Kufoma - Fatos Kongoli

34
1. Nje ere gjirizi e kishte ndjekur kudo, ne zyren e vet, ne korridoret e ndermarrjes, ne rruge, ne pijetore, ku kishte pire nje birre te nxehte (si e pjerrme miu), ne shtepi, ne te gjitha mjediset e shtepise, deri ne shtrat, ku s’mbante mend prej sa oresh perpelitej prane trupit te se shoqes. Keto do te ishin rastet e mundshme nese ai do te orvatej te kujtonte “mone e shkuar”, sido qe ishte vetem dyzet vjec, kurse ajo vetem tridhjete e pese, pra brenda lojes e se trilleve te nates. Nen ndricimin e henes, trupi lakuriq I gruas dukej si nje statuje mermeri dhe me gjithe mankthin qe I shtrydhte zemren ai nuk pati ne dore te mos binte pre e dyshimit te vjeter: e tradhtonte valle ajo? Kishte qene nje mi i madh, i zi, i llahtarshem. I tmerruar ai e perjetoi me intensitet derrmues ndjesine se ishte mi, se sapo, se sapo kishte dale nga gryka e kanalit dhe era e qelbur clirohej nga trupi i tij. Zyra e tij ndodhej ne katin e shtate, kati i gjithpushtetshem I kartvizitave te personaliteteve te larta zyrtare.(11) Urdhrat, kunderurdherat, udhezimet, kunderudhezimet, ceremonite, dekorimet, pushimet nga puna, lavderimet, ndeshkimet e te tjera veprimtari te kesaj natyre kryheshin ne katin perdhes. Sikur ato kembe te mos mbuloheshin nga nje shtrese qimesh , do te mund te quheshin te shkelqyera. (…)Ne ate zyre qe kundermonte parfum gjeta nje femer rreth te tridhjetave, me ca sy ku e pata te veshtire te lexoja simpati apo mosperfillje.

description

Fatos Kongoli- Pjese kyce nga Romani Kufoma

Transcript of Kufoma - Fatos Kongoli

Page 1: Kufoma - Fatos Kongoli

1.

Nje ere gjirizi e kishte ndjekur kudo, ne zyren e vet, ne korridoret e ndermarrjes, ne rruge, ne pijetore, ku kishte pire nje birre te nxehte (si e pjerrme miu), ne shtepi, ne te gjitha mjediset e shtepise, deri ne shtrat, ku s’mbante mend prej sa oresh perpelitej prane trupit te se shoqes.

Keto do te ishin rastet e mundshme nese ai do te orvatej te kujtonte “mone e shkuar”, sido qe ishte vetem dyzet vjec, kurse ajo vetem tridhjete e pese, pra brenda lojes e se trilleve te nates.

Nen ndricimin e henes, trupi lakuriq I gruas dukej si nje statuje mermeri dhe me gjithe mankthin qe I shtrydhte zemren ai nuk pati ne dore te mos binte pre e dyshimit te vjeter: e tradhtonte valle ajo?

Kishte qene nje mi i madh, i zi, i llahtarshem.

I tmerruar ai e perjetoi me intensitet derrmues ndjesine se ishte mi, se sapo, se sapo kishte dale nga gryka e kanalit dhe era e qelbur clirohej nga trupi i tij.

Zyra e tij ndodhej ne katin e shtate, kati i gjithpushtetshem I kartvizitave te personaliteteve te larta zyrtare.(11)

Urdhrat, kunderurdherat, udhezimet, kunderudhezimet, ceremonite, dekorimet, pushimet nga puna, lavderimet, ndeshkimet e te tjera veprimtari te kesaj natyre kryheshin ne katin perdhes.

Sikur ato kembe te mos mbuloheshin nga nje shtrese qimesh , do te mund te quheshin te shkelqyera.

(…)Ne ate zyre qe kundermonte parfum gjeta nje femer rreth te tridhjetave, me ca sy ku e pata te veshtire te lexoja simpati apo mosperfillje.

Si shefe administrate ajo duhet te dinte ne mos gjithcka, shumecka rreth meje dhe qendrimi I saj mund te interpretohej ne menyra te ndryshme.

Te mbaje deren e zyres mbyllur plasje vape , ta lije hapur duhet te perballoje aromat e jashqitjeve te te dy sekseve qe popullonin katin, ku sic mund te perfytyrohet, mbizoteronte era therese e urines femerore.

“Ere kaq e qelbur nuk besoj se vjen as nga halete e bushmeneve.’’

Me pas thashe dicka per nevojen e ujit te rrjedhshem per ti shkarkuar banjat- theksova banjat, jo halete- nga ekskermentet njerezore. Se fundi shtova nje verejtje per pastrueset : me sa dukej ato nuk e kryenin detyren.

Page 2: Kufoma - Fatos Kongoli

Dhe mendova se duhej te isha nje mekatar I mjere perderisa providenca e shihte me vend te me denonte deri ne kete pike, domethene te ndaja zyren me bageti si koleget e rinj.

Kembimi i batutave degjeneroi kur poeti i shquar, per te cilin une vertet dyshova ne ishte ne gjendje te shihte nga pozicioni gatitu seksin e vet, e ngriti zerin, goditi tryezen me grusht dhe, duke permbysur dy kuti me bojera guash , i deklaroi Gausit se ishte nje piktor I deshtuar.

Fytyra e bardhe e Kleas, e cila kishte ndjekur duelin e burrave me shastisjen e zakonshme, kishte marre ngjyren e shkumesit.

Kishte nje zyre ne anen e kundert te nderteses, simetrike ndaj mesit te korridorit me WC- te perballe nesh.

I pash vetem vuajtjen qe I trazonte fytyren.

Atehere duhet te jem larguar, kur veshtrimi I saj u mbyt ne syte e mi. Dhe mora me vete renkimet e tyre. Ai qe zhytur tek ajo. Ajo qe zhytur tek ai.

Ndihej I ligeshtuar, me nje boshllek qe I krijonte iluzionin e mungeses se peshes, por mankthi qe I shtrydhte zemren qe tretur, te thuash se organizmi I tij e kishte absorbuar per ta nxjerre ne trajten e jashqitjeve.

Ai vuri re me njefar lehtesimi se nga kanali I banjes nuk c’lirohej ndonje ere gjirizi se tapa e trashe prej gome ishte nje mburoje e sigurt ndaj cdo invazioni minjsh, se, tekefundit, ajo ndjesi e peshtire qe e bente ta krahasonte veten me nje mi duhet te ishte pasoje e stermundimit prej tre muajsh ne zbor.

Atij nuk i kanosej asnje rrezik, ai ndihej I qete.

Trupi pak I kerrusur, zbehtesia, nje lloj shperqendrimi, nje lloj hutimi, te gjitha keto nuk mund te kalonin pa u vene re, sic nuk I kaluan , vezhgimit profesionist te hetuesit Vladimir D. Ky qe nje tip I gjate, me tipare te hequra e nje cere prej te vdekuri. Burri po kalonte perballe nje kinkalerie kur I doli perballe hetuesi. Ndoshta per shkak te befasise, ndoshta per shkak te zbehtesise se tejskajshme te lekures se tjetrit, por ndoshta sepse ishte nje fytyre e harruar, atij iu duk se I doli perpara nje kufome.

Ne castin kur u shkembyen instiktivisht u perpoq te kapte dicka ne shprehjen e atyre zgavrave te siluetes, qe do te quheshin sy. Por zgavrat ndrynin vetem zbrazeti.

Me ne fund nuk I beri dot balle tundimit. Kur ktheu koken rruga qe bosh, nje boshllek i ngjashem me zbrazetine e zgavrave.

Page 3: Kufoma - Fatos Kongoli

Fytyra e tij, me zbehtesine prej te vdekuri kishte mbetur tutje, e zhytur ne nje zone terri. Befas kishte dale prej andej sic del djalli nga erresira e te shfaqet perpara, per te kujtuar se eshte I pranishem e nuk te shqitet as ne jeten e pertejme.

Pese vjet me pare ai ishte ngaterruar e kjo I kishte lene nje shije te hidhur, qe sdo ti shqitej deri ne varr.

“Ai tjetri mendoi burri, nuk leh, ai eshte nga ata qe zene prite dhe vetem kafshojne. Puna eshte te marrim vesh ne ka dale ne prite gjekundi. Po te kete dale do te thote se e kane leshuar nga zinxhiret. Dhe mjer ke kane caktuar per viktime.”

(…)Pika me e mundshme per tu ndeshur me hetuesin ishte baraka e kinkalerise ne udhekryq, atje ku I qe shfaqur nej dite me pare.

Mirpo vrulli vetesakrifikues i tij ra sapo u gjend prane barakes. Kurrekush nuk I kishte zene prite, po te mos llogaritet cigareshitesi ne kamaren e kinkalerise, qe percillte me indiference kalimtaret.

Ai veshtroi perreth I zhgenjyer.

Fytyren e tij e pa ne fund, kur po behej gati te largohej.

Permes rese se tymit iu duk si nje kufome e ngritur nga varri, me zgavrat e syve qe ndrynin nje xixellime te zi. Ai nuk mori vesh nese kufoma gjendej aty prej kohesh apo qe shfaqur befasisht.

Sipas gjasave, ai ishte nje viktime e mundshme. Dhe iu drodhen leqet e kembeve.

Ne leternjoftimin tim, leshuar nga nenpunsja e gjendjes civile te lagjes Nr. 9 te kryeqytetit shenohet se une kam lindur me 7 dhjetor 1946, ne Tirane. Nuk kam perse ta ve ne dyshim kete date, por nese prinderit e mi do te ishin gjalle do te kembengulja te merrja vesh prej tyre se ci shtyu te me nxirrnin ne jete kur perpara meje kishin edhe kater te tjere, dy djem dhe dy vajza.

Por kur une fillova te njoh njerezit dhe boten ata ishin tre: Abeli, gjyshja dhe shtepia.

Kur qellon te ndeshem me te rastesisht, me pushton nje deshire per ta vrare. Me vjen te ze dicka, pershembull nje hekur, nje sepate, ta godas ne koke, t’I caj kafken. Ne te vertete e kam vrare me qindra here, ndoshta me mijera here. Ne enderr. Endrra sikur vras ate njeri me torturon. Edhe ne enderr une e kuptoj qe akti qe kryej eshte I rreme, nje veprim I deshperuar qe nuk jam ne gjendje ta realizoj. Sepse me gjithe deshiren per ta vrare, une nuk e vras dot. Fytyra e atij njeriu me kujton dbesine time, me provon kotesine time, me deshmon se per vellain tim Abelin, une jam Kaini.

Page 4: Kufoma - Fatos Kongoli

Ne keto kushte barra per te mbushur koken time te zbrazet fillimisht I mbeti gjyshes, sido qe ajo nuk kishte studiuar ne Gjermani, sic kishte studiuar im ate, nuk kishte sherbyer ne administraten e qeverise se Naltmadhenise se tij, Zogu I, sic kishte sherbyer im ate, as ne administraten e mevonshme apo ne Ministrine e Puneve Botore te pasluftes, ku I ndjeri mbylli karrieren si rrogetar.

Ketu nisen edhe kontradiktat tona, nese mund te quhen te tilla grindjet e nje capaculi me prirje rrugaci, sic isha une , me nje plake fisnike sic ishte gjyshja.

Mallkimin tim e quanin Valmir. Mbiemri nuk ka rendesi.

Te tjeret, sido qe me emra te ndryshem, ishin nje rishfaqje ne trajta te reja e Valmirit te femijerise.

Sepse une e kam pare nje here vdekjen me sy, ne rrethana pak a shume te ngjashme me personazhin e nje komedie te atij bashkatedhetarit tone te shquar me emrin Viktor.

Une nuk kisha ndonje arsye per te vrare veten.

Nese ne ngjarjen e mesiperme ai me shpetoi nga vdekja, shume kohe me para ai me kishte treguar fytyren e vdekjes.

Pronaret e saj, ata qe deri ne ate kohe, domethene deri ne mberritjen e Valmirit popullonin katet e banueshme, zbriten poshte, ne bodrume.

Por une thash qe Valmiri me tregoi fytyren e vdekjes. Kjo perkon me epoken kur njerezit vareshin ne sheshe publike dhe te varurit I linin te tundeshin me litar ne qafe, si lavjerres, per aq dite e net sa te gjykohej e mjaftueshme se shfaqja qe pare nga te gjithe, nga ata qe duhej te shihnin dhe ata qe sqe nevoja te shihnin.

Vetvetiu u zume perdore. Valmiri kapi doren time. Qe bere dyll I verdhe, me I verdhe se te varurit.

Keshtu, do te kisha mundesi te ulerija, dhe permes ulerimes , te nxirrja nyjen qe me ishte lidhur ne gryke

Brenda meje kishte hyre vdekja ne trajten e fytyrave pa jete te te varurve. Si dy lavjerres te mbeshtjelle me carcaf te bardhe. Kohemates te epokes.

C’e shtynte te projektonte nje gjenocid aq rrenqethes?

Ai ndryshonte nga te tjeret se qe I vetmi burre qe mbante kobure dhe qe vinte e merrte ose e sillte ne shtepi nje makine, nje veture e vogel dhe e zeze.

Page 5: Kufoma - Fatos Kongoli

Macen e zeze me fjongo te kuqe Valmiri e zuri mes ferrave. Ne fillim I keputi koken me thike. Pastaj I cau barkun dhe I nxorri zorret. Ate nate uleriva ne gjume.

Dhe filloi te qante. Nje e qare e rende e me denese.

Ai kujton se une nuk I kam pare. Kurse une I pash te dy, lakuriq, ne krevat…”

Ne syte e mi shume pak qenie te botes se te rriturve nuk futeshin ne boten e te marreve. Nje nga keto ishte dhe gruaja e re e bodrumit.

Ajo kishte fytyre te bardhe, vetulla, qerpike e floke te zinj.

Babai aty prane, ne kembe , pakez I terhequr, I mbeshtetur ne shpinen e karriges, veshurme smoking e kepuce lustrafin.

Po ky eshte kapitull pa interes.

Dylbija me dha mundesine te nxirrja perfundimin se nuk ka gje me te trishtuar se femrat e braktisura.

Dicka e magjishme rridhte prej tyre, sic rridhte uji me shkume per te humbur diku poshte. Dhe ndjeva te me zihej fryma.

Kuptova se gruaja e re e bodrumit nuk bente perjashtim nga bota e cmendur e te rriturve.

Po ndoshta veshtronin llumin qe kishte perfshire sendet e tyre. Nje llum I zi, I piste, qe vershimi I ujrave e kishte sjelle kushedi prej nga. Befas ajo ia shkrepi te qarit.

Mbeti vetem llumii zi, I piste. Asgje tjeter. Po te llogarisim familjen e Valmirit.

Per me teper te me vinin nje emer te rendomte, Festim.

Nisur nga emri kjo e ardhme do te ishte feste pa fund.

Mundet qe dicitura te ishte ndryshe per shembull “ Ura e jetes”.

Gjyshes I mbeten tridhjete… Pastaj hic, asgje.

Keshtu me kaloi prane vdekja.

Ishte nje grua, trupi I se ciles, po te mbeshteteshe, te perconte nje dridhje te mistershme. Gruaja e bodrumit me mbajti midis gjinjeve, ne pritje te engjellit fluturues. Ajo me puthi. Kur hapa syte magjia u zhduk. Valmiri me kishte hequr mundesine per te vajtur ne parajse.

Page 6: Kufoma - Fatos Kongoli

Valmiri dhe ai zuri te hynte e dilte ne shtepine tone se ne shtepine e vet, arrestuan Abelin.

Kur dolen vazhdonte te binte shi.

5.

Pas shpine vazhdonte te ndiente shpuarjen e zgavrave te kufomes dhe as nuk guxonte te ngrinte syte, as te largohej.

“Ka vedosur te me torturoje, mendoi , te me cmende. Ka vendosur te me beje presion psikologjik”.

I erdhi te ulerinte, dhe uleriu. Zeri humbi sic humbet nje gur ne humnere.

Duke vrapuar trokiti ne te gjitha dyert po nuk iu pergjigj njeri.

U derdh poshte me shpejtesi rrufeje kur ndjeu thirrjn e dyte dhe hapat e dikujt. Ndjekesi u leshua pas tij.

Pas asaj lodhje absurde(…)

Te pranishmit u kthyen drejt tij dhe leshuan nje pasthirrme habie kolektive.

Ai u tmerrua. Ne tryezen e presidiumit ndodhej njeriu me fytyren prej te vdekuri. Prej andej ai po e tregonte me gisht, njerezit zune te hingellinin, ca te tjere te mjaullinin, derisa s’duroi dot me dhe ia krisi vrapit.

Dhe I doli gjumi.

Pertej dritares varej nje qiell blu.

Kafka po I hapej, temthat I bucisnin. Legeni bosh deshmonte se se paku nuk kishte vjelle.

I erdhi te rrembente ndonje send, te thyente xhamat, tryezen , karriget, frigoriferin, te griste damaskun e divanit, te nxirrte rropullite , te kthente permbys apartamentin, ta bente lesh e li.

Perseri nje cope pusulle.

Keto pastaj ti regjistrojne , ka shume te kudondodhur te zellshem, dhe regjistrimet I dergojne atje ku duhet, me pagese ose jo, ska rendesi, rendesi ka qe njeriu te hape syte, te mos dehet, sic me keshillon ti.

Ti nuk e njeh ate

Ti nuk e njeh ate.

Page 7: Kufoma - Fatos Kongoli

Me tutje nuk i kujtohej asgje. Pervec enderres.

Tek urinonte , duke u kujdesur qe currili i urines te mos binte jasht grykes se WC-se, pati nje parandjenje se i dehuri i enderres nuk kishte qene tjeter vecse ai vete.

Kurrkush nuk e priste, kurrkush nuk pyeste per te.

“Nje iluzion, mendoi. Ndoshta edhe une vete jam nje iluzion.”

Dhe sado turbullt u kujtua per Saren.

Dhoma m’u duk e zbrazet, e ndyre, me nje si ere te qelbur sperme.

Doemos, atje mund te futesh me mendjen tende, por kur del, brenda kafkes duhet te kesh vetem mendjen e tij.

Shefi yne vinte nga zyra e te plotfuqishmit te tempujve ne Kupolen e Madhe.

Sepse edhe drejtori yne brenda kafkes nuk kishte me trute e veta, edhe ai smund t’i shmangej rregullit te pergjithshem hierarkik, pra brenda kafkes kishte trute e te plotfuqishmit te tempujve ne Kupolen e Madhe.

Ne fund mendova se shkaku i c’ekuilibrimit tim ishte natyra johigjenike e bisedave.

Shembellente Irmen.

Abeli vdiq ne rrethana qe mbeten pergjithmone te errta dhe mua m’u krijua mundesiate njihesha me vellain dhe motrat qe erdhen ne varrimin e tij qe s’i kisha pare kurre.

“ As une sdo te kisha ardhur, pranoi ajo, im shoq s’do te me lejonte te vija, ai nuk mund te rrezikonte te ardhmen per shkak te tim vellai, por shyqyr qe Abeli u shpall i pafajshem dhe te gjithe ne mundem ta shihnim per here te fundit.”

(…) se Zoti eshte i madh, i meshirshem dhe secilit i jep hakun e vet.

Abeli kishte varur veten ne qeline e burgut plot tre muaj pas asaj nate te lemerishme me shi kur erdhen dhe e moren.

Prandaj nuk e kuptoja c’ishte ai ngushellim qe gjenin njerezit kur permendnin fjalen pafajesi. Te thuash se per ta me e rendesishme ishte kjo fjale sesa vdekja e Abelit, qe rrinte shtrire ne akrivol, mbeshtjelle me qefin. Dhe ashtu I mbaruar sikur lutej ta linin rehat.

Kur po largoheshim pashe se mbi pllaken prej betoni te vendosur ne krye te varrit te Abelit qe gdhendur me shkronja te medha, te lyera me ngjyre te zeze: Abel Gurabardhi. Dhe poshte emrit, me shkronja me te vogla te lyera po me te zeze: 1933- 1958.

Page 8: Kufoma - Fatos Kongoli

Pyeta kush ishte. “Hape, foli tjetri, jam Rudolfi.” Kaq gje e dija , Rudolfi qe vellai pas Abelit, i dyti i femijeve.

Ka ardhur burri I Irmes , Valmiri.”

Ne kete pike me duhet te bej nje saktesim. Nuk jam I sigurte qe Rudolfi, kur erdhi puna te permendej burri I motres sime, Irma e paraqiti ate me emrin Valmir. Ka te ngjare qe ai te kete shqiptuar nje emer tjeter te ngjashem, ose me tingellim krejt te ndryshem nga emri I Valmirit. Madje ai, padyshim, ka shqiptuar emrin e vertete te burrit te motres sime Irma. Keshtu, nuk jam ne gjendje ta shpjegoj perse tani, duke kujtuar ate cast ne diten e varrimit te gjyshes, kur mesova se do te me duhej ta lija shtepine, me behet se im vella u shpreh pikerisht me keto fjale, domethene ka ardhur te te marre burri I Irmes, Valmiri.

Eshte nje lajthitje ne kujtese. Sikur burri I Irmes- po e quaj Valmir B. – te kishte ndonje ngjashmeri fizike me Valmirin e femijerise, lajthitja do te shpjegohej.

Dhe tek shihja revolterin ne prapanicen e burrit te saj perfytyrova nje grua te holle, te gjate, me floket te mbledhur kurore, si nena e Valmirit, autoritare, me hapin e rende, qe do te me urdheronte nga mengjesi deri ne mbremje.

Perfytyrimi im, fatemiresisht doli I gabuar ne cdo pikepamje. Kur burri trokiti dhe dera e apartamentit u hap, ne hyrje u shfaq nje grua e veshur me te zeza. Ma mori koken midis duarve, ma perkedheli dhe tek ndieja prekjen e bute te dores se saj, ne trurin tim u faniten tiparet e harruara te gruas se re te bodrumit. Ishte po aq e bardhe, kishte po aq sy te zinj, floke te derdhur po aq te gjate, ne fytyre I endej nje xixellim tekanjoz, ndoshta xixellimi I syve qe thyente pergjumjen e fotografise se nenes. Ne portretin e Irmes I gjeta te dya, edhe nenen, edhe gruan e re te bodrumit.

“Ti je kafshe, po thoshte ajo, kafshe.”

“Aha qenke ti Kain”, qeshi ai, sic mund te qeshin te vdekurit. “Nuk jam Kaini iu pergjigja, nuk e di kush eshte Kaini. Une jam yt vella, Festimi.” “Budalla, ma ktheu ai, ti je Kaini perderisa une jam Abeli. E di legjenden e Kainit dhe te Abelit ti? Ata ishin vellezer dhe Kaini e vrau Abelin poshterisht, sic me vrave ti.”Une sjam I poshter, klitha. Dhe nuk kam vrare njeri.” Abeli mbylli syte, “Kesaj I thone te vrasesh veten nga marazi, u ankua. Po me mire pyet ate qe ke prane. Ate qe u can barkun macve dhe u ha zorret. Pyete pra, pyete!”

Ai kercente si I cmendur, therriste, bashke me te zuri te therriste edhe Abeli derisa une mblodha forcat dhe iu hodha ne gryke.

Ai ishte babai, fytyra e frymes se shenjte te Kupoles se Madhe, bamiresi , ftilluesi I puneve. (fq. 104)

Page 9: Kufoma - Fatos Kongoli

“Kot e ke fare kot! Mos u lodh…”(107)

“Bushter, u ankua Bubi, bushter”

“Nuk eshte derr, eshte gici I shokut T.” (109)

“Po sikur ne castin e duhur te me dridhej dora? E kisha per here te pare. Ti s’e kupton cdo te thote tia vesh tjetrit gryken e revolterit ne zverk, tia hedhesh trute ne ere…”(112)

“Te parin se vrave une, kur e ekzekutuam qendrova larg, s’doja ta shihja. Qe nje djale I ri dhe kur zbritem nga makina filloi te qante. Une ekzekutova te dytin. Ky qe mesoburre, perpiqej te mbahej, por shihej se edhe ky I kishte mbushur breket. Megjithate ecte me kembet e veta. Po te mos ndriste hena ne ate rrafshine, sdo te dukej asgje. Per fat, hena shkelqente dhe e bente vendin drite. E shtyva kokoroshin nja pese- gjashte hapa, deri te nje gorice e vetmuar. Castin e fundit ai u pre, ra ne gjunje. Kjo ma lehtesoi punen. Jepi, tha, c’pret! E shkreha. Duket nuk ia kisha mbajtur mire ne zvrek, ia kisha vene tyten ca me siper, sepse I shpertheu kafka. Dora mu pergjak, mu pergjak edhe xhaketa. Ai ra thes aty ku qe, une mbeta siper tij. Pastaj ktheva koken dhe volla. Tek villja me dukej sikur nxirrja trute e tij te pergjakura. Me moren nga krahet. Qenke zemerpule, tha shoku T. kurse mua me erdhen zorret ne gryke dhe volla perseri. Mbase ia kam bere kepucet me te vjella…”(113)

“jo , dihaste Irma, mos me prek.” “Eja, lutej Bubi vetem sonte mos…” “Kur ka rene ne gjunje mendova, I mjeri duhet te kete pare diskun e henes, eshte verbuar dhe ka mbyllur syte. Keshtu e ka pasur me te lehte. Po te mbyllesh syte zere se je ne gjume dhe nuk merr vesh gje.” “ Te mbyta, e ngriti zerin Bubi, te mbyta si kelysh mace.” “Pastaj, thash une, duhet te kete fluturuar engjelli shpetimtar, e ka marre ne krahe dhe e ka cuar ne qiell.”(114)

“Kafshe, renkonte Irma kafshe”

“C’eshte ky Valmir, tha, perse e ke fjalen?” “Hic, asgje, i thashe.”

Dhe fillova ta urreja.

U arratisa pas disa muajsh.

Rrufeleshuesi I Madh kishte zbritur per vizite ne qytetin e tyre, si te donte tu mbyllte gojen mekatareve.

Syte e tin nuk I drejtoheshin as Mimit, as mua, syte e tij drejtoheshin ne boshllek.

Ate nate, pas nje hetuesie qe zgjati deri vone, hetuesia e pare e jetes sime, Bubi me rrahu.

8.

Page 10: Kufoma - Fatos Kongoli

Ishte I gatshem te vdiste, te largohej njehere e pergjithmone nga kjo torture e pakuptimte qe quhej jete, sikur vdekja e tij te kalonte pa u vene re.(103)

Ai perpiqej t’I largonte, t’u ikte, ai kishte nevoje te kthjellohej, te clirohej nga turbullira qe I shtrengonte temthat, por grerzat e ndiqnin, e torturonin, ai nuk do tu shmangej dot kudo qe futej.

Sepse ndieja deri ne palce te ftohtin, ndieja qenerisht edhe friken.

Vura ne dyshim pra, nese isha un i ftuari I asaj dite apo Zhan-Pol Sartri.(133)

I thash: Jam Zhan-Pol Sartri

U mbeshtet tek une, supet iu drodhen, zeri iu shua. E di, mermeriti, te kam pritur gjithe jeten. Por ti se nga bridhje, se nga endeshe neper bote, derisa me ne fund erdhe. O Zot perse u takuam kaq vone? Me mire vone se kurre, I mermerita, me mire vone se kurre”

Pak me pare ne shtratin bashkeshortor, pastaj ne banje tek bente dush, pasjtaj tek rruhej, ai kishte qene I gatshem ta paguante me cdo lloj cmimi clirimin e trurit nga ngerci.

Kam filluar te pres ende pa ardhur ne kete bote. Dhe une u zhyta ne det. Ishte I thelle me ujera te kthjelleta, ku depertonte nje drite qiellore. Nje det I mistershem, ku sa me shume zhyteshe, aq me e veshtire behej rruga e kthimit. Mushkrite e mia nuk rezistuan. U orvata I deshperuar te gjeja fundin, ta prekja. Me kot. Dhe me zi dola ne siperfaqje gjysme I vdekur, qendrova pezull per tu mbushur me fryme, per tu bindur se isha gjalle, I vendosur qe ne rastim me te pare te provoja se nuk mund te pajtohesha me humbjen. Keshtu nisi lufta ime me ate det qe quhej Sara. (137)

Ec e mos u cmend, ec e mos luaj mendsh nen kete diell qe te bie pingul mbi koke, ta trazon trurin me keq se nje corbe derrash e s’te le te kujtosh as emrin tend!...(139)

Te lexosh dosjen e tjetrit ku shkruhen gjera qe ai s’ka per ti marre vesh kurre, eshte njelloj si ta zoterosh seksualisht. Ajo qe me ngacmon kur rri me ju eshte se ndihem I zoteruar. (142)

Shqetesimi im ishin gomeret e Kupoles se Madhe. Dhe Dostojevski.

(…) Dostojevski qe me I rrezikshem se vete Satani(143)

Dhe perfytyrova diku njerez me kufje ne vesh duke degjuar biseden tone.

Dhe nuk e kuptoja nese Hektori ndiente nevojen per tu zberthyer, apo luante me mua nje loje. (144)

“Ai nuk duket aq I poshter sa te luaje me mua nje loje”.

Page 11: Kufoma - Fatos Kongoli

Pastaj me e tmerrshmja qe se qysh kur me kishin perzene nga “Rrezja” une rroja vetem me friken e te qenit I pergjuar.(145)

Prej nje jave rrija mbyllur, I papune: isha pushuar nga detyra si gazetar pa ndonje shpjegim (…)

Qe nje pasdite e ftohte, e vrenjtur, binte nje shi I shtruar dhe rruga dergjej ne nje zbrazeti vdekjeje.

Mirpo mberriti vetura, prej saj zbriten dy civil e nje polic, dhe une kisha plot arsye te clirohesha nga trishtimi I hapsires bosh te me thahej peshtyma ne gryke, sidomos kur te porsaardhurit iu drejtuan hyrjes se shkalles ku banoja. (146)

“Eshte po ai shi qe binte ate nate kur erdhen e emoren Abelin”, mendova.

Dhe m’u duk e natyrshme qe pas aq kohesh, permes te njejtit shi, e njejta veture, te njejtit njerez, vinin te me merrnin mua.

Zemerngrire prisja trokitjet ne deren e apartamentit.(147)

Ti, pershembull u gjende rastesisht ne zyren time,dhe sic te pelqen te shprehesh, na pe te mbeshtetur pas murit. Ketu qendron e fshehta. (148)

Me gjith emrin qesharak qe ke ti s’mund te behesh xhelati im. (149)

“Quhet eklesir”, shpjegoi pa me lene shteg kundershtimi.(150)

Suzi nuk mund te rrinte gjate me nje tip tere komplekse si une ata te “Rrezes”me peshkuan rastesisht, thjesht ngaqe isha nje anonim, qenia me e pershtatshme per shefat e te gjithe niveleve, nje majmun I shkolluar, keshtuqe Suzi nuk ka lidhje fare.(182)

I hodha nje veshtrim ores. Ishte dymbedhjete, mesdite, pra ora qe me kishte caktuar takimin kryeredaktori ne nje bisede telefonike te para ca diteve. Trokita ne nje dere tjeter ngjitur me te. Asnje pergjigjie.

Ketu do vdes se ftohti, mendova. Ngjita me shpejtesi nje pale shkalle e sakaq u gjenda ne katin siper. I mora dyert me rradhe, trokita ne secilen: persesi asnje pergjigjie. Paskan vdekur te gjithe para meje mendova she zbrita ne katin poshte. Atje qendrova nje cope here ne mes te koridorit, pa ditur cte beja. Do te vdes, do te vdes, mermerita. Dhe zura te kerceja pupthi. (185)

Dhe desha ta pyesja me c’kuptim e kishte perdorur. Me kishte quajtur “trap” ngaqe kisha pranuar te punoja ne gazete? Ngaqe kisha pranuar sektorin e letrave nga poshte? Ngaqe kisha besuar vertet se kryeredaktori do te tregohej I perpikte e do te me priste ne oren

Page 12: Kufoma - Fatos Kongoli

dymbedhjete, sic e kishim lene? Apo qe kisha ardhur ne mes te shiut per te kercyer pupthi ne koridorin e redaksise?(187)

Nje here ne jave, te henave, ekipi thirrej ne Kupolen e Madhe.

Pra, nuk do ta provonte em te tjeret kenaqesine e lavazhit ne Kupolen e Madhe. “e di ti c’eshte lavazhi javor I stomakut?” me pyeti. Eshte nje ceremoni pastrimi. Gjate nje jave, stomaku I gazetarit ngarkohet, prishet, shpesh infektohet me gjithfare substancash johigjenike, keshtuqe ne organizmine tij, eshte kurdohere e pranishme nje lende e helmet, qe ndikon ne sistemin nervor qendror. Sa pa u zbular ndikimi I shkaterrimtar I saj, breza gazetaresh jane marre ne qafe. Pati midis tyre, madje, tipa aq te zote sa s’te shkonte ne mendje kurre se do digjeshin. Megjithate u dogjen. Derisa u zbulua shkaku: prania e asaj lende te mallkuar, e cila sillte deformimin e sendeve. (188)

“Terapia: lavazh ne sektorin perkates. Tani, ne gazetaret e sotem e kemi kollaj: sipas nje grafiku paraqitemi ne diten dhe ne oren e caktuar, marrim preparatin, dhjesim dhe shurrojme kolektivisht, nxjerrim vrerin, pastaj kalojme ne ca dushe dhe tere javen jemi esell. Shkruajme bukur. Asnje deformim , asnje shtremberim. Mirpo sa mjerane jane djegur para nesh? Vetem sepse nuk ishte zbuluar receta e lavazhit javor. Tani ndihemi mire, do ta shohesh. Edhe po te duash ste le lavazhi te gabosh. Fjala vjen asnje gazetari nuk I shkon ndermend te shkruaje, per shembull,se kali nuk ben pjese ne familjen e dythundrakeve…” (189)

Dhe bera nje llogari: ate dite kalendari shenonte daten 1 dhjetor 1975.

Me kujtohet ajo flete ankete katerfaqeshe me nej mori pyetjesh, qe kerkonin nje mori pergjigjiesh per te gjalle e per te vdekur.(192)

Me shume te vdekur.

Mungesen e vizitave, ndryshe nga c’mendoja e ndjeva qe ne ditet e para midis mureve te jetimores.

“ne kemi marre fund, shtoi mbyturazi, asnjeri nga ne nuk di ku e ka me koken.” Dhe e hodhi veshtrimin ne rruge, te thuash se shpresonte te shihte atje koken e vet apo kokat e te tjereve qe, si qene shkeputur nga trupat perkates, endeshin diku aty rrotull. (193)

E rrotulloi e me perfshiu ne nje veshtrim te zbrazet.

Vetem nxorri shamine, e shtrengoi ne grusht dhe s’qe nevoja ta conte tek syte: ata mbeten te thare. Dhe tha: “Irma eshte semure. Irma ka dy vjet qe gjendet e mbyllur ne cmendine” (194)

Degjova te me therriste nje ze edhe lutes, edhe te habitur, te pafuqishem e te pavendosur.

Page 13: Kufoma - Fatos Kongoli

Ky qe mohim I prjardhjes. (195)

Ajo ishte konviktore, e quanin Vjosa.

Munda ti shkepusja ne takim e takimin ma la ne oren me te papershtatshme e ne vendin me te mbrapshte: ne oren dymbedhjete te nates, ne hyrjen e varrezave te qytetit.

Une prita ne erresire me shpirtin akull nga frika. (196)

Ndjeja nevoje te c’lirohesha nga pesha e hicit.

Qendrova dhe pa vetedij, ktheva koken. Me erdhi tia shkrepja te qeshures si I cmendur. Ti nuk e ke vendin ketu, gati sa nuk thirra, ti je I denuar te rrish atje, ne naten e erret te varrezave, ne shoqerine e te vdekurve. E kaluara te perket vetem ty, une nuk kam dhe nuk dua te kem lidhje me ty. Dhe perplasa deren me force, dhe zura te largohesha. Mirpo dera nuk u mbyll. Dikush kaperceu pragun, erdhi pas meje, kembengules, I duruar e me peshperiti: E ke kot s’mund te dalesh nga une. Cfardo qe te ndodhe, une jam e do te jem brenda teje, perjetesisht, ne kete bote e ne tjetren. I verteti jam une. Ti je I genjeshteri.

Vetja me dukej si nje astronaut I mbeshtjelle me skafandrin special, ne kushtet e humbjes se peshes,mbyllur ne nje dhome ku nocionet “tavan” e “dysheme” zhduken, ku faqet e mureve mund te jene njekohesisht edhe tavane edhe dysheme. E ti endesh si te kesh qef, nuk ka rendesi nese koken e ke poshte e kembet perpjete apo anasjelltas, ligjet e ekzistences njerezore zhvleresohen, hyjne ne fuqi ligje te tjera. Nen ate lekure e nen ate maske sendet beheshin te prekshme, mjafton te zgasje duart, t’I mbertheje, pastaj te hapje syte, ato qe mbertheje te mos lejoje t’i rrembenin te tjeret, t’i ruaje qofte edhe me shqelma. Mbi te gjitha te perbuzje cdo brejtje ndergjegjie. (197)

Diten, kur sendet e shfaqnin te plote natyren e tyre materiale, Anonimi ngadhenjente. U qepej puneve me nje energji qe e conte ne rraskapitje, I sigurt qe ai tjetri, sido qe I mposhtur, diku struej ne pergjim, ia shenonte veprimet me nej durim torturues, e ndoshta per kete, per te shmangur nje takim te mundshem midis tyre, Anonimi kerkonte rraskapitjen , kur trupi dhe mendja me te gjetur shtratin humbisnin ne gjume, e sa I thelle te qe gjumi aq me I fresket ndihej ai ne mengjes. Mirpo nuk ndodhte gjithmone keshtu. Qellonte qe , ndersa trupi prehej, mendja rrinte zgjuar. Pikerisht atehere kur ai perpiqej te zhytej ne vdekjen e gjumit, tjetri shkeputej pa e marre vesh dhe shkonte e zinte vend ulur mbi komedinen te koka e krevatit, ose rrinte ne kembe aty prane. Anonimi perpelitej kthehej sa ne nje ane ne nje tjeter, mbyllte syte, I shtrengonte fort, me shpresen se do te flinte, do te shpetonte nga hija e dyjezimit te tij. Me kot. Tjetri vazhdonte qendronte atje ku kishte qene. Se fundi, Anonimi e humbiste durimin. Pa e perballuar heshtjen provokuese te tjetrit, ai egersohej, orvatej ta sikteriste me sharje e kur edhe kjo deshtonte perpiqej per te njemijten here t’i sqaronte se midis tyre nuk kishte ndonje

Page 14: Kufoma - Fatos Kongoli

lidhje, sic nuk mund te kishte lidhje midis qenjeve te gjalla dhe hijeve te vdekura. Atehere hija levizte, terhiqej prapa si t’i trembej ndonje sulmi, kryqezonte duart ne kraharor, veprim qe Anonimin e terbonte me keq. Ne kete pike, pervec durimit ai humbte edhe logjiken. Zinte e fliste marrezira, se paku keshtu me thonin te nesermen djemte qe ndanin me mua dhomen e konviktit: “Mbreme ne gjume ke folur percart, rroma per toma,e na cave koken tere naten”. Por une e dija qe nuk kisha folur percart, Anonimi qe grindur me ate tjetrin, gjykatesin e tij qe e torturonte naten. (198)

Ata kembngulen te vizitohesha.(199)

Iu nenshtrova nje vargu analizash, derisa mberrita tek mjeku psikiater.

Ne njefar menyre une vrisja vetveten.

Hija e Varrezave, prej disa kohesh, nje muaji apo me shume, nuk shfaqej. Kur s’pritej ai u duk befas. Kepucet I kishte te perbaltura, po ashtu edhe kostumin. Dimer, vere, ai mbante te njejtin kostum gri te jetimores, prej stofi leshi te Kombinatit te Tekstileve. Anonimi vuri re se te perbaltura I kishte edhe duart, madje edhe floket. Qendronte aty, prane tij me fytyren pothuaj te zbardhur, fytyre prej te vdekuri, mendoi, dhe nje lemsh iu mblodh ne gryke: para tij rrinte nje qenie qe te jepte pershtypjen se e kane varrosur nje dite me pare dhe, pa duruar erresiren e akrivolit, e ka care me thonj, ka shperthyer shtresen e dheut dhe ka dale ne siperfaqje.

Anonimi vendosi te tregohej I arsyeshem.(200)

Keshtu I tha duke u perpjekur ta merrte me te mire, sot nuk jam ne forme prandaj me ler te qete.

Hija e Varrezave u zgerdhi.

Befas ai cliroi duart qe I mbante te kryqezuara ne kraharor. Dhe I ngriti perpjete. Duart ishin te perbaltura nga nje balte e kuqe e mbase per kete arsye Anonimit iu duken te pergjakura. I tmerruar ai vuri re se Hija e Varrezave po vinte drej tij. Shihej qarte, synimet e bashkebiseduesit ishin te mbrapshta. Ai po afrohej gjithnje e me shume, duke u skermitur e duke share, derisa Anonimi e kuptoi: tjetri donte ta mbyste. Provoi te ngrihej, te largohej, por kjo qe e pamundur.(201)

Me nje ndjenje llahtari, ai beri nje perpjekje te fundit per tiu shmangur, dhe kur duart e pergjakura I preken fytin u perpelit me terbim e ia dha ulerimes.

E para qe mesoi shkakun e vertete qe Suzi. E dyta gruaja ime.

Page 15: Kufoma - Fatos Kongoli

13.

Keshtu vazhdoi edhe me pas, derisa Franci theu koken. Sepse Franci e theu koken.(206)

Theqafja e Francit parapriu rrokullismen ne humnere te ekzistences sime te dyfishte.

…Ata miqt e mi, qe ti ke pare te hyne e te dalin, jane nje cike si teper kush filo-rus, kush filo-cek, filo- polak apo filo- dreq, deri filo- kineze. Me nje fjale filo- lindor. (208)

Truri vetem I thithte pohimet, I depozitonte diku, sic depozitohen sende qe mund te shperthejne, dhe qe e pamundur ta merrja me mend perse mi thoshte te gjitha keto.

Do kisha mundesi ti lexoja ato libra me nje kusht: pas leximit te tyre mjaft qe te beja nje rezyme, sic u shpreh ai, ku te zbertheja permbajtjen, idete, personazhet e me the e te thash, me nje fjale dicka qe te krijonte nje ide per vepren, e keto rezyme, sebashku me librat, si te mbaroja pune, t’ia dorezoja Hiles. (211)

“Te lutem per nje gje, tha, sido qe te vije puna, midis nesh nuk ka patur ndonje marreveshje, une s’te kam dhene kurre asnje liber dhe ti ske marre prej meje ndonje liber ne gjuhe te huaj. Dhe shih punen tende, per kete qe thame asnje fjale, me kerrkend.” (214)

14.

“Ketu s’po tallet njeri dhe nuk kemi as qen, as ndonje klysh qeni. Paraqitu pas nje ore dhe kerko hetuesin Valmir…” (217)

Cilido Valmir te qe une e kisha varrosur bashke me te tjeret. “Nuk eshte e vertete”, klithi ne ate cast lukunia ne kor.

Ata I shembellenin me shume nje numri te pafund kokash te prera, me fytyra veshtire te percaktueshme, e kokat verviteshin ne rremuje, perplaseshin e shaheshin, e une pata pershtypjen se sikur te mos ishin vetem koka, sikur bashke me to te endeshin edhe trupat, te paisur me duar edhe kembe, ata do te zgjasnin duart per te me zene per flokesh, do te me hidhnin shqelma per te me goditur, aq e eger kishte qene klithma e tyre ne kor “Nuk eshte e vertete”.(218)

Mirpo ato ishin vetem koka, s’mund te benin gje tjeter vecse te ulerinin, te shanin, e shumta te fishkellenin e te peshtynin, dhe une qendrova ne mes te rruges I shastisur, ne pritje te ndonje mesazhi te fshehur qe ruanin per mua.

C’kuptim kishte ajo “nuk eshte e vertete” dhe c’perfaqesonin kokat e prera? (219)

Page 16: Kufoma - Fatos Kongoli

Per dreq, kohe me kohe rrjedhen e arsyetimit ma ngaterronte refreni I manekines, ai me c’orientonte, me gerricte nervat.

Mbeta vetem, I rrethuar nga heshtja e mureve dhe I ftohti qe po me hynte ne palce.

Vetem une prisja ne ate zbrazeti pa e ditur perse me kishin thirrur.

“Duhet te jesh I trashe po te mos e kuptosh perse je thirrur”, me thirri befas nje ze.

Po mbase mund te ndodheshim me poshte, ne katin nentokesor, e kjo pershtypje mu krijua nga mungesa e dritareve dhe ndricimi vetem me lamba elektrike. Polici ndaloi te dhoma e fundit, ku une u futa pas trokitjes se tij ne nje dere hekuri qe u hap me nje mjaullime e u gjenda perballe nje qenie se ciles nuk ia dallova dot fytyren. Pa me ftuar te afrohesha, as te ulesha, qenia beri nje levizje rrotulluese ne karrigen ku po rrinte. Atehere kuptova se deri ne ate cast ai ishte qendruar me shpine. Cuditerisht po qeshte.(220)

“Sic e sheh, tha, ketu ska as qen, as kelyshe qensh. Ne ketu nuk tallemi aq me pak me nje si ti..” (221)

“Sot, fishkelleu ai duke lene stilografin menjane, nuk kemi ndonje pune bashke.

Dhe mendohu pak, shtoi pas nje pauze te gjate, ke pergatitur per nje person rezyme librash ne gjuhe te huaj? Mendohu mbase te kujtohet ndonje gje. Tani ik, do te marr une ne telefon. Dhe degjo asnje fjale ,me kerrkend.”

Por mua me kembonte ne vesh porosia “asnje fjale me kerrkend”, keshtu qe s’mund te isha ne enderr.(222)

Kete ndjesi ma perforcoi deri ne mankth nje mi I madh, I zi qe syte e mi m’a zune prane kembeve te mia, ne gryken e kanalit mbledhes te ujrave.

Per bese, thashe duke veshtruar miun, gjendja ime nuk eshte aq larg kesaj qenie te peshtire. Te mjerit, nuk ia mban as te rrije brenda, as te derdhet rrugeve. (223)

Per here te pare ate nate, ne vend te Hijes se Varrezave erdhi te me bente vizite dikush tjeter. Ishte shtatlarte, mbeshtjelle me pelerine te zeze, me fytyren te fshehur pas nje maske ne trajten e kafkes se nje te vdekuri.

Ajo fluturonte, perplasej si nje lakuriq nate nga njeri mur ne tjetrin dhe vajti e qendroi te dritarja. Edhe I habitur, edhe I tmerruar, pashe se dritarja-frengji ishte e pajisur me nje rrjete shufrash te trasha hekuri. Ne njeren nga shufrat qe lidhur litari me lakun e gatshem. “duhet te besh te njejten gje, foli me ze, te varesh ne litar! Ti duhet te vrasesh veten! Tani, pa humbur kohe! (224)

Page 17: Kufoma - Fatos Kongoli

Vizitori me pelerine me sillte nje mesazh. Ne rastin me te mire mesazhi me vinte nga mjegullat e femijerise permes hijes se Abelit. Abeli kishte varur veten ne qeli. Tani kerkonte prej meje te shkoja ta takoja ne boten tjeter. Po te pranoja kete variant, duhet te pranoja se gjendja ime shendetesore kishte nje keqesim jo pa rendesi dhe nje vizite tek mjeku ishte e domosdoshme.(225)

Ate dite, nen ate qiell te zymte, ngado qe shkoje, syte te zinin minj. (226)

Ne skajin e kunder te pallatit, te kthesa, syte ma zune prap ne largesi tek ecte po aq ngadale ne nje rruge qe shkonte tutje, perbri rrjedhes se Lanes se mbushur buze me buze. Futa gishtat ne gryke perseri dhe nxorra disa gulce te tjera te vjellash, qe shkuan e rane mbi trupin e nje miu me zorret jashte. Pamja e peshtire e miut te lincuar ma lehtesoi punen: volla derisa s’me mbetej te nxirrja tjeter pervec zorreve te mia. (227)

“Mos m’u afro, tha befas, per hit te Zotit.” Une shtanga. “rri sa me larg meje, kembenguli, eshte e rrezikshme te na shohin bashke.”(230)

Iku neper shi, ndersa une mbeta I mbeshtetur ne parmakun e ures, poshte se ciles vershenin ujerat.

“Kam frike, nje frike te tmerrshme.”

Absurditeti eshte kur shkon per dhjame qeni e jo vetem kurrkujt nuk I vjen keq, por te quajne idiot, hajvan, me nje fjale, me epitete perbuzese. E di cthone per te mjerin R. M.? c’iu desh , thone, c’iu kruajt te llapte?(236)

Ndersa ai ndodhet me koke te qethur ne ndonje biruce, kafshon I lebetitur thonjte, vret mendjen te kuptoje c’ka ndodhur e skupton gje. Edhe ne ka kuptuar dicka, eshte vone. Ai gjendet ne biruce, kallzuesit jashte, pavarsisht se ndonjeri shtrohet spitaleve per alibira.” (237)

Kjo solli nje stuhi shkarkimesh nga detyra, disa u dogjen fare. Vetem e vetem per pune kembesh, pra. (239)

Gjema ndodhi ngaqe mengjesin e asaj dite I Gjithfuqishmi, qe ne ate stine te vitit vuante nga konstipacioni, ishte kaps e megjithse qe perpjekur per kater ore rradhazi te dhiste, nuk ia kishte dale. (240)

Ai propozon te permbyset renditja, ne dy javet e para te mbahen maksifundet, cka do te ishte nje shenje afrimi me kapon e madh te tarafit te maksifundeve, gjithashtu me mjaft kredira lart. (241)

Une nuk c’lirohesha dot nga ankthi qe me ngjallte ideja e telefonates se pritshme nga zyra e nendheshme. (245)

Page 18: Kufoma - Fatos Kongoli

Merzia qe pothuajse e modes dhe mua sme beri ndonej pershtypje. (247)

“Aha, thashe, e qarte, do ta ndjekin syte blu”

16.

Jeni ca vemje qe meritoni te shtypeni me kembe. (252)

Vemje, vemje..

Harroi gjithcka, friken, tmerrin, terrorin e ekzistences. (253)

“Une nuk mundem, shpertheu Sara, po te me therrasin perseri do te var veten.” (255)

Nje shqise teper e ndejshme e tij nuhati se perreth vinte ere vdekje.

Kishte qene nje ide e vjeter e tij nje semundje, ai vazhdonte te vuante nga tundimi per te varu veten. (256)

Neser ne oren dymbedhjete te pres ne Dege, keshtu te ka thene. E, si te ka ngrene me sy, ka ikur. Ti nuk ke fjetur tere naten. Te nesermen je gdhire me sy te fryre e koke te turbullt. Je mbyllur ne zyre me friken se mos te tjeret e kuptojne qe te kane thirrur ne Dege. Pastaj, duke zgjedhur rrugicat, ke mberritur atje vjedhurazi, je paraqitur tek oficeri I rojes, I ke shpjeguar hallin tend dhe ai te ka percjelle ne nej sallon te ndyre. Tere kohen ke veshtruar here oren e here xhamin e deres prej nga duket kamarja e oficerit te rojes. Atje ora nuk ecen, akrepat mbeten ne vend, atje akrepat mbeten ne vend, atje minutat behen shekull. Ndersa ai qe te ka urdheruar te paraqitesh ne dymbedhjete nuk duket gjekundi. Ti pret, mendon se eshte I zene apo kushedi se cfar. Jo, ai nuk eshte I zene. Ate dite ai ka pune vetem me ty. Ai e di qe ti ke mberritur ne kohe edhe po te pranojme se oficeri I rojes nuk e ka lajmeruar. Por oficeri I rojes nuk e ben kete gabim, sidomos ne rastin tend. Ai eshte ngutur la lajmeroje,, pra e ka marre ne telefon dhe e ka vene ne dijeni se nje grua e bukur me emrin Sara ka mberritur dhe po e pret ne salle. Perbindshi nuk ngutet, kohen e ka me teprice. Shtriqet ne karrige ne dhomen e nendheshme, midis rafteve me dosje, veshtron oren dhe qesh. Sipas levizjes se akrepave ai eshte I afte te ndertoje grafikun e gjendjes tende psikologjike atje, ne sallen e ndyre te pritjes ku ka vetem ca stola, bishta cigaresh te hedhura pertoke dhe tym duhani. Me shpirtin ne maje te hundes, pa I duruar dot veshtrimet e poshtra te policeve qe futene ne salle njeri pas tjetrit te te shohin, ti vret mendjen per te njemijten here perse te kane thirrur atje. (257)

Ai me tha te kthehesha tek burri dhe vajza. (259)

Gjithcka tjeter qe rrafshuar. (260)

Page 19: Kufoma - Fatos Kongoli

Gjithcka qe zhdukur pa nam e pa nishan. “Sic do te zhdukem une”, mendoi ai , I perfshire nga nje ndjenje humbje. (261)

17.

Nen ate diell pervelues nuk ishte cudi qe njeriu te shihte edhe xhirafa qe fluturonin neper qiell. (262)

Ti, Valmir A., I shenderruar ne Valmir D. sic shenderrohet kandrra ne flutur. (263)

Ti me vjen me masken e nje te vdekuri, me nje pelerine supeve, syte e tu me shpojne permes zgavrave te maskes, qendron tutje si nje shpend sketerre dhe me urdheron te var veten. Hiqi syzet, e kam ditur qe ti je qysh kur mu shfaqe se pari ne gjume.

Atehere me thirre edhe mua ne zyren tende te nendheshme.

Nuk e pati te qarte ne shkrepetiu ne qiell apo brenda kafkes se tij. Qielli u nxi. “Po mbase , mendoi, eshte nxire hapsira e trurit tim.”

Doemos , tha, kjo eshte pikerisht skena kur Juli me mori ne telefon, ndersa une prisja telefonaten e kufomes. Ai ia nguli syte Asamblese qe po rrinte me telefon ne dore duke mermeritur: “eshte nje vajze, nje vajze!” (265)

E di, deshi t’i thoshte, eshte gruaja ime. Ajo do te me kerkoje t’i jap per te lexuar shkarravinat e mia. Pastaj do te leme nje takim. Jo ne dymbedhjete te nates, ne hyrje te varrezave. Takimin do ta leme tek xhamia ne qender, une do te vete atje gjysme ore perpara kohes se caktuar, Juli do te vije me dhjete minuta vonese, qe do te thote se ne takimin e pare e kam pritur plot dyzet minuta ne nje mbremje te ftohte me shi, duke veshtruar kalimtaret dhe veturat ne shesh.

Ajo ka ca sy blu te paster, nje merzi e pandreqshme I varet ne fytyre dhe ne u njohem mbreme, ne orgjine e Francit.

“Sepse me Julin une sapo jam njohur e sdi nga me vijne ca fantazma, peshperisin te ardhmen, me bejne te ndihem orakull…”

Jam bere orakull. Nuk e di sesi, por jam ne gjendje te te them pike per pike se cdo te ndodhe ne te ardhmen me ne te dy. Eshte e tmerrshme ta dish c’te pret me e tmerrshme se vdekja. Mirpo nuk e kam ne dore te mos flas. Ne do takohemi sot ne mbremje, ne oren gjashte, perpara xhamise ne qender, do te rrime nja dy ore te “Flora”. Kete pune do ta perserisim cdo nate, nje jave rradhazi. Ne fund te javes kur ti te kesh krijuar pershtypjen se mund te jetohet me nnje tip si une, do te me ftosh ne shtepi. (266)

Page 20: Kufoma - Fatos Kongoli

“Juli eshte vete orakull. Orakulli I Delfit ku shkojne te gjithe te gjalle e te vdekur…” Dhe papritur u zhyt ne terr, terri I hicit, ku s’ndien asgje. Humbi ne nje shteg mjegullor, pas shtegut ne nje tunel, tuneli qe I lagesht, binte shi, ai u shty perpara neper shi, nen nje dush te akullt, qe derdhej nga tavani. Nuk ishe uj shiu, po kalonte nen nje dush gjaku, nga te gjitha anet kullonte gjak, edhe nga faqet anesore, e gjaku grumbullohej nen te, e rridhte tutje, drejt nje grope qe e perpinte sakaq. Ai ndoqi shtjellen, u pergjak I teri, nej rrenqethje e pershkroi dhe deshi tia jete ulerimes. Zera te njohur zune t’I peshperisnin, ne fillim te turbullt, pastaj peshperimat u bene te qarta, derisa nga nje skute e fshehur dikush e urdheroi te qendronte ne vend e te mos hidhte me asnje hap me tutje. Ai ndaloi. Veshtroi perreth, por perreth skishte gje tjeter pervec territ, dhe gjakut qe kullonte nga te katra anet, dhe zerit urdherues qe iu be I prere: “Ty, Hijes se Varrezave, te eshte ndaluar hyrja ne kete vend. Edhe ti, ashtu si ai qe e quan veten Anonim, vegjeton si krimbat ne kerme. Kthehu mbrapsh, mos shkel me ketu. Te pranojme vetem me nje kusht : te vrasesh Anonimin. Tani zhduku!” (267)\

“Po te duash vrit edhe veten , I foli zeri me tallje, nuk eshte ndonje gje e madhe, une e kam bere shume kohe perpara teje, e kam varur veten en qeli, ua hodha gardianeve, I lash xhelatet me gisht ne goje dhe nuk jam penduar…”

18.

Arrestimi I Hektorit qe per mua disi spektakolar dhe, me duhet ta pranoj, me pak befasues se arrestimi I Francit pese vjet te shkuara. (270)

Te ne ecet me plane, ju e dini. Duke iu permbajtur logjikes planovike edhe arrestimet behen me plane. Ke kryer apo nuk ke kryer krim, kjo nuk ka rendesi, eshte dicka teknike e dores se dyte. Rendesi ka te realizohet plani, e kjo do te vazhdoje derisa secili nga ne te jete perfshire ne rrotacionin e arrestimeve. Edhe ajo foshnja qe ti mban ne bark e pret per te ardhur sa me shpejt ne kete boten tone te mallkuar, iu drejtua Julit, rrezik se tashme eshte perfshire ne pese vjecaret e arrestimeve.” (273)

Dicka ndodhi brenda tij, nje permbysje, nje zverdhje nga bota. (275)

Kishte qene nje nga ato pasditet e poshtra, ku qielli s’pushon se hedhuri vetetima, nje shi pambarim permbyr rruget dhe I jep qytetit pamjen e nje varreze ku nga casti ne cast do te kryhet nje ceremoni mortore.

Ishte perseri nje nga ato pasdite te poshtra kur qielli spushon se hedhuri shi e kur qyteti merr pamjen e nje varreze.

Page 21: Kufoma - Fatos Kongoli

Ai u shfaq befas, veshur me nje pardesy te zeze, te gjate. M’u duk si nje korb qe leshohet nga qieli mbi trupine nje coftine. Si eshte ngopur me coftine e Francit, mendova, vjen te me shqyeje mua. Dhe I vajta pas I tronditur nga ngjashmeria e tij me nje korb. (282)

“Cerberet ne portat e ferrit”, mendova. Dhe nej korb, e nej coftine qe I vete prapa. Po perse nuk na shqyejne? Si per te me zhgenjyer, cerberet I buzeqeshen hetuesit, ndersa ky, I sigurt se skisha cfar te beja tjeter vecse ti shkoja pas, u drejtua per nga nje ndertese dykateshe.

“Birucat, thash me vete, diku ketu rrotull duhet te jene birucat.” (283)

Po te mbante nje maske do te thosha se ishte kufoma e endrrave te mia mankth. Por koka e hetuesit qe zgjatur perpara, me hunden e kthyer nga poshte I ngjante kokes se nje korbi. Nuk ia beri krrau. Nuk leshoi as ndonje tingull tjeter. Vetem me mbajti te mberthyer per disa caste me syte pa shprehje dhe, si rrudhi njerin cep te buzeve me nje levizje i shkaktoi ngerdheshje te fytyres, vazhdoi rrugen neper koridor. (283)

“Dhe nese je ai qe dyshoj, as ti se nevoje per rrefimin tim. Ky eshte morali I fabules, korb!”(287)

Ndoshta sepse per sa kohe qe dera mbeti hapur, ne dhome u fut ai kunterbim I korridoreve qe I ngjante eres se nje kufome ne dekompozim. Po ndoshta arsyeja qe tjeter. Para meje nuk rrinte Franci. Para meje rrinte hija e Francit, me fytyren ku kishte rene cerja e nje te vdekuri. Une e besova se ai ishte Franci vetem kur hetuesi e pyeti ne e njihte personin qe gjendej ne dhome, pra mua, dhe ai levizi buzet dhe u pergjigj:”Po, e njoh”.(291)

Dhe a nuk te duket tani vetja nje cike si mi I zene ne cark?

Mbetem si mumje. Dhjete minuta, nje ore apo me teper.

Ne ato caste fjala frike u konkretizua per mua ne formen e nje qelie burgu.

Nje etje shkretetire me dogji fytin, per pak sa nuk ndalova, sa nuk I kerkova ndonjerit prej tyre, te me gjente nje gote uje, ndryshe nuk do te isha ne gjendje te vazhdoja te ecja me tutje. (293)

19.

Gjithcka deshmonte se kishte ardhur casti qe ai te ballafaqohej perfundimisht me Mallkimin e tij. Qe ishte edhe Fati I tij. E qe kishte nje emer: Valmir. (296)

Tani qe kishte rene kembana e Hektorit, monstra po perseriste ritualin. Ashtu si dikur me Suzin- o Zot te qe gjalle apo vdekur?- kesaj rradhe e kishte nisur me Saren. Per te perfunduar tek ai. Ai qe percaktuar te mbyllte lojen e maces me miun, atje, pertej portave te hekurta te burgut, ne ate dhome ku sa here hapej dera, futej duhma e nje kufome ne dekompozim. E mbante mend ate dhome ne te gjitha hollesite. Dhe cuditerisht nuk ndiente frike. Ishte bere I pandjeshem

Page 22: Kufoma - Fatos Kongoli

ndaj frikes. Si nje njeri qe ka pesuar aksident te rende, ka thyer shtyllen kurrizore ne vertebren prane zverkut dhe trupi I kthehej ne nje mase inerte, te paafte edhe per reagimin me te vogel ndaj ngacmimeve te jashtme. Ishte ne gjendje paralize totale, vdekjeprurese, por ai nuk e kuptonte, ose nuk donte ta kuptonte. Ai sundohej nga nje deshire e vetme te haste kufomen. Dhe ta sfidonte: Ec, pra, bej c’ke per te bere, thirrme atje ku me ke thirrur sa here ke rrasur brenda ndonje te njohurin tim. (297)

“Shihu ne pasqyre, do te bindesh se ne ka kufome shetitese ne kete bote, je ti. Nje kufome qe ecen midis te gjalleve. Je nje qelbesire e do te ngordhesh si nje qelbesire. Mos u duk me lokaleve”. (302)

“Nuk ka humnera, mendoi, humnerat jane ne trurin tim” (304)

Mirpo hetuesi spo behej I gjalle. Valmir D. kushedi perse kishte vendosur tia zgjaste agonine dhe ai e ndjeu te nevojshme te fillonte nje seri te dyte prej tri gotash. (307)

Ai gjeti ne sirtarin e tryezes se punes nje tjeter zarf me emrin e tij, brenda zarfit nje tjeter leter me te njejten permbajtje, shkruar nga e njejta dore e me te njejtin laps te trashe ne ngjyre te kuqe. Kesaj rradhe nuk u zbavit. (308)

E verteta eshte se I mori me sira te gjitha lokalet qe I dolen perpara, u ngarkua me doza te larta agresiviteti, rrefeu historine e kufomes qe ai e kerkonte kudo e ajo I fshihej, ne cdo lokal leshoi mesazhe te deshifrueshme vetem nga kufoma. (309)

Prej andej e pa nje qenie e deformuar. Ai I shkeli syrin, jo ate te nxirin. I shkeli syrin tjeter ku kishte nje enjtje te vogel, po ta krahasoje me enjtjen e buzes se poshtme te care, prej nga varej nje rremb gjak I mpiksur. “E kemi ngacmuar keq, i tha qenies tek fshinte gjakun, e kemi shkelur ne kallo. Kerkon te me munde perpara se te me therrase. Ndersa une mezi pres te me therrase. Edhe ne ferr po te doje.”

Per nej cast trupi iu drodh, e ngacmonte mendimi se I ngjante nje miu gjirizi. Dhe u zgerdhi. “Sot nuk do te paraqitemi ne pune, mermeriti. Keshtu sic jemi katandisur rrezik te na zene me gure. S’do te paraqitemi as neser, as pasneser. Do te rrime mbyllur, skemi ndonje ngut. Kemi vetem nje problem tani… Nje…” (310)

“Sigurisht, do tia tregojne te fshehten tone, mendoi, I hidheruar qe mbi tryeze nuk I zune syte as mengjesin e pergatitur, as ndonje pusulle.(311)

“Ne do t’ia tregojme te fshehten, mermeriti, te thuash se ne gjume skishte bere gje tjeter vecse kishte pertypur kete mendim. Do t’ia tregojme e do ti kerkojme te falur. Dhe nje keshille. Juli di te jape keshilla te mencura, mjere ai qe s’iu di vleren…”

Page 23: Kufoma - Fatos Kongoli

Dhe urinoi perseri duke u kujdesur qe currili I urines te mos dilte jashte grykes se WC-se. dhe u veshtrua ne pasqyre. Dhe ngriu: Fytyra e tij kesaj rradhe iu duk si maska e nje te vdekuri. Ai u largua nga pasqyra I tronditur. U kthye ne kuzhine, kerkoi pantallonat qe smbante mend ku I kishte hedhur, I kerkoi gjithandej, por nuk I gjeti”

Te tregova qe ti te jesh ne gjendje te arsyetosh kthjellet, te bindesh, sic jam bindur edhe une vite te shkuara, se harixhofka, duke pare shenjat e dores sime, zbuloi nje te vertete te shenuar nga Zoti dhe te vertetave te Zotit kurrekush ska force tu shkoje ndesh. (317)

Kete leter ta degoj une, yt vella, nga nje humbetie ku trupi te kalbet ne balte e te grijne parazitet, ku s’deshiroj aspak qe nje dite te shoh tet bir, gruan tende dhe ty. (320)

Ne ate erresire dicka pulskoi, zuri te levizte brenda kafkes, te vervitej si lemsh, derisa u keput e shpertheu jasht ne formen e fjales “kurre”. “Kakrrima e korbit, mendi ai. Korbi! Me mundi! Me ka mundur prej kohesh qe s’mbahen mend, mbase qysh kur ende s’kisha ardhur ne jete dhe une nuk e dija se kur te vija do te mundesha nga nje korb.”

… I pushtuar nga nje ndjenje midis frikes e ngazellimit, ai ngriti koken lart dhe, megjithse nuk kishte besuar ne Zot e nuk dinte as se si formulohej nje lutje, mermeriti: “Zot, bej qe ime shoqe Juli dhe im bir te mos kthehen ne shtepi. Ti qe di e sheh gjithcka nga lartesite qiellore ku je, pra qe e di se sa I pafajshem jam, bej qe Juli dhe im bir te mos kthehen ne shtepi as sot, as neser, as kurre, me c’liro nga pesha e detyrimit ndaj tyre. Dhe une… Dhe une…” (322)

Dhe iu tha peshtyma ne gryke; tutje, pak kendej deres, qendronte vizitori shtatlarte mbeshtjelle me pelerinen e zeze dhe masken e nje te vdekuri ne fytyre. Rrinte pa levizur, me xixellimine zi te bebzave, qe shkeputej nga zgavrat ne trajten e dy rrezeve te ndritshme. Ai nuk I qendroi xixellimit dhe mbuloi fytyren me pellembe. “Ik, e urdheroi, s’kam pune me ty. Une e di kush je, e kam ditur gjithmone. Hiqmu sysh krijese e ferrit. “ Ti nuk di asgje, kijese e hicit, ia ktheu vizitori me egersi. Une jam ai qe ti s’i afrohesh dot, nuk e prek dot, jam pushteti qe luan me njerezit, ndaj te cilit ti edhe kushdo tjeter jeni grimca rere, jam ai qe kam vendosur vendos e do te vendos perjetesisht per gjerat ne bote, dhe ska force qe mund te shkoje kunder vullnetit tim. Une shpall kush eshte shenjt, e kush mekatar, krijoj panteonet e te gjalleve dhe te vdekurve, une te ngre e une te zhys. Dhe ngrehu, ka ardhur koha te shkosh tek te shumtet. Ti duhet te varesh veten… Tani ti duhet te varesh veten. Te varesh veten …Tani…” Zeri urdherues u be I padurueshem. Burrit iu duk se ia shpuan trupin me njemije gjilpera njeherazi, sikur njeherazi po e kafshonin nje mije qen te terbuar. Dhe ia dha ulerimes. (324)

Me siguri dinte vetem nje gje: tash e tutje do te vegjetonte si nje kufome midis te gjalleve. Te gjallet i perkisnin nje bote tjeter. Edhe Sara.

Page 24: Kufoma - Fatos Kongoli