Ligjerata 4_Faktoret e Marredhenieve Nderkombetare

21
{ Ligjerata e Katërt: Faktorët e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Doc. Dr. Agon Demjaha

description

Lecture for students

Transcript of Ligjerata 4_Faktoret e Marredhenieve Nderkombetare

Page 1: Ligjerata 4_Faktoret e Marredhenieve Nderkombetare

{

Ligjerata e Katërt:

Faktorët e Marrëdhënieve NdërkombëtareDoc. Dr. Agon Demjaha

Page 2: Ligjerata 4_Faktoret e Marredhenieve Nderkombetare

Shtetet veprojnë në një ambient të brendshëm dhe të jashtëm që përcaktohet nga kushtet dhe ngjarjet e ndryshme dhe të llojllojshme, por edhe nga kohëzgjatja dhe reflekset që ato prodhojnë mbi zhvillimet ndërkombëtare.

Kushtet dhe rrethanat e ndryshme ndikojnë në marrjen e vendimeve dhe masave nga ana e qeverive – si pasojë janë dallimet që ekzistojnë midis shteteve, e që në esencë paraqesin variablat themelore të bazave të sistemit politik ndërkombëtar.

Page 3: Ligjerata 4_Faktoret e Marredhenieve Nderkombetare

Faktorët e marrëdhënieve ndërkombëtare definohen si faktorë që identifikohen si një varg rrethanash, ndikimesh, elementesh apo pasojash që prodhojnë një efekt të caktuar.

Faktorët e tillë ndikojnë në tiparet themelore dhe në aftësinë e një shteti, përkatësisht ata e përcaktojnë vendin e atij shteti në sistemin politik ndërkombëtar.

Duhet dalluar Faktorët nga Subjektet e marrëdhënieve politike ndërkombëtare.

Page 4: Ligjerata 4_Faktoret e Marredhenieve Nderkombetare

Subjektet (shtetet, organizatat ndërkombëtare, lëvizjet politike, korporatat ndërkombëtare etj.) veprojnë me vullnet dhe vetëdije, ndërkaq që me veprimet e veta mund t’i ndryshojnë (në kuptimin pozitiv apo negativ) marrëdhëniet ndërkombëtare.

Faktorët, nga ana tjetër, paraqiten si dukuri që ushtrojnë ndikim mbi dinamikën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe mbi pozitën e një shteti të caktuar në bashkësinë ndërkombëtare, por edhe mbi proceset dhe ndërveprimet e karakterit ndërshtetror.

Page 5: Ligjerata 4_Faktoret e Marredhenieve Nderkombetare

Faktorët subjektivë: elementet sociale dhe nacionalizmi

Faktorët objektivë: teknologjia, popullsia, ekonomia, gjeografia etj.

Faktorët stabilë: faktori gjeografik (i cili nuk ndryshon lehtë)

Faktorë dinamikë: nacionalizmi, teknologjia etj.

Faktorët kryesorë të Marrëdhënieve Ndërkombëtare: Gjeografikë, Burimet Natyrore, Demografikë, Ekonomikë, Juridikë, Teknologjikë, Ushtarakë dhe Kombëtarë.

Page 6: Ligjerata 4_Faktoret e Marredhenieve Nderkombetare

Faktori Gjeografik

Karakteri i përhershëm (teorikisht) ka kontribuar që një kohë të gjatë të konsiderohet si një ndër faktorët qendrorë

Shkolla Gjermane e të menduarit: Krijimi i disciplinave të reja – Gjeopolitika dhe Gjeohistoria

Victor Cousins – Hyrje në Historinë e Filozofisë: “Më jepni hartën gjeografike të cilitdo vend, ma tregoni pozitën gjeografike, klimën, ujërat, erërat dhe gjeografinë fizike, si dhe të dhënat për prodhimet natyrore, florën, gjeologjinë etj., dhe unë do t’jua them a priori se çfarë është banori i atij vendi dhe çfarë roli do të ketë ai vend në histori.”

Page 7: Ligjerata 4_Faktoret e Marredhenieve Nderkombetare

Shteti si organizëm i gjallë, dmth. ka nevojë të zgjerohet – shtetet e mëdha zgjerohen në kurriz të shteteve të vogëla.

Ratzel – Politische Geografie: Klima ndikon në mënyrën e sjelljes së njerëzve në rajonet e caktuara gjeografike (Fiset e Veriut fitonin ndaj atyre të Jugut, banorët e Veriut, për shkak të klimës së ashpër – vlera më të forta fizike dhe morale)

E drejta e shteteve për ruajtjen e territorit dhe sigurimin e lëndëve të para dhe pasurisë

Justifikim për politikat ekspanzioniste Gjermane pas unifikimit të Gjermanisë

Page 8: Ligjerata 4_Faktoret e Marredhenieve Nderkombetare

Mackinder – Universiteti i Oksfordit: Dalja në det e një rëndësie të veçantë – Britania ishte bërë superfuqi për shkak të superioritetit detar dhe pasurive të qymyrit

• Pozita e Rusisë në zonën kufitare mes Evropës dhe Azisë – kyçe për fuqinë e sajë

• Fuqia e aftë dhe e disciplinuar punëtore e Gjermanisë – burim i fuqisë në të ardhmen

• Në vitin 1943 parashesh se BRSS do të ishte shteti më i madh në botë – qendra e botës apo Kështjella më e madhe natyrore në botë

• Kundërmasë ndaj ekspanzionit Sovjetik – Bashkësia Atlantike – interesat e përbashkëta të Evropës Perëndimore dhe SHBA-ve

Page 9: Ligjerata 4_Faktoret e Marredhenieve Nderkombetare

Admirali Mahan – Ndikimi i Fuqisë Detare në Histori: Fuqia detare e mbizotëron hapësirën gjeografike – Sundimi në det përbën formën zotëruese të pushtetit politik dhe njeherësh faktorin vendimtar në marrëdhëniet politike ndërmjet shteteve.• Një popull pavarësisht nga fuqia dhe numri, nëse

nuk ka rezerva dhe shtytje të jashtme që e përforcojnë fuqinë e tij të brendshme, ai nuk do të jetë i suksesshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare

• Britania shembulli më i mirë, ndërsa Rusia duhej bllokuar përmes pikave më të ndjeshme të Azisë Lindore dhe Jugore

• SHBA-ja duhej të adaptonte një politikë të izolimit, përveç në raste të rrezikimit (Gjermania LDB)

Page 10: Ligjerata 4_Faktoret e Marredhenieve Nderkombetare

Spykman – The Geography of the Peace: Gjeografia tejet e rëndësishme për përcaktimin e fuqisë në MN, por poashtu edhe madhësia e territorit, kufijtë natyrorë, numri i banorëve, burimet natyrore, hegjemoniteti etnik dhe stabiliteti politik.• Kombinimi i industrisë Amerikane me traditën

dhe përvojën Britanike – një aleancë e pamposhtshme

• Pretendonte se SHBA duhej të vente nën kontroll disa vende shume të rëndësishme të botës: Evropa Perëndimore, Lindja e Afërt, Azia Jugperëndimore dhe Lindja e largët – pak a shumë vijat e politikës së “Containment”

• Formulimi i ri: Ai që kontrollonte Evroazinë, do të kontrollonte gjithë botën!

• Angazhohej për një model të marrëdhënieve ndërkombëtare ku SHBA do të vendoste baraspeshën dhe do ta ruante paqen botërore – Pax Americana.

Page 11: Ligjerata 4_Faktoret e Marredhenieve Nderkombetare

Karl Haushofer – Weltpolitik from Heute: Nocioni i Mjedisit Jetësor (lebensraum) – nevoja e popullit gjerman për mjedis jetësor, respektivisht e drejta për lëvizjen e kufijve dhe e drejta mbi grykëderdhjet e lumenjve që rrjedhin në territorin Gjerman – Inspirim dhe arsyetim për politikat e Hitlerit.

Sot kanë ndryshuar dukshëm vlerësimet e faktorit gjeografik – deti dikur ishte një kufi izolues dhe mbrojtës, por sot mund të konsiderohet edhe disavantazh.

Page 12: Ligjerata 4_Faktoret e Marredhenieve Nderkombetare

Burimet Natyrore

Të gjitha lëndët dhe proceset materiale të dobishme që ndodhen në natyrë, të cilat njerëzit janë të aftë t’i shfrytëzojnë me teknologjinë e vet për nevojat e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Deri vonë çështja e vëllimit të burimeve natyrore dhe e zhvillimit ekonomik të shteteve nuk është shtruar si çështje, meqë burimet janë konsideruar pothuajse të pashterrshme.

Sot është ngritur alarmi për pakësimin e burimeve natyrore: Hapësirat pyjore, mineralet, karburantet (fosile), toka e punueshme, uji i pijshëm.

Page 13: Ligjerata 4_Faktoret e Marredhenieve Nderkombetare

Burimet natyrore vetvetiu nuk janë tregues të pozitës së vërtetë të një shteti në marrëdhëniet ndërkombëtare: shumë shtete me burime të shumta natyrore nuk janë edhe fuqi të mëdha, ndërsa vende me territor të vogël dhe burime të kufizuara kanë siguruar vende me rëndësi në MN.

Një indikator objektiv megjithate është sasia e energjisë së shfrytëzuar: SHBA konsumon 25% të energjisë në botë, me 22% pjesëmarrje të GDP dhe 4,59% të popullatës botërore.

Shpenzimi për person 11,4 kW, ndërsa Kina përkundër zhvillimit të hovshëm të viteve të fundit aktualisht shpenzon vetëm 1,6 kW për person.

Me dekada qymyri ka qenë një nga lëndët e para kyçe: Britania dhe Gjermania e kishin bazuar zhvillimin industrial mbi rezervat e mëdha të qymyrit. Poashtu edhe SHBA dhe BRSS, ndërsa sot këte kryesisht e bën edhe Kina.

Page 14: Ligjerata 4_Faktoret e Marredhenieve Nderkombetare

Shpërndarja e pabarabartë e rezervave të qymyrit përcakton deridiku edhe diferencat në zhvillim: SHBA disponon 48% të rezervave botërore, ndërsa e gjithë Amerika Latine vetëm 0,05%.

Më parë, krahas qymyrit, burimi kyç natyror si paraksht për zhvillim ka qenë hekuri: Deri në LDB kanë ekzistuar vetëm 5 qendra të mëdha (SHBA, BRSS, Francë, Suedi dhe Britani).

Sot rezervat më të mëdha të mbetura janë në Australi, Brazil, Kinë dhe Rusi.

Pas LDB, NAFTA e merr rolin kryesor në zhvillimin industrial: Sot tregtia me naftë paraqet 1/6 e gjithë tregtisë botërore.

Edhe rezervat e naftës kanë një shpërndarje të pabarabartë – shpesh burim i shumë konflikteve në botë.

Page 15: Ligjerata 4_Faktoret e Marredhenieve Nderkombetare

Nga viti 1973 – Embargoja e naftës të vendeve të OPEC-ut – mjet i rëndësishëm për arritjen e qëllimeve politike (lindja e disiciplinës së Ekonomisë Politike Ndërkombëtare).

Pabarazia Veri-Jug: 20% të veriut të pasur shfrytëzon 80% të resurseve, 80% të varfër vetëm 20%

Toka pjellore vetëm 7% e siprfaqes së Tokës: Evropa 39%, Amerika e Veriut 10,4%, Azi 5,8%, Amerika e Jugut 4,8% dhe Afrika vetëm 3,3%.

Page 16: Ligjerata 4_Faktoret e Marredhenieve Nderkombetare

Faktori Demografik

Në të kaluarën, mbipopullimi (shtimi i lartë natyror) kishte shërbyer si arsyetim i politikave ekspanzioniste – e drejta e shteteve për të zgjeruar territorin e tyre (Japonia në Kinë vitin 1931, Italia në Abiseni në vitin 1936, politikat ekspanzioniste të Gjermanisë).

Sot paraqet çështje objektive dhe tejet komplekse: shumë shtetet që kishin pretenduar mbipopullimin në të vërtetë nuk kishin probleme të tilla, por ka shtetet që realisht ballafaqohen me këtë çështje.

Janë aplikuar politika rigoroze për kontroll të popullatës (planifikimi i familjes) – Kina, Japonia, sot edhe India.

Page 17: Ligjerata 4_Faktoret e Marredhenieve Nderkombetare

Në të kaluarën, numri i madh i banorëve është konsideruar përparësi e madhe ushtarake, pandaj edhe ka siguruar pozitë të rëndësishme në MN.

Sot numri dhe struktura e popullsisë paraqesin indikator të rëndësishëm për potencialin e zhvillimit ekonomik të një vendi.

Emigrimi dhe Migrimi i popullsisë pas LDB: Përparësi dhe mangësi si për vendet e shpërnguljes ashtu edhe për ato të pranimit.

Rritja e hovshme e popullsisë edhe më tepër e ka rritur dallimin Veri-Jug: shtimi sëhtë më i madh në vendet e varfëra dhe me këte është shtuar edhe problemi i mbijetesës.

1850-1925 nga 1 në 2 miliardë; 1925-1965 nga 2 në 3 miliardë; 1965-2014 nga 3 në mbi 7 miliardë.

Page 18: Ligjerata 4_Faktoret e Marredhenieve Nderkombetare

Faktori Ekonomik

Sot konsiderohet ndër faktorët më të rëndësishëm të marrëdhënieve ndërkombëtare, por ekzistojnë tendenca të parashtrimit të tij në mënyrë të pasaktë.

Në Perëndim, qëllimisht lihet anash apo nënvlerësohet, me qëllim të zbehjes së eksploatimit të vendeve më pak të zhvilluara nga vendet e zhvilluara perëndimore dhe kamuflimit të mirëfilltë të politikës kolonialiste dhe neo-kolonialiste.

Rasti i dytë – mbivlerësimi i domethënies së faktorit ekonomik – marrëdhëniet ndërkombëtare në thelb janë vetëm kopje besnike e ngjarjeve ekonomike.

Page 19: Ligjerata 4_Faktoret e Marredhenieve Nderkombetare

Qasja objektive e konsideron faktorin ekonomik vendimtar, por e thekson edhe rëndësinë e faktorëve të tjerë të cilët janë të përcaktuar nga baza ekonomike dhe e përbëjnë superstrukturën e ngritur mbi atë bazë (faktori politik dhe juridik).

Faktori ekonomik fiton rëndësi të veçantë në Marrëdhëniet Ndërkombëtare sidomos në periudhën e kapitalizmit.

Fuqia ekonomike jo gjithmonë korrespondon me ndikimin politik në arenën e MN:

Periudha 1925-1930: Rangimi ekonomik 1. SHBA, 2.Gjermania, 3. BM, 4.

Franca, 5. BRSS, 6. Italia, 7. Japonia.

Rangimi i ndikimit politik: 1. Franca, 2. BM, 3. Italia, 4. Gjermania, 5. BRSS, 6. Japonia, 7. SHBA.

Page 20: Ligjerata 4_Faktoret e Marredhenieve Nderkombetare

Megjithate, zakonisht nga baza ekonomike vijnë të gjitha krizat e natyrës politike dhe shoqërore.

Globalizimi e ka shtuar rëndësinë e faktorit ekonomik, sepse e gjitha bota është bërë një treg unik botëror – mirëpo ështu thelluar edhe më hendeku me Veriut dhe Jugut.

Faktori Juridik Roli i së Drejtës paraqet faktor të rëndësishëm

në MN dhe është gjithnjë në rritje për shkak se rendi bashkëkohor botëror imponon detyrime më të mëdha ligjore për të gjitha shtetet.

Fillet e rritjes së rolit të së drejtës filluan me Lidhjen e Popujve, me ç’rast ruajtja e paqes depërtoi në rrafshin e MN edhepse më parë ishte kompetencë ekskluzive e shteteve.

Page 21: Ligjerata 4_Faktoret e Marredhenieve Nderkombetare

Pas LDB forcohet edhe më tepër me formimin e OKB-së – nxirren norma juridike për mënyrën e sjelljeve të shteteve, duke filluar nga çështjet më të rëndësishme të ruajtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Megjithate ekziston dilema vallë Dispozitat Ndërkombëtare vërtetë mund të quhen Dispozita – Problemi i detyrimit të shteteve për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe dispozitave të të Drejtës Ndërkombëtare.

Kritikat ndaj të drejtës ndërkombëtare: (1) Në MN nuk ekziston një ligjvënës i lartë, dmth se nuk mund të ekzistojë as e drejta e obligueshme për të gjitha shtetet anëtare të bashkësisë ndërkombëtare; (2) Në MN ende nuk kemi sanksione efektive; (3) Ende vazhdon të jetë e ulët shkalla e moralit dhe kulturës në zhvillimin botës dhe nuk është arritur të krijohet një e drejtë që do të vepronte ndërmjet popujve.

Megjithatë, sot e Drejta Ndrëkombëtare është pjesë e pandashme dhe e veçantë e së drejtës dhe si e tillë është e obligueshme në marrëdhëniet në mes të shteteve sovrane.