Letër Nga Mërgimi -...

101
Adem Zaplluzha Letër Nga Mërgimi Boton Shtëpia e Kulturës

Transcript of Letër Nga Mërgimi -...

Page 1: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

Adem Zaplluzha

Letër Nga

Mërgimi

BotonShtëpia e Kulturës

Page 2: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

Klubi letrar ‘’Fahri Fazliu’’Kastriot Redaktor:

Rexhep Kllokoqi

Recensentë:Mazllum BaraliuHamdi Tasholli

Korrektor:Bedri Neziri

Ballina:Ragip Thaçi

Dizajni i ballinës:Mentor Lutolli

Realizimi kompjuterik:Admir Krasniqi

2

Page 3: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

Adem Zaplluzha

Letër Nga

Mërgimi

3

Page 4: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

4

Page 5: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

KUKULLA ZËRINA

I kam njëqind kukullaKëtu në perëndimPor më e bukura Është ajo e vendit tim

Kjo është tullaceI ka flokët e gjataE bukura nga KosovaMe shumë krajata

Mërzitet për luminPër male e kodrinaKukulla ime e bukurE quajtura Zërina

5

Page 6: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

MË KËPUTET ZEMRA

Më copëtohet zemraNdahet në dyshKur i shoh fëmijëtKëtu pa gjysh

Kur lozin e këndojnëKëngë në gjuhë të huajSa është e bukur KosovaMami të lutem më thuaj

Dua të këndojë edhe unëKëngët e vendit timLe të dëgjohet kjo gjuhë e bukurKëtu në mërgim

6

Page 7: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

MË THUAJ BABI

Babi më fal të lutemPër pak harrovaO të përgjërojë zemërMë tregoA është shumë largDhe ku gjendet Kosova

Në cilin det Derdhen lumenjtëNë cilat fusha Perëndon dielliO zapi im më thuajA skuqet si luljaAtje qielli

A janë vogëlushët Të gëzuarKur shohin ëndrra Si unë në mërgimKosovën e dashur Dhe të lulëzuarMë rrëfe babiMë thuaj shpirti im

7

Page 8: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

KËSHTU KËNDOI NAIMI

Sa bukur tingëllon gjuha shqipeKjo e folme e lashtësisëKur Adea për çdo ditëMe nga një sinonim e qëndisë

Kur i shqipëron fjalëtFjalitë në ograja qeshinDhe fushat e KosovësNjë fustan të bukur veshin

Kështu këndoi NaimiNë këtë gjuhë të perëndisë Kështu do madhërojë edhe GentiRrënjët e Ilirisë

8

Page 9: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

TOKA JONË

Më dhemb këmbaMu në thembërPse lum babiMë la pa zemër

Zemra ime është KosovaMe ato të bukura fusha Kur më kaplon malli shumëMe një dhembje më ngulfatet gusha

Një lëmsh i pazgjidhurMë sillet në kokëSa herë që ëndërroj Të bukurën tokë

9

Page 10: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

VENDI BIBLIK

Në stacion Më zuri gjumiGjatë tërë kohësUnë ëndërrovaGenti o vëllai imSa e bukur Qenka Kosova

Sa i paska Njerëzit e mirëSa të ndershëm Dhe bujarPse lum BabiNuk më ke treguarPër këto dhuntiEdhe më parë

Bijë e dashurTi ëndërroPër atë vendKaq fisnikDhe kurrë në jetëMos harroMe e dashtëAtë vend biblik

10

Page 11: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

SI POSTJERJA

Fërfëllojnë harabelatNëpër lisaE nëpër telaSjellin letraE lajme tazeSi postierjaMe dantella

Vjen një letërNga veriuE nga juguArrin tjetraShumë të bardhaE pak të zezaFati jonëI pret këto letra

Si nga lindjaE perëndimiVijnë lajme vajiVijnë shpresa shpëtimi

11

Page 12: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

TUNG KOSOVË

Tung KosovëMe shtatë nameTi që robërinëNuk e durove

S‘ta pamë lotinKur dënese I qaje burrat Që u vranë I qaje luletKur i shkelënPa u ndalur ece Drejt fitoresSikur trimat E Mashkullores

12

Page 13: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

ECJA UDHËS

Ecja udhës I menduar Ç‘kërkojë unëNë perëndim

Ku janë njerëzitE vatrës simeKu janë burrat O zot i im

Ku janë luletNë luadheKu janë zogjtë Me sorkadhe

Ecja rrugësSi kokëtul Më dukej vetja Somnambul

Ecja ecjaNëpër këtë vërrimëSado pakTë gjejë shpirtin tim

13

Page 14: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

KTHIMI

Oh sa qenkaLumi i bukurE dredharakFluturo sikur fluturDrejt atdheutNë Kosovën plakë

I bënë të falaLagjes tonëKu në prag Na pretë gjyshjaSe ma ardhjen e pranverësKëtu kthehet Dallëndyshja

14

Page 15: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

VETËM GJUHA SHQIPE

Këtu kthehenShumë zogj shtegtarë Që shtegtojnë Në brigjet e qiellit Me gjuhë të huajaSi në PazarPor vetë gjuha shqipe Kjo gjuhë e diellitFlakërinë Si lulja e prillit

15

Page 16: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

KËNDONTE SHQIP

Ajo lozteMbi një rrapCicëronteNjë gjuhë të huajPor më shumëKëndonte shqipADEA e vogëlSy gështenjeQë i kishte Njëzetë muaj

16

Page 17: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

KËTO KRAJATA

Ku të zë gjumiKur vjen nataPërse të lodhinKëto krajata

Ç’bëre në jetëQë ndihesh me fajPërse sytëI ke me vajë

Të të mos e lëndojë Zemrën mërgimiNËNË KosovaËshtë shpëtimi

17

Page 18: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

ME LOT HIDHËRIMI

Kur bie shiNë PrishtinëNë OttavëAgu gdhinë

Po lotonPullazi plakPrej syve të vjetërPikon gjak

Qanë për nipinOfshanë për mbesën Me lot hidhërimi E lan vesën

18

Page 19: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

SA MË PARË

Pse ja ndaleRrjedhën lumitDhe ja prisheËndrrën gjumit

Mos u zgjoNë këtë errësirëDita bëhetShumë e pështirë

Fli gjumasheËndërro dëborënSa më parëTa shohësh Kosovën

19

Page 20: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

SA SHUMË FËMIJË

Shpeshherë natënI del gjumiMe duar të voglaI fërkon sytëSi është sonteKosova martireA janë fëmijëtAtje me vajë

A kanë bukëPër të ngrënëA janë me familje Athua kanë nënë

Ishte luftëNë vendin timSa shumë fëmijëMbetën jetim

20

Page 21: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

JAM E VOGËL

Jam e vogëlS di të këndojëPër ata që luftuanPor unë kurrëNuk do ti harrojëTrimat tanëQë na çliruan

21

Page 22: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

EVROPA E VJETËR

Tjetër ngjyrëKëtu paskanë luletAs aromaNuk është e njëjtëShiko barinSi përkuletShiko lisat Me krajatë

Përse mamiËshtë kështuTë lutem më shpjego A mund të jetojëUnë këtuFol të lutemMos më mundo

Bija e mamitMendjeholla Ngjyrën e kuqeNuk e ka mollaÇdo gjë këtuKa shije tjetërKësaj i thonë Evropë e vjetër

22

Page 23: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

MOS HARRO

Cicëron zoguNë fluturimMe mallëPër në vendin tim

I përshëndet ata trimaQë nga gojaU del vetëtimaQë pinë ujëNë atë burimI përshëndetZanat e malitZogjët e fushaveNë ëndrrat e djalit

Edhe djemtë e UÇK-ësQë i lanë eshtratNë zemër të malitE përshëndet Gjithë ShqipërinëMos harroPash perëndinë.

23

Page 24: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

VENDI ME LISA

Eci udhësZdirgjem malitNë degë këndonNjë zog rebelPlotë mallëngjimSi vaji i djalitQë u tretëNë zabel

Nuk ishte theporja Vend me lisaPo i qëndisurMe betonAtje largKu s’ takon plisaDjali i lagjes Tonë banon

24

Page 25: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

LETËR NGA MËRGIMI

Isha i mërzitur o gjyshNuk dija çka të bëjë tjetërNga mallëngjimi dënesa si klyshLoti më pikoi në letër

Si janë punët atje në JugA po nxeheni në diellin e lirisëA po keni enë e lugëNë atë tokë gratçore të Shqipërisë

A i ke ruajtur lodrat e miaQë me aq mund i pate blerë Kur unë qaja mu si fëmijaS‘kishim dritë jetonim në terr

Tani fërfëritin flamujt e lirisëÇdo dëshirë në jetë dyzohetAta që e sjellën këtë ngadhënjim Emri i tyre kurrë nuk harrohet

25

Page 26: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

CELULARI

Celulari i gjyshesCingëroi në bagazhGenti kishte dërguarMë të mirën mesazh

Urime ditëlindjaPër shumë vite gëzuarUrime Urime Qofsh e lumturuar

26

Page 27: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

NËNAT TONA

Alo gjyshi a je mirëSi është koha në KosovëPër herë të parë të telefonojëSi i keni hallet na tregoA keni për diçka nevojë

Sot është ditëlindja e imeUnë u linda në PrishtinëKu jetonim me thërrime Të kujtohet gjyshi im

Ishte atëherë koha e ligKur të huajt na sundoninNënat tona i quanin shtrigëKurse të vetat i bekonin

Ti or gjysh mos u merakosTë gjithë ne kemi një dëshirëVetëm një brengë na mundonQë te ju të bëhet mirë

27

Page 28: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

TE ARIU

Fli moj ezmereMos ke frikëNesër do lindiDita e reDo të shkojë Me GentinNë zoologjikEdhe tiVjen me ne

Të kujtohet “te Ariu “Se si qeshteMajmuni në kafazKurse GENTIMe aparatFotografonteNë fërfëllizë

Atje do lozimDeri në agimDo ta mashtrojmëSkilen plakëFli ezmereGjumashja e gjyshitGjumi të bënëShtatëbajrak

28

Page 29: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

NË PRISHTINË

I dashuri Genti o vëllaShumë ëndërrojmë ne në Ottavë Për fushat e gjëra të KosovësQë janë të mbuluara me bar

Përse hesht dhe je i mërrolur Athua largësia po të ligështonApo mallëngjimi të ka lodhurDhe në heshtje po mejton

Fol se plasa nga kjo mynxyrë Do të tretem si qiriu në errësirëTregomë i dashuri vëllaSi është tani në Kosovën e lirë

Në Prishtinë lulet çelin Mu si zogjtë kur këndojnëShumë më afër e kanë diellinNë reze të arta atje notojnë

29

Page 30: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

KUR FLET ERA

Ka sa kohëE disa muajEra fletNjë gjuhë të huaj

Ajo nuk diTë flasë shqip Eh kjo punëQenka pa kripë

Lulja e sajNë dritareI mësoi germat Në abetare

30

Page 31: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

PRANVERA NË KOSOVË

Buzë Lumëbardhit Në shatërvanPo këndonNjë zog i gëzuar Se pranvera në KosovëSivjet më herët Paska filluar

Në këtë stinëKthehen dallëndyshetEdhe shumë Zogj shtegtarë Kthehu edhe ti me taTë pret baba Me behar

31

Page 32: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

NË DHE TË HUAJ

Tungjatjeta o fushaHeu mirëdita ju o maleNga Kanadaja dërgonPërshëndetje një sorkadhe

Shoqet punët si i kanëMësimet si u shkojnëA lozin me kukullaApo libra lexojnë

Këtu në mërgimShumë pak shoqe kamDhe tejet e vetmuarNë dhe të huaj jam

32

Page 33: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

VETMIA

Xhaxhi Mendi po venitemKëtu në dhe të huajSi qiriu i NaimitO të lutem babit i thuajTë na largoj prej mërgimit

Këtu buka s’ po na hahetAs ujë nuk mund të pimëKëtu dielli në lumë nuk lahetSi qyqe mali ne po rrijmë

Thuaj xhaxhi mos harroLute të na kthej në KosovëO të përgjërojë insistoSe po venitemi si lulja në dëborë

33

Page 34: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

EDHE UNË

Edhe unë kamNjë dashuriQë jeton në mërgimVogëlushja AdeaShtatëselviAjo ështëGëzimi im

Me te zgjohemE bie në gjumë

Vetëm një brengëMë mundonSe nuk ka kushNë atë vetmiPërralla të bukura Që i tregon

34

Page 35: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

GJYSHI PRIT

Jam i lodhur Dhe i sfiliturLetër nga GentiDuke pritur

Në fund fatiQeshi si fëmijëErdhi letra Me porosi

Gjyshi na prit Në aerodrom Se nesër kthehemiMe avion

35

Page 36: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

FLOK THINJAK

Rinte ulurMbi trung të qershisëMe sy të përloturE sodiste largësinëAi nuk di Kah i bie JuguKu e ka shtëpinë

Në dhe të huajaIshte treturFëmijërinë pa e gëzuarKalamendej pa shpresëBredhte duke ecurNjeriu me zemërTë lënduar

Ecte bredhte Një plakush Flokë thinjakSi arushë

36

Page 37: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

URDHËRESA

Gjyshja e mbesaSi lulja dhe vesaTë dyja lozinNë një sokakNë celularTingëllon urdhëresaNdaleni lojënPushoni pak

Mesazhi i çuditshëm Nga Marsi zbretDhe kishte vetëmNjë porosiNdaleni lojënPushoni pakSepse fëmijëtSot protestojnëKundër dhunësQë të rriturit ushtrojnë

37

Page 38: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

TË FALA KOSOVËS

Kaçurrela e vogëlKishte mësuar vet Me e thirr gjyshinNë internet

Ka shtypur butoninDhe bisedonSi një zogëz Kur ligjëron

Të fala KosovësMe shumë uratëNë tela dëgjohetZëri i saj çdo natë

38

Page 39: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

TË FALA DJEMËVE

Nga po vjenMoj dallëndyshe Athua ishe në mërgimTregom sa deteI kaloveDeri sa erdhe Në Prishtinë

A i ke parëNipat dhe mbesatUdhëve të botës Duke shëtiturOse i takoje Në stacioneTrenin e fundit Duke pritur

Fluturo or zogë ShtegtarëSa më parë Në perëndimU çon të falaDjemve tanë Se presim Me padurim

39

Page 40: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

PLAKU I LODHUR

Ndalu pakTi or plakPërse këto vargjeKullojnë gjak

Për çfarë Zemra të lotonPse në qepalleVaji qëndron

Edhe unë farefisinE kam në mërgimPor nuk lodhemMe këtë vegim

40

Page 41: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

LETRA

Në krah të erësLetra e shkruarPo udhëtonPa pritesëDete e male Duke i kaluarPo kërkon Një adresë

Djalin e treturE lyp baba Letrën e shkroi Me mallëngjimKthehu bir Në shtëpiFlakë po digjetShpirti im

41

Page 42: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

TË LOZIM FUSHAVE

Shpeshherë me lotMë mbushet gushaKur s vrapojëNëpër fusha

Kështu ështëNë perëndimMë beso O gjysh i im

Shumë të drejta Kemi në letërPor na duhetDiçka tjetër

Të lozim fushaveSikur eraTë vrapojmë maleveKur del pranvera

42

Page 43: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

KUR NGA DHEMBJA

Aty ku është zemraGurgullon një lumëAi i trishtimitQë më lenë pa gjumë

Vjen e i vërshon ëndrratDegdiset si përherëPor më së shpeshtiGufon në pranverë

Gjarpëron ecën lumiNëpër qenien timeShpeshherë ikën largDhe kthehet me vegime

Kështu për çdo stinëNë vjeshtë apo në dimërVezullojnë lumenjtë e shpresësKur nga dhembja thyhet një zemër

43

Page 44: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

E THEN GURIN

Më besoniTë dashur fëmijëNuk qaj unëKaq lehtëPor kësaj radheSyri loton vetë

Loti i hidhurE thyen gurinAndaj ligështonEdhe burrin

Dënesi me mallDhe hidhërimSe i kam dy syNë mërgim

44

Page 45: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

A KA BABI ADRESË

Mami a ka babi adresëA di ku banonPse asnjë letër e shkruarTe ai nuk po shkon

Shokët e klasësMe mua po qeshinLloj lloj epiteteshPas shpine ma veshin

Përse hesht mamiPse nuk më tregonKu e kam babinKjo po më mundon

Babi yt or birËshtë diku në mërgimPusho mos qaj zemërFli zogu im

45

Page 46: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

PRITJA

Eshtrat i kam të sfiliturMë janë lodhur sytëTrenat duke i priturShpresat mu kanë mbytë

Për çudi binarëtUdhëtojnë në pafundësiDuke i qarë hallet plakuMe një mërgimtarë të ri

13 / 14.03.2007

46

Page 47: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

Emrin e kam fjalë

47

Page 48: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

48

Page 49: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

FJALA

Nëse më kërkoniDo të më gjeni kudoZbres nga lashtësiaKam lindur moti Dhe lindi me ju

Përzihem me lodrat e juajaJu shoqërojë në lojëVij nga nëntokaPërrallaveUa shtojë hijeshinëFëmijërisë lumturinë

Rritem në praninë tuajMe mua mbroheniNdonjëherë më keqpërdorniDuke u grindur me shokëtSi në shtëpi Hy në ëndrrat e juajaDhe sërish zhdukemSi hija e thyerUnë jam kudoNë qytet dhe në malEmrin e kam fjalë

49

Page 50: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

THUAJ EMRIN TIM

Kam lindurNga një tokë e vjetërLashtësinë timeMos e kërkoni në përralla Ndoshta i kam Pesë mijë vjet As vet nuk e diDitëlindjen

Mund të më kërkosh Në tregimet E popujve të vjetërOse nëpër legjendaQë madhërojnëJetën e heronjveKurse ndonjëherëJam krejtësisht e reNë disa vende Ende nuk kam lindur

Jetojë në zemrat e ndrydhuraTë popujve të përvuajtur Jetojë në krahët e zogjveTë mbyllur në kafaz

Ende pa lindurSa ëmbël jetojë

50

Page 51: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

Thuaj emrin timKE MUNDËSI

Ke mundësi Që ta mësosh qeninTë paraqitet në telefon

T’ ua mësosh gjuhën Zogjve në fluturimOse lumit të dalldisur Me ja ndërrua kahjenPor kurrë nuk mundeshTi udhërosh kokësQë të mos fantazojë

Shiko po të themTi mundesh vogëlushTi kalerosh yllësitDetin ta fusësh Në një gotë të vockël Por mos harroSe kurrë nuk mundeshTë urdhërosh zemrën Të mos galdojë për dashuri

51

Page 52: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

LULE NË KARNEVAL

Koka më sillet vërdallë Gjumi nuk me zënë Si në ndonjë përrallëËndrra zien e s’ vjen

Në ujëra të turbullta notonSa që peshqit xhelozojnëHerë herë qiellit fluturonShqiponjat të lakmojnë

Tani je një gjeneralQë edhe bletëve u komandonMë vonë lule në karnavalËndrra kudo të çon

52

Page 53: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

SYTË

Fjalë më të bukuraFlasin sytëShpeshherë në heshtjeBisedojnëI njohin gjërat për mrekulliGënjeshtarin e dallojnë

Sytë shohin rrezikunArmikun e përcaktojnëSytë shohin vashëzën Sytë dashurojnë

Dy xhevahire Nuk ngopen me dashuriAto nuk mashtrohenMe asnjë mirësi

Në sy rritet lotiSi në qiell shiuNë sy lind dashuriaMe sy qesh njeriu

53

Page 54: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

GJUMI

Vjen në krahët e natësPër ta sjell qetësinëLargohet me agiminTa dhuron mirësinë

T’i largojë krajatatMosmarrëveshjet i hedh në lumëTë përkund në djepin e ëndrraveSe mua më thonë gjumë

Kur je i shqetësuar Mbi sytë e tua flejë Sepse jam betuarMos të të hidhëroj

Jam më i forti në botëMe mua s’ bëhet shakaPor vetëm ti kur ëndërronUnë s’ kam çka të bëj

54

Page 55: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

PËRRALLË

Unë nuk diKu i merr gjyshi fjalëtPër ato përralla të bukura

Mos vallëAi plakush thinjoshKa ndonjë thes të lashtëNga i cili nxjerrë Për çdo ditëNga një përrallë me kashtëApo tregimKu rrëfehen krajatatE vendit tim

Përralla të harruaraTë përziera me miteRrëfime të moçmePërjetime ilire Na tregon gjyshiPër merak Plaku bujar thinjak

55

Page 56: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

KU GJINDEN FJALËT

Tunde kokën pakGjeje një fjalëHidhe në letërTë bëhet mal

Kështu shkruhet tregimiMe fjalë e fjalitë Ti vetëm sprovoKe për t’ja arrit

E njoh kokën tëndeJe tejet i zgjuarVeç ty të duhetNjëherë për të provuar

56

Page 57: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

MOS U LAKO KURRË

Mos rri i heshturNgrite kokën pakAtdheu nuk doAsnjë frikacak

Thuaj babit joKur ke të drejtëKështu çdo trimVepron në jetë

Fjalën e dhënëMbaje si burrëQëndro si lisiMos u lako kurrë

Fli me librinZgjohu me diturinëHapi mirë sytëLulëzoje shtëpinë

57

Page 58: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

GJYSHI THINJAK

Gjysh i dashur O burrë thinjakPuna jote Për merak

Unë të pashëNë ëndërr mbrëmëSe po ecje Në tri këmbë

Një prej druriSa qesharak Ti ecje me krenariDuke u lëkundur pak

PleqëriaSa kënaqësiKëtë e di Çdo fëmijë

58

Page 59: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

SA BEGATI

Gjysh e gjysheSa begatiNip e mbesëNotojnë në gjithësi

Njohin vendinSi bleta lulenPara tyre Të gjithë përkulen

Ata din përrallaDhe tregimeDin shumë vjersha Lozalime

Mësojnë legjenda Dhe historiE njohin atdheunPër mrekulli

59

Page 60: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

KURRË NË JETË

Kush hyn në lojëPa përvojëAi mbetet Me gishta në gojë

E humb garën I zbehet fytyraPara tij Turpërohet pasqyra

Kurrë në jetëMos u ngutNëse nuk ke në dorëNjë adut

60

Page 61: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

QENI ILIR

Ky babagjan s’ kënaqetMe lajkat e huajaAs të huajinNuk e duron

Qëndron i uritur Gjaku i gufonUshqimin nga i panjohuriKurrë s’ e pranon

Ky qen i dashurMiku im besnikVetëm anëtarët e familjesI mban për mik

61

Page 62: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

MËSUESI

Dashuroi luletI mbjelli fushatMe ngjyra Më të bukura

Dashuroi vendinI ripërtëriri kodrinatMe lisa Më të gjatë

Dashuroi abetarenI gdhendi shkronjatNë zemrat e fëmijëve

62

Page 63: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

SOT

Jam i dashuruarDeri në paskajSi ty dhe mamin E dua Shqipërinë pa vaj

Sa fortë më ngazëllejnë maletDhe gjethet kur shushurinSa fort i dua lumenjtëN’ fusha kur degët i shtrinë

Ky vend mi lindi të parëtQë shkrepat i patën konakDhe këto male i rritën trimatQë e mbrojtën me gjak

Thjeshtë tani mësovaSe dashuria trashëgohetNuk e dija e dashura mamiSe edhe atdheu dashurohet

Sot jam tejet i gëzuarPo qeshi nga lumturimi Se kjo tokë arbërore Udhëton kah shpëtimi

63

Page 64: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

ZEMRA

Zemra imePlot dashuriAjo doÇdo njeri

E do malinQë lulëzonDhe bilbilinKur këndon

E do mësuesinE do vendinE do lojënDhe kuvendin

Ka dëshirë Që çdo njeriTë jetojëNë lumturi

64

Page 65: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

PUNA

Kur pat nevojëZbriti nga lisiHistoria e njeh mirëJanë shkruar Shumë tregimeNëpër shkëmbejë I ka lënë gjurmët

Vepra e tijVulë e pashlyer Në lashtësiNga puna Mësoi njerëzimiTë jetoj në begati

65

Page 66: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

LUFTA

Në gjëmën e saj Flenë kujaNë të dashurohenBudallenjtë

Kudo që kalonPas saj mbetet hiriDhe vaji i fëmijëve

Era e keqe kundërmonNë sytë e të sëmurëveUdhën e ka të gjakosur Nuk ndalet as në ferr

Disa kanë ideale të lartaJetën nuk e kursejnëVdekja për ta është mjaltë

Ca e ndjekin Për t’i shpëtuar krimeveE një grumbull tjetër Ai soji i ndytë i njerëzimitPasurohet Në kurrizin e sajE kur të gjithë këtaLodhen për vdekjeSërish shpëtimin

66

Page 67: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

E kërkojnë në luftëGJYSHI IM

Sa shumë i donteGjyshi fëmijët Dhe këngëtKur këndonteNë lahutën e vjetër

Edhe kur takohejMe vdekjenAi u këndonte fëmijëvePër legjendënE vashës me lule

Ai trim mbi trima Kurrë nuk lejoiQë t ja shëmtoninLulen në shkëmb

Plakushi i urtëPërherë takohejMe vdekjenDhe këngët e vjetraHeu ndjesë pastëSa shumë i donte Fëmijët dhe lulet

67

Page 68: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

68

Page 69: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

ÇAMARROKUI VOGËL

69

Page 70: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

70

Page 71: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

ÇAMARRKOU I VOGËL

1S’ len gjë pa prekurNëpër shtëpiÇamarroku i vogëlBënë kërdi

2Gabimet e bëraKurrë nuk i pranonFajtore është motraKështu më lehtë kalon

3Unë s’e preka lulenVazon nuk e thevaAs gotën me qumësht Përmbysë nuk e ktheva

4Kështu për çdo ditëPër ngjarjet pa lakmiGenti nuk është fajtorAi asgjë nuk di5Pa prekur rubinetënUji rrodhi si lumiFaji i mbetet mjeshtrit

71

Page 72: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

E kishte zënë gjumi6Unë isha duke fjetur Kur u thye xhamiTek e fundi Nuk është bërë nami

7Një ditë të ngrohtë vereNë kullosë e lëshoi lopënIku të lozte me shokëDeri sa bagëtia kulloste

8Në mbrëmje lopa humbiNuk u kthye në shtëpiKurse Gentit të frikësuarI lotonin sytë inxhi Laroshja s’gjendej dotëLaroshja s’gjendej dotSi hija ishte treturDjaloshi e kërkoi kotNëpër ferra duke u strukur

10Dikur u kthye i gjakosurTë gjithë e pritnin me padurimNëna klithi e merakosurÇ’të gjeti kështu biri im

72

Page 73: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

11E kërkova laroshenEdhe te lugjet e shkretaLopa kishte humburAskund nuk e gjeta

12Të gjithë njëzëri qeshënMe loçkën e hallësLara ishte kthyerPërtypej në fund të stallës

13Laroshes i pëlqen shumëAhengu dhe trokuAjo nuk merakosetSe çka bënë çarramoku

14Djaloshi rrinte i heshturIshte prekur shumëAndaj vendosi si burrëTë mos bëjë zullum

15Që nga ajo ditëSjelljet i ndryshojëDhe u dallua nga shokëtKur në shkollë shkojë

73

Page 74: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

ËNDRRA E GENTIT

1Genti ëndërronPër çdo ditëSa më shumë Për tu rritë

2Kur të bëhet Gjashtë vjeçar Do ta vijojëKlasën e parë

3Në të dytënDhe tretën si proreDo të dalë Shembullore

4Katërtën dhe pestënSi për mahiDo i përfundojKy djalë i ri

74

Page 75: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

5Për gjashtën dhe shtatënNuk diskutojmëVetëm pesatDo t’i numërojmë

6Kur të delNë klasën e tetëE ndjen vetenSikur mbret

7Vijnë pushimetFillojnë halletNuk di ku të Çmallet

8Shumë dëshiraI dalin përparaSikur luletNëpër ara

9Një dilemëKa pas përherëTë bëhet mjekApo inxhinier

75

Page 76: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

10Të gjitha dëshiratSi lumi rrjedhinNë cilin drejtimHapat ti hedhim

11Kështu ëndrra Ditë e natëE mundonPa lëshuar shtat

12Fli o gjumash Sa më shumëGjumi të rritëTë bënë pëllumb

13Koha vjenNë shkollë do shkoshTok me shokët Do ta gëzosh

14Tani rrituFito përvojëAtdheu për tyKa nevojë

76

Page 77: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

SEMAFORI

1U mblodhën disa shokë Këndshëm biseduanPastaj një çetëPër një garë formuan

2Njëzëri votuanArbëri të jetë kryetarDhe më vonë kërkuanMe konkurs një sekretar 3le të jetë i urtëI sjellshëm dhe i mirëShokë i gjithanshëm Me përvojë zinxhir

4Pra këto vetiNe të gjithë i kemiDuam që edhe ai të jetëI shpejtë si zgalemi

77

Page 78: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

5Në gazetën e muritKonkursi u shpallArritën kërkesatNga çdo mëhallë

6Filloi komisioniLutjet t’i shqyrtojDhe një nga njëDorëshkrimet i lexoj

7Propozojë ArmendinTha një anëtarëËshtë më i miriNë klasën e parë

8Tepër i sinqertëThanë me krenariNeve si ai na duhetShtoi kryetari

9I tërë komisioniIshte i mendimitTa pranojnë Mendin Vëllaçkon e Ximit

78

Page 79: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

10Të nesërmen në mëngjesTë gjithë u tubuanArmendit dhe ArbëritDetyrën ua uruan

11Në foltore hipi i pariShokë ju falënderojëBesimin e dhënëDo ta arsyetojë

12Prej më të mirëve Do formojmë një çetëDhe do bëjmë gara Me çdo qytet

13Tema do të jetë Mirësjellja në komunikacionDhe si të ecim rrugësKur automjeti kalon

14 Nxënësit më të mirëS’do mbeten duarthatë Të gjithë do të marrinNga një dhuratë

79

Page 80: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

15Por për hall e kemiTë vetmin problemSi ta emërojmë shoqatënMjaltë apo gjemë

16Propozuan disa emraDritë Flakë MotorSë fundi e pagëzuan Thjeshtë Semafor 17Si zgjoje bletësh Shkolla po ushtonSa bukur mësoninPër komunikacion

18Pas disa ditëveGarat filluanPrei të gjitha viseveFëmijët u tubuan

19Pa pikë brenge ishinNë këtë qytet magjik Ku për disa ditëS’do këtë matematikë

80

Page 81: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

20Shenjat e komunikacionitTema do të jetëDhe pastaj do dalimNë provim me biçikletë

21Në komision janëNxënësit shembullor Që dallojnë prej tjerëve Në rrugë dhe në shkollë

22Na trego ZymberSi e kalon semaforinEdhe ti SkënderÇ’bënë kur e ndez motorin

23Shikojë djathtas Kah kalon citroeni Ose majtas Simpatikun ami 24Kur qesh syri i gjelbër Pa frikë kalojë Kështu përherëShenjat i respektojë

81

Page 82: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

25Kur e ndezi motorinNdjej një kënaqësiJam autist i mirëNderojë çdo përparësi

26Në radhe është ShpendiAstriti dhe LizaTë na tregojnëPërse shërben zebra

27E ka trupin me laraDhe jeton në savanë Përherë është e paraSi era vrapon

28Si në kor Të gjithë qeshënNë përgjigjen e pasaktë Që u dha për zebrën

82

Page 83: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

29Lizës i erdhi keqPër shkak të pakujdesisëShpendi e kishte mendjenNë orë të biologjisë30Ku nuk ka semaforAty zebra laracohet Të kalojë nxënësi Kur nga shkolla kthehet

31Edhe për studentinUshtarin dhe fshatarin Këtu është vendkalimi Vetëm për këmbësorin

32Edhe në pyetjet e tjeraPërgjigjet ishin të saktaSa mirë kishin mësuar Këta çerata

83

Page 84: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

33Kishte shumë ekipe Zebra autisti këmbësoriPor më e mira doliÇeta semafori

34Dhuratat më të miraIshin duartrokitjetPër të palodhurit Që i dhanë përgjigjet

35Pastaj filluan lojëratKënga mori dheun Këndonin për trimatQë luftuan për atdheun

84

Page 85: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

INSPEKTOR MASKA

Xërr telefoniXërr po cingëron Inspektor maskaNë shtëpi s’qëllon

Ka do ditëNjë problemE mundon Axhën Xhemë

Një nxënës I klasës dytëTë gjitha muretI ka zhytë

Inspektori I hidhëruarIa mbërrin Duke vrapuar

Aspak pa u vonuarErdhi si laraskaZgjodhi problemin Inspektor maska

85

Page 86: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

TOMI DHE XHERI

Na ishin njëherëDy miq për çudiNjëri quhej TomE tjetri Xheri

Donin njëri tjetrinBënin çudiraTërë ditën Orëve të lira

Lëshonin ujinPrishnin rubinetëHidraulikunNuk e lënin të çetë

Një ditë hidraulikuShkoi te konstruktoriDhe pastaj me vrapTek montatori

Ai montoi kurthin Sikur rubinetaPër Tomin dhe XnheriFare pa helmeta

86

Page 87: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

Të nesërmen pa gdhirëU lëshuan në lojëQeshën dhe vrapuanFare pa nevojë

Më vonë vendosënTë luajnë me rubinetëPa menduar fareSe ç’do me i gjet

Po sa e prekënAjo i kurthoiUji më nuk rrodhiDhe filmi mbaroi

87

Page 88: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

PROFESORI BALTAZAR

Profesori BaltazarBëhet mjekVeterinarNjë ditë tjetërAgronomApo të nesërmen Astronom

Di të bëhet MuratorTë punojëMe eskavatorMe makinë bënëMrekulliShpik gjëra për bukuri

Dhe një ditëDy nxënës përtacVajtën te i miri BaltazarIu lutën pa u skuqurQë tua përmirësojëNjëshat në ditar

Por i urti BaltazarU drejtua me këto fjalë

88

Page 89: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

Notat s’falen ore çunaPor duhet shumë ju të mësoniPastaj do vaj mirë punaPa u skuqur Mëshirë të kërkoni

Sa mirë këshillatI dëgjuanDy shok të mirë Por përtacMe shpejtësi në shtëpi shkuanDhe më kurrëNuk dalën në lojë Deri sa njëshat i përmirësuan

89

Page 90: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

SËRISH PËR BALTAZARIN

Të gjithë qytetarëtNë hall patën rënëPrej maçokut ngucakeqitS’dinin ç’të bëjnë

I fshihte fletoretÇantën me abetareNxënësit në shkollëShkonin pa mësuar fare

Dhe ditët kaloninSi lumi që rrjedhMaçok trazovaçitS’kish kush qafën T’ia dredh

Një nxënësi iu kujtuaProfesori BaltazarDhe tha ai këtë problemDo e zgjedh sa më parë

Dërguan një delegacionPrej nxënësve të klasës parëQë të këshillohenMe të urtin Baltazar

90

Page 91: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

Ai vrapoi nëpër dhomëMu si një robotDhe në fund bërtitiKy problem zgjidhet sot

Iu ofrua makinësMbushi një epruvetëBëri një qen të madhSa dëshirojë vetë

Me shpejtësi vetëtimeLaroshi shkoi në qytetDhe ndjeku maçokunDeri në det

Fëmijët u gëzuanQeshën si beharTërë ditën kënduanBaltazar Baltazar

91

Page 92: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

Fli biro flij

BabiA ka sy QielliE zemër Dielli

Athua toka ecënMe këmbët e vetaApo rrotullohet

Si ylzi Ka më GalakësiTë lutem babiMë trego këtë fshehtësi

Dua të diKu flen tokaDhe me çfarë jorganiI mbulohet kokaNë cilin detDuart i lanëNë cilin lumëKëmbët i shpërlanDhe me çfarë brusheDhëmbët i pastron

92

Page 93: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

Lum babiMë trego njëherëSe gjumi në syS’më vjen si kaherë

Fli biro fliTani është natëQielli sytëI ka mbyllëNë zemrën e diellitRritet një bylbyl

Tani je i vogëlKur të rriteshDo bëhesh astronautAtëherë i njehson yjzitNë çdo skutë

Fli biro fliToka flenNë mirësinë tëndeMbulohet meËndrrat e fëmijëveDuart i lanë

93

Page 94: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

Me qeshjet e vogëlushëveKëmbët i shpërlan Me gëzimin e fëmijëveDhëmbët i pastronMe lojën e fluturaveFli biro fli

1978, nr.10 “Fatosi”

94

Page 95: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

Ku e ka Dielli vendlindjen

Shpeshëherë pyet një voglushPër vendlindjen e diellitPër atë sy të zjarrtëQë si kali i erësEndet Qiellit.

Pyet për HënënArushën e madheDhe për yjzit e tjerëQë vrapojnë si surkadhe

Prej pyetjes në pyetjeVogëlushi gjezdisKush e mban TokënLum babiQë nuk lëviz

Çfarë han DielliBanane apo çokollatëKu pi ujë HënaKur bëhet natë

95

Page 96: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

Me çfarë nxehet DielliKur errësohet QielliÇ’përdor për nxemjeStufë apo kalorifer

Lum miku më tregoKu e ka vendlindjenAi sy magjikMë tregoMë tregoO mik i dashur Kur ecën DielliA mëson matematikë

1978, nr.12 “Fatosi”

96

Page 97: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

Hëna ka blerë një abetare

Për çdo natëNë dritareLexon HënaNë abetare

AlfabetiE çon gjithnjëPrej yllit polar Deri në veri

Pastaj vazhdonNë AmerikëPër të mbriNë Antartik

Andaj nënës Gëzohet Toka Kur kalon HënaKah Evropa

Nëpër Afrikë Dhe në AziKjo punëtoreBën mrekulli

97

Page 98: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

Mijëra shkronjaVallëzojnë kah QielliE shenjat e pikësimitShëndërrisin si Dielli

Kur ta mësojëTërë alfabetinDo t’u shkruajFëmijëve një letër

Përmbajtja e letrësS’dihet fareDeri sa HënaI mëson gërmat në abetare.

98

Page 99: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

SHËNIME PËR AUTORIN

Adem Zaplluzha lindi në Prizren me 1943. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë.Një kohë punoi si mësues nëpër fshatra: Studenqan të Therandës (ish Suharekës) dhe Hoça e qytetit afër Prizrenit. Ndërkohë punësohet si përkthyes në Korporatën Enregjetike të Kosovës. Me shkrime filloi të merret kryesisht me poezi që nga mosha fëmijërore. Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë të cilën e botoi në revisten: “PIONERI”, me 1957.Si i punësuar në Korporaten Energjetike të Kosovës bashkë me shokët e punës dhe pendës formoi grupin letrar: “Lulëkuqet e Kosovës”. Në Kuadër të punës së këtij grupi letrar qe botuar përmbledhja: “Ngjyra e kohës”, në të cilën u botua një numër i poezive të tij. Veç krijimeve që i publikoi në revistat për fëmijë botoi edhe nëpër gazetat e kohës që dilnin në Prishtinë dhe Shkup. Është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës.Veprimtaria letrare u pasurua me shumë tituj që deri më tani ka të botuar këto libra:

“Puthjet”- poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1974“Ecjet e viteve të mëdha”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë 1995.“Çamaroket e thepores”, poezi për fëmijë, “Shkëndija”, Prishtinë 1996.“Muret”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë, 1997“Morfologjia e dhembjes”, poezi, “Faik Konica”, Prishtinë 2000.“Ai vjen nesër”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu, Kastriot, 2007

99

Page 100: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

Ky është libri i shtatë i tij. Jeton në Prishtinë ndërsa aktivitetin letrar e zhvillon në Klubin letrar: “Fahri Fazliu” në Kastriot.

100

Page 101: Letër Nga Mërgimi - lapshvd.e-monsite.comlapshvd.e-monsite.com/medias/files/71041619leter-nga-mergimi-poezi-pdf.pdf · MË KËPUTET ZEMRA Më copëtohet zemra Ndahet në dysh Kur

ADEM ZAPLLUZHALetër nga mërgimi

Radhitja kompjuterikeAutori

Realizimi kompjuterik“OBSCURE”

Prishtinë

U shtyp në shtypshkronjën“TREND”

Prishtinë, 2007