Kallarati85janar shkurt2016pdf

8
Gazeta KALLARATI faqe 1 Janar - Shkurt 2016 ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 13-të i botimit, nr. 85 Janar - Shkurt 2016, Çmimi 50 L www.kallarati.com; E-mail: [email protected] Kryeredaktor: Seit Jonuzaj Ec ngado, Kallaratin mos e harro! Faqe 3 Vi i ri 2016 që kemi nisur është i 13- vit i jetës së Shoqatës sonë kulturore-atdhetare ‘KALLARATI’ dhe i gazetës së saj. Pra, vitet shkojnë pa u kuptuar, ndërsa mosha e Shoqatës rritet. Dhe në këtë hark kohor 13-vjeçar, në bazë të statut dhe programit të saj, Shoqata ka bërë shumë punë në dobi të fshat tonë Kallarat dhe të kallaratasve. Kur themi shumë punë, kemi parasysh mundësitë financiare të kufizuara që nuk e kanë lejuar Shoqatën të bëjë më shumë se aq sa ka bërë, pavarësisht nga dëshirat që mund të ketë secili prej nesh për më shumë. Nuk është e paktë organizimi rregullisht dhe në mënyrë mbresëlënëse nga kryesia e Shoqatës, në bashkëpunim të ngushtë me drejtuesit e fshat, i Takimit të brezave në fshat dhe i veprimtarive përkujmore. Të veçanta kanë qenë sidomos zhvillimet e veprimtarive përkujmore jubilare të ngjarjeve historike, si nga niveli i organizimit, ashtu edhe nga cilësia e kumtesave dhe nga programet arskoargëtuese, si p.sh. përvjetori i rënies së Heroit të Popullit Mumin Selami, 100-vjetori i qëndresës heroike të Kallarat kundër sulmeve të bandave shoviniste greke, andartëve etj. Kontribu i Shoqatës nuk ka munguar edhe për punë të tjera në të mirë të fshat. Po një nga punët më të mira që ka bërë Shoqata qysh me themelimin e saj, është gazeta Kallara. Menjëherë me krijimin, ajo mori vendim për nxjerrjen e gazetën, duke krijuar dhe redaksinë e parë të saj me në krye vetë kryetarin e parë të Shoqatës, të paharruarin Gafur Shametaj. Pë herë të parë në jetën e j, Kallara u bë me gazetë. Shoqata dhe gazeta e saj, duke pasur për bosht kompaktësimin e të gjithë bashkëfshatarëve tanë, pa dallim bindjesh polike, ndarjesh fisnore a shtrese shoqërore, gjatë kësaj periudhe të ekzistencës së tyre kanë ecur nga vi në vit, duke fituar përvoje e përmirësuar punën. Gazta “Kallara”, si në formë dhe në përmbajtje ka ardhur, duke u bërë më tërheqëse për lexuesin. Në faqet e saj gjithnjë e më mirë janë pasqyruar zhvillimet historike të fshat, ato ekonomike, kulturore, luſta për liri e pavarësi, figurat e shquara të Kallarat në luſtë për mbrojtjen e çlirimin e vendit, në fushën e arsimit e të kulturës dhe në të gjitha fushat e tjera të jetës shoqërore. Në gazetë ka gjetur veten, të parët e j apo fisin çdo kallaratas. Dhe këtë punë gazeta ka arritur ta bëjë në saje të të gjithë atyre bashkëfshatarëve kanë bashkëpunuar me gazetën me anën e shkrimeve të tyre. Por siç e kemi vënë edhe herë të tjera në dukje, mendojmë se jo të gjitha kapacitetet intelektuale kallaratase janë shfrytëzuar për bashkëpunim me gazetën. Gazeta është e hapur për të gjithë, pa përjashm, por ne parapëlqejmë si më cilësore shkrimet që mund të bëjnë intelektualët me horizont e njohje më të gjerë shkencore në fusha të ndryshme të jetës: historike, kulturore, ekonomike, mjekësore etj. Si të gjitha vitet e kaluara edhe ky vit për Shoqatën shton detyra të reja. Sivjet mbushen 100 vjet nga hapja e shkollës së parë në Kallarat. Ajo themelet i hodhi në mars të vit 1916, fillimisht në shtëpinë e Dushan Seit (Jonuzaj) për të vazhduar pastaj edhe në shtëpi të tjera, nga që ndonjë ndërtesë të veçantë për këtë qëllim nuk kishte. Shkolla hapej vetëm tre vjet e tre muaj pas shpallja e Pavarësisë kombëtare më 1912, kur Shqipëria ndodhej në një gjendje varfërie e mjerimi të skajshëm. të trashëguar nga pushm i gjatë turk. Po sivjet ka radhën edhe Takimi i brezave. Me siguri kryesia e Shoqatës në bashkëpunim me fshan do vendosin dhe do marrin masat e duhura organizave e programuese për t`i festuar edhe këto ngjarje në mënyrë sa më dinjitoze. Gazeta do i pasqyrojë në faqet e saj për t`u njohur në mënyrë konkret me çdo gjë që do të programohet. Kuptohet vetveu që për sa i përket 100-vjetorit të shkollës, barra kryesore përgatore u bie arsimtarëve të vjetër e të rinj për përgatjen e kumtesave përkatëse. Po edhe ish nxënësit e shkollës së Kallarat, nga më të hershmit e deri te më të vonshmit, duhet të përgasin kujmet e tyre. Përveç kësaj, ka edhe detyra të tjera të mbetura pa përfunduara nga vitet e kaluara, siç është dhe përfundimi i historikut të fshat apo detyra që do nxjerrë koha. VIT I RI, DETYRA TË REJA BASHKIMI I FORCAVE DHE I MJETEVE FUQIZON PRODHIMIN Nga Lavdosh JONUZAJ Pak histori mbi kooperativën bujqësore Bolenë-Kallarat Bashkimi i forcave dhe i mjeteve të punës fuqizon dhe çon përpara prodhimin SEIT JONUZAJ, NJERIU QË NUK NJEH MOSHË Nga Kastriot KARABOLLAJ, Besnik GJONBRATAJ Ka shumë njerëz që, edhe pse në moshë të thyer, janë tepër aktivë në jetë, jo vetëm për veten e tyre dhe familjen, por edhe për shoqërinë. Një nga këta është edhe kallaratasi Seit Jonuzaj, i cili këto ditë mbushi 88 vjeç, por që me të vërtetë mund ta quajmë një nga ata njerëz që nuk njeh moshë. Faqe 2 KUJTOJMË DËSHMORËT E KALLARATIT RËNË GJATË MUAJVE JANAR-SHKURT Gjatë muajve janar e shkurt ranë në luftë për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj nazistë gjermanë, si dhe për mbrojtjen e kufirit bijtë e mëposhtëm të fshatit tonë... Faqe 4 VENDGULIME TË MUNDSHME KALLARATASE NË GREQI Faqe 8 Nga Subi JONUZAJ

description

Gazeta Kallarati, nr. 85, Janar - Shkurt 2016

Transcript of Kallarati85janar shkurt2016pdf

Page 1: Kallarati85janar shkurt2016pdf

Gazeta KALLARATI faqe 1 Janar - Shkur t 2016

ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 13-të i botimit, nr. 85 Janar - Shkurt 2016, Çmimi 50 Lwww.kallarati.com; E-mail: [email protected]

Kryeredaktor: Seit JonuzajEc ngado, Kallaratin mos e harro!

Faqe 3

Viti i ri 2016 që kemi nisur është i 13-ti vit i jetës së Shoqatës sonë kulturore-atdhetare ‘KALLARATI’ dhe i gazetës së saj. Pra, vitet shkojnë pa u kuptuar, ndërsa mosha e Shoqatës rritet. Dhe në këtë hark kohor 13-vjeçar, në bazë të statutit dhe programit të saj, Shoqata ka bërë shumë punë në dobi të fshatit tonë Kallarat dhe të kallaratasve. Kur themi shumë punë, kemi parasysh mundësitë financiare të kufizuara që nuk e kanë lejuar Shoqatën të bëjë më shumë se aq sa ka bërë, pavarësisht nga dëshirat që mund të ketë secili prej nesh për më shumë. Nuk është e paktë organizimi rregullisht dhe në mënyrë mbresëlënëse nga kryesia e Shoqatës, në bashkëpunim të ngushtë me drejtuesit e fshatit, i Takimit të brezave në fshat dhe i veprimtarive përkujtimore. Të veçanta kanë qenë sidomos zhvillimet e veprimtarive përkujtimore jubilare të ngjarjeve historike, si nga niveli i organizimit, ashtu edhe nga cilësia e kumtesave dhe nga programet artistikoargëtuese, si p.sh. përvjetori i rënies së Heroit të Popullit Mumin Selami, 100-vjetori i qëndresës heroike të Kallaratit kundër sulmeve të bandave shoviniste greke, andartëve etj. Kontributi i Shoqatës nuk ka munguar edhe për punë të tjera në të mirë të fshatit. Po një nga punët më të mira që ka bërë Shoqata qysh me themelimin e saj, është gazeta Kallarati. Menjëherë me krijimin, ajo mori vendim për nxjerrjen e gazetën, duke krijuar dhe redaksinë e parë të saj me në krye vetë kryetarin e parë të Shoqatës, të paharruarin Gafur Shametaj. Pë herë të parë në jetën e tij, Kallarati u bë me gazetë. Shoqata dhe gazeta e saj, duke pasur për bosht kompaktësimin e të gjithë bashkëfshatarëve tanë, pa dallim bindjesh politike, ndarjesh fisnore a shtrese shoqërore, gjatë kësaj periudhe të ekzistencës së tyre kanë ecur nga viti në vit, duke fituar përvoje e përmirësuar punën. Gazta “Kallarati”, si në formë dhe në përmbajtje ka ardhur, duke u bërë më tërheqëse për lexuesin. Në faqet e saj gjithnjë e më mirë janë pasqyruar zhvillimet historike të fshatit, ato ekonomike, kulturore, lufta për liri e pavarësi, figurat e shquara të Kallaratit në luftë për mbrojtjen e çlirimin e

vendit, në fushën e arsimit e të kulturës dhe në të gjitha fushat e tjera të jetës shoqërore. Në gazetë ka gjetur veten, të parët e tij apo fisin çdo kallaratas. Dhe këtë punë gazeta ka arritur ta bëjë në saje të të gjithë atyre bashkëfshatarëve që kanë bashkëpunuar me gazetën me anën e shkrimeve të tyre. Por siç e kemi vënë edhe herë të tjera në dukje, mendojmë se jo të gjitha kapacitetet intelektuale kallaratase janë shfrytëzuar për bashkëpunim me gazetën. Gazeta është e hapur për të gjithë, pa përjashtim, por ne parapëlqejmë si më cilësore shkrimet që mund të bëjnë intelektualët me horizont e njohje më të gjerë shkencore në fusha të ndryshme të jetës: historike, kulturore, ekonomike, mjekësore etj. Si të gjitha vitet e kaluara edhe ky vit për Shoqatën shton detyra të reja. Sivjet mbushen 100 vjet nga hapja e shkollës së parë në Kallarat. Ajo themelet i hodhi në mars të vitit 1916, fillimisht në shtëpinë e Dushan Seitit (Jonuzaj) për të vazhduar pastaj edhe në shtëpi të tjera, nga që ndonjë ndërtesë të veçantë për këtë qëllim nuk kishte. Shkolla hapej vetëm tre vjet e tre muaj pas shpallja e Pavarësisë kombëtare më 1912, kur Shqipëria ndodhej në një gjendje varfërie e mjerimi të skajshëm. të trashëguar nga pushtim i gjatë turk. Po sivjet ka radhën edhe Takimi i brezave. Me siguri kryesia e Shoqatës në bashkëpunim me fshatin do vendosin dhe do marrin masat e duhura organizative e programuese për t`i festuar edhe këto ngjarje në mënyrë sa më dinjitoze. Gazeta do i pasqyrojë në faqet e saj për t`u njohur në mënyrë konkret me çdo gjë që do të programohet. Kuptohet vetvetiu që për sa i përket 100-vjetorit të shkollës, barra kryesore përgatitore u bie arsimtarëve të vjetër e të rinj për përgatitjen e kumtesave përkatëse. Po edhe ish nxënësit e shkollës së Kallaratit, nga më të hershmit e deri te më të vonshmit, duhet të përgatisin kujtimet e tyre. Përveç kësaj, ka edhe detyra të tjera të mbetura pa përfunduara nga vitet e kaluara, siç është dhe përfundimi i historikut të fshatit apo detyra që do nxjerrë koha.

VIT I RI, DETYRA TË REJA

BASHKIMI I FORCAVE DHE I MJETEVE FUQIZON PRODHIMINNga Lavdosh JONUZAJ

• Pak histori mbi kooperativën bujqësore Bolenë-Kallarat

• Bashkimi i forcave dhe i mjeteve të punës fuqizon dhe çon përpara prodhimin

SEIT JONUZAJ, NJERIU QË NUK NJEH MOSHË

Nga Kastriot KARABOLLAJ, Besnik GJONBRATAJ

Ka shumë njerëz që, edhe pse në moshë të thyer, janë tepër aktivë në jetë, jo vetëm për veten e tyre dhe familjen, por edhe për shoqërinë. Një nga këta është edhe kallaratasi Seit Jonuzaj, i cili këto ditë mbushi 88 vjeç, por që me të vërtetë mund ta quajmë një nga ata njerëz që nuk njeh moshë.

Faqe 2

KUJTOJMË DËSHMORËT E KALLARATIT RËNË GJATË MUAJVE JANAR-SHKURT

Gjatë muajve janar e shkurt ranë në luftë për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj nazistë gjermanë, si dhe për mbrojtjen e kufirit bijtë e mëposhtëm të fshatit tonë... Faqe 4

VENDGULIME TË MUNDSHME KALLARATASE NË GREQI

Nga Subi JONUZAJ

Faqe 8Nga Subi JONUZAJ

Page 2: Kallarati85janar shkurt2016pdf

Gazeta KALLARATI faqe 2 Janar - Shkur t 2016

Nga Lavdosh JONUZAJDy fjalë për ligjin filozofik të mohimitMe rënien e sistemit socialist ne Shqipëri në vitet nëntëdhjetë, gjithçka e arritur u mohua. Por e vërteta nuk është ashtu. Në historinë e zhvillimit njerëzor ka një parim filozofik të njohur si ligj i mohimit të mohimit. Ky ligj shprehet në dy forma: në mohimin absolut që mohon gjithçka dhe në mohimin relativ,qe mohon vetëm anët negative, duke nxjerrë një pohim te ri për të ecur përpara. I pari është negativ, sepse mohon vetveten dhe të çon prapa. Ndërsa i dyti është pozitiv sepse shpreh karakterin progresiv të zhvillimit. Ai ruan çdo gjë pozitive të së vjetrës dhe njëkohësisht i hap rrugën zhvillimit të mëtejshëm progresiv, ecjes përpara. Ne shqiptarët, te mos na vijë keq, rendim kryesisht pas formës së mohimit absolut. Kështu ndodhi në dyzetë e pesën, kështu në nëntëdhjetën, kështu po ndodh edhe ne kohen e sotme, ku njëra parti mohon në mënyrë absolute veprimet dhe punët e partisë tjetër në pushtet, prandaj vendi shkon keq e më keq. Në këtë këndvështrim, duhet të kujtojmë e analizojmë edhe punën e bërë në ish-kooperativat bujqësore të sistemit politikoshoqëror të kaluar, jo ne aspektin politik, por ne aspektin ekonomiko-shoqëror. Pa dashur të filozofoj, dua të theksoj se nocioni “Kooperative” vjen nga fjala latine cooperatio që do të thotë bashkëpunim, punë që kryet bashkërisht, me forca dhe mjete të përbashkëta pune për një fuqizim e zhvillim më të madh të prodhimit sesa mund ta bëjë këtë një individ i vetëm. Sistemi kooperativist u përdor në të gjitha vendet ish- socialiste të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore, por shumë më herët ky sistem është përdorur e po përdoret dhe sot edhe në vendet kapitaliste me disa ndryshime në formën e shpërndarjes se produkteve. Thelbi është i njëjtë: bashkim i forcave dhe i mjeteve të punës i me shume se një individi. Të tilla sot ka në shumë vende te botes si “sineterismosi” ne Greqi, kooperativa-në Itali, Hollandë, Genosenshaft-Gjermani, kooperacia-Bullgari etj. Ky bashkim me emrin kooperativë,nuk mund të themi se nuk varet nga sistemi politik i atij vendi ku praktikohet, por më shumë varet nga vullneti dhe ndërgjegjja e atyre njerëzve qe bashkohen. Një e tillë ishte dhe kooperativa bujqësore Bolenë-Kallarat.

Pak histori mbi kooperativën bujqësore Bolenë-Kallarat

Kooperativa bujqësore Bolenë-Kallarat u krijua më 1956 si rezultat i bashkimit të ekonomive private të këtyre dy fshatrave. Pavarësisht nga anët negative të atij sistemi kooperativist që buronin edhe nga mungesa e përvojës në organizimin dhe drejtimin e një ekonomie të madhe, por edhe nga fakti që plani i zërave kryesorë të prodhimit caktohej kryesisht nga lart, duke u lënë pak ose aspak vetëveprim planifikimi kooperativës, falë ndërgjegjes, vetëmohimit, sakrificës dhe vullnetit te anëtarëve të saj, rezultatet e punës dhe prodhimet ishin në rritje nga viti ne vit, qe nga krijimi e deri ne prishjen e saj. Me mbarimin e shkollës së lartë në Tiranë, mu dha mundësia që të punoja si agronom e më vonë si k/agronom i kooperativës. Theksoj se Instituti i Lartë Bujqësor ku unë kreva studimet, në atë kohë, me degët agronomi, zootekni, veterinari, ekonomi agrare dhe inxhinieri pyjore, ishte me nivel të lartë tekniko-shkencor, që krahasohej me shtetet e tjera të Ballkanit e të Evropës. Specialistët qe përgatiteshin atje, dilnin me nivel të lartë profesional, gjë e cila ndihmonte shumë në vënien e prodhimit mbi baza shkencore. Puna jonë si specialistë fillonte me kualifikimin e njerëzve qe realizonin prodhimin atje ku ndodheshin, parcelë më parcelë, brigadë më brigadë e skuadër më skuadër deri tek punëtori apo blegtori me i thjeshte. Atyre iu shpjegonim teknologjitë e reja, mënyrën e kultivimit, përdorimin e plehrave kimike, njohjen e sëmundjeve të bimëve e të kafshëve dhe luftimin e tyre, përdorimin e ilaçeve dhe medikamenteve të ndryshme. Në të gjithë kooperativën funksiononin kurset e kualifikimit në bazë brigade dhe ne fund te vitit behej atestimi i punonjësve duke e lidhur shkallen e kualifikimit të tyre me pagesën vetjake në mënyrë që të stimulohej kualifikimi i vazhdueshëm. Për mundësitë që kishim, më tepër përdorej stimuli moral ndaj punonjësve dhe aktivisteve te dalluar, gjë i cili nxiste çlirimin e energjive të reja tek njerëzit. Mbas viteve 70 dhe me ndihmën e

BASHKIMI I FORCAVE DHE I MJETEVE FUQIZON PRODHIMIN

shtetit u bënë investime në bujqësi e blegtori, sidomos në shtimin e përmirësimin e sipërfaqes së ujitshme, ndërtimin e stallave të bagëtive, hapjen e përmirësimin e kullotave, furnizimin me fara të zgjedhura e plehra kimike etj. Kështu, u ndërtuan 4 stacione të fuqishme elektropompash, të cilat e shtuan sipërfaqen e tokës nën ujë me rreth 650 dynymë. Nga 45 % qe ishte toka e nënujshme, arriti ne 75 % të gjithë sipërfaqes se punueshme. Këto stacione u ndërtuan: një në Luadh Bolene, i cili futi nën ujë 150 dy tokë dhe përmirësoi ujitjen në 210 dy te tjerë; një në Përrua të Gjorme Kallarat, i cili futi nën ujë 80 dy; një në Povël Kallarat me 130 dy tokë dhe një stacion pompimi në Gjimuf, Kallarat, me 80 dy tokë. Përveç stacioneve, u shtruan me pllaka kanalet ujitëse dhe u bënë sifonet përkatëse me tubacione hekuri. Fatkeqësisht, këto sot nuk ekzistojnë më, sepse u shkatërruan nga barbarizmi i viteve 90. Një tjetër faktor i zhvillimit te prodhimit ishte futja e farërave të reja elite me kapacitete te larta prodhuese dhe garanci të rreptë shkencore. Përgjegjës për këtë ishin institutet e Shkodrës, Lushnjës, si dhe degët e farërave ne rrethe. Sot i shiten fshatarit (apo fermerit, siç quhet sot) privat farëra të pakontrolluara qe nuk janë elite dhe nuk kane as 50 % te kapacitetit prodhues. Sëmundjet në kafshë e bimë ishin të ezauruara plotësisht. Dëmtimet në vreshta, në kulturat e arave, perimeve, foragjereve, sëmundjet e kafshëve si bruceloza, fashioloza, plasja etj. atëherë nuk njiheshin, ndërsa sot ato hedhin valle duke prekur edhe njerëzit, sidomos bruceloza (melitenca) dhe askush nuk mban përgjegjësi. Me një fjalë, jemi në regres të plotë. Hapa të rëndësishëm u hodhën edhe në zhvillimin e frutikulturës, ku u mbollën 100 dyn vresht, rreth 7000 rrënjë pemë frutore si kumbulla,dardhë, arra etj., të cilat u shkatërruan edhe ato si gjithë të tjerat. Pra, “mohim absolut”. Mungesa e theksuar e mekanikës dhe e plehrave kimike, të cilat nuk plotësonin më shumë se 50 për qind të nevojave, zëvendësoheshin me mjetet e thjeshta dhe burimet natyrore, si qetë e punës, kafshët e transportit, karrot, qerret, plehrat organike, humusi i pyllit etj. Hormonet dhe lëndët kimike të ngjashme me to nuk njiheshin, prandaj prodhimet ishin “super bio”. Si rezultat i këtyre faktorëve që thamë më lart, prodhimet që u arritën ishin shumë të kënaqshme. Në misër u arrit një rendiment mesatar 50 kv/ha, ndërsa në parcela të veçanta, 70-80 kv/ha. Në grurë 25-30 kv/ha, ndërsa në parcela të veçanta 35-40 kv/ha, në qumësht deleje 40-50 l/krerë, në qumësht dhie 60-70 l/krerë, ndërsa në tufa të veçanta 10-20 litra më të larta. Për zonën kodrinore-malore këto rendimente ishin në nivelin e vendeve të tjera ballkanike, megjithëse kushtet materialo-teknike të tyre ishin shumë më të mira se te ne. Një rëndësi të veçantë zinin marrëdhëniet midis individit dhe shtabit drejtues të kooperativës, sidomos në administrimin e pasurisë. Ato ishin të shkëlqyera, ato ngjanin me demokracinë e Perikliut të Greqisë së lashtë. Është e vërtetë që nivelet e pagesës ishin të ulëta, për vetë kushtet e zhvillimit, por një gjë është e vërtetë se “as maja e gjilpërës” nuk humbiste. Çdo gjë regjistrohej, kontrollohej dhe analizohej. Puna e secilit anëtar matej e vlerësohej nga brigadieri dhe specialisti përkatës dhe në baze të saj bëhej dhe pagesa. Kohët e fundit u bënë përmirësime në formën e shpërblimit, duke e lidhur

atë me sasinë e prodhimit të brigadës apo të tufës ku shërbenin punonjësit. Vlera e ditës së punës në fund të vitit ishte e ndryshme për çdo njësi prodhimi. Çdo muaj bëhej analiza e punës nga shtabi drejtues dhe kryesia e kooperativës, ku të gjithë kuadrot dhe specialistët jepnin llogari për punën e bërë. Për çdo lek të shpenzuar bëhej bilanci e analiza se ku shkonte dhe për një bagëti që humbiste apo për dëmtimet në kulturat bujqësore, do kalonte çështja në kryesinë e kooperativës. Natyrisht që kishte vend për përmirësime e korrigjime, sidomos ne marrëdhëniet shtet-kooperative, individ-kooperative, në shpërndarjen e produkteve dhe vlerave monetare, në furnizimin materialo-teknik etj. Por anët pozitive dhe arritjet kurrë nuk duhen mohuar. P.sh. administrimi dhe kontrolli i vlerave materiale e financiare, a nuk duhet marrë shembull për kushtet e sotme të fondeve publike dhe investimet e ndryshme që bëhen, të cilat gllabërohen nga sipërmarrësit dhe administrata pa vajtur akoma në objekt. Miliona lekë u hodhën në asfaltimin e rrugës automobilistike Lepenicë – Kuç para pak vitesh dhe brenda një 5-vjeçari ajo rrugë u bë gërmadhë nga që, me siguri, nuk është përdorur i gjithë fondi për punime cilësore dhe rruga të bëhej jetëgjatë. Një pjesë e tij do ketë përfunduar nëpër xhepa. Po kështu, miliona fonde u hodhën nga pushteti vendor në të 2 fshatrat Bolenë e Kallarat për rikonstruksionin e ujësjellësit të fshatit Bolenë, ujësjellësit në Hundë të Xhepe, ujësjellësit në Morrez, Basha e Qafë të Ubavit në Kallarat, për ndërtimin e urave të varura (pasarelave) etj, të cilat u zhdukën pa lënë gjurmë dhe veprat mbetën gjysmake e po shkatërrohen. Nuk e kuptoj përse votojmë dhe për kë votojmë. Ne, si shtetas të këtij vendi, kemi për detyrë të shkojmë në qendrën e votimit e të votojmë dhe s`ka rëndësi se i cilit krah politik është kandidati që duhet votuar, i krahut te majtë apo të djathtë. Rëndësi ka se cilit person ia japim votën. A i jepet vota atij që firmos vjedhjen dhe shpërdorimin e fondeve publike? Pse nuk kërkojmë përgjegjësi ligjore për ata që me firmën e tyre shkatërruan gjithçka përmes vjedhjes? .Ka ardhur koha të bashkojmë forcat dhe mendjet, pa dallime politike e partiake, për të kërkuar vendosjen e një shteti ligjor, për të mbrojtur pasurinë tone nga vjedhja e fondeve publike që bën mafia në pushtet.

Bashkimi i forcave dhe i mjeteve të punës fuqizon dhe çon përpara prodhimin

Të kthehemi përsëri te bashkimi i forcave dhe i mjeteve të punës për të përballuar më mirë dhe për të çuar më përpara prodhimin. Forma të bashkimit dhe të kooperimit ka plot. Ato duhen gjetur e përmirësuar në përshtatje me sistemin politik të sotëm dhe me kushtet klimatiko-tokësore të vendit. Nuk mund të ketë zhvillim me parcela toke disa dynymëshe, 10 bagëti të imta apo një lopë. Fshatarët (fermerët) duhet të bashkohen, të kenë një organizëm që të furnizojë me farëra të garantuara të kapacitetit të lartë prodhues, raca bagëtish të rendimenteve të larta, me plehra e pesticide, me mjete mekanike etj, si dhe të gjej tregje për shitjen e prodhimeve të tyre. Mundësitë e zhvillimit të këtyre zonave janë të shumta, sidomos në bagëti të imta, në kultivimin e frutikulturës, të perimeve, të bimëve mjekësore, si aloi vera, rigoni, rozmarina etj. Defekti që kishin kooperativat e atëhershme, të cilave plani i zhvillimit u diktohej nga lart, nuk ekziston më. Plani është në dorë të mendjes krijuese dhe përvojës së specialistëve e fermerëve privatë. Po të arrihet bashkimi, gjithçka mund të bëhet. Vetëm të bashkuar mund të ecet përpara. Por, përveç të tjerave sot në fshat lind edhe problemi i forcave të punës. Lëvizja demografike kaotike e pakontrolluar, që nisi fill pas ndryshimit të sistemit të mëparshëm politiko-ekonomik e shoqëror, e dëmtoi popullimin e fshatit. Një shumicë të rinjsh, përveç emigrimit jashtë vendit, iu turrën qyteteve për të siguruar një jetë më të mirë. Dhe kështu, fshatit iu larguan forcat e punës. Të vjen keq kur shikon në trotuaret e qyteteve të rinj, të ardhur nga fshati, të mbështetur mbi bishtin e lopatës nën sqetull që presin ndonjë kërkesë për ndonjë punë të rëndomtë disaorëshe. Nuk është aq lehtë sa mendohet të sistemohesh me punë në qytet. Puna, të mirat materiale dhe jetesa më e mirë sigurohet edhe në fshat, po qe se gjenden mënyrat e bashkimit, e të organizimit për të krijuar bollëk prodhimi dhe treg shitjeje. Po kjo kërkon që moshat e punës t`i kthejnë sytë nga fshati e të mos e braktisin atë.

Të kthehemi përsëri te bashkimi i forcave dhe i mjeteve të punës për të përballuar më mirë dhe për të çuar më përpara prodhimin. Forma të bashkimit dhe të kooperimit ka plot. Ato duhen gjetur e përmirësuar në përshtatje me sistemin politik të sotëm dhe me kushtet klimatiko-tokësore të vendit. Nuk mund të ketë zhvillim me parcela toke disa dynymëshe, 10 bagëti të imta apo një lopë. Fshatarët (fermerët) duhet të bashkohen...

Page 3: Kallarati85janar shkurt2016pdf

Gazeta KALLARATI faqe 3 Janar - Shkur t 2016

SEIT JONUZAJ, NJERIU QË NUK NJEH MOSHË

Ka shumë njerëz që, edhe pse në moshë të thyer, janë tepër aktivë në jetë, jo vetëm për veten e tyre dhe familjen, por edhe për shoqërinë. Një nga këta është edhe kallaratasi Seit Jonuzaj, i cili këto ditë mbushi 88 vjeç, por që me të vërtetë mund ta quajmë një nga ata njerëz që nuk njeh moshë.Një jetë e tërë e Seitit plot vështirësi, sakrifica, përkushtim, por edhe kënaqësi, që nga pjesëmarrja ne Luftën Nacionalçlirimtare në përbërje të brigadës së 8-të sulmuese si pionier partizan duke arritur deri në Vishegrad të Jugosllavisë, pastaj në shkollën ushtarake “Skënderbej” duke qenë një ndër skënderbegasit e parë të asaj shkolle në vitin 1945. Pas Shkollës Ushtarake “Skënderbej, si nxënës i dalluar i saj, u dërgua jashtë shtetit për të vazhduar shkollimin e lartë për detari ushtarake. Fillimisht student në akademinë detare në Split të Kroacisë në vitet 1947-1948, pastaj në vitet 1948-1952, në akademinë detare “Kirov” të Bashkimit Sovjetik në kryeqytetin e Republikës së Azerbajxhanit, Baku. Pas mbarimit të studimeve dhe kthimit në Shqipëri, emërohet komandant anijeje në Forcën detare dhe pas tre vitesh pune në anije, dërgohet përsëri në Bashkimin Sovjetik për kualifikim pasuniversitar në specialitetin e lundrimit detar pranë fakultetit të lundrimit të Shkollës së lartë speciale të oficerëve të detarisë “Lenin” në Leningrad në vitet 1955-1957. Me kthimin në atdhe, kryen një varg detyrash në shërbim të Forcave të Armatosura, si shef i lundrimit në komandën e Flotës Ushtarake Detare; shef i shtabit të Brigadës së anijeve të mbrojtjes së rajonit të ujërave në bazën e Sazanit, shef i Shërbimit Hidrografik të Flotës dhe më vonë, përsëri shef i lundrimit në Komandën e Forcave Detare pranë Ministrisë së Mbrojtjes Popullore. Pastaj pedagog në Akademinë ushtarake “Mehmet Shehu” për taktikën e përdorimit të Forcave detare në mbrojtje të bregdetit në bashkëveprim me forcat tokësore dhe më në fund, pedagog për lundrimin detar në Akademinë e Detarisë në Vlorë derisa doli në pension ne vitin 1985Gjatë këtyre detyra të emëruara, ka kryer edhe detyra të tjera që i janë ngarkuar, si anëtar delegacioni qeveritar në bisedimet me delegacionin qeveritar grek për arritjen e marrëveshjes për çminimin e ngushticës së Korfuzit, që mbahej e bllokuar për lundrim nga shkaku i minimit që nga Lufta e Dytë Botërore. Pas përfundimit të marrëveshjes, drejtoi punimet si kryespecialist lundrimi me minaheqëset tona për kryerjen e çminimit të ngushticës dhe gjithë brezit ujor nga kepi i Stilit në jug deri në veri të Himarës. Po kështu, ka drejtuar një ekspedite shkencore të përbashkët me Forcat detare, Institutin Hidrometeorologjik Shqiptar dhe Institutin e Peshkimit për studime hidrografike, hidrologjike dhe iktiologjike në detin Jon dhe Adriatikun e Poshtëm me një anije të Forcave detare. Por edhe pas daljes në pension për disa vite do të ishte pedagog i jashtëm për lundrimin detar në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës.Është njohës i disa gjuhëve te huaja, në mënyrë të

veçantë i gjuhës ruse e serbokroate dhe pjesërisht i italishtes, anglishtes, bullgarishtes etj.Është autor i disa botimeve shkencore për detarinë si: libra, tekste, rregullore, instruksione tekniko-detare në shërbim të anijeve, kuadrove, ekuipazheve e specialistëve të detarisë, shkrime të shumta në shtypin ushtarak, veçanërisht në revistën ushtarako-politike, po edhe në gazetën “Luftëtari” e më vonë “Ushtria” për probleme të ndryshme në interes të forcave detare, por edhe për pastrimin e terminologjisë detare nga huazimet e panevojshme të trashëguara nga pushtuesit, duke i zëvendësuar me terma të barasvlershme shqipe; autor i shumë kumtesave me tema detarie, dhe sidomos për leksikun detar; bashkautor kryesor i hartimit të fjalorit 4-gjuhësh të termave të detarisë (shqip-anglisht-italisht-rusisht) me mbi 8000 terma, botim i Shtëpisë Botuese “Toena”, si dhe i librit “Parandalimi i përplasjeve në det” dhe ka në përfundim librin “Detaria Shqiptare në shekuj”. Po kështu, është autor i librit monografik “Sihat Tozaj, njeriu i Vlerave”, kushtuar burrit të shtetit dhe birit të shquar të Kallaratit, Sihat Tozajt.Me daljen në pension në vitin 1985 e deri më sot, Seiti ka një aktivitet shoqëror të jashtëzakonshëm,

sidomos në Organizatën e Veteranëve të LANÇ-it, ku nga viti 2011 e në vazhdim është zgjedhur e rizgjedhur pa ndërprerje në detyrën e Kryetarit të Komitetit të Veteranëve të Rrethit të Vlorës, ku vazhdon të jetë edhe sot.Seiti ka treguar dhe tregon një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj vendlindjes Kallaratit, por edhe Labërisë në përgjithësi. Është një nga nismëtarët e krijimit të shoqatës atdhetare & kulturore “Kallarati” dhe të gazetës me të njëjtin titull, ku që nga 2007 është kryeredaktor i saj. Ka dhënë e po jep kontribut për hartimin e historikut të fshatit apo të Enciklopedisë së Kurveleshit. Nismëtar për festimin në vitin 2014 të 100 vjetorit të qëndresës së kallaratasve ndaj andartëve grekë dhe të çdo ngjarje tjetër.Seiti, i kudondodhur në çdo gëzim familjar e të fisit të tij, i kudondodhur pranë bashkëfshatarëve në çdo rast gëzimi e hidhërimi. I kudondodhur në përvjetorë festash a ngjarjesh historike të luftës në rrethin e Vlorës e më gjerë. Fjalime pa numërim në vdekje të bashkëmoshatarëve të tij, sidomos të veteranëve të luftës. Edhe pse në këtë moshë, dhe me shtëpi

pothuajse në periferi të Vlorës, çdo ditë do ta gjesh në autobusin e linjës Uji i Ftohtë-Skelë-Sheshi i Flamurit duke shkuar në zyrën e veteranëve, për të drejtuar apo për të marrë pjesë në aktivitete, apo për të takuar dikë, mik, shok, bashkëfshatarë të tij. Për punën dhe përkushtimin e tij në jetën shoqërore, Seiti numëron mbi 12 urdhra e medalje lufte e pune, si dhe diplomën “Mirënjohja e Labërisë”, akorduar nga Kryesia e Shoqatës K/A “Labëria”, titullin “Nderi i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it”, akorduar nga Kryesia e Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ-it etj.Njeri pa vese alkooli, duhani e kafeje, as i dominove e i letrave, por i përkushtuar ndaj familjes, shoqërisë, vendlindjes, gazetës “Kallarati”, shoqatës “Kallarati” e “Labëria” dhe organizatës së veteranëve të rrethit. I pranishëm në medien pamore vendore dhe atë të shkruar, kohët e fundit edhe mik i facebook-ut, njeri që nuk njeh moshë veç rini. Ky është pra Seiti, njeriu i luftës, i punës dhe i pensionit, Seiti që mbart mbi supe 88 vite jetë. Prandaj meriton plotësisht thënien “Njeriu që nuk njeh moshë”. Ia vlen për ta marrë shembull e frymëzuar prej tij, sidomos brezat e rinj. Me rastin 88 vjetorit te lindjes më 29 janar të këtij viti Kryesia e Shoqatës “Kallarati” nëpërmjet facebook-ut i uroi atij: “Jetë të gjatë e të lumtur për familjen e tij, miqtë, shokët dhe të afërmit, por edhe për bashkëfshatarët e tij kallaratas”. Urime të shumta në këtë përvjetor, përveç miqve, shokëve e të afërme, Seiti mori nga veteranë të shumtë, e sidomos nga ish studentë tij, të cilët e vlerësojnë atë për kontributin e dhënë në formimin e tyre si detarë dhe e vlerësojnë atë si një intelektual me shumë vlera. Vetë Seiti, i gjetur në befasi dhe i emocionuar në facebook shkruan: “Shpreh falënderimet e mia më të përzemërta ndaj të gjithë miqve, shokëve, kolegëve, të afërmve, veçanërisht shoqatës sonë të nderuar “Kallarati”, që kryen një mision fisnik kulturor/atdhetar, për fjalët e mira ndaj meje. Sa të kem këmbë e dorë dhe mendje do punoj për mbarëvajtjen e shoqatës në dobi të Kallaratit e të kallaratasve, si edhe Organizatës së Veteranëve të Vlorës dhe më gjerë”Edhe njëherë Seitit i urojme: “Jetë të gjatë e të lumtur dhe, si deri tani, sa më aktiv në jetën shoqërore”. Ftojmë në këtë urim çdo kallaratas dhe më gjerë.

Kastriot KARABOLLAJ, kryetar i shoqatës “Kallarati”

Besnik GJONBRATAJ

Page 4: Kallarati85janar shkurt2016pdf

Gazeta KALLARATI faqe 4 Janar - Shkur t 2016

Për gjyshen timeNga Ajselda HYSAJ

Me rastin e njëvjetorit të largimit nga jeta të gjyshes time, Urani Hysaj, mora letrën dhe lapsin të hedh disa kujtime. Edhe pse u bë plot një vit, që nuk je mes nesh, mungesën e pranisë tënde e ndjejmë shumë. Për të gjithë fëmijët gjyshja është një dashuri e madhe, ashtu siç është edhe për mua. Ti ishe një gjyshe e dashur për të gjithë ne nipërit e mbesat dhe ti na doje njësoj me një dashuri të pakufizuar. Vitet do kalojnë e unë do rritem, por të gjithë të jenë të sigurt se vendi yt në zemrën time do jetë, siç ka qenë e siç është tani. Ti për mua ishe gjyshja më e mirë në botë dhe e tillë do jesh gjithmonë. Na mungojnë këshillat, ledhatimet, ngrohtësia, dashuria jote, o gjyshja jonë e dashur. Po për mua mbesën tënde të vogël do ngelesh gjithmonë ajo që ishe: një nënë fjalëmbël dhe e dashur. Na mungon prania jote, prandaj po të thur këto vargje:

Me zemrën e përmalluar,Mora lapsin dhe po shkruaj, Të hedh mallin që po ndiej,Të hap zemrën dhe të shfrej.

Plot një vit ka kaluar,Më ty unë s`po të shoh,Gjyshja i me gojëmbël,Përkëdhelje më mungojnë.

Ti që neve na ke rriturDhe sot s`po na flet më,Pse vallë, çfarë ka ndodhur,Pse fjalën nuk e dëgjoj më?

Një vit që kaluam pa tyShumë ndryshe na u dukE shumë të tjerë do kalojnë,Por malli për ty s`do shuhet kurrë.

Të gjithë ne, nipër e mbesaDo të kujtojmë përheraSe ti për ne je gjyshe gojëmbëlSi shpirt do të kemi në zemër.

Sa më mungon s`e ke idenë,Sa dua të të përqafoj dhe një herë,Sa dua sytë të t`i shikoj sërish,Ah, gjyshja jonë shumë e mirë!

Po kush është vogëlushja që shkruan me kaq dhembshuri për gjyshen e saj të ndarë nga jeta? Këtë na e sqaron i nderuari Bejo Xhaferaj me letrën shoqëruese të shkrimit të mësipërm drejtuar Redaksisë së gazetës me lutjen që ta botojmë shkrimin. Ndër të tjera, Bejua na shkruan: Ajselda Hysaj është nxënëse e klasës së 5-të e shkollës Horë-Vranisht. Është vajza e Kamber Jazo Hysajt, që më 30 janar mbushi vitin nëna e tij, Urani Hysaj që ka vdekur. Ajselda është vajzë shumë e mirë që gëzon respekt në shkollë e në fshat. Mëson shumë mirë dhe është aktiviste në shkollë e jashtë saj, në fshatin tonë. Është edhe punëdashëse e papërtuar. Sa vjen nga shkolla, u gjendet prindërve, në fushë te nëna e saj Etleva në mbjelljen apo mbledhjen e misrit, fasuleve apo bazës ushqimore të bagëtive etj. Në blegtori te i ati, duke ruajtur apo dhënë jonxhë, hasëll e bar bagëtisë, me shufër në dorë në krah të babit. Interes të veçante tregon ajo për rritjen e qengjave. Kjo vajzë punëtore e gjithanshme, e përfundon letrën Bejua, nuk lë pa bërë as mësimet dhe as punët e shtëpisë. Redaksia e gazetës e përgëzon Ajsildën për këto cilësi të mira dhe i uron rritje të shëndetshme, suksese në shkollimin e saj, mbarësi e lumturi në jetë.

KUJTOJMË DËSHMORËT E KALLARATIT RËNË GJATË MUAJVE JANAR-SHKURT

Gjatë muajve janar e shkurt ranë në luftë për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj nazistë gjermanë, si dhe për mbrojtjen e kufirit bijtë e mëposhtëm të fshatit tonë:

1. Më 15 janar 1946 ra në luftë për mbrojtjen e kufirit Ali Birçe Ribaj. Kish lindur në Kallarat më 26 tetor 1917. Gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare Ribajt bëhen pjesëmarrës së saj. Në muajin prill të vitit 1944 Aliu u rreshtua në Brigadën e 8 Partizane, duke marrë pjesë në të gjitha luftimet që zhvilloi kjo Brigadë kundër pushtuesve gjermanë. Pas çlirimit kalo në repartet e kufirit, ku më 15 janar 1946 në Zagradec të Bilishtit, në luftimet me forcat monarkofashiste greke që orvateshin të futeshin në tokën tonë, vritet në mbrojtje të kufirit shtetëror. Shpallet dëshmor i atdheut me vendim të Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Vlorës, Nr. 87, datë 31/5/1982.

2. Më 20 janar 1944 ra në luftë me pushtuesit gjermanë Halil (Lilo) Dine Habilaj. Kish lindur në Kallarat më 1918. Gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare ndodhej me punë në xhandarmërinë e burgut të Korçës. Lidhet me veprimtarët Lëvizjes Antifashiste të Korës dhe ndihmon në nxjerrjen nga burgu veprimtarëve antifashistë të burgosur. Diktohet nga autoritetet fashiste të burgut dhe nisi ndjekja e tij. I sinjalizuar për këtë, Lilua, në mars 1943, arratiset dhe u bashkohet forcave partizane të Qarkut të Korçës. Më 20 janar të vitit1944 vritet në një luftim me forcat naziste në fshatin Protopapë. Shpallet dëshmor i atdheut me vendim të Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Vlorës Nr. 40, datë 7/7/1973.

3. Më 20 janar 1945 ra në luftë me nazistët gjermanë në tokat e ish-Jugosllavisë Nelo Nazër Hysaj. Kish lindur në Kallarat më 22/7/1916. Që nga dhjetori i vitit 1942 merr pjesë në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare në përbërje të çetës territoriale “Mumin Selami”. Në nëntor të vitit 1944 rreshtohet në Brigadën e 22 Sulmues. Më 20 janar 1945 vritet në luftime me nazistët gjermanë në Turvjak të Vishegradit, ku Brigada e 22 Sulmuese zhvillonte luftime bashkë me forca të tjera partizane shqiptare në ndihmë të çlirimit të popujve të ish-Jugosllavisë.Shpallet dëshmor i atdheut me vendim të Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Vlorës Nr. 97, datë 22/9/1972.

4. Më 1 shkurt të vitit 1944, në luftë me forcat gjermane, ra Hamdi Shuip Sheraj. Kish lindur në Kallarat më 20 tetor 1920 dhe banonte në Hysoverdh (Mavrovë). Mori pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare që nga viti 1943 si korrier i këshillit nacionalçlirimtar të fshatit dhe pjesëtar i çetës territoriale të Mavrovës. Vritet në luftime me nazistët gjermanë më 1 shkurt 1944 në vendin e quajtur Qafa e Dyqanit, Mavrovë. Shpallet dëshmor i atdheut me vendim të Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Vlorës Nr. 97, datë 22/9/1972.

5. Më 4 shkurt 1944, ra në luftë me nazistët gjermanë Nexhip Shuaip Sharaj. Ka lindur në Kallarat më 10 korrik 1923 dhe banonte në Hysoverdh (Mavrovë). Mori pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare fillimisht në çetën territoriale të Mavrovës dhe me krijimin e Brigadë së 5-të Sulmuese në fund të nëntorit 1943, rreshtohet në radhët e saj. Më 4 shkurt të vitit1944, në luftë me forcat gjermane ne Salari të Tepelenës, vritet. Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Vlorës Nr. 97, datë 22/9/1972 shpallet dëshmor i atdheut.

6. Më 8 shkurt 1944, në luftë me forcat gjermane, ra Hamza Malo Qejvanaj. Kish lindur në Kallarat më 2 tetor të vitit 1926. Lidhet me LANÇ që në filli, duke u aktivizuar në organizatën e rinisë dhe në çetçn territoriale “Mumin Selami” që në vitin 1942. Në muajin gusht të vitit 1943, bashkë me të rinj të tjerë kallaratas, u rreshtua në çetën partizane “Haredin Tremishti” të Kurveleshit, Me krijimin e Brigadës së 6 Sulmuese bëhet partizan i saj. Në luftimet që zhvilluan forcat e kësaj brigade kundër forcave gjermane në Qesorat të Lunxhërisë, më 8 shkurt të vitit 1944, Hamzai vritet. Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Vlorës Nr, 97, datë22/9/1972 shpallet dëshmor i atdheut.

7. Më 14 shkurt 1944, në luftë me forcat gjermane, ra Nuredin Selam Breshanaj. Kish lindur në Kallarat më 13 qershor 1923. Në muajin dhjetor 1942 rreshtohet në çetën partizane “Haredin Tremishti” të Kurveleshit, ndërsa në gusht të vitit 1943 kalon në radhët e Brigadës së parë Sulmuese qysh me krijimin e saj, me detyrën e skuadërkomandantit, ku u pranua edhe anëtar i PKSH. Më vonë bëhet nënkomandant kompanie. Më 14 shkurt të vitit 1944, në luftime me forcat gjermane në Qarrisht të Elbasanit vritet.Shpallet dëshmor i atdheut me vendim të Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Vlorës Nr. 225, datë 5/10/1981.

Mirënjohje e pakufishme për veprën e tyre atdhetare!

Page 5: Kallarati85janar shkurt2016pdf

Gazeta KALLARATI faqe 5 Janar - Shkur t 2016

NËNA, MBRETËRESHA E JETËSPoemë kushtuar nënave të fshatit tim, Kallarat-

Nga Xhelo DAUTAJ

Nëna mbretëresha e jetësPortretin se kush është nënaNa e thotë filozofia.Nëna është dielli e hëna,Në familje lumturia.

Nga mendje gjeniale K legjenda përrallore,Spikatin fjalët proverbiale Për nënën madhështore.

Lexojmë nga historia,Në çdo epokë ka shkëlqyer,Me lavdi nga lashtësiaNëna arkitekte e përkryer.

Kalon dete e oqeane,Popuj e shtete,Fusha e male,Nëna feks në kontinente.

Sa e ëmbël fjala nënë,Mbretëresha e jetës,Ikonës i bëhen opera e këngë,Nëna i ngjan pranverës.Nënë, emër i bukurSi lulja trëndelinë.Nëna na bën të lumtur,Mbart mbi vete mirësinë. Nëna është heroikeMe kontribut të veçantë,Me sakrifica titanikeFisit jetën i zgjat.Dijetarët i ngrihen në këmbë,Me respekt e krenariNderojnë të shtrenjtën Nënë,Poetët i thurin lavdi.

Figurë kreshnikeGjysma e popullsisë,Në çdo epokë historikeShquar në zhvillimin e shoqërisë.

Ka merita të mëdhaNë familje e shoqëri,Shtëpinë ajo e mba,Shtyllë në vëllazëri.

Lulet përhapin aromë,Nëna lumturi.Lulet vendin zbukurojnë,Nëna rrit brezin e ri. Në shekuj legjendare,Simbol heroizmi,Në beteja fitimtareNëna sua trimi.

Teuta e Ilirisë,Emblemë e shkëlqyer,Mbretëreshë e Arbërisë,Udhëheqëse e përkryer.

Theu hordhitë barbare,Shkrepte vetëtima në Rozafat,Ngriti flotën detare,Flamurin e mbajti lart.

Donika Kaninë,Mamica në ValikardhMe vrull e ngiste dorinë,Vrau e preu me jatagan.Turqit u mundën të turpëruar,Valikardhi hyri në histori,Në filmin “Skënderbeu” vërtetuar,Beteja përfundoi me lavdi.

Nënat suljote u bënë legjendare,U flijuan me vetmohim.Maro Çonia guximtareIu ngjit malit fluturim.

Nora Kelmendi vrau pashain n`odë brenda,Shote Galica luftoi me shpatë,Nënë Pashakua tregoi forcën që ka nëna,Mine Peza ra në barrikadë.Eleni Gjika luftoi me penë,Mario Posio qindisi shqiponjën me gjilpërë,Nëna për mëmëdhenëTë hidheni në zjarr të tërë.

Në luftën partizaneNëna ia bëri forë,Heroina shqiptareLuftoi me pushkë në dorë.

Margarita Tutulani u masakrua,Bulen me Persefonin i vari armiku xhelat,Qeriba Derri u pushkatua,Zonja Çure u vra në male lart.

Nënë me dinjitet,Me tradita atdhetare,Grua me pushtet,Me zakone shqiptare.

Me talent profesore,Intelegjente e zgjuar,Aktiviste shoqërore,Grada shkencore fituar.

Artiste me famë,Politikane e shquar,Mjeke me nam,Nga shteti dekoruar.

Nënë luftëtare,Gëzon shumë respekte,Në detyrë guximtare,Në profesion kompetente.

Veqile në shtëpi,Simbol uniteti,Thesar në mënduri,Nëna është lezeti.

Nëna lind heronj,Rrit atdhetarë,Zemra i gëzonMe filozofë e dijetarë.

Në numrin e ardhshëm vijojnë pjesa e dytë dhe e tretë.

“ Duaje atin e nënën të jetosh faqebardhë në jetë, se po more nëmën, kurrë nuk bën përpjetë”.

NAIM FRASHËRIPjesa e parë

Ndreqje gabimiNë numrin e kaluar, faqja 5, te poema

“Nëntori i kuq”, në vend të fotos së autorit Xhelo Dautaj, gabimisht është vënë fotoja e bashkëluftëtarit të tij, Namik Abazaj që ndodhen bashkë në të njëjtën fotografi që u dorëzua në shtypshkronjë. Kërkojmë ndjesë për këtë ngatërrim. Redaksia.

Page 6: Kallarati85janar shkurt2016pdf

Gazeta KALLARATI faqe 6 Janar - Shkur t 2016

Ndodhem pranë dy prindërve, ku fati i të cilëve nuk ka qenë mjaft bujar me ta. Emrin e tyre e dinë shumë njerëz në Lumin e Vlorës. Ata janë mësuesit Violeta e Çize Xhaferaj. Shumë gjenerata i kanë hedhur bazat e shkollimit në shkollën “Mumin Selami” të Kallaratit dhe i kujtojnë me mall e respekt mësuesen e fillores, Violetën dhe mësuesin e gjuhës shqipe, Çizen. Mësuese Violeta pati fatin t`i jepte mësim edhe djalit të saj Ardian dhe nipit Arjan, një koincidencë e rastit. Dhe ajo u mësoi, jo vetëm shkrim e këndim, por edhe parimet themelore të jetës. Ardi, djali i madh i saj, ishte po nuk është më. Vetëm kaq dhe goja të kyçet, botën e sendeve rreth e përqark e pushton heshtja. Një heshtje e rëndë tronditëse, ku fjalët janë të tepërta. Këtë nënë fati e vuri në provë, thuaj nënë dhe i ke thënë të gjitha.Pas një sëmundjeje të rëndë larg në dh` të huaj, në Patras të Greqisë, zemra e Ardit ndaloi së rrahuri më 23 janar 2015, duke lënë pas gruan e tij Alketën dhe dy vajzat, Kristin e Idran, si dhe prindërit e të afërmit e tjerë që e deshën aq shumë. Kaloi një vit i gjatë e shumë i vështirë për nënën, duke menduar në çdo moment për Ardin e duke pritur t`i dilte qoftë edhe një herë në ëndërr për t`u çmallur me të.

Eja në ëndrrën time Eja në ëndrrën timeSe më mori malli,Të të puth, të të përkëdhelSe më dogji xhani.

Eja për një çast,Mallin të nxjerr,Të të përqafoj dua,Mos më lër të mjerë.

Shpirtin çika-çikaTë ma mbledhësh ti,Ta marrësh me vete Atje ku rri ti.

Mall përjetësisht kam për ty,Shpirtin ma gërryen pak nga pak,Përsëri zhytem në errësirëE zemra ime jeton aty.

Dhe ashtu e thjeshtë, gjithnjë pranë njerëzve vazhdon të jetojë ajo nënë në fshatin e saj, ku u lind, jetoi, punoi në Kallaratin e vogël në këmbët e Bogonicës së madhe. Ritualit të zakonshëm të jetës në fshat, tashmë i është shtuar edhe rruga shtëpi-varreza çdo javë për t`u çmallur dhe për të kuvenduar me pllakat e një varri të ftohtë. Nesër... do të kujtohet sërish...një nënë që humbi një djalë, një nënë që silueta e saj plaket çdo ditë, derisa t`i vejë pranë djalit të saj. Ngushëllime të përzemërta familjes së Çize Xhaferajt!

“Kazus beli”Kazus beli është shprehje latine (casus belli) e përbërë nga

fjala casus-rast, shkak dhe belli-luftë. Kjo shprehje do të thotë shkak ose pretekst për luftë. Pra ka kuptimin e një preteksti formal për t`i shpallur luftë një shteti tjetër, që nuk ka asgjë të përbashkët me shkaqet e vërteta të luftës. Ky term mori përdorim të gjerë në Mesjetë dhe vazhdon të përdoret edhe sot për të justifikuar luftën, duke gjetur një pretekst çfajësimi. Kështu u bë për Luftën e Parë e atë të Dytë Botërore. Kështu ndodhi në vjeshtën e vitit 1940, kur për të justifikuar hapjen e luftës që bëri ndaj Greqisë Italia fashiste, pasi kishte pushtuar Shqipërinë, si kazus beli sajoi vrasjen gjoja të një farë Daut Hoxha në kufirin jugor të Shqipërisë. Pra kjo qe një sebep, se shkaku i vërtetë ishte pushtimi i Greqisë për qëllime ekspansioniste të sundimit të Italisë në Ballkan.

CiceroniCiceroni(viti 106 p.e.r – 43 e.r.) politikan, filozof dhe orator

romak i pajisur me një kulturë të gjerë, veçanërisht me atë të filozofëve të Greqisë së Lashtë. Njihet për forcë argumentuese dhe për elokuencë në fjalimet e tij të zjarrta, por edhe në bisedat e thjeshta. Fama e tij jehoi në shekuj dhe në nder të tij, njerëzit që zotërojnë artin e gojëtarisë quhen ciceronë. Po kështu, ciceronë quhen edhe shpjeguesit e muzeve, të ekspozitave etj.

“Deus ex machina” “Deus ex machina” (Deus eks makina), shprehje latine – “zoti

me makinë” që ka kuptimin e një zgjidhjeje artificiale të një problemi, ku nuk hyn rregulli dhe ligji i përgjithshëm. Këto janë raste kur je i detyruar të bësh një zgjidhje që nuk mund të bëhet ndryshe për shkak të një rrethane të paparashikuar.

”Duke pritur Godonë”Është titulli i një drame të shkrimtarit irlandez, novelistit

Samuel Beckett. Veprat e tij surrealiste nuk janë të lehta për t`u kuptuar ngaqë përshkohen nga një atmosferë zbrazëtie, mungese qëllimi dhe kuptimi. Shprehja “Duke pritur Godonë” përdoret nga shumë njerëz në gjithë botën, ,pa e ditur se kush ishte Becketti dhe as Godoja, por për të treguar një pritje të gjatë, madje një mundim të kotë, një shpresë të humbur.

Fjalë “lapidare” nga historia

Mall përjetësisht kam për ty

Nga Arjana RJEPAJ

Shënim i redaksisë! Jo çdo shkrim është detyrimisht i botueshëm.

Për çdo pasaktësi në fakte nuk mban përgjegjësi redaksia, por autori i shkrimit.

Page 7: Kallarati85janar shkurt2016pdf

Gazeta KALLARATI faqe 7 Janar - Shkur t 2016

KËndi i shËndetit

RRUFA OSE FTOHJA E ZAKONSHME

KËndi i humorit

Ç`është rrufa dhe nga se shkaktohet?Ajo është një infeksion i zakonshëm i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, i shkaktuar nga një numër virusesh (rhinovirusesh) që takohet më shpesh në fillim të pranverës e të vjeshtës. Ato kalojnë vetëm nga personi në person.

Cilat janë disa nga manifestimet e saj?Me rrufë nënkuptohet zënia dhe rrjedhja e hundëve, kolla (sidomos në momentin e shtrirjes në krevat), kruarja e fytit dhe teshtimat. Në raste të veçanta, rrufa mund të shoqërohet me ethe, me dhimbje koke dhe me dobësi të përgjithshme. Sa ditë zgjat sëmundja?Ajo mund të zgjasë 2-3 ditë ose edhe më shumë, por vetëm rrallë herë mund ta detyrojë të sëmurin të qëndrojë në shtrat.

Kë prek zakonisht rrufa ose gripi pranveror dhe vjeshtor?Më të prirë janë fëmijët e vegjël, duhanpirësit dhe alkoolpirësit, por nuk përjashtohen edhe të tjerët, sidomos ata që qëndrojnë në mjedise pak të ajrosusa etj.

Çfarë ndërlikimesh mund të pasojnë rrufën?Rrufa përgjithësisht klon lehtë. Në raste të veçanta mund të ndërlikohet me mahisje të syve, veshit të mesëm, të zgavrave të ajrit rreth hundës (sinuseve), të gurmazit, të rrugëve të poshtme të ajrit (bronkeve dhe bronkiolve) duke imituar bronkitet astmatike ose duke i acaruar ato.

Si mund ta kalojmë më lehtë rrufën dhe të parandalojmë ndërlikimet?

Që në momentin parë duhet bërë ngrohja e kurrizit me fërkim 3-5 minuta pranë oxhakut, sobës ose një burimi tjetër ngrohtësie (reflektor, tharëse flokësh etj.), sidomos para fjetjes. I sëmuri vihet 30-50 cm larg mjetit ngrohës për të shmangur djegien. Ngrohja mobilizon forcat imuno-biologjike dhe bën që sëmundja të kalojë pa probleme. Përdorimi në hundë i ujit kripor fiziologjik të gatshëm ose të përgatitur në çast nga familjarët, në hundë 1-2 ml dhe për gargarë fyti 1 lugë gjelle çdo 3-4 orë, parandalon ndërlikimet në vesh dhe në sinuse. Qepa ose lëngu i saj (3-6 herë në ditë dhe hudhra (1-2 herë dita në kos) ka në efekt mbrojtës të rëndësishëm, duke parandaluar edhe ndërlikimet.

Si ta përgatisim ujin kripor fiziologjik në familje? Merret një filxhan çaji me ujë, i hidhet një lugë çaji rrafsh me kripë gjelle dhe i jepet një valë. Pastaj ftohet deri në temperaturën e trupit ose të mjedisit.

A duhet përdorur rakia apo alkooli gjatë fërkimit?Kategorikisht jo, pasi ajo e zhvlerëson dobinë që mund të sillte ngrohja. Njomja e mollëzave të gishtave me vaj ulliri ose vaj tjetër bimor rekomandohet, sidomos në të vegjël për të shmangur avullimin e tepruar të ujit nga lëkura gjatë ngrohjes.

A duhet pirë alkool nga i sëmuri me rrufë ose ndërlikime të saj?Në asnjë mënyrë, pasi alkooli fshin kujtesën imunitare dhe e bën virusin më agresiv.

A luan rol ushqimi dhe dieta në këto raste? Po. Ushqimi dhe dieta lozin një rol mjaft të rëndësishëm si në kalimin pa probleme të sëmundjes, ashtu edhe në parandalimin e ndërlikimeve. Kosi, djathi, gjiza, frutat dhe perimet janë ushqimet më të parapëlqyera në infeksionet e ndryshme, duke mos përjashtuar rrufën.

- Këshilla të mjekut L. Stroka -

Koka në qypNjë fshatar kishte një lopë me brirë të përdredhur. Një herë fshatari harro ta ushqente atë. Ajo e këputi litarin dhe doli nga kasollja. Te dera ndodhej një qyp i madh me misër të zier. Lopa e pa , uli kokën dhe futi në qyp në fillim njërin bri, pastaj bririn tjetër dhe nisi të hante misër. Pasi e mbushi gojën me misër, ajo po ngrinte kokën për të përcjellë në bark ushqimin e përtypur, por brirët e saj ngecnin në grykën e qypit Prandaj, bashkë me kokën u ngrit edhe qypi majë brirëve. Lopa nga frika filloi të pëlliste dhe të lëvizte me vrap nëpër oborr. I zoti e dëgjoi dhe u kthye me nxitim nga fusha e iu lëshua lopës. Dha e mori që t`i hiqte qypin, po qe e pamundur të nxirrej nga brirët.- O bobo ç`më gjeti, tani do më thyhet qypi!- bërtiste i zoti. Dhe paditur ç`të bënte, vrapoi tek në i mençuri i fshatit për t`u këshilluar me të.Ai i dha këtë këshillë: - Po deshe të shpëtosh qypin, preja kokën lopës se rrugë tjetër nuk ka. Pasi u kthye me vrap në shtëpi, i zoti i lopës menjëherë i preu kokën, vendosi qypin e padëmtuar në një cep të oborrit dhe nisi të fshinte kasollen.E shoqja e tij me kovë në dorë doli në oborrin e bagëtisë për të mjelë lopën. Kur e pa këtë të shtrirë pa kokë në mes të oborrit, ajo bërtiti:More, ç`e ka gjetur lopën, ku është koka e lopës?Burri, pa e prishur terezinë, iu përgjigj nga kasollja: - Mile, mile lopën, pa për kokën mos u merakos se në qyp e ke!

Beu dhe argati Argati pyeti beun, pronarin e tij:- Po vdiqa, si do më varrosni?- Si do të të varros? Do blej katër kut pëlhurë, do të qep qefinin, do mbështjell në të trupin tënd dhe do të të nis për në varreza, pastaj do të futin në varr e do të mbulojnë. Ja, kështu. - Po qe kështu, - i tha argati -, atëherë, mi bli ato katër kut pëlhurë për së gjalli dhe qepëm me to një këmishë e një palë shallvare, kurse kur të vdes më varrosni pa qefin.

Gruaja pa të drejtaNë kohën e emirëve, një grua i ankohej shoqes së saj:- Pse burrat kanë të drejtë të marrin deri katër gra, ndërsa gruas nuk i lejohet të marrë të paktën dy burra?Shoqja iu përgjigj:- O e dashur, neve grave na është hequr çdo e drejtë. Hoxha, gjykatësi, myftiu, emiri edhe profeti, të gjithë ata janë burra, madje thonë që edhe zoti është burrë! Të gjithë janë bashkuar kundër nesh dhe çdo gjë që u pëlqen, i shpallin si rregulla të sheriatit!

Page 8: Kallarati85janar shkurt2016pdf

Gazeta KALLARATI faqe 8 Janar - Shkur t 2016

Kallariti Disa muaj më parë ndodhesha te djali në Athinë. Atje u njoha me një shokun e tij grek që quhej Kristo, i cili ishte nga Arta e Greqisë. I ati i tij ishte prift në zonën e Artës. Meqë kisha dëgjuar që në ato anë kishte një fshat me emrin Kallarit, i dhashë një porosi atij djali që kur të shkonte në Artë të pyeste të atin se çfarë dinte ai për atë fshat me emrin Kallarit apo Kalarit, si e shqiptonin ata.Kristo shkoi në familje dhe kur u kthye në Athinë më tregoi se babai i tij kish shërbyer si prift në Kalarit dhe e njihte mirë atë fshat. Ka dy lagje të mëdha veç e veç që njëra banohej nga vllehë, çobanë, ndërsa lagjja tjetër, më e madhe, banohej nga arvanitas që flisnin shqip. Vllehët merreshin me blegtori, ndërsa arvanitasit merreshin me tregti. Mendojmë se kallaritasit janë pasardhës të kallaratasve tanë të larguar nga Kunjova nga fundi i shek. XVIII, pas rënies së kolerës. Me siguri edhe atje ku u ngulën ruajtin emrin e fshatit të origjinës, Kallarat, por për rrethana

të ndryshme, prapashtesa - at është bërë –it. Pra mendimi është që aty kemi të bëjmë me një vendngulim kallaratasish.

50 familje kallaratase në Korfuz Një shoku im çam, Hajri Hasani inxhinier ndërtimi në Vlorë, në fillimet e tranzicionit në vendin tonë, shkon në Greqi për të regjistruar popullsinë çame të mbetur atje. Kur shkoi në Korfuz, gjeti 50 familje shqiptare që flisnin shqip. I pyeti se nga ishin dhe ata i thoshin se jemi nga Kallarati. Po a e dini se ku bie Kallarati, i pyeste Hajriu ? Ata i përgjigjeshin se e dimë që bie në Shqipëri, por se ku konkretisht, nuk e dimë.Pra edhe këto familje me siguri janë me origjinë nga Kallarati ynë, të larguar pas prishje së fshatit tonë në Kunjovë.

Karallati (Shtesë e Redaksisë) Në vazhdim të të dhënave të më sipërme,

Redaksia e gazetës shton se në një hartë të botuar nga studiuesi Fatos Mero Rrapaj në gazetën “KOMBI” më 1992 me titullin “ Një hartë që flet shqip”, me të cilën autori ilustron “Fjalorin toponomastik të Çamërisë”, figuron një fshat në jug të Paramithisë me emrin Karalati. Duke pasur parasysh faktin që ka plot raste ndërrimi të vendeve të shkronjave të një fjale, si p.sh. hurdha për hudhra, shëloj për lëshoj etj. mendojmë që edhe në rastin e Karallatit në Paramithi kemi të bëjmë me emrin e Kallaratit, themeluar edhe ky vendngulim këtu nga kallaratasit e larguar nga Kunjova. Do ishte në nderin e kallaratësve që punojnë sot në Greqi apo kudo gjetkë, por që mund të takojnë banorë apo ish-banorë të Karallatit të Paramithisë, t`i pyesin për origjinën e banorëve të këtij fshati dhe të dhënat t`i dërgojnë në Redaksinë e gazetës “Kallarati”.

Redaksia e gazetes: Kryeredaktor: Seit Jonuzaj;

Redaktorë: Hiqmet Meçaj; Çize Xhaferaj; Lefter Hysaj; Rami Memushaj; Besnik Gjonbrataj.

Arti grafik: Andi Meçaj. www.kallarati.com; e-mail: [email protected]

Shtypur në Triptik, Vlorë

Kujtesë!Të nderuar lexues të gazetës, ju

bashkëfshatarë e anëtarë të shoqatës sonë “Kallarati”: pajtuhuni dhe lexojeni gazetën tuaj! Në të do gjeni vetveten, familjen e fisin tuaj, historinë e fshatit dhe bëmat e të parëve tuaj, punët që bëhen sot në fshat e të tjera shkrime me interes.

por që të dalë gazeta duhen para për të përballuar shpenzimet e botimit, prandaj ju rikujtojmë e ju bëjmë thirrje:

1. Bëni pagesën për kuotë anëtarësie dhe pajtim gazete bashkë, që është vetëm 1000 lekë për ata që janë në punë shtetërore e private dhe 500 lekë për pensionistët.

Kryesia e shoqatës ju bën thirrje të gjithëve ta merrni gazetën dhe të mos nguroni ta shlyeni këtë detyrim shoqëror. Njëkohësisht jeni të lutur ta bëni pagesën e mësipërme që tani në fillim të vitit, përndryshe jo vetëm vështirësohet, por bëhet dhe e pamundur dalja e gazetës dhe kryerja e veprimtarive të tjera nga shoqata.

2. Ju bëjmë thirrje të gjithë biznesmenëve dhe 1do njeriu që ka mundësi ekonomike-financiare duke i derdhur në llogarinë bankare të shoqatës për të përballuar shpenzimet për gazeten dhe veprimtaritë e tjera të shoqatës.

Ju falemnderit për mirëkuptimin!

Kryesia e shoqatës

Në Vlorë, më 21 janar 2016, u nda nga jeta Alem Tahir Qejvanaj. Ish lindur më 1950 në familjen Qejvanaj, me tradita të hershme atdhetare e zakonore të njohura në Kallarat e më gjerë. I ndjeri u rrit e punoi një jetë të tërë në fshat si ndërtues (murator), duke lënë gjurmë si një murator cilësor në çdo shtëpi fshati të ndërtuar edhe nga dora e

tij. Alemi dallohej për sjellje dhe komunikim të ngrohte dhe virtyte të larta njerëzore. Ai krijoi një familje të shëndoshë e të harmonishme duke u martuar me Havanë. Ata lindën tre vajza e një djalë, të cilët i rritën dhe i edukuan me cilësi të larta njerëzore, të vlefshëm për familje e shoqëri. Pas viteve 90, Alemi me familje u shpërngul nga fshati dhe u vendos në qytetin e Vlorës. Por këtu Alemi dhe e tërë familja morën një goditje të rëndë, djali i vetëm Klodjani në moshën 25 vjeçare ndahet nga jeta. Kjo vdekje e rëndë dhe gjendja shëndetësore e rënduar bënë që Alemi të mos e përballonte dot derisa vdekja i mori jetën. U përcoll me nderime nga familjarët, miq, shokë e bashkëfshatarë, duke lënë pikëllim bashkëshorten Hava, vajzat e gjithë të afërmit. Luto Demiraj

Kryesia e Shoqatës “Kallarati” dhe Redaksia e gazetës u shprehin ngushëllime të thella familjeve për

humbjen e njerëzve të tyre të dashur.

VENDGULIME TË MUNDSHME KALLARATASE NË GREQI

Nga Subi JONUZAJ

JANË NDARË NGA JETA Në Tiranë, më 1 janar 2016, papritur u nda nga jeta Vojsava Xhafer Berjolli (Xhaferaj). E ndjera ish lindur më 1955 në Tiranë nga një familje kallaratase me tradita të theksuara atdhetare e liridashëse. Prindërit e saj, Xhafer e Shelege Xhaferaj, pjesëmarrës aktivë të Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, i rritën, i

arsimuan dhe i edukuan fëmijët e tyre me ndjenja atdhedashurie dhe me vlera për familjen e shoqërinë, me dashurinë për njerëzit, të afërmit dhe vendlindjen Vojsava, pas mbarimit të shkollës së mesme ekonomike, punoi fillimisht ekonomiste në Parkun e Autobusëve të Tiranës dhe më vonë (1981-2005) në Ndërmarrjen e Objekteve Sportive (Stadiumi “Qemal Stafa”). Pas vitit 2005 kryesisht pa punë, më tepër për shkaqe politike. Në vitin 1980 u martua me zotin Shefkedin Berjolli dhe lindën, rritën, edukuan dhe arsimuan dy djem, Erlindin dhe Besardin. Vojsava ishte një nënë e devotshme, bashkëshorte e denjë dhe një motër me mjaft vlera. Ajo në punë, shoqëri, lagje e familje manifestonte cilësitë më të larta të një femre dhe të edukatës familjare që kish marrë. Me largimin e parakohshme nga jeta, Vojsava la në pikëllim të thellë fëmijët, bashkëshortin, vëllezërit dhe gjithë të afërmit. Besnik Gjonbrataj