MESAZH DREJTUAR POPULLIT SHQIPTAR, ME ANE TE RADIOS,...

MESAZH DREJTUAR POPULLIT SHQIPTAR, ME ANE TE RADIOS, ciml.250x.com/archive/hoxha/albanian/enver_hoxha_1945_28_novem¢ 
MESAZH DREJTUAR POPULLIT SHQIPTAR, ME ANE TE RADIOS, ciml.250x.com/archive/hoxha/albanian/enver_hoxha_1945_28_novem¢ 
MESAZH DREJTUAR POPULLIT SHQIPTAR, ME ANE TE RADIOS, ciml.250x.com/archive/hoxha/albanian/enver_hoxha_1945_28_novem¢ 
MESAZH DREJTUAR POPULLIT SHQIPTAR, ME ANE TE RADIOS, ciml.250x.com/archive/hoxha/albanian/enver_hoxha_1945_28_novem¢ 
download MESAZH DREJTUAR POPULLIT SHQIPTAR, ME ANE TE RADIOS, ciml.250x.com/archive/hoxha/albanian/enver_hoxha_1945_28_novem¢ 

of 4

  • date post

    05-Aug-2020
  • Category

    Documents

  • view

    2
  • download

    0

Embed Size (px)

Transcript of MESAZH DREJTUAR POPULLIT SHQIPTAR, ME ANE TE RADIOS,...

  • MESAZH ME RASTIN E 33-VJETORIT TE PAVARESISE .- 1197

    MESAZH DREJTUAR POPULLIT SHQIPTAR, ME ANE TE RADIOS, ME RASTIN E 33-VJETORIT TË

    SHPALLJES SE PAVARESISE

    28 Nëntor 1945

    Popull shqiptar,

    Tridhjetë e tre vjet kanë kaluar që kur u ngrit për herë të parë flamuri në Vlorë, që nga ajo ditë e shënuar kur populli ynë i dha botës të kuptojë se ishim një komb i pavdekur dhe që donim të rronim të lirë dhe të pavarur në tokën që na kishin lënë të parët tanë.

    Që prej asaj kohe, dita e 28 Nëntorit është bërë datë e shënuar për popullin tonë, pse ajo përfaqëson realizi- met e përpjekjeve të panumërta, të luftëtarëve heroikë të popullit tonë gjatë historisë për pavarësi. Në vigjiljen e çdo 28 Nëntori rrahin zemrat e kalamajve të shkollave fillore, rrahin zemrat e të rinjve, rrahin zemrat e bu- rrave e të pleqve të thinjur të Shqipërisë, rrahin zernrat e grave shqiptare, pse 28 Nëntori, përveç kuptimit të madh që ka për popullin tonë është i lidhur ngushtë me tërë historinë e trishtuar të vendit tonë gjatë këtyre tridhjetë e tre vjetve. Sa ditë, sa vjet mjerimi kanë ka- luar mbi popullin shqiptar: tradhëtira, vuajtje, uri,

    tortura, regjime tiranike, okupacioni i huaj, kanë rën- duar mbi supet e popullit tonë të vogël. Po në mes të këtyre valëve të tërbuara, ku atdheu kërkonte të gjente rrugën e shpëtimit, dita e 28 Nëntorit bëhej dita e shenjtë, ku populli përmblidhte energjitë e tij, merrte zemër dhe shembull nga e kaluara, shikonte në sy realitetin. Më 28 Nëntor shfrehej dufi i një populli të tërë kundër regjimit shtypës të Zogut. Më 28 Nëntor, në kohën më të zezë që kaloi vendi ynë nën thundrën e okupatorit, shpërthenin demostratat e po- pullit, në qytete dhe në fshatra gjakoseshin patriotë shqiptarë me agjentët e OVRA-s dhe të Gestapos, me xhandarët dhe tradhëtarët dhe në këto përpjekje të për- gjakshrne, flamuri i Vlorës, ngrihej lart dhe bëhej shenja e kushtrimit, shenja e bashkimit të patriotëve për iuftën e çlirimit. Me flamurin kuq e zi në gji, marshonin kryen- gritësit e Rilindjes, me flamurin kuq e zi marshuan për- para partizanët shqiptarë, që shkruan me gjakun e tyre të kulluar epopenë e madhe të çlirimit të kohës së sotme.

    . Pesë vjet me radhë nën robërinë e rëndë të fashis- tëve italianë e gjermanë dhe të shërbëtorëve të tyre po- pulli ynë kurrë s'u përkul përpara terrorit dhe forcës së armatosur, po me rezistencën e tij, me luftën e tij të ashpër dhe të paprerë, u bë shembull për popujt e tjerë të Evropës, u bë shembull heroizmi, sakrifice dhe një- kohësisht organizimi. Në këto pesë vjet e ca përpjekje mbinjerëzore populli ynë vuajti pa masë, u dogj, u tor- turua dhe shumë nga bijtë e tij më të mirë u burgosën, u pushkatuan dhe u vranë, po besimi në fitoren ishte i patundur. Ai e kuptoi se duhej luftuar me ashpërsinë më të madhe për të shporrur sunduesin dhe për të thyer

  • 198 ENVER HONHA MESAZH ME RAST1N E 33-VJETORIT TE PAVARESISE -199

    zinxhirët që i kishin hedhur bejlerët feudalë dhe politi- kanët aventurierë. Kishte ardhur koha të shpërthente urrejtja dhe hakmarrja që ishte grumbulluar në zemrën e popullit kundër atyre që i kishin pirë gjakun dhe që e kishin bërë çiflik Shqipërinë. Kishte ardhur dita që po- pulli të merrte fatet e veta në duart e tij. Dhe këtij që- llimi ja arriti nëpërmes të Luftës legjendare nacional- -çlirimtare, nëpërmes kryengritjes popullore.

    Popullit tonë i ka dalë nami, me plot të drejtë, se është një popull trim; por bota përparimtare, gjatë kësaj lufte antifashiste pa edhe diçka tjetër me shumë rëndësi te populli ynë. Ajo pa se populli shqiptar është i zoti të bëjë gjëra të mëdha, të organizohet, të vetëqeveriset. Në momentet më të vështira të kryengritjes së armatosur, u organizua Ushtria Kombëtare, ushtria e fuqishme e po- pullit, që u mbulua me lavdi në fushat e luftës dhe tani ajo është bërë objekt adhurimi dhe dashurie nga ana e popullit. Gjatë kryengritjes së armatosur, u rrëzua push- teti i urryer i vjetër dhe mbi gërmadhat e tij u ngrit pushteti i ri i popullit, që diti gjatë luftës si edhe tani gjatë paqes të korrë suksese të shkëlqyera. Gjatë kryen- gritjes së armatosur u organizua Fronti Nacional-Çli- rimtar (sot Fronti Demokratik) që me politikën e tij të drejtë udhëhoqi popullin drejt fitores dhe tani po e udhëheq atë drejt fitoreve të reja.

    Në prakun e fitores, Shqipëria jonë ishte në gjendje të vajtueshme, shkatërrimet ishin të mëdha, krahinave të tëra u kanosej uria, po besimi dhe vullneti i popullit tonë ishte i lartë dhe ai u bëri ballë të gjitha vështirësive. Asnjë nuk vdiq për bukë se solidariteti i madh i popullit në kohën e mjerimit, me sakrificat e tij të patreguara,

    ishte shembullor; pushteti demokratik i popullit, me organizimin e tij, dha prova të shkëlqyera në çdo lëmë të aktivitetit shoqëror dhe ekonomik; ai me fakte dhe me vepra të pavdekshme çarmatosi dhe skeptikët më të mëdhenj. Ligjet, vendimet, zbatimi i tyre, politika e drej- të e pushtetit tonë, i rrëzuan përdhe dhe i demaskuan përgjithmonë poshtërsitë, manevrat e tradhëtarëve të atdheut, i demaskuan dhe i izoluan nga populli mbetu- rinat e fashizmit, që në kohën e mjerimit dhe njëkohë- sisht të rimëkëmbjes dhe të rindërtimit të atdheut, vazhdonin punën e tyre helmatuese. Triumfoi drejtësia

    popullit, u ngritën vlerat morale dhe materiale të tij, realizuan aspiratat e dëshmorëve tanë të vjetër e të

    rinj. Shqipëria që ka vuajtur kaq shumë po ecën në rrugën e përparimit dhe të begatisë. Të drejtat e popullit tonë të vogël, po me një shpirt të madh, nuk u shkelën. Shqipëria u mbulua me lavdi; kryelartë hyri në radhën

    kombeve antifashiste me të cilët ajo derdhi gjakun krah për krah. Njohja e qeverisë sonë nga shtetet miq dhe aleatë ishte një e drejtë që ne e meritonim plotësisht, pse me prova kemi qenë dhe jemi besnikë dhe luftëtarë të papërkulur të aleancës së madhe antifashiste, të mbrojtjes së paqes dhe të demokracisë.

    Popull shqiptar,

    Themelet e shtetit tonë demokratik, që u vaditën me gjakun e bijve më të mirë të Shqipërisë, duhet t'i for- cojmë; duhet të përjetësojmë lirinë, pavarësinë, demo- kracinë në vendin tonë. Pa këto kombi ynë është i dënuar të shuhet. Po kjo nuk do të ngjajë kurrë, se fatet

  • 200 ENVER HOXHA MESAZH ME RASTIN E 33-VJETORIT TE PAVARESISE,"- 201

    e Shqipërisë së re janë në duart e popullit shqiptar. Dhe populii shqiptar me 2 Dhjetor do të zgjedhë përfaqësue- sit e tij për në Asamblenë Kushtetuese. Kjo do të jetë një provë tjetër e shkëlqyer që do të tregojë se populli shqiptar, që diti të luftojë aq trimërisht, di edhe të ven- dosë për fatin e tij. Populli shqiptar, i tëri si një blok, do të shkojë në votimet dhe do të votojë për njerëzit më të dashur, më të drejtë, më të besuar të tij, për ata nje- rëz që e udhëhoqën në fitoren e madhe të çlirimit, për ata njerëz që do ta udhëheqin drejt rrugës së përparimit.

    Popull shqiptar,

    Në kohërat më të vështira që kalonte atdheu, nje- rëzit që mendonin për popullin dhe vdisnin për popullin, kishin të qartë një gjë: për t'i bërë ballë rrebeshit të madh që kish pllakosur vendin tonë, duhej të realizohej bash- kimi i gjithë popullit shqiptar. Në një bashkim të shëndo- shë e të çelniktë qëndronte kyçi i fitores. Fronti i lavdi- shëm Nacional-Çlirimtar i Shqipërisë u bë tribuna e këtij bashkimi dhe u bë faktori i madh i fitores. Tradhëtarët e Kombëtar» e të «Legahtetit», kuislingët e ndry- shëm bënë ç'mundën që vëllavrasja të arrinte kulmin dhe të përjetësohej sundimi i çizmes gjermane dhe ita- liane. Ata dogjën Shqipërinë, ata vranë patriotët, ata muarën më qafë disa njerëz të thjeshtë të popullit të cilët, të gënjyer, lanë koskat për një kauzë që s'ishte e tyre. Mbi këta tradhëtarë bie mallkimi i gjithë popullit tonë, mbi këta tradhëtarë ra dhe do të bjerë e pamë- shirshme shpata e drejtësisë së popullit tonë.

    Fronti Demokratik dhe Qeveria Demokratike e

    Shqipërisë, kurdoherë i qëndron besnik idesë së bashki- mit. Me bashkimin e çelniktë të popullit u arrit fitorja, me bashkimin e shëndoshë të popullit u arritën këto re- zultate të mëdha. Brenda një kohe të shkurtër dhe me bashkimin e plotë dhe të shëndoshë do të shkojë Shqipë- ria me hapa të mëdha drejt lulëzimit. Të frymëzuar me një ideal të tillë, Kryesia e Këshillit Antifashist, me pro- pozimin e Qeverisë Demokratike, me rastin e ditës së madhe të 28 Nëntorit shpalli faljen dhe uljen e dënimeve për të dënuarit si kriminelë lufte dhe armiq të popullit e të tjerë, prej gjykatës speciale dhe gjykatave ushtarake. Nga kjo falje do të përfitojnë të gjithë ata që janë pen- duar për veprat që kanë kryer në dëm të popullit dhe që japin shpresa përmirësimi. Ky gjest i madh i popullit tonë t'u shërbejë atyre si një mësim, të shohin mirë të shkuarën e tyre të njollosur, të kuptojnë katastrofën që i shkaktuan atdheut dhe të ndërrojnë rrugën e gabuar që kishin zënë. Populli ynë goditi dhe do të godasë me drejtësinë dhe me ashpërsinë më të madhe të gjithë ata tradhëtarë dhe armiq të popullit që kërkojnë të pengojnë vrullin e tij të madh përparimtar. Por populli shqiptar do të ketë edhe mëshirë për ata që pendohen dhe për- mirësohen, për