Ligjeratat e Makro II

22
Prezentimi 1 Makroekonomia II Ekonomiksi përbëhet nga dy pjesë: Mikroekonomia, dhe Makroekonomia. Dallimi në mes të Mikroekonomisë dhe Makroekonomisë? Mikroekonomia merret me studimin e sjelljes së agjentëve individual ekonomik: si konsumatorëve, firmave si dhe agjencive qeveritare,etj. Çka do të thotë se studion sjelljet në nivel të ndërmarrjes. Makroekonomia merret me studimin e sjelljes së ekonomisë në tërësi, me studimin e agregateve ekonomik, si: produkti i përgjithshëm, papunësia, inflacioni, bilanci i brendshëm dhe i jashtëm, etj. Thënë shkurt, makroekonomia trajton çështje dhe probleme ekonomike kryesore të një vendi. Ekzistojnë dy shkolla të mëdha të mendimit makroekonomik: Shkolla klasike – neoklasike, dhe Shkolla kejnsiane – neokejnsiane. Shkolla neoklasike (klasike)- Teoria makroekonomike neoklasike është zhvilluar gjatë viteve 70’, por ajo ka pasur ndikim edhe gjatë viteve 80’. Sipas neoklasikëve (klasikëve) ekonomia është çdo herë në punëzënie të plotë, ekziston shfrytëzim i plotë i kapaciteteve dhe se ekonomia është çdo herë në ekuilibër. Ata gjithashtu deklarojnë, që ndërhyrjet e qeverisë në ekonomi vetëm i përkeqësojnë gjërat, do të thotë që ishin kundër ndërhyrjes së shtetit në ekonomi dhe se gjendjet e disekuilibrit tejkalohen shpejt nëpërmjet mekanizmave përshtatës të tregut Supozimet kryesore të shkollës neoklasike janë: Agjentët ekonomikë maksimizojnë Pritjet janë racionale

Transcript of Ligjeratat e Makro II

Page 1: Ligjeratat e Makro II

Prezentimi 1

Makroekonomia II

Ekonomiksi përbëhet nga dy pjesë:

Mikroekonomia, dhe

Makroekonomia.

Dallimi në mes të Mikroekonomisë dhe Makroekonomisë?

Mikroekonomia merret me studimin e sjelljes së agjentëve individual ekonomik: si konsumatorëve, firmave si dhe agjencive qeveritare,etj. Çka do të thotë se studion sjelljet në nivel të ndërmarrjes.

Makroekonomia merret me studimin e sjelljes së ekonomisë në tërësi, me studimin e agregateve ekonomik, si: produkti i përgjithshëm, papunësia, inflacioni, bilanci i brendshëm dhe i jashtëm, etj. Thënë shkurt, makroekonomia trajton çështje dhe probleme ekonomike kryesore të një vendi.

Ekzistojnë dy shkolla të mëdha të mendimit makroekonomik:

Shkolla klasike – neoklasike, dhe

Shkolla kejnsiane – neokejnsiane.

Shkolla neoklasike (klasike)- Teoria makroekonomike neoklasike është zhvilluar gjatë viteve 70’, por ajo ka pasur ndikim edhe gjatë viteve 80’. Sipas neoklasikëve (klasikëve) ekonomia është çdo herë në punëzënie të plotë, ekziston shfrytëzim i plotë i kapaciteteve dhe se ekonomia është çdo herë në ekuilibër. Ata gjithashtu deklarojnë, që ndërhyrjet e qeverisë në ekonomi vetëm i përkeqësojnë gjërat, do të thotë që ishin kundër ndërhyrjes së shtetit në ekonomi dhe se gjendjet e disekuilibrit tejkalohen shpejt nëpërmjet mekanizmave përshtatës të tregut

Supozimet kryesore të shkollës neoklasike janë:

Agjentët ekonomikë maksimizojnë

Pritjet janë racionale

Tregjet pastrohen

Agjentët ekonomikë maksimizojnë- Familjet dhe firmat marrin vendime optimale. Vendimet optimale - më të mira të mundshme.Ata gjatë marrjes së vendimeve përdorin të gjitha informacionet që i kanë, dhe marrin vendimin

Pritjet janë racionale-Do të thotë se ata statistikisht përdorin informacionin që disponojnë dhe bëjnë parashikimin më të mirë për të ardhmen. Shkolla neoklasike shpesh quhet edhe shkolla e pritjeve racionale.

Page 2: Ligjeratat e Makro II

Pritjet racionale- momenti më i përshtatshëm për blerje, p.sh. zbritjet sezonale…etj.

Tregjet pastrohen- - Pagat dhe çmimet ndryshojne per te arritur ekujliber.

- Nuk ekziston papunesi jovllnetare.

- Do te zbriten çmimet e te mirave qe jane ne tepric ne rafte.

Shkolla kejnsiane (neokejnsiane)

Deri në vitet e 80’ teoria neoklasike kishte ndikim të madh në teorinë makroekonomike, derisa paraqitet brezi i ri i shkencëtarëve, “kejnesianistët e rinj”. Ata kishin pikëpamje të kundërta me klasikët, ata argumentojnë se tregjet shpesh herë nuk pastrohen edhe kur individët kujdesen për interesat e veta dhe se qeveria duhet të ndërhyjë në ekonominë e një vendi.

Konceptet kyçe të makroekonomisë?

Konceptet kyçe të makroekonomisë janë:

Produkti i Brendshëm Bruto,

Inflacioni,

Rritja ekonomike,

Punëzënia dhe papunësia,

Cikli i Biznesit.

Produkti i Brendshëm Bruto- (GDP) përfaqëson vlerën e të gjitha të mirave dhe shërbime përfundimtare të prodhuara në një ekonomi në një periudhë të caktuar kohore.

Në këtë rast, duhet bërë dallimi në mes të GDP real dhe atij nominal.

GDP nominal mat vlerën e produkteve për një periudhë të caktuar kohore, me çmimet e periudhës në të cilin prodhohet produkti (çmimet e tanishme).

GDP real mat produktin total të prodhuar në një ekonomi, për një periudhë të caktuar kohore, por duke marrë parasysh çmimet e vitit bazë (të dhënë-mundet me qene viti paraprak ose cili vitë caktohet si vit bazë)

Inflacioni dhe GDP- Kur GDP nominal rritet shumë më shpejt se ajo real në një ekonomi, atëherë kemi inflacion.

Dhe diferenca midis ritmeve të rritjes së GDP real me atë nominal ndodh sepse çmimet e të mirave dhe shërbimeve janë rritur apo ka pasur inflacion.

Me inflacion kuptojmë rritjen e vazhdueshme të çmimeve të nivelit të përgjithshëm të çmimeve.

Page 3: Ligjeratat e Makro II

Te ngritja e nivelit të çmimeve kemi parasysh ngritjen në nivelin mesatar.

Deflacioni - rënja e çmimeve mesatare nën nivelin e periudhës paraardhëse.

Desinflacioni - rënja e çmimeve mesatare por duke mbetur mbi nivelin e periudhës paraprake.

Rritja dhe GDP real- Rritmi i rritjes së ekonomisë përfaqëson normën me të cilën rritet GDP reale.

Tani bëhet pyetja se kush e shkakton rritjen e GDP real?

Ekzistojnë dy arsye që shkaktojnë rritjen e GDP real, ato janë:

Arsyeja e parë e ndryshimit të GDP real është se ndryshon sasia e disponueshme e burimeve në një ekonomi (burimet ndahen në kapital dhe punë),

Arsyeja e dytë e ndryshimit të GDP real është se efiçienca me të cilin përdoren faktorët e prodhimit mund të ndryshojë. Përmirësimet e efiçiencës quhen rritje të rendimentit, do të thotë që të njëjtët faktorë të prodhimit, mund të japin më shumë produkt.

Punëzënia dhe papunësia- Punëzënia dhe papunësia janë ndër konceptet më të rëndësishëm makroekonomik.

Shkalla e përdorimit të faktorëve të prodhimit nuk është e njëjtë në çdo kohë, kështu ndodh edhe me faktorin punë.

Ajo pjesë e forcës punëtore që nuk është e zënë me punë, përbën të papunët.

Raporti midis numrit të të papunëve dhe forcës punëtore, e shprehur në përqindje përbën normën e papunësisë.

Kush konsiderohet si i papunë?

Të papunë konsiderohen ata persona që nuk janë në punë por që kërkojnë punë në mënyrë aktive, ose presin të rikthehen në punë. Një person është i papunë nëse nuk punon dhe:

ka bërë përpjekje specifike për të gjetur punë gjatë 4 javëve të fundit;

është pushuar nga puna dhe pret përsëri të thirret në punë;

është duke pritur të njoftohet për punë të re në muajin e ardhshëm.

Të punësuarit plus të papunët e përbëjnë forcën punëtore. Të gjithë të tjerët që janë në moshë për punë dhe janë të papunë dhe nuk bëjnë pjesë në forcën punëtore ose të papunëve, ata konsiderohen jashtë forcës punëtore (pensionistët, studentët, etj.).

Cikli i biznesit dhe hendeku i prodhimit- Historia e zhvillimit ekonomik, e vendeve të zhvilluara kapitaliste, tregon se ekonomia nuk rritet e zhvillohet pa probleme. Çka do të thotë që ekonomia kalon nëpër recesion (rënie) dhe ekspansion (rritje).

Page 4: Ligjeratat e Makro II

Këto luhatje të ekonomisë, herë në ekspansion e herë në recesion, që karakterizohen respektivisht nga lëvizjet në ngritje dhe në ulje të produktit total, inflacionit, normës së interesit dhe punësimit krijon të ashtuquajturit cikle të biznesit.

Me cikël të biznesit kuptojmë modelin e zgjerimit dhe të ngushtimit, pak a shumë të përsëritshëm të aktivitetit ekonomik rreth shtegut të rritjes potenciale.

Hendeku i prodhimit mat hendekun (shmangien, diferencën) në mes prodhimit aktual dhe prodhimit që do të mund të prodhonte ekonomia me përdorimin e plotë të burimeve ekzistuese.

Dallimi në mes produktit aktual dhe atij potencial:

Produkti potencial përfaqëson nivelin e prodhimit në punëzënien e plotë.

Produkti aktual është niveli i prodhimit i cili aktualisht prodhohet në një ekonomi.

Prezentimi 2

LIDHJET MIDIS VARIABLAVE MAKROEKONOMIKE

Rritja dhe papunësia

Ritmet e larta të rritjes së GDP shoqërohen me rënie të normës së papunësisë, kurse ritmet e ulëta, ose negative, të rritjes shoqërohen me rritje të normës së papunësisë. Çka do të thotë se ekziston lidhje e zhdrejtë ndërmjet zhvillimit ekonomik dhe papunësisë.

GDPreal

Koha

Kulmi

Kulmi

Pika më e ulët

Pika më e ulët

Rrënja

Rritja

Gjatësia e ciklit

Prirja- GDP potencial

Hendeku i prodhimit

Page 5: Ligjeratat e Makro II

Ligji i OKUNIT

Ligji i Okunit shpreh lidhjen midis ritmit të rritjes dhe normës së papunësisë, ligj i cili e ka marrë emrin në bazë të zbuluesit të tij Artur Okun. Ligji i Okunit pohon që, kur ritmi i rritjes është mbi ritmin e prirjes prej 2.25%, norma e papunësisë bie. Veçanërisht, për çdo 1% rritje GDP real mbi ritmin e prirjes që arrihet gjatë një viti, norma e papunësisë bie për 0,5%. Kjo lidhje pasqyrohet me ekuacionin në vijim:

Δu = - 0.5 (y – 2.25)

ku, Δu = ndryshimi në normën e papunësisë,

y = ritmi i rritjes së prodhimit,

2.25 = ritmi i rritjes së prodhimit të prirjes.

Shembull: Nëse ritmi i rritjes së prodhimit në një vit është y = 7.25%, atëherë ndryshimi në normën e papunësisë do të jetë:

Δu = - 0.5 (7.25 – 2.25) = [- 0.5 x 5] = 2.5%

Inflacioni dhe ciklet e biznesit

Inflacioni, ashtu si papunësia, përfaqëson një problem të rëndësishëm makroekonomik.Kostot e inflacionit janë shumë më pak të dukshme se ato të papunësisë. Në rastin e papunësisë, produkti potencial nuk arrihet, prandaj është e qartë pse nuk është e dëshirueshme ulja e papunësisë. Në rastin e inflacionit, nuk ka humbje të dukshme të prodhimit, por konsumatorët nuk e pëlqejnë inflacionin, sepse shpesh ai shoqërohet me tronditje, si p.sh. tronditjet e çmimit të naftës, që reduktojnë të ardhurat reale të tyre.

Lidhja inverse inflacion–papunësi. Kurba e Philipsit

Punëzënia e plotë dhe stabiliteti i çmimeve janë dy nga objektivat qendrorë makroekonomikë të çdo qeverie. Për këtë qëllim qeveria duhet të luftojë në të dy anët, si kundër inflacionit ashtu edhe kundër papunësisë.

Një model teorik të këtij raporti e jep kurba e Philipsit, Pra, kurba tregon që ka një lidhje inverse midis inflacionit dhe papunësisë.

Sa më e lartë të jetë norma e papunësisë aq më e ultë është norma e inflacionit, dhe e kundërta. Kurba e Filipsit është paraqitur në figure

Page 6: Ligjeratat e Makro II

Kërkesa dhe oferta agregate

Kërkesa agregate është sasia e përgjithshme mallrave apo shërbimeve që konsumatorët, firmat, shteti apo të huajt janë të gatshëm të konsumojnë me një nivel të dhënë të çmimeve në një periudhë të caktuar kohore.

Komponentët e kërkesës agregate si dhe të shpenzimeve janë: konsumi (C), investimet (I), shpenzimet qeveritare (G), dhe eksporti neto (Nx).

Konsumi përfaqëson shpenzimet e konsumatorëve privat për mallra konsumi që përdoren për të nxjerrë dobi në periudhën korrent.

Investimet, përfaqësojnë shpenzimet që bëjnë firmat për mallra kapital. Mallrat kapital janë mallra që përdoren për prodhimin e mallrave dhe shërbimeve të tjera.

Shpenzimet qeveritare përfshinë të gjitha shpenzimet qeveritare që bënë qeveria si për mallra konsumi ashtu edhe për investim.

Eksporti neto përfaqëson diferencën midis vlerës së eksporteve dhe vlerës së importeve gjatë periudhës përkatëse.

Kurba e kërkesës agregate, shpreh lidhjen midis GDP real (sasia) dhe nivelit agregat të çmimeve, duke i mbajtur të pandryshuar faktorët e tjerë influencues.

Kurba e kërkesës agregate, mund të ndërtohet kur kurbës së kërkesës për mallra konsumi i shtojmë kërkesën për investime private, shpenzimet qeveritare dhe eksportin neto

Oferta agregate është sasia totale e produktit që prodhuesit janë të gatshëm dhe në gjendje t’i ofrojnë në treg me nivele të ndryshme të çmimesh, në një periudhë të dhënë kohore.

Oferta agregate në periudha afatshkurtra shpreh lidhjen midis sasisë agregate të mallrave dhe shërbimeve përfundimtare (GDP real) dhe nivelit të çmimeve, duke i mbajtur faktorët e tjerë konstant.

Page 7: Ligjeratat e Makro II

Kurba e ofertës agregate pasqyron një lidhje pozitive midis GDP real (sasisë) dhe nivelit agregat të çmimeve, çka do të thotë se me rritjen e të çmimit të një produkti oferta rritet për atë produkt.

Ekuilibri makroekonomik arrihet atëherë kur oferta agregate barazohet me kërkesën agregate, d.m.th. kur sasinë e produktit total real që janë të gatshëm të ofrojnë shitësit me një nivel të dhënë çmimesh, është e barabartë me sasinë e produktit total real që janë të gatshëm të blejnë konsumatorët, firmat e biznesit, qeveria apo të huajt me këtë nivel çmimesh.

AS çmimi

SasiaO

Page 8: Ligjeratat e Makro II

Presentimi 3

Kontabiliteti i të ardhurave kombëtare

Produkti I brendshëm bruto (GDP) perfaqëson vleren e të gjithë të mirave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuar në vend brenda një perjudhe të dhënë.

pefshin : leksionet e mesimdhnsve

udhtimet ne avion etj.

Dhe të gjithe produktet dhe sherbimet tjera ne një ekonomi .

Në llogaritjen e GDP – së ekzistojë një numer detajesh

Të mirat perfundimtare dhe vlera e shtuar

Këmbëngulja në të mira perfundimtare bëhet vetem që të mos llogarisim dyfish .

shembull : në GDP nuk perfshihet vlera e rrotave te makines, sepse ato përfshihen ne llogaritjen e makines komplet.

Vlera e miellit nuk llogaritet sepse ajo llogaritet ne vleren e bukes.

Vlera e bulonave te tavolines nuk llogaritet se ajo llogaritet në vleren e tavolines.

GDP realS1Q*D1

P

P1

P*E

AD

AS

Page 9: Ligjeratat e Makro II

Produkti aktual

Në GDP duhet te kemi kujdes që ti llogarisim vetem produktet e prodhuar aktualisht, dmth nuk duhen të perfshihen produktet ekzistuese.Pronsit e vjetra ose produktet ekzistuese.

Çmimet e tregut - te mirat që përfshihen ne GDP vlerësohen me çmimet e tregut.

çmimi i produktit ne vete perfshin një numer të taksave, por nese ne vendosim te llogarisim me çmimin e faktorve te prodhimit, GDP llogarite me çmimet e tregut jo më çmimet e faktoreve të prodhimit.

GDP dhe GNP

Midis GDP – së dhe GNP – së ekyiston një dallim.

GNP përfaqëson vlerën e të mirave dhe sherbimeve përfundimtare që prodhohen me faktoret e prodhimit që zotëron vendi në një periudhë të dhënë.

GDP përfaqeson vlerën e produkteve dhe sherbimeve të prodhuar brënda një përbeëhet nga faktorët e prodhuar që zotërohet nga vendet të tjera.

Stadet e prodhimit

Vlera e transaksionit

(në € për 100kg bukë)

Vlera e shtuar (në € për çdo 100 kg bukë)

Fermerët e grurit ia shesin grurin -fabrikës së miellit 1000 1000

Fabrikanti i miellit e kthen grurin në miell dhe ia shet- atë prodhuesit të bukës

2100 1100

Prodhuesi i bukës ua shet bukën e prodhuar- konsumatorëve

4000 1900

I gjithë procesi i prodhimit 7100 4000

Produkti i brendshëm bruto dhe neto

Duke prodhuar produkte dhe sherbime, kapotali konsumohet ose amortizohet.

Produkti i brendshëm neto (NDP) është i barabartë me GDP minus konsumin e kapitalit, pra amortizimin.

-Prandaj mund të themi se NDP matë me saktësi sasine prodhukteve të prodhuara në vend

-Pergjithsisht amortizimi zën një vend rreth 11 %, kshtu që GDP është 89 %.

Page 10: Ligjeratat e Makro II

Shembull - GDP real dhe GDP nominal

Problemet e matjes së GDP

Në mënyrë të veçantë, ekzistojnë katër probleme kryesore:

Shumë produkte maten jo saktë sepse nuk tregtohen në treg. p.sh., puna vetë në shtëpi.

Llogaritja e saktë e përmirësimit të cilësisë së të mirave dhe produkteve është e vështirë.

Disa aktivitete të matura duke ia shtuar GDP real, në fakt, paraqesin përdorimin e burimeve për të shmangur ose kufizuar “të këqijat” ose dukuritë negative, si p.sh., krimi ose rreziqet për sigurimin kombëtar.

Llogaritë nuk marrin parasysh ndotjen dhe degradimin e ambientit.

Matja e GDP

Gjatë matjes së GDP na paraqiten dy probleme:

Ekonomia e fshehtë, dhe

Rishikimet e GDP dhe saktësia e vlerësimeve të GDP.

Ekonomia e fshehtë- Shembuj të transaksioneve që krijojnë të mira dhe shërbime dhe që mund të mos përfshihen në GDP e matur janë: kryerja e një pune të dytë për para në dorë, puna e zezë pas hyrjes ilegale në një vend, pjesëmarrja në një punë ndërkohë që merret asistencë për papunësinë, tregtia ilegale e drogës, puna për bakshishe që nuk raportohen, shitja pa faturë e domateve të prodhuara në shtëpi.

Aktivitetet e ndryshme të ekonomisë së fshehtë shkaktohen, kryesisht, sepse njerëzit të shmangin pagimin e taksave prandaj këto aktivitete duhet të përfshihen në GDP.

Rishikimet e GDP dhe saktësia e vlerësimeve të GDP

Për një periudhë të dhënë ekzistojnë disa vlerësime të GDP

I pari që raportohet është i ashtuquajturi vlerësim fillestar i një tremujori të dhënë që jepet tre javë pas përfundimit të tremujorit.

Pastaj, këto të dhëna rishikohen një muaj më vonë (vlerësim paraprak) dhe, edhe një herë një muaj më vonë (vlerësimi përfundimtar).

Pastaj të dhënat rishikohen çdo qershor për tre vjet dhe pas kësaj bëhet, çdo pesë vjet, një rishikim i plotë i të gjithë të dhënave të GDP, i ashtuquajturi rishikim bankëprovë.

Indekset e çmimeve- Përderisa inflacioni shpreh ndryshimin e nivelit të çmimeve, tregues të drejtpërdrejt të tij shërbejnë indekset e çmimeve. ekzistojnë tre lloje të indekseve të çmimeve:

Page 11: Ligjeratat e Makro II

Deflatori i GDP.

Indeksi i çmimeve të konsumatorit (CPI),

Indeksi i çmimeve të prodhuesit, dhe

Deflatori i GDP- Llogaritja e GDP real na jep një masë të dobishme të inflacionit të njohur si deflatori i GDP. Deflatori i GDP përfaqëson raportin në mes GDP nominal dhe GDP real.

Indeksi i çmimeve të konsumatorit (CPI)- Indeksi i çmimeve të konsumatorit (CPI) mat koston e blerjes të një shporte fikse të mirash dhe shërbimesh.

Indeksi i çmimeve të konsumatorit ndryshon nga deflatori i GDP për tri arsye:

Deflatori i GDP përfshin në vete të gjitha produktet dhe shërbimet, ndërsa CPI vetëm disa,

CPI mat çmimin e një shporte të mirash dhe shërbimesh që është e njëjtë për çdo vit,

CPI përfshin edhe çmimet e importeve, ndërsa deflatori i GDP përfshinë vetëm çmimet e produkteve dhe shërbimeve të prodhuara në vend.

Indeksi i çmimeve të prodhuesit (PPI)- Indeksi i çmimeve të prodhuesit mat koston e të mirave Indeksi i çmimeve të prodhuesit mat koston e të mirave fillestare (inputeve).fillestare (inputeve). PPI sinjalizon shumë më herët për rritjen e çmimeve se sa CPI, sepse PPI ka te bëjë PPI sinjalizon shumë më herët për rritjen e çmimeve se sa CPI, sepse PPI ka te bëjë me koston e të mirave fillestare dhe nëse kemi rritje të çmimeve të të mirave fillestare atëherë edhe me koston e të mirave fillestare dhe nëse kemi rritje të çmimeve të të mirave fillestare atëherë edhe prodhuesit do të rrisin çmimet e produkteve finale, dhe për këtë arsye PPI sinjalizon më herët për prodhuesit do të rrisin çmimet e produkteve finale, dhe për këtë arsye PPI sinjalizon më herët për inflacionin.inflacionin.

Presentimi 4Presentimi 4

GDP dhe të ardhurat personale të disponueshmeGDP dhe të ardhurat personale të disponueshme

Të ardhurat personale të disponueshme përfaqësojnë nivelin e të ardhurave të disponueshme për Të ardhurat personale të disponueshme përfaqësojnë nivelin e të ardhurave të disponueshme për shpenzime dhe kursime nga familjet në ekonomi.shpenzime dhe kursime nga familjet në ekonomi.

Të ardhurat personale të disponueshmeTë ardhurat personale të disponueshme = GDP+ të ardhurat neto të faktorëve nga jashtë = GDP+ të ardhurat neto të faktorëve nga jashtë –fitimet e –fitimet e mbajturambajtura + transferet+ transferet – taksat...– taksat...........(1)(1)

Shpërndarja e të ardhurave të disponueshme-Shpërndarja e të ardhurave të disponueshme- Të ardhurat personale të disponueshme përfaqësojnë Të ardhurat personale të disponueshme përfaqësojnë sasinë që kanë familjet për të shpenzuar ose kursyer.sasinë që kanë familjet për të shpenzuar ose kursyer.

Grafiku në vazhdim tregon se si i shpërndajnë familjet të ardhurat e tyre të disponueshme.Grafiku në vazhdim tregon se si i shpërndajnë familjet të ardhurat e tyre të disponueshme.

Pjesa më e madhe e të ardhurave, shpenzohet për konsum personal, dhe shumica e pjesës së mbetur Pjesa më e madhe e të ardhurave, shpenzohet për konsum personal, dhe shumica e pjesës së mbetur kursehet.kursehet.

Sasi e vogël e të ardhurave të disponueshme përdoren për të bërë pagesat e interesave dhe për Sasi e vogël e të ardhurave të disponueshme përdoren për të bërë pagesat e interesave dhe për transferuatransferuarr ndaj të huajve. ndaj të huajve.

Page 12: Ligjeratat e Makro II

Shpërndarja e të ardhurave të disponueshme-Shpërndarja e të ardhurave të disponueshme- Të ardhurat personale të disponueshmeTë ardhurat personale të disponueshme

Shpenzimet personale Shpenzimet personale

ShumicaShumica: Konsum Personal: Konsum Personal

Shumica e pjesës së mbeturShumica e pjesës së mbetur: Kursim: Kursim

Pjesa e mbeturPjesa e mbetur: - interesi i paguar nga personat, dhe: - interesi i paguar nga personat, dhe

- transferat ndaj të huajve. - transferat ndaj të huajve.

Shpërndarja e të ardhurave të disponueshmeShpërndarja e të ardhurave të disponueshme

Shpërndarja e të ardhurave të disponueshme

miliard $ miliard $

% e të ardhurave

      të disponueshme

Të ardhurat pesonale të disponueshme   4,429.60

Shpenzimet personale   4,216.10

Shpenzimet e konsumit personal 4,093.90  

Interesi i paguar nga personal 112  

Transferat ndaj të huajve 10.2  

Kursimet personale   213.5

Identitetet makroekonomike

Ekonomia e thjeshtë

Supozojmë se kemi ekonomi të thjeshtë, ku nuk ka as qeveri e as tregti të jashtme, dhe vlerën e produktit e shënojmë me Y, konsumin me C dhe shpenzimet për investime me I.

Page 13: Ligjeratat e Makro II

Y= C+ I ...................................................(2)

Në këtë rast lind pyetja? Se a prodhojnë firmat ndonjëherë të mira, të cilat nuk janë në gjendje t’i shesin?

Përgjigjja është PO.

Shpesh firmat prodhojnë më shumë produkte të cilat nuk mund t’i shesin ose nuk janë në gjendje që t’i shesin, dhe produktet e pa shitura i akumulojnë në raftet e tyre si inventarë.

Hapi tjetër është nxjerrja e lidhjes midis kursimit, konsumit dhe GDP. Në këtë rast nuk e marrim parasysh ekzistencën e korporatave dhe e mbledhim apo bashkojmë së bashku me sektorin privat.

Të ardhurat e sektorit privat janë vlera e të mirave dhe shërbimeve të prodhuara dhe shënojmë me Y.

Si do të shpërndahen këto të ardhura? Këto të ardhura, pjesërisht do të shpenzohen për konsum dhe kursim. Prandaj kemi:

Y= S+ C.............................................(3)

Ky identiteti na tregon se të ardhurat shpërndahen ose për konsum ose për kursim.

Me kombinimin e identiteti 2 dhe 3 kemi:

C+ I= Y= C+ S................................(4)

Ana e majtë e ekuacionit (C+I) tregon komponentët e kërkesës ndërsa ana e djathtë (C+S) shpërndarjen e të ardhurave.

Prej identitetit 4 zbresim konsumin nga secila anë e identitetit dhe kemi:

I= Y– C= S..................................(5)

Identiteti 5 tregon se në një ekonomi të thjeshtë investimet janë identikisht të barabarta me kursimet.

Çka do të thotë kjo?

Për një individ e vetmja mënyrë për të kursyer është ndërmarrja e aktit të investimit fizik, ose investitorët që financojnë investimet e tyre duke marr hua nga individët që kursejnë.

Qeveria dhe tregtia e jashtme

Tani në analizë e fusim sektorin shtetëror dhe sektorin e jashtëm.

I kthehemi identitetit 2 duke marrë parasysh edhe komponentët shtesë të kërkesës, G dhe Nx, dhe kemi:

Y = C + I + G + Nx............................(6)

Page 14: Ligjeratat e Makro II

Më tej, shikojmë përfitimin e lidhjes shumë të rëndësishme midis produktit dhe të ardhurave të disponueshme.

Duhet të dimë se një pjesë e të ardhurave shpenzohet për taksa dhe që sektori privat merr, përveç të ardhurave kombëtare, transferet neto (TR), tani kemi:

YD = Y + TR – TA..............................(7)

Më tej të ardhurat e disponueshme shpërndahen për konsum dhe kursim.

YD= C+ S..............................................(8)

Më pas i kombinojmë dy identitetet (7) dhe (8), dhe kemi:

C + S = YD = Y + TR – TA.....................(9)

C = Y – S = Y + TR – TA – S.................(9a)

Tani përdorim anën e djathtë të identitetit (Y+ TR– TA– S) për të zëvendësuar C në identitetin 6.

Bëjmë disa transformime dhe kemi:

Y + TR – TA – S ana e djathtë

Y = C + I + G + Nx

S – I = ( G + TR – TA ) + Nx..............(10)

Analizojmë identitetin e 10 S – I = ( G + TR – TA ) + Nx

Ana e djathtë e barazimit :

G + TR – TA – paraqet deficitin e buxhetit shtetëror.

G + TR – përfaqëson shpenzimet që bënë qeveria për blerjen e të mirave dhe shërbimeve.

TA – përfaqëson taksat që merr shteti. Taksat janë të ardhurat e shtetit.

Nëse (G+TR) shpenzimet e qeverisë tejkalojnë të ardhurat që merr qeveria nga Taksat (TA) atëherë në atë vend kemi deficit buxhetor.

G + TR > TA – deficit buxhetor, ose anasjelltas G + TR < TA kemi suficit buxhetor

Presentimi 5,6

Kërkesa agregate dhe produkti ekuilibër

Kërkesa përfaqëson …..

AD= C+I+G+NX

Page 15: Ligjeratat e Makro II

Sasia e të mirave të kërkuara, varret nga niveli i të ardhurave në ekonomi.

Mirëpo, në këtë rast supozojmë se sasia e të mirave të kërkuara është konstante apo e pavarur nga niveli i të ardhurave.

Në këtë rast po themi që sasia e kërkuar është konstante, apo e pavarur nga niveli i të ardhurave….

Atëher kush e përcakton nivelin e të ardhurave?

Duhet të kthehemi te koncepti i produktit ekuilibër ???

Produkti Ekuilibër

Produkti është ne nivelin ekuilibër të tij kur sasia e produktit të prodhuar është e barabartë me sasinë e kërkuar.

Një situatë ekuilibri është ajo situatë në të cilën nuk ka forca që shkaktojnë ndryshimin.

Funksioni i konsumit dhe kërkesa agregate-

Pasi që e përcaktuam qartë konceptin e produktit dhe konsumit, do të përqendrohemi në përcaktuesit e kërkesës agregate, veçanërisht kërkesën për konsum.

Lidhja midis konsumit dhe të ardhurave përshkruhet nga funksioni i konsumit.

Funksioni i konsumit

Supozojmë se kërkesa për konsum rritet me rritjen e nivelit të të ardhurave:

C = Ć + cY .......................... ( 2)

Ć – niveli i konsumit kur niveli i të ardhurave është 0,

c – prirja margjinale për konsum, përfaqëson rritjen e konsumit për një njësi rritje të të ardhururës.

Te ky funksion duhet t’i theksojmë dy probleme:

- kërkesat e individëve për konsum lidhen më shumë me sasinë e të ardhurave se sa me nivelin e prodhimit.

- Si mund të konsumojnë diçka individët kur të ardhurat e tyre janë 0? Për një kohë të caktuar ata mund të shesin aktivet e tyre, mirëpo do të ishte e vështirë të vazhdohej të bliheshin të mira kur të ardhurat janë 0.

Konsumi dhe kursimi

Çfarë ndodh me pjesën e të ardhurave, pjesën ( 1 – c ), që nuk shpenzohet për konsum?

Nëse kjo nuk shpenzohet duhet të kursehet.

Page 16: Ligjeratat e Makro II

S = Y – C .....................................( 3 )

Me kombinimin e ekuacioni 2 dhe 3, kemi:

S=Y–C=C–cY=–C+(1–c)Y.......... ( 4 )

Nga ky ekuacion shikojmë që kursimi është një funksion rritës i nivelit të ardhurave sepse prirja margjinale për kursim, s = 1 – c, është pozitive.

Investimet e planifikuara dhe AD

Tani kemi specifikuar një komponentë të kërkesës agregate (AD), kërkesën për konsum.

Duhet të marrim parasysh edhe përcaktuesit e shpenzimeve për investime.

Mirëpo, për momentin supozojmë që shpenzimet qeveritare dhe eksporti neto janë të barabarta me 0, kërkesa agregate përfaqëson shumën e kërkesës për konsum dhe për investime.

(G, dhe Nx janë të barabarta me 0)

AD = C + I

C = Ć + cY

AD = Ć + cY + Ĭ, Ă = C + Ĭ

AD = Ă + cY, ................. ( 5 )

Funksioni i kërkesës agregate pasqyrohet në figurën.

Pjesa e kërkesës agregate Ă = Ć + Ĭ, është e pavarur ose autonome nga niveli i të ardhurave.

Por në fakt, kërkesa agregate varret nga niveli i të ardhurave, se me rritjen e të ardhurave kemi rritje të kërkesës për konsum.

Formula e produktit ekuilibër

Produkti është në nivelin ekuilibër kur kërkesa agregate është e barabart me produktin.

Y = AD.........................................( 6 )

Tani zëvendësojmë kërkesën agregate ( AD ) prej ekuacionit ( 5 ) AD = Ċ + Ĭ + cY, dhe kemi:

Y = Ă + cY ....................................( 7 )

Page 17: Ligjeratat e Makro II

përderisa në ekuacionin ( 7 ), në të dy anët e kushtit të ekuilibrit kemi Y, mund të mbledhim kufizat dhe ta zgjidhim duke gjetur nivelin ekuilibër të të ardhurave dhe produktit, që e shënojmë me Y0:

Yo = 1/ 1 – c x Ă

Multiplikatori

Multiplikatori përfaqëson sasinë me të cilën ndryshon produkti ekuilibër kur kërkesa agregate rritet me një njësi.

Formula e multiplikatorit:

A=1/1-c

Buxheti

Teprica Buxhetore përfaqëson tepricën e të ardhurave të qeverisë, që përbëhen prej taksave, mbi shpenzimet e përgjithshme të saj, që përbëhen prej blerjeve të të mirave e shërbimeve dhe pagesave të transferueshme.

BS = TA – G – TR