Industria E Relaksimit Dhe DëFrimit!

20
Industria e Industria e relaksimit dhe relaksimit dhe dëfrimit! dëfrimit!

Transcript of Industria E Relaksimit Dhe DëFrimit!

Page 1: Industria E Relaksimit Dhe DëFrimit!

Industria e relaksimit Industria e relaksimit dhe dëfrimit!dhe dëfrimit!

Page 2: Industria E Relaksimit Dhe DëFrimit!

Relaksimi, gëzimi, hareja dhe lumturia është nevojë dhe kërkesë e çdo njeriu mbi faqen e tokës. Secili prej nesh kërkon faktorë të cilët e relaksojnë, e bëjnë të qeshë ose të buzëqeshë. Secili prej nesh kërkon dhe ka nevojë të shohë gjëra të reja dhe relaksuese. Secili prej nesh kërkon që nëpërmjet sportit, dëfrimit dhe argëtimeve të largojë lodhjen, mërzinë dhe stresin.Vetë i dërguari i Zotit a.s, shihej gjithmonë i buzëqeshur dhe i gëzuar. Kjo ndodhte edhe kur shoqëria muslimane ndodhej përballë një krize dhe problemi serioz.Po ne muslimanët e sotëm, a ndihemi të gëzuar? Si mund t'a shtojmë gëzimin në familjet dhe shoqëritë tona? Si gëzohemi dhe argëtohemi ne muslimanët dhe si argëtohen perëndimorët?

Page 3: Industria E Relaksimit Dhe DëFrimit!

Sot, për tu argëtuar, dëfryer dhe për t'u relaksuar, janë ndërtuar qytete dhe është vënë në funksion të saj një industri e tërë. Në këto qytete, gjenden të gjithë mjetet e dëfrimit dhe për të gjithëgrupmoshat, që nga fëmijët e vegjël deri tek të moshuarit. Ekzistojnë komplekse dhe shërbime nga më të ndryshmet, për t'i bërë njerëzit të qeshin dhe të gëzojnë. Këto vende vizitohen dhe frekuentohen gjatë gjithë vitit. Turizmit i kushtohet një rëndësi të madhe, pasi të ardhurat prej tij janë të konsiderueshme. Sot ekzistojnë vende për turizëm ekonomik, historik, kulturor dhe edukativ.

Page 4: Industria E Relaksimit Dhe DëFrimit!

Sot janë ngritur institucione dhe kompani të cilat janë

specializuar në fushën e dëfrimit, relaksimit dhe argëtimit.

Thotë Profeti a.s:"Çdo njeri që e gëzon një tjetër, ai ka fituar

kënaqësinë e vetë Zotit të madhëruar."

Kështu, shohim që në perëndim i kushtohet rëndësi argëtimit, relaksimit dhe dëfrimit.

Thotë Profeti a.s:"I relaksoni shpirtërat tuaj kohë pas kohe!"Për t'i kthyer buzëqeshjen dhe për t'u relaksuar, njeriut i mjaftojnë edhe

gjërat më të thjeshta. Njeriu qetësohet dhe relaksohet edhe me cicërimat e bukura të zogjve dhe pamjet e bukura në natyrë.

Një fjalë e urtë thotë:"Tre gjëra e largojnë hidhërimin: Gjelbërimi, uji dhe fytyra e hijshme."

Page 5: Industria E Relaksimit Dhe DëFrimit!

Të gjithë ne, kemi si synim që të arrijmë dhe të fitojmë

kënaqësinë e Allahut të madhëruar. Vetë sahabet dhe

muslimanët e parë, sakrifikuan gjithçka, jetën dhe

pasuritë, për këtë objektiv. Atyre u bëhej qejfi dhe

gëzoheshin pa masë kur e fitonin kënaqësinë e

Zotit dhe kur kjo shpallej në Kuran.

Thotë Zoti i madhëruar në Kuran:" Allahu është i kënaqur

me ata besimtarë, kur t’u betuan për besnikëri nën hijen

e pemës. Ai e dinte se ç’kishte në zemrat e tyre prandaj u

dha atyre qetësi dhe i shpërbleu me një fitore të afërt."

(Fet'h 18)

Padyshim që një ajet i tillë i gëzoi të gjithë sahabet dhe

vetë Profetin a.s.

Buzëqeshja, gëzimi dhe hareja, sot janë kthyer në produkte

industriale.

Page 6: Industria E Relaksimit Dhe DëFrimit!
Page 7: Industria E Relaksimit Dhe DëFrimit!

Vetë ai, shihej gjatë gjithë kohës i buzëqeshur dhe buzagaz. Vetë ai, shihej gjatë gjithë kohës i buzëqeshur dhe buzagaz. Në fakt, vetë ritet fetare, janë mundësi relaksimi dhe çlodhjeje. Njeriu Në fakt, vetë ritet fetare, janë mundësi relaksimi dhe çlodhjeje. Njeriu është krijuar nga balta dhe shpirti. Vetë shpirti e gjen qetësinë dhe është krijuar nga balta dhe shpirti. Vetë shpirti e gjen qetësinë dhe relaksohet kur lidhet me Krijuesin e tij suprem. Ndërkohë që balta, relaksohet kur lidhet me Krijuesin e tij suprem. Ndërkohë që balta, qetësohet dhe relaksohet kur kontakton me prodhimet e tokës dheqetësohet dhe relaksohet kur kontakton me prodhimet e tokës dhe kënaqësitë e kësaj bote.Kështu, njeriu në islam gjen dhe i garantohen kënaqësitë e kësaj bote.Kështu, njeriu në islam gjen dhe i garantohen të gjithë llojet e relaksit, atij shpirtëror dhe fizik.të gjithë llojet e relaksit, atij shpirtëror dhe fizik. Nëse do të donim t'a Nëse do të donim t'a përshkruanim islamin me njërën nga ngjyrat e njohura, vallë çfarë përshkruanim islamin me njërën nga ngjyrat e njohura, vallë çfarë ngjyre do i jepje ti o vëlla dhe o motër? Të bardhë, jeshile apo blu?Jam ngjyre do i jepje ti o vëlla dhe o motër? Të bardhë, jeshile apo blu?Jam i sigurtë se askush prej nesh, nuk do i jepte islamit ngjyrën e zezë, të i sigurtë se askush prej nesh, nuk do i jepte islamit ngjyrën e zezë, të frikshme dhe të zymtë. frikshme dhe të zymtë.

Page 8: Industria E Relaksimit Dhe DëFrimit!

Një e krishterë, kur përqafoi islamin, tha:”Për Zotin. Jeta që kam jetuar deri tani i ngjan qymyrit të zi,

ndërkohë që jeta e re në islam, i ngjan diamantit dhe kristalit të bardhë.”Një kinez tjetër, u konvertua në musliman për shkak të një vajze

muslimane të cilën e kishte dashur dhe për t’u martuar, pranoi islamin. Fillimisht, konvertimi në musliman ishte për një leverdi dhe interes

personal. Kur u takova me të në Malajzi më tha:”Unë hyra në islam për shkak të dashurisë që ndjeja për bashkëshorten time, por pasi u

prezantova rrënjësisht me islamin. Prandaj unë e falenderoj Zotin që më ka udhëzuar në këtë fe, e cila është feja më e pranueshme për natyrën

njerëzore.”

Page 9: Industria E Relaksimit Dhe DëFrimit!

Çdo shoqëri dhe komb, ka metodat dhe mënyrën e tij për të shprehur gëzimin dhe harenë. Edhe ne muslimanët, kemi festat dhe metodat tona. Ne kemi dy festa vjetore, dy bajramet, dhe po kështu, kemi çdo javë një ditë feste, ditën e xhuma.Festa e fitër bajramit, vjen pas një muaji agjërim dhe adhurimi, gjë e cila padyshim i ka lodhur muslimanët. Kështu, vjen festa e fitër bajramit, me qëllim që të çlodhen dhe gëzojnë. Po ashtu dhe kurban bajrami, i cili vjen si kurorëzim i ritit të Haxhit, i cili dhe ai është i lodhshëm. Kurban bajrami vjen për t’u relaksuar dhe çlodhur, pas atyre ditëve ku ne kemi përkujtuar Zotin dhe kemi ringjallur traditën e profetit Ibrahim.Kurse festa javore, është ajo e ditës së xhuma. Gjatë orës që falet e xhumaja, të gjithë muslimanët duhet të jenë shkëputur nga punët dhe angazhimet e tyre të përditshme dhe të jenë grumbulluar në xhami. Ato çaste, janë çaste relaksi dhe pushimi të detyrueshëm. Me të përfunduar namazi i xhumasë, të gjithë janë të lirë të shpërndahen dhe t’u kthehen angazhimeve të tyre.

Page 10: Industria E Relaksimit Dhe DëFrimit!

Ditën e xhuma, pëlqehet që të lexohet sureja Kehf, e cila përmban disa histori të ndryshme. Historia e parë e kësaj sureje, flet për një grup të rinjsh të cilët jetonin në një shoqëri të degjeneruar, të korruptuar dhe pagane. Ata

morrën një vendim të vështirë, duke u izoluar prej një shoqërie të tillë. Një vendim të tillë, ata e morrën pasi ishin

besimtarë të përkushtuar. Kështu, ata nuk u morrën me rregullimin e gjendjes në shoqëri, por preferuan të pushonin dhe relaksoheshin. Ata ishin të pajisur me besim dhe ishin të përkushtuar, por nuk kishin vepra dhe dëshirë për të punuar.

Page 11: Industria E Relaksimit Dhe DëFrimit!

Historia e dytë, është e dy fermerëve, të cilët kishin mbjellë nga një fermë me fruta. Fermeri i parë, një ditë hyri në fermën e tij dhe mbeti i

mrekulluar nga pemët gjithë fruta, gjelbërimi, rregulli dhe bukuria e fermës së tij. Të gjithë këtë, ai ia atriboi vetes së tij.

Ky person, kishte punuar dhe frut i punës së tij, ishte ferma që kishte ngritur, por atij i mungonte besimi.

Historia e tretë është është e Dhul Karnejnit i cili brodhi gjithë botën. Ai ishte punëtor dhe, njëkohësisht edhe besimtar dhe i përkushtuar. Për

shkak se ishte besimtar i përkushtuar, kur ndërtoi digën për të penguar Jexhuxh Mexhuxhët, ai e ndërtoi atë në formën më të mirë. Me këtë,

Dhul Karnejni kthehet në modelin më të mirë të besimtarit.

Page 12: Industria E Relaksimit Dhe DëFrimit!

Modeli ynë nuk mund të jenë ai grup të rinjsh të cilët u izoluan nga shoqëria duke u vendosur në një shpellë. Modeli ynë nuk mund të jetë edhe fermeri i cili mendonte se ishte vetëm puna dhe lodhja e tij, ajo që e kishin bërë fermën aq të bukur dhe hijerëndë.Modeli ynë më i mirë, është kur bashkohet puna dhe besimi.Faraoni, caktoi një ditë ku e gjithë popullata dhe ai vetë, do të shihnin triumfin kundrejt Musait a.s. Kjo ditë që u caktua, ishte dita e festës së egjyptianëve. Po përse donte t’a sfidojë Musanë pikërisht ditën e festës?Ajo ditë quhej ndryshe dita e besës ndaj lumit Nil. I gjithë Egjypti asokokohe, mendonte se triumfi dhe fitoret u vinin prej lumit Nil. Kështu, për t’a nderuar këtë lum, kishin caktuar një ditë, ku gëzoheshin, dëfrenin dhe argëtoheshin.

Page 13: Industria E Relaksimit Dhe DëFrimit!

Edhe pse ishte ditë feste, triumfi dhe gjithçka dukej e gëzuar dhe e lumtur, kjo ditë u shndërrua në ditë humbje për Faraonin. Kjo ndodhi

para gjithë njerëzve dhe popullit të Egjyptit.Për regjistrimin e këtij emisioni, kemi ardhur në Australi dhe pikërisht

jemi ulur në një vend ku vizitohet nga shumë turistë. Duke më parë me veshjen tipike të vendeve arabe, shumë turistë më afroheshin dhe më pyesnin nga jam, çfarë po regjistrojmë etj... Unë u përgjigjesha i qetë

dhe u tregoja se po regjistrojmë një emision mbi gëzimin dhe dëfrimin në islam. Por njëri prej tyre më befasoi me pyetjen:”Pse, edhe ju

muslimanët dëfreni?”

Page 14: Industria E Relaksimit Dhe DëFrimit!

Një pyetje e tillë, është tregues i nocionit dhe imazhit për muslimanët në perëndim.

Një i hebre, i tha Umer ibnul Hatabit:”Ju keni në Kuran një verset, - dhe i lexoi versetin” Sot e plotësova fenë tuaj, plotësova mirësinë Time ndaj

jush dhe kam zgjedhur islamin si fenë tuaj” të cilin po ta kemi ne në librat tona, ditën kur është shpallur, do e kthenim në ditë feste.”

Umeri ia ktheu duke qeshur:”Për Zotin ajo është ditë feste tek ne, pasi është shpallur ditën e xhuma dhe ditën e Arafatit.”

Një herë, Aisheja i kërkoi Profetit a.s të shohë abisinasit si kërcejnë dhe luajnë në xhami. Dhe Profeti a.s e lejoi dhe nuk e privoi nga ky gëzim.

Page 15: Industria E Relaksimit Dhe DëFrimit!

Sot muslimanët përballen me shumë sfida dhe probleme si në Irak, Palestinë dhe vende të tjera. Por kjo nuk do të thotë që ne të mos

gëzojmë dhe të mos dëfrehemi.Gëzimi dhe hareje, e pajisin njeriun me energji të reja dhe forcë

për t’i përballuar më mirë sfidat dhe vështirësitë. Thotë Profeti a.s:”Buzëqeshja jote para një vëllai, është sadaka.”

Kjo, pasi nëse do i buzëqeshësh do e nxisësh të të flasë dhe të komunikojë me ty. Madje, buzëqeshja është një mesazh shumë i

fortë që ti je njeri i nderuar, zemërmirë, i dashur dhe me edukatë.

Page 16: Industria E Relaksimit Dhe DëFrimit!

Feja jonë është fe e buzëqeshjes dhe mirësjelljes, gjë të cilën duhet t’ua bëjmë të ditur të gjithë botës. Përse të mos eksportojmë buzëqeshjen dhe paqen, në vend të shpërthimeve, shkatërrimit dhe terrorizmit?

Ashtu siç ata janë të aftë të prodhojnë teknologji e cila i bën të gëzojnë dhe dëfrejnë dhe e eksportojnë edhe tek neve, ashtu edhe ne duhet të

eksportojmë artin e gëzimit dhe buzëqeshjes.Ditën e festës së bajramit, Profeti a.s i porosiste që të dalin të gjithë dhe

të gëzojnë. Madje, ai i porosiste edhe gratë që nuk mund të falen në xhami atë ditë, që të marrin pjesë dhe të dalin në shesh.

Page 17: Industria E Relaksimit Dhe DëFrimit!

Një australian që kërkonte të mësojmë më shumë mbi Islamin, i kërkoi një shokut të tij musliman që t’i mësojë diçka. Muslimani, pasi i mësoi disa parime të përgjithshme, i tha:”Pas katër ditësh, është festa e bajramit, ku të gjithë muslimanët gëzojnë dhe dëfrehen. Atë ditë, i gjithë komuniteti musliman në Australi, do të jenë të grumbulluar në xhami. Është rast i mirë të mësosh traditat dhe shumë gjëra të tjera rreth islamit.”Ditën e bajramit, australiani mbeti i mrekulluar dhe dëshmoi para të gjithëve se:”Nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij.”Imami Ibnul Haxher (biri i gurit) ka marrë këtë nofkë, pasi kur mësonte qëndronte ulur mbi gurë, për shkak se nuk kishte gjë tjetër ku të ulej, pasi ishte shumë fukara.Ai u angazhua për komentimin e haditheve të imam Buhariut dhe e përfundoi vetëm pas njëzet e pesë viteve. Ditën që e përfundoi këtë projekt madhështor, ai u gëzua shumë dhe shpenzoi nga xhepi i tij mbi pesëqind dinarë, duke shpërndarë dhurata dhe ëmbëlsira.

Page 18: Industria E Relaksimit Dhe DëFrimit!

Vetë i dërguari i Zotit a.s, e festonte ditëlindjen e tij, duke agjëruar. Kështu, shohim që problemi nuk qëndronte tek festimi, por tek mënyra si e feston një ndodhi të caktuar.

Problemi nuk qëndron tek gëzimi, por tek mënyra si e shprehim gëzimin.

Gëzimi duhet të jetë me gjëra që e kënaqin Zotin e madhëruar, dhe jo me gjëra që e zemërojnë.

Page 19: Industria E Relaksimit Dhe DëFrimit!

Ne si muslimanë duhet të përpiqemi që gëzimin, harenë dhe lumturinë t’a bëjmë karakteristikë të çdo

familjeje muslimane. çdo individ musliman, çdo familje dhe çdo shoqëri muslimane kërkon të jetojë e

lumtur si në këtë botë ashtu dhe në botën tjetër.Gëzimi dhe hareja nuk ka përse të jenë vetëm në këtë

botë. Gëzimi dhe hareja më e madhe do të jenë në botën tjetër, sidomos ato çaste kur të takohemi dhe

të shohim madhështinë e Allahut.

Page 20: Industria E Relaksimit Dhe DëFrimit!

Paqja e Zotit qoftë mbi ju!Paqja e Zotit qoftë mbi ju! E-dini E-dini

Pikërisht këtu qëndron dhe gëzimi i muslimanëve dhe i jomuslimanëve. Ata që nuk janë muslimanë, shpenzojnë dhe sakrifikojnë gjithçka, me qëllim që të shijojnë kënaqësitë e kësaj bote. Ndërkohë që muslimani ashtu siç kërkon të kënaqet dhe të gëzojë në këtë botë, kërkon edhe në botën tjetër. Në fund, e lusim Zotin që të na i shtojë gëzimet dhe kënaqësitë si në këtë botë ashtu dhe në tjetrën.