libri “E FSHEHTA E LUGINËS SË PIRAMIDAVE”, ROMAN DHE...

1
“ILLUSTRATED OXFORD DICTIONARY” Gjinia: Fjalor Sh. Botuese: Dorling Kindersley Numri i faqeve: 1008 Çmimi: 3500 lekë “NOVELA TË ZGJEDHURA” Autor: Grup autorësh Gjinia: Novela Sh. Botuese: Argeta LMG Numri i faqeve: 444 Çmimi: 1000 lekë “EKLIPSI” Autor: Stephenie Meyer Gjinia: Roman Sh. Botuese: Morava Përktheu: Marsida Gjonçaj Numri i faqeve: 520 Çmimi: 1400 lekë “IMPERIUM” Autor: Ulick Varange (Francis P. Yockey) Gjinia: Shoqëri sekrete Sh. Botuese: Helga’s Secrets Numri i faqeve: 474 Çmimi: 1200 lekë LIBRAT E RINJ AUTORËT E HUAJ libri Në jetë Dino Lostiç i kish provuar të gjitha, ndoshta jo aq sa duhej, por të paktën thjeshtë: lëvizte gjithnjë mes shtëpisë, kafenesë së lagjes dhe basto- res, vazhdonte të jetonte me të ëmën Senën nga pensioni i saj dhe i vëllait të rënë në luftë, derisa në Visoko nga SHBA-ja, s’kish ardhur arkeologu-ama- tor, kushëriri i parë i tij Amer Trampo. Ai mbi kodrën e Visoçicës apo më mirë të themi poshtë saj, zbuloi as më shumë dhe as më pak, por vetë piramidat. Dhe këto ishin boshnjake etj., parailire etj., mbetje të kulturës së Atlantidës etj., kush e di se çfarë, sepse askush veç tij nuk i kish pikasur deri më atëherë, dhe jo makar të tria bashkë, që sipas tij, do të zbuloheshin më vonë. Vetëm se ba- norët besonin shumë tek ai. Qyteza Visoko befas u gjallërua, të gjithë njerëzit u shokuan dhe shumë nga agjencitë kanë shpërndarë lajmin për “zbulimin e Luginës së Piramidave boshnjake”. Në hijen e piramidës ka ndryshuar në mënyrë dramatike jeta e banorëve të Visokos; dëshpërimi i gjen- djes së pasluftës është zëvendësuar me shpresën, e ngjashme me ngazëllimin e atyre minatorëve që erdhën të gërmo- nin në mënyrë vullnetare në fundjavë, “E fshehta e Luginës së Piramidave” Autor: Emir Imamoviç Pirke Gjinia: Roman Shtëpia Botuese: Poeteka & Ideart Përktheu: Ben Andoni Numri i faqeve: 302 Çmimi: 700 lekë “E FSHEHTA E LUGINËS SË PIRAMIDAVE”, ROMAN DHE FAKTE Botimet “Poeteka & Ideart” përcjell, nëpërmjet këtij romani të jetuar, një pasqyrë ngjarjesh të Bosnjës së djeshme dhe sotme... ekskursione nga e gjithë Bosnja mbërri- nin në këtë kodër që fshinte piramidën, madje edhe picat në qytet filluan të shpërndahen në formën e piramidës… Edhe pse është një temë për një roman epik, Emir Imamoviç Pirke e vendosi subjektin ta luajë në panoramën e studi- mit klasik të familjes dhe shndërrimin e marrëdhënieve socialiste drejt ëndrrave të reja, ato piramidale. Duhet të theksohet se redaktori i librit e ka paralajmëruar vazhdimisht autorin se kishte shkuar shumë larg me përsh- krimet e pakuptimta, por autori i hodhi poshtë me lehtësi të gjitha kundërshti- met, duke i dhënë gjykimit të redaktorit fakte: intervista, reportazhe, botime. Gjurmimi për Piramidat e Bosnjës vazh- don ende sot e kësaj dite. Dy fjalë për autorin Emir Imamoviç Pirke (Tuzla, 1973) ndi- het si shtetasi i një vendi të nënshtruar apo si thotë një nga përkufizimet e Bo- snjë-Hercegovinës, fillon aty ku mbaron logjika. Llogaritë e jetesës së tij i paguan me shkrimet në gazeta, prozë, tekste dramash, skenarë në TV dhe dikur ishte edhe kryeredaktor i revistës sarajevase “Dani”. Kur të arrijë të ketë fituar ndo- njëherë shumë para, atëherë do të ketë kaluar menjëherë në pension. Ai është i martuar, baba i një fëmije, tepër i dhënë pas Ligës së Kampionëve dhe e kontro- llon rregullisht e-mail–in e tij. Jeton në Sarajevë. Ai ka nxjerrë më parë dhe një roman tjetër “Jel neko vidio djevojcice, kurve, rate zlocince” (2005) - (A i ka parë dikush vas- hëzat, kurvat, kriminelët e luftës).

Transcript of libri “E FSHEHTA E LUGINËS SË PIRAMIDAVE”, ROMAN DHE...

Page 1: libri “E FSHEHTA E LUGINËS SË PIRAMIDAVE”, ROMAN DHE FAKTEgerman.traduki.eu/leseprobe/pdf/dori.pdfSh. Botuese: Argeta LMG Numri i faqeve: 444 Çmimi: 1000 lekë “EKLIPSI”

3 8 2 6 J A N A R 2 0 1 0

“ILLUSTRATED OXFORD DICTIONARY” Gjinia: FjalorSh. Botuese: Dorling KindersleyNumri i faqeve: 1008Çmimi: 3500 lekë

“NOVELA TË ZGJEDHURA”Autor: Grup autorëshGjinia: NovelaSh. Botuese: Argeta LMGNumri i faqeve: 444Çmimi: 1000 lekë

“EKLIPSI”Autor: Stephenie MeyerGjinia: RomanSh. Botuese: MoravaPërktheu: Marsida GjonçajNumri i faqeve: 520Çmimi: 1400 lekë

“IMPERIUM”Autor: Ulick Varange (Francis P. Yockey)Gjinia: Shoqëri sekreteSh. Botuese: Helga’s SecretsNumri i faqeve: 474Çmimi: 1200 lekë

LIBRAT E RINJ

AUT

ORËT

E

HU

AJlibri

Në jetë Dino Lostiç i kish provuar të gjitha, ndoshta jo aq sa duhej, por të paktën thjeshtë: lëvizte gjithnjë mes shtëpisë, kafenesë së lagjes dhe basto-res, vazhdonte të jetonte me të ëmën Senën nga pensioni i saj dhe i vëllait të rënë në luftë, derisa në Visoko nga SHBA-ja, s’kish ardhur arkeologu-ama-tor, kushëriri i parë i tij Amer Trampo. Ai mbi kodrën e Visoçicës apo më mirë të themi poshtë saj, zbuloi as më shumë dhe as më pak, por vetë piramidat. Dhe këto ishin boshnjake etj., parailire etj., mbetje të kulturës së Atlantidës etj., kush e di se çfarë, sepse askush veç tij nuk i kish pikasur deri më atëherë, dhe jo makar të tria bashkë, që sipas tij, do të zbuloheshin më vonë. Vetëm se ba-norët besonin shumë tek ai.Qyteza Visoko befas u gjallërua, të gjithë njerëzit u shokuan dhe shumë nga agjencitë kanë shpërndarë lajmin për “zbulimin e Luginës së Piramidave boshnjake”. Në hijen e piramidës ka ndryshuar në mënyrë dramatike jeta e banorëve të Visokos; dëshpërimi i gjen-djes së pasluftës është zëvendësuar me shpresën, e ngjashme me ngazëllimin e atyre minatorëve që erdhën të gërmo-nin në mënyrë vullnetare në fundjavë,

“E fshehta e Luginës së Piramidave”Autor: Emir Imamoviç PirkeGjinia: RomanShtëpia Botuese: Poeteka & IdeartPërktheu: Ben AndoniNumri i faqeve: 302Çmimi: 700 lekë

“E FSHEHTA E LUGINËS SË PIRAMIDAVE”, ROMAN DHE FAKTEBotimet “Poeteka & Ideart” përcjell, nëpërmjet këtij romani të jetuar, një pasqyrë ngjarjesh të Bosnjës së djeshme dhe sotme...

ekskursione nga e gjithë Bosnja mbërri-nin në këtë kodër që fshinte piramidën, madje edhe picat në qytet filluan të shpërndahen në formën e piramidës…Edhe pse është një temë për një roman epik, Emir Imamoviç Pirke e vendosi subjektin ta luajë në panoramën e studi-mit klasik të familjes dhe shndërrimin e

marrëdhënieve socialiste drejt ëndrrave të reja, ato piramidale.Duhet të theksohet se redaktori i librit e ka paralajmëruar vazhdimisht autorin se kishte shkuar shumë larg me përsh-krimet e pakuptimta, por autori i hodhi poshtë me lehtësi të gjitha kundërshti-met, duke i dhënë gjykimit të redaktorit fakte: intervista, reportazhe, botime. Gjurmimi për Piramidat e Bosnjës vazh-don ende sot e kësaj dite. Dy fjalë për autorinEmir Imamoviç Pirke (Tuzla, 1973) ndi-het si shtetasi i një vendi të nënshtruar apo si thotë një nga përkufizimet e Bo-snjë-Hercegovinës, fillon aty ku mbaron logjika. Llogaritë e jetesës së tij i paguan me shkrimet në gazeta, prozë, tekste dramash, skenarë në TV dhe dikur ishte edhe kryeredaktor i revistës sarajevase “Dani”. Kur të arrijë të ketë fituar ndo-njëherë shumë para, atëherë do të ketë kaluar menjëherë në pension. Ai është i martuar, baba i një fëmije, tepër i dhënë pas Ligës së Kampionëve dhe e kontro-llon rregullisht e-mail–in e tij. Jeton në Sarajevë. Ai ka nxjerrë më parë dhe një roman tjetër “Jel neko vidio djevojcice, kurve, rate zlocince” (2005) - (A i ka parë dikush vas-hëzat, kurvat, kriminelët e luftës).