Policore,

Zagreb, 1999. fq. 99. 47) Ibidem, fq. 100. 48) Ibidem, fq. 100. 49) Ibidem, fq. 100.

Page 53: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

53

2.2.2. Parimi i ligjshmërisë Parimi i ligjshmërisë është njeri ndër të arriturave më të mëdha të zhvillimit civilizues të njerëzimit. Në kuptimin e tij burimor ky parim nënkupton respektimin strikt të ligjit si nga ana e shtetit ashtu edhe nga ana e qytetarëve. Në këtë kuptim parimi i shtetit juridik dhe parimi i ligjshmërisë janë në lidhje të ngushtë mes veti . Parimi i ligjshmërisë nënkupton se çdo aktivitet i cili ka për qëllim kundërvënien ndaj kriminalitetit duhet ndërmarr në pajtim me normat ligjore të cilat kanë të bëjnë me aktivitetin e tillë, apo me fjalë tjera që çdo aktivitet në atë fushë duhet ta ketë bazën në ligj dhe në normat tjera juridike në suaza të kornizës së kësaj materie. 50) Për politikën e luftimit të kriminalitetit ky parim është i rëndësisë së jashtëzakonshme meqenëse, ndër të tjera, kërkon përcaktimin paraprak me ligj të veprës penale dhe të sanksionit penalo-juridik. Dimensioni juridik i parimit të ligjshmërisë supozon se në planin legjislativ janë respektuar këto kërkesa: 1. që burim i të drejtës penale të jetë vetëm ligji (nullum crimen sine lege

scripta) 2. që të jetë e ndaluar analogjia (nullum crimen sine lege stricta); 3. që të jetë i ndaluar funksioni retroaktiv i ligjit penal (nullum crimen sine

lege praevia); 4. që të jenë të formuluara qartë dhe në mënyrë precize normat penalo-juridike

(nullum crimen sine lege certa); 5. që sanksionet penale mund të jenë të përcaktuara vetëm me ligj (nullum

poena sine lege). 51)

Në literaturë, ndërkaq theksohet se në legjislacionin bashkëkohor penal dhe në shkencën e së drejtës penale ende ekzistojnë shumë paqartësi, zgjidhje dhe interpretime të papranueshme që i përkasin realizimit të parimit të ligjshmërisë për të gjitha sanksionet penalo-juridike. Në të vërtetë, për këtë edhe tërhiqet vërejtja se parimi i ligjshmërisë edhe më tutje madje në një masë të konsiderueshme sot e kësaj dite mbështetet vetëm në ndëshkim e jo edhe në sanksionet tjera penalo-juridike. 52) 2.2.3. Parimi i legjitimitetit Përcjellës i pashmangshëm i ligjshmërisë është legjitimiteti. Me fjalë tjera ky nënkupton arsyeshmërinë e cilitdo vendim juridik të paraqitur në normën ligjore . ________________ 50) shih. 1, fq. 89. 51) Raduloviq, lj.: „Politika kriminale - politikë e luftimit të kriminalitetit, Fakulteti Juridik, Beograd, 1999. fq. 31. 52) Shih. bilj. 5., fq. 103.

Page 54: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

54

Thelbi i parimit të legjitimitetit obligon që të gjitha kufizimet e lirisë dhe të drejtave të qytetarit të jenë të harmonizuara me zbatimin e masave preventive dhe procedurave, ndërsa në anën tjetër, represioni si komponentë e politikës kriminale të jetë i bazuar në masat e detyrimit, sepse do ta humb legjitimitetin nëse masat e tilla pushojnë të jenë oportune, gjegjësisht nëse bëhen të tepërta përballë efektit i cili dëshirohet të arrihet me to, sidomos nëse efekti i tillë nuk realizohet me anë të tyre. 53) Në sferën e politikës së luftimit të kriminalitetit, ky parim në të vërtetë nënkupton që masat e dhunës penalo-juridike të bazuara në ligj të zbatohen vetëm atëherë kur kjo është e domosdoshme dhe vetëm në masën e domosdoshme. 54) 2.2.4. Parimi i kufizimit të dhunës penalo juridike Parimi i kufizimit të dhunës penalo juridike është në lidhje të ngushtë me parimin e legjitimitetin dhe ligjshmërisë. Në të vërtetë, në njërën anë zbatimi i detyrimit penalo juridik mund të jetë i parashikuar dhe i lejuar vetëm me ligj, kurse në anën tjetër, të njëjtat vendime ligjore me të cilat lejohet detyrimi penalo juridik duhet domosdo të jenë të arsyetuara nga pikëpamja e gjerë shoqërore civilizuese. Ky parim i politikës së luftimit të kriminalitetit nënkupton: a) zbatimin e detyrimit penalo juridik vetëm ndaj asaj sjelljeje e cila është aq e

dëmshme për vlerat e mbrojtura me kushtetutë saqë mbrojtja e tyre nuk mund të realizohet pa forcën e tillë.

b) Kufizimin për shkak të përmasave të sanksioneve penalo-juridike dhe për shkak të peshës së veprës penale.

c) Kufizimin e përmbajtjes së sanksioneve penalo-juridike dhe mënyrës së zbatimit të tyre ndaj kryesit të veprës penale vetëm në masën e cila i përgjigjet llojit të sanksionit penalo-juridik dhe qëllimit të tij të posaçëm.

d) Kufizimin në suaza të fajësisë dhe kohës së kryesit. e) Kufizimin e detyrimit penalo-juridik vetëm në suaza të kryesit të veprës

penale. 55)

2.2.5. Parimi i individualizimit Parimi i individualizimit, si njeri ndër të arriturat e mëdha shekullore të zhvillimit të kriminologjisë dhe të mendimit penologjik dhe të kalimit nëpër shumë aspekte të deritashme të fazave të gabueshme në koncipimin e qasjes në trekëndëshin vepër penale-kryes-sanksion penal, është shumë i rëndësishëm si segment i pikëpamjes bashkëkohore mbi kriminalitetin. ___________ 53) Shih. bilj. 1., fq. 90. 54) Shi bilj. 10., fq. 33. 55) Shih bilj. 5., fq.102.

Page 55: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

55

Thelbi i individualizimit të sanksioneve penalo-juridike siç u cek më herët gjendët në harmonizimit e detyrimit penalo-juridik, në mënyrë që ndaj veçorive të kryesit të veprës penale të arrihet qëllimi special preventiv i sanksionit penalo-juridik ashtu që sanksioni ndaj kryesit të ndikojë që ai të mos i përsëritë veprat penale dhe që ta respektojë sistemin juridik. 56) Në kuadër të politikës penale-juridike, parimi i individualizimit shfaqet në tri nivele: 1. Nivelin ligjvënës, përmes krijimit të dispozitave normative për remizimin e

këtij parimi duke forcuar konceptin e pluralizmit të sanksioneve penale dhe duke definuar kushtet e posaçme të përcaktimit të sanksioneve;

2. Nivelin e politikës ndëshkimore të gjykatave në procedurën e përcaktimit të sanksioneve penale përmes përzgjedhjes së sanksionit të harmonizuar, jo vetëm me karakteristikat e veprës konkrete penale, por edhe me veçoritë e kryesit të veprës;

3. Procedurën e ekzekutimit të sanksionit penal përmes përshtatjes së mënyrës së ekzekutimit të sanksionit, personit të gjykuar, por edhe duke respektuar karakteristikat e veprës së kryer penale. 57)

Të themi edhe këtë se pa qasje individuale në zbatimin e dhunës penalo-juridike do të ishte shumë vështirë të paramendohet koncepti bashkëkohor i krijimit të politikës së luftimit të kriminalitetit. 2.2.6. Parimi i drejtësisë Drejtësia është njëra ndër postulatet themelore të procedurës penale bashkëkohore dhe kërkesë në të cilën kohët e fundit po insistohet me të madhe si në suaza të legjislacionit kombëtar ashtu edhe në planin ndërkombëtar. Insistimi në drejtësi ngërthen në vete të gjitha sistemet juridike bashkëkohore sidomos në pjesën e procedurën juridike, e cila nënkupton kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Kjo në rend të parë ka të bëjë me procedurën penale-juridike dhe zbatimin e dhunës penale juridike. Konsiderohet se zbatimit i drejtë i dhunës penale-juridike arrihet me përzgjedhjen e mjeteve të tilla të dhunës penale juridike, të cilat i përgjigjen rrezikut të veprës penale e në funksion të mbrojtjes së vlerave kushtetuese për ç’arsye është i domosdoshëm zbatimi i asaj dhune në proporcion me peshën e veprës penale, dhunën penalo-juridike dhe aplikimi i saj vetëm ndaj personit i cili ka krye vepër penale dhe pikërisht vepër të atij lloji që kërkon masën dhe llojin e tillë të sanksionit penalo juridik i cili do të mundësojë arritjen e qëllimit të sanksioneve penalo-juridike qofshin të përgjithshme apo të veçanta, pra me individualizimin i cili nuk e ka për qëllim ta tregojë forcën e shtetit por realizimin e qëllimit të pjesës dërmuese të anëtareve të bashkësisë shtetërore, që të gjithë ta respektojnë rendin juridik dhe të mos kryejnë vepra penale. 58) ___________ 56) Shih bilj. 5., fq. 106. 57) Shih bilj. 10. fq. 36-37. 58) Shih bilj. 5,fq. 108.

Page 56: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

56

2.2.7. Parimi i humanitetit Parimi i humanitetit në kuadër të politikës së luftimit të kriminalitetit përmban kërkesën për sjellje njerëzore (humane) si në pikëpamje të përmbajtjes së detyrimit penalo-juridik, ashtu edhe në pikëpamje të aplikimit të dhunës. 59)

Ky parim kërkon që ndaj të dyshuarit, të akuzuarit dhe të gjykuarit të veprohet në mënyrën e cila nuk e rrezikon dinjitetin njerëzor dhe e cila në masë të plotë e mbron integritetin psiko-fizik dhe shëndetin e personave në fjalë. 60)

Imperativi i veprimit human është e domosdoshme të jetë i zbatuar pa marrë parasysh peshën dhe pasojat e sjelljes së dënueshme. Kërkesa për humanitet në kuadër të procedurës penale nuk është e kohës së sotme ndonëse kjo ka ardhur në shprehje të plotë vetëm në gjysmën e dytë të shek. XX kur respektimi i dinjitetit njerëzor dhe ndalimi i sjelljeve antihumane ishin bërë objekt normativ i shumë dokumenteve ndërkombëtare dhe pjesë përbërëse e dispozitave kushtetuese të shteteve demokratike të kohës. Nga pikëpamja e politikës së luftimit të kriminalitetit zbatimi i parimit human ka karakter të dyfishtë. Kur janë në pyetje masat preventive në luftimin e kriminalitetit theksohet fakti se kriminaliteti paraqet atak shumë agresiv në të mirat dhe vlerat njerëzore, por kjo megjithatë nuk e arsyeton aplikimin e dhunës, gjegjësisht çfarëdo agresiviteti. 61) Në anën tjetër në aplikimin e masave represive gjatë luftimit të kriminalitetit rendi juridik parasheh dhe lejon forma të caktuara të kufizimit të këtyre lirive dhe të drejtave të njeriut. 2.2.8. Parimi i politikës shkencore të luftimit të kriminalitetit. Ky parim, së drejti, përmban kërkesën për profilizimin e politikës së luftimit të kriminalitetit si disiplinë shkencore. 62) Për ta fituar statusin shkencor, çdo disiplinë është e domosdoshme ta ketë lëndën e saj të studimit dhe qëllimin e hulumtimit si dhe metodat e veta të studimit. Politika bashkëkohore e luftimit të kriminalitetit këtë e posedon sot pa kurrfarë dyshimi. Shikuar në prizmin e zhvillimit historik, mund të konstatohet se kjo disiplinë, në periudhat e ndryshme kohore, ka pasur statuse të ndryshme në grupin e disiplinave, të cilat janë marrë me problematiken e kriminalitetit dhe me sjelljet që ishin të dënueshme. Ky status në momente të caktuara historike nuk ishte në anën e pavarësisë së kësaj shkence, nganjëherë madje rëndësia e saj edhe stërmadhohej me qëllim që përfundimisht të vinte në kornizat që kjo disiplinë i ka sot. ___________ 59) Shih bilj. 5, fq. 109. 60) Shih bilj. 10. fq. 42. 61) Shih. bilj. 1. fq. 91. 62) Shih bilj. 5., fq. 111.

Page 57: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

57

Nuk thuhet pa arsye se qasja kriminale-politike dhe penale-juridike e fenomenit të kriminalitetit në pjesën e saj të doktrinës dhe praktikës, sot, duhet të jetë tepër e sofistikuar, sinkronizuar, komplementare dhe konzistente në të gjitha pjesët e saj por edhe si tërësi. 63) Pikërisht duke e zhvilluar veprimtarinë e vetë shkencore dhe duke u shërbyer me rezultateve e përpjekjeve të shkencave tjera dhe me të arriturat e tyre në këtë fushë, politika e luftimit të kriminalitetit sot duhet të ofrojë zgjidhje të bazuara shkencore në pasqyrimin e këtij fenomeni dhe të propozojë masa të përshtatshme për aktivitet konkret të shoqërisë në luftimin e tij . 2. 3. Raporti i politikës së luftimit të kriminalitetit ndaj shkencave tjera Kriminaliteti para së gjithash është fenomen global shoqëror. Si i tillë ai është objekt i studimit dhe hulumtimit i shumë shkencave. Nga aspekti i politikës së luftimit të kriminalitetit është shumë e rëndësishme lidhja të cilën e ka kjo me të ashtuquajturat shkenca penalo-juridike siç janë: - shkenca penale-juridike në kuptimin e ngushtë, - procedura penale-juridike dhe - e drejta e ekzekutimit të sanksioneve penale. Këto disiplina me të drejtë mund t’i quajmë disiplina kyçe në realizimin e detyrave të politikës së kriminalitetit. Gjithashtu ka shumë rëndësi edhe raporti i kësaj shkence me shkencat tjera, lënda e përgjithshme e të cilave është gjithashtu objekt studimi gjegjësisht njohja e kriminalitetit apo e sjelljes së dënueshme, por vetëm nga këndvështrimi tjetër, pak më ndryshe. Në këtë kuptim në shpjegimin e mëtejmë do të shqyrtohet sidomos raporti i politikës së luftimit të kriminalitetit me kriminologjinë dhe kriminalistikën. Përfundimisht nga shpjegimi nuk do t’i përjashtojmë as shkencat lëndë studimi e të cilave nuk është drejtpërdrejtë kriminaliteti, por siç do të shohim megjithatë kanë një ndikim të madh në këtë disiplinë. 2.3.1. Politika e luftimit të kriminalitetit dhe shkencat penale- juridike Sikur ta kishim definuar politikën e luftimit të kriminalitetit si kompleks të përpjekjeve të tërësishme të shtetit që në territorin e tij të ketë sa më pak sjellje të dënueshme (jo vetëm vepra penale), kurse ato të cilat kryhen të jenë sa më parë të zbuluara (të gjendet kryesi i tyre), dhe që pas kryerjes së procedurës _____________ 63) Ibidem, fq. 111.

Page 58: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

58

ligjore, kryesit t’i shqiptohet sanksioni adekuat penal 64), atëherë është krejtësisht e qartë se kjo disiplinë shkencore është ngushtë e lidhur për shkencat juridike, e në kuadër të kësaj edhe për të ashtuquajturat shkenca penale-juridike. Në këtë kontekst, sidomos vjen në shprehje marrëdhënia e kësaj disipline me të ashtuquajturën e drejtë penale në kuptimin e gjerë. 65) (e drejta materiale penale, drejta procedurës penale, dhe e drejta e ekzekutimit të sanksioneve penale), me të cilat ekziston lidhja më e ngushtë interaktive për shkak të lëndës së studimit të kësaj disipline. Në të vërtetë siç kemi pasur rastin të shohim shumë parime të njohura të politikës së luftimit të kriminalitetit, ato janë në lidhje të ngushtë me këto disiplina, madje edhe të njohura si parime në kuadër të të njëjtave shkenca. 2.3.2. Politika e luftimit të kriminalitetit dhe e drejta penale në kuptimin

e ngushtë ( e drejta penale-materiale ) Sistemi i normave juridike me të cilat definohen nocionet e veprave penale, nocionet e dënimeve apo ndëshkimeve (dhe masave tjera të cilat nganjëherë zbatohen ndaj kryesve të veprave penale), si dhe kushtet parimore dhe të posaçme për aplikimin e dënimit (dhe masave tjera ), ndaj kryesve të veprave penale paraqet të drejtën penale në kuptimin e ngushtë të fjalës ose të drejtën penale materiale. 66) Pika më e rëndësishme e bashkimit të së drejtës penale-materiale dhe e politikës së luftimit të kriminaliteti, sipas literaturës, konsiderohet vetë lënda e tyre, e kjo lëndë është vepra penale. Në kuptimin objektiv e drejta penale -materiale ofron bazën ligjore për vetë nocionin e veprave penale, prandaj me këtë edhe të vet fenomenit kriminalitet. Në kuptimin subjektiv e drejta penale i përfshinë kompetencat, të cilat rezultojnë nga e drejta në kuptimin objektiv, e cila konkretisht shprehet si e drejtë e shtetit për të ndëshkuar. 67) _____________ 64) Ibidem fq. 5. Mirëpo, duhet pasur parasysh se kjo është vetën një ndër definimet konceptuale të mundura të

politikës së luftimit të kriminalitettit dhe objektit të saj të hulumtimit. Në të vërtetë në librin e autorit Horvatiq, ZH, Cvitanoviq, L.: „Politika e luftimit të kriminalitetit, MPB e Republikës së Kroacisë, Akademia Policore, Zagreb, 1999. fq. 3-4. ndër të tjera, mund të hasen gjithashtu edhe definimet e kësaj discipline shkencore si vijon: Kaizer, (1976.), konsideronte se politika e luftimit të kriminalitetit – si shkencë dhe si veprimtari praktike – është pikërisht «shprehje sistematike e strategjisë, taktikës dhe sanksioneve shoqërore, me qëllim të arritjes së kontrollit të plotë mbi sjelljet e dënueshme»; Zlatariq (1970.) politikën kriminale e definon si « veprimtari praktike, organizim racional dhe të planifikuar të aktiviteteve shoqërore të drejtuara në luftimin e kriminalitetit, në masat preventive dhe represive ndaj tij, por njëkohësisht edhe si « disciplinë shkencore, gjegjësisht vlerësim kritik ndaj ligjeve ekzistuese dhe zbatimit të tyre nga aspekti i oportunitetit dhe si sendërtim edhe të studimit shkencor të metodave më të mira për luftimin e kriminalitetit»; Baçiq (1986.), detyrën themelore të politikës kriminale si shkence e sheh në «përcaktimin e qëllimeve të shoqërisë në luftën kundër kriminalitetit, në ndërtimin dhe harmonizimin e sistemit të tërësishëm të masave preventive dhe represive, me ç’rast fillon nga politika dhe filozofia e caktuar e përgjithsme e orientimit të shoqërisë së cakktuar, si dhe të arriturave të mundësive praktike dhe shkencore të ».

65) Shih më hollësisht, për nocioni e së drejtës penale në: Sijerçiq-Çoliq, H.: „E drejta e procedurës penale“, Libri I Subjektet e së drejtës penale dhe aktet e procedurës penale, Fakulteti Juridik, Universiteta i Sarajevës, Sarajevë, 2005.fq. 19-21.

66) Bayer, V.: „E drejta e procedurës penale“ – kapituj të përtgjedhur, Libri I., Hyrje në teorinë e së drejtës së procedurës, përgatitur nga prof. dr Davor Krapac, MPB e Republikës së Kroacisë, Zagreb, 1995., fq. 9.

67) Shih bilj. 5., fq. 15.

Page 59: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

59

Duhet thënë se politika bashkëkohore e kriminalitetit nuk mund të paramendohet pa të drejtën penale. Pikërisht e drejta penale si sistem i normave juridike me të cilën definohen veprat penale, sanksionet penale etj në pjesën më të madhe përcakton edhe kornizat e veprimit të kësaj disipline. Në anën tjetër edhe politika e luftimit të kriminalitetit e ka një ndikim jo të vogël në krijimin e normave të së drejtës penale. Ajo në të vërtetë duhet të përgjigjet në pyetjen se cilat janë qasjet dhe zgjidhjet më adekuate në luftimin e kriminalitetit në aspektin kohorë dhe hapësinor, e të cilat pastaj do t’i shërbejnë ligjvënësit me rastin e hartimit dhe nxjerrjes së normave përkatëse penale-juridike. E drejta penale si disiplinë pozitive juridike përcakton kufijtë normativ të realizimit praktik të qëllimeve të politikës kriminale, gjegjësisht të politikës së luftimit të kriminalitetit në kuptimin e ngushtë dhe ato të cilat mbështeten në masat represive dhe preventive të karakterit penal-juridik. 68) Një kohë të gjatë e drejta penale është konsideruar si disiplinë që përfshinte edhe politikën kriminale. Ndër autorët të cilët e kanë përcaktuar raportin e politikës kriminale me të drejtën penale konsiderohet A. Fojerbach, i cili ka theksuar se politika kriminale varet nga e drejta penale dhe se ajo domosdo duhet të mbështetet në njohjen e ligjit penal por edhe në njohjen e rregullimit shoqëror në tërësi, sepse në të kundërtën shndërrohej në fantastikë pa terren real, që do të ofronte propozime boshe. 69)

Në gjysmën e parë të shek. XX, riafirmimit të rëndësisë së politikës së luftimit të kriminalitetit do t’i kontribuojë edhe F. Von Lizt , i cili qëndrimin e vet lidhur me raportin ndërmjet këtyre dy disiplinave e shpreh me kërkesën që dogmatika penale dhe politika e luftimit të kriminalitetit të konsiderohen si dy motra shkencore. 70) Padyshim, sot, është qëndrim i përgjithshëm që politika e luftimit të kriminalitetit t’i qaset lëndës së hulumtimit të saj nga një kontekst më i gjerë se sa që e drejta penale dhe shkenca penale-juridike bashkë me konstatimin edhe të lidhjes së fortë të këtyre disiplinave shkencore në të ardhmen. 71) Në këtë mënyrë konfirmohet lidhja e politikës bashkëkohore të luftimit të kriminalitetit me të drejtën penale, krahas dallimit të tyre të qartë njëkohësisht. 2.3.3. Politika e luftimit të kriminalitetit dhe e drejta e procedurës penale Drejta e procedurës penale është sistem normash lidhur me të drejtën penale materiale në kuptim të normimit juridik të veprimit, me të cilat funksionalizohen dispozitat e të drejtës penale materiale, kurse me këtë edhe qëndrimi i shtetit ndaj kryesve të veprave penale, i përmbajtur në dispozitat e ___________ 68) Shih bilj. 10. fq. 21. 69) Ibidem, fq. 20. 70) Ibidem, fq. 20. 71) Shih më tepër tek ibidem, fq. 21.

Page 60: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

60

së drejtës penale materiale. Që të mund ta dënojë shteti cilindo person apo ta zbatojë ndaj tij sanksionin tjetër penal për shkak të kryerjes së veprës penale është e nevojshme që po ai shtet në rast se paraqitet mundësia që vepra penale të kryhet përmes organeve të tij të vërtetojë: 1. A është kryer vërtetë vepra penale, 2. Nëse po, kush është kryesi, 3. A është e nevojshme që personit, për të cilin konstatohet se ka kryer vepër penale në kuptim të dispozitave të së drejtës penale materiale, t’i shqiptohet dënimi gjegjësisht sanksioni tjetër penal, me ç’rast me marrjen e përgjigjes pozitive për të gjitha këto pyetje shteti përmes organeve të tij duhet të caktojë atë lloj dhe masë të dënimit apo sanksionit tjetër penal, të cilin sipas dispozitave të ligjit penal material në atë rast duhet zbatuar ndaj kryesit të veprës penale. 72) Një ndër karakteristikat shumë të rëndësishme të procedurës moderne penale është përshtatja e saj kërkesave të reja për luftimin e kriminalitetit. Kjo sidomos vije në shprehje në sferën e kundërvënies ndaj kriminalitetit të organizuar dhe terrorizmit ku e drejta e procedurës penale kërkon metodat e reja dhe kornizat e hulumtimit të cilat në një masë të mirë janë edhe rezultat i të arriturave të politikës së luftimit të kriminalitetit. Në raportin e vet ndaj politikës së luftimit të kriminalitetit theksohet se e drejta e procedurës penale është e inspiruar dhe e drejtuar nga maksima e rëndësishme kriminale-politike: ”askush i pafajshëm të mos dënohet, kurse kryesit të veprës penale ti shqiptohet dënimi apo masa tjetër sipas kushte të parapara me ligj dhe në bazë të procedurë së drejt ligjore para gjykatës kompetente”. 73)

2.3.4. Politika e luftimit të kriminalitetit dhe e drejta e ekzekutimit të sanksioneve penale

E drejta e ekzekutimit të sanksioneve penale është segmenti i tretë i pamposhtur i të ashtuquajturës e drejtë penale në kuptimin e gjerë. Zakonisht kjo definohet si tërësi e normash juridike me të cilat rregullohet ekzekutimi i dënimeve dhe sanksioneve tjera të cilat u shqiptohen kryesve të veprave penale. Kjo e drejtë përveç kësaj rregullon edhe pozitën juridike të personit ndaj të cilit shqiptohet sanksioni penal, të drejtat dhe detyrat e tij gjatë vuajtjes së dënimit, marrëdhënia e tij ndaj organeve shtetërore, të cilat me këtë rast marrin pjesë në ekzekutim. 74) _________ 72) Enkas. bilj. 25., fq. 4. Enkas do të përgatisim atë se si mund të shikohet në mënyrë të dyfishtë procedura penale; në

njërën anë nga këndëvështrimi i aktit të procedurës penale, kurse në anën tjetër nga këndëvështrimi i marrëdhënies së procedurës penale.

73) Shih bilj. 5., fq. 17. 74) Shih bilj. 25.,fq. 10.

Page 61: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

61

Në thelb, qasja ndaj të drejtës bashkëkohore të ekzekutimit të sanksioneve penale dhe shkencës penitensiare qëndron në pikëpamjen e politikës kriminale mbi obligimin e shoqërisë që ta riedukojë personin e gjykuar dhe t’ia kthejë atë shoqërisë si personalitet të përshtatur, dhe thuhet se ajo është e detyruar t’i zbatojë dhe analizojë metodat më të mira të adoptimit dhe riadoptimit të të dënuarve. 75)

Procesi i ekzekutimit të dënimit gjegjësisht sanksionit tjetër përkatës penalo-juridik me llojin dhe masën e përshtatshme kryesit konkret të veprës së caktuar penale, është çështje qendrore e mendimit bashkëkohor penitensiar, kurse suksesi apo mossuksesi në atë fazë e përcakton fortë edhe suksesin apo mossuksesin e politikës së tërësishme antikriminale. 76) 2.3.5. Raporti ndaj shkencave tjera. Ky raport ndaj shkencave tjera është dydimensional. Në të vërtetë politika kriminale është në lidhje të ngushtë natyrore me ato shkenca lënda e studimit e të cilave është gjithashtu kriminaliteti. Këtu hyjnë sidomos kriminologjia dhe kriminalistika. Kriminologjia si disiplinë shkencore, lëndë hulumtimi e së cilës është etiologjia dhe fenomenologjia e kriminalitetit, si dhe kriminalistika si shkencë e cila paraprihet me kërkimin e metodave më efikase për pengimin dhe zbulimin e veprave penale dhe të kryesve të tyre. Natyrisht këtu nuk duhet harruar as raporti i saj kundruall shkencave të cilat nuk e kanë për lëndë studimi kriminalitetin por që në ekzistimin dhe veprimin e tyre shkencor prekin dukshëm këtë fenomen. Me këtë rast do të përmendim sociologjinë dhe politikën sociale si shumë të rëndësishme, sidomos kjo e fundit nga aspekti i kërkesës të cilën e parashtron shoqëria bashkëkohore para politikës kriminale. 2.3.5.1. Politika e luftimit të kriminalitetit dhe kriminologjia Kriminologjia si shkencë mbi etologjinë dhe fenomenologjinë e kriminalitetit në kuptimin më të ngushtë të fjalës, realizon lidhjen e saj me politikën kriminale në mënyrën që me të arriturat e veta në fushën e etiologjisë dhe fenomenologjisë së sjelljes kriminale siguron bazën shkencore politikës së luftimit të kriminalitetit në qasjet e saj lëndës së studimit. Konsiderohet se politika e luftimit të kriminalitetit, pikërisht zhvillimi i mendimit kriminologjik i fillimit të shek. XIX ia ka borxh pozitën e saj shkencore. 77)

______________ 75) Milutinoviq, M.: „Politika kriminale“, Savremena administracija, Beograd, 1984. fq. 140. 76) Shih bilj. 5.,fq. 21. 77) Ibidem, fq.

Page 62: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

62

Kriminologjia është disiplinë e cila politikës kriminale dhe jo vetëm asaj, por edhe shkencave tjera që merren me problemin e kriminalitetit ua ka ofruar bazën e parë të vërtetë shkencore në studimin e problemeve të kriminalitetit. Mbi njohuritë shkencore të kësaj disipline kanë filluar të ngritën shumë drejtime të tjera shkencore-hulumtuese, të cilat më vonë janë shndërruar në disiplina të pavarura shkencore. Në literaturën bashkëkohore insistohet në dy drejtime themelore nëpër të cilat realizohet lidhja e drejtpërdrejtë e kriminologjisë dhe e kësaj disipline. Këto janë drejtimi i etiologjisë dhe i fenomenologjisë. Lëndë e studimit të shkencës së kriminologjisë siç u theksua është etiologjia e kriminalitetit gjegjësisht shkaqet e krimit. Detyrë e etiologjisë është që të përgjigjet në pyetjen, përse një sjellje e dënueshme ka ndodhur, ta gjejë shkaktarin e vërtetë të saj, të ashtuquajturin faktor kriminogjen, gjegjësisht indikatorët e lindjes, formimit dhe realizimit të plotë të sjelljes së dënueshme si dukuri shoqërore dhe individuale (kriminogjenezen).78)

Aktiviteti i planifikuar dhe i koordinuar kriminal-politik është i bazuar në valorizimin shkencor të shkaqeve, sepse është e pamundur të flitet për politikën dhe për luftimin e kriminalitetit pa njohjen e mirë të dukurisë së fenomenit “sjellje e dënueshme “ dhe shkaktarit të saj. 79)

Mirëpo, krahas etiologjisë, kriminologjia studion edhe fenomenologjinë kriminale, gjegjësisht format e dukurive kriminale. Në këtë kuptim theksohet se duke u nisur nga normat pozitive me të cilat rregullohet sjellja e dënueshme dhe definohen dënimet dhe sanksionet tjera penale-juridike, delikuente, kudravajtëse dhe disiplinore, për to fenomenologjia paraqet pikënisjen jo vetëm të ekspertizës kriminologjike por edhe pikënisjen globale, gjegjësisht bazën e projektimit të politikës përkatëse të luftimit të kriminalitetit në tërësinë e veprimit të saj. 80) 2.3.5.2. Politika e luftimit të kriminalitetit dhe kriminalistika Kriminalistika është njëra ndër ato shkenca pa të cilat nuk do të ishte e mundur qasja bashkëkohore ndaj problematikës së luftimit të kriminalitetit. Si shkencë e cila në mënyrë sistematike hulumton metodat shkencore dhe rregullat e përvojave rreth pengimit të drejtpërdrejt, zbulimit dhe sqarimit të dukurive të veprave penale dhe identifikimit të kryesve të tyre, 81) kriminalistika realizon një lidhje shumë të ngushtë me politikën kriminale . __________ 77) Ibidem, fq. 17. 78) Ibidem, fq. 19. 79) Ibidem, fq. 19. 80) Ibidem, fq. 18. 81) Pavishiq, B., Modly, D.: „Kriminalistika“, Fakulteti Juridik, Rijekë, 1999. fq. 3.

Page 63: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

63

Kjo lidhje vije në shprehje si në fushën e preventivës ashtu edhe në fushën e represionit ndaj kriminalitetit meqenëse kriminalistika si disiplinë shkencore është e drejtuar në njërën anë, kah pengimi i veprave penale me çka realizohet aktiviteti i saj në fushën e preventives kriminale, ndërsa në anën tjetër, ajo me qasjen e saj shkencore duhet të sigurojë që më efikasitet zbulojë veprat penale dhe kryesit e tyre me çka realizohet aktiviteti i saj në fushën e represionit. 82)

2.3.5.3 Politika e luftimit të kriminalitetit, sociologjia, politika sociale dhe shkencat tjera

Shkenca mbi shoqërinë apo sociologjia konsiderohet si njëra ndër disiplinat themelore shkencore. Lënda shkencore mbi shoqërinë është studimi i strukturës dhe dinamikës shoqërore. 83) Duke pasur parasysh faktin se kriminaliteti është fenomen shoqëror global, është krejtësisht e qartë që sociologjia si shkencë mbi shoqërinë dhe politika kriminale kanë shumëçka të përbashkët. Në të vërtetë duke analizuar kriminalitetin brenda strukturës shoqërore dhe dinamikës së sociologjisë shohim se kjo, politikës së luftimit të kriminalitetit, duhet t’i ofrojë themelet e njohurive sociologjike të këtij fenomeni, të cilat pastaj kësaj disipline në kontekstin e njohurisë së problemit të kriminalitetit nga këndi i disiplinave tjera shkencore t’i shërbejnë për vendosjen e drejtimeve të saj në luftimin e kriminalitetit. Politika kriminale është ngushtë e lidhur me politikën sociale e cila shfaqet në dy drejtime. Në të vërtetë perspektiva e politikës kriminale si segment i politikës sociale në kuptimin e gjerë të fjalës kryesisht vjen në shprehje nga momenti kur kriminaliteti fillon të kuptohet si dukuri shoqërore. 84) Në njërën anë politika sociale është e interesuar madje fortë për problemet e politikës kriminale, kurse në anën tjetër politika e luftimit të kriminalitetit tregon interesim të madh për zgjidhjen e problemeve të mbrojtjes sociale në fushën e politikës sociale. 85)

Krahas politikës sociale vlen të përmendet edhe politika ekonomike, arsimore dhe politikat tjera të posaçme me të cilat politika kriminale gjithashtu është në interaksion të caktuar. Në fund mund të themi edhe se shkencat e përmendura nuk janë edhe të vetmet me të cilat politika kriminale gjendet në lidhje permanente. Kriminaliteti është problem i përbashkët i shumë shkencave, pra edhe i atyre të cilat drejtpërdrejt merren me kriminalitetin, por edhe i atyre të cilat tërthorazi vijnë në kontakt me të, prandaj me të drejtë thuhet se ________________ 82) Megjithatë duhet treguar faktin se kriminalistikën e përcjellë qëndrimi sipas të cilit fjala është për disciplinën e cila

në radhë të parë është e orientuar në masat represive të luftës kundër kriminalitetit, përderisa detyrë e disciplinave tjera shkencore është parandalimi i kriminalitetit. Pikëpamjet e tilla kohët e fundit megjithatë po tejkalohen duke pasur parasysh sidomos qëndrimin e padyshimtë të parandalimit, të kësaj shkence, të shprehur përmmes disciplinave të shumta shkencore të kriminalistikës, siç janë prognostika kriminalistike, preventiva, etj.

83) Një grup autorësh: „Bazat e shkencës mbi shoqërinë“, NB «Rad» Beograd, 1963. fq. 16. 84) Shih bilj. 34. fq. 141. 85) Ibidem, fq. 142.

Page 64: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

64

koncipimi dhe ndërtimi i politikës kriminale kërkon njohjen jo vetëm të kriminologjisë dhe fakteve penalo-juridike, por edhe të tjerat që mund të ndikojnë në të në pikëpamje determinuese. 86) 2.4. Shqyrtimi përfundimtar Parimet e politikës së luftimit të kriminalitetit të cilat kemi pasur rastin t’i analizojmë në këtë vepër, na sigurojnë se kjo disiplinë në qasjen ndaj lëndës së saj shkencore gjithmonë është në rrugë të drejtë, në rrugë ligjore, humane dhe shkencore të luftimit të problemit të kriminalitetit sot dhe sugjeron forma të tilla të masave preventive dhe represive përballë sjelljeve të dënueshme, të cilat në asnjë aspekt nuk do të pasqyrojnë zgjidhje të papranueshme për shoqërinë e civilizuar. Vetëm në këtë mënyrë politika kriminale mund të jetë disiplinë shkencore autentike dhe tu përgjigjet kërkesave të cilat i parashtrohen asaj. Si fushë multidisiplinare e studimit shkencor, kjo shkencë vështirë se do të ekzistonte pa lidhjen e ngushtë interaktive ose pa interaksionin e ngushtë me disiplinat tjera, me ç’rast ky raport duhet shikuar si qëndrim i cili nuk e favorizon këtë disiplinë shkencore por as nuk e sjellë në pozitë nënshtruese ndaj disiplinave tjera. Në qoftë se kjo synon të jetë e mirë dhe efikase siç e konstaton këtë literatura, atëherë duhet të mbështetet në të arriturat dhe përvojat e shkencave tjera, dhe kjo e ka për detyrë ta bëjë këtë. SUBJEKTET E POLITIKËS SË LUFTIMIT TË KRIMINALITETIT 2. 1. subjektet themelore të politikës së luftimit të kriminalitetit Politika kriminale (politika e luftimit të kriminalitetit)87), përfshinë apo thënë më mirë duhet të përfshijë sistemin e planifikuar dhe të koordinuar të veprimtarive shoqërore, në pikëpamje të ndryshme përmbajtjesore dhe me subjekte të ndryshme si bartës të tyre unik në qëllimin e përbashkët. Ky koordinim i masave të politikës kriminale dhe ndërlidhja e tyre e nevojshme përbëjnë parakushtin e domosdoshëm për çdo politikë shoqërore racionale dhe efikase të luftimit të kriminalitetit. 88)Diferencimi themelor i masave të politikës kriminale 89) në masa preventive dhe masa të karakterit represiv tregon edhe në diferencimin e kategorive shoqërore, të cilat duhet t’i zbatojnë ato masa. Edhe pse në politikën bashkëkohore kriminale nuk mund të flitet për masat ekskluzive preventive apo ekskluzive represive, 90)

_____________________ 86) Ibidem, fq. 142 – 143.

87) Vërejtje e autorit. 88) Lazareviq, LJ., „Legjislacioni penal si bazë për konstituimin e politikës së luftimit të kriminalitetit“.

89) Për definimin përmbajtësor të nocionit luftim dhe kundërvënie, shih në „Parandalimin e Kriminalitetit“, „Qasje Teorike Kriminalistike“, Krivokapiq, V., FSHK, Sarajevë, 2006.

90) Kjo sidomos u referohet masave të parandalimit të përgjithshëm dhe atyre speciale, me të cilat realizohen qëllimet parandaluese, mirëpo në esencë këto jenë edhe masa të karakterit represiv. Në të vërtetë, këto masa, para së gjithash janë masa detyruese të së drejtës penale, të cilat janë bazë e aparatit represiv shtetëror ndaj kryesve që janë penalisht përgjegjës për veprat penale, por edhe ndaj kryesve të sjelljeve tjera kundërligjore, të parapara me ligjet e shteteve të caktuara.

Page 65: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

65

prapë se prapë për institucionet siç është policia, prokuroria, gjykatat dhe entet për ekzekutimin e sanksioneve penale mund të thuhet se fjala është për subjektet themelore, të cilat e shqiptojnë vargun e masave represive. Këto institucione edhe gjenden në pjesën qendrore të aparatit shtetëror, i cili krijon zinxhirin e subjekteve themelore të politikës kriminale. Në anën tjetër kategoritë shoqërore të cilat në aktivitetet e veta realizojnë më tepër detyra preventive sikurse është familja, institucionet arsimore, entet për punë sociale shpesh quhen subjekte jashtë penale të politikës kriminale. Me këtë rast është me rëndësi të theksohet se politika bashkëkohore kriminale në dimensionin praktik por edhe të doktrinës së saj gjithnjë e më tepër po drejtohet kah zhvillimi i masave alternative shoqërore (të karakterit formal dhe jo formal), të cilat në fund të fundit, në luftimin e kriminalitetit duhet të ofrojnë rezultate shumë më të mira nga masat tradicionale, gjë të cilën gjithashtu do ta shpjegojmë në vijim. Krahas njohjes së primatit absolut të masave preventive në luftë kundër kriminalitetit në raport me masat represive, sidomos dënimin, teoria penale bashkëkohore dhe legjislacioni, gjegjësisht praktika gjyqësore nuk e kontestojnë legjitimitetin e dhunës penale-juridike as në formën e shqiptimit të dënimit. lirisht mund të thuhet se në këtë pikëpamje edhe në botë edhe tek ne janë kristalizuar dy mendime themelore. I pari është se dhuna penale – juridike nuk duhet të jetë themelore në luftën kundër kriminalitetit, dhe as që duhet të pranohet ajo si mënyra më efikase e luftimit të kësaj dukurie. E dyta lufta kundër kriminalitetit duhet para së gjithash të realizohet me zbatimin e një sistemi sinkronizues dhe përmbajtjesor të masave të llojllojshme preventive me një koordinim të plotë të organeve që i zbatojnë ato .91)

Në këtë pjesë do t’i parashtrojmë pikëpamjet themelore mbi qëllimet, rolin dhe strukturën e subjekteve themelore të politikës kriminale, të cilat sipas karakterit të tyre realizojnë rolin e intervenimit të garantuar shtetëror në pengimin dhe luftimin e kriminalitetit dhe siç e kemi cekur, fjala këtu është për organet policore, prokuroritë, gjykatat dhe entet ndëshkimore. Gjithashtu është me rëndësi të theksohet se lidhur me qëllimet e lëndës së politikës kriminale, në shpjegimet që pasojnë, vëmendje më të vogël do tu kushtojmë pikëpamjeve organizative dhe ligjore të funksionimit të këtyre institucioneve shtetërore, ndërsa vëmendja qendrore do të jetë e drejtuar në funksionet dhe aktivitetet e organeve, të cilat i kontribuojnë luftimit të kriminalitetit. 3.2. Policia Organizatat policore gjegjësisht organet e punëve sikurse shërbimet tjera të specializuara kanë për detyrë tu përshtaten ndryshimeve demokratike në shoqëri në pajtimi me obligimet kushtetuese dhe ligjor në planin e brendshëm si dhe aktiviteteve ndërkombëtare me çka do të përmbushnin rolin e tyre kriminal-politik. 92) _______________ 91) Lazareviq, LJ.: Legjislacioni penal si bazë për konstituimin e politikës së luftimit të kriminalitetit.

92) Krivokapiq, V., FSHK, Sarajevë, 2006., fq . 255-260.

Page 66: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

66

Teza se “policia efikase e zvogëlon kriminaliteti”është vërtetuar qysh në analizat e hershme të punës së kësaj organizate shtetërore e cila njëherazi pasqyron rolin e saj në luftimin e kriminalitetit, në njërën anë thekson përgjegjësin e saj shoqërore në këtë kuptim , në pikëpamje të efikasitetit të kësaj organizate punuese në anën tjetër. Lidhur me këtë është qenësore të analizohen ë vazhdimësi të gjitha ato kushte që sjellin funksionalitetin kualitativ të policisë dhe në bazë të rezultateve të atyre analizave të zhvillohen të gjitha ato elemente brenda policisë por edhe ndikimet më të gjera shoqërore që sjellin tek efikasiteti i punës së saj. Vëmendje e posaçme do të jetë e drejtuar ka vështirësitë me të cilat ballafaqohet policia me punën e saj, por edhe qortimet të cilat u drejtohen strukturave policore. Krejt në fund do të shpjegohen edhe disa qasje strategjike në kryerjen e detyrave policore dhe karakteristikat e perspektivave të zhvillimit të ma tej të policisë. 3.2.1. Aktivitetit preventiv i policisë Aktiviteti i policisë i cili është i drejtuar në eliminimin e rrethanave dhe shkaktarëve të paraqitjes së sjelljes kriminale karakterizohet si preventiv, gjegjësisht si funksion ante delictum i saj. Pra fjala është për grupin e masave të cilat kryhen para kryerjes së delikti e më të cilat kryesit i pamundësohet kryerja e akteve kundërligjore dhe të rrezikshme për shoqërinë. Politika moderne kriminale ka ndërtuar modelin të lidhjes funksionale të programeve të saj preventive me rezultatet e hulumtimeve konkrete etiologjike. Ky element racional praktik dominon në këtë shkencë sepse programimi i politikës represive dhe preventive,dhe realizimi i tyre i suksesshëm varen nga faktorët që shkaktojnë kriminalitet. Luftimi shkencor i kriminalitetit i takon kohës së re. Mirëpo organizimi shkencor i luftës supozon edhe njohje të gjithanshme shkencore të fenomenit kriminal që është detyrë para së gjithash e etiologjisë kriminale. 93) Për veprimin preventiv është e domosdoshme njohja paraprake me të gjitha rrethanat të cilat pas kryerjes së hulumtimit mund të kumtohen si faktorë kriminogjen të disa formave të sjelljeve kundërligjore. Gjithsesi do të ishte e padëshirueshme të planifikohen apo të kryhen aktivitete preventive pa hulumtime analitike dhe të bazuara në të dhëna shkencore lidhur me kushtet dhe shkaqet e formës së caktuar të kriminalitetit. Për këtë arsye këto hulumtime merren si një ndër kushtet më të rëndësishme për aktivitetet e suksesshme preventive. 94) _____________ 93) Mlagjenoviqć-Kupçeviq, R.: „Kriminologjia“ - „Svjetlost“, Sarajevë, 1982., fq. 121-122.

94) Budimliq, M., „Aktualiteti i hulumtimeve kriminologjike në parandalimin e formave të reja të sjelljes kriminale“, Tema kriminalistike, Revista e kriminalistikës, kriminologjisë dhe studime për sigurinë, nr. 3-4, FSHK, Sarajevë, 2004., 213-226.

Page 67: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

67

Masa të cilat i ndërmerr policia me qëllim parandalimi të aktiviteteve kriminale janë të shumta dhe të llojllojshme. Struktura dhe vëllimi i këtyre masave në masë të madhe varet nga specifikat e rrethanave të gjera shoqërore në të cilat ato ndërmerren. Forma e organizatës shtetërore dhe shoqërore, vëllimi dhe struktura e kriminalitetit kushtet ekonomike sociale janë vetëm disa nga elementet të cilat përcaktojnë përmbajtjen e aktivitete policore në parandalimin e kriminalitetit. Si masa më të zbatuara policore që kanë karakter preventiv mund të përmenden:

• Shërbimi patrullues(analizat kompjuterike); • Mbikëqyrja dhe sigurimi i objekteve; • Shërbimi paralajmërues; • Sigurimi i tubimeve publike; • Masat antidiversion; • Evidencat dhe lejet; • Verifikimi i identiteti; • Kontrolli i komunikacionit publik; • Përpunimi i të dhënave të hulumtimit analitik –statistikë; • Informimi i qytetarëve dh puna në komunitet; • Ndërmjetësimi jo formal në zgjidhjen e konflikteve; • Kontrolli i sforcuar i të kthyerve; • Bashkëpunimi brenda organizatave policore ndërkombëtare; 95)

Krahas të përmendurave janë të shumta edhe aktivitetet e nëpunësve policor të cilët çdo ditë kanë ndikim direkt e të rëndësishëm për parandalimin e aktiviteteve kriminale. Ndonëse aktiviteti preventiv sot karakterizohet si perspektiv themelore për luftimin e të gjitha llojeve dh formave të aktiviteteve kriminale, prapë aktivitetet tradicionale të policisë më së shpeshti janë të drejtuara në ato masa që kanë karakter represiv, gjegjësisht të cilat kryhen me rastin e sjelljes kundërligjore. 3.2.2. Aktiviteti represiv i policisë Detyrë themelore e policisë rreth aktiviteteve të cilat njihen si akte poste delictum është të sigurojë informata kyçe dhe ndërmerr veprime të caktuara pas kryerjes së deliktit, që kanë të bëjnë me:

• Zbulimin e veprës penale apo veprës tjetër kundërligjore; • Zbulimin e kryesit të asaj vepre; • Sigurimin e pranisë së kryesit; • Paraqitjen e dëshmive të rëndësishëm për procedurën penale;

Sigurimin e disa dëshmive. 96) __________ 95) Stojanoviq, Z.: „Politika e luftimit të kriminalitetit“, Novi Sad, 1991., fq. 80.

96) Stojanoviq, Z.: „Politika e luftimit të kriminalitetit“, Novi Sad, 1991., fq. 81.

Page 68: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

68

Aktiviteti i tërësishëm paraprak të cilin e ndërmerr policia në procedurën kriminalistike –juridike pas përfundimit apo përgatitjes së veprës së caktuar penale ka si rezultat të fundit paraqitjen e veprës penale me qëllim të inicimit të procedurës penale apo pengimit të saj. Kjo veprimtari e organit të punëve të brendshme zakonisht zhvillohet me vet iniciativë në bazë të funksionit vetjak të legalizuar me detyrat dhe autorizimet që i jep Ligji i Procedurës Penale( LPP)97)

dhe aktet tjera por në bazë të funksioneve të organeve tjera shtetërore, gjykatës penale, prokurorisë etj. 98) Që të mund ti përdorë policia disa mjete të karakterit represiv të cilat seriozisht cenojnë jetën private të të drejtave dhe lirive qytetare, është e domosdoshme të ekzistojnë: 99) • Kushtet ligjore (LPP); • Vlerësimet reale për domosdoshmërinë e tyre( vendimi i gjykatës kompetente). Krahas rolit të cilin e realizojnë me urdhëresë të gjykatës apo prokurorisë që janë të drejtuara në dëshmimin në procedurën penale-ndëshkimore, nëpunësit policor mund të marrin pjesë edhe në realizimin të të ashtuquajturave veprime hetimore të cilat zënë vend jashtë zakonisht të rëndësishëm në zbulimin dhe ndriçimin e formave më të rënda të veprave penale. 100) në realizimin e detyrave represive është e rëndësishme çështja e përdorimit të agjentit provokator, mbikëqyrja elektronike, përgjimi i bisedave telefonike, incizimi i zërit e të ngjashme, kontrolli i dërgesave postare, etj. Në tabelën në vijim do të paraqesim anagramin e aktiviteteve të policisë në rastin e kryerjes së veprës së rëndë penale: 101)

___________ 97) Ligji mbi procedurën ndëshkimore/penale.

98) Krivokapiq, V., FSHK, Sarajevë, 2006., fq . 271-276.

99) Stojanoviq, Z.: „Politika e luftimit të kriminalitetit“, Novi Sad, 1991., fq. 82.

100) Rëndësia e veprimeve hetimore për kundërvënie formave më të rënda të veprave penale, shembuj të kriminalitetit të organizuar, shih më tepër në: Komentet e Ligjit mbi procedurën ndëshkimore/penale në B dhe H, Sijerçiq-Çoliq, H., dhe të tjerët, Këshilli i Evropës/ Komisioni Europian, Sarajevë, 2005., fq. 348-361.

101) Siegel, J.L., Criminology, Thomson Learning, London, 2006., fq. 498.

VEPRA PENALE KONTAKTI NISTOR

PRIVIMI NGA LIRIA

HETIMI

PARABURGIMI

Patrolimi, puna e fshehtë, informatorët, pranimi, viktimat, dëshmitarët

Page 69: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

69

4. 2. 3. Efikasiteti i policisë Në këtë vende do të ishte e rëndësishme që të ceken edhe disa faktorë që ndikojnë në ngritjen e shkallës së efikasitetit të veprimit të strukturave policore e të cilët në masë të madhe ndikojnë në kryerjen efektive të aktiviteteve preventive policore. Faktorët më të rëndësishëm që kanë të bëjnë me efikasitetin e punës preventive të policisë janë: 102)

• Ndihma qytetare; • Aftësia kadrovike ; • Përgatitja teknike; • Shkalla e korrupsionit të brendshëm; • Arsimimet dhe specializimet e vazhdueshme; • Sistematizimi i njësive organizative; • Bashkëpunimi ndërkombëtarë; • Bashkëpunimi me sektorin privat të sigurisë (agjencitë e sigurimit).103) 3.2.4. Strategjitë bashkëkohore të veprimit policore Në raport me ndryshimet e kushteve të jetës sidomos 50 vjetët e fundit edhe strukturat policore po kalojnë nëpër një proces konstant reformash së bashku me rrethin e tyre. Pjesa më e rëndësishme e këtyre reformave i përket hulumtimit të formave të reja të reagimit tradicional por gjithsesi edhe formave të reja të sjelljes kriminale. Kur flitet për aktivitetet preventive policore më së shpeshti përmenden metodat e reja të zhvilluara të veprimit të cilat shpesh quhen strategji t veprimit policor. Me këtë rast do të bëjmë fjalë për ato të cilat më së shpeshti përmenden në planet dhe raportet policore si dhe në literaturën e këtij sektori. Një prej karakteristikave të përbashkëta e të gjitha strategjive të aktivitetit policorë është insistimi në lidhjet me bashkësinë lokale. Për këtë arsye si kornizë pak a shumë e përbashkët për studimin e këtyre stileve të punës policore do të jetë aktiviteti i koordinuar me bashkësinë lokale (comunity policing), pastaj do të analizohet strategjia e “dritareve të thyera (broken Windows), qasja “zero tolerancë”, ”strategjia e zgjidhjes së problemit” problem oriented policing). 3.2.4.1. Aktiviteti në bashkëpunim me bashkësinë lokale Kjo formë e aktivitetit policor në literaturë është e njohur me emrin burimor në gjuhën angleze (“comunity policing” kurse më së shumti kjo formë bashkëpunimi aplikohet në SHBA ________ 102) Stojanoviq, Z.: „Politika e luftimit të kriminalitetit“, Novi Sad, 1991., fq 82-83.

103) Ignjatoviq, GJ., Kriminologjia, J.P. „Fleta Zyrtare“, Beograd, 2005., fq. 344.

Page 70: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

70

Ndërsa modele të ngjashme ekzistojnë edhe në shtete të Evropës Perëndimore. Madje edhe në policitë e ish shteteve socialiste ishin zhvilluar metoda të caktuara të cilat kultivonin bashkëpunim të ngushtë të qytetarëve me policinë në luftimin e formave të sjelljeve të rrezikshme për shoqërinë. Megjithatë më së tepërmi përvoja burimore mbi aplikimin e kësaj strategjie policore vinë nga praktika e policisë amerikane. Ndër aktivitetet të cilat i zbaton policia në aplikimin e kësaj strategjie më së shpeshti përmenden: • Kacafytja me shkaqet e kriminalitetit( nisma për ndihmë familjes, programi

për fëmijë, programet zhvillimore të bashkësive dhe nismat e tyre, programet preventive parashkollore, skemat për ata që keqpërdorin drogën dh alkoolin, arsimimi dhe programet e mbështetura shkollore, puna me delikuentet dhe familjet e tyre, punësimi dhe programet e aftësimit si dhe këshillat);

• Zvogëlimi i rastit të kryerjes së krimit (përmasimi i sigurisë së shtëpive, ndërtesave publike dhe vend parkingjeve, përmasimi i ndriçimit të rrugëve dhe hapësinore publike, shtimi i sigurisë dhe dizajnimi i kulartëve banesore, bërthamave të qytetit dhe vend parkimeve, marrja në konsiderim të kërkesave të sigurisë me rastin e planifikimit të transportit publik dhe dhënies së lejeve në përgjithësi, mënjanimi i mirë me rastin e servisimeve lokale dhe niveli adekuat i patrullimit preventiv);

• Marrja me problemet specifike të krimit (thyerja e banesave, dhuna në familje, kriminaliteti lidhur me vetura, krimet në baza racore, krimet ndaj fëmijëve dhe ndaj pleqve;

• Ndihma viktimave të krimit dhe zvogëlimi i frikës nga kriminaliteti (skemat për ndihmë viktimave, nismat për vetë mbrojtje, sigurimi i publicitetit pozitiv për nisma të suksesshme. 104)

3.2.4.2. strategjia e dritareve të thyera kjo strategji gjithashtu është e zhvilluar në vendet anglosaksone dhe është e njohur si strategjia “broken Windows”. Kjo formë e aktivitetit policor ka marrë emrin sipas kushteve specifike në të cilat vepron struktura policore, e ka të bëjë me pjesën e bashkësisë lokale të ngarkuar me një varg të tërë problemesh sociale, ekonomike dhe infrastrukturore të cilat probleme kanë për pasojë shpesh një shkallë mjaftë të madhe delikuence dhe kriminaliteti në krahasim me pjesët tjera të bashkësisë. Siç mund të kuptohet sipas emrit fjala është për territoret urbane të lëna pas dore në të cilat janë të dukshme pasojat negative të faktorëve të përmendur. Rrethina që i mbulon objektet e lëna pas dore dhe të dëmtuara, hapësirat e parregulluara publike me strukturë të pazhvilluar në fund edhe me “ dritaret e thyera” është rrethinë e cila si e tillë dukshëm ndikon në lindjen dhe zhvillimin e formave negative të sjelljes së banorëve të saj. ______________ 104) Morgan, R., Newburn, T.: The Future of Policing, Oxford, 1997., marrë nga Ignjatoviq, GJ., „Kriminologjia“, J.P.

„Fleta Zyrtare“, Beograd, 2005., fq. 344-345.

Page 71: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

71

Policia ka vërejtur se në kushte të tilla duhet zhvilluar forma të reja specifike të aktiviteteve sidomos nëse dëshirohet që të ndikohet me preventiv në dukuritë e kriminalitetit. Shumë hulumtues shpesh i kanë shtruar vetës pyetje përse qytetarët aq shumë besojnë në patrullimin e policisë si metodë e kontrollit të drejtpërdrejtë e kriminalitetit (përndryshe krejtësisht të pa bazë). Përgjigja është shumë e thjesht- për arsye se ajo tek qytetarët e shtonë ndjenjën e përbashkët të sigurisë dhe përshtypjen se po ruhet rendi shoqërorë. Policët e tillë gëzojnë besimin dhe përkrahjen e bashkësisë lokale për arsye me aktivitetin e tyre fuqishëm ndikojnë në kualitetin e jetës së banorëve me të cilët çdo ditë komunikojnë. Kështu zvogëlohet mundësia që ndokush ta prish rendin pa u dënuar. 105) 4. 2. 4. 3. Qasja zero tolerancë Bashkësitë të cilat kanë dalë nga krizat e ndryshme shoqërore ekonomike politike ekologjike dhe luftarake shpesh janë të ngarkuara me shkallë shumë të lartë të kriminalitetit, me ç’rast janë përgjegjëse të gjitha segmentet e shoqërisë për vendosjen dhe ruajtjen e rendit juridik. Ruajtja e rendit juridik në bashkësitë e tilla ballafaqohet me sfidën e vendosjes së sistemit ligjor dhe stabilizimit të sistemit të rrënuar të vlerave. Policia e cila vepron në kushte të këtilla zhvillon strategjinë e posaçme të reagimit të njohur me emrin aktivitet sipas parimit”zero tolerancë”. Pra këto janë veprime të tilla të policisë ashtu që reagohet në të tilla format ndaj sjelljeve kundërligjore dhe kryesve të të gjitha kategorive të shoqërisë(me sanksionim). Kjo metodë do të mund të quhej edhe “dënimi i secilit për çdo shkelje”. Kjo qasje gjithsesi do të ishte e gjykuar me mos sukses sikur të njëjtin parim të mos e zbatonin edhe segmentet tjera të shoqërisë të autorizuara që ta përdorin dhunën ndaj bartësve të sjelljes kundërligjore dhe kriminale. Kjo sjellje pra do të jep rezultate nëse këtë krahas policisë e zbatojnë edhe prokuroria dhe gjykatat e bashkësisë konkrete. 3. 2. 4. 4. Strategjia e zgjidhjes së problemeve Bashkësi të caktuar anë intervalet e caktuara kohore mund të jenë të stërngarkuara me probleme specifike. Shkaqet për paraqitjen e problemeve të tilla të caktuara mund të jenë të ndryshme dhe gjithsesi paraqesin një sfidë për policinë. Kjo strategji gjithashtu është e njohur me emrin në gjuhën angleze ”Problem oriented policing” sepse kjo formë e aktivitetit policor më së shumti aplikohet në shtetet e perëndimit. _______________ 105) Ignjatoviq, GJ.“Kriminologjia“, J.P. „Fleta Zyrtare“, Beograd, 2005., fq. 345.

Page 72: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

72

Në këtë rast policia vepron me reagim, përgjigjet në thirrjet për ndihmë. Policia luanë rol aktiv në identifikimin e problemeve specifike të bashkësisë siç është shitja e drogës në rrugë, qarqet e prostitucionit, vendqëndrimet e bandave, dhe zhvillon strategji neutralizimi të këtyre problemeve. Pikërisht për shkak të kësaj kjo formë karakterizohet si strategji agresive. 106) 3.2.5. Vështirësitë dhe qortimet për punën e policisë Sikurse të gjitha organizatat edhe policia në aktivitete e saj ballafaqohet me probleme serioze dhe specifike. Ndjeshmëria e detyrës policore që ka të bëjë me kufizimet e caktuara të të drejtave dhe lirive të qytetarit këtë organizatë e vë në pozitë të posaçme të interesimit të publikut për punën e saj. Në këtë rast do ti ndajmë disa nga problemet dhe qortimet më të shpeshta lidhur me punën e policisë, e cila nëse nuk kryhet sistematikisht dhe me kualitet gjithsesi ka ndikim negativ edhe për aktivitetin e saj. Policia para së gjithash të gjitha shteteve iu kushton mjaftë, shtimi i investimeve të shpeshherë duket i kotë për shkak se kriminaliteti nuk zvogëlohet. Disa autorë për këtë shpjegimin e kërkojnë në burokratizimin dhe politizimin e organeve policore. Më në fund paraqiten edhe problemet e ndjeshme edhe të tejkalimit të autorizimeve gjatë aktivitetit si dhe rastet e korruptimit të të punësuarve. 107)

Shpenzimet për polici e tejkalojnë shumicën e shpenzimeve tjera publike pothuaj në të gjitha vendet moderne. Sjellja në pyetje e mjeteve të investuara në këtë organizata shtetërore dhe rezultatet të cilat i arrin kjo në kryerjen e punëve të veta sidomos aktiviteteve në luftimin e kriminalitetit, është bërë temë e organeve përfaqësuese dhe e organeve tjera kompetente në një numër të madh shtetesh. Korrelacioni i përqindjes së mjeteve materiale që investohen në polici dhe përqindjet që tregojnë efikasitetin e policisë janë realitet me të cilin ballafaqohen policitë bashkëkohore. Në kohë të fundit me këtë segment të funksionimit policor po merren në forma të ndryshme evidencat statistikore dhe raportet policore që po trajtojnë këtë problematik. Burokratizimi Organet po9licore janë pjesë e sistemit represiv i cili duhet tu shërbej qytetarëve sepse ata si obligues tatimorë e mbajnë atë. Grupet dominonte shoqërore, ndërkaq, janë mjaftë të interesuar që ta fusin nën kontrollin e vet sepse këtë e konsiderojnë si forcën më operative dhe më elastike dhe formë të monopolit duke e konsideruar njëherë si mjetin më të përshtatshëm për ruajtjen e qëndrueshmërisë së rendit. _________ 106) Siegel, L., J., Criminology, Thomson Learning, London, 2006., fq. 525-526.

107) Ignjatoviq, GJ., „Kriminologija“, J.P. „Fleta Zyrtare“, Beograd, 2005., fq. 353/361.

Page 73: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

73

Për këtë arsye ekziston rreziku që këto organe të bëhen simbol i autoritetit të pushtetit dhe në vend të mbrojtjes së proklamuar për të gjithë anëtarët e shoqërisë të shndërrohen në mbrojtës të atyre që e kanë forcën. Tejkalimi dhe keqpërdorimi i autorizimeve. Kur flitet për parregullsitë në punën e organeve policore, është me rëndësi të dallohen situatat e tejkalimit dhe keqpërdorimit të autorizimeve. Në rastin e parë mjetet e caktuara dhe veprimet nuk janë përdorur në pajtim me rregullat që e rregullojnë këtë zbatim, kurse në të dytin janë përdorur qëllimet të cilat nuk kanë lidhje me shërbimin. Natyrisht në këto situata as pesha e shkeljes së detyrës zyrtare as përgjegjësia e policit nuk janë vendosur në të njëjtën mënyrë. Korrupsioni i policisë Korrupsioni është një dukuri kriminale e cila në kohën tonë gjithnjë e më intensivisht po i rrënon institucionet e pushtetit. Kjo dukuri siç po tregojnë përvojat në botë nuk e ka lënë anash as policinë e cila për absurdin më të madh-pikërisht është për ndjekjen efikase të atyre që dëshirojnë të përfitojnë nga pozita dhe autorizimet që kanë. Korrupsioni si fenomen i cili shkatërron jo vetëm vlerat morale por edhe ato juridike dhe ekonomike të shoqërisë moderne, po e shkatërron edhe demokracinë. Ajo është armik i vetvetes sepse liria është arma e demokracisë, barazia dhe sundimi i ligjit, kurse korrupsioni është kriminalitet, pa barazi, mangësi dhe mangësi e besimit në institucione. Së këndejmi korrupsioni është pengesë e përparimit të shëndoshë dhe të qëndrueshëm ekonomik të shoqërisë. Përveç kësaj korrupsioni shumë shpesh është edhe aleat i kriminalitetit të organizuar i cili përveç tjerash pengon vendosjen e sundimit të ligjit, e më këtë drejtpërdrejt ndikon negativisht në qëndrueshmërinë dhe sigurinë sociale të shtetit. Dy efektet e fundit negative të cekura të korrupsionit vinë në shprehje sidomos kur futen në “hallkën zinxhirore të policisë dhe gjyqësisë”. Fakti që edhe policia është zhytur në këtë të keqe socio-patologjike ka krijuar një përshtypje dhe qëndrim jashtëzakonisht negativ të qytetarëve ndaj policisë . dhe së këndejmi e ka zgjuar edhe vëmendjen e madhe ndaj tyre. 108) Rezultatet e hulumtimeve të rralla të dukurisë së korrupsionit në polici shumë shpesh japin rezultate kontradiktore. Megjithatë në një hulumtim të kryer “haptazi për policinë dhe korrupsionin” sipas indikatorëve të statistikës zyrtare për korrupsionin në BH.(200-2004)thuhet se nga numri i tërësishëm i veprave të paraqitura penale për korrupsion( 534)109) 27,2% apo 145 raste nga ato i kanë kryer pjesëtarët e policisë,ndërsa qytetarët janë kryes të 72,8% po 389 veprave penale për korrupsion. 110) ____________ 108) Maljeviq, A, dhe të tjerët:„Haptazi për korrupsionin dhe policinë“, Shoqata e kriminologëve të diplomuar, Sarajevë, 2006, fq.3-4.

109) Të dhënat kanë të bëjnë me format e regjistruara të veprave korruptive penale në 13 nga 15 organizata me autorizime policore në B dhe H. Mungojnë të dhënat nga MPB të Republikës Sërbe dhe të MPB të Kantonit të Tuzllës.

110) Shih: „Haptazi për Policinë dhe Korrupsionin“, Maljeviq, A., dhe të tjerët, Shoqata e Kriminalistëve të Diplomuar, Sarajevë, 2006.

Page 74: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

74

3.2.6. zhvillimi i mëtejmë i policisë Përvojat paraprake pozitive dhe negative, problemet në punë kërkesat e publikut dhe rezultatet e analizave të metodave të shfrytëzuar në njërën anë si dhe zhvillimi dinamik i të gjitha segmenteve të jetës shoqërore të civilizimit sot në anën tjetër po e shtyn policinë në forma të raja të aktivitetit dhe të organizimit. Si tendenca bashkëkohore të cilat po paraqiten si detyrë e organizatave policore po përmenden bashkëpunimi policor i bartësve të posa formuar privat të punëve të sigurisë në bashkësi dhe aplikimi i vendimeve mbi sfidat bashkëkohore të sigurisë që fitohen në bazë të rezultateve të hulumtimeve të kryera shkencore mbi policinë 3.2.7. Privatizimi i punëve të sigurisë Janë të shumtë faktorët që kanë ndikuar në dukurinë dhe zhvillimin e idesë mbi privatizimin e punëve të sigurisë . ekzistimi dh funksionimi i suksesshëm i agjencive private që merren me segmente të ndryshme të mbrojtjes së vlerave individuale dhe të përbashkëta në shumicën e shteteve të zhvilluara tashmë një kohë të gjatë nuk janë më kurrfarë risie. Shkarkimi i një pjese të përgjegjësisë së sigurisë nga agjencitë shtetërore para së gjithash nga policia e cila ndër të tjera është prekur edhe nga zvogëlimi i resurseve të cilat ndahen nga mjetet publike, është njëri ndër kushtet primare që ka prekur këtë dukuri. Dhënia e punëve të caktuara agjencive private të sigurimit, gjithsesi me kushte të rrepta profesionale dhe morale, si dhe kontrolli efikas shtetërorë mbi punën e këtyre agjencive, në raste të shumta po jep rezultate pozitive të jashtëzakonshme. Punët më të shpeshta që i kryen këto agjenci janë kontrolli 24 orësh i lokaleve dhe hapësirave, patrullimi, bartja e njerëzve, mallit parave, dhe vlerave tjera, eksporti i shërbimeve të sigurisë, mbikëqyrja video teknike dhe truproja e personaliteteve. Shfrytëzuesit më të shumtë të këtyre shërbimeve private të agjencive të sigurimit janë bankat, shtëpi të caktuara, objektet ekonomike, qendrat tregtare, ndërtesat banesore private, restorante dhe hotelet. Kurse jo rrallë shërbime të këtyre agjencive i shfrytëzojnë përfaqësitë diplomatike madje edhe organizatat shtetërore zyrtare( kuvendet qeveri, institucionet arsimore etj). 3.2.8 hulumtimet shkencore mbi policinë Një ndër disiplinat më bashkëkohore e cila për objekt studimi e ka policinë dhe punët policore në përgjithësi është “sociologjia e policisë”.111). kjo degë e shkencës mbi policinë hulumton segmente të ndryshme të strukturës policore, funksionimin, rezultatet e punës etj kurse në kohën e sotme më së shpeshti __________ 111) Ignjatoviq, GJ., „Kriminologija“, J.P. „Fleta Zyrtare“, Beograd, 2005., fq. 364.

Page 75: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

75

merret me hulumtimin e marrëdhënieve të punës dhe rolit jashtë punës të nëpunësve policor, marrëdhënien e tyre ndaj kolegëve, udhëheqësve ,ndaj familjes dh fqinjëve. Fushat që i përfshinë ky hulumtim janë policia, qëllimet dhe sjellja e pjesëtarëve të policisë, përgjegjësia e policëve për tejkalimin e autorizimeve, strategjitë policore, qëndrimi i qytetarëve ndaj punës policore, veprat penale dhe kundërvajtjet e kryera nga ana e prestarëve të policisë etj. Rezultatet tek te cilat është arritur me anë të hulumtimeve kriminologjike dhe të tjera mbi korrupsionin në polici 112),, tregojnë se hulumtimet shkencore janë të një vlere të madhe për policinë dhe aktivitet të saj dhe jo vetëm në raport me fenomenin korrupsion sepse vetëm me hulumtimin permanent mund të vij deri tek njohurit përmbajtjesore për këtë organizatë në mënyrë që në bazë të tyre të ngritët niveli i efikasitetit dhe funksionimit të organit shtetërorë 3.3. Prokuroria Prokuroria është organ shtetërorë e cila së bashku me gjykatën për bën themelin e sistemit gjyqësorë të çdo shteti. Prokuroria është edhe organ shtetëror i cili emërohet me ligj për luftimin e kriminalitetit sepse përveç rolit të mbrojtjes së ligjit dhe të kushtetutës kjo është përgjegjëse edhe për ndjekjen penale të personave fizik dhe juridik të dyshuar për vepër penale. Pikërisht në këtë funksionin reflektohet edhe karakteri represiv i aktivitetit të këtij organi gjyqësor. Prokurori në procedurën penale vepron në rol të dyfishtë. Së pari prokurori vepron si organ shtetërorë për zbulimin dhe ndjekjen e kryesit të veprës penale. Në rastin e dytë ai ka funksionin e palës në procedurë dhe ka të njëjtat autorizime sikurse edhe pala e kundërt ( i dyshuari , i akuzuari) gjë që është në pajtimi me normat ligjore mbi pozitën e barabartë të palëve në procedurë. 113)

Për ne këtu me këtë rast është më interesant roli i parë, prandaj edhe në shpjegimet në vijim këtij funksioni do ti kushtojmë vëmendje më të madhe. Sikurse organet tjera gjyqësore edhe prokuroria e ka të drejtën dhe obligimin të vlerësimit diskret në procedurën e vet pra vendos se cila lëndë penale ka mjaftë elemente për të kaluar në gazën tjetër penale gjegjësisht para gjykatës. Se në çfarë mase është i rëndësishëm vlerësimi diskret i prokurorit tregon edhe norma e posaçme ligjore mbi procedurën penale e lindur në bazë të zbatimit të parimit të oportunitetit të ndjekjes penale . në të vërtet prokurori në pajtim me autorizimet e veta mund të kërkoj që të mos inicioj procedurën penale për raste të caktuara edhe pse ekzistojnë dëshmitë mbi dyshimin e bazuar se është kryer vepër penale. _______________ 112) „Për korrupsionin në polici“ si objekt i hetimeve kriminologjike dhe hetimeve të tjera, shih më tepër në: „„Haptazi

për Policinë dhe Korrupsionin“, Maljeviq A., dhe të tjerët, Shoqata e Kriminalistëve të Diplomuar, Sarajevë, 2006, fq. 5-10

113) Sijerçiq-Çoliq, H., dhe të tjerët, Komentet e Ligjit mbi procedurën ndëshkimore/penale të B dhe H, Këshilli i Evropës/Komisioni Evropian, Sarajevë, 2005.

Page 76: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

76

Kjo normë shpesh lidhet për shkallën e ultë të pasojave të dëmshme të veprës penale apo për moshën e vjetër të kryesit të dyshuar për vepër penale gjegjësisht rasti i të miturve kryes të veprës penale. 114)

zbatimi i parimit të oportunitetit të ndjekjes penale kohët e fundit gjithnjë e më tepër po lë anash rëndësinë dhe zbatimin e institutit të ligjit penal material”rreziku shumë i vogël shoqërorë”. Prokuroria është e obliguar të përcjellë dhe të analizojë dukuritë me interes për realizimin e funksioneve të saj gjegjësisht të jep propozime për pengimin e dukurive të dëmshme shoqërore edhe të atyre që nuk janë të inkriminuara por që paraqesin shkelje apo rrezikim të disa të mirave dhe interesave shoqërore.115) Ky funksion nuk është krejtësisht në kompetencë të prokurorisë por është aktivitet që u takon të gjitha organeve gjyqësore. Ndonëse nuk mund të flitet për karakterin primar dhe sekondar të funksionit të organeve gjyqësore, për prokurorin mund të thuhet se shumicën e aktiviteteve i kryen me anë të veprimit represiv. Për këtë arsye së pari do të përcaktohet funksioni represiv i prokurorit e pastaj elementet preventive në punën e këtij organi 3. 3. 1. Funksioni represiv i prokurorisë Prokurori publik e ka për detyrë ndjekjen penale e cila ka rëndësi kriminale – politike sepse paraqet garanci për ruajtjen e interesit publik dhe privat në rast të shkeljes apo rrezikimit. 116) përmes këtij funksioni pasqyrohet roli themelor i prokurorit në aktivitetin represiv mbi sjelljet kriminale. Ndjekja penale paraqet nismën e prokurorit për inicimin e procedurës penale kur ekziston “dyshimi i bazuar se i dyshuari ka kryer vepër penale e cila ndjekjet sipas detyrës zyrtare. Për politikën e ndjekjes penale të prokurorisë, krahas politikës ndëshkuese të ligjvënësit dhe politikës ndëshkuese të gjykatave mund të thuhet se paraqet bazën politike të vështrimit të kriminalitetit në kuptimin e ngushtë gjegjësisht atyre elementeve të saj të cilat para së gjithash kanë karakter represiv. Këto tri “politika” duhet të kenë një bashkëpunim kualitativ dhe të pandërprerë nëse dëshirohen rezultate çfarëdo qofshin në luftimin e kriminalitetit. ___________________ 114) Për oportunitetin ndjekjes penali, shih më tepër në: Komenti i Ligjit mbi procedurën ndëshkimore, botim i II,

Pavishiq, B., dhe bashkëpunëtorët, Fakulteti Juridik i Universitetit të Rijekës, Rijekë, 2001., fq.284-290; dhe Komenti i Ligjit mbi procedurën ndëshkimore/penale në B dhe H Sijerçiq-Çoliq, H., dhe të tjerët, Këshilli i Evropës/Komisioni Evropian, Sarajevë, 2005., fq. 875-880.

115) Krivokapiq, V., FSHK, Sarajevë, 2006., fq. 238-240.

116) Krivokapiq, V., FSHK, Sarajevë, 2006., fq . 238.

Page 77: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

77

3.3.2 funksioni preventiv i prokurorisë Krahas funksionit themelor të prokurorit ky organ shtetërorë është i autorizuar në një masë të konsiderueshme ti obliguar të krye edhe funksione tjera në luftimin e kriminalitetit. Ndonëse potencialet kryesore të prokurorisë janë të orientuara në funksionin themelor, nuk guxon të ndodh të lehen pas dore punët të cilat në esencë kanë karakter preventiv. Shkasë për një lëshim të tillë është fakti se pikërisht prokuroria si organ që posedon të dhënat më kualitative për kriminalitetin në një bashkësi, e bënë atë të obligueshme që ato të dhëna ti shfrytëzojë edhe në aktivitetet qëllimi i të cilave është pengimi i kryerjes së veprave penale. Funksionet e prokurorisë për të cilat pohohet se kanë elemente preventive ndër të tjera janë: a)përcjellja dhe analizimi i dukurive të caktuara në shoqëri( kriminogjene ), të cilat me manifestimin e vet kërcënojnë ti rrezikojnë të mirat dhe vlerat shoqërore gjegjësisht të sjellin deri tek manifestimi kriminale; b) përmbajtjet e tilla analitike si dhe tendencat që e përcjellin atë ti drejtojë ka disa subjekte të politikës kriminale( propozimet dhe sugjerimet për luftimin e trendëve të caktuara kriminale dhe faktorëve kriminogjen). 117)

3.4. Gjykatat Gjykatat janë organe shtetërore të pavarura të cilave u përket pushteti gjyqësor. Gjykatat mbrojnë të drejtat dhe liritë e qytetarëve, të drejtat e përcaktuara me ligj dhe interesat e subjekteve juridike dhe sigurojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë. 118) Pra, krahas bartësve të pushtetit ligjvënës dhe ekzekutiv, gjykatave u takon funksioni i tretë themelor i bazuar në rendin juridik i shtetit të themeluar bashkëkohor demokratik. Gjykatat në njërën anë realizojnë mbrojtjen e rolit sipas të drejtave të garantuara me ligj interesat dhe liritë e qytetarëve, në anën tjetër plotësojnë rolin e garantimit të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë si themel i sundimit të ligjit. Normat e legjislacionit penal paraqesin mjet të domosdoshëm të funksionimit të legjislacionit penal i cili e realizon detyrën e vet duke vepruar sipas këtyre normave. 119) Në një numër të madh shtetesh normat themelore ligjore sipas dispozitave të cilave gjykatat veprojnë janë ligji penal/ndëshkimor (material) dhe ligji mbi procedurën penale/ndëshkimore. Me të parin janë të inkriminuara të gjitha ato sjellje të cilat bashkësia e caktuar i konsideron vepra penale të formës më të rëndë kundërligjore dhe sjelljet e rrezikshme shoqërore, pastaj dispozitat mbi fajësinë dhe dispozitat e përgjithshme mbi sanksionet __________ 117) Krivokapiq, V., FSHK, Sarajevë, 2006.,fq . 240.

118) Stojanoviq, Z.: „Politika e luftimit të kriminalitetit“, Novi Sad, 1991., fq. 84.

119) Milutinoviq, M.: „Politika Kriminalistike“ – „Savremena administracija“, Beograd, 1984., fq. 197-208.

Page 78: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

78

penale të cilat mund të shqiptohen kryesve të atyre veprave. Ligji i dytë ka të bëjë me të gjitha elementet e procedurës penale/ndëshkimore të karakterit procedural. Kontributi i gjykatës në përcaktimin e të vërtetës në procedurën penale është i pazëvendësueshëm. Procedura kontradiktore i këtyre dy palëve (avokati dhe prokurori) në kontest zhvillohet para gjykatës si arbitër. Kur konstaton se gjendja faktike është vërtetuar mjaft dhe se mund të deklarohet për atë se vepra konkrete a mund të futet nën normën e përgjithshme për të cilën prokurori ka sugjeruar, gjyqi vepron në nxjerrjen e veprimit në të cilin deklarohet për procedurën e veprës penale, fajësinë e të akuzuarit dhe përcaktohet për sanksionin të cilin sipas tij duhet zbatuar. 120) Pikërisht ky vendim me të cilin gjykata vendosë për sanksionin të cilin do ta shqiptojë ndaj të gjykuarit për vepër penale, shprehet instrumenti themelor me të cilin ky organ shtetëror vendoset në pozitën e njërit nga bartësit kyç të politikës së luftimit të kriminalitetit. Aktgjykimi me të cilin në një masë të caktuar të gjykuarit i pezullohet njëra ndër të drejtat dhe liritë e garantuara, shpreh funksionin represiv të cilin e realizon gjykata. Megjithatë kjo masë represive ka edhe karakterin e saj preventiv sepse çdo sanksion i shqiptuar penal duhet të jetë në pajtim me qëllimin e paramenduar si ndaj kryesit ashtu edhe ndaj rrethit të ngushtë dhe të gjerë. Në të vërtetë sanksionet e shqiptuara penale-juridike duhet të realizohen përmes dy dimensioneve ndikuese. Njëra ka të bëjë me kryesin të cilit i shqiptohet sanksioni dhe ka për qëllim që atë ta pengojë nga kryerja e mëtejme e veprave penale dhe me të cilin ndikohet në edukimin e tij kurse e dyta ka të bëjë me bashkësinë ndaj së cilës sanksioni i njëjtë e shqiptuar duhet të ushtrojë ndikim në të tjerët që ta respektojnë sistemin juridik dhe të mos kryejnë vepra penale. Në terminologjinë penalo-juridike dhe kriminologjike e para quhet preventivë speciale kurse e dyta preventivë e përgjithshme (gjenerale). Në shqiptimin e masës së detyrimit penalo-juridik duhet përpjekur që maksimalisht të zbatohet parimi i legjitimitetit gjegjësisht të shqiptohet sanksioni penal i cili sipas masës dhe llojit është i domosdoshëm me çka realizohet njëri ndër parimet themelore të politikës së luftimit të kriminalitetit – individualizimi i sanksionit penal. 121) Pra, theksohet rëndësia e jashtëzakonshme kriminale-politike e sanksioneve penale si instrument primar i gjykatës me të cilin kjo realizon rolin e vet në politikën ndëshkimore gjegjësisht në politikën e luftimit të kriminalitetit. ______________ 120) Ignjatoviq,GJ., „Kriminologija“, J.P. „Fleta Zyrtare“, Beograd, 2005., fq. 365.

121)

Lazareviq, LJ.: Legjislacioni penal si bazë për konstituimin e politikës së luftimit të kriminalitettit.

Page 79: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

79

3.4.1.Dukuritë të cilat zvogëlojnë efektet dhe pjesëmarrja e gjykatave në luftimin e kriminalitetit

Siç u theksua, vendimet që i nxjerrë gjykata e shtrijnë ndikimin e tyre jo vetëm në protagonistë të procedurës gjyqësore penale por kanë edhe rëndësi të gjerë shoqërore para së gjithash kriminale-politike. Ndjeshmëria e çështjes për të cilën vendosin gjykatat mendohet para së gjithash në kufizimin apo pezullimin e disa të drejtave të njeriut të garantuara me kushtetutë, duhet të jetë interes edhe i bashkësisë së gjerë në të cilën funksionon ajo. Në efikasitetin apo joefikasitetin e punës së gjykatave ndikojnë një numër faktorësh dhe rrethanash ndër të cilat po përmendim ngarkimin e tepërt, zgjatja e procedurës gjyqësore, pavarësia në ushtrimin e pushtetit gjyqësor dhe efektet që rezultojnë nga dënimet e lehta apo të rënda të shqiptuara. Stërngarkimi paraqet një dukuri negative që dukshëm zvogëlon efektet dhe pjesëmarrjen e gjykatave në luftimin e kriminalitetit. Stërngarkimi i gjykatave është pothuajse një dukuri universale sepse paraqitet në të gjitha sistemet bashkëkohore gjyqësore. Zgjidhja e këtij problemi vështirë mund të shihet në rastet e shtimit të vazhdueshëm të numrit të gjyqtarëve dhe personelit tjetër, atë duhet kërkuar në përzgjedhjen e lëndëve penale (që duhet të arrihet si me zvogëlimin e numrit të inkriminimeve gjegjësisht ngushtimin e zonës kriminale të cilën e përfshijnë ato si dhe me rregullimin e kritereve ligjore për selektimin dhe zbatimin e të drejtës penale) sikurse edhe në organizimin më të mirë të gjykatave. 122) Zgjatja e procedurës gjyqësore gjegjësisht vazhdimi i gjatë i procedurës së shkallës së parë është njëra ndër të metat themelore në punën e gjykatave. Edhe vet organet gjyqësore janë të vetëdijshme se për kryerjen e mirë të funksionit gjyqësor rëndësi të madhe ka zgjatja e procedurës gjegjësisht procedura të zvogëlohet në kufijtë e arsyeshëm. 123) Pavarësia në ushtrimin e pushtetit gjyqësore – mëvetësia. Gjykata duhet të jetë deri në fund e pavarur dhe autonome, e liruar nga “direktivat e politikës ditore dhe prakticizmi” si dhe nga presionet të cilat mund ta sjellin në pyetje ushtrimin e mirë të funksionit gjyqësor dhe ta shkatërrojnë autoritetin e gjykatës në popull. Gjykata nuk guxon të jetë nën presion dhe të gjykojë nën presion. 124) Duhet që në çështjen konkrete penale gjykata të nxjerrë vendimin në bazë të ligjit dhe bindjes së saj gjyqësore në mënyrë të pavarur nga çfarëdo ndikimi anësor. 125) ________________ 122) Stojanoviq, Z: „Politika e luftimit të kriminalitetit“, Novi Sad, 1991, fq. 85.

123) Ignjatoviq, GJ.: „Kriminologija“, J.P. „Fleta Zyrtare“, Beograd, 2005., fq. 365.

124) Milutinoviq, M.: „Politika Kriminalistike“ – „Savremena administracija“, Beograd, 1984., fq. 170.

125) Ignjatoviq, GJ.: „Kriminologija“, J.P. „Fleta Zyrtare“, Beograd, 2005., fq. 371.

Page 80: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

80

Marrëdhënia e sanksioneve të përcaktuara dhe të shqiptuara (politika ndëshkuese e lehtë/e rëndë e gjykatave) vështrohet në kontekstin e qëllimeve të politikës së luftimit të kriminalitetit. Gjegjësisht shikuar më afër të qëllimit të ndëshkimit. Në të vërtetë, nga gjykatat pritet që përmes aktivitetit të tyre në masë të konsiderueshme të ndikojnë edhe në vendimet e kryesve potencial të veprave penale për sjelljet e tyre të ardhme kriminale. Kjo është teza e teorisë tradicionale mbi preventivën e përgjithshme sipas së cilës gjykatat përmes sanksioneve të shqiptuara duhet ta realizojnë formën e posaçme të dhunës psikologjike në bashkësinë e gjerë me çka tregojnë se në çfarë mase paguhet kryerja e veprave penale. Me politikën e ndëshkimit të butë konsiderohet situata në të cilën gjykatat në periudhën e caktuar kryesisht shqiptojnë dënime të cilat janë më afër përcaktimit të minimumit, gjegjësisht politika e ndëshkimeve të ashpra do të ishte ajo në të cilën gjykatat me rastin e shqiptimit të dënimeve kryesisht përcaktohen për lloje të rënda të dënimeve gjegjësisht për masa të ndëshkimit të cilat janë më afër maksimumit të përcaktuar të nivelit të ndëshkimit. Politika bashkëkohore ndëshkuese siç quhet shpesh politika e luftimit të kriminalitetit nga ana e gjykatave 126), para së gjithash duhet të merret me çështjet si vijon: “problemi i shqiptimit të dënimeve nuk qëndron në atë se a janë ato të lehta apo të rënda, por a i përgjigjen ato strukturës dhe karakteristikave të kriminalitetit në atë mjedis”. 127) 3.4.2.Zgjedhja e gjyqtarëve Kujdesi që duhet t’i kushtojnë institucionet kompetente meritore shtetërore zgjidhjes dhe emërimit të gjyqtarëve luan një rol kyç në zinxhirin shkakor të politikës së luftimit të kriminalitetit. Individët të cilët pretendojnë që t’i hyjnë ushtrimit të funksionit të gjyqtarit duhet t’i plotësojnë jo vetëm kriteret profesionale dhe kaadrovike por edhe kriteret e rrepta morale dhe humane. Thirrja e cila përfshinë vendimet me ligj të autorizuara mbi kufizimin dhe/apo pezullimin e të drejtave dhe lirive të caktuara duhet të jetë e objektivizuar deri në kufijtë sa më të mundshëm. Për zgjedhjen e gjyqtarëve duhet të vendosin kualitetet profesionale kuadrovike dhe integriteti moral e kurrsesi nuk guxon të bëhet kurrfarë diskriminimi në baza nacionale, fetare, racore, gjinore, origjinës sociale apo statusit, mendimit politik apo mendimit tjetër, gjegjësisht bindjes (është propozuar edhe në parimet themelore mbi pavarësinë e gjykatave Kongresi i VII i KB për preventivë dhe veprim me kryesit e veprave penale 1995). Vetëm gjyqtari i cili ka një vizion të gjerë në sjelljet kriminale dhe disiplinën speciale lidhur me atë sjellje (kriminologjia, politika e luftimit të kriminalitetit, kriminalistika, penologjia, psikologjia, sociologjia etj). 128) ______________ 126) Në literaturë është i njohur edhe nocioni i politikës ndëshkimore i ligjvënësve. Sipas shumicës së autorëve ky

segment i politikës ndëshkimore ka shomë më pak ndikim në vëllimin, strukturën dhe dinamikën e kriminalitetit në raport me politikën ndëshkimore të cilën e aplikon gjykata. Shih më tepër në: Lazareviq, LJ., „Legjislatura penale si bazë për konstituimin e politikës së luftimit të ktiminalitettit.

127) Ignjatoviq, GJ.: „Kriminologija“, J.P. „Fleta Zyrtare“, Beograd, 2005., fq. 371.

128) Stojanoviq, Z: Politika e luftimit të kriminalitetit, Novi Sad, 1991., fq. 84-86.

Page 81: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

81

3.5. Institucionet për shqiptimin e sanksioneve penale Duke vështruar të dhënat statistikore lidhur me numrin e veprave penale të regjistruara dhe të paraqitura, numri i aktakuzave dhe numri i aktgjykimeve të plotfuqishme, me të drejtë mund të konstatohet se institucionet të cilat merren me ekzekutimin e sanksioneve penale po trajtojnë numër më të vogël lëndësh gjegjësisht personash të cilët po kalojnë nëpër këtë fazë përfundimtare të reaksionit formal ndaj sjelljeve kriminale. Përmes të gjitha akteve të procedurës penale, nga aktet jo formale operative të organeve të punëve të brendshme deri tek shqiptimi i sanksionit penal, numër i madh i lëndëve, për shkak të mosplotësimit të kushteve të domosdoshme ligjore, nuk po i kalon të gjitha këto faza. 129) Pra, institucionet për ekzekutimin e sanksioneve penale zbatojnë masat më të rënda të reaksionit formal shoqëror vetëm në atë numër kryesish të veprave penale të cilëve u është vërtetuar fajësia me aktgjykimin e plotfuqishëm, gjegjësisht përgjegjësia penale 130), dhe me aktgjykimin e njëjtë u është shqiptuar sanksioni penal. Të gjitha rastet tjera të cilat për arsye të ndryshme nuk arrijnë në këtë fazë, në të vërtetë paraqesin raste të pandriçuara.Në vargun e institucioneve përgjegjëse për luftimin e kriminalitetit, institucionet për ekzekutimin e sanksioneve penale gjenden krejtësisht në fund mirëpo sfida që gjendet para tyre 131) i paraqet ata në rolin i cili me siguri që është pjesa më e ndjeshme e reagimit ndaj sjelljes kriminale. Në përfaqësimin e funksionimit të institucioneve për ekzekutimin e sanksioneve penale si një ndër subjektet themelore të politikës së luftimit të kriminalitetit do të përpunojmë çështjet që kanë të bëjnë me parimet për ekzekutimet e sanksioneve penale, zhvillimi historik të këtyre institucioneve dhe t’u japim pasqyrën e disa nga sistemet bashkëkohore për ekzekutimet e sanksioneve penale. 3.5.1.Parimi i ekzekutimit të sanksioneve penale Kriteret të cilat duhet të plotësohen për t’iu qasur ekzekutimit të sanksioneve penale, sidomos atyre të formës më të rëndë siç është burgu, sot kryesisht janë të definuara me dokumentet multilaterale ndërkombëtare 132) të cilat zbatohen përmes legjislacionit material dhe ekzekutiv-penal të shteteve nënshkruese. Shpjegimi në vijim kapë disa parime të cilat në procesin e ekzekutimit të sanksioneve penale ka rëndësinë më të madhe kriminale-politike. _________________ 129) P.sh.: Nëse vërtetohet në procedurë gjyqësore se vepra e shqyrtuar nuk është vepër penale, apo nëse ekziston ndonjë bazë që e përjashton

ekzistimin e veprës penale, gjithashtu janë të shumta edhe rastet e mosekzistimit të mundësisë së përcaktimit të fajësisë së të dyshuarit për kryerjen e veprës penale ose, prapë nëse ekziston ndonjë bazë për mosshqiptimin e sanksionit penal. Krahas këtyre rrethanave, janë shumë të shpeshta edhe procedurat formale të gjyqëtarit të procedurës penale, e që gjithashtu mund të ketë për pasojë ndërpretrjen e kësaj procedure.

130) I vetmi përjashtim për ekzekutimin e sanksionit penal është rasti kur për kryesin konstatohet se është i, gjegjësisht me përgjegjësi të

zvogëluar, me çrast shqiptohet ndonjë dënim tjetër i caktuar me ligjin

131) Ajo sfidë i përket krijesës së ahtuquajtur qëllim i ekzekutimit të sanksionit, apo më ngusht qëllim i dënimit, ndaj të cilit këto institucioni duhet

ti plotësojnë qëllimet e preventivës speciale ndaj kryesit të veprës, sepse është detyrë e tyre ptimare, por edhe qëllimet e prevenktivës gjjenerale, që i përket ndikimit që bënë dënimi i shqiptuar në tërë bashkësinë.

132) Për aktet ndërkombëtare që janë bazë e sistemeve bashkëkohore të ekzekutimit të sanksioneve penale shih: u: „Izvršno krivično/ kazneno

pravo, Petrović, B., Jovašević, D., Fakulteti Juridik i uUniversitetit të Sarajevës, Sarajevë 2006., fq.69-71.

Page 82: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

82

Këto janë para së gjithash synimet që përmes ekzekutimit të sanksioneve penale të arrihet risocializimi i të dënuarve, ligjshmëria, humaniteti në sjelljen ndaj personave të dënuar, respektimi i personalitetit dhe dinjitetit të tyre si dhe reduktimi i represionit dhe retribucionit në ekzekutimin e sanksioneve penale në masën sa më të vogël. Përveç risocializimit të gjitha këto parime dhe qëllime nuk janë të kontestueshme (...). Edhe krahas të gjitha kundërshtimeve parimore dhe praktike të risocializimit, ai padyshim në një formë të matur dhe nën kushtet e caktuara paraqet frytin e qëndrueshëm të së drejtës penale, politikës së luftimit të kriminalitetit dhe penologjisë. Këto kushte para së gjithash do të duhej të ishin si vijon: 133)

- risocializimi nuk bën dhe nuk guxon të jetë qëllimi kryesor i dënimit; - mund të ndërmerret vetëm nën presionin e të dënuarit; - institucionalizimi (sidomos tek shqiptimi i dënimit me burg). 3.5.2.Zhvillimi historik i sanksioneve penale dhe sistemit të ekzekutimit

të tyre Një ndër karakteristikat kryesore të shekullit të mesëm dhe të vjetër para së gjithash ishte mbështetja në dënimet trupore dhe me vdekje. Asokohe, madje as privimi nga liria nuk është konsideruar mjaft adekuat nga shoqëria për kriminelin – kryes të veprës penale, prandaj janë menduar mënyra të tilla kualifikuese të ekzekutimit të dënimit me vdekje të cilat të dënuarit i kanë shkaktuar kanosje plotësuese (...). Qëllimi themelor – zvogëlimi i krimit, shqiptimi dhe ekzekutimi i dënimeve të tilla nuk është arritur. Kriminaliteti është shtuar dhe ishte bërë e qartë se një mënyrë brutale e reaksionit ndëshkues kishte ardhur në krizë – dukej se me ndihmën e tij vetëm sa ishte zgjeruar spiralja e dhunës. As masat e depërtimit të cilat i kishin aplikuar fuqitë e atëhershme koloniale (Anglia dhe Franca) dhe Rusia që t’i dënojnë kriminelët nuk u tregua e suksesshme. 134) Historia e gjatë e zhvillimit e të drejtës penale ofron një hark të gjerë llojesh të ndryshme dënimesh të cilat janë shqiptuar ndaj kryesve të veprave penale dhe të cilat është dashur në njërën anë të ndikojnë në pengimin e personave të tillë që përsëri të mor bëjnë vepër penale, kurse në anën tjetër që me ekzekutimin e vrazhdët dhe publik të ndikojnë në pikëpamje “edukuese” në qytetarët tjerë në mënyrë që t’i frikësojnë për të mos kryer vepra penale. Kjo është periudha e shqiptimit të gjerë të masave ndëshkuese si vijon: ____________ 133) Stojanoviq Z.: „Politika suzbijanja kriminaliteta“, Novi Sad, 1991., fq. 86-87. 134) Ignjatoviq, Gj.: „Kriminologija“, J.P. „Službeni glasnik“, Beograd, 2005., fq. 373.

Page 83: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

83

5. 1Dënimet eliminatore; 6. Dënimet trupore; 7. Dënimet me punë të rëndë fizike; 8. Dënimet e pandershme (difamne); 9. Dënimet pronësore; 10. Dënimet e privimit nga liria (dënimet me burg). 135) Ndonëse në zhvillimin e sistemit të ekzekutimit të masave të dhunës penalo-juridike kanë ekzistuar shumë sanksione, dënimi i privimit nga liria apo dënimi me burg është sanksioni që shekullin e kaluar ka lënë gjurmën më të thellë në sistemin e luftimit të kriminalitetit. Që nga paraqitja e parë te tij në fundshekullin e XVIII 136) deri në ditët e sotme dënimi me burg është dhënë për format më të rënda të sjelljeve kundërligjore dhe paraqet shtyllën kryesore në dhunën penalo-juridike të bazuar në sistemin ligjor. 3.5.3.Zhvillimi i dënimit me burg Dënimi me burg paraqet sanksion të tillë penal me të cilin përmes procedurës së caktuar me ligj kryesve penalo-juridikisht përgjegjës për vepër penale, me aktgjykim të gjykatës u pezullohet liria për periudhën kohore të shqiptuar në mënyrë precize. Në zhvillimin e tij ky dënim ishte i njohur në forma të ndryshme si për nga mënyra e ekzekutimit ashtu edhe për nga periudha kohore në të cilën mund të shqiptohej dhe të vuhej. Burgjet e sotme rezultojnë nga institucionet në të cilat në fund të shekullit të mesëm ishin të vendosur personat të cilët duhej përmirësuar. Në Angli, në fund të shekullit të XVII lindën shtëpitë (workhouses) në të cilat qëndronin masat e bredhacakëve, ish-punëtorë rural të larguar nga toka, por edhe persona tjerë për të cilat askush nuk dëshironte të kujdesej (të vjetër, të sëmurë shpirtërisht dhe fizikisht) etj. Në këto ente, merrnin ushqimin por nuk guxonin të largoheshin nga ato dhe detyroheshin të punon shumë. Gjendje e njëjtë në atë kohë i karakterizonte edhe shtetet tjera të Evropës. 137) Dënimet e privimit nga liria u aplikuan në të drejtën penale me propozim të Bekaries. 138) Këto dënime së pari i miratoi Kodi Penal i viti 1791 prej të cilit pastaj i huazoi edhe Kodi Penal i vitit 1810 prej nga depërtuan edhe në legjislaturat tjera. Burgimi i cili deri atëherë ishte zbatuar kishte karakter të sigurimit të prezencës të kryesit të veprës penale në mënyrë që mbi të të kryhet dënimi me vdekje apo ndonjë dënim tjetër. ______________ 135) Petroviq, B., Jovasheviq, D.: „Izvršno krivično/ kazneno pravo“, Fakulteti Juridik i Universitetit të Sarajevës, Sarajevë 2006., fq.27. 136) disa nga arsyet e këtij dënimi në ksistemet penale-juridike të shteteve të zhvilluara të Europëe gjatë shek.19 ndahen në: heqja e plotë apo ngushtimi i kornizës juridike të zbatimit të dënimit me vdekje, dënimeve trupore dhe deportimeve, me ëka dënimi me burg vendoset si sanksion themelor penal për kryesit e veprave të rënda. Krahas kësaj edhe theksimi i parimit të lirisë qytetare si njërës ndër të drejtat themelore të vendosura nda shetet e reja borgjeze të asaj kohe, dënim ky i cili merr vlerë specifike kriminale-juridike. 137) Ignjatoviq, Gj.: „Kriminologija“, J.P. „Službeni glasnik“, Beograd, 2005., fq. 373. 138) Njëri ndër themeluesit e Shkollës Klasike, pionier i të drejtës penale bashkëkohore dhe kriminologjisë, Cesare Beccaria (1738)

Page 84: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

84

Në krahasim me dënimet trupore apo difamne të cilat në fakt ishin mundim dhe gjymtim e që linte pasoja afatgjate invaliditeti, futja e dënimit të privimit nga liria paraqiti progres të madh. Nga paraqitja e tij në sistemin ndëshkimor dënimi i privimit nga liria e tërhoqi vëmendjen e opinionit shkencor dhe publik. Lidhur me zbatimin e tij dhe mundësinë e realizimit të qëllimit apo funksionit i cili ishte shtruar para tij sidomos u theksua kundërshtimet e numërta të cilat adresoheshin në zbatimin e këtij dënimi në përgjithësi e sidomos efikasitetit të gjatësisë (jetësore) dënimet me burg, gjegjësisht burgu afat shkurtër: 139) • Arsyeshmëria e shqiptimit të dënimit me burg (sidomos në rastet recidive,

nuk është e qëlluar për risocializimin sepse sipas natyrës është negacion i jetës shoqërore, prodhon pasoja të dëmshme psikike, fizike dhe sociale tek i burgosuri) etj.

• Problemi i unifikimit të dënimit me burg (paraqitet me paraqitjen e formave të

numërta të ndryshme të këtij dënimi në raport me mënyrën e ekzekutimit apo zgjatjes së tij, madje edhe brenda sistemit penalo-juridik të të njëjtit shtet).

• Sistemet e ekzekutimit të dënimit me burg (të cilët zhvillohen që nga paraqitja

e parë e këtij dënimi e deri më sot as teoria as praktika e ekzekutimit të dënimit me burg nuk ka arritur tek përgjigja se cili sistem është më efikas nga shumë tjerë të njohurit, për përmbushjen e qëllimit i cili parashtrohet para këtij sanksioni penal).

• Parimet e ekzekutimit të dënimit me burg (shtrohet një varg vërejtjesh kur

flitet për suksesin e këtij dënimi në realizmin e parimit i cili është shtruar si qëllim i tij, sidomos kur ka të bëjë me risocializimin).

• Problemi i burgut afatgjatë (johumaniteti i këtij dënimi dhe mosefikasiteti i

ndikimit të tij preventiv por edhe social-preventiv). • Problemet e dënimit me burg afatshkurtër (“infektimi kriminal” të cilin në

ambientin e burgut të burgosurit e nënshtruar për vepër penale nga grupi i të ashtuquajturve kriminalitet i lehtë apo të miturit, pastaj edhe joekonomiciteti i këtyre dënimeve etj).

Megjithatë edhe përkundër vërejtjeve të shumta të cilat adresohen në aplikimin e dënimit me burg ky sanksion penalo-juridik e luan rolin kyç të masës represiv të politikës së luftimit të kriminalitetit edhe në ditët e sotme. Duke mos përjashtuar rëndësinë e dëshmuar të aktiviteteve preventive, çështje kyçe që shtrohet para politikës bashkëkohore të luftimit të kriminalitetit është, cilat

_______________ 139), vepra më e njohur: Dei Deliti Dele Penne (1764., Milan), „Për krimet dhe dënimet“, Beccaria, C., ( përkthim i Antum Cvitanoviqit), Zagreb, 1988.;

Page 85: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

85

masa të karakterit represiv, përveç privimit të lirisë të zbatohen ndaj kryesve të veprave të rënda penale sidomos kur kihet parasysh caku i pakufizuar dhe i pa analizuar i masave alternative që zhvillohen kohët e fundit. 3.5.4.Sistemet e ekzekutimit të dënimit me burg Ndarja e këtyre sistemeve në sisteme klasike dhe moderne është njëra ndër klasifikimet më të shpeshta të sistemeve të njohura të ekzekutimit të dënimit me burg. Sistemi klasik karakterizohet me ndarjen e të burgosurve nëpër qelia gjatë vuajtjes së dënimit ose në të ashtuquajturën variant progresive në të cilën të dënuarit një pjesë të kohës së vuajtjes së dënimit qëndrojnë edhe në aktivitetet e përbashkëta apo në kalimin e përbashkët të kohës së lirë. Sistemi modern në anën tjetër është sistem i tillë tek i cili insistohet rreptësisht në zbatimin e tri postulateve të tij themelore: risocializimi, individualizimi dhe sjellja humane ndaj të dënuarve. a) Sistemi klasik i ekzekutimit të dënimit me burg paraqitet në shumë

forma, por më e njohura është sistematizimi i cili është sistem i qelive të vetmuara dhe të kombinuara – “sistem progresiv”. Për sistemin e qelive të vetmisë të dënuarit dënimin e privimit nga liria e vuajnë ndaras – në qelia me çka dëshirohej të shmangej mungesa themelore e mbajtjes së mëhershme të dënimit – “infektimi kriminale”. Nën ndikimin e ideve të reformistëve dhe sipas modelit të disa institucioneve të mëhershme të cilat lindin në SHBA e më vonë edhe në disa shtete të Evropës, burgjet të cilat realizimit të modelit të përmendur nuk i përmbahen me përpikëri të idesë themelore. Për këtë arsye bëhet dallimi ndërmjet regjimit të rreptë dhe atij të butë gjegjësisht ndërmjet sistemit të qelive dhe sistemit të heshtjes. 140) / 141) Sistemi i kombinuar apo progresiv ka lindur si kompromis ndërmjet mënyrës së përbashkët dhe asaj me qeli të vuajtjes së dënimit dhe për këtë arsye është quajtur i kombinuar. Ky sistem është quajtur edhe progresiv sepse bazohej në sistemin e shpërblimit të llojit të vet për sjellje të mirë të të burgosurve gjatë vuajtjes së dënimit me çka edhe ata vet garonin jo vetëm për shpërblime të cilat mund t’i gëzonin në burgje por edhe në lirim të përkohshëm nga vuajtja e dënimit. Para se të futej modeli i ri i burgut në (Angli, Irlandë) lindi sistemi i poenëve, i njohur më 1840 në ujdhesën e Australisë Norfolk e aplikoi një kapiten i marinës angleze. 142) Sistemi progresiv u zhvillua në dy variante të cilat në literaturën tradicionale shënohen si varianti anglez dhe irlandez. Varianti anglez lindi më 1853 pas heqjes së masës së depërtimit në Angli, të burgosurit në burg afatgjatë kalonin gjatë vuajtjes së tyre nëpër tri faza: a)burgu i qelive; b) burgu i përbashkët dhe c) burgu i lirimit me kusht.

_________ 140) Petroviq, B., Jovasheviq, D.: „Izvršno krivično/ kazneno pravo“, Fakulteti Juridik i Universitetit të Sarajevës, Sarajevë 2006., fq.37-48. 141) Sistemi i qelive i njohur si " Sistem Pensilvnanik ", sipas vendit të veprimit të shoqatës për burgje e cila është më meritorja për ndërtimin e burgjeve në atë pjesë të botës. Sistemi i heshtjes, i njohur si" Sistem Oburn ", sipas ndëshkimores së Oburnit (Auburnu), ku aplikohej sistemi shumë i rrallë i ndejës së përbashkët të burgosurve në burg dhe ishte i ndaluar çfardo komunikimi për të burgosurit.

142) Ignjatoviq, Gj.: „Kriminologija“, J.P. „Službeni glasnik“, Beograd, 2005., fq. 377.

Page 86: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

86

Me këtë rast kalimi nga njëri në tjetrin bëhej ose në bazë të rregullave ligjore ose sipas vlerësimit të administratës së burgut. Variantin e Irlandës e karakterizon edhe një shkallë që i paraprinte probacionit. Si fazë e tretë paraqitet këtu pavijoni për të lirët apo “burgu ndërmjetës” qëllimi i të cilit ishte të ndihmojë përgatitjen dhe përshtatjen e të burgosurve për jetë në liri. 143) b) Sistemi modern Pas Luftës së Dytë Botërore më 1949 është propozuar revizioni i tyre 144) dhe deri tek të cilat ka ardhur në kongresin e parë të KB-së për luftimin e krimit dhe veprimin ndaj delikuenteve (1955, Gjenevë) me propozimin e të drejtave standarde minimale për sjellje me të dënuarit 145). Këto rregulla përmbajnë minimumin e kushteve të cilat duhet të sigurohen në veprimin ndaj personave të dënuar dhe është paramenduar që çdo vendi nënshkrues këto baza t’i shërbejnë për ndërtimin e sistemit të ekzekutimit të dënimit me burg. Ka qenë e paramenduar që ai “sistem modern” të mbështetet në disa postulate themelore: risocializimi si qëllim i dënimit, individualizimi në ekzekutimin e dënimit të privimit nga liria dhe sjellja humane me personat e dënuar. 146) Risocializimi si qëllim i dënimit paraqet idenë se qëllimi i dënimit është riedukimi i delikuenteve dhe aftësimi i tyre që të respektojnë normat shoqërore, në mënyrë që përsëri të kyçen në bashkësi dhe të bëhen pjesë e dobishme e saj. Individualizimi në ekzekutimi e dënimit privim nga liria përfshin aktivitetet që janë të drejtuara në shërbim të personit të dënuar (zbatimi i metodave shkencore kriminologjike të studimit të personalitetit të dënuar me qëllim të përcaktimit të trajtimit adekuat) klasifikimin e personave të dënuar (horizontalisht-objektivisht dhe vertikalisht-subjektivisht) dhe kategorizimin e institucioneve penitensiare (ndaj gjinisë, moshës, statusit, gjatësisë së dënimit, gjendjes shëndetësore, kthimit, shkallës së sigurimit). Sjellja humane me të dënuarit supozon të drejtën në sjellje njerëzore, e drejta në religjion, trajtim grupor dhe individual të të paraburgosurve dhe burgosurve, e drejta në informim e drejta në mbrojtje shëndetësore, e drejta në kushte themelore jetësore, e drejta në komunikim dhe ankim, e drejta në arsimim, e drejta në punë dhe e drejta sipas bazës së punës. 147) Me sistemet moderne të ekzekutimit të sanksionit penal të cilat bazohen në themelet e sistemeve të propozuara moderne do të merremi me kujdes me shpjegimet në vijim. _____________ 143) Alexander Maconochie, sipas të cili, ky sistem është quajtur Sistemi i Makonikejevit.

144) Ignjatoviq, Fakulteti Juridik i Universitetit të Sarajevës, Sarajevë 2006., fq.27. 145) e ashtuquajtura "Rregull minimale për sjellje me të burgosurit", në pajtim me orientimet pozitivistetë sanksioneve penale dhe Lëvizjes së re të mbrojtjes shoqërore. 146) Ona su usvojena Rezolucijom 663 (XXIV) Generalne skupštine od 31.07.1957. i izmjenjena Rezolucijom 2076 (LXII) od 13.05.1977. 147) Srzentiq, N.: Kongresi i I i KB për luftimin e krimit dhe sjelljen ndaj delikuentëve, Arkivi 1956/4 pp.475-485, huazuar nga Ignjatoviq, Gj.: „Kriminologija“, J.P. „Službeni glasnik“, Beograd, 2005., fq. 383.

Page 87: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

87

Si njërën nga tendencat bashkëkohore në planin e ekzekutimit të sanksioneve penale duhet përmendur privatizimin. Në të vërtetë, në disa vende nën kushte të caktuar ekzekutimi i sanksioneve të caktuara penale dhe dënimet e privimit nga liria i janë besuar agjencive të caktuara private. Tash për tash ende nuk mund të jepet përgjigje në pyetjen, a po e kryejnë ato agjenci më mirë detyrën e shtetit në lidhje me risocializimin gjegjësisht burgosjen dhe pamundësimin e kryesve për të kryer vepra të reja penale. 148) 3.5.5.Qasja bashkëkohore sjelljes me delikuent Në fund të shekullit të kaluar dhe në fillim të shekullit 21 në shkencën penalo-juridike dhe kriminologjike është shënuar ndër të tjera përmes diskutimeve të shpeshta dhe kontroverse mbi efikasitetin e sistemit ndëshkimor tradicional dhe vendosjen e formave të reja të reagimit ndaj delikuenteve, sidomos atyre të cilët kanë kryer vepra të tilla për të cilat me të drejtë shtrohet dilema e shqyrtimit të dënimit me burg. Diskutimet mbi masat alternative të cilat do të normohen me ligje dhe të cilat do të shqiptohen nga ana e gjykatës, në një masë më të madhe do të ishin të karakterit jo dënim me burg. Ky drejtim i zhvillimit të politikës së luftimit të kriminalitetit mbështetet edhe përmes aktiviteteve të organeve kompetente të KB-së për çka flasin konkluzionet e kongresit V dhe VIII të kësaj organizate politike më të madhe botërore. Siç thekson Norman Bishop në literaturën dhe dokumentet e KB-së shprehja alternative burgim shërben për të shënuar disa lloje të masave siç janë: I) ato me të cilat para gjykimit tentohet të pengohet nxjerrja e delikuentit

para gjykatës; II) masat e posaçme të karakterit jo me burg të shqiptuara nga gjykata; III) mjetet me të cilat gjatë kohës së vuajtjes së burgut tentohet të

eliminohen pasojat negative të devijimit të lirisë. Ky autor me të drejtat alternative konsideron vetëm një lloj tjetër. Për këtë arsye në shpjegimin në vijim vëmendje të posaçme do t’i kushtojmë masave jo me burg të cilat ndahen në: a) masat alternative me kontroll dhe mbikëqyrje të delikuenteve (dënimi me

kusht – me mbikëqyrje mbrojtëse, puna në dobi të komunitetit dhe puna e detyrueshme, depërtimi nga vendi i caktuar, pezullimi i të drejtave të caktuara, leja apo statusi profesional);

b) masat alternative të cilat nuk përfshijnë kontrollin dhe mbikëqyrjen e

delikuentit (vërejtja gjyqësore, dënimi me të holla, kompensimi i dëmit, konfiskimi, kompensimi i të humburës);

c) masat e kombinuara (kombinimet e burgut pa kusht dhe masave jo me burg). 149)

________ 148) Ignjatoviq, Gj.: „Kriminologija“, J.P. „Službeni glasnik“, Beograd, 2005., fq. 383. - 387. 149) Lab, S.: Crime Prevention, 1988., str 194, huazuar nga: Stojanoviq, Z.: „Politika suzbijanja kriminaliteta“, Novi Sad, 1991., fq. 87.

Page 88: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

88

Si sanksione bashkëkohore të cilat gjithnjë e më tepër po vijnë në shprehje si dënim alternativ i burgut, krahas këtyre që u cekën janë të njohura edhe: - dënimi me të holla; - konfiskimi i pronës; - burgu shtëpiak; - mbikëqyrja elektronike; - mbikëqyrja intensive e lirimit me kusht; - kompensimi i dëmeve; - institucionet për vuajtjen e dënimit në komunitet dhe kampet për delikuent

me disiplinë ushtarake 150) 4. SUBJEKTET JASHTË PENALE TË POLITIKËS SË LUFTIMIT TË

KRIMINALITETIT 4.1. Mediat dhe kriminaliteti: Reflekset e ndërsjella (reciproke) Informimi objektiv për shkaqet dhe pasojat e kriminalitetit dhe për programet dhe mënyrat e luftimit të tij do të duhej të ishte një nga parakushtet e zhvillimit të programeve të suksesshme sociale në këtë fushë. Në kohën e globalizimit, kur kriminaliteti gjithnjë e më tepër po i rrethon kufijtë e shteteve, me masmedia edhe në fushën shkencore të hulumtimit po i kushtohet më shumë vëmendje. Në të vërtetë për t’u bërë programet e suksesshme sociale në luftimin e kriminalitetit është e domosdoshme të dimë për shkaqet të cilat në shoqërinë bashkëkohore shkaktojnë kriminalitetin dhe e shtojnë atë. Në disa vjetët e fundit për lidhjet në mes masmediave dhe kriminalitetit po merret e ashtuquajtura “kriminologjia e kulturave” 151) e cila shërbehet me metoda interdisiplinare të nxjerra nga kriminologjia, sociologjia dhe kriminalistika. Bazën e këtij drejtimi shkencor mund ta hasim në punimet e Cohenit (1972/1982), pastaj Cohen & Young (1973), Hall dhe të tjerë (1978). Autorët e përmendur kanë kontribuuar në të kuptuarit e rolit të masmediave në konstituimin e konceptit të kriminalitetit dhe devijimit por edhe në të kuptuarit më të mirë të gjenerimit të formave të reja të kontrollit social dhe ligjor 152). Si orientim hibrid kriminologjia e kulturave është zhvilluar nga integrimi i studimeve kulturologe britanike të viteve të ’70-ta në studime të kriminologjisë amerikane. 153) ________ 150) Ignjatoviq, Gj.: „Kriminologija“, J.P. „Službeni glasnik“, Beograd, 2005., fq. 403. 151) Siegel, J., L.: „Criminology, Thomson Learning“, London, 2006., fq. 599-605. 152) Cohen S.1972/1980.Folk Devils and Moral Panics. London:Macgibbon&Kee; Cohen S, Joung J, eds. 1973.The Manufacture of News: Deviance, Social Prolems, and the Mass Media. London:Constable; Hall S, Critcher C, Jefferson T, Clarke J, Roberts B.1978.Policing the Crisis:Mugging, the State, and Law and Order.Houndmills, UK:MacMillan 153) shih. „kriminologije cultura“ , Ferrel J,1999. „Cultural Criminology“ u Annual Review of Sociology (395-418)

Page 89: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

89

Studiuesit në këtë fushë veprojnë nga pozicioni i qëndrimit postmodern për krijimin e realitetit shoqëror i cili është zhvilluar sidomos gjatë revolucionit global medial. Sipas këtij qëndrimi forma është përmbajtje kurse përmbajtja është formë. Pra, hulumtimi i kriminalitetit së këndejmi nuk mund të kufizohet vetëm në studimin e rasteve individuale ndarazi. Kriminologjia e kulturave së këndejmi ka shtruar kërkesën për një analizë më të kujdesshme të veprimit si ndaj kriminalitetit të masmediave ashtu edhe të masmediave ndaj kriminalitetit. 4.2. Stereotipat Në të vërtetë ndikimi i masmediave në kriminalitetin mund të jetë i dyfishtë. Me raportimet sensacionale, mediet mund të ndikojnë negativisht në mundësitë e shoqërisë për ta luftuar me sukses kriminalitetin. Ky trend negativ arrihet me përcaktimin e stereotipave dhe thellimin e ndarjeve sociale dhe në atë mënyrë mediet shkaktojnë ngritje edhe më të madhe të kriminalitetit. Prandaj, nuk është me rëndësi që mediet vetëm të raportojnë për kriminalitetin. Shumë më e rëndësishme është që informimi të jetë objektiv dhe që mediet të kenë kujdes më pak për tirazhin e më shumë për atë që me raportim t’i kontribuojnë programeve thelbësore sociale të cilat në esencë e kanë për qëllim luftimin e kriminalitetit. Në shembullin në vijim ku do të analizojmë se si dallimet gjinore (gender) bëjnë dallimin brenda profesionit gazetaresk por edhe si ato dallime reflektohen në vet raportimin gazetaresk, do të përpiqemi ta ilustrojmë procesin e komplikuar të krijimit të stereotipave. Gazetaria ka traditë të gjatë të “profesionit mashkullor” në të cilin femrat janë të margjinalizuara. Mendimi dominues në diskursin medial është se femrat janë qenie më të dobëta dhe se në pajtim me këtë bëhet edhe dallimi apo ndarja në lajme dhe tema “të rënda” dhe “të lehta”. Mashkullit si më të fortë, sipas kësaj pikëpamjeje, të prirë nga natyra kanë privilegj që të produkojnë lajme “të rënda” dhe përpunojnë tema të komplikuara shoqërore-politike sepse ata kanë mundësi më të madhe të jenë objektiv. Gazetaria e femrave sipas kësaj pikëpamjeje ishte dashur të orientohet në produkimin e materialit subjektiv – artikujve deskriptiv dhe me ngjyrë emotive. 154) Kjo pozitë e femrës në gazetari shkakton presion të posaçëm në ato gazetare të cilat e kanë rastin të përpunojnë tema “të rënda”. Gazetarët prandaj me rastin e hartimit të temave serioze shpesh tregojnë shumë më pak simpati për femrat tjera sesa që do t’i kushtonte gazetari mashkull. ____________________ 154) Izvanredne analize gender uloga u novinarstvu daju: Van Zoonen L, 1994. Feminist Media Studies. London:Sage; Carter C,1998. „When the 'Extraordinary' Becomes 'Ordinary'. Objavljeno u ediciji Carter C, Branston G, Allan S (eds). News, gender and power.London:Routledge.

Page 90: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

90

Në të vërtetë me qëndrimet e veta të forta ato dëshirojnë të dëshmohen se mund t’i shkëputin emocionet nga tema duke mos kuptuar se ndarja e tyre ekstreme nga temat e caktuara njësoj i largon ato nga koncepti i raportimit objektiv dhe se objektiviteti ekstrem i shkaktuar nga arsyet subjektive është njësoj i dyshimtë sikurse edhe subjektiviteti emotiv transparent. 155) Patriarkaliteti në industrinë e lajmeve gjithashtu është i dukshëm edhe në raportimet për veprat penale në të cilat janë kryese femrat. Në raportimin mbi rastet e tilla aksenti vihet më tepër në karakterin argëtues dhe sensacional të atyre lajmeve sesa në informimin për shkaqet e veprës penale. Në suaza të këtij sensacioni, gjinia femërore bëhet karakteristikë dominante e çdo lajmi të tillë siç thotë Wight dhe Myers (1996): “Kur femra kryen vepër penale, gjinia e saj bëhet objektiv përmes të cilës maten dhe kuptohen të gjitha veprimet e saj; gjinia e saj është gjithashtu shpjegim primar apo faktor lehtësues në të kuptuarit e arsyes që ka sjellë tek krimi”. 156) Studimet kanë treguar se femrat e akuzuara për vrasje e të cilat gjatë mbrojtjes kanë shfrytëzuar argumentit e “dobësisë femërore” kanë marrë dënim shumë më të butë sesa ato të cilat nuk e kanë shfrytëzuar atë argument. Në anën tjetër, mediet femrat vrastare i renditin në dy korniza mediale stereotipa: ose janë “të krisura” ose janë “të këqija”. Në rastet kur mediet synojnë senzacionalizmin shfrytëzohet korniza e dytë e përmendur. Përmes femrave të akuzuara për vrasje aktivizohen stereotipat mesjetar të “gjahut në shtriga”. Në të vërtetë një ndër titujt në gazetat ditore me tirazh për femrën e akuzuar për vrasje serike në Angli më 1994 ishte “do të digjet në ferr”. Studimet kanë treguar se raportimet e tilla sensacionale për rastet e krimeve në të cilat marrin pjesë femrat kanë shkaktuar që policët gjatë burgosjes së femrave edhe për vepra më të vogla të kriminalitetit kanë filluar të tregojnë agresivitet të panevojshëm. 157) 4.3. Mediet, sub-kultura dhe kriminaliteti Kriminologjia e kulturave që në fillim të zhvillimit të saj ka vënë aksentin në analizën e medieve. Kjo degë hibride e kriminologjisë gjithashtu mbështetet në traditën e studimeve etnografike të cilat hulumtuesit i mundësojnë përcjelljen e dinamikës së lidhjeve shkakore dhe të pasojave ndërmjet kriminalitetit, kulturës dhe subkulturës. Kriminaliteti ka kuptim fluid dhe kriminologjia e kulturave studiuesit të kriminalitetit i mundëson që me metodat interdisiplinare ta kuptojë marrëdhënien komplekse ndërmjet kriminalitetit dhe kulturës. _________ 155) Berrington E, Honkatukia P. „An Evil Monster and a Poor Thing: Female Violence in the Media“ u Journal of Scandinavian

Studies in

Criminology and Crime Prevention Vol3, (str 50-72) 156) Wight A, Myers S (1996). „Introduction“ u ediciji Myers S, Wight A. No angels: women who commit violence.London: Pandora. 157) Berrington E, Honkatukia P. „An Evil Monster and a Poor Thing: Female Violence in the Media“ u Journal of Scandinavian

Studies in

Criminology and Crime Prevention Vol3, (str 50-72)

Page 91: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

91

Të flasësh për kriminalitetin si kulturë, gjegjësisht për kulturën e kriminalitetit, para së gjithash do të thotë se ajo që dominon konventat shoqërore si kriminalitet definohet njëkohësisht edhe sjellja sub-kulturore të cilën e përcjellë rrjeta e simboleve, ritualeve dhe mendimeve të përbashkëta. 158) Shembull të jashtëzakonshëm për këtë ofron Miller (1995) se si simbolet sub-kulturore të kriminalitetit veprojnë në disa veprime dhe si në prodhimin e kuptimit të kriminalitetit ndikojnë edhe kryesit dhe pjesëtarët e agjencive për zbatimin e ligjit. Ai me shumë shembuj ka dokumentuar se si simbolizmi dhe stili i pjesëtarëve të bandave të rrugëve krijojnë jo vetëm pjesëtarët e bandave por edhe policia e cila i zbaton. 159) Pra, në studimin e Millerit, policët duke e lexuar domethënien e simbolizmit të bandave të rrugëve, duke i konfiskuar simbolet dhe pajisjet e tyre për t’i treguar pastaj ato publikisht gjithashtu kontribuojnë konstruksionit të domethënies së atyre simboleve. 160) Studim interesant për marrëdhënien dinamike dhe fluide ndërmjet kriminalitetit dhe kulturës kanë bërë edhe Lyung dhe Bracey (1995). Ata kanë dokumentuar shtresat e shumëfishuara të prodhimit të domethënieve dhe simbolikës së kriminalitetit përmes hulumtimit të “subkulturës së motoçiklistëve”. Në të vërtetë, motivi i kësaj subkulture ka qenë që të ngrihet zëri kundër ndarjes klasore të shoqërisë kapitaliste. Që në fillim simbolet dhe shenjat e kësaj subkulture nuk kanë pasur asgjë të përbashkët me kriminalitetin, ato bartnin vetëm porositë politike. Mirëpo, mënyra se si kanë raportuar mediet për ta si dhe trajtimi i policisë ndaj kësaj subkulture i kanë shndërruar ata në subkulturë kriminaliteti. Prandaj, kjo subkulturë pas krijimit të pamjes mediale e cila ka konfirmuar simbolizmin e tyre kriminal ka marrë imazhin që e kanë formuar mediet dhe me kohë e ka humbur përmbajtjen politike. Në këtë mënyrë forma e “subkulturës së motoçiklistëve” është liruar nga përmbajtja e kriminalitetit. 161) Hulumtimet kanë treguar se mediet praktikisht bëjnë “luftë kulturash” ashtu që jashtë asaj që është e pranueshme për shoqërinë krijojnë pikëpamje të caktuara të artit, muzikës si dhe të disa pakicave etnike dhe bashkësive fetare. Në imazhet dominante të medieve këto grupe edhe më tepër margjinalizohen. Simbolika e tyre fiton karakteristikën si e papranuar dhe pahijshme. Me kriminalizimin e këtyre kulturave të vogla dhe me metoda agresive preventive të kriminalitetit edhe më tepër i kontribuohet thellimit të shkaqeve të kriminalitetit.

________ 158) Ferrel J,1999. „Cultural Criminology“ u Annual Review of Sociology (str.402) 159) Nën stil dhe simbolizëm të bandave personalenënkuptohen: forma e garderobës ,lloji i stolisë, kodet e të kuptuarit shumë të zhvilluara ...dhe elemente tjera. 160) Miller JA.1995.“Struggles over the symbolic:gang style and the meanings of social control“ u Ferrel J, Sanders

CR,eds.1995.Cultural

Criminology.Boston:Northeastern Univ.Press (213-34) 161) Lyng S, Bracey ML.1995. „Squaring the one percent:biker style and teh selling of cultural resistance“ u Ferrel J, Sanders

Page 92: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

92

Në të vërtetë stereotipat për këto kultura të pakicave konfirmohen në filmat e detektivëve, serialet me elemente të dukshme të segregacionit racor dhe diskriminimit (sidomos në SHBA). Në këto skenare kryesit janë kryesisht popullsia e zezë dhe pakicat etnike, kurse filmat ftojnë në gjykim publik të tyre dhe dënim të rreptë. Në këtë mënyrë domethënia e kriminalitetit trivializohet dhe dramatizohet. 162)

Masmediat kanë përgjegjësi ndaj publikut. Për të vepruar pozitivisht në publik është e domosdoshme që parimi i raportimit të jetë objektiv e jo sensacional. Sipas Krivo Kapiqit (2006) mjetet e informimit kanë funksion shumë të rëndësishëm shoqëror për shkak se organet shoqërore dhe shtetërore në këtë mënyrë aktivizojnë publikun me planin e gjerë kriminal-politik gjegjësisht preventiv. “Mjetet e informimit ishte dashur që të theksojnë dhe demaskojnë rrethanat në të cilat vepra e caktuar penale është kryer, rrethanat të cilat i kontribuojnë asaj ose e pengojnë atë; të raportojnë për rezultatet pozitive gjegjësisht negative të punës së disa shërbimeve të zbulimit, të ndjekjes penale apo të gjykimit. Kështu informimi i publikut për kriminalitetin mund të ketë ndikim shumë të madh dhe të rëndësishëm në organet shtetërore në kuptim të angazhimit të tyre direkt në disa aktivitete programore preventive (...). Në anën tjetër, mjetet e informimit mund të kenë efekte kriminogjene sidomos nëse informatat që publikohen, sipas përmbajtjes sensacionale dhe mënyrës së prezantimit, janë sipërfaqësore dhe jo objektive”. 163) Pra, shumë studime tregojnë për ndikimin negativ të medieve në publik. Siç u theksua kritikë të posaçme për këtë merr industria e Holivudit e cila prodhon filma me përmbajtje dhune. Studiuesit janë të ndarë në ata të cilët mendojnë se dhuna në media ndikon në shtimin e shkallës së kriminalitetit, mirëpo duket se megjithatë më i madh është numri i atyre që vërtetojnë atë se edhe mediet bartin pjesën e përgjegjësisë në këtë plan. Për shkak të rëndësisë së medieve në informim të qytetarëve është e domosdoshme që ato para së gjithash ta informojnë opinionin në mënyrë objektive jo vetëm për shkaqe të kriminalitetit por edhe për pasojat dhe anasjelltas. Në të vërtetë, qëllimet e politikës së luftimit të kriminalitetit nuk janë vetëm mbrojtja e shoqërisë nga kriminalitetit por edhe të kuptuarit e shkaktarëve të tij esencial. Në këtë kuptim mund të kenë rol të madh në produkimin e programeve edukative për qytetarë si dhe që me emisione speciale të cilat do të motivonin bashkëpunimin e qytetarëve me policinë. Në anën tjetër, shtrohet pyetja se me rastin e përgatitjes së programit të luftimit të kriminalitetit a është e nevojshme të kihet parasysh qëndrimi i publikut? Ka shumë shembuj që tregojnë se qëndrimet e publikut duhet shqyrtuar, por është më e dobishme të merren parasysh mendimet e opinionit profesional. ____________ 162) Ferrel J,1999. „Cultural Criminology“ u Annual Review of Sociology (str.408) 163) Krivokapić V,2006. Prevencija kriminaliteta. Sarajevo: Fakultet kriminalističkih nauka (str.212)

Page 93: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

93

Në të vërtetë për shumë çështje të politikës së luftimit të kriminalitetit publiku nuk mund të japë kontribut relevant për shkak se ato çështje janë fushë e evoluimeve profesionale. Në anën tjetër, me opinionin publik është e mundur të manipulohet, kështu që kur merret parasysh mendimi i opinionit publik është i domosdoshëm kujdesi i madh. 4.4. Roli i shkencës në preventivën e kriminalitetit Pas kësaj pasqyre është e mundur që më lehtë të kuptohet rëndësia e atyre studiuesve të cilët merren me “kriminologjinë e kulturave”. Hulumtimet e tyre tregojnë se përmes luftimit të kriminalitetit shumë shpesh kryhet kontrolli perfid social që shpreh diskriminim dhe segregacion shoqëror. Zbulimi i mënyrës së funksionimit të këtyre fushatave shoqërore dhe tërheqja e vërejtjes për pasojat katastrofave për kriminalitetin por edhe shoqërinë në tërësi pikërisht është hapi i parë i domosdoshëm në zhvillimin e programeve sociale të cilat thelbësisht do të merreshin me luftimin e kriminalitetit. Për të bërë programe të suksesshme sociale për luftimin e kriminalitetit është e nevojshme të nxirren rezultate të rëndësishme të shkencave interdisiplinare të hulumtimit. Rëndësia e instituteve shkencore dhe bashkësia e zhvilluar akademike në një shtet është njëri ndër parakushtet që ajo shoqëri me sukses ta luftojë kriminalitetin. Krivokapiq (2006) konsideron se programimi kualitativ dhe i menduar mirë dhe realizimi i preventivës janë të mundura vetëm në bazë të mbështetjes shkencore të hulumtimit i cili do të tregonte oportunitetin dhe arsyeshmërinë shoqërore të preventivës dhe do të mundësonte projektimin adekuat të saj në kuptimin praktik dhe teorik. “Qasja shkencore preventivës së kriminalitetit kërkon përcaktimin e strategjisë në luftimin e tij, e cila duhet të mbështetet në politikën aktuale kriminale në shoqëri. Studimet shkencore në kuadër të preventivës kriminale kanë për qëllim para së gjithash të sjellin tek ndryshimet në të kuptuarit kriminal-politik të luftimit të kriminalitetit, pastaj tek ndryshimet e strategjisë kriminale-politike e cila do ta vinte theksin në luftimin e kriminalitetit në preventivë kriminale e jo në represion. Hulumtimet shkencore në këtë sferë do të duhej të sillnin tek ndryshimet e domosdoshme në kuptimin normativ, organizativ, kuadrovik-profesional dhe në kuptimin funksional të disa organeve shtetërore në kuptim të miratimit sa më të plotë të metodave preventive të luftimit të kriminalitetit, më tepër se që ka qenë kjo deri tashti”. 164) Ata posaçërisht theksojnë domosdonë që kriminologët t’u kundërvihen stereotipave dhe që me analizë thelbësore të shkaqeve të kriminalitetit e jo me stereotipa shoqëror të imponuar, të përpiqen të luftojnë kundër shtimit të kriminalitetit sidomos në demokracitë perëndimore. Shumica e shkencëtarëve do të pajtohej se lufta kundër stereotipave dhe nevoja për analizë thelbësore të _________ 164) Krivokapić V,2006. Prevencija kriminaliteta. Sarajevo: Fakultet kriminalističkih nauka (str.218)

Page 94: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

94

shkaqeve të kriminalitetit është çështje thelbësore për preventivë të suksesshme. Mirëpo, ata shpesh kundërshtohen kur është e nevojshme të nxirret konsensusi lidhur me çështjen: “për luftim të suksesshëm të kriminalitetit a është e nevojshme të vihet theks më i madh në shtetin apo në komunitetin?”. 4.5. Dominimi i komunitetit apo i shtetit Gjatë viteve të ’70-ta dhe të ’80-ta sipas Garlandit (2001) në kulturat perëndimore dominonte mendimi se kontrolli i kriminalitetit ishte në një pjesë jashtë kontrollit të intervenimit tradicional të shtetit. Ndërmjet kriminologëve kryesisht kishte konsensus se institucionet dhe agjencitë për zbatimin e rendit dhe ligjit nuk kanë mjaft kapacitete as burime për këtë gjë. Gjithashtu konsiderohej se tashmë ekzistojnë mekanizma të caktuar për kontrollin e kriminalitetit, të cilat praktikisht funksionojnë jashtë domenit të institucioneve tradicionale shtetërore. Ky pranim i dobësisë së shtetit në luftimin e kriminalitetit e futi në dyer të mëdha idenë se me bashkësitë lokale roli i rëndësishëm i kontrollit të preventivës së kriminalitetit mund të aplikohet. U iniciua një varg programesh që quheshin “shërbimi policisë së komunitetit”, “strategjia e përgjegjësisë së komunitetit”, “preventiva e kriminalitetit në komunitet”... 165) Lidhur me këtë dilemë është kryer një numër i hulumtimeve shkencore dhe janë paraqitur një varg propozimesh që kanë rezultuar se shtetet perëndimore në fushën e preventivës së kriminalitetit resurse të mëdha kanë drejtuar në preventivën e kriminalitetit në komunitet. Interesi strategjik i institucioneve të shtetit ishte që kriminaliteti të futet nën kontroll duke i inkurajuar organizatat vullnetare, banorët lokal por edhe kapitalin privat me qëllim të financimit dhe të pjesëmarrjes në projekte. Ky kooperim ndërmjet agjencive shtetërore për zbatimin e ligjit dhe komunitetit lokal fitoi disa emra gjatë viteve të ’70-ta dhe ’80-ta si p.sh. “partneritet”, “aleancë ndërmjet privates dhe publikes”, “kooperimi ndërmjet agjencive”, “aktivizimi i komuniteteve”, “ndërtimi i qytetërimit aktiv”, “kooproduksioni i sigurisë” etj. 166) Në anën tjetër në fund të viteve të ’80-ta dhe ’90-ta, me ashpërsimin e politikës ndëshkimore u shtua edhe interesimi. P.sh. në luftimin e drogës ose në luftimin e pedofilisë vëmendja u drejtua kah grupet e margjinalizuara ndaj të cilave u shtua disponimi për hakmarrje. Kjo edhe njëherë implikoi negacionin e problemeve reale në shoqëri dhe la pas dore esencën e dënimit. ________________ 165) Garland D, 2001. The Culture of Control.Crime and Social Order in Contemporary Society.Oxford:Oxford University

Press.(str.123-125)

166) Za konstruktivnu kritiku Garlandovih stavova pogledaj: Torronen J.2004,“Zero tolerance, the Media, and a Local Community“ u Journal of

Scandinavian Studies in Criminology and Crime Prevention, Vol5 (str27-47)

Page 95: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

95

Publikut përsëri iu ofrua besimi në shtet dhe polici dhe përsëri u potencua sovraniteti i pushtetit shtetëror i cili i vetmi është në gjendje që në çdo situatë përsëri ta kthejë kontrollin dhe të vendosë rendin dhe paqen 167), programet e komuniteteve ranë në ujë. Diskursi i tillë i cili insistoi në dominimin e shtetit në luftimin e kriminalitetit, sidomos u sforcua në botën perëndimore pas sulmeve terroriste në Nju Jork më 11 shtator 2001. Në këtë kuptim edhe masat preventive u ashpërsuan edhe më tepër. Gjithashtu edhe programet preventive brenda bashkësisë u bënë krejtësisht agresive. Intensifikimi i represionit inicioi debat të madh mbi rrënimin e të drejtave qytetare në shoqëritë e perëndimit. Dilemat të cilat shoqëritë demokratike të perëndimit i kanë në pikëpamje të kufizimit të lirive qytetare me qëllim të krijimit të shoqërisë më të sigurt, mund të haset gjatë përcjelljes së debatit akademik mbi planet urbane dhe rregullimin e ambientit në qytetet bashkëkohore. Në pjesët në vijim përmes analizës së arkitekturës perëndimore dhe të ashtuquajturës luftë kundër kriminalitetit së bashku me masat e mbrojtjes së ambientit, do të tregojmë se si dikur madje edhe ajo që në shikim të parë dukej masë atraktive shoqërore, pikërisht sjell dëm afatgjatë dhe gjithashtu i kontribuon diskriminimit, segregacionit dhe plotësisht e lë pas dore luftën thelbësore kundër kriminalitetit. 4.6. arkitektura në preventivën e kriminalitetit Se sa munden programe sociale dhe shtetërore të orientuar në preventiven dhe luftimin e kriminalitetit ti kontribuojnë segregacionit dh përqasjeve të thella në shoqëri tregon zhvillimi i arkitekturës dhe ndryshimi i strukturës së qyteteve. Ndërtimtarit tradicionale sipas ideve dhe strukturës, në kuptim të mbrojtjes nga kriminaliteti, janë bazuar në qytete mesjetare. Në të vërtet, qytetet në shek e mesëm kanë qenë të rrethuar me mure të larta për çështje të sigurisë nga të huajt dhe nga armiqtë potencial. Sot në SHBA Pothuaj nëntë milion njerëz jetojnë në territore të cilat janë të rrethuara dhe kanë një mbrojtje fizike nga bashkësia e gjerë. Gazetarja Jane Jcobs, e cila është marrë me kritiken e arkitekturës është e para e cila haptazi ka kritikuar marrëdhënien ndërmjet rrethimit fizik dhe kriminalitetit. Në librin Death and Life of american Sities(1969) që në përkthim do të thotë : (Jeta dh vdekja e qyteteve amerikane), e cila për herë të parë është paraqitur më 1961, Jacobs, ka ofruar kritik shumë më të ashpër ndaj planifikimit modern urban. 168) Kjo traditë e cila ka dominuar pas luftës së dytë botërore deri në vitet e 70-ta është karakterizuar me ndarje funksionale të qyteteve ku pjesë të ndryshme të qyteteve kishin funksion të ndryshëm madje edhe komplementar. Arkitektura është shfrytëzuar si mjet në konstruktimin e shtetit të ri social. ___________ 167) Garland D, 2001. The Culture of Control.Crime and Social Order in Contemporary Society.Oxford:Oxford University

Press.(str.131-8)

168) Jacobs J,1969.The deathc and life of great American cities.New York:The modern Library

Page 96: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

96

Ndërtesat e reja funksionale kanë pasur për qëllim përmasimin e përgjithshëm të popullsisë, sepse kanë qenë të vendosura jashtë qytetit në sipërfaqe të gjelbra ku kishte shumë më tepër ndriçimi dhe ajër të pastër. Në atë mënyrë edhe qendrat tregtare dhe të biznesit ishin të ndara nga lagjet e banimit. Jeta pa automobila në shumicën e qyteteve amerikane ishte bërë e paparamendueshme. Jacobs, në librin e saj ashpër kritikon këto ndryshime strukturale të arkitekturës urbane. Ndërtesat moderne dhe rrugët e gjera në trotuare për këmbësor i kishin shndërruar qytetet në zona të pa sigurta. Jacobs gjithashtu insistonte në qytetin tradicional sepse rrugët plotë njerëz edhe qyteti është i sigurt. Ajo më tutje pohon se planifikuesit modern urban siç ishin Ebenezer Howard, dhe Lecorbuser, i kanë shkatërruar qytetet dhe i kanë bërë të pasigurta duke e injoruar jetën dhe aspektin organik të qytetit. Argumenti i saj kundër planifikimit modern është se pikërisht përvoja e të pa njohurit, larmia dhe variacionet e bëjnë qytetin metropol. Ajo gjithashtu thekson se deri tek kontrolli social vije spontanisht atje ku ka njerëz. Edhe pse në qytete të mëdha njerëzit nuk njihen ndër vete, kjo nuk është pengesë që njeri tjetrit ti ofrojnë siguri. Trendi i ri urban i cili u paraqit në vitet e 70-ta në vendet skandinave ishte antitezë e modernizmit dhe alternativë e alienacioneve dhe anomive shoqërore. Përfaqësuesit e këtij drejtimi në urbanizëm pajtohen me zonjën Jacobson se planifikimi modern ka krijuar qytete të zbrazura dh të pa sigurta. Prandaj është e nevojshme që në qytete përsëri të ngjallen rrugët dhe të planifikohen ato ashtu që ti akomodojnë aktivitetet njerëzore. Kjo lëvizje gjithashtu i kundërvihet dominimit të automobilave në zhvillimin e qyteteve dhe dëshiron ta kthej dizajnimin e rrugëve për njerëz. 169) Format tradicionale të ndërtimtarisë karakterizojnë rrugët e ngushta dhe aletë, kurse përfaqësuesit e kësaj lëvizje pohojnë se zonat me shumë destinime janë më të sigurta dhe më të shëndetshme për jetë dhe qyteteve u japin karakter më human. Me teorinë e re të ambientit të mbrojtur më 1973, paraqitet Oscar Newman , profesor i arkitekturës. 170) Argument kyç i këtij libri është se shumë lagje të ndërtuara në vitet e 60-ta pengonin banorët që ta kryen kontrollin social. Newman, për ta mbrojtur argumentin e tij kreu hulumtime empirike të fokusuara në territoret e banuar të grupeve sociale me të ardhura të vogla. E hulumtoj shkallën e kriminalitet tek grupet sociale me karakteristika të njëjta (me të ardhura të vogla) në raport me llojin e lagjeve në të cilat jetonin. Kishte ardhur deri tek rezultati i fqinjësisë tradicionale e bëjnë rrethin më të sigurt dhe se ato u mundësojnë qytetarëve vetë ta bëjnë kontrollin social. __________ 169) Schneider RH,Kitchen T (2002).Planning for crime prevention: a tranatlantic perspective, London:Routledge. 170) Newman O, 1973. Defensible space:crime prevention through urban design. New York:Collier Book.

Page 97: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

97

Newman në përfundimin e studimit të vet theksojë se vetëm kontrolli social nuk mund të jetë i mjaftueshëm për të qenë fqinjësi të sigurta. Barrierat fizike dhe teknike si dhe mjetet teknike për mbikëqyrje duhet ta plotësojnë kontrollin shoqërorë në mënyrë që forma e kontrollit jo formal të jetë më efikase. Në pikëpamje të vështrimit në kontrollin shoqërorë Newman dhe Jacobs, dallojnë në atë se Jacobs, pohonte se njerëzit mund ta bëjnë kontrollin shoqërorë duke ushqyer ndjenjën e sigurisë dhe duke u mbikëqyrur madje edhe nëse nuk njihen, kurse Newman mendon se me anë të “kontrollit jo formal”është e domosdoshme të zbulohen njerëzit që nuk e kanë vendin aty. Pra Newman, përfaqësonte praktikisht llojin modern të fshatit dhe qytetit ku në fqinjësi të gjithë do të njiheshin, ndërsa Jacobs, ka qëndrime më të ndryshme nga aspekti i dallimeve dhe të pa njohjes që është një ndër karakteristikave e të gjitha qyteteve të mëdha. Prandaj, ndonëse Newman, propozon arkitekturë më humane me fqinjësi më të vogla, vizioni i tij i sigurisë është klaustrofobik dhe me elemente segregacioni. Në anën tjetër Jacobs, më tepër ishte e orientuar në ngritjen e sigurisë në qendrat urbane kurse Newman më tepër e hulumtojë sigurinë në vendet rezidenciale( të banuara). Ndërkaq edhe Newman, edhe Jacobs janë kundërshtarë të mureve të larta dhe ndërtesave klasike. Një nga respondentët e hulumtimit të cilin e kishte bërë Midveit (2005), i cili punon në planifikimin urban, kishte deklaruar se: Muret janë send i keq, sepse ne mendojmë që kur e përdorim rrethojën japim shenja të këqija. Ne po përpiqemi të përdorim mënyra tjera për ti mbajtur njerëzit brenda katër mureve. P.sh, të ndërtojmë shtëpia rreth oborrit. Në këtë rast shtëpia e ka funksionin e rrethojës sikurse edhe çdo shtëpi tjetër, por nuk duket sikur mur klasik. Në të vërtet për dallim nga muri shtëpia nuk do të konsiderohet atak mbi lirinë. 171) Shumë autorë pohojnë se Newman, kishte ndikim të madh në “ bashkësitë e rrethuara” 172) në Amerikë. 173) Studimi i tij i kryer ndikoj në debatin mbi preventiven e kriminalitetit dhe shërbej si bazë për zhvillimin e mëtejmë të planifikimit urban me qëllim të preventives kriminale. Disa vite pas debatit në qarqet perëndimore akademike për rolin e planifikimit urban në preventiv të kriminalitetit, në Amerikë u paraqitë drejtimi me emrin”CPTED” gjegjësisht” CRIME PREVENTION THROUGH ENVIROMENTAL DESIGN” (Preventiva e kriminalitetit përmes dizajnimit të mjedisit jetësorë). Ideja themelore ishte që në vend të masave kyçe të futen masat inkluzive në preventiv të kriminalitetit. ______________ 171) Midveit E, 2005. „Crime Prevention and Exclusion:from Walls to Opera Music“ u Journal of Scandinavian Studies in Criminology and Crime Prevention Vol.6.str.31 172) Originalan izraz na engleskom je „gated communities“. 173) Schneider RH, Kitchen T, 2002. Planning for crime prevention: a transatlantic perspective.London:Routledge.

Page 98: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

98

Lëvizja propozoi që në vend të mureve dhe rrethojave të larta në dizajnin urban të përdoret simbolizmi në markimin e teorisë. Elen Midveit(2005) konsideron se simbolizmi sikurse edhe muret e larta e ka të njëjtin kuptim në ndarjen e territoreve; që të na mbroj nga dikush dhe nga diçka . Ajo gjithashtu konsideron se masat që na mbrojnë në këtë mënyrë nga të tjerët qofshin ato të buta(simbolizmi) apo të ashpra( muret) nuk e zgjidhin luftën ndaj kriminalitetit në shoqëritë moderne dhe as nuk ofrojnë pengesa esenciale për të. 174) Shumë nga këta se arkitektura skandinave për të cilën folëm, është paralele me drejtimin urban amerikan”CPTED”. Ai drejtim quhej ”drejtim skandinav”. Që nga viti 1980, Danimarka është shteti i parë skandinav e cila filloi ti zbatoj standardet e ndërtimit urban të mbështetura në kërkesat për preventiv kriminale. Norvegjia gjithashtu i miratoi standardet të cilat plotësonin parimet CPTED. Këto standarde dallohen prej vendi në vend por të gjitha i kanë katër parime të përbashkëta e këto janë : a) mbikëqyrja natyrore (siç ne mbronte Jacobs); b) territorialiteti (siç e përfaqësonte Newman); c) ndërtimtaria për komunitete dhe evitimi i izolimit social; d) ruajtja e rendit. Elen Midveit 2005, në kritikën e saj ndaj kësaj qasje u fokusua në parimin e dytë- territorial. Ajo citonte zygmund Bauman (2005), dhe pohon se në botën e pasigurt njerëzit kërkojnë siguri përmes markimit të territoreve. Kjo sidomos tashmë është relative pas 11. shtatorit 2001. sipas disa vlerësimeve firmat arkitektonike në SHBA i shtojnë shpenzimet e ndërtimit 5% për shkak të standardeve të reja të sigurisë. Sot shumica e firmave ndërtimore dhe arkitektonike amerikane kanë të punësuar të cilët merren me dizajnimin e masave antiterroriste sikurse që janë dritaret me pancir, filtrat për ajër që nuk i lëshojnë kimikalet dhe mund të shërbejë si mbrojtje për sulmin eventual me armë biologjike. Gjithashtu, shumë ambasada dhe institucione kanë përforcuar ndërtesat e tyre për tu mbrojtur nga sulmi terroristë. Pra, tekno-preventiva ka kontribut të rëndësishëm për mënyrën e këtillë të mbikëqyrjes. Disa masa tekno-preventive tashmë u përmenden dhe ndërto numërohet edhe vendosja e sistemeve të alarmit, sistemit elektronik dhe sistemi i mbikëqyrjes audio-vizuale. _ ____________ 174) Midveit E, 2005. „Crime Prevention and Exclusion:from Walls to Opera Music“ u Journal of Scandinavian Studies in Criminology

and Crime

Prevention Vol.6.str.23-38

Page 99: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

99

“bashkësitë e rrethuara “në Amerikë janë realitet tashmë disa vite, kështu që nuk mund të thuhet se 11. shtatori e ka shkaktuar këtë praktik. Mike Davis më 1992, shkruante se zhvillimi i arkitekturës së këtillë është reflektuar në Los Angeles. Ai pohon se programet lokale urbane janë paraprirë nga masat dhe kërkesat e sigurisë të cilat prestarët e klasës së mesme i kanë vendosur kështu. Në të vërtet, prestarët e klasës së mesme dhe ata më të lartë kanë kërkuar shtimin e segregacionit hapësinor dhe social nga prestaret e klasave më të ulëta. Të hollat e tatimit të cilat janë shfrytëzuar tradicionalisht për rregullimin e hapësirave të përbashkëta publike, qendrave rekreative, tashmë ishin orientuar në përkrahjen e “projekteve të ambientit të pastër dhe të sigurt“, siç e quan këtë Davis. 175) Në të vërtet ato lagje të sigurta ishin privilegj i atyre standardi jetësor i të cilëve ua mundësonte këtë. Ai gjithashtu pohon se edhe dallimet ekonomike dhe sociale në popullsi ishin shtuar gjë që kishte sjellë tek ajo që ata të cilët kanë mjaft të holla mund ti ofrojnë vetës kënaqësinë që territorin “ta pastrojnë “nga grupet tjera dhe atë përmes strategjisë së ndërtimit urban. Përcaktimi strategjik i klasës së mesme përball të varfërve dhe grupeve të cilat paraqisnin kërcënim për siguri, p.sh. Bredhësit dhe narkomanit), sipas Davisit paraqet çrregullim të hapësirës publike dhe demokratike. Ai më tutje pohon se dëshira e klasës së mesme dhe klasave më të larta si dhe pronarëve të kapitalit më të madh për segregacion shoqërorë dhe hapësinorë, pjesërisht ka shkaktuar militarizimin e territorit urban. Midveit (2005), i kundërvihet argumentimit marksist të Davisit. Ai thekson se segregacioni i Los Angelesit nuk mund të krahasohet me mënyrën e ndërtimit skandinav por konfirmon se në mes të dy stileve urbane ekzistojnë disa karakteristika të përbashkëta. Mirëpo për dallim nga avisi ajo pohon se nuk ka vend për argumentin marksist mbi segregacionin social të shkaktuar nga dallimet klasore. Ajo nevojën për “ bashkësi të rrethuara e shpjegon me shtimin e madh të përqindjes të popullsisë që dëshiron të jetojë në qytet. Midveit (2005), si një nga simbolet e masave preventive apo simbolike përmend një nga shembujt e përdorimit të muzikës operistike për” pastrimin e ambientit nga delikuentet”. Në të vërtet policia në një stacion hekurudhorë në Kopenhagë kishte pasur probleme me një grup dilerësh droge dhe bredhës të cilët ishin tubuar në hyrje të stacionit hekurudhor. Policia për ta liruar hyrjen e këtij stacioni nga ky grup delikuentesh e kishte lëshuar muzikën e operës me zë të madh. Zgjedhje e kësaj muzike është bazuar në supozimin se delikuentet nuk mund të identifikohen me muzikën e operës. Aq më tepër policia kishte supozuar se dilerët e drogës dhe bredhësit nuk do të mund ta durojnë muzikën e operës dhe kështu do të largohen nga hyrja e stacionit. 176) __________ 175) Davis, M, 1992. City of Quartz: excavating the future of Los Angeles.London:Hilary Shipman 176) Milutinović, M.1984. Kriminalna politika, Beograd.

Page 100: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

100

Midveit (2005), gjatë shkrimit të këtij artikulli disa herë e kishte vizituar hyrjen e këtij stacioni hekurudhor. Përkundër faktit se ishte dhjetori dhe jashtë ishin temperatura lartë nën zero, grupi i dilerëve dhe bredhësve qëndronte jashtë stacionit ku nuk dëgjohej muzika. Në të vërtet ky është shembulli më i ilustruar se si “masat e lehta “ që i zbatojnë rrethojat simbolike në vend të atyre fizike nuk arrijnë rezultate me të mirë se këto. Edhe njëra edhe tjetra shënojnë segregacion dhe problemin e kriminalitetit nuk e zgjidhin. 4.7. Familja dhe shkolla në funksion të kontrollit social. 4.7.1. Familja Kriminologët do të pajtoheshin se familja dhe shkolla do të paraqisnin një prej formave më të rëndësishme të kontrollit social. Edhe familja edhe shkolla kanë rolë vendimtarë në përkujdesen e përhershëm ndaj më të rinjve, forcimin e qëndrueshmërisë së tyre psike-sociale dhe zhvillimin e ndjenjës së përgjegjësisë. Së pari do të fokusohemi në problemin e familjes tradicionale nga e cila vuan shoqëria bashkëkohore dhe për shkak të së cilës është dobësuar edhe roli i saj në kontrollin social. Në rastet kur familja nuk mund ta bëjë përkujdesjen e më të rinjve këtë rolë e marrin institucionet e ndryshme sociale të cilat në interaksion me institucionet tjera mund të kontribuojnë në planin e pengimit të dukurive kriminale. Problem të posaçëm paraqesin fëmijët e mitur të nënave vet ushqyese të cilat janë të varfra apo në kufi të varfërisë. Është dëshmuar se fëmijët e këtij rrethi mbështeten shumë në kriminalitet për çka shpesh abuzohet apo lihen padore. Mirëpo disa studime tregojnë se programet e mira sociale se përmes edukimit të nënave të moshës jo madhore mund të ndihmojnë për edukimin më të mirë të fëmijëve të tyre në Elmir ( New York )është kryer një hulumtim ku është testuar suksesi i programit të vizitave shtëpiake të shtatzënave të moshave jo madhore. Studimi ka përfshi 400. vajza jomadhore. Një grup ka pranuar vizita shtëpiake gjatë shtatzënisë, grupi tjetër gjatë kohës së shtatzënisë dhe dy vjet pas lindjes, kurse grupi kontrollues nuk ka pas fare vizita shtëpiake. Çdo vizitë ka zgjatur rreth një orë e 15min. kurse intervalet e vizitave kanë qenë çdo dy javë. Punëtorët social kryesisht kanë kryer edukim prindëror. Kanë dhënë këshilla për rëndësinë e shëndetit gjatë shtatzënësisë, rrezikun nga duhani dhe alkooli gjatë shtatzënësisë. Këshilltarët i kanë edukuar nënat e moshës jomadhore edhe për edukimin e fëmijëve. Rezultatet e këtij eksperimenti se duke ju falimnderuar vizitave shtëpiake gjatë shtatzënësisë fëmijët e lindur kanë qenë me peshë më të madhe sepse nënat e tyre gjatë shtatzënësisë kanë pasur kujdes për ushqim kurse disa e kanë ndërpre duhanin dhe alkoolin. Krahas kësaj edhe vizitat gjatë lindjes kanë pasur efekt pozitiv. Falë këtyre vizitave është zvogëluar mundësia e keqtrajtimit fizik të fëmijëve si dhe e lënies pas dore e tyre. Në të vërtet 4%, e nënave që kanë qenë në programin e vizitave shtëpiake janë fajësuar për keqtrajtim dhe lënie padore të fëmijëve në dy vjetët

Page 101: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

101

e para të paslindjes. Në anën tjetër madje 19% e nënave nga grupi kontrollues, të cilat nuk kanë qenë në programin e vizitave janë fajësuar për keqtrajtimi dhe lënie e fëmijëve pas dore. Në të vërtet dihet se fëmijët të cilët kanë qenë viktima të keqtrajtimit kanë mundësi më të madhe për të kryer krime se sa fëmijët të cilët jetojnë në rrethana normale familjare. 177) 4.7.2. shkolla Shkolla gjithashtu e ka rolin qendrorë në socializmin e fëmijëve edhe të rinjve prandaj edhe ndikon në preventiv kriminale. Shumë autorë e vejnë në pah këtë rolë pozitivë të shkollës. Shkollat mund të jenë institucionet më të përshtatshme për reduktimin e sjelljes antisociale dhe kriminale të fëmijëve duke promovuar shëndet, tolerancë dhe përgjegjësi sociale. 178) Konsiderohet gjithashtu se krahas familjes asnjë institucion tjetër nuk ka rol më të madh në jetën e të rinjve dh fëmijëve. Pikërisht për shkak se fëmijëve dhe të rinjve u ofron përvojë e cila ua shton vetëbesimin dhe zhvillon aftësinë e tyre shoqërore dhe intelektuale. Ndërkaq është e domosdoshme që shkollat të zhvillojnë programe interno preventive me të cilat do të njihej shenja e hershme e kriminalitetit në mes të fëmijëve dhe të rinjve shkollorë si dhe të ketë gatishmëri për reaksion në dukuritë e kriminalitetit. Prandaj propozohet që ato programe të jenë katër paleshe dhe të përmbajnë: a) preventivën primare; b) intervenimin e hershëm; c) intervenimin; d) funksionin restaurues. 179) Aksenti më i madh në dy nivelet e para – preventives primare dhe intervenimit të hershëm është i drejtuar në adresimin e problemit para se ai të ndodh dhe përgjigjet në vështirësi që paraqiten para se të bëhen akute. Shumë autorë konsiderojnë se madje edhe ata të rinj që janë në grupe të ndryshme mund të kenë dobi nga këto programe të cilat promovojnë vlerat e përgjithshme në mënyrë proaktive. Një ndër shembujt e programit preventiv, i dizajnuar për ndërtimin e tolerancës është” programi i sjelljes mbrojtëse”.180) __ ______ 177) Farrington,D i Welsh,B.1999. „Delinquency Prevention Using Family-based Interventions“ objavljeno u Children and Society.Vol.13(1999) (str.287-303) 178) Morison, B.2002, „Bullying and victimisation in schools: a restorative justice approach“Australian Institute of Criminology,Canbera. (str1-6) 179) Cann K.2002. „Do schools have a role to play in crime prevention?“ Artikulli: Australian Institute of Criminology në bashkëpunim me: Department of Education, Employment

and Training, Victoria, and Crime Prevention Victoria, u Melburnu, 30 septembra-1.oktobra 2002.

180) Na engleskom „Protective Behaviours“ program

Page 102: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

102

Ky program që në fillim ka qenë i drejtuar në preventiven e keqtrajtimit të fëmijëve mirëpo tash ky përdorët edhe në shumë fusha tjera: nga lirimi agresiv, zhvillimi i shkathtësive sociale, edukimi seksual deri tek arsimimi për drogat e rrezikshme. Në kuptim të gjerë ky program mbështetet në parimet e sforcimit personal, ngrit tolerancën dhe promovon sjellje jo violente në interaksionit fizike dhe verbale me të tjerët. Në kuptim të intervenimit sekondar dhe terciar, programin momentalisht e përdorë jo vetëm Australia por tërë bota. Ky me sukses i adreson problemet e kriminalitetit. P.sh. në Britani të Madhe ky program është bazë për projektin e reduktimit të kriminalitetit të të miturve (Youth Crime Reduction Project) në Milton Keynes, kurse përdoret si aftësim dhe kornizë për proceset e të drejtësisë restauruese. 181) 4.8. teoria dhe praktika e drejtësisë restauruese Në themelin e të drejtës restauruese është qëllimi i përpjekjes së formimit të mënyrës me të cilën njerëzit mendojnë për kriminalitetin. Sipas atyre që përfaqësojnë këtë koncept në kuptim të vrojtimit të pasojave të veprave penale dhe sjelljeve tjera kundër ligjore, është e domosdoshme që në rend të parë të vuhet dëmi që i shkaktohet viktimës, pastaj bashkësisë; në vend të tretë është shkelja e ligjit të shtetit. Nga kjo rezulton se kompensimi i dëmit të shkaktuar viktimës gjegjësisht bashkësisë është shumë më i rëndësishëm se sa dënimi i kryesit. Drejtësi restauruese është koncept i ri i drejtësisë. Në botë dominon sistemi i drejtësisë ndëshkuese i cili është i fokusuar në dënimin e kryesit dhe në gjetjen e përgjigjes në pyetjen- cilat ligje janë shkelë dhe kush i ka shkelë ato? Drejtësia restauruese i pranon tri anë kyçe në krim: kryesin, viktimën dhe bashkësinë. Në përpjekje për të qenë i dobishëm për të tri palët sistemi i drejtësisë penale duhet ti përkushtohet restaurimit, shërimit të traumave, përgjegjësisë dhe preventives. Restaurimi në përkthim bufal do të thotë përmirësim ose korrigjim, freskim apo ri funksionalizim. Pra, me vetëdije të plotë deri në kthim në të vjetrën- gjegjësisht kthim n gjendjen e para kryerjes së krimit-drejtësia restauruese nënkupton rivendosjen e gjendjes më të mirë të mundshme pas kryerjes së krimit. Kjo është e mundur të arrihet përmes drejtësisë për viktimën ashtu që viktima ta marrë kompensimin material të dëmit satisfaksionin moral si dhe ndihmën psikologjike apo ndihmën tjetër. Mirëpo e drejta restauruese nënkupton edhe drejtësi për kryesin. Kjo zbatohet përmes programeve për ndihmë kryesve që të ballafaqohen me krimin, të pendohen dhe pas dënimit të merituar sa më mirë të adaptohen në bashkësi. Nga kjo rezulton drejtësia për bashkësinë e gjerë shoqërore e cila nga ky proces nxjerr mësime për të ardhmen dhe sforcohet në programe preventive. _________ 181) Margets, D. 2002. „Feeling Safe Stay Safe Newsletter“, Protective Behaviours Consultancy. Western Australia, Perth, July Issue.

Page 103: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

103

P.sh. në Zelandën e Re të miturit që kryen vepra penale pasi ta kenë pranuar atë dërgohen në konferencë familjare”. Nëse nuk e pranojnë fajin rasti vazhdohet përmes procesit tradicionale gjyqësorë. “konferencën familjare” e udhëheqë mediatori i stërvitur i cili i sjellë në bisedë dhe diskutime viktimën dhe kryesin e veprës penale, por edhe anëtarët e familjeve të tyre, miqtë dhe të tjerët që i përkrahin të dy palët. Konferenca fillon me përshkrimin e veprës penale nga ana e kryesit të saj. Çdo pjesëmarrës në seancë jep kontributin e tij në përshkrimin e veprës penale. Për rezultat, kryesi i kupton pasojat e sjelljes së tij dhe viktima e ka rastin ti shprehi ndjenjat dhe qëndrimet. Viktima tregon se cili është qëllimi i saj nga ky proces dhe propozon mënyrën më të mirë të kompensimit të dëmit. Këto seanca përfundojnë me nënshkrimin e pjesëmarrësve në to duke u nënshkruar marrëveshja në të cilën shënohen ajo që është dëshiruar dhe data e premtuar. Kjo është njëra ndër format e drejtësisë restauruese. Ekziston edhe mënyra tjetër e ashtuquajtur “sentecing circle”(rrethi për shqiptimin e dënimit), kurse është i fokusuar më tepër në bashkësinë e gjerë sepse përdorët në rastin e çështjeve komplekse të cilat nënkuptojnë shumë kryes siç janë p.sh. aktivitetet e bandave. Në ShBA. P.sh. janë më të njohurat të këtij lloji takimi i viktimës me kriminelin- (victim ofender mediation) VOM, pastaj fillojnë orët edukative dhe paneli, shërbimi i komunitetit dhe këshillat restauruese të bashkësisë. Momentalisht më së shumti aktivitete të këtij stili kryhen në kuadër të shërbimeve sociale, agjencive, shkollave dhe qendrave korrektuese. Këto aktivitete i kanë disa elemente të përbashkëta: shërimin, takimin e viktimës dhe kryesit të krimit dhe pendimin (kërkim faljeje), si dhe ri integrimin. Segmentet që e identifikojnë procesin e drejtësisë restauruese: - fokusi më i madh në dëmin e shkaktuar se sa në ligjet e shkelura - të treguarit e brengosjes së balancuar për viktimën dhe për kryesin e krimit

dhe futje e viktimës dhe e kriminelit në procesin e drejtësisë penale; - puna restauruese për viktimën; - mbështetja kryesit të krimit duke e inkurajuar që ta kuptojë atë ta pranojë

dhe ta jap premtimin se do ta kompensoj dëmin; - sajimin e nevojave të kryesit ta përmbush obligimin që është i mundur dhe i

realizuar po jo ndëshkues; - sigurimi i mundësive për dialog direkt dhe indirekt të viktimës dhe kryesit; - shtimi i pjesëmarrjes së bashkësive përmes procesit gjyqësorë sidomos

shtimit të kapacitetit për sajim dhe përgjigje në krim; - inkurajimi i bashkëpunimit dhe ri integrimi kurse zvogëlimi i dhunës dhe

ndarjes. Duke e futur viktimën në qendrën e sistemit restaurues ky institucion kësaj radhe praktikisht të drejtën penale e transformon në të drejtë qytetare. Pra,

Page 104: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

104

drejtësia restauruese praktikisht zvogëlon kufirin ndërmjet të drejtës penale dhe qytetare. Rrënjët e të drejtës restauruese në praktik gjendën në lëvizjet aktiviste në Amerikë dhe në kritikat religjioze në praktikat ndëshkuese. Rrënjët teorike të drejtësisë restauruese mund të gjenden në kritikën e teorive dominuese të kriminologjisë. Një nga pikëpamjet e të drejtës restauruese në praktikë të cilën veç e cekëm është VOM(takimi i viktimë me kriminelin). Ky program viteve të fundit gjithnjë e më shpesh zbatohet në Zelandë të Re, Britani të Madhe dhe kohët e fundit edhe në Amerikë. Programe restauruese në burg ,” green bay” kanë evlaluar në Steven Keeva dhe Tim Newel (2004).182) Ato përshkruajnë takimin e viktimës dhe kriminelit në këtë burg të izoluar të cilët janë përtej lumit Fox, me shkallë të plotë të sigurisë. Programi i drejtësisë restauruese në burgun Green By, e udhëheq ish gjyqtarja e Gjykatës Supreme nga Wis Cons, e cila e ka lëshuar gjykatën për t’u kushtuar programit të drejtësisë restauruese. Në këtë rast konkret ky është ballafaqim i viktimës dhe kriminelit të cilët nga të dy perspektivat flasin për përvojat e tyre-viktimat për krejt çka kanë kaluar dhe traumat të cilat i theksojnë kurse kryesit e krimit për atë se çka i ka shtyrë dhe në çfarë rrethanash e kanë kryer krimin. Gjyqtarja që e ka udhëheqë këtë program shpjegon se viktimat e krimit vijnë për ti rrëfyer të gjitha përvojat pa hidhërime dhe dëshirë për hakmarrje. Ata që pajtohen me programin e drejtësisë restauruese vijnë me dëshirë për ta kuptuar të keqen brenda njeriut e cila e shtynë atë në krim dhe thotë :”ne jemi të gjithë këtu në këtë rreth qenie njerëzore të cilat kanë kapacitet për të vuajtur, për tu bërë keq të tjerëve dhe për ti kaluar jetët tona.” 183)

Hulumtimet e këtij lloji të programit tregojnë se 90% të të burgosurve që marrin pjesë në këto seanca vërtetë ndryshohen. Autorët e këtij kapitulli në bazë të këtij programi synojnë në mënyrë ilustrative të shpjegojnë domethënien e nocionit drejtësi restauruese kësisoj: ”drejtësia restauruese nuk do të thotë trajtim më i butë të kryesit të veprave penale-në të vërtet për kryesin është shumë më vështirë të ballafaqohet me atë që ka bërë, ti kuptoj implikimet e plota të sjelljes së tij se sa të luftojë me të në mënyrë konvencionale. Sistemi i drejtësisë penale, konvencionalisht kryesin e ndan nga krimi shpesh edhe bukfalisht nga viktima dhe nga bashkësia. Ndonëse kjo shpesh është rrugë e mirë, kryesit shumë shpejtë mund të distancohen nga krimi që e kanë bërë, ta mohojnë apo të krijojnë arsyet përse e kanë bërë. Në ndër kohë viktima të cilës në procesin e gjykimit i është marrë e drejta e fjalës, mbetet të luftoj me përvojat traumatike që më së shpeshti janë shqetësime të thella”.184)

________ 182) Keeva,S i Newell,T.2004. ABA Journal Januar 2004, vol. 90. Issue 1. 183) Keeva,S i Newell,T.2004 ABA Journal Januar 2004, vol. 90. Issue 1. 184) Keeva,S i Newell,T.2004 ABA Journal Januar 2004, vol. 90. Issue 1.

Page 105: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

105

4.9. Teoria e profesionalizmit demokratik Në kuptim të drejtësisë restauruese ekzistojnë shumë koncepte por ajo që të gjithë pajtohen është se kjo është të kuptuarit më ndryshe të drejtësisë nga sistemi tradicional i drejtësisë penale që fokusohet në kryesin që ka shkelur ligjin e shtetit. Fokusi i drejtësisë restauruese është në dëmin e viktimës dhe bashkësisë. Nisma fillestare e konceptit të drejtësisë restauruese sipas hulumtimit ka filluar nga vet kryesit e veprave penale dhe bashkësitë të cilat ofrojnë ndihmën viktimave të veprave penale. Pra nisma e parë ka qenë e drejtuar në ndihmën e kryesit dhe në aftësimin profesional me qëllim që pas vuajtjes së dënimit përsëri të kthehet në bashkësi. Debati për drejtësinë restauruese apo siç e quajnë edhe drejtësi e hapur paraqitet periodikisht dhe intensivisht në qarqet botërore sociologjike dhe juridike. Për këtë temë diskutohet intensivisht në vitet e 80-ta kurse më pak në vitet e 90-ta. Mirëpo, injorimi i drejtësisë restauruese në studimet akademike nuk do të thotë se kjo nuk është zhvilluar. Një prej qortimeve kryesore që i bëhet kësaj apo siç e kanë quajtur atëherë drejtësi jo formale, është ajo se kjo i lënë anash personat profesional sepse ky koncept i drejtësisë praktikisht niset nga ajo se drejtësia penale i kthehet”bashkësisë”me kërkesa të vogla për ndihmë profesionale (Alford 1997). Alford më tutje konsideron se koncepti drejtësisë restauruese duke zvogëluar kontrollin e shtetit, domosdo përjashton profesionistët, policinë , prokurorët, gjyqtarët, avokatët etj. Susan M. Olson dhe Albert W. Dzur, konsiderojnë se përjashtimi i profesionistëve nga sistemi i drejtësisë restauruese fare nuk është i nevojshëm dhe ata kanë ofruar teorinë e profesionalizmit “demokratik”. Ata konsiderojnë se teoria e Alfordit është naive sepse angazhimi i profesionistëve nuk do të thotë dominim i shtetit as ndërprerje e bashkëpunimit me qytetarët, të organizuar në sektorin joqeveritar. 185) Akademikët Amerikanë, pas kritikës së drejtësisë joformale janë tërhequr nga skena, por të ashtuquajturit jo formalistë të ri janë paraqitur në fund të viteve të 80-ta me një qasje të re. Kontributi i ri shkencor “drejtësisë jo formale” ka ardhur kryesisht nga Britania e madhe dhe Australia. Ata kanë zhvilluar kritikën e re dhe gjithashtu janë përpjekur ta shpëtojnë projektin e “drejtësisë jo formale”. Kontributi më i madh i kritikëve të ri është përpjekja që në praktik të bëhet analiza e kontrollit shoqërorë në bazë të punës së Michela Foucultit. ________________ 185) Olson, S. i Dzur, A. 2002. „Revisiting Informal Justice:Restorative Justice and Democratic Professionalism“ u

Law and Society,Volume 38.Issue 1. March 2002.

Page 106: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

106

4.10. gjyqësia dhe ndihma viktimave Qysh më 1981, në KONGRESIN E TRETË TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE NË Firence është miratuar propozimi i Garofalos, që të përcaktohet fondi shtetëror kompensues për ndihmë viktimave të disa veprave penale. Në shek. XX në Zelandën e Re, është hartuar program i thuktë për kompensimin e viktimave të veprave penale, kurse në Meksikë më 1969, është shpallur Ligji për Ofrimin e mbrojtjes dhe ndihmës së viktimave të veprave penale. Aksioma e deklaratës për ndihmë viktimave ishte :”të pafajshmit duhet të gëzojnë më shumë përparësi se sa delikuentet kurse viktima më shumë se sa ai që e ka dëmtuar”. Sipas nenit të përmendur IV. Viktimës duhet ti njihet e drejta në fitimin e reparacionit për humbjet e pësuara, dëmet dhe lëndimet:

a) për humbjet e jetës; b) për rrezikim të shëndetit; c) për dhembje dhe vuajtje fizike dhe psikike ; d) për humbje të lirisë; e) për humbje të mbështetjes; f) zvogëlim apo humbje të të ardhurave; g) paaftësi për punë; h) për humbje të pronës apo dëmtim të saj apo pamundësinë që të

disponojë me të ; i) për dëme të posaçme : shpenzimet të cilat u shkaktohen me delikt

viktimave,p.sh. shpenzimet mjekësore, shpenzime gjyqësore, të transportit, të varrimit;

j) për dëmet tjera materiale sikurse që është dëmtimi i personalitetit. Kur kryesi i veprës penale nuk ka mjete që viktimës t’ia kompensoj dëmin obligimin e tij do ta kryej shteti, sidomos kur është fjala për nëpunësin shtetërorë i cili gjatë kryerjes së funksionit të vetë ka keqpërdorur autorizimet dhe kështu ka kryer delikt të sanksionuar me të drejtën ndërkombëtare,kështu p.sh. akt torture apo terrorizmi. Në situata specifike në dobi të viktimës apo të afërmve të tij do të përdorën fondet ndërkombëtare siç është “Fondi Vullnetar i Kombeve të Bashkuara” për viktimat e akteve të torturës. 186)

Nga tërë kjo sa u tha më larg rezulton se qëllimi më i lartë i drejtësisë restauruese është pajtimi i viktimës dhe kryesit të veprës. Në rastet e krimeve të luftës e sidomos të gjenocidit, qëllimi i drejtësisë restauruese është me kontekst të gjerë shoqërorë. _________ 186) Beristain,A.(1988) Španjolska, unë “Përmbljedhje artikujsh nga revistat e jashtme”, nr..2 Zagreb 1988

Page 107: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

107

Procesi i pajtimit është i komplikuar sepse krimet masive të luftës shkaktojnë pasoja afatgjate në shoqëri ashtu që shkatërrojnë besimin brenda individit dhe grupeve ndaj bashkësisë politike. Ndër teoricienët e drejtësisë restauruese ekziston kosenzusi që në procesin e drejtësisë restauruese ekzistojnë tre hapa të domosdoshëm: Hapi i parë është që kryesi duhet ta kuptojë plotësisht pasojën e veprave të tij. Pra nuk është e mjaftueshme që kryesi vetëm formalisht ta pranoj fajin.”Ai patjetër vërtet duhet të ndjehet fajtorë, sepse faji është përgjigje adekuate morale në krimin e kryer. Kushti i dytë është që kryesi i krimit domosdo duhet të ndërmerr hapa vullnetarë për ta shqyrtuar fajin e tij qoftë për kompozimin e dëmit moral që nënkupton pendimin e sinqertë dhe kërkim falje. Definitivisht krimineli duhet të ndërmerr edhe hapin e tretë e ai është praktikisht pajtimi vullnetarë për dhembje të caktuara të cilat do ta përmison dëmin moral që e ka shkaktuar ai. Disa këtë hapë të tretë e quajnë dënim, mirëpo, dënimi imponohet, kurse në rastin e drejtësisë restauruese kjo do të thotë që krimineli pajtohet me vetë dëshirë për dëmtimin vetanak si çmim i domosdoshëm me të cilin paguan për veprat e tij . 187) Përmes komisionit të së vërtetës dhe pajtimit në shoqëritë që kanë përvoja me krimet masive, zhvillohen konceptet origjinale të drejtësisë restaurues në nivelin kolektiv. Komisioni për të vërtetën dhe pajtim i cili është krijuar në Afrikën e Jugut pas aparteidit deri në ditët e sotme është shembulli më i suksesshëm i drejtësisë restauruese në nivelin më të gjerë shtetërorë. ______________ 187) Tri koraka nephodna u procesu restorativne pravde detaljno je obrazložio Stephen P. Garvey u tekstu "Restorative Justice, Punishment, and Atonement" u UTAH LAW REVIEW (2003), strane: 304-317

Page 108: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

108

5. LITERATURA 1. Abazoviq, M, „Državna bezbjednost – uvod i temeljni pojmovi“, FSHK, Sarajevë, 2002

2. Albrecht, H.J.,“Die Determinanten der Sexualstrafrechtsreform, Zeitschrift fur die Gesamte

Strafrechtswissenschaft“, No 4, 1999

3. Ansel, M., „Pour une etude systematique des problemes de polititique criminelle“. Archives

de politique criminelle, Paris, 1975

4. Bakiq, I., „Sociologjia“, FSHK-Sarajevë, 1997.

5. Bayer, V.: „E drejta e Procedurës Penale – kapituj të zgjedhur“, Libri I., „Hyrje në Teorinë e

Procedurës Penale“, përgatiti prof. dr Davor Krapac, MPB e Republikës së Kroacisë, Zagreb,

1995.

6. Budimliq, M.: „Aktualiteti i Hulumtimeve Kriminologjike në Preventivën e Formave të reja

të Sielljeve Kriminologjike“, tema kriminalistike, revistë kriminalistike, kriminologji dhe

studime mbi sigurinë, nr. 3-4, FSHK, Sarajevë, 2004.

7. Cvitanoviq, L.: „Qëllimi i dënimit në të Drejtën Bashkëkohore Penale“, Shoqata Kroate për

Shkencat Penale dhe Praktikat Ndëshkimore, Zagreb, 1999.

8. Durkheim, E., „Normat e Metodës Sociologjike“, Beograd, 1963

9. Eliot, M., „ Krimi në Shoqëritë Bashkëkohore“, Sarajevë, 1962

10. Geis, G., „Sociology and Crime“, New York, 1966

11. Grasberger, R, „Psychologie des trafverfahrens“, Springer – Verlag, Wien, 1950

12. Hentig, H., „Krimi në Shoqëritë Bashkëkohore “, Sarajevë, 1962

13. Horvatiq, ZH., Cvitanoviq, L.: „Politika e Luftimit të Kriminalitetit“, MPB e Republikës së

Kroacisë, Akademia Policore, Zagreb, 1999.

14. Horvatiq, ZH., „Kriminologjia Elemntare“, -„ Libri Shkollor“, Zagreb, 1993

15. Hughes, G., „Understanding Crime Prevention, Social Control, Risk and Late Modernity“,

Open University Press, Buckingham, 1998.

16. Ignjatoviq, XH.: „Kriminologjia“, Beograd, 2005.

17. Kratocki, P, „A Community Policing Approach, Summary of the Fifth International Police

Executive Symposium about Crime Prevention“, The Hague, Holland, June 2-5, 1998.

18. Krivokapiq, V.: „Preventiva e Kriminalitetit“– qasje teorike kriminalistike, FSHK, Sarajevë,

2006.

Page 109: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

109

19. Krivokapiq, V.: „Preventiva e Kriminalitetit“, - „Akademia Policore“, Beograd, 2002.

20. Lagache, D., „ Criminology and Penology“, New York 1965

21. Lazareviq, LJ.: „Judikatura Penale si Bazë për Konstituimin e Politikës së Luftimit të

Kriminalitetit“, „Informatori Juridik“, nr. 10, „Intermex“, Beograd, 2003.

22. Maljeviq, A., Datzer, D., Muratbegoviq, E., Budimliq, M.: „Haptazi për Korrupsionin dhe

Policinë“, Shoqata e Kriminalistëve të Diplomuar“, Sarajevë, 2006.

23. Maslesa, R, „Teoritë dhe Sistemet e Sigurisë“, (Magjistraturë), Sarajevë, 2002

24. Meshko, G., „Pengimi i Kriminalitetit“, VPVŠ, Ljubjanë, 2002

25. Milutinoviq, M., „Politika Kriminale“, - „Savremena administracija“, Beograd, 1984

26. Milutinoviq, M.: „Kriminologjia“, - „ Savremena administracija“, Beograd, 1988.

27. Mlađenoviq, R., „Kriminologjia“, FSHK, Sarajevë 2001

28. Mlagjenoviq-Kupçeviq, R.: „Kriminologjia“, - „Svjetlost“, Sarajevë, 1982.

29. Mlagjenoviq-Kupçeviq, R.: „ Bazat e Penologjisë“, - „Svjetlost“, Sarajevë, 2001.

30. Murabegoviq, E., „Policija në Parandalimin e Kriminalitetit, në nivelin e Bashkësisë Lokale,

Studimi i Rastit – Kanton“, Sarajevë (Magjistraturë), - FSHK, Universiteti i Sarajevës,

Sarajevë, 2003.

31. Muratbegoviq, E.: „Preventiva e Kriminalitetit – nga Ideali drejtë Realitetit“, tema

kriminalistike, revista për kriminalistikë, kriminologji dhe studime të çështjeve të sigurisë,

nr. 3-4, FSHK, Sarajevë, 2004.

32. Newman, „Defensible Space“, New York, Macmillan, 1972

33. Northoff R, Stroth A, „Kriminalpravention, Kriminalistik“, 8-9/1996

34. Pavishiq, B., dhe bashkëpunëtorët: „Komenti i Ligjit mbi Procedurën Penale“, botimi i II,

Fakulteti Juridik i Universitetit të Rijekës, Rijekë, 2001.

35. Pavishiq, B., Modly. D.: „Kriminalistika“, Fakulteti Juridik, Rijekë, 1999.

36. Pease, K., „Crime Prevention, Oxford Handbook of Criminology“, Oxford, 1994.

37. Raduloviq, Lj.: „ Politika Kriminale-Politikë e Pengimit të Kriminalitetit“, Fakulteti Juridik,

Beograd, 1999.

38. Rush, E.G.,“The Dictionary of Criminal Justice“- Second Edition, 1986

39. Shoemaker, D. „Theories of Delinquency“, Oxford University Press-New York, 1984

40. Siegel, J.L., „Criminology“, Thomson Learning, London, 2006.

Page 110: Mirsad Abazoviq - Politika e Luftimit Te Kriminalitetit

110

41. Sijerçiq-Çoliq, H., dhe të tjerët: „Komentet e Ligjit mbi Procedurën Ndëshkimore/Penale në

Bosnje dhe Hercegovinë“, Këshilli i Europës/Komisioni Eurpian, Sarajevë, 2005.

42. Sijerçiq-Çolqć, H.: „ E Drejta e Procedurës Penale“, Libri I „Subjektet e Procedurës Penale

dhe Aktet e Procedurës Penale“, Fakulteti Juridik –Universiteti i Sarajevës, Sarajevë, 2005.

43. Stojanoviq, Z., „Politika e luftimit të kriminalitetit“, Fakulteti Juridik – Universiteti i Novi

Sadit, Novi Sad, 1991.

44. Van Dijk, J. De Ward, J., „A two-dimensional Typology of Crime Prevention Projects“,

Criminal Justice Abstracts, 1991

45. Zvonareviq, M., „Psikologjia Sociale“, Beograd, 1972

46. http://www. fbi. gov/library/leb. htm

47. http://www.informator.co.yu/informator/

http://www.ojp.usdoj.gov/bis/