Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewreformën e ligjit administrativ...

41
Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga ZBE në Kosovë i zbatuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS MBËSHTETJA KODIT CIVIL DHE TË DREJTAVE PRONËSORE EUROPEAID/133833/C/SER/XK NR I KONTRATËS. 2014/344-574 __________________________________________________ RAPORTI I 3-TË I PROGRESIT GUSHT 2015 Faqe 1 nga 41

Transcript of Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewreformën e ligjit administrativ...

Page 1: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewreformën e ligjit administrativ dhe/ose publik për çështje specifike që janë ngushtë lidhura me pronën private

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga ZBE në Kosovë i zbatuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS

MBËSHTETJA KODIT CIVIL DHE TË DREJTAVE PRONËSOREEUROPEAID/133833/C/SER/XK

NR I KONTRATËS. 2014/344-574__________________________________________________

RAPORTI I 3-TË I PROGRESITGUSHT 2015

Titulli i Projektit: “Mbështetje Kodit Civil dhe të drejtave pronësore”

Faqe 1 nga 26

Page 2: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewreformën e ligjit administrativ dhe/ose publik për çështje specifike që janë ngushtë lidhura me pronën private

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga ZBE në Kosovë i zbatuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS

Numri i Projektit: EuropeAid/133833/C/SER/XK

Vendi: Kosovë

Kontraktuesi Kryesor: Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH GIZ International Services në konzorcium me KLSC L.L.C dhe B&S EuropePersoni kontaktues: Znj. Elena Fernández Frontán, Drejtoreshë e ProjektitTel.: +377 45 352428 / +381 38 223 138E-mail: [email protected]

Autoriteti Kontraktues: Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë rr. Kosova 1, 10000 Prishtinë, Kosovë, P.O. Box 331Personi kontaktues: Znj. Burbuqe Kelmendi, Menaaxhere për Sundimin e së Drejtës Tel: +381 38 5131279E-mail: [email protected]

_____________________(Nënshkrimi)

Përfituesi: Ministria e Drejtësisë Ndërtesa e Qeverisë Nr. II (ish ndërtesa “Rilindja”)Ministria e Drejtësisë, 1000 Prishtinë, KosovëPersoni kontaktues: Z. Eset Rama, Sekretari i Përgjithshëm Tel: +381 38 20018244 / +377 45 302317E-mail: [email protected]

_____________________(Nënshkrimi)

Periudha e raportimit: Maj, Qershor, Korrik dhe Gusht 2015

Data e raportit: 31 gusht 2015

Autori i raportit: Dr Victor ChimientiUdhëheqësi i Ekipit & Ekspert i Drejtës së Detyrimeve Tel: +377 45 899144E-mail: [email protected]

_____________________(Nënshkrimi)

Faqe 2 nga 26

Page 3: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewreformën e ligjit administrativ dhe/ose publik për çështje specifike që janë ngushtë lidhura me pronën private

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga ZBE në Kosovë i zbatuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS

HEQJE E PËRGJEGJËSISË

Ky Raport i Progresit është përgatitur nga Udhëheqësi i Ekipit të Projektit. Të gjeturat, përfundimet dhe interpretimet e shprehura në këtë dokument janë vetëm të autorit dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të konsiderohen se pasqyrojnë politikat apo qëndrimet e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Faqe 3 nga 26

Page 4: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewreformën e ligjit administrativ dhe/ose publik për çështje specifike që janë ngushtë lidhura me pronën private

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga ZBE në Kosovë i zbatuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS

Përmbajtja

1. Përmbledhje ekzekutive.........................................................................................52. Shkurtesat...............................................................................................................93. Aktivitetet e përfunduara gjatë periudhës raportuese.......................................10

3.1 Komponenti 0 (“Koordinimi i donatorëve dhe strategjia e përgjithshme”), TeR....103.1.1 Historiku.........................................................................................................103.1.2 Aktivitetet dhe Rezultatet...............................................................................11

3.2 Komponentët 1 (“Të Drejtat Pronësore”) dhe 2 (“Kodi Civil”), të TeR...................163.2.1 Historiku.........................................................................................................163.2.2 Aktivitetet dhe Rezultatet...............................................................................17

4 Aktivitetet e Vazhdueshme...................................................................................205 Të tjera...................................................................................................................216 Supozimet dhe Rreziqet.......................................................................................237 Aktivitetet e Planifikuara për Periudhën e Ardhshme Raportuese...................258 Lista e Shtojcave...................................................................................................26

Faqe 4 nga 26

Page 5: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewreformën e ligjit administrativ dhe/ose publik për çështje specifike që janë ngushtë lidhura me pronën private

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga ZBE në Kosovë i zbatuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS

1. Përmbledhje ekzekutive

Projekti “Mbështetje Kodit Civil dhe të drejtave pronësore” (në tekstin e mëtejmë: “Projekti”) filloi

më 1 korrik 2014. Raporti fillestar është aprovuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë

(ZBE) më 28 gusht 2014 dhe është miratuar nga Mbledhja e parë e Komitetit Drejtues të

Projektit (KDP) më 10 Shtator 2014. Ngjarja a cila shënoi fillimin e projektit u mbajt më 9 tetor

2014. Raporti i parë i Progresit është dorëzuar më 31 janar 2015 dhe është miratuar nga KDP

më 12 shkurt 2015. Raporti i dytë i Progresit u paraqit më 30 prill dhe u miratua nga KDP më 26

maj 2015. Ky Raport i tretë i Progresit mbulon periudhën nga 1 maji deri më 31 gusht 2015 (në

tekstin e mëtejmë, “Periudha e Raportimit”). Gjatë periudhës së raportimit, Projekti ka

ndërmarrë veprimet e mëposhtme ose ka arritur rezultatet vijuese:

I. Komponenti 0, TeR: “Koordinimi i donatorëve dhe strategjia e përgjithshme”

Përpjekjet drejt sigurimit të një koordinimi të fuqishëm me projektet tjera, dhe me Programin e

USAID-it për të Drejtat Pronësore (PDP) në veçanti, vazhduan. Këto përfshinin pjesëmarrjen e

ekspertëve nga të dy projektet në aktivitetet përkatëse, siç janë ato të Fokus Grupit mbi

Legjislacionin për të Drejtat Pronësore të Grave brenda Grupit Koordinues Gjinor të PDP-së për

të Drejtat Pronësore të Grave. Disa takime koordinuese ndërmjet dy projekteve janë mbajtur në

ambientet e Ministrisë së Drejtësisë (MD) dhe janë identifikuar hapësira të mëtejshme për

bashkëpunim dhe koordinim (p.sh. çështjet që lidhen me rregullat procedurale në Ligjin për

familjen). PDP dhe Projekti janë në proces të finalizimit të një dokumenti të përbashkët mbi

heqjen dorë nga e drejta për trashëgimi. Projekti po ashtu i ka dorëzuar PDP-së komentet mbi

Projektligjin e ri për noterinë.

II. Komponenti 1, TeR: “Të drejtat pronësore” dhe Komponenti 2: TeR: “Kodi Civil”

Aktivitetet 1.21 dhe 2.22 të TeR (respektivisht, aktivitetet C.2 dhe B.2, Raporti Fillestar) janë

përfunduar. Në veçanti, të tre ekipet tematike kanë shqyrtuar legjislacionin ekzistues në lëmine

1 Aktiviteti 1.2: “Kryerja e një vlerësimi të ndikimit të legjislacionit ekzistues për të drejtën e pronës.” 2 Aktiviteti 2.2: Kryerja e një vlerësimi të ndikimit të legjislacionit ekzistues në fushën e lidhur me Kodin Civil.”

Faqe 5 nga 26

Page 6: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewreformën e ligjit administrativ dhe/ose publik për çështje specifike që janë ngushtë lidhura me pronën private

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga ZBE në Kosovë i zbatuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS

civile dhe atë pronësore dhe kanë prodhuar vlerësimet e ndikimit të kuadrit ligjor dhe rregullator

në fushën e tyre përkatëse të përgjegjësisë. Vlerësimet e ndikimit sigurojnë një shqyrtim të

çështjeve kryesore që ndikojnë në legjislacionin ekzistues në fushat e ndërlidhura me Kodin

Civil dhe të drejtat pronësore dhe zbatimin e tyre praktik.

Aktivitetet 1.33 dhe 2.34 të TeR (respektivisht, aktivitetet C.3 dhe B.3, Raporti Fillestar) janë

zbatuar edhe gjatë periudhës raportuese. Në mënyrë të veçantë, çdo ekip tematik ka hartuar një

vlerësim lidhur me pajtueshmërinë e legjislacionit ekzistues me acquis të BE-së dhe standardet

e tjera ligjore evropiane.

Bazuar në rezultatet e aktiviteteve të lartpërmendura Projekti do të ofrojë këshilla për MD mbi

përmirësimin teknik, harmonizimin, modernizimin, thjeshtimin dhe përafrimin me standardet e

BE-së të legjislacionit ekzistues në fushën e Kodit Civil dhe të drejtat pronësore. Projekti synon

të finalizojë draft rekomandimet e parapara nga aktivitetet 1.45 dhe 2.46 të TeR (respektivisht,

Aktivitetet C.4 dhe B.4, Raporti Fillestar) pasi që vlerësimet e ndikimit dhe vlerësimet ligjore të

BE-së të janë diskutuar në takimet e nëngrupeve të cilat parashihen të mbahen në fund të

shtatorit/fillim të tetorit. Në këtë mënyrë, ndjenja e pronësisë do të përforcohet dhe

rekomandimet gjithashtu do të reflektojnë ide të tjera që vijnë nga anëtarët e nëngrupeve

tematike të Komisionit Qeveritar për hartimin e Kodit Civil (KKC).

Më 15 qershor 2015, Projekti ka lehtësuar mbledhjen e parë plenare të KKC. Ngjarja është

mbajtur gjatë dy ditëve, më 3 dhe 4 korrik 2015, në Pejë. Më 17 qershor 2015, Projekti ka

paraqitur një kërkesë ZBE-së për miratimin e ditës 4 korrik (e shtunë) si ditë pune në Pejë për

ekspertë ndryshëm kyç (EK) dhe ekspertë jo-kyç (EJK). ZBE miratoi kërkesën e tillë më 26

qershor 2015. Një njoftim administrativ për përdorimin e shpenzimeve për qëllime të

mbështetjes financiare të ngjarjes është dorëzuar në EUTM më 19 qershor 2015. Mbledhja

shërbeu si një forum për diskutim më të thellë për çështjet kryesore në lidhje me procesin e 3 Aktiviteti 1.3: Ndërmarrja e një vlerësimi ligjor në dritën e standardeve ligjore evropiane dhe praktikave më të mira për të identifikuar mospërputhjet dhe zbrazëtirat (pronësia).4 Aktiviteti 2.3: Realizimi i një vlerësimi juridik në kuptim të standardeve juridike Evropiane si dhe praktikave më të mira për të identifikuar mos-përputhjet dhe zbrazëtirat (kodi civil).5 Aktiviteti 1.4: Këshillimi i Ministrisë së Drejtësisë lidhur me thjeshtësimin dhe harmonizimin e ligjit të pronësisë në bazë të zbrazëtirave dhe mos-përputhshmërisë së identifikuar gjatë aktivitetit 1.3;6 Aktiviteti 2.4: Këshillimi i Ministrisë së Drejtësisë lidhur me thjeshtësimin dhe harmonizimin e legjislacionit ekzistues të kodit civil.

Faqe 6 nga 26

Page 7: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewreformën e ligjit administrativ dhe/ose publik për çështje specifike që janë ngushtë lidhura me pronën private

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga ZBE në Kosovë i zbatuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS

kodifikimit. Gjithashtu ajo i ofroi anëtarëve të KKC-së një mundësi për shoqërim dhe ndërveprim

joformal.

Më 9 korrik 2015, Projekti ka paraqitur një kërkesë në ZBE për zbatimin e Aktivitetit 2.8 të TeR:

“Ofrimi i këshillave strategjike dhe një metodologjie të përgjithshme për hartimin e Kodit Civil”

(B.8 aktivitet, Raporti Fillestar). Projekti ka propozuar katër koordinatorë/ekspertë ulët për të

mbështetur punën e pesë nëngrupeve tematike të KKC. Në veçanti, këta EASH do të ndihmojnë

me: (a) përgatitjen e rregullores së punës të nëngrupeve; (b) koordinimin dhe organizimin e

logjistikës dhe çështje të tjera administrative përkatëse për takimet e nëngrupeve së, dhe (c)

hulumtime dhe analiza juridike ad hoc. ZBE ka aprovuar kërkesën me UA nr. 12 të datës 16

korrik 2015.

Projekti është në proces të përgatitjes të një kërkesë për ZBE për zbatimin paralelisht të dy

grupeve të aktiviteteve 1.5-1.6 dhe 2.5-2.6 (respektivisht, Aktivitetet C.5-C.6 dhe B.5-B.6,

Raporti Fillestar). Në përgjithësi, 18 EASH do të propozohen për miratim. Këta ekspertë do të

shërbejnë në dy ekipe të ndara – Ekipi i Kodit Civil dhe Ekipi i Reformës të Drejtave Pronësore -

dhe do të jetë përgjegjës për hartimin e planeve të përgjithshme dhe planeve të veprimit për

hartimin e Kodit Civil dhe për reformën e sektorit të drejtave pronësore, bazuar në rezultatet e

vlerësimit të ndikimit dhe raportet e vlerësimit ligjor të BE-së. Në përputhje me miratimin nga

ZBE, mobilizimi i ekspertëve pritet të fillojë në mes të shtatorit dhe do të zgjasë deri në fund të

janarit 2016.

III. Çështje të tjera

(a) Më 26 maj 2015 i EK 2 për Ligjin e Pronësisë, gjyqtari Godwin Muscat Azzopardi,

dha dorëheqje nga Projekti. Më 1 korrik 2015, konzorciumi paraqiti zyrtarisht katër

kandidatë për shqyrtim të ZBE së. Deri në atë datë konzorciumi gjithashtu arriti

pajtim me z. Azzopardi se ai do të vazhdojë të punojë me projektin deri në 17 korrik

për të vazhduar me aktivitetet në zhvillim e sipër të cilave i duhej më shumë kohë

për t'u finalizuar. Më 13 gusht 2015 u nënshkrua një marrëveshje shtesë në mes

BE-së dhe konzorciumit të udhëhequr nga GIZ duke konfirmuar ekspertin Marco

Roccia si EK 2 i ri të Projektit. Z. Roccia morri detyrën e tij më 25 gusht 2015.

Faqe 7 nga 26

Page 8: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewreformën e ligjit administrativ dhe/ose publik për çështje specifike që janë ngushtë lidhura me pronën private

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga ZBE në Kosovë i zbatuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS

(b) Projekti nuk ka vetëm për qëllim të kodifikojë Kodin Civil, që është një ndërmarrje

gjigande në vetvete, por nga ai kërkohet edhe për të filluar procesin e përmirësimit

të kuadrit rregullator për të drejtat pronësore duke përgatitur një plan të

përgjithshëm për reformën e sektorit dhe duke hartuar dhe/ose bërë ndryshimin e

legjislacionit të caktuar. Përveç kompleksitetit të kodifikimit të Kodit Civil si të tillë,

sigurimi i pronësisë vendore në procesin e kodifikimit nënkupton aktivitete shtesë

që kërkojnë kohë dhe që fillimisht nuk kanë qenë të planifikuara në TeR, prandaj

këto detyra të cilat nuk janë specifikuar në TeR ekzistues duhet të adresohen nga

projekte vijuese sepse Projekti ekzistues është i kufizuar me afat kohor 2 vjeçar, i

cili afat është i shkurtë duke pas parasysh përvojat e kaluara (edhe ato të

tanishme) në BE dhe në regjionin e Ballkanit.

Faqe 8 nga 26

Page 9: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewreformën e ligjit administrativ dhe/ose publik për çështje specifike që janë ngushtë lidhura me pronën private

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga ZBE në Kosovë i zbatuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS

2. Shkurtesat

UA Urdhër Administrativ

KKC Komisioni Qeveritar për hartimin e Kodit Civil të Kosovës

KEDNJ Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore

GJEDNJ Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut

GJED Gjykata Evropiane e Drejtësisë

BE Bashkimi Evropian

ZBE Zyra e BE-së në Kosovë

EUTM Menaxheri i ZBE

Fokus Grup Fokus Grupi për Legjislacion për të Drejtat Pronësore të Gruas brenda GKGJ

GKGJ Grupi Koordinues Gjinor për të drejtat pronësore të Gruas

GIZ Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH

GIZ IS Shërbimet ndërkombëtare të GIZ

QK Qeveria e Kosovës

EK Ekspert Kyç

MD Ministria e Drejtësisë

MiM Memorandum i Mirëkuptimit

EJK Ekspert jo kyç

PDP Programi për të Drejtat Pronësore i USAID

Projekti Projekti Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtave Pronësore (CCPR)

KDP Komiteti Drejtues i Projektit

EASH Ekspert Afatshkurtër

Strategjia Strategjia Kombëtare për të Drejtat Pronësore

GPS Grupi punues i sektorit të Drejtave Pronësore

TFBE Traktati për Funksionimin e Bashkimit Evropian

TeR Termat e Referencës

USAID Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar

Faqe 9 nga 26

Page 10: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewreformën e ligjit administrativ dhe/ose publik për çështje specifike që janë ngushtë lidhura me pronën private

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga ZBE në Kosovë i zbatuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS

3. Aktivitetet e përfunduara gjatë periudhës raportuese

3.1 Komponenti 0 (“Koordinimi i donatorëve dhe strategjia e përgjithshme”), TeR

3.1.1 Historiku

Qëllimi i këtij komponenti është sigurojë që projekti vepron nën një kuadër të përbashkët

koordinues mes donatorëve të ndryshëm në mënyrë për të shmangur mbivendosjen dhe

mospërputhjet e legjislacionit të ri të hartuar.

Nën këtë komponent, TeR të Projektit sigurojnë aktivitetit në vijim:

Aktiviteti 0.1: Krijimi i një mekanizmi të fuqishëm koordinues me donatorë të tjerë ndërkombëtarë për të shmangur mospërputhjet dhe mbivendosjet në çështjet të ndërlidhura me fushën e të drejtave pronësore dhe kodin civil.

Termat e Referencës kërkojnë nga projekti për të koordinuar ngushtë me të gjithë donatorët

përkatës, si dhe partnerët e tyre implementues, dhe në mënyrë të veçantë me Programin e

USAID-it për të Drejtat Pronësore (PDP) (shih p.sh., faqe 18, TeR). Qëllimi i përgjithshëm i PDP

është që të përmirësojë regjimin e të drejtave pronësore në Kosovë, për të forcuar sundimin e

së drejtës, dhe për të përmirësuar rritjen ekonomike dhe investimet. Rrjedhimisht, mbivendosja

potenciale dhe konflikti ndërmjet PDP-së dhe Projektit ekzistojnë, veçanërisht për sa i përket

komponentit të drejtave pronësore (por edhe komponentit të Kodit Civil, me referencë të

veçantë për Ligjin e trashëgimisë) të projektit, sidomos në pikëpamje të objektivave të

mëposhtme të PDP:

Objektivi 1: Prioritetet më të mira të koordinimit dhe politikave . Në këtë drejtim, PDP pritet të

shqyrtojë cilësinë e legjislacionit dhe të identifikojnë fushat që kanë nevojë për rishikim,

fuqizim dhe/ose harmonizim. Megjithatë, siç specifikohet në Termat e referencës, PDP

duhet të identifikojë zbrazëtirat dhe mospërputhjet në legjislacionin e të drejtave

pronësore, duke u përqendruar në ato ligje që janë të rëndësishme për zbatimin e

programit, të tilla si të drejtat e grave dhe komuniteteve pakicë.

Faqe 10 nga 26

Page 11: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewreformën e ligjit administrativ dhe/ose publik për çështje specifike që janë ngushtë lidhura me pronën private

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga ZBE në Kosovë i zbatuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS

Objektivi 3: Të drejtat e fuqizuara të grave për të përdorur pronën në praktikë . PDP është e

angazhuar në përmirësimin e ligjeve që lidhen me drejtën e gruas për pronë dhe

trashëgimi.

3.1.2 Aktivitetet dhe Rezultatet

Aktiviteti 0.1: Krijimi i një mekanizmi të fuqishëm koordinues me donatorë të tjerë ndërkombëtarë për të shmangur mospërputhjet dhe mbivendosjet në çështjet të ndërlidhura me fushën e të drejtave pronësore dhe kodin civil.

Më poshtë është një përshkrim i detajuar i veprimeve të kryera dhe rezultateve të arritura.

3.1.2.1 Koordinimi me Programin e USAID-it për të Drejtat Pronësore

a) Të drejtat pronësore

Përderisa një kuadër fillestar për bashkëpunim dhe koordinim me PDP ishte rënë dakord nga

udhëheqësi përkatës të projektit në fund të gushtit të vitit 2014, pas negociatave të gjata dhe të

ndërlikuara, Memorandumi i plotë i Mirëkuptimit (MiM) u miratua nga ZBE dhe USAID-i dhe më

pas u nënshkrua nga dhe në mes të dy kontraktuesve të përfaqësuar nga udhëheqësit e tyre

përkatës të Projekteve më 11 dhjetor 2014.

MiM parashtron rregullimet e caktuara për bashkëpunim dhe koordinim në mes të dy projekteve

në zbatimin e aktiviteteve përkatëse të projektit, me kujdes të veçantë për të ndihmuar Qeverinë

e Kosovës (QK), dhe MD në veçanti, për të zhvilluar një Strategji Kombëtare për të Drejtat

Pronësore ( “Strategjia”).

Në bazë të nenit 3.3.1 të MiM, PDP do të jetë përgjegjës për koordinimin e përgjithshëm të

donatorëve, ministrive të linjës dhe agjencive të QK në sektorin e të drejtave pronësore dhe do

të sigurojë pjesëmarrjen e plotë Projektit në të gjitha aktivitetet e planifikuara dhe të zbatuara në

fushën e koordinimit të donatorëve. Përkundrejt këtij sfondi, PDP i ka ndihmuar MD-së në

krijimin e një Grupi punues të sektorit të drejtave pronësore (GPS), i cili ka për detyrë të zhvillojë

një strategji gjithëpërfshirëse për reformimin e sektorit. Projekti gjithashtu është konsultuar gjatë

Faqe 11 nga 26

Page 12: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewreformën e ligjit administrativ dhe/ose publik për çështje specifike që janë ngushtë lidhura me pronën private

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga ZBE në Kosovë i zbatuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS

dhe pas procesit të krijimit të GPS-së dhe është ftuar për të marrë pjesë në Takimin e palëve të

interesuara në fushën e të drejtave pronësore, më 2 mars 2015, ku qëllimi i ngjarjes ka qenë

për të paraqitur konceptin e GPS-së për të gjitha organizatat donatore , si edhe ministritë e

linjës dhe agjencitë e QK.

Në takimin koordinues të CCPR/PDP të datës 24 prill 2015 është dakorduar se palët përkatëse

do të kërkojnë të takohen periodikisht (të mërkurën e parë të çdo muaji), për të siguruar një

rrjedhë adekuate të informacionit në të dy drejtimet dhe adresimin e çështjeve me interes të

përbashkët. Në dritën e kësaj, takimi i parë koordinues ndërmjet Projektit dhe PDP u zhvillua

më 3 qershor në MD. Në përgatitje për takimin, Udhëheqësi i Ekipit të Projektit dhe EK 2 në të

Drejton Pronësore u takuan me UD e Shefit të Zyrës së PDP-së një ditë më parë. Gjatë takimit,

PDP informoi se nuk do të ndjek idenë e shfuqizimit të drejtës së gruas për të heqë dorë nga

trashëgimia - në përputhje me rekomandimet dhe këshillat e Projektit. Projekti është i kënaqur

nga kjo kthesë pasi që ka avokuar në vazhdimësi që nga fillimi në favor të një qasjeje më pak

“radikale” për zgjidhjen e problemit të drejtave trashëgimore të grave në Kosovë7. Projekti është

plotësisht i angazhuar për të kontribuar në trajtimin e kësaj çështjeje dhe do të ndihmojë në

identifikimin e zgjidhjeve të përshtatshme të cilat janë plotësisht në përputhje me Kushtetutën

dhe ligjet e Kosovës, obligimet e saja sipas të drejtës ndërkombëtare publike, si dhe standardet

ligjore të BE-së dhe praktikat më të mira evropiane . Prandaj, PDP synon të përqendrohet më

shumë në aspektet procedurale (procedurat gjyqësore, rregullat e regjistrit, etj.) në mënyrë që të

identifikojë, në bashkëpunim të ngushtë me Projektin, procedurat dhe masat mbrojtëse më të

përshtatshme ligjore për të mbrojtur gratë e Kosovës nga heqja dorë nga të drejtat e tyre

trashëgimore. Gjithashtu, u theksua nevoja për të edukuar gratë për të drejtat e tyre nëpërmjet

fushatave të ndërgjegjësimit.

7 Problemi i të drejtave trashëgimore të grave në Kosovë është shumëdimensional dhe mund të përfshijë rishikimin e të drejtës material dhe procedurale. Brenda sferës së drejtës materiale shfuqizimi i të drejtës së grave për heqjen dorë nga trashëgimia nuk duhet të konsiderohet si e vetmja zgjidhje e mundshme. Për më tepër, zgjidhja e kësaj çështjeje shkon shumë përtej ndryshimit (apo heqjes) së rregullave mbi heqjen dorë nga trashëgimia dhe mund të kërkojë ndryshimin e ligjeve të tjera, p.sh. ligjit të detyrimeve (pasi që kontrata të caktuara mund të përdoren për të anashkaluar rregullat për trashëgiminë). Zbrazëtira të konsiderueshme mund të vërehen në lidhje me rregullat që rregullojnë sistemin e regjistrimit të gjendjes civile. Për të zgjidhur problemin në fjalë, një kombinim i masave janë të nevojshme në të dy nivelet e të drejtës materiale dhe procedurale dhe, brenda fushës të së drejtës materiale, në lidhje me disa ligje, të cilat mund të arrihen vetëm nëse projekti dhe PDP punojnë së bashku drejt qëllimit të njëjtë. Me fjalë të tjera, të dy projektet duhet të plotësojnë njëri-tjetrin, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të arritur rezultatet më të shquara dhe të qëndrueshme

Faqe 12 nga 26

Page 13: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewreformën e ligjit administrativ dhe/ose publik për çështje specifike që janë ngushtë lidhura me pronën private

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga ZBE në Kosovë i zbatuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS

Në të njëjtin takim u ra dakord që Projekti do të vazhdojë bashkëpunimin brenda Grupit Punues

Ministror mbi zbatimin e Ligjit të Trashëgimisë (që operon jashtë kornizës së KKC). Megjithatë,

PDP do të merr rolin udhëheqës në kryerjen e një studimi ligjor dhe krahasues mbi të drejtat e

heqjes dorë, ndërsa Projekti do të japë kontribut përmes ekspertëve të vet. Një draft dokument

mbi heqjen dorë nga trashëgimia ishte ndarë me Projektin më 18 qershor 2015. Pas diskutimit

të dokumentit të lartpërmendur brenda Ekipit të Projektit për Ligjin e Familjes dhe Trashëgimisë,

Projekti i ka dorëzuar PDP-së komentet dhe ndryshimet e propozuara më 24 qershor 2015. Pasi

që dokumenti është menduar të paraqitet bashkërisht MD-së nga të dy projektet, Projekti

gjithashtu kërkoi që dokumenti të dërgohet edhe me logon e Projektit, përveç logos së PDP-së.

PDP nuk ka shfaqur ndonjë kundërshtim.

Më 23 korrik 2015, Udhëheqësi i Ekipit të Projektit u takua me Shefin e ri të Zyrës, Brian

Kemple, në zyrat e Projektit. EK 3 i Ligjit për familje dhe trashëgimi po ashtu morri pjesë në

takim. Jack Keefe, ushtruesi i detyrës së Shefit të Zyrës së PDP, e lehtësoi takimin. Takimi ishte

një mundësi e mirë për të theksuar frymën e mirë të bashkëpunimit mes dy projekteve dhe për

të vendosur bazat për koordinim të mëtutjeshëm.

Më 22-23 qershor 2015, MD, me mbështetjen e PDP-së, organizoi një konferencë dy-ditore për

të identifikuar dhe për të siguruar konsensusin mbi çështjet kryesore të cilat duhet të adresohen

në Strategjinë kombëtare. Punëtoria mblodhi së bashku një gamë të gjerë të palëve të

interesuara nga QK, partnerëve ndërkombëtarë, dhe shoqërisë civile. Siç është rënë dakord

gjatë takimit të mëparshëm, EK 2 për të drejtën pronësore morri pjesë në këtë ngjarje në emër

të Projektit (Udhëheqës i Ekipit të Projektit ishte në pushim). Një vështrim i statusit aktual të

Projektit u prezantua para pjesëmarrësve dhe EK 2 e dorëzoi një dokument me udhëzime për

hartimin e legjislacionit mbi pronën shoqërore si pjesë e Strategjisë së përgjithshme. EK 3 në të

drejtën familjare dhe trashëgimore morri pjesë në këtë ngjarje dhe u përfshi në diskutimin e

hapur në lidhje me ligjin e pronës dhe trashëgimisë, dhe sidomos problemin e heqjes dorë të

grave nga trashëgimia. Gjatë konferencës, janë dhënë ide dhe rekomandime për qëllime të

formulimin e politikave që do të përcaktojnë bazat për një regjim të barabartë dhe efikas të

drejtave pronësore. Ngjarja kishte pjesëmarrje të gjerë dhe një numër i kontributeve të

rëndësishme janë dhënë nga aktorë të ndryshëm.

Faqe 13 nga 26

Page 14: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewreformën e ligjit administrativ dhe/ose publik për çështje specifike që janë ngushtë lidhura me pronën private

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga ZBE në Kosovë i zbatuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS

Më 19 gusht 2015, një tjetër takim koordinues i CCPR/PDP u zhvillua në ambientet e MD.

Këshilltari i Ministrit të Drejtësisë për çështje të Sundimit të së Drejtës, Gent Salihu, ritheksoi në

fillim të takimit se anulimi i të drejtës për të hequr dorë nga trashëgimia nuk do të ndiqet si një

përgjigje ndaj problemeve me të cilat gratë po përballen në Kosovë. Gjatë takimit u ngrit çështja

e rregullave procedurale në të drejtën familjare. Për shkak të natyrës gjithë-përfshirëse të ligjit

ekzistues për familjen, i cili përmban një rregullim të plotë si të natyrës materiale ashtu dhe asaj

procedurale, ndoshta nuk do të jetë e mundur për të integruar në tërësi këtë ligj brenda Kodit

Civil të ardhshëm. Kodet civile zakonisht nuk përfshijnë rregulla për procedura gjyqësore dhe

administrative (edhe pse disa rregulla të përgjithshme nganjëherë mund të jenë të pranishme).

Prandaj, nevojitet një vlerësim i plotë i ligjit ekzistues, për të identifikuar se cilat dispozita në

fund të fundit mund të përfshihen në Kodin Civil dhe cilat dispozita do të duhet të përjashtohen.

Për këtë qëllim, Projekti informoi se përveç Raportit për Vlerësimin e Ndikimit, Ekipi i të drejtës

familjare dhe trashëgimore ka përpiluar edhe një dokument i cili i referohet të gjitha dispozitave

procedurale dhe administrative në kuadër të ligjit ekzistues të familjes. Për rregullat procedurale

që nuk do të jetë e mundur të përfshihen në kuadër të Kodit Civil, do të duhet të dizajnohet një

mekanizëm për të shmangur mangësitë ligjore që do të ndikojnë në rastet në pritje dhe ato të

ardhshme. Ky mekanizëm mund të përbëhet, për shembull, nga miratimi i njëkohshëm i një akti

juridik (i cili përfshin rregullat procedurale të hequra nga Ligji për Familjen) i cili do të hyjë në

fuqi në të njëjtën kohë si të Kodi Civil. Duke pasur parasysh fokusin e tij mbi ligjin procedural,

PDP ofroi për të shqyrtuar këtë çështje dhe të ndihmojë Projektin në gjetjen e një zgjidhje të

përshtatshme. Në takim gjithashtu u ofrua mundësia për të sqaruar se Projekti nuk do të merret

me Ligjin për Procedurën Kontestimore dhe Ligjin për Procedurën Jashtë- Kontestimore, kështu

që PDP mund të ndjehet i lirë për të marrë rolin udhëheqës në vlerësimin se si procedurat

gjyqësore mund të ndryshohen për të përmirësuar gjykimin e kontesteve që lidhen me të drejtat

pronësore në Kosovë. Koordinimi i ngushtë në mes të drejtës materiale dhe procedurale do të

jetë gjithmonë i nevojshëm. Ligji për Noterinë mund po ashtu të shqyrtohet nga PDP, por në

bashkëpunim të ngushtë me Projektin, duke pasur parasysh implikimet e mundshme për Kodin

Civil të ardhshëm. Megjithatë, Ligji për Noterinë mund të jetë një nga tre ligjet që do të hartohen

dhe/ose ndryshohen nga Projekti, siç parashihet në Raportin Fillestar, sipas miratimit nga ZBE

për zgjatjen e projektit kundrejt një kosto.

Faqe 14 nga 26

Page 15: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewreformën e ligjit administrativ dhe/ose publik për çështje specifike që janë ngushtë lidhura me pronën private

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga ZBE në Kosovë i zbatuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS

b) Ligji për Trashëgiminë

Ka një fokus në rritje të autoriteteve lokale dhe komunitetit ndërkombëtar për çështjet gjinore në

ligjin dhe procedurat e trashëgimisë. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme pasi që një vizion

i përbashkët mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit, të gjenerojë sinergji dhe të mbajë

vrullin për reforma. Si rezultat i vëmendjes në rritje në Kosovë për të drejtat e grave për

trashëgimi, numri i forumeve që merren me të drejtën e trashëgimisë është dukshëm më i madh

se më parë. Më 25 mars 2015, MD-ja ngriti një Grup Punues për Zbatimin e Ligjit për

Trashëgimi me mandatin për të hartuar një koncept dokument për çështjet e trashëgimisë, duke

u fokusuar në mënyrë të veçantë në problemet me të cilat përballen gratë në Kosovë. Projekti

dhe PDP kanë krijuar edhe grupin e tyre të ekspertëve. Përderisa Ekipi i Projektit mbi të Drejtën

Familjare dhe Trashëgimore është duke mbështetur punën e nëngrupit për Ligjin për Familjen

dhe nëngrupit për Ligjin për Trashëgimi të KKC, Fokus Grupi i PDP për legjislacionin për të

drejtat pronësore të grave (Fokus Grupi) siguron mbështetje për nismat legjislative të palëve të

interesuara. Këto përfshijnë Grupin Punues të MD-së për Zbatimin e Ligjit për Trashëgiminë.

Fokus Grupi vepron dhe gjendet brenda Grupit më të madh Koordinues Gjinor për të Drejtat

Pronësore të Grave (GKGJ), të themeluar nga PDP.

EASH i Projektit për të drejtën familjare dhe trashëgimore (Adelina Sokoli) mori pjesë në takimin

e parë diskutues (mbajtur më 10 qershor 2015) të Fokus Grupit, i cili u lehtësua nga PDP. Gjatë

këtij takimi u trajtuan gjerësisht njohuritë, besimet dhe sjelljet në lidhje me trashëgiminë e grave

në Kosovë. EASH i cili përfaqësoi Projektin e njoftoi grupin për pozitën e Projektit lidhur me

çështjen specifike të heqjes dorë të grave nga e drejta e trashëgimisë.

Më 22 dhe 23 qershor 2015, EK 3 në të drejtën familjare dhe trashëgimore mori pjesë në një

konferencë të organizuar nga PDP e cila synoi identifikimin e shtyllave kyçe tematike, duke

përfshirë garantimin dhe zbatimin e të drejtave pronësore të grave në trashëgimi, regjistrimin e

pronës së përbashkët dhe martesat faktike. EK 3 mbajti një fjalim dhe i informoi të pranishmit

për projektin dhe planin e saj të punës. Ajo gjithashtu dha një pasqyrë mbi problemet që Projekti

sheh në lidhje me disa nga dispozitat e ligjeve ekzistuese të familjes dhe trashëgimisë në bazë

të vlerësimit të ndikimit (Aktiviteti B.2). Gjatë konferencës dy-ditore, EK 3 dhe EASH Adelina

Sokoli gjithashtu shfrytëzuan rastin që në emër të projektit të zhvillojnë më tej rrjetin me palët e

Faqe 15 nga 26

Page 16: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewreformën e ligjit administrativ dhe/ose publik për çështje specifike që janë ngushtë lidhura me pronën private

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga ZBE në Kosovë i zbatuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS

interesuara dhe përfaqësues të niveleve të ndryshme të Qeverisë dhe Presidencës së Kosovës.

Janë organizuar edhe takime të tjera në mes të përfaqësuesve të PDP dhe EK 3 të cilat ofruan

mundësinë për të ripërsëritur se autoriteti për hartim në fushën e të drejtës materiale familjare

dhe trashëgimore është Projekti, ndërsa PDP - në ndërlidhje të ngushtë me CCPR - do të

përqendrohet në ndryshimet procedurale dhe administrative në kodet dhe legjislacionin

ekzistues procedural.

3.2 Komponentët 1 (“Të Drejtat Pronësore”) dhe 2 (“Kodi Civil”), të TeR

3.2.1 Historiku

Nga një këndvështrim substancial, zbatimi i projektit është i organizuar në dy komponentë

tematike – Komponenti 1 (Të Drejtat Pronësore) dhe 2 (Kodi Civil). Sipas Raportit Fillestar, këto

komponentë janë rinumëruar, respektivisht si Komponenti C dhe B. Qëllimi i Komponentit 1

është ndihmojë MD në reformimin e ligjit të pronës në përputhje me acquis të BE-së, standardet

e KEDNJ dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (praktikat më të mira Evropiane ). Në mënyrë

të ngjashme, qëllimi i Komponentit 2 është për të ndihmuar MD në hartimin e një Kodit Civil

gjithëpërfshirës në përputhje me acquis të BE-së, standardet e KEDNJ dhe përvojën më të mirë

ndërkombëtare (praktikat e mira Evropiane). Komponenti 1 lidhet jo vetëm me ligjin e pronës

private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet për të përfshirë çdo legjislacion në lidhje me pronën, të

tilla si ligjet për pronën shoqërore dhe publike.

Gjatë periudhës së raportimit, Projekti përfundoi implementimin e aktiviteteve të mëposhtme:

Aktiviteti 1.2: Kryerja e një vlerësimi të ndikimit të legjislacionit ekzistues për të drejtën e pronës .

Aktiviteti 2.2: Kryerja e një vlerësimi të ndikimit të legjislacionit ekzistues në fushën e lidhur me Kodin Civil.

DHE

Aktiviteti 1.3: Ndërmarrja e një vlerësimi ligjor në dritën e standardeve ligjore evropiane dhe praktikave më të mira për të identifikuar mospërputhjet dhe zbrazëtirat (pronësia)

Aktiviteti 2.4: Ofrimi i këshillave për MD-në për thjeshtimin dhe harmonizimin e legjislacionit ekzistues në lidhje me Kodin Civil.

Faqe 16 nga 26

Page 17: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewreformën e ligjit administrativ dhe/ose publik për çështje specifike që janë ngushtë lidhura me pronën private

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga ZBE në Kosovë i zbatuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS

Më poshtë është një përshkrim i detajuar i aktiviteteve të kryera dhe rezultateve të arritura.

3.2.2 Aktivitetet dhe Rezultatet

Aktiviteti 1.2: Kryerja e një vlerësimi të ndikimit të legjislacionit ekzistues për të drejtën e pronës.

DHE

Aktiviteti 2.2: Kryerja e një vlerësimi të ndikimit të legjislacionit ekzistues në fushën e lidhur me Kodin Civil.

Që nga tetori 2014, Projekti njëkohësisht i ka vendosur tre ekipe në terren (të përbërë nga

ekspertë lartë dhe të ulët dhe të mbështetur nga EK përkatës tematik): dy ekipe për

komponentin e Kodit Civil - një ekipi për të drejtën familjare dhe një për të drejtën trashëgimore

(që gjithashtu mbulojnë ligjin e personave) dhe një ekip të drejtës së detyrimeve - plus një ekip

shtesë për komponentin e të Drejtave të Pronës.

Në dhjetor të vitit 2014, tre ekipet tematike kanë përfunduar Aktivitetet 1.18 dhe 2.19 të TeR

(respektivisht Aktivitetet C.1 dhe B.1, Raporti Fillestar). Në veçanti, të gjitha ligjet përkatëse dhe

precedentët gjyqësore në fushën e Kodit Civil dhe të drejtave pronësore janë mbledhur dhe

kataloguar. Përveç kësaj, edhe pse nuk kërkohet nga TeR të Projektit, secili nga tre ekipet kanë

hartuar një analizë “fillestare” të çështjeve ligjore që ndikojnë në fushën përkatëse të ligjit, në

përgatitje për aktivitetet e mëvonshme të projektit.

Siç parashihet me Aktivitetet 1.2 dhe 2.2 të TeR (respektivisht, Aktivitetet C.2 dhe B.2, Raporti

Fillestar), secili nga tre ekipet tematike duhet të hartojë një vlerësim të përgjithshëm të ndikimit

të kuadrit ligjor dhe rregullator në fushën përkatëse të përgjegjësisë (“Raportet e Vlerësimit të

Ndikimit”). Raportet e vlerësimit të ndikimit kanë për qëllim të sigurojnë një shqyrtim të çështjeve

kryesore që ndikojnë në legjislacionin ekzistues dhe zbatimin e tyre praktik (duke përfshirë

mospërputhjet e brendshme dhe të jashtme, mangësitë, dispozita të paqarta, çështjet

terminologjike, etj.). Qëllimi përfundimtar është që të ofrojë këshilla për MD në përmirësimin

8 Aktiviteti 1.1: “Mbledhja e ligjeve dhe praktikës gjyqësore relevante në fushën e të drejtës pronësore.” 9 Aktiviteti 2.1: “Ofrimi i mbështetjes teknike për MD dhe palëve tjera relevante të interesuara për mbledhjen e ligjeve dhe praktikës gjyqësore relevante në fushën e Kodit Civil.”

Faqe 17 nga 26

Page 18: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewreformën e ligjit administrativ dhe/ose publik për çështje specifike që janë ngushtë lidhura me pronën private

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga ZBE në Kosovë i zbatuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS

teknik të ligjeve ekzistuese në fushat e Kodit Civil dhe të drejtave pronësore, sidomos, por jo

vetëm, në funksion të sistematizimin dhe harmonizimit të tyre brenda kuadrit të Kodit Civil.

Pavarësisht ndërlikueshmërisë teknike të detyrës, gjerësia e fushave që duhet të mbulohen nga

ekipet tematike, dhe zëvendësimi i EK 2 në të drejtën e pronësisë, Raportet e vlerësimit të

ndikimit janë finalizuar të gjitha gjatë periudhës raportuese. Raporti lidhur me komponentin e të

drejtave pronësore është rishikuar dhe plotësuar nga EK 2 i sapoemëruar.

Raporti i vlerësimit të ndikimit në Ligjin e Detyrimeve i është bashkangjitur këtij Raportit të

Progresit si Shtojca 1. Për arsye të lidhura me organizimin dhe ndarjen e punës brenda Ekipit

të Drejtës Familjare dhe Trashëgimore, Raporti i vlerësimit të ndikimit të Ligjit të Familjes dhe

Trashëgimisë është hartuar si dy dokumente të veçanta, përkatësisht një Raport mbi Vlerësimin

e Ndikimit të Ligjit për Familjen dhe një Raport mbi Vlerësimin e Ndikimit të Ligjit për

Trashëgimi. Të dy raportet janë të bashkangjitura këtij Raporti të Progresit si Shtojca 2 dhe

Shtojca 3, respektivisht, dhe janë të plotësuara me dy dokumente shtesë: (a) dokumentin në

lidhje me të gjitha dispozitat procedurale dhe administrative në kuadër të ligjit ekzistues të

familjes (bashkangjitur këtu si Shtojca 4), dhe (b) një pasqyrë mbi legjislacionin ekzistues në

lidhje me ligjin e personave (bashkangjitur si Shtojca 5). Raporti i Vlerësimit të Ndikimit mbi të

Drejtat e Pronësisë është bashkangjitur këtij Raportit të Progresit si Shtojca 6.

Aktiviteti 1.3: Realizimi i një vlerësimi juridik në kuptim të standardeve juridike Evropiane si dhe praktikave më të mira për të identifikuar mos-përputhjet dhe zbrazëtirat (prona)

DHE

Aktiviteti 2.3: Realizimi i një vlerësimi juridik në kuptim të standardeve juridike Evropiane si dhe praktikave më të mira për të identifikuar mos-përputhjet dhe zbrazëtirat (kodi civil)

Në përputhje me Aktivitetet 1.3 dhe 2.3 TeR (respektivisht, Aktivitetet C.3 dhe B.3, Raporti

Fillestar), secila ekipë tematike kërkohet të prodhojë një vlerësim përkitazi me përputhshmërinë

e legjislacionit ekzistues me standardet juridike të BE-së (“Raportet e Vlerësimit Juridik të BE-

së”). Në Periudhën Raportuese, tre ekipet tematike kanë realizuar Aktivitetet 1.3 dhe 2.3

(respektivisht, Aktivitetet C.3 dheB.3, Raporti Fillestar). Katër Raportet e Vlerësimit Juridik të

Faqe 18 nga 26

Page 19: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewreformën e ligjit administrativ dhe/ose publik për çështje specifike që janë ngushtë lidhura me pronën private

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga ZBE në Kosovë i zbatuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS

BE-së mbi Ligjin e Marrëdhënieve Detyrimore; Ligji për Familjen; Ligji mbi Trashëgiminë; dhe

Ligji mbi të Drejtat Pronësore, janë të bashkëngjitura me këtë Raport të Progresit si Aneks 7,

Aneks 8, Aneks 9 dhe Aneks 10, respektivisht. Raporti përkitazi me komponentin për të drejtat

pronësore është përfunduar duke marrë parasysh vërejtje dhe amendamente të

konsiderueshme të bëra nga EK 2 i ri.

Në fushën e së drejtës civile, standardet juridike të BE-së përbëhen kryesisht, edhe pse jo

ekskluzivisht, nga kërkesat që dalin nga acquis communautaire dhe KEDNJ. Shkalla e integrimit

Evropian ndryshon përgjatë fushave të ndryshme të së drejtës private. Raporti i Vlerësimit

Juridik të BE-së, realizuar nga ekipi për Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve, përqendrohet në

masë të konsiderueshme, në Direktivat e BE-së që kanë të bëjnë me kontratat e konsumatorit.

Në anën tjetër, raportet e Ekipit për Ligjin për Familje dhe Ligjin për Trashëgimi, janë më tepër

të përqendruara në Rregulloret e BE-së mbi çështje që kanë të bëjnë me ligjin për familjen10,

KEDNJ-në dhe Kartën e të Drejtave Themelore. KEDNJ-ja dhe Protokollet e saj jo vetëm që

ndalojnë diskriminimin (Neni 14), por sigurojnë të drejtën për t’u martuar (Neni 12) dhe

shprehimisht, bëjnë thirrje në të drejtën e respektimit të jetës private dhe familjare (Neni 8). Pos

kësaj, Neni 1 i Protokollit 12 të KEDNJ-së, paraqet një ndalesë të përgjithshme të diskriminimit.

Duke iu referuar interesave më të mira të fëmijës, standardet juridike Evropiane mëtojnë të

sigurojnë të drejtat themelore të fëmijës sipas përcaktimit në Nenin 24 të Kartës të së Drejtave

Themelore. Për më tepër, fusha specifike e ligjit të trashëgimisë, ka nevojë për përputhje me

Rregulloren e re të BE-së 650/2012 dhe parimet kryesore të përcaktuara në preambulën e saj

(që kërkon, për shembull, që brenda për brenda të ligjit kombëtar, të përcaktohet në mënyrë të

saktë se cilët janë përfituesit në cilindo sukcesion). Jurisprudenca e KEDNJ-së dhe GJED-së

mbi ligjin për familjen dhe trashëgiminë, reflekton mbi këto standarde duke dhënë kështu,

udhëzime të mëtejme. Në fund, raporti i Ekipit për Ligjin e Pronës trajton parimet e KEDNJ-së

(dhe jurisprudencën e GJED-së) dhe acquis e BE-së. KEDNJ-ja dhe jurisprudenca përkatëse

bazohen në parimin e shfrytëzimit paqësor të pasurisë dhe ndalimin e heqjes së pasurisë, pos

në rastet kur përfshihet interesi publik (neni 1 i Protokollit 1). Acquis e BE-së në anën tjetër, e

konsideron të drejtën pronësore kryesisht si çështje të brendshme të shteteve Anëtare (Neni

345 TFEU). Për këtë arsye, praktikat më të mira Evropiane bartin rëndësinë më të madhe. 10 Rregullorja e BE-së, në mënyrë të qartë kërkon ndalim të çfarëdo diskriminimi bazuar në gjini, race, ngjyrë, origjinë etnike ose sociale, tipare gjenetike, gjuhë, religjion ose besim, mendim politik ose tjetër, përkatësi në ndonjë pakicë kombëtare, prone, lindje, pa-aftësi, moshë ose orientim seksual.

Faqe 19 nga 26

Page 20: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewreformën e ligjit administrativ dhe/ose publik për çështje specifike që janë ngushtë lidhura me pronën private

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga ZBE në Kosovë i zbatuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS

Megjithatë, në Bashkimin Evropian, po paraqitet një ligj i fragmentuar për pronësi, bazuar në

katër liritë themelore të siguruara nga Traktatet e BE-së. Neni 49 është po ashtu mjaft relevant

përkitazi me të drejtën e të huajve në marrje të pronës së paluajtshme.

Posa të miratohen nga KDP, të gjitha raportet e lartë-përmendura, si: Raportet e Vlerësimit të

Ndikimit dhe Raportet e Vlerësimit Juridik të BE-së, do të ndahen (në tre gjuhët: Shqip, Serbisht

dhe Anglisht) me nën-grupet përkatëse, në mënyrë që ata t’i shqyrtojnë dhe t’i marrin parasysh.

Për të fuqizuar konceptin e pronësisë vendore dhe për të siguruar një proces gjithëpërfshirës ku

anëtarët e CCK-së kanë mundësi të marrin pjesë në vlerësimin e legjislacionit ekzistues,

Projekti ka për qëllim të mbështesë takimet e para të pesë nën-grupeve tematike, në mënyrë që

t’u mundësojë pjesëmarrësve dhënien e komenteve dhe vërejtjeve të mundshme për Projektin,

e që do të trajtohen gjatë ngjarjeve të lartë-përmendura. Raportet do të përfshihen ose edhe

ndryshohen sipas kësaj (dhe rekomandimet e dhëna do të finalizohen).

4 Aktivitetet e Vazhdueshme

Aktiviteti 1.4: Këshillimi i Ministrisë së Drejtësisë lidhur me thjeshtësimin dhe harmonizimin e ligjit të pronësisë në bazë të zbrazëtirave dhe mos-përputhshmërisë së identifikuar gjatë aktivitetit 1.3 [dhe 1.4];

DHE

Aktiviteti 2.4: Këshillimi i Ministrisë së Drejtësisë lidhur me thjeshtësimin dhe harmonizimin e legjislacionit ekzistues të kodit civil.

Bazuar në rezultatet e Raporteve të Vlerësimit të Ndikimit dhe Raporteve të Vlerësimit Juridik të

BE-së, Projekti është në proces e sipër të përfundimit të Aktiviteteve 1.4 dhe 2.4 (respektivisht,

Aktivitetet C.4 dhe B.4, Raporti Fillestar), që kanë për qëllim dhënien e rekomandimeve për MD-

në, lidhur me kodifikimin e Kodit Civil dhe legjislacionit përkitazi me të drejtat pronësore.

Rekomandimet e hartuara përkitazi me legjislacionin me qëllim për t’u bartur në kodin Civil do të

përfundohet pasi që pesë nën-grupet tematike të kenë pasur mundësinë të shqyrtojnë Raportet

e Vlerësimit të Ndikimit dhe Raportet e Vlerësimit Juridik të BE-së dhe t’i japin ekipit të projektit,

përshtypjet e tyre. Këto in putë shtesë do të përfshihen në raporte dhe do të reflektohen

Faqe 20 nga 26

Page 21: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewreformën e ligjit administrativ dhe/ose publik për çështje specifike që janë ngushtë lidhura me pronën private

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga ZBE në Kosovë i zbatuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS

përgjatë rekomandimeve. Raportet dhe rekomandimet e konsoliduar do të shfrytëzohen për

qëllime të përgatitjes së një plani të përgjithshëm dhe të një plani të veprimit për Kodin Civil të

ardhshëm (Aktivitetet 1.5- 1.6 dhe 2.5- 2.6 Ter).

5 Të tjera

(1) EK 2 mbi Ligjin për Pronën, gjykatësi Godina Muçit Azzopardi, i ka njoftuar aktorët në

takimin KDP e 26 majit 2015, për dorëheqjen e tij nga pozita, për shkak të rrethanave

të paparashikueshme më parë. Konzorciumi ka filluar menjëherë kërkimin e një

eksperti të përshtatshëm për zëvendësim dhe më 1 korrik 2015, formalisht ka dorëzuar

4 kandidatë për shqyrtim (bashkë me deklaratat e nënshkruara të disponueshmërisë

dhe dokumentet e tjera mbështetëse) të ZBE-së. Deri në atë datë, konzorciumi u

pajtua po ashtu, që Z. Azzopardi do të vazhdonte të punonte në projekt deri më 17

korrik, për të vazhduar me aktivitetet për përfundimin e të cilave do të duhej më shumë

kohë. Më 13 gusht 2015, u nënshkrua një marrëveshje shtesë midis BE-së dhe

konzorciumit të udhëhequr nga GIZ, duke konfirmuar kështu ekspertin Marco Roccia si

EK 2 të ri të Projektit. Data e 25 gushtit 2015 ishte dita e parë e punës së EK 2 të ri në

projekt. Z. Roccia ishte në funksion të detyrës që nga dita e parë meqë është i njoftuar

me kontekstin dhe aktorët kyç të Projektit, duke e marrë mbi vete detyrën e shqyrtimit

dhe/ose përfundimit të aktiviteteve në vazhdim e sipër, pas fillimit të tij në Projekt.

(2) Më 28 maj 2015 CCK ka themeluar katër nëngrupe tematike për të zbatuar kodifikimin

e Kodit të ardhshëm Civil: 1. Nëngrupi për Pjesën e Përgjithshme të Kodit Civil; 2.

Nëngrupi për Ligjin e Marrëdhënieve të Detyrimeve; 3. Nëngrupi për Ligjin për Familje

dhe Trashëgimi; dhe 4. Nëngrupi për Pronën dhe të Drejtat e Tjera Reale. U emëruar

edhe katër kryesues si vijon: Prof. Iset Morina, (Nëngrupi i Pjesës së përgjithshme të

Kodit Civil); Prof. Nerxhivane Dauti (nëngrupi për Ligjit për Marrëdhëniet e

Detyrimeve); Prof. Hamdi Podvorica (Nëngrupi për Ligjin për Familjen dhe

Trashëgiminë); Prof. Abdullah Aliu (Nëngrupi për të Drejtat Pronësore dhe të Drejtat e

Tjera Reale). Gjatë seancës së parë plenare të mbajtur me 3-4 korrik 2015, CCK-ja

vendosi të ndajë tre nëngrupet në dy nëngrupe të tjera ndaras: Nëngrupin për të

Faqe 21 nga 26

Page 22: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewreformën e ligjit administrativ dhe/ose publik për çështje specifike që janë ngushtë lidhura me pronën private

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga ZBE në Kosovë i zbatuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS

Drejtën e Familjes dhe Nëngrupin për Ligjin e Trashëgimisë. Kryesimi i nëngrupit të

pestë iu ofrua Prof. Haxhi Gashi, i cili e pranoi detyrën.

(3) Më 15 qershor 2015 Udhëheqësi i Ekipit të Projektit dhe EUTM u takua me Lulzim

Aliajn, Sekretarin e CCK, për të diskutuar lidhur me nisma të mëtutjeshme në

mbështetje të punës së CCK-së. Gjatë takimit, Sekretari sugjeroi organizimin e takimit

të parë plenar të CCK-së diku jashtë Prishtinës. Në marrëveshje me Zyrën e BE-së,

Projekti pranoi të moderonte ngjarjen. Ngjarja zgjati dy ditë dhe u mbajt të premten dhe

të shtunën, më 3 dhe 4 korrik në Pejë. Anëtarët e CCK-së qëndruan një natë në hotel,

për të cilin u arrit pajtim midis projektit dhe MD-së. Më 17 qershor 2015, projekti e

dorëzoi kërkesën në EUO për miratim që data e 4 korrikut 2015 të jetë ditë pune në

Pejë, për Udhëheqësin e Ekipit dhe për pesë EASH të Projektit që janë po ashtu edhe

anëtarë të CCK. EUO e miratoi kërkesën me UA nr. 11 të 26 qershorit 2015. Një

njoftim administrativ lidhur me shfrytëzimin e mjeteve të rastësishme, për qëllime të

mbështetjes financiare të ngjarjeve, u dorëzua në EUTM më 19 qershor 2015. Takimi

shërbeu si forum për një diskutim më të thellë të çështjeve kyçe përkitazi me procesin

e kodifikimit. Po ashtu, ky takim u kishte mundësuar anëtarëve të CCK-së, shoqërimin

dhe ndërveprimin jo-formal. Në ngjarje kishin marrë pjesë 22 persona, duke përfshirë

19 anëtarë dhe Sekretarin e komisionit. Udhëheqësi i Ekipit të Projektit po ashtu kishte

marrë pjesë në këtë ngjarje, duke kontribuar në mënyrë aktive gjatë diskutimit. Gjatë

seancës, CCC-ja vendosi të ndante nëngrupin e tretë në dy nëngrupe të ndara,

përkatësisht Nëngrupin për Ligjin për Familjen dhe Nëngrupin për Ligjin për

Trashëgiminë, dhe t’ia ofronte Kryesimin e Nëngrupit për Ligjin për Familje, Pro. Haxhi

Gashit (Dekanit të posa emëruar të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës),

derisa Prof. Hamdi Podvorica do të vazhdojë të kryesojë Nëngrupin për Ligjin për

Familjen. Po ashtu u vendos që Raportet e Vlerësimit të Ndikimit dhe Raportet e

Vlerësimit Juridik të BE-së, do t’ju dërgohen anëtarëve të nëngrupeve, posa të jenë

përkthyer në Shqip në mënyrë që ata të kenë mundësi të japin përshtypjet e tyre. Për

këtë qëllim, do të organizohen ngjarje ad hoc në fund të shtatorit. Takimi po ashtu ishte

një mundësi për të qartësuar se për qëllime të hartimit të Kodit Civil, vetëm legjislacioni

pozitive (ekzistuesi) do të merret parasysh për shqyrtim/amendament, pa pasur nevojë

që të ri hartohet ex novo ndonjë ligj specifik. Po ashtu, u arrit pajtimi që Kodi Civil do të

Faqe 22 nga 26

Page 23: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewreformën e ligjit administrativ dhe/ose publik për çështje specifike që janë ngushtë lidhura me pronën private

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga ZBE në Kosovë i zbatuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS

kishte një Pjesë të Përgjithshme. Për më tepër, CCC-ja vendosi që grupi koordinues (i

përbërë nga kryesues të nëngrupeve tematike) do të takohej më shpesh dhe se pesë

kryesuesit do të merrnin pjesë në të gjitha takimet e nëngrupeve. Puna e nëngrupeve

do të koordinohej nga Zëvendës-Kryesuesi dhe Sekretari i CCK-së.

(4) Më 9 korrik 2015 Projekti i dorëzoi një kërkesë ZBE-së për implementimin e Aktivitetit

B.8: “Dhënien e këshillave strategjike si dhe paraqitjen e metodologjisë së

përgjithshme për hartimin e Kodit Civil” (TeR, Aktiviteti 2.8). Projekti propozoi katër

koordinatorë të rinj/ekspertë për të mbështetur punën e pesë nëngrupeve tematike të

CCK-së. Në veçanti, EASH do të ndihmojë në: (a) përgatitjen e rregullave dhe

procedurave të Nëngrupeve; (b) koordinimin dhe organizimin e logjistikës dhe

çështjeve të tjera administrative që kanë të bëjnë me takimet e nëngrupeve, dhe (c)

hulumtimet dhe analizat juridike ad hoc. Kërkesa u miratua nga ZBE me UA nr. 12 të

16 korrikut 2015.

6 Supozimet dhe Rreziqet

Nuk ka pasur ndryshim të rreziqeve dhe supozimeve të identifikuar që më parë në Raportin

Fillestar, pos si vijon:

- Projekti nuk e ka qëllim të vetëm kodifikimin e Kodit Civil, që është per se një ndërmarrje

gjigante, por në mënyrë edhe me ambicioze, kërkon fillimin e një procesi të përmirësimit

të kornizës rregullatore të drejtave pronësore duke e përgatitur një plan të përgjithshëm

për reformën e sektorit si dhe hartimin dhe/ose amandamentimin e pjesëve të caktuara

të legjislacionit. Hartimi i Kodit Civil bart një kuptim të fuqishëm të pronësisë dhe

nacionalizmit e që nuk mund të evitohet. Kodit Civil i referohemi edhe si Mbretëresha e

të gjitha kodeve dhe për shkak të zbatimit të gjerë të kodit, ky shihet si kodi i popullit.

Kodi Civil nuk mund të imponohet nga jashtë, prandaj ekspertët dhe autoritetet vendore

duhet të jenë pjesë e procesit. Për këtë arsye, TeR parashohin që përgjegjësia e hartimit

të Kodit Civil qëndron me MD-në11. Themelimi i një komisioni qeveritar dhe nëngrupeve

11 Sipas komponentës së Kodit Civil dhe Të Drejtave Pronësore, Projekti vetëm do të mbështes grupet punuese pa u përfshirë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në hartimin legjislativ, pos kur kërkohet përafrimi acquis të EC-së (shih ToR, Aktiviteti 1.9, faqe 10, dhe Aktiviteti 2.9, faqe 21).

Faqe 23 nga 26

Page 24: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewreformën e ligjit administrativ dhe/ose publik për çështje specifike që janë ngushtë lidhura me pronën private

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga ZBE në Kosovë i zbatuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS

tematike shkon në funksion të kësaj. CCK-ja duhet të udhëheq procesin për të siguruar

një shkallë të fuqishme konsensusi midis qeverisë dhe shoqërisë civile, drejt

rezultatit/produktit përfundimtar të Projekt, e që është, projekt-Kodi Civil. Në kuptim të

kësaj, bëhet edhe më e dukshme se sa është e rëndësishme të mbështeten nëngrupet

tematike gjatë masave specifike. Emërimi i disa koordinatorëve të nëngrupeve dhe

organizimi i takimeve të nëngrupeve nga Projekti, i përgjigjen kësaj logjike. Për të njëjtën

arsye, konsultimet publike, sidomos midis profesionistëve ligjor, para të zbatimit të kodit,

mund po ashtu të kenë rëndësi kyçe për suksesin e këtij procesi, por kjo do të duhet të

adresohet nga një projekt tjetër. Sigurimi i pronësisë vendore do të kërkojë aktivitete

shtesë dhe që kërkojnë kohë, e që nuk janë planifikuar në TeR origjinale. Ky Projekt i

rekomandon MD-së dhe ZBE-së të diskutojnë masa mbështetëse shtesë për të siguruar

qëndrueshmërinë e rezultateve të pritshme të Projektit, përtej afatit kohor të këtij

Projekti. Korniza 2 vjeçare e Projektit, duket të jetë shumë e shkurtër kur krahasojmë

përvojat e kaluara (ose të vazhdueshme) në BE dhe në rajonin e Ballkanit, po ashtu12.

Argumente të mëtejme lidhen me kompleksitetin e kodifikimit të Kodit Civil si të tillë,

sidomos në kuptim të gjitha problemeve sistematike përgjatë gjitha fushave të ndryshme

të së drejtës civile në Kosovë, dhe që duhet trajtuar gjatë procesit hartues, përfshirë këtu

edhe acquis të BE-së dhe standardet e tjera juridike Evropiane (p.sh. KEDNJ).

Pavarësisht kësaj, Projekti, do të prezantojë si pjesë të Aktiviteteve të ardhshme të tij

B.6 – C.6, një plan të detajuar veprimi për arritjen e rezultateve përfundimtare të

kërkuara nga TeR deri në përfundim të Projektit (që parashihet me datën 30.06.2016).

7 Aktivitetet e Planifikuara për Periudhën e Ardhshme Raportuese

Gjatë Periudhës Raportuese, Projekti do të përqendrohet në zbatimin e aktiviteteve në vijim:

12 Për shembull, në Shqipëri, janë nevojitur më shumë se katër vjet (nga 1990 deri më 1994) të hartohet Kodi Civil me mbështetje dhe ndihmë ndërkombëtare. Maqedonia e ka hartuar Kodin Civil që nga fundi I vitit 2010 por deri mësot, akoma nuk është realizuar asnjë kod. Në vitin 2006, Qeveria e Serbisë themeloi Komisionin për hartimin e Kodit Civil. Ky Komision deri më sot ka publikuar disa pjesë të kodit të ardhshëm, si pjesët që kanë të bëjnë me ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve, ligjin për familjen dhe ligjin për trashigëminë, derisa hartimi është akoma në proces e sipër për pjsën e përgjithshme të kodit të ardhshëm dhe ligjin për pronësinë. Akoma pritet miratimi i Komisionit për projekt-Kodin Civil.

Faqe 24 nga 26

Page 25: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewreformën e ligjit administrativ dhe/ose publik për çështje specifike që janë ngushtë lidhura me pronën private

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga ZBE në Kosovë i zbatuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS

Aktiviteti 1.5: Aktiviteti 1.5 Ndihma për MD-në në hartimin e një plani të përgjithshëm për reformimin e sektorit të drejtës pronësore;

Aktiviteti 1.6 Ndihma për MD-në në zhvillimin e një Planit të Veprimit për Ligjin për Pronësinë;

DHE

Aktiviteti 2.5: Ndihma për MD-në në hartimin e një plani të përgjithshëm të Kodit Civil të Kosovës, duke treguar ndryshimet dhe amendamentet e nevojshme;

Aktiviteti 2.6: Në bazë të planit të përgjithshëm të zhvilluar sipas aktivitetit 2.5., të ndihmohet MD-ja dhe akterët e tjerë kyç të prodhojnë një Plan Veprimit për Kodin Civil.

Projekti është në proces të përgatitjes të një kërkesë për ZBE për zbatimin paralelisht të dy

grupeve të aktiviteteve 1.5-1.6 dhe 2.5-2.6 (respektivisht, Aktivitetet C.5-C.6 dhe B.5-B.6,

Raporti Fillestar). Në përgjithësi, 18 EASH do të propozohen për miratim. Këta ekspertë do të

shërbejnë në dy ekipe të ndara: (1) Ekipa e Kodit Civil dhe (2) Ekipa e Reformimit të Drejtave

Pronësore. Ekipa e Kodit Civil do të jetë përgjegjëse për përgatitjen e planit të përgjithshëm dhe

planit të veprimit për hartimin e Kodit Civil, derisa Ekipa për Reformimin e së Drejtës Pronësore

do të jetë përgjegjëse për hartimin e planit të përgjithshëm dhe planit të veprimit për reformën e

sektorit të drejtave pronësore. Të dyja ekipet do të udhëhiqen nga dy ekspertë lartë dëshmuar,

më përvojë përkatëse ndërkombëtare dhe/ose rajonale në reformën ligjore, kodet civile dhe të

drejtat pronësore. Të dyja ekipet pastaj do të përfshijnë edhe ekspertët e lartë dhe ata të rinj

tematik nga Kosova dhe BE-ja.

Duhet përmendur që derisa reforma ligjore në fushën e pronës private do të trajtohet në kuadër

të kornizës së aktiviteteve që kanë për qëllim hartimin e Kodit Civil, planet e Ekipit për Reformim

të Drejtave Pronësore do të përqendrohen në reformën e ligjeve që kanë të bëjnë me pronën në

fusha të tjera, duke përfshirë këtu të drejtat e pronësisë kolektive që ka mbetur nga ish-

Jugosllavia (prona shoqërore dhe prona publike). Planet do të trajtojnë edhe propozimet për

reformën e ligjit administrativ dhe/ose publik për çështje specifike që janë ngushtë lidhura me

pronën private siç është, shpronësimi, qasja e të huajve në blerjen e pronës së paluajtshme,

dhe noterizimin e kontratave të shit-blerjes. Në bazë të miratimit të ZBE-së, mobilizimi i

ekspertëve do të fillojë në mes të shtatorit dhe do të vazhdojë deri në fund të janarit 2016.

Faqe 25 nga 26

Page 26: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewreformën e ligjit administrativ dhe/ose publik për çështje specifike që janë ngushtë lidhura me pronën private

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga ZBE në Kosovë i zbatuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS

8 Lista e Shtojcave

Shtojca 1 - Raporti i Vlerësimit të Ndikimit mbi Ligjin për Detyrimet

Shtojca 2 - Raporti i Vlerësimit të Ndikimit mbi Ligjin për Familjen

Shtojca 3 - Raporti i Vlerësimit të Ndikimit mbi Ligjin për Trashëgiminë

Shtojca 4 - Dispozitat ekzistuese procedurale dhe administrative brenda Ligjit për

Familjen

Shtojca 5 - Vështrim mbi legjislacionin ekzistues në lidhje me Ligjin e Personave

Shtojca 6 - Raporti i Vlerësimit të Ndikimit mbi të Drejtat e Pronësisë

Shtojca 7 - Raporti i Vlerësimit ligjor të BE-së mbi Ligjin për Detyrimet

Shtojca 8 - Raporti i Vlerësimit ligjor të BE-së mbi Ligjin për Familjen

Shtojca 9 - - Raporti i Vlerësimit ligjor të BE-së mbi Ligjin për Trashëgimi

Shtojca 10 - Raporti i Vlerësimit ligjor të BE-së për të Drejtat e Pronësisë

FUNDI I RAPORTIT

Faqe 26 nga 26