Këshillit të Legjislacionit, Meta sulmon ashpër Ramën dhe … · 2020. 2. 16. · “Ne...

24
Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Diel 16 Shkurt 2020 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Besi BEKTESHI Ne të marrët e “old fashioned”, një person, një votë! Nga Ylli MEÇE I dënuari... do të jetë populli dhe ne bijtë e tij! Nga Bardhyl BEJKO Lulzim Basha çdo ditë shpik një qeveri, sot teknike, nesër kujdestari Gjykata Kushtetuese dyshohet se ka nisur funksionimin në paligjshmëri. Dekretimi i Marsi- da Xhaferllarit nga presidenti Meta e ka futur në një rreth vicioz Kushtetuesen, pasi secili bën sipas hesapit të vet. E bukura është se Kushtetuesja është një organ kolegjial, por... Kushtetuesja në paligjshmëri, zbardhen qëndrimet e Këshillit të Legjislacionit, Vitore Tusha në mbështetje të Marsida Xhaferllarit Dështojnë tentativat për pazare, Meta sulmon ashpër Ramën dhe ambasadorët, presidenti i terrorizuar pas rrudhjes së kompetencave Kontrolli i Lartë i Shtetit ka marrë pjesë në konferencën e Zyrës së Auditimit në Kosovës, ku kreu i KLSH Bujar Leskaj, i pranishëm në këtë konferencë, u shpreh se KLSH është duke punuar për implementimin e standardeve ndërkombëtare. Në fjalën e tij, Leskaj ndau me të... Në kinematografinë shqiptare, problemet me të cilat përballen regjisorët për filmat nuk janë të pakta. Sipas tyre realizimi i një filmi ka vështirësi, por kur buxhetet janë të pakta ato rriten. Në in- tervistën për “SOT”, regjisori i njohur Kristaq Mitro shprehet se për kinematografinë... Sporti shqiptar po kalon një moment të vështirë, për shkak se ende nuk janë lëvruar fondet grant nga buxheti, të domosdoshme për objektivat vjetore të federatave dhe ajo që është akoma më e nevojshme lidhet me pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Tokio-2020. Kemi të bëjmë... KLSH merr pjesë në konferencën e Zyrës së Auditimit në Kosovë, Leskaj: Po punojmë për implementimin e standardeve ndërkombëtare KRISTAQ MITRO: Kemi shkatërruar traditën e kinemasë, filma si “Liri a vdekje” nuk realizohen dot sot SAHIT PRIZRENI: Talente kemi por i çojmë dëm, sporti i tradhtuar, ëndrrat e sportistëve lodra interesi për politikanët Rriten tensionet në opozitë, Meta dhe Berisha presion Lulzim Bashës të nisë revoltat pas 16 marsit, skeptikë për reformën zgjedhore Byrja Kombëtare e Hetimit dhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit duket se po i lënë pa gjumë të korruptuarit në vend. Edhe pse ka shumë nga ata që besojnë se SPAK nuk do të prodhojë rezultate, sinjalet janë të qarta se ka shumë nga ata që janë trembur.Të dhënat e In- spektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e tregojnë qartë se që kur ka nisur reforma në drejtësi, pushtetarët kanë... Faqe 10 Faqe 18 Faqe 20 Faqe 5 Shembulli maqedonas, aleatët e Lulzim Bashës: S’ka rrugë tjetër veç qeverisë teknike, ja pse këmbëngulim tek grupimet brenda koalicionit Përmbyllja e reformës zgjedhore dhe shkuarja e vendit në zgjedhje të parakohshme ka qenë kryefjala gjatë ditëve të fundit në radhët e opozitës jashtëparlamentare. Aleatët e Partisë Demokratike vijojnë... Faqe 6 Ngjela: S’mund të ketë zgjedhje me model maqedonas, strategji e Berishës dhe jo e Bashës, të gjithë kanë hallin e reformës në drejtësi Për avokatin Spartak Ngjela, kërkesat e opozitës për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme janë të pamundura. Sipas tij nuk mund të shkohet drejt shembullit maqedonas. Gjatë një reagimi për... Faqe 7 Faqe 2,3 Tërhiqet Franca, Makron premton hapje negociatash për Shqipërinë nëse Komisioni Europian nxjerr raport pozitiv Faqe 8 Byroja e Hetimit dhe SPAK trembin pushtetarët, dyfishohen fshehjet e pasurive nga deputetët, ish-ministrat dhe drejtorët, frikë për sekuestrime Faqe 9 CMYK

Transcript of Këshillit të Legjislacionit, Meta sulmon ashpër Ramën dhe … · 2020. 2. 16. · “Ne...

Page 1: Këshillit të Legjislacionit, Meta sulmon ashpër Ramën dhe … · 2020. 2. 16. · “Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët,

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

E Diel 16 Shkurt 2020

Çmimi 20 lekë

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Besi BEKTESHI

Ne të marrët e “old fashioned”, një person, një votë!

Nga Ylli MEÇE

I dënuari... do të jetë populli dhe ne bijtë e tij!

Nga Bardhyl BEJKO

Lulzim Basha çdo ditë shpik një qeveri, sot

teknike, nesër kujdestari

Gjykata Kushtetuese dyshohet se ka nisur funksionimin në paligjshmëri. Dekretimi i Marsi-da Xhaferllarit nga presidenti Meta e ka futur në një rreth vicioz Kushtetuesen, pasi secili bën sipas hesapit të vet. E bukura është se Kushtetuesja është një organ kolegjial, por...

Kushtetuesja në paligjshmëri, zbardhen qëndrimet e

Këshillit të Legjislacionit, Vitore Tusha në mbështetje

të Marsida Xhaferllarit

Dështojnë tentativat për pazare, Meta sulmon ashpër Ramën dhe

ambasadorët, presidenti i terrorizuar pas rrudhjes së kompetencave

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka marrë pjesë në konferencën e Zyrës së Auditimit në Kosovës, ku kreu i KLSH Bujar Leskaj, i pranishëm në këtë konferencë, u shpreh se KLSH është duke punuar për implementimin e standardeve ndërkombëtare. Në fjalën e tij, Leskaj ndau me të...

Në kinematografinë shqiptare, problemet me të cilat përballen regjisorët për filmat nuk janë të pakta. Sipas tyre realizimi i një filmi ka vështirësi, por kur buxhetet janë të pakta ato rriten. Në in-tervistën për “SOT”, regjisori i njohur Kristaq Mitro shprehet se për kinematografinë...

Sporti shqiptar po kalon një moment të vështirë, për shkak se ende nuk janë lëvruar fondet grant nga buxheti, të domosdoshme për objektivat vjetore të federatave dhe ajo që është akoma më e nevojshme lidhet me pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Tokio-2020. Kemi të bëjmë...

KLSH merr pjesë në konferencën e Zyrës së

Auditimit në Kosovë, Leskaj: Po punojmë për implementimin e standardeve ndërkombëtare

KRISTAQ MITRO: Kemi shkatërruar traditën e kinemasë, filma si “Liri a

vdekje” nuk realizohen dot sot

SAHIT PRIZRENI: Talente kemi por i çojmë dëm, sporti i tradhtuar,

ëndrrat e sportistëve lodra interesi për politikanët

Rriten tensionet në opozitë, Meta dhe Berisha presion Lulzim Bashës të nisë revoltat pas 16 marsit, skeptikë për reformën zgjedhore

Byrja Kombëtare e Hetimit dhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit duket se po i lënë pa gjumë të korruptuarit në vend. Edhe pse ka

shumë nga ata që besojnë se SPAK nuk do të prodhojë rezultate, sinjalet janë të qarta se ka shumë nga ata që janë trembur. Të dhënat e In-

spektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e tregojnë qartë se që kur ka nisur reforma në drejtësi, pushtetarët kanë...

Faqe 10

Faqe 18

Faqe 20

Faqe 5

Shembulli maqedonas, aleatët e Lulzim Bashës: S’ka rrugë tjetër veç qeverisë teknike, ja pse këmbëngulim

tek grupimet brenda koalicionitPërmbyllja e reformës zgjedhore dhe shkuarja e vendit në zgjedhje të

parakohshme ka qenë kryefjala gjatë ditëve të fundit në radhët e opozitës jashtëparlamentare. Aleatët e Partisë Demokratike vijojnë... Faqe 6

Ngjela: S’mund të ketë zgjedhje me model maqedonas, strategji e Berishës dhe jo e Bashës, të gjithë kanë hallin e reformës në drejtësi

Për avokatin Spartak Ngjela, kërkesat e opozitës për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme janë të pamundura. Sipas tij nuk mund të shkohet drejt shembullit maqedonas. Gjatë një reagimi për... Faqe 7

Faqe 2,3

Tërhiqet Franca, Makron premton hapje negociatash për Shqipërinë nëse Komisioni Europian nxjerr raport pozitiv Faqe 8

Byroja e Hetimit dhe SPAK trembin pushtetarët, dyfishohen fshehjet e pasurive nga deputetët,

ish-ministrat dhe drejtorët, frikë për sekuestrime

Faqe 9

CMYK

Page 2: Këshillit të Legjislacionit, Meta sulmon ashpër Ramën dhe … · 2020. 2. 16. · “Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët,

2 GAZETA SOTE Diel 16 Shkurt 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se opozita duhet të përdorë çdo mjet për të larguar qeverinë “Rama” nga pushteti. Gjatë një interviste televizive pak ditë më parë, Berisha thotë se qeveria që është përfshirë në trafikun e drogës duhet të largohet me aksion të fortë opozitar dhe revolucion. I pyetur sesi mund të largohet Edi Rama nga pushteti, Berisha tha se opozitës i duhet të bëjë revolucion, pasi kryeministri do t’i vjedhë gjithmonë votat. “Ai largohet me revolucion, nuk ka forcë në botë që mund t’i rezistojë. Revolucioni sot është më i mundur se kurrë. Sa më monist bëhet Edi Rama, aq më i mundshëm është revolucioni dhe fitorja e tij”, deklaroi Berisha.

SALI BERISHA: RAMA DUHET RRËZUAR ME ÇDO KUSHT

“Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët, jo për veten tonë. Nëse pala tjetër do të vazhdojë të përdorë në mënyrë të palig-jshme pushtetin e paligjshëm, paratë e pista të krimit të organizuar, dhe të vendosë interesat e pushtetit të vet dhe të atyre me të cilët ka ardhur në pushtet, kriminelëve dhe oligarkëve, kundër interesave të shqiptarëve, atëherë opozita bashkë me qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqërie europiane për t’u përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin”, deklaroi dy ditë më parë kryedemokrati Lulzim Basha, pas takimit që pati me delegacionin e Komisionit të Venecias.

PAS PRESIONEVE TË BERISHËS, BASHA PARALAJMËRON PROTESTA

Tifozët shpërthejnë “Rama ik”, Berisha: Revolucioni vazhdon

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar dje në rrjet sociale një video nga një ndeshje e kampionatit shqiptar, ku tifozët shpërthejnë në thirrjet “Rama ik”. Nga pamjet duket se takimi po luhej në stadiumin “Air Albania’, ndër-sa ish-kryeministri shpreh nderim ndaj tifozëve, duke bërë thirrje për revolucion. “Revolucioni vazhdon në stadiume! Nderim tifozëve shqiptarë që po kthejnë stadiumet në arena të revolucionit demokratik”, shkruan Berisha. Duket se me postimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha ka thumbuar deri diku qëndrimin që po mban opozita, e cila prej qershorit ka ndërprerë protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama, edhe pse më parë ishte deklaruar se ato do rinisin në shtator, pra rreth 6 muaj më parë. Më herët, ish-kryeministri Berisha ka përshëndetur tifozët e mbledhur në stadiumin “Air Albania”, mbrëmjen e 14 dhjetorit të vitit që lamë pas, për përballjen Partizani - Tirana, të cilët thirrën “Rama ik”.

LSI: Rama mashtrues, ja çfarë u premtonte në 2013 naftëtarëve

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Me-hmetaj ka reaguar dje për grevën e punëtorëve në Poçem, teksa kujton premtimet që i bënte kryeministri Rama në 2013 kur kërkonte vota. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ajo shprehet se Rama në 2013 kur kërkonte votat për të ardhur në pushtet iu premtoi paga të larta, ndërsa sipas saj, sot pas 7 vitesh qeveria as që interesohet për ta. “Kur Edi Rama kërkonte votat në 2013-ën u premtoi naftëtarëve paga të larta, kus-hte më të mira pune dhe madje që Uzina do vihej e gjitha në punë si ndërmarrje shtetërore. Ndërkohë, naftëtarët kanë 27 muaj pa marrë pagat, personeli është shkurtuar dhe banorët që jetojnë mbi tokën naftëmbajtëse jetojnë në varfëri, pa infrastrukturë e pa kushte. Ku është sot qeveria dhe Rama? Pse nuk vepro-jnë? Askush nuk po interesohet as për jetën e këtyre naftëtarëve, që prej dy ditësh janë në grevë urie edhe pse pro-testat e tyre kanë zgjatur për më shumë se një vit”, deklaroi Mehmetaj.

Kryemadhi bën autokritikë dhe sulmon qeverinë: Edhe opozita ka faj për largimin e të rinjve, u treguam indiferentë ndaj Ramës

Papunësia dhe varfëria që ka pllakosur Shqipërinë, duket se kanë ndikuar tek opozita joparlamentare për t’i bërë një autokritikë vetes. Nga qyteti i Fierit, ku ndodhej në një takim me strukturat e partisë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi akuzoi kryemi-nistrin Edi Rama se ka zhytur vendin në skamje, ndërsa e etiketoi shefin e qeverisë si “vrasës të punësimit”. Madje, Kryemadhi bën fajtore edhe opozitën, sipas së cilës është treguar indiferente dhe nuk i ka ushtruar mjaftueshëm presion kreut të qeverisë për premtimet e pambajtura. “Politika ka faj për largimin e shqiptarëve. Kemi faj ne

që nuk i kemi kujtuar Ramës 300 mijë vendet e punës, por mbylli qindra dyer shtëpish që ikën në emigracion. Mbyllën biznese, pagat e shqiptarëve i la në vend, por rriti çmimin dhe kostot e jetesës. Energjinë elektrike, të njëjtën sasi si para 6 vjetësh, e paguan dyfish. Të gjitha këto janë një mungesë e vëmendjes që ne kemi treguar ndaj Ramës, mungesë indiferencë ndaj Ramës, vrasës i punësimit të të rinjve në Shqipëri. Trokasim, bisedojmë dhe të gjithë kërkojnë shpresë. Të rin-jtë besojnë tek LSI-ja”, deklaroi ajo. Më tej, gjatë fjalës së saj, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi teksa akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama

se po tregohet arrogant me qytetarët, iu bëri thirrje këtyre të fundit që t’i bashkohen Lëvizjes Socialiste për Integrim, pasi është një parti, që duhet të shihet si shpresë nga ata. “Ky takim është në vazhdën e takimeve që LSI nuk i ka thjesht në kuadrin e takimeve, por i ka dhe në kuadrin e shpërndarjes së kartave të reja të anëtarësisë. Ju e dini që prej mesë dy tre muajsh kemi qenë në fushatën e anëtarësimeve të reja të LSI-së, e cila ka të bëjë më pjesëmarrjen dhe angazhimin e të rinjve dhe të rejave në LSI, por jo vetëm të të rinjve, por dhe të çdo qytetari apo qytetareje, të cilët kërkojnë të jenë pjesë e LSI. Sot dua që me

ju të ndajmë disa gjëra sepse angazhimi ynë dhe puna jonë e përditshme do të jetë e pandalur për shkak të problemeve që ka sot Shqipëria. Ju e dini që moto e LSI është “Shqipëria shtëpia jonë”. Dhe në fakt prej kohësh Shqipëria nuk shihet më si një shtëpi. Sot qyteti i Fierit më shumë se kushdo tjetër e ndjen mungesën e të rinjve dhe të rejave, e ndjen mungesën e familjeve të reja, e ndjen mungesën e biznesit, të investimeve, e lëvizjes së ekonomisë. Ndjen çdo ditë taksat e larta, të cilat i vijnë çdo ditë qytetarit të Bashkisë së Fierit në derën e shtëpisë”, nënvizoi kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Rigels SELIMAN

Shtohen presionet ndaj krye-tarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të rikthy-er protestat dhe revoltat.

Ulja në tryezën e dialogut ishte një sinjal se ujërat do të qetësoheshin mes mazhorancës dhe opozitës joparlamentare. Por Këshilli Politik duket se e ka ndarë opozitën në dy fronte, ku shumë nga eksponentët të saj janë skeptikë për tryezën e reformës zgjedhore dhe shohin rik-thimin e protestave anti-qeveritare si alternativë kryesore. Ndërkohë që, ka edhe nga ata që mendojnë se në pushtet vihet përmes votës dhe zgjedhjeve. Mirëpo, përpara se këto të ndodhin, opozita e bashkuara e kryesuar nga PD kanë dërguar në tryezën e mazhorancës një draft, përmes së cilit kërkojnë që të bëhet me ligj dhe të ndërhyhet në Kodin Zgjedhor, që tre muaj para çdo palë zgjedhjeve të krijo-het një qeveri teknike, sikundër është rasti i Maqedonisë së Veriut. Plotësimi i kësaj kërkese të paktën nga sytë e opozitës shihet si “kleç-ka” apo “Thembra e Akilit”, nga e cila varet edhe kriza politike, nëse do ta thellohet ose jo. Por deri më tani reagimet e mazhorancës kanë lënë të nënkuptohet se një kërkesë e kësaj natyre nuk do të merret në konsideratë nga ajo, çka ka bërë që të rriten tensionet dhe mosmarrëve-shjet brenda opozitës joparlamen-tare. E para që ka reaguar qartë në lidhje me kërkesën e opozitës, ka qenë Lëvizja Socialiste për Integ-rim, e cila përmes ish-deputetit të saj Edmond Panariti i dërgoi një mesazh shumicës qeverisëse, por edhe kryedemokratit Lulzim Basha që në rast se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike, rruga e vetme mbetet rikthimi i protestave.

Meta-Berisha presion Bashës Teksa ishte duke folur në një

studio televizive tre ditë më parë, zoti Panariti paralajmëroi se nëse propozimet e PD-LSI-së nuk do të merren në konsideratë në tryezën e reformës zgjedhore, atëherë si-pas tij, opozita do të rikthehet në protestë. “Mbetet opsion i hapur

Berisha, Meta dhe njerëz pranë tyre i bëjnë thirrje Bashës që të bëjë protesta dhe jo shëtitje

Rriten tensionet në opozitë, Meta-Berisha presion Bashës të nisë revoltat pas 16

marsit, skeptikë për reformën zgjedhore

duke i bërë thirrje që t’iu rikthehet revoltave, ndërsa kërkonte që ky aksion radikal kundër qeverisë duhet të nisë në datën 16 mars, një ditë pasi mbaron edhe afati i komi-sionit të reformës zgjedhore. Madje, kreu i shtetit përmes këtij editoriali kërkonte nga Basha një afat se kur do rrëzohet qeveria “Rama” dhe se sapo të nisin protestat nuk duhet të jenë shëtitje si ato që ndodhën vitin e parë. Po ashtu, mësohet se presionet ndaj kryedemokratit i ka rritur edhe vetë presidenti Meta,

kur në disa dalje publike është shprehur se ka ardhur koha për të bërë rezistencë ndaj qeverisë, në kushtet kur kjo e fundit po kap çdo institucion. Në të njëjtën kohë, kreu i shtetit është shprehur skeptik për tryezën e reformës zgjedhore. Nga ana tjetër, presionet ndaj Bashës i ka rritur edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili gjatë ditëve të fundit ka bërë thirrje për rrëzimin e qeverisë përmes revolucioneve, ndërsa është shprehur skeptik për reformën zgjedhore.

rikthimi te protestat nëse nuk funk-sion tryeza”, deklaroi Panariti. Pra, duket qartë që LSI përmes kësaj deklarate i ka dërguar një mesazh të koduar Bashës, duke i kërkuar që t’iu rikthehet protestave. Por LSI nuk është e vetmja që po ushtron presion ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, pasi një gjë të tillë po e bën edhe ish-kryeministri Sali Berisha, presi-denti Ilir Meta dhe media pranë këtij të fundit. Dje një media pranë Metës përmes një editoriali, i ushtronte presion të hapur liderit demokrat,

Page 3: Këshillit të Legjislacionit, Meta sulmon ashpër Ramën dhe … · 2020. 2. 16. · “Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët,

4,10,11,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 16 Shkurt 2020 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Dështojnë tentativat për pazare, Meta sulmon ashpër Ramën dhe ambasadorët, presidenti i terrorizuar pas rrudhjes së kompetencave

Meta ngre alarmin: Shqipëria po shndërrohet në shtet policor

Janullatos vlerësohet me çmim ndërkombëtar, magjepset presidenti Meta, reagon me shpejtësi dhe i thur elozhe

Presidentit Ilir Meta duket se nuk i ndahet shpirti nga grekët dhe Kryepeshkopi Anastas Jan-ullatos. Pas dështimit të skenarëve rusë në vendin tonë, kreu i shteti ka kthyer sytë nga Athina. Ditën e djeshme presidenti Meta ka thurur elozhe për Kr-yepeshkopin Janullatos, ndërsa e ka përgëzuar këtë të fundit për çmimin “Klaus Hemmerle 2020” për kontributin për përqasjen dhe bashkë-ekzistencën paqësore. Përmes në postimi në rrjetet sociale, Meta theksoi se kontributi ndërkombëtar i Kryepeshkopit ka ndihmuar në afirmimin e Shqipërisë si vend i lirë dhe me harmoni ndërfetare. “E përshëndes

vlerësimin e merituar të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, me çmimin ndërkombëtar “Klaus Hemmerle 2020”, për kontributin e Tij të shquar për përqasjen dhe bashkë-ekzistencën paqësore. Krenar për rolin e çmuar të Fortlumturisë së Tij dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në veçanti, për forcimin e harmonisë ndërfetare, kësaj vlere kombëtare dhe modeli unik në mbarë botën. Kontributi ndërkom-bëtar i Kryepeshkopit Janullatos ka ndihmuar në afirmimin e shkëlqyer ndërkombëtar të Shqipërisë, si vend i lirisë dhe harmonisë ndërfetare. I gëzuar

që ky lajm i mirë vjen pak ditë pasi në emër të Shqipërisë i konfirmova Sekretarit amerikan të Shtetit, Michael Pompeo se jemi të përkushtuar në mbështetjen dhe fuqizimin e Aleancës Ndërkom-bëtare për Mbrojtjen dhe Avancimin e Lirive Fetare”, shkruan Meta. Ndërkohë, brenda këtij muaji, Meta ka folur dy herë me superlativa për Kryepeshkopin Janullatos, pasi në datën 1 shkurt të këtij viti kreu i shtetit është parë në ambientet e Katedrales Ortodokse, ku ka kaluar disa orë me zotin Janullatos. Takimi ka ardhur në kuadër të nismës për dhurimin e gjakut, por presidenti nuk

e ka fshehur afeksionin që ka për peshkopin grek Janullatos, duke e vlerësuar këtë të fundit për rolin e tij sa i takon shpopullimit të popullsisë. “Anastas Janullatos predikon se: “E kundërta e paqes nuk është lufta, por egocentrizmi”. Mirënjohje dhe falen-derim të veçantë për Kishën Ortodokse Autoqefale për kontributet dhe përkushtimin e veçantë për dekurajimin e fenomenit të shpopullimit të vendit, duke theksuar rëndësinë e rritjes së shpresës dhe promovimit të vlerave tona më të mira kombëtare, te fëmijët dhe të rinjtë tanë”, ka deklaruar asokohe Meta në rrjetet sociale.

Rigels SELIMAN

Dështojnë tentativat e presi-dentit Ilir Meta për pazare me qeverinë dhe ambasa-dorët. Kreu i shtetit zhvilloi

një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të gjetur mbështetje, ndërsa dy ditë më parë tentoi të qetësonte ujërat me përfaqësues të qeverisë dhe me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Luigji Soreca. Por duket se sharra i ka ngecur në gozhdë presidentit Meta, pasi dje iu është rikthyer sulmeve ndaj kryeminis-trit Edi Rama dhe ndërkombëtarëve. Përmes një statusi të publikuar dje në rrjetet sociale, zoti Meta ka sulmuar ashpër mazhorancën qeverisëse për rrudhjen e kompetencave. Sipas tij ndryshimet që iu bënë ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe atij për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë një grusht shteti i hapur. Në të njëjtën kohë, kreu i shtetit ka sulmuar edhe ambasadorin e BE në Tiranë, Luigji Soreca, duke e bërë përgjegjës për këto ndryshime anti-kushtetuese të kaluara nga mazhoranca. “Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqen-drohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP”, deklaroi ai. Pra, kjo deklaratë e fortë e bërë nga presidenti Ilir Meta, tregon qartë se ky i fundit nuk po e kapërdin dot izolimin dhe rrudhjen e kompetencave që i beri mazhoranca qeverisëse përmes ndryshimeve në dy ligjet që u votuan në seancën plenare të së mërkurës që lamë pas. Kështu që, fakti që zoti Meta reagoi pas tre ditëve për ndryshimet që i rrudhën kompetencat, në një kohë që ai ishte i ftuar të mërkurën në mbrëmje në një studio televizive dhe mund ta bënte një reagim për këtë çështje, tregon qartë se ai këto ditë i ka shfrytëzuar për të bërë pazare. Kjo do të thotë se tentativat e tij për të bërë pazare kanë dështuar dhe në këto kushte kreu i shtetit ka rinisur sulmet ndaj qeverisë, ambasadorit të

BE në Tiranë, madje edhe ambasadës së SHBA në Tiranë, që mbështeti këto ndryshime. Thënë ndryshe, presidenti duket se është terrorizuar pas rrudhjes së kompetencave, pasi gjyqtarët nuk do të betohen më tek ai.

Meta sulmon qeverinë dhe Policinë e Shtetit

Por sulmeve të presidentit Ilir Meta nuk i ka shpëtuar as Policia e Shtetit. Kjo e fundit prej disa ditës ka nisur një aksion të ashpër kundër krimit të organizuar, teksa përmes “Operacionit

Forca e Ligjit” po sekuestron të gjitha pasuritë e individëve dhe organizatave me rekorde kriminale. Mirëpo, kjo su-per kompetencë që gëzon sot Policia për shkak se atë ia ka dhënë qeveria përmes një akti normativ, nuk është mirëpritur nga presidenti Meta. Ky i fundit në statusin e tij në rrjetet sociale, theksoi ditën e djeshme se Shqipëria është kthyer në një shtet të propa-gandës dhe policor, duke hedhur sipas tij, në kosh të gjitha të drejta e njeriut që i gëzon me ligj. Sipas tij, shndërrimi

i Shqipërisë në shtet policor dhe ikja e qytetarëve shqiptarë nga vendi është një kambanë alarmi. “Në shtetin e PPP (Polici Parti Propagandë) nuk ekzisto-jnë as direktivat e Bashkimit Europian, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada dan-eze këtu. Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit”, nën-vizoi presidenti Ilir Meta.

Rrudhja e kompetencave të Metës, Vasili:

Skandal shtetërorNënkryetari i LSI, Petrit Vasili

denoncoi dje votimin e mazhorancës në Kuvend për ndryshimin e ligjit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kus-htetuese. Përmes një statusi të publi-kuar në rrjetet sociale, Vasili shprehet se votimi u krye kur në Tiranë ishin ftuar ekspertët e Komisionit të Vene-cias. Sipas tij, votimi i ligjit në kohën që PS ka kërkuar ekspertizë nga Venecia është një skandal shtetëror dhe turp politik për qeverinë dhe drejtuesit e Parlamentit. “Gramoz Ruçi, që është shndërruar thjesht në qehajain e depersonalizuar të Edi Ramës në Parlament, nuk priti aspak përgjigjet e Komisionit të Venecias, por me urdhrin e Edi Ramës votoi lig-jin antikushtetues, që eviton betimin e gjyqtarëve kushtetues te presidenti. Ky provokim i trashë dhe vulgar i dyshes Rama-Ruçi ndaj Komisionit të Venecias është i paprecedentë dhe thjesht demonstrim i babëzisë së tyre për ca orë më shumë në karriget e pushtetit”, deklaroi Vasili.

Izolimi i Metës, reagon Rama: PS kërkon

të kapë PresidencënNënkryetari LSI, Luan Rama,

gjatë fjalimit të tij në takimin e struk-turave të Fierit, ka komentuar lig-jin e ndryshuar, ku i hiqet betimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, presidentit Ilir Meta. Sipas tij, kjo nuk ka të bëjë me “luftën personale” me Ilir Metën, por për të kapur Presidencën dhe për të bërë shtetin KÇK. “Social-istët na thonë shpëtojeni Fierin se e kanë kapur nga fyti. E keni parë luftën dhe vendimet që merr Kuvendi në mënyrë antikushtetuese. E kanë fshe-hur nën petkun e luftës së presidentit. Nuk është fjala tek Ilir Meta. Ata duan që përmes Gjykatës Kushtetuese të kapin reformën në drejtësi, të vetmin institucion legjitim që është Presiden-ca. Ata duan të bëjnë KÇK të gjithë shtetin për interesat e tyre personale, term halabak, ordiner. Ky është vizioni që kanë për shtetin. Apeli është për çdo qytetar, të bëhemi bashkë për të ndërtuar në Shqipëri të ardhmen e fëmijëve tanë”, deklaroi Rama.

Ligji i miratuar nga Kuvendi për ndryshimin e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është an-tikushtetues. Kështu është shprehur këshilltari ligjor i presidentit, Ilir Meta, Bledar Dervishaj dy ditë më parë teksa ishte i ftuar në një studio televizive. “Unë nuk arrij ta kuptoj se çfarë duan të realizojnë me këtë, por qasja duket. Ai projekt ligj kishte dy nene, një për procedurën

e betimit që i vendoste kushte presidentit dhe neni tjetër ishte efekti prapaveprues që kishte. Po ta shikojmë nga përmbajtja ligjin, qoftë ky neni që ka mbetur i miratuar, qoftë pr/ligji i nisur është kokë e këmbë antikushtetues. Është antikushtetues sepse betimi nuk është një akt for-mal. Betimi është akti i madh besimi, prandaj Kushtetuta ia ka besuar Presidentit”, deklaroi Dervishaj.

BETIMI I GJYQTARËVE, PRESIDENCA: NDRYSHIMET ANTIKUSHTETUESE

Mazhoranca qeverisëse miratoi të mërkurën ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, duke i hequr kështu të drejtën presidentit Ilir Meta për të bllokuar magjistratët për t’u bërë anëtarë të Kushtetueses. Duke folur në seancën plenare në cilësinë e nismëtarit, deputeti i PS, Alket Hyseni deklaroi se me ligjin e ri, kreu i shtetit ka vetëm 10 ditë kohë për të thirrur gjyqtarin, në rast të kundërt

mazhoranca ka menduar një mekanizëm zhbllokues. “Nëse një nga institucionet që mund të jetë një nga Këshillat, ose KLGJ ose KLP, mund të jetë Presidenti i Republikës, nuk mund të bllokojë fillimin e punës së një zyrtari. Në rastin konkret është prezantuar forma me shkrim, e cila është një formë e njohur në shumë praktika kushtetuese të vendeve të ndryshme demokratike”, deklaroi Hyseni.

PS: META ASNJË SHANS TË BLLOKOJË REFORMËN

Page 4: Këshillit të Legjislacionit, Meta sulmon ashpër Ramën dhe … · 2020. 2. 16. · “Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët,

4 GAZETA SOTE Diel 16 Shkurt 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

ILDKP ka publikuar raportin për punën e bërë, në lidhje me verifikimin e deklarimeve të pasurisë për 7 kandidatët e Gjykatës së Lartë. “ILDKPKI, pasi përfundoi kontrollin e plotë të Deklaratës së Pasur-isë dhe Interesave Private, i ka vënë në dispozicion Këshillit të Lartë Gjyqësor Aktet e përfundimit të

kontrollit të plotë të Deklaratës së Pasurisë dhe Interesave Private të kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë, për 7 kandidatë për gjyqtarë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kualifikuar pas procesit përzgjedhës”, shkruhet në raport.

Raporti i ILDKP, mbyllet hetimi për 7 kandidatë për Gjykatën e Lartë

Javë e ngjeshur për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ja çështjet që do të shqyrtojë shkalla e dytë e vetingut

Kalendari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për javën e tretë të shkurtit, është i ngarkuar. Puna nis me prokurorin dhe anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Pas sean-cash të mbushura me kërkesa paraprake, të martën e 18 shkurtit, Komisioneri Publik dhe vetë prokurori Besnik Cani, do të paraqesin para trupës gjykuese të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, konkluzionet përfundimtare, duke qenë shumë pranë dhe vendimit përfundimtar. Kujtojmë se prokurori Besnik Cani u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit,

por Komisioneri Publik, me rekomandim të përfaqësuesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, e ankimoi këtë vendim. Ajo që vlen të kujtojmë janë dhe kërkesat paraprake të prokurorit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Konkretisht, Besnik Cani kërkoi që të përjashto-hen nga gjykimi i tij anëtarët Ardian Hajdari dhe Luan Daci, ndërsa në një seancë tjetër kërkoi ndërprerjen e mandatit të këtyre të fundit. Kërke-sa u rrëzua nga trupa, por SPAK ka nisur hetimet për anëtarët në fjalë. Ndërkohë që të mërkurën e 19 shkurtit, trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm

të Apelimit, do të zhvillojë seancën e parë për gjyqtaren e Gjykatës së Krujës, Alma Kolgjoka. Kjo e fundit u konfirmua në detyrë në dhjetor të vitit 2018, ndërsa u ankimua nga Komisioneri në janar të vitit 2019, pasi pretendon se Kolgje-ka nuk arrin nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë. Komisioneri kërkoi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që të riçelë hetimin e plotë për kriterin e pasurisë, dhe të vlerësojë nëse do lërë në fuqi vendimin e Komisionit, apo shkarkimin e gjyqtares Alma Kolgjoka nga detyra. Një ditë më pas, të enjten e 20 shkurtit, trupa gjykuese e

Kolegjit, e përbërë nga Rezarta Schuetz kryesu-ese, Sokol Çomo relator, dhe në rolin e anëtarëve Albana Shtylla, Ina Rama dhe Natasha Mulaj, do të zhvillojë në dhomë këshillimi çështjen e prokurorit Shpëtim Kurti. Ky i fundit u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në nëntor të 2018, pasi u konstatuan probleme në dy kritere të vlerësimit. Konkretisht, KPK konstatoi se Kurti ka kryer fshehje të pasurisë dhe ka kontakte të papërshtatshme me persona me rekorde krimi-nale. Prokurori ankimoi vendimin e Komisionit në janar të vitit që kaloi.

ILDKP dorëzon raportin e hetimit pasuror për zyrtarët e drejtësisë

Mbyllet verifikimi pasuror për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, KPK merr në dorë dosjet, në skaner kandidatët për Gjykatën Kushtetuese

Ornela ÇELPICA

Komisioni i Pavarur i Kual-ifikimit ka në dorë të gjithë të dhënat për pas-urinë e gjyqtarëve dhe

prokurorëve në vend. Rreth 770 zyrtarë të drejtësisë vendosën të hyjnë në veting, ndërkohë që gazeta ka siguruar të dhënat e In-spektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive deri në fund të vitit 2019. Sipas statistikave, është bërë një verifikim i thellu-ar për të gjithë emrat, ndërkohë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do e ketë më të lehtë për të përsh-pejtuar procedurat për përballjen e zyrtarëve të drejtësisë me trupën gjykuese. Referuar statistikave të ILDKPKI-së, vetëm për vitin 2018, ka përfunduar verifikimi i proce-seve të kontrollit të deklaratave të pasurive, për të paktën 411 zyrtarë të drejtësisë. Gazeta ju drejtua me një shkresë ILDKP, e cila informoi se: “Konkretisht, gjatë vitit 2018, ka përfunduar dhe dorëzuar pranë këtyre organeve, dokumentacionin e plotë, së bashku me raportet e hollësishme dhe të arsyetuara për gjyqtarët e gjykatave të apelit, Gjykatës së Apelit Administrativ, Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, si dhe prokurorët e proku-rorive të apelit, Prokurorisë së Ape-lit të Krimeve të Rënda, ndihmësit dhe këshilltarët ligjorë të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe gjykatave administrative, për periudhën janar - dhjetor 2018, në total për 411 subjekte të procesit të rivlerësimit”. ILDKP, më tej ka pasqyruar edhe shifrën zyrtare të raporteve në lidhje me kontrollin e deklarimeve të pasurisë, të për-funduar nga vetë ky institucion për vitin 2019. Sipas të dhënave, vitin që lamë pas janë dorëzuar pranë organeve përkatëse të paktën 200 raporte. “Ndërkohë që, për periud-hën janar-10 dhjetor 2019, ILDKPKI ka përfunduar dhe dorëzuar pranë këtyre organeve, dokumentacionin e plotë, së bashku me raportet e hol-lësishme dhe të arsyetuara për 200 subjekte të procesit të rivlerësimit”, shkruhet në përgjigjen e ILDKP. Më tej, në një shifër përfundimtare të punës së tyre, ILDKP bën me dije

se ka dorëzuar pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në total 678 raporte të zyrtarëve të drejtësisë. Por puna ka vijuar dhe gjatë 2020 dhe mësohet se është mbyllur pro-cesi për të gjithë emrat.

KPK do të japë të hënën vendimin për

prokurorin Jano Komisioni i Pavarur i Kuali-

fikimit të hënën e 17 shkurtit do të japë vendimin për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Thoma Jano. Seanca dëgjimore për këtë të fundit u zhvillua të enjten e 13 shkurtit, ku relatorja e çështjes evidentoi përfundimet e hetimit për të tre kriteret e rivlerësimit. Konk-retisht, për pasurinë, Komisioni bëri me dije se janë konstatuar pasaktësi në deklarimet e prokurorit. Për pas-urinë makinë “Benz”, sipas relatorit, ka mungesë deklarimi për burimin e të ardhurave. Një tjetër pasaktësi është konstatuar në deklarimin e blerjes së një tjetër makine të tipit Volkswagen. Pjesë në hetimin e KPK ishte edhe pasuria e vajzës së Janos, ku sipas relatorit është kon-statuar një disbalancë në analizën financiare të saj dhe bashkëshortit. Ndërsa lidhur me dy kriteret e tjera, për atë të figurës dhe profesional-izimit, prokurori Thoma Jano është vlerësuar pozitivisht.

Risi në provimet e maturës 2020, ja sqarimet e MASR

Provimet e maturës për vitin 2020, do të kenë risi. Kështu është shprehur zëvendësministrja e Ar-simit, Sportit dhe Rinisë, Nina Guga dje. Në një intervistë televizive, Guga tha se provimet e maturës shtetërore do të korrigjohen në mënyrë elek-tronike, ndërsa nxënësit do të quhen kalues vetëm nëse kalojnë 25% të tezës, në dallim nga vitet e kaluara ku pragu i kalueshmërisë ka qenë më i ulët. “Matura Shtetërore 2020 edhe sivjet do të vijojë me 4 provime nga të cilat 3 janë provime të lëndëve të detyruara dhe 1 provim i lëndëve me zgjedhje. Ndryshimi nga matura 2019 në 2020 ka të bëjë me disa mo-mente të rëndësishme. Pavarësisht se testi është 60 pikësh dhe afati kohor është 2 orë e gjysmë. Sivjet risi është vlerësimi elektronik i provimeve të maturës. Nëse vjet ishte mënyra elektronike vetëm për pyetjet me alternative, sivjet është futur edhe mënyra e vlerësimit elektronik edhe për pyetjet e hapura”, tha ajo.

Mbështetur në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe proku-rorëve në Republikën e Shqipërisë”, ILDKPKI, pasi përfundoi kontrollin e plotë të Deklaratës së Pasurisë dhe Interesave Private, i ka vënë në dispo-zicion Këshillit të Lartë Gjyqësor, aktet e përfundimit të kontrollit të plotë të Deklaratës së Pasurisë dhe Interesave Private të kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë, për 28 kandidatë për në formimin fillestar në Shkollën e Mag-jistraturës në profilin gjyqtar;

Mbështetur në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe proku-rorëve në Republikën e Shqipërisë”, ILDKPKI, pasi përfundoi kontrollin e plotë të Deklaratës së Pasurisë dhe Interesave Private, i ka vënë në dispo-zicion Këshillit të Lartë të Prokurorisë Aktet e përfundimit të kontrollit të plotë të Deklaratës së Pasurisë dhe Interesave Private të kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë, për 24 kandidatë për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës në profilin prokuror.

ILDKP verifikim magjistratëve

Në skaner kandidatët për Gjykatën Kushtetuese

Një rëndësi e madhe i është kushtuar nga ILDKP dhe garës për në Gjykatën Kushtetuese dhe ILD. Gjatë vitit që lamë pas janë

verifikuar 8 emrat finalë të nxjerrë nga KED. “Në tetor 2019, ILDKPKI pasi përfundoi kontrollin e plotë të Deklaratës së Pasurisë dhe In-teresave Private të 8 kandidatëve për pozicione të ndryshme në in-stitucionet e sistemit të drejtësisë, specifikisht për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, ka dërguar pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi aktet e përfundimit të kontrollit të plotë të Deklaratës së Pasurisë dhe Interesave Private të kandidatit për pozicione të ndryshme në in-stitucionet e sistemit të drejtësisë”, shkruhet në raport. Ndërkohë mo-mentalisht janë në fazë verifikimi kandidatët e fundit të nxjerrë nga Presidenca dhe Kuvendi. Meta ka hapur garën për dy vende vakante, ndërsa Ruçi për një vend vakant. Pas seleksionimeve të KED do bëhet dhe skanimi pasuror.

Page 5: Këshillit të Legjislacionit, Meta sulmon ashpër Ramën dhe … · 2020. 2. 16. · “Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët,

GAZETA SOT E Diel 16 Shkurt 2020 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

1. Presidenti i Republikës 2. Kryetari i Kuvendit,3. Kryeministri4. Anëtari i Këshillit të Ministrave5. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese 6. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë7. Prokurori i Përgjithshëm8. Inspektori i Lartë i Drejtësisë9. Kryetari i Bashkisë10. Deputeti

11. Zëvendësministri12. Anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtues të in-stitucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj 13. Çdo akuzë ndaj ish-funksionarëve të mësipërm, për vepra të kryera gjatë detyrës

Ja kush janë zyrtarët e lartë që mund të hetojë SPAK

Kritikat për OFL-në, Sandër Lleshaj: Nuk i mbyllim dot ato gojë, le të flasin, Forca e Ligjit ka mbështetje të publikut

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur dje për nismën Operacioni Forca e Ligjit (OFL). Në një intervistë televizive, Lleshaj u pyet për kritikat që OFL-ja ka marrë nga opozita dhe nga presidenti Ilir Meta. Ai tha se nuk do të mer-ret me akuzat për këtë institucion, pasi thekson se e rëndësishme është që vihet drejtësi në vend. “Në fakt unë nuk dua t’u përgjigjem akuzave, as të opozitës, as të presidentit, sidomos akuzave të presidentit. Nuk kanë vend fare sidomos në një kohë kur bëhet fjalë për një institucion shtetëror, pjesë e të cilit është edhe vetë Presidenti i Re-

publikës. Dua të them një gjë, që sipas të gjithë indikatorëve që ne ndjekim për operacionin “Forca e Ligjit” dhe për ligjin në vetvete, ka një mbështetje shumë të gjerë publike, kjo është e matur. Madje një mbështetje e pazakontë e një publiku të gjerë, i cili pret jo sot, por prej vitesh që të vendoset drejtësi në vend. Dhe ky është indika-tori kryesor me të cilin ne merremi”, tha Lleshaj. Më tej, lidhur me kritikat, ministri i Brendshëm theksoi se kritikat do të dëgjohen, po u shpreh se “dorëzohen” përballë fjalëve të tyre. “Përsa kohë themi që kemi mbështetjen e publikut, dhe përsa

kohë jemi të bindur që jemi brenda kornizës lig-jore të miratuar, ne ecim përpara për realizimin e këtij objektivi të rëndësishëm. Sigurisht që i dëgjojmë edhe zërat kundër. Mundohemi t’i shpjegojmë atëherë kur duan të dëgjojnë. Për fat të keq ka edhe një kategori zërash kundër, të cilët nuk duan të dëgjojnë, thjesht duan të përcjellin një mesazh të kundërt. Nuk i mbyllim dot ato gojë, nuk kemi ç’u bëjmë, le të flasin”, u shpreh ministri Lleshaj. Më tej në përgjigjen e tij, Lleshaj theksoi se qëllimi i kësaj nisme është që të luftojë krimin në vend. “Është publiku ai

që do të gjykojë dhe do të jenë rezultatet që do të flasin. Megjithatë ne besojmë fort që ky hap i ndërmarrë paraqet një risi të jashtëzakonshme dhe paraqet një shans shumë të madh për vendin. Është shumë e rëndësishme që ne të thyejmë dhe të shkatërrojmë një model kriminal biznesi që është krijuar në Shqipëri, i cili josh shumë të rinj në rrugë kriminale vetëm për faktin se demonstrojnë një mundësi suksesi pa punë. Djem të rinj të pashkolluar të papërvojë, të vetmen gjë që kanë bërë, krimi…dhe ka të tjerë që e shohin këtë model”, tha Lleshaj.

Kliti TOPALLI

Byrja Kombëtare e Hetimit dhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit duket se po i lënë pa gjumë të korruptuarit në

vend. Edhe pse ka shumë nga ata që besojnë se SPAK nuk do të prodhojë rezultate, sinjalet janë të qarta se ka shumë nga ata që janë trembur. Të dhënat e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e tregojnë qartë se që kur ka nisur reforma në drejtësi, pushtetarët kanë shtuar tentativat për të fshehur pasuritë. SHBA dhe BE kanë muaj që deklarojnë se duhet të hetohen të korruptuarit dhe t’u sekuestrohen pasuritë. Pra nëse SPAK dhe BKH do të funksionojnë sipas përcaktimeve ligjore, nuk është çudi që të kemi dhe sekues-trime pronash për pushtetarët, disa e kanë nuhatur dhe po tentojnë të mos i deklarojnë të gjitha të ardhurat dhe pas-uritë. Reforma nisi në vitin 2016, por gjatë 2017 u bë ngritja e institucioneve të para. Sipas të dhënave të ILDKP, gjatë vitit 2017 janë kallëzuar penalisht 32 zyrtarë të lartë, të cilët kanë fshehur pasuritë. Nëse vijmë në vitin 2018, ky numër ka shkuar në 53, pra kemi një rritje me gati 40 për qind, por ai që i vë kapak është viti 2019. Gazeta ka siguruar në mënyrë ekskluz-ive të dhënat e ILDKP për vitin që lamë pas dhe bëhet me dije se janë kallëzuar penalisht plot 113 zyrtarë të lartë, përf-shirë deputetë, ish-ministra, këshilltarë ministrash, drejtorë drejtorie, kryetarë bashkish, etj. Pra gjatë 3 viteve të fundit të reformës në drejtësi, kemi një trend rritës me gati 50 për qind të zyrtarëve që nuk deklarojnë pasuritë? Si për koincidencë, gjatë vitit 2019 u hodhën themelet e SPAK dhe viti 2020 shihet si viti që do të sjellë arrestimet e para. Kjo gjë dyshohet se i ka shqetësuar ata që kanë vënë pasuri të paligjshme dhe për këtë arsye kanë nisur manovrat. Por duhet theksuar se kaq janë zbuluar nga ILDKP, ndërkohë ka shumë nga ata që nuk janë zbuluar ende. Kur Byroja e Hetimit të marrë jetë, duket se do ketë shumë zhvillime në aspektin pasuror, kjo pasi këtë vit pritet që ILDKP të publikojë online të gjitha deklarimet pasurore.

Statistikat Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe

Kontrollit të Pasurive, gjatë periudhës 2014-2018 ka referuar pranë Institucionit të Prokurorisë, strukturave të hetimit tatimor, Drejtorisë së Përgjithshme të

Gjatë 2019, janë rritur ndjeshëm rastet e fshehjeve të pasurisë

Byroja e Hetimit dhe SPAK trembin pushtetarët, dyfishohen fshehjet e pasurive nga deputetët,

ish-ministrat dhe drejtorët, frikë për sekuestrimeFMN: Nuk sugjerojmë

lehtësim të taksave për rindërtimin

Ditën e hënë do të realizohet kon-ferenca e donatorëve në Bruksel, urë mbështetje për programin e rindërtimit. Për këtë çështje ka folur dje shefi i mi-sioni të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jan Kees Martijn, në një dalje televizive. Gjatë fjalës së tij Martijn vuri theksin tek nisma e qeverisë për përjashtim dhe le-htësim të taksave, të cilën ai e hedh posh-të duke thënë se do të sillte çekuilibrim të sistemit taksor. “Ne do të këshillonim kundër dhënies së përjashtimeve të reja apo masave lehtësuese tatimore që e bë-jnë sistemin e taksave më të ndërlikuar dhe më të vështirë për tu administruar”, u shpreh ai. Më tej shefi i Fondi Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri i kërkoi qeverisë të bëjë kujdes dhe transparencë me menaxhimin e fondeve të mbled-hura për programin e rindërtimit duke përfshirë edhe financimet e donatorëve ndërkombëtarë në 17 shkurt. Sipas tij, Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon qeverisë të bëjë kujdes dhe transparencë me menaxhimin e fondeve të mbled-hura për programin e rindërtimit duke përfshirë edhe financimet e donatorëve ndërkombëtarë në 17 shkurt.

PD mbështet 16 grevistët, ja akuzat ndaj qeverisëPartia Demokratike mbështet 16

grevistët nga Fieri, Patosi dhe Mallakas-tra, të cilët prej 3 ditësh kërkojnë pagat e tyre. Ka qenë ish-deputeti Luan Baçi që ka reaguar, ku përmes një reagimi në Facebook, ai akuzoi qeverinë dhe pushtetarët për gjendjen e grevistëve. Baçi në fjalën e tij ka deklaruar se qeveritarët kanë mbyllur sytë përballë gjendjes. “Me shpirtkazmërinë e tyre, me ligësinë që i karakterizon, njëlloj si lideri i tyre psikopat edhe këta, po vazhdojnë të festojnë Shën Valentinin, edhe sot, jetojnë si në parajsë. Dje në 14 shkurt, e festuan festën me administratën, në orën 13 të mesditës, punonjësit e ad-ministratës së Kadastrës, të Drejtorisë së Targave dhe Patentave, të Tatimeve”, shkruan ish-deputeti. Pas sulmeve, ky i fundit i drejtohet grevistëve. “Mos prisni t'ju kuptojnë qeveritarët e sotëm, ata janë shkaku, që ju nuk paguheni, ata i marrin parat tuaja, ata janë pronaret e vërtetë të uzinës, ata bëjnë gjithçka të keqe ndaj jush”, deklaroi ai

Parandalimit të Pastrimit të Parave, si dhe Policisë së Shtetit 315 subjekte, në të cilët janë përfshirë zyrtarë të të gjitha kategorive dhe niveleve, si Deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Kryetar Bashkie, Drejtorë Drejtorie etj. Për periudhën janar-dhjetor janë 113 raste referimesh. Ndërkohë 52 emra janë gjobitur, pasi kanë refuzuar të deklarojnë pasuritë. Ndërsa për

periudhën janar-dhjetor 2018 ILDKPI shprehet: “Për vitin 2018, Inspektorati i Lartë, ka paraqitur pranë Institucionit të Prokurorisë, strukturave të hetimit tatimor, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, si dhe Policisë së Shtetit 53 raste refer-imesh në të cilët janë përfshirë zyrtarë të të gjitha kategorive dhe niveleve, si Deputetë të Kuvendit të Republikës së

a) Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit, Kryem-inistri, Zëvendëskryeministri, ministrat e zëvendësministrat;

b) gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurori i Përgjithshëm, Avokati i Pop-ullit, anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe inspektorët e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Inspektori i Përgjith-shëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit;

c) zyrtarët e nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues, sipas

legjislacionit në fuqi për nëpunësin civil, me përjashtim të organeve të vetëqeverisjes vendore;

ç) prefektët, kryetarët e këshillave të qarqeve dhe kryetarët e bashkive;

d) drejtorët e drejtorive dhe komandantët e Forcave të Armatosura në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror;

dh) prokurorët, gjyqtarët, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror dhe drejtuesit e zyrave përmbarimore brenda juridiksionit të çdo rrethi gjyqësor të shkallës së parë

Ja kush duhet të deklarojë pasurinë

Shqipërisë, Kryetar Bashkie, Prefekt, Ambasador, Këshilltar Ministri, Dre-jtor i Përgjithshëm, Drejtor Drejtorie etj”. Ndërkohë për vitin 2016 ILDKP bën me dije se ka pasur 32 referime në organet kompetente. Po ashtu ka tre-guar dhe vlerën e pasurive të fshehura. “Kallëzimet penale të zyrtarëve të nivelit të lartë për periudhën 2003-2014 përko-jnë me një shumë prej rreth 1.2 milionë euro pasuri, e cila nuk rrjedh nga burime të ligjshme dhe është e pambuluar me dokumente justifikuese ligjore, ndërsa për periudhën deri 31.12.2017 kjo shumë ka arritur në vlerën prej rreth 80 milionë euro pasuri të dyshuar të krijuar nga burime jo të ligjshme dhe e pambuluar me dokumente justifikuese ligjore”, thuhet në raportin e ILDKP. Pra nëse shohim shifrat, duke qartë se reforma ka trembur shumë pushtetarë dhe ata e dinë se në momentin që nuk justifikohet pasuria, atëherë do të ketë telashe.

Page 6: Këshillit të Legjislacionit, Meta sulmon ashpër Ramën dhe … · 2020. 2. 16. · “Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët,

GAZETA SOT6 E Diel 16 Shkurt 2020

4,10,11,12,13,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Paketa anti-KÇK, Ervin Bushati: Asnjë kosto shtesë në buxhet për OFL, krimi duhet të luftohet sa më parë

Paketa anti-KÇK dhe aksioni i mazhorancës për OFL kanë qenë në qendër të diskutimeve politike dhe të opinionit publik. Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati u shpreh se do të ketë kosto marramendëse për krimin e organizuar, duke shtuar se aksioni i OFL-së nuk do të ketë ngarkesë për buxhetin e shtetit. Në një reagim për media, ai u shpreh se këto nisa të qeverisë janë një investim i duhur për të mirën e vendit. “Kostoja e këtij aksioni është në shifra marramendëse për atë

që i bën dëm shoqërisë. Nuk do të ketë ngarkesë për buxhetin e shtetit, është parashikuar te fondet, ka një zë të veçantë. Nëse kjo funksion dhe do bëhet 10-fishi i punës, kostot edhe mund të rriten, por është investimi i duhur”, u shpreh Bushati. Më tej, deputeti socialist deklaroi se shteti shpesh herë është treguar më i ashpër me biznesin e pastër se me krimin. Sipas tij, ky abuzim duhet të marrë fund. “Ne shpesh herë tregohemi më të ashpër me biznesin shqiptar. Ne kemi kaluar ligje ku kalon në

vrimën e gjilpërës i drejti, kush është nga biznesi dhe duhet të jetë shumë më shumë i deklaruar dhe i pastër dhe korrekt në raport me shtetin se sa po kërkojmë për këta personazhe të botës së krimit që ne e dimë se pa studiuar, pa investuar, pa kryer aktivitet tregtar dhe ekonomik kanë disa prona që nuk i justifikojnë dot. Nuk mund të jemi më tepër të ashpër me biznesin e pastër që mbajnë këtë shtet me taksat që paguajnë, ndërkohë që këta nuk paguajnë as taksa asgjë”, tha Bushati. Deputeti

i PS, si relatori i projektligjit për sekuestrimin e pasurisë, u shpreh se paratë e sekuestruara që do të justifikohen do të kthehen. “Deri në momentin që sqarohet se si i ka vënë x apo y i dënuar këto prona le të jenë në sekuestron e shtetit, më pas gjykata do ja rikthejë. Është gjykata ajo që vendos nëse ka pasur të drejtë policia ose qeveria për të ndërhyrë për të sekuestruar paratë. Paratë janë të bllokuara. Nëse janë bllokuar pa të drejtë do të rikthehen” , tha deputeti i PS, Ervin Bushati.

Shembulli maqedonas, aleatët e Bashës: Nuk ka rrugë tjetër veç qeverisë teknike, ja pse

këmbëngulim tek grupimet brenda koalicionit

Mediu: Qeveria transitore në Maqedoni ka rezultuar me sukses

Elisjeda KIKO

Përmbyllja e reformës zgjed-hore dhe shkuarja e vendit në zgjedhje të parakohshme ka qenë kryefjala gjatë

ditëve të fundit në radhët e opozitës jashtëparlamentare. Aleatët e Par-tisë Demokratike vijojnë të këmbën-gulin që vendi ka nevojë të shkojë në zgjedhje të parakohshme, duke kaluar më parë në qeveri teknike. Kreu i Partisë Agrare Ambiental-iste, Agron Duka u shpreh ditën e djeshme se Këshilli Politik lindi si një pasojë e presionit ndërkombëtar dhe si një nga kërkesat kryesore të kushteve të Bundestagut gjerman. Në një reagim për gazetën “SOT”, Duka deklaroi se qeveria teknike është një instrument që i shërben vetëm opinionit publik, duke shtuar se nuk është një dëshirë e opozitës. Duka shtoi në reagimin e tij se vendi ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për këtë duhet vull-net dhe pjekuri politike që të bëhet e mundur. “Këshilli Politik, që lindi si pasojë e presionit ndërkombëtar për zbatimin e nëntë kushteve të Bundestagut, na ka dhënë forcën e vetos, pra nuk është një pikë që do të lëmë në dorë të mazhorancës, por do të këmbëngulim që të kthe-het në realitet. Qeveria teknike nuk është thjesht një kapriço e PAA apo opozitës, por një instrument që i shërben interesit publik. Ka ardhur koha t’i japim fund kontestimit të zgjedhjeve nga palët, prandaj një qeveri neutrale, që të jetë një mjet që do të aplikohet deri në momentin që do të kemi një pjekuri politike nga të gjitha palët kur bëhet fjalë për zgjedhje, pra le të themi deri në momentin që do të jemi pjesë e BE-së, është një kërkesë racionale”, u shpreh Agron Duka. Kreu i PAA deklaroi më tej se zgjedhjet e 2017 u faktuan që u manipuluan, duke kërkuar ndëshkimin e krimit zgjed-hor. Sipas Dukës, edhe kjo pikë do të jetë në favor të qytetarëve shqiptarë dhe jo të partive politike. Por duke folur edhe për krijimin nënkoa-licioneve brenda opozitës, Duka deklaroi se kjo është një kërkesë e aleatëve për të maksimizuar votat brenda opozitës. “Sigurisht kemi mësuar nga eksperienca e vitit 2017, ku pamë nga përgjimet që zgjedhjet u tjetërsuan shumë kohë përpara datës së votimit. Prandaj kërkojmë

edhe ndëshkimin e krimit zgjedhor, në linjë me kërkesat e Bundestagut. Nëse këto pika do të realizohen, do të jetë një fitore, jo për opozitën, por për shoqërinë shqiptare. Sa për nënkoalicionet, duhet sqaruar që është një kërkesë për të maksimi-zuar votat brenda opozitës. Prandaj nuk është një pikë që krijon konflikt, por mundësi të reja për të fituar kau-zën e përbashkët. Kjo nuk është një temë ose-ose, por është edhe-edhe, pra jam i bindur që do të gjejmë

rrugën më të mirë për të mos hum-bur asnjë votë të frontit opozitar”, u shpreh kreu i PAA Agron Duka.

Reagon Fatmir MediuPor edhe kreu i Partisë Repub-

likane, Fatmir Mediu vijon të jetë në të njëjtën linjë, duke deklaruar që skenari maqedonas është zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza ku ndodhet vendi. Në një reagim për gazetën “SOT”, Mediu u shpreh se vetëm qeveria transitore mund të garantojë zgjedhje të lira dhe të

ndershme në Shqipëri. “Për mua nuk shtrohet çështja me sikur, por a janë apo s’janë të drejta propozimet, a mundësojnë zgjedh-je të lira dhe të ndershme dhe barazinë përpara votës. Qeveria tranzitore jo teknike është provuar në Maqedoni si e suksesshme për të garantuar zgjedhje të ndershme dhe nëse ne nuk arrijmë standardin maqedonas s’di çfarë standardi tjetër mund të arrijmë”, u shpreh kreu i PR, Fatmir Mediu.

Energjia e rinovueshme, Balluku prezanton projektin

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Pers-pektiva e Energjisë së Rinovueshme: Financimi, Investimi, Rregullimi dhe Teknologjitë e reja”, organizuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Këshilli i Atlantikut, me pjesëmarrjen e ministrave të En-ergjisë nga vendet e ndryshme të Eu-ropës dhe rajonit. Në këtë konferencë, ministres Balluku i është rezervuar një panel i veçantë, gjatë të cilit ajo ndau me të pranishmit objektivat dhe sfidat e Qeverisë Shqiptare në procesin e diversifikimit të burimeve të energjisë së rinovueshme, në funksion të rritjes së sigurisë energjetike. “Ishte kënaqësi të merrja pjesë në takimin e zhvilluar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Këshilli i Atlantikut për energjinë e rinovueshme. Minis-tra nga disa vende të Europës dhe të rajonit diskutuam për financimin e këtyre burimeve, për kuadrin rregulla-tor dhe sigurisht për teknologjitë e reja të së ardhmes, të cilat duhen aplikuar sa më shpejt për të krijuar efiçencën e këtyre burimeve”, tha Balluku.

Tabaku: Ligji i shpronësimeve, atentat

ndaj pronës privateIsh-deputetja e Part isë

Demokratike, Jorida Tabaku e cilësoi ligjin e shpronësimeve si një atentat ndaj pronës private. Përmes një sta-tusi në rrjetet sociale, Tabaku theksoi dje se ky ligj krijoi një tjetër super-strukturë nën drejtimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, që do të merret me shpronësimet dhe vlerën e tyre. “Ligji i Shpronësimeve- at-entati i radhës ndaj pronës private! Ligje e VKM të tjera pa fund janë hartuar në këto vite të gjitha ndesh me të drejtën kushtetuese të pronës. I fundit në radhë është Ligji “Për Shpronësimet” që krijon një tjetër su-perstrukturë nën drejtimin e qever-isë, pra kryeministrit, që do të merret me shpronësimet dhe vlerën e tyre. Qëllimi i ligjit nuk është të vlerësojë pronën private apo atë publike. Ligji synon të lehtësojë procedurat ligjore për të gllabëruar pronën private dhe publike, pushteti oligarkik që qeveris vendin”, deklaroi ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku.

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ko-mentoi pak ditë më parë propozimin e hartuar nga ekspertët zgjedhorë të Partisë Republikane dhe të mbështetur nga partitë e tjera të qendrës së djathtë tashmë është në tryezën e kreut të opozitës, Basha. Sipas Shehit qëllimi është që forcat e djathta të marrin çdo votë që mbështetësit e tyre jap-in për ta. “Partitë e vogla alternative marrin 100 mijë vota. Është në të mirë të gjithë

opozitës dhe në radhë të parë të gjithë PD-së. E gjithë filozofia e kësaj pune është që çdo parti të mbyllë këto, aq deputetë sa vota ka. Sot nuk ndodh kështu, por partia më e madhe brenda një grupimi, apo e dyta, merr edhe votat e këtyre mbrapa. Po mundohemi të përmirësojmë kodin t’i japë përafërsisht gjithsecilit aq sa ka. Pas 15 marsit ndoshta këto diskutime s’kanë më vlerë sepse mbyllet kjo punë”, tha Shehi.

SHEHI: ALEATËT MARRIN MË SHUMË VOTA SE PARTITË E MËDHA

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka u shpreh ditën e djeshme në një reagim për gazetën “SOT” se kërkesat e opozitës për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, pas mbylljes së reformës zgjedhore janë tërësisht të realizueshme. “Me mbylljen e reformës zg-jedhore do të shkohet drejt qeverisë teknike sepse nuk ka rrugë tjetër dhe pjesa normale e mazhorancës do e pranojë këtë. Reforma zgjedhore është kusht, është do-mosdoshmëri dhe kërkesa e opozitës është një kërkesë e

mundur. Kjo është një taktikë që e përdorin edhe vende të tjera, që nuk janë në krizë si Shqipëria. Këto janë kërkesa plotësisht të realizueshme dhe besoj se kryeministri nuk do të pengojë një kërkesë logjike të opozitës. Ne kemi tashmë një formulë bashkëpunimi me opozitën e bash-kuar në tërësi dhe me PD si partia më e madhe e opozitës dhe ne nuk kërkojmë koalicion jashtë opozitës, ne duam të maksimizojmë votat tona si subjekte politike që të kemi pavarësi”, tha Nard Ndoka për gazetën.

ZGJEDHJET E PARAKOHSHME, REAGON NARD NDOKA

Page 7: Këshillit të Legjislacionit, Meta sulmon ashpër Ramën dhe … · 2020. 2. 16. · “Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët,

GAZETA SOT E Diel 16 Shkurt 2020 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Avokati Spartak Ngjela u shpreh ditën e djeshme në reagimin e tij për gazetën “SOT” se sistemi aktual në Shqipëri nuk po pranohet nga politikat ndërkombëtare. Sipas tij, politikanët në vendin tonë nuk arrijnë dot të bëjnë zgjedhje të lira dhe të konsolidojnë pushtetet, por e presin këtë gjë nga politika amerikane. “Politika ndërkombëtare

nuk e pranon këtë sistem që ekziston në Shqipëri: nga drejtësia në pushtetin lokal, dhe nga pushteti lokal në zgjedhje të lira, dhe, nga zgjedhjet e lira në një pushtet juridik me drejtësi të konsoliduar dhe institucione funksionale. Këtë janë duke e pritur nga politika amerikane, sepse ne vetë nuk e bëjmë dot”, u shpreh avokati Spartak Ngjela për gazetën.

Avokati: Ndërkombëtarët nuk e pranojnë sistemin në Shqipëri

Fatos Klosi: Ja pse s'mund të ketë zgjedhje të parakohshme, opozita provoi që nuk e rrëzon dot qeverinë me protesta

Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi e sheh të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Shqipëri. Në një reagim për gazetën “SOT”, Klosi deklaroi se edhe sikur palët të bien dakord nuk ka kohë të nevojshme në dispozicion për zgjedhje të para-kohshme. Sipas kreut të SHISH, kërkesa për një qeveri teknike është një kërkesë që mund të dis-kutohet dhe të aplikohet 2 apo 3 muaj para datës së zgjedhjeve. “Sa i takon kërkesë së opozitës drejtuar mazhorancës qeverisëse për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, mendoj

se kjo e dyta është e pamundur për t’u marrë në konsideratë. Zgjedhje të parakohshme nuk mund të bëhen, kjo pasi nuk ka kohë edhe sikur të duan ata. Kështu që, unë nuk e shoh të arsyeshme që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, sikundër e kërkon opozita joparlamentare. Ndërkaq, në lidhje me qeveri teknike problemi është tjetër gjë dhe kjo kërkesë mund të disku-tohet. Opinioni im është që një qeveri teknike dy apo tre muaj para zgjedhjeve edhe mund të bëhet. Por ky është problem kushtetues dhe jo problem i zakonshëm. Dhe nuk e di a mund

të arrihet kjo gjë. Megjithatë, në parim them se është e mundur të bëhet”, tha Klosi. Më tej, kreu i SHISH shtoi se tentativat e opozitës për të ardhur në pushtet me protesta të dhunshme janë të dështuara, pasi sipas tij në pushtet vihet vetëm përmes votës së qytetarëve. Klosi tha se PD-LSI i dhanë provat që nuk e rrëzojnë dot qeverinë me protesta. “Sa i takon kushtëzimit që opozita joparlamentare i ka vënë mazhorancës që nëse nuk plotësohen këto dy kërkesa do t’iu rikthehen protestave, mendoj se është gabim. Kjo opozitë e rrëzoi qeverinë aktuale me protesta

vitin e parë dhe mbeti tani që t’iu rikthehen atyre. Protestat e opozitës dështuan njëherë, kështu që nuk besoj se edhe sikur t’iu rikthehen atyre do t’ia arrijnë qëllimit për të rrëzuar ekzekutivin. Megjithatë, rikthimi i protestave mbetet për t’u parë dhe duhet pyetur opozita e keni seriozisht, apo po bëni shaka. Nga ana tjetër, mendoj se rikthimi i protestave është një vendim që i takon opozitës. Por për mua opozita duhet të përgatitet për zgjedhjet që do të vijnë kur të jetë koha. Në pushtet vihet me votë dhe jo me protesta”, u shpreh kreu i SHISH, Fatos Klosi.

Elisjeda KIKO

Për avokatin Spartak Ng-jela, kërkesat e opozitës për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

janë të pamundura. Sipas tij nuk mund të shkohet drejt shembullit maqedonas. Gjatë një reagimi për gazetën “SOT”, avokati u shpreh se një shtet demokratik i drejtohet zgjedhjeve të parakohshme vetëm në rastet kur ka një krizë parlam-entare, pra që nuk është kuorumi i nevojshëm i ligjvënësve, ku theksoi se këto strategji janë të ish-kryem-inistrit Sali Berisha dhe jo të kreut aktual të opozitës, Lulzim Basha. Sipas tij, opozita kërkon të vijë në pushtet me protesta dhe molotov. “Është shumë larg që vendi të shkojë drejt shembullit maqedonas. Duhet të kuptojmë një gjë: qever-itë teknike vijnë në momentin e krizave parlamentare. Një krizë parlamentare do të thotë që Parla-mentit i humbet numri për të kryer votimet. Por kur palët nuk e shohin të arsyeshme që të shkojnë në zg-jedhje të reja, ose, pranojnë shkojnë në zgjedhje të reja, por caktojnë një qeveri teknike që e zgjedhin të gjitha palët në Parlament. Pastaj kjo qeveri teknike, për 2 ose 3 muaj, siç e vendos Kuvendi, përgatit zg-jedhjet. Ku e kemi ne një situatë të tillë? Kryetari i PD, kuptohet se e di këtë gjë, por ai nuk e ka mendimin e tij: ky sigurisht që është mendimi i Saliut. Basha filloi duke thënë se “ne nuk e pranojmë këtë qeveri dhe duam zgjedhje të reja”, por politik-isht nuk e realizoi dot këtë akt. Nuk bashkëpunoj me këtë qeveri, tha, se ajo ka manipuluar votat, doli në revolta dhe kërkonte destabilizimin e Shqipërisë, deri në përdorimin e molotovëve”, tha Ngjela.

Frika nga reforma në drejtësiMë tej, avokati u shpreh se

planet e Berishës për zgjedhje nuk po i përkrahë asnjë politikë e lartë ndërkombëtare, ku theksoi se kriza politike që ka përfshirë vendin është e qëllimshme nga Berisha dhe Meta sepse kanë frikë nga reforma në drejtësi. Sipas avokatit, këta nuk pranojnë reformën në drejtësi sepse janë të kapur në afera. “Fakti që PD nuk e ka ndryshuar lidershipin, pasi është përsëri Sali Berisha me

Avokati: Ja kur shkohet në zgjedhje të parakohshme

Spartak Ngjela: S'mund të ketë zgjedhje me model maqedonas, janë strategji të Berishës dhe jo të

Bashës, të gjithë kanë hallin e reformës në drejtësiJa kur mblidhet Kuvendi

në seancë plenare, çështjet që do diskutohen

Ditën e hënë, në datën 17 shkurt Kuvendi do të mblidhet në seancë plena-re, ku do të shqyrtohen dhe miratohen një sërë ligjesh, si dhe do të miratohet kalendari i punimeve për periudhën në vijim. Në rendin e ditës të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, bëhet me dije se do të miratohet procesverbali i seancës plenare të datës 12.02.2020. Po ashtu, pjesë e diskutimeve do të jenë projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006, "Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit'', të ndryshuar", si dhe projek-tligji "Për produktet plehëruese". Një tjetër projektligji që do të diskutohet do të jetë edhe "Për disa ndryshime në ligjin nr. 10.448, datë 14.7.2011, "Për lejet e mjedisit'', të ndryshuar""; Projektligji "Për disa ndryshime në ligjin nr. 10.431, datë 9.6.2011, "Për mbrojtjen e mjedisit'', të ndryshuar""; Projektvendim "Për disa shtesa në vendimin nr. 99/2017 "Për ngritjen e nënkomisionit "Për qeverisjen vendore" në përbërje të komisionit të përhershëm parlamentar për “Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe te Drejtat e Njeriut" të ndryshuar"".

Investimet amerikane, Çuçi takon ambasadoren Yuri Kim

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, priti dje në një takim ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Përmes një postimi, Çuçi u shpreh se investimet amerikane kanë mbështetur agroturizmin në vendin tonë. “Diskutuam mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit ekono-mik, sidomos kur është fjala tek sektori bujqësor, agrobiznesi dhe zhvillimi rural. Në rritjen me 26% të eksporteve me SHBA-në nga viti 2018 në vitin 2019, një pjesë të konsiderueshme të këtij volumi e zënë prodhimet bujqësore, bimët medicinale etj. Ka rreth një vit që në SHBA shitet edhe djathë i prodhuar nga kompanitë shqiptare, mjaltë, vaj ulliri e plot prodhime të tjera. Natyrisht që ka ende një hapësirë të gjerë për të intensifikuar më tej bashkëpunimin tregtar mes dy vendeve. Investimet amerikane në sektorin bujqësor dhe agrobiznes janë të mirëpritura dhe ne do të krijojmë të gjitha kushtet që këto projekte të realizohen”, tha Çuçi.

faktorin e tij familjar në krye të Partisë Demokratike, shqiptarët nuk i përkrahin. Atëherë çfarë zgjedhje kërkojnë këta? Cila është ajo politikë e madhe që i përkrah? Asnjë. Ne sot jemi në një situatë të tillë, sepse liderët e PD nuk pranu-an reformën në drejtësi, bashkë me Metën. Por këta nuk e ndaluan

dot. Kanë ende shpresë të bëjnë këtë pengesë për reformën, kjo po kuptohet. Por janë të pafuqishëm. Këta nuk e pranojnë reformën në drejtësi sepse ajo i kap. Pushteti gjyqësor aktual ka qenë i tyre. Saliu mori 6-mujorët, injorantë të gjithë, dhe 90 për qind e tyre përkrahën dhe futën korrupsionin

masiv në vend. Por vetingu po i heq. Ata i kanë bërë një dëm shumë të madh shoqërisë shqiptare: kanë shkatërruar drejtësinë”, u shpreh Ngjela. Avokati shtoi se reformën në drejtësi e kanë marrë përsipër SHBA dhe BE dhe do ta çojnë deri në fund. “Edhe PS është e impli-kuar në këtë gjendje, por, përsa i përket reformës në drejtësi dhe tendencave ndërkombëtare të poli-tikave amerikane dhe gjermane, nuk i kanë rënë ndesh dhe duan të vazhdojnë reformën. Reformën në drejtësi e ka marrë përsipër ta çojë deri në fund ndërkombëtarët, sidomos politika amerikane. Dhe shqiptarët po e presin me padurim. Shqipëria me opozitën që u largua nga Parlamenti nuk pranonte as të strukturonte pushtetin vendor. Politika e lartë amerikane dhe perëndimore duan të konstituojnë rajonet. Ata kanë parashikuar katër rajone për Shqipërinë”, tha Ngjela.

“Edhe PS është e implikuar në këtë gjendje, por, porsa i përket reformës në drejtësi dhe tendencave ndërkombëtare të politikave amer-ikane dhe gjermane, nuk i kanë rënë ndesh dhe duan të vazhdojnë reformën. Reformën në drejtësi e kanë marrë përsipër ta çojnë deri në fund ndërkombëtarët, sidomos politika amerikane. Dhe shqiptarët po e presin me padurim. Shqipëria me opozitën që u largua nga Par-

lamenti nuk pranonte as të struk-turonte pushtetin vendor. Politika e lartë amerikane dhe perëndimore duan të konstituojnë rajonet. Ata kanë parashikuar katër rajone për Shqipërinë. Rajonet duhet ndërtohen në nivel të lartë në pushtetin juridik, gati të pavarura juridikisht, në kup-timin e pushtetit vendor, sepse pritet që të hyjë brenda këtij territori dhe një rajon tjetër që është Kosova”, u shpreh Ngjela.

Ngjela: PS e implikuar për krizën politike

Page 8: Këshillit të Legjislacionit, Meta sulmon ashpër Ramën dhe … · 2020. 2. 16. · “Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët,

8 GAZETA SOTE Diel 16 Shkurt 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

Metodologjia e re e BE ka ngritur shpresë tek Shqipëria dhe tek të gji-tha vendet që aspirojnë të integrohen në BE. Ministri Cakaj deklaroi pak kohë më parë se kjo metodologji do t’i hapë rrugës hapjes së negoci-atave. “Raporti i ri i Komisionit për progresin e Shqipërisë dhe miratimi i metodologjisë së re të negocimit

pritet t’i hapin rrugën çeljes së bi-sedimeve për anëtarësim në BE gjatë këtij viti”, u shpreh Cakaj në postimin e tij në Facebook, lidhur me takimin e zhvilluar. Gjithashtu, Cakaj siguroi se puna intensive për të shndërruar vlerësimin teknik të Komisionit, në vullnet politik të Këshillit për të nisur procesin e anëtarësimit në BE, vijon.

“Metodologjia e re i hap rrugë çeljes së negociatave”

Edi Rama flet pas deklaratës pozitive të Emanuel Makron: Durim, mos të ushqejmë veten me iluzione të skajshmeKryeministri Edi Rama ka reaguar pas

deklaratave të presidentit francez Emanuel Makron. Rama është shprehur se duhet durim dhe ka thënë që nuk duhet që të thurim shpresa kot dhe të ushqejmë veten me iluzione. Ai shtoi se negociata nuk varen nga Shqipëria, por nga vetë BE dhe nga politikat e saj të brendshme. “Përsa i takon asaj që ju thatë, në fakt, unë nuk e ndoqa dot Presidentin, sepse isha në takime të tjera, por nga sa mund të lexoj është një sinjal pozitiv. Meg-jithatë, unë dëshiroj që t’u them të gjithëve, që nuk kemi pse e ushqejmë veten me iluzione dhe me dëshira të skajshme, edhe pse shumë legjitime,

sepse kjo gjë nuk varet nga ne dhe le të presim me durim. Ndërkohë të vazhdojnë me këmbëngulje dhe durim për të realizuar gjërat, ashtu siç do i realizonim nëse do të ishin hapur negociatat”, tha Rama. Më tej ai u pyet mbi pritshmëritë që ka nga Konferenca e Donatorëve. Por Rama tha se nuk ka ndonjë pritshmëri nga konferenca. “Në raport me Konferencën e Donatorëve, unë kam një pritshmëri të caktuar, e cila do të thotë që nuk bëhet fjale për të arritur të përmbushim të gjitha nevojat. Por, sidoqoftë të mbetemi në një nivel që sado modest, të mund të ketë një peshë në proces. Nëse realizojmë këtë, ne do të jemi

të kënaqur. Nëse shkojmë përtej kësaj, ne do të jemi të lumtur”, sqaroi ai. Sakaq Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë dje i pranishëm në Konferencën e Sigurisë e mbajtur në Mynih, ku ka folur në pozitat e kryesuesit të OSBE, në lidhje me konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës. Rama është pozicionuar krahë Ukrainës duke dalë kësisoj kundër Rusisë, e cila ka një konflikt me Ukrainën. Sakaq Rama ka theksuar se gjërat do të përmirësohen nëse Rusia ndjen prezencën e NATO-s dhe BE-së. Kryeministri gjatë fjalës së tij të mbajtur në Konferencën e Sigurisë, u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që të mbrojnë Ukrainën

nga Rusia. “Vazhdojnë incidentet, sidomos gjatë natës, për shkak të mungesës së kapaciteteve për të monitoruar vijën kufitare në mënyrë më konstante. Iu bëj thirrje të gjitha vendeve të mbështesin ata njerëz, që jetojnë në atë ferr. Nuk do të kushtojë male me para, por disa kontrib-ute shtesë nga vendet e OSBE, në mënyrë që të garantohet që askush të mos vazhdojë të luajë e të krijojë këto incidente. E gjitha kjo është siç u tha, por le të mos gënjejmë veten, sepse nuk është vetëm Ukraina, është edhe Gjeorgjia, Moldavia, por mbi të gjitha ka të bëjë me civilizimin tonë”, ka deklaruar Rama.

Gjermania, Franca dhe Holanda rrisin shanset për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Tërhiqet Franca, Emanuel Makron premton hapje negociatash për Shqipërinë nëse Komisioni Europian nxjerr raport pozitiv

Arbjona ÇIBUKU

Shqipëria pritet që në pran-verë të hapë negociatat e anëtarësimit për në Bash-kimin Europian. Në tetor

Franca bllokoi vendimin pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por pas miratimit të metodologjisë së re të zgjerimit, presidenti Emanuel Makron ka vendosur t’i japë fund bllokadës. Ditën e djeshme, presidenti francez Emanuel Makron ka bërë të ditur lajmin, gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Sigurisë, ku ka folur për metodologjinë e re të zgjer-imit të BE-së dhe për dy vendet kan-didate që janë Shqipëria dhe Maqedo-nia e Veriut. Konferenca është mbajtur në Mynih dhe Makron ka deklaruar nga aty se Franca do të presë përgjig-jen e Komisionit Europian, dhe në rast se kjo e fundit është pozitive, atëherë Franca do të lëshojë pe duke hequr dorë kësisoj nga bllokada e tetorit dhe duke bërë të mundur një dritë jeshile për Shqipërinë në pranverë. “Ne duhet të shohim se çfarë thotë Komisioni, lidhur me përparimet e pritura nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, për këto çështje. Dhe në funksion të parakushteve që unë kisha parash-truar, nëse rezultatet janë pozitive dhe besimi vendoset, atëherë ne do mund të jemi në gjendje që ta hapim bisedimet”, ka deklaruar presidenti Macron.

Franca ndërron qëndrimPresidenti francez ka ndryshuar

qasje ndaj vendeve kandidate për të hyrë në Bashkimin Europian. Kujto-jmë se në tetor në mbledhjen e Këshil-lit Europian, Makron vendosi veto dhe pezulloi për pasojë shpresat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat prisnin një përgjigje pozitive, pasi sinjalet ishin dhënë nga vendet e tjera. Pas këtij vendimi të presidentit francez, u fol shumë në media dhe nga zyrtarë se, vendimi i tij erdhi si pasojë e problemeve që kishte vetë Bashkimi Europian brenda tij, andaj tani BE ka miratuar një metodologji të re zgjerimi, me të cilën edhe Franca është dakord, duke i hapur kësisoj rrugë Ballkanit Perëndimor.

Metodologjia e re e zgjerimitIshte Komisioni Europian ai që

Gent Cakaj: Hapja e negociatave, peshë

për thellimin e reformaveMinistri në detyrë për Punët e

Jashtme, Gent Cakaj ndodhet në My-nih ku po bën disa takime dhe vizita sa i takon negociatave dhe procesit të rindërtimit. Cakaj ka marrë pjesë edhe në Konferencën e Sigurisë. Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi edhe një takim me ministrin e Jashtëm të Sllo-venisë, z. Miro Cerar. Mësohet se kanë pasur një diskutim të frytshëm ku kanë folur për shumë tema të rëndësishme dhe më kryesorja ka qenë padyshim negociatat. Palët e vunë theksin gjatë takimit edhe një herë në rëndësinë e veçantë të çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë gjatë 2020. Me anë të një postimi në Facebook, ministri Cakaj u shpreh se hapja e ne-gociatave do të thellojë reformat edhe më tej. “Ky vendim do të ketë peshë të posaçme për të thelluar reformat, mbështetur zhvillimin e rajonit dhe ruajtur besueshmërinë e BE-së në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi”, u shpreh Cakaj.

Integrimi, Austria në mbështetje të Shqipërisë

Edhe Austria është rreshtuar në shtetet që mbështesin Shqipërinë dhe hapjen e negociatave për në BE. Am-basadori i Austrisë, Christian Steiner ka dalë dje në mbrojtje të Shqipërisë teksa është shprehur se shpreson që, në Samitin e Zagrebit, Shqipëria të marrë një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave dhe se Asturia është një mbështetëse e Shqipërisë. Ambasadori austriak e ka bërë këtë deklaratë gjatë kumtesës të organizuar nga ambasada austriake në Shqipëri dhe qendra Arka në Shkodër. “Qëllime dhe kufizime, shanse dhe rreziqe të procesit të transformimit në Ballkan” e mbajtur nga profesor Paul Lendvai. “Austria ka mbështetur gjithmonë Shqipërinë ndaj edhe kësaj radhe mbështesim dhe presim që në Samitin e Zagrebit Shqipëria të marrë një përgjigje pozi-tive për hapjen e negociatave. Shpreso-jmë që kjo të ndodhë dhe të gjitha ven-det europiane t’i përgjigjen pozitivisht Shqipërisë”, tha ambasadori.

Rriten shpresat për ShqipërinëSakaq duke parë panoramën e

përgjithshme duket se shpresat për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut janë rritur dhe në mars mund të kemi një përgjigje pozitive. Franca nuk është e vetmja që ka dhënë sin-jale pozitive. Një vend tjetër skeptik ishte edhe Holanda, e cila ka marrë një vendim për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë, sa i takon procesit të rindërtimit pas tërmetit. Holanda ka

vendosur të shtojë buxhetin që do të jepte për të ndihmuar Shqipërinë, duke dhënë sinjale kësisoj se ka ndërruar qasjen ndaj Shqipërisë. Duket se Shqipëria do të marrë hapjen e bisedimeve për anëtarësim, pasi sinjalet po shkojnë drejt konk-retizimit, duke qenë se nga ana e saj, edhe Gjermania, e cila ka gjithashtu një peshë vendimtare, është shpre-hur publikisht në favor të hapjes së bisedimeve në mars.

e hartoi këtë metodologji të re, e cila kujtojmë se u prezantua një javë më parë në Bruksel nga komisioneri për Zgjerimin, Oliver Harvelyi. Komi-sioneri foli lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriu, ku tha se rekomandimi i mëparshëm i Komi-sionit është ende i vlefshëm. Më tej ai shtoi se Komisioni është i men-dimit se duhet të hapen bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Ne e dimë se megjithatë duhet të përditësojmë këtë reko-mandim, me zhvillimet e fundit. Ka patur përparime ne të dy vendet të cilat unë i kam vizituar se fundmi. Ajo që kam parë është se ato kanë vijuar me reformat. Dhe ky është një përparim që ne duhet ta vëmë në tavolinën e Këshillit e mbi bazën e të cilave të debatojmë mbi rastin, se bisedimet për anëtarësim, së bash-ku me metodologjinë e re mund të nisin”, deklaroi Varhelyi.

Pak ditë më parë, ambasadori Luigi Soreca bëri me dije disa nga procedurat që do të ndiqen me metodolog-jinë e re të zgjerimit dhe përfshirjen e të gjithë anëtarëve të BE në këtë proces. “Me këtë metodologji të re, udhëheqësit e BE do të kenë një debat në vit me ecurinë që do kenë bërë këto vende. Një element tjetër i rëndësishëm është

se BE do i përfshijë më shumë shtetet anëtare lidhur me ecurinë. Ekspertët e shteteve anëtare do jenë pjesë e të gjitha ekipeve që do vijnë të bëjnë vlerësimin, së bashku me zyrtarët e BE. Shtetet anëtare do kenë mundësi të ndjejnë pronësi mbi ato rezultate që do nxjerrin vetë zyrtarët e tyre”, ka deklaruar ambasadori Luigi Soreca.

Metodologjia e re, Soreca: BE do të përfshijë më shumë vende

Page 9: Këshillit të Legjislacionit, Meta sulmon ashpër Ramën dhe … · 2020. 2. 16. · “Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët,

GAZETA SOT E Diel 16 Shkurt 2020 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Për sa i takon integritetit dhe profesionalizmit të këtij institucio-ni mendoj se nuk na takon ne të flasim pasi e gjithë veprimtaria e tyre është ndjekur dhe monitoruar nga të gjithë partnerët ndërkom-bëtarë duke filluar që nga EURA-LIUS-i, OPDAT-i dhe të gjitha aktet mbi të cilat ka vepruar Këshilli i Emërimeve në Drejtësi janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me këta partnerë në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi. Sot Kuvendi është para faktit: na mbaron afati 30 ditor, siç e paraqiti zoti Manja, më datën 13 nëntor për të zgjedhur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ne kemi dy vakanca për të plotësuar. Është shumë me rëndësi të respektojmë këtë afat, sepse është një afat prekluziv, nëse nuk e zbatojmë këtë afat prekluziv ne e kemi bllokuar ngritjen dhe bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka deklaruar Klotilda Bushka, deputete e PS.

Bushka: KED monitorim nga

SHBA-BE

Ujësjellës Kanalizimet në situatë të

vështirësi financiareNë raportin e Entit Rregullator të

Ujit për performancën gjatë viti 2020 shprehet qartë se një pjesë e madhe e shoqërive ndodhen në situatë të vështirë financiare. UK e kanë të pamundur të mbledhin të ardhurat e nevojshme, min-imumi që të mirëmbajnë impiantet dhe të përmirësojnë cilësinë e ujit. Referuar këtyre të dhënave në përpjekjeje për të rivendosur gjendjen stabël të sektorit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjia ka propozuar ndryshime të tjera në drejtim të subvencionimeve që shoqëritë marrin nga qeveria, si dhe bashkimin e shoqërive të dobëta, në kompani më të mëdha. Propozimi i MIE përkon me ndarjen në dy kategori të shoqërive, në ato që mbulojnë kostot e operimit dhe ato të cilat kanë nevojë për subvencione. Por, ky propozim nuk është pranuar nga ERRU. Ku si institucion përgjegjës shpre-het se kjo mënyrë nuk mund të aplikohet pasi në të dhënat e marra në terren edhe nga eksperiencat ndërkombëtare nuk është efektiv, pasi do të sillte përmirësime të përkohshme e jo të qëndrueshme.

Rriten në 3,7 % pagat bruto, por sërish niveli më i ulët në Ballkan

Në raportin më të fundit Banka e Shqipërisë tregon se paga mesatare mujore bruto pësoi një rritje vjetore prej 3.7% në tremujorin e tretë të vitit 2019, duke vijuar tendencën rritëse të gjysmës së parë të vitit. Referuar të dhënave të publikuara, paga mesatare në sektorin publik vijoi të përshpejtojë ritmet e rritjes vjetore, në 5.6% në terma nominalë dhe 4.2% në terma realë. Ky është një lajm pozitiv gjithsesi jo me ndikim të madh, pasi treguesit janë sërish më të ulët po t’i krahasojmë më treguesit e pagave të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Po të risjellim në vëmendje raportin e publikuar nga Banka Botërore vërehet se, nivelet e pagave ndryshojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor, por jo për vendin tonë. Mali i Zi dhe Bosnja raportuan nivelet më të larta të pagave, ndërsa Shqipëria më të ulëtat. Dallimet në nivelet e pagave në krahasim me Austrinë janë ulur me kalimin e kohës në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo do të thotë se në listën e vendeve të Ballkanit Perën-dimor vendi ynë renditet gati nga fundi.

Sherri me Gramoz Ruçin, Ralf Gjoni përjashtohet me 10 ditë nga Parlamenti, zbardhet vendimi i Byrosë

Byroja e Kuvendit ka vendosur të për-jashtojë me 10 ditë nga punimet parlamentare deputetin Ralf Gjoni. Në seancën e së mërkurës pati një debat të fortë mes tij dhe kreut të Ku-vendit, Gramoz Ruçi dhe ky i fundit vendosi ta ndëshkojë. Pas kërkesës së tij është mbledhur Byroja, e cila ka marrë vendimin. “Në mbledh-jen e Sekretariatit u administruan procesverba-li i seancës plenare dhe materiali video (pjesa objekt i kërkesës) dhe kërkesa e Kryetarit të Kuvendit për marrjen e masës disiplinore. Në

mbledhje u thirr dhe ishte i pranishëm edhe deputeti Ralf Gjoni, i cili parashtroi argumentet e tij kundër kërkesës së Kryetarit të Kuven-dit. Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, gjatë diskutimeve, konstatoi shkeljet e Rregullores së Kuvendit të konsumuara nga ana e deputetit Ralf Gjoni si më poshtë: Depu-teti nuk ka respektuar "tërheqjen e vëmendjes" nga drejtuesi seancës, mbështetur në nenin 48 të Rregullores, për arsye të diskutimit jashtë thelbit të çështjes, deputeti nuk ka reflektuar

as pas "vërejtjes" së dhënë nga drejtuesi i se-ancës bazuar në nenin 64/1 pika I, për arsye të zaptimit të foltores, deputeti ka vazhduar ta mbajë të zaptuar foltoren edhe pasi drejtuesi seancës në bazë të nenit 64/2 të Rregullores së Kuvendit i ka dhënë masën disiplinore "heqje e të drejtës së fjalës" dhe ka përdorur fjalor të papërshtatshëm në drejtim të drejtuesit të seancës në kundërshtim me etikën parlamen-tare, deputeti nuk ka pranuar të dalë nga salla edhe kur drejtuesi i seancës bazuar në nenin 65,

pika I gërma a, të Rregullores së Kuvendit i ka dhënë masën disiplinore "përjashtim nga seanca plenare", ai ka përdorur fjalë fyese për drejtuesin e seancës”, thuhet në raport. Me 3 vota pro dhe me 1 kundër Byroja e Kuvendi vendosi që ta përjashtojë Gjonin nga punimet për 10 ditë. Me futjen e opozitës së re parlamentare situata në Kuvend ka ndryshuar ndjeshëm kohët e fundit. Vetë deputetët e rinj nuk kanë harmoni me njëri tjetrin, ndërsa duket se po ndiqen dhe metodat e PD-LSI që dikur bllokoni foltoren.

Ja diskutimet në Këshillin e Legjislacionit për Kushtetuesen

Kushtetuesja në paligjshmëri, zbardhen qëndrimet e Këshillit të Legjislacionit,

Vitore Tusha në mbështetje të XhaferllaritKliti TOPALLI

Gjykata Kushtetuese dysho-het se ka nisur funksionimin në paligjshmëri. Dekretimi i Marsida Xhaferllarit nga

presidenti Meta e ka futur në një rreth vicioz Kushtetuesen, pasi secili bën sipas hesapit të vet. E bukura është se Kushtetuesja është një organ kolegjial, por momentalisht aty ligjin e bën Vitore Tusha. Kësaj të fundit i ka mbaruar mandati, por ka marrë kom-petencat e kryetarit duke mos treguar paanshmëri. Edhe pse nuk ka një vendim se kush është anëtare e Kus-htetueses, Xhaferllari apo Arta Vorpsi, Tusha e ka bërë zgjedhjen e saj. Gjatë dy ditëve të fundit erdhi Komisioni i Venecias për të hedhur dritë mbi këtë çështje, por e bukura është se Tusha në takimin me ta ka marrë me vete dhe Xhaferllarin. Kjo është pasqyruar në faqen zyrtare të Kushtetueses. Ata kanë pasur takim dhe me Arta Vorp-sin, e cila është këshilltare e Gjykatës Kushtetuese për shumë vite. Ky takim nuk është publikuar nga gjykata. Por skandali është se Xhaferllari ka nisur të marrë vendime përmes ndihmës së Vitore Tushës, edhe pse nuk ka një vendim të formës së prerë nga Gjykata Kushtetuese se kujt i takon mandati. Në Kushtetuese është ngritur Koleg-ji, i cili vendos nëse do kalojnë për shqyrtim paditë apo jo. Xhaferllari ka marrë pjesë në shumicën e rasteve. Por nëse nesër del që ajo është në shkelje të ligjit, atëherë çfarë ndodh me këto vendime.

Dyshimet për paligjshmëriPyetja që shtohet është: Kë du-

het të besojmë në këtë mes? KED shprehet se Metës i mbaron afati dhe e emëruar quhet Arta Vorpsi, kështu shprehet dhe Kuvendi, ndërsa Presidenca mendon të kundërtën. Por gazeta ka siguruar dhe vendim-marrjen e Këshillit të Legjislacionit në Parlamentin e Shqipërisë. Kur u bë votimi i Fjona Papajorgjit dhe Elsa Toskës, u mblodh Këshilli për të interpretuar se kujt i takon mandati. “Presidenti në këtë arsyetim i refero-het nenit 179, pika 2, të Kushtetutës, e cila ka përcaktuar radhën që kan-didatin e parë e zgjedh Presidenti, të dytin e zgjedh Kuvendi dhe të tretin Gjykata e Lartë. Në fakt, këtë gjë e thotë edhe Kushtetuta, por Kushtetu-

hur kur është kandidaturë e Gjykatës së Lartë”. Kjo do të thotë se afati 30-ditor është afat prekluziv, që nuk mund ta pezullojë asnjë organ kus-htetues. Kushtetuta nuk pezullohet, aq më tepër me një letër. Kushtetuta zbatohet de jure, për efekt të ligjit”, ka deklaruar Këshilli i Legjislacionit. Më tej thuhet se në bazë të Kushte-tutës dhe ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti brenda datës 07.11.2019 ora 00:00, do të duhej të dekretonte dy anëtarët për Gjykatën Kushtetuese, që i takojnë Presidentit të Republikës. “Rezulton se Presidenti i Republikës e ka ushtruar këtë gjë për vakancën e datës 07.02.2018 dhe në datën 15 tetor ka dekretuar emërimin e zoti Besnik Muçi, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i cili tashmë është anëtar i Gjykatës Kushtetuese, sepse e ka bërë betimin, ndërsa për vakancën e dytë, në letrën e datës 05 nëntor, që

i ka sjellë Kuvendit dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, thotë: “Unë nuk do ta ushtroj këtë të drejtë që më jep Kushtetuta brenda afatit 30-ditor, sepse tani radha i takon Kuvendit”. Duke qenë se kandidatët janë pothua-jse të njëjtë edhe në listat që ka marrë Presidenti, por edhe në listat që i kanë ardhur Kuvendit për 2 vakancat e tij, (për hir të vërtetës Kuvendi i ka marrë në datën 14 tetor 2019 dhe afati prekluziv 30-ditor Kuvendit i mbaron në datën 13 nëntor në orën 00:00), Kryetari i Kuvendit i është drejtuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi duke i thënë: “Meqenëse ju jeni organi që keni prodhuar listën, ashtu siç ju ngarkon Kushtetuta për ta bërë këtë gjë, a mund të na informoni lidhur me ecurinë e plotësimit të vakancave për Gjykatën Kushtetuese, që i takojnë Presidentit të Republikës deri në këtë moment’”,theksohet më tej.

“Zonja Papajorgji e dyta dhe zonja Toska e treta. Te lista e dytë zonja Vorpsi është anëtare e Gjykatës Kushtetuese, pra ngelet të votohen zonjat Papajorgji dhe Toska. Në këto kushte unë i propozoj Këshillit të Legjislacionit që lidhur me procedurën e votimit fillimisht të procedohet me votimin e vakancës së parë, e cila është ajo e shpallur në datën 07.02.2018, ku në listë është zonja Elsa Toska. Nëse zonja Toska në këtë votim merr kuorumin e duhur të votave për t’u bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, te vakanca e

shpallur e dyta, që është vakanca e datës 04.03.2009 mbe-tet për votim vetëm zonja Fiona Papajorgji. Prandaj unë propozoj të kemi këtë radhë votimi, pra të mbarohet votimi për vakancën e shpallur në fillim, të numërohen votat dhe të dalë rezultati, pastaj të vazhdojë votimi për plotësimin e vakancës së dytë. Kjo është ajo që Kryetari i Kuvendit i ka kërkuar Këshillit të Legjislacionit të shprehet edhe për kushtetutshmërinë e vijimit të procedurës, por edhe për procesin e votimit”, ka deklaruar ai.

Qëndrimi i Ulsi Manjës në Këshillin e Legjislacionit

ta thotë edhe një gjë tjetër që: “Nëse këto tri organe, që përfshihen në kompozimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk e ushtrojnë këtë të drejtë brenda 30 ditëve nga momenti që marrin listat respektive me kandidatët nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, të nesërmen e skadimit të afatit 30-ditor, që janë ditë kalendarike, kandidati i renditur i pari në listë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi konsiderohet i emëruar në rastin kur është kandida-turë e Presidentit, i zgjedhur kur është kandidaturë e Kuvendit dhe i zgjed-

Page 10: Këshillit të Legjislacionit, Meta sulmon ashpër Ramën dhe … · 2020. 2. 16. · “Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët,

GAZETA SOT10 E Diel 16 Shkurt 2020

4,10,11,12,13,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Lulzim Basha bashkëbisedim me të rinjtë, premton rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë kur të vijë në pushtet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar edhe ditën e djeshme diskutimet me qytetarët në kuadër të nismën së tij “Po të dëgjoj”. Ditën e djeshme Basha ka bërë një diskutim me të rinjtë në rrjetin social Instagram ku kanë folur për problemet që kanë të rinjtë sot. Dje ai ka premtuar sërish rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë. “Jam shumë i befasuar që vetëm brenda pak orësh mijëra prej jush ndjekës në Instagram i jeni përgjigjur pyetjes se cili do të ishte vendimi i parë nëse do të t’ju besohej drejtimi i Ministrisë

së Arsimit. Mes mijëra sugjerimeve dhe propozi-meve spikat anulimi i ligjit për arsimin e lartë. Është pika e parë e programit tim, programit të PD për arsimin e lartë”, tha ai. Për të marrë sa më shumë opinionin e tyre se çfarë duan ata nga qeverisja e nesërme e PD, ky i fundit po përdor komunikimin në Instagram për të dëgjuar të rin-jtë. Sakaq ai ka bërë një pyetje provokative për të nxitur bashkëbisedimin me të rinjtë dhe për të kuptuar nevojat e tyre konkrete për një arsim sa më të mirë. “Ky është komunikimi ynë i parë në

Instagram dhe do të doja të dija mendimet tuaja për shumë çështje. Por le ta nisim me problemet e rinisë. Nëse do të drejtonit Ministrinë e Arsimit për një ditë, cili do të ishte vendimi i parë që do të merrnit për të përmirësuar jetën e të rinjve në Shqipëri”, pyet Basha. Rrjeti social Instagram është i përdorur gjerësisht nga të rinjtë, e mbase kjo është arsyeja pse kryedemokrati ka zgjedhur pikërisht këtë rrjet social. Lulzim Basha e ka konsideruar rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe parauniversitar prioritet kyç të planit të tij

për të qeverisur vendin. Mes të tjerash Basha ka premtuar se do të punojë për financimin e shkollave dhe universiteteve për të krijuar kushte më të mira për studentët, me kushte dinjitoze dhe më pas me paga më të larta në punë. “Sugjerimet e tjera kanë të bëjnë me shtimin e financimeve për shkollat dhe universitetet në të gjitha fushat e arsimit dhe në veçanti në krijimin e kushteve më të mira në universitete, që studentët të dalin në tregun e punës dhe të konkurrojnë si dhe më denjësisht dhe me paga të larta”, tha ai.

KLSH merr pjesë në konferencën e Zyrës së Auditimit në Kosovë, Leskaj: Po punojmë për implementimin e standardeve ndërkombëtare

Leskaj: Implementimi i standardeve ISSAI ka ardhur në mënyrë graduale

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka marrë pjesë në konferencën e Zyrës së Auditimit në Kosovës, ku kreu i KLSH

Bujar Leskaj, i pranishëm në këtë kon-ferencë, u shpreh se KLSH është duke punuar për implementimin e stand-ardeve ndërkombëtare. Në fjalën e tij, Leskaj ndau me të pranishmit punën e bërë nga KLSH për implementimin e standardeve më të mira të auditimit dhe si këto standarde janë bërë nxitës për rritjen e profesionalizimin të KLSH -së. “Implementimi i standardeve ISSAI ka ardhur në mënyrë graduale duke filluar që nga viti 2012 me përkthimin në gjuhën shqipe dhe më pas botimin e një serie botimesh mbi standardet ndërkombëtare, udhëzuesish dhe man-ualesh të INTOSAI-t dhe të Zyrës së Au-ditimit të Shteteve të Bashkuara, GAO”, u shpreh Leskaj. Më tej, kryetari i KLSH prezantoi rrugëtimin e institucionit drejt implementimit të ISSAI-ve, duke përf-shirë aspekte të tilla si: përkthimi dhe botimi i standardeve; ngritja e departa-menteve të auditimit të performancës dhe IT-së, hartimi dhe përmirësimi i manualeve të auditimit, marrëveshja me IDI për implementimin e ISSAI-ve, har-timi dhe zbatimi i strategjive zhvillimore, vlerësimet e institucioneve homologe në procesin peer review, zhvillimin e qën-drueshëm të kapaciteteve, etj. Në disku-timet mbi implementimin e Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit nga ana e SAI-ve theksi u vendos tek rëndësia që sjell zbatimi i tyre për të rritur bes-ueshmërinë e institucionit dhe ofrimin e produkte të një cilësie më të lartë.

Tema dhe pjesëmarrësit“Domethënia dhe rëndësia e

anëtarësimit në INTOSAI: Ndikimi dhe Përfitimet për Institucionet Supreme të Auditimit”, ishte tema e konferencës së mbajtur në Kosovë. Konferenca është mbajtur në datën 12 shkurt. Sipas njoftimit zyrtar të KLSH, bëhet me dije se kjo konferencë është organizuar me rastin e pranimit të ZKA-së në Organi-zatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit. Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin përfaqësues të lartë nga Institucionet Supreme të Auditimit si Suedia, Emiratet e Bash-kuara Arabe, Polonia, Turqia, Finlanda, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Gjykata Europiane e Audituesve, si dhe përfaqësues nga INTOSAI. Po ashtu, në konferencë morën pjesë edhe

udhëheqës të lartë të institucioneve publike të Kosovës, përfaqësues të sho-qërisë civile, mediave dhe organizatave ndërkombëtare dhe donatorë.

Diskutimet në konferencëHapja e konferencës së Zyrës së

Punëtorët e stacionit elektrik grevë disa ditore: Duam rrogat

Punëtorët e stacionit elektrik dhe të pompimit të ujit në Poçem kanë tashmë dy ditë që kanë dalë në grevë urie. Kërkesa e tyre kryesore është marrja e 27 pagave të prapambetura, por kjo është injoruar nga institucio-net përkatëse. Punëtorët kanë bërë protesta dhe kanë dërguar po ashtu letra tek institucionet shtetërore. Stacioni i Poçemit është i rëndësisë së veçantë, pasi furnizon me ujë dhe energji elektrike rreth 30 fshatra të Mallakastrës dhe qytetin e Ballshit. Gjithashtu mbyllja e këtij stacioni do të nënkuptonte mosfunksionimin e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh. Punëtorët në reagimet e tyre theksojnë se greva e urisë do të vazhdojë deri kur institucionet përkatëse të përgjigjen dhe djersa e tyre të paguhet. Sakaq nga politika ka reaguar edhe ish-deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj, e cila e ka quajtur Ramën një mashtrues pasi nuk i ka dhënë rrogat punëtorëve dhe ka kujtuar se në 2013-ën ai u premtoi naftëtarëve paga të larta.

Manastirliu: Realizohet analiza e plotë për

koronavirusin Ministrja e Shëndetësisë dhe

Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar ditën e djeshme Labora-torin e Virologjisë në Institutin e Shën-detit Publik, ku po kryhet diagnoza e plotë konfirmuese për koronavirusin COVID-19. Manastirliu u shpreh se realizimi i identifikimit dhe zbulimit të Koronavirusit COVID-19 në lab-oratorin e ISHP, vjen në kuadër të përforcimit dhe rritjes së kapaciteteve. “Jemi sot një hap përpara për forcimin e kapaciteteve tona për identifikimin dhe zbulueshmërinë e koronavirusit të ri, pasi, pas kryerjes sëanalizave, edhe analiza e konfirmuar kryhet në laboratorin e ISHP, i njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Shqipëria renditet në vendin e 39 për sigurinë shëndetësore, ndër 195 vende të vlerësuara, për përgjigjen e sistemeve shëndetësore për tra-jtimin e pacientëve, për zbulimin dhe reagimin e shpejtë ndaj epidemive, etj”, tha Manastirliu

Personat kryesorë që morën pjesë në disku-tim ishin Besnik Osmani, Auditor i përgjithshëm i Kosovës, Dr. Harib Saeed Al Amimi, president i Institucionit Shtetëror të Auditimit i Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe ish-president i INTOSAI-t; Z. Gene L Dodaro, Auditor i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dodaro përshëndeti me

anë të një video mesazhi. Mesazhi i përcjellë në përfundim nga të gjithë folësit ishte rëndësia që ka anëtarësimi në INTOSAI-t. Nga ky anëtarësim SAI-t kanë përfitime, të drejta dhe detyrime. Përfitimet që vijnë lidhen me rritjen e mundësive për ngritjen e kapaciteteve profesionale, orientimin në çështje thelbësore të auditimit.

JA PERSONAT QË MORËN PJESË NË DISKUTIM

Në mbyllje të konferencës u diskutua në panelin e tretë “Roli i Thesarit në menaxhimin e parasë publike dhe ndikimi i auditimit të jashtëm”. Lidhur më këtë çështje diskutuan dhe ndanë eksperiencat Z. Ahmet Ismaili, Drejtor i Përg-jithshëm i Thesarit të Kosovës, Z. Milan Dabovic, President i Senatit

të Institucionit Shtetëror të Au-ditimit të Malit të Zi, Z. Wieslaw Kurzyca, Këshilltar i Presidentit të Institucionit Suprem të Auditimit të Polonisë etj. Diskutimet kryesore u fokusuan në mënyrën se si është i organizuar sistemi i Thesarit në këto vende dhe vështirësitë që hasin SAI-t në auditimin e këtij sistemi.

DISKUTIMET NË PËRFUNDIM TË KONFERENCËS

Auditimit në Kosovë u bë nga Besnik Osmani, i cili është Auditori i Përg-jithshëm i Kosovës. Gjatë fjalës së tij, Osmani falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë në procesin e anëtarësimit të ZKA-së në INTOSAI. Sakaq Auditori i Përg-jithshëm i Kosovës, Osmani theksoi se, anëtarësimi i ZKA-së në INTOSAI me të drejta të plota që nga 1 janari 2020 është moment shumë i rëndësishëm, sepse kjo organizatë është një platformë globale bashkëpunimi për shkëmbimin e përvojave, hartimin e standardeve të auditimit dhe promovimin e ngritjes së

kapaciteteve. “Punimet e konferencës u fokusuan në trajtimin e tre çështjeve të rëndësishme për Institucionet Su-preme të Auditimit si: Domethënia dhe rëndësia e anëtarësimit në INTOSAI, ndikimi dhe përfitimet që kanë SAI-t; Si të zbatohen Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Ndërkombëtare të Au-ditimit – praktikat e mira; Roli i Thesarit në menaxhimin e parasë publike dhe ndikimi i auditimit të jashtëm”, thuhet në njoftimin e KLSH. Sakaq në panelin e parë u diskutua mbi “Domethënien dhe rëndësinë e anëtarësimit në INTOSAI, ndikimi dhe përfitimet që kanë SAI-t”.

Implementimi i standardeve ISSAI

ka ardhur në mënyrë graduale duke fillu-ar që nga viti 2012 me përkthimin në gjuhën shqipe dhe më pas botimin e

një serie botimesh mbi standardet

ndërkombëtare...

Page 11: Këshillit të Legjislacionit, Meta sulmon ashpër Ramën dhe … · 2020. 2. 16. · “Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët,

3,6,10,11,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 16 Shkurt 2020 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Kushtet për përfitim përfshijnë ata individë që: nuk disponojnë apartament në pronësi; banojnë në banesa në rrezik shembjeje; banojnë në banesa të mbipopulluara; humbasin banesën e tyre, si pasojë e zhvendosjes; banojnë në banesa që prishen si re-zultat i investimeve publike; familje një prindërore

që kanë në ngarkim fëmijë; familje që kanë në ngarkim persona me aftësi të kufizuar; familjet me më shumë se katër fëmijë; jetimët; emigrantë të kthyer; viktimat e dhunës në familje; i mitur në konflikt me ligjin; komuniteti LGBTI, familje më ndihmë ekonomike.

KUSHTET E PIKËZIMIT

Siç e përmendëm më lartë një nga ndrys-himet e bëra në rregulloren e kredive të buta ishte edhe përcaktimi i vlerës së të ardhurave, përmes të cilave përcaktohet lloji i hyrjes dhe kredisë që përfitojnë. Referuar të dhënave të skemës së pub-likuar një familje me dy anëtarë përfiton hyrje tip “Garsoniere” dhe kredia që përfiton kjo kategori arrin vlerën e rreth 4.456.850 lekë. Ndërkohë niveli maksimal i të ardhurave duhet të jetë 92.277 lekë, ndërsa niveli minimal duhet të jetë 31.317

lekë. Për familjet me 3 anëtarë do të jepet apar-tament 1+1 dhe vlera e kredisë që përfitojnë këto familje është 5.349.220 lekë. Niveli maksimal i të ardhurave nuk duhet të kalojë kufirin 110.556 lekë dhe vlera minimale të jetë në 37. 581 lekë. Familjet e përbëra nga 4 anëtarë përfitojnë apartament 2+1, shuma që përfiton arrin shumën e 6.239.590 lekë. Kjo familje duhet të ketë nivelin maksimal të të ardhurave në 114.354 lekë dhe niveli më i ulët të jetë rreth 43,844 lekë.

LLOJET E APARTAMENTEVE NË BAZË TË TË ARDHURAVE

Zhvillimi ekonomik dhe garantimi i mirëqenies së qytetarëve janë thelbi i reformës qeveritare ekonomike për periudhën tre vjeçare 2020-2022. Në prezantimin këtij plani disa muaj më parë qeveria tregoi për një reformim të strukturës së ndihmës ekonomike në vend. Ndërkohë pak ditë më parë është bërë miratimi i plotë i këtij projekti me paraqitjen e reformave të plota dhe pritshmërive deri në fund të viti 2022. Sipas vendimit, gjatë kësaj periudhe do të rriten numri dhe cilësia e shërbimeve, por do të pakësohet numri i përfituesve nga kjo skemë. Në pikën ku tregohen aktivitet për vitin 2021,

thuhet se deri atëherë do të reduktohen rreth 200 mijë përfitues. “Parashikohet implementimi i skemës së re të vlerësimit dhe programeve të ri-integrimit shoqëror për të reduktuar numrin e familjeve dhe individëve në nevojë që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike nga 70,000 familje aktualisht në 68.800 më 2021-shin”, thu-het në vendim. Megjithatë kjo nuk do të thotë se këta individë do të dalin jashtë vëmendjes së qeverisë, përkundrazi qeveria ka hartuar një program për punësimin e tyre në ndërmarrje të ndryshme. Pjesë e këtij plani do të jenë edhe individët me aftësi të kufizuar, të cilët mund të

përshtaten në punë të llojit më të lehtë. “Parashi-kohet mbështetja e individëve të disavantazhuar, veçanërisht përfitues të ndihmës ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara drejt punësimit në ndërmarrjet sociale”, theksohet në vendim. Nga ana tjetër përkushtimin dhe përpjekjen për transparencë të plotë nga qeveria do të marrin edhe shërbimet e kujdesit shoqëror të financuara nga ministria përkatëse apo edhe ato raste me drejtim të shoqatave JOF me donator të huaj. Që të arrihet transparenca dhe dhënia e ndihmave në barazi të plotë duhet që bash-kitë të hartojnë planin për të krijuar financim

dhe përfituar nga Fondi Social. Për këtë arsye qeveria ka vendosur që financimi i drejtpërdrejtë të reduktohet ndër vite për të rritur kështu an-gazhimin lokal. “Garantimi i qëndrueshmërisë është i rëndësishëm, duke marrë parasysh metodologjinë e financimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, bazuar mbi të cilën, njësitë vendore krijojnë shërbime sociale në territor, duke filluar me një mbështetje në vitin e parë me 90% të financimit, vitin e dytë 60% të financimit, dhe vitin e tretë 30% të financimit, duke synuar që të rritet angazhimi i strukturave lokale për të financuar këto shërbime”, thuhet në vendim.

Skema e ndihmës ekonomike, planet e qeverisë për periudhën 2020-2022

Hapen nesër aplikimet për kredi të buta në kryeqytet, ja procedurat e plota dhe dokumentacioni i nevojshëm

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraNisin aplikimet për kredi të buta, përcaktohen kushtet dhe vlerat

Esmeralda HIDA

Bashkia e Tiranës do të hapë nesër aplik-imet për kreditë të buta për 1000 përfitues kryeqytetas. Në 5 shkurt të këtij viti, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vendi-

min për dhënien e kredive të buta në 2020. Këtë vit në fokus do të jenë individë, familje të minoritetit rom dhe egjiptian, ose gra që janë kryefamiljare apo gra që janë dhunuar dhe kanë një urdhër mbrojtjeje dhe qoftë edhe për këtë situatë sociale, kërkojnë të kenë një shtëpi më vete. Sipas të dhënave të bashkisë, fondi është i njëjtë: 1 milion dollarë për subvencionimin e interesave të kredisë për shtëpi, për njëmijë familje të pastreha. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër, që nga aplikimi e deri te përzgjedhja e fituesve, do u nënshtrohet ndryshimeve. Duke u nisur nga problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë është parë e arsyeshme që fillimisht të ndrys-hojnë disa nga përbërësit e skemës së subvencion-imit të interesave të kredisë dhe kufijtë minimalë dhe maksimalë të nivelit të të ardhurave që duhet të plotësojnë aplikuesit. Së dyti afati subvencionimit të kredisë do të rritet nga 15 në 20 vjet, duke bërë që kësti mujor për një familje përfituese të jetë më i ulët dhe më i përballueshëm. Së treti, ndryshojnë edhe të ardhurat e përkohshme. Kontrata e kredisë që do të lidhë qytetari do të jetë me interes fiks deri në 3 %, ndërsa luhatjet mbi këtë normë interesi janë në ngarkim të buxhetit të shtetit. Kontrata e kredisë do të jetë në varësi të moshës së aplikantit dhe gjithashtu do të jepet garanci, sidomos çifteve të reja deri në 35 vjeç, pra shuma e moshës të të dy të rinjve në çift, mos ta kalojë numrin 70.

Procedurat Përveç shtimit të numrit të bankave që do të

ofrojnë këtë shërbim, Bashkia e Tiranës ka lehtësu-ar edhe procedurën duke lehtësuar plotësimin e dokumentacionit. Tashmë do të jetë institucioni që do të merret me plotësimin e dosjes. Kështu, familjet përfituese pas marrjes së njoftimit nga Drejtoria e Strehimit, depozitojnë pranë Njësisë Administrative deklaratën e pëlqimit për mbledh-jen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të. Njësia Administrative/Lagjia plotëson dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë edhe dokumentacionin që sipas akteve në fuqi duhet të depozitohen kryesisht nga aplikanti dhe ia përcjell ato në Bashkinë Tiranë, pranë Dre-jtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social. Në të kundërt, nëse aplikanti/familjet nuk dorëzojnë apo refuzojnë të firmosin deklaratën e parashikuar si më lart, Njësitë Administrative/Lagjet shkarkohen nga detyrimi i mbledhjes së dokumentacionit dhe ky detyrim i kalon vetë aplikantit. Në këtë rast, individët do të dorëzojnë pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashkinë Tiranë të gjithë dokument-acionin e nevojshëm që vërteton deklarimin dhe vërtetësinë e plotësimit të formularit të strehimit në bazë të të cilit janë përzgjedhur fitues.

JA PROCEDURAT E PLOTA TË APLIKIMIT

FAZA E PARË E APLIKIMITTë drejtën për aplikim për përfitimin nga

programi social i strehimit “Subvencionimi i interesave të kredisë”, i financuar me fondet e buxhetit të shtetit, e kanë individët që kanë mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, kujdestarët ligjorë për rastet e personave të vendosur në kujdestari ligjore, për shkak të heqjes apo kufizimit të zotësisë për të vepruar dhe familjet që janë të regjistruara në zyrat e gjendjes civile të Bashkisë Tiranë, të cilat, në mo-mentin e aplikimit, plotësojnë kushtet. Individët apo familjet që kanë kaluar fazën e parë, kanë 30 ditë kohë për të dorëzuar dokumentacionin e parashikuar në ligj.

FAZA E DYTË E APLIKIMIT Përveç shtimit të numrit të bankave që

do të ofrojnë këtë shërbim, Bashkia e Tiranës ka lehtësuar edhe procedurën duke lehtësuar plotësimin e dokumentacionit. Tashmë do të jetë institucioni që do të merret me plotësimin e dosjes. Kështu, familjet përfituese pas marrjes së njoftimit nga Drejtoria e Strehimit, depozi-tojnë pranë Njësisë Administrative deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të. Njësia Admin-istrative/Lagjia plotëson dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë edhe dokumentacionin që sipas akteve në fuqi duhet të depozitohen kryesisht nga aplikanti dhe ia përcjell ato në Bashkinë Tiranë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit So-cial. Në të kundërt, nëse aplikanti/familjet nuk dorëzojnë apo refuzojnë të firmosin deklaratën e parashikuar si më lart, Njësitë Administrative/Lagjet shkarkohen nga detyrimi i mbledhjes së dokumentacionit dhe ky detyrim i kalon vetë aplikantit. Në këtë rast, individët do të dorëzojnë pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashkinë Tiranë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që vërteton deklarimin dhe vërtetësinë e plotësimit të formularit të strehimit në bazë të të cilit janë përzgjedhur fitues.

TË ARDHURAT MAKSIMALE DHE MINIMALE TË FAMILJEVE

Niveli maksimal i të ardhurave të familjeve, sipas strukturës së apartamentit që ato përfi-tojnë, jepen në tabelat bashkëlidhur për çdo bashki. Mos plotësimi i kushteve të mësipërme përbën kriter s’kualifikues. Kohëzgjatja mak-simale e kredisë është në vartësi të moshës së aplikantit dhe përcaktohet rast pas rasti nga banka që do të përzgjedhë subjekti.

Dokumentacioni Në dokumentacion përfshihen: formulari

i strehimit; certifikata e lindjes e aplikantit dhe certifikata e gjendjes familjare. Vërtetim i vendbanimit; vërtetimi i të ardhurave; vërtetim punësimi; dokumenti për derdhjen e kontrib-uteve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të gjithë anëtarët e punësuar në familje; vërtetimi nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes nga programi i ndihmës ekonomike dhe të pag-esës për personat me aftësi të kufizuar; vërte-timi nga zyra e punës për personat e papunë; vërtetimi për personat në pension; dokumenti zyrtar i celebrimit dhe certifikatat personale, për efekt të llogaritjes së moshës, për çiftet e

reja; vërtetimi se familja nuk ka asnjë banesë në pronësi; vërtetim të sipërfaqes kur zotërojnë banesë; vendimi i gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuar, sho-qëruar me vërtetimin nga zyra e përmbarimit për masën e pensionit që përfitojnë për fëmijët; vërtetim për statusin e jetimit; vërtetimi për individë me aftësi të kufizuar; vërtetim për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe azilkërkues; vërtetim për famil-jet e punonjësve të rënë në detyrë; vërtetim për viktimat e dhunës në familje; deklaratë ku kryefamiljari shprehet se është dakord që kredia të lëvrohet për aplikantin që rezulton i përfshirë në Formularin e Strehimit.

Page 12: Këshillit të Legjislacionit, Meta sulmon ashpër Ramën dhe … · 2020. 2. 16. · “Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët,

12 GAZETA SOTE Diel 16 Shkurt 2020

C M Y K

d o s s i e r www.sot.com.al

Ja sulmet e Titos ndaj Enver Hoxhës

CIA zbardh përplasjet mes Hoxhës dhe Titos më 1959, akuza të ndërsjella mes palëve, ja roli që kishte Moska në përshkallëzimin e konfliktitCIA ka treguar të tjera de-

taje nga zhvillimet gjatë regjimit komunist. Në disa dokumente të deklasifikuara,

tregohen zhvillimet gjatë vitit 1959, kur dhe nisi konflikti i ashpër mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Aty treg-ohen sulmet e akuzat mes dy vendeve si dhe ndikimi i Moskës.

Mars 1959. Marrëdhëniet e Jugosllavisë me Bllokun

Veprimet e fundit të Jugosl-lavisë tregojnë se në kontrast me mendësinë e mëparshme tashmë Be-ogradi është i gatshëm të ndërmarrë veprime kundër bllokut sovjetik në kundërpërgjigje të sulmeve anti-ju-gosllave. Marrëdhëniet e zakonshme armiqësore me Shqipërinë kohët e fundit kanë degjeneruar në një situatë tensioni të thellë me shkëm-bime akuzash dhe ofendimesh. Të dy vendet kanë këmbyer një numër ta madh notash proteste që prej fundit të janarit dhe Beogradi kohët e fundit ka vendosur të publikojë gjyqet e dënimet e 13 shqiptarëve të akuzuar për spiunazh kundër Jugosllavisë. Kjo përfaqëson një ndryshim të konsid-erueshëm prej janarit, kur Beogradi anuloi gjyqin publik të 25 jugosllavëve “konformistë” nga frika e efektit në marrëdhëniet e bllokut. Duke folur në Shkup më 6 mars, Tito u bëri thir-rje shqiptarëve të përmbysnin Enver Hoxhën, duke e quajtur “përbindëshi luftënxitës i Ballkanit”. Një ditë më vonë në Beograd ai kërcënoi se do të denonconte sulmet irredentiste shqiptare dhe bullgare para këshil-lit të Kombeve të Bashkuara. Tito shprehu gjithashtu vendosmërinë e tij për t’iu kundërpërgjigjur kokë më kokë akuzave të bllokut sovjetik dhe duke bërë të qartë se nuk do të ketë mirëkuptim për sa kohë që Moska lejon të ndodhin gjëra të tilla. Më 14 mars Beogradi njoftoi thirrjen e am-basadorit në Shqipëri dhe caktimin e tij me detyra të tjera. Me shumë gjasa Shqipëria do të përgjigjet me masa të ngjashme, por asnjë nga vendet nuk pritet të nisë prishjen e plotë të marrëdhënieve. Edhe një ngrirje e ngjashme e lidhjeve me Kinën verën e shkuar, nuk rezultoi në ndërprerje të marrëdhënieve. Këto veprime të Beogradit parashikojnë një përkeqësim të marrëdhënieve me bllokun sovjetik, veçanërisht me fqinjët e Shqipërisë e Bullgarisë, me të cilat polemikat janë më armiqësore. Përçarja e thellë ideologjike me ven-det e bllokut vazhdon të mos ketë mundësi rikëshillimi. Kjo ndoshta se për Jugosllavinë kjo nuk është vetëm çështje ideologjike, por dhe refuzim i dominimit sovjetik, duke sinjalizuar se dhe vendet e bllokut në fakt po ndjekin disa shembuj nga Jugosllavia për politikat e brendshme.

Lidhjet me MoskënTito ka thënë më 7 mars se pole-

mikat nuk janë teorike dhe ideolog-jike, por janë rezultat i “diferencave të opinionit mbi disa çështje që vijnë nga praktika e zhvillimit të social-

izmit” si në bllok dhe në Jugosllavi. Megjithë pretendimet sovjetike në kongresin e 21-të, se revizionizmi është shkatërruar, Moska ende shqetësohet për teorinë jugosllave si një burim përçarjesh në bllok e ndoshta dhe në vendet e Afrikës e Azisë. Për të diskredituar teorinë jugosllave blloku sovjetik përpiqet të ulë arritjet e saj të brendshme. Për të diskredituar teorinë jugosllave në vendet e paanshme të vizituara së fundmi nga Tito (Indonezi, Burma, Ceilon, Indi, Etiopi, Sudan) blloku i quajti jugosllavët agjentë impe-rialistë. Kjo bie në kontradiktë me pretendimet e deklaruara të Hrushov për bashkëpunim me Jugosllavinë në përpjekjen kundër imperializmit, sa herë që interesat e bllokut dhe të saj të përputhen. Që prej nisjes së debatit, diferencat partiake janë zgjeruar në marrëdhëniet shtetërore, siç ilustrohet nga vështirësitë Ju-gosllavi-Shqipëri. Marrëdhëniet me Pekinin janë pezulluar që prej verës së shkuar. Tashmë vendi i vetëm që ruan disa lidhje me Jugosllavinë është Polonia, me të cilën vazhdo-jnë këmbimet tregtare, kulturore e shkencore. BRSS ka ndaluar ndi-hmën dhe kreditë për Jugosllavinë, por Gjermania Lindore e Çekosllo-vakia hezitojnë nisjen e një bllokade ekonomike pasi ishte pa efekt herën

e fundit dhe mund të nxisë simpati për Jugosllavinë te vendet afrikane dhe aziatike. Të gjitha vendet e bllokut përveç Kinës e Rumanisë, kanë bërë marrëveshje tregtare me Jugosllavinë në 1959. Nëse zbato-hen kontratat aktuale, Jugosllavia nuk preket shumë në pozitën e saj me Lindjen, por Blloku duket se po ndjek një politikë të pritjes dhe vonesave për dërgesat jugosllave. Dhe në fakt jugosllavët po kërkojnë tregje alternative në rast të humbjes së tregtisë me bllokun. Ndihma nga SHBA vazhdoi në nivel të lartë për vitin 1959, 22.5 milionë dollarë për fabrikën e fertilizuesve në Pancevo, 5 milionë dollarë për motorët e naf-tës, 14.2 milionë dollarë për arsimin, shëndetin e bujqësinë, 62 milionë dollarë për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik. Në masë më të vogël ndihma ka ardhur dhe nga Britania e Franca. Kohët e fundit përpjekjet kryesore të Beogradit janë përqen-druar në zgjerimin e tregjeve dhe të burimeve për lëndët bazë në Azi dhe në Afrikë. Gjatë turneut të tij, Tito ar-riti të merrte marrëveshje parimore nga disa vende afrikane e aziatike, megjithë konkurrencën nga vendet e Bllokut Sovjetik. Beogradi po tregon gjithashtu këmbëngulje për të mos u lidhur shumë ngushtë me Perëndimin duke ruajtur qëndrimin

e tij të mos-anësimit. Pas kthimit në Jugosllavi, Tito mohoi me forcë aku-zat e bëra gjatë udhëtimit të tij se po përpiqej të krijonte një bllok të tretë ose të përpiqej të ringjallte Paktin e Ballkanit me Greqinë dhe Turqinë, për të cilin Hrushovi ka thënë se e bën Beogradin të përkushtuar te NATO. Zëdhënësi jugosllav me 13 mars ka sulmuar shtypin turk për “shtrembërimet” ndaj Jugosllavisë, ndoshta për të theksuar faktin se Ju-gosllavia nuk po përpiqet të ringjallë Paktin e Ballkanit.

Shkurt 1954. Refugjatët shqiptarë në Jugosllavi

Çdo shqiptar që arratiset në Jugosllavi detyrohet të bashkohet në Komitetin e Prizrenit. Ata që refuzojnë ta bëjnë këtë nuk marrin dokumentin e identifikimit dhe rrje-dhimisht as ushqim, rroba apo karta racionesh. Nëse janë nga 15 deri në 60 vjeç, shqiptarët futen në kampe përqendrimi ku trajtimet me rrahje janë të zakonshme. Ndërsa gratë, fëmijët dhe të moshuarit që refuzojnë të bashkohen në organizatë lihen në fatin e tyre, pa ushqim e strehim. Pra të gjithë ata që nuk duan të vdesin nga vështirësitë, detyrohen të bashkohen në Komitetin e refugjatëve shqiptarë të Prizrenit, i cili drejtohet nga oficerët e UDB. Komiteti e merr emrin nga Lidhja e Prizrenit në mënyrë që shqiptarët ta identifikojnë atë me lëvizjen patriotike shqiptare që është forcuar këtu në 1878, edhe pse selia e tij është në Prishtinë. Shqiptarët anëtarë të Komitetit kanë si të dre-jtë vetëm të spiunojnë njëri-tjetrin. Oficerët jugosllavë të UDB përdorin çdo mjet për të mësuar gjithçka për shqiptarët dhe qëllimet e tyre, duke përfshirë ryshfetin, kërcënimet, lajkat e torturën. Korrupsioni ka arritur në pikë të tillë saqë ka dëmtuar emi-gracionin drejt Jugosllavisë dhe vetë qëllimet e Beogradit, pasi përfitimet e tij do të ishin shumë më të madha nëse morali i refugjatëve do të ishte më i lartë. Gjenerali Dushan Mugo-sha që është përgjegjës për çështjet shqiptare në qeverinë e Titos organ-izon gjithashtu dhe refugjatët nga të gjitha vendet e tjera të satelitëve të Moskës. Kolonel Cedo Mijoviç merret gjithashtu me çështjet shqiptare nga zyra e tij në Ministrinë e Brendshme të Beogradit dhe duket se është më i butë në trajtimin e tyre. Herë pas here ai u jep ndihma konkrete dhe u thotë fjalë të mira. Kohët e fundit për shem-bull, refugjati shqiptar Gjon Gjinaj, i cili është internuar për gjashtë muaj në Serbi bashkë me Kol Çunin, u dërgua në Jugosllavi për trajtime mjekësore trupore.

Organizimi i refugjatëvePërveç atyre refugjatëve që janë

bërë agjentë të UDB duke punuar kundër bashkatdhetarëve të tyre, asnjë nga shqiptarët në Jugosllavi nuk ka besim te qëllimet e mira të pretenduara nga Komiteti i Prizrenit. Organizata konsiderohet si një fasa-dë për përgatitjet e Jugosllavisë për aneksimin e Shqipërisë dhe kthimin

e saj në republikën e shtatë të feder-atës. Më parë Jugosllavia fliste për çlirimin e popullit shqiptar nga zg-jedha e Enver Hoxhës, por kjo linjë është braktisur prej disa muajsh dhe shqiptarët janë vënë në alarm prej marrëveshjes së kohëve të fundit të Titos me Bashkimin Sovjetik dhe ven-det satelite. Refugjatët besojnë se pas kësaj ata do të dorëzohen te qeveria komuniste e Hoxhës dhe kjo frikë u reflektua gjerësisht mes rreth 300 delegatëve shqiptarë në kongresin e përvitshëm të komitetit. Në fjalën e tij Dushan Mugosha tha: “Më kanë ardhur fjalë se jeni të shqetësuar për zhvillimet tona të fundit në politikën e jashtme, me Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera demokratike popullore. Unë mund t’ju siguroj se presidenti Tito dhe unë nuk do të lejojmë dëmtimin e asnjë refugjati shqiptar, çfarëdo rruge që të marrin marrëdhëniet tona të jashtme, dhe se të gjithëve do t’u jepet mundësia të emigrojnë në secilin vend që dëshi-rojnë, ose të qëndrojnë në Jugosllavi me të drejta të plota qytetarie”. Kjo mbledhje e fundit u krye në një atmos-ferë të rëndë mosbesimi e pasigurie, ku edhe shqiptarët që kishin qenë më parë pro-Tito nuk u besonin më autoriteteve. Lista e anëtarëve të propozuar të komitetit ishte hartuar paraprakisht. Me sa dukej Apostol Tenefi dhe grupi i tij kishin abuzuar me privilegjet e Komitetit duke përnd-jekur armiqtë e tyre personalë dhe duke favorizuar mbështetësit. Pakën-aqësia mes refugjatëve për gjendjen ishte e dukshme prandaj jugosllavët u detyruan të ndryshojnë përbërjen e Komitetit. Drejtuesit e rinj të Komitetit janë njerëz të ndershëm, përveç zyr-tarëve të UDB. Kështu presidenti i ri i Komitetit, Hajrullah Ishmi është njeri i mësuar e i kulturuar, i cili ka një vëlla të ekzekutuar nga regjimi shqiptar në kohën e bashkimit me Italinë. Sekretari i ri, Ramadan Spahia dhe anëtari i komitetit ekzekutiv janë në të njëjtën kategori me Ishmin. Ndër-sa Tenefi, Can Tahiri, Lutfi Spahiu e Qazim Lusha janë ulur në detyrë në komisionin konsultativ të Komitetit, i cili përbëhet nga 40 persona dhe nuk ka një rëndësi të veçantë. Në të përfshihet Ndue Pjetër Gjonmarkaj dhe Mark Gjecaj, ky i fundit është caktuar si inspektor me qëllim për ta kompromentuar. Gjecaj ishte i pakënaqur me emërimin e tij, por tentativat për ta evituar ishin të kota. Ndërsa mbrojtja që i bën Ndue Pjetër Gjonmarkaj refugjatëve shqiptarë në Perëndim kritikohet ashpër nga Dushan Mugosha, i cili u detyrua ta pranonte atë në Komitetin Konsul-tativ pasi e dëshironte shumica. Nik Sokoli ka mbajtur postin e tij të zv. presidentit të Komitetit, ndërsa Qazim Lushi, Mark Ujka e Kol Hasa janë vegla besnike të shefave të UDB. Ndër nacionalistët shqiptarë përmendim Caf Smajl Deli, Mark Pashko nga Vermoshi, Mirash Gjoka nga Shkreli, Kolë Pali nga Dukagjini dhe Dod Frani nga Vukli.

Page 13: Këshillit të Legjislacionit, Meta sulmon ashpër Ramën dhe … · 2020. 2. 16. · “Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët,

3,6,10,11,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 16 Shkurt 2020 13

k r o n i k e www.sot.com.alr a j o n & b o t e www.sot.com.al

Nuk ndalet koronavirusi, mbi 1.500 persona humbin jetën, shënohen

viktimat e para në Europë dhe Afrikë

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraJa të dhënat më të fundit të OBSH për pasojat e virusit vdekjeprurës

Sonila ELEZI

Kalvari i koronavirusit, të pagëzuar së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si Cov-

id-19, që nga dhjetori i vitit të kaluar kur dhe u bë i njohur për publikun, ka infektuar më shumë se 67.000 persona dhe ka vrarë më shumë se 1.500 të tjerë, shumica e të cilëve janë raportuar në vend-lindjen e virusit dhe vetëm 605 janë jashtë Kinës. Ndërkohë Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë ka konfirmuar 8.096 raste të të prekurve të cilët janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali. Përhapja e virusit është tashmë realitet në 28 shtete, ku shteti me numrin më të madh të rasteve, duke përjashtu-ar Kinën, është Japonia me 39 të konfirmuar pozitiv pa përfshirë të infektuarit e kroçerës “Diamond Princess”. Ndërkohë në bordin e anijes me 3.600 pasagjerë janë konfirmuar si pozitivë 67 persona, duke e çuar numrin e përgjith-shëm të të infektuarve në anije në 286. Amerika është shprehur se ka vendosur të evakuojë qytetarët amerikanë të cilët ishin të izolu-ar deri tani në anijen “Diamond Princess” të ankoruar në brigjet japoneze. Qeveria japoneze është shprehur shumë falënderuese për këtë fakt me anë të deklaratës së Ministrit japonez të Punëve të Jashtme. “Qeveria e Japonisë be-son se masat e marra nga qeveria

Pompeo: Europa nuk duhet të varet nga Rusia

Trump i përgjigjet Barr: Do postoj sa herë të dua

Mike Pompeo, Sekretari Amerikan i Shtetit, ka deklaruar se qeveria amerikane është e gatshme të investojë një miliard dollarë në Europën Lindore dhe Qëndrore në mënyrë që të ndihmojërajonin në shkëputjen nga varësia e deritanishme nga Rusia, për shkak të nevojës për energji. Sekretari Pompeo sqaroi se financimi i ri i SHBA-së do të fokusohet tek iniciativa Tre De-tet – një grupim i 12 shteteve të Bashkimit Europian, që gjenden ndërmjet detit Adriatik, Baltik dhe Detit të Zi. Përveç Austrisë,

të gjitha këto shtete janë anëtarë të NATO-s. Kjo nismë u ndërmor për t iu kundërvënë atij që disa zyrtarë perëndimorë e shohin si rrezik prej varësisë nga fur-nizimi me energjinë ruse për sa kohë Rusia është furnizuese e madhe e energjisë me naftë dhe kryesorja përsa i takon gazit. Edhe Turqia e merr gazin kryesisht nga rusët. Pompeo gjithashtu tha se disa shtete ende po dëshirojnë krijimin e “perandorive”, duke përmen-dur aneksimin që Rusia ia bëri Krimesë vite më parë më 2014.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka injoruar lutjen e dy ditëve më parë të Prokurorit të Përgjith-shëm amerikan, William Barr, që të mos postojë në Twitter në lidhje me rastet e sistemit të drejtësisë. Trump ka përdorur sërish Twitter për tu përgjigjur se është e drejta e tij ligjore që ta bëjë një gjë të tillë. Prokurori Barr disa orë para reagimit të presidentit mbajti një fjalim qortues, duke thënë se pos-timet e Trump po ia bëjnë të pamundur kryerjen e detyrës

dhe se nuk do të ndikohet në lidhje me vendimet në Depar-tamentin e Drejtësisë. Komentet e prokurorit erdhën pasi ai u përball me kritika të ashpra nga demokratët për hetimet e tij në lidhje rastin e Roger Stone-it, i cili u dënua në nëntor të vitit të kaluar. Ai këtë javë e refuzoi re-komandimin e prokurorëve që Stone të dënohet me shtatë deri nëntë vjet burgim. Katër proku-rorët e rastit dhanë dorëheqje në shenjë proteste ndaj ndërhyrjes së prokurorit të përgjithshëm, shkruan “The Guardian”.

Stoltenberg: SHBA dhe BE duhet të jenë të bashkuar

Jens Stoltenberg, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, është shprehur se rëndësia e ale-ancës ushtarake është shumëe madhe, duke i lënë anash mosmarrëveshjet për politikat tregtare dhe ato të mbrojtjes. Ai gjithashtu bëri thirrje për bashkëpunim më të ngushtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Komentet e shefit të NATO-s gjatë ditës së dytë të Konferencës së Sigurisë e cila zhvillohet në Mynih erdhën në kohën e shqetësimeve për përçarjet e mundshme brenda

aleancës më të fuqishme ush-tarake në botë dhe pas kritikave të presidentit amerikan, Donald Trump. “Ne jemi 29 aleatë të ndryshëm nga pjesë të ndrys-hme të Atlantikut, por ne kemi mundur t’i përballojmë dallimet që i kemi sot. Unë nuk besoj në një Evropë të vetmuar, siç nuk besoj as në një Amerikë të vetmuar. Unë besoj në Evropën dhe Amerikën së bashku”, shtoi Stoltenberg. Ai tha se aleanca ende është e përkushtuar për promovimin e vlerave demokra-tike dhe mirëqenies.

Supernova pranë Tokës më 21 shkurt

Irani i gatshëm të ulë prodhimin e armëve

bërthamore

Rusi, prezantohet droni anti radar

Pas prezantimit në janar 2019 të dronit të fundit sulmues anti-radar Okhotnik, spekulime të shumta kanë nisur në rrethet ushtarake për mënyrën sesi Rusia do ta përdorë atë, në një kohë kur shumica e ekspertëve besojnë se mjeti pa pilot do të përdoren brenda skuadroneve të gjuajtësve të gjeneratës së fundit Su-57 e MiG-35, ndërsa një pakicë besonin se droni do të përdoret si një platformë e pavarur sulmi apo lufte ajër-ajër.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një letër dërguar Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi është shprehur se pret nga Kosova që të heqë taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe nga Beogradi që të ndalë fushatën për çnjohjet. Kjo do të sillte sipas tij rinisjen e dialogut Kosovë- Serbi. “Ju mund të llogarisni në mbështetjen time dhe gatishmërinë time për të mirëpritur, në Paris, një samit që bashkon liderët e Kosovës e Serbisë, me kancelaren Merkel dhe Josep Borrell, për të lehtësuar rifillimin e dialogut. Për këtë priten veprime nga të dy palët: pezullimi nga Kosova i taksës 100% për produktet nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina; dhe pezullimi i fushatës për “çnjohje” nga ana e Serbisë”, thuhet në letrën e Macron.

Kryeministri i Kosovës, që po merr pjesë në Kon-ferencën e Sigurisë në Mynih, në një intervistë për DW, ka qenë i rezervuar mbi diskutimin që është bërë në takimin ku ishin të pranishëm liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, Kurti e cilësoi si një bashkëbisedim të hapur dhe të dobishëm. Kurti u shpreh i gatshëm për të rifilluar dialogun me Serbinë, por tha se sa i përket marrëveshjes është me shumë rëndësi përmbajtja e saj dhe se më mirë të pritet të përfundojnë zgjedhjet në Serbi. Kurti ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë; mirëpo Kosova duhet t’i ketë parasysh tri parime për t’i shëruar plagët e planit të dështuar. Sipas tij, nuk ka marrëveshje pa dialog, nuk ka dialog me harta, dhe pa presidentë rreth hartave.

Makron: Serbia stop fushatës kundër Kosovës Kurti: Marrëveshja bëhet me dialog dhe pa ndryshim kufijsh

amerikane, do të ndihmojnë në le-htësimin e barrës së Japonisë për ndihmën mjekësore që duhet tu sigurojë pasagjerëve të Diamond Princess, ndaj i vlerësojmë shumë këto masa”, u shpreh ministri. Ndërkohë që përveç vështirësive të tjera, duket se ekipet mjekësore do të përballen edhe me mungesë mjetesh në trajtimin e pacientëve. Në një konferencë të ditës së djeshme zyrtarët në Hong- Kong janë shprehur se ndodhen në prag të mbarimit të mjeteve të nevo-jshme për tu mbrojtur nga virusi në spitalet publike. Mjetet e mbro-jtjes që përfshijnë maskat e fy-tyrës dhe veshje special për trupin, llogaritet të jenë të mjaftueshme vetëm deri muajin e ardhshëm dhe porosia apo arritja e maskave të reja është problem më vete duke

qenë se porosi për të tilla ka nga e gjithë bota. Hong-Kongu deri tani ka raportuar 56 raste të të infektuarve dhe vetëm një vdekje.

Viktimat e para në Europë dhe Afrikë

Një turist kinez, i cili ka hum-bur jetën në Paris, ka shënuar edhe viktimës e parë të korona-virusit ( Covid-19) në Europë. 80 vjeçari ishte nga provinca Hubei e Kinës, sipas Ministrisë Franceze të Shëndetësisë dhe mbërriti në Francë më 16 janar e u vendos në karantinë në spitalin e Parisit më 25 janar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë 11 rastet e të infektuarve të raportuara deri tani në Francë, nga të cilët katër pa-cientë janë kuruar dhe shëruar, një është rasti i të vdekurit nga Hubei dhe gjashtë vijojnë qëndrimin në

spital në kushte jo shumë të këqi-ja. Rast të parë ka raportuar edhe Ministria e Shëndetësisë së Egjipti e cila ka njoftuar viktimën e parë të koronavirusit. Zëdhënësi i Min-istrisë së Shëndetësisë DR. Khaled Mujahid tha se personi u zbulua nga testimi i pasagjerëve të huaj të ardhur nga vende në të cilat njiheshin raste të koronavirusit. Mujahid është shprehur se men-jëherë është njoftuar OBSH dhe është vendosur një bashkëpunim me këtë organizatë për mënyrën e reagimit ndaj rastit.

Pekini Urdhëron karantinë 14 ditore

Pekini ka urdhëruar që kush-do që do të kthehet nga pushimet duke qenë se shumica kanë ud-hëtuar brenda Kinës për Vitin e Ri Kinez, do të detyrohet të qëndrojë në vetëkarantinë për 14 ditë, ose do të detyrohet të shkojë në një nga qendrat e specifikuara në të cilat ofrohet karantina, raportoi media kombëtare kineze. Kjo masë u mor pasi erdhi njoftimi për viktimën e parë të koronavi-rusit në Afrikë. Këtë fundjavë një mision i Organizatës Botërore të Shëndetësisë pritet të fillojë një investigim në Kinë mbi mënyrën se si përhapet virusi. Misioni i cili përbëhet nga 12 ekspertë internacionalë dhe 12 ekspertë kinezë do të mundohen të kup-tojë gjithashtu se kur dhe si 1700 punonjës të shëndetësisë u infek-tuan nga virusi.

Shkencëtarët kanë parala-jmëruar se 21 shkurti mund të sjellë shpërthimin e një ylli su-per gjigant pranë planetit Tokë. Super ylli i quajtur Betelgeuse, është bërë më i zbehtë dhe i zbe-htë gjatë disa muajve të fundit, duke ngjallur shqetësime për shpërthimin e tij. Gjatë ditëve të kaluara ylli ka filluar të ndrysho-jë formën, duke sugjeruar që një Supernova mund të ndodhë së shpejti. Në fakt, data e vlerësuar nga shkencëtarët është aktual-isht 21 shkurt.

Ministri i Jashtëm iranian, Mo-hammad Javad Zarif tha se Teherani është i gatshëm të respektojë plotë-sisht marrëveshjen bërthamore të arritur më 2015, nëse Evropa duhet të ofrojë përfitime “domethënëse” ekono-mike. Britania, Franca dhe Gjermania – që po ashtu janë nënshkruese të kësaj marrëveshjeje – po mundohen që të shpëtojnë këtë marrëveshje, që prej se presidenti amerikan, ndërkohë që Amerika u tërhoq në 2018 duke rivendosur sanksionet ekonomike.

Page 14: Këshillit të Legjislacionit, Meta sulmon ashpër Ramën dhe … · 2020. 2. 16. · “Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët,

GAZETA SOT14 E Diel 16 Shkurt 2020

3,6,10,11,13,14,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

“Ky procedim është hetuar nga Prokuroria e Elbasanit me bash-

këpunim me policinë gjyqësore pranë drejtorisë task force në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së shtetit dhe në përfundim të hetimit, janë marrë të pandehur dhe janë dërguar për gjykim...

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraBashkë me Çelën i pandehur është marrë edhe Endri Çopja

Vdekja e ekstremistit grek, reagon Prokuroria e Gjirokastrës

Prokuroria e Gjirokastrës ka reaguar pas lajmit të publi-kuar lidhur me hetimet për vrasjen e Kostandino Kaçifas më 28 Tetor 2018 në fshatin Bularat. Në dosjen hetimore të organit të akuzës, evidentohet se 35-vjeçari Kaçifas është vetëvrarë dhe nuk ka humbur jetën si pasojë e shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA. Por Prokuroria e Gjirokastrës, në reagimin e saj thotë se hetimet për këtë procedim penal janë ende duke vazhduar dhe nuk është arritur në një konkluzion. “Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, është regjistruar procedimi penal nr.824 në datën 24.12.2019, pas transferimit të akteve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Ky procedim penal bën fjalë për ngjarjen ku ka humbur jetën shtetasi Kostandinos Kaçifas. Ky procedim penal vazhdon të ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë nuk është arritur në asnjë konkluzion në lidhje me zgjidhjen e çështjes”, thuhet në njoftim.

Lirimi me kusht i të burgosurve, Drejtoria e Burgjeve nis hetimetPas lirimi me kusht i disa të dënuarve me rrezikshmëri

të lartë shoqërore ka nisur një hetim në burgjet në vend. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur inspektimet për të gjitha dosjet e tre viteve të fundit për të parë nëse ka shkelje të kryera nga punonjësit e edukimit apo të sektorit juridik, që mund të kenë favorizuar të dënuarit për të përfituar lirinë me kusht. Urdhri i firmosur nga kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, u është shpërndarë të gjitha IEVP në vend dhe prej dhjetë ditësh, janë duke u inspektuar dosjet e të dënuarve që kanë përfituar nga lirimi me kusht. Kohët e fundit, lirimet me kusht janë kthyer në një shqetësim të madh. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani tha se do ti ketë prioritet të punës së institucionit që drejton. Ndër të hetuarit do të jenë edhe Gert Gjenerali dhe Endrit Dokle.

Tragjedia në Bulqizë, familjarët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes

Janë përcjellë dje për në banesën e fundit 3 viktimat e familjes Tola që humbën jetën të premten në Bulqizë. Ndërkohë, raportohet se në shtëpinë e tyre nuk është gjetur as gaz e as mangall në dhomë. Një tragjedi e rëndë ndodhi paraditen e së premtes në një familje në fshatin Gurrë të Bulqizës. Nëna 45-vjeçare, Rajmonda Tola humbi jetën bashkë me dy fëmijët, vajza 22 vjeçare Rudina dhe Fatjoni, djali 15 vjeç, të gjithë të helmuar. Gruaja dhe tre fëmijët e saj jetonin në këtë banesë ndërsa bashkëshorti, Ylber Tola është emigrant në Greqi. Në fillim u mendua se tragjedia ka ndodhur nga një rrjedhje gazi, por bombola ndodhej jashtë banesës. Dyshimet e tjera lidhen me ushqimin që kanë përdorur dhe për këtë arsye po bëhet analizimi. Vajza tjetër 19-vjeçare e familjes, e cila u transportua me urgjencë në Spitalin e traumës në Tiranë është jashtë rrezikut për jetën.

Elvis MYRTA

Prokuroria e Elbasanit ka marrë të pandehur dhe ka dërguar për gjykim Suel Çelën dhe Endri

Çopjen, të cilët akuzohen për tentativë rrëmbimi të një personi dhe plagosjen e tij, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2013. Togat e zeza kanë vendosur ndaj Çelës masën e sigurisë “Arrest me Burg” në mungesë, pasi ai akoma ndodhet në arrati. Sipas burimeve zyrtare nga Proku-roria e Elbasanit, mësohet se procedimi penal është bërë për ngjarjen e regjistruar më 23 prill 2013, ku është qëlluar me armë zjarri dhe është plagosur shteta-si Bledar Karaj, i cili gjithashtu është tentuar dhe të merret peng. Pas rifillimit të çështjes së pezulluar në tetor të vitit 2018, ky procedim është hetuar nga Prokuroria Elbasan me bash-këpunim me policinë gjyqësore pranë Drejtorisë Task Force në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në për-fundim të hetimit, janë marrë të pandehur dhe janë dërguar për gjykim shtetasit Marjus Lulaj i njohur dhe si Suel Çela dhe Endri Çopja. Mbi Çelën rëndo-jnë akuzat për heqje të palig-jshme të lirisë në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake, ndërsa për Endri Çopjan rëndon akuza e heqjes së paligjshme të lirisë në bash-këpunim. Kujtojmë se një javë më parë, edhe pse i shpallur në kërkim prej gati 2 vite e gjysmë agjentët e Operacionit Forca e Ligjit i dërguan formular Suel Çelës për justifikimin e pasurisë, pasi rezulton i dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Pas përfundimit të afatit prej 48 orësh dosja e tij sëbashku me 14 dosje të tjera i janë dërguar Prokurorisë së Posaçme An-tikorrupsion për shqyrtim të deklarimeve të pasurisë. Ndër-kohë, OFL i dërgoi formularin për të justifikuar pasurinë dy ditë më parë edhe Endri Çopes,

ky i fundit i dënuar me 17 vite burg për trafik kokaine. Sipas mediave angleze ai njihej si bosi i kokainës në Mbretërinë e Bashkuar. Suel Çela do të për-ballët sërish me drejtësinë edhe pse pak kohë më parë u shpall i pafajshëm nga Krimet e Rënda, për akuzën e vrasjes së punon-jësve të policisë. Çela akuzohej nga prokuroria për përplasjen me policinë në 2017-ën në hyrje të tregut agro-ushqimor. Por tashmë 31-vjeçari akuzohet për pengmarrje dhe plagosje me dashje.

Pafajësia për përplasjen e makinës së policisë

Suel Çela u akuzua si per-soni, i cili me makinën e tij tip “Audi” goditi në 18 shtator të 2017 në hyrje të tregut agroush-qimor, makinën e policisë, duke

vënë në rrezik jetën e zëvendës-drejtorit të qarkut, Gjergj Oshafi dhe disa oficerëve të tjerë. Pak muaj më parë ai u shpall i pa-fajshëm nga Gjykata për Krime të Rënda. Për ngjarjen u dënuan vetëm Klement Xhaferri me 5 vite dhe Enea Bekteshi me 6 vite burg. Ndërsa Suel Çela mori pafajësinë në nëntor 2019 pasi prania e tij në mbrëmjen ku makina e policisë u godit nga një “Audi” i blinduar nuk u arrit të faktohej. Prokuroria duke hequr akuzën për vrasjen e policëve ndaj Çelës, kërkoi për të 7 vite burg, por gjykata rrëzoi kërkesën si të pabazuar në prova. Vendimi për Suel Çelën dhe pjesëtarët e tjerë të grupit u dha nga trupa gjyqësore me kryetar seance Klodian Kur-tishin, anëtarë Fran Prendi dhe

Zbardhet vendimi, ja argumentet e prokurorëve për kalimin e dosjes “Bajri” në Shkodër

SPAK ka zbardhur vendimin e shpalljes së moskompetencës për dosjen e “Bajrave”. Tre javë më parë dy prokurorët e organit më të ri të drejtësisë, Ervin Kondili dhe Enerd Nakuçi, vendosën shpalljen e moskompe-tencës dhe kalimin e dosjes në Prokurorinë e Shkodrës. Dy prokurorët e kësaj dosjeje në vendimin e marrë për moskompetencë argumentojnë se në asnjë rast personat e arrestuar nuk kanë kryer vepra penale në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me më shumë se dy persona. “Për personat nën he-

tim Behar Brajoviç (Bajri), Enver Bajri, Safet Rustemi ose Ilir Rustemi (Bajri) Asmer Bilali, pavarësisht se hetohen për kryerjen e më shumë se një vepre penale, në asnjë rast nuk i kanë kryer veprat penale të bashkëpunimit, me më shumë se dy persona, element formal, por dhe thelbësor për ekzistencën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Në këto kushte ata duhen të hetohen për veprat respektive, por të kryera në formën e bashkëpunimit të thjeshtë dhe jo të organizuar”, thuhet në ven-dimin prej 15 faqe të shpalljes së moskom-

petencës nga dy prokurorët. Gjithashtu dy prokurorët e SPAK-ut, në argumentet e tyre thonë se veprat penale për cilat akuzohen këta persona si “Vrasje me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Përcaktimi i rezultateve në garat sportive”, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Shpër-dorim detyre” dhe “Mashtrimi”, nuk janë në kompetencën lëndore të ushtrimit të ndjekjes

Sandër Simoni. Në vendimin e saj togat e zeza të ish-Krimeve të Rënda thanë: “Shpalljen e pa-fajshëm të Suel Çelës për akuzë e "Kundërshtimit të punonjësve të policisë" dhe “Goditjes për shkak të detyrës”. Pasi nuk janë gjetur prova që mbështesin pretendimin e Prokurorisë që i pandehuri ka qenë në drejtim të makinës Audi. Materiali bi-ologjik i gjetur në puron në makinën Audi, vërteton faktin se i pandehuri ka përdorur këtë makinë, por jo se në atë moment ka qenë në drejtim. Gjithashtu, 4 nga punonjësit e policisë të pyetur në gjykatë, kanë thënë se në makinë kanë parë vetëm një person dhe një prej dëshmi-tarëve ka mohuar duke thënë i sigurt qe nuk ishte Sueli, pasi do ta kishte njohur. Nuk janë sjellë në gjykim prova të tjera për vërtetimin e pretendimit se në “Audi” ka qenë i pandehuri Suel Çela”. 24 orë pas dhënies së këtij vendimi Policia e Shtetit reagoi ashpër në atë kohë, duke thënë se provat ishin të pa-kundërshtueshme që Çela, në bashkëpunim me dy personat e tjerë, tentoi të vrasë me anë të goditjes me makinë punon-jësit e Policisë së Shtetit, që u gjendën në makinën e tyre në ushtrim të detyrës.

Suel Çela sërish në bankën e të akuzuarve, merret i pandehur për

pengmarrje dhe armëmbajtje pa leje

penale të Prokurorisë së Posaçme. Për pasojë prokurorët kanë dalë në përfundimin se ak-tet që i përkasin çështjes penale me nr.62 të vitit 2019 duhet të kalojnë për kompetencë në Prokurorinë e Shkodrës. Më tej ato shto-jnë se pavarësisht se nga pikëpamja formale plotësohet kriteri numerik për ekzistencën e grupit kriminal, arrihet në konkluzionin se nuk mund të jemi përpara kësaj forme bashkëpunimi, përsa kohë që nuk arrihet të provohet se ky bashkëpunim, ka një strukturë dhe një organizim minimal për kryerjen e këtyre veprave penale dhe nuk ka qenë rastësor, por ka ekzistuar paraprakisht, para se të fillojë kryerja e veprës penale, ka vazhduar të ekzistojë edhe në momentin e fillimit të kryerjes së veprës dhe gjatë kohës së kryerjes së saj.

Page 15: Këshillit të Legjislacionit, Meta sulmon ashpër Ramën dhe … · 2020. 2. 16. · “Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët,

GAZETA SOT E Diel 16 Shkurt 2020 15

www.sot.com.al

Autori nuk është mjaftu-ar me kaq, por ka marrë edhe xhiron ditore dhe më pas është larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët edhe pse arg-jendarinë me komisariatin i ndan vetëm një rrugë 10 metra...

k r o n i k e

Elvis MYRTA

Nj ë dy q a n a r g -jendarie në Elba-san, ra pre e grabit-jes në mes të ditës

pranë Drejtorisë së Policisë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 12:30, shumë pranë qendrës së qytetit dhe 20 metra larg Drejtorisë së Policisë Elbasan. Ka qenë një person me kapele i armatosur, ai i cili ka hyrë në ambientet e argjendarisë dhe nën kërcënimin e armës ka marrë bizhuteri dhe sende me vlerë që ndodheshin në vit-rinë. Autori nuk është mjaftu-ar me kaq, por ka marrë edhe xhiron ditore dhe më pas është larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët edhe pse argjendarinë me komisariatin i ndan vetëm një rrugë 10 met-ra. Pasi është larguar shitësja ka lajmëruar policinë, e cila ka shkuar pas 10-15 minutash në argjendarinë ku ndodhi grabitja. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes uniformat blu kanë nisur hetimet dhe kanë sekuestruar kamerat e sigurisë. Sipas burimeve, policia ka identifikuar men-jëherë autorin, i cili ka qenë një person që kishte vetëm një kapele që mbulonte fytyrën dhe mbante në dorë një armë zjarri tip pistoletë në dorë. Në mbrëmje u ndalua në kryeqytet shtetasi A. Thaçi, në kuadër të një operacioni në zonën e Kombinatit. Kanë qenë forcat e komisariatit nr.6 në Tiranë në bashkëpunim me ato të Elbasanit që kanë bërë arrestimin. Ngjarja ka ndod-hur rreth orës 12:30 në lagjen "Aqif Pasha" në Elbasan ku nën kërcënimin e armës, au-tori ka marrë një sasi florinjsh si dhe disa para. Paraprakisht mësohet se vlera e sendeve të çmuara në argjendarinë e grabitur dje kap shifrën e rreth 40-50 mijë eurove, por ende nuk ka një përllogaritje

zyrtare. Ndërkohë, mbi bazë të pamjeve të kamerave të sigurisë, gjithçka ka ndodhur brenda 2 minutave. Policia ka sekuestruar tashmë pamjet e kamerave të sigurisë së ar-gjendarisë dhe bizneseve të tjera ngjitur, që kanë filmuar autorin e grabitjes dhe e kanë identifikuar atë.

Hetimet dhe identifikimii autorit

Menjëherë pas marrjes së informacionit për grabitjen e argjendarisë, policia e qytetit të Elbasanit ka shkuar men-jëherë në vendin e ngjarjes, ku ngriti një grup hetimor për zbardhjen e ngjarjes, identi-fikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor përveç kamer-ave të sigurisë të sekuestruara në argjendarinë ku ndodhi grabitja, sekuestroi edhe disa kamera sigurie që ndodhen përgjatë rrugës, ku ndodhet dyqani për të parë lëvizjet që bëri autori pas grabitjes. Në argjendarinë në pronësi të A. Ballës, autori ka marrë një sasi të konsiderueshme floriri si varëse, byzylykë, unaza si dhe sende të tjera me vlerë dhe një shumë parash që ndodheshin në banak. Pak metra larg

vendit të ngjarjes është gjetur edhe pistoleta që autori për-dori në vendin e ngjarjes dhe nuk dihet nëse autori e ka hed-hur qëllimisht apo i ka rënë nga nxitimi për tu larguar. “Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ng-jarjes të ndodhur mesditën e sotëm në Elbasan, vijon puna për kapjen e tij. Në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan, një person ka hyrë në një argjendari në pronësi të shtetases A. B., dhe dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një sasi bizhuterish. Me marrjen e njoftimit kanë shkuar men-jëherë forcat “Shqiponja”, Pa-

trullat e Përgjithshme si dhe specialistët e Hetimit të Krimit, ku falë reagimit të shpejtë dhe profesional u bë i mundur iden-tifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materi-ale arma pistoletë që është përdorur për vjedhje”, sqar-oi polica për ngjarjen. Duke qenë se zona monitorohet me kamera sigurie për shkak të numrit të lartë të bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre aty pranë, policia nuk e ka pasur të vështirë identifikimin e autorit, i cili pas grabitjes është larguar nëpër rrugicat e lagjeve.

Hetimet, autori u identifikua nga kamerat e sigurisë

Elbasan/ Grabitet argjendaria 20 metra larg Drejtorisë së Policisë, merren bizhuteri me vlerë rreth 50 mijë euro, arrestohet autori

Vodhi motorin e sekuestruar nga policia, arrestohet 23-vjeçariNjë 23-vjeçar është arrestuar ndërsa një tjetër është vënë

nën hetim nga Policia e Durrësit. Sipas Policisë në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E. A., ndërsa nën hetim është vënë bashkëpunëtorit i tij K. H., Këta dy persona më datë 9 shkurt kanë vjedhur në pikën e bllokimit motorin pa targa, në pronësi të shtetasit me inicialet E. A., që ia kishte bllokuar Policia dhe e kishte fshehur në garazhin e K. H. Por pas hetimeve policia mësoi se motori ishte në garazhin e K. H., në lagjen nr.13 në Durrës dhe kanë sekuestruar sërish motorin. Shtetasi E. A., pasi mësoi se motorin e sekuestroi sërish Policia, ka kërcënuar bashkëpunëtorin e tij K. H. se në rast se s'do t’i jepte 3500 euro do ta vriste. Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. A. u gjet një dozë më lëndë narkotike heroinë.

Eksploziv marketit në Lezhë, familjarët: Nuk kemi konflikte

Policia publikon fotot e 3 të dënuarve me burgim të përjetshëm

Policia ka publikuar fotot e 3 personave nga 50 me të kërkuarit, të dënuar për vepra të rënda penale që janë në shën-jestër të Njësisë së Kërkimit FAST. Dy prej tyre janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe një tjetër me 25 vite heqje lirie pasi akuzohen për vrasje të trefishtë, rrëmbim fëmijësh dhe vrasje të punonjësve të policisë. 53-vjeçari Flamur Ndino nga Fieri është dënuar me burgim të përjetshëm, për rrëmbimin e një fëmije 3-vjeçar me qëllim trafikimin në vitin 1995 në Fier. Një tjetër i dënuar me burg për jetë është edhe Misir Tare. 60-vjeçari është dënuar nga gjykata dhe vazhdon të jetë në kërkim për vrasjen e bashkëshortes dhe dy prindërve të saj, krim i ndodhur në maj të vitit 1993 në një fshat të Beratit. Në kërkim është edhe një i dënuar me 25 vite burg, për vrasjen e një punonjësi policie në Dibër. Ai është Besnik Coka, i cili akuzohet se në bashkëpunim me 2 persona të tjerë, ka ekzekutuar me armë zjarri një punonjës policie në vitin 1997 në vendin e quajtur Ura e Setës në Dibër.

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mbrëmjen e së premtes në një dyqan në Lezhë. Informacionet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gocaj të Lezhës, në derën e një dyqani në pronësi të shtetasit Arben Malotaj. Dyqani, të cilit i është vendosur eksploziv ndodhet ngjitur me shtëpinë. Sipas burimeve mësohet se për fat të mirë në momentin e shpërthimit nuk ka pasur asnjë person në dyqanin ku u vu eksplozivi, pasi ishin duke festuar ditëlindjen e pronarit. Burime bëjnë me dije se familja Malotaj pre-tendon se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk di arsyet e vendosjes se lëndës eksplozive në biznesin e tyre. Nga shpërthimi janë shkak-tuar vetëm dëme materiale. “Me datë 14.02.2020, në mesnatë, në fshatin Gocaj, Lezhë, në një dyqan ushqimor të shtetasit A. M., 49 vjeç, banues në Gocaj, Lezhë dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sqaroi policia.

Trafikoi 14 milionë euro heroinë, ekstradohet drejt Francës turku i arrestuar në Tiranë

Gjykata vendosi ekstradimin në Francë të 53-vjeçarit Faruk Baybesin, i dënuar me 30 vite bur-gim për çështje të trafikut të heroinës. Ekstradimi i tij kërkohet nga Gjykata e Loire Atlantique. Ai u arrestua në Shqipëri disa muaj më parë për llogari të drejtësisë franceze. Shtetasi turk është një nga trafikantët e familjes kriminale Baybesin në Truqi, që si drejtues të vetin kishte Hysein Baybesin, i konsideruar disa vite më parë si Eskobari i Europës. Drejtësia franceze përmes dokumenteve që i ka përcjellë me urgjencë kërkon dorëzimin e Baybesin me argumentin se përgjatë viteve 1994 -1995 Baybe-sin ishte aktiv në trafikun e drogës edhe në Francë si anëtar i një bande që vepronte jo vetëm në Turqi, por edhe në Francë. Gjykata e Tiranës në funksion të

kërkesës së Francës vendosi arrest me burg 40 ditë për Faruk Baybesin, i cili tentoi të hynte në Shqipëri për t’u fshehur, por u zbulua nga autoritetet dhe më pas vendosi ekstradimin e tij. Grupi ku merrte pjesë ai mori etiketimin “Eskobarët e Evropës”, pasi krye-sori i grupi Husein Baybasin mori emrin Eskobari i Evropës. Për aktivitetin e këtij grupi, në atë kohë mediat raportonin se Hüseyin Baybasin, Mehmet Emin Baybasin, Mehmet Serif Baybasin, Mehmet Sirin Baybasin, Mahmut Baybasin janë anëtarë të familjes që përfundoi në burg për drogë. Të ardhurat e grupit nga heroina janë vlerësuar në 10 miliardë paund. Gjatë seancës për ekstradimin e tij 53-vjeçari ka mohuar se ka qenë ndonjëherë në Francë, si dhe ka dhënë pëlqimin për tu ekstraduar drejt vendit

ku rezulton i dënuar me 30 vite burg. “Nuk kam shkelur në Francë, dua të përballem me autoritetet”, mësohet të ketë thënë “Eskobari”, ndërsa ka dhënë pëlqimin e tij për ekstradim drejt Francës. Banda, ku bënte pjesë turku, kishte trafikuar 14 miliardë euro drogë. Në muajin janar 2020, drejtësia franceze përmes dokumenteve që i ka përcjellë me urgjencë drejtësisë shqiptare, kërkoi dorëzimin e Baybesin, me argumentin se përgjatë viteve 1994 -1995 Baybe-sin, ishte aktiv në trafikun e drogës edhe në Francë si anëtar i një bande që vepronte jo vetëm në Turqi, por edhe në Francë. Faruk Baybesin u arrestua në Tiranë në datën 24 dhjetor 2019, pasi emri i tij rezulton me ngjyrë të kuqe në listën e personave të shpallur në kërkim nga Interpoli.

Page 16: Këshillit të Legjislacionit, Meta sulmon ashpër Ramën dhe … · 2020. 2. 16. · “Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët,

16 GAZETA SOTE Diel 16 Shkurt 2020

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Besi BEKTESHI

Duke e ndjekur me ku-jdes fushatën brenda Partisë Demokratike Amerikane, kuptohet

qartë jo vetëm modeli ndryshe i demokracisë së tyre me ne dhe Europën, por dhe qartësohesh mbi mënyrën demokratike se si del kandidati real, që përbal-let për garën presidenciale në SHBA. Gjithsesi njeriu që deri tani është përpara për garën brenda partisë të së majtës amerikane, ose Bernie Sanders thotë: “I'm old fashioned. I believe in democracy: one person, one vote. Not billioneries buying elections”. Ose më qartë në shqip: “Unë jam me modën e vjetër. Unë besoj në demokracinë: një person një votë! Jo miliarderët që blejnë zgjedhjet”. Sigurisht që ky model dhe ky funksion filozofik, por në mënyrën e mundshme më banale dhe më kanceroze, vepron ashpër dhe te ne. Metoda e vjetër bolshevike e Sali Berishës në vitin 1996-të, e cila ka shkatërruar parimin e demokracisë "one person one vote" në të cilin besojmë ne të "modës së vjetër" nuk përdoret më. Dhuna në qendrat e votimit dhe në rrugë partisë tjetër, nuk është më primare në zgjedhje. Ishte banaliteti që ju dha dhunë votimeve normale në Shqipëri, por...! Duke filluar nga Nano dhe pastaj Berisha i dytë dhe me përkryerjen e plotë të sistemit nga sinteza Rama & Basha vota në Shqipëri blihet më pak, sepse në fakt miliarderët e sistemit blejnë zgjedhjet duke filluar në blerjen e partive. E ky është dhe problemi i madh dhe jo ai që akuzojnë Lulzimat e PD-së për të mbuluar marrëveshjet me miqtë e tyre të Rilindjes si pushtetarët e PS-së në Shqipëri. Kur opozita dhe Lulzim Basha apo dhe të tjerët llafollogë mbas tij, akuzojnë se njerëz të Rilindjes blejnë vota te fshatarët apo njerëzit poshtë, qëllimi është të mos thuhet e vërteta dhe të mos zbulohet krimi zgjedhor. Në të vërtetë PD dhe njerëzit e saj, mbrojnë Rilindjen dhe Ramën, duke e akuzuar se po ju blejnë vota njerëzve, sepse në fakt akuza po ju bëhet atyre që

Nga Bardhyl BEJKO

Në këta gjashtë vite në krye të PD-së ose siç i pëlqen ta etiketo-jnë, “lider i opozitës”,

Lulzim Basha nuk ka bërë gjë tjetër, veç propozimeve sensa-cionale, megallomane për emër-tim e krijim qeverish. Njëherë teknike, të nesërmen të unitetit kombëtar, ministra pa parti, burra të të urtësh, të diturish, të ndershëm, eng-jëllorë, pse jo puthadorë. Këto ditë, Basha kërkon me ngulm qeveri kujdestare, pa parti, pushtet të servirur në sini si në Maqedoni. Në të gjitha qeveritë e kërkuara me ngulmim, ka një element të pandry-shueshëm, të panegociueshëm, të vijueshëm dhe të patjetërsueshëm: Qeveri pa Ramën. Kryeministri i qeverisë së re në se nuk do jetë një nga ne, ai, kryes-uesi i banditëve nuk duhet të jetë në krye. Argumen-ti me të cilin operon: Kërcënon demokracinë, i vë flakën Shqipërisë, vjedh zgjedhjet me megalomani dhe hajdutëri. Bën presion mbi administratën, për-dor policinë për të rrëmbyer fitoren e të djathtëve. Pasi ndërmori revolucionin një-vjeçar me parullën “Rama ik”, si dhunoi fizikisht forcat e rendit, në një aksion donkishotesk e amatoresk bëri titanin dhe kapedanin, nxiu me një bojë të zezë fasadat e godi-nave më të rëndësishme në Shqipëri, ku ushtrojnë veprimtarinë organet më të larta të shtetit, i vuri zjarrin Parlamentit, duke menduar edhe skenarin për ta djegur, si Rajashangun nga hitlerianët në vitet e Luftës së Dytë Botërore, siç na tha vetë pres-identi. Lau duart me institucionet dhe shpërtheu dhunën në të gjitha sheshet e Shqipërisë, bëri pak pauzë për të rimarrë fuqi dhe për t ia nisur përsëri e përsëri. Ishte dhuna e jashtëzakonshme me të gjitha format, flakët që u ngjitën në qiellin e Tiranës,

Ne të marrët e "old fashioned", një person, një votë!

Lulzim Basha çdo ditë shpik një qeveri, sot teknike, nesër kujdestari

pranojnë të shesin votën. Sigurisht akuza ju bëhet njerëzve të thjeshtë dhe fukarenj, që e dinë se vota e tyre nuk vlen asgjë, që protesta e tyre (e sabotuar nga Basha) nuk vlen asgjë, që zëri tyre nuk vlen asgjë dhe me një "njëzet mijë lekësh apo pesëdhjetë mijë lekësh" për kokë, sëpaku një muaj e shtyjnë me ushqime. Por nuk është ky deviacioni i zgjedhjeve. Kur në të vërtetë zgjedhjet (jo kaq shumë zgjedhësit e varfër) i blejnë miliarderët e partive dhe sistemit të korruptuar të tyre, ose një partitokracie dhe lidershipi të korruptuar në të gjithë klasën politike. Loja e fjalëve të bukura akuzuese të opozitës rëndon në fakt më shumë "ato që shiten" ose njerëzit aty këtu të thjeshtë, se sa tarikatin e qelbur të miliarderëve të partitokracisë shqiptare, që blen sistemin dhe zgjedhjet, sepse përpara ka blerë partinë ose të gjitha partitë politike relevante në Shqipëri. Po këtë gjë, po përgatisin të bëjnë në një mar-rëveshje devijate dhe aspak në të mirë të demokracisë sot PS-ja dhe PD-ja. Po përgatisin të kalbin akoma më shumë demokracinë, duke bërë akoma më "pis sistemin" me trumpetat e kota, të cilat ulërijnë medemek mbrojtjen e votës. Aplikimi që nga fillimi i viteve 2000 i njerëzve të pasur në politikë, i krijimit të një partitokracie tashmë jo të varfër, por të pasur, me pasunarë që i kanë bërë pasuritë në shumicën e rasteve duke thyer ligjin dhe me trafik, por që kanë paguar te politika dhe partia - ka sjellë krijimin e një modeli plutokratik në Shqipëri, sa banal dhe arrogant. Kaq arrogant sa kryeministri thotë: "Le të thonë çfarë të duan amerikanët, unë e kam mik". Kur është e qartë se ajo lloj plutokracie, ka thyer çdo element të parimit "një person një votë". Ne të marrët e këtij parimi ose "një person një votë" si themel demokracie, ju dukemi njerëzve të elitës së sotme mbi PD-në dhe PS-në, apo

molotovët mbi Kryeministri, rrethimin me tela me gjemba i godinës, tempulli i demokracisë, sulmoi komisariatet në një intefad shkatërruese, u duk se korrigjoi skenar. Nuk është fjala për heshtje. As për fresk qeverisë. Pajtim dhe jo zhvillim intensiv i opozitarizmit sepse kjo do të ishte ndalje e vetë demokracisë dhe komprometim i të ardhmes, ven-itje e shpresave të shqiptarëve të cilët do mbeteshin pa alternativë. E kritikueshme mbetet mënyra si i qaset opozita pushtetit dhe rrugët që ndjek për të arritur qëllimin madhor të gjithë opozitave në botë, marrjen e pushtetit me votë. Pikërisht, këtu përditë opozita jonë shkel në shtigje që nuk e shpien pranë kolltukëve qeveritarë dhe rifitim të pozicioneve të humbura vite më parë. E gjithë kjo betejë nuk mund të nënkuptohet pa ultimatumet, zhurmën, përg-jimet, shpikjet, akuzat, video montazhe, mallkimet pa fund, kërcënimet, etiketimet sepse janë në ADN-në e opozitës tonë, që i përdor me kapacitet maksimal në betejën kundër mazhorancës. Kur flasim për aksionin e opozitës nuk është problemi që të mos zhvillohen beteja, po strategjitë që ndiqen të mos jenë kompromentuese, të cenueshme sepse qytetarët i vënë pikën mbi “I” çdo aksioni të opozitës dhe liderëve të partive që presin pushtetin. Pikërisht kërkesat e përditshme, shpikjet për një qeveri ekstra teknike, janë të kritikueshme. Këto ia lënë bosh frigoriferët, kutitë e votimit Bashës. E lënë me gisht në gojë frontin e rreshtuar në orkestrën e çakorduar të opozitës tonë. Çfarë emra qeverish nuk kemi mësuar! Kohë më parë, të panjohur me shpikjet në fushën e emërtim-ndërtim-shkatërrim qeverish, të paushtruar me demokracinë, na vinte çudi për një numër të jashtëzakonshëm variantesh, si mund të ndërtohet një qeveri pa votat e popullit. Të gjithë e kemi pranuar kush qeveris e vendos, sovrani. Në shtetet me demokraci shumë vjeçare, eksperimentet me qeveri ekstraparlamentare janë të pakonceptueshme. Janë të paditur, ata nuk e

mbi LSI-në dhe sigurisht aleatëve përfitues dhe asg-jëbërës të tyre - njerëzit më idiotë dhe më të kotë që ka bota. Ne të marrët që besojmë te parimi i demokracisë ose ne "old fashioned" të tipit "one person, one vote" jemi armiqtë më të shpallur të partneritetit morboz mes partitokracisë korruptive dhe pasurisë së miliard-erëve që paguajnë për të pasur paketën kontrolluese në lidershipet e PS-së dhe PD-së dhe dihet qartë kush i ka të gjitha aksionet e LSI-së. Ku ka parti pa para në Shqipëri dhe sigurisht kush nuk e di, se nuk ka parti pa miliarderë sipër në parti!? Pasuria e tyre vjen si një bashkëpunim korruptiv që kryesoren nuk ka vetëm trafikun dhe të jashtëligjshmen e dikurshme. Jo, ka tenderin e djeshëm (alla Berisha) apo PPP-në e sotme (alla Rama), që grabit paratë nga taksat tona dhe ja jep plutokracisë së bashkuar, miliarderë dhe politikanë, në vallen e tyre mbi kurrizin tonë. Ata nuk kanë kaq shumë nevojë të blejnë fukarenjtë në Shqipëri. Biles atë gjë e bën ndonjë i kategorisë së dytë, që do të kënaqë paksa zgjedhësit e periferisë. E padyshim paguan disa horra sipër, të cilët ndajnë aty këtu dhe ndonjë para për të varfrit! Në fakt, të pasurit blerës së zgjedhjeve, blejnë në fillim sistemin dhe njerëzit e tij, që janë pjesë e partive dhe sigurisht lidershipin politik partiak. Prandaj në këtë pikë PD dhe Lulzim Basha apo "Lulzimbashizëm idea" është krejtësisht dakord dhe pse grinden me "Rilindjen e Edi Ramës" kudo që ajo ka çelësa kontrolli. Sepse nesër po kështu do të veprojë në pushtet dhe ky soj pushteti i duhet dhe jo ai i dalë nga demokracia. Absolutisht ju duhet pushteti i parave të plutokracisë që i thonë kot fare – oligarki. Kur në fakt në mënyrë banale dhe retro në Shqipëri, kemi një martesë idiote dhe të ndytë të politikës dhe pasurisë së biznesit politik! Kjo është kaq e qartë dhe

njohin përvojën tonë. Duhet të na studiojnë e të mos qëndrojnë në pritje të qeverisë me rotacione normale zgjedhore, le të mësojnë se në qeveri vihet edhe me aksione horror. Le të zbatojnë përvojën tonë të revolucioneve rrugore. Pamundësia për të fituar me votë e ka detyruar opozitën shqiptare, Bashën në radhë të parë, pa lënë mënjanë edhe zhurmuesit e tjerë, Kryemadhin që pret në derë, kryesuesit e partive minore, agraristët, PBDNJ-shat, PDIU-shat, demokristianët e gjithë të tjerët që i kanë shtuar shumëditurisë, një specialitet të ri, pagëzues qeverish. Janë qeveri eksperimentale, lindur prej dashurisë opozitare. Ngrihen, shkrihen me dëshirë sa herë opozita ndihet vështirë dhe kërkon pushtet me pahir. U duk se lideri Basha, u pajtua me ftesën e BE-së dhe OSBE-së për të marrë pjesë aktive në reformën zgjedhore. Po në tavolinë tjetër të opozitës, larg mazhorancës dhe opozitës parlamentare. Është kjo strategji e imponimit, e ngulitur thellë në subkoshiencën opozitare që bën të mbisundojë vullneti i kryetarëve. Qeveri pa fuqi vendimmarrëse. Fill pas dorëzimit të mandat-eve, braktisjes së zgjedhjeve, video montazheve, vërshuan lumë ultimatumet të iki kjo qeveri, ky kryeministër i zi, se kështu kërkon lideri. Me sa duket, PD dhe LSI nuk kanë gjetur ende qetësi dhe përjetojnë lëkundjet, si ato të tokës pas tërmetit. Kështu edhe ultimatumet, kërcënimet e Bashës duken si flakët e kashtës. Ose strategjia e tij për qeveri teknike apolitike, polici pa drejtori, të gjitha nën kujdestari, ndryshe opozita rrugore do bëjë atë ka bërë deri tani me revolucione. Do bojkotojë. Do pengojë. Do marshojë. Do i thotë botës mbarë se ata janë të vetmit fitues të popullit shqiptar. Dihet se qeveritë pa votë popullore, anonime, pa adresë, pa emra e mbiemra, pa legjitimitet janë si gjethet e verdha të vjeshtës në plep. Të mira për të zhvatur tendera, fituar në çdo firmë, e vulë, si hiq e vur e mos le kusur. Projektuesi, shpikësi, pagëzuesi i qeverive

kaq e dukshme, saqë nuk mund të ketë politikan dhe zyrë partie apo model politikë që nuk ka biznes dhe miliarderë që kanë aksionet e partisë në dorën e tyre. Po po, aksione me vlera monetare dhe aksione me vlera njerëzore. Po pra po, individë që ju shërben partia dhe ata partisë dhe që kanë pagën reale te pasuria e individët që blejnë zgjedhjet. Kjo marrëzi dhe degradim demokracie nuk rregullohet as nga partitë sot, as individët e drejtësisë sot dhe as e sotmja e marrëdhënieve politike me ndërkombëtarët. Këtë gjë e rregullon thjesht kalimi i kësaj shoqërie nga një retro-kulturë dhe anti qytetari europiane, në një më të emancipuar dhe më të drejtë. Akoma më shumë kur kanë prishur arsimimin dhe kur kanë devijuar partitokracinë përfundimisht nga demokracia. Kur kanë mbledhur rrondokopë e injorantë, por dhe hajna të ditur pranë zyrave të tyre dhe në lartësitë komanduese të politikës. Po absolutisht te të tre par-titë e mëdha si në pushtet dhe opozitë. Janë pikërisht buka e një mielli të qelbur dhe mbushur me rrezatim vdekjeprurës. Në Shqipëri nuk ndahet normalisht politikani nga pasuria me fjalë në gazeta dhe duke ndjekur ndonjë kaqol, idiot, horr trafikanti, kur dihet mirë që një pjesë e madhe e politikës ka fjetur dhe ka bashkëjetuar, por dhe është martuar me kalbësirat e trafikut dhe drogës që janë bërë miliarderë. Ata do të vazhdojnë gjatë mbi jetët dhe kokat tona, sepse nuk mund të fitojë demokracia po u fut vetëm njëri në burg dhe bashkëjetuesi tjetër qëndron bie fjala në politikë i paprekur. Ne të marrët e "old fashioned" ose modës së vjetër, thjesht do të jemi spektatorë të krimit të madh që bën plutokracia shqiptare me demokracinë, dësh-mitar dhe paralajmërues të këtij krimi, asgjë tjetër.

pa adresë e mbështetje, të pazgjedhura në emër të “shpëtimit” të demokracisë dhe pamundësimit të presioneve të qeverisë,duke i trajtuar shqiptarët si dele e deshë, që mund t i mbyllësh në vathë pas tri dekadave është përpjekja më tinzare në kurriz të sistemit, Kushtetutës dhe vetë shqiptarëve. Kërcënimet e opozitës pas revolucionit të dësh-tuar me produkt zero në aksionet e opozitës dhe humbjen e përkrahjes ndërkombëtare, duket si një tullumbace shumëngjyrëshe në duar fëmijësh, që pëlcet sapo e prek. Lulzim Basha nuk besojmë të ketë harruar fitoren që mori në një vit ecejake me urën e zjarrit në dorë, me ushtrinë e ujqërve, shigjetarëve, harkëtarëve, mollëtarëve, batalioneve të Jalës, prodhuesve të preshve, vjelësit e qershive, njeriut merimangë, kacavjerrësit në muret e Krye-sisë së Kuvendit të Shqipërisë, me fishekzjarre, altoparlantë, prozhektorë, bomba molotov në dorë, e gjithfarë armësh e militantësh dhe e tërë strategjia e shpëtimit i mbeti si dopio gjashta në dorë. Çdo politikanë serioz në betejën për pushtet duhet të shikojë së pari nga vetja e vet. Të bindë me fuqinë e gjykimit dhe shpresën e ndryshimit, të ngrejë votuesit shqiptarë në kalanë e besimit. Ndryshe me emërtime e pagëzime qeverish mund të pasurosh fjalorin e gjuhësisë, po ke humbur qeverimin e Shqipërisë. Shqiptarët me të drejtë pyesin: A do bënte Basha qeveri teknike apo kujdestari nëse do ishte në pushtet, në fuqi dhe ta kishte ai fronin në qeveri?! Besojmë kurrsesi! Kurrsesi! Kjo do të quhej blasfemi. Dhe kërkuesit hipokrizi. Basha dhe fronti opozitar në tërë këto vite opozitë, beso-jmë se kanë arritur në disa përfundime dhe kanë fituar përvojë e nxjerrë mësime se skicimet për emërtime qeverish, janë thjesht dështime. Nëse do vijojnë me këtë strategji, shpikje emërtimesh për lloj-lloj qeveri, të gjithë e dinë se qeveri, teknike a kujdestare, apo pa emër fare, shqiptarët do ta bëjnë opozitën gjithmonë dalje!

Page 17: Këshillit të Legjislacionit, Meta sulmon ashpër Ramën dhe … · 2020. 2. 16. · “Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët,

GAZETA SOT E Diel 16 Shkurt 2020 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Luan KURTI

Ndërsa flitet për globaliz-min (qeverinë botërore) gjithnjë

e më tepër vihet re një poli-tikë monetare inflacioniste në vendet e botës së dytë dhe të tretë. Nëpërmjet kreditimit me hua me rentë të lartë për realizmin e projekteve të ndryshme nga qeveri kukulla, të paafta që i kanë çuar ekonomitë e tyre drejt kolapsit të plotë. Këto janë ekonomi në recension dhe sado të përpiqen nuk kanë për të dalë kurrë nga kriza. Madje krizat janë ciklike. Gjithë asetet që kanë

Nga Ylli MEÇE

Me ndjenjën e qyte-tarit të këtij vendi, d r i t h ë r o h e m tmerrësisht kur

vërej nëpërkëmbjen që na bëhet, që na tallin, na poshtëro-jnë dhe më pas zbardhin dhëmbët duke derdhur gjithë helmin e shpirtit të tyre, me një ironi të hapur dhe vrastare. Kemi tre dekada që të goditur tejet rëndë, me gjëndrat tona të sekrecionit, lëpijmë plagët që na shkaktuan, i lëpijmë për të mbijetuar, sepse mbi-jetesa e jonë në radhë të parë është vazhdimësi e shqiptarizmës kombëtare! Shqiptarizmës kombëtare! Sa shprehje e bukur, por dhe sa ironike na është bërë këto 30 vite sepse për fatin tonë të keq, brenda kësaj ndjenje është luajtur dhe vazhdon të luhet një nga tragjeditë më të mëdha shekullore, mbas pushtimit nazi-fashist të vendit. Fundja në atë kohë armikun e kishim përballë, plumb për plumb me njëri-tjetrin. Lufta ishte luftë. Ranë dhe e dhanë jetën nga të dy anët; pushtues dhe tradhtarë sëbashku në vijën e frontit nga njëra ana dhe nga ana tjetër pjesa dërrmuese e popullit bashkë me partizanët fit-imtarë. Po përse ndodhi ky fenomen, cilat janë shkaqet e kësaj tragjedie të madhe dhe përse ne me indiferentizmin tonë, me verbërinë tonë vazhdojmë e vazhdojmë të besojmë se Shqipëria do të bëhet? Po kush do ta bëjë këtë Shqipëri, ne skllevërit e shekullit të ri, që punojmë për oli-garkinë dhe manjatët, teksa ata ashtu si hienat kanë futur turinjtë në thellësi të trupit dhe mend-jes tonë duk na pirë gjakun? A jua u kini parë ndonjëherë turinjtë atyre se si i kanë?! Gjithë gjak dhe jargët u kullojnë përsëri për gjak. Dikush do mendojë: Ore po a është në rregull ky që shkru-an? Ku kanë gjak manjatët, oligarkët dhe borg-jezët barkfryrë? Ne nuk u shohim gjë. Përkun-drazi, atyre u shkëlqejnë sytë dhe fytyra! Jo miqtë e mi jo! Ata janë lyer gjithë gjak, është gjak që në pamje nuk duket, por ata janë të zhytur tërësisht dhe shumë thellë në gjakun tonë, të familjeve tona të fëmijëve tanë. Është një gjak që vetëm tuhafët nuk e shohin. Janë ngritur disa organizma me emra bombastikë, sikurse një farë Byro He-timi, KÇK, SPAK, OFL, madje na mbushin mend-jen se për këto çështje janë të interesuar dhe vet

Strategjia e kapitalit botëror në thithjen e krahut të lirë të punës

I dënuari... do të jetë populli dhe ne bijtë e tij!

shërbejnë de fakto si kolateral për të marrë borxhin e ri, për të shlyer borxhin e vjetër, për të rregulluar bilancet e brendshme apo tregtare dhe vlera “produkt i brendshëm bruto” ka humbur kuptimin bazë, është thjesht një statistikë. Kjo ju ka lënë dorë të lirë trusteve, kompanive fantazmë në administrimin e pasurive kombëtare si oper-atorë të preferuar në zbatimin e projekteve infrastrukturore me rëndësi strategjike. Me gjasë, gjithë fitimi i realizuar shkon në zonat offshore dhe sjell dëme të palloga-ritshme për ekonomitë e këtyre vendeve në planin afatgjatë. Këta jo vetëm nuk derdhin detyrimet që u takojnë në arkën e shtetit, jo vetëm i paguajnë punëtorët në të zezë, por shpesh shkelin kontratën në mënyrë të njëanshme dhe ja mbathin më përpa-

euro-atlantikasit. Këto akronime, apo sigla të këtyre organizmave, janë dhe do shërbejnë si maska, sikur ato gjasme do bëjnë namin në luftë kundër krimit të organizuar, atij të paorganizuar, etj. Po sa kohë ka kaluar dhe sa tjetër do të kalo-jë, që ne të na e “atrofizojnë trurin” ashtu sikurse bënin falangat naziskine gebelsiane nëpër kam-pet e përqendrimit gjerman?! Nuk e teproj aspak kur them se ne jemi brenda të njëjtit kamp, vetëm se mburremi dhe krenohemi me emrin e bukur Shqipëri, duke harruar se s’ka më Shqipëri kry-elartë, duke harruar, se ne tashmë punojmë si skllevër dhe marrim aq sa të mbajmë shpirtin tonë me dhëmbë. Diku në një nga zyrat e Presi-dencës ka punuar mbase dhe vazhdon të punojë Princi Leka i dytë. Ai vendosi të rrijë në atdheun e tij, por çështja nuk është te princi ynë Leka i ll-të, që mund të jetë më i varfër nga “Princ Zeni”, ( djali i Don Berishës ), apo “Ështëarbër” Malltezi, i cili në një kompleks me disa miliona kërkon të futet në ingranazhin e madh të aferave grosiste. Po ku i gjeti ky këto para dhe këtë valutë kaq të madhe?! Supozojmë se ka 20 milionë Eu. Po kur “Ështëarbëri”, i cili na paska kaq miliona... po aventurieri qejfli i Berishajve,“Zeni” sa do ketë vallë? Po Gita? Po të tjerët, po Lili që përflitet për floririn?! I vogël duket Lili në pamje, por pazaret i bënte të mëdhaja. Populli është filozof nga natyra, kur thotë se nga ferra e vogël del lepuri i madh. Del or popull del, por ec e kape lepurin. Thonë, se Rama do e kapë me doemos se s’ka nga ja mban, teksa unë, sapo kujtova Ramën, më shkoi menjëherë mendja te qeveria dhe duke bërë një përafrim buzëqesha duke thënë me veten time, se me të vërtetë: “Qeveria ka për ta kapur lepurin me qerre” (Do jua u rruaj menderin). E them kështu, sepse është e pamundur të luftohet me efikasitet krimi. Është e pamundur, jo se nuk dihet se kush janë ata, por problemi është se “luftën kundër tyre” e ka marrë në dorë pikërisht ajo klasë, apo dhe përfaqësuesit e asaj klase, të cilët i shërbejnë asaj me zell e besnikëri të mad-he. Është e pamundur, sepse është vetë natyra e shoqërisë kapitaliste e tillë që i gjeneron të gjitha fatkeqësitë që rëndojnë mbi shpinën e popullit. Miqtë e mi të nderuar, njerëz të thjeshtë të këtij populli, me apo pa parti qofshi, ju drejtohem juve dhe kujtesës tuaj 30-vjeçare: A dini dhe a njihni ju ndonjë ministër, zv/ministër, drejtor drejtorie, anëtar parlamenti, punonjës Presidence, anëtar të gjykatave kushtetuese apo të larta, prokurorë

ra se t’ju ketë dalë boja dhe të vihen nën sekuestro nga organet ligjzbatuese. Hapin gjyqe në Hagë dhe ja dalin duke shfry-tëzuar çdo handikap ligjor apo mefshtësi të autoriteteve të vendit në fjalë, që t’u zhvatin edhe ca miliona të tjera parash publike. Si rezultat edhe në planin social, problemet janë emergjente dhe reaksionet janë zinxhir. Më së shumti kemi humbje të shpresës, të besimit tek popullata, minim të perspektivës dhe rendje drejt vendeve të huaja për një të ardhme më premtuese. Vijimësisht tregu i kërkesë-ofertës sillet rreth dy kategorive: thithjes së trurit dhe krahut të kualifikuar apo të lirë të punës. Dhe konkurrenca midis shteteve kryesisht europiane në këtë qasje është shumë e lartë. Emigrantëve të tillë ju duhet një kohë goxha e gjatë akomodimi

të thjeshtë e deri te kryeprokurorë, të dergjet burgjeve sepse i kanë vjedhur dhe i kanë pirë gjakun popullit?! Asnjë! Zero absolute! Na dalin afaristët e togave të zeza (më të zi kanë shpirtin e tyre të pashpirt) dhe na thonë se i paskan fitu-ar ca me lotari, disa ja u ka falur vjehrri apo vjehrra, (Epooo kjo është çudia më e madhe, sepse mbasi i ka falur vajzën për shkërbythje, për këtë nder të madh që u bëka dhëndëri...vjehrri i paska falur dhe para të madhe! Dashuri shqiptare jo shaka!). Po mirë, a do luftohet vërtet krimi në Shqipëri? Pordhë me rigon! Kjo nuk ka për të ndodhur, sepse nëse do fillohet kjo punë, duhet filluar nga vet PS-ja, e cila për herë të parë në historinë e popullit tonë, nga një parti luftarake e në shërbim të popullit, që ishte dikur ( në kohën e “Xhaxhit”), u transformua në një parti neo-borg-jeze me maska socialiste, e cila i pi gjakun popul-lit. Të më falin njerëzit e mirë e të ndershëm të kësaj partie, sepse unë aspak nuk i ngatërroj ata me kupolën e tyre, sikurse nuk ngatërroj as demokratët e mirë me ish-kasapët e ‘97-ës të kupolës së tyre. Shkurt këta bij të ndershëm, janë pjesë e popullit tonë të vuajtur, por që fatkeqësisht u shërbejmë gjakpirësve tanë, atyre që na vjedhin e na rrjepin lëkurën në çdo kohë, atyre të cilët për të vjedhur më mirë e për tu mbrojtur më bukur, kanë zgjedhur partitë e tyre, dikush në PS, një tjetër në PD, në republikanë e deri te bythëlëvizurit e LSI. Sa bukur të jesh sipërmarrës dhe udhëheqës i një partie. E bukur se të bëka të pasur! Por ata or miqtë e mi, nuk kanë as nder e dinjitet. Nderi dhe dinjiteti i tyre është stampuar në kartëmonedhat, të cilin ata nuk e kanë për gjë ta shesin e ta blejnë madje për ato të flamosura kartëmonedha, prano-jnë edhe fyerjen në nder e dinjitet. Nuk dua të flas më tej për Berishën sepse ai nuk ka asgjë njerë-zore, por besoj se shumicës së shqiptarëve u ku-jtohen fjalët e Metës në vitin 2013 i cili e konsideron Ramën si “një fundërinë të kombit” dhe “një mostër që mohon dhe familjen e vet” etj. etj. Madje dhe unë që shkruaj më vjen rëndë t’i rreshtoj ato. Po përse e bëri Meta këtë hap?! Kur ai i dinte këto gjëra, pse nuk i bëri publike kur ishte në aleancë me PS-në? Pikërisht kjo ndodhi, sepse Lilit iu prishën interesat, teksa dhe dihej se Meta në in-granazhin e madh ekonomik ishte një ndër ele-mentët e korrupsionit, ndaj dhe populli u ngrit në demonstratën e 21 janarit 2011. Të gjithë me të drejtë akuzojnë Berishën, Lulin, Gardën e Repub-likës etj, por harrojnë dhe e lënë në hije Lilin “liliput

dhe ata për të njëjtën punë domosdo do paguhen disa herë më pak se sa një vendas. Përveç se ata ulin indeksin “popullsi në plak-je” në vendet pritëse, krijojnë atë që Marksi e quante “mbivlerë” që shkon e pacënuar në xhepat e oligarkëve të mëdhenj. Këta në çdo rast influencojnë apo përcaktojnë edhe poli-tikat për emigracionin. Në një kontekst më të gjerë kjo është edhe një formë rikuperimi, bonusi në revanshin midis fuqive të mëdha të botës për tregje dhe zona influence. Këto flukse emigratore përshkojnë kryq e tërthor gjithë kontinentet dhe në veçanti disa prej vendeve më të varfra të Europës apo atyre të Lindjes së Mesme, në konflikt. Në këto kus-hte zhvillimi global, reduktimi i pabarazive apo në termat e demokracisë funksionale duket utopi.

me shpirt vrastari”, se pikërisht ata katër dësh-morë ishin epilogu përmbyllës i grykësisë së tyre korruptive pa asnjë kufi e deri në qelizë, korrup-sion ky, që përgjaku bulevardin e Dëshmorëve të Kombit, duke ju shtuar dhe katër të tjerë. Ju të nderuar miq e dini se si i është përgjigjur Rama Metës, disa vite më vonë kur e bëri president bashkë me partinë e socialistëve?! Po jua u rikuj-toj: “Ilir Meta në veprimtarinë e tij nuk ka bërë asnjë gabim, nëse nuk do të ishte Meta, por një person tjetër, i cili nuk do të kishte bagazh nga e shkuara, do të ishte shumë keq! Ilir Meta është presidenti më i mirë që kemi patur deri më sot”...( maj 2018). Dhe ja pikërisht po ky Ramë një vit më vonë, teksa kërkon ta heqi nga posti i Presi-dentit, i mohon me një të rënë të lapsit ato që ka pohuar dikur për të dhe e anatemon si fatkeqësi institucionale. Të drejtë ka, por nuk është vetëm Iliri, sepse Iliri është pjellë e PS-së dhe vet PS-ja është bekuar nga Ramiz Alia, i cili futi kodin dhe statutin e kapitalizmit në Shqipëri. Piramida shtetërore dhe hierarkët e lartë të partive parlam-entare, por dhe familjarët e tyre, do të merren mbase nën hetim dhe kjo do bëhet për “Shoë” dhe sensacion politik. Pa kanë për tu çarë membranat e altoparlantëve do plasin emisionet në studio, do grinden prindërit me fëmijët e vegjël se nuk do i lejojnë të shohin filma vizatimorë ngaqë do nd-jekin “Topin”, “Klanin”, pa do ftohen ambasadorë e do duartrokiten hapat e “Byrosë së Hetimit”. Po kush do dënohet? Vallë a do të ketë “peshq të mëdhenj”? Sigurisht që po, do të ketë. Peshqit e mëdhenj, si gjithë peshqit, fillimisht do të futen në rrjetë, por rrjeta do jetë e dobët dhe me të çara të mëdha. Kësaj dobësie të saj do i shtohet dhe forca e madhe dhe potenca ekonomike e këtyre pesh-qve, që nuk na qenkëshin të tillë, por peshkaqenë. Peshkaqenët na duhen do thonë shkencëtarët e politikës, sepse ruajnë ekuilibrin e ekosistemit kapitalist, kështu që mbasi t’ia kenë hedhur dhe kësaj radhe qenëria e peshqve shqiptarë, apo shkurt peshkaqenët, me në krye Sali Tonio “pen-dëblu” ( Sali si Toni Karridi te filmi “La piovra”) do e fillojnë peshkimin nga e para, por jo më me rr-jeta, por me grep. Të parët që e hanë karremin e gënjeshtrës e që do biem në grep do jemi ne. Me pak fjalë do të rezultojë se politikisht i dënuarit i vërtetë do të rezultojë populli dhe bijtë tanë! Ata do ja hedhin si përherë. Rroftë “Blu-mavia”! Rroftë “piramidokracia”! ( Nuk më besuaka Shqipëria) Atëherë... poshtë kusarja Sude!

Page 18: Këshillit të Legjislacionit, Meta sulmon ashpër Ramën dhe … · 2020. 2. 16. · “Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët,

GAZETA SOT18 E Diel 16 Shkurt 2020

3,6,10,11,13,14,18,19,20,21,24

Sot ka humbur e gji-tha. E kanë zhdukur nuk ka mbetur asgjë dhe kjo dihet. Çfarë ka mbetur nga Kinostu-dio sot? Asgjë. Bota e ruan traditën me kine-masë, por tek ne është një kapitullim. Bota ruan çfarë ka bërë më parë, e ruan me fana-tizëm, por ne nuk e ruajmë dhe bëjmë të kundërtën e shkatër-rojmë. U shkatërrua tradita e kinemasë, kanë mbetur vetëm disa fotografi që mba-hen në shtëpi...

k u l t u r e www.sot.com.al

Regjisori pohon se duhet më shumë vëmendje për kinemanë dhe vlerësim për artistët

Kemi shkatërruar traditën e kinemasë,filma si “Liri a vdekje” nuk realizohen dot sotNë k i n e m a t o g ra f i n ë

shqiptare, problemet me të cilat përballen regjisorët për filmat nuk janë të pa-

kta. Sipas tyre realizimi i një filmi ka vështirësi, por kur buxhetet janë të pakta ato rriten. Në intervistën për “SOT”, regjisori i njohur Kristaq Mitro shprehet se për kinematografinë duhet bërë shumë më tepër. Për regjisorin, puna me filmin është e madhe, por problemi me buxhetet ndikon jo pak. Sipas tij dikur ishte Kinostudio, që siguronte gjithçka, por sot problemet janë nga të ndryshmet. Për regjisorin Kristaq Mitro në vende të tjera të botës ruhet tradita e kinemasë, por në vendin tonë ajo u shkatërrua dhe sot nuk ka mbetur asgjë si dikur. Edhe pse me jo pak probleme për punën me film-in, regjisori Mitro tregon se në planet e tij është një projekt në kinematografi, për të cilin po përpiqet që ta realizo-jë. “Artist i Merituar” Kristaq Mitro është një nga regjisorët e vlerësuar të kinematografisë shqiptare, që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e filmit. Për filmat e tij të realizuar ndër vite vlerësimet nuk kanë munguar jo vetëm brenda kufijve shqiptarë, por dhe më gjerë. Bashkë me regjisorin Ibrahim Muçaj kanë realizuar disa nga filmat më të njohur të Kinostu-dios. Kontributi i tij si regjisor është te filmat “Njeriu i mirë”, “Duaje emrin tënd”, “Dimri i fundit”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Liri a vdekje”, “Apasio-nata” “Telefoni i një mëngjesi”, “Njeriu i mirë”, “Një vajzë dhe një djalë”, etj.

-Në muajt e parë të vitit çfarë mund të na thoni për Qendrën Kom-bëtare të Kinematografisë, më parë një projekt me regji nga ju u prezantua te bordi?

Unë kam qenë entuziast për bor-din në QKK dhe jam akoma. Mendoj që diçka ka ndryshuar dhe do të ndryshojë. Kaq nuk di më tepër. Unë shikoj që janë aprovuat projekte, që kanë pasur vlera dhe ato janë eviden-cuar. Dhe derisa janë evidencuar, janë pëlqyer nga bordi dhe janë aprovuar. Aty ka shumë kërkesa, por nuk do të thotë që të gjitha projektet do të aprovohet. Aty ka një gjë të mirë, që bordi e pranon dhe për herë të dytë projektin, i cili mund të mos jetë i fitu-ar në herë të parë. Pra ka një të drejtë ai që çon projektin që të konkurrojë sërish, gjë që mua më duket pozitive. Projekti im me filmin artistik është një skenar i Roland Gjozës, por bordi në QKK nuk e aprovoi. Tani kemi të drejtë që këtë projekt ta hedhim sërish në bord, Rolandi si skenarist dhe unë si regjisor. Për projektin ap-likon producentja e filmit. Ne presim se kur do të hapet data e futjes së projekteve, por besoj nga mesi i këtij viti. Ne tashmë jemi duke punuar për disa vërejtje, që ne na i kanë bërë miqtë tanë dhe njerëz që marrin vesh nga kinemaja dhe po i korrigjojmë. Por jemi dhe në disa trataktiva me të huajt për të qenë si të thuash koopro-ducent. Deri tani kjo është ajo që po bëhet për projektin me filmin.

-Si po vijon puna për të gjetur financime për filmin jashtë?

Producentja jonë e ka prezantuar skenarin në disa shtete, dhe ata kanë sjellë pëlqimet e tyre. Janë goxha dhe presim që të shkojmë më tutje me to sepse ne duam që të gjitha ti prezan-tojmë tek bordi që do të shpallet se kur do të ketë datën. Ndërkohë unë si regjisor do të shkoj sërish në vendet ku do xhirojmë, sepse i gjithë filmi është në periudhën e dimrit. Unë i kam parë ato vende dhe ia kam prezantuar dhe bordit për filmin në radhën e parë. Është i vetmi producent i filmit tim, që ka paraqitur të gjitha vendet e xhirimit, janë paraqitur me fotografi dhe me detaje. Por pashë që ato nuk janë vlerësuar, nuk patën ndonjë interes në bord dhe kjo më bëri çudi, sepse unë e di që ata janë kineastë dhe gjëja e parë që shikon një kineast është ku do të xhirojë regjisori. Ky producent, ku e ka vendosur filmin në marrëdhënie me regjisorin. Nuk pati asnjë gjë, përveçse pjesës së bordit shqiptar, që ata anëtarë ishin shumë të interesuar dhe bënë pyetje, pjesa e të huajve nuk patën asnjë interes. Madje të huajt nuk patën interes dhe të më pyesnin se kush jam dhe çfarë kam bërë. Mora vesh që ata nuk kishin parë asnjë nga punët e mia me filmat, që kam bërë. Një regjisor që shkon përballë bordit, ata duhet të dinë se kush ai që është aty. Çfarë ka xhiruar, çfarë ka bërë, dhe a besohet që ky të marri projekt. Kjo është më minimalja, e të pyeturit, se ke të bësh me një regjisor, që do

KRISTAQ MITRO:

të bëjë një projekt. Unë kam bërë 12 filma artistikë bashkë me shokun tim që nuk jeton më, jam pjesë e filmave. Nuk dua të mburrem, por nuk kam bërë filma kot. Nuk kam kërkuar për më tepër, çdo gjë është vendim i bordit. Por unë pres të më vijnë disa “po” ose pëlqime, kam dëgjuar që skenari është lexuar dhe është pëlqyer nga jashtë. Të shikojmë se çfarë do të ndodhë dhe me të po merret producentja e filmit, që e njeh mjaft mirë kinemanë dhe ka lidhje me shtetet si Francë, Gjermani, Çekinë, etj. Fitorja ime është, që të siguroj kooproducentë.

-Keni punuar vite me radhë me filmat në Kinostudio. Sot sa e vështirë është për ju realizimi i një filmi ar-tistik?

Vështirësitë për të realizuar një film më tepër janë brenda nesh se sa me jashtë. Marrëveshja është e thjeshtë, nëse një i huaj e pëlqen ske-narin futet në bashkëprodhim, nëse jo nuk futet. Gjithmonë varet nga skenari dhe kush është regjisori, që do ta realizojë këtë histori të skenarit. Do parë gjithmonë që ky regjisor që merr projektin çfarë ka bërë, sepse tek ne në Shqipëri nuk pyetet fare. Unë nuk dua të ofendoj asnjë, sinqerisht, por gjëja e parë është që duhet të pyesin. Unë dhe në botë kam parë, gjëja e parë që të pyesin atje ku kam qenë unë për kinemanë është çfarë ke bërë, çfarë ke realizuar si regjisor.

-Ju i kushtoni shumë rëndësi punës me skenarin, është historia e filmit. Çfarë duhet pasur parasysh gjatë punës me skenarin?

Luftohej shumë dikur në Kinos-tudio për një skenar të mirë. Dhe kur bisedoj me shokët, them një skenar i mirë është një vlerë për të bërë një film të mirë. Është një premisë e madhe. Gjith-monë një regjisor kërkon një skenar të mirë. Një skenar i mirë me një regjisor të mirë vjen dhe merr një punë të mirë, një skenar i dobët sado ta punosh do ketë mangësi dhe deficite brenda, që nuk riparohet dot. Fil-mi thonë disa mund të korrigjohet gjatë rrugës, por se pranoj. Mund të bëhen plotësime

dhe shihet se ku çalon, ku një sy i vëmendshëm i regjisorit korrigjon qoftë në kamera me thirrjen e ske-naristit dhe bëhet një korrigjim, por të bëhet gjithçka nuk bëhet dot nëse nuk është skenari i mirë. Por mendoj, që buxheti për filmin shqiptar duhet të rritet.

-Si ndikon mungesa e buxhetit për punën me filmin?

Unë di që dhe drejtori i QKK është përpjekur të kërkojë buxhet, sepse ai e di vetë se është regjisor i mirëfilltë. Ai kërkon, por se sa plotësohet për QKK, varet nga të tjerët që japin paratë për kinematografinë. Kinemaja në vendin tonë ka nevojë për para, sepse është e vështirë, ne nuk kemi as studio, nuk kemi as grupe xhirimi siç kemi pasur dikur bë Kinostudio. Ne nuk kemi një set dritash. Duhet ta blesh dhe atë, ta paguash. Për sot çdo gjë është para në mes. Pa para nuk bëhet gjë dhe sidomos filmi. Dikur ishte Kinostudio, që i kishte të gjitha gjërat për filmin. Sot secili shikon punën e tij dhe çfarë do të sigurojë për veten për punën me filmin. Përmend këtu filmin “Liri a vdekje” një film i prodhuar në Shqipëri në vitin 1979. Me regji nga unë dhe Ibrahim Muçaj dhe skenari nga Vath Koreshi, por ishte i mashtabeve të mëdha dhe sot nuk bëhet më një film i atyre përmasave.

- Pse sipas jush nuk mund të xhi-rohet, më një film i atyre përmasave?

Duke qenë një film i përmasave të mëdha, qoftë personazhet që ish-in shumë, por dhe vende xhirimi të vështira me figurantë shumë, mjafton të përmendësh vetëm betejën e Mash-kullorës, që ishin 2-3 reparte ushtarake

të veshur me rro-ba turqish,

etj, por sot në depot e ish Kinostudios nuk gjen një kobure. Janë zhdukur të gjitha. Mua sot më duket çudi që e kemi atë film. Një ditë me aktorin Timo Flloko që luante Çerçizin me të cilin jemi miq, duke folur thoshim se si kemi arritur ta bënim atë film. “Liri a vdekje” është nga filmat e paktë dhe të rrallë, që personazhet janë me em-rat historikë, Mihal Grameno, Çerçiz Topulli, etj, dhe kjo është e bukur. Ne e gjykojmë nga vitet që kanë kaluar, por sot një film i tillë nuk bëhet dot. Filmin e shikon në tërësi, por kur rri dhe gjykon, mendon si kam arritur të xhirohet në kapacitete kaq të mëdha.

-Ky film është bërë në kohën e Kinostudios, sot nuk është më si dikur. Çfarë ka mbetur prej saj?

Sot ka humbur e gjitha. E kanë zhdukur nuk ka mbetur asgjë dhe kjo dihet. Çfarë ka mbetur nga Kinostu-dio sot? Asgjë. Bota e ruan traditën me kinemasë, por tek ne është një kapitullim. Bota ruan çfarë ka bërë më parë, e ruan me fanatizëm, por ne nuk e ruajmë dhe bëjmë të kundërtën e shkatërrojmë. U shkatërrua tradita e kinemasë, kanë mbetur vetëm disa fotografi që mbahen në shtëpi. Disa xhirime të vogla që kanë mbetur arkiv dhe s’ka gjë tjetër më. Ne sot nuk kemi as kinema si dikur në qytetet tona. E trishtueshme që nuk ka kinema në Shqipëri, kur dhe venet më të varfra kanë.

-Filmi “Nusja edhe shtetrrethimi”, 41 vjet pas premierës shqiptare u shfaq në Austri. Filmi prodhim i vitit 1978 shënoi premierën e tij ndërkom-bëtare në “Viennale”, që është një nga ngjarjet më të rëndësishme evropiane. Sa rëndësi pati për ju si një nga reg-jisorët ky prezantim?

Nëpërmjet këtij filmi siç jam shprehur dhe më parë, promovohet një pjesë e thesarit të kinematograf-isë shqiptare. Filmi u përzgjodh në “Viennale” për të qenë pjesë e pro-gramit të filmave europianë, që traj-tojnë Luftën e Dytë Botërore. Dekada më parë “Nusja dhe shtetrrethimi” i shpëtoi censurës. U shfaq premierë, por më pas u hesht për këtë film. “Nusja dhe shtetrrethimi” u shfaq bashkë me filmin “Kozara”, që është një nga më të mëdhenjtë, që ka bërë Europa për Luftën e Dytë Botërore, dhe ata në “Viennale” e kanë zgjedhur njësoj siç kanë zgjedhur filmin tim. Është vlerë kjo jo vetëm për mua, por dhe për kinemanë shqiptare.

-Çfarë ndodh sot me artistët, sa po vlerësohen?

Unë për veten time nuk shikoj të ketë ndonjë vlerësim të madh

për artistët. Kush i vlerëson artistët sot? Një ditë më tha një shoku im që është reg-jisor, që një prind i kishte thënë se donte ta bënte djalin regjisor filmi. Ai i ishte përgjigjur, që të bëjë djali një shkollë tjetër se do ta lësh pa bukë tërë jetën. Ky është vlerësimi sot për artistët.Intervistoi: Julia VRAPI

Page 19: Këshillit të Legjislacionit, Meta sulmon ashpër Ramën dhe … · 2020. 2. 16. · “Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët,

3,6,10,11,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 16 Shkurt 2020 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Spitha nuk flet, ai punon në bibliotekë dhe është poet. Jovani nuk dëgjon, ai ka një resto-rant dhe është një kuzhinier i shkëlqyer dhe

Theofani nuk shikon, ai punon në një call center. Të tre janë të dashuruar me të njëjtën vajzë, pa e

ditur asnjëri që është e njëjta që ata duan...

Vepra me regji nga Donard Hasani dhe Valdrin Asani, në skenë te “ArTurbina”

Ngjarjet e komedisëKomedia “Nuk dëgjoj, nuk

shikoj, nuk flas” trajton jetën e tre djemve me të meta fizike, të cilët kanë vendosur të ndajnë jetën bash-kë në të njëjtin apartament. Spitha nuk flet, ai punon në bibliotekë dhe është poet. Jovani nuk dëgjon, ai ka një restorant dhe është një kuzhinier i shkëlqyer dhe Theofani nuk shikon, ai punon në një call center. Të tre janë të dashuruar me të njëjtën vajzë, pa e ditur asnjëri që është e njëjta që ata duan. Komedia fillon me ardhjen e saj në shtëpinë e tyre, ku të tre befasohen që ajo i njeh dhe secili përpiqet ta bëj për vete, duke u munduar të fsheh të metën fizike që ka. Në fund të gjithë pranojnë që jeta duhet jetuar me optimizmin për të ecur përpara pa e paragjykuar veten. Më herët një nga regjisorët e komedisë, Donard Hasani shprehej se ideja e veprës

është njerëzit me aftësi të kufizuar mund të bëjnë një jetë si gjithë të tjerët. “Vepra trajton dhe ata njerëz, që kanë aftësi të kufizuara që mund të bëjnë një jetë si gjithë të tjerët, të ecin dhe të zhvillohen. Kjo është si një ide e saj. Në veprën, që njëri nuk dëgjon, njëri nuk shikon dhe njëri nuk flet, që kanë rënë në dashuri me të njëjtën vajzë në këtë moment ata ndodhen para situatave të reja dhe të paprovuara me dëshirën për të fituar gjithsecili dhe për ta bërë për vete këtë femër”, tregon regjisori Donard Hasani i vlerësuar për ak-tivitetin e tij artistik. Komedia greke “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” që kur se doli në fillim të viteve ‘90, pati menjëherë bujë. Vepra e autorit grek Yiorgos Theodosiadis shumë shpejt u bë ndërkombëtare dhe u ngjit në shumë skena të teatrove të botës, por nuk mungon dhe në skenën teatrore shqiptare.

Margariti: Luftë kundër trafikimit të paligjshëm të pasurisë kulturore

Komedia “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, shumë pranë realitetit dhe njerëzveJulia VRAPI

Komedia “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” vjen për publikun në skenë te “Ar-Turbina”. Një komedi, që

deri tani ka pasur sukses, për tre net do të jetë në skenë. Vepra e shkruar nga autori grek Jorgos Theodo-siadis është me regji nga Donard Hasani dhe Valdrin Asani. Vepra interpretohet në skenë nga aktorë të njohur të teatrit, Romir Zalla, Vin Bejleri, Alert Çeloaliaj dhe Jorida Meta. Me producente Shegushe Be-beti, për këtë vit vepra vjen për herë të parë në skenën teatrore. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, lajmëron se kjo vepër do të jetë mbrëmjet e datave 17, 18 dhe 19 shkurt te “ArTurbina”. Një komedi e suksesshme, që ka pasur shumë kërkesa nga publiku që të rikthehet në skenat teatrore dhe këto ditë të muajit shkurt do të jetë në Tiranë. Aktori Romir Zalla pohon se kjo vepër do të vijojë dhe në skena të qyteteve të tjera për publiku. “Është hera e parë për 2020 që vjen në skenë, por prej kërkesave do të rikthehemi përsëri në Korçë, Durrës dhe qytete të tjera”, u shpreh aktori Romir Zalla, në lidhje me këtë shfaqje teatrore. Me një kast aktorësh të njohur, komedia përc-jell dhe mesazhe për shoqërinë. Aktori Romir Zalla tregon se “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” është shumë pranë njerëzve me atë që përcjell në ngjarjet e saj, gjë e cila ka sjellë dhe një sukses të saj në skena të ndryshme. “Mendoj se suksesi është te gjetja e autorit të komedisë, që vendos bashkë tre njerëz me aftësi të kufizuara. Dhe se është një komedi shumë pranë realitetit dhe njerëzve”, shprehet më tej aktori i njohur Romir Zalla, për këtë vepër teatrore. Producentja Shegushe Bebeti shkruan se biletat po shiten me shpejtësi për shfaqjen “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” dhe se në skenë do të jenë aktorët më të mirë për humorin. “Super komedia “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” vjen në 17,18,19 shkurt ora 19.00 në “ArTurbina”, Teatri Eksperimental. Absolutisht me më të mirët e humorit. Ju siguroj që do të lodheni së qeshuri”, shprehet producentja.

Projekt restaurimi për kishën e Shën Nikollës, në Himarë

“Halili dhe Hajria” nga 1963 deri në 1973, 150 herë në skenë

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore shprehet se inspektimi i radhës u krye në Porto Paler-mo, për projektin “Restaurimi i kishës së Shën Nikollës” nga Bashkia Himarë. “Pas verifi-kimit në terren u konstatuan gjetje arkeologjike rreth e rrotull kishës dhe si pasojë u pezulluan punimet deri në një vendim nga ana e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale”, bën me dije institucioni. Himara është një zonë e njohur për monumentet e kulturës. Ka-

laja e Himarës është ndër-tuar në shekullin IV-III para lindjes së Krishtit. Ndër-sa mes ullishtave që kanë lëshuar rrënjët në krahët e fshatrave të Himarës gjen Kishën e Ipapandisë, Kishën e Shën Stefanit, Kishën e Shën Spiridhonit, të gjitha monu-mente prioritare të aseteve kombëtare. Listës i shtohen edhe monumentet e natyrës, me shpellën e Spilesë dhe shpellën e Plazhit të Pël-lumbave në fshatin Ilias, që marrin jo pak vëmendjen e vizitorëve në këto zona.

Baleti “Halili dhe Hajria” u soll në skenë nga një trupë e njohur artistësh. Teatri i Op-erës dhe Baletit shprehet se ky balet është vënën disa herë në skenë dhe është mirëprit-ur nga publiku i kohës. “Data 2 dhjetor 1973 është një datë e rëndësishme për TKOBAP, sepse baleti “Halili dhe Hajria” shënoi shfaqjen e 150- t të tij që nga premiera e parë e vitit 1963”, thotë TOB. Baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria” me 3 akte, premiera u realizua më 13 janar të 1963. Kompozitor Tish Daija, libreti dhe balet-

maestër Panajot Kanaçi, dirigjent Mustafa Krantja dhe piktor Stavri Rafael. Interpretuesit e parë në rolin e Halilit, kanë qenë Xhemil Simixhi, Kristaq Rada dhe Llaqi Nako dhe në rolin e Hajries Ganimet Vendresha (Simixhi) Zoica Haxho, ndër-sa në rolet e tjera përmenden emrat e Luan Shtinos, Milti-adh Papës, Agron Aliajt, Skënder Jazexhiut, etj. Në vijim të aktivitetit të tij TOB si institucion ka realizuar dhe të tjera shfaqje, që janë mirëpritur nga publiku.

Artisja Linda Rukaj, në skenën e festivalit “MetroSounds”

Artistja shqiptare me bazë në Paris, Linda Ru-kaj, që punon vazhdimisht për të rikthyer muzikën e vjetër shqiptare me një prekje moderne erdhi për publikun në skenën e tetarit Metroppol. Artistja ishte e pjesëmarrëse, në edicionin e dytë të “MetroSounds”. Që nga mosha 6 vjeçare, Linda Rukaj angazhon një larmi instrumentesh, që evokojnë emocione të përveçme, duke përçuar gjithpërfshirje dhe intim-itet, krahas një force nd-

jesore të pashoqe. Teatri më herët bënte me dije se përpos emrit kryesor, festivali do të ketë dhe nënshkrimin “A Mediterranean Tale/ Përrallë Mesdheu”, dhe sjell copëza kulturash të ndryshme. “Si i tillë ky program sjell copëza kulture nga fqinjët tanë më të afërt, si një formë për të vlerësuar dhe dialoguar me kulturat, që na rrethojnë nëpërmjet muzikës”, shpre-het institucioni. Grupi “Du-Oud” çeli programin dinamik të festivalit “MetroSounds 2”, në teatrin Metropol.

Ekspertë të huaj së bashku me ata shqiptarë do të punojnë, për ashpërsimin e luftës kundër trafikimit të paligjshëm të objek-teve të pasurisë sonë kulturore. Kjo bëhet me dije nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, që shprehet se grupi i ekspertëve do të ndihmojnë dhe për ngritjen e kapaciteteve teknike e profesionale në vendin tonë. “Së bashku me skuadrën e ekspertëve të B&S Europe do të punojmë në ashpërsimin e luftës kundër trafikimit të paligjshëm të pasurisë sonë kulturore. Përpos ndihmës në qa-sjen e legjislacionit shqiptar me kërkesat e Bashkimit Europian, ekspertët do të kontribuojnë në ngritjen e kapaciteteve teknike e profesionale, në trajnimin e stafit të Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore dhe të institucioneve të tjera, që lidhen në mënyrë direkte e indirekte në trajtimin e kësaj çështjeje, si doganat, policia etj”, shprehet ministrja e Kulturës për këtë takim të zhvilluar së fundmi. Sipas minis-tres Margaritit, pjesë e këtij projekti është edhe sensibilizimi qytetar për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore, duke nisur që nga brezi më i ri, nëpërmjet edukimit përmes kulturës. Insti-tuti Kombëtar i Regjis-trimit të Trashëgimisë Kulturore, është in-stitucion kombëtar i specializuar i trashëgimisë kulturore në varësi të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore. IKRTK-ja ka për mision krijimin, ruajtjen dhe përditësimin e Regjistrit Kombëtar të Pasurive Kulturore, në formë elektroni-ke dhe të shkruar. IKRTK po ashtu ka për detyrë regjistrimin, katalogimin informatik, dokumentimin, vlerësimin, promov-imin, mbikëqyrjen dhe monitorimin e respektimit të të drejtave të pronësisë dhe të lëvizjes së pasurive kulturore kombëtare. IKRTK monitoron dhe koordinon punën me njësitë territoriale në fushën e pasurive kulturore. Në vijim të aktivitetit, IKRTK ka për kompetencë të regjistrojë dhe të dokumentojë të gjitha pasuritë kulturore, materiale dhe jomateriale, si dhe pasuritë e peizazhit në pronësi publike e private në territorin e Republikës së Shqipërisë. Të hartojë platformën për regjistrimin e të gjitha pasurive kulturore të luajtshme e të paluajtshme, që ruhen nga rrjeti muzeor i vendit, nga galeritë e artit, personat privatë, in-stitucionet e specializuara vendore e kombëtare dhe bashkësitë fetare të regjistruara me ligj, për krijimin dhe përditësimin e regjistrit kombëtar të pasurive kulturore, etj.

Page 20: Këshillit të Legjislacionit, Meta sulmon ashpër Ramën dhe … · 2020. 2. 16. · “Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët,

GAZETA SOT20 E Diel 16 Shkurt 2020

3,6,10,11,13,14,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Ish-kampioni i mundjes nuk i kursen “shigjetat” për drejtuesit e KOKSH-it dhe MARS-it

Talente kemi por i çojmë dëm, sporti i tradhtuar, ëndrrat e sportistëve lodra interesi për politikanët

SAHIT PRIZRENI:

Sporti shqiptar po kalon një moment të vështirë, për shkak se ende nuk janë lëvruar fon-det grant nga buxheti, të do-

mosdoshme për objektivat vjetore të federatave dhe ajo që është akoma më e nevojshme lidhet me pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Tokio-2020. Kemi të bëjmë me një vonesë të dëmshme për këto ambicie, ndërkohë që ka plot federate që po ankohen për buxhetin e limituar e njëherësh mungesën e vëmendjes nga instancat shtetërore. Para pak ditësh Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar zhvilloi asamblenë e jashtëzakonshme, por nuk mori ven-dime, duke i lënë zhvillimet e brendshme në administratën e tij për në vjeshtë (pas Olimpiadës), ndërsa shumë federata e kanë akuzuar kupolën drejtuese të këtij institucioni për abuzim dhe neglizhencë. Ish-mundësi kampion e njëherësh sek-retar i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, theksoi se sporti po përjeton ditë të vështira, ndërsa “shig-jetoi” jo vetëm zyrtarët e KOKSH-it, por edhe Ministrisë së Sportit, e cila ka abandonuar, sipas tij, veprimtaritë sportive. Në këtë intervistë për gazetën “SOT”, Prizreni apelon për vëmendje për të përmbushur objektivat e kualifikimit, teksa kujton orët e vështira me të cilat po përballet aktualisht sporti ynë në tërësi e mundja shqiptare në veçanti.

-Shumë federata po ankohen për vonesat në lëvrimin e fondeve grant, aq të domosdoshme për zhvillimin e aktiviteteve apo pjesëmarrjen në garat me vlerë kualifikuese në Olimpiadë. Gjërat duhen parë të lidhura dhe me zhvillimet e fundit në KOKSH, ku situata duket e rëndë. Duke qenë dhe në rolin e sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Mundjes, sa po ndikon kjo situatë në objektivat tuaja në këtë vit olimpik?

Jemi në një situatë të rënduar dhe të paprecedentë. Këtu nuk është fjala për

administratën e federatave sportive, që nuk janë paguar prej muajit dhjetor, por situata mund të konsiderohet e rëndë për faktin se kaloi mesi i shkurtit dhe nuk kemi mundësi të bëjmë aktivitetet. Siç e dini dhe ju, drejtuesit e federatave, përfshi dhe ne të mundjes, bëmë një peticion të adresuar tek Ministria e linjës, por nuk kemi marrë përgjigje. Mund të them se kjo është situata më e keqe se kurrë në sport. Jemi në vit olimpik dhe kemi një injorim total të sportit, me një buxhet skandaloz, që edhe si i tillë nuk është lëvruar ende. Prandaj unë e shoh sportin shqiptar aktualisht në pikë kritike, sepse konstatoj se sporti për këta nuk ekziston.

-Shëmbëlltyra më e qartë e situatës në sport duket se ishte asambleja e jashtëzakonshme e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Më shumë se zënka midis dy drejtuesve, shfaqej problemi i trajtimit të sportistëve, që kishin kaluar “në plan të dytë”. A ka ndikim në ob-jektivat vjetore të federatave kjo situatë anormale në KOKSH?

Asambleja e KOKSH-it ishte mjaft e rëndë, pasi kishim të bënim me aku-za për vjedhje që vinin nga brenda institucionit. Dhe në këto kushte, kur akuzat ishin shumë të rënda, mungonte përfaqësimi prej MARS-it. Imagjinoni! Jo vetëm injorohet, por sporti as nuk përfaqësohet. Nuk po flas me atributin e sekretarit të federatës, por si Sahit që ka një emër në sportin e mundjes, si njeri që e njeh sportin dhe ia di dobësitë. Dhe s’ka ku të shkojë më keq, zhvillohet asambleja e KOKSH-it, ka akuza për abuzim financiar, e madje vjedhje të rën-da, dhe s’ka asnjë përfaqësues të minis-trisë aty. Ky është një turp i madh. Kemi shkuar në Europianin e mundjes me dy sportistë që i kemi paguar nga lekët e xhepit. Çfarë situate mund të jetë më katastrofë se kjo për spor-tin shqiptar?! Në fakt, ky është një turp për të gjithë ne dhe më mirë se çdo gjë tjetër e vërtetoi asambleja e KOKSH-it.

-Të flasim pak për garat e mundësve

tanë në Europianin e Romës. Çfarë rezultatesh e objektivash keni?

Dy sportistët tanë, Ergilent Prizreni dhe Paris Karepi garuan në mundjen e lirë. Ky nuk është aktiviteti i vetëm që ka vlerë kualifikuese për në Olim-piadë, prandaj jemi duke menduar të përfaqësohemi me shpresën se mund t’ia dalim të çojmë ndonjë mundës në Tokio-2020. E vërteta është se ne po punojmë për një brez të së ardhmes në mundje, me sportistë të moshës 21 vjeç. Në fakt, pretendimet tona janë të mëdha, pasi kemi ambicie zonën e medaljeve dhe mendoj se brenda një periudhe 2-3 vjeçare do të kemi një brez elitar në sportin e mundjes. Ana e keqe është se ne nuk kemi kapacitete financiare t’i promovojmë dhe unë i kthehem asaj që thashë pak më lart se për të kup-tuar gjendjen e sportit tonë sot duhen parë raportet e krijuara në KOKSH. Drejtuesit e këtij institucioni dhe ata të MARS-it janë skandalozë me sjelljen e tyre, duke pasur një papërgjegjshmëri totale. Në fakt, ne vetëm ankohemi pasi nuk kemi asgjë në dorë për ta ndryshuar këtë sistem të kalbëzuar.

-Ju folët pak më lart për një grup të rinjsh të talentuar, por me situatën ku ndodhet sot sporti talentet po shkojnë dëm. Pse e shihni gjendjen të pash-presë?

Ne kemi talente, nuk i kanë mun-guar Shqipërisë talentet, por po i çojmë dëm. Kjo pasi ne nuk kemi fonde për të zhvilluar aktivitetet dhe për të marrë pjesë në garat ndërkombëtare. Situata është kaotike. Kemi në KOKSH një president që akuzon sekretarin se nuk ka bërë transparencë. E vërteta është se KOKSH është kthyer në një biznes familjar të drejtuesve. Ky është një sistem i baltosur, i kapur, ku sekretari e ka shndërruar KOKSH-in në biznes

familjar. Unë jam optimist nga natyra dhe dëshiroj që kjo gjendje të ndryshojë, prandaj dhe apeloj vazhdimisht tek institucionet politikbërëse të sportit, por ne si komunitet sportiv në tërësi ndihemi të tradhtuar. Edhe në

KOKSH një pjesë bëmë diskutime dhe ngritëm

çështje, të tjerët ish-in tradhtarë. Ka një

bord që nuk mbron dot vetveten dhe unë e pranoj që në atë asamble ne u ndjemë të tradhtuar. Kjo

m ë

bën të ndihem vërtet keq. Pse? Sepse na duhet drejtësi në sport. Dinjiteti dhe djersa e sportistëve shkon në vendin e duhur me njerëzit e duhur, me ata që e njohin sportin dhe kanë kontribut në sport. Sportistët tanë sot janë pa vlerë dhe trajtohen si lodra interesi nga poli-tikanët. Ëndrra e një sportisti është të shkojë në Olimpiadë, por këta ua kanë prishur ëndrrat sportistëve.

-Ju po thoni që rrezikohet pjesëmarrja e Shqipërisë në Lojërat Olimpike, apo jo? Këtu është fjala për përfaqësimin e flamurit shqiptar...

Flamuri shqiptar nuk përkulet as në ditë të vështira, sigurisht që do të përfaqësohemi. Probleme ne kemi pasur dhe më parë, nuk janë të reja, sepse u bënë vite që sporti lëngon. Por tani sportin tonë po e shoqërojnë skandale të mëdha. Kjo është e rëndë për ata që derdhin djersë në palestra, për njerëzit që trajnojnë në stërvitje, për sportistët që kanë ëndrra. Shqipëria do të përfaqësohet në Olimpiadë, duan apo nuk duan njerëzit e KOKSH-it dhe “shurdhmemecët” e ministrisë.

-Të kthehemi tek mundja, federa-ta që ju drejtoni mbahet nga fondet e buxhetit. Duke marrë parasysh shifrat, a mund të themi se kemi të bëjmë me një dështim të paralajmëruar?

Unë këtu nuk fola për interesa personale e madje nuk përfshiva as Fed-eratën Shqiptare të Mundjes, sekretar i së cilës jam, por fola si Sahit Prizreni, që kam një emër në sportin shqiptar. Sa i takon federatës, nuk ka mundësi të përmbushë objektivat vjetore me një buxhet 54 mln lekë të vjetër. Me këtë shumë dështimi është i paralajmëruar dhe i garantuar. Po si mund të bëhet sport kur nuk kemi trajtim ushqimor, as promovim, as mbulim financiar të veprimtarive gjithëvjetore? Si mund të konkurrojmë ne me sportistët europi-anë e botërore në këto kushte? Po si ia kemi dalë deri tani? Me sforco shumë të mëdha, padyshim, duke tejkaluar limitet tona në çdo aspekt. E megjithatë prapë ia kemi dalë të konkurrojmë në rang ndërkombëtar. Për mendimin tim, problemet e Shqipërisë në sport lidhen me dështimin e politikave të saj sportive. Shteti ynë s’na ka dhënë gjë, por federata botërore e mundjes është përpjekur dhe falë saj ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën për t’u kualifikuar në Tokio-2020. Të shohim nëse do t’ia

dalim, vështirësitë janë evidente. Janë dy turne që kanë vlerë kualifikimi dhe do të bëjmë maksimumin tonë për t’ia dalë. Sidoqoftë, e parë në tërësi, jo vetëm mundja, flas për sportin në përgjithësi, kemi të bëjmë me një dështim të para-lajmëruar, pasi akoma nuk është hapur fondi e për më tepër që ka një financim qesharak.

-Unë ju sfidoj, bazuar mbi vendi-min që ka dhënë qeveria për sportistët elitarë, por edhe Ligjin e Sportit që pret të zbatohet. Kushdo që ka rezultate të larta e ka të garantuar pagën, vendin e punës dhe shpërblimet...

Jo, aspak e vërtetë. Ka një hendek mes asaj që thuhet dhe gjendjes reale të sportit. Unë kam folur dhe më parë për këtë çështje dhe konstatoj që Ligji për Sportin është një fasadë e turpshme. Lig-ji ka qenë dhe më parë, është i shkruar, sigurisht, problemi i ligjit në Shqipëri, përfshi këtu dhe sportin, është se nuk zbatohet. Nuk vuan sporti ynë për ligje, por për investime, infrastrukturë, politika të drejta e orientuese në plan afatgjatë, motivim etj.

-A ka mundja shqiptare sot një Sahit Prizreni, domethënë ndonjë të ri që të kapë nivele të larta?

Ndonjë? Mundja shqiptare ka shumë Sahitë, sepse ky sport ka taban në vendin tonë dhe e ka eksperiencën e kultivuar ndër vite. Problemi apo pyetja që shtrohet është: A e do Shqipëria këtë talent? A i di ajo sportistët elitarë? Dhe kjo pikëpyetje të bën pesimist, për shkak të atyre gjërave që thamë më sipër. Unë shpresoj shumë që qeveria të kthejë sytë nga shumësportëshi, e t’i japë hakun që meriton çdo sportisti. Pasioni dhe talenti është, por nuk mjafton, pasi sporti po jeton kohë të vështira, unë mund të shtoja se këto janë ditët më të zeza të sportit shqiptar. Ecim dhe drejtohemi nga “figura të djegura”, që s’kanë asnjë vlerë në sport. Këtyre individëve u kemi dhënë çelësat e sportit, në një kohë që ata janë turpi i sportit dhe i kombit shqiptar. Këta individë kanë mbi 20 vjet që e lanë sportin në errësirë, në një prapambetje të madhe. Unë shpesh kam drejtuar gishtin tek drejtuesit e KOKSH-it, si Bello e Bezhani, për mendimin tim figura të dështuara dhe të shëmtuara të sportit tonë. Turp! Kjo situatë duhet të zgjidhet urgjentisht dhe për këtë duhet të reagojë me urgjencë Ministria e Sportit.

Intervistoi: Adriatik BALLA

“Pasioni dhe talenti është, por nuk mjafton, pasi sporti po jeton kohë të vështira, unë mund të shtoja se këto janë ditët më të këqi-ja të sportit shqiptar. Ecim dhe drejtohemi nga “figura të djegura”, që s’kanë asnjë vlerë në sport. Këtyre indi-vidëve u janë dhënë çelësat e sportit, në një kohë që ata janë turpi i sportit dhe i kombit shqiptar...

Page 21: Këshillit të Legjislacionit, Meta sulmon ashpër Ramën dhe … · 2020. 2. 16. · “Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët,

3,6,10,11,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 16 Shkurt 2020 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

RENDITJA

1.Kukësi 412.Tirana 413.Partizani 344.Laçi 325.Bylis 326.Teuta 327. Skënderbeu 298. Vllaznia 289.Luftëtari 1310.Flamurtari 6

JAVA E 22-TË

TË SHTUNËN

Tirana-Skënderbeu 1-1

TË DIELËN

Bylis-Kukësi 14:00

Laçi-Partizani 14:00

Luftëtari-Flamurtari 14:00

Teuta-Vllaznia 17:00

Tirana-Skënderbeu e luajtur në stadiumin e ri kombëtar, “Air Albania”, nuk prodhoi fitues. Barazimi 1-1 i la të gjithë të pakënaqur, por njëherësh edhe të justifikuar për atë që dhanë ekipet në fushë dhe në fund të fundit një pikë është mirë për mënyrën se si rrodhën ngjarjet në fushën e lojës. Me këtë barazim Skënderbeu nuk përparoi shumë në renditje, thjesht parakaloi për momentin Vllazninë, kurse bardheblutë barazuan me pikë Kukësin e vendit të parë, por me sytë sot nga ndeshja e verilindorëve me Bylisin. Sa i takon ndeshjes, mund të

pranohet se rezultati 1-1 ishte më i drejti i kësaj sfide, pasi të dyja skuad-rat krijuan shumë raste për shënim edhe pse e gjetën vetëm nga 1 herë golin. Në minutën e 28-të Dejvi Bregu zhbllokoi ndeshjen pas një topi të mbetur në zonë duke shtangur Ilion Likën. Tirana u përpoq të reagonte por tentativa me kokë e Ngo në të 34-ën u ndal nga traversa. Në të 39-ën Kale gjeti rrjetën por Kridens Meta e anuloi golin për një prekje me dorë të Ngo. Pjesa e dytë foli disi më shumë për Tiranën që pas shumë e shumë përp-jekjesh arriti të barazonte rezultatin

me Elton Kale në minutën e 80-të, një gol që solli edhe protestat e lojtarëve të Skënderbeut për nisjen e shpejtë që i bëri aksionit Kale. Skënderbeu gjithsesi mund ta kishte fituar ndesh-jen sepse pas rastit të artë që humbi Pëllumbi me portën e boshatisur për t’i çuar shifrat në 0-2 në minutën e 71-të, ndërkohë në shtesë Hoxhallari i mohoi golin Gripshit mbi vijën fatale. Me këtë barazim Tirana barazoi për-kohësisht Kukësin në krye të renditjes në kuotën e 41 pikëve, por Skënder-beu ia prishi rendin e fitoreve radhazi, prej 9 takimesh.

Skënderbeu i prish Tiranës vargun e fitoreve, barazim në “Air Albania”

Duke folur pas takimit me Tiranën, trajneri i Skënderbeut Ilir Daja theksoi se skuadra e tij mund të kishte dalë me tri pikë nga kjo përballje nëse situata do të shfrytëzohej më mirë. “Unë do të thoja që është një pikë e fituar, ndonëse me rastet që kishim duhet të dilnim me 3 pikët nga fusha. Kishim disa lojtarë si Dita e Bregu që janë stërvitur të diferencuar ashtu si dhe Krasniqi që ka tri javë që nuk ka qenë pjesë e skuadrës. Pa thënë se Gripshi nuk po bën lojën e tij. Kishim përballë Tiranën ë kishte një ecuri të gjatë të fitoreve, por nëse Gripshi do kishte realizuar, mendoj se do dilnim me 3 piktë. Me këto sakrifica që kemi bërë, jemi të kënaqur me pikën” tha Daja.

Një nga mbrojtësit e ekipit për-faqësues bëri dje një lëvizje që i jep avan-tazhe për karrierën. Dhe nuk shkoi as te Tirana dhe as te Shkëndija e Tetovës, e ardhmja e Arlind Ajetit me shumë gjasa do të jetë te Velje Boldklub në ligën e dytë të futbollit danez skuadër tek e cila lua-jnë edhe dy futbollistë të tjerë shqiptarë Ylber Ramadani dhe Arbnor Muçolli. Pas shumë muajve pa kontratë mesa pas largimit nga Grasshopers mesa duket Arlind Ajeti ka gjetur një destinacion të ri pasi me Veljen pritet të nënshkruajë një kontratë afatgjatë. Muajt e fundit ishte përfolur shumë për një kalim të qendërmbrojtësit kuqezi te Tirana ose te Shkëndija e Tetovës por në fund Ajeti ka zgjedhur Veljen.

QËNDRIMIKuqezinjtë bënë paraqitje mbresëlënëse, Smajlaj në kërcim së gjati dhe Gega në 3000 m

Shqipëria shkëlqen në atletikë, dy kampionë Ballkani dhe një medalje bronziAdriatik BALLA

Shqipëria shkëlqeu dje në Kam-pionatin Ballkanik të atletikës, duke rrëmbyer tri medalje, dy ari e një bronzi, por mund

të kishte tri ari nëse Franko Burraj nuk do të kishte cekur paksa vijën e korsisë, sepse rezultati i tij jo vetëm ishte fantastik dhe rekord kombëtar, por do ta çonte automatikisht në vend të parë në garën e 400 metrave. Ishte dita e Shqipërisë dje në atletikë dhe këtë e konfirmojnë jo vetëm medaljet, por edhe rezultatet e nivelit të lartë, dukshëm me lartësinë maksimale të dy "yjeve" të atletikës, Izmir Smajlajt e Luiza Gegës.

Izmir Smajlaj kampion Ballkani, dominon garën e kërcimit së gjati

Atletika ka në përbërjen e saj një grup cilësor sportistësh që kanë rezultate të nivelit shumë të lartë dhe konkurrojnë në rang ndërkombëtar me mjaft sukses. Kështu, Luiza Gega prej kohësh e ka siguruar kualifikimin nnë Olimpiadë dhe vijon të vendosë rekorde të reja kombëtare në disiplinat e vrapimit të mesëm, sidomos në garën e saj të preferuar, atë të 3000 metrave me pengesa. Ka dhe atletë të tjerë në disiplinat e vrapimit që kanë rezultate premtuese, por dje atletika shqiptare konfirmoi një kampion të madh dhe bëhet fjalë për Izmir Smajlajn, i cili u shpall kampion Ballkani në disiplinën e kërcimit së gjati, një sukses ky i përsëritur për atletin shkodran. Izmir Smajlaj ishte protagonist kryesor në kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura që po zhvillohet aktualisht në Turqi. Smajlaj është shpallur kam-

pion Ballkani në kërcim së gjati, teksa ia ka dalë të kërcejë 7.91 metra, duke bërë kështu më mirë se gjithë të tjerët. Në këtë kampionat marrin pjesë 23 shtete të ndryshme, e një ndër to edhe Shqipëria, e cila në këtë disiplinë e dominoi Ballkanin dhe falë rezultatit të Ismir Smajlajt përfaqësohet mjaft mirë. Në të vërtetë gara e kërcimit së gjati në rang ballkanik ishte një test për sportistin, i cili po përpiqet të bëjë disa gara radhazi për të arritur normën e kualifikimit olimpik, e cila kërkon një rezultat shumë më të mirë se kaq dhe bëhet fjalë për një normë 8.15 metër që është për momentin një limit që sportisti ende nuk e ka arritur ende në rezultatet e tij. Dihet që rekor-di kombëtar i Msjlajat është 8.11 m, shumë pranë normës së kualifikimit dhe sportisti Izmir Smajlaj si dhe tra-jnerët e tij Gjergj Ruli dhe Vildan Tufi shpresojnë që në javët dhe muajt e

ardhshëm ta kapërcejë këtë pengesë për t’i mundësuar atletikës shqiptare një kualifikim në Lojërat Olimpike Tokio-2020.

Luiza Gega medalje e artë, David Nikolli medalje bronziSmajlaj nuk ishte i vetmi që arriti

sukses ditën e djeshme në Kampi-onatin Ballkanik. Luiza Gega nuk zhgënjeu as dje, duke merituar vendin e parë në garën e 3000 metrave, duke përsëritur kështu suksesin e saj në këtë aktivitet, pasi regjistrohet si një prej atleteve që ka fituar më shumë gara ballkanike në këtë disiplinë e ndoshta në krejt atletikën. Pra medalja e dytë e artë për Shqipërinë ka ardhur nga Luiza Gega në 3000 metra, e cila me 8’55”45 zuri vendin e parë duke marrë kështu të shtatën e artë në Ballkaniada që nga 2013-ta. Ndërkohë e bronzta ka ardhur nga David Nikolli në 1500 metra me 3’50”42, kurse keqardhja më

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, nuk e bëri dramë barazimin në kryeqytet të skuadrës së tij përballë Skënderbeut, duke thënë se gara është ende e gjatë dhe e përgëzoi madje grupin për punën që kishte bërë në fushë dhe shpirtin sportiv në këtë ndeshje. “Jam shumë i kënaqur me atë që kemi bërë sot, sidomos luftën sportive. Mund t’i ndodhë çdo ekipi ajo që ndodhi te goli, ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, si shkoi loja barazimi ishte rezultati më i drejtë. Kishim më shumë mundësi për të fituar ndeshjen, por me

pak disiplinë taktike mund të kishim marrë fitoren në këtë ndeshje. Nuk kemi zhvilluar lojë të mirë në pjesën e parë, janë edhe lojtarët të ndërgjeg-jshëm. Kanë dhënë shpirtin në fushë sot dhe kanë arritur ta barazojnë, kishin edhe disa mundësi për të fituar. Nuk kam nevojë të bëjë tifo për Bylisin nesër, unë e di që ekipi i Bylisit nuk toleron, do të japë 100%, nuk është e lehtë për t’i mundur në shtëpi. Unë do të shoh ndeshjen me qetësi, sido që të dalë ndeshja, ka edhe 14 ndeshje deri në fund, nuk është se nesër ka

mbaruar kampionati. Nuk ka rëndësi kush afrohet e kush fiton nesër, nuk na intereson rezultati, gjithmonë do të shoh ecurinë e ekipit tim, do i marr ndeshje pas ndeshje, do të shoh në fund të kampionatit ekipin tonë”, thek-soi Egbo. Por pas ndeshjes presidenti i klubit të Tiranës, Refik Halili, tha për mediat se trajneri duhej të tregohej më i kujdesshëm me zëvendësimet e lojtarëve, pasi ky barazim i kishte sjellë ankth. Si duket, kjo do t’i kushtojë Tiranës, pasi të gjithë ishin “mprehur” për trepikëshin.

Trajneri/ Egbo: Barazimi s’është fundi i botës, vijojmë rrugën

Arlind Ajeti refuzon Tiranën dhe Shkëndijën,

zgjedh Danimarkën

Ilir Daja: Mund të merrnim tri pikë nga kjo ndeshje

Bregu mban fjalën, gol dhe pikë për

Skënderbeun

MBROJTËSI

SULMUESI

e madhe ka qenë faulli ndaj Franko Burrajt në 400 metra, që me 47”04 do të ishte i pari në 400 metra duke dhënë dhe rekord kombëtar për atle-tikën shqiptare. Por përtej protestës së tanëve, Burraj ka shkelur vizën e korsisë fqinje. Të gjithë atletët tanë të dielën do të marrin pjesë në mitingun ndërkombëtar në Stamboll. Nuk është hera e parë që atletika bën një shpërthim të tillë spektakolar në garat ballkanike. Më herët Izmir Smajlaj e Luiza Gega e kanë dominuar këtë ak-tivitet dhe ky ishte një konfirmim për atletikën shqiptare, e cila ka ambicie madhore për të kualifikuar më shumë se një sportist në Lojërat Olimpike të Tokios gjatë këtij viti.

Sulmuesi Dejvi Bregu shënuar golin që i dha 1 pikë Skënderbeut në stadiumin “Air Albania” në përballë Tiranës. Në një prononcim që ai dha dje pas pjesës së parë, autori i golit të vetëm në këtë 45-minutësh, Dejvi Bregu, theksoi se detyra e një sulmuesi ishte të shënonte gola e të ndihmonte skuad-rën. “Është e vërtetë që ne e zgjidhim më lehtë në ndeshjet e mëdha, duke qenë me më shumë personalitet në fushë. Ka keqardhje se patëm rast me Gripshin dhe një goditje e imja që Ilioni bëri një pritje të mirë. Por si vajti ndeshja edhe barazimi i mirë është”, tha autori i golit të Skënderbeut, Dejvi Bregu. Për sulmuesin ky është goli i gjashtë që ka shënuar këtë sezon në Superiore me bardhekuqtë.

“Ishte dita e Shqipërisë dje në atletikë dhe këtë e konfirmojnë jo vetëm medaljet, por edhe rezultatet e nivelit të lartë, duk-shëm me lartësinë maksimale të dy “yjeve të atletikës, Izmir Smajlajt e Luiza Gegës...”

Page 22: Këshillit të Legjislacionit, Meta sulmon ashpër Ramën dhe … · 2020. 2. 16. · “Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët,

22 GAZETA SOTE Diel 16 Shkurt 2020

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Elon Musk, një sukses me këngën e re “Don’t Doubt Your Vibe”

Kënga e re e Elon Musk është bërë hit në SoundCloud. Vetëm një javë pas publikimit, kënga “Don’t Doubt Your Vibe” është përfshirë në listën e dhjetë këngëve më të dëgjuara. Edhe pse shumëk-ush mendonte se ai po bënte shaka me publikimet e tij në Twitter, miliarderi i habiti të gjithë kur e lançoi këngën e tij të dytë , pas “RIP Harambe” që ia kishte kushtuar një gorille. Emri artistik i pasanikut, i cili në muajt në vijim pritet të bëhet njeriu më i pasur në botë, është Elon “EDM” Musk. Ai ka thënë se vetë e ka kënduar dhe e ka shkruar tekstin, edhe pse ri-

mat janë shumë të thjeshta. Musk është themeluesi, CEO, dhe CTO i SpaceX, dhe arkitekti i produkteve i Tesla, Inc., bashkëthemelues dhe pronari i Solar-City, bashkëpronari i OpenAI, bashkëthemeluesi i Zip2, dhe themeluesi i X.com, e cila u shkri me PayPal të kompanisë Confinity. Elon Musk në 2018 sipas Forbes kishte pasuri 22.8 miliardë dollarë, duke e bërë nga njerëzit më të pasur në botë. Musk ka deklaruar se qëllimet e SolarCity, Tesla, Inc. dhe SpaceX rrotullohen rreth vizionit të tij për të ndrys-huar botën dhe njerëzimin.

6 5 2 4

7 2

5 9

4 1 3

9 8 6 3

2 1 8

4 3

8 2

3 6 9 7

4 8 2 1

5 6 3 7

3 7

2 5

9 7 8 6

9 3

3 1

8 4 9 7

7 3 5 4

5 2 4

1 7

4 9 5 7

2 8 3

3 2 1

9 4

4 9 5

1 6

5 3 8

Janet Jackson, një tur muzikor gjatë kësaj vere

Këngëtarja e njohur Janet Jack-son do të zhvillojë një turne këtë verë, në mbështetje të albumit të saj të ardhshëm “Black Diamond”, që pritet të dalë në treg nga fundi i vitit. Së bashku me hitet e reja, këngëtar-ja, e cila vitin e kaluar hyri në sallën e famës “Rock and Roll Hall of Fame”, do të festojë gjithashtu 30-vjetorin e albumit të saj “Rhythm Nation 1814”, që u publikua në vitin 1989. Turneu “Black Diamond” fillon më 24 qershor në Miami dhe do të bëjë ndalesa në Tampa, Nashville, Boston, Çikago, Dallas dhe Los Anxheles, duke përfunduar në Tacoma dhe Uashington, më 23 gusht. Ndërkaq që këngëtarja Janet Jackson është shumë e vlerësuar për këngët e saj dhe duket se me këtë tur, që pritet të jetë këtë vit do të korrë një tjetër sukses.

1-Formacioni i madh ushtarak 2- Prijës kozak 3- Jurist që merret me iden-tifikimin e dokumenteve 4- Drama “... e Kremlinit” 5- Kapitalet, në fund 6- Or-gani Zyrtar 7- Njeri koti që nuk i hyn në punë askujt 8- Një shtet në Gadishul-lit Arabik me kryeqytet Muskat 9- ...Spiro, pa të fundit 10- Organizatë Terror-iste 11- ...Xhixho ish ministre e Integrimit 13- Vrasës, barbar, i pamëshirshëm 14- Janë litarë prej çeliku 15- Model i një vepre në shkallë të zvogëluar 16- Futbollisti i Bajernit, Myler 18- Konop 19- Këtu ka kuptimin e ndërgjegjes... njeri me ... 20- ... Myrtja tek filmi “Kur hidheshin themelet” 22- Lloj kapeleje pa strehë 23- Njeri me veti të veçanta natyrore për të përvetësuar diçka, aftësi të veçanta 25- Kompozitori popullor elbasanas Mustafa ... pa të fundit 26- Një muaj i vitit 27- Aktori amerikan Harrison ... 28- Tepsi e cekët prej bakri me buzë të kthyera 29- Ka për kryeqytet Jemeni, në jug të Gadishullit Arabik 30- Një gazetë e përditshme 32- Ish portieri i madh legjendar rus Jashin 33- Piktor Kodheli 34- Këngëtari italian Zero no inic 35- Alibali i këngës në inic.

1-Shkencëtar që studion historinë e Shqipërisë 7- ... De Balzak, shkrimtari francez 12- ... Çiraku, ish futbollist i Dinamos 13- Pagesë mbi vlerën e faturës 14- Është brinjë në skuadër 15- Shqetësim, sekëlldi, sevda 16- Përemër vetor 17- Fjalë që tregon diçka kaba, e madhe 19- Djall, shejtan 20- Sinjal i koduar për ndërhyrje urgjente 21- Qytet në Malin e Zi, ku banojnë shqiptarë 22- Aktori Fehmiu 23- Një gazetë e përditshme 24- Masë e madhe peshe 25- I thuhet atij që kryen një punë në vend të një tjetri 26- Fortesë 27- Kush e ka atë i ecën 28- Janë 114 Kapitujt e Kuranit 29- Këngë nga një këngëtar 31- Organizatë Radikale 32- Drejtues partie 33- Ai gënjen peshkun 34- Një ekip futbolli rus 35- Roberto, aktor italian, pa fund 36- Kla-ris ... natyralist i madh anglez 37- Është sistem më vete që formon një numër i madh yjesh e trupash qiellore.

Në restorantNë një restorant tepër luksoz

një zotëri pasi kishte ngrënë drekën porosit një akullore. Kur fillon të hajë akulloren e tij të preferuar sheh brenda saj një insekt. Thërret menjëherë shefin e kuzhinës dhe i thotë:

-Zotëri e shihni, mund të më shpjegoni pak se çfarë është kjo gjë në akulloren time?

Shefi i kuzhinës duke u menduar paksa i përgjigjet:

-Zotëri, nuk duhet të shqetëso-heni. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një mizë e apasionuar pas sporteve dimërore.

KarameletNëna kur kthehet nga puna sheh

se në shtëpinë e saj nuk kishte më karamele. Menjëherë i vete mendja tek djali i vogël, të cilin e pyet:

-Ke ngrënë të gjitha karamelet?Djali:Ishin shumë të mira dhe nuk

mund të mos i haja. Nëna sërish e pyet:-Të gjitha vetëm i hëngre, nuk

mendova aspak për motrën?Djali:-Kam menduar për të gjatë

gjithë kohës, që haja karamelet. Dhe shqetësohesha shumë se mos ajo vinte nga shkolla dhe i mbaronte.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

12 13

14 15 16

17 18 19 20

21 22 23

24 25 26

27 28 29 30

31 32 33

34 35

36 37

Page 23: Këshillit të Legjislacionit, Meta sulmon ashpër Ramën dhe … · 2020. 2. 16. · “Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët,

GAZETA SOT E Diel 16 Shkurt 2020 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt-20 mars22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor-21 janar 22 janar-19 shkurt23 tetor-21 nëntorDita do të jetë pozitive sido-

mos në mëngjes. Në dashuri, ju mund të jeni nervoz me part-nerin tuaj dhe disa grindje do të jenë të pashmangshme për shkak të disa dallimeve.

23 shtator-22 tetor

Me partnerin tuaj sot do ta keni shumë të vështirë, por gjërat do të përmirësohen pas-dite dhe harmonia do të kthehet në çifte. Kjo ditë në gjysmën e dytë të saj do të jetë e qetë.

23 korrik-22 gusht 22 gusht-22 shtator22 maj-21 qershorBinjakët Dashi

Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

Gaforrja Luani Virgjëresha

Ditë fantastike, Venera do favorizojë lajmet në dashuri. Falë planeteve pozitive do të ketë disa surpriza në dashuri. Kjo do të jetë një ditë e mbush-ur, me momente të bukura.

Kjo ditë do të kalojë e qetë dhe plot harmoni. Ju pret një fundjavë me plot çaste të bukura, e cila do të sjellë dhe takime me miq të mirë, që ju kanë munguar prej kohësh.

Zemrat e vetmuara do të kenë mundësinë për njohje të reja, që mund të ndrys-hojnë jetën e tyre. Në punë përpiquni ta drejtoni veten drejt qëllimeve të dëshiruara.

Demi

Sot do të keni mundësi të rifilloni dialogun me të dashurin tuaj dhe të kuptoni se si janë gjërat. Për beqarët yjet janë të favorshëm, do të ketë takime me fat këtë ditë.

21 mars-20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Sot pasioni do të zbutet në privilegjin e dialogut dhe kom-promisit, të cilat do të ndihmojnë për të konsoliduar veçanërisht lidhjet e krijuara së fundi. Marsi do t’i fuqizojë beqarët.

Hëna në shenjë pas prob-lemeve premton situata të mira në vijim. Sot do të zgjidhni një situatë të vështirë në punë dhe do tërhiqni simpatitë e kolegëve, që do t’ju kenë në vëmendje.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor-22 korrik21 prill-21 majVenusi nuk do t’ju ndi-

hmojë të jeni pajtues me part-nerin tuaj, por do të jetë i dobishëm për t’ju ndihmuar të gjeni anën pozitive të situatës, e cila ju ka mërzitur jo pak.

Facebook eksperimenton me aplikacionin Hobbi

Dita do të jetë e bukur me Venusin në anën tuaj. Në punë jeni në vijën e parë për të arritur qëllimet e dëshiruara, kështu që përpiquni të besoni tek instinktet tuaja.

Horizontal

Gati për ditë plot surpriza. Në punë do t’ju duhet një forcë për të menaxhuar gjërat, por yjet thonë se keni rezerva të shkëlqyera energjie, që nuk keni përdorur ende.

Ditë shumë e bukur, veça-nërisht për dashurinë. Pas ten-sioneve më parë, Mërkuri në shenjën tuaj do t’ju bëjë të papërmbajtshëm në sytë e ku-jtdo, që dëshiron t’ju pushtojë.

Gjatë tërë kohës, Facebook është duke eksperimentuar me aplikacione të ndryshme, që fillimisht ua shfaq një audi-ence të ngushtë dhe më pas e prezanton te masa e gjerë, vetëm nëse ka sukses. Në muajin nëntor, e testoi aplikacionin për Meme të quajtur Whale, dhe tani është duke eksperimentuar me një aplikacion të ngjashëm me Pinterest, të quajtur Hobbi. “Një aplikacion për të ndaluar në projektet tuaja personale”, është thënë shkurt lid-hur me këtë aplikacion, që iu mundëson përdoruesve që ruajnë fotografitë nga projektet e tyre, si dhe gjërat që i duan më së shumti. Bazuar në gjërat që i pëlqen përdoruesi, sikurse të Pinterest, algoritmi i zgjedh dhe i seleksionon, që të dalin sa më shumë nga e njëjta temë.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

Fuggerei, qeraja e shtëpisë më pak se 1 euro

1-Totali 5- E hidhur, për italianët 9- Është makina metalprerëse 11- Babaliu e këngës në inic 13- Fuqi, vixhut 14- Lumë në Italinë e veriut në Lombardi 15- Lloj kërcimi modern 17- I thonë maces anglezët 18- Një fshat i Kavajës 19- Kripë italiane, mbrapsh 21- Fytyrë, surrat 22- Është thikë xhepi 23- Ndryshe për mbledhjen 24- Alikaj e skenës 25- Italia në tabelën elektronike 26- Fshat buzë liqenit të Pogradecit 27- Është i lojës së tavllës, i pashquar 28- Përemër vetor 29- Indus-tri Ndërtimi 32- Element Satirik 34- Shkencëtari Volta në inic 35- Cipë e hollë që mbështjell disa organe të trupit të njeriut 38-Vezake 40- Durhan, etnografe dhe publiciste angleze 42- Lumi ... Darja ne Mesapotami të Irakut 43- Pjatë shumë e thellë 44- Banor i një pakice shqiptare në Greqi 46- Një fshat shumë afër Tiranës në rrugën për në Elbasan 47- Shkrimtari turk Nesin në inic 48- Takije prej cohe që mbajnë myzeqarët në kokë 50- Inspektor sanitar 51- Shkëmbinj me mineral me ngjyrë hiri në të bardhë për të prodhuar xhamat 53- Atdheu i Odisesë 54- Perëndesha e dashurisë sipas mitologjisë greke.

1-Shkurre e vogël me gjethe gjatoshe me push, përdoret në mjekësi 2- Ushtri ruse 3- Krahinë në veri, i pashquar 4- Goditje e fortë dhe e menjëhershme 5- Kohë e caktuar për të kryer një punë 6- Gojëdhënë, legjendë 7- Shkrimtari Kristo në inic 8- Pjestar i një grupi deputetësh në Kuvend 10- U larguan 12- Një shtet amerikano-latin me kryeqytet La Paz 14- Ai që mban një qëndrim të rreptë e të ngurtë ndaj normave dhe rregullave të vendo-sura 16- Krahinë historike në Kosovë 18- Tip autoveture elegante amerikane 20- Ndajfolje sasie 21- Kompozitori Arapi në inic 30- Degë e bujqësisë për drurët frutore 31- Maja më e lartë e Himalajeve 8849m 33- Një shtet afrikan me kryeqytet Hartum 34- Ndodhja e dikujt në një vend tjetër kur ndodhi ngjarja, (I=U) 36- Lloj çokollate 37- Organizatë Terroriste 39- “Bel ...” roman nga Mopasan 41- Veshje e priftit 44- Shkrimtari Zija ... 45- I thonë nënës në Kavajë 48- Lloj qymyri industrial 49- “Mbreti ...” dramë me pesë akte nga Shekspiri 51- Po-hojnë rusët 52- Teatri i Operas.

Fuggerei është një qytezë në Augsburg në Bavari, e cila ka vetëm 67 shtëpi, 142 apartamente, një kishë dhe pallatin administra-tiv. Fuggerei arrin 15.000 metra katrorë dhe është afër qendrës së Augsburger. Referuar historisë së kësaj qyteze, thuhet se ajo u ndërtua në vitin 1521 nga Jakob Fugger dhe prej asaj kohe nisi të popullohej. Jakob asokohe u bë mjaft i pasur pasi merrej me tregtinë metaleve. Më pas ai vendosi të krijonte ko-munitetin. Deri më sot Fuggerei mbetet vendi me qiranë më të ulët dhe mund të përballohet nga çdo njeri. Mediat vendase thonë se në këtë zonë qeratë e shtëpive nuk kanë ndryshuar, që prej vitit 1521 dhe ato janë vetëm 0.88 euro.

1 2 3 4 5 6 7 8

9 10

11 12 13 14

15 16 17 18

19 20 21

22 23

24 25

26 27

28 29

30 31

32 33 34

35 36 37 38 39

40 41 42

43 44 45 46

47 48 49 50

51 52

53 54

Page 24: Këshillit të Legjislacionit, Meta sulmon ashpër Ramën dhe … · 2020. 2. 16. · “Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët,

GAZETA SOT24 E Diel 16 Shkurt 2020

3,6,10,11,13,14,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Barcelona vijoi me fitore edhe këtë javë, duke u mjaftuar me një triumf 2-1 ndaj

Getafes, rezultat që i jep tri pikë që e barazojnë me Re-alin dhe e mbajnë në vallen e titullit, paçka se numri i golave ka ardhur në rënie dhe shqetësimi pse Lionel Mesi nuk po shënon po kap nivele alarmante në Katalonjë. “Pleshti” është në “thatësirë” prej disa javësh, por skuadra po funksionon dhe kjo e ndi-hmon Barçën të marrë atë që dëshiron, paçka se Mesi nuk po gjen rrugën e rrjetës. Të paktën dje argjentinasi ishte asistues, duke kontribuar në fitore, ndërsa shqiptari Rei Manaj e pa suksesin nga pankina, duke mos marrë minutazh në fushë. 90 minu-ta në stolin e rezervave për Rei Manaj sulmuesin e kom-bëtares shqiptare në fitoren 2-1 që Barcelona arriti ndaj Getafes në “Camp Nou” në javën e 24-t të La Ligas. Një sukses i vuajtur i skuadrës së Kuike Setien ndërkohë që Rei Manaj i grumbulluar për herë të parë në një ndeshje

Lëvizja/ Ramos pranë rinovimit të kontratës me Realin e Madridid

SULMUESI Sulmuesi belg i Realit të Madridit, Eden Hazard, ka qenë jashtë fushës së lojës që nga nëntori i vitit të kaluar, pasi që e pësoi një lëndim në kyçin e këmbës gjatë barazimit me rezultat 2:2 kundër PSG-së në Champions. Ai ka shënuar 1 gol dhe i ka 13 takime për madrilenët që nga transferimi nga Çel-si gjatë verës së kaluar. Debutimi i tij ishte shtyrë deri në shtator për shkak të një problemi muskulor. Megjithatë, tani Hazardi është kthyer në stërvitjet e Real Madridit dhe trajneri Zidane

e ka konfirmuar se ai do të luajë në ndeshjen e kësaj fundjave në “Santiago Bernabeu”. “Ne të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është Hazardi dhe kjo është arsyeja pse e kemi transferu-ar atë. Ai është një lojtar i mrekul-lueshëm. Jemi shumë të lumtur që e kemi sërish atë në skuadër. Ai nuk ka luajtur që tre muaj dhe kjo situatë nuk është e lehtë. Gjithçka varet nga stili dhe ritmi i lojës, por fizikisht ai është plotësisht i shëruar dhe është në dispo-zicion për ndeshjen e radhës”, theksoi

Zidane. Më pas komentoi rolin ë mund të bëjë belgu, duke pasur besim tek ai. “Ne e dimë se sa shumë mund të na ndihmojë ai. Ishte e vështirë të mos e kemi atë për pothuajse tre muaj për shkak të një lëndimi. Ai është shumë i lumtur që është kthyer. Është e vërtetë që duhet ta kthejmë në lojë dalën-gadalë, ne duhet t’i japim atij kohë dhe e bëmë pikërisht këtë. Ne u siguruam që ai të jetë 100 për qind gati para se të kthehet. Ai është gati për të luajtur nesër”, shtoi Zidane.

LIGUE 1 DEKLARATA QËNDRIMI

Klop: Ju tregoj kush e fiton Champions këtë edicion

Paris San Zhermen bëri një rikthim të mrekullueshëm kundër Amiens në Ligue 1 franceze, por fatkeqësisht, një gol i pësuar në minutën e fundit, zbehu një përmbys-je të madhe të PSG-së. Të besuarit e Thomas Tuhel, pa Nejmar Juniro dhe Kilian Mbape, ishin duke humbur 3-0 brenda 40 minutave nga Amiens. Por, në pjesën e dytë, PSG bëri paraqitje të mrekul-lueshëm dhe shënoi 4 gola me Ander Herrera, Nianzou Kuasi dy herë dhe Mauro Ikardi, për të përmbysur rezultatin në 4-3. Megjithatë, vendasit, që gjithashtu bën

“Juventusi ishte favorit edhe para se të niste sezoni. Ata e kanë skuadrën më të madhe që e kam parë në jetën time. Është një çmenduri sepse edhe i kanë lojtarët cilësorë”. Kështu është shprehur trajneri i Liverpulit Jurgen Klop, kur u pyet për ekipet më të mëdha europiane dhe skuadrën fa-vorite për të fituar Champions League këtë edicion. “Natyr-isht, unë nuk shikoj futboll italian mjaftueshëm sepse me të vërtetë nuk mund ta kuptoj se si Juventusi nuk është me 10 pikë para në krye të Serisë A. Edhe Bajerni ka skuadër të madhe, ndërsa PSG-ja është

Pol Pogba do t’i shiko-jë opsionet gjatë verës, thotë Mino Raiola, duke konfir-muar se mund të largohet nga Mançester Junajtid. Mesfushori francez kërkohet me ngulm nga Reali i Madridit i Zinedine Zidane dhe Juventusi i Sarrit. Raiola ka dhënë sinjale se Pogba është duke e menduar largimin nga “Old Trafford”, pasi ka thënë se ka biseduar me drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” për një rikthim të mundshëm në Torino. “Pol do të japë gjith-monë më të mirën deri në fund, dhe me pas do të shohim nëse do të qëndrojë apo jo. Kam folur me Pavel Nedved dhe

ndeshje të mirë, madje shumë të mirë, arritën që të paktën të marrin një pikë, duke shënuar golin e barazimit, për 4-4 në minutat e fundit të takimit.

Juventusin për shumë gjëra, përfshirë Pogbanë dhe lojtarë të tjerë. Ju duhet të merrni informacion, të shihni se çfarë po ndodh”, theksoi ai.

nga skuadra e parë e Bar-celonës nuk arriti të luante qoftë edhe 1 minutë. Shifrat për katalanasit në këtë sfidë i zhbllokoi Antuan Griezman në minutën e 33-të me asist të Mesit ndërkohë që 6 minuta më pas Serxhi Roberto shënoi edhe të dytin për Barcelonën. Një gol spektakolar i Angel në të 66-ën u duk sikur riktheu Getafen në ndeshje por vetëm kaq për madrilenët e vegjël pasi për meritë edhe të Ter Stegen Barça ruajti epërsinë deri në fund dhe mori një tre pikësh me shumë vlera. Për momentin Barcelona barazoi

Barcelona bën detyrën ndaj Getafes, Rei Manaj ndjek triumfin nga stoli

në kuotën e 53 pikëve me “Los Blancos” që luajnë të dielën në “Santiago Bernabeu” ndaj Celta Vigos.

Griezman: Jam ende duke mësuar të luaj me Mesin

Antuan Griezman ende nuk është adaptuar në fushë me Mesin, madje e pranon se s’po e kupton edhe aq mirë. Antuan Griezman thotë se i duhet ende kohë që të kup-tojë lëvizjet e Lionel Mesit në fushë. Francezi shënoi në fitoren 2-1 ndaj Getafes pas një asisti fantastik nga ana e Mesit. Ai beson se për të bërë më mirë i duhet kohë të luajë

Katalanasit mposhtën Getafen me rezultatin 2-1, duke qëndruar pranë Realit në renditje. Shqiptari Rei Manaj nuk u aktivizua, qëndroi 90 minuta në stol

e mrekullueshme kur i ka të gjithë lojtarët në dispozicion. Nuk mund ta harrosh kurrë Barcelonën e as Mançester Sitin”, shtoi Klop.

PSG ndeshje e çmendur me Amiens, barazim 4-4

Hazard është 100% gati për lojë, e konfirmon Zinedin Zidane

Reali po merr masa t’i zg-jasë kontratën një prej lojtarëve të vet kryesorë. Kontrata ak-tuale e kapitenit të Real Ma-dridit, Serxhio Ramos, është e vlefshme deri në qershor të vitit 2021 dhe ai dëshiron ta zgjasë atë kontratë edhe për dy vjet të tjera, rrjedhimisht deri në vitin 2023. Në anën tjetër, Real Madridi e ka një rregull kur vjen fjala për rinovimin e kon-tratave të lojtarëve më të vjetër në moshë, siç është edhe rasti i Serxhio Ramosit. Drejtuesit e “Los Blancos” do të preferonin të shkonin me kontrata vetëm njëvjeçare për lojtarët më të moshuar si Ramos, përkundër

që ky i fundit e ka dëshmuar se është në formë të mirë fizike gjatë këtij sezoni. Real Madri-di e ka përdorur këtë rregull edhe me disa futbollistë të tjerë në të kaluarën dhe Pepe është shembull i mirë për një lojtar që s’e pranoi këtë trajtim nga madrilenët dhe u largua. Ramosi dëshiron ta ketë të ardhmen mjaftueshëm të sigurt në mënyrë që të përqendrohet për ta mbajtur vazhdimisht lart nivelin e tij të paraqitjeve. Ai dëshiron ta mbajë formën e mirë në mënyrë që të jetë në 100 përqindëshin e vet për turneun e Kupës së Botës 2022 me ekipin kombëtar të Spanjës.

Pogba po kthehet tek Juve, e konfirmon menaxheri Raiola

dhe ta njohë Leon. “Kam qenë këtu për gjashtë muaj, kështu që kemi ende për të mendu-ar. Duhet të mësoj lëvizjet e Mesit, ai duhet të mësoj lëviz-jet e mia. Jemi duke shijuar punën që bëjmë së bashku dhe çdo ditë e më shumë gjërat janë mirë e më mirë. Humba shanse që nuk është dashur t’i humbas, erdhi te këmba ime e dobët”, u shpreh pas ndeshjes Griezman. Pas fitores 2-1 ndaj Getafes, siç thamë më lart, Barça ka shkuar në kuotën e 53 pikëve, duke barazuar Re-alin e Madridit, i cili të dielën pret Celta Vigon në “Santiago Bernabeu”, duke pasur një shans më shumë që të avan-cojë me tri pikë në kryesim e për të ruajtur kështu linjën drejtuese në kampionat, pra për të qenë favoriti kryesor për titull në La Liga. Duke u kthyer tek grupi duhet thënë se Mesi dhe Griezman kanë filluar të funksionojnë, por Barcelona po vuan mungesën e Luis Suarezit, që është “pyka” e ekipit dhe një nga bomberat më të mirë në La Liga. Manaj nuk e pati mundësinë sot ta zëvendësonte uruguajanin, por në duelet e ardhshme mund të ketë një shans.