MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI...
Transcript of MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI...
-
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË
DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË
DISERTACION
MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET
RASTI I SHQIPËRISË
Në kërkim të gradës shkencore “doktor”
Doktoranti Udhëheqësi shkencor
MSc. Sotir SHUKA Prof. dr. Sokol AXHEMI
Tiranë, 2018
-
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË
DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË
Disertacion i përgatitur nga
MSc. Sotir SHUKA nën udhëheqjen e prof. dr. Sokol AXHEMI
në kërkim të gradës shkencore “doktor”
MENAXHIMI i RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET
RASTI I SHQIPËRISË
Mbrohet më dt.................... 2018 para jurisë së përbërë nga:
1............................................................. - kryetar
2............................................................. - anëtar oponent
3............................................................. - anëtar oponent
4............................................................. - anëtar
5.............................................................- anëtar
Tiranë, 2018
-
MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018
SOTIR SHUKA | iii
PËRMBAJTJA
Lista e grafikëve, tabelave, fotove, skicave, shkurtimeve ...................................................... v
Lista e shkurtesave të përdorura në punim ............................................................................ vi
HYRJE .................................................................................................................................... 1
Qëllimi dhe objektivat e punimit ............................................................................................ 3
Metodika shkencore e përdorur .............................................................................................. 6
Platforma dhe struktura e studimit ......................................................................................... 8
Rëndësia e punimit ............................................................................................................... 11
Kapitulli I .............................................................................................................................. 12
RREZIQET NATYRORE DHE TRAJTESA GJEOGRAFIKE NË LIDHJE ME TO ......... 12
ZJARRET ............................................................................................................................. 12
1. 1. Kuptimi mbi rreziqet natyrore .................................................................................. 12
1. 2. Zjarret si pjesë e rreziqeve natyrore ......................................................................... 15
1. 3. Aktiviteti human dhe roli i tij në lindjen dhe zhvillimin e zjarreve .......................... 18
1. 4. Pasojat dhe impaktet e zjarreve në hapësirën sociogjeografike ............................... 20
1. 5. Studimet për zjarret dhe menaxhimin e tyre ............................................................. 23
1. 6. Mbrojtja nga zjarret në Shqipëri ............................................................................... 25
Kapitulli II ............................................................................................................................ 28
HAPËSIRA SOCIOGJEOGRAFIKE DHE MENAXHIMI I ZJARREVE NË SHQIPËRI 28
2. 1. Zjarret dhe vendet sociale të banimit ........................................................................ 28
2. 2. Zjarret dhe vendet sociale të prodhimit .................................................................... 38
2. 3. Zjarret dhe vendet sociale të shkëmbimit, argëtimit dhe të pushtetit ....................... 41
2. 4. Zjarret dhe hapësira gjeografike. Tiparet dhe veçoritë e tyre ................................... 43
2. 5. Raportet e bashkëpunimit të hapësirës gjeografike dhe asaj sociale në menaxhimin
e zjarreve. Rasti i vendosjes së njësive zjarrfikëse. .......................................................... 50
Kapitulli III ........................................................................................................................... 54
ROLI I GRUPEVE SOCIALE NË PARANDALIMIN ....................................................... 54
DHE MENAXHIMIN E ZJARREVE .................................................................................. 54
3. 1. Grupet sociale dhe menaxhimi i zjarreve në Shqipëri .............................................. 55
3.2. Institucionet dhe grupet sociale të shërbimit zjarrfikës, tiparet e tyre ....................... 63
3.3. Grupet sociale dhe kultura për mbrojtjen nga zjarri .................................................. 69
-
MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018
SOTIR SHUKA | iv
3.4. Roli i grupeve sociale në prodhimin e mjeteve për parandalimin dhe menaxhimin e
zjarreve ............................................................................................................................. 72
Kapitulli i katërt .................................................................................................................... 76
PAJISJET DHE MJETET E SHUARJES SË ZJARREVE. ROLI I TYRE NË
HAPËSIRËN SOCIOGJEOGRAFIKE ................................................................................ 76
4. 1 Mjetet dhe pajisjet e ndryshme për shuarjen e zjarreve............................................. 76
4. 2 Përdorimi i mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme në situatat e zjarreve në vendet
sociale të banimit .............................................................................................................. 77
4. 3 Roli i mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme në situatat e zjarreve në vendet sociale të
prodhimit, të shkëmbimit, argëtimit e pushtetit ................................................................ 81
4. 4. Përdorimi i mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme në rastet e zjarreve në hapësirën
gjeografike ........................................................................................................................ 94
Kapitulli i pestë ..................................................................................................................... 96
SHPËRNDARJA GJEOGRAFIKE E ZJARREVE .............................................................. 96
5.1 Zjarret nëpër botë dhe problematikat që lidhen me to ................................................ 96
5.1.1 Zjarret në Europë dhe Azi .................................................................................... 96
5.1.2 Zjarret në kontinentet amerikane dhe Groenlandë .............................................. 99
5.1.3 Disa masa të domosdoshme për parandalimin dhe kufizimin e përhapjes së
zjarreve ....................................................................................................................... 101
5.2 Zjarret në Shqipëri dhe karakteristikat e tyre ........................................................... 103
5.3 Zjarret në Shqipëri .................................................................................................... 106
5.3.1 Raste zjarri në Shqipëri para vitit 1990 ............................................................. 108
5.3.2 Raste zjarri në Shqipëri mbas vitit 1990 ............................................................ 109
5.3.3 Përmbledhje e statistikave ................................................................................. 112
5.3.4 Përvoja botërore dhe disa sugjerime për menaxhimin e zjarreve në Shqipëri... 113
PËRFUNDIME ................................................................................................................... 114
REKOMANDIME .............................................................................................................. 119
LITERATURA ................................................................................................................... 122
-
MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018
SOTIR SHUKA | v
Lista e grafikëve, tabelave, fotove, skicave, shkurtimeve
Foto nr. 1 Pyll i djegur në Llogara. Burimi: REC Shqipëri website. .................................... 19
Foto nr. 2 Pasojat pas rënies së një zjarri në Kroaci, Burimi: Bota Sot. ............................... 22
Foto nr. 3 Zjarr në New Berlin, Wisconsin (Google Images) ............................................... 34
Foto nr. 4 Zjarr në Ohajo (Google Images) .......................................................................... 34
Foto nr. 5 Zjarr në Grenfell Tower, Londer (Google Images) .............................................. 34
Foto nr. 6 . Diegie e Fabrikës së Ricklimit të mbetjeve plastike në Tiranë .......................... 38
Foto nr. 7 Zjarr në Kodër-Mëzez, Tiranë (Google Images) 3 qershor 2017 ......................... 44
Foto nr. 8 Zjarr në Vermosh (Google Images ....................................................................... 45
Foto nr. 9 Përdorimi i fikësit me ujë ..................................................................................... 78
Foto nr. 10 Fikësi me ujë ...................................................................................................... 79
Foto nr. 11 Sistemi vetshuarës gjysmëautomatik (drençer) .................................................. 83
Foto nr. 12 Pyll në Amerikë, pas djegies, Burimi: Climate News Network. ...................... 100
Imazh nr. 1 Zjarre në Rajonin e Mesdheut. Burimi: Syri.Net, parë nëpërmjet satelitit, viti
2017. ..................................................................................................................................... 98
Skica nr. 1 Kuptimi mbi rreziqet natyroree .......................................................................... 14
Tabela nr. 1 Raporti strukturë-djegshmëri-qëndrueshmëri ndaj zjarrit ................................ 31
Tabela nr. 2 ........................................................................................................................ 112
-
MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018
SOTIR SHUKA | vi
Lista e shkurtesave të përdorura në punim
Atm - atmosferë
°C - gradë celsius
CO2 - gazi karbonik (dyoksidi i karbonit)
CCI4 - tetracloruri i karbonit
D - diametër
H2O - formula kimike e ujit
H2SO4 - acid sulfurik
Kf - kuaj fuqi
kW - kilovat
l/sek - litra në sekondë
MNZSH - Mbrojtja nga Zjarri dhe Shpëtimi
PMNZSH - Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe e Shpëtimit
V. Sh. Aut - vetëshuarës automatik
-
MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018
SOTIR SHUKA | 1
HYRJE
Studimi “Menaxhimi i rreziqeve të shkaktuara nga zjarret. Rasti i Shqipërisë”,
përfaqëson një përpjekje për të realizuar një punim shkencor, si punim doktoral, në lidhje
me zjarret në përgjithësi dhe elementet menaxhuese të tyre në veçanti, duke u ndalur në
hulumtimin e një tematike të tillë, problematikën e zjarreve në Shqipëri. Nëpërmjet
realizimit të këtij punimi, njëkohësisht kam synuar marrjen e gradës shkencore “doktor i
shkencave gjeografike”. Arsyet për ta ndërmarrë një punim të tillë kanë qenë të shumta
dhe mjaft motivuese e suportuese për mua. Prandaj në mënyrë të përgjithshme po
evidentoj disa prej tyre.
Një shtysë e rëndësishme për ta realizuar këtë studim doktoral ka shërbyer në
mënyrë të veçantë eksperienca ime si pjesëtar i forcave të nderuara të reparteve
zjarrfikëse në Shqipëri, të cilat me një motivim dhe guxim të jashtëzakonshëm kanë
përballuar situata nga më të ndryshmet e më të vështirat në pjesë të ndryshme të territorit
të Shqipërisë. Njëkohësisht një kontribut i tillë i vyer i shumë brezave ka qenë prezent në
memorien time gjatë gjithë rrugës së ndjekur për realizimin e këtij punimi shkencor mbi
menaxhimin e zjarreve. Kam mendimin se në tërësinë e materialit të paraqitur nga ana
ime në këtë punim shkencor e gjejnë veten të gjithë ata miq e shokë të mi, kolegë gjithnjë
të përkushtuar në shërbim të mbrojtjes së jetës së njerëzve anembanë vendit tonë, duke
përballuar këtë rrezik jashtëzakonisht evident, siç janë zjarret.
Pa dyshim që ndryshimi i rrjedhës së jetës sime pas emigrimit në SHBA, pasioni
ndaj dijes e shkollës, edukimit e arsimimit në vazhdimësi, të rejave të shkencës në lidhje
me profesionin tim, ka qenë një shtysë tjetër motivuese për t’u përfshirë në studimet
doktorale. Me dëshirë e pasion u futa dhe përfundova studimet e larta universitare në një
nga universitetet e respektuara të SHBA-së, siç është Universiteti “Salem State”. Atashimi
pranë katedrave të këtij Universiteti, përfshirja në grupe punë studimore e shkencore me
disa nga profesorët dhe studiuesit amerikanë, ndikuan dukshëm tek unë për të zgjuar një
ëndërr të vjetër, por të bukur, siç ishte ndërmarrja e një studimi shkencor. Orë të gjata
debatesh e diskutimesh, kohë të shumta nëpër bibliotekat e universiteteve bënë të mundur
që t’i vija vetes detyrën për t’u angazhuar në realizimin e një punimi doktoral. Pa dyshim
që tematika do të ishte profesioni i jetës sime.
Ngjarjet që ndodhnin në Shqipëri e që lidheshin me rreziqet natyrore nuk mund të
mos linin gjurmë e të mos zgjonin interesin për të qenë gjithmonë të pranishme në optikën
time. Në mënyrë të veçantë tematika që lidhej me zjarret në Shqipëri, rritja e rastisjeve të
tyre, shpërndarja gjeografike, hapësirat sociogjeografike ku ato shfaqeshin, përmasat dhe
tiparet e tyre, lidhur ngushtë me zgjerimin e aktorëve dhe faktorëve që merrnin pjesë në
lindjen dhe zgjerimin e tyre, sidomos në ndërhyrjen dhe menaxhimin që u bëhej këtyre
rreziqeve natyrore e humane, ishin jo vetëm interesante për t’u njohur, por edhe zgjonin
dëshirën tek unë për t’i hulumtuar, studiuar dhe analizuar në tërësinë e tyre. Pa dyshim
“sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime që shpeshherë i
skicoja dhe i hidhja në letër.
-
MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018
SOTIR SHUKA | 2
Me shumë rëndësi ishin kontaktet e vendosura me institucionet shkencore
shqiptare, respektivisht departamentin e gjeografisë, Fakultetin e Historisë dhe të
Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Pedagogë e studiues të këtij departamenti duhen
vlerësuar e falënderuar nga ana ime që edhe në momentet shumë të vështira që kalova nga
pikëpamja shëndetësore nuk reshtën së motivuari e përkrahuri që të mos tërhiqesha,
përkundrazi për të bërë të mundur përfundim e studimeve doktorale dhe realizimin e
punimit shkencor.
Së fundi meritojnë falënderimet e mia mbështetja dhe përkrahja e familjes sime. Si
gjithmonë, pranë njëri-tjetrit, ata i kam pasur gjatë gjithë rrugëtimit tim doktoral. Në çaste
të bukura e dëshpërimi, ashtu e kemi mbajtur e përkrahur njëri-tjetrin, duke u orientuar
gjithmonë drejt gjërave të mira e pozitive, gjithnjë optimist për të ardhmen. U jam
mirënjohës atyre sepse ditën të më kuptonin e njëkohësisht të më mbështetnin edhe gjatë
ditëve kur unë endesha tavolinave të bibliotekave apo sallave të studimit në katedrën e
universitetit ku studioja e punoja në “Salem State University” apo gjatë realizimit e
prezantimit të referimeve e pjesëmarrjeve të mia shkencore në shtete të ndryshme. Sot
gjej rastin t’i falënderoj dhe t’u shpreh mirënjohjen time.
Autori
Boston, SHBA
Prill 2018
-
MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018
SOTIR SHUKA | 3
QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT E PUNIMIT
Hulumtimi në lidhje me rreziqet natyrore në përgjithësi dhe menaxhimin e tyre në
veçanti, duke u ndalur në njërin prej llojeve apo tipave të tyre, siç është në rastin tonë
studimi mbi zjarret, ka qenë në fokus të llojeve të ndryshme të punimeve shkencore gjatë
eksperiencës sime të punës në këtë sektor. Njëkohësisht, këndvështrimi mbi një tematikë
të tillë ka qenë pjesë e punimeve të mia, ndonëse sporadike, edhe gjatë studimeve
universitare dhe pasuniversitare në SHBA. Prania e një tematike të larmishme mbi këtë
temë të përzgjedhur nga ana ime lidhur ngushtë me tiparet dhe veçoritë specifike që
paraqesin zjarret dhe menaxhimi i tyre në hapësirën sociogjeografike të vendit tonë
përbënin një motiv të rëndësishëm për qëllimin e realizimit të këtij punimi shkencor.
Personalisht kam qenë nën dilemën e mundësive se sa dhe si mund ta realizoja dhe
ezauroja një tematikë të tillë, nisur nga njohja me vështirësitë që bart një sipërmarrje e
tillë shkencore.
Njëkohësisht dëshira për të dhënë idetë dhe mundësitë për realizimin e strategjive
të ndryshme për menaxhimin e tyre, nxitën më tej qëllimin për të konkluduar jo vetëm në
ndërmarrjen e realizimit të punimit, por tashmë edhe konkretizimin e tij. Kam bindjen se
në të ardhmen ky punim do pasurohet jo vetëm me tematika të tjera të larmishme, por
edhe me informacione të tjera bashkëkohore, lidhur ngushtë me dinamizmin që ekziston
sot në këtë fushë të rëndësishme sa shkencore, po aq aplikative. Sidomos kjo për vendin
tim, i cili gjithnjë me shumë po pasqyron një tendencë gjithnjë e në rritje, për sa u takon
rastisjeve të shumta e të larmishme të zjarreve në hapësira të ndryshme sociogjeografike.
Së pari, në tërësinë e tij punimi shkencor “Menaxhimi i rreziqeve të shkaktuara
nga zjarret. Rasti i Shqipërisë”, synon që në kuadër të shtjellimit të tij, të arrijë disa
qëllime apo objektiva të rëndësishme. Ato synojnë që të paraqesin një hulumtim të
përgjithshëm mbi koncepte të ndryshme në lidhje me menaxhimin e zjarreve sot në botë,
por edhe në vendin tonë, si shprehen dhe si kanë evoluar ato, sistemet e ndërhyrjes dhe të
menaxhimit të tyre, evidentimin e mjaft elementeve që kanë të bëjnë me rastisjen e tyre
në kuadër të shpërndarjes gjeografike. Njëkohësisht një objektiv i qenësishëm, dhe kam
mendimin risi në kuadër të raporteve studimore të këndvështrimit gjeografik mbi zjarret,
është edhe ai që synojmë të japim rolin e vendeve sociale të prekura nga zjarret dhe efekte
të tyre në hapësirën sociogjeografike, tiparet bashkëshoqëruese të këtyre vendeve sociale
që ndodhen nën trysninë e mundësisë së lindjes dhe zhvillimit të zjarreve, masave dhe
ndërhyrjeve që duhet të realizohen, si dhe rolin aktiv e mjaft të larmishëm të mjaft
grupeve sociale në hapësirën socigjeografike, së bashku me efektet e tyre në tërësinë e
sistemit të menaxhimit të zjarreve etj.
Një ndër objektivat kryesorë të punimit doktoral të paraqitur nga ana ime është i
lidhur ngushtësisht edhe me prezantimin e konceptit që ka të bëjë me zjarret në kuadër të
gjeografisë së rreziqeve natyrore dhe të asaj sociale, duke u munduar në këtë mënyrë të
japim edhe një aspekt konkret aplikativ të multidisiplinarizmit që paraqesin sot studimet
gjeografike në kuadër të fokusit të tyre shkencor. Hulumtime të ndryshme në lidhje me to,
literatura e gjerë dhe e larmishme, e cila është hulumtuar dhe shfrytëzuar nga ana jonë për
-
MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018
SOTIR SHUKA | 4
të bërë të mundur evidentimin e një koncepti dhe tematike të tillë, është parë njëkohësisht
si një mundësi dhe si një kontribut modest në këtë drejtim.
Krahas evidentimit të një koncepti të tillë, në përgjithësi kam synuar që të
parashtroj edhe pikëpamjet e mia për evidentimin dhe rastisjen gjithnjë e në rritje të
aktivitetit human dhe rolit të njeriut dhe grupeve sociale jashtëzakonisht të shumta e mjaft
të larmishme në tipare, veçori dhe aktivitet funksional konkretisht në lindjen dhe
zhvillimin e zjarreve sot në hapësirën sociogjeografike.
Së dyti, një objektiv tjetër me mjaft rëndësi ka qenë edhe evidentimi dhe paraqitja
e një historiku apo evolucioni studimor në lidhje me hulumtime të ndryshme të realizuara
sot në botë dhe në vendin tonë mbi zjarret. Një gjë e tillë nuk ka qenë e lehtë, ndikuar
edhe nga fakti i vështirësisë sime për kontakte të shumta e të drejtpërdrejta me skedarët
bibliotekarë në bibliotekat e vendit tim, si dhe në ato të institucioneve të ndryshme, për
shkak të emigrimit tim në SHBA. Gjithsesi, elemente të tilla jam munduar që gjatë kohës
së realizimit të ekspeditave të mia shkencore gjatë ardhjeve të mia në Shqipëri t’i skedoj e
hulumtoj sa kam mundur. Pa dyshim që më së tepërmi vëmendja është përqendruar në
evidentimin e literaturës profesionale të studimeve mbi zjarret, por edhe asaj gjeografike
në lidhje me to, duke skeduar, mbajtur shënimet e nënvizimet e duhura e njëkohësisht
duke evidentuar autorë dhe studiues të ndryshëm. Gjithsesi, kemi tentuar që në këtë
drejtim hulumtimi ynë të shtrihet edhe në studime dhe autorë të tjerë të fushave të
ndryshme, të cilat paraqesin këndvështrimin e studimit të tyre shkencor në kuadër të
optikës së disiplinës respektive.
Së treti, një objektiv tjetër me rëndësi është paraqitja dhe evidentimi i një elementi
tjetër mjaft sinjifikativ që lidhet me menaxhimin e zjarreve, siç është sistemi i ndërhyrjes
në to dhe i shuarjes së tyre. Larmia dhe llojshmëria e spikatur e tyre, format e
funksionimit dhe të ndërhyrjes që realizohet me anë të këtyre sistemeve bart një rëndësi të
konsiderueshme në drejtim të njohjes me to dhe rolin që ato luajnë. Krahas rëndësisë
teorike të tyre, mjaft e rëndësishme është njohja praktike që duhet për to nga njësitë e
specializuara, por jo vetëm, sidomos në raste të veçanta të ndodhjes së këtyre rreziqeve
natyrore. Lidhur ngushtë me to në kemi tentuar të paraqesim edhe raste konkrete të
pranisë së tyre dhe mënyrës së funksionimit të tyre në hapësira të veçanta
sociogjeografike në botë dhe Shqipëri. Aplikimi dhe përdorimi i këtyre pajisjeve është
parë lidhur ngushtë me mundësitë e shfrytëzimit të tyre në zjarret që janë të pranishme në
vende të ndryshme sociale të banimit, prodhimit, shkëmbimit, argëtimit, pushtetit etj.
Së katërti, një objektiv mjaft i rëndësishëm i punimit mbi “Menaxhimin e
rreziqeve të shkaktuara nga zjarret, rasti i Shqipërisë” është i lidhur ngushtë me tendencat
praktike dhe aplikative që ai synon të paraqesë në tërësinë e disa kapitujve të veçantë të
tij. Lidhur ngushtë me to në këta kapituj, e sidomos në disa çështje e nënçështje të veçanta
të tërësisë së këtij punimi shkencor, kemi praninë e situatave konkrete të zjarreve në
vende të ndryshme të botës dhe në Shqipëri. Paraqitja e tyre, mënyra se si ato janë
analizuar e konkretizuar bën të mundur edhe krijimin e një panorame të qartë të formës
dhe strategjisë se si duhen realizuar ndërhyrjet dhe menaxhuar situatat e zjarreve në një
hapësirë të caktuar sociogjeografike. Krahas dhënies së tyre, jemi munduar që të japim
edhe situata konkrete praktike dhe aplikative që kanë të bëjnë me menaxhimin e tyre si
nga njësitë e specializuara në terren, ashtu edhe nga individë, familjarë apo grupe të tjera
sociale në kuadër të mjeteve rrethanore për mbrojtjen nga zjarri. Kjo ka shtuar rëndësinë e
punimit, gjë që njëkohësisht mendojmë se është edhe një risi spikatëse e tij në përgjithësi.
-
MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018
SOTIR SHUKA | 5
Pa dyshim, jemi modestë në këtë drejtim, lidhur ngushtë me faktin se tashmë opinioni
shkencor e profesional që merret me zjarret dhe menaxhimin e tyre njeh raste e momente
ndërhyrjeje e menaxhimi nga më të ndërlikuarat e nga më të vështirat, të cilat janë kthyer
në një praktikë të mirë globale për breza të tërë zjarrfikësish.
Së pesti, në këtë punim shkencor kemi synuar të realizojmë edhe një objektiv të
rëndësishëm të disiplinave humane, sidomos të fokusit shkencor të trajtuar nga gjeografia
sociale, siç janë rolet dhe impaktet në situata të tilla të grupeve sociale nga njëra anë dhe
vendeve sociale nga ana tjetër. Harmonizimi ndërmjet tyre, faktorët respektivë ndikues
dhe evolucioni i tyre në menaxhimin e zjarreve, shoqëruar me impaktet përkatëse, ka qenë
një synim i rëndësishëm shkencor i punimit, ndaj të cilit jemi orientuar për ta realizuar.
-
MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018
SOTIR SHUKA | 6
METODIKA SHKENCORE E PËRDORUR
Në kuadër të metodave shkencore të përdorura nga ana jonë për ta realizuar në
tërësinë e tij këtë punim shkencor, vlerësojmë si tipar themelor veçanërisht larminë dhe
ndërthurjen e tyre integrale. Larmia e këtyre metodave të aplikuara për studimin tonë
është e lidhur me realizimin e objektivave të përcaktuara për t’u përmbushur, ndërsa
ndërthurja dhe integrimi me domosdoshmërinë që jo vetëm të analizojmë, por edhe që të
arrijmë në konkluzione të duhura. Një gjë e tillë ka qenë e shprehur si në drejtim të
etapave nëpër të cilat ka kaluar ndërtimi i punimit, ashtu edhe në marrjen në konsideratë
dhe aplikimin konkret të metodave të studimit. Në këtë drejtim duhet të vlerësoj edhe
bashkëpunimin e drejtpërdrejtë dhe në vazhdimësi që kam pasur si me lektorët e mi
amerikanë në Universitetin “Salem State”, në të cilin jam diplomuar, ashtu edhe me
pedagogët shqiptarë të departamentit të gjeografisë të Fakultetit të Historisë dhe
Filologjisë të Universitetit të Tiranës.
Është e rëndësishme të vlerësoj fazën e studimit të realizuar në kuadër të
hulumtimit nëpër skedarët bibliotekarë dhe një numri të konsiderueshëm botimesh e
studimesh në uebe të shumta, të cilët kanë të bëjnë me rreziqet natyrore në përgjithësi dhe
ato mbi zjarret në veçanti, rolin dhe aktivitetin human në tërësinë e këtyre rreziqeve
natyrore, impaktet me të cilat ato shoqërohen etj. Tërësia e këtij informacioni bëri të
mundur krijimin e një situate të përgjithshme në lidhje me kuptimin dhe përcaktimin e
mjaft koncepteve shkencore të cilat janë përfshirë në studimin tim lidhur me menaxhimin
e zjarreve.
Aplikimi nga ana ime i metodave të spikatura të analizës dhe sintezës ka ndihmuar
në arritjen e mjaft objektivave shkencore të qenësishme që i kisha vënë vetes për
realizimin e qëllimit të punimit shkencor. Nëpërmjet tyre kam bërë të mundur realizimin e
analizave të rëndësishme që lidhen me elementet më të spikatura të punimit, që kanë të
bëjnë sidomos me mjete dhe pajisje të larmishme që përdoren në situatat e zjarreve, me
sisteme të shuarjes së zjarreve, evidentimin dhe detajimin e llojeve të tyre, mënyrës së
aplikimit dhe funksionimit të tyre në situatë konkrete. Njëkohësisht efikasiteti i aplikimit
të metodave studimore të tilla ka ndikuar edhe në realizimin analitik dhe konkludiv të
analizë së raporteve të shfaqura ndërmjet vendeve sociale të larmishme nga njëra anë dhe
menaxhimit të zjarreve nga ana tjetër, rolit multidimensional të grupeve të ndryshme
sociale të pranishme në situata të shfaqjes dhe zhvillimit të zjarreve, si dhe menaxhimit të
zjarreve nga to, shpërndarjes gjeografike të zjarreve dhe larmisë së tyre në hapësira të
ndryshme sociogjeografike etj.
Njëkohësisht lidhur ngushtë me to, përdorimi i metodës shkencore të sintezës më
ka suportuar në daljen, evidentimin dhe nxjerrjen e mjaft konkluzioneve e përfundimeve,
të cilat paraqiten mjaft impenjative për të ardhmen e menaxhimit të zjarreve, sidomos në
vendin tonë. Njëkohësisht, nëpërmjet aplikimit të këtyre metodave është bërë e mundur
edhe prezantimi i paraqitjes së disa prej elementeve të ndërtimit të sistemeve efikase për
t’u mbrojtur nga këto lloje mjaft të shprehura të rreziqeve natyrore dhe aktiviteteve
negative humane në kuadër të shfaqjes së tyre në hapësira të ndryshme sociogjeografike
siç janë zjarret.
-
MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018
SOTIR SHUKA | 7
Një metodë tjetër e rëndësishme shkencore, e cila zë vend dhe është aplikuar në
punimin shkencor që lidhet me menaxhimin e rreziqeve të zjarreve, rasti i Shqipërisë
është ai i krahasimit. Nëpërmjet aplikimit të kësaj metode shkencore është realizuar edhe
paraqitja e një evolucioni të dukshëm të formave të menaxhimit të zjarreve në botë dhe
Shqipëri, sistemeve për mbrojtjen dhe parandalimin e zjarreve, llojshmërisë dhe
ndryshimeve tipologjike të tyre, evolucionit të rolit të grupeve sociale jo vetëm në
menaxhimin e zjarreve, por edhe në realizimin e shpikjeve dhe racionalizimeve të
ndryshme produktive të tyre në shërbim të mbrojtjes së vendeve sociale të banimit,
prodhimit, shkëmbimit, argëtimit etj., të pranishme në hapësira të ndryshme
sociogjeografike. Njëkohësisht, me anë të kësaj metode kemi vënë në dukje edhe
ndryshimet dhe transformimet prezente në hapësirat e shumta sociogjeografike në botë
dhe Shqipëri, të cilat preken nga zjarret, duke dhënë në këtë mënyrë edhe impaktet e tyre
të larmishme në shumë drejtime.
Krahas metodave të paraqitura me sipër, në mjaft raste, lidhur ngushtë edhe me
materialin ilustrativ të përdorur, duhet të evidentoj edhe rolin që ka në punim aplikimi i
metodave grafike dhe hartografike. Ndonëse jo në formatin e duhur dhe në rastisje të
gjerë, me sa duket ka ndikuar edhe funksioni analitik i detajuar i punimit, fotot, grafikët,
hartat dhe figurat e ndryshme, të cilat janë të pranishme në çështje, në nënçështje e kapituj
të ndryshëm të këtij punimi shkencor. Ato kanë ndryshuar dukshëm në pasurimin grafiko-
ilustrativ dhe njëkohësisht në konkretizimin e punimit. Me anë të metodës grafike dhe
hartografike jo vetëm kam synuar të paraqes në mënyrë ilustrative tematika të ndryshme
që lidhen me sisteme të shuarjes së zjarreve, funksionimin e elementeve përbërës të tyre,
impakteve që ato kanë, por edhe shpërndarjen gjeografike të zjarreve, momente të
ndryshme të ndodhjes së tyre etj.
Në realizimin e punimit doktoral “Menaxhimi i rreziqeve të shkaktuara nga
zjarret. Rasti i Shqipërisë”, një ndihmë të konsiderueshme më ka dhënë edhe ajo që është
shumë primare në studimet gjeografike, ekspeditat në terren. Ndonëse formimi im
akademik ndryshon në përmbajtje nga disiplina gjeografike, theksoj se përvoja ime
profesionale ka qenë e lidhur shumë me ekipet e shpëtimit në raste të zjarreve, çka më ka
bërë që të jem mjaft i lidhur me terrenin, me hapësirën gjeografike. Realizimi i
ekspeditave në terren është bërë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende e shtete të tjera,
duke përmendur këtu edhe shtete të ndryshme në SHBA apo Kanada. Gjatë një pjese të
rëndësishme të jetës sime, duke punuar e dhënë kontributin tim në këtë sektor mjaft të
vështirë isha përballur me situata nga më të ndryshmet, të rrezikshme apo të vështira.
Ndërsa në momente të realizimit të punimit ndërmarrja e ekspeditave shkencore për të
vrojtuar pasojat dhe impaktet e këtij rreziku natyror e human, siç janë zjarret, më dhanë
një natyrë dhe dimension tjetër, tashmë në rolin e studiuesit dhe hulumtuesit shkencor.
Përpjekjet e mia kanë qenë në vazhdimësi për të dhënë pikërisht atë nuancë të impaktit që
zjarret luajnë në hapësirën sociogjeografike e mjedisin natyror, në elementët humanë, në
vendet sociale aq të shumta e të shumëllojshme jo vetëm në vendin tim, por edhe atje ku
unë tashmë jetoj e banoj. Nuk e di sa ia kam arritur, por modestish e pranoj së jam
përpjekur maksimalisht.
-
MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018
SOTIR SHUKA | 8
PLATFORMA DHE STRUKTURA E STUDIMIT
Platforma e studimit shkencor mbi menaxhimin e rreziqeve të shkaktuara nga
zjarret, rasti i Shqipërisë dhe ndërtimi i saj ka kaluar nëpër një periudhë të gjatë kohore,
me ndryshime të shumta, sistemime e rivendosje tematikash, për të ardhur deri në atë
përfundimtare. Theksoj se ndikim në këtë drejtim ka pasur edhe problematika, lidhur me
një periudhë kohore pamundësie për t’u marrë me të për arsye shëndetësore. Gjithsesi,
tashmë jemi para jurisë dhe opinionit shkencor. Mjaft interes kanë paraqitur debatet dhe
diskutimet, si me udhëheqësin shkencor të punimit, ashtu edhe me kolegë të tjerë në
SHBA e Shqipëri, ndikuar nga çështje të ndryshme, të cilat lidheshin si me rreziqet
natyrore nga njëra anë, zjarret si pjesë e tyre nga ana tjetër, mënyra e menaxhimit të tyre,
elementet funksionale të larmishme që duhen përdorur në situata të tilla, formimi im
shkencor, eksperienca ime profesionale etj.
Njëkohësisht, në kuadër të ndërtimit të platformës shkencore të punimit, si pjesë e
platformës së hollësishme të tij, duheshin integruar edhe tematikat humane të gjeografisë,
sidomos ato që kishin të bënin me grupet sociale nga njëra anë dhe rolin e tyre në
menaxhimin e zjarreve, së bashku me vendet sociale nga ana tjetër dhe rolin e tyre në këto
situata të menaxhimit të këtij rreziku evident, siç janë zjarret. Njëkohësisht, lidhur
ngushtë me formimin tim të gjatë në fushën e mbrojtjes së zjarreve, nuk mund të lija
mënjanë edhe evidentimin e mjeteve dhe pajisjeve që mund të përdoreshin në mbrojtjen
ndaj zjarreve, llojshmërinë e tyre, mënyrat e funksionimit dhe aplikimit në situata të
veçanta etj.
Në kuadër të strukturës së punimit kemi qenë të vëmendshëm për të përfshirë
tematikën e gjerë të lidhur me zjarret dhe menaxhimin e tyre në një sistem konciz, drejt
qasjes gjeografike të tij. Një gjë e tillë nuk ka qenë e lehtë dhe e lirshme për t’u realizuar.
Vështirësia ishte e lidhur ngushtë me objektin e punimit shkencor, të cilin kërkonim që ta
realizonim, origjinalitetin dhe kontributin tonë në këtë drejtim. Prandaj që në fillim të tij
tendenca ishte përqasja drejt orientimit gjeografik, duke e lidhur ngushtë me
këndvështrimin sa të gjeografisë së rreziqeve natyrore, ashtu edhe në drejtim të larmisë së
tematikave humane. Kemi mendimin se një gjë e tillë shprehet qartësisht dhe në
formulimin e kapitujve përbërës, të çështjeve dhe në nënçështjeve të trajtuara në to,
materialit ilustrativ të përdorur etj.
Punimi mbi menaxhimin e rreziqeve natyrore në Shqipëri, përfshin në tërësinë e tij
ndarjen në rreth 5 kapituj, të cilët trajtojnë çështje dhe tematika të veçanta, të cilat lidhen
me menaxhimin e zjarreve. Tendenca për t’u ndalur në këto trajtesa të përcaktuara lidhej
ngushtë edhe me faktin e qëllimit që i kishim vënë vetes për ta realizuar këtë punim
shkencor, ashtu edhe me optikën e gjerë dhe multidimensionale shkencore që zënë
studimet shkencore të një lloji të veçantë rreziku natyror e human, siç janë zjarret.
Njëkohësisht punimi shkencor përfshin në tërësinë e tij si pjesë integrale edhe disa
elemente të tjera, siç janë ato që kanë të bëjnë me hyrjen e punimit, listën e tabelave,
fotove, diagrameve, grafike, përfundimet dhe rekomandimit, së bashku me literaturën
përkatëse në të cilën është hulumtuar për ta realizuar.
-
MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018
SOTIR SHUKA | 9
Në kapitullin e parë të punimit shkencor, në kuadër të studimeve doktorale,
vëmendja jonë është përqendruar dhe orientuar drejt disa çështjeve teorike në lidhje me
tematikën në studim. Këtu jemi ndalur në përcaktimin e disa çështjeve të veçanta, të cilat
lidhen me konceptet që kanë të bëjnë me rreziqet natyrore, gjeografinë e rreziqeve
natyrore, evolucionin e tyre në tërësi, studimet nëpër të cilat kanë kaluar trajtesa mbi
çështje të tilla etj. Njëkohësisht në këtë kapitull është parë nga ana jonë të paraqesim edhe
konceptin e përgjithshëm mbi zjarret, procesin e djegies, faktorët të cilët ndikojnë, rolin e
faktorëve natyrorë, mënyrën e ndikimit të tyre, aktivitetin human dhe rolin e tij në lindjen
dhe zhvillimin e zjarreve. Pjesë përbërëse e kapitullit të parë është edhe paraqitja në
kuadër të një vështrimi të përgjithshëm hyrës të impakteve dhe ndikimeve që kanë zjarret
në kuadër të zhvillimit të një hapësire të caktuar sociogjeografike, duke paraqitur edhe
disa shembuj në këtë drejtim.
Kapitulli i dytë i është kushtuar një tematike mjaft interesante në gjeografinë
sociale. Konkretisht kemi tentuar të analizojmë raporte të ndryshme të rolit të zjarreve
dhe menaxhimit të tyre nga njëra anë dhe vendeve sociale nga ana tjetër, në kuadër të
hapësirës sociogjeografike. Larmisë së shfaqjes së këtyre rreziqeve natyrore, siç janë
zjarret, kemi tentuar t’i veshim larminë e shfaqjes së tyre në tërësinë e vendeve sociale të
ndryshme në hapësirën sociogjeografike. Në këtë sens paraqiten në mënyrë konkrete
analiza të menaxhimit të zjarreve në godina e shtëpi banimi, rezidenca e apartamente të
ndryshme në të cilat banojnë grupe të ndryshme popullsie, në markete e qendra tregtare,
punishte e fabrika të ndryshme, fontana e miniera, muze e restorante etj. Një larmi e tillë e
shfaqjes së këtyre rreziqeve natyrore, siç janë zjarret, është parë në këndvështrimin e
menaxhimit të tyre, si dhe të impakteve me të cilat janë shoqëruar ato në këto vende të
veçanta sociale në shtete të ndryshme të botës e veçanërisht në vendin tonë.
Kapitulli i tretë, së bashku me çështjet dhe nënçështje të tij, i është dedikuar rolit
të grupeve sociale në menaxhimin dhe parandalimin e zjarreve. Në mënyrë të detajuar
analizohen çështje dhe tematika mjaft interesante, të cilat kanë të bëjnë me grupet sociale
nga njëra anë dhe menaxhimin e zjarreve në anën tjetër, raportet dhe ndikimet reciproke të
tyre, institucionet dhe grupet sociale pjesëmarrëse në menaxhimin e zjarreve, kultura dhe
mbrojtja nga zjarret, rolin e grupeve të ndryshme sociale në prodhimin dhe përdorimin e
produkteve dhe impianteve të ndryshme që përdoren në menaxhimin e zjarreve etj.
Tërësia e një analize të tillë është shoqëruar veçanërisht me tregues konkretë të rolit të
këtyre grupeve sociale, evolucionit të këtij roli në periudha të ndryshme etj.
Në kapitullin e katërt analiza jonë është referuar drejt tipave dhe llojeve të
ndryshme të sistemeve të shuarjes së zjarreve. Ndër to, lidhur ngushtë me hulumtime të
realizuara nga ana jonë në literaturën e larmishme bashkëkohore në vendin tonë, Europë,
SHBA etj., nga eksperienca dhe përdorimi i mjaft prej këtyre sistemeve gjatë punës sonë
në terren në të kaluarën, lidhur ngushtë me metodologjinë e sotme që aplikohet në teknika
të ndodhjes së situatave të ndryshme të zjarreve kudo në botë, kemi evidentuar dhe
analizuar ato më kryesoret. Njëkohësisht, gjatë analizës që kemi paraqitur për mjaft prej
tyre kemi pasur angazhimin të evidentojmë në mënyrë të detajuar ato të cilat janë
prezente në vendin tonë, lidhur ngushtë me përdorimin dhe aplikimin e tyre konkret në
rastet e menaxhimit dhe ndërhyrjes së situatave të zjarreve në Shqipëri. Njëkohësisht në
mënyrë konkrete kemi paraqitur edhe situata të ndodhjes së zjarreve në vende sociale të
ndryshme të banimit, prodhimit, shkëmbimit, argëtimit etj. në kuadër të hapësirave të
ndryshme sociogjeografike në vendin tonë dhe në shtete të ndryshme të botës.
-
MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018
SOTIR SHUKA | 10
Shpërndarja gjeografike e zjarreve përfaqëson tematikën e kapitullit të pestë, si
pjesë integrale e këtij punimi shkencor. Në kuadër të këtij kapitulli, kemi pasur në
konsideratë realizimin e një analize të rolit të faktorëve dhe shkaqeve të zjarreve në
shpërndarjen gjeografike të tyre. Për ta realizuar një qëllim të tillë kemi strukturuar si
çështje të rëndësishme të tij zjarret, llojet dhe shfaqje të tyre në botë dhe në Shqipëri. Në
këtë mënyrë jo vetëm kemi pasuruar informacionin në lidhje me to, por kemi bërë të
mundur që të japim edhe një lidhje dhe raport shumë efikas dhe të qenësishëm ndërmjet
shfaqjes së tyre, faktorëve që ndikojnë, mënyrës së menaxhimit dhe hapësirës
sociogjeografike. Për ta realizuar sa më mirë një gjë të tillë, një ndihmë të
konsiderueshme na kanë dhënë burime të informacionit nga literatura e shfletuar për
zjarret në botë dhe Shqipëri.
Në pjesën përmbyllëse të punimit kemi paraqitur disa përfundime dhe
rekomandime, të cilat kanë ardhur si rrjedhojë logjike e studimit tonë mbi menaxhimin e
rreziqeve të zjarreve, rasti i Shqipërisë. Në kuadër të këtyre përfundimeve dhe
rekomandimeve jo vetëm kemi bërë një rezyme të asaj se çfarë kemi paraqitur në punimin
tonë shkencor, por njëkohësisht kemi rekomanduar masa dhe hapa konkretë për mënyrën
se si duhen menaxhuar situatat e zjarreve në vendin tonë.
Më poshtë po paraqesim në mënyrë të strukturuar dhe të detajuar punimin
shkencor doktoral të përgatitur nga ana jonë me titullin “Menaxhimi i rreziqeve të
shkaktuara nga zjarret. Rasti i Shqipërisë”.
-
MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018
SOTIR SHUKA | 11
RËNDËSIA E PUNIMIT
Tashmë që kemi hedhur në letër dhe materializuar në mënyrë konkrete punimin
shkencor mbi menaxhimin e rreziqeve të zjarreve, rasti i Shqipërisë, vlerësojmë me
modesti së ai përfaqëson një kontribut modest në kuadër të studimeve të tjera shkencore
që kanë të bëjnë me një tematikë kaq interesante. Jemi të mendimit se me informacione të
paraqitura, analiza të detajuara në lidhje me tematika të ndryshme, siç janë ato mbi
sistemet e shuarjes së zjarreve, aplikimin e teknikave të ndryshme në terren dhe në situata
nga më të larmishmet të pranishme në hapësira të ndryshme sociogjeografike, kanë
shërbyer në pasurimin e hulumtimeve shkencore në lidhje me çështje të menaxhimit të
zjarreve.
Një rëndësi e spikatur e punimit është ajo që i është referuar shpërndarjes
gjeografike të zjarreve sot në botë dhe në vendin tonë. Një gjë e tillë shënon një hap të
rëndësishëm për të dhënë njëkohësisht edhe tendencën e tyre në të ardhmen, lidhur
ngushtë me faktorët dhe shkaqet që ndikojnë në lindjen dhe zhvillimin e tyre. Tashmë
zjarret janë evidente kudo në hapësirën sociogjeografike, por ajo çfarë duhet të
vlerësojmë ndikohet nga rastisja gjithnjë e në rritje në vendin tonë. Format e shfaqjes së
tij, së bashku me faktorët ndikues janë një drejtim i cili duhet të analizohet dhe studiohet
me mjaft seriozitet në të ardhmen e afërt, për shkak të impaktit që ka jo vetëm në
hapësirën gjeografike, por edhe në mjedis, popullsi e grupe sociale, në sektorë të
ndryshëm të ekonomisë etj.
Njëkohësisht, analizat referuar tematikave që kanë të bëjnë me raportet ndërmjet
menaxhimit të zjarreve dhe vendeve sociale të ndryshme, si dhe kontributit të grupeve
sociale në situatat e ndryshme të ndodhjes, zhvillimit dhe evolucionit të hapësirës
sociogjeografike të prekur nga zjarret, kemi mendimin së shërbejnë si një kontribut
modest në pasurimin e informacionit dhe hulumtimit shkencor të tematikës humane në
gjeografi e sidomos asaj sociale në veçanti. Një analizë e tillë ka pasuruar edhe tiparet dhe
veçoritë e zhvillimit të vendeve të ndryshme sociale të banimit, prodhimit, shkëmbimit
dhe argëtimit, së bashku me popullsinë apo grupet sociale pjesëmarrëse dhe kontribuuese
në to.
-
MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018
SOTIR SHUKA | 12
Kapitulli I
RREZIQET NATYRORE DHE TRAJTESA GJEOGRAFIKE NË
LIDHJE ME TO
ZJARRET
Trajtesën mbi rreziqet natyrore, fokusuar në një nga tipat kryesorë të tyre, siç janë
zjarret, e kemi vendosur në kapitullin e parë të këtij punimi shkencor. Një renditje të tillë
e përcaktuam nga fakti se si kapitull hyrës ta vendosim studiuesin dhe lexuesin e këtij
punimi shkencor në startin e fillesës apo të njohurive të para mbi atë se çfarë do
shtjellohet më pas në punim. Një gjë e tillë ndikon edhe nga pikëpamja kronologjike
shkencore, teksa në fillimet e punimit paraqesim anën konceptuale të tematikës kryesore,
që janë zjarret, duke vazhduar më pas me shtjellimin e elementeve menaxhuese të tyre, në
kuadër të hapësirës gjeografike dhe aktivitetit të grupeve sociale që marrin pjesë në këtë
menaxhim. Më tej vazhdojmë me mjete dhe pajisjet më të përdorshme në situatat e
ndodhjes së zjarreve, së bashku me konkretizimin e tyre në raste të veçanta, duke
përfunduar me shpërndarjen gjeografike të zjarreve në hapësirën globale sociogjeografike
dhe në vendin tonë.
Në këtë këndvështrim modest në këtë kapitull të parë u orientuam të trajtojmë e
shtjellojmë disa çështje të veçanta. Ndër to veçojmë analizën shkencore referuar
tematikave të tilla konkrete, si: kuptimi mbi rreziqet natyrore dhe trajtesa gjeografike në
lidhje me to, kuptimin e përgjithshëm mbi zjarret si pjesë e rreziqeve natyrore, aktiviteti
human dhe roli i tij në lindjen dhe zhvillimin e zjarreve, pasojat dhe impaktet e zjarreve,
hapësirën sociogjeografike, studimet në lidhje me zjarret dhe menaxhimin e tyre, mbrojtja
nga zjarret në Shqipëri.
1. 1. Kuptimi mbi rreziqet natyrore
Rreziqet natyrore përfaqësojnë sot në literaturën shkencore globale një nga
çështjet me të diskutuara dhe mjaft të trajtuara. Jo vetëm në kuadër të aktiviteteve të
ndryshme shkencore në trajtën e konferencave apo workshop-eve të shumta, por edhe të
pranisë së botimeve shkencore nga më të larmishmet, duke filluar nga monografitë e
revistat shkencore e deri tek tekstet mësimore universitare. Një përhapje gjithnjë e më të
gjerë po gjen edhe aplikimi i projekteve të përbashkëta shkencore në kuadër të
programeve të shumta ndërkombëtare të financuara nga struktura shtetërore e shkencore
nga vende të ndryshme të botës. Kjo po pasuron dukshëm mendimin shkencor në lidhje
me tematikat e rreziqeve natyrore në përgjithësi, pavarësisht larmisë së tyre dhe
dimensionit e fokusit që shprehin disa prej tyre në veçanti.
-
MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018
SOTIR SHUKA | 13
Tërësia e një sensibilizimi shkencor përcaktohet nga rëndësia e tyre në kuadër të
një hapësire të caktuar sociogjeografike. Një gjë e tillë është e lidhur ngushtë me
dimensionin dhe rolin që ato luajnë në zhvillimet e shumanshme në rruzullin tokësor në
përgjithësi e hapësira të ndryshme të saj në veçanti. Krahas trajtesave shkencore në lidhje
me to, ku pasurohet mendimi shkencor për njohjen e tyre, siç e përmendëm më sipër,
analizën dhe veçoritë së bashku me karakteristikat e shfaqjes së tyre, po rritet interesi
studimor referuar sidomos në aspektet praktike të efekteve të këtyre rreziqeve natyrore.
Vlerësojmë se veçanërisht kemi një vëmendje gjithnjë e më të madhe studimore
shkencore për raportet problematike dhe negative që ndikon në popullsinë e rajoneve të
ndryshme, në grupe të veçanta sociale të hapësirave të larmishme sociogjeografike, pjesë
përbërëse të saj, në fushën mjaft të spikatur të mjedisit, dhe në sektorë të ndryshëm të
ekonomisë që preken nga to etj.
Në kuadër të disiplinave të shumta shkencore që studiojnë rreziqet natyrore,
gjithnjë e më shumë po rritet karakteri pjesëmarrës dhe interdisiplinar. Disiplinat
shkencore të ndryshme jo vetëm po formësojnë dhe pasurojnë fokuset dhe tematikat e tyre
shkencore, por edhe po bashkëpunojnë me njëra- tjetrën. Në këtë drejtim po merr pjesë
me kontributin e saj hulumtues e studimor edhe shkenca gjeografike. Dimensioni dhe roli
i saj aktiv paraqitet gjithnjë e në rritje dhe është evident në tërësinë e analizave
gjeografike referuar këtyre rreziqeve natyrore. Gjeografët, sidomos ata të drejtimit fizik e
ambiental, po kontribuojnë dukshëm në hulumtimet e tyre shkencore të fokusuara në
njohjen e shpërndarjes gjeografike të këtyre rreziqeve natyrore, evidentimin e faktorëve
dhe shkallen e ndikimit të tyre në zhvillimet aktuale të hapësirave të ndryshme
gjeografike. Nga ana tjetër kemi një gjenerim hulumtues edhe nga tematika humane e
gjeografisë, specifikisht gjeografia sociale, ajo ekonomike etj., të cilat po i shohin këto
rreziqe natyrore të larmishme në optikën e ndikimit të tyre në mjaft çështje që lidhen me
elemente të ndryshme të popullsisë dhe të vendbanimeve, vendeve dhe funksioneve
sociale të ndryshme, mjedisit dhe ambientit, ekonomisë në përgjithësi e sektorëve të
ndryshëm të saj në veçanti etj.
Trajtesat e larmishme gjeografike nga njëra anë dhe këndvështrimi i gjeografit
mbi rreziqet natyrore nga ana tjetër, paraqitet dhe evidentohet tashmë mjaft i pranishëm
në shumë aktivitete shkencore ndërkombëtare, botime të larmishme dhe studime të
ndryshme. Bartës të tyre janë përfaqësues, gjeografë e studiues, të cilët gradualisht po
tentojnë të individualizojnë një qasje konkrete në fokusin e gjerë dhe dinamik të
gjeografisë. Njëkohësisht, universitete nga më të ndryshmet anembanë botës dhe katedra
universitare të gjeografisë kanë bërë pjesë të kurrikulave të tyre dhe programeve të
studimit tematikat që lidhen me problematikat që paraqesin rreziqet natyrore. Kjo ka
shtuar rolin dhe kontributin e gjeografisë në analizat që u referohen rreziqeve të shumta e
të shumëllojshme natyrore, si dhe numrin e autorëve dhe studiuesve e hulumtuesve
gjeografë që punojnë nën një optikë të tillë studimore.
Një nga drejtimet kryesore të shumë gjeografëve, të cilët merren sidomos në
kuadër të specializimit të tyre të ngushtë me fokusin e gjeografisë fizike dhe
gjeomorfologjisë, mjedisit dhe problematikave që lidhen me të, po tentojnë gjithnjë e më
tepër drejt individualizimit të plotë edhe të një drejtimi serioz e konkret në kuadër të
nëndarjes së gjeografisë, siç është ajo e gjeografisë së rreziqeve natyrore. Gjeografia e
rreziqeve natyrore përfaqëson disiplinën shkencore që për objekt të studimit të saj ka
evidentimin e rreziqeve natyrore të pranishme në hapësirën gjeografike, shpërndarjen
-
MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018
SOTIR SHUKA | 14
gjeografike dhe menaxhimin e efekteve të tyre. Për të realizuar një objekt të tillë
shkencor, kjo nënndarje e gjeografisë merr në konsideratë përdorimin e njohurive të
përftuara nga disiplinat gjeografike kryesisht të karakterit fiziko-natyror dhe
komplementare me to.
Njëkohësisht gjithnjë e më tepër, siç e përmendëm më sipër, po rritet dhe po
pasurohet mendimi shkencor i tematikës së gjeografisë humane në drejtim të analizës
referuar impakteve që paraqesin rreziqe të tilla natyrore dhe menaxhimit të situatave të
krijuara nga efekte të këtyre rreziqeve natyrore në tërësinë e hapësirës sociogjeografike në
përgjithësi dhe atyre specifike në veçanti. Vlerësojmë rolin dhe kontributin e gjeografisë
humane, sidomos asaj sociale dhe të popullsisë e të vendbanimeve, gjeografisë
ekonomike, asaj urbane dhe rurale, që po shprehin tendencë për t’u vënë në shërbim të
shoqërisë për zgjidhjen e problemeve sociale të pranishme në hapësirën sociogjeografike
të prekur nga rreziqet natyrore, ku kërkohet domosdoshmërish kontributi dhe ndërhyrja e
gjeografit.
Një disiplinë e tillë shkencore si gjeografia e rreziqeve natyrore, pasqyron në
mënyrë të drejtpërdrejt ndërhyrjen e gjeografit në përvijimin e një studimi të caktuar mbi
një problem, dukuri, ngjarje të ndodhur nën emërtimin rrezik natyror, ku synimi i
gjeografit, detyra apo qëllimi shprehet në kuadër të orientimit pozitiv në shërbim të
hapësirës sociogjeografike ku është evidentuar rreziku apo rreziqet natyrore. Shembujt
janë të shumtë në këtë drejtim, ndikuar dhe lidhur ngushtë njëkohësisht edhe me shkallën
e evolucionit shkencor të vetë tërësisë së disiplinave gjeografike në përgjithësi. Gjeografi
dhe roli i tij aktiv, në kuadër të trajtesës gjeografike për rreziqet natyrore orientohet për ta
njohur llojin e këtij rreziku natyror, analizon shkaqet dhe faktorët, shpërndarjen
gjeografike të tij dhe impaktin që paraqet në kuadër të zhvillimit të një hapësire të caktuar
sociogjeografike.
Skica nr. 1 Kuptimi mbi rreziqet natyroree
-
MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018
SOTIR SHUKA | 15
Raportet që ekzistojnë ndërmjet hapësirës gjeografike në njërën anë dhe rolit të
aktiviteteve që zhvillojnë grupet sociale, popullsia në të janë jashtëzakonisht diverse dhe
të larmishme. Në tërësinë e zhvillimeve të tyre të karakterit pozitiv e negativ, mjaft
aktuale paraqiten prishjet e ekuilibrave ndërmjet veprimtarisë së tyre në një hapësirë të
caktuar sociogjeografike, që bën të mundur lindjen dhe zhvillimin e mjaft rreziqeve
natyrore, siç mund të jenë shembjet, rrëzimet, zjarret etj. Një gjë e tillë dukshëm ka sjellë
edhe prishjen e mjaft ekuilibrave mjedisorë e ambientalë duke u shoqëruar me efekte
problematike sociale. Efektet sociale janë të shumta e të shumëllojshme në shumë
drejtime, çfarë ndikon dukshëm edhe në ecurinë e zhvillimit të popullsisë përkatëse të
këtyre vendeve, të grupeve sociale të veçanta, të cilët dallohen e veçohen nga njëri-tjetri
edhe nga këto efekte, forma e shfaqjes apo të ndikimit, shtrirjen e njëkohësisht përhapjen
gjeografike të tyre. Në këtë drejtim, roli dhe kontributi i gjeografisë si disiplinë shkencore
dhe i gjeografit, paraqitet mjaft evident.
Në tërësinë e kontekstit të shprehur në këtë punim shkencor, gjeografia dhe
gjeografi ka rolin dhe vendin e duhur edhe në analizat ndaj një rreziku të rëndësishëm
natyror siç janë zjarret. Mjaft studiues e gjeografë kanë bërë përpjekjet e tyre referuar
zjarreve dhe analizës ndaj tyre. Gjeografët kanë tentuar që të evidentojnë shkaqet dhe
faktorët që kanë ndikuar në lindjen dhe zhvillimin e zjarreve në hapësira të ndryshme
sociogjeografike, pse ato shfaqen në hapësira të caktuara gjeografike, shpërndarjen
gjeografike të tyre dhe indikatorët ndikues në këtë shpërndarje. Me interes është roli dhe
kontributi i tyre në drejtim të evidentimit të impakteve që zjarret luajnë në kuadër të
shfaqjes së tyre në territore të ndryshme, në shtete të ndryshme, në zona rurale e urbane,
në vende të ndryshme sociale të banimit, prodhimit, shkëmbimit, argëtimit, në mjedis etj.
Në lidhje me çështjet e mësipërme, studimet janë të shumta e të shumëllojshme në
aspektin gjeografik. Me rëndësi për t’u evidentuar është përfshirja gjithnjë e më solide e
gjeografëve në grupe punë e studime që lidhen me analizat e hulumtimet orientuar drejt
fokusit të rreziqeve natyrore. Një gjë e tillë ka ndikuar jo vetëm në rritjen e shkallës së
zgjerimit të bashkëpunimit shkencor gjithnjë e më efikas në studime konkrete aplikative,
por ka bërë të mundur edhe pasurimin e konsolidimin e ekspertizës gjeografike në
studimin e rreziqeve natyrore në vende të ndryshme të botës. Tendenca të tilla gjithnjë e
më të shpeshta, ndonëse të kufizuara, janë të pranishme edhe në vendin tonë.
1. 2. Zjarret si pjesë e rreziqeve natyrore
Rreziqet natyrore janë të shumta e të shumëllojshme. Njëkohësisht, mjaft të
larmishme paraqiten edhe shkaqet dhe faktorët ndikues, tiparet dhe karakteristikat e tyre,
së bashku me shpërndarjen gjeografike. Ndër to objekti i trajtesës sonë shkencore është
fokusuar te zjarret, si një ndër rreziqet natyrore dhe humane me një rastisje gjithnjë në
rritje, jo vetëm në kuadër të tërësisë së hapësirës globale sociogjeografike, por edhe në atë
të Shqipërisë. Gjithnjë e me tepër po shtohet në këtë tip të rreziqeve natyrore elementi apo
faktori human i shfaqjes dhe ndodhjes së tyre, ndikuar nga tendencat në rritje nga
veprimtaria e ndryshme e qëllimshme apo jo e individëve të ndryshëm. Një tematikë, rol e
kontribut të tillë evident do e trajtojmë në mënyrë analitike, si në këtë kapitull si çështje të
veçantë, ashtu edhe në kuadër të rolit të grupeve sociale në menaxhimin e zjarreve.
-
MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018
SOTIR SHUKA | 16
Cilat janë arsyet, kushtet, faktorët ndikues në ndodhjen dhe përhapjen e një tipi të
tillë të rreziqeve natyrore siç janë zjarret. Ku dhe pse lindin zjarret? Cilat janë format dhe
përmasat e tyre? Po tiparet dhe karakteristikat me të cilat ato shoqërohen? A kanë impakte
zjarret në kuadër të lindjes dhe zhvillimit të tyre në një hapësirë të caktuar
sociogjeografike? Cila është shpërndarja gjeografike e zjarreve sot në botë? Po në vendin
tonë? Këto janë disa nga pyetjet më të rëndësishme, të cilat kërkojnë përgjigje imediate e
njëkohësisht ndikojnë për të dhënë thelbin e lindjes, zhvillimit, evolucionit, shpërndarjes
gjeografike dhe impakteve që shprehin zjarret në kuadër të një hapësire të caktuar
sociogjeografike.
Njerëzit duhet të dinë burimet dhe origjinën e zjarreve. Duke ditur origjinën dhe
lindjen e këtyre zjarreve, njerëzit do të jenë më të përgjegjshëm, më të vetëdijshëm dhe
më të kujdesshëm për t’i shmangur e njëkohësisht për t’i parandaluar ato. Një shembull i
zakonshëm i burimit të zjarrit, i lindjes dhe zhvillimit të tij praktikisht është në vendin
tonë social të banimit, siç janë kuzhinat në shtëpitë, pallatet apo apartamentet tona.
Pajisjet, siç janë sobat, sobat me mikrovalë, tostierët, frigoriferët etj., janë të gjitha një
potencial i mundshëm për rrezik nga zjarri. Të tjera burime mund të jenë kudo në ato zona
që ka rrjet elektrik dhe mbingarkesë të këtyre rrymave. Burime të tjera zjarri mund të jenë
edhe tubat e gazit në shtëpi. Familjet amerikane dhe 9 familje të tjera nëpër botë kanë
nëpër shtëpitë e tyre tubacione gazi që i përdorin për të ngrohur banesat, ujin dhe për të
gatuar. Linjat e gazit janë një burim i mundshëm rreziku për shpërthimin e zjarrit në
shtëpitë e banimit. Duke njohur burimin dhe rreziqet e zjarrit, ne mund ta edukojmë
komunitetin e gjerë të njerëzve për të kuptuar sa më mirë dhe për të parandaluar ngjarjet e
zjarreve të mundshme (Diamantes 42).
Proceset e djegies dhe mënyrat e ndërprerjes së tyre paraqiten mjaft të
rëndësishme në kuadër të njohjes së shkaqeve të lindjes dhe zhvillimit të zjarreve.
Njëkohësisht, njohja sa më e mirë e tyre ndikon dukshëm edhe në marrjen e
informacioneve që duhet të kenë grupet e ndryshme sociale për ta parandaluar zjarrin, për
ta menaxhuar dhe shuar atë kur ai ndodh. Djegia ndodh vetëm atëherë kur bëhet një
përzierje (bashkim) fiziko-kimike e këtyre elementeve:
- lëndës djegëse;
- oksigjenit;
- burimit të nxehtësisë.
Duke u nisur nga këto, shkenca dhe teknika e mbrojtjes ndaj zjarrit ka gjetur edhe
mënyrat, elementet kimike dhe aparate të përshtatshme që bëjnë të mundur shmangien ose
asgjësimin e njërit prej këtyre elementeve, nga prania e të cilave zhvillohet djegia, me
qëllim që kjo e fundit të ndërpritet. Konkretisht, për ndërprerjen e djegies dhe shuarjen e
zjarreve veprohet në këtë mënyrë:
- bëhet largimi i substancave të djegshme ose pakësohen ato në zonën e zjarrit; - bëhet izolimi i oksigjenit, që ndihmon djegien, ose ulet sasia e tij nën 13-14% të
vëllimit;
- bëhet largimi i burimit të nxehtësisë nga lënda djegëse ose ulet temperatura në vatrën e zjarrit nën atë të vetëdjegies, me anën e ujit, avullit dhe të lëndëve e
mjeteve të tjera të shuarjes së zjarrit.
Si lëndë bazë për shuarjen e zjarreve është uji. Uji (H2O) është bashkimi kimik i
oksigjenit me hidrogjenin. Ai ka viskozitet të ulët dhe si i tillë depërton në brendësi të
-
MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018
SOTIR SHUKA | 17
lëndës që digjet. Me hedhjen e ujit mbi vatrën e zjarrit, temperatura fillon të ulet, avullimi
fillon të shtohet dhe ajri, që ndihmon djegien, fillon të izolohet nga vatra e zjarrit.
Natyrisht, kjo varet nga disa faktorë, të cilët janë:
- madhësia e zjarrit;
- lloji i lëndës që digjet;
- sasia e ujit që hidhet mbi zjarr;
- gjendja e mjedisit ku ka rënë zjarri (nëse është i hapur apo i mbyllur) etj.
Uji për shuarjen e zjarreve përdoret në formë të thjeshtë ose i përzier me solucione
e lëndë kimike të ndryshme. Ujë i thjeshtë quhet uji që del nga burime të ndryshme ose ai
që grumbullohet nëpër rezervuare të posaçme dhe që nuk i bëhet ndonjë përzierje tjetër.
Ai shuan të gjitha llojet e zjarreve, me përjashtim të atyre që shkaktohen në karburante, në
motorë me djegie të brendshme, në reparte të karbitit dhe gëlqeres së pashuar, në impiante
elektrike, në kalium, natrium etj. Ujë i përzier quhet uji i bashkuar me lëndë të ndryshme
kimike, siç është rasti i përdorimit të tij së bashku me solucione të shkumës kimike dhe
aeromekanike, me bikarbonatin e natriumit, me sulfatin e aluminit etj., të cilët përdoren
në pajisjet kimike dhe në mjetet e tjera për shuarjen e zjarrit.
Sot përdorim më të gjerë për shuarjen e zjarreve ka uji me anë të sistemeve
stacionare. Këto sisteme sigurojnë shuarjen e menjëhershme të çdo lloj zjarri, në të gjitha
objektet që kërcënohen nga djegia. Për ndërtimin e sistemeve të tilla stacionare, për
ndërtimin e rezervuarëve ose puseve të ndryshme, për caktimin e sasisë së fuçive e
kovave të ujit, për llojet e fikseve e mjeteve të tjera duhet të merren parasysh:
- shkalla e qëndrueshmërisë kundrejt zjarrit ndërtesave dhe objekteve të
ndryshme;
- kategoria e procesit teknologjik të objekteve nga pikëpamja e rrezikut kundrejt
zjarrit dhe eksplozionit;
- sasia dhe rrezikshmëria e lëndës djegëse që ruhet ose përpunohet në çdo objekt.
- Këto kërkesa mbështeten në rregulloret mbi masat mbrojtëse ndaj zjarrit dhe
shpëtimin në projektimin e ndërtesave të çdo lloji.
Me qëllim që këto sisteme e mjete të njihen nga pikëpamja e ndërtimit,
funksionimit dhe përdorimit të tyre në rast zjarri, gjë që paraqitet jashtëzakonisht e
rëndësishme, sidomos për individët dhe familjarët, grupet sociale që veprojnë në
aktivitete të tyre ekonomike në vendet sociale të prodhimit, shkëmbimit, argëtimit,
trajtohen në mënyrë skematike dhe përshkruhen me radhë në kapitujt e mëposhtëm.
Njohuritë bazë se si zjarret, lindin, shfaqen, krijohen dhe shpërndahen në kuadër të një
hapësire të caktuar sociogjeografike janë të rëndësishme dhe themelore në kuadrin e
masave që duhet të ndërmerren për parandalimin e tyre. Ndërsa teknologjia përparon çdo
ditë, rritet edhe rreziku nga kërcënimi i zjarrit dhe njerëzit kanë nevojë për të kuptuar dhe
pasur njohuri bazë të rreziqeve që ai mbart, në mënyrë që të parandalojnë tragjeditë që
mund të ndodhin. Njerëzve u duhet të dinë se si ta shuajnë atë, në rast se ai bie në ndonjë
vend. Kur njerëzit kanë njohuri të përshtatshme për rreziqet nga zjarri, ata do t´i japin
rëndësinë e duhur dhe në mënyrë të suksesshme do të ndalojnë rënien e tij. Njohja e
dëmeve të mëdha që mund të shkaktojë dhe i rreziqeve është një masë e rëndësishme për
-
MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018
SOTIR SHUKA | 18
sa i përket parandalimit. Kur njerëzit janë të vetëdijshëm për rrezikun që iu kanoset nga
zjarri, atëherë ata do të veprojnë me përgjegjësi dhe në mënyrë të sigurt për ta parandaluar
atë.
Tragjeditë nga zjarri kanë ndodhur kudo në botë dhe kjo ka ngritur shumë çështje
rreth parandalimit të duhur dhe mjeteve të menaxhimit që duhen përdorur. Pjesa më e
madhe e këtyre pyetjeve të ngritura janë të lidhura me vendime të politikës së shtetit dhe
palëve të interesuara. Familjet në mënyrë të vazhdueshme kanë humbur të afërmit e tyre
në incidente të ndryshme nga zjarri, duke rritur numrin e fëmijëve jetimë ose çuar në
krijimin e personave të paaftë për shkak të lëndimeve nga zjarri. Shkatërrimi i pronave
nga flakët dhe mbetja pa shtëpi e shumë njerëzve ka qenë shkaku kryesor që ka ngritur
nevojën për të riparë politikat në parandalimin e zjarrit dhe mënyrat që janë duke u
përdorur për menaxhimin e tij. Kjo është jo vetëm për uljen e rasteve të tragjedive që
mund të ndodhin, por edhe për reduktimin e përgjithshëm të humbjes ose dëmtimit të
pronës.
1. 3. Aktiviteti human dhe roli i tij në lindjen dhe zhvillimin e zjarreve
Krahas elementeve të karakterit natyror, në lindjen dhe zhvillimin e zjarreve sot në
botë, evident dhe mjaft i shprehur paraqitet dhe veprimtaria humane në këtë drejtim.
Njerëzit, individët e ndryshëm, gjatë aktiviteteve të tyre që ata realizojnë në një hapësirë
të caktuar sociogjeografike, grupet sociale pjesëmarrëse me anë të funksioneve respektive
sociale, me anë të kontributeve që ato kryejnë në tërësinë e hapësirës sociogjeografike,
bëjnë të mundur që për shkaqe, motive dhe arsye nga më të ndryshmet të ndikojnë për
lindjen dhe zhvillimin e zjarreve. Është e domosdoshme të evidentojmë faktin se një
veprim i tillë i karakterit human bart një tipar të veçantë, sepse ai realizohet nga këto
individë apo grupe sociale herë në mënyrë të pavullnetshme, e herë në mënyrë të
qëllimshme në nxitjen dhe lindjen e mundshme të zjarreve. Prandaj realiteti i hapësirës
sociogjeografike nga njëra anë dhe literatura e rreziqeve dhe fatkeqësive humane nga ana
tjetër, evidentojnë gjithnjë e me shumë raste të ndodhjes dhe shpërthimit të zjarreve nga
veprimtaria humane e konkretisht nga aktiviteti i njeriut. Kjo veprimtari është e
pranishme në mjaft zjarre në vende të ndryshme të botës, si në Greqi, Britaninë e Madhe,
Kroaci, Mal të Zi, Spanjë, Francë, SHBA, Australi etj., ku si rezultat i aktivitetit human
ndodhin zjarre të formave dhe përmasave të ndryshme.
Mjaft e shprehur, një rastisje e tillë e ndikimit të veprimtarisë humane në lindjen
dhe zhvillimin e zjarreve, është prezent edhe në vendin tonë. Në mënyrë të veçantë gjatë
dekadës së fundit kemi një shtim me ritme mjaft të shpejta jo vetëm të zjarreve në tërësinë
e hapësirës sociogjeografike të vendit tonë, por edhe të rolit të njeriut dhe aktivitetit
human në këtë drejtim. Në këtë kuadër duhet të vlerësojmë veçanërisht zjarret që bien në
hapësirat gjeografike të pyllëzuara, në kullotat e shumta dhe sipërfaqet bujqësore,
sidomos gjatë stinës së nxehtë të vitit (konkretisht gjatë muajve korrik e gusht), ndaj të
cilave individë të ndryshëm realizojnë zjarre artificiale, pra qëllimisht për arsye nga më të
ndryshmet. Studimet dhe hulumtimet e kryera tregojnë se më së shumti ata i shkaktojnë
këto zjarre për të bërë të mundur realizimin e përfitimeve nga me të ndryshmet për to.
Shembujt janë të shumtë në Shqipëri, sidomos në hapësirën sociogjeografike të jugut të
-
MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018
SOTIR SHUKA | 19
vendit, por edhe në hapësira të tjera. Në kapitujt e mëposhtëm dhe në çështje të caktuara
të tyre do të japim informacione të detajuara dhe analiza të hollësishme mbi to.
Foto nr. 1 Pyll i djegur në Llogara. Burimi: REC Shqipëri website.
Por ajo çfarë duhet analizuar e njëkohësisht nënvizuar, ka të bëjë me faktin e
impakteve dhe efekteve bashkëshoqëruese të këtyre rreziqeve natyrore, siç janë zjarret. Si
rezultat i ndodhjes dhe të përhapjes së këtyre zjarreve, jo vetëm dëmtohet një hapësirë e
caktuar gjeografike në vendin tonë, mjedisi i një territori të caktuar nga njëra anë, por
njëkohësisht pasojat dhe efektet janë të shumta dhe jashtëzakonisht problematike në
shumë drejtime. Paraqitja dhe analiza e këtyre rrethanave problematike është në lidhje të
ngushtë me faktin se shpeshherë këto zjarre bëjnë të mundur tejkalimin e fuqive
individuale të individëve për t’i shuar, kontrolluar, lokalizuar e menaxhuar ato. Në këtë
mënyrë ato përhapen në tërësinë e hapësirës sociogjeografike duke vështirësuar
njëkohësisht edhe menaxhimin e tyre. Prandaj ato shoqërohen me pasoja shumë negative
në kuadër të zhvillimit të tyre në mjaft drejtime, si në mjedis, popullsi e grupe sociale, në
degë të ndryshme të ekonomisë etj.
Autorë dhe studiues të shumtë vlerësojnë se zjarri nga njëra anë dhe pasojat e
impaktet me të cilat ai bashkëshoqërohet nga ana tjetër, paraqitet si një nga dëmtuesit e
rëndësishëm dhe kryesorë të ekonomisë në përgjithësi dhe sektorëve të ndryshëm të saj në
veçanti. Zjarret bëjnë të mundur prishjen dhe shkatërrimin e mjaft vendeve sociale të
prodhimit, që janë pjesë e objekteve dhe ndërtesave ekonomike, të bizneseve të
ndryshme, duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetën ekonomike individuale,
familjare apo të një sektori të veçantë. Njëkohësisht në shumë raste zjarret e rëna ndikojnë
dhe rrezikojnë shumë edhe vetë jetën e njerëzve. Këta studiues njëkohësisht vlerësojnë
faktin se nga ana tjetër, zjarri, nxehtësia, rryma elektrike etj., janë të domosdoshëm për
njeriun, pasi i shërbejnë atij për t’u ngrohur, gatuar, për ndriçim, për të vënë në lëvizje
makineri të ndryshme, në shkrirjen e metaleve, zbërthimet kimike e aktivitete nga më të
larmishmet, mjaft të rëndësishme e qenësore për jetën individuale, familjare e shoqërore
të njerëzve dhe grupeve të larmishme sociale, prezent në një hapësire të caktuar
sociogjeografike, kudo sot në botë etj.
-
MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018
SOTIR SHUKA | 20
Në kushtet e sotme çështja e masave për mbrojtjen nga zjarri ka rëndësi të madhe
sepse ekonomia po rritet me ritme shumë të shpejta. Ndërtimi i shumë objekteve
industriale e minerare me procese teknologjike të ndërlikuara, ngritja e shumë
institucioneve socialkulturore e shëndetësore, krijimi i një rrjeti të madh tregtar me qendra
të mëdha tregtare me përqendrime dyqanesh, deposh e magazinash me vlera të mëdha,
transformimi i bujqësisë dhe grumbullimi i pasurisë në disa qendra, zhvillimi i turizmit
dhe i hotelerisë, i qendrave argëtuese, zhvillimi i madh i ndërtimit urban, me blloqe
banesash shumëkatëshe ku banojnë me qindra qytetarë, e bëjnë të domosdoshme marrjen
e masave për parandalimin e zjarreve dhe shuarjen e tyre.
Nga përvoja shumëvjeçare del se zjarret janë shkaktuar më tepër nga pakujdesia.
Ato kanë ndodhur kur dikush ka ndezur zjarr të hapur ose ka pirë duhan në vende ku ka
lëndë djegëse ose plasëse; kur nuk janë përdorur me kujdes mjetet dhe aparate të
ndryshme që shkaktojnë djegie; kur janë shkelur rregullat teknike gjatë procesit
teknologjik në punë; kur instalimet elektrike nuk janë bërë me izolues, me siguresa, çelësa
e priza të rregullta, gjë që lë shteg për lidhje të shkurtra, mbingarkesë në rrjet e rezistencë
të madhe në qarqet elektrike; kur nga pakujdesia janë grumbulluar lëndë organike që kanë
cilësinë të vetëndizen; kur në objekte nuk janë vendosur rrufepritës e tokëzues, për të bërë
të padëmshme shkarkimet atmosferike; kur makineritë bujqësore apo automjetet kanë
punuar në fushë pa shkëndipritëse (marmita), me rrjedhje karburanti apo me skapamento
të prishura; kur bombolat e gazit nuk janë të kolauduara dhe nuk zbatohen rregullat e
sigurimit teknik për to etj.
Shkaktohen zjarre edhe atëherë kur lejohen goditje mekanike dhe krijim
shkëndijash në vende ku ka rrezik zjarri ose shpërthimi; kur produkte të ndryshme djegëse
lejohen të bien në kontakt me ajrin në kohën që ato kanë temperaturë të lartë dhe kufiri
minimal dhe maksimal i tyre arrin shkallën e vetëndezjes ose të eksplozionit; kur në
parqet e rezervuarëve të naftës nuk merren masa për ftohjen e tyre në stinën e verës për
mënjanimin e krijimit të piroforeve që shkaktojnë vetëndezje ose eksplozion; kur nuk
merren masa tokëzuese në pajisjet ose mjetet ku nga fërkimi mund të krijohet elektricitet
të lartë statik; kur furnelat (sobat) elektrike, hekurat e hekurosjes apo pajisjet e ndryshme
të gazit nuk përdoren sipas rregullave të caktuara; kur oxhaqet e banesave, furrave,
kovaçhanave, fonderive etj. nuk ndërtohen sipas rregullave të MNZSH, kur në to
mbështeten lëndë të djegshme; të ndërtesave kur nuk mirëmbahen, nuk suvatohen,
pastrohen etj.
1. 4. Pasojat dhe impaktet e zjarreve në hapësirën sociogjeografike
Zjarret dhe veprimtaria e tyre shoqërohen me impakte dhe pasoja mjaft negative
dhe shqetësuese në hapësirën sociogjeografike. Treguesit statistikorë të vendeve të
ndryshme të botës, në të cilat vihet re rastisja e veprimtarisë së këtyre rreziqeve natyrore e
humane, siç janë zjarret, raportojnë praninë e dëmtimeve të rëndësishme njerëzore dhe
ekonomike. Pra, pasojat dhe impaktet e këtyre rreziqeve kanë një shkallë të lartë kostoje
në jetën e njeriut dhe aktivitetin ekonomik të një shoqërie të caktuar në veçanti, por edhe
në aspektin global. Prandaj merr rëndësi studimi i tyre në aspektin teorik, e sidomos në
atë praktik. Tashmë kemi një sensibilizim gjithnjë e në rritje ndaj analizave dhe
-
MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018
SOTIR SHUKA | 21
vrojtimeve që realizohen kundrejt këtij rreziku me rastisje gjithnjë e në rritje në hapësira
të ndryshme sociogjeografike.
Zjarret shoqërohen me ndikime të rëndësishme në jetën e njerëzve. Shembuj të
shumtë kudo në botë, në hapësira të ndryshme sociogjeografike, evidentojnë fakte dhe të
dhëna mjaft interesant dhe statistika serioze për humbjet njerëzore të shkaktuara nga
zjarret dhe përhapja e tyre. Shembuj të tillë ne i kemi të pranishëm edhe në vendin tonë.
Njëkohësisht në mjaft raste, ndonëse nuk ka viktima në njerëz nga lindja dhe përhapja e
zjarreve, tek individët kemi edhe rastisje të plagëve dhe plagosjeve nga më të ndryshmet,
të cilat cenojnë një jetë normale dhe aktive të këtyre grupeve sociale, që dëmtohen nga
veprimtaria e zjarreve. Prandaj impakti i tyre primar shprehet dhe është i pranishëm në
vetë aktivitetin e shoqërisë njerëzore, duke ndikuar në këtë mënyrë që jo vetëm t’i
studiojmë ato, por të marrim edhe informacionin e duhur për parandalimin e tyre e
njëkohësisht përfshirjen me sa mundësi që të kenë individët në menaxhimin e tyre drejt
mosimplikimit në pasoja problematike shëndetësore të karakterit individual dhe familjar.
Një tjetër impakt që lidhet me aktivitete të zjarreve është edhe ajo që ka të bëjë me
dëmtime të ndryshme materiale dhe pasurore shtetërore dhe të familjeve të ndryshme. Siç
do ta evidentojmë edhe në kapitujt dhe çështjet e në nënçështjet e ndryshme, gjatë
shtjellimit të materialit tonë mbi zjarret, mjaft prej vendeve sociale të banimit, prodhimit,
shkëmbimit, argëtimit dhe pushtetit ndodhen në veprimtarinë e zjarreve dhe efekteve
dëmtuese apo negative të tyre. Një gjë e tillë në nënkupton faktin e dëmtimeve nga zjarret
që pësojnë shtëpitë dhe apartamente të ndryshme, pallatet apo godinat e banimit, marketet
apo bizneset e ndryshme, baret apo restorantet, pabet apo diskot e ndryshme, institucionet
qendrore apo lokale të pushtetit etj. Fatura ekonomike e këtyre dëmeve përllogaritet
jashtëzakonisht e lartë, gjë që ka impakt të drejtpërdrejtë në jetën dhe aktivitetin
ekonomik shtetëror dhe individëve apo familjeve të ndryshme. Një gjë e tillë është e
pranishme kudo në kuadër të shpërndarjes gjeografike të zjarreve.
Një impakt me mjaft rëndësi paraqitet dhe ai mjedisor. Veprimtaria e zjarreve në
hapësirën gjeografike, në pyjet dhe kullotat e ndryshme, në tokat bujqësore dhe sipërfaqet
tokësore nga më të larmishmet, shoqërohet me një kosto negative serioze për mjedisin.
Studiues dhe hulumtues nga më të rëndësishmit të fushës studimore ambientale, i
karakterizojnë zjarret si një dëmtuesit më potent të florës dhe mjedisit në përgjithësi.
-
MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018
SOTIR SHUKA | 22
Foto nr. 2 Pasojat pas rënies së një zjarri në Kroaci, Burimi: Bota Sot.
Proceset që ndodhin gjatë djegies dhe zjarrit, tymrat dhe substancat e ndryshme që
shpërndahen në territoret dhe mjedisin gjeografik ku lokalizohet ky zjarr bart
problematika serioze mjedisore, madje edhe të ndikimit në çështjet që kanë të bëjnë me
zhvillimin e qëndrueshëm të mjaft territoreve. Zhvillimi i disiplinave mjedisore, pjesë
përbërëse e fokuse të ndryshme shkencore, lidhur ngushtë me zhvillimet aktuale, po
paraqesin interes gjithnjë e në rritje edhe në kuadër të rolit dhe ndikimit që zjarret
paraqesin në kuadrin mjedisor të hapësirave sociogjeografike të banuara. Në këtë drejtim
po shihen me rëndësi mjaft tendenca në kuadër të sugjerimeve, normave e standardeve që
duhet të përmbushin hapësirat gjeografike në territoret pranë vendeve sociale të banimit,
në zonat rurale dhe ato urbane. Njëkohësisht ndikimi ambiental i zjarreve po shihet si një
problematikë mjaft shqetësuese ndikuar nga cenimi i mjedisit dhe ambienteve në vendet
sociale ku ato ndodhin.
Mjedisi dhe biodiversiteti janë një drejtim tjetër mjaft evident në kuadër të
studimeve që po realizohen për impaktet e zjarreve. Humbja e biodiversitetit po