Me profesor Andrea Shundin njihemi qysh heret , kur...

28
MBI GJYSËM SHEKULLI NË SHËRBIM TË BUJQËSISË MBARËKOMBËTARE Këto ditë Prof. Dr. Andrea Shundi përjetoi dy ngjarje me rëndësi në jetën e tij. Presidenti i Republikës Prof. Dr. Bamir Topi e dekoroi me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin “Për kontribut të rëndësishëm në fushën e prodhimit bujqësor, në trajtimin dhe përmirësimin e tokës bujqësore, në ngritjen e sistemit të prodhimit të farërave si dhe krijimin e fuqizimin e institucioneve të kërkimit shkencor e të mësimdhënies në fushën e bujqësisë”. Po ashtu, kremtoi 76-vjetorin e lindjes. Me këtë rast i urojmë shëndet dhe energji për të vazhduar me frytshmëri, punën krijuese e pasionante në shërbim të bujqësisë mbarëkombëtare. Për profesorin, kohët e fundit lexova një libër të zooteknikut publicist, Illo Foto. Profesor Andrean e rendit ndër 15 shkencëtarët e bujqësisë, më të mirë të vendit. Vitin e kaluar u rilidha me prof. Andrean. Më dergoi disa nga librat e tij të botuar dhjetë vitet e fundit. I lexova me dëshirë të madhe. Në ‘to pashë edhe njëherë aftësitë intelektuale, krijuese dhe përgjithësuese të një shkencëtari sistematik, me përmasa gjithëkombëtare. Njoha shpirtin e njeriut punëtor e të ditur i cili nuk rresht së krijuari, pavarësisht nga mosha. Profesor Andrea është krenaria e agronomëve shqiptarë. Më lindi idea për një bashkëkuvendim me të për ta bërë pjesë të një libri, që mendoj ta botoj së shpejti. E pranoi kërkesën dhe jo vetem kaq. Erdhi nga Karolina e Veriut, pershkoi mbi 1500 km dhe

Transcript of Me profesor Andrea Shundin njihemi qysh heret , kur...

Page 1: Me profesor Andrea Shundin njihemi qysh heret , kur …xa.yimg.com/.../name/bashkekuvendimi+Andra+Shundi+A-55.docx · Web viewKjo anomali, kushtëzohej nga parimi “me forcat tona”,

MBI GJYSËM SHEKULLI NË SHËRBIM TË BUJQËSISË MBARËKOMBËTARE

Këto ditë Prof. Dr. Andrea Shundi përjetoi dy ngjarje me rëndësi në jetën e tij. Presidenti i Republikës Prof. Dr. Bamir Topi e dekoroi me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin “Për kontribut të

rëndësishëm në fushën e prodhimit bujqësor, në trajtimin dhe përmirësimin e tokës bujqësore, në ngritjen e sistemit të prodhimit të farërave si dhe krijimin e fuqizimin e institucioneve të kërkimit shkencor e të mësimdhënies në fushën e bujqësisë”. Po ashtu, kremtoi 76-vjetorin e lindjes. Me këtë rast i urojmë shëndet dhe energji për të vazhduar me frytshmëri, punën krijuese e pasionante në shërbim të bujqësisë mbarëkombëtare.

Për profesorin, kohët e fundit lexova një libër të zooteknikut publicist, Illo Foto. Profesor Andrean e rendit ndër 15 shkencëtarët e bujqësisë, më të mirë të vendit. Vitin e kaluar u rilidha me prof. Andrean. Më dergoi disa nga librat e tij të botuar dhjetë vitet e fundit. I lexova me dëshirë të madhe. Në ‘to pashë edhe njëherë aftësitë intelektuale, krijuese dhe përgjithësuese të një shkencëtari sistematik, me përmasa gjithëkombëtare. Njoha shpirtin e njeriut punëtor e të ditur i cili nuk rresht së krijuari, pavarësisht nga mosha. Profesor Andrea është krenaria e agronomëve shqiptarë.

Më lindi idea për një bashkëkuvendim me të për ta bërë pjesë të një libri, që mendoj ta botoj së shpejti. E pranoi kërkesën dhe jo vetem kaq. Erdhi nga Karolina e Veriut, pershkoi mbi 1500 km dhe kuvendimin e zhvilluam në shkurt 2010, në Nju Jork. Ishte jo vetëm lehtësi por edhe nder që më bëhej.

Në librin tuaj “Jetë Agronomike” shkruani: ”…U a kushtoj brezave të familjes sime, që jetën më dhuruan dhe atë po e përçojnë”. Pyetja ka të bëj pikërisht me këta breza. Cila është prejardhja e Prof. Andrea Shundit?

Intervista kam dhënë disa por njëra më ka mbetur më tepër në kujtesë. Ishte nga të parat. Atë e kam zhvilluar me gazetarin dhe kineastin, Fuat Memeli i cili punonte në RTV Shqiptar. Në janar të vitit 1975, në Tiranë u zhvillua “Konferenca Kombëtare e Shkencave Bujqësore “. Isha nënkryetar i grupit organizues, me kryetar Akademikun Mentor Përmeti. Kur Konferenca përfundoi me sukses punimet,

Page 2: Me profesor Andrea Shundin njihemi qysh heret , kur …xa.yimg.com/.../name/bashkekuvendimi+Andra+Shundi+A-55.docx · Web viewKjo anomali, kushtëzohej nga parimi “me forcat tona”,

zhvillova intervistën që u transmetua në emisionin e lajmeve dhe më gjerë. Dhe ja sot vazhdoj të intevistohem, por nga një koleg dhe pas 35 vjetësh!

Familja Shundi është pjesë e bashkësisë arumune, vendosur në Tiranë gjatë fundshekullit 17-të duke ardhur nga Llënga e Pogradecit. Gjyshi im dhe i vellai, punonin si remtarë e restoratorë. Katër nga gjashtë djemtë, i kishin farmacistë. Mes tyre, babai e xhaxhai im të cilët hapën farmaci në vitin 1925. Xhaxhai ka qenë mësues i shkollës shqipe në Tiranë, gjatë viteve 1910 – 1918. Nga brezi im, pesë djem e gjashtë vajza, përfunduan studimet universitare dhe shumicën e periudhës punuan si mësimdhënës të shquar nëpër universitete apo shkolla të mesme. Brezi i katërt eshte në lulëzim të veprimtarisë intelektuale dhe profesionale. Jemi familje modeste, shquar për atdhedashuri dhe profesionalizëm. Nuk kemi mbajtur pozicione partiake e pushtetare. Kemi qenë profesionistë, nga gjyshi deri tek femijët e mi. Katër breza, të paktën e kanë dëshmuar. Babai dhe xhaxhai morën pjesë në lëvizjet kombëtare, me kulme:

-Lëvizja demokratike e Fan Nolit,

-Themelimin e Shoqatës së studentëve të Shqipërise jashtë shtetit,-Organizimin dhe zhvillimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Im atë ka qenë oficer i periudhës së Nolit, madje për gjashtë muaj u arratis ne Itali, kur erdhi Zogu në fuqi. Më vonë ndoqi rrugën e profesionit.

Dy kongrese të Kishës Autoqefale u zhvilluan në Shqipëri, gjatë viteve ’20-’30 të shekullit kaluar. Xhaxhai dhe babai kanë qenë delegatë në ‘to. Po ashtu, dhanë ndihmesë për hartimin e Statutit të Kishës.

Në moshën e rinisë, zakonisht njeriu pushtohet nga shumë ëndrra dhe dëshira. Cilat ishin pasionet tuaja dhe si i kultivuat ato ?

Jeta shoqërohet me dëshira dhe pasione, duke shpërthyer me hov më të madh në periudhën studentore. Më pëlqente gazetaria sportive, çka më shtynte që çdo 15 ditë të nxirrja gazetën e murit ”Sporti” të gjimnazit të Tiranës. Daktilografoja 12 faqe. Në atë periudhë, botohej gazeta “Sporti Popullor” dhe çdo javë në Shqipëri, vinte gazeta “Sovjetskij Sport”. Përktheja çdo javë një artikull dhe e dërgoja në redaksi për botim. Me të hollat që merrja, blija libra dhe mjete të tjera shkollore. Më pëlqente të luaja volejboll e basketboll dhe aktivizohesha me ekipin e gjimnazit. Një tjetër pasion në rininë time të hershme, ka qenë libri. Nuk lija libër të ri letrar ose profesional pa e lexuar, megjithëse aso kohe botimet ishin të pakta. Nuk i ndahesha bibliotekës kombëtare. Më kujtohet se libra të rinj bleja edhe në librarinë ndërkombëtare.

Pra premtonit të bëheshit gazetar sportiv. Përse nuk e realizuat këtë?

Prirja për gazetarinë sportive nuk m’u mundësua nëpërmjet arsimimit universitar. Pas përfundimit të gjimnazit, m’u dha e drejta për studim në Fakultetin e Agronomisë, në Institutin e Lartë Bujqësor (tani U B T). Njeriu u përshtatet kushteve dhe rethanave. Kështu ndodhi edhe me mua. Qytetar brez pas brezi, në moshën 20 vjeçare, për herë të parë pashë dhe lexova për bujqësinë. Për këtë nuk bëj përjashtim sepse kjo dukuri përkon me shumë të rinj të shekullit 20-të në Shqipëri, të cilëve i u ndërrua rrjedha e

Page 3: Me profesor Andrea Shundin njihemi qysh heret , kur …xa.yimg.com/.../name/bashkekuvendimi+Andra+Shundi+A-55.docx · Web viewKjo anomali, kushtëzohej nga parimi “me forcat tona”,

jetës. Kjo erdhi edhe për shkak të prapambetjes arsimore të vendit, vështirësive ekonomike, rrethanave familjare, regjimit monist. Kur fillova studimet universitare, dy vitet e para kur zhvilloheshin lëndët e përgjithëshme, më dukej sikur ende isha në gjimnaz. Vehten e ndjeva brenda profesionit të agronomit, në vitin 1953, gjatë praktikës studentore në inventarizimin e kullotave verore në Gjirokastër. Me kalimin e viteve, m’u shtua dashuria për profesionin e bukur të agronomit. I u përkushtova studimeve dhe mbarova Institutin me nota të shkëlqyera.

Filluat punën në Institutin e Kërkimeve Bujqësore në Lushnjë. Diçka për këtë nisje të mbarë?

Qënia student i “shkëlqyer”, më mundësoi emërtimin ”bashkëpunëtor shkencor” në IKB Lushnjë, qysh në vitin 1956. Veprimtarinë e nisa me cilësinë e udhëheqësit shkencor duke zhvilluar disa eksperimente me temë: ”Sistemet e punimit të tokës për mbjelljet e vjeshtës dhe të pranverës (1956-1960)”. Përfundimet i kumtova në këshillin shkencor të IKB-së. Ato u botuan ne Vjetarin e Institutit dhe në “Buletinin e Shkencave Natyrore”, revistë e Universitetit të Tiranës. Variantet më të mira të eksperimenteve, filluan të zbatohen në prodhimin bujqësor; për shembull, plugimi i menjëhershëm i tokës pas lirimit të saj nga parabima, plugimet e thella si domosdoshmëri për prodhime të larta, etj. IKB ishte epiqendra e shkencave bujqësore në Shqipëri. Zotëronte 200 ha tokë arë; kishte laborator, bibliotekë, parkun e mekanikës bujqësore. Vepronin 20 bashkëpunëtorë shkencorë, vërtet të aftë dhe me prirje shkencore, të cilët përbënin “ajkën”e agronomëve shqiptarë. Shumica filluan aspiranturat, me udheheqës shkencorë, profesorë të huaj. Por stadi që kërkohej, binte ndesh me mundesitë e kohës. Mungonin literatura cilësore perëndimore, paisjet e mirëfillta laboratorike, komunikimi me institute të njohur jashtë vendit. Pagat ishin të ulta dhe stimujt materialë të papërfillshme, plotësimi i nevojave bëhej me mangësi. Pa hyrë në problemin e triskëtimit për sigurimin e ushqimeve dhe të veshmbathjeve, edhe energjia elektrike ishte e kufizuar. Vërtet ishim më mirë nga agronomët e prodhimit, por nga ne kërkohej shumë më tepër cilësi. E megjithatë, vrulli i moshës dhe përkushtimi atdhetar, na shtynte përpara dhe kapërxenim vështirësitë.

Mbas katër vjet pune si shkencëtar në IKB, si për të “kolauduar” në prodhim ato që studiuat dhe përfituat, ju dërgojnë në kooperativën bujqësore të Krutjes. Cila ishte ndihmesa juaj atje?

Në vitet 1960 -1962 punova si kryeagronom në Krutje, kur sadopak kisha krijuar një bagazh të mirë shkencor e profesional. Veprimtarinë e përqendrova në:

-Rikonstruktimin e kanaleve të tretë kullues dhe ujitës duke i rihapur në drejtim tërthor, për të mundësuar punimin e tokës në trajtë kurrizi. Kullimi dhe ujitja e ngastrave përbënin 30-40 për qind të shpenzimeve në bimët e arave;

- Luftimin e krimbit te kuq në pambuk, që për herë të parë, në Shqipëri u shfaq në 800 ha pambukore të Krutjes;

-Edukimin agroteknik të 12 brigadierëve sepse secili merrej me 150-200 ha, ku seliteshin bimë intensive të arave dhe drejtonte 120 punonjës;

Page 4: Me profesor Andrea Shundin njihemi qysh heret , kur …xa.yimg.com/.../name/bashkekuvendimi+Andra+Shundi+A-55.docx · Web viewKjo anomali, kushtëzohej nga parimi “me forcat tona”,

-Organizimin e veprimtarisë së 50 traktorëve dhe 6 autokombajnave, krahas qindra agregateve e makinerive bujqësore që vepronin në 2400 ha tokë arë.

Fushatat bujqësore i linin vendin njëra tjetrës dhe ndërthureshin. Per shkak të tokës krejt fushore e me përbërje deltinore dhe shirave të shumtë që përqendrohen në nëntor-mars, në Krutje kryem rikonstruktimin e ngastrave nga 800 ne 260 m gjatësi. Selitja e pambukut zinte 1/3 e sipërfaqes me bimët e arave.

Në atë periudhë u përhap epidemia e krimbit te kuq (Pectinophora gossypiella, Saund ) nëpër pambukore. Për të na ndihmuar në përballimin e gjendjes së renduar, erdhën agronomë nga Ministria e Bujqesisë, nën drejtimin e specialistit të talentuar, Teki Kaltani. Me shumë mundim, me punë dhe investime për blerjen e qindra pompave spërkatëse të shpinës e të pesticideve, i a dolëm mbanë. Mekanika bujqësore përbënte një fuqi të madhe vepruese dhe ishte vendimtare për bujqësi cilësore. Brigadier mekanike kishim Andon Gjermenin i cili ishte i aftë dhe i pari traktorist në Myzeqé, qysh në vitin 1946. Punonte shumë dhe ishte njeri i përkushtuar. Në Krutje jetonte dhe punonte një bashkësi fshatare me nivel krahasimisht të mirë kulture dhe arsimimi, krahas njohurive të mira agroteknike. Njerëzve kishe çfarë t’u mësoje por edhe çfarë të merrje prej tyre. Kishin respekt të veçantë për specialistët, nuk i thërrisnin në emër por “agronom”, “doktor”, “mësues “, etj.

Pas dy vjetësh si specialist në prodhim, nisët punën si kryeagronom në seksionin e bujqësisë të Lushnjës. Çfarë risi sollët dhe cili ishte ndikimi i tyre?

Në seksionin e bujqësisë, fillova punën pas gjashtë vjet përvoje shkencore dhe prodhimi bujqësor. Më pak punonja me dokumentacionin sepse me të merrej kryesisht shefi i seksionit. Veprimtarinë e përqendrova në :

-Organizimin e seminareve agronomike në shkallë rrethi e zone, me përgjegjësit e sektorëve, me agronomët e deri brigadierët ;

-Studimet për zhvillimin afatmesëm në disa ekonomi bujqësore; të tilla ishin studimet trijavore që u kryen në kooperativën Bubullimë, me pjesëmarrje të specialistëve nga pesë seksione të rrethit Lushnjës. Mbështetur në këtë metodikë e praktikë, studime të tilla kryem në Këmishtaj e Fierseman.

-Ngritjen e ngastrave eksperimentuese dhe dëftuese për çeshtje agronomike themelore;

-Kolaudimin e mjeteve mekanike të SMT-ve dhe NB-ve, përpara mbjelljeve të vjeshtës e pranverës, si edhe përpara korrje-shirjes së të lashtave;

-Bashkërendimi i veprimtarisë së institucioneve vendore të bujqësise: inspektoriati i farave, dega e farave, dega e furnizimit material-teknik të bujqësisë, stacionet e makinave dhe traktorëve, drejtoria e ujërave etj. Rëndësi të dorës së parë i kushtova bashkëpunimit me IKB-në, që ishte intitucioni i vetëm shkencor për bujqësinë në Shqipëri.

Në librin ”Nëpër vitet sportive lushnjare ” me autor Vergjil Xhafën, kam lexuar edhe për Ju. Në vitet ‘60-të keni qenë sportist dhe trajner me “Traktorin”. Mund të na sillni diçka për lexuesit?

Page 5: Me profesor Andrea Shundin njihemi qysh heret , kur …xa.yimg.com/.../name/bashkekuvendimi+Andra+Shundi+A-55.docx · Web viewKjo anomali, kushtëzohej nga parimi “me forcat tona”,

Me sport të organizuar jam marrë qysh në periudhën studentore. E vazhdova edhe në Lushnjë. Vitin e parë të punës në IKB, organizova ndërtimin e fushës së volejbollit dhe të basketbollit, bashkë me shkallarët per shikuesit. Ketu i zhvillonte ndeshjet edhe ekipi i ”Traktorit”. Po ashtu, në zdrukthtarinë e Beratit, porosita një tavolinë pingpongu, ndërsa raketat dhe topat, nga Italia i solli drejtori i IKB-së Zhvillonim kampionate pingpongu dhe shahu midis punonjësve të IKB.

Jam aktivizuar me ekipin e basketbollit “Traktori “ dhe njëkohesisht isha trajner i tij. Në atë kohë, kampionati i kategorisë së dytë zhvillohej me sistem grumbullimi. Dualëm në kategorinë e parë dhe luanim me ekipe te forta si “Partizani”, ”17 Nëntori “, ”Dinamo”. Aktivizohesha edhe ne volejboll. Si trajner, ndihmoja Shtëpinë e Pionierit, në përgatitjen e brezit të ri të sportistëve lushnjarë. Këto veprimtari përbënin një zgjidhje dhe argëtim për mua, për të mbajtur trupin në formë, çka e kam “dhuratë”edhe tani në moshë 76 vjeç.

Prof. Andrea, keni punuar 11 vjet në Ministrinë e Bujqësisë duke drejtuar edhe sektorin e shkencës. Gjatë asaj periudhe, në shkencat bujqësore ka pasur përmirësime. Ku ishte përqendruar veprimtaria juaj?

Kudo ku kam punuar, kam synuar të bëja më të mirën dhe kjo t’u mbetej brezave. Organizimet dhe veprimtaritë e instituteve shkencore, u përkasin periudhave dhe sistemeve politike të caktuara. Ato përshtaten me zhvillimin dhe ardhmërinë, ndërlidhen me realitetin e vendit dhe prirjet ndërkombëtare. Në periudhën 1970-1974, bujqësia shqiptare arriti ne 18 institucione shkencore kombëtare dhe 26 stacione bujqësore në çdo rreth të vendit. Kjo ishte nje domosdoshmëri, për të krijuar themelet e bujqësisë intensive. Pati zëra që institucionet e bujqësisë të kalonin në vartësi të Akademisë së Shkencave. Isha për këtë ide sepse shkenca bujqësore do të bashkërendohej më mirë me shkencat e tjera dhe do të kishte më shumë përfitime metodike. Por në Ministrinë e Bujqësisë, persona me peshë e sidomos titullari, e kundërshtuan propozimin. Donin që shkenca të mos u delte nga duart. Po të ishte realizuar, institutet shkencore nuk do kishin shkuar në prishje. Synimi i tyre ishte të krijohej Akademia e Shkencave Bujqësore, me në krye titullarët e dikasterit. Institutet shkencore, kryesisht kishin funksion studimet me tematikë aplikative, nuk u morën me përmirësimin gjenetik të mirëfilltë të bimëve dhe kafshëve bujqësore. Me ndryshimin e sistemit, do të ndryshonte edhe organizimi e destinacioni i këtyre institucioneve. Për përiudhën kur vepruan, përgjithësisht kryen më të mirën. Në vitet 1964-1975 kur isha ne Ministri, kam punuar edhe në sektorin e prodhimit foragjer. Gjatë viteve 1975-76 punova në rrethin e Kukësit dhe gjatë periudhës 1976-1980 në Degën e Farave Tiranë. Gjatë kesaj periudhe, kryeja studime dhe eksperimente. Për foragjeret, punën e kisha nisur qysh kur isha student. Shembëlleva me

Page 6: Me profesor Andrea Shundin njihemi qysh heret , kur …xa.yimg.com/.../name/bashkekuvendimi+Andra+Shundi+A-55.docx · Web viewKjo anomali, kushtëzohej nga parimi “me forcat tona”,

akademikun Mentor Përmeti i cili punën eksperimentuese nuk e ndërpreu, megjithëse shumicën e kohës ka qenë rektor, drejtor e deri zëvendës ministër. Studimet dhe eksperimentet fushore, më krijuan shtratin e aspiranturës për gradën shkencore “Kandidat i shkencave”.

Në vitet 1994-1999 keni punuar në Akademinë e Shkencave. Cili ka qenë dhe është roli i saj ? Po ndihmesa e juaj ku ka konsistuar?

Akademia e Shkencave, po i afrohet 40 vjetorit të themelimit dhe përbën një arritje madhore për Shqipërinë. Në botë mbizotërojnë dy lloje funksionesh themelore të akademive. Në shtetet e Lindjes, institute në vartësi të Akademisë, kryejnë kërkime themelore dhe teorike, kërkime me përmasa mbarëkombëtare. Aty përqendrohen edhe shkencëtarët më të përgatitur të vendit.

Në shtetet e Perëndimit, Akademia krahas disa studimeve të mirëfillta, luan rolin e këshilltarit dhe të udhërrëfyesit, për drejtimet themelore të veprimtarive jetësore në vend. Ndërsa universitetet kryejnë edhe studim–kerkimet. Pra kemi të bëjmë me organizime të ndryshme, që përligjen në varësi të kushteve, nga politika dhe strategjitë afategjatë të seicilit shtet. Themelore është të nënvizohet se Akademia e Shkencave të Shqipërisë është në ngjitje cilësore dhe po kryen veprimtari më të larmishme.

Në Akademinë e Shkencave veproja me detyrën e sekretarit shkencor të seksionit të shkencave natyrore dhe teknike. Isha edhe kryeredaktor i revistës ”The Albanian Journal of Natural and Technical Sciences”. Gjej rastin të falenderoj Akademinë e Shkencave sepse në 75 vjetorin e lindjes sime, organizoi një tubim shkencor. Kumtuan 10 akademikë dhe profesorë, lidhur me 10 librat e mi që më janë botuar ne shekullin e 21- të.

Gjatë periudhës kur keni punuar në Ministri apo ne institucione të tjera, keni organizuar disa konferenca shkencore, simpoziume apo seminare kombëtare e mbarëkombëtare. Mund të na përmendni ato që i konsideroni më të rëndësishëm?

a. Konferenca Kombëtare e Shkencave Bujqësore (Tiranë 1975), përbën ngjarje madhore për bujqësinë në Shqipëri. Konferenca u organizua në periudhë të vonuar, përkatësisht mbas 27 e 34 vjetësh nga tubimet e mëparshme të kësaj natyre dhe përmase. U mbajtën 14 referate dhe 81 kumtesa, me tematikë pothuaj gjithëpërfshirëse, të përgatitura nga 200 bashkëpunëtorë shkencorë dhe ligjërues të universiteteve. Kjo Konferencë ishte vërtet me “bukë”, pati jehonë në shkencat dhe bujqësinë tonë. Kumtesat u përmblodhën në një libër prej 800 faqesh. Duhet pohuar se Konferenca nuk iu shmang ndonjë politizmi; munguan shkencëtarë nga vende të tjera, veçanërisht ata nga troje të tjera shqiptare dhe nga diaspora e mërgata.

b. Simpoziumi Kombëtar ”Shkencat agronomike në zhvillimet e reja ekonomike në Shqipëri“ (Tiranë 1991). Në te u mbajtën dy referate dhe 24 kumtesa, u paraqitën 43 postera që u diskutuan nga pjesëmarrësit. Titulli tematik i Simpoziumit, “Bujqësia shqiptare ne rrjedhat e demokracisë”, shprehte veprimtarinë dhe pozicionimin agronomik në kushtet e kalimit në ekonominë e tregut të lirë.

Në këtë Simpozium, për herë të pare u themelua “Shoqata e Agronomëve të Shqipërisë”. Në te u miratua statuti dhe u zgjodhën organet drejtuese, me votim të fshehtë të 100 perfaqësuesve nga mbarë

Page 7: Me profesor Andrea Shundin njihemi qysh heret , kur …xa.yimg.com/.../name/bashkekuvendimi+Andra+Shundi+A-55.docx · Web viewKjo anomali, kushtëzohej nga parimi “me forcat tona”,

rrethet e Shqipërisë. Kryetar të Shoqatës më zgjodhën mua dhe nënkryetar prof. Ahmet Osja. Kumtesat dhe referatet e Simpoziumit u botuan në 90 faqe tek revista “Agronomia”, organ i ri i Shoqatës së Agronomëve të Shqipërisë.

c. Seminari Mbarëkombëtar për Vreshtarinë dhe Verëtarinë (Rahovec, Kosovë 2009). Ishte seminari i 8-të i kësaj natyre dhe përmase, që organizohej në treva vreshtare e verëtare shqiptare. Kumtues dhe pjesëmarrës ishin shkencëtarë, biznesmenë dhe specialistë nga Shqipëria, Kosova dhe trojet shqiptare në Maqedoni, Mali i Zi, Lugina e Preshevës. Kumtoi edhe akademiku Eugenio Sartori nga Italia.

Seminari në Rahovec ngjalli shumë interes, veçanërisht nga 50 pjesëmarrësit dhe kumtuesit e Kosovës, mbasi për herë të parë zhvillohej ky lloj tubimi në Kosovë, me pjesëmarrje dhe tematikë mbarëkombëtare. Veprimtaria pati jehonë në median e Shqipërisë dhe të Kosovës. Po ashtu u filmua nga një gazetar mërgimtar shqiptar me banim në SHBA.

Për një peridhë 12 vjeçare keni qenë ligjërues dhe dekan i Fakultetit të Agronomisë në UBT. Diçka për punën që është kryer në ato vite, për përgatitjen e specialistëve të bujqësisë?

Universiteti Bujqësor i Tiranës, arriti kulmin në vitet 1980-90: numur rekord i studentëve (5000) dhe i personelit mësimdhënës, Fakulteti i Agronomisë numuronte 1300 studentë, krahas 45 specializantëve pasuniversitarë. Shumica e mesimdhënësve ishin të kualifikuar apo të perfshirë në kualifikimet pasuniversitare. U fuqizua baza laboratorike, u krijuan kurset e kualifikimit pasuniversitar njëvjeçar të specialistëve. U ndërmorrën studime kombëtare per ullishtarinë dhe vreshtarinë. Filloi përtëritja cilësore e pedagogëve më të rinj e të talentuar. Për herë të parë u aplikua zgjedhja e pergjegjësve të katedrave, me votim nga pedagogët dhe laborantet. Biblioteka ishte nga më të medhatë dhe cilësoret në Shqipëri. Studentët u gatuan gjithnjë e më cilësisht, me njohuri dhe praktika agronomike. Gjenin shtrat veprimtaritë në ekonomitë bujqësore si edhe në institucionet shkencore e administrative të vendit.

Veprimtarinë në Fakultetin e Agronomisë e fillova në vitin 1980. Për kualifikimin shkencor pasuniversitar isha regjistruar para se të vija këtu. Gjatë një periudhe 10 vjeçare, i përfundova të dy shkallët për gradat shkencore “Kandidat i Shkencave” dhe “Doktor i Shkencave Bujqësore”. Arritje kulmore ishin kualifikimi im më i plotë dhe përgatitja e specialistëve pasuniversitarë. Për tetë vjet, kam udhëhequr 120 studentë pasuniversitarë duke punuar gjatë një viti, vërtet ngulshëm e cilësisht me ‘ta. Hartoja metodikat e punës shkencore të tyre, përgatitja ligjëratat pasuniversitare dhe më pas i përshtatja për studentët. Përgatitja artikuj shkencorë bashkë me ‘ta ose redaktoja artikujt e tyre. Shumë nga këta pasuniversitarët, tani janë doktorë shkencash e profesorë apo drejtues në sektorë të rëndësishëm në institucionet e vendit. Të tillë mund të permend: Nikolla Bardhi, Jaho Nelaj, Belul Gixhari, Agim Voci, etj.

Organizimi i ri i UBT, a mendoni se i përgjigjet nevojave për të përgatitur specialistë të aftë, për t’u dalë zot detyrave me hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian ?

Struktura dhe përbërja e UBT në këto vite të fundit, kanë shtrirje dhe cilësi të krahasueshme me universitetet perëndimore. Synimi eshte të arrijnë që të përgatitin specialistë bujqësie të nivelit të lartë, të aftë për të përballuar synimet në shekullin e 21-të. Kualifikimet e shpeshta të ligjëruesve edhe në universitetet e huaja, laboratorët shumë më të plotesuar, komunikimi elektronik dhe literatura

Page 8: Me profesor Andrea Shundin njihemi qysh heret , kur …xa.yimg.com/.../name/bashkekuvendimi+Andra+Shundi+A-55.docx · Web viewKjo anomali, kushtëzohej nga parimi “me forcat tona”,

shkencore e larmishme, përbëjnë premisa për përparim të dëshiruar. Planet dhe programet mësimore dhe shkencore të UBT, tanimë janë në përputhje me atë të vendeve të BE. Pavarësisht nga këto arritje, ende mbetet shumë për të bërë. Kjo varet nga politikat shtetërore të arsimit dhe shkencës, nga drejtuesit dhe personeli mësimor në UBT; por edhe nga studentët, për të përqafuar e përvetësuar gjithë atë gamë të gjërë informacioni shkencor që qarkullon nëpër botë.

Bashkë me një grup specialistësh, keni përpunuar strategjinë e zhvillimit të bujqësisë pas viteve 90-të. Mendoni se drejtimet që përcaktuat i kanë qëndruar kohës?

Për këtë studim u mbështetëm edhe në përfundimet e Simpoziumit Kombëtar. Dihet se strategjitë, si kudo edhe në bujqësi, përtëriten dhe përmirësohen, mesatarisht çdo pesë vjet. Si radhë përparësie, përcaktuam pesë drejtime kryesore të bujqesisë për periudhën e tranzicionit: foragjere-blektori, perimtari, pemtari, ullishtari – vreshtari, drithëra. Klima mesdhetare dhe mbizotërimi i territorit kodrinor-malor, leverdisin për blektori të shumëllojshme. Bota është më defiçitare në proteina, sesa për drithëra ku ka mbiprodhim. Tokat nën ujë dhe serrat e shumta, klima kryesisht e butë, mundësojnë zhvillimin e perimtarisë. Drufrutoret e gjejnë veten më së miri në klimën tonë, në tregun shqiptar dhe për eksport. Po ashtu, industria përpunuese gjithnjë e më shumë po thith prodhimet bujqësore. Mundesitë e transportit tejet cilësor, pemtarinë – ullishtarinë – vreshtarinë, i bëjnë me përparësi. Ulliri sidomos ne zonën e Shqipërisë së Mesme e të Jugut, gjen kushte shumë të përshtatëshme dhe ka tradita selitjeje, çka mundëson prodhime të larta e të qëndrueshme. Vreshtaria është në shtëpinë e vet. Klima mesdhetare, tokat me pjellori mesatare dhe të varfër, ato të pjerrëta, përligjen shumë mirë për vreshtarinë. Hardhia është bimë ku kërkohet kulturë pune, bimë intensive që mundëson të ardhura më të mëdha për njësinë e sipërfaqes. Me hyrjen e Shqipërisë në BE, gjërat do ndryshojnë. Po hyre në atë bashkësi, do t’i përshtatesh politikës ekonomike të saj. Vreshtat e vjetra të degraduara, me kultivarë të papërshtatshëm, vërtet do të shkulen por pronarët do të dëmshpërblehen.

Ka një prirje, që shumica e fermerëve, tokën e mbjellin me foragjere, kryesisht jonxhë e hasëlle. Cili është mendimi juaj, si specialist me shumë përvojë në këtë veprimtari?

Prodhimi foragjer tanimë nuk është i dorës së dytë. Përherë e më shumë, po zë vendin që i takon në bujqësinë shqiptare. Kam përshtypjen se po teprohet me sipërfaqet me jonxhishte, duke kaluar në njëanshmëri dhe shpërdorim ushqimi proteinor për blektorinë. Leverdis mbjellja më shumë e hasëlleve të vjeshtës dhe të pranverës, të selitura në bashkëshoqërim midis gramoreve dhe bishtajoreve, me synim që të merren dy prodhime foragjere brenda vitit. Vërtet kërkohet më shumë punë dhe investime por dyfishohet sasia dhe cilësia e foragjereve për njësi sipërfaqe toke, si edhe të periudhës në selitje e të shpenzimeve për ‘to.

I a vlen një studim përgjithësues, një diskutim më i gjërë midis fermerëve, specialistëve, drejtuesve, pse jo edhe i politikanëve. Në këtë mënyrë, përcaktohet strategji me reale dhe frytdhënëse për bimët foragjere.

Po vihet re ulje drastike e sipërfaqeve të selitura me bimë industriale, sikurse luledielli e panxhar sheqeri, pa folur për pambukun që është zhdukur. Me hyrjen në BE, do ketë vend për këto bimë, kam parasysh edhe zhvillimin e mundshëm të industrisë përpunuese?

Page 9: Me profesor Andrea Shundin njihemi qysh heret , kur …xa.yimg.com/.../name/bashkekuvendimi+Andra+Shundi+A-55.docx · Web viewKjo anomali, kushtëzohej nga parimi “me forcat tona”,

Bimët e arave, në bujqësinë e Shqipërisë të shekullit 20-të, zinin 85 për qind të tokës së punuar. Kjo anomali, kushtëzohej nga parimi “me forcat tona”, ku në rrafsh të parë ishte politika dhe nuk shihej shumë leverdia ekonomike. Në ekonominë gjithnjë e me shumë në botërizim (globalizim), kur shkohet drejt antarësimit në BE, leverdisin struktura mbjelljesh me sa më shumë perfitime ekonomike. Megjithatë mund të them se bujqësia në Shqipëri, ka vend edhe për bimët industriale. Nuk mund të pohoj se në çfarë përmasa, mbasi duhen studime në përshtatje edhe me kërkesat e BE-së, në varësi të zhvillimit të industrisë përpunuese e të shumë faktorëve të tjerë, për të cilët nuk mund të parashtroj me pergjegjësi. Struktura e mbjelljeve do të orientohet nga kërkesat e tregut. Jam me atë, që përparësi të ketë ullishtaria dhe vreshtaria, pasi per to ka më shumë kushte klimatike-tokësore, përvojë e fuqi punëtore, kërkesa tregu dhe eksporti.

Po e ndërrojmë temën e kuvendimit. Si rrjedh një ditë e zakonshme për prof. Andrean. Ende ushtroheni me sport?

Veprimtaria ime e përditëshme përbëhet nga disa tregues: studim, hartim librash në kompiuter; gjithsej gjashtë orë, nga të cilat katër paradite dhe dy mbasdite. Mandej komunikim në internet dhe soditje televizori: 45 minuta paradite dhe po kaq në mbrëmje. Paradite shetis me këmbë dhe mbas dite bëj ushtrime trupore në palestër, për 90 minuta. Vozis shumë makinën, kryesisht në shërbim të familjes (gruan e çoj dhe e marr nga puna) dhe vajtje ardhje në Uashington etj. ku kam njerëz të afërt e miq. Në vit kryej rreth 12.000 km. Mund t’ju them se me këtë regjim ditor, përgjatë mëse dhjetë viteve në SHBA, më janë botuar dhjetë libra, shumicën e të cilave tanimë ju i keni lexuar.

Po të ishit edhe njëherë 20 vjeç, çfarë do të ndryshonit në mënyrën e të jetuarit dhe të punuarit?

Pyetje disi e vështirë. Njeriu përpiqet të punoj dhe të jetoj, me mendimin se po bën zgjedhjen më të mirë. Megjithatë, veçanërisht brezi im, pak mundësi për zgjedhje ka pasur. Nisur nga kjo, edhe njëherë 20 vjeç, do të mbështetesha në parimin amerikan se njeriut i takon jetë sa më e shëndetëshme dhe prodhuese. Përherë më ngacmon ky botëkuptim, sepse ne shqiptarët urojmë “shëndet”, por kjo është njëra anë, megjithëse themelorja. Po aq e rëndësishme është prodhueshmëria, të qënit sa më frytdhënës. Qëndrimi veprues ndaj këtij botëkuptimi, njerëzimin e zhvillon pa rreshtur.

Cili është hobi i prof. Andrea Shundit?

Hobi është fjalë e huazuar nga anglishtja dhe ia vlen të shqipërohet. Po përdoret gjithnjë e më shumë, lidhur me dëshirat dhe zbavitjet shlodhëse gjatë kohës së lirë. Jeta po bëhet gjithnjë e më intensive. Koha e punës po shkurtohet dhe mundësitë për zbavitje po shtohen. Hobi u takon tërë moshave dhe zakonisht nuk është vetëm një. Në moshën time, praktikisht tërë veprimtaritë i kryeja për “hob”, krahas ndërgjegjes për të vazhduar që të jem sa më i dobishëm për familjen dhe shoqërinë. Përfundimisht, krahas sportit që mbetet hobi im, leximi i literaturës historike dhe filozofike sidomos nga bota shqiptare dhe amerikane, më tërheq pa masë. Lexoj jo thjesht për kureshtje, por edhe për ndonjë ide dhe përfundim lidhur me të tashmen e të ardhmen. Kur lexoj, më shumë skedoj. Pjesën më të madhe të kohës e kaloj duke shkruar. Për librin e fundit, “Fjalor Enciklopedik për Vreshtarinë dhe Verëtarinë”, kam skeduar 100 libra dhe them se kam marrë “ajkën” në secilin prej tyre. Shkoj shpesh

Page 10: Me profesor Andrea Shundin njihemi qysh heret , kur …xa.yimg.com/.../name/bashkekuvendimi+Andra+Shundi+A-55.docx · Web viewKjo anomali, kushtëzohej nga parimi “me forcat tona”,

nëpër bibliotekat e universiteteve dhe ato publike të Karolinës së Veriut. Në ‘to, porosis libra të rinj. Por edhe blej libra nëpërmjet internetit, mesatarisht pesë çdo vit.

Njiheni si specialist i foragjereve. Këto 15 vjetët e fundit, ju shohim të merreni me vreshtarinë e verëtarinë. Si u lindi idea të hyni në këtë fushë, cilat janë arritjet tuaja?

Vreshtaria është degë përbërëse e agronomisë. Ne vitin 1994, takova agronomin përfaqësues të VCR Rauscedo, me seli në Itali. Është fidanishtja më e madhe dhe më cilësore në botë. Prodhon çdo vit, 80 milion fidanë hardhish. Punon me cikël të plotë: përmirësim agronomik dhe gjenetik, shumim i fidanëve, tregëtim - eksportim i tyre. Kur perfaqësuesi i VCR më propozoi bashkëpunim, i u përgjegja se nuk merrem drejtpërdrejt me vreshtari. Këmbënguli dhe m’u përgjegj se për profesor Shundin kemi rekomandim nga disa kolegë tuaj në Itali e gjetkë. U vura në pozitë të vështirë, jo vetëm për konsideratën por edhe se ishte një përgjegjësi, se kisha të bëja me një Shoqëri sa shkencore e prodhuese dhe po aq tregtare, me përmasa vërtet botërore. E pranova kërkesën e saj dhe kuvendova me ish studentin tim, me agronomin Arif Daçi , i cili krijoi Shoqërinë. Për më se 15 vjet, po vazhdojmë veprimtarinë. Jam në rolin e këshilltarit. Për vreshtarinë kishte pak literaturë shqipe prandaj veprova në dy drejtime: hartim librash dhe organizimin e seminareve për vreshtarinë. Për afro 11 vjet m‘u botuan gjashtë libra për vreshtarine me 1920 faqe gjithsej, organizova nëntë seminare mbarëkombëtare në suazën e “Agroherbal ” ku pronar është A. Daçi dhe të VCR Rauscedo. Gjatë kësaj periudhe, pothuaj gjithë kohën e punës e vura në shërbim të vreshtarisë dhe verëtarisë mbarëshqiptare. E përmenda më lart se vreshtaria në Shqipëri është në shtëpinë e vet. Potencialet klimatike dhe tokësore janë për 80-100 mijë ndërsa kemi rreth 12 mijë hektarë vreshta. Vreshtaria është e pandarë nga verëtaria. Vera ka marrë përmasa të mëdha përdorimi. Në Shqipëri përdoren 14 litra verë per frymë në vit, ndaj 60-80 litra në Evropën Perëndimore. Shtimi i kulturës së prodhimit dhe përdorimit të verës, pije alkoolike më dobi prurëse se rakia tradicionale për shqiptarët, hap shtigje të reja për vreshtarinë e verëtarinë.

Për disa vjet keni qenë kryeredaktor i “Buletinit të Shkencave Bujqësore”. A mund të na sillni në kujtesë, disa çaste nga kjo veprimtari? Çfarë mendimi keni për mediat, i përgjigjen kërkesave të kohës?

Shtëpia e Propagandës Bujqësore ishte institucion unikal në ekonominë shqiptare të periudhës moniste. Në të botoheshin revistat “Bujqësia” dhe “Buletini i Shkencave Bujqësore”, krahas qindra broshurave dhe dhjetëra librave bujqesorë. Në këtë Shtëpi bëheshin përkthime të librave e traktateve që paraqisnin interes për bujqësinë tonë. Kishte përkthyes të talentuar sikurse agronomët Dhori Laci, Myzafer Kallanxhiu, Ndrek Dema, Nush Ashiku.

Page 11: Me profesor Andrea Shundin njihemi qysh heret , kur …xa.yimg.com/.../name/bashkekuvendimi+Andra+Shundi+A-55.docx · Web viewKjo anomali, kushtëzohej nga parimi “me forcat tona”,

Redaksia e Buletinit ku isha kryeredaktor, veçanërisht bashkëpunonte me dy universitetet e bujqësisë në Tiranë dhe Korçë, me dhjetëra institucione shkencore në mbarë vendin. Punimet shkencore të përfunduara, pasi kalonin në sektorët shkencorë e këshillat shkencore, botoheshin tek ky Buletin. Përpara botimit, artikujt kalonin në “sita” të tjera, në duart e recensentëve kompetentë për fushat përkatëse. Tani ky burim informacioni shkencor është pakësuar ndjeshëm; mbizotërojne artikujt në revistën ”Bujqësia shqiptare”, si edhe ndonjë në fletoret e perditëshme apo bisedat që zhvillohen nëpër radio e televizione. Media bujqësore leverdis të ndjekë zhvillimet e bujqësisë, për më shumë, duhet t’i paraprijë. Leverdis që të shmangë artikujt e lehtë përshkrues, me fjalë të huaja e të panevojshme. Kemi nevojë për analiza, për paraqitjen e të vërtetave, për pergjithësim shkencor të përvojave të përparuara.

Folët për botimet tuaja. Me sa di keni botuar 40 libra me rreth 9000 faqe. A mund të na thoni, cili prej tyre është më i goditur dhe e vlerësoni më shumë?

Përsëri pyetje pak e vështirë sepse librat janë si fëmijët, nuk para i ndan dot. Megjithatë po veçoj tre prej tyre.

a. Zgjedhjen do e filloja nga librat më të hershme, me botimin e vitit 1968 ”Udhëheqës për sistemimin e tokave”. Poeti Mark Gurakuqi, thoshte “....ka disa vjersha qe i firmos edhe sot e kësaj dite, pranoj se jam autor i tyre…”. Them se ai libër edhe nëse ribotohet, ka vend në bujqësinë shqiptare. Në të, kam pasqyruar pervojën dhe studimet në IKB, në Krutje, në Ministrinë e Bujqësisë kur merresha me sistemimin e tokave. Përbën një doracak, që i vlen kujtdo i cili punon në bujqësi. b. “Jetë Agronomike” (2004). Në këtë libër nuk kam bërë jetëshkrim, por paraqitur veprimtarinë time agronomike duke dashur të pasqyroj dhe përgjithësoj, veprimtaritë agronomike që kam përjetuar. Jam përpjekur të pasqyroj ecurinë e bujqësisë në ato vite, krahas përsiatjeve e filozofimeve për problemet e ujërave në bujqësinë shqiptare. Natyrisht që nëpër ‘te, del edhe puna ime përgjatë mbi gjysëm shekulli, në shërbim të bujqësisë shqiptare.

c. Ndër librat më madhorë është ”Fjalor Enciklopedik për Vreshtarinë dhe Verëtarinë” (2010). Për përgatitjen e tij, kam punuar katër vjet duke përdorur 65 referenca traktatesh të viteve ‘2000 dhe 40 fjalorë. Fjalori përmban 3300 terma e sinonime në shqip, anglisht dhe italisht; shumica e termave shoqërohen me fjalë të urta dhe thënie përkatëse. Për nga përmbajtja dhe cilësia, them se i kalon përmasat mbarëshqiptare; mund të lexohet me dëshirë edhe nga dashamirësit e rrushit e të verës. Koha do ta tregojë. Më vjen mirë sepse Fjalori është pronë e bibliotekave më kryesore në Shqipëri e Kosovë, madje bibliotekat më në zë në botë, “Library of USA Congress” dhe “The British Library”, pranuan Fjalorin dhe më dërguan letra vlerësimi e falënderimi.

Keni stil të preferuar në të shkruar, qartë dhe me shprehje shumë të bukura, me fjalë të dëlira shqip. Ku e gjeni këtë aftësi?

Të shkruarit përbën aftësi profesionale dhe intelektuale, dhunti, guxim e përgjegjësi qytetare. Autori bashkëkuvendon me lexuesin, përçon mendësinë dhe praktikën më të përparuar. Kam nisur të shkruaj herët. Qysh në hartimet e para në shkollë, shquhesha për fjalinë e shkurtër dhe të shprehur qartë e saktë. Vazhdova me gazetën sportive të gjimnazit. Artikulli i parë m’u botua më 1957, në fletoren e perditëshme “Bashkimi”. Mbaj mend që drejtori i IKB-së, më këshilloi t‘i ruaja botimet sepse do të

Page 12: Me profesor Andrea Shundin njihemi qysh heret , kur …xa.yimg.com/.../name/bashkekuvendimi+Andra+Shundi+A-55.docx · Web viewKjo anomali, kushtëzohej nga parimi “me forcat tona”,

shumëfishohen me ritme në rritje. Atëherë nuk mund ta parashikoja se botimet e mija do të arrinin në aq shumë tituj! Tematikën e kam përqendruar ne fushat ku zhvillova më shumë veprimtari agronomike: bujqësi mbarëkombëtare, sistemet e punimit dhe sistemimi i tokave, bimët e arave dhe veçanërisht prodhimi foragjer, vreshtari dhe verëtari. Më vjen mirë se të paktën mbas viteve ‘90 të shekullit të kaluar, kumtimet dhe botimet i kam më gjithëpërfshirëse të bujqësisë në trojet shqiptare dhe të arbëreshëve. Në librin “Jetë agronomike”, në syth të veçantë kam shkruar për pendën e ”artë” të Faik Konicës i cili më 1897 botoi artikullin ”Ca këshilla mbi artin e shkrimit “. Po aty, përmend librin “Begati zgjidhjesh ” të një autori amerikan, botuar më 2001; shkruan se në mijëvjeçarin e shkuar, toka ishte kyçi i begatisë, më vonë energjia ishte begatia dhe tani, për t’u begatuar kërkohen ide dhe risi të suksesshme. Bota shqiptare ka etje për ide. Ajo e çmon tokën dhe filozofinë për ‘te. Mjafton të përmendim thënien e urtë shqiptare :”Mbështetu, mbaju për toke dhe ngrehu prej toke”.

Kam kaluar disa shkallë të shkrimit: të penës dhe të lapsit, të stilografit e stilolapsit, të makinës së shkrimit dhe të kompiuterit. Në aeroportin e Detroitit (SHBA), teksa isha duke shkruar, një i moshuar më tha: “Më kishte marrë malli për të parë një njeri i cili ende shkruan me dorë“. Vazhdimësia e të shkruarit me mbushullim, më ka ndihmuar për perthithjen dhe shijimin më të plotë të gjuhës amëtare, më nxiti të shfletoj më gjërë e më thellë, të krahasoj fjalë e shprehje të shqipes me ato në gjuhët e tjera. Duket pak si e pabesueshme por kemi mëse 40 fjalorë shqip. Shumë njerëz mbështeten tek Fjalori i Drejtshkrimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me fillesë vitin 1974 dhe që ka arritur në botimin e vitit 2006. Kam përdorur edhe fjalorin e Frang Bardhit, Ndre Mjedës, arbëreshëve, etj.

Mund të na shtjelloni diçka më gjërë, përmbajtjen dhe vlerat që percjell tek lexuesi, “Fjalor Enciklopedik për Vreshtarinë dhe Verëtarinë”?

Ripohoj me bindje se përbën botimin tim më vëllimor sepse përmbledh thelbin e përvojes sime si dhe të botimeve shqiptare e të huaja për këto veprimtari. Secili term, ka përkufizimin dhe mandej shtjellimin teknik. Shumica e termave përmbajnë foto ose skica, çka ndihmojnë që të bëhen më të kuptueshëm. Sinonimet përbëjnë vlera themelore në këtë Fjalor, për më tepër sepse burojnë nga shumica e trojeve shqiptare, përfshirë arbëreshët dhe arbërorët. Me dhjetëra terma, kanë nga 15 - 20 sinonime. Kemi të bëjmë me pasuri kombëtare, me ridëshmi të mjeshtërisë dhe lashtësisë iliro-shqiptare, edhe për vreshtarinë e verëtarinë. Fjalorë të këtyre përmasave janë zakonisht vepra bashkëautorësie. Në pamundësi për këtë, pata fatin të vjel mendimin e dhjetëra kolegëve, të cilët gjej rastin që edhe njëherë t’i falënderoj. Ky Fjalor do t’u shërbejë vreshtarëve dhe verëtarëve, specialistëve dhe amatorëve të rrushit e të verës. Fjalori do t’u shërbejë edhe studentëve, do të rrezatojë njohuri të reja dhe saktësime terminologjike mbarëshqiptare.

Folët edhe për fotografinë. Ç’vend zë ajo në publikimet tuaja?

Fotografia rrit vleren e botimit duke dhënë më shumë njoftime dhe saktësme, hijeshon botimin. Libri i parë m’u botua më 1965 dhe 65 për qind të librave i kam të periudhës 1965-1990. Përmbajnë pak fotografi, kryesisht ngjyrë bardhë e zi. Dallohen librat e botuara pas vitit 2000, për nga numuri dhe cilësia e fotove. Në “Fjalorin …….”, pothuajse çdo term ka foton apo skicën përkatëse, që shtjellojnë më së miri dhe plotesojnë termin. Kështu, kur shkruaj se Dionisi dhe Baku janë perëndi të rrushit e verës,

Page 13: Me profesor Andrea Shundin njihemi qysh heret , kur …xa.yimg.com/.../name/bashkekuvendimi+Andra+Shundi+A-55.docx · Web viewKjo anomali, kushtëzohej nga parimi “me forcat tona”,

këto pasqyrohen edhe me foto. Kokën e Bakut të derdhur në bronx më 1936, e kemi në Shkodër tek hyrja e “Kafes së Madhe”. Skulptura është gdhendur nga i mirënjohuri Kolë Idromeno.

Gjatë periudhës me veprimtari mëse 50 vjeçare në bujqësi, keni bashkëpunuar me shumë kolegë dhe personalitete të shquara. Mund të na permendni ata që për juve, kanë lënë më shumë gjurmë në bujqësinë shqiptare?

Vlerësimi për personalitete të shkencës dhe bujqësisë është shumëpërmasor dhe vështirë se mund të jetë i goditur mirë, sidomos kur kryhet nga vetëm një person. Dëshiroj të ndalem në tre akademikë të bujqësisë shqiptare: Mentor Përmeti, Hysen Laçej, Teki Tartari. Me ‘ta kam qenë shok, bashkëpunëtor, koleg i afërt.

Prof. Mentor Përmeti i ka paraprirë bujqësisë shqiptare, me “konvejerin” e gjelbër të hasëlleve por veprimtarinë më të madhe shkencore e ka me përmirësimin gjenetik të grurit. Autor i disa kultivarëve të grurit, që kanë mbizotëruar në strukturën e mbjelljeve të bujqësisë sonë. Prof. Mentori ka qenë në vende drejtuese. E kam patur drejtor në IKB Lushnjë dhe zëvendësministër. Me Mentorin organizuam “Konferencën Kombëtare të Shkencave Bujqësore”. Bashkëpunuam në redaksinë e bujqësisë për “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar” (Akademia e Shkencave, 1985). Kemi punuar bashkë edhe në Akademinë e Shkencave. Kudo ku veproi, la gjurmë në bujqësinë shqiptare.

Prof.Teki Tartari, zooteknik gjenetist , i dha shumë blektorisë shqiptare, me veprimtarinë 50 vjeçare në UBT, në Institutin e Zooteknisë, në Institutin e Biologjisë të Akademisë së Shkencave. Me Tekiun, bashkëpunimin e kulmuam në organizimin dhe zhvillimin e Institutit të Kërkimeve Zooteknike, në hartimin e kumtesave për sesionet e FAO-s (Organizata Botërore për Bujqësinë dhe Ushqimin). Tekiu ishte talent i rrallë për filozofime përgjithësuese lidhur me analiza në bujqësinë shqiptare. Ishte me prirje të lindura per përvetimin deri ne mishërim të gjuhëve të huaja. Për ta konkretizuar, po sjell një shembull. Në Tiranë kuvenduam me dy shkencëtarë të FAO-s. Na pyetën : ”Ç’farë gjuhe dëshironi të flasim?”. Tekiu iu përgjegj ”Ç’farë gjuhe të dëshironi juve”. Ky ishte Teki Tartari, specialist me njohuri shkencore të shumëanshme.

Prof. Hysen Laçej, agronom gjenetist. Me Hysenin jemi moshatarë. Bashkë e filluam veprimtarinë shkencore në IKB Lushnjë. Bashkëpunuam për organizimin dhe zhvillimin e Institutit të Misrit dhe Orizit në Shkodër. Takoheshim dendur, në tubime dhe në këshilla shkencore. Prof. Hysen Laçej për më se 40 vjet, përzgjodhi dhe përhapi hibridet e misrit, aq cilësor në bujqësinë shqiptare. Pati aftësi intelektuale të rrallë; solli nga jashtë qindra linja misri, krijoi mijëra linja të tilla. Kaloi nga kryqëzimet mes kultivarëve, në krijimin e hibrideve mes linjave. Hyseni u ndryshonte ngjyrën kokrrave hibride të misrit, siç e pëlqenin trevat përkatëse dhe prodhuesit e përdoruesit e misrit. Kjo arrihej me inxhinjerinë gjenetike të gjenetistit tonë të mirënjohur.

Jo rastësisht, të tre akademikë, përfaqësues të bujqësisë në Asamblenë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë!

Page 14: Me profesor Andrea Shundin njihemi qysh heret , kur …xa.yimg.com/.../name/bashkekuvendimi+Andra+Shundi+A-55.docx · Web viewKjo anomali, kushtëzohej nga parimi “me forcat tona”,

Bota shqiptare dhe sidomos ajo bujqësore, prof. Hysen Laçin e njohin pazgjidhmërisht nga bashkepunëtori i tij, Ahmet Osja. A mund të na thoni diçka për bashkëpunimin tuaj me prof. Ahmetin e ndonjë tjetër?

Ahmet Osjen e njoha në Dukagjin të Shkodrës, më 1967, kur me prof. Teki Tartarin mblidhnim të dhëna për ”Konferenca Kombëtare e Lopës”. Dëshiroj të nënvizoj se Ahmeti ishte bashkëpunëtori më i afërt i akademikut Hysen Laçej. U cilësua si “I fundmi i rilindasve” sepse shqiptarinë e zhvillon deri në vetmohim. Adhurohet nga mbarë bota shqiptare. Bashkë na lidhi miqësia dhe bashkëpunimi i përjetshëm, me kulm librin”Vreshtaria dhe Verëtaria Shqiptare” (Tiranë 2004). Të tjera bashkëpunime na presin me Ahmetin. Në vitin 2010, pati dy ngjarje madhore: dekorimin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës dhe titullimin “Nderi i Akademisë” nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Përfitoj nga rasti në këtë intervistë, që të shquaj bashkëpunimin e frytshëm me Viktor Pukën, doktor i shkencave zooteknike. Punuam bashkë në Krutje dhe në Ministrinë e Bujqësisë, organizuam ngastrën eksperimentuese-dëftuese prej 20 ha në Stacionin e Zooteknisë në Xhafzotaj (Durrës) ku gjatë viteve 1978-1986, seliteshin hasëlle të bashkëshoqëruara vjeshte e pranvere në bashkërendim brënda vitit

bujqësor dhe livadhe të bashkëshoqëruara. Viktorin e kam bashkautor në librin “Agroteknologji dhe veçori të prodhimit foragjer” (Tiranë 1984).

Në librin “Jetë Agronomike”, shkruani për nismën e bukur të Prof. Osjes, lidhur me “Kopështin Botanik”, ku ka mbledhur bimë të njohura dhe të rralla. Mund të na flisni diçka më gjërë?

Ahmeti ka krijuar dy kopështe botanike, në fshatin e “Paqes” dhe në Muriqan afër

Shkodrës, më i vogël por më cilësor se i pari. Në një restorant përballë kalasë “Rozafa”, ngritur në shkëmb por me pesë kate, nëpër mjedise dhe në kate të ndryshme, në hapësira 1-2 m, Ahmeti ka mbjellë bimë të rralla. Në tetor 2009 isha me katër turistë dhe akademikë hungarezë, njeri prej të cilëve ishte botanist. ”Restorant si ky nuk kemi parë gjëkundi” u shprehën.

Pa hezitim mund t’ ju quajmë “ambasador i bujqësisë shqiptare“, mbështetur në ndihmesën që keni dhënë në botën e jashtme. Ku ishte përqendruar veprimtaria e juaj në vite ?

Kam pasur bashkëpunime me FAO-n dhe një sërë universitete në Evropë, kam marrë pjesë në disa kongrese ndërkombëtare për foragjeret dhe vreshtarinë. Kam mbajtur ligjërata e kumtesa dhe botuar në shumë revista shkencore ndërkombëtare. Veprimtarinë e nisa më 1973, me pjesëmarrjen në Mbledhjen e Përgjithëshme të FAO-s në Romë, çka e vazhdova në vitet 1980-1987. Anëtar i “Rrjetit të Kërkimeve“ dhe kumtues në disa prej tyre, të organizuara nga FAO. Kam botuar një sërë artikuj në revistat e këtij organizmi. Kam zhvilluar takime pune me dy drejtorët e përgjithshëm të FAO-s, me drejtues të Drejtorisë Rajonore të saj për Evropën. Më të spikatura ishin ato me Alessandro Bozzini, me të cilin bashkëpunova

Page 15: Me profesor Andrea Shundin njihemi qysh heret , kur …xa.yimg.com/.../name/bashkekuvendimi+Andra+Shundi+A-55.docx · Web viewKjo anomali, kushtëzohej nga parimi “me forcat tona”,

për dhjetë vjet. Prof. Bozzini, gjenetist italian dhe drejtor rajonor I FAO-s për Evropën, mundësoi financimin nga FAO, të pesë projekteve teknike të kooperimit, me vlerë 400 mijë dollarë amerikanë. Këto projekte u zbatuan në institucionet shkencore bujqësore të Shqipërisë, gjatë viteve ‘80 të shekullit të kaluar. Bozzini na dërgoi farëra të linjave të misrit, grurit, qiqrrës etj.

Në botën akademike kam patur lidhje me universitetet e Viterbos, Barit dhe Bazilikatës në Itali, me universitetin e Selanikut në Greqi. Ketu, krahas ligjëratave që mbajta për foragjeret, me atributet e dekanit të Fakultetit të Agronomisë në Tiranë, hartova dhe nënshkrova kontrata bashkëpunimi që ishin të parat e kesaj natyre (1991). Po ashtu, arrita bashkëpunimin me universitetin e Viterbos, ku rol të madh pati gjenetisti shumë i njohur Prof. Mugnozza i cili mbante detyrën e rektorit dhe të kryetarit të Akademisë së Shkencave “Dei Lincei” me seli në Romë. Mundësova që ky gjenetist, të vizitojë Shqipërinë në vitin 1990 dhe 1996.

Të frytshme kanë qenë bashkëpunimet me Prof. Pierino Ianelli, gjenetist Italian për prodhimin foragjer. Ianelli ndihmoi Institutin e Foragjereve në Fushë-Krujë, duke hartuar metodika dhe dërguar linja e farëra të përzgjedhura. Me Ianellin ngritëm ngastra eksperimentuese disa faktorëshe, për hallka agroteknike në foragjeret (NB Maliq dhe Dumré). Shqipërinë e vizitoi katër herë dhe me të isha bashkëkumtues në simpoziumin e Shoqatës së Agronomëve të Italisë.

Kumtime të mirëfillta, në tubime shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, gjithsej kam mbajtur 35 . Në periudhën 1995-2006, kumtova në pesë tubime ndërkombëtare për vreshtarinë, të organizuara nga VCR Raushedo, në: Itali, Portugali, Greqi, Francë, Itali.

Mund të na flisni më konkretisht për kongreset ndërkombëtare?

Në konferencat dhe kongreset e zhvilluara per livadhet dhe kullotat e selitura, kam marrë pjesë rregullisht përgjatë periudhës 1987-1999, në: Australi, Zelandë e Re, SHBA, Francë, Itali, Greqi. Kumtesat më janë botuar në vjetarët (analet) apo punimet (proceedings) e kongreseve ose në revista shkencore të specializuara.

Me gjithë këtë veprimtari, mendoni se e keni përligjur besimin për të na përfaqësuar?

Jam përpjekur të paraqitem sa më denjësisht në këto veprimtari shkencore. Vlerësimet mund t’i bëjnë të tjerët. Mendoj se e kam perligjur besimin. Duke lënë mënjanë modestinë, po ju jap një shembull. Në kumtimin “Forage production in Albania” që mbajta në “Rrjeti Evropian” i FAO-s, zhvilluar në Monpelje –Francë 1987, drejtori i INRA (Instituti Kombëtar për Kërkimet Bujqësore në Francë), publikisht më përgëzoi për përmbajtjen cilësore të kumtesës. Po ashtu, në dhjetë ligjërata që zhvillova në universitetin e Bazilikatës ishin edhe dy studentë arbëreshë, të cilëve krahas ligjëratave në gjuhën italiane, u dhurova librin tim “Agroteknologji dhe veçori të prodhimit foragjer”. Studentët arbëreshë m’u shprehën se krenohen që një profesor nga gjaku i “shprishur” po ligjëron në universitetin tonë.

Vitin e kaluar, bashkë me agr.Konstandin Mosko krijuat nje faqe në internet, titulluar “Bujqësi Agronomike“. Si lindi kjo nismë dhe çfarë arritje keni?

Page 16: Me profesor Andrea Shundin njihemi qysh heret , kur …xa.yimg.com/.../name/bashkekuvendimi+Andra+Shundi+A-55.docx · Web viewKjo anomali, kushtëzohej nga parimi “me forcat tona”,

Idenë,”tharmin” e dha Kostandini. U dëgjuam në telefon, këmbyem mendime. Bëra “pagëzimin” duke e emërtuar “Bujqësi Agronomike”. Hartova një farë rregullore dhe përcaktova se çfarë mund të bëjmë për çështjet agronomike shqiptare. Ramë në një mendim, që për të kaluarën të mos shkruhet shumë, të përqendrohemi tek e tashmja dhe e ardhmja; të spikatin analiza për botimet e reja bujqësore, jetëshkrime shembull për personalitete të bujqësisë shqiptare. Qellimi themelor është t’i shërbejmë sadopak bujqësisë mbarëkombëtare. Krijova rrjetin e parë të bashkëpunëtorëve duke u dërguar e-maile 30 kolegëve të mi në Shqipëri, Kosovë, diasporë dhe mërgatë. Botohen 8-12 shkrime në muaj dhe “Bujqësi Agronomike” trokitet (klikohet) nga mbi 500 specialistë e dashamirës të bujqësisë.

Cilat do ishin këshillat për një agronom i cili sapo nis punën?

Secili intelektual ka dëshira dhe synime pak a shumë të përcaktuara, për fillimet e jetës prodhuese. Agronomit të këtij fillim shekulli, do t’i këshilloja sa më shumë dëshirë për bujqësinë dhe profesionin. Ky është parakusht, zanafillë e suksesit në veprimtari. Ndër pyetjet themelore që të drejtojnë në SHBA është “të pëlqen puna që kryen?”. Po ashtu, agronomi nuk duhet t’i ndahet librit dhe eksperimentimit. Arritjet do të jenë të padiskutueshme dhe jetën do ta kalojë më këndshëm.

Çfarë synime ka profesor Andrea për të ardhmen? Vazhdoj të bëj jetë vepruese sipas edhe parimit amerikan. Synim madhor do të ishte bashkautorësia në “Enciklopedi Bujqësore Mbarëshqiptare “, traktat që ia vlen të hartohet për mëse 10 milion shqiptarët, që shumica, rrënjët i kanë në bujqësi. UBT mund të jetë institucioni për ndërmarjen e një botimi të tillë, bashkë me universitetet e Korçës, Prishtinës, Tetovës.

Në vitin 2011 përfundoj përkthimin në gjuhën angleze dhe në SHBA botohet libri “Vreshtaria dhe Verëtaria Shqiptare“, me 600 fjalë të urta dhe shtjellime agronomike-enologjike për to. Kam filluar veprimtarinë për zgjërimin e “Fjalorit…”, që do të arrijë në 5500 terma e sinonime, për të dalë botimi i dytë në vitin 2012.

Po i rikthehemi kulturës. Cili është shkrimtari, poeti apo dramaturgu që parapëlqeni?

Letërsia artistike është ushqim intelektual. Më pëlqejnë romanet që filozofojnë, për të mësuar diçka më shumë për jetën. Në fillim të viteve ’60, më pëlqente romani “Viti ‘93” i V.Hugo dhe ”Të mjerët “ i O. Balzak. Nga shkrimtarët shqiptarë, më shumë më tërheqin M.Kuteli dhe I. Kadare.

Po në sport cilët janë idhujt tuaj ?

Idhujt zakonisht të lenë mbresë në periudhën e vegjëlisë dhe të rinisë. Jo rastësisht dhe jo thjesht për origjinalitet, idhuj për mua ishin Riza Lushta e Naim Kryeziu, dy futbollistë nga Kosova të cilët jetuan e luajtën me SK Tirana dhe mandej me shumë sukses në klubet e shquara italiane, përkatësisht Juventus e Roma. Po ashtu dy shokët e femijërisë, Vangjel Koja dhe Njazi LLeshi, mjeshtra të merituar në sport, përkatësisht në voleiboll dhe basketboll.

Çfarë përfaqëson për ju familja. Roli dhe ndihmesa juaj në të ?

Page 17: Me profesor Andrea Shundin njihemi qysh heret , kur …xa.yimg.com/.../name/bashkekuvendimi+Andra+Shundi+A-55.docx · Web viewKjo anomali, kushtëzohej nga parimi “me forcat tona”,

Më vjen mirë që e filluam dhe po e mbyllim bashkuvendimin, me familjen Shundi. Në themel të zhvillimit, shoqëria njerëzore ka familjen, bërthamën jetësore më të konsoliduar, gatuese e shtytëse për përparimin e brezave dhe mirëqenien e Atdheut.

Në 42 vjet jetesë bashkëshortore por edhe përpara, familjen e kam vendosur në rrafshin më parësor, me botëkuptim dhe me vepra. Kam kaluar jetë familjare vërtet të shendetëshme. Bashkëshortja Vangjelica, ka qenë ligjëruese e matematikës në Universitetin e Tiranës. Më ka qëndruar në krah, duke më lehtësuar veprimtarinë marramendëse, sa në qendrën e punës dhe aq anekënd Shqipërisë e jashtë saj, për të vazhduar edhe me studime e shkrime në shtepi. Rritëm dhe edukuam të dy djemtë, me shkallë qytetarie dhe intelektuale të lakmuar, të lidhur pa masë me familjen dhe vendlindjen, të përkushtuar për familjet që krijuan, me arritje në veprimtaritë e tyre.

Per ta mbyllur këtë bashkëkuvendim, diçka per ata...” që jetën po e përçojnë..”, për djemtë dhe nipërit, për brezin e katërt dhe të pestë të familjes Shundi ?

Të dy djemtë janë në fushë veprimtarie të afërt me atë të gruas sime. Anli ka studiuar në Gjermani, merret me informatikë, me hartim programesh për sekretimin e materialeve kompiuterike. Lamberti ka studiuar për financë në Itali e SHBA dhe punon në këtë fushë. Që të dy kanë marrë gradën shkencore “Mjeshtër në Shkencë”. E duan profesionin dhe kanë premisa të mira për të ecur më përpara në jetë. Kam plot pesë nipër; të madhin e quajnë Matias duke marrë emrin e gjyshit tim, ndërsa më i vogli quhet Andrew, sikurse unë. Një mik, profesor grek, me pat thënë se emri Andrea do të thotë “burrë i vërtetë dhe i zoti”; shpresoj që edhe nipërit të më bëhen të tillë, njerëz të mirë për familjen, shoqërinë, Atdheun.

Edhe unë ashtu mendoj, s’ka pse të ndodhë ndryshe. Ju falenderoj për kuvendimin interesant dhe kam bindjen se do t’u shërbejë edhe brezave. Ju urojmë jete sa më të gjatë dhe të frytëshme .

Gjithashtu faleminderit i dashur koleg Muzaka. Me ndërgjegje intelektuale shembullore, qëmtuat në librat e mi dhe aq mjeshtërisht përgatitet jo pak, por 37 pyetje vërtet ngacmuese dhe dashamirëse.

Nju Jork, nëntor 2010. Bashkëkuvendoi: Dr. Jorgji Muzaka .

Page 18: Me profesor Andrea Shundin njihemi qysh heret , kur …xa.yimg.com/.../name/bashkekuvendimi+Andra+Shundi+A-55.docx · Web viewKjo anomali, kushtëzohej nga parimi “me forcat tona”,
Page 19: Me profesor Andrea Shundin njihemi qysh heret , kur …xa.yimg.com/.../name/bashkekuvendimi+Andra+Shundi+A-55.docx · Web viewKjo anomali, kushtëzohej nga parimi “me forcat tona”,
Page 20: Me profesor Andrea Shundin njihemi qysh heret , kur …xa.yimg.com/.../name/bashkekuvendimi+Andra+Shundi+A-55.docx · Web viewKjo anomali, kushtëzohej nga parimi “me forcat tona”,