KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ · Web viewEdi Rama ka pretenduar se është sulmuar dhe herë...

30
Nr.8 i Regj. Themeltar Nr.8 i Vendimit VENDIM NЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga: Shpresa Beçaj Kryesuese Gani Dizdari Anëtar Fatos Lulo Anëtar Arjana Fullani Anëtare Medi Bici Anëtar në seancën gjyqësore në datën 01.07.2011, mori në shqyrtim çështjen penale me palë: ANKUES: EDI RAMA (Kryetar i Partisë Socialiste dhe Kryetar i Bashkisë Tiranë), përfaqësuar nga avokatët Agim Hysi dhe Arjan Salati. OBJEKTI I ANKIMIT: Ankim kundër vendimit të datës 18.11.2010 të Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, “Mbi mosfillimin e procedimit penal ndaj shtetasit Sali Berisha, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryeministër i vendit, për kryerjen e veprave penale "Shpifjes për shkak të detyrës" dhe të "Fyerjes për shkak të detyrës", të parashikuara nga nenet 240/2 e 239/2 të Kodit Penal, që ka të bëjë me kallëzimin penal nr.4109, të regjistruar në datë 22.12.2009. Baza Ligjore: Neni 291/2 i Kodit të Procedurës Penale. Prokuroria e Përgjithshme me vendimin e datës 18.11.2010 ka vendosur: 1. Të mos fillojë procedimin penal ndaj deputetit dhe Kryeministrit Sali Ramë BERISHA. 1

Transcript of KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ · Web viewEdi Rama ka pretenduar se është sulmuar dhe herë...

Page 1: KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ · Web viewEdi Rama ka pretenduar se është sulmuar dhe herë të tjera nga ana e z. Sali Berisha në drejtim të nderit dhe dinjitetit vetjak

Nr.8 i Regj. Themeltar Nr.8 i Vendimit

VENDIMNЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Shpresa Beçaj KryesueseGani Dizdari AnëtarFatos Lulo Anëtar Arjana Fullani AnëtareMedi Bici Anëtar

në seancën gjyqësore në datën 01.07.2011, mori në shqyrtim çështjen penale me palë:

ANKUES: EDI RAMA (Kryetar i Partisë Socialiste dhe Kryetar i Bashkisë Tiranë), përfaqësuar nga avokatët Agim Hysi dhe Arjan Salati.

OBJEKTI I ANKIMIT:Ankim kundër vendimit të datës 18.11.2010

të Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, “Mbi mosfillimin e procedimit penal ndaj shtetasit Sali Berisha,

deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryeministër i vendit, për kryerjen e veprave penale "Shpifjes për shkak të detyrës"

dhe të "Fyerjes për shkak të detyrës", të parashikuara nga nenet 240/2 e 239/2 të Kodit Penal,

që ka të bëjë me kallëzimin penal nr.4109, të regjistruar në datë 22.12.2009.Baza Ligjore: Neni 291/2 i Kodit të Procedurës Penale.

Prokuroria e Përgjithshme me vendimin e datës 18.11.2010 ka vendosur:1. Të mos fillojë procedimin penal ndaj deputetit dhe Kryeministrit Sali Ramë BERISHA.2. Me këtë vendim të njohë kallëzuesin, i cili ka të drejtën e ankimit në Gjykatën e Lartë, brenda 5 ditëve nga marrja dijeni.

Ankuesi, Edi Rama (Kryetar i Partisë Socialiste dhe Kryetar i Bashkisë Tiranë), në pozitën e kallëzuesit, ka paraqitur ankim në Gjykatën e Lartë, me të cilën kërkon anullimin e vendimit të mësipërm të mosfillimit të procedimit penal nr.4109, datë 22.12.2009 të Prokurorisë së Përgjithshme, dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e hetimit ndaj shtetasit Sali Berisha, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryeministër i vendit, për kryerjen e veprave penale të "Shpifjes për shkak të detyrës" dhe "Fyerjes për shkak të detyrës", të parashikuara nga nenet 240/2 e 239/2 të Kodit Penal, duke paraqitur këto shkaqe:

- Në argumentimin e vendimit rezulton, që i vetmi veprim i kryer është "kërkimi doktrinar", të përpunuar nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut si dhe doktrinës juridike të Gjykatës së Lartë, në raste të ngjashme, për të arritur në vlerësime dhe përfundime subjektive, haptazi në favor të të kallëzuarit.

1

Page 2: KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ · Web viewEdi Rama ka pretenduar se është sulmuar dhe herë të tjera nga ana e z. Sali Berisha në drejtim të nderit dhe dinjitetit vetjak

- Prokurori justifikon shprehjet fyese, duke argumentuar se deklarimet janë në kuadër të përmbushjes së detyrave parlamentare, si përfaqësues i popullit, si Kryeministër dhe politikan në kuadër të një situatë të rënduar politike.

- Sipas Prokurorit, GJEDNJ e ka bërë të qartë se liria e shprehjes mbron të folurën fyese, duke e bërë këtë një parim bazë në jurisprudencën e saj. Deputeti Sali Berisha, nuk mund të merret në përgjegjësi penale për veprën penale të fyerjes për shkak të detyrës të parashikuar nga neni 239/2 i Kodit Penal, neni 73/1 dhe 22 e 23 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

- Në lidhje me elementët e veprës penale të shpifjes për shkak të detyrës, pasi e ka parë në "këndvështrimin juridik dhe logjik" organi i akuzës ka arritur në përfundimin që fjalët e thëna nga i kallëzuari janë mendime dhe gjykime vlerësuese, si të tilla ato nuk përfaqësojnë fakte që cënojnë nderin dhe dinjitetin e njeriut.

- Organi i akuzës përmend praktika evropiane "Lingens vs Austrisë, datë 08.07.1986", "Dalban vs Rumanisë, datë 28.09.1999", në të cilat sipas akuzës, gjykata bën dallimin ndërmjet "shprehjeve dhe fakteve". Në inkoherencë të plotë me arritjet e saj, akuza parashtron se verifikimi i shprehjeve të kryeministrit do të sillte cënim të interesave dhe jetës private të personave konkretë, të përmendur në shprehjet e tij.

- Nga akuza përdoren disa vendime të GJEDNJ, të cilat vijnë në mbrojtje të gazetarëve dhe mediave, në veprimtarinë e tyre … . Asnjë prej citimeve të GJEDNJ, nuk merr në mbrojtje ndonjë kryeministër, për shkak se atij i është dhunuar liria e shprehjes dhe e mendimit.

- Prokurori nuk ka respektuar kërkesat procedurale që garantojnë një proçes të rregullt ligjor, lidhur me rolin e tij në hetimin e çështjeve penale. Duke shkelur kërkesat për një proces të rregullt ligjor, prokurori ka krijuar, përdorur dhe vlerësuar kërkime, rrethana fakti dhe vlerësime, të cilat nuk janë pretenduar ndonjëherë nga kallëzuesi, duke dhunuar nenet 1 dhe 24 të K.Pr.Penale, dhe nenin 4 të ligjit "Për Prokurorinë", i ndodhur nën ndikimin e paragjykimit të çështjes, ka dhunuar parimin kushtetues të objektivitetit dhe paanësisë në hetim, duke u shndërruar palë në procesin penal.

- Vendimi i mosfillimit të çështjes, në përmbajtjen e tij, konsiderohet i paarsyetuar, në kundërshtim me nenin 142 të Kushtetutës së Republikës.

- Prokurori nuk ka krijuar mundësi të barabarta për palët.- Prokurori ka bërë vlerësim të gabuar të rrethanës së faktit, ekzistencës apo jo të

figurave të veprës penale, dhe të orientimit drejt fajësisë. - Në vendimmarrjen e tij, prokurori nuk është bazuar në fakte dhe prova, por në

opinione të paidentifikuara, të krijuara prej tij.- Në përfundimet e tij prokurori, citon vendimin nr.7, të vitit 2010 të Gjykatës së Lartë,

i cili nuk është konceptuar, nuk është shkruar dhe nuk është publikuar ndonjëherë. Kjo ka sjellë si rrjedhojë kontradiktën midis bazës ligjore të përdorur për mosfillimin e procedimit me rrethanën e faktit dhe provat që e vërtetojnë atë. Ndërsa në arsyetimin e vendimit prokurori e ka motivuar mosfillimin, me mungesën e provueshmërisë të elementëve të figurave të veprave penale objekt i kallëzimit, në vendimmarrje arsyeton, që fakti nuk parashikohet si vepër penale.

- Nuk është kryer një hetim i plotë dhe i gjithanshëm i çështjes, në lidhje me vërtetësinë e fakteve të pretenduara nga kallëzuesi.

- Vendimi i prokurorit për mosfillimin e hetimeve është haptazi i paligjshëm, për shkak të subjektivizmit në kuptimin dhe zbatimin e ligjit penal.

- Veprat penale objekt i kallëzimit janë të hapura dhe nuk kërkojnë analiza të hollësishme të elementëve të figurës së veprës penale, për shkak të rëndësisë së faktit dhe të subjektit të posaçëm. Në rrethanat e faktit, ekzistenca e të cilave nuk mund të mohohet, pasi janë të konsumuar të gjithë elementët e figurës së veprës penale, të

2

Page 3: KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ · Web viewEdi Rama ka pretenduar se është sulmuar dhe herë të tjera nga ana e z. Sali Berisha në drejtim të nderit dhe dinjitetit vetjak

pasojës dhe të lidhjes shkakësore, për rrjedhojë, të fajësisë së të kallëzuarit Sali Berisha.

… Cilësitë e posaçme nuk e përjashtojnë të kallëzuarin nga përgjegjësia penale për vepra të kryera kundër shtetasve të tij:

… Ana objektive e figurës së veprës penale gjendet e përfaqësuar nga veprimet konkrete të subjektit të kallëzuar. Pa asnjë lloj ngacmimi të jashtëm, të çastit apo të qëndrueshëm, nga kallëzuesi apo të tretët, në lidhje me objektin e diskutimeve në kuvend, …, subjekti i kallëzuar i është drejtuar të gjithë shqiptarëve dhe, me ndërgjegje të plotë, të gjithë komunitetit botëror, duke i treguar të dhëna të pavërteta, të rreme, …

- Rrethanat e kryerjes së veprës penale, mënyra e kryerjes së saj, zbulojnë dashjen direkte të subjektit të kallëzuar në arritjen e qëllimit të kundërligjshëm. …

- Ana subjektive në kundërligjshmërinë e shpifjes nuk kërkon elementë të veçantë psikologjik, nuk kërkon "dashjen" në një nga format klasike të saj. Për të qenë i konsumuar elementi i anës subjektive është e mjaftueshme "dashja e përgjithshme", dëshira dhe vullneti i subjektit për të përhapur shprehje fyese, i ndërgjegjësuar që këto thënie sjellin efekte negative tek "i dëmtuari". Duke e trajtuar jurisprudencën e Gjykatës së Kasacionit të Italisë si doktrinë në lidhje me vlerësimin e instituteve të caktuara, në lidhje me anën subjektive të shpifjes … Vendimi i Gjykatës së Kasacionit nr.3571, viti 1996.

- Me vendimmarrjen dhe motivimin e vendimit, prokurori i ka mohuar ankuesit mundësitë për t'iu drejtuar gjykatës, "aksesin në gjykatë", deri në krijimin e instrumenteve personale, për mbrojtjen dhe imunizimin e kryeministrit të tij. … Neni 6/1 i Konventës.

- … Prokurori në vendimin e tij, thekson lirinë e shprehjes, si një ndër themelet kryesore të një shoqërie demokratike … ., por pikërisht në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, neni 8/1, 10/2 dhe neni 17 i Konventës vendosin kufizime të kësaj lirie, pasi në emër të kësaj lirie nuk duhet të abuzohet. …. Materializimi i dispozitave të Konventës gjen pasqyrim në nenet 42 dhe 73 të Kushtetutës së Republikës.

KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Gani Dizdari; përfaqësuesin e ankuesit Edi Rama,

Av. Arjan Salati, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit të mësipërm, dhe urdhërimin e Prokurorisë së Përgjithshme që të rifillojë hetimin dhe të kryejë veprimet e nevojshme dhe të mundshme hetimore; prokurorin Alfred Progonati, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit; si dhe përfaqësuesin e të kallzuarit Sali Berisha, Av.Erinda Ballanca, e cila kërkoi të mos pranojë ankimin e palës ankuese dhe të lërë në fuqi vendimin e organit të Prokurorisë së Përgjithshme,

V Ё R E NAnkuesi i është drejtuar Gjykatës së Lartë për gjykimin e kësaj çështje nisur nga fakti

se personi ndaj të cilit është paraqitur kallëzimi penal ndaj shtetasit Sali Berisha, i cili gëzon cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kryeministrit të vendit.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se në respektim të nenit 141, pika 1 të Kushtetutës, në të cilin shprehimisht thuhet se: “Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar dhe rishikues. Ajo ka juridiksion fillestar kur gjykon akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, deputetëve, gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë si dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, dhe të nenit 75/b, pika 2 të K.Pr.Penale, në të cilin thuhet se: “Gjykata e Lartë gjykon në shkallë të parë, me trup gjykues të përbërë nga 5 gjyqtarë të caktuar me short, veprat penale të kryera nga Presidenti i

3

Page 4: KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ · Web viewEdi Rama ka pretenduar se është sulmuar dhe herë të tjera nga ana e z. Sali Berisha në drejtim të nderit dhe dinjitetit vetjak

Republikës, deputetët, Kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, kur këta janë në këto funksione në kohën e gjykimit”, ky Kolegj është kompetent për të marrë në shqyrtim ankimin e mësipërm.

Ka rezultuar se në datën 22.12.2009, shtetasi Edi Rama, me cilësinë e Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, ka paraqitur kallëzim në Prokurorinë e Përgjithshme ndaj shtetasit Sali Berisha, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryeministër i vendit, për kryerjen e veprave penale "Shpifjes për shkak të detyrës" dhe të "Fyerjes për shkak të detyrës", të parashikuara respektivisht nga nenet 240/2 e 239/2 të Kodit Penal.

Në këtë kallëzim Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryetari Bashkisë Tiranë, Edi Rama, parashtron rrethanat që e kanë çuar atë në paraqitjen e këtij kallëzimi, duke argumentuar se fakti i paraqitur prej tij përbën vepër penale, duke pretenduar se: në seancën plenare të datës 26.11.2009 dhe në konferencën për shtyp të datës 02.12.2009, deputeti Sali Berisha, njëkohësisht dhe Kryeministër, ka përhapur botërisht thënie të cilat sipas kallëzuesit përbëjnë elementë të veprave penale të parashikuara nga nenet 240/2 dhe 239/2 të Kodit Penal. Ndër të tjera në kallëzim dhe në aktet shoqëruese, janë cituar në ligjëratë të drejtë këto fjalë të thëna nga deputeti Sali Berisha në seancën plenare të datës 26.11.2009:

"… Cili është ai burrë që bashkëshorten e vet e akuzon se e ka djalin me të atin e tij ...? Zoti Rama, thuaju shqiptarëve cili është ai baba që i mohon djalit kafshatën e gojës? (çfarëdo që të ketë bërë djali, kafshata nuk mohohet! Aq më tepër që ai ka qënë i vogël, i mitur ...". Po në vijim është thënë: "Ti akuzon babën si baba të djalit". "Zoti Rama, cili është ai burrë i cili ngrihet nga shtrati i së shoqes në kullën e Myslym Pezës dhe shkon në shtratin e Dashit dhe e detyron gruan e tij të largohet natën e lemeritur? Zoti Rama, më thuaj cili është ai burrë që e rreh si kafshë te Piazza dhe i mbush fytyrën me gjak bashkëshortes në prani të personaliteteve shqiptare dhe kosovare?"

Sipas, kallëzuesit, duke nënkuptuar nënën e tij, Aneta Rama, deputeti Sali Berisha është shprehur: "Tani do t’i them zonjës: Kam shumë respekt për ty, por do të ishte në nderin tënd dhe të integritetit tënd që t'u tregosh shqiptarëve që e ke mjekuar djalin tënd 10 vjet për skizofreni! ... dil me kurajo si nënë shqiptare dhe thuaju të vërtetën, e ngrihu mbi sentimentet e një djali që të ka nxjerrë me lecka, nga shtëpia e tij, me rroba gjumi në pazar".

Po kështu shprehjet: "… nise aferat me Denis Ginen, i cili u vra në një rrethim me policinë. E vranë me antitank ... për hir të së vërtetës, të më falë zonja (kallëzuesi sqaron se bëhet fjalë për Znj.Rudina Magjistari), po mori për burrë, vrasësin e burrit të parë. Kjo është e vërteta, t’i themi këto gjëra, jemi shqiptarë! Dhe iu desh kohë që të kuptonte, iu desh që ta pësonte për të kuptuar gabimin që kishte bërë".

"Zoti Rama, cilat janë lidhjet e tua me Aldo Baren. Transkriptimet flasin se mes tij dhe Dondollakut ti firmos si një bajloz. Unë të jap fjalën që me atë vullnet e me atë përkushtim që jam përballur në vitin 1990-91 me një sistem që duhej shembur, po me atë vullnet të hekurt dhe vendosmëri përballem sot me mafian që ti kryeson”.

… "Cila është arsyeja pse Fideli brilanton flokët dhe nuk të ndahet? Është vetëm intime? Nuk besoj se është vetëm intime, jo ... Sepse nuk ka dashuri të përjetshme ... E ka tjetërkund hallin ai. Unë do jua them shqiptarëve".

Në kallëzim janë cituar dhe fjalë të Kryeministrit Sali Berisha në konferencën për shtyp të datës 02.12.2009, si më poshtë: "Ilir Meta ka me firmën e Edi RAMËS 21.300 m2 leje ndërtimi. Në një vendim 11 mijë metër katror, në një tjetër 9.700, e tendera të tjerë. Të gjitha janë në dhunim të pronave e të ligjeve ... Fidel Ylli, 4.320 m2 sipërfaqe, me firmë të kryetarit Edi Rama, 21.532 m2, në vitin 2008, të tëra në dhunim të hapur të ligjeve, me firmë të kryetarit Edi RAMA, ...".

Po kështu kallëzuesi pretendon se nga ana e deputetit dhe kryeministrit Sali Berisha ai është sulmuar dhe herë të tjera në nderin dhe dinjitetin vetjak, përpara deputetëve,

4

Page 5: KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ · Web viewEdi Rama ka pretenduar se është sulmuar dhe herë të tjera nga ana e z. Sali Berisha në drejtim të nderit dhe dinjitetit vetjak

përfaqësuesve të mediave pamore dhe të shkruara si dhe përballë opinionit të gjërë publik, duke cituar:"…ti je një përbindësh... Nga të gjithë politikanët shqiptarë ti je skllav i krimit ... provoje ... vazhdo se do jetë si për ata burrat me klimaks, po ti ke qenë me klimaks tërë jetën, ti ke lindur me klimaks ... Nuk mund të zgjidh unë botën tënde hormonale ...".

Nisur nga përmbajtja e deklaratave të mësipërme, kallëzuesi Edi Rama ka pretenduar se: “... i akuzuari në mënyrë të qëllimshme ka përhapur thënie dhe informacione që i di se janë të rreme. Thëniet e tij dëmtojnë rëndë emrin, nderin dhe dinjitetin tim ...”.

Në këto kushte, në kallëzimin penal është kërkuar procedimi penal i deputetit dhe kryeministrit Sali Berisha, për kryerjen e veprave penale "Shpifjes për shkak të detyrës" dhe të "Fyerjes për shkak të detyrës", të parashikuara respektivisht nga nenet 240/2 e 239/2 të Kodit Penal.

Rezulton që këtij kallëzimi i janë bashkëngjitur një DVD e cila përmban kopje të materialit audioviziv të regjistruar dhe transmetuar në mediat televizive, kombëtare dhe lokale, si dhe kopje të artikujve të disa prej gazetave, ku janë cituar fjalët e mësipërme të shprehura nga deputeti dhe njëkohësisht kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Prokuroria e Përgjithshme, bazuar në nenin 277, 290, pika 1, germa (ç), dhe 291 të K.Pr.Penale me datën 18.11.2010, ka vendosur:

“1. Të mos fillojë procedimin penal ndaj deputetit dhe Kryeministrit Sali Ramë BERISHA.

2. Me këtë vendim të njohë kallëzuesin, i cili ka të drejtën e ankimit në Gjykatën e Lartë, brenda 5 ditëve nga marrja dijeni”.

Në këtë vendim, ndër të tjera, prokurori analizon nëse ekzistojnë tek deklaratat e bëra në seancat parlamentare dhe jashtë tyre nga ana e Kryeministrit dhe deputetit Sali Berisha elementë të veprës penale të "Fyerjes për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 239/2 i Kodit Penal dhe të veprës penale “Shpifje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 240 i K.Penal, parë në këndvështrimin doktrinal.

Sipas vendimit, në shumicën e fjalëve të kryeministrit Sali Berisha, të thëna në sallën e parlamentit apo dhe në konferencën për shtyp, është përdorur një retorikë politike, e cila e analizuar në kuptimin literal të fjalëve nuk i drejtohet direkt kallëzuesit por aludohet për sjellje dhe persona të vetës së tretë. Kompozimi i fjalive është në formë pyetëse dhe gjykimi vlerësues por jo konstatues dhe provues të faktit.

Duke iu referuar doktrinës juridike të përpunuar nga GJEDNJ, në vendimet e marra prej saj në raste analoge, doktrinë e cila është bërë gjithashtu pjesë e doktrinës sonë juridike, në vendimet e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë për raste të ngjashme, veçanërisht me vendimin nr.7 të vitit 2010 të Kolegjit Penal, evidentohet se “edhe në rastet kur evidentohen cënime të së drejtës së individëve të caktuar për shkak të retorikës politike, në çdo rast liria e shprehjes ka prevaluar në raport me të drejtën e cënuar….”.

Duke vënë në dukje se imuniteti parlamentar, që anëtarët e parlamentit gëzojnë, ndjek qëllimet e ligjshme të mbrojtjes së fjalës së lirë, përbëjnë një praktikë të qëndrueshme e cila synon që të sigurojë lirinë e shprehjes ndërmjet përfaqësuesve të popullit dhe ruajtjen e ndarjes së pushteteve ndërmjet legjislativit dhe gjyqësorit.

GJEDNJ ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme se: “Liria e shprehjes përbën një ndër bazat themelore të shoqërisë (demokratike), një ndër kushtet bazë për progresin e saj dhe për zhvillimin e çdo njeriu. Kjo gjykatë e ka bërë të qartë që e drejta për lirinë e shprehjes mbron të folurën fyese, duke e bërë këtë një parim bazë në jurisprudencën e saj”.

Duke analizuar pretendimet e paraqitura në kallëzim thuhet në vendim se, në këndvështrimin e kësaj doktrine, deklaratat e bëra nga Kryeministri Sali Berisha, në parlament dhe në konferencën për shtyp, janë pjesë e debatit politik, opinione dhe gjykime këto të shprehura brenda të njëjtit kuadër, duke mos bërë të mundur që ato të formojnë

5

Page 6: KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ · Web viewEdi Rama ka pretenduar se është sulmuar dhe herë të tjera nga ana e z. Sali Berisha në drejtim të nderit dhe dinjitetit vetjak

elementet e veprës penale të "Fyerjes për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 239/2 i Kodit Penal.

Në konkluzion të sa më sipër, deputeti dhe Kryeministri Sali Berisha nuk mund të merret në përgjegjësi penale për veprën penale "Fyerja për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 239/2 i Kodit Penal, pasi e mbron neni 73/1 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Europiane të së Drejtave të Njeriut.

Ndërkohë, është marrë në konsideratë nëse ekzistojnë dhe elementë të veprës penale të "Shpifjes për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 240/2 i Kodit Penal, parë kjo në këndvështrimin doktrinal përgjithësues të raporteve që krijohen mes shtetasve kundërshtarë politikë në rastet e debateve publike e politike apo me interes për publikun.

Në fjalimin e mbajtur nga deputeti dhe kryeministri Sali Berisha në Kuvend dhe në konferencën për shtyp, nuk kemi paraqitje të fakteve konkrete të cilat t'i drejtohen në mënyrë të drejtpërdrejtë kallëzuesit …, fjalimi përbëhet në tërësinë e tij nga aludime për sjellje dhe persona të vetës së tretë. E parë në kuadrin logjik dhe juridik, fjalët e thëna përbëjnë opinione, mendime dhe gjykime vlerësuese dhe nuk konstatohet që pas parashtrimit të mendimit … të jenë thënë konkluzione konkrete për kallëzuesin në formën e paraqitjes së fakteve të cilat cënojnë nderin dhe dinjitetin personal dhe që mund të përbëjnë elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 240/2 i K.Penal.

Duke iu referuar vendimit analog të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si dhe GJEDNJ, konstatohet se kjo e fundit ka vënë theksin në dallimin që ka ndërmjet fakteve (informacionit) dhe gjykimeve vlerësuese (opinioneve): Ndërsa opinionet janë pikëpamje ose vlerësime personale të një ngjarje ose situate dhe nuk janë të perceptueshme si prova për të qënë të vërteta ose të pavërteta, faktet mbi të cilat bazohen opinionet janë të mundshme për t'u provuar si të vërteta apo të pavërteta. …

Paprovueshmëria e gjykimeve vlerësuese, përveç sa më sipër, konsiston dhe në faktin se nëse do të kryheshin verifikime mbi rrethanat e parashtruara në fjalën e deputetit dhe kryeministrit Sali Berisha, përveç pamundësisë objektive, kjo do të sillte dhe cënim të interesave dhe jetës private të personave të tretë, të cilët janë përmendur në fjalim me emra konkretë por me rrethana aluduese.

Ashtu sikurse është analizuar dhe me lart, fjala e deputetit dhe kryeministrit Sali Berisha është bërë në kuadrin e një debati të hapur politik me interes publik, e drejta e të cilit nuk mund të kufizohet dhe është sanksionuar në disa vendime analoge të GJEDNJ.

Duke analizuar pretendimet e paraqitura në kallëzim, konkludojmë se, në këndvështrimin e doktrinës të sipërcituar dhe të gjithëpranuar, deklaratat e bëra nga Sali Berisha, Kryeministër dhe njëkohësisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, janë pjesë e debatit politik dhe me interes publik. Këto deklarata janë opinione dhe gjykime vlerësuese brënda të njëjtit kuadër, duke mos bërë të mundur që ato formojnë elementët e veprës penale të"Shpifjes për shkak të detyrës", parashikuar nga ai 240 i Kodit Penal.

Sa më sipër, konkludohet se deputeti dhe Kryeministri Sali Berisha nuk mund të merret në pergjegjësi penale për veprën penale "Shpifje për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 240/2 i Kodit Penal.

Në seancën gjyqësore të datës 01.07.2011, përfaqësuesi i ankuesit i qëndroi pretendimeve se në deklarimet e Sali Berishës janë të pranishme elementët e veprave penale të"Fyerjes për shkak të detyrës" dhe “Shpifje për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 239/2 e 240/2 të K.Penal, pasi thëniet në këtë deklaratë janë të rreme. I kallëzuari Sali Berisha nuk ka dhënë vlerësime të natyrës morale, por fakte konkrete me përmbajtje shpifëse, plotësisht të verifikueshme. Prokuroria duhet t'i verifikojë këto fakte dhe të konkludojë nëse Berisha shpif apo thotë të vërtetën. Sigurisht, nëse ai ka shpifur, Prokuroria duhet të bëjë detyrën. Thëniet që ka përhapur i kallëzuari më së shumti kanë të bëjnë me probleme të

6

Page 7: KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ · Web viewEdi Rama ka pretenduar se është sulmuar dhe herë të tjera nga ana e z. Sali Berisha në drejtim të nderit dhe dinjitetit vetjak

natyrës private, të sajuara enkas nga ai me qëllim denigrimi, të cilat nuk paraqesin asnjë lloj interesi për publikun.

Përfaqësuesi i organit të akuzës, prokurori Alfred Progonati, i qëndron argumenteve të parashtruara në vendim duke theksuar se në deklaratën e të kallëzuarit nuk ekzistojnë elementët e veprës penale, pasi thëniet e përdorura janë shprehje të opinioneve në kuadër të debatit politik dhe publik që zhvillohej në atë kohë mes forcave politike. Ka një qëndrim të konsoliduar të GJEDNJ dhe të Gjykatës së Lartë në lidhje me përgjegjësinë që mund të mbajnë subjektet politike për opinionet dhe mendimet që ata shfaqin gjatë debateve të tilla. Në përfundim, duke përsëritur se pretendimet e ngritura në ankim nuk qëndrojnë, prokurori ka kërkuar mospranimin e tij duke lënë në fuqi vendimin e mosfillimit.

Ndërsa përfaqësuesja e të kallëzuarit pretendoi para trupit gjykues se në deklaratën e të kallëzuarit nuk ka elementë të veprave penale, pasi aktiviteti i Zotit Berisha në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk fokuson në sferën e interesit të tij individual veprime që synojnë të cënojnë dinjitetin e personalitetit të shtetasit Edi Rama. Fjalët e përdorura nga lideri i maxhorancës janë përdorur në sensin e retorikës politike, e cila po të vihet re me kujdes, sikundër përmendet edhe në vendimin e prokurorisë, "nuk i drejtohet direkt kallëzuesit, por aludohet për sjellje dhe persona të vetës së tretë”. Këto thënie nuk kanë karakter diskretitues për ankuesin.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë pasi dëgjoi relatorin e çështjes, pretendimet e palëve në proces dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi, vlerëson se vendimi i Prokurorisë së Përgjithshme i datës 18.11.2010 i cili ka vendosur: “Të mos fillojë procedimin penal ndaj deputetit dhe Kryeministrit Sali Berisha”, është vendim i drejtë dhe i bazuar në ligjin material dhe procedural penal.

Kolegji vlerëson se ankimi i paraqitur nga Edi Rama, si dhe shkaqet e paraqitura në të nuk janë të bazuara në ligj, dhe si të tilla ato nuk mund të çojnë në cënimin e vendimit të mësipërm.

Ky Kolegj vlerëson se për të arritur në një përfundim sa më të bazuar, duhet t’i japë përgjigje çështjeve të shtruara në zbatim të kërkesave të ligjit ashtu dhe pretendimeve të palëve.

Së pari:A ekziston fakti penal i "Fyerjes për shkak të detyrës" në fjalën e Kryeministrit dhe deputetit Sali Berisha, i pretenduar nga kallëzuesi Edi Rama?

Në nenin239/2 të Kodit Penal përcaktohet qartë se për të patur veprën penale të "Fyerjes për shkak të detyrës", duhet patjetër të vërtetohet ana subjektive e veprës penale, pra dashja direkte (e drejtpërdrejtë) e autorit, me fjalë të tjera: “Personi e di që po fyen një punonjës që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik dhe dëshiron ta fyejë për shkak të veprimtarisë shtetërore ose të shërbimit publik”. Autori, me përdorimin e fjalëve fyese, duhet të ketë për qëllim të cënojë ndjenjën e dinjitetit të personit, ta diskreditojë e ta poshtërojë atë, natyrisht për shkak të raporteve apo marrëdhënieve personale të tyre. Në rastin konkret, kallëzuesi Edi Rama, nuk ka paraqitur asnjë provë që të vërtetojë se Kryeministri Sali Berisha, për arsye të raporteve apo marrëdhënieve personale me të, t’i ketë përdorur fjalët e pretenduara si fyese, me qëllim cënimin e dinjitetit personal të tij.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë edhe më parë në rastet analoge ka marrë në konsideratë, analizuar dhe vlerësuar, momentin (kohën) e bërjes së këtyre deklarimeve, në kontekstin politik të tyre dhe veçanërisht në kuadër të luftës politike në vend.

Në analizë dhe interpretim të nenit 73/1 të Kushtetutës së Shqipërisë, ku thuhet se: “Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend…Kjo dispozitë nuk zbatohet për rastin e shpifjes” ky Kolegj Penal vlerëson se deputeti nuk mund të procedohet penalisht për veprën penale të "Fyerjes për shkak të detyrës", për arsye të përdorimit prej tij në punimet e Kuvendit të një fjalori që mund të konsiderohet fyes nga deputetë apo persona të tjerë jashtë Kuvendit. Deputeti, nuk mund të procedohet penalisht për mendimet e

7

Page 8: KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ · Web viewEdi Rama ka pretenduar se është sulmuar dhe herë të tjera nga ana e z. Sali Berisha në drejtim të nderit dhe dinjitetit vetjak

shprehura në seancat parlamentare dhe jashtë tyre, as në rastet kur riprodhon në median e shkruar apo vizive atë që ka thënë në Kuvend.

Përfundimi në të cilin arrin ky Kolegj, bazohet në nenet 22 e 23 të Kushtetutës së Shqipërisë, që bëjnë fjalë për garantimin e lirisë së shprehjes, të shtypit, radios e televizionit, lirisë së informimit, si dhe në nenin 10 të Konventës Europiane të së Drejtave të Njeriut, të pasqyruara në qëndrimet e GJEDNJ në shumë vendime të saj.

Në praktikën e kësaj gjykate, të materializuar në vendimet nr.7, datë 07.06.2010, nr.8, datë 21.06.2010, nr.7/1, datë 11.05.2011, etj., të mbështetur edhe në vendimmarrjen e GJEDNJ, në rastet kur janë konstatuar dhe pranuar si shkelje, ka prevaluar liria e shprehjes, në raport me të drejtën e cënuar.

Duke vënë në dukje se imuniteti parlamentar, që anëtarët e parlamentit gëzojnë, ndjek qëllimet e ligjshme të mbrojtjes së fjalës së lirë e përbëjnë një praktikë të qëndrueshme, e cila synon që të sigurojë lirinë e shprehjes ndërmjet përfaqësuesve të popullit dhe ruajtjen e ndarjes së pushteteve ndërmjet legjislativit dhe gjyqësorit. Në kushtet e një demokracie politike efektive dhe të respektimit të së drejtave të njeriut, liria e shprehjes nuk mbart rëndësi vetëm në vetvete, por, gjithashtu, ajo luan një rol kryesor në mbrojtjen e të drejtave të tjera të njeriut. Nuk ka vend të lirë, nuk ka demokraci, pa një garantim të gjerë të së drejtës për lirinë e shprehjes, e garantuar kjo nëpërmjet instrumenteve ligjore të shtetit të së drejtës.

Liria e shprehjes është një e drejtë themelore e njeriut, në veçanti për arsye të rolit të saj themelor në mbështetje të demokracisë. GJEDNJ ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme se: “Liria e shprehjes përbën një ndër bazat themelore të shoqërisë (demokratike), një ndër kushtet bazë për progresin e saj dhe për zhvillimin e çdo njeriu. Kjo gjykatë e ka bërë të qartë që e drejta për lirinë e shprehjes mbron të folurën fyese.

Në vendimin e datës 17.12.1976, “Handyside kundër Mbretërisë së Bashkuar”, GJEDNJ shprehet se: “Liria e shprehjes është një nga shtyllat e shoqërisë demokratike, bazë për zhvillimin e saj dhe kusht për vetërealizimin e individit… Ajo nuk mund të përfshijë vetëm informacionet dhe opinionet e perceptuara pozitivisht, ose të konsideruara si të padëmshme, apo indiferente, por edhe të tilla që fyejnë, turbullojnë, apo që janë shqetësim për shtetin ose për një grup të caktuar të shoqërisë. Të tilla janë kriteret e pluralizmit, të tolerancës dhe të hapjes, pa të cilat një shoqëri demokratike nuk mund të ekzistojë”.

Ndërsa në rastin Jersild kundër Danimarkës 23 Shtator 1994, është vlerësuar dhe debatuar nëse dënimi në këto raste është“i nevojshëm në një shoqëri demokratike" apo jo, pra nëse është proporcional edhe në rastet kur përcillen deklarohen“fenomene që shokojnë, godasin apo fyejnë një grup personash apo një pjesë të shoqërisë”, GJEDNJ ka dalë në përfundimin se dënimi për këto vepra, nuk është i nevojshëm në një shoqëri demokratike.

Në vendimmarrjen e saj, kjo gjykatë ka arsyetuar se procedimi penal përbën ndërhyrje në lirinë e këtyre subjekteve për t'u shprehur, veçanërisht nëse ndërhyrja ishte e nevojshme në një shoqëri demokratike, duke arritur në përfundimin se për një politikan, person publik të zgjedhur, liria e shprehjes është veçanërisht e rëndësishme dhe do të duheshin argumente tepër të fortë për të justifikuar ndërhyrjen në të drejtën e tyre për lirinë e shprehjes dhe vlerësimit ndaj tyre, si qëndrime në lidhje me fakte apo si gjykime vlerësuese.

Në vijimësinë e saj jurisprudenca e GJEDNJ ka mbajtur në konsideratë e dhënë prioritet interesit publik, posaçërisht në rastet kur subjektet (individët) vendosin të bëhen aktive në fushën publike, ato duhet të tregojnë një shkallë më të lartë tolerance ndaj kritikave kur kundërshtarët marrin në analizë qëllimet e tyre dhe mjetet që ato përdorin. Kur kritikat bëhen në parlament ose në institucione të ngjashme “arsye shumë të forta duhen paraqitur në fakt, për të justifikuar ndërhyrjet në lirinë e shprehjes”, qëndrim ky i mbajtur në çështjen Jerusalem kundër Austrisë 27 shkurt 2001.

8

Page 9: KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ · Web viewEdi Rama ka pretenduar se është sulmuar dhe herë të tjera nga ana e z. Sali Berisha në drejtim të nderit dhe dinjitetit vetjak

GJEDNJ ka një jurisprudencë mjaft të pasur, nëpërmjet të cilës ka aprovuar një mbrojtje të fortë ndaj lirisë së shprehjes dhe në veçanti shtypit në misionin e tij si informativ dhe investigues, politikanëve dhe përfaqësuesve të zgjedhur.

Kushtetuta e Shqipërisë, gjithashtu, garanton lirinë e shprehjes, në nenin 22 të saj, megjithatë në bazë të saj, të drejtat e garantuara në traktate ndërkombëtare, të cilat vendi i ka ratifikuar, kanë përparësi. Në këtë kontest, liria e debatit politik është shtylla e konceptit të shoqërisë demokratike.

Në rastin në shqyrtim, deklarimet janë në kuadër të përmbushjes së detyrave parlamentare, si përfaqësues i popullit, si kryeministër dhe politikan, janë pjesë e debatit politik, opinione dhe gjykime këto të shprehura brenda të njëjtit kuadër, në kushtet e një situate të rënduar politike të mbushur më ultimatume dhe kur komunikimi me opozitën dhe drejtuesit e saj nuk mund të bëhej në parlament këto deklarime nuk formojnë elementët e veprës penale të "Fyerjes për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 239/2 i Kodit Penal.

Për këto arsye, ky Kolegj arrin në konkluzionin se nga organi i prokurorisë është marrë një vendim i drejtë në zbatim të drejtë të ligjit material dhe procedural, pasi deputeti dhe Kryeministri Sali Berisha nuk mund të merret në përgjegjësi penale për veprën penale të "Fyerjes për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 239/2 i Kodit Penal, pasi e mbron neni 73/1 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Europiane të së Drejtave të Njeriut.

Së dyti: Nëse ekzistojnë në fjalët e kryeministrit dhe deputetit Sali Berisha elementë të veprës penale të “Shpifjes për shkak të detyrës”.

Shpifja për shkak të detyrës, si kundërvajtje penale e drejtuar kundër moralit dhe dinjitetit të personit që kryen një veprimtari shtetërore ose shërbim publik, është e përkufizuar qartë si vijon: “i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit,…”.

Objekt i kundërvajtjes penale të shpifjes janë marrëdhëniet juridike, të vendosura për të mbrojtur veprimtarinë e rregullt shtetërore e të shërbimit publik, autoritetin shtetëror si dhe nderin e dinjitetin e personit të punonjësve që kryejnë një detyrë shtetërore apo shërbim publik, nga veprimet ose mosveprimet kriminale.

Karakteristikat e shpifjes të bërë për shkak të detyrës janë po ato të shpifjes në përgjithësi, të parashikuara nga neni përkatës (120). Veçoria e kësaj figure qëndron në faktin se shpifja bëhet për shkak të detyrës shtetërore apo një shërbim publik.

Që vepra të konsiderohet e kryer, dihet se duhet të përmbushen këto kushte:a) shpifja të bëhet me përhapjen e thënieve ose çdo informacioni tjetër;b) thëniet apo informacioni tjetër të jenë të rreme; c) thëniet apo informacioni tjetër të jenë konkrete;d) thëniet apo informacioni tjetër të jenë diskredituese, d.m.th. të cënojnë nderin dhe

dinjitetin e personit.Nga ana objektive, shpifja kryhet me përhapjen e thënieve të rreme, të cilat

diskretitojnë autoritetin shtetëror që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit.

Kushti themelor për ekzistencën e shpifjes është që faktet (pohimet), të cilat nxirren apo përhapen duhet të jenë të pavërteta dhe duhet të jenë të natyrës së tillë që të mund ta dëmtojnë nderin dhe autoritetin e personit tjetër që kryen detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit.

Nga ana subjektive, shpifja kryhet me dashje të drejtpërdrejtë dhe me qëllim për të diskredituar nderin dhe dinjitetin në opinionin shoqëror punonjësin që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik.

Këtë kundërvajtje e bën të cilësuar kryerja botërisht, në prani të shumë personave, me radio, televizion apo me shtyp, etj.

9

Page 10: KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ · Web viewEdi Rama ka pretenduar se është sulmuar dhe herë të tjera nga ana e z. Sali Berisha në drejtim të nderit dhe dinjitetit vetjak

Nuk mund të flitet për veprën penale të shpifjes në qoftë se nuk vërtetohet se deklaratat cënuese janë të rreme, që këto deklarata janë bërë me vetëdije, duke ditur se janë të rreme dhe se janë bërë me qëllimin e veçantë për të dëmtuar palën, e cila pretendon se ndaj saj është shpifur. Provat për këtë fakt duhet të jenë të padiskutueshme dhe në gjykime të këtij lloji duhet të jenë të pranishme të gjitha elementet e kundërvajtjes penale.

Dispozita për shpifjen nuk mbron njerëzit nga një gjuhë që është thjesht ofenduese ose tronditëse, ose nga shprehja e një opinioni.

Thëniet e përhapura, jo vetëm duhet të jenë të rreme, të jenë konkrete dhe diskredituese, poshtëruese, që cënojnë nderin e dinjitetin e tij. Kjo është çështje fakti dhe zgjidhet në çdo rast konkret, duke kuptuar qartë e bërë dallimin midis tregimit të fakteve dhe shprehjes së opinioneve. Ndërkombëtarisht pranohet se deklaratat e opinioneve meritojnë një shkallë të lartë mbrojtjeje, pasi kjo terminologji në përdorimin dhe kuptimin e saj mund të përfshijë nocione të ndryshme.

GJEDNJ një rol dhe vend të rëndësishëm i ka kushtuar arsyetimit mbi debatin politik, duke e vlerësuar se: “...liria e debatit politik qëndron në thelbin e konceptit të një shoqërie demokratike. Kufijtë e kritiçizmit të lejueshëm duhet të jenë më të gjerë përsa i përket një politikani, sesa për një individ privat, sepse ndryshe nga ky i fundit, i pari është në mënyrë të paevitueshme më i ekspozuar”.

Siç është trajtuar më gjerësisht në praktikat e mëparshme të kësaj gjykate në lidhje me praktikën e ndjekur nga GJEDNJ, e cila ka vënë theksin në dallimin që ka ndërmjet fakteve (informacionit) dhe gjykimeve vlerësuese (opinioneve, mendimeve): Opinionet janë pikëpamje ose vlerësime personale të një ngjarje ose situate dhe nuk janë të perceptueshme si prova për të qënë të vërteta ose të pavërteta, faktet mbi të cilat bazohen opinionet.

Këtë qëndrim ka mbajtur GJEDNJ në çështjet “Lingens kundër Austrisë” (vendimi i datës 08.07.1986) dhe “Dalban kundër Rumanisë” (vendim i datës 28.09.1999), në të cilat gjykata thekson ndryshimin ndërmjet shprehjeve të fakteve, të cilat mund të provohen dhe opinioneve (gjykimeve vlerësuese), që nga natyra nuk mund të provohen, duke orientuar se për çdo rast, ato duhet të veçohen me kujdes. Ekzistenca e fakteve mund të dëshmohet, ndërsa vlerësimet nuk mund të dëshmohen.

Në çështjen Dichand dhe të tjerë kundër Austrisë, 26 Shkurt 2002, GJEDNJ ka vendosur standardin se: në kuadrin e debatit të hapur politik me interes publik, nuk mund të ketë kufizime…..Çdo deklaratë e bërë gjatë zhvillimit të këtij debati mund të kufizohet vetëm atëherë kur është absolutisht e nevojshme.

Ndërsa në rastin Bladet Troms dhe Stensaas kundër Norvegjisë, 20 Maj 1999, dhe “Bergens Tidende dhe të tjerë kundër Norvegjisë”, 2 Maj 2000, gjykata, gjithashtu, ka rikonfirmuar se kjo mbrojtje e veçantë gjen zbatim edhe kur personi i sulmuar nuk është "figurë publike", mjafton që deklarata të jetë bërë për një çështje me interes publik.

Në çështjen “Oberschlick v. Austria”, 23 Maj 1991, është konkluduar se: "Limitet e pranimit të kritikës tek një politikan në kapacitetin e tij publik, janë më të gjëra sesa ato të një idividi privat. Politikani në mënyrë të paevitueshme dhe me dijeni të plotë e prezanton veten e tij hapur ndaj një analize të hollësishme të çdo fjale dhe veprimi të tij që mund t’i bëhet qoftë nga kolegët e tij politikanë, media apo dhe publiku në tërësi. Për këtë arsye, ndaj këtyre fjalëve, politikani duhet të shfaqë një shkallë tolerance më të madhe sesa një qytetar i zakonshëm, veçanërisht në rastet kur dhe ai vetë bën deklarata publike të cilat janë të cënueshme nga kritika dhe replika. Është e pranueshme që një politikan ka të drejtë të mbrojë reputacionin e tij edhe në rastet kur nuk vepron në kapacitete private, por kërkesat e kësaj mbrojtjeje duhet të vihen në peshore me interesat e diskutimit të hapur të çështjeve politike".

Nisur nga kjo praktikë kjo gjykatë edhe më parë ka theksuar jo vetëm të drejtën e të zgjedhurit për t'u shprehur, por edhe detyrimin që ka ai për të informuar opinionin publik mbi

10

Page 11: KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ · Web viewEdi Rama ka pretenduar se është sulmuar dhe herë të tjera nga ana e z. Sali Berisha në drejtim të nderit dhe dinjitetit vetjak

problemet që atë e shqetësojnë, pa qenë i kërcënuar nga sanksionet shtetërore, standard i pranuar nga GJEDNJ në çështjet Lingens v. Austria, Bodrzic v. Serbia, etj.

Po kështu në vendimin e datës 27.02.2001 në çështjen “Jerusalem kundër Austrisë”, GjEDNJ, në lidhje me nenin 10 të Konventës nënvizon se: “Në lidhje me çështjen nëse ndërhyrja ishte e nevojshme në një shoqëri demokratike, gjykata ka vënë në dukje se kërkuesja ishte një politikane e zgjedhur dhe liria e shprehjes ishte veçanërisht e rëndësishme për përfaqësuese publike të zgjedhur. Për këtë arsye, do të duheshin argumente mjaft të fortë për të justifikuar ndërhyrjen në të drejtën e kërkueses për lirinë e shprehjes”.

GJEDNJ në vendimin e saj të datës 23.04.1992, në çështjen “Castells kundër Spanjës”, ka shpjeguar se: “liria e shprehjes është e rëndësishme për këdo, por në veçanti për përfaqësuesin e zgjedhur të komunitetit. Është pikërisht ai që i përfaqëson zgjedhësit e tij, kthen vëmendjen ndaj shqetësimeve të tyre dhe mbron interesat e tyre”.

Në Konventën Europiane të së Drejtave të Njeriut, në nenin 10/2 të saj për Lirinë e Shprehjes, thuhet: “… përmban detyrime dhe përgjegjësi, mund t’u nënshtrohet disa formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara nga ligji, të cilat, në një shoqëri demokratike, përbëjnë masa të nevojshme për sigurimin kombëtar, integritetin territorial ose sigurimin publik, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për ruajtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të drejtave të të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e informatave konfidenciale ose për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor”. Pra, liria e shprehjes mund t’u nënshtrohet kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara nga ligji; dhe veprat penale për fyerje dhe shpifje bashkë me dënimet përkatëse, nuk janë gjë tjetër veçse masa të parashikuara nga ligji për mbrojtjen e dinjitetit të të tjerëve. GJEDNJ në praktikë është e prirur nga mosnxitja e autoçensurës, por pa shmangur rolin parandalues ndaj abuzimeve të qëllimshme me lirinë e shprehjes në dëm të nderit dhe reputacionit të individëve.

Bazuar në paragrafin e dytë të nenit 10 të Konventës, GJEDNJ në praktikën e saj ka rekomanduar se mund të ndërhyhet në ushtrimin e lirisë së shprehjes.

Me rëndësi për t’u përmendur vlerësojmë kushtin e “proporcionalitetit” sipas të cilit, asnjëra nga të drejtat, as ajo për respektimin e nderit dhe dinjitetit dhe as ajo për për t’u shprehur, nuk duhet të kenë formalisht prioritet ndaj njëra-tjetrës, pasi si Konventa ashtu edhe Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 3: “...dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij...” u jep mbrojtje të njëjtë. Por, rast pas rasti, duhet analizuar duke i vendosur në balancë, se cila prej këtyre vlerave është më e rëndësishme në situatën konkrete, deri në atë masë sa megjithëse nëpërmjet deklarimeve mund të cënohet nderi i personit tjetër, n.q.s. ajo bëhet për të mbrojtur një interes të parashikuar nga paragrafi i dytë i Konventës, atëhere autori do të përjashtohet nga përgjegjësia penale.

Paragrafi i dytë vendos qartë disa kufizime për lirinë e shprehjes të cituar më parë, që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurisë kombëtare, integritetit territorial apo sigurisë publike, për parandalimin e prishjes të rendit apo krimeve, për mbrojtjen e shëndetit apo moralit, për mbrojtjen e reputacionit apo së të drejtave të të tjerëve, për parandalimin e dhënies së informacionit të marrë në konfidencë apo për ruajtjen e autoritetit dhe paanësinë e gjyqësorit.

Nisur nga kjo praktikë, ky Kolegj thekson jo vetëm të drejtën e të zgjedhurit për t’u shprehur, por edhe detyrimin që ka ai për të informuar opinionin publik mbi problemet që atë e shqetësojnë, pa qenë i kërcënuar nga sanksionet shtetërore.

Kolegji vlerëson se kallëzuesi Edi Rama nuk ka paraqitur asnjë provë që të vërtetojë para gjykatës se Kryeministri Sali Berisha ka përhapur thënie apo informacione të rreme, me qëllim cënimin e dinjitetit të tij.

Ёshtë evident fakti që në rastin konkret kemi të bëjmë me opinione të të kallëzuarit, opinione dhe gjykime vlerësuese të cilat gëzojnë një mbrojtje të veçantë, të ndryshme nga ajo

11

Page 12: KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ · Web viewEdi Rama ka pretenduar se është sulmuar dhe herë të tjera nga ana e z. Sali Berisha në drejtim të nderit dhe dinjitetit vetjak

e deklarimit të fakteve konkrete të cilat duhet të vërtetohen. Siç u arsyetua më sipër, këto opinione janë bërë në kuadër të debatit politik që zhvillohej midis të dyja palëve (partive). Pikërisht zhvillimi i këtij debati politik është karakteristikë e vendeve demokratike dhe përbën thelbin e demokracisë.

Duke qenë se në thëniet e përmendura më lart, ashtu siç thuhet në vendimin e mosfillimit të procedimit penal, nuk gjenden elementet e figurës së veprës penale të “Shpifjes për shkak të detyrës”, ky Kolegj Penal vlerëson si të pabazuar pretendimin e ngritur në ankim nga ankuesi, se organi i akuzës nuk ka përmbushur detyrën e tij. Rifillimi i hetimeve dhe kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore nuk do të ndryshonte asgjë në faktin e pretenduar. Veçanërisht në kushtet e ekzistencës së një praktikë gjyqësore të konsoliduar, në lidhje me qëndrimin që duhet të mbajnë organet gjyqësore ndaj subjekteve të cilat akuzohen për vepra të tilla penale siç janë fyerjet dhe shpifjet në kuadrin e debatit politik apo të shprehjes së mendimit të tyre të lirë, opinioneve, gjykimeve, etj.

Referuar vendimeve të GJEDNJ (të cituara këto përkatësisht edhe në vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë nr.7, datë 07.06.2010, nr.8, datë 21.06.2010) rezulton qartë që gjithmonë ka prevaluar liria e shprehjes së mendimit, në raport me të drejtën e cënuar të ndonjë individi, liri kjo e cila është garantuar si nga Kushtetuta në nenet 22 e 23, ashtu dhe nga neni 10 i KEDNJ.

Jo më kot kjo gjykatë ka theksuar se duke mbajtur parasysh faktin që politikanët janë në mënyrë permanente në debat publik duhet të jenë më tolerantë ndaj kritikave të kundërshtarëve, kur këta të fundit marrin në analizë qëllimet e tyre e mjetet që ata përdorin (Jerusalem k. Austrisë).

Nisur nga sa më sipër dhe në përfundim të kësaj analize, ky Kolegj arrin në përfundimin se në fjalët e Kryeministrit dhe deputetit Sali Berisha, nuk ekzistojnë elementë të veprave penale të “Fyerjes për shkak të detyrës” dhe "Shpifjes për shkak të detyrës", pra fakti i pretenduar nuk ekziston, në referim të pikës “ç” të nenit 290 të K.Pr.Penale.

Po kështu, edhe për shkak të mbrojtjes që neni 73/1 i Kushtetutës i jep deputetit ndaj “Fyerjes”, dhe në bazë të pikës “e” të nenit 290 të K.Pr.Penale, që determinon rastin ligjor, vlerësojmë se është i drejtë dhe i bazuar në ligj vendimi i mosfillimit të procedimit penal, objekt shqyrtimi.

PЁR KЁTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 141, pika 1 të Kushtetutës,

nenet 75/b dhe 291 të K.Pr.Penale,

V E N D O S IMospranimin e ankimit të kallëzuesit Edi Rama ndaj vendimit nr.(s’ka) datë

18.11.2011, të Prokurorisë së Përgjithshme për mosfillimin e procedimit penal.

Tiranë, më 01.07.2011

12

Page 13: KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ · Web viewEdi Rama ka pretenduar se është sulmuar dhe herë të tjera nga ana e z. Sali Berisha në drejtim të nderit dhe dinjitetit vetjak

MENDIMI I PAKICËSNdryshe nga qëndrimi i shumicës së Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i cili vendosi

lënien në fuqi të vendimit për çështjen me ankues z. Edi Rama, objekti: Kundërshtimi i vendimit të mosfillimit të datës 18.11.2010 të Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, që ka të bëjë me kallëzimin penal nr.4109, datë 22.12.2009, unë, gjyqtarja në pakicë, jam e mendimit se duhej të vendosej shfuqizimi i këtij vendimi dhe dërgimi i çështjes Prokurorisë së Përgjithshme për vazhdimin e hetimeve të mëtejshme.

Nga aktet e dosjes gjyqësore rezulton se:Në datën 22.12.2009, z. Edi Rama, me cilësinë e Kryetarit të Partisë Socialiste të

Shqipërisë dhe të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, ka paraqitur kallëzim në Prokurorinë e Përgjithshme ndaj z. Sali Berisha, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryeministër i vendit, për kryerjen e veprave penale të "Shpifjes për shkak të detyrës" dhe "Fyerjes për shkak të detyrës", të parashikuara respektivisht nga nenet 240/2 e 239/2 të Kodit Penal.

Rrethanat e faktit që e kanë çuar z. Edi Rama në paraqitjen e këtij kallëzimi kanë të bëjnë me fjalën e mbajtur nga deputeti Sali Berisha, njëkohësisht dhe Kryeministër i vendit, në seancën plenare të datës 26.11.2009 dhe në konferencën për shtyp të datës 02.12.2009. Po kështu, kallëzuesi z. Edi Rama ka pretenduar se është sulmuar dhe herë të tjera nga ana e z. Sali Berisha në drejtim të nderit dhe dinjitetit vetjak përpara deputetëve, përfaqësuesve të mediave vizive dhe të shkruara, si dhe përballë opinionit të gjerë publik.

Në kallëzim dhe materialin shoqërues janë cituar në mënyre të detajuar të gjitha deklaratat e bëra nga deputeti dhe Kryeministri i vendit z. Sali Berisha në seancën plenare të datës 26.11.2009, si dhe në konferencën për shtyp të datës 02.12.2009.

Nisur nga përmbajtja e deklaratave të mësipërme, z. Edi Rama ka pretenduar se: “... i akuzuari në mënyrë të qëllimshme ka bërë sulme shpifëse dhe fyese në drejtim të personalitetit dhe dinjitetit tim, duke përhapur thënie dhe informacione që i di se janë të rreme. Thëniet e tij dëmtojnë rëndë emrin, nderin dhe dinjitetin tim ...”, duke kërkuar procedimin penal të deputetit dhe Kryeministrit z. Sali Berisha, për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 239/2 e 240/2 te Kodit Penal.

Prokuroria e Përgjithshme me vendimin e datës 18.11.2010 “Për mosfillimin e procedimit penal”, bazuar në nenin 277, 290, pika 1, germa (ç) dhe 291 të K.Pr.Penale ka vendosur: “1. Të mos fillojë procedimin penal ndaj deputetit dhe Kryeministrit Sali Ramë BERISHA. 2. Me këtë vendim të njohë kallëzuesin, i cili ka të drejtën e ankimit në Gjykatën e Lartë, brenda 5 ditëve nga marrja dijeni”.

Z. Edi Rama e ka ankimuar këtë vendim në Gjykatën e Lartë për zbatim të gabuar të ligjit, duke pretenduar në thelb se:

1. Në vendim ometohen të tregohen veprimet e kryera për verifikimin e kallëzimit dhe se i vetmi veprim i kryer është “kërkimi doktrinar” në përfundim të së cilit është arritur në vlerësime dhe përfundime subjektive, haptazi në favor të së kallëzuarit.

2. Ndryshe nga argumentat e prokurorit “se në këto fjale i akuzuari nuk i drejtohet direkt kallëzuesit por aludohet për persona të vetës së tretë” çdo shprehje me përmbajtje të rreme dhe fyese fillojnë me fjalën “Zoti Rama...”.

3. Prokurori justifikon shprehjet fyese duke argumentuar se ato janë bërë në kuadër të përmbushjes së detyrave parlamentare... dhe kur komunikimi me opozitën dhe drejtuesit e saj nuk mund të bëhej në parlament.

4. Prokurori ka përdorur si referim disa vendime të GjEDNj, të cilat vijnë në mbrojtje të gazetarëve dhe mediave në veprimtarinë e tyre demaskuese të qeverive apo kryeministrave të tyre.

5. Në lidhje me veprat objekt kallëzimi, duke shkelur rëndë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, prokurori arrin në përfundimin dhe shkakun e vetëm se: Deputeti dhe

13

Page 14: KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ · Web viewEdi Rama ka pretenduar se është sulmuar dhe herë të tjera nga ana e z. Sali Berisha në drejtim të nderit dhe dinjitetit vetjak

Kryeministri Sali Berisha nuk mund të merret në përgjegjësi penale për veprën penale të “shpifjes për shkak te detyrës”, parashikuar nga neni 240/2 i Kodit Penal.

Shumica e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë ka konkluduar me lënien ne fuqi të vendimit, duke argumentuar se “vendimi i Prokurorisë së Përgjithshme, objekt ankimi, është marrë në zbatim të drejtë të ligjit material dhe procedural; deputeti dhe Kryeministri Sali Berisha nuk mund të merret në përgjegjësi penale për veprën penale të "Fyerjes për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 239/2 i Kodit Penal, pasi e mbron neni 73/1 i Kushtetutës së Shqipërisë, nenet 22 e 23 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Evropiane të së Drejtave të Njeriut.

Për akuzën e “Shpifjes për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 240/2 i Kodit Penal, pas një analizë të gjatë të elementëve të kësaj vepre penale dhe praktikave të ndryshme, shumica ka arritur në përfundimin se vendimi i Prokurorit është i drejtë, pasi “në thëniet e përmendura nga Z. Sali Berisha nuk gjenden elementet e figurës së veprës penale të “Shpifjes për shkak të detyrës”,...kjo pasi në rastin konkret kemi të bëjmë me opinione të të kallëzuarit, opinione dhe gjykime vlerësuese të cilat gëzojnë një mbrojtje të veçantë, të ndryshme nga ajo e deklarimit të fakteve konkrete të cilat duhet të vërtetohen. Këto opinione janë bërë në kuadër të debatit politik që zhvillohej midis të dyja palëve (partive)... nuk konstatohet që pas parashtrimit të mendimit të jenë thënë konkluzione konkrete për kallëzuesin në formën e paraqitjes së fakteve të cilat cënojnë nderin dhe dinjitetin personal dhe që mund të përbëjnë elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 240/2 i K.Penal”.

Këto argumenta ka përdorur në thelb edhe prokurori në arsyetimin e vendimit të mos fillimit të procedimit penal, në të cilin citohet “… në shumicën e fjalëve të Kryeministrit Sali Berisha, të thëna në sallën e parlamentit apo dhe në konferencën për shtyp, është përdorur një retorikë politike, e cila e analizuar në kuptimin literal të fjalëve, nuk i drejtohet direkt kallëzuesit... këto fjalë janë thënë në kuadrin e një debati të hapur politik me interes publik, e drejta e të cilit nuk mund të kufizohet dhe është sanksionuar në disa vendime analoge të GJ.E.D.NJ. Për sa i përket fjalës së mbajtur në parlament, në interpretim të nenit 73/1 të Kushtetutës së Shqipërisë, "... bazuar edhe në nenet 22 e 23 të Kushtetutës së Shqipërisë, si dhe në nenin 10 të Konventës Evropiane të së Drejtave të Njeriut, vlerësohet se deputeti Sali Berisha nuk mund të procedohet penalisht për veprën penale të "Fyerjes për shkak të detyrës". Këto deklarata janë opinione dhe gjykime vlerësuese brenda të njëjtit kuadër, duke mos bërë të mundur që ato të formojnë elementët e veprës penale të “shpifjes për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 240 i K.Penal...në këndvështrimin e doktrinës së sipërcituar dhe gjithpranuar...konkludohet se deputeti dhe Kryeministri Sali Berisha nuk mund të merret në përgjegjësi penale për veprën penale të “shpifjes për shkak të detyrës”, neni 240 i K.Penal”.

Ndryshe nga vendimi i shumicës, vlerësoj se vendimi i prokurorit, objekt ankimi, është i cënueshem ligjërisht dhe si i tillë duhej të prishej dhe çështja të kthehej për vazhdimin e hetimeve.

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë në nenin 239, “Fyerja për shkak të detyrës”, parashikon: Fyerja e qëllimshme që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Po kjo vepër, kur kryhet botërisht ose në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Sipas jurisprudencës penale “fyerja” përkufizohet si një deklaratë apo thënie me të cilën një person përbuzet apo nënçmohet, duke iu cënuar emri, nderi e dinjiteti.

Forma më e rëndë e kësaj vepre penale (kundravajtje penale) është kur ajo kryhet botërisht, në forume me anë të shtypit, radios, televizionit, apo në ndonjë veprimtari publike.

Nga përmbajtja e dispozitës së nenit 239 të Kodit Penal rezulton se, objekt i saj janë

14

Page 15: KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ · Web viewEdi Rama ka pretenduar se është sulmuar dhe herë të tjera nga ana e z. Sali Berisha në drejtim të nderit dhe dinjitetit vetjak

ato marrëdhënie juridike të cilat kanë për qëllim të mbrojnë (sigurojnë) në mënyrë të veçantë nderin dhe dinjitetin e “punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit” nga veprimet ose mosveprimet kriminale.

Ndërsa neni 240 i këtij Kodi,“Shpifja për shkak të detyrës” parashikon: Shpifja e qëllimshme që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Po kjo vepër, kur kryhet botërisht ose në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

“Shpifje” konsiderohet nxjerrja apo përhapja e qëllimshme e thënieve të pavërteta “të rreme”, nëpërmjet të cilave dëmtohet nderi, personaliteti dhe dinjiteti i një personi.

Këto të pavërteta mund t’i takojnë së kaluarës apo të tashmes. Autor i kësaj vepre mund të jetë çdo person që ka mbushur moshën për përgjegjësi penale dhe është i përgjigjshëm.

Sikurse tek “fyerja” edhe tek “shpifja” forma më e rëndë e saj është nëse ajo bëhet përmes mjeteve të informimit apo në ndonjë aktivitet publik.

Për të pasur figurën e veprës penale të shpifjes, kërkohet të plotësohen këto kushte: Se pari, faktet (pohimet) të cilat nxirren apo përhapen duhet të jenë të pavërteta dhe

faktet (pohimet) të cilat nxirren apo përhapen duhet të jenë të natyrës së tillë që mund ta dëmtojnë nderin dhe autoritetin e personit tjetër.

Së dyti, faktet të cilat nxirren apo përhapen duhet t'i referohen personit të caktuar. Kjo nuk do të thotë se personi kundër të cilit shpifet duhet të jepet me emër. Por, është e mjaftueshme që nga rasti konkret dhe rrethanat të mund të konstatohet me siguri se cilit person i është dedikuar shpifja.

Së treti, faktet të cilat nxirren apo përhapen duhet t'i referohen aktualitetit, kohës së tanishme apo kohës së kaluar, pasi vetëm për këto mund të administrohen prova nëse janë të vërteta apo të rreme.

Nga përmbajtja e dispozitës së nenit 240 t Kodit Penal rezulton se, objekt i kësaj figure të veprës penale janë ato marrëdhënie juridike të cilat kanë për qëllim të mbrojnë (sigurojnë) në mënyrë të veçantë nga përhapja e qëllimshme e thënieve të pavërteta që mund t’i dëmtojnë nderin dhe autoritetin “punonjësit qe kryen një detyre shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit” nga veprimet ose mosveprimet kriminale.

Nga shqyrtimi i pjesës arsyetuese te vendimit date 18.11.2010, objekt ankimi, rezulton se prokurori ka cituar në mënyre të detajuar kallëzimin e paraqitur dhe vetëm në këndvështrim të doktrinës së cituar gjatë arsyetimit të vendimit, pa kryer qoftë dhe një veprim procedural për kallëzimin e paraqitur, ka konkluduar me mosfillimin e procedimit penal.

Neni 304/1 parashikon “Prokurori drejton veprimtarinë hetimore dhe kryen vetë çdo veprim hetimor që e çmon të nevojshëm”, ndërsa neni 312 i po këtij kodi parashikon: “Prokurori merr të dhëna nga personi i dëmtuar dhe nga ata që mund të tregojnë rrethana të dobishme për qëllimet e hetimit, duke zbatuar rregullat e caktuara për marrjen e dëshmisë....”.

Përveç sa më sipër, ligjvënësi në Kodin e Procedurës Penale ka parashikuar në Kreun III, “Kushtet e procedimit penal”, ku mes të tjerave në nenin 290 “Rrethanat që nuk lejojnë fillimin e procedimit”, germa “ç” parashikon: Kur fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale ose kur del qartë që fakti nuk ekziston.

Në referim të përmbajtjes së dispozitave të mësipërme procedurale penale, kur në vendimin e mosfillimit nuk gjen pasqyrim dhe nuk analizohet asnjë veprim hetimor i kryer në kuadër të këtij kallëzimi, konkluzionin e prokurorit se - të dhënat e kallëzimit nuk përbëjnë

15

Page 16: KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ · Web viewEdi Rama ka pretenduar se është sulmuar dhe herë të tjera nga ana e z. Sali Berisha në drejtim të nderit dhe dinjitetit vetjak

vepër penale – e konsideroj rrjedhojë të mosrespektimit të kërkesave të ligjit procedural penal.

Siç shihet nga përmbajtja e kallëzimit të paraqitur, faktet të cilat sipas kallëzuesit përmbajnë elementët e veprave penale të parashikuara nga nenet 239 dhe 240 të Kodit Penal nuk i përkasin një episodi të vetëm, por ato citohen në një sërë episodesh të veçanta, të cilat janë parashtruar në mënyrë të detajuar. Thëniet - të cilat sipas kallëzuesit janë të pavërteta, të ulëta dhe njëkohësisht fyese në drejtim të personalitet dhe dinjitetit të tij - kanë të bëjnë me episode konkrete në drejtim të jetës intime të kallëzuesit; për përdorim dhune ndaj bashkëshortes së tij; për sjellje të ulëta dhe krejtësisht të papranueshme në drejtim të nënës se tij; për lidhje me botën e krimit dhe si vrasës i shtetasit D.G; për lidhje me persona të akuzuar nga drejtësia për krime të rënda e konkretisht me A.B; për veprime korruptive dhe veprime të tjera të kundërligjshme në kundërshtim me detyrën e Kryetarit të Bashkisë lidhur me biznesmenë të ndryshëm, duke përmendur dhe emrat e tyre, etj.

Për të gjtha këto episode kallëzuesi ka kërkuar që i akuzuari të paraqesë para drejtësisë provat dhe faktet që disponon, në të kundërt të dënohet penalisht.

Pra, rrethanat e faktit janë konkrete në objekt dhe janë analizuar në kallëzim si në drejtim të lidhjes shkakësore (kazuale) dhe pasojës shoqërisht të rrezikshme, të cilat ato prodhojnë për kallëzuesin.

Ndodhur në këto rrethana konkrete, mendoj se realiteti nuk mund të quhet i njohur vetëm me të dhëna të paraqitura në kallëzim, por prokurori, në referim të përcaktimeve të dispozitave te K.Pr.Penale të cituara, duhej të kryente një sërë veprimesh procedurale hetimore.

Ishte detyrë e organit te hetimit që të kërkonte sqarime nga të dy palët, kallëzuesi dhe personi ndaj të cilit drejtohet kallëzimi. Nëse konstatonte kontradikta dhe pasaktësi mes tyre ishte detyrë e tij të hetonte më tej, duke marrë prova me dëshmitarë apo të kërkonte vënien në dispozicion të hetimit të dokumentacioneve dhe akteve të ndryshme shkresore nga institucionet që i kanë në posedim.

Përveç sa më sipër, në rastet kur në funksion të hetimit të çështjes dhe zbulimit të së vërtetës nevojitej mendim i specializuar në një fushë të veçantë të shkencës, ishte detyrë e prokurorit të caktonte ekspertiza të ndryshme në përputhje me rregullat procedurale penale, veprime procedurale këto, që janë atribute të një hetimi korrekt e të paanshëm penal.

Vetëm pas grumbullimit të informacionit të nevojshëm nga provat dhe faktet e ndryshme dhe pas nj analize ligjore të të gjithë fakteve të paraqitura (një për një ashtu siç janë pretenduar në kallëzim), në përputhje me përcaktimet e dispozitave të Kodit Penal që parashikojnë figurat e veprave penale (objekti, ana objektive, subjekti, ana subjektive), prokurori do të ishte në gjendje të konkludonte nëse në rastin konkret ekzistonin kushtet për fillimin e procedimit penal ose jo.

Nisur nga sa më sipër, jam kundër vendimit të shumicës, e cila e ka konsideruar këtë vendim të bazuar në ligjin procedural dhe material penal.

Lidhur me veprën penale të “Fyerjes për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 239/2 i Kodit Penal, shumica ka konkluduar se, në referim të dispozitës së nenit 73/1 të Kushtetutës së Shqipërisë ndaj të akuzuarit Sali Berisha, me të drejtë është vendosur mosfillimi i procedimit penal, pasi “deputeti nuk mund të procedohet penalisht për veprën penale të "Fyerjes për shkak të detyrës" për mendimet e shprehura në seancat parlamentare dhe jashtë tyre, as në rastet kur riprodhon në median e shkruar apo vizive atë që ka thënë në Kuvend.

Neni 73/1 i Kushtetutës së Shqipërisë, sanksionon se “Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe për votat e dhëna prej tij…”.

Siç shihet, rregullimi i ligjit themeltar të shtetit lidhur me “mendimet e shprehura në Kuvend nga ana e nje deputeti” është i qartë, por, shumica e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë,

16

Page 17: KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ · Web viewEdi Rama ka pretenduar se është sulmuar dhe herë të tjera nga ana e z. Sali Berisha në drejtim të nderit dhe dinjitetit vetjak

tej përcaktimeve të nenit 73/1, ka shtrirë “efektin mbulues” të tij edhe në rastet kur deputeti riprodhon në median e shkruar apo vizive atë që ka thënë në Kuvend.

Ndryshe nga shumica, mendoj se përmbajtja e dispozitës së nenit 73/1 të Kushtetutës së Shqipërisë, lidhur me të drejtën e shprehjes së mendimeve në Kuvend nga ana e deputetit, duhet kuptuar si e drejtë për ato mendime të cilat shprehen në kuadër të përmbushjes së detyrave parlamentare. E parë kjo në kuadër të barazisë së shtetasve përpara ligjit, barazisë së armëve, mjeteve e mundësive, temperamenteve dhe karaktereve deri ne themelet e traditës, si dhe përvojat e rasteve parlamentare, me të drejtë legjislatori ka paraparë dhe rastet e kufizimit të fjalës, në rastet ku cënohet nderi dhe dinjiteti i tjetrit, në zbatim të parimit universal se “ku cënohet liria ime kufizohet e drejta jote”.

Shumica në vendim, jo vetëm që e ka trajtuar këtë të drejtë të deputetit si të pakufizuar në lidhje me ato çfarë ai ka shprehur në seancat plenare të Kuvendit, por ka shkuar edhe me tej duke e shtrirë atë edhe jashtë sallës së Kuvendit, në mediat e shkruara apo vizive.

Lidhur me veprёn penale tё shpifjes, neni 73/1 i Kushtetutёs sё Shqipёrisё parashikon: “Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes”.

Nё rastin nё shqyrtim, si prokurori nё vendimin e mosfillimit dhe Kolegji Penal nё vendimin e shumicёs, megjithёse episodet e shumta në kallëzim konsiderohen si shpifje, kanë konkluduar me të njejtin argument se këto fjalё janё “opinione dhe gjykime vlerësuese të cilat gëzojnë një mbrojtje të veçantë,...në kuadër të debatit politik...”, pa kryer minimalisht asnjë veprim hetimor për vërtetimin ose jo të këtyre thënieve, të cilat pala kallëzuese pretendon se janë të rreme.

Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, si dokumenti themelor që përbën edhe bazën në punën dhe jurisprudencën e shqyrtuar nga Gj.E.D.Nj, por njëkohësisht edhe referim në vendimet tona, garanton plotësisht lirinë e shprehjes si një të drejtë themelore e njeriut, por, njëkohësisht ruan edhe dinjitetin njerëzor kundër shpifjes dhe shkeljeve të tjera të ngjashme, konkretisht në nenin 10 të saj:

“Çdo person ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e opinionit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione ose mendime pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon shtetet që të vendosin një regjim autorizimesh për institucionet e radiodifuzionit, të kinemasë, ose të televizionit”.

Megjithatë, kjo e drejtë vjen edhe me kufizimet përkatëse, në mënyrë që të mos konfliktojë me të drejta të tjera dhe të arrihet një ekuilibër i përshtatshëm. Më konkretisht, paragrafi i dytë i të njëjtit nen thotë:

“Ushtrimi i këtyre lirive, që përmban detyrime dhe përgjegjësi, mund t’u nënshtrohet disa formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara nga ligji që, në një shoqëri demokratike, përbëjnë masat e nevojshme për sigurimin kombëtar, integritetin territorial ose sigurimin publik, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për ruajtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e informatave konfidenciale ose për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor”.

Sot ekziston një praktikë gjyqësore e konsoliduar, ndërkombëtare (GJEDNJ me vendimet e saj) dhe vendase, në lidhje me qëndrimin që duhet të mbajnë organet gjyqësore ndaj subjekteve të cilat akuzohen për vepra të tilla penale siç janë fyerjet dhe shpifjet në kuadrin e debatit politik apo të shprehjes së mendimit të tyre, opinioneve, gjykimeve, etj.

GJEDNJ nё mjaft vendime tё saj ka bërë qartё dallimin midis “fakteve” dhe “gjykimeve vlerësuese”, duke u shprehur se gjykimet vlerёsuese nuk mund të dëshmohen dhe as të provohen. Po kështu, dhe nё praktikёn e Gjykatёs sё Lartё ka vendime nё tё cilat ёshtё trajtuar kjo problematikё, e konkretisht vendimi nr.7, datё 07.06.2010 me ankues K.K. kundёr S.B.; vendimi nr.7, datё 11.05.2011 me ankues E.H. kundёr Sh.L., etj.

17

Page 18: KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ · Web viewEdi Rama ka pretenduar se është sulmuar dhe herë të tjera nga ana e z. Sali Berisha në drejtim të nderit dhe dinjitetit vetjak

Por, kur para organeve të akuzës dhe gjykatave vijnë çështje të tilla, nisur nga natyra delikate e tyre, në përmbushje të detyrimeve ligjore procedurale duhet që ato me kujdesin maksimal të hetojnë dhe gjykojnë në mënyrë të tillë që të ruhet një raport i drejtë mes të drejtës së individit për të shprehur lirshëm mendimin dhe opinionin e vet gjatë debateve politike me interes publik, me të drejtën e personave të tretë për të mos u cënuar liritë dhe të drejtat e tyre të mbrojtura me ligj.

Mendoj se në çështjen ne shqyrtim ky raport nuk është ruajtur.Nga shqyrtimi i pjesës arsyetuese të vendimit konstatoj se shumica në vendimin e saj

ka dalë tej kërkimeve të parashtruara në ankimin e paraqitur, duke i hyrë analizës ligjore të problemeve të tjera që kanë të bëjnë me themelin e çështjes (provueshmërinë e akuzave të ngritura), ndërkohë që objekti i ankimit është kundërshtimi i vendimit të mosfillimit të procedimit penal nga ana e prokurorit.

Përveç sa më sipër, nisur nga data e regjistrimit të kallëzimit penal (datë 22.12.2009) deri në datën e marrjes së vendimit të mosfillimit të çështjes (datë 18.11.2010) rezulton që prokuroria të ketë mbajtur çështjen për 11 muaj pa kryer asnjë veprim hetimor (verifikim).

E parë çështja edhe në këtë aspekt formal procedural rezulton që të jetë në kundërshtim me aktet nën/ligjore e konkretisht me Udhëzimin nr.241, datë 21.11.2005 të Prokurorit të Përgjithshëm “Për regjistrimin e njoftimit të veprës penale dhe të emrit të personit që i atribuohet vepra penale”, ndryshuar me Udhëzimin nr.2, datë 24.10.2006.

Sipas pikës 2/1 të këtij udhëzimi: “Në rastet kur me gjendjen e akteve prokurori vlerëson se ekzistojnë rrethana që nuk lejojnë fillimin e procedimit, vendos mosfillimin e procedimit, por jo me vonë se 10 ditë nga mbërritja e kallëzimit apo e referimit të veprës penale. Gjatë kësaj periudhe mund të bëhet një minimum verifikimesh nëse ka nevojë për një gjë të tillë, në të kundërt vendoset regjistrimi i procedimit”.

Sipas shtesës së bërë me udhëzimin nr.2, datë 24.10.2006, në pikën 2/2 të tij thuhet se: “Në raste të veçanta, kur megjithë verifikimet e kryera në afatin e përcaktuar në pikën 2/1 të sipërcituar, prokurori vlerëson se është e domosdoshme të kryhen veprime të tjera për ekzistencën e elementëve thelbësorë të faktit dhe/ose të elementëve të figurës së veprës penale, afati i verifikimit të kallëzimit penal dhe/ose njoftimit të veprës penale të marrë me iniciativën e tij, të jetë në maksimum deri në 20 ditë”.

Për të gjitha këto arsye jam kundër vendimit të shumicës në këtë çështje.

Shpresa Beçaj

18