KATASTROFAT NATYRORE � EFEKTET FINANCIARE DHE …

16
KATASTROFAT NATYRORE EFEKTET FINANCIARE DHE FISKALE, POLITIKA DHE EKSPERIENCA PËR PËRBALLIMIN E TYRE Masat paraprake për përballimin me kosto sa më të ulët njerëzore dhe kapitale të pasojave të katastrofave natyrore Eduart Gjokutaj Dhjetor 2019 STUDIME FISKALE SHQIPTARE

Transcript of KATASTROFAT NATYRORE � EFEKTET FINANCIARE DHE …

Page 1: KATASTROFAT NATYRORE � EFEKTET FINANCIARE DHE …

KATASTROFAT NATYRORE – EFEKTETFINANCIARE DHE FISKALE, POLITIKA DHEEKSPERIENCA PËR PËRBALLIMIN E TYREMasat paraprake për përballimin me kosto sa më të ulët njerëzore dhe kapitaletë pasojave të katastrofave natyrore

Eduart Gjokutaj Dhjetor 2019 STUDIME FISKALE SHQIPTARE

Page 2: KATASTROFAT NATYRORE � EFEKTET FINANCIARE DHE …

KATASTROFAT NATYRORE – EFEKTET FINANCIARE DHE FISKALE, POLITIKA DHE EKSPERIENCA PËR PËRBALLIMIN E TYRE [email protected]

1

KATASTROFAT NATYRORE – EFEKTETFINANCIARE DHE FISKALE, POLITIKA DHEEKSPERIENCA PËR PËRBALLIMIN E TYRE

Studime Fiskale ShqiptareTËRMETI 26 NËNTORIT 2019.PASOJAT DHE MËSIME

Qendra ALTAX është një nismë studiuesish shqiptarë me synimin e një qasje të re në ndihmë të politikës fiskale dhe ekonomikeshqiptare me qasje drejt politikës fiskale evropiane. Qëllimi kryesor është që të promovojë edukimin me sistemin fiskal dhepërshtatjen e tij sipas ambjentit ekonomik, të ndihmojë tatimpaguesit dhe palët e interesuara (studentët, ekspertët në terren,studiuesit) nëpërmjet ekspertizës të jenë të informuar mbi qasjen fiskale dhe klimën ekonomike. Nga ana tjetër bashkëpunimime akademikë dhe ekspertë fiskale ndihmon për të zgjeruar dhe për të krijuar një audiencë të plotë në ndihmë të rritjes sëkapaciteteve fiskale në Shqipëri dhe Kosovë.

NE JU NDIHMOJMË TË PAGUANI TAKSAT!NE JU NDIHMOJMË TË MOS PAGUANI BAKSHISH PËR TAKSAT!

Studime Fiskale ShqiptareTËRMETI 26 NËNTORIT 2019 DHE PASOJAT E TIJ

Nr. 2019/12/[email protected]ë 17.12.2019Tiranë, Shqipëri

Page 3: KATASTROFAT NATYRORE � EFEKTET FINANCIARE DHE …

KATASTROFAT NATYRORE – EFEKTET FINANCIARE DHE FISKALE, POLITIKA DHE EKSPERIENCA PËR PËRBALLIMIN E TYRE [email protected]

2

© QENDRA ALTAXStudime Fiskale ShqiptareDhjetor 2019

Përgatitja dhe shpërndarjanga

Eduart GJOKUTAJEkspert i jashtëm ALTAX CENTER

KATASTROFAT NATYRORE – EFEKTET FINANCIARE DHE FISKALE,POLITIKA DHE EKSPERIENCA PËR PËRBALLIMIN E TYRE

Fatkeqësitë natyrore si tërmetet, përmbytjet, zjarret masive etj., sjellin dëme serioze. Ngastudime të ndryshme duket se përveç humbjes së jetës së njerëzve pasojat janë po aq tëkëqija edhe për ekonominë. Efektet, ndikimet, financat, fiskaliteti dhe politikat përgjegjëse

Fjalë kyç: termet, katastrofe, buxhet, finance, fiskal, Shqipëri, ekonomi

Klasifikimi JEL: D60, E20, E50, H10, H60

Dokumenti është përgatitur nga ekspertët e ALTAX, në serinë e përmbledhjeve tematike, me synimin që të kthehet në një burim diskutimipër gjithë të interesuarit, ose për ta përdorur në funksion të diskutimeve dhe analizave të politikave për shpërndarjen e barrës fiskale dhezbatimin në praktikë në kuadër të politikës decentralizimit dhe forcimit të financave lokale.Autorësia është e ©ALTAX.Cilido që do të përdorë të dhëna apo pjesë nga ky botim, është i detyruar të shënojë autorësinë si referencë në publikimet që do të përdorë.Dokumenti gjendet te faqja në internet www.altax.alNëse keni kërkesa apo pyetje dërgojini te [email protected]

Page 4: KATASTROFAT NATYRORE � EFEKTET FINANCIARE DHE …

KATASTROFAT NATYRORE – EFEKTET FINANCIARE DHE FISKALE, POLITIKA DHE EKSPERIENCA PËR PËRBALLIMIN E TYRE [email protected]

3

Acknowledgment

(ENGLISH) ALTAX CENTER is an Albanian think-tank initiative assisted by tax experts and fiscal and economyanalysts, aiming at a new approach to Albanian-European fiscal and economic policy. The primary goal is topromote education and culture of communication, help and assist the taxpayers and interested parties(students, field experts, civil servants) with the proper technical expertise. On the other side, the cooperationwith the academics and field experts helps to expand and create a comprehensive audience in help of increasingof young analysts’ capacities in Albania and Kosovo. One of our key goals is to achieve a more efficient and lesscomplex tax system for all. Our comments and recommendations on tax issues are made solely in order toachieve this aim; we are an entirely apolitical organization.

ALTAX represents the interest of taxpayer and is founded to help, increasing the knowledge and education aboutthe implementation in the right way of fiscal policies and public finances management. We are organized andwork based on the principle “Right from the start”.

WE HELP YOU TO PAY TAXES! WE HELP YOU NOT TO PAY BRIBE FOR TAXES!

Konsideratë

(ALBANIAN) Qendra ALTAX është një nismë studiuesish dhe analistësh fiskalë shqiptarë me synimin e një qasjetë re analize dhe diskutimi në ndihmë të politikës fiskale dhe ekonomike mbarëshqiptare me qasje drejt politikësfiskale dhe ekonomike evropiane. ALTAX është një qendër studimore fiskale dhe ekonomike dhe punon që tërritë mirëkuptimin e qeverisë dhe publikut për çështje të lidhura me ndershmërinë e sistemit ekonomik, fiskal neshoqërinë civile ne Shqipëri, si dhe kryerjes së shërbimeve publike vendore dhe qendrore të duhura dhe tëqëndrueshme. Një nga qëllimet tona kyçe është arritja e një sistemi tatimor më efikas dhe më pak kompleks përtë gjithë. Komentet dhe rekomandimet tona për çështjet tatimore bëhen vetëm për të arritur këtë qëllim. Nejemi një organizatë tërësisht apolitike.

ALTAX përfaqëson interesat e taksapaguesve, si një qendër kërkimore të pavarur fiskale, në rolin e njëkomentatori të financave publike, politikës fiskale, ligjit tatimor, edukimit fiskal, politikave sociale dhe pabarazivesociale në shpërndarjen e mirëqenies duke vlerësuar zhvillimin e politikave me qëllim promovimin e zhvillimit nëShqipëri të krahasuara me vendet në rajon dhe botë.

NE JU NDIHMOJMË TË PAGUANI TAKSAT! NE JU NDIHMOJMË TË MOS PAGUANI BAKSHISH PËR TAKSAT!

Page 5: KATASTROFAT NATYRORE � EFEKTET FINANCIARE DHE …

KATASTROFAT NATYRORE – EFEKTET FINANCIARE DHE FISKALE, POLITIKA DHE EKSPERIENCA PËR PËRBALLIMIN E TYRE [email protected]

4

Terma dhe sqarime

ASETE Aktive Afatgjata Materiale dhe Jomateriale

HELICOPTER MONEY Oferta monetare direkte me para për politika kompensuese

PBB Prodhimi i Brendshëm Bruto

TAP Tatimi mbi të Ardhurat Personale

TVSH Tatimi mbi Vlerën e Shtuar

Page 6: KATASTROFAT NATYRORE � EFEKTET FINANCIARE DHE …

KATASTROFAT NATYRORE – EFEKTET FINANCIARE DHE FISKALE, POLITIKA DHE EKSPERIENCA PËR PËRBALLIMIN E TYRE [email protected]

5

PËRMBAJTJA

Hyrje Faqe 6

1 Efektet financiare dhe kostot fiskale nga katastrofa natyrore Faqe 7

2 Politika monetare dhe fiskale, si përgjigje ndaj katastrofësnatyrore

Faqe 9

2.1 Politika monetare Faqe 10

2.2 Politika fiskale Faqe 10

3 A mundet të planifikohen politika parandaluese për përballiminme kosto sa më të ulët njerëzore dhe kapitale?

Faqe 12

4 Politikë dhe eksperiencë për përballimin dhe uljen e rriskut tëkatastrofave natyrore

Faqe 13

Mbyllje Faqe 14

Page 7: KATASTROFAT NATYRORE � EFEKTET FINANCIARE DHE …

KATASTROFAT NATYRORE – EFEKTET FINANCIARE DHE FISKALE, POLITIKA DHE EKSPERIENCA PËR PËRBALLIMIN E TYRE [email protected]

6

Hyrje

Ndërsa një fatkeqësi natyrore mund të formësojë imagjinatën dhe kujtesën e një komuniteti,ndoshta edhe për breza, efekti i tyre në ekonomi është më i kufizuar.

Fatkeqësitë natyrore si tërmetet, përmbytjet, zjarret masive etj., sjellin dëme serioze. Ngastudime të ndryshme duket se përveç humbjes së jetës së njerëzve pasojat janë po aq të këqijaedhe për ekonominë.

Nisur nga përvoja në vende të ndryshme ndikimi negativ në treguesit ekonomikë ndodh mësë shumti në terma afat të shkurtër, ndërsa në terma afatgjatë këto efekte janë kalimtare dhetë papërfillshme për ekonominë dhe buxhetin e shtetit.

Më i dukshëm është ndikimi i drejtpërdrejtë i fatkeqësive natyrore, që ne e pamë me pasojate tërmetit të 21 Shtatorit 2019 dhe 26 Nëntorit 2019 në Shqipëri. Ky efekt u duk në dëmtimetnë infrastrukturë, kapitalin e bizneseve dhe individëve, si dhe cënimin potencial për tëardhmen në shfrytëzimin e burimeve natyrore.

Page 8: KATASTROFAT NATYRORE � EFEKTET FINANCIARE DHE …

KATASTROFAT NATYRORE – EFEKTET FINANCIARE DHE FISKALE, POLITIKA DHE EKSPERIENCA PËR PËRBALLIMIN E TYRE [email protected]

7

1. Efektet financiare dhe kostot fiskale nga katastrofa natyrore

Këto ndikime të mundshme ngrenë një seri pyetjesh se si duhet të vlerësojmë kostot fiskaletë katastrofave natyrore.

Në mënyrë të veçantë:- Si mbartet barra e katastrofës te biznesi dhe buxheti?- Si shpërndahen këto shpenzime në vite të ndryshme buxhetore?- Si e ndihmon qeveria rishpërndarjen e burimeve midis viktimave të katastrofës dhetaksapaguesve të tjerë që nuk preken direkt?- Si mund ta parashikojmë ekspozimin financiar të buxhetit ndaj fatkeqësive të ardhshmenatyrore dhe parashikimi i buxhetit të duhur për këto goditje?Të gjitha këto pyetje bëhen gjithnjë e më të rëndësishme si për politikë bërësit ashtu edhe përanalistët.

Sipas disa vlerësimeve të studiuesve (Melecky dhe Raddatz 2011), katastrofat natyrore kanërritur shpenzimet e qeverisë me një mesatare prej 15 përqind dhe kanë ulur të ardhurat merreth 10 përqind gjatë pesë viteve pas një katastrofe, duke çuar në një rritje të konsiderueshmetë deficitit të përgjithshëm të buxhetit.

Ndërkohë, në rastin e tërmetit të Nëntorit 2019, stoku i shkatërrimeve të aseteve publike dheprivate pritet të ndikojë në një ulje të produktivitetit të bizneseve të zonave të prekura, poredhe më gjerë se këto zona. Kjo pritshmëri lidhet me faktin pasi ka humbje të efikasitetit kurbizneset kalojnë në forma alternative të prodhimit dhe shërbimit për shkak të prishjeve tëzinxhirit të furnizimit dhe të shërbimeve transportit.

Për shkak të dëmtimeve në inventarin e bizneseve, si dhe ndërprerjeve të përkohshme tëprodhimit e shërbimit, në periudhën afat shkurtër mund të shfaqen edhe prirje inflacioniste,si pasojë e uljes së ofertës për mallra e shërbime dhe rritjes së kërkesës. Këto çmime të rriturado të përqendrohen në industritë dhe shërbimet e mallrat kryesore përreth zonës sëkatastrofës. Në fakt, niveli i uljes së produktivitetit varet nga zhvillimi relativ ekonomik dhesocial i vendit. Ndërsa vendet më të zhvilluara përjetojnë një shkallë më të ulët tëvdekshmërisë dhe humbje më të madhe të stokut të kapitalit në krahasim me ta vendet mëpak të zhvilluara (ku përfshihet edhe Shqipëria) përballen me humbje më të mëdha nëproduktivitetin e bizneseve, por edhe të nivelit të vdekshmërisë.

Fatkeqësitë gjithashtu mund të paraqesin tronditje të mëdha në operacionet qeveritare dhefinancat e shtetit, sepse këto ngjarje shikohen gjerësisht si një problem publik që kërkonndërhyrje të qeverisë. Shpenzimet që bëhen kur qeveria nuk ka kohë për të humbur përveç setë japë përgjigje emergjente, lehtësim nga katastrofat dhe ndihmë për rikuperimin ekomuniteteve të prekura, të cilat në fakt rrisin shpenzimet publike dhe kërkojnë modifikime

Page 9: KATASTROFAT NATYRORE � EFEKTET FINANCIARE DHE …

KATASTROFAT NATYRORE – EFEKTET FINANCIARE DHE FISKALE, POLITIKA DHE EKSPERIENCA PËR PËRBALLIMIN E TYRE [email protected]

8

buxhetore. Ndikimi makroekonomik prej katastrofave mund të ndikojë në bazën tatimore dherrjedhimisht mbi të ardhurat e buxhetit.

Fatkeqësitë mund të kenë pasoja potenciale të rëndësishme për financat publike, duke rriturshpenzimet dhe njëkohësisht duke zvogëluar të ardhurat e buxhetit, duke rezultuarpotencialisht në rritje të huamarrjes së brendshme ose të jashtme, ndryshime thelbësore nëinvestimet ekzistuese dhe ato të planifikuara në terma afatmesëm. Tërmeti që ndodhi në fundtë vitit 2019 në Shqipëri duket se imponoi presione shtesë në financat publike duke i diktuarqeverisë të ndërmarri ndryshime në projekt buxhetin 2020, si dhe duke reflektuarpërkohësisht edhe masa zbutëse tatimore.

Ndërsa efekti shkatërrimit të aseteve publike e private ekzistuese nuk mund të pretendohetse ndikojnë dukshëm në PBB, efekti i rimëkëmbjes mund të jetë shpresëdhënës për biznesindhe ekonominë. Kështu, zëvendësimi i aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme me gjasamundet të ndikojë në PBB-së pasi rriten direkt shpenzimet për investime kapitale. Për mëtepër, konsumi privat dhe publik pritet të rritet. Duke përdorur qasjen e shpenzimeve ndajPBB-së, kjo do të thotë se do të pritet rritje e zërit të investimeve nga fondet publike, por edheato private, rritje të konsumit dhe shpenzimeve qeveritare për mallra dhe shërbime nëfunksion të rimëkëmbjes së pasojave të tërmetit. Kjo më tej do të çojë në rritje pozitiveekonomike që konvergon në rikthimin e ekonomisë në pozitat që ishte para katastrofës dhendoshta me efekte që mund të kalojnë këtë nivelet e rritjes ekonomike të para katastrofës(tërmetit).

Në kohën kur asetet e shkatërruara do të zëvendësohet nga asete të reja, që normalisht do tëjenë më të sigurta dhe më të avancuara teknologjikisht, produktiviteti do të ngrihet mbinivelet e para-katastrofës dhe fatkeqësia natyrore mund të veprojë si një formë e amortizimittë përshpejtuar dhe të rriti potencialet e ardhshme të rritjes ekonomike të vendit. Por, njëefekt dytësor mund të jetë inflacioni për shkak të rritjes së kërkesës për shërbimet e industrisësë ndërtimit, ku politikat monetare me ato fiskale duhet të veprojnë në kohë për të mbajturnën kontroll gjithashtu edhe tendencat për abuzime dhe shmangie të detyrimeve fiskale qëlindin nga zgjimi i ndërtimeve dhe shërbimeve që shoqërojnë këtë industri dhe industritë elidhura me të.

Sidoqoftë, përkundër rezistencës së ekonomisë dhe konsumatorit, politikat monetare dhefiskale ekspansioniste janë të rëndësishme për kontributin e tyre reale dhe psikologjike nëprocesin e rimëkëmbjes. Mbajtja e normave të interesit të qëndrueshme ose më të ulta mundtë rritë besimin e publikut, ndërsa shpenzimet shtesë qeveritare teksa ofrojnë solidaritet përata që preken japin edhe ndikim në rritjen e ofertës në treg nëpërmjet fondeve që hidhen përrindërtim të aseteve dhe ndikimin në konsum.

Page 10: KATASTROFAT NATYRORE � EFEKTET FINANCIARE DHE …

KATASTROFAT NATYRORE – EFEKTET FINANCIARE DHE FISKALE, POLITIKA DHE EKSPERIENCA PËR PËRBALLIMIN E TYRE [email protected]

9

2. Politika monetare dhe fiskale, si përgjigje ndaj katastrofës natyrore. Rasti Shqipërisë

Qeveria duhet të marri në konsideratë përdorimin e metodave të hartuara nga ekspertë qëkanë studiuar qasjet për parandalimin dhe përballimin e efekteve prej fatkeqësive natyrore.

Në një kontekst më të gjerë, vlerësimet e rriskut për fatkeqësinë natyrore duhet të integrohennë kornizën e politikës fiskale afatmesme (duke përfshirë hartimin e buxhetit, planifikimin einvestimeve publike dhe menaxhimin e borxhit). Në mënyrë të veçantë, qeveria duhet tëintegrojë rregullisht vlerësime të mundshme të shpeshtësisë dhe ashpërsisë së katastrofavenatyrore (përmbytje, zjarre etj.), analizave të kostove të mundshme fiskale dhe strategjivegjithëpërfshirëse të financimit për shpenzimet post-katastrofë në kornizat e tyre fiskaleafatmesme.

Duke krijuar parashikimet adekuate fiskale brenda formatit të buxhetit, një qasje e bazuar nërriskun për menaxhimin fiskal mund të ndihmojë në përcaktimin e masës së nevojshme tëvetë-sigurimit, si dhe numrin e burimeve që duhet të ndahen për parandalimin dhe zbutjen endikimeve të fatkeqësive natyrore. Kështu, kryerja e vlerësimeve të sakta të kostove tëmundshme fiskale është e nevojshme për të lehtësuar përgjigjet e duhura nga situata postshkatërrimi dhe për të mundësuar analiza më të mira të kostos-përfitimit të programeve tëndryshme të zbutjes së rriskut dhe të sigurimeve. Këto vlerësime mund të bazohen ngahistoria e një vendi për katastrofat natyrore.

Strategjia e investimeve publike duhet të forcojë qasjen për rezistencën e infrastrukturës ndajrreziqeve nga katastrofat dhe të përfshijë detyrime të rregullta të kushtëzuara të qeverisë, tëcilat lindin nga fatkeqësitë natyrore, mund të përfshijnë kostot e riparimit të infrastrukturavetë qeverisjes lokale ose ndërmarrjeve shtetërore.

Buxheti i shtetit për disa vite pas fatkeqësisë natyrore, si kjo e 26 Nëntorit 2019 duhet të ketëfleksibilitet për të siguruar përgjigje në kohë dhe efektivisht ndaj katastrofës së radhës. Nëpërgjithësi, fleksibiliteti duhet të përfshijë mundësinë e rishpërndarjes së shpejtë tëshpenzimeve nëpër zërat e buxhetit, si dhe proceset e efektshme për përgatitjen dheratifikimin e buxheteve të rishikuara.

Planet e paparashikuara për financimin e lehtësimit të fatkeqësive dhe rimëkëmbjen pasfatkeqësive duhet të mbështeten në një përzierje të planeve te mundshme për përgjigje ndajkatastrofave, duke përdorur burime të huazuara ose grante, si dhe transferim të rrezikut dukepërdorur sigurimet, instrumentet e borxhit, si dhe opsionet e tjera të tregut të kapitalit.

Në varësi të shtrirjes së pasojave nga fatkeqësia natyrore, përvoja ndërkombëtare sugjeronrezervimin e deri në 3 përqind të shpenzimeve në mënyrë që të merren me rreziqet fiskale qëlidhen me fatkeqësitë natyrore (Cebotari dhe të tjerët 2009). Fondet e papërdorura, brendakufijve të caktuar mund të transferohen në fund të vitit buxhetor në një zë fiskal tjetër, ose tëmbarten për vitin në vijim (p.sh. për t'u përdorur gjatë një katastrofe të ardhshme, ose përnevoja të tjera emergjente sociale etj. të qeverisë).

Page 11: KATASTROFAT NATYRORE � EFEKTET FINANCIARE DHE …

KATASTROFAT NATYRORE – EFEKTET FINANCIARE DHE FISKALE, POLITIKA DHE EKSPERIENCA PËR PËRBALLIMIN E TYRE [email protected]

10

2.1. Politika monetare

Katastrofa natyrore mund të shkaktojë një konflikt midis dy objektivave që janë objektmonitorimi dhe rregullimi midis qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë. Nga njëra anë, rritja enjëkohshme të çmimeve, pra inflacionit dhe nga ana tjetër tendencat afatshkurtra për ulje tëtendencës rritëse të ekonomisë.

U takon Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave, që të dyja të harmonizuara nëpolitikat dhe objektivat të rivlerësojnë objektivat dhe të ndjekin rrjedhën më të mirë tëveprimit. Për shkak se fluksi fillestar i inflacionit pas një katastrofe është i përkohshëm, ilokalizuar dhe i përqendruar në sektorë të veçantë, politika monetare duhet të ndikojë nëmbajtjen e inflacionit të ulët.

Edhe nëse Banka e Shqipërisë do të donte të kontrollonte inflacionin, nuk mund ta bëjë këtëpa rritur ndjeshëm normat e interesit pasi politika monetare synon të gjithë ekonominë, e cilado të ushtronte presion të mëtejshëm në një ekonomi tashmë të ngadalësuar. Mbajtja epolitikës monetare ekspansioniste do të siguronte në këtë kontekst likuiditet shtesë përsistemin financiar dhe do të mbante besimin e lartë pas pasigurisë që sjell katastrofa.

Sidoqoftë, si niveli i interesit para katastrofës ashtu edhe niveli i inflacionit mund të kufizojnëpërdorimin e politikës monetare.

Por, ndërkohë Banka e Shqipërisë edhe mund të ulë normat e interesit për të stimuluarshpenzimet që ndikohen prej interesit, siç janë investimet kapitale dhe konsumi i mallrave dheshërbimeve të përditshme dhe bazë.

2.2. Politika fiskale

Ndërsa politika monetare zhvillohet nën diskrecionin e Bankës qendrore të pavarur, politikafiskale duhet të balancojë perceptimin publik, opozitën dhe rriskun e borxhit publik nëvendosjen e një politike, si për të financuar një përgjigje fiskale, ashtu edhe në mënyrën si dotë shpërndahen paratë te viktimat nga katastrofa.

Fatkeqësitë natyrore ndikojnë si në shpenzimet qeveritare ashtu edhe në të ardhurat ngatatimet me ndikim të menjëhershëm dhe me shtrirje edhe për periudha afatmesme.Sidoqoftë, nga gjithë procesi i rindërtimit pritet të ketë një rritje të të ardhurave tatimore, pasiaktiviteti ekonomik për rikuperimin e pasojave duke nisur me procesin e rindërtimit do të japëefekte në rritjen e të ardhurave të bizneseve që marrin pjesë në këto projekte, që do tëfinancohen nga fondet e buxhetit, por edhe nga fondet e huaja, që janë një hyrje kapitali përinvestime direkte në ekonomi.

Në anën e shpenzimeve, qeveria ka tre mundësi për të financuar një ndryshim në politikënfiskale. Ajo mund të riorientojë fondet nga projektet e planifikuara dhe të shkurtojë

Page 12: KATASTROFAT NATYRORE � EFEKTET FINANCIARE DHE …

KATASTROFAT NATYRORE – EFEKTET FINANCIARE DHE FISKALE, POLITIKA DHE EKSPERIENCA PËR PËRBALLIMIN E TYRE [email protected]

11

shpenzimet ekzistuese, të marrë hua ose të rrisë taksat. Për efektivitetin maksimal, opsioni izgjedhur duhet të jetë në përputhje me kushtet mbizotëruese ekonomike.

Nëse mbizotërojnë frika për inflacionin e lartë dhe frika se ekonomia mund të mbinxehet ngakufizimet e ndryshme dhe rritje të barrës së taksave, një taksë e përkohshme për qytetarët dotë ishte më e efektshmja pasi riorienton fondet në zonat me nevoja të ngutshme duke ulurnjëkohësisht kërkesën për fonde shtesë nga bizneset private.

Kur ndodh një fatkeqësi natyrore, financat e qeverisë janë të ndjeshme në dy fronte. Së pari,aktiviteti ekonomik mund të tkurret fillimisht, në një periudhë afatshkurtër, duke ulur edhembledhjen e të ardhurave tatimore. Por, ndikimi në uljen e të ardhurave varet shumë ngashtrirja e diversifikimit ekonomik dhe struktura e të ardhurave tatimore.

Efektet ndryshojnë në varësi të sektorëve ekonomikë dhe burimeve të të ardhurave(p.sh.tatimi mbi të ardhurat personale (TAP), taksat kombëtare, TVSH apo detyrimetdoganore, etj.). Së dyti, përpjekjet për lehtësim dhe rindërtim pas fatkeqësisë mund të rrisinshpenzimet publike dhe të prekin shpenzime të tjera me përparësi, por edhe me efektepotencialisht afatgjata në forcimin e kapitalit njerëzor dhe shkallën e rritjes potenciale të njësektori ekonomie.

Nëse ekonomia konsiderohet se performon dobët (nën kapacitetet potenciale të saj), atëherëhuamarrja është qasja më efektive pasi ka efekt shtesë të rritjes së kërkesës agregate mbiburimet e riorientuara. Sidoqoftë, aftësia e një qeverie për të marrë hua është e kufizuar ngaborxhi publik ekzistues, pasi borxhet shtesë mund të rrisin primin e rriskut dhe kostot shtesëmund të tejkalojnë përfitimet.

Rrisku i borxhit të tepërt është veçanërisht i madh kur performancës së ulët të mbledhjes sëtë ardhurave tatimore i shtohen efekteve negative që vijnë prej shpenzimeve shtesë tëdiktuara nga pasojat e katastrofës.

Kjo është arsyeja pse Japonia, si vendi me barrën më të lartë të borxhit në grupin e vendevetë industrializuara, zgjodhi të mos marrë hua për fondin e ndihmës emergjente pas tërmeteve,pavarësisht një ekonomie në tkurrje në ato vite. Duke përdorur fondet e mbledhura, qeverianë harmonizim me Bankën qendrore mund të kompensojë viktimat përmes pagesave tëhedhjes së parasë shtesë në qarkullim, të kontribuojë në projekte të infrastrukturës publikeose të subvencionojë industri të prekura duke zbatuar përkohësisht politikën e ofertës direkteme para (Helicopter Money).

Page 13: KATASTROFAT NATYRORE � EFEKTET FINANCIARE DHE …

KATASTROFAT NATYRORE – EFEKTET FINANCIARE DHE FISKALE, POLITIKA DHE EKSPERIENCA PËR PËRBALLIMIN E TYRE [email protected]

12

3. A mundet të planifikohen politika për përballimin me kosto sa më të ulët njerëzoredhe kapitale?

Përderisa kompensimi për viktimat është instrumenti më i prekshëm dhe i menjëhershëm qëzbatohet në rastet kur fillon reagimi i qeverisë për të prekurit nga katastrofat natyrore, qëshoqërohet edhe me prezantimin e tyre në media ashtu edhe tek publiku direkt në takimetme ta, ai mund të krijojë një problem moral pasi pritshmëria për kompensime mund tëdekurajojë politikat reaguese për uljen e rrisqeve të katastrofave të ardhshme.Në vend të kësaj, qeveria duhet të përdorë politikën fiskale për të drejtuar burimet drejtparandalimit dhe zbutjes së katastrofave. Qeveria, si ofruesi i mallrave publike duhet tëriorientojë shpenzimet drejt përpjekjeve të pastrimit dhe rindërtimit të infrastrukturës publikedhe private.

Kështu, qeveria shqiptare edhe pse propozoi dhe miratoi një ligj për emergjencat në rastin ekatastrofave natyrore duhet të shikojë si nevojë një strategji të përshtatshme të administrimtë rrezikut për katastrofat e ardhshme që përfshijnë planifikimin financiar afatmesëm.

Baza e financimit duhet të zgjerohet, duke përdorur një kombinim të mekanizmave në niveletë ndryshme të mbulimit të humbjeve për të ndihmuar tejkalimin e problemeve. Nga njëra anëduhen efektivizuar fondet që burojnë nga buxheti dhe të koordinuara me Bankën eShqipërisë, por edhe një politikë sa më elastike për rritjen e mbulimit të sigurimeve dhemjeteve të tjera që ofrohen prej tregut të kapitalit.

Menaxhimi i rrezikut natyror të rrezikut duhet të jetë i integruar në politika afatgjata tëinvestimeve kombëtare dhe në strategji të zhvillimit duke reflektuar shpërndarjen e burimevefinanciare. Analizat dhe studimet shkencore cilësore dhe të besueshme duhet të bëhen njëkusht i domosdoshëm për menaxhimin efektiv të rrezikut nga katastrofat.

Ndërkohë, komunikimi me komunitetin ndërkombëtar duhet të marrë parasysh sistemet dhebazat e të dhënave të kërkimit dhe informacionit global dhe rajonal për rreziqet.

Page 14: KATASTROFAT NATYRORE � EFEKTET FINANCIARE DHE …

KATASTROFAT NATYRORE – EFEKTET FINANCIARE DHE FISKALE, POLITIKA DHE EKSPERIENCA PËR PËRBALLIMIN E TYRE [email protected]

13

4. Politikë dhe eksperiencë për përballimin dhe uljen e rriskut të katastrofave natyrore

Një qasje që mund të vlente për qeverinë në projektimin e politikave që rrisin me suksesmirëqenien afatgjatë përballë fatkeqësive mund të futet brenda disa pikave që formësojnëkuptimin e saj në kontekstin e parandalimit dhe përballimit të fatkeqësive natyrore, portashmë në mënyrë të organizuar dhe koordinuar. Qëllimi kryesor për këto projektime duhettë bazohen te produkti apo efektet që duhet të japin politikat, kryesisht para se të ndodhëkatastrofa.

Kështu, p.sh. politika publike mund të rrisë përfitimet neto duke (a) zhvendosur konsuminmenjëherë pas kohës së katastrofës, (b) zvogëlimin e ekspozimit ndaj humbjes përmesmasave zbutëse të planifikuara të politikave monetare dhe fiskale, (c) kufizimin e efektevekompensuese për përfituesit (rreziku moral), (d) politikat që premtojnë ndihmë financiare dhehumanitare për viktimat e katastrofës pa rritur taksat dhe masat kufizuese për ekonominëdhe buxhetin, (e) futjen e praktikës së njohjes së kostos së politikës publike për lehtësimindhe rikuperimin e katastrofave para se të ndodhin duke përdorur politikën e hartimit tëpolitikave bazuar te qasjet para se të ndodhë dhe pas ka ndodhur katastrofa natyrore.

Qeveritë mund të transferojnë disa nga rreziqet e tyre të katastrofës natyrore përmessigurimit tradicional, sigurimit bazuar në parametra të caktuar të tipit të katastrofës, si dheinstrumenteve të borxhit publik. Në zgjedhjen midis instrumenteve të ndryshëm të financimittë rrezikut nga katastrofa, është e nevojshme një strategji e miratuar për të mbuluar nëmënyrën e duhur nevojat e ndihmës, rigjenerimit dhe rikonstruksionit pas katastrofës.

Një mënyrë për të zvogëluar rrezikun që fondet e alokuara të pashfrytëzuara të mos kthehennë objekt debatesh politike, por edhe për ti shërbyer sa më korrekt qasjes për transparencëpër qytetarët është politika e qeverisë për blerje të policave të sigurimeve nga siguruesitprivatë. Në mënyrë të ngjashme, qeveria nuk mund të sigurojë sigurim përmes përdorimit tëobligacioneve për situata ngjarjesh madhore katastrofash natyrore, ku për shembull, siguruesiblen obligacione me rrisk të ulët të barabartë në vlerë me shumën e mbulimit të siguruar dheia cakton një administruesi të besuar. Siguruesi ka të drejta mbi interesin e bonove dhe primittë sigurimit deri sa të ndodhë humbja e mbuluar. Në atë rast obligacionet shiten dhe tëardhurat i paguhen qeverisë që ka kryer siguracionin.

Sigurimi tradicional mbetet një nga mënyrat më të mira për të minimizuar kostot fiskale tëkatastrofave natyrore. Meqenëse shpërndarja e humbjeve përmban humbje në shuma tëmëdha, siguruesit kryesorë mund të zgjedhin të transferojnë pjesë të konsiderueshme tëekspozimeve të katastrofës së tyre te risiguruesit.

Në ndryshim nga sigurimi tradicional, pagesa sigurimit bazuar në parametra të caktuar sipastipit të katastrofës kryhet duke u nisur nga shkaqe apo faktorë të paracaktuar, si shpejtësia eerës apo intenstiteti i zjarrit, nivelet e reshjeve të shiut ose intensiteti i tundjeve të tokës ngatërmetet. Përparësitë kryesore janë kostot e ulëta të transaksionit, pagesa e shpejtë dhekontratë e standardizuar.

Page 15: KATASTROFAT NATYRORE � EFEKTET FINANCIARE DHE …

KATASTROFAT NATYRORE – EFEKTET FINANCIARE DHE FISKALE, POLITIKA DHE EKSPERIENCA PËR PËRBALLIMIN E TYRE [email protected]

14

Këto metoda për minimizimin dhe efektivizimin për raste katastrofash shërbejnë simekanizma me efekt të menjëhershëm. Duke futur përbërësin e sigurimit brenda njëinstrumenti financimi, mund të lehtësojë presionet ndaj borxh marrjes sovrane dhe nevojavetë financimit nëse ndodh një fatkeqësi.

Në mbyllje mund të përmendet, se katastrofat natyrore jo vetëm që rritin shpenzimet dhetransferimet e fondeve të lidhura me to, por gjithashtu ato rritin ndjeshëm transferimet qënuk lidhen me katastrofën përfshirë pagesat për vijimësinë e jetesës për të prekurit nga to.

Konkluzione të analizës që bëhet për këto raste sugjerojnë që kostot aktuale fiskale të lidhurame përballimin e efekteve nga katastrofat mund të jenë shumë më të mëdha sesa vlerësimetfillestare, nëse llogariten edhe shpenzimet për mirëqenien e popullsisë së prekur, si një efektindirekt i katastrofës natyrore.

Page 16: KATASTROFAT NATYRORE � EFEKTET FINANCIARE DHE …

KATASTROFAT NATYRORE – EFEKTET FINANCIARE DHE FISKALE, POLITIKA DHE EKSPERIENCA PËR PËRBALLIMIN E TYRE [email protected]

15

KATASTROFAT NATYRORE – EFEKTETFINANCIARE DHE FISKALE, POLITIKA DHEEKSPERIENCA PËR PËRBALLIMIN E TYRE