Manuali Rkgjc Per Ambasadat

12
REPUBLIKA E SHQIPERISË MINISTRIA E BRENDSHME DREJTORIA E PËRGJITHESHME E GJENDJES CIVILE RKGjC Regjist ri Kombëtar i Gjendjes Civile MANUAL 1

Transcript of Manuali Rkgjc Per Ambasadat

Page 1: Manuali Rkgjc Per Ambasadat

REPUBLIKA E SHQIPERISË

MINISTRIA E BRENDSHME

DREJTORIA E PËRGJITHESHME E GJENDJES CIVILE

RKGjC Regjistri Kombëtari Gjendjes

Civile

MANUALPunuar dhe përshtatur nën kujdesin e Ministrisë së Brendshme,

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

1

Page 2: Manuali Rkgjc Per Ambasadat

I. Pjesa teknike

1. Hapja e programitSikurse ju është shpjeguar edhe gjatë seancave të trajnimit, programi aktual nuk do të instalohet në kompjutera por operimi me të bëhet i mundur nëpërmjet internetit.

Për të hapur programin keni 2 mundësi:

1. Nëpërmjet ikonës Internet Explorer në Desktop. Pasi identifikoni ikonën e internetit dhe klikoni 2 herë shpejt mbi të.

2. Nëpërmjet shortcut-it në Start Menu.Butoni për të hapur Start Menu ndodhet në cepin majtas-poshtë të ekranit. Në menunë që hapet shkoni me mouse në All Programs dhe në menunë e re

klikoni mbi Internet Explorer, si në figurën 1.

Fig 1. Pasi hapim internet explorer, tek rreshti i adresës shkruajme : portal.moi.gov.al

Fig.2

2

Page 3: Manuali Rkgjc Per Ambasadat

I. 1. Portali

Hyrja për herë të parë në sistemin e portalit:

Fig.1.1

Pas hyrjes për herë të parë, fjalëkalimi duhet të ndryshohet:

Fig.1.2

Ju lutem bëni kujdes në mbajtjen mend të fjalëkalimit dhe në ruajtjen e fshehtësise së tij.Fjalëkalimi është personal dhe identifikon kryerjen e çdo veprimi nga nëpunësi përkatës.

Edhe pas ndryshimit të fjalëkalimit kur jeni futur për herë të parë në program, keni mundësi në çdo moment të ndryshoni përsëri fjalëkalimin. Kjo bëhet duke zgjedhur opsionin “Ndrysho fjalëkalimin”.

Menuja e portalit me aplikacionet e disponueshme:

3

Page 4: Manuali Rkgjc Per Ambasadat

Fig. 1.3

Klikojme vetem nje here mbi “Regjistri Kombetar i Shtetasve“, si tregohet me shigjete. Ne fig. 1.3

Fig.1.5

Ky është ambjenti apo faqja ku ju do te hyni per te bere të gjitha verifikimet per shtetasit.

Tabela I – Rezultatet e Kërkimit

4

Page 5: Manuali Rkgjc Per Ambasadat

Kërkimi është një proces bazë i programit. Çdo veprim fillon me një kërkim. Kërkimi mund të bëhet duke shkruar emër + mbiemër, numrin e identitetit etj. Gjithashtu kërkimi mund të kryhet edhe me mbiemër + datëlindje. Nqs dihet vetem viti i lindjes dhe mbiemri kërkimi bëhet në këtë mënyrë: mbiemër + ??.??.1998, ose emër + mbiemër + ??.05.1998Një tjetër mënyrë kërkimi është duke futur vetëm një pjesë të emrit apo mbiemrit dhe në fund të karaktereve vendoset shenja (*). P.sh. Sha*.Shtypim kerko

Fig.1.11

Ekran shembull: Listë me rezultatet e kërkimit

5

Page 6: Manuali Rkgjc Per Ambasadat

Fig.1.12

Të dhënat shfaqen në tabelë. Personat dhe vendbanimi mund të përzgjidhen veç e veç duke klikuar butonin rrethor në të majtë. Pas përzgjedhjes, aktivizohen opsione të tjera të menusë.Per te pare te dhenat e plota te qytetarit,pasi e kemi perzgjedhur personin e duhur,klikojme tek “te dhena personale”dhe do kemi nje pamje te tille :

Printimi i formularit ne Leter A4

6

Page 7: Manuali Rkgjc Per Ambasadat

Sic është thënë edhe më lart, çdo veprim ne sistem fillon me një kërkim. Edhe për të bërë printimin e një certifikate duhet fillimisht të kërkojmë personin të cilit do ti printojmë certifikatën. Nga lista e sugjerimeve zgjedhim personin në fjalë dhe shkojmë te rubrika “Printo certifikatën” e cila bëhet aktive në momentin e përzgjedhjes së personit.

Fig.11.1

pas kësaj zgjedhim llojin e certifikatës që duam të printojmë, certifikatë lindje apo familjare ne kete rast kemi zgjedhur certifikaten personale,klikjmë te butoni ruaj dhe na shfaqet certifikata që do printojmë. Duke klikuar te shenja e printerit ne toolbarin lart printojmë certifikatën si me poshte:

7

Page 8: Manuali Rkgjc Per Ambasadat

Pasi te behet printimi i certifikates,me shkrim dore do plotesohet nr.i identitetit te shtetasit.

Më pas bëhet dhe printimi i certifikates familjare per te bere te mundur identifikimin e te gjithe pjestareve te familjes.

Edhe për të bërë printimin e një certifikate familjare duhet fillimisht të kërkojmë personin të cilit do ti printojmë certifikatën. Nga lista e sugjerimeve zgjedhim personin në fjalë dhe shkojmë te rubrika “Printimi i certifikaes familjare” e cila bëhet aktive në momentin e përzgjedhjes së personit.

Pasi zgjodhen llojin e certifikates klikojmë te butoni ruaj.Paraqitje e certifikates do te jete si me poshte:

8

Page 9: Manuali Rkgjc Per Ambasadat

Ju kujtojme se:

Mbasi jane shfaqur te dhenat personale intervistohet shtetasi : duke e pyetur per te dhenat personale dhe familjare si dhe zyren e gjendjes civile se ku figuron i regjistruar ne Shiperi.

Vetem pasi bindeni per vertetesine e te dhenave do te lejohet shtetasi per te aplikuar.

Kur shtetasi pretendon se ka gabime ne te dhena nuk do te lejohet per aplikim deri ne momentin e korigjimit nga zyra e gjendjes civile ku ai ndodhet i regjistruar ne shqiperi.

Bashkëlidhur ketij manuali po ju dergojme numrat e telefonit per punonjesit e zyrave te gjendjes civile si dhe kodi i identifikimit te zyrave te gjendjes civile.

9