INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE

20
Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave 153 KAPITULLI 3 INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE 3.1 Çentrali termik (Çentrali i ngrohjes) Quhen çentrale termike ato lokale teknike në të cilat janë të instaluara të gjitha aparaturat e destinuara për prodhimin, qarkullimin dhe rregullimin e fluidit termik, i nevojshem ky për impiantet e çentralizuara të ngrohjes dhe klimatizimit. Çentralet termike mund të jenë të vendosura në katet e nëndheshme të ndërtesave, në katin përdhe ose në një lokal me vete. Këto mjedise duhet të plotësojnë kushtet e mbrojtjes nga zjarri si dhe të sigurisë. Kur nxehtësia e nevojshme për ngrohjen e disa apartamenteve ose e godinave, prodhohet në një vënd të caktuar (salla e gjeneratorëve të nxehtësisë ndryshe “salla e kaldajave) dhe prej këtu shpërndahet me anë të bartësit të nxehtësisë, thuhet se kemi të bëjmë me “ngrohje qëndrore”. Sipas llojit të bartësit të nxehtësisë, kemi ngrohjen me ujë të ngrohtë, me avull dhe me ajër. Sistemet më të njohura për ngrohjen e ndërtesave, janë sistemet me ujë të ngrohtë (me temperaturë të ujit të dërgimit nga kaldaja deri në 100 o C). Ngrohja qëndrore ka një sërë të mirash: -prodhimi i nxehtësisë në një qëndër të vetme, lejon që të ndërtohen furra me rendiment të lartë: nxjerrja e tymit dhe rregullimi thjeshtohen, djegja e lëndës djegëse të cilësisë së mirë garanton një djegje pa tym dhe pa blozë; -aparatet ngrohëse janë të vegjël dhe mund të vëndosen pa vështirësi edhe në shkallët, banjot, etj. Përveç këtyre, në ngrohjen qëndrore të gjitha lokalet mbahen pastër nga lënda djegëse dhe mbeturinat e saj. 3.1a Gjeneratorët e nxehtësisë (Kaldajat) Gjeneratorët e nxehtësisë janë aparate që shndërrojnë energjinë e brendshme të lëndës djegëse në energji termike nëpërmjet djegies direkte. Parametrat kryesore të gjeneratorëve të nxehtësisë janë (shiko dhe figurën 3.1): - fuqia termike e vatrës (Q F ): jepet nga produkti i fuqisë termike kalorifike të ulët të lëndës djegëse me sasinë (prurjen) e saj (kW); - fuqia termike konvencionale (Q C ): e cila është diferenca e fuqisë termike e vatrës me fuqinë termike të humbur në gazet e tymit Q A (kW); - fuqia termike e përdorëshme (Q K ): që jepet nga sasia e nxehtësisë të transferuar në njësinë e kohës tek fluidi mbartës i nxehtësisë. Ky është edhe parametri mbi të cilën mbështetet zgjedhja e kaldajës nga projektuesi. - rendimenti i djegies (η t ): është raporti i fuqisë termike konvencionale dhe asaj të vatrës; Fig. 3.1 Fuqitë termike të kaldajës; Q F fuqia termike e vatrës, Q K -fuqia termike e përdorëshme , Q A fuqia termike e humbur në gazet e tymit të djegies, Q S fuqia termike e humbur me tansmetim

description

KAPITULLI 3 INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE

Transcript of INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE

Page 1: INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE

Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave

153

KAPITULLI 3

INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE

3.1 Çentrali termik (Çentrali i ngrohjes)

Quhen çentrale termike ato lokale teknike në të cilat janë të instaluara të gjitha aparaturat

e destinuara për prodhimin, qarkullimin dhe rregullimin e fluidit termik, i nevojshem ky

për impiantet e çentralizuara të ngrohjes dhe klimatizimit. Çentralet termike mund të jenë

të vendosura në katet e nëndheshme të ndërtesave, në katin përdhe ose në një lokal me

vete. Këto mjedise duhet të plotësojnë kushtet e mbrojtjes nga zjarri si dhe të sigurisë.

Kur nxehtësia e nevojshme për ngrohjen e disa apartamenteve ose e godinave, prodhohet

në një vënd të caktuar (salla e gjeneratorëve të nxehtësisë – ndryshe “salla e kaldajave”)

dhe prej këtu shpërndahet me anë të bartësit të nxehtësisë, thuhet se kemi të bëjmë me

“ngrohje qëndrore”. Sipas llojit të bartësit të nxehtësisë, kemi ngrohjen me ujë të ngrohtë,

me avull dhe me ajër. Sistemet më të njohura për ngrohjen e ndërtesave, janë sistemet me

ujë të ngrohtë (me temperaturë të ujit të dërgimit nga kaldaja deri në 100oC).

Ngrohja qëndrore ka një sërë të mirash:

-prodhimi i nxehtësisë në një qëndër të vetme, lejon që të ndërtohen furra me rendiment

të lartë: nxjerrja e tymit dhe rregullimi thjeshtohen, djegja e lëndës djegëse të cilësisë së

mirë garanton një djegje pa tym dhe pa blozë;

-aparatet ngrohëse janë të vegjël dhe mund të vëndosen pa vështirësi edhe në shkallët,

banjot, etj.

Përveç këtyre, në ngrohjen qëndrore të gjitha lokalet mbahen pastër nga lënda djegëse

dhe mbeturinat e saj.

3.1a Gjeneratorët e nxehtësisë (Kaldajat)

Gjeneratorët e nxehtësisë janë aparate që shndërrojnë energjinë e brendshme të lëndës

djegëse në energji termike nëpërmjet djegies direkte.

Parametrat kryesore të gjeneratorëve të nxehtësisë janë (shiko dhe figurën 3.1):

- fuqia termike e vatrës (QF): jepet nga produkti i fuqisë termike kalorifike të ulët

të lëndës djegëse me sasinë (prurjen) e saj (kW);

- fuqia termike konvencionale (QC): e cila është diferenca e fuqisë termike e vatrës

me fuqinë termike të humbur në gazet e tymit QA (kW);

- fuqia termike e përdorëshme (QK): që jepet nga sasia e nxehtësisë të transferuar

në njësinë e kohës tek fluidi mbartës i nxehtësisë. Ky është edhe parametri mbi të

cilën mbështetet zgjedhja e kaldajës nga projektuesi.

- rendimenti i djegies (ηt): është raporti i fuqisë termike konvencionale dhe asaj të

vatrës;

Fig. 3.1 Fuqitë termike të kaldajës;

QF –fuqia termike e vatrës,

QK -fuqia termike e përdorëshme ,

QA – fuqia termike e humbur në gazet e tymit të djegies,

QS – fuqia termike e humbur me tansmetim

Page 2: INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE

Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave 154

- rendimenti termik i përdorshëm (ηtu): është raporti ndërmjet fuqisë termike të

përdorëshme dhe asaj të vatrës.

Kaldajat e ngrohjes qëndrore klasifikohen si vijon:

-sipas llojit dhe parametrave të bartësit të nxehtësisë (me ujë dhe me avull);

-sipas llojit të lëndës djegëse që digjet në furrë (me qymyr, gazoil, gaz);

-sipas materialit dhe formës konstruktive të kaldajës (gizë, çeliku, etj).

Në fig.3.2, tregohet prerja ballore e një kaldaje prej gize, që përbëhet nga bashkimi i

shumë elementëve.

Në fig.3.3 është paraqitur një kaldajë prej çeliku pa elementë, Në fig.3.4 është paraqitur

një kaldajë për ngrohje apartamenti ( në pamjen e jashtme).

Kaldaja me kondensim

Përdorimi i gjeneratorëve të nxehtësisë me kondensim hyn në logjikën e kursimit

energjitik dhe të uljes së nivelit të ndotjes ambientale.

Në figurën 3.5 paraqitet skema e

një kaldaje me kondensim.

Teknika e kondensimit lejon një

shfrytëzim më të mirë të aftësisë

energjitike të lëndës djegëse,

nëpërmjet kufizimit të humbjeve

të nxehtësisë në gazrat e djegies:

rikuperim të nxehtësisë sensibile

nëpërmjet reduktimit të

temperaturës së gazeve të

djegies që shkarkohen në

atmosferë dhe rikuperim

energjitik nga shndërrimi fazor

gaz-lëng i produkteve të djegies.

Për këtë qëllim, sipërfaqet e

kaldajës në kontakt me

produktet e djegies janë

konstruktuar me materiale që Fig3.5 Skema e një kaldaje me kondensim

Fig.3.2 Prerje e një

kaldaje prej gize Fig.3.3 Kaldajë prej çeliku që

punon me lëndë djegëse të lëngët

Fig.3.4

Pamje, Kaldajë

apartamenti

Page 3: INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE

Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave

155

nuk ndryshken (p.sh çelik inox i stabilizuar me titan), në mënyrë që të garantojnë

rezistencën ndaj korrozionit të kondensatit acid të gazeve të djegies.

Pra, përdorimi i lëndëve djegëse të gazta me përmbajtje të vogël squfuri, lejon përdorimin

e kaldajave me kondensim, në të cilat rekuperohet nxehtësia latente e avujve të ujit që

ndodhen në gazet e tymit, me uljen e temperaturës së tymrave në dalje nga kaldaja deri në

50-70 °C. Pika e vesës e gazeve të tymit të metanit rritet me uljen tepricës së ajrit.

Rendimenti i këtyre kaldajave është >100% (referuar nxehtësisë së djegies së ulët) dhe

<100% (referuar nxehtësisë

së djegies së lartë). Në këto

kaldaja përdoren tymthithësa

(ventilatorë) për tërheqjen e

gazeve të tymit.

Në fig.3.6 tregohet pamje e

një kaldaje ~200 kW, mbi

bazament, me disa përmasa

kryesore; ndërsa në fig.3.7

paraqiten lidhjet e tubave

kryesorë me kaldajën, e

paisur me një ngohës uji për

nevoja sanitare.

3.1b Salla e kaldajave, Depozitimi lëndës djegëse

Përvoja tregon se vëndosja dhe komponimi i centralit të ngrohjes ka rëndësi të madhe për

kontrollin dhe shërbimin e instalimit të ngrohjes. Vëndosja racionale e sallës se kaldajave,

e depos së lëndës djegëse dhe e rrugëve të shërbimit, thjeshtësia e ndërtimit, pajisja me

aparate kontrolli dhe lehtësia e riparimit të pjesëve më të rëndësishme të instalimit,

krijojnë mundësinë e një shërbimi të sigurtë dhe të një shfrytëzimi ekonomik.

Në ngrohjen qëndrore, salla e kaldajeve vendoset në shumicën e rasteve në bodrumin e

ndërtesës, në mënyrë që largësia ndërmjet kaldajës dhe oxhakut të jetë sa më e shkurtër

dhe, nga ana tjetër, furnizimi me lëndë djegëse të jetë sa më i lehtë. Përfitimi që kemi nga

vëndosja e centralit termik në qëndër të gravitetit të instalimit të ngrohjes, kalon në plan

të dytë. Për arsye konstruktive dhe të teknikës së djegjes, është mirë që të shmanget

vëndosja e oxhakut në muret e jashtme, ose dhënia e një drejtimi të pjerrët ( kulmi i

oxhakut i zhvëndosur në planin vertikal kundrejt bazës), si dhe kanalet e tymit shumë të

gjata ndërmjet kaldajës dhe oxhakut. Është më e përshtatshme që oxhaku të dalë pranë

kulmit të ndërtesës për të shmangur mbipresionet e shkaktuara nga era. Në instalimet e

ngrohjes, salla e kaldajave duhet të ketë një hyrje brënda në ndërtesë.

Në instalimet që punojnë me qymyr (thëngjill), salla e kaldajave duhet të vëndoset në

mënyrë që furnizimi me lëndë djegëse dhe nxjerrja e hirit dhe e zgurjeve të kryhen me

lehtësi. Në ndërtesat e banimit, sallat e mëdha të kaldajave, shpesh vëndosen pranë

ndërtesës. Kur muret e oxhakut janë të termoizoluara në mënyrë të mjaftueshme, gazet e

tymit nuk ftohen gjatë kalimit në të. Në këto raste oxhaku mund të vëndoset në muret e

jashtme. Në bazë të sasisë së nevojshme të kalorive ose kW, përcaktohet fuqia e

kaldajave që do të instalohen dhe sipërfaqja e sallës.

Lartësia e sallës së kaldajave duhet të jetë të paktën 3 m. Në figurën 3.8 është paraqitur

Fig.3.7 Lidhjet e

tubave me kaldajën Fig.3.6 Përmasat kryesore

të një kaldaje

Page 4: INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE

Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave 156

një sallë kaldajash për ngrohje (dy kaldaja, kanalet e tymit dhe pompat qarkulluese të

ujit), me disa përmasa orientuese ndërmjet kaldajave dhe mureve të sallës.

Në impiantet që punojnë me lëndë djegëse të

lëngët – gazoil ose me gaz, salla e kaldajave

është me përmasa më të vogla (figura 3.9).

Në këtë rast, lokali i çentralit termik (salla e

kaldajave, depozitimi i lëndës djegëse) mund të

jetë në bodrumin e ndërtesës që ngrohet, mbi tokë

(jasht godinës), ose pjesërisht nën tokë.

Salla e kaldajës duhet të ketë një sipërfaqe të

pakten 6 m2; lartësia nuk duhet të jetë më pak se

2,5 m.

Për ruajtjen e sasive të mëdha të lëndës djegëse të

lëngët (gazoil), pranë sallës së kaldajave vëndoset

një cisternë (rezervuar) cilindrike mbi tokë, ose

nën tokë (fig.3.10). Lëndën djegëse, drejt-përdrejt

nga cisterna e merr një pompë e posaçme dhe e

dërgon te djegësi, ku bëhet njëkohësisht edhe

ngrohja e saj.

Në figurrën 3.11 tregohet një pamje

thjeshtë e sallës së çentralit termik me

përmasat minimale; ndërsa në tabelën

3.1 janë shënuar përmasat minimale të

sallës së çentralit termik për kaldaja me

fuqi të madhe.

Makinat dhe aparaturat kryesore që

përbëjnë çentralin termik janë:

• Gjeneratori i nxehtësisë (kaldaja)

• Rezervuari i lëndës djegëse

• Djegësi i lëndës djegëse

• Oxhaku i gazeve të djegies

• Pompat e qarkullimit

• Aparaturat e kontrollit dhe të sigurimit • Ena e zgjerimit e mbyllur.

Fuqia ngrohëse e kaldajës dhe të gjitha karakteristikat e nevojshme jepen në katallogët

përkatës.

Fig. 3.11

Pamje

thjeshtë e

sallës së

çentralit

termik me

përmasat

minimale

Fig.3.8 Salla e kaldajave dhe distancat

e rekomanduara ndërmjet kaldajave

Fig.3.9 Salla e

kaldajave dhe

largësitë e rekoma-

nduara të kaldajës

që punon me lëndë

djegëse të lëngët.

Fig.3.10 Cisterna e gazoilit e vëndo-

sur nën tokë. D-tubi degimit, SH -tub

shkarkimi, NP -nxjerrje papastërtive

Page 5: INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE

Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave

157

Tabela 3.1 Përmasat minimale të kaldajave me fuqi të madhe

Fuqia termike kW Sipërfaqia e çentralit

m2

116 20

232 25

464 40

696 50

1160 70

3.1c Oxhaku dhe kanalet e tymit

Oxhaku ka për qëllim të nxjerrë jashtë gazet e tymit, që prodhohen nga djegja e lëndës

djegëse dhe njëkohësisht të krijojë një tërheqje të mjaftueshme, për hyrjen e ajrit të

nevojshëm për djegjen e lëndës djegëse në furrën e kaldajës.

Kuptohet që ky funksion i dytë bie, kur kaldaja përdor një sprucator për djegjen e lëndës

djegëse të lëngët, në të cilin ajri për djegje dërgohet me ventilator.

Që të mënjanohet ftohja e gazeve të tymit gjatë kalimit në oxhak, rekomandohet vëndosja

e oxhakut në muret e brëndshme, ose i termoizoluar. Sipas rregullave, ndalohet të

përdoren oxhaqet e ngrohjes qëndrore për nxjerrjen e gazeve nga vatra të tjera (p.sh nga

sobat e gatimit në guzhinë, etj). Oxhaqet e instalimeve të mëdha duhet të jenë të larta, në

mënyrë që gazet e djegjes të përhapen në një atmosferë sa më të madhe dhe të mos

shkaktojne prishjen e atmosferës së ndërtesave fqinjë.

Në rastet kur nuk mund të ndërtohen oxhaqe me tërheqje natyrale, me seksionin dhe

lartësinë e duhur, ose kur temperatura në oxhak bie shumë, atëhere bëhet tërheqja e

detyruar e gazeve të tymit të prodhuar nga djegja, me ventilatorë që vëndosen mbas

kaldajës (tymthithësa me konstruksion që të rezistojnë në temperatura të larta).

Seksioni minimal i oxhakut (S, në cm2) zgjidhet sipas fuqisë së, kaldajës (P, në W), duke

patur parasysh lartësinë e oxhakut (H, në m), në bazë të llojit të lëndës djegëse që digjet

në furrën e kaldajës. Për rastin e djegjes me tërheqje natyrale, ai përcaktohet me

formulën:

H

PKS (3.1)

ku koeficienti K=0,016 për lëndët djegëse të gazta; K=0,024 për lëndët djegëse të lëngëta

dhe K=0,030 për lëndët djegëse të ngurta.

3.2. Aparatet ngrohëse

Aparatet ngrohëse përdoren për transmetimin e nxehtësisë nga uji i ngrohtë, ose avulli, në

ambientet që do ngrohen. Ato pregatiten prej çeliku, gize dhe kohët e fundit edhe prej

alumini.

Meqënëse aparatet ngrohëse vëndosen brënda në dhomat që ngrohen, ato duhet të

plotësojne jo vetëm kërkesat termoteknike dhe ekonomike por edhe kërkesat sanitaro-

higjenike dhe estetike.

Vetitë termoteknike i karakterizon koeficienti i transmetimit të nxehtësisë k = 4 – 15

W/m2.K. Vetitë ekonomike karakterizohen nga konsumi i metalit, për njësinë e fuqisë,

nga fortësia e aparatit, kostoja, thjeshtësia e pregatitjes në seri dhe nga lehtësia e

Page 6: INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE

Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave 158

transportimit. Kërkesat sanitaro-higjenike i plotsojne ato forma, të cilat e ruajnë aparatin

ngrohës në gjëndje të pastër dhe japin mundësi pastrimi nga pluhuri në rast nevoje.

3.2a Radiatorët

Aparatet ngrohëse, që përdoren shumë në ngrohjen me ujë të ngrohtë dhe në atë me

avull, janë radiatorët me elementë. Sikurse kaldajat prej gize me elementë, edhe

radiatorët perbëhen prej elementësh, të cilat bashkohen me anë të nipleve në një numër të

caktuar, sipas fuqisë ngrohëse që kërkohet. Prodhimi i tyre është në seri dhe nuk kushton

shumë. Këta radiatorë janë të përshtatshëm si për ujë ashtu dhe për avull. Radiatorët e

derdhur prej gize janë shumë të qëndrueshëm (50–60 vjet), sepse janë rezistente ndaj

korrozionit, mirëpo për këtë arsye janë relativisht të shtrënjtë. Prova hidraulike e

radiatorëve bëhet me presion deri në 6 bar.

Radiatori duhet të vëndoset në mënyrë që të mund të

pastrohet lehtësisht rreth e rrotull tij dhe të mos

pengohet qarkullimi i ajrit dhe transmetimi i

nxehtësisë me rrezatim. E mira kryesore e radiatorëve

me elementë është se përmasat e tij janë të vogla.

Përmasat e një elementi janë: lartësia H, trashësia D,

distanca ndërmjet vrimave I dhe gjerësia . Në fig.3.12

tregohet një element radiatori prej alumini.

Nga bashkimi i disa elementëve (fig.3.13), percaktohet

gjatësia e radiatorit, në përputhje me sasinë e nxehtësisë që

duhet të japi në ambient.

Radiatorët e japin nxehtësinë me konveksion dhe me rrezatim

(fig.3.14).

Në përgjithësi radiatori vëndoset në muret e jashtme; muret

marrin nxehtësinë drejtperdrejt prej tij, kështu që ndjenja e të

ftohtit nga muret e jashtme është më e vogël.

Në shumicën e rasteve radiatori mund të vëndoset nën niqen e dritares. Në këtë rast, muri

i niqes (pranë dritares), rekomandohet të vishet me një pllake termoizoluese, për të pasur

një izolim termik të mjaftueshëm, që pengon humbjet e nxehtësisë. Në fig. 3.15 tregohet

vendosje e radiatorit në niqen e dritares.

Fig.3.12

Elementi i

radiatorit

prej alumini

Fig.3.13

Radiator me

4 elementë,

D-trashësia

e një elemti

Fig.3.14

vendosje e

radiatorit

prane murit Fig. 3.15 Vendosja e radiatorit në niqen

e dritares, a) në pamje, b) në prerje

Page 7: INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE

Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave

159

3.2b Zgjedhja e aparatit ngrohës

Fuqia ngrohëse e një aparati ngrohës varet nga përmasat e elementit dhe tipi, dhe nga

diferenca e temperaturave ndërmjet lëngut ngrohës dhe ajrit të lokalit. Në grohjen me ujë

ajo është rreth 400-500 [W/m2], për temperaturën e ambientit tb=20

oC. Në katalogë jepen

karakterisitikat e raditorëve, dhe pikërisht: fuqia ngrohëse në Wat, në diferencën e

temperaturave t (temperatura mesatare të ujit në aparatin ngrohës minus temperatura e

ambientit 20°C), dhe përmasat e aparatit ngrohës.

Aparati ngrohës, zgjidhet me fuqi të barabartë me humbjet e përgjithshme të nxehtësisë të

ambientit, në periudhën e ftohtë të dimrit.

3.2c Radiatorë (aparatet ngrohëse) prej çeliku dhe konvektorët

Aparatet ngrohëse prej çeliku janë prej llamarinë të petëzuar në forma të ndryshme dhe

prej tubash, me përmasa të ndryshme.

Radiatorët prej çeliku janë mjaft të lehtë, krahasuar me radiatorët prej gize, kanë çmim

më të ulët dhe janë më pak të qëndrueshëm ndaj korrozionit dhe për këtë arsye përdoren

vetëm në ngrohjen me ujë të ngrohtë. Radiatorët prej çeliku u rezistojne ngricave më mirë

se radiatorët prej gize.

Një lloj tjetër aparati ngrohës me tuba është

regjistri ngrohës (radiator banjo fig.3.16).

Këto aparate ngrohëse mund të vëndosen

me lehtësi në shkallët, në banjot, në

koridoret e mëdha të ndërtesave të publike,

spitale dhe në përgjithësi në ndërtesat

industriale, ku lejohet përdorimi i ujit ose

avullit me temperature të lartë.

Në disa raste përdoren aparate ngrohëse me

tuba pa fletë (p.sh. të vëndosur në një

kornizë reflektuese, si në fig.3.17a), ose për

të shtuar dhënien e nxehtësisë, përdoren tuba

me fletë (si në fig.3.17b dhe 3.17c).

Në figurën 3.18 tregohet një konvektor. Ai

përbëhet nga një karkasë metalike

(fig.3.18a), ku ajri hyn nga pjesa e poshtme

dhe del nga grilat e vendosura në pjesën e sipërme dhe elementi ngrohës (fig.3.18b).

Sikurse e tregon edhe emri këto aparate ngrohëse japin nxehtësi kryesisht me konveksion.

Elementi ngrohës është i vendosur në pjesën e poshtme të konvektorit. Ajri i lokalit, duke

kaluar nëpër të gjithe gjatësinë e elementit ngrohës, ngrohet dhe del nga pjesa e sipërme,

para konvektorit. Tërheqja e krijuar nga karkasa (mbulesa), e shton lëvizjen e ajrit dhe si

rrjedhim, e rrit koeficientin e transmetimit të nxehtësisë dhe shpejton ringrohjen e lokalit.

Konvektorët zgjidhen nga katallogët, sipas nxehtësisë që duhet të japin.

Fig. 3.16

Rregjistër

ngrohës me

tuba, pro-

dhim në seri

Fig.3.17 Aparat ngrohës me tuba

a) Montimi në kornizë i tubave pa

fletë; b) tubo me fletë spirale;

c) tubo me fletë kuadrate

Page 8: INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE

Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave 160

3.2d Shpërndarja e temperaturave në lokal në ngrohjen me radiatorë

Në fig.3.19 tregohet shpërndarja e temperaturave dhe lëvizje e ajrit në lokal. Në rastin kur

radiatorët vëndosen në muret e brendshëm shpërndarja e temperaturave është jo uniforme,

me ndryshim të theksuar midis pjesës së poshtme dhe të sipërme; ndërsa kur vëndosen në

muret e jashtme shpërndarja është më uniforme, dhe si rrjedhim kjo vëndosje është më e

mira.

3.3 Skemat e instalimeve me gravitet (me qarkullim natyral) dhe me pompa

Instalime të ngrohjes me ujë të ngrohtë quhen ato instalime, në të cilat uji i ngrohtë që del

nga kaldaja është me temperaturë td 90oC (këto instalime quhen edhe instalime të

ngrohjes me ujë të ngrohtë me presion të ulët).

Klasifikimi i instalimeve të ngrohjes bëhet si vijon:

-me qarkullim me gravitet ose me qarkullim me pompa;

-me shpërndarje me një tub ose me dy tuba;

-me shpërndarje nga sipër ose me shpërndarje nga poshtë të tubacjoneve;

-me enën e zgjerimit të hapur ose të mbyllur.

Fig.3.18 Konvektori a)- Pamje

b)- tub me fletë i vëndosur në pjesën e poshtme të konvektorit

Fig.3.19 Shëmbull i shpërndarjes së temperaturave në ngrohjen me radiatorë–

majtas – radiatorët nën dritare; djathtas – radiatorët në muret e brendshëm

Page 9: INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE

Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave

161

Ka dhe disa veçorive të tjera, si p.sh. me pompa në dërgim ose në kthim; në lidhje me

mënyrën e nxjerrjes së ajrit nga instalimi, etj.

3.3a Ngrohja me gravitet

Në ngrohjen me gravitet (ndryshe quhet ngrohje me termosifon ose me qarkullim natyral

të ujit), qarkullimi i ujit sigurohet për shkak të diferencës së densitetit të ujit të ftohtë të

kthimit dhe të ujit të ngrohtë të dërgimit. Presioni efektiv ( qarkullues) në këtë rast është i

vogël dhe mund të ndryshojë, sipas lartësisë së

ndërtesës nga ~400-3000 Paskal. Për një instalim

me shtrirje horizontale të kufizuar, ky presion

siguron një qarkullim të mjaftueshëm. Nëqoftëse

shtrirja horizontale e instalimit është e madhe,

rezistencat në qarkullim rriten shumë dhe në këtë

rast, për zvogëlimin e diametrave dhe uljen e

kostos të rrjetit të shpërndarjes së tubacioneve, në

rrjetin e tubacjoneve vëndoset një pompë (sikurse

do të shohim në vazhdim) me lartësi

manometrike rreth 1– 4 metër kollonë ujë ( 0,1-

0,4 bar). Tubacjonet shpërndahen në të njëjtën

mënyrë në të dy rastet.

Në grohjen me gravitet, impianti i tipit

tradicional përbëhet kryesisht nga një gjenerator i ujit të ngrohtë - kaldaja, i vëndosur në

pikën më të ulët të instalimit (për të krijuar presionin qarkullues të nevojshëm), nga

tubacjonet e dërgimit dhe të kthimit, nga aparatet ngrohëse dhe ena e zgjerimit (në pikën

me të lartë, për mundësinë e nxjerrjes së ajrit, fig.3.20).

3.3b Ngrohja me pompa

Ngrohja me pompa, në krahasim me ngrohjen me gravitet ka këto të mira:

-diametrat e tubacjoneve janë më të vegjël dhe pra rrjeti i shpërndarjes është më pak i

kushtueshem; -shtrirja dhe vëndosja e tubacjoneve paraqet më pak vështirësi dhe si

rrjedhim, ngritja e vazhdueshme e tyre drejt enës së zgjerimit për nxjerrjen e ajrit, nuk

është e domosdoshme (jastëket e ajrit mënjanohen dhe çregullimet në qarkullim janë të

rralla); -aparatet ngrohëse mund të vëndosen pa vështirësi edhe më posht se niveli i

kaldajave; -ngrohja me pompa është më e sigurtë në qarkullim dhe mundësitë e

rregullimit janë më të mira, -vënia në punë është më e shpejtë.

Ngrohja me pompa ka këto të meta, në krahasim me ngrohjen me gravitet:

-ngrohja varet nga funksionimi i pompës që vihet në lëvizje nga një motor elektrik; dhe

në rast defekti në pompë ose mungesë energjie elektrike, instalimi nuk punon; -konsumi i

vazhdueshëm i energjise elektrike i rrit shpenzimet e shfrytëzimit; -për të mënjanuar

transmetimin e zhurmës në ndërtcsë nga motorët dhe pompat duhet të merren masa të

posaçme. Nga ndonjëherë edhe investimet janë më të larta.

Në përgjithësi të gjitha instalimet pajisen me pompa për qarkullimin e ujit. lnstalimet me

pompa kohët e fundit përdoren edhe në ndërtesat e vogla, bile edhe në ngrohjen në një

nivel. Kaldajat, aparatet ngrohëse dhe tubacionet vëndosen njëlloj si në ngrohjen me

gravitet – me shpërndarje nga sipër dhe me shpërndarje nga poshtë e tubacioneve.

Fig.3.20 Impiant i tipit

tradicional me qarkullim natyral

Page 10: INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE

Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave 162

Në instalimin me pompa një kujdes i veçantë i kushtohet nxjerrjes së ajrit. Meqënëse

shpejtësia e qarkullimit të ujit është më e madhe se në ngrohjen me gravitet, nxjerrja e

ajrit vështirësohet. Për këtë qëllim, në pikat më të larta të instalimit vëndosen

ajërnxjerrësa automatikë. Në fig.3.21 paraqitet një instalim me pompa me shpërndarje

nga poshtë dhe nga sipër (me unaza qarkulluese me rezistencë të barabartë), si dhe

mënyrat e nxjerrjes së ajrit në të dy rastet.

Në instalimet e mëdhaja zakonisht vëndosen dy pompa, nga të cilat njëra është rezervë.

Kur instalimi ndahet në zona, për çdo zonë vëndoset një pompë, që lidhet direkt në tubin

e dërgimit ose të kthimit. Në instalimet e vogla, shpesh vëndoset një pompë dhe ajo lidhet

direkt në tubin e dërgimit ose të kthimit.

Në fig.3.22 paraqitet një skemë e lidhjes së pompave në dërgim, me enën e zgjerimit të

hapur dhe në fig.3.23 me enën e zgjerimit të mbyllur, si dhe aksesorët përkatës. Në këto

dy figura janë shënuar:

U-tubi i ushqimit me ujë; TP-tubi tropopieno; V-tub kontrolli; SD-tubi i sigurimit (me

diametër të brendshëm mbi 25 mm); m-manometri; t-termometër me shkallë deri në

120oC; T-Termostat regullimi <95

oC; Tr-termostat bllokimi <100

oC; P-këllëf me

diametër të brëndshëm 10 mm, për matje kampion (temperature);

G-tubi shkarkimit të valvolës së

sigurimit; F-tubi lidhjes së

valvolës së sigurimit me kaldajën

(pa pengesë), E-tubi lidhjes së

kaldajës me enën e zgjerimit të

mbyllur (duhet të jetë pa pengesë,

me diametër mbi 25 mm); VS-

valvola e sigurimit; Pr-presostat

bllokimi; Dp-bllokues i sprucatorit,

në rast se ndalon pompa; FL-matës

i sasisë së ujit që qarkullon; EZ-

ena e zgjerimit hapur (fig.3.22) dhe

e mbyllur (me membranë dhe e

mbushur me azot në presionin

fillestar Pf, fig.3.23). Presioni

punës i kaldajës Pmax në fig.3.23, përcaktohet nga presioni hapjes së valvolës së sigurimit

dhe distanca vertikale L, ndërmjet enës së zgjerimit të mbyllur dhe valvolës së sigurimit

Fig.3.23 Skema me enën

e zgjerimit të mbyllur

Fig.3.22 Skema me enën

e zgjerimit të hapur

Fig.3.21 Skema

e instalimit me

ujë me pompa

me shpërndarje

nga sipër

(djathtas), dhe

nga poshtë

(majtas), dhe

lidhja e

pompave dhe

ajërnxjerrësave

Page 11: INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE

Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave

163

VS. Ndërsa në fig.3.22, presioni punës së kaldajës duhet të jetë më i madh se presioni

hidrostatik i impantit.

Në fig.3.24 paraqitet vëndosja e radiatorëve në katin tip dhe shpërndarjen në bodrum të

tubave të ngrohjes, në një ndërtesë shumë katëshe.

3.4 Ena e zgjerimit

3.4a Ena e zgjerimit e hapur

Kjo është një enë cilindrike ose në formë

paralepipedi prej fletë çeliku me trashësi 2-3

mm (fig.3.25). Kapaciteti i saj duhet të jete rreth

dy herë më i madh se shtesa e vëllimit të ujit të

instalimit nga bymimi. Shtesa e vëllimit të ujit

të instalimit është:

V=t.Vsist=0,0006.70. Vsist = 0,042.Vsist ; (3.2)

ku: =0,0006 dhe t=70oC, paraqesin

koeficientin e bymimit të ujit dhe rritjen e

temperaturës së ujit që ndodhet në instalimin, me vëllim Vsist.

Si rrjedhim, shtesa e vëllimit të ujit është rreth 4 %; ndërsa kapaciteti i enës së zgjerimit e

hapur merret rreth 8% e vëllimit të ujit, që ndodhet në sistem. Vëllimi i ujit që ndodhet në

instalim, percaktohet sipas vëllimeve që përmbajnë pajisjet e ndryshme të instaluara në

sistem, si dhe tubacjonet. Tubi sigurimit të dërgimit (d3) të enës së zgjerimit lidhet në

pjesën e sipërme; tubi sigurimit të kthimit (d1) lidhet në pjesën e poshtme. Tubi b shërben

për riqarkullim, ndërsa tubi (d4) për sinjalizimin e ekzistencës së ujit në enë. Ena e

zgjerimit pajiset edhe me një tub për derdhjen e ujit të tepërt d2 ( tropopieno) dhe me

tubin e ajrimit. Shpesh në enën e zgjerimit lidhet dhe tubi ushqyes i ujit të ftohtë. Në rast

së temperatura e jashtme projektuese është shumë e ulët, atëhere ena e zgjerimit duhet të

izolohet, si masë sigurie.

3.4b Ena e zgjerimit e mbyllur

Kjo enë mund të montohet pranë kaldajës, dhe në këtë rast nuk ka nevojë për tuba të gjatë

Fig.3.24 (a) Plani tip i vëndosjes së radiatoreve; (b ) Plani bodrumit –

centrali ngrohjes CT; Shpërndarje tubave dhe kollonat vertikale A, B, C, D

Fig.3.25 Lidhja e tubave në enën e

zgjerimit të hapur

Page 12: INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE

Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave 164

(si në enën e zgjerimit të hapur), pra paksohet kostua; duke qënë sistemi mbyllur, nuk

futet oksigjeni i ajrit që është burim korozioni, dhe pra shtohet jeta e instalimit; nuk ka

humbje uji nga avullimi; mund të përdoren temperatura më të larta (deri 110oC), që çojnë

në zvoglimin e sipërfaqeve ngrohëse; mund të përdoren pompa me presione më të larta,

që çojnë në zvoglimin e diametrave të tubave.

Presioni fillestar i instalimit Pf, ose Pmin, varet nga lartësia statike e ujit. Që të mënjanohet

hyrja e ujit në enë, kur instalimi nuk punon, azoti që mbush enën e zgjerimit, duhet të

ketë një presion fillestar, të paktën sa presioni statik i instalimit në vëndin ku është

instaluar ena e zgjerimit. Kështu p.sh., për një instalim që ka presionin statik 10 m, dhe

ena është e vëndosur poshtë, presioni fillestar është i barabartë me presioni statik 10 m.(1

bar). Pra Pmin është presioni fillestar i shprehur në atmosferë teknike apsolute ata (at+1) =

lartësia hidrostatike Hs + mbipresioni; Pmax është presioni hapjes së valvolës së sigurimit

VS, i shprehur po ashtu në ata (at+1). Kapaciteti ose volumi efektiv i një ene zgjerimi,

duhet të jetë të paktën i barabartë me bymimin e ujit të instalimit, në temperaturën më të

lartë të punës. Ky volum efektiv varet nga presion final i valvolës së sigurimit (Pmax), dhe

përcaktohet kështu:

barënabsolutfinalpresioni

barënabsolutfillestarpresionibarënabsolutfinalpresionirendimenti

EZitotalivolumi

Vujitbymimi b

bymimi ujit Vb = sasia e ujit në sistem (C) x koeficienti bymimit

të ujit e (që jepet në tabela); ndërsa: presioni absolut në bar =

presioni final ose fillestar + 1 bar (Pmax ose Pmin). Pra,

kapaciteti enës së zgjerimit në litra,

max

min1P

P

ujitëtbymimitikoeficientxsistemënujitesasiaVEZ

Në figurën 3.26 tregohet një enë zgjerimi e mbyllur, në momentin kur instalimi është në

punë. Me A është shënuar zona e ujit, B – zona e azotit ose e ajrit, C – lidhja me rrjetin e

ujit, D – membrana.

Në fig.3.27 tregohet një impiant qëndror me ujë të ngrohtë, me dy kollona ngritëse, me

degëzime në apartamente, me disa paisje kryesore të funksionimit dhe rregullimit të

ngrohjes.

Fig.3.27 Impiant i ngrohjes qëndrore me

enën e zgjerimit të mbyllur. KA- kaldaja;

Pq- pompa qarkulluese e kaldajës; V-ena

zgjeruese e mbyllur; P-pompa e impiantit;

KS-kaseta e ventilave dhe kontabilizimit të

nxehtësisë; KK- kolektorët dërgim-kthim të

apartamenteve; R- rregulator i temperaturës

së dërgimit, në funksion të temperaturës së

matur nga sonda e jashtme S.

Fig.3.26 Enë

zgjerimi e mbyllur

Page 13: INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE

Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave

165

3.5 Impiant i pavarur apartamenti – Ngrohja në një nivel

Në kohën e sotme kjo mënyrë ngrohje ka marrë një përdorim të gjerë. Nga kaldaja e

përbashkët e ngrohjes qëndrore, bëhet hyrja në apartament nga kollona, me një degëzim

dhe shpërndarja në apartament e tubave dhe radiatorëve e veçantë; ose bëhet ngrohja me

një kaldajë të veçantë për çdo apartament – që është objekt i këtij kapitulli. Në këtë rast,

zakonisht qarkullimi bëhet me një pompë që është pjesë përbërëse e kaldajës.

Në fig.3.28a tregohet në aksonometri ngrohja në një nivel, me shpërndarje me dy tuba,

me qarkullim me pompa.

Në këtë figurë janë shënuar: 1-kaldaja, 2 dhe 3-tubi dërgimit dhe kthimit të ujit në

kaldajë, 4-radiatori më i afërt dhe 5-paraqet një radiator me valvolë me tre rrugë. Ky

radiator ka një qark të shkurtër, që e nxjerr jasht pune radiatorin në rast nevoje, duke e

ndërprerë hyrjen në radiator, ose e dërgon tërësisht apo pjesërisht ujin në radiator.

Në fig.3.28b tregohet shpërndarja me një tub. Kaldaja dhe radiatorët janë të lidhura në një

unazë horizontale. Kalimi i ujit në radiatorë mund

të ndahet me anë të valvolave rregulluese që ka çdo

radiator. Në këtë rast një pjesë e ujit kalon në

qarkun e shkurtër K.

Në fig.3.28c tregohet shpërndarja me një tub, e

ndarë në dy unaza, që lidhen me radiatorët me anë

të një valvole speciale (fig.3.28d). Duke e hapur më

shumë ose më pak valvolën, ndryshon sasia e ujit

që kalon në radiator dhe në qarkun e shkurtër.

Në figurën 3.29 tregohen dy kolektorë, i dërgimit

dhe i kthimit të ujit në radiatorët e vëndosur në një

apartament.

Në fig.3.30 tregohet vëndosja e kaldajës familjare

dhe e radiatorëve, në planimetrin e një apartamenti,

në shpërndarjen me një tub dhe me dy tuba, me dy

Fig.3.30 kolektorët e dërgimit dhe

të kthimit të ujit në radiatorët

Fig.3.28 Ngrohja

në një nivel,

a-shpërndarja

horizontale me dy

tuba, b-me një tub,

c-shpërndarja me

një tub, e ndarë në

dy unaza qarku-

lluese horizontale,

d-radiatori i

lidhur me një

valvolë speciale

(me 4 rruge).

Page 14: INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE

Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave 166

unaza qarkulluese; ndërsa fig.3.31 tregon një skemë aksonometrike të vëndosjes së

radiatorëve, në grohjen në një nivel, me shpërndarjen me dy tuba për çdo radiator, me

kaldajë të veçantë (kaldajë murale).

Në fig.3.32a paraqet një shëmbull

tipik i instalimit kaldajë-

kolektorë-radiatorë, dhe fig.3.32b

paraqet valvolën me 4 rrugë, të

vendosur në radiator.

Në figurën 3.33 tregohet skema e

ngrohjes së apartamentit (në një

nivel), me një degëzim nga

kollonat e ngrohjes qëndrore.

Fig.3.30

Skema të

ngrohjes të një

apartamenti

në planimetri.

Shpërndarja me

një tub dhe

me dy tuba.

Ka-kaldaja,

Ko-kolektorët:

dërgim-kthim.

R-radiatorët

Fig.3.31

Ngrohje në

një nivel.

Aksonometri

Fig.3.32 a) Skema tipike e lidhjes së kaldajës me kolektorët dhe radiatorët

dhe 3.32 b) valvola me 4 rrugë në pjesën e poshtme të radiatorit..

Page 15: INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE

Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave

167

3.6 Përcaktimi sasisë së ujit që qarkullon në instalim

Sasia e ujit që qarkullon në një unazë, në grohjen me një tub, përcaktohet me formulën e

njohur.

u

R

t

QG

, ku QR – paraqet shumën e sasive të nxehtësive që japin radiatorët e unazës

përkatëse në kkal/h (duke konvertuar fuqitë e shprehura në W: sipas 1W=0,86 kkal/h),

ndërsa tu – paraqet rënien e temperaturës së ujit në tubin e dërgimit dhe të kthimit.

Në ngrohjen e apartamentit merret zakonisht tu=10oC. Në ngrohjen me dy tuba, çdo

radiator ka një tub të dërgimit dhe një tub të kthimit, pra formon një unazë. Kështu që

sasia e ujit që qarkullon, percaktohet me formulën e mësipërme, duke e aplikuar për çdo

radiator.

3.7 Ngrohja me rrezatim. Njohuri të përgjithshme

Në instalimet e zakonshme të ngrohjes, vëndosen aparatet ngrohëse, të cilat duhet të japin

në lokal nxehtësinë e lëngut ngrohës që qarkullon (ujë ose avull). Ngrohja mund të

realizohet edhe duke ngrohur disa pjesë të strukturave të ndërtimit që kufizojnë lokalin,

p.sh., duke i vëndosur tubat ngrohës brënda në mure, ose në tavan. Në këto lloje

instalimesh, që quhen ngrohje me rrezatim me sipërfaqe, dallojmë ngrohjen nga muret,

nga dyshemeja dhe nga tavani. Emërtimi “ngrohje me rrezatim”, për këtë rast, është

konvencional, pasi jo e gjithë nxehtësia jepet me rrezatim. Në ngrohjen nga muret dhe

veçanërisht nga dyshemeja, konveksioni është më i madh, ndërsa ngrohja nga tavani

realizohet më shumë me rrezatim. Po ashtu, në qoftë se temperatura sipërfaqësore e

radiatorëve është e lartë, rrezatimi është më i madh se konveksioni. Në ngrohjen me

rrezatim, si lëng ngrohës përdoret uji i ngrohtë (nën 50oC), i cili siguron ngrohjen e

ngadalshme të konstruksionit të ndërtimit dhe si rrjedhim mënjanon çarjet në mure dhe

soleta. Nga ana tjetër, uji i ngrohtë krijon në sipërfaqe një temperaturë të pranueshme nga

pikëpamja fiziologjike dhe është më i mirë, nga pikëpamja e

konservimit të tubave ngrohës.

Për arsye fiziologjike, tavani duhet të ngrohet në mënyrë të

moderuar. Temperatura mesatare e mureve në ngrohjen nga tavani

është më e lartë se temperatura e ajrit të ambientit (ndërsa në

ngrohjen me radiatorë është e kundërta). Në ngrohjen nga tavani,

temperatura e ajrit duhet të jetë 1 deri në 2oC më e vogël se në

ngrohjen me radiatorë, për të patur të njëjtën ndjenjë konforti.

Në fig.3.34 tregohet si shëmbull shpërndarja e temperaturave dhe

Fig.3.33 Skema e lidhjes

së ngrohjes në një nivel

(e apartamentit), me një

nga kollonat e ngrohjes

qëndrore.

Fig.3.34 Nxehtësia

që marrin muret

dhe dyshemeja

Page 16: INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE

Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave 168

e nxehtësisë, që marrin muret dhe dyshemeja në një lokal, ku tavani ngohet njëtrajtësisht.

Temperaturat rrezatuese të tavanit deri në 35oC, në përgjithësi nuk shkaktojne asnjë

shqetësim. Instalimet e ngrohjes me rrezatim nga tavani mund të përdoren gjithashtu për

ftohjen e lokalit në verë.

Në fig. 3.35 tregohen forma të ndryshme

të shtrirjes në planimetri të serpentinave

të tubave ngrohës me rrezatim.

Ngrohja nga dyshemeja dhe nga muret

nga pikëpamja konstruktive është e

ngjashme me mënyrën e ngrohjes nga

tavani. Përvoja ka treguar, që në pjeset e

lokaleve ku rinë vazhdimisht njerëz,

temperatura e dyshemesë mbi 25oC shkakton dhimbje në këmbë; ndërsa në ato pjesë ku

lëvizja e njerëzve është e kufizuar, temperatura e dyshemesë mund të merret më e madhe,

deri në 29oC. Përdoret në salla pritjeje dhe pushimesh, në banjot, si dhe në të gjitha

lokalet ku vëndosja e aparateve ngrohëse është e vështirë.

Skema e instalimit është e ngjashme me atë që tregohet në figurën 3.35. Në ngrohjen nga

dyshemeja përdoret ujë me temperaturë relativisht të ulët, 40oC në hyrje dhe 30

oC në

dalje. Diferenca e temperaturave të dërgimit dhe e kthimit meret ~10oC

Të mirat e ngrohjes me rrezatim: -mënjanimi i aparateve ngrohëse individualë; -vëndosja

e të gjitha kollonave brënda në mure (zhduket rreziku i ngrirjes së ujit); -temperatura e

ajrit brënda lokalit është më e njëtrajtshme dhe më e ulët; etj.

Të metat: -investimet fillestare janë më të larta; -pamundësia e ndryshimit të sipërfaqeve

ngrohëse; -vështirësi riparimi; -inercia termike është më e madhe dhe si rrjedhim,

mundësia e rregullimit të ngrohjes është më e vogël, sidomos në tavanet prej betoni.

E mira kryesore e ngrohjes me rrezatim është pa dyshim mënjanimi i të gjitha aparateve

ngrohëse të dukshme, dhe i të gjitha të metave që rezultojnë nga kjo vëndosje (ndotje e

perdeve dhe e mureve). Ngrohja me rrezatim preferohet për sallat e pritjes të të gjitha

llojeve, në të cilat prania e aparatave ngrohëse e prish estetikën e sallës; -në sallat muze,

dhe në sallat e ekspozitave.

Instalimet e ngrohjes me rrezatim janë në përgjithësi më të shtrënjta se instalimet e

ngrohjes me radiatorë.

3.8 Ngrohja me ajër.

Në përgjithësi ajri ngrohet duke kaluar nëpër një sipërfaqe ngrohëse (bateri ngrohëse), në

tubat e së cilës kalon ujë i ngrohtë. Funksionimi i sigurtë i ngrohjes me ajër arrihet në

qoftë se përdoret një ventilator. Ngrohja me ajër mund të jetë: ngrohje me ajër të jashtëm;

ngrohje me ajër riqarkullues, dhe ngrohje me ajër të përzier (të jashtëm dhe riqarkullues).

Ngrohja me ajër të jashtëm nuk është ekonomike. Ajo mund të përdoret, vetem kur

ventilimi i lokalit duhet të jetë shumë i domosdoshëm, ose kur koha e ngrohjes është

shumë e shkurtër.

Në qoftëse p.sh, në temperaturën e jashtme +4oC ajri ngrohet deri në 40

oC dhe nxirret nga lokali

me +20oC, atëhere ajri do të marrë me vete një pjesë të nxehtësisë së furnizuar nga gjeneratori i

nxehtësisë (kaldaja), e cila mund të përcaktohet në këtë mënyrë:

Fig.3.35 Konfigurimi serpentinave

rrezatuese në soletë.

Page 17: INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE

Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave

169

ngrohja totale e ajrit 40-4=36;

ngrohja e ajrit që nxirret nga lokali 20-4=l6;

përqindja e humbjes së nxehtësisë %4410036

16

Ngrohja me ajër të jashtëm mund të parashikohet kryesisht në kushte klimaterike relativisht të

buta. Ngrohja me ajër të përzier, rekomandohet të bëhet sipas një përpjestimi të caktuar të ajrit të

jashtëm me ajrin riqarkullues. Në ngrohjen me ajër, temperatura e lokaleve që ngrohen është më e

lartë në pjesën e sipërme, se në pjesën poshtme. Shpesh here për të mos ndjerë të ftohtit në

këmbët, ajri duhet të ngrohet më shumë se në ngrohjen me radiatorë (1-2oC), që çon në një konsum

të tepërt të lëndës djegëse.

Në fig.3.36 është paraqitur një

skemë e thjeshtë e ngrohjes,

që përdoret dhe për ventilimin

e lokaleve. Në këtë skemë, ku

paraqitet dhe centrali ngrohjes

i vëndosur në bodrum, futet

ajër i jashtëm në ambientet

kryesore, ndërsa ajri më i

papastër nxirret nga ato të

shërbimit.

Përdorimi i ajrit për ngrohje

kërkon seksione të mëdha të

tubave. Për arsye ekonomike dhe teknike, ngrohja me ajër është e përshtatshme vetëm në

qoftë se largësitë janë të shkurtra.

Shpesh kur duam të ngrohim me ajër lokalet me sipërfaqe të mëdha ose shumë dhoma të

një ndërtese, përdoren aparate të vogla me këmbim nxehtësie, avull-ajër ose ujë-ajër që

quhen aeroterma. Meqenëse ajri ngrohet me anë të avullit ose të ujit dhe nuk kërkon

personel shërbimi, këto aparate mund të vëndosen në çfarëdo vëndi. Njëkohësisht

ngarkesa ngrohëse mund të ndahet në disa aparate ngrohëse, secili i vëndosur brënda

lokalit që do të ngrohet, kështu që funksionimi mund të komandohet në mënyrë

individuale.

Në ngrohjen qëndrore me ajër me aeroterma, ajri ngrohet duke kaluar nëpër bateritë

ngrohëse me tuba me fletë, të ngjashme me ato që përdoren në instalimet e ventilimit dhe

të kondicionimit. Bartësi i nxehtësisë qarkullon brënda tubave, ndërsa ajri jashtë.

Bashkimi i disa baterive na lejon që të shtojmë fuqinë ngrohëse dhe të rregullojmë, sipas

nevojës, nxehtësinë që i jepet ajrit.

Aerotermat, edhe për fuqi të mëdha

kanë përmasa të vogla. Në qoftë se

aerotermat janë të lidhur me rrjetin e

ujit të ngrohtë, atëhere fuqia e

aerotermit mund të ndryshohet duke

ndryshuar temperaturën e dërgimit të

ujit (rregullimi qëndror).

Rekomandohet që në vëndin e marrjes

së ajrit, aerotermi të pajiset me një

filtër. Në fig.3.37 paraqitet një

aeroterm dhe në fig.3.38 paraqitet

Fig. 3.36 Skema e

thjeshtë e ngrohjes

të një ndërtese. 1-

rregjistër rregullues

i hyrje së ajrit,

2-filtër, 3-bateri

ngrohëse, 4-dhomë

për lagështim,

delagështim, etj (e

nevojshme në rastin

e klimatizimit), 5-

ventilator, 6-filtër i

dytë.

Fig.3.38 Skema e vëndo-

sjes së aerotermave në

ndërtesën shumëkatëshe

Fig.3.37 Aerotermi

Page 18: INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE

Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave 170

vëndosja e aerotermave në një ndërtesë shumëkatshe.

Aerotermat e vëndosur drejtpërdrejt në lokalin që ngrohet, në përgjithësi, janë aparate të

prodhimit në seri, që kanë një ventilator, një motor dhe një vrimë rregulluese për hyrjen e

ajrit të ftohtë dhe për nxjerrjen e ajrit të ngrohtë. Aerotermi vëndoset mbi dysheme, ose

në mur 2-3 m mbi dysheme. Kur ajri merret shumë afër dyshemesë me anë të një

tubacioni, kemi një ngrohje më të mirë të shtresave të ajrit në pjesën e poshtme të lokalit.

Aerotermat që vëndosen në muret e jashtme mund të përdoren edhe për ventilimin e

lokalit. Aerotermat prodhohen në seri deri në fuqinë njësore 150 kW/h, me shpejtësitë e

daljes së ajrit shumë të mëdha dhe me rrezen e veprimit 25 m përpara aerotermit dhe 12

m nga anët. Në dimër ajri që del nga aerotermi duhet të ketë një temperaturë relativisht të

lartë. Centrali i ngohjes (centrali termik) së ajrit, që punon me aparate që ushqehen me

avull ose me ujë të ngrohtë, nga pikëpamja teknike është i ngjashëm me instalimin e

ventilimit (ai përdoret gjithashtu për ventilim).

3.9 Ngrohja me avull. Njohuri të përgjithshme

Një nga karakteristikat e ngrohjes me avull është se fluidi ngrohës (avulli), e ndryshon

gjëndjen e vet agregate gjatë dhënies së nxehtësisë (avulli kondensohet në aparatet

ngrohëse dhe kondensati kthehet në kaldajë, ku ngrohet deri sa kthehet në avull).

Me kondensimin e 1 kg avull uji të thatë, lirohen 625 W, baraz me ~540 kkal (=2250 kJ),

ndërsa 1 kg ujë që ftohet nga 90oC në 70

oC (në ngrohjen me ujë), jep ~23 W, baraz me 20

kkal energji termike. Sipas madhësisë së presionit në instalim, ngrohja me avull ndahet në

ngrohje me presion të ulët, me presion të lartë dhe në ngrohje me vakum. Mbipresioni i

avullit në ngrohjen me avull me presion të ulët është deri në 0,5 bar, ndërsa në ngrohjen

me avull me presion të lartë është mbi 0,5 bar. Në ngrohjen me avull me vakum, presioni

absolut i punës është nën 1 bar. Kaldajat me presion të ulët (p.u.) mund të instalohen në

katin e poshtëm (ose në bodrum) të ndërtesës. Për ngrohjen e lokave, presionet e punës së

këtyre kaldajave janë shumë më të vogla se kufiri i treguar më sipër. Sipas shtrirjes

horizontale të rrjetit, mbipresioni i këtyre kaldajave mund të merret në këtë mënyrë:

Për shtrirje horizontale të instalimit më të vogël se:

L metër 30 50 500

mbipresioni është: 0,05 0,07 0,10 bar

Në qoftë se kaladajat me avull, përveç ngrohjes së lokaleve,duhet të sigurojnë dhe

furnizimin me avull për nevoja industriale, ose tregëtare (për kuzhina, lavanderi, fabrika

qumështi, etj.), mbipresioni merret 0,4 ÷ 0,5 atm (1,5 bar absolut), ose më shumë. Në këtë

rast, skema e ngrohjes së lokaleve lidhet me njërin nga tubacjonet kryesore, që del nga

kolektori i avullit, duke e ulur presionin me anë të një reduktori të presionit.

3.10 Pregatitja e ujit të ngrohtë për nevoja sanitare

13.10a Ngrohësi i ujit (boileri) dhe skema e instalimit

Uji i ngrohtë për nevoja sanitare në spitale, hotele, ndërtesa banimi, etj, zakonisht

pregatitet në sallën e kajdajave të ngrohjes, me anë të këmbyesve të nxehtësisë, që lidhen

me kajdajat e ngrohjes ose me kaldaja të veçanta.

Nevojat për ujë të ngrohtë ndryshojnë nga ora në orë, dhe në qoftë se kaldaja do të

Page 19: INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE

Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave

171

llogaritej për nevojat maksimale, ajo do të dilte me

përmasa të mëdha. Për këtë arsye parashikohen

akumulatorë të ujit të nxehtë (boilerë), të cilët

njëkohësisht e mbrojnë kaldajën nga brejtja.

Këmbyesi i nxehtësisë (ngrohësi i ujit ose boileri)

horizontal (fig.3.39) përbëhet nga cilindri 1 dhe nga serpentina 2. Cilindri është i mbushur

me ujë që ngrohet, ndërsa nëpër serpentinë kalon avulli ose uji i nxehtë i kaldajës. Ky

ngrohës uji përdoret për instalime që marrin ujë të

ngrohtë me ndërprerje, pasi serpentina është e

parashikuar të ngrohë ujin në një kohë të caktuar.

Këta këmbyes nxehtësie pregatiten me përmasa të

ndryshme dhe me sipërfaqe që ndryshon nga 1,2 -

10,5 m2. Presioni i punës llogaritet deri në 5 atm dhe

temperatura e ujit ngrohës deri në 95oC.

Shperndarja e ujit të ngrohtë në ndërtesë mund të

bëhet nga poshtë (më shpesh) ose nga lart. Në anën e

djathtë të skemës me shpërndarje nga poshtë, sipas

tipit të mbyllur (fig.3.40), tregohen me vijë të

ndërprerë kollonat e kthimit (të riqarkullimit), të cilat

kanë për qëllim të pengojnë ftohjen e theksuar të ujit

në rrjet, kur koha ndërmjet përdorimeve është e

gjatë.

13.10b Impiantet diellore për ngrohjen e ujit

Kohët e fundit, ka gjetur një përdorim të madh ngrohja e ujit për nevoja sanitare, me anë

të energjise diellore. Për këtë qëllim, përdoren panelet diellore të orientuara me kënd, në

drejtim të rrezeve diellore, në mënyrë të tillë, që të marrin maksimumin e mundshëm të

energjisë gjatë 24 orëve, veçanërisht në periudhën e dimrit. Tipet më të thjeshta të

impianteve diellore paraqiten në fig.3.41. Impianti diellor përbëhet nga tri pjesë kryesore:

paneli (kolektori) diellor, akumuluesi (boileri ose grumbulluesi i ujit) i ujit të ngrohtë dhe

tubat, që bashkojnë panelin me akumuluesin.

Në fig.3.42 paraqitet një variant i impiantit diellor me dy qarqe. Këmbyesi nxehtësisë

KN, që shërben si akumulues uji, ka një serpentinë ngrohëse që është lidhur me qarkun

primar të panelit dhe qarkun e dytë, i cili shërben për qarkullimin e ujit të ngrohtë për

nevoja sanitare. Në qarkun primar në vënd të ujit mund të përdoret dhe përzierje e ujit me

antifrizer.

Kolektorët diellorë të rrafshët (fig.3.43), e kapin rrezatimin diellor dhe ia transmetojnë

nxehtësinë rezervuarit të ujit (akumuluesit).

Elementi kryesor i çdo kolektori, pllaka thithëse (përthithësi), realizohet në mënyra të

ndryshme. Ai ndërtohet kryesisht prej materiali me përcjellshmëri termike të lartë, si

bakër, alumin, çelik që nuk ndryshket, llamarinë dhe tuba hekuri. Xhami mbrojtës, që

bashkohet me karkasën në mënyrë hermetike, duhet të jetë me trashësi të tillë, që mund t'i

qëndroje goditjeve të rreshjeve atmosferike. Ai kufizon humbjet me konveksion të

Fig.3.40 Skema e instalimit për

pregatitjen e ujit të ngrohtë , që

ka një kaldajë me avull,

a-tubacjoni riqarkullimit.

Fig.3.39 Ngrohësi ujit - Boileri

Page 20: INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE

Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave 172

pllakës përthithëse (që ndodh për shkak të erës dhe të temperaturës të ulët të ajrit të

jashtëm), si dhe humbjet me rrezatim (xhami është i papërshkueshëm nga rrezet infra të

kuqe që emetohen nga pllaka përthithëse në temperaturën normale të punës). Në këto

kushte, arrihet që vlera e temperaturës brënda karkasës, pra edhe në ujin që qarkullon në

pllakën thithëse, të jetë më lartë se ajo e mjedisit rrethues (e ajrit).

Fig.3.43 Kolektori diellor. 1-pllakë thithëse e rrezeve

(me tuba ose pllaka me kanale ku qarkullon uji), e lyer

nga sipër me bojë të zezë; 2-karkasa metalike; 3-

shtresë termoizoluese; 4- mbyllëse metalike e poshtme;

5-xham-mbrojtës; 6-guarnicion gome; 7-llamarinë

reflektuese prej alumini; 8-lëngu qarkullues.

Fig.3.41 Qarqe direkte dhe indirekte të ngrohjes së

ujit me panele diellore

a) –qarkullimi natyral (me termosifon), me ujin që

përdoret; b) –qarkullimi natyral (me termosifon) me

këmbyes nxehtësie; c) –qarkullim i detyruar me

pompë dhe këmbyes nxehtësie; d) –bifazor, d.m.th,

me një lëng që avullon në kolektor dhe kondenson

në këmbyesin e nxehtësisë, që në përgjithësi

vendoset në akumulator (i cili mund të jetë në

pozicion vertikal ose horizontal).

Fig.3.42 Impiant diellor

me dy qarqe, me qarkullim

natyral me këmbyes

nxehtësie. EZ-ena e

zgjerimit, KN këmbyes

nxehtësie.