Maksimilian Lamberc 18821963

80
Koleksioni Fotografik MAKSIMILIAN LAMBERC Jeta dhe vepra e albanologut Maksimilian Lamberc (1882-1963). Maks Lamberc në veshje shqiptare, Shkodër, 1916 Ndër albanologët kryesorë gjermanishtfolës të shekullit të njëzetë, bashkë me austriakun Norbert Jokl (1877-1942) dhe baronin hungarez Franc Nopça (1877-1933), është pa dyshim edhe austriaku Maksimilian Lamberc (1882-1963). Një bursë qeveritare bëri të mundur që shkencëtari i ri të bënte një udhëtim në Itali dhe në Greqi, gjatë të cilit, duke përgjuar bisedimet e peshkatarëve të Atikës dhe të barinjve të Thivis, ai ra në kontakt për herë të parë me gjuhën shqipe. Filologu austriak Maks Lamberc (Maximilian Lambertz) u lind më 27 korrik 1882 në Vjenë ku dhe u rrit. Ai studioi gjuhësinë krahasimtare dhe filologjinë latine dhe greke në Universitetin e Vjenës nga 1900-1905 dhe kreu doktoraturën mbi Die griechischen Sklavennamen (Emrat greke të skllevërve), Vjenë 1907. Një bursë qeveritare bëri të mundur që shkencëtari i ri të bënte një udhëtim në Itali dhe në Greqi, gjatë të cilit, duke përgjuar bisedimet e peshkatarëve të Atikës dhe të barinjve të Thivis, ai ra në kontakt për herë të parë me gjuhën shqipe. Pas kthimit në Vjenë, Lamberci filloi të jepte mësim në shkollë, por pas pak kohe, 1907, shkoi në Mynih për të bashkëpunuar në fjalorin e madh të gjuhës latine Thesaurus Linguae Latinae. Në vitin 1911, u kthye në Vjenë për të vazhduar punë si mësues në një shkollë të mesme. Botimi i tij i parë albanologjik, bashkë me Gjergj Pekmezin (1872-1938), qe një doracak dhe libër leximi i gjuhës shqipe (Lehr- und Lesebuch des Albanischen), Vjenë 1913. Në vitet 1913 dhe 1914, ai udhëtoi për disa javë në Italinë e Jugut për të mësuar të folmet arbëreshe. U përqëndrua kryesisht mbi të folmet më pak të njohur të Abruceve dhe të Molizes, në veçanti mbi të folmen e Badhesës (italisht Villa Badessa). Në maj dhe qershor të vitit 1916, Maks Lamberc udhëtoi për herë të parë në Shqipëri si anëtar i Komisionit për Ballkanin të Akademisë Austriake të Shkencave për të kryer hulumtime gjuhësore dhe folklorike. Gjatë këtij udhëtimi ai kaloi në Grudë, Shkodër, Lezhë, Krujë, Tiranë, Durrës, në luginën e Kirit, Shosh, Shalë, në luginat e Drinit dhe të Valbonës, dhe në veçanti në Mirditë ku qëndroi shumë kohë duke studiuar dialektin dhe duke mbledhur material folklorik. Në dhjetor të vitit 1916 u kthye përsëri në Shqipëri, kësaj radhe me trupat austro-hungareze të cilët kishin pushtuar zona të gjera të Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme, dhe u ngarkuar me mbikëqyrjen e shkollave në zonën austro-hungareze. Ishte gjithashtu anëtar i Komisisë

description

Koleksioni Fotografik MAKSIMILIAN LAMBERC 1882 - 1963

Transcript of Maksimilian Lamberc 18821963

Page 1: Maksimilian Lamberc 18821963

Koleksioni Fotografik MAKSIMILIAN LAMBERC Jeta dhe vepra e albanologut Maksimilian Lamberc (1882-1963).

Maks Lamberc në veshje shqiptare, Shkodër, 1916

Ndër albanologët kryesorë gjermanishtfolës të shekullit të njëzetë, bashkë me austriakun Norbert Jokl (1877-1942) dhe baronin hungarez Franc Nopça (1877-1933), është pa dyshim edhe austriaku Maksimilian Lamberc (1882-1963). Një bursë qeveritare bëri të mundur që shkencëtari i ri të bënte një udhëtim në Itali dhe në Greqi, gjatë të cilit, duke përgjuar bisedimet e peshkatarëve të Atikës dhe të barinjve të Thivis, ai ra në kontakt për herë të parë me gjuhën shqipe.

Filologu austriak Maks Lamberc (Maximilian Lambertz) u lind më 27 korrik 1882 në Vjenë ku dhe u rrit. Ai studioi gjuhësinë krahasimtare dhe filologjinë latine dhe greke në Universitetin e Vjenës nga 1900-1905 dhe kreu doktoraturën mbi Die griechischen Sklavennamen (Emrat greke të skllevërve), Vjenë 1907. Një bursë qeveritare bëri të mundur që shkencëtari i ri të bënte një udhëtim në Itali dhe në Greqi, gjatë të cilit, duke përgjuar bisedimet e peshkatarëve të Atikës dhe të barinjve të Thivis, ai ra në kontakt për herë të parë me gjuhën shqipe. Pas kthimit në Vjenë, Lamberci filloi të jepte mësim në shkollë, por pas pak kohe, 1907, shkoi në Mynih për të bashkëpunuar në fjalorin e madh të gjuhës latine Thesaurus Linguae Latinae. Në vitin 1911, u kthye në Vjenë për të vazhduar punë si mësues në një shkollë të mesme. Botimi i tij i parë albanologjik, bashkë me Gjergj Pekmezin (1872-1938), qe një doracak dhe libër leximi i gjuhës shqipe (Lehr- und Lesebuch des Albanischen), Vjenë 1913. Në vitet 1913 dhe 1914, ai udhëtoi për disa javë në Italinë e Jugut për të mësuar të folmet arbëreshe. U përqëndrua kryesisht mbi të folmet më pak të njohur të Abruceve dhe të Molizes, në veçanti mbi të folmen e Badhesës (italisht Villa Badessa).

Në maj dhe qershor të vitit 1916, Maks Lamberc udhëtoi për herë të parë në Shqipëri si anëtar i Komisionit për Ballkanin të Akademisë Austriake të Shkencave për të kryer hulumtime gjuhësore dhe folklorike. Gjatë këtij udhëtimi ai kaloi në Grudë, Shkodër, Lezhë, Krujë, Tiranë, Durrës, në luginën e Kirit, Shosh, Shalë, në luginat e Drinit dhe të Valbonës, dhe në veçanti në Mirditë ku qëndroi shumë kohë duke studiuar dialektin dhe duke mbledhur material folklorik. Në dhjetor të vitit 1916 u kthye përsëri në Shqipëri, kësaj radhe me trupat austro-hungareze të cilët kishin pushtuar zona të gjera të Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme, dhe u ngarkuar me mbikëqyrjen e shkollave në zonën austro-hungareze. Ishte gjithashtu anëtar i Komisisë

Page 2: Maksimilian Lamberc 18821963

Letrare Shqype të ngritur nga autoritetet austro-hungareze për të vendosur një normë letrare dhe një drejtshkrim standard për gjuhën shqipe. Gjatë qëndrimit të Shkodër, ai bashkëpunoi më Gjergj Fishtën në redaksinë e gazetës së përdyjavshme Posta e Shqypnies (1916-1918), në të cilën botoi disa artikuj. Materiali i tij folklorik u paraqit gjermanisht për herë të parë në vëllimin Volkspoesie der Albaner: eine einführende Studie (Poezia popullore e shqiptarëve: një studim hyrës), Sarajevë 1917.

Lamberci u kthye në Austri pas Luftës së Parë Botërore dhe punoi mësues shkolle deri në vitin 1934. Gjatë asaj kohe ai vazhdoi të shkruante libra dhe artikuj për aspekte të ndryshme të kulturës shqiptare, veçanërisht të folklorit. Në vitin 1934, pas ardhjes në pushtet të regjimit të Dollfuss-it në Austri, Lamberci, që prej 1910 anëtar i Partisë Socialdemokratike të Austrisë, u përjashtua nga puna. Në moshën 53, me banim në Vjenë, në rrugën Metternichgasse 7/II/10, ai iu kthye studimeve universitare për teologjinë protestante, por disertacioni i tij u hodh poshtë nga fakulteti për arsye racore - nëna e tij kishte qenë me prejardhje hebrej. Në vitin 1939, Lamberci u kthye në Mynih për të vazhduar punë me fjalorin latin, dhe mbeti aty deri në vitin 1942. Në 1943 shkoi në Lajpcig ku dha mësim në frengjisht dhe italisht dhe ku bashkëpunoi në enciklopedinë e njohur të botës antike Real-enzyklopädie der Altertumswissenschaften të Pauly-Wissowa-it.

Në qershor të vitit 1945, pasi u bë anëtar i partisë komuniste, u emërua drejtor i Shkollës së Lajpcigut për Gjuhë të Huaja dhe, në tetor 1946, u bë profesor i gjuhësisë krahasimtare dhe, deri në vitin 1949 dekan i Fakultetit të Pedagogjisë së Universitetit Karl Marks të Lajpcigut. U bë gjithashtu drejtor i Institutit të Studimeve Indoevropiane deri në vitin 1957 kur doli në pension. Lamberci e vizitoi Shqipërinë në qershor të vitit 1954 dhe në 1957 dhe, edhe pas prishjes së marrëdhënieve të ngushta politike midis Shqipërisë dhe Paktit të Varshavës, ai refuzoi të shkëpuste lidhjet me Shqipërinë dhe mori pjesë në disa pritje të ambasadës shqiptare në Berlinin lindor.

Gjatë kohës kur punoi profesor në Lajpcig, Lamberci jetoi me gruan e tij austriake, Jozefa, në një vilë në lagjen Markkleeberg. Martesa nuk ishte e lumtur dhe çifti nuk pati fëmijë. Aty profesori vdiq më 26 gusht 1963. U varros në varrezat Wien-Döbling në qytetin e lindjes, Vjenë.

Megjithëse Maks Lamberci nga shkollimi ishte specialist për gjuhën latine dhe greke, dhe më vonë teolog, pasioni i tij kryesor ishte dhe mbeti gjuha shqipe. Tani ai konsiderohet albanologu më i shquar gjermanishtfolës i shekullit të njëzetë i cili ka lënë një listë të gjatë botimesh me rëndësi parësore: Albanische Märchen und andere Texte zur albanischen Volkskunde (Përralla shqiptare dhe tekste të tjera të folklorit shqiptar), Vjenë 1922; Zwischen Drin und Vojusa: Märchen aus Albanien (Midis Drinit dhe Vjosës: Përralla nga Shqipëria), Lajpcig 1922; Albanisches Lesebuch mit Einführung in die albanische Sprache (Libër leximi në shqip me një hyrje për gjuhen shqipe) në dy vëllime, Lajpcig 1948; Gjergj Fishta und das albanische Heldenepos "Lahuta e Malcís," Laute des Hochlandes: eine Einführung in die albanische Sagenwelt (Gjergj Fishta dhe eposi heroik "Lahuta e Malcís," Hyrje në botën e legjendave shqiptare), Lajpcig 1949; Die geflügelte Schwester und die Dunklen der Erde: albanische Volksmärchen(Motrat fluturake dhe të Errëta të Tokës: përralla shqiptare), Ajzenah 1952; Lehrgang des Albanischen(Kursi i shqipes) në tre vëllime, Berlin 1954-1955, Halle/Saale 1959; Albanien erzählt: ein Einblick in die albanische Literatur (Shqipëria rrëfen: hyrje në letërsinë shqiptare), Berlin 1956; dhe Die Volksepik der Albaner (Eposi popullor i shqiptarëve), Halle 1958. I pabotuar mbeti dorëshkrimi i tij prej 187 faqesh Das Drama im albanischen Theater von heute (Drama në teatrin shqiptar të sotëm), shkruar në vitin 1963.

Robert Elsie

Page 3: Maksimilian Lamberc 18821963

"Grudë: robtë e shtëpisë së M.""Gruda: Frauen von M.""Gruda: M.’ s women."Maximilian Lambertz

"Gruda: Pjetër Prenka."Maximilian Lambertz

Page 4: Maksimilian Lamberc 18821963

"Prifti i Grudës." I ulur majtas është prifti françeskan Bonaventura Gjeçaj,kurse djathtas togeri austrohungarez Çuninka. Maximilian Lambertz

"Maksi në Gjuhadol." Maks Lamberc në veshje shqiptare, në oborrin e manastirit françeskan të Gjuhadolit në Shkodër. Pamja e parë.Maximilian Lambertz

Page 5: Maksimilian Lamberc 18821963

"Maksi në Gjuhadol." Maks Lamberc në veshje shqiptare, në oborrin e manastirit françeskan të Gjuhadolit në Shkodër. Pamja e dytë. "Max in Gjuhadol." Max Lambertz in Albanertracht im Hof des Franziskaner-Klosters von Gjuhadol in Shkodra. 2. Ansicht "Max in Gjuhadol." Max Lambertz dressed in Albanian costume in the courtyard of the Franciscan monastery of Gjuhadol in Shkodra. Second view. Maximilian Lambertz

"Etërit françeskanë në manastirin e Gjuhadolit." Shkodër. "Franziskaner-Patres im Kloster Gjuhadol." Shkodra.

Page 6: Maksimilian Lamberc 18821963

"The Franciscan fathers at the monastery of Gjuhadol." Shkodra. Maximilian Lambertz

"Pazari." Shkodër.Maximilian Lambertz

Tiranë. Fillim qershori 1916. Maximilian Lambertz

Page 7: Maksimilian Lamberc 18821963

"Tiranë." Maximilian Lambertz

"Rrugë e vjetër." Tiranë. Maximilian Lambertz

Page 8: Maksimilian Lamberc 18821963

"Rrugë e vjetër." Tiranë.Maximilian Lambertz

"Rrugë e vjetër." Tiranë. Maximilian Lambertz

Page 9: Maksimilian Lamberc 18821963

Tiranë.

"Gegë Marka në një pyll të lartë në Velë." Mali i Velës ndodhet në lindje të Lezhës dhe në veri të lumit Fan. Maximilian Lambertz

Page 10: Maksimilian Lamberc 18821963

"Krujë."Maximilian Lambertz

Page 11: Maksimilian Lamberc 18821963

"Krujë: Freizeitlager, Ausbildung."Maximilian Lambertz

"Malet e Valbonës."Maximilian Lambertz

"Rrugë për në Iballe." Rrethi i Pukës.Maximilian Lambertz

Page 12: Maksimilian Lamberc 18821963

"Burrë në Iballe me nënën e vetë."Maximilian Lambertz

"Shpërndarja e plaçkave." Pamja e dytë.Maximilian Lambertz

Page 13: Maksimilian Lamberc 18821963

"Shpërndarja e plaçkave." Pamja e parë.Maximilian Lambertz

"Dreka e oficerëve në kishën e Selitës." Anëtarë të batalionit të 19-të fushor austrohungarez me komandantin Nënkolonel Gustav Brozer në kishën e Selitës, mes Lurës dhe Kthellës në Mirditë.Maximilian Lambertz

Page 14: Maksimilian Lamberc 18821963

"Kampi i braktisur ushtarak serb në Fushën e Shenjit afër Oroshit." Fusha e Shenjit ndodhet në lindje të Oroshit në Mirditë.

Kullë në bjeshkët e Mushtës. Mushta ndodhet në lindje të Gjegjanit dhe në perëndim të Domgjonit. Maximilian Lambertz

Page 15: Maksimilian Lamberc 18821963

"Bjeshkët e Domgjonit në Fan." Mirditë. Maximilian Lambertz

Page 16: Maksimilian Lamberc 18821963

"Bjeshkët e Domgjonit në Fan." Maximilian Lambertz

"Shtëpia e Prenk Bibë Dodës (?)." Maximilian Lambertz

Page 17: Maksimilian Lamberc 18821963

"Prenk Bibë Doda." Prenk Bibë Doda (1858-1920) ishtë kapedani i Mirditës dhe në vitin 1913 kërkonte të bëhej mbreti i Shqipërisë.Pas Luftë së Parë Botërore ka qenë zëvendëskryeministër për një kohë të shkurtër.Maximilian Lambertz

"Mirditë."Maximilian Lambertz

"Mbledhje në Mirditë."Maximilian Lambertz

Page 18: Maksimilian Lamberc 18821963

"Ura e Fanit pranë Kalivares." Pamja e tretë. Maximilian Lambertz

"Ura e Fanit pranë Kalivares." Pamja e dytë.

Page 19: Maksimilian Lamberc 18821963

"Ura e Fanit pranë Kalivares." Pamja e parë.Maximilian Lambertz

"Tubim në Kalivare."Maximilian Lambertz

Page 20: Maksimilian Lamberc 18821963

.de

"Kisha e Kalivares." Rrethi i Pukës.Maximilian Lambertz

"Kishë në Rajë." Raja, e cila tani quhet Breglumi, në rrethin e Tropojes, ndodhet perballë Fierzës në Drin. Maximilian Lambertz

Page 21: Maksimilian Lamberc 18821963

"Mulli në Pukë."Maximilian Lambertz

"Pukë: xhamia me minarenë e vjetër."Maximilian Lambertz

Page 22: Maksimilian Lamberc 18821963

"Barinj shqiptarë në Qelëz." Rrethi i PukësMaximilian Lambertz

"Rrafshi i Iballes."Maximilian Lambertz

Page 23: Maksimilian Lamberc 18821963

SHQIPËRI NË KOHËN E MBRETIT VID

Koleksioni Fotografik i Misionit Ushtarak Holandez në Shqipëri 1913-1914

Falënderim

Oficerëve holandezë të dërguar në Shqipëri në vitet 1913-1914 për të themeluar xhandarmërinë e parë të Shtetit të sapokrijuar shqiptar iu dhanë jo vetëm pajisje të zakonshme ushtarake, por – për fatin tonë të mirë – edhe nga një aparat fotografik. Ata fotografuan gjërat që i panë dhe i përjetuan në një kohë përcaktuese të historisë shqiptare: pavarësia e vonuar e kombit pas pesë shekujve të sundimit osman, ardhja e një mbreti të ri gjerman për qeverisjen e vendit të vogël ballkanik, dhe rënia e vendit në kaos të shkaktuar nga trazirat e brendshme dhe nga Luftërat Ballkanike në prag të Luftës së Parë Botërore. Shumë fotografi të oficerëve holandezë janë ruajtur deri sot dhe po paraqiten këtu, shumica për herë të parë.

Mbreti Vid dhe zyrtarë të tjerë në varrim prapa arkivolit të Kolonelit Thomson. 16 qershor 1914

Ky koleksion fotografik, botuar për herë të parë në albumin Dritëshkronja: fotografia e hershme nga Shqipëria dhe Ballkani jugperëndimor, Prishtinë 2007, përmban shumë pamje unikale të një bote të zhdukur të cilat – shpresoj – do të mrekullojnë të gjithë njerëzit e interesuar për historinë shqiptare dhe ballkanase. Autori u është mirënjohës familjeve të oficerëve holandezë, shumë prej të cilave kanë ruajtur koleksionet e diapozitivave të vjetra prej xhami dhe i kanë ofruar bujarisht për këtë prezantim. Me këtë rast dëshiroj t’u shpreh falënderimet e mia edhe personave dhe institucioneve të tjerë që kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme në realizimin e këtij prezantimi, ndër ta: Institutin Holandez për Historinë Ushtarake (Nederlands Instituut voor Militaire Historie) në Hagë dhe arkivistin e tij Okke Groot, si dhe Durim Banin në Hagë, Jolien Berendsen-Prins-in, kryetarja e Fondacionit Thomson, në Groningen, Kastriot Dervishin në Tiranë, Gerda Mulder-in e Muzeumit Fotografik të Hollandës (Nederlands Fotomuseum) në Rotterdam, Harrie Teunissen-in në Leiden dhe Richard van den Brink-un në Utrecht.

Historia e Misionit Ushtarak Holandez në Shqipëri, 1913-1914

Page 24: Maksimilian Lamberc 18821963

Shqipëria ishte pjesë përbërëse e Perandorisë Osmane që prej pushtimit turk të pjesës jugperëndimore të Gadishullit Ballkanik rreth viteve 1390-1400 dhe deri në shembjen e perandorisë të madhe në vitin 1912. Gjatë këtyre pesë shekujve, pjesa dërrmuese e popullatës së krishterë u konvertua në Islam dhe shqiptarët morën zakonet dhe mënyrën e jetesës së Lindjes. Shqiptarët u shquan edhe për ndihmesën e tyre të spikatur në Perandorinë Osmane. Shumë vezirë (kryeministra) dhe sundues të lartë të Perandorisë ishin me prejardhje shqiptare.

Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit të shekullit nëntëmbëdhjetë, një periudhë e rënies së dukshme të Perandorisë Osmane, doli në pah lëvizja kombëtare shqiptare. Për herë të parë, vetëdija kombëtare u bë më e rëndësishme për shqiptarët e arsimuar se sa përkatësia fetare ose lavdia perandorake. Shqiptarët filluan të kërkonin gjithnjë e më shumë autonominë dhe vetëvendosjen brenda Perandorisë - ideja e pavarësisë politike ishte ende një ëndërr e largët. Kjo lëvizje, e njohur me emrin Rilindja, u kristalizua gjatë viteve 1878-1881 në Lidhjen e Prizrenit. Mirëpo, me gjithë zgjimin e lëvizjes kombëtare, pushteti osman në Shqipëri zgjati edhe gati tridhjetë vjet.

Në qershor 1908, Perandoria Osmane u trondit nga revolucioni i Xhonturqve. Kjo revoltë e brendshme gëzoi fillimisht mbështetjen e udhëheqësve shqiptarë në Stamboll dhe Selanik. Mirëpo, pak kohë pas revolucionit, shumica e shqiptarëve të arsimuar kuptuan se, për sa i përkiste kërkesës për autonominë shqiptare, Turqit e Rinj nuk ishin aspak më mirë se Turqit e Vjetër. Duke qenë se nuk u plotësua asnjë kërkesë shqiptare, gjatë viteve 1909-1912 ndodhën kryengritje të shumta në Shqipërinë e Veriut dhe Kosovë.

Shqipëria vetë nuk luajti ndonjë rol të veçantë në Luftërat Ballkanike gjatë viteve 1912-1913, mirëpo, si pjesë faktike e Perandorisë Osmane, ajo ishte në mes të zjarreve. Gjatë Luftës së Parë Ballkanike nga tetori 1912 deri në maj 1913, shqiptarët ndodheshin vërtet në një gjendje tepër të ndërlikuar. Kundër turqve ishin zhvilluar kryengritje të panumërta në Shqipëri dhe Kosovë, por tani udhëheqësit shqiptarë i druheshin më shumë koalicionit kërcënues të forcave të krishtera të Serbisë, të Malit të Zi dhe të Greqisë se sa pranisë ushtarake në vendin e tyre të forcave osmane të dobësuara. Ata donin të ruanin tërësinë territoriale të Shqipërisë. Brenda dy muajve, forcat osmane ishin mundur pothuajse tërësisht, dhe vetëm në Shkodër dhe Janinë qëndronin ende disa njësi turke. Vetë ekzistenca e Shqipërisë ishte në rrezik.

Në atë kohë, u kthye në Shqipëri Ismail Qemal bej Vlora (1844-1919) me mbështetjen e Austro-Hungarisë i cili shpalli pavarësinë e vendit në Vlorë më 28 nëntor 1912. Megjithëse shpallja e pavarësisë ishte një veprim historik për popullin shqiptar, ajo ishte më shumë abstrakte sesa reale. Malazezët kishin marrë Lezhën dhe Shëngjinin dhe kishin rrethuar Shkodrën; serbët kishin pushtuar jo vetëm Kosovën dhe Maqedoninë perëndimore, por edhe Elbasanin, Tiranën dhe Durrësin; dhe grekët kishin shtënë në dorë Sarandën dhe kishin vendosur forcat e tyre në ishullin e Sazanit para gjirit të Vlorës. Luftimet në Shkodër dhe rreth saj vazhduan nga marsi deri në maj 1913, kur edhe trupat turke edhe trupat serbe filluan të tërhiqeshin nga vendi.

Njohja ndërkombëtare e pavarësisë shqiptare u arrit në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitet 1912-1913. Kjo konferencë e gjashtë Fuqive të Mëdha (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia) filloi punën e saj më 17 dhjetor 1912 në Ministrinë e Jashtme britanike nën udhëheqjen e ministrit britanik të punëve të jashtme, Sër Eduard Grej (Sir Edward Grey, 1862-1933). Për sa i përket Shqipërisë, ambasadorët vendosën fillimisht që ajo të njihej si shtet autonom nën sovranitetin e sulltanit. Mirëpo, pas shumë diskutimeve, më 29 korrik 1913 u vendos formalisht që Shqipëria të ishte principatë apo mbretëri autonome, sovrane dhe e trashëgueshme prej lindjes, e garantuara nga gjashtë Fuqitë e Mëdha. Kështu, pavarësia e Shqipërisë u njoh zyrtarisht, megjithëse pushteti i qeverisë së re së përkohshme shqiptare, të krijuar më 5 korrik 1913, në të vërtetë përfshinte vetëm Vlorën dhe rrethinat e saj.

U ra dakord që mbreti i ri të caktohej nga të gjashtë Fuqitë e Mëdha pas propozimit të të dy shteteve më të interesuara për Shqipërinë: Austro-Hungaria dhe Italia. Ato zgjodhën princin gjerman, Wilhelm cu Vid (Wilhelm zu Wied, 1876-1945). Vidi ka lindur në një familje protestante në Nojvid (Neuwied) mbi lumin Rin, midis Bonit dhe Koblencit. Nëna e tij ishte Maria, princesha e Holandës. Vidi, oficer në ushtrinë prusiake, ishte kushëriri i perandorit gjerman dhe nipi i Mbretëreshës Elizabeta të Rumanisë. Ai u martua me Princeshën Sofia (1885-1936) të Shënburg-Valdenburg (Schönburg-Waldenbug) në

Page 25: Maksimilian Lamberc 18821963

Saksoni. Në tetor 1913, Fuqitë e Mëdha i ofruan atij, kandidat kompromisi, fronin e shtetit të sapolindur shqiptar, një vend për të cilin ai nuk dinte pothuajse asgjë. Më 1 nëntor 1913, pasi kishte menduar thellë për propozimin dhe kishte vendosur disa kushte për vete, Vidi pranoi fronin shqiptar dhe arriti në Durrës më 7 mars 1914 me anijen ushtarake austro-hungareze Taurus.

Që prej fillimit, gjendja kaotike brenda Shqipërisë dhe marrëdhëniet e saj me vendet fqinjë bënë të pamundur që princi gjerman qëllimmirë të mbretëronte. Ai u braktis nga bashkësia ndërkombëtare dhe nuk mori mbështetjen financiare dhe ushtarake të premtuar, në veçanti si pasojë e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Më 3 shtator 1914, pas gjashtë muajve në Shqipëri, Vidi u largua me anije italiane Misurata, pa dhënë dorëheqjen zyrtare, dhe nuk u kthye më.

Në korrik të vitit 1913, mbretëria e re shqiptare kishte nevojë jo vetëm për një mbret, por edhe për kufij të njohur, një qeveri dhe – gjë me një rëndësi të dukshme – një forcë policore për të garantuar qeverisjen e mbretit dhe për të siguruar rendin publik. Konferenca e Ambasadorëve në Londër kishte vendosur që rendi publik të sigurohej prej një xhandarmërie të udhëhequr nga oficerët e huaj të cilët do të kishin komandë dhe kontroll efektiv. Fillimisht u vendos që oficerët të vinin nga ushtria suedeze, mirëpo Mbretëria e Suedisë ishte e angazhuar me një mision të ngjashëm në Persi, kështu që u zgjodh Holanda, duke qenë shtet politikisht asnjanës, pa interesa të caktuara në Shqipëri dhe, pa dyshim, sepse, me kolonitë e saj në Inditë Lindore Holandeze (tani Indonezi), ajo kishte mjaft përvojë me një popullsi me shumicë myslimane. Kështu, më 1 gusht 1913, Qeveria Holandeze mori kërkesën zyrtare nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit për të ofruar oficerë për rivendosjen e rendit publik në Shqipëri.

Më 19 shtator të atij viti, pas diskutimeve të brendshme, Holanda e njoftoi Komisionin se, në plotësimin e kërkesës, ajo do të vinte në dispozicion oficerë holandezë për misionin shqiptar. Ministri i Luftës, Hendrikus Colijn, kontaktoi mikun e tij, majorin Lodewijk Thomson (1869-1914), një figurë politike dhe ushtarake e njohur dhe e pyeti nëse kishte interes. Thomson-i, i lindur në Voorschoten afër Hagës më 11 qershor 1869, kishte qenë deputet i Bashkimit Liberal për Leeuwarden-in midis viteve 1905 dhe 1912. Përvojën ushtarake e kishte nga Inditë Lindore Holandeze (veçanërisht në veri të ishullit Sumatra), si vëzhgues në Luftën e Afrikës së Jugut dhe gjatë rrethimit të Janinës dhe në Shkodër gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Mirëpo, para se të zyrtarizohej emërimi i tij si shefi i misionit, kabineti holandez dha dorëheqjen, dhe Ministri i ri i Luftës, Bosboom, vendosi që duheshin marrë në konsideratë edhe kandidatë të tjerë. Për këtë arsye, u vonua emërimi i shefit të misionit megjithëse ishte miratuar zyrtarisht caktimi paraprak. Me dekretin mbretëror të 20 tetorit 1913, përfundimisht u zgjodh koloneli Willem De Veer, komandanti i regjimentit të tretë të artilerisë fushore, kurse Thomson-i, i regjimentit të dymbëdhjetë të këmbësorisë, u caktua zëvendësi i tij. Që prej fillimit, bashkëpunimi midis të dyve rezultoi i vështirë sepse De Veer-it i mungonte aftësia organizuese dhe përvoja e Thomson-it.

Misioni paraprak i të dy oficerëve holandezë dhe ndihmësve të tyre, rreshterët Van Reijen dhe Stok, arriti në Vlorë më 10 nëntor 1913, ku ndodheshin selia e qeverisë së përkohshme si dhe selia e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Ishte humbur shumë kohë dhe oficerët donin të udhëtonin në vend për të kuptuar më mirë problemet me të cilat do të ballafaqoheshin. Trupat turke, serbe dhe malazeze ishin larguar nga Shqipëria, por vendi nuk ishte i bashkuar. Pjesa më e madhe e Shqipërisë së Mesme në veri të Vlorës ishte nën pushtetin e Esad pashë Toptanit (1864-1920), i cili në historiografinë shqiptare njihet si një ndër personazhet më dredharakë, të shitur dhe egoist. Më 16 tetor 1913, Esad pasha kishte formuar qeverinë e vetë në Durrës, për rajonin midis Matit dhe Shkumbinit.

Oficerët holandezë u nisën më 20 nëntor 1913 të shoqëruar nga Melek bej Frashëri, i cili më vonë u bë ndihmësi i Thomson-it, dhe nga Et’hem bej Vlora, biri i Ismail Qemalit. Ata udhëtuan për në Fier, Berat, Elbasan dhe në Tiranë ku e takuan Esadin më 25 nëntor. Esadi i mirëpriti me respekt megjithëse tregoi haptas pakënaqësinë e tij ndaj pranisë së Et’hem beut, djalit të rivalit të tij. Prej Durrësit, De Veer-i dhe Thomson-i vazhduan rrugën për në Shkodër ku arritën më 29 nëntor për të inspektuar trupat ndërkombëtare aty. Në Ndërfushas, takuan Prenk Bibë Dodën (1858-1920), prijësin e njohur të Mirditës katolike. Më 9 dhjetor pas tri javëve udhëtimi dhe të takimeve me udhëheqësit vendas të Shqipërisë së veriut dhe të mesme, De Veer-i dhe Thomson-i u kthyen në Vlorë.

Page 26: Maksimilian Lamberc 18821963

Kufiri jugor i Shqipërisë nuk ishte përcaktuar përfundimisht dhe trupat greke kishin marrë shumë pjesë të vendit, duke mos pranuar të largoheshin derisa Shqipëria të mos mund të garantonte rend. Në këtë situatë, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit kërkoi që te dy oficerë holandezë të krijonin një trupë ushtarake për të vendosur rend në jug. Qeverisë holandeze iu transmetua kërkesa për më shumë oficerë. Ndërkaq, De Veer-i dhe Thomson-i mobilizuan 1,000 ushtarë në Shqipëri, kryesisht refugjatë në Vlorë, dhe luftëtarë nga Kosova dhe Shkodra. Në formën përfundimtare, xhandarmëria shqiptare do të kishte 5000 trupa në dispozicion, prej të cilëve rreth 800 ishin stërvitur në mënyrë të duhur. Më 24 dhjetor 1913, Mbretëresha Vilhelmina e Holandës emëroi De Veer-in shef të xhandarmërisë së re shqiptare.

Në fillim të janarit 1914, filloi kryengritja e forcave pro-osmane të cilat kundërshtonin ndikimin e shtuar perëndimor në Shqipëri. Në nëntor 1913, këto forca, të ndikuara nga Xhonturqët, ia kishin ofruar fronin shqiptar gjeneralit Izzet pasha (1864-1937), ministrit turk të luftës, i cili ishte me prejardhje shqiptare. Gjendja kaotike në Shqipëri u shtua qëllimisht nga Izzet pasha i cili synonte të përçante popullin për marrë pushtetin dhe fronin. Me këtë qëllim ai dërgoi një oficer xhonturk me prejardhje shqiptare, të quajtur Beqir Grebena, të njohur turqisht edhe si Bekir aga Grebenali apo Bekir Fikri efendi, nga Maqedonia në Shqipëri për të krijuar rrëmujë dhe për të përmbysur qeverinë e përkohshme me grusht shteti. Në Shkodër, Grebena fitoi simpatinë e bashkësisë islame e cila shihte me dyshim Kultusprotektorat-in austro-hungarez, dhe në Durrës ai arriti të fitonte besimin e Esad pashës për një kohë të caktuar.

Në fund të vitit, në mbështetje të Grebenës, Xhonturqit dërguan 375 ushtarë, të veshur civil, në Vlorë, shumë prej tyre me anijen austriake Meran. Mirëpo, Syreja bej Vlora dëgjoi për planin e tyre dhe e informoi pa vonesë Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit. I shqetësuar se trupat turke mund të zbarkonin në Vlorë, Komisioni iu dha oficerëve holandezë plotfuqishmërinë për të vepruar si donin. Më 6 janar 1914, Thomson-i dhe De Veer-i e inkuadruan policinë vendase pa vonesë në xhandarmërinë e re, e cila ishte parashikuar fillimisht për të pushtuar jugun e vendit, dhe morën nën kontroll telegrafin dhe doganën. Kur erdhi Meran-i në Vlorë, ata arritën të zinin rob dhe të çarmatosnin 19 oficerë dhe i kthyen 161 ushtarë nëpërmjet Triestit në Stamboll. Beqir Grebena u dënua me vdekje dhe u ekzekutua.

Në të njëjtën kohë, Esad pasha, i vetmi njeri në Shqipëri që dispononte ushtrinë e vetë, përpiqej të merrte sa më shumë territor. Më 9 janar, njerëz të tij u përpoqën të merrnin Elbasanin, por u zbrapsën nga udhëheqësi i qytetit, Aqif pashë Biçaku, i njohur gjithashtu si Aqif pashë Elbasani.

Në memorandumin e tij për Shqipërinë, e botuar në gusht të vitit 1917, Mbreti Vid tha se: “Esad pasha dhe Ismail Qemal bej i ishin hedhur në fyt njëri-tjetrit dhe komplotonin kundër njëri-tjetrit në mënyra të ndryshme. Esadi, më i rëndësishmi dhe më i fuqishmi prej të dyve, përpiqej të zgjeronte pushtetin e tij në drejtim të jugut, drejt Elbasanit. Me dhurata dhe premtime ai arriti të shtonte mjeshtërisht ndikimin e tij dhe të njerëzve të tij. Haptas nuk e kundërshtoi kurrë Komisionin Ndërkombëtar, por dredhonte si ngjalë duke pohuar vazhdimisht besnikërinë e tij, madje pretendonte se ishte kurdoherë i gatshëm ti shërbente Evropës dhe mbretit të ri. Që në atë kohë, raportet mbi karakterin e tij shkaktuan dyshime që ai bënte lojë të dyfishtë dhe synonte vetëm zgjerimin e pushtetit të tij. Ndikimi i Ismail Qemalit në jug po zvogëlohej vazhdimisht. Atij i mungonte mbështetja e duhur nga ushtria, në kundërshtim me Esadin i cili dispononte forcat që i kishte tërhequr nga Shkodra si dhe forca të reja… Mungonte një administrim financiar në shërbim të vendit. Esad pasha kishte duart mbi doganën e Durrësit dhe Ismail Qemal bej kishte shtënë në dorë të ardhurat e doganës së Vlorës. Kështu të dy i kishin kaluar burimet kryesore financiare të vendit në shërbim të nevojave personale të tyre. Ismail Qemali caktoi një pjesë të të ardhurve doganore për refugjatët dhe krijimin e xhandarmërisë së re, por Esad pasha refuzoi kategorikisht të jepte fonde publike të mbledhura prej tij për këto aspekte kaq të nevojshme. Oficerëve holandezë të cilëve, në vend të oficerëve suedezë të parashikuar fillimisht, u ishte besuar detyra e krijimit të një xhandarmërie ndërkombëtare dhe të cilët i kishin kushtuar shumë energji dhe entuziazëm këtij synimi, nuk u mbëshetën fare nga Esad pasha në Shqipërinë qendrore. Ai veç u shkaktoi telashe. Që prej fillimit dhe deri në fund ai pengoi punën e tyre, duke u bërë të qartë se dispononte tashmë një xhandarmëri të mirë shqiptare. Jugu i Shqipërisë ishte një problem i veçantë. Shumë banda të udhëhequra nga ish-oficerët grekë, siç duket me mbështetjen e qeverisë greke (megjithëse për këtë nuk kishte prova), po punonin për nxitjen e një kryengritjeje për përhapjen e kaosit në rajon. Gjatë veprimtarisë së tij,

Page 27: Maksimilian Lamberc 18821963

Komisioni kuptoi se eliminimi i këtyre dy figurave të fuqishme, Esad pasha dhe Ismail Qemal bej, ishte kusht i domosdoshëm për paqe dhe qetësi në Shqipëri dhe për të mundësuar qeverisjen e mbretit të ri. Ata kuptuan se kishte ardhur koha që të largoheshin Esad pasha dhe Ismail Qemal bej sepse, sipas tyre, i pari ishte fuqizuar së tepërmi dhe i dyti ishte përgjegjës për qeverisje të keqe. Ky mendim u përforcua nga përfshirja e tyre në komplotin e dështuar të Xhonturqve për të instaluar gjeneralin turk, Izzet pasha, si mbret të Shqipërisë. Komisioni Ndërkombëtar arriti të bindte Ismail Qemal beun që të jepte dorëheqjen si kryetar i ‘qeverisë së përkohshme,’ post për të cilin ai ishte krejtësisht i paaftë, por Esad pasha vazhdoi të qeveriste i papenguar si kryetar i kryesisë së senatit për Shqipërinë e Mesme.”

Ismail Qemal bej Vlora u detyrua të largohej nga Shqipëri pas kërkesës së Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, por komisioni nuk dispononte fuqinë e duhur për të larguar Esadin. Prandaj Esadi ngeli në vend dhe pranoi të largohej nga qeveria vetëm me premtimin se ai do të udhëhiqte dërgatën shqiptare e cila do të udhëtonte në Gjermani në shkurt 1914 për ti ofruar fronin shqiptar Princit Vid.

Më 23 shkurt 1914, pjesa tjetër e oficerëve holandezë mbërriti në Vlorë, dy javë para arritjes së princit. Ata ishin: togeri i klasit të parë Gerard Mallinckrodt, i cili u bë ndihmës i Thomson-it; kapitenët Wouter De Waal, Hugo Verhulst, Henri Kroon, Joan Snellen van Vollenhoven, Lucas Roelfsema dhe Johan Sluys; dhe togerët e klasit të parë Carel De Iongh, Jetze Doorman, Jan Fabius, Julius Sonne, Hendrik Reimers dhe Jan Sar. Para misionit në Shqipëri, secili prej tyre u pajis jo vetëm me uniformë dhe me armë por edhe me një aparat fotografik. Kontingjenti përfshinte edhe inspektorin mjekësor Tiddo Reddingius, rreshterin sanitar J. van Vliet dhe mjekun civil F. De Groot. Para fillimit të misionit në Shqipëri, të gjithë fituan një gradë më të lartë.

Oficerët holandezë u shpërndanë shpejt anembanë vendit. Sluys, Roelfsema dhe Sar shkuan në Durrës, Kroon dhe Fabius në Shkodër, Snellen van Vollenhoven dhe Doorman në Korçë, Verhulst dhe Reimers në Elbasan, De Waal dhe Sonne në Gjirokastër, kurse De Iongh mbeti me De Veer në Vlorë.

Në gjysmën e parë të vitit 1914 në jugun e Shqipërisë dhe në Epir mbretëronte kaosi. Shumë grekë, të cilët përbënin një të pestën e popullsisë aty, kërkonin bashkimin me Greqinë. Trupat greke kishin marrë Gjirokastrën dhe Korçën gjatë Luftës së Dytë Ballkanike dhe, me gjithë qortimin e bashkësisë ndërkombëtare, nuk u tërhoqën deri në shkurt, kur Austro-Hungaria kërcënoi të përdorte dhunë kundër tyre. Në Gjirokastër u krijua një qeveri (greke) e përkohshme për Epirin e Veriut e cila u mbështet politikisht dhe ushtarakisht nga Jorgios Hristaki Zografos, guvernatori i Epirit dhe ministri grek i punëve të jashtme (1912-1915). Ushtria greke po përfshihej gjithmonë e më shumë në mbështetjen e grupeve të komitëve dhe të banditëve, dhe në mes të prillit 1914, forcat greke kishin pushtuar tokën përgjatë një vije nga Himara në Përmet dhe Leskovik. Krahasuar me to, forcat e pakta të oficerëve holandezë, ishin shumë pak.

Në mars 1914, pak kohë pas ardhjes së tij në Shqipëri, Princ Vidi emëroi Thomson-in si komisioner të përgjithshëm për jugun. Emërimi i tij e gëzoi De Veer-in, i cili donte të lirohej nga Thompson-i, bashkëpunëtori i tij i rrëmbyer. Më 10 mars, Thomson-i erdhi në Korfuz për të negociuar me forcat greke, dhe tejkaloi kështu mandatin e tij. Pas pak kohe, më 6 prill, Vidi lëshoi një dekret për mobilizimin e të gjithë shqiptarëve të moshës 20 dhe 21. Ministri italian i luftës e nxiti Vidin që të sulmonte Gjirokastrën, duke i premtuar mbështetjen italiane.

Gjendja në jug të vendit vazhdoi të ishte e rëndë. Në mes të majit, De Waal dhe trupat e tij u përpoqën të rimerrnin Gjirokastrën. Me mbështetjen e vullnetarëve shqiptarë të drejtuar nga Çerçiz Topulli, ata erdhën në brigjet e lumit Drino dhe dëgjuan aty të shtëna në manastirin ortodoks të Kodrës afër Tepelenës. Kishte ndodhur një kërdi e llahtarshme – kufomat e 218 pleqve, grave dhe fëmijëve të masakruar nga forcat greke. Disa viktima, të krishterë ortodoks shqiptarë, u kryqëzuan, disa të tjerë u copëtuan. Gjenerali De Veer i raportoi Komisionit për ngjarjen tragjike më 10 maj kështu: “Në jug të fshatit të Kodrës (Hormovë), gjeta një kishë të vogël e cila përdorej pa dyshim si burg. Brenda asaj, muret dhe dyshemeja ishin larë e shpërlarë në gjak, kudo ishin kapele dhe veshje të gjakosura. Mjeku, anëtari i Komisionit të Hetimit, pa pjesë trush. Në altar gjetëm një zemër ende duke rrjedhur gjak. Njëqindnëntëdhjetëepesë kufoma u nxorën për ti varrosur më thellë sepse hendeku ku ishin hedhur ishte tepër i cekët. Të gjitha kufomat ishin pa kokë.” Në Parlamentin anglez

Page 28: Maksimilian Lamberc 18821963

në Londër, Aubrey Herbert (1880-1923) foli me shumë pasion për masakrën, por opinioni publik perëndimor ishte lodhur me kërdi të shumta në Ballkan dhe tragjedia nuk pati jehonë.

De Waal u përpoq të sulmonte Gjirokastrën më 12 maj me ndihmën e vullnetarëve të Sali Butkës (1857-1938), por u bllokua nga trupat greke të gjeneralit Papulias.

Më 17 maj 1914 u arrit një marrëveshje politike, Dispozita e Korfuzit, sipas të cilës Epiri i Veriut mbeti pjesë e Shqipërisë, por do të ishte nën kontrollin e Komisionit Ndërkombëtar. Mirëpo, parlamenti (grek) i Epirit të Veriut refuzoi të ratifikonte marrëveshjen, dhe kështu luftimet vazhduan deri në kohën e verës kur, më 8 korrik, Korça ra në duart e trupave greke të gjeneralit Georgios Contos Vardhas.

Edhe pas ardhjes së Vidit në Durrës, pushteti faktik në Shqipërinë e mesme mbeti në duart e Esad pashës, i cili arriti të emërohej nga mbreti si ministër i luftës. Kështu një ballafaqim me oficerët holandezë, të cilët komandonin të vetmet trupa zyrtare të armatosura, ishte i pashmangshëm. Esadi kishte premtuar që të vinte në dispozicion 20.000 rezervistë për të luftuar kundër grekëve në jug, por duke qenë se ishte në kontakt të ngushtë me udhëheqësit e kryengritësve grekë, nuk e mbajti fjalën.

Në fillim të majit 1914, Esad pasha u kthye fshehurazi në çifligun e tij në Rreth, afër Pazar Shijakut. Pas pak kohe aty u përhapën fjalë për një kryengritje të armatosur, në Shijak dhe në Krujë. Për Vidin dhe për oficerët holandezë ishte e qartë se prapa kryengritësve ishte Esad pasha.

Nga Austria erdhën topa dhe mitralozë për të mbrojtur Durrësin, dhe Esadi, i cili u kthye më 18 maj, donte ti shtinte në dorë për t’ia dorëzuar atasheve ushtarakë italianë, Muricchio dhe Moltedo. Johan Sluys-i, i cili i shikonte italianët me dyshim, nguli këmbë që topat të përdoreshin nga oficerët Klingspor dhe Tomjenoviq të cilët kishin ardhur posaçërisht për të udhëzuar trupat në përdorimin e tyre. Esad pasha kërkoi një takim me Mbretin dhe i bëri presion që të largonte majorin Sluys. Si pasojë, komanda e korpusit ushtarak në Durrës i kaloi përkohësisht Roelfsema-së.

Në atë kohë, qarkullonin fjalë që Esad pasha strehonte 200 burra dhe municion në shtëpinë e tij në Durrës për përgatitjen e një grushti të shtetit. Në mëngjesin e datës 19 maj 1914, Sluys-i e rrethoi shtëpinë e Esadit dhe u përpoq t’i çarmatoste rojet. Kur Klingspor-i qëlloi me top, duke dëmtuar çatinë dhe pastaj edhe dhomën e fjetjes të Esadit, ministri i pacipë i i luftës u dorëzua dhe u internua në anijen austrohungareze Szigetvar e cila qëndronte në Gjirin e Durrësit. Të nesërmen erdhën De Veer-i dhe Thomson-i nga Vlora me prova materiale - disa telegrame të shifruara - për tradhtinë e Esad pashës dhe për bashkëpunimin e tij me italianët. Mirëpo, ambasadori italian, Baron Carlo Alberto Aliotti, ndërhyri dhe e bindi Vidin që të mos ngrinte padi. Kështu Esad pasha u largua për të Itali, ku u prit si hero i çështjes italiane.

Esad pasha nuk ishte i pranishëm më, por kryengritja në Shqipërinë e mesme vazhdoi. Në zonën e Pazar Shijakut midis Durrësit dhe Tiranës pas pushtimit të Bosnjës nga Austria në vitin 1878 ishin vendosur myslimanë të Bosnjës. Këta njerëz ishin të shqetësuar për rënien e pushtetit osman dhe nuk donin mbretin e krishterë të caktuar nga Perëndimi. Çfarëdo që të ishin shkaqet e lëvizjes kryengritëse në Pazar Shijak dhe Kavajë, e cila filloi më 17 maj 1914 (dhe natyrisht nuk përjashtohet ndërhyrja e Esad pashës në mërgim), ajo u bë një kërcënim i drejtpërsëdrejtë ndaj pushtetit të Vidit në Durrës.

Gjenerali De Veer urdhëroi Roelfsema-në që të merrte Rrashbullin, pak kilometra nga Durrësi, një pikë më rëndësi për mbrojtjen e qytetit. Roelfsema dhe trupat e tij, kryesisht vullnetarë nga Kosova me udhëheqësin e tyre, Isa Boletini (1864-1916), morën kodrën në fjalë më 20 maj dhe nuk hasën qëndresë. Pas fitorjes pasuan plaçkitja dhe Roelfsema – i frikësuar nga reagimi i popullatës së pushtuar – u tërhoq me trupat e tij. Xhandarmëria e vogël holandeze nuk krahasohej me forcat të mëdha kryengritëse të cilat po i afroheshin Durrësit. Mirëpo, gjendja e Vidit u përmirësua kur erdhi një anije nga veriu me 150 vullnetarë të Mirditës dhe të Malësisë nën komandën e Simon Dodës, nipit të Prenk Bibë Dodës. Për të siguruar mbështetjen e kapedanit të Mirditës, Mbreti e kishte emërua Prenkun ministrin e ri të punëve të jashtme.

Më 22 maj 1914, Jan Sar-i shtoi korpusin e 65 luftëtarëve të tij me trupa të reja dhe u nis në drejtim

Page 29: Maksimilian Lamberc 18821963

të Tiranës me një forcë ndëshkuese për vendosjen e rendit. Më 23 maj, kaluan Rrashbullin dhe hasën kryengritës myslimanë. Mirëpo, vullnetarët e veriut nuk pranuan të sulmonin kryengritësit për shkak të një bese të lidhur me ardhjen e mbretit Vid. Ata braktisën komandantin e tyre dhe u larguan. Sar-i dhe dyzet njerëz të tij u rrethuan dhe u zunë rob. Më vonë Edit Durham shkrojti për këtë ngjarje: “Një grup burrash të armatosur udhëhequr nga oficerët holandezë doli për të biseduar me kryengritësit, dhe morën me vete një mitraloz. Për fat të keq, Kapiteni Sar nuk njihte zakonet e shqiptarëve. Kot ishte i shqetësuar sepse kur shqiptari të jep besë, ai e mban. Tepër i frikësuar, ai iu dha urdhër njerëzve të tij të hapnin zjarr kundër grupit tjetër prej 300 burrash të armatosur. Njëri prej tyre iku, shkoi në Shijak dhe përhapi fjalën se Mbreti kishte filluar të masakronte myslimanë. Një grup burrash shkuan me ngut në ndihmë të shijakasve dhe u bë përleshje.” (1)

Kur lajmet erdhën në Durrës për kapjen e Sar-it, forcat holandeze përgatitën një ekspeditë për ta liruar, por ndërkohë rebelët kishin pushtuar Rrashbullin dhe po qëllonin Durrësin me armë të lehta. Roelfsema doli me njësinë e tij, po u rrethua dhe u zu rob gjithashtu. Në Durrës kishte panik dhe familja mbretërore kërkoi strehim në një anije italiane në gji. Ambasadori Aliotti e kishte bindur Vidin që të dërgonte familjen e tij në anije, por kur hipën në anije, Aliotti i dha urdhër kapitenit që të largohej nga bregdeti, duke penguar kështu kthimin e menjëhershëm e Vidit në tokë. Kjo “arrati” nga ana e Vidit dëmtoi rëndë imazhin e mbretit ndër shqiptarët.

Rebelët e liruan Jan Sar-in atë mbrëmje dhe e çuan në Durrës për të paraqitur kërkesat e tyre, ndër të cilat ishin një amnisti e përgjithshme dhe kthimi i sulltanit. Vidi emëroi kolonelin Thomson si komandant të Durrësit dhe – në mungesë të ministrit të luftës – si “directeur de la force armée” (drejtor të forcave të armatosura). Kështu Thomson-i u bë këshilltari më i ngushtë ushtarak i mbretit. De Veer-i, dashur pa dashur, pranoi dhe u tërhoq në Vlorë më 4 qershor, prej ku u kthye në Holandë.

Mbretëria e sapokrijuar shqiptare ishte zvogëluar mjaft. Tani përfshinte vetëm Durrësin dhe disa kilometra përreth. Thomson-i filloi të ndërtonte fortifikime për të mbrojtur qytetin dhe mblodhi nën kontrollin e tij të rreptë tërë luftëtarë shqiptarë dhe të huaj. U krijua një njësi artilerie nën komandën e Kapitenit Fabius, i cili u kthye nga Shkodra e pushtuar nga trupat ndërkombëtare. Italianët fshehurazi po përkrahnin rebelët. Vidi e përshkroi situatën e asokohshme kështu: “Ditët e para të qershorit na sollën prova të pakundërshtueshme të dyshimit të krijuar prej kohësh se italianët bashkëpunonin me rebelët. Kur i fola ashpër, ambasadori italian Aliotti pezulloi udhëtimet e tij të përditshme me makinë te kryengritësit. Mirëpo, në vend të kësaj, shihnim drita flakëruese sinjalizimi të italianëve për komunikim me rebelët. Më në fund, Thomson-i arriti të kapte në flagrancë tre italianë (Kapiten Muricchio, Kapiten Moltedo dhe profesori i dyshimtë Chinigo). Gjatë kontrolit trupor u gjetën dokumente fajësuese. Kishim shumë probleme me italianët sepse thuhej se ishte shkelur marrëveshja e imuniteteve dhe privilegjeve në momentin kur kemi hyrë me forcë në ambasadën italiane për t’i arrestuar. Duke u mbështetur mbi këto marrëveshje, Aliotti nguli këmbë që të arrestuarit të liroheshin, dhe ata u liruan. Por në mënyrë të përsëritur, Thomson-i hodhi poshtë kërkesën tjetër të Aliotti-t që ai të kërkonte ndjesë publikisht për raportet e gazetave ku pretendohej se italianët kishin shkëmbyer sinjale me rebelët dhe se kishin qenë vazhdimisht në kontakt të ngushtë me ta. Ai protestoi se kërkesa ishte e gabuar dhe se plotësimi e saj do të ishte fyerje ndaj nderit të tij si oficer: (2) “Volontiers je donnerais ma vie au Roi, mais jamais mon honneur (Lirisht do të jepja jetën time për Mbretin, por kurrë nderin tim).” Aliotti kërkoi që Thomson-i të kthehej në Holandë, duke lënë kështu qytetin e Durrësit pa mbrojtësin e tij më të zellshëm dhe më energjik. Kjo trazirë pati mori një fund tragjik pak kohë më pas më 15 qershor 1914 kur Thomson-i vdiq gjatë një sulmi të ashpër të armikut.”

Atë ditë, rebelët e sulmuan dhe morën Rrashbullin dhe dy ditë më vonë po bëheshin gati për të sulmuar Durrësin. Herët në mëngjesin e datës 17 qershor, Jan Fabius, të cilin sekretari personal i Mbretit, Duncan Heaton-Armstrong (1886-1969) e quante oficerin holandez më të guximshëm dhe kokëkrisur, ishte me shërbim si roje dhe, kur mori vesh për sulmin, zgjoi mbrojtësit e qytetit me një të shtënë topi. Sar-i u dërgua për të mbajtur kodrat në veri të qytetit, kurse Roelfsema komandoi istikamët në pjesën perëndimore ku parashikohej sulmi kryesor. Thomson-i inspektoi artilerinë dhe shkoi te Roelfsema i cili ndodhej pranë depos së naftës, më pak se treqind metra nga vija e armikut. Aty u vra. Më vonë qarkulluan fjalë se e kishte goditur një snajper italian. Nuk dihet me siguri. Sido që të jetë, Mbreti Vid kishte humbur përkrahësin e tij më të zellshëm. Për çudi, vijat mbrojtëse të

Page 30: Maksimilian Lamberc 18821963

qytetit qëndruan.

Të nesërmen, më 16 qershor 1914, Thomson-i u varros në një ceremoni mortore të madhe. Madje edhe disa kryengritës, sipas traditës shqiptare, hynë në qytet për të përcjell trupin e pajetë të kundërshtarit të tyre holandez. Në fillim të korrikut, kufoma e Thomson-it u kthye në Amsterdam me anijen ushtarake Noord-Brabant dhe, pas një ceremonie madhështore më 18 korrik 1914, heroi i njohur u varros përfundimisht në Groningen.

Gjendja politike ishte e rëndë edhe për oficerët holandezë në viset e tjera të Shqipërisë. Verhulst-i u përpoq të vinte në Tiranë nga Elbasani, por u kap. Edhe Reimers-i u zu rob në Elbasan. De Iongh-u në Fier shpresonte të shfrytëzonte trupat e familjes Vlora dhe të familjes Vrioni në Berat, por Aziz pashë Vrioni preferonte ti mbante njerëzit të vetë për të mbrojtur vendin nga grekët. De Iongh-u kaloi lumin Seman, dhe qëndroi në Fier tri javë. Më 17 qershor, majori Kroon, i cili kishte ardhur nga Lezha për të marrë postin e të ndjerit Thomson, sulmoi Rrashbullin edhe një herë, por nuk pati sukses.

Gjendja ishte kaq e rëndë sa që, më 21 qershor 1914, Aqif pashë Biçaku kërkoi një armëpushim me kryengritësit myslimanë, të udhëhequr nga dervishi melami Haxhi Qamili, nga myftiu i Tiranës Musa Qazimi, nga shehu i Pazar Shijakut Hamdi Rubejka, nga Mustafa Ndroqi dhe nga ish-oficeri osman Qamil Haxhi Fejza i Elbasanit. Oficerët holandezë nuk ishin dakord dhe deklaruan se tani e tutje do t’ua linin të tjerëve çështjet ushtarake për t’u përqendruar mbi misionin e tyre të mirëfilltë – organizimin e xhandarmërisë. Mirëpo vrasja e Kryedukës Franc Ferdinand i Austrisë (1863-1914) në Sarajevë më 28 qershor 1914 dhe shpallja e Luftës së Parë Botërore i lanë në hije ngjarjet e rrëmujshme në Shqipëri. Oficerët holandezë u zëvendësuan hap pas hapi nga një korpus prej rreth 150 oficerësh vullnetarë gjermanë dhe austriakë të cilët mbërritën në Durrës më 4 korrik, organizuar nga skulptori austriak Gustav Gurschner (1873-1970), i cili kishte krijuar uniformat dhe medaljet e Mbretit Vid, si dhe nga një njësi vullnetarësh rumunë të ardhur në Durrës më 7 dhe 17 korrik.

Berati ra në duart e kryengritësve më 12 korrik dhe Vlora u mor pa luftë më 21 gusht. Kështu, në mes të verës së vitit 1914, me rënien e pjesës më të madhe të Shqipërisë së Mesme, opinioni publik në Holandë e kishte të qartë se prania e mëtejshme e misionit ushtarak holandez në Shqipëri do të sillte vetëm më shumë vdekje dhe, si pasojë, Gjeneralit De Veer iu bë presion që të jepte dorëheqjen për vete dhe për trupat e tij. Kjo u realizua zyrtarisht më 27 korrik 1914, një ditë para shpalljes së luftës kundër Serbisë nga Austro-Hungaria. Më 4 gusht shumica e oficerëve u largua dhe u kthye në Holandë sa më shpejt, disa prej tyre duke hasur pengesa gjatë rrugës. Verhulst dhe Reimers u liruan në Pazar Shijak më 19 shtator dhe u nisën për në Holandë të nesërmen. Kështu mori fund aventura holandeze në Ballkan, e cila zgjati më pak se një vit.

Robert Elsie

(1) Edith Durham: Twenty Years of Balkan Tangle, London 1920, p. 265. (2) Wilhelm zu Wied, Denkschrift über Albanien, Berlin 1917, p. 21.

Page 31: Maksimilian Lamberc 18821963

Porti i Durrësit, i parë nga deti. Majtas ndodhet konaku. 1913-1914 (Foto: De Iongh).

• Konaku i Durrësit. Rezidenca e ardhme mbretërore kishte qenë selia e mutesarifllëkut osman. Ndërtesa

trikatëshe me një oborr të brendshëm kishte tridhjetëepesë dhoma. Fasada ishte rreth 50 metra e gjërë. Mbreti Vid hyri aty pesë muaj më vonë dhe e përdori si pallat për qeverisjen e tij gjashtëmujore, pasi kishin ardhur orendi dhe një numër i mjaftueshëm shërbëtorësh nga Gjermania. Dhjetor 1913.

Page 32: Maksimilian Lamberc 18821963

Shesh në Durrës. Majtas ndodhet Xhamia e Varoshit. rreth 1914 (Foto: De Iongh).

Xhamia prapa pallatit mbretëror në Durrës. rreth 1914.

Page 33: Maksimilian Lamberc 18821963

Durrës. Bregdeti me një kishë orthodokse në Bërrylin e Currilave. rreth 1914.

Durrës. Muret e qytetit dhe kulla e kishës. rreth 1914.

Page 34: Maksimilian Lamberc 18821963

Një rrugë në Durrës me një zonjë të oborrit, mbase Mbretëresha Sofi. Pranverë 1914.

Page 35: Maksimilian Lamberc 18821963

Një rrugë në Durrës. Pranverë 1914.

Pamje e topave me xhebehanen (kullën e barutit) në kalanë e Durrësit. Gjiri në largësi. Pranverë 1914

Gërmadha mbi kalanë e Durrësit. Gjiri në largësi. 1914 (Foto: De Iongh).

Page 36: Maksimilian Lamberc 18821963

Përkthyesi i Mbretit Vid në Durrës. rreth 1914 (Foto: De Iongh).

Gra duke mbush ujin në një krua në veri të Shqipërisë. 1913-1914 (Foto: Thomson).

Page 37: Maksimilian Lamberc 18821963

Një grup fëmijësh. 1913-1914.

Një grup valltarësh dhe muzikantësh. rreth 1914.

Page 38: Maksimilian Lamberc 18821963

Ura e dikurshme prej drurit në Koxhaz të Shijakut në rrugën nga Durrësi për në Tiranë. rreth 1914.

Pamjë diku në afërsi të Durrësit dhe të Shijakut. rreth 1914.

Page 39: Maksimilian Lamberc 18821963

Qerre, mbase afër Durrësit. rreth 1914 (Foto: De Iongh).

Grua dhe djalë pranë një shtëpie. rreth 1914 (Foto: De Iongh).

Page 40: Maksimilian Lamberc 18821963

• Traget me qerre duke kaluar lumin Kir/Drin në Bahçallëk të Shkodrës. Ura e vjetër osmane me pesë qemerë (Ura

e Bahçëllëkut), prej të cilës ekziston një fotografi e vitit 1863-1864, u ndërtua në vitin 1768 nga Mehmed pashë Bushati dhe u shkatërrua gjatë një përmbytje në vitin 1880. Pas kësaj u ndërtua një urë e re prej druri mbi themelet e mbetura, por edhe ajo u shkatërrua, me siguri gjatë rrethimit të Shkodrës nga malazezët në fillim të vitit 1913. Pak kohë pas kësaj fotografie, 1914, u ndërtua edhe një urë (Foto: Thomson).

Page 41: Maksimilian Lamberc 18821963

Tiranë. Pamje e Xhamisë së Sulejman pashës (Xhamia e Vjetër). rreth 1914.

Një treg në Shqipërinë e mesme, mbase Tiranë. rreth 1914.

Nga e majta në të djathtë: Kapiten Et’hem Vlora, Gjenerali De Veer, Koloneli Thomson, Togeri Meleq Frashëri. 29 apo 30 nëntor 1913.

Page 42: Maksimilian Lamberc 18821963

• Gjashtë oficerë holandezë para konakut të Durrësit. Rreshti i parë nga e majta në të djathtë: Henri Kroon,

General De Veer, Carel De Iongh dhe Gerard Mallinckrodt. Rreshti i dytë nga e majta në të djathtë: Lucas Roelfsma, një oficer shqiptar dhe Jan Fabius. 1914.

Page 43: Maksimilian Lamberc 18821963

• Ambulanca austriake në Tiranë. Nga e majta në të djathtë: mjeku austriak, Gjenerali De Veer, Kapiteni Et’hem Vlora, një qytetar, Meleq Frashëri, një shqiptar. 16 nëntor 1913 (Foto: Thomson).

Tre oficerë holandezë (Gjenerali De Veer, Gerard Mallinckrodt dhe Carel De Iongh) dhe disa fëmijë shqiptarë rreth pusit. rreth 1914www.besiana.de Shefqet Cakiqi - Llapashtica

Page 44: Maksimilian Lamberc 18821963

• Restoranti i Hotelit Klementi në Durrës, i njohur gjithashtu si Hotel Evropa. Pronarja e hotelit ishte Zonja De

Klementi (De Clementi) e Trentos, qytet në atë kohë në Austri dhe tani në Itali, e cila kishte mbështetjen e misionit tregtar austro-hungarez. Hoteli përfitoi shumë nga ardhja e Mbretit Vid me oborrin e tij në vitin 1914.

Gjenerali De Veer dhe anëtarët e xhandarmërisë në Vlorë. rreth 1914 (Foto: Thomson).

Page 45: Maksimilian Lamberc 18821963

Gjenerali De Veer dhe disa oficerë anglezë dukë ngrënë bukë në një kodër. 2 dhjetor 1913 (Foto: Thomson).

Page 46: Maksimilian Lamberc 18821963

Nga e majta në të djathë: Meleq Frashëri, Gjenerali De Veer, Et’hem Vlora, dhjetor 1913 (Foto: Thomson).

Nga e majta në të djathë: 1.?, 2. Et’hem Vlora, 3. një luftëtar kosovar, 4. Gjenerali De Veer, 5. ?. Dhjetor 1913 (Foto: Thomson).

Page 47: Maksimilian Lamberc 18821963

Gjenerali De Veer dhe Togeri Meleq Frashëri në një takim me luftëtarët e veriut në plazhin e Shëngjinit. rreth 28 nëntorit 1913 (Foto: Thomson).

Mjeku F. van Groot dhe reshteri J. van Vliet në hotelin e plazhit të Vlorës. rreth 1914 (Foto: De Iongh).

Page 48: Maksimilian Lamberc 18821963

Mjeku F. van Groot në hotelin e plazhit të Vlorës. rreth 1914 (Foto: De Iongh).

Dukë shkarkuar një kalë nga anija në gjirin e Vlorës. 1913-1914 (Foto: De Iongh).

Page 49: Maksimilian Lamberc 18821963

Muradie në Vlorë, ndërtuar rreth viteve 1542-1557 (Foto: De Iongh).

Trupa në kalim para Xhamisë Muradie në Vlorë. rreth 1914.

Page 50: Maksimilian Lamberc 18821963

• Ndërtesa në portin e Vlorës nga ballkoni i të cilës Ismail Qemal bej Vlora shpalli pavarësinë e Shqipërisë më 28

nëntor 1912. Foto 1913-1914 (Foto: Thomson).

• Rruga nga qendra e Vlorës për një port. Në majë të kodrës ndodhen gërmadhat e teqes bektashiane të Kuz

Babait. 1913-1914. Majtas: Gjenerali De Veer dhe Et’hem Vlora (Foto: Thomson).

Page 51: Maksimilian Lamberc 18821963

Kazerma ushtarake e Vlorës. 1913-1914 (Foto: De Iongh).

Togeri Gerard Mallinckrodt me disa shqiptarë të Tepelenës. 1913-1914.

Page 52: Maksimilian Lamberc 18821963

Luftëtarë shqiptarë nën komandën e holandezëve. 1913-1914.

• Oficerë holandezë me anëtarët e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Nga e majta në të djathën: 1. August

Ritter von Kral (Austro-Hungari), 2. Sër Harry Harling Lamb (Britania e Madhe), 3. Leoni (Itali), 4. Gjenerali De

Page 53: Maksimilian Lamberc 18821963

Veer, 5. ?, 6. Petraev (Rusi), 7. Koloneli Thomson, 8. Von Winckel (Gjermani), 9. Myfid bej Libohova-Arslanpashali (Shqipëri), i cili nga 20 dhjetor 1912 ishte ministri i brendshëm dhe nga 17 mars 1914 ministri i drejtësisë dhe të besimit fetar, 10. mbase Filip Noga (1868-1917), i cili nga 3 maj 1914 ishte ministri i financave. Foto 1913-1914.

Kanina afër Vlorës. 1913-1914 (Foto: Thomson).

Pamja e kalasë së Kaninës. 1913-1914 (Foto: Thomson).

Page 54: Maksimilian Lamberc 18821963

Pamja e kalasë së Beratit. 1913-1914 (Foto: Thomson).

• Berat. Një grup zyrtarësh të lartë. Fotografi marrë nga vendi i hotelit të tanishëm.Një prej oficerëve me uniformë

majtas është Togeri Meleq Frashëri. Pranë Gjeneralit De Veer ndodhen majtas Aziz Vrioni dhe djathtas Fejzi Alizoti, prefekti i Beratit (i cili më vonë do të bëhej ministër). Oficeri me uniformë djathas nën dritare është Et’hem Vlora. 1913-1914 (Foto: Thomson).

Page 55: Maksimilian Lamberc 18821963

• Berat. Ura e Goricës mbi lumin Osum. Kjo urë, ndërtuar nga Ahmed Kurd pasha në vitin 1780 u prish gjatë

përmbytjes së dhjetorit 1888 dhe u shkatërrua gjatë Luftës së parë Botërore, pak kohë pas kësaj fotografie. 1913-1914 (Foto: Thomson).

Berat: Lumi Osum, ura e vjetër e Goricës dhe Mali i Shpiragut. 1913-1914 (Foto: Thomson).

Page 56: Maksimilian Lamberc 18821963

• Ura e Hasan beut, e njohur gjithashtu si Ura e Konisbaltës, mbi lumin Osum në Urën Vajgurore, pesëmbëdhjetë

kilometra në veriperëndim të Beratit. Kjo urë nuk ekziston më. 1913-1914 (Foto: Thomson).

Disa shqiptarë dukë bërë zjarr në fushë. Vlorë? 1913-1914.

Page 57: Maksimilian Lamberc 18821963

Kisha e Kodrës, afër Tepelenës. Maj 1914.

Urë në Fier. 1914.

Page 58: Maksimilian Lamberc 18821963

Trupat e Kapitenit De Jongh duke pushuar në Fier, Qershor 1914..

Portreti i Mbretit Vilhelm cu Vid me Princeshën Sofi. 1913-1914.

Page 59: Maksimilian Lamberc 18821963

Ardhja e Mbretit Vid dhe të oborrit të tij në Durrës. 7 mars 1914.

Kartolinë e Mbretit Vid. 1914.

Page 60: Maksimilian Lamberc 18821963

Mbreti Vid duke përshëndetur dhe duke zbritur nga karroca. Pranverë 1914 (Foto: De Iongh).

Page 61: Maksimilian Lamberc 18821963

Prince Wied on horseback in front of the palace in Durrës. Spring 1914 (Photo: De Iongh).

Esad pashë Toptani, Turhan pashë Përmeti, Kontesa Villebrosa (ose Princesha Sofi?) dhe Gjenerali De Veer. 1914 (Foto: De Iongh).

Grup figurash. Nga e majta në të djathtë: 2. Meleq Frashëri, 4. Gjenerali De Veer, 5. Turhan pashë Përmeti, 6. Et’hem Vlora. Dhjetor 1913 (Foto: Thomson).

Page 62: Maksimilian Lamberc 18821963

Gjenerali De Veer dhe ndihmësi irlandez i Mbretit Vid, Duncan Heaton-Armstrong (1886-1969). Pranverë 1914 (Foto: De Iongh).

Luftëtar kosovar Isa Boletini (1864-1916). Qershor 1914.

Page 63: Maksimilian Lamberc 18821963

• Tubim në Elbasan. Ulur nga e majta në të djathtë: 1. Dervish Hima, 2. Lef Nosi, 3. Ali Agjah bej Elbasani, 4. ?, 5.

Aqif pashë Biçakçiu i Elbasanit, 6. Gjenerali De Veer. Në këmbë nga e majta në të djathtë: 1. ?, 2. Emin Matraxhiu, 3. ?, 4. ?, 5. ?, 6. Andon Beça (më i madhi), 7. ?, 8. ?, 9. Filip Noga. 24 dhjetor 1913.

• Nga e majta në të djathtë: 1. Gjenerali De Veer, 2. Ibrahim Biçakçiu dhjetëvjeçar (në vitin 1944 ai do të bëhej

kryeministri i Shqipërisë), 3. Aqif pashë Biçakçiu i Elbasanit (babai i Ibrahim Biçakçiu), 4. Ali Agjah bej Elbasani (Foto: Thomson).

Page 64: Maksimilian Lamberc 18821963

Hyrja e konakut të Durrësit. 1914..

Page 65: Maksimilian Lamberc 18821963

Portreti i një shqiptari. 1913-1914 (Foto: De Iongh).

Mbreti Vid dhe Koloneli Thomson. Durrës, qershor 1914.

Mbreti Vid, Isa Boletini, Esad pashë Toptani dhe Koloneli Thomson (djathtas). Durrës, 13 qershor 1914.

Page 66: Maksimilian Lamberc 18821963

Mbreti Vid dhe Isa Boletini, Durrës, 13 qershor 1914.

Forcat e Prenk Bibë Dodës. Nga e djathta në të majtë: Kapiteni Et’hem Vlora, Prenk Bibë Doda me jelek të bardhë, Gjenerali De Veer, një prift katolik italian, Togeri Meleq Frashëri. 5 dhjetor 1913 (Foto: Thomson).

Page 67: Maksimilian Lamberc 18821963

Trupa shqiptare nën komandën e holandezëve. Vlorë? 1913-1914.

Luftëtarët e veriut dhe shqiptarë vendas të rreshtuar në rrugë. Pranverë 1914.

Page 68: Maksimilian Lamberc 18821963

Trupa shqiptare nën komandën e holandezëve, të rreshtuar në Porto Romano (Currilat), në veri të Durrësit. Pranverë 1914.

Spitali anglo-gjerman në Durrës. Pranverë 1914.

Page 69: Maksimilian Lamberc 18821963

Topat duke hapur zjarr mbi kalanë e Durrësit. Pranverë 1914.

Ushtarë shqiptarë duke u ushtruar me mitralozët e importuar nga Austria. Pranverë 1914.

Page 70: Maksimilian Lamberc 18821963

Një luftëtar shqiptar duke pushuar në kamaren e një muri. 1913-1914.

Grup fëmijësh me flamuj në Durrës për të përshëndetur Mbretin Vid. Pamja e parë. 7 mars 1914.

Page 71: Maksimilian Lamberc 18821963

Grup fëmijësh me flamuj në Durrës për të përshëndetur Mbretin Vid. Pamja e dytë. 7 mars 1914.

Grup ushtarësh dhe luftëtarësh shqiptarë. Pranverë 1914.

Page 72: Maksimilian Lamberc 18821963

• Kapiten Hendrik Reimers zënë rob në Elbasan në qershor 1914. Ai u lirua më 19 shtator 1914 dhe u kthye në

Holandë. Fotografi e gushtit 1914.

Transporti i mallrave me kuaj dhe gomarë. Pranverë 1914.

Page 73: Maksimilian Lamberc 18821963

• Poshtë me uniformë ushtarake (nga e majta në të djathtë) janë: Kapiteni Et’hem Vlora, Togeri Meleq Frashëri

dhe Gjenerali De Veer. Dhjetor 1913 (Foto: Thomson).

Luftëtarë shqiptarë të rreshtuar në një kodër afër Durrësit. Pranverë 1914.

Page 74: Maksimilian Lamberc 18821963

Artileria e vendosur për mbrojtjen e Durrësit. Pranverë 1914.

Luftëtarët e veriut të Shqipërisë. Durrës 1914.

Page 75: Maksimilian Lamberc 18821963

Varrimi i Kolonelit Thomson në Durrës. 16 qershor 1914.

Mbreti Vid dhe Majori Kroon në varrimin e Kolonelit Thomson, 16 qershor 1914.

Page 76: Maksimilian Lamberc 18821963

Mbreti Vid dhe zyrtarë të tjerë në varrim prapa arkivolit të Kolonelit Thomson. 16 qershor 1914.

Ftesa për Kapitenin N. Thomson, vëllain e të ndjerit Kolonel Thomson, për drekë në pallatin mbretëror të Durrësit, 25 qershor 1914.

Page 77: Maksimilian Lamberc 18821963

Varri i parë i Thomson-it në Durrës. 16 qershor 1914.

Oficerë të anijes Noord Brabant duke vizituar vendin në Durrës ku u vra Koloneli Thomson. (Lucas Roelfsema në uniformë të bardhë). Qershor 1914.

Page 78: Maksimilian Lamberc 18821963

Kopertina e revistës së përjavshme romake La Tribuna Illustrata më datën 28 qershor 1914, me një ilustrim të zbukuruar të vdekjes së Kolonelit Thomson.

Page 79: Maksimilian Lamberc 18821963

Kopertina e revistës së përjavshme holandeze Panorama me datën 24 qershor 1914 me Kolonelin Thomson mbi kal.

Page 80: Maksimilian Lamberc 18821963

Kopertina e revistës së përjavshme holandeze Panorama me datën 14 korrik 1914 me ardhjen e arkivolittë Kolonelit Thomson në Holandë.

Varrimi i Kolonelit Thomson në Holandë. 18 korrik 1914.

www.besiana.de Shefqet Cakiqi Llapashtica