letersi matura 2010

64
© AVA 1 1 qershor 2010 REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2010 S E S I O N I I (I DETYRUAR) VARIANTI A E martë, 1 qershor 2010 Ora 10.00 Lënda: Letërsi dhe Gjuhë shqipe Gjimnazi: Drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm Udhëzime për nxënësin Testi është i ndarë në dy pjesë: në poezi dhe në prozë. Testi në total ka 25 pyetje. Në të dy pjesët ka kërkesa me zgjedhje dhe me zhvillim. Në kërkesat me zgjedhje rrethoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për kërkesat me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen. Koha për zhvillimin e pyetjeve të testit është 2 orë e 30 minuta. Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj. Për përdorim nga komisioni i vlerësimit Kërkesa 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11a 11b 12a 12b Pikët Kërkesa 13 14 15 16 17 18 19 20 21a 21b 22 23a 23b 24a Pikët Kërkesa 24b 25a 25b 25c 25d Pikët Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT 1………………………...Anëtar 2. ……………………….Anëtar KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN BARKODI

description

provimet e matures

Transcript of letersi matura 2010

© AVA 1 1 qershor 2010

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2010

S E S I O N I I (I DETYRUAR)

VARIANTI A

E martë, 1 qershor 2010 Ora 10.00

Lënda: Letërsi dhe Gjuhë shqipe Gjimnazi: Drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm Udhëzime për nxënësin Testi është i ndarë në dy pjesë: në poezi dhe në prozë. Testi në total ka 25 pyetje. Në të dy pjesët ka kërkesa me zgjedhje dhe me zhvillim. Në kërkesat me zgjedhje rrethoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për kërkesat me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen. Koha për zhvillimin e pyetjeve të testit është 2 orë e 30 minuta. Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj. Për përdorim nga komisioni i vlerësimit

Kërkesa 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11a 11b 12a 12b

Pikët

Kërkesa 13 14 15 16 17 18 19 20 21a 21b 22 23a 23b 24a

Pikët

Kërkesa 24b 25a 25b 25c 25d

Pikët

Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT

1………………………...Anëtar 2. ……………………….Anëtar

KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN

BARKODI

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Gjimnazi: Drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm Varianti A

© AVA 2 1 qershor 2010

PJESA I Ismail Kadare

Pa ty

Ti ike udhës së pafundme, ku zverdhin drurët gjetherënës, mbi gjokse perdesh tani tundet i arti medaljon i hënës. Lejlekët ikën. Fill pas teje si stof i keq u zbeh blerimi, dhe ngjajnë toka, pylli, reja, me negativin e një filmi. Tani në fusha shkoj menduar, ku nis të fryjë erë e ftohtë, ku ca mullarë të gjysmuar duken që larg si donkishotë. Ç’të bëj, po them me veten time, në këtë orë të vonë të muzgut, kur qerrja baltërave bën shkrime, të lashta si të Gjon Buzukut. Do shkoj të ulem përmbi pellgjet, të pi në gjunjë duke rënë, në grykë e di që do më ngelet i ftohti medaljon i hënës.

Për pyetjet nga 1 deri në 7 rrethoni alternativën e saktë.

1. “Pa ty” është lirikë: 1 pikë

A) shoqërore B) intime C) filozofike D) peizazhi

2. Cila nga alternativat e mëposhtme i përgjigjet më mirë temës së kësaj poezie? 1 pikë

A) Dimri sjell mërzi dhe trishtim. B) Ikja e lejlekëve na kujton ngjarje të trishtuara. C) Largimi i njeriut të zemrës shkakton emocione të trishta. D) Shkrimet e vjetra na ndihmojnë të kuptojmë më mirë veten dhe botën.

3. Në vargun: “...me negativin e një filmi...”, autori kërkon: 1 pikë A) të sugjerojë imazhin e një peizazhi bardhezi. B) të krijojë idenë e një natyre absurde. C) t’i ofrojë lexuesit ndjesinë e ftohtësisë. D) t’i japë poezisë një ton trishtues.

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Gjimnazi: Drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm Varianti A

© AVA 3 1 qershor 2010

4. Në cilën nga alternativat e mëposhtme ka një rend të përmbysur sintaksor? 1 pikë

A) Do shkoj të ulem përmbi pellgjet B) Lejlekët ikën C) Në grykë e di që do më ngelet D) Ti ike udhës së pafundme

5. Në cilin nga vargjet e mëposhtme është përdorur metaforë? 1 pikë A) Ç’të bëj, po them me veten time B) Do shkoj të ulem përmbi pellgjet C) Si stof i keq u zbeh blerimi D) Tani në fusha shkoj menduar

6. Kjo poezi është shkruar me varg: 1 pikë

A) 6 rrokësh B) 7 rrokësh C) 8 rrokësh D) 9 rrokësh

7. Dy vargjet e fundit të kësaj poezie sugjerojnë te lexuesi: 1 pikë

A) idenë e një dashurie që i kalon përmasat tokësore. B) imazhin romantik të një hëne bashkudhëtare të poetit. C) një hero lirik që përjeton një dhimbje ekstreme. D) një natyrë që mbetet e largët dhe e ftohtë.

8. Me ç’rimë është shkruar kjo poezi? Çfarë i jep poezisë një përdorim i tillë? 2 pikë a) ___________________________________ b) ___________________________________

9. Kjo poezi sjell një atmosferë të veçantë. Tregojeni atë, mbështetur të paktën në dy figura stilistike mbi të cilat është krijuar. 3 pikë _________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________

10. Cila është gjendja shpirtërore që po përjeton heroi lirik? Çfarë e ka shkaktuar atë? 2 pikë _________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Gjimnazi: Drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm Varianti A

© AVA 4 1 qershor 2010

11. a) Ç’pjesë e ligjëratës është fjala gjetherënës? Tregoni si është formuar ajo. 2 pikë

_________________________________________

_________________________________________ b) Gjeni në poezi një rast të përdorimit të gjymtyrëve homogjene. 1 pikë

________________________________________

12. a) Figura e hënës del rëndom e përdorur në letërsi. Në cilin moment të kësaj poezie

ajo krijon një imazh romantik? Po imazhin modern? 2 pikë

_________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________ b) Si na ofrohet figura e hënës përmes këtij imazhi të fundit (modern) dhe ç’ndjesi na

sugjeron poeti përmes një përdorimi të tillë? 2 pikë

_________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Gjimnazi: Drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm Varianti A

© AVA 5 1 qershor 2010

PJESA II Franc Kafka

Procesi (fragment)

Pas pak dolën në rrethinat e qytetit, në atë vend, ku nisnin fushat dhe arat. Ishte një gurore e braktisur pranë një shtëpie qytetare. Të dy zotërinjtë ndalën edhe pse ky kishte qenë caku i tyre, por edhe sepse nuk mundnin të vazhdonin dot më tej. U shkëputën nga K., që qëndroi aty i heshtur dhe, pasi i hodhën një vështrim gurores, fshinë me shami djersët e ballit. Vendi rreth e rrotull ndriçohej nga hëna, që shpërndante një dritë të qetë.

Pasi u morën vesh me njëri-tjetrin për mënyrën e kryerjes së detyrës, njëri syresh iu afrua K. dhe i hoqi xhaketën, jelekun dhe pastaj edhe këmishën. K. fërgëlloi padashje; me ta vënë re këtë, zotëria, për ta qetësuar, i ra lehtë shpatullave. Pastaj nisi të paloste teshat e veta me aq kujdes, si të ishin gjëra që do t’i hynin në punë, por jo menjëherë. Që K. të mos mërdhinte në atë natë të acartë, e zuri për krahu dhe nisi të ecte me të lart e poshtë; ndërkohë ai tjetri ishte duke kërkuar në gurore një vend sa më të përshtatshëm. Pasi e gjeti, i bëri me shenjë tjetrit, dhe ky e çoi tek ai K. Në faqen e gurores ishte një guvë, prej andej ishte shkëputur një gur, që qëndronte aty pranë, m’u përpara tyre. Zotërinjtë e shtrinë K. për tokë dhe kokën ia vunë mbi gur. Me gjithë përpjekjet e tyre, dhe nënshtrimin e K., pozicioni i zgjedhur nuk ishte as i mirë e as i përshtatshëm. Atëherë njëri iu drejtua tjetrit me lutjen t’ia linte atij ta rregullonte si s’kishte më mirë K., por nuk arriti dot ta bënte. Tekembramja e lanë K. në një pozicion aspak të përshtatshëm. Pastaj njëri prej tyre zbërtheu xhaketën dhe nxori një hanxhar kasapi nga këllëfi, që i varej përgjatë jelekut. E ngriti lart thikën e madhe, tehu vezulloi në dritën e hënës. Nisi pastaj një ceremoni e neveritshme, sepse njëri ia zgjati thikën tjetrit sipër kokës së K.; ndërsa ky ia ktheu prapë, duke e kaluar përsëri sipër kokës së K. Atë çast K. tha me vete se mbase i duhej atij vetë ta merrte thikën dhe ta rraste në kraharor. Nuk e bëri, vetëm rrotulloi qafën e lirë dhe këqyri përreth. Nuk mund t’ua lehtësonte mundimin autoriteteve, i mungonte për këtë energjia e nevojshme që këta ia kishin shterur. ................................................................................................................................................

Vështrimi i K. u ndal te kati i sipërm i shtëpisë, që ndodhej pranë gurores. Papritur u hapën kapakët e një dritareje dhe shpërtheu drita. U duk një burrë i hollë e i gjatë, që u përkul përpara në parvaz dhe nderi duart përpara. Kush ishte? Ndonjë mik? Ndonjë njeri i mirë? Ndonjë që donte ta mbronte? Një ishte apo ishin disa? A thua kishte ende mundësi që të shpëtonte? Mos vallë, mund të bëhej gjë? Apo kishte ende fakte, që nuk ishin paraqitur? Me siguri që kishin. Ngjante sikur nuk kishte si luftoje me atë lloj logjike, por ama dëshira për të jetuar ishte shumë e madhe. Ku ndodhet, vallë, ai, gjykatësi më i epërm, të cilin s’e kishte parë kurrë? Ku ishte Gjykata e Lartë, te e cila nuk kishte mundur të arrinte? Ngriti lart duart dhe i hapi shumë gishtat.

Njëri prej dy zotërinjve e zuri K. prej gryke, kurse tjetri ia nguli thikën thellë në zemër dhe e rrotulloi dy herë. Me sytë ku po shuhej drita i pa zotërinjtë, që ishin përkulur mbi të ashtu pranë e pranë për të parë fundin e punës së bërë. - Si ndonjë qen! – belbëzoi K. dhe iu duk sikur trupi do të mbijetonte edhe pas tij.

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Gjimnazi: Drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm Varianti A

© AVA 6 1 qershor 2010

Për pyetjet nga 13 deri në 18 rrethoni alternativën e saktë.

13. Personazhet në këtë fragment janë: 1 pikë

A) realë B) mitologjikë C) historikë D) simbolikë

14. Në këtë fragment Jozef K. shfaqet: 1 pikë A) i kënaqur që gjithçka po merr fund. B) i mërzitur nga zgjedhjet që ka bërë. C) i nënshtruar dhe pa energji. D) i trembur nga të papriturat.

15. Në fjalinë “K. fërgëlloi padashje...” fjala fërgëlloi ka për sinonim: 1 pikë A) u drodh B) u mpi C) u tendos D) u shtang

16. Cili nga detajet e mëposhtme e bën këtë skenë të ngjashme me tragjedinë “Makbeth” të Shekspirit? 1 pikë A) drita e hënës B) gurorja e shkretë C) koka mbi gur D) thika mbi kokën e Jozef K.

17. Jozef K. i lind një shpresë në momentin kur: 1 pikë

A) një nga shoqëruesit i tregon pak ngrohtësi. B) shikon pavendosmërinë e shoqëruesve. C) shikon një njeri në dritaren e një shtëpie. D) shoqëruesit e çojnë pranë një shtëpie qytetare.

18. Ngjarjet e kësaj vepre ndodhin në: 1 pikë A) Berlin B) Budapest C) Bratislavë D) Kafka nuk na thotë gjë për këtë.

19. Në ç’rrethanë zhvillohet ngjarja në paragrafin e parë? 2 pikë Cili është funksioni artistik i kësaj zgjedhjeje?

a) vendi dhe koha:_________________________________________________________ b) funksioni: _____________________________________________________________

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Gjimnazi: Drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm Varianti A

© AVA 7 1 qershor 2010

20. Lexoni me kujdes fragmentin e dhënë. Përqendrohuni në veprimet e tri personazheve dhe

shpjegoni si e kuptoni qetësinë që i karakterizon ato në një moment kaq të rëndësishëm siç është ekzekutimi. 2 pikë _________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________

21. Në momentin që Jozef K. pret të ekzekutohet, ai shikon një burrë në një dritare shtëpie.

a) Ç’nënkupton ky detaj? 1 pikë ________________________________________________________________________ b) Si do t’i interpretonit të gjitha pikëpyetjet që i lindin Jozef K. në këtë çast? 1 pikë

_________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________

22. A mendoni se efektin e tragjizmit në paragrafin e fundit e jep një fjalë e vetme (...si qen...), apo i gjithë përshkrimi i skenës së vrasjes? Argumentoni zgjedhjen tuaj. 2 pikë

_________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________

23. a) Në ç’vetë rrëfehet kjo ngjarje? Sipas mendimit tuaj, pse rrëfimi është në këtë vetë?

2 pikë _________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________ b) Në ç’kohë të së shkuarës janë vendosur foljet në këtë fragment? 1 pikë _______________________________

24. a) Kjo vepër konsiderohet e veçantë sidomos për ato elemente që nuk zbulohen gjatë rrëfimit.

Identifikoni në fragmentin e dhënë dy të tilla. 2 pikë _________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________

b) Gjeni shfaqjen e absurdit në këtë skenë dhe shpjegojeni atë. 2 pikë

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Gjimnazi: Drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm Varianti A

© AVA 8 1 qershor 2010

25. Fundi çnjerëzor i Jozef K. është konsideruar tragjik. Çfarë e bën atë të tillë?

Argumentoni përgjigjen tuaj në formën e një eseje. 8 pikë

________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________

________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________

Shtjellimi i idesë (25a)

Organizimi dhe struktura

(25b)

Stili dhe origjinaliteti

(25c)

Saktësia gjuhësore (sintaksa dhe drejtshkrimi)

(25d)

Totali

25

2 pikë 2 pikë 2 pikë 2 pikë 8 pikë

© AVA 1 1 qershor 2010

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2010

S E S I O N I I (I DETYRUAR)

SKEMA E VLERËSIMIT TË TESTIT

VARIANTI A

Lënda: Letërsi dhe Gjuhë shqipe Gjimnazi: Drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm Udhëzime të përgjithshme: • Testi përbëhet nga dy pjesë. • Testi përmban një total prej 50 pikësh. • Testi ka 25 pyetje. 13 me zgjedhje dhe 12 me zhvillim. • Për pyetjet me zgjedhje përgjigja e saktë vlerësohet me 1 pikë. • Për pyetjet me zhvillim përgjigjet konsiderohen orientuese dhe në skemë parashikohen

variantet e mundësive të përgjigjeve të nxënësve. • Vlerësimi i pyetjes ese do të bëhet duke pasur parasysh rubrikat në tabelën e vendosur në fund të

pyetjes dhe që është posaçërisht për vlerësuesit e testit. • Saktësia gjuhësore ndikon negativisht në vlerësimin e nxënësit, në ato raste, kur ka

përsëritje të theksuar gabimesh ose gabime të cilat prishin në mënyrë të vazhdueshme kuptimin e shprehjes.

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Gjimnazi: Drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm Varianti A

© AVA 2 1 qershor 2010

PJESA I Ismail Kadare Pa ty Pyetja 1 B 1 pikë Pyetja 2 C 1 pikë Pyetja 3 A 1 pikë Pyetja 4 C 1 pikë Pyetja 5 C 1 pikë Pyetja 6 D 1 pikë Pyetja 7 C 1 pikë ________________________________________________________________________________ Pyetja 8 2 pikë Model përgjigjeje

• Kjo poezi është shkruar me rimë ABAB.

• Një përdorim i tillë i jep poezisë muzikalitet. 1 pikë Nëse gjen rimën më të cilën është shkruar kjo poezi. DHE 1 pikë Nëse gjen se çfarë i jep poezisë një përdorim i tillë. 0 pikë Nëse përgjigjja e dhënë nuk i përmbahet thelbit të pyetjes ose nuk ka përgjigje. _______________________________________________________________________________ Pyetja 9 3 pikë Model përgjigjeje Peizazhi që sjell kjo poezi është ai i vjeshtës ose i fundvjeshtës dhe i fillimit të dimrit, është dhe muzg e fryn erë e ftohtë. Një peizazh ku ndihet shkretimi, ftohtësia dhe vetmia. Figurat e stilistikës që sugjerojnë pikërisht këtë kalim të stinëve dhe krijimin e këtij peizazhi janë: • Epiteti: drurët gjetherënës, erë e ftohtë, stof i keq, mullarë të gjysmuar, udhws sw pafundme; • Krahasim: Si stof i keq u zbeh blerimi • Metafora: u zbeh blerimi, ku zverdhin drurwt gjetherwnws, mbi gjokse perdesh tani tundet • Epitet metaforik dhe inversion: i arti medaljon i hënës Pikë të plota 1 pikë Nëse shkruan atmosferën e veçantë që sjell kjo poezi. DHE 2 pikë Nëse e shpjegon atmosferën përmes dy figurave të stilistikës. Pikë të pjesshme 1 pikë Nëse identifikon vetëm atmosferën përmes një figure të stilistikës. OSE 2 pikë Nëse identifikon vetëm dy figurat, por bashkë me ilustrimet përkatëse. OSE 1 pikë Nëse shpjegon atmosferën, por pa e ilustruar me figura të stilistikës.

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Gjimnazi: Drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm Varianti A

© AVA 3 1 qershor 2010

OSE 1 pikë Nëse gjen vetëm një figurë të stilistikës bashkë me ilustrimin përkatës. OSE 1 pikë Nëse gjen dy figurat e stilistikës, por pa ilustrimet përkatëse. 0 pikë Nëse gjen një figurë të stilistikës, por pa ilustrim, përgjigjet gabim ose nuk

përgjigjet fare. ________________________________________________________________________________ Pyetja 10 2 pikë Model përgjigjeje • Gjendja shpirtërore që po përjeton heroi lirik është tepër e rënduar dhe e trishtuar. • Ai ndihet i braktisur, i harruar, i vetmuar. • I pushtuar nga një ftohtësi që është në natyrë dhe në shpirtin e tij. II • Shkaku i kësaj gjendjeje është vetmia, largimi i vajzës së dashur dhe ftohtësia që ajo ka

shkaktuar me largimin e saj. 1 pikë Nëse shkruan gjendjen shpirtërore që po përjeton heroi lirik. 1 pikë Nëse gjen se çfarë e ka shkaktuar atë. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep shpjegime që nuk i përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit i gjykon të sakta. ________________________________________________________________________________ Pyetja 11 3 pikë Model përgjigjeje a) pjesa e ligjëratës: mbiemër Formimi: gjethe+ rënës ose është fjalë e përbërë. b) Gjymtyrë homogjene: toka, pylli, reja 1 pikë a) Nëse gjen pjesën e ligjëratës. 1 pikë Nëse gjen mënyrën e formimit. 1 pikë b) Nëse gjen gjymtyrët homogjene. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. ____________________________________________________________________ Pyetja 12 4 pikë Model përgjigjeje a) Imazhi romantik: vetë përdorimi i hënës si figurë është element romantik, heroi që ulet përmbi pellgje ku pasqyrohet hëna, hëna e artë që pasqyrohet në perde, hëna si medaljon në kraharor. Imazhi modern: hëna si medaljon i ftohtë, që i mbetet heroit në grykë, që kthehet në pengesë.

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Gjimnazi: Drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm Varianti A

© AVA 4 1 qershor 2010

b) Në imazhin modern hëna ofrohet e materializuar në medaljon të ftohtë, shndërrohet në metal, shndërrohet në ngërç për poetin që vuan. Hëna nuk është më e reflektuar diku (sy, kraharor etj), por ka ngecur në grykën e heroit lirik. Ndjesia që sugjeron ky përdorim është ai i ngërçit, marrjes së frymës, angështisë, i mbytjes, mungesës së ajrit, pengesës, etj (do të pranohet një ndjesi që sugjeron). 1 pikë Nëse gjen se në cilin moment të poezisë ofrohet imazhi romantik (do të pranohet

edhe nëse ofrohet varg ose vargje nga poezia, ku shfaqet ky moment). 1 pikë Nëse gjen se në cilin moment të poezisë ofrohet imazhi modern (do të pranohet

edhe nëse ofrohet varg ose vargje nga poezia ku shfaqet ky moment). 1 pikë Nëse gjen se si ofrohet figura e hënës në imazhin modern 1 pikë Nëse gjen ndjesinë që sugjeron ky përdorim. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep shpjegime që nuk i përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit i gjykon të sakta. ________________________________________________________________________________ PJESA II Franc KAFKA PROCESI Pyetja 13 D 1 pikë Pyetja 14 C 1 pikë Pyetja 15 A 1 pikë Pyetja 16 D 1 pikë Pyetja 17 C 1 pikë Pyetja 18 D 1 pikë ________________________________________________________________________________ Pyetja 19 2 pikë Model përgjigjeje

a) Në këtë skenë ngjarja ndodh jashtë qytetit, në një gurore të braktisur. Është natë dhe kudo sundon errësira.

b) Funksioni i kësaj zgjedhjeje: krijon një ndjesi ankthi, braktisjeje, vetmie, idenë se diçka e frikshme do të ndodhë, pamundësinë për të shpëtuar.

1 pikë Nëse tregon se në ç’rrethana ndodh kjo ngjarje, pra vendi dhe koha. 1 pikë Nëse tregon se cili është funksioni artistik i kësaj zgjedhjeje. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë. ____________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Gjimnazi: Drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm Varianti A

© AVA 5 1 qershor 2010

Pyetja 20 2 pikë Model përgjigjeje Dy ekzekutuesit (xhelatët) e shikojnë si detyrë që duhej kryer. Xhelatët janë të qetë në të gjitha rrethanat, ata nuk janë emocionalë, pasi atëherë nuk do ta kryenin dot këtë detyrë, kjo punë për ata është rutinë. Jozef. K i mungon energjia pozitive, ngaqë ka ndjesinë e fajit dhe nuk arrin ta kuptojë se ç’po ndodh me të. 1 pikë Nëse shpjegon qetësinë që karakterizon dy xhelatët. 1 pikë Nëse shpjegon qetësinë që karakterizon Jozef K. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim (nuk ka kuptuar thelbin e veprës) ose nuk

përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë. ________________________________________________________________________________ Pyetja 21 2 pikë Model përgjigjeje a) Detaji i burrit në dritare është një moment i rastësishëm që e lidh Jozef K. me jetën, me një fije shpresë për shpëtim. b) Të gjitha pikëpyetjet rreth burrit në dritare zbulojnë dëshirën për jetën. Është pragu që ndan jetën nga vdekja, që provokon ringjalljen e një shprese. Ose Pamja e njeriut në dritare mund të mos ketë fare lidhje me të, por të gjitha pyetjet rrjedhin nga: “...ama dëshira për të jetuar ishte shumë e madhe.” . Jozef K. i lind iluzioni se ndoshta edhe mund të kishte drejtësi, mund të shpëtonte. 1 pikë Nëse gjen se ç’nënkupton ky detaj. DHE 1 pikë Nëse interpreton të gjitha pikëpyetjet që i lindin Jozef K. në këtë çast. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, bën një interpretim që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë. ________________________________________________________________________________ Pyetja 22 2 pikë Model përgjigjeje

• Efektin e tragjizmit e jep një fjalë e vetme si qen. Vetë fjala krijon një asosacion të fortë. Jozef K. vdes vetëm, i ekzekutuar në mënyrën më antinjerëzore të mundshme dhe pa e ditur se përse.

• Jozef K. është i vetëdijshëm për fundin e tij, vetëm jo në këtë mënyrë, sikur të ishte askush, pa vlerë. Si qen është zëri i tij i protestës kundër këtij fundi kaq ç’njerëzor.

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Gjimnazi: Drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm Varianti A

© AVA 6 1 qershor 2010

Përgjigje e pjesshme • Efektin e tragjizmit e krijon fjala si qen. Më duket fjalë e rëndë. • Vritet pa asnjë arsye, kot. • Vrasja është makabre, si të vrasësh një kafshë.

OSE Efektin e tragjizmit e jep i gjithë përshkrimi skenës së vrasjes. Kafka krijon imazhe të fuqishme përmes përdorimit të detajeve të hollësishme si: gryka, thika që ngulet në zemër, rrotullohet, si qen. Të gjitha së bashku e bëjnë skenën më makabre si dhe theksojnë absurditetin e fundit të Jozef K. Përgjigje e pjesshme • Efektin e tragjizmit e krijon e gjithë skena e vrasjes, sepse ka shumë detaje. • Krijon përshtypje më të plotë e gjithë skena. (Theksohet fjala e plotë) • Detajet e përdorura janë më mbresëlënëse. 2 pikë Nëse argumenton plotësisht se kush e jep efektin e tragjizmit. OSE 1 pikë Nëse argumenton pjesërisht se kush e jep efektin e tragjizmit. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, bën një interpretim që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë. Shënim: Nxënësi mund të argumentojë për të dy anët e pyetjes dhe përgjigjja do të vlerësohet në cilësinë e argumentit që paraqet. ________________________________________________________________________________ Pyetja 23 3 pikë Model përgjigjeje a) Ngjarja rrëfehet në vetën e tretë. Rrëfimi është në këtë vetë, sepse e bën më të lehtë rrëfimin e ngjarjeve në distancë. Kjo e lejon lexuesin që të krijojë vetë përshtypjet dhe ndjesitë e veta, pa u nxitur nga autori. Në këtë mënyrë, lexuesi ka mundësinë të krijojë në imagjinatë një përvojë që është po aq shkatërruese dhe çorientuese sa është edhe për Jozef K. b) Foljet janë përdorur në kohën e së kryerës së thjeshtë. 1 pikë Nëse gjen vetën në të cilën rrëfehet ngjarja. 1 pikë Nëse shpjegon pse rrëfimi është në këtë vetë. 1 pikë Nëse gjen kohën në të cilën janë vendosur foljet në fragment. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Gjimnazi: Drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm Varianti A

© AVA 7 1 qershor 2010

________________________________________________________________________________ Pyetja 24 4 pikë Model përgjigjeje a) Elemente që nuk rrëfehen: vendi, emri i qytetit, pamja e ekzekutuesve, emrat e tyre, profesioni i Jozef K. nuk është i qartë, arsyeja pse po vritet, Jozef K. nuk ka një mbiemër të plotë, nuk dihet se kush i dërgon dy zotërinjtë. b) Situata absurde: Vrasja (ekzekutimi) e Jozef K. pa asnjë arsye, veprimet absurde të dy xhelatëve, që në dukje janë të vendosura dhe energjike. Shpjegimi: • Jozef K. ekzekutohet pa e ditur as vetë se pse. Vrasja e tij është aq mizore sa na çon në pyetje

se ç’gjë të tmerrshme paska bërë që të meritojë një dënim kaq të rëndë. • Veprimet e dy xhelatëve nuk mund të marrin asnjë shpjegim të arsyeshëm, pse ata sillen në atë

mënyrë. Nga njëra anë ata shkojnë të kryejnë një ekzekutim (edhe pse nuk është dhënë nga gjyqtarët asnjë vendim) nga ana tjetër kryejnë veprime pa asnjë kuptim. Në nëntekst ky është abuzimi me pushtetin. Ashtu si sistemi është një sistem i mbyllur, që vepron në fshehtësi të plotë dhe sipas rregullave misterioze, po ashtu edhe ekzekutimi i K. duket se vjen nga askund dhe pa asnjë justifikim.

2 pikë Nëse gjen dy elemente që nuk zbulohen gjatë rrëfimit. DHE 1 pikë Nëse gjen absurdin në këtë skenë DHE 1 pikë Nëse shpjegon absurdin në këtë skenë. Pikë të pjesshme 1 pikë Nëse gjen një element që nuk zbulohet gjatë rrëfimit. DHE 1 pikë Nëse gjen absurdin në këtë skenë. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, gjen elemente dhe situata të tjera absurde që nuk i përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë. ____________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Gjimnazi: Drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm Varianti A

© AVA 8 1 qershor 2010

Pyetja 25 8 pikë Për esenë do të ndiqen kriteret e mëposhtme: KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi: • shkruan një ese ku argumenton pse fundi i Jozef K. është konsideruar tragjik. • shtjellon se çfarë është tragjike. • i mbështet idetë e veta me shembuj nga fragmenti ose vepra. • përdor detaje mbështetëse. • ka qartësi mendimi. KRITERI II: ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E ESESË 2 pikë 1 pikë Struktura e esesë • respekton elementet e strukturës së esesë:

hyrjen zhvillimin përfundimin

Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme. 1 pikë Organizimi i esesë • organizim logjik, ku shfrytëzohen teknika të tilla si koherenca dhe unifikimi i paragrafëve

(lidhja logjike mes paragrafëve, kalimi në mënyrë të natyrshme). KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 2 pikë Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi: • përmes gjuhës që përdor, krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë. • shprehet me një gjuhë eseistike. • ka fjalor të pasur. • stil origjinal. KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë

(1 pikë sintaksa dhe 1 pikë drejtshkrimi)

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi: • strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore. • ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta. • përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm. • ka saktësi drejtshkrimore.

© AVA 1 1 qershor 2010

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2010

S E S I O N I I (I DETYRUAR)

VARIANTI A

E martë, 1 qershor 2010 Ora 10.00

Lënda: Letërsi dhe Gjuhë shqipe Shkolla e mesme artistike; koreografike; sportive; me kohë të shkurtuar Udhëzime për nxënësin Testi është i ndarë në dy pjesë: në poezi dhe në prozë. Testi në total ka 25 pyetje. Në të dy pjesët ka kërkesa me zgjedhje dhe me zhvillim. Në kërkesat me zgjedhje rrethoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për kërkesat me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen. Koha për zhvillimin e pyetjeve të testit është 2 orë e 30 minuta. Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj. Për përdorim nga komisioni i vlerësimit

Kërkesa 1 2 3 4 5 6 7 8 9a 9b 10 11a 11b 11c

Pikët

Kërkesa 12a 12b 13a 13b 13c 13d 14 15 16 17 18 19 20 21

Pikët

Kërkesa 22a 22b 22c 23 24a 24b 25

Pikët

Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT

1………………………...Anëtar 2. ……………………….Anëtar

KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN

BARKODI

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme artistike; koreografike; sportive; me kohë të shkurtuar Varianti A

© AVA 2 1 qershor 2010

PJESA I DRITËRO AGOLLI

Enigma e maleve

Enigma në male përgjon në qoshe dhe skuta:

Ti s’di pse rrinë në heshtje dy driza,

Se ç’bëjnë nën gur dy hardhuca;

S’kupton pse hidhen dy ketra në pisha;

S’merr vesh se ç’flitet në kulla,

Ç’i thonë në shteg njëri-tjetrit dy njerëz,

Se ç’pëshpërisin tri çupa ku ndahet udha,

Se ç’fshehin në torba dy djem leckamanë të vegjël;

Se ç’ndodh në përrenjtë e thellë:

Kush hyn e del si vjedhës me shpinë kërrusur,

Kush rrëkëllen një gur nga një shpellë

Dhe kush ulërin nga dhimbja mes mjegullit futur.

Kurrkush s’e kupton enigmën e malit,

Komplotin e tij të fshehtë e ka frikë,

Rrëqethet kur ecën pas zallit

Tek kokën ngre në shpatet hanxharë e thikë.

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme artistike; koreografike; sportive; me kohë të shkurtuar Varianti A

© AVA 3 1 qershor 2010

Për pyetjet nga 1 deri në 7 rrethoni alternativën e saktë. 1. Poezia “Enigma e maleve” është lirikë: 1 pikë

A) peizazhi B) meditative C) elegjiake D) erotike

2. Motivi kryesor i kësaj poezie është i lidhur me: 1 pikë

A) tokën B) familjen C) atdheun D) malin

3. Agolli e kërkon përsosmërinë poetike te kjo poezi në: 1 pikë

A) përzgjedhjen tematike B) shprehjen e botës shpirtërore të heroit C) elemente të subjektit D) elemente të metrikës

4. Poeti nuk krijon distancë me lexuesin, sepse ndjenja e tij: 1 pikë

A) ka përmasë universale B) bie ndesh me natyrën njerëzore C) krijon raporte inferioriteti me lexuesin D) është në luftë të përhershme me arsyen

5. Në vargun “Enigma në male përgjon në qoshe dhe skuta” është përdorur figura e: 1 pikë

A) simbolit B) metaforës C) krahasimit D) epitetit

6. Cila është pjesa e ligjëratës që përdoret më shumë në fund të vargjeve të kësaj poezie?

1 pikë A) folja B) ndajfolja C) emri D) mbiemri

7. Atmosferën e veçantë, titullit të kësaj poezie, ia jep: 1 pikë

A) grupi emëror i vetë titullit B) rasa gjinore e fjalës mal C) zgjedhja e malit si objekt referimi D) raporti njeri-mal

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme artistike; koreografike; sportive; me kohë të shkurtuar Varianti A

© AVA 4 1 qershor 2010

8. Gjeni në strofën e fundit foljen, që tregon se përballja me enigmën është e frikshme. 1 pikë __________________________________________________________________________ 9. Sillni shembuj që dëshmojnë frymëzimin e poezisë së Agollit nga jeta e përditshme dhe krijimtaria popullore (nga një shembull për secilin rast). Ç’tipar fiton poezia e tij nga ky frymëzim?

a) nga jeta: __________________________________________________________ 2 pikë nga krijimtaria popullore: ___________________________________________________ b) tipari që i japin poezisë këto shembuj: ___________________________________ 1 pikë

10. Ç’efekt stilistik përftohet nga përdorimi i përemrit të pacaktuar kurrkush?

Si e shihni raportin e këtij efekti me enigmën, përjashtues apo përfshirës? A ndihmon fjala kurrkush në zbulimin e këtij raporti? 3 pikë

__________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________

11. Ndiqni me vëmendje rrugëtimin e enigmës në poezinë e Agollit.

a) Ku e ndesh fillimisht poeti enigmën? ___________________________________ 1 pikë b) Përshkruani ku ndeshet enigma më pas deri në fund të poezisë. 1 pikë _______________________________________________________________________ _______________________________________________________________________ c) Pse autori që në titull fjalën mal e ka përdorur në numrin shumës? 1 pikë _______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

12. Shpirtëzimi dhe misteri janë dy tipare të malit në këtë poezi. Interpretoni marrëdhënien e veçantë midis këtyre dy tipareve dhe malit. Ilustrojeni me nga një shembull për secilin tipar.

a) interpretimi: ________________________________________________________ 2 pikë ________________________________________________________________________ b) shembulli i shpirtëzimit: ______________________________________________ 2 pikë shembulli i misterit: _______________________________________________________

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme artistike; koreografike; sportive; me kohë të shkurtuar Varianti A

© AVA 5 1 qershor 2010

13. Argumentoni pse njeriu para një enigme ndihet i frikësuar dhe i mrekulluar në të njëjtën kohë.

8 pikë ________________________________________________________________________________

________________________________________________________________________________

Shtjellimi

i idesë (13a)

Organizimi dhe struktura

(13b)

Stili dhe origjinaliteti

(13c)

Saktësia gjuhësore (sintaksa dhe drejtshkrimi)

(13d)

Totali

13

2 pikë 2 pikë 2 pikë 2 pikë 8 pikë

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme artistike; koreografike; sportive; me kohë të shkurtuar Varianti A

© AVA 6 1 qershor 2010

PJESA II ERNEST HEMINGUEJ

Plaku dhe deti (fragment)

Mendja iu turbullua përsëri, por fillin me peshkun e madh e tërhiqte me gjithë fuqinë. “Ia dola ta ktheja - anash, - mendoi ai. - Këtë herë mund ta kthej me bark.” - Tërhiqeni! - urdhëroi duart. - Qëndroni fort, këmbë! Kthjellohu, mendje! Ti kurrë s’më ke lënë në baltë. Në çastin që peshku u gjend fare pranë varkës, plaku e tërhoqi me sa fuqi kishte. Por peshku vetëm sa u kthye pak anash, pastaj drejtoi trupin dhe notoi tej. - Dëgjo, peshk! - i foli plaku. - Ti për të ngordhur ke, pse kërkon që të vdes dhe unë? “Kështu nuk bëj dot gjë, - mendoi. Goja iu tha aq shumë, sa nuk mund të nxirrte një fjalë, por s’kishte fuqi as të shkonte deri te paguri i ujit, që ndodhej dy hapa larg. - Këtë radhë duhet ta tërheq pranë varkës. Nuk mund të rezistoj dot shumë; Jo, mund të rezistoj, - kundërshtoi në çast veten. - Ti, plak, gjithnjë reziston.” - Ti do që të më vrasësh, peshk, - tha plaku. - Sigurisht, është e drejta jote. Asnjëherë në jetë s’kam parë qenie më gjigante, më të mrekullueshme, më të qetë e më fisnike se ti. Hë, ç’pret? Vritmë! S’dua t’ia di se cili më vret. “Përsëri po të turbullohet mendja, plak! Por atë duhet ta kesh të freskët. Mblidh mendjen dhe mundohu të durosh vuajtjet, si njeri i vërtetë... Ose si peshk, -shtoi ai me vete.” “Ç’të bëj? - vrau mendjen plaku. Sa herë që peshku largohej, atij i bëhej sikur do t’i binte të fikët. - Ç’të bëj? Do ta provoj edhe një herë.” “Do ta provoj përsëri”, - tha plaku me vete, megjithëse duart iu prenë fare dhe para syve iu bë mjegull. Provoi përsëri dhe peshku përsëri u largua. “Ah! - i shpëtoi një thirrje dhe në çast ndjeu se brenda tij jeta po shuhej. - Do ta provoj dhe një herë.” Mblodhi tërë fuqinë e mbetur, gjithë krenarinë e humbur me kohë dhe i hodhi në duel me peshkun. Plaku lëshoi fillin në dyshemenë e varkës, e mbajti me këmbë, ngriti fuzhnjën lart aq sa mundi dhe me tërë fuqinë që i kishte mbetur e që mundi të mblidhte atë çast, e goditi peshkun pas pendës së madhe të gjoksit, e cila i kishte dalë mbi ujë. Ndjeu si u fut maja e hekurit në mish, ndërsa ai shtynte fuzhnjën thellë e, më thellë me tërë peshën e trupit. Atëherë peshku u përpëlit, e megjithëse mbante brenda vetes vdekjen, u ngrit lart mbi ujë, sikur me trupin e tij gjigant, me bukurinë e fuqinë e tij donte të krenohej... “Ç’po ndodh kështu me kokën time vallë? - tha plaku, duke ngjeshur fytyrën pas dërrasës së bashit. - Jam plak dhe u lodha shumë. Megjithatë, e vrava këtë peshk, që e kam më të shtrenjtë se vëllanë. Duhet të bëj gati gjithçka që më nevojitet, pastaj ta lidh fort peshkun pas varkës, të ngre valën dhe të kthehem në shtëpi”.

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme artistike; koreografike; sportive; me kohë të shkurtuar Varianti A

© AVA 7 1 qershor 2010

Për pyetjet nga 14 deri në 19 rrethoni alternativën e saktë. 14. Heminguej bën pjesë në grupin e shkrimtarëve të: 1 pikë

A) romantizmit B) brezit të humbur C) realizmit magjik D) sentimentalizmit

15. Tema kryesore e këtij fragmenti është: 1 pikë

A) lufta për ekzistencë B) frika nga peshku C) enigma e vdekjes D) bukuritë e detit

16. Fjalët e plakut, kur ai i drejtohet vetes në vetën e dytë: “Qëndroni fort, këmbë,” japin:

1 pikë A) monologun me zë të lartë B) figurën e ironisë C) motivin e humbjes së shpresës D) mbylljen në vetvete të personazhit

17. Shprehja e përdorur nga plaku në fragment: “...s’më ke lënë në baltë”, është një: 1 pikë

A) inversion B) fjalë e urtë C) shprehje frazeologjike D) pyetje retorike

18. Peshkatari mediton për: 1 pikë

A) dashurinë e humbur prej vitesh B) misteret e detit pafund C) jetën kur të kthehej sërish në tokë D) qëndresën si sprovë mbijetese

19. Mesazhi që përcillet nga ky fragment është: 1 pikë

A) me vështirësitë njeriu nuk ndeshet kurrë B) njeriu nuk duhet të tërhiqet para vështirësive C) vështirësive është më mirë t’u shmangemi D) njeriu duhet të gjendet i vetëm në vështirësi

20. Gjeni në paragrafin e fundit fjalinë ku shfaqet paradoksi, i cili tregon dashurinë e plakut për peshkun, megjithëse ai e vret atë. Si e konsideron plaku peshkun? 2 pikë __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme artistike; koreografike; sportive; me kohë të shkurtuar Varianti A

© AVA 8 1 qershor 2010

21. Peshkatari plak bën qëndresë për dy arsye. Identifikoni këto dy arsye në fragment. 2 pikë

a) ___________________________________ b) ___________________________________

22. Plaku përsërit me vete: “Ç’të bëj? Do ta provoj edhe një herë.”

a) Pse përdoret fjalia pyetëse? ___________________________________________ 1 pikë

b) Çfarë pohon në fjalinë e dytë në raport me të parën? 1 pikë ______________________________________________________________________

c) Ç’tipar të tijin demonstron personazhi në këtë rast? 1 pikë

______________________________________________________________________

23. Shpjegoni pse plaku luftën për të vrarë peshkun e quan duel. 2 pikë __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

24. Ndaluni në pjesën e dytë ku plaku e përshkruan peshkun.

a) Ç’përshtypje ju bën përshkrimi që plaku i bën peshkut? 2 pikë ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ b) Tregoni ç’pjesë e ligjëratës e ndihmon përshkrimin e autorit. Sillni një shembull. 2 pikë ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________

25. Shpjegoni një tipar të stilit të Heminguejit që del në këtë fragment. 2 pikë __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

© AVA 1 1 qershor 2010

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2010

S E S I O N I I (I DETYRUAR)

VARIANTI A

E martë, 1 qershor 2010 Ora 10.00

Lënda: Letërsi dhe Gjuhë shqipe Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja Udhëzime për nxënësin Testi është i ndarë në dy pjesë: në prozë dhe në dramë. Testi në total ka 25 pyetje. Në të dy pjesët ka kërkesa me zgjedhje dhe me zhvillim. Në kërkesat me zgjedhje rrethoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për kërkesat me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen. Koha për zhvillimin e pyetjeve të testit është 2 orë e 30 minuta. Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj. Për përdorim nga komisioni i vlerësimit

Kërkesa 1 2 3 4 5 6 7 8a 8b 9 10a 10b 11 12

Pikët

Kërkesa 13a 13b 13c 13d 14 15 16 17 18 19 20 21 22a 22b

Pikët

Kërkesa 23 24a 24b 25

Pikët

Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT

1………………………...Anëtar 2. ……………………….Anëtar

KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN

BARKODI

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja Varianti A

© AVA 2 1 qershor 2010

PJESA I

PETRO MARKO

Nata e Ustikës (fragment) Në fillim ndjeva zërin e saj. Pastaj i preka duart. Fytyrën nuk ia pashë. As trupin. Kishte

diçka thellësisht njerëzore në ato duar. M’u duk se në pëllëmbën time pulsonte një zemër. Rrahjet e saj u bënë njësh me të miat. Nuk i shihja dot ato duar. Vetëm sa i prekja. Mos ishte nata ajo që i vishte me mister? Apo hekurat e burgut që na ndanin? Ndoshta të dyja bashkë, ndoshta asnjëra prej tyre. ...............................................................................................................................................................

Përjashta kishte rënë agimi me një dritë të madhërishme mbi det e mbi gurë. Se vetëm gurë kishte këtej dhe det në të katër anët. I shtangur nga ky agim i parë përjashta pas kaq kohësh, eca dhe eca nga krahu i mëngjër. Kapërceva nja dy baraka të mëdha dhe u ula në një copëz lëndinë. Pastaj u shtriva mbi barin e tharë. Shikoja qiellin e ndriçuar dhe s’mendoja asgjë. Se, kur shikon qiellin e pafund, s’ke ç’mendon. Çdo mendim ka frikë të dalë, se humbet në atë hapësirë të zbrazët. Ndjeva një shkelm të fortë në kofshë.

U ngrita përgjysmë se më dhembi shumë kofsha ime e holluar. Një zotni, i veshur mirë, më shikonte me inat: - Çohu të them! Ç’bën këtu? - Po pres diellin!- i thashë. ............................................................................................................................................................... Andrea! Moj Andrea! Sooonja! Ti? Andrea! Moj Andrea! Sonja? Ti këtu? Doktori vizitonte të sëmurët. Unë, sikur kisha në tru gjithë pleshtat e natës që kaloi, s’dija ç’të bëja… Si ishte Sonja? Po pse me tha “kam fat unë”? Po si ishte e mundur ta takoja këtu? Po pse nuk i fola më gjatë? Si duhej ta nisja bisedën? ...............................................................................................................................................................

Mendimet e mia ishin bërë shkrumb si barërat e djegura nga dielli. Aty për aty s’dija se ç’do të ngjiste. Po, me t’u afruar në derën e madhe të kështjellës, u ndalëm. - Kjo është hyrja e kalvarit. Kalvar quhet kjo kështjellë. Atje lart, në atë vend të rrënuar, ishin shkruar vargjet e Dantes. “Lasciate ogni speranza voi ch`entrate!”1

Dhe me duar të dredhura hiqte një zinxhir të ndryshkur e të trashë, si atë të ankorës së vaporëve të mëdhenj. E ndihmova për të shtyrë një kanatë të derës gjigante prej hekuri. Hekuri përvëlonte nga dielli. Dera ulëriu si një kukuvajkë.

Me të çelur derën, hymë në një korridor-tunel të errët. Me zuri frika. Si në tregimet e Edgar Po-es. Doktori shikonte qelitë e prishura. Numëronte. - Këtu fillon. Një, dy, tre, katër….dhjetë! Ecnim si dy hije ne atë hije të rëndë mortore.

Dymbëdhjetë …. Trembëdhjetë….Ja dhe qelia… ose me mirë kuvlia e hekurt numër 14 -dhe u ndal. Dhe mori drejtqëndrim. Dhe nisi dënesat. Kokulur. Qante. Unë, i pushtuar nga një ndjenje frike dhe tmerri …shikoja atë qeli të ngushtë gjithë hekur të ndryshkur. Në mure e përposh shpendra dhe hithra. Disa zhapinj shkuan për t’u fshehur.

1 O ju që hyni, lini çdo shpresë!

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja Varianti A

© AVA 3 1 qershor 2010

Këtu dha shpirt yt atë!- Toni i trishtuar i zërit të tij ma bënte më të trishtuar atë kuvli hekuri të ndryshkur. - Po ja ku të betohem, në këtë kalvar të betohem, o Giorgio i gjorë, se djalin tënd nuk do ta le të vdesë, edhe biri im le të vdesë, po Andrea yt nuk duhet të vdesë. Dhe s’do të vdesë. Për këtë të betohem si njeri, si kristian, si mjek, si Italian, si antifashist… dhe ngriti doren. Pastaj bëri kryqin. Për pyetjet nga 1 deri në 6 rrethoni alternativën e saktë. 1. Petro Marko, me krijimtarinë e tij afron me shkrimtarët: 1 pikë

A) e realizmit magjik B) ekzistencialistë C) e brezit të humbur D) romantikë

2. Ngjarjet në roman rrëfehen nga: 1 pikë

A) autori B) Andrea Bora C) doktori italian D) një dëshmitar i ngjarjeve

3. Në fjalinë: “Çdo mendim ka frikë të dalë, se humbet në atë hapësirë të zbrazët.” është përdorur figura: 1 pikë

A) e alegorisë B) e metaforës C) e metonimisë D) e paralelizmit figurativ

4. Folja e nënvizuar në fjalinë: “Çohu të them!” është në mënyrën: 1 pikë

A) dëftore B) dëshirore C) habitore D) urdhërore

5. Cili nga mbiemrat e mëposhtëm është përdorur me kuptim të drejtpërdrejtë? 1 pikë

A) Barërat e djegura B) Dera gjigante C) Hapësirë të zbrazët D) Hije të rëndë mortore

6. Fjala kokulur nga pikëpamja e ndërtimit është: 1 pikë

A) e përbërë B) e prejardhur C) e përngjitur D) e thjeshtë

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja Varianti A

© AVA 4 1 qershor 2010

7. Në takimin me Sonjën, Andrea e përqendron vëmendjen në ndjesinë që i shkaktojnë duart e saj.

Pse pikërisht duart? Çfarë kanë ato kaq të veçantë, që djalit i mbeten në mendje? 2 pikë __________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

8. a) Cila është gjendja emocionale e Andreas pas takimit me Sonjën (pjesa III)? 1 pikë

________________________________________________________________________ b) Ç’lloj fjalie, sipas kumtimit, ka përdorur autori në këtë rast? Si do ta shpjegonit këtë mënyrë përdorimi? 2 pikë ________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

9. Në paragrafin e dytë përshkruhet natyra plot jetë. Cili është funksioni artistik i një përshkrimi të tillë? Ç’theksohet përmes kësaj zgjedhjeje? 2 pikë __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________

10.

a) Identifikoni në fragmentin e dhënë një fakt autobiografik, që lidh heroin e veprës me jetën e autorit. 1 pikë

_______________________________________________________________________

b) Gjeni në pjesën e tretë një fjali njëkryegjymtyrëshe emërore dhe një foljore. 2 pikë - fjali njëkryegjymtyrëshe emërore: ___________________________________________

- fjali njëkryegjymtyrëshe foljore: ____________________________________________

11. Doktori betohet se do ta mbrojë Andrean. Ç’e shtyn atë të bëjë një betim të tillë?

Përse autori e ka diferencuar atë nga italianët e tjerë në ishullin-burg dhe çfarë ka dashur ai të mishërojë përmes kësaj figure? 3 pikë __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________

12. Pse autori i referohet pikërisht vargjeve të Dantes? Me ç’nëntekst është përdorur vargu i marrë

nga “Ferri”: Lasciate ogni speranza voi ch`entrate!” (O ju që hyni, lini çdo shpresë!)? 2 pikë __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja Varianti A

© AVA 5 1 qershor 2010

13. Nisur nga fjalët e Andreas: “Po pres diellin...” argumentoni në formën e një eseje se

bota i takon ditës dhe jo natës. 8 pikë __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________

Shtjellimi i idesë (13a)

Organizimi dhe struktura

(13b)

Stili dhe origjinaliteti

(13c)

Saktësia gjuhësore (sintaksa dhe drejtshkrimi)

(13d)

Totali

13

2 pikë 2 pikë 2 pikë 2 pikë 8 pikë

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja Varianti A

© AVA 6 1 qershor 2010

PJESA II Euripidi

Medea (fragment)

Medea O Zeus, o Dike, bijë e Zeusit! Ti, o drit e Diellit! Ja tani moj shoqe, do të korr fitore kundër armiqve të mi. Tani m’u rrit shpresa, se armiqt e mi kanë për t’u dënuar. Vërtetë ky njeri tamam n’atë kohë q’ish rrezik i madh, si një port, si strehë, m’erdh për planin tim. Tani do të të them të gjithë ato plane që kam përgatitur. Një nga shërbëtorët kam për ta dërguar drejt te Jasoni, t’i thotë nga unë që do të vijë vetë; pastaj si të vijë, do ta pres me fjalë t’ëmbla e të buta: do t’i them për shembull se çdo gjë u bë, është bërë mirë, edhe do t’i lutem të ndërmjetësojë që fëmija ime këtu të qëndrojë; jo se dëshiroj t’i lë këtu djemtë, në një vend armik, po pse kam ndërmend të vras me dredhi bijën e monarkut. Me djemtë dhurata do t’i dërgoj nuses: një fustan të hollë, një kurorë t’artë; e pasi t’i marr dhe t’i mveshë në trup, të gjejë vdekjen shumë të tmerruar e jo ajo vetëm, po dhe kushdo tjetër që do t’i afrohet. Ja me çfarë ilaçesh do t’i lyej unë dhuratat e nuses. Po këtë bisedë e këput këtu. Dridhem kur mendohem çdo të bëj më pas: do t’i vras fëmijët: asnjeri nga vdekja s’mund që të shpëtojë: do t’ia kthej përmbys shtëpinë Jasonit: dhe si të mbaroj punën gjakësore, do dal prej Korintit, do të iki larg, që të mos e shoh vendin e shkretuar, ku i vrava djemtë, se s’duroj dot, shoqe, talljet e armiqve. Haj pra, për ta jeta ç’gëzim do të ketë? S’ka atdhe për mua, nuk ka shtëpi, as dhe ndonjë strehë për rrezikun tim.

Bëra faj atëherë kur e lash vatrën, vatrën e tim eti: duke iu bindur fjalës së një greku: po këtij njeriu me ndihmën e hyjve hakun do t’ia marr. Që tani e tutje ky s’ka për të parë as ata fëmijë që i kam lindur unë, as fëmijë të tjerë do t’i lindë nusja, do të vdesë, do shuhet. Askush mos më marrë për grua të keqe, për një të sëmurë ose për të urtë: po përkundër unë për miqt’ jam e mirë, për armiqt’ e ligë. Kori Meqë na tregove planet që ke bërë, për të mirën tënde dhe për hir të ligjit, të them: mos i bëj. Medea S’ka si bëhet ndryshe; ti ke plot të drejtë këto të m’i thuash, se s’pëson si unë. Kori Do guxosh, moj grua, djemtë e tu të vrasësh? Medea Po, se kështu vetëm burri im do digjet. Kori Po dhe ti do bëhesh grua më e mjerë. Medea Mori fund, mbaroi; fjalët janë të tepërta. (Duke iu drejtuar Mëndeshës) Po ti nisu, ecë, e ma thirr Jasonin, sepse ty të kemi njeri të besuar. Shih mos ia thuash njeriu planin, Në i do tët zotër edhe në je grua.

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja Varianti A

© AVA 7 1 qershor 2010

Për pyetjet nga 14 deri në 20 rrethoni alternativën e saktë. 14. Subjektin për tragjedinë Medea, Euripidi e mori nga: 1 pikë

A) Iliada e Homerit B) galeria eskiliane C) jeta e përditshme athinase D) mitologjia greke

15. Konfliktin kryesor Medea e ka me: 1 pikë

A) qytetarët e Korintit. B) mbretin dhe të bijën. C) Jasonin. D) vëllezërit dhe të atin.

16. Medea vendos t’i vrasë djemtë, sepse: 1 pikë

A) do të hakmerret kundër Jasonit. B) ndien urrejtje për nusen e re. C) urren për vdekje mbretin Kreon. D) do t’i flijojë për perënditë.

17. Në cilin prej vargjeve të mëposhtme është përdorur antonimia? 1 pikë

A) për një të sëmurë ose për të urtë B) do ta pres me fjalë t’ëmbla e të buta C) një fustan të hollë, një kurorë t’artë D) po përkundër unë për miqt’ jam e mirë, /për armiqt’ e ligë

18. Pasi të realizojë planin e saj të tmerrshëm, një nga arsyet që Medea mendon të largohet nga Korinti është, sepse: 1 pikë A) ka frikë nga hakmarrja e Jasonit. B) ka frikë nga hakmarrja e qytetarëve. C) nuk do të shikojë më vendin ku vrau fëmijët. D) dëshiron të rikthehet dhe të gjejë paqe në atdheun që braktisi.

19. Arsyeja e dëshpërimit të Medeas është: 1 pikë

A) largimi nga atdheu. B) sjellja e të shoqit. C) pritja që i bënë qytetarët e Korintit. D) përbuzja që gratë e Korintit kanë për të.

20. Në cilin prej vargjeve të mëposhtme është përdorur fjalia e thjeshtë? 1 pikë

A) Bëra faj atëherë kur e lash vatrën. B) Po ti nisu, ecë, e ma thirr Jasonin. C) Askush mos më marrë për grua të keqe. D) Do guxosh, moj grua, djemtë e tu të vrasësh?

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja Varianti A

© AVA 8 1 qershor 2010

21. Në fjalën e saj Medea shfaq disa gjendje shpirtërore. Zbuloni dy prej tyre. 2 pikë

__________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________

22. a) A mendoni se Medea është një grua dinake? Pse? Mendimin tuaj ilustrojeni me

vargje nga fragmenti. 3 pikë

__________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ b) Cila është arsyeja që Medea përmend atdheun, babanë dhe familjen? Si ndihet ajo? 2 pikë

__________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________

23. Lexoni me kujdes vargun: Mori fund, mbaroi; fjalët janë të tepërta. Ç’raport kuptimor krijojnë midis tyre fjalët mori fund dhe mbaroi? Çfarë thekson ky përdorim? 2 pikë __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________

24. a) Ç’rol luan kori në këtë tragjedi? 1 pikë __________________________________________________________________________ b) Kori parashtron dy arsye para Medeas, me qëllim që ta pengojë atë për të vënë në jetë planin e saj. Cilat janë ato? 2 pikë

arsyea 1: ________________________________________________________________ arsyea 2: ________________________________________________________________

25. A mendoni se Medea është e justifikuar për veprën që do të kryejë? Mendimin tuaj mbështeteni me shembuj nga fragmenti. 2 pikë __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________

© AVA 1 1 qershor 2010

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2010

S E S I O N I I (I DETYRUAR)

VARIANTI A

E martë, 1 qershor 2010 Ora 10.00

Lënda: Letërsi dhe Gjuhë shqipe Gjimnazi: Drejtimi natyror Udhëzime për nxënësin Testi është i ndarë në dy pjesë: në poezi dhe në prozë. Testi në total ka 25 pyetje. Në të dy pjesët ka kërkesa me zgjedhje dhe me zhvillim. Në kërkesat me zgjedhje rrethoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për kërkesat me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen. Koha për zhvillimin e pyetjeve të testit është 2 orë e 30 minuta. Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj. Për përdorim nga komisioni i vlerësimit

Kërkesa 1 2 3 4 5 6 7 8a 8b 8c 9 10a 10b 10c

Pikët

Kërkesa 11a 11b 12a 12b 12c 12d 13 14 15 16 17 18 19 20

Pikët

Kërkesa 21a 21b 22 23a 23b 24a 24b 25a 25b

Pikët

Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT

1………………………...Anëtar 2. ……………………….Anëtar

KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN

BARKODI

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Gjimnazi: Drejtimi natyror Varianti A

© AVA 2 1 qershor 2010

PJESA I MIGJENI

Recital’ i malsorit

O, si nuk kam një grusht të fortë t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë, ta dij edhe ai se ç’domethanë i dobët - n’agoni të përdihet si vigan i vramë. Unë - lugat si hij e trazueme, trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit, endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme dhe me klithma të pakënaquna t’instinktit. Mali hesht. Edhe pse përditë mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare, kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë... Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare. Mali hesht – dhe në heshtje qesh. E unë vuej – dhe në vuejtje vdes. Po unë, kur? heu! kur kam për t’u qesh? Apo ndoshta duhet ma parë të vdes? O, si nuk kam një grusht të fuqishëm! Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh! Ta shof si dridhet nga grusht’ i paligjshëm... E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh.

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Gjimnazi: Drejtimi natyror Varianti A

© AVA 3 1 qershor 2010

Për pyetjet nga 1 deri në 6 rrethoni alternativën e saktë. 1. Migjeni kapërceu traditën e poezisë shqipe duke sjellë risi në: 1 pikë

A) përdorimin e vargut modern B) krijimin e neologjizmave C) historizimin e situatave reale D) përdorimin e ligjërimit bisedor

2. Kontrastet në fillim të strofës së katërt ndërtohen me: 1 pikë

A) emra B) folje C) mbiemra D) ndajfolje

3. Veçori e stilit të Migjenit në këtë poezi është: 1 pikë

A) pasqyrimi i idesë përmes forcës dialoguese B) pasqyrimi i idesë përmes forcës së monologut C) pasqyrimi i idesë përmes veprimit dhe ngjarjes D) pasqyrimi i idesë përmes analizës së detajeve

4. Thirrja në vargun: O si nuk kam një grusht... është një përpjekje: 1 pikë

A) për të dalë nga trashëgimia e vuajtjes dhe e durimit B) për të ruajtur gjendjen emocionale të heroit C) për ta shmangur vetëm një moment këtë ndjenjë D) për të risjellë vetëm një gjendje të së kaluarës

5. Njeriu si qenie ekzistenciale në krijimtarinë e Migjenit: 1 pikë

A) zbulon raportin e tij me shoqërinë B) fsheh raportin e tij me shoqërinë C) pajtohet me shoqërinë D) analizon raportin e tij me shoqërinë

6. Vargu: E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qeshë, kumton: 1 pikë

A) inferioritetin ndaj kundërshtarit të tij B) kënaqësinë reale për fitoren C) pamundësinë e ngadhnjimit D) rikthimin përsëri te dëshira fillestare

7. Çfarë e bashkon poetin me malësorin? 1 pikë _____________________________________________________________________

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Gjimnazi: Drejtimi natyror Varianti A

© AVA 4 1 qershor 2010

8. Cila është figura e intonacionit poetik e përsëritur në strofën e parë dhe në strofën e fundit në këtë poezi? Veçoni shembullin, duke dhënë edhe gjendjen emocionale të heroit me të cilën është e lidhur kjo figurë.

a) lloji i figurës: _____________________________________________________ 1 pikë b) shembulli: _______________________________________________________ 1 pikë c) gjendja emocionale e heroit: __________________________________________ 1 pikë

9. Identifikoni të paktën dy trajta dialektore të gegërishtes në strofën e dytë dhe shkruani në krah të tyre variantin sipas normës letrare të shqipes.

2 pikë a) ____________ ______________ b) _____________ ______________

10. Ç’pjesë e ligjëratës është fjala e nënvizuar, në grupin emëror: shpresa gënjeshtare,?

Si është formuar ajo? Shpjegoni ngjyresën stilistike që përftohet nga ky epitet metaforik?

a) pjesa e ligjëratës: ___________________________________________________ 1 pikë b) formimi:__________________________________________________________ 1 pikë c) shpjegimi i ngjyresës që përftohet: _____________________________________ 2 pikë __________________________________________________________________ __________________________________________________________________

11. Jepni një tipar njerëzor që poeti ia vesh malit. Me ç’qëllim e përdor autori këtë mjet stilistik?

a) tipari: ____________________________________________________________ 1 pikë

b) qëllimi i mjetit stilistik _______________________________________________ 2 pikë

__________________________________________________________________

__________________________________________________________________

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Gjimnazi: Drejtimi natyror Varianti A

© AVA 5 1 qershor 2010

12. Mali dhe malësori. Argumentoni lidhjen e fortë midis tyre, përtej poezisë së Migjenit.

8 pikë ________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________

________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________

________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________

________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________

________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

Shtjellimi i idesë (12a)

Organizimi dhe struktura

(12b)

Stili dhe origjinaliteti

(12c)

Saktësia gjuhësore (sintaksa dhe drejtshkrimi)

(12d)

Totali

12

2 pikë 2 pikë 2 pikë 2 pikë 8 pikë

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Gjimnazi: Drejtimi natyror Varianti A

© AVA 6 1 qershor 2010

PJESA II BALZAK

Evgjeni Grande (fragment) Të ulëriturat nga ngashërimet midis atyre mureve përhapnin një jehonë të llahtarshme. Të tri gratë, të prekura, po qanin. Lotët janë po aq ngjitëse sa edhe të qeshurat. Karli, pa dëgjuar më fjalët e të ungjit, u lëshua me vrap nëpër oborr, ngjiti shkallët, hyri në dhomë, u plas në shtrat ashtu siç ishte për të shfryrë dufin, vetëm, pa njeri pranë. - Le të presim sa të kalojë rrëpira e parë, - tha Grandeja, ndërsa po hynte në sallë. Evgjenia dhe e ëma shpejt e shpejt zunë vendet e tyre, dhe, pasi fshinë lotët, nisën të bënin punëdore me gishtat që u dridheshin. Dhe plaku vazhdoi: - Këtë djalosh s’e ke për gjë; këtij i ardhka më shumë keq për të vdekurit, sesa për veten e tij, që mbeti me gisht në gojë. - Evgjenia u drodh e tëra, kur dëgjoi këto fjalë të të atit mbi dhimbjen më të shenjtë që ka njeriu. Dhe qysh nga ky çast filloi të mendonte se me ç’baba kishte të bënte. - Nga larg dëgjoheshin si të mbytura të qarat e djalit; dhe ngashërimi i thellë, që dukej se dilte nga fundi i dheut, mbaroi vetëm në mbrëmje dhe ca nga ca. - I mjeri djalë!- psherëtiu zonja Grande. Britmë fatkeqe. Xha Grandeja shikoi me radhë të shoqen, Evgjeninë dhe kutinë e sheqerit. I ra ndërmend dreka e jashtëzakonshme, që iu shtrua Karlit dhe me gjakftohtësinë e tij të ngahershme, qëndroi në mes të dhomës duke thënë: - Hë! Jemi që jemi: unë besoj se ju nuk do të vazhdoni me xhymertllëket tuaja, zonja Grande. Unë nuk të jap të hollat e mia, që të sheqerosësh atë mistrec. - Nëna s’ka asnjë faj, asnjë faj!-tha Evgjenia-unë… - Po ti mos pandeh se u bëre madhore tashti,- iu kthye Grandeja së bijës, duke ia prerë fjalën,- dhe ke të drejtë të vesh kundër urdhrave të mia? - Ati im, në shtëpinë tënde, tët nipi s’duhej t’i mungonte asgjë. - Ja-ja-ja-ja!- këto katër rrokje, ish-vozaxhiu i shqiptoi në katër nota muzikore të ndryshme dhe pastaj shtoi: - Im nip këtej, im nip andej, çdo gjë për tim nip! Kurse i ati e ka lënë kripë, ai ka dhënë falimenton dhe, kur ky bukurosh do t’i derdhë të gjithë lotët që ka në zemër, do ta thyejë qafën këtej. S’ia kemi ngenë që të na përmbysë shtëpinë. - Ç’do të thotë të japësh falimenton?- pyeti Evgjenia. - Të japësh falimenton,- ia ktheu i ati, është çnderimi më i madh midis gjithë çnderimeve të tjera.

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Gjimnazi: Drejtimi natyror Varianti A

© AVA 7 1 qershor 2010

Për pyetjet nga 13 deri në 19 rrethoni alternativën e saktë.

13. Vepra e plotë e Balzakut u përmblodh në titullin: 1 pikë

A) Jetët paralele B) Komedia hyjnore C) Komedia njerëzore D) Pasqyrë e jetës njerëzore

14. Krijimtaria e Balzakut shënon fillimin e letërsisë realiste, sepse ajo u mbështet: 1 pikë

A) tërësisht në aktualitet B) në historinë franceze C) në mitologjinë greke D) në letërsinë romantike

15. Personazhet e Balzakut në këtë roman shfaqen si individë: 1 pikë

A) që karakterizohen nga monotonia B) që veprojnë në situata të jashtëzakonshme C) në lëvizje dhe dinamikë të përhershme D) të ngurtësuar ndaj një modeli të vetëm në jetë

16. Tema e zgjedhur nga Balzaku në këtë roman ka në qendër: 1 pikë

A) gjyqin, vetëgjyqësinë, ndëshkimin B) luftën, konfliktin, paqen C) politikën, kompromisin, drejtësinë D) vesin, dashurinë, virtytin

17. Evgjenia u drodh nga fjalët e të atit, sepse: 1 pikë

A) ndeshi vështrimin e nënës së saj të qetë B) nuk kuptonte se çfarë donte të thoshte i ati me atë reagim C) nuk kishte njohuri të sakta se çfarë i kishte ndodhur kushëririt D) humbjen e njeriut të dashur e konsideronte si dhimbjen më të madhe

18. Rendi i përmbysur sintaksor në togfjalëshin: I mjeri djalë, përdoret me qëllim

që të theksohet: 1 pikë A) gjendja reale, delikate e djalit pas vdekjes së të atit B) ideja që paratë janë më të rëndësishmet për njeriun C) keqardhja për ndarjen nga Evgjenia D) reagimi i personazhit në një ambjent të huaj

19. Kur Grande e quan Karlin: ky bukurosh përftohet figura e: 1 pikë

A) alegorisë B) epitetit C) ironisë D) metaforës

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Gjimnazi: Drejtimi natyror Varianti A

© AVA 8 1 qershor 2010

20. Tregoni si reagon Karli në paragrafin e parë, nga fjalët e të ungjit. 1 pikë

_____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________

21. Gjeni të paktën dy fjalë të përafërta nga kuptimi me fjalën para, që i përkasin fjalorit të Grandesë. Njërën prej tyre përdoreni në një fjalë të urtë.

a) fjala 1: ____________________________________________________ 2 pikë fjala 2: _____________________________________________________ b) fjala e urtë: __________________________________________________ 1 pikë

22. Si e kuptoni shprehjen: S’ia kemi ngenë që të na përmbysë shtëpinë? 2 pikë Zbuloni një tipar të natyrës së Grandesë që del këtu.

a) __________________________________________________________________ b) __________________________________________________________________

23. Evgjenia i thotë të atit se fajin për darkën e kishte ajo:

- Nëna s’ka asnjë faj, asnjë faj!-tha Evgjenia-unë… a) Ç’shenjë pikësimi ka përdorur autori në fund të fjalisë? 1 pikë

_________________________________________________________________ b) Ç’nënkuptoni me të? ________________________________________________ 2 pikë

_________________________________________________________________

24. Balzaku është mjeshtër i kalimit të situatës dramatike në pikë kulmore. Identifikoni këto dy momente në këtë fragment dhe jepni shpjegimin tuaj se si ndodh ky kalim.

a) situata dramatike dhe pika kulmore: ____________________________________ 2 pikë _________________________________________________________________ b) shpjegimi juaj: _____________________________________________________ 1 pikë

_________________________________________________________________

25. a) Në këtë fragment, pjesëtarët e familjes Grande ndodhen përballë parasë, e cila përbën boshtin e gjithë veprës. Përcaktoni pasojat shpirtërore që sjell kjo përballje në dy nga personazhet e këtij fragmenti. 2 pikë

___________________________________________________________________ ___________________________________________________________________

b) Interpretoni si ndikon paraja në zgjidhjen përfundimtare që Balzaku i jep romanit. 2 pikë

___________________________________________________________________ ___________________________________________________________________ ___________________________________________________________________

© AVA 1 1 qershor 2010

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2010

S E S I O N I I (I DETYRUAR)

VARIANTI A

E martë, 1 qershor 2010 Ora 10.00

Lënda: Letërsi dhe Gjuhë shqipe Shkolla e mesme pedagogjike Udhëzime për nxënësin Testi është i ndarë në dy pjesë: në gjuhë shqipe dhe letërsi. Testi në total ka 25 pyetje. Në të dy pjesët ka kërkesa me zgjedhje dhe me zhvillim. Në kërkesat me zgjedhje rrethoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për kërkesat me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen. Koha për zhvillimin e pyetjeve të testit është 2 orë e 30 minuta. Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj. Për përdorim nga komisioni i vlerësimit

Kërkesa 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11a 11b 11c 12a

Pikët

Kërkesa 12b 13 14 15 16 17 18 19 20a 20b 21 22a 22b 23

Pikët

Kërkesa 24 25a 25b 25c 25d

Pikët

Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT

1………………………...Anëtar 2. ……………………….Anëtar

KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN

BARKODI

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme pedagogjike Varianti A

© AVA 2 1 qershor 2010

PJESA I

GJUHË SHQIPE

Poshtë, në Drimonë, kish ardhur vera; lart në male ishte ende pranverë dhe jo pranverë dokudo. Pranverë bujëmadhe. Shkrinte akulli dhe dëbora e përhime, e ngjeshur dimrit shtrat mbi shtrat në rrembat e fellëtirat, buçisnin rrëketë e përrenjtë, gurgullonin kronjtë begatorë. Harlisej bari i ri shumë i hollë dhe bleronin drurët e shkurret të veshura me gjeth të brishtë, gati të tejpashëm. Aty-këtu zbardhte, skuqte a zverdhte ndonjë pemë e ngarkuar me lule. Ajri ishte i fortë sa ta prisje me thikë, plot amëza aguliçesh, vjollcash dhe stolish të tjera pranverore.

Në agullimë, sapo regëtinte drita e përthyer, kriste valtheve kënga e ferrakut të dehur nga vesa e freskia, nga era e plisit, e gjethit dhe e luleve, nga tërë ndryshmëria që kish sjellë ringjallja e dheut, kthimi i jetës. Kohë pas kohe, kur hapeshin mirë e mirë fletët e portave të dritës dhe pushonte mbreti i zogjve këngëtarë, hynin në valle lyshtra të shumta shpendësh pendëmurrmë, pendëhirtë e pendëshkruar, që ia thoshin sikush në gjuhë të vet. Këngët e tyre të hovshme bashkoheshin, zienin, lartoheshin, uleshin, shuheshin pothuaj fare, pastaj lartoheshin përsëri. Të gjithëve u përgjigjej nga kupa e qelqtë e qiellit të kulluar lauresha e padukshme me ca kumbime kambanëzash të arta, varur në fije drite.

Mitrush Kuteli

Për pyetjet nga 1 deri në 7 rrethoni alternativën e saktë. 1. Gjeni cili grup fjalësh është njësi frazeologjike. 1 pikë

A) kriste kënga B) aty-këtu C) kohë pas kohe D) të veshura me gjeth

2. Fjala dokudo është: 1 pikë A) e prejardhur B) e përbërë C) e përngjitur D) e thjeshtë

3. Fjala e nënvizuar në fjalinë Pakëz më vonë, kur hapeshin mirë e mirë fletët e portave të dritës dhe pushonte mbreti i zogjve këngëtarë... është: 1 pikë A) ndajfolje B) përemër C) emër D) mbiemër

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme pedagogjike Varianti A

© AVA 3 1 qershor 2010

4. Në cilën kohë janë foljet në fjalinë: “Këngët e tyre të hovshme bashkoheshin, zienin, lartoheshin, uleshin, shuheshin pothuaj fare, pastaj lartoheshin përsëri.”? 1 pikë

A) në kohën e tashme B) në kohën e pakryer C) në kohën e kryer të thjeshtë D) në kohën më se të kryer

5. Në fjalinë e mëposhtme gjymtyra e nënvizuar është:

Kohë pas kohe, kur hapeshin mirë e mirë fletët e portave të dritës dhe pushonte mbreti i zogjve këngëtarë, hynin në valle lyshtra të shumta shpesësh pendëmurrmë, pendëhirtë e pendëshkruar.... 1 pikë A) përcaktor me drejtim B) kundrinor i drejtë C) rrethanor vendi D) rrethanor mënyre

6. Fjalia Pranverë bujëmadhe është: 1 pikë

A) njëkryegjymtyrëshe emërore B) njëkryegjymtyrëshe pavetore C) njëkryegjymtyrëshe foljore me vetë të përcaktuar D) njëkryegjymtyrëshe foljore me vetë të përgjithësuar

7. Gjeni cili përdorim i trajtave të shkurtra e të bashkuara është shkruar saktë. 1 pikë

A) zëri nuk i’u bind B) t’i mori fjalët era C) ja therte vrapit D) mi tha të tëra

8. Përcaktoni klasën e fjalëve të nënvizuara në fjalinë: 3 pikë Kriste valtheve kënga e ferrakut të dehur nga vesa e freskia, nga era e plisit, e gjethit dhe e luleve, nga tërë ndryshmëria që kish sjellë ringjallja e dheut, kthimi i jetës. a) kriste: _______________________ b) nga: _______________________ c) që: _______________________

9. Gjeni në ç’rasë dhe ç’vetë është trajta e shkurtër në fjalinë e dhënë më poshtë. 2 pikë Të gjithëve u përgjigjej nga kupa e qelqtë e qiellit të kulluar... a) rasa: ______________________ b) veta: ______________________

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme pedagogjike Varianti A

© AVA 4 1 qershor 2010

10. Gjeni funksionin sintaksor të fjalëve të nënvizuara në fjalinë: 3 pikë

Të gjithëve u përgjigjej nga kupa e qelqtë e qiellit të kulluar lauresha e padukshme me ca kumbime kambanëzash të arta, varur në fije drite. a) të gjithëve: ___________________________ b) lauresha e padukshme: ___________________________ c) drite: ___________________________

11. Në fjalinë Kriste valtheve kënga e ferrakut të dehur nga vesa:

a) gjeni funksionin e gjymtyrës së nënvizuar: ______________________________ 1 pikë b) me se është shprehur ajo: ____________________________________________ 1 pikë

c) formoni një fjalë të prejardhur me fjalën vesë: ____________________________ 1 pikë

12. Gjeni llojin e fjalive të nënrenditura në fjalinë e mëposhtme. Bëni skemën e fjalisë së përbërë. Kur hapeshin mirë e mirë fletët e portave të dritës, hynin në valle lyshtra të shumta shpesësh pendëmurrmë, pendëhirtë e pendëshkruar, që ia thoshin sikush në gjuhë të vet. a) lloji i fjalive të nënrenditura: 2 pikë

______________________________________________________

_______________________________________________________ b) skema e fjalisë së përbërë: 1 pikë

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme pedagogjike Varianti A

© AVA 5 1 qershor 2010

PJESA II

PETRO MARKO

Nata e Ustikës (fragment) Në fillim ndjeva zërin e saj. Pastaj i preka duart. Fytyrën nuk ia pashë. As trupin. Kishte

diçka thellësisht njerëzore në ato duar. M’u duk se në pëllëmbën time pulsonte një zemër. Rrahjet e saj u bënë njësh me të miat. Nuk i shihja dot ato duar. Vetëm sa i prekja. Mos ishte nata ajo që i vishte me mister? Apo hekurat e burgut që na ndanin? Ndoshta të dyja bashkë, ndoshta asnjëra prej tyre. ...............................................................................................................................................................

Përjashta kishte rënë agimi me një dritë të madhërishme mbi det e mbi gurë. Se vetëm gurë kishte këtej dhe det në të katër anët. I shtangur nga ky agim i parë përjashta pas kaq kohësh, eca dhe eca nga krahu i mëngjër. Kapërceva nja dy baraka të mëdha dhe u ula në një copëz lëndinë. Pastaj u shtriva mbi barin e tharë. Shikoja qiellin e ndriçuar dhe s’mendoja asgjë. Se, kur shikon qiellin e pafund, s’ke ç’mendon. Çdo mendim ka frikë të dalë, se humbet në atë hapësirë të zbrazët. Ndjeva një shkelm të fortë në kofshë.

U ngrita përgjysmë se më dhembi shumë kofsha ime e holluar. Një zotni, i veshur mirë, më shikonte me inat: - Çohu të them! Ç’bën këtu? - Po pres diellin!- i thashë. ............................................................................................................................................................... Andrea! Moj Andrea! Sooonja! Ti? Andrea! Moj Andrea! Sonja? Ti këtu? Doktori vizitonte të sëmurët. Unë, sikur kisha në tru gjithë pleshtat e natës që kaloi, s’dija ç’të bëja… Si ishte Sonja? Po pse me tha “kam fat unë”? Po si ishte e mundur ta takoja këtu? Po pse nuk i fola më gjatë? Si duhej ta nisja bisedën? ...............................................................................................................................................................

Mendimet e mia ishin bërë shkrumb si barërat e djegura nga dielli. Aty për aty s’dija se ç’do të ngjiste. Po, me t’u afruar në derën e madhe të kështjellës, u ndalëm. - Kjo është hyrja e kalvarit. Kalvar quhet kjo kështjellë. Atje lart, në atë vend të rrënuar, ishin shkruar vargjet e Dantes. “Lasciate ogni speranza voi ch`entrate!”1

Dhe me duar të dredhura hiqte një zinxhir të ndryshkur e të trashë, si atë të ankorës së vaporëve të mëdhenj. E ndihmova për të shtyrë një kanatë të derës gjigante prej hekuri. Hekuri përvëlonte nga dielli. Dera ulëriu si një kukuvajkë.

Me të çelur derën, hymë në një korridor-tunel të errët. Me zuri frika. Si në tregimet e Edgar Po-es. Doktori shikonte qelitë e prishura. Numëronte. - Këtu fillon. Një, dy, tre, katër….dhjetë! Ecnim si dy hije ne atë hije të rëndë mortore.

Dymbëdhjetë …. Trembëdhjetë….Ja dhe qelia… ose me mirë kuvlia e hekurt numër 14 -dhe u ndal. Dhe mori drejtqëndrim. Dhe nisi dënesat. Kokulur. Qante. Unë, i pushtuar nga një ndjenje frike dhe tmerri …shikoja atë qeli të ngushtë gjithë hekur të ndryshkur. Në mure e përposh shpendra dhe hithra. Disa zhapinj shkuan për t’u fshehur.

1 O ju që hyni, lini çdo shpresë!

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme pedagogjike Varianti A

© AVA 6 1 qershor 2010

Këtu dha shpirt yt atë!- Toni i trishtuar i zërit të tij ma bënte më të trishtuar atë kuvli hekuri të ndryshkur. - Po ja ku të betohem, në këtë kalvar të betohem, o Giorgio i gjorë, se djalin tënd nuk do ta le të vdesë, edhe biri im le të vdesë, po Andrea yt nuk duhet të vdesë. Dhe s’do të vdesë. Për këtë të betohem si njeri, si kristian, si mjek, si Italian, si antifashist… dhe ngriti doren. Pastaj bëri kryqin. Për pyetjet nga 13 deri në 18 rrethoni alternativën e saktë. 13. Petro Marko, me krijimtarinë e tij afron me shkrimtarët: 1 pikë

A) e realizmit magjik B) ekzistencialistë C) e brezit të humbur D) romantikë

14. Ngjarjet në roman rrëfehen nga: 1 pikë

A) autori B) Andrea Bora C) doktori italian D) një dëshmitar i ngjarjeve

15. Në fjalinë: “Çdo mendim ka frikë të dalë, se humbet në atë hapësirë të zbrazët.” është përdorur figura: 1 pikë

A) e alegorisë B) e metaforës C) e metonimisë D) e paralelizmit figurativ

16. Folja e nënvizuar në fjalinë: “Çohu të them!” është në mënyrën: 1 pikë

A) dëftore B) dëshirore C) habitore D) urdhërore

17. Cili nga mbiemrat e mëposhtëm është përdorur me kuptim të drejtpërdrejtë? 1 pikë

A) Barërat e djegura B) Dera gjigante C) Hapësirë të zbrazët D) Hije të rëndë mortore

18. Fjala kokulur nga pikëpamja e ndërtimit është: 1 pikë

A) e përbërë B) e prejardhur C) e përngjitur D) e thjeshtë

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme pedagogjike Varianti A

© AVA 7 1 qershor 2010

19. Në takimin me Sonjën, Andrea e përqendron vëmendjen në ndjesinë që i shkaktojnë duart e saj. Pse pikërisht duart? Çfarë kanë ato kaq të veçantë, që djalit i mbeten në mendje? 2 pikë __________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

20. a) Cila është gjendja emocionale e Andreas pas takimit me Sonjën (pjesa III)? 1 pikë

________________________________________________________________________ b) Ç’lloj fjalie, sipas kumtimit, ka përdorur autori në këtë rast? Si do ta shpjegonit këtë mënyrë përdorimi? 2 pikë ________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

21. Në paragrafin e dytë përshkruhet natyra plot jetë. Cili është funksioni artistik i një përshkrimi të tillë? Ç’theksohet përmes kësaj zgjedhjeje? 2 pikë __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________

22.

a) Identifikoni në fragmentin e dhënë një fakt autobiografik, që lidh heroin e veprës me jetën e autorit. 1 pikë

_______________________________________________________________________

b) Gjeni në pjesën e tretë një fjali njëkryegjymtyrëshe emërore dhe një foljore. 2 pikë - fjali njëkryegjymtyrëshe emërore: ___________________________________________

- fjali njëkryegjymtyrëshe foljore: ____________________________________________

23. Doktori betohet se do ta mbrojë Andrean. Ç’e shtyn atë të bëjë një betim të tillë?

Përse autori e ka diferencuar atë nga italianët e tjerë në ishullin-burg dhe çfarë ka dashur ai të mishërojë përmes kësaj figure? 3 pikë __________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________ 24. Pse autori i referohet pikërisht vargjeve të Dantes? Me ç’nëntekst është përdorur vargu i marrë

nga “Ferri”: Lasciate ogni speranza voi ch`entrate!” (O ju që hyni, lini çdo shpresë!)? 2 pikë __________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme pedagogjike Varianti A

© AVA 8 1 qershor 2010

25. Nisur nga fjalët e Andreas: “Po pres diellin...” argumentoni në formën e një eseje se

bota i takon ditës dhe jo natës. 8 pikë __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

Shtjellimi i idesë (25a)

Organizimi dhe struktura

(25b)

Stili dhe origjinaliteti

(25c)

Saktësia gjuhësore (sintaksa dhe drejtshkrimi)

(25d)

Totali

25

2 pikë 2 pikë 2 pikë 2 pikë 8 pikë

© AVA 1 1 qershor 2010

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2010

S E S I O N I I (I DETYRUAR)

VARIANTI A

E martë, 1 qershor 2010 Ora 10.00

Lënda: Letërsi dhe Gjuhë shqipe Shkolla e mesme teknike profesionale (3+2) dhe 5-vjeçare Udhëzime për nxënësin Testi është i ndarë në dy pjesë: në poezi dhe në dramë. Testi në total ka 25 pyetje. Në të dy pjesët ka kërkesa me zgjedhje dhe me zhvillim. Në kërkesat me zgjedhje rrethoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për kërkesat me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen. Koha për zhvillimin e pyetjeve të testit është 2 orë e 30 minuta. Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj. Për përdorim nga komisioni i vlerësimit

Kërkesa 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11a 11b 11c 12a

Pikët

Kërkesa 12b 12c 13a 13b 13c 13d 14 15 16 17 18 19 20a 20b

Pikët

Kërkesa 21a 21b 21c 22a 22b 23 24a 24b 25

Pikët

Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT

1………………………...Anëtar 2. ……………………….Anëtar

KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN

BARKODI

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme teknike profesionale (3+2) dhe 5 vjeçare Varianti A

© AVA 2 1 qershor 2010

PJESA I NAIM FRASHËRI

Bukuria

Mos i hap leshratë n’erë Të m’arratiç mëndjen time, Mos më shiko dhe një herë, Se m’u bë zëmra thërrime. Si thëllëz’ e bukur mos shko, Mos vështro si pëllumbeshë, Shpirtinë mos ma përvëlo, Mos u tund si mbretëreshë. Me qepallat si shtijë Mos më vra, mos më plagos, Me vështrim posi shkëndijë Mos më vdis e mos më sos. E pashë dije tek shkonte, Soje ndrinte gjithë jeta, Pa hoth syt’ e më shikonte. Duke kthyer si shigjeta. Posa pashë bukurinë, Zëmrën’ e varfrë ma piku, Ndjeva në të dashurinë, Që më erth dhe më s’më iku. Pse s’ka fjalë të dëftenjë Dashurin’ e bukurinë Nuk’ e them dot atë ndjenjë, Nuk’ e them dot perëndinë.

Mos u mundo kot. Nukë thuhet dot.

M’iku me vrap djalëria E më la mbi dhe të shkretë, Më erth shtriga pleqëria Fshehtazi, si qen i qetë. Opopo, ç’më gjet, o shokë! Do të qanj me thes më kokë! O ditët’ e djalërisë, Që kishit shumë gëzime, Ratë në det t’arratisë, Më latë në hidhërime. Tani jetën ç’e dua, Më s’ësht’ e shkreta për mua! Ti o bukuroshja ime, Të ritë ma paç përjetë, Kurrë mos pafsh hidhërime, Të dashtë zot’ i vërtetë! Syri yt mos u venitë, Si hëna u përtëritë!

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme teknike profesionale (3+2) dhe 5 vjeçare Varianti A

© AVA 3 1 qershor 2010

Për pyetjet nga 1 deri në 7 rrethoni alternativën e saktë. 1. Ky krijim i Naimit vjen te lexuesi si: 1 pikë

A) poemth B) ode C) elegji D) ditiramb

2. Sipas Naimit bukuria lind: 1 pikë

A) dashurinë që të pushton përjetësisht B) etjen për para dhe luks C) dashurinë për miqtë që s’i kemi pranë D) dëshirën për udhëtime ekzotike

3. Atmosfera e vargjeve në fund të fragmentit zotërohet nga: 1 pikë

A) dhimbja B) lumturia C) pamundësia D) mahnitja

4. Fjala Posa që tregon momentin fillestar të takimit të poetit me të bukurën, i përket

klasës së: 1 pikë

A) përemrit B) ndajfoljes C) mbiemrit D) emrit

5. Autori e quan vashën, së cilës i drejtohet, mbretëreshë sepse: 1 pikë

A) ai është nën pushtetin e saj absolut B) ai e neglizhon ndjenjën për të C) ai e ndien veten mbret të saj D) ajo është mbretëreshë e një mbretërie reale

6. Cili koment i shkon më për shtat krahasimit: Si hëna u përtëritë! 1 pikë

A) të bëhet e bukur sapo hëna të dalë B) të ketë bukuri që nuk e vë re askush C) të ketë bukuri përtëritëse dhe të përjetshme D) të ngjajë me hënën, meqë ajo është e florinjtë

7. Figura letrare e përdorur në vargjet: Që më erth dhe më s’më iku, është: 1 pikë

A) antitezë B) paralelizëm C) inversion D) enumeracion

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme teknike profesionale (3+2) dhe 5 vjeçare Varianti A

© AVA 4 1 qershor 2010

8. Ç’ndjenjë përftohet nga përsëritja e brendshme në strofën e tretë? Pse përsëritet disa herë pjesëza mos? 2 pikë

__________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________

9. Identifikoni një tipar të poezisë popullore dhe një tipar të romantizmit, që i gjejmë në këtë krijim të Naimit. 2 pikë

a) ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ b) ________________________________________________________________________

10. Ç’ kumtojnë vargjet: Ti o bukuroshja ime, / Të ritë ma paç përjetë. Në ç’mënyrë është folja paç? 2 pikë

a) ________________________________________________________________________ b) ________________________________________________________________________

11. Gjeni në fragment dy çifte vargjesh; një që formon rimë foljore dhe një që formon rimë emërore.

a) rima emërore: ____________________________ 1 pikë

____________________________ b) rima foljore: ____________________________ 1 pikë ____________________________ c) Ç’efekt krijojnë rimat e mësipërme? 1 pikë __________________________________________________________________________

12. Dashuria dhe Bukuria përbëjnë boshtin kuptimor dhe artistik të ciklit Bukuria.

a) ç’raport krijojnë ato me konceptin djalëri? 1 pikë _________________________________________________________________________ b) ç’raport krijojnë ato me konceptin pleqëri? 1 pikë _________________________________________________________________________

c) Jepni dy detaje në strofën e fundit që realizojnë idenë e kohës pa kthim. 2 pikë ________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme teknike profesionale (3+2) dhe 5 vjeçare Varianti A

© AVA 5 1 qershor 2010

13. Përshkruani bukurinë si vlerë estetike të shkrirë me një cilësi tjetër njerëzore. 8 pikë __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________

Shtjellimi i idesë (13a)

Organizimi dhe struktura

(13b)

Stili dhe origjinaliteti

(13c)

Saktësia gjuhësore (sintaksa dhe drejtshkrimi)

(13d)

Totali

13

2 pikë 2 pikë 2 pikë 2 pikë 8 pikë

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme teknike profesionale (3+2) dhe 5 vjeçare Varianti A

© AVA 6 1 qershor 2010

PJESA II SHEKSPIR

Makbethi (fragment) (Hyn Makbethi dhe një shërbëtor me pishtar) Bankoja Nëm shpatën, bir. Kush është atje? Makbethi Një mik Bankoja Si! S’paske rënë edhe? Mbreti fjeti. Ish i gëzuar fort dhe daroviti Të gjithë shërbëtorët e kështjellës. Këtë diamant ia dhuron zonjës sate Me falënderje për gostin’ e bukur; Dhe shkoi në shtrat pa masë i kënaqur. Makbethi Nuk ishim përgatitur për vizitën; Rob’ i mungesës ish vullneti ynë, Se ndryshe do të shfaqej më lirisht. ----------------------------------------- Makbethi O dhe, i ngjeshur hekur, themelfortë, Mos i dëgjo ku më baresin këmbët Se mos bërtasin ku po vete Dhe ma rrëmbejnë kohën e favortë Për veprën e tmerruar të tanishme. Kur unë kërcënoj, ai po rron; Me fjalë ftoh zjarr vepre që valon. ( tingëllon një zile) Po shkoj, dhe ësht’ e bërë; zilja po më fton Dunkan, mos e dëgjo; se kjo kambanë Po të thërrett në qiell a ferrhapsanë. (del) ------------------------------------------------ Znj Makbeth Ajo q’ata i dehu ma forcoi kurajën, Ajo q’i shoi ata ma ndezi zjarrin. Hesht, hesht! Dëgjo! Ish kukuvajka vajtimtare që na klithi Dhe mvrojtur na uroi natën e mirë Po i përvishet; dera është e çelur Dhe shambellanët barkpërmbysur qesëndisin Detyrën vigjëllore me gërritje; Ua përzjeva me ilaç të pirat, Sa vdekja dhe natyra po përleshen, Se s’dihet vall’ a rrojn’a kanë vdekur.

Makbethi (përbrenda) Kush ësht’atje? Ëh, eh! Zonja Makbeth Ajme! Kam frikë mos u zgjuan dhe s’u bë; Përnisja dhe jo vepra na trondit më tepër. Dëgjo! Gati ia lashë kamat të dyve; Nuk ësht’ e mundur që të mos i ketë gjetur. Sikur të mos i shëmbëllente babës Kur flinte, do ta kisha bërë vetë. Imzot! ( hyn Makbethi.) Makbethi E bëra. Nuk dëgjove një shamatë? Zonja Makbeth Dëgjova kukuvajkën që këlthiste. Mos the gjëkafshë? Makbethi Kur? Zonja Makbeth Tani. Makbethi Kur zbrisja? Zonja Makbeth Po. Makbethi Dëgjo! Kush fle n’odën e dytë? Zonja Makbeth Donalbani. Makbeth (duke shikuar duart.) Kjo pamje ma vret syrin. Zonja Makbeth Ç’më thua se ta vraka syrin! Makbethi Një qeshi n’ëndërr dhe një thirri: “Vrasje!” Sa që të dy u zgjuan: ndenja dhe dëgjova; U falën dhe i zuri prapë gjumi.

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme teknike profesionale (3+2) dhe 5 vjeçare Varianti A

© AVA 7 1 qershor 2010

Për pyetjet nga 14 deri në 19 rrethoni alternativën e saktë. 14. Kryetema e Shekspirit në tragjedinë Makbeth është: 1 pikë

A) etja për pushtetin B) lakmia për pasuri C) urrejtja për pushtetin D) mirënjohja për mikun

15. Përgjigja: Një mik, në fillim të fragmentit dëshmon: 1 pikë

A) besnikërinë e Makbethit të njohur tashmë nga të gjithë B) se Makbethi është miku që Bankoja priste C) se Makbethi është armiku i vetëm në kështjellë D) thirrje për besim, që Makbethi ta ketë më të lehtë “veprën” e tij

16. Fjala: themelfortë, nga pikpamja e ndërtimit është fjalë: 1 pikë

A) e parme B) e përbërë C) e prejardhur D) e përngjitur

17. Mesazhi që përcjellin fjalët e Znj. Makbeth në vargun: Përnisja dhe jo vepra na 1 pikë trondit më tepër, është:

A) një punë kryhet mirë edhe kur nisja nuk është e tillë B) veprat e çdo lloji duhet të dominohen nga entuziazmi C) nuk ka rëndësi nëse një vepër e çojmë deri në fund D) nuk na bën përshtypje krimi fillestar, por guximi për ta kryer atë

18. Paraqitjen skenike të tragjedisë e ndihmojnë: 1 pikë

A) dialogu dhe detajet B) përshkrimi dhe informacioni C) analiza dhe përmbledhja D) fakti dhe opinioni

19. Gjuha, me të cilën bashkëbisedojnë personazhet, është: 1 pikë

A) e qetë B) e tensionuar C) e trishtë D) solemne

20.

a) Cilët nga personazhet në fragment pyesin: Kush ësht’atje? 2 pikë _________________________________________ _________________________________________ b) Me ç’qëllim është përdorur pyetja nga secili personazh? 1 pikë

_______________________________________________________________________

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme teknike profesionale (3+2) dhe 5 vjeçare Varianti A

© AVA 8 1 qershor 2010

21. Lexoni me vëmendje fjalët e Bankos në fillim të fragmentit, gjatë darkës.

a) Çfarë i dhuron mbreti Dunkan Znj. Makbeth? Përse? 2 pikë _______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

b) Cili është grupi emëror, që tregon arsyen e dhuratës së çmuar? 1 pikë _______________________________________________________________________

c) Si është formuar ai? ________________________________________________ 1 pikë 22. Identifikoni dy foljet në vargun: Një qeshi n’ëndërr dhe një thirri: “Vrasje!” Shpjegoni, brenda situatës, marrëdhënien kuptimore, që vendosin këto folje me njëra-tjetrën.

a) dy foljet: ________________________________________________________ 2 pikë b) shpjegoni marrëdhënien: ____________________________________________ 1 pikë _________________________________________________________________________

23. Kujt i drejtohet Makbethi në të vërtetë me anë të pasthirrmës: O dhe, i ngjeshur hekur, themelfortë,? 1 pikë _________________________________________________________________________ 24. Znj. Makbeth i drejtohet Makbethit: Imzot.

a) Tregoni pse ajo i drejtohet në këtë mënyrë? 1 pikë _________________________________________________________________________ b) Shpjegoni si e zbërthen Shekspiri anën psikologjike të Znj. Makbeth? 2 pikë _________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________

25. Përmendni dy veçori kompozicionale të tragjedisë Makbeth, që ju mund t’i ndeshni edhe në këtë fragment. 2 pikë

a) _______________________________________________________________________ b) _______________________________________________________________________

© AVA 1 1 qershor 2010

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2010

S E S I O N I I (I DETYRUAR)

VARIANTI A

E martë, 1 qershor 2010 Ora 10.00

Lënda: Letërsi dhe Gjuhë shqipe Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja – seksioni dygjuhësh Udhëzime për nxënësin Testi është i ndarë në dy pjesë: në prozë dhe në poezi. Testi në total ka 25 pyetje. Në të dy pjesët ka kërkesa me zgjedhje dhe me zhvillim. Në kërkesat me zgjedhje rrethoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për kërkesat me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen. Koha për zhvillimin e pyetjeve të testit është 2 orë e 30 minuta. Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj. Për përdorim nga komisioni i vlerësimit

Kërkesa 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12a 12b 13a

Pikët

Kërkesa 13b 14 15 16 17 18 19 20 21a 21b 21c 22a 22b 22c

Pikët

Kërkesa 23 24 25a 25b 25c 25d

Pikët

Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT

1………………………...Anëtar 2. ……………………….Anëtar

KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN

BARKODI

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja-seksioni dygjuhësh Varianti A

© AVA 2 1 qershor 2010

PJESA I MIGJENI

Studenti në shtëpi (fragment)

- A t’u mbush mendja me ardhë, - i tha i ati kur e pa. Nushi u mallëngjye pak me të pamun t’anë dhe donte këtë dhe ta diftojë, por i ati vetëm i shtrini dorën, të cilën Nushi e shtrëngoi pa ditë me u përgjegjë në pyetje. Kur u rrok me motra, këto si me u mendue a ta puthin apo jo. Vetëm puthja e s’amës ishte e kjartë dhe oshtini nëpër shtëpi. - Mamë, - tue kuvendue një mbramje me Nushin thirri Agia, motra e fejueme, dhe shpejtoi tek e ama në dhomë të zjarrmit. Mamë! Nushi thotë se edhe vajzat sa unë, edhe të martueme bile, shkojnë në shkollë. Ha- ha- ha! U përplas qeshja e vajzës në ftyrë të s’amës. - Mos u qesh ashtu moj bijë, se po të ndijnë kojshijtë… asht marre. Vajza nuk përgjegji, por, e zanun me tregimet e vllaut, mendonte ato vende të çuditshme, ku vajzat nuk lidhen për shtëpi, ku dalin me djelm me shëtitë pa farë turpi, ku kërcejnë…ah! Kërcejnë aq bukur.

Vllau muer motrën dhe filloi t’i kallzojë do rregulla, por ashtu në grykë të shoqi-shoqit dhe tue kërcye, i gjeti i ati. - S’ke marre! Nesër do të martohesh!... Edhe ti, - tue iu sjell Nushit, - s’je i vogël. Shyqyr që paske ardhë sonte herët! – i tha i ati vranët. Nushi nuk dinte ç’ka me thanë. Nuk dinte me folë me t’anë. Kur ishte fëmi, e kuptonte shumë ma mirë. Por kaloi ajo kohë, kur në imagjinatën e tij baba ishte diçka më tepër se babë, ishte një ideal, ideal i andrrimeve fëminore. E sot, e din Nushi, se baba i tij asht një prej qindra – në mos mija- etnish të qytetit tonë, njeni prej atyne etënve që nga fmia i vet duhet me bamë një njeri anakronik, pikturën e vet, trashëgimtarin e dej të një të kaluese të zymtë.

E Nushi ndigjon. Don me qenë djal i mirë. Si mos me ndigjue babën i cili e lindi, e rriti, e bani aq. Pale mos dëgjo. Megjithëse kundra ndërgjegjes së vet, Nushi ndigjon. Nga fjalët e t’et i shtrembnohet fytyra, por me ndëgjue- ndigjon. Ndëgjojnë edhe vllaznit e motrat, të cilat kanë ndejun përreth dhe të gjithë janë bamë vesh. Pale mos ndëgjo. Ndëgjon edhe nana në dhomë të zjarrmit fjalët e burrit të vet dhe me një frigë çuditet për ditunin e madhe të bashkëshortit. Tanë një familje, e mbyllun brenda mureve të shtëpis dhe brenda një ambienti patriarkal, përgatitet për jetën qytetare të nesërme. “Mos të më korisin, - mendon kryetari i familjes, tue i shikue me rend të gjith pjestarët. Mos të më korisin, prandaj shtrëngo frenat, shtrëngo sa të mundesh, e nse nuk mund të marrin frymë – të pëlcasin. Sa vështirë asht me rritë fëmi në kohë të soçme! Sa vështirë është me ruejtë varzat! Eh kohët e kalueme! – Por a e dini ju, morë fëmi, se unë njaq sa ju ishe, kur fillova me fitue bukën...

Nushi ndigjon. Të gjithë ndigjojnë. Pale mos ndëgjo! Nushi ndëgjon dhe mendon. Ndoshta jeta e ka bamë kët njeri kaq të rreptë.

Një buzëmbramje Nushin na e kish zanë nostalgjia për viset e largëta, për qytetin e studimeve të tij. Ai e don kët votër, më mirë me thanë këto gjind rreth votrës: prindit, motrat e vllaznit, por diçka si ma e fortë e lidh për ato vise. Ato vise ku jeta impulsive të lejon ta shijosh dhe si i ri dhe si plak, si filozof ose si njeri i thjeshtë. Nushi vëren kontrastin e tmerrshëm në mes të vendit të vet dhe t’atyne viseve. Dhe si i ri që asht, ndjenjat e tij mnjanojnë për mrekullinat e largëta, e në mendime gjurmon shkaqet pse vendi i tij asht aq mbrapa. Dhe njato shkaqe, me gjithë zjarrin e rinisë, i urren. Urren të kaluemen që asht aq e afërme, si baba i tij. Baba asht i afërm, si babë, por i largët si përfaqësues i shoqnisë, si person. E gjith mosmarrëveshja, të gjitha moskuptimet vijnë ngase të gjith kemi nëpër shtëpia, nëpër votra, ka një ose ma tepër të këtillë të dashtun dhe t’urrejtun përnjëherësh. Nushi e din që dhe baba i tij s’ka faj se asht i tillë; rrethanat dhe shoqnia e krijuen. Prandaj dhe ka mbetun dashuria birnore në Nushin, pse din të arsyetojë. Por vllaznit e tij, motrat, a thue do ta dojnë babën? Kujtohet se kur ishte fëmi, kundrejt babës ma parë ndiente frigë se dashuni. E tash motrat dridhen para babës, e vllaznit nuk e kanë aspak në qejf shoqnin e babës: kur vjen baba ata zhduken.

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja-seksioni dygjuhësh Varianti A

© AVA 3 1 qershor 2010

Për pyetjet nga 1 deri në 7 rrethoni alternativën e saktë. 1. “Studenti në shtëpi” është: 1 pikë

A) rrëfenjë B) prozë poetike C) novelë D) skicë

2. Shqetësimi më i madh i babait të Nushit është: 1 pikë

A) mirëqenia e familjes B) nderi i familjes C) edukimi i fëmijëve D) sigurimi i bukës së përditshme.

3. I gjithë raporti atë-bir përmblidhet në fjalët: 1 pikë

A) përulje – frikë B) respekt – mirëkuptim C) adhurim – ndrojtje D) dashuri – urrejtje

4. Cila është një nga cilësitë që i mungon nënës së Nushit? 1 pikë

A) E duruar B) E përkushtuar C) E përulur D) Me personalitet të fortë

5. Në fjalinë “... nga fmia i vet duhet me bamë një njeri anakronik” fjala anakronik ka kuptimin: 1 pikë A) i paditur B) i vjetruar C) i vrazhdë D) i shtirur

6. Në cilën prej alternativave të mëposhtme është përdorur ironia? 1 pikë

A) Pale e mos ndëgjo! B) S’ke marre! Nesër do të martohesh! C) Mos të më korisin, prandaj shtrëngo frenat, D) Sa vështirë asht me rritë fëmi në kohë të soçme!

7. Fjala buzëmbrëmje është: 1 pikë

A) e thjeshtë B) e përbërë C) e përngjitur D) e prejardhur

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja-seksioni dygjuhësh Varianti A

© AVA 4 1 qershor 2010

8. Marrëdhëniet brenda familjes së Nushit janë tipike patriarkale. Identifikoni dy momente ku shfaqet patriarkalizmi. 2 pikë a) _______________________________________________ b) _______________________________________________

9. Ç’tipare të karakterit të babait të Nushit ka theksuar autori dhe pse? 2 pikë

__________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________

10. Pse Nushi ndihet më mirë në vende të huaja se në shtëpinë e vet? Jepni të paktën dy arsye që shkaktojnë këtë ndjenjë tek ai. 2 pikë

a) _______________________________________________________________________ b) _______________________________________________________________________

11. Në këtë fragment vëmë re përdorimin e përsëritur të një foljeje (paragrafi 3 dhe 4). Cila është ajo? Çfarë ka dashur të theksojë autori përmes këtij përdorimi? 2 pikë a) _______________________________________________________________________ b) _______________________________________________________________________

12. a) Çfarë e bën të veçantë personazhin e motrës së Nushit? Ku dallon ajo nga nëna e saj?

2 pikë ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ b) Çfarë e afron dhe largon Nushin nga i ati? 1 pikë _______________________________________________________________________

13. a) Migjeni nuk është vetëm një vëzhgues i thjeshtë i situatave, por edhe komentues e vlerësues. Gjeni një rast ku ai shfaqet i tillë në fragment dhe jepni mendimin tuaj lidhur me të.

2 pikë ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ b) Shpjegoni situatën paradoksale dhe nëntekstin ironik që Migjeni jep kur pohon se:

Tanë një familje, e mbyllun brenda mureve të shtëpis dhe brenda një ambienti patriarkal, përgatitet për jetën qytetare të nesërme. 2 pikë

________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja-seksioni dygjuhësh Varianti A

© AVA 5 1 qershor 2010

PJESA II Aleksandër Pushkin Eugjen Onjegin Po marr guximin t’ju shkruaj… Ç’do deshnit më veç shpirtit tim? E di, se është e drejta juaj Të më dënoni me përçmim. Po ju që shihni si po vuaj Me pak mëshirë, sado pak Nuk do më sprapsni zemërak! Më parë desha të rri e qetë; Për turpin tim, besomëni: Ju s’do të dinit kurrë sesi, Po të mund të shpresoja vetë, Që kur e kur me plot hare, Të kem t’ju shoh këtu tek ne, Që t’ju dëgjoj si kuvendoni, T`ju them një fjalë dhe pastaj ne zemër veç një mall të mbaj, veç gjer sërish të më takoni… po thonë se ju s’rrini dot: në fshat, na gjetët tek ky vend i qetë? T`ju njoh s’do kisha kurrë fat, S’do kisha turbullim’ e shkretë. Duk u qetuar (kushedi), Një miku mund t’i bëhesha mike Dhe shoqe e jetës dhe besnike, Dhe zonj’ e ndershme për shtëpi, një tjetër…Jo askujt në jetë nuk do t’i falnja dashuri! E ka vendosur Qielli vetë, jam e jotja në përjetësi! Gjithë jeta ime më pat qenë Një peng se ty do të takoj; Se Zoti jetën ma ka dhënë Gjer në varr të t’adhuroj… Përhera të kam ëndërruar; Të ndjeja thellë mu në gjit, Me at vështrim që më trondit. Në zemër shpesh ta kam dëgjuar Ty zërin…

Jo s’ish ëndërrim! Dhe sapo hyre, të kuptova, Më preke, fort u përvëlova, Thashë është ai thesari im! S’është e vërtetë? Po, të kam ndier; Më flisje; kur me dhemshuri Ndihmoja njerëzit e mjerë Më sillte lutja qetësi. Edhe tani, ndaj kësaj grime, A nuk je ti, o ëndrra ime, Që n’errësirë po ndriçon E vjen më prek plot nur e hije? S’je ti që plot prej dashurie Shpres’ edhe gas më numëron? Kush je ti? Engjëlli me shpresë, Apo një lajkatar pa besë? Ma hiq tani këtë dyshim; Kjo mbase një ëndërr mund të jetë, Për zemrën time një gënjim, E ndryshe krejt fat’ i vërtetë… Po dhe kështu. Jet’edhe fat Veç ty që sot t’i kam besuar, Më qan me lot shpirti i ngratë E mbrojtje vij për të kërkuar… Mendo: jam vetëm, s’kam ku flas, Askush nuk mund të më kuptojë Mendja fillon të më lëshojë, Në heshtje duhet të humbas. Të pres: ti eja siç më k’ënda Dhe shpresat ngjallmi përsëri, A ma prish ëndrrën që tani Me të qetuara të rënda! Mbarova! S’mund ta rilexoj… Po vdes nga frik’ e turpëruar… Po nderit tuaj i besoj, Me plot guxim duke shpresuar…

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja-seksioni dygjuhësh Varianti A

© AVA 6 1 qershor 2010

Për pyetjet nga 14 deri në 19 rrethoni alternativën e saktë. 14. Vepra "Eugjen Onjegini" është: 1pikë

A) novelë B) prozë poetike C) roman në vargje D) tregim

15. Në veprën "Eugjen Onjegini" Pushkini pasqyron: 1 pikë

A) përjetimin e një dashurie fataliste. B) përditshmërinë e aristokratëve të rënë nga vakti. C) përpjekjet për të ndryshuar realitetin e rënduar rus të kohës. D) udhëkryqin në të cilin ndodhet rinia ruse.

16. Rrëfimi i Tatjanës në letër përshkohet nga: 1 pikë

A) besimi në realizimin e ëndrrës së saj. B) guximi i moshës. C) siguria e një dashurie të ndërsjellë. D) zhgënjimi i një miqësie.

17. Me veprën “Eugjen Onjegini” Pushkini konsiderohet si nismëtar: 1 pikë

A) i sentimentalizmit B) i realizmit C) i modernizmit D) i klasicizmit

18. Nga mënyra se si Tatjana shpalos ndjenjat e saj në letër, ne kuptojmë se ajo: 1 pikë

A) pranon më mirë të gënjehet se të humbasë dashurinë e saj. B) pranon më mirë të humbasë dashurinë se të gënjehet. C) është e bindur se Onjegini s’e dashuron, por ndjek ndjenjën e saj. D) është e bindur në dashurinë e Onjeginit dhe guxon ta hedhë vetë hapin e parë.

19. Toni me të cilin Tatjana i drejtohet Onjeginit merr karakter lutës në vargun: 1 pikë

A) T`ju njoh s’do kisha kurrë fat B) Dhe shpresat ngjallmi përsëri C) Po marr guximin t’ju shkruaj D) Më preke, fort u përvëlova

20. Cili është raporti i Tatjanës me mjedisin në të cilin jeton? Çfarë vlerëson dhe çfarë

qorton ajo nga ky mjedis? 3 pikë __________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja-seksioni dygjuhësh Varianti A

© AVA 7 1 qershor 2010

21. Gjeni vargjet ku Tatjana paraqet vetminë e saj. Cila është arsyeja e kësaj vetmie dhe ç’gjendje

shpirtërore i krijon ajo heroinës?

a) vargjet: ______________________________________________________ 1 pikë b) arsyeja: ______________________________________________________ 1 pikë

c) gjendja shpirtërore: _____________________________________________ 1 pikë

22. a) Cili është raporti kontekstual që krijojnë midis tyre fjalët e nënvizuara në vargjet

e dhëna më poshtë? 1 pikë Engjëlli me shpresë,

Apo një lajkatar pa besë? _______________________________________________________________________

b) Gjeni foljen në vargun: “për turpin tim, besomëni”. Cili është qëllimi i përdorimit të foljes në numrin shumës? 2 pikë _______________________________________________________________________ _______________________________________________________________________

c) Në këtë fragment vihet re një përdorim i dendur i pyetjeve retorike. Cili mendoni

se është funksioni i tyre? 1 pikë _______________________________________________________________________

23. Si do t’i interpretonit katër vargjet e fundit të “Letrës”? Ç’gjendje psikologjike zbulojnë ato? 2 pikë

Mbarova! S’mund ta rilexoj… Po vdes nga frik’ e turpëruar… Po nderit tuaj i besoj, Me plot guxim duke shpresuar… __________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________

24. Subjekti i poemës ndërtohet mbi një dramë tipike romantike, por kritika e vlerëson për të tjera motive. Shkruani dy karakteristika të veprës së Pushkinit, që shënuan risi në letërsinë ruse të kohës.

2 pikë

a) ______________________________________________________________________ b) ______________________________________________________________________

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja-seksioni dygjuhësh Varianti A

© AVA 8 1 qershor 2010

25. Argumentoni përmes një eseje se dashuria i jep guxim njeriut të rrëzojë tabu të mjedisit

social dhe vetvetes. 8 pikë ____________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________

Shtjellimi i idesë (25a)

Organizimi dhe struktura

(25b)

Stili dhe origjinaliteti

(25c)

Saktësia gjuhësore (sintaksa dhe drejtshkrimi)

(25d)

Totali

25

2 pikë 2 pikë 2 pikë 2 pikë 8 pikë