Leksion 2 - Tregjet nje model performance.docx

28
Analiza e politikave publike Tregjet: nje model performance Leksion nr. 2

Transcript of Leksion 2 - Tregjet nje model performance.docx

Page 1: Leksion 2 - Tregjet nje model performance.docx

Analiza e politikave publike Tregjet: nje model performance

Leksion nr. 2

Page 2: Leksion 2 - Tregjet nje model performance.docx

VESHTRIM I PERGJITHSHEM MBI TREGJET

Ky leksion ka si objekt studimin e formes me te perhapur te organizimit te aktivitetit njerezor qe eshte tregu, pa pretenduar te jete zevendesues i nje kursi te plote ekonomiksi. Ekonomiksi eshte disiplina qe studion tregjet dhe analizen e politikave ne pergjithesi. Nese doni vertet te beheni nje analist politikash, keni shume pune dhe rruge perpara jush.

“Tregu” eshte nje grup institucionesh, rregullash apo normash jo formale qe nxisin shkembimin. Ne nje plan me konkret, tregu eshte nje vendodhje fizike ku kryhen shkembime. Kur ju thoni “po shkoj ne treg” ajo qe keni ne mend eshte nje vend ku njerezit shkembejne me njeri tjetrin. Por tregu perfshin edhe institucione dhe mekanizma te tjera qe nuk jane te dukshme me shikimin e pare, per shembull: nje mjet shkembimi; nje mekanizem per te percjelle lehte informacione mbi cmimin e mallrave, nje koncept mbi pronesine qe lejon individet te shesin gjerat qe jane ne pronesi te tyre. Tregjet krijohen ne menyre spontane, pa ndonje planifikim qendror apo aksion kolektiv.

Fakti qe tregjet ndodhin ne menyre spontane nuk do te thote qe ata jane gjithmone te mire dhe te deshirueshem. Ndonjehere ata funksionojne mire, here te tjera me dobet. Sa here qe nje treg formohet, do te thote qe ekziston te pakten nje nga rrethanat dhe kushtet me poshte.

Kushtet per ekzistencen e tregjeve

1. Diferenca ne deshira apo ne shije (preferenca te ndryshme)2. Diferenca ne burimet prodhimi apo ne talente (pasuri te ndryshme)3. Kosto mesatare e prodhimit renese me rritjen e sasise se prodhuar (ekonomi shkalle)4. Kosto mesatare e prodhimit renese me uljen e games se prodhimit te nje prodhuesi

(specializimi)

Nese individet do te ishin klone te njeri tjetrit, ne terma te preferencave dhe pasurive te tyre, dhe procesi I prodhimit linear, tregjet do te ishin te panevojshem. Do te ishte e thjeshte dhe eficente qe secili te prodhonte cdo gje per nevojat e veta. Ky lloj organizimi ekonomik dhe shoqeror quhet “autarki” ose ekonomi e “Robinson Crusoe-s”, sipas personazhit te njohur te shkrimtarit Daniel Defoe.

Fakti qe tregjet jane kaq te perhapur, do te thote vetem nje gje: tregjet rrisin mireqenien e individeve. Mbase jo te gjithe individet jane me mire ne kushtet e nje tregu, disa mund te jene me keq se te tjeret, por ne pergjithesi, tregjet I permiresojne kushtet e jeteses se individeve. Ka tre aspekte kryesore qe permbledhin avantazhet e tregjeve.

Tre llojet e perfitimeve nga tregjet

Perfitimet nga tregtia. Diferencat ne pasuri apo diferencat ne preferenca, e rrisin mireqenien e individeve qe marrin pjese ne shkembim, per sa kohe qe shkembimet jane vullnetare dhe te mireinformuara. Tregtia rrit perfitimet ne konsum, sepse duke ndryshuar shportat e konsumit te individeve te ndryshem, secili prej pjesemarresve eshte me mire, edhe pa rritur sasine totale te mallit qe ndodhet ne treg. Magji? Jo, thjesht tregu.

Perfitimet ne terma te eficences ne prodhim. Duke i lejuar sipermarresit dhe prodhuesit te perfitojne nga ekonomite e shkalles, ose nga specializimi i prodhimit, tregjet nxisin rritjen ekonomike. Nje rritje e aktivitetit ekonomik do te thote qe sasia e mallrave te disponueshem per konsum rritet. Rritja e eficences ne prodhim do te thote qe

2

Page 3: Leksion 2 - Tregjet nje model performance.docx

me shume mallra mund te prodhohen me te njejtat burime apo faktore prodhimi (krahe pune, kapital, makineri, etj). Edhe kjo situate con ne rritjen e mireqenies ne shoqeri.

Reduktimi i kostove te transaksionit, duke perdorur informacionet qe vijne nga cmimet. Eshte nje aspekt krejt i ndare nga eficenca ne konsum dhe nga eficenca ne prodhim. Tregjet jane percues shume te mire te informacioneve permes cmimeve, qe tregojne pamjaftueshmerine e burimeve.

Nga kendveshtrimi historik, keto tre aspekte nxirrte ne pah edhe filozofi grek Aristoteli, qe 2500 vjet me pare. Ai ka shkruar mbi tregjet, mbi origjinen e parase, dhe fjalet e tij ende nuk e kane humbur aktualitetin.

Paradoksi qe thekson Aristoteli eshte shume interesant. Paraja ne vetvete nuk perben pasuri. Nese dikush ka vetem para ai perseri mund te vdese urie. Megjithate paraja eshte perfaqesues I te gjitha te mirave qe mund te blihen me to. Paraja nuk eshte gje tjeter vecse nje mjet shkembimi, nje njesi matje te vleres, apo nje njesi llogarie. Nese paraja nuk do ekzistonte, njerezit do te shkembenin mall me mall. Ne vend qe te shkembejme, per shembull, dy shishe vere me nje dele, ne mund te shkembejme para. Une te jap 10 lek per nje dele, ti me jep 5 leke per cdo shishe vere dhe merr dy te tilla. 10 lekeshi ka bere rruge te dyfishte dhe nuk ekziston me ne xhepat tane. Paraja eshte nje artifice: shkembimi yne I vertete ishte delja kundrejt veres.

Megjithate perdorimi I parase si mjet shkembimi I ul mjaft kostot e transaksionit, duke e bere shkembimin shume me te thjeshte. Nese ne kemi para, shkembimi nuk ka pse te ndodhe patjeter direkt dhe vetem mes dy individeve. Nese une kam vetem nje dele (si pasuri) per te shkembyer, por individi tjerer (qe ka veren) nuk e preferon delen, atehere une nuk do kem mundesi te kryej shkembimin. Paraja e ndan marredhenien dypaleshe te shkembimit mall me mall ne shume maredhenie te tjera shkembimi. Paraja na ndihmon qe te fokusohemi ne nje aspekt shume te rendesishem te pamjaftueshmerise se burimeve qe eshte “kostoja oportunitet”.

PAMJAFTUESHMERIA DHE KOSTOJA OPORTUNITET

Nese perdorim nje burim – koha, ari, puna, parate – per nje qellim te caktuar, do te thote qe te njejtin burim nuk mund ta perdorim per dicka tjeter. Ne te gjithe duam me shume nga te gjitha (me shume konsum, me shume kohe te lire, me shume para), keshtu qe burimet ne dispozicion te nje shoqerie nuk mund te mjaftojne per deshirat e te gjitheve. Per pasoje, shoqerite duhet te mendojne per menyra te perdorimit te burimeve te kufizuara per te plotesuar deshira te pakufizuara. Kjo eshte ne thelb te asaj qe ekonomistet e quajne problemi I “pamjaftueshmerise”.

Per te kuptuar me mire pamjaftueshmerine, duhet si fillim te perkufizojme konceptin e “kostos oportunitet”

Kosto oportunitet: kostoja e perdorimit te munguar te nje burimi, nese ai burim perdoret per nje qellim te caktuar. Me thjesht: nese disponoj nje burim (para) dhe ate mund ta perdor si per alternativen A ashtu dhe per alternativen B, kostoja oportunitet e perdorimit ne menyren B eshte vlera e perdorimit ne menyren A. Ne nje sistem perfekt tregjesh mire funksionuese, kostoja oportunitet e nje burimi duhet te jete e barabarte ose me e madhe se cmimi I tij. Ne realitet, kostoja oportunitet e nje burimi rrallehere paguhet aq sa vlen ne te vertete.

Koncepti kostos oportunitet mund te ilustrohet fare thjeshte. Supozoni se keni gjetur nje diamant dhe shoku juaj I klases e do. A do ia jepnit? Nese nuk keni lidhje te madhe afektive apo gjaku me

3

Page 4: Leksion 2 - Tregjet nje model performance.docx

kete personin tjeter, merret me mend se nuk do e shisnit diamandin per me pak se vlera e tij e tregut, pavaresisht se e gjetet pa para. Cmimi me te cilin e keni blere diamantin nuk ka fare lidhje ne kete rast me koston oportunitet qe ka mbajtja ose shitja e diamantit.

Per te ilustruar kete koncept, konsideroni rastin e meposhtem, dhe shihni nese do pergjigjeni sakte apo jo.

Ushtrim mendor mbi “kosto oportunitetin”: cfare do te benit ju?

Supozoni te jeni nje fan I madh I kengetarit Rickey Martin. Merrni vesh se ai do te vije ne koncert ne qytetin tuaj pas dy javesh. Cmimi I biletes eshte $25. Ju do te bleni dy bileta, sepse do te ftoni dike.

Nje jave para koncertit, shkoni ne biletari, mbani nje radhe shume te gjate, dhe kur keni edhe dy njerez para se t’ju vije radha, shikoni qe ne sportel vendosin nje tabele te madhe “Mbaruan”.

Disa dite me vone, duke u kthyer ne shtepi mesoni se ne tregun e zi gjenden bileta per koncertin, por ato shiten me $200. Deshira per te shkuar ne concert eshte me madhe. Ju diten e koncertit jeni te lire, dhe ne llogarine tuaj bankare keni rreth $1200. Por perseri mendoni se $400 jane shume, edhe per kengetarin tuaj te preferuar. Keshtu qe mblidhni mendjen se nuk do shkoni ne concert.

Duke hapur deren per te hyre ne makinen tuaj, vereni ne toke nje zarf, e hapni dhe aty gjeni dy bileta per ne koncertin e Rickey Martin…mrekulli! Shikoni rreth e rrotull se mos ndonjeri eshte duke kerkuar biletat e tij ne toke, dhe pasi nuk vereni gje I merrni biletat dhe I fusni ne xhep.

Pasi biletat u bene tuaja, pyetja eshte “a do shkoni ne koncert”?

Pergjigja e sakte, sipas cdo ekonomisti, do te ishte jo. Ju duhet t’I vleresoni biletat sipas kostos se tyre oportunitet: dmth $200 secila. Cmimi I vertete I biletave qe gjetet nuk eshte zero, por $400, dmth sasia e parave qe do merrnit po t’I shisnit biletat. $400 eshte kostoja oportunitet e biletave nese do ti perdornit per te shkuar ne concert ne vend qe ti shisnit. Nuk ka rendesi se sa paguani per te pasur dicka: “cmimi” eshte ajo nga e cila hiqni dore duke perdorur burimin. Cmimi i vertete i dickaje eshte kostoja oportunitet. Ta paguash dicka zero (si rasti I biletave) nuk do te thote se e vleresoni ate gje zero. Nese ju gjeni nje diamante, nuk do e hidhnit tutje. Duke u nisur nga “kosto oportuniteti” tani mund te perkufizojme pamjaftueshmerine.

Pamjaftueshmeria: rrethanat ne te cilat kostoja oportunitet e nje burimi eshte me e madhe se zero. Ne pergjithesi, kjo do te thote se cdo burim qe e ka cmimin efektiv me te madh se zero, eshte I pamjaftueshem. Nese nje burim e ka cmimin efektiv zero, ai prapeseprape mund te jete i pamjaftueshem, si pasoje e mospercaktimit ne menyre te drejte te te drejtave te pronesise.

Duhet te dalloni ndryshimin midis “i pamjaftueshem” dhe “me vlere”, sepse nuk jane sinonime. Ajri qe thithim nuk eshte i pamjaftueshem sepse ai perfitohet falas, por kjo nuk do te thote qe eshte i pavlere. Nese te drejtat e pronesise mbi ajrin nuk jane te specifikuara drejte, atehere cmimi i tregut per ajrin mund te jete zero. Por kostoja oportunitet e perdorimit te ajrit (per shembull per te depozituar tymrat e makinave) eshte shume me e madhe se zero.

Sot nje nga qellimet kryesore te punes se eksperteve qe punojne si analiste politikash eshte gjetja e menyrave per ta afruar cmimin e perdorimit te nje burimi nga individet me koston e tij oportunitet dhe per ta bere te barabarte. Per te kuptuar arsyen e kesaj, shohim supozimet e dy ekonomisteve te njohur ne fushen e “ekonomiksit te mireqenies”: Pigou dhe Coase

4

Page 5: Leksion 2 - Tregjet nje model performance.docx

Supozimi i Pigou-s: tregjet jane jo eficente si mjete per perdorimin dhe shperndarjen e burimeve, ne ato raste kur kostoja oportunitet e shoqerise per nje burim eshte e ndryshme nga cmimi ose nga kostoja private e atij qe perdor burimin.

Ineficenca rrjedh nga mbi perdorimi (nese kostoja shoqerore eshte me e madhe se cmimi qe paguan privati) ose nga nen perdorimi (nese kostoja shoqerore eshte me e vogel se cmimi) i burimit. Per t’u kthyer te shembulli I ndotjes se ajrit, nese kostoja e privatit per ta ndotur ajrin me gazrat e makines eshte e vogel, por kostoja shoqerore e ndotjes eshte e madhe, atehere privati do ta teproje perdorimin e ajrit si kosh mbeturinash.

Ne kete rast, rekomandimi I politikes do te ishte perdorimi I nje sistemi taksash dhe subvencionesh qe e afron koston opportune te perdorimit te burimit me cmimin e saj. Kjo do te thote: nese une paguaj nje cmim per ndotjen qe shkaktoj baraz me koston opportune per shoqerine, do te mendohem dy here para se ta ekzagjeroj ndotjen e ajrit per qellimet e mia, sepse cmimi per te do ishte teper I madh. Si pasoje, une do ta perdor burimin (ajrin) vetem per aq sa perfitimi im nga perdorimi do jete me I madh se kostoja sociale.

Ka nje kunder supozim per supozimin e Pigou-s.

Kunder supozimi i Coase-it: nese te drejtat e pronesise jane te specifikuara mire dhe drejt, dhe kostoja per hartimin dhe zbatimin e kontratave nuk eshte shume e larte, atehere forcat e tregut do te bejne konvergjencen midis kostos sociale dhe cmimit te burimit per privatin.

Perse keto dy formulime jane supozime? Sepse asnjera prej tyre nuk eshte e provuar ne realitet. Secila eshte e vertete ne aspektin teorik. Debati eshte se cila nga keto dy perqasje prodhon politika publike me te mira: perqasja e ekspertit (Pigou) apo perqasja e tregjeve (Coase)? Ne leksionet e tjera baza e debatit do te paraqitet me me shume detaje. Per momentin, do te japim shkurtimisht logjiken dhe funksionin e sistemit “treg”.

SI FUNKSIONOJNE TREGJET

Tregjet jane misterioze. Nese tregjet do te ishin shpikur ne vend qe te lindin natyralisht, kjo do te ishte shpikja me e madhe e te gjitha koherave (Hayek). Ka dy arsye kryesore pse tregjet jane kaq te perhapur dhe kaq shume te perdorur si menyra organizimi te aktivitetit njerezor: informacioni dhe stimujt.

Nje system tregu perdor cmimin per te percuar informacione te sakta dhe pa kosto mbi vleren e aktiviteteve te ndryshme;

Nje system tregu nuk bazohet mbi vlera etike por mbi stimuj. Nje sistem tregu kombinon interesin vetjak te individeve me interesat kolektive te gjithe shoqerise.

Me shkurt: tregjet u japin mijera e mijera njerezve informacionin dhe stimujt e duhur per te bere ate qe nje planifikues I madh do te deshironte qe ata te benin.

Shohim tani se si tregjet bejne te mundur shperndarjen dhe perdorimin e burimeve te pamjaftueshme ne shoqeri ne menyren me eficente. Po perpara kesaj saktesojme se ka dhe menyra te tjera per te zgjidhur problemin thelbesor te ekonomise qe eshte pamjaftueshmeria. Kater jane menyrat kryesore:

1. Sistemi i cmimeve (tregu). Burimet drejtohen tek perdorimet e tyre me te vlefshme (ose me vlere me madhe), keshtu qe kushdo qe eshte I gatshem te paguaje me shume (ne terma parash apo mallrash te tjera me vlere) merr pronesine e burimit. Perfituesit e

5

Page 6: Leksion 2 - Tregjet nje model performance.docx

medhenj: njerezit qe kane shume para, apo shume talente apo shume burime me vlere te madhe. Dizavantazhe: ka dy: i) te varferit perfitojne shume pak burime, dhe kjo shkakton probleme pabarazie apo padrejtesi; ii) rezultati qe arrin tregu ne shperndarjen e burimeve eshte I parealizueshem nese autoriteti (demokratik) ka te drejten te imponoje taksa qe synojne rishperndarjen e burimeve.

2. Radha. Burimet iu shperndahen individeve edhe mbi sistemin e mbajtjes radhe. Keshtu qe I pari I radhes ka prioritet. Nese burimet ezaurohen perpara se t’u vije radha atehere keni humbur. Perfituesit e medhenj: njerezit qe kane shume kohe ne dispozicion per te qendruar ne radhe. Dizavantazhe: i) qendrimi ne radhe eshte humbje kohe dhe ka kosto te “vdekura”, te cilave nuk iu korrespondon asnje perfitim; ii) me kete system nuk mund te jemi te sigurt qe burimet drejtohen drejt perdorimeve me te vlefshme. Si prove te kesaj, konsideroni faktin qe ky system shpesh implikon krijimin e “tregjeve te zeza”, ku burimet drejtohen permes cmimeve.

3. Fati ose rastesia. Llotarite, apo perzgjedhjet e rastesishme, implikojne qe secili ka te njejtin probabilitet fitimi. Perfituesit e medhenj: nuk ka perfitues, secili trajtohet njelloj; ii) Dizavantazhe: perzgjedhja eshte e rastesishme. Personi qe perfiton burimin mundet ta vleresoje ate me pak se dikush tjeter. Kostoja opportune nuk merret ne considerate ne nje system te tille. Edhe sistemi I bazuar ne fat implikon krijimin e tregjeve te zeza per te tregtimin e burimeve.

4. Autoriteti/diskrecioni. Shperndarja e burimeve mund te behet nga eksperte, nga autoritete te zgjedhura, nga zyrtare apo nga planifikues qendrore, permes nje sistemi te komanduar. Perfituesit e medhenj: ekspertet, autoritetet e zgjedhura, zyrtaret apo planifikuesit qendrore, miqte dhe familjaret e tyre. Ne rastin me te mire, nese merren masat e duhura kunder korrupsionit, perfituesit jane ata qe jane percaktuar ne zbatimi e nje politike. Dizavantazhe: ka dy: i) eshte shume e veshtire te sigurosh gjithe informacionin e nevojshem per te gjykuar ne menyre te drejte mbi pamjaftueshmerine e burimeve apo koston e tyre opportune. Ne fakt, sistemet e planifikimit dhe te komandimit shpesh perfundojne ne radhe te gjata per te blere produkte qe shiten me nje cmim shume me te ulet se kostoja e tyre opportune; ii) sistemet e komanduara krijojne nxitje dhe mundesi te medha korruptimi sepse sistemi qendror nuk eshte ne gjendje te monitoroje veprimet e gjithe zyrtareve te vet.

Tipari dallues i sistemit treg eshte mbeshtetja tek cmimet per shperndarjen e burimeve. Te gjithe ju jeni mesuar me cmimet, dhe keni te beni me to cdo dite. A e keni menduar ndonjehere se cfare fshihet pas cmimit te nje malli cfaredo?

Dy funksionet informuese te cmimeve

Cmimi eshte ajo gje nga e cila ju hiqni dore duke blere dicka tjeter. Nese ju shpenzoni 100 leke per te blere nje birre, ju nuk I keni me ato para. Cmimi eshte percaktues I vendimit tuaj per te blere, ashtu sic eshte percaktues I vendimeve te prodhuesit se cfare do te prodhoje apo percaktues I vendimeve te dyqanxhiut se cfare do te shesi.

Ne menyre me te pergjithshme, cmimet ne nje treg kryejne dy funksione te rendesishme: se pari, cmimet jane sinjale per pamjaftueshmerine e burimeve; se dyti, cmimet percaktojne pasurine e individeve sepse japin informacion mbi vleren e burimeve qe ata disponojne.

Cmimet si sinjale te pamjaftueshmerise se burimeve. Supozoni qe ju kane ngarkuar me detyren e planifikuesit te nje numri shume te madh aktivitetesh. Detyra juaj eshte te vendosni mbi

6

Page 7: Leksion 2 - Tregjet nje model performance.docx

prodhimin dhe konsumin ne te gjithe vendin. Cilat jane zgjedhjet e mundshme: se pari duhet te shperndani burimet ne dispozicion te ekonomise neper perdorime te ndryshme (sektore, mallra, sherbime, etj.); pastaj duhet te vendosni kush duhet t’I konsumoje prodhimet e perftuara dhe sa do te marre secili.

Merrni rastin e nje ferme. A duhet te vendosni te mbillni grure apo miser? Mos duhet te mbillni pambuk? Mos duhet te perdorni nje pjese te tokes per blegtori? Pasi keni marre gjithe vendimet per prodhimin, magazinat tuaja jane plot me produkte bujqesore dhe blegtorale. Si do t’i shperndani per konsum tek individet e ndryshem?

Kuptohet qe ne nje system tregu gjerat nuk funksionojne keshtu. Nje fermer ne nje fshat X nuk pret leter nga qeveria apo nga planifikuesi per te marre vendimet e tij te prodhimit dhe te perdorimit te tokes. Perkundrazi, fermeri ben parashikimet e tij per rezultatet qe mund te marri nga cdo aktivitet dhe zgjedh ato aktivitete qe I sigurojne diferencen me te madhe mes te ardhurave dhe kostove. Si arrin fermeri te mbledhe te dhenat qe I duhen per te bere parashikime?

Fermeri perdor cmimet si sinjal per vendimet e tij. Vini re se si cmimet percaktojne lehte dhe pa kosto vleren e burimeve te shoqerise. Fermeri lexon ne gazette se si cmimet e fares se sojes jane rritur me 25%. Supozoni tani qe fermeri eshte thjesht dikush qe mendon vetem per perfitimin e tij vetjak. Cfare do te beje nisur nga ky informacion? Do te shkoje ne dyqanin me te afert te farave dhe do mbjelle cdo cep te tokes se tij me fara soje.

Vetem me kete informacion, fermeri “egoist” mori vendimin e tij per menyren e perdorimit te burimit qe ka ne dispozicion (toka). Vini re qe fermeri nuk ka nevoje te reflektoje mbi arsyen e rritjes se cmimit, pra mbi arsyen e pamjaftueshmerise se sojes, dhe nuk ka nevoje te mendoje per mireqenien e atyre qe preken nga rritja e cmimit (sic do bente planifikuesi). Gjithcka qe fermeri ben dhe duhet te beje eshte te mendoje per veten dhe interesin e tij dhe ne kete menyre problemi i pamjaftueshmerise zgjidhet (fermeri do te rrise sasine e sojes ne treg). Ky tipar i tregut eshte analizuar gjeresisht nga A. Smith, ne vepren e tij Pasuria e Kombeve, 1776. Ne vepren e tij, Smith ben dy deklarata te forta: 1) ne nje system mire funksionues te tregut, veprimet qe bazohen ne interesa egoiste jane identike me veprimet qe drejtohen nga altruizmi (duke injoruar problemin e shperndarjes se pasurise ne shoqeri); 2) vlera neto (perfitimet minus kostot e transmetimit te informacionit dhe te aktiviteteve) e nje sistemi bazuar ne cmime per te sinjalizuar pamjaftueshmerine dhe per te shperndare burimet e prodhimit eshte aq e larte sa asnje system planifikimi I komanduar do te mund ta arrinte.

Edhe pas 200 vjet analize ekonomike, struktura baze e arsyetimit te Smith akoma i qendron kohes. Tregjet jane sistemet me te pershtatshme per te organizuar dhe bashkuar vendimet individuale per prodhim dhe konsum te nje numri shume te madh individesh. Asnje plan nuk eshte I nevojshem per te arritur kete rezultat te lumtur. Asnje system, sado i rrepte, i shtypjes se sistemit te tregut, nuk arrin dot te ndaloje lindjen e “tregjeve te zeza” qe funksionojne ne baze te interesave egoiste te pjesemarresve. Ky eshte argument I “eficences” per sistemet e tregjeve dhe eshte ne te vertete nje argument shume i forte.

Cmimet percaktojne pasurine ne nje sistem tregu. Pasuria ka dy menyra perkufizimi dhe ne duhet te dallojme midis tyre. Ne nje kuptim materialist, pasuria mund te jete edhe thjesht sasia e mallrave te konsumit. Per shembull ne nje ekonomi si ajo e Robinson Crusoit, individi quhet I pasur sepse posedon mallra per konsum dhe ka mundesi qe te prodhoje te tjera per nevojat e tij.

7

Page 8: Leksion 2 - Tregjet nje model performance.docx

Duke qene se ne jetojme ne ekonomi qe bazohen mbi shkembimin, perkufizimi yne i pasurise eshte I ndryshem nga ai me lart. Pasuria nenkupton te kesh kontroll mbi nje game te gjere burimesh dhe te kesh mundesi qe keto burime t’I shesesh, t’i drejtosh drejt perdorimeve te ndryshme apo t’I ruash per perdorim ne te ardhmen. Ne kete sens pasuria nuk matet me me sasine e mallit qe disponon. Pasuria matet me vleren monetare te te gjitha burimeve qe ke. Dhe qe te percaktosh vleren te duhet nje system cmimesh.

Supozojme se x jane hektaret e tokes (ta zeme se keni 4) dhe p eshte cmimi per nje hektar (ta zeme se eshte $100,000), vlera e tokes qe dispononi eshte 4x100,00=400,000 $. Kjo eshte vlera e nje pjese te pasurise qe dispononi. Nese keni dhe burime te tjera, vlera totale e pasurise do ishte:

Pasuria= , ku x(i) eshte burimi, dhe p(i) eshte cmimi per njesi I burimit qe dispononi.

Cfare kuptojme nga kjo shprehje e thjeshte matematikore? Nese cmimet ndryshojne edhe pasuria jone ndryshon, pavaresisht se sasia e gjerave qe ne disponojme nuk ndryshon. Per ta thene me fjale te tjera, ju nuk jeni te pasur nese shoqeria ku jetoni nuk I njeh vlere te larte burimeve qe ju dispononi. Kjo eshte mjaft shqetesuese. Mjafton te kujtojme se per shumicen e njerezve ne bote, burimi I vetem I disponueshem eshte puna e tyre. Ata e “shesin” punen e tyre ne treg ne kembim te nje page. Nese vlera e punes tuaj eshte e ulet, ju do te jeni te varfer. Kjo mund te ndodhe per shume arsye: mungesa e aftesive specifike (sepse jeni pak te arsimuar), oferta e larte qe ka per te njejten pune, etj.

Arsyeja pse ky aspekt eshte shqetesues eshte sepse ne nje sistem tregu, kerkesa qe ju keni per mallra konsumi nuk varet nga sa deshironi te konsumoni, por nga sa ju jeni ne gjendje te ofroni ne kembim te konsumit, pra nga pasuria qe dispononi.

Por nese funksionimi I proceseve te tregut I le disa njerez me shume pak burime per te mbijetuar, atehere shoqeria mund te vendose qe shperndarja e pasurise duhet te ndryshoje. Ka shume menyra per te kryer kete rishperndarje, por thelbi I ceshtjes mbetet I njejti: tregu operon duke drejtuar burimet tek perdorimet me te vlefshme (pra me vlere me te larte). Por ketu vlera lidhet me cmimin e burimeve qe posedojne individet dhe me kerkesat qe ata mund te plotesojne me keto burime. Ky perkufizim I vleres ne sensin monetar eshte I ndryshem nga perkufizimi I vleres ne sensin etik te shoqerise, dhe per pasoje lind nevoja e rishperndarjes. Vlera te ciles pergjithesisht I referohemi per te justifikuar politikat e rishperndarjes se pasurise nga te pasurit tek te varferit, eshte “barazia”, ose me sakte koncepti sipas te cilit te gjithe individet e nje shoqerie kane te drejte te gezojne nje nivel te caktuar jetese.

Eshte e provuar se tregjet performojne mire ne lidhje me vleren monetare qe thame me lart, ose ndryshe eficence. Performanca e tyre ne lidhje me “barazine” eshte shume e debatueshme. Shpesh ka rezultuar se politika te caktuara qe rrisin performancen ne nje dimension, e ulin ate ne dimensionin tjeter. Konflikti midis argumentave te eficences dhe barazise eshte nje nga temat kryesore te analizes se politikave, sic do shohim ne vazhdim.

DUKE PARE BRENDA PROCESEVE TE TREGUT

Pak me lart deklaruam qe funksionet e transmetimit te informacionit dhe te krijimit te stimujve jane avantazhet e funksionimit te duhur te tregjeve. Po cfare do te thote “funksionim i duhur”? Nese tregjet jane kaq te mrekullueshem, nga vijne ata dhe si krijohen. Ne kete leksion ne do te bejme vetem nje hyrje ne keto koncepte, duke u munduar t’I pergjigjemi ketyre pyetjeve:

8

Page 9: Leksion 2 - Tregjet nje model performance.docx

Si lindin tregjet; Ne c’menyre nje system shkembimi i paster (mall me mall) sherben per te rritur

mireqenien e individeve? Cilat jane funksionet e parase dhe si ndikon paraja ne funksionimin e tregjeve?

Origjina e tregjeve

Thame ne fillim qe tregjet lindin ne menyre spontane, pa nderhyrjen dhe kontrollin e ndonje autoriteti planifikues, nese njeri ose me shume nga kater kushtet qe permendem realizohen. Eshte me dobi t’I perserisim keto kushte: preference, burime, ekonomi shkalle, specializim.

Preferenca te ndryshme. Kjo do te thote: une pelqej gjera te tjera nga ato qe pelqen ti. Supozoni qe burimet tona jane identike (pasuria, ajo qe disponojme): kater molle dhe kater portokalle. Por une pelqej me shume portokallet, ndersa preference jote eshte e kunderta, ti pelqen me shume mollet. Nese une te jap nje molle dhe ti me jep nje portokall, te dy jemi me mire se me pare, edhe pse sasia totale e asaj qe disponojme nuk ka ndryshuar. Mundesia e shkembimeve me kosto te ulet eshte arsyeja se pse tregjet jane kaq universale dhe te pranishme ne te gjitha shoqerite njerezore. Shkembimet midis njerezve e permiresojne shperndarjen e burime, duke i drejtuar aty ku kane me shume vlere. Ne kete shembull te thjeshte, secili merr me shume nga fruti qe preferon.

Burime (pasuri) te ndryshme. Preferencat e mia jane te njejta me te tuat, por ne kemi burime te ndryshme. Duke perdorur shembullin e meparshem, supozojme qe te dy ne pelqejme sallaten e frutave. Burimet tona te disponueshme ne kete rast jane: une kam tete portokalle ndersa ti ke tete molle. Nese te dyve na pelqen sallata e frutave, te dy ne perfitojme nga shkembimi I kater molleve me kater portokalle. Pas shkembimit te dy jemi me mire se me pare, sepse konsumojme ate qe na pelqen.

Ekonomite e shkalles. Ekonomia e shkalles perben nje kusht teknik, sipas te cilit kostoja per njesi ulet nese prodhohet nje sasi gjithmone e me e madhe. Supozoni se keni blere nje cekic per te ngulur gozhde dhe ju ka kushtuar 10 mije leke. Nese ngulni vetem nje gozhde, kostoja per njesi do te jete 10 mije leke. Nese ju marrin ne pune per te ngulur dhjete gozhde. Kostoja per njesi do te behet 10,000/10=1,000 leke. Kjo eshte nje situate e zakonshme ne te gjitha ato sfera prodhimi qe perdorin makineri apo pajisje qe kushtojne shume dhe jetojne gjate. Meqenese keto makineri dhe pajisje perbejne kosto fikse, sa me shume produkte te merren nga perdorimi I tyre aq me e ulet eshte kostoja per njesi. Nga ana tjeter, individet nuk kane leverdi te prodhojne per veten e tyre gjera qe mund ti gjejne me lire ne treg. Kur tregjet zhvillohen dhe zgjerohen, kompanite kuptojne se mund te realizojne gjithnje e me shume ekonomi shkalle. Konsideroni sa do ishte kostoja per nje kompjuter apo per nje makine nese secili prej nesh do I prodhonte ato vete, ne menyre individuale, ne fabrika personale. Nese secili prej nesh do te duhej te mbeshtetej ne burimet e veta per te prodhuar gjithe mallrat qe konsumon, gama e produkteve ne treg as nuk do I afrohej shumellojshmerise qe kane sot tregjet dhe zhvillimit te sotem teknologjik. Ekzistenca e tregjeve ben te mundur shfrytezimin e potencialeve te ekonomive te shkalles.

Specializimi. Perfitimet ne eficence qe vijne nga specializimi ndryshojne mjaft nga ekonomite e shkalles. Eshte e rendesishme te kuptojme ndryshimin midis te dyjave. Ekonomite e shkalles nenkuptojne qe prodhimet qe dalin nga industri me kapital dhe investime te medha jane me te lira, sa me shume te prodhohet. Fitimet nga specializimi rrjedhin nga ndarja e punes ne lloje dhe

9

Page 10: Leksion 2 - Tregjet nje model performance.docx

detyra me te vogla: secili ben ate detyre per te cilen eshte specializuar. Megjithate, fitimet nga ekonomite e shkalles dhe specializimi I kane limitet e tyre ne kerkesen per produkte, prandaj dhe bizneset e medha jane gjithmone ne kerkim te tregjeve me te medha.

Shkembimi i paster (mall me mall)

Shkembimi mall me mall krijohet ose lind vetvetiu me qellimin per te perfituar nga tregtia. Sic e theksuam dhe ne shembullin e molleve dhe portokalleve, ndryshimi ne preference dhe ne burimet e disponueshme sjell rezultate te habitshme: thjesht permes shkembimit te gjithe e permiresojne mireqenien e tyre, edhe pse sasia e mallrave te disponueshme ne ekonomi nuk ndryshon.

Tipari dallues i tregjeve eshte perdorimi I nje sistemi cmimesh per te shperndare dhe perdorur burimet si dhe per te sinjalizuar pamjaftueshmerine e mallrave ne ekonomi. F. A. HAYEK1 thote:

“…problemi ekonomik I shoqerive eshte te sigurojne perdorimin me te mire te burimeve te disponueshme per secilin anetar te shoqerise, per qellime, rendesia relative e te cilave vetem nga secili individ njihet…njohuria mbi rrethana te caktuara ne kohe dhe ne hapesire…te dish se si te perdoresh ne maksimum nje makineri qe nuk punon ne potencialin e vet, apo aftesite e dikujt qe mund te perdoren me mire, jane po aq te dobishme per shoqerine sa dhe zbulimi I alternativave te reja teknologjike.

…rrjedh nga sa thame me lart se planifikimi qendror I bazuar ne te dhena statistikore, nuk eshte ne gjendje te perfshije ne llogaritje keto rrethana kohe dhe vendi…”

E thene thjesht, tregjet jane shume te dobishme per shoqerite, sepse jane ne gjendje te organizojne veprimtarite e pjesetareve te shoqerise, pa pasur nevoje per nje planifikues qendror. Kjo eshte arsyeja qe edhe tregjet me primitive kerkojne te pakten pranine e dy veteve. Hayek deklaron se vecanerisht ne tregjet e medha me milione individe, funksioni organizues dhe drejtues I cmimeve eshte me I rendesishem se c’mund te mendoni.

Kurbat e indiferences: analiza e shkembimeve dhe perfitimeve nga ato. Individet kane preference dhe keto preferenca I drejtojne ata te zgjedhin shportat e tyre te konsumit. Shkembimi eshte menyra me e mire qe kane ata per te kenaqur preferencat e tyre. Per te ilustruar kete marrim nje shembull te thjeshte. Do te analizojme preferencat midis dy mallrave: armet (qe simbolizojne mbrojtjen) dhe lulet (qe simbolizojne artet). Mendoni per nje individ cfaredo ne kete shoqeri me vetem keto dy mallra te prodhuara dhe te shitura, dhe supozoni qe perkufizimet e meposhtme jane te verteta:

Eshte me mire te kesh me shume me arme Eshte me mire te kesh me shume lule Sa me pak arme te kem aq me shume vlere ka nje arme me teper Sa me pak lule te kem aq me shume vlere ka nje lule me teper per mua.

Nese keto perkufizime jane te verteta, ne kemi mundesi te ndertojme nje harte te vlerave qe qytetari yne i vendos cdo kombinimi te konsumit te armeve dhe luleve. E thene ndryshe, ne mund te paraqesim preferencat e qytetarit, duke ndertuar ato qe quhen kurba indiference.

Ne kuadratin e konsumit te paraqitur ne figuren 3.1, merrni nje pike te cfaredoshme. Supozojme se zgjodhet piken B. Ne kuadrat jane evidentuar tre lloj konsumesh te ndryshme nga pika B. E

1 Hayek ka qene economist dhe filozof austriak (1899-1992), i rrymes se liberalizmit klasik dhe kapitalizmit te tregut te lire.

10

Page 11: Leksion 2 - Tregjet nje model performance.docx

para eshte pika D, qe ka me pak konsum armesh dhe me pak konsum lulesh; e dyta eshte pika E, qe presupozon me shume konsum armesh dhe me shume konsum lulesh, duke qene me e preferuar se pika D. Bejme nje arsyetim te thjeshte: nese ka disa pika qe qytari i preferon me shume ndaj B dhe disa te tjera qe ai i preferon me pak ndaj B, atehere duhet te ekzistoje nje kufi ndares i ketyre dy bashkesive. Kufiri eshte kurba e indiferences, qe permban te gjitha ato pika (shporta konsumi) te cilat individi i preferon njelloj, dmth nuk ka preferenca mes tyre, ndihet njelloj. Rastesisht, kemi zgjedhur pikat A dhe C ne kurben e indiferences. Kurbat e indifferences jane te dobishme per te analizuar perfitimet nga shkembimi. Duke qene se te gjitha pikat qe ndodhen mbi kurbe jane te preferuara ndaj cdo pike ne kurbe, dhe te gjitha pikant nen kurbe jane te mos-preferuara se cdo pike ne kurbe, kurba e indifferences na lejon te pershkruajme dhe te paraqesim me shume saktesi problemet qe lidhen me shkembimet midis mallrave.

Figura 3.1. Nje kurbe indifference paraqet krahasimin e preferencave per nje individ

Per te kuptuar kete, shikoni figuren 3.2. Paneli A paraqet nje problem shkembimi per dy persona Z. 1 dhe Z. 2. Supozoni se ne kete ekonomi te thjeshte ka gjithsej te disponueshme 40 arme dhe 30 lule, per t’u konsumuar nga dy njerezit qe perbejne kete shoqeri te thjeshte. Z. 1 disponon qe nga fillimi 30 arme dhe 5 lule-e shonojme simbolikisht [30,5], ndersa Z. 2 disponon [10,25].

Kutia Edgeworth dhe kurba e kontrates. Kutia qe eshte vizatuar ne figuren 3.2 quhet kutia Edgeworth, me emrin e krijuesit te tij, Francis Ysidro Edgeworth. Gjeja me e mencur e ketij krijimi eshte se madhesia e kutise varet nga burimet e disponueshme ne ekonomi (dmth kutia ne rastin tone eshte e “gjate” 40 arme dhe e “gjere” 30 lule). Cdo pike brenda kutise tregon se si jane ndare burimet mes individeve te shoqerise. Keshtu qe cdo pike brenda kutise ka kater koordinata: disponibilitetin e Z. 1 (30 arme dhe 5 lule) dhe disponibilitetin e Z. 2 (10 arme dhe 25 lule). Ndarjet e mallrave mes dy individeve jane bere ne menyre te tille qe mos kete humbje (30+10=40 arme; 5+25=30 lule). Kendi I larte ne te djathte eshte pika e origjines per Z. 2.

11

kons

umua

ra

Me mire

Lule

t e

Me keq

0 Armet e konsumuara

E

D

A

B

C

Page 12: Leksion 2 - Tregjet nje model performance.docx

Figura 3.2 Perfitimet nga shkembimi

Panel A

Panel B

Pyetja qe propozon kjo kuti eshte e natyrshme, por e rendesishme: a ka pika konsumi brenda kutise qe jane te qendrueshme, ne kuptimin qe nese arrihet kjo pike e ndarjes se mallrave mes dy individeve, njera nga palet do te refuzoje te shkembeje ndonje nga mallrat e veta per nje sasi te caktuar te ofruar nga pala tjeter? Nje ndarje e qendrueshme e ketij lloji quhet ekuiliber, sepse nuk ndryshon. A eshte ndarja fillestare e mallrave mes z. 1 dhe z. 2 e qendrueshme?

12

Armet e konsumuaranga 2 Person 2

Luletper1

Lente Lulet per2

Pika e nisjes

Person 1 Armet e konsumuaranga 1

Armet e konsumuaranga 2 Person 2

Luletper1 Cmimi

Shperndarjafinale

Lulet per2

Person 1 Armet e konsumuaranga 1

Page 13: Leksion 2 - Tregjet nje model performance.docx

Pergjigja per kete pyetje varet nga fakti nese ekzistojne shkembime qe rrisin mireqenien e te dy individeve. Nese kujtoni se c’thame me lart, te gjitha shportat e konsumit qe ndodhen mbi kurben e indifferences se individit jane te preferuara ndaj cdo kombinimi qe ndodhet ne kurbe. Nese kete e pranojme si te vertete per te dy individet, percaktimi nese ka apo jo mundesi shkembimi mes te dyve qe permiresojne situaten e secilit kthehet thjesht ne nje ceshtje grafike: a ka nje hapesire (jo boshe) qe rezulton nga takimi (prerja) i dy kurbave te indifferences qe permban shporta konsumi te preferuara ndaj shportes fillestare te secilit?

Eshte e qarte qe po. Hapesira e ngjyrosur me gri permban te gjitha ato kombinime konsumi qe per te dy individet jane me te mira se sa kombinimi fillestar. Nga kjo rrjedh se kombinimi fillestar nuk eshte nje ekuiliber. Lind pyetja? Kush eshte pika e ekuilibrit ne kete situate, duke qene se te ngjashme me Figuren A mund te ndertojme dhe te tjera, pa kuptuar se kush eshte kombinimi qe ne synojme.

Paneli B i figures 3.2 tregon piken e ekulibrit qe rrjedh nga procesi i shkembimit te dy individeve qe nisen nga nje kombinim konsumi i tipit (30,5) dhe (10, 25). Ky ekuiliber eshte pika me kombinimin (22,16) per z. 1 dhe (18,14) per z. 2. Nga e dime qe ky eshte ekuilibri? Konsideroni pikat qe Z.1 preferon ndaj “ekuilibrit”: keto jane pikat lart dhe ne te djathte te kurbes se indifferences qe kalon ne piken (22, 16). Ne menyre analoge, pikat e preferuara ndaj “ekuilibrit” te z. 2 jane ato poshte dhe ne te majte te kurbes se tij te indifferences qe kalon nga pika (18, 14). Cila eshte bashkesia qe rezulton nga prerja e dy kurbave ne kete pike? Nuk ka, pervec vete pikes se ekuilibrit. Ne kete pike, kurbat e indifferences jane tangent mes tyre. Tangenca e dy kurbave nenkupton pikerisht qe ato takohen vetem ne nje pike dhe kjo eshte pika e ekuilibrit.

Per cifte te ndryshme kurbash indifference pikat e tangences jane te ndryshme dhe kjo varet nga preferencat e dy individeve. Bashkesia e gjithe pikave te mundshme te tangences (cfaredo forme te marre vija qe I bashkon ato) perben ate qe quhet kurba e kontrates, ne kuptimin qe te dy palet ne perfundim te procesit te negocimit do te nenshkruajn nje kontrate per shkembimin e tyre qe do I vendose ata diku ne nja nga pikat e kesaj kurbe.

Permes ketij ushtrimi te thjeshte sapo kemi zbuluar nje nga kriteret per vleresimin e performances: kriterin e eficences Paretiane.

Ekuilibri i Pareto-s: nje shperndarje e burimeve e tille qe cdo lloj shkembimi I metejshem mes paleve e perkeqeson situaten e te pakten njerit prej tyre.

Pra del se te gjitha pikat mbi kurben e kontrates jane ekuilibra Paretiane. Del gjithashtu se koncepti I ekuilibrit te Paretos nuk eshte kriter shume i forte vleresimi, sepse nga menyra se si e perkufizuam edhe kombinimet qe ndodhen ne skajet e kurbes se kontrates jane ekuilibra paretiane (aty ku njeri I merr te gjitha dhe tjetri nuk merr asgje). Keto pika nuk do I quanim ne fakt optimale si mundesi per shperndarjen finale te burimeve ne ekonomi.

Nje gje eshte megjithate e vertete: pikat qe ndodhen jashte kontrates me siguri qe nuk jane aspak zgjidhje te mira apo optimale, sepse ato perfaqesojne situata qe mund te permiresohen nga shkembimi ose nga rishperndarja e burimeve mes individeve. Si perfundim mund te themi qe kriteri I Paretos ka te beje me shume me eficencen e zgjidhjeve (apo te politikave) dhe jo aq me aspektin normativ te barazise ne shperndarje.

Nje konsiderate e fundit: c’mund te themi per cmimin ne situaten qe pershkruam? Ku duken cmimet ne shembullin tone? Ne thame qe ne sistemin e tregut cmimet perdoren per shperndarjen e burimeve. Edhe ne kutine e Edgeworthit cmimet jane te dukshme, edhe pse jot e shprehura ne

13

Page 14: Leksion 2 - Tregjet nje model performance.docx

terma monetare. Arsyetimi eshte ky: per te pasur dicka qe dua, duhet te jap dicka tjeter ne kembim. Cmimi I nje arme eshte numri I luleve qe duhet te jepni ne kembim per te pasur nje arme me shume. Ne shembullin tone dy arme shkembehen per tre lule: dmth cmimi I nje arme eshte 1.5 lule. Ne menyre grafike, cmimi eshte kendi I vijes qe kalon nga pika e tangences dhe qe e prek ate vetem nje here.

Funksionet e parase

Perse na nevojiten parate? Pse nuk mund te shkembejme mall me mall, ashtu si ne shembullin tone me kutine Edgeworth? Cmimi qe shprehem ne ate rast, ne piken e ekuilibrit, eshte reflektim I pamjaftueshmerise se mallrave te disponueshme per konsum, bazuar ne preferencat e konsumatoreve ne treg. Nese me duhet te kembej nje molle me djysem portokalli, kostoja opportune e konsumit te gjysem portokalli eshte heqja dore nga konsumi i molles.

Por ne fakt cmimet zakonisht shprehen ne terma abstrakte: permes parave. Perse eshte e rendesishme paraja?

Para: nje mjet shkembimi gjeresisht i pranuar, qe perfaqeson mundesine e te pasurit te nje sasie mallrash dhe sherbimesh te disponueshme ne treg

Nje perkufizim I tille nuk na ndihmon dhe aq shume. Nese une do pranoj te marr dicka ne kembim te mallrave te mia, duhet te jem I sigurt qe ajo dicka te kete vlere, dmth qe dhe te tjeret do e pranojne ne kembim te mallrave te tyre. Nje perkufizim me I mire eshte ai qe rendit tiparet qe duhet te kete mjet I mire shkembimi, si me poshte:

1. Gjeresisht e pranuar si mjet shkembimi, per te gjitha llojet e transaksioneve;2. Nje njesi matje e qarte dhe konsistente (nje njesi duhet te jete identike me nje tjeter);3. Ruajtes I vleres (nuk prishet apo nuk dekompozohet nese e mbajme per kohe te gjate);4. E qendrueshme (nuk griset kollaj);5. E veshtire per tu falsifikuar;6. E ndashme ne njesi me te vogla (per te patur mundesi te jepni dhe te merrni kusur).

Tani mund t’i pergjigjemi pyetjes: pse te mos kembejme mall me mall? Supozojme te kemi nje shoqeri me tre individe dhe jo me me dy dhe te kemi tre mallra ne treg dhe jo dy. Eshte perseri nje shoqeri e thjeshte, por megjithate kompleksiteti I shkembimeve rritet se tepermi. Pse? Supozoni qe z.1 disponon molle, ai nuk I pelqen portokallet dhe pelqen bananet.

Supozoni sikur Z. 1 disponon molle, ai nuk ka preference per portokalle por pelqen banane. Z.1 shkon te Z.3 per te shkembyer molle me banane. Por Z. 3 nuk pelqen mollet, ai do te kembeje banane vetem me portokalle. Z.1 duhet te shkoje te Z. 2, te kembeje molle per portokalle, pastaj te kthehet te Z. 3 dhe te kembej portokallet per banane. Thelbi i shkembimit mall me mall nuk eshte negocimi mbi cmimin, por veprimi fizik i shkembimit te nje malli me nje mall tjeter.

Koha e humbur per realizimin e shkembimit mall me mall i humbet mjaft vlere tregtise. Ekonomistet i quajne “kosto transaksioni” te gjitha pengesat qe dalin gjate realizimit te transaksionit te shkembimit. Kostot e transaksionit jane humbje sepse energjise dhe kohes se humbur nga individet (si ne rastin e shkembimit te molleve me banane) nuk i korrespondon asnje lloj vlere apo perfitimi. Ulja e kostove te transaksionit eshte nje politike e preferuar persa i perket eficences (nga ana paretiane).

14

Page 15: Leksion 2 - Tregjet nje model performance.docx

Nga kjo vjen dhe pergjigja per pyetjen tone: njerezit perdorin parane per shkembimet e tyre ne vend te shkembimit mall me mall, sepse kjo ul kostot e transaksionit. Me perdorimin e parase transaksionet thjeshtohen dhe shpejtohen.

Pothuajse ne te gjitha shoqerite njerezore i gjithe aktiviteti drejtohet ne fitimin dhe shpenzimin e parave. Historikisht, objekte te ndryshme kane sherbyer si mjet shkembimi, qe ne koherat me te lashta, me perdorimin e metaleve te ndryshme si ari dhe argjendi, te cilat plotesojne karakteristikat e monedhes se mire qe thame me lart.

Ne fakt zgjedhja e parase per t’u perdorur si mjet shkembimi nuk varet nga vlera e objektit ne vetvete. Parate ne forme kartemonedhash jane perdorur per here te pare rreth 300 vjet me pare. Ne fakt, ne ditet e sotme, paraja (ne kuptimin e objektit fizik) perdoret gjithnje e me pak. Rreth 90% e parase ne bote leviz permes disa shiritave elektromagnetike, qe ndodhen neper kartat e kreditit, te debitit, etj. Perse ndodh kjo? Sepse reduktimi i perdorimit fizik te parase i ul kostot e transaksionit akoma me shume. Ky eshte efekti magjik i tregjeve!

15

Page 16: Leksion 2 - Tregjet nje model performance.docx

PERMBLEDHJE E KONCEPTEVE KRYESORE

1. Nje treg eshte nje grup institucionesh per te reduktuar kostot e transaksionit te shkembimit te mallrave dhe sherbimeve.

2. ne nje ekonomi shkembimi mall me mall, produktet dhe sherbimet shkembehen direkt, pa perdorimin e parase, dhe pergjithesisht per qellime consumi te menjehershem.

3. Autarkia eshte nje lloj organizimi ekonomik ne te cilin secili prodhon vete malllrat qe consumon.

4. Nje sistem tregu prodhon lehte dhe pa kosto informacion mbi pamjaftueshmerine relative te mallrave ne ekonomi.

5. Nje sistem tregu perdor stimuj ose interesin vetjak, ne vend te etikes dhe altruizmit, per te organizuar aktivitetet e individeve (konsum dhe prodhim).

KUSHTET E NEVOJSHME PER LINDJEN E TREGJEVE

6. Megjithese tregjet lindin ne menyre spontane, ka disa rrethana qe i paraprijne gjithmone shfaqjes se tyre. Kushtet qe duhet te plotesohen jane: preferenca te ndryshme, burime te ndryshme, ekonomite e shkalles dhe specializimi.

7. Preferencat e ndryshme i referohet ndryshimeve ne shije, ne deshira dhe ne qellime te individeve

8. Burimet e ndryshme i referohen ndryshimeve ne pasuri dhe ne aftesi.

9. Nese kotoja mesatare e produktit ulet me rritjen e sasise se prodhuar, jemi ne prezence te ekonomive te shkalles.

10. Speciali£zimi ndodh atehere kur kostoja mesatare e produktit ulet nese sfera e aktivitetit zvogelohet.

AVANTAZHET E TREGUT

11. Preferenca te ndryshme dhe burime te ndryshme jane parakushte per lindjen e tregjeve sepse ato krijojne mundesine e perfitimeve nga shkembimi (tregtia). Perfitimet nga tregtia konsistojne ne rishperndarjen e shportave te konsumit permes shkembimeve vullnetare dhe te mire-informuara, qe rrit mireqenien e individeve.

12. Ekonomite e shkalles dhe specializimi sjellin perfitime ne eficencen prodhuese (rrisin eficencen ne prodhim). Perfitimet konsistojne ne rritjen e mallrave te disponueshme per konsum.

13. Cmimet ndihmojne ne transmetimin e informacionit mbi pamjaftueshmerine relative te mallrave per konsum.

PROBLEMI I PAMJAFTUESHMERISE

14. Kostoja oportune eshte totali i perfitimeve dhe i perdorimeve te nje burimi qe nuk realizohen dot sepse ai burim eshte destinuar per nje qellim tjeter.

16

Page 17: Leksion 2 - Tregjet nje model performance.docx

15. Pamjaftueshmeria ndodh atehere kur kostoja oportune e nje burimi eshte me e madhe se zero. Pra, cdo burim qe e ka koston oportune me te madhe se zero eshte e pamjaftueshme ne nje ekonomi.

16. Supozimi i Pigou-s lidhet me konceptin se tregjet jane ineficente ne shperndarjen e burimeve nese kostoja sociale e burimit eshte me e madhe se cmimi qe paguan privati per perdorimin e tij.

17. Supozimi i Coase lidhet me idene se forcat e tregut mund te arrijne te barazojne kostot sociale te burimeve me cmimin, nese te drejtat e pronesise jane te percaktuara qarte dhe kostoja per hartimin dhe zbatimin e kontratave nuk eshte shume e larte.

18. Kostot e transaksionit jane humbjet qe shkaktohen nga burimet (kohe, para, energji) e shpenzuara per te kontrolluar dhe shkembyer te drejtat e pronesise.

MENYRAT E SHPERNDARJES SE BURIMEVE TE PAMJAFTUESHME

19. Sistemi i cmimeve (tregu) eshte nje menyre per te shperndare burimet. Sistemi i cmimeve i con burimet drejt perdorimeve me vlere me te larte, permes shkembimit te mallrave te cmuara apo parase.

20. Radha eshte metoda e ndarjes se burimeve te kufizuara permes mbajtjes radhe.

21. Fati eshte menyra e shperndarjes se burimeve te pamjaftueshme permes perzgjedhjes rastesore,si per shembull nje llotari.

22. Burimet mund te shperndahen edhe nga nje autoritet.

FUNKSIONI INFORMUES I CMIMEVE

23. Cmimi i nje burimi eshte shenje e pamjaftueshmerise relative sepse pasqyron vleren e atij burimi ne raport me burime te tjera ne shoqeri. Prandaj cmimet drejtojne prodhimin dhe konsumin permes proceseve te decentralizuara.

24. Pasuria ne kontekstin e nje sistemi tregu matet nga vlera monetare e aseteve dhe burimeve qe nje person disponon. Prandaj, renia e cmimeve te burimeve qe diponohen con ne reduktim te pasurise se atij individi.

KUTIA EDGEWORTH

25. Nje kurbe indiference paraqet bashkesine e shportave te konsumit qe i sjellin te njejten kenaqesi dhe dobi individit.

26. Kutia Edgewoth eshte nje metode per te analizuar nje ekonomi me dy individe dhe dy mallra, qe bazohet ne shkembimin mall me mall. Cdo pike brenda ne kuti perfaqeson kater shperndarje: ndarjen e burimeve A dhe B midis pjesemarresve 1 dhe 2.

27. Pjesa me gri perfaqeson bashkesine e shportave te konsumit qe jane te preferuara nga te dy individet kundrejt shperndarjes fillestare te burimeve.

28. Nje shperndarje e caktuar eshte ekuiliber ose e qendrueshme nese nuk ka nje shpendarje tjeter qe preferohet nga te gjithe te interesuarit.

29. Kurba e kontrates eshte bashkesia e pikave te shpendarjes se burimeve qe perbejne ekuilibra potenciale (te mundshem). Kjo kurbe formohet nga pikat ne te cilat kurbat e indiferences se dy individeve jane tangent.

17

Page 18: Leksion 2 - Tregjet nje model performance.docx

30. Nje ekuiliber Pareto eshte nje shperndarje e te ardhurave e tille qe cdo rishperndarje e tyre do ta perkeqesonte situaten e te pakten njeres nga palet. Te gjitha pikat ne kurben e kontrates jane Pareto ekuilibra (ose Pareto eficente).

PARAJA

31. Paraja ose monedha eshte nje mjet shkembimi gjeresisht i pranuar qe perfaqeson zoterimin virtual apo abstrakt te nje sasie mallrash dhe sherbimesh ne treg.

32. Paraja perdoret si mjet shkembimi sepse ul kostot e transaksionit.33. Paraja eshte dhe nje “depozite” pasurie apo vlerash sepse nuk demtohet me kalimin e

kohes.

KARAKTERISTIKAT E PARASE (monedhes)

34. Monedha qe te jete mjet i pershtatshem shkembimi duhet te jete gjeresisht e pranueshme si e tille;

35. Duhet te kete nje njesi numerimi te qarta dhe konsistente36. Nje monedhe e mire duhet te jete rezistente. Nese monedha apo paraja do te prishej shpejt,

ajo nuk do mund te sherbente si depozite e pasurise37. Nje monedhe e mire eshte e veshtire per t’u falsifikuar38. Qe te jete lehtesisht e perdorshem, monedha duhet te ndahet ne njesi me te vogla. Kjo

ndarje i lehteson shkembimet.

PROBLEME DHE CESHTJE DISKUTIMI (SEMINAR)

1. Supozoni nje ekonomi me dy individe, xhon dhe ana, dhe dy produkte te vetme, pica dhe birra. Totali I mallrave te disponueshme eshte 50 pica dhe 30 birra. Vizatoni kutine e Edgeworthit per kete ekonomi, duke vendosur personin 1 me origjine poshte majtas.

2. Brenda te njejtes figure vizatoni disa kurba indifference per 1 dhe disa per personin 2. Kini kujdes qe kurbat e indifferences per te njejtin person te mos takohen me njera tjetren. Gjithashtu kurbat qe ndodhen me lart paraqesin mireqenie me te madhe.

3. Nisur nga kurbat e indifferences se dy personave tane ne ekonomi vizatoni kurben e kontrates dhe theksojeni me vije te trashe. Argumentoni pse cdo pike qe eshte jashte kurbes eshte jo eficente dhe ka humbje per te dyja palet.

4. Identifikoni ne diagrame piken P1 qe ka kombinimin: 1 konsumon 40 pica dhe pese birra ndersa 2 konsumon 10 pica dhe 25 birra. A eshte kjo pike ne kurben e kontrates?

5. Gjeni pjesen gri, ose hapesiren e negocimeve, qe I korrespondon pikes P1 si pike fillestare, duke vizatuar nje kurbe indifference per 1 qe kalon nga P1 dhe nje kurbe indifference per 2 qe kalon nga P1.

6. Rendisni 4 menyrat e shperndarjes se burimeve (mallrave) ne nje ekonomi. Jepni te pakten nje shembull per secilen nga jeta reale dhe shpjegoni arsyet. A eshte ndonjera nga keto metoda me e mire se te tjerat apo secila mund te jete e dobishme ne situata te caktuara?

7. Pse perdorimi i monedhes (parase) ul kostot e transaksionit ne shkembime?

18