Institucionet financiare(leksion)

21
Kontabiliteti i Institucioneve Financiare 1 Kapitulli I Institucionet financiare Ky kapitull trajton anen konceptuale dhe llojshmerine e institucioneve financiare,shërbimet qe keto te fundit ofrojne si dhe rolin qe kane ne zhvillimin ekonomik te nje vendi. Sistemi ekonomik nuk mund të funksionojë pa institucionet financiare sa mund ti quaj ‘’mushkerite’’e ketij sistemi.Bejme nje lidhje llogjike: Pa institucione financiare:Individet ndoshta do të mbajne paratë e tyre nën një dyshek ose të mbyllur në një vend të sigurtë Paraja nuk do mund të qarkullojë me lehtësi Do te tkurret oferta e parase ne vendIndividet nuk do kene mundesi te kene fonde shtese per te perballuar shpenzimet e tyreKërkesa për mallra dhe shërbime do të pesoje renie Bizneset nuk mund të marin fonde për të modernizuar impiantet dhe per te zhvilluar produkte të reja Vendet e punes do të bëhen të pakta Ekonomia do të ngadalësohet . Siç mund ta gjykohet,ekonomia varet nga rrjedha e parave qe behet permes institucioneve financiare. Një institucion financiar meret me kryerjen e transaksioneve financiare të tilla si investime,kredi dhe depozita.Duke u nisur qe nga grumbullimi i parave,dhenia e ketyre parave ne formen e kredi-ve dhe shkëmbimi i monedhave realizohet përmes institucioneve financiare. Funksionet e Institucioneve Financiare jane: 1. Institucionet Financiare ekzekutojnë pagesat: Behet e mundur lehtësimi i transaksioneve financiare ndërmjet partnerëve tregtarë nga përdorimi i instrumenteve të tilla si kartë krediti, karta debiti,ATM,sistemet elektronike të transferimit parave,sistemet mobile te transferimit,të cilat mundësojnë ekzekutimin e pagesa të tilla si paga, fatura, prime të sigurimit,etj.Me fjalë të tjera keto institucione sigurojne likuiditetin e investimeve dhe të huamarrjeve. 2. Menaxhimi I portofolit (Portfolio Management):Ka lidhje me nje funksion këshillues ku institucionet financiare japin këshilla dhe gjithashtu menaxhojne letrat me vlerë në emër të individëve dhe kompanive si p.sh kompanite keshilluese te investimeve në lidhje me ceshtjen e iPos. 3. Menaxhimi I tatimit mbi të ardhurat (Income Tax Management):Ky funksion lidhet me ‘’zbutjen’’ e tatimit ndërmjet individëve dhe subjekteve p.sh biznesit /fondeve te pensionit,etj.Kjo u mundëson individëve te kapërcejne barrën tatimore dhe pikerisht institucionet financiare veprojne si një mburojë tatimore,etj…etj.

Transcript of Institucionet financiare(leksion)

Page 1: Institucionet financiare(leksion)

Kontabiliteti i Institucioneve Financiare

1

Kapitulli I

Institucionet financiare

Ky kapitull trajton anen konceptuale dhe llojshmerine e institucioneve financiare,shërbimet qe

keto te fundit ofrojne si dhe rolin qe kane ne zhvillimin ekonomik te nje vendi.

Sistemi ekonomik nuk mund të funksionojë pa institucionet financiare sa mund ti quaj

‘’mushkerite’’e ketij sistemi.Bejme nje lidhje llogjike:Pa institucione financiare:Individet

ndoshta do të mbajne paratë e tyre nën një dyshek ose të mbyllur në një vend të sigurtë

Paraja nuk do mund të qarkullojë me lehtësiDo te tkurret oferta e parase ne

vendIndividet nuk do kene mundesi te kene fonde shtese per te perballuar shpenzimet e

tyreKërkesa për mallra dhe shërbime do të pesoje renieBizneset nuk mund të marin fonde

për të modernizuar impiantet dhe per te zhvilluar produkte të rejaVendet e punes do të

bëhen të pakta Ekonomia do të ngadalësohet .

Siç mund ta gjykohet,ekonomia varet nga rrjedha e parave qe behet permes institucioneve

financiare.

Një institucion financiar meret me kryerjen e transaksioneve financiare të tilla si

investime,kredi dhe depozita.Duke u nisur qe nga grumbullimi i parave,dhenia e ketyre

parave ne formen e kredi-ve dhe shkëmbimi i monedhave realizohet përmes institucioneve

financiare.

Funksionet e Institucioneve Financiare jane:

1. Institucionet Financiare ekzekutojnë pagesat: Behet e mundur lehtësimi i

transaksioneve financiare ndërmjet partnerëve tregtarë nga përdorimi i

instrumenteve të tilla si kartë krediti, karta debiti,ATM,sistemet elektronike të

transferimit të parave,sistemet mobile te transferimit,të cilat mundësojnë

ekzekutimin e pagesa të tilla si paga, fatura, prime të sigurimit,etj.Me fjalë të tjera

keto institucione sigurojne likuiditetin e investimeve dhe të huamarrjeve.

2. Menaxhimi I portofolit(Portfolio Management):Ka lidhje me nje funksion këshillues ku

institucionet financiare japin këshilla dhe gjithashtu menaxhojne letrat me vlerë në

emër të individëve dhe kompanive si p.sh kompanite keshilluese te investimeve në

lidhje me ceshtjen e iPos.

3. Menaxhimi I tatimit mbi të ardhurat(Income Tax Management):Ky funksion lidhet me

‘’zbutjen’’ e tatimit ndërmjet individëve dhe subjekteve p.sh biznesit /fondeve te

pensionit,etj.Kjo u mundëson individëve te kapërcejne barrën tatimore dhe pikerisht

institucionet financiare veprojne si një mburojë tatimore,etj…etj.

Page 2: Institucionet financiare(leksion)

Kontabiliteti i Institucioneve Financiare

2

Institucionet financiare i ndajme ne dy kategori:

a.depozituese(ose pranuese depozitash,etj.)

Këto institucione janë të autorizuara që të pranojnë apo te grumbullojne para nga publiku ne

formen e depozitave.Si rezultat,keto institucione luajnë një rol të rëndësishëm në

transmetimin e politikës monetare në tregjet financiare,për huamarrësit dhe depozituesit

per menyren se si keto te mbajnë një pjesë të madhe te parave,etj në lloje të ndryshme të

depozitave. Nese do ti analizonim nga kendveshtimi mikroekonomik,keto institucione nuk

jane gje tjeter vecse entitete ekonomike ashtu si entitet e tjera qe kane ne procesin e tyre te

nderveprimit ekonomik,lende te para(inpute) dhe produkte te fundme(outpute).Ne rastin

tone,institucionet depozituese kane Input-Depozita te individeve dhe Output-Kredi

b.jo depozituese.

Keto lloj institucionesh nuk pranojne depozita nga individet.Keto institucione kane

Input:Fonde nga kursimtare(per sigurime,pension,fond i perbashket,etj)dhe

Output:Depozita\Kredi ne nje institucion tjeter inanciar ose investime ne aktive financiare.

Institucione financiare depozituese

1.Bankat tregtare

Ne planin juridik,banka percaktohet ‘’si nje person juridik qe kryen veprimtari bankare’’.Me

veprimtari bankare do kuptojme ‘’pranimi dhe grumbullimi i depozitave nga publiku dhe

subjektet ekonomike dhe perdorimi i ketyre fondeve per te dhene kredi.per t’i

investuar..etj’’.Bankat,permes kesaj veprimtarie ofrojnë siguri dhe komoditet për klientët e

tyre. Duke mbajtur para fizike në shtëpi ose në një portofol ,ka risqe puro (vjedhje,djegie

etj), për të mos përmendur edhe humbjen e të ardhurave të mundshme nga interesi qe do u

ofrohej nga ruajtja e tyre ne forme depozite ne nje banke.Ne banke, individet nuk kanë

nevojë për të mbajtur shuma të mëdha të parase fizike(cash-it); transaksionet mund të

behen me çeqe,karta debiti apo karta krediti. Bankat tregtare gjithashtu mundesojne qe individët dhe bizneset të përdorin kredi për të

blerë mallra ose per të zgjeruar operacionet e biznesit,e cila nga ana tjeter çon në më shumë

fonde të depozituara që qarkullojne brenda bankes.Nje banke tregtare dallohet nga bankat

e tjera edhe nga objektivi kryesor i saj ,qe eshte maksimizimi i vleres ne treg te kapitalit te saj.

Bankat tregtare,ne planin teorik,percaktohen si institucione tipike te ndermjetesimit

financiar,te cilat ofrojne dhe kryejne shumicen e sherbimeve bankare per publikun dhe

Page 3: Institucionet financiare(leksion)

Kontabiliteti i Institucioneve Financiare

3

shoqerite tregtare.Me kete percaktim,do kuptojme qe banka si objekt specifik te

veprimtarise ekonomike ka pikerisht grumbullimin dhe shperndarjen e fondeve,te burimeve

financiare nga subjektet qe rezultojne me bilanc suficitar fluksesh financiare rejt subjekteve qe

paraqiten me bilanc deficitar,e thene me ndryshe,vendos ekuilibrat e nevojshme dhe ben

mobilizimin e fondeve

Per ta sqaruar me mire rolin dhe permbajtjen e aktivitetit te bankes tregtare eshte e

domosdoshme te shqyrtohet bilanci i saj.

Skema e thjeshtuar e bilancit te bankes tregtare do paraqitet ne tabelen e meposhtme:

Nr AKTIVI Shuma Nr PASIVI Shuma

1 Mjete monetare 1 Depozitat

Mjete monetare ne leke A Llogari te cekueshme

Mjete monetare ne valute Llog.me interes

2 Depozita ne Banken Qendrore Llog.pa interes

3 Rezerva te detyrueshme B Llog.depozitash te pacekueshme

4 Letra me vlere shteterore Depozita kursimi

te qeverise Depozita kursimi me afat

te organeve lokale Depozita te Tregut Monetar

5 Aktive te tjera 2 Borxhet(Huamarrjet)

Depozitat ne banka te tjera Huamarrjet nga BQ

Interesa per t'u arketuar Huamarrjet prej bankave te tjera

6 Kredi(Huadhenie) Eurodollaret(Euros$)

Biznesi Borxhe afatgjata

Hipotekash 3 Pasive te tjera

Personale Taksa te papaguara

Bujqesore Interesa per t'u paguar

7 Aktive fikse Rezerva për humbje nga kreditë

Ndertesa 4 Kapitali

Makineri & Pajisje Kapitali I paguar

Te tjera Fitimet e mbetura

Te tjera

Totali I Aktivit Totali I Pasivit

Si ndryshon bilanci i nje banke nga bilanci i një shoqërie tregtare (p.sh prodhuese,etj.)?

Page 4: Institucionet financiare(leksion)

Kontabiliteti i Institucioneve Financiare

4

I. Bankat kanë nje nivel te ulet kapitali në krahasim me asetet,zakonisht rreth 8% në

krahasim me 50%. Kjo do të thotë se ata janë më të riskoze dhe të prekshme nga

falimentim.

II. Asete te pakta fikse d.m.th bankat kanë nevojë vetem për një rrjet degësh dhe jo

fabrika etj.

III. Asetet e bankes tregtare janë kryesisht kredi dhe letra me vlerë ndersa detyrimet

janë kryesisht depozita dhe huamarrje.

IV. Bankat kryejnë një sërë aktivitetesh jashtë bilancit1 për shkak të ekspertizën se tyre

në tregjet financiare

V. Struktura e pronësisë së bankave është shpesh ne pronesi "te perbashket" me

klientet (p.sh Nationwide), si dhe me aksionerët (p.sh Lloyds TSB).

Llogaritja e fitimit te bankes

Te ardhurat dhe shpenzimet e bankes jane flukset financiare shtese hyrese dhe dalese te

saj,te domosdoshme per te realizuar misionin e saj te ndermjetesimit.

Banka tregtare u merr klienteve te vet interesa per kredite qe akordon dhe njekohesisht,per

depozitat qe pranon nga klientet e saj(qe mund te jene banka te tjera,bashkite dhe

komunat,njesi tregtare,qeveria,qytetaret,etj),u paguan ketyre te fundit nje

interes.Diferenca midis perqindjes(%)se interesit qe arketon banka nga kredite qe jep dhe

interesit qe paguan per depozitat qe pranon perben te ardhurat neto nga interesat.

Koncepti i fitimit dhe i llogaritjes se tij behet me i qarte nga tabela ne vijim:

Nr TE ARDHURAT Shuma Nr SHPENZIMET Shuma

1 Te ardhurat nga interesat 1 Interesa qe paguan banka

e kredive te dhena te treteve per depozita

nga banka 2 Interesa dhe komisione te tjera qe

Interesat nga huate e akorduara paguan banka

Interesat nga letrat me vlere 3 Shpenzime per personelin

interesa te tjera 4 Shpenzime administrative

2 Te ardhurat nga komisionet Shpenzime materiale

3 Te ardhurat nga sherbimet Administrim-Mirembajtje

4

Te ardhurat nga kembimet

valutore(FOREX) Shpenzime te tjera

5 Te ardhura te tjera 5 Shpenzime per klientet e dyshimte

6 Shpenzime dhe zbritje per fondet

1 I referohet,mosrregjistrimit te disa detyrimeve financiare.

Page 5: Institucionet financiare(leksion)

Kontabiliteti i Institucioneve Financiare

5

rezerve

Totali I te ardhurave Totali I shpenzimeve

Banka tregtare do pesoj humbje kur shpenzimet i tejkalojne te ardhurat dhe e kunderta kur

te ardhurat i tejkalojne shpenzimet ,banka do realizoj fitim.

Si ndryshon fitimi-humbja e nje banke nga ajo e një shoqërie tregtare(p.sh prodhuese,etj)?

I. Bankat kanë të ardhura dhe shpenzime të larta interesi.

Shpenzim tjetër kryesor jane shpenzimet per personelin,pasi banka është një industri

shërbimi dhe jo një industri prodhuese.

II. Rritja e të hyrave jo nga interesi, p.sh te ardhurat nga tarifat dhe komisionet,

pjesërisht eshte rrjedhim i avantazhit qe kane bankat në ofrimin e këshillave

financiare.

ILUSTRIM

Supozojmë se një bankë tregtare jashte vendit zoteron informacionin e mëposhtëm për

shefin e ri ekzekutiv ne daten 31 dhjetor 2012:

Totali i depozitave të bankës përfshin:

I. Depozita transaksioni(Depozita kursimi) $ 1’000’000

II. Depozita te Cekueshme$ 2’000’000

III. Depozita ‘’Libreze Kursimi’’ $ 1’000’000

IV. Llogari transaksioni jo te perbera nga certifikata te negociueshme $ 4’000’000

V. Depozita të tjera të ndryshme $ 1’450’000

Banka ka kreditë e mëposhtme:

I. Huamarrje nga bankat e tjera $ 2’500’000

II. Huamarrje nga Banka Qendrore $ 1’500’000

Ne vijim,kredite e akorduara nga banka jane 6 llojesh:

Kredi nderbankare $ 800’000

Kredi industriale\tregtare $ 1’000’000

Kredi per pasuri te patundshme $ 4’000’000

Kredi rrotulluese per shtepi $ 700’000

Kredi konsumatore individuale $ 1’500’000

Investimet në letrat me vlerë përfshijne:

Kapitali I pronarit 4’000’000

Investime ne bonde\obligacione qeveritare $ 1’000’000

Investime ne bono\obligacione kompanie $ 600’000

Page 6: Institucionet financiare(leksion)

Kontabiliteti i Institucioneve Financiare

6

Rezerve te detyrueshme nga Banka Qendrore 10 %.

Leter krediti qe e perfshin banken ne tregti nderkombetare $ 500’000

Kerkohet:

a) Pergatitja e bilancit te bankes deri ne daten 31 dhjetor 2012

b) Ndodh qe banka te punesoj nje shef te ri ekzekutiv (C.E.O) vetem nje dite pasi shefi I

vjeter( ish C.E.O) mer pozicionin tashme te klientit(te nje depozituesi ne banke) dhe

ky I fundit kerkon te terheqe nga banka $ 4’000’000.Nese do ishit nje keshilltar I

shefit te ri ekzekutiv,si do ta keshillonit apo ndihmonit qe banka te mos fundosej?

a)

Aktivi Pasivi

Rezervat

(10% e totalit të depozitave pra

10 % x 11’450’000)

1,450,000

Depozita

Transaksioni

Letrat me vlerë

Obligacione qeveritare,

Kreditë e kompanisë

1,000,000

600,000

1,600,000

Dep.Kursimi

Dep.te Cekueshme

Dep.Librezë kursimi

1,000,000

2,000,000

1,000,000

4,000,000

Kredi:

Nderbankare

Industriale/ tregtare

Kredi hipotekare(Real Estate)

Kredi rrotulluese

Kredi konsumatore

Letërkrediti

Aktive te trupezuara

800,000

1,000,000

4,000,000

700,000

1,500,000

500,000

8,500,000

1,000,000

Depozita

Jo Transaksioni

CD te negociueshme

CD te

panegociueshme

Depozita te tj

te ndryshme

Hua-te

Nga bankat e tjera

Banka Qendrore

Kapitali I vet

Terheqje kapitali

4,000,000

2,000,000

1,450,000

2,500,000

1,500,000

4,000,000

(7205000)

8245000

12’245’000 12’245’000

b)Fillimisht analizojme se cfare efekti do sjelle ne bilanc,veprimi I tërheqjes se depozitave:

Depozita 11.450.000

Tërheqja (4,000,000)

7’450’000

Page 7: Institucionet financiare(leksion)

Kontabiliteti i Institucioneve Financiare

7

Rezervë (10%) 745.000

Bilanci do merrte kete forme:

Aktive Pasive

Rezervat 745’000 Depozitat 7’450’000

Letrat me vlerë 1’600.’000 Te tjera 795’000

Kredi 4’900’000

Aktive te trupezuara 1’000’000

Totali 8’245’000 8’245’000

Pasi analizuam efektin shifror etj qe sjell tërheqja e depozitave,mund te themi qe kjo

terheqje mund të çojë në probleme likuiditeti.Nese do ishim ne rolin e nje keshilltari atehere

do perdornim disa qasje për të zgjidhur keto probleme,te cilat jane :

1. Menaxhimi mund të huazojë fonde shtesë nga nje tjeter institucion financiar. Huamarrja

nga institucionet e tjera financiare,I ekspozon bankat në norma te larta interesi dhe ne

kete pike kerkohet që bankat të bëjnë zgjedhje të kujdesshme në lidhje me huamarrjen.

2. Huamarrja nga Banka Qendrore ka të njëjtin efekt si huamarrja ne institucionet e tjera

financiare,e cila e rrit koston e huazimit para(cash).

3. Banka mund të shesë disa prej letrave të saj me vlere për të kapërcyer problemin e

depozitave.

2.Institucionet e Kursimit

Permbledh: Banka e Kursimeve

Shoqatat e Kursimeve dhe te Kredive

Unionet e Kreditit

2.1 Bankat e Kursimeve

U shfaqen në fillim të shekullit të 19-të në Mbretërinë e Bashkuar(UK) për të ndihmuar në

lehtësimin e varferise.

Një bankë kursimesh është një institucion financiar,qëllimi kryesor i te cilit është pranimi i

depozitave te kursimeve.Me depozita kursimi do te kuptojme grumbullimin e te gjithe

tepricave qe ka shoqeria dhe qe i investon per te mar interesat,etj.dhe neqoftese nuk marin

interesat,shoqeria vendos ti kapitalizoje per te dhene qendrueshmeri vleres fillestare.

Skema e thjeshtuar e bilancit te bankes se kursimeve do paraqitet ne tabelen e meposhtme:

Page 8: Institucionet financiare(leksion)

Kontabiliteti i Institucioneve Financiare

8

Nr Aktivi Shuma Nr Pasivi Shuma

1 Kredi Hipotekore 1 Depozita

2 Me norme interesi fikse Dep.te cekueshme

Me norme interesi te rregulluar Dep.fikse

3 Kredi Jo Hipotekore 2 Te sigurta(Letra me Vlere)

Kredi tregtare Tregu I Parase

Aktive te trupezuara Tregu I Kapitalit(Obligacione)

4 Detyrime Banka Qendrore 3 Hua-te

Nga Institucione financiare

4 Kapitali Aksioner

Totali I Aktivit Totali I Pasivit

ILUSTRIM

Supozojmë se Housing Finance Company zoteron informacionin e mëposhtëm per periudhen

dhjetor 2012.

1. Ky institucion kishte kredi hipotekare te ndara sipas normes se interesit,respektivisht

kredi hipotekare me normë fikse $1’200’000 dhe kredi hipotekate me normë interesi

te rregulluar $ 2’800’000.

2. Cash-i 3’000’000 dhe investimet në letrat me vlerë $2’500’000

3. Kreditë e tjera $500’000.

4. Aktivet e trupezuara 6’500’000,ndërsa Detyrime Banka Qendrore 2’000’000.

5. Kapitali I institucionit fështë $3’800’000 dhe depozitat $1’500’000.

6. Hua-te nga institucionet e tjera financiare 4’000’000.

Nr Aktivi(ne mln) Shuma Nr Pasivi(ne mln) Shuma

1 Kredi Hipotekore 1 Cash 3

2 Me norme interesi fikse 1.2 Investime 2.5

Me norme interesi te rregulluar 2.8 Depozita 1.5

3 Kredi te tjera 0.5 2 Hua nga inst.te tjera financiare 4

4 Te sigurta 3 Hua 0.5

5 Cash 3 4 Kapitali Aksioner 3.8

Investime 2.5 5 Terheqje kapitali -3.3

Detyrime Banka Qendrore 2

Aktive te trupezuara 6.5

Page 9: Institucionet financiare(leksion)

Kontabiliteti i Institucioneve Financiare

9

Totali I Aktivit 18.5 Totali I Pasivit 18.5

Duhet theksuar se institucioni tek zeri i bilancit’’Te sigurtat’’(Letrat me vlere), e raporton

vleren totale te letrave me vlere me vleren e cash-it plus vleren e investimeve qe ka kryer ne

lidhje me keto te sigurta.

2.2 Unionet e kreditit(CU)

Janë pothuajse gjithmonë të organizuara si kooperativa jo fitimprurese.Në kuadër të

politikës qeverisëse,unionet e kreditit përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat e tyre neto.

Ky përjashtim tatimor,i lejon unionet e kreditit te vendosin norma më të larta për depozitat

dhe norma me të ulëta per kredite,krahasuar me bankat tregtare.

Produktet e ofruara nga unionet e kreditit janë:

BOSA – Back Office Savings(vetem per kursimet)

FOSA – Front Office Savings (vepron si nje banke)

MAGS – Mutual Assistance Groupings(ndarja e aseteve,etj.)

Nje union krediti operon në dobi të anëtarëve të saj.Shërbimet e saj janë ofruar vetëm për

anëtarët.Anëtarësimi nuk është i hapur për publikun,kjo ka nënkuptuar se edhe ne te

kaluaren,punonjësit e kompanive të caktuara,anëtarët e kishave të caktuara dhe kështu me

radhë, ishin të vetmit qe lejoheshin për t'iu bashkuar nje unioni te tille.

Unionet e Kreditit ashtu si bankat tregtare mund të përballen me depozita dhe tërheqje

të BOSA & FOSA

Skema e thjeshtuar e bilancit do paraqitet ne tabelen e meposhtme:

Nr Aktivi Shuma Nr Pasivi Shuma

1 Kredi(BOSA, FOSA, MAGS) 1 Depozita(BOSA)

2 Detyrime\Depozita te Banka Kooperative Dep.te cekueshme

3 Te sigurta CD të negociueshme

Cash CD te panegociueshme

Investime ne tregun e kapitalit 2 Hua-te

4 Aktive te trupezuara Nga inst.e tjera financiare

3 Kapitali I vet

Totali I Aktivit Totali I Pasivit

Si funksionon nje union krediti?

Page 10: Institucionet financiare(leksion)

Kontabiliteti i Institucioneve Financiare

10

Anëtarët depozitojnë fonde në union dhe përcaktojnë politikat investuese dhe kredituese te

ketij unioni. Për t'u bërë një anëtar,fillimisht duhet te jesh depozitues.Pasi një

anëtari,anëtarësimi i jep të drejtën e një votimi të drejtë qe reflekton ne pronësi.Unionet

janë të përbërë nga anëtarë të cilët ndajnë një lidhje të përbashkët.Lidhja është e bazuar në

ngjashmërinë e angazhimit profesional,përkatësinë fetare apo te vendndodhjes gjeografike

te anëtarëve të saj .Në shumë raste,unionet e lejojnë anëtarësimin edhe në qoftë se lidhja e

përbashkët është e thyer(p.sh humbja e punësimit,etj.)

2.3 Shoqatat e Kursimeve dhe te Kredive

Njohur si S & L2,ngjajnë me bankat tregtare në shumë aspekte.Shumica e individeve nuk i ka

shume te qarta dallimet midis bankave tregtare dhe S & L.Me ligj,keto shoqata duhet të

kenë 65 % ose më shumë nivel kreditimi ne formen e huase hipotekore dhe pse lejohen edhe

lloje te tjera kreditimi. Tradicionalisht, keto shoqata jane dalluar nga bankat tregtare, per

theksimin e kredive hipotekare afatgjata per shtëpi,rregulloreve te veçanta, dhe

mekanizmave te sigurimit të depozitave,etj. Ne lidhje me kete te fundit,ndryshimi qendron

ne faktin se llogarite e bankave te kursimit jane te siguruara nga FDIC3 ndersa llogarite te

S&L jane te siguruara nga FSLIC4.

S & L u shfaq kryesisht në përgjigje të ekskluzivitetit të bankave tregtare.Ka qenë një kohë

kur bankat pranonin vetem depozita nga njerëzit me nivel pasurie relativisht të lartë,me

referenca dhe nuk pranonin depozita per punëtorët e zakonshëm.

Keto shoqata ofrojne norma më të ulëta të huamarrjes se bankat tregtare dhe norma te larta

interesi për depozitat.

Shume shoqata u bene banka kursimi si p.sh Banka e Pare Federale e

Kursimeve(Pontiac,Michigan).

3.Bankat Islamike

Banka e parë Islame është themeluar në Malajzi në vitin 1983.Bankat islamike i referohen një

sistemi bankar apo aktiviteti bankar, që është në përputhje me ligjin islamik(sherihatit)dhe

udhëhiqen nga parimet e ekonomisë islame. Në veçanti, ligji islamik e ndalon kamatën,

mbledhjen dhe pagesen e interesit,i quajtur zakonisht riba në islam.

2 Ang:Savings and Loan Association(S & L) 3 Ankronimisht,Federal Deposit Insurance Corporation (FDIC) 4 Ankronimisht,Federal Savings and Loan Insurance Corporation (FSLIC)

Page 11: Institucionet financiare(leksion)

Kontabiliteti i Institucioneve Financiare

11

Banka islame është definuar si nje sistem bankar i cili është në harmoni me shpirtin, moralin

dhe dhe vlerat e sistemit të Islamit dhe udhëhiqet nga parimet e përcaktuara nga Sheriati

Islamik.

Banka islame sipas Aktit Bankar Islamik te vitit 1983

".. Një institucion i cili ushtron aktivitetin bankar islam, ku qëllimet dhe funksioni i të cilit nuk

përfshijnë asnjë element i cili nuk është miratuar nga feja Islame..."

Parimet bankare:

1. Ndalimi I kamates-Riba është rreptësisht e ndaluar sipas Islamit dhe konsiderohet si

haram. Islami lejon vetëm një lloj i kredisë që është Qardhul Hassan.

2. Pjesemarrja e kapitalit- Islami i nxit muslimanët t’i investojnë paratë e tyre dhe të bëhen

partnerë në mënyrë që të ndajnë fitimet dhe riskun në biznes në vend të berjes

kreditorë.Ne Islam,financimi është i bazuar në besimin se huadhenesi dhe huamarrësi

duhet në mënyrë të barabartë të ndajne rreziqet e sipërmarrjes ne nje institucion.

3. Ndalimi i ‘’gharar’’-Nocioni ‘’gharar’’do te thote ndërmarrja ‘’verberisht’’e një sipërmarrje

pa pasur njohuri të mjaftueshme.

4. Mardhenie kontraktuale-Varet nga natyra e transaksionit dhe keto lloj mardheniesh

mund te jene:mardhenie mes një shitësi dhe blerësi(Murabaha), marrëdhënie mes nje

qiradhënësi dhe qiramarrësi(Ijarah),dhe mardhenie partneriteti(Musyaraka)

Perparesite e Bankave Islame

1.Drejtesia

Is lam

Aqidah

(Bes imi )

Shariah

(Praktikat dhe Aktivi tetet)

Ibadat Muamalat

Aktivi tetet politikeAktivi tetet ekonomike

Aktivi tete Bankare dhe Finaciare

Aktivi tetet sociale

Akhlak

(Etika dhe Morali)

Page 12: Institucionet financiare(leksion)

Kontabiliteti i Institucioneve Financiare

12

Tipar kryesor i modelit bankar islam është se ky model është i bazuar në parimin e ndarjes se

fitimit dhe ku rreziku është i ndarë mes të bankës dhe klientit.Ky sistem i ndërmjetësimit

financiar do të kontribuojë për një shpërndarje më të drejtë të te ardhurave dhe pasurisë.

2.Likuiditeti

Duke ndjekut parimin fitim- humbje ne lidhje me ndarjen dhe mobilizimin e burimeve,bankat

kane më pak të ngjarë të përballen me nje klient qe do te marr parate ne depoziten e tij

papritur.Ne kete rast,ato kanë një nevojë minimale për ruajtjen e likuiditetit të lartë.

3.Maredhenie te mira me klientin

Financimi dhe depozitat janë shtrirë nën marrëveshjen e fitimit dhe ndarjen e humbjeve.

Bankat duhet të dine per përdoruesit e tyre të fondeve për tu siguruar që fondet janë

përdorur për qëllime produktive dhe anasjelltas për investitorët.

4.Nuk ka detyrime fikse

Bankat islame nuk kanë detyrime fikse si pagesat e interesit për depozitat. Prandaj, ata janë

në gjendje për shpërndarjen e burimeve për aktivitete fitimprurëse dhe ekonomikisht të

dëshirueshme.

5.Transparenca

Ekziston transparence me mbajtjen e llogarive në investimet e bëra në fusha të ndryshme

dhe fitimeve të realizuara nga këto investime.

6.Dimensionet etike dhe morale

Dimensionet e forta etike dhe morale e të të bërit biznes dhe përzgjedhja e aktiviteteve të

biznesit që do të financohen, luajnë një rol të rëndësishëm në nxitjen e investimeve të

dëshirueshme shoqërore dhe sjelljen më të mirë individuale apo të korporatave.

7.Banke per te gjithe

Edhe pse e bazuar në parimet e Sheriatit për të përmbushur nevojat financiare të

myslimanëve, ajo nuk është e kufizuar vetem tek individet musliman por gjendet ne është në

dispozicion dhe per individet jo muslimanë.

Nga ndryshon ky sistem bankar nga sistemi yne bankar konvencional?

Karakteristikat Sistemi islam Sistemi konvencional

Struktura e institucionit Ligji Sheriatit Sistemi bankar Laik

Ndarja e rrezikut Ndarje rreziku dhe norme

interesi e rene dakort Norme interesi e paracaktuar

Dimensioni moral Te gjithe agjentet ekonomik

duhet te punojne ne kuader

te vleres morale islame

Pak vemendje ne implikimet

morale te aktiviteteve

Ndalimi I kamates ne 1.Financimi nuk është i 1.Financimi është i orientuar

Page 13: Institucionet financiare(leksion)

Kontabiliteti i Institucioneve Financiare

13

financim orientuar nga interesi

2.Bazuar në parimin e shit-

blerjes se aseteve, ku çmimi i

shitjes përfshin një marzh

fitimi

nga interesi.

2.Një norme interesi

fiks\variabel vendoset për

përdorimin e parave.

Kufizime Bankat janë të kufizuara për

të marrë pjesë në aktivitete

ekonomike, të cilat nuk janë

ne perputhje me Sheriatin.

Nuk ka kufizime te tilla

Zekati(Takse fetare) Paguajnë zekatin si një

detyrim fetar si dhe norme

tatimi që kërkohet nga

qeveria

Nuk e paguajnë zekatin por

vetëm paguajnë norme

tatimi siç kërkohet nga

qeveria

4.Institucionet Mikro-financiare

Të varfërit kanë nevojë për shërbime të ndryshme financiare, jo vetëm kredi. Ashtu si gjithë

të tjerët,njerëzit e varfër kanë nevojë për një gamë të gjerë shërbimesh financiare që janë të

përshtatshme, fleksibël, dhe me çmime të arsyeshme. Varësisht nga rrethanat, njerëzit e

varfër kanë nevojë jo vetëm kredi, por edhe per kursime, ransferime me para, dhe sigurime.

Institucionet Mikrofinanciare është një instrument i fuqishëm kundër varfërisë. Qasja në

shërbime të qëndrueshme financiare i mundëson të varfërve për të rritur të ardhurat,të

ndërtojne asett,dhe të reduktojne vulnerabilitetin e tyre ndaj goditjeve të jashtme. Keto

institucione i lejojne familjet e varfëra të lëvizin nga mbijetesa e përditshme në planifikimin

për të ardhmen dhe nënkuptojne ndërtimin e sistemeve financiare që i shërbejnë të

varfërve.Megjithatë, një numër i madh i të varfërve vazhdojnë të mos kenë qasje në

shërbimet themelore financiare. Roli i qeverisë ne keto institucione është si një

mundësues,por jo si një ofrues ti drejtpërdrejtë i shërbimeve financiare.

Qëndrueshmëria financiare është e nevojshme për të arritur një numër të madh të njerëzve

të varfër.Shumica e njerëzve të varfër nuk janë në gjendje të kenë qasje në shërbimet

financiare për shkak të mungesës së ndërmjetësve financiare me pakicë. Ndërtimi i

institucioneve financiarisht të qëndrueshme nuk është një qëllim në vetvete.

Këto Institucione janë të rregulluara përmes Shoqatës së Institucioneve Mikrofinanciare

(AMFI),dhe të japin hua për njesite ekonomike te vogla dhe mikro-njesite si dhe për mobilizimin

e kursimeve midis mikro-njesive ekonomike.Prandaj,institucionet mikro-financiare veprojnë

ashtu si bankat tregtare,vetëm për njesite ekonomike te vogla.Ata gjithashtu përdorin

Page 14: Institucionet financiare(leksion)

Kontabiliteti i Institucioneve Financiare

14

grupet përmes kolateralit kolektive p.sh.KREP holdings, KWFT5, Faulu6, Equity holdings, Pride

Africa,etj.

Llojet e produkteve te inst.mikro-financiare

Institucione financiare jo depozituese

1.Bankieret e Investimit

Ndryshe nga bankat tregtare,bankat e investimeve nuk grumbullojne depozita.Koncepti

modern i "bankes se investimeve" u krijua nga Akti Glass-Setagal (Akti Bankar i 1933).Ky i

fundit,ndau bankat tregtare,bankat e investimeve, dhe shoqerite e sigurimeve.Nga viti

1933(Glass- Steagall Act) deri në vitin 1999(Gramm - Leach - Bliley Act),SH.B.A ka mbajtur një

ndarje midis bankave investuese dhe bankave tregtare. Vendet e tjera të

industrializuara,duke përfshirë edhe vendet e G8 ,nuk e kanë mbajtur historikisht një ndarje

të tillë.Ishte Akti i Dodd - Frank ne vitin 2010, i cili perfundimisht beri ndarjen e plotë

institucionale të shërbimeve bankare investuese nga bankat tregtare.

5 Kenya Women Finance Trust(KWFT),Kenya. 6 Deposit Taking Micro-Finance Company,Kenya

Page 15: Institucionet financiare(leksion)

Kontabiliteti i Institucioneve Financiare

15

Një bankë investimesh është një ndërmjetës financiar që kryen një shumëllojshmëri

shërbimesh për bizneset dhe qeverite. Këto shërbime përfshijnë:

1. Ndërmjetës mes një emetuesi të letrave me vlerë dhe të publikut investues,

2. Krijimi i kushteve lehtesuese ne lidhje me bashkimet dhe riorganizimet e tjera të

korporatave;

3. Ndërmjetës për klientët institucionale,

4. Ndihmesa e korporatave publike dhe private në ngritjen e fondeve në tregjet kapitale,

5. Ofrimi i shërbimeve këshilluese për bashkime,blerje dhe llojet e tjera të transaksioneve

financiare,etj.

Si rregull i përgjithshëm,bankat e investimeve përqëndrohen në ofertat fillestare

publike(IPO)Tradicionalisht,bankat e investimeve nuk merren me publikun e gjerë.

Megjithatë,disa prej emrave të mëdha qe operojne si banka investuese, jane JP Morgan Chase

, Bank of America dhe Citigroup,qe gjithashtu veprojnë si banka tregtare.Bankat e tjera te

investimeve që mund të keni dëgjuar përfshijnë Morgan Stanley, Goldman Sachs , Lehman

Brothers dhe First Boston.

Në përgjithësi,bankat e investimeve janë me pak subjekt i kuadrit rregullator se bankat

tregtare,por gjithesesi veprojnë nën mbikëqyrjen e organeve rregullatore.Një këshilltar i cili

ofron shërbime bankare investuese në SH.B.A duhet të jetë i licencuar si broker - dealer dhe

duhet te jete subjekt i Komisionit te Letrave me Vlerë dhe Kembimit

Valutor(SEC),FINRA7,dhe U.S Treasury.

2.Shoqerite e Investimit

Një shoqeri investimesh (mund te jete korporate,ortakëri, ose kompani me përgjegjësi të

kufizuar,etj)është një institucion financiar përmes të cilit individët investojnë në portofole të

larmishme letrash me vlere dhe qe menaxhohen profesionalisht nga fondet e bashkimit të

tyre me ato të investitorëve të tjerë.Këto janë institucione financiare,pronësia e të cilëve

mbeshtetet tek letrat me vlerë p.sh:aksione,obligacione,obligacione të konvertueshme,etj.

Skema e thjeshtuar e bilancit do paraqitet ne tabelen e meposhtme:

Nr Aktivi Shuma Nr Pasivi Shuma

1 investime ne inst.te tjera 1 Emetimi I titujve financiar

7 Financial Industry Regulatory Authority (FINRA).Shqip:Autoriteti Mbikeqyres I Industrise Financiare ne SH.B.A

Page 16: Institucionet financiare(leksion)

Kontabiliteti i Institucioneve Financiare

16

2

Investime ne te sigurta borxhi

p.sh bonde 2 Hua

3

Te sigurta qeveritare p.sh te

mira thesari 3 Kapitali Aksioner

4 Investime ne letra tregtare

5 Investime ne bonde te huaja

Totali I Aktivit Totali I Pasivit

Lloji më i zakonshëm i shoqerise se investimeve është shoqeria e menaxhimit te investimeve,

e cila në mënyrë aktive menaxhon një portofol të letrave me vlerë për të arritur objektivin e

saj të investimeve.Ka dy lloje të shoqerise se menaxhimit te investimeve: me fund te mbyllur

dhe me fund te hapur. Dallimet kryesore në mes ketyre te dyve i rendisim me poshtë ne

aspektin se ku investitorët blejnë dhe shesin aksionet e tyre - në tregjet primare apo

sekondare - dhe llojin e letrave me vlerë qe tregton kompania e investimit.

Shoqeri investimesh me fund te mbyllur: lëshon aksione vetem nje here permes një oferte

publike. Ajo nuk ofron vazhdimisht aksione te reja .Pasi aksionet janë lëshuar,një investitor

mund ti blejnë ato në nje treg te hapur dhe i shet në të njëjtën mënyrë . Vlera e tregut të

aksioneve do të bazohet në të kërkesë-ofertë ,ashtu si letrat e tjera me vlerë.Në vend të

shitjes me vlerën neto të aktiveve,aksionet mund të shiten me fitim ose me zbritje në vlerën

neto të aktiveve.Shoqeri investimesh me fund te hapur:te njohura edhe si fonde te

ndërsjella(mutual funds),vazhdimisht emetojnë aksione të reja.Këto aksione mund të blihen

vetëm nga kompania investuese dhe te shiten përsëri nga ajo.

3.Shoqerite e Sigurimeve

Shoqerite e sigurimeve (te Jetes dhe te Jo Jetes)mbulojne kryesisht riskun puro permes

grumbullimit te parave ne formen e primeve qe sigurohen nga një grup i madh njerëzish të

cilët duan të mbrojnë veten e tyre dhe/ose të dashurit e tyre kundër zjarrit, aksidenteve me

makinë,sëmundjeve,paaftësisë,pergjegjesise(demi ndaj paleve te treta)ose vdekjes.Sigurimi i

ndihmon individët dhe kompanitë të menaxhojne riskun dhe te ruajne pasurinë dhe

jeten.Duke siguruar një numër të madh njerëzish,kompanitë e sigurimeve mund të operojnë

me fitim dhe në të njëjtën kohë të paguajnë për dëmet që mund të lindin.Keto kompani i

grumbullojne fondet e tyre permes arketimit te primeve nga policat e

sigurimeve.Mandej,duke i investuar keto fonde ne tituj financiare,ato luajne rolin e

ndermjetesit financiare.Me ndihmen e tyre behet e mundur transferimi i riskut dhe i

fondeve.

Bilanci te nje shoqerie sigurimesh eshte paraqitur me poshte:

Page 17: Institucionet financiare(leksion)

Kontabiliteti i Institucioneve Financiare

17

Nr AKTIVE Shuma Nr PASIVE Shuma

1 Cash dhe ekuivalentët e saj 1 Depozita

Depozita te te siguruarve

Depozita te te risiguruarve

2 Te sigurta borxhi 2 Hua-te

Bonde 3 Detyrime sigurimi

Kredi Rezerva te primit,etj.

Hipoteka 4 Derivative

3 Pasuri te patundshme 5 Te pagueshme nga sigurimi

4 Kapitali dhe te pagueshme te tjera

Te sigurta kapitali 6 Detyrime te risigurimit

Kapital privat 7 Plani I perfitimit te punonjesit

Investime ne pjesemarrje 8 Provizione

5 Fondet ''gardh''(hedge funds) 9 Te tjera detyrime

6 Derivative

Future, Swap,Opsione etj

7 Te arketueshme nga sigurimi 10 Kapitali I vet

dhe te arketueshme te tjera

8 Aktive te risigurimit

9 Prona dhe pajisje

10 Aktive te patrupezuara

Emri I mire

11 Te tjera aktive

Totali I Aktivit Totali I pasivit

Fitimi i shoqerise se sigurimit

Ne flukset hyrese teshoqerise se sigurimeve,vendin kryesor e zene te ardhurat nga

primet.Ndryshe,keto te ardhura quhen te ardhurat nga shitja e policave te sigurimit.

Nr Te ardhurat Shuma Nr Shpenzimet Shuma

1 Te ardhura nga primet 1 Deme te paguara

Prime nga sigurimi I pasurise 2 Shpenzime operative(OPEX)

Prime nga sigurimi I jetes Paga te punonjesve

Prime nga sig.i pergjegjesise Sigurimet shoqerore

Prime nga sig.i mjeteve Furnizime dhe sherbime

Prime nga sig.te tjera Tatime,taksa dhe te tj

2 Te ardhurat nga dividentet Shpenzime te tjera operative

3 Te ardhurat nga 3 Shpenzime per investime

Page 18: Institucionet financiare(leksion)

Kontabiliteti i Institucioneve Financiare

18

pjesemarrjet

4 Te ardhura financiare nga 4 Shpenzime te tj per sigurimet

depozitat 5 Shpenzime financiare

5 Nga aktivitete te tjera 6 Pagesa per risigurimet

6 Perfitime nga risigurimet

Totali I te ardhurave Totali I shpenzimeve

Zerat kryesore te shpenzimeve te shoqerive te sigurimeve jane kater:

1. Zeri ‘’Shuma e demshperblimeve qe paguajne shoqerite e sigurimeve’’kur klienteve u

ndodhin deme apo fatkeqesi per te cilat jane siguruar.Shpesh pesha qe ze ky ze ne

P.A.SH shkon edhe deri ne 80% te totalit te shpenzimeve te shoqerise

2. Zeri ‘’Shpenzime operative te veprimtarise’’per te mbajtur rrjetin e marrjes ne

sigurim,per te mbajtur rrjetin e agjenteve te tyre si dhe te zyrave komisionare.

3. Zeri’’Shpenzime per investime’’,pasi keto shoqeri jane investitoret me te fuqishem ne

tregjet financiare.Koncepti i vleres ne kohe te parase ka kuptim edhe vlere e plote

sidomos tek keto shoqeri ,ne te cilat kurre nuk perputhet momenti i arketimit te

primeve ,e qe zakonisht eshte fillimi i vitit,me momentin kur ndodhin dhe paguhen

demet.

4. Se fundmi,kompanite e sigurimeve paguajne nje pjese te te ardhurave per te

garantuar marrjen ne sigurim te objekteve(p.sh porte,aeroporte,uzina e

kombinate,etj.)me vlera shume te medha ,per te cilat ato vetem nuk mund t’i bejne

balle nje demi potencial ne raste fatkeqesisht.Per kete arsye,keto shoqeri sigurimi

risigurohen.

ILUSTRIM

Nje individ zoteron informacionin e mëposhtëm në lidhje me operacionet e një shoqerie

sigurimesh:

Obligacione qeveritare 1,500,000

Aksione Preferenciale 100,000

Aksione të zakonshme 50,000

Investime afatshkurtra

• Kredi 140,000

• Kredi hipotekare 480,000

• Certifikata e depozitave (CD) 200,000

• Deftese borxhi(debenture) 240,000

Primi per sigurimin e jetes 1,450,000

Aktive te trupezuara 450,000

Page 19: Institucionet financiare(leksion)

Kontabiliteti i Institucioneve Financiare

19

Aktive të tjera 230,000

Te mira thesari 185,000

rezervat 300,000

Dividendët mbi kursimet 320000

Komisioni dhe taksat e pagueshme 460,000

Detyrime të tjera (hua) 110,000

Individi ne fjale eshte nje anetar i sistemit te rezervës te ri-sigurimit dhe është e nevojshme

qe ai të mbaj një rezervë 20% gjithë kohës në lidhje me primet.Supozoni se pas marrjes së

këtij informacioni,agjenti i shitjeve raporton se një mbajtës i polices se sigurimit ka aplikuar

për të tërhequr menjëherë një kërkesë me vlerë 400,000.

Kerkohet:

1. Përcaktoni nëse ne bilancin aktual nuk eshte shkelur struktura legjislative e risigurimit.

2. Cilat opsione do te ndermernit po te ishit menaxher, pas tërheqjes së klientit?

Nr Aktivi Shuma Nr Pasivi

1 Te sigurtat 1 Primet e polices se sigurimit 1450000

Bonde 1500000 2 Dividendët mbi kursimet 320000

Aksione te zakonshme 100000 3 Komisioni dhe taksat e pagueshme 460000

Aksione Preferenciale 50000 4 Detyrime të tjera (hua) 110000

Te mira thesari 185000 5 Rezervat 300000

2 Hua

Hua 140000 6 Kapitali 935000

Hua hipotekore 480000

3 Investime afatshkurtra

Certifikate Depozite 200000

Deftese borxhi 240000

4 Aktive te trupezuara 450000

5 Aktive te tjera 230000

Totali I Aktivit 3575000 Totali I Pasivit 3575000

Rezerva e risigurimit është 20% x 1.450.000 = 290,000 pra 300000> 290,000

2. Në rrethanat kur klienti terhiqet,bilanci është i ri-organizuar si më poshtë.dmth:

• Huazimet nga Inst.tjeter financiar 400’000

• Burime për më shumë fonde nga risigurimi

Page 20: Institucionet financiare(leksion)

Kontabiliteti i Institucioneve Financiare

20

• Shitja e disa nga letrat me vlerë te ndjeshme interesi p.sh ato letra me vlere që maturohen

në një periudhë të shkurtër

• ‘’Thirrja ‘’e disa nga kredite

• ‘’Thirrja’’e disa nga depozitat afatshkurtra

4.Fondet e perbashketa(ose te ndersjellta)

Keto fonde(angl.Mutual Funds)nga grumbullime fondesh nga shumë investitorë për qëllime

investimi në letra me vlerë të tilla si aksione,obligacione,tituj financiare të tregut të

parasë,etj.Fondet e perbashketa jane ‘’kompani investimi që menaxhojne një portofol të

letrave me vlerë per investitorët individual apo institucionalë’’(International Encyclopedia of

the stock market).Portofoli i ketij fondi është i strukturuar.Keto fonde mund të

specializohen në një sektor të caktuar ose rajon të caktuar.

Si jane te organizuara keto fonde?

Aksionarët ose pronarët e fondit të përbashkët janë investitorët.Bordi i drejtorëve mbikëqyr

aktivitetet e fondit, puneson këshilltar incvestimesh, një agjenci siguruese, etj, për të

menaxhuar ditë për ditë operacionet e Fondit.

5.Fondet e pensioneve

Keto fonde ofrojne nje sere skemash pensioni per punonjesit.Sipas planeve te pensionit,keto

fonde arketojne kontributet nga punonjesitapo qeveria,dhe ne nje kohe te dyte kur

Investitoret,i vendosin

parate e tyre tek nje:

Nje menaxher fondi,i cili i investon ne:

Te sigurta,

te cilat gjenerojne:

Norme kthimi,qe

kalon serisht tek:

Page 21: Institucionet financiare(leksion)

Kontabiliteti i Institucioneve Financiare

21

punonjesit dalin ne pension ato perballojne pagesen e pensioneve.Deri ne momentin e daljes

ne pension te punonjesit,fondet e grumbulluara nga kontributet investohen. Fondet e

pensioneve janë shumë të ngjashme me kompanitë e sigurimit të jetës në madhësi dhe

përbërje te aseteve.

Asetet e tyre janë të përbëra nga:investimi në letrat me vlerë dhe asete te trupezuara.

Detyrimet janë të përbëra nga: kontributit nga të punësuarit, rritja e të ardhurave dhe

kapitalit(në qoftë se ajo është një humbje)

Ne disa vende keto fonde kane favor fiskal pasi nuk paguajne as takse ndaj te ardhurave dhe

as takse ndaj kapitalit.

Le të shqyrtojë një lloj të caktuar te nje plani pensional,ate te planit me përfitim.Ne një

skeme përfitimesh të përcaktuara,një punonjës i di kushtet e përfitimit që do të marrë pas

daljes në pension. Kompania është përgjegjëse për të investuar në një fond në mënyrë që të

përmbushë detyrimet e saj ndaj punëmarrësit,kështu që kompania mbart rrezikun e

investimeve. Nga ana tjetër ndod qe në keto skema,për shembull,kompania ndoshta pranon

kontribute,por nuk premton përfitime të ardhshme për të punësuarit dmth punonjësi mbart

rrezikun e investimeve.

Ndër planet e përfitimeve të përcaktuara ,lloji më i popullarizuar mban një premtim për të

paguar pensionistët,bazuar në dy faktorë :

1) kohëzgjatja e shërbimit të tyre,

2) paga në kohën e daljes në pension.

Kjo është quajtur një mesatare karriere apo pagese perfundimtare qe paguajnë ne planin e

pensioneve.

Një plan i tillë mund të paguaj pensionistët,le të themi 1.5 % te pagës përfundimtare të tyre p.sh

te pagës mesatare te tyre gjatë pesë viteve të fundit të punës.Sipas këtij plani,një punonjës me

20 vjet shërbim,do të marrë një përfitim të daljes në pension të barabartë me 30% ( 20 vite x 1.5

%) të pagës mesatare perfundimtare së tyre.