Metodologjia e k%EBrkimit Shkencor - Plani m%EBsimor

4
Faqe 1 KOLEGJI ILIRIA PROGRAMI MASTER METODOLOGJIA E KËRKIMIT SHKENCOR – PLANI MËSIMOR Mësimdhënësi: Prof. Ass. Dr. Dashamir Bërxulli Telefoni: 044 180 092 Adresa elektronike: [email protected] Hyrje Metodologjia e kërkimit shkencor është një nga lëndët më të rëndësishme të programit master. Kërkimit shkencor i referohemi si kërkesë për dije. Si e tillë, lënda ofrohet për studentët e programit master në Kolegjin ILIRIA me qëllim që studentët të përgatiten për hulumtime intensive gjatë studimeve të tyre, si dhe për punimin e diplomës master. Gjithashtu, në këtë mënyrë intelektualët e rinj do të vlerësojnë hulumtimin dhe do të shohin vlerën e tij praktike në të mirë të shoqërisë. Metodologjia e kërkimit shkencor do të fokusohet tek logjika e hulumtimit dhe hapat, që ndiqen në këto raste. Sidoqoftë, lënda do të ofrojë informacione edhe për metoda dhe teknika hulumtimi si dhe për zbatimin e tyre.

Transcript of Metodologjia e k%EBrkimit Shkencor - Plani m%EBsimor

Page 1: Metodologjia e k%EBrkimit Shkencor - Plani m%EBsimor

Faqe

1

KOLEGJI ILIRIA

PROGRAMI MASTER

METODOLOGJIA E KËRKIMIT SHKENCOR – PLANI MËSIMOR

Mësimdhënësi: Prof. Ass. Dr. Dashamir Bërxulli

Telefoni: 044 180 092

Adresa elektronike: [email protected]

Hyrje

Metodologjia e kërkimit shkencor është një nga lëndët më të rëndësishme të programit master.

Kërkimit shkencor i referohemi si kërkesë për dije. Si e tillë, lënda ofrohet për studentët e

programit master në Kolegjin ILIRIA me qëllim që studentët të përgatiten për hulumtime

intensive gjatë studimeve të tyre, si dhe për punimin e diplomës master. Gjithashtu, në këtë

mënyrë intelektualët e rinj do të vlerësojnë hulumtimin dhe do të shohin vlerën e tij praktike në

të mirë të shoqërisë.

Metodologjia e kërkimit shkencor do të fokusohet tek logjika e hulumtimit dhe hapat, që ndiqen

në këto raste. Sidoqoftë, lënda do të ofrojë informacione edhe për metoda dhe teknika hulumtimi

si dhe për zbatimin e tyre.

Pas përfundimit të kësaj lënde studenti do të jetë në gjendje që:

1. Të njohë llojet e ndryshme të kërkimit shkencor;

2. Të dijë të definojë qëndrimin shkencor ndaj dijes, koncepteve, matjes, formulimit të

hipotezës dhe të shpjegojë qëllimet e hulumtimit shkencor;

3. Të bëjë formulimin e problemit për hulumtim, të formulojë hipotezat hulumtuese, t’i

operacionalizojë konceptet, që hulumtohen; të shkruajë definimet matëse;

Page 2: Metodologjia e k%EBrkimit Shkencor - Plani m%EBsimor

Faqe

2

4. Të përvetësojë metodat e ndryshme të hulumtimit;

5. Të dijë të citojë sipas standardeve të stileve të gjithëpranuara;

6. Të dijë të raportojë fakti dhe të interpretojë të dhënat.

Përmbatja e ligjëratave

1. Hyrje në kërkimin shkencor: pse bëhet kërkimi shkencor?

2. Qasjet për kërkim shkencor

3. Planifikimi i projektit

4. Etika dhe integriteti në kërkimin shkencor

5. Studimi, përdorimi dhe menaxhimi i informacionit

6. Kërkimi i literaturës

7. Shqyrtimi i literaturës

8. Analiza e dëshmive dokumentare

9. Hartimi dhe administrimi i pyetësorëve

10. Planifikimi dhe drejtimi i intervistave

11. Ditarët, regjistrat dhe ngjarjet vendimtare

12. Studimet vëzhguese

13. Interpretimi i fakteve dhe raportimi i përfundimeve

14. Shkrimi i raportit

15. Përmbledhje e ligjëratave & përgatitja për provim

Vlerësimi

Studentët do të vlerësohen nëpërmjet dy metodave të testimit

a) Me test, i cili do të bëhet mbi bazën e literaturës së dhënë,

b) Me punim, i cili do të jetë një projekt propozim për hulumtim, sipas një modeli të dhënë

në ligjërata.

Testi do të vlejë për 80 % të vlerësimit, ndërsa punimi 20 %.

Page 3: Metodologjia e k%EBrkimit Shkencor - Plani m%EBsimor

Faqe

3

Rezultati final i studentëve do të llogaritet sipas sistemit të Kolegjit ILIRIA:

50 % – 59 % = 6

60 % – 69 % = 7

70 % – 79 % = 8

80 % – 89 % = 9

90 % – 100 % = 10

Literatura

Literatura e detyrueshme e lëndës do të jetë:

Bell, J. (2008), Si veprohet në një projekt kërkimor, SHB Dudaj, Tiranë, Shqipëri.

Literatura e rekomandueshme do të jetë:

Jakupi, A (2005), Metodologjia e punës shkencore kërkimore, Ligjërata të autorizuara, Prishtinë

Kothari, C.R. (2004), Research methodology: Methods and Techniques, Second Revised Edition,

New Age International Publishers

Marczyk, G., DeMatteo, D., & Festinger, D. (2005), Essentials of Research Design nad

Methodology, John Wiley & Sons