lexime ballkanike p o e z i -...

20
lexime ballkanike p o e z i

Transcript of lexime ballkanike p o e z i -...

Page 1: lexime ballkanike p o e z i - german.traduki.eugerman.traduki.eu/leseprobe/1d_Madzirov_Leseprobe_al.pdfende pa i humbur – Fletoren e bukurshkrimit, për shembull. Asgjë nuk është

lexime ballkanikep o e z i

Page 2: lexime ballkanike p o e z i - german.traduki.eugerman.traduki.eu/leseprobe/1d_Madzirov_Leseprobe_al.pdfende pa i humbur – Fletoren e bukurshkrimit, për shembull. Asgjë nuk është

seria: Letërsi bashkëkohore nga Ballkanikonceptuar dhe përzgjedhur nga Arian Leka

Nikola Madzirov | Gur i zhvendosur

Titulli i origjinalit: ПРЕМЕСТЕН КAМЕН copyright© Nikola Madzirov MAGOR, 2007, 2009© copyright of the translation: S. Fischer Foundation by order of TRADUKIcopyright© i botimit shqip POETEKAe cila ruan të drejtën e shpërndarjes dhe promocionit në të gjithë hapësirën shqipfolëse.

ISBN: 978-99956-29-99-1

Redaktor: Silvana LekaRealizimi grafik: Akilon Stërmasi

Botimi i kësaj vepre u mbështet nga TRADUKI, një rrjet ndërkom-bëtar, të cilit i përkasin Ministria Federale për Çështje europiane e ndërkombëtare e Republikës së Austrisë, Ministria e Jashtme e Republikës Federale Gjermane, Fondacioni kulturor zviceran Pro Helvetia, KulturKontakt Austria, Instituti Goethe, Fondacioni S. Fischer, Agjencia sllovene e Librit JAK dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Kroacisë.

Page 3: lexime ballkanike p o e z i - german.traduki.eugerman.traduki.eu/leseprobe/1d_Madzirov_Leseprobe_al.pdfende pa i humbur – Fletoren e bukurshkrimit, për shembull. Asgjë nuk është

NIKOLA MADZIROV

GUR I ZHVENDOSUR

Përktheu nga maqedonishtja: Milena Selimi

botimet poeteka

Page 4: lexime ballkanike p o e z i - german.traduki.eugerman.traduki.eu/leseprobe/1d_Madzirov_Leseprobe_al.pdfende pa i humbur – Fletoren e bukurshkrimit, për shembull. Asgjë nuk është
Page 5: lexime ballkanike p o e z i - german.traduki.eugerman.traduki.eu/leseprobe/1d_Madzirov_Leseprobe_al.pdfende pa i humbur – Fletoren e bukurshkrimit, për shembull. Asgjë nuk është
Page 6: lexime ballkanike p o e z i - german.traduki.eugerman.traduki.eu/leseprobe/1d_Madzirov_Leseprobe_al.pdfende pa i humbur – Fletoren e bukurshkrimit, për shembull. Asgjë nuk është
Page 7: lexime ballkanike p o e z i - german.traduki.eugerman.traduki.eu/leseprobe/1d_Madzirov_Leseprobe_al.pdfende pa i humbur – Fletoren e bukurshkrimit, për shembull. Asgjë nuk është

7

Hijet po na ikin

Një ditë do të takohemisi anije letre dhebostan që ftohet në lumë.Shqetësimi i botës do të jetëme ne. Me pëllëmbë diellindo ta errësojmë dhe me fenerdo të afrohemi.

Një ditë eranuk do ta ndryshojë drejtimin.Mështekna gjethe do të dërgojënë këpucët tona tek pragu.Ujqërit do të nisenpas dlirësisë sonë.Fluturat do të lenë pluhurinnë fytyrat tona.

Një plakë çdo mëngjesdo të rrëfejë për ne në sallën e pritjes.Dhe kjo që po themtashmë është thënë: presim erënsi dy flamuj në kalim kufiri.

Një ditë të gjitha hijet do të na ikin.

Page 8: lexime ballkanike p o e z i - german.traduki.eugerman.traduki.eu/leseprobe/1d_Madzirov_Leseprobe_al.pdfende pa i humbur – Fletoren e bukurshkrimit, për shembull. Asgjë nuk është

8

Kur dikush largohet gjithçka që është krijuar kthehet

Për Marjan K.

Nga përqafimi tek qoshja do të kuptoshse dikush diku po ikën. Gjithmonë është kështu.Jetoj mes dy të vërtetashsi neoni që dridhetnë korridor të zbrazët. Zemra ime mbledhgjithmonë e më shumë njerëz, sepse ata nuk janë më.Kështu është gjithmonë. Çerekun e zgjimite humbasim në drithërima. Gjërat i harrojmëende pa i humbur –Fletoren e bukurshkrimit, për shembull.Asgjë nuk është e re. Ndenjësja në autobusështë gjithmonë e ngrohtë.Fjalët e fundit zhvendosensi kova të anuara në një zjarr të zakonshëm vere.Nesër e njëjta gjë përsëri –fytyra përpara se të zhduket nga fotografianë fillim do humbasë rrudhat. Kur dikush largohet,gjithçka që është krijuar kthehet.

Page 9: lexime ballkanike p o e z i - german.traduki.eugerman.traduki.eu/leseprobe/1d_Madzirov_Leseprobe_al.pdfende pa i humbur – Fletoren e bukurshkrimit, për shembull. Asgjë nuk është

9

Nuk di

Të largëta janë të gjitha shtëpitë që shoh në ëndërr,i largët zëri i nënës që më thërretpër darkë, ndërsa unë vrapoj drejt fushave me grurë.

Të largët jemi ne si topi që humbet golindhe fluturon drejt qiellit, të gjallë jemisi termometëri që është i saktë vetëm kure shohim.

Realiteti i largët për çdo ditë më pyetsi udhëtar i panjohur që më zgjon në mes të rrugësme pyetjen “Ky është autobusi?”.dhe unë i them “Po”, por mendoj “Nuk di”,nuk di ku janë qytetet e gjyshërve të tuqë duan të largojnë të gjitha sëmundjet e zbuluaradhe ilaçet që përmbajnë durim.

Ëndërroj shtëpinë në malin e ëndrrave,prej nga të shikoj si valët e detit krijojnëkardiogramën e rënieve dhe dashurive tona,si njerëzit besojnë, për të mos u mbyturdhe ecin për të mos u harruar.

Të largëta janë të gjitha kasollet ku fshiheshim nga shiudhe nga dhembja e sorkadheve që vdisnin në sytë e gjuetarëve,të cilët ishin më shumë të vetmuar se sa të uritur.

Çasti i largët përditë më bën pyetjen“A është kjo dritarja? A është kjo jeta?” dhe unë i përgjigjem“Po”, dhe në fakt “Nuk di”, nuk di kurzogjtë do të flasin dhe të mos thonë “ Qiell”.

Page 10: lexime ballkanike p o e z i - german.traduki.eugerman.traduki.eu/leseprobe/1d_Madzirov_Leseprobe_al.pdfende pa i humbur – Fletoren e bukurshkrimit, për shembull. Asgjë nuk është

10

Pas nesh

Një ditë dikush do t’i palos batanijet tonadhe do t’i dërgojë në pastrim kimikpër të hequr prej tyre edhe kokrrën e fundit të kripës,do të hapë letrat tona dhe do t’i rreshtojë sipas datavejo sipas leximit.

Një ditë dikush do të lëvizë mobiljet e dhomëssi të ishin figura shahu në fillim të lojës,do të hapë kutinë e vjetër të këpucëveku ruajmë kopsat e këputura të pizhamave,bateritë e paharxhuara dhe urinë.

Një ditë do të na kthehet dhimbja e shpinësnga pesha e çelësave të hoteleve dhedyshimi i recepsionistit që na zgjaste telekomandën.

Keqardhjet e huaja do të nisen pas neshsi hëna pas fëmjës së humbur.

Page 11: lexime ballkanike p o e z i - german.traduki.eugerman.traduki.eu/leseprobe/1d_Madzirov_Leseprobe_al.pdfende pa i humbur – Fletoren e bukurshkrimit, për shembull. Asgjë nuk është

11

Akrepa ore

Trashëgo fëmijërinë nga foto–albumi.Shpërngul heshtjenqë përhapet dhe mblidhet situfë zogjsh në fluturim.Topin e borës ruajenë pëllëmbën e dorësdhe pikat e tij që rrjedhinnë vijën e jetës.Thuaje lutjenme buzë të mbledhur:fjalët janë farë që bien në saksi.

Heshtja mësohet në barkun e nënës.

Provo të lindëshsi akrep i madh pas mesnatëdhe sekondat papritur do të të arrijnë.

Page 12: lexime ballkanike p o e z i - german.traduki.eugerman.traduki.eu/leseprobe/1d_Madzirov_Leseprobe_al.pdfende pa i humbur – Fletoren e bukurshkrimit, për shembull. Asgjë nuk është

12

Shumë gjëra ndodhën

Shumë gjëra ndodhënndërsa Toka rrotullohej mbigishtin e Zotit.

Telat u çliruannga largpërçuesit dhe tanipo lidhin dashuritë.Pikat e oqeanitpadurim shtresoheshin mbimuret e shpellave.Petalet e luleve u ndanënga mineralet dhe u nisënpas aromës.

Nga xhepi i pasmë u përhapënfletushka nëpër dhomën tonë të tejdukshmegjëra të parëndësishme që kurrënuk do t’i kishim bërë po tëmos i kishim të shkruara.

Page 13: lexime ballkanike p o e z i - german.traduki.eugerman.traduki.eu/leseprobe/1d_Madzirov_Leseprobe_al.pdfende pa i humbur – Fletoren e bukurshkrimit, për shembull. Asgjë nuk është

13

Qielli po hapet

Trashëgova një shtëpi të pashënuar,disa fole të shkatërruaradhe të çara në mur si damarëdashnori të eksituar.Në to fle eradhe fjalët e mungesavetë kondensuara. Është verëdhe kundërmon erë trumëz e shkelur.Murgjit po përfundojnë tespihet,qielli hapet, për të sjell një rrymë erenë shpirtrat tanë.Pemët janë të gjelbra, ne – të padukshëmdhe vetëm kështu mund të shihenfëmijët tanë të palindur dhe nataqë ëngjëjt i bënakoma më të pastër.

Page 14: lexime ballkanike p o e z i - german.traduki.eugerman.traduki.eu/leseprobe/1d_Madzirov_Leseprobe_al.pdfende pa i humbur – Fletoren e bukurshkrimit, për shembull. Asgjë nuk është

14

E thëna po na ndjek

U dhamë emrabimëve të egrapas ndërtesave të pambaruara,i emërtuam të gjithë monumentete robëruesve tanë.Fëmijët i pagëzuamme nofka dashurienxjerrë nga letratnjëherë të lexuara.

Pastaj fshehtas zbërthenim nënshkrimetnë fund të recetavepër sëmundje të pashëruara,me dylbi po afronim pëllëmbëtnë ndarje, mbështeturmbi dritaret.

Fjalët i linimposhtë gurëve me hije groposurnë kodrën, e cila ruan jehonëne paraardhësve të pashkruarnë trungun e familjes.

Ajo që thamë pa dëshmitarëakoma për shumë kohë do të na ndjekë.

Dimrat u shtuan brenda neshpa qenë të kujtuar.

Page 15: lexime ballkanike p o e z i - german.traduki.eugerman.traduki.eu/leseprobe/1d_Madzirov_Leseprobe_al.pdfende pa i humbur – Fletoren e bukurshkrimit, për shembull. Asgjë nuk është

15

Fluturim

Mjegulla varet mbi qytetsi koka e ulur e Shën Mërisënga afresk i largët.

Antenat satelitore bisedojnëme ëngjëjtsi do të jetë koha nesër:e kthjellët, e parrezikshme, e rëndësishmesi kalendar medata të kuqe.

Por sapo nata të bashkojëhijet me murin,ti do të ikësh drejt degëvesi zog i rrallënga e pasmja e banknotës.

Page 16: lexime ballkanike p o e z i - german.traduki.eugerman.traduki.eu/leseprobe/1d_Madzirov_Leseprobe_al.pdfende pa i humbur – Fletoren e bukurshkrimit, për shembull. Asgjë nuk është

16

Kur koha do të mbarojë

Mbetje nga një shekull tjetër ne jemi.

Prandaj nuk mundem përshtëpi të flas, aspër vdekje dhe dhimbje të përgatitura.

Asnjë rrëmihës pa leje deri më sotnuk i ka zbuluar muret midis nesh,as të ftohtin në eshtratnga mbetjet e gjithë shekujve.

Kur koha do të mbarojë, përtë vërtetën do bisedojmë aherëdhe në ballin tonë xixëllonjatdo të formojnë yjësi.

Asnjë profet i rremëthyerje gotash nuk ka parashikuar, asprekje dy pëllëmbësh – dytë vërtetash të mëdha që uj’ të pastërrrjedhin.

Mbetje nga një shekull tjetër ne jemi.Si ujqër, para nishanit të përjetshmit faj,në peizazhet e vetmisë së zbuturzhytemi.

Page 17: lexime ballkanike p o e z i - german.traduki.eugerman.traduki.eu/leseprobe/1d_Madzirov_Leseprobe_al.pdfende pa i humbur – Fletoren e bukurshkrimit, për shembull. Asgjë nuk është

17

Hija e botës mbi zemrën më kalon*

Unë s’kam kurajon e gurit të zhvendosurdo më gjesh të shtrirë në stolin e lagurjashtë gjithë kampeve dhe arenave.

Bosh jam si një qesee mbushur me ajër.

Pëllëmbëlarguar dhe gishtabashkuarçati po tregoj.

Mungesa ime është ndihmesë për të gjithahistoritë e rrëfyera e mosarritje të paramenduara.

Kam një zemër të shpuar me brinjë.Në gjak më lëvizin copa qelqeshdhe ca re fshehur pas ruazash të bardha.

Unaza në dorën time nuk ka hije të sajëndhe ngjashmëri me diellin. Unë nuk kam guximine yllit të zhvendosur.

* Lucian Blaga filozof, poet dhe dramaturg rumun (shënim i përkthyesit)

Page 18: lexime ballkanike p o e z i - german.traduki.eugerman.traduki.eu/leseprobe/1d_Madzirov_Leseprobe_al.pdfende pa i humbur – Fletoren e bukurshkrimit, për shembull. Asgjë nuk është

18

Gjerat që duam t’i prekim

Asgjë nuk ekziston jashtë nesh:

liqenet artificiale avullojnënë çastet kur jemi të eturpër heshtje, kur hithra po bëhetbar shërues, ndërsa qytetet ua kthejnëpluhurin varrezave më të afërta.

Gjithë lulet bardh’ e zi të letrës së murevenë shtëpitë që kemi braktisur,mbinë në historitë e pavlera,në çastet kur fjalët tonabëhen trashëgimi e palënë;ndërsa gjërat që duam ti prekim –prani e dikujt.

Si këpucë e panjohur jemi,shpërndarë nëpër ikjet e qenve endacakë,mbahemi në përqafim,si kabllot lidhur mes tullashnë shtëpi pabanim.

Prej kohësh tashmë nuk ekziston asgjëjashtë nesh:

ndonjëherë diell, dritë apo ëngjëllnjëri–tjetrin e quajmë.

Page 19: lexime ballkanike p o e z i - german.traduki.eugerman.traduki.eu/leseprobe/1d_Madzirov_Leseprobe_al.pdfende pa i humbur – Fletoren e bukurshkrimit, për shembull. Asgjë nuk është

19

Zbulim

Prej kohësh nuk i përkas askushitsi monedhë e rënë nga cepi i ikonës së vjetër.Jam i shpërndarë mes trashëgimish dhe amanetesh të rreptapas grilave fatesh të dhëna.Historia është kufiri i parë që duhet ta kaloj,pres zërin të ndarë nga bashkëtingëllimi i bindjespër lashtësinë time të më njoftojë.Si monument bronzi nën sheshin me yje jam unë,mbi të cilin zogjtë himnet e shpresës këndojnë,si një pendë në lëvoren e vezës e shoh veten,që flet për largimin e parakohshëm dheardhjen e jetës së re.Shtëpia ime përditënën tendën e botës fshehtas ndryshon,vetëm fëmijëria është si mjaltqë nuk lejon gjurmë të huaj brenda vetes.

Page 20: lexime ballkanike p o e z i - german.traduki.eugerman.traduki.eu/leseprobe/1d_Madzirov_Leseprobe_al.pdfende pa i humbur – Fletoren e bukurshkrimit, për shembull. Asgjë nuk është

20

Ishte pranverë

Ishte pranverë kur pushtuesii dogji tapitë e pronës ku gjuanim zogj,insekte laroshe, flutura që akomajanë në librat e vjetër shkollorë të biologjisë.

Shumë gjëra prej asaj kohe ndryshuanbotën, shumë gjëra bota ndryshoi brenda nesh.