Matematika për Biznes II...sistemi tatimor i pothuaj çdo shteti konsideron si të ardhura kryesore...

12
Matematika për Biznes II ( Ligjerata e dhjetë) MA. Arsim Ajvazi

Transcript of Matematika për Biznes II...sistemi tatimor i pothuaj çdo shteti konsideron si të ardhura kryesore...

Page 1: Matematika për Biznes II...sistemi tatimor i pothuaj çdo shteti konsideron si të ardhura kryesore për buxhetitn e shtetit, të ardhurat që sigurohen nga : Taksa e Pronës, tatimi

Matematika për Biznes II

( Ligjerata e dhjetë)

MA. Arsim Ajvazi

Page 2: Matematika për Biznes II...sistemi tatimor i pothuaj çdo shteti konsideron si të ardhura kryesore për buxhetitn e shtetit, të ardhurat që sigurohen nga : Taksa e Pronës, tatimi

KAPITULLI 12:

Taksat dhe Tatimet

Ligjerata e X- të : Faqe 254-265 libri bazë

Dt: 5/06/2015, Prishtinë

Page 3: Matematika për Biznes II...sistemi tatimor i pothuaj çdo shteti konsideron si të ardhura kryesore për buxhetitn e shtetit, të ardhurat që sigurohen nga : Taksa e Pronës, tatimi

1.Taksa mbi Pronën.

2.Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ose Tatimi mbi

Shitjet.

3.Tatimi i Akcizës dhe Taksa të Tjera.

4. Tatimi mbi të Ardhurat Personale.

Page 4: Matematika për Biznes II...sistemi tatimor i pothuaj çdo shteti konsideron si të ardhura kryesore për buxhetitn e shtetit, të ardhurat që sigurohen nga : Taksa e Pronës, tatimi

Taksat dhe Tatimet

1.Taksa mbi Pronën. Tatimet dhe taksat jane instrumenta financiare themelore të sigurimit të të ardhurave të

buxhetit të shtetit.

Tatimet dhe taksat janë pagesa të detyrueshme në para të personave fizikë dhe juridikë, që

mblidhen në bazë të aftësisë së tyre tatimore nga ana e shtetit.

Tatimet shërbejn për mbulimin e shpenzimeve publike nga të cilat përfituese është gjithë

shoqëria. Edhe taksat shërbejnë si instrumenta për sigurimin e të ardhurave monetare të

buxhetit të shtetit.

Dallimi midis tatimit dhe taksave qëndron në faktin se: derisa tatimet konsiderohen si

kontribut i individve apo subjekteve për të mirat publike që përfiton gjithë shoqëria, taksat

janë kundërshpërblim për shërbimet që shteti i bënë në mënyrë direkte paguesit të taksës.

Ka disa lloje taksash të cilat mund të jenë dhe specifike për vende të ndryshme. Mirëpo

sistemi tatimor i pothuaj çdo shteti konsideron si të ardhura kryesore për buxhetitn e shtetit,

të ardhurat që sigurohen nga : Taksa e Pronës, tatimi mbi shitjet apon tatimi i vlerës së shtuar,

tatimi i akcizës dhe detyrime të tjera doganore, si edhe tatimi mbi të ardhurat.

Page 5: Matematika për Biznes II...sistemi tatimor i pothuaj çdo shteti konsideron si të ardhura kryesore për buxhetitn e shtetit, të ardhurat që sigurohen nga : Taksa e Pronës, tatimi

Taksat dhe Tatimet

1. Taksa mbi Pronën. Taksa e pronës shihet si funksion matematik i dy faktorëve:

1.Vlera e vlerësuar dhe norma e taksës. Vlera e vlerësuar është vlera e llogariturn përkundrejt një përqindje të caktuar ndaj vlerës së tregut të pronës. Në rastin e pasurive të palujtshme vlera e tregut,përcaktohet nga qyteti në të cilin ndodhet prona, nga zona në të cilin ndodhet , nga pozicioni etj. Të gjitha këto përcaktohen qartë me vendim të këshillave bashkiakë për çdo bashki në bazë të legjislacionit përkatës. Vlerësuesi lokal i taksave vlerëson vlerën e tregut të tokës dhe ndërtesës në territorin përkatës.

Vlera e paster e tregut është çmimi me të cilin pasuria mund të shitet.

Vlera e vleresuar e çdo prone gjendet duke shumezuar vlerën e pastër të tregut me normën e vlerësimit, normë e cila varion nga një zone në tjetrën. Psh. thuhet se një ndertesë në qendër të qytetit vlerësohet me 80% të vlerës së tregut. N.q.s. një ndërtes ka vlerë tregu prej 220,000 € atëherë vlera e vleresuar e saj do të jetë: 220,000 x 0.8 = 76,000 €.

2.Norma e taksës së pronës, është vlera e raportit ndërmjet taksës së pronës dhe vlerës se vlerësuar të pronës. Ndonjëherë lind pyetja, si vendosen normat e taksave?

Së pari: Zyrtarët përcaktojnë sasinë e parave që iu duhen. Pastaj autoriteti përkatës gjen vlerën e pastër të tregut për gjithë pronat në vend.

Më pas përcaktohet norma e taksës së pronës si raport i: sasisë totale të taksës dhe vlerën totale të vlerësuar.

Keshtu:

Supozojmë se bashkia e një qyteti nga përllogaritja ka vlerësuar se vlera e vlerësuar e pronave te qytetarëve është 62,857,142 €, ndërkohë që për të balancuar buxhetin e saj, përllogarit se i duhen të siguroi nga qytetarët 1,700,000 € të ardhura nga taksat e pronës

Llogaritja e normës së taksës nga ana e punonjësëve të bashkisë rezulton të jetë:

Norma e taksës mundë të shprehet në dis forma: psh, 2.8 % ose 2.8 € për 100 € të vlerësuar pronë, ose 28 € për 1,000 € të vlerësuar pronë. Llogaritja e taksës së pronës është aplikim i formulës:

P = B x R

Ku; P = Taksa e pronës ; B = vlera e vlerësuar e Pronës ; R = Norma e taksës.

Page 6: Matematika për Biznes II...sistemi tatimor i pothuaj çdo shteti konsideron si të ardhura kryesore për buxhetitn e shtetit, të ardhurat që sigurohen nga : Taksa e Pronës, tatimi

Taksat dhe Tatimet

1. Taksa mbi Pronën. Shembulli 1: Gjeni taksën e pronës për një prone me vlerë të vlerësuar prej 234,000 € nëse norma e taksës është 2.12 %.

Zgjidhje: P = ?; B = 234,000 € dhe R = 2.12%

P = B x R = 234,000 x 0.0212 = 4,960.8€

Shembull 2: Një vile banimi ka vlerë të vlerësuar 380,000 € në një zone të qytetit ku norma e taksës së pronës është 1.63€ për 100€ vlerë të vlerësuar prone. Gjeni taksën e pronës.

Zgjidhje: P = ?, B = 380,000€ dhe R= 1.63/100 = 0.0163

P = B x R = 380,000€ x 0.0163 = 6,194€

Shembull 3: Një prone në qytetin e Durrësit ka vlerë të pastër tregu 144,500€. Norma e vlerësimit të pronës është 78%. N.q.s. norma e taksës së pronës është 34€ për 1,000€ vlerë të vlerësuar prone, sa llogaritet taksa për këtë prone?

Zgjidhje: Vlera e vlerësuar e pronës = Vlera e paster e tregut x Norma e vleresimit =

= 144,500 x 0.78 =112,710€

P = ?, B= 112,710€ dhe R=34/1,000 = 0.034

P= B x R = 112,710€ x 0.034 = 3,832.14€

N.q.s. taksa e pronës dhe norma e taksës njihen, atëherë vlera e vlerësuar mund të gjendet nga formula

Page 7: Matematika për Biznes II...sistemi tatimor i pothuaj çdo shteti konsideron si të ardhura kryesore për buxhetitn e shtetit, të ardhurat që sigurohen nga : Taksa e Pronës, tatimi

Taksat dhe Tatimet

2.Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ose Tatimi mbi Shitjet. Tatimi mbi vlerën e shtuar është një tatim i aplikuar në shume vende të botës përfshirë këtu Shqipërin dhe Kosovën.

TVSH e njohur ndryshe edhe si tatim mbi shitjet, i shtohet çmimit neto dhe blerësi i mallit paguan kështu edhe çmimin neto edhe TVSH. Shitësi i mallit,TVSH e mbledhur, e derdh në buxhetin e shtetit.

Por ndërkohë blerësi i mallit, n.q.s. është biznes, e përpunon mallin, e shton atë në vlerë dhe e shet me një çmim të ri neto, më të madhë se çmimi që e bleu, mbi të cilën aplikohet TVSH, e cila paguhet nga blerësi i radhës së mallit. Në këtë zinxhir marëdhënjesh tregtare, shitësi nr.2 i mallit që ishte kështu blerësi nr.1i tij, derdh në buxhetin e shtetit diferencën ndërmjet TVSH që mblodhi nga shitja e këtij malli dhe TVSH që pagoi kur bleu mallin. Në këtë menyrë ai paguan vetëm përqindjen e tatimit mbi vlerën e shtuar të mallit, ndaj dhe tatimi ka marrë emrin: tatim mbi vlerën e shtuar. Në Shqipëri norma e TVSH është 20%, në Kosovë 16%, në Angli është 17% e kështu me radhë.

Përfundimisht në fund barra e TVSH paguhet e gjitha nga konsumatori që është përdoruesi përfundimtar i mallit.

Pra, në fund konsumatori paguan një takes shitje që llogaritet si përqindje ndaj çmimit neto të produkteve që ai ble. Përqindjet tatimore janë të ndryshme në vende të ndryshme.

Sidoqoftë parimi i llogaritjes së tatimit për një blerës është përsëri mbi bazën e formulës :

P = B x R ; ku R = norma e tatimit; B= Çmimi neto i blerjes dhe P= Vlera e tatimit ,

kështu çmimi bruto i shitjes do të jetë

P’ = B + P.

Sipas legjislacioneve të ndryshme, ka edhe produkte që përjashtohen nga TVSH .

Dyqanet me kasa fiskale elektronike e llogaritin automatikisht tatimin mbi shitjet. Çdo etiketim i produkteve bëhet me çmimin neto, pastaj ndaj çdo çmimi neto aplikohet tarifa e tatimit të shitjeve.

Page 8: Matematika për Biznes II...sistemi tatimor i pothuaj çdo shteti konsideron si të ardhura kryesore për buxhetitn e shtetit, të ardhurat që sigurohen nga : Taksa e Pronës, tatimi

Taksat dhe Tatimet

2.Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ose Tatimi mbi Shitjet.

Shembull 4:

Çmimi neto i blerjes së një impianti është 130€. N.q.s. norma e TVSH është 16% gjeni:

a) Vlerën e TVSH-së

b) Çmimin bruto të paguar nga konsumatori

Zgjidhje:

a) P= Vlera e TVSH= ? ,R=16% dhe B= 130€

P =B x R = 130 x 0.16 = 20.8 €

b) Çmimi bruto = P’= B+P = 130+20.8=150.8€

Shembull 5:

Pasi bëri disa blerje në një supermarket, Entela e humbi faturën, por ajo di se pagoi shitësen në vlerën prej 12,300 lekë. Duke ditur se norma e TVSH është 20% gjeni:

a) Vlerën neto të produkteve të blear

b) Vlerën e TVSH-së paguar

Zgjidhje:

a) P= Vlera e TVSH; R= 20%;B= vlera neto e produkteve.

P=B x R = 0.2 x B

Çmimi bruto = P’=B+P= B+0.2 B= (1 + 0.2) x B = 1.2 x B=12,300 nga ku

B= 12,300/1.2 = 10,250 lekë

b) P=B x R = 10,250 x 0.2 = 2,050 lekë

Page 9: Matematika për Biznes II...sistemi tatimor i pothuaj çdo shteti konsideron si të ardhura kryesore për buxhetitn e shtetit, të ardhurat që sigurohen nga : Taksa e Pronës, tatimi

Taksat dhe Tatimet

2.Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ose Tatimi mbi Shitjet. Meqenëse TVSH paguhet nga bizneset në periudha kohore mujore, atëherë mund të qëlloj që gjatë një muaji të ketë vlerë të shtuar pozitive .(Shuma e shitjeve > shuma e blerjeve), në këtë rast kompania i paguan TVSH buxhetit të shtetit ( TVSH e pagueshme), por mund të ndodhë edhe që vlera e shtuar të jetë negative (Shuma e shitjeve < shuma e blerjeve) në këtë rast shteti duhet ti paguaj pjesën e TVSH kompanisë ose ia zbret në detyrimet e muajve në vijim ( TVSH e zbritshme)

Shembull 6:

“Bora shpk” është një shoqëri që prodhon pluhura larës.Gjatë muajit Janar ajo kryen këtë veprimtari:

•Shet pluhur larës me vlerë 400,000 lekë.

•Blen tek furnitorët e rexhistruar në TVSH lendë dhe material për nevoja të prodhimit 150,000 lekë.

•Importon kimikate të ndryshme 40,000 lekë.

•Blen paisje me vlerë 110,000 lekë.

Llogaritni vlerën e TVSH-së që “Bora “ Shpk, duhet të paguajë në buxhetin e shtetit ( nor. TVSH është 20%).

Zgjidhje:

•Shuma e shitjeve të bëra nga kompania ; 400,000 lekë

•Shuma e blerjeve tËë kompanisë: 150,000 + 40,000 + 110,000 = 300,000 lekë

Vlera e shtuar në muajin Janar = Shuma e shitjeve – shuma e blerjeve = 400,000 – 300,000= 100,000

•Vlera e TVSH = 20% x Vlerën e shtuar = 0.2 x 100,000 = 20,000 lekë

Ose:

•TVSH që ka paguar si blerës kompania = 20% x Çmimi i blerjeve = 0.2 x ( 150,000 + 40,000 + 110,000) = 60,000 lekë

•TVSH që ka mbledhur kompania kur ka bërë shitjet = 20% x Çmimi shitje = 20% x 400,000 = 80,000 lekë

Meqë ka mbledhur më shumë se ka paguar, diferencën do ta derdhë në buxhetin e shtetit dmth:

TVSH për tu paguar = 80,000 – 60,000 = 20,000 lekë.

Page 10: Matematika për Biznes II...sistemi tatimor i pothuaj çdo shteti konsideron si të ardhura kryesore për buxhetitn e shtetit, të ardhurat që sigurohen nga : Taksa e Pronës, tatimi

Taksat dhe Tatimet

3.Tatimi i Akcizës dhe Taksa të Tjera. Akciza është një tatim i aplikuar vetëm ndaj disa produkteve të përcaktuara me vendim të qeverisjes qendrore ose vendore. Nëse tatimi i vlerës së shtuar është i aplikueshëm në pothuaj të gjitha produktet, tatimi i akcizës aplikohet për produkte jo esenciale dhe kryesisht të konsideruara si mallra luksi. Mallrat, subjekt i tatimit të akcizës ndryshojnë në varësi të legjislacionit të vendit përkatës, por janë kryesisht: pije alkoolike, produkte të cigars, makinat, armët, pajisje elektrike, bizhuteritë me përbërje ari, argjend ose gurë të çmuar, etj.

Tatimi i akcizës mund të shfaqet në formën e përqindjes ndaj çmimit të shitjes së një produkti, mund të jetë vlerë fikse për sasi të shitur.

Kur tatimi i akcizës jepet në formë përqindje ndaj çmimit të shitjes , ai llogaritet nga formula:

P = B x R

Shembull 7:

Një gjerdan argjendi ka çmim shitje neto prej 550 €. Duke ditur se norma e TVSH-së është 16% dhe norma e tatimit të akcizës10% , sa është çmimi bruto që paguan blerësi i këtij gjerdani ?

Zgjidhje:

P’ = ?; B =550 € , (Tatimi i akcizes) dhe (TVSH)

TVSH është tatimi i fundit që paguhet. D.m.th. aplikohet një here akciza, pastaj mbi të TVSH.

Çmimi neto = 550 €

Ose :

Page 11: Matematika për Biznes II...sistemi tatimor i pothuaj çdo shteti konsideron si të ardhura kryesore për buxhetitn e shtetit, të ardhurat që sigurohen nga : Taksa e Pronës, tatimi

Taksat dhe Tatimet

4. Tatimi mbi të Ardhurat Personale.

• Në kuptim të gjerë , tatimi mbi të ardhura personale është tatimi që mblidhet nga persona fizikë, ose

familje, të cilat nuk kan aktivitet të regjistruar biznesi.

• Tatimi mbi fitim është tatimi që mblidhet nga bizneset për fitimin e realizuar gjatë periudhes raportuese.

• Të dyja keto tatime përbëjnë burime të rëndësishme të të hyrave të buxhetit të shtetit.

• Tatimi mbi fitim lidhet me aktivitetin ekonomik të një biznesi, i cili i nënshtrohet në mënyrë të detajshme

çeshtjeve të legjislacionit ekonomik të çdo vendi, të cilat edhe per një vend ndryshojnë vazhdimisht.

• Lidhur me tatimin mbi të ardhurat që sigurohen nga puna skema e tatimit që aplikohet ne Kosovë i referohet

tatimit me normë progresive te shkallëzuar si me poshtë:

Të ardhurat bruto nga paga (€) Tatimi në %

0 € - 80 € 0 %

81 € - 250 € 4 %

251 € - 450 € 8 %

Mbi 450 € 10 %

Page 12: Matematika për Biznes II...sistemi tatimor i pothuaj çdo shteti konsideron si të ardhura kryesore për buxhetitn e shtetit, të ardhurat që sigurohen nga : Taksa e Pronës, tatimi

Faleminderit !

Pyetje ?