Integrimi ekonomik

21
Universiteti i Tiranës Fakulteti i Shkencave Sociale MSc. Studime Rajonale Politike Lënda: Gjeografi Ekonomike Shqipëria dhe Integrimi Ekonomik Xhejni Melonashi

Transcript of Integrimi ekonomik

Page 1: Integrimi ekonomik

Universiteti i Tiranës Fakulteti i Shkencave Sociale MSc. Studime Rajonale Politike Lënda: Gjeografi Ekonomike

Shqipëria dhe Integrimi Ekonomik

Xhejni Melonashi

Page 2: Integrimi ekonomik

PËRMBAJTJAKAPITULLI I

Integrimi ekonomik dhe Marrëveshjet për tregëti të lirë. 1. Përkufizimi dhe kuptimi i Integrimit Ekonomik. 1.1 Historiku i MTL- ve dhe CEFTA 2006.

Page 3: Integrimi ekonomik

KAPITULLI II Vështrim i përgjithshëm mbi vendet e

Europës Juglindore( EJL)

2. Karakteristikat e tregëtisë së vendeve të EJL

2.1 Marrëveshjet e Tregëtisë së Lirë (MTL dhe CEFTA)në kontekstin Shqiptar

2.1.1 Zhvillimet tregëtare në Shqipëri

Page 4: Integrimi ekonomik

Përkufizimi dhe kuptimi i Integrimit Ekonomik

• Integrim Ekonomik quhet eleminimi i kufijve ekonomike midis dy ose më shumë ekonomive.

• Përfshin integrimin e tregut dhe të politikave ekonomike.

• Integrimi i Tregut, është hapi fillestar i integrimit ekonomik duke eliminuar barrierat tregtare në mes vendeve të ndryshme.

Page 5: Integrimi ekonomik

• “Kufi Ekonomik” nuk do të thotë patjeter “Kufi Territorial”.• Synimi i Integrimit Ekonomik është rritja

e konkurrencës aktuale dhe asaj të ardhshme. • Konkurrenca e lirë midis pjesëmarrësve

të tregut sjell uljen e cmimeve dhe një mundësi zgjedhjeje më të gjerë për mallrat ose shërbimet që ofrohen në zonën objekt i integrimit.

Page 6: Integrimi ekonomik

Arsyet për integrimin e tregjeve lidhen me:

1. Uljen e kostove të transaksionit (nëpërmjet heqjes së tarifave dhe kostove të tjera si rezultat i barrierave doganore).

2. Nxitjen e konkurrencës, e cila sjell një raport më të mirë cilësi çmim të mallrave dhe shërbimeve në tregje. Gjithashtu, konkurrenca shërben dhe si katalizator për inovacione teknologjike.

3. Sigurimin e ofertës, që do të thotë edhe në periudha krize të kompanive lokale mallrat apo shërbimet do të jenë në treg pasi ato tregëtohen nga kompani jolokale të cilat nuk hasin pengesa.

Page 7: Integrimi ekonomik

• Intensiteti i integrimit të politikave ekonomike mund të varjojë nga konsultimi dhe bashkëpunimi deri tek politikat e përbashkëta dhe komplet të centralizuara midis vendeve.

Page 8: Integrimi ekonomik

Historiku i MTL- ve dhe CEFTA• MTL (Marrëveshja e Tregëtisë së Lirë )është një dokument i

negociuar dhe i rënë dakord mes palëve me objektiv liberalizimin e tregtisë (Objektivi kryesor) .

• Objektivat specifike: zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet palëve dhe rritja e standartit të jetesës së popujve, eleminimi gradual i kufizimeve në tregtinë e mallrave, vendosja e kushteve të barabarta konkuruese për tregtinë e mallrave, kontribuimi në heqjen e barrierave ndaj tregtisë, në zhvillimin e harmonizuar dhe zgjerimin e tregtisë botërore, krijimi i kushteve për nxitjen e mëtejshme të investimeve, veçanërisht për zhvillimin e investimeve të përbashkëta në këto vende/në rajon,

• nxitja e tregtisë dhe bashkëpunimit midis palëve me vendet e treta.

Page 9: Integrimi ekonomik

• CEFTA (Marrëveshja për Tregëti të Lirë midis vendeve të Evropës Qëndrore).

• Përfshin tetë vende të rajonit: Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjën e Hercegovinën, Kroacinë dhe Moldavinë.

Page 10: Integrimi ekonomik

CEFTA Institucioni kryesor Komiteti i

Përbashkët

Nënkomitete teknike

Përbëhet nga Ministrat e Tregtisë së vendeve anëtare

Sekretariati

Page 11: Integrimi ekonomik
Page 12: Integrimi ekonomik

Duke përjashtuar Slloveninë, pothuajse të gjitha vendet e tjera janë të karakterizuara nga një bilanc tregtar negativ. Duket se konsumi i brendshëm në vendet e rajonit nuk mund të plotësohet nga prodhimi vendas, duke çuar kështu në ekonomi të orientuara drejt importeve.Kjo nënkupton se importet janë më të mëdha se eksportet.

Page 13: Integrimi ekonomik

Vëllimet tregtare të këtyre vendeve nga viti 2002 deri në vitin 2008 janë trefishuar .

Vëllimet tregtare ndërmjet vendeve të EJL janë rritur nga 6,720 milionë dollarë në vitin 2002 në 28,913 milionë dollarë në vitin 2010.

Bumi tregtar në këto vende pas vitit 2002 përkon me MTL-rë dypalëshe të nënshkruara ndërmjet vendeve të EJL (pjesa më e madhe e marrëveshjeve midis këtyre vendeve u nënshkrua në vitet 2000-2004) .

Page 14: Integrimi ekonomik

Disa prej Marrëveshjeve kryesore të nënshkruara nga Shqipëria:

Marrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA): Parashikon krijimin e një zone të tregtisë së lirë ndërmjet Shqipërisë dhe BE në një periudhë kohore 10-vjeçare. MSA u ratifikua në prill 2009 dhe zëvendësoi Marrëveshjen e Ndërmjetme, e cila tashmë është pjesë integrale e MSA.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë së Evropës Qendrore (CEFTA).

Marrëveshja me shtetet e Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA): Në dhjetor 2009, Shqipëria nënshkroi Marrëvsehjen e Tregtisë së Lirë me Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA). Shtetet anëtare të EFTA-s janë Islanda, Zvicra, Norvegjia dhe Lihtenshtajni. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shteteve të EFTA përqendrohet në liberalizimin e tregtisë së mallrave. Ato do të shfuqizojnë të gjitha tarifat doganore mbi produktet industriale dhe produktet detare. Marrëveshjet dypalëshe për produktet bujqësore ndërmjet shteteve të EFTA-s (individualisht) dhe Shqipërisë bëjnë pjesë gjithashtu tek instrumentat krijues të zonës së tregtisë së lirë ndërmjet të dy palëve.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Turqinë: Sipas marrëveshjes, nuk do të ketë tarifa për mallrat industriale shqiptare të eksportuara në Turqi dhe tarifat për produkte të caktuara turke do të reduktohet përfundimisht brenda pesë vitesh. Lidhur me produktet bujqësore palët i kanë akorduar reciprokisht njëra-tjetrës kuota tarifore.

Programi i Sistemit të Gjeneralizuar të Preferencave (GSP) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës:• Programi GSP ofron trajtim pa doganë për rreth 3.400 lloje të eksporteve nga Shqipëria dhe Kosova.

Qëllimi i programit GSP është që t’u japë këtyre eksporteve një natyrë konkurruese në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Kompanitë dhe konsumatorët e SHBA janë veçanërisht të interesuar në blerjen e mallrave përmes programit GSP sepse eksportet nuk ngarkohen me barra tarifore, me të hyrë në SHBA.

Page 15: Integrimi ekonomik

Shqipëria është angazhuar të:

a. Liberalizojë regjimin e saj tarifor duke zbatuar një proçes të uljes së tarifave (normat e lidhura dhe iniciativa sektoriale);

b. Zbatojë të gjitha angazhimet që rrjedhin nga marrëveshjet mbi Barrierat Teknike në Tregti (TBT) dhe Standartet Sanitare dhe Fitosanitare (SPS);

c. Kodi Doganor Shqiptar thekson se vlerësimi doganor do të bëhet në përputhje me kërkesat e OBT-së;

d. Shqipëria është një anëtar i OBPI (Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale) që nga viti 1992 dhe ajo ka njohur disa marrëveshjeve ndërkombëtare në këtë fushë. Shqipëria është angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes TRIPS dhe gjithë legjislacionin për të drejtat e autorit. Shqipëria ka nënshkruar edhe memorandumin përkatës në lidhje me Regjimin e Pronësisë Intelektuale.

Page 16: Integrimi ekonomik

Zhvillimet tregtare në Shqipëri• Gjatë vitit 2010, vlera totale e importeve nga vendet e CEFTA-s ishte 43.7

miliardë lek, ndërsa vlera e eksporteve ishte 16.4 miliardë lek. Nga kjo mund të llogaritet se bilanci tregtar për vitin 2010 me vendet e rajonit është -27 miliardë lek. Krahasuar me vitin 2009, kemi nje përkeqësim të bilancit tregtar me 11.2 miliardë lek. Ky përkeqësim ka ardhur si pasojë e rritjes së importeve me 15.2 miliardë lek, dhe eksporteve me 4 miliardë lek, krahasuar me një vit më parë.

Page 17: Integrimi ekonomik

Ndër vendet e CEFTA-s, Shqipëria eksporton kryesisht në Kosovë (rreth 60% te

eksporteve).

Page 18: Integrimi ekonomik

Nderkohë, ndër vendet e CEFTA-s, Shqipëria importon kryesisht nga Serbia

(rreth 41% të importeve).

Page 19: Integrimi ekonomik
Page 20: Integrimi ekonomik

Pothuajse 30% të eksporteve e zë grupi i “minerale, lëndë djegëse, elektricitet” dhe 32% të eksporteve dhe 9% të importeve e zë grupi i

“tekstile dhe këpucë”.  

Page 21: Integrimi ekonomik

Përfundime:Mënyra si CEFTA do të lehtësojë zhvillimin

e tregtisë, është nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë midis vendeve pjesëmarrëse në nivele politike dhe teknike; harmonizimit të politikave, institucioneve dhe rregullave që lidhen me tregtinë; liberalizimit të tarifave doganore; eliminimit të barrierave jotarifore dhe aplikimit të rregullave të favorshme të origjinës.