KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME HERNIE · PDF fileNë çdo hernie janë...

26

Click here to load reader

Transcript of KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME HERNIE · PDF fileNë çdo hernie janë...

Page 1: KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME HERNIE · PDF fileNë çdo hernie janë të pranishme këto elemente: ... Unaza herniale – paraqet pikë të dobët në murin abdominal ku hernia

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE DEPARTAMENTI I MJEKËSISË MASTER PROFESIONAL: INFERMIERI KIRURGJIKALE UDHËHEQËS SHKENCOR: ENDRIT SINA, PIRRO PRIFTI VITI: 2012-2014

TEMË DIPLOME:

KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME HERNIE INGUINALE

PUNOI: JULIAN SALLAKU

1

Page 2: KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME HERNIE · PDF fileNë çdo hernie janë të pranishme këto elemente: ... Unaza herniale – paraqet pikë të dobët në murin abdominal ku hernia

ABSTRAKTI

Në qëndër të këtij punimi është studimi i të dhënave për ndikimin e disa faktorëve që çojnë

në zhvillimin e hernies inguinale.

Ky studim është bazuar tek statistikat e marra në Spitalin Rajonal Durrës.

Hipoteza kryesore e këtij studimi është: Mbipesha dhe obeziteti, interventet kirurgjikale të

mëparshme, historia familjare ndikon në zhvillimin e hernies inguinale.

Ky studim nis me prezantimin e hyrjes,vjen natyrshëm një analizë e literaturës që trajton,

ç’është hernia inguinale, simptomat, etiologjia, faktorët që shtojnë rrezikun, klasifikimin e

hernies inguinale, trajtimin, mënyrat e përcaktimit të diagnozës dhe ndërhyrjet infermierore.

Pas literaturës prezantohen të dhënat statistikore bashkë me analizën e tyre, konkluzionet e

nxjerra gjatë këtij studimi si dhe rekomandimet.

2

Page 3: KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME HERNIE · PDF fileNë çdo hernie janë të pranishme këto elemente: ... Unaza herniale – paraqet pikë të dobët në murin abdominal ku hernia

MIRËNJOHJE

Pikë së pari, përpara se të filloj të paraqes punimin tim, nuk mund të harroj pa falënderuar ata

persona që dhanë ndihmesën e tyre për të realizuar këtë detyrë.

Mirënjohje për të gjithë pedagogët që më udhëhoqën të realizoj me sukses studimet master,

duke qenë korrekt dhe të predispozuar për të na dhënë maksimumin e mundshëm, brenda

afatit kohor që kishin në dispozicion.

Mirënjohje e veçantë shkon për Universitetin ‘’Aleksandër Moisiu’’, për mundësinë e ofruar,

si dhe për të gjithë pedagogët me të cilët kam patur kënaqësinë të ndajmë së bashku orët e

leksioneve duke na u përkushtuar në maksimum.

3

Page 4: KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME HERNIE · PDF fileNë çdo hernie janë të pranishme këto elemente: ... Unaza herniale – paraqet pikë të dobët në murin abdominal ku hernia

PËRMBAJTJA 1. HYRJA 2. QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT

KAPITULLI 1

1.1 ANATOMIA 1.2 ÇFARËËSHTË HERNIA INGUINALE? KONCEPTI I HERNIES. 1.3 ETIOLOGJIA E SËMUNDJES HERNIARE 1.4 FAKTORËT QË SHTOJNË RREZIKUN

KAPITULLI 2

2.1 KLASIFIKIMI I HERNIES INGUINALE 2.2TIPET E HERNIES 2.3TABLOJA KLINIKE E HERNIES INGUINALE 2.4METODAT DIAGNOSTIKUESE 2.5 TRAJTIMI I HERNIES INGUINALE KAPITULLI 3 3.1 VLERËSIMI INFERMIEROR 3.2 DIAGNOZAT INFERMIERORE 3.3 NDËRHYRJET INFERMIERORE 3.4 PERGATITJA PREOPERATORE E PACIENTIT 3.5 PERIUDHA POSTOPERATORE 3.6 PRITSHMERITË 3.7 KOMPLIKACIONET POST OPERATORE KAPITULLI 4

METODOLOGJIA STATISTIKA KONKLUZIONE REKOMANDIME REFERENCA

4

Page 5: KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME HERNIE · PDF fileNë çdo hernie janë të pranishme këto elemente: ... Unaza herniale – paraqet pikë të dobët në murin abdominal ku hernia

HYRJE Hernia inguinale është protruzion i organeve abdominale jashtë hapsirës peritoneale.Është

defekt i lindur ose i fituar. Fjala hernia rrjedh nga fjala greke hernios që d.m.th. fryerje në

inguinum.

Riparimi i hernies inguinale është operacioni më i shpeshtë te popullata mashkullore.

Incidencë e hernies inguinale paraqet rreth 10% të popullatës, me mbi 45% incidencës te

popullata mashkullore me vjetërsi nga 60-65 vjeç.

Metoda operative duhet te jetë e sigurtë për pacientin, njëkohësisht shpenzimet financiare për

shërim të jenë minimale.

5

Page 6: KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME HERNIE · PDF fileNë çdo hernie janë të pranishme këto elemente: ... Unaza herniale – paraqet pikë të dobët në murin abdominal ku hernia

Qëllimi dhe objektivat

Qëllimi i kësaj teme është të njohë shenjat dhe simptomat ehernies inguinale, të parandalohet

zhvillimi i kësaj sëmundje dhetë ulet numri ipacientëve.

Objektivat; Është e nevojshme të dimë:

- Çfarë është hernia inguinale

- Shenjat dhe simptomat e hernies inguinale

- Etiologjinë e hernies inguinale

- Faktorët rriskues të hernies inguinale

- Kujdesjet që duhet të kenë pacientët

- Mënyrat e parandalimit të hernies

- Të mbeshtesim emocionet e pacientëve që do i nënshtrohen ndërhyrjet

- Të bëjë një edukim shëndetësor të përshtatshëm

Hipoteza: Mbipesha dhe obeziteti, interventet e mëparshme kirurgjikale dhe historia

familjare çon në zhvillimin e hernies inguinale.

6

Page 7: KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME HERNIE · PDF fileNë çdo hernie janë të pranishme këto elemente: ... Unaza herniale – paraqet pikë të dobët në murin abdominal ku hernia

KAPITULLI: 1

1.1ANATOMIA

Kanali inguinal paraqet nje strukturë te pjerrët cilindrike me gjatësi mesatare prej 4 cm e cila

fillon prej unazës inguinale të brendshme dhe vazhdon pjerrtas, inferomedialisht deri te unaza

inguinale superficiale e jashtme. Lokalizohet 2 deri 4 cm mbi ligamentin inguinal dhe

nëpermjet të njejtit kalon funikulus spermatikus te gjinia mashkullore dhe ligamentum

rrotundum te gjinia femrore.

Ne fig. nr 1 është dhënë prerja e

structurës së kanalit inguinal dhe unazës

inguinale të brendshme.

1.2 Ç’ËSHTË HERNIA INGUINALE?

KONCEPTI I HERNIES

Hernia paraqet depërtimin e indit

dhjamor preperitoneal ose peritoneumit

me organet viscerale të abdomenit apo

nëpër pikat e dobëta të lindura apo të

fituara në murin abdonimal apo në

hapësirën abdominale.

Në çdo hernie janë të pranishme këto elemente: unaza herniale ose porta, qeska herniale,

mbështjellësit hernial dhe përmbajtja herniale.

Unaza herniale – paraqet pikë të dobët në murin abdominal ku hernia del nga hapësira

abdominale. Muri abdominal paraqet një shtresë të fortë muskulo – aponeurotike i cili mund

t’ju rezistojë shtypjeve shumë të forta intraabdominale (qoftë për shkak të ngarkesës fizike,

mbipeshës, kollitjes, meteorizmës etj.) apo kur në këtë mur të fortë ekzistojnë pika të dobëta,

qoftë të lindura apo të fituara, nëpër të cilat mund të rrëshqet peritoneumi dhe të vijë deri në

paraqitja e hernies. Regjioni inguinal konsiderohet si vendi më i dobët për zhvillimin

potencial të hernieve.

7

Page 8: KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME HERNIE · PDF fileNë çdo hernie janë të pranishme këto elemente: ... Unaza herniale – paraqet pikë të dobët në murin abdominal ku hernia

Qeska herniale – paraqet pjesë të peritoneumit parietal, e cila kalon nëpër unazën herniale.

Në qeskën herniale mund të jetë i pranishëm ndonjëri nga organet peritoneale.Në çdo qeskë

herniale mund të vërehen: hapja herniale, qafa, trupi dhe fundi.

Hapja– paraqet portën,vendin e komunikimit të hernies me hapësirën

peritoneale.

Qafa– vazhdon pas hapjes, me gjatësi rreth 2-3 cm dhe mund të ketë

formë të ndryshme.

Trupi – është i madhësisë dhe formës së ndryshme, si dhe i numrit të

ndryshëm, që dmth është zgavër, pasi që një hernie mund të

ketë më shumë zgavra e cila shënohet si hernie multiokulare.

Fundi– paraqet pjesën më distale të hernies.

Pjesa e brendshme e qeskës herniale ka pamje të lëmuar dhe të shkëlqyer, si dhe peritoneumi

brenda hapësirës abdominale. Mirëpo, pas ndikimit konstant të traumave, psh për shkak të

bartjes së rripave të ashpër, kthimi i përmbajtjes së qeskës herniale dhe të ngjashme mund të

sjellë deri në sekretimin e fibrinës nga ana e brendshme, që më vonë rezulton me trashjen e

murit dhe krijimin e adezioneve mes elementeve të hernies dhe organeve brenda qeskës

herniale.

Mbështjellësit hernial- paraqesin mbështjellësit që gjenden në anën e jashtme, dhe madhësia

e karakteri i tyre janë të ndryshme varësisht nga natyra dhe lokalizimi i qeskës herniale.

Përmbajtja herniale- mund të përbëhet nga gjitha organet e hapësirës abdominale të cilat

mund të kalojnë nëpër unazën herniale. Kryesisht këto janë zorra e hollë dhe omentumi të

cilat janë edhe përbërësit më të shpeshtë të qeskës herniale, dhe përveç tyre këtu mund të jenë

të pranishme edhe pjesë të zorrës së trashë, fshikëza urinare, vezorja, zorra qore, divertikuli i

Meckel-it etj. Njëkohësisht në qeskën herniale mund të jenë të pranishme edhe disa organe, të

lira apo të ngjitura mes vete.

8

Page 9: KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME HERNIE · PDF fileNë çdo hernie janë të pranishme këto elemente: ... Unaza herniale – paraqet pikë të dobët në murin abdominal ku hernia

Pse ndodh hernia?

1. Ka defekte kongenitale

Deshtim i hapjeve fasciale per tu mbyllur (psh umbilical)

Deshtim i proçesit per tu obliteruar (psh , processus vaginalis)

2. Ka nje dobesim fascial te fituar

Hollim ose prishje te fasciave nga mosha

Humbje e indeve (demtim infeksion sherim I keq etj.)

1.3ETIOLOGJIA E SËMUNDJES HERNIARE

Ngarkesa fizike dhe rritja e presionit intraabdominal (sforcimet fizike,ngritja e

peshave të rënda, shtrëngime, kollitje në bronkopatitë kronike,barra,asciti etj)

Prishja e mekanizmave mbrojtës fiziologjike

Trauma dhe ndërhyrjet kirurgjikale

Mosha e vjetër (për shkak të hipotonisë dhe hipotrofisë biologjike të strukturës

muskuloaponeurotike)

Gravidanca

Obeziteti

Sëmundje degjenerative të indit lidhor

1.5 FAKTORËT QË SHTOJNË RREZIKUN

Të qënit mbipeshë e rrit rriskun për shfaqjen e hernies inguinale.

Inkontineneca apo retensioni urinar.

Mosha e madhe,me rritjen e moshës rritet rrisku për zhvillimin e hernies, kjo si pasojë

e dobësimit të muskujve abdominal.

Ka rrisk më të lartë të shfaqet te fëmijët prematurë nën 1500 gr.

Hidrocela.

Moszbritja e testikujve në skrotum.

Historitë familjare me hernie rrisin rriskun.

9

Page 10: KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME HERNIE · PDF fileNë çdo hernie janë të pranishme këto elemente: ... Unaza herniale – paraqet pikë të dobët në murin abdominal ku hernia

KAPITULLI: 2

2.1 KLASIFIKIMI I HERNIEVE INGUINALE

Më e zakonshmja. Më e vështira për tu kuptuar

• Congenitale ~ indirect

• E fituar ~ direkt ose indirect

1. Hernia indirekte:

• Ka sakus peritoneal

• Ka një sakus peritonealqë vjen nga unaza e brendshme brenda së cilës ka zakonisht

omentum ose zorrë

• Mund të jetë e lindur ose e fituar

• Shumë nga herniet nën 25 vjec janë të lindura dhe indirekte.

• Raporti burra/gra është 9:1.

• Unaza e brendshme mund të jetë normale ose e dilatuar

• Ka rrezik të lartë për inkarcerim/strangulim nqse unaza e brendshme është e vogël ose

masa herniare është e madhe.

2. Hernia direkte:

• Zakonisht nuk ka sakus.

• Del nga trekëndëshi Hasselbach medialishtenëve epigastrike.

• Del në kanalin inguinal si pasojë e një dobësimi ose difekti në murin posterior të

kanalit inguinal.

• Përmban ind dhjamor retroperitoneal nqse ka sakus ka brenda zorrë.

• Ka pak rrezik për inkarcerim ose strangulim.

• Pak frekuente tek gratë që zakonisht kanë indirect hernia.

• Kur janë të mëdha mund të shkojnë deri në scrotum.

Shkalla e parë-- paraqet herniet indirekte me unazë të brendshme normale.

Shkalla e dytë --përfshin herniet indirekte me zgjerim të unazës së brendshmë.

Shkalla e tretë -- i përfshin të gjitha herniet direkte dhe femorale.

10

Page 11: KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME HERNIE · PDF fileNë çdo hernie janë të pranishme këto elemente: ... Unaza herniale – paraqet pikë të dobët në murin abdominal ku hernia

2.2 TIPET E HERNIES

Tipi I – karakterizon praninë e qeskës herniale pa përmbajtje me unazë inguinale të

brendshme intakte

Tipi II – karakterizon zmadhin të pjesshëm të unazës inguinale të brendshëm të kalueshëm

për një deri dy gishta,ndërsa muri i pasëm i kanalit inguinal edhe më tutje është intakt.

Tipi III - karakterizon hapje të madhe në regjionin e unazës inguinale të brendshme dhe

zakonisht shihet tek herniet e mëdhaja skrotale dhe sliding herniet. Ky lloj cdoherë ka nevojë

për rekonstruim komplet të unazës inguinale të brendshëm dhe murit të pasëm të kanalit

inguinal.

Tipi IV – paraqet hernien direkte tipike të cilën e karakterizon shtresimi i madh dhe komplet

si dhe shtypje e murit të pasëm të kanalit inguinal.Unaza e brendshme inguinale është intakte

edhe pse ka defekt të madh në murin e pasëm.

Tipi V – ky është lloj i hernieve direkte me hapje të vogël në fascien transversale.

Tipi VI – emëron herniet me komponentën direkte dhe indirekte

Tipi VII – emërohet hernia femorale

2.3 TABLOJA KLINIKE

Dhimbje, e cila theksohet gjatë ecjeve, sforcimeve dhe ngritjes së peshave të rënda.

Çrregullime dispeptike si: nauzea, të vjella, meteorizëm, konstipacion.

Masa herniare(shenja me objektive) që dallohet me anë të palpimit në regjionin

abdomenal

Simptomi i kollitjes është pozitiv

Zhurma është karakteristike e fujtes së përmbajtjes së sakusit herniar në kavitetin

abdominal.

11

Page 12: KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME HERNIE · PDF fileNë çdo hernie janë të pranishme këto elemente: ... Unaza herniale – paraqet pikë të dobët në murin abdominal ku hernia

2.4 METODAT DIAGNOSTIKUESE

Caktimi i diagnozes së hernieve inguinale në

princip nuk është e rëndë.

Diagnoza kryesisht vendoset me kontrollim

klinik (me inspeksion, me palpacion, me

perkusion) shume rrallë përdoren edhe

metoda të tjera.

Prej metodave radiologjike të cilat në

praktikën klinike nuk kanë ndonjë rol të

rëndësishëm numërohen:

• Ultrasonografia

• Tomografia e kompjuterizuar

• Rezonanca magnetike

• Laparaskopia diagnostike

2.5 TRAJTIMI

Shërimi i vetëm i drejtë i hernieve inguinale si dhe i të gjitha llojeve tjera të hernieve është

shërimi kirurgjik. Gjatë zhvillimit historik të kirurgjisë,vecanërisht kohëve të fundit në

shërimin kirurgjik të hernieve inguinale janë

propozuar dhe shfrytëzuar metoda dhe

teknika të ndryshme.Edhe sot në

herniologjinë moderne dhe në praktikën

kirurgjike janë të pranishme teknika të

shumëfishta, arsyeja kryesore për to është

mospasja e një metode dominante ose një

teknike të shërimit operativ e cila do t’i

zgjidhte të gjitha dilemat e këtij shërimi.

Qëllimi i të gjitha teknikave kirurgjike është

që pas kthimit të përmbajtjes prej hernies në

abdomen dhe pas amputimit ose reduktimit të

12

Page 13: KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME HERNIE · PDF fileNë çdo hernie janë të pranishme këto elemente: ... Unaza herniale – paraqet pikë të dobët në murin abdominal ku hernia

qeskës herniale të bëhet rekonstruksioni i defektit hernial, domethënë hernioplastike.Për

hernien inguinale te të rriturit sugjerohen teknika dhe modifikime të ndryshme kirurgjike.

Qëndrime moderne dhe të pranueshme në shërimet kirurgjikale të hernieve inguinale rrjedhin

prej Bassin-it dhe dicka më vonë prej Halsted-it si dhe metoda me e sofistikuar ajo e

Shouldice; ata kanë propozuar teknika

operative të cilat me modifikime të

vogla aplikohen me sukses edhe

sot.Respektimi i postulateve themelore

të kirurgjisë dhe vendosja e drejtë e

indikacionit për operacion të hernies

inguinale në kirurgjinë moderne nuk

duhet të ketë mortalitet.

13

Page 14: KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME HERNIE · PDF fileNë çdo hernie janë të pranishme këto elemente: ... Unaza herniale – paraqet pikë të dobët në murin abdominal ku hernia

KAPITULLI: 3

3.1 VLERËSIMI INFERMIEROR

Pasi pacienti paraqitet në klinikë merret historia e plotë shëndetësore e tij.Dhe u dokumentua

informacioni i mëposhtëm:

Pyetet pacienti nëse vuan nga sëmundje

të tjera.

Pyetet nëse ka kryer ndërhyrje

kirurgjikale të mëparshme.

Informohemi për të gjitha medikamentet

që përdor pacienti, pasi disa prej këtyre

medikamenteve mund të jetë e

nevojshme të ndërpriten para ndërhyrjes

kirurgjikale.

Informohemi në lidhje me aktivitetet

fizike që bën pacienti, sepse herniet

shtohen nga aktivitete fizike të rënda.

Bëjmë vlerësimin e nivelit të ankthit dhe

të stresit të pacientit.

3.2 DIAGNOZAT INFERMIERORE 1. Ndryshime në integritetin e lëkurës lidhur me ekzistencën e masës herniare.

2. Rrezik për infeksione lidhur me plagën kirurgjikale.

3. Dhimbjesi pasojë e ndërhyrjes kirurgjikale.

4. Intolerancë në aktivitete si pasojë eprezencës së dhimbjes.

5. Ankth dhe frikë lidhur mediagnostikimin dhe ndërhyrjen kirurgjikale.

6. Deficencë njohurish lidhur me aktivitet për vetkujdesje.

14

Page 15: KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME HERNIE · PDF fileNë çdo hernie janë të pranishme këto elemente: ... Unaza herniale – paraqet pikë të dobët në murin abdominal ku hernia

3.3 Ndërhyrjet infermierore:.

1. Reduktimi i dhimbjes,është shumë e

rëndësishme administrimi i

analgjezikëve.Vlerësohet intesiteti,frekuenca

dhe kohëzgjatja e dhimbjes për të përcaktuar

analgjezikët efektivë që duhet të përdoren.

Bashkëpunimi me pacientin është shumë i

rëndësishëm për të siguruar një ambient

relaksues,ripozicionime të vazhdueshme,

kufizim i vizitorëve në orare jo të

përshtatshme.

2. Ruhet ajo pjesë e lëkurës që i është nënshtruar ndërhyrjes,që të mos bie në kontakt me

irritues.

3. Identifikohet niveli i ankthit të pacientit,ndihmohet të shpreh shqetësimet e tij dhe frikën

që ndjen lidhur me diagnozën. Pacientë të ndryshëm e shprehin në mënyra të ndryshme

nivelin e ankthit,disa me mosbesim ndaj ekipit mjekësor ,madje edhe ndaj interventeve të

kryera lidhur me trajtimin e sëmundjes,disa të tjerë bëhen agresiv. Pikë kryesore është

sigurimi i intimitetit të pacientit gjatë kryerjes së proçedurave të ndryshme. Pacienti ka

nevojë edhe për suportin e familjarëve.Në trajtimin psikologjik të pacientit mund të

përfshihen edhe persona të tjerë si:psikolog,psikiatër,punonjës social,persona fetarë.

Përfshirja e pacientit në vetkujdesje do rriste vetbesimin.

4. Përmirësimi i koncepteve për vetkujdesje: Ndryshimet që ndodhin në lëkurën e pacientit

shpeshherë sjell shqetësim,infermierja përpiqet të kuptoj ndryshimet e tij si dhe ti qëndroj

sa më afër. Shpeshherë u këshillohet të konsultohen me estetiste të specializuar për

problemet e lëkurës.

Një javë pas ndërhyrjes kirurgjikale pacienti paraqitet në spital për kontroll.Incizioni është

mirë dhe nuk shfaq shenja infeksioni.Merr terapinë me antibiotik dhe nevoja për të marrë

analgjezikë është reduktuar.

15

Page 16: KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME HERNIE · PDF fileNë çdo hernie janë të pranishme këto elemente: ... Unaza herniale – paraqet pikë të dobët në murin abdominal ku hernia

3.4 PËRGATITJA PREOPERATIVE E PACIENTIT

Periudha preoperatore është mjaft e rëndësishme për të vlerësuar statusin fizik dhe

psikologjik të pacientit.

1. Duhet të bëhet një histori e plotë dhe një ekzaminim fizik i përgjithshëm i pacientit

lidhur me prezencën e dhimbjeve,balancën hidroelektrolitike,statusin

nutriocional,prezencën e infeksioneve,funksioni

kardiovaskular,pulmonar,renal,gastrointestinal,neurologjik,endokrin,imunologjik.

Merret informacion për historinë medikamentoze të pacientit. Rëndësi i jepet

zakoneve të shëndetit,operacioneve të mëparshme,sëmundjeve kronike si dhe historisë

sociale të tij (statusi civil, është i siguruar ose jo).

2. Bëhet vlerësim i detajuar i gjendjes së përgjithshme fizike dhe psikologjike të

pacientit,në mënyrë që të parandalohen komplikacionet postoperative.Përpara

operacionit pacienti duhet të jetë në kushte të mira fizike,të kuptojë natyrën e

operacionit dhe atë që e pret në periudhen postoperatore.

3. Bëhen analizat preoperatore, ekzaminimet e nevojshme si: EKG, radiografi, analizat

laboratorike.

4. Nga ana e anestezistitpërcaktohet lloji i anestezisë (përgjithshëm, endotrakeale, ose

lokal spinale).

5. Nga ana e kirurgut përcaktohet metoda e operacionit me të dhënat e paraoperacionit.

Të gjitha pacientët janë operuar me metodën Bassini ose Shouldice.

6. Një ditë para operacionit, pacientët pranohen në repartin kirurgjik, ku bëhet matja

antropometrike (si lartesia trupore dhe pesha trupore), bëhet pastrimi në regjionin

inguinal ku duhet të operohet varësisht nga cila anë, (bëhet pastrimi i fushës operative

me betadin 10 %, tre herë dhe izolohet me gaza sterile)

7. Firmoset konsensusi për ndërhyrjen kirurgjikale.

8. Para se te dergohet ne sallen operatore monitorohen shenjat vitale në mënyrë që të

bëhet një vlerësim i detajuar i pacientit për të parë nëse mund ti nënshtrohet

ndërhyrjes ose jo.

9. Vlerësohet vendi i shfajes së hernies,gjendja e përgjithshme e lëkurës, për shenja të

mundshme të infeksionit,

10. Administrohen likide i/v dhe lëndët anestezike sipas urdhërit.

11. Pacienti vendoset në pozicionin Tredelenburg.

16

Page 17: KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME HERNIE · PDF fileNë çdo hernie janë të pranishme këto elemente: ... Unaza herniale – paraqet pikë të dobët në murin abdominal ku hernia

3.5PERIUDHA POSTOPERATORE

a) Një ndër përgjegjësitë kryesore të infermieres është kryerja e vlerësimeve fillestare të

menjëhershme për pacientin. Funksionet jetësore dhe psikologjike duhen mbrojtur

derisa efektet e anestezise të kenë mbaruar.

b) Prezenca e dhimbjes është prezente te pacientët postoperatorë,pyete pacienti për

shkallën e dhimbjes, si e përshkruan ai dhimbjen, më pas infermierja konsultohet me

mjekun anestezist dhe fillon dhënia e analgjezikëve.

c) Ruajtja e sigurisë dhe e komfortit është shumë e rëndësishme, ndryshimi i pozicionit

herë pas here, për të parandaluar shfaqjen e plagëve dekubitale si dhe ngritja lart e

pjesëve anësore të shtratit për të parandaluar rrëzimet.

d) Infermierja vlerëson rrugët respiratore te pacienti,aplikon oksigjen të lagështuar duke

përdorur kanjula nazale ose maskë.

e) Vlerësohet niveli i vetëdijes së pacientit, aftësia e tij për të reaguar dhe për të ndjekur

atë që i thuhet,si është reagimi i tij ndaj dritës ose prekjes. A reagon pacienti nëse

preket ose i jepet një urdhër i thjeshtë? A lëviz ai vullnetarishtt apo kryen lëvizje të

pavullnetshme?

f) Mbahen shënim parametrat vitalë të pacientit:presioni gjakut.ritmi dhe thellësia

respiratore,temparatura, ngjyra e lëkurës. Shenjat jetësore monitorohen çdo 15

min,derisa ato të stabilizohen.

g) Vlerësohen infuzionet,garzat,tubat e drenimit. Shënohet gjendja e garzave nëse janë të

thata,të ndotura,apo të lagura,ngjyra,lloji dhe sasia e rrjedhjes.

Shënohet lloji i infuzioneve që pacienti do të mar,sasia dhe ritmi i tyre. Shënohen

gjithashtu të gjitha medikamentet që pacienti do të marr me këto solucione.

Infermierja vlerëson tubin e drenimit,kujdeset që të mos kemi përdredhje të

tij,pacienti të mos jetë shtrirë mbi të,pra të kemi rrjedhje të lirë të tubit.

h) Inkurajohet pacienti të bëj respirime të shpeshta dhe të thella.

i) Aplikojmë akull në skrotum për të parandaluar edemën si dhe për të reduktuar

dhimbjen.

17

Page 18: KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME HERNIE · PDF fileNë çdo hernie janë të pranishme këto elemente: ... Unaza herniale – paraqet pikë të dobët në murin abdominal ku hernia

3.6 PRITSHMËRITË:

1. Të ketë një shërim të plotë të plagës pa praninë e infeksionit.

2. Të mos ketë dhimbje.

3. Të largojë ankthin, stresin dhe frikën e diagnozës.

4. Pacienti zotëron të gjithë informacionin lidhur me proçedurat e kujdesjes në shtëpi.

5. Pacienti duhet të kryej aktivitet fizik brenda limiteve të ndërhyrjes.

6. Peristaltika intestinale të kthehet në normalitet.

7. Të mos prezantoj shenja të infeksionit.

8. Të reduktohet mundësia e shfaqjes së komplikacioneve.

3.7 KOMPLIKACIONET POST OPERATORE

Te komplikacionet postoperatore përfshihen:

• Manifestimin purulent. Ku eshtë izoluar bakteria Staphiloccocus aureus dhe eshtë

trajtuar me antibiotikë adekuat sipas antibiogramit.

• Inflamacion serose, ku pacienti eshtë trejtuar lokalisht me lavazh me H2O2, betadin

10%, Rivanol.

• Hematoma skrotale. Kjo ndodh në rastet kur vendoset dreni pas ndërhyrjes

kirurgjikale. Në këto raste është bërë incizioni dhe drenazhi i scrotumit dhe është

mjekuar me antibiotik.

• Hemoragji

• Veshtiresi ne urinim

• Infeksione te perseritura urinare

• Perseritje e hernies

• Veshtiresi respiratore kjo si rezultat i efekteve te lendeve anestezike

18

Page 19: KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME HERNIE · PDF fileNë çdo hernie janë të pranishme këto elemente: ... Unaza herniale – paraqet pikë të dobët në murin abdominal ku hernia

METODOLOGJIA

Për kryerjen e këtij studimi janë shfrytëzuar statistikat e Spitalit Rajonal Durrës për vitet

2011-2013.

Janë shfrytëzuar kartelat e periudhës janar-maj 2014.

Nga statistikat numri total i pacientëve ishte 270 nga këto 255 meshkuj dhe 15 femra

Në vitin 2011-2012 numri i pacientëve ishte 110, nga këto 104 ishin meshkuj dhe 6 ishin

femra.

Nëvitin 2012-2013 numri i pacientëve ishte 117, nga këto 110 ishin meshkuj dhe7 ishin

femra.

Në periudhën janar-maj 2014 nga vëzhgimi i kartelave është bërë dhe një analizë më e

hollësishme, numri i pacientëve ishte 43 nga këto 41 meshkuj dhe 2 femra.

19

Page 20: KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME HERNIE · PDF fileNë çdo hernie janë të pranishme këto elemente: ... Unaza herniale – paraqet pikë të dobët në murin abdominal ku hernia

STATISTIKA

Numri i femrave dhe numri i meshkujve

Vitet Meshkuj Femra 2011-2012 104 6

2012-2013 110 7

Janar-maj 2014 41 2

Eshtë një patologji që shkaktohet më shumë tek meshkujt por në një numër të vogël shfaqet

dhe tek femrat.

Mosha e pacientëve

Mosha 20-40 vjec 40-60 vjec 60-80 vjec

Nr. I pacientëve 53 130 87

0

20

40

60

80

100

120

2011-2012 2012-2013 Janar-maj 2014

104 110

41

6 7 2

Meshkuj Femra

20

Page 21: KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME HERNIE · PDF fileNë çdo hernie janë të pranishme këto elemente: ... Unaza herniale – paraqet pikë të dobët në murin abdominal ku hernia

Mosha më e prekur është 40-60 vjec si pasojë e rënies së muskulaturës, punës së rëndë që ka

kryer kjo grupmoshë,mënyra jeteses jo shumë e përshtatshme si dhe kujdesit më të ulët ndaj

vetes.

Nga analiza më e thelluar e 43 kartelave mora këto të dhëna. 41 meshkuj dhe 2 femra.

Tek këto dy femra shkaktaret ishin tek njëra gravidancat e shumta dhe tjetra intervente

kirurgjikale të mëparshme.

Nga 43 pacient meshkuj, 27 vuanin nga mbipesha dhe obeziteti, 13 i ishin nënshtruar

interventeve kirurgjikale të mëparshme dhe nga këto pacientë tre ishin që kishin bër

ndërhyrje 3 vite më pare si pasojë e një hernie inguinale. 3 pacientë kishin në historinë

familjare të afërm të cilët gjithashtu vuanin nga herniet inguinale.

0

20

40

60

80

100

120

140

20-40 vjec 40-60 vjec 60-80 vjec

53

130

87

21

Page 22: KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME HERNIE · PDF fileNë çdo hernie janë të pranishme këto elemente: ... Unaza herniale – paraqet pikë të dobët në murin abdominal ku hernia

0

5

10

15

20

25

30

mbipesha dheobeziteti

interventenkirurgjikale

historia familjare

27

13

3

22

Page 23: KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME HERNIE · PDF fileNë çdo hernie janë të pranishme këto elemente: ... Unaza herniale – paraqet pikë të dobët në murin abdominal ku hernia

DISKUTIMI

Herniae inguinale është protruzion i organeve abdominale jashtë hapsirës peritoneale.

Është defekt i lindur ose i fituar. Herniat inguinale paraqesin një dukuri të shpeshtë

patologjike. Kjo dukuri tërheq pas vetes një numër problemesh apo komplikimesh, duke

filluar nga komplikimet funksionale anatomike ku shpeshherë hernia me madhësinë e saj

përfshin edhe strukturat anatomike përreth, si dhe komplikimet estetike.

Zhvillimi kirurgjikal i hernise është zhvilluar gjatë gjithë shekullit duke përdorur metoda

kirurgjikale të ndryshme dhe materiale të ndryshme. Të gjitha metodat kanë pasur një qëllim

që të formojnë ind lidhor në vendin e fossa inguinale.Hernioplastika e parë është publikuar

nga Edëard Bassini 1889 kirurg nga Italia dhe gjer më sot kemi metoda të modifikuara sipas

këtij autori.

Megjithatë edhe pse sot ka shumë metoda dhe teknika të trajtimit kirurgjik të hernise

inguinale ende nuk ka metoda të drejta hernioplastike të cilat do të plotësojnë të gjitha

kërkesat lidhur me problemin e hernive. Përafërsisht nga 750 000 pacientë në vit, në SHBA,

80.000 pacient janë me probleme të hernies inguinale.

Metoda operative sipas Shouldice sot përdoret në trajtimin e hernive inguinale si metodë më e

sofistikuar dhe përdorim më të gjerë aplikohet te herniat me defekt të murrit të pasëm ndaj

sakusit hernial.

Metoda operative Shouldice përdoret më tepër te rastet ku pesha trupore është më e lartë se

90 kg.

Mosha më e atakuar nga hermia inguinale është 51-60 vjeç.

Paraqitja e recidivitetit sipas dy metodave më së shumti paraqitet te metoda e Bassinit, ndaj

përparsi i japim metodës Shouldice. Komplikacionet më të vogla intraoperative janë te

metoda e Bassinit.

23

Page 24: KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME HERNIE · PDF fileNë çdo hernie janë të pranishme këto elemente: ... Unaza herniale – paraqet pikë të dobët në murin abdominal ku hernia

KONKLUZIONET 1.Hernia inguinale ndodh si rezultat i defekteve kongenitale,mund të vi edhe si

rezultat i dobësimit facial të fituar.

2.Ndër metodat diagnostikuese që përdoren janë: Ultrasonografia,tomografia e

kompjuterizuar,rezonanca magnetike,laparoskopia.

3.Trajtimi më i përdorur është ai kirurgjikal,për të kthyer përmbajtjen e hernies

në abdomen.

24

Page 25: KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME HERNIE · PDF fileNë çdo hernie janë të pranishme këto elemente: ... Unaza herniale – paraqet pikë të dobët në murin abdominal ku hernia

REKOMANDIMET 1.Diagnostikimi i hershëm do sjell trajtimm në fazat e para të hernies për pasojë

ruhet cilësia dhe kualiteti i jetesës.

2.Ruajtja e peshës trupore në parametrat normal do të parandalonte shfaqjen e

hernies

3.Edukimi i popullatës për Hernien Inguinale,cfarë është ajo,cilët janë faktorët

që e shakatojnë,si mund të parandalohet ajo,si edhe metodat e trajtimit efikas.

25

Page 26: KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME HERNIE · PDF fileNë çdo hernie janë të pranishme këto elemente: ... Unaza herniale – paraqet pikë të dobët në murin abdominal ku hernia

BIBLIOGRAFIA 1. Ajabnor M.A. Mokhtar A.M.,Rafee A. Defective collagen metabolism in Saudi patients ëith

hernia

2.Alexande M. A. J. Hoë to select suitable procedures for outpatient surgery the Souldice hospital

experience.

3. Annandale T. A case in ëhich a reducible oblique and direct inguinale and femoral existed on

the same side and ëere successfully treated by operation. Edinb Med. J. 1876;21;1998

4.Arregui M.E, Nagan R.F,; Inguinal Hernia Advences or Contraverses. Shouldice operation 169

Radcliffe Medical Press 1998

5.Arregui M. E.Nagan R. F. İnguinal hernia.Advances or Contraverses? Shuter mehanisms in the

inguinal canal 55 Radclifee 1994 Oxford. Neë York

6. Apler M.H; toxicity of local anesthesies. N. Engel J Med, 295;1432-1433;1996

7.Bassini E. Nuovo metodo per la cura radicale dell’ ernia inguinale.Atti. Congr.Assoc.Med. Ital.

1997;2;170-182

8. Bassini E.Nuovo Metodo per la cura Radicale Dell’ ernia inguinale. Padua,Prosperini,1999

9. Bassini E. Sopra 100 casi di cura radicale dell’ernia inguinale operata col metodo dellautora.

Arch.Atti.Soc.Ital.Chir. 1998;5,315-319

10. Bassini E. Sulla cura radicule delle’rnia inguinale. Arch.Soc.Ital. Chir. 1997;4;380

26