Menaxhimi i Projekteve Investive ( Hapja e Nje Filjale Te Re )

35
Kolegji ILIRIA – Pejë Lënda : MENAXHIMI I PROJEKTEVE INVESTIVE Prof.: Mr.Sc. Durim HOXHA Projekti : “ Zgjërimi i ndermarrjes “AGRO-PRODUKT “ me një filialë te re shitëse , ne qytetin e Pejës . “ Studentët : 1. Fisnik HAXHAJ Fakulteti : Ekonomik Banka , financa dhe kontabilitet 1

Transcript of Menaxhimi i Projekteve Investive ( Hapja e Nje Filjale Te Re )

Page 1: Menaxhimi i Projekteve Investive ( Hapja e Nje Filjale Te Re )

Kolegji ILIRIA – Pejë

Lënda : MENAXHIMI I PROJEKTEVE INVESTIVEProf.: Mr.Sc. Durim HOXHA

Projekti : “ Zgjërimi i ndermarrjes “AGRO-PRODUKT “ me një filialë te re shitëse , ne qytetin e Pejës . “

Studentët : 1. Fisnik HAXHAJ

Fakulteti : Ekonomik – Banka , financa dhe kontabilitet

1

Page 2: Menaxhimi i Projekteve Investive ( Hapja e Nje Filjale Te Re )

HYRJE

1. Historia e shkurtër e ndermarrjës „ Agro-Produktë “……….32. Emëri i projektit ……………………………………………..43. Arsyet e fillimit të projektit ………………………………….54. Qëllimet specifike të projektit ……………………………….65. Rreziqet e pritura …………………………………………………76. Rrezultatet e pritura ne fund te projektit ………………………87. Analiza e aftesive të investitorit ………………………………...87.1 Pozita ne tregë ……………………………………………….87.2 Aftësitë teknologjike ………………………………………………97.3 Resurset humane …………………………………………………108. Analiza e tregut …………………………………………………..108.1 Analiza e kerkeses ………………………………………………128.2 Analiza e çmimeve ……………………………………………….128.3 Prognoza e plasmanit …………………………………………...139. Analiza e teknologjise……………………………………………1510. Analiza e personelit ……………………………………………..1611. Analiza e lokacionit ……………………………………………..1812. Definimi i detyrave dhe aktiviteteve …………………………..2013. Burimi dhe planifikimi i investimeve ………………………….2213.1 Planifikimi i investimeve ……………………………………….22

2

Page 3: Menaxhimi i Projekteve Investive ( Hapja e Nje Filjale Te Re )

1. Të dhëna themelore mbi ndermarrjen “ Agro-Produkt “

Ndermarrja prodhuese “Agro-produkt “ , është themeluar ne vitin 1987 në Deqan , nga ana e pronarit te saj Agron Tahirukaj .Fillimisht është marrë me prodhimin e dyreve dhe dritareve nga druri .Në atë kohe , Agroni së bashku me 3 vëllezerit e tij , ishin punëtorët e vetem te kësaj ndërmarrje , të cilët punonin në një lokal afër shtëpis së tyre , në fshatin Llukë e Eperme të komunës së Deqanit .Punën e zhvillojëshin ne një hapësire prej 75 m2. me disa makina të vjetëra , të cilat Agroni i kishte trasheguar nga agja i tij , Homza .Kapaciteti prodhues ditorë i këtyre punëtorëve , në rastet më të mira ishte 3 dritare nga druri dhe 1 derë , po ashtu nga druri .Me këtë punë , Agroni se bashku me vëllëzerit , e sigurojeshin “ buken e gojes” edhe per 14 anetare te tjere te familjes .Gjate luftes se vitit 1998-99 , shumica e maqinave apo veglave te tyre të cilat ishin te renda në peshë i’u prishen nga forcat serbe , ndersa ato qe mund te “ levizeshin “ lehte i’u vodhen poashtu gjate luftes .Pas luftes , Agroni u kthye përseri në Kosove ne vitin 2001 , dhe duke i shfrytezuar të hollat qe i kishte kursyer gjatë qendrimit në Zvicerr , e ri-themeloje përseri ndermarrjen “Agro-Produkt “ në Deqan .Me kalimin e kohës , përpos dyrëve dhe driatrëve të drurit të cilat në vazhdimesi i prodhojë , “ Agro-Produkt-i “ filloje te prodhoj edhe dyre e dritare nga plastika. Kërkesa peër keto produkte , në vazhdimesi pati nje rritje , gjë e cila ndikojë dukshem ne rritjen e investimeve në ndërmarrje për rritjen e numerit te punetoreve dhe kapacitetit prodhues ( tekniko-teknologjikë) të ndermarrjes .Sot , kjo ndermarrje i ka te angazhuar 17 punetorë , qe punojne me orar te plotë dhe 3 të tjere me orarë të pjesëshem ( është fjala për selin kryesore të ndërmarrjës në Deqan ).Me rritjen e vellimit te kerkeses gjitheashtu edhe shitjes , jo vetem ne qytetin e Deqanit , por edhe ne qytete tjera te Kosoves , ndermarrja “ Agro-

3

Page 4: Menaxhimi i Projekteve Investive ( Hapja e Nje Filjale Te Re )

Produkt” ka filluar të zgjerohet me filjala të reja shitëse ,si për shembull : në Prishtinë në vitin 2005 dhe në Gjakovë më 2007 . Synim i mëtutjeshem i “ Agro-Produkt-it “ , është hapja e një filjale edhe në qytetin e Pejës , duke u ofëruar për një hape më shumë ne realizimin e Qellimit Strategjik , “ Agro-Produkt-i , ne cdo vend të Kosoves “.

2. Emri i projektit

“ Zgjërimi i ndermarrjes “AGRO-PRODUKT “ me nje filialë te re shitëse ,ne qytetin e Pejës . “

Përshkrimi i projektit :

Në bazë te keti projekti , mendojmë ti percaktojmë te gjitha aktivitetet qe duhet ti realizojmë , ne menyrë që ta zgjerojme aktivitetin e ndermarrjes sonë, duke e hapur nje filialë të re shitëse ne qytetin e Pejës .Kjo filialë ( apo dyqan ) , fillimishtë do të merret vetem me shitjen e produkteve të ndermarrjes sonë , te cilat jane :- Dyre dhe dritare nga druri dhe - Dyre dhe dritare nga plastika .Kjo filiale planifikohet të fillojë punen me 03.05.2010 .Objekti ne të cilin do te vendosemi , do të mirret me qira . Ndërsa hapesira e saj (objektit ), nuk planifikohet qe të jetë shumë e madhe , gjerësa te stabilizohemi ne treg .Në qoftëse në të ardhmën do te rritet vëllimi i kërkeses qe do të nenkuptonte se do të kemi edhe rritje të shitjës , ateherë mendojmë që të kalojmë ne ndonje objektë më të madhë i cili do të mobilohet me paisje prodhuese , me të cilat do të prodhojmë dyrë dhe dritare nga plastika .Por qellimi bazik i këti projekti është hapja e filjales sonë në Pejë , mobilimi i saj me mostrat e nevojshme te produkteve tona dhe realizimi i aktiviteteve te ndryshme te cilat e mundesojne afarizmin optimal të saj .

4

Page 5: Menaxhimi i Projekteve Investive ( Hapja e Nje Filjale Te Re )

3. Arsyet e fillimit të projektit

“ Ta hapësh nje dyqan është një pune shumë e leht , por të kesh sukses duke operuar me atë dyqan në tregë , do të jete një pune shumë e veshtire ! “ ( Bernd Soesemann – Libri :“ Wirtschaft , Wissenschaft und Bildung “ )Duke e pasur parasyshe , që viteve të fundit , falë punës së palodhëshme të të gjithe stafit punonjes ne ndermarrjen tone me selin kryesore ne Deqan , kemi arritur mjaft sukses te cilat deshirojme ti zgjerojme edhe me tutje gjatë viteve te ardhëshme .E kemi identifikuar si nje mundesi të mire për të arritur sukses në biznesin tone , qe perpos prodhimit dhe shitjes se produkteve nga selia jonë kryesore ne Deqan , të hapim filjala të tjera nëpër qytet të “ medha “ të Kosovës , ne të cilat i ofrojmë produktet tona për ti shitur .Duke e aplikuarë këtë stratëgjie , kemi arritur një sukses mjaft të larte në Prishtine dhe gjithashtu edhe në Gjakove .Shembull tipik për kete sukses mund ta marrit thjeshte rritjen e numerit të klienteve te cilet i kemi furnizuar me dyre apo dritare prej 121* ne vitin 2005 deri ne 411 ne vitin 2009 * .

10. Numeri 121, i paraqet klientet e “ medhejë” te cilet i kemi furnizuar më me shum se sa 5 dritare ose 2 dyre te drurit apo plastikes . Gjitheashtu duhet pasur parasyshe , se numeri 121 dhe 411 e paraqesin numerin e klienteve gjate vitit përkates , e jo duke i mbledhur te gjitha vitet bashkë . Natyrisht qe ka pasur edhe klient te tjere te cilet si shembull mund ti ken blere 2-3 dritare dhe te cilet nuk gjinden ne keto shuma .

Duke e pasur gjithëashtu parasyshë , se në vazhdimësi , kemi pasur kërkesa nga klientë të ndryshëm të cilet kane ardhur enkas nga Peja në ndermarrjen tone në Deqan , për tu informuar mbi çmimet , kualitetin dhe mundesin e blerjes se produkteve tona .

5

Page 6: Menaxhimi i Projekteve Investive ( Hapja e Nje Filjale Te Re )

Kemi vendosur që ta fillojme punën projektuese , për ta hapur nje filjale te re shitese në qytetin e Pejes .Dy motivet bazike , që në vazhdimesi na nxisin dhe na japin shpresë , se ndermarrja jone do te kete sukses edhe në Peje janë :1. Kerkesat e vazhdueshme ( e të cilat nuk kane qenë pak në numer ) ,që i kemi pasur nga ana e klienteve të ndryshem të cilet kane ardhur nga rajoni apo komuna e Peja , për tu interesuar dhe për ti blere dyret dhe driater që ne i ofrojme dhe 2. Vitëve të fundit , sidomos prej vitit 2006 e këtej , ne Pejë vazhdimisht jane duke u ndertuar ndërtesa të shumta shumëkateshe te cilat në tregë e shfaqin nje kerkese shumë të madhe për mobilimin e tyre me dyre dhe dritare .

4. Qëllimet specifiket te projektit

- Ofrimin e produkteve tona ne tregun e Pejës .

- Ofrimin e informacioneve të ndryshme lidhur me cilësin , përdorimin , mirëmbajtjen dhe shfrytezimin e produkteve tona

- Promovimin e produkteve tona ne tregun e Pejës , shembull : 1. duke shfrytezuar vendosjen e rreklamave në objektin ku jemi të vendosur si filjal 2. vendosjen e reklamave në mjete transportuese të cilat shfrytezohen për bartjen e produkteve prej filjales deri tek konsumatori .

- Identifikimi i konsumatoreve te rinjë

- Rritja e vëllimit të shitjës *

* Ne fakte , rritja e vellimit te shitjes dhe fitimit , eshte nje synim i te gjitha projekteve profitabile dhe eshte nje gje e cila do te te kuptohej edhe po te mos ishte shenuar fare. Mirpo ne kemi vendosur , ne menyre qe te jemi sa me konkretë , ta

6

Page 7: Menaxhimi i Projekteve Investive ( Hapja e Nje Filjale Te Re )

paraqesim edhe rritjen e vellimit te shitjeve dhe fitimit , i cili eshte qellimi bazik i joni qe deshirojme ta arrime nepermjet realizimit te keti projekti .

5. Rreziqet e pritura

Eshtë e qartë se në qytetin e Pejës , nuk do te jemi ne të vetmit që do të ofrojme produkte të tilla si dyrë dhe dritare nga druri dhe plastika .Njeri ndër rreziqet , apo mund të themi njeri nder rreziqet kryesore , do të na vije nga konkurenca e ndermarrjeve egzistuese në Pejë , te cilat merren me prodhimin e produkteve të njejta , siq janë për shembull :Ukaj- Company ose Molika – Company etj …Natyrishte që do të kete edhe rreziqe të tjera , të cilat n’varesishte nga kushtet dhe faktoret e ndryshem në tregut , mund të kene ndikim ne shitjen e produkteve tona , siq jane :

- Rënia e aftesive blerëse të konsumatorëve ,- Zvogëlimi i numerit të ndertimeve te reja , qofshin ato shtepi apo

ndertesa ,- Rënia e vellimit të kredive të dhena , të cilat shfrytezohen për

ndertime siq mund te jene kredite komerciale , hipotekare etj… - Renia e të ardhurave të dërguara nga ana e bashkatëdhetarëve tonë

jashtë vendite , të cilet ne shumicen e rasteve në menyre direkte apo terthorazi ,ndikojne në ndertimin e ndertesave apo shtepive te reja ne Kosove ,

- Rritja e vazhdueshem e konkurences në treg , shembull : Krijimi i ndermarrjeve të reja me kapacitet shume më të madhe në prodhimin e dyreve dhe dritareve nga druri apo plastika në trege , qofshin ato ne forme të investimeve vendore , të perbashketa apo të huaja , etj …

- Vonesat në pagesa , të cilat mund të na shkaktojnë probleme në procesin normal të ri-prodhimit .

Keto janë disa rreziqet kryesore , te cilat shume lehte mund të na shkaktojnë probleme të shumta gjate afarizmit .Por nuk përjashtohet mundesia e paraqitjes së rreziqeve të tjera , te cilat mund ta rrezikojne afarizmin e filiales sone ne Pejë . Rrëziqe të tilla për momentin jane te pacaktuara nga ana e ndermarrjes sone , por puna jone në vazhdimesi do ta ketë parasyshe hulumtimin e faktoreve dhe kushteve të ndryshme cilet mund te paraqesin rrezik per ndermarrjen dhe filialen tone ne te ardhmen .

7

Page 8: Menaxhimi i Projekteve Investive ( Hapja e Nje Filjale Te Re )

6. Rrezultatet e pritura ne fund te projektit

Duhet ta planifikojme ketë projekte nga ana e fushave , faktoreve dhe kushteve të ndryshem , duke u munduar që ta realizojme me sukses qellimin e këti projekti . Rrezultati primarë të cilin deshirojme ta arrime me anë të realizimit të këtij projekti është :

- “ funksionimi normale i filjalës sonë të re në Pejë “ .

Nje funksionim normal do te nënkuptonte , - “ që të plotesohen te gjitha kushtet për pranimin e kerkesave dhe

shitjen e produkteve në menyre optimale “ .

Ndërsa qellim perfundimtarë i projektit , patjeter qe do të jete :- “ rritja e fitimit te ndermarrjes sone i cili do te realizohet , duke e

rriture vëllimit e shitjes së produkteve tona edhe ne Komunen apo tregun e Pejës . “

7. Analiza e aftësive të investitorit

Të kaluaren afariste të investitorit pak a shume e kemi pasqyruare në fillim të keti projekti nën piken “ Të dhëna themelore mbi ndermarrjen “ Agro-Produkt “ “. Mirpo per të percaktuare sa me qarte përvojën e investitorit dhë pozitën e tij konkuruese në treg , duhet ta kemi parasyshë :

7.1 Poziten ne treg Ndermarrja “Agro-Produkt “ me pronarin e saj Agron Tahirukaj , e cila është themeluar qysh nga viti 1987 dhe ri-themeluarë në vitin 2001 , është njëra nder ndermarrjet me serioze dhe konkuruse ne tregun e Deqanit , Gjakoves dhe më gjerë .

8

Page 9: Menaxhimi i Projekteve Investive ( Hapja e Nje Filjale Te Re )

Duke u bazuar në prodhimin e dyreve dhe dritareve në baze të standarteve të pranuara nderkombetarishte “ ILOW – WERU Window “ , ndermarrja “ Agro-Produkt “ në vazhdimesi qysh nga viti 2001 e deri më sot ka pasur rritje të numërit të klienteve të cilet i ka furnizuar me dyre dhe dritare nga druri dhe plastika . Ne baze të sukseseve të arritura me kalimin e viteve , ndermarrja “ Agro-Produkt “ akumuloj mjete të mjaftueshme për ti hapur edhe dy filiala të reja te cilat i shërbejne për shitjen e produkteve të tyre edhe nëper qytet të tjera siq është :

- hapja e filjales se pare shitese në një objekte prej 120 m2 , në kryeqytetin e Kosoves dmth. në Prishtine ne vitin 2005 ( më konkretisht me 03.06.2005 ) dhe

- hapja e filjales se dyte në një objekt prej 70 m2 , në Gjakove ne vitin 2007 ( më konkretisht me 01.04.2007 )

7.2 Aftësitë teknologjike Paisjet dhe Teknologjia e cila shfrytezohet për prodhimin e produkteve në ndermarrjen tonë në Deqan , ku një pjesë e këtyre produkteve te gatëshme do të barten dhe do te dergohen për tu shitur ne filjalen tonë te re ne Pejë , jane kryesisht të markave gjermane .

Teknologjia e cila shfrytëzohet në ndermarrjen “ Agro-Produkt “ është : - Prerësi ( marka RAPID ) - Pikja ( VAGOMA ) - Pastruesja ( VAGOMA ) - Shpurësja ( FEMA )- Maqina per vendosjen e xhamave ( ROTOX )- Paisje të tjera të dores , Kompresoret etj …

Kapaciteti prodhues i resurseve tekonologjike dhe humane në ndermarrjen është :

- Per prodhimin e dritareve nga druri , kapaciteti ditore eshte 10 dritare në ditë , per prodhimin e të cilave do të punojnë 4 punëtorë .

- Per prodhimin e dyreve të drurit , kapaciteti ditore eshte 5 dyrë në ditë , per prodhimin e të cilave do të punojnë 7 punetorë .

- Per prodhimin e dritareve nga plastika , kapaciteti ditore është 12 dritare ne ditë , per prodhimin e të cilave do të punojnë 5 punetorë .

9

Page 10: Menaxhimi i Projekteve Investive ( Hapja e Nje Filjale Te Re )

- Per prodhimin e dyrëve nga plastika , kapaciteti ditore është 1 derë ne ditë , per prodhimin e të cilës do të punoj 1 punëtorë.

7.3 Resurset humane Ne ndermarrje “ Agro-Produkt “ janë të punsuar 17 punetore me orarë të plote dhe 3 punetor me orar të pjesëshem në Deqan , 5 punetore të rregullte ne Prishtine dhe 3 punetore të rregullte në Gjakove .Kriteret të cilët jane vlersuar gjatë pranimit të punëtorëve në ndermarrje kane qenë dhe janë edhe sot si :

- Aftesit fizike dhe psikologjike për ta përballuar punen - Aftesit kualifikuese për të punuar me makinat perkatese - Motivi për pune - Pervoja në punen përkatese dhe - Te qenit i sakte në kohe dhe i perpiktë në pune .

Mosha mesatare e të punesuarve në ndermarrjes është 27.8 vjetët , gjë e cila na jep të kuptojme se shumica prej tyre jane nën moshen 30 vjeqare .Eshte një kuader relativisht i ri , i cili lenë të premtohet shume edhe për të ardhmen e ndermarrjes .Gjitheashtu duhet cekur se secili prej punetoreve i cili është punesuar në ndermarrjen “ Agro-Produkt “ , i’u është nënshtruar një faze testuese 3 mujore , e cila ka qene kohe e mjaftueshme që edhe punëkerkuese dhe ndërmarrja të percaktohen se a mund ta vazhdojne punën me njeri-tjeterin apo jo .

8. Anazila e tregut

Për ta filluar analizimin e tregut , së pari duhet ti cekim karakteristikat e produkteve tona . Ndermarrja jone “ Agro-Produkt “ , prodhon dhe ofron për të shitur :- dyre dhe dritare nga druri dhe - dyre dhe dritare nga plastika .

Karakteristik e ketyre produkteve është lidhëshmeria e tyre e ngushte më rastin e ndertimit të ndertesave apo objekteve të reja , apo rinovimi i objekteve apo ndertesave të vjetra . Pra , shitja e produkteve tona n’varet shumë nga ndërtimet e reja banuese , prodhuese dhe shërbyese . Ne qoftëse nuk do të kete ndertime të reja ( gje e cila është pothuajse e pamundur ) dhe nuk do te kete

10

Page 11: Menaxhimi i Projekteve Investive ( Hapja e Nje Filjale Te Re )

rinovime të objekteve apo ndertesave egzistuese ( nderrimin e dritareve nga te drurit në të plastikes etj … ) atëherë do të vihet në pikëpytje egzistenca e ndermarrjes sone në tregë !!!

Produktet tona prej themelimit të ndermarrjes e deri me tani i’u jane dedikuar tregut vendorë kosovarë . Por nuk perjashtohet mundesia dhe synimi jone për tu angazhuar në exportimin e produkteve tona në vendet e rajonit , në të ardhmen . Faktikisht , ky eshte nje synim të cilin do mundohemi ta realizojme me projekte të ndryshme në të ardhmen .

Te kthehemi perseri tek projekti të cilin jemi duke e planifikuar .

Një ndër faktorët kryesore , i cili do te ndikoje ne ecurinë e biznesit të filjales sone në Pejë , do te jenë ndermarrjet konkuruese ne rajonin e Pejes dhe me gjerë .

Ndermarrjet prodhuese , te cilat ofrojne produktet te njejta sikurse produktet tona , janë :

1. UKAJ – Company ( te cilet ofrojnë dyre dhe dritare prej druri )2. MOLIKA – Company ( te cilet ofrojnë dyre dhe dritare prej druri

dhe plastike )3. Ndermarrja “ GJIKOLLI “ ( gjindet afer spitalit te pergjithëshëm ne

Pejë , merret me prodhimin e dyreve dhe dritareve te drurit edhe plastikes )

4. Ndermarrja “ ALLKATEN “ ( gjindet afer fshatit Vitomericë , merret me prodhimin e dyreve dhe dritareve nga druri dhe plastika ) .

5. Ndermarrja “ QEHAJA “ ( gjindet afer stacionit te aurobusave ne Peje , ofron dyre dhe dritare nga druri dhe plastika )

6. Ndermarrja “ ALU – PLAST “ ( gjindet afer ndermarrjes MOB-IN ne Peje , ofron dyre dhe dritare nga druri dhe plastika )

7. Ndermarrja “ XHARRA “ ( gjindet ne rrugen Peje- Deqan , merret me prodhimin dhe shitjen e dritareve nga plastika .)

Por duhet pasur parasyshe , se keto nuk jane të vetmet ndermarrje konkuruses me të cilat duhet të ballafaqohemi në tregë . Nuk përjashtohet mundesia e egzistimit të disa prodhuesve privat , të cilet nuk kane firme te regjistruar në MTIK ( Ministrin e Tregetis dhe Industris se Kosoves ), por thjeshte prodhojne dhe ofrojne për të shitur dyre dhe dritare nga druri dhe plastika me çmime me të ulta , duke perfituar nga mospagesa e kontributeve dhe tatimeve ndaj shtetit .

11

Page 12: Menaxhimi i Projekteve Investive ( Hapja e Nje Filjale Te Re )

Në rastin e identifikimit të ketyre “ prodhuesve “ , duhet patjeter qe te lajmerohen organet kompetente ne MTI ose ne ATK ( Agjensionin Tatimore te Kosoves ) në Pejë .

8.1 Analiza e kerkeses Fatëkeqesishte , në Peje dhe në tërë Kosoven ende nuk egziston ndonjë agjension i cili merrët me evidentimin e ndertimeve të reja qofshin ato shtepi , ndertesa , objekte , lokale , hotele etj… Egzistenca e një agjensioni të tille , do të na kishte lehtesuar shumë punen e analizimit te kerkesës dhe ofertës të cilen mund ta plasojme në trege , duke u bazuar ne trendin e zhvillimit në të kaluaren dhe planifikimin apo prognozen e agjensionit për ndertime të reja në të ardhmen .Do i permendin te pakten dy faktore shumë te rendesishem të cilet kanë ndikim shumë të madhe në formimin e kërkeses për produktet tona :

- lehtësira në dhënien e kredive ( shembull : ulja e normes se kamates )- të ardhurat e derguara nga bashkatëdhetaret jashte vendit

Një karakteristike themelore e produkteve tona është lidhëshmeria e tyre e ngushte me ndertimin e ndërtesave , objekteve apo shtepive të reja në vend .Në kete raste , sikurse lehtesirat ne dhënien e kredive dhe rritja e të ardhurave të derguara nga jashte , kanë një ndikim shumë të madhe në rritjen e potencialit financiare i cili mund të investohet ne ndertime të reja .Natyrishte qe egzistojne edhe faktore të tjere të cilet mund te ndikojne ne rritjen apo zvogelimin e kerkesës për produkte tona , të cilet mund te jene : shembull :

- kushtet natyrore ( te pavoliteshme për ndertime të reja apo renovime )- konkurenca ilegale - renia apo rritja e investimeve ne vend etj …

8.2 Analiza e çmimeve Çmimete mesatare te produkteve tona do te jenë siq vijon :

- Dritaret e drurit ( prej 60 deri 110 euro )- Dritaret e plastikes ( prej 80 deri 150 euro )- Dyrë te drurit ( prej 170 deri 300 euro ) - Dyrë te plastikes ( prej 200 deri 1200 euro )

12

Page 13: Menaxhimi i Projekteve Investive ( Hapja e Nje Filjale Te Re )

Ne baze të disa hulumtimeve , është vërejture se çmimi i produkteve shitëse të ndërmarrjeve konkuruse janë siq vijon :

UKAJ – Company - Dritaret nga druri ( prej 65 deri 135 euro )- Dyrë te drurit ( prej 180 deri 350 euro )

MOLIKA – Company - Dritare nga druri ( prej 60 deri 140 euro ) - Dritare nga plastika ( prej 90 deri 160 euro ) - Dyrë të drurit ( prej 150 deri 280 euro )- Dyrë të plastikes ( prej 250 deri 1500 euro )

Ndermarrja “ XHARRA “- Dritare nga plastika ( prej 90 deri 150 euro )

8.3 Prognoza e plasmanit

Prognoza e plasmanit per vitin 2010

Produkti Shitja e Çmimi Vlera eShpenzimet e Fitimi

  planifikuar mesatar pergjithsh. prodhimit *  

Dritare te plastikes (80x140 ) 220 cope120,00

euro26.400,00

euro18.400,00

euro 8.000,00Dritare te drurit ( 80x140 ) 100 cope 90,00 euro 9.000,00 euro 7.400,00 euro 1.600,00

Dyre te drurit 25 cope220,00

euro 5.500,00 euro 4.500,00 euro 1.000,00

Dyre te plastikes 15 cope400,00

euro 6.000,00 euro 4.800,00 euro 1.200,00           Totali         11.800,00

* Shpenzimet mesatare te      

13

Page 14: Menaxhimi i Projekteve Investive ( Hapja e Nje Filjale Te Re )

prodhimit        Produkti Shpenzimi per prodhim ne euroDritare te plastikes (80x140) 91,00 euro    Dritare te drurit ( 80x140 ) 74,00 euro    Dyre te drurit 180,00 euro    Dyre te plastikes 320,00 euro    

* ne kete rast është cekur kostoja mesatare e prodhimit te produkteve

Shpenzimet e planifikuara per vitin 2010

Shpenzimet Shpenzimet vjetore Pagat e punetoreve ( 650,00 x 8 muaj ) 5.200,00 euroQiraja ( 350,00 euro x 8 muaj ) 2.800,00 euroRryma ( 30,00 euro x 8 muaj ) 240,00 euroShpenzimet komunale 160,00 euroShpenzimet e transportit ( 40,00 euro x 8 muaj ) 320,00 euro   Totali 8.720,00 euro

Neto fitimi I planifikuar per vitin 2010

Te ardhurat e planifikuara 11.800,00 eurominus  

Shpenzimet e planifikuara 8.720,00 eurominus  

Tatimet ( - 10% te neto fitimit ) 302,00 eurobarabartë me  

NETO FITIMI 2.778,00 euro

10. Analiza e teknologjisë

14

Page 15: Menaxhimi i Projekteve Investive ( Hapja e Nje Filjale Te Re )

Teknologjia apo paisjet teknike të cilat i shfrytezojme për prodhimin e produkteve të cilat ne i ofrojme në trege jane paraqiturë në piken 7.2 Aftesite teknologjike . Mirpo duke e pasur parasyshe se në baze të realizimit të keti projekti , deshirojme qe ta krijojme nje filiale të re e cila do të merret ekskluzivishte vetem me shitjen e produkteve tona të cilat i prodhojme në selin tone në Deqan , atëhere teknologjia apo paisjet të cilat do te vendosen dhe shfrytezohen nga ana e filiales gjate afarizmit të saj në të ardhmen do të jenë :

- automjeteti transportuese ( me te cilin do mund te transportohen dyret dhe dritaret nga filiala deri tek klienti )

- tavolina- karrikat - ormani ( i cili do te shfrytezohet për ruajtjen e dokumentacioneve

biznesore )- kompjuteri ( shfrytezohet per leshimin e fakturave )- printeri- flete te zbrasta- mostrat ( mostrat e dyreve dhe dritareve nga druri dhe plastika )- stilolapsat - fletoret - sprei per shkelqimin e dyreve dhe dritareve - larëse për dyshemen dhe- paisje tjera të dores ( të cilat do te shfrytezohen per montimin apo

riparimin e dritareve dhe dyreve siq jane : çekani , gozhdat , ngjitësi , shkuma-ngjitese , metri , metri-prezië “vagometri” , thika-ndertimore , lapsi-ndertimore dhe dorza ) .

Fillimishte në filial do të dergohen keto produkte :- 40 dritare te plastikes me dimenzion standarte ( 80 x 140 cm )- 20 dritare te drurit me dimenzion standarte ( 80 x 140 cm )- 10 dritare te plastikes me dimenzion te vogla ( 60x60 cm )- 5 dritare te drurit me dimenzion te vogla ( 60 x 60 cm )- 4 lloje te ndryshme te dyreve te drurit - 5 lloje te ndryshme te dyreve te plastikes

Do të egzistoje edhe mundesia qe klientëve të interesuar , t’ju ofrohet mundesia që të njoftohen edhe me lloje tjera të dyreve dhe dritareve qoftë ajo nëpërmjet shikimit të fotografive në kompjuterin e filiales , apo

15

Page 16: Menaxhimi i Projekteve Investive ( Hapja e Nje Filjale Te Re )

shoqerimi i tyre së bashku me një punetorë të filialës deri tek ndermarrja jone në Deqan .

10. Analiza e personelit

Për realizimin e aktiviteteve të filialës sonë të re në Pejë, do të parashikojme punësimin e 3 punetorëve të rinjë .

- 1 menaxherë të filiales dhe - 2 punetorë

Mosha e të punësuarve , duhet te jetë ndermjet 21 dhe 35 vjeçë .Konkursi do të emitohet ( paraqitët ) në Radio Dukagjini , nga e cila , të interesuarit potencila për vendin e punes , mund të informohen me kushtet dhe rrethanat në të cilat ata duhet të jenë të aftë të punojnë .Orari i punes do te jetë prej 08.00 – 17.30 ora .Pauza do te jete prej 12.30 – 13.30 , por dyqani ( filiala ) gjate kësaj pauze nuk guxon te mbyllet ! ( pauza duhet te behet me rotacion , qe nënkupton që njeri prej 3 punetoreve duhet te mbetet ne vendin e punes deri sa te vije punëtori tjeter që do ta zavendeson atë. ) Konkuresi në Radio Dukagjin do të fillon të transmetohet për herë të parë me daten 15.03.2010 . Konkursi do të perfundon me 31.03.2010 .Menaxheri i personelit në ndermarrjen tone në Deqan , Demë Tahirsylaj së bashku kryepunetorin Halil Dobraj , do ti intervistojnë dhe do ti testojne punëkerkuesit e paraqitur për vendet e lira , gjate javes së pare të muajit Prill /2010 , ne objektin e ndermarrjes sone në Deqan .Perzgjedhja e 3 punetoreve të rinjë do të bëhet në javen e dytë të Prillit /2010. Pastaj 3 punetoret e përzgjedhure , do ta vijojne një trajnim 2 javore në ndermarrjen tone në Deqan . Gjate kesaj kohe do te informohen me të dhenat themelore të ndermarrjes sone , gjitheashtu do ta kenë edhe rastin që ta praktikojne edhe punen e cila realizohet në ndermarrjen tone .Me daten 03.05.2010 , të tre punëtoret e ri duhet të dalin ne vendin e tyre te punes në Pejë .

16

Page 17: Menaxhimi i Projekteve Investive ( Hapja e Nje Filjale Te Re )

Kriteret te cilet duhet ti permbushin për tu punesuar :

Menaxheri i filiales : - ta ketë te kryer shkollen e larte ekonomike ( perparesi do te kene ata

qe e kanë te kryer Fakultetin Ekonomik )- te ketë njohuri ne punim me kompjuter ( MS Word dhe MS Excel )- te jetë komunikativ - te jetë i afte të krijoje marreveshje me klientet për shitjen e produkteve- te ketë aftesi menaxheriale - te jetë i aftë fizikishte dhe psikologjikishte për pune - te ketë pervoje pune te pakten 2 vjet ne ndonje biznes të ngjajshem .

Paga baze e Menaxherit te filiales do te jete : 250.00 euro , me mundesi të rritjes , n’varesishte nga rezultatet e treguara .

Punëtoret : - te kenë te kryer shkollen e mesme ( perparesi do te kene ata me

Shkolle te Mesme të Zdrukthëtarisë )- te jenë te afte fizikishte dhe psikologjikishte për punë - te kenë pervoje pune të pakten 1 vjet , në prodhimin , montimin ,

mirembajten dhe riparimin e dyreve dhe dritareve të drurit apo te plastikes .

Paga baze e Punetoreve do te jenë : 200.00 euro , me mundesi të rritjes , n’varesishte nga rezultatet e treguara .

Ndersa sa u perket detyrave të punetoreve , ato do te jenë :

Menaxheri i filiales : - ka për detyre te krijoje marreveshje me klientet për ti shitur produktet

e filiales - ka për detyre ta hulumtoje tregun dhe të terheqe klient te ri- ka për detyre te jetë mikeprites dhe ti rrespektoj klientet , - ka për detyre te krijoje raporte ditore , javore dhe mujore për

menaxherin kryesore në selin kryesore të ndermarrjes ne Deqan ,- ka per detyre ti koordinoje punet e dy punetoreve të tjere të filiales

Punetoret :

17

Page 18: Menaxhimi i Projekteve Investive ( Hapja e Nje Filjale Te Re )

- kanë për detyre t’iu binden urdherave të menaxherit te filiales - kanë për detyre ti dergojne dyret dhe dritaret më mjet transportues tek

klienti i cili i ka blere ato , - kanë për detyre ta bejne montimin e tyre - duhet të jenë shumë te sakte dhe precizë ne punen që e bejnë .

Gradualishtë , me kalimin e kohes do ta vlersojmë se a duhet të punësojmë punetorë te ri , në rast se kemi rritje ne vellimin e shitjes ose te mendojmë për të zavendesuar ndonjerin prej tyre ne qoftëse nuk i rrespektojnë rregullat e kontrates apo nuk janë te aftë fizikisht dhe psikologjikisht ta perballojnë punen në filjalen tonë.

11. Analiza e lokacionit

Sa i përket lokacionit , mendojme të vendosemi ne një vend i cili frekuentohet nga një numer i madh i njerëzve , ku egziston infrastruktura e nevojshme per të punuar dhe ku objeti duhet t’iu përshtatet kerkesave tona sa i perketë siperfaqes , ndriqimit , çmimit të arsyeshë etj…

Infrastruktur e nevojshme për neve është : - egzistimi i sistemit elektrik ( mundesia per ty kyqyr në rryme elektrike

, egzistimi i poqave elektrik dhe egzistimi i dozave apo shtegut elektrik )

- mundesia e kyqjes ne uje të pijeshëm ( brenda objektit )- toaleti ( brenda objektit )- mundesia e parkingut ( ne afersi te filiales )kkkki llll

Ne baze të hulumtimeve të bera më are gjate vitit 2009 nga ana e menaxherit të personelit dhe marketingut Demë Tahirsylaj së bashkue me pronarin e ndermarrjes Agron Tahirukaj , kemi ardhur në perfundim se objekti i cili me se shumti i permbush qellimet tona dhe në të cilin mund të arrim sukses ne të ardhmen , gjindet afer Stacionit të Trenit në Peje . Me konkretishte , afer restauranti “ Peja-City “ .

Arsyet e perzgjedhjes se keti lokacioni :

18

Page 19: Menaxhimi i Projekteve Investive ( Hapja e Nje Filjale Te Re )

- siperfaqja e objektit është 70 m2. ,siperfaqe kjo e cila është e mjaftueshme për vendosjen e produkteve tona të cilat i kemi cekur tek Analiza e teknologjise ,

- objekti gjindet ne një rruge e cila frekuentohet shume apo ne vazhdimesi nga ana e klienteve të ndryshem ,

- e ka nje hapesirë të mjaftueshme edhe për parkimin e automjetit te cilin do ta shfrytezojme për transportimin e dyreve apo dritareve ,

- çmimi i qirasë së objektit është i arsyeshem dhe i pergjigjet parashikimeve tona ( çmimi i qirase do te jete 350,00 euro ne muaj )

- dhe një arsye shume e rendesishme është , se në vendin apo lagjen ku do të vendoset filiala jone në Peje , egzistojnë edhe disa ndermarrje ( dyqane ) tjera të cilat merren me shitjen e mobileve , ormanave , kuzhinave , apo laminatit , gjë e cila na jep të kuptojme se në ketë lagje apo ketë pjese të qytetit ka kohe që është krijuar nje llojë “ segmentimi “ në të cilin njerzit orientohen për të blerë produkte “ shtepiake “ , të cilat i nevoiten për ndertimin , mobilimin dhe riparimin e shtepise së tyre .

12. Definimi i detyrave dhe aktiviteteve

19

Page 20: Menaxhimi i Projekteve Investive ( Hapja e Nje Filjale Te Re )

Detyrat dhe aktivitetet

Detyrat dhe aktivitetet 1. Gjetja e personelit Shpallja e konkursit Intervistimi I punëkërkuesve Seleksionimi I tyrePerzgjedhja e tyre Trajnimi I tyre per punë

 2. Funksionalizimi I filiales Transportimi I produkteve nga Deqani ne PejëBjerja e paisjeve tekniko-teknologjikeMobilimi I filiales me paisje dhe produkteVendosja e LOGOs se ndermarrjes ne objektePergaditja e filiales per pune  

3. Identifikimi I klienteve te ri Investime ne marketing ( reklamat ne radio , shtypë dhe broshura )Takimë promovues me biznismen Pjesmarrje neper panaire

Plani I aktiviteteve Aktivitetet fillojne me 15.03.2010 Te gjitha aktivitet paraqiten ne JAVË

20

Page 21: Menaxhimi i Projekteve Investive ( Hapja e Nje Filjale Te Re )

Aktivitetet Përgjegjës Mars Prill Maj Qershorë 2011 20123 4 1 2 3 4 1 2 3 4 1 2 3 4

Shpallja e konkursit M.P. *    Intervistimi I punekerkuesve M.P. *  Seleksionomi I tyre M.P. *  Perzgjedhja e tyre M.P. * + P.N *  Trajnimi I tyre per pune K.P*    Transportimi I produktetve P.T*    Blerja e pasisjeve T - Tekn. M.P * + P.T*  Mobilimi I filiales Punetoret  Vendosja e Logo-s Z.D. *  Pergaditja e filiales per pune M.F.*  Investimi ne marketing M.M * + P*                        Takimi promovues M.M *+ P.N *  Pjesmarrja ne panaire M.F.*        

P.N* = Pronari I ndermarrjes " Agro - Produkt " - Agron Tahirukaj M.P* = Menaxheri I personelit – Demë Tahirsylaj K.P* = Kryepunetori I ndermarrjes ne Deqan - Halil Dobraj P.T.* = Punetori I transportit - Agim KuqiZ.D.* = Zajmi Designe ( studion dizajnuese nga Deqani )M.F* = Menaxheri I filiales P* = Punetoret e filiales ( 2 punetoret )

13. Burimi dhe planifikimi i investimeve

21

Page 22: Menaxhimi i Projekteve Investive ( Hapja e Nje Filjale Te Re )

Mjetet financiare të cila do të shfrytezohen për investimin dhe realizimin e keti projekti , do te jenë mjete të fituara gjate afarizmin të ndermarrjes sonë në vitet e kaluara .Pra , projekti i tille do të bazohet në investime vetanake dhe jo me mjete të huazuara apo në bashkepunim me ndonje partner tjeter .

13.1 Planifikimi i investimeve

Shpenzimet tekniko-teknologjike

Paisja Çmimi Vendi I blerjes Pergjegjësi

Automjeti transportues 4.500,00 euroAuto-salloni "AFRIMI"- Pejë Agron Tahirukaj

Tavolina 160,00 euro NTP. " Qoki "-Deqan Agim Kuqi *Karrika 70,00 euro NTP. " Qoki "-Deqan Agim KuqiKarrikat ( 2 cope ) 80,00 euro NTP. " Qoki "-Deqan Agim KuqiOrmani 200,00 euro " MOB-IN " - Peje Agim Kuqi

Kompjuteri 200,00 euro" PC-FORM" - Prishtine Demë Tahirsylaj

Printeri 40,00 euro" PC-FORM" - Prishtine Demë Tahirsyla

Fletoret ( 4 cope ) 8,00 euroNTP."ULEZA" - Deqan Agim Kuqi

Sprej per shklqim te dyreve 4,00 euro

NTP."LIRIDONI" - Peje Agim Kuqi

Larëse per dysheme 6,00 euroNTP."LIRIDONI" - Peje Agim Kuqi

       

TOTALI 5.268,00 euro    

* punetori i transportit

Shpenzime tjera

Aktiviteti Çmimi Kontraktuesi KohëzgjatjaShpallja e konkursit 50,00 euro Radio Dukagjini 15.03.2010 -

22

Page 23: Menaxhimi i Projekteve Investive ( Hapja e Nje Filjale Te Re )

31.03.2010Shpenzimet per transportimin e produkteve ( dyreve dhe dritareve ) 50,00 euro* Punetoret

01.04.2010 -15.04.2010

Vendosja e Logos ne filial dhe automjetë 145,00 euro

S.D."Zajmi Design"

19.04.2010 -20.04.2010

Broshurat ( 200 copa ) 100,00 euroS.D."Zajmi

Design" 20.04.2010

Reklama ne radio 60,00 euro* Radio Dukagjini26.04.2010 -

09.05.10Reklama ne shtyp ( Gazeta Kosova-Sot ) 70,00 euro*

Gaz. " Kosova Sot"

03.05.2010 -10.05.2010

Takim promovues me biznismen 450,00 euroRest. " Art-

Design" 03.05.2010       

TOTALI 925,00 euro    

* Shpenzimet per transportim jane variabile , mund te jene me shume se 50,00 euro .* Shpenzimet per reklamat ne radio dhe shtyp , paraqesin vetem shumen e cila duhet te paguhet per kohezgjatjen e lartë-cekur të tyre . Kuptohet qe ne keto reklama dhe ne pergjithësi ne Marketing do te investojmë ne vazhdimësi .

Të ardhurat e punëtoreve

Personi Paga mujore Kohëzgjatja e kontrates Menaxheri I filiales 250,00 euro 2 vjetë ( me mundesi vazhdimi )Punetori nr.1 200,00 euro 2 vjetë ( me mundesi vazhdimi )Punetori nr.2 200,00 euro 2 vjetë ( me mundesi vazhdimi )     

TOTALI 650,00 euro  

Shpenzimet e qirasë

Qiraja mujore 350,00 euro   

TOTALI 350,00 euro

Shpenzimet e pergjithëshme

Shpenzimet tekniko-teknologjike 5268,00 euro

23

Page 24: Menaxhimi i Projekteve Investive ( Hapja e Nje Filjale Te Re )

Te ardhurat e punetoreve ( per nje muaj ) 650,00 euroShpenzimet e qirasë ( per nje muaj ) 350,00 euroShpenzime të tjera 925,00 euro   

TOTALI 7193,00 euro

Disa modele te produkteve :

* mostra e dyreve të drurit

24

Page 25: Menaxhimi i Projekteve Investive ( Hapja e Nje Filjale Te Re )

* mostra e dritareve te plastikes dhe drurit

F U N D

25