KUJTESË 3 2015 - IEKA · 2015. 1. 16. · Komunikimi me audituesin e mëparshëm ende mbetet një...
Transcript of KUJTESË 3 2015 - IEKA · 2015. 1. 16. · Komunikimi me audituesin e mëparshëm ende mbetet një...
Hysen ÇelaKryetar i Këshillit Drejtues
K U J T E S Ë3
2 0 1 5
INSTITUTI I EKSPERTEVE KONTABEL TE AUTORIZUARInstitute of Authorized Chartered Auditors of Albania
IEKA
IEKA
Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel. ++35542346077 E-mail: [email protected]
2
Hysen ÇelaKryetar i Këshillit Drejtues
Të dashur anëtarë,Po e nis këtë Kujtesë në këtë fillim viti duke përsëritur edhe një herë
Urimin: Gëzuar 2015, Një vit i mbarë, plot sukses, dhe fatlumë për secilin prej Jush. Viti 2014 shënoi zhvillime dhe arritje të reja për Institutin e Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA). Antarësia jonë konsolidoi më tej përdorimin në praktikën publike të njohurive profesionale cilësore, të eksperiencës së fituar vit pas viti, si edhe avancoi më tej në përdorimin e teknologjisë së informacionit. Vënia në zbatim e Guidës së thjeshtëzuar të përgatitur nga Instituti për zbatimin proporcional të SNA-ve, bëri të mundur që gjatë vitit 2014, të standardizohen më tej procedurat e auditimit, si edhe të rritet ndërgjegjësimi i anëtarëve për kryerjen e auditimeve sa më cilësore.
Megjithatë, nga anëtarët tanë ende mbetet shumë për të bërë sidomos në drejtim të ngritjes së mëtejshme profesionale dhe të edukimit me vlerat dhe etikën profesionale, për t’ju përgjigjur më mirë se deri më sot, kompleksitetit të veprimarive të biznesit dhe nevojave të tij gjithnjë në rritje, me objektiv kryesor - shtimin e vlerës për biznesin.
Sfidat e 2015 janë jo vetëm të mëdha por edhe të shumta në numër. Përmirësimet në cilësinë e auditimit,
të vërejtura gjatë rishikimit të cilësisë së angazhimeve të vitit që kaloi, duhet të cohen më tej dhe të konsolidohen përmes zbatimit rigoroz të kërkesave të SNA-ve. Guida e thjeshtëzuar, e cila duke filluar nga ky vit bëhet e detyrueshme për auditimin e të gjitha NVM-ve, do të jetë vetëm minimumi në këtë drejtim. Rritja e njohurive dhe njohja sa më e mirë e kërkesave të SNA-ve, përmes një kualifikimi të vazhdueshëm dhe efektiv, janë esenciale për zbatimin e duhur të standardeve profesionale dhe atyre etike.
Gjatë vitit që kaloi Instituti nuk e ndërpreu veprimtarinë e tij për t`i pajisur anëtarët me një literaturë të aktualizuar, që përfshin si produkte të prodhura nga IEKA ashtu edhe mjaft përkthime cilësore, të gjitha këto në dobi të punës së përditshme të gjithësecilit prej nesh. Janë këto veprimtari, të cilat jo vetëm e kanë mbajtur në nivelin e kërkuar, por edhe e kanë cuar më tej rolin e organizmit tonë profesional. Edhe një herë dëshmohet qartë se kyci i suksesit mbetet edukimi, edukimi dhe prapë edukimi, pa të cilin nuk mund të ketë rezultate, nuk mund
IEKA
Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel. ++35542346077 E-mail: [email protected]
3
Hysen ÇelaKryetar i Këshillit Drejtues
të ketë zbatim të standardeve cilësore, dhe aq më pak sjellje dhe etikë profesionale.
Vëmendja e IEKAs në vazhdim do të fokusohet në garatimin e mbrojtjes së interesit publik, përmes dhënies së sigurisë se anëtarët tanë do të përfshihen dhe do të kryejnë më shumë se deri më sot shërbime profesionale cilësore, do të njohin më mirë standardet
teknike dhe ato etike dhe do të respektojnë në maksimum parimet kryesore etike
të integritetit, objektivitetit, kompetencës profesionale, sjelljes profesionale dhe konfidencialitetit.
Me qëllim konsolidimin e mëtejshëm të profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar, dhe vecanërisht për të garantuar një mbrojtje sa më të mirë të anëtarëve, krahas kontributit në mbrojtje të interesit publik, në kushtet kur rrethanat priren të ndryshojnë në vazhdimësi, sikurse tashmë është bërë traditë, dëshiroj t`ju sjell në vëmendjen Tuaj disa cështje të rëndësishme që duhet të mbahen mirë parasysh në kryerjen e angazhimeve të ndryshme profesionale.
I RESPEKTIMI I RREGULLAVE TË USHTRIMIT TË PROFESIONIT TË AUDITUESIT
Sipas ligjit 10091 datë 5.3.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar”, Statutit, Kodit të Etikës dhe Rregulloreve të IEKAs, ushtrimi i profesionit të Ekspertit kontabël të regjistruar (EKR) realizohet: (a) duke u regjistruar si person fizik; (b) duke qënë pjesë e një shoqërie auditimi, si ortak angazhimi dhe (c) si i punësuar tek një tjetër EKR ose një shoqëri/firmë auditimi.
Kodi i Etikës i IEKAs e konsideron ushtrimin e profesionit të EKR në njërën nga format e
mësipërme të papajtueshëm me:
IEKA
Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel. ++35542346077 E-mail: [email protected]
4
Hysen ÇelaKryetar i Këshillit Drejtues
• Çdo post të punësuari në çfarëdo veprimtari tjetër, me përjashtim të punësimit tek një EKR tjetër ose një shoqëri auditimi e regjistruar në Regjistrin publik të EKR-ve.
• Ushtrimin në mënyrë të pavarur të çdo profesioni tjetër. • Çdo angazhim ose akt të natyrës që dëmton drejtpërdrejt a
tërthorazi pavarësinë dhe ndershmërinë e anëtarit të IEKAs. • Çdo angazhim, çdo akt tregtie a ndërmjetësimi, çdo mandat tregtar,
përfaqësimi gjyqësor në çështjet që interesojnë klientët e tij, çdo punë kontrolli në një entitet, në të cilin ai ka drejtpërdrejt a tërthorazi interesa.
EKR-ve ju lejohet ushtrimi i veprimtarisë së mësimdhënies me kohë të pjesshme dhe pjesëmarrja në seminare, konferenca apo veprimtari të ngjashme me to. (neni 32 i ligjit dhe K.E. 20.2.2)
Licenca e EKR nuk lejohet të përdoret në më shumë se një entitet (person fizik apo shoqëri) që ka si objekt auditimin ligjor dhe jo-ligjor të pasqyrave financiare. (K.E. 20.2.11)
Në funksion të ruajtjes dhe forcimit të rolit dhe të imazhit të profesionit EKR dhe të organizmit profesional të EKR-ve,
• anëtarësimi i një EKR-je në organizata të tjera profesionale është subjekt i aprovimit nga Këshilli Drejtues (KD) i Institutit, i cili do të jepet rast pas rasti bazuar në kërkesën individuale, në kriteret që përcaktohen për këtë qëllim nga KD. (K.E. 20.2.3.(a)) dhe në cdo rast nuk do të bëhet për qëllime të ushtrimit të një profesioni tjetër sado i ngjashëm qoftë.
Nga sa më sipër, ju kërkoj të gjithë EKR-ve, të analizojnë me kujdes dhe të rivlerësojnë edhe një herë gjendjen e pajtueshmërisë së tyre me kërkesat e ligjit, të statutit dhe Kodit të Etikës, në lidhje me ushtrimin e rregullt të profesionit, si edhe të njoftojnë sa më shpejt cdo ndryshim në të dhënat e publikuara në regjistrin publik.
Konsiderohet në shkelje të Kodit të etikës ushtrimi i cfarëdo profesioni tjetër njëkohësisht me
profesionin e audituesit ligjor. (Kryerja nga EKR-të e shërbimeve të përfshira në objektin e shërbimeve profesionale të parashikuara nga neni 2 paragrafi 7 të Ligji 10091 (03/2009), nuk nënkupton ushtrimin e një profesioni tjetër).
Ushtrimi në mënyrë të pavarur i profesioneve të tjera, do të kërkonte tërheqjen më parë nga ushtrimi i profesionit të audituesit ligjor.
IEKA
Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel. ++35542346077 E-mail: [email protected]
5
Hysen ÇelaKryetar i Këshillit Drejtues
II AUDITIMI LIGJOR I PASQYRAVE FINANCIARE TË ENTITETEVE TË BIZNESIT
DHE SHËRBIMET E SIGURISË
Për një EKR, auditimi i pasqyrave financiare ka si objektiv formimin prej tij të një opinioni mbi pasqyrat bazuar në evidencën e nevojshme të auditimit të grumbulluar, për faktin nëse këto pasqyra kanë ose jo anomali materiale dhe për të raportuar bazuar në faktet e gjetura gjatë auditimit. Kryerja e një auditimi sipas SNA-ve kërkon që audituesit
të ndjekin në mënyrë rigoroze të tre fazat e dallueshme të një auditimi që janë - vlerësimi i rrezikut, reagimi ndaj rrezikut dhe konkluzionet
e raportimi i auditimit. Një auditim cilësor mund të arrihet vetëm në se grupi i angazhimit respekton vlerat dhe mban qëndrime etike, ka njohuritë e duhura, zotësitë profesionale, eksperiencën dhe ndan në mënyrën e duhur kohën dhe burimet e auditimit midis anëtarëve të tij, zbaton një proces rigoroz auditimi dhe procedurat e kontrollit të cilësisë, bazuar në rregullat dhe standardet e zbatueshme, si edhe raporton dhe komunikon në mënyrën e duhur me palët e interesuara.
Gjatë kryerjes së auditimit të pasqyrave financiare të ushtrimit të mbyllur me 31.12.2014, midis të tjerave, EKR-të duhet të vleresojnë me shumë kujdes zbatimin e kërkesave ligjore që lidhen me marrjen përsipër të misioneve, me pavarësinë nga klienti i auditimit, për cështje të tilla si vendimarrja për destinimin e fitimit të shoqërive tregtare, etj. EKR-të duhet të tregojnë kujdes dhe të kryejnë testet e nevojshme për pohimet për zëra të tilla në pasqyra si gjendja e parave CASH, inventarët, llogaria Ortakë/partner të biznesit, të vlerësojnë ngjarjet pas datës së bilancit, treguesit e vijimësisë, etj.
Më poshtë po rendit edhe disa cështje të tjera që duhet të mbahen parasysh në lidhje me auditimin e pasqyrave financiare:
a) Marrja përsipër e angazhimeve të auditimit sipas ligjit 10091 datë 5.3.2012 dhe SNA-ve.
Ligji 10091, neni 42 ka përcaktuar se – për auditimin ligjor të pasqyrave financiare të entiteteve të biznesit caktohen EKR, persona fizik, apo shoqëri auditimi, emërimi i të cilëve bëhet çdo vit nga: mbledhja e përgjithshme e aksionarëve për shoqëritë aksionare (SHA), ose nga asambleja e ortakëve për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar (SHPK).
IEKA
Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel. ++35542346077 E-mail: [email protected]
6
Hysen ÇelaKryetar i Këshillit Drejtues
Shoqëritë tregtare, të cilat zbatojnë standardet ndërkombëtare të raportimit financiar (SNRF) dhe
të gjitha shoqëritë aksionare, të cilat zbatojnë standardet kombëtare të kontabilitetit (SKK) janë të detyruara që për auditimin ligjor të emërojnë, të paktën dy EKR, kur këta janë ose persona fizikë, ose shoqëri auditimi me vetëm një ortak angazhimi. Kjo kërkon që EKR-të, të cilët thirren për auditimin duhet të tregojnë kujdes që emërimi i tyre tek një klient, të plotësohet me emërimin e detyrueshëm të bashkëaudituesit, pasi në të kundërt marrja e misionit në mënyrë të njëanshme do të konsiderohet si marrje e misionit në mënyrë të parregullt (neni 42, paragrafi 2 i ligjit 10091 (03/2009)), dhe do t`i nënshtrohet investigimit të mëtejshëm dhe disiplinimit.
Gjithashtu, ligji Nr.9723, (05/2007) “Për qendrën kombëtare të regjistrimit” neni 43.3 (a) ka përcaktuar të detyrueshëm rregjistrimin e vendimit të emërimit të EKR-ve. Nga EKR-të kërkohet që të bëhet kujdes që klientët të pasqyrojnë emërimin dhe ndryshimin në emërim në kohën e duhur, në të dhënat e detyrueshme që klienti i deklaron në QKR dhe kjo e fundit i publikon duke i dhënë kështu akses publikut.
Sipas SNA 210 - EKR duhet të njohë dhe kuptojë mirë parakushtet e angazhimit përpara se të marrë përsipër angazhimin e auditimit, d.m.th., ai duhet të vlerësojë paraprakisht nëse kuadri i zbatueshëm i raportimit financiar që përdoret në përgatitjen e pasqyrave financiare është i pranueshëm, dhe faktin që drejtimi i entitetit i njeh dhe i kupton përgjegjësitë e tij.
Përpara marrjes përsipër të angazhimit, EKR duhet të vlerësojë rrezikun e auditimit dhe të formalizojë marrjen përsipër të detyrës nëpërmjet një kontrate ose letre angazhimi.
Përpara se të marrë në ngarkim një angazhim të ri, eksperti kontabël i regjistruar duhet të njoftojë me shkrim presidentin e IEKA-s. (K.E. 21.2.2). Në rastet kur niveli i kohor i aplikuar ndryshon në ulje nga ai i tabelës së miratuar nga Instituti, njoftimi i EKR-së duhet të përmbajë shpjegime shtesë për arsyet e kësaj ulje. Në të gjitha rastet nuk do të ketë asnjë auditim nën 30 orë. Ulja nën këtë nivel kohor konsiderohet shkelje e disiplinës profesionale dhe con në cënimin e cilësisë së auditimit. Duke filluar nga 2015, të gjitha auditimet nën nivelet kohore të miratuara do të jenë subjekt kontrolli dhe investigimi të mëtejshëm.
IEKA
Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel. ++35542346077 E-mail: [email protected]
7
Hysen ÇelaKryetar i Këshillit Drejtues
b) Komunikimi me Ekspertin kontabël të mëparshëm.
Komunikimi me audituesin e mëparshëm ende mbetet një cështje që meriton shumë vëmendje, pasi me gjithë përpjekjet e bëra gjatë vitit të kaluar, përsëri ka patur probleme dhe shqetësime. Një komunikim i duhur e ndihmon audituesin pasardhës për të njohur më mirë
klientin e tij të auditimit dhe për vlerësimin e rreziqeve të anomalive materiale
në pasqyrat e tij financiare. SNA 300 (paragrafi 13 (b), dhe A.20) kanë përcaktuar nevojën për këtë komunikimin. Një gjë e tillë është parashikuar edhe në Kodin e Etikës të IEKAs . Më poshtë janë dhënë shkurtimisht disa nga kërkesat:
• EKR që thirret për të zëvendësuar një EKR tjetër, nuk duhet të pranojë angazhimin, po qe se ekzistojnë arsye profesionale apo edhe arsye të tjera për mospranimin e angazhimit, siç janë rrethanat që kërcënojnë respektimin e parimeve themelore (K.E. 21.4.1)
• EKR që thirret nga një klient për të zëvëndësuar një EKR tjetër, mund ta pranojë angazhimin vetëm pasi të jetë informuar me shkrim nga EKR parardhës dhe të jetë siguruar që kërkesa nuk rrjedh nga dëshira e klientit për të shmangur efektet e kryerjes rigoroze të detyrave profesionale. EKR pasues duhet të mënjanojë çdo kritikë personale ndaj paraardhësit të tij. (K.E. 21.4.2)
• Para se të marrë përsipër angazhimin e auditimit të pasqyrave financiare, një EKR duhet të ketë marrë nga klienti një dokument që përligj pagimin e honorareve për paraardhësin e tij (K.E. 21.4.3),
Në të gjitha rastet e tjera, duhet të mbahen mirë parasysh kërkesat e SNA-ve dhe të kodit të etikës për komunikimin me EKR-në paraardhës dhe ky komunikim duhet të dokumentohet në fletët e punës dhe në dosjen e auditimit.
Edhe për këtë vit u vërejtën raste të mospagesës së honorareve nga klientët për EKR-të paraardhës, megjithëse kjo çështje u trajtua me detaje në kujtesën e vitit të kaluar. Në kushtet e reja kur presioni mbi honoraret e auditimit, me qëllim uljen e tyre, po bëhet gjithnjë e më i madh, Ju kërkoj që të insistoni me klientin dhe të mos nënshkruani kontratën, apo letrën e angazhimit, në të gjitha ato raste kur klienti nuk ka shlyer detyrimin e pagesës së honorarit për ekspertin kontabël paraardhës. Këto aspekte do të jenë objekt i një monitorimi të vazhdueshëm.
IEKA
Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel. ++35542346077 E-mail: [email protected]
8
Hysen ÇelaKryetar i Këshillit Drejtues
c) Zbatimi i afateve kohore dhe honoraret e pagesës
EKR-të ndalohet të zbatojnë tarifa të ulëta për qëllime të sigurimit të klientelës. Asambleja e përgjithshme e anëtarëve ka miratuar shumën prej 3,000 lekë/ora si tarifë normale orare për kryerjen e auditimit ligjor. Gjithashtu, niveli minimal kohor për auditimin, i konfirmuar në
mbledhjen e fundit të asamblesë të datës 20 Dhjetor 2014 është 30 orë. EKR nuk mund të kryejë shërbim
auditimi me një buxhet kohor nën këtë nivel kohor.
EKR i ndalohet gjithashtu, të paguajë ose të marrë honorare referuese apo çfaredo komisioni referues (K.E. 21.4.3). Atij nuk i lejohet të marrë as shpërblime me para në dorë, në shuma përtej atyre të lejuara e aq më pak të marrë honorare të pafaturuara për klientin për të gjitha shërbimet e auditimit ligjor e jo-ligjor si edhe shërbimet e tjera të sigurisë dhe ato të lidhura. Evidentimi i rasteve të tilla do ta vendosë EKR-në përpara situatave disiplinore tejet të rënda.
Sjell në vemendjen tuaj se për kryerjen e auditimit duhet të hartohet paraprakisht një strategji e përshtatshme e auditimit dhe të bëhet një planifikim i duhur i kohës dhe burimeve, bazuar në materialitetin dhe rrezikun që pasqyrat financiare të entitetit do të kenë anomali materiale; duhet të bëhet një parashikim realist i numrit të personelit që do të angazhohet (ku padyshim të parët janë stazhierët), në varësi të kompetencës profesionale të zotëruar nga firma apo EKR-ja, dhe sipas shkallës së shtrirjes së procedurave të auditimit. Shumë kujdes duhet të bëhet për të shmangur buxhetet kohore të pajustifikuara ose që tejkalojnë apo dublojnë kohën kalendarike të mundshme. Duhet të tregohet shumë kujdes pasi ligji për këto raste ka parashikuar penalizime tepër të rënda.
Për çdo angazhim të auditimit, EKR ose shoqëria e auditimit duhet të krijojë një dosje të plotë që përmban identitetin e klientit,
të drejtuesve të tij, si dhe të gjithë dokumentacionin e evidencën e marrë ose të përgatitur prej tij gjatë kryerjes së auditimit. Ai është i detyruar gjithashtu, që për çdo klient të mbajë një regjistër profesional, ku të shënohen punimet e ndryshme të kryera nga ai vetë ose nga të punësuarit e tij. (K.E. 20.2.7)
IEKA
Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel. ++35542346077 E-mail: [email protected]
9
Hysen ÇelaKryetar i Këshillit Drejtues
d) Disa kërkesa dhe shqetësime të tjera që lidhen me auditimin e pasqyrave financiare
EKR-të nuk mund të kryejnë shërbimet e dhënies së sigurisë për ato klientë të cilëve ata vetë, apo një nga antarët apo të punësuarit e firmës së tyre, i kanë ofruar shërbimin e mbajtjes së kontabilitetit, të përgatitjes së pasqyrave financiare, apo e të dhënave që kanë efekt të
konsiderueshëm në pasqyrat financiare që auditohen. (K.E. 20.2.2(a)).
Çdo EKR, person fizik apo eksperti kontabël, ortak
kryesor i angazhimit të një shoqërie auditimi, që ka mbushur 7 vite rresht në kryerjen e auditimit ligjor të pasqyrave financiare të një shoqërie tregtare duhet të zëvendësohet. Personi fizik apo ortaku i angazhimit i shoqërisë së auditimit mund të rimarrë pjesë në auditimin e pasqyrave financiare të kësaj shoqërie vetëm pas mbarimit të një afati kohor prej të paktën, dy vite rresht. (K.E. 20.2.12)
Veprimtaria e anëtarëve të institutit dhe e firmave të auditimit nuk mund t’i kushtohet në pjesën më të madhe një shoqërie të vetme, një grupi financiar, ose vetëm një bashkësie interesash. Ky prag quhet i arritur kur shpërblimi, që merret nga eksperti ose firma e auditimit, tejkalon 50 për qind të të ardhurave të përgjithshme vjetore të tyre. (K.E. 24.5)
Respektimi i kërkesave të Kodit të Etikës do të jetë objekt shqyrtimi e analize i Këshillit Drejtues dhe komiteteve të tij të cilësisë dhe Investigimit e Disiplinës. Edukimi i anëtarëve është dhe mbetet kritik, kështu që veprimtaria e Institutit për ndërgjegjësimin dhe zbatimin e kërkesave të ligjit, të standardeve profesionale e të etikës dhe të rregulloreve të tjera do të vazhdojë të intensifikohet.
e) Shërbimet e sigurisë
Gjithnjë e më shumë EKR-të po përfshihen në kryerjen e shërbimeve të sigurisë, të cilat ndonëse japin një siguri të kufizuar që është e ndryshme nga siguria që jep auditimi ligjor, përsëri ato implikojnë palët e interesuara dhe kanë ndikim në vendimarrjen e tyre. Këto lloj shërbimesh kanë prirjen të zgjerohen edhe më shumë, pasi dallohen për kufizim të palëve të interesuara dhe për më tepër, duke tentuar drejt një kostoje më të ulët se e auditimit, mund të kenë prirjen që në të ardhmen të jenë zëvendësuese të shërbimit të auditimit të detyrueshëm. Natyrisht, kjo kategori e shërbimeve është mjaft e gjerë
IEKA
Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel. ++35542346077 E-mail: [email protected]
10
Hysen ÇelaKryetar i Këshillit Drejtues
dhe përfshin që nga angazhimet e auditimit që nuk janë të detyrueshme, verifikimet e pavarura me procedura të rëna dakord, raportet e sigurisë për cështjet gjyqësore, apo edhe raportet e sigurisë mbi procedurat që përdorin shoqëritë tregtare për zmadhimin apo zvogëlimin e kapitalit,
etj.
Kjo fushë e shërbimeve, e parashikuar qartësisht në ligjin 10091, si një e drejtë e audituesve, nuk është monitoruar
sa duhet nga KD, ndonëse ka kërkesa të vazhdueshme nga Bordi që IEKA të fokusohet në procedurat monitoruese dhe kontrolluese edhe në këto shërbime të sigurisë, të cilat në varësi të mënyrës në të cilën kryhen dhe të cilësisë së zbatimit të kërkesave të standardeve profesionale dhe të etikës, ndikojnë direkt në reputacionin e profesionit.
Në këto kushte, do të kërkoja që çdo anëtar t’i kryejë këto shërbime në pajtueshmëri të plotë me standardet përkatëse profesionale, të organizojë punën për dokumentimin në mënyrë të njëjtë me auditimin, duke krijuar dosjet përkatëse, të cilat do të jenë subjekt i kontrollit të cilësisë për të garantuar se palët e interesuara marrin shërbime cilësore. Kujdes i vecantë duhet t`i kushtohet edhe raportimit të tyre në mënyrë të përshtatshme dhe të standardizuar, duke përdorur gjerësisht të gjitha referencat standarde të parashikuara në Standardet përkatëse Ndërkombëtare.
III CILËSIA E ANGAZHIMEVE PROFESIONALE
Ajo që i dallon EKR-të nga profesionistët e tjerë është cilësia e punës së tyre. Për të garantuar cilësinë e kërkuar dhe për të realizuar mbrojtjen e reputacionit të anëtarit, të organizmit profesional (IEKA), por edhe për siguruar mbrojtjen e interesit publik, kontrolli i cilësisë mbetet padyshim instrumenti kryesor dhe i pazëvendësueshëm.
Përmirësimet e bëra në drejtim të rregullave dhe të metodikave e instrumenteve të kontrollit të cilësisë, duke përdorur gjerësisht vetvlerësismin paraprakt të punës së anëtarëve, ka dhënë një impakt të dukshëm pozitiv në përgatitjen dhe vendosjen e rregullave të përshtatshme të brendëshme të kontrollit të cilësisë në nivel firme apo edhe në nivel angazhimi. Përmirësime janë bërë edhe në cështjet e investigimit dhe disiplinës.
IEKA
Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel. ++35542346077 E-mail: [email protected]
11
Hysen ÇelaKryetar i Këshillit Drejtues
Rishikimi për cilësinë do të vazhdojë të realizohet përmes kryerjes së procedurave të vetëvlerësimit të sistemeve të brendshëm të firmave dhe kabineteve individuale dhe verifikimit të tyre në mjediset respektive të punës. Gjithashtu, rishikimi i cilësisë do të përfshijë edhe rishikimin e dosjeve të angazhimeve, të cilat do të përzgjidhen nga misionet e deklaruara, mbi bazën e rrezikut, ku padyshim një vëmendje e vecantë do t`i kushtohet kontrollit të elementeve të vecantë sidomos në auditimet e entiteteve të vogla, për të parë zbatimin e kërkesave të standardeve të auditimit, të etikës dhe të pavarësisë, dhe për të vlerësuar cilësinë e sasinë e burimeve të shpenzuara, tarifat e zbatuara, etj.
Në fokus të kontrollit do të jenë edhe ato angazhime të auditimit, të cilat nga pasqyrat vjetore të misioneve të raportuara, do të rezultojnë me anomali ose me të dhëna të pajustifikuara, sic janë për shembull, auditimet e kryera brenda një afati kohor të shkurtër, apo duke zbatuar
tarifa të ulëta.
Gjatë vitit 2015, kontrolli dhe rishikimi i auditimit të klientëve që paraqesin interes
publik do të jetë objekt i veprimtarisë së Bordit të Mbikëqyrjes Publike të EKR-ve.
Sjell në vëmendjen e shoqërive të auditimit, që kryejnë auditimet e entiteteve me interes publik (shoqërive tregtare të listuara në bursë, bankave, institucioneve financiare, shoqërive të sigurimeve, etj.) detyrimin që ato kanë që brenda tre muajve pas mbylljes së vitit financiar (deri më datën 31 Mars 2015), të publikojnë në faqen e tyre zyrtare të internetit një raport për transparencën, ku të përfshihen të dhëna për strukturën ligjore dhe pronësinë; për rrjetin, organet drejtuese, sistemin e kontrollit të brendshëm, të dhëna mbi aktivitetet profesionale të kryera, etj. (neni 45 i Ligjit).
Dëshiroj të ritheksoj se si SNA-të ashtu edhe rregullat e funksionit të IEKAs kanë përcaktuar qartë se raporti i audituesit të pavarur duhet të firmoset në emrin personal të ekspertit kontabël të regjistruar (ortakut të angazhimit).
IEKA
Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel. ++35542346077 E-mail: [email protected]
12
Hysen ÇelaKryetar i Këshillit Drejtues
IV ÇËSHTJE TË PAJTUESHMËRISË ME KËRKESAT E LIGJIT TË PARANDALIMIT TË PASTRIMIT
TË PARAVE
Ekspertët Kontabël të Regjistruar janë subjekt edhe i Ligjit nr.9917 dt. 19.5.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” i ndryshuar. Përfshirja e tyre është kryesisht për rastet kur EKR-të përgatisin ose kryejnë transaksione për klientët e tyre për veprimtari të tilla si: kalimi i pronësisë së pasurive të paluajtshme, administrimi i parave, të letrave me vlerë ose të aktiveve të tjera të klientit; administrimi i llogarive bankare; administrimi i pjesëve të kapitalit që do të përdoren për themelimin, funksionimin ose administrimin e shoqërive tregtare; në rastet kur EKR-të përfshihen në krijimin, funksionimin ose administrimin e personave juridikë dhe/ose të organizimeve ligjore, kur marrin pjesë në marrëveshjet ligjore, në shitblerjen e aksioneve ose të pjesëve të kapitalit të shoqërive aksionare dhe transferimin e veprimtarive tregtare;
Ligji i sipërcituar dhe udhëzimi nr.21, dt 8.9.2011 “Për mënyrat dhe procedurat e raportimit të profesioneve të lira jo-financiare” kërkojnë
që EKR-të hartojnë rregulla të brendëshme dhe në periudha të rregullta edhe më të vogla se një vit të
hartojnë “raportin e vetëkontrollit” i cili detajon masat e marra prej tyre për zbatimin e detyrimeve ligjore.
Sipas këtij ligji EKR-të kanë detyrimin t’i paraqisin DPPP raporte me shkrim ku jepet informacion mbi rastet për të cilat dihet apo dyshohet se kanë të bëjnë me pastrimin e parave apo financimin e terrorizmit.
EKR duhet të ruajë informacionin për konkluzionet e arritura pas analizës së transaksioneve komplekse, apo atyre me vlera të mëdha apo të pazakonta, të cilat i ka konstatuar në subjektet e tij, pavarësisht nëse është arritur në përfundimin se nuk ka ndonjë aspekt të dyshimtë në lidhje me ato transaksione.
Po kështu, ekspertët kontabël të regjistruar mund të përballen me kërkesën për të raportuar në formë tabelare të gjitha misionet e marra/kryera gjatë një periudhe kohe të caktuar si dhe do të duhet të japin informacion të detajuar për rritjet e kapitalit që mund të kenë ndodhur në subjektet e tyre sidomos kur këto rritje janë bërë me CASH (para në dorë). Një formë për raportin e vetëkontrollit është e përfshirë në udhëzimin e lartpërmendur.
Të gjitha këto duhet të mbahen mirë parasysh nga EKR-të, gjatë kryerjes së veprimtarive profesionale.
IEKA
Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel. ++35542346077 E-mail: [email protected]
13
Hysen ÇelaKryetar i Këshillit Drejtues
V EDUKIMI DHE PËRGATITJA E KANDIDATËVE DHE KUALIFIKIMI VIJUESHËM I ANTARËVE.
Edhe gjatë vitit 2014 kërkesat për hyrje në stazh kanë qënë të mëdha, cka ka bërë që edhe numri i ekspertëve kontabël të regjistruar të rritet në mënyrë të konsiderueshme. Megjithë punën e mirë të bërë nga Këshilli Drejtues dhe vecanërisht Komiteti i Edukimit të Kandidatëve, përsëri në lidhje me stazhin ende ka tendencë për formalizëm, i cili reflektohet më së shumti në drejtim të udhëheqjes së stazhierëve nga EKR-të, dhe në transmetimin tek stazhierët të ekperiences praktike. Ndonëse gjatë 2014, pati disa përmirësime në drejtim të edukimit të kandidatëve me njohuritë teorike, në procesin e testimeve, etj., përsëri mbetet shumë për të bërë në këtë drejtim. Për këtë kërkohet që të gjithë të kontribuojmë për formalizimin dhe rritjen e eficencës së stazhit. Mer rëndësi parësore të aplikohen në praktikë ndryshimet që ju bënë rregullores së edukimit, ku në mënyrë indirekte normohet numri i stazhierëve që mund të ketë një EKR, në varësi të kohës që EKR shpenzon në auditimin ligjor. Raporti 1 orë auditim e kryer nga udheqësi i stazhit me 1,5 orë për qëllime të përcaktimit të kohës së stazhierëve, do të vijojë të monitorohet nga KEK.
Sidoqoftë, nga të gjithë anëtarët duhet të vlerësohet me seriozitet cdo aspekt i stazhit, që nis me zgjedhjen e stazhierëve të duhur, me nënshkrimin e kontratave të rregullta të punësimit (apo kontraktimit në rastin e KM-ve), me kryerjen realisht të stazhit dhe përfundon me vlerësimin rigoroz të rezultateve dhe të performancës së stazhierit.
Mungesa e një kontrate të rregullt të angazhimit të stazhierit do të vazhdojë të cojë në zgjidhjen e marrëdhënieve dhe në përjashtimin e stazhierit nga stazhi.
KD do të shikojë mundësinë e rikonsiderimit të organizimit të punës në sektorin e edukimit dhe do
të ndryshojë praktikën e deritanishme të monitorimit të stazhierëve. Kjo pasi, përgatitja e duhur e stazhierëve kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë dhe të reputacionit të profesionit. Duke e parë si një arritje hapjen e Institutit ndaj të gjithë atyre që aspirojnë të hyjnë në profesion, KD do të vlerësojë disa prej aspekteve të stazhit, sic janë, punësimi i kandidatit, respektimi i orarit të punës, realizimi i kohës së parashikuar në auditim, testimi i njohurive, etj. Të gjithë këta
IEKA
Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel. ++35542346077 E-mail: [email protected]
14
Hysen ÇelaKryetar i Këshillit Drejtues
elementë, por edhe të tjerë do të vlerësohen me shumë kujdes dhe ndaj stazhierëve që nuk janë në pajtueshmëri apo që nuk kanë arritjet e duhura do të merren masat e duhura duke përfshirë edhe ndërprerjen e përkoheshme apo të përhershme të stazhit.
Në këto kushte, do të kërkoja që EKR-të, të marrin më shumë seriozisht stazhin profesional, të mbulojnë angazhimin e stazhierit në auditim për të realizuar kohën e parashikuar nga ligji dhe rregullat prej 600 - 800 orë realisht në auditim (të konvertuara në koeficentin 1 me 1,5).
Natyrisht nuk mund të lë pa përmendur kualifikimin e vijueshëm të anëtarëve, për të cilin gjatë vitit 2014, pati përmirësime dhe arritje të dukshme. Megjithatë, shtimi i numrit të anëtarësisë, padyshim që ka rritur problematikën e kualifikimit të vijueshëm. Ky kualifikim në kushtet aktuale duhet të mbajë parasysh krahas numrit të konsiderueshëm, edhe diversitetin e anëtarëve, duke tentuar drejt hartimit të programeve të ndryshme për të paktën dy deri tre kategori ekspertësh. Vec kësaj, në varësi të sugjerimeve që anëtarësia do t`i bëjë KD-së, mundet që një pjesë e mirë e kohës ti kushtohet diskutimeve e debateve për raste specifike të hasura në praktikë, sikurse do të duhet të mbulohen më shumë me trainim cështjet e teknologjisë së informacionit (kontrolli dhe përdorimi), cështjet e legjislacionit tregtar e të atij fiskal, etj. Me grupe të vecanta mund të trajtohen edhe temat që lidhen me teorinë dhe praktikën e auditimit, me standardet e raportimit financiar, etj.
Viti 2015, kërkon që komiteti i ngarkuar me edukimin e vijueshëm të jetë aktiv dhe të parashikojë në avancë nevojat dhe të vlerësojë mundësitë, duke vazhduar me trajtimin tërësor të SKK-ve, por edhe të çështjeve të tjera siç janë standardet e dhënies së sigurisë, të rishikimit, të shërbimeve të lidhura dhe për fusha të tjera profesionale në të cilat përfshihet profesioni.
IEKA
Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel. ++35542346077 E-mail: [email protected]
15
Hysen ÇelaKryetar i Këshillit Drejtues
VI PLOTËSIMI DHE DEPOZITIMI I PASQYRAVE TË DEKLARIMIT TË ANGAZHIMEVE
TË KRYERA DHE KUOTAT PROFESIONALE
Në zbatim të Statutit të IEKAs, EKR-të kanë detyrimin t`i dorëzojnë Kryetarit të Këshillit Drejtues jo më vonë se data 25 Janar të çdo viti një pasqyrë që përmbledh sipas kategorive, veprimtaritë/misionet që ata kanë kryer gjatë vitit paraardhës si dhe shpërblimet (honoraret) e marra. (neni 7.1 i Statutit)
Bashkëngjitur kësaj kujtese do të gjeni modelin për Pasqyrat e Deklarimit të misioneve, të miratuar me vendimin e KD nr.16 datë 14.01.2013, dhe të konfirmuar nga BMP me vendimin nr 11 datë 16.07.2013, i cili duhet të dërgohet prej jush në hard copy (dokument në letër, të nëshkruar dhe vulosur) dhe në formatin në excel në CD (për lehtësi përpunimi), ose me e-mail në adresën:[email protected]/ [email protected], duke ju adresuar Kryetarit të Këshillit Drejtues.
Kur ekspertët kontabël e ushtrojnë profesionin e tyre në kuadrin e një shoqërie auditimi të regjistruar në Institut, informacioni i mësipërm dërgohet nga shoqëria dhe nënshkruhet nga administratori. (neni 7.2 i Statutit).
Nga verifikimi i deklaratave të vitit të kaluar janë vënë re disa mangësi përsa i takon informacioneve për Ekspertët e bashkëemëruar, si edhe për deklarimin e angazhimeve të përbashkëta, me të cilat anëtarët do të njihen në ditët në vijim. Vitin e kaluar nga disa EKR pati edhe vonesa përtej afatit të statutit në dorëzimin e pasqyrave, etj.
Prandaj ju rikujtoj se në deklarimet e misioneve të këtij vitit duhet të tregohet kujdes për deklarimin e angazhimeve të përbashkëta, të cilat jo vetëm duhet të jenë të deklaruara nga të gjithë ekspertët apo shoqëritë e auditimit të bashkëemëruara, por në çdo rast honoraret do të bazohen në faturime të veçanta nga çdo EKR i bashkëemëruar.
Tërheq vëmendjen e anëtarëve që vitin e kaluar kanë deklaruar angazhime për të cilat është deklaruar se nuk janë paguar honoraret. Gjendja e këtyre deklarimeve duhet të shpjegohet që në fillim të pasqyrës dhe ato duhet të jenë pjesë e deklarimeve të auditimit ligjor të këtij viti.
Në lidhje me kuotat profesionale, të cilat përbëhen nga një kuotë fikse dhe një kuotë variabël, Ju kujtoj se EKR-të kanë detyrimin statutor që t’i paguajnë ato në afatet e caktuara (neni 5.2.2 i Statutit).
Në zbatim të nenit 29 të Statutit dhe të Vendimit nr. 73 datë 30.06.2010 të Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve, Kuota fikse për vitin 2015 është 100.000 lekë dhe afati i pagesës është deri në 28
IEKA
Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel. ++35542346077 E-mail: [email protected]
16
Hysen ÇelaKryetar i Këshillit Drejtues
shkurt 2015; ndërsa Kuota variabël e llogaritur bazuar në arkëtimet e realizuara nga angazhimet e kryera për vitin 2014 e ka afatin e pagesës deri në datë 20 janar 2015.
Për çdo muaj vonesë në pagimin e kuotës, sipas Statutit zbatohet një kamatë vonesë prej 2% në muaj mbi shumën e kuotës së papaguar.
Në rast të mospagimit të kuotës për një periudhë prej më shumë se 6 muaj (dmth përtej muajit Korrik), Këshilli Drejtues është i detyruar t’i propozojë Bordit të Mbikëqyrjes Publike pezullimin e ekspertit kontabël nga regjistri publik. Ndonëse një detyrim i tillë nuk është zbatuar, shtimi i rasteve do ta detyrojë KD-në të respektojë me përpikmëri Statutin, prandaj do tju lutesha të konsideroni me vemendje këtë cështje.
Bashkëlidhur do të gjeni edhe një kopje të Guidës, e cila është e detyrueshme në rastin e auditimit të SME-ve.
Të dashur anëtarë të profesionit,
Ju ftoj të gjithëve të kontribuojmë për përmirësimin e imazhit dhe rolit të profesionit tonë të nderuar, duke e bërë edukimin e vijueshëm moto të ditëve tona. Ju ftoj të gjithëve të kontribuoni me mendime/sugjerime për përmirësime të mëtejshme në çdo çështje që e gjykoni të arsyeshme. Mendimet dhe sugjerimet tuaja do të kontribuojnë që IEKA të vazhdojë të zhvillojë më tej vizionin për të ardhmen.
Me Konsideratë,
Hysen ÇELA
Kryetar i Këshillit Drejtues
Tiranë, më 16 janar 2015
IEKA
Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel. ++35542346077 E-mail: [email protected]
17
Hysen ÇelaKryetar i Këshillit Drejtues
Eksp
erti
Kont
abel
i Re
gjist
ruar
/Sho
qeria
e E
KR _
____
____
____
____
____
____
___
Tabe
la e
Per
mbl
edhj
es te
Det
yrim
eve
per v
itin
Ush
trim
or 2
014 Sh
uma
e H
onor
arit
te
arke
tuar
ne le
ke
Perq
indj
a e
kuot
es v
aria
bel
Shum
a ng
a ku
ota
vari
abel
1A
- Ang
azhi
me
te a
uditi
mit
ligjo
r te
PF0
0.5%
02
A1- A
ngaz
him
e te
tjer
a te
aud
itim
it0
3A2
- Ang
azhi
me
te tj
era
te d
heni
es se
sigu
rise
04
05
0
6Te
pric
a +/
- nga
viti
i ka
luar
7Pa
guar
ne
vitin
201
3De
tyrim
i sip
as P
M v
iti__
____
__0 0
Dekl
aroj
nen
per
gjeg
jesin
e tim
e pe
rson
ale
qe a
ngaz
him
et e
ber
a ne
cile
sine
e EK
R-se
ose
te sh
oqer
ise se
aud
itim
itja
ne k
ryer
ne
perp
uthj
e te
plo
te m
e te
gjit
ha rr
egul
lat q
e pa
rash
ikoh
en n
ga li
gji,
SNA-
te e
zbat
uesh
me
dhe
Kodi
i Et
ikes
.G
jitha
shtu
kon
firm
oj se
dek
larim
et e
ber
a ja
ne te
plo
ta d
he te
sakt
a.
Qel
izat G
14 d
he G
15 d
o te
ven
dose
n ng
a an
a ju
aj, b
azua
r ne
te d
hena
t e re
gjist
rimev
e tu
aja
Ato
do te
jene
subj
ekt i
rako
rdim
eve
nga
IEKA
Hart
uar d
ata
____
____
Dore
zuar
ne
IEKA
Dat
a __
____
____
NEN
SHKR
IMI
EKSP
ERTI
KO
NTA
BEL
I REG
JISTR
UAR
A3- A
ngaz
him
e te
rish
ikim
itA4
- Ang
azhi
me
te tj
era
Dife
renc
a +/
- ne
fund
te
viti
t
Ang
azhi
met
e k
ryer
a
IEKA
Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel. ++35542346077 E-mail: [email protected]
18
Hysen ÇelaKryetar i Këshillit Drejtues
Eksp
erti
Kon
tabe
l i R
egjis
trua
r/Sho
qeria
e E
KR
___
____
____
____
____
____
____
____
____
____
____
____
____
____
PASQ
YRA
APA
SQYR
A P
ER A
NG
AZH
IMET
E K
RYER
A G
JATE
VIT
IT _
____
___
A-
AN
GA
ZHIM
E TE
AU
DIT
IMIT
LIG
JOR
TE P
ASQ
YRA
VE
FIN
AN
CIA
RE
Tota
li i
Akt
ivit
(0
00 L
)
Tota
li i t
e ar
dhur
ave
pa
T.v.
sh. (
000
L)
Nr.
i pu
nonj
esve
ab
c1
23
45
67
89
1011
1213
1 2 3 4 5 6,
7 8 9 10 11 12 13 14 15
Shpj
egim
eN
e ko
lone
n 1
shen
o fo
rmen
e o
rgan
izmit
te k
lient
it ( s
h.a.
, sh.
p.k.
etj.
)N
e ko
lone
n 2
vend
os e
mrin
e sh
oqer
ise, K
M, a
po p
erso
nit q
e ka
har
tuar
PF
(kur
per
soni
esh
te i
pune
suar
i nj
e sh
oqer
ie e
audi
timi a
po i
nje
EKR-
je).
Ne
rast
in k
ur P
F ja
ne h
artu
ar n
ga n
je k
onta
bilis
t i p
unes
uar i
klie
ntit
te a
uditi
mit
shen
o " h
artu
ar n
ga k
lient
i"N
e ko
lone
n 3
vend
os e
mrin
e a
uditu
esit
te m
epar
shem
, ose
- ne
se e
shte
aud
itim
per
her
e te
par
e, sh
eno
audi
tim I
riN
e ko
lone
n 4
vend
os v
itin
kur e
ken
i fill
uar a
uditi
min
ne
kete
shoq
eri.
Ne
kolo
nen
5 ve
ndos
(I)
kur m
ision
i esh
te in
divi
dual
, ven
dos (
P) k
ur m
ision
i esh
te m
e nj
e ap
o m
e di
sa e
kspe
rte
te tj
ere
te b
ashk
emer
uar.
Ne
kolo
nen
6, sh
eno
stan
dard
et q
e zb
atoh
en n
ga k
lient
i per
rapo
rtim
in fi
nanc
iar (
SKK,
SN
RF, t
e tje
ra)
Ne
kolo
nen
7, v
endo
s tot
alin
e A
ktiv
it te
klie
ntit
ne 0
00/le
ke.
Ne
kolo
nen
8, v
endo
s tot
alin
e te
Ard
hura
ve te
klie
ntit
pa T
VSH
te k
lient
it ne
000
/leke
.N
e ko
lone
n 9
vend
os n
umrin
e p
unon
jesv
e te
klie
ntit.
Ne
kolo
nen
10, v
endo
s ore
t e p
unes
gjit
hsej
.N
e ko
lone
n 11
, ven
dos s
hum
en e
hon
orar
eve
te f
atur
uara
nga
EKR
/sho
qeria
e a
uditi
mit
qe d
ekla
ron.
Ne
kolo
nen
12 v
endo
s shu
men
e h
onor
arev
e te
ark
etua
ra n
ga E
KR/S
hoqe
ria e
aud
itim
it.N
e ko
lone
n 13
"she
nim
e" v
endo
s em
rin e
ort
akut
te a
ngaz
him
it qe
ka
nens
hkru
ar ra
port
in e
aud
itim
itN
ENSH
KRIM
IH
artu
ar d
ata
____
____
Dore
zuar
ne
IEKA
Dat
a __
____
____
EKSP
ERTI
KO
NTA
BEL
I REG
JISTR
UAR
Shen
imTe
she
nohe
n ne
filli
m te
tabe
les
gjen
dja
e an
gazh
imev
e/m
isio
neve
te d
ekla
ruar
a pe
r viti
n e
kalu
ar, t
e ci
lat n
e ke
to d
ekla
rime
rezu
ltoni
n te
par
ketu
ra(P
ra a
jane
ark
etua
r shu
mat
)
0
Nr.
Emri
i Kl
ient
it
Stan
dard
et q
e zb
atoh
en p
er
rapo
rtim
in fi
nanc
iar
(S
KK,S
NRF
, Baz
a ar
keti
m p
ages
a,
Baze
tjet
er)
Treg
uesi
t e K
lient
it
00
Shën
ime
Shum
a e
hono
rari
t te
arke
tuar
nga
eksp
erti
ne le
ke
Shum
a e
hono
rare
ve
te fa
turu
ara
ne le
ke
Form
a e
orga
nizi
mit
te
klie
ntit
Ang
azhi
me
indi
vidu
ale
(I)
apo
te
perb
ashk
eta
(P)
Num
ri i
iden
tifik
imit
te
pers
onit
te
tatu
eshe
m
(NIP
T/N
IUS)
Emri
i sh
oqer
ise,
KM
, apo
per
soni
t qe
ka
mba
jtur
ko
ntab
ilite
tin/
ka
har
tuar
PF
Ore
t e
Pune
s te
ek
sper
tit
Emri
i au
ditu
esit
te
mep
arsh
em,
nese
ka
patu
r te
tille
Kur
e ke
ni
mar
re
mis
ioni
n pe
r he
re te
par
e (v
iti)
IEKA
Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel. ++35542346077 E-mail: [email protected]
19
Hysen ÇelaKryetar i Këshillit Drejtues
Eksp
erti
kon
tabe
l i r
egjis
trua
r/Sh
oqer
ia e
EKR
___
____
____
____
____
____
____
____
____
____
____
____
____
____
PASQ
YRA
A1
PASQ
YRA
PER
AN
GA
ZHIM
ETE
E KR
YERA
GJA
TE V
ITIT
___
____
_
B- A
NG
AZH
IME
TE T
JERA
TE
AU
DIT
IMIT
TE
INFO
RMA
CIO
NEV
E FI
NA
NCI
ARE
HIS
TORI
KE (A
udit
ime
kons
olid
imi,
audi
tim
e pr
ojek
tesh
, ele
men
tesh
te
PF, e
tj..)
ab
c1
23
45
67
89
101 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15
00
0
Shpj
egim
eN
e ko
lone
n 1
vend
os fo
rmen
e o
rgan
izmit
te k
lient
it ( s
h.a.
, sh.
p.k.
, ojf,
etj.
)N
e ko
lone
n 2
vend
os (
I) ku
r misi
oni e
shte
indi
vidu
al, v
endo
s (P)
kur
misi
oni e
shte
me
nje
apo
me
disa
eks
pert
e te
tjer
e te
bas
hkem
erua
r. N
e ko
lone
n 3,
ven
dos s
tand
arde
t qe
zbat
ohen
nga
klie
nti p
er ra
port
imin
fina
ncia
r.N
e ko
lone
n 4,
ven
dos f
jale
n "p
o"ne
se a
uditi
mi e
shte
per
nje
pak
ete
te p
lote
te P
F te
klie
ntit.
Ne
kolo
nen
5, v
endo
s em
ertim
in e
PF
qe a
udito
het.
Ne
kolo
nen
6 ve
ndos
em
ertim
in e
ele
men
tit te
PF
qe a
udito
het.
Ne
kolo
nen
7 ve
ndos
ore
t e p
unes
gjit
hsej
.N
e ko
lone
n 8,
ven
dos s
hum
en e
hon
orar
eve
te f
atur
uara
nga
EKR
/Sho
qeria
e a
uditi
mit
qe d
ekla
ron.
Ne
kolo
nen
9 ve
ndos
shum
en e
hon
orar
eve
te a
rket
uara
nga
EKR
/Sho
qeria
.N
e ko
lone
n 10
"she
nim
e" v
endo
s em
rin e
ort
akut
te a
ngaz
him
it qe
ka
nens
hkru
ar ra
port
in e
aud
itim
it
Hart
uar d
ata
____
____
Dore
zuar
ne
IEKA
Dat
a __
____
____
NEN
SHKR
IMI
EKSP
ERTI
KO
NTA
BEL
I REG
JISTR
UAR
Shum
a e
hono
rari
t te
ar
ketu
ar n
ga
eksp
erti
ne le
ke
Shën
ime
Nr.
Emri
i Kl
ient
itFo
rma
e or
gani
zim
it
te k
lient
it
Ang
azhi
me
indi
vidu
ale
(I)
apo
te
perb
ashk
eta
(P)
Stan
dard
et q
e zb
atoh
en p
er
rapo
rtim
in fi
nanc
iar
(S
KK,S
NRF
, Baz
a ar
keti
m p
ages
a,
tjet
er)
Shum
a e
hono
rare
ve
te fa
turu
ara
ne
leke
Info
rmac
ioni
fina
ncia
r hi
stor
ik
Emer
tim
i I P
F qe
aud
itoh
et
Emer
tim
i I
Elem
enti
t te
PF
qe
audi
tohe
t
Num
ri i
iden
tifik
imit
te
pers
onit
te
tatu
eshe
m
(NIP
T/N
IUS)
Ore
t e
Pune
s te
ek
sper
tit
IEKA
Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel. ++35542346077 E-mail: [email protected]
20
Hysen ÇelaKryetar i Këshillit Drejtues
Eksp
erti
kon
tabe
l i r
egjis
trua
r/Sh
oqer
ia e
EKR
___
____
____
____
____
____
____
____
____
____
____
____
____
____
PASQ
YRA
A2
PASQ
YRA
PER
AN
GA
ZHIM
ETE
E KR
YERA
GJA
TE V
ITIT
___
____
_
C- A
NG
AZH
IME
TE T
JERA
TE
DH
ENIE
S SE
SIG
URI
SE
( RRI
TJE
KAPI
TALI
, TRA
NSF
ORM
IM, B
ASH
KIM
, ND
ARJ
E, V
LERE
SIM
AKT
IVES
H, E
KSPE
RTIZ
A G
JYKA
TE D
HE
TE N
GJA
SHM
E)
ab
c1
23
45
67
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15
00
0
Shpj
egim
eN
e ko
lone
n 1
vend
os fo
rmen
e o
rgan
izmit
te k
lient
it ( s
h.a.
, sh.
p.k.
, ojf,
etj.
)N
e ko
lone
n 2
vend
os ll
ojin
e c
esht
jes n
e sh
qyrt
imN
e ko
lone
n 3
vend
os (
I) ku
r ang
azhi
mi e
shte
indi
vidu
al, v
endo
s (P)
kur
ang
azhi
mi e
shte
me
nje
apo
me
disa
eks
pert
e te
tjer
e te
bas
hkem
erua
r. N
e ko
lone
n 4
vend
os o
ret e
pun
es te
eks
pert
it.
Ne
kolo
nen
5, v
endo
s shu
men
e h
onor
arev
e te
fat
urua
ra n
ga e
kspe
rti a
po sh
oqer
ia e
aud
itim
it qe
dek
laro
nN
e ko
lone
n 6
vend
os sh
umen
e h
onor
arev
e te
ark
etua
ra n
ga E
KRN
e ko
lone
n 7
"she
nim
e" v
endo
s em
rin e
EKR
qe
ka n
ensh
krua
r rap
ortin
Har
tuar
dat
a __
____
__D
orez
uar
ne
IEKA
Dat
a __
____
____
NEN
SHKR
IMI
EKSP
ERTI
KO
NTA
BEL
I REG
JISTR
UAR
Form
a e
orga
nizi
mit
te
klie
ntit
Emri
i Kl
ient
itN
r.
Shum
a e
hono
rare
ve t
e fa
turu
ara
n
e le
ke
Shum
a e
hono
rari
t
te a
rket
uar
nga
eksp
erti
ne le
ke
Shën
ime
Ang
azhi
me
indi
vidu
ale
(I) a
po
te p
erba
shke
ta
(P)
Pers
hkri
mi i
ce
shtj
es q
e sh
qyrt
ohet
Ore
t e
Pune
s te
Ek
sper
tit
Num
ri i
iden
tifik
imit
te
pers
onit
te
tatu
eshe
m
(NIP
T/N
IUS)
IEKA
Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel. ++35542346077 E-mail: [email protected]
21
Hysen ÇelaKryetar i Këshillit Drejtues
Eksp
erti
kon
tabe
l i r
egjis
trua
r/Sh
oqer
ia e
EKR
___
____
____
____
____
____
____
____
____
____
____
____
____
____
PASQ
YRA
A3
PASQ
YRA
PER
AN
GA
ZHIM
ET E
KRY
ERA
GJA
TE V
ITIT
___
____
_
D-
AN
GA
ZHIM
E TE
RIS
HIK
IMIT
TE
INFO
RMA
CIO
NEV
E FI
NA
NCI
ARE
HIS
TORI
KE
ab
cd
12
34
56
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15
00
0
Shpj
egim
eN
e ko
lone
n 1
shen
o llo
jin e
info
rmac
ioni
t fin
anci
ar h
istor
ik q
e sh
qyrt
ohet
N
e ko
lone
n 2
vend
os (
I) ku
r ang
azhi
mi e
shte
indi
vidu
al, v
endo
s (P)
kur
ang
azhi
mi e
shte
me
nje
apo
me
disa
eks
pert
e te
tjer
e te
bas
hkem
erua
r. N
e ko
lone
n 3
vend
os o
ret e
pun
es te
eks
pert
it.
Ne
kolo
nen
4, sh
eno
shum
en e
hon
orar
eve
te f
atur
uara
nga
EKR
/Sho
qeria
e a
uditi
mit
qe d
ekla
ron.
Ne
kolo
nen
5 sh
eno
shum
en e
hon
orar
eve
te a
rket
uara
nga
EKR
/Sho
qeria
.N
e ko
lone
n 6
"she
nim
e" v
endo
s em
rin e
EKR
qe
ka n
ensh
krua
r rap
ortin
Hart
uar d
ata
____
____
Dore
zuar
ne
IEKA
Dat
a __
____
____
NEN
SHKR
IMI
EKSP
ERTI
KO
NTA
BEL
I REG
JISTR
UAR
Shën
ime
Nr.
Emri
i Kl
ient
it
Lloj
i i In
form
acio
nit
finan
ciar
his
tori
k qe
ri
shik
ohet
/ sh
qyrt
ohet
Ore
t e
Pune
s te
Ek
sper
tit
Ang
azhi
me
indi
vidu
ale
(I) a
po
te p
erba
shke
ta
(P)
Num
ri i
iden
tifik
imit
te
pers
onit
te
tatu
eshe
m
(NIP
T/N
IUS)
Form
a e
orga
nizi
mit
te
klie
ntit
Shum
a e
hono
rare
ve t
e fa
turu
ara
n
e le
ke
Shum
a e
hono
rari
t te
ar
ketu
ar n
ga
eksp
erti
n
e le
ke
IEKA
Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel. ++35542346077 E-mail: [email protected]
22
Hysen ÇelaKryetar i Këshillit Drejtues
Eksp
erti
kon
tabe
l i r
egjis
trua
r/Sh
oqer
ia e
EKR
___
____
____
____
____
____
____
____
____
____
____
____
____
____
PASQ
YRA
A4
PASQ
YRA
PER
AN
GA
ZHIM
ET E
KRY
ERA
GJA
TE V
ITIT
___
____
_
E- A
NG
AZH
IME
TE T
JERA
(Mba
jtje
Kon
tabi
litet
, Per
gati
tje
e Pa
sqyr
ave
Fina
ncia
re, K
onsu
lenc
a dh
e te
tje
ra t
e ng
jash
me)
ab
c1
23
41 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15
00
0
Shpj
egim
eN
e ko
lone
n 1
vend
os ll
ojin
e a
ngaz
him
it te
kry
er.
Ne
kolo
nen
2 ve
ndos
per
iudh
en k
ohor
e ku
r esh
te k
ryer
sher
bim
i (p.
sh. m
e da
ta te
per
cakt
uara
nga
der
i; os
e sh
erbi
m m
ujor
/3-m
ujor
/vje
tor)
. N
e ko
lone
n 3,
ven
dos s
hum
en e
hon
orar
eve
te f
atur
uara
nga
eks
pert
i apo
shoq
eria
e a
uditi
mit
qe d
ekla
ron
Ne
kolo
nen
4 ve
ndos
shum
en e
hon
orar
eve
te a
rket
uara
nga
EKR
Hart
uar d
ata
____
____
Dore
zuar
ne
IEKA
Dat
a __
____
____
NEN
SHKR
IMI
EKSP
ERTI
KO
NTA
BEL
I REG
JIST
RUA
R
Shum
a e
hono
rare
ve t
e fa
turu
ara
ne le
ke
Shum
a e
hono
rari
t te
ar
ketu
ar n
ga e
kspe
rti
ne le
keSh
ënim
eN
r.Em
ri i
Klie
ntit
Num
ri i
iden
tifik
imit
te
per
soni
t te
ta
tues
hem
(N
IPT/
NIU
S)
Form
a e
orga
nizi
mit
te
klie
ntit
Lloj
i i a
ngaz
him
it q
e kr
yhet
Peri
udha
kur
esh
te
krye
r sh
erbi
mi
IEKA
Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel. ++35542346077 E-mail: [email protected]
23
Hysen ÇelaKryetar i Këshillit Drejtues
PASQYRA A5Eksperti kontabel i regjistruar/Shoqeria e EKR __________________________________________________
INFORMACION PER EKSPERTET E BASHKEEMERUAR
12345678
LISTA E TE STAZHIEREVE DHE TE PUNESUARVE PER PUNE PROFESIONALE
12345678
NENSHKRIMIHartuar data ________ Dorezuar ne IEKA Data ___EKSPERTI KONTABEL I REGJISTRUAR
Nr. Misioni EKR i bashkeemeruar
Nr. Emri MbiemriEkspertet (EKR) , stazhieret dhe te punesuarit e tjere
Statusi i punesimit me kohe te plote / me kohe te
pjeseshme
Modalitetet e pageses
"me kontrate punesimi"
"me kontrate sherbimi"
IEKA
Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel. ++35542346077 E-mail: [email protected]
24
Hysen ÇelaKryetar i Këshillit Drejtues
IEKAINSTITUTI I EKSPERTEVE KONTABEL TE AUTORIZUAR
Institute of Authorized Chartered Auditors of AlbaniaRruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tirane
Tel/Fax ++35542346077 E-mail: [email protected]