LETRA PËR KOMISIONIN EVROPIAN Holanda dorëzon … · Javor E shtunë, 1 QErshor 2019 3 n uk kanë...

16
NGJARJA E PAPRECEDENTË GAZETË E PËRDITSHME E SHTUNË 1 QERSHOR 2019 Nr: 4444, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” JAVOR POLITIKË SPECIALE POLITIKË EKONOMI EDHE EKSPERTË ITALIANË LSI tryezë me ekspertë të bujqësisë, theksohet rëndësia e frutikulturës ARTIKULLI I ANA SCHEER Media amerikane “citizentruth”: Kryeministri shqiptar pengon integrimin e vendit në BE BASHA NË KOMBINAT Për ata që pyesin, kur do ta rrëzojmë Ramën, kam vetëm një përgjigje: Ejani nesër në protestë PROBLEMATIKA Ekonomia në pikiatë, Eurostat: Shqipëria, vendi më i varfër në Evropë ZHVILLIMET CMYK fq 4-5>>> LETRA PËR KOMISIONIN EVROPIAN Holanda dorëzon zyrtarisht në Bruksel kërkesën: Vendosni vizat për shqiptarët fq 2>>> fq 10>>> fq 8>>> fq 13>>> ANALIZA/ Pse nga liberalizimi i vizave në vjeshtën e 2010-ës, përfunduam në vendin që sjell drogë, krime e azilkëkrues në Evropë! 13>>> Nga Petrit VASILI Letër e hapur Delegacionit të BE në Tiranë LISTA ME EMRAT AGJENCIA E PRONAVE: 92 PRONARË DO TË MARRIN DËMSHPËRBLIMIN 1 MILION EURO KIM MEHMETI RILINDJA E EDI RAMËS, GROPË SEPTIKE KU DERDHEN PISLLËQET POLITIKE TË TRI DEKADAVE DENONCIMI I PD MILOT-BALLDREN KORRUPSION, KOSTO FILLESTARE 113 MLN EURO, BUXHETI SOT PAGUAN 3-FISH f. 2>>> f. 3>>> f. 12>>>

Transcript of LETRA PËR KOMISIONIN EVROPIAN Holanda dorëzon … · Javor E shtunë, 1 QErshor 2019 3 n uk kanë...

Page 1: LETRA PËR KOMISIONIN EVROPIAN Holanda dorëzon … · Javor E shtunë, 1 QErshor 2019 3 n uk kanë të munguar në Shqipëri skandalet për tenderat e kompanive të ndërtimit. Mbas

NGJARJA E PAPRECEDENTË

GAZETË E PËRDITSHMEE SHTUNË 1 QERSHOR 2019

Nr: 4444, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

DHE GREQI 1 EURO

KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIUwww.standard.al

e-mail: [email protected]@standard.al

Botim i “standard”JA

VO

RP

OL

IT

IK

ËS

PE

CIA

LE

PO

LI

TI

EK

ON

OM

I

EDHE EKSPERTË ITALIANË LSI tryezë me ekspertë të bujqësisë, theksohet rëndësia e frutikulturës

ARTIKULLI I ANA SCHEER Media amerikane “citizentruth”: Kryeministri shqiptar pengon integrimin e vendit në BE

BASHA NË KOMBINATPër ata që pyesin, kur do ta rrëzojmë Ramën, kam vetëm një përgjigje: Ejani nesër në protestë

PROBLEMATIKA Ekonomia në pikiatë, Eurostat: Shqipëria, vendi më i varfër në Evropë

ZH

VIL

LIM

ET

CMYK

fq 4-5>>>

LETRA PËR KOMISIONIN EVROPIANHolanda dorëzon zyrtarisht

në Bruksel kërkesën: Vendosni vizat për shqiptarët

fq 2>>>

fq 10>>>

fq 8>>>

fq 13>>>

ANALIZA/ Pse nga liberalizimi i vizave në vjeshtën e 2010-ës, përfunduam në vendin që sjell drogë,

krime e azilkëkrues në Evropë!

13>>>Nga Petrit VASILI

Letër e hapurDelegacionit të BE në Tiranë

LISTA ME EMRATAGJENCIA E

PRONAVE: 92 PRONARË

DO TË MARRIN DËMSHPËRBLIMIN

1 MILION EURO

KIM MEHMETIRILINDJA E

EDI RAMËS, GROPË SEPTIKE

KU DERDHEN PISLLËQET POLITIKE

TË TRI DEKADAVE

DENONCIMI I PDMILOT-BALLDREN

KORRUPSION, KOSTO FILLESTARE

113 MLN EURO, BUXHETI SOT

PAGUAN 3-FISHf. 2>>> f. 3>>>f. 12>>>

Page 2: LETRA PËR KOMISIONIN EVROPIAN Holanda dorëzon … · Javor E shtunë, 1 QErshor 2019 3 n uk kanë të munguar në Shqipëri skandalet për tenderat e kompanive të ndërtimit. Mbas

Javor E shtunë, 1 QErshor 20192

Shorteu hidhetdt. 25 mars 2019

BLI SIGURACIONIN

TEK SIGAL UNIQADHE FITO 1

TOYOTA YARIS

BLI SIGURACIONIN

TEK SIGAL UNIQADHE FITO 1

TOYOTA YARIS

Në PLAN Të PARë

TAKiMi në KOMbinATBasha: Për ata që pyesin se kur do ta rrëzojmë Edi Ramën, kam vetëm një përgjigje: Ejani nesër në protestë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ftoi dje të gjithë qytetarët e Tiranës që ti bashkohen protestës së opozitës në 2 qershor, për të rrëzuar të keqen siç tha ai. Nga zona e ish-Kinostudios, Basha u shpreh i vendosur që betejën

që ka nisur me qytetarët do të çojë deri në fund. “Rrëzimi së keqes është detyrë kombëtare. Ejani të dielën në orën 19:00, ejani në protestën tonë, bash-kohuni në lëvizjen tonë. Bëhuni pjesë e çlirimit nga kjo bandë. Protestat janë rruga e vetme e rezistencës e përballjes e largimit të së keqes dhe rrëzimit të bandës në pushtet. Ka dy rrugë: ta hamë turpin me bukë para fëmijëve tanë, ti pranojmë këta hora dhe ti quajmë qe-veritarë ose të çohemi dhe të bashkohemi, të përbal-lemi dhe të luftojmë orë e miniutë, deri sa ta largojmë këtë bandë! Është në dorën e njerëzve, ne e kemi bërë zgjedhjen tonë kur u larguam nga strofkulla e krimit, kur u rreshtuam krah për krah njerëzve, dhe njerëzit janë përgjigjur. Nuk ju them kot, se orë e fitores po afrojnë, se orët e Tiranisë po numërohen mbrapsht, por kurrë më parë, nuk ka qënë kaq shumë sa sot në dorën tuaj përfundimi me sukses dhe me fitore i kësaj beteje për të gjithë shqiptarët e ndershëm, pavarësisht dallimeve politike.”, deklaroi Basha.

QëndrimiNë fjalën e tij para qytetarëve të Tiranës, Basha

tha se rruga Milot-Balldren përfshihet në rrugën e florinjtë. “Dhe jo sot kur i merr tmerri të shkojnë të hapin derën e dyqanit apo biznesit. Keni shkuar derë më derë dhe keni prezantuar këtë program apo jo?! Të gjithë e dimë se cili është ky progam, është detyra jonë që ta dinë të gjithë Tirana, gjithë Shqipëria. Para se të futem tek programi dua t’i drejtohem çdo biznesi në Tiranë, çdo biznesi të vogël dhe të mesëm e t’ju them se gjithë taksat që keni paguar këto 4 vite qeverisë dhe Uriah Heep i Bashkisë që siç më keni thënë vetë janë 7 deri në 11 herë më të larta se para 4 vitesh. Të gjitha këto taksa bashkë janë të barabarta me këtë shumë që Edi Rama po e jep me një dorë për 17 km. Me një dorë po jep të gjithë taksat tuaja në 4 vite.”. Më tej, Basha tha se kjo qeveri nuk erdhi si produkt i votës së lirë, se nuk e ka lidhur fatin as me qytetarët e Tiranës, as të Balldrenit e as të Milotit,

as të Konispolit, as të Orikumit. “E ka lidhur fatin me këta 6 apo 7 oligarkë, me disa pronarë mediash që qendrojnë pas tyre e nganjëherë edhe para tyre, dhe me një grusht kriminelësh. Këta janë doktorët që e mbajnë në këmbë kufomën politike të Edi Ramës, këta janë serumi që e mban akoma në koma organ-izatën kriminale të “Rilindjes”. Dhe efektet duken qartë, Tirana lëngon, me përjashtim të 3-4 kantiereve ku ndërtohen kullat luksoze të pastrimit të parave të pista. Biznesi i vogël falimenton, 20-30 biznese në ditë mbyllen në Tiranë, 50 anembanë Shqipërisë. Papunësia është ulur këmbëkryq, kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme, dhe në momentin kur Shqipëria më në fund pas pas 3 rekomandimesh pozitive duhet të priste dritën jeshile të hapjes së nego-ciatave, jo vetëm që vjen dritë e kuqe, por sot kemi një tjetër lajm të hidhur. Komisionit Evropian zyrtarisht i është dorëzuar kërkesa e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, e Holandës, për të rivendosur vizat për qytetarët shqiptarë. Ky është turpi, ky është krimi i Edi Ramës

dhe i bandës së tij të babëzitur.”, u shpreh ai. Më tej kryedemokrati tha se të gjithë e mirëpresin

planin ekonomik të opozitës, ku shqiptarët, qytetarët e Tiranës, të na besojnë me votë qeverisjen, duke bërë të mundur që Shqipëria të jetë në radhë të parë kom-petitive me vendet e rajonit, e të mundësojë kështu që biznesi i vogël të jetë jo më një mallkim për pronarët,

por një bekim për ta, familjarët dhe punëmarrësit që ata do të marrin në punë. “140 milionë lekë të vjetra do të jetë kufiri për biznesin e vogël, dhe çdokush me xhiro nën 140 milionë lekë të vjetra do të kualifikohet si biznes i vogël e do të përfitojë nga regjimi special fiskal për biznesin e vogël, i cili përmblidhet shkur-timisht në një taksë të vetme jo dhjetëra taksa e tarifa bashkiake e qeveritare, në një të vetme, 0,5 % e xhiros vjetore, e cila, e paguar në këste dhe e provuar përmes një pulle fiskale, do t’i japë fund makthit të tatimorëve dhe të dhjetëra inspektorëve të tjerë që vijnë nga mëngjesi deri në darkë, duke ju nxirë jetën njerëzve të punës. Pra, nxjerrja nga skema e tvsh-së, i vetmi detyrim 0,5 % e xhiros vjetore do të jenë masat që do të nxjerrin biznesin e vogël nga kulari i shtrëngesës, e do ta kthejnë edhe njëherë në një gjenerator mirëqenieje, në një gjenerator punësimi, qarkullimi të parave. Nuk do të ndalemi me kaq e nuk mund të ndalemi me kaq. Taksa e sheshtë 9 % do të zbatohet për të gjithë biznesin tjetër me xhiro mbi 140 milionë lekë.”, theksoi ai.

Ndërkaq Basha tha se nga qytetarët gjithnjë e më shumë i drejtohet një pyetje: Kur do ta hidhni, kur do ta rrëzoni kryeministrin?! . “ Pyetja nuk i drejtohet vetëm Partisë Demokratike dhe vetëm Lulzim Bashës as edhe vetëm opozitës. Rrëzimi i të keqes është detyrë kombëtare, ndaj përgjigjen po e jap unë, në emër të gjithë atyre që keni pyetur të dashur bashkëqytetarë se kur do ta rrëzojmë: Ejani të dielën në orën 19.00 në protestën tonë, bashkohuni me lëvizjen tonë, bëhuni pjesë e çlirimit të Tiranës, e çlirimit të Shqipërisë, nga kjo bandë hajdutësh dhe kriminelësh.

Protestat dhe bashkimi popullor janë rruga e vetme e rezistencës, e përballjes, e largimit të të keqes, e rrëzimit të bandës kriminale në pushtet. Orët dhe ditët që vijnë, janë deçizive, jo thjeshtë dhe vetëm për fitoren e kësaj beteje, por për të përcaktu-ar të ardhmen e një gjenerate të tërë, të këtyre vogëlushëve që kemi përpara, barra është mbi shpatullat tona, që kur të jenë në moshën tonë e të shikojnë pas, mos të thonë; gjithë kjo zezane erdhi sepse prindërit tanë dhe vëllezërit e motrat tanë më të rritur, ulën kokën para skllavërisë së krimit, pranuan hajdutërinë e një kopeje zuzarësh dhe e lanë këtë vend vidhej.”, deklaroi kreu i opozitës.

Kim Mehmeti: Rilindja e Edi Ramës, gropë septike ku derdhen pisllëqet politike të tri dekadaveShkrimtari Kim Mehmeti, e cilëson qeverisjen e Edi Ramës si një grope septike ku mblidhen të gjitha pisllëqet e tre dekadave të politikës së mbrap-shtë shqiptare. Në një intervistë për televizionin e shqiptarëve të Maqedonisë “Lajm TV”, Mehmeti analizon gjithë atë çfarë ka ndodhur me modelin e qeverisjes “Rama” gjatë këtyre viteve. Ai shprehet se kjo gropë septike duke marrë gjithë pushtet rrezikon të ndotë gjithë

Shqipërinë.“Është mirë që Kryeministrit të Shqipërisë t’i lejohet të shkojë deri në fund në kthimin e sistemit njëpartiak në vend, ngaqë vetëm kështu do shpaloset e vërteta se vendi është kapur në rrjetin e sistemit ‘hajdutokrat’, si dhe në atë të mendësisë njëpartiake leniniste, siç do shihet qartë se thuajse të gjitha partitë shqiptare – kudo që ato veprojnë – janë shndërruar në ‘tubacione’ nga rrjedhin edhe ‘ndotësirat’ politike që besojnë se

vota të bënë pronarë të pakontestueshëm katërvjeçarë të shtetit!? Pra vetëm kështu do shihet qartë se ‘Rilindja’ e Kryemi-nistrit të sotëm të Shqipërisë, i ngjanë një ‘grope septike’ ku derdhen pisllëqet politike të tri dekadave të kaluara ‘hajdutokrate’ të Shqipërisë. Por kujdes: kanoset rreziku që kjo ‘gropë e septike’, e stërmbushur me ‘llomin’ politik, mund të ‘derdhet’ e ta ‘ndotë’ gjithë Shqipërinë!” ,- u shpreh Kim Mehmeti.

Basha në Kombinat

Page 3: LETRA PËR KOMISIONIN EVROPIAN Holanda dorëzon … · Javor E shtunë, 1 QErshor 2019 3 n uk kanë të munguar në Shqipëri skandalet për tenderat e kompanive të ndërtimit. Mbas

Javor E shtunë, 1 QErshor 2019 3

nuk kanë të munguar në Shqipëri skandalet për tenderat e kompanive të ndërtimit. Mbas rastit të kompanisë të ndërtimit për “Unazën e madhe” çka rezultoi një kompani “fantazmë” ku kësaj i ishin besuar qindra miliona

leke, kësaj rradhe qëndron kompania ANK.shpk e cila është në pronësi të deputeti të PS-së Arben Kola që supozohet se do të përfitoje personalisht në realizimin e autostradës Balldre-Milot duke rritur vlerën e kilometrit. Mesa duket qeveria bën kompromisë me realizimin e autostradave në Shqipëri duke i’ua besuar ndërtimin e tyre personave brenda “grupi e për më tepër kur kompania në fjalë është një kompani e vogël e cila nuk mund ta përballoje ndërtimin e një autostrade kaq mad-hore. Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, se bashku me drejtuesen e departamentit antikorrup-sion në PD, Lealba Pelinku kanë denoncuar dje kon-censionin për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren, duke u shprehur se ka dyshime mbi një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash nga kompania ANK shpk. Sipas tyre, një nga kompanitë në garë është ajo e ish-deputetit të PS-së, Agim Kola, ndërsa kompania tjetër nuk ka asnjë kapacitet.“Është një nga aferat më korruptive të qeverisë Rama bëhet fjalë për projektin 260 mln euro të rrugës prej 17 km të rrugës Milot-Balldren. Qytetarët dinë se do të paguajnë 16 mln euro për një kilometër, por vlera e saj mund të rritet duke e kthyer kontratën në një skemë korruptive. Afera është pothuajse e ngjashme si me Un-azën e Re ku një km kushton 20 mln euro, ndryshimi është se këtu nuk u shpik një kompani me dokumente të falsifikuara, por qeveria ia dha PPP me ofertë të pakëruar një kompanie të vogël që është në pronësi të ish-deputetit të PS-së, Agim Kola”,- tha Tabaku.

deklarata e ish-deputetes tabaku:Opinioni publik është njohur këto ditë me një nga

aferat më të rënda korruptive të qeverisë së Edi Ramës. Bëhet fjalë për projektin 260 milionë euro të rrugës prej 17 kilometrash Milot- Balldre. Deri tani dimë që qytetarët do të paguajnë 15 milionë euro për 1 kilometër, por dokumentat në vazhdim na tregojnë se vlera mund të rritet, duke e kthyer kontratën në një skemë mafioze. Vlera e 1 kilometri, në terren fushor, pa asnjë vështirësi serioze, pa asnjë vepër madhore arti, mund të shkojë edhe 17 milionë euro, sepse kështu ka vendosur Edi Rama. Afera është pothuajse e ngjashme me atë të Unazës së Re, ku 1 kilometër kushton 20 milionë euro. Ndryshimi, në rastin e Milot-Balldre, është se për grabit-jen e rradhës nuk u shpik një kompani me dokumenta të fallsfikuara, por qeveria ia dha kontratën PPP, me ofertë të pakërkuar, një kompanie të vogël që, zyrtarisht, është në pronësi të një ish deputeti të Partisë Socialiste, Agim Kola dhe që për partner në punime, ka klonimin e vetes, nëpërmjet hapjes së një kompanie, që nuk ka kryer asnjë punë deri më sot. Është detyrë e prokurorisë të zbulojë përfituesit e vërtetë dhe të tregojë se deri ku

dhe me kë është përfshirë kryeministri i vendit në këtë aferë mafioze që u grabit shqiptarëve miliona e miliona euro. Për të kuptuar skemën mafioze, duhen shpjeguar së pari kostot e projektit prej 17 kilometrash.

1. kOstO• në Buxhetin 2018 ky projekt u parashikua 113

mln euro.• Me pas, tenderi u hap me 50 milionë euro më

shumë, duke e çuar vlerën ne 161,5 mln euro.• Në kontratë vlera shkon në 216 mln euro, bashkë

me tvsh do të kushtojë 256 mln euro.• Por kjo nuk është kosto përfundimtare. Në tabelën

e përgatitur për pagesat për projektet PPP vlera është 295 mln Euro, edhe 40 milionë euro më shumë.

• Kjo rritje skandaloze e kostos së rrugës do të bëhet me vendim parlamenti. Kontrata që do të miratohet nga ushtarët e Edi Ramës në parlament, lë hapësirë që me kërkesë të kontraktorit gjatë punimeve, kostoja të

ndryshojë. Këtë e konfirmon neni 35,2 i kontratës.• Pjesë e skemës mafioze, që sjell kosto shtesë në

buxhetin e shtetit është monedha në të cilën është fir-mosur kontrata. Ato nuk janë në lek, por në euro, duke rrezikuar një dëm edhe më të madh në të ardhmen, ku buxhetit do t’i duhet të paguajë më shumë para për të shlyer detyrimin në euro.

Është e qartë se kushdo që ka ideuar dhe konceptuar

këtë projekt mafioz duhet të shkojë para drejtësisë. Skema mafioze që grabit shqiptarët me miliona euro e ka zanafillën tek tenderi korruptiv.

2. tenderi• Në tetor 2018 u shpallu tenderi me vlerë 161 mln

euro. Por vlera e kontratës u rrit pas shpalljes së tenderit, kohë në të cilën ndodhi rinegocimi.

• Për herë të parë në historinë e kontratave publike, kjo bëri që vlera e plotë e projektit të jetë më e lartë se vlera e tenderuar. (sipas kontratës është 213 mln euro pa tvsh nderkohëe që është tenderuar

• Kjo kontratë e fituar nga Firma ANK si ofertë e pakërkuar është bërë në interes të privatit, jo të shtetit. Sa herë që kjo firmë has vështirësi në kryerjen e punës apo kostot e punëtorëve të saj rriten, firmao mund të rrisë koston e PPP-së ndërsa shteti është i detyruar të pranojë kërkesat e saj, duke mbuluar çdo kosto, duke e mbrojtur nga çdo rrezik. Sot, fatkeqësisht ajo që ne parashikuam po ndodh. Ky program po përdoret për pastrimin e par-ave, ky program po vjedh dhe zhvat qytetarët, ky program ka nxjerrë kostot mëtë larta për km të rrugëve, që, në Unazën e re shkonin në 22 mln euro/km dhe këtu deri në 16 mln euro për km. Kjo skemë korruptive gjigande, që siç tregohet në tabelën e siguruar nga Partia Demokra-tike, qe do të ketë efekte për 15 vitet në vijim, duhet të ndalet menjëherë. Kjo kontratë, nqs kalon në parlament, do të jetë subjekt i Ligjit Antimafia, së bashku me një listë kontratash abuzive të denoncuara nga Partia Demokra-tike dhe çdo dëm i shkaktuar ndaj buxhetit te shtetit do të rekuperohet. Korrupsioni me ligje të miratuara në parlament, ku kërkojnë mbrojtje për vendimet e tyre duhet të mbarojë. Nuk ka parlament ilegjitim që mbron këto veprime korruptive, e nuk ka gjykatë e arbitrazhi që mbron vendimet e njëparlamenti ilegjitim!

deklarata e lealba pelinkut:• Kompania ka aktive prej 2 mld lekësh (20 mln

euro) të cilat nuk mund të angazhohen të gjitha për këtë objekt, ndërkohë që deklaron se ka 50 milionë Euro për t’i investuar në këtë projekt dhe do të marrë një kredi me garanci sovrane për të ndërtuar rrugën. Kjo kredi fare mire mund te ishte marrë nga shteti me interesa më të ulëta, nderkohë që po e merr privati me interes 5%.

• Për një rrugë që koston fillestare e kishte 113 milionë euro, buxheti i shtetit po paguan rreth 3-fishin e vlerës, që mund të shkojë deri në 300 mln euro dhe investime me norma kaq të larta fitimi, nuk ka asnjë biznes u ndershëm.

• Një kontratë e tillë është tejet favorizuese për kompaninë dhe e shndërron shtetin në çirakun e saj. Asnjë pikë e kontratës nuk garanton palën publike dhe shqiptarët, përkundrazi, gjithçka është vendosur në favor të njërës palë,duke e shndërruar kontratën në pazar të njëanshëm.

Në PLAN Të PARë

nr e

faqeve

AKuzAT e OPOziTëSPd: autostrada Milot - Balldren korrupsion i Qeverisë, kosto fillestare 113 mln euro, buxheti po paguan sot 3-fishin

shehaj: aNK do përfitojë 73 mln euro, do t’i ndajë me ato që i dhanë konçesioninIsh-deputeti i PD Agron Shehaj, pas zbulimit të skandalit korruptiv me Unazën e Re, ka ‘gërmuar’ dhe nxjerrë në sipërfaqe një tjetër aferë si ajo e aksit Milot-Balldren. Dje Shehaj publikoi doku-mentin sipas të cilit kompania koncensionare, ANK do përfitojë 73 mln euro. “Në kontratën e

koncesonit Milot-Balldrem, ANK ka marrë përsipër që 52 milionë euro nga kostoja e projektit do t’i financojë me kapitalin e vet. Por ANK ka kapital vetëm 4 milionë euro, edhe këtë në mjete dhe ndërtesa dhe dhe jo para. Logjika minimale thotë se këto 52 milionë euro janë kosto e fryrë që ANK

do bëjë gjoja sikur do e investojë. Pasi të kompen-sohet nga qeveria për këto 52 milionë euro plus interesin mbi to prej 21 milionë euro, pra me plot 73 milionë para, ANK do t’i ndajë këto para me qeveritarët që ja dhanë dhe po e mbrojnë konce-sionin.” – shkroi Shehaj.

Emërtimi I Projektit DETAJIMI I BUXHETIT TË VITIT 2018

DETAJIMI I BUXHETIT TË VITIT 2019

FOND PËR OBJEKTE TË REJA PPP 0 2,500,000,000AKSI FUSH KRUJE - MILOT- MORINE 1,539,487,283 988,000,000PLEPA - KAVAJE - RROGOZHINE 70,757,787 0QAFE - THANE - LIN POGRADEC 1,050,000,000 207,000,000UNAZA E TIRANES 4,343,641,792 6,953,104,765RRUGET LIDHESE ME BREGDETIN JON 8,630,696 0ELBASAN - BANJE 188,978,328 415,160,545KARDHIQ - DELVINE 1,597,067,136 2,152,000,000URA E LEKLIT - KELCYRE 221,984,535 03 URAT - LESKOVIK 6,159,112 0KORCE - ERSEKE 446,650,402 0BY PASS SHKODER 188,000,000 501,646,873LIBRAZHD QAFE - STUDE 0 223,465,332SKRAPAR - PERMET 150,000,000 566,251,753Ndertim i rruges Porto Romano Loti 3 440,000,000BY PASS -i TEPELENË 576,000,000 776,000,000OBJEKTE TE TJERA 363,744,244 180,000,000Sinjalistike dhe siguri Rrugore 203,944,045 150,000,000Studim Projektime 300,000,000 300,000,000Supervizion Punimesh 105,300,000 106,000,000Shpronësime 451,000,000 755,704,732Investime te ndryshme (pajisje, softe, emergjenca, laboratore, Vendime Gjyqesore, etj) 643,269,757 645,500,000

TVSH + Kosto Lokale per Fin. Huaj 3,100,000,000 3,000,000,000Nevojat e Rrugeve 15,554,615,117 20,859,834,000

Tavani I Rrugeve Nacionale ne Ligj 15,155,000,000 14,452,000,000

6,407,834,000

DETAJIMI I BUXHETIT TË VITIT 2020

DETAJIMI I BUXHETIT TË VITIT 2021

6,699,000,000 13,092,000,000300,000,000 0

0 00 0

2,890,000,00000

3,979,100,910 3,036,899,090000

500,319,09000

120,000,000 640,000,000                 776,000,000 752,000,000430,000,000 640,000,000150,000,000 340,000,000                 70,000,000

103,000,000400,000,000 500,000,000

620,500,000

3,000,000,000 3,000,000,00020,037,920,000 22,000,899,090

13,206,000,000 18,586,000,000

6,831,920,000 3,414,899,090

PPP 2019PPP 2019

20082009201520132009201520072015201520172011 20202015 20192017 201920182018 2021

2016 2021

PPP 2019PPP 2019

20082009201520132009201520072015201520172011 20202015 20192017 201920182018 2021

2016 2021

PPP 2019PPP 2019

20082009201520132009201520072015201520172011 20202015 20192017 201920182018 2021

2016 2021

Dokumentet e publikuara nga opozita

Jorida Tabaku dhe Lealba Pelinku

Agron Shehaj

Page 4: LETRA PËR KOMISIONIN EVROPIAN Holanda dorëzon … · Javor E shtunë, 1 QErshor 2019 3 n uk kanë të munguar në Shqipëri skandalet për tenderat e kompanive të ndërtimit. Mbas

Javor E shtunë, 1 QErshor 20194 Në PLAN Të PARë

leTrAHolanda dorëzon zyrtarisht në Bruksel kërkesën: Vendosni vizat për shqiptarët

Holanda i kërkon me shkrim Komisionit Europian të konsiderojë kërkesën e këtij shteti për pezullim-in e vizave për shtetasit shqiptarë. Në një letër dërguar komisionerit të BE Dimitris Avramopoulos, Holanda

kërkoi që të pezullohet lëvizja e lirë e shqiptarëve dre-jt shtetit të tyre, duke argumentuar në letër se si në 5 vitet e fundit shifrat e kërkesave për azil, të shtetasve shqiptarë që kanë hyrë ilegalisht dhe shqiptarëve që i është refuzuar hyrja në këtë shtet, janë rritur në mënyrë të pakrahasueshme me vitet 2009-2014.

Pak kohë më parë Parlamenti holandez miratoi projektin për rivendosjen e sistemit të vizave me Shqipërinë. Deputetët holandezë votuan për rik-thimin e vizave për Shqipërinë. Pesë partitë politike në Holandë, VVD, CDA, PVV, SP, CU kanë bërë bashkë 105 deputetë, nga 150 duke votuar me shumicë votash kërkesën për heqjen e vizave për Shqipërinë. “Pas diskutimeve të shumta, duke vënë në dukje se: ka pasur një rritje të ndjeshme të aktiviteteve krim-inale nga mafia shqiptare në Holandë; ndërsa këto organizata kriminale keqpërdorin mundësinë për të udhëtuar pa viza përmes Evropës dhe të zgjerojnë më tej rrjetin e kontrabandës, i kërkojmë qeverisë të paraqesë kërkesën në Komisionin Evropian për të filluar procedurën e frenimit emergjent të lëvizjes pa viza për Shqipërinë”, ishte vendimi që mori Parlamentit holandez.

pasOjatVendimi i Holandës për të rikthyer regjimin

e vizave më Shqipërinë është një lajm i keq për

shqiptarët dhe dështimi më i madh i qeverisë dhe parlamentit shqiptar. Kërkesa e parlamentit të Holandës është në Komisionin Europian dhe Bruk-seli duhet të vendos nëse Shqipërisë duhet t’i rikthen vizat si në vitet ’90. Dëmi që i është shkaktuar vendi është i pallogaritshëm. Edhe në rastin më të mirë sikur kjo kërkesë të mos merret fare në konsider-atë, pas këtij procesi është vështirë që në zyrat e BE ndonjë vend tjetër të flas për çeljen e statusit të vendit kandidat.

Qeveria shqiptare, ministria e Jashtme dhe Parlamenti kishin më shumë se 3 muaj kohë për të lobuar te politikanët holandezë të kjo procedurë të mos arrinte deri në këtë pikë. Por vizitat e politi-kanëve tanë në vendin që kishte rezerva për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit kanë prodhuar efektin e kundërt. Në vend që t’i bindnin të mos vijonin më tej me procedurat, sot ndodhemi para faktit të kryer që kërkesa është dërguar në Komisionin Europian.

Disa javë më parë në Holandë shkoi Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi, kreu i deputetëve të PS, Taulant Balla, si dhe Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Rudina Hajdari. Politikanët shqiptarë, pas takimit, garantuan se nuk do të kishte rikthim të vizave për shqiptarët. Në takimet me parlamen-taret e këtij vendi, ata madje shkuan edhe më tej duke shprehur kritika për qëndrimin e parlamentit holandez. Sipas tyre, niveli i krimit dhe numri i krim-

inelëve shqiptarë në Holandë është më pak se çdo kombësi tjetër. “Sa i takon rezolutës së parlamentit holandez për vizat, një nga deputetët hollandez që votoi rezolutën, tha se nuk do zbatohet”,- deklaro Ruçi gjatë vizitës në Holandë. Por logjika e përdorur nga pala shqiptare si dhe garancitë e munguara se situata do të ndryshojë kanë sjellë dhe kthimin e kërkesës së Holandës në një lëvizje zyrtare në Komi-sionin Europian.

Disa javë më parë, Ministri i deleguar i Jashtëm, Gent Cakaj, në një bisedë në Abc News, pohonte se nuk besonte që Hollanda do u rikthente regjimin e vizave shqiptarëve. Ai madje shprehu bindjen e tij të thellë duke e quajtur këtë kërkesë si një problem të vetë Hollandës, dhe jo si një problem faktik të Shqipërisë. Në fakt dje qeveria e Hollandës i kërkoi Komisionit Europian që të të shiko-jë vendimin e saj për kthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë, duke rrëzuar kështu kësisoj edhe bindjen e Cakajt se kjo gjë nuk do të ndodhte. Madje edhe bindjen e tij se

Hollanda këtë e kishte për qëllime fushate për zgjedhjet elektorale, dhe jo bindje të sajën. “Ky është një veprim i motivuar politikisht, që pasqyron rritjen e populizimit, euroskep-ticizmit dhe nacionalizmit përjashtues në Hollandë sidomos pas rezultateve të fundit të zgjedhjeve rajonale. Po ashtu për më tepër edhe Europa në përgjithësi është në një moment elektoral ku zërat populistë dhe euroskeptikë po bëhen gjithnjë e më të fuqishëm. Prandaj ky vendim pasqyron për më tepër disponimin politik elektoral që karakterizon Hollandën se sa realitein

faktik që karakterizon Shqipërinë. Nga ana tjetër ky vendim nuk do të thotë tërheqjen definitive për vizat për shqiptarët. Këtë duhet thënë qartë edhe zëshëm . Nocioni i parlamentit do ti çohet për konsideratë qeverisë holandeze dhe më pas qeveria holandeze do ia çojë Komisionit Europian. Nga pikpamja e kushteve teknike të nevojshme për pezullimin e vizave për shqiptarët, nuk ka asnjë dilemë, asnjë prej komponentëve teknik nuk vlen për ti hequr vizat shqiptarëve. Madje qeveria holandeze ka qenë kundër vendimit.”, pohonte Cakaj disa javë më parë.

Gent Cakaj del “bllof”, garantonte në studiot televizive se kërkesa e Holandës nuk do dërgohej në KE

REaGiMi i aMBasadës HolaNdEzE: QEVERia HolaNdEzE NjofToi KE-Në PëR MEKaNiziMiN E PEzulliMiT Të VizaVEMenjëherë pas lajmit se qeveria holandeze i ka kërkuar edhe zyrtarisht KE-së, pezullimin e vizave për Shqipërinë ka ardhur edhe reagimi i ambasadës se Holandës në Tiranë. “Parla-menti Holandez i kërkoi Qeverisë holandeze në datën 16 Prill të aktivizonte mekanzimin e pezullimit të vizave për Shqipërinë për shkak të shqetësimeve në lidhje me krimin e organizuar. Për ta ekzekutuar këtë mocion, qeveria Holandeze i dërgoi një letër njoftuese Komisionit Europian në datën 31 Maj. Në këtë letër, Komisionit i kërkohet të shqyrtojë informacionin e dërguar nga Holanda dhe në konsultim me vendet anëtare të vendosë në lidhje me nevojën për të vepruar. Holanda e vlerëson bashkëpunimin konstruktiv dhe të

vazhdueshëm me qeverinë dhe autoritetet shqiptare në luftën kundër krimit të organi-zuar. Të dyja vendet po punojnë në fuqizimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Në vijim të letrës njoftuese, Komisioni Europian do të vlerësojë nëse do të ketë nevojë për të ndërmarrë veprim. Komisoni do të informojë Parlamentin Europian dhe Këshillin Europian mbi rezultatet e këtij vlerësimi. Deri në një njoftim tjetër, politika e vizave për nënshteta-sit shqiptarë do të mbetet e njëjtë: qytetarët shqiptarë mbajtës të një pashaporte biome-trike nuk kanë nevojë për viza për të udhëtuar në zonën Shengen për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh.”- thuhej në reagimin e ambasadës.

no visa

Parlamenti holandez

Gent Cakaj

Page 5: LETRA PËR KOMISIONIN EVROPIAN Holanda dorëzon … · Javor E shtunë, 1 QErshor 2019 3 n uk kanë të munguar në Shqipëri skandalet për tenderat e kompanive të ndërtimit. Mbas

Javor E shtunë, 1 QErshor 2019 5Në PLAN Të PARë

Kreu i PD, Lulzim Basha tha se kërkesa e Holandës drejtuar Komisionit Evropian për rivendosjen e vizave për Shqipërinë është një krim i kryeministrit Rama. “Sot kemi një lajm të hidhur. Komisionit Evropian i është drejtuar kërkesa e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta për të rivendosur vizat. Ky është turpi, ky është krimi i Edi Ramës dhe bandës së tij të babëzitur. Kjo është beteja jonë për ta çuar deri në fund. Kjo është një betejë ndryshimi për të gjithë njerëzit. Të gjithë bizneset mirëpresin platformën tonë. Një platformë solide. Biznesi i vogël nuk do të jetë më për mallkim për ta”, tha Basha.

Kryetari i Forumit Rinor të PD Belind Këlliçi reagoi dje pas kërkesës së Holandës drejtuar Komisionit Europian, duke e kon-sideruar këtë si një lajm të keq për vendin. Sipas tij vendi po shkon drejt izolimit dhe se largimi i Kryeministrit është e vetm-ja shpresë për Shqiperinë. “Zyrtarizohet kërkesa e Holandës për bllokimin e lëvizjes së lirë për shqiptarët, një arritje historike e shqiptarëve 9 vite më parë, nën një proces të drejtuar nga Lulzim Basha si Minister i Brendshëm. Me Edi Ramën kryeministër, Shqipëria çdo ditë e më shumë po izolohet, shqiptarët po rikthehen në diktaturë, pa zgjedhje të lira, pa liri veprimi dhe men-dimi, pa të drejtë prone e veç me burgosje politike. Sot ka vetëm një shpresë! Ose të reagojmë, ose të pranojmë në heshtje shtypjen dhe përçmimin. Nëse nuk doni izolimin, ejani të dielën në orën 19:00 . Nëse doni demokracinë, protestoni të dielën

në orën 19:00. Nëse doni lirinë e pronës, ejani me datë 2 qershor, ora 19:00, para kryeministrisë. Nëse doni zhvillim, punë dhe mirëqenie, bashkohuni me ne më datë 2 qershor. Largimi i Edi Ramës është sot më i domosdoshëm se kurrë më parë!”, shkruante Këlliçi.

Basha: Kërkesa e Holandës për KE-në, krimi i Ramës dhe bandës së tij të babëzitur

Belind Këlliçi: Vendi drejt izolimit, largimi i Ramës e vetmja shpresë për shqipërinë

Kryetari i Forumit Rinor të PD-së

Në vjeshtën e vitit 2010 Këshilli i ministrave të Drejtësisë dhe ministrave te Brendshëm të Bashkimit Europian vendosi të miratojë propozimin e Komisionit Evropian për të hapur kufijtë për qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnjë-Hercegonivës në Bashkimin Evropi-an. Ky vendim i hapi rrugë levizjes së lirë të shqiptareve ne 27 vendet e zones Shengen dhe u konsiderua si më historiku pas renies së perdes se hekurt në vitet ‘90 . “Shqipëria dhe Bosnja i përmbushën të gjitha kriteret për lib-eralizim vizash. Komisioni Evropian e konfir-moi këtë në shtator dhe Paralementi Evropian u pajtua me vendimin”, tha atëherë përmes një komunikate për media Tanja Fajon.

Ky vendim pozitiv ishte ndër arritjet më të mëdha të vendit, i cili u sigurua pas përmbylljes me shumë punë e angazhim nga qeveria e kohës PD-LSI , të një mal kus-htesh të forta të Brukselit, që nga kontrolli i kufijve e deri tek krimi i organizuar. U plotësuan me mijëra rekomandime dhe një sërë kushtesh, të cilat Qeveria e kohës mundi t’i realizojë plotësisht dhe të marrë besimin e Evropës për ti dhënë më në fund shqiptarëve, lëvizjen e lirë.

Kryeministri Berisha e cilësoi në atë kohë liberalizimin e vizave si mrekullinë e dytë për shqiptarët, pas anëtarësimit në NATO. Po ashtu edhe kryetari i opozitës së asaj kohe përshën-deti shqiptarët për ditën historike. “Sot u shembën muret e vizave për të gjithë qytetarët,

është ora për të gëzuar dhe për të lënë pas polemikat dhe replikat”, kishte pohuar Rama.

Por sot 9 vite më pas nga kjo arritje historike, Shqipëria rrezikon të kthehet nën regjimin e vizave. Kërkesa zyrtare e Holandës drejtuar Komisionit Evropian përbën një rrezik për kthimin e këtij regjimi. Por pse ka ardhur kjo? Siç e shpjegon edhe në letër qeveria e Holandës, me shifra e fakte, rritja e kriminalitetit shqiptar në vendin e tyre si edhe të numrit të azilkërkuesve në 4 vitet e fundit ka sjellë pasoja të mëdha për vendin. Por kjo situatë është shfaqur dhe në shumë vende të tjera të Evropës, ku tonelatat e drogës kanë vërshuar si asnjëherë më parë në kryeqendrat evropiane nga vitet 2015-2019. Qeveria “Rama” nuk ka mundur t’i përmbahet rregullave strikte që ka Evropa sa i përket lëvizjes së lirë. Niveli alarmant i krimit të organizuar shqiptar që ka mar-rë në dorë frenat edhe në kryeqyendrat evropiane po sjelle gjithnjë e më shumë shqetësime. Po ashtu problematika mbetet kërkesa për azil, ku shumë shqiptar largohen nga vendi, duke mos parë asnjë të ardhme në Shqipëri. Në kushtet e një jete më të mirë, ata i drejtohen vendeve evropiane si azilantë. Politikat e gabuara qeveritare, shtimi i varfërisë dhe rritja e monoplit, ku tregu është përqëndruar vetëm në duart e atyre që cilësohen si klientë të Qeverisë, ka sjellë një situatë të tillë.

Nga vendimi për liberalizimin e vizave në 2010-ën tek kërkesa e paprecedentë e Holandës

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka komentuar vendimin e Hollandës për të vendosur regjimin e vizave me Shqipërisë, kërkesë kjo që i ka kaluar tashmë Komisionit Evropian. Berisha e ka cilësuar këtë vendim si një goditje tejet të rëndë, që mund ti mbyllë dyert për vitë të tëra hapjes së negociatave. “Vetem dy dite pasi Komisioni Eu-ropian i rekomandoi vendeve anetare hapjen e negociatave me Shqiperine, sepse sipas Komi-sionit Shqiperia i ka plotesuar kushtet, Mbret-eria e Hollandes hedh poshte kete pretendim. Ne nje akt qe nuk ka ndodhur kurrë më parë, Qeveria e Mbreterise së Hollandës dorezoi dje ne Komisionin Europian kerkesen zyrtare per rivendosjen e vizave per qytetaret e Shqiperise sepse ky vend jo qe nuk ka plotesuar kushtet por perkundrazi ka shenuar perkeqesim te ndjeshem dramatik.”, tha ai.

Sipas ish-kryeministrit ky vendim vjen në 48 oret e para pas rekomandimit te Komisionit Europian per hapjen e negociatave me Shqiper-ine, ku dy vende kryesore themeluese te BE hedhin poshte kete rekomandim dhe nxjerrin kartonin e kuq te bllokimit te hapjes se negoci-atave me vendin tone. “Dje grupi parlamentar i CDU/CSU deklaroi se Shqiperia nuk ka plotesuar asnje nga kushtet per hapjen e negociatve me BE kurse sot qeveria e Mbreterise se Holland-

es shkon edhe me tej, dorezon kerkesen per rivendosjen e vizave me qytetaret shqiptar. Keto qendrime deshmojne ne menyre perfundimtare se me Edvin Kristaq Krimin dhe narkoshtetin e tij nuk ekziston absolutisht asnje mundesi per hapjen e negociatave me BE. Keto qendrime jane nje apel per çdo shqiptar te çlirohemi sa me pare nga narkoshteti i Edvin Kristaq Krimit dhe te shpetojme te ardhmen tone europiane.”- shkru-ante Berisha në rrjetin social “facebook”.

Ish-kryeministri

Berisha: Një akt që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Të çlirohemi sa më parë nga narkoshteti

Pjesë nga kërkesa e Holandës

Lulzim Basha

Belind Këlliçi

Sali Berisha

Page 6: LETRA PËR KOMISIONIN EVROPIAN Holanda dorëzon … · Javor E shtunë, 1 QErshor 2019 3 n uk kanë të munguar në Shqipëri skandalet për tenderat e kompanive të ndërtimit. Mbas

Javor E shtunë, 1 QErshor 20196 Në PLAN Të PARë

Policia e Shtetit në bashkëpunim me atë të Italisë kanë ekzekutuar disa urdhër-arreste të lëshuar nga Gjyka-

ta e Shkallës së Parë Firence, në ngarkim të 5 personave të hetuar, të cilët janë identifikuar si përgjegjës për bashkëpunim kriminal me qël-lim trafikimin e lëndëve narkotike. Ndërkohë policia ka dhënë edhe detajet e këtij operacioni, ku arres-timet janë kryer në Shqipëri dhe në shtetin italian.

Siç njoftoi policia, në qytetin e Vlorës është kapur dhe arrestuar shtetasi F. S, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër, të dy me masë sigurie “arrest me burg”. Në Itali është arrestuar 1 shtetas, ndërsa për 2 të tjerë është ekzekutuar masa e sigurisë arrest shtëpie. Këta perso-na mësohet të jenë përgjegjës për trafikun e gjysmë ton marijuane,

të sekuestruar nga policia.“Final-izohet një tjetër operacion policor ndërkombëtar i koduar “SABBIA” Operacioni mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane, për kapjen e personave të kërkuar nga drejtësia italiane për trafikim të lëndëve narkotike. Në operacion u përfshinë Departamenti i Policisë Kriminale, “Interpol” Tirana, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe “Interforca” ital-iane në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm (dje) në Itali dhe Shqipëri është finalizuar operacioni i koduar “Sab-bia”, ku nga autoritetet kompetente Italiane, Karabinierët e Komandës së Provincës së Firences me mbështet-jen e strukturave përkatëse atje, dhe në Shqipëri me mbështetjen e Poli-cisë së Shtetit, kanë ekzekutuar urd-hër – arrestet, lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Firence, në ngarkim të 5 personave të hetuar, të gjetur përgjegjës për bashkëpunim kriminal me qëllim trafikimin e

lëndëve narkotike. Arrestimet janë ekzekutuar në provincat e Firenc-es, Sienës, Brindisit dhe në Vlorë, aktivizuar nëpërmjet Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor “Interpol” dhe “Interforca” italiane në Shqipëri. Në Vlorë është kapur dhe arrestuar shtetasi F. S., si dhe është shpallur në kërkim një tjetër, të dy me masë sigurie “Arrest në burg”. Në Itali është arrestuar 1 shtetas, ndërsa për 2 të tjerë është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Masat janë lëshuar në përfundim të hetimeve të nisura në janar të vitit 2018, nga Skuadra Hetimore e Repartit “Operation”, që kanë mundur të identifikojnë një grup të organizuar kriminal në fushën e narkotikëve. Policia e Shtetit është e vendosur në bash-këpunimin serioz me partnerët ndërkombëtarë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike”-njoftoi policia.

“SAbbiA”sekuestrohet gjysmë ton kannabis në itali, arrestohet 1 shqiptar dhe 4 italianë

Forcat Speciale të Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë një aksion të gjerë dje në Krujë e Fushë Krujë. Në qendër mësohet se është goditja e tentativave të kultivimit të kanabisit dhe kapja e personave të rrezikshëm. Një opera-cion i madh policor ka nisur në Krujë mëngjesin e të premtes. Rreth 100 efektivë të Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcave Shqiponja dhe atyre Operacionale kanë zbarkuar në qytet. Ata po ushtrojnë kontrolle në objekte në qytetet e Fushë Krujës e Krujës dhe zonave malore. Policia zyrtarisht nuk ka dhënë informacion, por burimet thonë se në qendër është goditja e tentativave për kultimin e bimëve narkotike dhe kapja e personave me rrezikshmëri. Pjesë e këtij operacioni janë drejtues të komisariatit të Krujës por edhe nga Drejtoria e Durrësit. Një operacion i ngjashëm u zhvillua edhe pak ditë më parë në Malësinë e Krujës

dhe Fushë Krujës, ku policia mësohet se ka informacion për tentativa të kultivimit të bimëve narkotike. Më herët gjatë muajit prill, katër parcela të mbjella me kanabis u zbuluan falë kontrolleve nga ajri në Memaliaj. Lufta ndaj kultivimit të kanabisit është shpallur mes prioriteteve të Policisë për këtë vit, ku synimi është zerimi i fenomenit.

aksion policor në Krujë për kanabis e persona të rrezikshëm

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor ish gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Ad-mir Thanza. Thanza u dënua me 9 muaj burg për “Falsifikim të formu-larëve”. Ai nuk do të vuajë dënimin në qeli. Gjykata vendosi 18 muaj në Shërbim Prove për gjyqtarin Thanza. Ndaj ish-gjyqtarit të karri-erës i nxjerrë përfundimisht jashtë radhëve të sistemit me vendim të institucioneve të Vettingut, rëndonte akuza e falsifikimit të formularëve, përderisa ai nuk deklaroi një dënim të marrë në Itali 20 vite më parë. Rekordi kriminal për ish-anëtarin e gjykatës Kushtetuese u zbulua nga Operacioni Ndërkombëtar i Moni-torimit në kuadër të procesit të vet-tingut, fakt që tronditi edhe shumë prej njerëzve të drejtësisë. Kryesisht, prokuroria e Tiranës nisi hetimet për rastin në fjalë duke marrë të

pandehur Thanzën. Në seancën e së premtes, prokurori Gentian Habazaj teksa lexoi pretencën, tha se nga letërporosia e mbërritur nga au-toritetet italiane, rezulton e provuar se Admir Thanza është dënuar me 2 muaj burgim dhe 150 mijë lireta gjobë për vjedhje të kryer në bash-këpunim. Ky dënim është pezulluar më pas. Referuar vendimit italian, Thanza akuzohet se në San Guiliano Terme në bashkëpunim me dy per-sona të tjerë, E.A dhe A.Th me qëllim përfitimin material mori rroba dhe produkte kozmetike në supermarketin “Continente”. Njeriu që ngjiti të gjitha shkallet e karrierës në drejtësi, e ka pranuar faktin se është dënuar nga drejtësia italiane, por në interpretim të ligjit, ai tha se nuk e ka patur detyrim ta deklaronte këtë rekord, për sa kohë nuk ishte një dënim penal.

falsifikoi formularë, 9 muaj burg për gjyqtarin admir Thanza

Një person është arrestuar ditën e djeshme nga policia pasi u shpallë përgjegjës për një sërë vjedhjesh kryesisht të oriendive shtëpiake. Sipas njoftimit të policisë 25-vjeçari me iniciale D.R., i është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”. “Zbardhen disa vjedhje të ndodhura në qytetin e Pogradecit, policia ndalon autor-in e dyshuar të tyre. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore, si edhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar të tyre, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shteta-sit të shpallur në kërkim policor D.R.,25 vjeç, banues në Pogradec. Ndalimi i tij u bë pasi, Prokuroria

pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 16.04.2019, në lagjen nr 4, ku ky shtetas ka vjedhur një televizor në banesën e shtetases V.M. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, shtetasit të mësipërm iu dokumentua autorësia me prova ligjore edhe për 3 vjedhje të tjera të ndodhura në datën 18.05.2019, ku 25 vjeçari ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.K., si edhe ka vjedhur disa orendi e materiale të ndryshme në një pallat dhe në një kopsht fëmijësh, në lagjen nr 2 në Pogradec. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme”-njoftoi policia.

Pogradec, policia arreston 25-vjeçarin për vjedhje

Media greke ka zbardhur ditën e djeshme një pjesë të dyshimeve që lidheshin me vdekjen e një shqiptari në muajin janar në burgun e Ko-ridhalos. Bardhyl Tusha u raportua fillimisht se kishte vdekur nga

mbidoza por së fundmi zbulohet se shqiptari ka vdekur si pasojë e dhunës së ushtruar. Tusha, 33 vjeç ndërroi jetë më 28 janar të këtij viti në Burgun e Koridhalos. Ai dhe disa shqiptarë ranë pre e dhunës

me pasoja vdekjeprurëse. Mediat helene raportojnë se në Koridhalos vepron e ashtuquajtura “mafia e burgjeve”, e cila është përgjegjëse për disa nga vrasjet e ndodhura në këtë burg.

Mediat greke: Tusha nuk vdiq nga mbidoza por nga dhuna u ushtruar

Operacioni “SABBIA”

Aksion policor në Krujë

Page 7: LETRA PËR KOMISIONIN EVROPIAN Holanda dorëzon … · Javor E shtunë, 1 QErshor 2019 3 n uk kanë të munguar në Shqipëri skandalet për tenderat e kompanive të ndërtimit. Mbas

Javor E shtunë, 1 QErshor 2019 7Në PLAN Të PARë

“i FOrTi” i rrugëS “MySlyM SHyri”arrestohet Gjergj Cukali, i dyshuar për vrasjen e ish-policit arben Bilalii

konsideruar si “i forti” i rrugës “Myslym Shyri”, Gjergj Cukali ka rënë sërish në prangat e policisë së kryeqytetit. Këtë herë ai akuzohet si autori i dyshuar i vrasjes së ish policit Arben Bilali, ngjarje e ndodhur në 30 Janar 2019. Cukali është një emër

jo pak i njohur për autoritetet policore. Aku-zat që rëndojnë mbi të janë të shumta, duke filluar nga pengmarrjet, armëmbajtjet pa leje dhe shpërndarje droge. Për herë të fundit ai u arrestua në 12 Prill 2018, pasi kishte shkelur masën e sigurisë, “arrest shtëpie”. Ndërsa në Korrik të vitit 2016 ai u arrestua së bashku me 16 persona të tjerë si pjesë e një rrjeti kriminal që shpërndante kokainë në Tiranë. Ky grup drejtohej pikërisht nga Cukali, dhe sipas policisë, fitimet e tyre shkonin në 50 mijë Euro në muaj. Më 24 Nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 10 vite burg Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit Fajton Demirlika në vitin 2004. Peng-marrja ka ndodhur rrugën “Myslym Shyri” dhe bëhej fjalë për një konflikt për 100 mijë Euro. Cukali përfitoi amnisti dhe doli pas disa vitesh. Më 20 Gusht 2012, nga Komisar-iati i Policisë nr.2 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë Gjergji Cukali, pasi sipas policisë, gjatë një kontrolli u kap nga patrulla e Policisë me një armë zjarri pistoletë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë. 12 Korrik 2016, policia finalizoi një aksion ku goditi një rrjet të shpërndarjes së kokainës në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit. Në pranga në kohë të ndryshme u vunë 16 anëtarë të një grupi kriminal, të cilët sipas policisë dre-jtoheshin nga Gjergj Cukali. Në operacionin e koduar “Tangent” u arrestuan Gjergji Cukali, Artur Tarja, Muharrem Kallushi, Vjollca Gjoka, Gentian Balliu, Armand Gjoka dhe Krisald Kundraxhi. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata dyshohet se shpërndanin koka-inë, në zona të ndryshme të Tiranës si “Myslym Shyri”, ish-Blloku, sheshi “Ëillson”, në rrugën “Ali Demi”, në zonën e “Porcelanit” dhe në rrugën e “Elbasanit”.

ngjarjet Që prej arrestimit në vitin 2016 deri në lirimin e tij

Një vendim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që

mban datën 24 Maj 2017, i dha lirinë Gjergji Cukalit duke vendosur masë sigurie “arrest shtëpie”, gati një vit pas arrestimit. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë argumentonte se u vendos që Gjergji Cukali të qëndrojë në “arrest shtëpie” për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Rezulton se “i forti i Myslym Shyrit” vuan nga astma bronkiale dhe ka kriza të shpeshta. Për këtë arsye, Gjykata e Lartë vendosi që Gjergji Cukali nuk mund të mjekohej në Institutin e Kujdesit të Veçantë Shëndetësor të të burgosurve Ti-ranë. 12 Prill 2018 Cukali bie sërish në pranga, pasi theu arrestin e shtëpisë.Gjykata e Lartë kishte dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Gjergj Cukalin, pasi në vitin 2016 është arrestuar si drejtues i një grupi që shpërndante kokainë në Tiranë. Pavarë-sisht se është i dënuar për pengmarrje dhe armëm-bajtje pa leje, Gjykata e ka lënë në arrest shtëpie Cukalin, ndërkohë që vendimi i formës së prerë ende nuk është dhënë. Policia e Tiranës deklaronte në atë kohë se Cukali akuzohet për veprën penale “Largimi i të burgosurve nga vendi i qëndrimit”, që parashikon dënim deri në 4 vite burg.

Policia arreston 2 persona në Tiranë, vidhnin makina në kryeqytetUniformat blu thanë se kanë përfunduar me sukses operacionin e koduar “Shëtitësit”, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjete të vjedhura. Operacio-ni në kuadër të parandalimit të vjedhjeve të automjeteve, zbardhjes së vjedhjeve të ndod-hura më parë, si dhe për kapjen e arrestimin e autorëve. “Operacioni nga Komisariatit i Policisë Nr 3 Tiranë në bashkëpunim me DVP Shkodër. Kapen në flagrancë dy shtetas, të cilët pasi vodhën një automjet në Tiranë tentuan të largoheshin në drejtim të Pukës. Shtetasit e arrestuar dyshohen edhe si autorë të vjedhjes së katër automjeteve, kryer muajt e fundit në Tiranë. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale autmomjeti i vjedhur. Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 3 Tiranë, pas

marrjes së informacionit në rrugë operative se dy shtetas nga veprimet e kryera në rrugën “Palok Kurti”, Tiranë dyshohet se po tentonin të vidhnin një automjet, menjëherë kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin policor të koduar “Shtëtitësit”. Mbi bazën e informacioneve të marra nga burime kofiden-ciale dhe operative se automjeti i vjedhur po shkonte drejt qytetit të Pukës, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë nr 3 Tiranë në bashkëpunim me sherbimet policore DVP Shkoder, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasëve: D.D., 38 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në rrugën “5 Maj”, Tiranë dhe Sh. K., 32 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, të cilët në momentin e ndalimit qarkullonin me au-tomjetin e vjedhur kamionçinë në pronësi të

shtetasit V.M. Nga veprimet procedurale të kry-era, si dhe bazuar në pamjet filmike, dyshohet se shtetasit e arrestuar janë edhe autorë të katër vjedhjeve të kryera më parë në qytetin e

Tiranës dhe konkretisht : Më datë 28.05.2018, gjatë natës në rrugën “Don Bosko”, kanë vjed-hur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit B. K. Më datë 01.12.2018, gjatë natës, në rrugën “Sejdini”, i kanë vjedhur fugonin tip “Benz”, shtetasit E.Ç.

Më datë 06.03.2019, në rrugën “Gjergj Legisi”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E.S. Më datë 21.04.2019, në rrugën “Kadri Roshi”, Ti-ranë, kanë vjedhur automjetin tip Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit E.M. Materialet procedurale i kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”-njoftoi policia.

Arrestohet 28-vjeçari në Elbasan, kundërshtoi mjekët edhe policët Një 28 -vjeçar në Elbasan është arrestuar pas një konflikti me stafin mjekësor të urgjencës së spitalit. Uniformat blu vunë në pranga shtetasin D.K., banues në Elbasan. Siç bëri me dije policia, “ky shtetas ka shkuar në Spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore dhe është konfliktuar me stafin mjekësor”. Pas marrjes së njoftimit men-jëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje por gjatë shoqërimit ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë Punonjësit e Policisë së Rendit. Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “ Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Masakra e Peshkopisë, Fredi Bejleri për herë të tretë në prokuroriPër rreth 2 orë Fredi Bejleri është marrë në pyetje për herë të tretë në prokurorinë e krimeve të rënda. Bejleri dyshohet si bash-këekzekutor në ngjarje, fakt të cilin e ka mohuar duke thënë se nuk ka lidhje me masakrën e Peshkëpisë me 10 prill të 1994. Pas dëshmisë dhënë në prokurori ai shman-gu komunikimin me mediat duke përdorur derën e pasme të daljes së prokurorisë. Bejleri nuk u klasifikua nga Komisioni Qendror i Zg-jedhjeve si kandidat i pavarur për Bashkinë e Himarës pasi preket nga ligji i dekriminalizim-it. Ndërkohe ai vetë ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se do ti drejtohet Strasburgut.

Gjergj Cukali

Arben Bilali

Page 8: LETRA PËR KOMISIONIN EVROPIAN Holanda dorëzon … · Javor E shtunë, 1 QErshor 2019 3 n uk kanë të munguar në Shqipëri skandalet për tenderat e kompanive të ndërtimit. Mbas

JAVOR E SHTUNË, 1 QERSHOR 20198

CMYK

AKTUALITET

Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Frendo, ka caktuar një ditë për tu lutur e

agjëruar, me shpresën që politika shqiptare të gjejë një zgjidhje për krizën e rëndë që ka ka-pluar vendin. Imzot Fredo gjatë celebrimit të Vizitës së Zojës Mari tek Elizabeta, u ka bërë thirrje besimtarëve që të premten e ardhshme të luten dhe të agjërojnë, për zgjidhje paqësore të situatën kritike politike të krijuar në vend, siç e cilëson ai. Në reagim ai thotë se sa më shumë të zgjasë kjo situatë kritike e politikës aq më të rënda do të jenë pasojat për shoqëri-në tonë. Ai thotë se politikanët duhet ti japin fund kësaj situate dhe të mendojnë më shumë

Sipas ligjit të ri në Kodin Penal gabimi mjekësor nuk do të gjykohet më si një

vepër penale, por si një çështje administrative. Kërkesa e bluzave të bardha u bë pjesë e ndry-shimeve të Kodit Penal duke bërë një ndarje të neglizhencës dhe gabimit mjekësor.

Ndërkohë Prokuroria kundërshton ndry-shimet ligjore në kodin penal sa i përket mjekimeve të pakujdesshme nga ana e mjekëve, për heqjen e termit gabim mjekësor dhe zëvendësimit me termin neglizhencë. Në komisionin e shëndetësisë të zhvilluar ditën e sotme, prokurori Kujtim Luli propozoi që të mos përdoret termi “neglizhencë”. “Fjala neg-lizhencë në doktrinën e të drejtës penale është

Dënimi i mjekëve. Prokuroria: Të korrigjohet termi “neglizhencë mjekësore”

një fjalë e huazuar dhe prandaj dhe përkthehet pakujdesi kështu që duhet shënuar ashtu siç e kërkon teknika legjislative e kodit penal”, tha Luli. Ndërsa mjekët i qëndruan propozimit të

tyre për shfuqizimin e dënimeve penale për mjekët. Ndër të tjera kërkuan që mjekët të mos arrestohen menjëherë, pa u bërë hetimet para-prakisht. “Ose ne të biem dakord që ta lëmë këtë nenin si pakujdesi, dhe të ulim masën e dënimit ose përndryshe t’i heqim fare nenet përkatës edhe mjekët të gjykohen sipas kodit penal. Mjekët do ikin nga spitali dhe përfun-dojnë si mjekë lagjesh”, u shpreh Enver Roshi.

Deri më sot mjekimi i pakujdesshëm e dënonte mjekun deri në 5 vite burg. Gjithash-tu ndryshime në projektligj u bënë edhe për shkaktimin e të sëmurëve me infeksionin HIV/AIDS, pasi u propozua që të ketë dënime me burgim nga 3 deri në 7 vjet.

LSI-ja tryezë diskutimi me ekspertë të bujqësisë, theksohet rëndësia e frutikulturës

Kriza politike në Shqipëri

Imzot Frendo: Po ecim drejt vetëvrasjes së kombit, politikanët të mendojnë për të mirën e përbashkëtpër të mirën e përbashkët sesa për të mirën vetiake. “Sigurisht se të gjithë ju jeni të vetëdi-jshëm për situatën kritike që ka përballuar dhe po përballon vendi ynë në këta muaj të fundit. Sa më shumë të zgjasë kjo situatë, më shumë të rënda do të jenë pasojat për shoqërinë tonë. Ne, si Ipeshkvinj katolikë, si edhe Këshilli Ndër-fetar, kemi shprehur shqetësimin tonë për situatën e krijuar, dhe i kemi bërë apel poli-tikanëve tanë që të gjejnë rrugën e duhur për zgjidhjen e kësaj krize, duke pasur parasysh të mirën e përbashkët më shumë sesa të mirën e partisë ose vetiake, dhe duke ndjekur rrugën e dialogut.”-tha imzot Frendo. Arqipeshkvi thotë

se po shkojmë drejt vetëvrasjes së kombit pasi situate e vështirë politike dhe varfëria po be-jnë që shumë të rinj të largohen nga vendi. “Fatkeqësisht, zërat tanë kanë mbetur si një zë në shkretëtirë dhe po ecim drejt vetëvrasjes së kombit, i cili po përballon probleme që duhet të merren shumë seriozisht, siç është, për shem-bull, largimi i shumë të rinjve dhe familjeve nga atdheu i tyre. Kjo është varfëria më e madhe që po përjeton vendi ynë sot.”-delaroi ai më tej. ‘Nxis të gjithë besimtarët e dioqezës sonë që të premten e ardhshme ta mbajnë si ditë agjërimi dhe lutjeje për një zgjidhje paqësore për vendin tonë’, tha ai mes të tjerave.

Partia Lëvizja Socialiste për Integ-rim ka organizuar dje në Tiranë një tryezë diskutimi me ekspertë vendas dhe të huaj për sektorin e bujqësisë. Në fjalën e tij para të pranishmëve, ish-ministri i

Bujqësisë, Edmond Panariti, tha se sektori i bu-jqësisë është shumë i rëndësishëm për ekonom-inë shqiptare, ndaj bëri apel për më shumë vë-mendje në këtë sektor.

Një nga ekspertët italian i pranishëm në tryezën e organizuar nga LSI-ja, tregoi se si sektori i frutikulturës në Itali është transformuar, duke marrë shtrirje të gjerë në treg, madje duke shkuar deri në Kinën e largët. “Frutikultura tek ne është

e rëndësishme. Ajo ka rendiment të prodhimit të lartë dhe ka sukses në treg. Jemi shembulli i dëshirës për të qenë të suksesshëm. Jemi tregjet e vogla, por kemi dalë suksesshëm në treg dhe kemi shkuar deri në Kinë. Kjo sipërmarrje rrit ekonominë dhe të ardhurat për sipërmarrësit. Kemi ardhur këtu për të paraqitur modelin tonë të zhvillimit dhe shpresoj që të implementohet kur të ketë një situatë politike më të qetë. Ajo që më jep kënaqësi të veçantë është se shikoj shumë të rinj këtu dhe ata janë gjaku i ri, që do ta shtyjnë përpara këtë sektor drejt transformimit”-tha mes tjerash njëri prej ekspertëve italian.

LSI-ja dhe më herët ka deklaruar se do të ketë përherë mbështetje prioritare për bujqësi-

në. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvil-loi para 2 ditësh takime në disa ferma bujqësore në zonën e Lushnjes në njësinë administrative Golem për të parë nga afër problematikat e fer-merëve të zonës, ku ulja drastike me afërsisht 6 herë e subvencioneve për bujqësinë nga qeveria dhe mungesa e tregut për të shitur produktet e tyre kanë dëmtuar rëndë të gjithë fermerët e vendit. Duke u ndalur te sera e një çifti të ri, të cilët pas studimeve universitare kishin vendosur kthimin në fshat për të investuar në bujqësi, por mungesa e mbështetjes nga shteti i kishte çuar shpesh në humbje, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se kjo situatë e shkaktuar nga mungesa e vizionit dhe dëshirës

së institucioneve për të ecur përpara do të ndry-shojë. Ajo theksoi se LSI do të ketë mbështetje prioritare për bujqësinë si një sektor që krijon punësim dhe të ardhura direkte në familjet sh-qiptare, ku një fokus të veçantë do kenë skemat e mbështetjes financiare nga ana e qeverisë për të rinjtë që do duan të investojnë në këtë sektor. “Ne duhet ti ofrojmë shumë të rinjve dhe të rejave që të kenë mundësinë për të zhvilluar bujqësinë shqiptare, për të zhvilluar blegtorinë shqiptare, sepse nëpërmjet saj ne mund të zhvillojmë vendin dhe mund të zhvillojmë shumë oportu-nitete të reja për vende të reja pune, për ekonomi më të fortë dhe për ta zhvilluar më tej Shqipërinë ashtu siç e meritojmë”, tha Kryemadhi.

Page 9: LETRA PËR KOMISIONIN EVROPIAN Holanda dorëzon … · Javor E shtunë, 1 QErshor 2019 3 n uk kanë të munguar në Shqipëri skandalet për tenderat e kompanive të ndërtimit. Mbas

E SHTUNË, 1 QERSHOR 2019 9JAVOR

CMYK

SOCIALE

Shqipëria e dyta në Europë për vdekjet e shkaktuara nga kanceri i mushkërive

Çdo vit, në 31 Maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët e saj kudo në botë, promovojnë “Dita Pa Du-han”. Kjo nismë globale synon ndërgjegjësimin e popullatës

mbi dëmet deri edhe vdekjeprurëse që shkak-ton duhani në shëndetin jo vetëm të duhan-pirësve, por edhe të atyre që janë të ekspozuar ndaj duhanit dhe konsiderohen si duhanpirës pasiv. Fushata për “Ditën Botërore pa Duhan” synon të rrisë ndërgjegjësimin për rreziqet që shkakton tymi i duhanit në mushkëri, dhe ro-lin themelor që ato luajnë në shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë njerëzve. Veprimet dhe masat e mundshme që audiencat kyçe, duke përfshirë publikun dhe qeveritë, mund të mar-rin për të zvogëluar rreziqet që sjell duhani në shëndetin e mushkërive. Këto veprime përfshi-jnë masat e kontrollit të duhanit të përshkru-ara në Konventën Kuadër të OBSH-së për Kon-trollin e Duhanit të tilla, si: rritja e taksave të duhanit, zbatimi i politikave “pa tym duhani”, mbështetja e njerëzve për të lënë duhanin, ngritja e vetëdijes përmes mjeteve masive të komunikimit dhe zbatimi i ndalimeve në të gjitha format e promovimit. Zbatimi i plotë i Konventës Kuadër të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit dhe i masave të tjera të kontrollit të duhanit do të përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien e popullsisë, si dhe do të shpëtojnë jetë. Motoja e këtij viti është “Bëj që çdo ditë e vitit të jetë Dita pa Duhan” dhe fokusi që OBSH ka për këtë viti është “Duhani dhe shëndeti i mushkërive” duke synuar edukimin dhe rri-tjen e ndërgjegjësimit të popullatës mbi:

Ndikimin negativ të duhanit në shënde-tin e mushkërive, si një ndër shkaktarët e drejpërdrejtë që çon në Kancer të Mushkërive dhe sëmundje kronike të mushkërive

Rëndësinë dhe rolin themeltar që Mushkëritë kanë mbi shëndetin në përgjithësi dhe cilësinë e jetës. Duhani vret 1 person çdo 4 sekonda.

Rreziqet që sjell në shëndet pirja e duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të tij dhe pasojat që sjell pirja e duhanit në shëndetin e mushkërive.

Ndikimin që ka ekspozimi ndaj tymit të du-hanit për shëndetin e mushkërive të njerëzve në të gjithë grup-moshat. Rëndësinë e shëndet-it të mushkërive në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien.

Problemet shëndetësore që vijnë nga pirja e duhanit

Kanceri i mushkërive. Pirja e duhanit është përgjegjëse për më shumë se dy të tretat e vdekje-ve nga kanceri i mushkërive në nivel global, ndër-sa duhanpirja pasive rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive për joduhanpirësit.

Problemet në rrugët e frymëmarrjes. Së-mundjet kronike të frymëmarrjes, si sëmund-ja pulmonare obstruktive kronike (SPOK) dhe astma janë mjaft të shpeshta tek duhanpirësit. Pirja e duhanit është shkaku kryesor i SPOK-ut, një gjendje që rezulton me kollë të dhimbshme dhe vështirësi në frymëmarrje. Kjo gjendje përkeqëson astmën, e cila kufizon aktivitetin dhe ndikon në aftësinë e kufizuar. Sipas të dhënave të fundit të OBSH-së, 3.6 për qind e

totalit të vdekjeve në rajonin evropian ishin për shkak SPOK-ut në vitin 2017. Ndërprerja e hershme e pirjes së duhanit është mënyra më efektive e ngadalësimit të progresit të SPOK-ut dhe përmirësimit të simptomave të astmës.

Ndërlikimet kardiovaskulare. Ataku i zem-rës, goditjet dhe sëmundjet e enëve të gjakut po ashtu janë mjaft të shpeshta. Duhanpirësit janë dy herë më të prirur të vdesin nga ataku i zemrës sesa joduhanpirësit. Gjithashtu du-hanpirja ndikon në muret e enëve të gjakut që transportojnë gjak në tru,të cilat mund të shkaktojnë goditje. Monooksidi i duhanit, një nga përbërësit e tymit, pakëson oksigjenin në gjak, ndërkohë që nikotina një nga përbërësit e duhanit shton punën e zemrës dhe të dyja shkaktojnë formimin e trombit (mpiksje gjaku) që ngushton dhe bllokon anët e gjok-sit. Burrat që pinë duhan janë më të prirur të preken nga impotenca për shkak të sëmund-jeve të enëve të gjakut. Po ashtu, pirja e duhanit shkakton rrudhje të parakohshme të lëkurës, vështirësi në frymëmarrje,erë të keqe në flokë dhe rroba,thonj të verdhë.

Dëmtimet tek fëmijët. Fëmijët e ekspo-zuar ndaj tymit të duhanit kanë rrezik më të

lartë për të zhvilluar infeksione të shpeshta të frymëmarrjes, si dhe për t’u prekur nga astma, pneumonia dhe bronkiti. Përbërësit kimikë të tymit të duhanit mund të shkaktojnë infek-sione latente të tuberkulozit (TB). Pirja e duha-nit mund të rrisë gjithashtu rrezikun e paaftë-sisë dhe vdekjes nga bllokimi i frymëmarrjes te njerëzit me TB aktiv.

Situata në vendin tonëDuhani mbetet një nga sfidat më të mëdha

të shëndetit publik në vendin tonë. Pavarësisht përpjekjeve të bëra me ashpërsimin e ligjit, si dhe fushatave monitoruese, duhanpirja në vendin tonë rezulton të jetë ende në nivele problematike, çka reflektohet edhe në shtimin e sëmundshmërisë, veçanërisht ndërlikimeve në mushkëri. Vendi ynë vijon të ketë kon-sum të lartë të duhanit, pasi 2 në 5 meshkuj të moshës mbi 15 vjeç dhe 1 ne 17 gra mbi 15 vjeç janë duhanpirës. Në “Ditën Botërore pa Duhan”, ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik kanë bërë thirrje për lënien e duhanit, si një nga format më të mira të mbrojtjes jo vetëm të mushkërive tuaja, por edhe të gjitha organeve të tjera. Pirja e duhanit renditet si faktor i madh risku për sëmundjet malinje, së-mundjet kardiovaskulare, sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes dhe problemeve të tjera shën-detësore. Sipas ekspertëve të shëndetit publik, duhani është shkaku kryesor i shume vdekjeve që mund të shmangen. Duhani është i vetmi produkt që konsumohet legalisht që vret një të tretën deri ne një të dytën e atyre që e për-dorin. Duhanpirja aktive dhe pasive rrisin rrezikun për shumë sëmundje dhe ndiko-

jnë në shëndetin e mushkërive në mënyra të ndryshme, ku ndër më shqetësueset janë kan-ceri i mushkërive, dhe problemet në rrugët e frymëmarrjes. Fushata e këtij viti zhvillohet nën moton:”Mos lejoni duhanin t’ju marrë frymën”. Masa më efektive për të përmirësuar shëndetin e mushkërive është ulja e përdorimit të duhanit dhe shmangia e ekspozimit ndaj ty-mit të tij, bëjnë me dije specialistët e shëndetit publik. Të dhënat e raportuara nga strukturat ndërkombëtare të shëndetit tregojnë se në disa vende, informacioni lidhur me pasojat që sjell pirja e duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të tij në shëndetin e mushkërive është i ulët në masën më të madhe të publikut të gjerë, dhe veçanërisht në mesin e duhanpirësve, duke u bërë shkak kështu për shfaqjen e ndërlikimeve të stadeve më të rënduara.

Vdekjet nga kanceri i mushkërive, Shqipëria e dyta në Europë

Pirja e duhanit është përgjegjëse për më shumë se dy të tretat e vdekjeve nga kanceri i mushkërive në nivel global, ndërsa duhanpirja pasive rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive për joduhanpirësit. Kanceri i mushkërive është shkaku kryesor i vdekjes nga kanceri në shumicën e vendeve të rajonit euro-pian të OBSH-së. Përafërsisht 430 mijë njerëz vdiqën nga kanceri i mushkërive në këtë rajon në vitin 2018, dhe gjatë kësaj periudhe u diag-nostikuan më shumë se gjysmë milioni raste të reja. Ndalimi i pirjes së duhanit zvogëlon rrezi-kun e kancerit të mushkërive. Rreth 10 vjet pas lënies së duhanit rreziku ulet në rreth gjysmën e asaj të një duhanpirësi. Krahas kancerit të mushkërive duhet të dimë pirja e duhanit është një faktor rrezikues edhe për disa lloje të tjera kanceri, si” kanceri i gojës,i laringut, i fytit, i ezofagut, i veshkës, i pankreasit, i stoma-kut. Sipas të dhënave të publikuar nga OBSH-ja Shqipëria renditet e dyta për peshën më të lartë të vdekje të shkaktuara nga kanceri i aparatit të frymëmarrjes në Europë, me 24.1% të vdekje-ve prej tumoreve të shkaktuara prej tij.

Ligji i ri, ndalohen cigaret elektronike dhe nargjilet në vende të mbyllura

Ndryshime të tjera pritet të ndodhin në ligjin antiduhan. Edhe cigaret elektronike e shisha/nargjilet, nuk do të lejohen të pihen në ambiente të mbyllura. Do të hiqen nga tregu paketat me 10 cigare, e po ashtu nuk do të lejohet të tregtohen më cigaret që janë tërheqëse për të rinjtë, me shije të ndryshme. Ndërkohë, për subjektet që gjobiten në mënyrë të vazhdueshme për shkelje të ligjit antiduhan, do të shkohet deri në mbyllje të aktivitet dhe heqje të licencës.

Në propozimet e Ministrisë së Shëndetë-sisë në ligjin ‘Për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit’, për forcimin e masave kundër duhanpirjes në ambientet e mbyllura, nëse një subjekt shkel dy herë rresht brenda dy muajve ligjin që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të brendshme, gjoba do të jetë sa dy-fishi i gjobës së parë. Nëse e përsërit të njëjtën shkelje brenda një afati 1 vjeçar gjobitet me 6-fishin e gjobës dhe i pezullohet aktiviteti.

Page 10: LETRA PËR KOMISIONIN EVROPIAN Holanda dorëzon … · Javor E shtunë, 1 QErshor 2019 3 n uk kanë të munguar në Shqipëri skandalet për tenderat e kompanive të ndërtimit. Mbas

Javor E shtunë, 1 QErshor 201910 Në PLAN Të PARë

një vlerësim i fundit i INSTAT zbardh dramën e gjendjes ekonomike të rajon-eve shqiptare dhe 12 qarqeve të ven-

dit, të cilat i rendit shumë keq edhe në raport me rajonet më të varfra të Europës. Të dhënat tregojnë se vetëm Qarku i Tiranës e ka PBB-në për frymë sa 42% e mesatares së BE-së, ndërsa 8 qarqe të tjera i kanë të ardhurat për frymë më pak se 25% të nivelit mesatar të BE-së për vitin 2017.

Qarku më i varfër i vendit, Kukë-si, e ka PBB për frymë sa 18% e me-satares se Europës, duke u renditur edhe për vitin 2017 si, rajoni më i varfër i Europës.

Qarku i Fierit i ka të ardhurat sa 31.3% e mesatares së BE-së, Gjiro-kastra 30.9%, Durrësi 30.2 %, Vlora

25.6%, Berati me 25.4%, Dibra me 22.8%, Korça me 22.7%, Shkodra me 21.9.3% dhe Elbasani me 21.1% e mesatares së BE. Brenda vendit, Tirana e ka PBB për frymë 2.2 herë më të larta se Qarku i Kukësit që është më i varfëri në vend. Ndërsa gjithashtu Tirana ka një diferencë të madhe ekonomike edhe me qytetin e Elbasanit edhe pse janë fqinjë. PBB për frymë në Elbasan është dy herë më e ulët se në Tiranë.

Gjatë vitit 2017, hendeku ekono-mik ndërmjet Tiranës dhe rajoneve

të tjera u thellua më tej. Teksa kjo ecuri është një paralajmërim se qytet shqiptare do të vijojnë të zbra-zen drejt Tiranës apo në emigracion pikërisht për shkak të hendekut të madh ekonomik. Më 2017, rritjen më të lartë e shënoi Qarku i Tiranës me një rritje në terma realë prej 8,54%, i ndjekur nga Qarku i Dur-rësit me një rritje në terma realë prej 4,09 % dhe Qarku i Beratit me një rritje në terma realë prej 1,92%.

Rritja ekonomike u ngadalësua në Qarkun e Vlorës, duke shënuar rënie në terma realë prej 3,26% dhe në Qarkun e Korçës, me një rënie në terma realë prej 2,22%. Si një e tërë, të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa rreh 30% e mesatares së BE-së, duke e renditur edhe si shtet si më të varfrin e Europës. Serbia dhe Maqedonia e kanë këtë tregues në rreth 37% dhe 35% përkatësisht, ndërsa në Mal të Zi është rreth 40%.

Sipas Eurostat, pabarazitë që ekzistojnë midis rajoneve të ndrys-hme mund t’i atribuohen një game të gjerë faktorësh, duke përfshirë: ndryshimet e sjella nga globalizimi (si zhvendosja dhe kalimi i ak-tiviteteve prodhuese dhe shërbi-meve), trashëgimia e ish-sistemeve

ekonomike, zhvillimet socio-ekono-mike, largësia gjeografike dhe disponueshmëria e burimeve, duke përfshirë ato njerëzore. Këto mani-festohen, ndër të tjera, në formën e

privimit social, strehimit me cilësi të dobët, kujdesit shëndetësor ose arsim, shkallë më të lartë të papun-ësisë, ose infrastrukturë e papërsh-tatshme.

Ekonomia në pikiatë, Eurostat: shqipëria, vendi më i varfër në EvropëNjë vlerësim i fundit i INSTAT zbardh dramën e gjendjes ekonomike të rajoneve shqiptare dhe 12 qarqeve të vendit, të cilat i rendit shumë keq edhe në raport me rajonet më të varfra të Europës

Konfindustria shpreh shqetësimin e thellë për zhvillimet politike të deritashme duke theksuar, se nëse nuk do të gjënden rrugëzg-jidhje, pasojat do të jenë me përmasa të rënda për biznesin, qytetarët dhe ekonominë në tërësi edhe kështu në gjendje të vështirë. Shqipëria, për shkak të mënyrës së ndërlidh-jes strukturore të fuqishme të sistemit politik dhe ekonomik, rrezikon të mbetet pa biznese kombëtare, shkatërrim të prodhimit vendor, largime të mëtejshme të masive, goditje afatgjatë në tregjet financiare dhe investimeve të huaj.

Pavarësisht kohës së kufizuar, Konfind-ustria vlerëson, se ende është e mundur të gjehen dhe të jepen zgjidhje të minutës së fundit për të shmangur skenarin e përplasjes së drejtpërdrejtë dhe rënien së lire dhe të

shpejtë të gjithë sistemit politik dhe ekono-mik të sotëm me pasoja vetasgjësuese të pashmangshme edhe për vetë gjithë vendi-marrjen e tashme politike pa përjashtim. Është e mundshme, që domosdoshmëria e ndryshimit thelbësor të sistemit të dështuar të kryhet me një shtrirje më të gjatë kohore, duke zbutur pasojat për qytetarët, biznesin dhe vetë demokracinë shqiptare. Në rast të kundërt rrezikojmë, që të paktën në afat-mesëm të kalohet në përfundime skajore, që mund të shkojnë nga anarkia e zgjeruar deri në autotarizëm të plotë. Rastet e mësipërme nuk janë të paprovuara në historinë e re të Shqipërisë dhe për përballimin e tyre është dashur deri prania e drejtpërdrejtë ndërkom-bëtare. Pasojat e krizës në Shqipëri shtrihen në mënyrë të pashmangshme edhe në Kosovë

dhe hapsirat e tjera shqiptare, duke dëmtuar rëndë interesin kombëtar.

Konfindustria vlerëson, se shumica, me përgjegjësinë e të qënit në pushtet, duhet të krijojë të gjitha kushtet dhe të bëjë të githa përpjekjet, përfshirë edhe prekjen, qoftë edhe të përkohshme dhe të pjesshme të interesit personal për hir të atij publik dhe kombëtar, për të shmangur skenarin e zhvillimit të zgjedhjeve vendore pa garë. Gjithashtu, shu-mica në pushtet duhet të jetë e përmbajtur për të mos lejuar, që në kushtet e funksion-imit jo normal të Kuvendit të Shqipërisë dhe të gjendjes së rënduar politike, të mos merren vendime të pabazuara, subjektive dhe korrup-sioniste të “state capture/kapjes së shtetit”, që prekin interesat ekonomike në afatgjatë të vendit, biznesit dhe qytetarëve shqiptarë.

Biznesi: shumë të shqetësuar për vazhdimin e krizës politike

18%Qarku më i varfër i ven-dit, Kukësi, e ka PBB për frymë sa 18% e mesatares se Europës, duke u renditur edhe për vitin 2017 si, rajoni më i varfër i Europës

rritja ekonomike u

ngadalësua në Qarkun

e Vlorës, duke shënuar

rënie në terma realë prej

3,26% dhe në Qarkun e

Korçës, me një rënie në

terma realë prej 2,22%

Page 11: LETRA PËR KOMISIONIN EVROPIAN Holanda dorëzon … · Javor E shtunë, 1 QErshor 2019 3 n uk kanë të munguar në Shqipëri skandalet për tenderat e kompanive të ndërtimit. Mbas

Javor E shtunë, 1 QErshor 2019 11Në PLAN Të PARë

Në vitin 2018 numri total i punonjësve në pushtetin vendor arriti në 33 500 persona nga të cilët rreth 18% ose 6309 punonjës ndod-hen në Bashkinë e Tiranës, sipas të dhënave nga Ministria e Financave të cituara në një raport të posaçëm nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë.Pas Reformës Territoriale në verën e vitit 2015 numri i punonjësve në Bashkinë e Tiranës i kaloi të 1500 punonjësit për shkak të bash-kimit me komunat përreth. Por më vonë mëtransferimin e funksioneve nga pushteti qendror dhe me riorganizimin e strukturës së Bashkisë më të madhe në vendnumri i punonjësve ka kaluar më shumë se 6 mijë. Bashkia e Tiranës administron shërbime për gati 20 për qind të popullsisësë vendit.Në vitin 2015, në të 65 bashkitë dhe 308 ko-munat, numri total i punonjësve ishte 19.625. Mirëpo, deri në dhjetor 2018, numri i punon-jësve në 61 bashki është sipas të dhënave të Ministrisë së Financave. Kjo tregon për një

numër të madh punonjësish që u zëvendësu-an me punonjës të rinj.Nga ky total i punonjësve, 6300 janë punon-jës të bashkisë së Tiranës dhe më pas shifrat bien ndjeshëm në bashkitë e tjera. Në17 bashki numri i punonjësve është më shumë se 500, ndërsa pjesa tjetër kanë më pak se 500 punonjës dhe lista mbyllet me bashkinë Pustec e cila ka 64 punonjës.Strukturat aktuale të bashkive duket se ende nuk janë përshtatur për të plotësuar shërbi-met publike kryesisht në këto zona rurale. Edhe pse ka pasur një progres sa i takon zyrave me një ndalesë (43 bashki aplikojnë one stop shop), përsëri ka boshllëqe duke krijuar tek qytetarët idenë se administrata e bashkisë është në funksion të qendrës. Ad-ministratorët e njësive administrative ngrenë problemin se çdo ndërhyrje e tyre është krejtësisht e varur nga bashkia në qendër. Kjo ka krijuar dhe ‘lodhje’ të qytetarëve dhe si pasojë e largësisë/monitor

Numri i lejeve të ndërtimit të dhëna për tremujorin e parë të vitit është rritur me 10,9 % krahasimisht me të njëjtën periud-hë të një viti më parë. Ose e përkthyer në numër, në tremujorin e parë 2019, janë miratuar gjithsej 245 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 221 leje të miratuara në tremujorin e parë 2018. Por biznesi i pasurive të paluajtshme nuk ka qenë fort në formë sipas agjencive imobiliare në tremu-jroin e parë të vitit në sektorin e shitjeve të banesave rezidenciale dhe ato në bregdet.

Dritan Leka i Century 21 thotë se kërkesa për apartamente banimi ka rënë në mënyrë drastike në 50%, është e krahasueshme me vitin elektoral 2017. Ai e shpjegon këtë situatë me pasigurinë e njerëzve për të shpenzuar në këtë krize të thellë politike që prej muajsh ka kapluar vendin. “Përjashto periudhën deri në fillim të majit që ishin shitjet e apartamenteve që bliheshin me kredi të butë nga bashkia. Pjesa tjetër ka rënie mjaft të madhe”- thotë Leka, duke shtuar që “të vetmet transaksione që kemi bërë kanë qenë ato komerciale dhe qiratë”.

Në fakt të dhënat e INSTAT për tremujo-rin e parë në lidhje me lejet e ndërtimit të dhëna për hotele, ndërtesa tregtare, etj ka rënë krahasimisht me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Ndërsa këtë tremujor janë miratuar 84 leje për ndërtesa jo rezidente, një vit më parë kanë qenë miratuar 10 më shumë. Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhin-ierike, në tremujorin e parë 2019, është 25,2 miliardë lekë, nga 10,2 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2018. Ky tregues në tremujorin e parë 2019, kra-hasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, u rrit me rreth 2,5 herë.

Por a ka nevojë për ndërtime të reja në këtë sasi? Për Tiranën Leka i Century 21 thotë që po. Për të kryeqyteti ka nevojë për 4.000 apartamente në vit. “Ky është ‘stock control’ në bazë të levizjeve në ZVRPP. Por nuk duhet harruar se të gjitha këto leje do të përkthehen në stok pas 3-4 viteve”- thotë ai. Megjithatë ende institucionet publike nuk

kanë një studim për nevojën e ndërtimeve në vend. Ndonëse në raport me tremujorin e fundit 2018, kur numri i lejeve ishte 120, kemi rënie, në sipërfaqe vijon që të mbetet rekord, për shkak të miratimit të ndërtesave të larta. Sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në tremujorin e parë të këtij viti në kryeqytet ishte gati 480 mijë metra katrorë (5% rritje në raport me tremujorin e fundit 2018), duke arritur një nivel rekord, që pas vitit 2013. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kemi pothuajse pesëfishim të sipërfaqes së lejeve të dhëna për ndërtim (shiko grafikun).

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhin-ierike në Tiranë, sipas INSTAT, ishte gati 18 miliardë lekë (141 milionë euro) në tremu-jorin e parë, nga 14.3 mld lekë në tremujo-rin e fundit 2018 (rritje 22%) dhe 3.3 mld lekë në T I 2018. Dy vitet e fundit, lejet e ndërtimit kanë shënuar rritje të dukshme në kryeqytet. Për të gjithë vitin 2018 janë dhënë leje me sipërfaqe prej 940 mijë met-ra katrorë, nga 521 mijë vitin e mëparshëm, me një rritje prej 80%. Vetëm në tremujorin e katërt janë dhënë leje për një sipërfaqe ndërtimi prej 456 mijë metra katrorësh, ose 70% e sipërfaqes së dhënë gjithsej në vend për leje ndërtimi për këtë periudhë. Ritmi i lartë i tremujorit të katërt 2018 vijoi dhe në janar-mars të këtij viti.

Numri i lartë i lejeve bëri që Bashkia e Tiranës të arkëtonte të ardhura rekord nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, që arritën në 5.5 miliardë lekë, ose rreth 44 milionë euro në 2018-n, duke shënuar një nivel rekord dhe duke përbërë 42% të të ardhurave totale që Bashkia mbledh nga taksat e tarifat e veta. Bashkia ka arkëtuar nga dhënia e lejeve për ndërtime gati 60% më shumë sesa kishte planifikuar në fillim, teksa në buxhetin fillestar ishte planifikuar që të mblidhte 3.4 miliardë lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë. Në projekt-buxhetet e Bashkisë parashikohet që të ardhurat nga kjo taksë të vijojnë të mbeten në nivele të larta.

Tre mujori i parë i 2019-ës, rritet ndjeshëm numri i lejeve të ndërtimit

Numri i punonjësve në Bashkinë e Tiranës arrin në 6309 nga 1500 më 2015

Page 12: LETRA PËR KOMISIONIN EVROPIAN Holanda dorëzon … · Javor E shtunë, 1 QErshor 2019 3 n uk kanë të munguar në Shqipëri skandalet për tenderat e kompanive të ndërtimit. Mbas

JAVOR E SHTUNË, 1 QERSHOR 201912 LISTA

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se më datë 31 maj 2019 ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 92 kërkesa të paraqitura nga subjek-tet përfitues, pronarë të pasurive të paluajtshme, pronë private, të preku-

ra nga ndërtimet informale, që përfitojnë deri më tani kompensimin/shpërblimin në vlerë, në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.

Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar

në legjislacionin që përcakton masën e shpërblimit për secilin pronar. Për 92 kërkesat e mësipërme, për të cilat ka përfunduar procesi i shqyrtimit nga ana e ATP-së, ka rezultuar se dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.05.2010 "Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar.

92 kërkesat e miratuara, përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompen-

simit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse. Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto kërkesa është në vlerën 131.208.931,78 lekë.

Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën bashkëlidhur këtij njoftimi. Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë dis-ponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

LISTA E SUBJEKTEVE PËRFITUES NGA FONDI I ALUIZNI-t(Kësti i parë, i dytë, i tretë, i katërt dhe i pestë - në total 70% - grupi i shtatëdhjetë)

Nr. Nr. kërkese

Datë kërkese

Përfaqësuesi me prokurë/Subjekti perfitues Qarku Numri i zonës kadastrale

Numri i pasurisë

Emër Atësi Mbiemër

1 83-A 29.10.2013 FADIL SHAHIN HAMITI TIRANE 8320 13/314 13/309 13/310 14/137 13/311 13/312 13/313

2 819-F 21.08.2015 ERJON HAMDI BILALI TIRANE 8170 9/99

3 820-F 21.08.2015 TIRANE 8170 9/99

4 819-G 21.10.2015 BESIM XHEMAL SAUKU TIRANE 8170 9/99

5 820-G 21.10.2015 TIRANE 8170 9/99

6 819-H 31.03.2016 DENIS SKENDER SAUKU TIRANE 8170 9/99

7 820-H 31.03.2016 TIRANE 8170 9/99

8 2149-G 15.04.2019 TIRANE 8170 9/100

9 2150-G 15.04.2019 TIRANE 8170 9/102

10 2151-G 15.04.2019 TIRANE 8170 9/100

11 2152-G 15.04.2019 TIRANE 8170 9/110

12 2153-G 15.04.2019 TIRANE 8170 9/110

13 2155-G 15.04.2019 TIRANE 8170 9/102

14 2156-G 15.04.2019 TIRANE 8170 9/100

15 2157-G 15.04.2019 TIRANE 8170 9/102

16 2158-G 15.04.2019 TIRANE 8170 9/100

17 2159-G 15.04.2019 TIRANE 8170 9/102

18 2160-G 15.04.2019 TIRANE 8170 9/99

19 1046-A 07.04.2016 DHIMITER KOSTANDIN GJINI ELBASAN 8526 314/38/2

20 1017-B 27.05.2016 MUSTAFA DILAVER CANI ELBASAN 8527 89/2

21 236-H 15.07.2016 FATMIR ALI TOPI TIRANE 8120 8/462

22 1017-C 19.07.2016 RUDINA ADEM DYLGJERI ELBASAN 8527 89/2

23 1017-E 29.07.2016 SAMI FATMIR SOJLI ELBASAN 8527 89/2

24 1147-B 16.08.2016 FEJZULLA ARIF GOGOFTI ELBASAN 8526 442/5/4

25 236-I 24.03.2017 SHPRESA ALI PESJAKA TIRANE 8120 8/462

26 236-J 24.03.2017 GEZIM ALI TOPI TIRANE 8120 8/462

27 236-K 27.03.2017 INDRIT SKENDER TOPI TIRANE 8120 8/462

28 1249-C 14.09.2017 MIT`HAT ZENEL HIDAJ TIRANE 8180 8/785

29 819-I 10.01.2018 VERA ENVER KOÇI TIRANE 8170 9/99

30 820-I 10.01.2018 TIRANE 8170 9/99

31 1604-A 17.01.2018 JUSUF KASEM SPAJA TIRANE 3976 97/15

32 1626-A 22.01.2018 JORGJI TODI BANA DURRES 8517 69/14

33 1661-A 23.01.2018 DURRES 8517 69/14

34 1662-A 23.01.2018 DURRES 8517 69/14

35 1663-A 23.01.2018 DURRES 8517 69/14

36 1786-A 01.03.2018 RUKIJE QAMIL QESJA ELBASAN 8522 14/178

37 1831-A 23.03.2018 ESAT BRAHIM BUSHATI SHKODER 8594 8/225

38 1834-A 23.03.2018 VELI SHAQIR SUMA SHKODER 8597 18/212

39 1834-B 27.03.2018 LEJLA SHAQIR HYSA SHKODER 8597 18/212

40 1017-F 02.04.2018 DALIP KADRI BAKALLI ELBASAN 8527 89/2

41 659-O 03.05.2018 PRANVERA SHABAN BEJA TIRANE 8160 4/190

42 1901-A 09.05.2018 MYFTAR ASLLAN CENAJ KUKES 2315 51/23

43 1923-A 16.05.2018 ADRIAN ENVER GJINISHI ELBASAN 8523 8/109

44 1930-A 21.05.2018 BAHRI ABDULLAH JUBICA SHKODER 8597 19/193

45 1930-B 21.05.2018 LULZIM MUSA KASTRATI TIRANE 8597 19/193

46 2025-A 26.06.2018 SHPETIME HAXHI ALLUSHI TIRANE 8230 1/161

47 2054-C 04.07.2018 LUAN SHABAN DERVISHI TIRANE 8170 2/78

48 2054-B 04.07.2018 FITNETE SHYQYRI DERVISHI TIRANE 8170 2/78

49 2054-A 04.07.2018 MARSIDA MUSTAFA DERVISHI TIRANE 8170 2/78

50 2054-D 04.07.2018 BUJAR SULEJMAN CASLLI TIRANE 8170 2/78

51 2121-A 17.07.2018 BEHEXHET RYZHDI HASEQIU ELBASAN 8527 183/31

52 2127-A 17.07.2018 KUJTIM HALIL MAÇI TIRANE 8180 5/132

53 2029-A 27.09.2018 DIMITRIOS VASO

MERCURIUS LISIMAK

KONDI KONDI

KORCE 8562 8/582

54 2049-B 07.11.2018 VJOLLCA QEMAL ARAPI ELBASAN 8527 181/6

55 2048-B 07.11.2018 ELBASAN 8527 133/4

56 2221-M 17.01.2019 ELBASAN 8527 181/1

57 1213-E 15.11.2018 LILIANA JETON LIKU TIRANE 8120 8/471

58 1215-E 15.11.2018 TIRANE 8120 8/473

59 1214-C 15.11.2018 TIRANE 8120 8/474

60 2229-B 15.11.2018 TIRANE 8120 8/470

61 2230-C 15.11.2018 TIRANE 8120 8/473

62 2260-A 24.12.2018 ENKELA HAMDI BALLA VLORE 8604 3/208

63 2265-A 26.12.2018 SOKOL ENVER ÇELA TIRANE 8190 3/349

64 2264-A 26.12.2018 TIRANE 8190 3/236

65 2264-B 26.12.2018 LUAN XHEMAL MUMAJESI TIRANE 8190 3/236

66 2260-B 26.12.2018 MAJLINDA NEXHDET VEIZI VLORE 8604 3/208

67 2287-A 31.12.2018 SHQIPONJA IBRAHIM VATHI TIRANE 8120 6/983

68 1547-B 11.01.2019 ARBEN SHEFQET HOXHA TIRANE 8170 3/264

69 2260-C 15.01.2019 ALBA FATOSH BALLA VLORE 8604 3/208

70 2264-D 18.01.2019 AISHE HYSEN PULLEJA TIRANE 8190 3/236

71 2264-E 18.01.2019 AGIM HYSEN MUMAJESI TIRANE 8190 3/236

72 948-N 31.01.2019 TRENDAFILE QAMIL LEKA TIRANE 8330 5/70

73 2349-A 13.02.2019 ILIR ZENI ÇAUSHI TIRANE 8330 3/787

74 783-E 13.02.2019 LULZIM ARIF ZHILLA TIRANE 8190 2/196

75 2362-A 27.02.2019 MYZEJEN MUSTAFA SEFERI TIRANE 8190 13/561

76 2393-A 08.03.2019 FROSINA ANDON KAVAJA DURRES 8518 7/328

77 2396-A 11.03.2019 DURRES 8518 7/328

78 1309-E 11.03.2019 MEVLUDE HASAN MIRAKU ELBASAN 8527 275/2

79 2397-C 15.03.2019 MIRJAM SAMI NDINI ELBASAN 8527 1314/23

80 2406-A 15.03.2019 ALBERT KUJTIM MALO VLORE 8604 17/39

81 1224-L 19.03.2019 FATBARDHA RRAPUSH PRELASHI ELBASAN 8526 2174/1

82 83-B 21.03.2019 DHURATA CENO MERIZAJ TIRANE 8320 13/314 13/309 13/310 14/137 13/311 13/312 13/313

83 1142-K 09.04.2019 EMINE BEDRI SHIMA TIRANE 8230 5/405

84 2062-B 09.04.2019 IKMETE SAFET MULLAJ ELBASAN 8526 9/71

85 2433-A 09.04.2019 ELBASAN 8526 9/71

86 2260-E 11.04.2019 LAURETA BARDHOSH HIBROJ VLORE 8604 3/208

87 2036-L 12.04.2019 PRANVERA FERIT ALLA ELBASAN 8526 2276/1

88 1035-P 16.04.2019 REFIK HAXHI ABAZI TIRANE 8190 15/387

89 661-J 17.04.2019 ARTUR SEIT ZAJMI TIRANE 8340 5/338

90 2433-B 18.04.2019 ARDJANA XHEVDET BRAJA ELBASAN 8526 9/71

91 1142-L 26.04.2019 ARJAN QEMAL TROPLINI TIRANE 8230 5/405

92 2506-A 20.05.2019 ARBEN BESIM FAGU TIRANE 8120 4/335

Agjencia e Pronave: Emrat e 92 pronarëve që marrin 1 milion euro

Page 13: LETRA PËR KOMISIONIN EVROPIAN Holanda dorëzon … · Javor E shtunë, 1 QErshor 2019 3 n uk kanë të munguar në Shqipëri skandalet për tenderat e kompanive të ndërtimit. Mbas

E SHTUNË, 1 QERSHOR 2019 13JAVOR OPINION

Media amerikane “citizentruth”: Kryeministri shqiptar pengon integrimin e vendit në BENga Ana SCHEER

A do ta ndalojë arrogancën e tij Edi Rama duke lejuar që populli i tij aq i vuajtur të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të arrijë fatin e tij evropian? Shqipëria është një nga

vendet më pro-perëndimore në gadishullin e Ballkanit. Gjatë tridhjetë viteve të fundit, shqiptarët kanë synuar të integrohen plotësisht në Bashkësinë Evropiane, por poli-tikat jashtëzakonisht të polarizuara dhe përçarëse kanë penguar dëshirën e tyre për të qenë anëtarë të Bashkimit Evropian. Mbështetja për Shqipërinë është rritur që nga rënia e regjimit komunist, por vitet e fundit, gjatë qever-isjes së Edi Ramës, vendi i vogël ballkanik ka ndërmarrë hapa regresivë drejt një ambicie të tillë.

“Kolumbia e Evropës”Lajmet nga Shqipëria kanë pushtuar mediat botërore

për gjashtë vitet e fundit, dhe fatkeqësisht, kanë qenë të këqija. Mediat e kanë quajtur Kolumbia e Evropës dhe pika hyrëse për trafikimin e drogës në Evropë. Më e rëndësish-mja e të gjithave ishte përhapja e kultivimit të kanabisit në të gjithë territorin shqiptar duke shërbyer si rruga kryesore për drogat e rënda të cilat arrijnë në vendet evropiane. Kjo solli shumë shqetësime për autoritetet italiane, greke, holandeze, britanike dhe të vendeve të tjera. Të ardhurat e kanabisit në Shqipëri gjatë periudhës 2013-2016 vlerëso-hen në miliarda euro duke konkurruar seriozisht PBB e ven-dit dhe paratë vazhdojnë të pastrohen përmes industrisë së ndërtimit në qytetet kryesore të Shqipërisë, si Tirana, Durrësi, Vlora, Elbasani dhe përmes mjeteve dhe mëny-rave të tjera. Përveç kësaj, pretendohet se kryeministri shqiptar është përfshirë në krimin e organizuar jo vetëm për të kontrolluar dhe manipuluar zgjedhjet, por edhe për të krijuar një rrjet të biznesit të paligjshëm dhe ndikimit politik. Shumë kriminelë të dyshuar dhe të certifikuar, me përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar dhe madje edhe të dyshuar për përdhunim, nën autoritetin e tij u emëruan si kryebashkiakë, deputetë ose në poste të tjera të larta qeveritare. Pas reagimit të ashpër dhe bojkotit nga opozita dhe presionit të madh nga SHBA dhe BE, parla-

Letër e hapur Delegacionit të BE në TiranëNga Petrit VASILI

Shqiptarët e kanë të palëkundur bindjen e tyre për Integrimin Europian si dhe gadishmërinë për të bërë çdo sakrificë që ky integrim të përparojë dhe Shqipëria një ditë të bëhet anëtare e Bashkimit Eu-

ropian. Është e qartë në dritën e diellit që shkëmbi dhe pengesa kryesore në rrugën e integrimit europian është korrupsioni galopant, i çfrenuar dhe endemik i qeverisë. Nuk dua të ndalem sot në aferat e njohura botërisht të Teatrit Kombëtar apo të Unazës së Re, si shfaqje nga më të shëmtuarat e një korrupsioni pa kufi për të cilat re-agimi juaj ka qenë thuajse inekzistent edhe kur dhunimi i të drejtave të njeriut kaloi çdo kufi duke tejkaluar edhe kufijtë e diktaturave. Sot ju drejtohem juve zotërinj të BE në Tiranë për aferën e rrugës Milot-Balldren. Dimensio-net e kësaj afere korruptive janë absolutisht të frikshme dhe qeveria është e përfshirë kokë e këmbë në të, ndër-kohë që reagimi nga “drejtësia e re” është zero. Është aq e vërtetë që qeveria është ideatore, përgjegjëse dhe fajtor-ja e vetme e këtij korrupsioni, sa që ajo kundërshton edhe vetveten me qëllimin e vetëm për ti grabitur këto qindra milion euro që dalin nga xhepat e shqiptarëve të varfër. Vetë Qeveria në strategjinë Sektoriale të Transportit dhe Planit të Veprimit 2016-2020, e cila u hartua me asist-encën e Bankës Botërore, planifikoi të ndërtonte By Pas-sin e Lezhës (aksin Milot-Balldren) me gjatësi vetëm 4 kilometër kundrejt 24 milionë euro, ose 6 milionë euro

për kilometër.Më pas projekti u zgjerua në gjatësi nga 4 në 17

kilometër dhe sipas kostove fillestare, nëse rruga do të ndërtohej me fonde buxhetore, nuk do të kushton-te me shumë se 102 milionë euro, ose më pak se gjysma e asaj që do të duhet të paguajmë të gjithë me taksat tona sipas konçesionit që qeveria sapo ka miratuar. Pra: -nga një rrugë që sipas parashikimit të vetë qeverisë do të kushtonte jo më shumë se 102 milion euro po ta ndërtonte vetë shteti, tani do të kushtojë në total rreth 260 milion euro, pra 2 herë e ca më shumë; -si dhe çmimi që do të shkonte 6 milion euro kilometri po ta ndërtonte shteti, arrin në 15 mil-ion euro sipas konçesionit. Kostot e projektit të rrugës Milot–Balldren me një gjatësi totale prej 17.2 km, një koncesion i pakërkuar i dhënë kompanisë A.N.K është 213.6 milionë euro plus TVSH-në, sipas propozimit fi-nanciar, pjesë e kontratës së koncesionit/PPP.

Nga kjo shumë, financimi i kompanisë është 140 mil-ionë euro, sipas specifikimeve në kontratë, nga të cilat një hua bankare prej 70 milionë eurosh, e cila do të merret nga një ose më shumë institucione financiare, finan-cimi nga furnitorët prej 19.5 milionë euro dhe 52 milionë euro kompania premton se i ka nga kapitali i vet. Pjesa e mbetur prej 72 milionë eurosh do të shkojë për pagim interesash dhe fitimin e kompanisë, teksa kjo shumë përbën rreth 34% të totalit (pa TVSH), ose rreth një të tretën e kostos totale të rrugës, çka e çon koston totale për kilometër në 15 milionë euro për kilometër (përfshirë

TVSH). Ne 9 tetor 2018, kompania A.N.K fitoi procedurën konkurruese për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Milot–Balldren, me vlerë ndërtimi dhe mirëmbajtje gjithsej 161.5 milionë euro, sipas buletinit zyrtar të Agjencisë së Prokurimeve Pub-like. Në këtë shumë, sipas parimit të përgjithshëm në bazë të të cilit funksionojnë presupozohet që kompania duhet të kishte llogaritur të gjitha kostot, interesat për huatë e mundshme dhe fitimin e saj, që qeveria nga ana e saj duhet t’ia kthente me këste për një afat 13 vjeçar.

Por, kontrata është rinegocuar më pas pa garë, një praktikë që nuk mbështetet në asnjë ligj, teksa një pjesë e kontratës është kontraktuar përmes tenderit konkurrues dhe më pas pjesa tjetër është rinegociuar për interesat . “Sipas propozimit të rishikuar financiar, sipas deklaratës të datës 19.3.2019, Norma e interesit e llogaritur për gji-tha burimet e financimit të përcaktuara më sipër është 5%”, thuhet në kontratë (bëhet fjalë për tre burimet e financimit të kompanisë nga kredia, kapitali i vet dhe fur-nitorët prej 140 milionë eurove). Ky rinegocim i paprec-edentë dhe pa garë e çoi vlerën e kontratës në 213 mil-ionë euro, duke e rritur atë me 32%. Kompania llogarit në tabelat e publikuara në kontratë se do të paguajë interesa prej rreth 31 milionë eurosh për kredinë 70 milionë euro dhe financimet e furnitorëve prej 19.5 milionë euro, duke mbetur një fitim për kompaninë rreth 40 milionë euro, ose rreth 20% e totalit. Nga ana tjetër, norma e interesit prej 5% për të cilën kompania ka negociuar pa garë është pra shumë më e lartë se sa interesi i eurobondit prej

3.55% kur qeveria emetoi eurobondin e ri pak muaj më parë. Ndërsa kompania premton të financojë 52 milionë euro nga kapitali i vet, të dhënat zyrare nga bilanci 2017 tregojnë se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro (2 miliardë lekë), ndërsa totali i kapitalit është 3.2 milionë euro. Kompania kishte të ardhura prej 16 milionë eurosh në 2017-n dhe një fitim minimal prej më pak se 1 milion euro. Pra kompania s`ka absolutisht burime të mjaftueshme për një sipërmarrje të tillë . Eshte aq e vertete sa qe edhe ne kontrate specifikohet qe vetem vitin e trete kompania do te filloje te operoje me fondet e veta.

I nderuar Delegacion i BE në Tiranë. Skandale të tilla do të duhej të dënoheshin rreptë nga ju, nisur edhe nga detyra e monitorimit që ju keni si dhe e drejta që ju lind për të bërë kerkesa si dhe që të vini edhe kushte kur e keni gjykuar të nevojshme. Ju nuk i keni kursyer lëvda-tat për një “drejtësi të re” që po lind. Por jam i shtrën-guar t‘ju kujtoj se kjo ”drejtësi e re” ka mbyllur totalisht gojën përpara skandaleve të tilla flagrante dhe tron-ditëse, bile për fat të keq ka treguar një nivel kapjeje të tillë, që e ka bërë tërësisht të pabesueshme përpara shqiptarëve të cilët presin vepra dhe jo fjalë nga drejtë-sia. Ndaj edhe shqiptarët janë aq të zemëruar dhe u janë drejtuar shesheve të Shqipërisë, anë e mbanë ven-dit për t`ju kundërvënë plaçkitjes që po i bën qeveria taksave të tyre. Kjo plaçkitje po i varfëron ekstremisht shqiptarët dhe po i bën të humbasin shpresën dhe të braktisin vendin e tyre. Ndaj është koha që ju të flisni sot. Kjo është ajo që shqiptarët presin nga ju!

menti shqiptar miratoi një ligj për verifikimin dhe largimin nga parlamenti të shumë figurave të përfshira në tregëti të drogave dhe qenieve njerëzore. Ky ligj detyroi shumë kriminelë, ndihmës të kryeministrit Rama që të jenë jashtë parlamentit, por ata ende e mbështetën atë gjatë zgjed-hjeve parlamentare të vitit 2017.

Aktualisht ekzistojnë dy dosje hetimore: 184 dhe 339, të cilat përfshijnë përgjime të ministrave, kryetarëve të bashkive dhe vetë Kryeministrit, lidhur me mashtrimin e zgjedhjeve dhe përdorimin e mjeteve të paligjshme për të ndikuar në zgjedhje. Në një prej rasteve, më 11 shtator 2016, Rama telefonoi kreun e një komisioni rajonal zgjed-hor për ta pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar siç ishte dis-kutuar. Ai u përgjigj: Po, shefi, çdo gjë shkoi mirë siç kemi diskutuar. Prokurorët i kanë zvarritur këto raste për shkak të presionit dhe frikës. Por, opinioni publik është i shqetësuar dhe partitë e opozitës po protestojnë në rrugët e Tiranës, si dhe në qytetet përreth. Njerëzit po protestojnë në mijëra duke kërkuar një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përgjigjja e Ramës ka qenë brutale, duke urdhëruar policinë e shtetit të përdorë gazin e pakontrol-luar në afërsi të shtëpive të banimit, arrestimin e dhjetëra protestuesve dhe manipulimin e medias.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me BE dhe Evropën

Kriza po intensifikohet. Komisioni Evropian sapo ka dhënë në parim rekomandimin pozitiv për procesin e anëtarësimit në BE. Në mënyrë shumë burokratike KE ka dhënë një rekomandim pozitiv për tre vitet e fundit dhe po vepron njësoj duke luajtur taktikën e vjetër të karotës dhe shkopit, sepse pavarësisht nga rekomandimet pozi-tive të KE, shtetet anëtare do të refuzojnë propozimin për hapjen e negociatave. Rama është në dijeni të situatës dhe me ndihmën e disa miqve personalë në BE shpreson të përdorë rekomandimet pozitive, pra karrotën nga KE, për përfitime politike dhe do akuzojë opozitën për shkopin që do të vijë nga shtetet e BE. Për shkak të papërgjeshmërisë së tij shkopi do bjerë vetëm mbi shqiptarët. Më 12 prill 2019 Parlamenti i Holandës votoi për rivendosjen e vizave për shtetasit shqiptarë për shkak të rritjes së aktiviteteve kriminale shqiptare në Holandë, si dhe një rritje të azilkërk-

uesve që vijnë nga Shqipëria. Kjo mund të ketë një efekt domino. Vende të tjera mund të ndjekin këtë shembull dhe të ndërmarrin masa të njëjta. Në rrethana të tilla nga jashtë dhe brenda, kryeministri shqiptar ka ofruar bisedime me udhëheqësit e opozitës, por ata duken të vendosur për të kërkuar dorëheqjen e tij. I gjithë vendi pret që ai të japë dorëheqjen në mënyrë që të hapë një rrugë të re për integ-rimin në BE. Niveli i korrupsionit nën qeverinë e tij ka arritur nivelin më të lartë të dekadave të fundit. Shqiptarët po për-ballen me vështirësi të mëdha dhe vendi kontrollohet nga mafia dhe krimi i organizuar.

Rama mban peng të ardhmen e Shqipërisë

Rama po përpiqet të reformojë sistemin gjyqësor me qëllim që ta uzurpojë dhe kontrollojë atë. Vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese, duke lejuar kryeministrin të ve-projë si një sundues suprem. Ai ka caktuar njerëzit e tij në drejtim të institucioneve të gjyqësorit dhe vetting-ut. Ai po e qëndis sistemin e drejtësisë sipas interesave të tij. Kryeministri pretendon se reforma në drejtësi është më e mira në botë por shqiptarët e dinë se është një eksperi-ment i rrezikshëm që i siguron atij gjithnjë e më shumë pushtet. Sektorët kryesorë, siç janë arsimi, shëndetësia, shërbimet sociale etj, kanë ngecur në vend, dhe janë në një rrëmujë të madhe. Të rinjtë po ikin nga vendi në një eksod të paprecedentë. Ekonomia është e dobët dhe shqiptarët janë më të varfër se kurrë. Duke qenë vendi më i varfër i dytë në Evropë, shpresa e vetme e Shqipërisë

është integrimi në BE, por sundimi i kryeministrit Rama është pengesa kryesore e një aspirate të tillë. Kanabis-land, Mafia-land, Korrupsioni-land, kanë qenë titujt e mediave botërore gjatë viteve të Ramës. Me largimin e tij, Shqipëria mund të ketë një shans për të rimarrë dhe për të ndjekur ëndrrën e saj evropiane. Shqipëria gjendet në një kaos politik, institucional dhe social. Vendi është në prag të një konflikti civil. Zgjedhjet e 30 qershorit po afrohen. Partitë e opozitës kanë bojkotuar dhe nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Kryeministri është i vendosur të hyjë i vetëm në zgjedhje. Ai po aktron si i butë dhe i përkushtuar ndaj dialogut por është ende i angazhuar të hyjë i vetëm në zgjedhjet e ardhshme. Një vendim i pashembullt dhe diktatorial.

Dita e zgjedhjeve është përfundimi i afatit kohor për zgjidhjen e konfliktit ose për përshkallëzimin e tij në një konflikt civil. 30 Qershori i duket Ramës edhe më i lartë se muri kinez. Është një provë për të ardhmen e tij si kryemi-nistër dhe për Partinë Socialiste mbi të cilën ai ka një kon-troll autoritar. Është e qartë se nëse Rama përpiqet dhe merr pjesë i vetëm në zgjedhje kjo do të sjellë fundin e karrierës së tij politike, si dhe atë të çdo trashëgimie pozi-tive që mund të ketë Partia e tij Socialiste, dikur Partia Komuniste e Shqipërisë. E ardhmja e vendit dhe integrimi evropian po shkojnë drejt rrënimit, vetëm nëse Kryemin-istri Rama reflekton dhe vepron si një burrë shteti dhe jo si një diktator. Nëse kryeministri vendos të injorojë opoz-itën në zgjedhjet e ardhshme vendi do bjerë në anarki. Dhuna dhe kaosi do përhapen teksa vetë Kryeministri do jetë mbi një avion drejt ndonjë shteti të huaj e duke e parë nga diku larg vendin e tij të digjet.Për ta ndaluar këtë ske-narpartitë opozitare dhe mijëra shqiptarë kanë mbajtur disa protesta masive në rrugët e Tiranës e shumë të tilla priten sërish. A do ta ndalojë arrogancën e tij Edi Rama duke lejuar që populli i tij aq i vuajtur të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të arrijë fatin e tij evropian, apo një njeri i vetëm do ta mbajë të ardhmen e Shqipërisë nën vargoj, njësoj si gjysmë shekulli nën regjimin komunist?

* Ana Scheer është shkrimtare për Citizen Truth. Ajo është një analiste politike, aktiviste për të

drejtat e njeriut dhe autore e shumë artikujve dhe analizave në mediat ndërkombëtare

Page 14: LETRA PËR KOMISIONIN EVROPIAN Holanda dorëzon … · Javor E shtunë, 1 QErshor 2019 3 n uk kanë të munguar në Shqipëri skandalet për tenderat e kompanive të ndërtimit. Mbas

JAVOR E SHTUNË, 1 QERSHOR 201914 GOSSIP

Gjebrea bën njoftimin e rëndësishëm për ndryshimet në festivalin “Kënga Magjike”Një kërkesë e vazhdueshme prej artistëve që

prej fillimeve të “Kënga Magjike” ka qenë ndryshimi i formulës së votimit. Nuk janë të pakta rastet ku këngëtarët kanë prishur mar-rëdhëniet e tyre disa vjeçare pikërisht sepse nuk kanë marrë votat e dëshiruara nga ko-legët. nga kjo kërkesë e vazhdueshme, Ardit Gjebrea ka njoftuar ndryshimin formulës për vitin 2019 në një postim në Instagram: “Këtë vit në “Kënga Magjike” veç artistëve në netët finale do të votojë edhe publiku, këtë vit do të votojë edhe Juria e Neë Artist, vetë Juria këtë vit do të ketë ndryshime, këtë vit… nuk po i tregoj të gjitha, di vetëm që ky edicion do të jetë thjesht ai që do donte publiku dhe ar-tistët! Ndaj kush mendon të jetë pjesë e mag-jisë 2019, le të fillojë përgatitjet që tani, të tjerat na i lini ne.”-ka thënë Gjebrea.

Rita Ora publikon këngën e re në bashkëpunim me DJ e famshëm TiëstoKëngëtarja e njohur me origjinë shqiptare,

Rita Ora, ka përgatitur hitin e saj të radhës për muajt e nxehtë të verës. Ajo ka zbuluar në llogarinë e saj se për këtë projekt muzikor ka bashkëpunuar me DJ e famshëm gjerman, Tiesto dhe Jonas Blue. Ka qenë vetë 28-vjeçarja e cila ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’, një foto nga momentet e xhirimeve të videoklipit, ku shihet krah balerinëve. Ajo çfarë bie tjetër në sy është ‘look-u’ i kuruar deri në detaje i Orës, i cili është komplimentuar shumë nga të gjithë adhuruesit e saj.Në një sërë komentesh ai që ka pikasur ka qenë ai i mamasë së Ritës, Vera Ora. “Akullore”,- ka shkruar ajo në foton e publikuar, duke e treguar shkurt dhe saktë se sa i pëlqen pamja e vajzës së saj.

Në javën që lamë pas aktori i njohur Mu-hamet Lika, i njohur si pjesë e grupit

të parodistëve të Vlorës, u nda nga jeta në moshën 65-vjeçare, për shkak të një ataku në zemër. Ky lajm hidhëroi shumë nga personaz-het publike të shoëbiz-it shqiptar, ndër ta dhe Agron Llakaj. Aktori i njohur i humorit bëri një dedikim në ‘Instagram’, ku preku të gjithë ndjekësit me fjalët e tij. “Sot është një ditë e rëndë, e hidhur helm dhe e trishtuar. Lajmi që ti Meti u ndave nga ne, jo vetëm më bëri që të

Pas martesës Alban Skënderaj dhe Miriam Canipublikojnë këngën e re Pas suksesit të filmit

“Dy gisht mjaltë”, Veleshnja i kërkon Ermalit lekët borxhRezart Veleshnja, aktori i humorit vijon

t’i kërkojë Ermal Mamaqit paratë për rolin e tij si faturino në filmin “2 Gisht Mjaltë”, ndonëse artikulohet gjithnjë me nota humori. Nëpër intervista të ndry-shme televizive Veleshnja është shprehur se është paguar vetëm 200 euro. Ndërsa në një video të publikuar pak më parë në “Insta Story”, ku shihet në një event së bashku me Ermalin, i drejtohet këtij të fundit që t’i japë paratë që ia ka borxh. “Më ke 8800 euro borxh, se 200 m’i dhe; 9000 euro ishte roli im. Ermal, të falenderoj!”-dëgjohet të thotë Veleshnja, ndërkohë që Ermali shihet i qeshur e deri diku edhe i sikletosur. E teksa hu-mori i këtij të fundit të bën të mendosh se Ermali nuk e ka paguar plotësisht për rolin në film, “2 Gisht Mjaltë” duhet thë-në se po korr mjaft sukses nëpër kine-matë shqiptare, kosovare e maqedonase.

Pas tragjedisë në familje reperi Mozzik publikon këngën e re Ditën e djeshme ata vajtonin hum-

bjen e njeriut më të afërm të tyre! Loredana humbi të atin, dhe dedikimet prekëse nuk munguan në profilet për-katëse. Por sot Loredana dhe Mozzik kanë një lajm të mirë për të dhënë për fansat, pasi reperi ka publikuar këngën e re. Mozzik ka njoftuar në Instagram se edhe pse është i mërzitur, sot ishte data kur duhet të publikonte klipin e ri në bashkëpunim me reperin Dardan. “Veç zoti e di të nesërmen tonë, fatkeqësisht na ndodhi një mërzi në familje por tregu gjerman ka vendosur më herët që kënga e re të publikohet sot! Prandaj edhe pse i mërzitur ju njoftoj që kënga dhe video e re del në orën 14:00! Faleminderit për dashnin”, ka shkruar ai. Kënga titullo-het “A milly”, dhe për momentin është publikuar vetëm në versionin audio në YouTube ndërsa pritet edhe klipi.

mos i mbaj lotët, por humbja është e madhe, jo vetëm fizike për ty Meti i dashur, por për humorin shqiptar dhe për të gjithë shqiptarët, që humbëm një humorist të rrallë, familja një njeri të dashur dhe Vlora një nga legjionarët e humorit shqiptar. ‘Ata janë katër… Mosketieri i parë na la’. Lamtumirë Meti i dashur”, ka shkruar Agroni krahas videos ku shfaqet pranë parodistëve. Ky postim ka marrë shumë ko-mente nga ndjekësit e Agronit, të cilët shprehin ngushëllimet për humbjen e aktorit.

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë kthyer në qendrën e mediave ditët e fundit. Pasi udhëtuan drejt Maldives, ata zbuluan se kishin vendosur të martoheshin dhe ceremonia

ishte organizuar atje, pa të ftuar dhe ceremoni të mëdha. Me Amelinë pranë vetes, momentet më speciale çifti i njohur i publikoi në ‘Instagram’.

Agron Llakaj, bën një dedikim të ndjerë për Muhamet Likën

Por nuk janë mjaftuar me kaq. Sot, në ditëlind-jen e Miriamit është publikuar edhe kënga e re e tyre. Këtë herë, domethënia dhe klipi ishin më specialë se kurrë. ‘Duamë’ ka fragmente nga pushimet e tyre dhe në fund mbyllet me momentin kur shkëmbejnë unazat dhe Ameli qëndron e qeshur pranë tyre. Portreti i bukur familjar, teksti, melodia dhe klipi i kësaj kënge do jenë padyshim suksesi i kësaj vere.

Page 15: LETRA PËR KOMISIONIN EVROPIAN Holanda dorëzon … · Javor E shtunë, 1 QErshor 2019 3 n uk kanë të munguar në Shqipëri skandalet për tenderat e kompanive të ndërtimit. Mbas

E SHTUNË, 1 QERSHOR 2019 15JAVOR ZBAVITJE

Fjalëkryqi i “Standard”

Fjalëkryqi pa skemë

HORIZONTALE1. Kalimi në ekstreme.3. Dymijë romake.5. Një pjesë e satelitëve.9. Me Jumbo për... aeroplan.12. Rriten gjatë situatave të ndera.16. Fundi i… anglezëve.18. Ekipi i…Librazhdit.20. Ad... i ngarkuar me punë.21. Një Tommy aktor.23. Alan, regjisor i Evita. 24. Një rast pa as.25. Ai i Jezu Krishtit ishte djalli.26. Inicialet e Russinova aktore.

27. Emri i Pacino-s.28. Eshtë Laura Bush.31. I ka të ndryshme gici. 32. Moore James Bond.34. Ishte përbindëshii labirintit.35. Harbor, që u godit nga japonezët.38. Teliti regjisor.39. Janë sociale ndërmjet të pasurve dhe të varfërve.40. Piktori i Ura e Narnit.41. Fillojnë terapinë.42. Mund të jenë edhe detare të tilla.43. Në krye të tabelës.44. I ka të ndryshme taraba.

45. Kush është sillet si arrogant.48. Fillojnë faqen.49. Një poezi i Hesiodit.51. Një satelit i Uranit.53. Kufizojnë trajtat.54. Eshtë i vogël në.. televizor.58. Mund të jetë edhe kokosi.59. Ka rënë dëshmor.61. Mund të jentë edhe dhjamore të tilla.63. Janë private edhe në... garage.65. Njësi fizike e punës.66. Fundi i Turandot.67. Aktivist i të drejtave të punëtorëve. 68. Në këtë ditë.

HORIONTALE1. Ai i kuq e ka një huq -Një shërbom “bombë” në tenis -Rooney aktore -Diana këngëtare2. Ka kryeqytet Mongomery -Giorgio stilist -Kabir që interptretoi Sandokan -Me të bëjnë tapë3. Mund të jetë armé. -Ekstreme në sirtar -Kryesojnë në anketë -Ka shumë manometra

4. Është muzika e dasmës. -Jepet me urdhër. -Zbarkuan me D-Day5. Sharon që qe akrore -Për në to shtyheshin gjërat pa afat -Në krye të radhës6. Të fundit në teder -Janë sportivë ata që transmetojnë ndeshjet -Kampionati ku luan Olympiakos7. Një mund të jetë sheqeri -Pak origjinale -Janë karakteristikat e fytyrës

8. Christian që qe stilist -Opera e Verdi-t -Veriu pa ekstreme -Është muzika më e kollajtë.9. Kënduan Stayin’Alive -Kalohen në gjumë -Është vendi aderues10. Mirella soprano -Kështu thirrej Akili -Një mund të jetë mbi xhiro11. Të fundit në teneer -Ka kryeqytet Phoenix

-Një mund të jetë ushtarake dhe shkencash -Pak imagjinatë12. Janë mjekësore për pacientë -Është zog i verdhë -Një Port... në Egjipt

VERTIKALE1. Luhen me klarinetë -Është pushka2. Franc kompozitor -Rrallë është përgjysmë3. Një brinjë në skuadër -Bryant i NBA4. Një biletë mujore -Gëlonin nga gladiatorët5. Frtitz që qe regjisor -Në krye të klasifikimit -Irlanda në Ulster6. Kimia pa kufij -Një shok në zyrë -Ilion Lika7. Një hapësirë mes qemerëve të urës -Kështu fillon zanati8. Mund të jetë një mbledhje -Janë në gotë9. Opera e Bizet -Janë në masë.10. Eric Rohmer -Emri i Çehov

10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 221 2 3 4 5 6 7 8 9123456789

101112

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 45 kuti

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

-Një fjalë e pamjaftueshme11. Është gjuha kineze12. Mund të jetë arkëtimi -Parker regjisor13. Fillojnë andej -Gjysmë atomik -Është filozofi e moralit14. Riaftësuar pjesërisht -Në krye të grupit -Një zbulues avionësh15. Është faqe ene -Gjysma e idilit16. Është klasik me tutu -Ruhen në fund17. Flint, agjenti i James Coburn -Gjysmë penale -Fillojnë matjet18. Christine e Fantazma e operas -Është vegël19. Martin, regjisori i Norma Rae -Garbo që qe aktore20. Diftong në duel -I pëlqen dembelit21. Shkroi Neveria -Është mirë me shokë shumë22. Qyteti termal belg -Janë pjesët e dramës -Një pjesë e madhësisë

VERTIKALE1. Një bojë flokësh.2. Thuret me makinacione.3. Kështu është ai që s’është sëmurë.4. Ishin Parket.5. Fillojnë seancën.6. Ajo dhe ajo.7. Një... franceze.8. James i Ian Fleming.9. Një tenor i famshëm.10. Inicialet Triolet.11. Eshtë lloj njeriu.12. Janë karakteristika... të fytyrës.13. Mbajnë protokolle.14. Ekstreme në ndikim.15. Kanë katër brinjë të barabarta.16. Qe volejbolliste e famshme e jona.17. Rrjeshtohen në kuvertë.18. Një firmë e njohur elektronike.19. Një makinë franceze.22. Vrau Olofernin.24. Një qen i famshëm i ekranit.28. Janë lëvizje mashtruese.

29. Ylli i... Londrës.30. Gjysma e lutjes.33. Një lidhëz.34. Një Oriol i Maupassant.35. Personal Computer.36. Benigni i kinemasë.37. Luhet në ekstreme.39. Tregon konfuzion.42. Kupa pa zë.45. Një grumbull... gurësh.46. Vittorini shkrimtar.47. Në krye të kryesisë.48. ... Fare në Top Channel.50. Ente autonome.51. Një pjesë e amerikanëve.52. Me të nxjerrin trarë.54. Luarasi aktore.55. Një ëmbëlsirë.56. Agjenci Mobiliare Lokale.57. Pak naivitete.58. Mbyllin një dyqan.60. Kufizojnë rastet.62. Fillojnë ndeshjen.63. Italia në Internet.

Page 16: LETRA PËR KOMISIONIN EVROPIAN Holanda dorëzon … · Javor E shtunë, 1 QErshor 2019 3 n uk kanë të munguar në Shqipëri skandalet për tenderat e kompanive të ndërtimit. Mbas

CMYK

REKLAMË