Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

101
Prof. dr. Ali JAKUPI Prof. dr. Ali JAKUPI Prof. dr. Ali JAKUPI Prof. dr. Ali JAKUPI Metodologjia e etodologjia e etodologjia e etodologjia e Punës unës unës unës Shkencore hkencore hkencore hkencore Kërkimore ërkimore ërkimore ërkimore ECTS 15 ECTS 15 ECTS 15 ECTS 15 Ligjërata të autorizuara Prishtinë, 2005 Prishtinë, 2005 Prishtinë, 2005 Prishtinë, 2005 Master lessons

Transcript of Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

Page 1: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

Prof. dr. Ali JAKUPIProf. dr. Ali JAKUPIProf. dr. Ali JAKUPIProf. dr. Ali JAKUPI

MMMMetodologjia e etodologjia e etodologjia e etodologjia e PPPPunës unës unës unës SSSShkencore hkencore hkencore hkencore

KKKKërkimoreërkimoreërkimoreërkimore

ECTS 15ECTS 15ECTS 15ECTS 15

Ligjërata të autorizuara

Prishtinë, 2005Prishtinë, 2005Prishtinë, 2005Prishtinë, 2005

Master lessons

Page 2: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK

STUDIMET PROFESIONALE MASTER Departamenti: FINANCA DHE BANKA

Programi i lëndës:

METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

Semestri VII, Lëndë e obligueshme Bartës i lëndës: Prof.dr. Ali Jakupi

ECTS (kredi): 15

Prishtinë, 2005

Page 3: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK STUDIMET PROFESIONALE MASTER Departamenti: FINANCA DHE BANKA

Programi i lëndës: METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE Semestri VII, Lëndë e obligueshme Bartës i lëndës: Prof.dr. Ali Jakupi

ECTS (kredi): 15

1. HYRJE

Reforma universitare imponon qasje të reja, metoda për të nxënë njohuri që janë në funksion të zgjidhjeve të problemeve, të ndërtimit dhe përkufizimit të koncepteve për strategji zhvillimore, planifikim strategjik, për manaxhim efektiv në biznes. Ndryshimet e mëdha që ndodhin nëpër periudha dhe nëpër shoqëri, paraprijnë në domosdoshmërinë e hyrjes sa më të thellë në shkencë, në artikulimin

e shkencës për shkencën dhe në implementimin e të arriturave të avancuara, të pa njohura, me të cilat ndryshohen sjelljet, veprimet dhe fitohen aftësi për të mbizotëruar mbi ligjshmëritë, raportet interaksionale, për të vepruar në nivele të qëndrueshme siç vepron konkurrenca. Metodologjia e punës shkencore, e re për ne, e jo për të tjerët, për të zhvilluarit, do të mundësojë një ambientim të ri në studime të nivelit master, një cytje drejt përvetësimit të njohurive që kanë të bëjnë me hartimin me shkathtësi, si një përgatitje moderne, pa të cilën është vështirë të rreshtohen studentët në rrafshin e të kuptuarit, të interpretimit, të pavarësimit dhe të daljes nga rrethi vicioz, i ndërlidhur me shumë të panjohura në jetën e përditshme dhe në biznes, në ekonomi në përgjithësi, e cila përballet gjithnjë e më tepër me konkurrencë të ashpër, me kahe integruese dhe globalizuese. Nëpërmjet ligjërimit të lëndës Metodologjia e punës shkencore kërkimore pretendimet janë të lidhura me inicimin dhe mbartjen e njohurive solide dhe relevante të studentët, me specifikat e të hulumtuarit të punës shkencore, me origjinalitetin e të arriturave shkencore dhe profesionale, me zgjerim të aktiviteteve konkrete, me çka mundësohet se nga shqyrtimet teorike të kalohet në veprime konkrete, në observime dhe hartime të punëve profesionale, si një hap për të hyrë në thellësinë e materieve shkencore. Me fjalë tjera, programi përfshinë dozë optimale të materieve teorike, për t’i dhënë rëndësi të veçantë punës praktike, nga e cila krijohet një bazament i qëndrueshëm për të ndërtuar

Page 4: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

4

forma të caktuara shkencore kërkimore, duke filluar nga të të konceptuarit dhe të hartimit të punimeve seminarike, të vështrimeve kritike, të eseve, të punimit të magjistraturës dhe të bazamenteve orientuese edhe për forma tjera më të ndërlikuara të mëpastajshme. Sipas mënyrave të ligjërimit, të bashkëpunimit me studentët, të konsultimeve, të ushtrimeve të pandërprera në fushën e të kuptuarit të fshehtësive të shkencës, pretendimet mbështetën në avancimin e theksuar të njohurive të studentëve, që këto nxënie t’iu shërbejnë si ndihmesë për përvetësimin edhe të lëndëve tjera të programit profesional master, por edhe në jetën e mëtejme krijuese.

2. OBJEKTIVAT Me lëndën Metodologjia e punës shkencore kërkimore studentët do të aftësohen:

� në thellimin e njohurive shkencore e profesionale, si një lëm i domosdoshëm dhe i patjetërsueshëm, për kreativitet, pavarësim dhe aftësim në kryerjen e punëve në lëmin e biznesit dhe më gjerë;

� në zgjerimin e të vepruarit kërkimor, duke u mbështetur në zbatimin e metodave dhe të qasjeve, të cilat mundësojnë efektuimin e metodologjisë në implementimin në kuptim të ngushtë dhe të gjerë, në kërkim, në zbatim dhe në avancimin e mënyrave të veprimit në kushtet e ekonomisë së tregut dhe të konkurrencës në përmasa të zgjeruara dita me ditë;

� në lirimin e të vepruarit, kur është fjala tek artikulimi i të arriturave, në hartimin e formave të ndryshme të materialeve, të dokumenteve, të veprave të karakterit shkencor e profesional;

� në kornizimin e horizontit sa më të gjerë të njohurive shkencore e profesionale, nga të cilat krijohen mundësi të veprimeve konkrete në praktikë, e që të largohen jo vetëm nga imitimet, e aq më tepër nga plagjiatët, por nga kultura vetjake e përvetësuar, e cila mundëson veprim origjinal, të pavarur, komunikim me vlerat e shkruara, të konsultuara dhe të shfrytëzuara aq sa lejojnë normat e bashkëpunimit dhe të bashkëveprimit;

� në profilimin e aktiviteteve, të vetaktualizimit, të skicimit të imxheve me preformansa të dobishme për zhvillimin e tërësishëm ekonomik e social, të ndërtimit dhe të konsolidimit të mirëqenies të popullit të Kosovës dhe më gjerë.

3. PLAN-PROGRAMI I LËNDËS

I. HYRJE NË PUNËN SHKENCORE KËRKIMORE Nocioni shkencë; Roli i shkencës për zhvillim të veprimtarive biznesore, të ekonomisë e tjerë; Veprimtaria shkencore-kërkimore; Klasifikimi i hulumtive shkencore; Klasifikime tjera shkencore kërkimore; Kërkimet sipas numrit të pjesëmarrësve (kërkimet individuale dhe kolektive); Lënda kërkimore; Dallimi në mes punës shkencore

Page 5: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

5

dhe punës profesionale; Metodologjia e punës shkencore kërkimore; Diferencimi i shkencave;

II. METODAT SHKENCORE KËRKIMORE Metodat shkencore kërkimore (analiza e sinteza, induksioni dhe deduksioni, abstraksioni dhe konkretizimi, gjeneralizimi dhe specializimi, metodat e klasifikimit, metoda komparative, metoda historike, metodat statistikore, metodat kibernetike, metodat matematikore, metodat e vëzhgimit e tjerë). Klasifikimi i veprave shkencore, veprave profesionale dhe i veprave shkencore-profesionale; Procesi kërkimor shkencor (në biznes e tjerë).

III. QASJET DHE TEKNIKAT E PUNËVE SHKENCORE KËRKIMORE Përcaktimi i punimit kërkimor shkencor (motivet, ekskluziviteti, synimi); Kornizimi i tezave dhe i nëntezave përmbajtësore dhe plani i punës (vëllimi i punimit, ilustrimet e parapara, kohëzgjatja e hartimit, destinimi); Grumbullimi i të dhënave dhe fakteve (kërkimet hulumtuese dhe analizat kualitative, kërkimet e bazuara në të dhënat parësore: kërkimet e bazuara në anketime, kërkimet e llojeve tjera: të komunikimit efektiv me respondentë, metodat e vështrimit, kërkimet eksperimentale); kërkimet e bazuara në të dhënat dytësore (shfrytëzimi i literaturës, i bibliografisë përkatëse në biblioteka, në internet, leximi dhe përpunimi, konsultimi i literaturës së zgjedhur, shfrytëzimi i skedarëve bibliotekarë, i skedave vetjake dhe përdorimi i tyre; Hartimi i punimit (veprës) shkencore e profesionale (zgjedhja e stilit, korrektësia, qartësia dhe konciziteti, optimumi vëllimor i veprës); Struktura e punimit shkencor kërkimor; Shfrytëzimi i burimeve për të përforcuar relevancën shkencore; Tabelat grafikonet dhe inkorporimi i tyre në punim; Shqyrtimi i hartimit të tabelave statistikore në saje të elementeve të dhënë, metodat statistikore matematikore, ndërtimi i grafikoneve dhe të nxënia e leximit të tyre; Disenjimi teknik i punimit shkencor kërkimor.

IV. FORMAT E PUNIMEVE SHKENCORE KËRKIMORE Të shkruarit si proces; Llojet e shkrimeve; Kërkimet në internet dhe shfrytëzimi i burimeve; Bazat e të shkruarit në formë komunikimi; shkrimi i eseve ekonomike; shkrimi i rasteve studimi; Shkrimi i punimit të magjistraturës; Disa njohuri hyrëse për hartimin e disertacionit të doktoranturës; Të shkruarit juridik (ligjet, rregulloret udhëzimet administrative) që kanë të bëjnë me sferën ekonomike; Forma tjera të punimeve shkencore kërkimore.

V. QASJET TJERA PRAKTIKE, KONSULENTE, USHTRUESE Aktivitete dhe shqyrtime praktike; Ushtrime për shkrime të shkurtra në sallën e mësimit, Diskutim për punimet e shkruara në formë të seminareve dhe të vështrimeve kritike, të eseve ekonomike. Planifikohet që në mënyrë obligative, secili student të hartojë nga: një punim seminarik, një ese ekonomik dhe një vështrim kritik për ndonjë vepër shkencore a profesionale.

Page 6: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

6

VI. FITIMI I KREDIVE a) për shkrime të herë pas herëshme në sallën e mësimit, si dhe vijimësinë dhe angazhimin aktiv: max. 1 kredi, ose 6,67%, b) për punimin seminarik: max: 2 kredi, ose 13,33%, c) për eseun ekonomik: max. 2 kredi, ose 13,33%, ç) për vështrimin kritik: max. 2 kredi, ose 13,33%, d) nga provimi përfundimtar: max. 8 kredi, ose 53,34%

Gjithsej: 15 kredi, ose 100%. Nëse studenti nuk e arrinë maksimumin me punimet e hartuara dhe me angazhimet aktive, mangësinë diferente duhet ta plotësojë me pyetje shtesë në afatin e provimit. Për të gjitha aktivitetet dhe obligimet e studentit, të kryera apo të pakryera, bartësi i lëndës mbanë evidencë të përpiktë dhe për gjendjen e tërësishme, për ndryshime, për nevojën e angazhimeve shtesë në çdo kohë studenti është i njohtuar saktësisht dhe mbanë kontakte të rregullta me profesorin e lëndës.

Literatura

Literatura bazë: 1. W.G.Zikmund, Business Research Methods, The Dryden Press, 2000, 2. Zelenika. R, Metodologoja i tehnologija izrade znanstvenog i struçnog rada, EF Rijeka, 1998,

3. Filipoviç M., Metodologija znanosti i znanstvenog rada, Svjetlost, Sarajevo, BiH, 2004,

4. Umberto Eco, Si bëhet një punim diplome, Tiranë, 1997, 5. Prof. dr. Ali Jakupi Metodologjia e punës kërkimore shekncore, Ligjerata të autorizuara për Studimet profesionale master, Departamneti Financa e Banka, Prishtinë, 2005.

Literatura plotësuese: 1. Doc. Dr.sc. Vladimir Cavrak, Metode znanstvenog i strucnog rada, Zagreb, 2003, 2. Elona Boce, Si të shkruajmë një punim kërkimor, 3. Bardhyl Musai, Si të shkruajmë ese, Tiranë, 2004, 4. Ted Tjaden, Legal, Research and Writing, 2001

Page 7: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

7

I. HYRJE NË PUNËN SHKENCORE KËRKIMORE

I.1. Nocioni shkencë

Shkenca është burim kryesor për identifikimin, ndërtimin dhe zhvillimin e njohurive, të diturive konkrete, të reja dhe të përgjithshme. Ajo është e lidhur me krijimtarinë, me arritjet në të gjitha fushat, me zbatim në teori dhe në praktikë. Të gjitha gjerat janë të nevojshme për individin, për kolektivin, për kombet, për njerëzimin në tërësi.

Shkenca i ka detyrat dhe funksionet e veta. Detyrë, funksion themelor i shkencës është se njerëzimi nëpërmes saj arrinë mbizotërimin në procese jetësore, krijuese, manaxhuese, me qëllim të avancimit të mundësive për ndryshimin e gjendjes në kohë pozitive. Shkenca është sistem i gjerë i përbërë nga nënsistemet e veta. Në mes nënsistemeve të ndryshme ekziston lidhje interaktive, hallkë e të dhënave kthyese, pasi që nëpërmjet kërkimeve shkencore determinohen kahet e zhvillimit ekonomik, social, politik, të bizneseve etj, të strukturës ekonomike. Shkenca është e pranishme çdokund, por me intensitete të ndryshme. Sipas një autori (Felisite Lamennais) shkenca “shërben vetëm të na pasqyrojë sa është e madhe mosdija jonë”. Është konstatuar më herët se shkenca është fuqi shtytëse për zhvillimin e teknikës, teknologjisë, prodhimit, biznesit, mënyrës së jetesës, demokratizimit, lirisë, mbijetesën, perspektivën. Shkenca burimin e ka te njeriu, te qenja më e përsosur, më e mençur dhe më dinjitoze. Fjala shkencë në shqipe do të thot dituri. Shkenca krijon sjellje të reja, diapazon të zgjeruar të dijes, si dhe rregulla. Rregullat janë të nevojshme në jetën e njeriut, për vet njeriun. Sepse, siç thoshte një pilot amerikan, Shuck Yeager: “rregullat janë krijuar për njerëzit që nuk kanë vullnet t’i krijojnë rregullat e veta”. Për këtë arsye shkenca gjendet në funksionin e ndihmësit të të gjithë atyre që kanë nevojë për të. Nga fakti se shkenca ka kuptim të gjerë, ekzistojnë definime të shumta lidhur me të, si bie fjala: “shkenca paraqet dituri sistematike të nivelit të lartë”;

Page 8: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

8

“shkenca është dituri e verifikuar, e sistemuar, e rregulluar për ndonjë gjë, e arritur nëpërmjet qasjeve dhe metodave dhe kërkimeve”; “shkenca është sistem i diturive të zhvilluara”.

I.2. Karakteristikat e shkencës

Shkenca i ka karakteristikat e veta. Ndër më themeloret janë: tërësi unike (në të gjithë lëmenjtë dhe fushat - përbashkësia shkencore), harmonizimi i teorisë dhe praktikës (teoritë të kenë zbatim në praktikë, si dhe praktika e mirë të jetë e arritur në bazë të teorisë së mirë,

kreativiteti (kontributi, efikasiteti, cilësia e shkenctarit), ligji i zhvillimit të përshpejtuar (shtimi i numrit të shkenctarëve, specialistëve. Në njëqind vjetëshin e fundit numri i shkencëtarëve dhe i kërkuesëve është shtuar për njëmijë herë, ndërsa numri per capita për 250 herë),

ngjashmëri nëpër etapa të zhvillimit (të gjitha shkencat kalojnë nëpër tri etapa të zhvillimit: 1. faza përshkruese, 2. faza analitiko-logjike, 3. faza e harmonizimit të përmbajtjes dhe të metodave kuantitative dhe shkencore),

karakteri dinamik shkencor (shkenca është mjet që shpie në përparim të përgjithshëm të shkencës dhe ë teknologjisë, të avancimit të njerëzimit),

karakteri shoqëror (shkenca është në funksion të zhvillimit të tërësishëm njerëzor),

organizimi dinjitoz i ekipeve shkencore (më herët ka dominuar individi, tash kanë përparësi ekipet e shkenctarëve, të hulumtuesëve),

shkenca komponentë e kulturës (ndikon në zhvillimin e kulturës, siç ndikon kultura në zhvillimin e shkencës),

shkenca dhe arti (këto të dyja kanë veçori të përbashkëta. Sipas Rajbergut: kur shkenca e arrinë kulminacionin e krijimtarisë, i afrohet artit, bëhet art. Arti, po ashtu, është shkencë,

diferencimi dhe integrimi shkencor (me diferencim krijohen fusha të ndryshme, diciplina të diferencuara. Njëkohësisht, vjen deri te integrimi, duke pasur nevojë që të kompletohen me njëra tjetërn),

veçoria interdisiplinare (shkenca bartet prej një vendi në tjetrin, internacionalizohet. Arrihet deri te lidhja e dy e më tepër disiplinave shkencore.

I.3. Veprimtaria shkencore kërkimore Inkorporimi në proceset shkencore kërkimore, imponon nevojën për saktësimin e terminologjive dhe të kuptimeve. Mund të hasim në dy terminologji: 1. veprimtaria shkencore kërkimore dhe, 2. puna (punimi shkencor kërkimor).

Page 9: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

9

Veprimtaria shkencore kërkimore është më e gjerë në krahasim me punën shkencore kërkimore, ngase në fushëveprimtarinë e saj përfshinë:

- punën shkencore kërkimore, - aftësimin për punën shkencore kërkimore, si dhe profesionizmin e kërkuesëve,

- infrastrukturën shkencore kërkimore.

Në punën shkencore kërkimore përfshihen aktivitetet krijuese sistematike, ku duke i zbatuar metodat dhe qasjet përkatëse, arrihet deri te implementimet e nevojshme të diturive, që kanë vlerë dhe janë dobiprurëse. Dobia dhe vlera shprehet nëpërmjet:

- rezultateve në praktikë, - veprave shkencore dhe profesionale, që kanë vlera morale për implementim.

I.4. Llojet e kërkimeve shkencore kërkimore

Punimi shkencor kërkimor përfshinë: 3. kërkimet fundamentale, 4. kërkimet aplikative dhe, 5. kërkimet zhvillimore.

Të gjitha këto mund të kenë karakter kërkimor, individual dhe kolektiv.

1. kërkimet fundamentale në realitet paraqesin kërkimin bazik, të pastër, teorik

ose eksperimental, me qëllim të arritjes së njohurive të reja për raste, sende, dukuri, ose fakte bazike.

Nëpërmjet këtij lloj kërkimi: - zbulohen dukuritë, - vehen në spikamë proceset përkatëse, - zbardhen lidhjet dhe lidhshmëritë e shkak-pasojave, në natyrë, në shoqëri dhe në mendjen e njeriut.

E gjithë kjo është e nevojshme për avancimin (përparimin) e njohurive bazike njerëzore, për perfeksionimin e aftësive për kërkime tjera të llojeve përkatëse.

Kërkimet fundamentale mund të jenë: - të orientuara dhe, - të pa orientuara. Kërkimet e orientura i kanë të përcaktuara kahet, synimet, caqet në fushën e

zgjedhur dhe të kornizuar. Kërkimet e tilla teorike mund të shërbejnë si bazë për implementimin në praktikë.

Kërkimet e pa orientuara janë të natyrës së lirë, bazike, të pastërta. Me këto

objekti hulumtues përcaktohet nga vet interesi i kërkimeve, për të gjurmuar një dukuri në natyrë apo në shoqëri, pa ndonjë tendencë të posaçme për zbatim në praktikë.

Page 10: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

10

Megjithatë, është vështirë të përcaktohet kufiri në mes kërkimeve të orientuara dhe kërkimeve të pa orientuara, ngase sipas nevojës, njëri lloj kërkimor mund të kalojë në llojin tjetër kërkimor.

2. Kërkimet implementuese (të zbatueshme) janë të karakterit implementues,

aplikativ (zbatues), ndërsa mbështetjen e kanë në punët teorike ose në punët eksperimentale, punë këto që kryhen për të arritur njohuri të reja, si dhe për orientim kanë zgjidhjen e ndonjë detyre konkrete, përkatësisht zgjidhjen e objektivit praktik. Në njëfarë dore, kjo është vazhdimësi e kërkimeve fundamentale. Me këtë nënkuptohet se përfshihen metoda dhe qasje plotësuese për zgjërimin e njohurive, për zgjidhjen e problemeve drejt sendërtimit të objektivave në ekonomi, të zbulimeve, në politikat makroekonomike, në politikat e nënsistemeve fiskale, të doganeve etj.

Ekzistojnë mendime të qëndrueshme se ky nivel kërkimor nuk ka vend të posaçëm meritor, sepse paksa ose fare mund të ndryshojë nga niveli kërkimor fundamental, nuk ka asnjë dituri, shkencë, e cila së paku pjesërisht mund të aplikohet në praktikë, në ndonjë segment të caktuar.

3. Kërkimet zhvillimore paraqesin zhvillim eksperimental, punë sistematike,

pasi që mbështetjen e kanë në kërkimet fundamentale dhe aplikuese, madje në përvoja praktike, por që përvojat e arritura përsosen dhe begatohen me qasje të reja, teknologji të reja, me teknologji të reja, me produkte dhe shërbime, me manaxhment të ri, për t’u përmirësuar gjërat ekzistuese në elemente dhe përmbajtje të reja dhe aktuale.

Kërkimet zhvillimore mund të quhen kërkime profesionale si dhe kërkime teknologjike

Kërkimet zhvillimore përmbajnë njohuri të gjera shkencore dhe empirike, thellime në të menduar ose në imagjinatat e thella, me qëllim që zbulimet, risitë, të arriturat tekniko teknologjike, në kushte të caktuara të bëhen implementuese dhe të japin rezultate inovative. Kërkimet zhvillimore përfshijnë të gjitha veprimet dhe qasjet që kanë të bëjnë me fazat dhe nënfazat e zbulimeve dhe të prodhimit, si dhe marrëdhëniet në mes tyre. D.m.th. fjala është për eksperimentet e shpikjeve, eksperimentet tjera, vizatimet, skicat, prototipet e prodhimit, zhvillimin e prototipeve, prodhimin e produkteve për tregun pilot, ndërtimin e reparteve pilote, modele të ndryshme, zgjidhje të reja, zhvillimet e produkteve të reja etj.

Sikurse te kërkimet fundamentale dhe atyre aplikative, që në mes tyre nuk ekziston ndonjë dallim dhe kufi i theksuar, edhe ndërmjet kërkimeve zhvillimore dhe këtyre dy të parave, nuk ekziston ndasi e posaçme.

I.5. Klasifikimet tjera të kërkimeve shkencore

Përveç klasifikimit të mësipërm të kërkimeve, autorë të ndryshëm bëjnë edhe klasifikime tjera. Klasifikimet tjera, natyrisht, nuk e kanë gjerësinë dhe thellësinë e llojeve të trajtuara të formave (fundamentale, aplikative dhe zhillimore), porse në esencë paraqesin një spektër specifik, teknik dhe operativ të kërkimeve, si një

kompletim të llojeve të kërkimeve në forma dhe qasje të caktuara.

Page 11: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

11

Llojet tjera të kërkimeve shkencore janë: � grumbullimi i materialeve shkencore, � sistemimi i njohurive ekzistuese shkencore, � kërkimet observatorike (vëzhgimore), � kërkimet eksperimentale dhe, � zbulimet shkencore. 1. grumbullimi i materialeve shkencore paraqet nivelin më të ulët të punës

shkencore kërkimore. Ky hulumtim ka të bëjë me gjetjen, identifikimijn e burimeve të rëndësishëm për të dhëna shkencore, për informacione, por që nuk janë të përpunuara. Përpunimin, seleksionimin dhe përcaktimin e peshave relevante e bëjnë ekspertët e kualifikuar.

2. sistemimi i njohurive ekzistuese shkencore është shkallë më e lartë

shkencore kërkimore në krahasim me nivelin e mësipërm – të grumbullimit të materialeve kërkimore shkencore, sepse në vete përmban rregullimin dhe përpunimin e materialeve të përpunuara dhe në këtë mënyrë kristalizohet materiali, i cili është burim i rëndësishëm për hulumtime të mëtejshme shkencore nëpër fusha të caktuara (për vepra shkencore apo profesionale: enciklopedi, leksikone, libra etj.).

3. kërkimet observatore (vëzhgimet) përmbajnë lloj të veçantë shkencor

kërkimor, ku hulumtuesit kryesisht bazohen në vëzhgime, observime, për të ardhur deri te rezultati i synuar (në astronomi, në gjeologji, në biologji, në shkencat humanitare shoqërore).

4. kërkimet eksperimentale janë punë shkencore kërkimore, që mbështetjen e

kanë në metodat eksperimentale, të matshme, me të cilat mund të sublimohen rezultatet me saktësi precize (në fizikë, në kimi, në shkencat e fushave teknike e më rrallë në shkencat shoqërore).

5. zbulimet shkencore paraqesin nivelin më të lartë të punës kërkimore

shkencore dhe, së këndejmi, këto janë bazamenti i diturive për dukuritë në natyrë dhe në shoqëri.

* * *

Ndarja, përkatësisht klasifikimi në lloje të kërkimeve si më sipër, bëhet për

qëllime praktike.

Page 12: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

12

I.6. Kërkimet sipas numrit të pjesëmarrësve

Nga aspekti i pjesëmarrësve në punën shkencore kërkimore dallohen:

• kërkimet individuale dhe,

• kërkimet grupore (kolektive).

1. Kërkimet individuale të punës shkencore kërkimore kryhen nga individët, punësorët shkencorë individual. Rezultatet e individëve kurorëzohen varësisht nga aftësitë e hulumtuesve, afiniteti dhe përkushtimi i tyre. Me shekuj dhe milienume kanë dominuar ekskluzivisht punët shkencore kërkimore të individëve. Në fillim të shekullit XX rreth 80% të kërkimeve shkencore janë bërë nga individët. Ndërkaq, tash dominon e kundërta: punët shkencore kërkimore i ushtrojnë më pak se 25% të hulumtuesve individual. Punët individuale shkencore kërkimore kryhen kryesisht në vendet e pazhvilluara, ndonëse duke i marrë parasysh disa specifika, një punë e këtij lloji shpeshherë është e nevojshme edhe në disa mjedise përkatëse në vendet e zhvilluara .

2. Kërkimet kolektive (ekipore, në grupe, të përbashkëta) ushtrohen nga

grupet e ekspertëve dhe të shkencëtarëve, nga ekipe të zgjedhura, të organizuara, të cilët e kanë bartësin dhe manaxherin kryesor, i cili është përgjegjës për mbarëvajtjen e realizimit të programit kërkimor.

Në vendet e zhvilluara kërkimet kolektive, janë bërë domosdoshmëri, sepse në këtë mënyrë potencial më të madh të njohurive përmban grupi i ekspertëve dhe i shkencëtarëve, sesa individët. Nevoja për hulumtime të tilla punohet nga fakti se punët shkencore kërkimore të tashme janë gjithnjë e më komplekse, ndërsa profilet e kërkuesve janë gjithnjë e më të specializuara.

Grupet hulumtuese krijojnë: - racionalitet, - cilësi, - shpejtësi në afate, - azhuritet, - thellësi të trajtimit kërkimor dhe, - identifikim dhe shfrytëzim më të shpejtë të informacioneve. Nga puna shkencore kërkimore kolektive krijohen vlera të reja implementuese,

autpute, me të cilat efektet dhe sinergjitë bëhen më të mëdha dhe dobiprurëse.

I.7. Lënda kërkimore

Objektet e kërkimeve shkencore janë të llojeve të ndryshme, varësisht nga lëmenjtë shkencorë, nga disiplinat shkencore, nga problemet që trajtohen ose nga qëllimet që pretendohen të arrihen. Lëndët e vërteta që duhet të hulumtohen nuk mund të jenë jashtë kohës dhe hapësirës. Do të thotë të gjitha duhet të përmbajnë vërtetësi dhe relevancë, pa marrë parasysh se fenomenet i takojnë

natyrës, shoqërisë, apo fushës psikologjike.

Page 13: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

13

Nivelet bazike dhe të zhvillimit të vërtetësive materiale, sipas lëvizjeve bazike të materieve, klasifikohen në gjashtë grupe:

1. lëvizja mekanike (në ndryshimin e vendit të thërmive dhe të pjesëve materiale);

2. lëvizjet molekulare ose fizike (ndryshimi në strukturën molekulare të trupave fizik);

3. lëvizjet atomike ose kimike (kanë të bëjnë me ndryshimin e vet atomeve); 4. lëvizjet biologjike (përmbajnë lëvizje të materialeve organike dhe lëvizje specifike organiko fiziologjike, si dhe të materieve të trupave organikë);

5. lëvizjet psikike (përfshijnë lloj të veçantë të procesit dhe të dukurive, të bazuara në proceset nervore biologjike, si dhe në proceset materiale dhe fiziko kimike);

6. lëvizjet shoqërore (përfshijnë dukuri dhe lëvizje të ndërlikuara natyrore –shoqërore dhe psikike). (RZ 94).

Me lëvizjet e cekura janë interaktive edhe grupet themelore të të menduarit, të

cilat mund të grupohen në tri tërësi, si më poshtë: - dukuritë natyrore (mekanike, fizike, kimike, biologjike); - dukuritë shoqërore (ngjarjet historike – shoqërore); - dukuritë psikike (proceset nervore). Dukuritë ekonomike dhe sociale paraqesin sferë komplekse dhe të ndërlikuar në

punën shkencore kërkimore. Së pari, dukuritë përmbajnë tërësi të mëdha agregate, të cilat me vështirësi modelohen nëpërmjet mostrave të zgjedhura e të përpunuara dhe me ndryshimin e periudhave kohore shumë faktorë të mjedisit ndryshojnë, siç ndryshojnë nivelet e të arriturave tekniko teknologjike, të sjelljeve të konsumatorëve, të prodhuesëve dhe të mirëqenies në përgjithësi.

Kur bëhet fjalë për lëndën kërkimore, patjetër duhet të shtrohet çështja e raporteve të lëndëve si sende dhe të lëndëve si dukuri.

Edhe dukuria është send, nëse është e vërtetë, reale, sepse edhe dukuria duhet të ketë përmbajtjen e vet materiale. Dallimi në mes sendit dhe dukurisë gjendet në shkallën e pavarësisë ekzistenciale, d.m.th. sendi ka realitetin bazik dhe ekzistencën e pavarur, ndërsa dukuria është realitet i krijuar dhe se ajo ka ekzistencë të varur, ngase dukuria është e varur nga sendet.

Mirëpo, asnjë send i ndarë, nuk ka realitet të pavarur absolut. Në këtë kontekst duhet të kuptohet se nuk ekziston asnjë dukuri e pavarur absolutisht.

I.8. Dallimi në mes punës shkencore dhe punës profesionale

Në suazat e punës shkencore vend të posaçëm kanë punët, aktivitetet dhe veprat shkencore. Veprat shkencore kanë specifikat dhe karakteristikat e veçanta. Edhe punët dhe veprat profesionale kanë gjëra strukturore të përbashkëta, konstrukt dhe përmbajtje të ngjashme me punët dhe veprat shkencore. Në vështrim të

Page 14: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

14

rëndomtë është vështirë të bëhet një diferencim i posaçëm, për të dalluar sheshazi dhe në mënyrë të argumentuar punët dhe veprat shkencore ndaj punëve dhe veprave profesionale. Në realitet, në të dy këto zhanre të specifikuara, reflektohen tipare, elemente, ndërvarësi dhe veprime interaktive në mes tyre. Megjithatë, përkundër ngjashmërive, lidhjeve kohezive, në to ekzistojnë veçori, të cilat krijojnë një dozë të caktuar të dallimeve, me të cilat krijohen diferencime strukturore dhe të vlerave. Nëpërmjet punës dhe angazhimeve shkencore kërkimore mundësohen arritjet, sublimimet në zbulimet të çështjeve të panjohura, që janë në funksion të zgjidhjes së problemeve përkatëse në ndërtimin e koncepteve dhe të qasjeve për sendërtimin e të arriturave në fushën shkencore. Me punën shkencore kërkimore eksplicohen të panjohurat, sqarohen materiet që kanë forcë atraktive në veprime, në kontributet qenësore nëpër fusha, sektore dhe në fushëveprimtari të madhësive të ndryshme. Punët profesionale dhe veprat profesionale në përmbajtjen e vetë kanë qasje shkencore, por jo të masës së kërkimeve fundamentale dhe të kërkimeve aplikative. Në realitet aktivitetet profesioniste përmbajnë fond të përvojave, të empirizmit dhe të rutinës. Punët profesionale nuk mund ta kenë peshën e duhur specifike, pa pasur mbështetje në qasjet shkencore, në metoda kërkimore dhe në një diapazon të caktuar kërkimor. Puna shkencore karakterizohet me faktin se duhet të përmbajë diçka të re, origjinale, autentike, të zbuluar nga kërkimet e nevojshme, me angazhime procesorë dhe me organizime të denja dhe shumë serioze. Puna profesionale në masë të madhe është interpretim i zbulimeve shkencore ose modelim nga vlerat shkencore, për t’i zbatuar rezultatet në praktikë. Është veçori që e ndjek profesionizmin se shkathtësitë, mjeshtëria, rutina vihen në spikamë dhe shërbejnë për operacionalizime nëpër fushëveprimtari të caktuara. Ndërkaq, rëndësia e punës profesionale, e cila është më e pranishme, vijimisht e implementueshme, bëhet më e madhe, ngase në shumëçka kanë atribute të përbashkëta me punën shkencore. Në vepra shkencore dhe profesionale duhet të ekzistojë:

1. tërësia e lidhjeve logjike dhe strukturore e të gjitha pjesëve të veprës; 2. vëllimi optimal, në mënyrë që vepra të mos jetë as e shkurtër as tepër e gjerë; 3. faktet shkencore të kuptueshme dhe të akcentuara sa duhet; 4. origjinaliteti i mbështetur në burime kërkimore; 5. promovimi i rezultateve objektive, të konfirmuara të kërkimeve shkencore profesionale.

Sipas këtyre karakteristikave të përbashkëta nënkuptohet se: - së pari, në veprat shkencore dhe në ato profesionale, që kanë mbështetje në cilësi të mirëfilltë, duhet të ekzistojë lidhshmëri përmbajtjesore, logjike dhe unifikuese të të gjitha pjesëve dhe të kapitujve që e përbëjnë atë. D.m.th. të gjitha argumentet dhe interpretimet, mendimet dhe zbulimet, mbarështrimet dhe kërkimet rezultateve duhet ta kenë vendin e vet meritor, të cilat veprën e tërësishme e bëjnë integrale dhe monolite;

- së dyti, hartimi i veprave shkencore dhe atyre profesionale duhet të planifikohet paraprakisht, të bëhen kornizime të nevojshme, me qëllim të përfundimit të vëllimit optimal, pa tejkalime vëllimore, por as pa reduktime të

Page 15: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

15

tepërta, të cilat do të ndikonin negativisht në cilësinë e veprës. Në optimumin vëllimor përfshihet, sipas rregullave dhe normave të përgjithshme, të kuptuarit, konçiziteti, stili, teoritë dhe idetë që të jenë të kapshme dhe të qëndrueshme. Për të shkruar shkurt e për të përfshirë në mënyrë optimale materien, nevojitet njohuri e thellë, shkathtësi dhe rutinë e posaçme;

- së treti, vepra shkencore dhe profesionale mbështetjen e ka në faktet shkencore, të theksuara sa duhet në kohë dhe në hapësirë. Natyrisht, mendimeve më të thella, aksiomave shkencore, iu jepet vend dhe hapësirë parësore, ndërkaq mendimeve dhe ideve të niveleve tjera iu lihet hapësirë normale sipas rangimit të cilësisë dhe të rëndësisë që e kanë;

- së katërti, veprat prestigjioze shkencore dhe profesionale shquhen në shkallën e lartë të origjinalitetit, që prezantojnë gjëra të reja, të panjohura deri më tani, që kanë vlera dhe janë dobiprurëse në aplikim. Edhe veprat tjera që për disa tipare janë të rangut më të ulët, duhet të përshkohen me qasje dhe elemente origjinale, autentike. Është e kuptueshme se veprat shkencore dhe profesionale origjinalitetin e njëmendtë e kanë, nëse ofrojnë zbulime që nuk kanë qenë të njohura më parë, që paraqesin një bum në fushën e zbulimit, që krijojnë njohuri dhe dituri të reja. Mirëpo, origjinaliteti mund të jetë i pranishëm dhe valid edhe te zgjerimi i trajtimit shkencor dhe profesional të problematikave, të cilat janë të njohura në një masë, por të pa përfunduara si duhet;

- së pesti, veprat shkencore dhe profesionale nuk mbarështrohen në shenjë të aktivitetit për të krijuar ndonjë fond me vlera përkatëse e për të mbetur në sirtarë, por ato duhet të promovohen dhe të plasohen në fushë të gjerë, të hapur, faktikisht në treg, për t’i shfrytëzuar të interesuarit, mbarë njerëzimi. Rezultatet kërkimore duhet të artikulohen në mënyrë të kuptueshme, me shembuj konkretë, të zbuluar dhe të krahasueshëm, me qëllim që të jenë të kapshëm de të pamohueshëm për periudha të gjata kohore. Efikasiteti, mospërsëritja, qëndrueshmëria dhe përdorimi, mbështetjen e kanë në forcën e objektivitetit. Vepra shkencore dhe profesionale e promovuar mundësisht të jetë sa më konkrete, pa abstraksione dhe orvatje të frazeologjizmave të ndërlikuara.

Page 16: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

16

I.9. Metodologjia e punës shkencore kërkimore

Puna shkencore kërkimore bëhet më e kapshme dhe më e lehtë, nëse mbështetet në metodologjinë përkatëse, të ndërtuar dhe të verifikuar. Termi metodologji gjenezën e ka nga greqishtja, përkatësisht nga fjala methodos, që do të thotë: mendim, qasje, përpunim dhe fjala tjetër logos, që do të thotë: fjalë, shqyrtim. Lidhshmëria e këtyre dy fjalëve e përbënë togfjalëshin metodologji.

Pra, metodologjia (gr. methodos + logos = fjalë, bisedë, të folur = shkenca e metodave të kërkimeve shkencore). Pra, metodologjia është shkencë për metodat e kërkimeve shkencore. Në kuptim të gjerë metodologjia është shkencë e tërësisë të të gjitha formave dhe mënyrave të kërkimit, me ndihmën e të cilave vjen deri te dituria shkencore e sistemuar dhe objektive. Ose “metodologjia është disiplinë shkencore, në të cilën në mënyrë kritike vështrohen dhe me qasje eksplicite shfaqin metoda të përgjithshme dhe të veçanta”. Në shkencë veçohet metodologjia e përgjithshme, si dhe metodologjia e lëmenjve të veçantë shkencorë, përkatësisht e disiplinave. Metodologjia e ka kuptimin e qasjeve, të teknikave dhe të metodave për të mundësuar punët shkencore kërkimore, me qëllim të gjetjes dhe qartësimit të të vërtetave objektive, të ligjshmërive dhe të lidhjeve në mes të ligjeve në natyrë dhe në shoqëri. Metodologjia është udhërrëfim farkëtim, hyrje dhe finalizime të proceseve shkencore kërkimore. Metodologjia e punës shkencore kërkimore është e pranishme në të gjitha fushat, sektorët, segmentet, në të gjitha disiplinat, qofshin të karakterit ekzakt, psikologjik, pedagogjik, të shkencave humanitare, ekonomike, juridike, etj. Me zbatimin e metodologjisë shkencore kërkimore lehtësohen, përvetësohen mënyrat e hulumtimit për të sublimuar aktivitetet në rezultate, të cilat janë në funksion në të tashmen, por edhe për gjeneratat që vijnë. Dituritë shkencore përfshijnë identifikimin e esencës së lidhjeve ndërvarësore, në mes të sendeve, dukurive, pra, të ligjshmërive që janë të involvuara në to. Duke i zbuluar dhe kuptuar këto fenomene, të qartësuara nga kërkimet shkencore, mundësohet manipulimi i tyre, mbizotërimet në çështjet që rezultojnë efekte të caktuara. Metodologjia e punës shkencore kërkimore në fushën e ekonomisë është e përqendruar në spektrin e metodave dhe të qasjeve, me qëllim të operacionalizimit të çështjeve, si segmente që mund të gjurmohen dhe të efektuohen në rezultate dobiprurëse, përvetësimi i metodologjisë në mënyrë të mirëfilltë, është një paraprijëse dhe parakusht për t’i vënë në spikamë ligjshmëritë, të cilat ndikojnë në zhvillim, në begatimin e indikatorëve kryesorë ekonomik, në ndikimin e ndryshimit të sjelljeve të prodhuesve, të konsumatorëve, të dhënësve të shërbimeve, siç janë bankierët, institucionet bankiere dhe institucionet tjera financiare. Tërë zbatimi metodologjik me të gjitha lehtësirat dhe specifikat e veta teknike e metodike, është i ndërlidhur me ngritjen, zgjerimin dhe stabilizimin e qenjes njerëzore në përgjithësi. Qëllimi i punës shkencore kërkimore në ekonomi nuk është vetëm njohja dhe konfirmimi i së vërtetës, i ligjshmërive, i lidhjeve dhe i ndërvarësive, por parësore është që të ndikohet në ndryshimin e tyre, në të mirë të përmirësimit të gjendjes dhe të ndërtimit të perspektivave të qëndrueshme. Së këndejmi, metodologjia e punës shkencore kërkimore i hulumton, i trason, i sistemon kahet, metodat, qasjet e kërkimeve,

Page 17: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

17

për të qenë në gjendje hulumtuesi të jap përgjigje në pyetjet thelbore në fushëveprimtarinë e tij shkencore kërkimore. Duhet pasur të qartë se metodologjia e njërës shkencë nuk është identike me shkencën tjetër. Kështu, edhe metodologjia e punës shkencore kërkimore në ekonomi nuk është plotësisht e njëjtë me metodologjitë kërkimore në disiplinat e tjera shkencore. Megjithëkëtë, nuk duhet të kuptohet se në mes metodologjive shkencore kërkimore ekziston ndasi e plotë. Përkundrazi, ekzistojnë parime, qasje dhe metoda të përbashkëta, të cilat adaptohen nëpër lëmenj të caktuar shkencorë, për shkak të specifikave dhe të dallimeve që ekzistojnë në përmbajtje, në madhësi dhe në procedurat teknike. Në përgjithësi, metodologjia e punës shkencore kërkimore merr hov të madh para nja 30 – 50 vjetësh. Nevoja e hulumtimit të shkencës për shkencën krijon një ambient të ri, më gjithëpërfshirës në biznes, por edhe në disiplinat tjera shkencore. Metodologjinë e punës shkencore kërkimore e avancojnë shumë faktorë, siç janë: 1. metodat bashkëkohore shkencore ku radhiten: metodat matematikore-statistikore, modelet matematikore, metoda e simulimit, metodat e kibernetike, metodat e informacioneve, të cilat ndikojnë në përsosshmërinë e metodologjive dhe në rolin, rëndësinë dhe në efektivitetin e tyre.

2. kërkimet fundamentale, aplikative dhe zhvillimore, në basenin e pafund akumulues shkencor, determinojnë dituri të reja, por edhe disiplina të reja shkencore, që janë në favor të zhvillimeve të mirëqenies njerëzore.

3. mundësitë reale të organizimit, të eksperimenteve, të planifikimit dhe të financimit të shkencës, kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin e metodave bashkëkohore shkencore kërkimore, madje edhe në metodologjinë dhe teknologjinë e hartimit të veprave shkencore dhe të atyre profesionale.

4. të arriturat pozitive në sferën e automatizimit, të robotizimit, të kompjuterizimit, të teorisë së sistemeve, të sistemeve të informacioneve, kanë mundësuar optimalizimin e zbatimit të njohurive shkencore.

Metodologjia e punës shkencore kërkimore është e zbatueshme dhe jep rezultate,

nëse me të shërben personeli i profileve të shkencëtarëve, të cilët kanë talent, përkushtim, energji, përvojë dhe sakrifikim të shquar të kohës dhe të pjesëve tjera të komoditetit në jetë. Hulumtuesit duhet ta kenë edhe përgatitjen akademike në nivel të duhur. Ndërkaq, profesionistët, ekspertët po ashtu, duhet t’i kenë atributet e sipërcekura, por jo në mënyrën aq strikte dhe rigoroze. Bransha e tyre e justifikon punën me përvojë të gjatë, me qartësi dhe rutinë të arritur në hartimin e materialeve, të veprave profesionale.

Vendet e zhvilluara i japin rëndësi të posaçme individëve dhe stafeve shkencore kërkimore, ushtruesve të punëve shkencore dhe profesionale. Bie fjala, në SHBA, sipas disa të dhënave, në çdo 10 vjet dyfishohet numri i kërkuesve shkencorë e profesional, ndërsa në Evropën Perëndimore, kjo ndodh në çdo 15 vjet.

Page 18: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

18

I.10. Diferencimi i shkencave

Në kuadër të klasifikimit të shkencave vehen në pah këto çështje: 1. të kuptuarit e diferencimit të shkencave, 2. parimet themelore të diferencimit të shkencave, 3. struktura e shkencës sipas sektorëve dhe fushave, dhe, 4. teknologjia si specifikë e artikulimit të shkencave.

Të kuptuarit e diferencimit të shkencave e ka domethënien e llojeve, të ndarjes sistematike të lëndëve (objekteve), madje të dukurive dhe të proceseve në përpunim, në lloje dhe në tipe të detajizuara. Me këtë nënkuptohet se diferencimi (klasifikimi) i shkencave paraqet zbulimin e lidhjeve interaktive në mes segmenteve të tyre, në bazë të parimeve të caktuara dhe lidhjeve të tyre të ndërsjella. Diferencimi i shkencave ka rëndësi të madhe teorike dhe praktike.

Në aspektin e vështrimit historik të shkencave dhe klasifikimit të tyre, dallohen tri faza kryesore të zhvillimit. Këto janë:

1. faza e parë karakterizohet me shkencat e përbashkëta (unike). Kjo fazë përfshinë antikën dhe shekujt e hershëm mesjetar. Në atë periudhë relativisht të gjatë shkenca nuk ishte e diferencuar, sepse atëherë filozofia konsiderohej shkencë e vetme. Ajo kishte tretmanin e “shkencave mbi shkencat”, ngase përfshinte të gjitha dituritë njerëzore për natyrën, shoqërinë dhe për mendimin (Kedrov, v.c.RZ, 78).

2. faza e dytë karakterizohet me fillimin e intensifikimit të diferencimit të shkencave. Kjo fazë përfshinë periudhën nga shekulli XV deri në shekullin e XVIII-të. Nga shkenca e tërësishme dhe e vetme – filozofia, ndahen shkencat speciale: së pari matematika, mekanika, astronomia dhe më pastaj: fizika, kimia, biologjia, gjeologjia, sociologjia, psikologjia, ekonomia, shkencat juridike etj.

3. ndërkaq, në fazën e tretë, e cila fillon që nga shekulli XIX, bëhet diferencimi më i detajizuar, por njëkohësisht edhe integrimi i disa disiplinave në fushat shkencore. Në këtë mënyrë, krijohen sistemet shkencore. Klasifikimi i tillë përcillet me procesin e ndërlidhshmërisë në mes veti.

Diferencimi i shkencave, përveç rëndësisë teorike, rol të veçantë ka edhe në rrafshin praktik. Roli përfshihet në:

1. organizimin optimal të rrjetit të organizatave mësimore shkencore, si dhe të organizatave shkencore kërkimore;

2. planifikimin dhe realizimin e detyrave dhe të projekteve shkencore kërkimore;

3. kooperimin dhe koordinimin e hulumtuesve të specializimeve të ndryshme; 4. publikimin (botimin) e edicioneve të specializuara, si bie fjala: enciklopeditë, monografitë, tekstet shkollore, universitare, përmbledhje punimesh, revista shkencore periodike etj;

5. arsimimin e specialistëve, trajnimin dhe aftësimin, si dhe perfeksionimin e individëve dhe të stafeve shkencore e profesionale.

Page 19: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

19

Klasifikimi i shkencave ka mbështetje në parime themelore, si më poshtë:

▼ Nga aspekti gnoseologjik, diferencimi i shkencave mund të jetë: 1. objektiv (kur lidhja në mes të shkencës, deri vonë nga objekti i kërkimit dhe, 2. subjektiv (kur për themel të diferencimit të shkencave merren veçoritë e subjektit.

▼ Nga aspekti metodologjik, klasifikimi (diferencimi) i shkencave mund të jetë: 1. sipas parimit të koordinimit (kur lidhjet në mes shkencës përfshihen si të jashtme, prandaj sipas këtij diferencimi, te disa shkenca ekzistojnë dallime dhe kufij të theksuar dhe të ashpër). 2. sipas parimit të subordinimit (lidhjet në mes të disa shkencave trajtohen si të brendshme, organike. Kjo lidhshmëri shpreh lidhjet e ndërsjella të shkencave dhe krijimin e një shkence nga tjetra. Me këtë shkencat radhiten dhe klasifikohen prej të thjeshtës deri tek e ndërlikuara; nga e ulta deri te e larta. 3. sipas parimit të qasjes strukturale, vështrohet: 1) qasja horizontale (që mundëson vështrimin e radhitjes, rangimit të shkencave që i përgjigjen shkallës së ndërlikueshmërisë së objektit të shkencës) dhe, 2) qasja vertikale (që i vënë në pah elementet e shkencës, me të cilat është arritur nëpërmjet procesit deri te njohja e objektit).

Sistem adekuat i diferencimit të shkencave mund të fitohet, ndërtohet vetëm në qasjen e përbashkët horizontale dhe vertikale. Zhvillimi i ekonomisë, i teknikës dhe i teknologjisë, i shoqërisë në përgjithësi, ka kushtëzuar edhe strukturimin e shkencave sipas sektorëve dhe fushave. Po ashtu, avancimi i teknologjive mundëson zbërthime dhe detajizime të shumta nëpër lëmenj, veprimtari dhe degë ekonomike.

Page 20: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

20

II. METODAT SHKENCORE KËRKIMORE

II.1. Nocioni i metodës

Meqenëse ekzistojnë fusha të gjera ku mund të bëhen hulumtime shkencore, për të arritur suksese dhe për të zbardhur probleme të përgjithshme, zbatohen lloje të caktuara të metodave. Është e rëndësishme se tash janë të njohura lloje të shumta të metodave, prandaj mund të bëhet zgjedhja e tyre në mënyrë adekuate, për disiplinat e ndryshme shkencore.

Metoda e ka prejardhjen nga greqishtja: methodos=rrugë, mënyrë e kërkimit, që do të thotë qasje e planifikuar e hulumtimit të ndonjë dukurie, përkatësisht mënyra e punës për realizimin e ndonjë qëllimi në filozofi, në shkencë, në politikë, ose në ndonjë fushë praktike. Termi metodë zbatohet në dy kuptime e që të dyja mund të kryqëzohen. Njëri kuptim e ka domethënien e modeli të gatshëm, të procedurës, të skenës, renditjes, sipas së cilës zhvillohet një veprimtari praktike, si bie fjala metodat prodhuese në industri, në agroteknikë, në ndërtimtari, metodat e lojërave, të mësimit, ligjërimit, të krijimtarisë artistike, të aktiviteteve politike etj. Në kuptimin tjetër, metodë do të thotë qasje e kuptimit të zbatuar, me qëllim që sa më lehtë dhe sa më saktë të zbulohen dhe të përpunohen sistematikisht faktet shkencore, të dhënat dhe informacionet (metodat shkencore). Metodat në shkencë kanë domethënien e mënyrës së kërkimeve (të sendeve apo të dukurive) të cilat shkenca i hulumton. Metoda shkencore është grumbull i qasjeve të ndryshme, të cilat shkenca i shfrytëzon në punën shkencore kërkimore, me qëllim të gjurmimit, por edhe të promovimit të rezultateve të kërkimeve në fusha të caktuara shkencore, në lëmenj shkencorë ose në disiplina shkencore. Metodë shkencore quhet edhe çdo mënyrë e kërkimeve shkencore, me të cilat sigurohen dhe vjelën dituritë e sigurta, të rregulura të sistemuara dhe të sakta.

Page 21: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

21

II.2. Veçoritë themelore të metodave

Veçoritë themelore të shkencës, përkatësisht të metodave shkencore, me të cilat hulumtohen dhe zbulohen njohuritë shkencore janë: - objektivitetit, - besueshmëria, - preciziteti, - sistemimi dhe, - tërësia

Objektiviteti është veçoria elementare në përgjithësi në shkencë, por edhe në metodat shkencore kërkimore. Objektiviteti paraqet pa anshmëri, neutralitet dhe raport të drejtë ndaj dukurisë së caktuar, lëndës ose objektit, që ekziston pavarësisht nga subjekti, vështrimit dhe mendimit të tij. Përveç kësaj, objektiviteti përmban të drejtën objektive, që to të thotë se njohuria, dituria përmban të vërtetën ashtu siç është. Për këtë arsye, kjo konditë e metodave, para hulumtuesve shtron kërkesën që në mënyrë të plotë dhe të pandërprerë të jetë i informuar me të gjitha të dhënat relevante që kanë të bëjnë me lëndën, objektin kërkimor. Besueshmëria e ka domethënien që hulumtuesi të jetë në gjendje që çdo procedurë, qasje, qëndrim, konkludim ta justifikojë, me fakte në çdo kohë dhe në çdo mjedis. Precizitetit është, po ashtu, një parim i metodave shkencore dhe me këtë nënkuptohet se parimi i precizitetit të metodave shkencore është në lidhje të ngushtë me parimet e objektivitetit dhe të besueshmërisë (të validitetit), sepse njëri parim supozon tjetrin, ndërsa tjetri e kushtëzon parimin e tretë dhe e kundërta, i treti mund ta kushtëzojë të dytin e kështu me radhë. Pothuaj në të gjithë lëmenjtë shkencorë transparencë e dukshme i jepet përcaktimit të saktë dhe rëndësisë së shfrytëzimit të nocioneve shkencore. Në këtë mënyrë, të gjitha fazat e punës shkencore kërkimore duhet të artikulohen me precizitet të plotë. Kjo do të thotë se me rastin e hartimit të projektit të caktuar kërkimor, është e nevojshme të respektohen me përpikëri këto veprime operacionale:

- problemi, çështja shkencore të vrojtohet me rregull dhe të përkufizohet me precizitet;

- me precizitet të grumbullohen, të rregullohen, të sistemohen dhe të strukturohen të dhënat dhe informacionet;

- me precizitet të identifikohet struktura e punës; - me precizitet të citohen dhe shfrytëzohen njohuritë, burimet e të tjerëve, të huaja;

- me precizitet të përfillen dhe përpunohen, të mbarështrohen materiet stilistike linguistike, si dhe terminologjike në veprën e hartuar.

Page 22: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

22

Po që se nuk respektohen dhe nuk përfillen me përpikëri parimet e precizitetit, atëherë në përpunimin e rezultateve të punës shkencore kërkimore, duke përdorur metoda filozofike, logjike, teknike etj, arritjet rezultative do të jenë të zbehta ose të devalvuara plotësisht. Preciziteti, ndërkaq, nuk është parim absolut dhe ky relativitet vjen në shprehje posaçërisht te lëmenjtë e shkencave shoqërore-humanitare, ku nuk gjene implementim të mjaftueshëm, ndërsa te shkencat teknike, ekzakte, preciziteti është parim me veçori absolute. Përkundër shkallës më të ulët të precizitetit, edhe te shkencat shoqërore humanitare, pra, te shkencat ekonomike dhe varësisht nga njohuritë dhe stili i hulumtuesve rezultatet e fituara të punës shkencore kërkimore mund të jenë dhe janë precize, të përkufizuara dhe plotësisht konkrete. Sistemimi e ka kuptimin e sistemeve, mbështetjen në teorinë e sistemeve. Kjo do të thotë se të gjithë elementet siç janë sendet, dukuritë, nocionet si dhe raportet në natyrë dhe në shoqëri, të cilat i shqyrton hulumtuesi, duhet të jenë të lidhura në mes veti në mënyrë funksionale në një sistem, ku karakterizohen me qëllime të caktuara dhe me lidhjet e sërishme prapavajtëse, si kusht i ekzistimit dhe i funksionimit të tërësisë. Tërësia nënkupton të dhëna se shkenca përbëhet nga një numër i vogël apo më i madh i nocioneve të përgjithshme dhe të gjeneralizuara. Do të thotë se edhe metodat e punës shkencore kërkimore duhet të mundësojnë zbulimet, kërkimet e veçorive të përgjithshme të dukurive, të marrëdhënieve, të veçorive elementare të përbashkëta, të dukurive të caktuara dhe të raporteve që përsëriten, orientohen në zbulimin e ligjshmërive, të tendencave dhe të njohurive shkencore.

II.3. Qasjet e metodave

Me zhvillimin e shkencës vjen deri te degëzimi i saj nëpër të gjithë lëmenjtë. Degëzimi ka të bëj me: - metodat shkencore në kuptimin e gjerë logjik dhe, - metodat shkencore në kuptimin e ngushtë teknik. Metodat në kuptimin e gjerë logjik shërbejnë në qasjet e veçanta dhe specifike

nëpër lëmenj të caktuar shkencorë. Faktikisht këto janë metoda shkencore në kuptimin e ngushtë teknik. Qasjet me të cilat arrihet deri te vjelja e diturisë e që paraqesin bazat më të gjera të metodave shkencore, janë:

1. vëzhgimi, 2. eksperimenti dhe, 3. konkluzioni.

Mund të thuhet se metoda nuk është asgjë tjetër, përveç aplikim i teorisë, sepse çdo teori nëpërmjet qasjeve të caktuara mund të shndërrohet në metodë. Logjika (greqisht “logos” = kuptim, mendim, gjykim, përkatësisht shkenca për parimet e të menduarit, është në funksion të metodave dhe të qasjeve.

Page 23: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

23

II.4. Aspektet e vështrimit të metodologjisë

Ndërkaq, metodologjia është shkencë e metodave shkencore kërkimore. Metodologjia e punës shkencore kërkimore mund të vështrohet nga tri aspekte: 1. teorik, 2. teknik, dhe, 3. organizativ. Aspekti teorik. - Ky aspekt ka të bëjë me detyrën themelore të metodologjisë, që

është teori e punës shkencore kërkimore, për të përçuar, mbartur kritikën logjiko epistemologjike në veprën shkencore, me të gjitha elementet teorike dhe teknike. Me këte nënkuptohet hulumtimi i strukturës logjike të ligjshmërive, hipotezat, teoritë, faktet shkencore, njohuritë, zbulimet, shpikjet, stili, gjuha, terminologjia e tjerë. Aspekti teknik.-Metodologjia nga aspekti teknik përfshinë qasjet e grumbullimit, të vëzhgimit, të rregullimit, të eksperimentimit dhe të matjës së saktë të të dhënave, me çka mund të krijohen kushte optimale, me të cilat mund të përdorën njohuritë, informacionet, të dhënat. Aspekti organizativ.- Metodologjia nga aspekti organizativ ka rëndësi dhe detyrë të rëndësishme, që ka të bëjë me sigurimin e teknologjisë racionale në punën shkencore kërkimore.

II.5. Qasjet e klasifikimkit të metodave

Metoda nuk është sinonim i metodikës, ngase metodika është disiplinë e veçantë pedagogjike. Sa i përket klasifikimit të metodave shkencore kërkimore, ekzistojnë qasje të ndryshme, varësisht nga autorët që i trajtojnë këto çështje. Metodat tradicionale të punës shkencore kërkimore veçohen në (VÇ, 39-44):

a) metoda teknike dhe, b) metoda logjike. Metodat teknike iu takojnë, përkasin tipeve të metodave të vëzhgimit, të eksperimentimit, të numërimit, të matjeve e tjerë. Nëpërmjet tyre sigurohen kushte normale për të arritur deri te të dhënat shkencore përdoruese. Këto e kanë rolin e rëndësisë plotësuese dhe varirojnë nga një shkencë në tjetrën. Metodat logjike iu përkasin të dhënave shkencore të përpunuara, të sublimuara në konkluzione, si dhe në ndërtimin e teorive dhe të strukturave. Këto i përcaktojnë kushtet nëpërmjet të cilave mund të njihet e vërteta shkencore. Kanë rëndësi në lëndën themelore të metodologjisë.

Page 24: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

24

II.6. Llojet e metodave

Ndërkaq, metodat shkencore, përkundër radhitjeve që i bëjnë autorët e ndryshëm, klasifikohen kështu: 1.Metoda e analizës, 2.Metoda e sintezës, 3.Metoda e abstraksionit, 4. Metoda e konkretizimit, 5. Metoda e gjeneralizimit, 6. Metoda e specializimit, 7. Metoda e induksionit, 8. Metoda deduktive, 9. Metoda e modelimit, 10. Metoda e klasifikimit, 11. Metoda komparative (e krahasimit), 12. Metoda historike, 13. Metoda e tipeve ideale, 14. Metodat matematikore, 15. Metodat statistikore, 16. Metoda e studimit të rasteve, 17. Metoda e hulumtimit, 18. Metoda e deskripcionit, 19. Metoda e kompilacionit, 20. Metoda e vëzhgimit, 21. Metoda kibernetike, 22. Metoda eksperimentale, 23. Metoda dialektike, 24. Metoda gjenetike, 25. Teoria e sistemit si metodë, 26. Metoda aksiometrike, 27. Metoda empirike, 28. Metoda e mozaikut, 29. Metoda e numërimit, 30. Metoda e matjeve, 31. Metoda e analizës së përmbajtjeve.

II.6.1. Metoda e analizës

etoda e analizës e ka kuptimin e zbërthimit të elementeve krijuese, të mendimeve, të kreirimit (gr. Analyo = zbërthim).

Ekzistojnë lloje të shumta të analizave: a) sipas funksionit gnoseologjik – njohurisë (deskriptive, eksplikative), b) sipas ndërlikueshmërisë (elementare, kauzale, funksionale),

M

Page 25: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

25

c) sipas shkallës së konkretizimit (materiale ose objektive, ideale ose subjektive),

d) sipas lëndës së qëllimit të analizës (strukturore, komparative, gjenetike), e) sipas lëmit shkencor (ekonomik, kualitativ, kuantitativ, makroekonomik, mikroekonomik).

Në saje të zbërthimit të mësipërm, në kuptimin e gjerë, gjirhëpërfshirës, metoda e analizës është qasje e kërkimit shkencor dhe e shpjegimit të së vërtetës nëpërmjet zbërthimit të krijimeve mendore të ndërlikuara (kuptimet, gjykimet, konkluzionet) në elemente më të thjeshta dhe në pjesë përbërëse të çdo vepre kërkimore, si dhe pjesëve që kanë lidhshmëri me njëra tjetrën. Analiza është qasje: - e të menduarit në procedurën nga e veçanta kah e përgjithshmja; - e ekzekutimit të teoremave si dhe të aksiomave sipas rregullave të konfirmuara; - analiza është proces i reduktimit të jo të njëjtave sende në njëjtësinë më të madhe; - analiza është avancim nga e ndërlikuara te e thjeshta. Janë të njohura lloje të shumta të analizave, siç e pamë më sipër. Sipas funksionit gnoseologjik, ekzistojnë dy lloje të analizave:

1. deskriptive, kur përshkruhen elementet e ndonjë tërësie dhe, 2. eksplikative, kur bëhen përpjekje të shpjegohet tërësia e caktuar në bazë të pjesëve të saj.

Sipas ndërlikueshmërisë analiza mund të klasifikohet në:

1. elementare, në të cilën gjurmohet për elementet që e përbëjnë tërësinë; 2. kauzale, në të cilën vërtetohen lidhjet e shkak-pasojave; 3. funksionale, në të cilën hulumtohen funksionet e elementeve që e përbëjnë strukturën e tërësisë së dukurisë.

Sipas qëllimit, kaheve, analizat mund të jenë:

1. Strukturore, kur vërtetohet struktura e dukurisë, e lëndës ose e ngjarjes; 2. Gjenetike, kur bëhen përpjekje për kërkim të zhvillimit të lëndës; 3. Komparative, kur vështrohen raportet e njërës dukuri kundrejt tjetrës.

Sipas lëmit shkencor, në të cilin zbatohen analizat, metodat mund të jenë: a) ekonomike, b) historike, c) matematike, ç) teknike, d) teknologjike, etj.

Në kërkimet ekonomike implementohen posaçërisht këto analiza: 1. metoda e analizës kuantitative (sasiore),

Page 26: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

26

2. metoda e analizës kualitative (cilësore), 3. metoda e analizës makroekonomike dhe, 4. metoda e analizës mikroekonomike.

Metoda e analizës kuantitative është qasje e kërkimit shkencor nëpërmjet faktorëve, fakteve dhe dukurive ekonomike të ndërmarra më parë me ndihmën e nocioneve të ndryshme ekonomike, të sasive, të vëllimeve dhe të raporteve sasiore, madje të radhitjes përmbajtësore, për të shpjeguar përfundimisht veprimin kauzal dhe të rëndësishëm. Kjo do të thotë se faktet ekonomike, të dukurive ekonomike të përcaktohen në sasi të caktuara (treguesit vleror), që mund të krahasohen në mes veti dhe të shpjegohen shkaktarët. Për shembull shpenzimet, veprimtaritë e ndërlidhura, grumbullimi i taksave, i tatimeve, përbërja strukturale e buxhetit etj. Metoda e analizës kualitative (cilësore) është qasje e kërkimit shkencor nëpërmjet zbërthimit të karakteristikave, veçorive cilësore të faktorëve elementarë ekonomik, proceseve dhe të raporteve, të cilët mundësojnë vrojtimin dhe përcaktimin e ligjshmërive ekonomike dhe të vërtetën kërkimore. Shkencës ekonomike mund t’i përcaktohen vetëm raportet në mes madhësive ekonomike, të cilat sipas natyrës që e kanë janë kualitative, por që në mënyrë ekzakte nuk mund të maten. Në praktikë zbatim të gjerë ka metoda e analizës cilësore (kualitative), që nuk do të thotë se më pak vlerë ka metoda kuantitative, e cila në asnjë mënyrë nuk duhet të lihet pas dore. Faktikisht, këto të dyja kanë lidhshmëri në mes veti dhe njëra e kompenson tjetrën me specifikat e veta. Metoda e analizës makroekonomike është qasje e kërkimit shkencor nëpërmjet zbërthimit, operacionalizimit të madhësive globale ekonomike, të orientuara në studimin e këtyre madhësive në ekonominë kombëtare, strukturimin e tyre, krahasimin dhe përcaktimin e lidhjeve funksionale. P.sh. madhësia e vëllimit dhe struktura e GDP-së, të ardhurave kombëtare, shpërndarja e tyre, kursimet, investimet, tregtia e jashtme (këmbimi tregtar, bilanci tregtar dhe i pagesave etj.). Metoda e analizës mikroekonomike është qasje analitike në kërkimet ekonomike, në kahet e vërtetësive kuantitative, të kornizimit, të studimit dhe të shpjegimit të formave të ndryshme, të subjekteve ekonomike (organizata, firma, korporata). P.sh. analiza e të hyrave, e shpenzimeve, e furnizimit, e shitjes, e pagave, e investimeve etj. Është e nevojshme që metodat makroekonomike dhe ato mikroekonomike të kombinohen në punën shkencore kërkimore, ngase njëra e plotëson tjetrën.

II.6.2. Metoda e sintezës

inteza e ka kuptimin e përbërjes, të lidhjeve, të grumbullimit. Rrjedhë nga fjala greke: synthesys = përbërje. Ka kahe të kundërt me analizën. Nga pjesët analitike përbëhet sinteza. Nëpërmjet sintezës krijohet:

S

Page 27: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

27

- lidhja e kreirimeve dhe të mendimeve të thjeshta në tërësi të komplikuar, ose siç thonë disa autorë: të komplikuar, më të komplikuar, edhe më tepër të komplikuar; - lidhja e elementeve të fituara nga analiza; - veprimtaria e subjektit rrjedhë nga e thjeshta kah më e ndërlikuara, gjithnjë në një tërësi më të komplikuar.

Metoda e sintezës është qasje e kërkimit shkencor dhe e shpjegimit të së vërtetës nëpërmjet lidhjes, përbërjes nga kreirimet e të menduarit të shkoqitur në tërësi më të ndërlikuara, gjithnjë më të komplikuara, duke artikuluar elementet, dukuritë, raportet në tërësi të përbashkët, në të cilën pjesët ndërlidhen në mënyrë të ndërsjellë. Mund të konkludohet se rëndësia e analizës identifikohet në fazat e studimit të lëndës. Ndërkaq, rëndësia e sintezës është e ndërlidhur me fazën e sublimimit të rezultateve kërkimore.

II.6.3. Metoda e abstraksionit

bstraksion do të thotë ndarje kuptimi e një karakteristike, veçorie, të asaj që studiohet dhe vëzhgohet, ndërsa lehen anash karakteristikat tjera. Pra,

abstraksioni ka domethënien e ndarjes së qenësores nga jo qenësorja. Nëpërmjet metodës së abstraksionit vjen në shprehje:

- gjenialiteti i kërkuesve (hulumtuesve), nëpërmjet aftësisë së tyre të abstraksionit (p.sh. “raportet në mes të mallrave janë raporte në mes të njerëzve”); - dallimi nga analiza, sepse në mënyrë të përhershme ndanë, veçon vetëm disa karakteristika ose cilësi; - në shkencat natyrore – për ndarje shfrytëzohet eksperimenti (ku hudhen gjërat e parëndësishme), ndërsa në shkencat shoqërore vehet në pah abstraksioni i të menduarit.

Abstraksioni si qasje e veçantë e të menduarit dhe të kuptuarit zbatohet në të gjitha metodat shkencore, me të cilat hulumtohen lëndët, nëse ato kanë të bëjnë me ndarjen e veçorive të caktuara (p.sh. të përgjithshme, të posaçme, të imtësuara, të rastësishme, etj.).

II.6.4. Metoda e konkretizimit

onkretizimi është e kundërta e abstraksionit. Në vete përmban përcaktimin e diçkaje të përgjithshme me karakteristika të veçanta (p.sh. prodhimi është kuptim i përgjithshëm, të cilin kur e konkretizojmë ja shtojmë prepozicionet -

masiv, serik, industrial, bujqësor, i duhanit, grafik, i filmit etj.). Konkretizimi mund të jetë dysh si më poshtë: 1. të kuptuarit (qartësuarit) të bashkimit: e përgjithshmja – abstrakte në të veçantë dhe individuale.

A

K

Page 28: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

28

2. të kuptuarit (qartësuarit) e bashkimit – unitetit të veçantës abstrakte me të përgjithshmen në çdo lëndë ose dukuri.

Konkretizimi, si qasje e veçantë metodike, faktikisht është sinteza e të përgjithshmes abstrakte me të veçantën dhe individualen ose abstraksionit të veçantë me të përgjithshmen. Abstraksioni dhe konkretizimi më së shpeshti në punën shkencore kërkimore zbatohen si qasje të ndërlidhura në mes veti. Në njëfarë dore mund të thuhet se në aspektin praktik, fjala është për një metodë të përbashkët.

II.6. 5. Metoda e gjeneralizimit (përgjithësimit)

jeneralizim do të thotë qasje e përgjithësimit, përkatësisht qasje e kuptimit, me të cilën nga një kuptimi i veçantë kalohet në tjetrin, në të përgjithësuar.

Sipas këtyre qasjeve, mund të konstatohet se: - problemi është çështje e ekzistimit të dukurisë dhe të lidhjeve, ndonëse shpeshherë gjeneralizimet janë të gabueshme,

- gjeneralizimet nuk japin gjithmonë vlerësime autentike (p.sh. automobilat i kanë katër rrotë, që është gjeneralizim, pasi që në rastet tjera mund t’i kenë tri, tetë ose maunat njëzetë rrotë, etj.)

Metoda e gjeneralizimit është qasje e të kuptuarit të përgjithshmërisë, me çka një kuptim i veçantë vjen deri te përgjithësimi, gjeneralizimi. Në bazë të vrojtimeve të ndara, të veçanta, ekzekutohen, definohen përfundimet (konkluzionet) e përgjithshme, të cilat do të jenë reale vetëm në rastet kur mbështetjen e kanë në fakte të vërtetuara, të konfirmuara.

II.6.6. Metoda e specializimit

pecializimi e ka domethënien që nga kuptimi i përgjithshëm, fitohet kuptimi i ri, (nga fjala fakultet përfshihet lëmi i caktuar i specializuar: fakulteti ekonomik,

fakulteti juridik, fakulteti i elektroteknikës, etj.). Metoda e specializimit është qasje e një kuptimi të veçantë, sipas të cilit nga e përgjithshmja nxjerren kuptime të reja, që mund të konsiderohen të ngushta, të reduktuara nga vëllimi, por të begata për nga përmbajtja. Metoda e specializimit bazohet në metodat analitiko-sintetike dhe në metodat abstrakte dhe të konkretizimit. Metoda e gjeneralizimit dhe e specializimit përbëjnë tërësi të vërtetë, sikurse elementet e përgjithshme dhe të veçanta përbëjnë unitet të caktuar në lëndën konkrete reale, si bie fjala në sende, dukuri, nocione, ligje, teori dhe në njohuri.

G

S

Page 29: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

29

II.6.7. Metoda induktive

etoda induktive përmban mënyrën e konkluzionit, me qëllim të zbulimit, ose të konfirmimit të së vërtetës. Konkluza induktive bazamentin e ka te e veçanta për të arritur deri te e përgjithshmja. Në bazë të dukurive konkludohet se dukuritë

e ngjashme, të cilat ende nuk janë hulumtuar, do të kenë karakteristikat, vetitë e njëjta (p.sh. prognozimi në bazë të analizës së regresionit është shembull tipik i induksionit). Metoda induktive është mënyrë e zbatimit të konkluzioneve sistematike, ku në mbështetje të fakteve të ndara dhe të posaçme vjen deri te konkluzioni për gjykim të përgjithshëm, nga vrojtimi i rasteve konkrete të veçuara, si dhe të fakteve arrihet deri te konkluzionet e përgjithshme. Mënyra induktive e të konkluduarit ka rëndësi të madhe në shkencë, sepse me këtë mundësohet që nga njohuritë dhe faktet e veçanta, vjen deri te përgjithësimi dhe formësimi i ligjshmërive, përkatësisht deri te dituritë për fakte dhe ligjshmëri të reja. Në mes induksionit si metodë dhe induksionit si mënyrë e konkludimit duhet të vërehen diferencat. Disa autorë janë të mendimit se nuk ka dallime. Faktikisht, nuk ka metoda induktive, pa konkluzione induktive. Mirëpo, e kundërta e kësaj nuk ka vlerë, ngase nuk ekziston. Ekzistojnë induksione të llojllojshme, ndërsa më të rëndësishmet janë:

1. induksioni i plotë, 2. induksioni jo i plotë, 3. induksioni prediktiv, 4. induksioni analogjik, 5. induksioni universal, 6. induksioni kauzal.

Induksioni i plotë karakterizohet me faktin se bazohet në numërimin e plotë të të gjitha fakteve të veçanta. Në praktikë rrallëherë implementohet. Induksioni jo i plotë krijon konkluzione në bazë të një numri të kufizuar të dukurive të veçanta, të cilat janë të zbatueshme në fakte të tjera të llojit të njëjtë. Induksioni prediktiv paraqet procesin e të menduarit që zhvillohet nëpërmjet një klase në tjetrën dhe konkludimi bazohet në ngjashmërinë e klasave. Induksioni analogjik bazohet në konkludimin nëpërmjet analogjisë, krahasimit, me çka nënkuptohet se mendimi lëviz prej një shembulli në tjetrin, nga një rast i veçantë në rast tjetër të veçantë. Induksioni universal është qasja e të menduarit që zhvillohet nga klasa ekzemplare në klasën universale.

M

Page 30: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

30

Induksioni kauzal ka të bëjë me supozimet për zbatimin e metodave induktive, siç janë vëzhgimi dhe eksperimenti. Mirëpo, për të siguruar vërtetësinë kauzale - të pasojave, nevojitet implementimi i metodave të ndryshme. Metoda të tilla ka formuluar F. Bacon (në shek. XVI) të cilat më pastaj në shekullin e XIX-të i ka përpunuar J. S. Mill. Sipas tyre dallohen pesë metoda induktive. Këto janë:

1. metoda e pajtueshmërisë, 2. metoda e diferencave (dallimeve), 3. metoda e kombinuar (e pajtimeve dhe e diferencave), 4. metoda e mbetjes, 5. metoda e ndryshimeve përcjellëse (ndjekëse).

Në përgjithësi metoda induktive ka mbështetje në metodat: të vëzhgimit, të eksperimentit, të numërimit, të matjes, të cilat konsiderohen metoda ndihmëse induktive. Në metodat ndihmëse bëjnë pjesë edhe metodat statistikore (mesatarja matematikore, mesatarja harmonike, mediana, moda, analiza regresive). Në realitet, metodat në fjalë janë metoda të veçanta dhe ndihmëse të metodës induktive.

II.6.8. Metoda deduktive

etoda deduktive është qasje e kundërt nga metoda induktive, d.m.th. kemi të bëjmë me veprime nga e përgjithshmja kah konkretja, e veçanta. Metoda deduktive bazohet në qëndrime të përgjithshme dhe më së shpeshti përbëhet nga

verifikimi i vlerës së përgjithshme: ajo që vlen në përgjithësi, vlen edhe në një rast të veçantë, të caktuar. Metoda deduktive është zbatim sistematik dhe i denjë i mënyrës deduktive të konkludimit, nga qëndrimet e përgjithshme kalohet në të veçanta; nga konstatimet e përgjithshme arrihet deri te konkluzionet e veçanta konkrete; nga shumë verifikime përkufizohet ndonjë verifikim i ri i cili rezulton nga vërtetësitë paraprake. Në shkencë këto lloje të konkluzioneve kanë rëndësi të madhe, sepse në bazë të gjykimeve të përgjithshme, të raporteve dhe të veçorive logjike, mundësohen përkufizimet e gjykimeve të veçanta, konkluzionet e veçanta, verifikimet dhe vërtetësitë e veçanta, përkatësisht zbulohen dhe arrihen njohuri për të vërtetuar dhe pasqyruar fakte të reja, ligjshmëri të reja dhe të vërteta shkencore të reja. Deduksioni gjithmonë supozon njohjen e qëndrimeve të përgjithshme, të parimeve, posedimin e njohurive të përgjithshme, në bazë të të cilave kuptohet ajo që është e veçantë, njohuri të veçanta. Në deduksion më së shpeshti fillohet nga e vërteta e përgjithshme për të ardhur deri te njohuritë e veçanta, individuale. Elementet më të rëndësishme të metodës induktive janë: qëndrimet,metoda analitike, metoda sintetike, metoda e abstraksionit, e gjeneralizimit dhe e specializimit. Metoda deduktive në kuptim të gjerë shërben në shkenca për çështje të ndryshme. Roli i kësaj metode është i përqendruar posaçërisht:

1. për shpjegimin e fakteve, faktorëve,

M

Page 31: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

31

2. për parashikimin e ngjarjeve të ardhshme, 3. për zbulimin e fakteve dhe të ligjshmërive të reja, 4. për dëshmimin e tezave të shtruara, 5. për vërtetësinë e hipotezave, 6. për ligjërim shkencor.

Forma e zhvilluar e metodës deduktive quhet metoda aksiomatike (e aksiomave), e cila bazohet në njohuritë ose në parimet (aksiomat), të cilat nuk mund të vërtetohen, ose nuk imponojnë vërtetësi, ngase janë drejtpërdrejtë të qarta. Konkluzionet deduktive dhe metodat deduktive kanë rëndësi të posaçme në punën shkencore kërkimore, natyrisht, në kombinim me metodat tjera shkencore, veçanërisht në kibernetikë.

II.6.9. Metoda e modelimit

etoda e modelimit paraqet procedurë kërkimore sistematike, nëpërmjet së cilës ndërtohet ndonjë model ideal ose i vërtetë, i cili ka dimensione për: 1. ndërrimin e lëndës që hulumtohet, 2. ndërrimin e lëndës e cila në një farë dore i përgjigjet modelit, 3. ndërrimin e objektit i cili ofron informacionet e caktuara për modelin.

Metoda e modelimit i ka tri funksione, si më poshtë:

1. funksionin praktik – aplikativ, 2. funksionin demonstrues dhe, 3. funksionin shkencor kërkimor.

Në funksionin e parë, modelet përdoren për zgjidhjen e problemeve praktike sidomos në shkenca teknike (p.sh. modelimi i pajisjeve). Në funksionin e dytë, modelet zbatohen posaçërisht për qëllime edukativo arsimore. Në funksionin e tretë, ndërkaq, modelet shfrytëzohen në punën shkencore kërkimore në të gjithë lëmenjtë shkencorë. Modelet janë të llojllojshme dhe mund të veçohen si vijon:

1. modeli i të vërtetës në idealen (modelet e kuptimit të sendeve reale); 2. modeli i konkretes në abstraksion (modelet abstrakte paraqesin çdo gjeneralizim të dukurive konkrete (p.sh, formulat matematikore);

3. modeli i ideales në reale (metodat reale paraqesin të gjitha ilustrimet dhe interpretimet e dukurive, të qëndrimeve, të funksioneve të vërteta dhe të algoritmeve në objektet audio-vizuele dhe fizike, në sisteme, në marrëdhënie);

4. modeli abstrakt në konkreten (modelet konkrete paraqesin të gjitha konkretizimet dhe specializimet e dukurive dhe të qëndrimeve abstrakte);

5. modelet e thjeshta (janë modelet, funksionet dhe struktura e të cilave janë relativisht të thjeshta, si p.sh. modeli i makinës së shkrimit);

M

Page 32: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

32

6. modelet e ndërlikuara (struktura dhe funksionet e modeleve të këtilla janë të ndërlikuara, p.sh. modeli i kompjuterëve, përkatësisht i hardverit);

7. modelet e strukturave (modelet që paraqesin strukturën e objekteve, përkatësisht origjinalin, p.sh. modelet e trupave gjeometrike);

8. modelet funksionale (paraqesin funksionet e origjinalit të sistemeve dinamike, p.sh. kibernetike, modelet e sjelljeve);

9. modelet e pjesërishme (modelet që paraqesin vetëm disa veti të origjinalit të objektit, p.sh. një pjesë të strukturës, ose të mënyrës së sjelljes së sistemeve);

10. modelet globale (paraqesin tërësinë e lëndës së origjinalit); 11. modelet analitike (përbëhen nga grumbulli i relacioneve analitike në formën e ekuacioneve dhe të jo ekuacioneve, me të cilat matematikisht modelohen modelet dinamike, ose sjelljet e sistemeve të përbëra dinamike);

12. modelet rrjetore dhe topologjike (në formë të skemave hapësinore paraqesin procese prodhuese e të tjerë);

13. modelet determinuese (modelet që kanë mënyra rigoroze të caktuara të funksionimit);

14. modelet statike dhe stohastike (modelet e rastësisë dhe të probabilitetit, si relacione të caktuara të probabilitetit).

Metodat e modelimit janë relativisht të reja dhe nuk kanë traditë të gjatë, prandaj ende nuk janë të pranuara si metoda tradicionale. Karakteristikat gnoseologjike të këtyre metodave vërehen në ekzistimin e ngjashmërisë së modelit dhe të objektit, të cilin e prezanton ky model. Janë shumë të rëndësishme për shfrytëzim në teori dhe në praktikë.

II.6.10. Metoda e klasifikimit

jo metodë fikson ndarjen e sendeve ose të kuptimeve. Me këtë vehet rend dhe rregull në masën e të dhënave të përziera, kaotike. Zbatohet me qëllim të trajtimit, artikulimit të analizës dhe të sintezës.

Metoda e klasifikimit është e pranueshme në kuptimin gjithëpërfshirës. Kjo ka të bëjë me:

- diferencimin e shkencës nëpër lëmenj, sektorë, klasë etj.; - ndërmarrjet e vogla, të mesme, të mëdha; - veprimtaritë nëpër klasë, bashkësi, nënbashkësi etj.; - shpenzimet: fikse, variabile, sipas klasave, analitike, sintetike etj.; - e ardhura: të rregullta, të jashtëzakonshme, financiare; - vlerësimi i diturisë së studentëve (nota 5-10) etj.

Metoda e klasifikimit është më e vjetra dhe më e thjeshta në cilësinë e metodës shkencore. Shkencat, faktikisht fillojnë me klasifikimin. Klasifikimi është ndarje sistematike dhe e plotë e kuptimeve të plota në kuptime të veçanta. Kështu kuptimi i shkencës klasifikohet në shkenca të veçanta dhe në shkenca universale.

K

Page 33: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

33

II.6.11. Metoda komparative (e krahasimit)

etoda komparative ka të bëjë me peshimin e elementeve krahasuese, veçoritë e përbashkëta, ose diferencat që i kanë dy ose më tepër dukuri, ngjarje, objekte,etj. Kjo metodë është e përhapur shumë, ndërkaq me përdorimin e saj

mund të arrihet deri te konkluzionet e sakta, siç mund të ndodhë që konkluzionet të mos jenë të sakta. Me gjithë këtë, tash nëpërmjet kësaj metode zbardhen shumë shkenca, si bie fjala:

- strukturat ekonomike komparative, - letërsia komparative, - antropologjia komparative.

Nëse zgjerohemi në domethënien e kësaj metode, mund të kuptojmë se metoda komparative paraqet procedurë të krahasimit të faktorëve, të dukurive, të proceseve dhe të raporteve të njëjta, ose tepër të ngjashme, për t’i identifikuar ngjashmëritë midis tyre, si dhe diferencat në mes tyre. Krahasimi në mes dy sendeve, dy dukurive, dy ngjarjeve, bëhet me veprime të njëpasnjëshme, ku së pari vërtetohen veçoritë e përbashkëta, madje të gjitha veçoritë dalluese, me të cilat vjen në shprehje dallimi në mes tyre. Krahasimi mund të bëhet edhe kur është fjala për më shumë se dy dukuri, ngjarje apo sende. Në kahen e shqyrtimeve të ngjashmërive dhe të elementeve të njëjta, veçohen:

1. identifikimi i veçorive të caktuara të përbashkëta, ose të ngjashme të sendeve dhe të dukurive të njohura më herët, si dhe të sendeve dhe dukurive të reja, të cilat hulumtohen;

2. shtruarja e hipotezave themelore se sendi i ri ose dukuria e re ka veti të njëjta ose të ngjashme strukturore, formë, lidhje, procese, përkatësisht edhe sjellje;

3. vërtetësinë e hipotezave themelore të shtruara dhe të karakteristikave të një fushe të sendeve dhe të dukurive të reja;

4. krahasimi sistematik dhe sa më i plotë i dukurive dhe sendeve të njohura më herët dhe të dukurive dhe të sendeve të njohura rishtazi;

5. klasifikimi i dukurisë së re ose i llojit të ri të dukurive në sistemin e dukurive të gjera.

Me zbatimin e kësaj metode mund të krahasohen aktivitetet e bizneseve dhe të rezultateve të korrura brenda periudhave të caktuara kohore të ndërmarrjeve të ndryshme, participimin e ndërmarrjes në degën përkatëse, madje krahasimin e treguesve kryesorë në mes vendeve të ndryshme (GDP, të ardhura nga turizmi etj.).

M

Page 34: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

34

II.6.12. Metoda historike

etoda historike ka fushëveprim më të gjerë sesa metoda komparative, ngase përfshinë raporte krahasuese (komparative) nëpër periudha kohore, ku bëhen analiza, zbardhje të fazave të zhvillimit, të niveleve zhvillimore e kështu

me rradhë. Njëkohësisht, aplikon dhe involvon analizën dhe sintezën, metodën induktive dhe deduktive, si dhe veprime dhe qasje të ndryshme. Ndonëse në pamje të parë duket e thjeshtë, në realitet është metodë e komplikuar dhe komplekse. Metoda historike përcakton dhe identifikon ngjarjet, për të qenë në gjendje për dhënie të përgjigjeve në pyetjet: kur, ku, si, pse, dhe në çfarë rrethanash janë shënuar ndodhitë, si dhe ç’është shkaku dhe pasoja e tyre. E metë e kësaj metode është se në shumë raste nuk ekzistojnë materiale relevante, për shkak të mungesës së burimeve faktike. Metoda historike, përveç në shkenca tjera gjenë zbatim të gjerë edhe në ekonomi, në të cilën rikostruohen seri kohore shumëvjeçare për ecurinë dhe rrjedhën e indikatorëve të ndryshëm, siç janë GDP, pagat, investimet, konsumi, indekset, struktura e produktivitetit etj. Gjithmonë duhet të kihet parasysh se kjo metodë qasjet e veta i ka të mbështetura në dokumente dhe në materiale të verifikuara, prandaj për këtë arsye vjen në shprehje saktësia sa më e madhe për përshkrimin dhe analizën e ngjarjeve që kanë ndodhur. Në te merret në konsiderim kronologjia, zhvillimit, si dhe lidhjeve kauzale dhe të pasojave për objektet që hulumtohen.

II.6.13. Metoda e tipeve ideale

jo metodë fillimisht është lajmëruar në sociologji, sipas së cilës shkenctari Max Weber (1864-1920), e ka vënë në spikamë “tipin ideal” të ndonjë dukurie shoqërore. Në këtë mënyrë janë vënë themelet e metodës së përgjithshme

të tipeve ideale. Me tipin ideal nënkuptojmë modelin teorik abstrakt të llojeve të caktuara të dukurive shoqërore, siç mund të jetë tipi i prodhimit (serik, masiv, special etj.), madje tipi i pushtetit (feudal, kapitalist, socialist etj.), tipi i ndonjë tërësie (mediteran, kosovar, alpet shqiptare etj.). Tipet ideale kanë shtrirje të gjerë në jetën e përditshme, ku mund të dëgjojmë shprehje si “mik ideal”, “bashkëshort ideal”, “portier ideal”, etj. Sikurse çdo abstraksion tjetër, edhe kjo metodë, jo vetëm që lehtëson kërkimet shkencore që paraqet një kontribut pozitiv, por në raste të caktuara mund t’i shpie hulumtuesit deri te konkluzionet e shtrembëruara,. Kësisoji, është e nevojshme të kryhen punët kërkimore në mënyrë sistematike, pa nguti të theksuar, ngase tipi ideal gjithmonë është veçori mesatare (p.sh. paga mesatare, punëtori mesatar etj.). Te metoda e tipeve ideale mund të dallohen tri lloje të tipeve të dukurive: 1. tipet e klasifikuara, 2. tipet ideale dhe, 3. tipet ekstreme.

M

K

Page 35: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

35

Tipet e klasifikuara janë nocione të klasave, përkatësisht të logjikës klasore. Çdo tip i kuptimit klasifikimit klasifikues paraqet ndonjë dukuri të përgjithshme. Nocionet klasifikuese japin “vlerën mesatare” në përcaktimin e kuptimeve. Tipet ideale janë rezultat i izolimit dhe i shpalljes se veçorive të caktuara të diturive. Këto janë nocione teoriko-konstruktive, të cilat sikurse abstraksionet, nuk kanë dhe nuk mund të kenë korelacione adekuate reale në të vërtetën natyrore dhe shoqërore. Tipet ekstreme janë tipe përfundimtare në një varg të caktuar të dukurive. Mund të thuhet se janë kuptime fillestare dhe përfundimtare në dukuritë konkrete. Metoda në fjalë ka zbatim të kufizuar në punën shkencore kërkimore. Mund të implementohet në filozofi, politikologji, ekonomi etj.

II.6.14. Metoda matematikore

etoda matematikore është veçantë, e cila i shfrytëzon mjetet e caktuara, siç janë simbolet, funksionet, ekuacionet, matricat, lakoret etj. Qasjet e saj përfshijnë zbatimin e logjikës matematike, formulat matematikore,

operacionet, pra, në përgjithësi mënyrat e konkluzioneve matematikore. Metoda matematikore është qasje sistematike shkencore që përfshinë mjetet e sipërcekura, për të arritur deri te konkluzionet meritore në punën shkencore kërkimore. Kjo metodë mund të implementohet në të gjitha fushat shkencore dhe në disiplinat shkencore (në subdisiplinat). Me ndihmën e kësaj metode në mënyrë ekzakte pasqyrohen dhe shpjegohen ligjshmëritë e sendeve dhe të dukurive në natyrë, në ekonomi dhe në shoqëri. Në punën shkencore kërkimore kanë zbatim posaçërisht:

1. metodat ekonometrike, 2. metodat matematikore, 3. metodat e simulimit

II.6.15. Metoda statistikore

ë shek. XX metoda statistikore është bërë njëra nga metodat më të rëndësishme shkencore. Me të drejtë kjo metodë quhet metoda e përgjithshme shkencore, nga shkaku se tepër shpesh shfrytëzohet në punët shkencore

kërkimore, në të gjithë lëmenjtë shkencorë, përkatësisht në të gjitha fushat dhe disiplinat shkencore.

Te metoda statistikore ndeshemi në definicione të shumta. Në realitet, statistika është shkencë e metodave për hulumtimin e dukurive masive me ndihmën e kërkimeve numerike (RZ, 186).

Metoda statistikore zhvillohet shumë shpejtë. Kështu formësohen llojet e ndryshme të metodave, që me përdorimin e kompjuterëve mund të zgjidhen në mënyrë

M

N

Page 36: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

36

analitike problemet e ndryshme. Kohëve të fundit janë zhvilluar metoda statistikore aplikative të specializuara, të cilat implementohen nëpër disiplina të caktuara shkencore. Metoda të këtilla janë të pranishme gjerësisht, si bie fjala: metoda statistikore në kërkimet ekonomike, metoda statistikore në këmbimin tregtar, metoda statistikore në shkenca te mjekësisë, metoda statistikore në shkencat juridike e të ngjashme.

Metoda statistikore ka mbështetjen në qasjet induktive – gjeneralizuese, që do të thotë se në bazë të një numri të caktuar të elementeve të ndonjë bashkësie apo serie të dukurive, si dhe të ngjarjeve, ekstraktohet konkluzioni i përgjithshëm për vlerat mesatare të vetive, për deviacionet nga mjedisi i vërtetë etj. në masë apo bashkësi të dukurive.

Megjithëkëtë, metoda statistikore në mënyrë relative i vënë në pah vlerat ekzakte, rregullat dhe ligjshmëritë e dukurive masive. Prandaj, metoda statistikore i ka edhe mangësitë e veta, të cilat shfaqen nëpërmjet:

1. njohurive kuantitative, sasiore të shprehura me numra, për të përcaktuar një dukuri;

2. paraqitjes së problemeve për mundësitë e njohurive dhe njohjen e të përgjithshmes në bazë të veçantës;

3. problemit të zbatimit të metodës së mostrës, për shkak të disa limiteve, pamundësive të kornizimit të mjaftueshëm, në mënyrë që: mostra duhet të jetë reprezentative; mostrat nuk zgjedhen sipas ndonjë parimi, por kryesisht nga rastësia.

Përkundër këtyre mangësive dhe vështirësive, metoda statistikore paraqet metodën më bazike në punën shkencore kërkimore. Roli i metodës statistikore nuk qëndron vetëm në faktin e të përshkruarit të ngjarjeve, të dukurive dhe të sendeve, por me ndihmën e saj shpjegohen raportet e shkak pasojave të dukurive që shqyrtohen. Duhet theksuar se në shkencat shoqërore e humanitare, metoda statistikore në mënyrë përkatëse dhe në masë të caktuar e zëvendëson metodën eksperimentale. Ndër qasjet e metodës statistikore e që kanë zbatim të gjerë në punët shkencore kërkimore, dallohen:

1. analiza e veçorive gjeografike; 2. analiza e rrjedhave numerike (mesatarja matematikore, mediana, moda, momenti, matjet e dispersionit, matjet e asimetrive etj.);

3. analiza e rrjedhave kohore (indeksi, mesatarja e vlerave të rrjedhave kohore, mesatarja gjeometrike, mesatarja kronologjike, trendi, oshilimet kohore);

4. metoda e mostrave; 5. paraqitja grafike e të dhënave statistikore; 6. korrelacioni (korelacioni linear, ragu i korelacionit, korelacioni i kurbës, korelacioni multiplikativ, korelacioni parcial etj.).

II.6.16. Metoda e studimit të rasteve

tudimi i rasteve është një metodë e veçantë, qasja e së cilës është përcaktimi i rasteve në lëmenj të caktuar kohor (siç është ekonomia, drejtësia, gjeografia etj.),

raste këto që studiohen dhe analizohen. Rast i studimit mund të jetë produktiviteti në një

S

Page 37: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

37

kompani, ndonjë avari në procesin e prodhimit, ndonjë fatkeqësi në komunikacion (trafik) etj. Realisht kjo nuk është metodë shkencore në kuptimin e plotë, ndonëse me të zbardhen dhe argumentohen karakteristika dhe veprime të veçanta, të përkufizuara në raste të caktuara.

II.6.17. Metoda e hulumtimit

etoda e hulumtimit (vështrimit), mund të ketë qasje interne (në zyrë, në kabinet) dhe eksterne (në terren). Kjo i vënë në përdorim të dhënat primare (gjatë hulumtimit në terren) dhe të dhënat sekondare (që përfitohen nga publikacionet e

ndryshme). Metoda e hulumtimit është e degëzuar dhe në të bëjnë pjesë: anketa, intervista, testi dhe skalimi.

Metoda e anketimit përmban qasje me të cilat në bazë të pyetësorit hulumtohen

të dhënat, informacionet, mendimet për objektin që hulumtohet. Kjo metodë është e besueshme dhe valide në atë masë, sa janë relevante informacionet e grumbulluara.

Mangësitë e metodës shfaqen nëse dhënia e informacioneve ka karakter subjektiv dhe emocional, ose nuk janë të dhëna nga i anketuari i vërtetë.

Te metoda e anketimit ndeshemi me të anketuarin dhe anketuesin. Anketuesi duhet të jetë person i përgatitur, të ketë aftësi të komunikimit dhe të lënë pështypje afërsie me të anketuarin. Duhet të ketë njohuri solide për metodën, si dhe për përpunimin e të dhënave në pyetësor.

Në rastin e hartimit të pyetësorit duhet të kihen parasysh këto çështje: 1. që pyetjet e shtruara në pyetësor të jenë të formuluara, sa përgjigjet e anketuarit të japin informacionet e pritura për hulumtuesin;

2. që pyetjet në pyetësor të jenë koncize, të qarta dhe të formuluara me precizitet, me qëllim që edhe përgjigjet të jenë të tilla;

3. që anketa të jetë mundësisht më e shkurtër, për tu dhënë përgjigjet sa më saktë.

Metoda e intervistimit është shumë e ngjashme me metodën e anketës. Dallimi

mes tyre është se intervistimi bëhet në prezencën, kontaktin në mes të intervistuarit dhe intervistuesit.

Me termin intervistë (it.) nënkuptohet biseda, bashkëbisedimi me personalitetet e shquara në shkencë, në politikë ose në një lëmë specifike.

Intervista, në të vërtetë, paraqet teknikën e bisedimit, të bashkëbisedimit me theks kërkimor, për të zbardhë ndonjë çështje që ka domethënie të posaçme për tematikën dhe për kohën e caktuar. Intervistimi realizohet në kohë dhe në hapësirë të caktuar, ku i përgjigjet të dy palëve, ndonëse mund të ndodhë që ky aktivitet të kryhet në mënyrë të ngutshme dhe të befasishme, varësisht nga natyra e temave dhe e problemeve që trajtohen.

M

Page 38: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

38

Intervistat mund të klasifikohen në lloje të ndryshme. Nga aspekti i objektivave të kërkimeve klasifikohen në:

- intervista diagnostike dhe, - intervista terapike.

Nga aspekti i qasjeve dhe i natyrës përmbajtjesore ndahen në: - intervistat e lira dhe, - intervistat jo të lira etj. Me intervistën diagnostike nënkuptohet realizimi i objektivit, që ka të bëjë me

diagnostifikimin, zbërthimin e një dukurie, ekzaminimin e çështjeve që duhet të detajizohen dhe të vehen në peshojë lidhur me veprimtaritë e ndryshme.

Intervistat terapike përbëjnë bisedat me të cilat vërtetohen lidhjet kauzale me

ndonjë dukuri në shkencat ekonomike, pedagogjike, psikologjike etj. Metoda e testit është një instrument që teston dhe është e definuar në forma të

ndryshme, varësisht nga autorët që e shqyrtojnë këtë. Termi test ka prejardhje nga latinishtja, që do të thotë vërtetësi, dëshmim. Pra, me metodën e testit kryhet vërtetësimi, konfirmimi i një sendi, dukurie, ligjshmërie etj. Ka zbatim të gjerë në shkencë, sepse mund të përsëritet për të dëshmuar qartë faktet që testohen (p.sh. testi për pajisje, makina, test pilotet, testet atomike, tuberkuloz testi, testet e diturisë, të nxënies e kështu me radhë).

Metoda e skalës është instrument me të cilin grumbullohen gjykimet (mendimet,

vlerësimet) e të hulumtuarit për veçoritë, ose procedurat e personave të caktuar, të sendeve apo të dukurive kur është fjala për persona, mund të jenë në grupe ose në cilësinë e individëve. Metoda e skalës, që është sinonim i skalës së vlerësimit, njësoj si e gjykimit, shfrytëzohet aty ku të dhënat për vlerësimin e cilësisë të një produkti, të suksesit në punë, të karakteristikave të ndonjë personi, grumbullohen dhe me to bëhen kërkime të nevojshme .

II.6.18. Metoda deskriptive

etoda deskriptive është qasje e thjeshtë e përshkrimit, të naracionit, të një faktori, procesi, objekti në natyrë dhe në shoqëri, duke përfshirë konfirmimin e

lidhjeve të raporteve të tyre empirike, por pa trajtime dhe shpjegime shkencore. Kjo metodë zbatohet në fazat iniciale të punës shkencore kërkimore. Me këtë nënkuptohet se qëllimi elementar i punës shkencore kërkimore është deskripcioni, ose përshkrimi i objekteve dhe i dukurive që hulumtohen. Përshkrimi duhet të jetë i detajizuar, i plotë dhe gjithëpërfshirës. Përshkrimi cilësor dhe autentik i diturive, hulumtuesin e drejton në drejtim të thellimit, të vënies së objektivave më të larta të punës shkencore kërkimore, në drejtim të shtruarjes së hipotezave themelore dhe të shpjegimeve për dukuritë që hulumtohen.

M

Page 39: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

39

II.6.19. Metoda e kompilacionit

etoda e kompilacionit përmban qasje dhe teknika të marrjes, përvetësimit në një farë mënyre të rezultateve të huaja të punës shkencore

kërkimore, përkatësisht të vrojtimeve të të tjerëve, të qëndrimeve, të konkluzioneve, të njohurive e tjerë. Në këso kushtesh, ndodh që kompilacioni i pa precedencë dhe jo korrekt, të merr formën e plagjiatit. Plagjiati nuk është veprim i lejueshëm dhe shi për këtë plagjiatori duhet të ndëshkohet me sanksione të duhura. Për këtë arsye duhet pasur kujdes, që do të thotë se literatura e konsultuar, e shfrytëzuar, duhet të citohet, sepse nëse nuk veprohet kështu, atëherë veprat e tilla ndeshen me kritikën dhe lidhur me këtë përfundimisht ndërmerren masa ndëshkuese. Mirëpo, nëse respektohen rregullat dhe ruhet korrektësia, metoda e kompilacionit mund të zbatohet në mënyrë efektive, natyrisht në kombinim me metodat tjera të punës shkencore kërkimore.

II.6.20. Metoda e vëzhgimit

e metodën e vëzhgimit grumbullohen të dhënat dhe informacionet për faktorët, faktet, dukuritë, sendet, proceset. Disa autorë konsiderojnë se kjo metodë

është parësore, e para dhe bazike për çdo punë shkencore kërkimore. Për ketë arsye vëzhgimi paraqet supozimin e rëndësishëm dhe themeltar për kërkime dhe njohuri objektive, për zbulime, qasje, ligjshmëri, si dhe për teori të dukurive dhe të proceseve. Nëpërmjet vëzhgimit (vrojtimit) shkencor, arrihet deri të faktet e reja shkencore, por edhe të vërtetimit të hipotezave ekzistuese. Për të qenë në nivel të duhur, vëzhgimi i involvuar në punën shkencore kërkimore, duhet të plotësohen këto kushte:

1. vëzhgimi (vrojtimi) duhet të jetë sa më objektiv, pa përzierje në ndonjë dozë të dukshme të subjektivizmit,

2. të jetë sa më i gjithanshëm dhe i plotë, 3. të jetë sa më preciz dhe rigoroz dhe, 4. të jetë sa më sistematik.

Vëzhgimi bazohet në dituritë e mëtejshme, të proceseve të mëtejme të diturive. Kjo bëhet nëpërmjet deskripcionit. Në ketë proces, përveç deskripcionit të dukurive, bëhet edhe rregullimi i të dhënave empirike dhe, përfundimisht eksperimenti. Për të dhënë rezultate të shquara, metoda e vëzhgimit duhet të mbështetet në rregullat e mëposhtme:

1. Objekti i vëzhgimit duhet të jetë i zgjedhur mirë dhe i përcaktuar me precizitet;

2. Qëllimi vëzhgimit mund të jetë i llojllojshëm: i determinuar në aspektin makro dhe në atë mikro, i thjeshtë ose vështirë i realizueshëm;

3. Çdo vëzhgim duhet të jetë paraprakisht i organizuar dhe i planifikuar për të gjitha detajet themelore;

M

M

Page 40: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

40

4. Vëzhgimi duhet të jetë objektiv dhe i pranueshëm, që do të thotë se elementet subjektive, emotive, emocionale, duhet të eliminohen nga kjo metodë;

5. Në vëzhgim duhet të anohet drejt rezultateve ekzakte kërkimore; dhe, 6. Vëzhgimi duhet të jetë preciz, me qëllim që kuantifikimet të jenë bazë solide për rezultatet e kërkimeve.

Mangësitë e kësaj metode shfaqën në faktin se dukuritë, shkaqet nuk mund të vëzhgohen në mënyrë retrospektive, madje nuk mund të vrojtohen meditimet e brendshme psikologjike e tjerë. Megjithëkëtë, kjo metodë është më e avancuar në krahasim me disa metoda tjera, si bie fjala me metodën empirike e tjerë.

II.6.21. Metoda kibernetike

ibernetika, si teori dhe praktikë e vetërregullimit të sistemeve dinamike, përbashkon lëmenj shkencor të shumtë, përkatësisht disiplina shkencore, siç janë:

matematika, informatika, njohuri të përllogaritjeve, biologjia, shkenca teknike, mjekësore, shoqërore humane, prandaj si e tillë paraqet kompleks të veçantë bashkëkohor të shkencës të tipit interdisiplinar. Metoda kibernetike përbëhet nga tri parime themelore teoriko-metodologjike. Këto parime janë: 1. Dukuritë natyrore, shoqërore dhe të tjerat shpjegohen me ndihmën e modeleve vetërregullues të sistemeve dinamike, si dhe të sistemeve stohastike, për të cilat esenciale është lidhja dialektike kthyese;

2. Lidhjet mekanike lineare të shkak-pasojave, me çka nënkuptohet se ndërrohen lidhjet e ndërlikuara të shkak-pasojave dialektike;

3. Njohuritë praktike, ose qasjet e vërtetimit të njohurive bëhen me ndihmën ne “kutisë së zezë”.

Metoda kibernetike bënë pjesë në grupin e metodave më të reja shkencore. Me efikasitet të shquar zbatohet në punën shkencore kërkimore, pothuaj në të gjithë lëmenjtë dhe disiplinat shkencore. Kjo metodë zbatim të gjerë ka posaçërisht në ekonomi, në mjekësi, në teknologji, në qarkullim e tjerë. Zbatimi i metodës kibernetike ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve të ndërlikuara, në automatizim, robotizim, dhe në kompjuterizimin e proceseve prodhuese, në komunikacion në biznesin financiar, në programimin e ecurive ekonomike në të ardhmen e tjerë.

II.6.22. Metoda eksperimentale

etoda eksperimentale përmban qasje të eksperimentimit të sendeve, të dukurive, me çka arrihet saktësi dhe mundësitë janë të favorshme, ngase i njëjti

akt mund të përseritet disa herë, deri në konfirmimin preciz të punës shkencore kërkimore. Faktorët kryesorë të metodës eksperimentale janë:

K

M

Page 41: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

41

1. Eksperimentuesi (personi ose grupi i hulumtuesve, të cilët planifikojnë, bëjnë përgatitjet teorike dhe kryejnë punët praktike eksperimentuese);

2. Objektet që eksperimentohen (dukuritë ose proceset të cilësisë së natyrës biologjike, psikike ose shoqërore);

3. Mjete dhe vegla të eksperimentimit (mjetet, veglat, instrumentet, pajisjet në të cilat bëhet eksperimenti);

4. Qasja eksperimentuese (qasjet objektive të eksperimentit, p.sh. veprimi i nxehtësisë, i rrezatimit, i vitaminave etj. në një proces, si dhe numri i operacioneve të cilat i kryen eksperimentuesi, si bie fjala shënimi i të dhënave, evidentimi i rezultateve të eksperimentit);

5. Përsëritje, përpunimi dhe vërtetimi i hipotezave të caktuara (për natyrën e dukurive që eksperimentohen);

6. Rezultatet e vërteta të eksperimentit (shprehen me të dhëna dhe informacione për sjelljen e dukurisë e cila hulumtohet nëpërmjet hulumtimit);

7. Shpjegimi i rezultateve të vërteta të eksperimentit dhe analiza e rezultateve (hipoteza verifikohet dhe shndërrohet në ligjshmëri shkencore).

II.6.23. Metoda dialektike

etoda dialektike bazohet në materializmin dialektik, si filozofi e veçantë për botën, që ka të bëjë me ligjet e qarkullimit dhe të zhvillimit të natyrës, të

shoqërisë njerëzore dhe të mendimit. Kjo metodë është trajtuar nga Hegeli, ndërsa në mënyrë të kundërt e kanë shqyrtuar dhe zbatuar ideologët e sistemit socialist (Marksi, Lenini, pasardhësit e tyre).

II.6.24. Metoda gjenetike

ëpërmjet metodës gjenetike përfshihen të bëmat rreth të kuptuarit, të shpjegimit dhe të përshkrimit të një dukurie nga aspekti i lindjes, krijimit të saj,

dhe kërkimit rreth zhvillimit paraprak të saj. Kjo paraqet vetëm fazën e parë në punën shkencore kërkimore. Është e ngjashme me metodën e studimit të rasteve, por edhe me metodën historike. Tendencë e kërkimit sipas kësaj metode është orientimi në faktorin dinamik të rritës, të ndryshimeve dhe të zhvillimit. Me këtë metodë bëhen përshkrime shkencore, duke përfshirë rrjedhën e kërkimeve për zhvillimin paraprak të dukurive të caktuara, përkatësisht të kërkimeve të objekteve përkatëse.

II.6.25. Teoria e sistemeve si metodë

eoria e sistemeve si metodë është disiplinë shkencore e re. Është krijuar në kuadrin e Kibernetikës, si shkencë për manaxhimin e informacioneve.

M

N

t

Page 42: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

42

Për ndryshim nga disa metoda tjera shkencore, teoria e sistemeve si metodë shkencore veçohet me faktin se ajo preferon kërkimet e tërësisë, të formësuar me raportet në mes nënsistemeve. Në ekonomi, në sistemet ekonomike, siç është kompania, ose në sektorin e teknologjisë, kemi të bëjmë me: qëllime, aktivitete, strukturë, hyrje dhe dalje të variablave, rregullat e sjelljeve, mjedisin, informacionet, dinamikën, manaxhimin etj. Teoria e sistemeve aktualisht konsiderohet determinantë e shumë lëmenjve shkencorë. Në mbështetje në parimet e veta themelore konfirmon ligjshmëritë që paraqiten në sistem dhe nënsisteme. Teoria e sistemeve si metodë shkencore mund të zbatohet në të gjithë lëmenjt shkencorë, në disiplinat shkencore, në kombinim edhe me disa metoda tjera shkencore. Të shtojmë se çdo objekt kërkimor, madje edhe problemet e çdoditshme, së pari duhet të sistemohen në mendje, ngase kjo paraqet njohuri bazike për teorinë e sistemeve.

II.6. 26. Metoda aksiometrike

etoda aksiometrike është zhvilluar nga metoda deduktive klasike. Në këtë mënyrë mund të kuptohet se kjo metodë është formë bashkëkohore e

metodës deduktive. Nismën e ka në aksiomë, që konsiderohet si e vërtetë bazë. Zbatohet posaçërisht në matematikë dhe në gjeometri, madje në fizikë, në kimi dhe biologji. Qëllimi i kësaj metode është të krijojë korrektësi në definicione dhe në faktorët, të cilët varen nga struktura dhe forma e jashtme e tyre. Aksiomat duhet t’i kenë tri rregulla themelore aksiometrike. Këto rregulla janë:

1. rregulla e koekzistentitetit (të gjitha aksiomat e një sistemi të aksiomave duhet të jenë unike dhe duhet të përbëjnë një sistem koherent logjik);

2. rregulla e kompletimit (sistemi i aksiomave duhet të jetë komplet); 3. rregulla e pavarësisë së aksiomave (aksiomat e një sistemi të aksiomave duhen të jenë të pavarura në kuptimin se asnjëra syresh nuk duhet të jetë e derivuar nga tjetra).

Metoda aksiometrike është metodë gnoseologjike, me të cilën arrihet saktësi dhe sistem i njohurive shkencore.

II.6.27. Metoda empirike

etoda empirike është qasje që bazohet vetëm në përvojë dhe në mbështetje me të kaluarën nxjerrën konkluzione, gjykime për ndonjë dukuri. Kjo

metodë mundëson kërkime dhe implementim të eksperimenteve pa shtruarje të hipotezave ose të orvatjeve që ato të vërtetohen. Rezultatet që fitohen nëpërmjet kësaj metode, janë mjaft të rëndësishme, veçanërisht për implementim praktik. Me këtë bëhet grumbullimi i fakteve shkencore, në bazë të të cilave verifikohen të vërtetat dhe ligjshmëritë shkencore.

M

M

Page 43: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

43

Metoda empirike zbatohet edhe në ekonomi, me theks të veçantë në industrinë farmaceutike, me rastin e testimit të medikamenteve të reja. Madje gjenë implementim në bujqësi, meteorologji etj.

II.6.28. Metoda e mozaikut

etoda e mozaikut faktikisht nuk është metodë e re shkencore, ndonëse në vete përmban mënyra të përgatitjes dhe të publikimit të veprave shkencore dhe të

veprave profesionale. Nëpërmjet mozaikut shkenctarët, profesionistët krijojnë vlera cilësore, duke filluar nga enciklopeditë deri te fjalorët, tekstet shkollore e të ngjashme.

II.6.29. Metoda e numërimit

umërimi është qasje, metodë, me të cilën verifikohet numri i elementeve ose i pjesëve të një bashkësie apo klase. Një gjë e tillë nuk është e mundur në suaza të

mundësive kontinuele, ku ka më shumë objekte të ndryshme. Numërimi është i mundur vetëm në kërkimet shkencore të bashkësive, të cilat përbëhen nga objektet e njëjta apo të ngjashme. Metoda e numërimit mund të ketë përdorim në të gjithë lëmenjtë shkencorë dhe në disiplinat shkencore, në cilësinë e metodës së pavarur, ose në kombinim me metodat shkencore tjera.

II.6.30. Metoda e matjeve

atja është një prej veprimeve të rëndësishme, që ka të bëjë me grumbullimin, verifikimin dhe analizën e të dhënave. Rezultatet që dalin nga

matjet, sipas rregullit janë të dhëna shkencore. Prandaj, matja mund të definohet si qasje e metodës, me të cilën me ndihmën e instrumenteve matëse verifikohet vlera e numërimeve. Me punën shkencore kërkimore është në përdorim Sistemi Ndërkombëtar i Njësive Matëse (SI). Veçoria e këtij sistemi është koherenca e plotë e të gjitha njësive dhe faktorëve matës, që do të thotë se për secilën matje është në përdorim një njësi matëse, ndonëse vijnë në shprehje edhe nënnjësitë të karakterit decimal etj. Kjo metodë gjenë zbatim në shumë lëmenj dhe në disiplina shkencore, posaçërisht në shkencat natyrore dhe teknike. Njësitë matëse dhe madhësitë fizike janë të llojllojshme. Bie fjala, njësi fizike është gjatësia, masa, koha, rryma elektrike etj., ndërkaq njësi matëse janë: metri, kgr, sekonda, amperi etj. Metoda e matjeve, për shkak të veçorive të saj dhe të zbatimit të gjerë në punën shkencore kërkimore, është njëra nga metodat më të rëndësishme shkencore. Me sukses mund të kombinohet me metodat tjera.

M

N

M

Page 44: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

44

II.6.31. Metoda e analizës së përmbajtjeve

jo metodë zbatohet në shkenca të ndryshme, me theks të veçantë: në mjekësi, në shkencat linguistike, në propagandën politike, në kulturë etj.

Metoda e analizës së përmbajtjeve nismën e ka në secilën formë të komunikimit shoqëror, forma këto që kanë elemente vijuese :

- dhënësi i porosisë (mesazhi) - marrësi i mesazhit (porosisë), - përmbajtja e mesazhit, - media për transmetimin e porosisë, - suksesi ose devijimi i mesazhit.

Në këtë kontekst analiza e përmbajtjes mund të jetë:

1. cilësore (jo frekuentuese), që do të thotë siç është shkruar është thënë; 2. sasiore (frekuentuese), që do të thotë se hulumtohet pjesëmarrja e shprehjeve të përsëritura, e mendimeve, e gjykimeve, e kritikave, e lavdërimeve, me çka nënkuptohet: çka, si dhe sa herë ose thënë diçka.

*

* * Përveç metodave të shqyrtuara, ekzistojnë edhe një mori e metodave tjera shkencore kërkimore dhe për parashikime (prognozime). Si bie fjala: metoda e shkrimit të skenarios, ekstrapolimi i trendit, metoda Delfi, Patern, metoda e sinopsisit, metoda heuristike, analiza e limiteve, metoda e konsensusit, metoda sinoptike etj., etj.

K

Page 45: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

45

III. QASJET DHE TENIKAT E PUNËS SHKENORE KËRKIMORE

III.1. Kategori të shquara shkencore Në kategoritë e shquara shkencore bëjnë pjesë: 1. Deskripsioni, 2. Eksplanacioni, 3. Problemi shkencor, 4. Lënda e kërkimit shkencor, 5. Zbulimet shkencore, 6. Vërtetësia, 7. Përfundimi, 8. Teoria shkencore, 9. Ligjet shkencore, 10. Faktet shkencore, 11. Kërkimet shkencore, 12. Kërkimet profesionale (zhvillimore), 13. Kërkimet ekipore dhe individuale.

Meqë nga pika 11-13 janë shqyrtuar më parë, këtu nuk do të përfshihen, me qëllim që të mos përseritën.

III.1.1. Deskripcioni: Është përshkrim, Është pikturim i objektit, dukurisë, ngjarjës. Zbatohet me qëllim të interpretimit të tyre (të dukurive, ngjarjeve).

Page 46: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

46

Implementohet në fazat e para të punës shkencore kërkimore. Deskripcioni shkencor duhet të jetë objektiv. Deskripcioni shkencor duhet të ketë vlerë, e jo vetëm të jetë përshkrim, por, funksioni i tij është të zbulojë shkaqet dhe pasojat e sendeve dhe të dukurive, në mënyrë që në bazë të rezultateve të nxirren konkluzione, fakte, teori e tjerë.

III.1.2. Eksplanacioni (shpjegimi)

ë saje të deskripcionit jepet përgjigje në pyetjen: SI? Nëpërmjet eksplanacionit jepet përgjigja në pyetjen: PSE?

Me eksplanacion qartësohen kauzalitetet, shkaqet e ndonjë procesi, dukurie, ligjshmerie.

III.1.3. Problemet shkencore Detyrë themelore e kërkimeve shkencore:

- zgjidhja e problemeve aktuale (teorik ose praktik). Çdo problem nuk është i natyrës shkencore. Problem shkencor:

- kur nuk mund të zgjidhen nëpërmjet të mësuarit dhe studimit; - prandaj, nevojitet punë shkencore kërkimore, për të arritur deri të dituritë e reja;

Probleme shkencore janë faktet ose dukuritë që janë të panjohura për kërkuesit,

që për momentin janë të pakapshme, të panjohur, të befasishëm, të kundërshtueshëm me teoritë dhe diturinë disponible, me supozimet ose pritjet, për zgjidhje, për dhënie përgjigje adekuate në pyetjet e shtruara dhe të logjikshme.

III.1.4. Lënda e kërkimeve shkencore Nga problemet shkencore, definohen lëndët (objektet) për kërkim. Problemi shkencor është motiv për punën shkencore kërkimore. Në mes problemit shkencor dhe lëndës së kërkimit shkencor ekziston lidhshmëri, interaksion.

N

Page 47: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

47

Problemi shkencor dhe lënda shkencore, megjithatë, dallojnë nga njëri tjetri. Ecuria logjike e kërkimit shkencor përbëhet nga: 1. Definimi i problemit shkencor kërkimor, 2. Rregulli sipas të cilit nga problemi të definohet objekti i kërkimit shkencor, 3. Shtruarja e hipotezës përkatëse.

Lënda (objekti) dhe hipoteza duhet të jenë në lidhje logjike dhe konsistente. Lëndë e kërkimeve shkencore janë:

- dukuritë, - raportet (korrelacionet), - natyra, - shoqëria, - sjelljet, - qëndrimet, - mendimet, - interesat e tjerë.

Hipoteza është: - supozim shkencor për shpjegimin e ndonjë dukurie, që duhet të vërtetohet dhe të vërtetësohet, për t’u bërë teori e verifikuar, konzistente apo ligj shkencor.

Janë të njohura tri baza kryesore të burimeve të hipotezave:

- nevojat për zgjerimin e diturive, - nevojat për mbidominim në mangësitë eventuale në njohuritë e përvetësuara, - nevojat për verifikime të forcës aktuale për njohuritë e përfituara.

Supozimet themelore për hipoteza të mira e të qëndrueshme janë: (1) relevanca, (2) vërtetësia, (3) kompatibiliteti, (4) plleshmëria, (5) thjeshtësia.

Llojet e hipotezave:

- cilësore, - sasiore, - e përgjithshme, - e veçantë. - e punës, - shkencore, - ndihmëse, - preliminare,

Page 48: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

48

- fiktive, - e zbrazët, - e pëlleshme.

Për punën shkencore kërkimore, me rëndësi të veçantë janë tri qëllime: 1. Zbulimet shkencore, 2. Shpjegimet shkencore, 3. Parashikimet shkencore.

Për parashikimet shkencore si formë e përsosur të parashikimit racional është karakteristike që:

- të mbështetet në dukuritë shkencore paraprake ose në zbulime; - të fillojë nga qëllimi i caktuar, - të bazohet në supozimin se në botë mbizotëron rregull e jo kaos; - me planifikim të vjen deri të parashikimi i ngjarjeve të ardhshme; - të realizohet me metoda të caktuara shkencore; - të jetë i mundur projektimi i bazës së të dhënave me vlerësim të probabilitetit të parametrave disponibël.

III.1.5. Zbulimet shkencore Detyra e shkencës nuk përkufizohet vetëm:

- në përshkrim, - në shpjegim, - në parashikim.

Detyrë e shkencës është:

- zbulimi, - vërtetësimi (konfirmimi).

Me zbulime begatohet thesari i diturive, ndërsa me fakte përcaktohet e vërteta e asaj që është zbuluar. Secili vështrim nuk është njëkohësisht edhe zbulim shkencor. Kuptim më të gjerë nga zbulimet shkencore kanë teoritë shkencore.

III.1.6. Vërtetësia Vërtetësia është:

� qasje e destinuar për konfirmim, � forma logjike është formë e vërtetësisë.

Page 49: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

49

Vërtetësia argumenton të vërtetën e diturisë. Në procedurën e vërtetësimit janë të rëndësishëm katër elemente:

� teza ose vërtetësia, � argumentet ose shkaqet, � nervi i vërtetësisë, � mënyra e vërtetësisë.

Llojet e vërtetësisë janë:

� direkte dhe indirekte, � e plotë dhe jo e plotë, � empirike dhe joempirike, � deduktive dhe induktive, � progresive dhe regresive.

III.1.7. Konkluzioni Të konkluduarit është proces psikologjik. Konkluza është kreirim logjik. Ekziston konkluzioni i vlefshëm dhe jo i vlefshëm. Konkluzion i vlefshëm është kur konkluzioni pason nga premisa. Konkluzion me vlerë: Psh. Të gjithë poetët janë artistë. Disa shqiptarë janë poetë. Disa shqiptarë janë artistë. Konkluzioni i pavlerë: Psh, Të gjithë poetët janë artistë. Disa shqiptarë janë poetë. Të gjithë shqiptarët janë artistë. Premisat ose supozimet krijohen nga gjykimet, nga të cilat formohen gjykimet e reja. Llojet e konkluzioneve:

- të tërthorta; - deduktive, - induktive, - analoge.

Page 50: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

50

III.1.8. Teoria shkencore Teoria shkencore është:

- Hipoteza e cila përkohësisht pranohet si e vërtetuar, e konfirmuar; - Që mund të mbrohet me argumente.

Teoria empirike: Ka të bëjë me shoqërinë siç është. Teoria normative: Ka të bëjë me shoqërinë se si duhet të jetë.

III.1.9. Ligjshmëritë shkencore Ligjshmëritë shkencore paraqesin:

� formën më të lartë të njohurisë shkencore; � një prej qëllimeve më të larta për njohuritë shkencore në përgjithësi.

III.1.10. Faktet shkencore Puna shkencore kërkimore:

� nuk është meditim, � nuk është spekulim.

Puna shkencore kërkimore:

o është punë e bazuar dhe e mbështetur në fakte. Faktet duhet të jenë:

• autentike,

• nga dora e parë,

• burimore. Faktet janë një lloj njohurie e përgjithshme, për disa relacione dhe veçori të përgjithshme dhe jo vetëm për të veçuarat. Faktet kanë kuptim më të gjerë se sa të dhënat, shënimet, që këto të fundit vetëm shpjegojnë dukuritë, objektet ose proceset.

Page 51: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

51

III.2. Mënyra dhe metodologjia e punës Ose

Teknologjia e punës shkencore kërkimore Teknologjia e punës përfshin këto faza: 1. Identifikimi i problemit kërkimor, 2. Shtruarja e hipotezës, 3. Zgjedhja dhe analiza e temës (titulli), 4. Përpunimi i planit orientues të punës shkencore kërkimore, 5. Përcaktimi i bibliografisë që do të shfrytëzohet për punën konkrete, 6. Grumbullimi, përpunimi dhe sistemimi i literaturës, 7. Struktura komponuese e veprës shkencore ose profesionale, 8. Zgjidhja e problemit të shtruar shkencor, 9. Formësimi me shkrim i rezultateve kërkimore, 10. Implementimi i rezultateve kërkimore, 11. Kontrolli i zbatimit (implementimit) të rezultateve kërkimore.

III.2.1. Identifikimi i problemit kërkimor (lëndës për kërkim)

roblemi në përgjithësi, në aspektin etimologjik dhe semantik është çështje teorike ose praktike, që duhet të zgjidhet.

Në mes problemit dhe objektit për kërkim ekziston interaksion i fortë, porse nuk

janë sinonime. Problemi është element themelor i kërkimeve, me fjalë tjera mund të

konsiderohet se është motiv për kërkime shkencore e profesionale. Nga problemi rrjedh definimi i objektit për kërkim. Ndërkaq, nga problemi dhe lënda për kërkim shtrohet hipoteza, e cila ose duhet të

vërtetësohet ose të hedhet. Pas inentifikimit dhe definimit të problemit shkencor duhet të caktohet: 1. përfshirja hapësinore e problemit kërkimor, 2. përfshirja kohore dhe, 3. përfshirja popullative.

III.2.2. Shtruarja e hipotezës

ipoteza është supozim shkencor, e shtruar për shpjegimin e ndonjë dukurie, për ta konfirmuar ose për ta hedhur.

Shtruarja e hipotezës mbështjen e ka në këto burime themelore: 1. nevoja për zgjerimin e njohurive,

P

H

Page 52: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

52

2. nevoja për mbizotërimin e mangësive në njohuritë e arritura, 3. nevoja për kontrollin e pandërprerë të dozës së aktualitetit të njohurive të përvetësuara.

III.2.3. Zgjedhja dhe analiza e temës (titullit) Tema ose titulli i veprës shkencore ose profesionale duhet: 1. të shpreh përmbajtjen bazë të saj, 2. të jetë i shkurtër, 3. të jetë i qartë, 4. të jetë tërheqës dhe, 5. të jetë informativ.

Të formulimi i temës, titullit, është e domosdoshme t’i iket: 1. gjatësisë, 2. pretenciozitetit, 3. disproporcioneve kundrejt përmbajtjës.

Me rastin e zgjedhjes dhe formulimit të temës dhe titullit të veprës shkencore ose profesionale, nevojitet mbështetje në disa parime. Parimet janë: 1. Tema nuk duhet të jetë shumë abstrakte, as e përgjithësuar. Duhet të jetë e tillë që rezultatet kërkimore të temës së trajtuar të kenë forcë për implementim në praktikë, përkatësisht të zgjerojnë diapazanin e njohurive shkencore.

2. Të mos zgjedhet tema e cila shpesh herë ka qenë e përpunuar, sepse si e tillë mund të përmbajë elemente kompilative.

3. Tema duhet të jetë aktuale, por edhe me elemente për qëndrueshmëri më të gjatë. 4. Tema duhet të jetë e përshtatshme për artikulim shkencor ose profesional, si dhe duhet të bazohet në veçoritë tematike, kërkim vetjak për të kontribuar në praktikë,

5. zgjedhja e temës bëhet në mënyrë të qartë edhe përsa i përket kohëzgjatjes për hartimin e saj,

6. Tema duhet të jetë në pajtim me mjetet e nevojshme disponible të nevojshme për kërkime, si bie fjala, literatura, puna në terren, grumbullimi i të dhënave, përpunimi i të dhënave, hartimi me shkrim i raportit, prezantimi i rezultateve e tjerë.

7. Tema nuk duhet të jetë tepër e ngushtë as tepër e gjerë, sepse poqëse nuk ka konçizitet, gjatë hartimit mund të paraqiten probleme të llojit të vet.

8. Me rastin e zgjedhjes dhe formulimit të temës dhe titullit të saj është nevojë imediate konsultimi me kërkuesin shkencor ose profesional me përvojë dhe me njohuri (me mentorin).

Page 53: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

53

III.2.4. Përpunimi i planit orientues të punës shkencore kërkimore

lanet e tilla janë të karakterit të planit kornizë, që përfshinë grumbullimin e materialit, të të dhënave, të informacioneve dhe të burimeve përkatëse e të

rëndësishme.

Plani duhet të jetë rezultat i të menduarit paraprak, i një lloj përvoje dhe i motiveve për t’i hyrë hulumtimeve që mund të konsiderohen relevante dhe me vlerë.

Për të bërë plan të mirë dhe të qëndrueshëm, studiohet literatura, shfrytëzohen përvojat e tjerë, për të përkufizuar atë që do të jetë dobiprurëse me rastin e hulumtimit dhe të mbarështrimit të rezultateve përfundimtare.

Plani orientues për punë shkencore kërkimore, është bazë e mbarështrimit të Projektit kërkimor, por meqë plani gjendet në fazën nismëtare, mund të quhet Plani ideor. Ndërkaq, nëse është i detajizuar, mund të jetë i karakterit të Planit implementues.

Plani i punës shkencore kërkimore (pa marrë parasysh nivelin operacionalizues dhe emërtimin e tij), duhet t’i përfshijë këto çështje:

1. problemin dhe lëndën e kërkimit, 2. synimet dhe objektivat e kërkimeve, 3. strukturën ose kompozicionin e projektit, 4. metodat e hulumtimeve, 5. afatet e kërkimeve, 6. bartësit e detyrave të caktuara të kërkimeve. 7. mjetet financiare dhe mjetet tjera të nevojshme për realizimin e kërkimeve, 8. objektivat për kontributet nga rezultatet kërkimore që do të shfrytëzohen në praktikë.

III.2.5. Përcaktimi i bibliografisë së punës Për kryerjen e punës shkencore kërkimore, rëndom shfrytëzohet bibliografia përkatëse. Ekzistojnë dallime në mes bibliografisë së punës dhe bibliografisë përfundimtare.

Bibliografia e punës është e karakterit nismëtar dhe orientues, me të cilën mundësohet shqyrtimi dhe realizimi i punës shkencore kërkimore. Prej saj fitohen informacione, modele dhe përvoja se si janë hartuar temat, si janë përdorur teknikat, përvojat e tjerë.

Bibliografia përfundimtare, që shënohet në fund të veprës shkencore ose profesionale, shkencore-profesionale, është më e gjerë, d.m.th. përfshihet tërë opusi bibliografik, i shfrytëzuar për mbarështrimin e veprës përkatëse.

Në spektrin e njësive bibliografike radhitën:

P

Page 54: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

54

(i) librat, (ii) revistat shkencore, (iii) artikujt, (iv) referatet, (v) studimet, burimet nga interneti, (vi) shkrimet e panënshkruara (anonime) (vii) e tjerë.

III.2.6. Grumbullimi, studimi dhe rregullimi (sistemimi)

i literaturës dhe i materialit tjetër

jo është faza më e vështirë, më e ndërlikuar, më me përgjegjësi në teknologjinë e punës shkencore kërkimore.

Përfshinë katër nënfaza: 1. Identifikimi dhe grumbullimi i literaturës, i materialeve dhe informacioneve shkencore relevante (burimet parësore, dytësore dhe tretësore), 2. Studimi i materialeve të grumbulluara, 3. Selekcionimi, analiza dhe sinteza e fakteve relevante, 4. Krijimi i konkluzionit të përgjithshëm (gjeneral).

III.2.7. Struktura ose komponimi i veprës shkencore/profesionale Sipas variantit të përgjithësuar ose përmbledhës: 1. Hyrja. 2. Përpunimi, 3. Përmbyllja.

Varianti i gjerë, i detajizuar: 1. titulli, 2. motoja, 3. kushtimi, 4. parathënia 5. përmbajtja 6. hyrja 7. elaborimi, hartimi i pjesëve të veprës (pjesët, kapitujt, njësitë) 8. përfundimi (konkluzioni) 9. prologu, 10. literatura e konsultuar, 11. regjistri i tabelave, 12. regjistri i grafikeve,

K

Page 55: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

55

13. regjistri i fotografive, 14. anekset, 15. regjistri i emrave dhe termineve karakteristike, 16. shkurtesat, promocionet ndërmjet falenderimeve të donatorëve, 17. ilustrimet,

III.2.8. Zgjidhja e problemit të shtruar shkencor

roblemi shkencor i shtruar e merr formën e zgjidhur, nëse hipoteza e përcaktuar është e vërtetësuar, ose eventualisht hipoteza është hudhur si e pa bazë.

Si në rastin pozitiv, po ashtu, edhe në ate begativ, përmbyllet procesi i zgjidhjës së problemit, me çka nënkuptohet se punët dhe aktivitetet tjera janë të ndërlidhura me ndonjë problem tjetër.

III.2.9. Përpilimi me shkrim i rezultateve kërkimore

isenjimi me shkrim i rezultateve kërkimore paraqet fazën e kurorëzimit të kontributit të shënuar nga puna shkencore kërkimore.

Shkruarja e tekstit përfundimtar duhet të ketë mbështetje:

- në rregullat relevante të të shkruarit, - në stil të zgjedhur, - në ilustrimet tabelare dhe grafike, - në strukturimin teknik siç rezultohet për zhanre të caktuara të veprave shkencore ose profesionale.

III.3. Teknikat dhe teknologjitë e punëve

shkencore kërkimore

III.3.1. Shfrytëzimi i të dhënave parësore

Puna shkencore kërkimore është aktivitet i organizuar, prej së cilës rezultojnë veprat shkencore, profesionale dhe shkencoro-profesionale. Puna shkencore kërkimore është e suksesshme dhe efektive, nëse shfrytëzon të dhëna relevante, pa marrë parasysh, cilit zhanër i përkasin.

Të dhënat dhe informacionet parësore janë burim i çmueshëm, ngase në shumë raste komunikimi dhe biseda e zgjedhur bëhet në mënyrë të drejtpërdrejt me respondentët. Në komunikimet e tilla mund të diskutohen edhe gjëra tjera, të cilat nuk

P

D

Page 56: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

56

janë të përfshira në pyetësor. Kështu informacionet e grumbulluara nga anketat, intervistat, ose ndonjë formë tjetër e këtij lloji, mund të shpurin tek analizat hulumtuese cilësore. Shfrytëzimi i të dhënave dhe i informacioneve të tilla shërbejnë si inpute në procesin e hulumtimit shkencor apo profesional. Në një farë mënyre, me informacionet parësore plotësohen informacionet dytësore, të cilat përfshijnë rezultatet e punës shkencore kërkimore. Informacionet parësore gjatë përpunimit të tyre dhe shfrytëzimit në fazë të caktuar, shndërrohen në informacione dytësore, d.m.th. pas hartimit në formë përkatëse, apo publikimit në vepra të shkruara. Anketa është një modalitet i zgjedhur dhe shumë i përhapur, ngase në bazë të trajtimit të mostrës së zgjedhur, mundësohet modelimi i problemeve shkencore, definimi i tyre, ose së paku pjesërisht kontribuohet për thellime të mëtejme në punët shkencore kërkimore.

III.3.2. Kërkimet e bazuara në të dhënat dhe informacionet dytësore

ë dhënat dhe informacionet dytësore mund të grumbullohen nga shumë burime. Punimet e llojeve të raporteve apo të veprave të publikuara, me që janë të

konfirmuara si rezultantë e punës shkencore kërkimore, mund të përdoren edhe nga të tjerët, si shfrytëzues për punët që shqyrtohen, të natyrës shkencore ose profesionale. Burime të informacioneve dhe të dhënave dytësore janë:

- bibliografitë përkatëse në biblioteka institucionale (në nivel nacional, në fakultet, nëpër institute etj)

- lieratura bibliografike në bibliotekat personale (familiare) - botimet e institucioneve shtetërore e të tjerë që kanë të bëjnë me informacionet statistikore,

- publikimet shkencore nga shtëpitë botuese apo institutet e specializuara, si dhe publikime tjera,

- raportet, bilancet, studimet, analizat, planet e firmave që i hartojnë për nevojat e veta.

Burimet më të rëndësishme janë bibliotekat, ku shfrytëzohen skedarët e

bibliotekave, madje sajohen skedarët vetjak, që shërbejnë si burim i përafërt për literaturën e konsultuar dhe të shfrytëzuar.

Për të gjitha veprimet, që kanë të bëjnë me grumbullimin e të dhënave bibliografike, ose të formave tjera, nevojitet së pari hartimi i planit të punës. Plani i përgjithshëm për punën shkencore kërkimore, përbëhet nga pjesë të planit, të cilat përfshijnë faza të caktuara të aktiviteteve, të qasjeve dhe të teknikave.

T

Page 57: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

57

Paraprakisht, është e nevojshme të identifikohen dhe të definohen motivet: 1. Vetpropozimet (nëse ekziston kurreshtje dhe përcaktim dinjitoz për trajtimin e ndonjë çështje, të natyrës shkencore apo profesionale). Këto janë motive të mbyllura, të cilat më pastaj legalizohen duke angazhuar grup më të gjerë të ekspertëve dhe të shkencëtarëve. Në ketë rast e izolojmë komponentën financiare, sikur ajo të jetë e zgjidhur;

2. Punët e porositura (kur ndonjë institucion, asociacion, parti politike, bartës të aktiviteteve të caktuara, biznesmen janë të intersuar që të kenë studime, materiale, projekte shkencore, ose profesionale, të cilat iu nevojiten për implementim në fushëveprimtarinë e tyre). Motivet në këto raste janë të pa dilemë, sepse grupi i shkenctarëve. i ekspertëve, bëhen të motivuar, pasi që komponenta financiare sigurohet nga porositësi.

Nga nismat e tilla rezultojnë planet konkrete të punës. Plani i punës shkencore

kërkimore nuk është klishe apo shablon i njëjtë, për të gjithë njësoj, por ai ndryshon me strukturë dhe qasje, varësisht nga tematika shkencore apo profesionale që do të shqyrtohet. Një model i Planit të punës shkencore kërkimore

Fazat Elementet Afatet

Identifikimi i problemit

Ndikimi i shtimit të popullsisë në zhvillimin ekonomik: - në kahe të zhvillimit, - në kahe të varfërisë; Çfarë pritet nga Projekti?

-

Definimi i temës Zhvillimi i ekonomisë së Kosovës e përballur me dy probleme: prodhim dhe konsum

-

Identifikimi dhe grumbullimi i literaturës

Në bibliotekën e fakultetit, në bibliotekën vetjake, apo të institucionit shkencor

Një muaj

Konsultimi me mentorin, si dhe me shkencëtarë dhe profesionistë të lëmit përkatës

Kompletimi i ideve, i koncepteve, skicimi i temës

Dy javë

Shkruarja e tezave - verzioni përfundimtar

Tezat dhe nëntezat, kaptinat dhe titujt që e përbëjnë secilën tërësi

10 ditë

Diskutimi i projektit të definuar

Në grupin punues, të kryemanaxheri i grupit, në bord e tjerë, ose të mentori

Një javë

Grumbullimi i të dhënave dhe formësimi i skedave

Nëpër biblioteka e gjetiu duke konsultuar literaturën shkencore dhe profesionale të zgjedhur

Tre muaj

Hartimi dhe elaborimi i kërkimeve të bëra

Rezultim në libër, raport, monografi, broshurë etj.

6 muaj

Page 58: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

58

Përgatitja teknike për botim, reçensionimi, redaktura, thyerja teknike, disenjimi përfundimtar

Aranzhimi me shtypshkronjë; shtypja 1-2 muaj

Promocioni Në media, në tubim promovues, në shpërndarje institucioneve përkatëse

Brenda një muaji

Nënshtrimi i kritikës publike Nga individët, grupet, institucionet e specializuara

Pa afat

Plani duhet t’i përfshijë, pra:

- të gjitha operacionalizimet teknike, - ecuritë mbarështruese, teknologjike dhe të qasjeve, - vëllimin e përafërt që duhet ta ketë produkti përfundimtar, - koha për sa do të kryhen punët parapërgatitore, ekzekutive dhe të formësuara për implementim,

- bartësit e aktiviteteve dhe të përgjgjësive. Kryemanaxheri i mbanë përgjegjësitë për tërë projektin, ndërkaq, secili person i angazhuar në punët e caktuara, e mbanë përgjegjësinë për pjesën e vet të punëve.

Plani i punës hartohet gati në mënyrë të njëjtë për: 1. punimet e magjistraturës, 2. disertacionin e doktoratës, 3. studime shkencore ose profesionale, 4. veprat e zhanreve të ndryshme të tipeve shkencore dhe të tipeve profesionale.

Plani i punës është udhërrëfyes i rëndësishëm, i cili trason rrugën e të vepruarit, i

operacionalizon fazat e punës dhe të veprimit, i përcakton bartësit e përgjegjësisë, të shpenzimeve, i përcakton afatet kohore dhe të gjitha këto veprime kanë kahe drejt sublimimit të rezultateve shkencore e profesionale, të disenjuara në vepra përkatëse, që do të jenë në funksion përdorues të shfrytëzuesve, të të interesuarve, për përçim dhe zgjerim të diturive të mëtejme, si dhe për lindje të motiveve dhe të kureshtjeve që të arriturave të shënuara, t’iu shtohen kërkime të reja, që do të japin rezultate regjenerime më të avancuara.

III.3.4. Shfrytëzimi i skedarëve bibliotekarë

e kontaktimin e parë në bibliotekë, duhet të mësoni për Sistemin Decimal (Dhjetor) të Djuit (Dewey). Ky sistem përdoret në biblioteka me përmasa

mesatare. Në skedarë gjenden titujt e radhitur sipas alfabetit, duke filluar me mbiemrin e autorit, titullit të veprës dhe fushës që i përket. Veprat klasifikohen me numra të caktuar, për t’u gjend shpejtë dhe lehtë. Metoda e sistemit decimal i trajton dhjetë klasa, me nga 100 numra për secilën klasë.

M

Page 59: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

59

Metoda Sistemit Decimal të Djuit Klasat: 000-099 Vepra të përgjithshme 100-199 Filozofi 200-299 Fe (Religjion) 300-399 Shkenca sociale 400-499 Gjuhë (Filologji) 500-599 Shkencë e mirëfilltë 600-699 Teknologji (Arte të dobishme) 700-799 Arte të bukura 800-899 Letërsi 900-999 Histori

Çdo klasë ndahet në dhjetë nënndarje, si psh.

800 Letërsi e përgjithshme 810 Letërsi amerikane 820 Letërsi angleze 830 Letërsi gjermane etj.

Nënndarjet ndahen në dhjetë grupe tjera. Sipas këtij Sistemi mund të bëhet klasifikimi edhe i veprave që i takojnë lëmenjëve ekonomik.

III.3.5. Shfrytëzimi i bibliografisë

hfrytëzimi i bibliografisë së seleksionuar, të zgjedhur, bëhet me qëllim të kërkimeve të përcaktuara dhe të planifikuara. Kërkimet nuk janë të rastësishme. Përgatitjet sa më solide e lehtësojnë punën gjatë procesit kërkimor.

Skedat janë mjet i thjeshtë, një letër 80/gr., ose më e trashë, ku shënohet vepra, emri i autorit, citimi i ndonjë huazimi nga vepra e tjerë. Skeda duhet të përmbajë:

- emrin dhe mbiemrin e autorit, - titullin e veprës, - vendin e botimit dhe botuesin, - vitin e botimit, - faqja ku është marrë e dhëna, informacioni në vepër.

Skedat që shfrytëzohen mund të jenë:

- të madhësisë 8x13 cm, - të madhësisë 13x18 cm.

S

Page 60: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

60

Skedat e madhësive më të vogla shërbejnë për identifikimin e bibliografisë që mund të shfrytëzohet, ndësa skedat tjera, të madhësisë më të dukshme, janë në funksionin të shënimit të komenteve, citimeve nga autorët dhe veprat e caktuara. Skedat paraqesin një grumbull të të dhënave orientuese. Nuk do të thot se patjetër duhet të formësohet një grumbull i madh i skedave. Në rast se institutet ose individët kanë biblioteka të vetat, skedat mund të jenë të kufizuara, ngase bibliografia gjendet aty afër dhe mund të shfrytëzohet në çdo kohë të mundshme. Skedat – shembull:

“Një temë e mirë disertacioni duhet të jetë më shumë se një temë origjinale dhe e mbështetur në kërkime shkencore. Duhet të jetë e tillë që do të mbajë të përqendruar gjatë gjithë kohës që duhet për ta shkruar.” f. 92. Është kjo thënie e M.Albight, në vepërn e sipërciituar dhe mund të jetë e shënuar në skedë.

III.3.6. Shfrytëzimet e lejuara

hfrytëzuesi, kërkuesi, qoftë student apo njeri me përvojë, ka të drejtë dhe mundëësi të manipulojë me këto lloje të shënimeve:

1. citimet e drejtpërdrejta, 2. perifrazimet, 3. precis dhe përmbledhje 4. strukturime, 5. komente.

S

Eco, Umberto 15 Si shkruaj, përktheu Vehbi Miftari Prishtinë, AIKD, 2003 A-referencë e mirë

Medeleine, Albright 3 Zonja sekretare, autobiografi Përktheu Engjellushe Shqarri Tiranë, DUDAJ, 2004 A-referencë e mirë

Page 61: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

61

Natyrisht të gjitha këto bëhen me pedantëri, për të ruajtur dinjitetin e veprës dhe të autorëve, dituria e të cilëve shfrytëzohet dhe, njëkohësisht ç’është më e rëndësishmja, për të krijuar punë dhe vepër origjinale, pa elemente kompilacioni dhe të imitimit.

III.3.7. Qenësorja e mbarështrimit të veprës

shkencore ose profesionale

eprat shkencore, si dhe profesionale, të përfunduara në cilësinë e veprave që do të publikohen, që do të jenë në duart e opinionit të gjerë, së pakut sa i

përket formës dhe formateve, strukturimit teknik, kanë ngjashmëri të shumta me njëra tjetrën. Kërkuesit, por edhe botuesit kanë mundësi që të kenë yrnek ndonjë vepër famoze dhe, sëpaku teknikisht, t’i gjasojnë asaj. Mirëpo, mbi të gjitha rëndësia e veprës është e përqëndruar në brendi, në përmbajtje, në mesazhe dhe njohuri që i ofron, e më pak në pjesën e jashtme, të lidhur me atribute të estetikës. Për të shkruar përnjëherë veprën shkencore, profesionale, apo shkencoro-profesionale, në mënyrë që versioni i parë të jetë i fundit, natyrisht të formësimit përfundimtar të rezultateve shkencore kërkimore, kërkuesit, përkatësisht hartuesit duhet të kenë përvojë të gjatë në shkencë dhe në profesion, të kenë kulturë të gjerë në sajimin e veprave të shkruara, të kenë stil të standardizuar dhe, në veçannti të jenë njohës të shkëlqyer të materies. Së këndejmi, rëndom shkruhet versioni i parë, i cili është mirë të vehet në raft për disa ditë, në mënyrë pastaj të mirret në dorë dhe me seriozitet të thelluar të vështrohet edhe një herë, të plotësohet, të evitohen mangësitë, pjesë të tepërta, të mangëtat të plotësohen e tjerë. Mund të thuhet se individi, ose grupi i hartuesve janë të njëjtit njerëz. Fizikisht është ashtu, ndonëse, për shkak të preokupimit rreth projektit, në një farë dore gjatë gjithë kohës, edhe kur materialin e kanë lënë të “flenë” janë të familiarizuar, të mishëruar me projektin. Prandaj, në versionin tjetër do të arrihet deri të një shkallë e lartë e perfeksionimit të veprës. Verzionet e të shkruarit nuk janë të limituara. Versioni përfundimtar i veprës së shkruar shënohet në çastin kur vepra është e përsosur, një kontribut që i sjell dobi rrethit më të gjerë të njerëzimit. Veprat shkencore dhe profesioniste mundësisht duhet të jenë sa më të qëndrueshme, sa më origjinale, të argumentuara, sepse ato nuk shkruhen vetëm për vendin ku janë bërë hulumtimet, por domethënia e tyre mund e të jetë e asaj peshe, sa që nuk njeh kufij. Qenësore për strukturën e veprës është origjinaliteti, paanshmëria, koherenca dhe uniteti në mes pjesëve që e përbëjnë tërësinë e veprës, cilësitë dhe normat e stilit, të gjuhës, besnikëria dhe pedantëria e citimeve, e perifrazimeve dhe e huazimeve të lejuara, prej të cilave lindin komente dhe kontribute të vet kërkuesve dhe të përpiluesve të veprave shkencore e profesionale. Një vërejtje e qëllimshme, sa do që është e thjeshtë dhe mbase banale, është durimi, jo vetëm gjatë mbarështrimit të veprës, por në fazat përfundimtare, përkatësisht

V

Page 62: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

62

para se ta merr formën finale dhe të publikuar. Krijuesit, hulumtuesit, studentët, mund të bëjnë shumëçka të mirë, por nga një inercion i më hershëm, sikur gjoja u arrit çdo gjë, nuk ndalën një herë, dy herë… ta lexojnë tekstin e përfunduar, për t’i dhënë së pari vetes argument se vepra, megjithatë, është e përkryer. Njerëzit e rëndomtë, madje stafet, edhe në punët rutinore të administratës civile, lejojnë gabime të pafalshme pikërisht nga përtacia dhe pakujdesia. Nuk do të thotë se të gjithë duhet të jenë njohës të mirë të gjuhës, të drejtshkrimit, por kur lexohet pas hartimit, sa herë që është e nevojshme, duke filluar nga një shkresë e vetme koresponduese, e deri të materialet, raportet profesionale, nuk do të lëshonin produkte të bastarduara dhe komprometuese. Për shkencën, në ketë fushë nevojiten kritere të posaçme. Kur lëshohen gabimet, qofshin të natyrës së lehtë teknike, ato i kontribuojnë shkeljes së vetvetes dhe devalvimit për punën e bërë të mundimshme dhe të vlefshme njëkohësisht, duhet të krijohen dyshime për aftësitë e bartësve të detyrave konkrete. Në çfarëdo zhanri të veprës, të materialeve, të projekteve, të studimeve, nuk është asgjë e vogël, e dorës së dytë, duke filluar nga emërtimi i veprës, nga emri i botuesit, nga dedikimi (kushtimit i ndonjë personaliteti të shquar, apo anëtarëve të familjës), shënimi i faqeve, thyerja teknike ose faqosja me kritere estetike dhe racionale, radhitja e tabelave dhe e grafikeve, e formulave në hapësira të duhura e të lidhura me strukturën dhe domethënien e paragrafëve të shkruar, shënimi me madhësi përkatëse të shkronjave të pjesëve, kapitujve, nënkapitujve, të njësive nëpër to, citimet, referencat (fusnotat, burimet), deri të shënimet në fund të librit në formë të shtojcave (anekseve), emri i lektorit, i korektorit, tirazhi, katalogizimi, si dhe ilustrimet në kopertina, në mbështjellësin e përparmë dhe të prapmë. Mos të harrojmë, shumë herë ose gati gjithmonë ndodhë se kërkimi shkencor, kurorëzimi i punës me raport, me vepër konkrete, që mund të publikohet, nuk përseritet më. Me këtë kuptohet se lëshimet eventuale, përmbajtësore apo teknike, nuk do të kenë asnjëherë shans të korrigjohen të plotësohen, të begatohen, sepse vepra nuk do të jetë e privilegjuar e të ribotohet.

IV. Veprat shkencore, profesionale dhe shkencore-profesionale Në repertoarin e veprave shkencore të kurorëzuara në bazë të kërkimeve shkencore kërkimore, rëndom bëhet klasifikimi në tri grupe. Këto janë: 1. Llojet e veprave shkencore, 2. Llojet e veprave profesionale dhe, 3. Llojet e veprave shkencore-profesionale.

Page 63: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

63

IV.1. Veprat shkencore

IV.1.1. Nocioni i veprave shkencore

Veprat shkencore janë rezultat, kurorëzim i punës sistematike shkencore kërkimore. Për këto lloje të veprave janë dhënë definicione të shumta. Vepër shkencore mund të definohet ajo vepoër që është rezultat i kërkimeve shkencore, në mbështetje të metodave të implementuara shkencore, me të cilat

zbulohen fakte të panjohura deri tash, si dhe shpjegohen raportet dhe ligjshmëritë në mes dukurive. Ka autorë që theksojnë se “vepra shkencore rëndom konsiderohet paksa më serioze dhe cilësore kundrejt veprave profesionale” RZ, 102). Autori Deyn thot: “Vepra primare madhore shkencore duhet të jetë pasqyrë e vërtetë e rezultatatve kërkimore, që përmban aq sihariqe, sa që kolegët të jenë në gjendje: 1. të vlerësojnë rezultattet, 2. të përserisin eksperimentet dhe, 3. të vlerësojnër rrjedhën e mendimeve. Pasqyra e tillë duhet të jetë sensibilzuese, pa kufizime në shtrirjën tek opinioni shkencor dhe të serviset kryesore sekondare.”

IV.1.2. Llojet e veprave shkencore Në grupin e veprave shkencore vend parësor kanë: 1. Monografia, 2. Disertacioni i doktoratës, 3. Punimet shkencore, 4. Studimet shkencore (Projektet) dhe, 5. Patentat.

IV.1.3. Monografia

onografia është përbërje e shqyrtimit shkencor, përkatësisht është vepër shkencore, në të cilën autori është rrekur me një problem të ngushtë, me një lëndë,

me një problem të ndonjë shkence, ose me biografinë e një personaliteti. Është kjo vepër shkencore, në të cilën shqyrtohen problemet e caktuara shkencore në mënyrë të gjithmbarshme. Monografia obligativisht shkruhet, hartohet në bazë të planit të përpunuar, i cili përmban elemente relevante të lëndës (sende ose dukuri) për të cilën shkruhet. Monografia mund të hartohet nga një ose më tepër autorë. Në shek. XIX, por edhe në gjysmën e parë të shek.XX, kjo lloj vepre ka qenë dominante. Ndërkaq, tash në një masë më të theksuar dominon Përmbledhja e punimeve shkencore, vepër kjo në të cilën nga një numër më i madh i autorëve hartohen çështje dhe tematika të ndryshme shkencore.

M

Page 64: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

64

Hartimi i monografisë paraqet punën më serioze në fushën e veprave shkencore. Si e tillë duhet të ketë mbarështrime relevante, të cilat përkojnë me aktualitetin, por rëndësia e tyre në secilën kohë duhet të posedojë doza të aktualitetit përkatës.

IV.1.4. Disertacioni i doktoratës

istrtacioni i doktoratës është vepër shkencore origjinale dhe burimore, të cilën në mënyrë të pavarur e mbarshtron doktorandi, kandidati që pretendon të

arrijë gradën e doktorit të shkencave. Duke e hartuar disertacionin, kandidati vepron si hulumtues i pavarur, në fushën e caktuar të shkencës. Hulumtimi i lëndës së disertacionit të doktoratës duhet të bazohet, përveç në kërkimet fundamentale dhe në ato aplikative, edhe në metoda tjera adekuate shkencore kërkimore. Me punimin e disertacionit të doktoratës duhet të zbulohen fakte të reja shkencore, dukuri, ligjshmëri dhe teori. Në qoftë se disertacionet paraqesin një kontribut origjinal dhe të dobishëm, mund të publikohen në cilësinë e monografive shkencore. Disertacioni është një punë e organizuar, e shtruar nga vet kandidati, doktorandi, si një obligim vetjak, me ineteresa individuale dhe shoqërore, për të arritur deri të objektivat themelore: grada shkencore dhe njohuritë shkencore të reja, në funksion të zgjidhjes së problemeve përkatëse në shoqëri. Për të hartuar disertacionin e doktoratës duhet të mësohet për definimin e rregullave dhe të mendimeve vetjake, duke i sistemuar të dhënat e ndryshme, në bazë të të cilave definohet koncepti dhe arrihet deri të:

1. Përcaktimi dhe definimi i temës, 2. Mbledhja e materialeve përkatëse, 3. Sistemimi i materialeve, 4. Rishqyrtimi i temës në harmoni me materialet, idetë dhe mendimet e grumbulluara,

5. Integrimi i mendimeve me mendimet relevante të të tjerëve, 6. Hartimi i punimit me përmbajtje atraktive, të dobishme dhe të kuptueshme për ata që e lexojnë dhe e shfrytëzojnë,

7. Të hyjë në fazën e procedimit teknik për botim.

D

Page 65: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

65

SINOPSIS ORIENTUES PËR DISERTACIONIN E DOKTORATËS 1. PARAPËRGATITJA Ndërtimi i konceptit vetjak Literatura (grumbullimi, seleksionimi)

2. EMËRTIMI I TEMËS SË DISERTACIONIT 3. HYRJE Motivi, objektivat, metodat Pse hartohet punimi Rezultatet e pritura

4. PËRCAKTIMI I STRUKTURËS DHE I VËLLIMIT TË PUNIMIT Pjesët Kapitujt Informacionet Ilustrimet Performansat teknike

5. HARTIMI I TEKSTIT Përmbajtja Gjuha Stili Qartësia Argumenti Origjinaliteti

6. VËREJTJET PËRMBYLLËSE Rekomandimet

LITERATURA E KONSULTUAR ANEKSET

Page 66: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

66

IV.1.5. Punimi shkencor

unimi shkencor mund të definohet si një artikull shkencor, një shkrim i publikuar i rezultateve origjinale shkencore kërkimore. Do të thotë punimi shkencor

është një lloj i veprës shkencore, me të gjitha atributet e duhura, përveç se në vëllim është më i vogël, por që edhe për nga stili dhe forma ndryshojnë nga veprat shkencore. Dhe, sipas të gjitha rregullave, punimi ose artikulli shkencor duhet të shkruhet dhe të botohet jo vetëm në revistat vendore, por edhe në ato të përmasave ndërkombëtare. Artikulli shkencor duhet t’i ketë këto elemente të rëndësishme: titullin, një prezantim të shkurtër përmbajtësor, hyrjen, materien e përpunuar, si bosht i shkrimit, ku përfshihen rezultatet shkencore kërkimore, literatura e konsultuar, si dhe shtojca eventuale. Në aspektin hierarkik, artikujt shkencor mund të sistemohen në katër kategori: 1. Artikulli shkencor burimor, 2. Kumtesa paraprake, 3. Artikulli pasqyror dhe, 4. Prezantimi nga tubimet shkencore.

Artikulli shkencor burimor është vepër shkencore origjinale, në të cilën përfshihen rezultatet e kërkimeve fundamentale dhe aplikative. Në ketë kategori të veprës bëjnë pjesë edhe faktet e reja, ende të panjohura, njohuri dhe teori, të cilat paraqesin kontribut në shkencë. Kumtesa paraprake e ka domethënien e shënimit shkencor, e cila, gjithashtu, është vepër shkencore, që përmban njohuri shkencore ose rezultate shkencore kërkimore, karakteri i të cilave imponon të publikohen. Artikulli pasqyror përfshinë raport ose pasqyrë të plotë lidhur me çështjet e caktuara, ose problem kërkimor, për të cilin është publikuar informacioni shkencor, që është rezultat i hulumtimit shkencor, i prezantuar edhe në mënyrën shkencore. Referimi nga tubimet shkencore është lloj i veçantë i artikullit shkencor. Ndryshe mund të quhet kumtesë nga konferenca, sepse sipas rregullave këta artikuj dalin nga tubimet shkencore dhe si të tillë botohen në Përmbledhje punimesh ose në lloje tjera përkatëse. Artikuj shkencor janë edhe ligjeratat shkencore.

IV.1.6. Studimet shkencore (Projektet shkencore)

tudimi shkencor ose Projekti shkencor kryesisht është vepër shkencore kolektive, që nuk do të thotë se nuk mund të hartohet edhe nga individi

P

S

Page 67: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

67

që ka njohuri për fushën tematike. Këto projkekte iu besohen instituteve shkencore dhe të specializuara, fakulteteve e tjerë, ku përfshihen studimet për investime, për reforma në sektor të caktuar e të ngjashme.

IV.1.7. Patentat

ërkundër faktit se patentat shpeshherë nuk e kanë statusin e dokumentacionit shkencor burimor, në të vërtetë ata kanë edhe domethënie tjera.

Realisht, mund të thuhet se termi Patentë e ka kuptimin e inovacionit, përkatësisht të produktit të ri, të idesë së re dhe origjinale, në kuptimin tekniko-teknologjik, e cila novatorit (autorit) i jep të drejtën ekskluzive për eksploatim në kohë të caktuar. Megjithatë, patentat radhitën në veprat shkencore, ngase mundësojnë pasqyrimin e ndonjë zbulimi ose çpikje, me çka vlerësojnë gjendjën e tanishme, si dhe japin kahe të zhvillimit të njohurive tekniko-teknologjike.

IV.2. Veprat profesionale

IV.2.1. Nocioni i veprave profesionale

Veprat profesionale nuk janë të njëjta sikurse veprat shkencore, por ndryshojnë, ndonëse në aspektin e aktiviteteve krijuese janë të lidhura në mënyrë interaktive. Veprat profesionale nuk përmbajnë njohuri shkencore origjinale, rezultate shkencore, teori shkencore, por në to përpunohen çështjet e njohura dhe të

shkruara. Tendencë dhe orientim i tyre është implementimi i njohurive, fakteve të njohura, në zgjërimin dhe popullarizimin e njohurive shkencore, e jo në zbulimin e njohurive të reja e autentike.

IV.2.2. Llojet e veprave profesionale

uk ekziston ndonjë koncenzus lidhur me klasifikimin e veprave profesionale. Megjithate, shumë autorë janë të mendimit se në veprat profesionale bëjnë pjesë:

1. Punimi (artikulli) profesional, 2. Vështrimi profesional, 3. Elaborati profesional, 4. Ekspertiza profesionale, 5. Raporti profesional, 6. Meditimi, 7. Reçensioni e tjerë.

P

N

Page 68: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

68

IV.2.3. Punimi (artikulli) profesional

unimi ose artikulli profesional është vepër, në të cilën përfshihen informacione dhe njohuri të dobishme, të të cilat arrihet nëpërmjet kërkimeve

zhvillimore, e jo nëpërmjet kërkimeve fundamentale e aplikative. Punimi në fjalë nuk përmban rezultate të dorës së parë, origjinale kërkimore, por në te trajtohen dituritë e njohura, me qëllim të implementimit të tyre në teori dhe në praktikë, si dhe të zgjërimit të teorive, njohurive, qasjeve të njohura. Faktikisht në ketë lloj vepre profesionale përseritën rezultatet e njohura kërkimore, që janë të dobishme për zgjërim, përhapje, diversifikimin e njohurive shkencore dhe përshtatshmërinë e rezultateve shkencore kërkimore nevojave për teorinë dhe praktikën shkencore.

IV.2.4. Vështrimi profesional

ë vështrimin profesional përfshihen parimet ose të kuptuarit për një objekt ose dukuri, me qëllim që autori të përvetësojë, duke i joshur sa më shumë lexues.

Në kohët e tashme vështrimi profesional ka domethënie të ngushtë. Vështrimi i tillë në vete përmban: motivin për të shkruar, pasqyrimin e sintetizuar të veprës, vlerësimin kritik të veprës. Elementet pozitive dhe negative duhet të jenë korrekte, të argumentuara dhe objektive. Ndërkaq, nuk ka pretendime që sikurse reçensioni të jep gjykim përfundimtar për veprën shkencore, profesionale apo letrare.

IV.2.5. Reçensioni

eçensioni është lloj i veçantë për nga cilësia e veprës profesionale, me të cilën reçenzenti duhet të gjykojë, vlerësojë rezultatet e veprës së hartuar nga një

autor, siç është: monografia, libri shkollor, studimet shkencore, artikulli shkencor, vepra letrare e tjerë. Reçenzenti është autor i reçensionit. Ai është vlerësues i cilësisë së veprave të të tjerëve, është një kritik objektiv. Reçenzenti duhet t’i zbatojë metodat përkatëse me rastin e hartimit të reçensionit (deduktive, induktive, analiza, sinteza e tj.). Qëllimi themelor i reçensionit është që në mënyrë kritike të vlerësojë veprën e caktuar. Përgjegjësia e reçensentit është e madhe, sepse në saje të vlerësimeve dhe të rekomandimeve të tij, vepra publikohet. Reçensionet duhet t’i kenë kryesisht nga tri elemente cilësore: 1. pjesën e përgjithshme, 2. pjesën e veçantë dhe, 3. konkluzionin. Në pjesën e përgjithshme ose hyrëse, i jepet rëndësi përshkrimit të vëllimit të veprës, si dhe analizës kritike të strukturimit dhe të përmbajtjes së veprës. Pjesa e veçantë përmban: titullin e veprës, aktualitetin e veprës, terminologjinë, stilin dhe gjuhën, ilustrimet, citatet dhe njësitë e shfrytëzuara bibliografike.

P

N

R

Page 69: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

69

Në konkluzion, reçensioni duhet të jetë konçiz, argumentues, me qëllim që të jep një vlerësim sisnetizues për veprën përkatëse. Reçensioni është vepër më e reduktuar profesionale se sa vështrimi kritik. Reçensioni i zgjeruar dhe më i detajizuar e merr formën e vështrimit kritik.

IV.3. Veprat shkencore – profesionale

IV.3.1. Nocioni i veprave shkencore-profesionale Për shkaqe praktike, por edhe për shkak të specifikave që i kanë të përbashkëta, disa vepra janë të karakterit shkencoro profesional. Veprat që kanë përmbajtje me elemente të përziera shkencore dhe profesionale, emërtohen vepra shkencoro-profesionale.

IV.3.2. Llojet e veprave shkencore-profesionale

ë grupin e veprave shkencore-profesionale, mund të radhitën: 1. Tekstet shkollore, 2. Enciklopeditë, 3. Leksikonet, 4. Praktikumet, 5. Fjalorët, 6.

Përmbledhje e punimeve, 7. Bibliografitë, 8. Doracakët, 9. Veprat letrare.

IV.3.3. Teksti shkollor

eksti shkollor është vepër bazë, të përdoret për nxënie të diturisë. Veprat e tilla nuk duhet të jenë vetëm “libër për mësim”, por duhet të jenë edhe libër, i cili

të “mëson të mësosh”. Për të qenë tekst shkollor meritor, vepra duhet t’i plotësojë këto kritere:

- të ketë përmbajtje shkencore, ose profesionale; - të jetë instrument didaktik, varësisht nga qëllimet e edukimit dhe të arsimimit, të pjekurisë psiko-fizike të personave që iu dedikohet libri;

- të ketë detyra të veçanta, që dalin nga plani dhe programi mësimor, të miratuara në institucionet kompetente (psh. në Ministrinë e Arsimit).

Veçoritë themelore të teksteve shkollore, të cilat janë burim i diturive, mund të përkufizohen në: 1. teksti shkollor të prezanton kërkesën e shqyrtimit të materies shkencore, e cila është e përfshirë në te, dhe nga të cilat krijohen qëndrimet dhe mendimet;

2. teksti kërkon përpunim special didaktiko-metodologjik, në mënyrë që përmbajtja shkencore të jetë e përshtatshme për shfrytëzuesin;

N

T

Page 70: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

70

3. çdo tekst shkollor duhet t’i përgjigjet përmbajtjes programore të disiplinës shkencore të përcaktuar, përkatësisht të lëndës përkatëse.

Hulumtimi i burimeve shkencore bashkëkohore, të diturive, mund të bëhet nga aspekte të ndryshme, si bie fjala:

1. burime shkencore, me çka nënkuptohet se korrektësia shkencore në të shfaqurit dhe determinimit të fakteve, të njohurive, të qëndrimeve, të gjeneralizimeve, të teorive.

2. burime kibernetike, d.m.th. duhet të bëhet pasqyrimi ekzakt i cilësisë dhe i sasisë së informacioneve;

3. burime të njohurive, që kanë vlerë në përfshirjen e elementeve të arsimimit, të aftësimit dhe të përkryerjes shkencore;

4. burime psikologjike, të lidhura me përjetimet emocionale dhe intelektuale për ndonjë burim;

5. burime estetike, që ka kuptim të burimit të formësimit estetik; 6. burime ekonomike, që përfshin çmimin ekonomik të produktit dhe të shërbimeve;

7. burime teknike, që kanë domethënien e nivelit teknik të produktit; 8. burime teknologjike, që janë në kuptim të formësimit racional dhe të realizimit të proceseve teknologjike.

Nga aspekti i funksionit didaktik të tekstit shkollor, dallohen dy elemente themelore: 1. Funksioni informativ i tekstit dhe, 2. Funksioni transformativ i tekstit shkollor.

Funksioni informativ përfshinë përgjigjet në pyetjet: çfarë është përmbajtja e tekstit; sa është teksti bashkëkohor dhe aktual; sa mund të bëjë ndryshime; sa e aftëson shfrytëzuesin për ndryshimin e të tashmes, si dhe për vetarsimim. Funksioni transformativ përfshinë përgjigjet në pyetjet: si mund të ndërmjetësojë informacioni përmbajtësor, si t’i afrohet shfrytëzimit pa ndërmjetësues të drejtpërdrejt; sa është në nivel me aftësitë psiko-fizike të atij që arsimohet dhe edukohet; si i nxitë interesat, motivet; sa ndikon në formësimin e personalitetit dhe sa i aftëson për vetedukim dhe vetarsimim. Në tekstin shkollor duhet të përfshihen konceptet e përgjithshme të pranueshme, dituritë, qëndrimet, po ashtu, duhet të jepen hipoteza, por edhe të lihen të hapura për diskutim çështjet diskutabile.

Page 71: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

71

IV.3.4. Enciklopedia

nciklopedia është vepër gjithëpërfshirëse, duke përmbajtur njohuri, informacione mundësisht nga të gjithë lëmenjt, por në aspekte të përgjithshme. Në

këto vepra përfshihen pasqyrime në mënyrë sistematike, me përmbajtje të shkurtëra të gjitha degët e diturisë dhe të thesarëve kulturor, të shkencave teknike dhe shoqëroro-politike. Një formë e tillë gjithëpërfshirëse quhet Enciklopedi e përgjithshme. Në te përfshihen shkenca, dituri të gjera për njerëzimin. Kur shqyrtimet bëhen nëpër degë, ose nëpër fusha të veçuara, është fjala për Enciklopedinë speciale. Prej enciklopedive të përgjithshme, më e vjetra dhe më e rëndësishmja konsiderohet Encyclopedia Britannika, që është publikuar gjatë 200 vjetëve të kaluara. Botimi i saj përbëhet prej 29 vëllimeve, me njësi të përpunuara në mënyrë sistematike dhe shumë konçize rreth 500 mijë njësi (terme, personalitete, ngjarje). Është e njohur Enciklopedia e Larusit e tjera.

IV.3.5. Leksikoni

jalorët enciklopedik quhen leksikone. Këta janë lloj i veçantë i fjalorëve, që përfshijnë përmbledhje të dukurive, të emërtimeve, të fjalëve dhe të lëndëve, të fakteve dhe të dukurive, të përpunuara sipas radhitjes alfabetike, në

mënyrë që lexuesve t’iu shërbejnë në cilësinë e doracakut informativ dhe mësimor, studjues për të gjitha çështjet kulturore, të artit, për civilizimin e dikurshëm dhe të tashëm. Janë të njohur leksikonët ekonomik, ku përfshihen nocionet, dukuritë, krijuesit e afirmuar dhe çështje tjera nga të gjithë lëmenjt ekonomik. Në shqip është i njohur Fjalori Enciklopedik Ekonomik i autorit Ilir Hoti.

IV.3.6. Praktikumi

raktikumi është vepër, lloj i veçantë i tekstit shkollor ose i doracakëve, të cilët kanë karakter universal, por edhe të sepcializuar. Praktikumet mund të jenë të

destinuar për studentë, për kërkuesit (hulumtuesit) dhe për njerëzit për punët praktike në biznes. Praktikumet janë të hartuar nga shumë autorë, specialistë për disiplinat përkatëse shkencore, ku njëri nga autorët e ka rolin e redaktorit. Po ashtu, veprat e këtij lloji mund t’i mbarështrojë edhe individi, që ka reputacion të shquar shkencor, ose që është specialist për disiplinë të caktuar shkencore. Praktikumi mbështetet në disa metoda, instrumente dhe teknika për ekzekutimin e eksperimenteve dhe përcaktimin e parametrave të paraparë. Në praktikum përfshihen metoda bashkëkohore shkencore kërkimore. Në realitet, praktikumet janë doracak

E

F

P

Page 72: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

72

instruktiv, udhëzues shumë të vlefshëm e praktik, në të cilët në mënyrë të qartë, të thjeshtë, të përshtatshme dhe, njëkohësisht, me precizitet elaborohen qasjet relevante, veprimet dhe operacionet, të cilat racionalisht mund t’i zgjidhin problemet konkrete, detyrat dhe punët.

IV.3.7. Fjalori

jalorët janë një lloj thesari që për dijetarët, për shkencëtarët dhe për të tjerët janë shumë të dobishëm. Paraqesin ndihmë në punën e përditshme, ngase në ta gjenden fonde të fjalëve e të shprehjeve të leksikeve të caktuara. Ekzistojnë

mendime se fjalorët janë doracakë kryesorë, me të cilët duhet të shërbehemi më shpesh, sepse është një bazament i politikës kërkimore, ose një ndihmesë në tavolinë, për të sqaruar se gjërat (fjalët, shprehjet) që i njeh në mënyrë perfekte, nuk janë të përkryera. Ekzistojnë lloje të shumta të fjalorëve, sipas lëmenjëve leksikografik, sipas destinimeve. Në përgjithësi, fjalorët mund të radhitën në pesë grupe: 1. njëgjuhësor, 2. dy gjuhësor, 3. shumëgjuhësor, 4. Fjalorët frekuentues dhe, 5. fjalorët biografik. Fjalorët njëgjuhësor përmbajnë fjalët e vetëm të një gjuhe. Mund të jenë fjalorë etimologjik (shpjegojnë origjinën e fjalëve), fjalor historik (fjalët e përdorura nëpër periudhat e caktuara historike), fjalorët letrarë (doracak shkollor, në të cilët përfshihen përshkrimet gramatikore, ose shpjegimi i fjalëve që përdorën në letërsinë bashkëkohore), fjalorët enciklopedik (ku pasqyrohen karakteristikat gjuhësore si dhe kuptimet e ndryshme të fjalëve, që sjellin informacione shkencore nga historia, teknika, teknologjia, ekonomia, drejtësia e tjerë), fjalorët profesional (që përmbajnë fjalë dhe shpjegime të fjalëve, të disiplinave dhe të lëmenjëve të caktuar shkencor). Këta të fundit quhen fjalorë terminologjikë. Fjalorët dygjuhësorë përmbajnë fjalë dhe shprehje të një gjuhe dhe të shpjeguar në gjuhën tjetër. Fjalorët shumëgjuhësorë përmbajnë fjalët dhe shprehjet të përkthyera dhe të interpretuara në disa gjuhë paralele. Fjalorët frekuentues shpjegojnë me përqindje se si një fjalë a shprehje paraqitet në ndonjë gjuhë. Psh. Fjalorët e mallrave, fjalorët folklorik e tjerë. Fjalorët biografik në vete përmbajnë të dhëna për jetën, punët dhe veprat e personaliteteve të shquara shkencore, profesionale, politike, të artit dhe të jetës publike.

F

Page 73: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

73

IV.3.8. Përmbledhja e punimeve

ërmbledhja e punimeve janë vepra (libra) në të cilën publikohen punime të më shumë autorëve. Në kohët më të hershme përmbledjjet në fjalë kanë përfshirë

kodekse të ndryshme, shkrime teologjike, kishtare, të religjioneve të ndryshme, që në një farë dore kishin begati enciklopedike. Nga shek.XIX, veprat që përmbajnë punime shkencore apo letrare, të shkruara nga disa autorë, trajtojnë tematika që kanë aktualitetin për kohën e vet dhe si të tilla mund të prezantohen nëpër tryeza, simpoziume tematikore.

IV.3.9. Bibliografia

ibliografia është veprimtari shkencore profesionale, e cila përmbledhë, vlerëson, zgjedhë, analizon përmbajtjet dhe përshkruan veprat e publikuara, të

shumëzuara e që janë të dedikuara për publik. Njëra nga detyrat më të rëndësishme të bibliografisë është grumbullimi, përpunimi dhe prezantimi i informacioneve relevante për veprat e publikuara, si ato të shkruara e të pa publikuara nga lëmenjtë shkencorë e tjerë. Bibliografia zënë vend të rëndësishëm në shkencë, në kulturë dhe në çdo ekonomi kombëtare. Ajo ka lëndën e saj, objektivin, teknikën dhe formën. Në literaturën aktuale ballafaqohemi me lloje të ndryshme të bibliografive. Ato mund të klasifikohen në bazë të aspekteve të caktuara. Këto aspekte veçohen: 1. Sipas përmbajtjes dhe llojeve të materialeve të indeksuara, janë të njohura: bibliografitë e përgjithshme (pa i zgjedhë lëmenjtë), bibliografitë speciale (një lëm të veçantë).

2. Sipas destinimit janë: bibliografitë regjistruese (ku shënohen materialet e detajizuara në lëmenjt e ndryshëm shkencorë); bibliografitë shkencore (i informojnë shkenctarët për publikime shkencore); bibliografitë si mesazhe (preferojnë literaturën e caktuar).

3. Sipas kohës së publikimit të bibliografive ekziston kjo ndarje: bibliografitë vijuese (regjistrojnë materialet ashtu siç janë krijuar); bibliografitë retrospektive (përfshijnë bibliografitë e publikuara në periudha të caktuara kohore); bibliografitë perspektive (publikimet që gjenden në shtyp).

4. Sipas vendit të botimit të literaturës së indeksuar, bibliografitë mund të jenë: bibliografi ndërkombëtare (regjistron materialet në gjuhë të huaja, të botuara nëpër vende të ndryshme); bibliografitë nacionale (përfshijnë materialet që botohen në një vend ose në gjuhë të caktuar); bibliografitë shtetërore (variantë e bibliografisë kombëtare); bibliografitë rajonale (regjistrojnë veprat e shtypura lokale, në një rajon të shtetit).

5. Sipas metodës së rregullimit, përfshijnë katalogjet, që mund të jenë sistemor ose autorial.

6. Sipas regjistrimit ekzistojnë bibliografitë primare dhe bibliografitë sekondare.

P

B

Page 74: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

74

IV.3.10. Doracaku

oracakët janë vepra, të cilat përmbajnë informacione shkencore dhe informacione tjera për lëmenjt e caktuar. Mund të konsiderohet se doracaku është

emërtues i përbashkët për enciklopeditë, leksikonet, tekstet shkollore, fjalorët, bibliografitë, doracakët statistikorë, doracakët teknik e tjerë. Është, pra, një emërtim i përbashkët për publikacione të llojeve të shumta. Kjo përfshirje mund të kuptohet vetëm në kuptim të gjerë. Sepse, pse të jetë në te enciklopedia, apo veprat tjera që janë të pavarura dhe i kanë përmbajtjet dhe specifikat e veta shkencore e profesionale. Në kuptim të ngushtë me nocionin e doracakut duhet të kuptohet si një vepër ndihmëse, që përmban informacione të domosdoshme për mbizotërimin e diturisë.

IV.3.11. Veprat letrare

ë herët lidhur me veprat letrare përdorej Teoria e letërsisë, e cila aktualisht është e zëvendësuar me Dituritë për letërsinë, në të cilat studiohen

letërsitë. Në qendër të vëmendjes për hulumtim të letërsisë janë: 1. veprat letrare në të gjitha aspektet dhe format; 2. kushtet dhe ligjet për zhvillimin e arteve dhe të letërsisë; 3. mënyrat dhe perspektivat e proceseve krijuese; 4. personalitetet krijuese (autorët) e veprave letrare. Veprat letrare janë në numër të madh dhe të ndërlikuara. Në njohuritë letrare janë krijuar lëmenj të ngushtë, që ndërlidhen me ketë tërësi të madhe. Janë të njohura fushat: e poezisë, të linguistikës, stilistikës, të kritikës letrare, të historisë së letërsisë, të metodikës së mësimit të letërsisë, të filologjisë, të tekstologjisë. Letërsia është fushëkrijimtari e ndërlikuar shoqërore, e cila për t’u artikuluar, nevojiten njohuri të shumta nga lëmenj të ndryshëm shkencorë dhe të disiplinave shkencore. Vepra letrare është shprehje e krijimtarisë sipas përceptimit jetësor dhe të përvojave, si pasqyrim i ndërgjegjes shoqërore. Romani në kuadrin e veprave letrare e ka historinë e vet, siç e ka poezia dhe zhanret tjera letrare. Llojet më të njohura të romaneve janë: 1. sipas temës dhe objektit: social, historik, avanturier, të dashurisë, social dhe psikologjik e tj.

2. sipas mënyrave të qasjeve: humoristik, satirik, publicistik. 3. sipas mënyrës së mbarështrimit: shkallëzues, unazor, paralel e tj. 4. sipas kritereve tjera: i personalitetit, shoqëror, familiar e tjerë.

Poezia, si dhe zhanret tjera të veprave letrare, i kanë llojet e veta.

D

M

Page 75: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

75

IV.4. Llojet e veprave në organizatat shkencore mësimore Veprat që krijohen në suazat e organizatave shkencore mësimore, mund të klasifikohen në dy grupe: 1. Veprat në studimet deri në diplomim dhe, 2. Veprat në stuidimet posdiplomike.

IV.4.1. Veprat në studimet deri në diplomim

Në organizatat shkencore arsimore janë: 1. Programi, 2. Referati, 3. Punimi seminarik dhe, 4. Punimi i diplomës.

Programet.- Studentët janë të obliguar të kyçën në ndonjë program, për t’u pavarësuar dhe mësuar sadopak rregullat e hulumtimeve, të disa punëve shkencore dhe profesionale. Referati.- Është kategori më e ulët e punës së shkruar e studentëve, që ka për qëllim të zgjërohet dhe të thellohet në materie të caktuara të programit mësimor, për të hyrë në punën profesionale, për ta kuptuar ate. Punimi seminarik.- Paraqet përpunim të një teme në mënyrë të pavarur, të cilën vet e zgjedh studenti, ose që mund t’i sugjerojë arsimtari i lëndës. Nëpërmjet hartimit të punimit seminarik, studenti e thellon dhe e zgjëron diturinë në programin mësimor, fillon të krijojë përvojë për të shkruar punime profesionale e për të vazhduar në punimet shkencore. Me punimin seminarik studenti duhet të tregojë, të shfaq aftësi teorike dhe praktike, të jetë i gatshëm të shfrytëzojë dhe konsultojë literaturën përkatëse për hartimin e temës së zgjedhur. Punimi seminarik ka ketë strukturë: Hyrjën, Elaborimin e materies në pjesë të harmonizuara, Përfundimin, Literaturën, Punimi duhet të jetë i lidhur. Vëllimi i punimit sillet rreth 12-15 faqe të shkruara me kompjuter. Varësisht nga përmbajtja e temës, punimi mund të jetë i përbërë dhe i ilustruar me formula, tabela grafikone.

Page 76: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

76

Punimi i diplomës.- Është vepër profesionale e pavarur, që trajton një temë të caktuar dhe manaxhohet nga mentori. Gjatë hartimit të punimit të diplomës, studenti duhet të shfaq aftësitë e veta teorike dhe praktike, të përfituara në periudhën e studimeve. Studenti duhet të ketë njohuri për përdorimin e metodave shkencore, shfrytëzimin e njohurive të huaja, literaturën vendore dhe të huaj, si dhe shfrytëzimin me vend të ilustrimeve (tabela, grafikone, vizatime e tj.). Punimi i diplomës duhet të jetë i disenjuar në nivel të kënaqshëm, aq sa e pranon mentori, por edhe anëtarët e komisionit gjatë mbrojtjës publike. Një shembull për punim të diplomës:

Page 77: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

77

UNIVERSITETI I PRISHTINËS Fakulteti Ekonomik

PRISHTINË

ROLI I BURIMIT TË FINANCAVE NË NDËRMARRJE

- Punim diplome -

Departamenti: FINANCA DHE BANKA Lënda: Financat

Mentori, Studenti (kandidati) Prof.dr. Sabahudin Komoni Enis Deliu, nr. indeksit xxx

Prishtinë, prill 2004

Vërejtje: Është ky një përkujtues që t’iu përcillni gjeneratave më të reja, në rast nevoje, nëse iu shtrojnë pyetje për anën teknike të kopertinës, emërtimit të punimit të diplomës.

Page 78: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

78

IV.4.2. Veprat në studimet pasdiplomike

a i përket vëllimit dhe llojeve të shkruara të punimeve gjatë realizimit të plan programit mësimor në studimet posdiplomike, ekzistojnë laryshi nëpër

fakultetet e ndryshme. Përveç provimeve që jepen me shkrim apo me gojë, me të cilët përfitohen kreditet, nevojitet edhe hartimi i vështrimeve kritike, punimeve seminarike, esetë, si dhe punimi i magjistraturës, si kurorëzim i përfundimit të studimeve posdiplomike, i cili hartohet, pranohet nga mentori dhe komisioni i zgjedhur nga Këshilli Shkencor Mësimor i Studimeve Posdiplomike, si dhe mbrohet publikisht para komisionit. Edhe për punimet e shkruara dhe të pranuara nga kompetentët, përfitohen kredite. Në ketë nivel, vend të rëndësishëm dhe obligativ kanë këto vepra:

1. Vështrimi kritik, 2. Punimi seminarik, 3. Eseu.

Punimi i magjistraturës është kulminacioni dhe përmbyllja e studimeve posdiplomike, prandaj kjo vepër do të shqyrtohet në veçanti.

IV.4.2.1. Vështrimi kritik Elementet pasqyrore, si duket të ketë modelimin vështrimi kritik, e paraqesim në vijim. Elementet strukturore të vështrimit kritik Vështrimi kritik 1. NOCIONI I VËSHTRIMIT KRITIK 2. OBJEKTI (QËLLIMI) I HARTIMIT TË VËSHTRIMIT KRITIK 3. ELEMENTET THEMELORE TË VËSHTRIMIT KRITIK: - Pasqyrimi i sintetizuar i veprës - Vlerësimi kritik i veprës - Konkluzioni

4. ELEMENTET QË E DISENJOJNË VEPRËN NË TËRËSI PASQYRIMI I SINTETIZUAR I VEPRËS: 1. VËLLIMI DHE RENDITJA E MATERIES NË VEPËR 2. ANALIZA KRITIKE E STRUKTURËS DHE E PËRMBAJTJES SË VEPRËS

S

Page 79: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

79

VLERËSIMI KRITIK I VEPRËS: 1. TITULLI I VEPRËS 2. AKTUALITETI I PËRMAJTJES SË VEPRËS 3. STILI DHE TERMINOLIGJIA E VEPRËS 4. LITERATURA

KONKLUZIONI

Elementet që e disenjojnë veprën në tërësi, i radhisim në vijimësi: Pasqyrimi i sintetizuar i veprës.- Në ketë të vështrimit kritik duhet të kihet

kujdes veçanërisht në: 1. Vëllimin dhe renditjën e materies së veprës, duke kuptuar se është i rëndësishëm kuantifikimi vëllimor në të gjithë kapitujt, me vlerësime kritike se a kanë harmoni njëra pjesë apo kapitull me pjesët ose me kapitujt tjerë.

2. Analiza kritike e strukturës dhe e përmbajtjës së veprës, me çka nënkuptohet se duhet të pasqyrohen shkurtimisht dhe të analizohen në mënyrë kritike pjesët e veprës, ose disa pjesë të veprës, por ende duke mos hyrë në vlerësimin e veprës.

Vlerësimi kritik i veprës.- Në pjesën e dytë të vështrimit kritik jepet vlerësimi

kritik objektiv, posaçërisht duke veçuar: 1. Titullin e veprës (sa i përgjigjet titulli përmbajtjës së veprës); 2. Aktualitetin e përmbajtjës së veprës (jepet vlerësimi konkret, i mbështetur në argumente, për të vlerësuar se a është përmbajtja e veprës aktuale apo jo, si dhe për sa kohë mund të mbajë kriteret e aktualitetit);

3. Stilin dhe terminologjinë e veprës (sa përfshinë vepra terminologji adekuate, sa përmban stil të kuptueshëm dhe të qëndrueshëm);

4. Literaturën (vlerësohet në mënyrë kritike se a ka konsultuar autori literaturë të mjaftueshme vendore dhe të huaj, sa i ka cituar me vend dhe në mënyrë optimale burimet e njësive bibliografike).

Për të gjitha këto hartuesi i vështrimit kritik ka të drejtë t’i shfaq mendimet e

veta, për elementet që duhet t’i ketë vepra që shqyrtohet, me qëllim që të jetë në nivel të duhur shkencor apo profesional.

Konkluzioni (përfundimi përmbyllja).- Në konkluzion në mënyrë konçize jepet vlerësimi i sintetizuar, objektivisht shkencor për veprën përkatëse.

Përveç elementeve të sipërcekura, që janë themelore, vështrimi kritik mund të ketë edhe katër elemente tjera, që nuk janë aq qenësore sa të parat, por që e disenjojnë në mënyrë komplete punimin e vështrimit kritik, pra, e disenjojnë në mënyrë të tërësishme. Elementet tjera janë: titulli dhe kompozicioni struktural i vështrimit kkritik, do të thotë përmbajtja, renditja. Shembull:

Titulli dhe kompozicioni i vështrimit kritik

Page 80: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

80

VËSHTRIM KRITIK i veprës publicistike “Dy shtete shqiptare dhe bashkimi kombëtar”

i autorit Dr. Ali Jakupi, Prishtinë, QIK, 1995, faqe 280

PËRMBAJTJA 1. PASQYRIMI I SINTETIZUAR I VEPRËS

1.1. Vëllimi dhe renditja e veprës (1 faqe) 1.2. Analiza kritike e strukturës dhe e përmbajtjes (3 faqe)

2. VLERËSIMI KRITIK I VEPRËS (5 faqe) 2.1. Titulli 2.2. Aktualiteti i përmbajtjes 2.3. Terminologjia, stili dhe gjuha 2.4. Literatura

3. KONKLUZIONI (1 faqe)

Page 81: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

81

Kopertina e vështrimit kritik

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK

PRISHTINË Studimet: Master Departamenti: Financa dhe Banka Lënda: Metodologjia e punës shkencore dhe kërkimore Studenti: Labinot Lekaj, nr. i indexit: XXX

Dr. Ali Jakupi

DY SHTETE SHQIPTARE DHE BASHKIMI KOMBËTAR, Prishtinë, QIK, 1995, FAQE 280

VËSHTRIM KRITIK

Prishtinë, prill, maj, 2005

(I njëjti tekst edhe në faqën e parë të brendshme).

Page 82: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

82

IV.4.2.2. Punimi seminarik Punimi seminarik

I. NOCIONI I PUNIMIT SEMINARIK II. MISIONI DHE QËLLIMI I HARTIMIT TË PUNIMIT SEMINARIK III. ELEMENTET THEMELORE TË PUNIMIT SEMINARIK: 1. Titulli i punimit 2. Parathënie 3. Hyrje 4. Shqyrtimi i materies në strukturën e punimit 5. Përfundimi (Konkluzioni) 6. Literatura 7. Shtojca

IV. PËRPUNIMI TEKNIK I PUNIMIT TË SEMINARIT PËRFSHINË: 1. Shkrimin e tekstit 2. Faqja mbështjellëse e jashtme 3. Faqja e brendshme 4. Vëllimi i punimit

Page 83: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

83

Struktura ose kompozicioni i punimit seminarik CILËSIA E BURIMIT (RESURSIT) NJERËZOR NË KOSOVË

1. HYRJE 1.1. Shtruarja apo definimi i problemit 1.2. Misioni dhe qëllimi 1.3. Metodat shkencore kërkimore

2. MADHËSIA DHE STRUKTURA E POPULLSISË SË KOSOVËS 2.1. Shqyrtimi i regjistrimeve të popullsisë 2.2. Struktura kualifikuese dhe ekonomike e popullsisë 2.3. Kontingjenti për punë në Kosovë 2.4. Bizneset e regjistruara në Kosovë 2.5. Niveli i konkurrencës në tregun e Kosovës

3. MUNDËSITË DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIMIN E GJENDJES SË STRUKTURËS SË BURIMIT NJERËZOR NË KOSOVË 3.1. Arsimimi i popullsisë 3.2. Trajnimet e popullsisë 3.3. Ndryshimi i sjelljeve në prodhim dhe në konsum

4. PËRFUNDIMI (KONKLUZIONET)

5. LITERATURA

6. SHTOJCAT EVENTUALE

Page 84: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

84

Nocioni i punimit seminarik në studimet posdiplomike (master) është një punë përafërsisht profesionale, me të cilën studenti i fillon përvojat e punës kërkimore. Masteri, apo studenti posdiplomik përpunën në mënyrë të pavarur temë të caktuar, të cilën e zgjedh vet, ose që i ka sugjeruar profesori i lëndës. Misioni dhe qëllimi i hartimit të punimit seminarik është i ndërlidhur me faktin se studenti thellohet në disiplina të caktuara shkencore në suazat e programit mësimor, me qëllim që të aftësohet në të shkruarit (hartuarit) të punimeve profesionale, e më pastaj edhe shkencore. Është kjo një parapërgatitje për hartimin e punimit të magjistraturës. Posdiplomandi duhet të demonstrojë:

1. aftësi të zbatimit të njohurive teorike dhe praktike për përpunimin e temës aktuale të zgjedhur;

2. aftësi të implementimit të metodave shkencore dhe të teknologjive të kërkimeve shkencore;

3. aftësi dhe shkathtësi të shfrytëzimit të njohurive të huaja relevante dhe, 4. aftësi për shkrimin e teksteve profesionale dhe të veprave shkencore.

IV.4. 2.2.1. Elementet themelore të punimit seminarik

unimet seminarike të hartuara gjatë studimeve posdiplomike, duhet t’i kenë shtatë elemente kryesore: 1. Titulli i punimit, 2. Parathënia (mundet edhe pa te), 3. Hyrja, 4. Trajtimi (mbarështrimi) i materies në suazat e strukturës ose të kompozicionit të punimit,

5. Konkluzioni, 6. Regjistri i literaturës së shfrytëzuar, 7. Shtojcat.

Titulli i punimit shpreh domethënien e punimit. Titulli duhet të jetë i formuluar mundësisht sa më i shkurtër, i qartë, tërheqës, dhe informativ. Parathënia mund t’i përfshijë motivet dhe shkaqet e zgjedhjës së temës përkatëse. Nuk është e domosdoshme parathënia, sepse e njëjtja përmbajtje ka mundësi të jetë e inkorporuar në hyrje. Hyrja është pjesa e qasjes së punimit seminarik, i cili, njëkohësisht, në një farë mënyre e shpreh portretin, afinitetin profesionalo shkencor të hartuesit, përkatësisht të autorit. Faktikisht, hyrja në punimin seminarik, sikurse në veprat shkencore e profesionale, përfshinë katër elemente: definimi i problemit, përcaktimi i qëllimit, kompozicioni i punës, metodat shkencore që shfrytëzohen gjatë punimit.

P

Page 85: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

85

Hyrja e punimit seminarik nuk duhet të jetë më e gjatë se dy faqe. Trajtimi i materies në suazat e strukturës ose të kompozicionit të punimit ka të bëjë me mbarështrimin e tekstit të punimit seminarik. Kësaj pjese duhet t’i kushtohet rëndësi e madhe, sepse këtu përfshihet esenca përmbajtësore e punimit. Mbarështrimi duhet të ketë renditje të mirë dhe të përfshijë materien e trajtuar, aq sa e kërkon struktura e punimit. Në ketë pjesë të punimit seminarik (ekspozimi i materies) definohen rezultatet kryesore të tij: kërkimet, përshkrimet, shpjegimet, të cilat prezantohen me faktet relevante të konfirmuara; do të thotë vërtetohet hipoteza e punës, justifkohen rezultatet e arritura. Në punimet seminarike, përveç hyrjës dhe përfundimit, është me rëndësi të dominojnë tri pjesë: 1. Pjesa teorike historike, retrospektive dhe eksplikative (nga parimi global të nxirren në mënyrë konçize elementet historike të problemit që shqyrtohet, përpunimin e deritashëm teorik dhe vënia në spikamë e rëndësisë, e aktualitetit dhe e dobisë së problemit të trajtuar);

2. Pjesa analitiko eksperimentale (në mënyrë analitiko-sintetike të vehen në pah efektet elementare shkencore, njohuritë, qëndrimet, të dhënat, informacionet, me të cilat vërtetësohet korrektësia dhe e vërteta e hipotezave të shtruara);

3. Pjesa perspektive (propozimet për zgjidhje konkrete në bazë të hipotezave të shtruara, për të avancuar qasjet, ndërmarrësitë, që janë tematikë e punimit seminarik).

Në ketë tërësi të punimit, hartuesi (studenti, posdiplomandi) ka të drejtë të shfrytëzojë mendime dhe fakte të të tjerëve, për të cilët patjetër duhet të shënohen fusnotat, burimet, porse nuk është e lejueshme të bëhet rob i mendimeve dhe i koncepteve dhe i të dhënave që i shfrytëzon. Përgjegjësinë e vet dhe nivelin e aftësisë, të angazhimit, e vërteton me argumente dhe me fakte, që mund të verifikohen. Konkluzioni është pjesë përmbyllëse e punimit seminarik dhe karakterizohet me përmbyllje, në mënyrë konçize, të sintetizuar dhe me ndonjë rekomandim, apo mesazh. Regjistri i literaturës së shfrytëzuar përfshinë librat, artikujt, studimet, shkrimet e panënshkruara, doracakët, konventat, dispozitat e tjerë. Shtojcat mund të jenë anketat e kryera, tabelat, grafikonet e tjerë. Shkrimi i tekstit të punimit seminarik është puna më e vështirë, më e rëndësishme dhe me më përgjegjësi në procesin e përfeksionimit shkencor. Teksti mund të shkruhet mirë, nëse posdiplomandi e njeh materien, si dhe metodat shkencore. Redaktimi i punimit është më se i nevojshëm. Disa redaktime, deri sa të merrë formën e rregullt, të qëndrueshme, në aspektin përmbajtësor, teknik dhe të disenjimit të tërësishëm. Vëllimi i punimit rreth 15 – 20 faqe të shkruara në kompjuter. Mund të jetë paksa më i gjatë, varësisht nga tema që trajtohet.

Page 86: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

86

Thyerja teknike: titujt, nëntitujt, burimet, tabelat, grafikonet, duhet të jenë në vendet e veta përkatëse.

IV.4.2.3. Eseu

seu e ka domethënien e artikullit të gjatë, ose të studimit të shkurtër (mund të jetë relativisht i gjatë), me karakter kritik ose publicistik, i cili trajton në mënyrë të

përgjithshme, të lirë e jo të gjithanshme apo shtërruese çështjet shoqërore, shkencore, letrare, kulturore e tjerë. Është vepër e përbërë prej disa artikujsh, rëndom të shkurtër e të ndryshëm, që trajtojnë një temë që kanë një titull të përbashkët. Faktikisht, eseu është një sprovë për një çështje të caktuar (ese kritike, ese filozofike, shkencore, historike) e tjerë.

IV.4.2.3.1. Llojet e eseve

setë për nga mënyra e mbarështrimit dhe për nga përmbajtja klasifikohen, sikurse edhe paragrafet, në katër lloje: 1. Treguese (një histori, komunikim); 2. Përshkruese (një objekt, një ngjarje, një person); 3. Shpjeguese (i shpjegon lexuesit pikëpamjet e autorit); 4. Bindëse (e bën ndikimin që lexuesi të pranojë idetë e autorit).

Eseja klasike është më e përhapur. Përbëhet nga pesë paragrafe: tre paragrafe të trungut, një të hyrjës dhe një të përfundimit. Paragrafet mbështetën në një ide ose në shumë sosh, por që kanë lidhshmëri me njëra tjetrën. Eseu mund të jetë i gjatë, ose i shkurtër. Në shkrimet e eseve, në strukturimin e tyre, mund të zgjidhen metodat e deduksionit ose të induksionit.

Eseu

I. STRUKTURA E ESEVE I.1. Definimi i tezës I.2. Organizimi i paragrafëve I.3. Skicimi i ideve

II. FORMËSIMI I ESEVE II.1. Hyrja II.2. Pjesa kryesore II.3. Përfundimi

III. QËSHTJET TEKNIKE REDAKTUESE III.1. Rishikimi III.2. Korrigjimi III.3. Redaktimi përfundimtar

E

E

Page 87: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

87

IV.5. Punimi i magjistraturës

IV.5.1. Vërejtje paraprake

Punimi i magjistraturës s’është përmbyllje, kurorëzim i studimeve posdiplomike, me të cilin dëshmohet aftësia e një niveli më të lartë studimor. Nga punimet seminarike, si dhe nga format tjera të shkruara nga studentët gjatë studimeve posdiplomike, punimi i magjistraturës dallohet në disa mënyra. Dallimet shfaqen nëpërmjet këtyre karakteristikave: 1. Vëllimi i punimit 100 – 200 faqe, që do të thotë se i tejkalon vëllimet e punimeve tjera të shkruara;

2. Përfshitja e shqyrtimeve, ose thellimi në problematikën që shqyrtohet; 3. Doza kritike, me çka nënkuptohet se duhet të kërkohen qasje teorike alternative, për të dominuar analiza në vend të përshkrimit, qasje kjo që në një masë të caktuar është kërkuar edhe me rastin e hartimit të punimeve seminarike, por që tash është më e rëndësishme;

4. Kërkesat për hulumtime, që kanë të bëjnë me gjurmimet e realiteteve në një apo në më shumë organizata biznesore, madje me tematikën e zgjedhur, ose me kërkimet teorike me metodologji përkatëse.

Punimi i magjistraturës konsiderohet hapi i parë më serioz, orvatje shkencore e kandidatit. Është një lloj sublimimi i njohurive të realizuara gjatë periudhës së studimeve. Megjithëkëtë, punimi i magjistraturës, më tepër i përket lëmit profesional, se sa shkencor. Ose, më mirë të thuhet se varësisht nga potenciali i kandidatit, vështirë se mund t’i vihet ndonjë kufi i dukshëm.

IV.5.2. Llojet e punimeve të magjistraturës Punimet e magjistraturës mund të klasifikohen në tri tipe kryesore:

1. Punimi i orientuar në një problem të gjerë.- Është ky një projekt, punim i gjerë, i adresuar në një kompani, por që komentet, sugjerimet, njohuritë e reja, mund të zbatohen në degë, në segment më të gjerë të biznesit. Bie fjala, konkurrenca në rajon (tregun rajonal), qasje bashkëkohore, me qëllim të ndryshimit të situatës në biznesin e ndërmarrjes e tjerë. Analiza mund të jetë e bazuar në literaturën e konsultuar, në kërkimet në terren, ose kombinimi i të dyjave.

2. Zgjidhja e problemit konkret.- Studentët kanë mundësi të përcaktohen për tema të tilla, të cilat në cilësinë e punimit të magjistraturës, fokus qëndror kanë problemin që është prezent në ndërmarrje dhe kandidati i hynë të gjejë mundësi të jep përgjigje për zgjidhjën e tij. Qëllimi i kërkimit në punim mund të jetë problem

Page 88: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

88

në biznes, në manaxhim, në marketing, në punësim, ose në kombinimin e disa problemeve që imponojnë zgjidhje.

3. Punimi teorik.- Teoritë e përgjithshme dhe alternative të spektrit të gjerë mund të krahasohen në mes veti, të kundërshtohen ose të vlerësohen, duke shfrytëzuar argumente në literaturë, si dhe ndërlidhur rezultatet kërkimore.

IV.5.3. Zgjedhja e temës

ganjëherë temat për punim të magjistraturës zgjedhën nga lëndët, ligjeratat gjatë studimeve posdiplomike. Mirëpo, një qasje e tillë nuk është rregull që duhet të respektohet patjetër. Zgjedhja e temës së magjistraturës mund të bëhet

në mënyra të ndryshme dhe nëse është në interes, nuk duhet të refuzohet nga Këshilli Shkencor Mësimor i Studimeve Pasdiplomike të fakultetit. Së pari, është e nevojshme të zgjedhet fusha, disiplina, e më pastaj të definohet tema e punimit të magjistraturës. Tema nuk duhet të jetë e njëjtë me temën e ndonjë kandidati të mëhershëm, ose të tashëm. Nëse ka ngjashmëri, patjetër duhet të ketë elemente të reja, më të begata, origjinale dhe të avancuara.

IV.5.4. Qasjet rreth punimit të magjistraturës

anë të njohura forma të qasjeve të ndryshme të prezantimit të rezultateve kërkimore në punimin e magjistraturës. Në përgjithësi, çdo formë e punimit të magjistraturës në vete duhet të përmbajë dimensionet që kanë të bëjnë me

rregullat: 1. Secili të kuptojë çfarë keni punuar në punim; 2. Pse keni punuar në atë mënyrë dhe, 3. Të cilat rezultate keni ardhur.

Në formën përmbajtësore të punimit të magjistraturës, çështje thelbore është konceptimi, madje hartimi konçiz dhe i qartë. Mentori është personi i parë që ballafaqohet me tekstin e shkruar të magjistraturës. Atij duhet t’i prezantohet teksti i qartë, i kuptueshëm, me mendime dhe rekomandime origjinale. Është e nevojshme që studenti, ate që e bluan në kokë, të jetë në gjendje t’ia prezantojë në mënyrë të kuptueshme profesorit dhe opinionit të gjerë. Është me rëndësi fillimisht shkruarja e një sinopsisi, një përkujtuesi që e lehtëson veprimin e mëtejmë në hartimin e punimit të magjistraturës. SINOPSISI (version i shkurtër) shkurtimisht përmban tërë përmbajtjën, duke kyçur edhe çështjet kryesore që do të përpunohen në punim. Punimi i magjistraturës rëndom duhet të ketë formë dhe qasje përmbajtësore, si më poshtë:

N

J

Page 89: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

89

Hyrja (duke përfshirë objektivat, metodat dhe metodologjinë, qasjet dhe rezultatet e pritura); Kapitujt (në të cilët në mënyrë konkrete shkoqiten çështjet thelbore, që janë të ndërlidhura me problemet e fokusuara, e që janë objekt i studimit, i trajtimit të analizës. Në kapitullin e parë duhet të jepen përgjigje në tri pyetje: 1. Çfarë është problemi kryesor? Përgjigje e shkurtër me disa fjali e më së shumti në dy-tri faqe. Mesazhi duhet të jetë shumë i qartë për vet kandidatin dhe për mentorin.

2. Pse problemi objektivisht është i rëndësishëm? Punimi a do të shkruhet vetëm sa për të magjistruar, apo punimi do t’i shërbejë ndonjë institucioni, organizate, biznesi. Në saje të këtij përcaktimi, varet edhe angazhimi dhe thellimi në mbarështrimin e punimit.

3. Çfarë është konteksti në të cilin është adresuar problemi? Është e nevojshme që kandidati të përpiqet sa më tepër të jep informacione të mjaftueshme lidhur me kontekstin, mjedisin, bie fjala, përshkrimi i ndërmarrjes, që është temë e shqyrtimit.

4. Si do të bëhet hulumtimi lidhur me problemin e definuar (të shtruar)? Në kapitullin e dytë, ku zënë vend implementimi i metodologjisë dhe i metodave të zgjedhura për hartimin e punimit, është e nevojshme të reflektohet pozitivisht dhe në mënyrë bindëse të lexuesi, shfrytëzuesi, se metodat dhe metodologjia është e qëlluar në punimin e magjistraturës. Një preokupim thelbor është peshimi i duhur i metodologjive, të ndërlidhura me shfrytëzimin e të dhënave dytësore (libbra, revista, buletine e tj.), si dhe të dhënave parësore (të grumbulluara në terren). Në ketë rast duhet theksuar se asnjëra metodologji nuk mund të jetë më e mira, më e qëlluara, për të gjitha rastet dhe për të gjitha temat. Në kapitujt tjerë bëhet shtrirja e gjerë e hartimit të punimit të magjistraturës, duke u bazuar në citime, huazime të mendimeve të autorëve, mendimtarëve tjerë, madje në mendimet dhe konstatimet vetjake, origjinale, për të konkretizuar ate që jeni rrekur ta thoni dhe argumentoni tërë materiën që e përpunoni në punimin e magjistraturës. Varësisht nga gjerësia e problemit, definohen edhe kapitujt, numri dhe specifikat e tyre. Në rast se kandidati, hartuesi i punimit të magjistraturës, ndeshet me nyjën: E, çka tani? , është e nevojshme të konsultojë literaturën përkatëse, si dhe të vënë kontakt edhe me mentorin. Është fjala për çështjet kyçe, të cilat imponojnë zgjidhje teorike e, mbase, edhe praktike. Konkluzioni është rezultantë e përfoljeve në tërë punimin e shqyrtuar, pra, në të gjithë kapitujt, të cilët e përbëjnë konstruktin e temës së zgjedhur.

Page 90: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

90

IV.5.5. Konsultimi dhe zgjedhja e mentorit

ë ketë rrafsh mund të paraqiten tri probleme: 1. kandidati, posdiplomandi, të ketë shansë të konsultohet në afat relativisht të

shkurtër me mentorin, 2. t’i caktohet personi në të cilin ka besim dhe pret kontribut më së shumti prej tij,

3. mund të propozojë, por që këshilli shkencor mësimor e cakton ndokë tjetër, 4. që për një kohë kandidati mund të mos ketë zgjedhje.

Mentori është konsulent, që e udhëheq, manaxhon punën e kandidatit.

N

Page 91: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

91

SINOPSIS I PUNIMIT TË MAGJISTRATURËS

1. HYRJE Natyra e problemit Rëndësia relative problemit Vëllimi i punimit Punimi në kontekst të situatës aktuale

2. METODOLOGJIA Organizimi i modelit:

Rruga për të kuptuar përmbajtjen Të dhënat (informacionet) sekondare - dytësore Të dhënat (informacionet) primare - parësore Organizimi i metodave të zgjedhura

3. LITERATURA Identifikimi i kërkimeve relevante në botë dhe tek ne Konkluzionet për artikulimin e punimit

4. KËRKIMET NË TERREN Identifikimet në bazë të informacioneve parësore

5. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME Çfarë ofron literatura? Identifikimet kryesore të hulumtimit Rreth problemit kërkimor dhe zgjidhjes së tij

6. PËRMBLEDHJE KONSULTUESE Procesi i mundshëm i konsultimit Implementimi në degë të caktuar të industrisë ose në firmë Propozimi për kërkime të mëtejshme

Literatura Shtojca

Page 92: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

92

TEZAT DHE NËNTEZAT E NJË PUNIMI MAGJISTRATURE Tema: SHKAK PASOJAT E PAPUNËSISË NË KOSOVË Hyrje - objektivat - metodat Kapitulli 1 GJENDJA E PAPUNËSISË NË KOSOVË 1.1. Numri i popullsisë (2004) 1.2. Kontingjenti i aftë për punë 1.3. Numri i të punësuarve 1.4. Struktura e popullsisë që kërkon punë 1.5. Kriza sociale për shkak të papunësisë

Kapitulli 2 NIVELI I ZHVILLIMIT TË EKONOMISË SË KOSOVËS 2.1. Një histori e shkurtër për ekonominë e Kosovës 2.2. Faktorët ndikues në stagnimin ekonomik 2.3. Pasojat në punësim 2.4. Produktiviteti shoqëror në ekonominë e Kosovës 2.5. Disproporcionet me konkurrencën

Kapitulli 3 ÇFARË DUHET BËRË PËR NDRYSHIMIN E GJENDJES 3.1. Specifikat e tranzicionit në Kosovë 3.2. Qasjet për periudhat e përkohshme (derisa administron UNMIK-u) 3.2.1. Definimi i politikës ekonomike 3.2.2. Definimi i sistemit ekonomik 3.2.3. Ndërtimi i strategjive zhvillimore

për periudhat afatmesme dhe afatgjata 3.3. Mundësitë për ndryshimin e gjendjes

në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës

Page 93: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

93

Kapitulli 4 TREGU I PUNËS NË KOSOVË 4.1. Interaksioni në mes zhvillimit ekonomik dhe zhvillimit të tregut të punës 4.2. Reformat në arsim dhe në edukim 4.3. Parametrat për inkorporim në rrjedhat e konkurrencës dhe në proceset integruese 4.4. Zbutja e problemit të punësimit 4.5. Zgjidhja e problemit të punësimit: shkak pasojë e zhvillimit ekonomik

KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME LITERATURA PËRMBAJTJA SHTOJCAT (ANEKSET)

Page 94: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

94

IV.6. Disenjimi i punimit shkencor kërkimor

IV.6.1. Hartimi i tekstit të veprës shkencore dhe profesionale

e rastin e hartimit të tekstit të veprës shkencore, profesionale dhe shkencore-profesionale, autori duhet t’i ketë në konsideratë posaçërisht: 1. Bazën e dokumentacionit të dorëshkrimit,

2. Hartimin e vet tekstit dhe, 3. Përpunimin gjuhësor-stilistik dhe terminologjik të dorëshkrimit.

Baza e dokumentacionit të dorëshkrimit.- Çdo vepër e shkruar shkencore a profesionale mbështetet në materiale, literaturë të grumbulluar e të studiuar, në cilësinë e bazës së dokumentuar të tekstit, të shfaqur nëpërmjet citateve, fusnotave, ilustrimeve, të cilat bëhen pjesë përbërëse e tekstit të autorit. Fusnotat si dhe shënimet klasifikohen në tri grupe:

1. Dokumentare (burimore) ose vërejtje bibliografike (citate, si udhëzime për lexuesit e shfrytëzuesit tjerë);

2. Vërejtjet eksplikative (shërbejnë për shpjegime plotësuese të ndonjë pjese të prezantuar, të informacioneve e tjerë);

3. Vërejtjet komparative (për udhëzim të lexuesit në burime tjera bibliografike). Citatet kur përseriten dhe shënohen në fusnotë, tregojnë burimin prej nga janë nxjerrë të dhënat dhe mendimet. Përseritja e fusnotës shënohet me ibidem, ibid. = vepra e cituar më parë. Ilustrimet përbëhen nga tabelat, grafikonet, vizatimet, fotografitë e tjerë. Për secilin ilustrim shënohet legjenda, si dhe numri rendor sipas llojit të tyre.

IV.6.2. Mbarështrimi (hartimi) i tekstit

artimi i tekstit të veprës shkencore ose profesionale (si dhe të gjitha llojeve të veprave që shkruhen) është puna më e rëndë, më përgjegjëse dhe më e

ndërlikuar. Autori qaset në hartimin e tekstit pas kryerjës cilësore të të gjitha fazave të teknologjisë së kërkimeve shkencore. Kjo bëhet në kuadrin:

- e identifikimit të problemit, - formulimit të problemit, - shtruarjes së hipotezës, - zgjedhjes dhe analizës së temës, - hartimit të planit orientues të kërkimeve shkencore,

M

H

Page 95: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

95

- evidencimin e bibliografisë së punës, identifikimin, gjetjën, grumbullimin, shqyrtimin (studimin) dhe rregullimin e materialit të literaturës,

- e strukturës dhe kompozicionit përfundimtar të veprës, - e përgatitjes së ilustrimeve.

Teksti i veprës hartohet në dy faza: 1. Hartimi i konceptit dhe, 2. Hartimi i tekstit përfundimtar.

Koncepti ka të bëjë me formësimin e kornizës së rezultateve kërkimore, të ndërtuara në vepër vetjake të shkruar. Teksti përfundimtar është sublimimi i tërë materies së shtruar në veprën përkatëse. Është mirë që versioni i shkruar të “pushojë” për ca kohë, me qëllim që pastaj të shqyrtohet me thellësi dhe në mënyrë kritike. Kështu, mund të bëhen intervenime të nevojshme, të përmbledhura në tri drejtime: profesionale, drejtshkrimore dhe teknike.

IV.6.3. Përpunimi gjuhësor, stilistik dhe terminologjia e dorëshkrimit Kjo pjesë e materies është e lidhur me faktet vijuese: 1. gjuha si mjet i komunikimit dhe i të marrurit vesh në mes veti, 2. stili i të shkruarit, 3. veçoritë themelore të gjuhës dhe të stilit, 4. arritje të gjuhës dhe të stilit të mirë.

Në këto veçori duhet pasur të qartë se secili shkenctar dhe profesionist është e domosdoshme të ketë të përkryer stilin e të shkruarit. Ekzistojnë lloje të ndryshme të stileve, si bie fjala: 1. Stili i bisedimit, 2. Stili shkencor i bisedimit dhe i të shkruarit, 3. Stili administrativ, 4. Stili letraro-artistik, 5. Stili publicistik, 6. Stili shkencor-popullor.

Stilet e sipërcekura i kanë specifikat dhe rregullat e veta, prej të cilave krijohen tërësi të veçuara të stileve.

HARTIMI I TEKSTIT TË VEPRËS SHKENCORE DHE PROFESIONALE 1. Baza e dokumentacionit të dorëshkrimit 2. Hartimi i tekstit 3. Përpunimi stilistik-gjuhësor dhe terminologjik i dorëshkrimit

Page 96: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

96

FUSNOTAT, SHËNIMET, VËREJTJET 1. Dokumentare (burimore) ose vërejtje bibliografike 2. Vërejtjet eksplikative 3. Vërejtjet komparative

ILUSTRIMET MBARËSHTRIMI (HARTIMI I TEKSTIT) Identifikimi i problemit Formulimi i problemit Shtruarja e hipotezës Zgjedhja dhe analiza e temës Hartimi i planit orientues të kërkimeve shkencore Evidencimi i bibliografisë së punës Grumbullimi, studimi dhe rregullimi i materialit të literaturës Strukturimi ose kompozicioni përfundimtar i veprës

FAZAT E HARTIMIT TË VEPRËS 1. Hartimi i konceptit 2. Hartimi i tekstit përfundimtar

IV.7. Përpunimi teknik i veprës shkencore dhe profesionale

Teksti përfundimtar i shkruar i veprës shkencore, profesionale, apo shkencore-profesionale, para se të prezantohet në opinion, duhet të hyjë në procesin e përpunimit teknik. Veprat e hartuara, siç janë punimet seminarike, punimi i magjistraturës,

disertacioni i doktoratës, studimi shkencor, elaborati e tjerë, të cilët destinohen për botim, duhet të përballen me procedurat teknike, për t’i përpunuar si duhet elemente përkatëse. PËRPUNIMI TEKNIK I VEPRËS SHKENCORE OSE PROFESIONALE

Elementet: 1. Titulli në kopertinë (ilustrimi, llojet e shkronjave) 2. Radhitja teknike e tekstit 3. Lektura dhe korrektura

Page 97: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

97

4. Formatizimi i tekstit 5. Recensioni 6. Zgjedhja e llojeve dhe e madhësive të shkronjave 7. Hedhja e tekstit në paus 8. Zgjedhja e llojit dhe e gramaturës së letrës 9. Montimi teknik i faqeve 10. Shtypja dhe lidhja 11. Plastifikimi ose eventualisht mbështjellësi i kopertinave Elementet shtesë: 1. Shënimi i emrit dhe mbiemrit të autorit, ose të koautorëve 2. Përfshirja e ilustrimeve në hapësirat gjegjëse të veprës 3. Shënimi i faqeve 4. Shënimi i botuesit 5. Vendi i botimit 6. Viti i botimit

Page 98: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

98

Përmbajtja 1. HYRJE 3 2. OBJEKTIVAT 4 3. PLAN-PROGRAMI I LËNDËS 4 Literatura 6

I. HYRJE NË PUNËN SHKENCORE KËRKIMORE I.1. Nocioni shkencë 7 I.2. Karakteristikat e shkencës 8 I.3. Veprimtaria shkencore kërkimore 8 I.4. Llojet e kërkimeve shkencore kërkimore 9 I.5. Klasifikimet tjera të kërkimeve shkencore 10 I.6. Kërkimet sipas numrit të pjesëmarrësve 12 I.7. Lënda kërkimore 12 I.8. Dallimi në mes punës shkencore dhe punës profesionale 13 I.9. Metodologjia e punës shkencore kërkimore 16 I.10. Diferencimi i shkencave 18

II. METODAT SHKENCORE KËRKIMORE

II.1. Nocioni i metodës 20 II.2. Veçoritë themelore të metodave 21 II.3. Qasjet e metodave 22 II.4. Aspektet e vështrimit të metodologjisë 23 II.5. Qasjet e klasifikimkit të metodave 23 II.6. Llojet e metodave 24

II.6.1. Metoda e analizës 24 II.6.2. Metoda e sintezës 26 II.6.3. Metoda e abstraksionit 27 II.6.4. Metoda e konkretizimit 27

Page 99: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

99

II.6.5. Metoda e gjeneralizimit (përgjithësimit) 28 II.6.6. Metoda e specializimit 28 II.6.7. Metoda induktive 29 II.6.8. Metoda deduktive 30 II.6.9. Metoda e modelimit 31 II.6.10. Metoda e klasifikimit 32 II.6.11. Metoda komparative (e krahasimit) 33 II.6.12. Metoda historike 34 II.6.13. Metoda e tipeve ideale 34 II.6.14. Metoda matematikore 35 II.6.15. Metoda statistikore 35 II.6.16. Metoda e studimit të rasteve 36 II.6.17. Metoda e hulumtimit 37 II.6.18. Metoda deskriptive 38 II.6.19. Metoda e kompilacionit 39 II.6.20. Metoda e vëzhgimit 39 II.6.21. Metoda kibernetike 40 II.6.22. Metoda eksperimentale 40 II.6.23. Metoda dialektike 41 II.6.24. Metoda gjenetike 41 II.6.25. Teoria e sistemeve si metodë 41 II.6.26. Metoda aksiometrike 42 II.6.27. Metoda empirike 42 II.6.28. Metoda e mozaikut 43 II.6.29. Metoda e numërimit 43 II.6.30. Metoda e matjeve 43 II.6.31. Metoda e analizës së përmbajtjeve 44 III. QASJET DHE TENIKAT E PUNËS SHKENORE KËRKIMORE

III.1. Kategori të shquara shkencore 45

III.1.1. Deskripcioni: 45 III.1.2. Eksplanacioni (shpjegimi) 46 III.1.3. Problemet shkencore 46 III.1.4. Lënda e kërkimeve shkencore 46 III.1.5. Zbulimet shkencore 48 III.1.6. Vërtetësia 48 III.1.7. Konkluzioni 49 III.1.8. Teoria shkencore 50 III.1.9. Ligjshmëritë shkencore 50 III.1.10. Faktet shkencore 50

III.2. Mënyra dhe metodologjia e punës Ose Teknologjia e punës shkencore kërkimore 51

Page 100: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

100

III.2.1. Identifikimi i problemit kërkimor (lëndës për kërkim) 51 III.2.2. Shtruarja e hipotezës 51 III.2.3. Zgjedhja dhe analiza e temës (titullit) 52 III.2.4. Përpunimi i planit orientues të punës shkencore kërkimore 53 III.2.5. Përcaktimi i bibliografisë së punës 53 III.2.6. Grumbullimi, studimi dhe rregullimi (sistemimi)

i literaturës dhe i materialit tjetër 54 III.2.7. Struktura ose komponimi i veprës shkencore/profesionale 54 III.2.8. Zgjidhja e problemit të shtruar shkencor 55 III.2.9. Përpilimi me shkrim i rezultateve kërkimore 55

III.3. Teknikat dhe teknologjitë e punëve shkencore kërkimore 55

III.3.1. Shfrytëzimi i të dhënave parësore 55 III.3.2. Kërkimet e bazuara në të dhënat dhe informacionet dytësore 56 III.3.4. Shfrytëzimi i skedarëve bibliotekarë 58 III.3.5. Shfrytëzimi i bibliografisë 59 III.3.6. Shfrytëzimet e lejuara 60 III.3.7. Qenësorja e mbarështrimit

të veprës shkencore ose profesionale 61 IV. Veprat shkencore, profesionale dhe shkencore-profesionale 62

IV.1.1. Nocioni i veprave shkencore 63 IV.1.2. Llojet e veprave shkencore 63 IV.1.3. Monografia 63 IV.1.4. Disertacioni i doktoratës 64 IV.1.5. Punimi shkencor 66 IV.1.6. Studimet shkencore (Projektet shkencore) 66 IV.1.7. Patentat 67

IV.2. Veprat profesionale 67

IV.2.1. Nocioni i veprave profesionale 67 IV.2.2. Llojet e veprave profesionale 67 IV.2.3. Punimi (artikulli) profesional 68 IV.2.4. Vështrimi profesional 68 IV.2.5. Reçensioni 68

IV.3. Veprat shkencore – profesionale 69

IV.3.1. Nocioni i veprave shkencore-profesionale 69 IV.3.2. Llojet e veprave shkencore-profesionale 69 IV.3.3. Teksti shkollor 71 IV.3.4. Enciklopedia 71 IV.3.5. Leksikoni 71 IV.3.6. Praktikumi 71 IV.3.7. Fjalori 72 IV.3.8. Përmbledhja e punimeve 73

Page 101: Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi

PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE

101

IV.3.9. Bibliografia 73 IV.3.10. Doracaku 74 IV.3.11. Veprat letrare 74

IV.4. Llojet e veprave në organizatat shkencore mësimore 75

IV.4.1. Veprat në studimet deri në diplomim 75 IV.4.2. Veprat në studimet pasdiplomike 78

IV.4.2.1. Vështrimi kritik 78 IV.4.2.2. Punimi seminarik 82 IV.4.2.2.1. Elementet themelore të punimit seminarik 84 IV.4.2.3. Eseu 86 IV.4.2.3.1. Llojet e eseve 86 IV.5. Punimi i magjistraturës 87

IV.5.1. Vërejtje paraprake 87 IV.5.2. Llojet e punimeve të magjistraturës 87 IV.5.3. Zgjedhja e temës 88 IV.5.4. Qasjet rreth punimit të magjistraturës 88 IV.5.5. Konsultimi dhe zgjedhja e mentorit 90

IV.6. Disenjimi i punimit shkencor kërkimor 94

IV.6.1. Hartimi i tekstit të veprës shkencore dhe profesionale 94 IV.6.2. Mbarështrimi (hartimi) i tekstit 94 IV.6.3. Përpunimi gjuhësor, stilistik dhe terminologjia e dorëshkrimit 95

IV.7. Përpunimi teknik i veprës shkencore dhe profesionale 96