Kapitulli I Hyrje 1. Konsiderata të përgjithshme të rinjtë dhe tregu i … · 2019-12-03 ·...

263
Tezë doktorature Fakulteti i shkencave sociale, Unversiteti i Tiranës ____________________________________________________________________________________________________ 1 1. Konsiderata të përgjithshme të rinjtë dhe tregu i punës Zhvillimit aktual i ekonomisë globale, produkt i të cilit është edhe globalizimi i tregut të punës, po evidenton gjithnjë e më shumë fenomenin e ndërthurjes dhe vartësisë së kërkesave dhe ofertave midis, tregjeve rajonale e kombëtare të punës. Karakteristikë e këtij fenomeni është natyra komplekse e tij, që shprehet me shfaqen e efekteve pozitive ose negative, të cilat ndryshojnë në varësi të nivelit ekonomik të vendit. Në rastin kur, për vlerësimin e efekteve këtij fenomeni, merret në konsideratë e gjithë forca aktive e punës në një vend të caktuar, pasojat negative të tij, ndeshen më shpesh në vendet në zhvillim. Ndërkohë, duhet të theksohet se, nëse i referohemi të rinjëve dhe nevojave të tyre për punësim, këto pasoja janë prezente, pavarësisht nga niveli i zhvillimit të vendit (Kahraman B. 2011). Megjithë këtë, si theksohet edhe në shumë studime të publikuara, papunësia e të rinjve dhe vështirësitë për punësimin e tyre, në vendet në zhvillim janë më të mëdha. Kjo, është pasojë jo vetëm e nivelit ekonomik të këtyre vendeve dhe tendencat të ulët të zhvillimit të ekonomisë kombëtare të tyre por edhe pse, në përgjithësi në këto vende, përqindja e të rinjve në forcën aktive për punë, është e lartë. Ndryshimet jo të vogla, në strukturën moshore të forcës së punës, ndërmjet vendeve në zhvillim dhe vendeve të zhvilluara, gjenerojnë ndryshime edhe në problemet me të cilat përballen të rinjtë në përpjekjet e tyre për një punësim të qëndrueshëm dhe ekonomik të leverdisshëm. Për rrjedhojë, për zgjidhjen e tyre kërkohet të formulohen politika dhe të ndërmerren veprime, të cilat me domosdo duhet të mbajnë parasysh karakteristikat dhe specifikat e vendit dhe shoqërisë ku ato do të zbatohen (Verick, 2009). “Rinia përbën më shumë se 40% të papunësisë botërore. Sot llogaritet që në botë të ketë diku rreth 66 milionë të rinj të papunë-një rritje prej së paku 10 milionë të rinj që nga viti 1965. Puna e përkohshme, është po ashtu një problem në rritje. Shumica e punëve të reja janë të paguara ulët dhe të pasigurta. Gjithnjë e më shumë, të rinjtë po drejtohen në sektorin jopublik për mjete jetese, me pak, apo fare pa mbrojtje punë, apo prespektivë për ardhmëri”.(Kofi Annan, Sekretar i Përgjithshëm OKB, 2001). "Pa punë të ndërshme, të rinjtë janë veçanrisht të ekspozuar ndaj varfërisë, e cila, nga ana tjetër, komplikon qasjen e tyre në arsim dhe shërbime shëndetësore, duke penguar edhe më tej punësim [...]. Aftësia e të rinjve për të gjetur punësimi të mirë, të vazhdueshëm dhe produktiv duhet të jetë një objektiv qendror i strategjive kombëtare të zhvillimit, duke përfshirë politikat për uljen e varfërisë” (Kofi Annan, 2006, Ish Sekretar i Përgjithshëm, OKB). Në fjalën e mbajtur në Mbledhjen Vjetore të Klubit të Madridit (2013), Kofi Annan deklaroi se, Kapitulli I Hyrje

Transcript of Kapitulli I Hyrje 1. Konsiderata të përgjithshme të rinjtë dhe tregu i … · 2019-12-03 ·...

  • Tezë doktorature Fakulteti i shkencave sociale, Unversiteti i Tiranës

    ____________________________________________________________________________________________________

    1

    1. Konsiderata të përgjithshme – të rinjtë dhe tregu i punës

    Zhvillimit aktual i ekonomisë globale, produkt i të cilit është edhe globalizimi i tregut të punës,

    po evidenton gjithnjë e më shumë fenomenin e ndërthurjes dhe vartësisë së kërkesave dhe

    ofertave midis, tregjeve rajonale e kombëtare të punës. Karakteristikë e këtij fenomeni është

    natyra komplekse e tij, që shprehet me shfaqen e efekteve pozitive ose negative, të cilat

    ndryshojnë në varësi të nivelit ekonomik të vendit. Në rastin kur, për vlerësimin e efekteve të

    këtij fenomeni, merret në konsideratë e gjithë forca aktive e punës në një vend të caktuar,

    pasojat negative të tij, ndeshen më shpesh në vendet në zhvillim. Ndërkohë, duhet të theksohet

    se, nëse i referohemi të rinjëve dhe nevojave të tyre për punësim, këto pasoja janë prezente,

    pavarësisht nga niveli i zhvillimit të vendit (Kahraman B. 2011). Megjithë këtë, si theksohet

    edhe në shumë studime të publikuara, papunësia e të rinjve dhe vështirësitë për punësimin e

    tyre, në vendet në zhvillim janë më të mëdha. Kjo, është pasojë jo vetëm e nivelit ekonomik të

    këtyre vendeve dhe tendencat të ulët të zhvillimit të ekonomisë kombëtare të tyre por edhe pse,

    në përgjithësi në këto vende, përqindja e të rinjve në forcën aktive për punë, është e lartë.

    Ndryshimet jo të vogla, në strukturën moshore të forcës së punës, ndërmjet vendeve në

    zhvillim dhe vendeve të zhvilluara, gjenerojnë ndryshime edhe në problemet me të cilat

    përballen të rinjtë në përpjekjet e tyre për një punësim të qëndrueshëm dhe ekonomik të

    leverdisshëm. Për rrjedhojë, për zgjidhjen e tyre kërkohet të formulohen politika dhe të

    ndërmerren veprime, të cilat me domosdo duhet të mbajnë parasysh karakteristikat dhe

    specifikat e vendit dhe shoqërisë ku ato do të zbatohen (Verick, 2009).

    “Rinia përbën më shumë se 40% të papunësisë botërore. Sot llogaritet që në botë të

    ketë diku rreth 66 milionë të rinj të papunë-një rritje prej së paku 10 milionë të rinj që nga viti

    1965. Puna e përkohshme, është po ashtu një problem në rritje. Shumica e punëve të reja janë

    të paguara ulët dhe të pasigurta. Gjithnjë e më shumë, të rinjtë po drejtohen në sektorin

    jopublik për mjete jetese, me pak, apo fare pa mbrojtje punë, apo prespektivë për

    ardhmëri”.(Kofi Annan, Sekretar i Përgjithshëm OKB, 2001).

    "Pa punë të ndërshme, të rinjtë janë veçanrisht të ekspozuar ndaj varfërisë, e cila, nga ana tjetër,

    komplikon qasjen e tyre në arsim dhe shërbime shëndetësore, duke penguar edhe më tej

    punësim [...]. Aftësia e të rinjve për të gjetur punësimi të mirë, të vazhdueshëm dhe produktiv

    duhet të jetë një objektiv qendror i strategjive kombëtare të zhvillimit, duke përfshirë politikat

    për uljen e varfërisë” (Kofi Annan, 2006, Ish Sekretar i Përgjithshëm, OKB).

    Në fjalën e mbajtur në Mbledhjen Vjetore të Klubit të Madridit (2013), Kofi Annan deklaroi se,

    Kapitulli I

    Hyrje

  • Çështje të punësimit të të rinjve… Enida Kume

    ____________________________________________________________________________________________________

    2

    pavarësisht disa ndërhyrjeve dhe perparimeve të bëra prej qeverive të ndryshme, niveli i

    papunësisë ndër të rinjtë, vazhdon të jetë i lartë. Kriza globale më shumë se këdo ka goditur të

    rinjtë, ndaj theskoi ai “Nuk është për t'u habitur që të rinjtë kanë qenë, në masë, në ballë të

    protestave të fundit në botë" (Kofi Annan, 2013, Ish Sekretar i Përgjithshëm, OKB).

    Papunësia ndër të rinjtë është aktualisht një nga problemet më shqetësuese me të cilin përballet

    shoqeria sot. Rajonet më të prekura janë: Evropa Jugore (Greqia, Spanja dhe Italia), Evropa

    Lindore (Bulgaria në veçanti, Ish-republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Polonia) dhe

    Karaibet (përfshirë Xhamajkën, Trinidadin dhe Tobagon). Megjithatë, papunësia te të rinjtë

    nuk është e lartë në të gjitha vendet. Në Austri, Japoni, Meksikë, Singapor, Kore Jugore,

    Republikën e Bashkuar të Tanzanisë, më pak së 1 në 12 punëtorë është i papunësuar dhe

    dallimi mes normës të të rinjve dhe të rriturve është shumë i ulët. (Të dhënat e vendeve të vitit

    1997 ose më herët, ONP).

    Çdo gjë e ngjashme, me papunësinë afatgjatë, shkakton shqetësim social dhe pasojat e të qenit i

    papunë në rini mund të jenë shumë serioze. Papunësia në rini shumë herë mund të shoqërohet

    me probleme të rënda sociale si; dhuna, krimi, vetëvrasja dhe përdorimi i narkotikëve dhe

    alkoolit.

    Mosha 15-24 vjeç, është një përiudhë e rëndësishme, gjatë të cilës i riu merr vendime që kanë

    ndikim në të ardhmen e tij. Sipas Raportit për Tendencan Global të Punësimit të të Rinjve,

    2008, përgatitur nga Organizata Ndërkombëtare e Punësimit (ILO, 2008,) të rinjtë përbëjnë

    afërsisht 40% të numrit të përgjithshëm të personave të papunë në të gjithë botën, ndërkohë që

    ata përbëjnë vetëm rreth 25% të të gjithë popullatës në moshën e punës (mosha 15 e sipër)

    (ILO 2008a). Trendet globale të Punësimit, të publikuara nga Organizata Ndërkombëtare e

    Punës (ILO, 2008), theksojnë se në dekadën mes 1997 dhe 2007, papunësia e të rinjve në të

    gjithë botën u rrit 10,9-11,9% ndërkohë që papunësia globale luhatej në nivelin 4.2% (ILO,

    2008c). Të rinjtë kanë rreth tre herë më shumë gjasa të jenë të papunë se sa të rriturit. Në vitin

    ...Sot në botë jetojnë më shumë se 510 milion të reja dhe më shumë se 540 miljon

    të rinjë, sipas llogaritjeve të Kombeve të Bashkuara.

    ... kjo do të thotë se një ndër pesë persona është i moshës 15 dhe 24 vjeç, rinia

    përbën rreth 18-20 për qind të popullatës botërore.

    ... në mesatare dhe gati gjithkund, për çdo një të papunë të rritur, ka dy të rinjë të

    papunë.

    ... rreth 70 milionë të rinjë janë të papunë në të gjithë botën, sipas llogaritjeve të

    ONP.

    ... në vendet e tjera si: Kolumbia, Egjipit, Ialia dhe Xhamajka, më shumë se 1/3 e

    të rinjve janë të renditur si të “papunë”: duke e deklaruar vetveten të papunë,

    duke kërkuar punë dhe/ose duke qenë të gatshëm për punë.

  • Tezë doktorature Fakulteti i shkencave sociale, Unversiteti i Tiranës

    ____________________________________________________________________________________________________

    3

    2007 papunësia tek të rinjtë, u vlerësua të ishte rreth 2.8 herë më e lartë se sa tek të rriturit, nga

    2.6 herë që ishte vlerësuar në vitin 1997 (ILO, 2008, faqe 3).

    Në Raportin për Tendencan Global të Punësimit të të Rinjve, 2012 (ILO, 2013) theksohet se

    impakti negativ i krizes ka qënë i rëndë për të rinjtë, në të gjithë botën. Në mënyrë të vecantë,

    ky impakt ka qënë me efekte të mëdha tek të rinjtë e vendeve në zhvillim. Në nivel global

    përqindja e të rinjve të papunësuar, në vitin 2011 u vlerësua në kufijtë 12.6 -13.6 %1.

    Pasojat negative të krizës në treguesit makroekonomik, kanë sjell efekte edhe në përkeqësimin

    e treguesve të punësimit tek të rinjtë. Matsumoto, Hengge dhe Islam, (2012) në një studim

    ekonometrik kanë analizuar këto efekte. Ata kanë arritur në përfundimin se përpjekjet për

    përmirësimin e këtyre treguesve, vecanërisht nepërmjet rritjes së investimeve, ndikon

    pozitivisht në uljen e nivelit të papunësisë tek të rinjtë, si në vendet e zhvilluara ashut edhe në

    vendet në zhvillim. Ndërkohë, theksojnë se, është e rëndësishme që në këto përpjekje të

    shoqerisë, të përfshihet me domosdo sistemi bankar. Investimet janë të varuara prej këtij

    sistemi, prej kostos së kredisë. Ështe e domsodoshme që të hartohen dhe zbatohen politika

    financiare, të cilat të lehtësojnë dhe mbështësin, sa më shumë të jetë e mundur investimet, në

    mënyrë që ndërrmarjet të mos përballen me vështirësi serioze për të bërë biznes dhe për

    rekrutimin e punëtorëve të rinj2.

    Papunësia tek të rinjtë në vendet e zhvilluara dhe Bashkimin Europian, në vitin 2012, u

    vlerësua në rreth 18.1%. Në periudhën 2008 - 2012 numri i të rinjve të papunë u rrit me rreth 2

    milion, ose me rreth 25% në vendet me ekonomi të zhvilluar. Gjatë kësaj periudhe, prej 2008

    deri në 2010, përqindja e të rinjve të papunë, që nuk vazhdojnë shkollën ose që nuk janë në

    proces trajnimi (të emërtuar NEET), u rrit me 2.1 pikë përqind duke arritur ne 15.8 pikë

    përqind, si një mesatare e vendeve OECD. Pra, mesatarisht një në gjashtë të rinj, në këto vende

    nuk ka punë, dhe nuk është i përfshirë në sistemin e edukimit dhe/ose trajnimit (ILO, 2013)3.

    Në vitin 2012 përqindja më e lartë e papunësisë tek të rinjtë, në vendet në zhvillim, u vlerësua

    në Lindjen e Mesme (28.3%) dhe në Afrikën Veriore (23.7%), më e ulta në Azinë lindore

    (9.5%) dhe Azinë Jugore (9.3%). Midis viteve 2011-2012 përqindja e papunësisë tek të rinjtë,

    në nivel rajoni, u rrit për të gjithë rajonet, me përjashtim të rajonit të Europës Qëndrore e Jug-

    Lindore (vendet që nuk janë antare të BE-së), në Vendet e Kommonuelthit, Amerikën Latine

    dhe Karaibet, Azinë Jug-Lindore dhe rajonin e Paqësorit. Përqindja e NEET për të rinjtë ishte

    e lartë në vendet në zhvillim (ILO, 2013)1

    1 Global Employment Trends for Youth 2012, ILO, May, 2012 2 Matsumoto, M.; Hengge, M.; Islam I. 2012. “Tackling the youth employment crisis: A macroeconomic përspective”, Employment Sector Working Papër No. 124 (Geneva, ILO). 3 Global Employment Trends for Youth 2013 | A generation at risk. International Labour Office – Geneva: ILO, 2013. p.4

  • Çështje të punësimit të të rinjve… Enida Kume

    ____________________________________________________________________________________________________

    4

    O'Higgins (2001, fq 11.) ka vënë në dukje se veçanrisht në kushtet e krizave ekonomike ose në

    ekonomitë me ritme të ulta, papunësia tek të rinjtë arrin në nivele të larta. Ndërkohë, situatën e

    vështirëson akoma edhe me shumë fakti se, në kushte të tilla edhe vemendja e politik bërësve

    ndaj këtij problemi shqetësues, shoqëror dhe ekonomik, bie në nivele të pa mjaftueshme.

    Studimet e efekteve të krizës së vitit 2008 dhe krizave të mëparshme, në tregun e punës, kanë

    treguar se të rinjtë kanë qenë pjesa e popullatës që i ka ndier me shumë efektet negative të

    tyre. Për këtë grup të popullatës efektet e krizave kanë qënë shumë më të rënda, më të gjata dhe

    me të qëndrueshme (Verick, 2009; Bell & Blanchflower, 2009). Ndërkohë, është e rëndësishme

    të theksohet se nëse neglizhohet si fenomen social e ekonomik dhe për të nuk ndërmerren

    aksione efektive, papunësia e të rinjve shndërohet në një fenomen që shkakton impakte

    negative e serioze në shoqëri. Papunësia e të rinjve sjell efekte negative në zhvillimin social.

    Ajo është gjeneruese e fenomeneve të padëshëruara dhe me pasoja afatgjata negative në

    shoqëri (ILO, 2006).

    Papunësia ndër të rinjtë është një fenomen social e ekonomik me përmasa shqetesue edhe në

    vendet e rajonit tonë. Sipas Bunjes, U. (2010) përqindja e të rinjëve të papunë të moshës 15-24

    vjeç vlerësohet: në Bosnje Hezergovinë 58%, Maqedoni 58%, Serbi 48%, Mal i Zi 38%,

    Bullgari 20% dhe Greqi 25%.

    Papunësia e zgjatur tek të rinjtë, mund të sjell pasoja negative edhe në fazat e tjera, të

    mëvonëshme, për ta. Ajo ndikon jo vetëm në ecurinë e jetës se një personi, në zvogëlimin e

    mundësive për mirëqënie ekonomike të tij por, në të njëjtën kohë ngushton edhe hapsirat për

    pjesëmarrjen aktive të tyre në jetën ekonomike-sociale e politike. Papunësia e zgjatur tek të

    rinjtë është faktor që sjell pabarazi ekonomike në shoqëri, në përgjithësi (Lynch, L.M. 1988;

    Fares & Tiongson 2007; Arulampalam, Gregg & Gregory, 2001; Ellwood, 1982; O'Higgins,

    2001; Wolbers, M. H.J., Career, F. 2006 ).

    Blanchflower dhe Freeman (2000), në analizën e tregjeve të punës për të rinjtë në vendet e

    përparuara, me fokus Francën4 dhe Greqinë5, japin shpjegime të ndryshme për zhvillimet

    historike të ndodhura në dekadat e fundit. Pavarësisht përkeqësimit të kushteve në tregun e

    punës për të rinjtë në këto vende, trazirat sociale të shkaktuar prej tyre, nuk ndodhën

    menjëherë. Pakënaqësia tek të rinjtë u zhvillua si një proces akumulues. Ndërkohë, megjithëse

    përceptimi publik parashikonte ndodhjen e situatave karakteristike për një konflikti social,

    reagimi dhe vëmendja e politik bërësve dhe institucioneve publike përgjegjese për zhvillimin e

    4 Në Francë Përqindja e te papuneve ne moshen 15-24 vjeç përpara fillimit te krizes boterore, ne vitin 2007, ishte 18.7 përqind dhe ne vitin 2009 arriti shifren 22.6 përqind (ILO, KILM Databases). 5 Sipas UNDP papunesia tek te rinjte ne moshen 15-24 vjeç ne Greqi ne periudhen 2007-2008 u vleresua ne rreth

    24.5 përqind, kohe kur pas vrasjes se nje te riu filluan trazirat e dhunëshme.

    .

  • Tezë doktorature Fakulteti i shkencave sociale, Unversiteti i Tiranës

    ____________________________________________________________________________________________________

    5

    politikave dhe programve në mbështetje të rritjes së ofertave për punësim për të rinjtë,

    mungonte. Në kohën e shkrimit të librit të tyre, trazirat e dhunshme të të rinjve në Greqi dhe

    ngjarjet më herët të ngjashme në Francë, nuk kishin ndodhur ende. Megjithë këtë autorët, duke

    ju referuar situatave me të cilat përballej rinia në këto dy vend dhe mbështetur në analizën e

    reagimeve të shoqërisë ndaj tyre, parashikuan shpërthimin e konflikteve sociale në këto vende,

    në bazë e të cilëve qëndronin pakënaqesitë e të rinjve.

    Në kohën e sotme, e cila jo rrallë emërtohet “mosha e internetit”, të rinjtë kanë mundësi të

    mëdha për të mar informacion për realitetet ekonomike në vendin e tyre dhe në vënde të tjera.

    Informacioni për tregun e punës është lehtesisht i aksesueshëm prej tyre. Shtuar kësaj edhe

    mundësitë që ofron lëvizja e lirë, si një realitet qe karakterizohet nga një trend pozitiv në rritje,

    pritshmëritë e tyre për një të ardhme më të mirë, janë në rritje. Për realizimin e këtyre

    pritshmërive, vecanërisht për të rinjtë që jetojnë në vende ekonomikisht të pazhvilluara ose me

    ekonomi që karakterizohet nga ritme të ulta zhvillimi, jo rrallë të rinjtë ndjekin rrugë që mund

    të gjenerojnë situata jo normale sociale e politike. Për të parandaluar përballjen me të tilla

    situata, është e nevojshme që shoqëritë t`ju adresohen këtyre kërkesave. Sfida për politikat

    publike është evidentim dhe vlerësimi i dinamikave në ekonominë kombëtare dhe atë globale

    dhe mbi këtë bazë, hartimi i strategjive dhe planeve të veprimit, me objektiv rritjen e

    mundësive për punësim të qëndrueshëm dhe efektiv të të rinjve. Në të kundërtën, mundësitë që

    të rinjtë të kthehen në një faktor rreziku e destabilizimi social e ekonomik rriten (Kahraman B.

    2011).

    2. Mbi nevojën e studimit të tregut të punës për të rinjtë

    Trajtimi i çështjeve dhe problemeve që lidhen me punësimin e të rinjve, duke patur si objektiv

    kryesor realizimin e kushteve që do të mundësojnë një punësim të qëndrueshëm dhe efektiv të

    tyre, mund të shpjerë në zgjidhje efektive, nëse ato trajtohen në gjithë kompleksitetin e tyre,

    duke përdorur, për këtë qëllim, metoda studimi shumë përmasore, në të cilat të ndërthuren

    koncepte të shkencave ekonomike, demografike, sociale, kulturore, analiza sasiore e cilësore,

    modelime që pasqyrojnë sjelljet, ndërvartësinë në veprimet dhe bashkëveprimet e aktorëve të

    ndryshëm që operojnë në tregun e punës, etj. (Blanchflower & Freeman, 2000; O'Higgins, 2001

    & 2003; Muller & Gangl, 2003; Freeman & Urti, 1982; Blanchard & Wolfers, 2000; Biagi &

    Lucifora, 2007; Korenman dhe Neumark, 1997 dhe 2000, Baccaro & Rei, 2005; Neumark dhe

    Wascher, 2004; Jimeno & Rodriguez - Palenzuela, 2002; Scarpetta, 1996, Braziene dhe

    Dorelaitiene, 2012). Suksesi i studimit si edhe konceptimi dhe realizimi i ndërhyrjeve të

    nevojshme për zhvillimet e kërkuara në tregun e punës dhe në kapacitetet e të rinjve për t`ju

    përgjigjur kërkesave të këtij tregu, është i mundur, nëse ky proces shumëpërmasor zhvillohet

    duke patur si objektiva:

  • Çështje të punësimit të të rinjve… Enida Kume

    ____________________________________________________________________________________________________

    6

    (i) studimin dhe vlerësimin e efekteve të të gjithë faktorëve që ndikojnë në përformancat

    e tregut të punës që ju ofrohet të rinjve,

    (ii) vlerësimin e dinamikës dhe trendeve që karakterizojnë tregun e punës në kushte të

    caktuara dhe kontekse psiko-sociale e ekonomike, karakteristikë për nje shoqëri të

    caktuar, në një periudhe të caktuar të zhvillimit të saj dhe në terma afat-mesme e afat-

    gjata;

    (iii) studimin dhe vlerësimin e sjelljeve të të rinjve ndaj tregut të punës;

    (iv) vlerësimin e performancave në fomimin teknik e profesional të tyre dhe e masës së

    përpuethshmërisë së tyre me kërkesat e tregut të punës;

    (v) studimin e sjelljeve psiko-emocionale të të rinjve si pjesë e reagimit ndaj kërkesave,

    karakteristikave dhe dinamikave të ofertave në tregun e punës;

    (vi) përcaktimin e rrugëve që mundësojnë harmonizimin më të mirë midis kërkesave të

    ofertave të tregut të punës dhe mundësive e kapaciteteve të të rinjve për t`ju përgjigjur

    atyre;

    (vii) hartimin e politikave dhe planeve të veprimit që kanë si objektiva të tyre rritjen e

    mundësive për punësim të qëndrueshëm dhe efektiv të të rinjve;

    (viii) zhvillimin e kapaciteteve institucionale, të nevojshme për zbatimin e tyre dhe ndërtimi

    i instrumentave që mund të përdoren prej shoqërisë në përgjithësi dhe aktorëve

    kryesorë që opërojnë në tregun e punës.

    Studimi i faktorëve që ndikojnë dhe përcaktojnë madhësinë agregat (norma) të punësimit të të

    rinjëve, si dhe të faktorëve që janë në themel të shkaqeve të papunësisë dhe që përcaktojne

    nivelin e saj, në konteksin e një ekonomie të caktuar, në zhvillim ose të zhvilluar, tregon se

    tregu i punës për të rinjtë dhe suksesi i përpjekjeve të tyre për punësim të qëndrueshëm e

    efektiv, ndikohet nga veprimi dhe bashkëveprimi i faktorëve të ndryshëm. Ndër ta si me të

    rëndësishëm mund të renditen (Kahraman B.2011; Bell & Blanchflower , 2009; Baccaro & Rei,

    2005):

    (a) faktorë makroekonomikë (të lidhur me kërkesa agregate);

    (b) faktorë demografikë (të lidhur me madhësinë, cilësinë dhe karakteristikat

    strukturore në lidhje me moshën dhe gjininë e forcës aktive të punës);

    (c) faktorë kulturor e profesionale (të lidhur me produktet që realizon sistemi i

    edukimit);

    (d) faktorë institucionalë (të lidhur me politikat, strategjitë, planet e veprimit që

    kanë si objektiv të tyre punësimin e të rinjve dhe institucionet si sindikatat e

    punës etj..)

  • Tezë doktorature Fakulteti i shkencave sociale, Unversiteti i Tiranës

    ____________________________________________________________________________________________________

    7

    Korenman dhe Neumark (1997),(2000), studiuan efektin e ndryshimeve në strukturën e

    moshës së popullatës, në vendet në zhvillim, në punësimin e të rinjve. Hipoteza bazë që

    përdoren ishte: zvogëlimi i përqindjes së grup moshës së të rinjve në strukturën moshore të

    popullatës, i ndodhur në përiudhën 1980-1990, favorizon përpjekjet e të rinjve për të hyrë, në

    mënyrë të qëndrueshme dhe efektive, në tregun e punës.

    Studimi tregoi se, situata e të rinjëve gjatë kësaj periudhe nuk ishte përmirësuar.

    Këta autorë theksojnë rolin përcaktues të kërkesës agregate në punësimin/ papunësinë e të

    rinjve. Ata provuan se, nëse ndryshimet në strukturën moshore nuk shoqërohen edhe me

    ndryshime në nivelet e faktorëve të tjerë, ndër të cilët si mëv të rëndesishëm konsiderojnë

    faktorët makroekonomik dhe faktorët që lidhen me kapacitetet teknike e profesionale të të

    rinjve, rezultatet nuk pritet te jene inkurajuese. Veprimet e këtyre faktoreve, produkti i të cileve

    duhet të jete rezultat i bashkëveprimit ndërmjet tyre, kushtëzohen në një masë të ndieshme edhe

    prej nivelit makroekonomik të vendi. Në vëndet në zhvillim, në përgjithësi, situata ndryshon

    nga ajo që ndeshet në vendet e zhvilluara. Efektet e bashkëveprimit të këtyre faktorëve janë më

    shumë të ndieshme. Megjithëse edhe në këto vende është prezent fenomeni i “plakjes” në forcat

    aktive të punës, ndryshimet, në favor të rritjes së përqindjes së grupmoshave të rritura, kanë

    ritme më të ulta se sa ato që janë vlerësuar në vendet në zhvillim. Bashkëveprimi i këtyre

    ritmeve të ndryshimit në strukturën moshore të forcës aktive të punës, me përpjekjet për

    gjenerimin e mundësive për përshpejtim të ritmeve për ndryshime pozitive makroekonomike në

    ekonomitë në zhvillim, bëjnë që në këto vende, reagimi i tregut të punës, ndaj kërkesave të të

    rinjve, të jetë më pozitiv dhe më “dashamirës” se ai në vendet në zhvillim (Lam, 2006).

    3. Mbi nevojën për politika mbështetëse.

    Trajtimi i çështjeve që janë të lidhura me punësimin e të rinjve për çdo vend, pavarësisht nga

    niveli i zhvillimit ekonomik të tij, është një sfidë. Në kushtet e ekonomisë së hapur, globale, e

    cila aktualisht karakterizohet nga përpjekjet për tregje, përfshirë këtu edhe tregun e punës,

    punësimi i të rinjve merr dimensionet e një sfide globale6. Hartimi i strategjive dhe politikave

    6 Youth employment: A G20 priority: Situata alarmante e të rinjve në tregun e punës në shumicën e vendeve të G20 ka qenë subjekt i diskutimeve në takimet e Samitit të G20. Në Samitin e Londrës mbi të

    Rritjes, Stabilitet dhe Punën (prill 2009), liderët miratuan Planin Global për Rimëkëmbje dhe Reforma

    qe kishin per objektiv "mbështetjen e vende që janë prekur nga kriza, duke krijuar mundësi punësimi".

    Ata i bëri thirrje ILO-së për të punuar me organizata të tjera relevante dhe të "vlerësojë veprimet e

    ndërmarra dhe ato që kërkohen për të ardhmen". Kjo u pasua nga Samiti i Pittsburgh ku Liderët u

    angazhuan për të vënë punët e cilësisë në zemër të procesit të shërimit. Ato vendosën të thërrasin

    mbledhjen e parë të Ministrave të Punës dhe Punësimit dhe i kërkuan ILO-së të përgatit Strategjinë e

    Trajnimit G20.

    Takimi i dytë i Ministrave të Punës dhe Punësimit (Paris, shtator 2011) diskutoi problemet kryesore të

    punësimit të të rinjve në vendet e G20 dhe theksoi rolin e politikave për të rritur, njëkohësisht, sasinë

    dhe cilësinë e vendeve të punës për të rinjtë (OECD dhe ILO, 2011). Rekomandimet pë politikat te

    formuluar prej Ministrave u miratuan nga udhëheqësit në Cannes (nëntor 2011). Keto rekomandime

  • Çështje të punësimit të të rinjve… Enida Kume

    ____________________________________________________________________________________________________

    8

    për punësim, konceptimi dhe implementimi i programeve të punësimit, nxitja dhe mbështetja e

    proçeseve për hapjen e vendeve të reja të punës, krijimi i kushteve për vetëpunësim efektiv,

    etj., janë probleme, zgjidhja e të cilëve duhet të trajtohet si fenomen shumëpërmasor. Ato

    mund të jenë të suksesshme vetëm në rast se realizohen si produkt i zhvillimeve të integruara

    në politikat makroekonomike, politikat që favorizojnë zhvillim e bisnesit, politikat arsimore,

    sociale, etj..

    Zhvillimi i politikave sociale për punësimin e të rinjve, në çdo rast duhet të këtë si synim

    kryesor konceptimin dhe ndërtimin e mekanizmave të cilët do të bëjnë të mundur ngritjen dhe

    zhvillimin e kapaciteteve të një sistemi efektiv të shërbimeve të punësimit dhe formimit

    profesional. Në plotësim të këtij objektivi është e nevojshme të hartohet një plan veprimi

    shumëplanësh, zbatimi i të cilit do të bëjë të mundur:

    (i) rritjen e mundësive për punësim dhe reduktimin e nivelit të papunësisë në përgjithësi

    dhe tek të rinjtë në veçanti, në zonat urbane, periurbane dhe rurale;

    (ii) rritjen e ritmeve të rritjes ekonomike të vendit, si faktorë që ndikon në plotësimin e

    nevojave për punësim, që kushtëzohen edhe prej rritjes demografike të popullsisë;

    (iii) zhvillimin e kapaciteteve të shërbimit të informimit dhe formimit profesional,

    (iv) nxitjen e programeve të punësimit për kategori, grup-mosha dhe grupe të ndryshme

    shoqërore,

    (v) zhvillimin e sistemit arsimor profesional parauniversitar, universitar etj.

    Për zhvillimin e politikave sociale për punësim është e domosdoshme të orientohen dhe të

    realizohen kërkime, nëpërmjet të cileve t`ju jepet përgjigje problemeve që lidhen me:

    (i) zhvillimin e një sistemi modern dhe të unifikuar të shërbimeve të punësimit;

    (ii) ndërtimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve efektive të partneritetit midis aktorëve të

    ndryshëm në tregun e punës,

    (iii) zhvillimin e teknologjisë së informacionit në shërbim të tregut të punës;

    (iv) zhvillimin e burimeve njerezore;

    (v) përmirësimin e bashkëpunimit midis shërbimit publik dhe shërbimeve private të

    punësimit;

    (vi) krijimin e një sistemi unik dhe cilësor të AFP;

    (vii) ofrimin e kualifikimeve profesionale në përputhje me kërkesat e zhvillimit ekonomik

    dhe shoqëror të vendit.

    fokusohen në nevojën për përmirësimin teë politikave aktive të punësimit - veçanërisht për të rinjtë dhe

    grupet e tjera të rrezikuara, krijimin e instrumenatve per mbrojtjen sociale, promovimin e standardeve

    ndërkombëtare të punës dhe forcimin e koherencën në politikave ekonomike dhe sociale. Samiti vendosi

    krijimin e një Task Force për Punësim, me përparësi për 2012, punësimin e të rinjve Based on information posted on ILO’s G20 website, www.ilo.org/g20

  • Tezë doktorature Fakulteti i shkencave sociale, Unversiteti i Tiranës

    ____________________________________________________________________________________________________

    9

    2.1 Shikim në literaturë

    Sipas përcaktimit të Kombëve të Bashkuara në konceptin ‘të rinjë” përfshihen të gjithë të rinjtë

    e moshës 15-24 vjeç (OKB, 1992). Megjithë këtë, në vende të ndryshme të botës ky koncept

    ndryshon në vartësi të karakteristikave dhe zhvillimit kulturor, si dhe faktorëve të ndryshëm

    institucionale dhe politik. Në vendet e industrializuara dhe vendet e Europës qëndrore e lindore

    me ekonomi në tranzicion, kufiri i poshtëm i moshës përcaktohet në vartësi të nivelit minimal

    të shkollimit të detyruar, ndërkohë që niveli i sipërm është shumë variabël. Në vendet e

    Mbretërisë së Bashkuar, në vitin 1998 u përcaktua që në konceptin “Të rinjë” të përfshihen

    gjithë të rinjtë e moshës 18-24 vjeç. Në Itali koncepti “të rinjë” përdoret në të gjitha politikat që

    kanë si target të tyre pupullatën me moshë 14-29 vjeç për rajonet e veriut dhe 14-32 vjeç për

    rajonet e jugut (O'Higgins, N. 2001).

    Gjatë periudhës 2000-2012 në konceptin “të rinjë”, të përdorur në Shqipëri, janë përfshirë të

    rinjtë të moshës 15-24 vjeç (AFP, 2008, 2010) dhe të rinj të moshës 15-30 vjeç (AFP 2011,

    2012). Ndëkohë në studime të ndryshme në të cilat trajtohen çështje të punësimit të të rinjve,

    me këtë koncept shpesh nënkuptohen të rinjtë e moshës 15-30 vjeç (Mjaft Foundation, 2010;

    Kume E. 2012), 16-35 vjeç (Partner, 2010) dhe/ose 15-29 vjeç (EMA, 2012).

    Natyrat dhe dinamikat e zhvillimit të papunësisë tek të rinjtë megjithëse ndryshojnë nga njëri

    vend në tjetrin, kanë një numër karaterisitikash të përbashkata, pavarësisht nga kontekstet

    kombëtare të vendeve përkatëse. Sipas O'Higgins, N. (2001) ndër të përbashkëtat mund të

    listohen:

    Së pari, papunësia e të rinjve është gjithmon më e lartë se papunësia e të rriturve në

    pothuajse çdo vend, pavarësisht nga fakti nëse papunësia totale në vend është e lartë apo e ulët.

    Së dyti, papunësia tek të rinjtë është e lidhur ngushtë me papunësinë e të rriturve. Një

    regres i thjeshtë linear i papunësisë së të rinjve ndaj papunësisë së të rriturve në vendet e OECD

    jep një koeficient 1.8 (R2 = 0.86). Për ekonomitë në tranzicion, vlera e këtij koeficenti ka

    rezultuar 1.5. Pra, një rritje e një pikë përqindje të papunësisë tek të rritur, si rregull shoqërohet

    me rritje prej rreth dy pika përqindjeje në normën e papunësisë së të rinjve në vendet e OECD

    dhe një pikë e gjysmë përqindje në ekonomitë në tranzicion. Me fjalë të tjera, punësimi i të

    rinjve duket se është më shumë i ndikuar nga goditje që mund të ndodhin në tregun e punës.

    Duke përdorur të dhënat e një sërë vendesh, për të cilat ILO disponon të dhëna të

    Kapitulli II

    Punësimi i të rinjve

    shikime në literaturë

    studime, strategji, politikat dhe plane veprimi

  • Çështje të punësimit të të rinjve… Enida Kume

    ____________________________________________________________________________________________________

    10

    krahasueshme, Gaude (1997) e ka vlerësuar marrëdhënien midis nivelit të papunësisë së të

    rinjve dhe nivelit të papunësisë tek të rriturit, si një lidhje stokastike, elastike, fortësia e të

    cilës ndryshon në kohë.

    Së treti, midis punësimin dhe rritjes ekonomike, si rregull ekziston lidhje e tipit linear,

    pozitiv. Rastet kur kjo lidhje nuk ka një karakter të tillë mund të shërbëjnë si indikator që

    sinjalizojnë çrregullime dhe luhatje jashtë niveleve të pranueshme në treguesit makro ekonomik

    dhe zhvillimeve sociale që mund të sjellin probleme në shoqëri. Në veçanti, në të tillë raste

    vëmendje duhet t`i kushtohet çështjeve që lidhen me punësimin e të rinjve, sepse është

    pikërisht ky grup, në forcat aktive kombëtare të punës që, si rregull prodhon efektet më të

    mëdha në shmangien nga tipi linear pozitiv i lidhjes midis nivelit të punësimi dhe rritjes

    ekonomike.

    2.1.1 Ndër prurjet e literaturës jashtë Shqipërisë

    Studimi i çështjeve që lidhen me punësimin e të rinjve, si një ndër problemet me rëndësi

    parësore në zhvillimin ekonomik e social të shoqërisë në nivel kombëtar dhe atë rajonal e

    Ndërkombëtar, në literaturën bashkëkohore trajtohet në dy grupe të mëdha punimesh:

    1. Raporte të nxitura dhe realizuara nën kujdesin dhe me mbështetjen e institucioneve të

    ndryshme ndërkombëtare e kombëtare që veprojnë në fushën e punësimit, ndër të cilët

    veçohet ILO, si dhe raporte e studime vlerësuese të kryera prej fondacioneve dhe/ose

    shoqatave, kombëtare e ndërkombëtare, aktiviteti i të cilave ka prerje me këtë fushë.

    2. Kërkime dhe studime shkencore të kryera prej stafeve akademike të institucioneve

    akademike e shkencore, universiteteve, grupeve të kërkimit, studentëve në ciklin e

    doktoraturës (PhD) etj.

    Ndër studimet e konsultuara në kuadër të përgatitjes se kësaj teme, sipas konsideratës sime,

    mund të renditet ndër punimet, në të cilët trajtohen në mënyrë më të plotë dhe në të gjithë

    gjerësinë dhe thellësinë që karakterizon problematikën e punësimit të të rinjve, veçohet: “Youth

    unemployment and employment policy: a global perspective” (O'Higgins, N. 2001), studim i

    kryer me mbështetjen e ILO. Qëllimi i këtij studimi është trajtimi i çështjeve që lidhen me

    punësimin e të rinjve dhe analiza e politikave të hartuara për zgjidhjen e tyre. Mbi këtë bazë,

    studimi synon të arrijë në formulimin e një varg rekomandimesh, në të cilët të trajtohen

    elementet themelor, të domosdoshëm, për hartimin e politikave për punësimin e të rinjve dhe

    zbatimin me sukses të tyre. Studimi thekson se për të arritur në zgjidhje sa më efektive të

    çështjeve komplekse që lidhen me punësimin e të rinjve, është e nevojshme që hartimi i

    politikave të kryhet bazuar në një partneritet social sa me gjithë përfshirës. Autori mban një

    qëndrim të hapur mos pajtues me politikat që zgjidhjen e problemeve të punësimit të të rinjve

    nuk e shohin në përpjekjet për të rritur fleksibilitetin e ofertave të punës por në rritjen e

  • Tezë doktorature Fakulteti i shkencave sociale, Unversiteti i Tiranës

    ____________________________________________________________________________________________________

    11

    vendeve të punës nëpërmjet uljes së pagës. Është e nevojshme, thekson O'Higgins, që të

    kërkohet dhe hartohet një strategji e balancuese midis mundësive që ofron tregu i punës dhe

    aspiratave të të rinjve për nje punë të mirë, efektive dhe të qëndrueshme. (O'Higgins,2001, f.21)

    Në studim trajtohen në mënyrë të detajuar karakteristikat e fenomenit të papunësisë tek të

    rinjtë. Thekson dallimet midis tregut të punës për të rinjtë dhe tregut për fuqinë adulte aktive të

    punës, vecanërisht ato që janë të lidhura me faktin se mundësitë për puntorët e rinj dhe të vjetër

    për të zëvendësuar njëri - tjetrin dallojnë ndieshëm midis këtyre dy grupeve të forcave aktive të

    punës. Për të identifikuar problemet e tregut të punës për të rinjtë rekomandon, identifikimin e

    faktorëve që lidhen dhe kushtëzojnë papunësinë tek të rinjtë dhe së bashku me të edhe kryerjen

    e analizave sa më të plota e shkencore për vlerësimin e sjelljeve të të rinjve ndaj ofertave të

    tregut të punës dhe kërkesave të tij (O'Higgins,2001,f.11-14).

    Në politikat e punësimit për të rinjtë, duhet të merret në konsideratë fakti se, papunësia nuk

    është e shpërndarë në mënyrë të barabartë në të gjithë grupet e të rinjve. Ato duhet të kërkojnë

    dhe gjejnë zgjidhje në vartësi me karakteristikat dalluese të grupeve të ndryshme të të rinjve,

    ndër të cilat renditen mosha, gjinia, niveli arsimor, niveli i aftësive, gjëndja ekonomike e

    sociale, përvojat në tregun e punës, etj.. duke synuar, me prioritet, ato grupe që kanë më shumë

    probleme për t`u integruar në tregun e punës. O'Higgins thekson se, shumë shpesh në hartimin

    e politikave të punësimit për të rinjtë veprohet në mënyrë të kundërt (O'Higgins, 2001,f.39-52).

    Në një masë të konsiderueshme, thekson O'Higgins, papunësia tek të rinjtë është reflektim i

    përformacave të dobëta makroekonomike të vendit. Megjithë këtë, në trajtimin e kësaj çështje

    është e domosdoshme të merren parasysh edhe shumë faktorë të tjerë, të tillë si:

    (i) ritmet e rritjes së popullatës së re;

    (ii) dallimet në ritmet dhe karakteristikat e zhvillimit ekonomik të rajoneve të

    ndryshme të vendit;

    (iii) karakteristikat psiko-sociale e kulturore të trevave ku banojnë të rinjtë që janë

    forcë aktive e punës;

    (iv) sistemi i edukimit;

    (v) tradita, familja etj.

    O'Higgins është i mendimit se niveli i pagave është një faktor që ndikon pak ose aspak në

    përcaktimin e nivelit të papunësisë tek të rinjtë. Teorikisht një pagë minimale mund të këtë

    efekt pozitiv me të njëjtën mundësi që efeketi i saj të jetë negativ. Për pasojë edhe politikat që

    mbështeten në uljen e pagave për të rinjtë, duke e synuar këtë si një mekanizëm për të rritur

    mundësitë për punësimin e të rinjve, kanë shumë pak të ngjarë të jenë të suksesshme. Një

    politikë e tillë nuk është në pajtim edhe me qëndrimin e ILO, sipas të cilit nuk ka arsye pse të

    këtë diferencime në pagë si rrjedhojë e moshës së punëmarrësit.

  • Çështje të punësimit të të rinjve… Enida Kume

    ____________________________________________________________________________________________________

    12

    Politikat që mbështeten në pikëpamjen sipas së cilës të rinjtë janë të papunë për shkak se

    ata nuk kanë aftësitë e nevojshme dhe qëndimet e tyre ndaj ofertave të punës nuk janë të

    përshtateshme, nuk janë realiste.

    O'Higgins thekson gjithashtu se edhe ne rastin kur politikat e punësimit mbështeten vetëm ne

    trajtimin e problemeve që lidhen me ofertën e punësimit dhe për rrjedhojë përqëndrohen

    kryesisht në nxitjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të tregut të punës, nepërmjet rritjes dhe

    llojshmërisë së kësaj oferte, gjasat për sukses janë të kufizuara.

    Studimi i kushton vëmendje të veçantë shpiegimit të rolit të informacionit për tregun e punës

    (ITP), duke e konsideruar atë shumë të rëndësishëm si për hartimin e politikave të punësimit

    ashtu edhe për zbatimin e tyre. Hartimi i politikave efektive që nxitin dhe mbështetin zhvillimin

    e kapaciteteve të institucioneve dhe mekanizmave përgjegëse për informimin, për tregun e

    punës, nga njëra anë dhe ndërgjegjësimi i të rinjve për vlerën e informacionit, nga ana tjetër,

    konsiderohen si përgjegjësi shumë të rëndësishme të shoqërisë. Informimi është nër faktorët

    kyç për suksesin e çdo politike punësimi (O'Higgins, 2001, f. 65-77).

    Një vend të rëndësishëm në analizën e faktorëve që kushtëzojnë punësimin e të rinjve, i

    kushtohet edukimit, shkollor ose trajnim, të të rinjve. Theksohet se performancat e sistemit të

    edukimit janë shumë të rëndësishme për të kaluar me sukses fazën e tranzicionit nga shkolla në

    punë. Rekomandohet që vëmendja e politik bërësve të jetë në vazhdimësi e përqendruar në

    studimin, analizën dhe vleresimin e efekteve te sistemit te edukimit ne punësimin e te rinjve.

    Inisiativat për përmirësime të këtij sistemi, me objektiv përafrimin sa më efektiv të

    përformacave të produkteve që ai realizon, me kërkesat dhe përformacat e tregut të punës,

    duhet të konsiderohen (O'Higgins, 2001, f.95-105).

    Politikat aktive të tregut të punës (PATP) janë një instrument i rëndësishëm në përpjekjet për

    zbutjen e papunësisë së të rinjve dhe nxitjen e punësimit të tyre. Ato duhet të zhvillohen si

    plotësuese dhe korrigjuese të sistemit formal të arsimit dhe trajnimit (O'Higgins, 2001, f.124).

    Ndër këto politika veçohen si ndër me kryesore, politikat që nxitin:

    (i) zhvillimin e tregut të punës që sigurojnë punë të pagueshme dhe jo “në të zezë”;

    (ii) vetëpunësimin në rradhet e të rinjve;

    (iii) punësimin e grupeve të pafavorizuar, vulnerabël, të te rinjve.

    Bashkëndimi i përpjekjeve dhe bashkëpunimi midis institucioneve publike, partnerëve të

    ndryshëm social, organizatave të punëdhënësve dhe të punëmarrësve, vlerësohen si ndër

    faktorët e rëndësishëm për trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat ndeshet proçesi i

    punësimit të të rinjve (O'Higgins, 2001, f.147-148). Në shumë vende organizatat e

    punëmarrësve dhe punëdhënësve përfshihen, si partnerë, në formulimin dhe implementimin e

    Politikave Aktive të Tregut të Punës (Activ Labour Market Policy,ALMP). Megjithë këtë,

  • Tezë doktorature Fakulteti i shkencave sociale, Unversiteti i Tiranës

    ____________________________________________________________________________________________________

    13

    përvojat tregojnë se efekti real i kësaj përfshirje nuk është ai që pritet. Është e nevojshme që të

    punohet që ky bashkëpunim të jetë nxitës dhe prodhues real zgjidhjesh për çështjet e punësimit

    të të rinjve. Kjo kërkohët edhe në Nenin 4 të Konventës së ILO-së për shërbimin e Punësimit,

    1948 (Nr. 88). Në plotësim të saj, O'Higgins citon raportin e ILO-së në sesionin e 72te të

    Konferencës Ndërkombëtare të Punës: “Sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve luajnë një

    rol vendimtar në hartimin e politikave dhe duhet të përfshihen në implementimin e të gjithë

    aksioneve që kanë për qëllim punësimin ose lehtësimin e punësimit për të rinjtë”. (ILO, 1986, f.

    137).

    Vend të veçantë në literaturën e kohës, në të cilën trajtohen çështjet që lidhen me fenomenin e

    tregut të punës për të rinjtë, zë punimi i kryer prej Freeman, R. B. and D. A. Wise (eds) (1982)

    The Youth Labour Market Problem: its Nature, Causes and Consequences. Chicago: U. of

    Chicago/NBER. Ndër të tjera autorët, në këtë punim, theksojnë se në studimin e tregut të

    punës për të rinjtë është e nevojshme të mbahen në konsideratë një varg karakteristikash të këtij

    tregu, të cilat ndyshojnë dukshëm nga ato që karakterizojnë tregun e punës për të rriturit (f. 1-

    16) Ndër këto karakteristika listojnë:

    • Papunësia tek të rinjtë është një fenomen esencialisht i përkohëshëm. Ajo zvogelohet

    me rritjen e moshës

    • Ndër faktorët kryesor që gjenerojnë vështirësitë e të rinjve për të përballuar kërkesat e

    tregut të punës janë mungesat në përvojën e përgjithshme të tyre si pjesë e këtij tregu

    dhe mungesat në kërkesat specifike të vendeve të punës. Pavarësisht nivelit të

    arsimimit të tyre, këto mungesa tek të rinjtë janë shumë më të shprehura se sa tek forca

    aktive e punës në moshë madhore.

    • Tek të rinjtë është shumë frekuente paqëndrueshmëria në një vend punë të caktuar i cili,

    si rregull është pasojë e “boshllëkut të tyre në ekspëriencën e punës” dhe kërkesës për

    një punë më të mirë e më të përshtatshme me nivlein e përformancave te tyre teknike e

    profesionale. Shpesh, kjo kerkese i kthen ata në proçesin e edukimit/trajnimit për të

    marrë njohuritë, aftësitë dhe kualifikimet e nevojshme për të ndryshuar punën e tyre apo

    statusin e tyre të punës;

    • Fakti që shkalla e papunësisë tek të rriturit është shumë më e ulët se ajo e të rinjve,

    tregon se në përgjithësi, të paktën në nivelin individual, problemi i punësimit zgjidhet

    prej vete tregut të punës

    • Rritja e fleksibilitetit në tregun e punës si p.sh. aplikimi i kontratave të punës me afate

    të caktuar janë mundësi për të ndihmuar të rinjtë për t`u punësuar dhe për te zvogëluar

    diferencat në normat e papunësisë midis të rinjve dhe të rriturve.

  • Çështje të punësimit të të rinjve… Enida Kume

    ____________________________________________________________________________________________________

    14

    • Kontrata me afat ju japin mundësi punëdhënësit të aplikojnë paga më të ulta kur

    punësojnë të rinj, duke kompensuar, në këtë mënyrë, përvojen e ulët të tyre dhe për

    rrjedhojë edhe produktivitetin më të ulët në krahasim me kolegët e tyre me përvojë në

    punë. Për më tepër, kontratat afatshkurtra duke qenë një mjet efektiv për punëdhënësit

    për të "provuar" të rinjtë, në të njëjtën kohë janë dhe një mundësi e mirë për te rinjtë për

    te fituar përvoje punë, Ndërkohë që janë në kërkim të një punë të mirë e të

    qëndrueshme.

    • Në rastin e të rinjve që braktisin shkollën janë të nevojshme ndërhyrje të veçanta për të

    mundësuar punësimin e tyre. Kjo është emengjente sepse këta të rinjë janë edhe target

    për veprimtari kriminale7

    • Megjithëse sasia dhe cilësia e ofertave të tregut të punës janë faktorë të rëndësishëm, në

    suksesin e përpjekjeve për punësimin e të rinjve, ka rëndësi të madhe edhe qasje e tyre

    ndaj këtyre ofertave.

    Këto karakteristika vazhdojnë të jenë prezente në vendet e EU-së. Si të tilla ato përdoren si

    udhërrefyese në hartimin e politikave për punësimin e të rinjve në këto vende8

    Studimit të çështjeve që lidhen me punësimin dhe papunësinë e të rinjve në vendet në zhvillim i

    kushtohet punimi “Youth Employment and Unemployment in Developing Countries: Macro

    Challenges with Micro Përspectives” (PhD study. Kahraman, B. 2011). Studimi përqëndrohet

    në shpiegimin e rolit dhe efekteve që kanë faktorë të ndryshëm në përmasat dhe dinamikën e

    fenomentit të papunësisë tek të rinjtë në vendet në zhvillim dhe vendet me ekonomi në

    tranzicion, duke synuar evidentimin e të përbashkëtave dhe diferencave midis tyre. Vlerësimi i

    masës së ndikimit të faktorëve të ndryshëm social, ekonomik, kulturor, të traditës, faktorëve

    psiko-social të lidhur me individin, me grupet e veçanta të individeve etj.., në

    ndryshueshmërinë e nivelit të papunësisë tek të rinjtë, duke e detajuar analizën për grupe të

    ndryshme të rinjshë që dallojnë prej moshës, nivelit të edukimit, gjinisë, traditës familjare dhe

    gjendjës ekonomike, rajonit të banimit, zona urbane ose rurale, etj. është një ndër objektivat

    kryesor të këtij punimi.

    Duke analizuar të dhënat e serive kohore, që përshkruajnë dinamikat e ndryshimit në strukturën

    e moshës të popullatës dhe efekteve të tyre në punësimin e të rinjve, Kahraman arrin në

    përfundimin se edhe në dekadat e ardhshme papunësia e të rinjve do të vazhdojë të jetë një

    sfidë, si në vendet e zhvilluara dhe në vendet në zhvillim. Në njëzet vitet e fundit, në të dy këto

    grupe vendesh, ndryshimet në strukturat e moshës së popullësisë (rënie në kohortat e të rinjve),

    7 Freeman, R. B. and D. A. Wise (eds) (1982) në punimin The Youth Labour Market Problem: its Nature, Causes and Consequences. Chicago: U. of Chicago/NBER f. 1-16 8 “The OECD Jobs Study”, OECD Publications, Paris. OECD (1994).

  • Tezë doktorature Fakulteti i shkencave sociale, Unversiteti i Tiranës

    ____________________________________________________________________________________________________

    15

    të cilat teorikisht duhet të kishin sjell efekte pozitive në tregun e punës së të rinjve, nuk duket të

    jetë të tillë. Këto rezultate nuk inkurajojnë optimizmin në lidhje me të ardhmen e tregjeve të

    punës për të rinjtë, veçanërisht në vendet në zhvillim. Rëniet e pritshme në peshën specifike të

    të rinjve në strukturën e popullatës në këto vende, rezulton se nuk shoqerohen edhe me krijimin

    e shpresave, dhe mundësive për zbutjen e papunësisë ndër të rinjtë (Kahraman, B. 2011, f.175)

    Studimi arrin në përfundimin se ndryshimet strukturore në ekonominë e një vendi, të cilat

    sjellin si pasojë ndryshime strukturore në tregun e punës si p.sh. rritja e peshës së sektorit të

    shërbimeve në tregjet e punës, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në punësimin e të rinjve,

    duke dominuar faktorët e tjerë. Ndaj studimi i këtyre ndryshime dhe vlerësimi i tendencat të

    tyre për periudha afate mesme e affat gjata, në veçanti për vendet me ekonomi në zhvillim

    është i rëndësishëm. Hartimi i politikave për tregun e punës për të rinjtë duhet të mbështetet në

    informacion që prodhojnë studime të kësaj natyre (Kahraman, B. 2011, f.175)

    Për hartimin e politikave për punësimin e të rinjve është e nevojshme që të analizohen faktorë

    të ndryshëm, ndër të cilët Kahraman veçon edukimin e të rinjve. Sipas saj, jo gjithmon niveli i

    lartë i edukimit prodhon edhe rezultate më të mira në punësim. P.sh. në rastin e Turqisë

    papunësia është në nivel të konsiderueshem edhe tek femrat me arsim të lartë, universitar. Në

    këtë grup kjo papunësi vazhdon të mbetet e tillë për një kohë relativisht të gjatë. Për pasojë

    trajtimi i problemit të punësimit të femrave të arsimuara si një ekuacion me një variabël nuk

    mjafton. Të diplomuarit e rinjë në shkolla të mesme të përgjithshme rezulton të kenë më pak

    shanse për punësim. Në rastin e Turqisë ata janë më pak të favorizuar edhe se sa te rinjtë me

    nivele të ulëta të arsimimit. Këto rezultate evidetojnë domosdoshmërinë e trajtimit në mënyrë

    sa më të plote dhe shumëpërmasore të fenomenit të tranzicionit të të rinjve, nga shkolla në

    tregun e punës, duke mbajtur në konsideratë veçoritë e grupeve të të rinjëve që lidhen me

    gjininë, nivelin dhe llojin e arsimit të kryer, formimin psiko-social të tyre etj. (Kahraman, B.

    2011, f.147-148)

    Kahraman i ka kushtuar vëmendje të veçantë studimit dhe vlerësimit të rolit të familjes në

    punësimin e të rinjve. (Kahraman, B. 2011, f.149-158). Sfondi familjar rezulton të jetë një

    faktor i rëndësishëm për punësimin e të rinjve. Gjëndja e familjes, niveli i arsimimit të antarëve

    të saj, vëllezer, motra, prindër, ndikon në mënyrë të ndieshme në përcaktimin e moshës kur i

    riu merr statusin e forcës aktive të punës dhe kërkon punë në tregun e punës. Si rregull, për të

    rinjtë e familjeve me prindër të arsimuar dhe/ose vëllezër e motra të arsimuara, probabiliteti i

    pjesëmarrjes së tyre në krahun e punës është më i vogel se sa për të rinjtë e familjeve, antarët e

    të cilave nuk janë të arsimuar. Nënat me nivel të ulët arsimor ndikojnë në mënyrë të ndieshme

    në rritjen e përqindjes së të rinjëve që klasifikohen NEET (të rinjë të papunë, që nuk shkojnë në

    shkollë dhe nuk ndjekin kurse trajnimi).

  • Çështje të punësimit të të rinjve… Enida Kume

    ____________________________________________________________________________________________________

    16

    Duke përdorur teknika të avancuara të Analizës statistikore Kahraman, B. (2011) ka analizuar

    dhe vlerësuar të gjitha lidhjet, bashkëlidhjet dhe ndikimet që kanë antarët e familjes, gjëndja

    ekonomike e saj, tradita dhe tashëgimia kulturore e psiko-sociale e kushtëzuar nga rajoni dhe

    vendbanimi i familjës, në gjendjen e punësimit dhe dinamikën e zhvillimit të saj, tek të rinjtë.

    Ndikimi i faktorëve që lidhen me familjen në punësimin e të rinjve që banojnë në zonat urbane

    rezulton të jetë dukshëm i ndryshon nga ndikimi që familja ka tek punësim/ papunësia

    shoqërisë, në përgjithësi dhe familjes, në veçanti, në zonat urbane e rurale, renditen ndër

    faktorët që sjellin ndryshimin. Të rinjtë në zonat urbane, prindrit e të cilëve janë të papunë ose

    nuk janë pjesë e forcës aktive të punës, kanë prirje të theksuara për të hyrë herët në tregun e

    punës. Në rastin kur prindrit në familjet në zonat urbane, vëllezërit / motrat, janë të punësuar,

    për antarin e ri familjes, në përgjithësi synohet të arsimohet. Në zonat urbane vëllai dhe motra

    mund të jenë në konkurrencë me njëri-tjetrin për punë, ndërsa në zonat rurale, vëllezërit e

    motrat e punësuar janë një shans i shtuar për punësimin e vëllezërve/ motrave të tjera.

    Studimi i ndërvarësive midis faktorëve të ndryshëm që kushtëzojnë marrëdhiniet midis

    antarëve të familjes me njëri tjetrin, nga njëra anë dhe faktorëve të tjerë që ndikojnë në statusin

    e punësimit të të rinjve, nga ana tjetër, është i nevojshëm për të kuptuar sa më mirë situatat,

    tendencan dhe karateristikat e tregut të punës në një vend të caktuar, rajon ose zonë, urbane a

    rurale. Kjo krijon mundësinë që edhe politikat që hartohen për punësimin e të rinjve dhe

    aksionet që mund të ndërmerren të jenë sa më realiste dhe me efekte të prekshme (Kahraman,

    B. 2011, f.178).

    Studimi vëren se politikat ekspansioniste makroekonomike të cilat gjenerojnë rritje të

    ekonomisë, ndihmojnë në uljen e normave të papunësisë tek të rinjve në vendet me të ardhura

    të ulta. Megjithatë, rritja ekonomike afat-shkurtër mund të mos mjaftojë për të korrigjuar sfidat

    afatgjata të punësimit. Po kështu rritja e PPB /për fryme, si rregull sjell rezultate pozitive në

    punësimin e të rinjve. Megjithë këtë, ne vendet qe ne periudhën e tranzicionit ekonomik

    zbatojne politika shtrenguese fiskale dhe realizojne proçese privatizimi qe ndikojne ne

    ndryshime te ndjeshme strukturore ne ekonomine kombëtare, si rregull niveli i papunësisë tek

    te rinjtë rritet. Ne vendet ne zhvillim, zvogelimi i rëndësisë se sektoreve te industrise ne

    punësimin e përgjithshem, ndikon negativisht edhe ne punësimin e te rinjve. Ndërkohë rritja e

    peshës specifike te sektorit te shërbimeve ne ekonominë kombëtare, sjell edhe rritje të ofertës

    se tregut te punës për te rinjtë (Kahraman, B. 2011, f.180,181).

    Vlerësimi i politikave për punësimin e te rinjve është e nevojshme te behet duke patur parasysh

    efektet qe sjellin në rezultatin e pritshem te tyre gjinia, niveli arsimor i te rinjve karakteristikat

    e mjedisit ekonomik, urban ose rural, etj. Ndërkohë, duke analizuar përvojat nga vende te BE-

    së, Kahraman arrin ne përfundimin se këto politika, ne rastet e vendeve ne trazicion, duhet te

  • Tezë doktorature Fakulteti i shkencave sociale, Unversiteti i Tiranës

    ____________________________________________________________________________________________________

    17

    jene te mirë koordinuara me ndryshimet socio-ekonomike dhe social-kulturore te vendit.

    Ndërhyrjet ne këto politika duhet te synojne krijimin e kushteve te nevojshme për përgatitjen e

    te rinjve ne përputhje me kërkesat e zhvillimeve ekonomike e sociale te pritshme, te shekullit te

    ri, si në konteksin global ashtu edhe në atë rajonal e lokal. Bashkërendimi i tyre me politikat

    për zhvillimet sociale dhe arsimore është domosdoshmeri (Kahraman, B. 2011, f.182,183).

    Pavaresisht gjetjeve qe karakterizohen nga nje llojshmeri jo e vogel, ne përgjithësi edukimi

    rezulton te jete nje prej faktoreve kryesor, me efekte te ndieshme në ecurinë e proçesit të

    punësimit të të rinjve. Ne veçanti arsimi profesion/teknik është i dobishem. Niveli arsimor

    kushtezon edhe Ndërhyrjet qe duhet te bëhen ne politikat mbështëtëse për punësim. Hartuesit e

    këtyre politikave duhet te kujdesen qe zhvillimet e pritshme ne tregun e punës te prodhojne

    oferat punësimi te përputheshme me karakteristikat dhe përformacat e grupeve te ndryshem te

    te rinjve, vecanrisht në vartësi të nivelit të edukimit të tyre. Trajtimi në këto politika i

    çështjeve qe lidhen me periudhën e tranzicionit nga shkolla në punë është nje Ndër kërkesat e

    qe duhet te plotesohet ne cdo rast. Marrja parasysh e kompleksit te faktoreve psiko-social qe

    karakterizojne te rinjtë qe përgatiten për te hyre ne tregun e punës është e rëndësishme

    (Kahraman, B. 2011, f.184, 185).

    Kërkimi shkencor, i kryer duke përdorur Analizën krahasues, tregoi se ndërhyrjet që synojnë të

    përmirësojne pozitat e te rinjve ne tregun e punës në vendet në zhvillim janë më të suksesshme

    se ato të vendeve me ekonomi te zhvilluar. Politikat aktive të tregut të punës (PATP) që

    targetojnë grupet e të rinjëve më pak të favorizuar, ne vendet ne zhvillim janë me te sukseshem.

    Zhvillimi i metejshem i tyre, duke mos u fokusuar kryesisht dhe vetëm ne trajnimin e këtyre te

    rinjve është nje mundesi e madhe.

    Studimi evidenton rëndësinë që ka mjedis ekonomik dhe social për suksesin e përpjekjeve të

    të rinjve për një punë të mirë dhe të qëndrueshme. Efektet e këtij mjedisi janë të ndryshme në

    vartësi të karakteristikave të tij. Te rinjët qe banojnë ne rajonet urbane përballen me vështirësi

    që ndryshojnë ndieshëm nga ato me të cilët përballen te rinjtë ne zonat rurale. Ndërkohë, në

    studim theksohet se edhe në secilin prej këtyre dy grupeve të mjediseve, urban e rural, mund të

    dallohen grupime që veçohen, prej nga njeri tjetrit, prej nivelit ekonomik të zhvillimit,

    objektivave dhe programeve të zhvillimit affat mesëm e affat gjatë ekonomik, traditave dhe

    kulturës, konstitucionit psiko-social të popullatës etj. Kjo bënë që politikat për punësimin e të

    rinjve, të hartuara në nivelin nivelin makro, kombëtar, të pasurohen me detaje dhe rrugë

    zgjidhjet që ju përshtaten karakteristikave dhe veçorive të rajoneve dhe zonave të ndryshme

    lokale të vendit (Kahraman, B. 2011, f.188, 189).

    Studimi i çështjeve që lidhen me punësimin e të rinjve është i mundur dhe i sukseshëm vetëm

    në se ai konceptohet dhe zhvillohet si një përpjekje shumëdimensionale e shumë disiplinore.

  • Çështje të punësimit të të rinjve… Enida Kume

    ____________________________________________________________________________________________________

    18

    Kahraman, B. (2011) në punimin “Youth Employment and Unemployment in Developing

    Countries: Macro Challenges with Micro Perspectives” , thekson se për të realizuar këtë nivel

    studimi është e nevojshme që të përdoren dhe ndërthuren me njëra tjetren, teknika e

    metodologji të përpunuara prej kërkimit në shkencat ekonomike, matematike, sociale, teknika

    të analizave sasiore e cilësore, problemi të trajtohet në konteksin kombëtare dhe local, duke

    mbajtur parasysh, njëkohësisht, përspektivat e zhvillimeve mikro e makro ekonomike dhe

    sociale, si dhe specifikat qe lidhen me gjininë, politikat publike dhe trajtimin kompleks të tyre,

    etj. (Kahraman, B. 2011, f.190- 193).

    Punësimi i të rinjve që banojnë në zonat rurale është nje Ndër agrumentat te cilit i kushtohet

    vemëndje e veçante në leteraturën e kohës. Vec te tjerave, kjo kushtezohet edhe prej faktit se

    nga rreth 1.8 billion te rinjë gjithsejt, te moshës 15-24 vjeç, rreth gjysma e tyre banojnë ne

    zonat rurale te vendeve ne zhvillim (UN, 2009).

    Në studimin “Youth Employment” (Coenjaerts, C., et al. 2009) pas analizës se hollesishme qe

    i behet fenomenit te punësimit të të rinjve, në mënyrë te përmbledhur, theksohet:

    a. Të rinjtë përballen me pengesa të medha në tregun e punës. Shkalla e tyre e papunësisë e

    është me e larte dhe kushtet e punës me te keqija se sa për te rriturit. Kjo situate

    gjeneron kosto te larte ekonomike dhe probleme sociale për shoqerine. Është e

    domosdoshme te punohet ne vazhdimesi për te rritur mundësitë për integrimin sa me te

    plote dhe efektiv të të rinjve në tregun e punës. Të rinjtë kanë nevojë për një punë të

    qëndrueshme dhe të paguhen mirë.

    b. Është e domosdoshme qe për punësimin e te rinjve te hartohen politika reale punësimi

    mbështëtur në përvojat që ka shoqeria, duke shënjestruar të gjithë grupet e të rinjve

    c. Shpesh shoqerite përballen me një mospërputhje te ndieshme midis kërkesës dhe ofertës

    në tregun e punës për të rinjtë. Për të zbutur pasojat negative të saj është e nevojshme

    të punohet për gjetur dhe implementuar zgjidhje që i konsiderojnë, njëkohësisht, të dy

    anët e tregut të punës. Kjo kërkon që në proçesin e vendimarrjes të marrin pjesë

    përfaqesues nga të gjithë grupet e interesit, duke përfshirë edhe të rinjtë.

    Studimi thekson se:

    1. Të rinjtë përballen me sfida të veçanta në qasjen e tyre në tregun e punës. Ndër

    veshtirësitë kryesore me te cilat ata ndeshen ne këtë qasje, autoret veçojnë:

    (i) Në situatat e vështira ekonomike që mund të kalojë vendi, të rinjtë kanë riskun

    më të madh për të humbur punë. Situata "i fundit në…, i pari jashtë" është tipikë

    për ta.

    (ii) Mungesa e përvojave është faktor qe kufizon mundësitë e te rinjve për t`u

    punësuar te rinjve

  • Tezë doktorature Fakulteti i shkencave sociale, Unversiteti i Tiranës

    ____________________________________________________________________________________________________

    19

    (iii) Paunesia e herëshme nxit shancet për papunësi edhe ne përiudha të tjera te jetës

    (Clark dhe Summers, 1982; Freeman dhe Wise, 1982)

    2. Te rinjtë, ne përgjithësi kanë nivel arsimor me te larte se prindërit e tyre dhe janë me

    dinamik se ata. Për rrjedhojë rendimenti i tyre në punë dhe cilësia e produktit që sjellin

    janë më të larta se i prindërve. Mos shfrytëzimi i kapaciteteve të të rinjve prej tregu të

    punës rrit ndieshëm koston ekonomike të fuqisë punëtore, në rang kombëtar. Mos

    përdorimi efektiv i te rinjve prej tregut te mund të shkaktojë një rreth vicioz të varfërisë

    së gjeneratave dhe përjashtimit social. Të rinjë janë të prirur për migracionin në qoftë se

    ata nuk mund të gjejnë punë të përshtatshme në vendin e tyre. Kështu vendi humbët nje

    burim shumë te rëndësishëm për zhvillimin ekonomik te tij.

    3. Shpesh, mungesa e mundësive për punësimi mund të çojë në konflikte sociale, të tilla si

    dhuna dhe delikuencën e të miturve. Kjo prodhon kosto te larta sociale.

    Zgjidhja e problemit të papunësisë së të rinjve dhe/ose e punësimit jo efektiv te tyre mund te

    arrihet duke nxitur dhe mbështetur rritjen e punësimit me rrogë, në ekonominë formale. Për

    këtë është e nevojshme te punohet për te krijuar sa me shumë vendeve te tilla punë. Hartimi

    dhe zbatimi i politikave qe nxitin dhe mundesojne dhe peershpejtimine proçesit te tranzicionit

    nga ekonomia informale në atë formale është donosdoshmeri. Ndërkohë, edhe nxitja dhe

    mbështetja e inisiativave për përmirësimin e kushteve të punës në ekonominë informale, ku

    punojnë pjesa më e madhe të rinjve, duhet të inkurajohet (Coenjaerts, C., et al. 2009).

    Në studimin “Global employment trends for youth, 2013. A generation at risk” (ILO, 2013)

    vërehet se:

    1. Shkalla e papunësisë së të rinjve ne nivel global vlerësohet në 12.6 për qind në vitin 2013.

    Ajo është pothuajse ne kulmin e krizës. Deri në 73 milion të rinj vlerësohet të jenë të

    papunë në 2013. Në të njëjtën kohë, punësimi informal mes të rinjve mbëtet i përhapur dhe

    proçesi i tranzicionit në punë të denjë eshtë i ngadalshem dhe has veshtiresi te medha.

    Kostot ekonomike dhe sociale të papunësisë, papunësia afatgjatë, dekurajimit dhe niveli e

    përhapja e madhe e punëve me cilësi të ulët për të rinjtë, vazhdojnë të rriten dhe të minojnë

    mundësitë për rritje ekonomike.

    2. Mospërputhja midis aftesive dhe përformancave te te rinjve me kërkesat e tregut te punës

    është duke marr trajten e një tendencë të vazhdueshme dhe në rritje. Arsimimi ne nivele me

    te larta dhe kualifikimi teknik-profesional me i larte se ai që nevojitet dhe arsmimi i ulët si

    dhe kualifikimi teknik-profesional i pamjaftueshem, bashkejetojne me njeri tjetrin.

    Papunësia afatgjate gjithnje e me shumë po ndikon ne amortizimin e aftesive dhe

    kapaciteteve te te rinjve për punë, ne përputhje me kërkesat e ofertave te tregut te punës.

    Mospërputhje te tilla e vështirësojnë ndieshem zgjidhjen e krizës se punësimit të të rinjve.

  • Çështje të punësimit të të rinjve… Enida Kume

    ____________________________________________________________________________________________________

    20

    3. Ne rajonet dhe vendet ne zhvillim, ne te cilet jeton rreth 90 përqind e te rinjve, forcë aktive

    e punës, punësimi i qëndrueshëm dhe cilësor eshtë veçanrisht i veshtirë për ta. Ne këto

    vende vlerësohet se rreth dy te tretat e popullatës së re janë të papunë, punojnë ne punë jo

    të rregullt – shumica në sektorin informal, ose nuk janë pjesë as e forcës së punës dhe as

    në arsim apo trajnim. Këto vende aktualisht përballen me sfida të mëdha në lidhje me

    cilësinë e punës që jo ofohet te rinjve. Ne te tillë vendet, ku institucionet e tregut të punës,

    përfshirë edhe ato për mbrojtjen sociale, janë të dobëta, numër i madh i të rinjve që

    përballen me një të ardhme të punësimit të parregullt dhe informalitetit, është veçanrisht i

    madh.

    4. Në vendet me ekonomi të zhvilluara papunësia afatgjatë tek te rinjtë konsiderohet si një

    “taksë” e papritur për gjeneratë e tanishme të rinjve. Ne vendet e BE-se papunësia e të

    rinjve është rritur me deri në 24.9 për qind nga viti 2008 në vitin 2012, duke arritur nivelin

    me te larte prej rreth 18.1 për qind në vitin 2012. Në parashikimet aktuale, shkalla e

    papunësisë së të rinjve në rajon nuk do të bjerë nën 17 për qind para 2016.

    Analiza krahasuese e tregjeve te punës për te rinjtë ne vendet e zhvilluara dhe vendet ne

    zhvillim ka evidentuar diferencat midis tyre. Paqëndrueshmëria dhe natyra e çrregullt e

    punësimit tek të rinjtë, si dhe tendenca e te rinjve, në vendet në zhvillim, për të lënë shkollimin

    herët, janë karakteristikat e tregut të punës që bëjnë kontrast më të drejtpërdrejtë me ato të të

    rinjve në ekonomitë e zhvilluara. Krahasuar me vendet e zhvilluara, këto vende përveç sfides se

    punësimit të të rinjve, përballen edhe me atë të varfërisë dhe me peshën e madhe që ka tregu

    informal i punës, si ne zonat urbane dhe ato rurale9.

    Mbështetur në vlerësimet për situaten aktuale në punësimin e të rinjve, në studim përcaktohen

    pesë fusha kryesore të poltikave që mund të trajtohen në përshtatje me kushtet kombëtare dhe

    lokale. Duke qënë konkretizim i përfundimeve të Konferencës Ndërkombëtare të Punës,

    qershor 2012, këto fusha parashikojnë zhvillimin e çështjeve që lidhen me:

    (i) punësimin dhe politikat ekonomike për të rritur kërkesën agregate dhe për të

    përmirësuar qasjen në financa

    (ii) edukimin dhe trajnimin për të lehtësuar tranzicionin nga shkolla në punë të dhe për

    të parandaluar mospërputhje të tregut të punës

    (iii) zhvillim të politikave të tregut të punës për të synuar punësimin e të rinjve të

    disfavorizuar

    (iv) mbështetje për inisitativat për vetë- punësimi

    (v) zhvillime institucionale për te garantuar të drejtat e punës që janë të bazuara në

    9 “Global employment trends for youth, 2013. A generation at risk” (ILO, 2013. p.49-54)

  • Tezë doktorature Fakulteti i shkencave sociale, Unversiteti i Tiranës

    ____________________________________________________________________________________________________

    21

    standardet ndërkombëtare dhe për t`ju siguruar te rinjve trajtim të barabartë.

    Studimi evidenton faktin se aktualisht punësimi i te rinjve me kohë të pjesshme ose punësimi i

    përkohshëm është nje tendence me trend te theksuar rritje. Për të gjithë vendet e OECD-së te

    marr se bashku, incidenca e punës me kohë të pjesshme për të rinjtë u rrit nga 20.8 për qind në

    vitin 2000 në 29.3 për qind në vitin 2011. Në vendet e BE-se punësimi i pjesshëm i të rinjtë, i

    llogaritur si përqindje mbi punësimit total të rinjve, u rrit nga 18 për qind në vitin 2000 në 22.3

    përqind nga në vitin 2008 dhe në vitin 2011 u vleresua në rreth 25 për qind. Natyrisht, punët

    jo-standarde mund të jenë të dobishme për të rinjtë në qoftë se, si te tillë ato preferohen për t`u

    kombinuar me punën dhe/ose aktivitete të tjera duke përfshirë p.sh.shkollimin por, ne rastin kur

    ky lloj punësimi detyrohet prej ofertës se tregut te punës, ai kthehet në një indikator qe tregon

    se integrimi normal dhe efektiv i te rinjve, ne tregun e

    punës, është problematik.

    Ne studim theksohet se te rinjtë kanë nevojë jo vetem për te gjetur nje punë por, ata janë te

    interesuar te kene nje punë qe t`i përputhet nivelit te kualifikimit te tyre, nje punë qe te bazohet

    ne marredhinie te qëndrueshme me punëdhënësine dhe qe, ne te njëjtën kohë, t`ju krijoje

    kushte për përparim ne jete.

    Për të vlerësuar cilësinë e punës, studimi rekomandon përdorimin e pesë indikatorëve,

    korespondues të pesë dimensioneve të punës - pagat, kualifikimeve, stabilitetit, formaliteti dhe

    kënaqësia:

    • Përqindja e puntorëve të vetëpunësuar dhe e të punësuarve me pagë ose të ardhura nën

    mesatare (puntorë të keq paguar)

    • Përqindja e punëtore të mbi arsimuar ose të nën arsimuar, në vartësi të nivelit të

    arsimimit që kërkon vendi i punës (mospërputja midis kualifikimit dhe kërkesave të

    vendit të punës)

    • Përqindja e punëtorëve me kontratë punë me kohëzgjatje më pak se 12 muaj, puntorët të

    punësuar në bisnesin familjar

    • Përqindja e punëtorëve të punësuar në sektorin informal10

    • Përqindja e punëtoreve qe nuk janë të kenaqur me vendin (punësimit jo i mirë).

    10 Punësimi informal matet në bazë të udhëzimeve të rekomanduara nga Konferenca e 17 Ndërkombëtare të Statisticienët punës. Ai përfshin nën-kategoritë e mëposhtme të punëtorëve:

    (a) punonjësit e paguar në "punë informale", dmth vende pune pa as një të drejtë të sigurimeve shoqërore, lejet e

    pagueshme vjetore apo pushim mjekësor me pagesë,

    (b) të punësuar me pagesë në një ndërmarrje të paregjistruar me më pak se pesë punonjës,

    (c) punëtorët të vetë punësuar në një ndërmarrje të paregjistruar me më pak se pesë punonjësve;

    (d) punëdhënësit në një ndërmarrje të paregjistruar më pak se pesë punonjësve

    (e) të punësuar në familje.

  • Çështje të punësimit të të rinjve… Enida Kume

    ____________________________________________________________________________________________________

    22

    Studimi tregoi se vendet ne zhvillim me te ardhura te ulta, te cilat kanë edhe institucione te

    dobta te tregut te punës dhe nje sistem jo efikas te mbrojtjes sociale, karakterizohen nga nje

    përqindje e larte e punësimit jo kualitativ te te rinjve. Në këto vende është i shpeshtë fenomeni i

    mospërputhjes midis nivelit arsimor të të rinjve dhe kërkesave të vendit të punës. Te rinjtë e

    arsimuar nuk arrijne te punësohen ne vende punë në përputhje me kapacitete profesionale te

    tyre. Për pasojë edhe stabiliteti dhe kënaqesia në punë, për këta të rinjë, është në nivele të ulta.

    Të rinjtë, më shumë se sa te rriturit, përballen me mospërputhjen midis nivelit arsimor të tyre

    dhe kërkesës për arsim, të vendit të punës që ata kanë. Kjo diferencë është më e theksuar tek

    femrat. Tek femrat është me i shpeshtë punësimi ne vende punë që kërkojnë nivel me të ulët të

    arsimimin, ndërkohë që djemtë, me shpesh se vajzat, punësohen në vende punë që kërkojnë

    nivel më të lartë edukimi se sa ata kanë.

    Duke u mbështetur në punimet e bëra prej ILO-së, në veçanti në studimin në të cilin trajtohen

    çështjet që lidhen me tranzicionin shkollë-punë (SWTS), në studimin “Global employment

    trends for youth, 2013. A generation at risk” formulohen linjat kryesore që duhet të ndjekin

    politikë bërësit për hartimin e instrumenteve adekuatë, që duhet dhe mund të përdoren për të

    realizuar me sukses tranzicionin e të rinjve, të moshës 15-29 vjeç, nga shkolla në punë.

    Në studim i kushtohet një vend i vecante trajtimit të çështjeve që lidhen me informacionin për

    tregun e punës dhe burimet e informimit të të rinjve për ofertat e këtij tregu. Në mënyrë të

    sintetizuar përcillen në studim rezultatet e arritura në projektin “Partneriteti Work4Youth ILO-

    Programi për punësimin e të rinjve dhe Fondacioni MasterCard Foundation”. Qëllimi kryesor

    i këtij projekti ishte zhvillimi dhe forcimi i kapaciteteve në strukturat dhe institucionet

    përgjegjese për informimin të rinjve për tregun e punës, mbështetjen për proçesin e hartimit te

    politikave për grumbullimin dhe interpetimin e te dhënave, mnbështëtje për hartimin dhe

    monitorimin e zbatimit te politikave dhe programeve për punësimin e te rinjve. Projekti

    vlerëson se suksesi në zhvillim e kapaciteteve për informim është i mundur në se institucionet

    që angazhohen në këtë proces arrijnë t`ju japin të rinjve informacion në lidhje me:

    • Mundësitë që ofron tregu i punës dhe rrugët që duhet të ndjekin të rinjtë për të kaluar

    me sukses periudhën e tranzicionit nga shkolla në punë.

    • Cilat janë kërkesat e punëdhënësve dhe e ofertave e tregut të punës dhe cilat janë

    pritshmëritë e punëdhënësit për të rinjve që punësojnë

    • Çfarë duhet të kenë parasysh të rinjtë dhe si duhet të reagojnë për të parandaluar dhe /

    ose shmangur diferencat midis kërkesave të ofertës së punës dhe mundësive të tyre për

    t`ju përgjigjur këtyre kërkesave

  • Tezë doktorature Fakulteti i shkencave sociale, Unversiteti i Tiranës

    ____________________________________________________________________________________________________

    23

    • Cilat janë politikat dhe çfarë programe ju ofrohen të rinjve për punësim11.

    Në studim i është kushtuar vend i veçantë vlerësimit të kohëzgjatjes së periudhës të tranzicionit

    nga shkolla në punë për të rinjtë në vendet në zhvillim12. Rezulton se, në një pjesë të madhe të

    rasteve, të rinjtë nuk arrijnë të gjejnë një punë të mirë dhe të qëndrueshme për sa kohë që ata

    janë pjesë e grupit “të rinjë, forcë aktive e punës”. Përiudhën e tranzicionit e mbyllin pas

    moshës 30 vjeç, në kohë kur ata klasifikon në grupin “të rritur, forcë aktive e punës”

    Për trajtimin e çështjeve qe lidhen me punësimin e te rinjve, studimin “What Works in Youth

    Employment in the Balkans” (Cathryn L. Thorup, 2004), ju referohet shembujve dhe përvojave

    te realizuar prej OJF-ve te ndryshme, bizneseve, qeverive dhe komunitetet ne disa vende te

    Ballkanit si Shqipëria, Bullgaria, Rumania qe punojne së bashku për të rritur kapacitete e tregut

    te punës për punësimin e te rinjve si dhe për te zhvilluar përformancat ne sistemin arsimor dhe

    ate te përgatitjes dhe kualifikimit profesional për të rinjtë. Duke ju referuar faktit se inisiativat

    dhe mbështetjet nga donatore te ndryshem, e projekteve qe kanë ne fokusin e tyre punësimin e

    te rinjve, janë nje Ndër rruget dhe instrumentat qe përdoren shpesh, ne veçanti ne vendet ne

    zhvillim, nga njera ane dhe, nga ana tjeter, duke vleresuar faktin se këto mundesise janë te

    ekspozuara ndaj shpërdorimit dhe anashkalimit te qellimit për te cilën ato mbështëten, studimi

    ka synuar të tregojë se çfarë kushte duhet të mbahen parasysh dhe cilat kërkesa duhet të

    plotësohen për të rritur suksesin e synuar. Në të tilla inisiativa OJF-të, si rregull, janë forca

    lëvizëse, ndërkohë bashkëpunimi i tyre me komunitetin e bisnesit është i domosdoshem. Prej

    cilësise se këtij bashkepunimi varet edhe suksesi i inisiativës/projektit13.

    Duke analizuar tregun e punës për te rinjtë ne vendet e Ballkanit dhe sjelljen e te rinjve ndaj tij,

    studimi nenvizon se te rinjtë ne këto vende janë duke u përballur me situata esencialisht te

    ndryshme nga ajo me te cilën ishin përballur prindërit e tyre. Ndryshe nga prindërit, te rinjtë

    nuk duhet te presin qe problem i punësimit te tyre te zgjidhet nga shteti, ne kuptimin e

    detyrimit dhe përgjegjesise qe shteti kishte dikur, për te siguruar punësimi për shtetasit e tij. Te

    rinjtë duhet te përgatitjen për t`ju përgjigjur kërkesat te tregut te punës, i cili është duke u

    zhvilluar ne kushtet e nje realiteti te ri ekonomik. Ata duhet të marrin kontrollin mbi të

    ardhmen e tyre. Duhet të përpiqen për të zhvilluar një kulturë te re dhe sjellje të re. Kulturën

    dhe sjelljen e sipërmarrjes.

    Duke ju referuar rezultateve të komunikuara në “Youth Employment: Marginalized Youth”

    (Hadzibegovic, A. 2003), studimi nenvizon se mungesat ne sistemin e edukimi, ne veçanti

    përformancat e dobta te tij, për përgatitjen e punëtore te rinjë, me aftesi te mira profesionale

    11 “Global employment trends for youth, 2013. A generation at risk” (ILO, 2013. p.49-57) 12 “Global employment trends for youth, 2013. A generation at risk” (ILO, 2013. p.58-60) 13 Cathryn L. Thorup “What Works in Youth Employment in the Balkans” (2004). f.2.

  • Çështje të punësimit të të rinjve… Enida Kume

    ____________________________________________________________________________________________________

    24

    dhe ne përputhje me kërkesat e ofertave te tregut te punës, janë Ndër problemet kryesore me te

    cilat përballen shoqerite e vendeve te Ballkanit, pas ndryshimeve politiko-ekonomike te

    ndodhura ne vitet `90-te.

    Studimi nenvizon se ndër sfidat kryesore me të cilat përballet punësimi i të rinjve në vendet e

    Ballkanit është edhe niveli i larte i diskriminimi me te cilin përballen ne tregun e punës nje

    kategori e caktuar e te rinjve, në të cilën përfshihen vajza/gra të reja, persona me aftësi të

    kufizuara, te rinjë te pakicave rome (dhe të tjera), të rinjët që banojnë në zonat rurale,

    emigrantët dhe refugjatët.

    Objekt i studimit janë analiza e tre përvojave/projekteve te implementuar ne Rumani, Bullgari

    dhe Shqipëri14

    Në studimin “Politika të punësimin dhe edukimit për të rinjtë në vendet e EU-së: çfarë mund të

    mësojnë vendet e antarësuar rishtaz prej vendeve antarë më të vjeter” (Pastore, F. 2007)

    vërehet se përvoja e BE-së ne fushen e punësimit/papunësisë se të rinjve kanë ndryshuar gjatë

    viteve të fundit, të kushtezuara edhe prej Strategjisë së Lisbonës dhe proçesit të Bolonjës. Një

    ndryshim i madh ka ndodhur në vitet `90. Në bazën e këtij ndryshimi ishte reforma e thellë ne

    sistemet arsimore dhe të trajnimit, të cilat ndikuan në mënyrë esenciale, në rritjen e

    fleksibilitetit të tregut të punës për të rinjtë, uljen e papunësisë afatëgjatë dhe zvogelim e stresit

    tek të rinjtë. Ndryshime të kësaj natyre kanë ndodhur dhe janë duke u zhvilluar në mbarë botën.

    Në bazën e tyre qëndron fakti se niveli i kapitalit njerzor tek të rinjtë e mirë asimuar dhe të

    kualifikuar, ndikon ndieshëm në rritjen e fleksibilitetit të tregut të punës. Studimi thekson se

    për të zvogëluar hendekun "përvojë" në mes të rinjve dhe të rriturve, sistemet e arsimit duhet të

    zhvillohet me synim:

    (i) rritjen e cilësisë së tyre, duke ju përshtatur sa me mirë kërkesat te tregut te punës,

    (ii) krijimin e kushteve që mundesojnë zvogëlimin e pengesave për arsimim dhe trajinim

    të të rinjve

    (iii) uljen e normës së braktisjes te shkollës

    (iv) standartizimin dhe/ose përafrimin sa me te madhe te sistemeve arsimore kombëtare

    dhe kurikulave qe zhvillohen ne vend te ndryshme të BE-së, për të favorizuar

    lëvizshmërinë e te rinjve ne tregun global te punës,

    (v) rritjen e fleksibilitetit ne formimin e te rinjve, duke ofruar trajnime së bashku me

    edukimin shkollor, me synim zvogëlimin e përiudhës se tranzicionit nga shkolla ne

    punë.

    (vi) nxitjen e skemave fiskale në mbështetje të punësimit të të rinjtë të papunë

    14 Cathryn L. Thorup “What Works in Youth Employment in the Balkans” (2004). f.12-55

  • Tezë doktorature Fakulteti i shkencave sociale, Unversiteti i Tiranës

    ____________________________________________________________________________________________________

    25

    (vii) mbështetjen e skemave të trajnimit në vendin e punës.

    Në studim i kushtohet vend i veçant rolit te familjes ne punësimin e te rinjve. Theksohet se te

    rinjtë qe kanë ekspërienca negative ne punësimin e tyre, në nje pjesë me te madhe ju përkasin

    familjeve me nivel ekonomik te ulët dhe nivel arsim