L02 kompjuteri200

48
Pregatitit:Ermir Orhani Pregatitit:Ermir Orhani Tiranë, 2012 Informatikë E.Orhani 1

Transcript of L02 kompjuteri200

Page 1: L02 kompjuteri200

Pregatitit:Ermir OrhaniPregatitit:Ermir OrhaniTiranë, 2012

Informatikë E.Orhani 1

Page 2: L02 kompjuteri200

Kapitulli 1: Shkenca e kompjuterave

1.1 Informacioni dhe paraqitja e tij

1.2 Kompjuteri

1.3 Arkitektura e kompjuterit

1.4 Gjuha e kompjuterit

Informatikë E.Orhani 2

Page 3: L02 kompjuteri200

1.2 Kompjuteri

1.2.1 Hyrje

1.2.2 Objektivat e leksionit

1.2.3 Çfarë është një kompjuter

1.2.4 Karakteristikat e kompjuterit

1.2.5 Historia e kompjuterit

1.2.6 Gjeneratat e kompjuterit

1.2.7 Tipet e kompjuterave

Informatikë E.Orhani 3

Page 4: L02 kompjuteri200

1.2.1 Hyrje

Ne vazhdimisht kryejmë veprime të thjeshta

matematikore si mbledhje, zbritje, shumëzime, pjestime

Veprimet e ndërlikuara kërkojnë kohë.

Veprimet duhet të kryhen me saktësi.

Këto kërkesa shpunë në idenë e krijimit të një makine që u

quajt “computer”.

“Compute” do të thotë “të llogaritësh” (burimi nga latinishtja

com-putare).

Informatikë E.Orhani 4

Page 5: L02 kompjuteri200

Hyrje (1)

Kompjuterit e sotëm ndryshojnë shumë nga fillestarët

Numëri i aplikimeve është rritur “pafundësisht”

Shpejtësia dhe siguria gjithshtu është rritur

Impakti në jetën e përditshme është mjaft i madh

Shembuj

Informatikë E.Orhani 5

Page 6: L02 kompjuteri200

Hyrje (2)

Megjithatë ka një kufizim të kompjuterit

Qënia njerëzore i kryen llogaritjet në mënyrë vetiake

(urdhëron vetveten, është e vetkomanduar)

Kompjuteri është një makinë budallaqe dhe atij duhet t’i

jepen urdhëra se çfarë duhet të bëjë

Kjo është arsyeja se pse duhet të mësojmë se si kompjuteri

punon.

Informatikë E.Orhani 6

Page 7: L02 kompjuteri200

1.2.2 Objektivat e leksioniti. Të përcaktojmë një kompjuter

ii. Të identifikojmë karakteristikat e kompjuterit

iii. Të njohim origjinën dhe zhvillimin e kompjuterit

iv. Të identifikojmë aftësitë e kompjuterit në funksion të

shpejtësisë dhe saktësisë

Informatikë E.Orhani 7

Page 8: L02 kompjuteri200

Objektivat e leksionit (1)

v. Të dallojmë kompjuterin nga qënia njerëzore dhe

kalkulatori (makina llogaritëse e dorës).

vi.Të identifikojmë rolin e kompjuterit.

vii.Të paraqesim zhvillimin e kompjuterit nëpërmjet pesë

gjeneratave të zhvillimit të tij.

Informatikë E.Orhani 8

Page 9: L02 kompjuteri200

1.2.3 Çfarë është një kompjuter?

Kompjuteri është një makinë që manipulon të dhënat sipas

instruksioneve të një liste që quhet program. Kompjuteri është një pajisje që transformon të dhëna.

Të dhënat mund të jenë të kategorive nga më të ndryshmet:

- identiteti, mosha, gjinia, pesha, gjatesia e një

studenti. - e ardhura, kursimet, investimet e një vendi.

Informatikë E.Orhani 9

Page 10: L02 kompjuteri200

Çfarë është një kompjuter? (1)

Informatikë E.Orhani 10

Përgjithshëm një kompjuter mund të përcaktohet në

varësi të funksioneve që ai kryen: i. Pranon të dhënaii. Rezervon të dhënaiii. Përpunon të dhënat siç i kërkohetiv. I merren të dhënat e rezervuara siç kërkohen dhe kur

kërkohenv. Printon rezultatin në formatin e dëshëruar

Page 11: L02 kompjuteri200

Pamje e një kompjuteri personal (PC)

Informatikë E.Orhani 11

Page 12: L02 kompjuteri200

1.2.4 Cilësitë e kompjuterit

I. I shpejtë

II. I saktë

III. I kujdesshëm

IV. I gjithanshëm

V. Të mbajturit mend

Informatikë E.Orhani 12

Page 13: L02 kompjuteri200

I shpejtëKompjuteri i kryen punët shumë shpejt. P.sh:

Llogaritja e të ardhurave mesatare të punonjsve të një korporate në bazë të mijra të dhënave që krijohen çdo ditë.

Parashikimi i kohës ditore në TV është rezultat i mbledhjes dhe analizës së një sasie të pamatë të dhënash fillestare .

Kompjuteri kryen me miliona veprime në sekondë

Për paraqitur këto madhësi shpejtësia relatohet në

mikrosekonda (10-6 pjesë e sekondës) ose nano-sekonda

(10-9 pjesë e sekondës).

Informatikë E.Orhani 13

Page 14: L02 kompjuteri200

I saktë

Kur dikush llogarit shpejt por bën gabime atëhere

rezultati është i padobishëm.

Zakonisht llogaritjet kërkohen të kryhen me saktësi të

ndryshme: (15:7 2.14; 2.1428; 2.142857143)

Saktësia e kompjuterit është shumë e lartë dhe çdo

llogaritje kryhet me të njëjtën saktësi.

Informatikë E.Orhani 14

Page 15: L02 kompjuteri200

I saktë (1)

Niveli i saktësisë përcaktohet që në projektimin e

kompjuterit

Gabimet në kompjuter shkaktohen nga njeriu dhe nga

pasaktësia e të dhënave

Informatikë E.Orhani 15

Page 16: L02 kompjuteri200

I kujdesshëm

Kurdoherë ai ka të njëjtin kujdes.

Kompjuteri nuk lodhet, punën e kryen gjithmonë njëlloj.

Miliona veprimet i kryen gjithmonë me të njëjtën saktësi.

Informatikë E.Orhani 16

Page 17: L02 kompjuteri200

I gjithanshëm

Kompjuteri mund të kryejë punë krejt të ndryshme njëra

pas tjetrës. P.sh:

të pregatisë list-pagesën të menaxhojë inventarin të përgatisë faturat elektrike

Informatikë E.Orhani 17

Page 18: L02 kompjuteri200

Mban shumë mend

- Kompjuteri ka cilësinë të mbajë shumë të dhëna.

- Të dhënat mund të rezervohen dhe të merren sa herë të

kihet nevojë, për shumë vite radhazi.

- Të dhënat që do të vendosen, përpunohen dhe

shkatërrohen janë në dorë të njeriut.

Informatikë E.Orhani 18

Page 19: L02 kompjuteri200

Nuk ka inteligjence

“Intelligence quotient” (IQ) e kompjuterit është 0…000!

Ai nuk mund të bëjë asnjë punë pa instruksionet e njeriut

Ai i kryen veprimet me shpejtësi fantastike si dhe me

saktësi të paparë.

Kompjuteri nuk mund të marrë vete asnjë vendim.

Informatikë E.Orhani 19

Page 20: L02 kompjuteri200

Nuk ka ndjenja

Kompjuteri nuk ka ndjenja apo emocione, shije, njohuri

apo eksperiencë.

Nuk lodhet pas orëve të gjata të punës.

Nuk bën dallime ndërmjet përdoruesve.

Informatikë E.Orhani 20

Page 21: L02 kompjuteri200

1.2.5 Historia e kompjuterit

Historia e kompjuterit mund të gjurmohet duke parë

përpjekjet e njeriut për të përdorur numëra të mëdhenj.

Procesi i numërimit gjeneroi sisteme të ndryshme

numërimi: BabilonasGrekRomakIndian

Informatikë E.Orhani 21

Page 22: L02 kompjuteri200

Sistemi i numërimit indian

Nga gjithë sistemet e numërimit sistemi indian rezultoi

më i përshtatshmi duke i rezistuar kohës.

Ai është baza e sistemit modern dhjetor të numërimit

me 10 shënjat bazë:0, 1 , 2 , 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9

Kompjuteri nuk përdor sistemin 10 por sistemin me bazë

2 (vetëm shenjat 0, 1).

Informatikë E.Orhani 22

Page 23: L02 kompjuteri200

Parahistoria e kompjuterit

Makina llogaritëse ABACUS

Perdorej për të kryer llogaritje si mbledhje

Babilonasit, egjyptianët, kinezët, romaket, etj

Një varg prej 10 shufrash horizontale të mbushura me 10 gogla

secila

Shufrat horizontale paraqesin njëshet, dhjetëshet, qindëshet,

etj

Informatikë E.Orhani 23

Page 24: L02 kompjuteri200

ABACUS modern

Informatikë E.Orhani 24

Page 25: L02 kompjuteri200

Parahistoria

Kockat e Napier, 1617, për shumezime: John Napier. Vizorja e shkallëzuar, shek 16, për mbledhje, zbritje,

shumëzim dhe pjestim nga Edmund Gunter. Makina mbledhëse e Paskalit, për mbledhje dhe

zbritje. Makina shumëzuese dhe pjestuese nga Leibniz,

1673.

Informatikë E.Orhani 25

Page 26: L02 kompjuteri200

Vizore logaritmike moderne

Informatikë E.Orhani 26

Page 27: L02 kompjuteri200

Elementet e pare të automatizimit

Tezgjahu i Jackard i komanduar nga kartat e perforuara

Me 1837, Charles Babbage projektoi një makine mekanike

të quajtur analitike teresisht te programuar

Për arsye financiare projekti nuk u realizua

Ch. Babbage quhet babai i kompjuterit

Informatikë E.Orhani 27

Page 28: L02 kompjuteri200

Makina e Jackard

Informatikë E.Orhani 28

Page 29: L02 kompjuteri200

Historia vazhdon

Kalkulatori mekanik ne shekullin e 19te për të gjitha llojet e

llogaritjeve matematikore.

Kalkulatori elektrik pasues duke zevendesuar motorin

mekanik me një motor elektrik.

Informatikë E.Orhani 29

Page 30: L02 kompjuteri200

Epoka moderne e elektronikës

Llogaritësi elektronik filloi në vitin 1960 dhe elementi bazë

ishin tubat elektronikë, që ishin tepër voluminozë.

Më vonë tubat zëvendësohen me tranzistorë, si pasojë

zvogëlohen përmasat e kompjuterit.

LLogaritësit elektronikë jo vetëm që kryenin veprime

matematike dhe funksione matematike por edhe mund të

rezervonin disa të dhëna .

Informatikë E.Orhani 30

Page 31: L02 kompjuteri200

1.2.6 Gjeneratat e kompjuterit

Historia e zhvillimit të kompjuterave fillon në shekullin e

16-te duke mbërritur në formën e sotme.

Ndryshimet më të mëdha i shohim këto 50 vitet e fundit.

Kjo periudhë mund të ndahet në 5 faza të njohura si

Gjenerata e kompjuterave .

Klasifikimi bëhet në bazë të tipit të qarqeve të përdorur

(switching circuits).

Informatikë E.Orhani 31

Page 32: L02 kompjuteri200

Gjenerata e parë

ENIAC (Electronic Numerical Integrator and Calculator)

në vitin 1946 në Universitetin e Pensilvanise nga John

Eckert dhe John Mauchy

Teknologjia: llampa me vakuum

Sipërfaqja: 126 m2

Pesha: 30 ton

Llampa me vakuum: 18,000

Fuqia e kërkuar: 150,000 wat

Informatikë E.Orhani 32

Page 33: L02 kompjuteri200

Gjenerata e parë (1)

Të metat kryesore:

1. Shpejtësia e veprimeve shumë e ulët

2. Konsumi i energjisë elektrike shumë i madh

3. Hapsira fizike e zënë shumë të madhe

4. Mundësitë programuese shumë të vogla

Informatikë E.Orhani 33

Page 34: L02 kompjuteri200

Kompjuteri ENIAC

Informatikë E.Orhani 34

Page 35: L02 kompjuteri200

Gjenerata e dytë

Në 1955 llampa zëvëndësohet me një pjesëz të vogël të

quajtur tranzistor.

Tranzistorët janë të vegjël, shpenzojnë pak energji, kanë

kosto të ulët prodhimi.

Fillon ndarja e pjesëve funksionale si: njësia qëndrore e

përpunimit, kujtesa, njësitë e hyrje-daljeve . Krijohen gjuhët e zhvilluara të programimit

Fortran, për aplikime shkencoreCobol, për aplikime ekonomike

Informatikë E.Orhani 35

Page 36: L02 kompjuteri200

Gjenerata e dytë (1)

Kompjuterat më tipikë të kësaj periudhe janë:

IBM 1620: i përdorur për aplikime shkencore

IBM 1401: i përdorur për aplikime biznesi

CDC 3600: i përdorur për qëllime shkencore

Informatikë E.Orhani 36

Page 37: L02 kompjuteri200

Gjenerata e tretëKompjuteri i kësaj gjenerate fillon në vitin 1964.

Teknologjia bazë: qarqe të integruar (Integrated Circuits-

IC) të njohur edhe si Chips.

Në një qark të integruar vendosen shumë tranzistorë,

regjistra dhe kondesatorë në një shtrese të hollë silici.

Përmasat zvogëlohen më tej, shpejtësia rritet, po ashtu

kujtesa.

Krijohet gjuha e programimit BASIC .

Informatikë E.Orhani 37

Page 38: L02 kompjuteri200

Gjenerata e tretë (1)

Kompjuterat më tipikë të kësaj periudhe janë:

• IBM 360

• ICL-1900

• IBM-370

• VAX-750

Informatikë E.Orhani 38

Page 39: L02 kompjuteri200

Gjenerata e katërt Fillimi vitet 1975.

Teknologjia: qarqe me shkallë të lartë integriteti (Large Scale

Integrated Circuits –LSIC).

Krijimi i mikroprocesorit: njësia qëndrore e përpunimit

vendoset në një chip të vetëm. Këta kompjutera quhen

mikrokompjutera.

Krijimi i qarqeve me shkallë shumë të lartë integrimi (Very

Large Scale Integrated Circuits-VLSIC).

Dimensioni zvogelohet shumë, fuqia rritet.

Informatikë E.Orhani 39

Page 40: L02 kompjuteri200

Gjenerata e pestë

Gjenerata e pestë fillon në vitet 1990 dhe në vazhdim.

Shpejtësia shumë e lartë.

Krijohen kompjutera me dy procesorë dhe mund të kryhet

përpunim në paralel (parallel processing).

Futet koncepti i IInteligjences AArtificiale .

Informatikë E.Orhani 40

Page 41: L02 kompjuteri200

1.2.7 Tipet e kompjuterave

Një nga klasifikimet e mundshme të kompjuterave është ai

që bazohet në:

përmasat fizike të pajisjes,

efikasitetin llogaritës,

aftësinë rezervuese,

numërin e përdoruesve që mund të punojnë

njëkohësisht në një makinë të vetme.

Informatikë E.Orhani 41

Page 42: L02 kompjuteri200

Tipet e kompjuterave (2)

Mikrokompjuter (microcomputer)

Minikompjuter (minicomputer)

Meinfreim (mainframe)

Superkompjuter (supercomputer)

Informatikë E.Orhani 42

Page 43: L02 kompjuteri200

Micro-computer

Janë më të vegjëlit e kompjuterave përsa i përket

shpejtësisë dhe kapacitetit rezervues,

Njësia e tyre e përpunimit është një mikroprocesor

Mikrokompjuterat e parë bazoheshin në një

mikroprocesor që mund të adresonte 8-bit,

Quhen edhe kompjutera personale (PC),

Mikroprocesorët aktuale të tyre janë të tipit 32 dhe 64 bit

Informatikë E.Orhani 43

Page 44: L02 kompjuteri200

Mini-computer

Projektuar që të punojnë disa përdorues njëkohësisht .

Aftësi rezervuese të madhe dhe shpejtësi veprimi të

madhe.

Përdoren në kompani që përpunojnë një volum të madh të

dhënash.

Përdoren edhe si servera në rrjeta lokale të kompjuterave.

Informatikë E.Orhani 44

Page 45: L02 kompjuteri200

Main-frame

Aftësi rezervuese shumë të madhe dhe shpejtësi veprimi

shumë të madhe

Punojne disa njerez njëkohësisht

Përdoren si database të qendërzuara

Përdoren si nyje kontrolluese për rrjeta rajonale

kompjuterash (Wide Area Networks-WAN)

Shembuj: IBM 3000, DEC, ICL

Informatikë E.Orhani 45

Page 46: L02 kompjuteri200

Super kompjuteri

Super kompjuteri është një makine me shumë procesore

dhe me kujtesa të kapaciteteve të larta

Përdoret në parashikimin e kohës

Kërkime molekulare

Etj

Informatikë E.Orhani 46

Page 47: L02 kompjuteri200

Super kompjuteri “Cray”

Informatikë E.Orhani 47

Page 48: L02 kompjuteri200

PYETJE????

Informatikë E.Orhani 48