LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E … C - 2015/Provimi V/Teza me...1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT...

26
1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 8 Nentor 2015 SEKSIONI I : Pyetje me alternativa ( 1 PIKË SECILA) 1. Cila nga te meposhtmet nuk eshte drejtori e administrates tatimore qendrore a. Rimbursimi tatimor b. Kontrolli Tatimor c. Sherbimi dhe edukimi I tatimpaguesve d. Asnjera nga te mesipermet e. Zgjedhja e tatimpaguesve qe kontrollohen behet ne baze te ; Pergjigja e sakte alternativa D 2. Zgjedhja e tatimpaguesve qe kontrollohen behet ne baze te ; a. Vleresimit te riskut per te identifikuar tatipamguesit qe kane me shume rrezik per ta shkelur ligjin b. Vendimit te drejtorit te drejtorise rajonale c. Informacioneve nga palet e treat d. Asnjera nga te mesipermet Pergjigja e sakte alternativa A 3. Cilet nga personat e meposhtem nuk mund te marrin pjese ne nje kontroll tatimor ; a. Nje nepunes I administrates qe ka lidhje gjake deri ne shkalle te dyte me tatimpaguesin b. Nje nepunes I administrates qe ka lidhje gjake deri ne shkalle te trete me tatimpaguesin c. Nje nepunes qe nuk ka lidhur marreveshje biznesi me tatimpaguesin d. a dhe b Pergjigja e sakte alternativa

Transcript of LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E … C - 2015/Provimi V/Teza me...1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT...

Page 1: LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E … C - 2015/Provimi V/Teza me...1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 8 Nentor 2015 SEKSIONI I: Pyetje

1

AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT

LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

8 Nentor 2015

SEKSIONI I

: Pyetje me alternativa ( 1 PIKË SECILA)

1. Cila nga te meposhtmet nuk eshte drejtori e administrates tatimore qendrore

a. Rimbursimi tatimor b. Kontrolli Tatimor c. Sherbimi dhe edukimi I tatimpaguesve d. Asnjera nga te mesipermet e. Zgjedhja e tatimpaguesve qe kontrollohen behet ne baze te ;

Pergjigja e sakte alternativa D

2. Zgjedhja e tatimpaguesve qe kontrollohen behet ne baze te ;

a. Vleresimit te riskut per te identifikuar tatipamguesit qe kane me shume rrezik per ta

shkelur ligjin b. Vendimit te drejtorit te drejtorise rajonale c. Informacioneve nga palet e treat d. Asnjera nga te mesipermet

Pergjigja e sakte alternativa A

3. Cilet nga personat e meposhtem nuk mund te marrin pjese ne nje kontroll tatimor ;

a. Nje nepunes I administrates qe ka lidhje gjake deri ne shkalle te dyte me tatimpaguesin b. Nje nepunes I administrates qe ka lidhje gjake deri ne shkalle te trete me tatimpaguesin c. Nje nepunes qe nuk ka lidhur marreveshje biznesi me tatimpaguesin d. a dhe b

Pergjigja e sakte alternativa

Page 2: LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E … C - 2015/Provimi V/Teza me...1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 8 Nentor 2015 SEKSIONI I: Pyetje

2

4. Individi quhet rezident në Shqipëri kur:

a. Ka nje vendbanim te qendrueshem ose rri > se 183 dite/vit b. Ka pasaporte shqiptare c. Ka te ardhura ne Shqiperi d. Zoteron nje shtepi

Pergjigja e sakte alternativa A

5. Personi juridik quhet rezident kur:

a. Eshte themeluar sipas ligjit shqiptar, ose ka vendin e drejtimit efektiv ne Shqipëri b. Ka drejtorin dhe administratorin shqiptar c. Ka pronarin shqiptar d. Ka një seli me adresë të qartë

Pergjigja e sakte alternativa A

6. Organi doganor, pasi percakton vleren e tatueshme te makinerive dhe te pajisjeve,

zbaton mbi kete vlere shkallen tatimore te TVSH-se . Kur aplikohet shtyrja e pageses se TVSH-se ne import, TVSH-ja e llogaritur nga organi doganor eshte e detyrueshme te paguhet nga personi i tatueshem:

a. Menjehere ne castin e zhdoganimit te makinerive, pajisjeve te importuara. b. Brenda 6 muajve nga casti i importit. c. Brenda 12 muajve nga casti i importit d. Shtyrja e pageses se TVSH-se ne import nuk aplikohet qe prej 1 Janarit 2015.

Pergjigja e sakte alternativa D

7. Eshte furnizim i perjashtuar nga TVSH:

a. Qeradhenia e ndertesave deri ne 2 muaj b. Shitja e hekurit dhe cimentos per ndertuesit e hidrocentraleve. c. Furnizimi i shërbimeve që kryhen nga kontraktorët e nënkontraktorët e tyre, të

vërtetuar si të tillë nga Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore lidhur me realizimin e fazës se kërkimit.

d. Furnizimi i pajisjeve mjeksore te cfaredo lloji.

Pergjigja e sakte alternativa C

Page 3: LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E … C - 2015/Provimi V/Teza me...1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 8 Nentor 2015 SEKSIONI I: Pyetje

3

8. Perjashtohen nga taksa mbi ndertesen:

a. Ndertesat qe perdoren nga komunitetet fetare; b. Ndertesa banimi te ndertuara para vitit 1993; c. Ndertesa ne perdorim nia Organizatat Jofitimprurese; d. Njesi tregetare;

Pergjigja e sakte alternativa A

9. Deklarimi i nje te punonjesi te larguar ne shoqeri do te duhet te kryhet: a. Brenda 10 diteve te largimit; b. Nuk ka afat deklarimi; c. Pas deklarimit te listepageses; d. Deri 48 ore perpara se te largohet;

Pergjigja e sakte alternativa A

10. Mallrat e akcizës nuk mund të lëvizin nën regjimin e pezullimit të detyrimeve brenda territorit nga nje magazinë fiskale tek: a. një magazinë fiskale; b. një zyrë doganore dalje; c. një zonë të lirë ose magazinë të lirë; d. asnjera

Pergjigja e sakte alternativa D

Page 4: LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E … C - 2015/Provimi V/Teza me...1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 8 Nentor 2015 SEKSIONI I: Pyetje

4

SEKSIONI II

Administrimi i detyrimeve tatimore në Republikën e Shqipërisë, procedurat që zbatohen për mbledhjen e tatimeve dhe detyrimeve të tjera tatimore. Struktura e tatimeve dhe taksave. Autoritetet përgjegjëse të taksave në nivel kombëtar e vendor.

:

1. Shpejgoni konceptin “ E drejta per njoftim e tatimpaguesit”.(5pike)

Pergjigje:

E drejta per njoftim e tatimpaguesit parashikohet ne nenin 32 te ligjit nr 9920 “Per Procedurat Tatimore ne RSH” . Kjo krijon njekohesisht nje detyrim per administraten tatimore ne lidhje ne marredhenien e saj me tatimpaguesit.

Sipas kesaj te drejte, tatimpaguesit duhet te njoftohen ne kohe, per cdo akt adminstrativ te nxjerre nga administrata qe prek pasurine e tyre.

Administrata ka detyrim te njoftoje, brenda afatit ligjor, duke derguar tek adresa e deklaruar nga tatimpaguesi cdo vendim administrativ te nxjerre prej saj, duke dhene bazen ligjore dhe duke e informuar tatimpaguesin per te drejtat dhe detyrimet e tij qe lidhen me kete vendim. Njoftimet mund ti dergohen tatimpaguesit ne rruge elektronike , ne rastin kur tatimpaguesi eshte rregjistruar , si perdorues i sistemit elektronik tatimor te sherbimit, ose nepermjet sherbimit postar rekomande.

E drejta per njoftim nuk perfitohet ne rastet kur administrata vlereson se ekziston rrezik real qe pas marrjes se njoftimit , tatimpaguesi te transferoje pronesine perpara perfundimit te vleresimit tatimor

Page 5: LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E … C - 2015/Provimi V/Teza me...1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 8 Nentor 2015 SEKSIONI I: Pyetje

5

2. Kush jane pasojat fiskale ndaj nje tatimpaguesi, person fizik apo juridik, tregtare,

qe kryejne transaksione shitje apo blerje me para ne dore me vlera mbi 150.000 leke? (5pike)

Pergjigje:

Pasojat per tatimpaguesin jane:

1. Denohen me gjobe deri ne 10% te vleres se transaksionit (ligji 9920, neni 120) (1 pike)

2. Ne rast blerjeje , ky shpenzim konsiderohet I panjohur per efekt tellogaritjes se bazes se fitimit te tatueshem (ligji 8438, neni 21, pika nj) (1.5 pike)

3. Administrates Tatimore I lind e drejta per te perdorur metoda alternative vleresimi (ligji 9920 neni 71, pika e) (2.5 pike)

Page 6: LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E … C - 2015/Provimi V/Teza me...1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 8 Nentor 2015 SEKSIONI I: Pyetje

6

3. Cfare eshte Keshilli Tatimor dhe kush jane funksionet e tij? (5pike)

Pergjigje:

Keshilli tatimor eshte forum teknik keshillimi dhe bashkepunimi, per dhe ndermjet Ministrise se Financave , Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve dhe tatimpaguesit.

Funskionet e keshillit tatimor jane:

Shqyrtimin e procedurave te deklarimit e pageses se tatimeve me qellim permiresimin e tyre

Shqyrtimin e veshtiresive qe hasin tatimpaguesit ne plotesimin e te drejtave te tyre

Propozimin e masave per te garantuar respektimin e te drejtave te tatimpaguesit

Propozimin e ndryshimeve te procedurave per te mundesuar plotesimin vullnetar te detyrimeve tatimore dhe me nje kosto me te ulet per tatimpaguesin

Propozime per bashkepunim ndermjet shoqatave profesionale tatimore , shoqatave te biznesit, DPT per edukimin e tatimpaguesve

Organizimin e seminareve e te trajnimeve te perbashketa per punonjesit e administrates tatimore dhe te organizatave profesionale.

Page 7: LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E … C - 2015/Provimi V/Teza me...1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 8 Nentor 2015 SEKSIONI I: Pyetje

7

4. Shpjegoni krijimin, perberjen, funskionimin e funksionet Keshillit Tatimor. (5pike)

Pergjigje:

Keshilli Tatimor eshte organ keshillimor I cili krijohet prane Ministrit te Financave

Keshilli tatimor ka per qellim diskutimin e problematikave dhe propozimin e masaveqe do te

benin te mundur zbatimin e legjislacionit tatimor me nje kosto me te ulet administrative per

administraten dhe me nje kosto me te ulet financiare per tatimpaguesit gate permbushjes

tatimore.

Keshilli tatimor mund ti propozoje Ministrit te Financave ndryshime ne dispozitat ligjore e

nenligjore qe lidhen me objektin e vet te veprimtarise

VKM nr. 665 dt 04.08.2010 percakton perberjen dhe menyren e funksionimit te keshillit

tatimor.

a) Këshilli Tatimor përbëhet nga 18 (tetëmbëdhjetë) anëtarë, prej të cilëve 12 (dymbëdhjetë)

Janë përfaqësues të tatimpaguesve dhe 6 (gjashtë) janë përfaqësues të institucioneve publike,

sipas rregullave të përcaktuara në këtë vendim

b) Përfaqësuesit e tatimpaguesve përbëhen nga përfaqësues të dhomave të tregtisë dhe

industrisë,të shoqatave të tjera të biznesit, të shoqatave profesionale të ekspertëve kontabël,

të shoqatave të tjera të organizuara mbi bazë profesioni, të rregulluara me ligj të veçantë, si

dhe të organizatave të tjera jofitimprurëse, që përfaqësojnë grupe të mëdha tatimpaguesish.

c) Përfaqësuesit e institucioneve publike përbëhen nga përfaqësues të Ministrisë së Financave

dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

ç) Me propozimin e, të paktën, dy prej anëtarëve të Këshillit Tatimor dhe me miratimin e

bashkëkryetarëve, me shkrim dhe/ose përmes postës elektronike, Këshilli mund të krijojë

grupe pune të përkohshme, për të shqyrtuar çështje që do të diskutohen në mbledhjet e tij dhe

për të përgatitur materiale me shkrim për t’u shqyrtuar në këto mbledhje.

Page 8: LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E … C - 2015/Provimi V/Teza me...1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 8 Nentor 2015 SEKSIONI I: Pyetje

8

5. Nje tatimpagues ka deklaruar humbje fiskale 15,000,000 leke ne vitin 2013, dhe

1,000,000 leke ne vitin 2014. Ne vitin 2015 ai rezulton me nje fitim prej 26,000,000 leke. Gjate nje kontrolli tatimor ne 30 qershor 2016 per deklaratat e Tatim fitimit te viteve 2013,2014,2015 rezulton se disa shpenzime me vlere 5,000,000 leke jane shuma te paguar kesh per fatura me vlere mbi 500.000 leke. Tatimpaguesi ka llogaritur dhe deklaruar fitimin e tatueshem ne vitin 2015 ne Shumen 10.000.000 leke duke mbartur humbjet e meparshme. (7pike) - Tregoni nese deklarimi per vitin 2015 eshte korrekt, dhe efektet fiskale qe rezultojne

nga keto deklarime?

Pergjigje:

Deklarimet e tatimpaguesit jane:

Pershkrimi V 2013 V 2014 V 2015 Deklarimi i Shoq Fit. Fiskal (15.000.000) (1.000.000) 26.000.000 Humbje e mbartur 2013 (15.000.000) Humbje e mbartur 2014 (1.000.000) Fitimi fiskal 10.000.000 Tatim fitimi 1.500.000

Pas konstatimit bazuar ne dhe ne ligjin nr. 8438 “Per tatimin mbi te ardhurat” neni 21 pika “nj” i cili i konsideron shpenzime te panjohur “shumat e paguar kesh mbi kufijet e percaktuar me ligj ne Ligjin Nr.9920 dt 19.05.2008”.

Bazuar ne ligjin nr 9920 dt 19.05.2008 neni 68 pika 5 administrates i lind e drejta per te bere vleresim tatimor.

Bazuar ne Ligjin 9920 “Per Procedurat Tatimore”, kjo shkelje do te denohet si ne baze te nenit 115 (Plotesim i pasakte i deklarates tatimore,) dhe ne baze te nenit 120 “Pagesat ose arketimet ne para ne dore mbi 150.000 leke.

Atehere Pas kontrollit situata do te paraqitej si me poshte :

Pershkrimi V 2013 V 2014 V 2015 Deklarimi i Shoq Fit. Fiskal (15.000.000) (1.000.000) 26.000.000 Shpenzim panjohur kontrolli 5.000.000 0 0 Fitimi/humbja fiskale (10.000.000) (1.000.000) 26.000.000 Humbje e mbartur 2013 (10.000.000) Humbje e mbartur 2014 (1.000.000) Fitimi fiskal 15.000.000 Tatim fitimi 2.250.000 Tatim fitimi i deklaruar 1.500.000

Page 9: LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E … C - 2015/Provimi V/Teza me...1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 8 Nentor 2015 SEKSIONI I: Pyetje

9

shoqeri Tatim fitimi per tu paguar 750.000

Pra e drejta e mbartjes se humbjes se 2013 ne 2015 kufizohet ne 10.000.000 leke dhe fitimi I tatueshem ne 2015 do te ishte 15.000.000 leke (10.000.000+5.000.000)

Si rezultat tatimpaguesi per kete deklarate te pasakte do te denohej sipas nenit 115 te ligjit 9920, me 0.06% te detyrimit te papaguar per cdo dite vonese (nga 31 marsi dei ne 30 qershor 2015)

750.000*0.06%*91 dite = 40.950 leke

Gjithashtu kamatvonesat per detyrimin e papaguar ne kohe do te llogariteshin sipas ligjit.

Ndersa per pagesat kesh mbi 150.000 leke, do te aplikohej gjobe ne baze te ligjit nr. 9920 dt 19.05.2008 neni 120 ne Shumen

5.000.000*10%=500.000 leke

Shenim. Ushtrimi do te konsiderohet i sakte nese shpenzimet prej 5.000.000 leke si shuma te paguara kesh jane konsideruar nga kanditadet per cdo vit fiskal, dmth 2013 , 2014 dhe 2015 nga 5.000.000 leke shpenzime.

Page 10: LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E … C - 2015/Provimi V/Teza me...1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 8 Nentor 2015 SEKSIONI I: Pyetje

10

SEKSIONI III: Tatimet mbi të ardhurat

1. Si zbatohet në praktikë metoda e c mimit te krahasueshem te pakontrolluar ne transferimin e cmimit? (5pike)

Pergjigje:

Transferimi i cmimit ka të bëjë kryesisht me persona të lidhur, si shoqëri, degë apo filiale që janë pjesë e një grupi kompanish, të cilat zotërohen nga i njëjti person apo grup personash dhe që veprojnë në shtete të ndryshme. Këto subjekte realizojnë transaksione të kontrolluara, të cilat krahasohen me transaksione të pakontrolluara të subjekteve që nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin nëpërmjet pesë metodave.

Metoda e parë dhe më e përdorshme është metoda e cmimit të krahasueshëm të pakontrolluar. Nga vetë emri, kjo metodë përcakton cmimin e krahasueshëm të pakontrolluar të transaksioneve të ngjashme, në varësi të disponueshmërisë së informacionit dhe ekzistencës së këtyre transaksioneve. Kjo metodë përdoret për mallrat dhe shërbimet më të përhapura në treg, për të cilat është më e lehtë që të merret informacion. Vetëm nëse nuk mund të përdoret kjo metodë, atëherë subjekti mund të kërkojë përdorimin e metodave të tjera.

Për shembull, nëse një kompani italiane ka një filial në Shqipëri, të cilit i shet makarona, atëherë ky është një transaksion i kontrolluar, cmimi i së cilit mund të përcaktohet nëpërmjet transferimit të cmimit. Meqënëse ky mall është i konsumit të gjerë, atëherë mund të gjendet një transaksion i pakontrolluar i po kësaj kompanie italiane drejt një kompanie të pavarur shqiptare, ose i një kompanie tjetër italiane drejt një kompanie shqiptare, dhe ky cmim të merret si bazë për krahasimin e këtij transaksioni dhe përcaktimin e cmimit të tranksaksionit të kontrolluar të përmendur më sipër.

Page 11: LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E … C - 2015/Provimi V/Teza me...1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 8 Nentor 2015 SEKSIONI I: Pyetje

11

2. Si bëhet kreditimi i tatimit mbi fitimin që tatimpagues rezidentë shqiptarë kanë paguar në shtete të tjera, për fitime të realizuara atje? (5pike)

Pergjigje:

Shoqëritë rezidente në Shqipëri duhet të deklarojnë fitimet e realizuara nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Në këtë rast detyrimi për të paguar tatimin bëhet për të gjitha këto fitime, ndryshe nga tatimpaguesit jorezidentë, që detyrohen të paguajnë tatimin vetëm për fitimet e realizuara në Shqipëri.

Sidoqoftë, pavarësisht se për një shoqëri rezidentë detyrimi për të deklaruar tatimin është mbi të gjitha fitimet, atyre u jepet mundësia që të kreditojnë tatimin e paguar në një shtet tjetër për fitime apo të ardhura me burim jashtë territorit të Shqipërisë. Ky kreditim nuk duhet të tejkalojë tatimin e pagueshëm mbi fitimin që do paguhej këtu, nëse ky fitim do të realizohej në Shqipëri.

Në do rast tatimpaguesi duhet të sjellë dokumentacionin e plotë që vërteton pagesën e këtij tatimin në shtetin përkatës.

Page 12: LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E … C - 2015/Provimi V/Teza me...1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 8 Nentor 2015 SEKSIONI I: Pyetje

12

3. Artan H. person fizik që ka si objekt te veprimtarise të tij konsulence ligjore ka deklaruar në Janar të vitit 2014 qe do realizoje nje qarkullim vjetor per vitin 2014 nje xhiro prej 4 milion lek. Gjate vitit 2014 ai ka realizuar te ardhura gjithsej 5 milion lek, ka kryer gjithsej 2 milion lek shpenzime nga te cilat 200’000 lek shpenzime te panjohura. (7 pike)

- A eshte veprimtaria e ketij personi subjekt iTVSH-se

- Tregoni cilin nga tatimet e mëposhtme duhet të paguajë, shumën përkatëse, dhe afatet e pagimit (tatimii thjeshtuar mbi fitimin, taksave vendore, tatimin mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale).

Pergjigje:

1-Po është subjekt i TVSH-së nëse konsulenca ligjore përfshihet në klasifikimin si profesion i lirë.

2- Tatim i thjeshtuar mbi fitimin i llogaritur = (5 mi -2 mi + 0.2 mi)x7.5%=240,000 lekë.

Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin paguhet per cdo tremujor deri ne dt 20 Prill, 20 Korrik, 20 Tetor dhe 20 Janar. Taksat vendore deri ne 20 Prill. TVSH deri në datë 14 të cdo muaji.

Page 13: LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E … C - 2015/Provimi V/Teza me...1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 8 Nentor 2015 SEKSIONI I: Pyetje

13

4. Gjate muajit Dhjetor 2014, Erion Hoxha, ka perfituar page dhe shperblime te tjera

si me poshte. Page per pune te kryer prane shoqerine “A.L.X“ 75.000 leke dhe po kaq shperblim per fund viti. Ka marrë gjithashtu 10,000 lekë si ndihmë për fatkeqësinë e vdekjes së nënës së tij. Ai ka marrë dhe shpërblim për ushqime antidotë prej 2,000 lekë. Eshte llogaritur qe ai ka perfituar 2100 leke nga fondet e sigurimeve shoqerore per disa dite raport mjeksor. (6 pike)

- Llogarisni të ardhurat e tatueshme nga paga dhe shpërblimet e tjera që merr Erion Hoxha

dhe të llogariten tatimet që ai duhet të paguajë në lidhje me këto të ardhura.

Pergjigje:

Të gjitha trajtimet e këtyre të ardhurave/shpërblimeve jepen në tabelën e mëposhtme

Paga baze

Raporte Ndihmë për fatkeqësi

Kompensim antidotë

Paga e 13 Paga për sigurimet

Paga per efekte te TAP

Punonjësi Erion Hoxha

75,000 2,100 10,000 2,000 75,000 75,000 150,000

Tatuesh.

Përjash.

Përjash. Përjash. Tatuesh.

Paga e tatueshme e punonjësit është 150,000 lekë

Tatimi mbi të ardhurat= 30,000*0%+(130,000-30,000)*13%+(150,000-130,000)*23%=17,600 lekë

Page 14: LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E … C - 2015/Provimi V/Teza me...1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 8 Nentor 2015 SEKSIONI I: Pyetje

14

SEKSIONI IV: Tatimi mbi vlerën e shtuar

1. Shpjegoni konceptin e perfaqesuesit tatimor per TVSH-ne. Kur eshte i detyruar nje person te emeroje nje perfaqesues tatimor per TVSH-ne? Si vepron dhe çfare pergjegjesish merr persiper per qellime te detyrimeve per TVSH-ne nje perfaqesues tatimor? (5pike) Pergjigje:

TVSH- ja paguhet nga ana e personit të tatueshëm që kryen një furnizim mallrash ose shërbimesh të tatueshëm.

Në rastet kur personi përgjegjës për pagesën e TVSH- së është një person i tatueshëm që nuk është i vendosur në Republiken e Shqipërisë, vend në të cilin duhet të paguhet TVSH-ja, ky person duhet të caktojë një përfaqësues tatimor në Republikën e Shqipërisë si person përgjegjës për pagesën e TVSH-së, përveç kur personi, të cilit i janë furnizuar mallrat ose shërbimet, është një person i tatueshëm, i regjistruar në Republikën e Shqipërisë .

Kështu, ne rastin kur vendi i furnizimit të nje shërbimi sipas ligjit referuar llojit te sherbimit ose personit qe e merr sherbimin, është në Shqipëri, por furnizuesi i këtij shërbimi (person përgjegjës për pagesën e TVSH-së) është një person i tatueshëm që nuk është i vendosur në Shqipëri, vend në të cilin duhet të paguhet TVSH-ja, ky person cakton një përfaqësues tatimor për të paguar TVSH-ne, përveç se kur marrësi i shërbimit është një person i tatueshëm në Shqipëri.

Pra, kur furnizuesi i shërbimit është një person që nuk është i regjistruar në Shqipëri, ndërsa marrësi i shërbimit është ose një person i pa-tatueshëm në Shqipëri, ose një person që nuk është i regjistruar për TVSH-ne nëShqipëri, ose një person i vendosur jashtë Shqipërise, furnizuesi detyrohet të emeroje përfaqesues tatimor për te paguar TVSH ne Shqipëri.

Një person caktohet si përfaqësues tatimor i personit që nuk është i vendosur në Republikën e Shqipërisë vetëm në qoftë se ai ka një vend të veprimtarisë ekonomike në Republikën e Shqipërisë.

Personi i emëruar si përfaqësues tatimor është personalisht përgjegjës, për të përmbushur të gjitha detyrimet, përfshirë çdo gjobë a dënim, për të cilat detyrohet personi i përfaqësuar dhe gëzon të gjitha të drejtat e personit të përfaqësuar.

Nëse, personi që nuk është i vendosur në Republikën e Shqipërisë, i cili është përgjegjës për pagesën e TVSH-së, nuk emëron një përfaqësues tatimor, të gjitha detyrimet dhe penalitetet në ngarkim të tij do të paguhen nga përfituesi vendas i furnizimit.

Personi që caktohet si përfaqësues tatimor, duhet te jete nje person i tatueshem ne Shqiperi. Për qëllime të përmbushjes së detyrimit si përfaqësues tatimor çdo person i tatueshëm që

Page 15: LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E … C - 2015/Provimi V/Teza me...1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 8 Nentor 2015 SEKSIONI I: Pyetje

15

caktohet si i tillë duhet të regjistrohet më vete me një numër identifikimi të ri si përfaqësues tatimor.

Perfaqesuesi tatimor regjistrohet ne Drejtorine Rajonale Tatimore dhe procedura për regjistrimin dhe çregjistrimin e përfaqësuesit tatimor eshte percaktuar ne ligjin e procedurave tatimore.

Personat që regjistrohen si përfaqësues tatimor përmbushin detyrimet ne lidhje me mbajtjen e dokumentacionit (librave të shitjes dhe librave të blerjes), deklarimit, faturimit,etj.,si çdo person tjetër i tatueshëm i regjistruar për TVSH-në.

Page 16: LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E … C - 2015/Provimi V/Teza me...1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 8 Nentor 2015 SEKSIONI I: Pyetje

16

2. Kur aplikohet zbritja e pjesshme e TVSH-se dhe si llogaritet perqindja e fillestare dhe

perfundimtare e zbritjes se TVSH-se. (5pike)

Pergjigje:

Nëse furnizimet e mallrave dhe shërbimeve përdoren nga një person i tatueshëm, si për kryerjen e transaksioneve të tatueshme që sjellin të drejtën e zbritjes së TVSH-së, edhe për transaksionet që nuk e sjellin këtë të drejtë, atëherë vetëm pjesa e TVSH-së që lidhet me kategorinë e parë të transaksioneve është e zbritshme.

Pjesa e TVSH-së së zbritshme përcaktohet për tërësinë e transaksioneve të kryera nga ana e personit të tatueshëm.

Llogaritja e koeficientit (perqindjes ) së zbritjes së TVSH-së.

Koeficienti i zbritjes së TVSH- së llogaritet nga raporti i mëposhtëm:

a) në numërues, shumën totale të vëllimit të xhiros vjetore, pa TVSH-në, lidhur me transaksionet që sjellin të drejtën e zbritjes.

b) në emërues, shumën totale të vëllimit të xhiros vjetore, pa TVSH- në, lidhur me transaksionet e përfshira në numërues dhe me transaksionet që nuk sjellin të drejtën e zbritjes.

Për llogaritjen e koeficientit të zbritjes së TVSH- së, nuk merren parasysh shumat e mëposhtme:

a) vlera e qarkullimit të realizuar nga furnizimet e mallrave kapitale, të përdorura nga personi i tatueshëm për nevoja të biznesit së tij;

b) vlera e qarkullimit, të realizuar nga transaksione financiare dhe të pasurive të paluajtshme nëse këto transaksione janë rastësore;

c) vlera e qarkullimit, të realizuar nga sherbime financiare, nëse këto transaksione janë rastësore.

Koeficienti i zbritjes së TVSH- së përcaktohet mbi bazë vjetore, përcaktohet në përqindje dhe rrumbullakoset në maksimum me njësinë më të lartë.

Perqindja e zbritjes së TVSh- së, e aplikueshme provizorisht për një vit, është koeficienti fillestar i zbritjes dhe ky koeficient llogaritet mbi bazën e transaksioneve të vitit të mëparshëm . Në mungesë të këtyre transaksioneve ose kur shuma e tyre është e papërfillshme, koeficienti fillestar i zbritjes së TVSH-së vlerësohet provizorisht prej vetë

Page 17: LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E … C - 2015/Provimi V/Teza me...1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 8 Nentor 2015 SEKSIONI I: Pyetje

17

personit të tatueshëm, në bazë të parashikimeve të tij dhe nën mbikëqyrjen e administratës tatimore.

Zbritja e TVSH- së, e kryer mbi bazën e koeficientit fillestar të zbritjes, duhet të rregullohet në periudhën e parë tatimore të vitit pasardhës, sipas koeficientit përfundimtar të zbritjes së TVSH- së. Personi i tatueshëm duhet të njoftojë administratën tatimore për koeficientin fillestar të zbritjes së TVSH- së që do të aplikojë gjatë vitit dhe për mënyrën e llogaritjes së saj, jo më vonë se:

a) data 31 janar, në rastin kur nuk është viti i parë i aplikimit të koeficientit të zbritjes së TVSH- së. Në këtë rast koeficienti fillestar i zbritjes së TVSH-së është koeficienti përfundimtar i zbritjes së TVSH- së për vitin paraardhës;

b) afati i deklarimit të periudhës së parë tatimore, në të cilën lind detyrimi për të aplikuar koeficientin fillestar të zbritjes së TVSH-së.

Page 18: LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E … C - 2015/Provimi V/Teza me...1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 8 Nentor 2015 SEKSIONI I: Pyetje

18

3. Per pasurine e Shoqerise T (person i regjistruar per TVSH-ne) eshte hapur me 31.03.2013 procedura e likujdimit. Me prill 2013 likujdatori ka mbyllur nje kontrate te paperfunduar shitje te T ne vlere totale prej 120.000 Lek. Me pas po brenda ketij muaji likujdatori ka shitur mallrat ekzistues per 240.000 lek dhe pasurite e shoqerise per 600.000 lek perfshire TVSH. Per punen e tij, ai i faturon T me 26.04.2013 ne llogari gjithsej 50.000 LEK plus 10.000 LEK TVSH. (6 pike)

- Beni llogaritjet e duhura duke pasqyruar cdo veprim qe kryhet si pasoje e procesit te

likujdimit per qellime te tvsh-se. Gjeni cfare detyrimesh per TVSH-ne duhet te paguaj likujdatori per llogari te “ T- se”.

Pergjigje:

Kur shoqeria hap proceduren e likujdimit edhe per qellime ttaimore likujdatori ka pergjegjesi te kryej edhe deklarimet edhe pagesat per qellime tatimore deri ne perfundim te procedurave te likujdimit dhe cregjistrimin e shoqerise T.

Veprimet e kryera ne Prill 2013 nga likujdatori :

Shitje te kryera:

1. Leshon fature tatimore me TVSH per shitjen e kryer prej 120.000 leke per realizimin e kontrates. Vlera e tatueshme 100.000 leke TVSH : 20.000 leke Vlera totale 120.000 leke

2. Shet mallrat inventar me fature tatimore me tvsh me vlera:

Vlera e tatueshme 200.000 leke TVSH 40.000 leke Vlera totale 240.000 leke

3. Shet pasurite (aktivet ) e shoqerise me vlere :

Vlera e tatueshme 500.000 leke TVSH 100.000 leke Vlera totale 600.000 leke

Blerje sherbimi:

4. Likujdatori per sherbimin qe kryen i faturon shoqerise T sherbimin e likujdimit perkatesisht me 26.04.2013:

Vlera e tatueshme 50.000 leke tvsh 10.000 leke vlera totale: 60.000 leke

Page 19: LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E … C - 2015/Provimi V/Teza me...1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 8 Nentor 2015 SEKSIONI I: Pyetje

19

TVSH e llogaritur ne shitje: 160.000 leke

Tvsh e zbritshme ne blerje 10.000 leke

TVSH e pagueshme 150.000 leke

Likujdatori ne deklaraten e muajit Prill do te paguaj 150.000 leke TVSH per llogari te shoqerise T si pasoje e procesit te likujdimit.

Page 20: LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E … C - 2015/Provimi V/Teza me...1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 8 Nentor 2015 SEKSIONI I: Pyetje

20

4. Nje shoqeri A jep me qera ambjentet e nje banese disa shoqerive te tjera X, Y,Z. Shoqeria ben nje rikonstruksion te nderteses me nje shoqeri ndertimi B. Vlera e punimeve te ndertimit qe shoqeria e ndertimit B i faturoi shoqerise A ne muajin Mars eshte 800.000 leke dhe TVSH 160.000 leke, Vlere totale 960.000 leke. Shoqeria A blen gjithashtu ne muajin Mars nje kompjuter edhe pajisje zyre per zyren e shoqerise me fature me vlere prej 150.000 leke, Tvsh 30.000 leke, Total 180.000 leke. (7 pike) 1. Shoqeria A nga ana e saj u faturon sherbimin e qerase pa TVSH per muajin Mars

shoqerive X, Y, Z respektivisht 100.000 leke, 80.000 leke dhe 60.000 leke.

a. Si do te regjistrohen veprimet ne librat e blerjes dhe te shitjes nga shoqeria A b. Si eshte rezultati per TVSH-ne per deklarimin te Muajit Mars per shoqerine A?

Pergjigje:

1. Shoqeria A deklaron ne librin e shitjes te muajit Mars ne kolonen:

Shitje te perjashtuara secilen nga faturat e shitjes se sherbimit te qirase dhe ne rubriken perkatese te deklarates se TVSH-se shumen:

100.000 leke + 80.000 leke + 60.000 leke= 240.000 leke

2. Shoqeria A deklaron ne librin e blerjes se Muajit Mars dhe ne kolonen

“Blerje te perjashtuara me tvsh jo te zbritshme” faturat e blerjeve perkatesisht sipas vlerave:

960.000 + 180.000 leke = 1.140.000 leke

Kjo vlere deklarohet ne te njejten rubrike te blerjeve ne Deklaraten e TVSH-se se muajit Mars me vlere totale.

Pra, shoqeria A edhe pse ka paguar ne blerje TVSH prej 160.000 +30.000 = 190.000 leke, kete TVSH nuk ka te drejte ta zbrese (kreditoje) pasi keto blerje i sherbejne shitjeve te perjashtuara, dhe jo shitjeve te tatueshme.

2. Supozojme se shoqeria A nuk kryen aktivitet qeradhenie por transport

nderkombetar te mallrave. Ka kryer te njejtat blerje si ne shembullin me siper. Sherbimin e transportit shoqeria A ua faturon shoqerive x,y,z 100.000 leke, 80.000 leke dhe 60.000 leke.

a. Si do te regjistrohen veprimet ne librat e blerjes dhe te shitjes nga shoqeria A b. Si eshte rezultati per TVSH-ne per deklarimin te Muajit Mars per shoqerine A?

Page 21: LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E … C - 2015/Provimi V/Teza me...1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 8 Nentor 2015 SEKSIONI I: Pyetje

21

Pergjigje:

• 1. Shoqeria A deklaron ne librin e shitjes te muajit Mars ne kolonen:

Shitje me TVSH zero (0) faturat e shitjes te transportit nderkombetar te mallrave me TVSH 0% dhe ne rubriken perkatese te deklarates se TVSH-se shumen:

• 100.000 leke+80.000 leke+60.000 leke= 240.000 leke

• 2. Shoqeria A deklaron ne librin e blerjes se Muajit Mars dhe ne kolonat

“Blerje brenda vendit me TVSH” faturat e blerjeve perkatesisht sipas vlerave:

Vlere e tatueshme TVSH Totali

800.000 160.000 960.000

150.000 30.000 180.000

Totali: 950.000 190.000 1.140.000

• Vlera e TVSH-se prej 190.000 leke rezulton si TVSH e zbritshme.

Pra shoqeria A ka paguar ne blerje TVSH prej 160.000 +30.000 = 190.000 leke dhe kete TVSH ka te drejte ta zbrese (kreditoje) pasi keto blerje i sherbejne shitjeve te tatueshme me 0% dhe jo shitjeve te perjashtuara.

Page 22: LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E … C - 2015/Provimi V/Teza me...1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 8 Nentor 2015 SEKSIONI I: Pyetje

22

SEKSIONI V: Taksa vendore direkte

1. Çështë taksa e tabeles? Mbi çbazë llogaritet dhe kush e paguan?(4 pike) Pergjigje: Taksa e Tabeles eshte nje takse vendore qe llogaritet dhe paguhet për tabelat e ndryshme të vendosura për reklamimin e aktiviteteve.Baza e kësaj takse ndryshon në vartësi të madhësisë dhe llojit të tabelës. Tarifat e aplikueshme jane te percaktuara ne Ligjin Per Sistemin e Taksave, Këshilli i bashkisë ka te drejte te ndryshoje në kufijtë plus 10/minus 30 për qind, nivelin e kesaj takse.

Page 23: LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E … C - 2015/Provimi V/Teza me...1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 8 Nentor 2015 SEKSIONI I: Pyetje

23

SEKSIONI VI: Akcizat dhe Taksat doganore

1. Në bazë të legjislacionit doganor në fuqi për importin e një produkti A aplikohet një taksë doganoë prej 5 përqind. Në bazë të marrëveshjes së tregtisë së lirë me Maqedoninë ky mall përjashtohet nga taksa doganore. (4 pike) - Cila do të jetë tarifa e aplikuar dhe pse?

Pergjigje:

Ne kete rast per importin e produktit A nuk do te llogaritet dhe paguhet takse doganore. Pra organet doganore do te aplikojne zero perqind takse doganore, sepse marreveshjet nderkombetare (tё ratifikuara nga kuvendi i Republikes se Shqipёrisё) kane prioritet mbi ligjin e brendshem. Ne te gjitha keto raste zbatohen dispozitat e marreveshjeve nderkombetare dhe jo ato te ligjit specifik te brendshem.

Page 24: LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E … C - 2015/Provimi V/Teza me...1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 8 Nentor 2015 SEKSIONI I: Pyetje

24

SEKSIONI VII: Kontributet e detyrueshme të Sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore

1. Individi A është administrator ne dy shoqeri te regjistruara në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë. Tek secila prej tyre merr nje pagë bruto mujore prej 100.000 lekë. Cila është baza mbi të cilën llogaritet kontributi dhe kush është shuma mujore e kontributit të paguar?(4 pike)

Pergjigje:

Sigurimet shoqerore

Duke qenese individi ne rastin konkret paguhet me pagё mujore nga dy shoqeri qe jane te regjistruara ne te njejten drejtori rajonale tatimore, dhe niveli i pagёs tek tё dyja shoqёritё ёshtё mё i lartё se kufiri maksimal pёr llogaritjen e kontributeve tё sigurimeve shoqёrore, atёhere kontribute te sigurimeve shoqerore pёr kёtё individ do paguhen vetёm nga njera prej shoqёrive.

Baza mbi tё cilёn do tё llogariten kontributet shoqerore ёshtё 97,030 lekё, shuma mujore e kontributeve te sigurimeve shoqerore qe do ti mbahen nga paga bruto dhe do te paguaj ky individ do te jete 9,218 leke (97,030 x 9.5%) dhe kontributi i njeres prej shoqerive do te jete 14,555 leke (97,030 x 15%), pra ne total 23,773 leke (97,030 x 24.5%).

Sigurimet shendetesore

Ne rastin e sigurimeve shendetesore, duke qene qe nuk ka nje page maksimale, atehere cdo shoqeri do ti llogarise dhe paguaje ato ne menyre te pavarur mbi pagen bruto qe individi perfiton nga secial prej tyre.

Baza mbi tё cilёn do tё llogariten kontributet shendetesore tek secila shoqeri ёshtё 100,000 lekё shuma mujore e kontributeve te sigurimeve shendetesore qe do ti mbahen nga paga bruto dhe do te paguaj ky individ do te jete 1,700 leke (100,000 x 1.7%), kontributi i shoqerise, 1,700 leke (100,000 x 1.7%) , pra ne total 3,400 leke (100,000 x 3.4%) per cdo shoqeri ne menyre te pavarur.

Page 25: LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E … C - 2015/Provimi V/Teza me...1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 8 Nentor 2015 SEKSIONI I: Pyetje

25

2. Blerimi eshte inxhinjer elektronik dhe eshte regjistruar si person fizik të cilën e ushtron cdo mbasdite. Gjithashtu, ai është punësuar ne daten 1 Tetor në një shoqëri të prodhimit dhe tregtimit të kompjuterave. Gjatë muajit Tetor 2015 Blerimi ka marrë një pagë nga shoqëria e kompjuterave prej 100,000 lekësh si dhe nje shperblim per pune te mire 5,000 leke. (5pike)

Kërkohet :

a) Percaktoni kontributet e sigurimeve shoqerore e shendetesore per Blerimin ne muajin Tetor 2015.

Pergjigje:

Ne rastin e punesimit:

Baza mbi tё cilёn do tё llogariten kontributet shoqerore ёshtё 97,030 lekё, shuma mujore e kontributeve te sigurimeve shoqerore qe do ti mbahen nga paga bruto dhe do te paguaj ky individ do te jete 9,218 leke (97,030 x 9.5%) dhe kontributi i shoqerise do te jete 14,555 leke (97,030 x 15%), pra ne total 23,773 leke (97,030 x 24.5%).

Baza mbi tё cilёn do tё llogariten kontributet shendetesore ёshtё 105,000 lekё shuma mujore e kontributeve te sigurimeve shendetesore qe do ti mbahen nga paga bruto dhe do te paguaj ky individ do te jete 1,785 leke (105,000 x 1.7%), kontributi i shoqerise, 1,785 leke (105,000 x 1.7%) , pra ne total 3,570 leke (105,000 x 3.4%).

Ne rastin e te vetpunesuarit:

Ne rastin e te vetpunesuari kontributi i sigurimeve shoqerore llogaritet mbi pagen minimale me perqindjen prej 23%, dhe do te jete 5,060 leke (22,000 leke x 23%). Duke qene qe ky person i paguan sigurimet mbi pagen maksimale ne shoqerine ku eshte i punesuar atehere ne rastin e te vetpunesuarit nuk paguan sigurime shoqerore.

Baza e kontributit per sigurimet shendetesore do te jete sa dyfishi i pages minimale dhe konkretisht kontributi qe do te duhet te paguaje ky i vetpunesuar do te jete 1,496 leke (2x22,000 leke x 3.4%).

Page 26: LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E … C - 2015/Provimi V/Teza me...1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 8 Nentor 2015 SEKSIONI I: Pyetje

26

b) Tregoni se nga kush dhe kur behet deklarimi dhe pagesa e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore?

Pergjigje:

Deklarimi dhe pagesa e kontributeve shoqerore dhe shendetesore ne rastin e punesimit do te kryhet nga shoqeria ku personi eshte i punesuar. Afati maksimal i deklarimit dhe i pageses se tyre eshte brenda dates 20 te muajit pasardhes.

Ne rastin e te vetpunesuarit, deklarimi dhe pagesa e tyre kryhet nga i vetpunesuari dhe mund te realizohet ne baze mujore ose ne baza tremujore brenda dates 20 Prill, 20 Korrik, 20 Tetor dhe 20 Janar.

c) Tregoni se cili eshte afati maksimal i deklarimit te marrjes ne pune te ketij punonjesi.

Pergjigje: Afati maksimal i deklarimit te marrjes ne pune te nje punonjesi te ri eshte 24 ore perpara se ky punojes te filloje marredhenien e punes.