LISTA E PIKAVE TE NXHEHTA TE Ndotësve Organik të ... fileLISTA E PIKAVE TE NXHEHTA TE Ndotësve...

12
LISTA E PIKAVE TE NXHEHTA TE Ndotësve Organik të Qëndrueshëm (NOQ) Ish fabrika e Bakrit, Rubik, Shqipëri Merita Mansaku – Meksi, Jan Šamánek, Miroslava Jopková Shqiperi / Republika Ceke QENDRA EDEN Rr. Luigj Gurakuqi, Pal.11 B. Ap 15 (pas Kafe Europa), Tirana – Albania, tel: + 355 4 2239619, e-mail: [email protected] Arnika - Toxics and Waste Programme, Programi i Mbetjeve dhe Humbjeve Chlumova 17, CZ-130 00 Praha 3, Czech Republic, tel. + fax: +420.222 781 471, e-mail: [email protected], http://english.

Transcript of LISTA E PIKAVE TE NXHEHTA TE Ndotësve Organik të ... fileLISTA E PIKAVE TE NXHEHTA TE Ndotësve...

LISTA E PIKAVE TE NXHEHTA TE Ndotësve Organik të Qëndrueshëm (NOQ)

Ish fabrika e Bakrit, Rubik, Shqipëri

Merita Mansaku – Meksi, Jan Šamánek, Miroslava Jopková Shqiperi / Republika Ceke

QENDRA EDEN Rr. Luigj Gurakuqi, Pal.11 B. Ap 15 (pas Kafe Europa), Tirana – Albania, tel: + 355 4 2239619, e-mail: [email protected] Arnika - Toxics and Waste Programme, Programi i Mbetjeve dhe Humbjeve Chlumova 17, CZ-130 00 Praha 3, Czech Republic, tel. + fax: +420.222 781 471, e-mail: [email protected], http://english.

2

PËRMBAJTJA Kush janë componentët ndotës?

3

Fabrika e bakrit Rubik

3

Zona e fabrikës 4 Kushtet gjeologjike, hidrologjike dhe teknologjike.

4

NDOTJA

7

RREZIKU PER SHËNDETIN DHE AMBIENTIN

7

Bakri 8 Plumbi 8 Kadmium 8 Kromi 9 Zinku

9

CFARË DUHET BËRË?

9

BURIMET E NDOTËSVE TË QËNDRUESHËM ORGANIKË 10

3

CFARË JANË NDOTËSIT E QËNDRUESHËM ORGANIKË? Ndotësit e qëndrueshëm organike (NOQ-të) janë komponente organike, shumë toksike. Ato përfshijnë pesticidet e përdorura për mbrojtjen e të mbjellave nga insektet (aldrin, dieldrin, endrin, heptaklor, mirex dhe toksifene), dhe në kontrollin e sëmundjeve të transmetueshme me anë të insekteve (vektoriale) (DDT), ose për mbrojtjen e farërave (HCB); përbërësit rezistentë ndoj nxehtësisë, të përdorura në pajisjet elektrike si transformatorë (PCB), dhe substancave të gjeneruara si një produkt e një diegje të paplotë ose produkte të proceseve kimike (dioksina dhe furanet). NOQ-të mund të qëndrojnë në mjedis për dekada të tëra. Ato janë gjysëm të transformueshme dhe mund të qarkullojnë përmes kufijve të vendeve dhe globalisht. NOQ-të i rezistojnë shpërbërjes në ujë dhe lehtësisht shkrihen dhe akumulohen në shtresa të lëngshme. Në procesin e njohur si biokoncentrim, kafshët mund të thithin koncentrate të NOQ-ve në nivele shumë herë më të larta se ato të gjendura në mjedis. NOQ-të mund të bioakumulohen në zinxhirin ushqimor, duke arritur magnitudeën më të lartë në zogjtë grabitqarë, gjitarët dhe rracën njerëzore. Dokumenti që po ju paraqitet është fokusuar në ish-fabrikën e bakrit në Rubik, Shqipëri – si një burim i mundshëm i ndotjes nga dioksina. Bakri është konsideruar si katalizatori më potent për dioksinën, duke krijuar shtresa-siperfaqe mbi të cilat mund të formohet dioksina. Kjo është provuar edhe në rastin e mbetjeve të bakrit “Kiselrot” (Gjermani), ku u gjetën koncentrate të larta të PCDD/F. FABRIKA E BAKRIT NË RUBIK Rubiku është një qytezë minatore në malësinë e zonës së Mirditës, në rrethin e Lezhës, në veriperëndim të Shqipërisë, rreth 10 km në lindje të qendrës së qytetit të Lezhës dhe rreth 90 km në veri të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës. Rubik ndodhet pranë lumit Fan, afërsisht 10 km në veri të bashkimit të tij me lumin Mat që furnizon me ujë të pishëm banorët lokalë. Në Rubik jetojnë rreth 2500 banorë. Temperatura mesatare e vitit është 13.70C, dhe mesatarja e lagështisë është 1895 mm.

4

Fabrika e përpunimit të Bakrit në Rubik u ndërtua në fundin e viteve 1930 për të prodhuar produkte të përpunuara të baktrit. Pas më shumë se 60 vitesh prodhim, fabrika u mbyll në vitin 1998. Gjatë viteve më produktive të saj, ajo gjeneroi afërsisht 30.000 ton mbetje minerali në vit, që janë depozituar në zonat përreth.

Prodhimi vjetor i bakrit industrial në Rubik (në 1000 t) Viti 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 Bakër 2,27 2,31 1,52 2,9 1,42 - 1,63 1,28

Burimi: Fida, Baraj (eds.) 2004. “Vlerësimi i nevojave teknologjike në Shqipëri.” PNUD-GEF. http://unfccc.int/files/meetings/seminar/application/pdf/sem_albania_sup2.pdf

Burimi: www.strabag.com Zona e fabrikës Zona e ish fabrikës së bakrit shtrihet në tëe dy anët e lumit Fan me një luginë të ngushtë të rrethuar nga male të lartë dhe që mund të ndahen në tre nën-zona:

• Miniera e vjetër dhe magazinimi i mbetjeve (afërsisht 2ha). • Zona e shkrirjes në anën perëndimore të lumit (sip. 6 ha). • “Zona e hedhjes së mbeturinave” (ose “vendepozitimi”) në anën lindore të lumit (sip.

4.4 ha).

5

Zona e disponueshme Burimi: Dokumenacioni për “Tender për pastrimin mjedisor dhe dehurinat e mbetjeve të

rrezikshme në “PIKAT E NXEHTA” të përzgjedhura në Shqipëri. 2007. B E. Kushtet gjeologjike, hidrologjike dhe teknike Pjesa kryesore e fabrikës është e ndërtuar pjesërisht në rrëpirat e maleve dhe në një rrafshnaltë të ngushtë në një lartësi afërsisht 5m mbi nivelin normal të lumit. Zona përshkohet nga një rrëke e vogël. Zona midis sektorëve të prodhimit të bakrit dhe lumit është e mbushur në të njejtën lartësi si edhe pjesa e prodhimit. Mbushja e masës në veri të kësaj rrëkeje të vogël është përcaktuar si ”inerte” dhe ajo në jug si skorje. Skorjet dhe mbeturinat e tjera janë depozituar pak a shumë në një shtresë të hollë të vazhdueshme zhavorri dhe shkëmbinj metamorfik. Thuajse 7 m të mbetjeve të procesuara mbulojnë lloje të ndryshme rëre dhe gurickash deri në 10 m. Zona e hedhjes së mbeturinave në anën jugore të lumit është një zonë prej 4.4 ha e ndërtuar në shtratin e lumit shumë pak mbi nivelin normal të lumit. Ajo është ndërtuar pa përgatitje të mëparëshme të tokës ose të njëp shtrese mbrojtëse nën të dhe po kështu nuk ka sistem kullimi për të ndaluar rrjedhjet. Zona e hedhjes së mbeturinave është e rrethuar nga një barrierë gurësh afërsisht 4m të lartë dhe në zonë jugore nga një trase e lartë 10m. Barriera duket në kushte të mira. Sidoqoftë është forcuar nga jashtë me beton për ta mbrojtur nga erozioni gjatë periudhave të përmbytjeve dhe pjesë të këtij betoni janë në kushte të këqija për shka të cilësis së dobët të betonit. Zona e hedhjes së mbeturinave nuk ka mbrojtje me shtresa të nëndheshme dhe afërsisht 10.000m3 skrap janë depozituar aty. Shtresa e zhavorrtë nën mbetjet arrin trashësinë nga 6 në mbi 13m. Nën këtë shtresë, ka një shtrat shkëmbor që rritet në thellësi nga bregu i lumit.

Skrapi i Bakrit

6

Në të dyja zonat, shtresat e zhavorrit formonjnë një pellgje ujorë me përmasa të mëdha dhe si rrjedhim fuqi të lartë hidrike. Kombinuar me faktin që ujerat lokale të nëndheshme rrjedhin në lumë më shumë nëpermjet zhavorrit ku ai ekziston, ose nëpërmjet skrapit, kjo do të thotë se çdo kontaminim nënujor mund të kalojë me shpejtësi gjatë rrjedhjes në pellg, ose direkt në lumë. Në zonën e prodhimit, ujrat nëntokësore grumbullohen nga një sistem kullimi dhe shkarkohen nga tubacioni direkt në lumë. Në kufizimet e zonave të disponueshme, thellësia e ujërave nëntokësore varion nga 3m në 0.5m. Zhavorri formon një magazinim të ndërmjetëm për kullimin e ujrave sipërfaqësorë në lumë, në të njëjtën mënyrë si skrapi kalon përmes zonës së prodhimit. Meqënese zona nuk është mirëmbajtur për rreth 10 vjet, gjithashtu kohezioni i rrëpirave rrezikohet nga erozioni.

A

BC

D

E

Zona e prodhimit Burimi: Dokumenacioni për “Tender për pastrimin mjedisor dhe dehurinat e mbetjeve të

rrezikshme në “PIKAT E NXEHTA” të përzgjedhura në Shqipëri. 2007. B E.

7

Ndërtesat në zonë

Ndotja Gjatë viteve të prodhimit të fabrikës, nënproduktet nga prodhimi i bakrit janë shkarkuar në lumë (i cili është kthyer në jeshil nga sulfati i bakrit). Gjithashtu përzierja e acidit sulfurik dhe dioksideve janë çliruar në atmospherë. Ajo që ka qenë dikur një burim i madh i ndotjes së ajrit dhe kontaminimit të ujrave nëntokesore, sot është një zonë e “fjetur”. Sidoqoftë, sipas manaxhimit, impakti i emetimit të mëparshëm nga fabrika i SO2 dhe clirimit të ujrave të zeza acide reflektohen akoma në rrethinat e ambientit të ish fabrikës së bakrit. Në total, rreth 13 000m2 e zonës së prodhimit e fabrikës është verifikuar të jetë e kontaminuar me përbërës të bakrit me rrjedhje kriteret e pranuara në Vendimin 1003/33/EC për materialet e depozituara në zonat për mbetje të rrezikshme. Të paktën 100.000 m3 të materialeve të mbetjeve të rrezikshme janë depozituar në zonën e prodhimit. Analizimi i tokës së bërë nga UNEP në Shtator 2000 u pa që përmbante sasi të konsiderueshme të bakrit (1,696mg/kg), kromit (492 mg/kg) dhe plumbit (99 mg/kg). Metalet e rënda ishin rrjedhur nga skorjet në ujrat nëntokësorë mbetjet nenujore, nga rënia e shiut acit që ndodh kur dioksidi sulfuric emetohet nga minerali i fabrikës. Për shkak të këtij fakti, uji në zonën e fabrikës përmban sasi të konsiderueshme të bakrit (22,4 mg/l), kromit (0,04 mg/l) dhe kadmium (0,012 mg/l)

Mostra e tokës e skorjeve të minieres (Analizimi i UNEP, 22 Shtator 2000)

8

Metale të rënda As Sb Cr Cu Pb Cd

mg/kg <10 <10 492 1,696 99 <10

Mostra e ujit e nxjerrë sktraktet acidike të mostrave ujore të marra nga zona e skorjeve me acid sulfurik pH=3 (Analizimi i UNEP, 22 Shtator 2000) Metale të rënda As Sb Cr Cu Pb Cd

mg/kg <0,02 <0,02 0,04 22,46 <0,02 0,012

Duke marrë parasysh mungesën e sistemit të kullimit dhe karakterisitikat gjeologjike dhe hidrologjike të zonës së fabricës, pjesa nënujore e kontaminuar mund të rrjedhë direkt në burime ose direkt në lumë Megjithëse nuk janë kryer teste akoma, meqënëse shkrirja e mineralit të bakrit dhe industritë e lidhura me metalet me procese të temperaturave të larta konsiderohen si burime të konsiderueshme të ndotjes me dioksinë, zona e fabricës mund të jetë e kontaminuar edhe nga dioksinat. RREZIKU I SHËNDETIT DHE AMBIENTIT Elementët dhe përbërësit që janë gjetur ose që supozohet të jenë prezent në tokë dhe ujë në zonën e prodhimit të fabrikës së bakrit në Rubik, në sasi të konsiderueshme (Cu, Pb, Cr, Cd, dioksins) mund të përbëjnë disa rreziqe në mjedis dhe shëndetin e njerëzve. Le të fokusohemi në to. Bakri Bakri është një element kimik metalik me simbolin Cu. Normalisht gjendet në shkëmbinj, tokë, ujë, sedimente dhe ajër. Më shpesh janë componentë si sulfide, karbonate, dhe okside. Është një element themelor për shëndetin e njeriut, por marrja në sasi të mëdha e bakrit mund të jetë e rrezikshme për trupin e njeriut, nëpërmjet rrugëve të ushqyerjes, lëkurës ose rrugëve të tjera. Pirja e ujit me përmbajtje të lartë të bakrit mund të shkaktojë probleme të tilla si vjellja, diarea, dhimbje epigastrike dhe shqetësime ose kriza të stomakut që varen nga niveli i bakrit në ujë dhe kohëzgjatja e ekspozimit. Fëmijët nën 1 vjeç dhe njerëzit me dëmtime në mëlçi ose sëmundjen e Wilsonit janë më të ndjeshëm ndaj bakrit. Niveli maksimal i bakrit në ujin e pijshëm i përcaktuar nga Agjensia e Mbrojtjes së Mjedisit është 1.3 mg/l. Ekspozimi kronik ndaj pluhurit të bakrit mund të krijojë irritime në hundë, gojë dhe sy dhe të shkaktojë dhimbje koke, dobësi, ndjesi të vjelle dhe diare, Gjithashtu bakri konsiderohet si katalizatori më potent për formimin e dioksinës, duke krijuar sipërfaqe mbi të cilat diaksina mund të krijohet.

Plumbi

Plumbi është një element kimik i metaleve të rënda me simbolin Pb, që zakonisht gjendet në mineral të pasur me zink, argjend dhe bakër. Ka karakterisitikën e një helmi akumulues, që do të thotë se qëndron në trup për një kohë shumë të gjatë dhe mund të shtohet nga ekspozimi për

9

shumë vite ndaj niveleve të ulëta. Ekspozimi ndaj plumbit mund të jetë toksik për qëniet njerëzore dhe kafshët e egra.

Plumbi dhe përbërësit e tij mund të thithen nga trupi i njeriut nëpërmjet tretjes ose frymëmarrjes. Marrja e sasive të mëdha të plumbit mund të shkaktojë kriza barku, çrregullimi të të mësuarit, çrregullime në përqndrim,, kapsllëk, anemi, lodhje, dëtime nervore, vjellje, konvulsione, anoreksi, ose dëtime nëtru. Edhe me nivele të ulëta të plumbit në gjak mund të evidentohen efektet toksike në tru, në qelizat e gjakut, veshka ose me sistemin qëndror nervor dhe shumë prej këtyr çojnë defiçite ssjelljesh neuroptike. Fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj ekspozimit të plumbit sesa të rriturit sepse plumbi është më lehtësisht i absorbueshëm nga trupat në rritje (ata mund të absorbojnë deri në gjysmën e sasisë të plumbit të tretur), dhe organizmi i fëmijëve të vegjël është më i ndjeshëm ndaj efekteve dëmtuese të plumbit. Fëmijët e helmuar nga plumbi mund të vuajnë nga vështirësi në të mësuar, vonesa në zhvillimin mendor, vonesa mentale, handikap në të folur, etj. Nivelet e larta të plumbit në gjak mund të shkaktojnë konvulsione, koma dhe vdekje. Helmimi me plumb ka disa sipmtoma si dhimbje koke, dhimbje barku, vjellje, irritim, anemi ose humbje peshe.

Jeta shtazore dhe ajo ujore janë gjithashtu të rrezikuara nga prezenca e plumbit në habitatet e tyre.

Kadmium

Kadmiumi është një elemnt kimik me simbolin Cd dhe ndodhja dhe prodhimi i tij lidhet kryesisht me minierat, shkrirjen dhe përpunimin e zinkut dhe të bakrit. Kadmium dhe përbërësit e tij janë toksike dhe mund të absorbohen nga trupi i njeriut nëpërmjet tretjes dhe thithjes. Është një helm kumulativ, që do të thotë se qëndron në trup për një kohë shumë të gjatë dhe mund të krijohet nga shumë vite ekspozimi në nivele të ulëta.

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj pluhurit ose tymit të kadmiumit në ajër mund të shkaktojë dëme të pariparueshme të mushkërive që çojnë në vështirësi të frymëmarrjes dhe emfizemë. Ekspozimi në nivele të larta të kadmium mund të shkaktojë dëme në mushkëri ose vdekje. Agjensia e Mbrojtjes së Mjedisit ka vënë një limit 0,005mg kadmium për 1 litër ujë. Nivele të larta të kadmiumit në ushqim ose në ujin e pijshëm mund të irritojnë stomakun, të shkaktojnë vjellje dhe diare. Në bazë të karakterit akumulativ të tij, kadmium grumbullohet kryesisht në veshka dhe mëlçi dhe mund të çojë në probleme serioze të veshkave, intoksimimin e vashkave, formimin e gurëve në veshka, sëmundje të kockave dhe proteinuri të vazhdueshme në raste të ekspozimit të lartë. Ekspozimi i madh ndaj kadmiumit mund të shkaktojë plagë në mushkri, konvulsione, dhimbje muskulore, shok, mosfunksionim të veshkave ose shqetësime sensorëve. Ekspozimi i gjatë ndaj kadmium mund të çojë në presion të lartë, sëmundje të shpretkës, pakësim të hekurit në gjak, mushkëri, dëmtime në tru, ose dobësim të kockave. Gjithashtu shkakton anomali në metabolizmin e kalciumit, fosforit dhe vitaminës D. Metali i kadmiumit dhe disa komponentë të tij janë listuar si kancerogjene nga Agjensia Ndërkombëtare e Kërkimeve për Kancerin.

Kromi

Kromi është një element kimik metalik me simbolin Cr. Mund të gjendet në shkëmbinj, kafshë, tokë, pluhurin vullkanik dhe në gazra në forma të ndryshme, zakonisht si krom trivalent (Cr III) dhe krom gjashtëvalent (Cr VI). Mund të absorbohet nga trupi i njeriut përmes tretjes, absorbimit të ushqimit apo lëkurës.

10

Përbërësit trivalentë (Cr III) janë komponentë të rendësishëm të një diete të shëndetshme për njerzit dhe kafshët dhe nuk shkaktojnë ndonjë dëm serioz në organizëm. Sidoqoftë, componentët gjashtëvalentë janë shumë toksike dhe shkaktojnë vdekjen nëse merren në doza të mëdha. Thithja në nivele të larta e komponentëve gjashtëvalentë të kromit mund të shkaktojë rrjedhje hundësh, gjakrrjedhje nga hundët, ulçera dhe gropëza në zgavrën nazale. Tretja në sasi të mëdha e këtyre componentëve mund të shkaktojë shqetësime të stomakut dhe të ulcerës, konvulsione, dëmtime në veshka dhe mëlçi ose edhe vdekje. Absorbimi në lëkurë i disa prej këtyre componentëve mund të shkaktojë ulçera të lëkurës. Dioksinat Meqënëse, siç u tha, bakri është katalizatori më i fuqishëm për formimin e dioksinës dhe meqënëse shkrirja e mineralit të bakrit është një nga burimet e ndotjes me dioksinë, ne mund të themi se zona e Rubikut (sidomos skorjet e bakrit) mund të jenë kontaminuar me dioksinë. Ky rast është i njohur edhe në Gjermani, ku koncentrate të larta të PCDD/F rezultuan në skorjet e “Kieselrot” - nga procesi i përpunimit të mbeturinave të bakrit në Marsberg. I njëjti skrap u përdor në një masë të konsiderueshme në vitet 1950 dhe 1960 si material mbulues për fushat e sporteve dhe të lojrave dhe gjithashtu në rrugë dhe ndërtim. Dioksinat (dibenzodioksina e poliklorinuar, PCDDs) mund të përshkruhen si kimikate shumë toksike dhe të qëndrueshme në mjedis. Në bazë të aftësisë së tyre bioakumuluese, dioksinat kalojnë në zinxhirin ushqimor dhe absorbohet nga trupi i njeriut. Edhe ekspozimi në nileve të ulëta mund të jetë i rrezikshëm. Problemet lidhur me ekspozimin ndaj dioksinës përfshijnë kancerin, defekte të lindura, pamundësi për të mbajtur shtatëzani, ulje të pjellorisë, reduktim të aktivitetit spermatik, endometriozë, diabet, paaftësi në të mësuar, probleme në sistemin imun, probleme në mushkëri dhe në lëkurë, etj. Është provuar se dioksinat kanë të njëjtat efekte edhe në botën shtazore.

CFARË DUHET BËRË?

Rreziqet që rezultojnë nga afërsisht 60 vjet aktivitet të fabkrikës së bakrit kërkojnë ndërmarrjen e një aksioni për të parandaluar dëmet në mjedis dhe shëndetin e njeriut. OJF-të Shqiptare propozuan 4 hapa që duhen konsideruar me prioritet të lartë me qëllim që të parandalojnë ekspozimin e njerëzve dhe mjedisit në Rubik përkundrejt mbetjeve të rrezikshme të hedhura në zonën e ish fabrikës së bakrit:

• Si një masë afat-shkurtër për të parandaluar kontamimin e ujit nëntokësor, mbetjet duhen mbuluar me gëlqere ose gurë gëlqerorë.

• Duhet sqaruar rrisku potencial për shëndetin njerëzor në zonë. Cilësia e ujit të pijshëm e puseve private që gjenden poshtë fabrikës duhet investiguar.

• Pika/puse monitorues duhen ngritur ndërmjet Fabrikës dhe shtratit të lumit. Uji i lumit dhe i puseve private duhen monitoruar

• Duhet eliminuar kontaminimi potencial. Mbetjet duhen rikthyer në minierë. Dekontaminimi i zonës së prodhimit të fabrikës duhet të përfshijë këto hapa:

• Ndërtesat e abandonuara duhen prishur. • Zona e fabrikës duhet pastruar, mbushur me dhe, kultivuar dhe të pengohet permbytja. • Materialet e rrezikshme duhen penguar që të emetojnë në mjedis.

11

• Të gjitha materialet e kontaminuara duhen depozitur në një fushdepozitë për mbetjet e dëmshme të ndërtuar sipas direktivave të BE.

Është vendosur që mbetjet të depozitohen në vendhedhjen ekzistuese në anën jugore të lumit. Sidoqoftë, kjo zonë nuk është në kushtet që mund të japë siguri. Së pari, vendhedhja ekzistuese duhet pastruar. Bazamenti, kullimi dhe shtresat përmbyllëse duhen ndërtuar në akordancë me direktivat e BE për vendepozitimet si dhe kanale të hapura betoni për rrjedhjen (diversion) e ujrave të shiut. Gjithashtu duhet riparuar dhe zgjeruar sipas standarteve të BE diga që mbron fushdepozitën nga përmbytja. Një tubacion i ujit të pishëm akoma në përdorim përshkruan hapsirën depozituese. Gjithë zona duhet mbrojtur nga erozioni me anë të vegjetacionit. Sasia e hedhur me rrjedhje të lartë (rreth 10% të sasisë së materielve dhe masave të kontaminiara) duhet të trajtohet me metoda të ndryshme. Pas përfundimit të ndërtimit të zonave të depozitimit, dhe pasi mbetjet të jenë vendosur atje, siguria e zonës duhet monitoruar rregullisht. BURIMET Websites: A) Qeveritare/Idërkombëtare/Institucionet 1. Konventa e Stokholmit website - http://www.pops.int/ 2. UN Shqiperi - http://www.un.org.al/ 3. Website i UNEP për kimikatet – http://www.unep.org/themes/chemicals 4. UNDP – POPs - http://www.undp.org/gef/05/portfolio/chemicals.html#pops 5. Projekti Nderkombetar per eleminimin e NOG-ve – IPEP Website- www.ipen.org 6. UNDP / GEF – http://www.undp.org/gef/05/ 7. GEF - Small Grants Programme - http://sgp.undp.org/ 8. Organizata Boterore e Shendetit - http://www.who.int/en/ 9. Konventa e Bazelit website - http://www.basel.int/ 10. BE (Komuniteti Europian) website – POPs - http://www.europa.eu.int/comm/environment/dioxin/index.htm 11. Situata e Mjedisit ne Shqiperi 1997-1998 - http://enrin.grida.no/htmls/albania/soe1998/eng/index.htm 12. Komitete Europian I Mjedisit dhe Shendetit http://www.euro.who.int/eehc/implementation/20051108_1 13. Banka Boterore POPs website - http://lnweb18.worldbank.org/ESSD/envext.nsf/50ParentDoc/PersistentOrganicPollutants?Opendocument 14. Meteorological Synthesizing Centre-East - http://www.msceast.org/about.html 15. U.S. Environmental Protection Agency/Agjensia Amerikane e Mbrojtjes se Mjedist - http://www.epa.gov/ 16. Agjensia e Mbrojtjes se Mjedisit Danimarke - http://www.mst.dk/homepage/ 17. Organizata e Kombeve te Bashkuara per Ushqimin dhe Bujqesine- http://www.fao.org/ 18. Protocol on Pollutant Release and Transfer Registers - http://www.unece.org/env/pp/prtr.htm 19. Komisioni per Ekonomine per Europen i Kombeve te Bashkuara - http://www.unece.org/ 20. Agjensia Europiane e Mjedisit - http://www.eea.eu.int/ 21. Organizata per Bashkepunimin dhe Zhvillimin Ekonomik - http://www.oecd.org/ 22. UNIDO – POPs - http://www.unido.org/doc/46478

12

B) NGOs / NGOs Networks/ 22. IPEN (International POPs Elimination Network) website - http://ipen.ecn.cz/ 23. IPEP (International POPs Elimination Project) website - http://www.oztoxics.org/ipepweb/ 24. Greenpeace website - http://www.greenpeace.org/international_en/ 25. WWF website - http://www.panda.org/ http://www.panda.org/about_wwf/what_we_do/toxics/index.cfm 26. GAIA (Global Anti- Incinerator Alliance, Global Alliance for Incinerator Alternatives) - http://www.no-burn.org/ 27. PAN (Pesticide Action Network International) website - http://www.pan-international.org/ Te dhenat/Revistat: a) te dhena toksikologjike-nderkombetare 1. ATSDR (Agency for Toxic Substances and Disease Registry)/Agjensia - http://www.atsdr.cdc.gov/ 2. INCHEM (Chemical Safety Information from Intergovernmental Organisations) - http://www.inchem.org/ 3. Haz-Map Occupational Exposure to Hazardous Agents - http://hazmap.nlm.nih.gov/index.html b) Magazines/Revistas Perspektivat e Shendetit Mjedisor - http://ehp.niehs.nih.gov/