Libër S H T Ë P I A B O T U E S E Libër - Media...

52
SHTËPIA BOTUESE Qytetaria mësuesi 11 Libër Flora Gjoka

Transcript of Libër S H T Ë P I A B O T U E S E Libër - Media...

SH

PI

A

BO

TU

ES

E

Qytetariamësuesi11

Libër Flora Gjoka

Qytetaria 11mësuesiLibër Flora Gjoka

ISBN: 978-99956-93-69-5

Librat e mësuesit dhe planet mësimore për të gjithë titujt që ne disponojmë, mund t’i gjeni dhe t’i shkarkoni pa pagesë nga faqja e internetit www.mediaprint.alPër më shumë informacion mund të na shkruani në adresën e emailit: [email protected] të na kontaktoni pranë redaksisë në numrin e telefonit: 04 2256158.

Çmimi 250 lekë

www.mediaprint.al9 789995 693695

KLIKONI KËTU

www.mediaprint.al

Libër mësuesi Qytetaria 11Teksti mësimor Qytetaria 11 është hartuar nga: Prof. Dr Edmond Dragoti, Ma.Marinela Sota, Flora Gjoka

Flora Gjoka

©

Të gjitha të drejtat e autorit lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht te zotëruara/rezervuara nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim, përkthim, përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim cënues me çfarëdo lloj mjeti apo apo forme, pjesërisht dhe/ose tërësisht, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese

Ky botim, në tërësi dhe/ose në pjesë të tij, ndalohet të transmetohet dhe/ose përhapet në çdo lloj forme dhe/ose mjet elektronik, mekanik, regjistrues dhe/ose tjetër, të ruhet, depozitohet ose përdoret në sisteme ku mund të cënohen të drejtat e autorit, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..Çdo cënim i të drejtave të autorit passjell përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi.

Kontaktet:www.mediaprint.alShtëpia Botuese Sektori i Shpërndarjes dhe Marketingut: Shtypshkronja:Kutia Postare 7467 - Tiranë Tel.: 04 4500605

Cel.: 069 40 50 380Tel.: 04 2258 156 Cel.: 069 40 44 441Cel.: 069 20 79 021Cel.: 069 40 44 443 Cel.: 069 40 20 201

[email protected] [email protected] [email protected]

Komente dhe sugjerime janë të mirëpritura në email: [email protected]

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Mediaprint” sh.p.k.

S H T Ë P I A B O T U E S E

Tel.: 04 4500605

Titulli: Libër mësuesi Qytetaria 11

Autore: Flora Gjoka

Drejtoi botimin: Anila Bisha

Redaktore gjuhësore: Elona Çali

Kopertina: Visidesign

Design: Elzana Agolli

Shtypi: Media-print

ISBN: 978-99956-93-69-5Botimi i parë, 2011

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 4  

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11   

 PËRMBAJTJA Parathënie.......................................................................................7 Plani mësimor.................................................................................9

Ushqimi.....................................................................................................................11 1.1. Ushqyerja si nevojë dhe kënaqësi..................................................................11 1.2. Ushqyerja biologjike dhe qytetare.................................................................14 1.3. Të dish të ushqehesh në mënyrë të shëndetshme.......................................16 1.4. Ushqimet natyrore dhe ato të ndryshuara gjenetikisht..............................19 1.7. Ushqimet e ndryshuara dhe qëndrimet për to.............................................21 1.8. Mbrojtja ligjore nga OMGJ..............................................................................23  

 

Konsumatori..................................................................................24 2.1. Çdo individ është konsumator .......................................................................24 2.2. Ligji dhe konsumatori 2.3. Të drejtat dhe detyrimet e konsumatorit.......................................................26 2.4. Si të menaxhojmë një problem konsumi......................................................27 2.6. Kontrata e shitblerjes........................................................................................27 2.7. Reklama, funksionet dhe keqpërdorimi i saj...............................................28 2.8. Rrugët dhe format e mbrojtjes së konsumatorit..........................................30  

Siguria rrugore.......................................................................................32 3.1. Përdorimi i rrugës si qytetar, llojet e ndryshme          të përdorimit të rrugës......................................................................................32 3.2. Qarkullimi rrugor dhe rregullat e tij..............................................................34 3.3. Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë......................................................35 3.4. Rregullat Evropiane të qarkullimit.................................................................36 

KAPITULLI 1

KAPITULLI 3

KAPITULLI 2

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 6  

3.5‐3.6. Sinjalistika rrugore. Sjellja e përdoruesve të rrugës.                Agresiviteti në rrugë...................................................................................37 3.7. Njohja e rregullave të qarkullimit rrugor si nevojë e individit................38 3.8. Detyra qytetare e njohjes së elementëve të sigurisë së automjeteve.......39 3.9. Nevojat e krijimit të shprehive të qarkullimit rrugor               (veprimtari praktike)...................................................................................42 3.10. Pasojat e moszbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor.......................42  

   

4.1. Informacioni dhe rëndësia e tij.......................................................................45 4.2. Mjetet e informacionit.......................................................................................46 4.3. Vlerësimi i informacionit.................................................................................49 4.5. Liria e medias......................................................................................................50 4.6. Media dhe etika..................................................................................................50 4.9. Problemet e informimit të të rinjve...............................................................52 . 

KAPITULLI 4

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11   

   

PARATHËNIE  KOLEGË!  Ky  libër është një përpjekje për  t’ju ardhur sadopak në ndihmë.  Jemi nisur 

nga ideja për t’ju ndihmuar si mësimdhënës dhe si individë me një mision shumë të rëndësishëm në jetë. 

Përpjekja  juaj  si  misionar  të  formimit  qytetar  të  nxënësve,  sot  duhet orientuar  drejt  filozofisë  së  arsimit,  thelbi  i  së  cilës  është:  “Mos  i  jepni  nxënësit zgjidhje të gatshme, i jepni atij mekanizmin për të gjetur zgjidhje.” 

Ky  libër do  t’ju ndihmojë  të  shmangni  të mësuarit  tradicional  të nxënësve dhe do ta bëjë nxënësin më pak “skllav” të tekstit dhe ta verë më shumë në qendër të mësimit. 

Në faqet që vijojnë do të gjeni planin mësimor që u korrespondojnë temave të tekstit të nxënësit. Disa nga temat mund të zhvillohen dhe si veprimtari praktike. Në plan janë parashikuar teste, projekte përsëritje dhe veprimtari praktike. 

Elementët përbërës të çdo ditari mësimor janë: ‐ Tema ‐ Objektivat ‐ Fjalë kyçe ‐ Struktura e mësimit ‐ Metoda dhe veprimtaritë e nxënësit ‐ Vlerësimi i nxënësit ‐ Orientimi për temën e ardhshme ‐ Detyra e shtëpisë ‐ Temat e mësimit vijojnë sipas planit mësimor që ka përgatitur mësuesi ‐  Objektivat  e  arritjeve  të  nxënësit  janë  hartuar  sipas  3  niveleve:  bazë,  i mesëm dhe i lartë Ato nuk synojnë vetëm marrjen e njohurive të thjeshta, por edhe formimin e 

shprehive dhe qëndrimeve të caktuara të nxënësit ndaj një problemi të caktuar. 

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 8  

‐ Veçimi  i “fjalëve kyçe” për secilën  temë është një kujtesë për mësuesin se çfarë është e domosdoshme të ngulitë nxënësi në temën përkatëse. 

‐ Temë zhvillohen me anë të strukturës së mësimit ERR (Evokim, realizimi i kuptimit, reflektimi).

‐ Në  këto  faza  të  zhvillimit  të mësimit  ofrohen metoda dhe  veprimtari  të ndryshme si: diskutim  i  ideve, punë në grupe, punë  individuale, ditari  i  të nxënit, marrëdhënie pyetje‐përgjigje, bashkëveprimi ndërveprues etj. 

Me  anë  të  këtyre  metodave  mësimi  zhvillohet  duke  vënë  në  qendër nxënësin. 

‐Vlerësimi i nxënësit është një moment i rëndësishëm i cili duhet të bëhet në fund të orës sepse nxënësi mund të angazhohet gjatë gjithë orës së mësimit. 

Të vlerësosh nuk do  të  thotë  thjeshtë  të vendosesh një notë, por  të nxisësh edhe  vetëvlerësimin  tek  nxënësit. Kjo mënyrë  vlerësimi  e  bën  nxënësin më  aktiv gjatë gjithë orës së mësimit. 

‐ Orientimi  për  temën  e  ardhshme  i  ndihmon  ata  të  “parapërgatiten”  për informacionin e ri dhe ju jep mundësinë të jenë pjesëmarrës më aktiv gjatë trajtimit të temës së re nga mësuesi. 

‐  Detyra  e  shtëpisë  është  shumë  e  rëndësishme  të  përzgjidhet  si  një ndërlidhëse e mësimit  të ditës me  temën e  re  (aty ku është e mundur) në  raste  të tjera ajo mund të shërbejë si moment diskutimi për ndonjë problem të caktuar. Kjo që kemi paraqitur ne nuk do të thotë se është e vetmja mënyrë. Kjo është njëra nga shumë modele të tjera që mësuesi mund të realizojë në një orë mësimi. 

Shpresojmë  se  ju kemi ndihmuar  sadopak në punën  tuaj  të  lodhshme por shumë të rëndësishme për individin dhe shoqërinë në tërësi. 

   

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11   

  

PLANI MËSIMOR  36 javë x 1 orë = 36 orë gjithsej Njohuri të reja = 22 orë Kurrikula e lirë = 14 orë (veprimtari, teste, projekte, përsëritje)  

Nr  Kapitulli  Ora  Temat 

1  Ushqimi  1  Ushqyerja si nevojë dhe kënaqësi 

    2  Ushqyerja biologjike dhe qytetare 

    3  Të dish të ushqehesh në mënyrë të shëndetshme 

  Veprimtari  4  Ushqyerja e baraspeshuar 

    5  Ushqimet natyrore dhe ato të ndryshuara 

    6  Ushqimet e ndryshuara dhe qëndrimet për to 

  Veprimtari  7  Mbrojtja ligjore nga ushqimet e ndryshuara 

    8  Përsëritje 

  Konsumatori     

    9  Çdo individ është konsumator 

    10  Ligji  dhe  konsumatori.  Të  drejtat  dhe  detyrimet  e konsumatorit 

  Veprimtari  11  Si të menaxhojmë një problem konsumi? Ankesa 

    12  Kontrata e shitblerjes 

    13  Reklama, funksionet dhe keqpërdorimi i saj 

    14  Rrugët dhe format e mbrojtës së konsumatorit 

  Veprimtari  15  Si të realizojmë një reklamë? 

    16  Përsëritje kapitulli 

    17  Test 

    18  Projekt 

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 10  

  Siguria rrugore     

    19  Përdorimi  i  rrugës  si  qytetar,  llojet  e  përdorimit rrugor 

    20  Qarkullimi rrugor dhe rregullat e tij 

    21  Kodi  rrugor  i  RSH  dhe  rregullat  evropiane  të qarkullimit 

       

  Veprimtari  22  Sinjalistika rrugore dhe sjellja në rrugë 

    23  Njohja e rregullave të qarkullimit rrugor si nevojë e individit 

    24  Detyra qytetare  e njohjes  së  elementeve  të  sigurisë së automjeteve 

  Veprimtari  25  Krijimi i shprehive të qarkullimit rrugor 

    26  Pasojat e moszbatimit të rregullave 

    27  Përsëritje kapitulli 

       

  Informimi     

    28  Informacioni dhe rëndësia e tij 

    29  Mjetet e informacionit 

    30  Vlerësimi i informacionit 

    31  Liria e medias 

    32  Media dhe etika 

  Veprimtari  33  Si të krijojmë zyrën e shtypit në shkollë 

    34  Problemet e informimit të të rinjve 

    35  Përsëritje kapitulli 

    36  Test 

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11   

11 

   

KAPITULLI      1  

USHQIMI  Objektivat e kapitullit: Në fund të kapitullit nxënësi të jetë i aftë:  

të përshkruajë ushqimin si element i identitetit kulturor;  të përcaktojë sasinë dhe llojin e ushqimit për të cilin ka nevojë çdo individ;  të tregojë se ç’është ushqyerja e baraspeshuar;  të përcaktojë shprehitë e pashëndetshme si të rrezikshme për adoleshentët;   të tregojë që zgjedhjet e shëndetshme bazohen në informacionin që ne 

      kemi për ushqimet;  të analizojë rolin e kontrollit shtetëror në ruajtjen nga OMGJ. 

  

1.1. USHQYERJA SI NEVOJË DHE KËNAQËSI 

Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë:  të përshkruajë stilin e tij të jetesës;  të verë në dukje përfitimet që kemi nga një stil i shëndetshëm jetese;  të  tregojë  pse  duhet  të  kemi  kujdes  nga  kënaqësia  fiziologjike  e ushqimit. 

 

     

Struktura e orës së mësimit: ERR  

Evokim (Përgatitje e të nxënit) Metoda: Diskutimi i ideve Në  këtë  fazë  nxënësve  u  kërkohet  të  rikujtojnë  njohuritë  që  ata  kanë  për 

ushqyerjen dhe për ushqimet që ata përdorin.  Çfarë do të thotë ushqyerje?  Pse është i domosdoshëm ushqimi?  Ushqimi është më shumë nevojë (domosdoshmëri) apo kënaqësi? 

Fjalë kyçe: Ushqyerje, kënaqësi, kulturë ushqimi.

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 12  

 Disa nga përgjigjet e nxënësve paraqiten grafikisht në tabelë. 

   

 

Gjatë  përgjigjeve  të  nxënësve  veçohen  ato  përgjigje  që  na  interesojnë  për fazën e dytë në trajtimin e temës së re. 

 Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes)  Metoda: Marrëdhënie pyetje ‐ përgjigje Në  këtë  fazë  mësuesi  jep  informacionin  e  ri  duke  bashkëvepruar  me 

nxënësit.  Ushqyerja si nevojë Ushqimi shërben për funksionimin normal të trupit. Ushqyerja vlerësohet e mirë kur: 

bëjmë zgjedhje të mira;  baraspeshojnë ushqimet;  bëjmë një jetë të shëndetshme. 

Diskutohet me nxënësit kuptimi i tyre. Cilat janë përfitimet nga stili i shëndetshëm i jetesës: 

Ushqimi

Burim për zhvillim fizik

Bazë për rritjen

Sistem imunitar i sigurtë

Bazë për shëndetin

Shëndet më i mirë

Më pak sëmundje

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11   

13 

       

         Pse duhet të kemi kujdes nga kënaqësia fiziologjike e ushqimit? Sepse – yndyrnat aktivizojnë qelizat e shijimit duke dërguar sinjal kënaqësie 

në tru. Truri preferon yndyrnat sepse: 

vetë truri përbëhet nga 65% yndyrna.  trupi ruan gjatë yndyrën.  qelizat e yndyrës preferojnë trurin. 

Në këtë fazë mund  të theksohet rëndësia që ka ndërgjegjësimi për zgjedhjen e ushqimeve të shëndetshme. 

 

Pyetje: Çfarë ushqimesh preferoni: Shkruani në tabelë dhe analizoni me radhë dobinë dhe dëmin që mund të na 

shkaktojnë këto ushqime të dhëna nga nxënësit. Reflektimi (Konsolidim i të nxënit) Metoda: Punë individuale Nxënësit u njohën me informacionin e ri dhe tani ato dinë që: • Ushqimi është pjesë e identitetit familjar apo shoqëror: Nxënësit u  jepet detyrë  të  shkruajnë disa  receta gatimi  të  trashëguara nga 

brezi në brez në familjet e tyre dhe gatime të asimiluara nga kulturat e tjera. Nxënësit mund të shkëmbejnë fletoret me njeri‐tjetrin për të lexuar detyrën e 

shokut. Në klasë lexohen ato gatime që mendohen më interesante nga vetë nxënësit.  

Peshë normale

Ndihem mirë

Shëndeti i mirë Shumë

energji

Pak rrezik për

sëmundj

Dukem mirë

Kocka të forta

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 14  

Bëhet  vlerësimi  i  nxënësit  sipas  pjesëmarrjes  në mësim  dhe  përgjigjeve  të tyre; 

Orientohen nxënësit për temën e ardhshme. Detyrë shtëpie Informacione për ushqime tradicionale shqiptare sipas zonave të ndryshme të Shqipërisë.   

1.2. USHQYERJA BIOLOGJIKE DHE QYTETARE Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë: 

të përshkruajë me fjalët e tekstit ushqyerjen biologjike;  të tregojë larmishmërinë e ushqimeve tradicionale shqiptare;  të analizojë qëndrimet qytetare ndaj ushqyerjes. 

      

 

Struktura e mësimit: ERR  

Evokimi (Përgatitje e të nxënit) Metoda mësimore: Përvijimi i të menduarit Në këtë fazë bëhen disa pyetje nga mësimi i kaluar si p.sh. 

‐ Çfarë do të thotë stil jete i shëndetshëm? ‐ Cilat janë përfitimet e stilit të shëndetshëm të jetesës? ‐ Pse duhet të kemi kujdes nga kënaqësia fiziologjike e ushqimit. 

Në këtë  fazë nxënësit  lexojnë detyrën e shtëpisë për gatimet  tradicionale  të trashëguara në familjet e tyre. Detyra shërben si pikë lidhëse me temën e re. 

 

Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda mësimore: Të nxënit me këmbime Ushqimi  është një nga  elementët  e  identitetit kulturor  të popujve grupeve 

shoqërore dhe krahinore të veçanta:             

Fjalë kyçe: ushqyerje biologjike, ushqyerje qytetare, ushqyerje                tradicionale, qëndrime qytetare 

Ushqimi lidhet:

me vendin ku është gatuar

gjendjen ekonomike klimën

llojet e ushqimeve

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11   

15 

Ushqimet që vijnë nga receta  tradicionale shqiptare,  janë  të  larmishme dhe na  tregojnë për ushqyerjen në  krahina në  kohë  të ndryshme. Këto ushqime  kanë ardhur në kohën tonë nëpërmjet kujtesës popullore. 

Ushqyerja tradicionale shqiptare  Nxënësit shkruajnë në një fletë një gatim tradicional të krahinës së tyre (kjo 

është  dhënë  detyrë  shtëpie).  Fletët  e  palosura  i  hedhim  në  një  kuti.  Në  tabelë vizatohet harta e Shqipërisë. 

Çdo nxënës tërheq një fletë nga kutia dhe përpiqet për ta lidhur gatimin me krahinën ku është traditë (kështu vazhdohet deri sa të plotësohet e gjithë harta). 

Çfarë do të vini re (në fund të detyrës së realizuar nga vetë nxënësit).  Ushqyerja tradicionale shqiptare: 

është shumë e larmishme në gatim;  dallohen nga asortimentet e ndryshme  kanë mënyrën e tyre të konservimit dhe ruajtjes së ushqimeve  ushqyerja u përshtatet kushteve ekonomike. 

Pasi  mbaron  diskutimi  dhe  informacioni  i  dhënë  nga  mësuesi,  nxënësit mund të shprehin ato që mësuan për ushqyerjen tradicionale shqiptare të thëna nga shokët e tyre. Qëndrimet  qytetare  ndaj  ushqyerjes  janë  të  shëndetshme,  të  pashëndetshme  dhe ndonjëherë bazohen në mitet për ushqyerjen. 

Reflektimi (Konsolidimi i të nxënit) Metoda: Diskutim i ideve 

Lexoni me vëmendje mitet për ushqyerjen dhe tregoni të vërtetën rreth tyre. Diskutoni mendimet tuaja me njeri‐tjetrin. 

Bëhet vlerësimi i nxënësve sipas pjesëmarrjes në mësim  Orientohen për temën e ardhshme  Jepet detyra e shtëpisë: 

Hartoni  një  dietë  ushqimore  me  asortimente  që  tregojnë  një  mënyrë ushqyerje të shëndetshme (mëngjesi‐dreka‐darka)  1.3. TË DISH TË USHQEHESH NË MËNYRË TË SHËNDETSHME 

 

Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë:  të identifikojë disa fakte shkencore për ushqyerjen;  të tregojë rëndësinë e konsumimit të ushqimeve të stinës;  të analizojë adoleshencën si periudhë kritike të ushqyerjes: 

 

  Fjalë kyçe: ushqyerje e shëndetshme, ushqime të shëndetshme,           dietë ushqimore. 

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 16  

Struktura e mësimit: ERR  

Evokimi (Përgatitje për të nxënit) Metoda: Përvijim i të menduarit Në këtë fazë rikujtohen njohuritë e temave të kaluara. 

Cilat janë konceptet fiziologjike të ushqyerjes:  Përmendni disa qëndrime të shëndetshme dhe të pashëndetshme për ushqyerjen. 

Pyetje:  Pse  disa  sëmundje  të  quajtura  “perëndimore”  ishin  më  pak  të përhapura në vendet e pazhvilluara?  

Pyetje: A keni mbajtur ndonjëherë dietë dhe cili ka qenë qëllimi i kësaj diete? Nxënësit  japin  përgjigjet  e  tyre  rreth  këtyre  pyetjeve  te  cilat  mund  të 

shërbejnë si pikë lidhje me temën e re.   

Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Marrëdhëniet pyetje – përgjigje 

             Pas përgjigjeve të nxënësve është e rëndësishme të theksohet rëndësia që ka të ushqyerit në mënyrë shkencore për të shmangur problemet që mund të vijnë nga kequshqyerja ose dietat e pakontrolluara. 

Pyetje: Çfarë do të thotë të ushqehesh në mënyre të shëndetshme? Kjo formë ushqyerje do të thotë: 

Të  përcaktohet  sasia  dhe  lloji  i  ushqimit  për  të  cilin  ka  nevojë  çdo individ; 

Të  plotësohen  nevojat  kalorike  të  individit  në  varësi  të moshës  dhe gjinisë; 

Të kemi larmi të ushqimeve që konsumojmë;  Të llogarisim kaloritë ditore të nevojshme;   Te  përcaktojmë  racionin  ditor  në  përputhje  me  lëndët  ushqyese  të 

nevojshme për trupin e njeriut.  

Duke pasur  këto  informacione  në  bashkëpunim   me  nxënësit  ne mund  të formojmë piramidën ushqimore.  

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11   

17 

  

Piramida e të ushqyerit të shëndetshëm  

Nxënësit  ndahen në  gjashtë  grupe  sipas  grupeve  të piramidës ushqimore. Ata tregojnë rëndësinë që ka grupi i tyre në piramidë (p.sh, 2 grupi i perimeve). Sa herë në ditë  i konsumojmë perimet, mënyrën  e konsumimit  të  tyre,  rëndësinë që kanë për trupin e njeriut etj. (kështu vazhdojnë të gjithë grupet). 

Në fund të analizës së grupeve do të vini re:  Ushqimet e freskëta kanë shumë vlera ushqimore;  Ushqimet e stinës kanë kohë të caktuar kur piqen dhe konsumohen.  Perimet mund të konsumohen të freskëta ose të përpunuara.  Frutat konsumohen të freskëta ose ruhen në gjendje të ngrirë.  Ushqimet mund të jenë edhe të përpunuara. 

Pas  punës  në  grupe  është  e  rëndësishme  të  theksohen  edhe  problemet  e ushqyerjes në periudhën e adoleshencës. 

Këtu theksohet se: • Rritja  dhe  zhvillimi  në  adoleshencë  ka  nevojë  të  veçantë  për 

ushqyerje të shëndetshme. • Gjatë adoleshencës ndryshon stili i jetës dhe zakonet e të ushqyerit. 

Në bashkëpunim me nxënësit analizohen edhe prirjet që kanë adoleshentët për dietat ushqimore. 

Këtu  theksohet  se  dietat  e  shëndetshme  ushqimore  janë  ato  që  sigurojnë 

1Bukë,  ,  fasule ,  makarona etj .

2Perime

3Fruta

4Qumësht kos

5 Mish, peshk,djath, vezë

6 Dhjamra, vaj  sheqerna

 drithëra

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 18  

konsumimin  e  sasisë  së  nevojshme  të  lëndëve  ushqyese  dhe  sasinë  e  ujit  të nevojshëm. 

Gjithashtu  ato  duhet  të  plotësojnë  edhe  nevojat  e  veçanta  ushqimore  për vitamina A, B12 dhe C. 

Reflektimi (Konsolidimi i të nxënit) Metoda: Ditarët e të nxënit Përshkruani pse  frutat duhet  të konsumohen  të  freskëta. Çfarë ndodh kur 

ato përpunohen? Tregoni se si i kombinoni ushqimet për të marrë një racion normal ditor dhe 

për  të pasur një dietë  javore  të shëndetshme. Krahasoni dietën  tuaj ushqimore me atë  të shokëve dhe  i bëni vërejtje njeri‐tjetrit nëse vini  re se ata kanë përdorur me shumë yndyra, ëmbëlsira ose kanë konsumuar pak fruta, etj. Diskutoni në klase dietat më të sakta pasi ato të jenë përzgjedhur me votë. 

Në  fund  të  orës  bëhet  përmbledhja  e  koncepteve  kryesore  të  temës mësimore: 

Bëhet vlerësimi i nxënësve; Orientohen për temën e ardhshme 

Jepet detyra e shtëpisë Duke  shfrytëzuar  burime  të  ndryshme  informacioni  grumbulloni  fakte  që 

ndikojnë në ushqyerjen e rregullt. Ku bazohet hartimi i dietës tuaj ushqimore?   

1.4. USHQIMET NATYRORE DHE ATO TË NDRYSHUARA      GJENETIKISHT  

Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë:  të përshkruajë cilësitë e ushqimeve natyrore;  të tregojë nga ndryshojnë ushqimet organike nga ato natyrore;  të listojë efektet e dobishme të ushqimeve natyrore. 

   

 Struktura e mësimit: ERR Evokimi (Përgatitje për të nxënit) Metoda: Përvijimi i të menduarit Nëpërmjet  një  diskutimi  të  përqendruar  rikujtojmë  njohuritë  që  nxënësit 

kanë për ushqimin.  Çdo të thotë të ushqehesh në mënyrë shkencore? 

Fjalë kyçe: ushqime natyrore, ushqime organike, ushqime                të ndryshuara gjenetikisht. 

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11   

19 

  Pse është e rëndësishme të konsumohen ushqime të stinës?   Çfarë duhet të plotësojnë dietat ushqimore? (Disa përgjigje të nxënësve paraqiten grafikisht.) 

Nga  përgjigjet  e  nxënësve  veçohen  ato  përgjigje  që  na  ndihmojnë  për 

zhvillimin e temës së re.  

Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Të nxënit bashkëpunues. Çfarë janë ushqimet natyrore? Listohen disa cilësi të tyre:  

Ushqime të stinësLloje 

perimesh Përdoren me  forma të  ndryshme

Konsumohen  të freskëta

Kanë vlera  ushqimore

Lloje  frutash

Të ngrira

Të përpunuara

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 20  

 Ky  informacion e ndihmon nxënësin për  të bërë dallimin midis ushqimeve 

natyrore dhe atyre organike:  Ushqimi organik prodhohet pa përdorur:  

Pesticide  Lëndë kimike  Rrezatim jonatyror 

A është ushqimi natyror ushqim organik? Ushqimi  natyror  nuk  do  të  thotë  ushqim  organik  sepse  në  ushqimet 

organike janë përjashtuar lëndët artificiale dhe ndërhyrjet në ciklin biologjik të tyre:  ‐A keni dëgjuar për ushqime të ndryshuara gjenetikisht (OMGJ) ‐Nxënësit japin mendimet e tyre të cilat shkruhen në tabelë. 

Mësuesi specifikon qartë cilësitë e OMGJ:  Ushqimet  e  ndryshuara  gjenetikisht  janë  ushqime  që  ndryshohen  në 

mënyrë gjenetike nëpërmjet lëndëve artificiale gjithashtu:  u është ndryshuar materiali gjenetik; 

Nuk përmbajnë

Antibiotik

Hormone

Konservues

Përbërës ngjyruese

Përbërës artificial

Sheqer artificial

Sepse

Mbajnë peshën nën kontroll

Fitojnë energji

Trupi asimilon mirë ushqimet

Shëndet të mirë

Kemi gjatësi

Kanë efekte të dobishme

Ushqimet natyrale

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11   

21 

  përdoret bioteknologjia për të ndryshuar gjenetikën;  kanë çmime të ulëta;  kanë rezistencë të madhe ndaj insekteve. 

Reflektim (konsolidimi i të nxënit) Metoda: Punë individuale A lejohen në Shqipëri ushqimet e ndryshuara gjenetikisht. Diskutoni  në  klasë mendimet  tuaja  duke  u  bazuar  edhe  në  përvojat  tuaja 

personale për këto produkte.  Detyrë shtëpie 

Realizoni një  fletëpalosje  ose poster me  temë:  Shqipëria pa  “OMGJ”, drejt produkteve “BIO” 

Qëllimi:  Sensibilizimi  i  konsumatorëve  për  riskun  e  mundshëm  të ushqimeve me “OMGJ” dhe rëndësinë e prodhimit të produkteve “BIO”. 

‐Bëhet vlerësimi i nxënësve për pjesëmarrjen dhe përgjigjet e tyre.  ‐Orientimi për temën e ardhshme që nxënësi të ketë një informacion bazë për problemet që do të diskutohen në klasë. 

 1.7. USHQIMET E NDRYSHUARA DHE QËNDRIMET PËR TO 

 

Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë:  të tregojë arsyet e rritjes së prodhimeve të ndryshuara gjenetikisht;  të shpjegojë ndikimet që kanë në organizimin e njeriut;  të japë shembuj të ushqimeve të ndryshuara gjenetikisht në Shqipëri. 

 

  

 Struktura e mësimit: ERR  

Evokim (Përgatitje për të nxënit) Metoda: Diskutimi i ideve  Në këtë fazë bëhet një përmbledhje e informacionit të temës së kaluar. 

Çfarë janë ushqimet natyrore?  Ku ndryshojnë ushqimet natyrore nga ushqimet organike?  Çfarë janë ushqimet e ndryshuara gjenetikisht? 

Prezantohen detyrat e shtëpisë: “Shqipëria pa OMGJ drejt produkteve BIO”. Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Marrëdhëniet pyetje‐përgjigje 

Fjalë kyçe: ‐nevojat e shoqërisë, ndikimi i ushqimeve, informacioni. 

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 22  

Detyra shërben si pikëlidhje me temën e re: (1) A ndryshojnë ushqimet e ndryshuara nga ato natyrore? (2) Pse po rriten 

sasia e prodhimit të tyre: Sepse:  Janë produkte me çmime të ulëta.  Ushqime që durojnë gjatë.  Kanë pamje të këndshme për konsumatorin.  

Pyetje: Si ndikojnë ushqimet e ndryshuara në organizimin e njeriut. Pas përgjigjeve të mundshme që japin nxënësit, mësuesi shkruan në tabelë: 

Mund të rrisni rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve tek njerëzit.  Mund të shtohen alergjitë.  Dëmtojnë mjedisin.  Sjellin rreziqe për zinxhirin e ushqimeve. 

Reflektim (konsolidimi i të nxënit) Metoda (Punë në grup) Pas marrjes së informacioneve për ushqimet organike dhe ato të ndryshuara 

organizoni një debat në klasë: Grupi 1: Pro ushqimeve të ndryshuara gjenetike. Grupi 2: Kundër ushqimeve të ndryshuara gjenetike. Çdo grup  jep argumentet e veta pro dhe kundër. Në fund të debatit është e 

rëndësishme  të  theksoni:  “Ne  duhet  të  jemi  të  informuar  për  ushqimet  që përdorim”. 

Zgjedhjet  e  shëndetshme,  të  sigurta  dhe  të  informuara  bazohen  në informacionin që kemi për ushqimet. 

Bëhet vlerësimi i nxënësve.  ‐Orientohen për temën e ardhshme.  ‐Detyrë shtëpie. 

Sillni në klasë disa produkte ushqimore dhe verifikoni nëse etiketat e  tyre përmbajnë të gjithë elementët përkatës të sigurisë. 

 VEPRIMTARI

1.8. MBROJTJA LIGJORE NGA OMGJ Objektivat: Në fund të aktivitetit nxënësi duhet të jetë i aftë:  

të njihet me ligjet në Shqipëri për mbrojtjen e konsumatorit;  të ndërgjegjësohet për rëndësinë që ka informimi për këto produkte. Qëllimi  i  veprimtarisë:  Nxënësit  të  aftësohen  në  njohjen  e  cilësisë  së 

produkteve organike dhe  të ndryshuara dhe  të dinë  të mbrojnë veten dhe  të  tjerët nga këto ushqime. 

Konkluzionet përfundimtare  të aktivitetit bëhen nga mësuesi duke  treguar qartë edhe realizimin e qëllimit të kësaj veprimtarie. 

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11   

23 

   

KAPITULLI      2   KONSUMATORI  Objektivat e kapitullit: Në fund të kapitullit nxënësi të jetë i aftë të:  

të përshkruajë kërkesat kryesore të konsumatorit për mallra dhe shërbime;   të përshkruajë kërkesat kryesore të ligjit për konsumatorët;  të tregojë cilat janë të drejtat dhe detyrimet e konsumatorit;  të analizojë marrëdhëniet ndërmjet konsumatorëve dhe prodhuesve;  të listojë faktorët që mbajnë në ekuilibër dhe kontroll konsumatorin;  të tregojë që mbrojtja e konsumatorit është një e drejtë njerëzore dhe 

     qytetare që bazohet në Kushtetutën e Shqipërisë.   

2.1. ÇDO INDIVID ËSHTË KONSUMATOR Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë të: 

të përshkruajë cilësitë e konsumatorit;  të tregojë rëndësinë që ka informimi për produktet që konsumojnë;  të shpjegojnë strukturën shtetërore për mbrojtjen e konsumatorit. 

  

Struktura e mësimit: ERR  

Evokimi (Përgatitje për të nxënit) Metoda‐ Diskutim për njohuritë paraprake. Në këtë fazë bëhet një përmbledhje e informacionit që nxënësi do të mësojë 

në kapitullin e “Konsumatorit”. Mësuesi tregon shkurtimisht se kush quhet konsumator. Konsumator, jemi nëse blejmë mallra ose shërbime për nevojat vetjake dhe jo 

për qëllime tregtare. Pyetje nxënësve: A jeni konsumator?  

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 24  

Çfarë mallrash dhe shërbimesh konsumoni më shumë? Listohen në tabelë përgjigjet e nxënësve: Do vini re se: 

Nxënësit janë konsumator.  Konsumojnë më shumë produkte për nevojat e tyre të përditshme.  Ndikohen nga reklamat.  Mund të kenë rënë pre e abuzimeve nga tregtarët. 

Realizimi i kuptimit Metoda: Diskutimi i ideve paraprake    Nxënësve u shpjegohet rëndësia që ka informimi për mallrat apo shërbimet 

që duam të blejmë: Por çfarë duhet të dimë për një mall që blejmë: 

a) cilësinë e mallit; b) çmimin; c) përbërësit; d) përfitimet; e) kohëzgjatjen e garancisë; f) mënyrat e ruajtjes së mallit. 

Nëse një produkt nuk i plotëson këto cilësi, çfarë ndodh me konsumatorin.  ‐Është e  rëndësishme  të njohim  të drejtat e konsumatorit para  se  të konsumojmë 

‐Analizohen strukturat shtetërore për mbrojtjen e konsumatorit Reflektimi (Konsolidim i të nxënit) Metoda: Ditarët e të nxënit 

  Nxënësit u  jepet detyra të shkruajnë një rast nga  jeta e tyre ose e familjes së tyre kur  ata kanë bërë një blerje  të  zgjuar dhe një blerje  të gabuar  (mund  të  jenë mashtruar  nga  reklama  ose  tregtarët).  Diskutohet  në  klasë  rreth  mendimeve  të nxënësve. 

Bëhet vlerësimi i nxënësve  Orientohen për temën e ardhshme.  Detyrë shtëpie (detyra e tekstit). 

 2.2-2.3. LIGJI DHE KONSUMATORI. TË DREJTAT  

     DHE DETYRIMET E KONSUMATORIT  

Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë të:  përshkruajë kërkesat kryesore të ligjit për konsumatorin;  të tregojë rëndësinë që ka njohja e ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”;  të analizojë kërkesat e ligjit për detyrimin e konsumatorit. 

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11   

25 

 

     Struktura e mësimit: ERR Evokim (Përgatitja për të nxënit) Metoda: Diskutimi i ideve 

Çfarë do të thotë të jesh konsumator?  Pse ka rëndësi informimi i konsumatorit për produktet që konsumon?  Për çfarë duhet të informohemi para se të blejmë një mall?  ‐A jemi të mbrojtur ne si konsumator? 

Realizimi i kuptimit (përpunimi i përmbajtjes) Metoda:  Nxitje e diskutimit 

Pas përgjigjeve të marra nga nxënësit me pyetjen e fundit mësuesi tregon: Mbrojtja e të drejtave të konsumatorëve është një detyrim që sanksionohet në 

ligjin “Për mbrojtjen e konsumatorëve”.

 

Analizohet fusha e zbatimit të ligjit. Ky  ligj  rregullon  marrëdhëniet  ndërmjet  konsumatorëve  dhe  prodhuesve. Detyrimet  e  konsumatorit  janë  në  vend  të dytë dhe  të  shpërndara  në  çështjet  që mbulon ligji. 

Reflektimi  (Konsolidim i të nxënit) Metoda: Punë individuale Pasi  të  lexoni  të drejtat dhe detyrimet që përcakton  ligji për konsumatorin 

jepni opinionin tuaj:  A  e  mbron  mirë  ligji  konsumatorin  shqiptar?  Jepni  shembuj  nga përvoja juaj. 

Qëllimi i ligjit

Mbrojtja

Shëndetit MjedisitSigurisësë jetës

Fjalë kyçe i ligjit: parimet e ligjit, informimi

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 26  

 Diskutoni me klasën opinionet tuaja. 

Bëhet vlerësimi i nxënësit.  Orientohen për temën e ardhshme.  Detyrë  shtëpie:  Sillni  në  klasë  informacione  të  organizatave  për mbrojtjen e konsumatorit në Shqipëri. 

Veprimtari  

2.4. SI TË MENAXHOJMË NJË PROBLEM KONSUMI Si të shkruajmë një anketë Objektivat: Në fund të veprimtarisë nxënësi të jetë i aftë: 

të dijë cilat janë problemet e konsumit;  të përcaktojë kriteret që duhet të plotësojë një ankesë;  të aftësohet për hartimin e një ankese. 

Veprimtaria  mund  të  zhvillohet  edhe  në  mjediset  tregtare  që  keni  afër shkollës ose me ndihmën e prindërve të cilët kanë përvojë në blerjen e mallrave dhe shërbimeve. 

 

2.6. KONTRATA E SHITBLERJES Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë të: 

të përshkruajë elementët e një kontrate shitblerjeje;  të tregojë pasojat e shkeljes së kontratës;  të japë shembuj kur ne mund të kemi një kontratë. 

Struktura e mësimit ERR Evokim (Përgatitja e të nxënit) Metoda: Diskutimi i ideve Cili është qëllimi i ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorëve”? 

Pse është e rëndësishme njohja e ligjit?  Cilat janë kërkesat e ligjit për konsumatorët?  A  i  ruani  faturat  kur  blini  një  produkt?  A  mund  ti  quajnë  këto kontrata? 

Përgjigjet  e  nxënësve  shkruhen  në  tabelë  dhe mund  të  përdoren  si  pikë lidhjeje me temën e re. 

Realizimi i kuptimi (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Marrëdhëniet pyetje‐përgjigje Kontrata e shitblerjes është një marrëveshje ndërmjet prodhuesit‐shitblerësit‐

furnizuesit‐konsumatorit. Kontrata është dokument ligjor. Ajo është një detyrim ligjor për dy palët. Tregohen rastet kur  bëjmë një kontratë shitblerjeje: 

Nënshkruajmë një dokument. 

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11   

27 

Zgjedhim një mall në dyqan duke marrë faturën tatimore.  Klikojmë tastin në një faqe interneti. 

Në  bashkëpunim  mësues‐nxënës  analizohen  pasojat  e  shkeljes  së  një kontrate. 

Reflektim (Konsolidimi i të nxënit) Metoda: (Ditarët e të nxënit) Në këtë fazë nxënësve u jepet detyrë të shkruajnë raste nga jeta e familjes së 

tyre kur ata kanë nënshkruar një kontratë shitblerje ose raste të blerjeve në internet. Diskutoni në klasë rastet më interesante: 

Bëhet vlerësimi i nxënësve.  Orientohen për temën e ardhshme.  Detyrë shtëpie: Sillni në klasë  faturat  tatimore  të blerjeve  të  fundit që keni bërë. 

2.7.  REKLAMA, FUNKSIONET DHE KEQPËRDORIMI I SAJ 

 

Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë:  të japë shembuj të reklamave për mallra dhe shërbime;  ‐të tregojë cilat janë funksionet e reklamës;  ‐të verë në dukje elementet e reklamave të pandershme; 

 

  

 Struktura e mësimit ERR Evokimi (Përgatitje e të nxënit) Metoda: Marrëdhëniet pyetje‐përgjigje 

Çfarë do të thotë: “Kontrata është një dokument ligjor”?  Cilat janë format e kontratës së shitblerjes?  Cilat janë synimet e kushteve të padrejta në kontratë?  A ndikohemi nga reklama për blerjen e një produkti? 

 

Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Nxitje e diskutimit Nëse  nxënësit  nxiten  nga  reklama  për  blerjen  e  një  produkti  atëherë  u 

kërkohet të japin shembuj nga reklamat dhe blerjet e tyre.  

Fjalë kyçe: reklamë, reklamë e padëmshme, reklamë mashtruese. 

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 28  

 Me  bashkëpunimin mësues‐nxënës  analizohen  funksionet  e  reklamës  dhe 

elementet e reklamës së pandershme. Reflektimi (konsolidim i të nxënit) Metoda: Punë në grup Ndajmë  klasën  në  3‐4  grupe.  Çdo  grup  të  përgatisë  një  reklamë  duke  ju 

përmbajtur elementeve përbërës të saj. Votoni në klasë reklamën më të mirë dhe më të saktë. 

Bëni vlerësimin e nxënësve.  Orientohen nxënësit për temën e ardhshme.  Detyrë shtëpie: Gjeni reklama në gazeta dhe shikoni se sa i plotësojnë ato funksionet e reklamës. 

  

2.8.  RRUGËT DHE FORMAT E MBROJTJES SË KONSUMATORIT  

Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë  të identifikojë ligjin për mbrojtjen e konsumatorit;  të tregojë rrugët e mbrojtjes së tij;  të  shpjegojë  rolin  e  organizatave  në  informimin  dhe  mbrojtjen  e konsumatorit. 

  

 Struktura e mësimit: ERR Evokim ( përgatitje e të nxënit) Metoda: Diskutimi i ideve 

Mashtruese

Krahasuese Korrekte

E pandershme

Reklamohen mallrat

Të bindë konsumatorët

Reklama

Fjalë kyçe: shoqatë konsumatorësh, kod etike, organe përgjegjëse. 

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11   

29 

Bëhet një përmbledhje e informacioneve paraprake që ka nxënësi për temat e kaluara: 

Cilat janë funksionet e reklamës?  Çfarë është një reklamë e pandershme?  Lexohet detyra e shtëpisë. 

Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Marrëdhëniet pyetje‐përgjigje Mbrojtja e konsumatorit është një e drejtë njerëzore dhe qytetare. Bazohet në 

Kushtetutën e Shqipërisë ligji “Për mbrojtjen e konsumatorit”. E drejta e ankesës ushtrohet në disa nivele: 

 Cila  është  forma më  e mirë  për mbrojtje:  në mënyrë  individuale  apo  në 

formë  të  organizuar.  Nxënësit  japin  mendimet  e  tyre.  Mënyra  më  e  mirë  për mbrojtjen e konsumatorit është ajo e organizuar. Në këtë moment tregohet roli dhe të drejtat që kanë shoqatat e konsumatorëve. 

Reflektimi (Konsolidimi i të nxënit) Metoda: Punë individuale Në  disa  pika  shitje  lexohet  njoftimi  “produktet  e  blera  nuk  mund  të 

kthehen”. Si mendoni  ju a  i shkel të drejtat e konsumatorit ky njoftim? Si duhet të veprojnë? Sillni përvojat tuaja personale në klasë dhe diskutoni rreth tyre. 

Bëhet vlerësimi i nxënësve.  Orientohen nxënësit për temën e re.  Detyrë  shtëpie:  Bëni  një  kërkim  në  dyqanet  që  tregtojnë  alkool  dhe duhan,  që  ndalohet me  ligj  të  shiten  për  konsumatorët  nën  18  vjeç. Diskutoni për njohuritë që kanë tregtarët për këtë ligj. 

Ankimi

Në kompaninë e prodhimit

Në drejtorinë për mbrojtjen e konsumatorit

Në shoqatat për mbrojtjen e konsumatorit

Në gjykatë

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 30  

   

KAPITULLI      3  

SIGURIA RRUGORE Objektivat e kapitullit: Në fund të kapitullit nxënësi të jetë i aftë:  

‐të përshkruajë përgjegjësitë personale në përdorimin e rrugës;  ‐të tregojë disa rregulla dhe sjellje që duhen ose nuk duhen të kryhen;  ‐të listojë disa nga shenjat e sinjalistikës të detyruara për tu zbatuar;  ‐të analizojë rëndësinë që ka njohja e rregullores së qarkullimit;  ‐të verë në dukje faktorët e riskut që varen nga ne ose nga të tjerët;  ‐të analizojë pasojat e moszbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor;  ‐të aftësohet në praktikë me zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor. 

  

3.1. PËRDORIMI I RRUGËS SI QYTETAR, LLOJET E NDRYSHME        TË PËRDORIMIT TË RRUGËS  

Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë:  ‐të përshkruajë disa rregulla të qarkullimit rrugor si këmbësorë;  ‐të tregojë llojet e përdorimit të rrugës;  ‐të japë shembuj nga realiteti me shkeljen e rregullave të qarkullimit. 

 

 Struktura e mësimit ERR Evokim (Përgatitja e të nxënit) Metoda: Përvijimi i të menduarit Në  këtë  fazë  nxënësit  njihen  me  përmbajtjen  e  informacioneve  që  do  të 

mësojnë  në  këtë  kapitull  dhe me  veprimtaritë  praktike  që  do  të  realizohen  për njohjen e tyre. 

Nxënësve  u  kërkohet  të  tregojnë  disa  forma  të  përdorimit  të  rrugës  dhe mjetet që ata përdorin më shumë. 

Fjalë kyçe: përdorues rruge, llojet e përdorimit të rrugës, këmbësor. 

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11   

31 

  Disa nga përgjigjet e nxënësve paraqiten në tabelë. 

Paraqitja grafike (kllaster) i ndihmon nxënësit për të mbajtur mend më mirë informacionin. 

 Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Pyetje‐përgjigje Vihet  re  se  pjesa  më  e  madhe  e  nxënësve  janë  përdorues  të  rrugës  si 

këmbësor (kjo parashikohet nga përvoja e përditshme e të gjithë nxënësve). Çdo të thotë përdorimi i rrugës si qytetarë? 

 respektimi i rregullave të qarkullimit.  respektimi i përdoruesve të tjerë të rrugës.  vëmendje e kujdes për grupet e veçanta: fëmijë, të moshuar, invalidë etj. 

Në  klasë  sillen  histori  të  jetuara  ose  të  dëgjuara  për  pasojat  që  kanë  pasur  nga moszbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor. 

‐Kjo i aftëson ata për të kuptuar rëndësinë që ka zbatimi i tyre. Diskutohet rreth tyre. Reflektimi (Konsolidimi i të nxënit) Metoda: Punë me grupe Ndani klasën në 3‐4 grupe. Çdo grup të ndërtojë një situatë imagjinare: si drejtues i një mjeti. Grupi i parë: drejtues makine 

Me patina

Me urbanMotoçiklet

Taksi

Me makinë me prindërit

Drejtues biçiklete

E përdor rrugën si:

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 32  

Grupi i dytë: drejtues motoçiklete Grupi i tretë: drejtues biçiklete Grupi i katërt: përdorues i rrugës si pasagjer. Çdo  grup  tregon  përgjegjësitë  që  ka  si  drejtues  dhe  rregullat  që  duhet  të 

zbatojnë në  rrugë. Vlerësohet grupi për  saktësinë më  të madhe në përshkrimin  e situatës. 

Bëhet vlerësimi i nxënësit.  Orientohen për temën e ardhshme.  Detyrë  shtëpie: Kërkoni  në  statistikat  e Ministrisë  së Brendshme për 

numrin  e  aksidenteve  me  pasojë  vdekjen  në  rrugë  dhe  rolin  e viktimave  si  përdorues  rruge.  Bëni  një  analizë  të  statistikave  dhe nxirrni konkluzione për jetën tuaj. 

 

3.2. QARKULLIMI RRUGOR DHE RREGULLAT E TIJ Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë: 

të përshkruajë rëndësinë e njohjes së rregullave të qarkullimit;  të tregojë pse të rinjtë rrezikojnë shumë nga moszbatimi i tyre;  të japë shembuj të rregullave të sigurisë për të gjithë përdoruesit. 

 

  Struktura e mësimit: ERR Evokim (Përgatitja e të nxënit) Metoda: Pyetje‐përgjigje Çfarë do të thotë përdorim rruge si qytetar? Cilat janë llojet e përdorimit të rrugës? 

Lexohet  detyra  e  shtëpisë  për  statistikat  e  MB  për  numrin  e aksidenteve. 

Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Diskutimi i ideve Faktet e sjella nga nxënësit dhe ato të tekstit shërbejnë si nxitës për të treguar 

rëndësinë që ka të mësuarit e rregullave të qarkullimit rrugor. Analizohen  grupmoshat më  të  rrezikuara  nga moszbatimi  i  rregullave  të 

qarkullimit dhe arsyet e tyre.  Jepen  shembuj  ose  histori  të  vërteta  dhe  analizohen  veprimet  që duhen bërë dhe nuk duhen bërë në rrugë. 

Reflektimi (Konsolidimi i të nxënit) Metoda: Punë individuale Argumentoni: Qarkullimi  në  rrugë  kryhet  sipas  rregullave  të  caktuara  të 

kodit rrugor. Përse është domosdoshmëri zbatimi i tyre. 

Fjalë kyçe: Qarkullimi rrugor, rregulla ligjore, rregulla sigurie. 

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11   

33 

Diskutoni argumentet tuaja në klasë.  Bëhet vlerësimi i nxënësve.  Orientohen për temën e ardhshme.  Detyrë  shtëpie:  Sillni  në  klasë  foto  të  shkeljes  ose  zbatimit  të rregullave të qarkullimit rrugor. 

 

3.3-3.4. KODI RRUGOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË.                   RREGULLAT EVROPIANE TË QARKULLIMIT 

Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë:  të përshkruajë rëndësinë që ka sinjalistika;  të  tregojë  cilat  janë  sinjalet  më  të  rëndësishme  në  Evropë  për qarkullimin rrugor;  

të tregojë   pse ndryshojnë rregullat e qarkullimit rrugor në vende të ndryshme. 

  Struktura e mësimit: ERR Evokim (Përgatitja e të nxënit) Metoda: Marrëdhëniet pyetje ‐ përgjigje Në këtë fazë bëhen pyetje nga temat e kaluara p.sh. 

Çfarë do të thotë qarkullimi rrugor?  A janë rregullat e qarkullimit vetëm për drejtuesit e automjeteve?  Sillni shembuj të përdoruesve të tjerë të rrugës.  Nxënësit  paraqesin  detyrën  e  shtëpisë  në  foto  nga  shkelësit  e rregullave të qarkullimit rrugor. 

Informacioni i detyrës përdoret për të kaluar në temën e re. Realizim i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Diskutimi i ideve Nxënësi nëpërmjet fotove mund të tregojë rregullat të cilat janë shkelur nga 

përdoruesit e rrugës. Mësuesi i njeh nxënësit në disa parime të Kodit Rrugor. Jepet përcaktimi i konceptit rrugë. Rrugë  quhet  zona  me  përdorim  publik,  për  qarkullimin  e  mjeteve, 

këmbësorëve dhe kafshëve. Në  bazë  të  karakteristikave  të  tyre  teknike,  të  ndërtimit  dhe  funksionale, 

rrugët klasifikohen në: 

Fjalë kyçe: Kod rrugor, rregulla ligjore, qarkullimi rrugor. 

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 34  

Njohja  me  këto  koncepte  është  e  rëndësishme  sepse  shërben  si  bazë 

paraprake për marrjen e lejes së drejtimit të mjetit kur të mbushni moshën.  Për nxënësit  është  e  rëndësishme  të njohin  rregullat  e qarkullimit në Evropë dhe ndryshimet e tyre në rastet kur ata mund të udhëtojnë në këto vende. 

Pyetje: Cilat janë rregullat që duhet të njohim para se të udhëtojmë në Evropë? Vendet  e  BE  kanë  rregulla  të  ndryshme  për  qarkullimin  rrugor. Nëse  ne 

njohim Kodin Rrugor të vendit tonë, atëherë nuk do te kemi probleme të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor ne vende të tjera evropiane, sepse parimet e kodeve, sinjalistika rrugore, rregullat që nuk duhen shkelur, janë përgjithësisht të njëjta.  

Rregullat që duhet të njohim në Evropë janë: 

 

Rregullat në Europë

Përdorimi i celularëve

Vendkalimet për këmbësorët

Korsi të veçanta

Përdorimi i dritave

Skemat kryesore

Parakalimi etj .

Ndërurbane dytësore

Lokale

Ndërurbane kryesore

Urban dytësor

Urban kryesor

Rrugët klasifikohen

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11   

35 

Çdo rregull konkretizohet me shembull konkret që të bëhet më e kuptueshme. Reflektim (Konsolidimi i të nxënit) Metoda: Punë individuale Duke përdorur  informacionin e tekstit nxirrni 2‐3 rregulla  të qarkullimit në 

Shqipëri që ndryshojnë nga vendet e tjera Evropiane.  Bëhet vlerësimi i nxënësit.  Orientohen për temën e ardhshme.  Detyrë shtëpie 

Klasifikoni rrugët në zonën ku banoni sipas vlerës dhe rëndësisë. A  janë  të pajisura me të gjitha elementët përbërës të rrugës: 

 3.5-3.6. SINJALISTIKA  RRUGORE.  SJELLJA  E  PËRDORUESVE  TË  RRUGËS.

AGRESIVITETI NË RRUGË Veprimtari praktike Bëni një vëzhgim në rrugë dhe vëreni: 

Si është sinjalistika rrugore?  Si  zbatohen  rregullat  e  qarkullimit  nga  këmbësorët  dhe  drejtuesit  e 

automjeteve?  Sjelljet agresive në rrugë? 

Veprimtaria  praktike mund  të  realizohet me  grupe  nxënësish  në  rrugë  të ndryshme afër shkollës tuaj. 

Orën  e  ardhshme  paraqiten  detyra  praktike  nga  përfaqësuesit  e  grupeve. Mund të bëhen edhe foto në disa raste. 

Veprimtaria mund  të zhvillohet në 1 orë vëzhgim dhe 1 orë paraqitje ose  mund  të  jepet  si  detyrë  paraprake  dhe  paraqitet  detyra  orën  e ardhshme. 

Në fund të orës bëhen konkluzionet përfundimtare të veprimtarisë praktike. Vlerësohet grupi që ka realizuar detyrën me saktë dhe më bukur.  

3.7. NJOHJA E RREGULLAVE TË QARKULLIMIT RRUGOR           SI NEVOJË E INDIVIDIT 

 

Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë:  të përshkruajë domosdoshmërinë e njohjes së rregullave të qarkullimit;  të tregojë disa rregulla si drejtues dhe si këmbësor;  të analizojë statistikat për përfshirjen e të rinjve në aksidente me vdekje. 

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 36  

       

Struktura e mësimit ERR Evokim (Përgatitja e të nxënit) Metoda: Pyetje‐përgjigje 

Cilat janë parimet e Kodit Rrugor?  Çfarë quhet rrugë?  Cilat janë veprimet e ndaluara në rrugë?  Listoni disa rregulla kryesore të qarkullimit që i gjejmë në shumicën e 

vendeve Evropiane.  Lexohet detyra e shtëpisë për sinjalistikën rrugore. 

Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Të nxënit bashkëpunues Detyrat e nxënësve shërbejnë si pikë lidhje me temën e re. Përdorimi i rrugës Ne e përdorim rrugën dhe kemi nevojë të njohim rregullat e qarkullimit për 

2 arsye:  për ta përdorur rrugën në mënyrën më të sigurt për veten dhe të tjerët.   për të mbrojtur të drejtat tona si përdorues rruge. 

Jepen  fakte dhe histori  të vërteta nga problemet që kanë pasur  të  rinjtë  si drejtues automjetesh (biçikleta, motorë)  dhe përfshirja e tyre në aksidente. 

Reflektimi (Konsolidimi i të nxënit) Metoda: Punë individuale Argumentoni me shembuj pse aksidentet në rrugë ndodhin edhe për shkak 

të mosnjohjes dhe mungesës së sinjalistikës rrugore dhe vendndodhjes së tyre (p.sh mbulohen nga reklamat, etj). 

Diskutoni në klasë opinionet tuaja.  Bëhet vlerësimi i nxënësit.  Orientohen për temën e ardhshme.  Detyrë shtëpie 

Bëni një vëzhgim në rrugët e  lagjes tuaj për  të parë se sa përdoret biçikleta nga banorët. 

Tregoni avantazhet dhe disavantazhet që ka ky mjet. 

Fjalë kyçe: këmbësorë, përdorues rruge, drejtues automjetesh. 

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11   

37 

3.8. DETYRA QYTETARE E NJOHJES SË ELEMENTËVE TË SIGURISË                    SË AUTOMJETEVE 

 

Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë:  të  përshkruajë  detyrimin  qytetar  që  të  njohë  elementët  e  sigurisë  së automjeteve; 

të tregojë  kush janë këto elemente sigurie;  të  ilustrojë  me  shembuj  nga  jeta  e  tyre  si  përdoren  këto  elementë sigurie. 

  

 

Struktura e mësimit: ERR Evokimi (Përgatitja e të nxënit) Metoda: Marrëdhëniet pyetje‐përgjigje Bëhet një përmbledhje e njohurive të temës së kaluar p.sh. 

Pse keni nevojë të njihni rregullat e qarkullimit rrugor?  A ndikon mosha, gjinia në përfshirjen e tyre në aksidente?  Cilat janë rregullat e qarkullimit rrugor si këmbësor etj.?  Lexohet detyra e shtëpisë. 

Pyetje: Sa përdoret biçikleta nga banorët? Është e rëndësishme që nxënësit t’i përgjigjen pyetjeve. 

Si përdorues biçiklete a duhet  ta mbajmë mjetin në gjendje pune dhe sigurie? 

Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Diskutimi i ideve  Përgjigjet  e  nxënësve  shërbejnë  si  nxitje  për  të  dhënë  informacionin  për 

elementët e sigurisë. Elementët e sigurisë  janë të përcaktuara në legjislacionin. Çdo përdorues  i rrugës ka për detyrë qytetare të njohë elementët e sigurisë 

së automjeteve që përdor. 

Fjalë kyçe: siguri, detyrë qytetare, elemente sigurie.

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 38  

 Kush janë elementët e sigurisë. Nxënësit japin mendimet e tyre dhe mësuesi 

i paraqet në mënyrë grafike.(Kllaster) 

 Krahas  elementeve  të  sigurisë  kemi  edhe  rregullat  e  sigurisë  që  duhen 

zbatuar nga drejtuesi  i automjetit për pasagjerët  (p.sh  fëmijët, kafshët,  telefoni ose mjetet e tjera etj.). 

Diskutohen me nxënësit të gjitha rregullat e sigurisë duke i konkretizuar me shembuj nga jeta e tyre. 

 

Reflektimi (konsolidimi i të nxënit) Metoda: Punë individuale Pasi keni diskutuar rregullat e sigurisë me njeri‐tjetrin atëherë përpiquni  të 

tregoni pse nuk duhet  të përdorni pajisjet personale për  argëtim  kur drejtoni një automjet. Listoni arsyet.  

Në fund të orës bëhet përmbledhje e informacionit kryesor nga mësuesi. Bëhet vlerësimi i nxënësve. 

Orientohen për temën e ardhshme. 

Arsyet e njohjes

Për parandalimin e situatave të rrezikshme për jetën

Për të kuptuar problemet e sigurisë për mjetet e tjera

Frenat

Borinë

Matësin e shpejtësisë Gomat

Dritat

Xhamat

Elemente të sigurisë

Fshirëset e xhamave

Pasqyrat etj..

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11   

39 

Detyrë  shtëpie: Gjeni  raste  të  aksidenteve  të ditëve  të  fundit  që  kanë ndodhur si rezultat  i mungesës së elementeve të sigurisë së automjetit ose drejtuesit të tij. 

 

3.9.  NEVOJAT E KRIJIMIT TË SHPREHIVE TË QARKULLIMIT RRUGOR      (veprimtari praktike) 

Objektivat: Në fund të veprimtarisë nxënësit të jetë i aftë:  të kuptojë rëndësinë e krijimit të shprehive të qarkullimit rrugor;  të njohë faktorët që rrezikojnë shprehitë e qarkullimit;  të aftësohet në njohjen e masave për të rritur sigurinë rrugore. 

Veprimtaria mund  të  realizohet në shumë mënyra p.sh në një autoshkollë, bisedë me një instruktor ose ndonjë të ftuar që është drejtues automjeti. 

‐ Në fund të veprimtarisë bëhen konkluzionet përfundimtare nga mësuesi.   

3.10. PASOJAT E MOSZBATIMIT TË RREGULLAVE  TË QARKULLIMIT RRUGOR  

Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë:  të përshkruajë pasojat e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit;  të tregojë se çfarë duhet të bëjmë nëse përfshihemi në një aksident;  të shpjegojë sjelljen e tij si dëshmitar në një aksident. 

   

 Struktura e mësimit: ERR  

Evokim (Përgatitje e të nxënit) Metoda: Përvijim i të menduarit Në këtë fazë bëhet rikujtimi i njohurive të temave të kaluara. 

Pse duhet të njohim elementet e sigurisë së automjetit?  Cilat janë këto elemente sigurie?  Cilët faktorë rrezikojnë shprehitë e qarkullimit rrugor? 

Në  këtë  fazë  përdoren  fakte  dhe  të  dhëna  që  kanë  sjellë  nxënësit  për aksidentet nga mungesa e rregullave të sigurisë së automjetit. 

 Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Të nxënit bashkëveprues  Pyetje lidhëse të temave me njeri‐tjetrin. 

Fjalë kyçe: aksident, lëndime, plagosje.

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 40  

Cilat janë pasojat e moszbatimit të rregullave të qarkullimit? Nxënësit japin mendimet e tyre. ‐ Çfarë ndihme duhet të japim në një aksident? 

a) si dëshmitar b) i përfshirë në aksident ndaj një këmbësori c) ndaj një mjeti tjetër d) ndaj një kafshe Diskutohet  rreth  tyre  dhe  është  e  rëndësishme  që  të  konkretizohen  me 

shembuj nga realiteti.  

Reflektimi (konsolidimi i të nxënit) Metoda: Punë individuale Listoni disa pasoja që ka drejtuesi  i automjetit kur ai  largohet nga vendi  i 

ngjarjes, ku është i përfshirë në një aksident me një këmbësor. Diskutoni rreth tyre në klasë. Nxirrni konkluzionet përfundimtare në bashkëpunimin mësues‐nxënës. 

Bëhet vlerësimi i nxënësit.  Orientohen për temën e ardhshme.  Detyrë shtëpie: Kërkoni me mjetet e komunikimit masiv statistikat më të fundit të aksidenteve rrugore. Klasifikoni ato sipas rasteve përkatëse. 

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11   

41 

   

KAPITULLI    4  4.1. INFORMACIONI DHE RËNDËSIA E TIJ 

 Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë:  

të përshkruajë me fjalët e tekstit rëndësinë që ka informacioni;  të tregojë ku përcaktohet e drejta për informim;  të shpjegojë se ç’është interesi publik.     Struktura e mësimit: ERR Evokim (Përgatitja e të nxënit) Metoda: Përvijimi i të menduarit Në këtë fazë nxënësit njihen me përmbajtjen e kapitullit, me problematikën 

që do të trajtohet gjatë orëve në vijim. Pyetje: Cilat janë mjetet kryesore të marrjes së informacionit? Nxënësit japin mendimet e tyre të cilat paraqiten në mënyrë grafike. 

  

Interneti

Gazetat

RadiojaRevistat

PikturatMjetet e

informacionit

Librat

Fotografitë

Fjalë kyçe: Informacion, publik, interes publik.

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 42  

Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Marrëdhënie pyetje‐përgjigje Informacioni lidhet me të drejtën për informim që është një nga liritë dhe të 

drejtat themelore të njeriut. Kjo e drejtë është e sanksionuar në Kushtetutën e Shqipërisë, në nenin 23. ‐Cili është informacioni që qytetarët kanë të drejtë të njohin?   Ai që konsiderohet si informacion publik.   Publik konsiderohet edhe një person. 

 Në bashkëpunim me nxënësit analizohen konceptet e mësipërme. Informacioni  është  i  rëndësishëm  për  qytetarët  që  ata  të  sigurohen  se 

autoritet publike kanë marrë vendimet e duhura për mirëqenien e tyre.  Reflektimi (konsolidimi i të nxënit) Metoda: Punë individuale Përmendni disa raste të kufizimit të lirisë së shprehjes të cilat konsiderohen 

të drejta dhe të tjera të cilat nuk konsiderohen të tilla. Diskutoni mendimin tuaj me njeri‐tjetrin. Nxirrni konkluzionet përfundimtare. Bëhet vlerësimi i nxënësit. 

Orientohen për temën e ardhshme.  Detyrë shtëpie 

Kërkoni në internet dhe shikoni nëse keni hasur faqe të cilat ju kufizojnë që të shikoni? Pse mendoni se ndodh kjo? 

Llogaridhënien

Pjesëmarrjene publikut

Ndërgjegjësimin e publikut

Drejtësinë

Interesipublikpërfshin

Sigurinë publike

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11   

43 

 

4.2. MJETET E INFORMACIONIT  

Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë: ‐ të tregojë cilat janë mjetet e informacionit; ‐të listojë llojet e medias së shkruar; ‐të bëjë dallimin  midis gazetave dhe televizionit si mjete informacioni.  

 Struktura e mësimit: ERR Evokim (Përgatitja e të nxënit) Metoda: Përvijimi i të menduarit Në këtë formë bëhet përforcimi i koncepteve të temave të kaluara. ‐Pse është i rëndësishëm informacioni? ‐Ku përcaktohet e drejta për informim? ‐Çfarë është interesi publik? ‐Cilat mjete informimi përdorim më shumë? Nxënësit japin përgjigjet e tyre të cilat listohen në tabelë: 

1. Gazetat 2. Revistat 3. Televizioni 4. Radion 5. Internetin 6. Telefonin 7. Botimet e ndryshme etj. 

Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Diskutimi i ideve Informacioni  i mësipërm  i  dhënë  nga  nxënësit, mësuesi  i  klasifikon  sipas 

llojit të tyre:  a. media e shkruar – gazeta, revista, botime b. media elektronike‐ radio, televizioni c. Interneti d. Posta dhe telefoni 

Është e rëndësishme që të bëhen dallimet midis tyre duke treguar avantazhet dhe disavantazhet me marrjen e informacionit. 

Në  bashkëpunimin  mësues‐nxënës  bëhet  renditja  e  tyre  sipas  kohës  së përdorimit dhe përparësitë që ato kanë për marrjen e informacionit. 

Fjalë kyçe: Mjete informimi, media e shtypur, media elektronike. 

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 44  

 Reflektimi (konsolidimi i të nxënit) Metoda: Punë individuale Bëni një analizë të shkurtër të mjeteve të informacionit. Analizoni  anët  pozitive  dhe  negative  të  televizionit  si  media  kryesore: 

Diskutoni mendimin tuaj me njeri‐tjetrin. Nxirrni konkluzionet përfundimtare. Bëhet vlerësimi i nxënësve. 

Orientohen për temën e ardhshme.  Detyrë shtëpie: Analizoni anët pozitive dhe negative të Facebook‐ut.   

4.3. VLERËSIMI I INFORMACIONIT  

Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë:  ‐ të përshkruajë se për cilat informacione interesohen të rinjtë; ‐ të tregojë kriteret e vlerësimit të informacionit; ‐ të analizojë treguesit e besueshmërisë së informacionit.  

 Struktura e mësimit ERR Evokim (Përgatitja e të nxënit) Metoda: Marrëdhënie pyetje‐përgjigje Në këtë fazë bëhet një përmbledhje e koncepteve kryesore të temës së kaluar. 

Cilat janë mjetet e informacionit?  Tregoni dallimet midis gazetarëve dhe televizionit si mjete informacioni.  Klasifikoni mediat sipas llojit?  Cili është niveli i besimit që kemi për mjetet e masmedias? 

Përgjigjet  e dhëna nga nxënësit  shërbejnë  si bazë për  të kaluar në  fazën  e dytë. 

Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Marrëdhënia pyetje‐përgjigje 

Të rinjtë janë konsumatorë të informacionit sipas moshës dhe nevojave të tyre. Informacioni duhet të  jetë i saktë për të rinjtë që ata të dinë ta përdorin për 

interesat e tyre. Përgjigjet e nxënësve për besueshmërinë dhe cilësitë e informacionit paraqiten grafikisht në tabelë. 

Fjalë kyçe: nevojë për informacion, cilësi të informacionit, vlerësimi kritik. 

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11   

45 

   Në  bashkëpunimin  mësues‐nxënës  analizohen  me  radhë  cilësitë  e 

informacionit të mirë. Përpiquni që cilësitë e  tyre  të konkretizohen me shembuj konkretë nga  jeta 

dhe realiteti shqiptar. Reflektimi (konsolidimi i të nxënit) Metoda: Punë me grup Klasa ndahet në 2 grupe Grupi  I: Bëni një vlerësim kritik  të  informacionit: Deklaratë për  shtyp nga 

një organizatë për shëndetin. Grupi II: Bëni një vlerësim kritik të informacionit “Deklaratë për shtyp nga 

një organizatë për sigurinë rrugore”. Diskutoni në klasë mendimet e dy grupeve: Nxirrni konkluzionet përfundimtare. 

‐ Bëhet vlerësimi i nxënësit. ‐ Orientohen për temën e ardhshme. ‐ Detyrë  shtëpie:  Sillni  në  klasë  artikuj  gazetash  dhe  revistash  që mendoni  se 

kanë cilësitë e informacionit të mirë.  4.5. LIRIA E MEDIAS 

 

Objektivi: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë:  të përshkruajë rolin e medias në shoqëri;  të listojë funksionet e medias;  të tregojë pse ajo njihet si “pushteti i katërt”; 

I thelliarI gjerë

I saktë I vërtetë

I kuptueshëm

Cilësitë e Informacionit

të lirë

I pavarur

I besueshëm

Etik

Për shumë këndvështrime

Ipërditësuar

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 46  

të shpjegojë pse media nuk mund të jetë tërësisht e lirë.  

  

 Struktura e mësimit: ERR Evokim (Përgatitje e të nxënit) Metoda: Marrëdhënia pyetje‐përgjigje Bëhet një rikujtim i njohurive të temave të kaluara. 

Cilat janë kriteret e vlerësimit të informacionit?  Çfarë është besueshmëria e informacionit?  Çdo të thotë vlerësim kritik i informacionit?  Realizimi i kuptimit  (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Diskutim i ideve Media është e rëndësishme në shoqëri.   

Sepse   

Plotëson qëllime shoqërore që lidhen me ndikimin e saj aty. 

  Analizohen funksionet kryesore të medias.  A mund të jetë media tërësisht e lirë pa asnjë kufi? 

Diskutohet në klasë  rreth kësaj pyetje duke  treguar  se pse  ajo quhet  edhe “pushtet i katërt”. 

Pyetje: Cilat janë parimet që duhet të respektojë media? Mësuesi paraqet në tabelë përgjigjet e nxënësve. Analizohet roli i mediave kohët e fundit dhe roli i saj si pushtet i katërt. 

Ky ndikim përfshin

Shpërndarja e informacionit

Shprehjen e mendimeve

Krijimin e opinionit

Lehtësimin e debatit piblik

Fjalë kyçe: Media, liri, pushtet i katërt.

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11   

47 

Reflektimi (Konsolidimi i të nxënit) Metoda: Punë individuale Përshkruani lirinë e medias në Shqipëri. Kini parasysh informacionin që morën në klasë për të bërë krahasimin. Diskutoni në klasë mendimet tuaja. 

Bëhet vlerësimi i nxënësit.  Orientohen për temën e ardhshme. Detyrë Shtëpie: Gjeni raste në media ku  janë shkelur  të drejtat  individuale, 

dinjitetin personal të drejtat e pronës etj.   

4.6. MEDIA DHE ETIKA  

Objektivi: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë:  të përshkruajë me fjalët e tekstit se ç’është etika në media;  të tregojë parimet më të pranuara të etikës;  të shpjegojë pse media duhet të ketë organe vetëkontrolluese. 

    

Struktura e mësimit: ERR Evokim (Përgatitje për të nxënit) Metoda: Marrëdhëniet pyetje‐përgjigje Në fillim të orës bëhet rikujtimi i njohurive të temës së kaluar. 

Pse media njihet si “pushteti i katërt”?  Cilat janë funksionet e medias në shoqëri?   Kur është e lirë media? 

Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Diskutimi i ideve Media i shërben publikut ajo duhet të përcjellë lajme të sakta, të drejta dhe të 

balancuara. Transmetuesit e shërbimit publik duhet të raportojnë në mënyrë: 

a. objektive b. të drejtë c. etike 

Etika përfshin rregulla të cilat duhet të respektohen nga media, ndërsa  ligji përcakton kufirin që nuk duhet kaluar. 

Në  bashkëpunimin mësues  nxënës  analizohen  parimet  etike  të medias  që paraqiten grafikisht në tabelë. 

Fjalë kyçe: media, etikë, organe vetërregulluese. 

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 48  

 Pse media duhet të ketë organe vetëkontrolluese? Diskutoni rreth rëndësisë që kanë këto institucione për median.  

Reflektimi (Konsolidimi i të nxënit) Metoda: Punë me grupe Ndani klasën me 2 grupe Grupi  i  parë:  Analizoni  ankesën  për  cenimin  e  privatësisë  dhe  jepni 

rezultatin. Grupi  dytë:  Analizoni  ankesën  për  mosmbrojtjen  e  fëmijëve  dhe  jepni 

rezultatin. Diskutoni rezultatet përfundimtare në klasë: 

Bëhet vlerësimi i nxënësve.  Orientohen për temën e ardhshme.  Detyrë  shtëpie:  Sillni  raste  të mediave  shqiptare  dhe  tregoni  nëse  janë respektuar parimet etike. 

4.9. PROBLEMET E INFORMIMIT TË TË RINJVE 

Objektivi: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë:  të përshkruajë nevojat e tyre për informacion;  të tregojë mënyrat e ruajtjes së privatësisë së informacionit;  të njihet me këshillat e ruajtjes së privatësisë. 

 

TerrorinLuftën

SaktësimePërgjegjshmërinë

Paanshmërinë

Parimet etike përfshijnë

Privatësinë

Drejtësinë

Dëmtimet dhe shkeljet

Privatësinë

Krimit

Besimin

Fjalë kyçe: informacioni, privatësi, burime të pasigurta informacioni. 

LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11   

49 

Struktura e mësimit: ERR Evokim (Përgatitje e të nxënit) Metoda: Marrëdhëniet pyetje‐përgjigje Rikujtohet informacioni i temës së kaluar. 

‐ Çfarë është etika dhe media? ‐ A ka ndonjë organ përgjegjës që kontrollon median? ‐ Cilat janë parimet etike të mediave? 

Për çfarë informacionesh i përdorim më shumë mjetet e komunikimit masiv? Përgjigjet e nxënësve shfrytëzoni për të kaluar në temën e re. Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Diskutimi i ideve Të rinjtë kanë nevojë për shumë informacion, media i ndihmon ato të rrisin 

mundësitë për zgjedhje. 

 Informacioni i të rinjve ndeshet me probleme të ndryshme si: 

a. informacion i papërshtatshëm. b. mundësi për burime alternative. c. burime të pasigurta informacioni, privatësie e informacionit etj. 

Diskutohet në klasë për këto probleme duke i konkretizuar me shembuj nga realiteti shqiptar. 

Reflektimi (konsolidimi i të nxënit) Metoda: Punë individuale Lexoni 10 këshillat për të ruajtur privatësinë dhe tregoni se sa i keni zbatuar 

ju ato dhe sa të rëndësishme mendoni të jenë ato.  Bëhet vlerësimi i nxënësit.  Orientohen për temën e ardhshme.  Detyrë shtëpie: Analizoni ndikimin e internetit me jetën tuaj. 

Shkëmbejnë

Lidhje sociale

Punësim

Shkollim

Forume të të rinjëve etj .

Kujdes shëndetësor

Ngjarje të ndryshme

Krijojnë rrjete

Kërkojnë informacion

informacione

SH

PI

A

BO

TU

ES

E

Qytetariamësuesi11

Libër Flora Gjoka

Qytetaria 11mësuesiLibër Flora Gjoka

ISBN: 978-99956-93-69-5

Librat e mësuesit dhe planet mësimore për të gjithë titujt që ne disponojmë, mund t’i gjeni dhe t’i shkarkoni pa pagesë nga faqja e internetit www.mediaprint.alPër më shumë informacion mund të na shkruani në adresën e emailit: [email protected] të na kontaktoni pranë redaksisë në numrin e telefonit: 04 2256158.

Çmimi 250 lekë

www.mediaprint.al9 789995 693695