Kontabiliteti 1 marsi 2007

11
SHOQATA E KONTABILISTËVE TË CERTIFIKUAR & AUDITORËVE TË KOSOVËS Society of Certified Accountants and Auditors of Kosovo KONTABILITETI FINANCIAR I FINANCIAL ACCOUNTING I ZGJIDHJET SOLUTION Prishtina, 10/03/2007

Transcript of Kontabiliteti 1 marsi 2007

Page 1: Kontabiliteti 1 marsi 2007

SHOQATA E KONTABILISTËVE TË CERTIFIKUAR &

AUDITORËVE TË KOSOVËS

Society of Certified Accountants and Auditors of Kosovo

KONTABILITETI F INANCIAR I

F INANCIAL ACCOUNTING I

ZGJIDHJET

SOLUTION

Prishtina, 10/03/2007

Page 2: Kontabiliteti 1 marsi 2007

Pyetjet “E saktë – E pasaktë” (8 x 1.5 = 12)

1. Kontabiliteti është system informativ që i identifikon shënimet dhe i komunikon shfrytëzuesve të interesuar të gjitha ngjarjet e një organizate.

a. E saktë b. E pasaktë

Kontabiliteti identifikon, i regjistron dhe i komunikon ngjarjet ekonomike të një organizate 2. Shpenzimet janë zvogëlime në ekuitetin e pronarit që rezultojnë nga veprimtaria afariste.

a. E saktë b. E pasaktë

Shpenzimet janë zvogëlime në ekuitetin e pronarit që rezultojnë nga veprimtaria afariste. 3. Kur njihen të hyrat, ekuiteti i pronarit rritet.

a. E saktë b. E pasaktë

Kur njihen të hyrat, ekuiteti i pronarit rritet. 4. Një bilanc vërtetues dëshmon se libri kryesor është i saktë.

a. E saktë b. E pasaktë

Një bilanc vërtetues nuk dëshmon se të gjitha transakcionet janë regjistruar ose libri është is saktë. 5. Baza akruale e kontabilitetit është në përputhje me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit (SNK) dhe me standardet kosovare të kontabilitetit (SKK)

a. E saktë b. E pasaktë

Baza akruale e kontabilitetit është në përputhje me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit (SNK) dhe me standardet kosovare të kontabilitetit (SKK) 6. Pasqyrat financiare mund të përgatiten drejtpërdrejt nga bilanci vërtetues i korrigjuar.

a. E saktë b. E pasaktë

7. Detyrimet afatshkurta janë obligime të cilat në mënyrë të arsyeshme priten të paguhen brenda vitit të ardhshëm nga pasuritë afatshkurta ose përmes krijimit të detyrimit tjetër afatshkurt.

a. E saktë b. E pasaktë

Detyrimet afatshkurta janë obligime të cilat në mënyrë të arsyeshme priten të paguhen brenda vitit të ardhshëm nga pasuritë afatshkurta ose përmes krijimit të detyrimit tjetër afatshkurt. 8. Të hyrat nga shitja minus kosto e mallit të shitur quhet fitimi neto.

a. E saktë b. E pasaktë

Të hyrat nga shitja minus kosto e mallit të shitur quhet fitimi bruto.

Page 3: Kontabiliteti 1 marsi 2007

Pyetje me zgjdhje shumëfishe (pa llogaritje) (10x 2 = 20)

1. Fitimi neto rezulton kur:

a. Investimet i tejkalojnë tërheqjet. b. Të hyrat tejkalojnë tërheqjet. c. Të hyrat tejkalojnë shpenzimet. d. Shpenzimet tejkalojnë të hyrat.

2. Një shembull i transakcionit të brendshëm është:

a. Blerja e një pasurie. b. Pagesa e një detyrimi. c. Kryerja e një shërbimi. d. Përdorimi (shpenzimi) i furnizimit të zyrës.

3. Vlera përfundimtare të ekuitetit të pronarit paraqitet:

a. Vetëm në bilancin e gjendjes. b. Vetëm në pasqyrën e ekuitetit të pronarit. c. Në pasqyrën e rrjedhës së parasë. d. Në bilancin e gjendjes dhe në pasqyrën e ekuitetit të pronarit.

4. Një kredi në llogarinë e detyrimeve tregon:

a. Se është bërë një debi në llogarinë e një pasurie. b. Një zvogëlim në një shpenzim. c. Një rritje në detyrime. d. Një gabim.

5. Cila nga deklaratat në vijim është e pasaktë?

a. Të hyrat e rrisin ekuitetin e pronarit. b. Të hyrat normalisht kanë saldo kreditore. c. Të hyrat janë faktor pozitiv në llogaritjen e fitimit neto. d. Të hyrat janë investim nga pronarët.

6. Qëllimi primar i një bilanci vërtetues është të:

a. Dëshmojë se të gjitha transakcionet janë regjistruar. b. Dëshmojë se të gjitha debitë barazohen me kreditë pas regjistrimit në

bilancin vërtetues. c. Zbulojë gabimet gjatë regjistrimit dhe postimit. d. Përcaktojë fitimin neto të vitit.

7. Cila nga deklaratat në vijim është e pasaktë sa i përket një ditari?

a. I shpalos efektet e plota të një transakcioni. b. Ofron një regjistër kronologjik të transakcioneve. c. Ndihmon në parandalimin e gabimeve sepse debitë dhe kreditë e një regjistrimi

në ditar mund të krahasohen menjëherë. d. Mban në një vend të gjitha informatat në lidhje me ndryshimet në saldot e një

llogarie specifike. .

Page 4: Kontabiliteti 1 marsi 2007

8. Sipas kontabilitetit të bazuar në para të gatshme, të hyrat njihen vetëm atëherë kur: a. Shërbimet janë kryer. b. Të hyrat janë fituar. c. Paraja është pranuar. d. Të hyrat janë akruar (përllogaritur).

9. Zhvlerësimi i akumuluar është një:

a. Llogari e pasurive. b. Llogari e detyrimeve. c. Llogari e shpenzimeve. d. Kontra llogari.

10. Kur përdoret metoda i fundit brenda, i pari jashtë (LIFO):

a. Kostot më të vjetra paraqiten në pasqyrën e të ardhurave, kostot më të reja paraqiten në bilancin e gjendjes.

b. Kostot më të vjetra paraqiten në bilancin e gjendjes, kostot më të reja paraqiten në pasqyrën e të ardhurave.

c. Kostot identike paraqiten ne bilancin e gjendjes dhe në pasqyrën e të ardhurave. d. Menaxhmenti mund të vendosë cilat kosto mund të paraqiten në bilancin e

gjendjes dhe cilat në pasqyrën e të ardhurave.

Page 5: Kontabiliteti 1 marsi 2007

Pyetje me zgjidhje shumëfishe (me llogaritje) (4 x 3 = 12)

1. Kompania ABC ka raportuar fitim neto prej €12,000 dhe marzhën e fitimit prej 7%. Marzha e fitimi bruto ishte 25%. Kosot e mallit të shitur ishte:

a. €128,571. b. €42,857. c. 32%. d. 18%.

2. Një kompani filloi vitin me 200 njësi të stoqeve me kosto €8.00 secila. Gjatë vitit, kompania ka blerë 800 njësi shtesë më kosto €9.00 secila. Gjatë numrimit fizik të stoqeve në fund të vitit është përcaktuar se kanë mbetur edhe 300 njësi të stoqeve. Duke përdorur metodën e çmimit mesatar, kosto e mallit të shitur ishte:

a. €5,950. b. €2,550. c. €6,160. d. €2,640.

5. Nëse stoqet në fund të vitit të parë janë nënvlerësuar me €400, kosto e mallit të shitur në vitin e dytë do të jetë:

a. E mbivlerësuar me €400. b. E nënvlerësuar me €400. c. E nënvlerësuar me €800. d. E saktë.

7. Shpenzimi i interesit në një notë (dëftesë) të pagueshme 9-muajshe në vlerë prej €2,500, me 4% interes është:

a. €75. b. €100. c. €750. d. €900.

Page 6: Kontabiliteti 1 marsi 2007

1. Procesi i regjistrimit – regjistrimi në ditar (8 x 1 = 8)

1. Më poshtë janë paraqitur transakcionet e agjencisë së patundshmërive Luani: 1 Tet. Fillon biznesin si agjent i patundshmërive me një investim në para të gatshme prej €21,000. 2 Tet. Punëson një ndihnës administrative me një pagë vjetore prej €30,000. 3 Tet. Blen mobilie të zyrës për €2,100, duke paguar €500 me para dhe saldon e mbetur me afat të pagesës. 6 Tet. Shet një shtëpi dhe një truall Bajraktarit. Komisioni i mbetur borxh nga Bajraktari është

€5,100 (nuk është paguar nga Bajraktari në atë moment). 10 Tet. Pranon para të gatshme në vlerë prej €110 si tarifë për dhënjen me qira të një apartamenti. 27 Tet. Paguan €800 për mobilet e blera me 3 Tetor. 30 Tet. Paguan ndihmësin administrativ për rrogën e tetorit në vlerë prej €2,500. 31 Tet. Pranon para në vlerë prej €5,100 nga Bajraktari që i kishte borxh nga 6 tetori.

Kërkohet:

Regjistroni transakcionet në ditar.

Zgjidhja

DITARI KRYESOR

Data Titulli i llogarive dhe përshkrimi Debi Kredi

1 Tet. Paraja Luani-Kapitali

21,000

21,000

2 Tet. Nuk ka regjistrim, nuk ka transakcion

3 Tet. Mobiliet e zyrës Paraja Llogaria e pagueshme

2,100

500

1,600

6 Tet. Llogaria e arkëtueshme Tarifat (të hyrat) e fituara

5,100 5,100

10 Tet. Paraja Tarifat (të hyrat) e fituara

110 110

27 Tet. Llogaria e pagueshme Paraja

800 800

30 Tet. Shpenzimet e rrogave Paraja

2,500 2,500

31 Tet. Paraja Llogaria e arkëtueshme

5,100 5,100

Page 7: Kontabiliteti 1 marsi 2007

2. Llogaritë korrigjuese (11 x 1 = 11)

2. Përgatitni regjistrimet origjinale në datat e përcaktuara dhe pastaj regjistroni korrigjimet për kompaninën “Pishina” me 31 dhjetor 2006. Supozoni se nuk janë bërë korrigjime të mëhershme në vitin 2006.

a. Furnizimet e “Pishina”në vlerë prej €2,500 janë blerë me afat pagese me 5 shkurt. Në fund të vitit kanë mbëtur të pashpenzuara edhe €300 të furnizimeve.

b. Është blerë një pajisje me 1 prill 2006 për €14,000 me afat pagese. Pajisja ka një jetë të përdorimit prej 10 vitesh dhe vlerë të mbetur prej €2,000.

c. Me 1 maj 2006, kompania ka nënshkruar një kontratë për ofrim të shërbimeve që do të realizohet në periudhën prej 1 qershor 2006 deri më 31 maj 2007. Kompania ka pranuar në avans €24,000 (me 1 maj) dhe ka kryer shërbimet sipas kushteve të kontratës.

d. Me 30 nëntor 2006, “Pishina” ka paguar një premi të sigurimit në vlerë prej €12,000 për dy vitet e ardhshme të sigurimit.

e. “Pishina” paguan të punësuarit €10,000 në javë për pesë ditë pune në javë. Këtë vit 31 dhjetori është ditë e martë.

f. “Pishina” me 31 tetor 2006 ka lëshuar një dëftesë (notë) të pagueshme 6-mujore në vlerë prej €20,000. Kushtet e kësaj dëftese janë 8% interes me interes dhe kryegjë të pagueshme në kohën e maturimit të dëftesës.

Zgjidhja Regjistrimet origjinale:

Data Llogaria D. K. Furnizimet e “Pishina” 2,500.00

5-Shk LL/P 2,500.00 Pajisjet 14,000.00

1-Pri LL/P 14,000.00 Paraja 24,000.00

1-Maj Të hyrat e pafituara 24,000.00 Paraja 20,000.00

1-Tet Dëftesa e pagueshme 20,000.00 Sigurimi i parapaguar 12,000.00

0-Nën Paraja 12,000.00 Shpenzimet e rrogave 4,000.00

1-Dhj Rrogat e pagueshme 4,000.00 Regjistrimet korrigjuese:

Data Llogaria D. K. Shpenzimet e furnizimit. 2,200.00

1-Dhj Furnizimet 2,200.00 Shpenzimet e zhvlerësimit 900.00

1- Dhj Zhvlerësimi i akumuluar 900.00 Të hyrat e pafituara 14,000.00

1- Dhj Të hyrat nga shërbimet 14,000.00 Shpenzimet e sigurimit. 500.00

1- Dhj Sigurimi i parapaguar 500.00

Page 8: Kontabiliteti 1 marsi 2007

3. Kontabiliteti i stoqeve – korrigjimi i gabimeve (6 x 1 = 6)

3. Një kontabilist papërvojë i kompanisë CIMA Company ka bërë gabimet në vijim gjatë regjistrimet e transakcioneve të mallrave:

1. Një refundim prej €170 që i është bërë një konsumatori për mallrat me gabime është debituar në Shitje prej €170 dhe është kredituar Paraja për €170.

2. Një blerje e furnizimeve me kredi në vlerë prej €280 është debituar si Stoqe të mallrave në vlerë prej €280 dhe është kredituar Paraja për €280.

3. Një kthim i blerjeve me kredi në vlerë prej €70është regjistruar si debi në Llogaritë e Pagueshme prej €70 dhe kredi në Shitje €70.

4. Një pagesë në para të gatshme në vlerë prej €340 për transportin e mallrave të blera është regjistruar si debi në Shpenzimet e transportit prej €340 dhe kredi Paraja për €340.

5. Një shitje me kredi e mallrave në vlerë prej €290 dhe me kosto prej €140 është debituar në Llogaritë e Arkëtueshme për €290, janë kredituar Stoqet e mallrave për €140, dhe janë kredituar Shitjet për €150.

Kërkohet

Përgatitni regjistrimet korrigjuese për secilin gabim. Kompania CIMA përdorë sitemin e vazhdueshëm të stoqeve.

DITARI KRYESOR

Data Titulli i llogarisë dhe shpjegimi Debi Kredi

1. Kthimet dhe lejimet nga shitjet 170

Shitjet 170

2. Furnizimet 280

Paraja 280

Llogaritë e pagueshme 280

Stoqet e mallrave 280

3. Shitjet 70

Stoqet e mallrave 70

4. Stoqet e mallrave 340

Shpenzimet e transportit 340

5. Kosto e mallit të shitur 140

Shitjet 140

Page 9: Kontabiliteti 1 marsi 2007

4. Hrmonizimi i parasë – bankës (11 x 1 = 11)

4. Raporti bankar i kompanisë SALTO me 30 nëntor tregon një saldo prej €1,000. Saldo e parasë sipas librave me këtë datë ka patur një saldo prej €460. Janë dhënë informatat në vijim:

• Shpenzimet bankare për muajin nëntor ishin €30. • Çeku nr. #378 në vlerë prej €555 është regjistruar saktë në regjistrin e çeqeve dhe në librin

kryesor por banka ka zbritur nga llogaria gabimisht €1,095. • Çeqet e papaguara gjithsej janë €885. • Banka ka inkasuar një dëftesë të arktëtueshme për kompaninë në vlerë prej €1,400 plus të

hyra nga interesi në vlerë prej €88. • Çeku nr. 318 në vlerë prej €853 është lëshura saktësisht dhe është paguar nga banka, por

është regjistruar gabimisht në librin e parasë si €358. • Një depozitë prej €440, që paraqet inkasimet në para të gatshme të datës 30 nëntor, nuk është

paraqitur në raportin bankar. • Çeku nr. 291 në vlerë prej €328 nga një konsumator është kthyer me deklaratën.

Kërkohet:

a. Përgatitni harmonizimin bankar dhe b. Regjistroni hyrjet e duhura në ditar.

Zgjidhje

Saldo në bankë 1,000.00 Saldo në libra 460.00

Plus Plus

Gabimi me çekun # 378 540.00 Dëftesa e inkasuar 1,400.00

Depozitat në tranzit 440.00 Të hyrat nga interesi 88.00

Minus Minus

Çeqet e papaguara (885.00) Shërbimet bankare (30.00)

Gabmi me çekun # 318 (495.00)

Kthimi i çekut # 291 (328.00)

Saldo bankare e korrigjuar

1,095.00 Saldo e korrigjuar në libra 1,095.00

Data Llogaria Debi Kredi

30/11 Paraja 1,488.00

Dëftesa e arkëtueshme 1,400.00

Të hyrat nga interesi 88.00

(Për inkasimin e dëftesës)

30/11 Shpenzimet bankare 30.00

LL/P 495.00

LL/A 328.00

Paraja 853.00

(shp. Bankare, gabimet në çeqe)

Page 10: Kontabiliteti 1 marsi 2007

5. Kontabiliteti i borxheve të këqija (8 x 1 = 8)

5. Bilanci vërtetues para korrigjimit i kompanisë Patty raporton saldot në vijim: D. K. Llogaritë e arkëtueshme €100,000 Lejimet për llogaritë e dyshimta € 2,500 Shitjet (të gjitha me kredi) 650,000 Kthimet dhe lejimet nga shitjet 40,000

Kërkohet

a. Përgatitini regjistrimet pas llogairitjes së borxheve të këqija duke supozuar se llogairitë e dyshimta vlerësohen të jenë shtatë përqind të llogarive të arkëtueshme bruto.

b. Supozoni se të gjitha informatat e mësipërme janë të njëjta, përveç që lejimet e llogarive të dyshimta kanë një saldo debitore prej €2,500 në vend të saldos kreditore. Si do të ndikonte ky ndryshim në regjistrimet në ditar të pjesës a.?

Zgjidhja

a. Shpenzimi i borxheve të këqija .................................................... 4,500 Lejimi për llogaritë e dyshimta ..................................... 4,500

Llogaritë e arkëtueshme bruto €100,000 Norma 7% Gjthsej lejime 7,000 Gjthsej lejime (2,500) Shpenzimi i borxheve të këqija € 4,500 b. Qasja e përqindjeve të llogarive të arkëtueshme do të ndikohej si vijon:

Llogaritë e arkëtueshme bruto €100,000 Norma 7% Gjthsej lejime 7,000 Gjthsej lejime 2,500 Shuma shtesë që kërkohet € 9,500 Prandaj regjistrimi i kërkuar në ditar është si vijon: Shpenzimi i borxheve të këqija .................................................... 9,500 Lejimet për llogaritë e dyshimta ................................... 9,500

Page 11: Kontabiliteti 1 marsi 2007

6. Zhvlerësimi i pasurive themelore (12 x 1 = 12)

6. Peja Trans ka blerë një autobus me 2 janar 2004 me kosto €161,000. Brenda katër viteve të përdorimit, autobusi pritet të ngitet 300,000 kilometra dhe të ketë një vlerë të mbetur prej €25,000. Kompania ka vit fiskal që përfundon me 31 dhjetor.

Kërkohet

a. Përgjigjuni pyetjeve në vijim duke u bazuar në metodën drejtëvizore:

Përgjigjet

a. Përgjigjuni pyetjeve në vijim duke u bazuar në metodën drejtëvizore:

Cila është norma e zhvlerësimit? _____________________25______%

Sa është shpenzimi i zhvlerësimit për vitin 2004? ______34,000___€

Cila është vlera neto në libra në fund të vitit 2004? _____127,000_€

Cila është vlera neto në libra në fund të vitit 2005? ______93,000__€

b. Përgjigjuni pyetjeve në vijim duke u bazuar në metodën e dyfishit të saldos zbritëse duke përdorur dyfishin e normës së metodës drejëvizore:

Cila është norma e zhvlerësimit? ____________________50_______%

Sa është shpenzimi i zhvlerësimit për vitin 2004?________80,500__€

Cila është vlera neto në libra në fund të vitit 2004?______ 80,500__€

Cila është vlera neto në libra në fund të vitit 2005?______ 40,250__€

c. Përgjigjuni pyetjeve në vijim duke u bazuar në metodën e njësive të aktivitetit:

Sa është kosto e zhvlerësimit për njësi ?

(paraqitni përgjigjen deri në dy decimale saktësi) ________0.45 ____€

Sa është shpenzimi i zhvlerësimit për vitin 2004? ______35,100____€

Cila është vlera neto në libra në fund të vitit 2004? ____125,900 __€

Cila është vlera neto në libra në fund të vitit 2005? _____91,700__€