Kriza Ekonomike Globale

40
21 Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela Fakulteti : EDUKIMIT Dega : CIKLI I ULËT Lënda : Histori bashkëkohore Seksioni: TEMA Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri PUNOI: #MesueseAurela

description

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri !!!Struktura :• Hyrje• Në humnerën ekonomike• Përhapja perverse e krizës në gjithë Europën• 1925-1929 evolucion dhe krizë e bursës së New Yourk• Tregu i bursës amerikane• Agimi i krizës• Konkluzione:modeli Minsky• Shkaqet e krizës• Paniku i vitit 1907• 1912-1924: Superinflacioni gjerman• 1973: Kriza e naftës• 1982: kriza “Souk Al-Manakh”• 1987: E hëna e zezë• 1994: Gabimi i dhjetorit• 1997: Krizat financiare të Azisë Lindore• 1998: Krizat financiare ruse• 1999: Kriza ekonomike e Argjentinës• Kriza financiare në Azi• Arsyet që shkaktuan krizën financiare në Azi• A jemi pjesë e krizës botërore• Kriza globale e vitit 2008-2009• Kush përfitoi nga kjo krizë• Kush humbi nga kjo krizë• Ndikimi i krizës në Kosovë• Kriza ekonomike “shtrëngon” kreditë• Rënia e vendeve Perëndimore• Influenca e rregullatorit të luftës• Pasojat e krizës ekonomike botërore në Shqipëri• Kriza imobiliare• Kriza në turizëm• Paralajmërimet e FMN• Konkluzione• Bibliografia #MesueseAurela

Transcript of Kriza Ekonomike Globale

Page 1: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

Fakulteti : EDUKIMIT

Dega : CIKLI I ULËT

Lënda : Histori bashkëkohore

Seksioni:

TEMA

Kriza ekonomike e 1929-2010

në botë dhe Shqipëri

PUNOI:

#MesueseAurela

Page 2: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

Struktura :

Hyrje Në humnerën ekonomike Përhapja perverse e krizës në gjithë Europën 1925-1929 evolucion dhe krizë e bursës së New Yourk Tregu i bursës amerikane Agimi i krizës Konkluzione:modeli Minsky Shkaqet e krizës Paniku i vitit 1907 1912-1924: Superinflacioni gjerman 1973: Kriza e naftës 1982: kriza “Souk Al-Manakh” 1987: E hëna e zezë 1994: Gabimi i dhjetorit 1997: Krizat financiare të Azisë Lindore 1998: Krizat financiare ruse 1999: Kriza ekonomike e Argjentinës Kriza financiare në Azi Arsyet që shkaktuan krizën financiare në Azi A jemi pjesë e krizës botërore Kriza globale e vitit 2008-2009 Kush përfitoi nga kjo krizë Kush humbi nga kjo krizë Ndikimi i krizës në Kosovë Kriza ekonomike “shtrëngon” kreditë Rënia e vendeve Perëndimore Influenca e rregullatorit të luftës Pasojat e krizës ekonomike botërore në Shqipëri Kriza imobiliare Kriza në turizëm Paralajmërimet e FMN Konkluzione Bibliografia

Page 3: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

Hyrje:

Le të supozojmë se Lufta e Parë Botërore ka qënë thjesht një shkëputje e përkohshme, sado katastrofike, e një ekonomie dhe qytetërimi. Atëherë, ekonomia do të ishte rikthyer, pasi të kishte hequr mbeturinat e gërmadhave të luftës, në një gjendje pak a shumë normale dhe mandej të vazhdonte ecjen. Ashtu siç ceproi Japonia kur varrosi 300.000 të vdekurit e të vdekurit në 1923, pastroi rrënojat që kishin lënë dy ose tre milion të pastrehë dhe ndërtoi një qytet si të vjetrin, por me shumë të qëndrueshëm ndaj tërmeteve. Si do të kishte qënë bota në periudhën ndërmjet luftrave në rrethana të tilla? Ne nuk mund ta dimë dhe është pa vënd të spekulohet me atë që ka ndodhur dhe që me siguri nuk mund të kishte ndodhur. Megjithatë, pyetja nuk është fare pa dobi, sepse ajo na ndihmon të ngërthejmë efektin e thellë që pati në historinë e shek.XX kriza ekonomike botërore e periudhës midis luftrave.

Po të mos kishte qënë ajo, me siguri që nuk do të kishte pasur as Hitler dhe as Rusvelt. Pasojat e krizës ekonomike në botën joeuropiane dhe jo perëndimore, ka qënë dramatike. Me pak fjalë bota e gjysmës së dytë të shek.XX është e pakuptueshme e pa vlerësuar më parë ndikimin e kolapsit ekonomik.

Në humnerën ekonomike

Operacionet e ekonomisë kapitaliste nuk janë kurrë të buta, dhe luhatjet me kohëzgjatje të ndryshme, janë pjesë përbërëse e mënyrës së ecjes së punëve të botës. I ashtuquajturi cikël ekonomik i bumit dhe rënies ishte mjaft i njohur për biznesmenët që nga shek.XIX. Ai pritej të përsëritej me variacione në çdo 7-11 vjet. Ekonomia botërore pritej të vijonte të rritej e të përparonte, sikurse kishte ndodhur për më shumë se një shek, me përjashtim të katastrofave të befta dhe jetëshkurtra të rënieve ciklike.

Historia e ekonomisë botërore që nga Revolucioni Industrial kishte qënë ajo e progresit të teknologjisë, e rritjes ekonomike dhe globalizmit. Progresi teknik u përshpejtua gjatë Epokës së Katastrofës duke sjellë transformime nga koha e luftrave botërore. Megjithëse në jetën e shumë grave dhe burrave, përvoja qëndrore ekonomike e epokës ishte kataklizmike duke arritur kulmin me Krizën e Madhe. Kuptohet që Kriza Ekonomike Botërore e vitit 1929 lindi si rezultat i influencave të Luftës së Parë Botërore dhe që u bë shkak i Luftës së dytë botërore. Për këtë arsye, edhe për krizën e tanishme botërore, analistë të vendeve të ndryshme parashikojnë dhe hedhin tezën e përfundimit të kësaj krize me një luftë të re botërore. Por, një studim më i thellë dhe shumë planësh të çon në

Page 4: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

përfundimin se nuk do të jetë kjo rruga e zgjidhjes dhe kriza e kësaj here do të përfundojë pa u bërë shkaku i një lufte të re botërore.

Përhapja perverse e krizës në gjithë Europën

Në vitet 20 hegjemonia e dollarit ishte tashmë në veprim. Globalizmi fillon marshimin e tij, duke krijuar ndërvarësi të rrezikshme. Nuk janë të paktë ata që theksojnë se ekonomitë botërore po përjetojnë një moment stanjacioni shumë delikat. Kriza e besimit është shumë e fortë dhe të dhënat e ardhura nga bursatnuk lëjnë të shpresohet për mirë. Gjatë kohëve të fundit bursat e të gjitha vendeve perëndimore i rrisin kontraktimet e tyre me ritme te pabesueshme dhe aksionet e kompanive të lidhura me zhvillimin e teknologjive të reja katërfishonin vlerat e tyre në shumë pak kohë, fitimet e lehta që tërhiqnin sipërmarrës të paskrupullt që themelonin shoqëri të reja me aksione me qëllimin e vetëm që të përfitonin nga një situatë e favorshme, por dukshëm tranzitore. Përqindjet e fitimit mbi këto aksione ishin të mrekullueshme dhe brenda pak kohësh iu afrua botës së bursës një numër i madh njerëzish me shpresën që të dyfishonin fitimet e tyre. Një popull i tërë që u transformua në agjent burse dhe në ekspert finance. Këta investitorë të rinj u lëshuan në botën magjike të spekulimit financiar me një besim total dhe të paktëve që lejonin të vinin në dyshim rezultatet e këtij ekspansioni ekonomik menjëherë iu mbyllej goja dhe akuzoheshin se ishin pesimistë dhe ogurëzinj. Dhe në fakt gjithçka rezultoi në një flluskë sapuni e destinuar që të zgjaste pak.

1925-1929 evolucion dhe krizë e bursës së New York

Në 29 tëtor të vitit 1929 10 miliard dollarë u kthyen në pluhur. Pas shumë muajsh euforie të madhe, bursa amerikane njohu një rënie të fortë por jo të tillë sa t`u bënte me dije operatorëve një kolaps pasues në ekonomi. Ekonomia amerikane tregoi shenja të dobëta rigjallërimi dhe kriza e mëparshme e tetorit u duk vetëm një ndalesë e përkohshme e ekspansionit ekonomik. Por, bota e vitit 1929 ishte tashmë në një pjesë të madhe e globalizuar, dhe një krizë në SHBA, transformua në një krizë globale. Duke filluar nga viti 1932, operatorët e kuptuan se kriza e filluar në vitin 1929 nuk ishte thjesht konjukturale.

Në vitet e ekspansionit të fortë ekonomik që i paraprijnë kolapsit të vitit 1929, amerikanët filluan të zbulojnë kënaqësitë e kohës së lirë dhe të një rroge që u mundësonte atyre një nivel të caktuar:automobila, mallra konsumi etj. Gjithashtu edhe trojet për të ndërtuar shtëpi dhe hotele u ngritën me çmime marramendëse. Ai që mundej i investonte paratë e tij në një truall për ta rishitur me dyfishin e çmimit që ishte më parë.

Page 5: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

Tregu i bursës amerikane

Pavarësisht sinjaleve elokuente të një deformimi në tregje, në vijim të krizës së Floridës asgjë nuk ndryshoi, pasi në fund të fundit produktet fitimprurëse të shoqërisë me aksione nuk kërcënonin rënie dhe bile investimet aksionere mbeten gjatë gjithë periudhës `28-`29 të larta. Të investoje 100 në 1924 nënkuptonte që të kishe 180 në fillim të 1925. Në vitin 1927 shumë obligacione krijuan një disponibilitet të madh monetar në tregjet që më pas u riinvestuan në aksione. Kjo do të thotë se nëpërmjet mekanizmave perverse e njëjta sasi paraje reale investohej shumë herë, duke krijuar një amplifikim të virtual të sasisë së monedhës. Blihej një obligacion me para reale, banka arkëtonte para, duke u huazuar më pas sipërmarrësve apo individëve të thjeshtë që synonin të investonin në aksione, kështu që me një sasi monedhe të barabartë me 100, mund të bliheshin tituj të llojeve të ndryshme të barabarta me 200 apo 300. Rreziku në një sistem ek jo të kontrolluar dhe të disiplinuar nga shteti është shumë i lartë. Nga ai moment e prapa, mekanizmi i vënë në funksionim nga një shoqëri optimiste, ajo amerikane, filloi të veprojë për llogari të vet, duke humbur çdo referim me realitetin ekonomik. Spekulimi në bursë pushoi së qëni i kontrollueshëm, duke marrë kështu përmasa të pabesueshme: aksionet u ngitën me ritme marramendase ku në mars të 1928 mesatarja e treguesve industial u rrit me 25pikë.

Menjëherë pas zgjedhjes së Hover si president, në nëntor të 1928, treguesit e Wall Street filluan që të ngrihen, duke i thyer rekordet e mëparshme. Bursa, duke e humbur kontaktin e saj me botën reale u kushtoi pak vëmendje treguesve ekonomik. Investitorët (janë ata njerëz që blinin aksione, njerëz të klasës të mesme dhe të lartë amerikane) që kërkonin para hua për t`u blerë aksione bankave që kënaqeshin si garanci e huasë të një pjese të këtyre aksioneve. Huatë që iu ofruan klientëve nga ndërmjetësit e bankave arritën 4 miliard dollarë më 1 qershor 1928, dhe nga fundi i vitit 6 miliard.

Gjatë verës së 1929, huatë për të blerë aksione të kryera nga ndërmjetësit bankarë rritej me 400 milion dollarë në muaj. Në fund të verës i kalonin 700 milion ku nga këto më shumë se gjysma vinin nga sipërmarrje dhe privatë, të vendit dhe të huaj, përqindjet e interesit me të cilat paguheshin huatë ishin shumë të larta.

Page 6: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

Agimi i krizës

Ajo që vuri në alarm tregun ishte botimi i të dhënave lidhur me ekonominë reale që në vjeshtën e 1929 tregonin hyrjen në një gjendje të rrezikshme depresioni. Pavarësisht se treguesit industrial dhanë sinjale pak inkurajuese, pak e prisnin rënien e bursës. Shumë e kishin kuptuar rrezikshmërinë e sistemit spekulativ, por vështirë se gazetarët apo ekonomistët e gjykuar si pesimistë mund të siguronin hapsira nëpër gazeta. Ekzistonte opinioni se kishte qënë e nevojshme për ekonominë një ridimensionim i vlerës së titujve aksionerë, por tani kishte ardhur koha për rigjallërimin. Por e vërteta ishte një tjetër: rigjallërimi nuk erdhi dhe pas një kohe të shkurtër stabiliteti rëniet u kthyen bër tu bërë dramatike dhe të pandalshme deri në qershor të vitit 1932.

Kriza ekonomike dhe financiare e filluar në SHBA u përplas mekanikisht në të gjithë botën. Sidomos në Europë, ekonomia e sëcilës ishte e lidhur me SHBA nëpërmjet një sistemi kompleks huash ku pasojat ishin drastike. Duhet thënë se Europa e atyre viteve nuk kishte dalë akoma nga traumat e provokuara nga L.I.B kështu që kriza fillimisht financiare u transformua në shpejtësi në një dramë me përmasa të pakontrollueshme.

Konkluzione: Modeli Minsky

Duke lexuar "Historinë e krizave financiare" të Kindleberger, mbetesh veçanërisht i befasuar kur shikon sesa struktura e kësaj krize e sapofilluar nuk është gjë tjetër veçse një klishe e përsëritur shumë herë gjatë shekullit të fundit. Në modelin e përpunuar nga Hyman Minsky, bumi ekonomik është ushqyer nga një ekspansion i kredidhënies bankare që zgjeron ofertën totale të monedhës, në kohëra të kaluara me dhënien e drejtpërdrejtë të monedhës, sot, që një operacion i tillë nuk lejohet më, duke dhënë hua në formë depozitash bankare shtesë.

Nga modeli Minsky, kredidhënia bankare rezulton tejet e paqëndrueshme. Rritja e ofertës së monedhës përkthehet në kërkesë efektive mallrash dhe shërbimesh financiare. Pas disa kohësh, kërkesa e rritur përplaset me aftësinë për të prodhuar ose me ofertën e aktiviteteve financiare ekzistuese. Çmimet ngrihen, duke u dhënë vend mundësive të reja të fitimeve dhe duke tërhequr sipërmarrje dhe investitorë të tjerë. Zhvillohet një efekt retroaktiv pozitiv, përderisa investimet e reja përcaktojnë rritje të të ardhurave që stimulojnë investime të reja dhe rritje të reja të të ardhurave. Sipas Kindleberger, tregu arrin një gjendje euforie. Spekulimi lidhur me rritjen e çmimit i shtohet investimeve për prodhimin dhe shitjen. Në një moment të mëpasëm, spekulimi tenton që të shkëputet nga objektet vërtet me vlerë dhe për t'u drejtuar atyre më pak konsistentë. Grupe gjithnjë e më të mëdha njerëzish kërkojnë që të bëhen të pasur pa

Page 7: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

e kuptuar realisht proçesin që po zhvillohet. Me proçedimin e bumit spekulativ, copëra të interesit, shpejtësi qarkullimi dhe çmime vazhdojnë të gjitha të rriten dhe në këtë pikë disa investitorë vendosin të shesin dhe të realizojnë fitimet. Ky është momenti në të cilin tregu, në apogjeun e mundësive të ekspansionit të tij fillon që të ngecë dhe në të cilin shitjet e operatorëve kompensohen nga blerjet e rekrutëve të rinj.

Në këtë pikë spekulatorët kuptojnë rrezikun e një krize likuiditeti me pasoja katastrofike për çmimet e mallrave dhe titujve, sinjali i katastrofës së afërt jepet normalisht nga falimentimi i një banke apo i një sipërmarrjeje e ndodhur shumë ngushtë, arratia shpërthen, çmimet bien dhe falimentimet rriten. Likuidimi degjeneron në panik dhe njerëzit nguten, deri kur e kanë të mundur, që të shesin. Sinjali specifik që bën të percipitohet në një krizë mund të jetë falimentimi i një banke apo i një sipërmarrjeje e ndodhur në shumë vështirësi apo rënia e çmimit të një objekti parësor spekulimi. Likuidimi degjeneron në panik sapo fillohet të kuptohet, se sasia e monedhës është e kufizuar, e pamjaftueshme për t'u mundësuar të gjithëve që të shesin në maksimum. Ashtu si spekulimi, paniku ushqehet vetë, deri kur verifikohen një apo më shumë nga këta elementë:

1) Çmimet bien aq poshtë sa që njerëzit shtyhen sërish që të lëvizin drejt aktivitetesh më pak likuide

2) Aktiviteti ndalohet, duke i vënë limite zvogëlimit të çmimeve, duke mbyllur bursat apo duke penguar shkëmbimet

3) Një huadhënës i çastit të fundit, në përgjithësi bankat qendrore, arrin që t'i bindë tregjet se monedha jonë do të jetë e disponueshme në sasi të mjaftueshme për të përballuar kërkesën për likuid, duke rivendosur kështu një klimë besimi

Nga ai tetor i 1929 ka pasur shumë kriza financiare jo domosdoshmërisht të degjeneruara në kriza ekonomike si, sa për të dhënë një shembull, rënia e Bursës së Neë York e 1987, ka pasur kriza ekonomike jo të degjeneruara në dramë, si kriza e shkaktuar nga rritja e çmimit të naftës e 1973. Por, ajo që duket se është e ndryshme si, respektivisht krizave të përsëritura gjatë këtyre 70 viteve të fundit, është aftësia dhe besimi i vënë tek shteti si agjent ekuilibrues dhe fuqizues i ekonomisë. Neë Deal i projektuar dhe i lëshuar nga Rosvelt (ndoshta më i madhi midis presidentëve që kanë pasur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara) në vitin 1933 si mjet për të dalë nga kriza, nëpërmjet një serie komplekse ndërhyrjesh të drejtpërdrejta shtetërore, duket se ia kanë lënë vendin sot një konceptimi të ekonomisë hiperliberiste shumë të ngjashme me atë që i kish paraprirë Krizës së Madhe të 1929. se është vënë me shumë ngut në hatulla, për të rishpluhurosur propozime plot besim në aftësitë e tregjeve financiare dhe ekonomike për të vetëmenaxhuar ekuilibrin e vet.

Page 8: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

Shkaqet e krizës

Si fillim mund të themi se kriza financiare  paraqet një situatë kur kërkesa për para rritet në mënyrë të shpejtë. Shumë ekonomistë janë marrë me studimin e krizave, pra si zhvillohen krizat dhe si mund të përballohen. Megjithatë nuk ka mund të gjendet një vijë e përgjithshme parandaluese dhe krizat financiare edhe sot e kësaj dite mbeten një fenomen i rregullt. Tani do ti përmendim krizat financiare kryesore që tronditën botën, duke filluar nga kriza financiare, e cila u paraqit në Amerikën veriore e quajtur “Paniku i vitit 1907” , pastaj kriza financiare në Gjermani apo “Superinflacioni Gjerman 1912-24”, kriza financiare “ E marta e zezë 1929-33”,”Kriza e naftës 1973”, kriza “Souk Al-Manakh 1982”, kriza “E hëna e zezë 1987”, “Gabimi I dhjetorit 1994”, kriza financiare e “Azisë lindore 1997”, krizat financiare “Ruse 1998”,kriza ekonomike e “Argjentinës 1999” dhe “Kriza Financiare Aktuale” e cila u shfaq fillimisht në SHBA dhe është duke përfshirë tërë globin. Të gjitha krizat financiare të paraqitura qysh nga kohët më të hershme e deri më sot shumica e tyre janë paraqit si pasojë e kreditimit nga bankat pa mbulesë dhe secila krizë që është paraqit ka qenë më e komplikuar për tu përballuar dhe më e vështirë për ta tejkaluar. Tani do ta vejmë theksin dhe do ti sqarojmë  shkaqet dhe pasojat e ”Krizës financiare Aziatike” dhe “Krizës  financiare aktuale”.

Deri para disa dekadash, krizat financiare ishin ekuivalente me krizat e bankave. Sot ato mund të kenë formën e çfarëdo krize që ka të bëjë me paratë. Shumë ekonomistë kanë ngritur teoritë se si zhvillohet një krizë financiare dhe si mund të përballohet. Sidoqoftë, nuk ka një vijë të përgjithshme parandaluese dhe krizat financiare mbeten akoma një fenomen i rregullt.

Një ndër krizat më të hershme financiare është ajo e vitit 1907, ku tregu i bursës amerikane u rrënua në dy raste brenda një viti dhe Banka Kombëtare e Amerikës së Veriut falimentoi për shkak të menaxhimit të dobët. Tregu arriti të stabilizohej një vit më pas, megjithatë ky rast bëri që kongresi të mendohet mirë për politikat dhe ligjet e ardhshme. Disa prej krizave më të mëdha financiare në botë janë ajo e naftës në vitin 1973, "E

Page 9: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

marta e zezë" në vitin 1929, kur 10 miliardë dollarë në tregun e bursës u kthyen në hi. Kjo ishte një ndër ngjarjet që shërbeu si pararendëse e "Depresionit të Madh". Ndër krizat më të vonshme të shekullit XX është kriza ekonomike e Argjentinës, e vitit 1999.

Paniku i vitit 1907

Paniku i vitit 1907 erdhi si pasojë e faktorëve të zakonshëm: ekspansioni i tepërt dhe arsyetimi i dobët. Tregu i bursës u rrënua në mars dhe një rënie tjetër që pasoi në tetor bëri që Banka Kombëtare e Amerikës së Veriut të falimentonte. Departamenti Amerikan i Thesarit u përpoq të dilte nga situata me paratë federale dhe me një riorganizim krijues financiar. Tregu arriti të stabilizohej në shkurt të vitit 1908 dhe në maj, Kongresi kaloi aktin "Aldrich-Vreeland", i cili themeloi Komisionin Federal Monetar.

1912- 24: Superinflacioni gjerman

Në vitin 1914, shkalla e këmbimit të dollarit amerikan me markën gjermane ishte 1 me 4. Në vitin 1923, shkalla e këmbimit kishte dalë aq shumë jashtë kontrollit saqë një dollar amerikan këmbehej me 1 trilion marka. Ideja e aq shumë parave nëpër duar duket e këndshme, por jo kur me to nuk blen dot as një bukë. Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore Gjermanisë iu kërkua dëmshpërblim material për koston e luftës. Si pasojë, valuta vendase humbi vlerën. Atëherë Gjermania vazhdoi të shtypë para derisa u prodhuan një mijë miliardë marka. Superinflacioni mbaroi, por jo para se t‘u shkaktonte dëme e hidhërim një gjenerate të tërë gjermane.

1973: Kriza e naftës

Në mes të luftës së tetorit ndërmjet Sirisë e Egjiptit kundër Izraelit, "OPEC"-u përdori naftën si një armë me "Embargon Arabe të Naftës" ndaj gjithë atyre që mbështetën Izraelin. Çmimet e naftës së papërpunuar u rritën, ndërkohë që prodhimi i saj u ndërpre sidomos ndaj SHBA-së dhe Holandës. Embargoja zgjati vetëm pesë muaj, por efektet e saj vazhdojnë dhe në ditët e sotme: shtetet anëtare të "OPEC"-ut arritën një nivel mirëqenieje të paparë ndonjëherë: në gjashtë javë aksionet në "NYSE" (Bursa e Nju Jorkut) humbën 97 miliardë dollarë në vlerë dhe SHBA futi në fuqi limitin e shpejtësisë për të kursyer naftën.

1982: Kriza "Souk Al-Manakh"

Tregu i bursës së Kuvajtit "Soul Al-Manakh" ishte një treg alternativ dhe jo krejtësisht i ligjshëm, veçanërisht në krahasim me tregun e bursës zyrtare të vendit. Sidoqoftë, shumë investitorë të rinj nuk kishin shumë akses në tregun zyrtar ndaj filluan të investojnë në "Souk Al-Manakh". Aksionet

Page 10: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

kryheshin me çeqe të dala jashtë përdorimit dhe ky akt krijoi një kështjellë rëre që shumë shpejt u përmbys. Mijëra investitorë kishin çeqe të dala jashtë përdorimit dhe shuma e atyre arrinte në rreth 94 miliardë dollarë. E vërteta është se paratë ishin kthyer në fantazmë dhe vetëm dy banka i mbijetuan këtij shkatërrimi.

1987: E hëna e zezë

Pse e hëna e 19 tetorit 1987? Pse një shkatërrim masiv i tregut të bursës? Si u zhdukën 500 miliardë dollarë nga NYSE (Bursa e Neë Yorkut). Edhe pas shumë vitesh nuk ka një përgjigje të saktë, dhe pjesërisht sepse nuk kishte pothuajse fare shenja që të paralajmëronin atë që do të ndodhte. Cilado të ketë qenë arsyeja, tregjet botërore u tronditën rëndë. Në fund të tetorit të vitit 1987, tregu australian ra 41.8 për qind, i Kanadasë 22.5 për qind, i Britanisë së Madhe 26.4 për qind. Një teori e përgjithshme ia atribuon këtë shkatërrim një programi të tregtisë së menjëhershme dhe influencës në rritje të kompjuterëve në "Ëall Street".

1994: Gabimi i dhjetorit

Gabimi i dhjetorit buron nga nevoja urgjente e qeverisë meksikane për të korrigjuar disa gabime monumentale të lëna pas nga administrata që kishte lënë postin. Viti që çoi në "gabimin" ishte aq i turbullt sa mjaftonte për të trembur çdo investitor të mundshëm. Bëhej fjalë për shpërthime rebelësh në Ciapas, zëra për korruptimin në nivelet më të larta të qeverisë dhe disa vrasje politike. Administrata e presidentit Ernesto Zedillo nuk gjeti zgjidhje tjetër përveç se të zhvlerësonte peson. Kjo lëvizje shkaktoi që paratë të dilnin aq shpejt jashtë vendit duke tronditur edhe vetë qeverinë.

1997: Krizat financiare të Azisë Lindore

E ashtuquajtura "mrekullia ekonomike aziatike" rezultoi shkatërrimtare në korrik të vitit 1997, kur investitorët bënë atë që dinë të bëjnë më mirë: humbën sigurinë te bursa. Kursi i lartë i prodhimeve i bëri tregjet aziatike tërheqëse, por kur SHBA-ja uli normat e interesit, tregjet aziatike filluan të jenë në rrezik. Si pasojë, ndodhi efekti domino, duke filluar në Tailandë, për të përparuar në Filipine, Hong-Kong, Indonezi, Malajzi dhe si pasojë duke shkaktuar kriza globale. Tregjet aziatike që ishin përballur me një prosperitet të rrallë deri atëherë pësuan humbje të mëdha.

1998: Krizat financiare ruse

Korrupsioni, mungesa e reformave efektive ekonomike, rënia e vlerës së rublës dhe mungesa e stabilitetit politik bënë që Rusia të përballej me kriza masive financiare. Si pasojë, duke qenë eksportuese e një të tretës

Page 11: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

së naftës dhe gazit natyror të botës, Rusia u godit akoma më shumë kur këto çmime ranë. Kur investitorët e huaj tërhoqën paratë e tyre nga vendi, bankat u dëmtuan në shkallë jashtëzakonisht të madhe. Krizat kapluan dhe vende si Ukraina dhe Republika Çeke, duke prekur direkt tregun e bursës "The Doë" që përjetoi një prej uljeve më të mëdha të pikëve në histori.

1999: Kriza ekonomike e Argjentinës

Viti 1980 ishte shumë i vështirë për Argjentinën: diktatura ushtarake, rënia ekonomike dhe inflacioni masiv. Borxhi i vendit u rrit gjatë gjithë viteve ‘90 dhe duke i shtuar këtu edhe korrupsionin, vendi u përball me një rënie të pashmangshme në vitin 1999. Investitorët humbën besimin dhe largimi i tyre drastik e detyroi qeverinë që të ngrinte llogaritë bankare për një vit rresht, duke lejuar vetëm tërheqje të vogla. Demonstratat u pasuan nga protesta të dhunshme, të cilat shkaktuan rënien e qeverisë së Fernaando de la Rua-s.

Kriza financiare në Azi

U paraqit në korrik të vitit 1997  ishte  njëra ndër krizat financiare më të mëdha botërore . Kjo krizë përfshiu: Indonezinë, Filipinet, Korenë e Jugut, Malejzinë,Hong Kongun, Kinën , të ashtuquajturat “Tigrat e vegjël” të cilat kishin një zhvillim te hovshëm ekonomik me një rritje ekonomike prej 8-12% në vit, rritje kjo shumë e madhe në krahasim me vendet tjera. Gjatë kësaj kohe në këto vende u bënë investime nga të gjitha vendet, sepse shihnin një zhvillim shumë të  shpejtë dhe fitimet ishin të larta e në veçanti u investua nga SHBA-të.

Arsyet të cilat e shkaktuan krizën financiare në Azi ishin të  shumta, do ti përmendi  disa më të rëndësishme prej tyre :

1-Njëra ndër arsyet e shumta ishte se këto vende mbanin kursin fiks të këmbimit me dollarin amerikan dhe në të njëjtën kohë SHBA përjetoi një zhvillim të hovshëm ekonomik  dhe filluan që të ngrihenn normat e kamatës në SHBA, gjë që bëri të tërhiqeshin investitorët nga këto vende (Tigrat e vegjël), që ishin të shumtë dhe me zvogëlimin e investimeve zvogëlohet edhe prodhimi  për afro 13.5% . Të gjitha kreditë që i kishin marrë ndërmarrjet dhe komitentët tjerë nuk mund ti kthenin bankave dhe kështu filloi periudha e falimentimit të bankave dhe paraqitjes së krizës financiare në këto vende.

Page 12: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

2-Arsyeja tjetër e shfaqjes së krizës financiare aziatike është edhe ajo se në momentin kur ngrihej vlera e dollarit amerikan atëherë edhe valuta e këtyre vendeve ngrihej pasi që kishin kursin fiks te bazuar në dollar, për këtë arsye produktet e këtyre vendeve u bënë më të shtrenjta krahas vendeve të tjera, kështu që u  zvogëlua eksporti mjaft shumë. Vendi  i parë që filloi ta ndryshojë kursin e këmbimit ishte Tajlanda, pra ta rrisë kursin e këmbimit me qëllim që të bëhej më konkurrente, produktet e tij

të jenë më të lira në treg. Pra Tajlanda e cila  theu si të thuash marrëveshjen që kishin lidhur këto vende për mbajtjen e kursit fiks të këmbimit,ky  ishte vendi i parë prej nga ku edhe filloi kriza.

3-Arsye tjetër e krizës ishte se bankat në këto vende kishin dhënë shumë kredi në dollar për shkak të kamatave të larta, ndërsa kur erdhi koha që të gjithë dëshironin ti kthenin mjetet e veta në dollar, (për shkak se dollari kishte një vlerë shumë më stabël se valutat e këtyre vendeve), bankat nuk

kishin rezerva të mjaftueshme për t’iu dhënë komitentëve të tyre. Kjo përcillej duke filluar nga Tajlanda dhe në shtetet tjera siç janë: Indonezia, Filipinet, Korea e jugut, Malajzia, Kina dhe përfundoi ne Hong Kong, pra në këtë vend kishte rezerva të mjaftueshme të dollarit për ti plotësuar kërkesat e shumta te komitentëve.

4-Një arsye tjetër mund të themi se ishte edhe vizita e George Soros në këto vende  i cili njihet si një spekulant i madh në tregjet financiare, vizita e të cilit ndikoi në mendjen e njerëzve se duhet konvertuar paratë e vendit, në dollar, sepse do ti bie vlera valutave të këtyre vendeve, gjë që siç e cekëm më lartë i gjeti bankat të papërgatitura pa rezerva të mjaftueshme.

5-Një arsye tjetër  mjaft e theksuar ishte edhe politika e FMN (Fondit Monetar Ndërkombëtarë) që ishte e udhëzuar kryesisht nga SHBA e zbatuar në këto vende, pra ishin marrë vendime me bazë politike dhe ideologjike e jo në bazë të fakteve dhe të dëshmive të fuqishme, vendime këto të cilat ishin në favor të vendeve të zhvilluara kryesisht dhe në dëm të vendeve në zhvillim. Në këtë aspekt ka shumë kritika ndaj FMN-së, por unë po i ceki shkurtimisht disa prej tyre:

FMN-ja ishte për liberalizimin e shpejtë dhe të menjëhershëm të tregut të kapitalit dhe në këtë mënyrë këto vende ishin të papërgatitura për tu ballafaquar me një konkurrencë të ashpër të jashtme që vinte nga vendet

Page 13: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

industrialisht të zhvilluara dhe kjo shkaktoj mbylljen e shumë fabrikave dhe ndërmarrjeve.

FMN-ja gjithashtu ngriti normat e interesit në kredi për këto vende mbi 50 fish, dhe kjo gjë ndikoj shumë negativisht në ndërmarrjet dhe bizneset që kishin marrë kredi, ishte shkatërruese për ekonominë e këtyre vendeve, gjithashtu bëri edhe padrejtësi të tjera ndaj këtyre vendeve, por edhe ndaj vendeve tjera në zhvillim në përgjithësi duke subvencionuar ekonomitë e tyre dhe duke mos i lejuar këto vende që ti subvencionojnë ekonomitë e tyre.Ato vende të cilat pranuan urdhërat e FMN-së dhe SHBA-ve treguan rezultate shumë më të dobëta dhe edhe pas krizës kishin një rënie të BPK (Bruto Produktit Kombëtarë) mjaft të theksuar siç janë: Indonezia, Koreja, Tajlanda, Filipinet etj, ndërsa Malajzia dhe Kina nuk i pranuan këto urdhra dhe kishin një zhvillim të theksuar ekonomik në krahasim me këto vende.

A jemi pjesë e krizës botërore

Kriza ekonomike konsiderohet si më e rënda që nga koha e Depresionit të madh në SHBA në vitet 20 - 30 të shekullit të kaluar. Po cilësohet edhe si krizë “morale” e sistemit kapitalist dhe e vlerave të tij. Ndërkaq, megjithëse thuhet se sot të gjithë jetojmë në një fshat global, në lagjen tonë jehona e kësaj krize vjen si shumë e largët; si diçka që na përket dhe nuk na përket, apo si punë e të mëdhenjve. Shqetësimi i vetëm tek ne është nëse mund të falimentojnë edhe bankat tona apo jo. Specialistët tanë bëjnë kujdes të na bindin se “paratë tona nuk janë të intoksikuara” ndonëse pa na dhënë shpjegime bindëse, me të dhëna konkrete, për të na hequr shqetësimin e paralelizmit me deklaratën e Berishës në prag të rënies së piramidave më 1997 mbi paret tona “të pastra”. Pra, pa na hequr edhe dyshimin se në rastin më të mirë, këtë e thonë nga frika e një paniku që mund t’i çojë njerëzit në tërheqje të kursimeve e, në rastin më të keq, sepse në një mënyrë apo tjetër mund të jenë përgjegjës e të lidhur me një krizë të mundshme

Por ajo që po ndodh na përket shumë më nga afër nga ç’duket, jo thjesht lidhur me sigurinë e parave tona nëpër banka, por shumë më thellë e më gjerë. Le të prek vetëm ndonjë aspekt që, sipas gjykimit tim, e bën krizën edhe pjesë tonën. Thelbi i lidhjes sonë me krizën, sipas meje, ka të bëjë me modelin që ne kemi marrë për të imituar i cili, në fakt, sipas analistëve më të thellë të kësaj krize, është shkaku kryesor i saj.

Para së gjithash duket thënë se klasa jonë politike nuk ka qenë asnjëherë e aftë të zhvillojë një qëndrim kritik ndaj modeleve që kemi imituar në përgjithësi dhe po ashtu aq më pak është treguar e aftë të adoptojë në mënyrë krijuese dhe pozitive atë që mund t’i shkonte realitetit tonë. Ajo i ka marrë modelet triumfuse, i ka fetishizuar falë padijes, ia ka adoptuar

Page 14: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

mendësisë sonë klanore, dhe i ka përdorur për keq, kryesisht si instrumente pushteti dhe jo zhvillimi duke e bërë vendin, tek e fundit, karikatura e modeleve të imituar. Kështu bëri dje Enver Hoxha me komunizmin duke pretenduar se ishim të vetmit marksist – leninistë të vërtetë e duke refuzuar çdo revizionim. Kështu bëmë e po vazhdojmë të bëjmë ne me kapitalizmin neoliberist duke u bërë pasqyra ku neoliberizmi mund të shohë karikaturën e vetvetes në pamjen e vet më groteske.

Çështja që dua të prek ka të bëjë me atë aspekt të kapitalizmit që lidhet me raportin midis shtetit dhe tregut, privates dhe publikes që është rikthyer në vëmendjen e analistëve pas kësaj krize. Modeli të cilit ne i jemi referuar ka qenë ai neo-loberist amerikan, i shtetit të vogël dhe tregut të madh e të lirë dhe jo ai evropian ku ka mbizotëruar modeli i shtetit social. Shkaqet e kësaj zgjedhjeje, sipas meje janë disa, por më kryesorët kanë të bëjë me atë se ky model, i cili, për hir të së vërtetës, duhet thënë se u adoptua në një masë të kosiderueshme edhe nga Evropa, i shkonte më për shtat interesave të asaj pakice që filloi të pasurohet marramendshëm duke përdorur çdo mjet. Kulti i privatizimit të gjithshkaje, i derregullimit, i “laisser faire” tek ne është shtyrë në ekstrem, deri në informalitet, për të mos thënë deri në liri për të grabitur. Jo vetëm me të djathtët tanë, por edhe me të majtët shqiptarë – jo rrallë më shumkë me këta - nuk guxon të flasësh për kujdesin shtetëror në shumë drejtime, për ruajtjen e pronës publike sepse menjëherë të përgjigjen: këto i përcakton tregu. Në këtë linjë shteti tek ne ka hequr dorë jo vetëm nga ato që quhen funksionet e tij sociale, por edhe nga kontrolli edhe nga përcaktimi i politikave afatgjata të një zhvillimi të qendrueshëm. Rezultatet shihen me sy, po i provojnë të gjithë mbi kurriz. Pasurimi i një grushti njerëzish nëpërmjet grabitjes së pronës publike dhe shpërdorimit të burimeve natyrore e njerëzore duke përdorur për këtë edhe shtetin është thelbi i politikës së këtyre 18 vjetëve.

E përsëris: këtë rezultate nuk janë thjesht e vetëm rezultat i aplikimit të modelit neo-liberist. Tek ne ai është tejet i deformuar nga korrupsioni e nga ekonomia kriminale, por nuk mund të mohoet se triumfalizmi i tij në Perëndim ishte një “ndihmë” për qëllimet e mbrapshta të kastës sonë politiko - ekonomike.

Kriza e sotme në Perëndim po tregon se lënia e fateve të njerëzve në “dorën e fshehtë” të tregut shpie në rënien e fateve të njerëzve nën dorën e zezë të spekulantëve edhe në vende me demokraci të konsoliduar ku ka edhe një gjyqsor të pavarur edhe një media të pavarur. Sot derdhja nga

Page 15: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

ana e shtetit amerikan të 700 miliardëve për të mundësuar ndalimin e krizës apo blerja nga ana e shteteve perëndimore e borxheve të këqija të bankave në thelbin e vet përgënjeshtroi teoritë e tregut të lirë, e konkurrencës së lirë të pakontrolluar nga asgjë përveçse nga tregu. Sot po flitet përsëri për rolin e shtetit, për rikthim të Keynesit që shpëtoi Amerikën në vitet 20 duke hapur epokën e shtetit social në Perëndim. Sigurisht roli i shtetit paraqet edhe rreziqet e veta të provuara tashmë, veçanërisht përsa i përket lirisë. Por pikërisht edhe njohja e tyre duhet ta çojë botën në sinteza të reja. Nuk është e rastit që akademia Suedeze i dha çmimin Nobel për ekonominë këtë vit ekonomistit amerikan Paul Krugman i cili është si kundër parimit të tregut të madh me shtet të vogël ashtu edhe kundër tregut të vogël me shtet të madh, duke i mshuar idesë së nevojës së shtetit të madh si përgjigje ndaj tregut të madh.

Aspekti tjetër negativ i modelit që kemi përdorur ka të bëjë me atë që Sarkozi e quajti gjatë këtyre ditëve si nevojë e kalimit nga “kapitalizmi spekulativ” në “kapitalizmin sipërmarrës”. Me një fjalë nga kapitalizmi i bankave e bursave në kapitalizmin që kthehet e bëhet prodhues.

Edhe në këtë aspekt ne jemi karikaturë e asaj që ndodh në Perëndim. Kapitalizmi ynë mund të quhet gjithshka, por kurrsesi prodhues. Është një kapitalizëm i spekullimeve, i privatizimeve klienteliste të pronave të socializmit që rishiten me çmime shumë herë më të shtrenjta, kryesisht për ndërtime, i rikthimeve korruptive e klienteliste të pronave të pronarëve të vjetër ashtu sikurse edhe i uzurpimeve të tyre të paligjëshme, është një kapitalizëm i riciklimit të parave të pista të drogës dhe trafikimit të prostitutave, i shfrytëzimit të egër të burimeve pyjore, ujore, bregdetare etj., një kapitalizëm i tregëtarëve, i restoranteve dhe kafe – bareve, por gjithsesi jo prodhues. As industria e ndërtimit, që ka qenë thuajse e vetmja që ka funksionuar në vend, duke krijuar numrin më të madh të punësimeve, nuk i përket sferës së ekonomisë prodhuese. Kthimi përdrejt një kapitalizmi prodhues ka qenë sfida më e madhe e ekonomisë shqiptare edhe para se të vijë kriza në Perëndim e Sarkozi të flasë për nevojën e kalimit nga kapitalizmi spakulativ në kapitalizmin sipërmarrës. Por, meqënëse jemi vendi i imituesve e fetishizuesve të pandershëm e jo i krijuesve dhe kritikëve të ndershëm edhe në këtë aspekt, pa e zgjatur, mendoj se ky ndryshim i modelit në Perëndim, që do të thotë një rikthim i vëmendjes tek prodhimi, ndoshta do të ndikonte sadokudo në ndryshimin e turravrapit të ekonomisë sonë spekulative për kah një theqafje e ngjashme me atë të 97-tës.

Së treti, çka më duket dhe më e rëndësishmja, kjo krizë është edhe reflektim i krizës së sistemit të vlerave të shoqërisë konsumiste e së cilës ne përsëri jemi karikaturë. Një nga shkaqet kryesore që e ka futur botën

Page 16: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

në krizë është drogimi i njeriut me dorgën e plotësimit të dëshirave të tij konsumiste. Merr borxhe për të plotësuar dëshirat e tua që mbahen gjithnjë të pangopura që ti të marrësh borxhe të tjera për realizimin e tyre. Adrenalina e prodhuar nga kjo drogë që ka të bëjë në thelb me sistemin e vlerave të njeriut është në rrënjë të krizës. Një anekdotë e cituar nga Bauman në një shkrim të fundit mbi krizën flet për dy qasje të ndryshme sipërmarrëse. Në Afrikë kemi dy përfaqësues perëndimorë fabrikash që prodhojnë këpucë. I pari i shkruan fabrikës së tij : këtu të gjithë ecin zbathur prandaj nuk ka nevojë të dërgoni këpucë. I dyti i shkruan të vetëve: këtu të gjithë janë zbathur prandaj dërgoni sa më shumë këpucë. Qasja e dytë ka kuptimin se shumçka nga ato që njeriu kosumon sot nuk kanë të bëjnë me nevojat e tij të natyrëshme, por janë produkt i manipulimit të tij nga ana e tregut. Dhe kjo është qasja mbizotëruese sot në Perëndim. Mjafton të kesh parasysh shkallën marramendëse të uzurpimit të mendjes së njeriut nga reklamat televizive dhe jo vetëm. E gjithë shtysa është pasurimi i disave. Po ne ? Ne kur dolën nga komunizmi ishim si ata afrikanët që ecnin të gjithë pa këpucë. Dëshira për të veshur këpucë mori përmasa të papara. Rezultati shumë shpejt nxorri një karikaturë të konsumizmit perëndimor të kritikuar nga Bauman. Mjafton të shikosh makinat super të shtrenjta 4X4 që ecin në rrugët e Tiranës e t’i krahasosh me makinat që sheh në Perëndim – ku ato blihen shumë më tepër sipas kriterit të mundësive dhe nevojave, - për ta kuptuar karikaturën e fenomenit. Sigurisht kjo mendësi çoi edhe në kërkimin dhe gjetjen e mënyrave për pasurim të shpejtë që e bënë karikaturën gjithnjë e më groteske. Një burrë i urtë gjerman që jetoi për ca kohë në Shqipëri më tha një ditë: « Ju kujtoni se ne ju respektojmë kur ju shohim me makina të shtrenjta. Ne pikërisht kur ju shohim mbi to humbasim çdo respekt. »

Sot vështirë se mund të dilet nga kriza pa ndryshimin e mendjes së njeriut, të dëshirave të tij, me fjalë të tjera edhe pa ndryshimin e sistemit të tij të vlerave. Këto duhet të largohen nga kënaqësitë konsumiste dhe të shkojë më shumë përkah kënaqësitë intelektuale shpirtërore, të punës dhe jo vanitetit, të modestisë dhe jo mburrjes, të jetës në harmoni me natyrën dhe jo të dhunimit të saj etj.. Edhe në këtë aspekt kam frikë se pa ndryshime radikale në modelin që ne imitojmë vështirë se do të hyjë një prirje ndryshuese edhe në shoqërinë tonë.

Kriza globale e vitit 2008 – 2009

Kjo krizë përfshiu vendet e zhvilluara dhe në mënyrë të veçantë ato vende që kanë produktin bruto në nivele më të lartë. Aq e thellë ishte kjo krizë saqë pasojat ndjehen edhe sot madje u vu në diskutim dhe vetë sistemi i cili me pasojat që ka lënë tregoi se ai nuk është modeli më i përparuar.

Page 17: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

Zanafillën e vet kjo krizë e pati gjatë viteve 2003 – 2006 ku sinjalet e para u panë në tregun imobiliar në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, ku kreditë e këqija u bënë të papërballueshme. Kriza financiare u thellua gjatë vitit 2008 e në vazhdim ku shumë institucione financiare amerikane u gjendën në situatë falimentimi ose u shpëtuan nga reagimi i shpejtë i shtetit. Falimentuan bankat me të fuqishme amerikane, Aig-u nga kompanitë më të mëdha të sigurimeve, industria e automobilave etj. Këto ngjarje detyruan qeverinë amerikane por edhe të vendeve të tjera të zhvilluara të blejnë kreditë e këqija dukë u bërë në këtë mënyrë aksionere kryesore të këtyre institucioneve.

Planet e shpëtimit të sektorëve bankarë të rrezikuar, fillimisht u pasuan në SHBA dhe Europë nga dy aktorë të mëdhenj që ishin qeveritë dhe Bankat Qendrore. Në këtë mënyrë qeveritë ndërhynë me shpejtësi. Në SHBA me 700 miliardë dollarë, në Francë me 320 miliardë dollarë, në Gjermani shteti garantoi operacionet bankare më vlerë prej 400 miliardë dollarë, në Britaninë e Madhe me 320 miliardë dollarë, në Zvicër me 8 miliardë, Kina uli përqindjet e interesave për mos folur për krizën financiare Greke, Irlandeze etj. Sistemi Bankar u bë i dyshimtë dhe i rrezikshëm. Sipas analisteve humbjet vetëm në ekonominë amerikane variojnë rreth 3600 miliardë dollarë. Pra viti 2008-2009 do të mbahet mend si vit që u përshkua nga një krizë financiare e cila paraqitet një herë gjatë një shekulli. Kriza shkaktoi lëkundje të papara në Ëall Street, gjunjëzoi sistemin bankar dhe tronditi bursat, por solli edhe ndërhyrje radikale të qeverive që u prekën nga kjo krizë. Pavarësisht nga kriza globale financiare dhe ekonomike, Shqipëria për shkak të shumë faktorëve është ndër vendet e pakta në Evropë që ka ruajtur nivele pozitive të rritjes dhe stabilitetit financiar gjatë vitit 2009. Në të ardhmen Shqipëria gjendet para një numri të madh sfidash të rëndësishme, sidomos si rezultat i ritmeve të ulta të rimëkëmbjes në Europë dhe pasigurive të fundit, gjendja e rëndë ekonomike e Greqisë dhe frika e përhapjes së saj në Spanje e Portugali lëkunden besimin e Bashkimit Evropian, që ndjeu edhe pasojat nga kriza globale financiare dhe ekonomike. Një krizë të pashoq po kalon aktualisht dhe Irlanda, e cila po ndihmohet nga bashkësia europiane. Sfida e parë para nesh është ripërtëritja e rritjes ekonomike në mënyrë të qëndrueshme dhe dinamike.

Dhe që të ndodhë kjo, i duhet vënë frerë borxhit publik, investimeve elektorale dhe të pamenduara mirë dhe masave të vazhdueshme për uljen e shpenzimeve qeveritare. Nëse nuk do të marrim masa në kohë, nuk është çudi që të pësojmë fatin e Greqisë, por ne nuk do të kemi shansin e ndihmës së Bashkimit Europian siç ndodhi me vendin fqinj. Kjo krizë ka ndikuar drejtpërdrejt në projektet e mëdha energjetike të parashikuara për tu zbatuar në vendet e Evropës juglindore përfshi dhe

Page 18: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

Ballkanin perëndimor, ku bën pjesë dhe Shqipëria. Pavarësisht kësaj, ekspertët janë të sigurtë se me masat që kanë marrë dhe po marrin qeveritë, kriza financiare globale do të tejkalohet. Urojmë që pikërisht kështu të ndodhë edhe në vendin tonë.

Tani do të flasim për krizën aktuale e cila ka përfshirë botën  e me theks të veçantë vendet më të zhvilluara të atyre shteteve që kanë shumicën e Bruto produktit botëror dhe që kanë nivel të lartë jetese. Efektet shkatërruese të kësaj krize  do të jenë më të rënda sa asnjëherë më parë sa që nuk mund të parashikohen. Arsyet të cilat shkaktuan krizën aktuale financiare janë  kreditë e lejuara nga bankat për hipotekë   pa mbulesë për ato kredi.

Si rezultat i kësaj në SHBA bankat (FED) i ulën normat e interesit për kredi për hipotekë, sepse i rritej vlera patundshmërisë dhe mendonin se në këtë mënyrë do ti shmangeshin rrezikut. Dhënia e këtyre kredive që nuk kishte mbulesë  u rrit në sasi shumë të madhe, kjo ndikoi që të blihen shumë patundshmëri dhe të ndërtoheshin shtëpi, sepse ishin shumë lirë për njerëzit , pasi që norma e interesit ishte shumë e ulët, mirëpo rritja e ndërtimit të shtëpive në një masë të madhe, bëri që të rritej numri i shtëpive, kjo bëri që të bie çmimi i shtëpive dhe në këtë mënyrë  bankat u gjendën para problemit të tërheqjes së kredive të dhëna, për shkak të josolventitetit, pafuqishmërisë së kthimit të borxheve prej huamarrësve. Kështu në vitin 2007 kjo pafuqi e kthimit të borxheve arriti ne 15%, sepse tani kredimarrësve nuk ju konvenonte ti kthejnë për shkak se u kishte rënë vlera patundshmërive, pra më shumë kishin leverdi që t’ju japin atë patundshmëri ( me vlerë shumë të ulët ) se sa  ta kthej kredinë në para që kishin marrë që kishte një vlerë shumë më të lartë, ndërsa në anën tjetër bankat nuk kishin se çfarë të bënin, sepse këto kredi i dhanë pa mbulesë adekuate. Huat e dhëna për hipotekë për të transferuar rrezikun zakonisht shëndrrohen në letra me vlerë të cilat të  konsideruara si të  sigurta iu shitën bankave të tjera dhe fondacioneve financiare.

Page 19: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

Këto banka shitnin këto letra me vlerë pa e ditur blerësi rrezikun real që paraqisnin ato letra me vlerë duke u bashkuar me pjesët tjera të letrave me vlerë siç janë: aksionet, obligacionet, duke krijuar produkte të reja financimi të cilat shiteshin jo vetëm në bankat amerikane por në të gjithë sistemin financiar botëror. Këta blerës  kërkonin këto produkte sepse premtonin  profit të lartë, i cili shihet me krizën e paraqitur se është profit virtual e jo real dhe në këtë rast bankat bartin dy lloje rreziqesh:

rrezikun e kredive të akorduara dhe rrezikun e kredive te marra nga vet bankat

(d.m.th. se  bankat nuk mund ti kthenin kreditë e tyre qe i kishin marrë).

Kriza financiare u thellua në shtator 2008 ku shumë institucione financiare u gjendën para falimentimit, ose u shpëtuan nga reagimi i FED-it (kompania e sigurimit AIG , Fannije Mae, Freddie mac), ndërsa falimentoi Lehman Brothers. Nga kjo situatë e rëndë u prek mjaft edhe bursa e cila pësoi rënien më të thellë në historinë e saj, vetëm nga Janari 2008 deri më 24 Tetor 2008 pësoi një rënie të paparë: Doe Jones (SHBA) zbriti për 36.83% , Nikkei (Japoni) për 50.03% , FTSE 100(Britani) për 39.86%, DAX (Gjermani) për 46.75% , CAC 40 (Francë) pësoi rënie prej 43.11%, ndërsa bursa e Moskës u mbyll për javë të tëra nga frika e efekteve bursiere.Planet e shpëtimit të sektorit bankar ka dy akter të mëdhenj  në këtë drejtim: qeveritë dhe bankat qendrore.

 Bankat qendrore në SHBA po reagojnë me zbritjen e normës së interesit dhe në garantimin e aktiveve të infektuara të bankave në vështirësi. Qeveria amerikane plasoi planin Paulson që planifikon blerjen e aktiveve të infektuara nga bankat e ndryshme me shumën 700 mld$.

 Ne Francë shteti garanton të gjitha operacionet bankare në vlerë prej 320 mld $ dhe ndihmon në kapitalizimin e bankave në vlerë prej 40 mld $.

Gjermania garanton të gjitha operacionet bankare në vlerë prej 400 mld $ dhe ndihmon kapitalin  e bankave për 80 mld $.

Britania e madhe garanton potencialet bankare në vlerë prej 320 mld $ dhe ndihmon në kapitalin e bankave në vlerë prej 64 mld $.

Zvicra ndihmon në kapitalin e bankave prej 6 mld frang dhe blenë aktivet e infektuara prej 60 mld frang.

Page 20: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

 India ndihmon sektorin bankar me 9 mld $.

Kina e ulë normën e interesit, mirëpo edhe përkundër këtyre masave për të stabilizuar sistemin bankar dhe për të minimizuar efektet e krizës , kriza vazhdon rrugën e thellimit të saj.

Sipas disa analistëve humbjet vetëm në ekonominë amerikane do të jenë 3600 mld $. Te gjitha parashikimet qe janë bërë për vitin 2009-2011 tregojnë se Bruto Produkti Shoqëror në të gjitha ekonomitë e shteteve të fuqishme dhe të tërë globit do të bie nga 3-10%.

Kush përfitoi nga kjo krizë?

Ata që përfituan janë edhe përgjegjësit kryesorë të kësaj krize, e ata janë menaxherët e shumtë , bankierët , financuesit e mëdhenj, ndërmjetësuesit bankar e financiarë, spekulantët, fituan bankat e mëdha të cilat fituan nga investimet e realizuara , ndërsa investimet e pavlerë i bartën me mjeshtri në barrën e buxhetit shtetëror, gjithashtu këto banka  fituan edhe duke i blerë bankat tjera konkurruese me një çmim simbolik duke përforcuar pozicionin e tyre në treg.

Kush humbi nga kjo krizë?

Humbën kryesisht bankat dhe financuesit e ndryshëm që plasuan  kursimet e tyre financiare në këto produkte financiare në kërkim të  një fitimi më të madh.Humbën fondacionet e ndryshme pensionale, fat të njëjtë pësoi edhe Fondi Pensional i Kosovës i cili  siç thuhet vetëm gjatë vitit 2008 humbi rreth 100 mln Euro, ndërsa tani mbi 400 mln Euro ,  ndërsa për fondet e privatizimit nuk ka informacione se ku janë të investuara ose sa është vlera e sotme e tyre,  por vetëm thuhet se janë të investuara në vend te sigurt.

Page 21: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

      Humbi qytetari, miliona familje përmes uljes së fuqisë blerëse dhe rritjes së tatimit të cilin duhet  ta rris shteti për ti mbuluar ato produkte të infektuara financiare.

Humbën mijëra të punësuar për shkak të falimentimit të shumë fabrikave të automjeteve , ndërsa po vazhdon në sektorin e ndërtimtarisë, industrisë, hotelerisë dhe mbi të gjithë ekonominë.

Humbësi më i madh pa dyshim është sistemi kapitalist  botëror.

Të gjitha vendet e gjendura të papërgatitura ndaj kësaj krize po lëvizin në drejtim të rezistimit të saj pa pasur një strategji të përbashkët, kryesisht janë të orientuar në: ruajtjen e vendeve të punës, ruajtjen dhe përmirësimin e fuqisë blerëse, dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë.

Ndikimi i krizës në Kosovë

Duke marrë parasysh se Kosova si vend i vogël me një zhvillim  mjaft të ulët ekonomik dhe me një vlerë shumë të ulët të eksporteve dhe pa bursë nuk ka qenë e mundur që të depërtoj dhe të investoj në tregjet financiare botërore, pra nuk ka fuqi ekonomike, gjë që në këtë krizë ishte një përparësi, mirëpo këtu duhet përjashtuar Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili  kishte investuar në këto tregje  dhe sipas deklarimeve  ka humbur afër 400 mln Euro, kjo do të ketë efekte negative te të gjithë qytetarët, mirëpo në kohët e fundit është marrë një vendim, sipas të cilit duhet kthyer ato mjete dhe të investohen në vend, mund të themi se tani kemi lëvizje pozitive në drejtim të rritjes së vlerës së këtyre aksioneve, ndërsa për fondet e privatizimit nuk ka informacione se ku janë të investuara ose sa është vlera e sotme e tyre , por vetëm thuhet se janë të investuara në vend të sigurt.

Kriza financiare aktuale do të ndikoj  negativisht edhe më uljen e remitancave (dërgesat në para të dërguara nga emigrantët që ndodhen jashtë vendit) , për shkak se shumë punëtorë kanë humbur vendet e punës për shkak të falimentimit të  fabrikave të ndryshme, bankave, kompanive të sigurimit etj. Kjo krizë do të ndikojë edhe në uljen e investimeve në Kosovë , sepse shumë investitorë që kishin kapital të madh humbën në këtë krizë një pjesë shumë të madhe të kapitalit të tyre dhe në këtë mënyrë u dobësuan, kjo ndikon në rënien e interesimit për të investuar në përgjithësi, e cila padyshim se do të ndikoj edhe në zvogëlimin e investimeve në Kosovë.

Mund të themi se kriza në përgjithësi , kur dihet se qytetarët nuk kanë një të ardhme të sigurt stimulojnë kursimin dhe zvogëlojnë konsumin (përveç në të mirat e domosdoshme) dhe në këtë mënyrë me rënien e konsumit zvogëlohet prodhimi i cili ndikon në  rënien e punësimit i cili sjell pasoja të mëtutjeshme  në rënien e nivelit të të ardhurave dhe të standartit jetësor

Page 22: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

e kjo sjell me vete efekte negative të mëtutjeshme të cilat mund të çojnë edhe në depresion ekonomik siç ishte në krizën e vitit 1929-1933.

Kriza ekonomike “shtrëngon” kreditë

TIRANË- Kriza ekonomike botërore shfaq shenjat e para edhe në Shqipëri. Megjithëse vendi ynë nuk rrezikohet drejtpërdrejt nga kjo krizë, shtrëngimi i kritereve të kredidhënies, tregon se bankat janë duke marrë masa për minimizimin e efekteve të saj në vend. Shtrëngimit të kritereve të kredidhënies, nuk do t’i shpëtojnë as bizneset.

Megjithëse gjatë pjesës së mbetur të këtij viti parashikohet një ulje e intensitetit të këtij shtrëngimi, bankat do të tregohen më të kursyera ndaj kredive për investime. Për kreditë për kapital qarkullues, me maturim më të vogël se një vit, dhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, parashikohet një shtrëngim i mëtejshëm i standardeve të kredidhënies. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo ndodh pasi në muajt në vazhdim pritet një rritje e kërkesës për kredi nga këto ndërmarrje. Bashkangjitur kësaj, pritet edhe një rritje e riskut për moskthimin e kredive të marra. Situata më e fundit ekonomike në botë, e cila ka shkaktuar uljen e të ardhurave nga emigrantët, duke zvogëluar aftësinë blerëse të shqiptarëve, bashkangjitur stanjacionit qe po përjetojnë vendet përreth nesh, rrisin rrezikun e mosshitjes së prodhimeve të këtyre ndërmarrjeve. Lidhur me kushtet e dhënies së kredisë, bankat kanë forcuar standardet e aplikuara për kredinë nëpërmjet rritjes së kërkesës për kolateral, në raport me madhësinë e huasë. Tashmë bizneseve do t’ju duhet të posedojnë sasi më të mëdha të pasurive të paluajtshme për të bërë të mundur lëvrimin e kredisë nga bankat.

Sipas Bankës së Shqipërisë, faktorët kryesorë që nxisin kërkesën e bizneseve për kredi janë, nevoja për financimin e investimeve dhe nevoja për kapital qarkullues. Dominimi i huadhënies në valutë vërehet edhe këtë vit, ajo përbën 73% të totalit të kredisë së akorduar. Si bizneset, ashtu edhe individët, preferojnë të marrin kredi në monedhë të huaj, kryesisht në euro, duke përfituar nga interesat më të leverdisshme.

Si faktorë që kanë nxitur kërkesën e individëve për kreditim në valutë të huaj, bankat rendisin rrezikun e ulët që lidhet me luhatjet në kursin e këmbimit apo të normës së interesit dhe diferencën që ato ofrojnë në këto norma. Një sektor ku bankat ende hezitojnë të japin kredi është ai bujqësor. Kreditë e dhënë për këtë sektor shënojnë shifra shumë të ulëta

Page 23: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

në krahasim më sektorët e tjerë, kjo për arsye se bankat ende i konsiderojnë më risk të lartë kreditë e dhëna për bujqësinë.

Një tjetër arsye e mosdhënies së kredive janë edhe vetë “kreditë e këqija”. Sipas Bankës së Shqipërisë, në krahasim me vitin e shkuar vërehet një rritje e moskthimit të kredisë nga individët dhe bizneset. Bëhet fjalë për 2.7 miliardë lekë që janë marrë hua nga klientët e bankave dhe që nuk janë kthyer prej tyre. Ritmet e ndjeshme të kreditimit të ekonomisë janë shoqëruar edhe më rritje të riskut të moskthimit të kredisë nga klientët. Gjatë tremujorit të dytë të këtij viti “kredia e keqe” arriti shifrën e 2.7 miliardë lekëve, duke shënuar një rritje prej 0.4 %, në krahasim me tremujorin e mëparshëm.

Ekspertët bankar bëjnë të ditur se kjo tendencë, kah rritjes së kredisë me probleme, pritet të vazhdojë si rezultat i ritmit të lartë të kredive të akorduara gjatë këtyre viteve. Duke u fokusuar ne kredinë për individ, ato shprehen se kërkesa vijon të rritet, si për kredinë për banesa ashtu dhe për atë për konsum, por me ritme më të ulëta në krahasim me vitin e kaluar. Në tregun bankar shqiptar, në shumicën e rasteve, kreditë për individ merren nga emigrantët, të cilët janë të prirur që kredinë e marrë ta investojnë në pasuri të paluajtshme, kryesisht duke blerë shtëpi. Sipas specialistëve, kriza që ka përfshirë vendet ku ata kanë emigruar, ka bërë që të ulet sasia e të ardhurave, kjo ka ndikuar në uljen e kërkesës për kredi nga ana e tyre. Duke i bashkangjitur edhe shtrëngimet e vendosura nga bankat për këtë kategori kredie, parashikohet që kërkesa e individëve për kredi gjatë muajve në vazhdim të mos pësojë rritje, por të mbetet në nivelet e gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Emirjon Senja

Libri me emer “Lufta Botrore” i Niall Fergusonun (The War of the World), studion dhe arrin ne perfundime e konkluzione te rendesishme per zhvillimet ekonomike dhe politike te periudhes se Luftes se Pare dhe te Dyte Boterore. Kuptohet qe Kriza Ekonomike Boterore e vitit 1929 lindi si rezultat i influencave te Luftes se Pare Boterore dhe kjo krize, u be shkaku i Luftes se Dyte Botreore. Per keto arsye, edhe per krizen e tanishme te ekonomise boterore, analiste te vendeve te ndryshme parashikojne dhe hedhin tezen e perfundimit te kesaj krize me nje lufte te re boterore. Por, nje studim me i thelle dhe shume planesh te çon ne perfundimin se nuk do te jete kjo rruga e zgjidhjes dhe kriza e kesaj here do te perfundoje pa u bere shkaku i nje lufte te re boterore. Ne ç’faredo kohe perpara lufterave te medha perjetohen pa qartesi ekonomike te medha. Çmimi dhe dallget e kursit te shkembimit te parave dalin ne krye te tyre. Per kete arsye, per vite Fondi Monetar Nderkombetar ka mbrojtur nje regjim te shkembimit te lekeve qe mund te dallgezonte me e shumta brenda nje viti. Periudhat, ne te cilat paqartesite ekonomike kane qene te larta; mund te tregohen edhe si periudhat qe raportet e inflacionit kane qene te larta si rezultat i rritjeve te zhvillimit. Ne keto periudha, klasat zoteruese, peshen e ekonomise se prishur ua lane klasave te varfra. Ja, ky eshte shkaku me i madh i nevojes se mbajtjes se ulet te raportit te inflacionit. Renia e vendeve Perendimore

Page 24: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

Mbas Perandorise Osmane qe vazhdoi afersisht per 650 vjet, sipas disa historianeve te tjere 469 vjet mbas viteve 1453 dhe Perandorise te Britanise se Madhe qe drejtoi per 336 vjet ne periudhen e viteve 1620 - 1956, ekzistojne tre perandori, te cilat jane aktoret kryesor te botes. Keto perandori jane Amerika, e cila ka filluar ne vitin 1898, Kina qe ka filluar me 1949 dhe “Bashkimi Evropian” qe ka filluar ne vitet 1957. Se sa do te vazhdojne keto vende te jene fuqite e botes nuk dihet; por, ka nje realitet. Dhe kjo eshte fillimi i ngadalesimit dhe ngeljes mbrapa i Perendimit ndaj Lindjes si ne fuqine ekonomike edhe ne fuqine njerezore. Ferguson, shkakun e perfundimit te perandorive e lidh me prishjen e ekonomise. Ne periudhen e fundit rriten shume borxhet e brendshme dhe te jashtme te perandorive. Edhe ne periudhen e fundit te Perandorise Osmane tatimet kishin filluar ti mblidhnin te huajt karshi te drejtave qe ju takonin per te marre. Tani, edhe superfuqia Amerikane eshte perballe me te njejten dileme. Kriza ekonomike e tanishme eshte pike pyetja me e madhe nese do ti zvogeloje apo jo borxhet e Amerikes. Ja per kete arsye, kriza aktuale zanafillen e ka nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes

Influenca e rregullatorit te luftes

Per arsye te shpenzimeve te luftes, bankat qendrore braktisin politikat shtrenguese te parase dhe perfundimi i shtypjes se parase fillon hapjen e buxhetit por rregullohen ekonomite; zvogelohet pa punesia. Hapja e buxhetit qe nuk i kalonte 2.5 % te te ardhurave kombetare deri ne vitin 1936 ne Angli mberriti ne 6.5 % ne vitin 1939. Perseri, ne vitin 1932 kur erdhi ne krye te Gjermanise Hitleri, nga 6 milion te pa pune qe kishte ne Gjermani, ne qershor te 1935 kjo shifer zbriti poshte 2 milione te pa puneve. Ndersa ne Gusht te vitit 1939, numri i gjermaneve te pa pune regjistrohej ne 34.000. Tashme, dihet se rruga e kapercimit te problemeve ekonomike eshte “shtypja e parave me vetedije“. Dhe kjo rruge shmang ne nje mase te konsiderueshme kthimin e krizave ekonomike ne luftera boterore. Por duhet pranuar se nje nga shkaqet qe kriza ekonomike goditi pikerisht Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne kete periudhe jane lufterat qe ajo po vazhdon ne Irak dhe Afganistan. Pra edhe kriza ekonomiko-financiare boterore qe lindi dhe shpertheu ne superfuqine e botes dhe po pushton gradualisht gjithe hapesirat ekonomike boterore shkakun kryesore e ka tek shpenzimet gjigante te luftes ne Irak dhe Afganistan. Hartimi dhe ndertimi i politikave efektive per zbutjen e krizes aktuale dhe shmangia e perplasjeve te shteteve te medha ne fushat e interesave te tyre strategjike jane rruget qe zvogelojne shperthimin e nje lufte te re ne Lindjen e Mesme dhe me gjere. Por kjo krize ekonomike do ta ule ne nje fare mase superfuqine e Shteteve te Bashkuara duke rendur me shpejtesi ti afrohen asaj Kina, Hindia dhe Rusia. Pra ne nje periudhe afatmesme bota nuk mendohet te jete me nje superfuqi te vetme ekonomike, gje e cila do te vendose raporte te reja ne aktoret e vendimmarrjes boterore.

Page 25: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

Vetëm një vit më parë, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ngjante me një relike të epokës së pas Luftës së Ftohtë. Një prej vendeve që e kishte mbështetur themelimin e saj me fonde, Australia, kërkoi që t‘i ktheheshin paratë, ndërsa një nga anëtarët e rinj të Bashkimit Europian, Çekia, u bë vendi i parë që e mbylli programin kredimarrës me BERZH-in. Por banka që ndihmoi vendet ish-satelite të Bashkimit Sovjetik në Europën Lindore të ktheheshin nga ekonomi të centralizuara në ekonomi të tregut të lirë, duket se gjeti një front të ri pune në stabilizimin e këtyre ekonomive dhe në mbrojtjen e progresit të arritur me vështirësi në dy dekadat e fundit. Rajoni mbetet jo stabël pavarësisht shenjave të rigjallërimit që po duken kudo gjetkë. Javën e kaluar, një ankand për shitjen e bonove të thesarit të Letonisë dështoi. Askush nuk shkoi ta blinte borxhin e këtij vendi. Ngjarja ka gjasa të sjellë si pasojë zhvlerësimin e monedhës së këtij vendi.

Ky është vetëm një nga shqetësimet në Europën Lindore. Rritja e shpejtë ekonomike e viteve të fundit rezultoi e paqëndrueshme dhe e bazuar tepër në flukset kapitale të sjella nga vendet e tjera. Këto burime tashmë kanë shteruar. Për pasojë, viti 2009 ka qenë më i ngarkuari me punë në të gjithë historinë e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Tani banka synon të rrisë aftësinë e vet financuese për të luftuar pasojat e krizës botërore në këtë rajon, krizë që ishte dërrmuese për shkak të borxheve të emetuara në monedha të tjera përveç atyre kombëtare, të tilla si euro, franga zvicerane dhe korona suedeze. Lajmi i dështimit të ankandit në Letoni nuk shqetësoi vetëm këtë vend. Lajmi solli edhe rënien e vlerës së koronës suedeze.

Banka injektoi para nëpër institucionet financiare të rajonit. Në maj deklaroi se do të jepte 578 milionë dollarë për degët e bankës italiane “UniCredit” në rajon. Në një letër për vendet anëtare, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, presidenti Thomas Mirow kërkoi 14.6 miliardë dollarë shtesë në mënyrë që të plotësonte paratë e tërhequra në rajon nga investitorët privatë. Banka parashikon se ekonomitë e ish-Paktit të Varshavës do të zvogëlohen me 6 për qind në vitin 2009. Frika është se në ish-vendet komuniste, problemet ekonomike do të pasohen nga destabilitet politik e shoqëror. “Kthimi prapa gjatë tranzicionit ka qenë një fenomen i rrallë, por pavarësisht kësaj, besimi te reforma e tregut të lirë do të vihet në diskutim kësaj here”, thotë Mirow. Për më tepër, qeveritë janë rrëzuar këtë vit në Hungari, Letoni e në Rumani. Megjithëse rënia e

Page 26: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

qeverisë në Rumani javën e kaluar qe më shumë çështje politike se sa ekonomike, ky vend është goditur aq rëndë nga kriza sa u detyrua të pranojë shpëtimin nga FMN. Ekspertët thonë se sasia e kredive të këqija në rajon duket se do të vijojë të rritet edhe gjatë vitit 2010, gjë që tregon se rreziqet për rënie më të thellë ekonomike nga ajo që është parë deri tani, janë të shumta.

Deri tani Polonia ka qenë një përjashtim, pasi ia ka dalë të shmangë recesionin dhe qeveria pret rritje prej 1 përqindësh këtë vit. Por në Hungari FMN parashikon rënien ekonomike prej 6.7 përqindësh. Ekonomia e Letonisë mund ta mbyllë vitin me rënie ekonomike prej 18 përqindësh, ndërkohë që Ukraina ka gjasa të zhytet 14 për qind më poshtë se një vit më parë.

Zyrtarët e BERZH shpresojnë se para 20-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, vende si Shtetet e Bashkuara, Franca e Gjermania do të tregohen të gatshëm të ndihmojnë demokracitë e reja të Europës. Themeluar në vitin 1991, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka një mision të qartë që nga ditët e para. Ekonomitë e përtej Perdes së Hekurt duhej të ndihmoheshin në procesin e tranzicionit drejt ekonomive të tregut të hapur.

Olivier Descamps, i cili u bashkua me bankën më 1993 dhe tashmë punon si drejtor i grupit të biznesit në Europën Juglindore, rikujton: “Askush nuk kishte dëshirë në atë kohë të merrte përsipër rrezikun. Të gjitha bankat qenë të tmerruara nga ideja për të punuar në një territor të tillë”. Por gjatë viteve të fundit, rajoni u bë një vend shumë popullor për të investuar. Gjatë viteve të shkuara, disa prej klientëve të bankës po rrisnin ekonominë e vet me 7 për qind në vit, aq sa disa vende menduan të dalin prej saj pasi qenë të afta të thithin investime private. Australia deklaroi se kishte ndër mend të tërhiqte investimet e veta në BERZH dhe t‘i përdorte këto para për të zhvilluar fqinjët e vet të Azisë Juglindore. Situata është krejt ndryshe dhe BERZH e ndjen veten të domosdoshme në kohën e krizës që po jetojmë.

Kriza ekonomike boterore, vijne pasojat e para ne Shqiperi

Megjithëse jemi konsideruar si një vend në zhvillim dhe jashtë mundësive për t’u prekur nga pasojat e shpejta të krizës ekonomike botërore, vendi muajt e fundit ka nisur të ndiejë pasojat e para. Shtrenjtimi gradual i çmimeve, sidomos për artikujt e konsumit, rritja e inflacionit dhe zhvlerësimi gradual i lekut në tregun e shkëmbimit valutor, rënia e të

Page 27: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

ardhurave të emigrantëve, si dhe ngërçi që po ndien ekonomia, sidomos në sektorët më kyçë të saj, janë tregues të qartë se po prekemi nga kjo krizë. Por përveç këtyre pasojave të para, disa prej sektorëve që gjenerojnë të ardhura më shumë për ekonominë e vendit, si turizmi, bujqësia, eksportet, por dhe sektori imobiliar (shitblerja e pronave të patundshme), pritet të tronditen dhe të preken më shumë në muajt në vazhdim nga këto pasoja. Ekonomia shqiptare do të përballet me rënie të investimeve, ulje të dërgesave të emigrantëve, ndërkohë që të ardhurat nga tatimet dhe doganat kanë nisur të bien. Këtë situatë e ka ndjerë edhe tregu bankar në vend, që megjithëse fillimisht iu përgjigj me qëndrueshmëri rreziqeve fillestare të tregut bankar botëror, tani po përballet me pasojat e para. Rënia e nivelit të kredimarrjes dhe e depozitave bankare kanë qenë dy shkaqet e para të kësaj krize globale që janë ndjerë në sistemin bankar shqiptar. Kjo gjë, sipas ekspertëve të BSH-së, “mund të shoqërohet në të ardhmen me rritjen e portofolit të kredive me probleme, por dhe me uljen e kreditimit të ekonomisë nga vetë bankat të cilat, të pasigurta dhe të pazonjat për të mbledhur likuiditet, do të shtrëngojnë normat e sigurisë dhe do të rrisin përqindjet e interesave”.

Kriza imobiliare

Një ulje drastike të shitjeve të pasurive të paluajtshme paraqet një numër i madh agjencish imobiliare në Tiranë, të cilat, sipas tyre, rrezikojnë të mbyllen. Sipas një shifre mesatare, shitjet gjatë këtij viti deri tani kanë arritur në masën 50 për qind, pra gjysma e pikësynimeve të vendosura në janar të këtij viti. Ulja e interesit të emigrantëve për të blerë shtëpi gjatë këtij viti është mjaft shqetësues. Në krahasim me tre vitet e shkuara, këtë vit kemi një ulje të ndjeshme të kërkesës së emigrantëve për shtëpi në zonat e Tiranës. Sipas administratorit të një agjencie imobilare në Tiranë, kjo vjen si pasojë e krizës ekonomike që ka pushtuar vendin e tyre. “Shumë qytetarë shprehen se nuk janë në gjendje të prenotojnë shtëpi, pasi kanë tre muaj që nuk kanë marrë ende rrogën në vendin e tyre të punës”, - shprehet agjenti imobiliar. Mossjellja e parave nga emigrantët është ndjerë shumë në tregun vendas. Shumë prej këtyre agjencive nuk kishin kërkesa fare për të blerë apartamente në Shqipëri deri sot. Faktor tjetër që ka ndikuar natyrisht si tek konsumatori shqiptar, ashtu edhe tek ai i huaj, është një rritje e madhe e çmimeve që kanë pësuar apartamentet edhe në zonat më periferike. Në këto zona në qoftë se e krahasojmë me vitet e kaluara, çmimi është rritur nga 300 euro m2 në

Page 28: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

550 euro m2. Kjo natyrisht që ka ndikuar në uljen e kërkesës për këto pasuri.

Kriza në turizëm

Sektori i turizmit do të jetë një tjetër sektor kyç i ekonomisë së vendit, që përveç sektorit të ndërtimit dhe atij bankar, pritet të preket që këtë vit nga kriza ekonomike botërore. Kjo gjë, sipas ekspertëve, do të lidhet ngushtë me fluksin e ardhjeve për festat e fundvitit të emigrantëve shqiptarë. Shumë prej tyre, edhe pse janë pajisur me leje-qëndrimi në vendet rezidente, - sipas ekspertëve, - mund të mos preferojnë të vijnë në Shqipëri për shkak të të ardhurave të pakta, të kostove të udhëtimit, por dhe për shkak të prezumimit (zënies) të vendeve të punës, të cilat janë kthyer në mjaft tranzitore ose provizore dhe të pasigurta. Kjo gjë do të ndikonte direkt në nivelin e fluksit turistik vjetor në vendin tonë dhe në të ardhurat që regjistrohen prej këtyre hyrjeve. Ekspertët ndërkombëtarë sqarojnë se këtë vit që vjen tregu turistik botëror do të jetë njëri prej sektorëve ekonomikë global që do të preket nga pasojat e krizës ekonomike. Ata shtojnë se të vetmet që do të përfitojnë do të jenë vendet që do të bëjnë investime në sektorin turistik, por dhe që do të luajnë një politikë mjaft favorizuese përsa u përket ofertave të pushuesve dhe rritjes së shërbimeve.

Paralajmërimet e FMN-së

Fondi Monetar Ndërkombëtar bëri të ditur dy ditë më parë se qeverisë do t’i duhet të marrë masa shumë të kujdesshme, në mënyrë që gjatë vitit që vjen rritja ekonomike në vend të jetë 3,5-4 për qind dhe të mund të përballojë efektet e këqija, të cilat do të jenë kryesisht pasojë e klimës botërore ekonomike. Fondi Monetar kritikoi politikat fiskale, duke thënë se në këtë moment politika fiskale ka një barrë veçanërisht të rëndë. Për vitin 2008 misioni këshillon një rishpërndarje të shpejtë të shpenzimeve për të siguruar që sektorëve prioritarë po i kushtohet rëndësia e nevojshme dhe njëkohësisht që deficiti të kufizohet në 5.2 për qind të PBB-së.

Në të ardhmen, misioni rekomandon që të ruhet deficiti në vitin 2009 nën 4 për qind të PBB-së. FMN-ja tha se me një përkeqësim të mprehtë të perspektivës së rritjes ekonomike botërore, që tashmë ka filluar, është e rëndësishme që politikëbërësit shqiptarë të forcojnë më tej themelet ekonomike, duke nënkuptuar themele të dobëta të ekonomisë sonë.

Page 29: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

“Natyrisht, qeveria nuk mund të ndikojë në ngjarjet e jashtme botërore, - bëri me dije misioni i FMN-së, - por mundet dhe duhet të ndërmarrë hapa shtesë për të rritur besimin në vend, pasi në klimën aktuale politikat është më mirë të jenë më të matura se ç’duhet”.

Përveç domosdoshmërisë makroekonomike, misioni rekomandoi që çdo ulje në normat e sigurimeve shoqërore, të presë një reformë të gjerë të pensioneve, që do të forconte lidhjen midis kontributeve dhe përfitimeve dhe do të jepte shtysa të rëndësishme për vetëzbatim.

Pas përfundimit të programit FMN-ja i nxiti autoritetet që të angazhohen për zbatimin e një rregulli fiskal të qartë për të ankoruar politikat buxhetore, si p.sh. një kufi të përshtatshëm për shpenzimet, deficitin ose borxhin publik.

Konkluzion:

Pra siç e kemi thënë në pjesët e lartpërmendura kriza ekonomike botërore e vitit 1929 lindi si rezultat i influencave të Luftës së Parë Botërore dhe që u bë shkak i Luftës së dytë botërore. Prandaj edhe për krizën e tanishme botërore, analistë të vendeve të ndryshme parashikojnë dhe hedhin tezën e përfundimit të kësaj krize me një luftë të re botërore.Ajo që vuri në alarm tregun ishte botimi i të dhënave lidhur me ekonominë reale që në vjeshtën e 1929 tregonin hyrjen në një gjendje të rrezikshme depresioni. Pavarësisht se treguesit industrialë dhanë sinjale pak inkurajuese, sepse shumë pak e prisnin rënien e bursës.Struktura e kësaj krize e sapofilluar nuk ishte gjë tjetër veçse një klishe e përsëritur shumë herë gjatë shekullit të fundit. Kriza financiare  paraqet një situatë kur kërkesa për para rritet në mënyrë të shpejtë.

Page 30: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela

Disa nga arsyet e shumta që përmendëm ishte se këto vende mbanin kursin fiks të këmbimit me dollarin amerikan dhe në të njëjtën kohë SHBA përjetoi një zhvillim të hovshëm ekonomik, shfaqja e krizës financiare aziatike është edhe ajo se në momentin kur ngrihej vlera e dollarit amerikan atëherë edhe valuta e këtyre vendeve ngrihej pasi që kishin kursin fiks te bazuar në dollar, tjetër ishte se bankat në këto vende kishin dhënë shumë kredi në dollar për shkak të kamatave të larta etjKriza aktuale e cila ka përfshirë botën  e me theks të veçantë vendet më të zhvilluara të atyre shteteve që kanë shumicën e Bruto produktit botëror dhe që kanë nivel të lartë jetese.

Por kjo krizë botërore kishte dhe pasojat e saj te mëdha në njerëz dhe materiale

Bibliografi:

1.www.kriza ekonomike `29-`33

2.gazeta shekulli 14 janar 2011

3-Eric Hobsbawm “Epoka e ekstremeve”

4-gazeta korrieri 16 tetor 2008

5-gazeta shekulli “Kriza ek në SHBA më e gjata nga depresioni i madh” 20.09.2010

Page 31: Kriza Ekonomike Globale

21

Kriza ekonomike e 1929-2010 në botë dhe Shqipëri #MesueseAurela