Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e...

40
1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë si imazhi simbol i perceptimit tё armikut tё popullit nga diktatura komuniste nё Shqipëri " 1. Në vend të hyrjes - Marksizmi vs. Krishtërimit Debati i madh qё ёshtё zhvilluar pёrgjatё dy shekujve tё fundit pas lindjes sё teorisë marksiste dhe Krishtërimit, padyshim qё do tё linte gjurmët e veta nё pёrplasje tё ashpёr politike ndёr vendet ku ideali komunist i frymëzuar nga mësimet e Marksit do tё persekutonte shoqёritё e vendeve me sistem njё partiak komunist. Nё Evropёn e shekullit tё XIX, pas pёrfundimit tё Kongresit tё Vjenёs dhe tё vendosjes sё sistemit tё ri nё marrёdhёniet ndёrkombёtare qё i dha fund luftёrave tё Revolucionit Francez, nё kontinentin e vjetёr filluan tё lulёzonin njё larmi idesh radikale, republikane dhe socialiste. Vitet 1830-1840, ishin vite tё frymёzimeve politike dhe ambicioze duke patur si shembull Frederikun e Madh, idetё jakobine, mendimet e Kantit dhe Fihtes dhe inovacionin e epokёs sё re. Mendimi politik i Marksit u formёsua pikёrisht nё kёtё epokё. Trashёgimia racionale ishte veçanёrisht e rёndёsishme pёr tё ndarё identitetin nga ajo çka u bё e njohur nё vitet 1830-1840 me emrin 'socializёm'. 1 Kriticizmi i Marksit ndaj fesё bazohej mbi ballafaqimin ndёrmjet "Shtetit tё Krishterё" dhe "Shtetit tё arsyes". Nё kundёrshtim me tё parin, qё sipas tij nuk ishte njё bashkim moral i qenieve njerёzore, por njё bashkim besimtarёsh, filozofia kёrkonte qё "shteti tё ishte shtet i natyrёs njerёzore". 2 Identifikimi i shtetit prusian të epokёs sё Marksit me Krishtёrimin dhe shoqёrinё civile, shtyu vetё Karl Marksin tё mendonte njё rrugё pёr pёrmbysjen e madhe. Pёr Marksin, shoqёria e krishterё, ishte e njёjtё me shoqёrinё civile dhe rendin feudal qё ai quante 'rendi kafshё'. 3 Do tё ishte Fojerbahu i cili do tё shtonte se "Krishtёrimi edukonte individualizmin dhe nuk lejonte lindjen e njё etosi (karakteri) komunal (tё pёrbashkёt)". 4 Sipas tij, Krishёrimi kishte ndarё unin nga ti, me bashkimin e veçantё tё çdo individi me qenie personale tё jashtme: me Krishtin. Do tё ishte kjo pёrplasje e fortё idesh pёr tё "rrёmbyer" sa mё 1 Gareth Stedman Jones, Karl Marx; greatness and illusion, London: Allen Lane, 2016, f. 70. 2 Po aty, f. 111. 3 Po aty. 4 Po aty.

Transcript of Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e...

Page 1: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

1

Dr. Gjon Boriçi

Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike

Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë si imazhi simbol i perceptimit tё

armikut tё popullit nga diktatura komuniste nё Shqipëri"

1. Në vend të hyrjes - Marksizmi vs. Krishtërimit

Debati i madh qё ёshtё zhvilluar pёrgjatё dy shekujve tё fundit pas lindjes sё teorisë

marksiste dhe Krishtërimit, padyshim qё do tё linte gjurmët e veta nё pёrplasje tё ashpёr politike

ndёr vendet ku ideali komunist i frymëzuar nga mësimet e Marksit do tё persekutonte shoqёritё e

vendeve me sistem njё partiak komunist. Nё Evropёn e shekullit tё XIX, pas pёrfundimit tё

Kongresit tё Vjenёs dhe tё vendosjes sё sistemit tё ri nё marrёdhёniet ndёrkombёtare qё i dha

fund luftёrave tё Revolucionit Francez, nё kontinentin e vjetёr filluan tё lulёzonin njё larmi idesh

radikale, republikane dhe socialiste. Vitet 1830-1840, ishin vite tё frymёzimeve politike dhe

ambicioze duke patur si shembull Frederikun e Madh, idetё jakobine, mendimet e Kantit dhe

Fihtes dhe inovacionin e epokёs sё re. Mendimi politik i Marksit u formёsua pikёrisht nё kёtё

epokё. Trashёgimia racionale ishte veçanёrisht e rёndёsishme pёr tё ndarё identitetin nga ajo çka

u bё e njohur nё vitet 1830-1840 me emrin 'socializёm'.1

Kriticizmi i Marksit ndaj fesё bazohej mbi ballafaqimin ndёrmjet "Shtetit tё Krishterё"

dhe "Shtetit tё arsyes". Nё kundёrshtim me tё parin, qё sipas tij nuk ishte njё bashkim moral i

qenieve njerёzore, por njё bashkim besimtarёsh, filozofia kёrkonte qё "shteti tё ishte shtet i

natyrёs njerёzore".2 Identifikimi i shtetit prusian të epokёs sё Marksit me Krishtёrimin dhe

shoqёrinё civile, shtyu vetё Karl Marksin tё mendonte njё rrugё pёr pёrmbysjen e madhe. Pёr

Marksin, shoqёria e krishterё, ishte e njёjtё me shoqёrinё civile dhe rendin feudal qё ai quante

'rendi kafshё'. 3 Do tё ishte Fojerbahu i cili do tё shtonte se "Krishtёrimi edukonte

individualizmin dhe nuk lejonte lindjen e njё etosi (karakteri) komunal (tё pёrbashkёt)".4 Sipas

tij, Krishёrimi kishte ndarё unin nga ti, me bashkimin e veçantё tё çdo individi me qenie

personale tё jashtme: me Krishtin. Do tё ishte kjo pёrplasje e fortё idesh pёr tё "rrёmbyer" sa mё

1 Gareth Stedman Jones, Karl Marx; greatness and illusion, London: Allen Lane, 2016, f. 70. 2 Po aty, f. 111. 3 Po aty. 4 Po aty.

Page 2: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

2

shumё mbёshtetёs tё cilёt do t'i hapnin udhё pёrmbysjes sё madhe me njё aleancё tё pandershme

ndёrmjet atyre qё mendojnё dhe atyre qё vuajnё.

2. Identifikimi i klerit katolik si kundërshtari nr. 1 i regjimit komunist në Shqipëri

Në vitin 1936, Papa Piu XI lëshoi një enciklikë mbi papërputhshmërinë e sistemit

komunist dhe katolicizmit sipas Sigurimit të shtetit shqiptar.5 Sigurimi i Shtetit duke marrë për

bazë këtë enciklikë6 e cila asnjëherë nuk e përmend fjalën komunizëm apo bolshevizëm, por flet

vetëm për detyrat e katolikëve në jetën e përditshme, fillon e trillon një sërë historish të paqena

kundër klerit katolik shqiptar. Duke marrë për bazë atë se çfarë Sigurimi shkroi dhe vulosi vetë,

kjo enciklikë pasi i ishte shpërndarë klerit katolik shqiptar ishte marrë vendimi për të themeluar

Organizatën Demokristiane me në krye ipeshkvin Gaspër Thaçi.7 Sesi u krijua kjo organizatë dhe

sesi veproi, dosja përkatëse e ish Sigurimit të shtetit shqiptar nuk na e sqaron. Sipas dosjes së

Sigurimit, organizata demokristiane në gusht të vitit 1943 pas një mbledhjeje kishte vendosur që

t’i bashkohej Ballit Kombëtar për ta detyruar që të aplikonte një politikë demokristiane. 8

Gjithashtu, demokristianët shqiptarë duhet me patjetër që të luftonin së bashku me Ballin

Kombëtar kundër lëvizjes nacional-çlirimtare.9 Në mars të vitit 1944, po sipas dokumenteve të

përpiluar nga Sigurimi i shtetit, imzot Thaçi kishte “urdhëruar” të krijohej një front i përbashkët

me elemetin mysliman dhe ortodoks dhe organizatave tradhtare të Ballit Kombëtar, Legalitetit,

Bllokut Indipendent në një bllok të vetëm kundër lëvizjes Nacional Çlirimtare.10

Siç do të shikojmë më poshtë, i gjithë ky dokument është totalisht një trillim dhe kjo

vërtetohet nga takimi që imzot Gaspër Thaçi pati me Sejfulla Malëshovën pikërisht për

5Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme[më tej: AMPB]/Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit

të Shtetit [më tej:AIDSSH], Drejtoria e Parë, Dega Shkodër, Kutia 8, Dosje (pa numër dhe pa vit) për ish Klerin

Reaksionar, Volumi 1, dokument i vitit 1979 (janar), fl. 110. Përmbajtja e Enciklikës së Papës Piu XI në vitin 1936.

Pjesë nga enciklika sipas raportit të Sigurimit të Shtetit: “1) Komunistët janë kundër fesë, mbysin meshtarët, mbyllin

Kishat dhe pengojnë lutjet fetare. 2) Komunistët janë kundër martesës me kurorë, ata njohin një bashkim civil derisa

atyre iu pëlqen të bashkëjetojnë. 3) Komunistët në martesë nuk marrin për bazë as gjakun dhe as gjininë. 4)

Komunistët nuk njohin familje. Familja ka për detyrë porsa të rritet fëmija të ia dërgojnë shtetit dhe shteti i rrit këta

në vende të caktueme pa mujt me njoft dashurinë për familjen. 5) Komunistët i shtyjnë të rinjtë për prishje të

moralit. 6) Komunistët duan që njerëzit të punojnë shumë dhe të mos kërkojnë shpërblim për punën e tyre. 7) Cilido

katolik që do të marrë pjesë në Partinë Komuniste duhet menjëherë të nxirret nga Kisha dhe t’i ndalohet sakramenti

si psh, Pagëzimi, Krezmimi, Kungimi, Rrëfimi etj. 6 www.vatican.va/content/pius-xi/en/encyclicals/document.hf_p-xi_enc_29061936-vigilanti-cura. 7 AMPB/AIDSSH, Drejtoria e Parë, Dega Shkodër, Kutia 8, Dosje (pa numër dhe pa vit) për ish Klerin Reaksionar,

Volumi 1, dokument i vitit 1979 (janar), fl. 111. 8 Po aty. 9 Po aty. 10 Po aty, fl. 112.

Page 3: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

3

themelimin e partisë demokristiane me kusht që të bënte pjesë brenda Frontit Popullor dhe që

imzot Thaçi e refuzoi përfshirjen e klerit katolik në jetën politike të vendit.

Për të patur sa më shumë liri veprimi kundër klerit katolik dhe katolikëve shqiptarë,

Sigurimi i shtetit fillon e bën studime lidhur me historikun e katolicizmit në Shqipëri që sipas tij

fillon në gjysmën e parë të shekullit të parë pas Krishtit.11 Vetëm ky element që e përmend vetë

Sigurimi i shtetit, e bënte Kishën Katolike Shqiptare një nga kishat më të vjetra në botë. Urdhrat

katolikë fetarë duke filluar me urdhrin e parë të françeskanëve të shekullit XII ishte ndjekur një

shekull më vonë nga urdhëri domenikan.12 Këto urdhëra fetarë dhe të tjerët që e ndjekin më vonë

kanë patur sipas studimit të Sigurimit elementё tepër të kulturuar dhe pas pushtimit të Shqipërisë

nga perandoria osmane popullsia katolike shqiptare zvogëlohet dhe mbeten vetëm gjashtë

dioqeza; Shkodër, Durrës, Sopë, Pult, Lezhë dhe Mirditë.13 Raporti i përpiluar nga operativët e

ish Sigurimit ka detaje të jashtëzakonshme për historikun e Kishës Katolike Shqiptare dhe është

mjaft i gjatë dhe i pamundur për t’u përfshirë i tëri në këtë studim.

Të bën vërtet habi kur shikon një saktësi të tillë dhe njё elegancё të mahnitshme nё të

shkruarit të kёtij raporti (thuajse pa asnjё gabim drejtshkrimor) nga ana e punonjësve të Sigurimit

lidhur me historikun e Kishës Katolike në Shqipëri. Personalisht, m’u duk e pamundur që

punonjësit e ish Sigurimit të shtetit të ishin kaq shumë të kulturuar sa të dinin me detaje sesi ishte

organizuar Kisha Katolike Shqiptare dhe mbi të gjitha të dinin aq mirë historikun e katolicizmit

në Shqipëri. Dhe kisha të drejtë. Nga hulumtimi shumë i kujdesshëm i këtij materiali tepër sekret

mbi historikun dhe organizimin e Kishës Katolike në Shqipëri, punëtorët e ndryshëm operativë

që ishin marrë me përpilimin e saj, e kishin të pamundur mos ta shkruanin se ku i kishin marrë të

gjitha këto të dhëna dhe kush jua kishte shkruar. Në shënimin me shkrim dore të operativit të

Sigurimit të shtetit edhe pse dallohet me vështirësi, lexohet se për përpilimin e këtij historiku dhe

të organizimit sidomos gjatë viteve 1946-1948 kishin punuar dy deri në tre meshtarë katolikë dhe

në vitin 1977 ipeshkvi i arrestuar Ernest Çoba kishte dhënë njohuritë e tij të sakta mbi historikun

e katolicizmit në Shqipëri.14

11 Po aty, fl. 4. Sekret, ekzemplar i vetëm mbi historikun e zhvillimit të Kishës Katolike në Shqipëri. Shkodër, më

23 nëntor 1978. 12 Po aty, fl. 6-7. 13 Po aty, fl. 7. 14 Po aty, pjesa e dytë e historikut mbi klerin katolik, fl. 107. Grupi i klerikëve katolikë prej të cilëve Sigurimi u

kishte marrë nën process hetimor shkrimet e tyre shkencore dhe akademike mbi historikun dhe organizimin e Kishës

Katolike Shqiptare ishin: 1. Anton Harapi; 2. Alfons Trocki; 3. Gjon (Giovanni) Fausti; 4. Daniel Dajani; 5. Shtjefën

Page 4: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

4

Shqipëria u çlirua nga pushtimi nazi-fashist përpara përfundimit të Luftës së Dytë

Botërore. Pushteti i ri që u instalua në Shqipëri pas çlirimit të vendit, do të ishte i rrymës më

radikale të ideologjisë majtiste ku si mjet për mbajtjen, forcimin dhe ruajtjen e pushtetit do të

kishte ushtrimin e dhunës ndaj çdokujt që pretendonte ta sfidonte këtë pushtet. Nuk do të ndalem

tek të gjithë kundërshtarët që regjimi komunist shqiptar identifikoi si armiq të popullit, por vetëm

tek kleri katolik dhe tek katolikët shqiptarë në përgjithësi të cilët deri në fund të regjimit

komunist ishin imazhi simbol i armikut të popullit.

Që në vitin 1945, posaçërisht pas zgjedhjeve të 2 dhjetorit, Byroja Politike e Komitetit

Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare, në mbledhjet e mbajtura nga data 6 deri më 10 dhjetor

1945 filloi identifikimin e tendencave oportuniste që kishin dominuar vijën e Frontit

Demokratik.15 Sipas përfundimeve të këtyre mbledhjeve kishte qenë gabim që në zgjedhjet për

në asamble të lejoheshin të konkurronin edhe ata “rryma” që sipas Byrosë Politike kishin luftuar

kundër fitores.16 Tendenca oportuniste-liberale ishte lejuar për faktin se duke vepruar kështu do

të mund të shpejtohej njohja e Qeverisë shqiptare nga qeveritë anglo-amerikane.17

Nga hulumtimi i kujdesshёm i dokumenteve sekrete qё kam zhvilluar, tre ishin forcat të

cilat qysh në fillim të pushteti komunist dhe ligjёrimit të tij me anë të zgjedhjeve të 2 dhjetorit

1945 u identifikuan si kundërshtarët më potencialë të regjimit që u instalua: borgjezia, kleri

katolik dhe intelektualët reaksionarё.18 Këto tre rryma do të mbeteshin deri në fund të jetës së

sistemit komunist në Shqipëri imazhi më negativ për shoqërinë e prapambetur shqiptare. Një

makinë e tërë propagande e terrori i pafund do të përndiqte këdo që i përkiste këtyre tre rrymave.

Por, nëse borgjezia dhe intelektualët reaksionarë [nënkupto antikomunistë-Gj.B.] u eliminuan

qysh në vitet e para të pushtetit, me Klerin Katolik lufta do të ishte shumë më e ashpër dhe e

Kurti; 6. Mikel Koliqi; 7. Zef Bici; 8; Llesh Marashi; 9. Ndoc Vata; 10. Kol Ashiku; 11. Ded Mala; 12. Engjёll

Kovaçi; 13. Ernest Çoba. Fleta e shkruar me shkrim dore nuk ka numër. 15 Arkivi Qendror i Shtetit [më tej: AQSH], Fondi [më tej: F] 14, Organet Udhëheqëse [më tej: OU], Viti [më tej: V.]

1945, Dosja [më tej: D.] 4, f. 1. Mbi tendencat oportuniste që kanë dominuar në vijën e Frontit. Lidhur me pranimin

për të shkuar në zgjedhjet e Asamblesë bashkë me borgjezinë spekullonjëse, klerin katolik dhe me intelektualët

reaksionarë. 16 Po aty. 17 Po aty, f. 2. Pjesё nga raporti: "U përpoqëm që t’u linim të kuptonin Anglo-Amerikanëve se në vendin tonë ka një

Demokraci të gjerë liberale dhe kështu për të shpejtuar njohjen e Qeverisë, u theksua tendenca oportuniste në vijën

politike tonë karshi Anglo-Amerikanëve". 18 AQSH, F. 14/OU, V. 1945, D. 4, f. 1. Mbi tendencat oportuniste që kanë dominuar në vijën e Frontit. Lidhur me

pranimin për të shkuar në zgjedhjet e Asamblesë bashkë me borgjezinë spekullonjëse, klerin katolik dhe me

intelektualët reaksionarë.

Page 5: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

5

pandalshme deri në fund të pushtetit.19 Si pёr ironi të fatit katolikёt shqiptarё bёnin pjesё tek te

tria kёto rryma. Gjatë viteve të para të pushtetit, sidomos gjatë viteve 1945-1948 do të mbahen

leksione dhe ligjërata të panumërta nëpër aktivët e partisë komuniste në të gjitha rrethet e

Shqipërisë për të mbrujtur në popull ndjenjën e urrejtjes kundër klerit në përgjithësi dhe atij

katolik në veçanti.

Ligjëratat e mbajtura ishin të gjitha të mbështjella me pasaktësi të mëdha historike çka

tregon nivelin tepër të ulët teorik të atyre që i mbanin. Shumë prej dokumenteve që kam

hulumtuar nuk kanë emër mbiemër se kush i ka referuar dhe as të nënshkruara në fund. Në këto

ligjërata ngrihej në qiell lufta e Bashkimit Sovjetik dhe largpamësia e këtij të fundit ndaj rrezikut

nazist që i kanosej botës.20 Kjo nuk është aspak e vërtetë pasi ishte Bashkimi Sovjetik ai që

nënshkroi më 23 gusht 1939 paktin e mossulmit me Gjermaninë naziste duke i lënë dorë të lirë

Hitlerit në copëtimin e Polonisë me BS dhe të Evropës lindore.21 Megjithatë, e saktë apo e

pasaktë, populli shqiptar duhej të besonte vetëm në atë çfarë deklaronte Partia Komuniste

Shqiptare. Interesant është fakti se Partia Komuniste Shqiptare kishte kërkuar të bënte aleancë

me klerin katolik për rrethin e Shkodrës për zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945.22 Për këtë arsye, për të

bërë fushatën elektorale PKSH dërgoi në Shkodër Sejfulla Malëshovën i cili e filloi fjalimin e tij

duke evokuar punën e madhe të rilindasve shkodranë Vaso Pasha, Abat Doçi, Gjergj Fishta,

Ndre Mjeda e Luigj Gurakuqi.23 Të pestё kёta emra qё pёrmendi nё miting Sejfulla Malёshova

ishin katolikё.

Por, përpjekja e PKSH për të lidhur aleancë me katolikët në Shkodër dështoi pasi kleri

katolik kishte refuzuar madje edhe kërkesën e Sejfulla Malëshvoës për të themeluar një Parti

Demokristiane sipas p. Zef Pllumit.24 Kjo parti të krijohej me kushtin që të bënte pjesë në

19 Po aty. 20 AQSH, F. 14/Strukturat [më tej: Str.], V. 1945, D. 196, f. 1. Bashkimi Sovjetik e parashikoi më parë nga të gjithë

rrezikun që i vinte botës nga fashizmi. 21 John Weitz, Hitler’s diplomat; Joachim von Ribbentrop, London: Phoenix giant, 1997, f. 201; shih edhe Zara

Steiner, The triumph of the dark; European international history 1933-1939, Oxford: Oxford University Press,

2011, f. 899; Henry Kissinger, Diplomacia, Tiranë: Laert, 1999, f. 347; Paul Kennedy, Naissance et declin des

grandes puissances, Paris: Petite Bibliotheque Payot, 2004, f. 539; Ian Kershaw, To hell and back; Europe 1914-

1949, London: Allen Lane, 2015, f. 341. 22 AQSH, F.14/OU, V. 1945, D. 4, f. 1. Pjesё nga raporti: "Kërkuam të bënim koalicion me klerin katolik për rrethin

e Shkodrës dhe kështu të evitonim krijijimin e një opozite të hapët jashtë". 23 AQSH, F.14/Str. V. 1945, D. 18, f. 3. Nga fjala e Sejfulla Malëshovës: “…Shkodrën e Rilindjes me Vaso Pashën,

me “bashkimin” e Abat Doçit, me Fishtën, Mjedën dhe Luigj Gurakuqin”. 24 At Zef Pllumi, Rrno vetëm për me tregue, vol. I, Shkodër: Botime Françeskane, 2015, f. 66.

Page 6: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

6

Frontin Demokratik, por ipeshkvi Gaspër Thaçi e kishte refuzuar pasi nuk dëshironte që kleri

katolik të përzihej në çështje politike.25

Çështja e klerit katolik zuri një vend qendror në udhëzimet dhe ligjёratat e Komitetit

Qendror dhe aktivitete të partisë. Që në vitin 1945, në një leksion/instruksion partie i qarkut

Berat vihen në dukje problemet që do të kishte pushteti komunist me klerin katolik. Edhe pse në

këtë leksion thuhet se çështja e klerit katolik nuk ishte problem në qarkun e Beratit, ai ishte një

problem me rëndësi për partinë.26 Sipas leksionit, kleri katolik ishte bërë boshti i reaksionit në

Shqipëri sidomos në veri të vendit. Mjaft domethënse është pjesa ku shkruhet: “Ata [katolikët]

kanë organizimin e tyre, ata nuk janë me ne. Duke marrë parasysh nivelin e tyre të ngritur,

kapacitetet e tyre dhe frymën e tyre anti popullore ata janë sot një rrezik për ne”.27 Në leksion

jepej udhëzimi që asnjë komunist të mos hynte në polemikë me klerin katolik pasi kjo gjë nuk

ishte e favorshme, por të përpiqeshin t’i ndalonin për të mos luajtur një rol të rëndësishëm në

lëvizjen reaksionare të vendit.28 Kishte filluar në shkallë vendi informimi i strukturave të partisë

për rrezikun që paraqiste kleri katolik për pushtetin e sapo fituar nga komunistët. Ky leksion

është i vitit 1945, është pa datë dhe nuk dihet nga kush është përpiluar.

Strukturat fetare të klerit katolik kishin jashtë çdo dyshimi një ndikim të madh në

popullsinë e Shkodrës dhe të Veriut të Shqipërisë në përgjithësi. Aleanca me këtë strukturë të

fuqishme do t’i shërbente jashtëzakonisht shumë konsolidimit të pushtetit dhe ndikimit komunist

në Veri të Shqipërisë i cili gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore kishte qenë shumë i dobët.

Pamundësia për të lidhur aleancën me klerin katolik dhe nëpërmjet tij me shumicën e katolikëve

të Shqipërisë, ndezi propagandën më të ashpër komuniste kundër kësaj strukture mijëravjeçare

shqiptare. Nga strukturat e arktivit të partisë në Shkodër vijuan të “vërshojnë” në komitetin

qendror të PKSH-së qindra njoftime ndaj punës armiqësore të klerit katolik në vitet e luftës.29

Një fakt interesant që vjen nga ky dokument është fakti se qyteti i Shkodrës, sipas arkivit të

25 Po aty. 26 AQSH, F. 14.Str. V. 1945, D. 196, fl. 9. Përpjekjet e reaksionit të brendshëm i kryesuar nga kleri i mbështetur

edhe nga reaksioni i jashtëm për ta përmbysur pushtetin tonë të demokracisë popullore, si dhe përpjekjet e tyre për të

sabotuar zgjedhjet për asamblenë. 27 Po aty. 28 Po aty. 29 AQSH, F.14/Str. V. 1945, D. 1, f. 2. Organizatat tradhtare Balli, Legalitet e Nac.Indipendent të ndihmueme prej

klerit (sidomos prej atij katolikut) dhe të udhëhequna prej Gestapos dijtën me shfrytëzue për interest ë okupatorit të

gjitha lidhjet e influencën tradicionale me fshatarësinë e malcis, të fushave dhe me popullin e qytetit.

Page 7: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

7

partisë ishte çliruar pa luftë. 30 Një tjetër fakt interesant në këtë dokument është shtesa në

informacion me shkrim dore: “Karakteristikë është qëndrimi i ftohtë i shtresave katolike”.31 Në

Shkodër forcat antikomuniste ishin të qëndrueshme pasi strukturat e PKSH gjatë dhe pas luftës

ishin thuajse inekzistente.

Në informacionin që paraqiste më 16 janar 1945 për qytetin e Shkodrës i dërguari i

PKSH Mihal Prifti, situata paraqitej aspak shpresëdhënëse për komunistët.32 Sipas Mihal Priftit,

populli në qytet ishte i ftohtë, indiferent dhe spektator mbi gjithçka ngjante përqark tij. Populli

nuk merrte pjesë në asgjë e për më tepër elementi katolik i cili ishte shumë i lidhur me klerin e

me reaksionin.33 Elementi katolik në Shkodër ishte i organizuar në shoqata të ndryshme çka

përbënin edhe ndarjen më të madhe ndërmjet elementëve të ndryshëm me parrullat kundër

lëvizjes dhe për të sabotuar mobilizimin.34 Shtresat e ulëta sipas Mihal Prifit duhet të ishin baza

nga ku duhej të fillonte mobilizimi për të afruar popullin me lëvizjen.35

Dhjetori i vitit 1945 shënoi fitoren shtypëse të Frontit Demokratik në zgjedhjet e

përgjithshme për asamblenë kushtetuese. Tani pushteti i ligjëruar duhej të konsolidohej deri në

paprekshmëri. Që të arrihej kjo, duhej vënë në jetë mësimi i Leninit:

“Varni 100 kulakë të regjur publikisht. Merruni të gjithë ushqimin. Të gjitha këto të

bëhen që të përhapet fjala anembanë, njerëzit të shikojnë e të tmerrohen”.36

3. Klerit katolik dhe katolikët si kundërshtarë të regjimit

Që në fillim të vitit 1946, në raportet që vinin nga qarku i Shkodrës, shikohet se theksi

vendosej tek fushata kundër elementëve të Klerit Katolik.37 Sipas raportit, shtresa katolike e

Shkodrës nuk e kishte pritur mirë fushatën që po zhvillohej kundër klerit katolik. Arrestimet që

kishin filluar të kryheshin ishin të pabaza dhe vetëm kishin shtuar pakënaqësinë në popull.38

Mungesa e elementit katolik në mitingjet e organizura për shpalljen e Republikës Popullore të

30 Po aty, fl. 3. Çlirimi i qytetit të Shkodrës pa luftë shkaktoi që mos të provohet në ndeshje me armë as terreni ynë

dhe m’anë tjetër forcat e reaksionit të mos shpartalloheshin aty-për-aty. 31 Po aty. 32 AQSH, F.14/Str. V. 1945, D. 12, f. 9-10. Mbi gjendjen në qytetin e Shkodrës. 33 Po aty, f. 9. 34 Po aty. 35 Po aty. 36 Niall Ferguson, The square and the tower; networks and power from the Freemasons to Facebook, New York:

Penguin Press, 2018, f. 216-217. 37 AQSH, F.14/Str. V. 1946, D. 62/1, fl. 1. Raporte mujore të Komitetit të Partisë të Qarkut Shkodër, dërguar

Komitetit Qendror ku flitet mbi gjendjen politike, punën armiqësore të Klerit Katolik dhe Reaksionit në përgjithësi. 38 Po aty.

Page 8: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

8

Shqipërisë ishte shumë e dukshme. 39 Gjithashtu, në mitingjet e organizuara për të kërkuar

dënimin dhe ekzekutimin e klerikëve të arrestuar, katolikët laikë nuk merrnin pjesë.40 Një tjetër

element që sillte armiqësinë e pashmangshme të klerit katolik dhe të katolikëve në përgjithësi

ishte edhe lidhja e Shqipërisë kokë e këmbë me Jugosllavinë dhe vizita e Enver Hoxhës në

Beograd.41

Nga raporti i datës 3 tetor 1946 i dërguar nga Komiteti Qarkor i PKSH për Shkodrën,

informohej se koka e reaksionit ishte kleri i mbështetur nga shërbimi i fshehtë britanik.42 Por,

sesi e mbështeste shërbimi britanik klerin në qytetin e Shkodrës nuk jepet asnjë fakt. Thjesht

kleri katolik ishte armiku kryesor që punonte natë e ditë për përmbysjen e pushtetit popullor në

Shqipëri. Sipas raportit, kleri katolik punonte në heshtje dhe në mënyrë shumë konspirative.43

Kleri mundohej ta paraqiste sipas raportit pushtetin e PKSH-së si anti fetar.44 Raporti i përpiluar

nga Spiro Pano, kërkonte që të vijonte goditja kundër klerikëve që nuk heshtnin.45 Për këtë arsye

duhej kompiluar një listë me të dhëna të sakta të të gjitha vendbanimeve të klerikëve katolikë në

mënyrë që goditja të ishte më e rëndë.46

Sipas statistikave të Sigurimit të shtetit përpiluar në Shkodër në janar 1979 (dokumenti

është pa datë) në vitin 1945 në Shqipëri kishte 145 meshtarë katolikë.47 Në raportin e 2 nëntorit

1946, deklarohej se kleri katolik me gjithë tërheqjen e tij mbetej kokë drejtuese e reaksionit dhe

se nuk ishte godituar aq fort sa duhet.48 Deri në muajin nëntor 1946, kleri katolik ishte elementi

që kishte pësuar goditjen më të rëndë nga pushteti komunist në Shqipëri. Nga dosjet që kam

hulumtuar të deklasifikuara së fundmi, më rezulton se ishin arrestuar dhjetëra priftërinj katolikë

dhe mbi të gjitha ishin ekzektuar 6 prej tyre.49 Ndërsa në burg kishin vdekur nga torturat katër

priftërinj katolikë.50 Kjo sipas Qarkorit të PKSH për degën e Shkodrës nuk quhej goditje e fortë?

Çfarë duhej të ndodhte që të quhej goditje e fortë? Mos duheshin ekzekutuar të gjithë priftërinjtë

39 Po aty, fl. 2. 40 Po aty. 41 Po aty, fl. 53. 42 Po aty, fl. 70. 43 Po aty, fl. 71. 44 Po aty. 45 Po aty. 46 Po aty. 47 AMPB/AIDSSH, Drejtoria e Parë, Dega Shkodër, Kutia 8, Dosje (pa numër dhe pa vit) për ish Klerin Reaksionar,

Volumi 1, dokument i vitit 1979 (janar), fl. 127-130. 48 AQSH, F.14/Str. V. 1946, D. 62/1, fl. 79. Raporti për klerin katolik. 49 AMPB/AIDSSH, Drejtoria e Parë, Dega Shkodër, Kutia 8, Dosje (pa numër dhe pa vit) për ish Klerin Reaksionar,

Volumi 1, dokument i vitit 1979 (janar), fl. 134. 50 Po aty.

Page 9: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

9

dhe besimtarët katolikë që puna të quhej e përfunduar? Deri në fund të regjimit komunist në

Shqipëri, numri i klerikëve katolikë të pushkatuar sipas një statistike të Sigurimit të Shtetit e

përpiluar në Shkodër më 22 dhjetor 1978 ёshtё 26.51 Ndërsa numri i klerikëve katolikë sipas të

njëjtit dokument të vdekur në burgje është 18.52 At Zef Pllumi duke mbajtur gjallë amanetin e p.

Marin Sirdanit “Rrno vetëm për me tregue” jep dëshmi tronditëse të persekutimit makabër që po

pësonte kleri katolik në veçanti dhe katolikët në përgjithësi nga regjimi komunist shqiptar duke

konfirmuar shifrat e lartpёrmendura.

Në muajin nëntor 1946 vijuan arrestimet e tjera të klerikëve katolikë me nё krye mons.

Frano Gjinin për shkak se tek kisha e fretënvet (Kuvendi Françeskan) më 14 nëntor 1946 u

gjetën armë.53 Si kishte mundësi? Të vërtetën e armëve në Kuvendin Françekan e “plasi” një ish

sigurims i quajtur Pjerin Kçira më 19 maj 1949 kur vetë u arrestua dhe kishte dalë para gjyqit si

anëtar i grupit të Koçi Xoxes.54 Në gjyq, Kçira do t’i shprehej kryetarit të gjyqit:

“Mos mendo se bën me mua siç kemi bërë me klerikët katolikë duke ia futur armët në

kishë, e duke i detyruar përmes torturave çnjerëzore të pranojnë se janë të tyret...për të mbuluar

poshtërsitë tuaja e të E.Hoxhës ju doni të dënoni njerëzit e pafajshëm. Ju keni qenë ata që më

keni detyruar të torturoj priftërinj dhe rregulltarë katolikë, pasi i kishit akuzuar pa asnjë bazë.

Ju keni qenë ata që më keni urdhëruar të vendos natën armë në kisha e kuvende dhe objekte kulti

me qëllim gjetjen e një preteksti për të eliminuar klerin dhe Kishën Katolike”.55

Për futjen e armëve në Kishë kishte ndihmuar diakoni Ndoc Vasili dhe më vonë ishte

lejuar të emigronte në SHBA nën emrin Antony Kapaj.56 Pushteti komunist nëpërmjet Sigurimit

të shtetit kërkonte të mbyllte çdo “çerdhe” katolike siç i quante kuvendet dhe shtëpitë e

murgeshave që të mos kishte asnjë mundësi të flitej kundër PKSH-së.57 Megjithatë, Sigurimi

vigjëlonte edhe ndaj nëpunësve të vet si me rastin e Brahim Shparit oficer i Sigurimit në Shkodër

vetëm për faktin pse ishte shoqëruar me të rinj katolikë.58 Ndërsa për komunistin katolik Kol

51 Po aty. Sekret, Shkodër, më 22-XII-1978. Lista e ish klerikëve që janë pushkatuar për veprimtari armiqësore. 52 Po aty, fl. 139. 53 AQSH, F.14/Str. V. 1946, D. 62/1, fl. 185. Arrestimet e provincialit të Frano Gjinit e të klerikëve të tjerë si dhe

zbulimet e bëra në Kishë e në Kuvendin Françeskan bënë që ne si organizatë t’a orientojmë fushatën nga demaskimi

i këtyre elementëve, i veprimtarisë së tyre dhe nga demaskimi i punëve që bënin këta në kishë e në Kuvend të cilët i

kanë transformuar në hambare armësh kundra pushtetit. 54 Markus W.E. Peters, Përballjet e Kishës Katolike në Shqipëri, 1919-1996, Tiranë: Ylber, 2010, f. 170. 55 Po aty, vepër e përmendur. 56 Po aty, vepër e përmendur, f. 171. 57 AQSH, F. 14/Str, V. 1946, D. 62/1, fl. 185. 58 Po aty, fl. 112.

Page 10: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

10

Ashta, Spiro Pano përmes raportit shprehej se nuk mund të quhej i besueshëm për partinë sepse

ishte shpirtgjerë e i mëshirshëm.59

Në goditjen ndaj klerit katolik nuk bënte përjashtim Tirana. Goditja që ishte dhënë në

Shkodër në vitet 1945-1947 padyshim që do të ndihej edhe në Tiranë. Në raportin dërguar

Komtetit Qendror nga aktivi i partisë së Tiranës më 4 mars 1947, informohet se tek katolikët e

Tiranës për arsye të goditjes që kanë pësuar shikohet një frikësim i madh.60 Duke qenë se

shumica e katolikëve të Tiranës ishin me origjinë nga Shkodra, padyshim që lidhjet me atë qytet

ishin të forta, familjare dhe miqësore. Të jetuarit në këtë qytet prej më shumë se 30 vjetësh (qё

nё vitet e para te shpalljes sё Tiranёs kryeqytet), i kishte identifikuar ata si njerëz të biznesit e të

kulturës. Padyshim që vëmendja e strukurave të PKSH-së do të ishte e një shkalle të lartë për

këtë kategori. Kjo vërtetohet edhe nga raporti i Komitetit Qarkor të Tiranës më 5 maj 1947 se

përbërja e Tiranës ishte e tillë që e bënte të vështirë një punë politike të gjerë.61 Të 100 tregtarëve

të mëdhenj që ekzistonin në Tiranë u ishte marrë pasuria dhe u kishte mbetur vetëm diçka sa për

të jetuar.62 Sipas raportit numri i katolikëve ishte i mirë, por që qëndronin larg aktive të partisë.63

Shumica e tyre sipas raportit ishin intelektualë dhe nëpunësa të vjetër që kishin pasur poste me

rëndësi në shtet dhe ishin në kontakt të vazhdueshëm me njëri tjetrin dhe e ruanin miqësinë.64 Po

sipas raportit, kontrolli mbi këtë “strukturë” ishte i pakët sepse më shumë ishte punuar për t’i

izoluar dhe për t’i lënë vetë në qetësi pa marrë masa që të rekrutoheshin në Front apo në

organizatën e rinisë e të gruas.65

Duke qenë se çështja e rekrutimit ndër katolikët e Tiranës kishte qenë e dobët qarkori

premtonte se do të bënte ç’ishte e mundur ta kthente në një çështje kryesore për celulën e

partisë.66 Por rekrutimi i katolikëve të Tiranёs kishte një problem. Radhët e partisë në Tiranë

“mbusheshin” nga shtresa të varfra dhe të pa arsimuara67 dhe katolikët nuk bënin pjesë në

59 Po aty. Raport pёr Kol Ashtёn: "…tek shoku vërehen të mbeta tarafi, shpirt gjanësie të tepruar, preket nga dënimet

që mund t’i jepen ndonjë shoku. Asht njeri i mëshirës". 60 AQSH, F.14/Str. V. 1947, D. 72, fl. 12. Në katolikët – nga goditja e bërë në ta – shikohet një frikësim i madh dhe

shumë priftërinj pyesin në organet e sigurimit dhe për veprimin më të vogël. Kjo s’do të thotë se në ta s’ka më

rrezik, por me goditjen e fundit kanë pësuar një trullosje të rëndë. 61 Po aty, fl. 21. 62 Po aty. 63 Po aty. Ka një numër të mirë katolikësh të ardhur që qëndrojnë larg nesh. 64 Po aty. 65 Po aty. 66 Po aty, fl. 25 67 Po aty, fl. 26. Shokët e rekrutuar në parti vijnë nga shtresa të varfëra, janë punëtorë e fshatarë të varfër 50% e të

rekrutuarve.

Page 11: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

11

asnjërën nga shtresat e lartpërmendura. Në asnjë rresht të raportit nuk flitet se ishin rekrutuar

katolikë nga Tirana në radhët e PKSH-së. E gjithë kjo bëri që katolikët e Tiranës të quheshin

kundërshtarë të regjimit. Ndër parrullat sipas qarkorit të partisë së Tiranës që lëshonte kleri

katolik ishte se “feja katolike po luftohet ndërsa ortodoksëve dhe myslimanëve u jepet

subvencion nga shteti”.68

Gjatë të gjithë vitit 1947 për klerin dhe katolikët e Tiranës jepeshin raporte si element

kundërshtar që hidhnin parrulla të ndryshme dhe bënin aktivitet armiqësor.69 Interesat është fakti

se në këtë raport pakënaqësitë e katolikëve që tashmë quheshin “elementi kundërshtar” quheshin

shpifje dhe trillime.70 Pra, kleri dhe katolikët shqiptarë gëzonin të gjitha të drejtat në Republikën

Popullore të Shqipërisë! Armiqësia ndaj katolikëve shkonte deri aty sa raportohej siç tregohet

edhe në këtë dokument se nëse kishte ndonjë anëtar partie që ishte në marrëdhënie sentimentale

me ndonjë vajzë katolike nuk ishte i besueshëm për partinë pasi ishte bërë pjesë e një familjeje

reaksionare.71

Megjithatë nga Shkodra në Tiranë raportet nuk reshtnin së informuari mbi aktivitetet

“armiqësore” të reaksionit katolik kundra pushtetit popullor të PKSH-së. Çdo fjalë e pamatur

qoftë edhe në formë shakaje (është i njohur humori shkodran për barceletat e panumërta për

regjimin) dhe e gjithë kjo veprimtari quhej çorientuese në punën e partisë.72 Komiteti i partisë i

rrethit të Shkodrës kërkonte një goditje edhe më të fortë ndaj klerit dhe reaksionit katolik pasi

nuk ishin goditur aq sa duhet.73 Interesant është fakti që paraqitet në këtë raport se katolikëve që

kishin dalë në ilegalitet megjithë premtimet se do t’u falej jeta nuk pranonin të dorëzoheshin.74

Para problemeve të fillimit të mosmarrëveshjeve ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë,

raportet nga rrethi i Shkodrës për aktivitetin e klerikëve katolikë janë më të shpeshta. Sipas tyre,

ishte i vetmi rreth kundërshtar që megjithë goditjet e forta që kishte pësuar në vitet 1945-1947,

68 Po aty, fl. 64. 69 Po aty, fl. 86. Raport i dy mujorit shtator-tetor, më 31 tetor 1947. 70 Po aty, fl. 87. 71 Po aty, fl. 94. 72 AQSH, F. 14/Str. V. 1948, D. 10, fl. 9. 73 Po aty, fl. 36. Raport i muajit mars. Aktiviteti i elementit reaksionar të qytetit në bashkëpunim me ato të fshtatit ka

përqendruar të gjithë punën e tij reaksionare në fshatrat e rrethit tonë pasi në qytet gjen shumë pak fushë veprimi për

të dëmtuar problemet e pushtetit dhe nga ana tjetër në fshat sipas problemeve të shumta të paraqitura gjatë kësaj

kohe në lidhje me realizimin e planit të shtetit në sektorët të ndryshëm dhe në bashkëpunim me klerikun dhe me

ndonjë arsimtar reaksionar të cilët nuk janë goditë aq nga ne, ka tentue dhe vazhdon të tentojë. Shkodër 31 mars

1948. 74 Po aty, fl. 37.

Page 12: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

12

përsëri fliste kundër Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes. 75 Në Shkodër, Komiteti i partisë

identifikonte për vitin 1948 si kokë të reaksionit në radhë të parë klerin katolik me në krye priftin

e Dajçit të Bregut të Bunës dom Kolec Prendushi dhe prifitin e Obotit dom Mark Shllaku që

kishte qenë edhe deputet në regjimet e kaluara si dhe ish anëtarë të shtresave të larta.76 Të gjithë

këto elementë ishin në mbikqyrjen e drejtpërdrejtë të Sigurimit të shtetit dhe çdo informacion për

lëvizjet e reaksionit paraqitej si rrjedhojë e tradhtisë së Titos. 77 Për këtë arsye sipas

informacioneve, Shqipëria pas kësaj tradhtie do të ishte e rrethuar nga të gjitha anët dhe së

shpejti pushtetit komunist do të vinte fundi.78 Përsëri pjesë e kësaj propagande ishte kleri katolik

me dy klerikët e lartpërmendur.

Në fakt, me çfarëdolloj problemi politik që kishte pushteti komunist në Shqipëri me të

huajt, Kisha Katolike e Shqipërisë patjetër që kishte gisht. Në një raport të Sigurimit të Shtetit,

për vitet 1944-1947, kisha katolike e Tiranës ishte nyje e ndërlidhjes midis reaksionit të

brendshëm, Vatikanit e zbulimeve të huaja.79 Në raportin e Sigurimit të shtetit për klerin katolik,

del se ky i fundit kishte qenë përgjegjës për të gjitha pushtimet e huaja që kishin ndodhur në

Shqipëri që nga koha e pushtimi otoman (që në raport shkruhet Automan).80 Thuajse në çdo gjyq

që zhvillohej kundër klerikëve katolikë siç dëshmon edhe At Zef Pllumi, një nga akuzat ishte se

“jeni përgjegjës që nga kryqëzatat e deri tek përpjekjet për të përmbysur pushtetin popullor”.81

Pra kleri katolik, ai që kishte ndërtuar shkollat e para shqipe në Shqipëri dhe që kishte mbajtur

gjallë këtë gjuhë të lashtë, na ishte obskurant dhe i ishte kundërvënë në çdo kohë traditave dhe

75 Po aty, fl. 62. Pjesë nga raporti i datës 30 prill 1948: “Prifti i Dajçit i Bregut të Bunës thoshte: ‘Çka i duhet

Gazetës Bashkimi të merret me politikën e Amerikës, por të merret me politkën e brendshme dhe nuk po i ndihet ma

zani Enverit por Koçi Xoxes”. 76 Po aty, fl. 87. Informacion i datës 7 korrik 1948 drejtuar Komitetit Qendror nga Komiteti i Partisë i rrethit

Shkodër. 77 Po aty, fl. 88. 78 Po aty, fl. 104. Raport i datës 31 gusht 1948. 79 AMPB/AIDSSH, Drejtoria e Parë, Dega Shkodër, Kutia 8, Dosje (pa numër dhe pa vit) për ish Klerin Reaksionar,

pjesa 2, dokument i vitit 1979 (janar), fl.201. 80 Po aty, pjesa 2, fl. 41. Pjesë nga raporti: “Çdo ngjarje e hidhur në historinë e popullit tonë, duke filluar që nga

periudha e pushtimit Automan, ai Austrohungarez apo Italian, luftën e qarqeve imperialiste për copëtimin e

Shqipërisë përkrahjen e shovinistëve Grek e Serbë, përpjekjet për të penguar përhapjen e lëvizjen kombëtare

demokratike të Shqipërisë, për të sjellë në fuqi regjimin e satrapit Ahmet Zogu, si dhe për të përgatitur pushtimin e

Shqipërisë nga Italia Fashiste, e përpjekjet për të penguar përhapjen e ideve të Marksizëm-Leninizmit e luftën për

çlirimin e vendit nga okupatorët dhe vendosjen e pushtetit popullor. Lufta e tentativat që kanë bërë armiqtë e

jashtëm dhe të brendshëm për të përmbysur pushtetin popullor e penguar ndërtimin socialist janë të lidhura ngushtë

edhe me veprimtarinë armiqësore që ka zhvilluar kleri rraksionar në bashkëpunim me Vatikanin dhe zbulimet e

huaja". 81 At Zef Pllumi, Rrno vetëm…, f. 174, 185. Pjesë nga libri: “Janë meshtarë të kishës katolike qendër e

obskurantizmit botëror gjatë të gjithë historisë…Se kanë kanë bashkëpunue me perandorinë turke në dam të popullit

shqiptar…”.

Page 13: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

13

zakoneve më të mira të popullit shqiptar.82 Borgjezia katolike dhe kleri katolik ishin një dhe

meqë ishin dukshëm anti komunistё, rrjedhimisht ishin edhe anti shqiptarё.83 Si mund të ishin

anti shqiptarё kur kleri katolik me borgjezinë katoike kishin themeluar organizatat e para të

pavarura fetare dhe kulturore për të mbajtur gjallë shqiptarizmën duke filluar nga gjysma e dytë e

shekullit XIX.84

Një tjetër element që kishte të bënte me dallimin ndërmjet doktrinës katolike dhe asaj

komuniste ishte edhe çështja e pronës. Sipas enciklikës së Papës Piu (Pius) XI në vitin 1931,

ndër të tjera thuhej:

“Çdo rend ekonomiko shoqëror normal duhet të mbështetet mbi bazën e shëndoshë të së

drejtës së pronësisë...Teoria socialiste e pronës kolektive është në kundërshtim me të drejtat e

natyrshme të individit”.85

Duke paraqitur këtë fakt që edhe sipas shumë socialistëve evropianë të shekullit XIX

pranohej se kush kishte pronë ishte hajdut86, edhe komunistët shqiptarë iu vërsulën me egërsi të

pashoqe çdokujt që kishte një pronë private. Megjithatë, sipas raportit të Sigurimit të shtetit edhe

pse kleri katolik kishte pësuar goditje të forta përsëri nuk e kishte ndërprerë veprimtarinë

antikomuniste dhe rrjedhimisht tradhtinë ndaj atdheut dhe popullit. 87 Megjithë goditjet e

herëpashershme që kishte marrë kleri katolik, vijonte të ishte armik i betuar i rendit socialist.88

Për çdo dështim që mund të ndodhte në jetën e përditshme sidomos në rrethin e Shkodrës

fajin për të gjitha e kishte reaksioni me klerin katolik në krye.89 Identifikimi i kësaj strukture si

armiku nr. 1 i pushtetit komunist në Shqipëri, e bënte të thjeshtë detyrën e kryetarëve të

Komiteteve të partisë në Shkodër që për çdo gjë të akuzonin Kishën Katolike dhe klerin e saj.

Madje informacionet marrin edhe trajta groteske pasi edhe për luftën që zhvillohej në ato vite në

Greqi, Kinë apo Palestinë, padyshim që implikohej edhe kleri katolik.90 Kishte edhe një element

tjetër armiqёsor ndaj regjimit në rrethin e Shkodrës. Ishte elementi katolik që ishte arratisur më

82 AMPB/AIDSSH, Drejtoria e Parë, Dega Shkodër, Kutia 8, Dosje (pa numër dhe pa vit) për ish Klerin Reaksionar,

dokument i vitit 1979 (janar), fl. 42. 83 Po aty. 84 Po aty, fl. 43. 85 Po aty, fl. 44. 86 Jean Baptiste Duroselle, Europe; a history of its peoples, London: Pinter, 1990, f. 304. 87 AMPB/AIDSSH, Drejtoria e Parë, Dega Shkodër, Kutia 8, Dosje (pa numër dhe pa vit) për ish Klerin Reaksionar,

dokument i vitit 1979 (janar), fl.59. 88 Po aty, fl. 78. 89 AQSH, F. 14/Str. V. 1948, D. 10, fl. 113. 90 Po aty.

Page 14: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

14

shumë dhe bënte përpjekje të vazhdueshme për arratisje.91 Shkodra duke qenë qytet kufitar me

Jugosllavinë, prekej direkt më shumë nga acarimi i marrëdhënieve të Shqipërisë me fqinjin e saj

verior. Për këtë fakt, raporti i datës 5 nëntor 1948 i ardhur nga Shkodra tregon se, kleri katolik

ishte vënë në lëvizje për të përfituar sa më shumë nga situata që ishte krijuar.92 Sipas At Zef

Pllumit, dëshmitar i atyre viteve, prishja me Jugosllavinë dhe mbi të gjitha dënimi i Koçi Xoxes

ishte pritur me gëzim nga i gjithë kleri katolik pasi shikonin tek ai një rrezik shumë të madh për

vetë ekzistencën e besimit katolik në Shqipëri.93 Megjithatë, arrestimet e klerikëve vijonin dhe në

fund të vitit 1948 njoftohej edhe për katër klerikë të tjerë katolikë të arrestuar dhe dymbëdhjetë

shtetas të besimit katolik ishin arratisur.94

4. Rinia katolike armike e rrezikshme e regjimit komunist

Edhe përsa i përket arsimit në rrethin e Shkodrës, profesorët më të mbikqyrur dhe

rrjedhimisht më të goditur ishin ata të besimit katolik.95 Akuza ishte se kishin nxitur rininë

gjimnaziste të liceut dhe të normales që të kundërshtonin punën vullnetare gjatë viteve 1946 dhe

1947.96 Të përpiqeshe të “sabotoje” punën e Frontit Demokratik duke i bërë propagandë rinisë që

të mos merrte pjesë në ato mbledhje apo mitingje ishte krim i rëndë që nuk duhej lënë pa

ndëshkuar.97 Arrestimet dhe përjashtimet nga shkolla dhe presioni që iu ishtë bërë familjeve të

tyre e kishte frenuar për disa kohë aktivitetin e tyre kundër pushtetit popullor.98

Duke marrë shkas edhe nga një vërejtje e Enver Hoxhës me shënimin përkatës në fund të

raportit, kryetari i komitetit Abaz Laze rekomandon se katër studentë të demaskohehsin dhe të

përjashtoheshin menjëherë nga shkolla. 99 Si për ironi të fatit ttë katër këta studentë ishin të

besimit katolik. Një nga parrullat e shkruara në një copë letër dhe që ishte kapur prej Sigurimit të

91 Po aty, fl. 114. 92 Po aty, fl. 121. 93 At Zef Pllumi, Rrno vetëm…, f. 249 94 AQSH, F. 14/Str. V. 1948, D. 10, fl. 122, 123. 95 AQSH, F. 14/Str. V. 1948, D. 176, fl. 2. Nga profesorat që kanë vepruar si ma sipër janë: Filip Ndocaj, Injac

Ndoja, Luigj Franoja, Pashko Geci. 96 Po aty. Raport i datës 9 janar 1948. Në bazë të informative dhe të deponimeve të vetë të burgosurve (gjimnazistë)

konkretisht del se në lice dhe Normale, tue fillue që në klasën e katërt e deri në klasën e fundit, disa nga studentat

dhe studentet e goditur nga reformat e ligjet e ndryshme të pushtetit, të nxitun dhe të udhëzuem nga profesorë

kundërshtarë gjatë vitit 1946 e 1947, kanë mund të bashkohen ndër rrethe të vogla kundërshtarësh dhe në forma

t’organizuera kanë zhvillue nji lloj aktiviteti tue sabotue në problem të organizatës dhe në fushata të ndryshme e

veçanërisht në punë vullnetare etj. 97 Po aty, fl. 3. 98 Po aty. 99 Po aty, fl.4. Pjesë nga raporti i Abaz Lazes: “Ata që duhet të përjashtohen janë: Ernest Pe(r)doda, Marije Rranxi,

Gjok Berisha dhe Gjystina Kapidani”.

Page 15: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

15

shtetit ishte: Rr. Sh. (Rroftë Shqipnia). Dita 28 nëntor Dita e Flamurit nuk festohet. Kurse dita e

29 nëntorit dita e okupimit të Shqipnis prej Bishës Komuniste Festohet. Mos e humb shpresën

popull se pas vuajtjeve vjen Liria..”.100

Seksioni Organo-Instruktor i Komitetit Qendror të PKSH-së i kryesuar nga Manush

Myftiu kërkonte gjatë të gjithë muajit janar sesi ishte gjendja në liceun e Shkodrës dhe çfarë

masash ishin marrë në përgjigje të aktivitetit kundërrevolucionar të studentëve atje.101 Ndërkaq

edhe pse u morën masa të rrepta, përsëri hedhja e parrullave në copa letrash nuk u ndal.102 Duke

qenë se masat e marra nuk po jepnin rezultat, komiteti i partisë për rrethin e Shkodrës i kërkonte

organizatës bazë që të vijonte me demaskimin dhe izolimin nga masa të të gjithë elementëve që

ishin kundër pushtetit dhe të vijonte përjashtimi nga shkolla të elementëve të cilët ishin

propozuar edhe më parë për këtë masë.103 Goditja e komitetit të partisë dhe organizatës bazë të

Shkodrës nuk u ndal vetëm tek katolikët gjimnazistë, por edhe tek ata katolikë që ishin anëtarë

partie dhe pjesëtarë të Sigurimit të shtetit si Pjerin Kçira.104 Ky grup katolikësh anëtarë të PKSH

u godit me akuzën se gjoja paraqiteshin si komunistë për të mbrojtur sektorin katolik i cili gjoja

po goditej nga pushteti dhe nga Partia.105

Ndërhyrja e rreptë që ndodhi në Shkodër kishte të bënte me faktin se nxënësit nuk po

respektonin më profesorët e emëruar nga partia, po bojkotonin në masë orët mësimore dhe nuk

mbanin qetësi në klasë.106 Dhe partia nuk kishte rrugë tjetër për të vendosur rendin dhe qetësinë

në liceun e Shkodrës veçse duke përdorur dhunën dhe arrestimet në masë të adoleshentëve dhe

profesorëve me prirje perëndimore.107 Organizatave anti komuniste të rinisë në Shkodër përveç

raprezaljeve me dhunë të organizuar shtetërore, PKSH-ja duhet të ngrinte strukturat e veta të

rinisë të quajtura “organizata e rinisë popullore” dhe “organizata e rinisë komuniste”. Të dyja

këto organizata u themeluan në gjimnazin e Shkodrës në datat 8 dhe 12 nëntor 1947.108 Në të dy

100 Po aty, fl. 6. 101 Po aty, fl. 7. Tiranë, 13 janar 1948. Shokut Petro Magjistari, Shkodër. Interesohu personalisht për punën në

Liceun e Shkodrës. Shoku Abaz Laze nuk na ka informuar ashtu si kërkonim neve. Manush Myftiu 102 Po aty, fl. 5. "Vllazën shqiptarë. Bisha komuniste po zapton botën prandaj bashkohuni për ta përmbysë këtë. Viti

i ri i ardhshëm le të na gjejë me fitore të reja. Poshtë Bisha Komuniste". 103 Po aty, fl. 8. 104 Po aty, f. 12. Informacion i datës 31 gusht 1948. Grupi i përbamë nga pesë veta; Lin Çallaku, Zef Bardhoku,

Pjerin Kçira dhe Gjovalin Mazreku, të katërt anëtarë partie dhe Nush Babati përjashtohen nga Partia. 105 Po aty. 106 Po aty, fl 18. 107 Po aty, fl. 19. 108 Po aty, fl. 20.

Page 16: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

16

gjimnazet e Shkodrës kishte vetëm 48 komunistë dhe kjo shifër ishte dëshpëruese për Komitetin

e partisë të rrethit.109

Duke u nisur nga ky fakt, puna për të rekrutuar sa më shumë komunistë nga radhët e

rinisë nuk do të mjaftohej vetëm në gjimnaze, por edhe tek punëtorët. Sipas një rapoti mbi

gjendjen e rinisë në Shkodër, kishte afro 700 të rinj dhe të reja punëtore prej të cilëve 300 ishin

katolikë.110 Pikërisht ky numër do të përbënte edhe synimin kryesor të organizatave rinore

komuniste për të rekrutuar njerëz nga kjo shtresë në parti. Nuk do të lejohej asnjë lëshim nëse

ndonjë anëtar i rinisë komuniste do të shoqërohej me elementë kundërshtarë të ideve komuniste.

Kjo do të quhej oportunizëm dhe ndëshkohej deri me përjashtim nga partia në rastin më të mirë

dhe arrestim në rastin më të keq.111 Me elementin që dihej botërisht se ishte kundërshtar i

regjimit komunist, as duhej të flitej e as të komunikohej. Dhe ky element kundërshtar përbëhej

në masë të madhe prej katolikëve.

Në të gjithë qytetin e Shkodrës sipas raporteve të vitit 1948, kishte nga 1800 deri në 2000

të rinj e të reja katolikë.112 Sipas raportit të gjithë këta ishin nën ndikimit e klerit katolik me anë

të organizatave dhe shoqërive si Don Bosko, Stigmatine, Antoniane, rrethi katolik juvendes

etj.113 Sipas raportit, kleri me anë të këtyre shoqatave kishte rrënjosur tek të rinjtë katolikë

kulturën fashiste. Kjo dallohej se ata thuajse të gjithë dinin italisht, dëgjonin këngë italiane dhe

akoma më keq lexonin libra italisht nëpër shtëpitë e tyre.114 Një tjetër element që e dallonte

rininë katolike në Shkodër ishte dashuria e madhe për Italinë dhe urrejtja karshi popujve

sllavë.115 Për të treguar se nuk ishin dhe nuk do të ishin të prirur të merrnin kulturë marksiste, pas

mbylljes së gjimnazit të etërve jezuitë dhe françeskanë 90% e të rejave dhe të rinjve katolikë nuk

vazhduan në shkollat e shtetit.116

Megjithë goditjen e rëndë të klerit katolik i cili sipas raportit të vitit 1948, tregon se nga

24 priftërinj katolikë që kishte Shkodra, kishin mbetur vetëm 6 (3 priftërinj dhe e fretër), kurse

18 ishin pushkatuar dhe burgosur.117 Megjithëse kishte pësuar këtë goditje të madhe përsëri

109 Po aty. 110 Po aty, fl. 24. 111 Po aty, fl. 25. 112 Po aty, fl. 26. 113 Po aty. 114 Po aty. 115 Po aty. 116 Po aty. 117 Po aty, fl. 27.

Page 17: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

17

kultura katolike ndër familjet e Shkodrës ishte dominante dhe çrrënjosja e kësaj kulture megjithë

represionin komunist ishte larg nga të qënurit realitet. Raporti flet se në shtëpitë e katolikëve nuk

gjen asnjë libër shqip të botuar pas vitit 1945, por vetëm libra në italisht dhe gjermanisht.118

Sipas raportit organizata e rinisë nuk ishte interesuar dhe nuk e kishte marrë asnjë herë në studim

problemin e të rinjve katolikë në qytetin e Shkodrës.119 Kur zhvilloheshin mbrëmje kulturore,

dëgjohej dhe vallëzohej nën tingujt e muzikës italiane dhe të rinjtë katolikë merrnin pjesë

masivisht në ato mbrëmje dhe krenoheshin se ishin reaksionarë.120 Megjithëse u morën masa të

rrepta ndaj elementit kundërshtar katolik121 , përsëri PKSH ishte larg fitores ideologjike dhe

kulturore ndaj kësaj shtrese. Të bindur se nuk do t’ja dilnin vetëm duke e persekutuar këtë

shtresë, taktika e re që duhej përdorur e kombinuar me dhunën shtetërore të organizuar, ishte

ndërtimi i kulturës së re komuniste e cila do të sfidonte kulturën katolike.

5. Përpjekjet e pushtetit komunist për të kontrolluar Kishën Katolike të Shqipërisë

Kishte edhe një element tjetër që e bënte klerin katolik dhe katolikët laikë simbole të

armikut të popullit. Pjesëmarrja thuajse zero në luftën partizane. Papërputhshmëria e ideologjike

ishte një tjetër faktor i rëndësishëm që e etikonte si armik të popullit klerin katolik dhe katolikët

shqiptarë. Ndërsa kleri bektashi psh, ishte më pranë lëvizjes komuniste.122 Kjo u vërtetua edhe

nga “Thirrja” që i bëri kryesia e komunitetit bektashi nëpërmjet kryetar gjysh Rustemit, të gjithë

besimtarëve të këtij besimi më 10 nëntor 1948, që të përkrahnin pa mëdyshje reformat për të

transformuar klerin bektashi në mënyrë që të vijonte të ishte pranë PKSH-së.123 Ndërsa përsa i

përket klerit ortodoks goditjet ndaj tij nuk ishin të forta, por të vogla si pasojë e veprimeve të

disa elementëve që zhvillonin aktivitet kundërshtar. 124 I vetmi dyshim që shkaktonte kleri

ortodoks sidomos ai i Delvinës dhe i Gjirokastrës në qarqet komuniste ishte vetëm frika se mos

118 Po aty. 119 Po aty. 120 Po aty. Në radio Shkodra dhe në mbrëmjet e dëfrimit këndohen akoma këngë italiane dhe organizata nuk ndërhyn

për ndalimin e tyre dhe nga vetë fakti se në korin e qytetit (Shtëpisë së Kulturës) të gjithë të rinjtë janë reaksionarë

dhe profesori i tyre Prenk Jakova i cili ka një vëlla të pushkatuar, një vëlla në burg dhe familjen deri në kohët e

fundit të internuar tregon sesa organizata e qytetit të Shkodrës ka ba predikimin dhe çrrënjosjen e kulturës së vjetër

tek këto të rinj. 121 Po aty, fl. 29. 122 AQSH, F. 14/Str. V. 1949, D. 520, fl. 5. Relacion i kryetarit të Degës II të Sigurimit të të shteti n/Kolonel Delo

Balili, Tiranë më 5 gusht 1949. Kleri bektashi është ai që ka qëndruar më afër lëvizjes gjatë luftës Nacional

Çlirimtare, me përjashtim të një pakice që u hodhën me Ballin, dhe që i qëndroi deri në fund tradhtisë. 123 Po aty, fl. 6. Thirrje gjithë bektashinjve të Shqipërisë. Tiranë, 10-XI-1948. 124 Po aty, fl. 3. Relacion mbi klerin ortodoks.

Page 18: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

18

kishte lidhje me Greqinë.125 Kleri ortodoks në Shqipëri ishte sipas raportit i pavarur dhe ndahej

në tre episkopata (dioqeza- Korçë, Berat dhe Gjirokastër).126 I vetmi klerik ortodoks që dukej se

paraqiste probleme minimale tek komunistët ishte kryetari i episkopatës me qendër në Tiranë,

Kristofor Kisi.127 Delo Balili në raportin e tij të datës 29 korrik 1949 nuk jep detaje për fatin

tragjik të Kisit [është gjetur i helmuar në vitin 1948-Gj.B.], por insiston që në krye të klerit

ortodoks të ishin njerëz besnikë të pushtetit popullor.128

Problemi që kishte pushteti në rastin e klerikëve ishte vetëm një: katolikët. Në relacionin

datës 28 dhjetor 1949 lidhur me mblehdjen e klerit katolik në Shkodër të datës 28 dhjetor 1949

për të diskutuar mbi projektligjin e datës 27 nëntor 1949 për komunitetet fetare, kleri katolik

kishte shfaqur shqetësim dhe frikë se mos shkëputeshin lidhjet me Vatikanin.129 Synimi i regjimit

ishte që Kisha Katolike e Shqipërisë në udhëzimet e pushtetit t'i zgjidhte ajo ipeshkëvit dhe jo

Vatikani. Dëshmia më e qartë për këtë na jepet nga pjesëmarrësi i vetëm i gjallë që i mbijetoi

sistemit komunist At Zef Pllumi. Edhe tek vetë kleri katolik i mbledhur pati debate të forta sipas

At Zefit lidhur me statutin e ri të Kishës Katolike Shqiptare. Megjithatë, përsëri në këtë mbledhje

triumfoi krahu i fortë katolik për t’i bërë ai një ultimatum qeverisë shqiptare; pa Papë nuk ka

Kishë Katolike ashtu si nuk ka komunistë pa Moskën.130 Kjo ishte përgjigja sipas At Zefit që At

Marin Sirdani i kishte thën Tuk Jakovës kur ishin takuar në Tiranë për të diskutuar për projekt-

statutin e Kishës Katolike Shqiptare.131

Megjithë vuajtjet e tmerrshme, vrasjet, torturat, burgosjet, kërcënimet, kleri katolik

shqiptar vijonte rezitencën. Domethënëse ishte fjala në mbledhje e dom Ernest Çobës i cili tha:

“...se me pushtetin deri tani jemi dakord, por ne rast se na prek kodin kishtar si edhe

lidhjet me Papën neve nuk do të pranojmë”.132

Pushteti po i bëntë një mijë të zeza klerit katolik. Në vitin 1946 në valën e goditjes së

madhe, Këshilli i Ministrave i Republikës Popullore të Shqipërisë kishte nxjerrë dekretin nr. 14

të datës 6 mars 1946 për konfiskimin e të gjithë pasurisë së jezuitëve dhe françeskanëve dhe

125 Po aty. 126 Po aty. 127 Po aty. 128 Poaty, fl. 4. 129 Po aty, fl. 7. 130 At Zef Pllumi, Rrno vetëm…, f. 318. 131 Po aty. 132 AQSH, F. 14/Str. V. 1949, D. 520, fl. 7. Relacion mbi mbedhjen e Klerit Katolik më datë 28/XII/1949.

Page 19: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

19

klerit katolik në përgjithësi, në Shkodër, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë.133 Vendimi i 6 marsit

ishte nga më të rëndët dhe godiste fort Kishën Katolike të Shqipërisë pasi e quante aktivitetin e

këtij institucioni si anti kombëtar.134 Urdhri i Enver Hoxhës për sekuestrim ishte i plotë. Të

vetmen gjë që kryeministri shqiptar nuk i preku klerit katolik ishin kishat.135 Por edhe kishat pas

19 vjetësh do të mbylleshin e shkatërroheshin duke pësuar të njëjtin fat tragjik njëlloj si klerikët

që shërbenin në to. Çdo pronë kuvendi e urdhër fetar vetëm me një firmë të Enver Hoxhës u

mbyll. Ndërkaq burgosjet vijonin. Dhe përsëri kleri katolik gjente forcë të kundërshtonte dhe të

vijonte të ishte patundur në besim. Statuti i propozuar nga qeveria shqiptare për Kishën Katolike

u hodh poshtë. Duke parë këtë rezistencë thjesht logjike, propaganda komuniste në vitin 1949

rifilloi më me intensitet betejën për të bindur popullin shqiptar se nuk luftonte fenë katolike, por

vetëm klerikët reaksionarë.136 Sipas propagandës komuniste kleri katolik përdorete metoda “të

poshtra që synonin të armiqësonin besimtarët katolikë me pushtetin tonë popullor”.137 Por duke

qenë se nuk mund të mbulohej krimi i kryer, ekzekutimet dhe burgosjet e klerikëve katolikë

justifikoheshin se ishin armiq të pushtetit dhe se kishin qenë të drejta, të domosdoshme dhe me

vend.138

Byroja politike kishte marrë vendim që kisha katolike e Shqipërisë të shkëputej nga

Vatikani dhe të ishte e pavarur si besimet e tjera.139 Me gjithë sondazhet që kreu Partia e Punës e

Shqipërisë [më tej PPSH; emrin e ndryshoi në kongresin I, nëntor 1948-Gj.B.] kleri katolik me

përjashtim të atyre që ishin rekrutuar nga Sigurimi nuk e përkrahte shkëputjen nga Vatikani.140

Edhe duke i dërguar për bisedime katolikë komunistë si Tonin Jakova dhe Mark Ndoja, përsëri

kleri katolik nuk bindej të shkëputej nga Papa.141 Pushteti komunist kërkonte që të “sqaronte”

klerikët katolikë se ligji për komunitetet fetare nuk kishte qëllim të pengonte fetë, por t’i

harmonizonte konform ligjeve të shtetit.142

133 AQSH, F. 490, Këshilli i Ministrave [më tej: KM], V. 1946, D. 458, fl. 2. Komitetit Ekzekutiv, Shkodër, më

11/3/1946. Kryeministri Enver Hoxha, firma, vula. 134 Po aty, fl. 4. 135 Po aty. Pikat 5 & 6 e vendimit: Konfiskimin e gjithë pasurisë të luajtshme e të paluajtshme të Urdhrit Jezuit me

përjashtim të kishave. E gjithë kjo pronë konsiderohet pronë shteti dhe marrja e saj në dorëzim bëhet menjëherë. 136 AQSH, F. 14/Str. V. 1949, D. 520, fl. 8. Kleri katolik është përpjekur të paraqitet para besimtarëve katolikë sikur

pushteti jonë e lufton fenë katolike dhe kërkon të zhdukë klerin katolik. 137 Po aty. 138 Po aty. 139 Po aty, fl. 9. 140 Po aty. 141 Po aty, fl. 10. 142 Po aty, fl. 11.

Page 20: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

20

Klerikët katolikë morën guximin t’i paraqisnin qeverisë statutin e tyre ku pika kryesore

ishte që i jepej Papës së Romës e drejta e administrimit të Kishës Katolike Shqiptare për të mos

qenë e ndarë në pjesën dogmatike-kanonike nga ajo politike që ushtron Papa në Kishat e tjera

katolike.143 Për pushtetin komunist kjo pikë ishte totalisht e papranueshme dhe madje statuti u

quajt i kundraligjshëm.144 Klerit katolik në Shkodër iu dha një afat i ri për të paraqitur statutin

deri më 31 mars 1950.145 Përsëri kleri katolik besnik i përjetshëm i betimit katolik nuk e ndryshoi

pikën që e vendoste kishën katolike të Shqipërisë nën varësinë e Papës.146 Çdo ipeshkëv duhet ta

miratonte Papa, dhe kjo ishte totalisht e papranueshme për komunistët shqiptarë.147

Duke hasur nё rezistencёn logjike tё klerit katolik, propaganda komuniste u intensifikua

më tej në aktivet e partisë dhe në organizatat bazë. Ndaj klerit vijuan përsëri akuzat “në shërbim

të qëllimeve imperialiste fillimisht austro-hungareze e më pas italiane”.148 Problemi i madh

qëndronte se kleri dhe fiset katolike shqiptare ishin edhe anti sllavë të betuar dhe siç dëshmon

relacioni vitit 1949, që nga vitet 1876-1877 ata ishin në armiqësi të hapur me Malin e Zi.149 Por

tek relacionet e komunistëve nuk vihet theksi tek kontributi i pashoq i klerit katolik për të ruajtur

tokat shqiptare. Thjesht u mjaftuan me deklarata se kleri katolik i huaj e ngriti, rriti dhe edukoi

klerin katolik shqiptar dhe për këtë ai ishte një kler tradhtar.150

Sipas komunistëve kleriku i parë katolik shqiptar që ishte edhe tradhtari i parë, ishte

imzot Prenk Doçi, abati i Mirditës i cili konsiderohej si kryeagjenti i i Austro-Hungarisë në

fundin e shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX në Shqipërinë e veriut.151 Parrulla e tij “për fe e

për atdhe” për komunistët shqiptarë ishte thjesht maskimi i ngatarresave që bënte.152 Po sipas

komunistëve, Kisha Katolike e Shqipërisë kishte mbajtur qëndrim të hapur pro Austro-Hungarisë

gjatë Luftës I Botërore,153 paçka se kjo e fundit ishte mbrojtësja dhe sponsorizuesja kryesore e

pavarësisë së Shqipërisë. Po ç’rëndësi kishte! Kisha Katolike e Shqipërisë ishte tradhtare pasi

143 Po aty, fl. 12. 144 Po aty. 145 Po aty. 146 Po aty. 147 Po aty, fl. 13. 148 Po aty, fl. 18. 149 Po aty. 150 Po aty, fl. 19. 151 Po aty. 152 Po aty. 153 Po aty. Fletorja katolike “Posta e Shqipёrisë”, nr. 11, janar 1917, fjalim i argjipeshkvit Imzot Sereqi, me rastin e

vizitës së arkidukës Maksimilian të Austrisë në Shkodër.

Page 21: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

21

ishte e lidhur me një shtet perëndimor. Për komunistët kalimi nga tutela turke në atë austro-

hungareze ishte njëlloj tradhti.154

Problemi i madh që pushteti kishte me katolikët siç na njofton ky raport i viti 1949, ishte

se kleri katolik ishte shumë më i kulturuar dhe i organizuar se dy klerët e tjerë shqiptarë të marrë

së bashku.155 Lidhjet e forta me Vatikanin të klerit katolik shqiptar nuk mund të ishin tjetër veçse

tradhti ndaj atdheut. Indiferenca e treguar ndaj luftës partizane për propagandën komuniste nuk

ishin gjë tjetër veçse vijim i tradhtisë së atdheut.156 Me këto “prova” propaganda komuniste e

vitit 1949 mendonte të hidhte edhe më shumë baltë ndaj klerit katolik dhe katolikëve shqiptarë

në përgjithësi.

Një tjëtër problem të cilin komunistët shqiptarë nuk e përdornin dot kundër klerit ishin

edhe predikimet në kishë. Me porosi të dom Ernet Çobës, klerikët duhet vetëm të flisnin dhe të

luteshin për paqen në të gjithë predikimet e tyre.157 Në të gjitha famullitë e kishës katolike në

Shqipëri jepej porosia që të predikohej paqja dhe të kryheshin me besnikëri detyrat sipas

mësimeve të Ungjillit.158

Në vitin 1951, ishte liruar pas pesë vjet burgimi famullitari i Lezhës, dom Zef Shtupi.

Arsyeja e burgosjes së tij kishte qenë pasi nuk kishte deklaruar disa produkte ushqimore (vaj

ulliri dhe miell).159 Megjithë “lirimin” e dorës ndaj klerit katolik, përsëri regjimi komunist nuk

ishte i prirur të lejonte që argjipeshkvit të emëroheshin konform rregullave dhe statutit që

dëshironte Kisha Katolike e Shqipërisë. Të gjithë ipeshkёvit i emëronte Papa dhe kjo gjë ishte

tërësisht në kundërshtim me ligjet e reja të shtetit shqiptar për komunitetet fetare.160

Që kur u çlirua Shqipëria, sipas propagandës komuniste, kleri katolik me qendër në

Shkodër vijoi punën e tij për të dëmtuar pushtetin popullor.161 Predikimet që bëheshin në kishë

sipas komunistëve ishin thjesht kushtrim për të përmbysur pushtetin popullor.162 Megjithatë,

154 Po aty, fl. 20. 155 Po aty. 156 Po aty, fl. 22. 157 AQSH, F. 490/KM, V. 1951, D. 1892, fl. 1. Thirrje dhe telegrame drejtuar besimtarëve të klerit katolik dhe

Këshillit Botëror të partizanëve të paqes, mbi nënshkrimin e apelit të paqes dhe dënimin e agresionit amerikan në

Kore. 158 Po aty, fl. 4. Nga letra e Dom Pjetër Demës, vikar kapitullar i arkodioqezës së Durrësit: “Kryeni me besnikëri

detyrat tuaja e punoni me nder ashtu siç ju mëson Ungjilli, e lutuni për paqe, pse në paqe kemi me mujt me vu në

jetë mësimet e Krishtit mbi dashuri dhe vëllazëri të popujve". 159 AQSH, F. 490/KM, V. 1951, D. 1925, fl. 1. Informacion mbi priftin Zef Shtufi. 160 Po aty, fl. 7. 161 AQSH, F. 14/Str. V. 1949, D. 520, fl. 24. 162 Po aty.

Page 22: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

22

edhe pse me prova të fabrikuara dhe me një propagandë ekstremisht të ashpër, përsëri kleri

katolik kishte vëmendjen kryesore të pushtetit komunist. Raporti i vitit 1949 në fund të tij pranon

se “me gjithë disfatat e shumta që pësoi reaksioni në vendin tonë, megjithëse shumë nga

udhëheqësit dhe aktivistët e tij më të mirë u asgjësuan, megjithë goditjet në fushën politike dhe

ekonomike prapë se prapë kisha katolike s’hoqi dorë nga udha e tradhtisë”.163

Një tjetër rrugë që përdori pushteti komunist për të gjunjëzuar klerin katolik dhe për ta

shkëputur nga Vatikani, ishte edhe përdorimi i shtypit zyrtar. Gjatë hulumtimit kam gjetur tituj të

artikujve kundër klerit katolik si psh ai i vitit 1951 “Shkëputja nga Vatikani, një ngjarje me

rëndësi për Kishën Katolike Shqiptare”.164 Artikulli në fjalë ishte shkruar në zyrat e Komitetit

Qendror dhe bënte fjalë për aktivitetin reaksionar të Vatikanit si aleat i klasave sunduese.165

Artikulli ishte shkruar nga anëtari i komitetit për çështjet klerikale Xhoke Prifti.166 Ndërkaq,

pushteti komunist shqiptar propagandën kundër Vatikanit e kishte nisur qysh në vitet 1947 me

anë të Ministrisë së Punëve të Jashtme167, ku theksi ishte vendosur tek zgjedhjet në Itali dhe tek

organizatat katolike.168

Një tjetër raport i përpiluar me shkrim dore nga dy komunistë katolikë, Tonin Jakova dhe

Mark Ndoja shkruajnë se “marrëdhëniet tona si shtet me klerin katolik kanë ngecë në një pikë të

vdekur. Kjo ka sjellë një qëndrim armiqësor të klerit katolik kundrejt Republikës t’onë

popullore”.169 Tek ky raport vihet në dukje se megjithë sulmet, kleri katolik edhe pse u ishin

prerë të gjitha burimet, përsëri nuk i kishte kërkuar shtetit shqiptar asnjë lloj ndihme

financiare.170 Ky qëndrim i ftohtë i klerit katolik ndaj pushtetit në Shqipëri konsiderohej si një

metodë e re lufte kundër tij.171 Sipas Jakovës dhe Ndojës, partia nuk mund ta toleronte më një

qëndrim të tillë pasiv të klerit katolik pasi kështu faji do t’i binte totalisht qeverisë.172 Çelësi i

163 Po aty, fl. 25. Pjesa e fundit e raportit: “Kjo është veprimtaria e kishës katolike e klerit katolik. Kjo vazhdë e

turpshme e aktivitetit të saj kundër popullit dhe vendit tonë nis që kur, po këtë rradhë sharra e tyre ka mbetur në

gozhdë dhe syri i popullit që vigjëlon ashtu siç i ka zënë në grackë gjer më sot, do t’i zerë dhe kështu e tutje pa

arritur që t’a goditin dhe do t’i godasë pa mëshirë ashtu siç godet çdo armik e tradhtar”. 164 AQSH, F. 490/KM, V. 1951, D. 1926, fl. 1. 165 Po aty. 166 Po aty, fl. 4. 167 Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme [më tej: AMPJ], Viti [më tej:V.] 1947, Dosja [më tej: D.] 9, fl. 11. 168 AMPJ, V. 1948, D. 238/1, f. 153. 169 AQSH, F. 14/Str. V. 1949, D. 520, fl. 26. 170 Po aty. 171 Po aty. 172 Po aty.

Page 23: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

23

suksesit sipas tyre qëndronte tek shkëputja e lidhjeve të klerit katolik shqiptar me Vatikanin.173

Problemi qëndronte në faktin ligjor se kleri mysliman dhe kleri ortodoks kishin statutet e tyre të

ligjëruara dhe të konfirmuara nga shteti shqiptar dhe ishin të bazuar në nenin 16 të Statutit të

Republikës së Shqipërisë.174 Statuti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare ishte aprovuar nga

mbledhja e e Kongresit III të mbajtur në Tiranë në datat 5-10 shkurt 1950.175 Vetëm katolikët

nuk e kishin statutin e tyre.

Organizimi i Kishës Katolike të Shqipërisë nuk kishte asnjë ndryshim me organizimin e

Kishës Katolike Universale si nga pikëpamja juridike ashtu edhe në atë administrative dhe

mbështetej në bazën e kodit kanonik.176

Kleri katolik shqiptar në emër të Kishës Katolike Shqiptare kishte paraqitur projekt-

statusin e vet. Pikat kryesore të këtij statuti kishin të bënin me të drejtën e Papës pёr

administrimin e Kishës Katolike Shqiptare duke mos e ndarë pjesën dogmatike-kanonike nga ajo

kanonike që ushtronte Papa në kishat e tjera katolike.177 Gjithashtu, ai projekt statut zgjeronte të

drejtat e Kishës Katolike në përgjithësi dhe i jepte Papës fuqi legjislative absolute.178 Një statut të

tillë qeveria komuniste shqiptare nuk mund ta pranonte kurrësesi. Vetë Mehmet Shehu kishte

dhënë direktivën se duhej të bindej kleri katolik se ky qëndrim do të çonte në përplasje të re me

qeverinë.179 Problemi themelor qëndronte në faktin se ipeshkëvit i emëronte Papa dhe jo qeveria

shqiptare dhe ky fakt binte në kundërshtim me ligjin për komunitetet fetare.180 Gjithashtu, në një

takim që kishte patur Adil Çarçani me ipeshkvin e vetëm të mbetur gjallë imzot Bernardin

Shllakun, i kishtë vënë në dukje se lidhja e klerit me Vatikanin ishte qendrim reaksionar dhe

armiqësor kundrejt Shqipërisë.181

Qëndresa e klerit katolik solli një valë të re arrestimesh me autorizimin direkt të ministrit

të Punëve të Brendshme Mehmet Shehu.182 Vuajtjet vijuan edhe dy vjet të tjera derisa më në

173 Po aty. 174 Po aty, fl. 43. Statuti i Komunitetit Mysliman Shqiptar. 175 Po aty, fl. 52. Statuti i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. 176 AMPB/AIDSSH, Drejtoria e Parë, Dega Shkodër, Kutia 8, Dosje (pa numër dhe pa vit) për ish Klerin Reaksionar,

Volumi 1, dokument i vitit 1979 (janar), fl. 18. 177 AQSH, F. 14/Str. V. 1950, D. 279. Relacion ardhur në Komitetin Qendror të PPSH nga KP i rrethit Shkodër, mbi

praktikën tonë me klerin katolik qysh pas daljes së ligjit mbi komunitetet fetare. 178 Po aty. 179 Po aty. 180 Po aty. 181 Po aty, fl. 2. Relacion i Tonin Jakovës dërguar Tuk Jakovës mbi takimet me klerin katolik në Shkodër,

30/III/1950. 182 At Zef Pllumi, Rrno vetëm…, vol. II, f. 30.

Page 24: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

24

fund shteti komunist çuditërisht u dorëzua. Në Tiranë, më 30 korrik 1951, me vendim nr. 1332,

Presidiumi i Kuvendit Popullor i Republikës Popullore të Shqipërisë aprovoi Statutin e Kishës

Katolike Shqiptare.183 Neni 1 ishte fitorja më domethënëse e kësaj qëndrese të përgjakshme të

klerit katolik shqiptar. Ky nen, pjesë e këtij statuti thoshte:

“Kisha Katolike e Shqipërisë ka karakter nacional, është person juridik dhe përfshin në

gjirin e saj të gjithë besimtarët katolikë në Shqipëri. Ajo frymëzohet nga parimet fetare të Kishës

Katolike botërore që është themeluar nga Jezu Krishti, ndën kryesinë fetare të Papës, pasardhës

i apostullit Pjetër. Ajo nuk mban me Papën asnjë marrëdhënie organizative, ekonomike ose

politike”.184

Ishte një fitore e shkëlqyer dhe një humbje e madhe për komunistët. Papa ishte pranuar si

kryetari fetar i Kishës Katolike të Shqipërisë. Komunistët nuk ia kishin dalë dot ta shkëputnin

fenë katolike në Shqipëri nga qendra botërore e këtij besimi. Sikur për t’ja shtuar më shumë

zemërimin Mehmet Shehut, vetë imzot Bernardin Shllaku i dërgon një telegram falenderimi për

këtë “arritje”.185 Megjithë këtë arritje, nuk kishte paqe të plotë ndërmjet pushtetit komunist

shqiptar dhe klerit katolik. Në vitin 1952 kemi arratisjen e dy priftërinjve katolikë fakt që u

dënua edhe nga kryetari i Kishës Katolike të Shqipërisë, imzot Bernardin Shllaku. 186 Nëse

ndonjë klerik katolik paraqiste ndonjë lutje për të liruar njerëz nga internimi apo për të takuar

priftërinjtë e tjerë katolikë të burgosur me qëllim njohjen e statutit, përgjigja që merrnin ishte se

nuk kishte ndonjë gjë për të sqaruar kur kishin mundësi ta lexonin.187 Me organizimin e ri që pati

Kisha Katolike në Shqipëri në bazë të Statutit të vitit 1951, vërtet u shkëput administrativisht dhe

ekonomikisht nga Vatikani, por Papa vijonte të ishte kryetari i saj.188

Me këtë akt pranimi të Statutit, duket sikur vendoset një paqe e përkohshme politike

ndërmjet pushtetit komunist dhe Kishës Katolike në Shqipëri. Beteja vjonte, por tashmë në një

tjetër sferë.

183 AQSH, F. 490/KM, V. 1952, D. 1445, fl. 5. Statuti i Kishës Katolike të Shqipërisë; shih edhe AMPB/AIDSSH,

Drejtoria e Parë, Dega Shkodër, Kutia 8, Dosje (pa numër dhe pa vit) për ish Klerin Reaksionar, Volumi 1,

dokument i vitit 1979 (janar), fl. 44. 184 Po aty. Shih edhe At Zef Pllumi, Rrno vetëm…, vol. II, f. 41-42 185 AQSH, F. 490/KM, V. 1951, D. 1927. Telegram urimi e falenderimi drejtuar shokut Mehmet Shehu nga kryetari i

Komunitetit Katolik. 186 AQSH, F. 490/KM, V. 1952, D. 1432, fl. 2. Qarkore mbi qëndrimet anti pushtet të kuadrit të priftërinjve katolikë.

Mbi arratisjen e dom Zef Oroshit dhe dom Nikoll Kimëzës. Shkodër 15.III.1952. 187 Po aty, fl. 6. Letër e Gaqo Peristerit drejtuar Enver Hoxhës: “Neve u jemi përgjigjur se statute i tyre nuk ka

ndonjë send të pakuptueshëm në rast se e lexojnë”. 18.XI.1952. 188 AMPB/AIDSSH, Drejtoria e Parë, Dega Shkodër, Kutia 8, Dosje (pa numër dhe pa vit) për ish Klerin Reaksionar,

Volumi 1, dokument i vitit 1979 (janar), fl. 19.

Page 25: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

25

6. Kultura komuniste e realizimit socialist vs kulturës katolike shqiptare

Kultura është një element i patjetërsueshëm i një kombi. Siç e kemi sqaruar më lart,

Kisha Katolike e Shqipërsië si një nga kishat më të vjetra në botë, ashtu si simotrat e saj në

Evropë do të kishte një ndikim të jashtëzakonshëm në kulturën dhe jetën shoqërore të vendit.

Investimi në kulturë dhe arsim i kishës katolike në Shqipëri kishte një jetëgjatësi prej disa

shekujsh. Veprat e meshtarëve katolikë në mbështetje të kulturës dhe emancipimit të jetës

shoqërore shqiptare ishin të jashtëzakonshme. Në këtë syth, nuk kam për qëllim të bëj një histori

të gjatë të ndikimit katolik në Shqipëri, por do të merrem vetëm me përpjekjet e komunistëve

shqiptarë për të ndërtuar “kulturën” e tyre e cila do t’i kundërvihej kulturёs katolike.

Nga shfrytëzimi i materialeve arkivore që po prezantoj për herë të parë, ajo që më ka bërë

më shumë përshtypje ishte zelli suprem i ndonjë intelektuali që dikur fliste me superlativa për

kulturën katolike dhe për hir të karrierës, nuk hezitonte të sulmonte edhe kolegët e tij vetëm nesë

kishin ndonjë shkrim që lavdëronte punën kulturore të priftërinjve katolikë. Ishte e pabesueshme

tek shfletoja fletë pafund të dosjeve dhe lexoja sesi sulmoheshin anëtarë të rëndësishëm partie si

Sejfulla Malëshova për qëndrime jo parimore partie.189 Njerëzit e arsimuar e ndjenin se për të

bërë karrierë në art e shkencë patjetër duhet t’i shërbenin me vendosmëri regjimit, madje edhe

duke sulmuar kolegët e tyre. 190 Që të bëjë karrierë duhej me “skrupolozitet shkencor” dhe

“akademik” të sulmoje edhe me shpifje figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare ku më të

shumtët ishin padyshim klerikët dhe laikët katolikë. Kush mund të guxonte të thoshte qoftë edhe

një çerek gjysme fjale të mirë për klerikët katolikë që i kishin dhënë aq shumë kulturës shqiptare,

padyshim që do të etiketohej armik dhe aq më tepër nëse do të kishte në komisione shkencore

katolikë ata duheshin sulmuar menjëherë.191 Shkolla e re shqipe duhej të fillonte nga viti 0 si në

rastin e Revolucionit Francez të 1789-ës. Se ç’kishte ndodhur më përpra kishte qenë një gabim i

madh që duhej në rastin më të mirë zhdukur dhe nëse nuk arrihej kjo, të tjetërsohej.

189 AQSH, F. 14/Str. V. 1947, D. 360, fl. 4. Pjesë nga promemoria e Skënder Luarasit dërguar Koçi Xoxes me anë të

Stefo Grabockës, maj 1947: “Sejfulla Malëshova jo vetëm që nuk i goditur figurat antipopullore dhe anti shqiptare si

patër Gjergj Fishtën dhe Faik bej Konicën, por nuk ka lejuar as ndonjë tjetër t’i godiste”. 190 Po aty, fl. 7. Pjesë nga letra ku sulmohet Dhimitër Shuteriqi: “Dhimitër Shuteriqi si literat dhe njeri politik është

tipi i arrivistit dhe kurdoherë ka luajtur rolin e njeriut me dy faqe. Poezitë e tij ia dedikon në po të njëtën kohë Ernest

Koliqit, Lasgush Poradecit dhe Petro Markos (d.m.th. fashistit, demokratit dhe gjoja anti-fashistit”. 191 Po aty, fl. 11. Për Mark Ndojën: “Si është e mundur që një njeri me koncepte klerikale raciste, fashiste, një njeri

që arrin të thotë gjithë këto marrëzira për Fishtën, një njeri që e ka bërë poet ideal Fishtën, si është e mundur këtij

njeriu t’i besohet redaktimi i së parës Histori Kritike të Literaturës Shqiptare”?

Page 26: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

26

Më 5 qershor 1948, në Tiranë mbahet një mbledhje e rëndësishme e Byrosë Politke ku

ndër të tjera diskutohet edhe për klerin reaksionar katolik dhe ndikimin e tij. 192 Shkodra

padyshim që paraqitej në vetë fjalën e Enver Hoxhës si qyteti me më shumë probleme

idelogjike.193 Për këtë arsye u vendos në këtë mledhje që sekretari organizativ dhe politik të mos

ishte shkodran194 (edhe pse mund të ishte komunist i devotshëm dhe jo katolik) pasi mund të

ishte infektuar nga reaksioni. Shkolla e Partisë duhet të ishte kriteri që çdo komunist i devotshëm

duhej të kryente për të bërë karrierë politike.195 “Kultura” që jepte Shkolla e Partisë duhej të ishte

mbizotëruese. Kultura e re komuniste e kombinuar me dhunën e organizuar shtetërore duhej

patjetër të fitonte dhe të asgjësonte reaksionin dhe të mos lejonte bashkimin e elementëve

reaksionarë që të mund të formonin një farë force siç shprehej Enver Hoxha dhe ta përdornin për

qëllimet e tyre.196

Shkrimtarët katolikë do të ishin jashtë çdo lloj dyshimi në shënjestrën e diktaturës për të

përmbysur ndikimin e tyre në kulturën shqiptare. Në projekt-vendimin e Komitetit Qendror (pa

datë) të vitit 1949 u synua krijimi i një letërsie në formë nacionale me përmbajtje socialiste.197

Ky projekt vendim synonte t’i jepte një shtysë të re letërsisë së re të realizmit socialist dhe

shprehte punën e dobët në luftën ideologjike ndaj shovinizmit letrar dhe mbeturinave të tjera

borgjeze. Sipas komitetit qendror, kritika letrare e drejtë, parimore dhe konstruktive kishte

munguar. 198 Po sipas këtij projekt vendimi, letërsie e re duhet ta kishte bazën tek lufta

nacionalçlirimtare. Figurat e para kryesore të letërsisë së vjetër dekadente që duheshin

përjashtuar nga letërsia shqiptare ishin Faik Konica dhe Gjergj Fishta.199 Çuditërisht, ky projekt

vendim nuk hedh poshtë meritat e Konicës dhe Fishtës në gjuhën dhe letërsisnë shqipe, por

veçanërisht Gjergj Fishta dhe i gjithё kleri katolik me të kishin falsifikuar ndjenjat e vërteta të

popullit shqiptar duke nxitur shovinizmin më të tërbuar kundrejt fqinjëve veriorë dhe jugorë

duke i shërbyer në këtë mënyrë imperializmit. 200 Për të shmangur deviacione të tilla të

192 AQSH, F. 14/OU. V. 1948, D. 99, fl. 8. Mbi punën që duhet bërë kundër elementëve reaksionarë brenda e jashtë

vendit, format që duhen përdorur si dhe dërgimi i shtypit në kolonitë shqiptare. 193 Po aty, fl. 9. 194 Po aty. 195 Po aty, fl. 10. 196 Po aty, fl. 11. 197 AQSH, F. 14/Str. V. 1949, D. 548, fl. 1. Mbi historinë e literaturës shqipe dhe shkrimtarët katolikë të Shkodrës. 198 Po aty. 199 Po aty, fl. 4. 200 Po aty.

Page 27: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

27

rrezikshme sipas KQ, Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë201 duhej të kalonte në lupë çdo vepër

letrare që pretendonte të botohej nga viti 1945. Komiteti drejtues i Lidhjes që përbëhej nga nëntë

veta202 ishin përgjegjës për të gjithë punën letrare të Shqipërisë së re socialiste. Ky dokument me

të gjitha vërejtjet e tij ishte përpiluar nga Gjovalin Luka dhe Shefqet Musaraj.203 Vërejtjet e tyre

ishin miratuar me shkrim dore edhe nga vetë Enver Hoxha.204

E rëndësishme ishte që letërsia e re që do të vihej në zbatim, duhej të çrrënjoste

literaturën “shoviniste’ të klerit katolik shqiptar. Për këtë arsye, Konferenca III e Lidhjes së

Shkrimtarëve të Shqipërisë duhet t’i shërbente këtij qëllimi. Por, sipas Dhimitër Shuteriqit, në një

relacion të tij të datës 15 shkurt 1949, shprehte keqardhjen se koha ishte shumë e shkurtër për të

realizuar një konferencë dinjitoze që të lartësonte figurat e reja të letërsisë shqipe.205 Në këtë

konferencë kleriku katolik i pushkatuar qysh në fillim të regjimit, Vinçenc Prendushi

konsiderohej një nga eksponentët më të rrezikshëm të shkollës reaksionare të letërissë shqipe.206

Në këtë konferencë u anatemuan edhe Mitrush Kuteli dhe Sejfulla Malëshova, por duke qenë se

ky i fundit ishte njeri me pozita në parti, u muar vendimi që të goditej si udhëheqës në punën e

kulturës dhe të letrave dhe jo për krijimtarinë e tij letrare. 207 Në këtë konferencë Sejfulla

Malëshova u quajt opurtunist dhe qëndrimi i tij në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve kishte bërë të

mundur të mbaheshin qoftë edhe formalisht shkrimtarë të kohës së kaluar.208 Por, Komiteti

Qendror duhet të ishte kujdesshëm në krijimin e letërsisë së re dhe për këtë arsye jep

“rekomandimin”-urdhrin që fjala “censurë” dhe “vijë trockiste" të mos përdoreshin.209

Për shkrimtarët katolikë çështja nuk ishte kaq e thjeshtë për t’i nxjerrë jashtë. Edhe pse

ishin mbështetur nga Roma (Propaganda Fide) dhe mbas shekullti XVII nga Austria, vepra

letrare që ata krijonin ishte një gjë që i shërbente çështjes shqiptare. Për këtë arsye sipas

201 Po aty, fl. 7. Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë, që nga themelimi i saj (nëntor 1945) e gjer sot, nga mungesa e

një organizimi të shëndoshë, nuk ka luajtur rolin që i përket. 202 Po aty, Komiteti Drejtues i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë përbëhej nga: Shefqet Musaraj-kryetar,

Dhimitër Shuteriqi-sekretar i përgjithshëm, Mark Ndoja, Aleks Çaçi, Zini Sako, Lasgush Poradeci, Kol Jakova,

Kostaq Cipo, Skëndër Luarasi. 203 Po aty, fl. 9. 204 Po aty. 205 Po aty, fl. 10. Këto teza edhe nga pikëpamja gjuhësore po paraqiten mjaft keq. 206 Po aty, fl. 11. 207 Po aty, fl. 12. Mitrush Kuteli, i cili pasi erdhi nga fronti i Lindjes, lu luftoi krah për krah ushtrive fashiste rumune

kundër Bashkimit Sovjetik, drejtoi letërsinë tonë në kohë t’okupacionit nazist dhe u tregua armik i letërsisë së re të

malit, të luftës, të cilën ai e quante “letërsia me kobure”. 208 Po aty, fl. 13. 209 Po aty.

Page 28: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

28

vendimeve të konferencës, jo të gjithë shkrimtarët katolikë duheshin flakur.210 Që këtej e tutje

fraza “letrarët katolikë” do të zëvendësohej me frazën “shkolla e klerikëve katolikë të Shkodrës”,

armike zyrtare e letërsisë së realizmit socialist në Shqipëri.211 Goditja në letërsi ndaj klerit

katolik shonte deri aty sa në këtë konferencë u godit (jo fort) edhe përpjekja e Kostandin

Kristoforidhit për fjalorin e tij si i ndikuar nga letërsia e vjetër shkodrane.212 Madje fjalori i tij u

quajt më i miri, duke anashkaluar fjalorin Frang Bardhit të vitit 1635213 vetëm pse e kishe

shkruar një prift katolik.

Tek kjo konferencë, figura qendrore e klerit katolik në letërsi që duhej goditur dhe

anatemuar, ishte ajo e Gjergj Fishtës. Nga Komiteti Qendror jepen udhëzime se kushdo që do të

referonte për Fishtën, edhe pse para vitit 1924 i njihej ndonjë meritë, ajo nuk duhej shtruar në

referatin që do mbahej në konferencë.214 Formulimi që duhej të merrej për bazë për sa i përket

veprës së Fishtës ishte si më poshtë:

“Pavarësisht nga çka mund të ketë merituar Fishta, gjë që do të shihet nga kritika e

ardhshme, ai vuri kapacitetin dhe talentin e tij në shërbim të lodrave imperialiste në vendin tonë.

Ai, luftën e popullit shqiptar që duhej të drejtohej kundër Turqisë kryesisht e devijon kundër

fqinjëve; shovinizmi i tij tek “Lahuta e Malsisë” ka arritur në kanibalizëm, duke falsifikuar edhe

ndjenjat e popullit tonë”.215

Pa dashur, nomenklatura komuniste po i bënte nderin më të madh Poetit kombëtar.

Veprën e tij e quante shoviniste, por harronte se kishin filluar sharjet, fyerjet dhe etiketimet ndaj

fqinjëve jugorë dhe veriorë të Shqipërisë nga vetë udhëheqja komuniste shqiptare. Fishta sipas

udhëzimeve të KQ dhe jo vetëm ai, por të gjithë klerikët katolikë të quheshin reaksionarë të

shkollës katolike të Shkodrës, me frymë antipopullore që nisnin nga viti 1881 me arbëreshin

patër Leonardo de Martino agjent dhe themelues i kësaj rryme.216 Nga viti 1912 deri në vitin

1944, letërisa e kësaj shkolle kishte dominuar jetën letrare të Shqipërisë duke u kthyer sipas KQ

në epiqendrën e kësaj letërsie reaksionare.217 Kjo letërsi duhej goditur deri në harresë nga regjimi

210 Po aty, fl. 17. 211 Po aty, fl. 18. 212 Po aty, fl. 23. Shënim: Kristoforidhi të dalë si prekursor i Rilindjes, por që jeton dhe punon edhe gjatë Rilindjes.

Gjithashtu duke folur për fjalorin e tij ta quajmë “fjalori më i mirë që kemi deri më sot. 213 Frang Bardhi, Dictionarum Latino Epiroticum, Rome: Sac.Congr.de Propag.Fide. 1635. 214 Po aty, fl. 26. 215 Po aty. 216 Po aty, fl. 27. 217 Po aty.

Page 29: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

29

komunist. Duke dashur të nxish, i jep më shumë shkëlqim kësaj rryme. Megjithë përpjekjen

monstruoze për ta goditur si rrymë, nuk mund të fshiheshin faktet për frymëzimin e çeljen e

shoqërive letrare si “Bashkimi” në Shkodër dhe të alfabetit të saj nga ndihma “agjenturore”

austriake dhe nga botime i librave në gjuhën shqipe.218 Pra, kultura e klerit katolik ishte anti

popullore sipas qëndrimeve që do mbaheshin në këtë konferencë, por paskan ndihmuar në

mbajtjen gjallë të gjuhës shqipe? Alfabeti zyrtar shqiptar i konsakruar në Kongresin e Manastirit

prej Gjergj Fishtës ishte një tjetër element që duhej anashkaluar si eksponent i letërsisë

antipopullore reaksionare.219

Shkolla e klerit katolik në Shkodër ishte e padiskutueshme në ndikimin kulturor të vendit

edhe nëpërmjet dy revistave “Hylli i Dritës” dhe “Leka”.220 Por, vepra që do të anatemohej e

ndalohej deri në fund të jetës së regjimit komunist në Shqipëri ishte padyshim “Lahuta e

Malsisë”. Regjimi komunist e quajti një vepër shoviniste që drejtohej kundër fqinjëve të

Shqipërisë.221 Sipas nomenklaturës komuniste, “Lahuta” nuk qëndroi vetëm në shovinizëm, por e

çoi shovinizmin në një urrejtje të vërtetë raciale, karakteristikё e fashizmit dhe e imperializmit.222

Për komunistët shqiptarë, shkolla katolike e Shkodrës kishte bërë edhe një dëm tjetër

shumë të madh në pengimin dhe zhvillimin e gjuhës shqipe duke bërë të mundur triumfin e

gegërishtes apo të shkodranishtes.223 Kjo ishte edhe pikëpyetja më e madhe që kishin komunistët

shqiptarë përsa i përkët unifikimit të gjuhës, por që do ta realizojnë me kongresin e vitit 1972.

Humbja e revolucionit të Fan Nolit ishte një goditje e madhe për unifikimin e gjuhës sipas

komunistëve shqiptarë, duke i hapur rrugën për triumf gegërishtes-shkodranishtes.224 Me këtë

akt, fillon nga komunistët shqiptarë edhe përçarja krahinore ndërmjet shqiptarëve.225 Çdo gjë që

kishte dalë nga shkolla katolike e Shkodrës, edhe pse mund t’i kishte shërbyer çështjes

kombëtare shqiptare, duhej konsideruar reaksionare dhe tradhtare e atdheut. Por, sado që ta

tjetërsonin gjuhën e shkruar dhe të folur komunisët shqiptarë, alfabeti që duhej të përdornin për

218 Po aty. 219 Po aty. 220 Po aty, fl. 28. 221 Po aty. 222 Po aty. 223 Po aty. 224 Po aty. 225 Po aty. Gegërishtja ose, më mirë shkodranishtja e Fishtës me shokë u zhvillua në luftë kundër toskërishtes së

Naimit dhe Samiut me qëllim që ta mposhtë këtë.

Page 30: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

30

t’ia arritur këtij qëllimi dhe që nuk e ndryshuan dot, ishte ai që kishte zyrtarizuar Gjergj Fishta në

Kongresin e Manastirit në vitin 1908.

Por sa për sy, duhej mbajtur edhe ndonjë klerik katolik si përparimtar! Ky do të ishte dom

Ndre Mjeda dhe duhej të paraqitej si i persekutuar për vite me radhë nga paria e klerit katolik.226

Një tjetër katolik kësaj radhe laik, do të anatemohej nga shkenca gjuhësore dhe letrare e realizmit

socialist në Shqipëri. Fjala është për Ernest Koliqin i cili u konsiderua si përfaqësues i letërsisë

fashiste.227 Pushteti komunist ngatërronte besimin e tij ideologjik me krijimtarinë e tij letrare.

Nomenklatura letrare komuniste e quajti dekadent në vjershat e tij madje edhe më shumë se

Lasgushi, duke sjellë dekadentizmin e llojit më të fundit borgjez.228 Por, po sipas komunistëve,

Koliqi ka meritën se kishte krijuar të parat novela shqipe, në kuptimin e vërtetë të fjalës, por me

lëndë shumë të dobët.229 Shkrimtarët dhe poetët katolikë të veriut, sidomos Gjergj Fishta i cili

konsiderohej një talent shumë i madh poetik, por që i kishte bërë më shumë dëme letërsisë

shqipe pasi kishte vënë në dukje pasurinë e madhe letrare të veriut.230Koliqi dhe Mitrush Kuteli

kishin krijuar një letërsi të arrirë mirë, por pa shumë brumë ose me brumë reaksionar shpesh, por

Kuteli ishte më i zhvlluar se Koliqi dhe njohës më i mirë i zakoneve dhe i jetës së popullit.231

Fryma austriake dhe italiane e letrarëve katolikë ishte në kundërshtim të hapur me frymën

e re të letërsisë që dëshironte të sillte komunizmi shqiptar. Heqja e tyre nga arti dhe letërsia

kombëtare, thjesht sa varfëroi krijimtarinë shqiptare, por asnjëherë nuk bëri të mundur shuarjen e

tyre nga historia e letërisë dhe gjuhësisë shqipe. Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë kishte

detyrën e madhe “kombëtare” të zhvillonte një lëvizje letrare sa më të gjerë duke hedhur poshtë

punën armiqësore të letrarëve reaksionarë. Për t’ia arritur kësaj, ngritja ideologjike ishte detyra

kryesore.232 Por, siç shprehet raporti, radhët e letrarëve të rinj komunsitë ishin të pakët dhe

shumë të dobët.233 Shkrimtarët katolikë të Shkdorës sipas raportit të përpiluar nga anëtari i

Lidhjes së Shkrimtaërve, Mark Ndoja (vetë nxënës dikur i klerikëve të shquuar katoikë), kishin

një ndikim jo vetëm në letërsinë shqipe, por në të gjitha fushat e jetës shoqërore të vendit pasi

226 Po aty, fl. 29. Ky [Mjeda] qe i vetmi letrar i shquar klerik që mbajti anë pak a shumë të drejtë përballë letërsisë

dhe popullit tonë sa rroi. Edhe gjuha e tij sado, dialektale, nuk vajti n’ekstrem, si ajo e Fishtës. Sa që gjallë, i vihej

Fishtës përballë. 227 Po aty , fl. 30. 228 Po aty. 229 Po aty. 230 Po aty, fl. 31. 231 Po aty. Raport i Gjovalin Lukës i datës 18/III/1949, Tiranë. 232 Po aty, fl. 76. 233 Po aty, fl. 77.

Page 31: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

31

kishin të gjithë kulturë perëndimore.234 Kleri katolik shqiptar meqë ishte pro perëndimor ishte

shovinist.235 Përfaqësuesi më tipik i kësaj shkolle “shoviniste” ishte dhe mbeti deri në fund të

regjimit komunist padër Gjergj Fishta.236 Çdokush që do të guxonte të thoshte fjalë të mira për

Fishtën si në rastin e Asan Petrelës që ndodhej me pushime në Dardhë të Korçës do të etiketohej

si i paqartësuar për luftën që u bënte PPSH-ja shkrimtarëve dhe poetëve reaksionarë dhe armiq

duke mos patur një qëndrim të qartë politik.237

8. Përpjekjet e Sigurimit të shtetit për të përpunuar klerin katolik

Sigurimi i shtetit si organi që kishte goditur më shumë dhe më fort klerin katolik shqiptar,

bënte të gjitha përpjekjet për ta shkatërruar armikun nr. 1 të popullit. Nëse nuk ia dilte mbanë,

atëherë të bënte të gjitha përpjekjet që ta përpunonte dhe ta kishte tërësisht vegël në duart e veta.

Përveç viteve të para të vështira të gjysmës së dytë të viteve ’40, në vitin 1950, nën një trysni

shumë të madhe klerikët katolikë shqiptarë, ata që ishin ende gjallë bënë një veprim të

paprecedent. Më 5 tetor 1950, sipas njoftimit të Zenel Islamit nga Komiteti i Partisë i rrethit të

Pukës238, tre klerikë katolikë Dom Engjëll Kovaçi, Padër Leonard Shajaku dhe Dom Jak Gazulli

i kishin dërguar një letër Kryetarit të Këshillit të Sigurimit në Nju Jork (New York) kundër

agresionit anglo-amerikan në Kore.239 Letra e tre klerikëve katolikë të Pukës u shoqërua nga tre

letra të tjera kësaj radhe nga Shkodra të klerit katolik në atë qytet siç njofton Tonin Jakova më 25

nëntor 1950.240 Por, në dallim nga klerikët e Pukës, katër klerikë katolikë at David Pepa, at

Konrad Gjolaj, dom Nikoll Bushati dhe dom pjetër Tusha nuk e kishin firmosur letrën për

234 Po aty, fl. 85. Raporti i Mark Ndojës: “Këta njerëz të ardhur në fillim nga Europa Perëndimore me një vijë

politike imperialsitësh të caktuar mirë dhe të elaboruar kohë pas kohe sipas situatës nga Vatikani, përgatitjen e tyre

ideologjike politike punuan në vendin tonë për shumë kohë për të ngrejtur një kuadër të fortë klerikësh vendas”. 235 Po aty, fl. 86. 236 Po aty, fl. 96. Fishta u bë shumë shpejt agjitatori më i mirë i imperializmit austro-hungarez në Shqipëri, u bë

“Poeti Kombëtar” i klasës feudale dhe i klikave tradhtare të vendit, zëdhënësi tipik i reaksionit të tërbuar klerikal. 237 AQSH, F. 14/Str. V. 1950, D. 403, fl. 1. Pjesë nga raporti i Peti Shamllit për Asan Petrelën: “Asan Petrela dhe

shokut të tij, është mbrojtur teza se Gjergj Fishta është një nga shkrimtarët më të mëdhenj dhe se stili, radhitja,

përmbajtja e vargjeve të tija janë të mrekullueshme sidomos nga pikëpamja e artit, për t’u adhuruar. Këta shokë

nxirrnin si konkluzion që neve duhet t’i këndojmë dhe të marrim mjaft nga këto vargje. 238 AQSH, F. 14/Str. V. 1950, D. 437, fl. 1. Bashkëngjitur ju dërgojmë një letër për Kryearin e Këshillit të Sigurimit,

firmuem nga 3 klerikë të rrethit t’onë. Sekretari I, Zenel Islami. Pukë, 5. 10. 1950. 239 Po aty, fl. 2. Pjesë nga letra e klerikëve katolikë: “Agresioni anglo amerikan asht kundra parimit t’onë fetar,

prandaj ne bashkohemi me zanin e miliona e milionave njerëzve që dojnë paqen, dhe kërkojnë që Këshilli i

Sigurimit të marrin vendim të drejtë për zgjidhjen në mënyrë paqësore, dhe t’u jepet fund luftimeve tue tërhjekë

trupat amerikane nga Korea, njiherit dënojmë të gjithë bashkëpunëtorët që marrin pjesë në këtë vepër kriminale

kundër popullit Korean”. 240 Po aty, fl. 3.

Page 32: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

32

Këshillin e Sigurimit ndaj luftës në Kore.241 Veçanërisht ndaj Dom Pjetër Tushës për shkak të

refuzimit të tij rekomandohej që të demaskohej në shtyp.242 Ndërkaq pjesa tjetër e klerit katolik

shkodran duke filluar me ipeshkvin Bernardin Shllaku i ndjekur nga firmat e 22 klerikëve të tjerë

e kishin firmosur peticionin.243 Interesant është fakti, se letra/peticion ishte e njëllojtë si ajo e

tetorit që e kishin firmosur klerikët e Pukës. Nuk kishte asnjë fije dyshimi se kjo letër ishte

përgatitur ose në Komitetin e partisë ose në zyrat e degës së punëve të brendshme. E njëjta letër

po kësaj radhe pa datë, ishte nënshkruar edhe nga klerikët katolikë të Tiranës dom Mark Dushi,

dom Zef Bici etj.244 Edhe abacia katolike e Mirditës kishte vepruar po njëlloj,245 po ashtu edhe

ajo e Zadrimës246, Lezhës247 dhe e Durrësit248. Mos ndoshta kjo letër e “pavarur” e klerit katolik

shqiptar dërguar këshillit të Sigurimit të OKB-së kishte të bënte me faktin e një kompromisi të

heshtur ndërmjet klerit katolik dhe pushtetit komunist që Kisha Katolike e Shqipërisë të kishte

statutin e saj pa u larguar nga Papa? Dokumentet këtë nuk na e sqarojnë, megjithatë siç e kemi

përshkruar më lart, Statuti i Kishës Katolike të Shqipërisë u pranua nga qeveria dhe Kuvendi

Popullor më 30 korrik 1951, pra tetë muaj më vonë nga dërgimi i kësaj letre.

Megjithë këtë “zbutje” të marrëdhënies me klerin, përsëri raportet që vinin nga qyeti i

Shkodrës mbi të ashtuquajturin “aktivitet armiqësor” të klerit katolik nuk reshtnin. Raporti i

datës 12/XI/1951, jep përsëri informata sesi megjithë goditjet influenca e klerit katolik nuk ishte

në rënie.249 Ndikimi i klerit katolik veçanërisht tek rinia ishte i dukshëm në çdo rresht të këtij

raporti. Ky ndikim vinte më së shumti nga shoqëritë e ndryshme katolike që kishin kohë që ishin

formuar në Shkodër. Sipas informacionit të dërguar, këto organizata ishin mjaft të organizuara

dhe ndikonin tek rinia nëpërmjet kinemave, teatrit, grupeve orkestrale, skuadrave sportive,

rretheve të ndryshme për qëndisje për vajza etj.250 Këto shoqata sipas aktivit të rinisë komuniste

në Shkodër, shërbenin për paisjen e mëtejshme të rinisë me ideologjinë dhe kulturën katolike që

ishte armiqësore kundër pushtetit komunist në Shqipëri. 251 Gjithashtu, kleri katolik ishte

241 Po aty. 242 Po aty. 243 Po aty, fl. 4. 244 Po aty, fl. 7. 245 Po aty, fl. 8. 246 Po aty, fl. 9. 247 Po aty, fl. 10. 248 Po aty, fl. 11. 249 AQSH, F. 14/Str. V. 1951, D. 683, fl. 1. Mbi studimin e punës armiqësore të klerit katolik në rininë e Shkodrës. 250 Po aty. 251 Po aty.

Page 33: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

33

përgjegjës për përhapjen e ndikimeve të huaja, veçanërisht atij italiane në rininë katolike

shkodrane.252 Këto çerdhe anti komuniste siç shprehet raporti edhe pse në masë të madhe ishin

shkatërruar në vitet e para të pushtetit përsëri nuk e kishin shuar veprimtarinë reaksionare.253

Ndikimi i klerit katolik tek rinia shkodrane vërehej tek ndjekja e rregullt e meshave,

celebrimi i festave fetare. Tek të tetë kishat katolike që gjendeshin në Shkodër, pjesëmarrja e

rinisë dhe e popullsisë katolike në to ishte e përmasave të mëdha.254 Problem i rëndësishëm që

paraqitej në raport ishte se pjesa më e madhe e arsimtarëve të ardhshëm që do të mësonin fëmijët

e brezit të ri, ishin të gjithë me kulturë katolike.255 Tek familjet e arsimuara shkodrane ndikimi i

klerit katolik ishte i padiskutueshëm, por më pak tek klasa punëtore paçka se edhe kjo e fundit i

ndiqte jo me rregull ritet fetare.256

Vetë raporti thekson se puna e aktivistëve të partisë krahasuar me punën e klerit katoik

ishte shumë e dobët dhe se kuadrot e partisë nuk kishin arsimimin përkatës për t’iu kundërvënë

doktrinës së katolicizmit. 257 Meqë shoqatat kulturore katolike ishin shkatërruar, kisha sipas

raportit ishte instrumenti i vetëm që i kishte mbetur klerit katolik për të ushtruar ndikimin e tij.258

Tek fëmijët ndikimi klerit katolik ishte aq i madh saqë ata refuzonin të shkonin në aktivitetet e

organizatës së pionierit.259 Vetë kryetari i degës së punëve të brendshme në Shkodër e kishte

pranuar se “kleri punon më shumë sesa ne”.260 Edhe pse klubet e reja kultuore si “Vasil Shanto”,

“Kryesia e Lidhjes Kulturore me Bashkimin Sovjetik”, shtëpia e kulturës etj., i mbanin dyert ditë

e natë hapur, përsëri rinia katolike nuk i frekuentonte.261 Po ashtu leksionet e anëtarëve të aktivit

të partisë ishin tejet të dobëta për t’iu kundërvënë kulturës katolike.262 Ndërsa abonimet në

shtypin zyrtar të kohës linin shumë për të dëshiruar. 263 Rinia katolike pothuajse refuzonte

masivisht pjesëmarrjen në ngjarjet kulturore që organizonte rinia komuniste e qytetit. 264

Gjithashtu, puna e dobët politike dhe kulturore paraqitej edhe tek organizata e pionierit e cila

252 Po aty. 253 Po aty. 254 Po aty. 255 Po aty. 256 Po aty, fl. 2. 257 Po aty. 258 Po aty, fl. 3. 259 Po aty. 260 Po aty. 261 Po aty. 262 Po aty, fl. 4. 263 Po aty. 264 Po aty, fl. 5.

Page 34: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

34

akoma nuk ishte kthyer në një qendër ku të mblidhte dhe të aktivizonte fëmijët e qytetit.265 Po

ashtu, pjesëmarrja e rinisë katolike në udhëheqjen e organizatës ishte tepër e dobët. Mjafton të

përmendim se nё byronë e rrethit kishte vetëm një katolik, ndërsa në aparatin e komitetit të

rrethit vetëm tre katolikë. 266 Organizata e rinisë përpiqet ta justifikohë këtë mungesë të

katolikëve në drejtim me arsyetimin se nuk ekzistonte besimi për të ngritur në përgjegjësi të

rinjtë katolikë.267

Vetë Enver Hoxha në këtë raport kaq pesimist ka lënë shënimet e tij. Me shkrim dore në

fletën 7 të këtij raporti ka shkruar: “Kjo s’është mirë”.268 Kjo për faktin se sipas raportit Byroja e

Komitetit të Rinisë nuk e kishte vlerësuar punën armiqësore të klerit katolik dhe nuk i kishte

vënë rëndësi shfaqjeve të ndryshme të ndikimit të tij.269 Gjithashtu, ishte nënvlerësuar rreziku

titist dhe i Vatikanit si agjenturë e imperializmit.270 Për çdo dështim ideologjik, padyshim që faji

ishte i Vatikanit dhe i agjenturës së tij në Shqipëri. Përsëri kleri katolik po e tregonte veten

shumë të aftë për t’iu kundërvënë në mënyrën e tij regjimit komunist. Të ndihmuar nga kultura e

lartë që i karakterizonte priftërinjtë katolikë, instruktorët e partisë e kishin jashtëzakonisht të

vështirë të bënin polemikë ideologjike me ta, madje nuk hynin fare në debate me klerin katolik.

Enver Hoxha nuk është se nuk e dinte këtë gjë. Për momentin, ai nuk mund t’i shkatërronte të

gjitha kishat dhe t’i burgoste apo t’i pushkatonte të gjithë priftërinjtë katolikë. Duhej kohë që të

përgatitej terreni i duhur për të shkatërruar Kishën Katolike të Shqipërisë. Jo më kot, përsëri në

fletët e këtij raporti ai përsëri kërkon të dijë përmbajtjen e leksioneve që përgatitnin instruktorët e

partisë.271 Duhet të niste pa humbur kohë një fushatë për të demaskuar titizmin dhe Vatikanin.

Për t’ia arritur kësaj duheshin rekrutuar sa më shumë në parti të rinj dhe të reja katolikë.272

Fëmijët dhe të rinjtë e talentuar të mbaheshin afër për t’i aktivizuar në punë të ndryshme. Vetë

Enver Hoxha në fund të raportit shkruan me shkrim dore: “Për temat e rinisë dhe të pionierëve

duhet të ketë punë orientuese të përgjegjshme dhe luftë speciale për të luftuar influencën e fesë

katolike të vulgarizuar për të rinjtë. Kjo mund të gjendet në literaturën e sotme”.273

265 Po aty. 266 Po aty. 267 Po aty. 268 Poa ty, fl. 7. 269 Po aty. 270 Po aty. 271 Po aty. 272 Po aty, fl. 8. 273 Po aty, fl. 9.

Page 35: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

35

Që këtej e në vazhdim lektorët e aktiveve të partisë duhet të ishin “intelektualët” që do të

çrrënjosnin kulturën katolike dhe do të ndiqnin efektin e leksioneve deri në bazë.274 Por lektorët

ende ishin larg asaj çfarë kërkonte partia, dhe se masat nuk tregonin interes për këto leksione.275

Vërehej se propagandistët nuk bënin përgatitje të mirë sidomos ata të shkollës politike.276 Po

ashtu leksionet për t’i shpjeguar masës në Shkodër metodat sovjetike të punës dhe për zbatimin e

tyre nuk ishin bërë në bazë të një plani të caktuar.277 Kultura katolike vijonte të ishte e fortë.

Sigurimi i shtetit nuk mund të kishte sukses me klerin katolik pa e implikuar atë për çdo

akt “tradhtie” që ndodhte në kampin e socializmit. Kështu, pas prishjes së marrëdhënieve të

Shqipërisë me Jugosllavinë, klerit katolik i atribohet “tradhtia” e të vënurit në shërbim të titistëve

jugosllavë.278 Sigurimi me anë presionesh, ia kishte dalë mbanë të rekrutonte edhe katolikë në

çetat ilegale të Pal Bib Mirakës, Kol Çunit dhe Zef Pjetër Marashit.279 Fatkeqësisht, emrat e

klerikëve të infiltruar nga Sigurimi i shtetit në bandat e diversantëve apo dhe vetë në kishë

mbeten ende sekret. Një ish klerik katolik emri i të cilit nuk bëhet i ditur, merr përsipër “fajin” se

ishte agjent i zbulimit italian duke pohuar gjithçka në gjyqin kundër tij.280 Nga hulumtimi i

qindra faqeve të dokumenteve për klerin katolik, të bie në sy fakti se çdo prift katolik që është

ekzekutuar apo burgosur dhe që nuk ka pranuar “fajet” i vishen atribute agjenturore fantastiko-

shkencore.281 Për t’i shërbyer të vërtetës do të ishte e këshillueshme që të gjithë emrat e klerikëve

katolikë që tradhtuan edhe me pahir vëllezërit e tyre, të bëheshin të ditur.

Vetë zëvendësministri i Punëve të Brendshme “i famshmi” Mihallaq Ziçishti me një

urdhër tepër sekret të datës 17/XI/1958, urdhëron planin e masave për vazhdimin e marrjes së

masave aktive kundër klerit katolik.282 Ai prift që nuk pranonte të bashkëpunonte me organet e

Sigurimit të shtetit, fillimisht internohej.283 Udhëzimet tij janë një fakt i rëndësishëm se ku e

kishte përqëndruar punën Sigurimi për të rekrtuar agjentë në radhët e kryesisë së Kishës Katolike

274 AQSH, F. 14/Str. V. 1952, D. 22, fl. 24. Masat që u morën për përmirësimin e gjendjes në Shkodër. 275 Po aty, fl. 25. Pjesë nga informacioni i instruktorit Guri Pandeli, më 22/V/1952. "Për leksionin 'Mbi mënyrën

amerikane të jetesës' me punonjësit e fabrikës së cigareve, pashë se mënyra e shpjegimit të leksionit nuk tërhoqi

vëmendjen e masës". 276 Po aty. 277 Po aty, fl. 27. 278 AMPB/AIDSSH, Drejtoria e Parë, Dega Shkodër, Kutia 8, Dosje (pa numër dhe pa vit) për ish Klerin Reaksionar,

Volumi 1, dokument i vitit 1979 (janar), fl. 150. 279 Po aty, fl. 146. 280 Po aty, fl. 149-150. 281 Po aty, fl. 152. 282 Po aty, fl. 44. Plani i masave agjenturore kundër klerit katolik. 283 Po aty.

Page 36: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

36

të Shqipërisë. Xhakojtë (ndihmësit) ishin një element i mirë për t’u pranuar si agjentë nga

Sigurimi, madje u premtohej edhe karrierë në sferën kishtare nëse pranonin.284 Janë me dhjetëra

të dhënat për të infiltuarit e Sigurimit në radhët e kryesisë së Kishës Katolike me “bekimin” e

kryeministrisë. Këto masa duheshin zbatuar deri në 30 shtator 1958285, që me sa duket është

gabim pasi urdhri i Ziçishtit është i datës 17 nëntor 1958.

Është mjaft interesant fakti që jepet nga punonjësit e sigurimit në relacionet që

përgatitnin kundër klerit katolik se megjithë goditjet e herëpashershme dhe “demaskimit” të

veprimtarisë së tyre ata [kleri katolik], mbeteshina armiq të betuar të rendit socialist dhe pushtetit

popullor.286 Nga statistikat që kam hulumtuar nga arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme,

rezulton se deri në fundin e vitit 1958, në rrethin e Shkodrës gjendeshin të lirë 42 klerikë katolikë

nga të cilët 9 ishin në përpunim 2-A, 1 në përpunim B.P., 17 në kontroll operativ 2-B dhe 15

ishin kontigjent i Sigurimit.287 Po ashtu, edhe përsa i përket murgeshave katolike numri i të

cilave ishte 39, 17 ishin në kontroll operativ 2-B. Nga 132 anëtare të këshillave të kishës prej të

cilave vetëm 2 ishin në 2-A dhe 9 në kontroll operativ 2-B. Në radhët e këtij kontigjenti vepronin

3 agjente, 22 informatore dhe 2 strehuese.288

Goditja “përfundimtare” ndaj klerit në përgjithësi në Shqipëri në epokën e Luftës së

Ftohtë u dha në vitin 1967, me fjalimin e 6 shkurtit të Enver Hoxhës u shpreh se “...masat po

binden gjithnjë e më shumë për kotësinë e dëmin e madh që i ka sjellë në shekuj mbarë popullit

tonë feja dhe predikuesit e saj klerikë”.289 Kundёr mbylljes sё kishave, prifiti jezuit at Pjetёr

Mёshkalla me njё guxim tё madh i shkruante kryeministrit Mehmet Shehu mё 29 qershor 1967

ku ndёr tё tjera, mbylljen e kulteve fetare e krahasonte me rritjen e njё "breznie pa kurajo civile,

pa burrni, oportuniste, servile, tue prishё karakterin e shqiptarit nё dёm tё Atdheut".290

Me mbylljen e kishave shumë priftërinj katolik ri-arrestohen ndërsa objektet e kultit u

kthyen në terrene sportive për çlodhje e argëtim për masat punonjëse.291 Edhe pse pësoi goditjen

284 Po aty. 285 Po aty, fl. 45. Raporti është përpunuar nga kryetari I degës së IX Kristo Nushi. 286 Po aty, fl. 162. 287 Po aty, 163. 288 Po aty. 289 Po aty, fl. 165. 290 Markus W.E. Peters, Pёrballjet e historisё…, vepёr e pёrmendur, f. 224. 291 Po aty, fl. 166.

Page 37: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

37

e “mbrame” për çudinë e Sigurimit, fjala e imzot Ernest Çobës ishte tronditëse: “Nuk heqim dorë

nga feja deri në vdekje”.292

Ata priftërinj që nuk u ekzekutuan dhe nuk u burgsën për momentin, i kryenin në

fshehtësi ritet fetare, deri edhe celebrime martesash e përshpirtje për të vdekurit.293 Ndër fjalët që

pëshpëritej nga priftërinjtë që gjendeshin ende në liri ishte “Ky pushtet don të zhdukë fenë, por e

ka të kotë”.294 Nga vetë bashkëpunëtorët e Sigurimit që kishin denoncuar priftërinjtë katolikë,

kërkohej që të arratiseshin jashtë vendit, por që edhe këta vetë binin në rrjetën e strukturave të

organeve të puënve të brendshme.295 Në vitin 1967, goditen nga organet e Sigurimit me akuzën

si agjentë të zbulimit italian edhe klerikët katolikë të Tiranës, Zef Bici, Mark Dushi e Frano

Ilia.296 Dy të parët u pushkatuan, i treti arriti t’i mbijetojë burgjeve dhe u emërua ipeshkëv nga

Papa Gjon Pali II në vitin 1993.

Në Shkodër nga maji prill i vitit 1967 e deri në prill të vitit 1969 për veprimtari

“armiqësore” kundër pushtetit popullor ishin arrestuar 13 klerikë, nga të cilët 11 ishin katolikë, 1

muhamedan dhe 1 ortodoks. 297 Tre klerikë ishin dënuar me pushkatim, “çuditërisht” të tre

katolikë, ndërsa të tjerët me 13 deri 25 vjet heqje lirie.298 Në vitin 1970, arrestohen po për

veprimtari “armiqësore” klerikët Nikoll Troshani dhe Ndoc Sahatçia me banim në Tiranë të cilët

u dënuan me nga 15 vjet heqje lirie.299

Në vitin 1973 në Shkodër, arrestohet kleriku Mikel Gjergj Gjoni i cili dënohet me vdekje.

Ekzekutimi i tij u bë në vitin 1974.300 Në periudhën 1974-1975 arrestiohen klerikët Ndrek Krroqi

dhe Martin Tushi me akuzën se ndiqeshin si agjentë të mundshëm në shërbim të zbulimeve të

huaja. Edhe pse në gjyq sipas raportit të vetë Sigurimit nuk iu provua asgjë, u dënuan me nga 10

vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë.301

292 Po aty. 293 Po aty, fl. 167. 294 Po aty, fl. 168. 295 Po aty, fl. 171. Rasti i ish bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Tomorri” i kapur në zonën e Vermoshit

tetor 1967. 296 Po aty, fl. 173. 297 Po aty, fl. 175. 298 Po aty. 299 Po aty, fl. 176. 300 Po aty, pa datë ekzekutimi. 301 Po aty.

Page 38: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

38

Në vitin 1976, arrestohet ipeshkvi Ernest Çoba me ish kolegët tij Zef Hardhija, Kolec

Toni, Lec Balto Sahatçia, Ndoc Ndoja, Gaspër Jubani.302 Arrestimi i tyre u bë sepse “dihej” që

ishin armiq të betuar të atdheut dhe popullit dhe kishin bashkëpunuar me reaksionin e brendshëm

dhe të jashtëm në dëm të interesa të lirisë së popullit dhe atdheut.303 Interesat është fakti se në

çdo akuzë përsëritej se kleri katoik gjatë të gjithë periudhave historike të vendit kishte qenë në

shërbim të zbulimeve të huaja imperialiste dhe Vatikanit.304 Tek arrestiemt e klerikëve të bie në

sy fabrikimi i akuzave ku klasifikohehsin si bashkëpunëtorë edhe të “tradhtarëve” të partisë duke

filluar nga Tuk Jakova e deri tek Beqir Balluku e komplotistët e tjerë në ushtri, ekonomi, art e

kulturë etj.305

Në vitin 1978, në rrethin e Shkodrës ishin në gjendje të lirë 33 klerikë nga të cilët 29 me

arsim të lartë teologjik, ndërsa 5 të tjerë kishin kryer shkollën françeskane.306 Nga rradhët e tyre,

7 klerikë ishin në përpunim 2-A, prej të cilëve 4 ndiqeshin si agjentë të zbulimeve të huaja dhe 3

për veprimtari kundër revolucionare në formën e agjitacionit dhe propagandës. 21 ishin në

kontroll operativ dhe 3 prej tyre ishin kontigjent i Sigurimit. 307 Po ashtu Sigurimi kishte

evidentuar 224 persona të tjerë që kishin lidhje me klerikët katolikë, prej të cilëve 7 i kishte në

përpunime 2-A, 37 në kontroll operativ 2-B dhe 111 kontigjent i Sigurimit.308 Përveç shifrave të

lartpërmendura, nga këto kontigjente, 21 klerikë ishin arrestuar dhe vuanin dënimet në kampe e

burgje.309 Në radhët e pëpunimeve të klerit katolik, Sigurimi kishte 6 agjentë dhe 12 informatorë,

prej të cilëve 3 ishin me arsim të lartë teologjik, pa përmendur sipas raportit ata bashkëpunëtorë

që ishin për llogari të drejtimeve të tjera, por që jepnin të dhëna edhe për përpunimet e

kontigjentet e këtij drejtimi.310

Përfundimi i këtij raporti nga ana e operatorëve të Sigurimit, thekson faktin se megjithëse

goditjet e forta ndaj klerit dhe punën që bënte Partia për edukimin ateist të masave përsëri

vepritaria e klerit katolik kundër pushtetit popullor e cila konsiderohej plagë e rëndë vijonte të

ekzistonte.311 Kleri katolik vijon raporti edhe pse i pakët në numër, duke qenë ideologjikisht

302 Po aty, fl. 177. 303 Po aty. 304 Po aty. 305 Po aty, fl. 181. 306 Po aty, fl. 185. 307 Po aty. 308 Po aty. 309 Po aty. 310 Po aty, fl. 186. 311 Po aty, fl. 186.

Page 39: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

39

kundër marksizëm-leninizmit, pushtetit popullor dhe rendit socialist në Shqipëri, ashtu si edhe

më përpara nuk hiqte dorë nga përpjekja për të përmbysur diktaturën e proletariatit.312 Edhe pse

ishte arrestuar Ernest Çoba dhe grupi i tij, përsëri elementi katolik zhvillonte një luftë të mprehtë

dhe të gjithanshme.313 Interesant është fakti, përfundon raporti, se ata ende besojnë se feja do të

triumfojë në Shqipëri dhe se çdokush duhet të besojë tek kjo gjë.314

9. Përfundime

Beteja e gjatë e sistemit komunist në Shqipëri kundër klerit katolik dhe katolikëve

shqiptarë në përgjithësi përfundoi kur më 11 nëntor 1990 në qytetin e Shkdorës dom Simon

Jubani celebroi meshën e parë pas 22 vjetësh në Shqipëri.315 Informacionet që vinin nga Shkodra

mbi hapjen si kërpurdhat pas shiut të kulteve fetare ishin fakti më domethënës për dështimin e

regjimit komunist në luftën ndaj fesë në Shqipër e klerit katolik në veçanti. Ishte një betejë e

gjatë 45 vjeçare që nisi në vitin 1945 për të përfunduar në vitin 1990. Vetë Enver Hoxha në

fjalimin e tij para “zgjedhjeve’ të vitit 1982 kishte deklaruar se besimi fetar dhe praktikimi i tij

lihej në gjykimin e secilit person.316 Në gjysmën e dytë të viteve ’80 presioni nga shtetet

perëndimore ndaj qeverisë komuniste të Shqipërisë ishte në rritje dhe vizitat e lejuara të disa

klerikёve shqiptarë që ishin arratisur nga vendi po bëheshin gjithnjë e më të shpeshta. Vizita

kulmore e një kleriku shqiptar ishte ajo e Nënë Terezës në gusht të vitit 1989. Nënë Terezën e

takoi gjatë vizitës së saj edhe vetë e veja e Enver Hoxhës, Nexhmija.317 Shumë kuptimplotë e

mbështjellë me një mjeshtëri të hollë diplomatike ishte fjala që Nënë Tereza tha pasi vuri një tufë

me lule në varrin e Enver Hoxhës:

“Jam thellësisht e prekur dhe i shpreh respektin tim të thellë viktimave, martirëve të

Kombit, që kanë dhënë jetën për të çliruar vendin e tyre”.318

Në çdo raport që kam hulumtuar nga dokumentet e ish Sigurimit të shtetit lidhur me

veprimtarinë “armiqësore” kundër atdheut dhe popullit të klerit katolik, thuajse në çdo fund të

312 Po aty. 313 Po aty. 314 Po aty, fl. 188. 315 AMPB/AIDSSH, Fashikull për ish klerin reaksionar, vol. II, nr. 283, pa vit, fl. 337. Mbi informacionin nxjerrë nga

fjala e dom Simon Jubanit në meshën e datës 11.11.1990 në qytetin e Shkodrës. Raport dërguar Ministrisë Punëve të

Brendshme në Tiranë, më 7 dhjetor 1990. 316 Markus W.E. Peters, Përballjet e Kishës Katolike…, f. 248. 317 Po aty, vepër e përmendur, fl. 249. 318 Po aty, vepër e përmendur.

Page 40: Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë...1 Dr. Gjon Boriçi Instituti i Historisё /Akademia e Studimeve Albanologjike Titulli i kumtesёs: "Kleri katolik dhe katolikët shqiptarë

40

raporteve, përsëritej shprehja: “nuk kanë hequr dorë nga lufta kundër pushtetit popullor dhe

diktaturës së proletariatit”.

Ishte qesharake injoranca masive e komunistëve shqiptarë! Megjithë këto sulme fizike,

psikologjike e propagandistike, përsëri ata nuk kuptonin një gjë shumë të thjeshtë. Katolicizmi

është e vetmja Fe-Shtet në botë. Katolicizmi jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë nuk është

thjesht një simbol, as një flamur, as një monedhë, as një person; është një sistem që jeton prej 20

shekujsh me një emblemë, Kryqin e Krishtit dhe me një autoritet në tokë të kësasj embleme,

Papën e Romës. Komunistët shqiptarë kishin marrë “flamurin” e anti fesë dhe anti katolicizmit

në veçanti pa kuptuar se thjesht po bënin thjesht një krim më shumë ndaj popullit dhe shoqërisë

shqiptare. Si përfundim, është shumë kuptimplotë debati i At Zef Pllumit me vëllain e Ramiz

Alisë në javën e fundit të lirisë së besimit fetar kur ky i fundit përpiqet t’i "shpjegojë"

mosekzistencën e Zotit:

“At Zef Pllumi: Tash po nisem nga ajo teza jote materialiste që thotë se truni përfton idetë duke

qenë truni materie – idetë nuk mund të dalin jashtë materies apo formave të mundshme të saj

reale’. Duke u bazuar mbi këtë teori materialiste që ti e mbron me kaq fanatizëm, unë të pyes;

Zoti, që thu ti se u krijue nga truni i njeriut, a mund të jetë një krijesë e pabazuar në realitet? A

mund të krijojë mendja e njeriut nji gja që nuk ekziston? Këto po ti pves duke u bazue në tezat e

filozofisë sate.

Vëllai i Ramiz Alisë: I poshtër! I poshtër! Unë kam dëgjuar se Kleri Katolik është shumë i

poshtër, por që t’arrijë deri këtu që të provojë ekzistencën e Zotit përmes doktrinës materialiste,

këtë s’e kisha dëgjuar as menduar kurrë!.. Paskeni qenë me të vërtetë të poshtër”.319

319 At Zef Pllumi, Rrno vetëm…, vol. II, f. 239.