MBËSHTETJE PËR SHËRBIME MË TË MIRA SOCIALE · Ky projekt fokusohet ë përmirësimin e...

32
MBËSHTETJE PËR SHËRBIME MË TË MIRA SOCIALE

Transcript of MBËSHTETJE PËR SHËRBIME MË TË MIRA SOCIALE · Ky projekt fokusohet ë përmirësimin e...

MBËSHTETJE PËR SHËRBIME MË TË MIRA SOCIALE

2

Kjo broshurë paraqet disa informata kryesore rreth njëzet e shtatë organizatave joqeveritare që punojnë në sektorin e shërbimeve sociale në Kosovë, të cilat janë fituese të nëngranteve të ndara nga Zyra e Bashkimit Evropian. Nëngrantet, shuma totale e të cilave është 1.500.000 €, janë siguruar përmes projektit “Mbështetje për shërbime më të mira sociale për grupet më të cenueshme në Kosovë”, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, dhe i zbatuar nga Save the Children në Kosovë, në bashkëpunim me Qendrën evropiane për politika të mirëqenies sociale dhe hulumtim (European Centre for Social Welfare Policy and Research). Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në transformimin efektiv të sistemit të shërbimit social në Kosovë duke punuar në forcimin e kapaciteteve të organizatave joqeveritare lokale në përmirësimin e cilësisë, disponueshmërisë, dhe qëndrueshmërisë së shërbimeve sociale lokale dhe me bazë në komunitet për fëmijët dhe personat e cenueshëm që jetojnë në rrezik të mospërfshirjes sociale.

Projektet fituese të organizatave aplikuan përmes një thirrjeje të hapur për propozime e lansuar më 15 dhjetor 2017. Projektet fituese u zgjodhën pas vlerësimit të të gjitha aplikacioneve nga komisioni i vlerësimit teknik të projekteve. OJQ-të e nënkontraktuara gjithashtu do të punojnë edhe me komunat, qendrat për punë sociale, me aktorët tjerë vendorë, si dhe OJQ-të tjera në ofrimin e një sërë shërbimesh sociale cilësore dhe të zgjeruara për grupet më të cenueshme.

Përveç ofrimit të nëngranteve, projekti gjithashtu u ofron mbështetje autoriteteve lokale dhe qendrore, si Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qendrave për Punë Sociale dhe organizatave joqeveritare, në rritjen e kapaciteteteve të tyre, si dhe në zgjerimin e shtrirjes dhe në rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve sociale në Kosovë.

Ky publikim është përgatitur me ndihmën e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e Save the Children në Kosovë dhe e Qendrës Evropiane për hulumtim dhe politika të mirëqenies sociale dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Ky material/publikim është financuar pjesërisht nga Qeveria e Suedisë. Përgjegjësia për përmbajtjen e tij bie tërësisht mbi përpiluesin. Qeveria e Suedisë jo domosdoshmërisht ndan pikëpamjet dhe interpretimet e shprehura në të.

3

OJQ “QENDRA PËR JETË TË PAVARUR”..............................................5OJQ “DUART PLOTË MËSHIRË” ................................................................6QENDRA PËR MBROJTJEN E VIKTIMAVE DHE PARANDALIMIN E TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE (PVPT) .............................7OJQ “HUMANITETI” ..........................................................................................8HANDIKOS - PEJË ...............................................................................................9OJQ “SHTËPIA E SIGURTË” ...........................................................................10QENDRA PËR ORIENTIM TË SHOQËRISË (COD) KOSOVË ...................................................................................................11OJQ “KLUBI DËSHIRA” .....................................................................................12OJQ “DEA KOSOVO” ......................................................................................13RRJETI I LËVIZJES PAQËSORE ...................................................................14SHOQATA NËNA TEREZË ..........................................................................15OJQ “SHPRESA DHE SHTËPITË E FËMIJËVE” (SDSF) ...................16CARITAS KOSOVA .............................................................................................17QENDRA PËR MBROJTJEN E GRAVE DHE FËMIJËVE – LIRIA ......................................................................................18

ORGANIZATA PËR FËMIJËT PA KUJDES PRINDËROR (OFAP) ..............................................................19OJQ QENDRA E PËRKUJDESIT DITOR “PEMA” ..........................20ASOCIACIONI CARITAS UMBRIA ........................................................21SOS FSHATRAT E FËMIJËVE ........................................................................22SHOQATA E TË VERBËRVE TË KOSOVËS ............................................23ORGANIZATA PUBLIKE PËR INICIATIVAT LOKALE DHE PËR MBËSHTETJE – POLIS ..........................................24QENDRA PËR MBROJTJEN E GRAVE DHE FËMIJËVE “SHTËPIA IME” ....................................................................25HANDIKOS PRISHTINË .................................................................................26DOWN SYNDROME KOSOVA .................................................................27HANDIKOS FERIZAJ ..........................................................................................28HANDIKOS GJAKOVË ......................................................................................29ASOCIACIONI NACIONAL I AUTIZMIT NË KOSOVË..............30QENDRA ZHVILLIMORE PËR BIZNESE TË VOGLA GRAÇANICË .............................................................................31

Përmbajtja

4

5

                           

   

   

   

Qendra për Jetë të Pavarur Centro per una Vita Indipendente

Center for independent life

 

OJQ “QENDRA PËR JETË TË PAVARUR”Titulli i projektit: Shërbimet sociale cilësore të përditshme, një domosdoshmëri për personat me

aftësi të kufizuara mendore Lokacioni i organizatës: PejëLokacioni i zbatimit të projektit: Rajoni i PejësKohëzgjatja e projektit: 16 muajObjektiva kryesore: Ofrimi i shërbimeve sociale të specializuara për personat me aftësi të kufizuara

mendore, dëmtim mendor. Ky projekt fokusohet ë përmirësimin e cilësisë dhe ofrimit të shërbimeve sociale për personat, fëmijë dhe të rritur, me aftësi të kufizuara mendore në rajonin e Pejës.

Përfituesit: 35 fëmijë me aftësi të kufizuara mendore dhe 15 prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara mendore

Financimi: € 58,213.00 Kontakti: Fitore Haxhihasani | +37744137623 | [email protected]

6

OJQ “DUART PLOTË MËSHIRË”Titulli i projektit: Shërbime Sociale për fëmijë me çrregullime të vogla mendore, të moshuarit,

dhe personat e sëmurëLokacioni i organizatës: PejëLokacioni i zbatimit të projektit: Pejë, Istog, Klinë dhe DeçanKohëzgjatja e projektit: 15 muajObjektiva kryesore: Shërbime sociale për fëmijët me çrregullime të vogla mendore, të moshuarit dhe

personat e sëmurë që kanë nevojë për mbështetje me shërbime të specializuara sociale. Qëllimi i këtij projekti është ofrimi i shërbimeve cilësore për fëmijët me af-tësi të kufizuara të vogla të cilët vijojnë shkollat e rregullta, dhe ofrimi i shërbimeve për të rriturit që kërkojnë kujdes të specializuar me bazë në shtëpi.

Përfituesit: 47 fëmijë në nevojë dhe 150 pacientë të rritur do të përfitojnë nga shërbimet sociale dhe shëndetësore

Financimi: € 59,650.00Kontakti: +37744199430 | [email protected] | www.dpm-rks.com

7

QENDRA PËR MBROJTJEN E VIKTIMAVE DHE PARANDALIMIN E TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE (PVPT)Titulli i projektit: Rehabilitimi & Riintegrimi i viktimave dhe viktimave potenciale të trafikimit dhe

i fëmijëve të rrezikuar për shfrytëzim Lokacioni i organizatës: PrishtinëLokacioni i zbatimit të projektit: Në mbarë KosovënKohëzgjatja e projektit: 15 muajObjektiva kryesore: Ofrimi i shërbimeve të strehimit, mbështetjes të specializuar psikologjike

për viktimat e trafikimit dhe ofrimi i shërbimeve të projektuara për të rritur varësinë ekonomike dhe sociale të viktimave të trafikimit, përfshirë këtu fëmijët.

Përfituesit: 30 viktima të trafikimit me njerëz nga e gjitha Kosova Financimi: € 59,550.00 Kontakti: Hamjet Dedolli | +38338609140 | [email protected]

| www.pvptcenter.net

8

OJQ “HUMANITETI”

Titulli i projektit: Shërbime banimi dhe me bazë në shtëpi për fëmijët dhe të rriturit në nevojë Lokacioni i organizatës: RahovecLokacioni i zbatimit të projektit: RahovecKohëzgjatja e projektit: 12 muajObjektiva kryesore: Ofrimi i shërbimeve sociale të specializuara për fëmijët dhe të rriturit me aftësi të

kufizuara në rajonin e Rahovecit. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është ofrimi i shërbimeve psiko-sociale në qendrën e rehabilitimit dhe në komunitet, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës së tyre dhe riintegrimit të personave me aftësi të kufizuara në shkolla dhe në shoqëri.

Përfituesit: 50-70 persona me aftësi të kufizuara dhe 10-25 fëmijë dhe të moshuar që kanë nevojë për mbështetje me shërbime sociale

Financimi: € 60,000Kontakti: Ramadan Rama | +37745471880 | [email protected]

9

HANDIKOS - PEJË

Titulli i projektit: Mbështetja fizioterapeutike dhe psiko-sociale është një domosdoshmëri për një jetë cilësore të personave me aftësi të kufizuara fizike në komunën e Pejës, Klinës, Deçanit dhe Junikut

Lokacioni i organizatës: PejëLokacioni i zbatimit të projektit: Pejë, Klinë, Deçan dhe JunikKohëzgjatja e projektit: 12 muajObjektiva kryesore: Ofrimi i këshillimit, ushtrimeve fizike, mbështetjes psiko-sociale, mbështetjes

terapeutike fizike, kujdesit me bazë në shtëpi, vetë-mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara.

Përfituesit: 30 fëmijë nga 1 deri 16 vjeç, 60 përfitues/persona të rritur me aftësi të kufi-zuara, dhe 45 anëtarë të familjes së personave me aftësi të kufizuara

Financimi: € 55,184.00 Kontakti: Sabrije Zeqaj | +37744179220 | [email protected]

10

OJQ “SHTËPIA E SIGURTË”

Titulli i projektit: Mbështetje dhe siguri për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës në familje dhe asaj të bazuar në gjini

Lokacioni i organizatës: GjakovëLokacioni i zbatimit të projektit: GjakovëKohëzgjatja e projektit: 16 muajObjektiva kryesore: Ofrimi i strehimit për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës së bazuar në gjini,

mbështetje përmes shërbimeve psiko-sociale dhe këshillimit, mbështetja e grave për pavarësi ekonomike dhe rritja e kapacitetit të personelit për të ofruar shërbime sociale cilësore.

Përfituesit: 62 gra dhe 43 fëmijë viktima të dhunës në familjeFinancimi: € 41,270.00 Kontakti: Erblina Dinarama | +37744830151 | [email protected]

11

QENDRA PËR ORIENTIM TË SHOQËRISË (COD) KOSOVËTitulli i projektit: Qendra për aftësi të kufizuara për personat me aftësi të kufizuar në Kosovën

Veriore Lokacioni i organizatës: Mitrovicë e VeriutLokacioni i zbatimit të projektit: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq me shtrirje përmes shërbi-

meve online dhe telefonave të mençur tek të gjitha komunitetet serbe/boshn-jake/gorane në Kosovë

Kohëzgjatja e projektit: 12 muajObjektiva kryesore: Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i gjithëpërfshirjes sociale dhe barazisë së

mundësive të personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në Kosovën e Veriut përmes krijimit të shërbimeve sociale inovative dhe të qëndrueshme.

Përfituesit: 700 persona me aftësi të kufizuara, prindërit dhe kujdestarët e tyre nga ko-munitetet minoritare dhe në mënyrë indirekte të gjithë personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre nga komunitetet minoritare.

Financimi: € 58,090.00 Kontakti: Igor Kalamar | +381653900100 | [email protected] | www.codkosovo.org

12

OJQ “KLUBI DËSHIRA”Titulli i projektit: Shërbimet Sociale cilësore, një vlerë socialeLokacioni i organizatës: PrishtinëLokacioni i zbatimit të projektit: Prishtinë, Gjilan, Prizren Kohëzgjatja e projektit: 16 muajObjektiva kryesore: Ky projekt ka për qëllim të përmirësojë qasjen në shërbime banimi dhe të kujdesit

ditor me bazë në komunitet për personat me dëmtime intelektuale në Prishtinë, Gjilan, Prizren. Ky projekt po ashtu ka për qëllim të rrisë cilësinë e shërbimeve të banimit dhe të kujdesit ditor me bazë në komunitet dhe të promovojë socializimin dhe mirëqenien e përfituesve në qendrat e banimit dhe ato të kujdesit ditor me bazë në komunitet.

Përfituesit: Përfituesit direkt: 195 persona me aftësi të kufizuara mendore (fëmijë dhe të rritur). Përfituesit e tjerë: 600 anëtarë të OJQ “Klubi Deshira”, përfshirë këtu Shtëpinë për Integrimin e Komunitetit dhe Qendrën për Shëndet Mendor, të mbështetura nga projekti

Financimi: € 48,728.00 Kontakti: Nusret Shillova | +37744173974 | [email protected]

13

OJQ “DEA KOSOVË”

Titulli i projektit: Mbështetje për personat me aftësi të kufizuara në Kosovën VerioreLokacioni i organizatës: Mitrovicë e VeriutLokacioni i zbatimit të projektit: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok, LeposaviqKohëzgjatja e projektit: 15 muajObjektiva kryesore: Ky projekt synon të përmirësojë kushtet e jetesës së personave me aftësi të kufi-

zuara në Kosovën Veriore përmes rifuqizimit të një qendre me shërbime të shumta për personat me aftësi të kufizuara dhe përmes zgjerimit të shtrirjes së intervenimit në tërë territorin e Kosovës Veriore me anë të një njësie mobile.

Përfituesit: 150 fëmijë me nevoja të veçanta dhe 40 prindër/të afërm, 20 punëtorë socialë/personel i komunës, 20 OJQ dhe 20 studentë të regjistruar në shkolla për kujdes sociale dhe shëndetësor.

Financimi: € 59,880.00 Kontakti: Danijela Marjanovic | +38166408488 | [email protected]

14

RRJETI I LËVIZJES PAQËSORE

Titulli i projektit: Mbështetja e Qendrës për Punë Sociale në përmirësimin e shërbimeve të banimit dhe atyre familjare për fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara

Lokacioni i organizatës: KamenicëLokacioni i zbatimit të projektit: Gjilan, KamenicëKohëzgjatja e projektit: 16 muajObjektiva kryesore: Ky projekt synon të mbështesë Qendrat për Punë Sociale në ofrimin e shërbimeve

sociale cilësore për fëmijët dhe të rriturit në nevojë përmes ofrimit të trajnimeve për ndërtimin e kapaciteteve për punëtorët socialë të licencuar, përmes ofrimit të shërbimeve sociale të specializuara direkte për fëmijët dhe të rriturit në nevojë, si shërbime parandaluese, këshillim profesional dhe mbështetje psiko-sociale.

Përfituesit: Rreth 420 përfitues (fëmijë të moshës 1-15 vjeç, të moshuar të moshës 65-85 vjeç, gra të të gjitha moshave, zyrtarë të qendrave për punë sociale dhe nxënës të moshës 13-16).

Financimi: € 57,897.00 Kontakti: Besime Tusha | +37745291127 | [email protected] | http://ngonopm.org/

15

SHOQATA NËNA TEREZË

Titulli i projektit: Mbështetje për personat e vetmuar dhe të moshuar të nacionaliteteve të ndryshme që janë në kushte të këqija sociale

Lokacioni i organizatës: PrishtinëLokacioni i zbatimit të projektit: PrizrenKohëzgjatja e projektit: 16 muajObjektiva kryesore: Projekti synon të mbështesë fëmijët pa përkujdesje të mjaftueshme prindërore

dhe personat e moshuar me shërbime sociale cilësore; për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe ato sociale për këto grupe të cenueshme nëpërmjet mbështetjes direkte me shërbimet; për të ofruar ndihmë mjekësore bazike drejt një jete më të shëndetshme; për të përmirësuar të ushqyerit për fëmijët dhe të moshuarit që jetojnë në kushte të vështira sociale.

Përfituesit: 30 të moshuar dhe fëmijë në nevojë për shërbime sociale, asistencë sociale dhe mbështetje në rajonin e Prizrenit.

Financimi: € 59,880.00 Kontakti: Zef Shala | +38338542864 | [email protected] | www.motherteresasociety.org

16

OJQ “SHPRESA DHE SHTËPITË E FËMIJËVE” (SDSF)Titulli i projektit: Ofrimi i shërbimeve sociale cilësore për fëmijët në nevojë për strehim dhe shtëpi Lokacioni i organizatës: PrishtinëLokacioni i zbatimit të projektit: rajoni i PrishtinësKohëzgjatja e projektit: 16 muaj Objektiva kryesore: Projekti synon të sigurojë strehim dhe mbrojtje për fëmijët që kanë nevojë për

strehim të përkohshëm dhe për shërbime riintegrimi. Projekti gjithashtu synon të rrisë kapacitetet për ofruesit e shërbimeve sociale që punojnë në strehimore dhe të zgjerojë shërbimet afatgjata për fëmijë, pasi të largohen nga strehimorja përmes vizitave monitoruese.

Përfituesit: 25 fëmijë që kanë nevojë për strehim dhe mbrojtje (djem dhe vajza të moshës 3-18 vjeç pa përkujdesje prindërore, fëmijë viktima të dhunës në familje, fëmijë viktima abuzimi dhe shfrytëzimi, fëmijë viktima të trafikimit me një nivel më të ulët rreziku).

Financimi: € 57,074.00 Kontakti: Valbona Çitaku | +37744200353

17

CARITAS KOSOVA

Titulli i projektit: Njohuri kundër dhunës dhe trafikimitLokacioni i organizatës: FerizajLokacioni i zbatimit të projektit: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok, LeposaviqKohëzgjatja e projektit: 15 muaj Objektiva kryesore: : Ky projekt synon të rrisë ofrimin e shërbimeve sociale dhe sistemeve të mbro-

jtjes për viktimat e trafikimit dhe dhunës përmes fuqizimit të kapaciteteve dhe qëndrueshmërisë së institucioneve dhe organizatave që punojnë dhe/ose ofrojnë shërbime sociale për grupet e cenueshme në Kosovë.

Përfituesit: 200 viktima të dhunës dhe trafikimit në katër komunat veriore të Kosovës (drejtpërdrejt) dhe tërthorazi, fëmijët dhe të rinjtë e shkollave fillore dhe të mesme, personeli i shkollave, punëtorët e institucioneve të mirëqenies sociale, OJQ-të etj.

Financimi: € 59,195.00 Kontakti: Don Viktor Sopi | +383290328110 | [email protected] | www.caritaskosova.org

18

QENDRA PËR MBROJTJEN E GRAVE DHE FËMIJËVE - LIRIA

Titulli i projektit: Të ofrohet për viktimat e dhunës së familje dhe atyre të trafikimit kujdes cilësor dhe i duhur për riintegrim afatgjatë në shoqërinë kosovare

Lokacioni i organizatës: Gjilan Lokacioni i zbatimit të projektit: Rajoni i Gjilanit (duke përfshirë Kamenicën, Ranillugën, Parteshin, Novobrdën)Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj Objektiva kryesore: Projekti synon të ofrojë shërbime sociale dhe strehim për viktimat e trafikimit dhe të

dhunës në familje, duke përfshirë fëmijët dhe gratë, dhe të ofrojë mbështetje të speciali-zuar psiko-sociale, këshillim dhe trajnim për gratë drejt pavarësisë ekonomike.

Përfituesit: 120 viktima gra dhe fëmijë të trafikimit dhe dhunës në familje, që kanë nevojë për strehim dhe mbrojtje

Financimi: € 59,965.00 Kontakti: +37744125729 | [email protected]

19

ORGANIZATA PËR FËMIJËT PA KUJDES PRINDËROR (OFAP)Titulli i projektit: Fuqizimi i shërbimeve sociale për fëmijët në nevojë që vendosen në përkujdesje

dhe tek familjet për përkujdesjeLokacioni i organizatës: PrishtinëLokacioni i zbatimit të projektit: Prishtinë, Gjakovë, Prizren, MalishevëKohëzgjatja e projektit: 15 muaj Objektiva kryesore: Projekti synon të mbështesë fëmijët në nevojë përmes shërbimeve me bazë në

shtëpi për qasje më të mirë në shërbime cilësore dhe gjithëpërfshirëse të mbrojtjes. Ky projekt gjithashtu synon të rrisë ofrimin e mbështetjes psiko-sociale për fëmijët në kujdes të të afërmve dhe shërbime të kujdestarisë në komunat e caktuara.

Përfituesit: 200 fëmijë dhe të rinj pa përkujdesje prindërore, fëmijë të abuzuar, të keqtrajtuar, fëmijë me aftësi të kufizuara ose në rrezik të braktisjes (drejtpërdrejt), rreth 40 përfaqësues të autoriteteve lokale (anëtarë të kuvendit, shoqëri civile, ofrues të shërbimeve sociale), rreth 50 profesionistë (punëtorë socialë, psikologë, edukatorë) të përfshirë në kujdesin e të afërmve dhe shërbime të përkujdesjes. Përafërsisht 70 familje kujdestare, familje potenciale për përkujdesje (tërthorazi).

Financimi: € 59,990.00 Kontakti: +38338613888 | [email protected] / [email protected] | www.ofapkosova.org

20

OJQ QENDRA E PËRKUJDESIT DITOR “PEMA” Titulli i projektit: Ofrimi i shërbimeve sociale të specializuara për fëmijët me aftësi të kufizuara Lokacioni i organizatës: PrishtinëLokacioni i zbatimit të projektit: Pejë, FerizajKohëzgjatja e projektit: 15 muaj Objektiva kryesore: Projekti synon të ofrojë shërbime sociale të qëndrueshme me bazë në komunitet

për fëmijët e cenueshëm dhe të përmirësojë shërbimet sociale në dy komunat e synuara përmes rritjes së mirëqenies psiko-sociale të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore si dhe të prindërve dhe/ose kujde-starëve të tyre.

Përfituesit: 160 fëmijë me aftësi të kufizuara me kushte socio-ekonomike sfiduese, drejt-përdrejt, dhe familjet/kujdestarët e tyre, tërthorazi.

Financimi: € 60,000.00 Kontakti: Shukrie Bytyqi | +37744418437 | [email protected] |

http://pemakosova.org

21

ASOCIACIONI CARITAS UMBRIA

Titulli i projektit: Për një të ardhme më të mirë nesërLokacioni i organizatës: KlinëLokacioni i zbatimit të projektit: KlinëKohëzgjatja e projektit: 15 muajObjektiva kryesore: Projekti synon të ofrojë shërbime sociale për fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe

fëmijët e lënë pas dore, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, strehimin, ushqimin, veshm-bathjen, aktivitetet e socializimit, si dhe mbështetjen me punë shkollore dhe aktivitete të tjera të riintegrimit. Projekti gjithashtu synon të fuqizojë kapacitetet e organizatës për të ofruar shërbime cilësore duke përmirësuar infrastrukturën e qendrës “Carita Umbria” nëpërmjet rindërtimit të një fushe futbolli dhe objekteve sportive.

Përfituesit: 25 fëmijë pa përkujdes prindëror dhe 80 fëmijë me nevoja të veçantaFinancimi: € 57,016.20 Kontakti: +37744648307 | [email protected]

22

SOS FSHATRAT E FËMIJËVE

Titulli i projektit: Shërbime efikase për një jetë të pavarur Lokacioni i organizatës: PrishtinëLokacioni i zbatimit të projektit: Fushë KosovëKohëzgjatja e projektit: 16 muajObjektiva kryesore: Projekti synon të rrisë cilësinë e shërbimeve sociale që ofrohen për fëmijët

në rrezik të braktisjes dhe humbjes së përkujdesjes prindërore, me synimin e përgjithshëm të parandalimit të prishjeve të familjeve për 42 familje dhe 170 fëmijëve në rrezik të humbjes së përkujdesjes prindërore në Fushë Kosovë.

Përfituesit: 170 fëmijët në rrezik për të humbur përkujdesjen e tyre prindëror dhe 42 familje në rrezik të ndarjes së familjes/divorcimit.

Financimi: € 48,724.77 Kontakti: Nezahat Ramadani Salihu | +38338227735 | [email protected]

| www.sokosova.org

23

SHOQATA E TË VERBËRVE TË KOSOVËS

Titulli i projektit: Fuqizimi i fëmijëve të verbër përmes shërbimeve profesionale – Shërbime të veçanta Braille për fëmijët e verbër

Lokacioni i organizatës: PrishtinëLokacioni i zbatimit të projektit: Prishtinë, Gjakovë, Gjilan dhe PrizrenKohëzgjatja e projektit: 12 muajObjektiva kryesore: Ky projekt ka për qëllim të ofrojë shërbime sociale për fëmijët e verbër përmes

trajnimeve të fëmijëve në përdorimin e sistemit Braille, duke rritur kështu aftësinë e tyre për të vijuar shkollën dhe për t’u integruar në shoqëri. Projekti gjithashtu synon të zgjerojë arsimin gjithëpërfshirës të fëmijëve të verbër duke trajnuar mësuesit e shkollave në sistemin Braille, gjë që siguron qëndrueshmëri të përdorimit të sistemit Braille në shkolla për të gjithë fëmijët e verbër që vijojnë shkollën.

Përfituesit: 47 fëmijë të verbër të moshës 3 deri 18 vjeç (16 në Prishtinë, 12 në Gjakovë, 10 në Gjilan, 9 në Prizren

Financimi: € 30,920.00 Kontakti: +383383539218 | [email protected] | www.shvk-ks.org

24

ORGANIZATA PUBLIKE PËR INICIATIVAT LOKALE DHE PËR MBËSHTETJE - POLIS Titulli i projektit: Shërbime sociale cilësore për një jetë të dinjitetshme për fëmijët në nevojë në

komunën e LipjanitLokacioni i organizatës: LipjanLokacioni i zbatimit të projektit: LipjanKohëzgjatja e projektit: 15 muajObjektiva kryesore: : Projekti synon të ofrojë shërbime sociale cilësore për fëmijët e përjashtuar në

nevojë, duke përfshirë terapinë fizike për fëmijët me aftësi të kufizuara, shërbime këshilluese për fëmijët dhe familjet e tyre, këshillim në shtëpi dhe terapi fizike për fëmijët që nuk mund të udhëtojnë dhe shërbime të përkujdesjes të banimit për fëmijët, duke përfshirë shërbimet e rehabilitimit, socializimit dhe riintegrimit.

Përfituesit: 80-100 fëmijë me aktivitet të kufizuar mendor dhe fizik në nevojë për mbështetje fizike dhe psiko-sociale (0 deri 18 vjeç) dhe familjet e tyre

Financimi: € 59,960.00 Kontakti: Fitim Sadiku | +37744727621 | [email protected] | www.polis-ks.org

25

QENDRA PËR MBROJTJEN E GRAVE DHE FËMIJËVE “SHTËPIA IME”Titulli i projektit: Shërbimet për një jetë të dinjitetshme për viktimatLokacioni i organizatës: FerizajLokacioni i zbatimit të projektit: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë Kohëzgjatja e projektit: 12 muajObjektiva kryesore: Ky projekt synon te ofroje strehim dhe sherbime sociale per viktimat e dhunes ne

familje dhe te trafikimit, te rritur dhe femije, ne rajonin e Ferizajt. Per me teper, ky projekt synon te ofroje trajnime dhe masa te tjera per ndertimin e kapaciteteve per viktimat, ne menyre qe t’i pergatisim ata per riintegrim dhe jete te pavarur jashte strehimores.

Përfituesit: Rreth 100 gra dhe fëmijë viktima të dhunës në familje dhe/ose të trafikimit në rajonin e Ferizajt

Financimi: € 59,825.00 Kontakti: Sevdije Bunjaku | +38649334354

26

HANDIKOS PRISHTINË

Titulli i projektit: Përmirësimi i Mirëqenies Sociale për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara dhe Familjet e tyre në rajonin e Prishtinës

Lokacioni i organizatës: PrishtinëLokacioni i zbatimit të projektit: rajoni i Prishtinës Kohëzgjatja e projektit: 14 muajObjektiva kryesore: Projekti synon të krijojë dhe të ofrojë shërbime cilësore ditore me bazë në

komunitet, për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe për prindërit e tyre, si dhe të rrisë cilësinë dhe të zgjerojë shërbimet sociale cilësore për personat me aftësi të kufizuara dhe për familjet e tyre.

Përfituesit: 40 fëmijë dhe 80 prindër të personave me aftësi të kufizuara në nevojë për terapi fizike dhe mbështetje psiko-sociale të specializuar

Financimi: € 59,990.00 Kontakti: +37745499677 | [email protected] | www.handi-kos.org

27

DOWN SYNDROME KOSOVA

Titulli i projektit: Mëso dhe më mbështet – Përfituesit e sindromit Down në Komunën e MitrovicësLokacioni i organizatës: PrishtinëLokacioni i zbatimit të projektit: Mitrovicë, PrishtinëKohëzgjatja e projektit: 15 muajObjektiva kryesore: Ky projekt synon të rrisë cilësinë e shërbimeve terapeutike për fëmijët dhe të rrit-

urit me sindromin Down, si dhe të krijojë një program me të rriturit me sindromin Down si dhe të rrisë vetëdijesimin e edukatorëve të kopshteve për sindromin Down.

Përfituesit: 25 fëmijë me sindromin Down dhe familjet e tyre (0-12 vjeç) në Mitrovicë, 15 të rritur me sindromin Down (mosha 16+) në Prishtinë, 120 edukatorë kopshti

Financimi: € 60,000.00 Kontakti: Sebahate Beqiri | +37744476750 / 038 610 715

| [email protected] | www.downsyndromekosova.org

28

HANDIKOS FERIZAJ

Titulli i projektit: Shërbime të përkujdesjes ditore me bazë në komunitet për personat me aftësi të kufizuara në Komunën e Ferizajt

Lokacioni i organizatës: FerizajLokacioni i zbatimit të projektit: rajoni i FerizajKohëzgjatja e projektit: 15 muaj Objektiva kryesore: Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është ofrimi i shërbimeve sociale ditore për

personat me aftësi të kufizuara të moshës 18-35 vjeç në rajonin e Ferizajt. Projekti gjithashtu synon të fuqizojë kapacitetin e personave me aftësi të kufizuara për të marrë pjesë plotësisht në jetën shoqërore nëpërmjet socializimit, mbështetjes psiko-sociale dhe terapive fizike të dizajnuara për të përmirësuar cilësinë e jetës.

Përfituesit: 25 persona me aftësi të kufizuara dhe 50 anëtarë të familjeve të tyreFinancimi: € 58,075.00 Kontakti: Xhemile Murseli | +383290320586 | [email protected]

29

HANDIKOS GJAKOVË

Titulli i projektit: Përmirësimi i kushteve të jetesës dhe rritja e mirëqenies së të rriturve me aftësi të kufizuara përmes ofrimit te shërbimeve sociale në shtëpi në Komunën e Gjakovës

Lokacioni i organizatës: GjakovëLokacioni i zbatimit të projektit: GjakovëKohëzgjatja e projektit: 16 muaj Objektiva kryesore: Projekti synon të ofrojë shërbime cilësore të zgjeruara dhe me bazë në komunitet

për personat me aftësi të kufizuara në komunën e Gjakovës, duke përfshirë shërbi-met në shtëpi dhe me bazë në shtëpi për personat me aftësi të kufizuara dhe për anëtarët e familjeve/ kujdestarëve të tyre.

Përfituesit: 40 të rritur që janë persona me aftësi të kufizuara dhe 40 anëtarë të familjes/kujdestarë

Financimi: € 58,752.50 Kontakti: Brilanda Ballata | +37744424266 | [email protected]

30

ASOCIACIONI NACIONAL I AUTIZMIT NË KOSOVËTitulli i projektit: Zhvillimi i shërbimeve dhe rritja e cilësisë së shërbimeve të autizmit në KosovëLokacioni i organizatës: PrishtinëLokacioni i zbatimit të projektit: në mbarë KosovënKohëzgjatja e projektit: 14 muaj Objektiva kryesore: Projekti synon të ofrojë shërbime sociale cilësore për fëmijët me autizëm nga e

gjithë Kosova, si dhe të krijojë një ekip shumë-disiplinor për të ofruar shërbime ditore direkte për fëmijët me autizëm. Projekti gjithashtu synon të mbështesë prindërit e fëmijëve me autizëm me një numër të trajnimeve dhe të ushtrimeve të tjera për ndërtimin e kapaciteteve dhe të mbështesë punëtorët e Qendrave për Punë Sociale në trajtimin e fëmijëve me autizëm.

Përfituesit: 40 fëmijë me autizëm dhe 40 prindër të fëmijëve me autizëmFinancimi: € 41,470.00 Kontakti: +37744262031 | [email protected] | www.autizmi.org

31

QENDRA ZHVILLIMORE PËR BIZNESE TË VOGLA GRAÇANICË Titulli i projektit: Shërbime familjare dhe të kujdesit shëndetësor në Komunën e Ranillugës,

Graçanicës dhe NovobërdësLokacioni i organizatës: GraçanicëLokacioni i zbatimit të projektit: Ranillug, Graçanicë dhe NovobërdëKohëzgjatja e projektit: 12 muaj Objektiva kryesore: Ky projekt synon që të ofrojë shërbime cilësore ditore të banimit dhe ne komu-

nitet për fëmijët dhe të rriturit në nevojë, veçanërisht per të moshuarit. Projekti gjithashtu synon të ofrojë shërbime në shtëpi dhe me bazë ne shtëpi për fëmijët dhe të rriturit në nevojë në komunat me shumicë serbe në Kosovën qendrore dhe lindore, me theks të veçantë në përmirësimin e cilësisë së jetesës së të moshuarve, duke mundësuar qe fëmijët dhe të moshuarit të jetojnë një jetë me cilësi më të lartë në shtëpinë e tyre dhe ne mjedisin familjar

Përfituesit: 45 persona të cenueshëm, që kanë nevojë për shërbime sociale në shtëpi dhe me bazë në shtëpi në komunat me shumicë serbe

Financimi: € 51,390.00 Kontakti: Dejan Bozidarevic | +38649160347 | [email protected]