janar - dhjetor 2014 - agnagroup.com janar - dhjetor 2014.pdf · projekteve” dhe “Sjellja...

52
janar - dhjetor 2014 AGNA LEADERSHIP ACADEMY VAZHDOI ME SUKSES VITIN E DYTË AGNA LEADERSHIP ACADEMY VAZHDOI ME SUKSES VITIN E DYTË VENDOSJA DHE ARRITJA E OBJEKTIVAVE METODA ME 6 HAPA PËR ARRITJEN E TYRE VENDOSJA DHE ARRITJA E OBJEKTIVAVE METODA ME 6 HAPA PËR ARRITJEN E TYRE GJEJ KODIN & FITO FESTONI EDHE KËTË FUNDVIT ME PEPSI GJEJ KODIN & FITO FESTONI EDHE KËTË FUNDVIT ME PEPSI

Transcript of janar - dhjetor 2014 - agnagroup.com janar - dhjetor 2014.pdf · projekteve” dhe “Sjellja...

janar - dhjetor 2014

AGNA LEADERSHIP ACADEMYVAZHDOI ME SUKSES VITIN E DYTË

AGNA LEADERSHIP ACADEMY

VAZHDOI ME SUKSES VITIN E DYTË

VENDOSJA DHE ARRITJA E OBJEKTIVAVEMETODA ME 6 HAPA PËR ARRITJEN E TYRE

VENDOSJA DHE ARRITJA E OBJEKTIVAVE

METODA ME 6 HAPA PËR ARRITJEN E TYRE

GJEJ KODIN & FITOFESTONI EDHE KËTË FUNDVIT ME PEPSI

GJEJ KODIN & FITOFESTONI EDHE KËTË FUNDVIT ME PEPSI

Agna Group Business News2

indeksiJANAR-DHJETOR 2013

(4-5) BIRRA AMSTEL PREZANTOI FUSHATËN E RE TË KOMUNIKIMIT “ËSHTË KOHA JOTE! SHKRUAJ HISTORINË TËNDE DHE FESTO!”

(6-7) VENDOSJA DHE ARRITJA E OBJEKTIVAVEMETODA ME 6 HAPA PËR

ARRITJEN E TYRE.

(8-9) HEINEKENNJË VIT PLOT SURPRIZA

PËR KONSUMATORËT DHE

FANSAT E FUTBOLLIT.

(10-11) FITO BILETËN TËNDE ME PEPSI100 FITUESIT NË KONCERTIN

E BEYONCE NË KROACI.

(12) FRESKI DHE DHURATAPËR NJË VERË ARGËTUESE

NGA PEPSI.

(13) AMSTEL RADLER DHE DHURATAPROMOCIONI I PARË I AMSTEL

RADLER PËR KONSUMATORET.

(14-15) JAVA NDËRKOMBËTARE E KAFESPANAIRI MË I RI ORGANIZUAR

NË SHQIPËRI.

(16) JAVA E KUQE JOHNNIE WALKER

janar dhjetor 2014 3

BUSINESSNEWS

EVENTI MË I MADH DEDIKUAR

TË GJITHË ADHURUESVE TË TIJ.

(18-19) GJEJ KODIN & FITOFESTONI EDHE KËTË

FUNDVIT ME PEPSI.

(20-24) PRODUKTE TË REJA

(26) ZAKONET E MIRA TË TË USHQYERIT FILLOJNË ME NJË MËNGJES TË MIRË.DRITHËRAT NESTLE JANË

ZGJEDHJA ME E PËRSHTATSHME

PËR MËNGJESIN TUAJ.

(27) TOP PLAYER TOP TRICKPEPSI VJEN SËRISH ME

AMBASADORIN E TIJ, YLLIN

E FUTBOLLIT LEO MESSI.

(28-30) AKTIVITETE SOCIALE

(32-34) AKTIVITETE KULTURORE

(36-37) AKTIVITETE SPORTIVE

Agna Group Business News4

janar dhjetor 2014 5

“Koha më e mirë për tu përgatitur ishte dje, e dyta më e mirë është sot”, prandaj dhe Agna Leader-

ship Academy do të vazhdojë të jetë një pjesë shumë e rëndësishme në rrugën drejt suksesit duke investuar në rritjen dhe përgatitjen e asetit më të rëndesishëm të Agna Group, punonjësve, shprehet z.Naçi, President i Agna Group.

Në pjesën e dytë të këtij viti akademik, Agna Leadership Academy solli njohuri dhe eksperienca të reja për të gjithë punonjësit e Agna Group dhe jo vetëm.

Mbi 390 punonjës të kompanisë të të gjitha niveleve hier-arkike u trajnuan nga ekspertë nga India, Greqia dhe Shqipëria në 18 ditë trajnimi. Temat e mbuluara përfshi-në: “Menaxhimi i sistemeve të informacionit”, “Menaxhimi i projekteve” dhe “Sjellja organizative”. Materialet e zhvilluara janë me rëndësi dhe interes të madh pasi ato ndihmojnë drejtpërdrejt punonjësit në aplikimin e tyre duke rritur rendi-mentin dhe lehtësuar punën e përditshme.

E reja e këtij viti ishte bashkëpunimi me Administratën Publike me pjesëmarrës punonjës nga institucionet: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Drejtoria e Përgjithshme e Tati-meve, Njësia e Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit, Inspektoriati Qendror Teknik, Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural dhe Autoriteti Kombetar i Ushqimit.

1170 pjesëmarrës në total, u trajnuan në 9 ditë trajnimi rreth moduleve: “Ligjet e suksesit dhe Burimet Njerëzore”, “Komunikimi dhe puna në skuadër”, “Vetëdisiplina dhe menaxhimi i kohës”, “Mendimi pozitiv & Vetëbesimi” dhe “Roli i marketingut & Kreativiteti”.

Vitit 2014 mirëpriti edhe shumë punonjës të rinj të cilët ndoqën nivelin e parë të Akademisë duke u bashkuar kështu me familjen e madhe të Agna Group.

Agna Leadership Academy u krijua nga Agna Group për të rritur lidera në çdo nivel të organizatës, për të patur rritje profesionale, për një përmirësim të cilësisë të jetës dhe kënaqësisë në punë.

AGNA LEADERSHIP ACADEMYnë bashkëpunim me Administratën Publike

Agna Group Business News6

Gjatë vitit 2014 Agna Group ka filluar një bashkëpunim të ri me ALBtelecom. Tashmë rrjeti shpërndarës i Agna Group do të çojë pranë klientëve dhe konsumatorëve edhe produk-tet e ALB telecom. Ky bashkëpunim i jep mundësinë ALBtele-com të zgjerojë bazën e klientëve, shpejtësinë dhe cilësinë e ofrimit të produkteve dhe shërbimeve, për tu bërë kështu operatori i preferuar. Shkëmbimi i informacioneve mbi tregun dhe produktin do të sjellë sinergji të reja dhe mundësi më të mira për t’iu përgjigjur si kërkesave makro ashtu dhe atyre të tregjeve specifike (Nich).

Për Agna Group ky bashkëpunim është i rëndësishëm, pasi pasuron gamën e shërbimeve dhe produkteve ndaj klientëve, si dhe ndihmon kompaninë të njohë një dimension të ri konsumi në një fushë të re.

“ALBtelecom është një kompani serioze, ambicioze dhe vizionare. Këto tre karakteristika na bënë që të vendosim ta realizojmë këtë bashkëpunim. Agna ka pjesë të vizionit të saj operimin në projekte fituese ku do të jetë numri 1 ose 2. Me ALBtelecom, edhe pse është një bashkëpunim në fushën e distrubucionit, ne ndjehemi mirë, pasi ky projekt përputhet me vlerat tona dhe vizionin tonw”-u shpreh Presidenti i Agna Group z. Vasil Naci, nw ceremoninë e prezantimit tw këtij bashkëpunimi.

“Ky bashkëpunim vjen nga dy histori suksesi që do të thotë se ka garanci dhe besim reciprok. Tashmë mund të themi se bëhet fjalë për një strukturë shitjeje të menaxhuar nga vetë ALBtelecom, që janë dyqanet tona, si dhe struktura e menax-huar nëpërmjet distribucionit që është depërtimi më kapilar në treg. Në të dyja aspektet kemi arritur një super revolu-cion.”- shprehet CEO i ALBtelecom z. Erkan Tabak.

ALBtelecom tashmë ofron të gjitha shërbimet në një. Këto produkte që në treg gjenden në operatorë të ndryshëm, ofrohen prej kohësh nga ALBtelecom në një paketë të plotë. Ky është revolucioni One-Stop Shop, ku çdo shërbim ofrohet nga e njëjta kompani në të njëjtën faturë. Ky është koncepti i një ‘pike takimi’ ku çdo person mund të marrë cilindo prej shërbimeve të telefonisë mobile, asaj fikse, internetit, shër-bimit publik Wi-Fi dhe IP-TV-së.

Edhe pse në hapat e para, ky bashkëpunim ka frymë pozi-tive, profesionale dhe ka dhënë frytet e para.

janar dhjetor 2014 7

Agna Group Business News8

janar dhjetor 2014 9

në ambjentet e “Doppio Music bar”, i cili ishte dhe një nga ambjentet ku u xhirua spoti. Ky bar nuk u zgjodh vetëm për popullaritetin dhe të qënit modern, por sepse Dorian Malasllani, djali i cili ngriti këtë biznes, ka një histori të ngjashme me historinë e spotit të Amstel. Doriani u përball me sfida të shumta në Itali ndërsa mësonte si të bëhej kamarier profe-sionist. Ai u kthye në Shqipëri për të filluar biznesin e tij, gjë të cilën e arriti me sukses.

“Kjo reklamë më sjell në mendjen time të gjitha sfidat që më është dashur të kaloj. Ndjej krenari dhe gëzim, sepse edhe unë ia dola mbanë”- shprehet Dori.

Spoti i Amstel përfaqëson historinë e shumë shqiptarëve që janë përballur me sukses me sfidat në fusha të ndryshme të jetës, duke shkruar historinë e tyre të një jete më të mirë.

Përgjatë këtyre 20 viteve, Amstel ka qenë një mik besnik i tryezave tona. Kush më mirë se Amstel mund të përcjellë këto mesazhe motivuese dhe optimiste, kaq të rëndësishme për jetën e të rinjve shqiptarë, të cilët përmes dilemave të kohës ku jetojmë, luftojnë për të gjetur rrugën për një jetë më të mirë dhe të shkruajnë historinë e tyre.

Amstel është i angazhuar të bëjë gjithçka duhet, për të sjellë pranë konsumatorëve shqiptarë një birrë me cilësi dhe shije të vërtetë, perfekte për të festuar çdo sukses me familjen dhe miqtë.

Fushata e re e birrës Amstel ka një mision të veçantë social. Ajo ka për qëllim t’ju përcjellë të rinjve mesazhin se ata mund ti krijojnë vetë mundësitë dhe të ecin në jetë duke u përballur me vështirësitë, duke shijuar çdo hap, duke festuar çdo sukses me miqtë dhe familjarët, duke shkruar kështu historinë e jetës së tyre.

Spoti televiziv, tregon historinë e një të riu shqiptar i cili lë shtëpinë dhe familjen në Shqipëri me shpresën për të ndryshuar jetën e tij dhe fillon punën si kamarier në një bar në Itali. Edhe pse fillimi ishte tepër i vështirë, ai gjen kurajën për të ecur përpa-ra. Ai shkruan historinë e jetës së tij duke u përpjekur, duke u përballur me sfidat, duke luftuar me uljet dhe ngritjet e jetës, por edhe duke e shijuar këtë udhëtim.

Me kalimin e kohës, me ndihmën e kolegëve të tij, ai fiton eksperiencë dhe vetëbesim, por kupton se ka ardhur koha për t’u rikthyer në shtëpi, në Shqipëri, që të ndihmojë veten dhe familjen e tij, “duke i dhënë një jetë të re” kafenesë së vogël të familjes, duke e transformuar në një nga club-et më popullore dhe moderne.

Përgjatë këtij udhëtimi, Amstel luan një rol të rëndësishëm duke e përgëzuar dhe duke e shpërblyer për ndërmarrjen e iniciativave për të ecur përpara, për të shkruar historinë e jetës së tij dhe për të ndarë suksesin me miq e familjarë.

Ceremonia e lançimit të fushatës u zhvillua

Birra Amstel prezantoi fushatën e re të komunikimit

“ËSHTË KOHA JOTE! SHKRUAJ HISTORINË TËNDE DHE FESTO!”

Foto gjatë lançimit të fushatës në ambjentet

e Doppio Music Bar.

Agna Group Business News10

Fushata e re e Amstel “Eshtë koha jote!”, përtej komunikimit në media të ndryshme, për dy muaj rresht angazhoi në një lojë komunikimi virtual dhe sfide të gjithë përdoruesit e rrjetit social Facebook. Aplikacioni “Është koha jote!” ishte diçka shumë e veçantë e sjellë për herë të parë nga Amstel. Nëpërmjet tij, të gjithëve i’u dha mundësia të sfidonin miqtë dhe të fitonin në moment dy birra Amstel për t’i shijuar ato së bashku me mikun e tyre. Por ky aplikacion kurrsesi nuk mund të mbaronte me kaq.

Çdo pjesëmarrës kishte të drejtë të sfidonte miqtë e tij sa herë që dëshironte, duke mbledhur kështu sa më shumë pikë për të qenë fitues i çmimeve të mëdha. Tre fituesit e vendeve të para, me numrin më të lartë të pikëve, ishin Donald Kravari, Kujtim Agolli dhe Elsa Sela. Një festë private me 20

miqtë më të afërt ishte rezervuar posaçërisht nga Amstel për secilin prej tyre për të kaluar një mbrëmje të mrekullueshme.

“…ishte diçka ndryshe, shumë e veçantë dhe e bukur, nga fillimi i lojës deri në mbarimin e festës. Të gjithë të ftuarit tek festa kishin nga një të panjohur, i vetmi person që i njihte të gjithë isha unë. Por kishim edhe një mik të përbashkët, birrën Amstel. U ndjeva mirë me miqtë e mi, në një party vetëm për mua dhe për ata”- thotë Donald Kravari, fituesi i parë i këtij promocioni.

Për fituesit e vendeve të dyta dhe të treta ishin rezervuar dhurata si, valixhe udhëtimi, bllok shënimesh etj. Aktivitete promocionale u organizuan në lokalet më të mira të Tira-nës dhe jo vetëm. Ato shoqëruan çdo javë konsumatorët e Amstel me dhurata të ndryshme dhe lojëra të momentit të cilat ju dhanë mundësinë e të qënit fitues në çast.

Edhe gjatë muajit Dhjetor, Amstel do të sjellë surpriza, lojëra dhe argëtim për konsumatorët shqiptarë.

Një surprizë e veçantë do të jenë katër eventet që do të zhvillohen në baret Doppio dhe Izzy Living, nën sloganin “Është koha jote, shijo me Amstel”, përkatësisht në datat 12, 19, 24 dhe 26 Dhjetor.

Amstel do të vazhdojë të jetë në Facebook gjatë muajit Dhjetor me një aplikacion të ri, shumë “cool”. Fushata në median sociale do t’ju angazhojë të gjithëve të postoni rreth vendeve tuaja të preferuara, rreth çasteve me miqtë, rreth argëtimit dhe surprizave të festave, ndërsa shijoni një Amstel. Aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë; zgjdhni mesazhin, dedikimin, pushimet, festat, argëtimet pa fund dhe ndajini ato me të gjithë miqtë e Amstel në Facebook.

Është koha jote! Shkruaj historinë tënde dhe festo! Ky është mesazhi kuptimplotë që birra Amstel ndan me konsumatorët shqiptarë, në çdo moment që komunikon me ta, në TV, në Facebook, në radio, në një bar apo në familje ndërsa njerëzit festojnë me të dashurit e tyre, me miqtë e tyre. Është koha jonë të bëjmë diçka të bukur për jetën tonë, sot, tani dhe në çdo moment. Është koha jonë të festojmë bukur, plot dashuri, surpriza dhe argëtim, muajin e festave, Dhjetorin.

Është koha jonë! Le të shkruajmë çdo ditë bukur historinë tonë dhe të festojmë me Amstel!

***Amstel, prodhuar që prej vitit 1870, në më shumë se 140

vite të jetës së saj, ka kaluar në një udhëtim të gjatë me shumë sfida, me shumë momente kënaqësie dhe suksesi që së bashku krijuan një eksperiencë shumë vjeçare e cila përcjell përkushtim dhe besim tek konsumatorët e saj.

ËSHTË KOHA JONË! Le të shkruajmë çdo ditë bukur historinë tonë dhe të festojmë me Amstel!

janar dhjetor 2014 11

Çdokush mund të pyesë: pse lançimi i fushatës së Amstel u bë tek Doppio Bar? Pse Dhjetori do të ketë kaq shumë evente

speciale tek Doppio Bar dhe Izzi Living?Përgjigja është e thjeshtë, Dorian Malasllani, një ndër pronar-

ët e këtyre bareve, është një ndër heronjtë e vërtetë nga ka marrë spunto historia e spotit televiziv të Amstel. Dori ngjason me shumë të rinj të tjerë që janë përpjekur përmes sfidash të panumërta, për të përmirësuar jetën e tyre, për të reali-zuar ëndrrat e tyre. Në fillim të viteve 90’ Dori u largua nga Shqipëria, për një jetë më të mirë. Dori është sot pronar dhe menaxher i suksesshëm i dy prej lokaleve më të njohur në Tiranë, Doppio bar dhe Izzy Living. Dori ndau me ne pak nga historia e tij:

Shumë njerëz dëshirojnë që jeta e tyre personale të ngelet e tillë. Ti pse vendose ta bësh publike historinë e jetës tënde? Çfarë të shtyu? Me anë të fushatës të re të Amstel m’u dha mundësia që duke treguar një aspekt të jetës sime perso-nale, të përcjell një mesazh për të gjithë ata njerëz që në jetë duhet të provojnë, të guxojnë dhe të përpiqen më shumë pasi me kurajon dhe motiv-imin e duhur mund të arrihet çdo gjë.

Jeta e Dorit vite më parë. Pse vendose të hidhje atë hap dhe të largoheshe nga Shqipëria, nga familja jote? Si për shumë Shqiptarë të atyre viteve, alternativat për të bërë diçka, për të punuar në Shqipëri, ishin të pakta. Kushtet e vështira ishin një shtysë për të kërkuar diçka më të mirë jashtë vendit. Në këtë rast unë zgjodha vendin fqinj ku dhe fillova punë si kamarier në një bar.

Çfarë të vjen ndërmend kur mendon për atë pjesë të jetës, fillimet e tua? Fillimet e mia dhe jetesa kanë qenë shumë të vështira, pasi vetë fakti që je në një vend të huaj i bën gjërat edhe më sfiduese.

Me gjithë vështirësitë e hasura, cila ishte mënyra apo sekreti që arrite të përballoje çdo situatë, çfarë të jepte forcë? Përpjekje dhe shumë sakrifica vetëm për mbijetesë. Në gjithë atë situatë me jepte forcë besimi i plotë tek vetja, tek aftësitë e mia dhe mbi të gjitha dashuria për punën.

Kur e more vendimin per tu kthyer në Shqipëri, çfarë të shtyu të merrje këtë vendim? Vendimin e mora kur më në fund krijova besimin që njohuritë e mia mund t’i sillja në atdhe dhe t’i investoja në një projekt të vlefshëm.

Si e përjetove kthimin tënd në Tiranë? Ambjentimi im në Tiranë ishte shumë i shpejtë dhe efikas, sikur të mos isha larguar ndonjëherë. Megjithë ndryshimet dhe zhvillimet ndër vite, Tirana është shtëpia ime dhe si e tillë më afroi menjëherë.

Si lindi dhe u zhvillua ideja për hapjen e biznesit të barit në Shqipëri? Ideja erdhi natyrshëm duke qenë se ekzistonte dhe një bar i vogël familjar. Më pëlqen kjo punë dhe besoj se di ta bëj mirë.

Sot ti je një ndër menaxhërët më të suksesshëm në Tiranë. Çfarë do të doje të kishe bërë ndryshe apo më mirë? Nuk do të doja të bëja asgjë ndryshe, thjesht shpresoj që gjërat në Tiranë, dhe në përgjithësi biznesi i bareve në Shqipëri, të bëhet më interesant.

Në historinë e jetës tënde, ka pasur momente kur doje të dorëzoheshe? Shumë rrallë, por që kalonin shumë shpejt J.

Çfarë mund të veçosh nga gjithë kjo eksperi-encë? Unë e dua shumë punën që bëj. Më pëlqen të krijoj. Edhe në një koktej, apo në një filxhan kapuçino dua të bëj diçka të bukur, ti fal një moment buzëqeshje klientit.

Si ndjehesh kur shikon se historia jote po “bën xhiron” e Shqipërisë? Ndjehem shumë i kënaqur dhe i vlerësuar që historia

ime u zgjodh për të qënë përfaqësuese e mijëra shqiptarëve. Këtë mesazh kaq të bukur dhe kuptimplotë “Është koha jote! Shkruaj historinë tënde dhe festo”, unë do e them me fjalët e mia shumë thjesht:

Mos rreshtni kurrë së kërkuari, së shpresuari dhe së ëndërruari.

MOS RRESHTNI KURRË:së kërkuari, shpresuari dhe ëndërruari!”

Agna Group Business News12

“FITO BILETEN E ENDRRES”, PROMOCIONI QË DHU-RON EMOCIONE DHE BËN ËNDRRËN REALITET

Sezoni i UEFA Champions League pritet me padurim nga sportdashësit në Shqipëri. Por përgjatë këtij sezoni, edhe Heineken, sponsor zyrtar i UEFA Cham-pions League sjell plot surpriza, aktiv-itete promocionale, dhurata dhe festa.

Edhe këtë vit Heineken zhvilloi promocionin-shorte “FITO BILETEN E ENDRRES”. Për të katërtin vit rradhazi, Heineken ju dha mundësinë sport-dashësve shqiptarë, njëkohësisht edhe konsumatorë të Heineken, të merrnin pjesë në shorteun për 15 fituesit e bile-tave të një ndeshje gjysmë finale të UEFA Champions League. Duke konsu-muar një Heineken, konsumatorët plotësonin kuponin për të marë pjesë në shorte.

Shorteu u organizua në ambjen-tet e Matrix club, në një atmos-

ferë tejet festive, ku Heineken, birra numër 1 në botë, u fali një mbrëmje të paharrueshme sportdashësve dhe konsumatorëve të saj.

FITUESIT E SHORTEUT TË HEINEKEN NDOQËN LIVE BAY-ERN MYNIH – REAL MADRID

15 fituesit e shorteut të Heineken, ndoqën live në stadiumin Allianz Arena ndeshjen gjysmë finale të UEFA Cham-pions League mes skuadrave Bayern Mynih-Real Madrid.

Fituesit fatlumë të shorteut të Heinek-en patën fatin të ndodheshin mes mijëra fansave të tjerë të futbollit për të parë LIVE këtë supersfidë.

Bileta e dhuruar nga Heineken, bëri realitet ëndrrën e fituesve të cilët përjet-uan emocione të papërsëritëshme ndër-sa shijuan LIVE ndeshjen gjysmë finale të UEFA Champions League.

HEINEKENHEINEKEN FESTON ME SPORT-

DASHËSIT FINALEN E MADHE TË UEFA CHAMPIONS LEAGUE

Surprizat dhe atmosfera e papërsërit-shme që di të krijojë Heineken, nuk mbaruan me ndeshjen gjysmë finale. Edhe finalja e UEFA Champions League solli për sportdashësit Shqipëtarë një mbrëmje tepër festive në ambjentet e kompleksit Taiwan, në Tiranë.

Ndeshja finale mes Atletico Madrid –Real Madrit ishte një sfidë tepër emocionuese e cila shndëroi ambjentet e kompleksit “Taiwan” në një stadium të vërtetë. Përgjatë 120 minutave tifozët e futbollit përjetuan ethet e një ndeshje të mbushur me surpriza.

Muzikë e zgjedhur, numra artistike nga trupa e cirkut të Tiranës dhe një shorte me dhurata nga Heineken për të pranishmit, ishin pjesë e mbrëmjes.

Heineken, sponsor zyrtar i UEFA Champions League përgjatë gjithë sezonit organizoi evente promovuese në të cilat ofroi dhurata pafund për konsumatorët e saj besnikë.

janar dhjetor 2014 13

Agna Group Business News14

Promocioni i Heineken “Beat Master”, i cili u zhvillua në Facebook për rreth dy muaj, ju dha mundësinë të rinjve që të kompozonin muzikën e tyre përmes aplikacionit të krijuar enkas në faqen e Facebook të Heineken. Kompozimin e krijuar në “Beat Master”, konkurrentët kishin mundësi ta promovonin tek miqte e tyre në Facebook, për të marrë sa me shumë vota.

Ermir Dunga ishte fituesi i këtij promocioni. Ai u bashkua me fituesit e tjerë nga e gjithë Evropa duke patur fatin të shijojë 4 ditë në Amsterdam ku dhe ndoqi LIVE, në datat 3 dhe 4 Mars, koncertin e grupit të mirënjohur Amerikan, One Republic dhe koncertin e solistit Anglez, James Blunt.

Gjatë qëndrimit të tij, Ermiri vizitoi edhe Muzeun e Heinek-en në Amsterdam.

Heineken, Open Your World.

Ndërsa shumë sportdashës shqiptarë ndanë me Heineken emocionet e finales së madhe të UEFA Champions League në ambjentet e Kompleksit Taiwan, në Tiranë, dy fitues fatlumë të promocionit “Festo finalen në IBIZA” e shijuan finale e madhe në Ibiza, mes qindra fituesve të tjerë nga e gjithë bota.

Andi Nuredini dhe Ervin Kokja, patën fatin të bashkohen me mijëra fansa fatlumë duke u bërë pjesë e festimeve madhështore të natës finale të UEFA Champions League në IBIZA.

Në ishullin e famshëm të IBIZES fituesit takuan edhe dy nga futbollistët kampion të Europës, Luis Garcia dhe Fernando Morientes.

Heineken, birra numër 1 në botë, sponsor zyrtar i UEFA Champions League, u fali një udhëtim dhe një eksperiencë të paharrueshme dy fatlumëve shqiptarë.

“Festo finalen në IBIZA”

“Beat Master” nga Heineken

janar dhjetor 2014 15

Agna Group Business News16

Heineken ju dha mundësinë të rinjve shqiptarë të përjeto-jnë botën në qytetin e tyre!

Me mbylljen e sezonit të UEFA Chpamions League, nuk mbaruan surprizat e Heineken. Gjatë muajve Shtator dhe Tetor, Heineken solli në Shqipëri platformën “Përjeto botën në qytetin tënd”.

Përreth 2 muaj në baret dhe lokalet më të mira, Heineken ofroi për konsumatorët magjinë e këtyre qyteteve të mëdha. Duke shijuar Heineken, konsumatorët mund të bëheshin në moment fitues të dhuratave fantastike si: ora, çanta, kapele, gota speciale dhe byzylyk, me imazhet e këtyre qyteteve speciale.

Në mbyllje të fushatës dy mujore, Heineken përzgjodhi kryeqytetet më speciale në botë: Berlin, Amsterdam, Londër, New York, Rio De Janeiro, Shangai dhe i “solli” në Shqipëri në një super party në Matrix Club. Nëpërmjet muzikës së zgjed-hur, projektimeve, performancës unike të 3 DJ-ve të njohur shqiptarë, shisheve speciale të Heineken si edhe show-t artis-tik, Heineken ju fali një eksperiencë të mrekullueshme të

gjithë pjesëmarrësve.E veçanta e fushatës “Përjeto botën në qytetin tënd” nuk

përfundoi këtu. Çdo konsumator i pranishëm në baret ku u zhvilluan promocionet, shoqëruar me birrën e tij kishte edhe një kartë gërvishtëse, kodin e të cilit e vendoste në faqen e internetit www.perjetoboten.com.

Ky kod ju dha mundësinë konsumatorëve të ishin pjesë e shorteut ku në mënyrë elektronike u shpallën fituesit të cilët përjetuan nje eksperiencë shumë të bukur në çift.

Dhurata e Heineken ju fali një paketë VIP (çift) për natën speciale të Heineken party. Fituesit e filluan trajtimin e tyre VIP në ambjentet e Nobis Wellness Center, ku kaluan disa orë tepër relaksuese në pishinë, zonën spa, zonën e masazhit, jacuzzi, zonën beauty etj. Gjithashtu, ata i priste edhe një darkë e përgatitur me shumë dashuri. Trajtimi VIP vazhdoi më pas në Heineken party, për të patur kështu edhe mbylljen e kësaj eksperience të paharrueshme.

Heineken, Open Your World!

17janar dhjetor 2014janar dhjetor 2014 17

Agna Group Business News18

Njoftimi për marrëveshjen e re shumëvjeçare u bë në datë

18 Shtator nga Nick Blázquez, Presi-dent i Diageo për Afrikën dhe Azinë. Kjo marrëveshje e bën Johnnie Walker whisky-n zyrtar të Formula 1.

Partneriteti i ri forcon lidhjet historike që familja Walker ka me botën e motor-sport dhe garat Grand Prix, të cilat datojnë prej vitit 1950. Duke u bazuar në këto lidhje historike, në vitin 2005 Johnnie Walk-er krijoi një partneritet me McLaren Mercedes e cila gjatë nëntë viteve të fundit ka bërë të mundur që Johnnie Walker të zhvillojë fushata promo-cionale të suksesshme si edhe programe në mbarë botën rreth konsumimit me përgjegjshmëri.

“Ne besojmë se ka një potencial të madh në atë që mund të arrijmë së bashku. Johnnie Walk-er, fushata “Join the Pact”, është një program i fuqishëm i cili po nxit ndry-shimin pozitiv. Më shumë se 1 milion njerëz në mbarë botën kanë nënshk-ruar anëtarësimin e paktit “Never Drink

and Drive “. Ne po bëjmë të ditur sot qëllimin tonë për të rritur investimet për këtë program, duke e aktivizuar në shtete të reja dhe duke pasur si ambi-cie të bashkojmë me ne pesë milionë persona të tjerë gjatë katër viteve të ardhshme”.

Në njoftimin e tij, Dr Blazquez, ishte

i shoqëruar edhe nga Mika Häkkinen, Ambasadori global i JOHNNIE WALKER rreth konsumimit me përgjegjësi, i cili u shpreh: “Që prej viti 2006 kam udhë-tuar në rreth 40 vende duke biseduar

me mediat, konsumatorët, qeveritë dhe palët e interesuara rreth rëndësisë që ka thirrja jonë për veprim. Nëpërmjet “Join the Pact” mbi një milion persona kanë premtuar që nuk do të konsumo-jnë më alkool dhe të ngasin makinën, këta janë një milion persona të cilët nuk do ta kishin ndërmarrë vetë këtë iniciative pa ndihmën e programit.

Bashkepunimi i ri mes brandit dhe Formula One grup i jep një zhvillim të madh fushatës dhe do të shpërndajë ndjeshëm qëllimin e kësaj iniciative duke informuar miliona njerëz në mbarë botën”.

Bernie Ecclestone, Drej-tori ekzekutiv i Formula One grup u shpreh: “Admiroj mënyrën si JOHNNIE WALKER filloi bashkëpunimin me FORMULA 1, jo thjesht për të përfituar prej publicitetit, por për të theksuar rëndësi-në e konsumimit me

përgjegjshmëri. Është një shembull i shkëlqyer se si një brand i pijeve alkoo-like mund ti kushtojë kohë dhe para një iniciative kaq të rëndësishme”.

JOHNNIE WALKER® BEHET WHISKY ZYRTAR I FORMULA 1®

Johnnie WALKER®, whisky lider në botë, është tashmë partner me Formula One grup, e cila do të rritë pozicionimit global të

markës si edhe do të bëjë më shumë të njohur platformën tepër të suksesshme për konsumimin me përgjegjësi, “Join the Pact”.

Në foto: Robbie Walker, Dr Nick Blázquez me Bernie Ecclestone, i rrethuar nga Mika Hakkinen (në të djathtë) Ambasadori global i Johnnie Walker rreth pirjes me përgjegjësi, dhe (në të majtë) i familjes së madhe WALKER.

janar dhjetor 2014 19

Agna Group Business News20

Pepsi në Shqipëri u bë pjesë e atmosferës festive dhe sfiduese të futbollit. Promocioni veror i PEPSI, IVI dhe 7UP sfidoi të gjithë konsumatorët për të “shënuar golin” e tyre dhe për të fituar dhurata.

Poshtë hapëses së kanaçes dhe tapës së paketimit 1.5L të gjithë konsumatorët mund të fitonin dhurata në çast, ose të rregjistronin kodin në facebook, për të qenë fitues të dhuratave të mwdha: tablet, laptop dhe smartphone.

Emocione të bukura, shumë fitues dhe dhurata nga Pepsi!

janar dhjetor 2014 21

Fushata e Pepsi 2014 përçoi shumë emocion. Grupi i përbërë nga talente të përzgjedhur nga vende të ndryshme bëri të mundur bashkimin e botës së

fotografisë, botës së “Street Art”, dhe atij të sportit, për të festuar “Artin e Futbollit” si pjesë e fushatës globale të Pepsi Futboll 2014.

Pepsi solli së bashku fotografin me famë botërore Danny Clinch, gjashtë artistët më të mirë botërorë të “Street Art” dhe disa nga futbollistët më të mirë si, Leo Messi, Robin van Persie, Jack Wilshere, David Luiz, Sergio Agüero dhe Sergio Ramos për të prezantuar koleksionin unik që ndërthuri artin me futbollin.Vepra e artit e përfunduar – gjashtë kanavaca spektakolare me përmasa 3x3 metër- u krijua duke bash-kuar talentin artistik, të zgjedhur posaçërisht për të përfaqë-suar gjallërinë dhe shpirtin e vendlindjes së futbollistëve nga mbarë bota. Ndër artistët që morrën pjesë ishte edhe piktori profesionist nga Anglia Hattie Stewart, artisti urban nga Argjentina Jaz, ilustratori dhe street artist Brazilian Ricardo AKN, fotografi nga Barcelona Zosen, fotografi nga Hollanda Merijn Hos dhe “street artist” nga Argjentina Ever.

Nga fushanë kanavacë, PEPSI#FUTBOLNOW

Agna Group Business News22

janar dhjetor 2014 23

Agna Group Business News24

janar dhjetor 2014 25

Agna Group Business News26

1

Chateauneuf Du Pape është prodhuar në vitin 2009. Kjo verë me aroma vishnje, kanelle dhe erëzash shumë aromatike, ka një shije të mirëbalancuar, të plotë, me një përfundim të zgjatur dhe të pasur në aroma shumë elegante. Rekomandohet me këmbë qingji, lepur të egër dhe brinjë qingji me erëza. Temperatura e shërbimit është 18oC.Chateau Julia Merlot rrjedh nga varietetet e

famshme të rrushit merlot, të kultivuara në vreshta dhe pasohet nga një proçedurë 15 ditore që çon në rezultatin e një vere me shijen e mrekullueshme të frutave të pyllit. Nuanca vjollcë dhe aroma të kujton qershitë dhe manat e egra. Temperatura e rekomanduar është 18

oC dhe shijohet

me gjithë llojet e mishrave të kuq të skarës, rosë dhe salcë aromatike.

Saint Emilion Red ka një aromë delikate të bajameve, trëndafilave dhe manave të kuqe. Ajo është elegante, me shije frutash në fund dhe me nota të lehta djegëse. Kjo verë është shoqëruese e përsosur me shpend gjuetie, mishra të kuq dhe të bardhë, dhe të gjitha varietetet e djathërave.Amethystos e kuqe është një verë shumë e sofisti-

kuar me një aromë komplekse dhe tërheqëse të marrë nga qëndrimi prej një viti në fuçitë e lisit 225 litroshe. Kjo verë, e cila ju shoqëron edhe me aromën e frutave të kuqe, shër-behet me mish të pjekur në skarë. Ju mund të zgjidhni ta vjetërsoni atë në qilarin tuaj, ose mund ta shijoni në temper-aturen 18

oC.

VERË PËR DHURATË

janar dhjetor 2014 27

4 KOKTEILEFESTIVE

PËRMBRËMJET

MESMIQSH

Fig Old Fashioned(Johnnie Walker)Johnnie Walker 5clFruta pylliFikSheqerAngostura

The Beach(Baileys)

Baileys 4clLiker pjeshke 2cl

Qumësht 1clLuleshtrydhe

Karamel

RaspberrySmash

(Johnnie Walker)Johnnie Walker 4cl

Cointreau 2clManaferra të kuqe

Kumbull Sheqer

Rosmary Sour(Smirnoff No 21)Vodka 4clLimon 2clSheqer 2clTrëndafilRosmarinë

Agna Group Business News28

7 Days Choco Croissants janë kruasantët e rinj shumë të shijshëm të mbuluar nga një shtresë çokollate. Me mbushje vanilje ose çokollatë, 7Days Choco Croissants do të jenë zgjedhja juaj e rradhës.

Produktet e Bella Soft janë produkte nga 100% celuloze (jo nga riciklim). Ato janë me 2 dhe 3 shtresa që sigurojnë cilësi të lartë, butësi dhe fortësi. Letra e Bella Soft është letër me dekoracion dhe aromë të lehtë. Gama e produkteve Bella Soft ofron: kartopeceta, letër kuzhine dhe letër higjenike. Bella Soft është e prodhuar me standartet e cilësisë EN ISO 9001:2008.

Produkte të reja

(3)

(4)

(5)

(1)

(2) Molto vjen në treg me një paketim të ri, duke sjellë dhe risinë e kruasantëve pa konservues, pa ngjyrues dhe pa yndyrna të hidrogjenizuara.

Chipicao është një markë kruasani e veçantë për fëmijë e cila dy herë në vit sjell në treg tema promovuese nga lojërat e famshme për fëmijë.

Stevioline ëmbëlsues është produkti më i ri shtuar portofolit të Agna Group. Ëmbëlsuesi është marrë nga gjethet bimore Stevia, nga xhungla e Paraguajit. Një paketim 2gr Stevioline = me një paketim 4gr sheqer, por me 50% me pak kalori.

janar dhjetor 2014 29

Freskohuni me shijen e plotë të birrës me 0% Alkool

Birrë ideale për momentet kur: drejtoni makinën, gjatë ushqimit të drekës dhe kur dëshironi një jetë

të shëndetshme (vetëm 23 kalori për 100ml)

Përbërësit: Ujë, Malt Elbi, Malt Gruri, hops, Maja.

Agna Group Business News30

janar dhjetor 2014 31janar dhjetor 2014 31

AGNA GROUP MBËSHTETI BUDDY WALK® ALBANIA

Muaji Tetor është muaji i sensibilizimit për sindromën Down. Me këtë rast, Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) organizoi Buddy Walk® Albania “Eja të kesh një shok për kokë përkrah teje”.

Buddy Walk® është një ecje sensibilizu-ese me qëllim promovimin e të drejtave dhe nevojave që kanë individët me sindromën Down për të jetuar një jetë në dinjitet dhe gjithëpërfshirëse në vendin ku jetojmë.

Sociale

DSA ftoi të gjithë qytetarët ti bashkoheshin ecjes e cila filloi nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë” për të mbaruar tek Parku Rinia ku u zhvillua edhe një festë e madhe mbushur me argëtim për fëmijë e të rritur.

Të ardhurat nga shitjet tek panairi me punime artistike dhe gatime nga nënat e fëmijëve shkuan si donacione për Qendrën e Zhvillimit dhe Arritjeve të DSA, ku marrin shërbim tera-peutik 30 fëmijë me sindromën Down.

Agna Group mbështeti Buddy Walk® Albania.

Aktivitete

janar dhjetor 2014 33

AGNA GROUP MBËSHTET ‘JUNIOR ACHIEVEMENT ALBANIA’

Organizata Junior Achievement Alba-nia, anëtare e rrjetit Junior Achieve-ment Worldwide, tashmë vepron prej dy vitesh në më shumë se 50 shkolla të mesme në të gjithë Shqipërinë. Ajo ka për mision të mbështesë dhe fuqizojë të rinjtë shqiptarë përmes edukimit praktik për sipërmarrjen, në mënyrë që të rinjtë të arrijnë sukses në jetë, të jenë të konkurrueshëm në tregun e punës, si dhe të jenë ekonomikisht të pavaruar.

Në një vit mbushur me aktivitete, Junior Achievement pati edicionin e dytë të nismës “Drejtues për një ditë, drejtues të së ardhmes”.

Këtë vit nisma u përqafua nga 48 insti-tucione të ndryshme. Çdo kompani mirëpriti një nxënës maturant për ta prezantuar atë me sipërmarrjen, natyrën e punës, detyrat dhe dinamikat e një dite pune.

Pranë kompanisë Agna Group këtë vit u bashkua Kristela Shehu, nxënëse e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, e cila pati mundësinë të kalon-te një ditë pune me drejtoreshën e agjencisë “On Time Concept”, me specialistët e Burimeve Njerëzore, si edhe pati mundësinë të zhvillonte një bisedë të gjatë me Presidentin e Agna Group, z.Vasil Naçi. Dita e saj pranë

Agna Group përfundoi duke ndjekur një pjesë nga seanca e trajnimit për drejtuesit e mesëm dhe të lartë të kompanisë.

Një aktivitet tjetër tepër i rëndë-sishëm i programit Junior Achieve-ment në Shqipëri ishte edhe “Panairi dhe Konkursi Kombëtar, Shoqëritë Sipërmarrëse të Nxënësve”. 22 shoqëri sipërmarrëse, të themeluara dhe drejtuara nga nxënës maturantë të rrjetit Junior Achievement Albania ekspozuan produktet dhe shërbimet e tyre para vizitorëve në ambjentet e qendrës tregëtare Citypark, në Tiranë.

Këto mini-biznese, përfaqësuese të 22 shkollave të mesme, gjithashtu konkurruan mes tyre për 5 kategori çmimesh. Fituese e çmimit të madh ishte shoqëria “Agos”, përfaqësuese e

shkollës “Willson”, e cila pati mundësi-në për të konkurruar më tej, duke përfaqësuar Shqipërinë në konkursin pan-europian të shoqërive sipërmar-rëse (mini-bizneset e nxënësve) zhvil-luar në Estoni më 22 Korrik 2014.

Ndër nismat e shumta të Junior Achievement, vlen për tu theksuar edhe Konferenca e I-rë Kombëtare, “Edukimi për Sipërmarrjen në Shkollat e Mesme”, e zhvilluar në ambjentet e Agna Group. Kjo konfer-encë kishte për qëllim ndërgjegjësimin rreth rëndësisë së edukimit në fushën e sipërmarrjes dhe rolin e mësuesve

në këtë drejtim. Për të patur një rezul-tat sa më efektiv, e nevojshme është parapërgatitja e mësuesve me anë të trajnimeve të posaçëm. Mësuesit duhet të nxisin mendimin kritik, prak-tik dhe kreativ tek nxënësit në mënyrë që ata të jenë qytetarë sa më të përgjegjshëm, duke pasur dhe një qasje prej sipërmarrësi.

Agna Group mbështet Junior Achieve-ment Albania pasi beson tek rëndësia e kultivimit të shpirtit dhe mentalitetit sipërmarrës që në moshë të hershme, pasi kjo ju bën mirë jo vetëm indi-vidëve, por edhe gjithë shoqërisë.

VEPRO TANI! KUNDËR AUTIZMIT! Fondacioni “Autizmi Flet Shqip” orga-

nizoi maratonën e cila filloi në qytetitn

e Poliçanit. Run4Autism është një iniciativë e një

prindi i cili së bashku me mikun e tij vendosën të vrapojnë për djalin e tij autik. Ajo filloi si një mënyrë jo-tradi-cionale e rritjes së ndërgjegjësimit dhe ndjeshmërisë në Shqipëri në mbështetje të fëmijëve të prekur nga autizmi. Duke vrapuar në të gjitha qytetet e Shqipërisë, kjo nismë i jep të gjithë fëmijëve të prekur nga autiz-mi një mesazh të fortë se, ata dhe prindërit e tyre nuk janë të vetëm në këtë “luftë”.

Agna Group e mbështeti këtë nismë.

Agna Group Business News34

FESTOJMË SËBASHKU ME FËMIJËT, 18 VJET “FSHATI SOS”

Para 18 vitesh ky fshat hodhi theme-let duke pasur si moto të tij: “Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në një mjedis familjar që të kujdeset për të”. Vitet kaluan dhe sot Fshati SOS ka 13 shtëpi dhe 13 familje ku jetojnë fëmijë pa mbështetje prindërore. Kjo familje e madhe dhuron shumë përkujdesje, dashuri dhe mbështetje për këta fëmi-jë në mënyrë që talentet, dëshirat dhe ëndrrat e tyre të bëhen realitet.

Agna Group prej vitesh tashmë jep ndihmën e saj që rritja dhe zhvillimi i fëmijëve të Fshatit SOS të jetë sa më i shëndetshëm.

SPRING MBËSHTETI AKTIVITETIN NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË DIABETITNën moton “Diabeti më zgjodhi mua

dhe unë zgjedh veten time”, Shoqa-ta e Fëmijëve dhe të Rinjve Diabe-tikë, organizoi në Tiranë një aktivitet sensibilizues, me qëllim informimin dhe njohjen e komunitetit rreth kësaj sëmundje e cila tashmë nuk prek vetëm moshën e tretë, por me mijëra të rinj dhe fëmijë. Si pjesë e këtij aktiviteti u ngrit edhe një tendë ku qytetarët mund të kryenin në moment analizën e diabetit.

AGNA GROUP MBËSHTETI DITËN KOMBËTARE TË JETIMËVE NË SHQIPËRI Koncerti me moto “Një ditë si

gjithë fëmijët e tjerë” organizuar nga Shoqata Shqiptare e Gjimnastikës Aerobike Artistike, u zhvillua në ditën Kombëtare të Fëmijëve Jetimë pranë Pallatit të Kulturës, Kamëz, Tiranë.

Agna Group mbështeti këtë koncert në të cilën morrën pjesë fëmijë jetim nga shumë vënde të Shqipërisë të cilët performuan në kërcim dhe recitim në këtë aktivitet enkas për ta. Pjesë e aktivitetit ishte dhe trupa e baletit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

FESTOJMË 1 QERSHORIN ME FËMIJËT E FSHATIT “SOS”

Si çdo vit dhe çdo festë, Agna Group mbështet fëmijët e Fshatit “SOS” duke falur dashuri dhe argëtim për të gjithë fëmijët. Festa e 1 Qershorit organizuar në ambjentet e Fshatit “SOS” ishte një ditë e veçantë për të gjithë. Valle, numra cirku, dhurata dhe shumë argë-tim ishin pjesë e kësaj feste përkush-tuar vetëm fëmijëve.

“SPORT, FESTË, NGJYRA” U MBËSHTET NGA AGNA GROUP

Me rastin e festës të 1 Qershorit, Ditës Kombëtare të Fëmijëve, Minis-tria e Arsimit dhe Sportit së bashku me Federatën Shqiptare të Sportit orga-nizuan aktivitetin festiv “Sport, Festë, Ngjyra” në ambjentet e ish Kompleksit Dinamo, Tiranë.

Ky event kishte për qëllim promovi-min e vlerave të aktivitetit fizik dhe sportiv, duke e parë atë si një bene-fit për fëmijët në zhvillimin e tyre të gjithanshëm.

Fëmijë të shkollave 9-vjeçare dhe fëmijë të kopshteve morrën pjesë në këtë festë organizuar enkas për ta

duke performuar koreografi të ndry-shme, lojra sportive dhe shumë aktiv-itete të tjera.

Nën moton ““Fëmijë të lumtur, Prindërim i suksesshëm, Shoqëri e realizuar” Ministria e Arsimit dhe Spor-tit organizoi nje sërë aktivitetesh në të gjithë qytetet e Shqipërisë.

janar dhjetor 2014 35

AGNA GROUP IU BASHKUA NISMËS “TA PASTROJMË SHQIPËRINË NË NJË DITË”

Agna Group edhe për këtë vit, u bashkua me nismën “Ta Pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, e cila tashmë ka mbështetjen e mijëra qytetarëve. Kjo nismë ka për qëllim sensibilizimin, ndërgjegjësimin dhe mobilizimin e komunitetit për rëndësinë e pastër-tisë së vendit ku jetojnë si dhe për t’u bashkuar me këtë aksion vullnetar.

Gjatë vitit 2014, GreenLine Albania, organizoi dy nisma. Në prag të fillimit të sezonit turistik fokusin kryesor e kishte pastrimi i vijës bregdetare. Datë 23 Maj, nismës “Ta Pastrojmë breg-

detin në një ditë”, dhe datë 21 Nëntor, nismës “Ta Pastrojmë Shqipërinë në një ditë” ju bashkuan me mijëra ekologjistë, vullnetarë nga shkolla, institucione dhe kompani të ndryshme duke bërë të mundur pastrimin e vijës bregdetare të Shqipërisë nga Veriu në Jug.

Agna Group dha ndihmën e saj në këto iniciativa sociale për të mundë-suar një mjedis më të pastër përgjatë vijes bregdetare të qytetit të Durrësit dhe rrugës dytësore të autostradës Tiranë-Durrës. Agna Group vijon të japë kontributin e saj për pastrimin e ambjentit që na rrethon dhe që ky aktivitet të kthehet në një traditë.

AGNA GROUP MBËSHTETI KONFERENCËN E PARË “WINTERCO”

WinterCo është konferenca e parë e organizuar nga AISEC Shqipëri. Ajo u mbajt në datat 21-23 Nëntor në qyte-tin e Durrësit.

Në këtë konferencë morrën pjesë të gjithë anëtarët e AISEC Shqipëri për të mirëpritur anëtarët e rinj, zhvil-luar seanca trajnimi, forcuar bashkë-punimin mes anëtarëve si dhe për të diskutuar rreth zhvillimit strategjik të organizatës. Në këtë konferencë morrën pjesë edhe anëtarë të AISEC nga e gjithë bota. WinterCo është një iniciativë e rëndësishme e cila ka për

qëllim të sigurojë zhvillimin e liderave të duhur.

AISEC Shqipëri është një organizatë studentore pjesë e AISEC, një nga organizatat më të mëdha në botë në të cilën studentët bëhen pjesë për të zhvilluar aftësitë e tyre në lidhje me lidershipin.

Prej fillimit, Agna Group ka qënë mbështetëse në zhvillimin e liderave të ardhshëm nga AISEC.

AGNA GROUP MBËSHTETI AKTIVITETIN “LIVING LIBRARY FOR YOUNG ENTREPRENEURS”

Në kuadër të zhvillimit të “Javës së Sipërmarrjes”, Organizata Studentore “Entrepreneur Club Tirana” zhvilloi në ambjentet e godinës “Iliria” aktivite-tin, “Living Library for Young Entrepre-neurs”.

“Entrepreneur Club Tirana” është një organizatë studentore, e themeluar kryesisht nga studentë të Fakultetit Ekonomik, me qëllim të ndihmojë dhe përkrahë studentët në veprimtari të ndryshme në fushën e sipërmarrjes.

Living Library është një koncept,

përdorur si metodologji për të krijuar dialogje konstruktive midis njerëzve të ndryshëm të cilët kanë eksperiencë në lidhje me sipërmarrjen.

Organizata studentore tashmë vepron prej disa muajsh duke patur aktivitete frytdhënëse, në të cilat Agna Group ka qënë mbështetëse.

Agna Group Business News36

FORUMI I BIZNESIT DHE INVESTIMEVE MAQEDONI-SHQIPËRI, EDICIONI I DYTË

Agna Group ishte pjesë e “Forumit të Biznesit dhe Investimeve Maqedo-ni-Shqipëri” i cili u organizua nga zyra Ndërkombëtare InvestMacedonia – Shqipëri & Kosovë.

Aktiviteti u mbajt në ambjentet e hotel Tirana International duke pasur si qëllim thellimin e bashkëpunimit mes kompanive dhe prodhuesve të produkteve ushqimore të këtyre shteteve. Në këtë event morrën pjesë rreth 200 kompani nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova të cilat impor-tojnë dhe shpërndajnë produkte ushqimore.

SPRING MBËSHTET “RUN FOR CHILDREN” 4

I kthyer tashmë në një traditë, “Run for Children” u organizua për vitin e katërt në Shqipëri. Ky aktivitet bamirësie ka rritur pjesëmarrjen nga viti në vit duke sjellë në fokus fëmi-jët në nevojë, dhe fëmijët jetimë, të sëmurë rëndë. Donacionet që mblid-hen nga ky aktivitet shkojnë të gjitha për kurimin e fëmijëve të cilët kanë nevojë urgjente për ndihmën mjekë-sore. Vitin e kaluar u trajtuan 13 fëmijë të sëmurë rëndë.

“KRYQI I KUQ DHE FEMIJET”, DITA BOTERORE E KRYQIT TE KUQ

8 Maj, Dita Botërore e Kryqit të Kuq, është prezantuar në Ekspoz-itën e 18-të Kombëtare të Vizatimit me punime nga fëmijë të cilët kishin hedhur në letër mënyrën si ata e perceptonin Kryqin e Kuq dhe aktiv-itetin e tij.

Kjo ekspozitë ishte një fushatë promovimi i vlerave humanitare e cila qëndroi e hapur në datat 7-9 Maj.

Për fëmijët me vizatimet më të bukura ishin rezervuar çmime të ndryshme vlerësimi.

AGNA GROUP MBËSHTETI PROJEKTIN “MË PARË SHËTIS VENDIN TIM”; VIZITOJ DHE PROMOVOJ BUKURITË E VENDIT TIM

Qendra e trajnimit “Faik Konica” organizoi një tur 7 ditor duke përf-shirë një numër të konsiderueshëm të nxënësve të shkollave të Tiranës dhe mësuesit e tyre.

Qëllimi i këtij turi ishte promovimi i bukurive natyrore dhe etno-kultura e disa vendeve turistike të Shqipërisë. Vizitat në vendet historike dhe kulturore kishin pjesë të tyre foto-grafimin e natyrës, elementëve etno-kulturorë dhe intervista me vendasit për të kuptuar më mirë traditat dhe

kulturen e vendit. Në fund të projektit u realizua një

video promocionale, me titull: “Ky është më i bukuri vendi im’’.

Përveç eksplorimit të vendeve të ndryshme, u realizua gjithashtu edhe një program psiko-edukimi i cili ndih-mon adoleshentët të njohin më mirë personalitetin, prirjet, dhe aftësitë e tyre.

Agna Group mbështeti realizimin e këtij projekti edukativ.

KulturoreAktivitete

në një qytet-festë.Zhvilluar për herë të parë në Gjirokastër, me

mbështetjen e ministrit Erion Veliaj, ky event ka për qëllim promovimin e vlerave, traditave dhe kulturës së këtij qyteti.

Performancat e grupeve muzikore janë duartrokitur deri në orët e vona të natës nga qytetarë të shumtë.

Ky aktivitet u mbyll me vizitat në tunelin e Luftës së Ftohtë dhe Kalanë e qytetit si edhe me një koncert madhështor.

Uji mineral natyral Glina dhe pija energjike Dragon Heart mbështetën këtë aktivitet kaq të rëndësishëm kulturor.

GLINA DHE DRAGON HEART MBËSHTESIN “FESTIVALIN E TRASHËGIMISË KULTURORE GJIROKASTËR”

Qyteti i Gjirokastrës në datat 1 dhe 2 Gusht mirëpriti aktivitetin më të rëndësishëm duke hapur dyert e tij për të gjithë turistët dhe dashamirësit e kulturës dhe traditës.

Shtëpitë muze dhe parqet arkeologjike u shndërruan në arena koncertesh muzikore, ekspozita, projektim dokumentarësh historike dhe filmash duke e kthyer kështu Gjirokastrën

janar dhjetor 2014 39

FESTA E MUZIKËS NË SHQIPËRI MBËSHTETET NGA PEPSI

E vendosur zyrtarisht në France për herë të parë në vitin 1982, Festa e Muzikës, u zhvillua këtë vit edhe në Shqipëri, në bashkëpunim me rrjetin e Aleancave franceze në Shqipëri, Amba-sadën Franceze, Bashkinë e Tiranës, Korçës dhe Elbasanit.

Festa ndërkombëtare e muzikës zgja-ti tre ditë. Ajo filloi festimet datë 20 Qershor në qytetin e Elbasanit, vazh-doi ditën e nesërme në qytetin e Tira-nës dhe mbyllja u zhvillua në qytetin e Korçës datë 22 Qershor.

Akrobatë dhe Dj Francezë, në bash-këpunim me muzikantë dhe Dj Shqip-

tarë i kthyen këto ditë në një festë të madhe muzike dhe shumë argëtimi.

Ky aktivitet i veçantë muzikor, u mbështet nga Pepsi.

PEPSI MBËSHTET KONCERTIN RECITAL TË ALBAN SKËNDERAJ

Kantautori i njohur shqiptar Alban Skënderaj zhvilloi në datën 24 Nëntor hapjen e koncertit të tij të parë recital të titulluar, “Tingujt e ditarit tim”.

10 vjet nga dita e parë e daljes në skenë, Alban Skënderaj realizoi dhe ju ofroi të gjithë fansave të tij gjatë tre mbrëmjeve një koncert akustik live ku u shoqërua vetëm nga një orkestër profesionale duke kthyer kështu ëndrrën e tij në realitet.

Koncerti u zhvillua në Qendrën e Kulturës pranë Katedrales Orthodokse ku këngëtari performoi repertorin e tij me kompozime të risjella në mënyrë të

re dhe shumë të veçantë.Pepsi ishte një nga mbështetësit e

këtij eventi kaq të bukur për muzikën në Shqipëri.

AGNA GROUP NË MBËSHTETJE TË FESTËS SË PEZËSMe rastin e 70 vjetorit të çlirimit të

vendit, në Pezë u organizua një aktiv-itet festiv pjesë e të cilit ishin homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, ekspozita si edhe një konferencë me disku-time me të rinjtë. Mbrëmja u mbyll me një koncert me DJ dhe këngëtarë të njohur të muzikës Shqiptare dhe të huaj. Agna Group ishte një nga mbështetësit e kësaj feste të mundë-suar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

IVI MBËSHTETI “SUMMER FEST” EDICIONI 3 Edhe këtë vit u organizua me sukses

spektakli “Summer Fest”, I cili ‘shëti-

ti’ në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi duke promovuar vlerat kulturore dhe turizmin e qyteteve të ndryshme. Me pjesëmarrjen e këngëtarëve të njohur nga Shqipëria dhe trevat, trupës së “Portokalli” show dhe trupës së baletit të Top-Channel, këto mbrëmje dhuruan shumë argëtim dhe surpriza. Këtë vit, “Summer Fest” mori nismën për të mbështetur Orga-nizatën Shqiptare të Dhuruesve Vullne-tarë të Gjakut, në misionin e saj për të nxitur dhe promovuar dhurimin vullne-tar të gjakut.

Agna Group Business News40

FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I FILMIT NË TIRANË MBËSHTETET NGA GLINA

I pari i këtij lloji në Shqipëri, Festi-vali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë, edicioni i 12-të, solli përgjatë shtatë ditëve për të gjithë dashamirësit e artit kinematografik 83 filma nga 107 vende të botës, përfshirë edhe kategorinë për filmat Shqiptarë.

Ky event kulturor pati si qëllim kriji-min e një vend takimi për të gjithë artistët e filmit dhe dashamirësit e kinemasë nga Shqipëria, Ballkani dhe e gjithë bota për të ndarë së bashku pasionin dhe njohurinë e tyre për film-in.

Regjizorë të huaj, shqiptarë, artistë të rinj dhe studentë të talentuar paraqitën punën e tyre të re kinemato-grafike.

Dy juritë e përbëra nga skenaristë, regjisorë dhe kritikë vlerësuan filmat eksperimental, filmat e shkurtër dhe të gjatë, dokumentarët dhe filmat e prod-himit shqiptar. Në natën finale u shpal-lën edhe 9 fituesit e festivalit.

Uji mineral natyral Glina, si çdo edicion, është mbështetës i këtij aktiv-iteti kaq të rëndësishëm për artin e filmit në Shqipëri.

UJI MINERAL NATYRAL GLINA MBËSHTET “FESTIVALIN MULTIKULTUROR” TË BERATIT

Festivali Multikulturor u zhvillua sivjet për herë të parë nga organizata “Njerëz dhe Ide”,”ARTPLUS” dhe Bash-kia Berat.

Përgjatë 3 ditëve ky qytet u përf-shi nga aktivitete të ndryshme artis-tike dhe iniciativa sociale. Ekspozita pikture, video art, filma të ndryshëm, koncerte, dhe panaire Artizanati ishin pjesë e këtij Fesivali duke vënë në fokus gjithashtu trashëgiminë kulturore dhe kulturën rome.

Elina Duni, Bethia Beadman, Dren

Abazi dhe Zig Zag Orkestra ngrohën me tingujt e tyre muzikorë atmosferën e Festivalit në qytetin historik të Bera-tit.

Për studiuesit dhe të apasionuarit pas trashëgimisë kulturore, u zhvillua një konferencë shkencore për trashëgim-inë me referues emra të njohur të fushës.

Uji mineral natyral Glina, si përherë mbështet aktivitetet të cilat promovo-jnë kulturën dhe traditat Shqipëtare.

X-FACTOR ALBANIA DHE PEPSI MBYLLIN ME SUKSES EDICIONIN E TRETË TË TALENT SHOW-T MË TË NJOHUR!

Nata finale e X-Factor Albania 3 u mbyll me një sukses të jashtëzakon-shëm duke shpallur fitues të saj talen-tin nga Shkodra, Ergi Dini. Së bashku me mentoren e tij, Tunën, Ergi arriti të rrëmbejë fitoren falë performancave të tij spektakolare, të cilat dhuruan shumë emocion për të gjithë teleshi-kuesit, por edhe për spektatorët.

Vendi i dytë u shoqërua nga Sena-di, djali nga Maqedonia, ndërsa në vendin e tretë u rendit Sara Memmola, konkurentja e parë e huaj në X-Facto-

rin shqiptar.Kjo mbrëmje e organizuar me shumë

dashuri dhe kujdes pati edhe perfor-mancën special nga të ftuarat, Elhaida Dani dhe Miriam Cani.

Ashtu si në të gjithë botën, edhe në Shqipëri, Pepsi mbështet talen-tet e reja në rrugën drejt realizimit të ëndrrave të tyre.

janar dhjetor 2014 41

ÇMIMET “KULT” U MBËSHTETËN NGA UJI MINERAL NATYRAL GLINA

Nata gala e çmimeve “Kult” dhuroi edhe këtë vit një mbrëmje të mbushur me emocione dhe surpriza në ambjen-tet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Artistët u vlerësuan nga juria profesioniste e këtij eventi për 11 kategori: Libri Artistik më i mirë, Përkthimi i Vitit, Libri Studimor, Artisti Pamor, Regjia Teatrore, Filmi Artistik më i mirë, Aktori i Vitit, Aktorja e Vitit, Instrumentisti i Vitit, Interpretuesi Lirik i Vitit dhe Albumi Muzikor. Çmimet Kult janë tashmë të njohura për vlerësi-min dhe promovimin e prurjeve më të mira në fushën e artit dhe kulturës me qëllim stimulimin e artit në Shqipëri.

AGNA GROUP KOSOVË, PJESË E PANAIRIT “BLEJ SHQIP” ZHVILLUAR NË PRISHTINË

Si një mundësi për zhvillimin dhe fuqizimin e ekonomisë, panairi “Blej Shqip” zhvilluar në Kosovë, gjatë datave 27 dhe 28 Nëntor, mirëpriti 120 kompani nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Ky panair pati si qëllim promovimin e prodhimeve të vendit,

dhe nxitjen e shkëmbimeve tregëtare mes Shqipërisë dhe Kosovës për të patur rritje të punësimit si edhe zhvil-limit ekonomik.

Pjesë e panairit “Blej Shqip” ishte edhe Agna Group e cila prej disa muaj tashmë ka zgjeruar aktivitetin e saj dhe në tregun e Kosovës.

“FESTIVALI I LIBRIT DHE ARTIT PAMOR”

Në ditën Ndërkombëtare të Librit, për herë të parë hapi dyert “Festivali i Librit dhe Artit Pamor” në mjediset e Muzeut Kombëtar.Ky festival ishte i mbushur me aktivitete të ndryshme si, konferenca, promovime për librat

e rinj, prezantime të punimeve nga artistët e artit pamor si edhe shfaqje për fëmijë. Në përfundim të festivalit u dhanë dy çmime: Çmimi “Ardian Klosi” për publicistikën më të mirë të vitit dhe çmimi “Danish Jukni” për punën më të mirë të arteve pamore.

Agna Group u bë pjesë e këtij even-ti të madh kulturor i cili u organi-zua nga “Shoqëria e Librit Shqip” me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

AGNA GROUP PJESË E PANAIRIT KOMBËTAR LËVIZËS NË QYTETIN E GJIROKASTRËS

Panairi Kombëtar Lëvizës u organizua sivjet për herë të parë. Ai përkoi edhe me 71 vjetorin e çlirimi të qytetit të Gjirokastrës.

Panairi u mundësua nga Minis-tria e Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, në bashkëpunim me Dhomën e Tregëtisë dhe Indus-trisë Qarku Gjirokastër. Në panair morrën pjesë firma të ndryshme nga e gjithë Shqipëria si edhe biznese nga qarku i Gjirokastrës. Në shërbim të shpërndarjes së Zhvillimit Ekonomik në mbarë vendin ky panair lëvizës përsh-koi 6 qarqet me volumin më të madh

tregëtar në vend me qëllim informimin mbi tregun, rritje të bashkëpunimit mes kompanive ndërkombëtare dhe lokale, etj. Panairi mbyllës u zhvillua prej datës 11-14 Dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

EDICIONI I 7-TË “MILAN JUNIOR CAMP” U MBËSHTET NGA PEPSI

“Milan Junior Camp” është një aktivitet sportiv kthyer tashmë në një traditë në Shqipëri.

Edicioni i 7-të i këtij eventi promovoi të rinjtë, nga mosha 8-14 vjeç, të cilët aspirojnë të kenë një karrierë në fushën e futbollit. Fëmijët u stërvitën për katër ditë rresht nga trajnerë të klubit sportiv A.C.Milan. Në fund të aktivitetit u përzgjodhën talentet të cilëve ju dha mundësia për të përjetuar një eksperiencë unike, një javë stërvitje nga trajnerë të ekipit të mirënjohur A.C.Milan, në qytetin e Milanos. Pepsi si përherë e mbështet këtë nismë duke dhënë suportin e tij në përzgjedhjen e talenteve të rinj në fushën e futbollit.

SportiveAktivitete

AGNA GROUP MBESHTETI “GJYSMË MARATONËN BALLKANIKE”

Qyteti i Durrësit në datë 6 Prill mirëpriti për herë të parë në Shqipëri, “Gjysmë Maratonën Ballkanike”. Në këtë event tepër të rëndësishëm për sportin Shqiptar morrën pjesë 48 garues nga të gjitha shtetet e Ballkanit si, Shqipëria, Kosova, Italia, Bullgaria, San Marino, Maqedo-nia, Rumania, Turqia, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë Hercegovina, Armenia etj.

Maratona u shoqërua dhe nga 2500 nxënës të shkollave të qytetit të cilët vrapuan me rastin e “Ditës Botërore të Sportit për Paqe e Zhvillim”, ditë kjo e cila festohet në të gjithë botën duke patur si slogan të saj “Athletics Better World”.

Ky aktivitet u organizua nën kujdesin e Feder-atës Shqiptare të Atletikës dhe Bashkisë të Durresit.

janar dhjetor 2014 43

“STREET BALL” U MBËSHTET NGA LIPTON ICE TEA

Kampionati Veror Streetball Saranda edicioni i 3 u organizua nga data 8-10 Gusht me pjesëmarrjen e ekipeve vendase dhe të huaja. Ekipet sfiduan njëri-tjetrin për të qënë kryesues të këtij eventi sportiv.

Bashkia Sarande dhe Federata Shqip-tare e Basketbollit ishin mbështetësit kryesorë te aktivitetit i cili mbledh të gjithë adhuruesit e basketbollit në një event.

LIPTON ICE TEA DHE AMSTEL RADLER MBËSHTETËN “BEACH VOLLEY ALBANIA SUMMER TOUR, U 20”

Federata Shqiptare e Volejbollit orga-nizoi Kampionatin Kombëtar për të rinj dhe të reja U20 në “Beach Volley” i cili u zhvillua në Himarë dhe Sarandë.

Lipton Ice Tea dhe Amstel Radler ishin mbështetës të këtij eventi sportiv duke dhënë suportin e tyre përgjatë gjithë javës të aktivitetit.

Në Himarë ku u zhvillua pjesa e parë e këtij aktiviteti, morrën pjesë

16 grupe me vajza dhe 12 grupe me djem, ndërsa në pjesen e dytë e cila u zhvillua në Sarandë morrën pjesë 12 grupe me vajza dhe 12 grupe me djem përfaqësues të qyteteve të ndryshme nga Shqipëria dhe Kosova.

Për secilën pjesë u shpallën tre grupe fitues. Kampionati ishte i hapur për të marrë pjesë edhe amatorë apo dashamirës të beach-volley gjë e cila ishte dhe e veçanta e tij.

AGNA GROUP MBËSHTET TURNEUN E HAPUR NDËRKOMBËTAR TË SHAHUT

Federata Shqiptare e Shahut zhvil-loi edhe këtë vit në datat 3-7 Nëntor, Turneun e Hapur Ndërkombëtar të Shahut “Durrës Open 2014”, ku morrën pjesë shahistët më të mirë të Shqipërisë si edhe shahistë nga vende të ndryshme të Evropës.

Në këtë aktivitet garuan 70 shahistë të grupmoshave të ndryshme nga të cilët u përzgjodhën edhe fituesit në ditën finale.

SPRING NË MBËSHTETJE TË TURIT TË 71-TË ÇIKLISTIK TË SHQIPËRISË

Organizuar nga Federata Shqip-tare e Çiklizmit, turi i 71-të Çiklis-tik i Shqipërisë, pati hapjen sot me prologun në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Për gjashtë ditë rresht, çiklistë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia do të përshko-jnë gjashtë qytete nga veriu në jug të Shqipërisë.

Për çdo etape çiklistët do të vlerëso-hen me tre çmime.Uji mineral natyral Spring ishte pjesë i këtij eventi duke dhënë mbështetjen për këtë disipline kaq të veçantë sportive.

DRAGON HEART MBËSHTETI KAMPIONATIN E 3-TË KOMBËTAR TË KICK-THAI BOXING

Federata Shqiptare e Kick-Thai Boxing organizoi datë 30 Mars në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, Tira-në Kampionatin e 3-të Kombëtar në Kick-Thai Boxing. Në këtë aktivitet morën pjesë 70 sportistë nga 10 klube sportive përfaqësuese të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

Sportistët ishin të ndarë në dy grup mosha dhe pesha të ndryshme ku konkuruan për kampion të kategorisë përkatëse.

Pija energjike Dragon Heart mbështeti këtë aktivitet sportiv.

Agna Group Business News44

Ndoshta arsyeja më e zakonshme e zvarritjeve është se disa detyra të rëndësishme janë të pakëndshme. Një tjetër arsye është se disa detyra mund të duken më të mëdha për ne, për shkak të kohëzgjatjes, madhësisë ose kompleksitetit së tyre.

Në themelet e zvarritjes, thonë psikologët, pothuajse gjith-monë fshihet frika apo konflikti që na nxit për t’i lënë pas dore gjërat.

Një person mund të jetë i detyruar të arrijë rezultate të caktuara, por janë një shumicë emocionesh të kundërta që shërbejnë si faktorë frenues. Edhe pse personi që zvar-rit punët mund të sillet sikur të ishin larguar këta faktorë si: kërcënimi, frika apo konflikti, ato janë ende aty, bashkë me të, në nënndërgjegjen e tij, duke gjeneruar stres dhe duke penguar arritjen e suksesit.

Ekspertët e menaxhimit të kohës kanë identifikuar tetë shkaqet më tipike të zvarritjes:

1. Detyrë e pakëndshme: Kjo është arsyeja më e zakonshme që jepet për zvarritjet.

Në fund të fundit, është shumë e lehtë të shtyni marrjen e një vendimi të sikletshëm: të lani enët, apo të shkoni tek dentisti?

Ja disa rregulla që mund t’ju ndihmojnë të bëni një detyrë që ju i shmangeni, sepse është e pakëndshme:

• Bëjeni atë sapo filloni punë: Nëse nuk mendoheni gjatë përpara se ta bëni atë, ajo do t’ju duket e lehtë. Ose, nëse doni të mendohe-ni, pse nuk mendoni se sa e lehtë do të bëhet pjesa tjetër e ditës së punës pasi ta keni bërë atë? • Vendoseni në një vend ku mund ta shihni vazhdimisht: Vendoseni kërkesën e klientit që pret përgjigje në mes të tavolinës tuaj. Përsa kohë të jeni në zyrë, asaj nuk mund t’i shman-geni. • Gjeni dikë tjetër që e pëlqen atë detyrë. Ki parasysh se ajo që është e pakëndshme për ju, mund t’i pëlqejë dikujt tjetër. • Bëni një listë me anët pozitive dhe nega-tive: Renditni në një letër të gjitha anët pozi-tive që do të rezultojnë nga realizimi i detyrës dhe pastaj ato negative. Vetëm duke i parë të gjitha në letër mund t’ju lehtësohet ankthi.

2. Detyra duket e madhe. E rëndë, masive, gjigante, e pafund: Detyra nuk është dhe

aq e pakëndshme, në fakt ju mezi prisni për ta realizuar atë. Realisht është aq e madhe saqë nuk dini nga t’ja nisni. Këtu janë tre këshilla për t’ju ndihmuar se si ta trajtoni një detyrë të tillë:

SI TË RRITËSH RENDIMENTIN

NË PUNË“Zvarritja është vjedhësi i ëndrrave”

proverb Indian

janar dhjetor 2014 45

• Ndarja e një pune të madhe në copa më të vogla: Një punë më të vogël e realizoni më lehtë dhe në këtë mënyrë edhe këndvështrimi juaj ndaj të tërës (punës së madhe), ndryshon duke u bërë më pozitiv. • Gjeni një vend të qetë për ta bërë atë: Mbyl-leni derën e zyrës tuaj dhe kërkoni që të mos ju shqetësojnë. • Shfrytëzoni inertësinë: Pasi filloni, vazhdoni për aq kohë sa përqëndrimi juaj të jetë i fortë dhe i freskët. Kur mendja juaj fillon të endet, ndaloni. Bëni pushim.

3. Rradha e detyrave është e pa qartë ose e paplanifikuar:

Sa më të ç’organizuar të jemi, aq më të prirur jemi për t’i zvarritur punët. Planifikimi paraprak, është gjithnjë përgjigja.

4. Objektivat tuaja janë të paqarta: Në situata të caktuara, veçanërisht në objektivat e biznesit,

ato duhet të jenë jo vetëm të qarta, por edhe të matshme. Kur themi: “shitjet tona do të rriten ndjeshëm” është më pak produktive dhe ka më pak ndikim.

5. Frikë nga ndryshimi: Frika e ndryshimit është e natyrshme si reagim njerëzor. Ajo

mund të jetë dekurajuese, të nxisë zvarritjet dhe të shman-gë ndryshimet që janë me përfitim dhe të dobishme. Gjith-një duhet ta shohim ndryshimin si një mundësi dhe për këtë arsye duhet vazhdimisht të kuptojmë përfitimet nga ndryshi-mi, ta shohim atë pozitivisht.

6. Frika nga dështimi: Edhe njerëzit me më shumë besim, kanë frikë nga dështimi,

kështu që ata i shtyjnë punët, ndonjëherë përgjithmonë. Një shembull i mirë është të folurit në publik. Njerëzit frikësohen se do gabojnë përballë një grupi të madh njerëzish, sepse ata besojnë se dështimi i tyre do të zmadhohet .

7. Të marrësh përsipër më shumë se sa duhet: Shumë njerëz janë kaq të përkushtuar, ambiciozë, apo

entuziastë saqë ata marrin përsipër shumë më tepër se duhet, në punë, në shtëpi, apo në komunitetet e tyre.

Faktori kryesor për këtë mund të jetë paaftësia për të thënë “jo”. Ky fenomen vjen si pasojë e një shqetësimi të brend-shëm për të mos qenë i pakëndshëm me të tjerët, nga frika se mund të humbisni respektin e tyre. Paaftësia për të thënë

“jo”, është një vjedhës kohe që ne ja imponojmë vetes. Askush nuk mund t’i bëjë të gjitha, të paktën jo të gjitha në të njëjtën kohë.

Psikologët kanë gjetur një mënyrë me katër hapa për të thënë “jo”, me diplomaci dhe efektivitet:

• Jepni një arsye: Sa herë jepni një arsye të mirë e të fortë për vendimin tuaj, shfaqni pjekuri. • Bëhuni diplomat: Të thuash “jo”, mund të lëndojë, mërzisë ose edhe inatosë personin të cilit i drejtoheni. Tregoni takt, pasi është thelbësore kur duhet të kundërshtoni diçka.• Sugjeroni një kompromis: Nëse shpjegoni se jeni të gatshëm për të gjetur mënyra të tjera për të kontribuar, do të theksoni vullnetin tuaj të mirë. • Mos e zgjasni vendimin tuaj: “Lermëni ta mendoj edhe njëherë...” është mënyra më e zakontë që njerëzit përdorin për të shtyrë një “jo” që pritet. Kjo është shumë e padrejtë. Jini kurajozë. Thoni JO!! Gjithnjë nëse duhet!

8. I bëni gjërat në sekondën e fundit: Për disa njerëz, duke bërë diçka në minutën e fundit shkak-

ton një nxitje të adrenalinës. Ky është një zakon i rrezikshëm për shkak se:

• Punët e minutës së fundit rrisin probabilite-tin për të bërë gabime. • Ju nuk keni kohë për të korrigjuar gabimet, ose nganjëherë edhe për t’i zbuluar ato. • Një kërkesë e re, e papritur mund të dalë dhe ju do të merrnit kohën e detyrës aktuale dhe kjo dëmton cilësinë e të dyja detyrave. • Është e vështirë për ta parandaluar këtë nxitje. Ju duhet të bindni veten tuaj se kjo është e rrezikshme. Ju duhet të provoni të gjitha strategjitë e përmendura më lart për t’ju ndihmuar në përpjekjet tuaja. • Nëse mendoni që nuk mund të bëhet asgjë, atëherë lëvizni në detyrën e radhës, është koha të vazhdojë rrjedha normale e punës.

Duhet vetë-disiplinë për të tejkaluar zvarritjen dhe shtyrjen e gjërave të cilat pengojnë shumë njerëz për të arritur sukse-sin.

Agna Group Business News46

A - ARSYEJA

1. 93% E BIZNESEVE PËRDORIN RRJETET SOCIALE PËR TË BËRË BIZNES.

Kur vetëm 7% e bizneseve thonë se nuk përdorin rrjetet sociale për të bërë biznes, krijon një hije dyshimi mbi aftësitë e këtyre bizneseve për t’u bashkuar në fushën e rrjeteve sociale. Bizneset që i përdorin rrjetet sociale nuk e mësuan këtë praktikë në shkollë. Ata ishin të detyruar t’i mësonin prak-tikat e marketingut në rrjetet sociale, duke rritur në mënyrë drastike buxhetet e tyre në këtë drejtim. Një sondazh i kryer nga Business Insider, në Departa-mentet e Marketingut të kompanive të ndryshme në mbarë botën, ka treguar se buxheti i tyre për rrjetet sociale është dyfishuar në 5 vitet e fundit.

2. REKLAMAT PO SPOSTOHEN ONLINE.

Sektori ku buxheti i marketingut është duke rënë shumë shpejt janë reklamat e printuara. Për herë të pare, vitin e kaluar, buxheti i shpenzuar për reklamat në internet ka kaluar atë të reklamave të printuara. Ky trend me shumë mundësi do të vazhdojë gjatë. Megjithëse reklamat në rrjetet soci-ale përfaqësojnë vetëm një pjesë të

reklamave të përgjithshme në internet, buxheti i reklamave në rrjetet sociale pritet të rritet botërisht në 11 bilion dollarë deri në vitin 2017.

3. DEPARTAMENTET E MARKETINGUT PO PUNËSO-JNË NË BAZË TË AFTËSIVE NË RRJETET SOCIALE.

Postimi i CV-ve personale në rrjete sociale është rritur me 1’357% që nga viti 2010. Të zgjerosh aftësitë në rrjetet sociale duket si një lëvizje e zgjuar për të zhvilluar karrierën. Pozicioni më i ri i hapur në botën e marketingut është ai i menaxherit të rrjeteve sociale, gjithash-tu dhe shumë tituj të tjerë që përfshijnë rrjetet sociale. Është e qartë që punëd-hënësit gjithmonë e më shumë kërkoj-në nënpunës me aftësi të zhvilluara në rrjete sociale, duke u futur kështu në një etapë moderne të departamentit të marketingut.

B - HAPAT E PARË

1. NJIHU ME AUDIENCËN NË FACEBOOK.

Mund të përdorni statistikat e Face-book, për të ndarë sipas kategorive audiencën tuaj. Këto të dhëna janë të

rëndësishme, sepse në këtë mënyrë mund t’i jepni audiencës tuaj informa-cionin që ju përshtatet, dhe mund të kuptoni se çfarë stili komunikimi audi-enca juaj i përgjigjet më mirë.

2. POSTONI INFORMACIONIN TUAJ MË TË MIRE.

Në faqen kryesore të çdo përdoruesi, Facebook dëshiron që të shfaqet vetëm informacioni më i mirë. Kjo do të thotë që nëse një biznes apo brand dëshiron të ketë aktivitet në postimet e tij, duhet të zgjedhë informacione që kanë qenë të suksesshme dhe në platforma të tjera të rrjeteve sociale; imazhe, video dhe artikuj që kanë mbledhur anemba-në rrjeteve sociale klikime dhe interesim të shumtë.

3. MOTIVONI PUNONJËSIT TUAJ QË TË IMPENJOHEN NË FAQEN TUAJ TË FACEBOOK.

Një nga mënyrat më të thjeshta për të rritur aktivitetin në faqen tuaj në Face-book është që të inkurajoni punonjësit tuaj të aktivizohen në të. Sa më shumë pëlqime, shpërndarje, dhe klikime që marrin postimet tuaja, aq më shumë rritet në mënyrë organike aktiviteti juaj në Facebook.

ABC-ja e Facebook+Marketing!

janar dhjetor 2014 47

4. MOS HARRONI TË PËRGJIGJE-NI.

Nëse dëshironi të rritni aktivitetin në faqen tuaj, duhet të rritni dhe komuniki-min me audiencën tuaj. Nëse merrni një koment duhet t’i përgjigjeni atij komen-ti; nëse merrni një koment si postim në faqen tuaj, përgjigjuni. Nëse shtoni edhe anën njerëzore mund të ndihmoni në mënyrë drastike prezencën tuaj në Facebook.

C - PARASHIKIMET PËR VITIN 2015 – ÇFARË DO TË NDRYSHOJË NË RRJETET SOCIALE?1. RRJETI YT SOCIAL DO TË BËHET PORTOFOLI YT.

Inspektime të bëra në muajin Tetor mbi aplikacionin e mesazheve të Face-bookut kanë treguar një shërbim të fshehur, por ende të pa-aktivizuar bren-da këtij aplikacioni. Nëse do të aktivizo-hej, do të lejonte 200 milion përdorues të këtij aplikacioni t’i dërgonin para’ njëri-tjetrit duke përdorur informa-cionin e kartës së debitit, normalisht pa pagesë. Ndërkohë ky rrjet social tashmë ka lëshuar një shërbim i cili të lejon të blesh nga një rreth prej 450’000 shitësish të ndryshëm online. Por përse Facebook dëshiron të menax-hojë paratë tuaj në vitin 2015? Fundi i kësaj gare nuk duket shumë i qartë. Facebook mund të provojë të caktojë një komision mbi këto transferta parash në të ardhmen, ndoshta mund të shtyjë përdoruesin të bëjë sa më shumë blerje nëpërmjet këtij rrjeti social, ose mund të jetë gjithashtu një plan për të sfid-uar VISA-n dhe MasterCard. Pra 2015-a pritet të jetë agresive në transaksionet

financiare nëpërmjet rrjetit social.

2. RRJETE SOCIALE TË REJA PO SHFAQEN, POR A DO TË ZG-JASIN?

2014-a ka parë krijimin e disa rrjeteve të reja sociale. Shumë prej tyre janë krijuar për të shfrytëzuar pikat e dobë-ta të rrjeteve të mëdha: shpërndarja e të dhënave personale dhe reklamat e tepërta dhe të ekzagjeruara. Mund të marrim si shembull rrjetin Ello, i lançuar në Mars me premtimin që nuk do t’i shiste kurrë të dhënat personale të përdoruesve të tij, ose rrjetin Yik Yak, i cili lejon përdoruesit të shprehin mendime në mënyrë totalisht anonime. A do mbijetojnë këto rrjete sociale? Shumë platforma tentojnë të kopjojnë eksperiencën në Facebook duke prem-tuar për shembull më pak reklama. Sfida më e madhe, që aktualisht po përjetohet nga Google+, është të krijo-het një numër përdoruesish të mjaf-tueshëm që rrjeti social të mos ndihet si një qytet fantazëm.

Ndërkohë që rrjete të tjera sociale me një tematikë më specifike, si për shem-bull Foodie (rrjet social me interes gati-min), po zhvillohen shumë shpejt.

3. PAJISJET INTELIGJENTE PO BËHEN GJITHMONË E MË SHUMË SOCIALE.

Lind pyejtja: A është kjo diçka pozi-tive? Shumë përdorues nuk janë entu-ziastë. Sfida e vitit 2015 do të jetë që pajisjet të integrohen në mënyrë sa më inteligjente. Një shembull mbi të cilin po punohet është ai i frigoriferëve inteligjentë që tashmë ndodhen në treg. Nëse në Facebook keni krijuar një event ku ju prisni në shtëpinë tuaj shoqërinë për të parë një ndeshje futbolli, frigorif-

eri, duke ndjekur ecurinë e pranimeve të ftesës tuaj në këtë event, mund t’iu kujtojë disa orë më parë që keni nevojë të furnizoheni me birrë dhe pije të tjera. E pabesueshme, por shumë pranë. Pra me pak fjalë, pajisjet inteligjente duhet të bëhen akoma më inteligjente.

4. ILUZIONI I INTIMITETIT NË RRJETET SOCIALE PO KTHEHET NË DIÇKA REALE

Jo të gjithë i duan bisedat e tyre në rrjetet sociale të shpërndara në të gjithë internetin. Viti 2014 vrojtoi disa rrjete sociale dhe aplikacione të cilat kishin synim intimitetet si, Snapchat, Secret, Whisper, Yik Yak dhe Telegram etj. Në të njëjtën kohë, përdoruesit e rrjeteve sociale të mëdha janë gjith-monë e më shumë të vetëdijshëm dhe të shqetësuar që të dhënat e tyre personale po mblidhen dhe po u shiten agjencive të ndryshme publici-tare. Si rezultat, kërkesa për rrjete sociale anonime do të bëhet gjithmonë më e madhe në vitin 2015, madje ka sinjale që edhe “lojtarët” e mëdhenj po e njohin këtë problem. Në Tetor, Facebook publikoi një aplikacion të ri në formë chati, “Rooms”, i cili lejonte përdoruesit të krijonin dhoma bisedash midis njerëzve me të njëjtat interesa, por duke ruajtur anonimitetin (emri dhe vend-ndodhja nuk kërkohen). Ndërkohë në Nëntor, Facebook ishte e para kompani që ofroi suport zyrtar ndaj shërbimit TOR, një shërbim anonimit-eti, shumë popullor midis gazetarëve, disidentëve politikë dhe forcave të ligjit, që u lejon përdoruesve të mbrojnë identitetin e tyre dhe vendndodhjen.

Endri PanoKonsulent për Mediat Soci-

ale pranë Agna Group

Agna Group Business News48

janar dhjetor 2014 49

Agna Group Business News50

janar dhjetor 2014 51

“Koha më e mirë për tu përgatitur ishte dje, e dyta më e mirë është sot”, prandaj dhe Agna Leader-

ship Academy do të vazhdojë të jetë një pjesë shumë e rëndësishme në rrugën drejt suksesit duke investuar në rritjen dhe përgatitjen e asetit më të rëndesishëm të Agna Group, punonjësve, shprehet z.Naçi, President i Agna Group.

Në pjesën e dytë të këtij viti akademik, Agna Leadership Academy solli njohuri dhe eksperienca të reja për të gjithë punonjësit e Agna Group dhe jo vetëm.

Mbi 390 punonjës të kompanisë të të gjitha niveleve hier-arkike u trajnuan nga ekspertë nga India, Greqia dhe Shqipëria në 18 ditë trajnimi. Temat e mbuluara përfshi-në: “Menaxhimi i sistemeve të informacionit”, “Menaxhimi i projekteve” dhe “Sjellja organizative”. Materialet e zhvilluara janë me rëndësi dhe interes të madh pasi ato ndihmojnë drejtpërdrejt punonjësit në aplikimin e tyre duke rritur rendi-mentin dhe lehtësuar punën e përditshme.

E reja e këtij viti ishte bashkëpunimi me Administratën Publike me pjesëmarrës punonjës nga institucionet: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Drejtoria e Përgjithshme e Tati-meve, Njësia e Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit, Inspektoriati Qendror Teknik, Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural dhe Autoriteti Kombetar i Ushqimit.

1170 pjesëmarrës në total, u trajnuan në 9 ditë trajnimi rreth moduleve: “Ligjet e suksesit dhe Burimet Njerëzore”, “Komunikimi dhe puna në skuadër”, “Vetëdisiplina dhe menaxhimi i kohës”, “Mendimi pozitiv & Vetëbesimi” dhe “Roli i marketingut & Kreativiteti”.

Vitit 2014 mirëpriti edhe shumë punonjës të rinj të cilët ndoqën nivelin e parë të Akademisë duke u bashkuar kështu me familjen e madhe të Agna Group.

Agna Leadership Academy u krijua nga Agna Group për të rritur lidera në çdo nivel të organizatës, për të patur rritje profesionale, për një përmirësim të cilësisë të jetës dhe kënaqësisë në punë.

AGNA LEADERSHIP ACADEMYnë bashkëpunim me Administratën Publike

janar - dhjetor 2014