Menaxhimi prodhimit _pp

37
Menaxhimi i prodhimit Pyetjet e provimit Faqja 1 prej 37 1. Njeriu ekonomizon në kohë të ndryshme me forca dalluese material dhe marrëdhënie të tjera prodhuese, sipas kësaj cilat 4 njohuri ekonomizuese e veçojnë atë? 4 njohuritë ekonomizuese janë: 1) Shprehja e nevojave njerëzore për të mira materiale 2) Njohuria e mjeteve për realizimin e tyre 3) Aftësia organizative për përdorimin e mjeteve prodhuese 4) Angazhimi i vetëdijshëm i njeriut për gjetjen e mjeteve dhe të mënyra më qëllim sjellëse për plotësimin e nevojave gjithnjë e më të mëdha. 2. Për zhvillimin dhe përparimin e një shoqërie,cilat janë detyrat e kuadrove me kualifikime të larta ? Detyrat e kuadrove me kualifikime të larta janë që në mënyrë sa më racionale të përdorin të mirat e trashëguara shpirtërore e materiale për plotësimin e nevojave të veta dhe të për prodhimin e të mirave të reja shpirtërore e materiale, me të cilat bëhet e mundshme zhvillimi dhe përparimi shoqëror dhe i përgjithshëm njerëzor. 3. Me nocionin bashkëkohor prodhim cilat 4 prodhime përshihen dhe si emërtohen ato? Me nocionin bashkëkohor duhet kuptuar prodhimet gjenerike (prodhimet fisnike): 1) Prodhimet – mallra (hardware) 2) Programet, projektet, informatat etj (software) 3) Materialet procesor (përpunimet) 4) Shërbimet (prodhuese dhe joprodhuese) 4. Çka paraqet pasurinë ekonomike ? 5. Pasuria ekonomike ose shoqërore paraqet të gjitha ato kushte dhe forca natyrore të cilat njeriu i ka përvetësuar dhe i përdor për prodhimin e të mirave të nevojshme materiale siç F.Hashani Master 2011/12

Transcript of Menaxhimi prodhimit _pp

Page 1: Menaxhimi prodhimit _pp

Menaxhimi i prodhimit Pyetjet e provimit Faqja 1 prej 24

1. Njeriu ekonomizon në kohë të ndryshme me forca dalluese material dhe marrëdhënie të tjera prodhuese, sipas kësaj cilat 4 njohuri ekonomizuese e veçojnë atë?

4 njohuritë ekonomizuese janë:1) Shprehja e nevojave njerëzore për të mira materiale2) Njohuria e mjeteve për realizimin e tyre3) Aftësia organizative për përdorimin e mjeteve prodhuese4) Angazhimi i vetëdijshëm i njeriut për gjetjen e mjeteve dhe të mënyra më qëllim

sjellëse për plotësimin e nevojave gjithnjë e më të mëdha.

2. Për zhvillimin dhe përparimin e një shoqërie,cilat janë detyrat e kuadrove me kualifikime të larta?

Detyrat e kuadrove me kualifikime të larta janë që në mënyrë sa më racionale të përdorin të mirat e trashëguara shpirtërore e materiale për plotësimin e nevojave të veta dhe të për prodhimin e të mirave të reja shpirtërore e materiale, me të cilat bëhet e mundshme zhvillimi dhe përparimi shoqëror dhe i përgjithshëm njerëzor.

3. Me nocionin bashkëkohor prodhim cilat 4 prodhime përshihen dhe si emërtohen ato?

Me nocionin bashkëkohor duhet kuptuar prodhimet gjenerike (prodhimet fisnike):1) Prodhimet – mallra (hardware)2) Programet, projektet, informatat etj (software)3) Materialet procesor (përpunimet)4) Shërbimet (prodhuese dhe joprodhuese)

4. Çka paraqet pasurinë ekonomike ?5. Pasuria ekonomike ose shoqërore paraqet të gjitha ato kushte dhe forca natyrore të cilat

njeriu i ka përvetësuar dhe i përdor për prodhimin e të mirave të nevojshme materiale siç janë : minierat, burimet e naftës dhe të gazit natyror, pyjet, fuqia e lumenjve, fuqia e erërave, sipërfaqet e përpunuara të tokës, mjetet e ndryshme të prodhimtarisë etj.

6. Çka paraqet këmbimi, si zbatohet dhe cili është parakushti për ekzistimin e tij? 7. Me ekuivalentimin e të mirave materiale të cilat na nevojiten për plotësimin e nevojave

tona të caktuara, atëherë këtë e bëjmë me anë të këmbimit. Zbatohet në atë mënyrë që këmbimi bëhet fazë ndërmjetësuese në mes prodhimtarisë dhe mjeteve të cilat sigurohen me këmbim për ti plotësuar nevojat-shpenzimet. Parakusht për ekzistimin e këmbimit është ndarja e punës .

F.Hashani Master 2011/12

Page 2: Menaxhimi prodhimit _pp

Menaxhimi i prodhimit Pyetjet e provimit Faqja 2 prej 24

8. Sipas përkushtimit dallohen 2 lloj shpenzimet materiale,cilat janë ato dhe çka përmbajnë ?

Sipas përkushtimit dallohen 2 lloj shpenzimesh materiale:1) Shpenzimet prodhuese -paraqet shpenzimin e të mirave të vlefshme të

prodhimeve ,ku ato përdoren për procesin e ri prodhuese.2) Shpenzimet joprodhuese -në këtë lloj shpenzimi hyjnë shpenzimet e të mirave të

përdorshme materiale për plotësimin e nevojave-qëllimeve të ndryshme njerëzore.

9. Sipas nomenklaturës bashkëkohore, gjitha aktivitet njerëzore rëndom përfshihen 10 veprimtari, cilat janë ato dhe si ndahen?

Sipas nomenklaturës ekzistojnë 10 veprimtari ,të cilat janë :1) Industri dhe xehetaria2) Bujqësia dhe peshkataria3) Pylltaria4) Ndërtimtaria5) Komunikacioni6) Tregtia dhe hoteleria7) Mjeshtrja dhe punësia shtëpiake8) Veprimtaria banesore komunale9) Veprimtaria kulturore dhe sociale10) Veprimtaria e organeve shtetërore

10. Në sa degë ndahet veprimtaria industriale dhe xehetare,cilat janë ato? Veprimtaria industriale dhe xehetare ndahet në këto degë 21 :

1) Prodhimtaria dhe ndarja e energjisë elektrike2) Prodhimtaria, fisnikërimi dhe përpunimi i xeheve jometalike3) Metalurgjia e metaleve të ngjyrosura4) Metalurgjia e zezë5) Industria e metalit dhe e përpunimit të metalit6) Ndërtimtaria e anijeve7) Elektroindustria8) Prodhimtaria dhe përpunimi i thëngjillit9) Industria kimike10) Industria e materialit ndërtimor11) Industria e drurit12) Industria e tekstilit13) Industria e prodhimeve prej celuzosës,letrës dhe drurit14) Industria e lëkurës dhe e veshmbathjes15) Industria e gomës16) Industria ushqimore17) Industria grafike

F.Hashani Master 2011/12

Page 3: Menaxhimi prodhimit _pp

Menaxhimi i prodhimit Pyetjet e provimit Faqja 3 prej 24

18) Industria e duhanit19) Industria e filmit dhe mjeteve tjera të komunikimit dhe të zbavitjes masovike20) Hulumtimet gjeologjike e të tjera të të cilat i shërbejnë veprimtarisë industriale e

xehetare21) Industria e naftës.

11. Ekzistojnë 19 lloje të veprimeve të degës industriale, cilat janë ato dhe çka përshkruani njërën prej tyre?

Veprimtaritë e degës industriale janë 19 (shih në përgjigjen e pyetjes 8)1) Prodhimtaria dhe ndarja e energjisë elektrike – merret me

prodhimtarinë,bartjen,transformimin dhe ndarjen (distribuimin) e energjisë elektrike.

12. Veprimet e degës industriale ndahen në 4 grupe, cilat janë ato dhe çka përmbajnë ato?

Me qëllim që të mund të përcillet më lehtë e tërë veprimtaria industriale ndahet në 5 grupe :

1) Energjetike dhe lëmit e ngjashme – në këtë grup hyjnë : termoelektranat, elektranat nukleare, hidroelektanat, ngrohtoret, prodhimtaria e stabilimenteve të ndryshme mekanike dhe elektroteknike, prodhimtaria e stabilimenteve për nxehje dhe klimatizim , prodhimtaria e gazit si lëndë dhe energji ngasëse,furnizimi me ujë dhe ujin e përdorur, sistemet e lidhjeve elektrike, etj.

2) Xeheroret, shkritoret dhe përpunimi i metalit të zi – Ky grup i veprimtarive industriale përfshinë : pajimet dhe mjetet transportuese të xeheroreve, prodhimtarinë e gizës dhe të çelikut, shkritoret e metalit, prodhimtarinë e elektroçelikut, petëzimin e metaleve, përpunimin termik të metaleve, derdhjen dhe përmirësimin e cilësisë të metaleve, saldimin e metaleve, prodhimtarin e makinave dhe vegla, prodhimtarinë në shirit (prodhimtarinë serike dhe masovike në mënyrë të pandërprerë-vargore).

3) Industria procesor – Në këtë veprimtari hyjnë : prodhimtaria dhe transportimi i naftës, rafinimi i naftës,furnizimin me naftë dhe gaz, industrinë kimike,industrinë në bazë të gurit dhe dheut,industritë ushqimore,përpunimin e fijeve,proceset e sharzhuara.

4) Qarkullimi dhe mjetet qarkulluese - Këto veprimtari merren me ,përkatësisht përfshijnë : ngritësit dhe transportuesit,qarkullimin rrugor dhe mjetet,qarkullimin hekurudhor dhe mjetet,qarkullimin ajror dhe mjetet,qarkullimin ujor dhe mjetet.

5) 1 Teknika informative – Kjo veprimtari është shumë e ndjeshme, kurse përfshin: mjetet informatike, telekomandat, telematjet, informatikën.

13. Nga pikëpamja e formës materiale të prodhimit, tërë prodhimtaria shoqërore ndahet në dy pjesë,cilat janë ato dhe çka i veçon?

1 Në libër janë 5 grupe

F.Hashani Master 2011/12

Page 4: Menaxhimi prodhimit _pp

Menaxhimi i prodhimit Pyetjet e provimit Faqja 4 prej 24

Nga pikëpamja e formës materiale të prodhimit, tërë prodhimtaria shoqërore ndahet në dy pjesë ato janë :

1) Prodhimtaria e mjeteve për prodhimtari ose pjesa I2) Prodhimtaria e mjeteve për shpenzime ose pjesa II

Pjesa I duhet të prodhimtarisë shoqërore duhet të prodhojë mjete të prodhimtarisë jo vetë për veti por edhe pjesën II,meqë edhe në atë pjesë prodhohet- mjete për shpenzim personal. Mirëpo edhe pjesa II ,prodhuese e mjeteve për shpenzime personale,duhet të prodhojë mjaftë mjete të tilla, në mënyrë që të mund të plotësohen nevojat e punëtorëve,ashtu edhe nevojat e kapitalistit,madje jo vetë në këtë pjesë të prodhimtarisë,por edhe në pjesën e I. E veçantë se dyja prodhojnë për njëra tjetrën si dhe për kapitalistin.

14. Parashtroni njohuritë themelore mbi planin e ndërmarrjes të prodhimtarisë industriale?

Meqë me planifikimin modelohet procesi i reproduktimit për periudhë të caktuar kohore në të ardhmen, planifikimi është ekonomik me të cilin parashikohen rezultatet ekonomike në të ardhmen. Me anë të planifikimit parashikohen : rezultatet afariste,mjetet e nevojshme për realizimin e rezultateve të pritura(investimet e nevojshme).Marrëdhënia ndërmjet rezultateve afariste dhe mjeteve të angazhuara, të parashikuara me plan. Sipas kësaj del se duhet të sigurohet parimi themelor ekonomik i riprodhimtarisë : të arrihen rezultate maksimale afariste me investime minimale. Në bazë të kësaj mund të themi se ekonomia,prodhimtaria dhe rentabiliteti janë parimet themelore të planifikimit.

15. Parashtroni njohurinë themelore mbi planin e ndërmarrjes të prodhimtarisë industriale?

Ndërmarrja është e pavarur në afarizmin ekonomizues,sipas kësaj duhet të ketë planin e vet ekonomizues të pavarur. Me këtë plan ndërmarrja tenton të arrijë baraspeshën ndërmjet kapaciteteve prodhuese dhe kërkesave të tregut. Për shkak të planit ekonomizues i ndërmarrjes varet nga kushtet e afarizmit të ndërmarrjes (mjetet e punës,kuadrot, energjia, tregu).Kolektivi i punues ka të drejtat e veta të caktuara drejtuese dhe udhëheqëse,por ka edhe obligime të caktuara ndaj shoqërisë. Këto obligime janë instrumente ekonomike,të definuar me proporcionet themelore ekonomike të planit të përgjithshëm shoqëror. Sepse në këtë mënyrë krijohen kushtet për ndërlidhjen e interesit të ndërmarrjes (mbështet në planin e degës,parasheh prodhimtarinë dhe zhvillimin e vet) dhe interesin e bashkësisë shoqërore (parasheh zhvillimin e veprimeve dhe të degëve ekonomizuese veç e veç si sistem ekonomizues).

16. Ndarja e planeve të prodhimtarisë bëhet sipas 3 kritereve themelore,cilat janë ato? Ndarja e planeve të prodhimtarisë bëhet sipas 3 kritereve themelore, ato janë :

1) Përmbajtja e planit

F.Hashani Master 2011/12

Page 5: Menaxhimi prodhimit _pp

Menaxhimi i prodhimit Pyetjet e provimit Faqja 5 prej 24

2) Rëndësia e planit 3) Koha për të cilën hartohet plani.

17. Cilat janë 4 veçoritë e prodhimtarisë serike dhe të prodhimtarisë masovike? Veçoritë e prodhimtarisë serike janë :

1) Përgatitja e mirë e punës2) Angazhimi rentabil i mjeteve të prodhimtarisë në riprodhimtari3) Përcjellja relativisht e thjeshtë e suksesit afarist4) Përgatitja relativisht e thjeshtë e fuqisë punonjëse.

Veçoritë e këtij tipi të prodhimtarisë industriale masovike shprehen me :1) Përgatitja e punës2) Riprodhimtaria e mjeteve3) Organizimi afarist

18. Cilat janë 4 format organizative të ndërmarrjes së përzier,parashtroni ato dhe përshkruani shoqatën pjesëmarrëse (aksionare)?

Sipas depozitave ligjore format organizative kryesore të ndërmarrjeve të përziera janë :1) Shoqata aksionare (pjesëmarrëse)2) Shoqata me përgjegjësi të kufizuar3) Shoqata komandime4) Shoqata me përgjegjësi të pakufizuar solidare të anëtarëve

Shoqatë pjesëmarrëse – Ndërmarrjen në këtë rast e themelojnë shoqatat të cilat mjetet për themelimin dhe afarizmin e ndërmarrjes së përzier e sigurojnë me fletëpjesëmarrje ose aksione.Këtu dallojmë themelimin simulant (kur themeluesit themelojnë shoqatën aksionar me blerjen e aksioneve gjatë themelimit) dhe themelimin sukcesivë (kur themeluesit shpallin kërkesën për blerjen e aksioneve në mënyrë të botërishme). Marrëdhëniet e pjesëmarrësve në shoqatën aksionare dhe mënyra e punës së shoqatës rregullohen me statutin e shoqatës.

19. Klasifikimi i organizatave prodhuese industriale bëhet në 3 mënyra themelore,cilat janë ato?

Klasifikimi i organizatave prodhuese industriale bëhet në :1) Organizatat prodhuese me madhësi nën optimale2) Organizatat prodhuese me madhësi optimale3) Organizatat prodhuese industriale me madhësi nën mbi optimale.

20. Sipas sasisë së mjeteve të punës që përdorin,dhe sendeve,të llojit dhe sasisë së repromaterilait dhe të energjisë që shpenzojnë dhe numrit të punëtorëve që angazhojnë, në praktikë dallohen 4 lloje të ndërmarrjeve industriale , cilat janë ato, dhe përshkruani dhe paraqitni grafikisht organizatën prodhuese industriale me numër të madh punëtorësh?

F.Hashani Master 2011/12

Page 6: Menaxhimi prodhimit _pp

Menaxhimi i prodhimit Pyetjet e provimit Faqja 6 prej 24

Klasifikimi i organizatave prodhuese në bazë të karakteristikave të cekura në pyetje mund të bëhet :

1) Organizata prodhuese industriale me sasi të mëdha të mjeteve themelore –2) Organizata prodhuese industriale me numër të madh punëtorësh – kanë

shpenzime të mëdha promocionale ,pra rrogat e punëtorëve bëjnë pjesën më të madhe të çmimit të kushtimit,kurse shpenzimet kontakte janë relativisht të vogla. Të tilla janë fabrikat për prodhimtari me seri të vogla,organizatat prodhuese të duhanit,këpucëve,tjegullave dhe tullave ,mobileve dhe të ngjashme.

3) Organizata prodhuese industriale me shpenzime të mëdha materiali,përkatësisht para lëndëve –

4) Organizata prodhuese industriale me shpenzim të madh të energjisë –

21. Në sa grupe bëhet ndarja e faktorëve me ndikim në përcaktimin e lokacionit dhe përshkruani shkallën e zhvillimit teknik e teknologjik?

Faktorët e lokacionit i ndajmë në tri grupe:1) Faktorët ekonomik të lokacionit të gjerë2) Faktorët joekonomik të lokacionit të gjerë 3) Faktorët e lokacionit të ngushtë

Shkalla e zhvillimit teknik dhe teknologjik – varësisht nga niveli i teknologjisë që do të zbatohet , mund të luaj rol të madh gjatë caktimit të lokacionit të objektit të ri industrial. Ky faktorë posaçërisht fiton në peshë nëse teknologjia e re për zbatimin e vet kërkon ekzistimin e laboratorëve dhe instrumenteve të caktuara me ekspert dhe fuqi tjetër punonjëse me nivel dhe kualifikime të caktuara profesionale dhe shkencore.

22. ????2

2 Nuk është pyetja në pyetësor

F.Hashani Master 2011/12

Page 7: Menaxhimi prodhimit _pp

Menaxhimi i prodhimit Pyetjet e provimit Faqja 7 prej 24

23. Për realizimin e prodhimtarisë industriale duhet angazhuar 3 elemente ,cilat janë ato , me cilën relacion matematikor mund të vihen në marrëdhënie të ndërsjellët dhe çka paraqesin simbolet e tyre?

Për realizimin e prodhimtarisë industriale duhet angazhuar këto elemente :1) Punën-si aktivitet psikofiziologjik të njeriut2) Mjetet e punës-me të cilat njeriu vepron mbi sendet e punës3) Sendet e punës – të cilat njeriu i përdor për punimin e mëtejmë ose të mira

materiale

Ku janë : X1 – sasia e punës së angazhuarX2 - sasia e mjeteve të angazhuara për punëX3 – sasia e sendeve të angazhuara të punësY – sasia e efekteve të prodhuara

24. Cilat janë 3 metodat prodhuese, cilët janë 5 faktorët që ndikojnë në zgjedhjen përcaktuese të tyre,dhe përshkruani kushtet e tregut?

Sipas formës organizative të prodhimtarisë dhe vet prodhimtarisë me qëllim të plotësimit të kushteve themelore për punë ekonomike dhe rentabile dallojmë tri medota prodhuese :

1) Prodhimtaria veçore (veç e veç)2) Prodhimtaria serike3) Prodhimtaria masive

Në zgjedhjen e metodës prodhuese ndikojnë 5 faktorë e këta janë :1) Veprimtaria e organizatës prodhuese2) Kushtet e tregut3) Kapaciteti i mjeteve prodhuese4) Aftësia financiare5) Cilësia e kuadrove

Kushtet e tregut – këto kushte përcaktojnë llojin e prodhimit dhe sasinë e nevojshme. Këto kushte janë shartuese për çdo organizatë punuese për qëllime të caktuara dhe zgjedhjen e metodës prodhuese.

25. Për cilat 7 shkaqe prodhimtaria e tipit veçor llogaritet më joekonomike? Shkaqet janë këto :

1) Shpenzimet përgatitore relativisht më të larta2) Dokumentacioni teknik përgatitet vështirë dhe është i shtrenjtë3) Procesi prodhuese është i copëtuar dhe vështirë kontrollohet4) Vendet e punës nuk janë të specializuara,prandaj duhet pajisje dhe vegla ë të

llojllojshme dhe me punëtorë të kualifikuar5) Mjetet e punës janë universale me shfrytëzimin e kufizuar kapacitetit

F.Hashani Master 2011/12

Page 8: Menaxhimi prodhimit _pp

Menaxhimi i prodhimit Pyetjet e provimit Faqja 8 prej 24

6) Grumbullit e materialit dhe gjysmëprodhimet janë të shumta dhe vështirë kontrollohen

7) Ecja e sendit të punës është shumë e gjatë dhe mjaftë shpesh endëse,për shkak të pozitës reciproke të vendeve të punës,të makinave,punëtorive etj.

26. Me çka veçohen prodhimtaria masovike dhe prodhimtaria vargore? Prodhimtaria masovike – prodhon në mënyrë masive prodhime të gatshme ose pjesët e

tyre,ku vendet e punës janë të gropuara sipas rrjedhjes së procesit teknologjik. Prodhimtaria vargore – karakteristika themelore e këtij tipi prodhues është kontinuiteti i

procesit krijues prej fillimit e deri në fund të ciklit prodhues.

27. Radhitja klasike e makinave,për krijimin e sistemit teknologjik bëhet në 3 mënyra,cilat janë ato dhe për gjetjen e radhitjes optimale çka duhet bërë tjetër?

Format klasike për radhitjen e makinave janë:1) Radhitja linjore2) Radhitja grupor3) Radhitja e kombinuar

Forma optimale e makinave dhe të mjeteve prodhuese domosdo duhet: Definohet në mënyrë precize programi prodhues Të përpunohet hollësisht metoda teknologjike.

28. Cilat janë veçoritë kryesore të radhitjes linjore të mjeteve të punës te prodhimtaria vargore,si dhe paraqitni grafikisht?

Veçoritë kryesore te radhitja linjore janë :1) Mjetet e punës2) Përgatitja e prodhimtarisë3) Rrjedhja e prodhimtarisë4) Angazhimi i mjeteve5) Vëllimi i prodhimtarisë6) Kushtet ekonomike e komerciale dhe teknike/ekonomike të afarizmit të

organizatës së punës së bashkuar

29. Paraqitni shprehjen matematikore të llogaritjes së kapacitetit,me shpjegimin e simboleve përbërëse të saj?

F.Hashani Master 2011/12

Page 9: Menaxhimi prodhimit _pp

Menaxhimi i prodhimit Pyetjet e provimit Faqja 9 prej 24

Llogaritja e kapacitetit(fjala kapacitet dmth aftësi,mundësi që të pranojë diçka në vete):

K-kapaciteti Q-sasia e efekteve

t-perioda kohore brenda së cilës është arritur sasia Q e efekteve

30. Cilët janë 9 faktorët kryesorë të cilët duhet të merren parasysh gjatë caktimit të madhësisë së kapacitetit?

Faktorët kryesorë janë :

1) Sasia e caktuar e prodhimeve,përkatësisht efekteve dhe lloji i efekteve dhe cilësia e prodhimeve

2) Sendet e punës, repromateriali, përkatësisht paralënda e caktuar3) Njësitë për matjen e efekteve dhe të sendeve të punës4) Fuqia e nevojshme e punuese5) Periudha e caktuar kohore6) Koha e punës dhe numri i ndërrimeve7) Mjetet e zbatura teknike dhe metodat teknologjike8) Shfrytëzimi i plotë i mjeteve të instaluara dhe i hapësirave punuese9) Zbatimi i shkallës më të lartë të racionalizimit të punës e të mjeteve.

31. Për planifikimin e kapaciteteve të nevojshme të ndërmarrjes përdoret metoda e llogaritjes matematikore,cili relacion matematikor përdoret për këtë qëllim dhe çka përmban?

Kapaciteti i organizatës prodhuese paraqet shumën e të gjitha kapaciteteve të këtyre mjeteve prodhuese.

Kop[orë]- kapaciteti i organizatës prodhuese industriale (kapaciteti i ndërmarrjes)

Q1,Q2,Q3....Qn-kapaciteti i komponentëve nga të cilat përbëhet kapaciteti i organizatës prodhuese

t[orë]-koha brenda së cilës analizohet kapaciteti i organizatës

32. Për evitimin e ngushticës të rrjedhjes së prodhimtarisë shërbejnë 6 veprime,cilat janë ato?

Pasojat e ekzistimit të ngushticës së prodhimtarisë janë të shumta ,prandaj duhet të evitohen për këtë qëllim shërbejnë këto 6 veprime :

1) Dyfishimi i sistemit të punës2) Përmisimi i mjetit ekzistues të punës ose angazhimi i mjetit më të përsosur

F.Hashani Master 2011/12

Page 10: Menaxhimi prodhimit _pp

Menaxhimi i prodhimit Pyetjet e provimit Faqja 10 prej 24

3) Përmisimi i orarit të punës4) Ndërrimi i personelit të angazhuar ose rikualifikimi i tij5) Ndarja më e mirë dhe më e përshtatshme e punës6) Ndërrimi adekuat i konstruksionit të sendit prodhues ose të pjesës së tiij që ka të

bëjë e operacionet punuese të fryteve të ngushta etj.

33. Të gjitha metodat për matjen e kapacitetit ndahen në 2 grupe,cilat janë ato dhe përshkruani njërën prej tyre?

Metodat kryesore për matjen e kapacitetit ndahen në dy grupe :1) Metoda analitike e llogaritare2) Metoda statistike

Metoda statistike – përmes së cilës përcaktohet shkalla e shfrytëzimit të një punëtorie, të një stabilimenti, makine ose të një vendi të punës ose të një organizate prodhuese, si dhe kërkohen shkaktarët e drejtpërdrejtë , të cilët nxisin ndaljet dhe kështu ndikojnë në zvogëlimin e shkallës reale të mundshme për shfrytëzimin e objektit prodhues të shqyrtuar.

34. Kushtet fillestare për gjetjen e shkallës së shfrytëzimit të kapaciteteve të njësive organizative ose të tërë ndërmarrjes industriale janë 3, çka përmbajnë ato?

Kushtet fillestare të përkufizuara janë :1) Karakteri i shpërndarjes – këto ngjarje kryesisht sillen sipas ligjit për shpërndarjen

burimore të gjasës. Kur numri i mjeteve është mjaftë i madh atëherë dallimi në mes “punon” dhe “nuk punon” është mjaftë i madh në këtë rast karakteri binom i gjasës i afrohet karakterit të shpërndarjes së gjasës gjë që mundëson që formulat për llogaritjen e vlerës mesatare dhe devijimit standard të shpërndarjes binomiale të përdoret për shpërndarje normale.

2) Mostra – për mostër merret numri i vrojtimeve të tërë gjatë një vizite të bërë në punëtori ose klasë.

3) Incizimi – për incizim të suksesshëm duhet bërë këto përgatitje : Caktimi i punëtorëve për incizimin e pajimeve të punës si dhe ata të

njoftohen për arsyeshmërin e punës të ndërmarrjes Hartimi i planit të kohës dhe i renditjes se vizitave në periodën e

incizimeve Harohen formularët për incizime duke cekur se çka kupton me “punon”

dhe çka “nuk punon” Caktimi i numrit të mjaftueshëm të incizimeve dhe verifikimi i tyre gjatë

incizimit Të kontrollohet saktësia e aparateve matëse.

35. Çka janë pajisjet e çka pajimet e punës?

F.Hashani Master 2011/12

Page 11: Menaxhimi prodhimit _pp

Menaxhimi i prodhimit Pyetjet e provimit Faqja 11 prej 24

Pajisjet – emërtohen veglat dhe mjetet e ndryshme prodhuese dhe matëse të cilat i përkushtohen fuqisë punëtore siç janë :çekani i dorës, gërshërët e dorës, shpuesja e dorës,dara, metri,mikrometri etj.

Pajimet – mjetet e ndryshme të punës të cilat u përkushtohen proceseve të caktuara prodhuese, përkatësisht procese dhe operacioneve të caktuara teknologjike, siç janë :ndërtesat teknologjike, stabilimentet e ndryshe teknologjike, makinat e ndryshme,aparatet, instrumentet matëse,përçuesit e ndryshëm,mjetet e mekanizuara dhe automatizuara etj.

36. Sipas natyrës së ndikimit,faktorët më me ndikim në zgjedhjen e pajimeve janë të ndara në 3 grupe, cilët janë ato, dhe përshkruani njërin prej grupeve?

Sipas natyrës së ndikimit faktorët ndahen në :1) Faktorët teknik e ekonomik2) Faktorët organizativ3) Faktorët ekonomik e komercial

Faktorët ekonomik e komercial – këta faktorë janë të lidhur ngushtë me tregun. Gjatë zgjedhjes dhe sigurimit të pajimeve të punës,ndikimi i këtyre faktorëve shprehet nëpërmes :

Kushteve të sigurimit të pajimeve Çmimit të sigurimit të mjeteve të punës Shpenzimeve të transportit dhe të shfrytëzimit (eksploatimit) të mjeteve të

punës.

37. Cilat 2 lloje transportesh dallohen në praktikë dhe përshkruani ato? Çdo lëvizje ose bartje e sendeve të punës ,mjeteve të punës dhe e prodhimeve të punës

dhe prodhimeve të përpunimit ose të gatshme për qëllime të realizimit të prodhimtarisë industriale emërohet transport industrial dhe ndahet në :

Transport të mbrendëshëm – që nënkupton lëvizjet dhe bartjen e sendeve të punës , mjeteve të punës e mallit dhe fuqisë punonjëse brenda rrethit të organizatës prodhuese për qëllim të realizimit të planit dhe programit prodhues të organizatës

Transporti i jashtëm – Çdo lëvizje ose bartje e sendeve të punës,mjeteve të punës ose mallit jashtë rrethit të organizatës prodhuese për qëllim të realizimit të planit dhe programit prodhues të organizatës.

38. Cilave 9 parime kryesore duhet përmbajtur gjatë projektimit,mirëmbajtjes,shfrytëzimit dhe përsosjes së mjeteve transportuese të sistemit të brendshëm transportues?

Me kohë eksperienca ka treguar se për organizimin racional të transportit të mbrendëshëm gjatë projektimit,mirëmbajtjes,shfrytëzimit dhe përsosjes së mjeteve transportuese të sistemeve të brendshme transportuese duhet përmbajtur principeve :

F.Hashani Master 2011/12

Page 12: Menaxhimi prodhimit _pp

Menaxhimi i prodhimit Pyetjet e provimit Faqja 12 prej 24

1) Rruga e sendeve të punës duhet të jetë sa me e shkurtë,njëkahore dhe mundësisht drejtvizore

2) Vendosja e sendeve të punës ,mjeteve të punës,prodhimeve të gatshme duhet të jetë e atillë që të mundësojë rrjedhën e pandërprerë të proceseve prodhuese

3) Shtigjet transportuese duhet të jenë të kalueshme , të pastërta,mjaftë të ndriçuara, të shënuar sipas kërkesave dhe të furnizuara me shenjat sinjalizuese,të lajmërimit ,të kujdesit

4) Me shfrytëzimin e mjeteve përkatëse për vënien e prodhimeve dhe me shfrytëzimin e mjeteve transportuese në mënyrë që sa më shumë të shkurtohet koha e shkarkimit dhe bartjes së prodhimeve – me mundësimit të zhvillimit pa pengesa të të gjitha operacioneve të punës.

5) Duhet pasur kujdes për ngarkimin e njënjësishë të të gjitha mjeteve transportuese,posaçërisht të atyre të linjës së njëjtë të sistemit transportues

6) Të evitohen stërngarkimet e mjeteve transportuese7) Kudo që është e mundshme të shfrytëzohet gravitacioni i tokës8) Të stërviten mirë të gjithë shfrytëzuesit dhe përdoruesit e mjeteve transportuese

për zhvillimin e operacioneve të caktuara transportuese9) Të organizohet mirë shërbimi për mirëmbajtjen e mjeteve transportuese dhe të

zhvillohen me kohë të gjitha intervenimet e nevojshme lidhur me ruajtjen e aftësisë transportuese të sistemeve dhe mjeteve transportuese të transportit të brendshëm , të ndërlidhura me transportin e jashtëm të organizatës prodhuese industriale.

39. Për realizimin me sukses të veprimtarisë së vet,me kënd duhet të bashkëpunoi ngushtë sistemi i transportit të jashtëm?

Për realizimin me sukses të veprimtarisë së vet, sistemi i transportit të jashtëm duhet të bashkëpunoi ngushtë dhe të jetë i gjithanshëm me njësinë organizative e cila merret me organizimin e transportit të brendshëm, si me të gjitha njësitë tjera organizative të organizatës punuese.

40. Të gjita mjetet transportuese të transportit të brendshëm mund të klasifikohen në 9 grupe , cilat janë ato?

Klasifikimi i mjeteve transportuese :1) Dorëse2) Gravitacione3) Mekanike (me ngasje elektromotorike etj)4) Mjetet e transportit me ndërprerje5) Mjetet e transportit pa ndërprerje6) Mjetet e transportit horizontal7) Mjetet e transportit vertikal ose në ndonjë kënd pjerrësie8) Mjetet e transportit të kombinuara special9) Mjetet e kombinuara transportuese .

F.Hashani Master 2011/12

Page 13: Menaxhimi prodhimit _pp

Menaxhimi i prodhimit Pyetjet e provimit Faqja 13 prej 24

41. Cilave 7 parimeve themelore racionale duhet t`u përmbahet projektuesi dhe organizatori i sistemeve transportit të jashtëm?

Parimet themelore racionale që duhet t`u përmbahet projektuesi dhe organizatori i sistemeve transportit të jashtëm janë :

1) Rruga e materialit duhet të jetë sa më e shkurtër2) Manipulimi me sendet e punës duhet të jetë sa më i vogël(vendosja duhet të jetë e

tillë që të ketë sa me pak ngarkesa ,shkarkesa,ringarkime,paketime etj)3) Ngarkimi i mjeteve transportuese duhet të jetë sa më i njënjëshëm4) Lëvizja e materialit duhet të bëhet në rrugët njëkahëshe të liruara nga lëvizjet e

tepërta5) Rrugët transportuese duhet të jenë të gjëra,të rrafshëta, të pastërta6) Kapacitetet e mjeteve transportuese duhet të jetë ashtu të balancuara me punë

ashtu që të sigurohet shkalla më e lartë e shfrytëzimit të tyre7) Personeli i angazhuar për përdorimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve dhe mjeteve

transportuese duhet të jetë i ushtruar në masë të nevojshme për përdorim dhe mirëmbajtjen e drejtë të tyre me shkallë sa më të vogël të lëndimeve .

42. Për evidentimin dhe kontrollin e mirëmbajtjes mjetet e shumëllojshme të punës klasifikohen në 6 grupe,cilat janë ato?

Për evidentimin dhe kontrollin e mirëmbajtjes mjetet e shumëllojshme të punës klasifikohen në

1) Ndërtesat industriale,pajimet ndërtimore dhe oborret2) Stabilimentet energjetike(të avullit,të ujit, të gazit, të rrymës elektrike etj)3) Instalimet (ujësjellësit,avullsjellës,elektrike,gazsjellëse,kanalizimit etj)4) Mjetet e prodhimtarisë (makinat,veglat,modelet,inventari i zyrave,inventari i

vendeve të punës operative etj)5) Sistemet transportuese (rrugët e transportit të brendshëm,mjetet dhe pajimet

transportuese)6) Ndërtesat e banimit dhe rrugët qarkulluese (të cilat mirëmbahen në bashkëpunim

me shërbimet përkatëse të vendbanimeve përkatëse).

43. Para sistemeve të mirëmbajtjes parashtrohen 3 kërkesa kryesore, cilat janë ato, dhe ku qëndron vështërsia për zbatimin e tyre?

Kërkesat kryesore të sistemeve të mirëmbajtjes janë :1) Të shpenzojë sa më pak punë dhe material2) Të sigurojë besueshmërinë sa më të madhe të sistemeve prodhuese dhe

elementeve të tyre3) Të shpenzojë sa më pak kohë për zbatimin e detyrave të mirëmbajtjes

F.Hashani Master 2011/12

Page 14: Menaxhimi prodhimit _pp

Menaxhimi i prodhimit Pyetjet e provimit Faqja 14 prej 24

Vështërsia kryesore për zbatimin e tyre qëndron në zgjedhjen dhe vendosjen e atij sistemi të mirëmbajtjes i cili për prodhimtarinë sipas plan dhe programit do të jetë efektiv – duke plotësuar kushtet e afarizmit më ekonomik dhe më rentabil.

44. Cilat janë 6 arsyet kryesore që edhe bashkësia ndërkombëtare me norma të ndryshme (siç është p.sh. ISO-9000), jep instruksione për zbatimin efikas të mirëmbajtjes?

Rëndësia e madhe e mirëmbajtjes i kushtohet për këto arsye :1) Në proceset mekanizuara ( të automatizuar ose robotizuara) prodhuese

mirëmbajtja jo herë siguron rrjedhjen e pandërprerë të procese teknologjike por edhe mundëson shfrytëzimin maksimal të mjeteve ,rëndom të shtrenjta të punës

2) Në proceset serike ose masovike prodhuese ,ku ekziston ndërvarshmëria e madhe e operacioneve të punës e të vendeve të punës, me mirëmbatjejen e mjeteve të punës shtohet besueshmëria e sistemit teknologjik ose prodhues

3) Në prodhimtarinë veçore , ku ndonjëherë angazhohet një mjet i punës e ndonjëherë mjeti tjetër,me mirëmbajtje sigurohet gatishmëria teknike e teknologjike e mjeteve të paangazhuara të punës për çdo kërkesë të programit prodhuese eventual

4) Në njesin organizative projektuese dhe ndihmëse të organizatës prodhuese , mirëmbajta ndihmon shfrytëzimin efektiv të personelit e të mjeteve ndihmëse të punës

5) Ne sistemet e komunikimit e të komunikacionit ,zbatimi i sistemeve përkatëse mirëmbajtëse jep shkallë më të lartë të besueshmërisë së dhe të punës së tyre

6) Në afarizmin e gjithmbarshëm të organizatave prodhuese shton besimin dhe guximin e marrjes së vendimeve nga e udhëheqësve dhe drejtuesve të niveleve të ndryshe, si në pjesën ekonomike-teknike po ashtu edhe në pjesën ekonomike-financiare përkatësisht komerciale afariste dhe kështu dukshëm zvogëlon shpenzimet e gjthëmbarshme të organizatës.

45. Si zbatohet mirëmbajtja preventive rrjedhëse? Kjo mënyrë e mirëmbajtjes preventive zbatohet paralel me zhvillimin e procesit

prodhuese dhe kështu mundësohet zhvillimi i pandërprerë i procesit prodhues. Punët të cilat marrin pjesë në këtë mirëmbajtje janë :

1) Pastrimi i pajimeve, i mjeteve të punës, i instalimeve tjera2) Mbrojtja nga korrozioni, lyerja3) Vështrimet preventive të mjeteve të punës (makinave,veglave, etj)4) Ndërrimi i pjesëve5) Përmirësimet e vogla.

46. Me racionalizimin e mirëmbajtjes arrihet shfrytëzimi racional i të gjitha energjive pjesëmarrëse në procesin e prodhimtarisë materiale, cilët janë 5 faktorët kryesor që

F.Hashani Master 2011/12

Page 15: Menaxhimi prodhimit _pp

Menaxhimi i prodhimit Pyetjet e provimit Faqja 15 prej 24

ndikojnë më së shumti në zvogëlimin e aftësisë punuese të mjeteve të angazhuara të punës?

Faktorët kryesor që ndikojnë më së shumti në zvogëlimin e aftësisë punuese të mjeteve të angazhuara të punës janë :

1) Shkalla e përdorimit të mjeteve të punës2) Mënyra e përdorimit (aftësia profesionale e përdoruesit)3) Vjetrimi (teknik ose ekonomik)4) Kushtet klimatike të vendit të përdorimit5) Dëmtimet e papritura (vërshimet, zjarret, katastrofat e ndryshme elementare etj).

47. Shpenzimet e gjithmbarshme të mirëmbajtjes ndahen në 2 grupe themelore, cilat janë ato dhe përshkruani njërën prej tyre?

Shpenzimet e gjithmbarshme të mirëmbajtjes ndahen në 2 grupe themelore ato janë :1) Shpenzimet e mirëmbajtjes të cilat mund të përfshihen me çmimin e prodhimeve

– ndryshe quhen shpenzime të regjisë prodhuese – këtu marrin pjesë shpenzimet për mirëmbajtjen e objekteve ndërtimore,makinave,instalimeve ,veglave,inventarit,lyerja e makinave,pajisjeve,veglave dhe mjeteve te tjera të punës,pastaj shpenzimet për mirëmbajtjen e pastërtisë etj.

2) Shpenzimet e mirëmbajtjes të cilat nuk mund të përfshihen drejtpërsëdrejti me çmimet e prodhimit .

48. Sipas vendeve të veprimit të lëmenjve afariste,politika afariste ndahet në 2 grupe ,cilat janë ato dhe shpjegoni politikën e jashtme afariste?

Sipas vendeve të veprimit të lëmenjve afariste,politika afariste ndahet në :1) Politikën e brendshme afariste 2) Politika e jashtme afariste – këtu politika afariste ka të bëjë me hulumtimin e

tregut për furnizim me lëndët e para dhe për shitjen e prodhimeve vetanake, caktimin e rrugëve transportuese dhe mënyrën e transportimit të lëndëve të para e të prodhimeve , caktimin e mënyrës së shitjes etj.

49. Realizimi i afarizmit të prodhimtarisë së ndërmarrjes zhvillohet me 3 lloje mjetesh, cilat janë ato,paraqitni skemën grafike të ndarjes së tyre dhe përshkruani përmbajtjen e mjeteve themelore afariste?

Afarizmit të prodhimtarisë së ndërmarrjes ndahet :1) Mjetet afariste2) Mjetet e përkushtuara3) Fondet

F.Hashani Master 2011/12

Page 16: Menaxhimi prodhimit _pp

Menaxhimi i prodhimit Pyetjet e provimit Faqja 16 prej 24

Mjetet themelore afariste – nuk shpenzohen në një cikël të prodhimtarisë , por shpenzohen gradualisht për kohë ë të gjatë në shumë cikle. Për këtë kohë këto jete bartin pjesë të vlerës së vet në çdo prodhim të cikleve prodhuese derisa të mos shpenzohen vlerat e tyre. Vetëm mjetet themelore gjatë prodhimit nuk ndryshojnë formën e vet ,por shpenzohen teknologjikisht . format e paraqitjes se mjeteve themelore janë : sendet,objektet,të drejtat,të hollat.

50. Paraqitni shprehjet matematikore të ekonomisë së sistemit organizativ prodhues ,e shpjegim e simboleve shprehëse?

Me ekonomitetin, rentabilitetin dhe produktivitetin e punës shprehet suksesi i ekonomizimit të organizatave prodhuese ,sepse në koeficientet e tyre hyjnë elementet themelore të proceseve riprodhuese. Kështu kemi :

Për ekonomicitetin e koeficientit

Për produktivitetin e punës

Për rentabilitetin

Ku janë :

F.Hashani Master 2011/12

Page 17: Menaxhimi prodhimit _pp

Menaxhimi i prodhimit Pyetjet e provimit Faqja 17 prej 24

Q – vëllimi i tërë prodhimtarisë,efekti i punës, që paraqet qëllimin e prodhimtarisëA – vlera mjeteve të angazhuara fizikisht(mjetet e punës,sendet e punës dhe vlera e njeriut)Th – të hyra të tëra,vlera e prodhimeve dhe e shërbimeve të realizuaraH – shpenzimet e tëra të elementeve të prodhimtarisëF – fuqia punuese,si shprehje e pasurisë individuale dhe të përgjithshme shoqëroreTa - të ardhurat e tëra, si shprehje vlerësore e punës së kryer në riprodhimin shoqërorMa – mjetet e angazhuara, pa të cilat nuk ka kontinuitet riprodhimtariaP - ......

51. Parashtroni njohurinë e përgjithshme për kundrimin? Pikënisje për kuadrimin e sistemeve organizative të të gjitha përkushtimeve paraqesin :

1) Roli i njeriut në procesin e punës – paraqet faktorin krijues. Ai krijon të mira shpirtërore dhe të mira materiale, ai për krijimin e tyre angazhohet fizikisht dhe materialisht. Në procesin e punës ,mbi sendet e punës njeriu po vepron gjithnjë e më shumë intelektualisht. Me ndryshimin e marrëdhënieve të prodhuese,ndryshon edhe pozita dhe roli i njeriut në krijimin e kushteve të punës në këmbim dhe në shfrytëzim të mirave shpirtërore dhe materiale që rikrijon në procesin e punës.

2) Studimi i punës – të gjithë njerëzit dallohen mes veti. Njeriu dallohet me gjallesat tjera sepse mund të siguroi të mira materiale dhe shpirtërore për mirëqenien e vet. Duke pasur para sysh se asnjë punë nuk mund të bëhet pa njeriun , se puna zhvillon njeriun dhe se kushtet e punës dhe njeriu në procesin e punës për çdo lloj të procesit prodhues ndryshojnë paraqitet nevoja e për studimin njeriut në procesin e punës. Ekzistojnë shumë faktorë të cilët ndihmojnë ose kufizojnë energjinë krijuese të njeriut. Në rrallë të parë hyjnë : kondicioni fizik (shëndeti),aftësia intelektuale (inteligjenca-prirja për punë intelektuale),eksperienca,shprehia e punës,dëshira për punë të caktuar, vullneti i mirë për angazhim,motivimi etj.

52. Me cilat 3 elemente përcaktohen vendet e punës, dhe cilat janë veçoritë e tyre? Vendi i punës përcaktohet nga këta 3 faktorë :

1) Në kushtet teknologjike të punës -hyjnë mjetet e punës dhe sendet e punës me të cilat e sukses mund të zhvillohet procesi i caktuar i punës.

2) Në kushtet biologjike - hyjnë kushtet e vendit të punës në të cilat njeriu më së lehti do të mund të lirojë energjinë punuese pa pasoja të dëmshme për shëndetin e tij dhe të rrethinës së cilës i takon vendi i punës.

F.Hashani Master 2011/12

Page 18: Menaxhimi prodhimit _pp

Menaxhimi i prodhimit Pyetjet e provimit Faqja 18 prej 24

3) Numri i vendeve të punës mund të jetë më i vogël ose baras me numrin e ekzekutuesve. Nëse numri i vendeve të punës është ë i vogël se numri i ekzekutuesve atëherë kuptojmë se më shumë punonjës punojë në një vend të punës.

53. Shpërblimi i njeriut në procesin e punës mund të shqyrtohet nga 5 pikëpamje, cilat janë ato dhe çka përmbajnë?

Shpërblimin e njeriut nga puna mund ta shqyrtojnë në pikëpamje :1) Biologjike –puna e ka krijuar njeriun dhe me punë njeriu zhvillon aftësitë e veta

fiziologjike dhe biologjike. Njëkohësisht me punë njeriu ka siguruar ekzistencën e vet dhe të llojit të vet.

2) Historike – me zhvillimin e forcave prodhuese materiale e shpirtërore, aftësitë prodhuese të njeriut dhe të njerëzimit shtohen dhe zhvillohen në përmasa të cilat kërkojnë organizime të reja të marrëdhënieve prodhuese. Njeriu në historinë e vet ka kaluar nëpër këto formacione :

Shoqëria skllavopronare Shoqëria feudale Shoqëria borgjeze dhe kapitaliste Shoqëria socialiste

Nëpër të gjitha këto formacione të organizimit shoqëror mundësitë për krijimin e të mirave materiale kanë ndryshuar.

3) Shoqërore ekonomike – ka rëndësi të madhe për ruajten ose vendosjen e rendit të ri shoqëror e politik, meqë asnjë sistem shoqëror,pra as ai politik i përsosur nuk mund të ekzistojë nëse anëtarët e saj nuk prodhojnë të mira materiale , me të cilat i plotësojnë nevojat individuale,nevojat e përbashkëta dhe nevojat e përgjithshme shoqërore.

4) Sociologjike – Nëse analizohen nga ky aspekt rezultatet dhe frytet e punës ,atëherë shohim se krahas pozitës ekonomike është krijuar edhe ndikimi politik në organizimin e formacioneve njerëzore gjatë historisë. Kështu që ai formacion (pjesëtar) që ka pasur më shumë njerëz ,mjete dhe sende të punës dhe energji në përgjithësi ka siguruar ndikimin e vet më të madh në këmbim dhe ndarjen e të mirave të përgjithshme materiale e shpirtërore.

5) Kulturale – me këmbimin dhe shitjen e të mirave materiale në një vend (treg)tjetër janë ofruar dhe ofrohen mundësitë për njohjen reciproke me mundësit krijuese të të mirave materiale dhe shpirtërore të njeriut .Në këtë mënyrë ,puna krijuese e njerëzve të vendeve të ndryshme ka mundësuar në të kaluarën që ti kënaqin shqisat njerëzore, dhe do ti mundësojnë që ti plotësojë nevojat e veta (tonat) njerëzore në të ardhmen – puna do të na shpërblejë.

54. Cilat 11 shënime janë të domosdoshme për analizën e suksesshme të fuqisë punëtore? Shënimet për punonjësit janë :

F.Hashani Master 2011/12

Page 19: Menaxhimi prodhimit _pp

Menaxhimi i prodhimit Pyetjet e provimit Faqja 19 prej 24

1) Përgatitja shkollore ose profesionale2) Gjinia dhe vendi i punës sipas aftësisë fiziologjike dhe ngarkesës me punë ditore

ose nate3) Mosha e punëtorit ose mosha mesatare e të gjithë anëtarëve të kolektivit të punës4) Stazhi i punës së punëtorit ose stazhi mesatar i punëtorëve të kolektivit të punës5) Stazhi i punës së punëtorit në vendin e caktuar të punës dhe stazhi mesatar i

punëtorëve të ndërmarrjes në punët e procesit të prodhimtarisë së ndërmarrjes6) Gjendja shëndetësore e punëtorit,mundësit e lëndimeve dhe të sëmundjeve

profesionale nga vendi i punës,shkaqet dhe pasojat7) Situata familjare (i/e martuar ose jo, ka apo nuk ka fëmijë,numri i

fëmijëve),anëtarët e familjes8) Situata banesore (ka ose nuk ka banesë, distanca e banimit,numri i

m2/banorë,kushtet e banimit etj)9) Standardi jetësor i punëtorit, mundësia e organizimit të caktuar punues ose të

punëve nga procesi i caktuar i punës10) Përparimi në punë (koha dhe vendi i ndryshimeve)11) Kultura teknike (origjina : fshatar,qytetar,bujk,punëtor fizik ose intelektual etj).

55. Në strukturën organizative të ndërmarrjes dallohen 9 funksione ,cilat janë ato, dhe përshkruani funksionin e zhvillimit dhe të përparimit të prodhimtarisë ?

Struktura funksionale e ndërmarrjes është si vijon :1) Funksioni i planifikimit2) Funksioni teknik3) Funksioni kuadrovik4) Funksioni komercial5) Funksioni financiar6) Funksioni kontabilitetit7) Funksioni i mbrojtjes së nj;erëzave dhe të pasurisë8) Funksioni punëdrejtues -udhëheqës administrativ9) Funksioni i zhvillimit dhe i përparimit të prodhimtarisë – detyra themelore këtij

funksioni është dhënia e ndihmës shkencore e profesionale të gjitha funksioneve të tjera të ndërmarrjes,me qëllim që funksionimi i tyre të zhvillohet dhe të përparojë. Për këtë qëllim në këtë funksion angazhohen ekspertët me kualifikime superior profesionale shkencore, së pari nga vet organizata dhe sipas nevojës edhe jashtë saj.

56. Parashtroni njohurinë e përgjithshme për ekzekutimin e prodhimtarisë? Zbatimi i prodhimtarisë ose ekzekutimi i prodhimtarisë ka të bëjë me zhvillimin e

proceseve punuese, prodhuese dhe teknologjike përmes të cilave zbatohen veprimet e nevojshme për krijimin e prodhimit të caktuar ose dhënien e shërbimit të kërkuar prodhues ose joprodhues sipas sasisë,cilësisë dhe kohës së planifikuar. Në pikëpamje organizative dallojmë :

F.Hashani Master 2011/12

Page 20: Menaxhimi prodhimit _pp

Menaxhimi i prodhimit Pyetjet e provimit Faqja 20 prej 24

1) Prodhimtaria e kuptim të gjërë –2) Prodhimtaria me kuptim të ngushtë –

57. Te përgatitja e procesit të prodhimtarisë dallohen 5 aktivitete, cilat janë ato, dhe parashtroni 2 prej tyre?

Aktivitet kryesore që hyjnë në përgatitjen e procese prodhuese të procesit të prodhimtarisë janë:

1) Hulumtimi i tregut 2) Hulumtimi i kushteve të prodhimtarisë – nëse kemi prodhim të ri atëherë duhet

hulumtuar në pajtim me kushtet orientuese të organizatës për ti plotësuar kërkesat e saj. Këtu duhet hulumtuar formën organizative të prodhimtarisë,mjetet e punës, metodat teknologjike, tipat e prodhimtarisë etj. Këto hulumtime duhet ti bëjnë organet profesionale të ndërmarrjes.

3) Planifikimi i prodhimtarisë 4) Formimi i prodhimtarisë – hulumton formën më të dëshiruar të prodhimit,

projekton prodhimin dhe konstrukton prodhimin5) Përgatitja e veprimeve prodhuese

58. Nga rëndësia që ka për mirëmbajtjen e procesit të prodhimtarisë dalin 9 detyra kryesore të cilat duhen t`i kryejë përgatitja e punës, cilat janë ato?

Detyrat kryesore të cilat duhet t`i kryejë përgatitja e punës janë :1) Cilat prodhime duhet prodhuar ?2) Sa prodhime duhet prodhuar?3) Çfarë cilësie duhet të jenë prodhimet?4) Kur duhet të prodhohen?5) Kur duhet zhvilluar prodhimtaria?6) Me çfarë mjetesh prodhuese duhet prodhuar?7) Prej çfarë sendesh të punës duhet prodhuar?8) Prej nga dhe si duhet siguruar sendet dhe mjetet e punës?9) Sa do të jenë shpenzimet e gjithmbarshme prodhuese?

59. Cilat 11 veprime logjike e përbejnë përgatitjen teknologjike të prodhimtarisë? Radhitja logjike e veprimeve të përgatitjes teknologjike të punës është si vijon :

1) Shqyrtimi i projektimit të prodhimit nga aspekti i realizimit teknik të tij2) Shqyrtimi i formës së prodhimit nga aspekti i teknologjisë së konstruksionit3) Caktimi i numrit të operacioneve dhe radhitjes teknike e teknologjike të tyre4) Caktimi i llojeve dhe i sasisë bruto të sendeve të nevojshme për krijimin e

prodhimit5) Caktimi i vendeve të nevojshme të punës dhe kategorizimi profesional i tyre6) Caktimi i metodave të punës dhe i regjimit të prodhimtarisë e të veprimeve të

caktuara prodhuese

F.Hashani Master 2011/12

Page 21: Menaxhimi prodhimit _pp

Menaxhimi i prodhimit Pyetjet e provimit Faqja 21 prej 24

7) Zgjedhja e mjeteve të punës për çdo operacion punues8) Normimi i kohës së punës krijuese9) Hartimi i dokumentacionit të nevojshëm teknologjik të procesit prodhues10) Hartimi i planit dhe programit prodhuese sipas kritereve të tregut11) Zbatimi i parakalkulimeve për arsyeshmërinë ekonomike të realizimit të

prodhimit

60. Parashtroni njohuritë e përgjithshme mbi kontrollin e prodhimtarisë? Kontrolli i prodhimtarisë ka të bëjë me kontrollin e cilësisë së ekzekutimit të

prodhimtarisë nga aspekti teknik dhe ekonomik. Lidhur me këtë dallojmë :1) Kontrollin teknik – që përfshinë të gjitha fazat e procesit teknologjik të

prodhimtarisë. 2) Kontrollin ekonomik –ka të bëjë me hulumtimin e suksesit të procese prodhuese

nga pikëpamja ekonomike (ekonomësia,prodhimësia dhe rentabiliteti), duke i hulumtuar se sa ato i plotësojnë parimet themelore të riprodhimtarisë.

61. Operativa kontrolluese organizohet për 3 lloje kontrollimesh, cilat janë ato dhe përshkruani njërën prej tyre?

Operativa kontrolluese organizohet për :1) Kontrollin e cilësisë së prodhimeve - duhet ti ndihmojë prodhuesit që të prodhojë

prodhimin e caktuar sipas kritereve themelore të tregut : Koha kur kërkohet prodhimi Çmimi për të cilin mund të shitet prodhimi Cilësia e cila kërkohet prodhimi

2) Kontrollin e sendeve të punës - 3) Kontrollin e mjeteve të punës –

62. Cilësia e pjesës teknike e ekonomike e afarizmit kontrollohet përmes 2 llojeve të kontrollimit, cilat janë ato dhe përshkruani njërin prej tyre?

Cilësia e pjesës teknike e ekonomike e afarizmit kontrollohet përmes:1) Kontrolli i procese teknologjike – mund të zbatohet si kontroll ndër fazor ose

kontroll ndër operativ , ku kontrollohen të gjitha operacionet ose si kontroll përfundimtar i tërësive ose i pjesëve të prodhimit

2) Kontrolli i prodhimeve përfundimtare .

63. Parashtroni njohurinë e përgjithshme për mbrojtjen e resurseve të prodhimtarisë? Në proceset e ndryshme të punës veprojnë njerëz e kualifikime të ndryshme profesional e

me mjetet e niveleve të ndryshme të përsosjes teknike dhe teknologjike mbi sendet e ndryshme, më pak apo më shumë të dëmshme të punës. Proceset e punës ndryshojnë shumë shpejtë dhe mjetet e punës prodhohen në pajtim me kërkesat e fiziologjisë së

F.Hashani Master 2011/12

Page 22: Menaxhimi prodhimit _pp

Menaxhimi i prodhimit Pyetjet e provimit Faqja 22 prej 24

punës. Manipulimi me sendet e punës bëhet në pajtim me masat mbrojtëse personale,individuale dhe të përbashkëta të punëtorëve,ku atmosfera e punës rregullohet sipas kërkesave psikologjike të punës dmth mbrojta në punë bëhet me qëllim të ruajtjes së mirë të shëndetit të anëtarëve të kolektivit punues dhe të pasurisë së ndërmarrjes,sipas kësaj dallojmë :

1) Mbrojtjen e fuqisë punëtore2) Mbrojtjen e pasurisë së ndërmarrjes.

64. Cilët janë shkaktarët kryesor të lëndimeve e fatkeqësive në punë dhe paraqitni llojet e pasojave?

Lëndimet fizike mund të vijnë nga mjetet e punës,sendet e punës dhe nga objektet e pajimet e papërshtatshme për punë. Për këtë shkak , mbrojtjen personale të punëtorëve nga lëndimet duhet zbatuar kudo që e kërkon nevoja .Në këto mjete mbrojtëse hyjnë: dorëzat,syzet,përparëset,rrobat mbrojtëse,këpucët mbrojtëse etj. Pasojat të cilat sjellin lëndimet dhe fatkeqësitë në punë mund ti ndajmë në :

1) Fizike 2) Psikike 3) Ekonomike 4) Sociale.

65. Parashtroni njohurinë e përgjithshme mbi menaxhimin e investimeve të

prodhimtarisë? Shpenzimet e mjeteve financiare për ngritje, mirëmbajtjen, zëvendësimin, zgjerimin dhe

shtimin e shkallës së shfrytëzimit të stabilimenteve dhe të objekteve tjera të prodhimtarisë si dhe të mjeteve të punës në përgjithësi emërtohet investime. Ndërmarrja pandarë duhet të disponojë me mjetet e prodhimtarisë për të siguruar rrjedhjen e procesit. Sendet e punës shpenzohen në tërësi dhe bëjnë mjetet qarkulluese të cilat duhet të kompensohen pandarë. Mjetet e punës shpenzohen gradualisht,për më shumë cikle të prodhimtarisë ose për shumë vjet. Meqë investimet, angazhimet e të hollave mund të bëhen për shkaqe të ndryshme në mjetet themelore ose qarkulluese, para marrjes së vendime për angazhimin e mjeteve të reja duhet pasus parasysh se deri në cilën masë mjetet investuese mund të janë të arsyeshme. Investimet mund të bëhen për këto arsye :Ngritja e objekteve ose stabilimenteve të reja,Mirëmbajtja e mjeteve ekzistuese të punës, Zëvendësimi i mjeteve të vjetruara (fizikisht dhe ekonomikisht) , Shtimi,rikonstruktimi dhe përshtatja e mjeteve themelore,Rritja e shfrytëzimit të kapaciteteve prodhuese,Shtimi i vëllimit të prodhimtarisë me ndërrimin e sasisë ose cilësisë së sendeve të punës,Zgjerimi i hulumtimeve të afarizmit teknik e ekonomik dhe atik ekonomik/komercial, Sigurimi i licencave etj.

66. Zgjedhja e lokacionit për objektet e reja investuese ka 2 veçori themelore, cilat janë ato, dhe përshkruani ato?

F.Hashani Master 2011/12

Page 23: Menaxhimi prodhimit _pp

Menaxhimi i prodhimit Pyetjet e provimit Faqja 23 prej 24

Për investime të reja zgjedhja e lokacionit ka :1) Karakter shoqëror – me caktimin e objektit prodhuese në pozitën e caktuar

gjeografike,zhvillohet potenciali ekonomik i rrethit i cili graviton kah kjo qendër ekonomike, dhe në këtë mënyrë objekti prodhues ofron kushte të caktuara për punësimin e banorëve, me çka realizohet interesi individual i të punësuarve, e përmes këtij realizohet interesi i përbashkët i rrethit të banuar si dhe interesi i përgjithshëm shoqëror.

2) Karakteri ekonomik i lokacionit - i cili shprehet nëpërmes : Shpenzimeve për ngritjen e objektit Shpenzimet për sigurimin e kushteve të prodhimtarisë Madhësia e mjeteve të angazhuara Kushtet paraprake për zhvillimin e organizatës prodhuese në të ardhmen.

67. Nga kushtet e afarizmit sipas karaktereve të tregut varen 3 madhësi karakteristike të prodhimtarisë, cilat janë ato, dhe përshkruani njërën prej tyre?

Prej kushteve të cilat burojnë nga ekonomizimi sipas tregut varet :1) Plani dhe programi i prodhimtarisë – në bazë të mundësive që një prodhim i

caktuar në treg hartohet edhe plani i prodhimtarisë. Ku plan duhet të ofrojë mundësin e zgjerimit të tij dhe programit prodhues,sepse me kohë ndryshon edhe interesi i tregut për prodhime të caktuara. Këto zgjerime ose ngushtime të programit prodhues mund të jenë edhe me pasojë e lëndës së parë dhe energjisë ngasëse. Për këtë shkak duhet kërkuar ndikim optimal të tregut në hartimin programit optimal dhe planit optimal prodhues të ndërmarrjes.

2) Lloji dhe cilësia e prodhimeve 3) Çmimi i prodhimeve

68. Shpjegoni zgjedhjen e mjeteve të punës? Një ndër detyrat e shumta të politikës investuese, me rëndësi është edhe zgjedhja e

mjeteve të punës, sepse nga lloji,cilësia dhe sasia e këtyre mjeteve do të varet shumë realizimi i planit dhe programit prodhues. Këto mjete përbehen prej : ndërtesave, stabilimenteve,makinave, aparateve, instrumenteve, veglave dhe instalimeve të thera të nevojshme për realizim e detyra prodhuese në vendet e punës në proceset prodhuese. Zgjedhja mjeteve të punës kushtëzohet nga faktorët : teknik dhe ekonomik.

69. Shpjegoni zgjedhjen e sendeve të punës? Me programimin prodhues caktohet prodhimi i cili do të prodhohet. Konstruksioni i

prodhimit cakton formën e prodhimit dhe materialin prej cilit duhet të trajtohet prodhimi. Për cilësinë vendos teknologu,teknologu bënë llogaritjen e dimensionit të sendit të punës . Varësisht nga eksperienca profesionale dhe njohja e mundësive prodhuese të teknologjisë së montuar, si dhe personelit të angazhuar në operativën krijuese, teknologu cakton tepricat e dimensioneve të materialit prodhues. Kështu që në caktimin e

F.Hashani Master 2011/12

Page 24: Menaxhimi prodhimit _pp

Menaxhimi i prodhimit Pyetjet e provimit Faqja 24 prej 24

dimensioneve të materialit të vrazhdë duhet pasur kujdes për këto çështje të rëndësishme teknike dhe ekonomike :

Teprica në punim Sasia e mbetjeve Cilësia e materialit Çmimi i materialit .

70. Detyrat kryesore të nënsistemit të shitjes të sistemit organizativ janë 7 , cilat janë ato dhe përshkruani njërën prej tyre?

Detyrat themelore të shitjes,përkatësisht të realizimit janë :

1) Hulumtimi i tregut të shitjes -në shtije ndikojnë faktorët e ndryshëm si ekonomik,teknik dhe shoqëror,prandaj me hulumtimin tregut për shitje duhet të analizohen dhe studiohen me metoda shkencore këta faktorë, në bazë të cilëve mund të parashihen kushtet në treg si dhe madhësitë e shitjes së prodhimeve dhe shërbimeve.

2) Planifikimi i shitjes

3) Shitja e mallrave dhe shërbimeve

4) Propaganda ekonomike

5) Pranimi dhe dorëzimi i prodhimeve të gatshme

6) Evidencimi i shitjes

7) Analiza ekonomike, revizioni dhe kontrolli i shitjes

F.Hashani Master 2011/12