KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1....

58
1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme, e që nuk është një resurs pakufi prandaj për këtë kërkon mbrojtje të veçantë, dhe është pjesë e rëndësishme e natyrës si dhe lëndë e përhershme e nevojave njerëzore. Të gjithë organizmat e gjallë janë të përbërë nga qelizat të cilat përmbajnë më së paku 60% ujë. Toka shpesh quhet Planeti i Kaltër, për arsye se 2/3 e sipërfaqës së saj janë të mbuluara nga uji. Mirëpo sasia e ujit që mund të shfrytëzohet dhe është në dispozicionin e njeriut, nuk e kalon 3% e kësaj sasie. Kur kësaj përqindje të ujërave të freskëta i hiqen edhe ujërat që nuk mund të shfrytëzohen, duke qenë shumë larg vendbanimeve, ose shumë thellë në akuifere, atëherë mungesa e ujit të pijes rritet edhe më tutje, tashmë në aspektin global, rajonal, nacional dhe lokal. Për ujin nuk paraqet sfidë vetëm sasia, por edhe cilësia e tij. Janë një numër aktivitetesh që ndikojnë në cilësinë e ujit si: bujqësia, industria, minierat, deponimi i mbeturinave, rritja e popullatës, urbanizimi dhe ndryshimet klimatike. Mungesa e hapësirave për deponim adekuat të mbeturinave urbane njerëzore ka çuar te kontaminimi në masë i ujërave. Rreth 2,5 miliarda njerëz jetojnë pa sanitacion të duhur (UNICEF & WHO 2008) dhe rreth 80% e kanalizimeve të vendeve në zhvillim shkarkohen në mjedis, pa trajtim. Furnizimi i popullatës me ujë të pijshëm dhe në pikëpamje higjienike të pastër është parakusht për shëndet të mirë. Linjiti paraqet njërin ndër resurset natyrore më të rëndësishme për vendin tonë. Prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë mbi 95% është i mbështetur në djegjen e linijitit të Basenit Qymyror të Kosovës dhe bashkë më përparsitë ekonomike, vijnë edhe efektet negative në mjedis. Në sipërfaqet eksploatuese të thëngjillit grumbullohen ujrat sipërfaqësore, ujërat nga të reshurat atmosferike dhe ujërat që burojnë në thellësi, këto ujëra duke qenë në kontakt me qymyrin, me vetitë e tyre tretëse lidhin ndotës nga përbërja e qymyrit dhe si të tilla me ndimën e pompave, pa ndonjë trajtim paraprak shkarkohen në lumenjët Sitnica dhe Drenica.

Transcript of KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1....

Page 1: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

1

KAPITULLI I

1. HYRJA

Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme, e që nuk

është një resurs pakufi prandaj për këtë kërkon mbrojtje të veçantë, dhe është pjesë e

rëndësishme e natyrës si dhe lëndë e përhershme e nevojave njerëzore. Të gjithë

organizmat e gjallë janë të përbërë nga qelizat të cilat përmbajnë më së paku 60% ujë.

Toka shpesh quhet Planeti i Kaltër, për arsye se 2/3 e sipërfaqës së saj janë të mbuluara

nga uji. Mirëpo sasia e ujit që mund të shfrytëzohet dhe është në dispozicionin e njeriut,

nuk e kalon 3% e kësaj sasie. Kur kësaj përqindje të ujërave të freskëta i hiqen edhe ujërat

që nuk mund të shfrytëzohen, duke qenë shumë larg vendbanimeve, ose shumë thellë në

akuifere, atëherë mungesa e ujit të pijes rritet edhe më tutje, tashmë në aspektin global,

rajonal, nacional dhe lokal. Për ujin nuk paraqet sfidë vetëm sasia, por edhe cilësia e tij.

Janë një numër aktivitetesh që ndikojnë në cilësinë e ujit si: bujqësia, industria, minierat,

deponimi i mbeturinave, rritja e popullatës, urbanizimi dhe ndryshimet klimatike.

Mungesa e hapësirave për deponim adekuat të mbeturinave urbane njerëzore ka çuar te

kontaminimi në masë i ujërave. Rreth 2,5 miliarda njerëz jetojnë pa sanitacion të duhur

(UNICEF & WHO 2008) dhe rreth 80% e kanalizimeve të vendeve në zhvillim shkarkohen

në mjedis, pa trajtim. Furnizimi i popullatës me ujë të pijshëm dhe në pikëpamje higjienike

të pastër është parakusht për shëndet të mirë. Linjiti paraqet njërin ndër resurset natyrore

më të rëndësishme për vendin tonë. Prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë mbi 95%

është i mbështetur në djegjen e linijitit të Basenit Qymyror të Kosovës dhe bashkë më

përparsitë ekonomike, vijnë edhe efektet negative në mjedis. Në sipërfaqet eksploatuese

të thëngjillit grumbullohen ujrat sipërfaqësore, ujërat nga të reshurat atmosferike dhe ujërat

që burojnë në thellësi, këto ujëra duke qenë në kontakt me qymyrin, me vetitë e tyre tretëse

lidhin ndotës nga përbërja e qymyrit dhe si të tilla me ndimën e pompave, pa ndonjë trajtim

paraprak shkarkohen në lumenjët Sitnica dhe Drenica.

Page 2: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

2

KAPITULLI II

2. PJESA TEORIKE

2.1 Uji në natyrë

Ujërat natyrore, varësisht nga prejardhja kanë karakteristika të ndryshme. Të gjithë ujërat

natyrore përmbajnë shumë substanca të tretura. Ujërat më të pastra janë ujërat atmosferike,

pastaj vijnë ato nëntokësore dhe në fund ato sipërfaqësore. Në natyrë uji është i përhapur

si:

Ujë atmosferikë (shiu, bora, mjegulla)

Ujë sipërfaqësorë (lumenjtë, liqenet, përrenjtë)

Ujë nëntokësor dhe i burimeve

2.1.1 Ujërat atmosferik

Kur jemi te uji, në natyrë nuk kemi ujë plotësishtë të pastër edhe pse mendohet se ujërat e

shiut janë të pastra, prapë se prapë gjatë kalimit të tyre nëpër atmosferë ato arrijnë të

ndoten. Në ujëra atmosferike numërohen të gjitha ujërat të cilat prej atmosferës vijnë në

formë të të reshurave të ndryshme me rastin e kondenzimit të avullit. Sasia e lageshtisë që

ajri mund të pranojë maksimalisht, varet prej temperaturës dhe se shtohet me rritjen e saj.

Kondensimi i lagështisë në të reshura bëhet atëherë kur lagështia e ajrit ftohet nën

temperaturën e ngritjes së tyre. Matja e lagështisë në ajër është shumë e rëndësishme.

Lagështia në ajër ndikon në shumë procese teknologjike dhe në kondicionimin e

prodhimeve të shumta indrustriale. Me këtë rast dallojmë lagështinë maksimale, absolute

dhe relative të ajrit. Lagështia maksimale ështe ajo sasi më e madhe e lagështisë, të cilën

ajri mund ta pranojë në një temperaturë të caktuar. Lagështia absolute është ajo sasi e

avullit të ujit, e cila gjendet në 1m³ ajër. Lagështia relative është raporti midis lagështisë

absolute dhe maksimale të shprehur në përqindje.

Page 3: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

3

2.1.2 Ujërat nëntokësore

Ujërat nëntokësore dhe rezervat e tyre në Kosovë nuk janë të hulumtuar sa duhet. Ujërat

nëntokësore në Kosovë gjenden në shkëmbinj të formacioneve të ndryshme, që nga

Paleozoiku e deri në Kuaterneri dhe janë të rëndësishme për furnizimin me ujë të pijshëm

për nevoja të popullatës, për industri, bujqësi etj. Aktualisht shfrytëzimi i ujërave

nëntokësore në Kosovë bëhet kryesisht përmes puseve dhe burimeve. Në tabelën në vijim

janë paraqitur disa të dhëna për disa akumulues nëntokësorë për Pellgun e Drinit të Bardhë.

Ujërat nëntokësore kanë rëndësi të madhe në jetën dhe veprimtarinë ekonomike të njeriut.

Kushtet e ndërlikuara gjeotektonike dhe gjeologjike kanë ndikuar që mënyra e krijimit,

shtrirja, lëvizja dhe pasuritë e ujërave nëntokësore të jenë të ndryshme në territorin e

Kosovës, për shkak të shtrirjes mjaftë të madhe të shkëmbinjve jo ujëlëshues. Territori i

Kosovës, ka një ndërtim gjeologjik të ndërlikuar dhe karakterizohet me terrene në të cilat

paraqiten akuiferet me porozitet granular dhe intergranular (aluvionet dhe sedimentet e

neogjenit dhe pliocenit), akuiferet me porozitet të plasaritjeve-çarjeve, akuiferet karstik

(gëlqerorët, mermerët) si dhe me terrene izolatorë, flishi, rreshpe.

Tabela 2.1: Akumulimet nëntokësore ujore, sipërfaqja, vëllimi dhe kapacitetit i tyre për Pellgun e

Drinit të Bardhë.

Nr Akumulimi nëntoksor Pellgu

(km²)

Vëllimi i dobishëm

(m³)

Kapaciteti vlersues

(m³/sec) Githesej(m³)

1 Istog 76 12x106 2.8 89x106

2 Vrellë 28 14.2x106 0.600 19x106

3 Drini i Bardhë 90 14x106 3.23 102x106

4 Lubizhtë 42 45x106 4.2(150) 55x106

5 Pejë 300 37.5x106 4.0(150) 52x106

6 Deçan 144 33x106 3.5(150) 45x106

7 Loqan 39 12x106 1.2(150) 15x106

8 Krk Bunar 81 10x106 1.6 50x106

9 Korishë 18 3.6x106 0.38 12x106

10 Fusha e therandës 50 75x106 2 63x106

Gjithesej 998 271x106 511x106

Page 4: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

4

2.1.3 Ujrat siperfaqësorë

Nga territori i Kosovës, në vitin me lagështi mesatare rrjedhin 3.6 x 109 m³ (miliard) ujë

(121.2 m³ /sec), ndërsa vëllimi i përgjithshëm i akumuluar në akumulimet ekzistuese është

569.690.000 m³, që paraqet vetëm 15,7% të sasisë së përgjithshme mesatare. Pjesa më e

madhe e lumenjve i takon pellgut të Detit të Zi 50.7%, Detit Adriatik 43.5% dhe Detit Egje

5.8%. Shumica e lumenjve karakterizohen me rrjedhje të çrregullt sezonale. Rrjedhjet e

lumenjve janë më të larta gjatë dimrit ose në fillim të pranverës. Sipërfaqja ujëmbledhëse

topografike e Kosovës është 11.645 km², çka do të thotë se vetëm për 758 km² apo 6.5 %

ka mospërputhje me sipërfaqen e përgjithshme të saj (10.887km²). (1)

2.1.4 Ujërat termale dhe minerale

Territori i Kosovës është i pasur me burime të ujërave termale dhe minerale. Deri më tani

ka pasur shumë pak hulumtime për identifikimin dhe studimin e vlerave të këtyre

burimeve. Sipas të dhënave deri më tani në Kosovë janë të regjistruara rreth 30 burime të

ujërave termale dhe minerale. Hulumtime më të detajuara janë kryer vetëm për ujërat e

Banjës së Pejës, të Kllokotit dhe të Banjskës, të cilat funksionojnë si banja termale

shëruese.

2.2 Struktura dhe vetitë e ujit

Uji ka një formulë molekulare H₂O, prandaj një molekulë uji përbëhet nga dy atome

hidrogjeni dhe një atom oksigjeni. E njëjta mund të përshkruhet jonikisht si HOH, me jon

hidrogjen (𝐻−) i lidhur me jon hidroksil (OHˉ). Nën kushte normale uji rrjedh dhe me

fazën e gazit është në një ekuilibër dinamik. Në temperaturën e dhomës, uji është pothuajse

i pangjyrë, pa shije dhe pa erë. Në shkencë shpesh thuhet se uji është një tretës universal

dhe është e vetëmja substancë që është e pastër në të tre gjendjet agregate.

2.3 Format ekzistuese të ujit

Ka shumë forma ujore në gjendje të ngurtë dihet si akull që mund të ketë disa forma

kristalore dhe gjendje amorfe. Në gjendjen e gazët, uji njihet si avulli i ujit. Faza e lëngët

është ashtu si emri i ujit. Mbi temperaturën kritike (647 K dhe 22,064 MPa), uji gjendet

Page 5: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

5

në kushte superkritike kur molekulat e ujit formojnë grumbujt që veprojnë si një fazë

likuide që lundron në fazën e avulli. [2]

2.4 Fortësitë e ujit

a. Fortësia karbonate përbëhet nga kripërat e tretura të Ca²+ dhe Mg ²+, bikarbonatet dhe

karbonatet. Fortësia karbonate përcaktohet me titrimin e 100 cm³ ujë me 0.1mol/dm³ HCl

me indikator metiloranzhin, dhe atë deri te kalimi i ngjyrës së verdhë në të protokalltë.

b. Fortësia jokarbonate përbëhet nga kripërat tjera të Ca²+ dhe Mg²+ respektivisht sulfatet,

kloruret, nitratet dhe silikatet. Kjo mund të llogaritet kështu : JK=FP-Fk

c. Fortësia e përkohshme(kalimtare) përbëhet nga kripërat bikarbonate të Ca²+ dhe Mg²+

të cilat me nxehje kalojnë në kripëra vështirë të tretshmë pra në karbonate dhe acid

karbonik.

d. Fortësia e përgjithshme e ujit - përbëhet nga të gjitha kripërat e tretura në ujë të Ca²+

dhe Mg²+, në ujë kjo fortësi përcaktohet me anë të kompleksonit III.

e. Fortësia bazike - përbëhet nga të gjitha kationet e pranishme në ujë dhe shprehen kështu

: FB=FK+FA.

f. Fortësia anionike - llogaritet nga përcaktimet analitike: si vlerë negative “m” (-m) duke

lëshuar ujin që analizohet nëpër këmbyesit me aciditet të lartë në të cilin bëhet këmbimi

i joneve Ca²+, Mg²+, Na+ që janë të pranishme në ujë me kationin 𝐻+ të këmbyesit

jonik dhe gjatë kësaj formohen jonet, acidet e forta (sulfurik, nitrik, klorik nëse në ujë

ka pas anione të këtyre acideve). Me përcaktimin e shumës së joneve SO₄2−, Clˉ, NO 3

duke përcaktuar në mënyrë analitike secilin anion.

g. Fortësia e përgjithshme anionike- paraqet shumën e të gjitha anioneve të acideve të forta

dhe të dobëta dhe shprehet : FPA=(2FK+FA+FP).

h. Fortësia e mbetur - është termi për fortësinë e cila mbetet pas procesit të zbutjes së ujit

për nevoja të ndryshme. [1]

2.5 Lumi Sitnica

Sitnica është lumi më i gjatë në Kosovë dhe degë kryesore e lumit Ibër. Ky lum dallohet

jo vetëm përkrah madhësia e pellgut (2.861 km²), por edhe me prurje vjetore (16,6 m³/s).

Sitnica formohet nga rrjedha Matica me Sazlinë dhe me lumin e Shtimës. Këto rrjedha

bashkohen afër fshatit Robovc, duke formuar lumin Sitnicë. Nga këtu e deri në

vendderdhje në lumin Ibër, afër Mitrovicës kalon gjatësinë prej 90 km.

Page 6: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

6

Figura 2.1: Pamje e Lumi Sitnicë

Veçori e këtij lumi është pjerrtësia e vogël. Pra karakterizohet si lum fushorë. Lumi Sitnicë

dallohet, jo vetëm me prurje të vogël por edhe për ndryshime të theksuara gjatë vitit. Prurje

më të theksuar ka në dimër dhe pranverë, ku përveç shirave ndikon edhe shkrirja e borës.

Shtrati i lumit Sitnicë nuk është stabil.

2.6 Energjetika – Termocentralet

Lëndë djegëse janë të gjitha ato materie kimike të ngurta, të lëngëta apo të gazta të cilat

kur digjen, brenda një intervali të shkurtër kohor lirojnë nxehtësi e cila mund të

shfrytëzohet për prodhim të energjisë apo për qëllime të tjera. Përbërja e lëndëve djegëse

është e ndërlikuar që ka një përzirje të komponimeve të thjeshta dhe të përbëra organike,

por edhe pjesë të pa djegëshme ose inorganike. Pjesa e djegshme është karboni, hidrogjeni

dhe sufuri. Azoti mbetet si i tillë në procesin e djegejes dhe pjesen e padjehshme – hiri dhe

lagështia, pra pjesa inorganike. Më saktësisht sulfuri dhe qymyri mund të kenë origjinë

organike dhe inorganike, pjesa e djegshme dhe pjesa e padjegshme e tij. Edhe pjesa e

sulfurit që digjet nuk paraqet ndonjë fuqi të madhe të energjisë, meqë gjendet në sasi të

vogël në qymyr, por në aspektin negative paraqet efekte të konsiderushme, sepse oksidet

e sulfurit në kontakt me ujërat formojnë acide të dëmshme për stabilimente industriale dhe

mjedisore. (10)

Page 7: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

7

2.6.1 Qymyri- prejardhja dhe përbërja e tij

Historiku i zhvillimit dhe përdorimit të lëndëve djegëse është i lashtë dhe ecën bashkë me

zhvillimin dhe modernizimin e jetës. Lëndët djegëse gjatë oksidimit (djegies) lirojnë

nxehtësi. Kjo djegje kryhet nën veprimin e oksigjenit të ajrit. Lëndët djegëse ndahen në:

të gazta, të lëngëta dhe të ngurta (ku bën pjesë edhe qymyri). Nga teori të ndryshme që

trajtojnë këtë lëmi është vërtetuar se qymyri ka prejardhje kryesisht nga meteriet bimore

tokësore e më pak nga ato shtazore. Nga materiet organike bimore dallojmë ato me origjinë

nga druri. Qymyri është krijuar nga ekosistemet moqalore që kanë ekzistuar në ultësira

sedimentare me bazë homogjene nga bimët që kanë qenë kompakte, të forta, të

metamorfizuara nga nxehtësia dhe presioni për gjatë kohës gjeologjike.

2.6.2 Linjitet e Kosovës

Linjitet bëjnë pjesë në llojin e qymyroreve të murrmë dhe atë në llojin më të ri të llojeve

të qymyroreve. Linjiti karakterizohet me ngjyrë të verdhës së mbylltë deri te e murrmë.

Në disa raste dallohet struktura e drurit në përbërjen e tij dhe lijniti i tillë quhet ksilit.

Lijnitet pas trovës shquhet për përmbajtje të lartë të hirit dhe vlerë kalorike të ultë prej

5230 deri në 9420 KJ/kg. Linjiti si qymyr i ri zakonisht gjendet nën shtresa tokësore jo të

trasha të dheut, andaj zakonisht minierat ku eksplatohet linjiti janë minierat sipërfaqsore

dhe për kunder ciliësisë jo të lartë të tij, lehtësia për të eksplatuar e bënë të laverdishëm në

aspektin ekonomik.

2.6.3 Industria energjetike

Termocentrali Kosova A dhe Termocentrali Kosova B janë dy termocentrale të drejtuara

nga Korporata Elektroenergjetike e Kosovës dhe janë të vetmet termocentrale në Kosovë.

Këto termocentrale janë të ndërtuara në lokacionin e Komunës së Obiliqit. Energjia

elektrike e prodhuar nga KEK-u mbulon rreth 97% te nevojave me energji të popullatës

në Kosovë. KEK është kompani publike e Kosovës, e cila ka në pronë dhe operon me asete

të gjenerimit të energjisë elektrike dhe të mihjes së linjitit. Sa i përket eksploatimit të

qymyrit, në këtë lokacion, ka pas aktivitete gati 100 vjeçare që nga viti 1922. Shkalla e

lartë e operimit shtrihet nga Mihjet sipërfaqësore të hapura për prodhimin e energjisë, që

kanë vazhduar punë për rreth 50 vjet pa ndonjë interesim të madh për pasojat-ndikimin në

mjedis. Duke u nisur nga gjendja aktuale dhe e trashëguar për një kohë të gjatë si rezultat

Page 8: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

8

i eksploatimit të qymyrit për dekada për prodhimin e energjisë elektrike, është përcjellur

vazhdimisht me ndikim në mjedis si:

1. Ndotja e ajrit si rezultat i emisioneve të shkarkuara,

2. Ndotja e ujërave- si rezultat i shkarkimeve të ujërave teknologjike,

3. Degradimi i tokave- si rezultat i aktiviteteve minerare.

Hapësira e zonës së minierave dhe përreth saj karakterizohet me një sipërfaqe të degraduar

të tokës.

2.7 Mjedisi në Termocentralet e Kosovës

2.7.1 Gjendja në miniera

Gjendja e mjedisit në minierat ekzistuese të Termocentraleve të Kosovës (KEK-ut)

vazhdon të mos jetë e mirë. Kjo si pasojë se për një periudhë të gjatë sa operojnë këto

subjekte nuk është punuar në eliminimin ose minimizimin e pasojave mjedisore.

Megjithatë janë shënuar disa hapa pozitiv në çështjen e mjedisit në këtë subjekt si hartimi

i “Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis” për minierën e re të Sibovcit jug-perëndim me

projektin e Rikultivimit, punimin e pjesës mjedisore me projektin e eksploatimit për

sektorin e Sitnicës - “Aspekti Mjedisor “ i këtij projekti dhe atij të dislokimit të shtratit të

lumit Sitnicë. Ujërat e ndotura nga minierat sipërfaqësore ekzistuese janë:

ujërat sipërfaqësore,

ujërat nëntokësore dhe

ujërat nga të reshurat atmosferike

Këto të fundit ngase kemi të bëjmë edhe me ajër të ndotur (pluhuri dhe procesi i

vetëndezjes së thëngjillit). Aktualisht në eksploatim të sipërfaqës janë:

1. Mihja Sipërfaqësore e Mirashit dhe

2. Mihja Sipërfaqësore e Bardhit

Eksploatimi i tyre është i orientuar në drejtim të njëra tjetrës dhe shumë shpejt pritet që të

bashkohen. Po ashtu ekzistojnë edhe disa galeri të vjetra nëntokësore nga të cilat është

nxjerr qymyri para se të fillonin punën mihjet sipërfaqësore. Por edhe galeritë nëntokësore

sikur edhe këto që janë aktuale, krijojnë ndotje të ujërave.

Page 9: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

9

2.7.2 Mihjet Sipërfaqësore në Termocentale

Ujërat e minierave sipërfaqësore në Mirash drenohen për tu grumbulluar në pikën më të

ulët të minierës bashkë me ujërat burimore (nëntokësore, pompohen dhe direkt shkarkohen

si të pa trajtuara në lumin Sitnicë i cili vjen mjaft i ndotur në këtë zonë për të krijuar një

ndotje shtesë. Eksploatimi i minierës sipërfaqësore në Mirash është bërë nën nivelin e

lumit Sitnicë. Në shpatin verior të minierës sipërfaqësore të Mirashit pikërisht në punimet

e vjetra minerare janë vërejtur substanca të ngjashme me katranin me një erë specifike.

Lëngje të ngjashme janë vërejtur edhe në të kaluarën nga minierat e tjera nëntokësore të

zbuluara gjatë mihjes në minierën e Mirashit. Deponime të materialeve në formë të

katranit, me përmbajtje të lartë fenolesh, kryesisht të ardhura nga reparti i vjetër i

gazifikimit. Bëhet fjalë për rezervuarët me ujëra fenolike dhe materie të ngjashme

kontaminuese ende të pastudiuara tërësisht, për nga përbërja e këtyre substancave. Këto

substanca kanë ndikuar në rritjen e shkallës së kontaminimit të ujit .

1. Ndotja e ujërave sipërfaqësore dhe

2. Ndotja e ujërave nëntokësore.

Këto miniera janë në një zonë të gjërë industriale pranë -Termocentraleve Kosova A dhe

Kosova B si dhe objekteve tjera përcjellse. Kur i shtohet kësaj fakti se këta lumenj që

gravitojnë në këtë zonë (në veqanti lumi Sitnicë) para se të vij në zonën e KEK-ut është

ngarkuar me një ndotje urbane të theksuar, mund të konkludojmë së shkalla e ndotjes është

e një shkall serioze. Ujërat e papërpunuara të minierave dhe të reshurave në këtë zonë

llogariten të jenë :

Uji i patrajtuar rreth 360 m³

Uji i të reshurave rreth 2400 m³

Totali 2760 m³

Të dhëna këto të përllogarisë së përafërt.

Nga aktiviteti i këtyre minierave ndoten :

• Ujërat nëntokësor,

• Ujërat sipërfaqësor dhe

• Ujërat nga të reshurat atmosferike.

Ujërat atmosferike edhe ashtu janë të ndotura nga ajri i ndotur me hirin dhe gazrat e

tymtarëve dhe deponive të hirit që ndodhen në ketë zonë. Lumi Drenica deri në shkarkimin

e ujërave nga mihja sipërfaqësore e Bardhit konsiderohet se është mjaft i pastërt në

aspektin kimik. Lumi Sitnica në vete përmbanë papastërti të lartë për shkak të shkarkimit

Page 10: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

10

të ujërave të zeza të Prishtinës. Rrjedhjet e lumit Sitnica variojnë ndërmjet min. 0,5 –

1,5(m³/s) deri max. 50-120 (m³ /s) me një mesatare prej 5-10 (m³/s). Llogaritet se në vit

rreth 918 000 m³ ujë i pa trajtuar shkarkohet në lumin Sitnica (nga MS Mirash) dhe në

lumin Drenica (nga MS Bardhi).

2.8 Hiri si mbetje nga djegja e qymyrit

Hiri bashkë me lagështinë paraqet pjesën e padjegshme të lëndëve djegëse që ndryshe

quhet edhe pjesa inorganike e qymyrit. Kjo pjesë e përbërjes së qymyrit paraqet pjesën

mineralogjike që rrjedh nga bimët dhe pjesët tjera të tokës prej nga është formuar qymyri.

Një pjesë tjetër të hirit e përbëjnë edhe pjesa e infiltruar në përbërje të qymyrit gjatë

zhvillimeve të më vonshme. Kjo pjesë është më e lehtë të largohet nga struktura e qymyrit

përmes proceseve të fisnikërimit të tij. Hiri nuk është e vetmja pjesë inorganike –

mineralogjike e qymyrit, por është e vetmja pjesë që mbetet pas djegjes së qymyrit pasi të

jenë larguar pjesët tjera (lagështia dhe dioksidet e karbonit nga karbonatet e shpërbëra) të

cilat largohen gjatë procesit të djegjes. Hiri për shumë arsye paraqet pjesën më të

padëshirushme që mbetet si produkt i djegies së qymyrit. Qymyri konsiderohet me cilësi

të mirë kur lirojnë vetëm 2-3% hi, ndërsa kur tejkalojnë këtë vlerë (këtu bëjnë pjesë qymyri

i murrëm dhe linjiti), vlerësohen si më të dobëta.

2.9 Ndotja e mjedisit

Mjedisi plotësisht i pastër nuk ekziston, sidomos në ditë e sotme kur shfrytëzimi i

mineraleve, zhvillimi i industrisë dhe ndikimet urbane janë të mëdha. Megjithatë e

konsiderojmë një mjedis të pastërt, kur prezenca e elementeve që konsiderohen si ndotës

është në kufi të pranushëm, përkatësisht deri në atë masë që nuk e dëmton botën e gjallë.

Ndotja e mjedisit konsiderohet kur mjedisi ose njëri nga mediumet mjedisore (uji, ajri apo

toka) përmbajnë ndotjet mbi kufijtë maksimal të lejuar, ndotës të cilët konsiderohen si

rrezik për mjedisin – shëndetin. Ndotës konsiderohen substancat e pranishme në mediumet

mjedisore në përqendime më të mëdha se sa janë ato natyrore, ndotje kjo e shkaktuara si

pasojë e aktiviteteve njerzore dhe që kanë efekte të dëmshme për mjedisin. Kur njeri nga

mediumet mjedisore (uji, ajri apo toka) është i ndotur, atëherë kjo ndotje lehtë batet nga

njëri medium te tjetri.

Page 11: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

11

2.9.1 Ndotja e ujit nga industritë

Ujërat industriale të shkarkuara janë ndër ndotësit më të mëdhenjë të ujërave. Çdo industri

kërkon procese specifike për përpunimin e këtyre ujërave duke ditur se, ndotja e tyre

rrjedhë nga lëndët e para që përpunohen. Ujërat industriale të shkarkimeve ndahen në ujëra

të cilat në vete përmbajnë papastërti.

a) Minerale (inorganike ku bëjnë pjesë ujërat nga aktivitetet minerare dhe metalurgjike

të ndryshme, përpunimi i thëngjillit dhe xeheve tjera, prodhimi i plehrave minerale etj).

b) Organike, që kryesisht janë ujëra të shkarkimeve nga industritë ushqimore (industria e

përpunimit të mishit, qumshtit, celulozës, plastikës, qeramikës etj).

c) Ujërat që në vete përmbajnë papastërti organike dhe inorganike (ujërat nga industria e

përpunimit të naftës, petrokimia, tekstili, farmaceutike etj).

Karakteristika kryesore të ujërave të ndotura industriale janë:

Përmbajtja e grimcave të ngurta,

Aroma e pa dëshiruar,

Temperatura. [4]

2.9.2 Ndotja e mjedisit nga Korporata Energjike e Kosovës

Kur flitet për energjetikën në Kosovë kjo temë menëherë të asocioni me Korporatën

Energjetike të Kosovës, pasi që pothuajse (përveç asaj energjisë që importohet) mbi 95%

e energjisë që shfrytëzohet në vend gjenerohet nga KEK-u. Është me shumë rëndësi të

thuhet se përveç prodhimit të energjisë, KEK-u është sinonim i ndotjes, pra është një ndër

gjenerusit më të mëdhaj të ndotjes së mjedisit në vend. Lokacioni i KEK-ut paraqet një

kompleks minerar i energjisë me burime të mëdha të ndotjes për vendbanime për rreth si:

Kastrioti, Fushë Kosova, Prishtina, Lipjani e më gjërë.

2.9.3 Gjendja e ujërave në zonën e KEK-ut

Përdorimi i ujërave në procesin e prodhimit t ë energjisë në Korporaten Eelektro të

Kosovës – miniera dhe termocentrali është shumë i gjërë. Ndikimi i këtij aktiviteti minerar

– energjetik në ndotjen e ujërave është evident. Baseni i qymyrit i njohur si “Baseni i

Kosovës” ka një rrjetë mjaft të zhvilluar hidrologjik. Ujëmbledhësi më i madh i këtij baseni

është lumi Sitnica që graviton pothuajse gjatë gjithë basenit. Në Rrasfshin i Kosovës i

Page 12: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

12

takonë baseni i thëngjillit për gjatë të cilit kalon lumi Sitnicë, ka një lartësi mbidetare rreth

600m dhe mundë të konsiderohet si një rrafshënaltë. Lumi Sitnicë është ujëmbledhësi

kryesorë, pellgu i të cilit përfshinë mbi 80% të basenit. (9)

2.9.4 Ujërat në TC Kosova A dhe B

Përveç qymyrit si resurs natyror edhe uji është resurs që shfrytëzohet për prodhimin e

energjisë elektrike në këto termocentrale. Sasia kryesore që përdoret në TC, janë ujërat të

cilat (pasi i nënshtrohen përgatitjes kimike - procesit të demineralizimit dhe

dekarbonizimit), nxehen për të prodhuar avullin, e nevojshëm për procesin tekonologjik,

për t’u prodhuar energjia elektrike. Ujërat gjithashtu përdoren për ftohje, për trasportimin

hidrolik të hirit, për spërkatjen e pluhurit dhe hirit, për pastrimi - shërlarje të objekteve dhe

pajimeve dhe ujërat për qëllime sanitare.

a) Termocentrali Kosova A - furnizohet me ujë nga lumi Llap, ndërsa në periudhën

kohore me thatësi furnizimi ndihmohet nga kanali Ibër - Lepenc.

b) Termocentrali Kosova B – furnizohet me ujë vetëm nga kanali Ibër - Lepenc.

2.10 Karakteristikat e përgjithshme të ujërave të shkarkuara

Ujërat e shkarkuara janë ujëra të cilat kanë kaluar nëpër ndonjë cikël të përdorimit dhe

janë bë të dëmshme për mjedisin. Sipas vendit të krijimit ujërat e shkarkuar ndahen në

ujëra shkarkues sanitare dhe industriale. Kur të përzihen ujërat sanirate dhe industriale,

nga të cilat formohen ujërat shkarkues komunale, të cilat pas të reshurave atmosferike

mblidhen dhe largohen në një recipijent natyror të caktuar. Të gjitha këto ujëra shkakrues

karakterizohen nëpërmjet kualitetit dhe sasisë, e që varet nga shumë faktorë: faktorëve

klimatik, aktivitetit të njeriut, shkallës së zhvillimit, kulturës së përgjithshme, shprehive të

populatës etj. Ekzistojnë edhe ngjajshmëri të caktuara sipas kualitetit të ujërave shkarkues,

kur kemi të bëjmë me ujërat sanitare dhe ujërat nga shkarkimet atmosferike, si dhe tek

ujërat shkarkues industriale të degëve të ndryshme industriale. Pavarësisht nga kjo si dhe

ku formohen, ujërat shkarkues duhet të trajtohen, nëse kualiteti i tyre është jashta

standardeve të lejuara. Institucionet përgjegjëse sjellin normat e kualitetit dhe kuantitetit

të ujërave shkarkuese, me qëllim që të ruhen nga ndotja potenciale resurset vetanake ujore

dhe tokësore, deri te e cila mund të arrihet nëpërmjet shkarkimit të pakontrolluar në mjedis.

Sasia e ujërave shkarkues varet nga konsumi total i ujit në mjedise të caktuara. Konsumi

Page 13: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

13

total i ujit duhet të jetë në pajtim me shkallën e vet të zhvillimit, këte e përcaktojnë

institucionet përmes planifikimit të ashtuquajtur normat e konsumit të ujit. Në këtë mënyrë

mund të përpilohet planifikimi mbi kapacitetet e nevojshme për furnizim me ujë dhe me

trajtimin e ujërave shkarkues. Në kuadër të normave për konsumin e ujit, zakonisht është

një ndarje e përafërt, që duket kështu:

45% përdorin amvisnitë,

30% konsumojnë industritë,

25% përdoren për nevoja komerciale dhe publike si dhe humbjet që shkaktohen në

sistemin e rrjetit furnizues.

Në bazë të normës së konsumit dhe vlerësimit të sasive të ujit, mund të supozohet se gati

80% nga sasia totale e ujit largohet si ujëra shkarkues. Për shembull, për shkak të

ndryshimeve negative të zhvillimit ekonomik në vend, nga supozimet e mëhershme se në

dekadën e dytë të shekullit njëzet e një, norma e konsumit të ujit për kokë banori do të

duhet të jetë 600 L/ditë, aktualisht konsumahen përafërsisht 200 L në ditë. Edhepse me një

konsum të tillë të reduktuar në krahasim me parashikimet, për shkak të infrastrukturës së

dobët komunale dhe nga fakti se për momentin vetëm 33% të popullatës është e ndërlidhur

me sistemin e rrjetit të kanalizimi komunal, për çdo ditë në mënyrë të pakontrolluar në

tokë shkarkohen deri në një milion metra kub ujë. Pjesa tjetër e ujit të grumbulluar nga

sistemet e kanalizimeve komunale, për shkak të numrit të vogël të impianteve funksionale

për trajtimin e ujërave të shkakruara lëshohen në rrjedhjet ujore pa kurfarë trajtimi. Sipas

të dhënave aktuale, diku rreth 1.5% të nevojave për trajtimin e ujërave trajtohen në mënyrë

të kënaqëshme. Me trajtim primar trajtohen rreth 7% të kapaciteteve instaluese, për shkak

të joprofesionalizimit të punës dhe mosnjohjes së proceseve është ndërpre puna apo

plotësisht nuk trajtohen. Kjo shkakton dëme të mëdha për mjedisin dhe krijon probleme të

shumëfishta sa i përket fushës ekologjike dhe socio-ekonomike, pasi trajtimi i ujërave

shkarkues është bë pasqyrë e nivelit të civilizimit të cilën e ka arritur shoqëria.

Njëkohësisht kjo tregon se nga njera anë na paraqitet problemi teknik dhe financiar, se e

gjthë kjo do të zgjidhet, dhe se Kosova do t`i bashkangjitet vendeve të zhvilluara, e nga

ana tjetër ekziston një treg i madh në vendet që merren me këtë problematikë apo vende të

cilat dëshirojnë që në zgjidhjen e tyre të marrin pjesë. Që t`i qasemi trajtimit të ujërave të

shkarkuara e domosdoshme është që të dihet vendi se ku ato shkarkohen apo

grumbullohen, të dihet sasia e tyre dhe karakteristikat fiziko-kimike dhe biologjike.

Përshkrimi kualitativ i ujërave të shkarkuara të bëhet me një numër sa më të madh të

Page 14: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

14

parametrave si dhe parashikimi i ndryshimit të tyre me kohë është parakusht për

përzgjedhjen e teknologjisë e cila do të përdoret për trajtim.

2.11 Llojet e ujërave të shkarkuara

2.11.1 Ujërat shkarkuese nga amëvisnia

Ky lloj i ujërave të sharkuara ndotet nga mbetjet humane, mbeturinat nga përgatitja e

ushqimit, pastrimi i rrobave dhe nga mirëmbajtja higjienike në ndërtesat e banimit. Këto

përmbajnë subastanca në formë të tretjeve, tretjeve koloidale, të substancave të

suspenduara dhe notuese. Këto janë me përmbajtje të njejtë dhe në princip janë të dëmshme

për mjedisin, para se gjithash për shkak të pranisë së mikroorganizmave patogjen,

kryesisht nga burimi human, mjeteve për dezinfektim. Sasia e ujërave shkarkues nga

amvisëria varet nga madhësia e vendbanimeve dhe konsumi i ujit për kokë banori, e që

është e ndërlidhur me nivelin e kulturës të bashkësisë së caktuar.

2.11.2 Ujërat e shkarkuara industriale

Ujërat e shkarkuara industriale sipas karakteristikave dhe origjinës së tyre janë të

llojllojshme varësisht nga prania e ndotësve. Parimisht ato janë dukshëm të ndotura, dhe

shkalla e ndotjes së tyre mund të jetë edhe për disa qinda herë më e madhe se ndotja e

pranishme tek ujërat e shkarkuara sanitare, varësisht nga lloji i industrisë dhe nga sasia e

ujërave të shkarkuara të cilat ajo industri i prodhon. Me ndryshimin e teknologjive

prodhuese, janë paraqitur edhe ndryshimet e komponenteve të cilat shkarkohen, prandaj

edhe karakteristikat e ujërave shkarkues ndryshojnë, dhe kështu bëhen gjithnjë e më të

ndotura. Në krahasim me industritë tjera, industria kimike, duke përfshi edhe industrinë

farmaceutike, është me shkallë më të lartë të konsumit të ujit dhe me ndotje e cila futet në

ujërat shkarkues. Nëse në mënyrë direkte ujërat shkarkohen në recipient (ujëmbledhës)

natyror, ujërat e shkarkuara industriale detyrimisht para shkarkimeve duhet të trajtohen

deri në nivelin e lejuar sipas normativave-standardeve për shkarkimin e ujërave. Për dallim

nga ujërat e shkarkuara komunale, kualiteti dhe kuantiteti i ujërave të shkarkuara nga

industria mund të ndryshojë në një interval më të gjërë, edhe në rastet kur është edhe një

objekt industral i njejtë në periudha të ndryshme kohore gjatë ditës. Në veçanti kur kemi

sasi më të mëdha të ujërave të shkarkuara në periudha kohore relativisht të shkurtra. Ujërat

e shkarkuara nga industria përbajnë substanca të ndryshme kimike toksike. Sasia dhe lloji

Page 15: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

15

i tyre varen nga shumë faktorë, para se gjithash nga natyra e procesit industrial. Sasia e

ujërave shkarkues nga industria ndryshon nga koha e natës apo ditës, e poashtu varet edhe

nga shumë faktorë të tjerë. Ujërat e shkarkuara nga industria krijohen në impiante dhe

uzina industriale pas përdorimit të ujit në procesin e prodhimit, e poashtu edhe gjatë

pastrimit të pajisjeve, aparaturave, etj. Sipas karakterit janë një numër i madh i ujërave

shkarkues nga industria, të cilat dallohen në varshmëri të teknologjive prodhuese. Këto

ujëra kur të shkarkohen drejtpërsëdrejti në recipient apo në kanalizimin atmosferik

kushtimisht mund të jenë edhe të pastërta. Sipas llojit të ndotjes ujërat shkarkues nga

industria mund të ndahen në ujërat shkarkues të cilat përbajnë kryesisht materie inorganike

ose organike të cilat biologjikisht janë vështirë apo lehtë të degradueshme. Këto po

shkaktojnë shqetësime gjithnjë e më të mëdha nga se po i ndotin ujërat sipërfaqësor dhe

nëntokësor me një fjalë mjedisin. Sasitë më të shpeshta dhe më të rëndësishme të ujërave

shkarkues rrjedhin nga këto degë të industrisë: kimike, metalo-përpunuese, ushqimore,

tekstilit, letrës dhe lëkurës. Ujërat e shkarkurara publike janë përzierje e ujërave të

shkarkuar industriale dhe komunale. Varsisht nga lloji i procesit teknologjik nga e cila

krijohen ujërat e shkarkuara industriale dallojmë ujërat e shkarkuara procesore, ujërat

ftohës, ujërat e shkarkuara sanitare, ujërat e shkarkuara nga pastrimi i pajisjeve dhe

aparaturave, etj. Në mënyrë më të vrazhdët këto mund të ndahen në ujëra shkarkuese me

përmbajtje organike dhe inorganike, ujëra nga sistemi i ftohjes nga impiantet energjetike,

etj. Prandaj këto ujëra të shkarkuara industriale të cilat pas trajtimit të përshtatshëm

teknologjik përsëri mund të përdoren për nevojat industriale dhe kështu t`i reduktojnë

ngarkesat e sistemit të kanalizimit e që është edhe më e rëndësishme për mjedisin.

2.11.2.1 Ndarja e ujërave të shkarkuara industriale. Disa ujëra të shkarkuara

industriale mund të përzihen me ujërat e shkarkuara komunale, gjegjësisht janë të

biodegradueshme. Ujërat e ndotura industriale quhen jokompatibile gjegjësisht

biologjikisht të padegradueshëm të cilat në asnjë mënyrë nuk mund të shkarkohen në të

njejtin sistem. Ujërat shkarkues jokompatibile janë të ndotura me materie të rrezikshme

toksike dhe pa një trajtim adekuat nuk mund të shkarkohen në një kanalizim të përbashkët

publik. Në ujëra shkarkues industrial mund të jenë të pranishme një numër i madh i

materive ndotëse, si: kripëra inorganike, acide dhe baza, materie suspenduese, materie të

lëngëta dhe materie të ngurta notuese, materie organike dhe radioaktive, materie

shkumuese, mikroorganizma dhe uji ngrohtë. Ujërat e shkarkuara krijohen nga proceset

Page 16: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

16

prodhuese teknologjike, gjatë transportit të mbetjeve, të lëndëve të para dhe të reagensave.

Sasia varet nga konsumi i ujit në proceset teknologjike e cila mund të ndryshoj.

Karakteristikat fizike janë të ndryshme varësisht nga lloji i industrisë. Karakteristikat

kimike-mund të jenë të ndryshme. Materiet e suspenduara janë shumë të ndryshueshme.

Regjimi i shkarkimit- është i ndryshëm në varshmëri nga karakteristika e procesit

teknologjik. Vlera e pH-së është e ndryshueshme dhe ndryshon nga mjedisi acidik i

theksuar deri tek mjedisi i theksuar bazik. Toksiciteti mund të jetë në shkallë të lartë,

varësisht nga lloji i ujërave të shkarkuara. Aspekti higjienik kryesisht mund të jetë sanitare,

shpesh toksike dhe epidemiologjike. Metodat e trajtimit mund të jenë të ndryshme:

mekanike, fiziko-kimike dhe biologjike. Pajisjet për trajtimin e ujërave shkarkues në

industri të bëhet trajtimi i ujërave të shkarkauar industriale absolutikisht është e

domosdoshme. Ujërat shkarkues nga impiantet industriale mund të kenë ndikim të madh

në kualitetin e ujërave nëntokësor dhe në rrjedhat ujore. Nga kjo duhet të rritet edhe numri

i institucioneve dhe i kompanive të cilat në mënyrë të përgjegjshme bëjnë përkujdesjen e

këtij shqetësimi. Në vazhdim do t`i trajtojmë impiantet e specilaizuara për trajtimin e

ujërave shkarkues të cilat aplikohen për trajtimin thelbësor të ujërave shkarkues industrial

apo në parandalimin e kontaminimit të ujërave shkarkues.

Industria ndërtimore; Teknologjia e trajtimit të ujërave të shkarkuara industriale në

industrinë e ndërtimit mund t`i ndajnë ngjyrnat, pigmentet, ngjitësitë lidhës, papastërtitë

mekanike (rëra) si dhe ato dispersive (lidhësve të ndryshëm, tretësve ujor). Trajtimi i

ujërave të shkarkuara industriale bazohet në stabilizimin kimik, në sedimentim mëpëstaj

në filtrimin shtesë dhe dehidrim në filter presë.

Industria ushqimore; Teknologjia (njësia e flotimit) e emërtuar AS-FLOT mund të

përdoret për trajtimin e ujërave të shkarkuara nga industria ushqimore teknologjia AS-

FLOT përdoret në trajtimin e ujërave nga thertorja dhe nga industria e përpunimit të mishit,

qumështit, birrarisë, uzinës për trajtimin e vajrave bimorë dhe yndyrnave nga bagëtia.

Industria e drurit; Teknologjia për pastrimin e ujërave shkarkues nga industria e letrës

mund të ndajë ngjyra dhe ngjitës nga ujërat shkarkues. Teknologjia e ndarjes përdoret për

ujërat shkarkues të përzier (ujërat që përmbajnë ngjyrë dhe ngjitës) si edhe për ujërat e

ndotura me vetëm një ndotës (ngjyrë apo ngjitës). Trajtimi i ujërave të shkarkuara

industriale bazohet në stabilizimin kimik, precipitimin (fundërrimin) më pastaj me

filtrimin shtesë dhe dehidrim në filter presë. Teknologjia për trajtimin e ujërave të

shkarkuara industriale mund të përdoret për ndarjen e ngjyrnave, ngjitësitë, të emulsioneve

nga ujërat e shkarkuara industriale të cilat formohen në proceset prodhuese. Ndarja bëhet

Page 17: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

17

në varshmëri nga natyra dhe përqendrimi i ndotësve. Ujërat shkarkues me ndotje të lartë

organike dhe me toksicitet të lartë (prodhimi i celulozës, rafineritë e naftës). Ndotja

termike e ujërave të shkarkuara. Një numër i madh i ujërave të shkarkuara industriale

vepron agresivisht në materiale të cilat më së shpeshti përdoren në rrjetet e kanalizimeve

që janë më pak të qëndrueshëm si betoni dhe çeliku. Ky agresvitet i ujërave shkarkues

industrial nuk varet vetëm nga vlera e tyre e pH-së por edhe nga prania e disa kripërave

dhe disa produkteve të gazëta të pranishme, si: sulfhidriku, kripërat e bakrit, nikelit,

plumbit, etj. Ndarja e ujërave shkarkues sipas përqendrimit të përgjithshëm të ndotësve,

ndahet në ujëra të pastra si ujërat nga ftohja të cilat më së shpeshti përmbajnë sasi të vogla

gadi nganjëhere të parëndësishme të ndotjes. Ujërat e shkarkuara nga industria më pak të

ndotura që kryesisht formohen nga pastrimi i produkteve të gatshme.

Shqetësimet nga fermat bujqësore; Një ndotje e madhe nga rrjedhat ujore rrjedh nga fermat

bujqësore, si dhe nga industria e mishit (thertoreve). Nga fermat bujqësore shpeshhere

deponohen plehrat organike në tokë, bazene, llaguna. Këto deponime nuk kanë shtresë

mbrojtëse, prandaj materiet e dëmshme lehtë depërtojnë në ujëra nëntokësor. Plehrat

organike në gjendje të lëngët më së shpeshti pa kurrfarë trajtimi drejtohen nëpër rrjetin e

kanalizimeve e pastaj në rrjedhat ujore. Poashtu përqendrimet e larta të plehrave organike

shpesh hedhen në ara të ndryshme nga ku lehtë depërtojnë në ujërat nëntokësor dhe kështu

shkaktojnë ndotje serioze. Përqendrimi i rritur i nutrientëve nga fermat bujqësore në

rrjedhet ujore shkakton rritjen e tepëruar të algeve. Algat me shpejtësi e konsumojnë

oksigjenin, zëjnë siprëfaqe ujore dhe pengojnë depërtimin e dritës, kështu ndodh

eutrofikimi i ujërave sipërfaqësor dhe nëntokësor dhe pengohet funksionimin normal i

ekosistemit ujor. Që të pengohet kjo situatë, plehrat kimik të lëngshëm duhet trajtuar dhe

kështu mund të shfrytëzohet si burim i mirë i energjisë. Kjo gjithnjë e më tepër po

shfrytëzehet për përftimin e biogazit për energji që nuk emiton gaze të dëmshme. Në këtë

mënyrë do t`i kontribuonim ruajtjes së mjedisit. Një numër shumë i vogël i fermave

bujqësore për mos të thënë asnjena kanë impiantet për trajtimin e ujërave shkarkues apo

pajisjet për prodhimin e biogazit. Ndëshkimet për shkarkimin e ujërave të patrajtuar në

ambiente të ndryshme nuk zbatohen. Është e domosdoshme që t`ju ndihmohet bujqëve në

hartimin e planeve për menaxhimin e tokave me azot dhe fosfor, si dhe të ngritet vetdija

për ndikimin e nutrijentëve dhe pesticideve në mjedis. Është e nevojshme që të zbatohet

“kodeksi i parktikës së mirë bujqësore”, e tërë kjo me qëllim të parandalimit të mëtejshëm

të ndotjes së ujërave nëntokësor dhe sipërfaqësor apo në kuptim të përgjithshëm të ruajtjes

së resurseve tona ujore.

Page 18: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

18

Trajtimi i ujit nga industria e tekstilit; Bota është e mbuluar me ujë rreth 75% e vetëm 1%

ka ujë të pijshëm. Vitet e zhvillimit industrial kanë sjell deri në ndotjen e konsiderueshme

të burimeve ujore. Ndotjet më të mëdha të ujit me të cilat sot ndeshemi janë ndotjet kimike

nga pesticidet, fenolet, metalet e rënda-plumbi, zinku etj. Ujërat nëntokësor, duke kaluar

nëpër tokë, i nënshtrohen procesit të filtrimit natyror, por se një pjesë e ndotjes përsëri

mbetet. Industria me të gjitha degët e saja paraqet ndotje shumë serioze të ujit, dhe nga kjo

ujërat e sharkuara nga proceset industriale trajtohen nëpër procese të ndryshme të

trajtimeve të ndryshme deri tek dezinfektimi. Me procesin e dezinfektimit të ujit

nënkuptohet eliminimi i bakterieve patogjene, bakterieve koliforme, reduktimi i një numri

të bakterieve të gjalla deri në numrin e bakterieve të lejuar sipas standardeve. Duhet ta

dallojmë kuptimin e procesit të sterilizimit që nënkupton eliminimin e plotë të të gjitha

mikroorganizmave në një mjedis, duke përfshi bakteriet, alagat, amebat, mikrobet dhe

virueset. Gjatë dezinfektimit gjegjësisht sterilizimin e ujit nga mikroorganizmat krijohen

çrregullime në ekuilibrat e grimcave koloidale për shkak të veprimit agensave fizik, fiziko-

kimik dhe kimik dhe çrregullime në sistemin e tyre fermentues. Në veçanti janë të

theksuara ndryshimet ireversibile të proceseve fermentuese të frymëmarrjes dhe formave

të deaktivizimit e deri te vdekja e qelizave. Industria e tekstilit përmban një numër të madh

të nëndegëve të saja industriale të cilat përfshijnë një cikël të procesit prodhues mjaft

kompleks. Duke filluar nga lënda e parë prodhuese (fibrave sintetike), pastaj deri tek

gjysëmproduktet e prodhimit (fibrave, pëlhurave me përpunimin e tyre), si dhe në

prodhimin e produkteve finale, në të cilat bëjnë pjesë veshmbathja dhe tekstili për nevojat

industriale, tekstili nga amvisnia, tepihët, etj.

2.12 Sasia e ujërave të shkarkuara

Që t`i qasemi trajtimit të ujërave shkarkues, është e domosdoshme para se gjithash ta dimë

sasinë e ujërave shkarkuese. Gjatë përcaktimit të sasisë së ujërave shkarkuese, duhet marr

parasysh të gjitha parametrat e mundshëm të cilët ndikojnë në te, e ndër to më të

rëndësishëm janë:

numri banorëve,

pozita gjeografike e regjionit,

zhvillimi dhe aktiviteti i shoqërisë,

kushtet klimatike dhe

Page 19: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

19

gjendja e infrastrukturës.

Poashtu, lidhur me gjendjen e infrastrukturës, mund të paraqitet edhe mundësia e

infiltrimit, qoftë nga rrjeti i kanalizimit kah toka, apo me paraqitjen e ujërave nëntokësor,

me infiltrimin e ujërave shkarkues në rrjetin e kanalizimit. Infiltrimi i ujërave nëntokësor

e rritë kualitetin e ujërave të shkarkuara, ngase i hollon(zbut), mirëpo, në të njejtën kohë

kërkon kapacitete më të mëdha për trajtim. Në disa raste kjo rritje e kualitetit mund të

ndikoj negativisht në punën e rrjetit të kanalizimit, e cila kërkon sasinë minimale të caktuar

ashtuqë puna të zhvillohet në kontinuitet duke mbajtur efikasitetin e dëshirueshëm dhe në

raste kur kushtet do të ndryshonin dhe do të dëmtohej kualiteti i ujërave shkarkues. Në

varshmëri nga mënyra e matjes dhe paraqitjes së të dhënave niveli i infiltrimit mund të

sjellet në kufijtë prej:

a) 200 – 2000 L/(ha d)

b) 8600 – 24000 L/(km të tubacionit d).

c) Dhe kjo duhet të merret në konsideratë gjatë llogaritjeve në ndërtimin e sistemit

për trajtimin e ujërave të ndotura. Në varshmëri nga aktiviteti i popullatës, sasia e

ujërave të shkarkuara mund të ndryshoj, prandaj është e nevojshme që të njihen

këto madhësi:

d) sasia mesatare ditore, e cila përftohet në bazë të bilancit vjetor dhe është një

parametër shumë i rëndësishëm gjatë projektimit të sistemit;

e) sasia maksimale ditore, e cila përcaktohet me përcjellen e ndryshimeve të sasisve

ditore të ujërave të shkarkuara, gjatë 24 orëve, përgjatë ciklit vjetor. Ky parametër

shërben për përcaktimin e kohës së mbajtjes së ujit në sistem, e që është madhësi

shumë e rëndësishme për shumë procese teknologjike;

f) sasia minimale ditore, përcaktohet në bazë të bilancit vjetor mbrenda 24 orëve me

sasi minimale të vlerave të sasisë së ujërave të shkarkuara. Është një parametër me

rëndësi në projektimin e sistemit ku materiali i suspenduar i ngurtë duhet të bartet

me ujin nga sistemi, ashtuqë mos të vie deri fundërimi i tyre në vende të

padëshiruara

2.12.1 Ndotja e ujit dhe kriteret cilësore për shkarkimin e ujërave të ndotura

Ndotja është një efekt relativ dhe ujërat që mund të konsiderohen të ndotura prej një

përdoruesi mund të pranohen si plotësisht të kënaqshme nga një tjetër. Prandaj vështirë

Page 20: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

20

është që të jepet një përcaktim i saktë i ndotjes dhe në përgjithësi ai jepet në lidhje me atë

përdorim për të cilin caktohet uji. Sipas një përkufizimi i cili ka të bëjë me veprimtarinë

njerëzore, burimet (resurset) ujore janë të ndotura atëhere kur për shkak të veprimtarive

njerëzore që shtojnë në ujë lëndë, ose ndryshojnë temperaturën e tij, karakteristikat fiziko-

kimike e biologjike të ujit ndryshojnë në atë shkallë sa që dobia e tij për çdo qëllim të

arsyeshëm, ose vlera mjedisore e tij keqësohet në mënyrë të dukshme. Është e qartë se

karakteristikë kryesore e këtij përkufizimi është kjo: nëse uji nuk përshtatet më për

qëllimin e caktuar fillimisht, atëhere ai është i ndotur, dhe kjo është një çështje relative.

Duke qenë se ndotja e ujit pritës është thelbësore për përkufizimin e ndotjes së ujërave,

është me dobi që të bëhet një lidhje në mes të cilësisë së ujit që shkarkohet dhe efekteve

që ai shkakton në rrymën ujore pritëse. Sipas një standardi, shkarkimi i lëngët duhet të

përmbajë jo më shumë se 30mg/L lëndë të suspenduara dhe të ketë nevojë biokimike për

oksigjen jo më të lartë se 20mg/L (NBO/BOD) (30:20).

2.12.2 Përmbledhja e kategorive të shkarkimeve të lëngëta.

Tabela 2.2: Përqendrimet maksimale në mg/L.

Kategoria A B C D

Lëndë të suspenduara 30 10 2 1

NBO 20 10 2 1

Azot amoniakor - 10 2 1

Karbon organik i tretur - - 5 2

Fosofor - - 0.5 0.5

Metale të rënda toksike, gjithsej - - 0.5 0.1

Azot nitrat - - - 10

Kategoria A. Një shkarkim i tillë paraqet kushte agresive nëse është i pranishëm në raporte më

të larta se 1:8 (shkarkim, rrymë pritëse). Mund të shkaktojë ulje të ndjeshme të përmbajtjes së

oksigjenit të tretur në ujin e lumit, si dhe të ndryshojë pamjen e tij, por nuk përmbanë ndonjë

rrezik serioz për peshqit, të cilët janë indikatorë të ndjeshëm të ndotjes. Një rrymë e tillë

shkarkimi përftohet nga trajtimi i zakonshëm i ujërave të zeza me anë të sedimentimit dhe

filtrave aktivë, ose të trajtimit me llum aktivë. Këto ujëra mund të përmbajnë nitrate dhe fosfate

që mund të shkaktojnë rritje të vrullshme të algave. Ky ujë nuk përshtatet për ripërdorim të

drejtpërdrejtë.

Page 21: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

21

Kategoria B. Ka kufij më rigoroz për lëndë të suspenduara dhe NBO, si dhe vendos një

kufi për përmbajtjen e amonit. Kjo trajtohet pas trajtimit të Kategorisë A me anë të

proceseve të tilla si filtrimi me rërë, qëndrimi në pellgje ose në fushat e vaditjes. Kjo ka

pak ndikim në ujin e lumit, veç nëse përmban përbërës të tjerë toksikë. Nitratet dhe fosfatet

përsëri stimulojnë rritjen e algeve. Ky ujë mund të përdoret për ftohje. Një ujë shkarkim i

tillë nuk përshtatet për ripërdorim të drejtpërdrejtë, por mund të përdoret për ftohje.

Kategoria C. Kjo përfshihet pas trajtimit të Kategorisë B, me anë të proceseve që zbatohen

për furnizim të rrjetit publik, si: koagulim, sterilizim, zbutje, ndajthithje me qymyr aktiv.

Në këtë kategori vendosen edhe caqe për karbonin organik të tretshëm, fosforin dhe

metalet e rënda toksike. Një ujë i tillë do të ishte i përshtatshëm për tu ripërdorur

drejtëpërdrejtë si ujë që i përmbush kërkesat e shumë industrive.

Kategoria D. Kjo mund të përmbush kriteret për ujë të pijshëm, ndonëse ende ndoshta ka

nevojë për trajtim nëse është përdorur në qark të mbyllur. Përveç tjerash këtu vendoset

norma për nitritet, si dhe uji duhet të jetë i lirë nga patogjenet.

Arsye për përmirësimin e standardit është se është shtuar marrja e ujit nga lumejtë duke

lënë më pak ujë të pastër në lumë për të bërë hollimin e ujit të shkarkuar.

2.12.3 Cilësia e ujit të lumejve dhe shkarkimet në lumej

Sipas një klasifikimi të bazuar në NBO-në dhe përmbajtjen e oksigjenit dallohen katër

klasa të cilësisë së ujit të lumit. Më pas këto klasë përkufizohen më imtësishtë në nënklasë,

duke rregulluar më tej përkufizimet e klasëve lidhur me cilësinë e ujërave sipërfaqësor të

përshtatshëm për tu përdorur për ujë të pijshëm.

Tabela 2.3: Përmbledhja e klasifikimit kimik të cilësisë së lumenjve.

Klasa NBO

mesatare Ngopja

me

oksigjen

Lëndët toksike

Jeta lumore

I pandotur

<1mg/L rreth 100%

Mungojnë

troftë, salmon, faunë e ndryshme invertebrore, mikoorganizma të rrallë.

I dyshimtë

3-8mg/L

50-100%

mund të jenë të pranishëm por pa

ndikim

peshq të rëndomtë të ndryshëm, faunë invertebrore e kufizuar, mikroorganizma në

numër më të madh.

I dobët

8-12mg/L

<50%

të pranishme herë-herë

peshq të cilësisë së dobët, fauna makroskopike e kufizuar, mikroorganizma

të pranishëm

I ndotur

>12mg/L

<50%

të pranishme

s΄ka peshq, fauna invertebrore mungon fare

ose pothuajse, mikroorganizma me bollëk.

Page 22: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

22

2.13 Llojet e ndotësve

Ndotja shkaktohet nga prania e lëndëve që janë të huaja për ujin që shqyrtohet. Ato mund

të jenë toksike ose mund të jenë të biodegradueshme dhe të shkaktojnë një nevojë të lartë

për oksigjen dhe kështu zvogëlojnë përmbajtjen e oksigjenit në ujë, efekte fizike të tilla si

ngjyra, turbullira ose shkuma shkaktohen, gjithashtu, nga prania e lëndëve të huaja të cilat

mund të jenë të pranishme në sasi shumë të vogla ndonëse shkaktojnë efekte fizike të

mëdha. Temperatura është i vetmi efekt fizik që nuk lidhet me praninë e lëndëve. Lëndët

organike të pranishme në ujë bëjnë që të harxhohet oksigjen i tretur si dhe mund të krijojnë

shije dhe erë të pakëndshme. Ngarkesa e lartë me lëndë organike mund të shkaktojë në ujë

kushte tërësisht anaerobe. Burimet kryesore janë industritë që trajtojnë produkte natyrore,

si përpunimi i ushqimeve, konservimi, thertoret, prodhimi i bylmetit, regjia e lëkurëve dhe

prodhimi i letrës dhe celulozës. Nëse rrjedha ujore përmban mjaft oksigjen, bakteret

aerobike të pranishme në ujë do të oksidojnë lëndët organike gjatë proceseve të

“vetpastrimit” në të cilën lirohet CO₂, ujë dhe amoniak, ndërsa mbetet një “humus” i

patretshëm. Ky është një material organik kompleks me ngjyrë të murrme të erët që

përmban C, H, O dhe N, shumë i qëndrueshëm ndaj shpërbërjes mikrobike dhe që bëhet

pjesë e fundit të shtratit të lumit (lymi).

2.13.1 Lëndë inorganike

Kripërat janë pothuajse gjithëmonë të pranishme në ujë dhe ato shkaktojnë fortësinë e tij.

Kloruret janë të dëmshme për peshqit e ujërave të ëmbla nëse hasen në përqindje më të

larta se 400 mg/L (ppm). Azoti dhe fosfori shkaktojnë rritjen e algave të cilat zakonisht

janë mikroskopike në ujin e ëmbël, mund të jenë shumë të mëdha në ujrat e kripura, p.sh.

leshterikët. Përveç kësaj, fosfatet ndikojnë në proceset e sedimentimit dhe të koagulimit.

Alkalitë, që janë të pranishme p.sh. në ujërat e industrisë së sapunit, të tekstileve, gomës

ose të lëkurëve, shkaktojnë thyeshmërinë e tubacioneve dhe ndikojnë seriozisht në

procesin e flokulimit në impiantet e trajtimit të ujërave. Ngjyra shkaktohet nga absorbimi

dhe pasqyrimi i preferuar i gjatësive të ndryshme të valëve të dritës dhe shkaktohet

kryesisht nga ngjyruesit organikë, në disa komponime inorganike të kromit dhe të hekurit,

shkarkimet e thertoreve e të industrisë së letrës. Në shumë raste lënda ngjyruese është e

pranishme në sasi aq të vogla saqë ngarkesa ndotëse e saj është e parëndësishme.

Megjithëkëtë, ngjyra është e pakëndshme në ujë, si dhe ndikon në transmetimin e dritës së

diellit, rrjedhimisht edhe në fotosintezë. Ngjyra matet me njësi Hazen në një shkallë

Page 23: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

23

standarde platini-kobalti në të cilën tretësira që matet krahasohet me përzierje të acidit

kloroplatinik dhe klorurit të kobaltit. Standardi për ujin e pijshëm është 15Hazen. Nëse

ngjyra është më e fortë se ajo e tretësirës me 100 mg/L Pt/Co uji konsiderohet shumë i

ndotur; kur është <1 mg/L Pt/Co konsiderohet pak i ndotur. Turbullira shkaktohet nga

prania e lëndëve të ngurta koloidale ose shumë të imta të cilat fundërrojnë në aparatet e

sedimentimit. Këto grimca kanë sipërfaqe specifike shumë të madhe dhe janë të ngarkuara

elektrikisht, zakonisht negativisht, kështu që kanë nevojë për ngarkesa të kundërta që të

asnjanësohen e më pas të koagulojnë. Shkalla e turbullirës shpesh është e lidhur ngushtë

me intensitetin e ndotjes dhe shpesh përdoret si masë e përafërt e ndotjes. Për fat të keq

nuk ka asnjë përkufizim specifik për turbullirën. Mënyrat e ndryshme të sugjeruara për

matjen e turbullirës mund të klasifikohen në katër tipa: krahasimi me pezulli me

përqendrim të njohur, ekstensioni i dritës, transmetimi i dritës dhe shpërhapja e dritës.

Njësia matëse është NTU (njësi nefelometrike turbullire). Standardi i ujit të pijshëm është

5 NTU, ndërsa i ujërave natyrorë është 25-50 NTU.

2.13.2 Lëndët e ngurta të pezullta

Lëndët e pezullta kanë grimca më të mëdha se lëndët koloidale që shkaktojnë turbullirën

dhe mund të veçohet thjesht me sedimentim në pellgje ose dekantorë. Nëse lëndët e

pezullta lejohen të arrrijnë në rrjedhat ujore, grimcat e ngurta do të bien në fundin e lumit

dhe do të rrisin NBO-në bentike ose do të interferojnë me vetpastrimin nëpërmjet mbulimit

të organizmave bentikë. Lëndët e ngurta me tepricë mund të dëmtojnë peshqit dhe të

interferojnë (bien ndesh) me fotosintezën nëpërmjet pengimit të transmetimit të dritës së

diellit në ujë. Kufiri i rekomanduar i përmbajtjes së lëndëve të pezullta në ujërat e

shkarkimeve është 30 mg/L.

2.13.3 Lëndët pluskuese

Shkumat, vajrat, etj. që pluskojnë në sipërfaqe pengojnë transmetimin e dritës,

rrjedhimisht zvogëlojnë fotosintezën, riajrimin dhe përmbajtjen e oksigjenit të tretur në

lumenj. Përveç kësaj ato janë të pakëndshme në të parë dhe japin bezdi estetike

Page 24: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

24

2.13.4 Organizmat biologjikë

Viruset janë që të gjithë parazitarë. Atyre iu mungon metabolizmi (shkëmbimi i lëndëve)

dhe shtrihen në kufirin midis organizmit të gjallë dhe komponimeve kimike. Ata janë

agjentë sëmundjesh dhe zakonisht gjenden në ujërat e zeza e largohen me vështërsi sepse

janë fare të vegjël dhe tepër rezistentë ndaj dezinfektimit të zakonshëm. Bakteriet janë

organizma njëqelizorë, proceset jetësore të të cilave përfshijnë oksidimin e lëndës organike

ose nëpërmjet shfrytëzimit të oksigjenit të tretur (bakteriet aerobe), ose duke shfrytëzuar

oksigjenin e kombinuar (bakteriet anaerobe). Ato të gjitha janë të ndjeshme ndaj pH-së,

duke preferuar kushte asnjanjëse, si dhe ndaj temperaturës, duke pasur një temperaturë të

rritjes optimale për secilin tip. Myqet (fungi) janë bimë aerobe njëqelizore ose

shumëqelizore të cilat e përftojnë energjinë e tyre nga shpërbërja (copëtimi) e molekulave

organike. Ato janë të pranishme në impiantet e trajtimit biologjik dhe shpesh janë

shkaktarë të shijeve ose erërave.

2.14 Karakteristikat e ujërave shkarkues

Shkalla e ndikimit negativ të ujërave shkarkues në ujërat natyror ku shkarkohen, varet nga

shkalla e ndotjes së ujit të shkarkuar. Për përcaktimin e shkallës së ndotjes së ujërave të

shkarkuara shërbejnë parametrat e kualitetit të ujërave shkarkues, respektivisht, në disa

raste merren parasysh indikatorët e ndotjes. Numri i parametrave me të cilat definohet

ndotja e ujit është i madh, veçanërisht tek ujërat e shkarkuara industriale. Mirëpo, për

përcaktimin fillestar të llojit dhe shkallës së ndotjes në bazë të së cilës uji mund të trajtohet

më tej, është e mjaftueshme një numër më i vogël i parametrave të rëndësishëm, të cilat

njihen si parametra me karakter të përgjithshëm. Pas kësaj, sipas përdorimit, rritet edhe

numri i parametrave të nevojshëm për analizë, për shembull, lloji i ndotësve organik (në

veçanti toksike dhe biodegraduese), lloji i ndotësve inorganik (në veçanti me metalet e

rënda) dhe parametra me karakter specifik për trajtim konkret të ujërave të shkarkuara.

Substancat e tretura dhe të suspenduara në ujërat shkarkues përmbajnë substanca organike

dhe inorganike. Në substanca organike përfshihen: karbohidratet, yndyrat, proteinet,

substancat sipërfaqësore aktive, pesticidet dhe kimikatet e ndryshme të përdorura në

bujqësi, komponimet organike të avullueshme dhe disa substanca toksike. Substancat

inorganike, përveç materieve inerte, rërës dhe zhavorrit, përfshijnë edhe metale të rënda,

azot dhe fosfor (si makronutrient), substanca të cilat ndikojnë në ndotje si: alkalitet,

kloruret, komponimet e sulfurit dhe shumë ndotës tjerë inorganik. Poashtu, në ujërat e

Page 25: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

25

shkarkuara mund të jenë të pranishme edhe gazrat: dioksidi i karbonit, azoti, oksigjeni,

sulfhidriku, metani etj. Karakteristikat biologjike më së shpeshti janë të ndërlidhura me

praninë e bakterieve, myshqeve, protozoa, flora dhe fauna mikroskopike, por edhe viruset

e ndryshme me origjinë humane apo animale. Disa prej tyre janë të domosdoshëm për

trajtim biologjik të ujërave të shkarkuara, derisa disa mund të jenë shumë të dëmshëm për

shëndetin e njerëzve nëse janë të pranishme në recipientin natyror, prandaj është e

nevojshme të largohen. Karakteristikat e ujërave të shkarkuara mund të grupohen në katër

grupe kryesore:

a) karakteristika fizike (materia e thatë totale, substancat e suspenduara totale,

substancat e tretura totale, substancat inerte dhe të avullueshme),

b) karakteristikat kimike (azoti total, fosfori total, substancat organike),

c) karakteristikat biologjike (indikatorët bakterial, numri total i bakterieve koliforme,

numri i bakterieve fekale koliforme dhe numri i streptokokeve fekale) dhe

d) indikatorët specifik të ndotjes (shpenzimi biokimik dhe kimik i oksigjenit,

përmbajtja totale e karbonit dhe numri ekuivalent i banorëve, NEB).

2.15 Karakteristikat fiziko-kimike të ujërave të shkarkuara

2.15.1 Temperatura

Temperatura e ujërave të shkarkuara është një parametër i rëndësishëm që ndikon në

tretshmërinë e gazrave, shpejtësinë e reaksioneve kimike, aktivitetin biologjik, etj.

Temperatura e lartë e ujërave të shkarkuara paraqet ndotje termale e cila ndikon negativisht

në botën e gjallë në recipient (nga industria dhe termoelektranat). Vlera e saj mund të matet

në mënyrë diskontinuale dhe kontinuale, duke përdorur matës digjital të temperaturës, po

qe se ekziston një sistem qendror për kontrollin dhe rregullimin e procesit (sistem të

aktivizuar për grumbullimin dhe trajtimin e të dhënave).

2.15.2 Turbiditeti

Turbiditeti paraqet aftësinë e ujit që të lejojë depërtimin e dritës. Zvogëlimi i depërtimit të

dritës në ujë rrjedhë nga absorbimi dhe shpërndarja e dritës nga ana e grimcave të

suspenduara dhe koloidale (grimcat e argjillës, llumit, grimcave organike,

mikroorganizmave, etj). Matja e turbiditetit (kthjelltësisë) së ujërave të shkarkuara bazohet

në krahasimin e aftësisë së depërtueshmërisë së dritës në mostrën e ujërave të shkarkuara

Page 26: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

26

dhe tretjes referente nën kushte të njejta, e rezultati shprehet në njësinë NTU

(Nephelometric Turbidity Units).

2.15.3 Ngjyra

Ujërat e shkarkuara të freskët më së shpeshti janë me ngjyrë të qelët kaftë-gri. Me kalimin

e kohës uji kalon nëpër sistemin e kanalizimit, dhe kështu krijohen kushte anaerobe.

Ngjyra ndryshon nga ngjyra gri kah ngjyra e mbyllët gri deri përfundimisht kah ngjyra në

të zezë. Ngjyra në të zezë e ujërave të shkarkuara përshkruhet si ngjyrë e ujërave septike.

Në të shumtën e rasteve ngjyra gri, e mbyllët gri dhe ngjyra e zezë rrjedhë nga formimi i

sulfideve të metaleve të cilat formohen nën kushte anaerobe. Ngjyra e ujërave të

shkarkuara mund të matet përmes: spektrofotometrit, me matjen e absorbimit të rrezatimit

në gjatësi valore të ndryshme.

2.15.4 Përçueshmëria elektrike

Përçueshmëria elektrike është aftësia e ujit që të përçojë rrymën elektrike. Intensiteti i saj

varet nga prania e joneve, lëvizshmëria, elektrizimi i joneve dhe nga temperatura e

sistemit. Kjo shprehet në njësinë μS/cm dhe përdoret për përcaktimin e pranisë së

komponenteve të tretshme në ujë.

2.15.5 Përmbajtja e materieve të ngurta në ujërat e shkarkuara

Përcaktimi i përmbajtjes së materieve të ngurta në ujërat e shkarkuara është shumë e

rëndësishme se në bazë të kësaj të dhëne si dhe formës në të cilën janë të pranishme mund

të përcaktohet lloji i trajtimit. Faza e ngurtë në ujërat e shkarkuara mund të jetë në formë

të tretur apo të suspenduar. Materiet e ngurta të cilat janë të pranishme në formë të tretur

shënohen më TDS (nga gjuha angleze total dissolved solids), dhe këto janë të gjitha

materiet të cilat si filtrate që kanë kaluar nëpër filtër, e më pastaj me avullim në

temperaturën prej 105̊C ndahen nga pjesa tjetër e ujit.

Page 27: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

27

Në fraksionin e mbetur pas avullimit mund të gjenden komponentet oganike, të cilat pas

ekspozimit në temperaturën prej 500̊C, avullohen, prandaj edhe quhen komponimet e

avullueshme (volatile) dhe shënohen me VDS (volatile dissolved solids) dhe një pjesë e

komponimeve inerte inorganike të cilat shënohen me FDS (fixed dissolved solids). Në

mënyrë të njejtë, pjesa e cila mbetet në filtër, janë grimcat e ngurta të cilat kanë qenë të

gjendje të suspenduar në ujërat e shkarkuara dhe se masa e saj pas tharjes, paraqet sasinë

totale të grimcave të suspenduara, të shënuara me TSS (total suspended solids). Me

përsëritjen e procedurës së njejtë, me ekspozimin e mostrës në temperaturën prej 500̊C,

mund të ndahet fraksioni organik i avullueshëm (VSS, volatile suspended solids) dhe

fraksioni inorganik (FFS, fixed suspended solids). Shuma e të gjitha fraksioneve paraqet

përmbajtjen totale të fazës së ngurtë në ujërat e shkarkuara, TS (total solids), vlera e së

cilës mund të përcaktohet menjëhere me avullimin e mostrës së ujërave të shkarkuara në

103-105C̊. Njohja e vlerave e të gjitha fraksioneve të fazës së ngurtë në ujërat e shkarkuara

është e rëndësishme sepse ofron informacionin fillestar për trajtimin e duhur për largimin

e tyre.

2.15.6 Era

Era në ujërat e shkarkuara është si pasojë e ndarjes së gazrave të cilat formohen gjatë

degradimit të materieve organike të pranishme. Komponimet karakteristike nga të cilat më

së shpeshti rrjedhë era në ujërat e shkarkuara, fatkeqësisht shpeshhere janë të

pakëndëshme. Kontrolli i erës dhe në veçanti erës së sulfhidrikut (H₂S) është me shumë

rëndësi gjatë punës së trajtimit, ngase shkarkimi i sasisë së madhe të H₂S është shkaktar i

rritjes së shpejtësisë së korrozionit të pjesëve nga betoni i impiantit, pajisjeve dhe kështu

krijon erë të pakëndëshme. Kontrolli i erës dhe parandalimi i zgjerimit të saj është e

nevojshme të realizohet për shkak të zvogëlimit të efektve të pakëndshme për mjedisin në

afërsi të impiantit e kjo arrihet duke i mbuluar pjesët e impiantit duke siguruar ventilim

kualitativ dhe trajtim të gazrave që shkarkohen. Prania e komponimeve lehtë të

avullueshme (VOC) dhe të komponimeve organo-toksike të avullueshme (VTOC) në ujërat

e shkarkuara kërkon mbulimin e impiantit dhe të instalacionit në objektin për trajtimin e

këtyre komponimeve para shkarkimit në atmosferë.

Page 28: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

28

2.15.7 Alkaliteti

Rrjedh nga prania e joneve hidroksile OH‾, të karbonateve dhe amoniakut. Më së shpeshti

të pranishme janë bikarbonati i kalciumit dhe i magnezit. Në rritjen e alkalitetit kontribuon

edhe prania e boratit, silikateve dhe fosfateve. Kjo përcaktohet me qëllim që të definohet

shkalla e mundshme e ndryshimit të vlerës së pH-së, gjatë formimit apo sjelles së acideve

në procesin e trajtimit. Ujërat e shkarkuara zakonisht janë bazike dhe mund të kenë ndikim

gjatë trajtimit kimik dhe biologjik.

2.15.8 Oksigjeni i tretur

Njeri prej parametrave më të rëndësishëm të kualitetit të ujit është përqendrimi i oksigjenit

të tretur. Edhe pse është dobët i tretshëm në ujë, është me rëndësi të madhe gjatë oksidimit

dhe të trajtimit biologjik të ujërave të shkarkuara. Si edhe tek gazrat tjera edhe tretshmëria

e oksigjenit në ujë është në proporcion të zhdrejtë me temperaturën dhe sasia maksimale e

oksigjenit që mund të tretet në ujë. Vlera e ngopshmërisë bie me rritjen e temeparturës së

ujt.

2.15.9 Përmbajtja totale organike

Komponimet organike të cilat gjenden në ujërat shkarkues, kryesisht përbëhen nga

karboni, hidrogjeni, oksigjeni dhe azoti. Në ujërat shkarkues kryesisht ndeshen proteinet

40-60%, karbo hidratet 25-50%, dhe vajrat dhe yndyrnat 8-12%. Urea si përbërës kryesor

i urinës arrinë në ujërat shkarkues tretet shpejtë deri në karbonat amoni dhe më vonë nuk

mund të detektohet. Përveç në sasi të vogla që mund të gjenden substancat organike

natyrore ato mund të gjenden edhe në substanca organike sintetike, si në struktura të

thjeshta poashtu edhe në struktura të përbëra, ndarja e të cilave nga ujërat shkarkues mund

të paraqet problem të veçanët. Sasia e oksigjenit të tretur në ujë zakonisht, në kushte

punuese, matet me anën e elektrodës së oksigjenit, ndërsa si metodë standarde përdoret

titrimi jodometrik, i njohur me emrin testi Vinklerit (Winkler).

Page 29: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

29

2.15.10 Nitratet dhe nitritet

Forma më e zakonshme e azotit në sipërfaqe dhe ujëra nëntokësore është drejtpërdrejtë

toksik për shëndetin e njeriut. Azoti, i gjetur në plehra komerciale dhe organike, është

aplikuar në shumë forma të ndryshme kimike. Azoti i nitrateve është një ndër plehrat e

shpeshtë që përdoret në bujqësi. Gjithashtu si i tillë formohet gjatë dekompozimit të

mbeturinave. Në qoftë se fëmijët nën gjashtë muaj pijnë ujë (ose ushqim të përgatitur me

ujë) që përmbanë më shumë se 10 mg/L nitrate, ata do të pësojnë nga metemglobinemia,

sëmundje kjo e cila intereferon me transportin e oksigjenit në gjak. Gratë shtatzëna

gjithashtu duhet ti shmangen ujit me nivele të larta të nitrateve. Studimet e fundit tregojnë

se ka lidhje midis nivelit të lartë të nitrateve në ujë dhe defekteve në lindje ose aborteve.

Nivelet e larta të nitrateve në ujë mund të ndikojë edhe në funksionin e tiroides në të rriturit

dhe të rrisë rrezikun e kancerit në gjëndrën tiroide. [5]

2.15.11 Përcaktimi i përmbajtjes së materieve organike ndotëse në ujë

Analizat të cilat përdoren për matjen e përmbajtjeve organike në ujërat e shkarkuara duhet

të jenë të përdorshme edhe për përcaktimin e përqendrimeve të larta, do me thanë më të

larta se 1.0 mg/L. Për ofrimin e informacioneve bazike mbi përmbajtjen e materieve

organike në ujërat shkarkuese, në rendin e madhësive të përqendrimeve të larta, më së

shpeshti përdoren këto metoda përcaktuese:

-Shpenzimi kimik i oksigjenit (SHKO),

-Shpenzimi biokimik i oksigjenit(SHBO),

-Përmbajtja totale e karbonit organik (TOC).

2.15.12 Shpenzimi kimik i oksigjenit (SHKO)

Shpenzimi kimik i oksigjenit (SHKO) është masë e përbajtjes së materieve ndotëse, me

më së shumti ndotje me origjinë organike, e cila mund të oksidoj me ndihmën e një mjeti

të fortë oksidues, dikromati i kaliumit (K2Cr2O7). Duhet theksuar se kësaj nuk i

nënshtrohen të gjitha materiet organike të pranishme në ujë me oksidim gjatë përcaktimit

të shpenzimit kimik të oksigjenit, e kështu për shembull benzenet, hidrokarburet aromatike

dhe piridina nuk mund të oksidojnë me dikromatin e kaliumit edhe me prezencën e

katalizatorit. Oksidimi me testin standard të SHKO realizohet në temperaturë të vlimit, me

Page 30: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

30

tretje acidike të fortë të dikromatit, në prani të acidit sulfurik dhe me shtimin e joneve të

argjendit, më së shpeshti në formë të sulfatit të argjendit, si katalizator. Një rast i theshtuar

i këtij reaksioni, ku me HCOH (hidroksimetileni) paraqitet materia organike e pranishme

në ujërat e shkarkuara, që është dhënë në barazimin.

2Cr2O72− + 3HCOH + 16H+

nxehtësia, Ag+

→ 3CO2 + 11H2O + 4Cr2+

2.15.13 Shpenzimi biokimik i oksigjenit (SHBO)

Ujërat shkarkuese komunale dhe nga industria përmbajnë sasi të mëdha të materieve

organike të suspenduara, koloidale dhe të tretura. Një pjesë e këtyre materieve i

nënshtrohen oksidimit biologjik, gjatë së cilës shpenzohet oksigjeni i tretur në ujë. Kjo

shkakton zvogëlimin e përqendrimit apo edhe deri në shpenzimin e plotë të saj, kur kjo të

ndodh atëhere paraqiten kushtet anaerobe në recipient. Kjo në disa raste, mund të shkaktoj

vdekjen e botës së gjallë akuatike, kalbjen anaerobe, si dhe fromimin e gazrave të

dëmshme (H2S, CH4, NH3, CO2). Sasia e oksigjenit të cilën e shpenzojnë

mikroorganizmat për degradim biologjik të materieve organike të pranishme në ujë, gjatë

numrit të ditëve të caktuara, quhet shpenzimi biokimik i oksigjenit(SHKO). Në ujërat e

shkarkuara, mikroorganizmat e pranishme së pari oksidojnë materiet organike ku

konstituenti kryesor është karboni, e pas kësaj, fillon oksidimi i materieve organike të cilat

përmbajnë azot. Eksperimenti mund të zgjasë edhe mbi 20 ditë, por për të marr informata

më të shpejta mbi shkallën e ndotjes të biodegradimit organik, është përvetsuar si masë të

merret vlera pas 5 ditëve. Për këtë shpenzimi pesë ditor i oksigjenit tek mikroorganizmat

shënohet me SHBO5. Njëkohsisht edhe periudha kohore prej 5 ditëve që është e nevojshme

që të pritet analiza e rezultateve, paraqet kufizim kohor të caktuar, në analizën e kualitetit

të ujërave të shkarkuara, në veçanti me rastin e ndotjeve të rrezikshme, e për këto raste

përdoren edhe lloje tjera të analizave.

Page 31: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

31

2.15.14 Karboni organik total (TOC)

Karboni organik total përcaktohet ashtuqë komponimi organik oksidohet (digjet) deri në

produkte përfundimtare CO₂ dhe H₂O. Përcaktimi i CO₂ mund të bëhet me matjen direkte

apo indirekte me ndihmën e spektrofotometrit IR, me absorbimin e CO₂ në tretje, së cilës

i matet përcjellshmëria, gjegjësisht me reduktimin e CO₂ deri në metan, i cili mund të

përcaktohet me analizën me kromatograf të gazët. Përmabjtja e TOC në ujërat shkarkues

nund të shërbej si masë e ndotjes, e në disa raste mund të ndërlidhen edhe vlerat e TOC

me NBO dhe NKO. Testi TOC është metodë e shpejtë dhe mund të kryhet për vetëm 5

deri në 10 minuta. Nëse është e mundur të vendoset marrëdhënia valide në mes të

rezultateve të përftuara me ndihmën e testit TOC dhe të rezultateve të testit NBO, për

mostrën e ujit të shkarkuar, rekomandohet përdorimi i testit TOC, për përftimin e rezulatit

të shpejtë e të besueshëm. Analiza TOC është metodë e shpejtë reprodukuese, e cila

thjeshtë mund të automatizohet, kështu që ka përdorim gjithnjë e më të madh në vend të

metodës për matjen e shpenzimit të oksigjenit (SHBO-s).

2.16 Karakteristikat biologjike të ujërave të shkarkuara

Grupet më të rëndësishme të mikroorganizmave të cilat mund të gjenden në ujërat e

shkarkuara janë: bakteriet, myshqet, protozoet, flora dhe fauna mikroskopike dhe viruset.

Shumica e këtyre mikroorganizmave, në veçanti bakteriet dhe protozoet janë përgjegjëse

dhe të domosdoshme për trajtimin biologjik të ujërave të shkarkuara. Mirëpo, disa nga

bakteriet patogjene, myshqet, protozoet dhe viruset të cilat mund të gjenden në ujë, janë të

padëshirueshme dhe të dëmshme për shëndetin.

2.16.1 Indikatorët bakterial

Organizmat patogjen sekretohen nëpërmjet traktit gastro intestinal të njerëzve në ujërat

shkarkues sanitar. Këto mikroorganizma janë shkaktar të kolerës, tifos, etheve paratifusale,

dijaresë dhe dezenterisë, si më të shpeshta që barten përmes ujit. Numri i

mikroorganizmave patogjen të pranishëm në ujërat shkarkues zakonisht është i vogël dhe

se këto është vështirë të izolohen dhe të identifikohen. Për këtë arsye, si indikatorë të

pranisë së mikroorganizmave (indikatorët bakterial), përdoren: numri total i koliformeve

(TC-coliform total), numri i bakterieve koliforme fekale (FC-fecal koliform) dhe numri i

streptokokave fekale (FS-fecal streptococcus). Shumica e agjensioneve rregullatore nga

Page 32: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

32

fusha e kontrollit të ujit e kanë marr FC (bakteriet fekale koliforme) si standard për

kualitetin e efluentëve, e cila kryesisht rrjedhë nga materiet fekale. Janë të zhvilluara testet

e numrimit të indikatorëve bakterial të përmendur dhe të verifikimit të ashtuquajturës

numrit më të besueshëm (MPN- the most probable number).

2.16.2 Mikroorganizmat

Mikroorganizmat më të rëndësishëm dhe më të përhapura të cilat përdoren për trajtimin e

ujërave të shkarkuara janë: bakteriet, kryesisht shprehen përmes gram negative, të llojit

Pseudomonas, Zooglea, Achromobacter, Flovobacterium, Nocardia dhe Mycobacterium,

si dhe bakteriet nitrifikuese Nitrosomonas dhe Nitrobacter. Përveç këtyre, paraqiten edhe

bakteriet filamentoze të llojit Sphaerotilus, Rhiotrix, Lecicothrix, Geotricum, etj. Përveç

bakterieve edhe llojet e ndryshme të mikroorganizmave kanë rol të rëndësishëm në

trajtimin e ujërave shkarkues, si: protozoat të cilat ushqehen me bakterie të disperguara (të

paflokuluara) dhe rotiferet, të cilat largojnë flokulat e vogla dhe të pa fundëruara të llumit

të formuar gjatë procesit, prandaj janë shumë të rëndësishme në metodat e ashtuquajtura

të polirimit të kualitetit të efluentit, pas trajtimit aerob. Kur kemi të bëjmë me ujërat

shkarkues industriale, rol të rëndësishëm mund të kenë edhe Funget-kërpudhat,

posaqërisht nga aspekti i rezistencës së tyre në mjedisin acidik, si dhe kur është nevoja më

e vogël për nutrijent.

2.16.3 Organizmat patogjen

Organizmat patogjen të gjetura në ujërat shkarkues mund të ndahen nga njeriu apo kafshët

të cilët janë të infektuar me ndonjë sëmundje apo janë bartës të ndonjë sëmundje infektive.

Organizmat patogjen të gjetura në ujërat shkarkues mund të klasifikohen në katër grupe

kryesore: bakteriet, protozoet, krimbate dhe viruset, organizmat patogjen bakterial me

prejardhje nga njeriu janë mostër tipike për infeksionin e traktit gastroentrologjik, si dhe

etheve tifoide, dezinterisë, dijaresë dhe kolerës. [6]

Page 33: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

33

KAPITULLI III

3.METODOLOGJIA

3.1 Zona e hulumtimit, vendi i marrjes së mostrave

Mostrat që merren për analiza duhet të përfaqësohen sa më mirë me karakteristikat e

sistemit që do të studiohet. Mund të dallohen dy raste të shpërndarjes jo homogjene të

substancave në një mjedis ujor. Kur sistemi është i përbërë nga dy ose më shumë shtresa,

të cilat nuk përzihen plotësisht me njëra tjetrën, për shembull për shkak të shtresimit termik

në liqene, të shkarkimeve sipërfaqësore në lumenj ose liqene, kur substancat ndotëse

shpërndahet në mënyrë jo uniforme në shtresën e ujit, për shembull nafta dhe produktet e

saj vendosen në sipërfaqen e ujit, ndërsa grimcat e ngurta kanë tendencë të sedimentojnë

në fund. Stacionet e marrjes së mostrave duhet të zgjidhen në mënyrë të tillë që ato të

përfaqësojnë sa të jetë e mundur më mirë masën kryesore të ujit. Për këtë qëllim duhet

pasur parasysh rregullat e mëposhtme: Për ujërat e lumenjëve, mostrat nuk duhet marrë

afër brigjeve, sepse përqendrimet e elementeve gjurmë janë më të larta në pjesët ku

shpejtësia e rrjedhjes së ujit është e madhe në krahasim me pjesët ku kjo shpejtësi është

më e vogël. Si rregull, merret në fillim mostrat në pjesën e poshtme të rrjedhës së lumit

dhe pastaj në pjesën e sipërme. Në rastin e liqeneve dhe rezervuarëve, duhet të merret

parasysh shtresimi vertikal i substancave ndotëse për shkak të zvogëlimit të përqendrimit

të oksigjenit të tretur kur kalohet nga sipërfaqja e thellësisë. Prandaj, duhet që mostrat të

merren nga të paktën tri shtresa, 1m nën sipëfaqe, 1m mbi fundin dhe nga një shtresë

ndërmjetëse. Në rastin e ujërave që merren nga një burim (lum, liqen dhe rezervuar) dhe

shpërndahen (si ujë i pijshëm, ujë për ujitje, etj) duhet që mostrat të merren rregullisht si

në pikën e nxjerrjes së ujit ashtu edhe përpara shpërndarjes. Mund të përdoren kritere të

ndryshme të klasifikimit të metodave të analizave kimike të ujërave.

Page 34: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

34

Figura 3.1 Zona e marrjes së mostrave

Vendi i marrjes së mostrës në lumin Sitnica, mostrat për analiza të ujit janë marrë në 6

pika monitoruese në vende të ndryshme.

Tabela 3.1: Koordinatat e pikave monitoruese

Nr Mostra

1 Në Lumin Sitnica para shkarkimit

2 Gypi shkarkues nga ujërat rreth deponisë së re.(Mirash)

3 Uji shkarkues nga ujërat rreth deponisë së vjetër (joaktive) TCA ( Dardhishtë) Kryeshefcë

4 TCA, Uji shkarkues pas ftohësve

5 Zona e gazifikimit, shakti i fundit para ujërave shkarkues nga procesi teknologjik TCA

6 Ura në Palaj, Lumi Sitnica pas ujërave shkarkues nga TCA

Page 35: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

35

3.2 Procedura e marrjes dhe transportimit të mostrave

Për të realizuar matje të sakta, rëndësi të madhe duhet kushtuar marrjes së mostrave sepse

çdo substancë në kushte të pa përshtatshme mund të pësoj reaksione të ndryshme dhe

kështu mostra do të shkatërrohej dhe rezultatet nuk do të ishin të sakta. Mostrat për analiza

janë marrë në shishe të plastikës. Mostra merret në këtë mënyrë: shpërlahet shishja me

ujin që do e marrim për mostër futet shishja brenda kovës me ujë mostre dhe presim deri

sa të mbushet, pastaj i vendosim kapakun duke e mbajtur brenda në ujë. Mostrat vendosen

në frigorifer dhe pastaj dërgohen në laborator për analizë. Ndërsa mostrat për analizimin e

treguesve mikrobiologjik merren në shishe qelqi sterile. Marrja e mostrës bëhet me kujdes,

duke hapur shishen pasi është zhytur në ujë dhe duke e drejtuar drejt sipërfaqes, pa bërë

shpërlarjen e saj dhe menjëherë bëhet mbyllja me tapë për të shmangur ndotjen nga ajri.

Figura 3.2: Marrja e mostrave

Page 36: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

36

3.3 Parametrat fiziko-kimik

3.3.1 Temperatura e ujit

Temperatura është parametër fizik me mjaft rëndësi. Paraqitet si më konstante të ujërat

nëntokësore dhe deri diku edhe tek ujërat e deteve dhe oqeaneve, ndërsa mjaft variabile

tek ujërat sipërfaqësore të lumenjve dhe përroskave. Rol të rëndësishëm luan edhe

temperatura e ujit në tretshmërinë e O2 dhe të gazrave të tjera në ujin e lumit prandaj ajo

duhet të matet. Varësisht nga temperatura ekzistuese e ujit të lumenjve (dhe faktorë të

tjerë), paraqitet gjendja me sasinë e oksigjenit të tretur dhe gazrave të tjera. Me zvogëlimin

e temperaturës do të zvogëlohen proceset oksiduese të degradimit të substancave organike,

me këtë edhe zhvillimin e botës së gjallë të lumenjve. Temperatura në mostrën që

analizohet është përcaktuar në teren, në vendin dhe momentin e mostrimit, e cila është

matur me termometer digjital.

Figura 3.3: Termometër digjital

3.3.2 Përcaktimi i vlerës së pH-së

Matja e pH-së është një ndër matjet më të rëndësishme që kryhet në ujërat natyrore. Ai

është një parametër që shpreh vlerën e sakte të aciditetit ose bazicitetit. Ditëve tona

aciditeti i tretësirës shprehet në formë të logaritmit të vlerës reciproke të përqendrimit të

jonit hidrogjen. Vlera e pH-së duhet matur menjëherë pas marrjes së mostrës, sepse për

një kohë të shkurtër, gazet e ajrit e prishin ekuilibrin e ujit të lumit. Ndryshimi vlerës së

pH-së të ujërave natyrore kanë ndikim në proceset e fotosintezës. Metoda elektrokimike e

matjes së pH-së është metodë më e sakët dhe relativisht pa pengesa. Përqendrimi i jonit

hidrogjen gjegjësisht vlera e pH-së, përcaktohet me matje të forcës elektromotore në celulë

e cila përmban elektrodën e kombinuar që zhytet në tretësirën e hulumtuar.

Page 37: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

37

Figura 3.4: pH-metër

Së pari bëhet kalibrimi i aparatit me tretësirat buferike (bufer acidik pH=4, bufer neutral

pH=7 dhe bufer bazik pH=9.0). Përcaktimi i pH-së bëhet në atë mënyrë që para matjes së

vlerës së pH-së të mostrës elektroda duhet shpërlarë me ujë të distiluar e pastaj me mostër.

Elektroda zhytet në mostër dhe në ekran lexohet vlera e pH-së. Rezultatet shprehen në

vlera të pH-së në temperaturë të caktuar që duhet të jenë me saktësi deri në 0.01 njësi të

pH-së.

3.3.3 Aroma dhe shija

Aroma (era) dhe shija janë tregues për praninë e disa mineraleve në ujë, të materieve

organike, ndotjës industriale, veprimin e klorit në disa materje organike të cilat janë të

pranishme në ujë (fenolet). Uji që nuk është i ndotur (uji i pastër) praktikisht duhet të jetë

pa aromë. Aroma në ujë përcktohet në mënyrë organoleptike në temperturë të dhomës dhe

në 40˚C. Intenziteti i aromës rritet me rritjen e temperaturës, prandaj në temperatura të

larta konstatohet me lehtë.

Mënyra e përcaktimit. Aroma përcaktohet mënjeherë pas marrjës së mostrave (me se largu

2 orë pas marrjës së tyre). Ky parameter përcaktohet para përcaktimit të shijës. Aroma

përcaktohet në teren dhe në laborator para se të filloj analiza kimike, por duhet pasur

kujdes që mostra të mos përmbaj ndonjë helm i cili avullohet lehtë. Për përcaktimin e

aromës në të ftoftë (Në temperaturë dhome), ena me kapak mbushte përgjysme me ujë

mbyllet dhe përzihet mire pastaj hapet kapaku dhe i mirret erë.

3.3.4 Përcjellshmëria elektrike

Matja e përçueshmërisë elektrike të ujit të lumit është një parametër i rëndësishëm, shpreh

aftësinë e sistemit ujor për përcjelljen e rrymës elektrike. Uji i distiluar ka përçueshmëri

elektrike të papërfillshme, ndërsa ujërat e tjera kanë përçueshmëri elektrike të caktuar si:

Page 38: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

38

Figura 3.5: Konduktometrat WTW

ujërat atmosferike më pak ndërsa ujërat nëntokësore deri në një masë, kurse ujërat e deteve

dhe oqeaneve (ujërat e njelmëta) kanë përçueshmëri elektrike shumë më të lartë, varësisht

prej ngarkesës së kripërave minerale dhe përbërjes së tyre. Kripërat e komponimeve

organike janë përçues më të dobët, kurse kripërat e komponimeve inorganike kanë

përçueshmëri elektrike shumë më të lartë. Ka lidhje të drejtpërdrejtë me përqendrimin e

joneve në tretësirë dhe për të bërë vlerësimin e substancave inorganike të tretura në ujëra

që kanë ndikim kryesor në përcjellshmëri. Përcjellshmëria varet nga prania e joneve, nga

përqendrimi i përgjithshëm i tyre: Na+, H+, Ca+, Mg+, SO42- etj. Tretësirat e kripërave,

bazave dhe acideve inorganike janë elektrolite, ndërsa substancat organike të pa jonizuara

janë jo elektrolit dhe kanë përcjellshmëri shumë të ulët në sistemet ujore. Ndikim në

përcjellshmërinë ka temperatura e ujit.

Matja e përçueshmërisë elektrike është bërë me aparaturë të firmës WTW modeli 340i

(figura 3.5) sipas ecurisë së tij duke përdor manualin përkatës. Në çdo rast para matjeve

është bërë kalibrimi i tij me anë të tretjes standarde të certifikuar. Rezultatet zakonisht

lexohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në aparaturë dhe shprehen në njësitë e µS/cm,

përderisa tek ujërat që kanë përcjellshmëri të lartë elektrike rezultatet zakonisht shprehen

në mS/cm, ose bëhet shndërimi në µS/cm ku 1mS/cm = 1000 µS/Cm.

3.3.5 Materiet e suspenduara

Është parametër që përcakton materiet e mbetura në ujë pas avullimit në temperaturë

105˚C, si parametër ndotës konsiderohet si mjaft i dëmshëm, kur gjendet në sasi mbi

limitet e lejuara. Materiet e suspenduara përbëjnë sasinë e përgjithshme të materieve të

tretura të përberë nga kripërat si: karbonatet, bikarbonatet, kloruret, sulfatet, nitratet e

natriumit, kalciumit, magnezit etj. Gjithashtu në këtë përbërje hyjnë edhe materiet e ngurta

nga dheu dhe gurët e imtë. Mënyra e përcaktimit - Mostra e përzier mirë vendoset në vorba

Page 39: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

39

speciale dhe thahet në temperaturë 105˚C. Diferenca në peshë në mes të peshës së zbrazur

dhe peshës së përgjithshme të vorbës dhe mbetjes pas avullimit paraqet rezultatin e mbetjes

se thatë, pas avullimit.

3.3.6 Turbiditeti

Përcaktimi i turbuiditetit (turbullirës) është parametri kryesor që përcakton gjendjen dhe

produktivitetin e sistemit. Turbiditetin e ujit e shkaktojnë prania e materieve të

suspenduara, siç janë argjila, lymi, meteriet e dispresuara organike dhe inorganike,

komponimet e tretshme organike të ngjyrosura, plaktonet dhe organizmat e tjerë

mikroskopik. Turbiditeti është i rëndësishëm edhe gjatë zgjidhjës së procesit teknologjik

për përpunimin e ujërave të papërpunuara. Turbiditeti i rritur mund të shërbejë si mbrojtës

për mikroorganizmat e ndryshëm dhe të stimulojne rritjen dhe zhvillimin e tyre. Prandaj

në këto raste duhet të rritet sasia e klorit për dezinfektimin e ujit. Supozohet se materiet

organike dhe mikrooraganizmat i mbrojnë organizmat patogjen nga efekti i ndikimit

baktericid të mjeteve dezinfektuese të përdoruara për dezinfektimin e ujit ndërsa materjet

inorganike nuk e kanë këtë veti. Mostra mund të përmbajnë poashtu thërmija me veprim

toksik. Përcaktimi i turbiditetit zakonisht bëhet me metoda nefelometrike me standard të

polimerit të formazinës.

Metodat e përcaktimit. Metoda bazohet në efektin e shpërndarjës së dritës që bëhet gjatë

depërtimit të dritës nëpër mostër që përmbanë grimca koloidale, emulzione ose

suspenzione. Intenziteti i dritës së shpërndarë është proporcionale me trubullirën e

tretësirës. Matja bëhet me turbidimetër duke bërë krahasimin e intenzitetit të dritës së

shpërnadrë e cila kalon nëpër mostër me intenzitetin e dritës të shpërndarë nëpër

suspenzione standarde. Turbiditeti shprehet në njësin neflometrike të turbiditetit (NTU).

3.3.7 Alkaliniteti i ujit

Alkaliniteti është përcaktuar me anë të metodës vëllimetrike e cila bazohet në përcaktimin

e karbonateve dhe hidrogjenkarbonateve në prani të njëri-tjetrit. Kur pH i mostrës është

më i madh se 8.3 atëherë paraqiten dy shkallë titullimi. Në pikën e parë ekuivalente (PE1),

pH = 8.3 dhe si indikator përdoret fenolftaleina:

2𝐶𝑂₃2−+ HCl 2HCO₃− + 𝐶𝑙− (alkaliniteti fenolftaleinës)

Page 40: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

40

Kur pH mostrës është më i ulët se 8.3 atëherë gjatë titullimit përcaktohen vetëm jonet

hidrogjenkarbonate, kapet vetëm pika e dytë ekuivalente duke përdorur metiloranzhin si

indikator. Në pikën e dytë ekuivalente (PE2), pH=4,5 dhe si indikator përdoret

metiloranzhi:

2HCO₃ −+ HCl H2CO₃ + Cl− (alkaliniteti total)

Reaktivët: HCl 0,05 N, metiloranzh 0,1%, fenolftaleinë 1%

Metodika e punës: Matja e alkalinitetit bazohet në kapjen e pikës ekuivalente duke

titulluar tretësirën e mostrës me një tretësirë standarde acidi duke përdorur indikator të

përshtatshëm acido-bazik. Në një erlenmajer me vëllim 250 ml hidhen 50 ose 100 ml ujë

për analizë dhe shtohen 5 pika fenolftaleinë. Në rast se shfaqet ngjyrë rozë tregon për

praninë e joneve karbonate. Titullohet me kujdes me acid kloridrik 0,05 N ose 0,1 N deri

në ç’ngjyrosjen e tretësirës. Po në të njëjtën mostër shtohen tre pika tretësirë metiloranzhi

dhe titullohet me acid kloridrik (me të njëjtin normalitet që përdoret në titullimin e parë),

deri në ndryshimin e ngjyrës nga e verdhë në rozë të lehtë.

3.3.8 Oksigjeni i tretur

Aftësia e ujit për të tretur oksigjenin nga ajri është e lidhur ngushtë me kushtet klimatike,

temperaturën. p.sh: në temperaturë rreth 0˚C aftësia e ujit për të tretur oksigjen është deri

në 14 mg /l, ndërsa ne 25˚C rreth 8.3 mg/l, me ngritjen e mëtejme të temperaturës niveli i

OT-së në ujë ulet edhe më tej. Kjo ndodhë ngase me ngritje të temperaturës vjen deri te

zbërthimi i materieve organike dhe për pasojë ndodhë kontaminimi i ujit. Mënyra e

përcaktimit të OT, është përcaktuar në teren me termometër digjital të tipit HI 9146 (fig

3.6) në të njëjtën kohë me pH-në dhe temperaturën, për të ardhur deri te një rezultat më i

saktë për shkak të shpenzimit të oksigjenit në mostër i cili bënë oksidimin e materieve

organike. Instrumenti është i kalibruar dhe janë të vendosura elektrodat, njera elektrodë

bënë matjen e oksigjenit të tretur, kurse tjetra bënë matjen e pH-së.

Figura 3.6: Termometri digjital i tipit HI 9146

Page 41: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

41

3.3.9 Ngjyra

Ngjyra në ujë mund të vjen nga prania natyrore e joneve të metaleve (hekurit dhe

manganit), matrialeve humusore dhe ujërave të ndotur. Ngjyra duhet të largohet në mënyrë

që uji të mund të përdorët në industri ose për qëllime të ndryshme. Në ujin e pijshëm,

prania e ngjyrës shkakton efektin psikologjik dhe frikë për pordorim, por ka raste kur

ndryshimi i pa pritur i ngjyrës është si indikatorë që njerzit të mos e pijnë ujin e

kontaminuar. Termi "ngjyrë" do të shënon ngjyrën e vertetë, gjegjësishtë ngjyrën e ujit pas

largimit të trubullirës. Termin "ngjyrë kalimtare" përfshin jo vetëm ngjyrën që rrjedh nga

substancat e pranishme në tretësirë por edhe ngjyrën që vjen nga materiet e suspenduara.

Ngjyra kalimtare përcaktohet nga mostra pa filtrim ose centrifugim. Metoda me

komparator. Metoda vizuele e krahasimit mund të përdorët gati për të gjithë mostrat e

ujërave të pijshëm. Ndotja e shkaktuar me anë të disa ujërave industrial mund të shkaktoj

ngjyrë të papërcaktuar, që është vështirë të caktohet. Në këto raste shfrytëzohet ndonjë nga

metodat instrumentale.

3.3.10 Shpenzimi i permanganatit të kaliumit

Në një elenmajer i qesim 100ml mostër të ujit, i shtojmë 5ml acid sulfurik të holluar 1:3

(H 2 SO4), pastaj i vendosim në resho elektrike të vendosur në digestor. Pasi të vlojnë

mostrat i largojmë prej reshos i shtojmë 15ml KMnO4 (Permanganat Kaliumi), lihet mbi

resho për 10min të qëndrojnë të ngrohta. Pas 10min i shtojmë 15ml acid oksalik dhe bëhet

titullimi me KMnO4 pika pika deri në paraqitjen e ngjyrës rozë të dobët (vjollcë e qeltë).

Pas kryerjes së titrimit duhet të verifikohet molariteti i saktë i tretësirës së KMnO4. Për

këtë qëllim marrim njërën mostër të titruar e cila ka ngjyrën vjollcë të dobët, shtojmë me

pipetë 15ml acid oksalik ku mostra më pas e humb ngjyrën më pas këtë mostër e titrojmë

me KMnO4 deri te paraqitja e ngjyrës rozë të qelët.

Page 42: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

42

Figura 3.7: Puna laboratorike

3.3.11 Përcaktimi i Nitriteve (NO2-)

Ecuria e punës për përcaktimin e sasisë së nitriteve me këtë metodë. 5.0 cm3 me pipetë nga

tretja e përgatitur më parë e vendosim në epruvetë dhe i shtojmë një mikro lugë të kaltër

me reagjent NO2-1, e përziejmë fuqishëm deri në tretje të plotë të reagjentit, vlera e pH-së

duhet të jetë ndërmjet 2.0-2.5 nëse jo atëhere me anë të acidit apo bazës veprojmë për të

arritur vlerën e caktuar. Lëmë për 10 min të qëndroj (koha e zhvillimit të fraksionit). Tani

vendosim në kivetën kënddrejtë pasi kemi vendos autoselektorin për metodën përkatëse e

lexojmë rezultatin në fotometër.

3.3.12 Përcaktimi i Nitrateve (NO3-)

Ecuria e punës për përcaktimin e përqendrimit të nitrateve me këtë metodë. Me anë të

pipetës vendosen 4.0 cm3 nga tretja e reagjentit NO3-1 prapë me pipetë shtojmë 0.5 cm3

nga mostra e përgatitur më parë e cila duhet të ketë temperaturë ndërmjet 5 - 25 0C por

këtë rast nuk duhet ta përziejmë. Tani me pipetë shtojmë 0.5 cm3 tretje të reagjentit NO3-

2, (kiveta do të nxehet) e tani e përziejmë. Tretjet e nxehtë e lëmë për 10 min të qëndroj

dhe e vendosim ne kivetën këndë drejt dhe lexojmë në fotometër pas vendosjes së

autoselektorin në pozitën përkatëse.

Page 43: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

43

3.3.13 Përcaktimi i klorureve

Në një elenmajer i qesim 100ml mostër uji, pastaj i shtojmë 1ml K2

CrO4 (Kromat

Kaliumi), pastaj e bëjmë titrimin me AgNO 3 (Nitrat Argjendi) deri në paraqitjen e ngjyrës

së kuqe të mbyllët (ngjyrë mish i prishur). Mililitrat e shpenzuara në AgNO 3 shumëzohen

me 10 dhe kjo na jep vlerën e klorureve në ujë.

3.3.14 Përcaktimi i jonit Amonium (NH4+)

Azoti amoniakal një pjesë e të cilit ndodhet në formë të joneve amonium (NH4+) dhe një

pjesë tjetër si amoniak (NH3) i tretur në ujë. Raporti i ndodhjes ndërmjet dy formave varet

nga vlera e pH-së. Në mesin e fortë bazik praktikisht ndodhet vetëm në formë të amoniakut

ku veprojmë me jone hipoklorite dhe kalojnë në monokloramin. Ecuria e punës për

përcaktimin e përqendrimit të NH4+ në fushën matëse 2.0-75 mg/L. Pipetohen 5.0 cm3 nga

regjenti NH4-1 temperaturë e të cilit duhet të jetë (20-300C) në një epruvetë, pastaj

pipetohen 0.2 cm3 tretje të mostrës së përgatitur, temperatura e cilës duhet të jetë ndërmjet

(20-30 0C), shtojmë një mikrolug të reagjentit NH4-2 e cila gjendet në kapakun e paketimit,

përziejmë fuqishëm derisa plotësisht të tretet ky reagjent. Tani lëmë të qëndroj për 15 min,

vendosim tretjen në kivetën kënd drejtë dhe lexojmë në fotometrin në të cilin paraprakisht

kemi vendosur autoselektorin për leximin e parametrit përkatës.

3.3.15 Përcaktimi i Fosfateve (PO43-)

Jonet ortofosfate në tretrjen e acidit sulfurik me jonet molibdat formojnë acidin

fosforikmolibdat. Kjo me acidin askorbik redudoktohet deri në fosfatmolibdat të kaltër e

cila përcaktohet me fotometër. Është analoge me standardet e EPA 365.2+3, Metodat

standarde të US 4500-P E dhe ISO 6878.

Ecuria e punës. Nga mostra e përegatitur më parë e cila duhet të jetë në temperaturë 10-

350C pipetohen 5 ml në një kivetë dhe e përziejm në fund për përcaktimin e fosforit total

kiveta tani e ftohur përzihet mirë i shtojmë 5 pika reagjent P-2K e mbyllim kivetën dhe e

përziejmë, pastaj i shtojmë sasinë e caktuar të reagjentin P-3K mbyllim kivetën duke

përzier deri në tretje të plotë, lëmë të qëndroj për 5 min dhe lexojmë në fotometër vlerën.

Page 44: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

44

Figura: 3.8: Fotometër WTW S12 Figura 3.9: Puna laboratorike

3.3.16 Sulfatet

Sulfatet janë të përhapura në natyrë dhe në të shumtën e rasteve edhe në përbërje të ujërave.

Në koncentrime të vogla nuk paraqesin rrezik për botën e gjallë, ndërsa në koncentrime

mbi limitet e lejuara konsiderohen si ndotës me rrezik potencial.

3.3.17 Përcaktimi i SO42-

Ecuria e punës. Merren 2.5 cm3 mostër të përgatitur më parë, temperatura e të cilës duhet

të jetë (15-400C) vendosen në epruvetën, i shtojmë 2 pika (Reagjenti SO4-1) e mbyllim

epruvetën dhe e përziejmë, pastaj i shtojmë 1 mikrolug (Reagjenti SO4-2) nga kapaku i

reagjentit, mbyllet kiveta dhe e përziejmë. Kivetën e mbyllur me kapak e ngrohim në

banjë ujore për 5 minuta në 400C (koha A e zhvillimit të reaksionit), duke e përzier herë

pas here. Shtojmë me pipet 2.5 cm3 (Reagjenti SO4-3) mbyllet epruveta dhe e përziejmë.

Përmbajtja e kësaj epruvete filtrohet duke e ruajtur filtratin në një epruvetë tjetër testuese.

Tani filtratit i shtojmë 4 pika Reagjenti SO4-4 e mbyllim epruvetën dhe e përziejmë. Tani

vendoset për 7 minuta në banjë ujore (koha B e zhvillimit të reaksionit) duke e përzier herë

pas here. Pas vendosjes së autoselektorit në pozitën e caktuar, kiveta me kënde të drejta

me mostër vendoset në vendin e caktuar dhe kryhet leximi në fotometër.

Page 45: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

45

3.3.18 Fenolet

Fenoli është një derivat i oksigjenuar i benzenit, i prodhuar zakonisht nga katrani i qymyrit,

i përdorur në pikturë dhe në prodhimin e plastikës dhe ilaçeve të caktuara. Fenolet dhe

alkoolet janë formalisht të ngjashëm, por reagimet e tyre kimike janë shumë të ndryshme.

Fenolet tregojnë aciditetin në ujë. Fenolet, të cilat janë derivate hidroksi të benzenit, mund

të gjenden në ujërat e zeza, ujërat natyrore ose në pellgjet e ujit për furnizimin me ujë të

pijshëm në impiantet vendore ose industriale.

3.3.19 Shpenzimi biokimik i oksigjenit (SHBO5)

Shpërbërja biokimike e materieve organike që janë të pranishme në ujë, shkakton

zvogëlimin e sasisë së oksigjenit të tretur në ujë. Kjo vjen nga shkarkimi i ujërave urbane,

industriale, bujqësore etj, në mjedise ujore. Pra, sasia e oksigjenit që shpenzohet në ujë si

pasojë e shfrytëzimit nga mikroorganizmat për një periudhe pesë ditore (5 X 24 orë), në

kushte të inkubacionit të mostrës në temperaturë dhome e në vend të errët, njihet si

parametër i shpenzimit biokimik të oksigjenit (SHBO5). Mënyra e përcaktimit te SHBO5 -

Me metodën e Winklerit - është e njëjta mënyrë si tek përcaktimi i OT me metodë të

Winklerit, vetëm se tani aktiviteti i trajtimit të mostrave pas fiksimit të oksigjenit

zhvillohet në ditën e pestë, pas 5 ditëve te mostrimit.

Llogaritja e rezultatit:

SHBO5 mg / l = OT(i ditës së pestë) - OT(i ditës së parë).

3.4 Përcaktimi i parametrave mikrobiologjik

Teknikat që përdoren për përcaktimin e parametrave mikrobiologjik janë:

- Fermentimi

i tubave të shumëfishtë ose metoda MPN,

- Metoda e filtrimit të membranës.

3.4.1 Filtrimi membranor me ujë

Metoda e filtrimit membranor është metoda më e preferuar për analizën mikrobiologjike

të ujit, sepse është praktike, e thjeshtë dhe ekonomike, e përsëritshme, lejon përcaktimin

Page 46: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

46

sasior të mikroorganizmave. Bazohet në përqendrimin e mikroorganizmave nga një mostër

më e madhe në sipërfaqe, në filtrin e membranës dhe lidhjen e këtyre mikroorganizmave

në një bazë ushqyese. Materialet e nevojshme: mostrat e ujit, isotonik diluent, pipeta të

pre-sterilizuara, cilindra të graduar, shishe diliumit, aparat filtrues dhe filtër bazë dhe filtër,

vakum pompa (kompresor), enë Petri me VRB (L) Agar dhe TXB Agar, Forceps , Etanol,

Burim i flakës, Filter membranor (47 mm diametër, 0.45 mm madhësia e sporeve),

inkubator (30 dhe 44.5 ˚C), Marker për shënim.

Ecuria e punës: Së pari duhet tundur mostrën fuqishëm (30 herë), pastaj duke përdorur

pipetën sterile qesim 11ml mostër uji në 99 ml tretje të diluent isotonik në shishe të

dilucionit, etiketohen enët e Petrit me numrin identifikues të mostrës dhe me shkallën e

dilumit. Pastaj rregullohet aparati për filtrim duke lidhur enën dhe vakum pompën me

tubat. Shpaloset baza e filtrit dhe vendoset në njësinë për filtrim membranor, pas kësaj

duhet lagur filtër bazën me diluent isotonik steril. Vendoset forcepsi me etanol dhe

sterilizohet me flakë majet e forcepsit, lejohet të ftohet forcepsi pastaj vendoset filtri

membranor steril në filtër-bazë ne pjesën e elektrofiltrit të kthyer lartë, pastaj vendoset

hinka e filtrit tundet mostra mirë dhe qitet në hinkën për filtrim. Kyqet vakumi, hapet vintili

që mundëson filtrimin e mostrës në mënyrë që bakteriet të mbesin në filtër. Kyqet vakumi,

hapet vintili që mundëson filtrimin e mostrës në mënyrë që bakteriet të mbesin në filtër.

Pasi uji të filtrohet mbyllet vintili, hiqet hinka nga filter baza, qitet forcepsi me etanol dhe

sterilizohet me flakë maja e forcepsit pasi të ftohet, hiqet filtri membranor nga filtër baza

dhe vendosen në pllakat e Petrit. Për koliformet totale, rrotullohen enët e Petrit dhe

inkubohet në 30˚C për 24 orë.

Figura 3.10: Vendosja e filtrit membranor në pllakën e Petrit

Page 47: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

47

3.5 Rezultatet e fituara

Tabela 3.2: Rezultatet e matjeve janë paraqitur në mënyrë tabelare dhe në mënyrë grafike.

Dardhishtë

(L.Sitnicë

para

ujërave

shkarkuese)

Uji

grumbullue

s përrreth

deponisë së

re të hirit

TCA, uji pas

deponisën së

vjeter të hrit

(Dardhishtë)

TCA

(ujërat

e

bardha)

Gazifiki

mi

(puseta

kryesore)

Lumi

Sitnicë pas

shkarkime

ujore

Norma

Nr Parametrat M1 M2 M3 M4 M5 M6

1 Koha [h] 10:16 13:30 10:30 10:40 10:53 12:45 --

2 Temperatura [○C] 21.7 25.6 22.4 28.0 26.4 23.7 --

3 Vlera e pH 8.21 8.62 8.10 8.94 9.48 8.38 6.5-9

4 Aroma Pa Pa Pa Pa Pa Pa Pa

5 Përç.Elektrike[S/cm] 361 2710 673 1233 704 974 1500

6 Materiet e suspenduara TSS 36 30 12 62 506 77 35-60

7 Oksigjeni i tretur [mg/l] 1.30 7.60 5.73 6.25 6.29 0.86 11.76

8 Ngjyra Dobët Pa Pa Dobët Dobët Dobët Pa

9 Hargjimi i KMnO4 [mg/l ] 42.60 28.54 54.00 16.20 15.60 32.64 --

10 Nitratet [mg/l] 2.1 10.1 4.1 1.6 3.1 6.6 20

11 Nitritet [mg/l] 0.044 0.186 0.243 0.009 0.044 0.51 0.6

12 Kloruret [mg/dm³] 65 66 52 47 53 67 250

13 Joniamonium, NH4+ 2.12 0.20 1.22 0.09 0.67 2.57 10

14 Fosfatet [mg/l] 18.40 7.80 12.91 1.42 3.80 17.07 -

15 Sulfaet [mg/l] 48 269 58 39 33 51 400

16 SHBO5 [mg/l] 36.90 1.58 9.50 4.68 2.90 35.10 25

17 SHKO [mg/l] 41.2 23.3 20.9 9.6 33.2 40.9 125

18 Karboni total organic [mg/l] 14.1 10.0 18.0 5.4 5.2 10.8 --

19 Fenolet [mg/l] 0.030 0.013 0.025 0.004 0.018 0.028 0.01

Page 48: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

48

Tabela 3.3: Matjet e realizuara për disa veti të mostrave të marrë në pikat e njejta në laboratorin e

Fakultetin e Tekonologjis Ushqimore 3 muaj më vonë se mostrat më lartë.

Parametrat Mostra

1

Mostra

2

Mostra

3

Mostra 4 Mostra

5

Mostra 6

pH 7.12 8.45 7.43 7.27 9.37 8.12

Temperatura [○C] 6.7 6.4 6.4 6.4 10.2 8

Turbullira NTU 1.09 0.69 0.54 1.55 0.40 1.60

Përç. elektrike [S/cm] 110.8 200 483 628 492 127.2

Oksigjeni tretur 9.91 9.45 9.67 9.77 9.72 10.20

Nitratet mg/l 2.5 8.9 5.0 16.8 11.4 3.0

Azoti amonikal 0.0 0.25 +++ +++ +++ +++

Tabela 3.4: Rezultatet e analizave bakteriologjike nga mostra 1

Mostra

1

Ekzaminimi bakteriologjik Lloji i ujit Norma Rezultati

1

Numri i përgjithashëm i baktereve koliforme në

100 ml

I pastruar 0

Burim i mbyllur 10 ose 15

Burim i hapur 100 ose 10 34x103 cfu/ml

2

Numri i përgjithshëm i baktereve të gjalla në 1ml

në 37 ̊C

I pastruar 10

Burim i mbyllur 100

Burim i hapur 300 130x103 cfu/ml

Tablea 3.5: Rezultatet e analizave bakteriologjike nga mostra 2

Mostra

2

Ekzaminimi bakteriologjik Lloji i ujit Norma Rezultati

1

Numri i përgjithashëm i

baktereve koliforme në

100 ml

I pastruar 0

Burim i mbyllur 10 ose 15

Burim i hapur 100 ose 10 37x103 cfu/ml

2

Numri i përgjithshëm I

baktereve të gjalla në 1ml në

37 ̊C

I pastruar 10

Burim i mbyllur 100

Burim i hapur 300 81x103 cfu/ml

Page 49: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

49

Tablea 3.6: Rezultatet e analizave bakteriologjike nga mostra 3

Mostra

3

Ekzaminimi bakteriologjik Lloji i ujit Norma Rezultati

1

Numri i përgjithashëm i

baktereve koliforme në

100 ml

I pastruar 0

Burim i mbyllur 10 ose 15

Burim i hapur 100 ose 10 56x103 cfu/ml

2

Numri i përgjithshëm i

baktereve të gjalla në 1ml në

37 C̊

I pastruar 10

Burim i mbyllur 100

Burim i hapur 300 47x103 cfu/ml

Tablea 3.7: Rezultatet e analizave bakteriologjike nga mostra 4

Mostra

4

Ekzaminimi bakteriologjik Lloji i ujit Norma Rezultati

1

Numri i përgjithashëm i

baktereve koliforme në 100 ml

I pastruar 0

Burim i mbyllur 10 ose 15

Burim i hapur 100 ose 10 1x103 cfu/ml

2

Numri i përgjithshëm i

baktereve të gjalla në 1ml në

37 ̊C

I pastruar 10

Burim i mbyllur 100

Burim i hapur 300 25x103 cfu/ml

Tablea 3.8: Rezultatet e analizave bakteriologjike nga mostra 5

Mostra

5

Ekzaminimi bakteriologjik Lloji i ujit Norma Rezultati

1

Numri i përgjithashëm i

baktereve koliforme në 100 ml

I pastruar 0

Burim i mbyllur 10 ose 15

Burim i hapur 100 ose 10 80x103 cfu/ml

2

Numri i përgjithshëm i

baktereve të gjalla në 1ml në

37 ̊C

I pastruar 10

Burim i mbyllur 100

Burim i hapur 300 156x103 cfu/ml

Page 50: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

50

Tablea 3.9 :Rezultatet e analizave bakteriologjike nga mostra 6

Mostra

6

Ekzaminimi bakteriologjik Lloji i ujit Norma Rezultati

1

Numri i përgjithashëm i

baktereve koliforme në

100 ml

I pastruar 0

Burim i mbyllur 10 ose 15

Burim i hapur 100 ose 10 25x103 cfu/ml

2

Numri i përgjithshëm i

baktereve të gjalla në

1ml në 37 ̊C

I pastruar 10

Burim i mbyllur 100

Burim i hapur 300 148x103 cfu/ml

Figura 3.11: Vlerat e temperaturës, aromës dhe pH-së

MOSTRA 1 MOSTRA 2 MOSTRA 3 MOSTRA 4 MOSTRA 5 MOSTRA 6

Temperatura 21.7 25.6 22.4 28 26.4 23.7

pH 8.21 8.62 8.1 8.94 9.48 8.38

Aroma 0 0 0 0 0 0

21.7

25.6

22.4

2826.4

23.7

8.21 8.62 8.1 8.94 9.488.38

0 0 0 0 0 00

5

10

15

20

25

30

Temperatura pH Aroma

Page 51: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

51

Figura 3.12: Vlerat e kloreureve, sufateve dhe materiet e suspenduara.

Figura 3.13: Vlerat e fituara të nitriteve, nitrateve.

MOSTRA1

MOSTRA2

MOSTRA3

MOSTRA4

MOSTRA5

MOSTRA6

Kloruret 65 66 52 47 53 65

Sulfatet 48 269 58 39 33 51

Materiet e suspenduara 36 30 12 62 506 77

65 66 52 47 53 6548

269

5839 33

5136 3012

62

506

77

0

100

200

300

400

500

600

Kloruret

MOSTRA 1 MOSTRA 2 MOSTRA 3 MOSTRA 4 MOSTRA 5 MOSTRA 6

Nitratet 2.1 10.1 4.1 1.6 3.1 6.6

Nitritet 0.0044 0.186 0.243 0.009 0.044 0.51

0

2

4

6

8

10

12

Nitratet Nitritet

Page 52: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

52

Figura 3.14: Vlerat e fituara të fenoleve.

Figura 3.15: Vlerat e fituara të jonit amonium dhe të oksigjenit të tretur

MOSTRA 1 MOSTRA 2 MOSTRA 3 MOSTRA 4 MOSTRA 5 MOSTRA 6

Fenolet 0.03 0.013 0.025 0.004 0.018 0.028

0.03

0.013

0.025

0.004

0.018

0.028

0

0.005

0.01

0.015

0.02

0.025

0.03

0.035

Fenolet

MOSTRA 1 MOSTRA 2 MOSTRA 3 MOSTRA 4 MOSTRA 5 MOSTRA 6

Oksigjeni i tretur 2.12 0.2 1.22 0.09 0.67 2.57

Joni amonium 1.3 7.6 5.73 6.25 6.26 0.86

0

1

2

3

4

5

6

7

8

Oksigjeni i tretur Joni amonium

Page 53: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

53

Figura 3.15: Vlerat e fituara të disa parametrave të bëra në laboratorin e Fakultetit të

Tekonologjis Ushqimore

0 2 4 6 8 10 12 14 16 18

MOSTRA 1

MOSTRA 2

MOSTRA 3

MOSTRA 4

MOSTRA 5

MOSTRA 6

MOSTRA 1 MOSTRA 2 MOSTRA 3 MOSTRA 4 MOSTRA 5 MOSTRA 6

nitratet 2.5 8.9 5 16.8 11.4 3

okigjeni i tretur 9.91 9.45 9.67 9.77 9.72 10.2

turbullira 1.09 0.69 0.54 1.55 0.4 1.6

temperatura 6.7 6.4 6.4 6.4 10.2 8

ph 7.12 8.45 7.43 7.27 9.36 8.12

nitratet okigjeni i tretur turbullira temperatura ph

Page 54: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

54

KAPITULLI IV

4.DISKUTIMI I REZULTATEVE

Rezultatet e arritura gjatë këtij punimi i kemi krahasuar me standardet ligjore për ujin,

respektivisht me Udhzimin Administrativ të MMPH-së NR 30/2014, ku kemi pasur

mospërputhje të disa nga rezultatet. Mostra 1 në rezultatet e analizave ka treguar se përveç

parametrave si: temperatur ,ngjyrë e dobët, fenolet sipas UA 30/2014 vlera e kufizuar është

0.01 ndërsa në analiza ka dalë, 0.03 ashtu edhe NBO5 sipas UA 30/2014 vlera e kufizuar

25 mg/l ndërsa në analzë 36.90 mg/l. Mostra 2 ka rezultuar të jetë i ndotur në dy nga

parametra: përçjellshmeria elektrike ku rezultatet e mostrës së dytë janë 2710 S/cm

ndersa sipas UA 30/2014 vlera e kufizuar 1500 S/cm, ndërsa fenole vlera e analizës 0.013

mg/l kurse sipas UA 30/2014 vlera e kufizuar 0.01 mg/l dhe temperaturë të lartë. Mostra

3 sipas analizave të bëra duke i krahasuar me UA 30/2014 ka dale të jetë mbrenda limiteve

të lejuara. Mostra 4 në bazë të rezultateve ka rezultuar se materiet e suspendara të jenë 62

mg/l ndërsa sipas UA 30/2014 vlera e kufizuar 35-60 mg/l, si dhe me ngjyrë të dobët.

Mostra 5 ka rezultuar pH-në bazike me vlerë 9.85 që është mbi vlerën e kufizuar të UA

30/2014 është 6.5-9.0 dhe materie të suspenduar shumë të lartë 506 TSS ku sipas UA

30/2014 është 35-65 TSS dhe me ngjyrë të dobët. Mostra 6 në bazë të rezultateve ka

rezultuar se materiet e suspendara të jenë 77 mg/l ndërsa sipas UA 30/2014 vlera e kufizuar

35-60 mg/l dhe SHBO5 35.10 mg/l vlera e kufizuar të UA 30/2014 është 25 mg/l dhe

fenolet me rezultat 0.02 ne krahasim me vleren e lejuar 0.01 mg.l me ngjyrë të dobët.

Page 55: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

55

KAPITULLI V

5.PËRFUNDIME

Për të realizuar në mënyrë sa më të denjë këtë punim mostrat me ujë janë marrë po atë ditë

që kemi bërë analizat. Këto mostra i kemi vendosur në laborator ku edhe kemi bërë matjen

e parametrave të ndryshëm. Gjatë këtij punim kemi ardhur në përfundim se uji i lumit

Sitnica është i papastër dhe se nuk është i pijshëm. Pasojat e ndotjes së ujërave

sipërfaqësore në zonën e KEK-ut nga minierat ekzistuse në Termocentralin Kosova A janë

më se të dukshme. Analizat e bëra gjatë punës në laboratorin “INKOS” dhe në laboratorin

“BALLKAN PROJEKT-Shpk Prishtinë për vendmostrimet e mineres sipërfaqësore

Mirash, tregojnë prezencë ekstreme të fenoleve, dhe materieve të suspeduara. Pas

përfundimit të ciklit teknologjik lëshohen apo hedhen në rrjedhat ujore pa trajtim paraprak

kështu që dukshëm bëjnë ndotjen e lumit Sitnica dhe aluvionet përgjatë këtij lumi. Kemi

ardhë në përfundim:

Zona në TCA, në shtrirjen e saj si tek ndikimi nga miniarat ashtu edhe TCA, deponia

e hirit etj, është e kontaminuar.

Menaxhimi me ujërat shkarkues të TCA në rastin e minierave edhe në atë të

termocentralit nuk është në nivelin e duhur.

Ujërat efulente nga TCA, në të shumtën e rasteve janë të ndotura mbi vlerat maksimale

të lejuara dhe si të tilla sipas standardeve nuk i plotësojnë kriteret për shkarkim në

lumenj.

Prandaj rekomandojmë që këto ujëra mos të lëshohen pa u trajtuar në rrjedhën e lumit

Sitnica, meqenëse si të tilla pompohen pa asnjë kriter në lumin Sitnica, duke rrezikuar

botën bimore dhe shtazore të këtij lumi, gjë që është e palejuar sipas legjislacionit në fuqi.

Page 56: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

56

CONCLUSION

To make this work as worthy as possible, water samples were taken in the same day that

we did analysis. We have placed these samples in the laboratory where we have measured

various parameters. As a result of this work I realized that water in Sitnica is polluted and

is undrinkable. Consequences of surface water pollution in KEK area from existing mines

at Kosovo A Power Station are visible. Analyzes made during the work in the laboratory

"INKOS" and in the laboratory "BALKAN" PROJEKT-SHpk in Prishtina for the Mirash

surface mining sites show extreme presence of phenols, sulfates and suspended matter.

After the end of the technological cycle they are released or thrown on watercourses

without prior treatment so they pollute the river Sitnica and alluviums along it. We have

come to the conclusion:

The area in the TCA, in its extent impacted by mines and TCAs, ash dumps etc., is

contaminated.

Management of TCA discharge water in the case of mines and power plants is not

adequate.

Effective waters of the TCA are, in most cases, contaminated above the maximum

permitted values and as such do not meet the criteria for discharge into rivers.

Therefore we recommend that these waters should not be left untreated in the course of

the Sitnica River, and they are pumped into the river Sitnica with no criteria, endangering

the flora and fauna of this river, and is against the law according to the applicable law.

Page 57: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

57

LITERATURA

[1] Dh. Haxhimihal, S.Vito, Trajtimi i Ujrave të Shkarkimeve, Tiranë 2014

[2] Nexhat M, Daci & Majlinda N. Daci – Ajvazi , Shkenca e Mjedisit

[3] A. Strkalj, “ Oneciscenje I zastita voda”, Metalurski Fakultet, Sisak 2014

[4] I. Gnzetic, “Procesi prerade I dorade vode” Univerzitet u Beogrdu, Beograd 2010

[5] Alqi Çullaj, Kimia e Mjedisit, Tiranë 2010

[6] Aleko Miho, Monitorim Biologjik Mjedisor, Tiranë 2011

[7] Sulejman Sulçe “Ndotja e Tokës dhe Ujit”,Tirnaë 2005

[8] Maten, Hans Jugen& Joachim Gertten, Plani Plotësues xhehtar për Sibofc JP, Pjesa III –

Vlersimi i Ndikimit në Mjedis. STEAG Konzorcium & Agjenicioni Evropian për

Rindërtim, Prill 2006

[9] Rashani, Shefqet: Termodinamika dhe Termoteknika, Universiteti i Prishtines, Fakulteti i

Xehtarisë dhe Metalurgjis, Mitrovicë, 2010

Page 58: KAPITULLI I 1. HYRJAsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · 1 KAPITULLI I 1. HYRJA Uji është faktor esencial për jetë, zhvillim, prodhim, energji të ripërtërishme,

58

Burime tjera

http://www.reopure.com/nitratinfo.html e marrur me 11.25.2019

http://www.ammk-rks.net/repository/docs/Resurset_ujore_te_Kosoves.pdf 11.25.2019

https://vdocuments.mx/download/para-met-rat-fizik-te-ujit 30.01.2020