MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE...

45
1  MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE NDËRKOMBËTARE ORGANIZATAT EKONOMIKE NDËRKOMBËTARE 1. Organizatat deri në themelimin e OKB-së Para themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në botë ekzistonin shumë organizata ndërkombëtare, që ishin bazë për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar në formë multilaterale. Organizatat ndërkombëtare themelohen që nga gjysma e dytë e shekullit XIX, pikërisht nga viti 1865 kur u themelua Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, pastaj në vitin 1875 u formua Unioni Postal Botëror, në vitin 1878 Organizata Meteorologjike Botërore dhe në vitin 1890 u firmos Konventa për bartjen e mallit me komunikacion hekurudhor. Qëllimi i të gjitha këtyre organizatave ndërkombëtare ishte zhvillimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në formë multilaterale për çështjet që ishin objekt i veprimtarisë së përhershme të tyre. Në periudhën midis dy luftërave botërore po ashtu u themelua një numër i madh i organizatave ndërkombëtare, nga të cilat posaçërisht dallohen: Lidhja e Kombeve, pastaj Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe Oda Tregtare Ndërkombëtare. Nga të gjitha këto organizata, të themeluara në periudhën midis dy luftërave botërore, përkah rëndësia, posaçërisht dallohet Lidhja e Kombeve ose siç quhet edhe ndryshe Liga e kombeve. Kjo organizatë u themelua më 14 shkurt të vitit 1919 me seli në Gjenevë. Në kohën kur ajo ishte më e fortë, në radhët e veta kishte 60 vende anëtare. Parimet kryesore, që u aprovuan nga vendet anëtare të kësaj organizate dhe në bazë të të cilave duhej të realizohej bashkëpunimi ndërkombëtar, ishin: respektimi i pavarësisë dhe integritetit territorial të vendeve të botës; zgjidhja e konflikteve ndërkombëtare në mënyrë paqësore etj. Lidhja e Kombeve, ndaj disa vendeve agresore, në disa raste ndërmorri sanksione ekonomike (si, për shembull, sanksionet ekonomike ndaj Italisë, pas agresionit në Etiopi). Mirëpo, në këtë pikëpamje, nuk tregoi vendosmëri të duhur e as që ekzistoi një mekanizëm për jetësimin e këtyre sanksioneve, kështu që në veprimtarinë e vet kjo organizatë kishte mjaft dobësi të cilat rrodhën nga marrëdhëniet e atëhershme ndërkombëtare. Në atë kohë, dy fuqi të mëdha - Franca dhe Britania e Madhe, insistonin që këtë organizatë ta shndërronin në instrument për realizimin e interesave dhe qëllimeve të veta, kështu që në asnjë moment nuk e njohën si institucion të përshtatshëm për ruajtjen e paqes në botë. Prej vitit 1934 në këtë organizatë u kyç Bashkimi Sovjetik. Mirëpo, në vigjilie të Luftës së Dytë Botërore: Gjermania, Japonia dhe Italia tërhiqen nga Lidhja e Kombeve, sepse përgatiteshin për luftë dhe për pushtimin e territoreve të huaja, kështu që kjo organizatë me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore ndërpreu aktivitetin e vet dhe u shua. Krahas themelimit të Lidhjes së Kombeve, në vitin 1919 u krijua edhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), gjithashtu me seli në Gjenevë. Me themelimin e kësaj organizate u bë një hap para drejt zbatimit të standardeve internacionale me anë të rekomandimeve dhe të konventave në fushën e rregullimit të marrëdhënieve të punës. Qëllimet kryesore të kësaj organizate janë: hartimi i rekomandimeve dhe të konventave ndërkombëtare nga fusha e marrëdhënieve të punës, si dhe informimi i opinionit botëror me problematikën e punës dhe të marrëdhënieve në të. Në vitin 1919 u themelua edhe Oda Tregtare Ndërkombëtare me

Transcript of MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE...

Page 1: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

1  

MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE NDËRKOMBËTARE

ORGANIZATAT EKONOMIKE NDËRKOMBËTARE 1. Organizatat deri në themelimin e OKB-së Para themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në botë ekzistonin shumë organizata ndërkombëtare, që ishin bazë për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar në formë multilaterale. Organizatat ndërkombëtare themelohen që nga gjysma e dytë e shekullit XIX, pikërisht nga viti 1865 kur u themelua Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, pastaj në vitin 1875 u formua Unioni Postal Botëror, në vitin 1878 Organizata Meteorologjike Botërore dhe në vitin 1890 u firmos Konventa për bartjen e mallit me komunikacion hekurudhor. Qëllimi i të gjitha këtyre organizatave ndërkombëtare ishte zhvillimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në formë multilaterale për çështjet që ishin objekt i veprimtarisë së përhershme të tyre. Në periudhën midis dy luftërave botërore po ashtu u themelua një numër i madh i organizatave ndërkombëtare, nga të cilat posaçërisht dallohen: Lidhja e Kombeve, pastaj Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe Oda Tregtare Ndërkombëtare. Nga të gjitha këto organizata, të themeluara në periudhën midis dy luftërave botërore, përkah rëndësia, posaçërisht dallohet Lidhja e Kombeve ose siç quhet edhe ndryshe Liga e kombeve. Kjo organizatë u themelua më 14 shkurt të vitit 1919 me seli në Gjenevë. Në kohën kur ajo ishte më e fortë, në radhët e veta kishte 60 vende anëtare. Parimet kryesore, që u aprovuan nga vendet anëtare të kësaj organizate dhe në bazë të të cilave duhej të realizohej bashkëpunimi ndërkombëtar, ishin: respektimi i pavarësisë dhe integritetit territorial të vendeve të botës; zgjidhja e konflikteve ndërkombëtare në mënyrë paqësore etj. Lidhja e Kombeve, ndaj disa vendeve agresore, në disa raste ndërmorri sanksione ekonomike (si, për shembull, sanksionet ekonomike ndaj Italisë, pas agresionit në Etiopi). Mirëpo, në këtë pikëpamje, nuk tregoi vendosmëri të duhur e as që ekzistoi një mekanizëm për jetësimin e këtyre sanksioneve, kështu që në veprimtarinë e vet kjo organizatë kishte mjaft dobësi të cilat rrodhën nga marrëdhëniet e atëhershme ndërkombëtare. Në atë kohë, dy fuqi të mëdha - Franca dhe Britania e Madhe, insistonin që këtë organizatë ta shndërronin në instrument për realizimin e interesave dhe qëllimeve të veta, kështu që në asnjë moment nuk e njohën si institucion të përshtatshëm për ruajtjen e paqes në botë. Prej vitit 1934 në këtë organizatë u kyç Bashkimi Sovjetik. Mirëpo, në vigjilie të Luftës së Dytë Botërore: Gjermania, Japonia dhe Italia tërhiqen nga Lidhja e Kombeve, sepse përgatiteshin për luftë dhe për pushtimin e territoreve të huaja, kështu që kjo organizatë me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore ndërpreu aktivitetin e vet dhe u shua. Krahas themelimit të Lidhjes së Kombeve, në vitin 1919 u krijua edhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), gjithashtu me seli në Gjenevë. Me themelimin e kësaj organizate u bë një hap para drejt zbatimit të standardeve internacionale me anë të rekomandimeve dhe të konventave në fushën e rregullimit të marrëdhënieve të punës. Qëllimet kryesore të kësaj organizate janë: hartimi i rekomandimeve dhe të konventave ndërkombëtare nga fusha e marrëdhënieve të punës, si dhe informimi i opinionit botëror me problematikën e punës dhe të marrëdhënieve në të. Në vitin 1919 u themelua edhe Oda Tregtare Ndërkombëtare me

Page 2: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

2  

seli në Paris. Aktiviteti i saj kryesor ishte i drejtuar në zhvillimin e tregtisë ndërkombëtare, në zgjidhjen e problemeve të kësaj fushe si dhe në zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve anëtare. Në periudhën midis dy luftërave botërore duhet përmendur edhe disa aksione në konferencat e posaçme ekonomike, rreth zgjidhjes së problemeve kyçe ekonomike ndërkombëtare. Kështu, për shembull, në vitin 1920 në Bruksel u mbajt Konferenca financiare ndërkombëtare kushtuar problemeve monetare, me synim të sigurimit të mundësive për formimin e sistemit monetar ndërkombëtar në kushtet e mbarimit të standardit të arit, që ndodhi gjatë Luftës së Parë Botërore. Një konferencë e ngjashme u mbajtë edhe në vitin 1922 në Gjenovë, kur u vendos që, pos arit, si valuta botërore, të jenë dollari amerikan dhe sterlina britanike, kështu që definitivisht u bë kalimi në standardin ari-deviza. Pa marrë parasysh faktin se organizatat ndërkombëtare në periudhën midis dy luftërave botërore nuk korrën suksese të mëdha në zgjidhjen e problemeve kyçe ekonomike ndërkombëtare, meqenëse një numëri i madh i vendeve ishin koloni, prapëseprapë mund të thuhet se përvoja e tyre ndikoi mjaft në themelimin e mëvonshëm të një numri të madh të organizatave të reja, në krye me Organizatën e Kombeve të Bashkuara. 2. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) Gjatë Luftës së Dytë Botërore fuqitë e mëdha të botës ndërmorën iniciativën që, në kushtet e reja, të zhvillojnë dhe të përsosin aso forma të organizatave ndërkombëtare, që ekzistonin brenda Lidhjes së kombeve. Prandaj, gjatë luftës lindi ideja për themelimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Vendimi definitiv për themelimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara u muar në takimin e përbashkët të Ruzveltit, Çerçilit dhe Stalinit më 11 shkurt të vitit 1945 në Jalltë, ku njëkohësisht u vendos edhe mbajtja e Konferencës në San Francisko, më 25 prill të vitit 1945. Në Konferencën e San Franciskos u themelua Organizata e kombeve të bashkuara dhe u miratua Karta e OKB-së, të cilën e firmosën 51 vende. Sot kjo organizatë përfshinë 186 vende, me një tendencë të përhershme të rritjes së këtij numri. Qëllimet dhe parimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara janë theksuar në nenin 1 të Kartës, dhe ato janë:

a) Të ruajnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe për këtë qëllim të ndërmarrin masa kolektive të përshtatshme për pengimin dhe për evitimin e tërë asaj, që rrezikon paqën dhe për pengimin e agresionit ose të çrregullimeve të tjera të paqës, që edhe me mjete paqësore dhe në formë të parimeve të së drejtës ndërkombëtare, të veprojnë në rregullimin dhe në zgjidhjen e kontesteve ndërkombëtare dhe të situatave të ngjashme, që rrezikojnë paqën;

b) Të zhvillojë marrëdhëniet miqësore ndërmjet kombeve të bazuara në respektimin e parimeve të barazisë dhe të vetëvendosjes së popujve, si dhe me qëllim të forcimit të paqes në botë të ndërmarrë masa tjera të përshtatshme.

c) Të realizojë bashkëpunimin ndërkombëtar duke zgjidhur problemet ndërkombëtare të natyrës ekonomike, shoqërore, kulturore dhe humanitare, duke përkrahur dhe duke zhvilluar respektimin ndaj të drejtave të njeriut dhe ndaj lirisë elementare për të gjithë, pa marrë parasysh racën, gjininë, gjuhën ose fenë; dhe

d) Të jetë qendër ku do të harmonizohen qëndrimet e kombeve drejt realizimit të këtyre qëllimeve të përbashkëta.

Organet kryesore të kësaj Organizate, siç theksohet në nenin 7 të Kartës, janë: Kuvendi i Përgjithshëm, Këshilli i Sigurimit, Këshilli Ekonomik dhe Social, Këshilli i Kujdestarisë, Gjyqi Ndërkombëtar i të Drejtës dhe Sekretariati. Për këtë fushë posaçërisht është i rëndësishëm Këshilli Ekonomik dhe Social (ECOSOC), i cili shqyrton çështjet ekonomike dhe sociale në botë. Ky Këshill qëllimet e veta i realizon nëpërmjet komiteteve (Komiteti ekonomik, Komiteti social, Komiteti

Page 3: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

3  

koordinues, Komiteti i ndihmës teknike dhe Komiteti i organizatave joqeveritare), komisioneve (Komisioni i statistikës, Komisiioni i popullsisë, Komisioni social, Komisioni për të drejtat e njeriut, Komisioni për të drejtat e gruas, Komisioni për mjetet narkotike dhe Komisioni i tregtisë ndërkombëtare të lëndëve të para) dhe komisioneve ekonomike rajonale (Komisioni ekonomik për Evropë, Komisioni ekonomik për Amerikë Latine, Komisioni ekonomik për Azi dhe Lindje të Largme dhe Komisioni ekonomik për Afrikë). Në nenin 57 të Kartës është paraparë mundësia e themelimit të agjencive të specializuara të OKB-së. Kështu u themelua një numër i madh i agjencive të tilla. Organizatat ndërkombëtare të themeluara para OKB-së morën statusin e agjencive të specializuara, kurse ndër të rejat duhet përmendur këto: Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim me afilacionet e veta, Marrëveshja e Përgjithshme për Dogana dhe Tregtia (Organizata Botërore e Tregtisë), Konferenca e KB për Tregti dhe Zhvillim, Organizata Ndërkombëtare për Ushqim dhe Bujqësi etj. Në vazhdim do të prezantohet veprimtaria e agjencive kryesore të OKB-së.

3. Fondi Monetar Ndërkombëtar - FMN a) Planet që i paraprinë themelimit të Fondit Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, përveç që zgjidhi disa probleme politike, kontribuoi mjaft edhe në zgjidhjen e disa çështjeve të sistemit monetar ndërkombëtar. Duhej të zgjidhej mënyra e pagesave ndërkombëtare dhe problemet e tjera monetare lidhur me këto, siç janë, për shembull, kreditimi i ekonomive të vendeve të ndryshme të shkatërruara gjatë luftës ose ato që kishin vështirësi në bilancin e pagesave. Për këtë qëllim, gjatë Luftës së Dytë Botërore, u paraqit një numër i madh i planeve, nga të cilat duhet veçuar dy më kryesore:

I. Plani i Uajtit; dhe II. Plani i Kejnsit.

Këto dy plane u paraqitën në të njëjtën kohë (në vitin 1943) në dy vendet e zhvilluara të botës: në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe.

1) Plani i Uajtit është propozim i ekspertëve amerikanë për çështje monetare, bazë e të cilit ishte zbatimi universal i standardit të arit, përkatësisht ruajtja e kurseve të caktuara valutore të vendeve anëtare. Stabiliteti i kurseve valutore duhej të sigurohej përmes Fondit të Stabilizimit të Kombeve të Bashkuara, i cili do të përbëhej prej ari që e paguajnë vendet anëtare në formë të kuotave të caktuara. Pagesa e kuotës duhej të bëhej në ar (një pjesë) dhe në valutë kombëtare (pjesa tjetër). Tërë shuma e kuotës së paraparë me këtë Plan duhej të ishte 5 miliardë dollarë. Kërkesat e Fondit të Stabilizimit të Kombeve të Bashkuara duhej të ishin në një njësi të posaçme valutore "junitas", vlera e të cilës duhej të ishte 10 dollarë amerikanë. Vlera e çdo valute duhet të përcaktohej në bazë të "junitas"-it dhe kjo vlerë nuk mund të ndryshonte pa pëlqimin e 4/5 të votave të vendeve anëtare të këtij institucioni. Fondi i Stabilizimit i KB do t'i shiste një vendi valutat e vendeve të tjera anëtare, kur këto do t'i nevojiteshin për baraspeshimin e bilancit të pagesave në një shumë maksimale prej 200% të kuotës.

2) Plani i Kejnsit. - Në Britaninë e Madhe ekonomisti i njohur Kejnsi doli me planin e vet, bazë e të cilit ishte zëvendësimi i sistemit të standardit të arit me një sistem të ri. Ky sistem i ri

Page 4: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

4  

duhej të zbatohej përmes Lidhjes Ndërkombëtare të Kliringut, në të cilën do të përfshihen të gjitha vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Kejnsi, si edhe Uajti, paramendoi një para të posaçme të quajtur "bancor". Në këtë Lidhje llogaritë e vendeve anëtare do të mbaheshin duke pasur për bazë këtë valutë. Vlera e "bancor"-it do të shprehej në ar, mirëpo, kjo vlerë nuk përcaktohet me këtë Plan. Nëse një vend i kishte borxh një vendi tjetër, atëherë ky borxh do të paguhej përmes Lidhjes me "bankor" e jo me ar. Meqenëse të dyja këto plane mbronin interesat e vendeve të veta, si të tilla, nuk u pranuan. Mirëpo, edhe pse nuk u miratuan, mund të thuhet se ato shërbyen si bazë diskutimi në Konferencën monetare e financiare të Kombeve të Bashkuara në Breton-Vuds (SHBA), që u mbajt prej 1-22 korrik 1944. Në këtë Konferencë, si rezultat i kompromisit midis planeve të Uajtit dhe të Kejnsit, u vendos të themelohen Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Ndërkombëtare për Rindërtim e Zhvillim, kurse vendimin për këtë e nënshkruan 44 vende. b) Qëllimet dhe mjetet e Fondit Qëllimet kryesore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (Neni 1 i Statutit) janë: zhvillimi i tregtisë ndërkombëtare në bazë multilaterale, duke ruajtur punësimin e plotë; lidhja e valutave me ar; ruajtja e stabilitetit të valutave me kurse fikse valutore të vendeve anëtare; dhënia e ndihmës për evitimin e deficitit të bilancit të transaksioneve rrjedhëse dhe kalimi në konvertibilitetin e jashtëm të valutave kombëtare.

Duke qenë se Fondi, për evitimin e deficitit të bilancit të pagesave, ua akordon vendeve anëtare kredi me afat të shkurtër e të mesëm (3-5 vjet), ai ka mjetet e veta, që formohen në bazë të pagesës së kuotave të vendeve anëtare. Kuota e çdo vendi caktohet në bazë të formulës së Bretonvudsit, e cila përmban këto elemente: të ardhurën kombëtare, rezervat monetare, importin, eksportin dhe oscilimet eksportuese. Ç’prej themelimit, kuotat e vendeve anëtare të Fondit u rritën disa herë dhe, pas rritjes së fundit, në vitin 1998, ai dispononte një kapital prej 145, 3 miliardë SDR ose 188,9 miliardë dollarë (sipas kursit 1 SDR = 1,3 dollarë amerikanë). Kuotën më të madhe e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (19%), pastaj Japonia (6%), Gjermania (6%), Britania e Madhe (5%) dhe Franca (5%). Pra, kuota e këtyre pesë vendeve të zhvilluara është 41%, të mjeteve të përgjithshme të Fondit. Kjo ka rëndësi shumë të madhe kur merret parasysh e drejta e votës. Në bazë të së drejtës së votës, çdo vend anëtar disponon vota në përpjesëtim me kuotën. Konkretisht, çdo vend merr automatikisht 250 vota, të quajtura "vota bazë" dhe pastaj për çdo 100.000 dollarë të kuotës, merr edhe një votë plus. Vendimet e Fondit merren vetëm pasi të jenë siguruar 85% të votave. Prandaj, mbi këtë bazë, mund të thuhet se politikën e Fondit (edhe të Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim e Zhvillim) e udhëheqin vendet e zhvilluara, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në bazë të numrit të votave, SHBA kanë të drejtën e vetos. Kuotat e veta vendet i paguajnë kuotat e veta 25% në ar dhe 75% në valutë kombëtare. Mjetet në valuta kombëtare, Fondi i mban në formë të kërkesës së kësaj valute në llogarinë e Bankës qendrore të vendit anëtar. Deri në lartësinë 25% të kuotës (sa është pagesa në ar), vendi anëtar ka të drejtë që automatikisht të marrë kredi nga Fondi, kurse mbi 25%, të kuotës, kërkohet pëlqimi i Fondit. Prej vitit 1978 vendi anëtar pjesën e kuotës nuk e paguan në ar, por

Page 5: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

5  

në valutë konvertibile. Vendi anëtar mund të marrë kredi nga Fondi në lartësi në më së shumti deri 200% të kuotës. Fondi Monetar Ndërkombëtar ua akordon vendeve anëtare dy lloj kredish:

1) Kredi efektive ("drawing") dhe 2) Stend-baj ("Stand-by") kredi.

a) Kredinë efektive, vendi anëtar mund ta marrë menjëherë nga Fondi. Meqenëse vendi i

kredituar ka të drejtë që ta shfrytëzojë automatikisht kredinë në kuadër të pjesës së kuotës në ar (25%), mund të thuhet se kredia efektive hyn në këtë pjesë të kuotës.

b) Stend-baj kredia, e cila zbatohet nga vitit 1952, është kredi limituese me një afat të caktuar dhe vendi anëtar nuk e shfrytëzon menjëherë (automatikisht), por kjo varet nga vlerësimi dhe vendimi i Fondit. Pra,kjo kredi hyn në pjesën e kredisë, të cilën Fondi ia lejon vendit anëtar mbi pjesën e kuotës në ar. Stend-baj kredia, është një kredi, të cilën Fondi ia akordon vendit anëtar me kushte të caktuara. Në çdo kredi të tillë ekziston lidhshmëria e ngushtë midis tërheqjes së mjeteve dhe dinamikës kohore të sanimit të gjendjes së bilancit të pagesave. Prandaj, tërë shuma e stend-baj kredisë ndahet në disa këste vjetore dhe ato mund të shfrytëzohen vetëm nëse programi i sanimit realizohet me të vërtetë. Në atë moment, kur ky program nuk realizohet ashtu si është paraparë, ndërpritet tërheqja e mjeteve nga kjo kredi. Nëse kjo ndodh, atëherë bëhen konsultime plotësuese midis Fondit dhe vendit anëtar.

Në vitin 1995 Fondi i lejoi Meksikos kredi në vlerë prej 17 miliardë dollarë dhe kjo është kredia më e lartë ç’prej themelimit të saj. Pas Meksikos, radhiten Argjentina, Rusia, etj. Meqenëse Fondi bën shitblerjen e valutave të vendeve të ndryshme, ekziston mundësia e shterjes së potencialit kreditor të Fondit në një apo më shumë valuta kombëtare, të cilat kërkohen më së shumti. Rëndom, më së shumti kërkohet valuta e atij vendi, i cili, një kohë të gjatë, ka suficit në bilancin e vet të pagesave. Për këtë arsye, Fondi mund të gjendet në situatë që të mos ketë mjete në ndonjë valutë kombëtare, e cila kërkohet shumë, përkatësisht të shteret rezerva e asaj valute të Fondit. Me qëllim që të evitohet ky problem, prej vitit 1962, Fondi zbaton të ashtuquajturën politikë selektive valutore. Esenca e saj qëndron në orientimin e vendeve anëtare në pikëpamje të zgjedhjes së valutës, si me rastin e akordimit të kredive, ashtu edhe me rastin e kthimit të tyre. Fondi akordon kredi në valutën që e ka në sasi të mjaftueshme, kurse kthimi nuk bëhet medoemos në atë valutë, në të cilën është shfrytëzuar kredia, por në atë valutë, të cilën Fondi nuk e ka në sasi të mjaftueshme. Kështu, politika selektive valutore, si me rastin e shfrytëzimit, ashtu edhe me rastin e kthimit të kredisë, ndikon pozitivisht në ruajtjen e strukturës së volitshme të mjeteve të Fondit në valuta kombëtare. Nëse me politikë selektive valutore nuk pengohet shterja e mjeteve të Fondit në ndonjë valutë, atëherë Fondi i aktivizon rezervat e veta në ar dhe me të blen atë valutë nga ai vendi që e ka. Mund të thuhet se kjo është arsyeja kryesore që vendet anëtare, një pjesë të kuotës së vet, e paguajnë në ar. Më në fund, parashihet edhe mundësia që, në situatë të jashtëzakonshme, kur shfaqet kërkesë e madhe për ndonjë valutë kombëtare, Fondi Monetar Ndërkombëtar të intervenojë në mënyrë administrative dhe ta shpallë atë valutë si "të rrallë". Në atë rast, Fondi i rekomandon vendit, valuta e të cilit është shpallur "e rrallë", që të ndërmarrë masa të nevojshme ekonomiko-politike, me qëllim që të zvogëlohet suficiti në bilancin e pagesave. Nëse pas një kohe normalizohet situate e bilancit të pagesave të atij vendi, atëherë Fondi shpall se ajo valutë, nuk është më "e rrallë". c) Klubi i Parisit ose Klubi i "Dhjetëshes"

Page 6: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

6  

Prej vitit 1962 Fondi Monetar Ndërkombëtar mori vendim për zbatimin e mekanizmit special kreditor për grupin e 10 vendeve anëtare, që kanë ekonomi të zhvilluara dhe valuta konvertibile. Çdo vend, anëtar i këtij Klubi, obligohet që, në rast nevoje, t'i lejojë Fondit valutën kombëtare në formë të kredisë deri në lartësinë e një limiti të caktuar. Fondi ia lejon këto mjete atij vendi, anëtar të Klubit, i cili ka deficit në bilancin e vet të pagesave. Pra, esenca e këtij mekanizmi kreditor është që 10 vendet e zhvilluara, ta ndihmojnë njëri-tjetrin në ato raste kur njëri prej tyre ka deficit në bilancin e pagesave. Vendet anëtare nuk ia paguajnë menjëherë Fondit mjetet e caktuara me limit, por vetëm marrin obligimin që, në rast nevoje, t'i paguajnë këto mjete. Për këtë arsye, mund të thuhet se mjetet e këtij Klubi konsiderohen kapital rezerv I Fondit, sepse me këto mjete, Fondi intervenon vetëm atëherë, kur kreditë efektive ose kreditë stend-baj, nuk mjaftojnë për evitimin e deficitit të bilancit të pagesave. Tërë potenciali rezerv kreditor i Fondit, në emër të Klubit të Parisit, në fillim ishte 6 miliardë dollarë, në 10 valuta konvertibile. Më vonë, këtij Klubi I bashkohet edhe Zvicra. Kredia i akordohet vendit anëtar të këtij Klubi me një afat kthimi prej 5 vjetësh, por, nëse vendi kreditor ka deficit në bilancin e pagesave, ky afat mund të jetë edhe më i shkurtër. Ky vend mund të kërkojë nga Fondi kthimin e kredisë edhe para afatit të paraparë. Çdo vend anëtar, mund të tërhiqet nga ky Klub, por ekziston mundësia që, edhe vendet e tjera, të kyçen në të, nëse i plotësojnë dy kushte: nëse vendet anëtare të këtij Klubi pajtohen për kyçjen e ndonjë vendi të ri, pra kërkohet

koncensusi dhe nëse vendi i interesuar për t’u kyçur paguan së paku 100 milionë dollarë në valutë kombëtare,

në emër të participimit. ç) Financimi kompensues i oscilimeve eksportuese të vendeve në zhvillim Vendet në zhvillim, të cilat brenda ndarjes ndërkombëtare të punës shfaqen kryesisht si eksportuese të produkteve primare, si pasojë e oscilimeve të mëdha të çmimeve të këtyre produkteve në tregun botëror, kanë oscilime të mëdha në bilancet e pagesave. Në shumicën e rasteve, çmimet e produkteve primare në tregun botëror zbresin dhe kështu ndikojnë në krijimin e deficitit të bilancit të pagesave të këtyre vendeve. Këto oscilime ndikojnë në nevojën e vendeve në zhvillim për mjete plotësuese. Për këtë arsye, prej vitit 1963, Fondi Monetar Ndërkombëtar shfrytëzon mundësinë që vendet në zhvillim, si eksportues të produkteve primare, të marrin mjete plotësuese nga Fondi, në një lartësi prej 25% të kuotës së vet. Mirëpo, prej vitit 1966, kjo e drejtë u rrit në 50% të kuotës. Kjo do të thotë se këto vende, mund të marrin kredi prej Fondit maksimalisht deri në 250% të kuotës (200% + 50%). d) Financimi i stoqeve të lëndëve të para ("Buffer Stocs") Fondi Monetar Ndërkombëtar u lejon vendeve në zhvillim, posaçërisht atyre që kanë deficit të madh në bilancin e pagesave, mjete financiare për financimin e stoqeve të lëndëve të para. Kushti kryesor i marrjes së këtyre kredive është ekzistimi i marrëveshjes ndërkombëtare të mallit. Deri më sot, këto mjete u shfrytëzuan për financimin e stoqeve të çajit, të sheqerit dhe të kakaos. Shuma maksimale e shfrytëzimit të këtyre mjeteve për këto destinime është 50% nga kuota e vendit anëtar të Fondit. Mirëpo, shfrytëzimi i këtyre mjeteve, së bashku me ato për financimin kompensues, nuk mund të jetë mbi 75% të kuotës. dh) Lehtësitë plotësuese ("Extended Facility")

Page 7: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

7  

Fondi Monetar Ndërkombëtar u jep lehtësi plotësuese atyre vendeve në zhvillim, të cilat e kanë deficitin e bilancit të pagesave mbi shumën e kredisë, të cilën mund ta marrin nga Fondi. Kushti kryesor i marrjes së kësaj kredie është që vendi përkatës, me qëllim të zvogëlimit të deficitit të bilancit të pagesave, të marrë masa adekuate edhe në planin e politikës ekonomike të brendshme. E drejta e shfrytëzimit të këtyre mjeteve është e kufizuar me periudhën prej 3 vjetësh dhe me një shumë prej 140% të kuotës, pa llogaritur mjetet për financimin kompensues dhe financimin e stoqeve të lëndëve të para. e) Reforma e parë e Fondit dhe e Drejta e Tërheqjes Speciale ("Special Drawing Rights - SDR") Deri në vitet '60, likuiditeti ndërkombëtar ishte i mjaftueshëm për plotësimin e nevojave të rritjes së këmbimit ndërkombëtar dhe të qarkullimit ndërkombëtar të pagesave. Ajo kohë karakterizohej me ekspansionin e prodhimit e të tregtisë ndërkombëtare, pastaj me përparimin e madh në liberalizimin e pagesave ndërkombëtare dhe me realizimin e qëllimeve të Fondit. Mirëpo, prej viteve '60, në ekonominë botërore shfaqet likuiditeti I pamjaftueshëm ndërkombëtar, i cili ndikoi në zvogëlimin e tregtisë ndërkombëtare dhe në vështirësitë e qarkullimit ndërkombëtar të pagesave. Me qëllim që të zbutet problemi i likuiditetit të pamjaftueshëm ndërkombëtar, në Konferencën e institucioneve të Bretonvudsit në Rio de Zhaneiro, në vitin 1967, u vendos të formohet një mekanizëm i ri, i cili do të funksiononte brenda Fondit. Në vitin 1969 u përcaktua një rezervë e re monetare, e quajtur "E drejta e tërheqjes speciale -SDR". E drejta e tërheqjes speciale është paramenduar si një reserve aktive monetare ndërkombëtare, e cila duhej që, së bashku me arin, dollarin dhe sterlinën, të siguronte likuiditetin ndërkombëtar. Në këtë mënyrë, sistemi monetary ndërkombëtar është kombinimi i standardit ari-deviza dhe i sistemit të "drejtës së tërheqjes speciale". Pra, njësitë monetare në formë të "drejtës së tërheqjes speciale" në pagesat ndërkombëtare kanë rol të njëjtë si ari dhe valutat rezervë (dollari dhe sterlina). Ky sistem i ri, i jep Fondit Monetar Ndërkombëtar karakteristikën e Bankës Botërore, sepse emeton para, si çdo bankë kombëtare. Kjo para (SDR) emetohet, në bazë të vendimit të Fondit atëherë kur konstatohet se rezervat ekzistuese monetare në botë, nuk mjaftojnë për ruajtjen e likuidimit ndërkombëtar. Me këtë po theksojmë se SDR nuk është ndonjë valutë ndërkombëtare dhe nuk është në qarkullim, por me të mund të blihen valutat konvertibile. Sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, rritja vjetore e rezervave monetare ndërkombëtare duhet të jetë 4-5 miliardë dollarë. Emetimi I parë, i drejtave speciale për tirazh, u bë në vitin 1970, kështu që, deri në vitin 1981, u emetua shuma prej 12 miliardë SDR ose afro 7% të rezervave të përgjithshme botërore (pos arit). Në fillim, vlera e një SDR ishte 0,888671 gram ar, gjë që i përgjigjej vlerës së një dollari amerikan para devalvimeve. Më vonë, përkatësisht prej vitit 1981, vlera e një SDR caktohet sipas "shportës" së valutave të pesë vendeve: Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Japonisë. Vlera e një SDR në këtë mënyrë caktohet për çdo ditë dhe përafërsisht është 1,2- 1,3 dollarë amerikanë. Me këtë sistem, vendi anëtar i Fondit, ka të drejtë që me SDR të blejë valuta të vendeve të tjera, natyrisht, duke ua lejuar atyre vendeve kundërvlerën e së drejtës së vet në SDR. Pra, në këtë mënyrë, me SDR, vendet anëtare e financojnë deficitin e bilancit të vet të pagesave. Shpërndarja e drejtës së tërheqjes speciale bëhet në bazë të madhësisë së kuotës së vendit anëtar të Fondit. Nga kjo del se me këtë sistem, fitim të madh kanë ato vende, kuotat e të cilave janë më të mëdha në Fond, pra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Japonia, etj. Për vendet në zhvillim, të cilat ballafaqohen më së shumti me problemin e deficitit të bilancit të pagesave, ky sistem nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. ë) Reforma e dytë e Fondit Reforma e dytë e Fondit ka të bëjë me ndryshimin e nenit IV të Statutit prej vitit 1976 në Xhamajkë. Karakteristikat kryesore të kësaj Reforme janë:

Page 8: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

8  

vendet anëtare, me qëllim të jetësimit të aranzhmaneve të volitshme për kurset devizore, obligohen që të bashkëpunojnë me Fondin;

çdo vend ka të drejtë të zgjedhë një nga tri mënyrat e caktimit të paritetit të valutës së vet: lidhja e valutës me SDR, lidhja më një apo më shumë valuta të "forta" (shporta) ose në ndonjë mënyrë të tretë: (lidhja me ar nuk praktikohet, pasi është bërë demonetizmi i tij dhe, prej vitit 1976, është ndërprerë kursi zyrtar i arit);

është arritur marrëveshja për shitjen e një pjese të arit nga stoqet e Fondit në auksione gjatë katër vjetëve, në të cilat mund të marrë pjesë Banka e Përllogaritjeve Ndërkombëtare nga Bazeli (BIS) dhe

Fondi do të mbikëqyrë politikën e kurseve devizore. Me rastin e miratimit të Reformës së dytë të Fondit, pikëpamjet e Francës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u konfrontuan lidhur me kurset valutore dhe rolin monetar të arit. Franca ishte për ruajtjen e sistemit të kurseve fikse valutore me fluktuimin eventual të tyre në raste të jashtëzakonshme dhe që ari të jetë bazë e sistemit monetar ndërkombëtar. SHBA ishin për zbatimin e sistemit të kurseve fluktuive (fleksibile) valutore, kurse ari të përjashtohet plotësisht nga sistemi monetar. Si me rastin e themelimit të Fondit, ashtu edhe me këtë rast, mbizotëroi dhe u miratua pikëpamja amerikane.  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Page 9: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

9  

General Agreement on Tariffs and Trade

GATT është shkurtimi që përdoret gjerësisht për General Agreement on Tariffs and Trade dhe ka qenë fillimisht krijuar nga Bretton Woods Conference si pjesë e një plani me të gjerë për rimëkëmbjen ekonomike pas Luftës së Dytë Botërore. Qëllimi i kryesor i GATT ishte të reduktonte barrierat në tregtinë ndërkombëtare. Kjo do të arrihej nëpërmjet reduktimit të barrierave tarifore, kufizimeve sasiore dhe subvencionimeve në tregti nëpërmjet një serie marrëveshjesh të ndryshme. GATT-i ishtë vetëm një marrëveshje dhe jo një organizatë. Fillimisht, GATT-i ishte menduar të shndërohej në një organizatë ndërkombëtare si Banka Botërore apo FMN, duke u quajtur Organizata Ndërkombëtare e Tregtisë (International Trade Organization) por marreveshja përkatëse nuk u ratifikua dhe kështu që GATT-i mbeti vetëm një marrëveshje. Funksionet e GATT-it u zëvendësuan nga Organizata Botërore e Tregtisë (ëorld Trade Organization-ëCO) e cial u themelua përmes një raundi negociatash në fillim të viteve 1990.

Historia e GATT-it mund të ndahet në tre faza. E para, nga 1947 deri në raundin e Torquay, u mor më shumë me listën e mallrave që do të mbulonte marrëveshja dhe ngrirjen e niveleve tarifore ekzistuese. Faza e dytë, që kaloi nëpër tre raude nga 1959 deri 1979, u fikusua në reduktimin e tariffave. Faza e tretë, që konsistoni vetën në raundin e Uruguait, nga 1986 deri 1994, zgjeroi plotësisht marrëveshjen ne drejtime dhe fusha të reja si pronësia intelektuale, sherbimet, kaptali dhe bujqësia. Në fund të këtij raundi lindi edhe OBT.

Organizata Botërore e Tregtisë (shk. OBT / anglisht: World Trade Organization; shk. angl. WTO) është një organizatë ndërkombëtare me qendër në Gjenevë të Zvicrës, e cila merret me nxitjen dhe vënien në zbatim të ligjeve dhe rregulloreve tregtare ndërkombëtare. OBT ka autoritetin të administrojë dhe mbikëqyrë marrëveshjet e tregtisë së lirë dhe praktikat tregtare botërore, si dhe të shqyrtojë dhe rregullojë mosmarrëveshjet tregtare midis vendeve anëtare.

OBT u themelua në vitin 1994 kur vendet anëtare të GATT-it firmosën një pakt të ri tregtar. OBT u krijua për të zëvendësuar GATT-in. OBT filloi punë më 1 janar 1995. GATT-i dhe OBT-ja bashkëjetuan deri në Dhjetor 1995 kur vendet antare të GATT-it u mblodhën për herë të fundit. Edhe pse OBT zëvendësoi GATT-in, marrëveshjet tregtare të arritura në kuadër të tij deri në 1994 janë pjesë e Marrëveshjes së OBT. Kjo e fundit ka një kuadër shumë më të gjerë se GATT-i, i cili përpiqej të rregullonte vetëm tregtinë e mallrave. OBT e zgjeroi kuadrin e GATT-t duke përfshirë edhe tregtinë e shërbimeve dhe mbrojtjen e pronës së intelektuale. OBT është gjithashtu një organizatë e strukturuar në mënyrë formale rregullat e të cilës janë të detyrueshme për zbatim nga vendet anëtare. Organizata përfaqëson edhe një trupë gjykuese në tregtinë ndërkombëtare. Vendet anëtare mund ti referojnë mosmarrëveshjet e tyre para një paneli arbitrazhi të përbërë nga zyrtare të OBT. Më tej ekziston edhe një trupë apelimi ku vendet anëtare mund të apelojnë vendimet e arbitrazhit. Vendimet e apelit janë të formës së prerë. Të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen brenda afateve të caktuara në rregulloret e funksionimit të OBT.

Page 10: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

10  

Si lindi OBT-ja

1.1 GATT, pararendës i OBT

Idetë e hedhura me kohë për krijimin e institucioneve ekonomike ndërkombëtaretë qëndrueshme kristalizohen në vitin 1944 e më tej. Dy momentet më të rëndësishme tëasaj periudhe lidhen me;

krijimin i institucioneve ekonomike në sistemin e BrettonWoods (Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtare); dhe

Krijimin e Marrëveshjes së Përgjithshme mbi Tregtinë dhe Tarifat (më poshtë GATT).

Duhettheksuar se GATT nuk i përket sistemit të Bretton Woods, por u krijua më vonë. Në atë periudhë (1946) u zhvilluan bisedime, për krijimin e një Organizate Ndërkombëtare për Tregtinë, (ITO), e cila do të plotësonte sistemin e institucioneve ekonomike të krijuara. Ndërsa dy të parat (FMN BB) do të adresonin problemet monetare dhe bankare, kjo efundit do te mbulonte problemet e tregtisë, duke plotësuar kështu kuadrin institucional qëlidhej me ekonominë botërore. Jo pa qëllim OBT-ja e krijuar më vonë u quajt si këmba emunguar e “stolit” të krijuar në sistemin e Bretton Ëoods-it.Draft i parë i ITO-s u propozua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 1946 dheu pasua nga një sërë raundesh diskutimesh, ku më i fundit daton më 1948 në Havana. Ndërkohë bashkë me idenë e krijimit të ITO-s u ndërthur dhe ideja e krijimit të GATT, si pjesë integrale e saj. ITO do të përfshinte një traktat për krijimin e insitucionevendërkombëtare për tregtinë, ndërsa në GATT do të përfshiheshin, së pari, negocimi për reduktim gradual të tarifave dhe, së dyti, një klauzolë e përgjithshme që lidhej mëdetyrimet tarifore. Përpjekjet e para për krijimin e kësaj organizate dështuan dhe ITO nuk hyri asnjëherë në fuqi. Dështimi erdhi më shumë si rezultat i mosmiratimit të saj nëKongresin Amerikan, ndërkohë që GATT vazhdoi të ekzistojë, si rezultati i vetëm inegociatave dhe të aplikohet nën disa kushte të veçanta .GATT nuk hyri asnjëherë në fuqi si një traktat ndërkombëtar dhe aplikimi i tij u bë i mundur nëpërmjet Protokollit Provizor (PPA). Aplikimi i GATT nëpërmjet këtij protokolli parashikonte;

aplikimin e pjesës së parë dhe të tretë të GATT pa përjashtime;

aplikimin e pjesës së dytë, për sa kohë që kjo e fundit nuk binte ndesh melegjislacionin ekzistues të vendeve anëtare të GATT .

Pra, Palët Kontraktuese të GATTkishin të drejtën e të ashtuquajturës “grand father clause”, e cila, në një farë mënyre, I bindi ata për të rënë dakord për ekzistencën e GATT. Një nga sukseset e OBT-së ishte pikërisht eleminimi i këtyre klauzolave.Megjithë vështirësitë e themelimit dhe aplikimit të tij nga pikpamja e së drejtësndërkombëtare, GATT vazhdoi të ekzistojë për një kohë relativisht të gjatë dhe tëshërbente si dokument bazë për raundet e negociatave lidhur me

Page 11: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

11  

marrëdhëniet tregtare.GATT ofroi gjithashtu dhe një sistem zgjidhjeje konfliktesh, që ndonëse nuk ishte shumëi suksesshëm, ndihmoi në një farë mënyre në zbatimin praktik të kësaj marrëveshjeje.

1.2 Krijimi i OBT-së

Gjatë viteve të ekzistencës së GATT u zhvilluan tetë raunde të fokusuarakryesisht në reduktimin e tarifare dhe në diskutimin e çështjeve të tjera jo tarifore qëlidheshin me tregtinë deri në krijimin e vetë OBT-së. Raundi i Uruguajit (1986-1993) u pasua me nënshkrimin e Marrëveshjes së Marrakeshit, e cila sanksionoi dhe krjimin evetë organizatës në 15 Prill të 1994. OBT-ja u krijua si një organizatë ndërkombëtare dhemarrëveshjet shumëpalëshe pjesë përbërëse e saj përfshinë më shumë sesa tregtia në produkte . Për më tepër në kuadër të OBT-së u projektua mekanizmi më efikas i zgjidhjessë konflikteve, i cili nuk ishte hasur më parë nën ombrellën e organizmavendërkombëtarë . Nga një vështrim i përgjithshëm, skema e traktateve të themeluara në Raundin eUruguajit është: Trakti që krijoi OBT-në dhe tre Anekset. Në aneksin I “Marrëveshjashumëpalëshe për tregtinë në mallra” përfshihen marrëveshjet e rëndësishme si GATT94 dhe Marrëveshjet Specifike , Marrëveshja e Përgjithme për Tregtinë dhe Shërbimet(më poshtë GATS), dhe Marrëveshja mbi Aspektet Tregtare të të Drejtave të PronësisëIntelektuale (më poshtë TRIPs). Në të dytin u përfshi Marrëveshja për Zgjidhjen eKonflikteve (më poshtë DSU) dhe në të tretin Mekanizmat e Rishikimit të PolitikaveTregtare. Pranimi i këtyre traktateve si një “sigle undertaking”, pra si një “paketë evetme”, shënon një hap të rëndësishëm të negociatave. Çmimi i futjes në OBT është pikërisht anëtarësimi në marrëveshjen që krijoi OBT-në dhe marrëveshjet shumëpalëshetë përmendura më sipër . Paketa e vetme ligjore pranohet jo vetëm nga vendet anëtarënë momentin e krijimit të OBT-së por dhe nga vendet që do të hyjnë më vonë.

Përveç marrëveshjeve plurilaterale të cilat janë opsionale, gjithçka tjetër është edetyrueshme për palët. Ky pranim i marrëveshjeve si një paketë e vetme, sjell disavështirësi gjatë zbatmit praktik të tyre dhe konkretisht në rastet kur ato normojnë fusha tënjejta.Kështu shumë nene të GATT 47 janë plotësuar nga marrëveshje të veçantatëcilat në rast konflikti kanë përparësi mbi nenet e tij. Megjithatë pavarësisht nga ky rregulli përgjithshëm, duke ju referuar jurisprudencës së Jurisë dhe Trupit të Apelit në OBT,mund të themi që marrrëdhëniet midis tyre karakterizohen nga:

konflikti, shmangie ngadetyrimet, përsëritje dhe komplementariteti . Në rastin e konflikteve midis marrëveshje që bëjnë pjesë në anekse të ndryshme,rregulli i ndjekur është që marrëveshjet sepcifike (lex specialis) të kenë prioritet për çështjet që lidhen me spektrin e tyre të rregullimit.

Page 12: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

12  

1.3 Institucionet kryesore të OBT

Për të forcuar parimin e mbizotërimit të ligjit dhe të rregullit në marrëdhëniet tregtarë brenda OBT-së, themeluesit e saj krijuan mekanizmat kushtetues për marrjen evendimeve, përpunimin e agjendave, drejtimin e liberalizimit të tregut, rishikimit të politikave tregtare dhe zgjidhjen e konflikteve. Konferenca Ministrore është organi më i lartë vendim-marrës për të gjitha çështjet që lidhen me marrëveshjet, për pranimin e anëtarëve të rinj dhe për fillimin e raundeve tregtare. Ajo përbëhet nga përfaqësues të të gjithë vendeve anëtare dhe mblidhet të

paktën një herë në 2 vjet. Në intervalin e kohës midis dy konferencave, aktiviteti i organizatës udhëhiqet nga Këshilli i Përgjithshëm që përbëhet gjithashtu nga përfaqësuestë shteteve anëtare. Nën varësinë e tij janë dy trupa të specializuar, Trupi i Rishikimit tëPolitikave Tregtare dhe Trupi i Zgjidhjes së Konflikteve (më poshtë DSB) të cilëtoperojnë sipas procedurave përkatëse dhe përbehen nga përfaqësues të shteteve anëtarë.Lidhur me marrëveshjet e veçanta, OBT-ja parashikon një këshill të posaçëm për secilënmarrëveshje, si Këshilli i Produkteve, i Shërbimeve dhe i Pronësisë Intelektuale.Konferenca Ministrore është ngarkuar gjithashtu për krijimin e Komiteteve specifike, siKomiteti për Zhvillimin dhe Komiteti i Tregtisë dhe Ambientit. (shih aneksin I)

1.4 Parimet mbi të cilat funksionon sistemit tregtar i OBT-së

Duke qenë se marrëdhëniet tregtare janë komplekse dhe mbulojnë një fushë tëmadhe aktivitetesh dhe vendesh, është e rëndësishme të përcaktohen që në fillim disa parime që do të shërbejnë dhe si themele të qendrueshmërisë të vete sistemit shumëpalështregtar. Ndaj dhe marrëveshjet e OBT-së janë të mbështetura dhe të qeverisura nga këto parime. Në vija të përgjithshme ato mund të përmblidhen në (1) Parimin emosdiskriminimit dhe këtu futen : (A) Parimi i Kombit më të favorizuar dhe (B) TrajtimitKombëtar, (2) Tregtia e lirë; e cila duhet të realizohet gradualisht nëpërmjet negociatave,(3) Parashikueshmëria; e cila realizohet nëpërmjet detyrueshmërisë

dhe trasparencës, (4) Promovimi i një konkurence të drejtë (reciprociteti), (5) Inkurajimi i zhillimit dhe ireformave. Secili nga këto parime gjen pasqyrim konkret në nenet e marrëveshjeveduke pasur një rëndësi të njejtë zbatueshmërie. Megjithatë më poshtë do të fukusohem nëdisa prej tyre.

1.4.1 Parimi i Kombit më të Favorizuar

Page 13: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

13  

I pari detyrim që rrjedh nga antarësimi në OBT dhe në marrëveshjet përkatëseështë ai i aplikimit të Kombit më të Favorizuar (MFN), në bazë të së cilit çdo vend anëtar në OBT duhet ti akordojë të gjithë vendeve të tjera anëtare, të njëjtin trajtim, privilegj,avantazh që i ka akorduar një vendi konkret për marrëdhëniet tregtare në mallra, për pronësinë intelektuale dhe për shërbimet. Ky detyrim redukton në mënyrë progresivenivelin e diskriminimit midis vendeve në marrëdhëniet tregtare. Realizimi i këtijdetyrimi në vetvete mbështetet në parimet e “menjëhërshmërisë”, dhe “pa kushte”, çka dotë thotë që trajtimi jo diskriminues do t’u akordohet të gjitha vendeve në të njejtën kohë,dhe nga ana tjetër, ky trajtim do t’u akordohet vendeve anëtarë të OBT-së pa pritur ndonjë përfitim në këmbim dhe pa kërkuar realizimin e ndonjë kushti konkret nga palatjetër. Megjithatë përjashtime nga aplikimi i këtij parime bëhen ndër të tjera në dy raste :1) Në krijimin e një bashkimi doganor dhe një zonë të tregtisë së lirë; 2) nëmarrëdhëniet preferenciale të vendosura midis një vendi të zhvilluar dhe një vendi nëzhvillim.

1.4.2 Trajtimi Kombëtar (NT)

Ndërsa MFN lidhet me regjimin tregtar midis shteteve, shpesh i njohur si “normëe zbatuar në kufi”, Trajtimi Kombëtar, lidhet me regjimin tregtar brenda vendit. Ky parimsanksionon detyrimin e çdo shteti anëtarë të trajtojë njësoj si produktin dhe shërbiminvendas dhe atë të vendeve të tjera. Ky parim, ashtu si dhe ai i sipërpërmendur sanksionon dhe plotëson parimin e mosdiskriminimit në marrëdhëniet tregtare brenda dhe jashtë territorit të një shteti. Në bazë të këtij parimi, të gjitha taksat, rregullat dhe ligjet enjë vendi, nuk duhet t’u akordojnë një trajtim më të favorshëm produkteve aposhërbimeve vendase me qëllim që të realizojnë mbrotjen e tyre përkundrejt prodhimeve po shërbimeve të huaja. Plotësimi i këtyre kritereve , pra i atij të

dhënies së favoreve nga njëra anë dheqëllimi për mbrojtjenga ana tjetër, përbën kusht për shkeljen e këtij parimi. Të dy elementët duhet të ekzistojnë njëkohësisht, ndaj shpesh është e vështirëvërtetimi praktik i tyre. Një ndihmë të madhe kanë dhënë Juria dhe Trupi i Apelit në OBT, në vërtetimin e tyre rast pas rasti, duke krijuar kështu një jurisprudencë të pasur.

1.4.3. Parimi i reciporcitetit

Parimi i reciprocitetit ka ekzistuar në marrëdhëniet tregtare që nga koha e GATT,dhe ai duhet kuptuar më shumë në një kontekst politik sesa juridik. Ky parim gjen zbatimmë tepër në negociatat midis palëve dhe në disa raste ai është i sanksionuar dhe në vetëmarrëveshje, si për shembull neni XXVIII i GATT, i cili parashikon zhvillimin erinegociatave për reduktimin e tarifave në një reciprocitet midis palëve. Reciprociteti nëkuptimin e hershëm të tij ka konsistuar

Page 14: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

14  

kryesisht në balancat tregtare që lidheshin metarifat. Por aktualisht në kushtet e një negocimi më të sofistikuar nga ana e shteteve anëtarë të OBT-së ai ndërthuret me parimin e një tregtie të ndershme “fair trade”, e cila përkthehet në një reciporcitet në aksesimin e tregjeve, e siguar kjo dhe me nxjerrjeligjesh dhe normash adekuate, në mënyrë që pala tjetër të realizojë këtë të drejtë.

1.5 Procesi i vendim – marrjes në OBT

OBT-ja është institucioni i vetëm i sistemit tregtar ndërkombëtar që lindi sirezultat i negocimit të vazhdueshëm të vendeve anëtare të saj. Në OBT, çdo shtet anëtar ka të drejtën e një vote. Në kundërshtim me organizata të tjera si FMN apo BankaBotërore, ajo nuk aplikon peshën në votim, si për shembull; përqindjen e peshës së njëvendi në tregtinë botërore, apo kontributin e paguar. Pra, ajo parashikon mundësi të njejtëvotimi për të gjithë vendet, pavarësisht nga niveli i tyre ekonomik . Zakonisht preferohetvotimi maxhoritar për marrjen e një vendimi, por në rastet e çështjeve që kanë të bëjnëme GATT, shpesh është preferuar marrja e vendimeve me konsensus. Kjo parashikohetdhe në nenin IX të marrëveshjes që krijoi OBT-në . Ky është i vetmi nen që parashikonmarrjen e vendimeve me konsensus, dhe prezumohet të shtrihet në të gjitha marrëveshjete Raundit të Uruguajit, por ky mbetet veçse një interpretim. Nga ana tjetër, ideja ekonsensusit mund ti japë të drejtën e vetos çdo shteti. Megjithatë duhet pranuar që nuk kaunanimitet në marrjen e vendimeve, shtetet jo prezente dhe ato që abstenojnë nuk mundtë pengojnë marrjen e vendimeve me konsensus.Vendimet e zakonshme merren me konsesus si në Konferencën Ministrore dhe nëKëshillin e Përgjithshëm, dhe në rastet kur nuk arrihet konsensus, vendimet do të merrenme votim maxhoritar të të gjithë të pranishmëve. Interpretimit i marrëveshjes së OBT-së dhe anekseve të saj bëhet nga Konferenca Ministrore, dhe ai miratohet me ¾ e shteteveanëtare në OBT. Po në bazë të marrëveshjes së OBT-së, Konferenca Ministrore mund tëvotojë përjashtimin e një vendi nga një obligim i marrrëveshjeve të Aneksit të I tëmarrëveshjes së OBT-së. Kërkesa për përjashtimin e përkohshëm nga obligimi i OBT-së bëhet pranë Këshillave përkatës. Për marrjen e një vendimi të tillë kur nuk arrihetkonsensus, kërkohet ¾ e vendeve anëtare të OBT-së

II.Zgjidhja e konflikteve

Pjesë e suksesit të Raundit të Uruguajit është dhe Memorandumi për Rregullatdhe Proçedurat që Drejtojnë Zgjidhjet e Mosmarrëveshjeve (më poshtë DSU), si pjesë integrale e marrëveshjes që krijoi OBT-në. Mekanizmi i zgjidhjes së konflikteve isanksionuar në këtë marrëveshje shënon arritje jo vetëm në terma absolut, domethënë nëefikasitetin e treguar brenda sistemit të tregtisë

Page 15: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

15  

ndërkombëtare, por dhe në termakrahasimor, duke i referuar kështu mekanizma të tjerë të zgjidhjes së konflikteve (si për shembull Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësise). Karakteristikë thelbësore të tij është detyrueshmëria për konformitet e cila realizon një element të rëndësishëm të pa- ndeshur më parë nga ligjet ndërkombëtare: fuqinë detyruese. Suksesi i tij lidhet mesanksionimin e disa elementëve në nenin 3.2 të DSU, siç janë: siguria dhe parashikueshmëria e marrëdhënieve shumëpalëshe tregtare, sigurimi i të drejtave dhedetyrimeve që lidhen me marrëveshjet për të gjitha palët, si dhe interpretimi imarrëveshjeve mbi bazën e normave të interpretimit të së drejtës ndërkombëtare . Megjithatë, avantazhet e sjella nga ky sistem duke e krahasuar me sistemin e aplikuar nëepokën e GATT-it, mund të përmblidhen në:

Vendosjen e afateve dhe procedurave për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që ngakonsultimet e deri në adoptimin e rekomandimit të Jurisë/Trupit të Apelit.

Krijimin i një Trupe Apeli i cili rishikon interpretimin ligjor që i bënmarrëveshjeve Juria. Trupi i Apelit nuk mund të konsiderohet si gjykatë, ai përbënnjë mekanizëm quasi-gjyqësorë.

Adoptimin e menjëhershëm të rekomandimeve të Jurisë dhe Trupit të Apelit dhedhënien e autorizimit për kundra përgjigje në rast së nuk arrihet konsensus për tëadoptuar raportin.

Autoritetin e palës paditëse për të kërkuar autorizim për t’u kundërpërgjigjur dhenë sektorë që nuk janë objekt konflikti, në rastet kur nuk zbatohet raporti i Jurisëapo kur nuk arrihet një zgjidhje e kënaqshme e situatës. Duke u nisur nga sa më sipër arrijmë në konluzionin se OBT-ja sot konsiderohet sinjë organizatë me “dhëmbë”, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se, Juria apoTrupi i Apelit mund t’i imponohen një shteti që të ndryshojë apo shfuqizojë një ligj qëshpallet në kundërshtim me ndonjë detyrim të marrëveshjes.

Megjithatë, rekomandimet etij ndiqen nga palët dhe detyrimi për konformitet krijon mundesinë e zgjidhjes sëkonfliktit pa kundrapërgjigje si një masë e parë në rast shkeljeje.

2. 1 Procedurat për zgjidhjen e konflikteve

Çdo vend anëtar në OBT duhet të njoftojë për nxjerrjen e një rregulli i cili prek një detyrim të marrëveshjeve. Ky njoftim në të shumtën e rasteve shoqërohet mekonsultime të cilat janë të domosdoshme për zgjidhjen e problemeve që lindin nga zbatmi i tij, pasi mund të ndodhë që ky rregull bie ndesh me marrëveshjet duke u shkaktuar dëmeanëtarëve në OBT. Palët e interesuara duhet të përpiqen për një zgjidhje të kënaqshme tësituatës. Në rast se një konsultim i tillë nuk është i sukseshëm atëherë, pala e prekur mundtë depozitojë një kërkese për krijimin e Jurisë (në formën e një padie) për zgjidhjen emosmarrëveshjes . Një kërkesë e tillë mund të bëhet nga një shtet ose disa shtete së bashku.Trupi i Jurisë caktohet nga Sekretariati i OBT-së dhe duhet të aprovohet nga palëtnë konflikt. Numri i antëreve të saj shkon nga tre deri në pesë kur palët e kërkojnë këtë tëfundit. Ata zgjidhen nga fusha e tregtisë ndërkombëtare, juristë, ku një kujdes i

Page 16: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

16  

veçantë ikushtohet konfliktit të interesave .Pasi formohet Trupi i Jurisë zhvillohet seanca dëgjimore për pretendimet e palëvenë proces dhe e palëve të treta. Mbarimi i seancës dëgjimore shoqërohet me paraqitjen enjë raporti të ndërmjetëm nga ana e jurisë, me komentet dhe konkluzionet e tij. Dhevetëm pasi palët kanë shprehur objeksionet apo sugjerimet e tyre shtesë për draftin e parëtë rekomandimit, Juria bën raportin përfundimtar që i dërgohet DSB.Raporti duhet të miratohet nga DSB-ja brenda një afati të caktuar për sa kohë qëkjo e fundit bie dakord, apo pala e pakënaqur nuk apelon çështjen. Në qoftë se çështjashkon në apel, ajo dëgjohet nga tre nga shtatë anëtarët e e përhershëm të Trupit të Apelittë zgjedhur nga vetë DSB. Trupi i Apelit ka juridiksion vetëm për çështje që kanë të bëjnë më ligjin, dhe me interpretimin e marrëveshjeve dhe në këtë rast është i detyruar tëndjekë interpretimet e bëra nga Konferenca Ministrore. Raportet e Trupit të Apelit janëautomatikisht të adoptueshme nga DSB përveç rasteve kur nuk arrihet konsensus për timiratuar ato .Monitorimi i zbatimit të rekomandimit të Jurisë apo Trupit të Apelit për të sjellërregullin, objekt i konfliktit me marrëveshjet e OBT-së, në përputhje me marrëveshjenrespektive bëhet nga DSB. Në rast se shteti në fjalë nuk e sjell ligjinnë konformitet merekomandimet e Jurisë dhe Trupit të Apelit, atëherë pala tjetër mund të kërkojëautorizimin nga DSB për kundërpërgjigje.

Megjithatë një mundësi tjetër i ofrohet palës së pakënaqur nga zbatimi irekomandimit, e cila pasi shterron mundësinë e konsultimit, kërkon përsëri krijimin e njëJurie të re për të shqyrtuar përputhjen e rregullit të rregullit të ri me rekomandimet eJurisë apo Trupit të Apelit . Nga një vështrim i përgjithshëm që i bëjmë sistemit të zgjidhjes së konfliketevenë OBT, vëmë re se ai është i shoqëruar me negocime dhe këshillime të vazhdueshmedhe me një tendence për zbatim të rezultateve të tij . Ky sistem unik kushtëzohet ngavetë natyra e marrëdhënieve tregtare të cilat mbartin në vetvete një interes të madhekonomik. Në të shumtën e rasteve është e nevojshme të mbahen parasysh kushtet eveçanta që kanë disa vende dhe sektorët të cilat janë përfshirë në konflikt.

2.3 Llojet e të drejtave të përdorura në OBT

Sistemi i tregtisë shumëpalëshe është i bazuar ndër të tjera në konceptin e tëdrejtave dhe detyrimeve reciproke për palët të mbështetura në traktatet e OBT-së. Nërastet e shkeljes së këtyre detyrimeve apo të drejtave që rrjedhin nga marrëveshjet, çdoshtet anëtarë i OBT-së mund të kërkojë ndalimin e akteve nëpërmjet mëkanizmit tëzgjidhjes së konflikteve. Mekanzmi aktual i ofruar nga OBT-ja parashikon në mënyrë eksplicite heqjendorë nga aktet apo ligjet që janë në kundërshtim me marrëveshjen dhe sjelljen e situatësnë përputhje me rekomandimet e dhëna nga trupat e zgjidhjes së konflikteve në OBT . Kjo e drejtë na çon në përfundimin se nocioni i restituimit, status quo ante , i njohur ngae drejta ndërkombëtare aplikohet deri diku në kontekstin e ligjeve të OBT-së. Pra e drejtae pretenduar në kuadër të OBT-së është

Page 17: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

17  

Perspektive dhe nuk synon të kthejë në gjendjen emëparshmë palët në konflikt, duke qenë kështu në përputhje të plotë me konceptimin ekëtij mjeti në kuadër të së drejtës ndërkomëbtare publike. Neni 3 (7) i DSU parashikon në mënyrë hireakike të drejtat që mund të përdorennga palët në mekanzimin e zgjidhjes së konflikteve.Së pari, kërkohet heqja e masës e cila është në kundërshtim me një nen tëmarrëveshjes.Së dyti, kërkohet kompensim, i cili realizohet vetëm kur shfuqizimi i ligjit praktikisht nuk është e mundur, ose kur shërben si masë e përkohshme, deri nëshfuqizimin e ligjit jo konform marrëveshjes.Së treti, vendi pretendues mund të pezullojë aplikimin e koncesioneve apodetyrime të tjera reciproke që rrjedhin nga marrëveshja pasi kjo është autorizuar ngaDSB

. Në rastet e pretendimeve pa shkelje të marrëveshjes , mjeti i parë i përdorur është kompensimi. Sheti që ka penguar arritjet e “kënaqshme” nga zbatimi i marrëveshjes nuk është i detyruar të shfuqizojë ligjin që ka sjellë këtë pengesë, por vetëm tëkompensojë palën tjetër.

PJESA E DYTË.

Vështrim i përgjithshëm mbi mekanizmat mbrojtës të OBT-së

Në përgjithësi marrëveshjet tregtare lejojnë mbrojtje dhe përjashtime të përgjithshme për disa detyrime që rrjedhin nga zbatimi i tyre. Kjo mundësi konsiston nënjohjen e së drejtës së një qeverie apo një vendi për të hequr dorë përkohësisht, apomodifikuar një detyrim që rrjedh nga marrëveshjet tregtare, me qëllim që të mbrojnë prodhimin vendas. Në Marrëveshjen e Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë ( më poshtë GATT), pjesëe marrëveshjeve të Raundit të Uruguajit , parashikohen mekanizma të tillë, të cilatndonëse janë

një shkelje e hapur e tregtisë së lirë, kanë qenë gjithmonë të pranueshmenga ana e palëve negociuese sepse kanë shërbyer si“valvul shpëtuese” për qeveritë eshteteve të ndryshme. Klauzolat e përmbajtura në marrëveshjen e OBT-së/GATT-it për mekanizmat mbrojtës dhe përjashtues ndahen në dy kategori kryesore

:1)

Page 18: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

18  

Në grupin e parë futen ato mekanizma të cilat i referohen situatave të përcaktuaraligjërisht, dhe të cilat lejojnë një ngritje të përkohëshme të barrierave të importitNë këtë grup bëhet dhe ndarja midis atyre situatave që quhen “unfair trade”,“tregti e pandershme” të cilat në të shumtën e rasteve janë subvencione për eksportin dhe grupi tjetër parashikon ato situata, të cilat jo domosdoshmërishtlidhen veprime që përbëjnë tregti të pandershme, si për shembull masatemergjente kundër ngritjes së importeve.

Në grupin e dytë parashikohen përjashtime nga detyrime të përgjithshme. Në këtëgrup futen nenet që parashikojnë masa mbrojtëse për arsye morale, shëndeti publik, burimet natyrore etj. Masat e marra në këtë kontekst nuk duhet të jenë diskriminuese dhe nuk duhet të pengojnë tregtinë e lirë. Për shembull: Masa tëmarra për arsye të sigurisë kombëtare; si dhe mundësia e rinegocimit dhemodifikimit të skeduleve në rastet kur kompensimi është ofruar nga vendi qëkërkon ta aplikojë këtë të drejtë.

Fokusi i këtij punimi do të jetë një sqarim ligjor dhe praktik i disa prej këtyremekanizmave. Një pjesë e mirë e tyre sot përfaqësohen nga marrëveshje të veçanta siajo për antidumping apo masat mbrojtëse. Duke qenë se këto marrëveshje kanë një problematikë mjaft të zgjeruar dhe kërkojnë një studim të mirëfilltë, elaborimi i tyre do të jetë më i përgjithshëm. Përqëndrimi më i madh do të jetë tek nenet e GATT dhe referimetnë marrëveshjet specifike do të bëhen në rast ndryshimesh apo për sqarime të mëtejshme. Në përgjithësi këto mekanizma përdoren për mbrojtjen e industrive të veçanta dhenga këto vetëm tre (bilancet tregtare, përjashtimet e përgjithshme dhe siguria kombëtare)kërkojnë një arsyetim më të gjerë ekonomik. Masat që i referohen industrive të veçantambështeten nga një kategori e caktuar argumenti dhe pretendimi, e cila lidhet kryesishtme mbrojtjen e firmave vendase nga konkurrenca e huaj.

1.1 Rinegocimi i koncesioneve (neni XXVIII i GATT)

Skeduli i koncesioneve bashkëngjitur Protokollit të pranimit të një vendi në OBT, përbën skedulin që i është bashkëngjitur si aneks marrëveshjes GATT 94. Tarifat që përmbahen në këtë skedul janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga vendet anëtare dhe çdondryshim i tyre jo konform rregullave përbën një shkelje të nenin II:1 të GATT .Tarifat e detyrueshme mund të modifikohen ose tërhiqen vetëm në bazë të rregullave tëcaktuara në nenin XXVIII të GATT 94. Rinegocimi i tarifave është përdorur gati çdo vitgjatë së ekzistencë se GATT (1947-1995) dhe më rrallë në kuadër të OBT-së. Në jurisprudencën e GATT vetëm një çështje është sjellë para Jurisë në kuadër të paragrafittë dytë të këtij neni .Principet bazë mbi të cilat realizohet modifikimi apo heqja e koncesioneve janë:1) kompensimi nga vendi që e kërkon diç ka të tillë

Page 19: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

19  

(më poshtë do ti referohemi meemrin vendi aplikant) duke liberalizuar produkte të tjera ruajtja e të njëjtit reciprocitet dhe avantazh të dyanshëm për koncesionet , pra

ruajtja e të njejtit trajtim të favorshëm për vendet e tjera . (neni XXVIII: 2)

Paragrafët e nenit XXVIII përfshijnë në vija të përgjithshme:

Periudhën e negocimit për heqjen apo modifikimin e koncesionit

Vendet që janë përfshirë në negocime apo konsultime

Veprimet që duhet të merren pas negocimit, kur një marrëveshje është arritur ose jo midis palëve

Neni XXVIII i GATT përcakton të drejtën e vazhdueshme brenda afateve të caktuaratë çdo shteti për të rinegociuar koncesionet, ndërkohë që neni XXVIII bis përcaktonrregullat për një raund multilateral ku përfshihen të gjitha vendet për negocimin etarifave. Një periudhë tre vjeçare duke filluar që nga 1958 përbën dhe peruidhën ligjore tërinegocimit të modifikimit të skeduleve apo tërheqjes së tyre. Në bazë të paragrafit të I tënenit XXVIII të GATT 94 dhe Ad Nenit XXVIII, vendi aplikant duhet të njoftojë tëgjitha vendet për qëllimin e tij të modifikimit dhe këtë duhet ta bëjë jo më vonë se 6 muajdhe jo më herët se 3 muaj përpara përfundimit të periudhës ligjore, (psh: midis 1.7. 1987dhe 30.9.87 përpara se një periudhë e re tre vjeçare të fillojë, për shembull 1 Janar 1988).Shqipëria mund ta shfrytëzonte këtë mundësi në fund të vitit 2003, në mënyrë që tëreflektonte ndryshimet në Paketën Fiskale të 2004.Pavarësisht nga kjo periudhë ligjore tre vjeçare, paragrafi 4 i nenit XXVIII i njehtë drejtën vendit aplikant të bëj një kërkesë të tillë në çdo kohë, duke kërkuar njëautorizim paraprak nga vendet anëtare pasi dorëzon këtë kërkesë Këshillit të Produkteve.Gjithashtu paragrafi i 5 i nenit përcakton se çdo shtet mund të rezervojë këtë të drejtë për periudhën e ardhshme ligjore, duke i notifikuar vendet përpara përfundimit të periudhëstre vjeçare të fundit.

1.1.1 Cfarë duhet të përmbajë notifikimi

Notifikimi duhet të përmbajë produktet dhe numrat përkatës të tarifës për të cilatkërkohet modifikim, si dhe vendet që kanë të drejtën e negociuesit të fillimit për këtë produkt. Duhet përcaktuar qartë nëse bëhet fjalë për modifikim apo heqje dorë nga njëdetyrim i marrë. Në qoftë se bëhet fjalë për modifikim atëherë ndryshimi i ofruar duhet paraqitet në notifikim, ose ti

Page 20: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

20  

njoftohet sa më shpejtë të jetë e mundur palëve të interesuara.Statistikat e importit në një periudhë tre vjeçare për produktin në fjalë duhet ti bashkangjiten notifikimit. Në rast se vendi aplikant nuk paraqet statistika për importin,atëherë ai duhet të marrë në konsideratë statistikat e eksportit të ofruar nga palët einteresuara në këtë koncension. Nga data e vënies ne dispozicion të satistikave vendet etjera kanë 90 ditë në dispozicion të njoftojnë interesin e tyre për të marrë pjesë në këtërinegocim.

1.1.2. Vendet që marrin pjesë në rinegocim:

Sipas paragrafit të I të nenit XXVIII, vendi aplikant duhet të negociojë me :

vendet që ka negociuar që në fillim: këtu futen vendet me të cilat ka marrëveshje bilaterale dhe që janë të regjistruara në skedul, si dhe ato që kanë marrë pjesë nëraundin negociues. Për sa i përket këtyre të fundit, vendet konsiderohen se kanë një tëdrejtë negociuese fillestare në qoftë se ato demonstrojnë një interes kryesor, i cilievidentohet nga marrja parasysh e një periudhe të arsyeshm. Kjo periudhë earsyeshme llogaritet mbi shkëmbimet e tregtisë midis dy vendeve për tre vjet.

vendet që kanë një interes kryesor: konsiderohen ato vende që gjatë periudhës searsyeshme, para rinegociatave kanë një përqëndrim më të madh të tregtisë në tregun evendit aplikant, sesa vendet me të cilat është negociuar në fillim, ose do të kishin patur nëmungesë të një diskriminimi nga kuotat. Kësaj kategorie mund ti shtohen dhe vende të cilat tregojnë një interes të madh, pasi ky produkt zë një vend të rëndësishëm në eksportine tij.( Ad neni XXVIII:7) .

vendet që kanë një interes substancial: në të tillë kategori futen vende të cilat kanë,ose duhet të kishin në mungesë të një diskriminimi nga kufizimet sasiore një pjesësinjifikante në tregun e vendit aplikant. Në praktikën e GATT, një 10 % e pjesës së tregutnë vendin aplikant është njohur si rregull i përgjithshëm për ta klasifikuar vendin sifurnizues substancial i vendit aplikant.Çdo vend që mendon se ka një interes kryesor apo substancial në koncensionin nëfjalë dhe që dëshiron të negociojë, duhet që në periudhën prej 90 ditësh pas shpërndarjessë statistikave, të komunikojë pretendimin e tij në formë të shkruar vendit aplikant dhe tëinformojë sekretariatin e OBT-së. Në qoftë se ky pretendim pranohet nga vendi aplikantatëhere vendi në fjalë merr pjesë në negociata, në rast të kundërt vendi që ngre pretendimin duhet t’ja adresojë çështjen Këshillit.

1.1.3 Rezultatet e negociatave

Tre situata parashikohen si të mundshme të ndodhin pas negociatave:

Page 21: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

21  

Vendet me interes kryesor dhe substancial arrijnë një marrëveshje: vendetnjoftohen për rezultatin dhe tarifa modifikohet. Negociatat duhet të përfundojnë para setarifa e re të fillojë të aplikohet.

Vendet me interes kryesor arrijnë një marrëveshje, por vendet me interessubstancial nuk janë dakord, këto të fundit janë të lirë që jo më vonë se 6 muaj pas përfundimit të marrëveshjes, të kundërveprojnë duke hequr një koncesion ekuivalent tënegociuar që në fillim me vendin aplikant. (Neni XXVIII: 3 (b)).

Vendet me interes kryesor nuk mund të arrijnë një marrëveshje përpara mbarimittë afatit të periudhës ligjore të përcaktuar nga paragrafi I ; vendi aplikant është prap i lirëtë tërheqë apo modifikojë koncesionin, por të gjitha vendet që ishin përfshirë nënegocime apo konsultime janë gjithashtu të lejuar që jo më vonë se 6 muaj pas përfundimit të takimit të kundërpërgjigjen duke tërhequr një koncension ekuivalent tënegociuar që në fillim me vendin aplikant (XXVIII: 3(a))

1.1.4 Memorandumi i interpretimit të nenit XXVIII të GATT 94

Disa nga paragrafët e nenit XXVIII të GATT 47 janë diskutuar në Raundin eUruguajit. Ato i referohen: a) përkufizimeve shtesë për vendet që kanë interes kryesor , b)nivelit të tregtisë midis vendeve të ndikuara, c) modifikimit për produket e reja, d)zëvendësimit të tarifave me kuota tarifore e) dhënies së një të drejte për negocim fillestar.a)

Vende me interes shtesë kryesor:

janë vendet që kanë një përqindje të lartë tëeksportit të ndikuara nga ky koncension. Këto vende nuk janë pjesë e kategorisë sëvendeve të parashikuara në paragrafin e II të nenit XXVIII. Qëllimi i shtimit të kësajkategorie është të lejojë në negocim dhe vende me eksport të vogël ose të nivelit mesatar.

Tregtia në bazë të tarifës MFN : vetëm tregtia mbi bazën e tarifës MFN duhet tëmerret parasysh për të përcaktuar një vend me interes kryesor. Ky paragraf nuk do tëaplikohet në rastet kur tregtia midis vendeve të përfshira është a) është rritur si rezultat itrajtimit preferencial ose b) do të bëhet e tillë pas mbylljes së rinegociatave.

Page 22: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

22  

Produktet e reja: Kur një tarifë është tërhequr ose modifikuar në produktet për tëcilat statistikat tre vjeçare mungojnë, e drejta e vendit negociator të fillimit i jepet vendit icili i është dhënë kjo e drejtë kur janë përdorur klasifikimet e tjera: disa sqarime jependhe për vendet që kategorizohen në grupin e vendeve me interes substancial dhe kryesor.

Kuotat tarifore : Kur një tarifë është zëvendësuar nga një kuotë, shuma ekompensimit duhet të kalojë sasinë e tregtisë të prekur nga ky zëvendësim, por nuk duhettë kalojë shumën e konpensimit të shkatuar nga heqja e plotë e koncesionit.

Vendet me të të drejtë të re rinegocuese – vendi që ka një interes kryesor nëkoncensionin që është modifikuar, ose tërhequr, do ti njihet kjo e drejtë në koncesioninkompensues, derisa nuk është rënë dakord për ndonjë mënyrë tjetër kompensimi midistyre.Elementët e sqaruar më sipër duhet të përmbahen në dokumentin e notifikimit të çdovendi që kërkon të rinegociojë tarifat. Nga një vështrim i përgjithshëm që i bëhet nenitmund të themi që konsultimet dhe vullneti politik midis palëve është ai që përcaktonrezultatet e negocimeve. Në kushtet e Shqipërisë aplikimi i nenit ishte disi i vështirë,sepse në të shumtën e rasteve mungonin argumentat për stastikat e mallrave, qëkërkoheshin të mbroheshin dhe treguesit e importit për ato produkte nuk justifikonin mosliberalizimin e tarifave.

2. Përjashtimi nga detyrimet e OBT-së dhe GATT-it (neni IX:3 i OBT-së dhe

neniXXV:5 i GATT, Waiver-i)

Marrëveshjet e OBT-së dhe GATT-it lejojnë përjashtimin e një shteti ngadetyrimet që rrjedhin prej tyre, por realizimi i kësaj mundësie është praktikisht i vështirë.Rregullat e dhënies së këtij përjashtimi janë parashikuar në nenin XXV:5 të GATT dhenenin IX:3 të marrëveshjes së OBT-së. Pavarësisht se neni IX:3 është më i detajuar, të dynenet përcaktojnë të njejtat kritere kryesore për dhënien e tij. Së pari ; përjashtimi do tëlejohet vetëm në rrethana të veçanta (exceptional circumstances) dhe së dyti: vetëm kur aprovohet nga një supermazhorancë e anëtarëve të OBT-së (3/4 e anëtarëve).Duhet theksuar fakti se nuk ka një përkufizim të gjerë se çdo të thotë rrethanë eveçantë në kuadër të nenit. Për më tepër nuk behet ndonjë referim te ndonjë nen tjetër iGATT apo në situata të diktuara nga nenet e marrëveshjeve të OBT-së në përgjithësi. Nga praktika e zbatimit të këtij neni është vënë re, se në të shumtën e rasteve përjashtimiështë bërë për marrëveshjet dypalëshe, që nuk kualifikoheshin në bazë të nenit XXIV të GATT dhe që përbënin shkelje për nenet e tjera të GATT Paragrafi i 4 i nenit IX të Marrëveshjes së OBT-së përcakton se, dhënia e kësaj preference duhet të justifikohet nga rrethanat e veçanta që e diktojnë atë dhe gjithashtuduhet të shoqërohet me kushtet dhe termat që e shoqërojnë këtë përjashtim. Zakonisht përjashtimi nga detyrimet jepet për një vit. Në rastet kur jepet më shumë sesa një vitduhet të shoqërohet me një rivlersim të situatës që e diktoi atë, në mënyrë që, tëvlerësohet nëse rrethanat e veçanta ekzistojnë akoma dhe dhënia e këtij përjashtimi ështëi justifikuar.Për sa i përket kërkesës për votim, neni XXV:5 i GATT parashikon dy situata të ndara:

Page 23: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

23  

Së pari palët kontraktore votojnë me 2/3 për ti lejuar të drejtën e përjashtimit ngadetyrimet për vendin aplikant.

Së dyti kjo pjesëmarrje me 2/3 duhet të përfshijë më shumë se gjysmën e palëvekontraktore.

Në rastin e votimit të situatës së veçantë , domethënë kur palët mblidhen për të votuar nëse një situatë konkrete kualifikohet si e tillë apo jo, palët kontraktore mund tëndryshonin formulën e votimit. Por asnjëhere nuk duhet të shmangin bazën (threshold) prej 50+1.Ky test ndarës votimi i parashikuar në GATT është ndryshuar nga neni IX:3 (a) iOBT-së, i cili parashikon vetëm votimin me ¾. Sipas këtij neni çdo përjashtim ngamarrëveshjet shumëpalëshe (përfshirë këtu dhe GATT) duhet të miratohet me ¾ eanëtarëve të Konferencës Ministrore. Neni IX:3 (b), parashikon se fillimisht kërkesa për përjashtim nga detyrimet i bëhet Këshillit respektiv, si për shembull atij të produkteve,shërbimeve, apo të pronësisë intelektuale. Ky i fundit ia paraqet këtë kërkesëKonferencës Ministrore brenda 90 ditëve. Konferenca përcakton nëse ekzistojnë rrethanatë veçanta që e justifikojnë masën e marrë, kushte dhe termat që duhen ti bashkëngjitenasaj, si dhe ri-vlersimin e situatës në rast se kërkohet shtyerje e përjashtimit apo heqje etij . Në të gjitha këto etapa Konferenca luan të njejtin rol që luante Këshilli i mallrave tëGATT përpara ekzistencës së OBT-së.Për aspekte të ndryshme OBT-ja kërkon kalimin e barrës së provës për vendin qëe kërkon përjashtimin. Në shumë raste përjashtimi mund të konsistojë në zgjatjen e një periudhe për zbatimin e një detyrimi apo të një periudhe tranzitore, dhe në këtë kontekstshumë nga marrëveshjet e OBT-së përmbajnë nene të trajtimit special dhe të diferencuar (S&D) për vendet në zhvillim dhe vendet më pak të zhvilluara Përdorimi i këtyre neneveështë më i lehtë, sepse kërkon një konsensus të thjeshtë për zgjatjen e periudhëstranzitore, ndërkohë që, përjashtimi (waiver-i) kërkon një votim me ¾, gjë që është evështirë të arrihet praktikisht. Ndaj shpesh vendet anëtare të OBT-së në pamundësi të përdorimit të neneve S&D, janë të detyruar të plotësojnë politikisht dhe ekonomikishtdetyrimet e vështira që përmbahen në marrëveshje .

3. Masat emergjente kundra importit të produketeve të veçanta

(neni XIX i GATTdhe Marrëveshja e Masave Mbrojtëse, Safeguard

Agrement

3.1 Arsyet historike dhe ekonomike të ekzistencës së masave mbrojtëse

Page 24: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

24  

Ekzistenca e një klauzole për shmangie nga detyrimet që rrjedhin nga tregtia e lirë kadatuar dhe para ekzistencës së nenit XIX në GATT. Shtetet e Bashkuara të Amerikëskanë qenë të parët që e kanë përdorur një klauzolë të tillë në vitet 1943 dhe më pasPresidenti Truman nxorri një akt në të cilin përcaktohej se, një klauzolë e tillë duhet të përmbahej në të gjitha marrëveshjet tregtare që lidhte Amerika. Më vonë kjo klauzolë uemërtuar “Masat emergjente kundra importit të produkteve të veçanta” dhe u parashikuanë nenin XIX të GATT 47. Megjithatë akoma nuk është e qartë arsyeja e pasjes së njëklauzole të tillë dhe në GATT. Shumë skeptikë të këtij neni e quajnë atë si njëkundërshtim i frymës liberale dhe konkurruese të tregtisë që parashikon GATT.Pavarsisht nga ky qëndrim ekzistojnë të paktën 4 argumenta pro ekzistencës së kësajklauzole

dhe ato janë:

Rivendosja e kushteve të konkurrueshmërisë.

Masat e vendosura në kuadër të nenit XIX i japin mundësi industrisë së dëmtuar tërimarrë veten dhe ti përshtatet përsëri kushteve të konkurrencës. Me anë të kësaj kohedhë këtyre masave i jepet mundësi industrisë të rigjenerojë të ardhura dhe të maksimizojëfitmimin. Komuniteti tregtar ndërkombëtar dhe veçanërisht konsumatorët nuk përfitojnënga kjo e situatë.

Rishpërndarja e kostove.

Neni XIX është një mjet për shpërndarjen e kostove dhe axhustimin e tregut. Dukeqenë se prodhuesit vendas ndeshen me një produkt importi kompetitiv, atëherë ata janë tëdetyruar të hidhen në prodhimin e produkteve kompetitive për importin, dhe një fenomeni tillë shoqërohet me ri axhustim të faktorëve punëtor, kapital human, kapital fizik etj.

Valvul shpëtuese politike.

Në një situatë të tillë kur një nga industritë dëmtohet nga rritja e importitekzistenca e kësaj klauzole i jep shansin qeverisë të marrë të gjitha masat për ta mbrojtur atë. Në mungesë të saj presioni mbi qeverinë do ta çonte këtë të fundit të merrte masadhe më mbrojtëse për prodhimin vendas, të cilat mund të përbënin shkelje të rregullave tëOBT-së.

Teoria e zgjedhjes publike.

Kjo klauzolë i ka shtyrë vendet anëtare të OBT-së dhe konkretisht anëtarë tëGATT të marrin pjesë në më shumë koncesione detyruese, gjë që nuk mund të realizohejnë mungesë të kësaj klauzole. Kjo teori nuk është gjë tjetër veçse aplikimi iinstrumentave makroekonomikë në sjelljen politike. Neni XIX në këtë kontekst iautorizon politik-bërësit të fokusohen më shumë tek nevojat e një industrie të dëmtuar. Aishërben si një çelës për të rregulluar trade off midis liberlazimit të tregut, të krijuar gjatënënshkrimit të marrëveshjes dhe mundësisë për t’u mbrojtur pasi marrëveshja ka hyri nëfuqi. Pra në një farë mënyrë ekzistenca e kësaj klauzole i jep dorë politikbërësve tëshmangin “frikën”që vjen si pasojë e marrjes përsipër të detyrimeve të shumta

Page 25: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

25  

dhedetyrimeve tarifore. Si konkluzion, ekzistenca e kësaj klauzole krijon kushte për akomodimin e intersave të shteteve anëtare të OBT-së, brenda interesave e natyrës së vetëmarrëveshjes.

3.2. Masat emergjente kundër importit dhe neni XIX i GATT-it

Në kuadër të neneve që lejojnë shmangie apo mbrojtje të përkohshme ngadetyrimet që rrjedhin nga GATT është dhe neni XIX i GATT i cili lejon marrjen e disamaseve ( të quajtura dhe masa mbrojtëse) kundër importit të një produkti, kur mendohetse është dëmtuar industria vendase, me qëllim për ta riaxhustuar atë, në mënyrë që tërimëkëmbet.

Dëmtimi i kësaj industrie duhet të vij nga një efekt i drejtpërdrejt që shkaktohetnga ngritja e importit dhe nuk është e nevojshme të demonstrohet se importet janë dumpapo janë të subvencionuara në shtetet përkatëse. Raundi i Uruguajit solli dhe krijimin e“Marrëveshjes për Masat Mbrojtëse” e cila shpjegon dhe elaboron në mënyrë më të plotënenin XIX të GATT. Në rast konflikti midis nenit XIX të GATT-it dhe një neni tëmarrëveshjes në fjalë, kjo e fundit ka përparësi. Neni XIX dhe marrëveshja kërkojnë që, në rast se një situatë e paparashikuar

ndodh në një vend anëtarë dhe shkakton dëmtim të produktit të ngjashëm vendas dhe atijdirekt konkurrues, atëhere ky vend merr masa mbrojtëse duke pezulluar obligimin nëtërësi ose duke hequr apo modifikuar koncesionet tarifore.Lidhur me fjalën “zhvillim i paparashikuar” Trupi i Apelit në OBT ka dhënë nëçështjen Argjentina Footwear dhe Korea-Dairy një sqarim më të hollësishëm se çfarënënkuptohet me këtë term. Marrëveshja e masave mbrojtëse nuk përmban asnjë përkufizim për këtë situatë, i vetmi sqarim jepet deri diku në nenin XIX:1(a). Duke iureferuar kuptimit të vete fjalës “i paparashikuar”, TA e parashikon këtë situatë si të pa pritur për palën dhe si rrjedhojë, rritja e nivelit të importeve shkon deri në atë masë, sa tëdëmtojë industrinë vendase .

Pra situata duhet të jetë e papritur dhe kushtet që ediktuan atë të plotësojnë kërkesat e nenit 2.1 të marrëveshjes për masat mbrojtëse dhekëto kërkesa janë:

produkti është importuar në atë masë dhe në ato kushte;

të cilat shkaktojnë ;

një dëmtim serioz ose kërcënim për dëmtim serioz të industrisë vendase.

Page 26: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

26  

Marrëveshja e Masave Mbrojtëse në OBT kërkon që vendet anëtare mund të aplikojnënjë masë mbrojtëse vetëm pas kryerjes së një investigimi nga autoriteti përkatës dhe ta bëjnë atë publike sipas kërkesave të neni X të GATT 94.

Një vështrim i përgjithshëm për Marrëveshjen e Masave Mbrojtëse të OBT-së

(Safeguard Agreement)

Siç dhe e thamë dhe më lartë një masë mbrojtëse aplikohet kur ndodhemi nëkushtet e nenit XIX të GATT. Masat nuk duhen të jenë diskriminuese për vendet, përveçrasteve kur ka marrëdhënie preferenciale dhe përveç rasteve kur vendosen kuota të cilattregojnë se importet më të mëdha vijnë nga një vend i caktuar.

Masat duhet të vendosen pas një hetimi të plotë nga një autoritet publik kompetent, hetim i cili nis me kërkesë të ndërmarrjeve produkti i të cilave është dëmtuar nga ky import. Njoftimi duhet të bëhet për të gjitha grupet e interesuara dhe këtyre tëfundit gjithashtu duhet t’ju jepet mundësia të japin mendimin e tyre.

“Dëmtimi serioz”, ose “kërcënimi për dëmtim serioz” i industrisë duhet të vlerësohetgjatë hetimit kur ky dëmtim është bërë evident.

Duhet të demonstrohet se rritja e importit ka shkatuar dëmtime serioze. Dhe për më tepër në qoftë se faktorë të tjerë ndryshe nga rritja e importit kanë shkaktuar dëmtime,këto faktorë nuk duhet të merren parasysh.

Masat mbrojtëse nëse aplikohet duhet të mbrojnë apo të parandalojnë dëmtiminserioz që i atribuohet vetem rritjes së importit dhe lehtësojnë rimëkëmbjen e industrisëvendase. Masat duhet të liberalizohen në mënyrë rritëse Këto masa përfshijnë kufizimetarifore dhe sasiore.

Masat mbrojtëse janë të limituar në 4 vjet, por mund të shtyhen deri ne 8 vjet dhevendi aplikant duhet të provojë se industria është akoma e dëmtuar dhe ka akoma nevojëtë rimëkëmbet.

Në qoftë se masa është aplikuar për më shumë se 3 vjet, atëhere ajo duhetrishikuar dhe në qoftë se është mundur ajo mund të hiqet ose të liberalizohet në mënyrë të përshpejtuar.

Vendi që aplikon një masë të tillë, duhet të demonstrojë se mban në mënyrësubstanciale një nivel ekuivalent koncensioni dhe detyimesh me vendin i cili preket ngaky kufizim eksporti. Vendet në fjalë mund të bien dakord për kompensim. Dhe në rast senuk arrihet një marrëveshje, vendi eksportues mund të kundërpërgjigjet në mënyrë tënjëanshme. Megjithatë kjo e drejtë përdoret nga vendet të cilat preken nga masatmbrojtëse për tre vjet, ose kjo masë është përdorur kundra importit të cilat janë ngritur nëterma relativë, por jo në terma absolutë ndaj produktit vendas.

Page 27: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

27  

Masat mbrojtëse nuk mund të aplikohen kundra importit nga vendet në zhvillimderisa pjesa e tij e importit përbën 3% të totalit të importit, ose importi nga vendet nëzhvillim si i tërë përbën 9% të të gjitha importeve.Kjo marrëveshje ka gjetur aplikim të gjerë në kuadër të OBT-së. Megjithatë nësituatën e Shqipërisë nuk mund të invokohet, pasi vendi ynë ka pranuar mos zbatimin esaj, për sa kohë mungon kuadri legjislativ i brendshëm.

Ndaj si rrjedhojë lind nevoja për nxjerrjen e një ligji i cili mundëson aplikimin e masave mbrojtëse, gjë që do tëmundësonte biznesin vendas të kërkonte nisjen e hetimeve në rast dëmtimesh serioze ngarritja e importit.

4. Asistencë qeveritare për zhvillim ekonomik (neni XVIII i GATT 1994)

Neni XVIII i GATT është futur në kategorinë e atyre neneve që krijojnë trajtimespeciale dhe të vençanta për vendet në zhvillim dhe vendet më pak të zhvilluara . Ky argument nuk del shumë nga përmbajtja e nenit, por nga shpjegimet dhe argumentimet që bëhen mbi ekzistencen e tij. Ky nen lejon ndër të tjera modifikimin apo heqjen e koncesioneve në situata të caktuara në bazë të disa procedurave të përcaktuara në të: Në parim ai synon të sigurojë mbrojtjen e një industrie në vendet në zhvillim, në rastet kur pretendohet se ajo ndikon në zhvillimin e ekonomisë dhe në rritjen e standartit të jetës sënjë vendi. Së pari neni XVIII:A & C i GATT 94 parashikon mbrojtjeje për industri infante. Në mënyrë që pretendimi i një vendi të mbështetet në këto seksione ai duhet tëargumentojë që kjo industri : a) është në faza te hershme të zhvillimit dhe b) ndikon nërritjen e standarteve të zhvillimit në atë vend. Për më tepër ky vend duhet të provojë, seqeveria e tij nuk mund të ndihmojë për zhvillimin e kësaj industrie, me qëllim rritjen estandartit te jetës të qytetarëve të saj dhe/ose, asnjë mase tjetër konsistente me detyrimetqë rrjedhin nga GATT nuk mund të invokohet në mënyrë që të arrihet qëllimi, domethënëtë mbrohet kjo industri.Vendi që dëshiron të ndëmarrë një akt të tillë sipas seksionit A ose C duhet tëkonsultohet paraprakisht me vendet që kanë interes për këtë koncesion dhe me OBT-në,si dhe të paraqesë skemën e kompensimit, e cila në vlerë duhet të jetë e njejtë me atë qëkërkohet të mbrohet. Në qoftë se nuk arrihet asnjë marrëveshje brenda 60 ditëve, atëherevendi që dëshiron të modifikojë apo heqë koncesionet mund ta bëjë atë, por njëkohësisht bëhet subjekt i masave kundravepruese të lejuara nga OBT Seksioni B i nenit XVIII të GATT-it është përdorur më shumë në OBT. Ai ireferohet bilancit të pageseva dhe për të realizuar këtë mundësi vendi kërkon kufizim nësasi të importeve (quantitative restriction) për produket që kërkon ti mbrojë. Megjithatëmekanizmat mbrojtës të ofruar nga ky nen nuk është se kanë një mbështetje të madheekonomike, sepse në shumtën e rastave, kufizimet sasiore të importit nuk janë masa të përshtatshme për rimëkëmbjen e një industrie, dhe përgjithësisht mekanizmat e ofruar nga ky nen mund të zëvendësohen me masa që kanë më shumë sens ekonomik, sisubvencione, investime publike, masat mbrojtëse . Për më tepër vendet e OBT-së janëduke depozituar propozime lidhur me paragrafet e ketij neni për sqarime të mëtejshme, sidhe për mundësinë dhe situatat konkrete kur ai mund të përdoret.Mundësia e zbatimit të këtij neni në kushtet e

Page 28: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

28  

Shqipërisë është e limituar, jovetëm për arsyet ekonomike të shtjelluara më sipër, por dhe për faktin se ajo nuk është ekualifikuar si vend në zhvillim apo vend më pak i zhvilluar në kuadër të OBT-së.

Masat subvencionuese dhe kundërvepruese ( neni XVI i GATT

dhe Marrëveshjae Masave Subvecionuese dhe Kundërvepruese, SCM)

Rezultat i rëndësishëm i Raundit të Uruguajit ishte dhe Marrëveshja mbi MasatSubvencionuese dhe Kundërvepruese (më poshtë SCM), e cila plotësoi si nga ana materiale dhe ajo proceduriale nenin XVI dhe Ad nenin XVI të GATT 94 që lidhen mësubvencionet. Të rejat që solli kjo marrëveshje mund të përmblidhen në :

Jep për herë të parë përkufizimin e “ subvencioneve” dhe “ dëmtimit serioz”.

Ndalon subvencionet e eksporteve dhe kontigjentet subvencionuese që përdoren për prodhimin vendas.

Krijon një ide të përgjithshme për dëmtimet që sjellin disa lloje të dëmshmesubvencionesh.

Përkufizon dhe forcon procedurat për të treguar rastet kur dëmtimi është serioz nëtregun e huaj.

Përcakton një kategori të asistencës qeveritare e cila do të jetë jo –kundërvepruesenë rastet dhe kushtet e caktuara nga marrëveshja.

I kërkon vendeve në zhvillim dhe vendeve më pak të zhvilluara të paraqesineksportet e subvencionuara dhe zëvendesuesit e importeteve të subvencionuara,dhe të përshpejtojnë paraqitjen e këtyre eksporteve, kur ky vend ka arritur të jetëkonkurrues në tregjet globale për këtë kategori produkti.

Kërkon aplikimin e sistemit të zgjidhjes së konflikteve të ofruar nga OBT-ja i cilido të ndihmojë në mos bllokimin e raporteve të Jurisë nga ato qeveri që janë dukeaplikuar subvencione për eksportet

Neni 1 i marrëveshjes përcakton se subvencionet realizohen kur kemi:

kontribut financiar nga qeveria apo ndonjë organizëm publik brenda territorit të atij vendi dhe

realizim fitimi (confer of benefit)

Të dyja kushtet duhet të ekzistojnë përnjëherë,domethënë një grant nuk mund të quhet subvencion kur nuk realizohen fitime nga ai që emerr. Marrëveshja nuk përcakton se çfarë mund

Page 29: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

29  

të përbëjë përfitim, por Trupi Apelit nëçështjen (Kanada –Avionë Civilë) përcaktoi se; fitimi realizohet kur marrësit e subvencioneve përfitojnë në atë nivel që nuk do të ishte i realizueshëm në mungesë të këtij kontributi. Në kontekstin e masave kundëvepruese neni 14 i marëveshjes SCM përcakton se kur një lloj mase jep përfitime. Gjithashtu subvencionet duhet të jenë specifike, të mbështesinnjë sektor apo prodhim të caktuar, sepse në rast të kundërt do të ishte e vështirë që njëmasë të kualifikohej në bazë të marrëveshjes. Ekzitojnë tre lloj “specifkash” të përcaktuara nga marrëveshja : Kompanitë Specifike – qeveria targeton një kompanispecifike; Industri Specifike- qeveria përcakton një sektor të veçantë industrial; Rajone-specifik- qeveria subvencionon sektorë në zona të veçanta të vendit.Marrëveshja përcakton dhe tre kategori subvencionimesh:

Subvencionet e ndaluara- në ligj ose ne fakt,janë ato të parashikuara në nenin 3 tëmarrëveshjes dhe janë kryesisht ato që së pari lidhen më performancat në eksport) Subvencione vepruese- këtu futen ato masa që mund të kontestohen në OBT, ose janësubjekt të masave kundërvepruese. Subvencionet në veprim nuk ndalohen shprehimisht, por bëhen subjekt padie në OBT, kur shkaktojnë efekte negative nëdisfavor të palës tjetër. Ka tre lloje pasojash negative:

Dëmtime të industrisë vendasedhe në këtë rast vendi i dëmtuar mund të përdorë masa kundërvepruese. 2) Dëmtimiserioz, zakonisht shoqërohet më zhvendosje të eksporteve, dhe mund të paditet vendi sidëmtues i interesave të eksportit për vendin tjetër.

Kur përkeqësohen përfitimet erealizuara nga GATT 94. Për shembull kur një rritje e aksesit të një tregu që vjen sirezultat i uljes së tarifës ( në kuadër të GATT) pengohet nga subvencionet.

3) Subvencione jo vepruese

bëhet fjalë për disa subvencione të dhëna në kushte dhesituata të caktuara. Kështu në bazë të nenit 8.2 të marrëveshjes përcaktohen këto raste përjashtimore; a) asistenca qeveritare për kërkime industriale dhe aktivitete parakonkurruese; b) asistenca qeveritare për zona në disavantazh; c)asistenca qeveritare për të përshtatur pajisjet dhe ambientet e punës me kërkesat për mbrotjen e ambientit. Në këtoraste nuk mund të aplikohen masat kundërvepruese.

5. 1 Masat Kundërvepruese

Page 30: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

30  

Pjesa e V e marrëveshjes SCM parashikon se kur një vend mund të përdorë masakundravepruese dhe për këtë parashikohen si ana materiale, pra kur mund të merret njëmasë e tillë dhe ajo proceduriale. Një vend mund të aplikojë një masë kundërvepruesevetëm kur ai arrin në përfundimin se importet janë të subvencionuara dhe kanë shaktuar dëmtim në prodhimin vendas. Duhet ekzistojë një lidhje shkakësore

midis këtyre dykushteve, sepse në të kundërt nuk mund të aplikohen masa të tilla. Kushtet për të përcaktuar në se një produkt është i subvencionuar apo jo janë dhënë në vija të përgjithshme më sipër dhe ato pasqyrohen në pjesën e parë të marrëveshjes. Në këtë pjesë parashikohen hapat e parë që duhet të ndërmerren dhe ato finale, sidhe koha gjatë së cilës do të zbatohet kjo masë. Këto hapa duhet të jenë transparente kutë gjitha palët e interesuar duhet të shprehin mendimin e tyre për këtë vendim, dheautoriteti përkatës duhet të japë një shpjegim të plotë sesi ka arritur në ato rezultate.

5.2 Notifikimi

Në bazë të marrëveshjes për të dyja llojet e masave si ato të subvencioneve dhe për masat kundërvepruese , çdo anëtarë i OBT-së është i detyruar të njoftojë Komitetin e SCM . Neni 25 i marrëveshjes kërkon që të gjitha vendet anëtare të notifikojnësubvencionet e përdorura për të gjitha llojet e industrive, sektorëve dhe për subvencionet bujqësore. Notifikimet e bëra janë subjekt diskutimi dhe rishikimi në Komitetin e SCM. Nga ana tjetër nenin 32.6 i marrëveshjes parashikon njoftimin për të gjitha ligjet dhe aktete nxjera në kuadër të masave kundravepuruese. Në këtë rast vendet duhet të njoftojëmasat e para të marra, aktet finale, kohën e aplikimit të kësaj mase dhe autoritetin përkatës që merret me hetimin. Ashtu si dhe në rastin e masave mbrojtëse kundra rritjes së importeve, Shqipëria nuk mund të përdorë masat kundërvepruese për produktet e subvencionuara, sepse nuk ka plotësuar kuadrin ligjor. Si edhe në rastin e parë plotësimi i ligjive është njëdomosdoshmëri, sepse shumë nga partnerët tanë tregtar eksportojnë produkte tësubvencionuara. Plotësimi i kuadrit ligjor do ti jepte mundësinë biznesit vendas tëmbrohej më mirë në kushtet e konkurrencës së pa ndershme.

Organizata Botërore e Doganave ose OBD është një organizëm i pavarur ndërqeveritar që ka për mission rritjen e rezultatshmërisë dhe rendimentin e punës së administratave doganore nëpër botë. Dogana njihet si një institucion kyç për të arritur një qeverisje të mirë, prosperitet dhe mbrojtje për shoqërinë. Duke pasur parasysh këtë gjë OBT ndihmon në rritjen ekonomike dhe mrojtjen shoqërore të antarëve të vet nëpërmjet promovimit të

Page 31: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

31  

një mjedisi doganor të ndershëm, transparent dhe të parashikueshëm. Kjo gjë lejon nga njera anë rritjen e tregtisë ndërkombëtare të ligjshme dhe nga ana tjetër marrjen e masave rezultative kundër akrivitetetve ilegale.

OBD njihet ndërkombëtarisht si World Customs Organization ose WCO dhe përfaqëson të vetmen organizatë ndërqeveritare kompetene në çështjet doganore në të gjithë botën.

OBD është themeluar më 26 Janar 1952 si Këshilli i Kooperimit Doganor dhe sot përfshin 169 qeveri anëtare.

MARRËVESHJET PËR TREGTI TË LIRË (MTI)

Page 32: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

32  

HYRJE

Shkembimi i mallrave ka qene një ndër veprimtaritë me të hershme të njërezimit. Pamundësia për të prodhuar vetë gjithcka në mënyrë eficiente, ka cuar në ndarje punësh e prodhimesh dhe nxiti shkembimin e tyre. Nga ky veprim i thjështë i lindur nga nevoja për mbijetese, sot tregtia është kthyer në një element qendror të politikes boterore. Politikat tregetare sidomos ato të nxitjes të eksporteve dhe gjetjes të tregjeve të reja, kane vendin qendror në politikat ekonomike të qeverive dhe vendeve të ndryshme. Janë përcaktuar një sërë rregullash në nivel botrëor që mundësojnë, nxisin dhe njëkohësisht disiplinojne tregtine boterore. Mekanizma të ndryshëm janë „shpikur“ për të lehtesuar mardhaniet tregetare mes shteteve. mentaliteti tregetar dhe i tregtimit ka evoluar se tepërmi. Tashme duket si anakronike të mendohet për mbrojtje prodhimi apo industrish. E gjithe vemendja është përqendruar në liberalizimin tregetar të ekonomive të vendeve të ndryshme, hapjen kundrejt investitoreve të huaj dhe tregjeve të reja, reduktimin e barrierave tregetare, reduktimin deri në kuotat zero të tarifave doganore etj., për të përfituar sa me shume të jetë e mundur nga avantazhet konkuruese të secilit vend dhe nga transferimi i teknologjive, kapitaleve dhe njohurive. Në fund të vitit 2002 eksportet neto botërore të malllrave dhe sherbimeve arriten në 7.8 miliard USD. Sigurisht është shpejt të themi që Bota po njëh „tregti pa kufij“, por nuk është e ekzagjeruar të themi që bota po i shua kufujtë tregetare. Dekada e viteve `90 e theksoi garen konkurenciale drejt liberalizimit të regjimit tregtar gati në gjithe vendet e Botes. Aresyeja e kesaj levizje jane përfitimet që krijohen nga hapja e ekonomise.

Por si paraqitet ky realitet global në kontekstin rajonal të vendit tone?

Republika e Kosovës karakterizohet nga një treg vendas i kufizuar me avantazhe konkuruese jo shume të fuqishme. Prej mese 13 vjetesh, vendi ynë po bën përpjekje të vazhdueshme për të liberalizuar rregullat tregtise se jashtme për të nxitur eksportet dhe zevendesuar importet. Pavaresisht nga kjo, Kosova ende renditet ndër vendet shtetet me hapje me të kufizuar të ekonomise dhe jo e integruar në mase të konsiderueshme me ekonomitë e tjera. Megjithatë Kosova është pjese e sistemit të tregtise ndërkombetare që në fillimet e tranzicionit ekonomik dhe pretendon qe në të ardhmen e afërt të institucionalizohet – anëtarësohet në sistemin boteror të tregtise OBT. Vendi ynë është përfshirë në një procesh të nenshkrimit të marreveshjeve të Tregtisë se Lirë me vendet e rajonit, me synim krijimin e një Zone të Tregtise se lirë që të përfshije të gjithe vendet e Ballkanit Jugor. Thellimi i ndërvartesise ekonomike dhe forcimi i prirjeve globalizuase e ka bere edhe me intensiv debatin mes studiuesve të ekonomise për lidhjen midis hapjes tregetare, investimeve dhe rritjes ekonomike. Mbizotëron ideja se mes faktoreve të mesipërm ka një lidhje pozitive dhe se hapja ekonomike, liberalizimi i tregtise shoqerohet në fund të fundit me ritme me të larta të rritjes ekonomike, me rritje të eficences të përdorimit të faktoreve. Por për të arritur në përfundime sa me të sakta, me mire të analizojme më hollesisht

Page 33: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

33  

nga ana shkencore mundesitë për liberalizim, efektet dhe sfidat përkatese për një vend si Kosova me karakteristikat e veta dhe si një vend balkanik.

 

I. Ç’ËSHTË NJË MARRËVESHJE E TREGTISË SË LIRË (MTL)  

Marreveshjet e Tregtise se Lire (MTL) sherbejne per nje plotesim me te mire te nevojave te tregut, vecanërisht per mallrat dhe sherbimet qe mungojne ne vend, influence ne uljen e cmimeve, rritje te konkurences ekonomike, nxitje te permiresimeve teknologjike te prodhimit vendas per te qene konkurent ne tregun e hapur, ulje te kontrabandes, influence reciproke midis tregjeve te ndryshme ne kushtet e ndryshme te trajtimit tarifor, nxitje te prodhimit per eksport dhe ritje te eksportit

MTL është një dokument i negociuar dhe i rënë dakord mes palëve me objektiv liberalizimin e tregtisë. Liberalizimi është i menjëhershëm për produktet me avantazhe të qarta të krahasuara dhe gradual për produkte të ndjeshme ndaj importeve. Për këto të  fundit, marrëveshjet parashikojnë reduktim të përshkallëzuar të tarifave doganore dhe eliminimin e tyre përgjatë periudhës kohore deri në krijimin e zonës së lirë tregtare.  Megjithëse në një MTL fiksohen objektiva të matshëm dhe konkretë, MTL është  fleksibël, në kuptimin që ajo është e pajisur me mekanizmat e përshtatjes ndaj evolucioneve në raport me periudhën e paranegocimit.  

A.Objektivat e marreveshjes: 

Objektivi kryesor i marrëveshjes është krijimi nga palët në mënyrë graduale i një zone të tregtisë së lirë gjatë një periudhe tranzitore me kohëzgjatje maksimale prej 6 vjetësh 

Objektivat specifike:   zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet palëve dhe rritja e

standartit të jetesës së popujve,   eleminimi gradual i kufizimeve në tregtinë e mallrave,   vendosja e kushteve të barabarta konkuruese për tregtinë e mallrave,   kontribuimi në heqjen e barrierave ndaj tregtisë, në zhvillimin e harmonizuar dhe

zgjerimin e tregtisë botërore,   krijimi i kushteve për nxitjen e mëtejshme të investimeve,   veçanërisht për zhvillimin e investimeve të përbashkëta në këto vende/në rajon,  nxitja e tregtisë dhe bashkëpunimit midis palëve me vendet e treta. 

B.Sistemi tarifor që do të aplikohet pas miratimit të Marrëveshjeve është i përbërë nga:  

1) Tarifa që reduktohen gradualisht, për produkte të cilat duhet t’i nënshtrohen një mbrojtjeje tarifore të përkohshme, me qëllim që të ndihmohen industritë ë prodhimit vendas; 

Page 34: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

34  

2) Tarifa që bëhen menjëherë zero për qind, për mallrat josensitive të vendeve respektive; përgjithësisht kjo kategori përfshinë gjithë mallrat që nuk përfshihen në listat e produkteve që përmenden në pikën 1 më sipër. 

3) Tarifa që zbatohen sipas sistemeve aktuale respektive ose tarifa bazë, për produkte sensitive ndaj të cilave aplikohet mbrojtje e plotë tarifore; (kjo kategori përfshinë kryesisht mallrat bujqësore dhe ushqimore: kapitujt 1 – 24 të Sistemit të Harmonizuar). 

4) Konçensione për produktet bujqesore të cilat janë sensitive ndaj importeve nga vendi partner . Siç vërehet dhe më sipër, krijimi i zonës së lirë tregtare mes vendeve të rajonit prek kryesisht sektorin industrial, ndërsa sektorët e bujqësisë dhe të industrisë së mallrave ushqimore, në shumë raste parashikojnë hapje të pjesshme e graduale ose ruajtje të regjimit aktual tregtar. 

Produktet industriale Produktet industriale konsiderohen ato produkte të cilat klasifikohen në kapitujt 25 – 97 sipas Sistemit të Harmonizuar (HS).

1.Për produktet industriale marrëveshjet parashikojnë :

I. Për një kategori produktesh, tarifa doganore për të cilat bëhet menjëherë zero përqind. Ky reduktim realizohet për produkte eksporti apo me potenciale eksporti të cilat nuk janë sensitive ndaj importeve nga vendi partner.

II. Për një kategori tjetër produktesh, tarifa shkon në zero përqind në mënyrë të përshkallëzuar pas maksimumi 6 vjetësh. Kjo ndodh për ato produkte eksporti që janë sensitive ndaj importeve nga vendi partner. Në përgjithësi marrëveshjet sigurojnë mbrojtje të përkohshme për produktet industriale si: kripa e gjellës, karburante, prodhimet e hekurit, bakër, krom, nikel, produktet e drurit, produktet e kozmetikës.

2.Produktet bujqësore

Produkte bujqësore klasifikohen në kapitujt 1 deri në 24 te HS  

Shkëmbimi i konçensioneve: është baza e marrëveshjes në fushën e bujqësisë. Kjo për shkak se bujqësia është një sektor sensitiv për vendet nënshkruese. Palët i ofrojnë njëra  tjetrës konçensione në formën e:

i. tarifave zero përqind menjëherë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes,  ii. tarifa zero përqind, për kuota të caktuara produktesh, sipas anekseve bashkëlidhur tekstit

të marrëveshjes  Sigurohet mbrojtje për produktet bujqësore si: mollët (për muajt tetor-nëntor), birra,  vezët, duhani, vaji ushqimor i rafinuar dhe nxitje për eksportet e produkteve bujqësore si: peshku, fasulet, vaji i ullirit, ullinjtë, hurma, fiq, djathi, mjalti, mish, perime, prodhime sheqeri, etj.  

Page 35: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

35  

MEKANIZMA TE APLIKIMIT TE MARREVESHJEVE  

MTL përmbajnë në vetvete mekanizmat që ndihmojnë zhvillimin e një tregtie të drejtë e me rregulla loje dhe synon përshtatje ndaj kushteve të reja që mund të krijohen. Kështu:  

1) Ekziston mundësia për dhënien e konçensioneve të mëtejshme, sipas zhvillimeve në fushën e politikave bujqësore të brendshme dhe të jashtme të këtyre vendeve. 

2) Palëve u njihet e drejta që të kryejnë konsultime për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme në rast se importet e produkteve të cilat janë subjekt konçensionesh sjellin probleme serioze në tregjet e palës tjetër. Masa mbrojtëse të nevojshme mund të merren deri në gjetjen e një zgjidhjeje. 

3) Për industri në lindje e sipër, ose sektorë që kryejnë ristrukturim dhe përballojnë vështirësi serioze, të cilat gjenerojnë edhe probleme sociale të konsiderueshme, mund të merren masa të jashtëzakonshme me kohëzgjatje të kufizuar në formën e rritjes së tarifave doganore. Tarifa doganore në këto raste nuk duhet të kalojë 25 përqind ad valorem dhe vlera totale e importeve të produktit, subjekt i këtyre masave nuk duhet të kalojë 15 përqind të importeve totale të produkteve industriale.  

4) Palët kanë të drejtë të marrin masa mbrojtëse të përgjithshme kur një produkt importohet në një nga palët në sasi të tilla që shkaktojnë ose rrezikojnë te shkaktojnë dëme serioze tek prodhuesit vendas të produkteve të ngjashme ose drejtpërdrejt konkuruese në territorin e palës importuese; ose veshtirësi serioze ndaj çdo sektori të lidhur me të; apo veshtirësi që rezultojnë në përkeqësim serioz të situatës ekonomike të një rajoni. 

5) Masa kufizuese mund të zbatohen edhe në rast se njëra palë ndesh vështirësi të Bilancit  te Pagesave. e Rregulla të tjera. Koncepti i liberalizimit nuk shihet i lidhur vetëm me tarifat doganore. Sistemet tregtare  dhe kërkesat e legjislacioneve kombëtare që rregullojnë aktivitetet e import – eksportit, shpesh mund të rezultojnë të pakapërcyeshme dhe janë më me kosto se vetë tarifat doganore. 

Për këtë qëllim, në MTL përcaktohet një kuadër i rregullave që duhen aplikuar në këto aspekte të regjimit tregtar. Palët duhet të aplikojnë rregullat kombëtare në fushën sanitare dhe fitosanitare në  mbështetje me parimin e mosdiskriminimit, pa aplikuar masa të reja me karakter të ekzagjeruar dhe pengues në tregti. Gjithçka duhet të kryhet në përputhje me konventat ndërkombëtare në këtë fushë.  

Rregullat e origjinës përcaktohen në një protokoll te veçantë të marrëveshjes, i cili sqaron se mallrat duhet të prodhohen tërësisht apo pjesërisht (sipas disa kushteve të përcaktuara në mënyrë të detajuar) në një vend që të marrin origjinën e vendit eksportues.  Pronësia Intelektuale,

Page 36: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

36  

Prokurimi Publik, Nxitja e Investimeve dhe shërbimeve  realizohen në përputhje më marrëveshjen e OBT-së.  

 

RREGULLAT E ORIGJINES

Statusi origjinues, perfaqeson

lidhjen midis produktit dhe vendit ku prodhohet,

kushtet e prodhimit, ne mënyre qe te garantohet perfitimi i statusit preferencial

Statusi origjinues perftohet kur:

Produkti ështe prodhuar tërësisht në një vënd, (1)

Produkti i nënshtrohet proçeseve/përpunimeve shtesë, per lëndë te parë dhe materiale te importuara në atë vënd, (2)

Kriteret për perfitimin e origjinës preferenciale

Ndryshimi i klasifikimit doganor, sipas kreut te HS, (a)

Vlera e perpunimit në %, ndaj çmimit tek prodhuesi (ex-ëorks), (b)

Kryerja e proçeseve specifike te përpunimit, (c)

Kombinimi i kritereve te mësipërme, (d)

Produkti perfiton origjinën shqiptare

“Pra në rast se nga përpunimi qe i bëhet një produkti, ai e ndryshon Kodin e tij të mëparshem te klasifikimit në Nomenklaturën e Kombinuar te Mallrave, ai përfiton origjinën e vendit në te cilin eshte përpunuar.”

Në rast se nga kryerja e proceseve specifike te përpunimit qe i bëhet një produkti, ai e ndryshon Kodin e tij te mëparshëm te klasifikimit në Nomenklaturën e Kombinuar të Mallrave, ai përfiton origjinën e vëndit në te cilin është përpunuar.”

Vetëm në rastet kur një produkti nga përpunimi i rritet vlera në një shtesë prej 30%, ai mund të përfitoje origjinën e vëndit te përpunimit.”

Operacione minimale që nuk i japin status origjinues mallit.

Paketimi dhe ripaketimi i mallrave,

Copëtimi në sasi më të vogla ose bashkimi nga sasi të vogla,

Paketimi, ndarja, larja etj. nëpërmjet prerjes apo mbushjes,

Etiketimi dhe vulosja e mallrave,

Konservimi për efekt transporti ose magazinimi,

Vendosja e mallrave nëpër kuti më të vogla,

Page 37: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

37  

Therja e kafshëve te importuara perpara datës së eksportit.

Dokumentat e nevojshme:

1. Kërkesë për marrjen e çertifikatës së origjinës preferenciale, me të gjitha të dhenat e nevojshme per produktin, prodhuesin, lëndët e para, etj.

2. Dokumenti qe vërteton origjinën preferenciale është çertifikata e origjinës “EUR.1”, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave”

3. Deklaratë fature (Invoice declaration)

Zonat e aplikimit

a) a)Kumulimi dy-palesh, b) b)Kumulimi diagonal, c) Kumulimi i plotë

I.Përfitimet prej një MTL-je:

1. një plotësim më të mirë të nevojave të tregut, veçanërisht për mallrat dhe shërbimet që mungojnë në nomenklaturat e sigurimit në vënd,

2. influencë në uljen e çmimeve, 3. rritje në konkurrencën ekonomike, 4. nxitje të përmirësimeve teknologjike të prodhimit vëndas për të qënë konkurrent në

tregun e hapur, 5. ulje të kontrabandës, 6. influencë reciproke midis tregjeve të ndryshme në kushtet e ndryshme të trajtimit tarifor,

nxitje dhe rritje të investimeve të huaja prodhuese, dhe në mënyrë të veçantë 7. nxitje të prodhimit për eksport dhe rritje të eksportit;

II. Si dhe ajo kërkon:

1. respektimin e parimit të mosdikriminimit, 2. nxit aplikimin e legjislacionit për konkurrencën, 3. anti-dumpingun, 4. masat mbrojtëse e vlerave kundërballancuese, 5. mbrojtjen konsumatore 6. të politikave të tjera tregtare të ndërmarra nga palët, 7. ndalimin e krijimit të monopoleve shtetërore me karakter tregtar, dhe eliminimin eatyre

ekzistuese si dhe zgjidhjen e problemit të ndihmave shtetërore, 8. eliminimin e të gjitha taksave të eksportit apo taksave te tjera me efekt të njëjtë në

eksport, 9. eliminimin e dallimeve të thella në tarifat doganore normale (MFN) sidomos për

produktet bujqësore.

Page 38: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

38  

VI. APLIKIMI I MARRËVESHJEVE

Jo çdo gjë duhet pritur nga shteti, megjithëse edhe ai ka ende për të bërë që të luajë rolin e tij strikt minimum në këtë proçes dinamik. Sistemi duhet të konceptohet dhe funksionojë si një i tërë, bazuar në konceptin e konkurueshmërisë së tij, e cila minimalisht kërkon :

(i) prodhim dhe logjistikë e orientuar nga tregu, (ii) shërbime të orientuara nga biznesi, (iii) kuadër legjislativ, administrativ dhe institucional miqësor për biznesin.

Në se në këtë skemë secili: shteti, biznesi e shoqeria civile gjejnë dhe luajnë rolin e tyre, suksesi bëhet më i garantuar.

Eshtë koha të tejkalojmë fazën e kritikave shteti për biznesin e biznesi për shtetin, të cilat përligjen nga fakti i thjeshtë se palët u ndodhën para një praktike të re dhe pa përvojën e mjaftueshme. Biznesi duhet të bëhet më i aftë për të mbrojtur interesat e tij. Kjo do të thotë identifikim më i mirë i interesave të biznesit, vjelje e interesave të vërteta dhe jo atyre të grupeve të veçanta, përmes fuqizimit të shoqatave të biznesit. Mosha e re e biznesit duket se ndikon në mentalitetin e tij, duke e prirur më tepër drejt interesave afashkurtra dhe duke parë më pak në perspektivë. Mentaliteti i biznesit duhet të zhvillohet. Ai duhet të kërkojë të hyjë në tregjet e huaja nëpërmjet teknologjizimit dhe zhvillimit të kapaciteteve. Shteti duhet të mbështesë më fort bizneset e orientuara drejt eksportit. Jemi në prag të hapjes së tregut me vendet e Bashkimit Europian, me të cilat zhvillojmë rreth 90% te marrëdhënieve tregtare. Kjo do të jetë një sfidë e re të cilës duhet t’i paraprihet me programe mbështetëse të cilat duhet te “dalin” nga kuadri i letrave e protokolleve -.,të tilla si:

kreditimi i bizneseve me orientim eksportin

sigurim e garantim i eksporteve,

zgjidhja e problemeve të rimbursimit te TVSH-së-që po bëhet një gangrenë,

programe mbështetjeje për Manaxhimin e Cilësisë,

programe trainimi për menaxheret e kompanive eksportuese,

zhvillimi i marketingut të produktit,

thithja e investimeve të huaja të orientuara për eksport, etj, etj, të cilat meritojnë të trajtohen në mënyrë më të posaçme.

Ashtu si proçesi i negocimit fillestar, i tejkaluar tashmë, aplikimi i marrëveshjeve është në vetvete një cikël i cili kërkon informacion, analizë, pjesëmarrje. Asnjëra nga palët, nuk mund të operojë në mënyrë të shkëputur. Secila kërkon bashkepunimin me tjetrën për të realizuar aplikimin korrekt dhe në favor të biznesit dhe ekonomisë shqiptare në tërësi, të vetë Marrëveshjeve.

Pra, duket se sa e rëndësishme është të konsiderohen MTL jo si një ngjarje e shkëputur nga të tjërat, për shkak se duhen gjendur rrugët që të “ ruhen” avantazhet nga risqet që u “ kanosen”.

Page 39: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

39  

NDIKIMET E PRITSHME TË MARRËVESHJEVE TË TREGTISË SË LIRË.

1. Integrimi rajonal për vëndet e vogla. 2. MTL-të në këndvështrimin makroekonomik 3. Me cfarë mund të konkurojmë? 4. Ndikimi te

a) Konsumatorët b) Biznesi c) Investitorët e huaj

Në këtë kapitull do përpiqemi të shpjegojmë ndikimin dhe efektin përkatës të Marrveshjeve të Tregtisë së Lirë në Shqipëri. Për të patur një ide më të qartë, fillimisht do e nisim me efektin e inegrimit rajonal në vëndet e vogla dhe post tranzicioni si vëndi ynë, dhe vecantitë e ketij procesi në këto raste. Përmes kësaj cështje do zbulojme se cfarë pret vendi ynë, me karakteristikat që ka, nga hapi i parë i integrimit. Për tu thelluar më shumë dhe per ta mbështetur diskutimin nga ana shkencore, do analizojme aspektin makroekonomik dhe ligjësitë që shërbejnë për të shpjeguar sjelljen e treguesve dhe mënyrën për ti ndikuar ato. Në këtë mënyrë do shpjegojmë që integrimi rajonal në përgjithësi dhe MTL-të në vecanti, nuk janë hapa me qëllime të theksuara politike, por janë praktika të provuara që i binden ligjësive. A i plotësojmë ne kushtet për të qënë konkurues në treg? Për potencialet dhe sfidat përkatëse do flasim në cështjen „Me cfarë mund të konkurojmë“. Për të qënë më konkretë, në cështjen në vazhdim do japim përfitimet sipas kategorive të vecanta si konsumatorët, investitorët e huaj dhe biznesi për të cilin do ketë më pas dhe një cëshje më vete.

I. INTEGRIMI RAJONAL DHE ZHVILLIMI I VËNDEVE TË VOGLA

Më poshtë do ekzaminojmë si ndikojnë politikat e liberalizimit të tregtisë në vendet e vogla dhe në zhvillim. Duke ditur që Shqipëria hyn në këtë kategori vendesh, kjo analize do na ndihmoje të kemi një tablo më të qartë të impaktit të nënshkrimit të MTL-ve për vendin tonë.

Një vecori e vendeve të vogla që i dallon ato nga ekonomitë e vendeve tjera, është që ata janë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve të mjedisit të jashtëm. Reagimet në formë marreveshjesh të këtyre vendeve, kushtëzohen nga pasuritë dhe kapacitetet e tyre tëbrëndshme, zhvillimi institucional dhe politikat e mëparshme.

Në kuadrin e ritmeve të larta të globalizimit dhe krijimit të blloqeve shumë të fuqishme, këto vende përballen me vendime shumë të rëndësishme përsa i përket politikës që duhet të ndjekin në mënyrë që të minimizojnë kostot e ndryshimit të mjedisit, dhe që mundësisht të përfitojnë nga ndonje avantazh që krijohet. Mundësitë janë: (i) liberalizim i njëanshëm, (ii) integrim dhe liberalizim i tregtisë mes vëndeve të vogla, ose (iii) marrëveshje si bllok me vënde të pasura.

Page 40: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

40  

Pavarësisht nga teoritë e tregtisë, teoria e inegrimit të vëndeve të vogla ka dhënë rezultate mahnitëse.

Supozojmë që importet janë homogjene, psh karakteristikat e tyre nuk varen nga vendi origjinë. Supozohet që vendet brenda bllokut të integruar do vazhdojnë të blejnë nga vendet jashtë bllokut. Në këtë rast cmimet nuk mund të bien derisa cmimet vazhdojnë të jenë të njëjtët me cmimet e tjera plus tarifen e importit të vëndeve te pjeses tjetër të botës.

Derisa cmimet nuk bien si rezultat i formimit të MTL-se, si konsumi dhe importet nuk do të ndryshojnë. Derisa të mos rriten importet totale, nuk do kemi krijim tregtie. Nga ana tjeter importet nga vëndet e tjera antare rriten pas heqies të barrierave brenda bllokut me koston e importeve më të lira nga vendet jashtë bllokut. Kjo divergjence ul të ardhurat e bllokut në tërësi. Liberalizimi i tregtisë në vëndet e tjera mund ti ktheje këto kosto në përfitime, nëse liberalizimi është i thellë aq sa duhet.

Sikur importet të jenë heterogjene nga pikpamja e cilesisë së mallrave në vende të ndryshme të origjinës, atëherë ka mundësi që cmimi i importeve të vëndeve antare të bjer si pasojë e konkurencës me një ndikim të ndjeshëm në të ardhura.

Sidoqoftë, nëse eksportet në vëndet e vogla nga vëndet e mëdha anetare bëhen në kushtet e mungesës të konkurencës, vëndet e vogla humbin nga ulja e barierave Brenda bllokut, dhe shtetet e vogla janë shume të prirura të humbasin.

Vendet e mëdha fitojnë pasi kanë prodhime më të mbrojtura që konkurojne me importet e vendeve të tjera të botës dhe që i eksportohen vëndeve më të vogla e më të varfra pa tarifa. Kjo con në përkeqësimin e treguesve për vëndet e vogla anëtare në termat e tregtisë.

Tjetër arsye për ndarjen josimetrike të fitimeve dhe humbjeve, është dhe zhvendosja e industrisë dhe teknologjisë në vëndet me të zhvilluara. Këto shpërndarje asimetrike cojnë dhe në divergjenca mes vendeve.

Nisur nga këto efekte negative të MTL-ve si bllok për vëndet e vogla, mbështetet ideja e përkrahur dhe nga vendi ynë për të nënshkruar marrëveshje individuale me vëndet e rajonit dhe jashtë tij. Përfitimet janë ekonomike nga standartet në tregti, si dhe në pikpamjen politike për shkak të qëndrueshmerisë më të madhe. Gjithashtu vendet e vogla duhet të promovojnë një kapacitet me të madh administrativ, negociues dhe operativ për tu marrë me çështjet e marrëveshjeve dy dhe shumë palëshe. Këto kosto negociuese (që varen nga numri dhe shkalla e përfshirjes), janë të konsiderueshme për vëndet e vogla të cilat nuk kanë aftesitë humane dhe fizike që të ndërmarrin procese negocimi. Ndërsa formimi i grupimeve rajonale me vëndet fqinje mundëson ndarjen e kostove fikse mes tyre.

Page 41: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

41  

Përfundimisht nuk mund të thuhet që Integrimi është pozitiv për të gjitha rastet. Kështu nga njëra anë rritet fryma e bashkëpunimit, por nga ana tjetër mund të ketë dhe hpërndarje asimetrike të të ardhurave dhe shpenzimeve. Sidoqofte, përfitimet priten në periudhe afatmesme, jo menjehere.

Kushtet e nënshkrimit dhe zbatimit të MTL-ve kanë ndryshuar nga një vendim në tjetrin. Aktualisht janë në fuqi vendimet e marra nga Marreveshja e Cotonou nënshkruar në qershor 2000, ku parimet kryesore të zonave të tregtise janë reciprociteti dhe diferncimi.

II.NDIKIMI MAKROEKONOMIK I MARRËVESHJEVE TË TREGTISË SË LIRË

1.Ekuacioni i gravitetit

Dy mjetet më të përdorura për të matur efektin e tarifave doganore janë Ekuacioni I Gravitetit dhe modeli i Matjes së Ekuilibrit të Përgjithshëm.

Sipas Ekuacioniit të Gravitetit, kufinjtë kanë një efekt të madh negativ në tregti, ndërsa integrimi ka një ndikim pozitiv.

Modeli i Matjes së Ekuilibrit të Pergjithshëm përdoret kryesisht në analizat e politikave.

Të dy këto modele janë bazuar në përafrime dhe thjeshtime të mëdha. Por aplikimet e tyre në realitet, shpesh kanë dhënë pasoja pozitive (ndikimi i NAFTA në tregtinë

Meksikane pas heqjes së doganave)

Ekuacioni i gravitetit përfshin mjaft variabla. Ai mund të përdoret për të zbuluar statistikat krahasuese të të ardhurave si rezultat i tarifave doganore.

Sipas ekuacionit të gravitetit, volumi i tregtisë dypalëshe është e lidhur në përpjestim të drejtë me produktin e brëndshëm bruto (GDP), dhe në përpjestim të zhdrejtë me barrierat e tregtisë mes vëndeve.

Ky ekuacion madje mund të përcaktojë dhe ndryshimin e vëllimit të tregtisë në varësi të kohës. Pjesa e parë e ekuacionit të garvitetit i përket diferencimit të produktit. Pjesa e dytë, preferencave të konsumatorit ponderuar nga një konstante e elasticitetit të funksionit të dobisë të produktit zëvëndësues.

Të dhënat më të fundit empirike mbrojnë idenë se volumi i tregtisë ndërkomëbtare është përcaktuar nga gjerësia e specializimit të produktit, që mund të varet dhe nga ndryshimet në faktorët e prodhimit. Aty ku volumi i tregtisë është më i madh ka më shumë mundësi për specializim.

2. Vlerësimi i ekuacionit të gravitetit

(**) Mij=Si Yj = YiYj/Yij = Sj Yi = Mij

Page 42: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

42  

ku Mij janë importet e vëndit i nga vëndi j

Si është raporti i GDPi në krahasim me GDP botërore.

Yi është GDP e vëndit i.

Diskutimi i integrimit rajonal nga pikpamja teorike, arrin në përfundimin që: Tregtia e Lirë dhe politikat e integrimit ekonomik, sigurojnë përfitime të mëdha afatgjata në formën e rritjes të të ardhurave dhe përdorimit më me efiçencë të burimeve. Nga ana tjetër, në periudhë afatshkurtër, mund të rezultojnë pasoja e rezultate negative.

A.Disa nga pasojat në mënyrë më të veçantë janë:

elasticiteti i imporetve (i lartë) dhe i eksporteve (i ulet) dhe efekti negativ i tyre në llogarinë korente

mundësia e përqendrimit të aktivitetit ekonomik në vëndet më të pasura të zonës të tregtisë së lirë

mundësia e vëndeve me aftësi të ulët kompetitive për të ulur mundësitë e industrializimit për shkak të nivelit të ulët të sigurisë

qëndrueshmëria makroekonomike dhe politike në zonën e tregtisë së lirë. Përsa i përket rastit të ekonomive në “tranzicion”, është e rëndësishme që pa injoruar përfitimet afatgjata nga inegrimi ekonomik, vëndet që e kalojnë këtë fazë, të kuptojnë më mirë pasojat e mundshme negative në afatshkurtër. Në këtë mënyrë, mund të maten dhe të manaxhohen më mirë këto pasoja. Teoritë H-O dhe të të ardhurave rritëse kanë dhënë përfitime në këtë aspekt.

Përsa i përket ekuacionit të gravitetit, vendimet duhen marrë sipas madhësisë së vëndeve të implikuara në tregti dhe barrierat tarifore përkatëse si me vëndin në fjalë dhe me të tjerët. Lloji i integrimit përcakton dhe mënyrën më të përshtatshme për të përdorur që shpesh ndikon dhe në saktësinë e përfundimit. Modelet ekonomike kërkojnë shumë ose pak të dhëna për të kryer analizën. Problemi është kur këto të dhëna nuk sigurohen nga vënde të ndryshme.

A.Përfundimet më të rëndësishme nga studimet empirike:

Integrimi ekonomik ka ndikim pozitiv në rritjen ekonomike

Integrimi ekonomik me Bashkimin Europian do të sigurojë përfitime të mëdha, pavarësisht se disa sektorë rrezikojnë të fundosen.

Efektet e inegrimit të thellë janë më të mëdha se ato që rezultojnë nga heqja e kufijve.

Përmirësimi i institucioneve ekonomike ka një rol majft domethënes në rritje.

Mbrojtja e të drejtave dhe politikat eficente ekonomike (sidomos ajo e tregetisë së hapur), duhet të jetë prioriteti i vendeve në zhvillim.

Reduktimi i barrierave kufitare ka efekte pozitive në të ardhurat dhe pasurimin.

Page 43: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

43  

Integrimi rajonal

(***) Mij = (Yi Yj / Yw) (tij / Pi Pj)

ku tij është treguesi i kostos së tregtisë mes vëndeve i dhe j, që supozohet të jenë të përafërta.

Pi është indeksi i cmimit të konsumatorit të vëndit i dhe përfaqëson barrierën, rezistencën e tregtisë me gjitha vëndet, dhe është elasticiteti i zëvendësueshmërisë të gjitha të mirave.

Treguesi i kostos së tregtisë tij është një funksion i ekuivalentimit të pengesave tarifore mes vëndeve i e j dhe largësisë së tyre.

Pi është në përpjëstim të drejtë me pengesat e tregtisë të secilit shtet.

Ekuacioni i gravitetit (**) tregon se tregtia mes dy vendeve varet nga pengesat tarifore të tyre dhe pengesat bilaterale mesatare që të dy vëndet kanë me gjithë partnerët tjerë.

B.Madhësia e vendit gjithashtu ndikon në efektet e barrierave të tregtisë në këto drejtime.

1. Barrierat ulin këtë tregues rregullator tij më shumë mes vëndeve të mëdha se mes vendeve të vogla.

2. Barrierat rrisin këtë tregues rregullator tij më shumë mes vendeve të vogla se mes vendeve të medha.

3. Barrierat rrisin raportin e këtij treguesi rregullator tij brënda vëndit i në varësi të regullatorit të tregtisë mes vëndit i dhe j sa më i madh është vëndi i dhe sa më i vogël është vëndi j.

C. Përfundime që rrjedhin nga ekuacioni i garvitetit

Vëndet e vogla kanë më shumë mundësi të përfitojnë nga vëndet e mëdha të cilat gjithashtu përfitojnë. Niveli i lartë i barrierave tregtare duhet të iniciojë një studim më të hollësishëm të arsyes pse këto kosto janë kaq të larta. Përfitimet afatshkurtra si ato nga diferencat në kursin e këmbimit nuk duhet të jenë faktor përcaktues i politikave të tregtisë së jashtme.

Dy mjetet më të përdorura për të matur efektin e tarifave doganore janë Ekuacioni I Gravitaetit dhe modeli i Matjes së Ekuilibrit të Pergjithshëm.

Sipas Ekuacioniit të Gravitetit, kufinjtë kanë një efekt të madh negativ në tregti, ndërsa integrimi ka një ndikim pozitiv.

Modeli i Matjes së Ekuilibrit të Pergjithshëm përdoret kryesisht në analizat e politikave.

Të dy këto modele janë bazuar në përafrime dhe thjeshtime të mëdha. Por aplikimet e tyre në realitet, shpesh kanë dhënë pasoja pozitive (ndikimi i NAFTA në tregtinë Meksikane pas heqies së doganave)

Page 44: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

44  

Ekuacioni i gravitetit përfshin mjaft variabla. Ai mund të përdoret për të zbuluar statistikat krahasuese të të ardhurave si rezultat i tarifave doganore. Sipas ekuacionit të gravitetit, volumi i tregtisë dypalëshe është e lidhur në përpjestim të drejtë me produktin e brendshëm bruto (GDP), dhe në përpjestim të zhdrejtë me barrierat e tregtisë mes vëndeve.

Ky ekuacion madje mund të përcaktojë dhe ndryshimin e vëllimit të tregtise në varësi të kohës. Pjesa e parë e ekuacionit të garvitetit i përket diferencimit të produktit. Pjesa e dyte, preferencave të konsumatorit ponderuar nga një konstante e elasticitetit të funksionit të dobise të produktit zëvendësues.

Të dhënat më të fundit empirike mbrojnë idenë se volumi i tregtisë ndërkombëtare është përcaktuar nga gjerësia e specializimit të produktit, që mund të varet dhe nga ndryshimet në faktorët e prodhimit. Aty ku volumi i tregtisë është më i madh ka më shumë mundësi për specializim.

Produkti perfiton origjinën shqiptare

“Pra në rast se nga përpunimi qe i bëhet një produkti, ai e ndryshon Kodin e tij të mëparshem te klasifikimit në Nomenklaturën e Kombinuar te Mallrave, ai përfiton origjinën e vendit në te cilin eshte përpunuar.”

Në rast se nga kryerja e proceseve specifike te përpunimit qe i bëhet një produkti, ai e ndryshon Kodin e tij te mëparshëm te klasifikimit në Nomenklaturën e Kombinuar të Mallrave, ai përfiton origjinën e vëndit në te cilin është përpunuar.”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Page 45: MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZ NDERKOMBETARE …armandi.info/ekonomik/2010-2013/03.2013/MATERIALI_SHTESË_PËR... · 1 MATERIALI SHTESË PËR LËNDËN E DREJTA BIZNESORE

45