Le të shkojmë në punë - stepbystep.org.mk · me të tjerët dhe t’iu kushtojmë vëmendje...

19
Autor: Aude Marjan Brunel Mançek Ilustrimet : Le të shkojmë në punë 10

Transcript of Le të shkojmë në punë - stepbystep.org.mk · me të tjerët dhe t’iu kushtojmë vëmendje...

Page 1: Le të shkojmë në punë - stepbystep.org.mk · me të tjerët dhe t’iu kushtojmë vëmendje gjërave, ngjarjeve dhe njerëzve që na rrethojnë. Lejoni fëmijëve të përdorin

Autor: Aude Marjan

Brunel

Mançek Ilustrimet:

Le të

shk

ojm

ë në

pun

ë

10

Page 2: Le të shkojmë në punë - stepbystep.org.mk · me të tjerët dhe t’iu kushtojmë vëmendje gjërave, ngjarjeve dhe njerëzve që na rrethojnë. Lejoni fëmijëve të përdorin

Le ëtshkojmë

në punëAutor: Aude

Marjan

Brunel

Mançek Ilustrimet:

Mirëseerdhët në faqet e kësaj përralle nga “Biblioteka jonë e parë”

Leximi i përbashkët e librave me vizatime me fëmijët tonë ose me nxënësit paraqet mundësi për argëtim dhe lexim i përbashkët.

Librat me vizatime na hapin perspektiva të reja. Librat me vizatime na ndihmojnë të zbulojmë kënaqësinë e hulumtimit, të fitojmë aftësinë për të mësuar, të mësojmë si të gjejmë informacionin e duhur, si të gjejmë ide të reja ose t’i zgjerojmë dhe pasurojmë ato që i kemi. Librat na nxitin të ndërmarrim veprime. Ato mund të na japin ide për të krijuar diçka të re, të shkojmë diku, të bisedojmë me të tjerët dhe t’iu kushtojmë vëmendje gjërave, ngjarjeve dhe njerëzve që na rrethojnë. Lejoni fëmijëve të përdorin lirisht imagjinatën e tyre. Mendoni për aktivitete interesante pas leximit të librave. Zgjerojini temat për bisedë që i ofrojnë këto tekste. Parashtroni pyetje të hapura të cilët e nxitin të menduarin kritik tek fëmijët dhe e zhvillojnë kreativitetin e tyre. Leximi i librave me vizatime është vetëm një hap i vogël në procesin e mësimit i cili zgjat tërë jetën dhe duhet të krenohemi që mund t’iu ndihmojmë fëmijëve tonë në këtë proces.

Ky është vetëm hapi i parë i udhëtimit të gjatë në botën e fantazisë.

Kënaquni gjatë leximit!

Page 3: Le të shkojmë në punë - stepbystep.org.mk · me të tjerët dhe t’iu kushtojmë vëmendje gjërave, ngjarjeve dhe njerëzve që na rrethojnë. Lejoni fëmijëve të përdorin

trM

Aude MarjanBrunel Mançek

Botues për Maqedoni: Fondacioni për iniciativa arsimore dhe kulturore “Hap pas hapi” - MaqedoniPër botuesin: Suzana KiranxhiskaPërkthim nga anglisht në shqip: Fondacioni për iniciativa arsimore dhe kulturore “Hap pas hapi” - MaqedoniRedaktim grafik: Lidija Bozhiq Autor i tekstit: Aude BrunelIlustrues: Marjan MançekLektor: Xhabir Ahmeti

Emri i origjinalit: “Let’s Go To Work”Origjinali është botuar nga: International Step By Step AssociationKeizersgracht 62-641015 AmsterdamThe Netherlandswww.issa.nlThis book is a publication of the Reading Corner ProjectText copyright 2003 Aude BrunelIllustrations copyright 2003 Marjan Mancek

CIP - Каталогизација во публикацијаНационална и универзитетска библиотека "Св. Климент Охридски", Скопје 821-93(084.11) BRUNEL, Aude Le të shkojmë në punë / text Aude Brunel ; illustrimet Marjan Mançek. - Shkup : Fondacioni për iniciativa arsimore dhe kulturore "Hap pas hapi", 2015. - 32 стр. : илустр. ; 21 см Преведено според: Let's Go to Work ISBN 978-608-4732-27-3 COBISS.MK-ID 99142410

Projekti i USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës” është zbatuar nga Fondacioni për iniciativa arsimore dhe kulturore “Hap pas hapi” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë.

Ky libër me ilustrime është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës” me mbështetje nga populli amerikan përmes Agjencisë së ShBA-ve për zhvillim ndërkombëtar – USAID. Përmbajtjet e këtij materiali nuk i shprehin detyrimisht mendimet ose qëndrimet e USAID-it ose të Qeverisë së ShBA-ve.

K r s ot f

Page 4: Le të shkojmë në punë - stepbystep.org.mk · me të tjerët dhe t’iu kushtojmë vëmendje gjërave, ngjarjeve dhe njerëzve që na rrethojnë. Lejoni fëmijëve të përdorin

B abi punon. Mami punon. Gjyshja nuk punon më. Ajo është në pension. Por ajo thotë se ka punë të re. Ajo kujdeset për mua.

Page 5: Le të shkojmë në punë - stepbystep.org.mk · me të tjerët dhe t’iu kushtojmë vëmendje gjërave, ngjarjeve dhe njerëzve që na rrethojnë. Lejoni fëmijëve të përdorin

U në nuk punoj. Ende jam i vogël. Unë vetëm luaj.

Më pëlqen të luaj doktor, mësues,

Page 6: Le të shkojmë në punë - stepbystep.org.mk · me të tjerët dhe t’iu kushtojmë vëmendje gjërave, ngjarjeve dhe njerëzve që na rrethojnë. Lejoni fëmijëve të përdorin

drejtues treni, dhe hidraulik derisa i pres mamin e babin të kthehen nga puna.

Page 7: Le të shkojmë në punë - stepbystep.org.mk · me të tjerët dhe t’iu kushtojmë vëmendje gjërave, ngjarjeve dhe njerëzve që na rrethojnë. Lejoni fëmijëve të përdorin

A to kthehen vonë. Kur babi vjen në shtëpi, luajmë kauboj.Ai është kali, ndërsa unë jam kalorësi. Gjuajmë vetëm një bizon. Mandej babi thotë se është i lodhur, se ka pasur shumë punë sot... Por unë nuk jam i lodhur. Sepse unë vetëm luaj.

Page 8: Le të shkojmë në punë - stepbystep.org.mk · me të tjerët dhe t’iu kushtojmë vëmendje gjërave, ngjarjeve dhe njerëzve që na rrethojnë. Lejoni fëmijëve të përdorin

К ur mami vjen në shtëpi, lexojmë përralla. Lexojmë vetëm disa faqe. Mandej mami thotë se është e lodhur, se ka punuar shumë sot. Por unë nuk jam i lodhur. Sepse unë vetëm luaj.

Page 9: Le të shkojmë në punë - stepbystep.org.mk · me të tjerët dhe t’iu kushtojmë vëmendje gjërave, ngjarjeve dhe njerëzve që na rrethojnë. Lejoni fëmijëve të përdorin

G jatë darkës i pyes mamin e babin se çka bëjnë në punë. Ata thonë se punojnë në zyrë.

"E çka është ajo zyrë?" i pyes.

"Është dhomë ku ka tavolinë", përgjigjet mami.

"E çka bën ti?" vazhdoj të pyes.

"Hëmm..." thotë babi. "Lexojmë. Bisedojmë në telefon. Kemi mbledhje. Shkruajmë."

Page 10: Le të shkojmë në punë - stepbystep.org.mk · me të tjerët dhe t’iu kushtojmë vëmendje gjërave, ngjarjeve dhe njerëzve që na rrethojnë. Lejoni fëmijëve të përdorin

D itën e nesërme marr një vendim të rëndësishëm.

Sot nuk do të luaj.

Sot do të punoj në zyrë.

Gjyshja ma zgjat një kravatë nga dollapi i babit.

E vë dhe ulem tek tavolina ime...

Page 11: Le të shkojmë në punë - stepbystep.org.mk · me të tjerët dhe t’iu kushtojmë vëmendje gjërave, ngjarjeve dhe njerëzve që na rrethojnë. Lejoni fëmijëve të përdorin

...dhe kështu gjithë ditën.

Kur vjen babi nga puna, do që të luajmë kauboj.

"Jam tepër i lodhur", përgjigjem. "Kisha shumë punë sot."

Page 12: Le të shkojmë në punë - stepbystep.org.mk · me të tjerët dhe t’iu kushtojmë vëmendje gjërave, ngjarjeve dhe njerëzve që na rrethojnë. Lejoni fëmijëve të përdorin

К ur vjen mami në shtëpi, do që të lexojmë edhe disa faqe nga përrallat. "Jam i lodhur", përgjigjem. "Kisha shumë punë sot."

Page 13: Le të shkojmë në punë - stepbystep.org.mk · me të tjerët dhe t’iu kushtojmë vëmendje gjërave, ngjarjeve dhe njerëzve që na rrethojnë. Lejoni fëmijëve të përdorin

abi dhe mami të hutuar e shohin njëri-tjetrin.

Por atëherë gjyshja thotë: "Po ai ka qenë në zyrën e tij gjithë ditën sot."

Mandej shkoj drejt në shtrat.

B

Page 14: Le të shkojmë në punë - stepbystep.org.mk · me të tjerët dhe t’iu kushtojmë vëmendje gjërave, ngjarjeve dhe njerëzve që na rrethojnë. Lejoni fëmijëve të përdorin

G jyshja gjithashtu. Punoj seriozisht. Ajo thotë se me të vërtetë ka një punë të re tani: çdo ditë më zgjedh kravatë dhe bëhet sekretaresha ime.

Sot gjyshja erdhi në zyrën time. "Ke një mbledhje shumë të rëndësishme", më tha.

Jam paksa i frikësuar pasi që është mbledhja e parë. Dhe frikësohem edhe më shumë kur shoh se babi hyn në zyrën time.

Page 15: Le të shkojmë në punë - stepbystep.org.mk · me të tjerët dhe t’iu kushtojmë vëmendje gjërave, ngjarjeve dhe njerëzve që na rrethojnë. Lejoni fëmijëve të përdorin

" ung! Pra çka bën kështu në zyrën tënde?" më pyet ai.

"Hëmm, bisedoj në telefon, shkruaj... kam mbledhje..." përgjigjem.

Por babi nuk më dëgjon. Ai e shikon kravatën...

"Po kjo çka është?" pyet ai.

"Është kravata ime", përgjigjem.

"Oh, jo", thotë babi. "Ajo nuk është kravata jote!"

T

Page 16: Le të shkojmë në punë - stepbystep.org.mk · me të tjerët dhe t’iu kushtojmë vëmendje gjërave, ngjarjeve dhe njerëzve që na rrethojnë. Lejoni fëmijëve të përdorin

B abi e merr kravatën dhe bërtet:

"Ky është litari më i mirë që e kam parë deri sot!" I kërcej në shpinë dhe gjuajmë më tepër se dhjetë bizonë në zyrë.

Por vjen gjyshja dhe thotë se duhet të largohemi nga zyra, sepse pastruesja është aty.

Page 17: Le të shkojmë në punë - stepbystep.org.mk · me të tjerët dhe t’iu kushtojmë vëmendje gjërave, ngjarjeve dhe njerëzve që na rrethojnë. Lejoni fëmijëve të përdorin

A tëherë vjen mami. Ajo nis t’i rregullojë letrat dhe librat. Papritmas zgjat një pako.

"Çka është kjo?" pyet ajo.

"Nuk di", përgjigjem. "Nuk është imja."

"Urdhëro? Është në zyrën tënde dhe nuk është jotja?"

"Eja ta shohim", thotë ajo.

Është një libër i madh që për herë të parë e shoh. Mami e merr librin dhe fillon të lexojë. Ndërsa unë i kthej faqet. E lexojmë deri në fund.

Page 18: Le të shkojmë në punë - stepbystep.org.mk · me të tjerët dhe t’iu kushtojmë vëmendje gjërave, ngjarjeve dhe njerëzve që na rrethojnë. Lejoni fëmijëve të përdorin

(Mirë, pothuajse krejt.)

Për Fondacionin “Hap pas hapi”

Fondacioni për iniciativa arsimore dhe kulturore “Hap pas hapi” – Maqedoni e përkrah zhvillimin e shoqërisë së hapur duke realizuar aktivitete në sferën e arsimit, artit, kulturës, publikimit, si dhe të drejtat e njeriut (fëmijëve) dhe shoqëria civile. Fondacioni udhëheq, koordinon, merr pjesë dhe në mënyrë direkte zbaton aktivitete që promovojnë inovacione, përparim dhe zhvillim i punës në institucionet parashkollore dhe shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë.

Fondacioni është i fokusuar në këto qëllime dhe prioritete:

- Zhvillim i vazhdueshëm profesional i të punësuarve në çerdhet, shkollat fillore dhe të mesme - Ngritja e ndërgjegjes për rëndësinë e arsimit kualitativ për zhvillimin e fëmijës - Përmirësimi i njohurive dhe aftësive tek fëmijët dhe të rinjtë

Për Projektin e USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës”

Fondacioni “Hap pas hapi” – Maqedoni e zbaton Projektin “Leximi ju bën udhëheqës”, financuar nga ana e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID. Projekti zbatohet në të gjitha shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë me qëllim që të kontribuojë për përmirësim të vlerësimit të aftësive gjuhësore dhe matematikore te nxënësit e klasave te ulëta, për përforcim te aftësive pedagogjike të arsimtarëve, posaçërisht aftësitë për notim formativ dhe vlerësim të nivelit të dijes nga gjuha dhe matematika të nxënësve, si dhe ngritje te vetëdijes të gjithë komuniteti për rëndësinë e njohurive gjuhësore dhe matematikore.

Projekti “Leximi ju bën udhëheqës” ofron qasje dhe aktivitete inovative dhe kreative, siç janë për shembull: Karvan i shkronjave dhe numrave, Biblioteka me rrota dhe Biblioteka digjitale me materiale të përshtatshme mësimore. Për herë të parë në shtetin tonë realizohen instrumentet për vlerësim të arritjeve nga fusha e gjuhës dhe matematikës, EGRA dhe EGMA, me që do të kemi rezultate dhe pasqyrë më të qartë për arritjet e nxënësve nga lënda e gjuhës dhe matematikës dhe do të nxitet dialog për përmirësim të procesit edukativo-arsimor në shkollat.

Page 19: Le të shkojmë në punë - stepbystep.org.mk · me të tjerët dhe t’iu kushtojmë vëmendje gjërave, ngjarjeve dhe njerëzve që na rrethojnë. Lejoni fëmijëve të përdorin

ISBN

978

-608

-473

2-27

-3

Projekt i USAID-it ”Leximi ju bën udhëheqës”

www.stepbystep.org.mk