KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në...

34
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË 1 RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT, BASHKIA VLORË Nr. Përmbajtja Faqet I. HYRJA................................................................................................................... 2 II. TITULLI................................................................................................................. 2 III. MARRËSI............................................................................................................... 2 IV. OBJEKTIVAT DHE QËLLIMI …..................................................................... 2 V. INDETIFIKIMI I ÇËSHTJES …….................................................................... 3 VI. PËRGJEGJËSITË E DREJTIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE ..... 3 VII. PËRGJEGJËSITË E AUDITUESIT TË KLSH PËR AUDITIMIN E PASQYRAVE FINACIARE ………………………………………………...... 3-4 VIII. KRITERET E VLERËSIMIT ............................................................................ 4-5 IX. BAZA LIGJORE DHE STANDARDET E AUDITIMIT .................................. 5 X. PËRSHKRIMI I AUDITIMIT........................................................................... 5-32 X/1. -Vlerësimi i funksionimit të sistemeve të menaxhimit financiar dhe kontrollit....... 5-8 X/2. -Vlerësim i procesit të programimit dhe zbatimit të buxhetit................................. 8-10 X/3. -Auditimi i mbylljes së llogarive vjetore të datës 31 Dhjetor 2016.......................... 10-12 X/4. -Vlerësim i saktësisë së zonave të llogarisë............................................................. 12-26 XI. GJETJET DHE REKOMANDIMET.................................................................. 26-32 XII. KONKLUZIONE DHE OPINIONI I AUDITIMIT........................................... 32 XIII. ANEKSET............................................................................................................... 33- Aneksi 1. Realizimi i tregueseve të buxhetit viti 2016. Bashkia Vlorë..................... 33 Aneksi 2. Programimi i shpenzimeve për Njësitë Vartëse të Bashkisë.................... 33 Aneksi 3.Detyrimet për vendimet gjyqësore të formës së prerë............................... 33-34 Aneksi 4. Të dhëna mbi strukturën organike të Njësive Administrative.................. 34 Aneksi 5. Pasqyra mbi gjendjen e llogarive të aktivit të bilancit............................. 34-35 Aneksi 6. Pasqyra mbi gjendjen e llogarive të pasivit të bilancit............................. 35 Aneksi 7. Pasqyra e realizimit të ardhurave vendore............................................... 35-36 Aneksi 8. Pasqyra mbi subjektet debitorë për tatim taksat lokale............................ 36 Aneksi 9. Pasqyrat e subjekteve me leje për shfrytëzimin minerar........................... 37 Aneksi 10. Struktura organizative e Bashkisë v. 2016.............................................. 37 Aneksi 11. Pasqyrat e saktësisë së vlerës së inventarëve ekonomikë ..................... 37-38 Aneksi 12. Pasqyrat e inventarëve të nxjerrë jashtë përdorimit.............................. 38 Aneksi 13. Llogaritë e pasivit të bilancit, bashkëngjitur Projekt Raportit të Auditimit. 39 Aneksi 14. Analiza e llogarisë 466, ”Garanci për mjete në ruajtje”....................... 39 Aneksi 15. Mbi gjendjen dhe ndryshimin e aktiveve të qëndrueshme sipas formatit nr. 6 të pasqyrave të bilancit. ................................................................. 39-42 Aneksi 16. Mbi gjendjen dhe ndryshimin e detyrimeve në llogaritë e pasivit të bilancit............................................................................................................ 42 DHJETOR 2017

Transcript of KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në...

Page 1: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

1

RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT, BASHKIA VLORË

Nr. Përmbajtja Faqet

I. HYRJA................................................................................................................... 2

II. TITULLI................................................................................................................. 2

III. MARRËSI............................................................................................................... 2

IV. OBJEKTIVAT DHE QËLLIMI …..................................................................... 2

V. INDETIFIKIMI I ÇËSHTJES …….................................................................... 3

VI. PËRGJEGJËSITË E DREJTIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE ..... 3

VII. PËRGJEGJËSITË E AUDITUESIT TË KLSH PËR AUDITIMIN E

PASQYRAVE FINACIARE ………………………………………………...... 3-4

VIII. KRITERET E VLERËSIMIT ............................................................................ 4-5

IX. BAZA LIGJORE DHE STANDARDET E AUDITIMIT .................................. 5

X. PËRSHKRIMI I AUDITIMIT........................................................................... 5-32

X/1. -Vlerësimi i funksionimit të sistemeve të menaxhimit financiar dhe kontrollit....... 5-8

X/2. -Vlerësim i procesit të programimit dhe zbatimit të buxhetit................................. 8-10

X/3. -Auditimi i mbylljes së llogarive vjetore të datës 31 Dhjetor 2016.......................... 10-12

X/4. -Vlerësim i saktësisë së zonave të llogarisë............................................................. 12-26

XI. GJETJET DHE REKOMANDIMET.................................................................. 26-32

XII. KONKLUZIONE DHE OPINIONI I AUDITIMIT........................................... 32

XIII. ANEKSET............................................................................................................... 33-

Aneksi 1. Realizimi i tregueseve të buxhetit viti 2016. Bashkia Vlorë..................... 33

Aneksi 2. Programimi i shpenzimeve për Njësitë Vartëse të Bashkisë.................... 33

Aneksi 3.Detyrimet për vendimet gjyqësore të formës së prerë............................... 33-34

Aneksi 4. Të dhëna mbi strukturën organike të Njësive Administrative.................. 34

Aneksi 5. Pasqyra mbi gjendjen e llogarive të aktivit të bilancit............................. 34-35

Aneksi 6. Pasqyra mbi gjendjen e llogarive të pasivit të bilancit............................. 35

Aneksi 7. Pasqyra e realizimit të ardhurave vendore............................................... 35-36

Aneksi 8. Pasqyra mbi subjektet debitorë për tatim taksat lokale............................ 36

Aneksi 9. Pasqyrat e subjekteve me leje për shfrytëzimin minerar........................... 37

Aneksi 10. Struktura organizative e Bashkisë v. 2016.............................................. 37

Aneksi 11. Pasqyrat e saktësisë së vlerës së inventarëve ekonomikë ..................... 37-38

Aneksi 12. Pasqyrat e inventarëve të nxjerrë jashtë përdorimit.............................. 38

Aneksi 13. Llogaritë e pasivit të bilancit, bashkëngjitur Projekt Raportit të

Auditimit. 39

Aneksi 14. Analiza e llogarisë 466, ”Garanci për mjete në ruajtje”....................... 39

Aneksi 15. Mbi gjendjen dhe ndryshimin e aktiveve të qëndrueshme sipas formatit

nr. 6 të pasqyrave të bilancit. ................................................................. 39-42

Aneksi 16. Mbi gjendjen dhe ndryshimin e detyrimeve në llogaritë e pasivit të

bilancit............................................................................................................ 42

DHJETOR 2017

Page 2: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

2

1-HYRJE:

Kontrolli i Lartë i Shtetit (këtu e në vijim KLSH), auditoi Bashkinë Vlorë, në bazë të programit të

auditimit nr. 1027/1, datë 09.10.2017 të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke i

kushtuar një vëmendje të veçantë çështjeve që lidhen me organizimin dhe mbajtjen e kontabilitetit,

plotësimi i pasqyrave financiare, dhënia e opinionit për saktësinë e paraqitjes së zërave të aktivit e

pasivit dhe pasqyrave të tjera shoqëruese të bilancit mbi bazën e gjetjeve nga auditimi.

Auditimi i krye në mbështetje të ligjit nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për Organizimin dhe

Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, nga data 11.10.2017 deri me datë 17.11.2017 në

subjektin Bashkia Vlorë për periudhën nga 01.01.2016 deri më 31.12.2016 me objekt “Mbi

auditimin financiar të ushtruar në Bashkinë Vlorë, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”.

Auditimi u krye me zgjedhje, për vlerësimin e saktësisë së raportimit financiar të aktivitetit

ekonomik të mbyllur më datë 31.12.2016, mbi bazën e riskut dhe materialitetit.

II. TITULLI:

Ky Raport Përfundimtar Auditimi përmbledh punën e bërë në lidhje me “Auditimin Financiar të

ushtruar në Bashkinë Vlorë, mbi Pasqyrat Financiare të vitit 2016”.

III. MARRËSI:

Raporti Përfundimtar i Auditimi i drejtohet Kryetarit të Bashkisë Vlorë, nëpunësit të autorizuar si

dhe Drejtorit të Menaxhimit Financiar në Bashkinë Vlorë. Korrektimi i Pasqyrave Financiare mbi

bazën e Opinionit dhe rekomandimeve të dhëna nga KLSH, i shërbejnë gjithashtu palëve të treta

që realizojnë marrëdhënie financiare me Bashkinë Vlorë, por edhe enteve publike dhe përdoruesve

të mundshëm të informacionit financiare të Pasqyrave Financiare të vitit 2016.

IV-OBJEKTIVAT E AUDITIMIT:

Objektivat specifike të auditimit ose pohimet për marrjen e garancive për besueshmërinë e

pasqyrave financiare janë:

-Pohimet rreth klasave të transaksioneve dhe ngjarjeve për periudhën nën auditim si; përkatësia,

plotësia, saktësia, periudha, klasifikimi, ligjshmëria dhe rregullsia.

-Pohimet rreth gjendjeve të llogarive në fund të periudhës si; ekzistenca, të drejtat dhe detyrimet,

plotësia, vlerësimi dhe alokimi.

-Pohimet rreth prezantimit të shënimeve shpjeguese si; transaksione, të drejtat dhe detyrimet,

plotësia, klasifikimi dhe kuptueshmëria, saktësia dhe vlerësimi.

Qëllimi i auditimit të pasqyrave financiare është të rrisim shkallën e besimit të përdoruesve të

pasqyrave financiare, nëpërmjet shprehjes së një opinioni nga ana jonë nëse pasqyrat financiare

janë përgatitur në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me kornizën e zbatueshme të raportimit

financiar, si një mekanizëm kontrolli për të siguruar përgjegjshmërinë financiare.

Kjo përgjegjshmëri ka të bëjë drejtpërdrejt me menaxhimin e shëndoshë financiar si dhe me faktin

që, rezultatet e përdorimi i burimeve janë të paraqitura drejt dhe në përputhshmëri me kornizën e

raportimit financiar.

Audituesit shtetërorë do të japin sigurinë ose jo nëse informacioni i paraqitur mbi shpenzimin e

parave publike në programet publike përfaqëson në mënyrë të përshtatshme situatën financiare.

V-INDETIFIKIMI I ÇËSHTJES:

Veprimtaria e Bashkisë Vlorë si Njësi e Vetëqeverisjes Vendore, bazohet në ligjin nr. 139/2015

datë17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Nga ana jonë, veprimtari me risk, është konstatuar momenti i bashkimit të ish Komunave me

Bashkinë Vlorë në zbatim të ligjit nr. 115/2014, datë 31.07.2014 “Për ndarjen administrativo-

territoriale të Njësive të Qeverisjes Vendore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Page 3: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

3

VI-PËRGJEGJËSIA E DREJTIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE:

Administratori i Përgjithshëm (Nëpunësi autorizues) D. L, (Nëpunësi zbatues) T. Z - Drejtori i

Menaxhimit Financiar dhe Buxhetit dhe H. H. me detyrë kontabilist, janë përgjegjës për përgatitjen

e pasqyrave financiare në përputhje me kuadrin normativ të zbatueshëm të raportimit financiar në

sektorin publik dhe për mirëfunksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm, i cili garanton

përgatitjen dhe paraqitjen e drejtë të pasqyrave financiare.

Administratori i përgjithshëm dhe Drejtori i Menaxhimit Financiar dhe Buxhetit, janë përgjegjës

për të siguruar mbikëqyrjen e procesit të raportimit financiar të Bashkisë Vlorë.

Bazuar në pikën 6 e nenit 34, të ligjit nr. 139/2015, dt. 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”,

ku thuhet se: “Çdo njësi e vetëqeverisjes vendore harton, miraton, zbaton dhe administron çdo vit

buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin

e zbatimin e sistemit buxhetor dhe ligjin për financat vendore”.

Neni 91. Njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë këto të drejta dhe përgjegjësi: pika 1.3. Të drejtën

dhe përgjegjësinë e mbledhjes së të ardhurave dhe bërjes së shpenzimeve, sipas së cilës:

a) krijojnë, mbledhin të ardhura dhe bëjnë shpenzime për përmbushjen e funksioneve të tyre;

b)vendosin taksa vendore e tarifa për shërbimet, si dhe nivelin e tyre, në përputhje me

legjislacionin në fuqi;

c) hartojnë, miratojnë dhe zbatojnë buxhetin e tyre;

ç) mbajnë llogaritë, në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe ofrojnë informacione ose raporte

financiare për hartimin dhe zbatimin e buxhetit për qeverisjen qendrore ose shtetasit.

Neni 65; “Administrata e njësisë administrative”, pika 1. “Në njësitë administrative funksionon

administrata që drejtohet nga administratori”.

VII-PËRGJEGJËSITË E AUDITUESIT TË KLSH PËR AUDITIMIN E PASQYRAVE

FINANCIARE:

Përgjegjësia jonë (Audituesit e KLSH-së), është që nëpërmjet auditimit të mund të shprehë një

opinionin mbi saktësinë, vërtetësinë dhe besueshmërinë e raportimit të pasqyrave financiare.

Në këtë funksion, auditimi është kryer në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit,

sipas INTOSAI.

Këto standarde kërkojnë që ne t’i përmbahemi kërkesave etike, të planifikojmë dhe të kryejmë

auditimin për të marrë siguri të arsyeshme, për faktin nëse Pasqyrat Financiare, nuk kanë gabime

materiale, pra pasqyrat në tërësi nuk përmbajnë gabime materiale qoftë nga mashtrimi ose gabimi.

Siguria e arsyeshme i referohet një niveli të pranueshëm sigurie, por nuk garanton asnjëherë

sigurinë absolute, dhe auditimi në pajtueshmëri (apo në përputhje) me standardet nuk presupozohet

që të zbulojë gjithnjë një gabim material kur ai ekziston. Auditimi përfshin kryerjen e procedurave

për të marrë dëshmi auditimi rreth shumave dhe raportimit të shifrave në Pasqyrat Financiare.

Procedurat e zgjedhura varen nga gjykimi i audituesit, duke përfshirë këtu edhe vlerësimin e

rreziqeve nga gabimi material, qoftë për shkak të mashtrimit apo gabimit.

Gjatë proçesit të vlerësimit të rrezikut, audituesit vlerëson nivelin e kontrollit të brendshëm që

është relevant në entitet, në mënyrë që të programojë procedura auditimit që janë të përshtatshme

për kushtet e entitetit, por jo për qëllim të shprehjes së opinionit mbi efektivitetin e kontrollit të

brendshëm të entitetit.

VIII-KRITERET E VLERËSIMIT (Baza ligjore):

Auditimi u bazua në ligjin nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e

Kontrollit të Lartë të Shtetit”, Manualin e Auditimit Financiar, miratuar me Vendimin e Kryetarit

Page 4: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

4

të KLSH-së nr. 196, datë 29.12.2015, referenca të tjera ligjore dhe në kërkesat e Standardeve

Ndërkombëtare të Auditimit:

-ISSAI 100 - (Parimet themelore të auditimit të sektorit publik) që përcakton parimet themelore

për auditimin e sektorit publik në përgjithësi.

-ISSAI 200 - (Parimet themelore të auditimit financiar) që përcakton parimet themelore të ISSAI-t

100 dhe i zhvillon më tej ato duke i përshtatur me kontekstin specifik të auditimit të pasqyrave

financiare,

-Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (ISA) të Federatës Ndërkombëtarë të Kontabilistëve

IFAC,

-Manualin e Auditimit Financiar dhe të Përputhshmërisë të Gjykatës Evropiane të Audituesve,

-Kërkesat e Udhërrëfyesit të IDI-t, INTOSAI “Për implementimin e Standardeve Ndërkombëtare

të Auditimit, ISSAI mbi auditimin financiar”,

-Kërkesat e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (IPSAS),

-Në praktikat më të mira të fushës,

-Ligji nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”,

-Ligji nr. 9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar,

-Udhëzimi i Ministrisë së Financave nr. 30 datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë

e sektorin publik”.

-UMF nr. 14, datë 28.12.2006, “Për përgatitjen dhe raportimin e pasqyrave financiare vjetore të

vitit 2006, për institucionet qendrore, organet e pushtetit vendor dhe njësive që varen prej tyre” i

ndryshuar me UMF nr. 26, datë 27.12.2007.

-Ligjin nr. 139/2015 dt. 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Vlerësimi bazuar në riskun dhe materialitetin.

Nisur nga gjykimi dhe ndjeshmëria e zonave të llogarisë, duke ditur që materialiteti shpreh nivelin

maksimal të devijimit, që audituesit e vlerëson si të mundshëm për të influencuar te përdoruesit e

informacionit financiar, kemi përcaktuar materialitetin në masën 2% për të gjitha zonat e llogarisë

të planifikuara për t’u audituar.

Në gjykimin profesional të audituesit, grupi i punës ka marrë në konsideratë pragun e

materialitetit prej 2%, vlerën 28,318,000 lekë për tu konsideruar, pasi gjatë kryerjes së testeve të

kontrollit është arritur në përfundimin që sistemet e kontrollit të brendshëm kanë risk të ulët deri

në të moderuar. Metodologjia e aplikuar gjatë planifikimit konsiston në auditimin e të dhënave të

siguruara nga vetë subjekti.

Për arritjen e konkluzionit vlerësues, u përdorën teknikat e auditimit:

1. Kontrolli aritmetik.

Duke konsideruar faktin se kontabiliteti konsiston në thelb në regjistrimin e fakteve në një formë

numerike, si dhe në paraqitjen sintetike të tyre, por midis regjistrimit fillestar të fakteve dhe

paraqitjes së tyre në formë sintetike, që janë edhe qëllimi i tij, bëhen një seri veprimesh që kanë të

bëjnë me evidentimin në llogari, mbartjet, klasifikimin dhe rigrupimin. Kontrolli aritmetik u krye

me qëllim që të sigurohemi nëse veprimet e llogaritjes dhe të hedhjeve në llogaritë përkatëse, që

përfundojnë me nxjerrjen e gjendjeve sintetike, nuk përmbajnë asnjë gabim. (Ditari i kontabilizimit

të urdhër shpenzimeve).

2. Kontrolli me anë të pjesëve justifikuese.

Edhe pse kontabilizimet nuk përmbajnë asnjë gabim aritmetik, ai mund të jetë i gabuar, nëse

regjistrimet e bëra nuk korrespondojnë me realitetin. Kontrolli me zgjedhje i pjesëve justifikuese

(Urdhër shpenzimeve), konstatoi nëse shifrat e kaluara kanë pasur justifikim të mjaftueshëm

dokumentar UMF nr. 30, dt. 27.12.2011 “Mbi menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”.

3. Inspektimi fizik dhe kontrolli i gjendjeve ekzistuese.

Page 5: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

5

Konsistoi në ekzaminimin e aktiveve, të llogarive, të librave kontabël etj. Kontrolli kontabël i

ushtruar ekzaminoj përputhjen ndërmjet regjistrimit kontabël dhe pjesëve justifikuese përkatëse,

duke u siguruar edhe për ekzistencën reale të aktiveve në subjekt.

4. Kontrolli i vlerësimit.

Kontrolli i vlerësimeve përcaktoi nëse vlerat që u atribuohen gjendjeve ekzistuese janë të sakta,

nëse pasuritë duhet të qëndrojnë në bilanc me vlerat që u janë vendosur atyre.

5. Konfirmim nga të tretët,

Nëse subjekti që auditohet ka të konfirmuara (Rakorduara) me të tretët informacionet që vërtetojnë

ekzistencën e operacioneve, detyrimeve, të tepricave ose të çdo regjistrimi tjetër.

6. Kontrolli sipas një treguesi.

Përdorimi i treguesve statistikorë me qëllim që të kërkohen fakte ose të dhëna “jashtë normales”,

që përbëjnë tregues të parregullsive kontabël. Mund të përmendim: mungesa e pjesëve justifikuese,

gabimet e shpeshta në datat, numrat, referencat e brendshme, të emrave, regjistrime pak të

lexueshme, shifra të renditura keq, korrigjime të shumta të shifrave, etj.

IX-BAZA LIGJORE DHE STANDARTET E AUDITIMIT:

Auditimi u bazua në Ligjin nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e

Kontrollit të Lartë të Shtetit”, Manualin e Auditimit Financiar, miratuar me Vendimin e Kryetarit

të KLSH-së nr. 196, datë 29.12.2015, referenca të tjera ligjore dhe në kërkesat e Standardeve

Ndërkombëtare të Auditimit:

-ISSAI 100 - (Parimet themelore të auditimit të sektorit publik) që përcakton parimet themelore

për auditimin e sektorit publik në përgjithësi.

-ISSAI 200 - (Parimet themelore të auditimit financiar) që përcakton parimet themelore të ISSAI-t

100 dhe i zhvillon më tej ato duke i përshtatur me kontekstin specifik të auditimit të pasqyrave

financiare,

-Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (ISA) të Federatës Ndërkombëtarë të Kontabilistëve

IFAC,

-Manualin e Auditimit Financiar dhe të Përputhshmërisë të Gjykatës Evropiane të Audituesve,

-Kërkesat e Udhërrëfyesit të IDI-t, INTOSAI “Për implementimin e Standardeve Ndërkombëtare

të Auditimit, ISSAI mbi auditimin financiar”,

-Kërkesat e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (IPSAS),

-Në praktikat më të mira të fushës,

-Ligji nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”,

-Ligji nr. 9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar,

-Udhëzimi i Ministrisë së Financave nr. 30 datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë

e sektorin publik”.

-UMF nr. 14, datë 28.12.2006, “Për përgatitjen dhe raportimin e pasqyrave financiare vjetore të

vitit 2006, për institucionet qendrore, organet e pushtetit vendor dhe njësive që varen prej tyre” i

ndryshuar me UMF nr. 26, datë 27.12.2007.

-Ligjin nr. 139/2015 dt. 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

X-PËRSHKRIMI I AUDITIMIT:

Objekti i këtij auditimi, është “Auditimi i rregullshmërisë financiare në aktivitetin ekonomik”

Page 6: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

6

Qëllimi i auditimit: “Është dhënia e opinionit apo hartimi i raportit të auditimit mbi bazën e

vlerësimeve të gjetjeve dhe dhënia e rekomandimeve për përmirësimet përkatëse.

Fusha e veprimit është aktiviteti ekonomik i subjektit Bashkia Vlorë për periudhën 01.01.2016 deri

më datën 31.12.2016.

Në përputhje me objektin e auditimit, u auditua mbajtja e kontabilitetit, aplikimi i rregullave

kontabël si dhe nëse transaksionet financiare janë në përputhje me kërkesat ligjore, rregullave të

institucionit dhe parimeve për një qeverisje të mirë në përmbushje të objektivave të institucionit

Bashkia Vlorë dhe ligjit nr. 139/2015 dt. 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Në Bashkinë Vlorë, evidenca kontabël, mbahet në mënyrë manuale (Excel) dhe jo me programe të

posaçme (Financa 5).

Po kështu evidenca e të ardhurave dhe detyrimeve për tatimet dhe taksat lokale, mbahen në mënyrë

manuale, pa një program elektronik të posaçëm.

Qëllimi i auditimit: është dhënia e opinionit apo hartimi i raportit të auditimit mbi bazën e

vlerësimeve të gjetjeve dhe dhënia e rekomandimeve për përmirësime

X/1-Vlerësimi i funksionimit të sistemeve të menaxhimit financiar dhe kontrollit.

Nga Bashkia Vlorë, nuk janë zbatuar kërkesat e ligjit nr. 10296, datë 8.07.2010 “Për menaxhimin

financiar dhe kontrollin”, përsa i përket nenet 20, 21, 22, 23, 24, 27.

Nga auditimi mbi vlerësimin e funksioneve të sistemit të menaxhimit financiar për pesë

komponentët e menaxhimit financiar në zbatim të kërkesave të ligjit nr. 10296, datë 8.07.2010

“Për menaxhimin financiar dhe kontrollit”, rezultoi:

1-Mjedisi i kontrollit. Bashkia e Vlorë, nuk ka miratuar kodin e etikës profesionale për nivelin

menaxhues dhe për punonjësit e tjerë të njësisë, në kundërshtim me kërkesat e nenit 20, të ligjit nr.

10296, datë 8.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”.

-Strukturat e Bashkisë, funksionojnë sipas detyrave të përcaktuara në rregulloren e brendshme mbi:

“Organizimin e veprimtarisë së punonjësve të bashkisë”, miratuar me vendim të Këshillit të

Bashkisë nr. 11, datë 29.03.2012.

Kjo rregullore nuk ka të përcaktuar detyra për funksionimin e Njësive Administrative të krijuara

pas reformës administrative ku përfshihen inspektori i financës, inspektori i tatim taksave,

inspektori i bujqësisë etj.

Rregullorja gjithashtu nuk ka përcaktuar detyra lidhur me administrimin e aseteve, dhënien me qira

të tyre si dhe regjistrimin në ZVRPP në pronësi të Bashkisë Vlorë.

Struktura organizative e funksionimit të brendshëm të institucionit, është miratuar me Vendim të

Këshillit të Bashkisë nr. 10, datë 2.03.2016 e përbërë me 331 punonjës. Kjo strukturë, nuk është në

përputhje me rregulloren e brendshme të institucionit. Konkretisht në rregulloren e brendshme,

ekziston Drejtoria e Tatim Taksave me detyra konkrete për funksionimin e saj.

Në këtë rregullore, për vjeljen e tatim taksave, parashikohet strukturën dhe detyra të organizuara

në nivel Drejtori, Përgjegjës të Sektorëve dhe Inspektorët sipas detyrave.

Në strukturën e miratuar me vendim të Këshillit të Bashkisë nr. 10, datë 2.03.2016, nuk është

parashikuar struktura në nivelin e Drejtori të Tatim Taksave dhe as në niveli i përgjegjëseve të

sektorit, por vetëm në nivel të specialistëve të thjeshtë.

Sipas kësaj strukture, Drejtori i Menaxhimit Financiar, ka në vartësi të vet 76 punonjës ku të gjithë

vartësit janë në nivel specialisti ose punonjësi tjetër ndihmës përveç strukturës së Arsimit

Profesional (Konviktet) të organizuar deri në nivelin e Përgjegjësit të Sektorit me 16 punonjës në

vartësi të cilët varen gjithashtu nga Drejtori i Menaxhimit Financiare.

Me aktivitetin e vjeljes së tatim taksave, sipas strukturës së miratuar, janë 24 punonjës përfshi

punonjësit e Njësive Administrative (Ish Komunat).

Page 7: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

7

Përsa më sipër, rregullorja aktuale nuk pasqyron detyra të qarta për specialistët që ndjekin

arkëtimin e detyrimeve për tatim taksat lokale pasi rregullorja e funksionimit të brendshëm, i

referohet një strukture ndryshe nga ajo aktuale.

Nisur nga rëndësia dhe risku për arkëtimin e detyrimeve lokale, struktura aktuale, në vlerësimi

tonë, nuk jep siguri për rritjen e performancës për vjeljen e detyrimeve lokale.

Nuk janë miratuar gjurmët e auditimit sipas përcaktimeve të nenit 16, të ligjit nr. 10296, datë

8.07.2010.

Në Bashkinë Vlorë, janë evidentuar që kryejnë aktivitetin e biznesit gjithsej 4547 subjekte të

vogël/dhe madh, nga të cilët të evidentuar debitorë 2846 subjekte përfshi mbi 46 mijë familje

objekt i taksave familjare, por menaxhimi i detyrimeve për tatim taksat lokale, nuk bëhet me

programe elektronike specifike, por në mënyre manuale ose me programin ”Exel”.

Po kështu për veprimet kontabël financiare, nuk aplikohen programe elektronike të specializuara

për financën.

2- Menaxhimi i riskut. Në zbatim të kërkesave të nenin 21, të ligjit nr. 10296, datë 8.07.2010, nga

titullari i Njësisë Administrative, nuk është caktuar koordinatori i riskut dhe për rrjedhojë nuk

janë identifikuar sistemet e kontrollit me më shumë risk sipas përcaktimeve në nenin 10, të ligjit

nr. 10296, datë 8.07.2010.

Nuk është hapur regjistri i riskut dhe nuk janë marrë masa për menaxhimin e tij.

Megjithatë nga Bashkia Vlorë është përpiluar vetë deklarimi mbi funksionimin e sistemeve të

kontrollit, dërguar Ministrisë së Financave me shkresën nr. 1425 prot., datë 22.02.2017, në zbatim

të kërkesave të nenit 18,ligjit nr. 10296, datë 8.07.2010.

3-Veprimtaritë e kontrollit. Në zbatim të kërkesave të nenin 22, të ligjit nr. 10296, datë 8.07.2010,

nga ana e Titullarit të Bashkisë Vlorë, nuk janë nxjerrë urdhra me shkrim për mënyrën e

ushtrimit të veprimtarisë së kontrollit. Ndarja e detyrave, bazohet në rregulloren aktuale të

funksionimit të brendshëm, në zbatimin e detyrave sipas përshkrimit të vendit të punës dhe në

zbatim të kërkesave ligjore.

Kontrolli i transaksioneve pas faktit, ushtrohet sipas komisioneve ose grupeve të punës të ngritura

nga titullari i bashkisë si dhe nga audituesit e brendshëm strukturë e cila është e përbërë me

auditues dhe Përgjegjësi i tyre. Titullari i bashkisë është edhe nëpunësi autorizues, sipas kërkesave

të nenit 9, të ligjit nr. nr. 10296, datë 8.07.2010.

Nuk është ngritur dhe nuk ka funksionuar Grupi i Menaxhimit Strategjik sipas kërkesave të nenit

27, të ligjit nr. 10296, datë 8.07.2010, pika 2 ku citohet: “Grupi për menaxhimin strategjik

përbëhet nga titullari i njësisë publike, zëvendës titullarët, nëpunësi autorizues, nëpunësi zbatues

dhe të gjithë menaxherët e tjerë të nivelit të lartë. Kreu i auditimit të brendshëm merr pjesë në

mbledhjet e grupit për menaxhimin strategjik pa të drejtë vendimmarrjeje”.

4- Informacioni dhe komunikimi. Në zbatim të kërkesave të nenin 23, të ligjit nr. 10296, datë

8.07.2010, informimin dhe komunikimi, realizohet sipas shkallës së strukturave, bazuar edhe në

rregulloren e funksionimit të brendshëm.

Përveç kësaj mënyre, informimi realizohet edhe nëpërmjet publikimeve dhe njoftimeve të

adresuara për publikun veçanërisht lidhur me vjeljen e detyrimeve për tatim taksat lokale, në

zbatim të kërkesave të ligjit nr. 9920, datë 19.04.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e

Shqipërisë”. Ky lloj komunikimi me shkrim ose në mënyrë elektronike është edhe për rastet e

shërbimeve nga Zyra e Urbanistikës, në zbatim të kërkesave ligjore, ligji nr. 107/2014 “Për

Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”

Megjithatë, nuk na u paraqitën rregulla të shkruara lidhur me informimin dhe komunikimin midis

strukturave organizative të bashkisë, njësive administrative të saj.

5-Monitorimi. Në zbatim të kërkesave të nenin 24, të ligjit nr. 10296, datë 8.07.2010, monitorimi i

sistemit të menaxhimit financiar dhe të kontrollit në përgjithësi, realizohet nëpërmjet organizimit të

Page 8: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

8

grupeve të punës ose komisionet përkatëse si për marrjen në dorëzim të punimeve të kontraktuara,

në rastet e identifikimit të detyrimeve për tatim taksat lokale etj.

Një formë e monitorimit, është deklarata e vetëvlerësimit të sisteme të kontrollit të brendshëm.

Për monitorimin e sistemeve dhe vlerësimin e funksionimit të tyre, gjatë viti 2016, ka funksionuar

zyra e auditimit të brendshëm në Bashkinë Vlorë.

Sa më sipër arrihet në konkluzionin që:

1- Rregullorja e funksionimit të brendshëm, nuk pasqyron strukturën e re të Bashkisë Vlorë,

pas reformës administrative.

2- Nuk është miratuar Kodi i Etikës.

3- Nuk është ngritur Grupi i Menaxhimit Strategjik.

4- Nuk është emëruar koordinatori i riskut, nuk janë përcaktuar aktivitete me risk dhe

menaxhimi i tij.

Veprimet e mësipërme bien në kundërshtim me përcaktimet ligjore e nënligjore të bëra në:-Ligjin

nr. 10296, datë 8.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollit” i ndryshuar, UMF nr. 30, datë

27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik” i ndryshuar dhe Rregulloren e

Funksionimit të Brendshëm të Institucionit miratuar me vendim të Këshillit të Bashkisë nr. 11,

datë 29.03.2012, për të cilën ngarkohen me përgjegjësi: D. L. (nëpunësi autorizues), I. B me

detyrë ish N/Kryetar i Bashkisë Vlorë për periudhën deri më datën 15.03.2017 (larguar nga

institucioni)

(Përsa më sipër është mbajtur akt konstatimi nr. 1, datë 10.11.2017)

X/2- Vlerësimi i procesit të programimit dhe zbatimit të Buxhetit. Treguesit e buxhetit, janë miratuar me vendim të Këshillit të Bashkisë nr. 2, datë 04.02.2016 ku të

ardhurat dhe shpenzimet janë parashikuar për vlerën 1,794,393 mijë lekë.

Struktura e të ardhurave është parashikuar si vijon:

I. Të ardhurat e veta. 1,535,527 mijë lekë

-Të ardhura nga taksat vendore. 730,493 mijë lekë

-Të ardhura nga tarifat vendore. 220,904 mijë lekë

-Të ardhura të tjera. 194,733 mijë lekë

-Të ardhura nga grandi i pa kushtëzuar. 389,397 mijë lekë

II. Të ardhura nga transferta speciale. 258,866 mijë lekë.

SHUMA......................................... 1,794,393 mijë lekë.

Buxheti është i detajuar në tituj, kapituj dhe artikuj. Gjithashtu buxheti është i detajuar sipas

projekteve që do të financohen përsa i përket investimeve në llogarinë 231, si dhe sipas natyrës së

shërbimeve ose blerjeve për shpenzimet në llogarinë 602.

Realizimi i tregueseve të buxhetit sipas rakordimit me Degën e Thesarit, janë si në pasqyrën

Aneksin Nr. 1, bashkëngjitur këtij Projekt Raport

Në programin buxhetor për vitin 2016, janë programuar kryerja e investimeve nga të ardhurat dhe

nga grandet, llogaria 230 dhe 231, të cilat janë parashikuar në buxhetin e vitit 2016 të specifikuara

sipas objekteve. Përveç këtyre, nga grandet dhe të ardhurat lokale, janë programuar edhe

shpenzime me vlera të mëdha të prokuruar me tender për blerje dhe shërbime të ndryshme, llogaria

e shpenzimeve 602.

Këto investime, sipas emërtimit të objekteve të prokuruar, janë si në pasqyrën bashkëngjitur për 23

raste prokurimesh me vlerën totale të kontraktuar për 215,968,147 lekë me tvsh.

U konstatua se gjatë vitit 2016, janë prokuruar edhe kryerja e investimeve për 8 objekte, llogaria

231, të cilat nuk janë parashikuar në pasqyrat e buxhetit të vitit 2016. Këto investime, janë të

financuara nga buxheti i shtetit dhe janë grande të kushtëzuara.

Page 9: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

9

Vlera e këtyre investimeve të kontraktuara është në shumën 543,881,433 lekë me tvsh për objektet

sipas të dhënave të pasqyrës bashkëngjitur.

Investimi i këtyre objekteve nga grandet e kushtëzuara, nuk është miratuar në këshillin e bashkisë

me miratimin e tregueseve të buxhetit me vendimin nr. 2, datë 04.02.2016 me argumentimin se

investimet në këto objekte, janë miratuar me miratimin e prioriteteve të zhvillimit, miratuar në

programin afat mesëm të zhvillimit, miratuar me vendim të këshillit të bashkisë nr. 34, datë

30.06.2016.

Sponsorizimi i humbjeve për subjekte në vartësi të bashkisë.

Në buxhetin e vitit 2016, është miratuar sponsorizimi i humbjeve të tre njësive vartëse të Bashkisë

Vlorë të cilat janë organizuar më Statusin e Shoqërive Aksionere me kapital 100% të aksioneve

Bashkia Vlorë. Planifikimi i fondeve për sponsorizim si dhe shpenzimet faktike për sponsorizim të

njësive vartëse për vitin 2016, është si në pasqyrën që vijon:

Nr. Subjekti përfitues/(NUIS Programuar Fakti Lekë /Nr.

Llogarisë

Diferenca

1 “K.F.O....” SHA. L36521202N 11,620,000 9,977,598 (603) -1,642,402

2 “P.. U...” SHA 15,000,000 15,000,000 (602) 0

3 “U.......i” SHA 25,000,000 25,000,000 (602) 0

Shuma 51,620,000 49,977,598 -1,642,402

Financimi faktik i sponsorizimieve, është bërë si diferencë midis shpenzimeve dhe të ardhurave të

realizuara nga këto subjekte bazuar në situacionet e shpenzimeve dhe të ardhurave të paraqitura

nga subjektet përkatëse pranë Bashkisë Vlorë.

Sponsorizimit të humbjeve, nuk është bërë bazuar në treguesit financiare të planifikuar nga këto

subjekte, përkatësisht humbjet e planifikuara, por bazuar në humbjet faktike të vërtetuara gjatë

vitit, gjë e cila nuk është stimuluese për aktivitetin e këtyre subjekteve të organizuara në formën e

shoqërive aksionere dhe është në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për

tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.

Në programin e buxhetit për vitin 2016, janë parashikuar edhe shpenzime për Njësitë Vartëse të

bashkisë si në pasqyrën Aneksin Nr. 2 bashkëngjitur Raportit të Auditimit.

Në buxhetin e vitit 2016, janë programuar për të financuar shpenzimet për vendimet gjyqësore të

formës së prerë për 14 subjekte në shumën 39,394,000 lekë. Nga të dhënat e Drejtorisë Juridike, u

konstatua se shuma e detyrimeve ndaj vendimeve gjyqësore të formës së prerë, është më e madhe

se programimi për 16 subjekte në vlerën 75,108,176 lekë. Nga këto gjatë vitit 2016 janë bërë

pagesa për 5 subjekte në shumën 16,270,840 lekë. Ngelen pa paguar detyrimi 58,837,336 lekë

nga 14 subjekte, detyrim i cili nuk është pasqyruar si detyrim në pasqyrat financiare.

Më hollësisht të dhënat si në pasqyrën Aneksin Nr. 3 Detyrimet për vendimet gjyqësore të formës

së prerë, bashkëngjitur Raportit të Auditimit.

Sa më sipër konkludohet se:

-Në buxhetin e vitit 2016, nuk janë përfshirë pagesat e të gjithë detyrimeve sipas vendimeve të

formës së prerë të gjykatave për 16 subjekte. Nga shuma e detyrimeve të konstatuara prej

75,108,176 lekë, janë programuar për tu paguar 39,394,000 lekë ose më pak për diferencën

35,714,176 lekë, në kundërshtim me kërkesat e UMF nr. 2, datë 6.02.2012 “Për procedurat standart

të zbatimit të buxhetit” pikat 101, 102.

-Sponsorizimi i subjekteve të cilat janë organizuar dhe funksionojnë sipas kërkesave të ligjit nr.

9901 datë 14.04.2008 “Për tregtarë dhe shoqëritë tregtare” me statusin e Shoqërive Aksionere me

kapital 100% Bashkia e Vlorës, pa analizuar treguesit financiare të viteve paraardhës, por bazuar

Page 10: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

10

në situacionet e vitit ushtrimor për të ardhurat dhe shpenzimet, nuk është stimulues për

veprimtarinë e tre shoqërive aksionere (SHA) me kapital 100% të aksioneve të Bashkisë Vlorë.

-Sipas programit buxhetor për vitin 2016, për shoqërinë me aktivitet sportin e futbollit

“K.F.O....m” SHA, është programuar sponsorizimi në masën 100% të shpenzimeve, pasi nuk janë

programuar të ardhura nga kjo Shoqëri, që është në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 9901 datë

14.04.2008 “Për tregtarë dhe shoqëritë tregtare” dhe ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen

vendore”, i ndryshuar, nenet 9/ç, 40/3 dhe 40/5.

(Përsa më sipër është mbajtur akt konstatimi nr. 4, datë 16.11.2017)

X/3-Auditim i mbylljes së llogarive vjetore në 31 dhjetor 2016.

Specialistët e Financës janë në varësi direkt të Drejtorisë Ekonomike të Bashkisë që drejtohet nga

nëpunësi zbatues T. Z. Janë të punësuar 11(njëmbëdhjetë) nëpunës specialistë të financës, 2(dy)

magazinier dhe1( një) arkëtare. Bilanci është plotësuar nga specialisti i financës H. H dhe është

nënshkruar nga ana e tij, por është vepruar gabim pasi nuk është nëpunës zbatues dhe bilancet

duhej të nënshkruhen nga nëpunësi zbatues, ku në rastin konkret është Drejtori Menaxhimit

Ekonomik.

Specialisti H. H nuk ka asnjë funksion, por është specialist i thjeshtë dhe nuk ka autorizim nga

Kryetari i Bashkisë si nëpunës autorizues. Ky veprim bie në kundërshtim germën (b),pika 2,neni

12 dhe neni 15, të ligjit 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiarë dhe kontrollin”.

Përgjigje e Kundërshtiit: Për sa është observuar sipas shkresës nr. 9275/ datë 7.12.2017, ku

ndër të tjera pretendohet se nëpunësi ( I thjeshte) H. H i cili ka firmosur bilancet e aktivitetit të

vitit 2015 e 2016

Grupi I auditimit sqaron se:

Nuk ka asnjë funksion të lartë, nuk është as përgjegjës i sektorit të financës. Për sa pretendohet

për vitin 2014, ka kryer funksionin e përgjegjësit të sektorit të financës, grupi I auditimit mbetet

dakort dhe nuk është shprehur për vitin 2014 dhe urdhër nr. 73, datë 24.07.2014 i ish kryetarit

të bashkisë është i rregullt.

Edhe pse është rritur aktiviteti si rezultat i reformës administrative bilancet firmosen nga një

nëpunës i thjeshtë, për të cilin nuk ka as urdhër me shkrim për delegimin e kësaj detyre. ( Pas

reformës). Në këto kushte grupi I auditimit nuk e merr në konsideratë Kundërshtiin.

Nuk është hartuar rregullore për ndarjen e operacioneve dhe proceseve të punës për çdo post pune

të financës. Në organikë janë emëruar me emërtesë “Specialistë finance” në Njësitë Administrative

Novoselë, Orikum dhe Qendër. Specialistët e financës në Njësitë administrative nuk kryejnë asnjë

proces pune, sipas emërtesës pasi njësitë nuk kanë buxhet dhe bilanc me vete. Funksionet e

financës i kanë kaluar Bashkisë Vlorë, mbështetur në VKM nr. 510, datë 10.06.2015 ”Për

miratimin e procedurave për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve, personelit, aktiviteteve dhe

çdo dokumentacion tjetër zyrtar në njësitë e qeverisjes vendore, të prekura nga riorganizimi

administrativo-territorial”. Ndarja e detyrave të nëpunësve të financës për vitin 2016, nuk është

mbështetur në rregullore të brendshme të bashkisë.

Të dhënat mbi strukturën e Njësive Administrative, jepen si në pasqyrën Aneksin 4 bashkëngjitur

Raport Auditimit.

Bilanci është plotësuar nga specialisti i Financës H. H më datë 25.02.2017 dhe është dorëzuar në

Degën e Thesarit Vlorë më datë 28.02.2017, duke respektuar afatin sipas kërkesës së udhëzimit të

Ministrisë Financave nr.14, datë 28.12.2006, i ndryshuar. Bilanci është miratuar nga Dega e

Thesarit Vlorë pa vërejtje.

Page 11: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

11

Aneksin 5. Pasqyra mbi gjendjen e llogarive aktive të bilancit financiar, bashkëngjitur Raport

Auditimit.

Dinamika e llogarive sintetike që i përket vitit 2016 është e përputhur me pozicionet financiare në

bilanc. Të dhënat e pasqyruara në bilanc janë të përfshira dhe të kundruara me pasqyrat financiare

dhe të analizuara. Në llogarinë nr.437-438 “Organizma të tjerë shoqërore” , është e pasqyruar prej

vitesh teprica 135,335 lekë, e përbërë me 24 analiza që përfaqëson detyrime nga persona të

ndryshëm (viti 96-2000). Për këto debitorë nuk ka dosje dhe dokumentacion mbështetës për

origjinën e detyrimeve ndaj bashkisë. Gjithashtu në analizën nr.24 është përfshirë vlera 6,761 lekë

pa identifikim të debitorit.

Bilanci i vitit 2016, është mbështetur në të dhënat e librit përmbledhës të llogarive dhe është i

kuadruar aktiv dhe pasiv. Bilanci është i shoqëruar me pasqyrat financiare: Formati nr. 3/1

“Shpenzime të ushtrimit”, formati 3/4,”Të ardhura të ushtrimit”, Formati nr. 4 ,“ Burimet dhe

shpenzimet për investime”, Formati 5, “Pasqyra e lëvizjes në cash”, formati nr. 6,“Gjendja dhe

ndryshimet e aktive të qëndrueshme (vlera bruto)” nr.8,”Pasqyra e amortizimit”, pasqyrat 9 dhe 10

të konsoliduar. Pasqyrat financiare janë të njëjta me të dhënat e kontabilitetit.

U zbërthye llogaria nr. 202 “ Projekte dhe studime paraqitet sipas pasqyrës:

Nr. Bashkia dhe e njësitë Vlera /lekë Numri

projekte

1 Bashkia Vlorë 42,083,200 12

2 Shushic 3,795,000 4

3 Qendër 18,503,000 4

4 Orikum 25,651,500 29

5 Novoselë 12,212,760 2

6 Vlera totale Fillestare 102,245,460 51

7 Amortizimi llogaritur progresiv 28,656,371

8 Amortizimi i vitit 2016 1,886,900

Amortizimi është llogaritur në masën 5% , e vlerës mbetur.

Janë trashëguar projekte nga ish- Komunat nga bashkimi i bilanceve të vitit 2015, Ish- Komuna

Shushicë 4(katër) projekte me vlerë 3,795,000 lekë, Komuna Qendër 4 (katër) projekte me vlerë

18,503,000 lekë, ish-Bashkia Orikum 29 (Njëzet e nëntë) projekte me vlerë 25,651,500 lekë dhe

ish- Komuna Novoselë 2 (dy) projekte me vlerë 12,212,760 lekë dhe për vlerën 9,812,760 pa

emërtesë të projekteve .

Gjithsej janë trashëguar nga ish-njësitë e shkrira 39 projekte me vlerë 60,162,260 lekë.

Nga analiza e projekteve të trashëguar nga ish – njësitë e shkrira rezulton se: Nuk janë shoqëruar

me vitin e hyrjes së projektit dhe nuk janë të veçuar projektet e vëna në zbatim për ndërtim

rrugësh, ndërtesa shkollash, ujësjellës, KUZ dhe ndërtime tjera me ato të pa vëna ne zbatim.

Amortizimi është llogaritur në masën 5%, e vlerës mbetur të projekteve, por në fakt nuk

duhej të ishte llogaritur amortizim për projekte te e ndërtimeve të vëna në zbatim, vlerë e

cila duhej të ishte kaluar vlerës së objekteve të marra në dorëzim sipas udhëzimit të KM

nr.2,datë 08.05.2003”Për klasifikimin dhe strukturën e kostos së punimeve të ndërtimit”,

pika C “Të ndryshme”. Aneksin 6. Pasqyra mbi gjendjen e llogarive të pasivit të bilancit financiar, bashkëngjitur Raporti

Auditimit.

Në pasiv të bilancit në llogarinë nr. 4341 “Të tjera Operacione me shtetin kreditor” është paraqitur

me të njëjtën teprice si në çelje dhe në mbyllje të vitit ushtrimorë 1,748,591 lekë. Edhe llogaria nr.

480” Të ardhura par tu rregulluar ose klasifikuar” është paraqitur me të njëjtën vlerë 15,922,745

lekë si në çelje dhe në mbyllje. llogaria nr.475”Të ardhura për tu regjistruar vitet pasardhëse“,

Page 12: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

12

është paraqitur me të njëjtën vlerë si në çelje dhe mbyllje të vitit me 77,600,727 lekë. Këto llogari

nuk kanë dinamikë për vitin 2016.

Në disa raste nuk janë kontabilizuar faturat e vitit 2015, që ju përkasin shpenzimeve të A....t Sha,

për energji elektrike, ujë etj. dhe çelja e llogarisë nr. 467 “Kreditorë të tjerë” nuk pasqyron

saktësisht detyrimet e trashëguara si, urdhër shpenzimi nr. 60,datë 09.02.2016 në vlerë 81,130

lekë, likuidim i faturës nr. 12/15, datë 30.11.2015 në favor të A......m Sha. (Pa përfshirë në

llogarinë nr. 467 “Kreditorë të tjerë”, urdhër shpenzimi nr. 156,datë 30.03.2016 , likuidim energji

elektrike në vlerën 5,973,123 lekë etj.

Analizat e llogarive inventariale që ju përkasin shkollave në administrim të Bashkisë për llogaritë

214” Instalime, makineri, pajisje e vegla pune”, Llogaria nr. 218,“Inventarë ekonomik” dhe 32”

Objekte inventari”, si rezultat i mos bërjes hyrje në magazinën e bashkisë, por të furnizuar në

mënyrë direkt nga DAR Vlorë adresuar drejtorive të shkollave nuk e kanë të saktë inventarin

kontabël. Nga Drejtoria Rajonale Arsimor Vlorë nuk janë kërkuar konfirmime për furnizimet që

(kjo e fundit) i ka adresuar shkollave pa kaluar nëpërmes magazinës Bashkisë Vlorë. Në këto

kushte inventari kontabël nuk ka saktësi. Inventari fizik i kryer nga komisionet e inventarizimit

nuk kanë konstatuar diferenca në plus (nga krahasimi i inventarit kontabël me inventarin fizik).

Këto parregullsi bien në kundërshtim me rregullimet e parashikuara në UMF nr. 14, datë

28.12.2006, “Për përgatitjen dhe raportimin e pasqyrave financiare vjetore të vitit 2006, për

institucionet qendrore, organet e pushtetit vendor dhe njësive që varen prej tyre”, i ndryshuar me

UMF nr. 26, datë 27.12.2007, Udhëzimi i Ministrisë së Financave nr. 30 datë 27.12.2011 “Për

menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorin publik” si dhe Ligji nr. 9228, datë 29.04.2004 “Për

kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar dhe ngarkojnë me përgjegjësi nëpunësin

Urdhërues D. L dhe nëpunësin zbatues T. Z.

(Përsa më sipër është mbajtur akt konstatimi nr. 6, datë 16.11.2017)

X/4-Vlerësim i saktësisë së zonave të llogarisë, bazë për dhënien e opinionit të këtij

auditimi. a-Llogaritë e të ardhurave nga fondet e buxhetit dhe të krijuara gjatë periudhës.

Nga Bashka Vlorë nuk janë zbatuar përcaktimet ligjore të bëra në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006

“Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar me ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat

tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, VKM nr. 391, datë 21.06.2006 “Për përcaktimin

e tarifave në sektorin pyjor dhe kullosor” i ndryshuar etj.

Sa më sipër arrihet në konkluzionin që:

-Saktësia e pasqyrimit të të ardhurave sipas llojit.

Realizimi i të ardhurave nga tatim taksat për vitin 2016, të Rakorduara me degën e tatim taksave,

paraqitet si në pasqyrën që vijon:

Aneksi 7. Të dhëna për realizimin e të ardhurave vendore për vitin 2016, bashkëngjitur Raport

Auditimit.

Realizimi i të ardhurave është në nivele të ultë. Programuar të ardhura nga tatim taksat gjithsej

1,146 mijë lekë, realizuar 538,417 mijë lekë ose në masën 50%.

Ndikim të madh në mos realizimin e të ardhurave nga tatim taksat lokale, ka mos realizimi i të

ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, e cila është programuar në masën 384,687 mijë

lekë, realizuar në masën 37,748 mijë lekë ose 10%. Mosrealizimi është në masën (384,687 mijë

lekë - 37,748 mijë lekë)= 346,939 mijë lekë, me ndikim në mosrealizim në masën 32%.

-Rakordime me Degën e Thesarit për të ardhurat.

Të ardhurat janë rakorduar me Degën e Thesarit çdo muaj dhe në mënyrë progresive përfshi fund

vitin 2016.

Page 13: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

13

-Evidentimi kontabël i të ardhurave nga tatimet dhe taksat lokale dhe llogaritja e saktësisë së

detyrimeve të prapambetura në fund të periudhës (vlera e borxhit tatimor).

Detyrimet progresive për tatim taksat lokale deri më datën 31.12.2016, sipas llojit të detyrimeve

dhe njësive administrative, sipas të dhënave që na u paraqitën, është në shumën totale për

445,633 mijë lekë, nga 2846 subjekte të biznesit të madh dhe të vogël, 11,452 familje për

taksën e tokës bujqësore dhe 46,434 familje ose numër kontrata të U,,,,,it për taksat familjare,

e detajuar jepet sipas të dhënave të pasqyrës që vijon në 000/lekë:

Aneksi 8. Të dhënat mbi subjekte debitorë sipas llojit dhe Njësive administrative, bashkëngjit

Raport Auditimit.

Për vjeljen e detyrimeve për tatim taksat nga bizneset, nga ana e Sektorit të Borxhit, u janë bërë

njoftim subjekteve dhe më pas janë dërguar shkresa për bllokimin e llogarive Bankare, për

sekuestro të mjeteve të transportit pranë Drejtorisë së Kontrollit dhe Shfrytëzimit të Automjeteve,

ZVRPP për vendosjen e barrës së pasurisë dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Lidhur me këto masa, na u paraqitën të dhëna për dërgim shkresë këtyre subjekteve. Për

debitorët e viti 2015, u janë dërguar shkresa në vitin 2016këtyre institucioneve për 1216

subjekte debitorë me vlerë të debisë 189,834,274 lekë.

Në vitin 2017, u janë dërguar shkresat pranë Drejtorisë së Kontrollit dhe Shfrytëzimit të

Automjeteve, ZVRPP për vendosjen e barrës së pasurisë dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit për

891 subjekte debitorë me vlerë të debisë për 119,826,912 lekë. Nga këto është nxjerrë masa e

ekzekutimit në bankë për 186 subjekte me vlerë të debisë 39,697,804 lekë.

Këto masa, shtrënguese administrative, janë vetëm për Njësitë Administrative të Bashkisë Vlorë,

pa ato të Njësive Administrative ish Komunat.

Për debitorët në ish Komunat; Orikum, Novoselë, Shushicë dhe Qendër, nuk janë mara masa

administrative shtrënguese.

Gjendja e debitorëve për tatim taksat lokale, nuk pasqyrohen në kontabilitetin e financës së

Bashkisë Vlorë dhe rrjedhimisht nuk janë pasqyruar në pasqyrat financiare të fund vitit 2016, kjo

me pretendimin se kontabiliteti i tyre ndiqen nga njësia e specializuar për arkëtimin e detyrimeve

për tatim taksat lokale.

Për vjeljen e detyrimeve debitorë, nuk është vazhduar për vjeljen e masave të tjera shtrënguese si

bllokimi i aktivitetit të biznesit deri në sekuestron e mallrave të debitorëve.

Për mos pagesën e taksave në afat, nuk është aplikuar dënimi me gjobë për pagesat e vonuara, në

masën 0,06% kamat vonesë për çdo ditë vonesë por jo më tepër se 365 ditë, bazuar në nenin 114,

të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 ”Për procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i

ndryshuar me ligjin nr. 164/2014 datë 15.12.2014.

Për vjeljen e detyrimeve debitorë, nuk është vazhduar për vjeljen e masave të tjera shtrënguese si

bllokimi i aktivitetit të biznesit deri në sekuestron e mallrave të debitorëve deri në kallëzim penal

sipas kërkesave të nenit 114, të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008” Për Procedurat tatimore në R.SH”,

i ndryshuar me ligjin nr. 164/2014, datë 4.12.2014.

-Të ardhura të munguara.

Nga Bashkia Vlorë, nuk janë zbatuar përcaktimet ligjore të VKM nr. 391, datë 21.06.2006 “Për

përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave”, i ndryshuar, pika 2; lidhjes nr.2, pika

6/1 dhe pika 9/4 përsa i përket arkëtimit të të ardhurave nga qiratë për sipërfaqet e tokave pyjore e

kullosore që ndodhen në territorin e ish Bashkisë Orikum, të ish Komunës Shushicë dhe ish

Komunës Qendër Vlorë nga subjektet që ushtrojnë aktivitetin për shfrytëzimin minerar:

Page 14: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

14

Aneksi 9. Subjekte të pajisur me leje minerare por që nuk janë lidhur kontrata qiraje,

bashkëngjitur Raport Auditimit.

Për vitin 2016, të ardhura të munguara të llogaritura nga mos lidhja e kontratave dhe mos

arkëtimi i vlerës së kontratave të pa lidhura me subjektet që ushtrojnë aktivitetin e

shfrytëzimit minerar, është në shumën 62,685,000 lekë, kurse për gjithë periudhën e

shfrytëzimit në vlerën totale 214,044,000 lekë të cilat përbëjnë efekt financiar negativ, të ardhura

të munguara për buxhetin e bashkisë Vlorë.

Veprimi dhe mosveprimi është në shkelje të VKM nr. 391, datë 21.06.2006 të ndryshuar me VKM

nr. 1064, datë 22.12.2010 “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave”, lidhja

nr. 2 “Tarifat dysheme për dhënien në përdorim me kontratë qiraje të fondit pyjorë dhe kullosorë

publik për ushtrimin e veprimtarive”, pika 6. Për nxjerrje, prodhim dhe depozitim materialesh

inerte, direkt nga sipërfaqja (karrierë), tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës lek/ha/vit, 6-10 vjet,

Inproduktive është 440 000 lek/ha/vit dhe Pika 9. Për kryerjen e operacioneve të kërkim-zbulimit

hidrokarbure, gjeologjike e minerare, uji, vendosje objektesh të ndryshme ndihmëse në sipërfaqe

Pyll cungishte, Pyll shkurre, Kullota, tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës lek/ha/vit, 6-10 vjet

është 78,000 lek/ha/vit.

Kundërshti i subjektit: Për sa subjekti ka dërguar Kundërshtie me shkresën nr. 9275/2, datë

07.12.2017, ku pretendohet se ligji nuk është I qartë lidhur me detyrimet që duhet të paguajnë

subjektet e pajisura me leje për shfrytëzimin minerar dhe për këtë Bashkia e Vlorës do ti drejtohet

zyrtarisht Ministrisë së linjës, nëse kontrata për shfrytëzimin e sipërfaqes janë lidhur prej Ministrisë

përkatëse.

Grupi i auditimit sqaron se:

Ju nuk keni paraqitur dokumente si kontrata të lidhur nga subjektet për shfrytëzimin e sipërfaqes. Ju

nuk keni paraqitur dokumente se çfarë statusi juridik kanë sipërfaqet e përdorura nga këto subjekte

dhe nëse janë pyje, a janë bërë procedurat ligjore për ndryshimin e zërit kadastral sipas kërkesave

ligjore.

Në mungesë të dokumenteve të nevojshme, llogaritjet për të ardhurat e munguara janë bërë bazuar

në lejet e shfrytëzimit minerar të dhëna nga Ministria e linjës, sipërfaqen e miratuar si dhe tarifat e

specifikuara në këto leje, referuar VKM nr. 391, datë 21.06.2006 të ndryshuar me VKM nr. 1064,

datë 22.12.2010 “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave”,

Kujtojmë se me VKM nr. 433, datë 08.06.2016 “Për transferimin në pronësi të Bashkive të pyjeve

dhe të kullotave publike, sipas listës të inventarit dhe aktualisht në administrim të Ministrisë së

Mjedisit Të ish Komunave/Bashkive”, të gjitha sipërfaqet pyjore dhe kullosore, janë kaluar në

pronësi të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore.

Dakor përsa thoni se do ti drejtoheni për sqarime dhe veprime Ministrisë së Ekonomisë dhe

Financave

-Niveli i grandeve apo financimeve të huaja të përfituara dhe evidenca kontabël e tyre. Saktësia e

paraqitjes në pasqyrat financiare.

Për vitin 2016. Bashkia Vlorë, nuk ka përfituar grande apo financime të huaja në natyrë ose në

vlerë monetare.

-Niveli i ndihmave dhe financimeve nga donatorët e huaj dhe vendas, mënyra e dokumentimit,

marrja në dorëzim e tyre, etj.

Bashkia Vlorë, në zbatim të VKM nr. 366, datë 18.05.2016, “Për transferimin në pronësi të

bashkive të pronave të paluajtshme shtetërore, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit”,

Page 15: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

15

ka marrë me transferim pa shpërblim aktive të qëndrueshme të trupëzuara dhe aktive qarkulluese,

nga Prefektura e Qarkut Vlorë për vlerën kontabël 77,527,098 lekë.

Këto aktive janë mare në dorëzim me komision sipas procesverbalit të datës 07.06.2016 të mbajtur

midis përfaqësueseve të dy institucioneve.

Sipas aktit të marrjes në dorëzim të këtyre aseteve, janë mare në dorëzim aktivet me vlerën

kontabël në shumën totale 77,527,098 lekë të analizuara si vijon:

-Aktive të trupëzuara me vlerën kontabël ....................... 69,036,548 lekë,

-Aktive qarkulluese me vlerën me vlerën kontabël .............5,984,257 lekë dhe

-Aktive qarkulluese në magazinë me vlerën kontabël ........ 2,506,293 lekë.

Bashkëngjitur aktit të dorëzimit, janë kartelat inventariale të personave përgjegjës sipas

inventarizimit të kryer nga Prefekti i Qarkut Vlorë për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2015.

Këto transferta janë pasqyruar në pasqyrat financiare të fund vitit 2016, formati 4, nr. llogarisë

1059 “Grande të brendshme në natyrë”, formati 6 “Gjendja dhe ndryshimi i aktiveve të

qëndrueshme” sipas llogarive përkatëse si dhe shtesa në aktivin e bilancit sipas llogarive përkatëse.

U konstatua se marrja në dorëzim e aktiveve të trupëzuara për vlerën kontabël 77,527,098 lekë,

nuk është shoqëruar me vlerën përkatëse të amortizimit të tyre për efekt të veprimeve kontabël, gjë

që është në kundërshtim me kërkesat e VKM nr. 248, datë 10.04.1998 “Për miratimin e planit

kontabël publik, për organet e pushtetit lokal, institucionet shtetërore, Qendrore dhe lokale si dhe

të Njësive që varen prej tyre” i ndryshuar.

-Përveç këtyre, Bashkia Vlorë ka marrë pa shpërblim, asete të tjera si printer, pajisje, inventarë

ekonomike etj., në vlerën totale 5,753,548 lekë, të trajtuara në relacionin e pasqyrave financiare.

Për këto grande në natyrë, bazuar në fletë daljet e institucionit dhurues, janë bërë hyrje në

magazinën e Bashkisë Vlorë. Konkretisht ndihma në natyrë nga:

-AKTSH ......................................................518,400 lekë,

-Ministria e Çështjeve Sociale ...................... 833,365 lekë,

-Ministria e Punëve të brendshme .............. 2,077,823 lekë,

-Drejtoria e Përgjithshme e Tatim taksave .... 286,000 lekë,

-Drejtoria Arsimore .................................... 2,037,960 lekë.

Nga auditimi u konstatua se për këto furnizime në formë grandi, nuk janë bërë akte Rakordime i

mbajtur midis Institucionit furnizues dhe përfituesit Bashkia Vlorë.

Konkretisht për asetet që Drejtoria Arsimore, i ka dërguar direkt në Drejtoritë e Shkollave, është

prerë fletë hyrja nr. 2, datë 19.01.2016 me vlerën 2,037,960 lekë, bazuar në fletë daljen e

Drejtorisë Arsimore nr. 156/1, datë 16.06.2015, pra 6 muaj më vonë.

Në këtë rast, hyrja në magazinë është bërë me vonesë në kundërshtim me kërkesat e UMF nr.

30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në Njësitë e Sektorit Publik” i ndryshuar, pikat

37, 38, 39, 42, në pikën 37 citohet: “Hyrja e aktiveve në magazinë dokumentohet në çdo rast me

fletëhyrjen përkatëse, të hartuar sipas gjendjes fizike të tyre. Fletëhyrjet lëshohen nga magazinieri,

pasi të jetë bërë më parë verifikimi fizik i sasisë, i cilësisë dhe i çmimit (Procesi i marrjes ne

dorëzim te aktiveve, referuar kushteve te përcaktuara ne kontrate)”.

-Si përfundim:

-Mos kryerja e të gjithë procedurave për vjeljen e detyrimeve debitorëve për tatim taksat lokale si

dhe të penalitetit të tyre, është shkelje e kërkesave të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin

e taksave vendore” i ndryshuar, ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në

Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, neni 114 etj.

-Nga Bashkia Vlorë nuk është vepruar, për të lidhur kontratë qiraje me subjektet private të cilat

janë pajisur me leje minerare të miratuara nga Ministria e Energjetikës dhe Industrisë, për

Page 16: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

16

shfrytëzimin e sipërfaqeve pyjore dhe kullosore ku ushtrojnë aktivitetin e tyre për qëllime biznesi,

në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” i

ndryshuar, ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”

i ndryshuar, VKM nr. 391, datë 21.06.2006 të ndryshuar me VKM nr. 1064, datë 22.12.2010 “Për

përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave”, lidhja nr. 2, pikat 6, 11 dhe 12.

-U konstatua se marrja në dorëzim e aktiveve të trupëzuara nga Prefektura e Qarkut Vlorë për

vlerën kontabël 77,527,098 lekë, nuk është shoqëruar me vlerën përkatëse të amortizimit të tyre

për efekt të veprimeve kontabël, gjë që është në kundërshtim me kërkesat e VKM nr. 248, datë

10.04.1998 “Për miratimin e planit kontabël publik, për organet e pushtetit lokal, institucionet

shtetërore, Qendrore dhe lokale si dhe të Njësive që varen prej tyre” i ndryshuar.

Për asetet që Drejtoria Arsimore, ka transferuar në Drejtoritë e Shkollave dhe janë bërë hyrje në

Bashkinë Vlorë me vonesë sipas fletë hyrjes nr. 2, datë 19.01.2016, për vlerën 2,037,960 lekë

bazuar në fletë daljen e Drejtorisë Arsimore nr. 156/1, datë 16.06.2015, pra 6 muaj më vonë, në

kundërshtim me kërkesat e UMF nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në Njësitë e

Sektorit Publik” i ndryshuar, pikat 37, 38, 39, 42,

Për veprimet dhe mosveprimet e mësipërme ngarkohen me përgjegjësi T. Z me detyrë

Drejtor i Menaxhimit Financiar, zj. B. H me detyrë inspektore e kontabilitetit tatimor, z. F.

Ll me detyrë Inspektor i borxhit tatimore dhe H. H me detyrë kontabilist.

(Përsa më sipër është mbajtur akt konstatimi nr. 3, datë 9.10.2017)

b-Paga shpërblime e të tjera personeli.

-Respektimi i strukturës organike të miratuar dhe krahasimi me faktin, Realizimi i fondit të pagave.

Struktura organike dhe niveli i pagave është miratuar me vendime të Këshillit të Bashkisë nr. 1,

datë 4.02.2016, ndryshuar me vendimin nr. 10, datë 02.03.2016.

Sipas këtij miratimi, numri total i punonjësve të miratuar, është gjithsej 550 punonjës nga të cilët

për administratën e Bashkisë Vlorë, janë miratuar 331 punonjës dhe për Njësitë Vartëse të saj 219

punonjës sipas të dhënave të pasqyrës që vijon:

Nr. Emërtimi Nr.

punonjësve

I Administrata Bashkia Vlorë 331

1 Ndërmarrja e Shërbimeve Publike (Njësi vartëse) 136

2 Qendra Kulturore (Njësi vartëse) 52

3 Klubi Shumë sportesh “Flamurtari (Njësi vartëse)” 14

4 Shtëpia e Foshnjës (Njësi vartëse) 8

5 Qendra e Zhvillimit PAK (Njësi vartëse) 9

II Shuma njësitë vartëse 219

Totali (I+II) 550

Në strukturën administratën të Bashkisë të miratuar me 331 punonjës, 114 janë pozicione të

shërbimit civil (SH.C), 57 punonjës mbështetës të mesëm (MB), 108 në pozicione ndihmëse (ND)

dhe diferenca 52 punonjës në pozicione të tjera.

Për auditimin mbi respektimin e strukturës dhe nivelit të pagave, u përzgjodhën për auditim listë

pagesat për muajin Mars Korrik dhe Dhjetor 2016 nga ku rezultoi se është respektuar struktura

organike sipas miratimit me vendim të Këshillit të Bashkisë:

Aneksi 10. Struktura organizative e Bashkisë v. 2016, bashkëngjitur.

Nga auditimi i listë pagesave të muajve Mars, Korrik, Dhjetor 2016, konstatohet se listë pagesat

janë bërë bazuar në listë prezencat të përpiluara për çdo muaj nga personat e ngarkuar sipas

strukturës organizative.

Page 17: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

17

Për llogaritjen e shtesës së vjetërsisë në punë, nuk disponohen të me shkrim të konfirmuara nga

Drejtoria e Burimeve Njerëzore për vjetërinë në punë të çdo punonjësi që është përfitues i shtesës

mbi pagë për vjetërsi pune.

Mungesa e të dhënave mbi vjetërsinë në punë të punonjësve, është edhe në vitet paraardhëse me

pretendimin se shtesa e pagës për vjetërsi pune, është ndjekur në vite nga specialistja e pagave J.

M.

Referuar listë pagesës së muajit Dhjetor 2016, shtesa e pagës së punonjësve për vjetëri në punë

është në shumën 772,973 lekë ose 4,6% e pagës bruto.

Edhe për punonjësit e punësuar gjatë vitit 2016, nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore, nuk janë

lëshuar vërtetime për vjetërsi në punë por në këto raste i është dërguar Drejtorisë së Financës,

vetëm fotokopje e pa noterizuar e librezës së punës.

Listë pagesat janë të firmosura vetëm nga specialistja e pagave, J. M kurse përmbledhësja e pagave

për çdo muaj, është e firmosur nga Specialistja e pagave J. M, kontabilisti H. H, Drejtori i Financës

T. Z dhe titullari i bashkisë D. L.

Nuk janë firmosur përmbledhëset e pagave nga Drejtori i Burimeve Njerëzore L. B, ku për

rekrutimin e punonjësve në punë në vitin 2016, përmendim praktikat si vijon:

-Urdhrin të titullarit të bashkisë nr. 26, datë 24.06.2016 mbi: “Emërim në detyrë” të A. V në detyrë

“Drejtor”. Në urdhër nuk është përcaktuar niveli i pagës, paga bazë e lidhur me nivelin e diplomës

dhe vjetërsia në punë.

-Urdhrin të titullarit të bashkisë nr. 44, datë 5.08.2016 mbi: “Emërim në detyrë” të I. D. në detyrë

“Sekretare e kryetarit”. Në urdhër nuk është përcaktuar niveli i pagës, paga bazë e lidhur me

nivelin e diplomës dhe vjetërsia në punë.

-Akt emërimi i Drejtores së Burimeve Njerëzore, L. B nr. 7, datë 24.11.2016 mbi: “Akt emërimi”

të z. A. A në detyrë “Specialist pagash”. Në urdhër nuk është përcaktuar niveli i pagës, paga bazë e

lidhur me nivelin e diplomës dhe vjetërsia në punë.

-Urdhrin të titullarit të bashkisë nr. 7, datë 22.02.2016 mbi: “Emërim në detyrë” të B. C në detyrë

“Administratore e Rajonit Nr. 5”.Në urdhër nuk është përcaktuar niveli i pagës, paga bazë e lidhur

me nivelin e diplomës dhe vjetërsia në punë.

-Urdhrin të titullarit të bashkisë nr. 8, datë 22.02.2016 mbi: “Emërim në detyrë” të S. H në detyrë

“Sekretare e Kryetarit”. Në urdhër nuk është përcaktuar niveli i pagës, paga bazë e lidhur me

nivelin e diplomës dhe vjetërsia në punë.

-Akt emërimi i Drejtores së Burimeve Njerëzore, L. B nr. 3, datë 28.04.2016 mbi: “Akt emërimi”

të K. M në detyrë “Specialist arkitekt”. Në urdhër nuk është përcaktuar niveli i pagës, paga bazë e

lidhur me nivelin e diplomës dhe vjetërsia në punë.

-Urdhrin të titullarit të bashkisë nr. 17, datë 15.04.2016 mbi: “Emërim në detyrë” të A. M në

detyrë “Këshilltar”. Në urdhër nuk është përcaktuar niveli i pagës, paga bazë e lidhur me nivelin e

diplomës dhe vjetërsia në punë.

-Po kështu edhe për punonjësit e paguar rishtas në listë pagesat bazuar jo në akte emërimi por në

kopjen e kontratës individuale të punës, nuk është specifikuar në këto kontrata vjetërsia në punë.

-Respektimi i dispozitave ligjore për dhënien e shpërblimit nga fondi i veçantë, ndihma për

fatkeqësi, për nevoja kulturore etj.

Për vitin 2016, është programuar krijimi i fondit të veçantë.

Nga të dhënat, konstatohet se është përdorur fondi i veçantë gjithsej në shumën 157,000 lekë sipas

të dhënave të pasqyrës që vijon:

Nr. Përdorimi i fondit të veçantë për raste Nr.

rastesh

Shuma Lekë

1 Vdekje e fatkeqësi 3 90,000

Page 18: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

18

2 Dalje në pension 2 67,000

Shuma 5 157,000

Përdorimi i fondit të veçantë në këto raste, është sipas kërkesave të VKM nr. 929, datë 17.11.2010

“Për krijimin dhe përdorimin e fondit të veçantë” i ndryshuar, pika 7.

Pagesat janë bërë me urdhër të titullarit të bashkisë, bashkëngjitur janë dokumentet justifikues.

-Respektimi i dispozitave ligjore për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe

tatimin mbi të ardhurat personale, konfirmimi i pagesës së sigurimeve, si për stafin me statusin e

nëpunësit civil dhe ata me kontratë.

Nga auditimi u konstatua se janë llogaritur dhe ndalur sipas kërkesave ligjore detyrimet për

sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe detyrimet për tatimin mbi të ardhurat personale.

-Saktësim i vlerës së detyrimeve për pagat dhe sigurimet të pasqyruara në bilanc në fund të

periudhës. (sa prej tyre nuk janë llogaritur sipas të dhënave të sistemit elektronik të Drejtorisë

rajonale të Sigurimeve Shoqërore, apo Institutit të Sigurimeve Shoqërore Shëndetësore, duke

veçuar kamat vonesat e llogaritura)

U konstatua se pasqyrat financiare, pasqyrojnë saktë detyrimet për pagat e pa paguara më datën

31.12.2016 llogari 42- “Personeli e llogari të lidhura me to”, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore,

llogaritë 435- “Sigurimet shoqërore” dhe llogaria 436- “Sigurimet shëndetësore” dhe detyrimet për

tatim mbi të ardhurat personale, llogaria 431- “Detyrime ndaj shtetit për tatim-taksat”.

-Vlera e detyrimeve për vendime gjyqësore nga largimet nga puna dhe ndjekja e përgjegjësisë

institucionale për këto kosto. Analiza e vendimeve gjyqësore dhe evidenca e institucionit në

mbrojtjen e interesave institucionale në proceset gjyqësore lidhur me këto largime. Sa prej tyre

nuk janë pasqyruar në kontabilitet.

Në vitin 2016, janë kryer pagesa sipas vendimeve gjyqësore të formës së prerë, në shumën totale

për 16,270,840 lekë me të dhënat si në pasqyrën që vijon:

Nr. Subjekti i paguar Vendimi Gjykatës Nr.

datë

Urdhri i Titullarit për

pagesën e detyrimit

Shuma e

paguar. Lekë

1 Familja Agalliu Nr. 2792, dt. 15.04.204 Nr. 82, dt. 29.03.2016 10,500,000

2 Albtros Nr. 1402, dt. 30.10.2014 Nr. 81, dt. 29.03.2016 3,240,000

3 Kristaq Manaj Nr. 1901, dt. 30.10.2014 Nr. 83, dt. 29.03.2016 2,000,000

4 Genci Myrto Nr. 1360, dt. 13.10.2015 Nr. 162, dt. 08.06.2016 462,840

5 Mirjan Dederaj Nr. 45, dt. 26.01.2016 Nr. 192, dt. 15.07.2016 68,000

Shuma 16,270,840

Në buxhetin e vitit 2016, janë parashikuar për tu paguar shpenzime për vendimet gjyqësore që

kanë fituar të tretët ndaj Bashkisë Vlorë, në shumën totale 39,394,000 lekë, detyrime të cilat nuk

janë pasqyruar në pasqyrat financiare si detyrime për tu paguar. Konkretisht sipas të dhënave të

buxhetit të miratuar, detyrimet për tu paguar janë sipas të dhënave të pasqyrës që vijon:

Nr. Emërtimi i subjektit përfitues Shuma lekë

1 Familja “Agalliu” 15,000,000

2 Kristaq Mane 2,000,000

3 Albtros shpk 4,036,000

4 Leonidha Grveni 67,000

5 Lorenc Rexho 1,440,000

6 Xhezmi Alimerka 2,725,000

7 Memet Bushi 420,000

8 Dimitraq Janku 806,000

9 Stefan Miho 2,602,000

Page 19: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

19

Nr. Emërtimi i subjektit përfitues Shuma lekë

10 Bashkëpronësi Sejdiraj 540,000

11 Fatmir Jaupaj 208,000

12 Skënder Sinani 400,000

13 Anri shpk 5,500,000

14 Desi shpk 3,650,000

Shuma 39,394,000

Nga auditimi, u konstatua se vlera e detyrimeve ndaj të tretëve sipas vendimeve të formës së prerë

të gjykatave, është me e madhe se sa janë programuar për tu paguar në buxhetin e viti 2016.

Konkretisht vlera e detyrimeve sipas vendimeve të gjykatave, është konstatuar në shumën

75,108,176 lekë, janë paguar në vitin 2016 shuma 16,270,840 lekë, ngelet detyrim i pa paguar në

fund të vitit 2016, shuma 58,837,336 lekë, të cilat më të detajuara janë në aktin e konstatimit

trajtuar lidhur me buxhetin,

Sa më sipër arrihet në konkluzionin që:

Procedurat për përpilimin e listë pagesave, janë në kundërshtim me kërkesat e Vendimit të

Këshillit të Bashkisë nr. 10, datë 02.03.2016, VKM nr. 165, datë 2.03.2016 “Për grupimin e

njësive të vetëqeverisjes vendore, për efekt page dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve

të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të njësive të

vetëqeverisjes vendore”, pika 6 dhe UMF nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në

njësitë e sektorit publik” i ndryshuar pikat 69 dhe 70.

Në pikën 69 në të cilën citohet: “Listë pagesat plotësohen nga punonjësi i caktuar për pagat, duke

u mbështetur në të dhënat e dokumentacionit bazë (listë prezenca e firmosur nga menaxheri i

strukturës përkatëse) për shërbimin e kryer. Ato kontrollohen dhe nënshkruhen nga punonjësi i

caktuar me menaxhimin e burimeve njerëzore dhe nëpunësi zbatues ose i deleguari i tij”.

Sa më sipër ngarkohen me përgjegjësi personat T. Z me detyrë Drejtor i Menaxhimit Financiar,

D. Z me detyrë Drejtor Juridik, L. B me detyrë Drejtori i Burimeve Njerëzore, H. H me detyrë

kontabilist dhe zj. J. Mme detyrë specialiste e pagave.

(Përsa më sipër është mbajtur akt konstatimi nr.2, datë 10.11.2017)

c-Mallra dhe shërbime (602).

Mënyra evidentimit dhe ndjekjes së nevojave për mallra dhe shërbime brenda institucionet. Niveli i

deviacioneve për nga programimi i buxhetit për këto zëra .

Nevojat për mallra dhe shërbime janë programuar në buxhetin e bashkisë në fillim viti, mbështetur

në të dhënat e realizuara të vitit të mëparshëm dhe të nevojave në rritje të vitit ushtrimor paraqitura

nga drejtoritë përkatëse. Shpenzimet janë programuar sipas natyrës, shërbime nga të tretë,

shpenzime transporti, shpenzime udhëtimi, për qira marrje dhe të tjera.

Për vitin 2016, janë kryer shpenzime korente:

Nr. Emërtimi shpenzimit Buxheti Të ardhurat Totali

Shpenzime korente 1,062,040,389 473,301,654 1,535,342,043

Nga Totali ,operative 667,398,598

6022 Shërbime nga të tretë 476,500,350

6023 Shpenzime transporti 10,560,000

6024 Shpenzime udhëtimi 4,560,0000

6025 Mirëmbajtje Zakonshme 5,842,000

6026 Për qira marrje 4,563,0000

6029 Shpenzime tjera 161,873,048

Në ditarin e shpenzimeve operative janë azhurnuar shpenzimet operative sipas natyrës

Page 20: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

20

së tyre. Shpenzimet materiale dhe të shërbimeve janë kryer mbështetur në urdhër prokurimet dhe

dokumentacionin mbështetës, përveç shpenzimeve utilitarë si ujë, energji, postare, telefoni janë

referuar faturave . Shpenzimet operative referuar pasqyrës nr. 3/2 të bilancit , janë të kundruara

në mënyrë analitike me totalin e shpenzimeve operative.

2. Zbatimi dispozitave ligjore për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave

materiale e monetare.

Nga verifikimi i dokumentacionit që administrohet në Drejtorinë Ekonomike u konstatua se: Për

administrimin dhe dokumentimin e vlerave materiale nëpunësit e financës janë mbështetur

kryesisht në udhëzimin e Ministrisë Financave nr. 30, datë 27.11.2011 “Menaxhimi i aktiveve në

njësitë e sektorit publik” si dhe në rregulloren e brendshme të bashkisë, miratuar me Vendimi e

Këshillit Bashkiak Vlorë nr.11, datë 29.03.2012. Për sa i përket rregullores konstatohet se, nuk ka

qenë aktuale për vitin 2016 dhe nuk përfshin shtesën e funksioneve të reja si njësitë administrative,

zjarrfikëset, bordin e kullimit, pyjet, rrugët rurale etj.

3. Ligjshmëria dhe saktësia e veprimeve të kryera nëpërmjet arkës dhe bankës lidhur me sigurimin

e mallrave dhe shërbimeve për aktivitetin e Bashkisë.

Për vitin 2016, nga zyra e financës është plotësuar dokumentacioni i arkës duke regjistruar

dokumentet e arkëtimeve në arkën e të ardhurave të bashkisë dhe të njësive administrative,

Novoselë dhe Shushicë.

Të dhënat e arkëtimeve dhe pagesave, sipas arkave në lekë për vitin 2016.

Nr. Arkat Arkëtime Pagesa Nga pagesat të tjera

Nr. Vlerë Nr. Vlerë nr. Lekë

1 Nj.A. Nvoselë 1462 17,376,281 43 17,376,281 s’ka s’ka

2 NJ.A. Shushicë 825 8,569,133 43 8,569,133 s’ka s’ka

3 Bashkia Vlorë Ardhura 8634 33,368,102 108 33,368,102 12,501,850

4 Bashkia ,arka e shp. 27 7,501,985 27 7,501,985

Njësia Administrative Novoselë. U verifikua Muaj Dhjetor 2016 dhe rezultoi se nga data

01.12.2016 deri më datë 15.12.2016, janë derdhur në bankë më datë 15.12.2016 vlera 627,672 me

shumë vonesë. Nga bashkia nuk është përcaktuar grafiku për derdhjen e të hollave në bankë.

Gjithashtu nuk ka rregulla të përcaktuara për funksionimin e arkës dhe sigurinë e ruajtjes së të

hollave në njësitë administrative. Për të gjithë vitin 2016 janë derdhur në bankë vetëm në 43

raste .

Njësia administrative Shushicë. Për vitin 2016, janë prerë 825 arkëtime në vlerë 8,569,133 lekë

shuma të cilat janë derdhur në bankë. Gjithsej janë bërë derdhje në bankë në 43 raste (pagesa).

Bashkia Vlorë. Gjithsejtë janë prerë 8634 arkëtime në vlerë 33,368,102 lekë dhe 108 pagesa

33,368,102 lekë ( Derdhje në bankë).

Nga Bashkia. Është mbajtur e veçantë, arka e shpenzimeve dhe për vitin 2016 janë prerë gjithsej

27 arkëtime nga banka në vlerë 7,501,985 lekë dhe 27 pagesa me vlerë 7,501,985 lekë

Në arkat e administruar nga Bashkia është plotësuar i gjithë dokumentacioni mbështetës për

arkëtimet dhe pagesat. Si mangësi u konstatua: Në mandat pagesën nr. 4/1,datë 11.04.2016

shpërblim aktiviteti festa e 7 Marsit me 178,500 lekë, ku në rastin konkret likuidimi duhej të ishte

kryer nëpërmes bankës, pasi është vlerë mbi kufirin e lejuar të shpenzimeve nga arka.

Mp. nr. 26, datë 30.12.2016 sa është paguar sipas listës për koncert festiv organizuar nga Qendra

Kulturore e Fëmijëve “M.... N....” në vlerën 633,250 lekë (neto), pa konkurrim.

Page 21: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

21

Nëpërmes arkës së bashkisë, me mandat pagesën nr. 26, datë 30.12.2016 janë paguar sipas listës

për koncert festiv organizuar nga bashkia “M.... N....” në vlerën 633,250 lekë (neto), pa u zhvilluar

procedura konkurrimi.

Nuk është zbatuar Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.1173, datë 6.11.2009,”Për përcaktimin

rregullave për organizimin e ngjarjeve kulturore, artistike dhe sociale nga organet e qeverisjes

qendrore dhe institucionet e tjera publike, të pavarura”

Në pikën II/2 të vendimit të mësipërm është shprehur në mënyrë eksplicite se: Titullari i

institucionit urdhëron, me shkrim blerjen e shërbimit dhe të mallrave, për zhvillimin, prodhimin

apo bashkëprodhimin e programeve kulturore, sociale dhe artistike nga operatorët e fushës, duke

parashikuar, për çdo rast, objektin, nevojën e kryerjes së programit, fondin limit dhe përbërjen e

komisionit, për ndjekjen e procedurave.

Për likuidimet e kryera nëpërmes degës së thesarit, për vitin 2016 , janë prerë 1132 urdhër

shpenzime me vlerë1,747,995,389 lekë. Likuidimet e kryer janë shoqëruar me dokumentacionin

mbështetës. Nga shpenzimet në total janë realizuar shpenzime për investime (likuiduar)

191,039,065 lekë. Të dhënat janë të njëjtë me pasqyrën ,formati nr. 5 i lëvizjes në Cash dhe të

Rakorduara me Degën e Thesarit Vlorë. U verifikua dhe kontabilizimit dhe rezultoi i njëjtë është

bërë përmbledhja e shpenzimeve korente dhe kapitale sipas të dhënave të kontabilitetit.

4.Gjendja e mallrave stok dhe me qarkullim të ngadalshëm. Kryerja e inventarit të aktiveve

qarkulluese.

Nga verifikimi i inventarëve kontabël dhe inventarëve fizik nuk rezultojnë mallra stok.

5. Saktësia e vlerës së inventarëve ekonomik pasqyruara në pasqyrat financiare dhe konfirmimi i

vlerës së inventarizimit fizik.

Për vitin 2016,është ngritur komisioni i inventarizimit sipas urdhrit të Kryetarit të Bashkisë nr.13,

datë 19.01.2016, për “Inventarizimin dhe vlerësimin e aktiveve afatgjata dhe inventarit në

magazinë dhe përdorim për vitin 2015”. Sipas urdhrit janë ngritur 10 (dhjetë) komisione sipas

objekteve dhe në pikën nr.2. të urdhrit është përcaktuar se inventari duhet të përfundojë më datë

28.02.2016.

Aneksi 11. Pasqyra e saktësisë së vlerës së inventarëve ekonomikë, bashkëngjitur.

Proces verbalet e vlerësimit nga komisionet përkatëse janë mbajtur për Bashkinë më datë

06.06.2016, jashtë afatit të përfundimit të inventarit datë 29.02.2016,për Qendrën Ekonomike datë

13.06.2016, për shkollat e mesme e konviktin e Shkollës Mesme Industriale datë 21.06.2016, për

shkollat 9/vjeçare 21.06.2016, për të gjithë objektet e inventarizuara proces verbalet e mbajtura

nga komisionet e inventarit dhe të miratuara nga Kryetari Bashkisë dhe relacionet e përpiluar nga

Kryetarët e Komisioneve, janë mbajtur datë 21.06.2016, përveç të njësisë Administrative Orikum.

Inventarizimi nga komisionet e ngritura është përfunduar me shumë vonesë në kundërshtim

pikën nr. 2 ,të urdhrit të Kryetarit të Bashkisë nr. .13, datë 19.01.2016, ku është përcaktuar

se inventari duhej të përfundonte brenda datës 29.02.2016.

Nga krahasimi i inventarëve fizik me inventarët kontabël nuk kanë rezultuar diferenca.

Në proces verbalet e vlerësimit u konstatua si mangësi se amortizimi është llogaritur në grup

sipas tepricave të llogarive dhe jo për çdo objekt, pasi nuk është trashëguar nga ish komunat dhe

Bashkia regjistër (kartela për vitin e hyrjeve sipas emërtesave), ku veçohen vlerësimet për

Shkollën 9/vjeçare Llakatund janë vlerësuar për jashtë përdorimit:

Nr. ll. Emërtimi Data e

hyrjes

copë Çmimi Vlera

218/1 Karrige nxënësi S’ka 8 1440 11,520

Page 22: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

22

218/1 Tavolinëcikli lartë S’ka 9 4800 43,200

218/1 Dërrasë e zezë S’ka 2 3360 6,720

218/1 Stola Druri S’ka 22 1363,65 30,000

218/1 Karrige kopshti S’ka 5 2557 12,785

218/1 Tavolina nxënësi S’ka 1 10,243 10,243

218/1 Dollap S’ka 2 23,341 46,682

218/1 Kompjuter nxënësi S’ka 7 46,689 326,823

Totali 487,973

U testua fleta e inventarit, për kryerjen e veprimeve nga Komisioni i inventarizimit dhe vlerësimit

të aktiveve dhe u konstatua se: Komisioni i përbërë nga V. P në cilësinë e kryetarit të komisionit

dhe anëtarët e komisionit H. S dhe D. Rr kanë vlerësuar për nxjerrje jashtë përdorimit inventarë

ekonomik, pa llogaritje amortizimi të saktë për çdo artikull.

Në shkollën “R.....a”, nga komisioni i inventarizimit janë vlerësuar për jashtë përdorimit laborator

kimie me vlerë 257,430 lekë (pa analizë), laborator fizike me vlerë 422,488 lekë (pa analizë),

laborator biologjie 447,326 lekë. Për këto laborator nuk ka kartela (inventari i laboratorit) Në

komision nuk ka asnjë specialist të fushës. Komisioni është i përbërë nga M. Z kryetar dhe anëtarët

A. M dhe A. H.

Në fletën inventari fizik të” Depos Tragjas” e Njësia Administrative Orikum që përmban 23

artikuj nga të cilët në llogarinë nr. 211 “Toka troje e terrene” në vlerë 1339 lekë, nr. 212 “

Ndërtime e konstruksione 1,585,266 lekë, llogaria nr. 213,”Rrugë rrjete e vepra ujore në vlerë

93,336 lekë, 214 “ Instalime teknike makineri e pajisje” 6048 lekë dhe objekte inventari 2,948

lekë. Totali i të dhënave të kotabile sipas fletës së inventarit është 1,688,937 lekë. Të dhënat e

objektit të inventarizuar me përmbledhësen e përgjithshme të inventarëve sipas llogarive sintetike

u gjetën të njëjta.

Te shkolla e re janë vlerësuar për jashtë përdorimit 5 monitor, 5 tastiera, 5 njësi qendrore dhe 3

karrige rrotulluese, pa çmim. Në rastin konkret nuk duhej të ishin vlerësuar për nxjerrje jashtë

përdorimit pa llogaritur amortizimi.

Aneksi 12. Pasqyra mbi inventarët e nxjerrë jashtë përdorimit, bashkëngjitur.

Nga Kryetari i Bashkisë është nxjerrë urdhri nr. 2936, prot datë 18.04.2016 “Për ngritjen e

komisionit për nxjerrje jashtë përdorimit të inventarit të imët, instalime teknike ,vegla pune

inventarë ekonomik “. Në përbërje të komisionit janë I. S Dr. P. S dhe O. R teknik ndërtimi, Q. H

inspektore e P. S dhe E. B ekonomiste dhe A. M ekonomiste. Mbështetur pika 100 e udhëzimit nr.

30, datë 27.11.2011” Për menaxhimin e aktiveve në Njësitë e Sektorit Publik”. Komisioni ka

mbajtur proces verbal datë 07.09 2016, për Bashkinë Vlorë (Qendra Ekonomike) për llogarinë

nr.327 ”Objekte inventari” në vlerë 4,593,331 lekë. Komisioni i asgjësimit ka asgjësuar inventarët

pa nxjerr asnjë vlerë nga tjetërsimi i inventarëve si dhe në proces verbalet e asgjësimit nuk është

përcaktuar vendi i asgjësimit. Urdhri i Kryetarit të Bashkisë për asgjësimin është nxjerrë pa

përfunduar inventarizimi dhe vlerësimi i inventarëve.

Nga Bashkia është vepruar në kundërshtim me pikën nr. 119 të udhëzimit nr. 30,datë

27.12.2011”Për menaxhimin e aktiveve në njësit e sektorit publik”, pasi nuk janë përcaktuar

rregulla për përcaktimin dhe nxjerrjen nga përdorimi të llojeve të ndryshme të aktiveve dhe nuk

është përcaktuar kufiri monetarë Gjithashtu, komisionin e inventarit nuk e ka kryesuar nëpunësi

autorizues në kundërshtim me pikën nr. 99, të udhëzimit nr. 30,datë 27.12.2011”Par menaxhimin

e aktiveve në njësitë e sektorit publik”. Në komisionet e vlerësimi nuk kanë marrë pjesë specialistë

të fushave përkatëse si për vlerësimin e kompjuterëve, laboratorëve etj.

Argumentimi dhe përllogaritja e vlerës limit të kontratës sipas nevojave konkrete për investime.

Page 23: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

23

Për investimet, mbështetur në burimet e financimit nga të ardhurat e veta dhe fondeve të akorduara

nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, bashkia ka ngritur grupe pune me specialistë të fushës për

hartimin e projekteve dhe preventivave për përcaktimin e fondit limit për çdo objekt të parashikuar

për ndërtim. Gjithashtu për shpenzimet e programuara për investime janë marrë për bazë manualet

e ndërtimit, manualet e materialeve të ndërtimit sipas natyrave të objekteve.

Kontrolli i lidhjes dhe zbatimit të kontratës deri në marrjen në dorëzim të investimeve.

Nga Kryetari Bashkisë me përfundimin procedurave të prokurimeve për investime, rast pas rasti

janë lidhur kontratat me subjekte private ku është përcaktuar afati, çmimi, penalitetet dhe

nënshkrimi nga dy palët. Në likuidimin e shpenzimeve për investime nuk u konstatuan raste të

likuidimeve pa kontrata, situacionet e fatura etj.

Për vitin 2016, janë kryer shpenzime kapitale 191,039,065lekë, nga të cilat nga të ardhurat e

bashkisë 19,348,083 lekë dhe nga fondet e buxhetit të shtetit 171,690,982 lekë.

8. Përcaktimi i vlerës së detyrimeve të papaguara nga blerjet e periudhave të mëparshme (Lista e

detyrimeve e saktësuar nëpërmes testimeve të dokumentacionit të disponushme).

Detyrime të trashëguara nga viti 2015, për tu shlyer në vitin 2016 mbështetur në pasqyrën e

bilancit të vitit 2015 janë paraqitur:

Më hollësisht sipas Aneksi 13. Llogaritë e pasivit të bilancit, bashkëngjitur Raportit të Auditimit.

Detyrimi afat gjatë në vlerën 94,644,255 lekë është principiali i kredisë afatgjatë. Detyrimet afat

shkurtër janë paraqitur të mbështetura në dokumente bazë ,si në ftuarat e pa likuiduara , për mallrat

e bëra hyrje brenda vitit ushtrimorë si dhe në faturat për shërbimet, ndërsa për investimet e pa

likuiduara nuk janë paraqitur situacionet dhe faturat brenda vitit ushtrimor par regjistrim në

kontabilitet.

Llogaria nr.466, ”Garanci për mjete në ruajtje” në çelje të vitit është paraqitur me tepricë

40,112,799 lekë e përbërë nga 94 analiza, ndërsa për vitin 2016 paraqitet me 28,675,403 lekë e

përbërë nga 103 analiza.

Në analizën e kësaj llogarie u konstatua se: Janë trashëguar prej vitesh vlera të ngurtësuar të

natyrave të ndryshme në vlerën 2,632,981 lekë e përbërë me 20 analiza, që nuk kanë dinamikë që

nga vitet e krijimit dhe nuk ju përkasin garancive për punimet e ndërtimit, por nuk kanë kartela për

secilin kreditor e konkretisht:

Aneksi 14. Analiza e llogarisë 466, ”Garanci për mjete në ruajtje”, bashkëngjitur Raportit të

Auditimit.

Këto parregullsi bien në kundërshtim me rregullimet e parashikuara në UMF nr. 14, datë

28.12.2006, “Për përgatitjen dhe raportimin e pasqyrave financiare vjetore të vitit 2006, për

institucionet qendrore, organet e pushtetit vendor dhe njësive që varen prej tyre” i ndryshuar me

UMF nr. 26, datë 27.12.2007, Udhëzimi i Ministrisë së Financave nr. 30 datë 27.12.2011 “Për

menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorin publik” si dhe Ligji nr. 9228, datë 29.04.2004 “Për

kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar dhe ngarkojnë me përgjegjësi nëpunësin

zbatues T. Z dhe nëpunësi i kontabilitetit H. H .

(Përsa më sipër është mbajtur akt konstatimi nr.7, datë 16.11.2017)

d-Aktivet e trupëzuara dhe të pa trupëzuara (230, 231)

1 .Regjistri i aktiveve dhe administrimi i pronës shtetërore.

Nga Bashkia Vlorë nuk është vepruar në përputhje me UMF nr. 30, datë 27.12.2011, “Regjistri i

aktiveve dhe dokumentimi i lëvizjes së tyre”, sipas të cilit nëpunësi autorizues cakton nëpunësin

Page 24: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

24

zbatues për krijimin dhe mbajtjen e regjistrit kontabël të gjithë aktiveve që zotëron apo ka në

administrim; Nuk është hartuar regjistri pronave të transferuara nga pushteti qendrorë në pushtetin

vendorë me VKM të veçanta.

2.Saktësia vlerës së pasqyruar në aktive sipas klasifikimit bazë kontabël dhe llogaritja e

amortizimit të tyre.

Në formatin nr. 6 të pasqyrave financiare, jepen gjendja dhe ndryshimet e aktiveve të qëndrueshme

(vlerat bruto)

Aneksi 15. Mbi gjendjen dhe ndryshimin e aktiveve të qëndrueshme, formati nr. 6 i pasqyrave të

bilancit, bashkëngjitur Raportit të Auditimit.

3. Shtesat e aktiveve gjatë vitit ,dhe krahasimi me nevojat për investime të programuara.

Gjatë vitit 2016 janë bërë shtesa të aktive të qëndrueshme të trupëzuara në llogarinë 212,

“Ndërtime e konstruksione në vlerën 121,315,515 lekë nga të cilat nga blerjet e krijuar me pagesë

114,756,065 lekë dhe shtesa pa pagesë 6,559,450 lekë, që ju përkasin furnizimeve të bëra nga

Drejtoria Rajonale e Arsimit Vlorë për shkollat.

Në llogarinë nr. 213 ”Rrugë rrjete e vepra ujore”, është rritur me 324,623,515 lekë, që ju përket

investimeve për ndërtime e rikonstruksion rrugësh.

Llogaria 214” Instalime makineri e ujisje” është rritur teprica me 17,234,186 lekë, nga të cilat,

blerje me pagesë 8,039,700 lekë pa pagesë jashtë sistemit 3,440,500 lekë, brenda sistemit

5,753,986 lekë. Është pakësuar llogaria nga nxjerrjet jashtë përdorimit 8,591,398 lekë.

Llogaria nr. 218,” Inventarë ekonomik, blerje me pagesë 1,307,798 lekë dhe pakësim për

nxjerrje jashtë përdorimit 6,305,746 lekë.

Llogaria nr. 230+231 “Investime”, për vitin 2016 paraqitet në vlerën 191,039,065 lekë në të cilën

janë të përfshira blerjet me vlera të vogla dhe të mëdha për investime dhe shërbime. Në procedurat

me vlera të mëdha. Në auditimin e disa procedurave, u konstatua se në përgjithësi janë zbatuar

dispozitat e akteve ligjore të LPP, por në disa raste evidentohet se operatorët e shpallur fitues nuk

plotësojë të gjitha kërkesat e DST, duke mos vlerësuar kriterin kryesore nga 752,667 mijë lekë të

parashikuara janë tenderuar dhe lidhur kontrata për vlerën 633,107 mijë lekë. "Çmimin me vlerë të

ulur”, dhe shmangur efektin negativ të përdorimit të fondeve publike për vlerën 22,609,753 lekë.

Në llogaritjen e fondit limit, nga Bashkia Vlorë janë pasur në konsideratë çmimet e manualit të ndërtimit

për investimet, çmimet e statistikës për blerjen e ushqimeve, etj.

Argumentimi dhe përllogaritja e vlerës limit të kontratës sipas nevojave konkrete për investime.

Për investimet, mbështetur në burimet e financimit nga të ardhurat e veta dhe fondeve të akorduara

nga FZhR, nga bashkia janë ngritur grupe pune me specialistë të fushës për hartimin e projekteve

dhe preventivave për përcaktimin e fondit limit për çdo objekt të parashikuar për ndërtim.

Gjithashtu për shpenzimet e programuara për investime janë marrë për bazë manualet e ndërtimit,

manualet e materialeve të ndërtimit sipas natyrave të objekteve.

Kontrolli i lidhjes dhe zbatimit të kontratës deri në marrjen në dorëzim të investimeve.

Nga Kryetari Bashkisë me përfundimin procedurave të prokurimeve për investime, rast pas rasti

janë lidhur kontratat me subjekte private ku është përcaktuar afati, çmimi, penalitetet dhe

nënshkrimi nga dy palët. Në likuidimin e shpenzimeve për investime nuk u konstatuan raste të

likuidimeve pa kontrata ,situacionet e fatura etj.

Për vitin 2016, janë kryer shpenzime kapitale 191,039,065 lekë, nga të cilat nga të ardhurat e

bashkisë 19,348,083 lekë dhe nga fondet e buxhetit të shtetit 171,690,982 lekë.

Page 25: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

25

4. Pakësimi i aktiveve dhe arsyet e këtyre transaksioneve. Ndjekja dhe zbatimi i procedurës së

nxjerrjeve jashtë përdorimit, sipas kërkesave të udhëzimit të Ministrit të Financave nr. 30, datë

27.12.2011 “Menaxhimi i aktiveve në njësitë e sektorit publik”.

Mbështetur në të dhënat e kontabilitetit dhe të Formati nr. 6, “Gjendja dhe ndryshimet e aktiveve të

qëndrueshme (vlera bruto), nga aktivet afat gjata janë nxjerrë jashtë përdorimit dhe shkarkuar nga

kontabiliteti, llogaria nr. 214 nga nxjerrjet jashtë përdorimit me 8,591,398 lekë.

5. Saktësimi i vlerave që prekin pasqyrat financiare (bilancin kontabël) dhe konfirmimi i shifrës

me inventarizimin fizik të realizuar në fund të periudhës. Verifikimi i sistemeve të kontrollit të

brendshëm lidhur me administrimin e aktiveve.

6. Përcaktimi i vlerës së detyrimeve të pa papaguara nga investimet dhe llogarisë 602 e periudhave

të mëparshme (Lista e detyrimeve e saktësuar përmes testimeve të dokumentacionit të

disponushme)

Ndryshimi i gjendjeve të detyrimeve në vitin 2016, krahasuar me vitin 2015, jepet sipas të dhënave

të pasqyrave financiare Aneksi 16. Mbi gjendjen dhe ndryshimin e detyrimeve në llogaritë e pasivit

të bilancit, bashkëngjitur Raportit të Auditimit.

Në detyrimet afat gjata, në llogarinë është pasqyruar detyrimi për huamarrje në BKT dhe

principiali i kredisë është nga 94,644,255 lekë i trashëguar nga viti 2015, në fund të vitit 2016,

është ulur detyrimi në 79,683,023 lekë.

Gjatë vitit 2016, janë likuiduar me urdhër shpenzimin nr.20, datë14.01.2016, kapitulli 5, vlera

4,838,278 lekë . Log. Ekon Përshkrimi Principiali Interes

166+651 Pricipial,kesti 19,viti2010 1,492,564 366,201

166 +651 Principial,kesti 15,viti2011 868,750 253,747

166 +651 Princ.kesti 11,viti2012 868,750 294,347

166 +651 Princ kesti 9 ,viti 2013 510,244 183,675

3,740,308 1,109,970

Është likuiduar principial 3,740,308 lekë, ndërsa interesi 1,109,970 lekë zen 22.9 % të kredisë. Me

urdhër shpenzimin nr. 27,datë 17.01.2016 në vlerë 32,096 lekë penalitetet për kredinë 19,047

lekë dhe pagesë interesi për këstin nr. 9, viti 2013, përdorim pa efektivitet të fondeve të buxhetit

dhe të ardhurave të bashkisë.

Janë planifikuar nga Granti 3,750 mijë lekë principial +1,114 mijë lekë interes dhe nga të

ardhurat 11,212 mijë lekë principial +1,994 mijë lekë interesi, gjithsej 18,070 mijë lekë. Nga

testimi që ju bë për verifikimin e shlyerjes së principiali dhe të interesit analiza e shlyerjeve

rezultoi e njëjte me të dhënat e kontabilitetit.

Detyrimet afat shkurtër të mbartura nga viti 2015, në llogarinë nr. 401” Furnitorë “ është e

analizuar në 52 analiza me vlerë 7,839,710 lekë e rakorduar me bilancin. Në mbyllje të vitit 2016,

është e përbërë nga 65 analiza me pozicion financiarë 11,964,538 lekë. U konstatua se për 57

persona që janë kreditor të mbartur me vlerë 1,240,618 lekë nuk janë likuiduar gjatë vitit 2016, por

janë mbartur me të njëjtën shumë në bilancin e vitit 2016, në kundërshtim me udhëzimin e

buxhetit, pasi fillimisht duhet të likuidohen detyrimet e prapambetura.

Këto detyrime janë trashëguar prej vitesh dhe janë të pa mbështetur me fatura dhe nuk janë

paraqitur kreditorët.

Në llogarinë 467,”Kreditorë të tjerë”, janë mbartur nga viti 2015 teprica me 88,038,130 lekë e

përbërë me 18 analiza dhe në fund të vitit 2016 është paraqitur me 27 analiza me vlerë

280,170,728 lekë.

Këto parregullsi bien në kundërshtim me rregullimet e parashikuara në UMF nr. 14, datë

28.12.2006, “Për përgatitjen dhe raportimin e pasqyrave financiare vjetore të vitit 2006, për

institucionet qendrore, organet e pushtetit vendor dhe njësive që varen prej tyre” i ndryshuar me

Page 26: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

26

UMF nr. 26, datë 27.12.2007, Udhëzimi i Ministrisë së Financave nr. 30 datë 27.12.2011 “Për

menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorin publik” si dhe Ligji nr. 9228, datë 29.04.2004 “Për

kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar dhe ngarkojnë me përgjegjësi nëpunësin

zbatues T. Z dhe nëpunësi i kontabilitetit H. H .

(Përsa më sipër është mbajtur akt konstatimi nr.5, datë 16.11.2017)

XI-Për përmirësimin e gjendjes rekomandojmë marrjen e masave si më poshtë:

GJETJET DHE REKOMANDIMET E AUDITIMIT.

A. MASA ORGANIZATIVE

GJETJA 1 Për vlerësimin e funksionimit të sistemit të kontrollit të brendshëm, u testuan komponentët e

vlerësimit sipas përcaktimeve të ligjit nr. 10296, datë 8.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe

kontrollit” i ndryshuar:

Mjedisi i kontrollit. Bashkia e Vlorë, nuk ka miratuar kodin e etikës profesionale për nivelin

menaxhues dhe për punonjësit e tjerë të njësisë. Strukturat e Bashkisë, funksionojnë sipas detyrave

të përcaktuara në rregulloren e brendshme mbi: “Organizimin e veprimtarisë së punonjësve të

bashkisë”, miratuar me vendim të Këshillit të Bashkisë nr. 11, datë 29.03.2012, rregullore e cila nuk

përcakton detyra për funksionimin e 4 Njësive Administrative të krijuara sipas reformës

administrative dhe nuk pasqyron detyra të qarta për specialistët sipas drejtorive që operojnë.

Nisur nga rëndësia dhe risku për arkëtimin e detyrimeve lokale, struktura aktuale, në vlerësimi tonë,

nuk jep siguri për rritjen e performancës për vjeljen e detyrimeve lokale.

Nuk janë miratuar gjurmët e auditimit sipas përcaktimeve të nenit 16, të ligjit nr. 10296, datë

8.07.2010.

Në Bashkinë Vlorë, kryejnë aktivitet biznesi gjithsej 4547 subjekte, nga të cilët janë evidentuar

debitorë 2846 subjekte fizik/juridik dhe mbi 46 mijë familje objekt i taksave familjare. Menaxhimi i

detyrimeve për taksat lokale, nuk bëhet me programe elektronike specifike por në mënyrë manuale

ose me programin ”Exel”.

Menaxhimi i riskut. Nga titullari i Njësisë Administrative, nuk është caktuar koordinatori i riskut

dhe për rrjedhojë nuk janë identifikuar sistemet e kontrollit me risk.

Nuk është hapur regjistri i riskut dhe për rrjedhojë nuk janë marrë masa për menaxhimin e tij, në

kundërshtim me kërkesat e nenit 10, të ligjit nr. 10296, datë 8.07.2010.

Veprimtaritë e kontrollit. Në zbatim të kërkesave të nenin 22, të ligjit nr. 10296, datë 8.07.2010,

nga ana e Titullarit të Bashkisë Vlorë, nuk janë nxjerrë urdhra me shkrim për mënyrën e ushtrimit të

veprimtarisë së kontrollit.

Nuk është ngritur dhe funksionuar Grupi i Menaxhimit Strategjik, në kundërshtim me kërkesat e

nenit 27, të ligjit nr. 10296, datë 8.07.2010.

Informacioni dhe komunikimi. Informimi dhe komunikimi, realizohet sipas shkallës së strukturave,

bazuar në rregulloren e funksionimit të brendshëm.

Monitorimi. Monitorimi i sistemit të menaxhimit financiar dhe të kontrollit, përgjithësisht realizohet

nëpërmjet organizimit të grupeve të punës ose komisioneve përkatëse, si në rastet për marrjen në

dorëzim të punimeve të kontraktuara dhe në rastet e kontrollit në terren të subjekteve që ushtrojnë

aktivitetin e biznesit etj.

Për monitorimin e sistemeve dhe vlerësimin e funksionimit të tyre, gjatë viti 2016, ka funksionuar

zyra e auditimit të brendshëm në Bashkinë Vlorë.

Page 27: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

27

NIVELI I PRIORITETIT I Lartë

REKOMANDOJMË Bashkia Vlorë të marrë masat e nevojshme për implementimin e kërkesave të ligjit nr. 10296, datë

8.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollit” i ndryshuar; -Të përpilohet rregullorja e re e

funksionimit të brendshëm të Bashkisë Vlorë, bazuar në strukturën organizative të miratuar; -Të

caktohet koordinatori i riskut, të identifikohen aktivitete me risk dhe të merren masa për

menaxhimin e tij; -Të riorganizohet në nivel Drejtorie aktiviteti i menaxhimit të vjeljes së

detyrimeve për tatim taksat vendore dhe të përcaktohen detyra të qarta në rregulloren e funksionimit

të brendshëm për sektorët dhe specialistët e kësaj strukture; -Të merren masa për programimin

elektronik të aktivitetit për vjeljen e detyrimeve lokale si dhe për veprimet e mbajtjes së

kontabilitetit financiar.

Brenda Muajit Mars 2018

GJETJA 2 Buxheti i Bashkisë Vlorë për vitin 2016 është miratuar me Vendim të Këshillit të Bashkisë nr. 2,

datë 04.02.2016, jashtë afateve ligjore. Të ardhurat dhe shpenzimet janë programuar gjithsej në

vlerën 1,794,393 mijë lekë. Në total treguesit e buxhetit janë realizuar në masën 73%, ku treguesi

“Investime” është realizuar me vlerën më të ulët prej 23%.

Në buxhetin e vitit 2016, nuk janë programuar pagesat e të gjithë detyrimeve sipas vendimeve të

formës së prerë të gjykatave për 16 subjekte, ku nga shuma e detyrimeve të konstatuara prej

75,108,176 lekë, janë programuar për tu paguar 39,394,000 lekë ose më pak për diferencën

35,714,176 lekë, në kundërshtim me kërkesat e UMF nr. 2, datë 6.02.2012 “Për procedurat standard

të zbatimit të buxhetit”, pikat 101 dhe 102.

Janë detajuar fondet për sponsorizimin e tre subjekteve që janë shoqëri aksionare SHA me kapital

100 % të bashkisë për; “K.F O.....m”, “P..... U....” dhe “U,,,,,i” SHA.

Programimi i sponsorizimit të këtyre subjekteve të cilat janë organizuar dhe funksionojnë sipas

kërkesave të ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarë dhe shoqëritë tregtare”, është bërë pa

analizuar më parë treguesit financiare të viteve paraardhës. Financimi i tyre, është bërë bazuar në

situacionin faktik të vitit ushtrimor për diferencën e shpenzimeve me të ardhurat e realizuara, gjë e

cila nuk është stimuluese për veprimtarinë e tyre.

-Për shoqërinë “K.F O.....m” SHA me aktivitet sportin e futbollit, është programuar sponsorizimi i

aktivitetit të saj, në masën 100% të shpenzimeve pasi nuk janë programuar të ardhura nga kjo

Shoqëri, në kundërshtim me ligjin nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarë dhe shoqëritë tregtare”

dhe ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” i ndryshuar, nenet 9/ç, 40/3 dhe 40/5.

NIVELI I PRIORITETIT

I Lartë

REKOMANDOJMË Programimi i financimit të humbjeve të subjekteve; “K.F. Orikum”, “P..... U....” dhe “U,,,,,i” SHA,

të bazohet në analiza të treguesve ekonomikë, duke synuar rritjen e performancës së këtyre

subjekteve.

Bashkia Vlorë, të përpilojë programe të qarta lidhur me financimin e aktiviteteve sportive

veçanërisht të sportit të futbollit dhe të rishikojë, mundësinë e organizimit të këtij sporti në nivelin e

shoqatave ose të klubeve sportive, në zbatim të kërkesave të ligjit nr. 9376, datë 21.04.2005 “Për

sportin” i ndryshuar.

Page 28: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

28

Të merren masa që të kontabilizohen të gjitha detyrimet ndaj të tretëve përfshi edhe detyrimet sipas

vendimeve të formës së prerë të gjykatave dhe të programohet financimi i tyre në buxhetin e vitit

2018, në zbatim të kërkesave ligjore.

Brenda Muajit Mars 2018

GJETJA 3 Specialistët e Financës janë në varësi direkt të Drejtorit Ekonomik të Bashkisë që drejtohet nga

nëpunësi zbatues T. Z (në strukturë nuk ka Sektor finance). Janë të punësuar gjithsej 11 nëpunës

specialistë të financës, dy magazinier dhe 1 (një) arkëtare. Pasqyrat financiare, janë përgatitur dhe

firmosur nga specialisti i financës H. H (nuk ka sektor finance), i cili nuk është emëruar si nëpunës

zbatues, ku në rastin konkret është Drejtori Ekonomik, në kundërshtim me germën (b), pika 2, neni

12 dhe neni 15, të ligjit nr. 10296, datë 08.072010 “Për menaxhimin financiarë dhe kontrollin”.

Kontabiliteti mbahet në mënyrë manuale ose në programin elektronik “Exel” pasi nuk përdoren

programe elektronike financiare.

Nuk janë miratuar procedura për ndarjen e operacioneve dhe proceseve të punës për specialistët e

financës, pasi rregullorja e Bashkisë Vlorë e miratuar me vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 11, datë

29.03.2012, nuk i përgjigjet strukturës së re pas reformës administrative.

Në organikë janë emëruar specialistë finance në njësitë administrative; Novoselë, Orikum, Shushicë

dhe Qendër megjithëse nuk e kryejnë këtë aktivitet, pasi njësitë nuk kanë buxhet dhe bilanc me

vete.

NIVELI I PRIORITETIT I mesëm

REKOMANDOJMË Bashkia Vlorë, të marrë masa për ngritjen e Sektorit të Financës dhe Sektorit të Ardhurave Lokale,

duke përcaktuar detyra të qarta për çdo pozicion pune, njëkohësisht të rishikohen emërtesat

“Specialist Finance” në Njësitë Administrative: Novoselë, Orikum dhe Qendër me synim për të

emëruar specialistët në pozicione reale pune me detyra të përcaktuara qartë.

Brenda Muajit Mars 2018

GJETJA 4

Në bilancin e vitit 2016 janë mbartur projekte nga ish- Komunat në momentin e bashkimit të

bilancit të vitit 2015, respektivisht: nga Ish- Komuna Shushicë janë 4 projekte me vlerë 3,795,000

lekë, ish- Komuna Qendër janë 4 projekte me vlerë 18,503,000 lekë, ish- Bashkia Orikum janë 9

projekte me vlerë 25,651,500 lekë dhe ish- Komuna Novoselë janë 2 projekte me vlerë 12,212,760

lekë, gjithsej 19 projekte me vlerë 60,162,260 lekë.

Nga analiza e projekteve të trashëguar nga ish- njësitë e shkrira, rezulton se këto projekte nuk janë

shoqëruar me vitin e hyrjes së projektit dhe nuk janë të veçuar projektet e vëna në zbatim për

ndërtim rrugësh, ndërtesa shkollash, ujësjellës, KUZ etj. me ato të pa vëna ne zbatim.

Për këto projekte është llogaritur amortizimi në masën 5% e vlerës mbetur të projekteve, por në fakt

nuk duhej të ishte llogaritur amortizim për projektet e ndërtimeve të vëna në zbatim, vlerë e cila

duhej të ishte kaluar vlerës së objekteve të marra në dorëzim, mbështetur në Udhëzimin e KM nr. 2,

datë 08.05.2003 ”Për klasifikimin dhe strukturën e kostos së punimeve të ndërtimit” pika C “Të

ndryshme”.

Në 1(një) rast nga ish- Komuna Novoselë është trashëguar në llogarinë nr. 202 “Projekte” në zërin

“Të tjera” është mbartur vlera 9,812,760 lekë e pa analizuar , por e mbartur prej vitesh.

Page 29: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

29

NIVELI I PRIORITETIT I Lartë

REKOMANDOJMË Nga nëpunësi zbatues, të merren masa për sistemimin e llogarisë nr. 202 ”Studime e projekte”, për

sa është llogaritur amortizim në masën 5% të vlerës mbetur të projekteve dhe në bilancin e vitit

2016 është llogaritur gjithsej sipas pozicionit financiarë në llogarinë nr. 219 ”Amortizim i aktiveve

të patrupëzuara” në vlerën 28,656,371 lekë. Vlera fillestare e projekteve sipas analizës së kësaj

llogarie të sistemohet duke rritur vlerën e objekteve të marra në dorëzim. Njëkohësisht të

analizohet vlera e mbartur në zërin “Projekte të tjera” e trashëguar nga ish- Komuna Novoselë me

vlerë 9,812,760 lekë.

Brenda Muajit Mars 2018

GJETJA 5 Programimi i të ardhurave nga tatim taksat lokale, është miratuar me Vendim të Këshillit të

Bashkisë nr. 2, datë 04.02.2016 për vlerën totale 1,146,132 mijë lekë, nga e cila realizuar në

shumën 538,417 mijë lekë ose 50% e programimit.

Në mosrealizimin e të ardhurave nga taksat e tarifat vendore, ndikim të madh ka mos realizimi i të

ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, e cila është programuar në shumën 384,687 mijë

lekë dhe realizuar 37,748 mijë lekë ose 10% e programimit me ndikim në totalin e të ardhurave në

masën 32%.

Detyrimet progresive të pa vjela për taksat e tarifat vendore deri më datën 31.12.2016, janë në

shumën 445,633 mijë lekë, nga të cilat:

-267,451 mijë lekë nga 2846 subjekte të biznesit të vogël dhe të madh,

-131,267 mijë lekë taksë mbi tokën bujqësore nga 11452 familje dhe

-46,915 mijë lekë taksat familjare nga 46434 familje.

Në pasqyrat financiare të vitit 2016, nuk janë kontabilizuar dhe pasqyruar debitorët për taksat

lokale.

Për vjeljen e detyrimeve lokale, u janë bërë njoftim subjekteve dhe më pas janë dërguar shkresa për

bllokimin e llogarive Bankare, për sekuestro të mjeteve të transportit pranë Drejtorisë së Kontrollit

dhe Shfrytëzimit të Automjeteve, ZVRPP për vendosjen e barrës së pasurisë dhe Qendrës

Kombëtare të Biznesit, por nuk është vazhduar me marrjen e masave të tjera shtrënguese si:

bllokimi i aktivitetit të biznesit, sekuestron e mallrave të debitorëve deri në kallëzim penal, sipas

kërkesave të nenit 114, të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008” Për Procedurat tatimore në R.SH”, i

ndryshuar me ligjin nr. 164/2014, datë 4.12.2014.

Nga Bashkia Vlorës, nuk janë lidhur kontrata mbi përdorimin e sipërfaqes për aktivitetin e

shfrytëzimit minerar për 7 subjekte të licencuara, me efekt mungesë të ardhurash në shumën

214,044 mijë lekë, në kundërshtim me kërkesat e VKM nr. 391, datë 21.06.2006 të ndryshuar me

VKM nr. 1064, datë 22.12.2010 “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave”,

pikat 6, 9, 11, 12, lidhja nr. 2.

NIVELI I PRIORITETIT I Lartë

REKOMANDOJMË Bashkia Vlorë, të marrë masat e nevojshme për të rritur performancës e vjeljes së detyrimeve për

taksat e tarifat vendore.

Page 30: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

30

Të riorganizojë strukturën e vjeljes së të ardhurave, duke e modernizuar atë me aplikimin e

programeve elektronike për evidentimin kontabël të detyrimeve lokale.

Të centralizohet struktura e borxhit tatimor në nivel bashkie, pasi Njësitë Administrative nuk kanë

kapacitete e duhura për ndjekur detyrimet tatimore lokale.

Brenda Muajit Mars 2018

GJETJA 6 Gjatë vitit 2016, Drejtoria Arsimore, ka transferuar në Drejtoritë e Shkollave vlera inventariale në

shumën 2,037,960 lekë, bazuar në fletë daljen e Drejtorisë Arsimore nr. 156/1, datë 16.06.2015.

Transferimi i këtyre inventarëve, nuk është bërë bazuar në akt dorëzimi të firmosur midis dy

institucioneve (marrësi Bashkia Vlorë dhe dorëzuesi Drejtoria Rajonale Arsimore Vlorë), por u

janë dorëzuar direkt Drejtorive të Shkollave.

Këto inventarë, janë bërë hyrje me vonesë në magazinën e Bashkinë Vlorë sipas fletë hyrjes nr. 2,

datë 19.01.2016, në momentin që janë konstatuar tepër nga procesi i inventarizimit të fund vitit

2016, në kundërshtim me kërkesat e UMF nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në

Njësitë e Sektorit Publik”, i ndryshuar, pikat 37, 38, 39, 42.

NIVELI I PRIORITETIT I Lartë

REKOMANDOJMË Bashkia Vlorë, të bashkëpunojë me Drejtorinë Arsimore duke i kërkuar kësaj të fundit me shkresë

zyrtare çdo vit, që furnizimet me bazë materiale të shkollave, të bëhen nëpërmjet Bashkisë Vlorë

me akt dorëzim të rregullt duke i bërë hyrje dhe dalje në kohë në zbatim të kërkesave të UMF nr.

30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në Njësitë e Sektorit Publik” i ndryshuar.

Për të evidentuar furnizimet inventariale të bëra gjatë vitit nga Drejtoria Arsimore, të organizohet

kontabiliteti duke përdorur llogarinë e ndërmjetme 45 “Marrëdhënie me institucione brenda dhe

jashtë sistemit”, në zbatim të planit kontabël të miratuar me VKM nr. 248, datë 10.04.1998 “Për

miratimin e planit kontabël publik, për organet e pushtetit lokal, institucionet shtetërore, qendrore

dhe lokale, si dhe të njësive që varen prej tyre”, i ndryshuar.

Menjëherë

GJETJA 7

Struktura organizative e Bashkisë Vlorë dhe niveli i pagave, janë miratuar me vendime të Këshillit

të Bashkisë nr. 1, datë 4.02.2016, ndryshuar me vendimin nr. 10, datë 02.03.2016.

Për llogaritjen e shtesës së vjetërsisë në punë të punonjësve, nuk disponohen dokumente të

konfirmuara nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore për vjetërinë në punë të çdo punonjësi që është

përfitues i shtesës mbi pagë për vjetërsi pune.

Mungesa e të dhënave mbi vjetërsinë në punë të punonjësve, është edhe në vitet paraardhëse me

pretendimin se shtesa e pagës për vjetërsi pune, është ndjekur në vite nga specialistja e pagave.

Referuar listë pagesës së muajit Dhjetor 2016, shtesa e pagës së punonjësve për vjetëri në punë

është në vlerën 772,973 lekë ose 4,6 % e pagës bruto.

Listë pagesat janë të firmosura vetëm nga specialistja e pagave z. J. M, kurse përmbledhësja e

pagave për çdo muaj është e firmosur nga Specialistja e pagave, kontabilisti, Drejtori i Financës dhe

Titullari i Bashkisë.

Në asnjë rast, nuk janë firmosur listëpagesat dhe as përmbledhësja e tyre nga Drejtori i Burimeve

Njerëzore, në kundërshtim me kërkesat e Vendimit të Këshillit të Bashkisë nr. 10, datë 02.03.2016,

VKM nr. 165, datë 2.03.2016 “Për grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, për efekt page dhe

caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të

Page 31: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

31

punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore”, pika 6 dhe UMF nr. 30, datë

27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, i ndryshuar pikat 69 dhe 70.

NIVELI I PRIORITETIT I Lartë

REKOMANDOJMË Bashkia Vlorë të marrë masa për të ndryshuar procedurën e përgatitjes dhe aprovimit të

listëpagesave të punonjësve, në përputhje me kërkesat ligjore.

Njësia e Auditimit të Brendshëm në Bashkinë Vlorë, në zbatim të nenit 15, shkronja (i) të ligjit nr.

154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”,

ISSAI 1600 dhe nenit 25 të ligjit nr. 114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, në

bazë të një programi auditimi të miratuar nga Titullari i Bashkisë, të auditojë më tej këtë konstatim.

Bazuar në të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore mbi vjetërsinë në punë të

punonjësve, nivelit të diplomës dhe shtesës së pagës për pozicion pune sipas miratimit me vendime

të këshillit të bashkisë, të verifikojë në vite diferencat e mundshme me dëm ekonomik dhe të

nxjerrë përgjegjësitë përkatëse.

Brenda Muajit Mars 2018

GJETJA 8

Disa llogari të pasivit të bilancit financiar që pasqyrojnë kërkesa për arkëtime, nuk kanë pasur

ndryshime gjatë vitit 2016, gjendja në çelje janë të pa ndryshuara deri në fund të vitit. Konkretisht

llogaria nr. 4341 “Të tjera Operacione me shtetin kreditor”, është paraqitur me të njëjtën teprice si

në çelje dhe në mbyllje të vitit ushtrimor për 1,748,591 lekë, llogaria nr. 480 ”Të ardhura për tu

rregulluar ose klasifikuar” është paraqitur me të njëjtën vlerë 15,922,745 lekë, llogaria nr. 475 ”Të

ardhura për tu regjistruar në vitet pasardhëse“, është paraqitur me të njëjtën vlerë 77,600,727 lekë.

Këto llogari kanë si kundra parti në aktiv të bilancit debitorë të natyrave të ndryshme si debitor për

gjoba të IMTV në vlerën 61,682,000 lekë, debitorë të ish-komunave 25,097,720 lekë dhe debitorë

për detyrime të rekomanduara nga auditimet e KLSH-së në vit, nga viti 2008 për shumën 8,492,343

lek.

NIVELI I PRIORITETIT I Lartë

REKOMANDOJMË Drejtoria Ekonomike të marrë masa për vjeljen e detyrimeve ndaj të tretëve në shumën totale

95,272,063 lekë dhe veçanërisht nga IMTV e Bashkisë për vjelljen e gjobave në vlerën 61,682,000

lekë.

Brenda Muajit Mars 2018

XII- KONKLUZIONE DHE OPINIONI AUDITIMIT

Ne kemi audituar pasqyrat financiare të Bashkisë Vlorë për vitin ushtrimor përfunduar më 31

dhjetor 2016, të cilat përfshijnë pasqyrën e gjendjes ekonomike, pozicionit financiar (hyrjeve dhe

daljeve) (pagesave) në para, pasqyra e amortizimit, pasqyrën e krahasimit të fondeve buxhetore dhe

rezultateve aktuale, shënimet shpjeguese që shoqëronin këto pasqyra.

Opinionin e dhënë e mbështesim në konstatimet se; bilancet, deklaratat e të ardhurave, deklaratat e

mbajtjes së të ardhurave, arka, banka, janë përfshirë në deklaratat financiare. Janë marrë evidenca të

Page 32: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

32

mjaftueshme që të mund të japim një opinion; deklaratat financiare janë paraqitur sipas ligjit të

kontabilitetit dhe udhëzimeve të Ministrisë së Financave.

E gjykojmë të arsyeshme të konstatojmë, se ka probleme për çështje specifike për të cilit duhet të

japim një paragraf shpjegues mbi rezervat që kemi.

Drejtuar: Bashkisë Vlorë

Ne kemi përfunduar auditimin e pasqyrave financiare të Bashkisë Vlorë, të cilat përbëhen nga

bilanci i institucionit në 31 Dhjetor 2016, pasqyra e performancës financiare, pasqyra e

ndryshimeve në kapital, pasqyra e fluksit të parasë, burimet dhe shpenzimet lidhur me investimet,

pasqyra mbi gjendjen dhe ndryshimet ne aktivet e qëndrueshme si dhe amortizimin e tyre, pasqyra e

lëvizjes së fondeve dhe shënimet shpjeguese.

Opinioni i kualifikuar i Grupit të Auditimit mbi pasqyrat financiare të Bashkisë Vlorë

Në opinionin tonë, Pasqyrat Financiare të Bashkisë Vlorë, përveç çështjeve të trajtuara në bazën për

kualifikimin e opinionit, paraqesin drejt, në të gjitha aspektet materiale, pozicionin financiar në 31

Dhjetor 2016, performancën e tij financiare dhe fluksin e parasë për vitin respektiv në përputhje me

Kuadrin e Raportimit Financiar të Sektorit Publik.

Bazat për Opinionin

Grup i auditimit tërheq vëmendjen për kualifikimin e opinionit (ISSAI 1705) për disa çështje të

pazakonta të konstatuara, të cilat janë materiale, me ndikim në vendimmarrjen e përdoruesit të

pasqyrave financiare si:

- Pasqyrat financiare në pasqyrën e pozicionit financiar nuk reflektojnë saktë gjendjen e detyrimeve

ndaj të tretëve. Konstatohet se nuk janë kontabilizuar dhe përfshirë detyrimet sipas vendimeve të

formës së prerë të gjykatave ndaj 16 subjekteve për vlerën 35,714,176 lekë. Gjithashtu nuk janë

kryer rakordime me “Albtelekom” Sha dhe “OSHEE” Sha, për detyrimet e bashkisë në mbyllje të

vitit 2015 (çelja) dhe në mbyllje të vitit 2016 si konfirmime të nevojshme për përcaktimin e

tepricave të këtyre llogarive.

- Në pasqyrën e pozicionit financiar, llogaria e amortizimit të akumuluar të aktiveve, për projekte

në fushën e ndërtimeve nga viti 2015 është mbartur pa mbështetur në dispozita ligjore në vlerën

26,769,471 lekë. Amortizimi i llogaritur për këto projekte, edhe për vitin 2016, në vlerën

1,886,900 lekë, ka rezultuar i pa mbështetur në dispozita ligjore.

- Në pasqyrën e pozicionit financiar, llogaritë e të drejtave ndaj të tretëve nuk paraqiten saktë sipas

gjendjes së tepricave të llogarive analitike. Në këtë mënyrë, të drejtat ndaj të tretëve për taksa e

tatime lokale nuk janë reflektuar në tepricën e llogaritë e arkëtueshme në fund të vitit, sipas

pasqyrave të publikuara për debitorët për tatim taksat lokale për 2846 subjekte në shumën

267,451,000 lekë.

Ne e kemi kryer auditimin tonë në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të Sektorit

Publik (ISSAI 17001 dhe ISSAI 1200

2). Përgjegjësitë tona lidhur me këto standarde janë përshkruar

më hollësisht në seksionin “Përgjegjësitë e Audituesit për Auditimin e Pasqyrave Financiare”,

pjesë e raportit tonë përfundimtar. Ne jemi të pavarur kundrejt subjektit të audituar, e theksuar kjo

në ISSAI-n 10- Deklarata e Meksikës mbi Pavarësinë e SAI-t, si dhe ISSAI 30- Kodi Etik. Ne i

kemi përmbushur përgjegjësitë tona etike, në përputhje me standardet e sipërpërmendura.

1 Objektivi i audituesit është të formulojë një opinion mbi besueshmërinë e llogarive vjetore dhe llogarive bazuar në një

vlerësim të përfundimeve të hartuara nga evidencat e marra të auditimit dhe të shprehë qartë opinionin nëpërmjet një raporti të shkruar që shpjegon bazat e opinionit. 2 Objektivi i audituesit është të ofrojë siguri të arsyeshme nëse pasqyrat si një e tërë nuk përmbajnë anomali materiale,

raste mashtrimi ose gabime, si edhe të raportojë mbi këto pasqyra përsa i takon gjetjeve nga auditimi.

Page 33: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

33

Gjithashtu, ne besojmë se dëshmitë e marra gjatë punës sonë audituese janë të mjaftueshme dhe të

përshtatshme për të siguruar bazat për përgatitjen e opinionit të auditimit.

Përgjegjësitë e Drejtuesve të Administrimit të Veprimtarisë dhe Financave të Bashkisë Vlorë

Drejtimi i Bashkisë Vlorë është përgjegjës për përgatitjen dhe prezantimin e saktë të pasqyrave

financiare në përputhje me Kuadrin e Raportimit financiar të Sektorit Publik, Standardet Kombëtare

të Kontabilitetit, si dhe kontrollin e brendshëm të nevojshëm për përgatitjen e pasqyrave financiare,

për të shmangur gabimet apo mashtrimet. Personat përgjegjës për drejtimin janë përgjegjës për

kontrollin e procesit të raportimit financiar.

Përgjegjësitë e Audituesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi Auditimin e Pasqyrave

Financiare

Objektivat e punës sonë lidhen me garantimin e sigurisë së arsyeshme nëse pasqyrat financiare në

tërësi, nuk paraqesin anomali material, kështu si pasaktësi apo gabime që mund të kenë ekzistuar, si

dhe për të konkluduar me një raport auditimi që përfshin një opinion. Siguria e arsyeshme është një

nivel i lartë sigurie, por nuk garanton që auditimi i kryer në përputhje me standardet mundëson

identifikimin e çdo gabimi apo anomalie që mund të ekzistojë. Anomalitë mund të lindin nga

gabimet apo mashtrimet dhe konsiderohen si materiale, nëse individualisht ose në tërësi ato

influencojnë vendimet ekonomike të përdoruesve të pasqyrave financiare.

Objektivi ynë është gjithashtu dhënia e një opinioni mbi përputhshmërinë e aktivitetit të

institucionit, me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi, si dhe përdorimin e duhur dhe eficient të

burimeve financiare të institucionit.

Përveç standardeve të ISSAI, ne gjithashtu aplikojmë edhe gjykimin dhe skepticizmin tonë

profesional në punën audituese. Gjithashtu ne:

-Identifikojmë dhe përpunojmë riskun e anomalive materiale të pasqyrave financiare, për shkak të

gabimeve apo mashtrimeve, planifikojmë dhe kryejmë procedura auditimi sipas risqeve të

identifikuara, dhe grumbullojmë evidencë të mjaftueshme e të përshtatshme për formulimin e

opinionit tonë. Risku që vjen nga mos identifikimi i këtyre anomalive për shkak të mashtrimeve,

është më i lartë se ai i gabimeve, sepse mashtrimi mund të përfshijë falsifikime, fshirje të

qëllimshme, keqinterpretime, apo edhe mungesë të qëllimshme të kontrollit të brendshëm.

-Krijojmë një ide fillestare mbi kontrollin e brendshëm në mënyrë që të planifikojmë procedurat e

auditimit që i përshtaten situatës aktuale, por jo duke patur si qëllim kryesor dhënien e një opinioni

mbi efektivitetin e kontrollit të brendshëm.

-Vlerësojmë nëse politikat kontabile të zgjedhura nga stafi drejtues janë të duhurat dhe të

arsyeshme.

-Krijojmë një konkluzion final nëse çështjet rutine të kontabilitetit janë kryer në mënyrën e duhur

dhe bazohemi në evidencën e marrë nga auditimi, për ekzistencën e ndonjë dyshimi material mbi

ngjarjet apo kushtet që mund të çojnë në një dyshim edhe më të madh mbi aftësinë e institucionit

për të funksionuar normalisht. Nëse ne arrijmë në konkluzionin se ekziston një pasiguri e

arsyeshme, ne duhet të kushtojmë më tepër rëndësi këtyre çështjeve gjatë auditimit tonë, dhe të

modifikojmë opinionin. Konkluzionet tona janë të bazuara në punën audituese, deri në përgatitjen

e raportit të auditimit. Megjithatë, ngjarje apo kushte specifike në të ardhmen mund të ndryshojnë

situatën aktuale të institucionit.

-Vlerësojmë informacionin e përgjithshëm, strukturën dhe përmbajtjen e pasqyrave financiare, duke

përfshirë edhe shënimet, për të evidentuar nëse pasqyrat financiare përfaqësojnë transaksione rutinë

dhe ngjarje të prezantuara drejt.

Page 34: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI ... · buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TË USHTRUAR NË BASHKINË VLORË

34

Ne komunikojmë me drejtuesin nëse, ndër çështjet e tjera, planifikimin në kohë dhe përmbajtjen e

auditimit dhe gjetjet, duke përfshirë edhe të metat e kontrollit të brendshëm, që ne kemi identifikuar

gjatë auditimit tonë.

Gjithashtu, ne u mundësojmë drejtuesve një deklaratë në lidhje me kërkesat etike të pavarësisë sipas

të cilave ne kemi kryer punën tonë audituese, dhe komunikojmë me ta në rastet kur ekziston

konflikt interesi apo çështje të tjera lidhur me etikën.

Ne identifikojmë çështjet më të rëndësishme lidhur me auditimin e pasqyrave financiare të

periudhës aktuale dhe i përshkruajmë ato në raportet e auditimit, me përjashtim të rasteve kur

kuadri ligjor nuk lejon vënien në dispozicion të tyre për publikun ose në raste të rralla kur vetë ne

vendosim që këto çështje nuk duhet të përfshihen në raport për shkak të pasojave negative që

publikimi i tyre mund të sjellë në publikun e gjerë.

Për sa më sipër paraqitet ky Raport Auditimi.

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT