JETA DHE VEPRAT E CHARLES BAUDELAIRE

18
PROJEKT TEMA : JETA DHE VEPRAT E CHARLES BAUDELAIRE Punoi: Anja Cami XIIF Lenda; Letersi

Transcript of JETA DHE VEPRAT E CHARLES BAUDELAIRE

Page 1: JETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIRE

PROJEKTTEMA : JETA DHE

VEPRAT E CHARLES

BAUDELAIRE

Punoi: Anja Cami XIIF

Lenda; Letersi

Page 2: JETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIRE

Jeta dhe veprat

• Sharl Bodler është konsideruar si i fundmi i romantikëve dhe i pari i modernëve. Ai, mbahet gjithashtu si me i madhi ndër poetët francezë. Lindi me 9 prill 1821 në Paris.

•Në vitet 1831-1836 Bodler vjen të mësojë në Kolegjin lokal mbretëror. Një emërim i ri, ku Bodleri do të frekuentojë liceun e famshëm “Luis-le-Grand”.

•Në vitet 1839-1842: Sharli hyn për pak kohë në Fakultetin e Drejtësisë, por është tërësisht i tërhequr pas letërsisë, sidomos pasi është njohur me artistë të tillë si Balzak e Verval. Spikat fort dëshira për një jetë të çrregullt, dëshirë kjo që e detyron familjen ta nisë për një udhëtim të gjatë turistik në Indi. Bodleri, pasi qëndron pak kohë në ishullin Maurice, e ndërpret rrufeshëm udhëtimin dhe kthehet në Bordo. Në Francë hyn në zotërim të trashëgimisë së të jatit e lidhet me artisten mulate Jeanne Duval. Bukuria ekzotike, sensualiteti epshëror, magjia turbulluese, janë tema të shumë lirikave të pjesës së parë të librit.

Page 3: JETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIRE

•Nga 1845 deri më 1846 debuton si kritik arti me dy vepra; ndërkaq vazhdon të bëjë një jetë të shthurur e me mjaft shpenzime, duke eksperimentuar së bashku me miqtë e tij artistë, rebelë si vetë ai, efektet e hashishit dhe pasioneve më të shfrenuara të ndjenjave. Fillojnë të shfaqen vargjet e para në shtypin e përditshëm, së bashku me studime dhe artikuj të temave të ndryshme.

• Në vitin 1847 boton novelën “Fanfarlo” që përbën një lloj autoportreti ironik dhe përkthen poemën e famshme “Korbi” të shkrimtarit amerikan E.A Poe, me të cilin ndjen një afërsi të theksuar, e për të cilin do të shkruajë ese mjaft të bukura e analitike, pasi mendonte se kishin shume gjëra të përbashkëta. Suksesi saj i madh do t’i jepte një shtysë akoma më të fortë pasionit të tij për poezinë. Ndërkaq, forcon një lidhje dashurie me artisten me “sy të gjelbër” Marie Daubrun, shpesh e pranishme si burim frymëzimi në pjesën qëndrore të librit “Lulet e së Keqes”. Deti i trazuar i poetit

Page 4: JETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIRE

•I semure, kerkonte qetesine te hashashi, opiumi dhe alkoli. Pas nje paralize qe e bllokoi ne shtrat për disa vite ai vdiq ne moshen 44 vjecare. Eshtrat e tij prehen ne varrezat Montparnasse, se bashku me ato te mamase dhe njerkut. Ne 1949 Gjykata Kasacionit e Frances vendosi qe vepra dhe jeta e tij te kishin vendin e merituar ne piedestalin e kultures frenge.

Page 5: JETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIRE

Veprat

•Salloni (1846 – 1859)•Ditari intim (1851-1862)•Parajsat artificial (1860)•Kersheri estetike (1868)•Arti romantic (1869)•Lulet e se keqes (1857, 101 poezi -1861, 127 poezi)•Spleen I Parisit (1869)

Page 6: JETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIRE

Rrenojat 1864 Lulet e se keqes (1857, 101

poezi -1861, 127 poezi)

Page 7: JETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIRE
Page 8: JETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIRE

Analize : Lulet e se keqes

•Nje rrefim per shpresat, enderrat, deshtimet dhe te keqen.  Lulet e se keqes tentojne te nxjerrin ekstraktin e se mires nga e keqja, bukurine nga fuqia malifike. Ndryshe nga letersia e meparshme qe merrte gjerat e bukra si pikenisje per te shkruar, Bodler deshiron qe paradokset dhe dualizmat te behen teme ate vepres se tij. Bodler ka thene se detyra e tij eshte te nxjerre te bukuren nga e keqja. Ne vellim ka kundervenie ndermjet kategorise estetike te se bukures qe ka per simbol lulet, dhe kategorise morale te se keqes qe ka per simbol satanin. Modernizmi qendron ne faktin se Bodler, ndryshe nga autoret klasike te cilet shkruajne per te bukuren si nje kategori sublime dhe te pacenueshme, shkruan per te duke e pare ne nje kendveshtrim te ri : Letersia duhet te evokoje edhe per anen absurde dhe paradoksale te jetes dhe te bukurise.

Page 9: JETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIRE

•Titulli i “Lulet e së Keqes”, paraqet një estetikë të re “moderne” ku, e bukura, sublimja, që simbolizohet nga termi “lule”, mund të provokojë në sajë të gjuhës poetike, realitete banale të natyrës dhe sensualitetit të mishit, të “mëkatit” që simbolizohet nga e keqja.

Page 10: JETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIRE

•Tematika e “Lulet e së Keqes” shtrihet në një të tashmë të dëngur e pa një metrikë dhe një fill përkujdesi moralizimesh fetare, anipse ishte qartazi e dukshme se ende nuk i kishte shuar flakët e ferrit të inkuizicionit edhe pse në agoni.

•“Spleen dhe Ideali” vë në plan të pare”spleen”-in domethënë mërzitjen, trishtimin, në kuptimin e ankthit metafizik, nëpërmjet të cilave, vuajtja e poetit dhe frymëzimi i tij aspirojnë drejt “idealit”, drejt një infiniti sublim ku mbretëron njeriu. Për të dalë nga gjendja e “spleen” – it, poeti përpiqet të gjejë shpëtim përmes gjuhës poetike, e cila është edhe e vetmja mënyre që ka aftësinë t’u japë kuptim e të përçojë realitetet më banale e më të shëmtuara të jetës në art.

Page 11: JETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIRE

Tituli jep disa shtresa kuptimore qe jane :

•Lule qe kane lulezuar ne shpirtra te vdekur, qe I kane rrenjet tek fatkeqesite  e poetit.•Ato qe  e kane burimin te e keqja qe mbizoteron ne bote.•Lule te semura, qe semurin dhe ato qe I mbajne ere.•Ato tregojne te bukuren e se keqes, dhe te bukuren ne te keq.

Page 12: JETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIRE

•Femra tek Bodler eshte objekt kryesor mbartes I simbolizmit. Ajo eshte nje ndermjetese e dy gjendjeve kontrastuese te siperpermendura. Ndersa ai rreshket duart ne floket e saj per te marre idealen, papritur e ndal dashurine duke menduar se nje dite kjo femer do te vdese, do te dekompozohet dhe do te puthe krimbat ne vendin e tij, dhe spleeni vjen…Femra sipas tij eshte nje engjell qe te fal kenaqesi, por dhe nje djall, burim I se keqes, eshte qenia qe na I mbush enderrat me terrin me te madh e me driten me te madhe. Puthja e saj eshte helmuese, dhe dashuria e saj e con jo afer zotit, por me afer Satanit.

Page 13: JETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIRE

• Simbolika e udhetimit  ka te beje me rrugen e njeriut ne jete, linden dhe zhgenjimin nga realiteti, lindjen e spleen-it, dehjen me vere dhe opium, tundimin nga djalli, deshperimin dhe revolten e njeriut te vrare dhe se fundmi vdekjen e tij, pajtimin e fundit me veten dhe boten.Simbolika e Bodlerit synon perjetesine : Arti eshte I gjate, por koha eshte e shkurter”

Page 14: JETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIRE

•Poetika e Bodler-it evokon gjithashtu per vdekjen.Nje mundesi per dashuri mund te kthehet ne pikenisjen e vdekjes. Koha eshte armiku me I madh I njeriut , shtaza qe ka jete njeriu. Vampire, femra mostra . Vecimi I tij nga shoqeria, sidomos ajo e Parisit ku pozicionohet ngjarja, e con poetin ne nje vetmi te mterrshme, ne te cilen urohet te vije vdekja sa me shpejt.

Page 15: JETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIRE

•Persa I perket anes demoniake te vepres, Bodler sugjeron se njeriu dhe veprimet e tij kontrollohen nga Satani, dhe njeriu eshte thjesht nje mekanizem I tij, nje loder, nje monster me e nevertishme se cdo gje tjeter.

Page 16: JETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIRE

•elemente horror dhe fantastike e shoqerojne poezine e tij, nisur nga macet e zeza , ne krimba etj ejt.Ai ka ndikim nga poetika e Edgar Poe, dhe ne nje far emenyre I perdor per te treguar se  cfare gjendjeje tmerri dhe te frikshme arrin te krijoje Spleen-I ne mendjen dhe psikologjine njerezore.

Page 17: JETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIRE

Thenie nga Baudelaire

•Burrat te cilet dine te rrine me grate janë te njejtet qe dine te rrine shume mire dhe pa ato.

•Dashuria, i vetmi krim qe nuk mund te kryhet pa nje bashkpunetor.

•E vetmja menyre për te harruar kohen është ta shfrytezosh ate.

•Sa e vogel është bota ne driten e llampes dhe sa e madhe është ajo ne kujtime.

•E keqja shkaktohet pa u sforcuar, se është vepër e faktit. E mira është gjithnje nje 'art.

Page 18: JETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIRE

Faleminderit per vemendjen!