Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e...

32
Tetor 2013 Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën

Transcript of Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e...

Page 1: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Tetor 2013

Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën

Page 2: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Manual trajnimi:

Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën

HEQJE E PËRGJEGJËSISË Përmbajtja e këtij manuali është vetëm përgjëgjësi e Checchi and Company Consulting, Inc., ndërsa pikëpamjet e autorit nuk pasqyrojnë medoemos pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Ky publikim mund të riprodhohet, shumëzohet ose të transmetohet në mënyrë elektronike, mekanike, të fotokopjohet apo të inçizohet vetëm me kusht që atributi ndaj USAID-it dhe Programit të USAID-it për përmbarim dhe legjislacion komercial (CLE) ceket shumë qartë në çdo kopje të bërë apo të shpërndarë.

Page 3: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Përmbajtja

MODULI 1: 2 KONTRATA PËR KREDINË 2 1.1. Parathënie 3

1.2. Objektivat e mësimit 3

1.3. Hyrje 4

1.4. Definicioni 4

1.5. Forma e kontratës për kredinë 5

1.6. Elementet esenciale të kontratës për kredinë 6

1.7. Klauzolat e kontratës për kredinë 8

1.8. Shkëputja e njëanshme e kontratës 9

MODULI 2: 16 KAMATA 16 2.1 Parathënie 17

2.2 Objektivat e mësimit 17

2.3 Definicioni 18

2.4. Detyrimet e bankave dhe Institucioneve mikrofinanaciare për sa i përket transparencës se normave të interesit për kredi dhe depozita 18

2.5 Kur kamata pushon të rrjedhë 19

2.6 Supozimi i kontratës me fajde 19

2.7 Kamatëvonesa 20

E drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21

Kamata kontraktore 21

Kamata në detyrimet jomonetare 22

MODULI 3: 23 Mënyra e llogaritjes se kamatës dhe kamatëvonesës 23 3.1 Parathënie 24

3.2 Objektivat e Mësimit 24

3.3 Hyrje 25

3.4 Lartësia dhe mënyra e llogaritjes se kamatëvonesës tek kontrata e kredisë dhe produkteve tjera bankare sipas praktikës së -bankave në Kosovë 25

3.5 Rregullimi i kamatëvonesës me dispozitat e ligjit të marrëdhënieve të detyrimeve të vitit 1978 25

Page 4: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

3.6 Riprogramimi i kredisë 26

3.7 Llogaritja e kamatëvonesës me rastin e ristrukturimit të kredisë 26

3.8. Rregullorja për normën efektive të interesit dhe kërkesat për shpalosje 27

ANEKS PËR RIPROGRAMIMIN E KREDISË 28

Page 5: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 2

MODULI 1: KONTRATA PËR KREDINË

Page 6: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 3

Kontrata për kredinë

1.1. Parathënie

Në këtë modul shqyrtohet definicioni dhe kuptimi i kontratës për kredinë, forma e kontratës për kredinë, elementet esenciale të kontratës për kredinë dhe klauzolat më të rëndësishme të kontratës për kredinë; kamata e kontraktuar, kamatvonesa, të gjitha këto ne vështrim te dispozitave të Ligjit 04/L-077 të ri për marrëdhëniet e detyrimeve duke bërë krahasime edhe me zgjidhjet e ofruara sipas dispozitave të LMD-së të vitit 1978.

1.2. Objektivat e mësimit

Pas përfundimit te këtij moduli ju do të mund të:

njiheni me përkufizimin e kontratës për kredinë

me formën e kontratës për kredinë

me elementet esenciale të kontratës për kredinë

me klauzolat me të rëndesishme të kontratës për kredinë

Page 7: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 4

1.3. Hyrje

Ky material prezentimi ka për qellim trajtimin nga këndveshtrimi teorik dhe praktik, por mbi të gjitha këndveshtrimi juridik i kontratës për kredinë, formës se kontratës për kredinë, elementet esenciale dhe klauzolat e kontratës për kredinë. Kontrata për kredinë paraqet njëren nga kontratat formale dhe shumë të rëndësishme në raportet midis Huamarrësit dhe Huadhënësit (kreditorit dhe debitorit).

Në këtë material me një theks të veçantë do të trajtohen çështjet që kanë të bëjnë më kamatën e kontraktuar dhe kamatëvonesën si dhe mënyrën e përllogaritjes së tyre sipas praktikës së bankave në Kosovë, dhe rregullimi saj me Ligjin e ri për marrëdhëniet e detyrimeve.

1.4. Definicioni

Me kontratën mbi kredinë banka ose institucioni tjetër mikrofinanciar (Huadhënesi) obligohet që t'i vejë në dispozicion shfrytëzuesit të kredisë (Huamarrësit) një shumë të caktuar mjetesh në të holla për një kohë të caktuar ose të pacaktuar, për ndonjë destinim të caktuar ose pa destinim të caktuar, kurse shfrytëzuesi (Huamarrësi) obligohet t'i paguajë bankës kryegjën (parat e marra) dhe kamatën e kontraktuar dhe shumën e marrë të parave ta kthejë në kohën dhe në mënyrën si është përcaktuar me kontratën për kredinë. Edhe me rastin e lidhjes së kontratës për kredinë sikurse te kontratat tjera vlen parimi i lirisë së kontraktimit, ku nga ana e shoqërisë dhe ligjëvenësit garantohet se kontrata e lidhur midis palëve kontraktuese e ka efektin e ligjit për to (contractus contrahendibus lex est-ajo që kontraktuesit kanë përcaktuar me kontratë është ligj për ta) ose ’’pacta sunt servanda’’.

Shihet qartë se kontrata për kredinë krjon efekte juridike midis palëve dhe nuk krijon efekte juridike ndaj personave të tretë ‘’res inter alios acta”.

Në kuptim të ligjit në fuqi në Kosovë, me shprehjen “kredi” nënkuptohet angazhimi direkt apo indirekt i dhënies së një shume parash në këmbim të së drejtës së kthimit të shumës së dhënë dhe të pagesës së interesit, gjegjësisht përmbushjes së detyrimeve të tjera për atë shumë; çdo shtyrje të afatit të pagesës së borxhit; çdo garanci të lëshuar për pagesën e një borxhi; si dhe çdo angazhim për të përftuar të drejtën mbi pagesën e një shume parash.

Do të thotë marrëveshja e vendosur ndërmjet kredidhënësit (bankës) dhe kredimarrësit (palët) sipas së cilës kredidhënësi obligohet që t'i vejë në dispozicion kredimarrësit një shumë të caktuar mjetesh në të holla për një kohë të caktuar ose të pacaktuar, për ndonjë destinim të caktuar ose të pacaktuar, përderisa kredimarrësi obligohet t'i paguajë kredidhënësit krahas shumës së marr në kredi edhe kamatën e kontraktuar në kohën dhe në mënyrën sikundër është përcaktuar me kontratë. Kontrata për kredinë hynë në grupin e kontratave me shpërblim (palët bartin vlera pasurore reciprokisht) dhe formulare (kryesisht, në rastet më të shpeshta kontrata për kredinë iu ofrohet kredimarrësve në formë – formular të caktuar të përgatitur që më parë nga kredidhënësi).

Ligji i ri për marrëdhëniet e detyrimeve në nenin 1058 paragrafi 3 përcakton se dispozitat e Ligjit të vjetër të marrëdhënive detyrimore të vitit 1978 të cilat rregullojnë kontratën për kredinë (nenet 1065 -

Page 8: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 5

168) përshtatshërisht do të vazhdojnë të aplikohen derisa me legjislacion nacional të zëvendësohen. Pra nenet 1065 deri 1068 të Ligjit të vjeter vazhdojnë të mbesin në fuqi edhe pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për marrëdhëniet e detyrimeve. Përvec dispozitave që rregullojnë kontratën për kredinë të LMD-së të 1978-tës, në fuqi mbesin edhe dispozita tjera që rregullojnë punët bankare 1

Ligji i vitit 1978 për marrëdhëniet e detyrimeve kontratën për kredinë e definon kështu ”Me kontratën mbi kredinë banka obligohet që t'i vejë në dispozicion shfrytëzuesit të kredisë një shumë të caktuar mjetësh në të holla për një kohë të caktuar ose të pacaktuar, për ndonjë destinim të caktuar ose pa destinim të caktuar, kurse shfrytëzuesi obligohet t'i paguajë bankës kamatë të kontraktuar dhe shumën e marrë të parave ta kthejë në kohën dhe në mënyrën sikundër është përcaktuar me kontratë”.

1.5. Forma e kontratës për kredinë

Burimet formale te kontratës për kredinë janë:

LMD ne fuqi – rregullat per kamaten dhe kamatevonesen:

ish-LMD: Vazhdojn te mbesin ne fuqi dispozitat e ish-LMD-se si ne vijim (kjo sipas nenit 1058 te LMD-se ne fuqi): Kreu XXXI, nenet 1035 deri 1046; Kreu XXXII, nenet 1047 deri 1051; Kreu XXXIII, nenet 1052 deri 1060; Kreu XXXIV, nenet 1061 deri 1064; Kreu XXXV nenet 1065 deri 1068; Kreu XXXVI nenet 1069 deri 1071; Kreu XXXVII, nenet 1072 deri 1082; Kreu XXXVIII, nenet 1083 deri 1087; Kreu XXXIX, neni 1088, të cilat përshtatshmërisht do të vazhdojnë të aplikohen përderisa legjislacioni nacional nuk fuqizon ligje, gjegjësisht akte tjera nënligjore për rregullimin e të njëjtave;

Ligji për mbrojtjen e konsumatorit;

Rregullat e BQK-së;

Kontrata për kredinë duhet të lidhet në formën me shkrim dhe kjo është e obligueshme. Asnjë kontratë e lidhur në mënyrë verbale/gojore nuk prodhon kurrfarë efekti juridik, të drejta dhe detyrime për palët. Ky parim na kujton sentencen latine scripta manent verba volent ose në anglisht writing remains, spoken words flies ( të shkruarit mbetet ndërsa fjalët e thëna i merr era), që kishte të bënte pikërisht me kërkesat për formën e kontratave në të drejten romake.

Në kontratën mbi kredinë përcaktohen shuma e kredisë, lartësia e kamatës mujore ose vjetore varësisht si palët kontraktuese pajtohen, arsyeja e dhënies se kredisë dhe kohëzgjatja e saj respektivisht koha e kthimit të kredisë.

1 Ligji Nr. 04/L-077 për marrëdhëniet e detyrimeve, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 19 Qershor 2012, Prishtinë

Page 9: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 6

Kur flitet për formën e kontratës, qoftë sipas dispozitave të ligjit të vjetër për marrëdhëniet e detyrimeve qoftë edhe sipas dispozitave të Ligjit të ri për marrëdhëniet e detyrimeve, në asnjë rast nuk kërkohet vërtetimi noterial ose publik i kontratës për kredinë.

1.6. Elementet esenciale të kontratës për kredinë

Si çdo kontratë tjetër në marrëdhëniet e detyrimeve që duhet të përmbajë në vete elementet esenciale, edhe kontrata për kredinë ka elementet esenciale të saj, të cilat e bejnë një kontratë të plotë dhe të vlefshme dhe rrjedhimisht mospërmbajtja e njërit nga këto elemente e bën kontratën për kredinë jo të plotë dhe të pavlefshme.

Elementet esenciale të kontratës për kredinë janë:

a) forma me shkrim e kontratës

b) arsyeja e dhënies se kredisë

c) shuma e kredisë

d) norma e interesit/kamata qoftë ajo mujore ose vjetore

e) kamatë vonesa

f) shuma e kësteve që duhen të paguhen në baza mujore/plani i pagesës,

g) afati kohor brenda të cilit duhet të paguhet çdo këst ose brenda të cilit duhet të paguhen të

gjitha këstet e kredisë, dhe

h) mjetet siguruese/obligimin e Huamarrësit që ta sigurojë Huadhënësin, respektivisht regjistrimin e

pengut (të luajtshëm apo të paluajtshëm ose ndonjë të drejtë) në favor të Huadhënësit si masë

siguruese në rast të mos kthimit të kredisë.

Rregullorja për normën efektive të interesit dhe kërkesat për shpalosje, nxjerrur nga Banka Qendrore e Kosovës me 29 nëntor 2012, me nenin 5 përcakton që çdo marrëveshje (kontratë) e kredisë duhet të jetë në formë të shkruar, të nënshkruhet nga palët kontraktuese dhe të përmbajë së paku elementet në vijim:

a) Llojin e kredisë (këstet, afatet etj);

b) Qëllimin i përdorimit të kredisë;

c) Identifikimin dhe adresat gjeografike të palëve kontraktuese;

d) Kushtet specifike të kredisë që lidhen me shumën, valutën, datën e dhënies, datën e maturimit, normën e interesit dhe llojin e saj (fikse apo variabile), indeksin orientues në rastet e normës variabile (euribor, libor etj), normën efektive të interesit, shpeshtësinë e ndryshimit të normës efektive të

Page 10: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 7

interesit apo pjesëve përbërëse të saj, këstet mujore të pagesave për shlyerjen e kredisë dhe datat ose periudhën e shlyerjes; e) Komisionin fillestar të paguar nga klienti (nëse aplikohet) ose komisionet e ndryshme në momentin e pranimit apo gjatë shlyerjes së kredisë;

f) Në rastet e kredisë në formë të pagesave të shtyra për mallra apo shërbime të veçanta apo në rastet e marrëveshjeve të lidhura për kredi, llojin e mallit apo shërbimit dhe çmimin e tij me para të gatshme;

g) Shumën totale të pagueshme nga klienti, të llogaritur në momentin e realizimit të kontratës së kredisë;

h) Në rastet kur aplikohet, komisionet për mirëmbajtjen e një apo disa llogarive për transaksionet e pagesave dhe tërheqjeve lidhur me kredinë (përveç nëse përzgjedhja e llogarisë për kryerjen e këtyre transaksioneve është e mundshme për klientin), si dhe çdo tarifë tjetër që rrjedhë nga marrëveshja e kredisë dhe kushtet kur ato janë të aplikueshme;

i) Normën e aplikueshme të interesit në rast të vonesave në pagesën e kësteve, siç aplikohet në momentin e realizimit të kontratës së kredisë dhe mënyrën e llogaritjes së saj, si dhe çdo tarifë apo gjobë të pagueshme për vonesë dhe kushtet e aplikimit të tyre;

j) Paralajmërimin lidhur me pasojat në rastet e mos pagimit të kësteve në afat të caktuar;

k) Nëse është e aplikueshme, një deklaratë për obligimin e pagesës së komisionit të noterit për regjistrim, garanci apo pagesë për palët e treta që kërkohet për kredinë;

l) Nëse aplikohet, deklarata për posedimin e policës së sigurimit apo shërbimet tjera ndihmëse, kur janë të detyrueshme për marrjen e kredisë apo marrjen e kredisë me kushte specifike;

m) Llojin e kolateralit (nëse ekziston);

n) Detyrimet dhe ndëshkimet (dënimet) e palëve dhe rastet kur ato lindin dhe zbatohen;

o) Mënyrën e ndryshimit të kushteve të kontratës dhe përfundimit të saj;

p) Numrin e kopjeve të nënshkruara në origjinal të kontratës dhe mënyrën e disponimit të tyre nga palët kontraktuese.

Page 11: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 8

1.7. Klauzolat e kontratës për kredinë

Përveç elementeve esenciale, kontrata për kredinë mund të përmbajë edhe disa klauzola që përbëjnë elemente të rëndësishme të kontrates për kredinë.

Një ndër klauzolat më të rëndësishme të kontratës për kredinë është klauzola e parapagimit të kredisë, si dhe klauzola e zotimit të kredimarrësit se nuk do të ndërmarrë disa veprime pa njoftimin paraprak të Huadhënësit.

Për të ilustruar më mirë atë që thamë me lartë në lidhje me kontratën për kredinë, formën si dhe përmbajtjen e saj, po e paraqesim një formë të kontratës për kredinë, formë e cila përdoret zakonisht në praktikën e shumicës se bankave që operojnë në Republikën e Kosovës.

Disa klauzola të kontratës për kredinë:

Kredia dhe arsyeja Kamata Pagesa – kushtet e pagesës Përfaqësimi dhe garantimi Detyrimet tjera të Kredimarrësit Zotimi negativ Anulimi Supozimi i përgjegjësive nga Bashkë-kredimarrësi Shpenzimet dhe Lajmërimi Afati Te ndryshme

Page 12: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 9

1.8. Shkëputja e njëanshme e kontratës

Shkëputja e kontratatës nga ana kredidhënësit Kredidhënësi mund të kërkoj shkëputje të njëanshme të kontratës për kredinë, nese:

jane cenuar rregullat e destinimit te kredise; në rast të insolvencës; inicimit te procedures se likuidimit; ose vdekjes së kredimarrësit nëse si rezultat i kësaj ngjarje kredidhënësi do të vihej në një pozite të disfavorshme;

Te drejtat e kredidhenesit:

e drejta ne kthimin e mjeteve para afati; e drejta ne shperblimin e demit;

Shkëputja e kontratatës nga ana kredimarrësit Kredimarrësi mund të heq dorë nga kontrata e kredisë vetëm para alokimit të mjeteve të kredisë (para se të njëjtat t’i jenë vënë në dispozicion).

Kthimi i parakohshëm i kredisë:

Kredimarrësi gëzon të drejtën e pagimit – kthimit të parakohshëm të kredisë (shumës së kredituar) edhe para afatit të kontraktuar, madje edhe pa vullnetin e kredidhënësit.Si në rastin e heqjes dorë nga kontrata, ashtu edhe në rastin e kthimit të parakohshëm të kredisë, lind detyrimi i kredimarrësit që ti shpërblej dëmin kredidhënësit nëse ky i fundit ka pësuar ndonjë dëm;

“Nëse Kredimarrësi shpreh qëllimin që të bëj parapagimin e kredisë dhe kështu bën pagesën e plotë para kohe të kredisë, dhe Kredidhënësi bie dakord që të pranon parapagimin, Kredimarrësi do të jetë i obliguar që të paguan detyrimin në shumë deri në 50% të interesit të ardhshëm, e që do të akumulohet deri në ditën e pagesës përfundimtare të kredisë”.

Page 13: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 10

KONTRATË PËR KREDINË

Nr.: ________________

Lidhur në mes të palëve kontraktuese:

I. Kreditorit (Banka), me zyrë qendrore në Prishtinë, Kosovë, e regjistruar në regjistrin e bankave të Bankës Qendrore të Republikes së Kosovës në licencë bankiere nr. 000, të datës 00 muaji, viti, dhe numër të regjistrimit të biznesit 0000000000 (tutje: -Kredidhënesi);

dhe

I. Emri: N.N

me vendbanim në: Prizren (tutje: Kredimarrës);

dhe

II. Emri: M.M

me vendbanim në: Prizren (tutje: Bashkë-Kredimarrës I)

Palët kontraktuese u pajtuan që :

(a) Kredimarrësi në mënyrë që të blejë mallra konsumuese ka aplikuar për Kredi Konsumuese te Kredidhënësi;

(b) Kredidhënësi është pajtuar t'i japë kredi Kredimarrësit sipas kushteve dhe afateve të dhëna në këtë kontratë dhe Kredimarrësi dhe Bashkë-Kredimarrësi janë pajtuar me këto kushte dhe afate;

(c) Kredidhënësi dhe Kredimarrësi janë pajtuar që përmes një marrëveshjeje të veçantë (kontraten mbi pengun apo hipoteken). Kredimarrësi të siguroj obligimet e Kredimarrësit ndaj Kredidhënësit qe dalin nga kjo kontratë;

(d) Kjo kontratë do të lidhet nga Kredidhënësi nën kushtet që një person që nuk është as Kredimarrës as Bashkë-Kredimarrës, do të nënshkruajë marrëveshjen garantuese me Kredidhënësin me të cilën ai person merr përgjegjësi të plotë për obligimet e Kredimarrësit ndaj Kredidhënësit.

Me këtë është miratuar si vijon:

Page 14: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 11

Neni 1: Kredia dhe arsyeja

1.1. Kredidhënësi do t'i japë kredi Kredimarrësit në shumë prej EURO______________________(tutje: Kredi).

1.2. Arsyeja e Kredisë është financimi i nevojave të klientit.

1.3. Shuma e kredisë neto do të kreditohet klientit ne xhirollogarinë e tijë nr........................., ndë- rsa nga shuma neto klientit do t’i merret shuma prej .......% të vleres së kredisë në emër të shpenzimeve të Bankës.

Neni 2: Kamata

Kredimarrësi do të paguajë kamatë prej _______% në muaj (ose ne vitë) për pjesën e shumës së kryegjesë së papaguar prej ditës së dhënies së Kredisë.

Neni 3: Pagesa

3.1. Kredimarrësi do ta paguajë shumën e Kredisë dhe kamatën shtesë në këste të caktuara në pajtueshmëri me planin e pagesës së Kredisë, të bashkangjitur kësaj kontrate në Aneksin 1.

3.2. Nëse Kredimarrësi vonohet në pagesën e 3 kësteve te arritura mujore, Kredisë në si mund ta denoncoj kontratën dhe të kërkoj pagimin e tërë borxhit jo vetëm për shumat e arritura për pagesë por edhe për ato të paarritura.

3.3. Nëse Kredimarrësi është në vonesë ta bëjë pagesën e ndonjë shume, Kredimarrësi, përveç kamatës të përshkruar në nenin 2, do të paguajë shumë të barabartë me 0.5 % mbi këstin/tet që arrin për pagesë për çdo ditë që Kredimarrësi nuk arrinë ta paguajë atë shumë.

3.4. Nëse Kredimarrësi është në vonesë me pagesën e ndonjë shume, Kredidhënësi mund të:

(a) kërkojë nga Bashkë-Kredimarrësi dhe/ose Garantuesi(it) e Kredisë ta paguajë shumën e papaguar në afat prej 24 orëve;

(b) bllokojë çdo llogari të Kredimarrësit dhe Bashkë-Kredimarrësit me Kredidhënësin;

(c) të merr në posedim dhe të shesë, lëshojë me qira ose disponoj me mjetet të përshkruar në kontratën mbi peng të nënshkruar mes Kredidhënësit, Kredimarrësit dhe Bashkë-Kredimarrësit;

(d) të merr masa ligjore ndaj Kredmarrësit dhe Bashkë-Kredimarrësit.

Page 15: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 12

Neni 4: Përfaqësimi dhe garantimi

Kredimarrësi deklaron dhe garanton se:

(a) informatat dhe deklaratat financiare të dhëna Kredidhënësit nga Kredimarrësi janë të vërteta, të plota dhe të sakta dhe pasqyrojnë pozitën e vërtetë financiare të Kredimarrësit; (b) Kredimarrësi nuk kanë borxhe ose përgjegjësi të ndonjë lloji, pos atyre të përfshira në deklaratë financiare dhe se Kredimarrësi kishte informuar Kredidhënësin lidhur me identitetin e kreditoreve tjerë të Kredimarrësit, nëse ekzistojnë; (c) Kredimarrësi nuk është nën hetime penale dhe nuk ka shkelur ndonjë ligj apo vendim të Gjykatës;

Neni 5: Obligimet tjera të Kredimarrësit

Kredimarrësi do t'i përmbushë këto obligime:

(a) Kredimarrësi do ta informojë menjëherë Kredidhënësin me shkrim për arsyet dhe kushtet që mund të shpijnë drejt mospërmbushjes së obligimeve të Kredimarrësit nga kjo kontratë (përfshirë edhe zbatimin e planit të pagesës të përshkruar në Aneksin 1); këto raste përfshijnë, por nuk kufizohen në:

(i) çdo ngjarje që ndikon negativisht në statusin financiar dhe/ose mundësi të pagesës së Kredimarrësit;

(ii) pamundësia e përmbushjes së obligimeve tjera të Kredimarrësit;

(iii) çdo formë e masave ligjore të ndërmarra ndajë Kredimarrësit;

(b) Kredimarrësi do të dorëzoj, pas kërkesës së Kredidhënësit, informatë mbi aktivitetet ekonomike dhe financiare të Kredimarrësit;

(c) Kredimarrësi do ta informojë Kredidhënësin mbi çdo ndryshim të statusit juridik të Kredimarrësit, ndryshimet rreth statusit të punësimit të Kredimarrësit si dhe ndërrimi i vendbanimit të Kredimarrësit dhe mbi çdo çështje tjetër që mund të jetë me interes për Kredidhënësin.

(d) Kredimarrësi nuk do të hyj në obligime tjera financiare me institucionet tjera financiare pa pëlqimin paraprak te Kredidhënesit.

(e) Kredimarrësi nuk do t’i ngarkoj më tutje pasurinë e tij në dobi të personit tjetër fizik apo juridik, pa pëlqimin paraprak të Kredidhënesit.

Neni 6: Zotim negativ

6.1. Derisa Kredimarrësi të mos ketë paguar plotësisht Kredinë me kamatë, shpenzime dhe harxhime shtesë të dalura, Kredimarrësit nuk i lejohet pa leje paraprake me shkrim të Kredidhënësit, të:

(a) garantojë, merr përsipër, obligime të palës së tretë;

Page 16: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 13

(b) premtojë, jep si peng ose shesë automjetin e dhënë peng.

6.2 Produktet e blera janë pronë e Kredidhënësit gjersa Kredimarrësi të ketë paguar plotësisht Kredinë së bashku me kamatën dhe të gjitha harxhimet shtesë.

Neni 7: Anulimi

7.1 Pavarësisht nga dispozitat e nenit 11 të kësaj kontrate, Kredidhënësi ka të drejtë ta ndërpres Kredinë ose tërheqë shumën e mbetur pa paralajmërim nëse:

(a) Kredimarrësi nuk i përmbahet planit të pagesës, të bashkangjitur kësaj kontrate në Aneksin 1;

(b) Kredia përdoret për arsye tjera nga ato të dhëna në këtë kontrate;

(c) Kredimarrësi nuk ka informuar saktë dhe plotësisht Kredidhënësin mbi gjendjen financiare të Kredimarrësit;

(d) Kredimarrësi përndryshe i ka shkelur ndonjë nga obligimet e Kredimarrësit të përshkruara në këtë kontratë ose ndonjë marrëveshje tjetër mes Kredidhënësit dhe Kredimarrësit.

7.2. Në rast se Kredimarrësi ka shkelur kontratën siç është përshkruar në seksionin 7.1, Kredidhënësi ka të drejtë t'i përdor të drejtat nga kjo kontratë dhe marrëveshjet tjera mes Kredidhënësit dhe Kredimarrësit. Për më tepër, nëse është e zbatueshme Kredidhënësi do të ketë të drejtë të njoftojë punëdhënësin e Kredimarrësit për mospagesën e kredisë nga ana e Kredimarrësit dhe të kërkoj nga punëdhënësi që të bëj bartjen e çdo përfitimi (Pagën) tek Kredidhënësi.

Neni 8: Pranimi i përgjegjësive nga Bashkë-Kredimarrësi

8.1. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Bashkë-Kredimarrësi pranon përgjegjësi të plotë dhe pranon të jetë përgjegjës personalisht dhe solidarisht për obligimet e Kredimarrësit ndaj Kredidhënësit.

8.2. Bashkë-Kredimarrësi pranon që Kredidhënësi të ketë të drejtë të kërkojë pagesë nga Bashkë-Kredimarrësi në rast se Kredimarrësi ka shkelur ndonjë nga obligimet e tij sipas kësaj kontrate, pa obligim për konsultë paraprake të Kredidhënësit me Kredimarrësin.

Neni 9: Shpenzimet dhe Lajmërimi

9.1 Të gjitha shpenzimet e dalura nga lidhja dhe ekzekutimi i kësaj kontrate, përfshirë edhe shpenzimet e lidhura me ripërtëritjen e kredisë, si shpenzimet e transportit, ato ligjore, pagesës së aksionerëve, do të barten nga Kredimarrësi.

9.2 Të gjitha lajmërimet dhe komunikimet mes palëve të kësaj kontrate do të bëhen me shkrim dhe do të dërgohen me postë të regjistruar në adresë të palëve të dhënë në hyrje të kësaj kontrate ose do t'i dorëzohen palëve personalisht.

Page 17: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 14

Neni 10: Të ndryshme

10.1. Të gjitha kontratat: mbi peng dhe garancione dhe dokumentet tjera të lidhura me Kredi dhe/ose këtë kontratë janë pjesë përbërëse e kësaj kontrate. Anekset e kësaj kontrate janë pjesë përbërëse e kësaj kontrate.

10.2. Çdo amendament të kësaj kontrate duhet të bëhet me shkrim dhe duhet të nënshkruhet nga të dy palët.

10.3. Kredimarrësi pajtohet se të gjitha informatat lidhur me pagesën e Kredisë së Kredimarrësit dhe pozita financiare mund të ndahen me kredidhënësit tjerë në Kosovë.

10.4. Rregullat e Përgjithshme të Biznesit të Kredidhënësit zbatohen në relacionin mes Kredimarrësit dhe Kredidhënësit. Në rast mospë rputhje ose kundershtimi në mes Rregullave të Përgjithshme të Biznesit dhe kësaj kontrate, dispozitat e kësaj kontrate do të mbizotërojnë.

10.5. Për çështje qe nuk janë paraparë me kë të kontrate zbatohen dispozitat përkatëse te Ligjit mbi Marrëdhëniet e Detyrimeve, Rregulloret dhe ligjet tjera ne fuqi.

10.6. Kjo kontratë mund të përkthehet për qëllime praktike. Teksti në gjuhën shqipe është tekst origjinal dhe zyrtar dhe do të mbizotëroj në rast të mospërputhjeve midis tekstit në gjuhën shqipe dhe ndonjë përkthimi tjetër.

Neni 11: Afati dhe ndërprerja e kësaj kontrate

11.1. Palët hyjnë në kontrate për afat të pacaktuar kohor.

11.2. Ndërprerja e kësaj kontrate bëhet në përputhje me Rregullat e Përgjithshme të Biznesit të Kredidhënësit, duke marrë parasysh që Kredimarrësi dhe/ose Bashkë-Kredimarrësi nuk mund të ndërpresin këtë kontratë derisa Kredimarrësi dhe Bashkë-Kredimarrësi nuk i përmbushin obligimet ndaj Kredidhënësit.

11.3. Nëse Kredimarrësi shpreh qëllimin që të bëj parapagimin e kredisë dhe kështu bën pagesën e plotë para kohe të kredisë, dhe në se Kredidhënësi bie dakord që të pranon parapagimin, Kredimarrësi do të jetë i obliguar që të paguan detyrimin në shumë deri në 50% të interesit të ardhshëm, e që do të akumulohet deri në ditën e pagesës përfundimtare të kredisë.

Neni 12: Ligjet e aplikueshme dhe forumi

12.1. Kjo kontratë do të interpretohet në pajtueshmëri me dhe e udhëzuar nga ligjet e Kosovës.

12.2. Për çdo kontest eventual qe mund të lind nga kjo kontratë, zgjidhjen e kontestit do ta bë j Gjykata Kompetente.

Page 18: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 15

Nënshkruar nga palët në (vendi): Data:

Banka: Kredimarrësi:

(Nënshkrimi i parë Kredidhënësit) (Nënshkrimi i kredimarrësit)

Bashkëshorti-ja/i/e/Kredimarrësit:

(Nënshkrimi i dytë Kredidhënësit) (Nënshkrimi i bashkëshortes-it

të Kredimarrësit)

Bashkë-Kredimarrësi:

Page 19: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 16

MODULI 2: KAMATA

Page 20: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 17

2.1. Parathënie

Ne këtë modul shqyrtohet definicioni dhe kuptimi i kamatës, ndalimi i përllogaritjes së kamatës mbi kamatë, pushimi i rrjedhjes ose përllogaritjes se kamatës, përllogaritja e kamatës së kontraktuar me rastin e riprogramimit të kredisë, kamatëvonesa, lartësia dhe mënyra e përllogaritjes se kamatëvonesës tek kontrata e kredisë dhe produktet tjera sipas praktikës së bankave në Kosovë, rregullimi i kamatëvonesës me dispozitat e ligjit të ri të marrëdhënieve të detyrimeve, përllogaritja e kamatës kontraktore me rastin e riprogramimit të kredisë.

2.2. Objektivat e mësimit

Pas përfundimit të këtij moduli, ju do të mund të:

Njiheni me përkufizimin e kamatës

Me formën e llogaritjes se kamatës

Me ndryshimet e dispozitave ligjore në mes të LMD-së në fuqi dhe LMD-së të vitit 1978

Kamatëvonesën dhe lejueshmërinë e saj

Me klauzolat me të rëndesishme në lidhje me kamatëvonesën dhe shpërblimin e dëmit në rast

të vonesës në kryerjen e obligimeve

Page 21: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 18

2.3. Definicioni

Në kontratën për kredinë siç përmendem më lartë, përveç kryegjësë (borxhit kryesor), debitori ka për detyrë të paguajë edhe kamatën, në qoftë se e njëjta është përcaktuar më Kontratën për kredinë me pajtimin e Huadhënësit dhe Huamarrësit dhe nëse një gjë e tillë paraprakisht është përcaktuar me ligj. Kamatën e caktojnë palët varësisht nga marrëveshja e tyre.

Sipas ligjit në fuqi të LMD-së palët nuk kanë ndonjë kufizim në caktimin e kamatës por me Ligjin e ri të marrëdhënieve detyrimore, kjo është rregulluar dhe palët nuk e kanë lirinë e plotë të caktimit të kamatës.

2.4. Detyrimet e bankave dhe Institucioneve mikrofinanaciare për sa i përket transparencës se normave të interesit për kredi dhe depozita

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës si institucion licencues dhe mbikëqyrës si dhe rregullator i bankave dhe Institucioneve mikrofinanciare me kornizën e saj ligjore /rregullative nuk ka përcaktuar lartësine e interesit (kamatës) që do duhej të aplikonin bankat me rastin e kreditimit qoftë të personave fizikë apo juridikë, sikundër që nuk ka përcaktuar as normat e interesit për depozitat me afat, duke ja lënë këtë çështje tregut të lirë.

Mirëpo edhe pse Banka Qendrore në kornizën e saj ligjore nuk ka përcaktuar minimumin ose maksimumin e normave të interesit për kredi ose depozita, e njëjta ka përcaktuar obligimin e bankave dhe institucioneve tjera financiare që të jenë transparente me klientë, me rastin e prezentimit të normave të interesit për kredi dhe depozita respektvisht me rastin e prezentimit të normave të interesit për produktet e tyre para klienteve.

Me Rregulloren e re për normën efektive të interesit dhe kërkesat për shpalosje, nxjerrë nga Banka Qendore e Kosovës me 29 nëntor 2012 përcaktohet metodologjia e unifikuar për llogaritjen dhe shpalosjen e normës efektive të interesit për kredit e dhëna dhe depozitat e marra, dhe kërkesat minimale të shpalosjeve në mënyrë që të sigurohen informata të plota dhe të sakta rreth produkteve dhe shërbimeve të bankave për klientët2.5 Ndalimi i kamatës në kamatë (Anatocizam usurarum)

Sipas dispozitave të Ligjit të ri të marrëdhënieve të detyrimeve, në kamatën e kontraktuar e cila ka arritur për pagesë, por nuk është paguar nuk rrjedh kamatëvonesa, përveç nëse është paraparë ndryshe me ligj (Neni 379, paragrafi 1).

Page 22: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 19

Neni 379

1. Në kamatën e kontraktuar e cila ka arritur për pagesë, por nuk është paguar nuk rrjedhë kamatëvonesa, përveç nesë është paraparë ndryshe me ligj.

2. Është nule dispozita e kontratës me të cilën parashikohet kamatë në kamatën e cila ka arritur për pagesë por nuk është paguar.

3. Megjithatë, palët mund të pajtohen që më parë në kontratë se shkalla e kamatës do të jetë më e lartë në rast se debitori nuk i paguan kamatat e rrjedha për pagesë në kohën e duhur.

4. Në shumën e papaguar të kamatës mund të kërkohet kamatëvonesa vetëm nga dita kur gjykatës i është paraqitur kërkesa për pagimin e saj.

2.5. Kur kamata pushon të rrjedhë

Sipas Ligjit për marrëdheniet e detyrimeve neni 380 kamata pushon të rrjedhë kur shuma e kamatave të arritura për pagesë, arrinë lartësinë e borgjit kryesor.

Neni 380

Kamata pushon të rrjedhë kur shuma e kamatave të arritura për pagesë, arrin lartësinë e borxhit kryesor.

2.6. Supozimi i kontratës me fajde

Risi në Ligjin e marrëdhënieve të detyrimeve është si i ka paraparë edhe rastet kur një kontratë mund të quhet edhe kontratë me fajde. Supozimi i kontratës me fajde është i rregulluar me nenin 381 të Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve.

Neni 381

1. Në rast se niveli i kamatës për të cilin janë pajtuar palët është për 50 për qind (%) me i lartë se sa niveli i kamatëvonesës, , një marrëveshje e tillë konsiderohet kontratë me fajde, përveç nëse kreditori provon se kreditori nuk ka shfrytëzuar gjendjen e pavolitshme të debitorit, vështirësinë e situatës së tij financiare, pamaturinë ose varësinë e krijuar prej saj, ose që përfitimet e rezervuara për kreditorin ose personin e tretë nuk janë në shpërpjestim me atë që kreditori ka ofruar ose ka ndërmarrë të ofrojë ose të bëjë.

Page 23: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 20

Ky supozim nuk vlen edhe kur është fjala për kontratat komerciale në të cilën kontratë palët kontraktuese janë të lira në lidhjen e kontratave dhe caktimin e kamatave, që është paraparë me paragrafin e dytë të nenit 381, i cili thotë: Supozimi i saktësuar në paragrafin paraprak nuk zbatohet në kontratat komerciale.

2.7. Kamatëvonesa

Debitori, i cili vonohet me përmbushjen e detyrimit në të holla debiton, përveç borxhit kryesore, detyrohet qe te paguajë edhe kamatëvonesën. Në kontratat komerciale debitorit i debitohet edhe një tarifë administrative.

Lartësia e Kamtëvonesës sipas Ligjit te ri të marrëdhënieve të detyrimeve është tetë përqind (8%) ne vit, përvëç nëse është e përcaktuar ndryshe me ligje të veçanta.

Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve i’u ka mundësuar palëve kontraktuese - kreditorit dhe debitorit që të jenë të lirë në caktimin e kamatëvonesës më të ulët apo më të lartë, varësisht se si do te merren vesh palët kontraktuese, prandaj edhe mund të konkludohet se dispozitat e Ligjit të marrëdhënieve të detyrimeve si të tilla kanë karakter dispozitiv.

Ngjashmëritë dhe dallimet midis dispozitave të Ligjit të ri të marrëdhënieve të detyrimeve dhe Ligjit të vjetër dhe LMD-së së vitit 1978 në vështrim të kamatëvonesës. Sipas të dy ligjeve është përcaktuar obligimi i debitorit që me rastin e vonesës në pagimin e detyrimeve sipas kontratës për kredinë, perveq borxhit kryesor, debitori ngarkohet edhe me kamatëvonesën e cila në këtë rast paraqet një dënim për debitorin për shkak të moskthimit të kredisë me kohë.

Dallimi qëndron në faktin se: gjersa sipas dispozitave të Ligjit të vitit 1978 përllogaritja e kamatës bëhej ashtu që kamatëvonesa paguhej në lartësinë e përqindjes së depozitave të kursimit në të parë, ndërsa sipas dispozitave të Ligjit të marrëdhënieve të detyrimeve, lartësia e kamatëvonesës është 8% në vit, që është një përcaktim më i qartë dhe më kuptimplotë. E drejta e shpërblimit të plotë.

Kreditori sipas ligjit ka të drejtë në kamatëvonesë pa marrë parasysh nëse ka pësuar ndonjë dëm për shkak të vonesës së debitorit.

Në qoftë se dëmi të cilin e ka pësuar kreditori për shkak të vonesës së debitorit, është më i madh nga shuma të cilën do ta merrte në emër të kamatëvonesës, ai ka të drejtë të kërkojë diferencën deri në shpërblimin e plotë të dëmit.

Në kontratat komerciale, përveç kamatëvonesës, debitohet edhe një tarifë administrative e cila e kompenson kreditorin jo për fondet e vonuara (për të cilat kompensimi është kamatëvonesa) por për koston e shkaktuar nga koha e shpenzuar në ndjekje të pagesave të vonshme. Shuma e një tarife të tillë administrative do të jetë 40 euro për borxhet deri në 1000 Euro, 70 euro për borxhet deri në 10,000

Page 24: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 21

dhe 120 euro për borxhet mbi atë shumë. Kreditorit i takon e drejta në shpërblim të plotë nëse shpenzimet procedurale në inkasimin e kërkesave të kreditorit janë më të larta.

Cilido kusht i kontratës i imponuar nga biznesi i cili kërkon të përjashtojë, reduktojë, ulë ose shtyjë aplikimin e dispozitave për kamatëvonesën ose tarifen administrative të pagueshme sipas këtij neni është nule nëse i njëjti është në kundërshtim me parimin e drejtshmërisë. Do të konsiderohet se një kusht i kontratës është në kundërshtim me parimin e drejtshmërisë, përveç nëse është siguruar një mjet shtesë thelbësor alternativ ose kontraktual për kamatëvonesën.

Në përcaktimin se një mjet a është thelbësor do të merren në konsideratë të gjitha rrethanat relevante ne kohën e lidhjes së kontratës, e posaçërisht (i) përfitimet e sigurisë tregtare (ii) doket e mira tregtare (iii) fuqia e pozitës negociuese të palëve ndaj njëra tjetrës (iv) nëse kushtet janë imponuar nëpërmjet kushteve të përgjithshme (standarde), dhe (v) nëse furnizuesi ka pranuar një nxitje për tu pajtuar me kushtet ose gjatë pranimit ka pasur mundësi të lidhjes së kontratës së ngjashme me personat tjerë por pa i pranuar kushtet e ngjashme (vi) çdo arsye tjetër e bazuar për ndryshim. Kjo dispozitë nuk i ndalon palët nga hartimi i kushteve të kontratës që merren me pasojat e pagesës së kamatëvonesës për detyrimet e ngecura.

Në rastin e kontratave për kredi ose financim me institucionin e licencuar, paragrafët (1) deri në (5) nuk do të aplikohen. Në vend të kësaj shkalla e kamatëvonesës për të njëjtat do të jetë në lartësinë e kamatës vjetore prej 8% mbi nivelin e kamatës së kontraktuar për produktin përkatës. Për periudhën e vonesës vazhdon të përllogaritet edhe kamata e kontraktuar.

E drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit

Kreditori ka të drejtë në kamatëvonesën pa marrë parasysh nëse ka pësuar ndonjë dëm për shkak të vonesës së debitorit.

Në qoftë se dëmi të cilin e ka pësuar kreditori për shkak të vonesës së debitorit, është më i madh nga shuma të cilën do ta merrte në emër të kamatëvonesës, ai ka të drejtë të kërkojë diferencën deri në shpërblimin e plotë të dëmit.

Kamata kontraktore

Palët kontraktuese mund të pajtohen që, përveç shumës kryesore (kryegjësë), debitori duhet të paguajë kamatën kontraktore nga periudha lindjes së detyrimit në të holla deri në kohën e arritjes për pagesë të detyrimit. Në rast se palët janë pajtuar për kontratën kamatore (me interes) por niveli i kamatës dhe koha e arritjes për pagesë së interesit nuk është përcaktuar, niveli i kamatës është 6 për qind (%) në vit dhe kamata rrjedh për pagesë në kohën e njëjtë me arritjen për pagesë të kryegjësë (shumës kryesore). Ligji i ri për marrëdhëniet e detyrimeve rregullon me nenin 385 kamatën kontraktore.

Page 25: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 22

Kamata në detyrimet jomonetare

Dispozitat e nenit 385 të Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve që rregullojnë kamatën kontraktuese, zbatohen përshtatshmërisht edhe për marrëdhëniet e tjera të detyrimeve të shquara sipas llojit, përkatësisht vlen edhe për detyrimet e tjera që kanë si lëndë sendet e zëvendësueshme dhe të shquara sipas llojit.

Page 26: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 23

MODULI 3: Mënyra e llogaritjes se kamatës dhe kamatëvonesës

Praktika e bankave në Kosovë Rregullat e Bankës Qendrore të Republikës së

Kosovës

Page 27: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 24

3.1. Parathënie

Në këtë modul paraqitet dhe trajtohet:

mënyra e përllogaritjes së kamatës kontraktore sipas praktikave të Bankave në Kosovë dhe

Rregullave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

përllogaritja e kamatëvonesës sipas praktikave të bankave në Kosovë dhe Rregullave të Bankës

Qendrore të Republikës së Kosovës rregullojnë këtë çështje

lartësia dhe mënyra e përllogaritjes së kamatëvonesës tek kontrata e kredisë dhe produktet tjera

sipas praktikës së bankave në Kosovë

rregullimi i kamatëvonesës me dispozitat e ligjit të ri të marrëdhënieve të detyrimeve

Përllogaritja e kamatës kontraktore me rastin e riprogramimit të kredisë, dhe

Perllogaritja e kamatëvonesës me rastin e ristrukturimit të kredisë

3.2. Objektivat e Mësimit

Pas përfundimit të këtij moduli ju do të keni më të qartë:

Mënyrën e përllogaritjes së kamatës kontraktore dhe

Mënyrën e përllogaritjes së kamatëvonesës, sipas praktikave të bankave në Kosovë - Rregullave

të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, dhe dispozitave të ligjit të ri të marrëdhënieve të

detyrimeve

Page 28: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 25

3.3. Hyrje

Ky manual trajnimi ka për qëllim trajtimin teorik dhe praktik si dhe pajisjen me njohuri të reja të juristëve, lidhur me mënyren e përllogaritjes së kamatës kontraktore dhe kamatëvonesës me nje theks të veçantë në çështjet që kanë të bëjnë me kamatën e kontraktuar dhe kamatëvonesën si dhe mënyrën e llogaritjes së tyre sipas praktikës së bankave në Kosovë.

3.4. Lartësia dhe mënyra e llogaritjes se kamatëvonesës tek kontrata e kredisë dhe produkteve tjera bankare sipas praktikës së -bankave në Kosovë

Ne sistemin bankar apo më mirë të themi në praktikën e bankave në Republikën e Kosovës, lartësia e kamatëvonesës që bankat aplikojnë në raportet e tyre me klientët/debitorët sillet në përqindje % ditore për produktin e kredisë që përafërsisht është e njëjtë në të gjitha bankat. Kamatëvonesa llogaritet në atë mënyrë, qe për çdo ditë vonese në kthimin e kredisë, debitori obligohet kreditorit që të paguajë shumën e caktuar respektivisht përqindjen e caktuar % në emër të kamatëvonesës e cila llogaritet në borxhin kryesor/principalin e kredisë.

3.5. Rregullimi i kamatëvonesës me dispozitat e ligjit të marrëdhënieve të detyrimeve të vitit 1978

Çështja e kamatëvonesës rregullohet me nenin 277 të Ligjit mbi Marrëdhëniet e Detyrimeve ku shprehimisht është përcaktuar:

a) Debitori që vonon në përmbushjen e detyrimit në të holla debiton, përpos kryegjës, edhe kamatën sipas shkallës, e cila në vendin e përmbushjes paguhet në depozitimet e kursimit me të parë.

b) Për detyrimin në të holla të rezultuar nga kontrata në ekonomi kamatëvonesën e cakton Këshilli Ekzekutiv Federativ.

c) Në qoftë se shkalla e kamatës kontraktuese është më e lartë nga sa shkalla e kamatëvonesës së parashikuar në paragrafin paraprak të këtij neni, ajo rrjedh edhe pas vonesës së debitorit

Nga zgjidhjet e ofruara sipas dispozitave të nenit 277 dhe 278 të LMD-së, del interpretimi se kreditori ka të drejtë të kërkoj kamatëvonesën nëse dëmi i cili është shkaktuar atij për shkak të vonesës së debitorit (e këtu nuk bëhet përjashtim zbatimi i kësaj dispozite në rastin kontratës për kredinë), zgjidhje kjo e propozuar edhe në Ligjin e ri për marrëdhëniet e detyrimeve, e cila zgjidhje nuk do të inkorporohet në dispozitat e ligjit të ri mbi marrëdhëniet e detyrimeve, për arsye se çështja e kamatëvonesës me gjasë do të rregullohet me një ligj të veçantë mbi kamatëvonesën i cili nuk dihet se çfarë zgjidhje ligjore do të ofrojë për sa i përket çështjes së kamatëvonesës veçanërisht me rastin e kontratës së kredisë.

Page 29: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 26

3.6. Riprogramimi i kredisë

Para se të shpjegojmë mënyrën e përllogaritjes së kamatës së rregullt të kontraktuar me rastin e riprogramimit të kredisë për çfarëdo arsye qoftë ajo, është e nevojshme që të sqarohet kuptimi dhe qëllimi i riprogramimit/ristrukturimit të kredisë/borxhit.

Me riprogramim/ristrukturim të borxhit/kredisë, kuptojmë situatën kur për shkak të vështirësive financiare që gjendet kredimarrësi nuk është në gjendje të paguajë këstet e kredisë sipas kontratës për kredinë, prandaj edhe kërkohet ndihmë nga kredidhënësi që të tejkalohet kjo situatë përmes riprogramimit të borxhit-lehtësimit të kthimit të kredisë për kredimarrësin që nënkupton përcaktimin e kësteve më të vogla dhe zgjatjen automatikisht të afatit të kthimit të kredisë.

Kamata e kontraktuar/kamata e rregullt me rastin e riprogramimit/ristrukturimit të borxhit/kredisë përllogaritet ashtu që merret borxhi i papaguar i kredimarrësit dhe ristrukturohet-zvogëlohet kësti në atë masë që i mundësohet kredimarrësit kthimi i rregullt dhe në tërësi i kredisë/borxhit të papaguar kjo ashtu që ti përgjigjet kapacitetit pagues të zvogëluar të kredimarrësit. Nëse riprogramimi i kredisë bëhet në atë fazë kur konsiderohet që kredimarrësi e ka paguar kamatën e rregullt të kontraktuar kredidhënësit sipas planit te pagesës te percaktuar me Kontratën për kredinë, atëherë me rastin e riprogramimit do të përcaktohet prapë një kamatë nga ana e kredidhënësit për arsye të zgjatjes së afatit të kthimit të kredisë që natyrshëm kredidhënësit i kushton në biznesin e tij dhe mund të llogaritet si fitim i humbur i interesit për periudhën sa zgjatet afati i kthimit të kredisë.

Në rastin kur nevoja e riprogramimit të borxhit/kredisë lind qysh në fillim të zbatimit të kontratës përkatësisht në fillim të kthimit të kredisë, ndërsa akoma nuk është paguar interesi i rregulltë/kamata e kontraktuar, atëherë medoemos që me rastin e riprogramimit të borxhit do të përllogaritet edhe kamata ose interesi i rregullt i papaguar dhe mund të shtohet edhe norma e interesit për shkak të zgjatjes së afatit dhe ekspozimit të kredisë një rrezikut më të madh.

Çështja e përllogaritjes së kamatës së kontraktuar me rastin e ristrukturimit të kredisë është rregulluar me akte normative të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës si Mbikqyrës dhe Rregullator i Bankave.

3.7. Llogaritja e kamatëvonesës me rastin e ristrukturimit të kredisë

Kamatëvonesa me rastin e riprogramimit/ristrukturimit të borxhit/kredisë përllogaritet ashtu që merret borxhi i papaguar i kredimarrësit dhe ristrukturohet-zvogëlohet kësti në atë masë që i mundësohet kredimarrësit kthimi i rregullt dhe në tërësi i kredisë/borxhit të papaguar në mënyrë që t’i përgjigjet kapacitetit pagues të zvogëluar të kredimarrësit. Në asnjë rast kamatëvonesa nuk mund të kapitalizohet ose t’i shtohet borxhit kryesor me rastin e riprogramimit/ristrukturimit të kredisë.

Page 30: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 27

Natyrshëm dhe me të drejtë shtrohet pyetja se çfarë ndodh me kamatëvonesën e grumbulluar para ristrukturimit të kredisë? Përgjigja është: se para se të bëhet riprogramimi i kredisë, kamatëvonesa e grumbulluar duhet të ripaguhet nga fondet e klientit dhe në asnjë mënyrë nuk guxon të kapitalizohet kamatëvonesa në borxhin kryesor të klientit me rastin e riprogramimit të kredisë.

Për të ilustruar më mirë çështjen e riprogramimit të borxhit, po ua paraqesim një formë të Aneksit për riprogramimin e kredisë, Aneks ky i cili përdoret në praktiken e shumicës së bankave që operojnë në Republiken e Kosovës.

3.8. Rregullorja për normën efektive të interesit dhe kërkesat për shpalosje

Sipas Rregullorës për normën efektive të interesit dhe kërkesat për shpalosje, nxjerrur nga Banka Qendrore e Kosovës me 29 nëntor 2012 obligohen bankat që me rastin e dhënies së kredisë ose në momentin e ristrukturimit të saj, t’i ofron klientit:

Planin e amortizimit, në momentin e lidhjes së marrëveshjes së kredisë dhe në rastet e ristrukturimit,

i cili duhet të përmbajë shumat e kësteve dhe periudhat e pagesës së tyre dhe ndarjen e secilës

pagesë në shtyllën e kryegjësë së amortizuar, interesit të llogaritur dhe kur janë të aplikueshme

kostot tjera të kërkuara;

Planin e të gjitha pagesave të paracaktuara dhe të njohura, që klienti paguan në procesin e marrjes së

kredisë dhe gjatë kohëzgjatjes së saj, si ato fikse apo variabile.

Banka duhet të shpalos për klientin shpenzimet që përfshihen dhe shpenzimet që nuk përfshihen në

llogaritjen e normës efektive të interesit;

Shpenzimet dhe ndëshkimet (dënimet) tjera të mundshme në të ardhmen dhe kushtet kur ato

aplikohen;

Në rastet e normave variabile të interesit, një paralajmërim me shkrim për rrezikun nga lëvizjet e

normës së interesit gjatë kohëzgjatjes së kredisë, si rezultat i rritjes së indeksit orientues.

Në rastet e kredive konsumuese përfshirë kartat e kreditit, mbitërheqjet ose forma tjera të ngjashme

të kreditit, kushtet e dhënies, shfrytëzimit dhe pagesës së tyre dhe të gjitha ndëshkimet e mundshme

lidhur me to dhe kushtet kur ato mund të aplikohen, duhet të paraqiten hollësisht në kontratë;.

Ndëshkimi i parapagimit. Nëse aplikohet ndëshkimi për pagimin në tërësi apo të pjesshëm të kryegjësë

përpara afatit të caktuar, duhet ti shpaloset klientit së bashku me metodën e llogaritjes së saj.

Page 31: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 28

ANEKS PËR RIPROGRAMIMIN E KREDISË

(data)

Aneksi nr..................për riprogramimin e kredisë nr.......të datës.................

Për ndryshimin e Kontratës për Kredinë nr. xxxxxxxx të datës xxxxxxx), (në vijim Kontrata);

të lidhur ndërmjet palëve si në vijim:

I. Banka, me zyrë qendrore në Prishtinë, në adresen, me numër të regjistrimit të biznesit xxxxxx, dhe e regjistruar në regjistrin e bankave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, me licencë bankiere nr. 00000 të datës 0000, vitit 0000 dhe numër të regjistrimit të biznesit xxxxx (tutje Kredidhënësi)

dhe

II. Emri:

me vendbanim në: (tutje: Kredimarrësi);

dhe

III. Emri:

me vendbanim në: (tutje: Bashkë-Kredimarrësi I )

dhe

IV. Emri:

me vendbanim në: tutje: Bashkë-Kredimarrës II)

Neni 1

Plotësohet Neni 1 i Kontratës së lartpërmendur për Kredinë me përmbajtjen si në vijim:

Riprogramohet shuma e papaguar e mjeteve financiare nga Kontrata për Kredinë nr................. e datës, e cila përbën shumën prej EURO ………………, si dhe riprogramimi i mundëson Kredimarrësit që

Page 32: Kontrata për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën · PDF fileE drejta e shpërblimit të plotë të kreditorit 21 Kamata kontraktore 21 Kamata në detyrimet jomonetare 22 MODULI

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 29

pjesën e mbetur ta paguajë në periudhën prej …………….. muajve, periudhë e llogaritur nga dita e nënshkrimit të kësaj Shtojce.

Neni 2

Në pajtim me nenin 1 të kësaj Shtojce, Kredimarrësi do ta paguajë shumën e mbetur të kredisë dhe kamatën shtesë në këste të caktuara në pajtueshmëri me planin e pagesës, të bashkangjitur kësaj Shtojce .

Neni 3

Kredimarrësi pajtohet se ne rast të vonesës se tijë në kthimin e kredisë sipas këtij aneksi të riprogramimit të kredisë, t’i jap të drejtën kredidhënësit që të shes në procedurë jashtgjyqësore paluajtshmërinë e ngarkuar me hipotekë për sigurimin e kësaj kredie në bazë të kontratës për hipotekën të datës (……………), dhe gjithashtu pajtohet që të nënshkruaj formen e autorizimit të bashkangjitur ose ndonjë formë tjetër plotësuese hartuar nga ne dhe gjithashtu pajtohet edhe për zëvendesimet dhe ndryshimet e bëra që do të regjistrohen në kadaster .

Neni 4

Dispozitat tjera të Kontratës për Kredinë zbatohen proporcionalisht dhe në pajtim me ndryshimet në këtë Shtojcë.

Neni 5

Kjo Shtojcë hynë ne fuqi nga momenti i nënshkrimit të të njëjtes.

Neni 6

Ky Aneks është hartuar në ekzemplarë të mjaftueshëm për palët, me të njëjtën përmbajtje, secili prej tyre i nënshkruar në mënyrë të rregullt nga palët kontraktuese dhe në zbatim me efekt të njëjtë juridik.

Banka: Klienti: ________________ ____________________ (Nënshkrimi i parë i Bankës) (Nënshkrimi i parë i Klientit) _____________________ _______________________ (Nënshkrimi i dytë i Bankës) (Nënshkrimi i dytë i Klientit)