IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

76
Sandra Ismanovski KONFLIKTI NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË 2001: TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

Transcript of IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

Page 1: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

KONFLIKTOT VO REPUBLIKAMAKEDONIJA 2001:

TERORIZAMILI BORBA ZA PRAVA?

Sandra IsmanovskiSandra Ismanovski

KONFLIKTI NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË 2001:

TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

KONF

LI

KTOT VO M

AK

EDON

IJA

2001: TERORIZA

M I

LI

BORB

A ZA

PRAVA

? / KONFLIKTI NË REPUBLIKËN E M

AQEDONISË 2001: TERRORIZËM

APO LU

FTË PËR TË DREJTA?

Page 2: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

68

I kone~no, na pra{aweto dali se smeta za terorist i dali ONA bila

teroristi~ka organizacija, Ahmeti so dedukcija: „^ovek koj nosi oznaki,

koj ima cel za koja {to se bori, koj gi po~ituva `enevskite konvencii

i Ha{kiot tribunal, koj {to izleguva vo javnosta so svoeto ime i pre-

zime i odgovara za sè {to }e napravi…- takov ~ovek ne mo`e da bide

terorist”, i dodava „Ako jas sum terorist, a moite barawa gi sledat

site gra|ani Albanci, toga{ ocenkata bi bila deka site Albanci se

teroristi. Pa, mo`no li e cel eden narod da bide teroristi~ki?”

na ne go sprovede Ramkovniot dogovor toga{ nie povtorno }e zapo~neme vojna, no ovojpat toa }e bide vojna za teritorii na koi {to `iveat Albancite”. (Timothy Garton Ash, Is there a Good Terrosist?, The New Global Terrorism: Characteristics, Causes, Controls, Prentice Hall, 2003, str. 69)

Page 3: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

1

Sandra Ismanovski

KONFLIKTI NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË 2001:

TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

Page 4: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

2

CIP - Katalogizacija vo publikacijaNacionalna i univerzitetska biblioteka „Sv. Kliment Ohridski” - Skopje

316.485.26(497.7)”2001”323.1(497.7)”2001”

ISMANOVSKI, Sandra Konflikt vo Makedonija 2001: terorizam ili borba za prava? / SandraIsmanovski - Skopje: Fondacija Institut otvoreno op{testvo - Makedonija,2008. - 80, 76 str.; 24 sm

Nasl. str. na pripe~ateniot tekst: Konflikti në Republikën e Maqedonisë2001: Terrorizëm apo luftë për të drejta? / Sandra Ismanovski. - Obatateksta me|usebno pe~ateni vo sprotivni nasoki. - Fusnoti kon tekstot

ISBN 978-9989-185-67-01. Ismanovski, Sandra: Konflikti në Republikën e Maqedonisë 2001a) Voeni konflikti – Makedonija – 2001 b) Makedonija – Etni~ki odnosi - 2001

COBISS.MK-ID 72432650

Sandra IsmanovskiKONFLIKTI NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË 2001: TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

BotuesFondacioni Institut Shoqëria e Hapur - Maqedoni

Për botuesinVladimir Milçin

Përktheu në shqipJordana Shemko

LektorZoran Ivanov

Dizajn, përgatitje dhe shtyp Koma, Shkup

Tirazhi 500

Page 5: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

3

Me dashuri, prindërve të mi Katerinës dhe Fikriut

Page 6: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

4

Page 7: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

5

PATATET NGA TANUSHA

Mars, 2001: Korrespondenti për Ballkanin, Pol Vud, informon në lajmet

kryesore të BBC-së:”Armata Maqedonase sillet më keq se ajo Serbe në Kosovë

- tregon një e ikur prej Tanushe, nëna e pesë fëmijëve.” Vud përmbledh: “Për

fshatarët nga Tanusha dhe për luftëtarët e UÇK-së, kjo është një luftë për

vetëmbrojtje e cila duhej të kishte filluar prej kohësh, ndërsa ka filluar sepse

një ditë forcat maqedonase të mbrojtjes shkuan aq larg dhe vranë një fshatar

të ri i cili po mbillte patate në arë...”1

Fshat, apo më saktë rajon prej fshatrash të vegjël të shpërndarë në kufirin

maqedonas në pjesën me Kosovën, Tanusha numëron rreth 700 banorësh,

në 160 familje shqiptarësh. I vendosur në viset e larta malore, në kreshtë

mali që tashmë është në kufi, gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë me Luginën e

Preshevës dhe jo shumë larg prej zonës tokësore të sigurimit midis Kosovës

dhe Serbisë Jugore. Edhe pse është vetëm 24 kilometra larg Shkupit, për

shkak të rrugës duket sikur fshati është mjaft më larg. Më duhej një orë e tërë

1 BBC news, 7 mars 2001 (internet: http://www.balkanpeace.org/hed.archive/mar01/hed2754.shtml)

Kjo është historia e parë e dhënë prej mediave të huaja për fillimin e konfliktit në Maqedoni

NJË HYRJE E NDRYSHME

Page 8: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

6

që të arrija deri aty, dhe kjo me automjet për terrene të vështira. Në kushte më

të vështira kohore, zor se mund të arrihet.

Në hyrje të fshatit qëndrojnë disa banorë. Me kureshtje afrohen, më

pyesin se a jam prej ndonjë organizate joqeveritare dhe se a kam ardhur për

t’i ndihmuar2. U shpjegoj se po përpiqem të shkruaj një studim shkencor

dhe, për fat të keq, kjo zakonisht askujt nuk i jep bukë. Disa të painteresuar

largohen, të tjerë buzëqeshin dhe duan të bisedojnë. Janë të habitur se një

“sllavomaqedonas” ka ardhur deri në fshatin e tyre që të interesohet për

problemet e tyre. “Kjo ndodh shumë rrallë.”

“Problemet s’kanë fund, ngaherë i kemi pasur dhe jetojmë shumë me

vështirësi” – thotë një banor më i moshuar. “Shteti asgjë nuk investuar në

këtë rajon”- shton ai. I pyes se me se rrojnë. Thonë se kanë dhen, lopa, disa

kuaj, ndërsa merren edhe me bujqësi, kultivojnë patate, asgjë tjetër. “Askush

nuk ka ardhur në fshat të na shpjegojë se ç’gjë tjetër mund të kultivojmë, si ta

përmirësojmë prodhimtarinë e patateve, apo thjesht se si të mund të jetojmë

më mirë në kushte të tilla klimatike.” Në fshat nuk ka asnjë lloj institucioni

shëndetësor, as doktor nuk ka. Tregojnë se në tre vitet e shkuara tri gratë

kanë vdekur gjatë lindjes sepse nuk kanë pasur me se të arrijnë në Shkup.

Thonë se ka edhe shumë të sëmurë, sidomos në kohën e dimrit. Kur bie bora,

zakonisht krijohet një mbulesë prej dy metrash dhe tërësisht e vështirëson

lëvizjen. Shumë prej banorëve, gjatë dimrit shpërngulen “poshtë”, në Haraçin

apo, prapë në ndonjë prej fshatrave të rajonit Kumanovë-Likovë - “secili ku ka

të afërm dhe miq.” Shtojnë se nevojiten nëntë orë më këmbë që të arrijnë

deri në Shkup, kurse linja autobusi nuk ka. Para disa vitesh ARM-ja ndërtoi

një rrugë për nevojat e veta, kjo e lehtësoi pak udhëtimin, por asgjë nuk

është ndërtuar që atëherë. Institucioni shëndetësor më i afërt është ai në

Vitinë, në Kosovën e Jugut, prandaj dhe kërkuan “hapje të kalimeve kufitare,

por ja, prej tyre ende asgjë.” Disa me nostalgji kujtojnë Ish-Jugosllavinë, “jo

për shkak të bashkimit dhe të vëllazërimit”, por sepse në atë kohë ka pasur

liri më të madhe lëvizjeje. Pothuajse çdo javë kanë shkuar në treg në Vitinë,

dhe pa problem kanë kontaktuar me fshatarët nga Mijaku, Kovici, Lubishta,

Deballdeja – fshatra malorë të cilët tani gjenden në anën tjetër të kufirit.

Të gjitha martesat deri para pak kohe janë bërë midis familjeve të këtyre

2 Vizitë në Tanushë, bisedë me banorët, tetor 2003

Page 9: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

7

fshatrave. “A mund të përfytyroni që dikush nga Tanusha të vijë deri në Shkup

që të kërkojë grua, madje kjo nuk është fare praktike” – më tha një i ri.

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, menjëherë janë ndarë njëri nga tjetri,

ka qenë e vështirë të kalohet kufiri, që të shkohet deri në anën tjetër për të

vizituar familjen. “Por, ja, gjendemi disi.”

Me nënshkrimin e Marrëveshjes për kufirin, “punët u bënë edhe më të

vështira.” “Ka shumë të rinj të cilët jetojnë 100 metra nga njëra apo tjetra

anë e kufirit, ndërsa nuk mund të marrin shtetësi maqedonase dhe kështu

legalisht ta kalojnë kufirin. Ky problem ekziston edhe sot” – thonë banorët.

Kanë ankesa për situatën e vështirë ekonomike, “mezi ia dalim deri në fund”,

dhe shtojnë “sllavomaqedonasit me siguri nuk kanë probleme të tilla.”

“Askush asgjë nuk u jep këtyre njerëzve. Unë si deputet, nuk di sesi të

gjej mënyrë që t’u ndihmoj. Kohë pas kohe, ndonjë organizatë humanitare

jep diçka për familjet. Gjënë e fundit që kanë marrë ka qenë miell, sheqer, vaj

dhe gjëra të tilla themelore. Askush nuk flet për atë sesi jetojnë këta njerëz”

– tregon deputeti i PDK-së, Xhezair Shaqiri, në fshat i njohur si komandant

Hoxha, anëtar i mëparshëm i UÇK-së3.

Pyetjes pse asnjëra prej partive shqiptare në pushtet nuk ka bërë asgjë

për t’iu ndihmuar, banorët pothuajse iu përgjigjen njëzëri: “Nuk kemi vota

të mjaftueshme.” Këtë mendim e ka edhe deputeti Shaqiri, i cili shpjegon:

“Qëllimi i partive është të marrin sa më shumë vota që të vijnë në pushtet, dhe

gjejnë mënyra që të ndihmojnë aty ku kanë interes. Për shembull, në qoftë se

kanë mjete për ndërtimin e ndonjë rruge, më shumë duan t’i investojnë në

Shkup, apo, prapë, në ndonjë fshat i cili do t’u japë me shumë vota; kështu

që në bazë të kësaj kryhen kalkulime të shumta”, dhe shton, “Kurse duhet

dhe të shtohet se janë ministrat maqedonas ata të cilët vendosin. Edhe po të

kemi ministër shqiptar në pushtet, shumë shpesh ndodh, zëvendësministri

– maqedonas të jetë ai që vendos. Jemi shumë larg demokracisë.”

Banorët kalojnë në temën e dhunës dhe korrupsionit të policisë në

atë rajon. Thonë, se i përgjon që prej pavarësisë së Maqedonisë. Në fillim

i kanë keqtrajtuar forcat serbe, kurse më vonë, atë rol e kanë marrë forcat

maqedonase. Tregojnë se prania e UNPREDEP-it i ka ulur tensionet, por pasi

ata janë larguar “përsëri gjithçka nisi nga e para.” Tregojnë se nuk mund të

3 Intervistë me z. Shaqiri, 24.9.2003, Çair, Veri, në shtëpinë e deputetit

Page 10: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

8

numërohet se sa herë kanë qenë të keqtrajtuar prej anëtarëve të stacionit më

të afërm policor Mirkovci, “nga njëfarë Caki, Dushk (i) e të tjerë.” “Ka shtatë

veta prej fshatit që mbetën invalidë të përjetshëm prej keqtrajtimit të policisë

– ata asnjëherë më nuk mund të punojnë”, tregojnë me keqardhje fshatarët.

Disa shtojnë: ”Jo vetëm që na keqtrajtuan, por edhe nuk na linin të shkojmë,

për shembull, deri në Shkup, në qoftë se nuk u jepnim ryshfet, dru për ngrohje

apo thes me 50 kg. patate.”

“Policia bënte çfarë të donte, sepse ky rajon është mjaft i izoluar. Që të

kontrollohej një fshat, mbështeteshin në kodoshët e atyshëm. Për çdo gjë i

keqtrajtonin banorët dhe askush nuk përpiqej që ta ndalonte këtë gjë. Presioni

ishte mjaft i madh dhe nuk mund të durohej më. Unë kam lindur në Tanushë, por

prej disa vitesh jetoj në Shkup. Kur mora vesh se çfarë ndodh aty, u ktheva në

fshat së bashku me disa të tjerë, që të përpiqemi të bëjmë diçka. Pakënaqësia

ishte e madhe dhe arriti kulmin kur një i ri prej Tanushe, 23-vjeçari Muzafer

Xhaferi, që punonte në arë e cila gjendet pikërisht në kufi, është vrarë prej

policisë maqedonase. Zemërimi u bë më i madh. Mjaft duruam kaq padrejtësi

dhe ne deshëm të thoshim se diçka nuk është në rregull. Morëm armët në

dorë që t’i mbrojmë fshatarët, nuk kishim tjetër zgjidhje” – thotë Shaqiri.

E pyes: “Ju aty shpallët territor të lirë, por kë dhe prej kujt çliruat në të

vërtetë?” Ai në mënyrë të prerë përgjigjet: “I çliruam banorët prej keqtrajtimeve

të policisë. Treguam se keqtrajtimet e policisë kanë marrë fund, se përdorimi

i forcës prej tyre ka marrë fund. Nxorëm në pah se ekzistojnë probleme dhe

se punët duhet të lëvizin prej vendi. Kishim mbështetje të tërësishme prej

banorëve. Mjaft kishin duruar që dikush t’i mundojë dhe t’i nënshtrojë në

gjithfarë torturash”, dhe shton “Ajo që bëmë ne ishte revolucion i vërtet.”

Kurse banorët e Tanushës rrëfejnë për luftëtarët e UÇK-së:”Ata ishin

fëmijët tanë. Na mbronin. E sakrifikuan dhe jetën e tyre duke luftuar për të

drejtat tona ...”

Kjo është shkurtimisht tregimi i banorëve nga Tanusha. Por, me sa

duket pjesa më e madhe e opinionit maqedonas është njohur me një tregim

tërësisht të ndryshëm ...

Mars 2001: Redaksia e Vest: ”Kriza e cila kaloi prej Serbisë Jugore në

Maqedoni ka të njëjtën gjenezë si dhe në Kosovë. Terminologjia që përdor

opinioni ndërkombëtar për terroristët e pajisur me uniforma të cilët kryejnë

Page 11: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

9

sulme mbi ARM dhe mbi policinë, është ‘guerilje’, ‘ekstremistë shqiptarë’,

‘terroristë’, ‘dhunues’, kurse disa të tjerë i quajnë edhe ‘rebelë’. Por

terminologjia mund të jetë vetëm e përkohshme dhe ajo mund të evoluojë

njësoj siç ndodhi në Kosovë. Thjeshtë, a është e mundur edhe tek ne

‘terroristët’ të fermentohen në ‘luftëtarë’ për njëfarëlloj të drejtash?... Këtu ka

dhe një dallim mjaft të rëndësishëm me ngjarjet në Kosovë ... Maqedonia nuk

ka lider shteti të llojit të Sllobodan Millosheviçit ...”

Pyes disa maqedonas, në moshë të ndryshme, çfarë dinë për Tanushën.

Përgjigjet që i marr ngjasojnë njëra me tjetrën: “aty filloi lufta”, “fole

terroristësh”, “bazë e kontrabandistëve, të ngatërruar në çdo lloj kriminali.”

Është interesante se mendime të ngjashme mund të gjenden edhe në disa

raporte të huaja të shkruara për Maqedoninë, drejtpërdrejtë para dhe pas

konfliktit4. Ndërsa në lidhje me statusin ekonomik të popullatës së atjeshme,

shumë veta mendojnë se bëhet fjalë për njerëz të pasur të cilët kanë filluar ta

akumulojnë pasurinë e vet nga viti 1992, domethënë në kohën e sanksioneve

të cilën ata e shfrytëzuan që të merren me tregti ilegale. “I financuan edhe

terroristët e UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës –në tekstin në vijim UÇ-ja e

Kosovës) dhe ata të UÇK-së (Ushtria Çlirimtare Kombëtare)” – pohon shumica

e bashkëbiseduesve të mi, të cilët janë të bindur se konflikti filloi si agresion

prej Kosovës dhe se bëhej fjalë për “rast klasik të terrorizmit.” Gjithashtu,

thuhet se Tanusha dhe rrethina e saj shërbenin si strehimore për terroristët e

UÇPMB-së prej ku kryheshin të gjitha përgatitjet për sulmet në Serbinë Jugore.

“Kjo ishte edhe arsyeja përse gjatë gjithë vitit para fillimit të konfliktit, policia

ka qenë e tërhequr prej andej. Kështu ka qenë marrëveshja midis partnerëve

të atëhershëm të koalicionit në pushtet” – tregon një përfaqësues i lartë i MPB

i cili donte të mbetej anonim dhe i cili beson se bëhet fjalë për luftë të trilluar

4 US State Department CSD Report-2000:”Tanusha ishte një prej magazinave më të rëndë-sishme për armë të UÇK-së, kurse më parë, besohet se ka qenë një prej qendrave për kontrabandë droge për dhe nga Shqipëria dhe Kosova. Gjatë kohës së krizës në Serbinë Jugore, Tanusha shërbente si kamp për stërvitje të guerilëve të cilët vepronin në Luginën e Preshevës. Ajo është gjithashtu edhe vendlindja e Xhavid Hasanit, një prej themeluesve dhe komandantëve të UÇK-së.”

(Sipas njërit prej kriminologëve kryesorë të Institutit për Kriminologji në Paris, Xhavier Raufer: “rebelët të cilët luftuan në malet në Maqedoni dhe në Serbinë Jugore janë krah paramilitar i mafies shqiptare, e cila është aktivisht e përzierë në tregtinë me njerëz dhe drogë. Sulmet guerile kufitare në të vërtetë ishin luftë për kontrollim të pikave kryesore të “Trekëndëshit Ballkanik” të artë të kontrabandës).

Page 12: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

10

me qëllim që të mbrohen “interesat e dikujt.” Edhe mediat maqedonase

gjithsesi kontribuan në krijimin e pamjes negative për Tanushën. Rastin e 2

prillit të vitit 2000, kur katër ushtarë maqedonas ishin zënë robër në afërsi

të këtij fshati prej “militantëve kosovarë” të cilët donin t’i shkëmbenin

me Xhavid Hasanin të paraburgosur atëherë5 mori mbulesë të madhe prej

mediave. Publicitet të madh patën edhe disa incidente kufitare të cilat vijuan

më pas dhe të cilat, gjithashtu, ndodhën në afërsi të Tanushës.

Në qershor të vitit 2000 janë regjistruar të shtëna të shpeshta mbi patrullat

kufitare maqedonase. Në korrik të vitit 2000 një tank i forcave maqedonase

të mbrojtjes shkeli mbi minë, por për fat nuk kishte të lënduar. Më 17 shtator

të vitit 2000 automobil i blinduar me katër persona në të, gjithashtu, ka

shkelur mbi minë, kësaj radhe një ushtar ishte lënduar seriozisht, kurse tre

më lehtë.

“E gjitha kjo ka ndodhur që ata t’i mbrojnë kanalet e veta të kontrabandës

dhe aktivitetet kriminale. Kur nuk e arritën këtë, u erdhën në ndihmë njerëz

nga Kosova dhe ngritën kryengritje” – thotë një i moshuar.

Gjithashtu, një numër i madh njerëzish besojnë se e gjitha kjo ishte

vetëm uverturë, përgatitje për atë që do të vijonte dhe që duhej të rezultonte

me ndarjen e Maqedonisë dhe me realizimin e idealeve e mëdha shqiptare.

“Ajo nuk ishte luftë për të drejta, shqiptarët i kishin të drejtat e veta të

garantuara nga Kushtetuta edhe para luftës, ajo ishte luftë për territore” –

tregojnë disa të rinj të gjeneratës sime.

“Pse vendose të shkosh pikërisht në Tanushë” - e pyeta gazetaren

Snezhana Llupevska. “Kishte informacione të cilat vërtiteshin jo zyrtarisht

se diçka po ndodh në kufirin me Kosovën. Numërohesh disa fshatra: Lojan,

Tanushë, Likovë... Unë e zgjodha Tanushën si fshat i cili gjithmonë ka qenë

problematik. Kur ka ndodhur ndonjë gjë, gjithmonë ka ndodhur aty” – përgjigjet

5 Kontroversi Hasani, i arrestuar sepse ka qëlluar me armë zjarri mbi një përfaqësues të Ministrisë për Urbanizëm i cili kishte urdhër ta rrëzojë shtëpinë e ndërtuar pa leje ndër-timi, është liruar, kur ushtarët u kthyen në shtëpi. Rasti fitoi publicitet të madh. Në fillim pushteti maqedonas e mohuan të gjithë rastin, kurse më vonë kryeministri i atëhershëm Georgievski në opinion deklaroi se nuk ka pasur mundësi zgjedhjeje në këtë rast sepse ka dashur t’u shpëtojë jetën ushtarëve. “Në fillim mohimi i rastit dhe pohimi i tij i mëvonshëm e uli besimin e opinionit në Qeveri për ballafaqimin me krizën që do të vinte.” – komentoi në raportin e vet për vitin 2001 Grupi Ndërkombëtar i Krizës.

Page 13: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

11

Llupevska6 dhe flet për ngjarjen traumatike dhe të njohur mirë prej nesh të 16

shkurtit 2001, e cila sot konsiderohet dhe për fillimin zyrtar të konfliktit në

Maqedoni, kur ajo dhe ekipi televiziv i A1-it janë kidnapuar dhe janë mbajtur

disa orë peng prej “personash të armatosur të cilët kishin uniforma të UÇK-së

dhe UÇPMB-së dhe disa fshatarë, prej të cilëve disa kishin pushkë, kurse disa

të tjerë pa uniforma, kishin sëpata dhe lloje të tjera armësh të ftohta.” Pasi u

janë marrë telefonat celularë dhe kamera, ekipi është lënë i lirë me mesazhin

“Kurrë më të mos kthehen këtu, ky fshat është territor i lirë.” Ata e paraqitën

rastin në stacionin më të afërt policor në Mirkovc, dhe pas kësaj kanë vijuar të

shtëna sporadike midis brigadës maqedonase kufitare e cila u përpoq të hyjë

në fshat dhe grupeve të atjeshme të armatosura. Gjatë të shtënave është vrarë

23-vjeçari Muzafer Xhaferi, i cili prej pushtetit maqedonas është përshkruar si

një prej udhëheqësve të grupit të armatosur. Sipas shpjegimit zyrtar, ai është

qëlluar kur në mënyrë ilegale është përpjekur ta kalojë kufirin me Kosovën.

Këtë version e pohuan në bisedime jozyrtare dhe disa anëtarë të ARM-së dhe

MPB-së të cilët atëherë personalisht kanë qenë në terren, kurse të cilën pas

tre vjetësh siç duket e ka pranuar edhe vetë gazetari i BBC-së, Pol Vud, i cili

në deklaratën e dhënë para pak kohësh gjatë një konference të organizuar

prej IMM-it (Instituti Maqedonas për Mediat), hapur i kërkoi të falur opinionit

maqedonas për “tregimin me patatet.” “Duhej ta kisha kontrolluar më parë

se ta shfaq tregimin, por unë vetëm kam informuar për atë që ma treguan

fshatarët”7 – tha ai, duke shtuar se me të vërtetë nuk e ka ditur se në dimër

toka është e ngrirë dhe nuk mbillen patate...

Pse është e nevojshme një hyrje e tillë? E quajta të ndryshme sepse nuk ka

rëndësi se cila do të jetë përkatëse për një punë shkencore, por prapë mendoj se

është e domosdoshme t’i sjellë vështirësitë me të cilat do të ballafaqohet secili

që do të përpiqet ta studiojë konfliktin në Maqedoni. Domethënë, konflikti në

Maqedoni ishte dhe ende do të ngelet lëndë e një numri të shumtë artikujsh,

analizash, shkrimesh, debatesh, madje dhe bisedimeve të përditshme. Në

qoftë se parashtrojmë pyetjen: Çfarë na ndodhi në vitin 2001?, do të shohim

se si përgjigje përreth kemi një sërë të tërë nocionesh terminologjike të cilat

6 Intervistë me Snezhana Llupevskën, 25 qershor 1003

7 Transkriptim prej konferencës së mbajtur prej IMM-it, shkurt 2004, ShkupVërejtje: Emri i Muzafer Xhaferit, gjithashtu, ishte edhe në listën e luftëtarëve të rënë të UÇK-së, dhe ajo listë në formën e broshurës, qarkullonte nëpër popullatë

Page 14: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

12

sipas përmbajtjes dhe thelbit të vet janë në kundërshtim me njëra-tjetrën:

agresion nga Kosova dhe terrorizëm, kryengritje e brendshme e ndihmuar nga

jashtë, luftë e armatosur për realizim të qëllimeve kriminale, luftë për territor

dhe për realizimin e idealeve shqiptare të mëdha, luftë e rrejshme, luftë për të

drejtat e njeriut, madje dhe revolucion. Me sa duket konsensusi i vetëm i cili

mund të arrihet është se interpretimi i ngjarjeve të asaj periudhe mund të jetë

i ndryshëm në varësi të kombësisë, kurse kjo përsëri, përbën rrezik të çojë tek

i ashtuquajturi “Sindromi i Belfastit”, armiqësia fuqishëm dhe shëmtueshëm

të jetojë në çdo gjeneratë të ardhshme.

Mendoj se asnjë mendim nuk duhet të nënvleftësohet dhe çdo mendim

duhet të dëgjohet, sepse në qoftë se shkojmë në relativizëm skajor, secili

ka të drejtën e vet dhe pa marrë parasysh se sa kundërargumente do të

jepni qëndrimi i individit nuk do të ndryshojë për shkak të asaj, siç thotë

Shopenhaueri “krenaria e lindur nuk lejon që ajo që kemi thënë më parë të

dalë si e gabuar, kurse ajo që ka thënë kundërshtari ynë të dalë si e drejtë”8.

Po e vërteta? Ajo, si zakonisht, gjendet aty diku, midis ...

8 Artur Shopenhauer, Dialektika eristike, fq. 5

Page 15: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

13

PËR KONFLIKTET NDËRETNIKE DHE PËR TERRORIZMIN NË PËRGJITHËSI

“Lidhja midis luftërave etnike dhe terrorizmit etnik është e dukshme, kurse vetëm koha do të tregojë se a është e mundur që terrorizmi të jetë zëvendës i luftërave.”9

Studimi i kronologjisë së konflikteve të armatosura prej vitit 1945 dhe

deri më sot tregon se pjesa më e madhe e tyre janë zhvilluar në suazat e

vetë shteteve, duke e marrë fuqinë e vet prej etnonacionalizmit.10 Përkrah

preokupimit marksist me klasën shoqërore-ekonomike si referencë të parë në

analizën e konfliktit shoqëror, mund të thuhet se identiteti shoqëror ka arritur

të sigurojë ndikim më të fuqishëm dhe më afatgjatë mbi sjelljen e njeriut.

9 Mitko Kotovçevski, Sovremen terorizam, Makedonska civilizacija, Shkup -2003, fq. 162

10 Christian P. Scherrer, Ethnonationalysmus in Weltsystem (Munster: Agenda Verlag, 2001), fq. 25 dhe A.J. Jongman i A.P Schmidt, “PIOMM’s World Conflict Map 1999: A Comparison With Previous Years”

pjesa I

Page 16: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

14

Përballë të gjithave forcave të fuqishme të globalizmit dhe përballë tregimeve

për “kulturën masive” globale të re, është fakt se karakteristikat etnike të

manifestuara nëpërmjet gjuhës dhe kulturës së përbashkët, të formuara me

historinë e përbashkët dhe me vlerat e përbashkëta, në realitetin e sotëm

janë po aq të rëndësishme saç ishin edhe në kulmin e lëvizjeve evropiane

nacionaliste për vetëvendosje në shek. XIX dhe fillimin e shek. XX.

Kjo komplikohet edhe më tepër me ekzistencën e disharmonisë midis

përbërjes ndërkombëtare të shteteve, me qeveritë dhe kufijtë e vet sovranë

legalisht të njohur, dhe hartës demografike të grupeve etnike të veçanta apo

të identiteteve nacionale. Domethënë, është e njohur se kufijtë e një numri

të madh shtetesh, anëtare të Kombeve të Bashkuara, janë vendosur në

mënyrë krejtësisht arbitrare në konferenca diplomatike në qytetet kryesore

të fuqive kolonialiste evropiane, pa marrë aspak parasysh mirëmbajtjen e

homogjenitetit etnik dhe rasor.

Ata, pothuajse pa përjashtime, u bënë dhe kufijtë e shteteve të reja të

pavarura shumetnike të cilat shumë shpejt pas çlirimit prej pushtetit evropian,

në vitet 50 dhe 60, u gjendën të ndërthurura në përplasjet e zjarrta brenda

shteteve, të shkaktuara prej lëvizjeve etnonacionaliste të cilat konsideronin

se në mënyrë të padrejtë janë privuar prej të drejtës së vetëvendosjes gjatë

procesit të dekolonizimit.

Shkaqe plotësuese për rritjen e fuqishme të konflikteve etnike mund

të gjenden dhe në vakumin i cili erdhi pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Rënia e regjimit komunist në Evropën Lindore, në ish-Bashkimin Sovjetik

dhe në ish-Jugosllavinë përbënte nxitje inkurajuese që një numër i madh

grupesh etnike t’i shkrijë animozitetet e veta dhe aspiratat territoriale dhe

ta përcaktojnë identitetin e vet nëpërmjet promovimit të tendencave të veta

separatiste dhe irredentiste të ndryshme nëpërmjet luftës së armatosur apo

nëpërmjet kërcënimit me dhunë.

Edhe pse realistët klasikë gjithmonë e kanë zbatuar konceptin e dilemës

së sigurisë së shteteve, me sa duket ai, gjithashtu, mund të përdoret

legjitimisht edhe në shpjegimin e një pjese konfliktesh të cilat ndodhin në

nivel nënshtetëror, duke i përfshirë edhe lëvizjet etnonacionaliste.

Page 17: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

15

Në analizën e vet, Beri Pozen11 shpjegon se kur një grup etnik e zmadhon

sigurinë e vet, duke besuar se bëhet fjalë për mbrojtje të nevojshme prej

grupeve apo shteteve të tjera, grupet etnike fqinje zakonisht do ta shikojnë

atë si kërcënim potencial të sigurisë së vet dhe do të ndërmarrin masa të

cilat në mënyrë paradoksale do ta bëjnë ballafaqimin midis tyre edhe më

të mundshëm. Gjatë kësaj, dinamika e armiqësisë dhe e tensionit midis

grupeve etnike rivale, do të rritet në mënyrë plotësuese edhe prej kujtimeve,

të vërteta apo të pavërteta, të dhunës apo padrejtësisë që i ngarkohen grupit

etnik “armiqësor.”12

Karakteristika kryesore për rastet e tilla janë:

a) thirrja në histori dhe mite;

b) shfaqja e liderëve militantë nacionalistë të cilët arrijnë të mobilizojnë

pjesë të mëdha të grupeve të veta etnike, duke i bindur në realitetin

dhe seriozitetin e “kërcënimit”;

c) qasja në armë dhe

d) ekzistimi i mbështetjes politike ndoshta edhe ushtarake nga shtetet

mike, nga grupet e tjera etnike apo, përsëri, nga faktorët e jashtëm.

“Në literaturën hulumtuese nuk ekziston diçka që mund të çojë në supozimin

se (në raste të tilla) ballafaqimi me armë do të jetë i pashmangshëm.”13 Kjo

varet shumë prej personaliteteve, qëndrimeve, bindjeve dhe ideve strategjike

dhe taktike të grupeve specifike etnonacionaliste, sidomos prej liderëve dhe

këshilltarëve të tyre. Kjo, gjithashtu, varet shumë edhe prej eksperiencës së

mundshme prej konfrontimeve të mëparshme dhe prej mësimeve që janë

11 Christian P. Scherrer, Ethnonationalysmus in Weltsystem (Munster: Agenda Verlag, 2001), fq. 25 dhe A.J. Jongman i A.P Schmidt, “PIOMM’s World Conflict Map 1999: A Comparison With Previous Years”

12 Si shembuj të procesit të tillë në praktikë mund të përmenden marrëdhëniet midis gjeorgji-anëve dhe abhazëve, nga fundi i viteve tetëdhjetë; pastaj midis armenëve dhe azerëve; tensionet në rritje midis kroatëve, serbëve dhe myslimanëve boshnjakë në fillim dhe nga mesi i 90-ve; marrëdhëniet gjithnjë dhe më të këqija midis kosovarë etnikë shqiptarë dhe serbëve të Kosovës në vitet nëntëdhjetë; madje dhe marrëdhëniet midis shqiptarëve et-nikë dhe maqedonasve në vitin 2001. (një pjesë e shembujve janë shkëputur nga: Paul Wilkinson, Terorism Versus Democracy - The Liberal State Response, Frank Cass, London –Portland, Oregon, 2000, fq.25)

13 Barry R. Posen, The Security Dilemma and Ethnic Conflict, Survival, 35:1 (1993) f. 27-47 dhe Robert Jervis, Perception and Misperception in International Politics, (Princeton, NJ: Princeton University Press, 1976) f. 55-64

Page 18: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

16

nxjerrë gjatë tyre. Por, megjithatë, ne jemi dëshmitarë se pafuqia, paaftësia

apo pavullnetshmëria e politikanëve që t’i përshtatin interesat e konfliktit

të grupeve të ndryshme, me qëllim që të tejkalohen konfliktet themelore

ekzistuese në shoqëritë shumetnike nëpërmjet mjeteve politike, shumë

shpesh rezultojnë me luftime të armatosura.

Gjatë kësaj, format kryesore të luftimeve të armatosura lëvizin nga

sabotimet, karakteristikë për konfrontimet me intensitet më të vogël, deri në

vepra terroriste të cilat, në varësi të aftësisë për marrjen e mbështetjes më të

gjerë publike, mund të çojnë dhe në kryengritje më të gjera etnonacionaliste.

Ato sidomos janë të rrezikshme sepse shpejt mund të dalin jashtë çdo kontrolli

dhe “lehtësisht mund ta futin vendin në një luftë qytetare të përgjakshme dhe

të gjatë.”14

Ekspertë të shumtë për këtë problematikë paralajmërojnë se veprat

terroriste mund të jenë katalizator serioz për hapjen e mëtejshme të spirales

së dhunës. Ata theksojnë edhe se, në qoftë se suksesi i lëvizjeve terroriste

vlerësohet në raport me aftësinë e tyre për realizim të qëllimeve afatgjata

politike, ato të kategorisë nacionaliste kanë më shumë sukses.15

“Kudo ku ekziston ndjenje e thellë e padrejtësive, diskriminimit dhe

hidhërimit tek një pjesë më e madhe e popullatës, parullat nacionaliste janë

shenjë serioze rreziku për regjimin në pushtet.”16

“Kjo është karakteristike edhe për shtetet në të cilat ekziston pakicë

kombëtare ndjenja e së cilës se i takon bashkësisë e cila e formon shtetin

është e dobët, sidomos në qoftë se ai shtet është i përkufizuar theksueshëm

si shtet nacional i një kombi tjetër apo në qoftë se ekziston fe shtetërore e cila

është e ndryshme prej fesë së pakicës.”17

“Në rastet e tilla, në qoftë se shfaqet lëvizje nacionaliste terroriste, kurse

pjesa më e madhe e grupit etnik (pakicës), për shembull, një e treta apo një e

14 The International Institute for Strategic Studies, The Military balance 995/96 (London: Ox-ford University Press, 1995), f. 234

15 Ted Robert Gurr and Barbara Harff, Ethnic Conflict in World Politics (Boulder, CO: West-view Press, 1994); Alex P. Schmidt, Albert J. Jongman et al., Political Terrorism, (New York: Greenwood Press, 1988), Gwyn Prins, The Heart of War- on Power, Conflict and Obligation in the Twenty-First Century, (Routeledge, New York, 2002)

16 Paul Wilkinson, Political Terrorism, London: Macmillan 1974-, Terrorism and the Liberal State, London: Macmillan 1986, f. 47

17 Vojin Dimitrijeviç, Terorizam, Samizdat Free 92, Beograd, 1999, f. 92

Page 19: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

17

katërta e anëtarëve të saj, mendojnë se qëllimet dhe kërkesat e lëvizjes janë

legjitime, lëvizja do të ketë bazë më të fortë për kundërshtim të pushtetit.

Rruga do të jetë e hapur që lëvizja terroriste t’i shfrytëzojë çdo dobësi politike

apo ushtarake dhe ndarjet e brendshme në pushtet.”18

Si faktorë kryesorë të cilët përcaktojnë se a do të rritet një fushatë

terroriste në kryengritje më të gjerë jepen19:

a) aftësia për marrjen e mbështetjes më të gjerë publike midis

popullatës;

b) shkalla e reagimit represiv prej pushtetit dhe prej forcave të sigurimit

të cilat çojnë në rritjen e mbështetjes publike për kryengritje;

c) qasja në sasi të mjaftueshme armësh për fillim të kryengritjes më të

gjerë;

d) ekzistimi i liderëve të cilët janë të aftë të nxitin dhe të mbajnë kryengritje

të gjera dhe bindja e tyre se kanë përparësi mbi kundërshtarët e vet,

si nga ana ushtarake ashtu edhe ajo financiare;

e) vlerësimi i kryer se asnjë shtet tjetër nuk do të rrezikonte të futej në

konfrontim të armatosur që t’u ndihmojë “armiqve” të vet.

Por ekspertët, gjithashtu, theksojnë dhe se në qoftë se ndodh kryengritje

e gjerë, të përcaktohet se a bëhet fjalë për “fushatë terroriste” është sfidë

e vërtetë. Rekomandohet, sa më objektivisht nëse është e mundur të

analizohen:

1) Konteksti dhe shfaqja e lëvizjes terroriste, përkatësisht përse ajo

shfaqet pikërisht në moment të caktuar, në hapësirë të caktuar dhe

në një gjendje të caktuar kushtesh.

2) Biografia, përkatësisht cilët janë njerëzit që e përbëjnë atë lëvizje,

prej nga vijnë, si janë rekrutuar dhe në ç’mënyrë janë financuar.

3) Qëllimet dhe metodat, përkatësisht çfarë duan ata dhe cilat mjete i

shfrytëzojnë që ta arrijnë atë.

18 Paul Wilkinson, Political Terrorism, London: Macmillan 1974-, Terrorism and the Liberal State, London: Macmillan 1986, f. 47

19 Paul Wilkinson, Terorism Versus Democracy - The Liberal State Response, Frank Cass, Lon-don –Portland, Oregon, 2000, f. 32-34

Page 20: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

18

Kombinimi i përgjigjeve të marra prej këtyre pyetjeve duhet të ndihmojë

në dhënien e qëndrimit më konkret dhe më të saktë në lidhje me pyetjen se a

bëhet fjalë me të vërtetë për lëvizje terroriste apo jo.20

Por as kjo nuk garanton se ky qëndrim do të jetë i pranueshëm në

përgjithësi. Domethënë, nuk duhet të harrohet se “ajo që emërtohet

terrorizëm sikur varet prej këndvështrimit.”21 “Etiketa ‘terrorist’ ngjitet edhe

aty ku asnjëherë dhe nuk e ka vendin.”22

Vetë termi vazhdimisht keqpërdorohet “si fjalë fyese, si term i

papërcaktuar i mbushur me kuptime të këqija, si shenjë negative e cila u ngjitet

kundërshtarëve politikë dhe të tjerëve me qëllim që ta arsyetojë represionin

mbi ta dhe mbi shumë të tjerë.”23 “Ngjitja etiketën ‘terrorist’ armikut tënd

dhe do të kesh përparësi të madhe në luftën për mendimin publik.”24 Disa

ekspertë madje dhe e rekomandojnë këtë (!), duke shtuar se në këtë mënyrë

(tërthorazi ke arritur t’i bindësh të tjerët ta pranojnë qëndrimin tënd moral.”

Domethënë, vendimi se a do ta quajmë dikë terrorist, apo, a do ta etiketojmë

ndonjë organizatë si terroriste, në instancë skajore është pothuajse në mënyrë

të pashmangshme subjektiv, “varet nga ajo se a e simpatizon njeriu apo grupi

më i madh shoqëror personin, grupin apo idealin e caktuar apo thjesht është

kundër dhe nuk i pranon qëndrimet dhe qëllimet e tyre morale.”25

20 Charles W. Kegley, Jr., The New Global Terrorism- Characteristiscs, Causes,Controls, Pear-son Education, Inc. New Jersey, 2003, f. 64

21 Bryan Jenkins: “International Terrorism- A New Mode of Conflict”, Crescent Publications, Los Angeles, 1975, f. 69

22 Vojin Dimitrijeviç, Terorizam, Samizdat Free 92, Beograd, 1999, f. 98 „Për regjimin afri-kano-jugor çdo demonstrues i zi është ‘terrorist’, kurse për huntën argjentinase ushtarake, i tillë është secili që përhap idetë e civilizimit perëndimor dhe të krishterë. “

23 Vojin Dimitrijeviç, Terorizam, Samizdat Free 92, Beograd, 1999, f. 103

24 Gwyn Prins, The Heart of War- on Power, Conflict and Obligation in the Twenty-First Century, (Routeledge, New York, 2002), f. 64

25 Mitko Kovaçevski, Sovremen terorizam, Makedonska civilizacija, Shkup -2003, f. 70

Page 21: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

19

E gjitha kjo deri diku shpjegon përse ky fenomen multidimensional i

vjetër sa vetë historia26 i quajtur terrorizëm ende me sukses i anashkalon

përpjekjet për përcaktimin e tij nga ana konceptuale.

26 Teoricienët bashkëkohorë kanë tendencë t’i shohin fillimet, madje dhe rrënjën e vetë fjalës “terrorizëm” në kohën e Revolucionit Qytetar Francez. Domethënë në gjuhën franceze dhe në disa gjuhë të tjera fjala përkatëse (frëngjisht: terreur, anglisht: terror) e mban kuptimin e vet origjinal të frikës së fuqishme, ekstreme prej fjalës nga latinishtja “terror” e cila mbulon një fushë të ngjashme semantike. prejardhja e kësaj fjale është nga rrënja indoevropi-ane “tras” që do të thotë dhe “dridhje” dhe “gjendje frike”, kurse është interesante se të njëjtën e gjejmë dhe në bazë e fjalës maqedonase “se trese” (dridhet, shkundet).

Shënim: Një prej teoricienëve kryesorë të së drejtës ndërkombëtare Georg Shvarcenberger (Georg Schwarzenberger), si shembull të parë të terrorizmit e jep shkatërrimin e tempullit të filistenjëve prej Samasonit, popull luftëtar jo semit nga Palestina jugperëndimore, i cili një kohë të gjatë ka luftuar me izraelitët. (Bin Cheng: Aviation, Criminal Jurisdiction and Terrorism: The Hague Extradition Formula and Attacks at Airports; Contemporary Problems of International Law, 1988, f. 30)- Luis Rene Ber (Louis Rene Beres) thekson se terrorizmi është dukuri më e hershme se civi-

lizimet antike greke dhe romake dhe jep shembullin e vrasjes së Jul Cezarit në vitin 44 para erës së re. (Louis Rene Beres, Terrorism and Global Security: The Nuclear Threat - Westview Press/Bolder, Colorado, f.8)

- Autorë të shumtë theksojnë se zbatimi i vërtetë i atij që sot e quajmë “terrorizëm” mund të gjendet që në aktivitetet e sektit fetar Sikari në Palestinë në vitin 66-72 të erës së re. Burrat hebrenj përdornin një prerje të vogël (sika) që t’i prisnin grykët e okupatorëve ro-makë dhe të bashkëpunëtorëve të tyre para opinionit. Sikarët, siç janë quajtur këta njerëz, gjithashtu kanë sulmuar edhe hebrenjtë e pasur dhe i kanë kidnapuar shërbëtorët e tyre në shkëmbim për shpagim. Ata ishin pjesë përbërëse e grupit të quajtur Zealot (përkthim nga anglishtja: fanatik) i cili kishte për qëllim rrëzimin e pushtetit të imponuar prej romakëve. (Harvey Kushner, Encyclopedia of Terrorism, Sage Publications, 2003 и Walter Laqueur, Ori-gins of Terrorism, Psychologies, Ideologies, Theologies, States of Mind, Woodrow Wilson Center Press, 1998)

- Dhe Robert Fridlender (Robert Friedlander) shkruan se aksionet individuale terroriste, të motivuara nga pasionet personale dhe politike, ku vrasjet dhe dhuna ishin metoda për ndryshime të vërteta radikale kanë qenë të njohura që prej kohës antike. Por, sipas të njëjtit autor, terrorizmi grupor si armë politike, për herë të parë është zbatuar gjerësisht prej grupeve të mëdha të armatosura islame, në shek. XII dhe XIII, të cilat njëkohësit i për-faqësojnë edhe grupet e para terroriste të njohura me emrin Asasins (anglisht:Assasins). Termi vjen nga gjuha arabe dhe fjalë për fjalë përkthehet “shfrytëzues i hashashit” apo “di-kush që është rob i hashashit.” Këto grupe të fanatikëve sektarë islamë, të cilët gjithmonë vepronin nën ndikim toksik të drogës ishin angazhuar prej liderëve të tyre shpirtërorë që të përhapin terror në formë të vrasjes dhe dhunës midis të krishterëve të njohur dhe armiqve të tjerë fetarë. (Robert A. Friedlander, The Origins of International Terrorism; Interdisciplin-ary Perspectives; The John Lay Press, New York and Mc Graw-Hill Book Company, 1977, f. 32)

- Si dhunë të cilën individi e përdor për t’iu kundërvënë shtetit, terrorizmi u shfaq edhe në mesjetë, sidomos gjatë kohës të monarkive absolute. Pas Revolucionit Francez, shek. XIX dhe fillimi i shek. XX janë të mbuluar me shembuj të aktiviteteve terroriste. (Harvey Kush-ner, Encyclopedia of Terrorism, Sage Publications, 2003)

- Autorët, gjithashtu, në mënyrë të ndryshme e shohin edhe çështjen kur fillon terrorizmi bashkëkohor dhe ku janë rrënjët e tij. Sipas shumicës së tyre, terrorizmi bashkëkohor si metodë e luftës politike shfaqet në 1960, periudha e luftërave nacionalçlirimtare dhe kundër kolonizatore. (Harvey Kushner, Encyclopedia of Terrorism, Sage Publications, 2003; Branislav Srdanovic, Medjunarodni Terorizam–politicki delikt ekstradicija, javno preduzece Sluzbeni list SRJ, Beograd 2002; Vojin Dimitrijevic, Terorizam, Samizdat Free 92, Beograd, 1999)

Page 22: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

20

Një numër i caktuar problemesh në përkufizimin e terrorizmit27 dalin,

midis të tjerash, prej “situatave ekzistuese praktike kur një person shpallet

për terrorist prej një shtrese të shoqërisë, kurse nga tjetra, ana kundërshtare

lavdërohet si luftëtar për liri dhe ngrihet e madhërohet si hero apo “viktimë

e sistemit.”28

Vështirësi tjetër është edhe ajo se organizatat bashkëkohore terroriste

janë plotësisht të vetëdijshme për këtë dhe prandaj gjithnjë dhe më shumë

27 Deri më sot janë bërë përpjekje të shumta për përkufizimin e terrorizmit. Për përkufizimet në vijim është karakteristikë ajo se asnjëra prej tyre nuk bën dallim midis këtij termi dhe formave të tjera të dhunës politike. Hapësira e tanishme e përkufizimeve e përfshin edhe këtë që vijon:

- Formë e organizuar e sjelljes së dhunshme me qëllim që të ndikojë mbi politikën apo të nxitet popullata me qëllim që të realizohet ndikim mbi politikën qeveritare. - James Lodge, Terrorism: A Challenge to the State (Martin Robertson, Oxford,1981) f. 5

- Veprimtari simbiozë e drejtuar kah ndikimit mbi sjelljen politike me zbatim të mjeteve krejtësisht të pazakonshme, duke përfshirë edhe përdorimin e dhunës apo kërcënimin e dhunës. - Thomas P. Thornton, Terror as a Weapon of Political Agitation: an internal war (The Free Press, New York, 1964); f. 71-99

- Përdorimi i frikës, dhunës apo kërcënimit që të arrihen qëllimet politike nëpërmjet frikës, frikësimit apo detyrimit. - Robert Friedlander, Terrorism and the Law: What Price Safety? (IACP, Gaithersburg, MD, 1981), f. 3

- Pothuajse të gjitha aktet joligjore të dhunës që kryhen për realizimin e qëllimeve politike nëpërmjet grupeve të fshehta. - Lester A. Sobel, Political terrorism (Facts on File, New York, 1975) f. 3-12

- Vrasje sistematike, e paragjykuar, qëllimisht, lëndim i rëndë trupor apo kërcënim i të pa-fajshëmve që të krijohet frikë dhe frikësim me qëllim që të fitohet përparësia politike dhe taktike, zakonisht që të ndikohet mbi një grup të caktuar qëllimi. - James Poland, Under-standing Terrorism: Groups, Strategies, and Responses (Prentice Hall, Englewood Cliffs, NJ, 1988) f. 11

- Cilido qoftë akt dhune kundër njerëzve të pafajshëm i kryer që të detyrohet shteti, apo cilido subjekt tjetër ndërkombëtar, që të ndjekë një drejtim të caktuar sjelljeje që në të kundërt nuk do ta kishin ndjekur.

- Dhunë politikisht e motivuar që e zbatojnë grupe të vogla që pohojnë se janë përfaqësues të popullit. - Antonio Canesse, Terrorism, Politics and Law: The Achille Lauro Affairs (Princ-eton University Press, Princeton, NJ, 1989) f. 6

- Dhunë politikisht e motivuar prej grupeve të vogla që pohojnë se i përfaqësojnë masat. - Richard E. Rubenstein, Alchemists of revolution: Terrorism in the Modern World (Basic Books, New York, 1987), f. xvi.

- Kalimi në dhunë për qëllime politike prej mbartësve joqeveritarë nëpërmjet shkeljes së normave të pranuara të sjelljes në lidhje me shprehjen e pakënaqësisë, papajtueshmërisë, apo kundërshtisë së qëllimeve politike të përkrahura prej mbartësve legjitimë qeveritarë në shtet. - Juliet Lodge, ed., the Threat of Terrorism (Westview, Boudler, CO, 1988) f. xii

- Përdorim i paligjshëm i forcës apo pasurisë që të frikësohet apo detyrohet qeveria, popul-lata qytetare, apo cilido segment i tyre që të realizohen qëllimet politike apo shoqërore. - US Department of Justice

Secila prej përkufizimeve të lartpërmendura, më shumë apo më pak, është e orientuar kah dy koncepteve, përdorimit të forcës dhe qëllimit politik që qëndron pas aktit terrorist. Frika dhe habia janë dy konceptet taktike të shfrytëzuar.

28 Mitko Kotovçevski, Sovremen terorizam, Makedonska civilizacija, Shkup -2003, f. 66

Page 23: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

21

përcaktojnë emërtime të cilat e përjashtojnë fjalën terrorizëm në cilëndo lloj

forme29. Në vend të këtij termi frikësues i cili do të mund t’i shumëfishojë

problemet e tyre në plan të brendshëm dhe ndërkombëtar, grupet terroriste

aktivisht këmbëngulin për veten t’i ushtrojnë shfaqjet që vijojnë, përkatësisht

qëllimet e tyre të shenjta, liridashëse dhe mbrojtëse: a) liri dhe çlirim30; b)

armata dhe struktura të tjera të organizuara31; c) lëvizje vetëmbrojtëse të

vërteta 32; ç) hakmarrje e drejtë33.

Në bazë të të gjithë kësaj, ekspertët nxjerrin përfundim se lufta për bindje,

përkatësisht vërtetimi i aktit të terrorizmit “është lufta më e mundimshme,

më e gjatë, më e papritur, por njëkohësisht dhe më e rëndësishme kundër

terrorizmit, terroristëve dhe kundër organizatave të tyre. ”34

29 Në një periudhë vetë terroristët, kanë qenë më tepër kooperativë dhe më pak të frikësuar që ta quajnë vetveten me emrin e vërtetë. Nuk janë përpjekur të fshihen nën maskimin semantik të etiketës “luftëtarë për liri”apo “luftëtarë për të drejtat e njeriut”, frazë mjaft e pranishme në kohët e fundit. “Më konkretë” në këtë aspekt kanë qenë anarkistët në shek-ullin e XIX të cilët vetveten e quanin terroristë pas asnjë lloj turpi apo frike sesi do të trajto-heshin, kurse praktikën e vet në mënyrë mjaft transparente e kanë shpallur për terrorizëm. Por megjithatë, kjo “dalldi terroriste” dhe ky entuziazëm nuk kanë zgjatur shumë. Konsid-erohet se grupi terrorist hebre i viteve 40 të shekullit XX, i njohur si Lehi (akronim hebre për Lohamesi Herut Jisrael – Luftëtarë për Lirinë e Izraelit) ishte një prej grupeve të fundit ter-roriste të cilat janë deklaruar kaq haptas. Megjithatë, është karakteristikë se ky grup ishte më i hapur se grupet e tjera të ngjashme dhe nuk e zgjodhi emërtimin Luftëtarë Terroristë për Izraelin, por emërtimin më pak pejorativ “Luftëtarë për Lirinë e Izraelit.” Revolucionari i njohur brazilian Karlos Marigela 20 vjet më vonë do të tregojë një përmbajtje të caktuar prej propagandimit të hapur të përdorimit të “taktikës terroriste” të cilën e zëvendësoi me “guerilë urbane.” Kjo është një tendencë e rëndësishme e mjegullimeve semantike gjithnjë dhe më të komplikuara të cilat kanë si qëllim të vetëm zbutjen e toneve shoqëruese të ter-rorizmit dhe ta fshehin thelbin e tij të vërtetë në dekadën e fundit të shekullit të XX dhe në dekadën e parë të shekullit të XXI. (Mitko Kotovçevski, Sovremen terorizam, Makedon-ska civilizacija, Shkup -2003, f. 67-68).

30 Për shembull: Fronti Nacional për Çlirimin e Palestinës, Liri për Atdheun Bask.

31 Për shembull: Armata Çlirimtare Kombëtare, Tigrat Çlirimtarë të Tamil Elamit (Tamil Eeelam).

32 Për shembull: Lëvizja Afrikane e Rezistencës, Organizata për Mbrojtjen e Popullit të Lirë.

33 Për shembull: Organizata për të Shtypurit e Botës; Komandot e Drejtësisë të Gjenocidit Er-men.

Vërejtje: Organizata të tjera terroriste me vetëdije zgjedhin emra të cilët janë neutralë dhe pran-daj janë të çliruara prej të gjitha asociacioneve të cilat mund t’i dëmtojnë, për shembull: Rruga e Ndritshme, Linja e Frontit, Al Dava (Thirrja), etj. (Të gjithë shembujt janë marrë prej: Harvey Kushner, Encyclopedia of Terrorism, Sage Publications, 2003 i Walter Laqueur, Origins of Ter-rorism, Psychologies, Ideologies, Theologies, States of Mind, Woodrow Wilson Center Press, 1998 dhe prej Mitko Kotovçevskit,Sovremen terorizam, Makedonska civilizacija, Shk-up -2003, f.77)

34 Mitko Kotovçevski,Sovremen terorizam, Makedonska civilizacija, Shkup -2003, f. 68

Page 24: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

22

Prej realizimit të saj të suksesshëm në një masë të madhe do të varet dhe

realizimi i qëllimeve kundër të keqes konkrete terroriste dhe dënimi i tij në

plan të brendshëm dhe ndërkombëtar. Në të kundërt, në qoftë se terroristët e

fitojnë këtë luftë, ata do ta fitojnë mbështetjen e përgjithshme dhe simpatitë,

do ta anashkalojnë emërtimin e vërtetë, do të eliminohen të gjitha përpjekjet

që ata të emërtohen me emrin e vërtetë dhe shanset janë të mëdha që ata të

arrijnë plotësisht t’i realizojnë qëllimet e veta politike dhe qëllimet e tjera.

Page 25: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

23

PËR HISTORINË DHE MITET NË BALLKAN DHE NË MAQEDONI

“Fakti se nuk ekziston grup etnik ballkanik të cilit ‘historia’ nuk

i ka shkaktuar të keqe, i bën shtetet bashkëkohore ballkanike të

përkulshëm ndaj nacionalizmit kanceroz i cili e thith urrejtjen e vet

prej thellësive të historisë.”35

Që t’i zbatojmë rekomandimet e përmendura në kreun e mëparshëm të

rastit “Maqedonia 2001” dhe të shohim se në ç’përfundim apo në ç’përfundime

do të na çojnë ato, do të përpiqemi të bëjmë një prerje të shkurtër nëpër

histori dhe një pasqyrim të miteve në Ballkan, që t’i kuptojmë deri diku më

mirë mendimet etnonacionaliste dhe stereotipie të cilat, për fat të keq, janë të

pranishme edhe sot. Them “të përpiqemi” dhe “deri diku” sepse duket sikur

çdo grup etnik ballkanik ka njëfarë interpretimi të vet të ngjarjeve historike i

35 Denko Maleski, Lekcii nau~eni: Balkanot i Makedonija, deset godini potoa, New Balkan Politics, Issue 1, (internet: www.newbalkanpolitics.org.mk)

pjesa II

1

Page 26: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

24

cili di të jetë dhe krejtësisht i ndryshëm prej atij të grupeve të tjera etnike. Ku

fillojnë hakërrimet? Po, që nga vetë fillimi, prej pyetjes kush ka ardhur i pari

në Ballkan. (!)36

Paanshmëria, të mos qenit vetëkritik dhe neutraliteti emocionues gjatë

interpretimit të ngjarjeve historike, gjithsesi, janë faktorë të rëndësishëm të

cilët lanë shenja dhe hidhërim mbi vetëdijen kolektive të popujve ballkanikë.

Popullata vendase ka qene dhe është ende e ndarë në aq shumë pjesë të

fragmentuara sa ç’ka dhe nacionalitete, ndërsa, “padrejtësitë historike”

vazhdojnë të jetojnë në çdo brez të ardhshëm përgjatë linjave etnike.

Një prej shembujve nëpërmjet të cilit mund të ilustrohet pohimi i tillë

është pasqyrimi i rezultateve të studimit hulumtues Tensionet etnike në

Republikën e Maqedonisë i kryer në vitin 1994 prej Institucionit për Kërkime

Sociologjike, Juridike dhe Politike.

Gjithashtu, mbresëlënëse janë edhe hulumtimet e pjesëtarëve të grupeve

etnike të veçanta në Maqedoni, sidomos të atyre të gjeneratave më të reja.

Midis gjimnazistëve të cilët kanë qenë të anketuar në atë kohë, madje 69,39%

këmbëngulnin në qëndrimin se “Përkundrejt kombësive të tjera gjithmonë

duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përmbajtur madje edhe kur i kemi miq”,

kurse 44% kanë deklarua se “urrejnë ndonjë prej nacionaliteteve.” Një prej

përfundimeve i cili në këtë kontekst shënohet dhe në Raportin Nacional për

Zhvillim Njerëzor të UNDP-së në vitin 2001 është se “Në Maqedoni, që në

moshë të hershme dhjetëvjeçare, fëmijët kanë paragjykime të vizatuara qartë

36 Parahistorianët, historianët dhe linguistët shqiptarë janë të njëzëshëm në pohimin se shq-iptarët janë pasardhës të ilirëve dhe se ata, prej vitit 2000 p.e.s. jetojnë në territore në të cilat kanë jetuar gjithmonë, domethënë në të gjithë Ballkanin Perëndimor të sotëm. Ata konsiderojnë se kur sllavët kanë filluar të vijnë në Ballkan, në shekullin e shtatë p.e.s., shqiptarët për një kohë të gjatë kanë qenë të pranishëm në atë krahinë. Nga ana tjetër, his-torianët serbë i hedhin poshtë këto pohime, duke thënë se shqiptarët nuk janë pasardhës të ilirëve dhe se për herë të parë vijnë në tokat e sllavëve jugorë në shekullin e XVIII. Është interesante të jepen edhe pohimet e historianit grek Gianaris i cili shkruan se “edhe pse konsiderohet se është e mundur që ilirët të jenë banorët e barë të Gadishullit të Ballkanit, megjithatë duhet thënë se helenët kanë qenë të parët që kanë lënë dorëshkrim për ta dhe për fqinjët tyre.” Instituti Maqedonas për Histori Nacionale, përsëri, shkruan se “popul-lata më e vjetër në territorin e Maqedonisë ka mundësi të ketë qenë në lidhje gjinore me paragreken, të vendosur në Egje. Pas saj kanë ardhur trakët dhe ilirët, gjatë mileniumit të dytë p.e.s.” (Georges Castellan, Histoire de l’ Albanie et des Albanais, Editions Armeline, 2002; Nicholas Gianaris, Geopolitical and Economic Changes in the Balkan countries, Prae-ger Publishers, 1996, f.3; Instituti për Histori Nacionale – Shkup, Istorija na makedon-skiot narod (Historia e popullit maqedonas), NIP Nova Makedonija, Shkup, 1969, f. 33)

Page 27: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

25

dhe stereotipa negativë për anëtarët e grupeve të tjera etnike.”37

Paragjykimet e tilla, më shpesh të ndërthurura me mite me konotacion

ofendues, bëjnë që njëra anë të ndjehet vazhdimisht e dyshimtë, e kërcënuar,

e pasigurt në raport me tjetrën...

Në vitin 1999 Iso Rusi botoi një artikull në të cilin, midis të tjerash thotë:

“Fakti i hidhëruar, por i vërtetë është se albanofonia është ajo që i bashkon

sllovenët, popullin ortodoks.”38

Sipas disa burimeve, territoret në të cilat shqiptarët etnikë kanë banuar

dhe kanë qenë shumicë në shekullin XIX nuk përputhen me territoret e

Shqipërisë së sotme.39

“Populli shqiptar u ballafaqua me ndarjen e territorit të vet në Kongresin

e Berlinit të vitit 1878 i cili çoi në ekspansion territorial të Serbisë, Malit të

Zi dhe të Greqisë, në llogari të territoreve të banuara me shqiptarë: serbët,

malazezët dhe grekët i dëbuan me forcë shqiptarët prej vendit të vet dhe e

kolonizuan.”40

Në qershor të vitit 1878 në Kosovë është formuar Lidhja e Prizrenit, kurse

me të edhe ushtria e armatosur, me detyrë që të pengohet ajo që sipas klanit

shqiptar të gegëve ishte vlerësuar si penetrim me dhunë e sllavëve në tokat

e tyre.

Por, pavarësia e Shqipërisë e shpallur në vitin 1912, dhe kjo si përgjigje e

shpejtë ndaj futjes së trupave serbe dhe malazeze në Maqedoni, dhe trupave

greke në Epir. Një vit më vonë, Fuqitë e Mëdha i njohën kufijtë e Shqipërisë

së sotme, por një e treta e popullatës shqiptare mbeti nën administrim serbo-

malazez, duke përfshirë Kosovën dhe Metohia dhe pjesën perëndimore të

Maqedonisë së sotme.

37 Raporti Nacional për Zhvillim Njerëzor, 2001: Përjashtimi social dhe pasiguria e qytetarëve të Maqedonisë, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, f. 100

38 Iso Rusi, artikull – Makedonija denes, 1999

39 Për shembull, Zhorzh Kasteljan (Georges Castellan) duke u mbështetur në një pjesë të lit-eraturës së shkruar për historinë shqiptare, shënon se në vitin 1875 territori i populluar me shqiptarë etnikë ka qenë rreth 80 000 km2 dhe shtrihej në territorin e Podgoricës, Tivatit, Ulqinit, Nishit, Novi Pazarit, Vranjes, Kumanovës, Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Prilepit, Manastirit, Prevezës, Konicës dhe në Janinë (Georges Castellan, Histoire de l’ Al-banie et des Albanais, Editions Armeline, 2002)

40 Parathënie e punimit shkencor të botuar prej Institutit për Histori të Universitetit të Prishti-nës (Kristina Ballakovska, ...)

Page 28: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

26

Midis viteve 1912-1918 në disa territore serbe të atëhershme, si për

shembull Kosova, Sanxhaku dhe pjesë të Maqedonisë, “ushtria serbe i

zbatonte ligjet e reja me të cilat ushtrohej emigrim, depërtim dhe eksportim

i dhunshëm i pronës shqiptare si dhe kolonizim i vendeve të banuara me

shqiptarë prej serbëve dhe malazezëve. Vendosja e serbëve dhe malazezëve

në fshatrat dhe shtëpitë e shqiptarëve kishte ndikim negativ mbi pamjen e

tyre psikologjike të punëve, si dhe mbi perceptimin e sigurisë.”41

Shumë shpejt pas kësaj, janë propozuar masa akoma më drastike.

Çubriloviçi në projektin e tij të vitit 1939 të quajtur Dëbimi i shqiptarëve, i ka

rekomanduar pushtetit shtetëror që t’i detyrojnë të gjithë shqiptarët, duke

shfrytëzuar terror ushtarak dhe shtetëror, të emigrojnë në Shqipëri apo në

Turqi42.

Politikat e tilla gjithsesi që kanë ndikuar mbi formimin e vetëdijes

shqiptare antisllave, vetëdije e prirë në mënyrë armiqësore ndaj sllovenëve

ballkanikë të cilët u fusnin vazhdimisht ndjenjë të kërcënimit.

Në vitin 1943, me lindjen e Jugosllavisë së AVNOI-it të Titos, shqiptarët

etnikë vazhduan ta ndiejnë opresionin e ndikuar prej sllavëve. Shqiptarët

nuk kanë status të njëjtë si dhe popujt e tjerë në Ish-Jugosllavinë, d.m.th.

nuk kanë republikën e vet. Jugosllavia e re i la shqiptarët të ndarë në tre prej

republikave të atëhershme jugosllave, Serbi, Mal i Zi dhe Maqedoni. Kurse

pas Luftës së Dytë Ballkanike, gjendja e tyre u keqësua edhe më tepër ....

“Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore është ushtruar gjenocid mbi

shqiptarët. Nuk është marrë parasysh se a kanë qenë ata të orientuar pro-

gjermanëve apo pro-partizanëve. Thjesht janë kryer ekzekutime masive. Që

atëherë tensioni vazhdimisht rritej. Gjatë viteve pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë,

vazhdoi praktika e burgimit pa shkas të shqiptarëve. Një pjesë e madhe

e proceseve gjyqësore ishin të montuara, dhe kjo shkaktonte ndjenjën e

padrejtësisë tek bashkatdhetarët tanë. por dhe ndjenjën se duhet të bëhet

diçka që punët të ndryshojnë. Një prej aktorëve të asaj që ndodhi më pas jam

dhe unë...” – tregon Ali Ahmeti.43

41 Instituti Nacional për Histori - Prishtinë

42 Sot ky dokument konsiderohet si manifest i pastrimit etnik të shqiptarëve në Jugosllavinë e atëhershme.

43 Intervistë me Ali Ahmetin, Shipkovicë, tetor 2002.

Page 29: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

27

Deri në vitin 1963, shqiptarët në Maqedoni dhe në Mal të Zi kishin

statusin e kombësisë. Kosova dhe Metohia, ku shqiptarët përbënin shumicën

e popullsisë u bë krahinë autonome, në suazat e Serbisë pa të drejtë të

vetëqeverisjes. Në vitin 1963 u arrit përmirësim i statusit të shqiptarëve, u arrit

një shkallë më e lartë decentralizimi, kurse në vitin 1970 është hapur edhe

Universiteti i Prishtinës44. Në këtë periudhë marrëdhëniet me Shqipërinë ishin

normalizuar dhe kjo mundësoi përforcimin e lidhjeve midis kosovarëve dhe

shqiptarëve nga Shqipëria. Me Kushtetutën e vitit 197445, krahina autonome

e Kosovës ka fituar edhe vetëqeverisje lokale ... por, “Ne vazhduam t’i

gëzojmë vetëm të drejtat kulturore që i kishim si grup pakice dhe nuk ndjemë

favore prej kësaj së gjithës” – thotë Ahmeti, duke shtuar se shqiptarët prej

një kohe të gjatë konsideronin se liria e tyre e shprehjes së identitetit të vet

në Maqedoni nuk është e ngritur në nivel të kënaqshëm. Prej një kohe të gjatë

ndjeheshin të diskriminuar, të anashkaluar, të shpërfillur ...

“Si gjimnazist, unë nuk dija maqedonisht dhe kërkova të mësoj në shqip.

Por që në fillim u ndesha me padrejtësi dhe trysni. Nuk ishim të trajtuar

njëlloj, të rinjtë maqedonas dhe të rinjtë shqiptarë. Bëhej fjalë për një politikë

44 “Si pjesë e popullsisë në ish-Jugosllavinë, minoriteti shqiptar në Maqedoni ishte i lidhur në mënyrë të integruar me shqiptarët etnikë të Kosovës. Në atë kohë nuk ekzistonin restrik-cione për udhëtim të qytetarëve në Jugosllavi në suazat e vetë republikave. Minoriteti etnik shqiptar i Maqedonisë ishte i lirë të mësonte në Universitetin e Prishtinës, ku shumica e studentëve ishin shqiptarë etnikë. Kosova, gjithashtu, shërbente dhe si njëfarëlloj ventili për ambiciet politike të shqiptarëve që jetonin në Maqedoni. Deri në vitet e vona të 80-ve në Lidhjen Socialiste të Kosovës dominonin shqiptarët etnikë. Ajo ishte më e hapur për shqiptarët në Maqedoni sesa vetë Maqedonia, e cila ishte e udhëhequr prej shumicës së madhe të maqedonasve. Ndërkohë grupet ekstremiste, prej të cilëve shumë veta ishin për shkëputje të Kosovës dhe për bashkim të saj me Shqipërinë, ishin aktivë midis studentëve të Universitetit të Prishtinës prej viteve 80 dhe këndej. Shumë prej liderëve të ardhshëm të partive demokratike, si dhe të lëvizjeve të armatosura të cilat më vonë do të veprojnë në Kosovë, Serbinë Jugore dhe në Maqedoni ishin socializuar politikisht gjatë viteve studen-tore të veta në Prishtinë. Kosova vazhdoi ta luajë rolin e vet të tillë për shqiptarët nga Maqe-donia dhe pasi Maqedonia e mori pavarësinë. “(Special Report: A Fragile Peace: Guns and Security in Post-Conflict Macedonia - By Suzette Grillot, Wolf Christian Paes, Hans Risser ad Shelly Stoneman- June 2004 / Study commissioned by the United Nations Development Programme and the Small Arms Survey)- f. 33

45 Shënim: “Pas kërkimeve të thella në shtete të tjera shumetnike, mund të nxjerrim përfun-dim se Kushtetuta e Maqedonisë e vitit 1974 është në listën e atyre dokumenteve kush-tetuese të cilat, sipas kritereve dhe standardeve evropiane perëndimore janë afër “maksi-mumit” në raport me mënyrën e rregullimit të statutit të nacionaliteteve-pakicave dhe të drejtat e tyre në këtë periudhë të caktuar historike. (Minorities in Macedonia in the Politi-cal and Constitutional Acts: From the 1903 Krushevo Manifest to the 2001 Constitutional Amendments, Slavko Milosavlevski, New Balkan Politics, www.newbalkanpolitics.org, f. 4)

Page 30: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

28

të gabuar, shteti vetë prodhonte pakënaqësi dhe armiq”46 – vazhdon me

rrëfimin e vet Ahmeti.

Pas vitit 1913, Maqedonia e Vardarit u bë pjesë e Serbisë, që do të thotë

se politika e pushtetit serb, gjithashtu, është zbatuar edhe në këtë territor.

Pasi u bë partner i federatës së re jugosllave në vitin 1944, Maqedonia i

zbatonte politikat e afërme të udhëheqjes komuniste në Beograd. Një prej

këtyre politikave ishte edhe futja në fushatën kundër Enver Hoxhës dhe

shqiptarëve në vitin 1968. Ngjashëm, në 1981, pas demonstratave kosovare,

sipas disa pohimeve, pushteti maqedonas, kryente luftë të hapur kundër

shumë individëve të cilët patën guximin të demonstrojnë.

“Në vitin 1981 filluan demonstratat në Prishtinë. Kërkesat ishin të ligjshme:

autonomia kosovare të ngrihej në nivel të republikës, pasuritë e Kosovës të

shfrytëzoheshin prej qytetarëve të Kosovës dhe Kosova të kishte të njëjtin

trajtim si dhe gjashtë republikat e tjera. Pak para ngjarjeve të Kosovës, edhe

ne në Maqedoni kërkuam universitet në gjuhën shqipe në Shkup. Dorëzuam

kërkesë zyrtare, por nuk ndodhi asgjë. Pas fillimit të demonstratave ne vetëm u

solidarizuam me qytetarët e Kosovës. Por, pasi u kthyem në Maqedoni filluan

t’i përndjekin të gjithë studentët. Unë jam njëri prej tyre. Më mbajtën 60 ditë

në paraburgim, pa asnjë lloj dëshmie, dhe më kanë keqtrajtuar. Diskriminimi i

tillë i ndjekur me zbatim të torturës çonte kah asaj që armiqësia kundër shtetit

tonë të rritej vazhdimisht” – tregon Ahmeti, duke shtuar:”Ngjarjet e tilla

vazhduan deri në vitin 1984. Shumë prej shokëve të mi janë burgosur. Unë

jam fshehur dy vjet në Maqedoni, Kosovë, Kroaci ... dhe prej vitit 1986 shkova

në Perëndim. Kërkova strehim politik, dhe që atëherë fillova të angazhohem

politikisht kundër politikës së gabuar të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë.

Nga këndvështrimi i sotëm, mund të them se ajo ishte e suksesshme. Arritëm

të rrëzojmë një prej diktaturave më të mëdha, atë të Milosheviçit.”47

Në fillim të viteve nëntëdhjetë shqiptarët i përshëndetën ndryshimet të

cilat ndodhën atëherë në Evropën Lindore. Mendonin se më në fund do t’i

fitojnë të drejtat që i meritojnë, por, pritjet e tyre nuk u realizuan.

“Në Maqedoni ne luajtëm rol aktiv që të përparojë pluralizmi dhe që të

mos përsëriten gabimet e të kaluarës, por nuk u përmirësua asgjë. U miratua

46 Intervistë me Ali Ahmetin, Shipkovicë, tetor 2002

47 Intervistë me Ali Ahmetin, Shipkovicë, tetor 2002

Page 31: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

29

Kushtetuta pa mbështetjen e shqiptarëve dhe ata filluan t’i parashtrojnë

kërkesat e veta në mënyrë legjitime. Donin të përfaqësoheshin njëlloj në

institucionet e pushtetit shtetëror, në gjyqësi, në armatë, në polici, por kjo

nuk ndodhi. Në Gostivar kërkuan simbol të vet nacional, që rezultoi me tre

të vrarë dhe dhjetë të plagosur. Çështja për arsimin e lartë përsëri nuk është

marrë parasysh me seriozitet. Shqiptarët ishin të detyruar që me forcë të

hapnin objekt për arsimim. Vazhdohej me politikën e gabuar.48 Vazhdimisht

i parashtronim të njëjtat kërkesa. I vumë në dijeni edhe autoritetet vendase,

dhe ato perëndimore, se në qoftë se nuk përmirësohen të drejtat e shqiptarëve

në Maqedoni, mund të ndodhë kryengritje e armatosur. Por, ata treguan

indiferencë të madhe, nuk është marrë parasysh alarmi që dhamë ne. Ne

shpresonim se lufta në Kosovë pozitivisht do të reflektojë edhe mbi pushtetin

maqedonas, ta përmirësojë gjendjen këtu. Por, jo vetëm që nuk e bënë këtë,

por edhe mund të thuhet se akoma më tepër e acaruan kursin politik. Një sërë

të rinjsh, shqiptarë të Maqedonisë, të cilët vullnetarisht u angazhuan në luftën

në Kosovë janë burgosur. Dy prej tyre janë vrarë në burg në Shutkë. Të tjerët

ikën, përsëri u kthyen në Kosovë. Ata u bënë rrezik djegës për shtetin i cili

refuzonte t’i amnistojë. Prej atëherë, gjendja vetëm keqësohej më tepër dhe

asgjë nuk bëhej për përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve. Unë thjesht

nuk mund të rrija indiferent pas gjithë këtyre ngjarjeve, kurse këtë nuk mund

ta bënin dhe shokët e mi.”49

Popujt e tjerë të Ballkanit këto ngjarje, përsëri, i shpjegojnë në një

mënyrë krejtësisht tjetër. Ata që shqiptarët e quajnë “luftë shumëvjeçare

për të drejta”, shpeshherë shpjegohet me fjalët “irredentizëm” dhe “lakmi

për pushtim të territoreve të reja.” Me sa duket pamja e ambicionit shqiptar

për Shqipëri të Madhe është e gdhendur thellë në vetëdijen e sllovenëve të

Ballkanit, dhe sidomos tek maqedonasit. Të përpiqemi ta shpjegojmë edhe

këtë ...

48 Është interesante të vërehet se pas ngjarjeve të Gostivarit, rektori i atëhershëm i Parauni-versitetit të Tetovës Fadil Sulejmani do të thotë se “nuk ka asnjë dallim midis maqedonasve dhe serbëve.” Në 1999 Kim Mehmeti do të shkruajë se “Edhe pse shovinizmi është prod-him serb, konsumuesit e tij më të mirë mund të gjenden midis elitave maqedonase të politikës.”

49 Intervistë me Ali Ahmetin, Shipkovicë, tetor 2002

Page 32: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

30

Gjithçka fillon diku nga viti 192850, kur mbreti Zogu zgjedh emërtimin

“Mbreti i shqiptarëve” në vend të emërtimit mbreti i Shqipërisë, dhe duke u

zotuar gjatë kësaj se: “Tirana asnjëherë nuk do t’i harrojë 35% shqiptarë të

cilët mbetën të jetojnë jashtë kufijve shtetërorë.”51

Në vitin 1939, Italia fashiste e pushton Shqipërinë, kurse me këtë ajo

i trashëgon dhe të gjitha aspiratat irredentiste të cilat janë kultivuar gjatë

sundimit të mbretit Zogu. Dy vjet më vonë Italia, futet në luftë me Greqinë

dhe Jugosllavinë, i bashkon të gjitha rajonet ballkanike të populluara me

shqiptarë me Shqipërinë.

Në qershor të vitit 1941 janë okupuar edhe territoret e Maqedonisë

perëndimore. Forcat pushtuese italiane janë paraqitur si çlirimtarë të

popullit shqiptar prej regjimeve opresioniste të Jugosllavisë. Administrata

e forcave okupatore e vendosur në Maqedoninë perëndimore ishte ndarë

midis segmenteve shqiptarë dhe italianë. Në maj të vitit 1941 është formuar

Komiteti Shqiptar në Tetovë i cili ka kërkuar Tetova “të çlirohet” nga Italia

dhe të bashkohet me Shqipërinë. “Në atë kohë prej Shkupit në Tetovë vinin

intelektualë shqiptarë dhe së bashku me komitetin ekzistues shqiptar në

Tetovë organizuan demonstrata për bashkimin jo vetëm të Tetovës por edhe

të Shkupit me Shqipërinë.”52

50 Rrënjët, sidomos në këtë kontekst të marrëdhënieve maqedonase-shqiptare, mund të kërkohen shumë më thellë në histori. Për shembull, sipas librave të historisë është e njo-hur se gjatë sundimit turk, shqiptarët e Maqedonisë e gëzonin pozitën e klasës sundimtare të privilegjuar në raport me masat e nënshtruara sllave të krishtera, pikërisht për shkak të fesë së tyre myslimane, dhe ata pozitën e vet shpesh e kanë keqpërdorur. Gjithashtu është interesante të tregohet se në gjysmën e parë të shekullit të XIX shumë prej çifligarëve në territorin e Maqedonisë së sotme ishin me prejardhje shqiptare. Kushtet e jetesës së fshatarëve maqedonas në atë kohë përshkruhen si jashtëzakonisht të vështira. Ata kanë qenë të ngarkuar me tatime të rënda të cilat shumë shpesh nuk ishin në gjendje t’i shly-enin, prandaj ishin të detyruar të punojnë në të mbjellat e feudalëve shqiptarë. Përveç kësaj “Maqedonia ka qenë vazhdimisht e eksponuar në plaçkitje prej bandave të cubave. Jo vetëm që e zgjidhnin bagëtinë e imët dhe të madhe, por i vinin zjarrin shtëpive madje dhe fshatrave të tërë, bandat në këtë periudhë kanë filluar të robërojnë njerëz për lirimin e të cilëve kanë kërkuar flori. Në Maqedoninë perëndimore kanë ekzistuar fshatra mysli-mane të cilat janë marrë vetëm me ekonomi plaçkitëse. Më i njohuri prej tyre ka qenë fshati shqiptar Veleshta, në rrugën Strugë-Dibër” (Instituti për histori nacionale – Shkup. Historia e popullit maqedonas, NIP Nova Makedonija, Shkup 1969, f. 111)

51 Histoire de L’Albanie et des Albanais- Georges Castellan Editions Armeline, f. 78

52 Instituti për Histori Nacionale – Shkup. Historia e popullit maqedonas, NIP Nova Make-donija, Shkup 1969, libri 3, f. 282

Page 33: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

31

Në dhjetor të vitit 1941 administratën civile në këtë pjesë të Maqedonisë

“e merr Ministria e Vendeve të Reja të Çliruara e Shqipërisë e cila ka ekzistuar

deri në vitin 1943 kur është ndërprerë. Pas kësaj, funksionet e kësaj ministrie

kalojnë në ministritë përkatëse në qeverinë kuislingë të Shqipërisë. Kuislingët

shqiptarë, duke shfrytëzuar padrejtësinë ekonomike dhe kombëtare të

shqiptarëve në Jugosllavinë e vjetër, filluan të zbatojnë politikë sistematike

për thellimin e greminës midis shqiptarëve dhe maqedonasve në këtë

territor.”53

Pushteti i shqiptarëve e mbushi aparatin administrativ, gjyqësor dhe

policor me persona me prejardhje shqiptare.

“Në pozitat më të larta ishin vendosur pjesëtarë të kolonës së pestë,

fashistë dhe elementë të tjerë të sjellë nga Shqipëria, kurse në pozitat më të

ulëta në organet ishin vendosur kuislingë vendorë.”54 Politikat opresioniste

promovuan, gjithashtu, dhe një sistem shkollor në të cilin mund të mësohej

vetëm në gjuhën shqipe dhe, përveç kësaj, format sllave të emrave personalë

janë zëvendësuar me shqiptare.

Menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në rajon filluan të

veprojnë organizatat ekstremiste nacionaliste.

Një prej tyre, Balli Kombëtar55, me përkrahje të kolaboracionistëve të

mëparshëm dhe një pjesë të popullit të cilët nuk donin që të kthehej ““anarkia

dhe terrori i regjimeve jopopullore të Jugosllavisë së vjetër”56, filluan, nga viti

1944 deri në vitin 1948, luftë kundër forcave të armatosura jugosllave në

përpjekje që të ruhej uniteti i territoreve të fituara deri atëherë .

Ndërkohë, gjatë kohës së Jugosllavisë së Titos së AVNOJ-it, Maqedonia

për herë të parë fitoi të drejtën e vetëqeverisjes dhe maqedonasit janë

njohur si popull në suazat e Jugosllavisë. Të gjitha ngjarjet pas Luftës së Dytë

Botërore tregojnë se shqiptarët vazhdojnë të luftojnë për autonomi të të gjitha

territoreve në të cilat jetonin. Kështu, miti i ëndrrave të të gjithë shqiptarëve

53 Njëjtë, f. 287

54 Njëjtë, f. 284

55 Është interesante të përmendet se dhe sot ekziston debati midis historianë shqiptarë dhe maqedonas rreth rolit të Ballit Kombëtar në histori. Kohët e fundit mediumet shkruajnë për formimin e kësaj organizate në Maqedoni.

56 Njëjtë, f. 287

Page 34: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

32

për krijimin e Shqipërisë së madhe, fuste frikë në Maqedoni, republika e re

etnikisht heterogjene ... ndërsa sidomos tek maqedonasit etnikë të cilët ishin

fort të vendosur që ta ruajnë dhe afirmojnë identitetin e vet.

Në nëntor të vitit 1968, një ditë para Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë,

filluan protesta në Prishtinë. Pak më vonë, e njëjta gjë ndodhi edhe në Tetovë,

nën shenja të fuqishme nacionaliste. Ky ishte dhe lajmërimi i parë se ngjarjet

tek fqinjët mund të kenë fuqi dhe mund të ndikonin fuqishëm mbi ngjarjet në

Maqedoni.

“Sipas asaj që trashëguam prej Republikës Socialiste të Maqedonisë kur

ajo ishte anëtar federal i Jugosllavisë, pakicat kombëtare, përkatësisht popujt,

trajtoheshin në mënyrë e cila jepte shpresë se këtu nuk do të ketë probleme

të mëdha. Megjithatë, që në fillim u shfaq se në realizimin e barazisë, duam

apo s’duam. shfaqen tensione të ndryshme në realizimin praktik të të drejtave

kushtetuese”57 – shkruan Kiro Gligorovi në librin e vet “Makedonija e sè {to

imame” (Maqedonia është gjithçka që kemi), duke shtuar “Këmbëngulnim që

ato probleme t’i zgjidhnim një e nga një... me angazhim të përbashkët të të

gjithëve. Vazhdimisht isha për trajtim të njëjtë të të gjithë qytetarëve në shtet,

pa marrë parasysh përkatësinë nacionale, fetare dhe politike. Këtë e kishim

parasysh edhe gjatë formimit të Qeverisë, gjatë kompletimin e institucioneve

të tjera të pushtetit shtetëror, gjykatës, armatës, policisë ... këtë e ndieja si

detyrim kushtetues të organeve shtetërore, por edhe si kusht pa të cilin nuk

do të mundim ta ndërtojmë Maqedoninë si shtet demokratik dhe qytetar.

E dija se për këtë është i domosdoshëm dhe bashkëpunimi konstruktiv i

përditshëm dhe me nacionalitetet, gjatë së cilës do të theksoj dhe me vetë

shqiptarët, si grupi më i madh kombëtar, pas maqedonasve, në vend. Shpesh

theksoja, por dhe e kryeja – se është e nevojshme të ulemi në tavolinë dhe të

bisedojmë aq kohë sa është e nevojshme derisa të gjendet besimi dhe bazat

për bashkëjetesë të qëndrueshme.”58

Por, “Pakicat tona kanë mjaft dallime prej popullit tonë. Ato kanë histori

tjetër, prejardhje tjetër, tjetër fe, tradita kulturore të cilat janë specifike për

to, dhe e gjitha kjo duhet të respektohet dhe kultivohet”, megjithatë, “Baza e

57 Kiro Gligorov, Makedonija e sè {to imame, Izdava~ki centar „TRI”, 2001, f. 511

58 Njëjtë, f. 152

Page 35: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

33

sovranitetit të e Republikës së Maqedonisë, siç shkruan edhe vetë Kushtetuta

jonë, janë qytetarët. Dhe secili prej tyre është mbartës i atij sovraniteti. Sipas

kësaj, secilit duhet t’i mundësohet që t’i shprehë veçantitë e veta dhe me këtë

ta ruajë identitetin ... por, njëkohësisht, të jetë edhe qytetar i mirë i Republikës

së Maqedonisë. […] Shteti është ai që na bashkon, dhe të gjithë ne si shtetas

dhe qytetarë të atij shteti duhet të gëzojmë të drejta të barabarta. Shqiptarët, si

pjesë e popullit shqiptar i cili ka shtetin e vet, kurse jetojnë në këtë vend duhet

të kenë të drejtat e veta, por edhe ta tregojnë përgjegjësinë dhe lojalitetin e

vet përkundrejt këtij shteti.” […]

“Kohën e fundit gjithnjë dhe më shumë flitet për atë se shqiptarët, si

kolektiv, nuk kanë qenë të barabartë, kanë qenë qytetarë të rendit të dytë dhe

për ta kërkohen të drejta të tilla i të tilla. Kjo sipas mendimit tim, duan apo

s’duan, çon drejt politizimit të problemit. Kur në diskutimet përfaqësuesit

shqiptarë në Parlament i drejtoheshin pjesës normative të Kushtetutës, ata

thoshin: ‘Ne nuk e kundërshtojmë atë pjesë të Kushtetutës, qytetarët trajtohen

në mënyrë të barabartë, pa marrë parasysh prejardhjen, fenë e tyre ... Por ajo

nuk është e mjaftueshme’ […].”59

Por ç’është ajo që nuk është e mjaftueshme? Është fakt se Maqedonia

kishte qasje pozitive për vendosjen e materialit për të drejtat e pakicave

kombëtare. Nga aspekti i trajtimit formal-juridik dhe detyrimet ndërkombëtare

të pranuara Maqedonia në një masë të madhe i plotësonte standardet e

bashkësisë ndërkombëtare.60 Ligjet maqedonase nuk përmbanin asnjë

dispozitë e cila mundl të interpretohet si diskriminuese në raport me

përfaqësuesit e bashkësive të ndryshme etnike. Materiali për të drejtat e

përfaqësuesve të nacionaliteteve trajtohej në më tepër ligje të cilat e përfshijnë

rregullimin e përdorimit të gjuhëve të nacionaliteteve, praktikumin e kulturës

59 Njëjtë, f. 513-514

60 Deri në vitin 2001 Maqedonia i kishte ratifikuar: Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Qytetare dhe Politike, Konventën për Parandalim dhe Dënim të Krimeve të Gjenocidit, Konventën Ndërkombëtare për Ndalim dhe Dënim të Krimit të Aparteidit, Konventën për Statusin e Personave pa Shtetësi, Konventën Ndërkombëtare për Eliminim të të Gjithë For-mave të Diskriminimit Racor, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.

(Burim: Raporti Nacional për Zhvillimin e Njerëzor, 2001: Përjashtimi social dhe pasiguria e qytetarëve të Maqedonisë, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara)

Page 36: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

34

së vet dhe zhvillimin e identitetit të vet, si dhe ndalimi i theksuar në cilëndo

formë të diskriminimit në bazë të përfaqësimit etnik.61 Gjithashtu, vëmendje

e veçantë i është kushtuar krijimit të kushteve për arsim të tërësishëm

tetëvjeçar dhe të mesëm në gjuhën e nacionaliteteve.

Megjithatë, fakt është se edhe përkrah kornizës së gjerë dhe standardeve

të pranuara të cilat dalin prej akteve ndërkombëtare, megjithatë, marrëdhëniet

ndëretnike ishin burim i vazhdueshëm i tensioneve midis njerëzve. Është

evidente, ka pasur disa pakënaqësi.

Në qoftë se analizohet më thellë kjo problematikë, me siguri do të vihet

re ekzistenca e dy kuptueshmëria e veçantë e përcaktimit kushtetues të

Maqedonisë si shtet nacional dhe qytetar62. Mos konsistenca e përcaktimit

kushtetues, përkatësisht, nga njëra anë, theksimi i rrënjës nacionale të shtetit,

kurse, nga ana tjetër, bazimi qytetar i institucioneve të saj, fuste konfuzion

në përcaktimin e parametrave kryesorë të strukturimit shtetëror. “Kryerja e

dallimeve midis nacionaliteteve përkundrejt kombit maqedonas të unifikuar

shkallë-shkallë, por me siguri, e shkatërroi modelin e qasjes qytetare dhe të

individualizuar.”63 Pastaj, veprimi jo sistematik dhe i paqëndrueshëm dhe

zgjidhja e përdorimit të gjuhëve të nacionaliteteve në suazat e kontakteve

të përditshme të qytetarëve me strukturat shtetërore. Gjithashtu, përcaktimi

etnonacional i simboleve të shtetit sidomos teksti i himnit të shtetit, kurse

në një masë të caktuar dhe flamuri shtetëror – i cili korrespondon vetëm me

maqedonasit etnikë, si dhe mungesa e rregullativës ligjore përkatëse me të

61 Deri në vitin 2001 materiali për të drejtat e përfaqësuesve të nacionaliteteve trajtohej në shumë ligje midis të cilëve: Ligji për Vetëqeverisje Lokale, Kodi Penal, Ligji për Telekomu-nikimet, Ligji i Partive Politike, Ligji për Letërnjoftimet, Ligji për Arsim Tetëvjeçar, Ligji për Arsim të Mesëm, Ligji për Arsimin e Lartë. Në këto ligje është përfshirë rregullimi i përdor-imit të gjuhëve të nacionaliteteve, praktikumit të kulturës së vet dhe zhvillimi i identitetit të vet, si dhe theksohet ndalimi i cilësdo formë të diskriminimit mbi bazën e përfaqësimit etnik të ndryshëm. Vëmendje e veçantë i është kushtuar krijimit të kushteve për arsim të tërësishëm tetëvjeçar dhe të mesëm në gjuhën e nacionaliteteve. (Burim: Raporti Nacional për Zhvillimin e Njerëzor, 2001: Përjashtimi social dhe pasiguria e qytetarëve të Maqedo-nisë, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara)

62 Kontradikta midis preambulës së Kushtetutës (të vitit 19910 në të cilën është përcaktuar vazhdimi i karakterit njënacional të shtetit (roli dhe vendi i maqedonasve në krijimin e shtetit të tyre të vet) dhe dispozitave kushtetuese në të cilat si faktor themelor shfaqet qytetari (neni 2,8,9) megjithatë dhe etniciteti (nacionaliteti në nenin 7, 8, 48 dhe 78) (Burim: Raporti Nacional për Zhvillimin e Njerëzor, 2001: Përjashtimi social dhe pasiguria e qytetarëve të Maqedonisë, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara)

63 Njëjtë, f. 105

Page 37: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

35

cilën do të rregullohej përdorimi i simboleve lidhur me bashkësitë e tjera

etnike, në praktikë çonte në mosrespektimin e tërësishëm të simbolikës

shtetërore prej përfaqësuesve të bashkësive etnike në Republikën e

Maqedonisë, sidomos të përfaqësuesve të nacionalitetit shqiptar.

Gjithashtu, mund të konstatohet edhe se ekzistonte disproporcioni arsimor

dhe i punës në favor të përfaqësuesve të bashkësisë shumicë, bashkësisë

maqedonase. Për këtë flasin të dhënat statistikore për strukturën arsimore

të bashkësive etnike të caktuara dhe për etnostrukturën e të punësuarve

në sektorin shtetëror dhe në administratën shtetërore, ku përfaqësuesit e

nacionalitetit shqiptar dhe rom janë më pak të përfaqësuar.64

Edhe pse konsiderohet se strukturimi i këtij problemi ka filluar në

periudhën e socializmit, e cila mundësoi dallimet në statusin social, arsimor

dhe shoqëror në masë të madhe të tërhiqen nëpër linjën e përkatësisë etnike,

megjithatë nxjerrim përfundim se në Maqedoninë e pavarur, nuk kishte

vullnet politik të mjaftueshëm që të ndërpritet mospërfillja e faktorit etnik

dhe të kalohet në një politikë të brendshme e cila do të prodhonte stabilitet.

“Politika e brendshme e suksesshme e cilitdo shtet është ajo që prodhon

stabilitet. Për prodhimin e këtij stabiliteti me rëndësi vendimtare është

proces politik. Thelbi i procesit politik në një shoqëri pluraliste demokratike,

përsëri, është përshtatje politike. Në një shoqëri të tillë pushteti nuk shihet

vetëm si makineri për imponimin e ligjeve tek individët por edhe si qendër

në të cilën do të përshtaten interesat e konfliktit të grupeve të ndryshme.

Me padurim që ta vendosim kushtetutën e shtetit të pavarur me të cilën

do ta përforcojmë pozitën ndërkombëtare të shtetit e sollëm Kushtetutën,

pa miratim të shqiptarëve. Modeli politik i shoqërisë qytetare në të cilën

nuk është e rëndësishme se cilit grup etnik i takon, por a gëzon të drejtat

njerëzore individuale, e hodhën farën e konfliktit të ardhshëm i cili do të ziejë

dhjetë vjet që të shpërthejë në rrethana të brendshme dhe ndërkombëtare të

favorshme...”65

64 Raporti Nacional për Zhvillimin e Njerëzor, 2001: Përjashtimi social dhe pasiguria e qytetarëve të Maqedonisë, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara – f. 106 – Sipas të dhënave të marra prej hulumtimit të identitetit të maqedonasve dhe të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë i kryer në Institutin për Kërkime Sociologjike dhe Politike-Juri-dike gjatë vitit 1999-2000.

65 Denko Maleski, Makedonija 1991-2001, New Balkan Politics (internet: www.newbalkanpolitics.org.mk)

Page 38: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

36

Që prej marrjes së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, shqiptarët

kërkuan të jenë popull konstitutiv. Propozuan se duhet të bëhet një

marrëveshje historike midis maqedonasve dhe shqiptarëve.

Sipas asaj që prezantuan në opinion liderët e partive politike shqiptare në

Maqedoni, ideja që të arrihet marrëveshje historike në të vërtetë përmbante

këtë që vijon: shqiptarët të njihen si popull shtetformues, konstitutiv, për

çështje të caktuara të cilat e dizajnojnë subjektin shqiptar dhe kulturën dhe

zhvillimin shqiptar të merren vendime me konsensus, të sigurohet barazi në

sistemin arsimor dhe të fitohet një lloj autonomie më e gjerë në komuna.

Por, vetë ideja për arritjen e “marrëveshjes së tillë” historike, dhe gjithë

terminologjia e cila rridhte nga kjo çështje i frikësonte maqedonasit, sepse

zgjonte asociacionin e ndarjes. Gjithnjë dhe më tepër përforcohej perceptimi

se shqiptarët nuk janë qytetarë lojalë të këtij vendi. Maqedonasit pasigurinë e

vet në mënyrë plotësuese e bazonin dhe në shkallën e ndryshme të natalitetit

dhe rritjes së popullatës shqiptare e cila mendonin se do ta ndryshonte

etnohartën e Maqedonisë. Mungesa e evidencës precize statistikore të

pranuar dhe të njohur nga të gjithë, e cila do të mund të ndihmonte në

paraqitjen e dimensioneve të vërteta të gjendjeve të paraqitura ndihmonte

në rritjen dhe qëndrimin e kësaj pasigurie.

“ Unë shihja se shumica shqiptare çdo ditë krijonte atmosferë me të

cilën donte të tregonte se është e pakalueshme autonomia e tyre në pjesën

perëndimore të Maqedonisë, dhe ata vazhdimisht e zmadhonin numrin e tyre

duke thënë se në Maqedoni ka 800 000 madje dhe një milion shqiptarë dhe se

ata, së bashku me myslimanët e tjerë janë shumicë në Maqedoni. Prej andej

doli dhe ideja e shpalljes së autonomisë, d.m.th. Iliridës...” 66

Pas bojkotimit të referendumit maqedonas për pavarësi në vitin 1991, në

janar të vitit 1992, edhe pas shpalljes së republikës autonome të Iliridës në

Maqedoninë perëndimore, flamujt shqiptarë valëzonin në të gjitha ngjarjet

me karakter publik, ndërsa, përsëri, flamuri i Maqedonisë nuk ishte kurrkund.

Shqiptarët etnikë shpjegonin se flamuri nuk e përfaqëson shtetin Shqipëri,

por të gjithë kombin, që, përsëri, i jepte peshë plotësuese tezës se shqiptarët

e të gjitha rajoneve të Ballkanit duan të bashkohen. Edhe një vërtetim në këtë

66 Kiro Gligorov, Makedonija e sè {to imame, Qendra botuese TRI, 2001, f. 433-434

Page 39: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

37

drejtim ishin dhe veprimet e deklaratat e mëtejshme të disa prej partive dhe

të liderëve të pakicës shqiptare.

“Vjeshtën e vitit 1993 u ndeshëm me rastin e formimit të ‘formacioneve

paraushtarake’ të shqiptarëve në Maqedoni, me shtabe ushtarake dhe me

plane të cilat ishin zbuluar, kurse pjesëmarrësit ishin dënuar ... kishte dhe

shembuj të tjerë të tillë në periudhën e mëvonshme.”67

E gjithë kjo së bashku me problemet68 e tjera të shumta me të cilat

ballafaqohej shteti, i bënë të patolerueshme politikat e partive, kurse

nëpërmjet tyre dhe diskursin publik.

“U shfaqën parti maqedonase me program nacionalist dhe liderë të cilët

në opinion flisnin se pakicave në Maqedoni tashmë u janë dhënë shumë të

drejta dhe se është koha t’u kushtohemi punëve maqedonase.” VMRO DPMNE

doli me parullat “Shqiptarët-jashtë Maqedonisë “, “Çfarë kërkojnë, ja ku e kanë

Kosovën....” Mendoj se, midis të tjerave, ato thirrje ua sollën 38 deputetët, që

ishin dhe pjesa më e rëndësishme e Parlamentit të parë. Ata këtë e shfrytëzuan

duke luajtur në letrën e kërcënimit të Maqedonisë prej shqiptarëve ... […] Në

67 Njëjtë, f. 516

68 Element i rëndësishëm që duhet të jepet, gjithashtu, është se tensionet në shtet në atë periudhë janë zmadhuar me problemet ekonomike, luftën në Maqedoni, bllokadën mbi Serbinë prej OKB, kurse mandej dhe me bllokadën prej Greqisë mbi Maqedoninë nga viti 1992 deri në 1994. Zvarritja e njohjes së Republikës së Maqedonisë prej fqinjëve gjithash-tu e vinte në pyetje të ardhmen e identitetit maqedonas. “Faktorët më të rëndësishëm shkaktarë të eskluzionit ekonomik dhe pasigurisë datojnë prej vetë fillimit të tranzicionit, kur Maqedonia ra prej Federatës Jugosllave, me çka e humbi dhe tregun jugosllav. Bllo-kada të cilën bashkësia botërore ia vuri RS Jugosllavisë (1992-1995) si dhe embargoja e naftës të cilën Greqia ia vuri Maqedonisë në të njëjtën periudhë, e goditën fort ekonominë maqedonase dhe shkaktuan ndjenjë të izolimit dhe tjetërsimit ndërkombëtar dhe tek po-pulli dhe tek pushteti. Presionet e jashtme ekonomike me të cilat Maqedonia u ballafaqua që prej ditës së parë të ekzistencës së vet, si dhe mos konceptimi i procesit të privatizimit dhe ristrukturimit ekonomik në mënyrë të theksuar e ulën prodhimin bruto-vendor maqe-donas, duke çuar në rënien e standardit jetësor dhe zmadhimin e numrit të të varfërve. Hendeku social midis popullatës rritej vazhdimisht duke çuar në krijimin e popullatës që ka dhe popullatës që nuk ka. Shkallë-shkallë shkalla e papunësisë fitonte dimensione të reja shqetësuese, kurse me të binte dhe sistemi i vlerave, kontradikta në standardet dhe modelet e sjelljes – pasoja të cilat në plan individual çuan në pa perspektivë, sidomos tek të rinjtë, situata frustruese, ndjenjë të humbjes – gjendje që e rritin motivimin për shkelje dhe i zmadhojnë mundësitë për kryerjen e veprave penale. Kjo u vërtetua edhe në praktikë: është regjistruar rritje e kriminalitetit dhe të shfaqjeve të tjera shoqërore-patologjike, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në të gjitha shtetet e Ballkanit të cilat kalonin nëpër proce-set e tranzicionit ...” (Burim: Raporti Nacional për Zhvillimin e Njerëzor, 2001: Përjashtimi social dhe pasiguria e qytetarëve të Maqedonisë, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bash-kuara, f. 92-96)

Page 40: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

38

Maqedoninë Perëndimore maqedonasit thoshin: do të vijnë tanët, komshinjtë.

U përpoqën ta bëjnë edhe gjatë zgjedhjeve të vitit 1994, kur kandidat i tyre

për president të Republikës së Maqedonisë ishte Lubisha Georgievski, i cili

vepronte me parullën ‘Do t’ia shkurtojmë kanxhat shqiponjës’” e të tjera,

duke e rritur kështu gjendjen shpirtërore antishqiptare69.

Në fillim të vitit 1997, Parlamenti miratoi ligj i cili lejoi që në suazat e

Akademisë Pedagogjike të studiohet edhe në gjuhën shqipe. Por, për shumë

maqedonas ky ligj përbënte mos respektim të sovranitetit maqedonas dhe

shkelje të parimeve kushtetuese se gjuha maqedonase është gjuha e vetme

zyrtare në shtet. Në shkurt dhe në mars të vitit 1997, reagimet e politikës së

Qeverisë në lidhje me çështjen e arsimit të lartë nuk pushojnë. Studentët dhe

gjimnazistët maqedonas çdo ditë demonstrojnë nëpër rrugët e Shkupit, dhe

në protestat e tyre shumë shpejt filloi të mbizotërojë qëndrimi antishqiptar,

por edhe antiqeveritar. Valonin postera me slogane: “Maqedonia për

maqedonasit”, “Për shqiptarët dhoma gazi.” Tensionet e rritura çuan dhe në

akte sporadike të dhunës kundër shqiptarëve nëpër rrugët e Shkupit.

Disa ditë para ngjarjeve në Gostivar të 9 qershorit 1997, është mbajtur

kongres bashkues i dy partive shqiptare opozitare më të madha në një

atmosferë të zjarrtë nacionaliste, në të cilin bëhej thirrje për formimin e

strukturave paralele qeveritare, institucioneve autonome, parlamentit

panshqiptar dhe rajonalizimit etnik. Rezultati i ngjarjeve të Gostivarit, si dhe

e gjithë ajo që më vonë ndodhte tek fqinjët edhe më tepër do ta përforcojë

mosbesimin midis dy grupeve më të mëdha etnike në shtet.

Në 7 shtator të vitit 1997, dy inspektorë të policisë, një maqedonas dhe

një shqiptar, janë vrarë në fshatin Pallçishta e Poshtme, afër Tetovës, ndërsa

hetonin një rast të kontrabandës me armë. Edhe pse kjo vrasje nuk ishte

interpretuar në kontekst të dhunës ndëretnike, megjithatë shumë herë është

cituar gjatë arsyetimit të pohimeve gjithnjë dhe më të shpeshta se shqiptarët

në mënyrë masive po armatosen dhe se Maqedonia perëndimore po bëhet

trup i arrirë për fillim të konfliktit të armatosur.

69 Kiro Gligorov, Makedonija e sè {to imame, Izdava~ki centar TRI, 2001, f. 434

Page 41: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

39

PËR ARMËT DHE PËR NGJARJET TEK FQINJËT

Çështja e armëve dhe për atë se ç’po ndodhte tek fqinjët janë me rëndësi

të veçantë për analizën tonë të mëtejshme sepse kanë ndikim të madh edhe

mbi rrjedhën e ngjarjeve në vend.

“Maqedonasit etnikë shpeshherë tregojnë se lidhja e pashtershme e

dashurisë së bashkëqytetarëve të tyre shqiptarë për armët e zjarrit ishte një

nga faktorët të cilët çuan në konfliktin e vitit 2001.”70

Edhe pse ekziston tendencë proliferimi i sotshëm i armëve në Ballkan dhe

në Maqedoni zakonisht të shpjegohet me konfliktet e dhunshme të dekadës

së kaluar, si dhe me rrëmbimin e më tepër se gjysmë milioni armësh në

Shqipëri gjatë trazirave politike të vitit 199771, është interesante të tregohet

se njerëzit e këtij rajoni kanë mbajtur armë në shtëpitë e tyre edhe shumë

kohë më parë se të ndodhnin këto ngjarje. Historikisht, armët gjithmonë kanë

luajtur rol të rëndësishëm në hapësirat tona...

70 Special Report: A Fragile Peace: Guns and Security in Post-Conflict Macedonia - By Suzette Grillot, Wolf Christian Paes, Hans Risser ad Shelly Stoneman- June 2004 / Study commis-sioned by the United Nations Development Programme and the Small Arms Survey – f. 77

71 “Është vërtetuar se qytetarët e zemëruar të Shqipërisë rrëmbyen 550 000 copë armë të lehta dhe të rënda prej rezervave të Qeverisë shqiptare në vitin 1997. Prej atëherë janë gjetur 200 000 copë. Përfaqësuesit e Qeverisë shqiptare mendojnë se 150 000 copë janë nxjerrë jashtë shtetit dhe janë kaluar në Kosovë dhe në Maqedoni nëpërmjet kanaleve të kontrabandës. Nuk dihet se çfarë ndodhi me pjesën tjetër prej 200 000 copë” - Special Report: A Fragile Peace: Guns and Security in Post-Conflict Macedonia - By Suzette Grillot, Wolf Christian Paes, Hans Risser ad Shelly Stoneman- June 2004 / Study commissioned by the United Nations Development Programme and the Small Arms Survey – f. 55 – ngjashëm

edhe në: New Gun-running Route Opens to Kosovo, Associated Press, 17 juni 1998, www.nisat.org, dhe ICG Report, Albania: State of the Nation, Balkans Report, No.140, March 2003.

2

Page 42: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

40

Në rastet e debateve për rolin e armëve në shoqërinë shqiptare

shpeshherë përmendet një pjesë e të drejtës së traditave shqiptare, e njohur

si Kanuni i Lekë Dukagjinit72. Edhe pse një numër i madh ekspertësh mendojnë

se kjo pjesë e të drejtës së traditave ka vetëm domethënie historike, shumë

të tjerë, përsëri, pohojnë se pikërisht në sistemin e tillë të vlerave duhet të

kërkohet përgjigjja për incidentet e dhunshme të cilat si murtajë e gjurmojnë

popullatën në territoret e Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë

Jugore. Ekzistojnë dëshmi empirike sipas të cilave personat përgjegjës për

kthimin e gjakmarrjes, në Shqipërinë veriore dhe në pjesë të Kosovës dhe

të Maqedonisë, zakonisht i arsyetojnë veprat e tyre penale me këtë Kanun73.

Gjithashtu, i njohur dhe si Ligji i Maleve, ky sistem tradicional i vlerave ishte

rrënjëzuar në mjediset rurale të largëta dhe të kapshme me vështirësi në

Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni.

I krijuar që në kohën paraotomane, ai paraqiste një lloj seti paralel me

ligje të cilat e ndihmonin ndërlidhjen e fshatrave të cilat ishin jashtë sferës të

ligjeve të vendosura prej “padronëve të huaj” të atëhershëm. Në shoqërinë

shqiptare tradicionale, çdo burrë duhej të kishte pushkën e vet, e cila e

paraqiste dhe statusin e tij si person i rritur, por, gjithashtu, e mundësonte

dhe pjesëmarrjen e tij në krijimin e atëhershëm të politikës lokale.

“E përbashkët për shqiptarët të cilët jetonin në territoret e Shqipërisë

së sotme, Maqedonisë, Kosovës, Serbisë Jugore ishte ekzistenca e klaneve

familjare të armatosura mirë, të cilat shpeshherë ndërtonin kulla që të

mbroheshin prej vjedhësve. Mendohet se deri në fillim të shekullit të XX,

të gjithë anëtarët meshkuj të familjeve të tilla kishin armën e vet.”74 “Arma

ishte pjesë organike për çdo shqiptar, bashkudhëtar i tij në të mira dhe në

të këqija, mjet me të cilin ai e siguronte jetën. Kur lindte fëmijë mashkull në

72 Kanuni i Lekë Dukagjinit

73 Sidomos në Shqipëri fitorja mbi regjimin komunist është ndjekur me kthim të jetës në praktikat tradicionale, duke përfshirë edhe elementë të Kanunit. Vlerësohet se në dekadën e fundit janë kryer minimum 6 000 vrasje, si gjakmarrje, kurse sipas grupeve lokale për të drejtat e njeriut, më tepër se 2 500 familje, përfshirë edhe 900 fëmijë, e kanë lëshuar ven-din apo, përsëri, qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e veta, duke u përpjekur që të shpëtojnë prej gjakmarrjes.

74 Special Report: A Fragile Peace: Guns and Security in Post-Conflict Macedonia - By Suzette Grillot, Wolf Christian Paes, Hans Risser ad Shelly Stoneman- June 2004 / Study commis-sioned by the United Nations Development Programme and the Small Arms Survey – f. 37

Page 43: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

41

familje, njerëzit do të flisnin se u pasuruan me një pushkë. Kur vdiste burrë,

gratë qanin me zë, me kukamë se një pushkë ka mbetur pa zot. Pushka, në

përgjithësi ishte simbol i burrërisë, e cila ‘garantonte’ sigurinë personale,

sigurinë e familjes, klanit dhe fisit nëpër shekuj.”75

Duke filluar nga reformat administrative të Perandorisë Osmane në vitin

1844, okupatorët e huaj (turqit, serbët, bullgarët, italianët, gjermanët) u

përpoqën ta përforcojnë kontrollin e vet në të gjitha krahinat, shpeshherë

nëpërmjet aksioneve të çarmatimit të popullatës. Tradita e tillë vazhdoi

të zbatohej dhe prej regjimeve komuniste në Shqipëri dhe në republikat

jugosllave të atëhershme pas vitit 1944.76

Masat represive i detyronin familjet ta fshehin armën e vet sa më larg prej

shtëpive të tyre, shpesh në zonat malore fqinje, të kalueshme me vështirësi.

Sipas vlerësimeve të shumta, sasia e armëve në këto zona rritej gjithnjë dhe

më tepër deri në fillimin e rënies së Jugosllavisë.

Në 1989 policia federale jugosllave vlerësoi se vetëm në Kosovë ka rreth

4000 000 armë jolegale. Mendohej se shumica e këtyre armëve ishin në duar

e banorëve shqiptarë kosovarë, por duke pasur parasysh lidhjet e afërme

familjare dhe strukturën e ngjashme sociale midis shqiptarëve në Kosovë dhe

në Maqedoni, besohej se numri i armëve në zonat malore në Maqedoninë

veriore dhe perëndimore është mjaft më i madh.

Kolapsi i udhëheqjes socialiste dhe periudha e vështirë e transformimit

politik dhe ekonomik në rajon e dobësoi fuqinë represive të shteteve.

Korrupsioni përhapej edhe në polici edhe në gjyqësi, duke e zvogëluar

besimin e opinionit në këto institucione.

“Mosbesimi në institucionet shtetërore, i nxitur akoma edhe më tepër

prej represionit serb në Kosovë, bëri që shumë prej shqiptarëve të territoreve

ish jugosllave të fillojnë t’i zgjidhin problemet pa ndihmën e shtetit.”77

75 Neritan Alibali, Some opinions on ways of collecting arms in Albania – punim shkencor i përgatitur për seminarin e Shoqatës Shqiptare-Atlantike për alternativat dhe mënyrat e mundshme për mbledhjen e armëve në Shqipëri, Tiranë 24-25 tetor 1998

76 Është interesante të tregohet se ndërkohë që Shqipëria komuniste e dënonte armëm-bajtjen pa lejë me 10 vjet burg, Jugosllavia ishte pak më e butë në raport me këtë pyetje dhe u jepte qytetarëve të vet leja për posedim të armëve.

77 Special Report: A Fragile Peace: Guns and Security in Post-Conflict Macedonia - By Suzette Grillot, Wolf Christian Paes, Hans Risser ad Shelly Stoneman- June 2004 / Study commis-

Page 44: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

42

Në vitin 1989 Sllobodan Millosheviçi është zgjedhur president i Serbisë,

në bazë të platformës nacionaliste. Njëra prej punëve të para që kreu ishte

kufizimi i autonomisë së Kosovës, me emërtimin e serbëve në pozitat kryesore

të cilat deri atëherë ishin në duart e shqiptarëve. Gjithashtu, ishin mbyllur

dhe të gjitha shkollat në të cilat mësohej në gjuhën shqipe. Shqiptarët e

Kosovës e shprehën mospëlqimin e vet në formën e protestës paqësore,

duke i bojkotuar prej atij momenti të gjitha institucionet serbe. Kështu që,

pas arritjes së Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit në vitin 1995, shqiptarët e

Kosovës filluan të kërkojnë zgjidhje të tjera. Në vitin 1996 ishte krijuar dhe

Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK-ja).

Në fillim e përbërë prej disa qindrash veteranë myslimanë shqiptarë

të luftës në Bosnjë, UÇ e Kosovës e mori përgjegjësinë për sulmin mbi disa

stacione policore serbe. Në 1 dhjetor të vitit 1997, gjatë varrimit të një mësuesi

shqiptar, të vrarë nga policia serbe, UÇ e Kosovës del dhe me kumtesën e parë

në opinion në të cilën u bëhet thirrje të gjithë shqiptarëve të marrin armët në

dorë. Qëllimi themelor i luftës së armatosur, siç thuhej dhe në kumtesë, ishte

marrja e pavarësisë së Kosovës dhe krijimi i Shqipërisë së madhe78.

UÇ e Kosovës gjeti mbështetje të madhe morale dhe financiare tek

diaspora shqiptare dhe tek fondi i quajtur “Atdheu na thërret.” Shfrytëzonte një

pjesë të madhe të mjeteve në diskonim për furnizim me sasi shtesë të armëve

më bashkëkohore. Sulmet ishin gjithnjë dhe më efikase. Si përgjigje, qeveria

serbe solli masa akoma dhe më represive. Njerëzit ishin flakur prej shtëpive

të tyre. Kishte raporte për masakra të kryera prej policisë serbe, personat

e dyshimtë të cilët ishin arrestuar shpeshherë kanë qenë të keqtrajtuar që

të detyrohen t’i pranojnë ato. Por, masat e tilla represive vetëm se e rritën

mbështetjen e shqiptarëve të Kosovës për UÇ e Kosovës, dhe tërhoqën mijëra

regrutë të rinj.

Gjatë vitit 1998 sulmet e UÇ së Kosovës mbi policinë serbe u rritën, kurse

rritej edhe numri i të vrarëve. Sipas vlerësimeve sasia e armëve jolegale në

rajon rritej vazhdimisht.

sioned by the United Nations Development Programme and the Small Arms Survey – f. 33

78 Scott Taylor, The Violent Aftermath of the Kosovo Conflict, Diary of an Uncivil War, Esprit de Corps Books, f. 32-33

Page 45: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

43

Një pjesë e problemit qëndronte edhe në atë se rënia e Jugosllavisë

dhe krijimi i pesë shteteve të reja çoi në formimin e 4 800 km kufij të rinj

ndërkombëtarë në Ballkanin Perëndimor. Pothuajse të gjitha këto shtete

u ballafaquan me probleme të ngjashme të kufijve të vet, një numër i

pamjaftueshëm i shërbimeve kufitare, bashkëpunim i ndërmjetshëm i

pamjaftueshëm dhe kalime kufitare të pajisura në mënyrë të pamjaftueshme.

Kufijtë porozë u bënë të hapur për zhvillimin e mëtejshëm të kriminalitetit të

organizuar, dhe sidomos të kontrabandës me armë. Për shkak të çështjes të

pazgjidhur të kufirit të Maqedonisë me Jugosllavinë në pjesën e Kosovës, ky

vend u bë një prej vendeve më të volitshme për transport të armëve.

“Lëvizja fillonte në Preshevë, Vitinë apo edhe në Glloboçica, kurse

përfundonte në fshatrat e vegjël malorë Lojane, Zllokuqani, Radushë, Brest

dhe Tanushë. Armët më shpesh transportoheshim me mushka, kuaj apo

xhip, natën kur dukshmëria ishte më e vogël dhe kur mund të kalohej pa u

vënë re.”79

Kur qeveria serbe në vitin 1999 dërgoi 40 000 ushtarë në Kosovë, kurse

qindra mijëra të ikur kosovarë janë shpërndarë në vendet fqinje dilema e

sigurisë u shfaq edhe në Maqedoni.

Kështu që, të njëjtin vit, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë

për herë të parë në historinë e ekzistencës së vet importoi një sasi të madhe

armësh në vend, duke ndarë gjatë kësaj buxhet prej 77 milionë dollarësh për

“furnizime ushtarake...”80

Me marrjen e pavarësisë në vitin 1991, u krijua Ministria e Mbrojtjes

e re maqedonase dhe ARM-ja. Forca jugosllave u tërhoqën prej territorit

maqedonas, duke marrë me vete dhe të gjitha pajisjet luftarake të cilat

Beogradi i konsideronte si të nevojshme. Shkurtimisht, Armata Jugosllave

79 Special Report: A Fragile Peace: Guns and Security in Post-Conflict Macedonia - By Suzette Grillot, Wolf Christian Paes, Hans Risser ad Shelly Stoneman- June 2004 / Study commis-sioned by the United Nations Development Programme and the Small Arms Survey – f. 76

80 Është interesante të thuhet edhe ajo se në vitin 1999 Bullgaria i dhuroi Maqedonisë rreth 200 T-50 tanke luftarake, BTR 70/80 automjete të blinduara luftarake, artiljeri të tipit D-30 122 mm dhe D-20 152 mm si dhe municion për këtë lloj arme. (Ripley, Insurgency in Mace-donia Drives Balkans Arms Trade-Jane’s Intelligence Review). Këto armë prej Bullgarisë “mike” ishin pritur me eufori prej maqedonasve etnikë. Më vonë u vërtetua se me dhuratën e tillë, Bullgaria e ndiqte interesin personal, d.m.th. gjeti mënyrë të volitshme që të lirohej prej armëve të cilat nuk ishin në përputhje me standardet për anëtarësim në NATO.

Page 46: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

44

mori me vete gjithçka që mund të shfrytëzohej: 55 avionë luftarakë, më tepër

se 450 automjete të blinduara dhe tanke, të gjitha rezervat e municionit,

madje dhe dyert e reparteve të cilat ende kishin doreza.81

Armatimet të cila i zotëronte ARM e re ishin në minimum: 40 000 pushkë

prej të cilave shumë ishin të papërdorshme dhe 5 000 kallashnikovë. Nga

armatimi i rëndë, ARM-ja nuk kishte asgjë më të fuqishme se disa minahedhës

120 mm dhe pesë tanke të tipit T-34, trashëgimi të lëna që prej kohës së

Luftës së Dytë Botërore.

Embargoja e imponuar prej OKB në 1991 nuk e lejonte Maqedoninë të

armatosej përsëri. Industria luftarake dhe mbrojtëse e Maqedonisë ishte

shumë larg prej të kënaqshmes. Ato disa fabrika tekstili siguronin uniforma,

kurse dy prodhuesit bazë të armëve, “11 Tetori” dhe “Suvenir”, prodhonin

sasi të kufizuar municioni për armë të vogla dhe të lehta. ARM-ja ishte e varur

prej grandeve të huaja.

Miratimi i rezolutës 1201 i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

zyrtarisht i dha fund embargos së armëve dhe Maqedonia fitoi të drejtën e

importit të armëve prej vendeve të tjera. Por, siç përmendëm tashmë, import

të madh nuk kishte, deri në krizën e Kosovës e cila filloi në 1999.

Çfarë ndodhi? Intervenimi i NATO-s në Kosovë çoi në ndryshimin e

rrethanave ndërkombëtare. Ndryshoi ekuilibri rajonal i forcave dhe fuqia

serbe pas shumë vitesh është kufizuar në këtë pjesë të Ballkanit. Kurse me

këtë u ndez edhe nacionalizmi shqiptar.

“Demokracia pluraliste, shumetnike e Kosovës e cila do t’i përfshinte edhe

serbët nuk ishte koncept i kuptueshëm për bashkësinë e UÇ të Kosovës...”82

“Sipas marrëveshjes teknike, e nënshkruar në 9 qershor 1999 në

Kumanovë, Maqedoni, forcave jugosllave u ngeleshin vetëm 48 orë që të

tërhiqeshin prej Kosovës. Prezenca e 4 800 ushtarëve paqësorë të NATO-s

nuk krijoi ndjenjën e sigurisë tek civilët serbë. Deklaratat televizive të State

Department i shtoi qëndrimet e tyre me paralajmërimet: Kosova nuk do të

81 Zoran Kusovac, Macedonia Teeters on the Brink of Disaster, Jane’s Intelligence Review, vol. 13 No 6, juni 2001, f. 17; Ripley, Insurgency in Macedonia Drives Balkans Arms Trade, Jane’s Intelligence Review, 1 korrik 2001

82 Henry Kissinger, Does America Need a Foreign Policy? Toward a Diplomacy for the 21st Century, Simon & Schuster, f. 262

Page 47: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

45

jetë vend i përshtatshëm për jetesë të Serbëve në periudhën e ardhshme.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës shumë shpejt dhe e vërtetoi këtë. Sapo kishin

arritur automjetet e para të NATO-s në Kosovë, ishin vrarë disa ushtarë serbë

të liruar të cilët prisnin t’i tërhiqnin në baza. Pak më vonë rreth dhjetë fshatarë

serbë janë vrarë brutalisht jashtë Prizrenit. Me dhunën e tillë filloi dhe eksodi i

qindra mijërave civilëve të trembur serbë. Dy ditë dhe dy net grupet shqiptare

qëndronin në punktin kryesor të kontrollit që t’i “përcjellin” fqinjët e tyre serbë.

Çdo automjet që kalonte është gjuajtur me gurë, kurse në qoftë se ndodhte që

ndonjë automjet të ndalonte njerëzit ishin nxjerrë jashtë dhe ishin rrahur në

mënyrë mizore. Ushtarët britanikë vetëm rrinin, shikonin dhe qeshnin. Nuk

bënin asgjë. Edhe pse ishim 2 700 gazetarë të akredituar që të informojmë

nga Kosova, asnjëri prej nesh nuk informonte për këto ngjarje. Të gjithë ishim

të preokupuar me ndjekjen e festës e cila ndodhi pas çlirimit të Kosovës prej

NATO-s. Serbët e terrorizuar, të gjuajtur me gurë prej shqiptarëve të Kosovës,

thjesht nuk përputheshin me pamjen e përshkruar që deri atëherë ishte krijuar

për shqiptarët – se janë viktima të pafajshme të një regjimi opresionist.”83

– shkroi në librin e vet analizuesi kanadez Skot Tejlor, i cili i ndiqte ngjarjet e

atëhershme në Kosovë.

Gjatë fushatës së 11 javore të NATO-s kundër forcave serbe, numri i

anëtarëve të UÇ së Kosovës u rrit theksueshëm. Sipas disa vëzhguesve “kjo

organizatë numëronte mbi 20 000 ushtarë, prej të cilëve shumë veta ishin

të trajnuar mirë... Kurse njësitë më të vogla luftarake ishin të përbëra prej

klaneve familjare.”

UÇ e Kosovës humbi qindra ushtarë, por heroizmi i tyre romantik nxiti një

vërshim të vullnetarëve, shqiptarë nga Serbia Jugore dhe nga Maqedonia.

Kur në 21 shtator 1999, KFOR dhe UÇ e Kosovës nënshkruan marrëveshje

për krijimin e Korpusit Mbrojtës së Kosovës, Jugosllavia e dënoi fuqishëm,

duke kumtuar se ky është legjitimizim i terrorizmit.

Korpusi Mbrojtës i Kosovës, i cili numëronte 5 000 ushtarë, filloi të marrë

të ardhura të rregullta prej Kombeve të Bashkuara, kurse pas përfundimit të

luftës, shumë prej liderëve të UÇ së Kosovës formuan parti politike dhe në

zgjedhjet e para parlamentare që u mbajtën në Kosovë në nëntor të vitit 2001,

83 Scott Taylor, The Violent Aftermath of the Kosovo Conflict, Diary of an Uncivil War, Esprit de Corps Books, f. 12-13

Page 48: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

46

morën 37 vende në Parlament. Megjithatë, shumë veta prej ish anëtarëve të

UÇ së Kosovës mbetën pa “punë” por, me armë në dorë.

Kështu që edhe përkrah hyrjes së paqësorëve të huaj në Kosovë,

incidentet ndëretnike nuk fashiteshin.

Në dhjetor të vitit 1999 një bombë shpërtheu në një shkollë në Bujanovcë,

kurse e dyta në largësi prej pesë metrash prej stacionit policor në Preshevë.

Dy javë më vonë dy shpërthime u dëgjuan në një vend të banuar me popullsi

shumicë shqiptare.

Në janar të vitit 2000 drejtori i shkollës shqipe në fshatin Muhovac është

vrarë ndërsa shkonte në punë. Disa ditë më vonë termocentrali në Bujanovcë

është hedhur në erë dhe një polic serb është vrarë.

Në 26 janar të vitit 2000 një grup personash të armatosur të veshur

me uniforma të zeza me distinktiv të UÇPMB-së u shfaqën në varrimin

e dy vëllezërve shqiptarë të cilët ishin vrarë një ditë më parë në fshatin

Dobroshin...

Tre policë serbë, të vrarë pak më vonë, shumë shpejt do të jenë dhe

viktimat e para zyrtare të ofensivës shqiptare në Serbinë Jugore, kryesisht e

fokusuar në dhe rreth zonës së demilitarizuar prej 5 km.

Në dhjetor të vitit 2000 Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

e dënoi dhunën e shqiptarëve në Serbinë Jugore, kurse pushteti jugosllav

shpalli se prej 10 qershorit 1999 ekstremistët shqiptarë kryen më tepër se

400 sulme të armatosura në këtë zonë. Deri atëherë forcat serbe e respektonin

marrëveshjen teknike me Kombet e Bashkuara, sipas të cilës Armata

Jugosllave nuk lejohej të vendosë armë të rënda në suazat e kësaj zone, por

në 21 dhjetor të vitit 2000, pas apelimeve të shumta të pasuksesshme te

Këshilli i Sigurimit për ballafaqim me, siç ishte quajtur, agresionin shqiptar,

presidenti i ri i zgjedhur i Jugosllavisë, Viosllav Koshtunica deklaroi se “forcat

serbe janë të përgatitura ta pastrojnë rajonin prej terroristëve.”84

Lufta midis Armatës së Jugosllavisë dhe UÇPMB filloi në 13 shkurt 2001

afër fshatrave Bukovec dhe Gornje Shoshaje në Serbinë Jugore. Tri ditë më

pas autobus i linjës Nish-Graçanica është hedhur në erë, duke vrarë 7 serbë

dhe katërmbëdhjetë të tjerë të plagosur.

84 Njëjtë, f. 45

Page 49: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

47

“Me guerilët shqiptarë, të cilët atëherë e okupuan territorin e Serbisë

Jugore dhe kërcënoheshin se do të vepronin edhe në Maqedoninë veriore, ku

shpeshherë kalonin që të rigrupohen, Qeveria e Koshtunicës mendonte se do

të ishte më mirë, përfundimisht të zgjidhet çështja e kufirit me Maqedoninë, me

qëllim që të përcaktohet qartë zona e përgjegjësisë luftarake të ardhshme.”85

Kështu që një javë më vonë, në 23 shkurt 2001, në Shkup u mbajt

Samiti i Vendeve të Evropës Juglindore. Gjatë kohës së Samitit është

ratifikuar Marrëveshja e Kufirit midis Maqedonisë dhe Jugosllavisë. Gjatë

kësaj do të theksohet se kjo nuk do të thotë mbyllje, por hapje dhe vazhdim

i bashkëpunimit midis dy shteteve. Dhe marrë fjalë për fjalë kufiri me të

vërtetë do të jetë i hapur, sidomos për luftëtarët e UÇPMB-së, por edhe

për ata të organizatës së sapo shfaqur të quajtur UÇK (Ushtria Çlirimtare

Kombëtare)....

85 Njëjtë. f. 58

Page 50: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

48

UÇK-JA – ORGANIZATË TERRORISTE APO ARMATË ÇLIRIMTARE

Nga fundi i vitit 2000 dhe në fillim të vitit 2001 në Maqedoni ndodhën

një sërë ngjarjesh shqetësuese, me shpejtësi të tillë saqë shqetësimet që i

shkaktonte një ngjarje e vetme nuk mund ta mbanin vëmendjen e opinionit

shumë kohë para se të ndodhë incidenti tjetër. 86

Mblidhej ndjenjë komplekse e frikës, pasigurisë dhe ankthit. Me ardhjen

e dallgës së re me të ikur nga Serbia Jugore, u hap dilema se a do të kalojë

kriza e fqinjëve edhe në Maqedoni. Paralelisht me të plasoheshin dhe

paralajmërimet për shtrenjtimin e theksuar të bukës. Duke pasur parasysh

situatën ekonomike të përgjithshme të pakënaqshme, analistët vlerësuan se

shtrenjtimet sjellin rrezik të shprehjes së pakënaqësisë në segmentet e gjera

sociale.87

Para se opinioni të ketë kohë të reagojë, në qendër të vëmendjes u gjend

skandali i përgjimit masiv i presidentit të shtetit, liderëve politikë, deputetëve,

gazetarëve. Marrëdhëniet midis pushtetit dhe opozitës ishin gjithnjë dhe më

intensive.

86 Pas daljes nga koalicioni qeveritar i Partisë Alternativa Demokratike nga fundi i nëntorit të vitit 2000, partitë e tjera të koalicionit – VMRO DPMNE dhe DPA – nuk e kishin shumicën parlamentare të nevojshme për formimin e qeverisë. Por, implikimet e ndryshimeve në shumicën parlamentare ishin vetëm disa prej gjeneratorëve potencialë të destabilizimit politik në Maqedoni.

87 Në sferën ekonomike, realizimi i intervenimeve reformuese vazhdoi t’i keqësojë kushtet e jetesës e segmenteve të tëra të popullsisë. Sinjalet, se pakënaqësia sociale në Maqedoni po e ndryshonte formën e vet prej latente në aktive, ishin të qarta. Në fillim të dhjetorit u or-ganizuan shumë greva: punëtorët e tekstilit në Shtip, punëtorët administrativë në gjykatat në mbarë vendin ishin në grevë pothuajse dy muaj dhe kërkonin rritje të rrogave me 30%; kirurgët paralajmëruan se do të futeshin në grevë në qoftë se nuk realizoheshin kërkesat e tyre për rroga më të mëdha; studentët në Shkup protestonin të pakënaqur prej standardit dhe kushteve të jetesës në shtëpitë studentore. BSM-ja paralajmëroi grevë të përgjithshme në të gjithë vendin, kurse në 21 dhjetor 2000 ishte vendosur për grevë paralajmëruese.

3

Page 51: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

49

Shumë shpejt ndodhi dhe sulmi i stacionit policor në Tearcë, në 22 janar

të vitit 2001. Opinioni maqedonas ishte i indinjuar prej epilogut: një i vrarë

dhe pesë vetë të plagosur.

Televizioni Kanal 5 informonte:

“Prej dëshmitarëve okularë mësojmë se bëhet fjalë për tre persona të

cilët pas sulmit me automjet kanë ikur në drejtim të Kosovës. Shtrohet pyetja

se a po futet Maqedonia në krizë politike dhe sigurimi pas aferës së përgjimit

dhe pas sulmit të sotëm të stacionit policor në Tearcë. Dilema është e hapur: a

filloi realizimi i një skenari monstruoz i dhënë prej Menduh Taçit para festave

të Vitit të Ri: ‘Në qoftë se vjen situatë e tillë që pushteti aktual të jetë i kërcënuar

nga cilido aspekt, Partia Demokratike e Shqiptarëve është e përgatitur ta

destabilizojë Maqedoninë perëndimore?’”88

Menjëherë pas sulmit në Tearcë në opinion doli edhe Ushtria Çlirimtare

Kombëtare e cila e mori përgjegjësinë për këtë rast, në komunikenë nr.4,

duke paralajmëruar:

“Uniforma e pushtuesit maqedonas do të sulmohet deri në çlirimin

e popullit shqiptar. U bëhet thirrje policëve të kthehen në shtëpitë e veta,

të mos e japin jetën kot për planet e iluzionit maqedonas për dominim mbi

shumicën shqiptare.”

Dy ditë më vonë UÇK-ja e shpall programin e vet, të prezantuar në faqen

ueb www.kosova.ilir.com në të cilën, midis të tjerash, shkruhej:

“Deri tani ne shqiptarët në Maqedoni të drejtat tona i kërkonim nëpërmjet

dialogut, në rrugë paqësore dhe nëpërmjet institucioneve, kërkesat tona janë

lënë mënjanë dhe janë injoruar. Kundër dukurive të tilla paqësore, pushteti

maqedonas u përgjigj me terror shtetëror, si në rastin në Shkup, Llabunishtë,

Tetovë dhe në Kërçovë. Dialogu shqiptaro-maqedonas me politikanë

antishqiptarë që është mbajtur deri tani prej Qeverisë maqedonase nuk ka

kuptim. Negociata me maqedonasit mund të bëhen vetëm me ndërmjetësim

të huaj. Ushtria Çlirimtare Kombëtare është armatë e cila do të luftojë me

armë derisa Maqedonia me Kushtetutë të bëhet shtet maqedonas-shqiptar.

Ne jemi për rruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Maqedonisë. I

respektojmë interesat e NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në

88 Jadranka Kostova, Jadranka Kostova, Nezavr{en mir, Bata press 2003, f. 12

Page 52: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

50

Maqedoni i kërkojmë të drejtat tona të cilat na takojnë, do të luftojmë derisa

t’i fitojmë.”

Ministrja e atëhershme e punëve të brendshme Dosta Dimovska

demantonte se ka çfarëdo lloj informacioni për ndonjë organizatë të quajtur

UÇK. Por, Aleksa Stamenkovski, drejtori i Sektorit për Kundërzbulim doli me

deklaratë të kundërt:”Ne e dinim se UÇK-ja ekzistonte më tepër se një vit.

Ky grupim terrorist është krijuar në të njëjtën kohë me UÇPMB-në.” Diçka e

ngjashme me këtë ishte shkruar edhe në një artikull të Le Mond Diplomatik

(Le Monde Diplomatique) i botuar prej Kristofer Shikle (Christofer Chiclet) në

vitin 2001:

“Dy lëvizje të reja guerile u shfaqën në të njëjtën kohë: Ushtria Çlirimtare

e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcës në Serbinë Jugore, më 4 shkurt të vitit

2000 dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare në Maqedoninë veriperëndimore më

20 janar të vitit 2000. Ato filluan të veprojnë me shpërthimet e disa bombave.

Më vonë, UÇPMB-ja e mori bafer-zonën e demilitarizuar midis Kosovës dhe

Serbisë. Radikalistët atëherë vendosën të hapin front të ri.”

Me sa duket vlerësimet e tilla janë të sakta. Në qoftë se shqyrtohet

programi i ueb-faqes të UÇK-së, do të vërehet se ajo daton prej 30 janarit

të vitit 2000. Gjithashtu, pikërisht kjo organizata e mori përgjegjësinë dhe

për sulmin mbi stacionin policor Oslomej, më 18 janar të vitit 2000, si dhe

vrasjen e tre policëve në Haraçinë, që ndodhi disa ditë më vonë. Kjo do të

shpjegonte atë pse për rastin e Tearcës kumtesa e tyre do të emërtohet si

Komunike numër 4.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme ndërmori aksion kundër

personave të cilët ishin të dyshuar për paketimin e stacionit policor në Tearcë.

Por opinioni vazhdoi të frikësohet, duke u trembur se gjendja e keqësuar në

Serbinë Jugore mund të kalonte edhe në Maqedoni.

Nga fundi i janarit të vitit 2001 kryeministri i atëhershëm Georgievski doli

me në deklaratë qetësuese: “Ne me të vërtetë mendojmë dhe vlerësojmë se

gjendja në shtet është e qëndrueshme. Unë vetëm do të rikujtoj se ka shumë

shtete në botë ku çdo ditë ndodhin incidente terroriste dhe askush nuk thotë

se ato shtete janë jostabile. “ Gjithashtu, Georgievski pohimet se në Maqedoni

ka kampe të gueriles nga jugu i Serbisë i karakterizoi si “spekulime të pastra.”

Page 53: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

51

“Kjo Qeveri, thjesht as në momentin kur situata ishte në kulmin krizës, as tani,

as në të ardhmen, nuk ka për të lejuar që territori i saj të shfrytëzohet për

aktivitete subversive kundër një shteti tjetër.”

Në një intervistë të vet, me rastin e këtyre ngjarjeve, ish presidenti Kiro

Gligorovi deklaroi se kur ka qenë ai president i shtetit ka pasur informacione,

por edhe kaseta të xhiruara të kampeve shqiptare për stërvitje në Sharë. Për

këtë, thotë Gligorovi, e ka informuar kryeministrin Georgievski, kurse gjatë

dorëzimit të funksionit ai për këtë gjë e ka informuar edhe Boris Trajkovskin.

Deklarata e Gligorovit nuk ishte demantuar.

Gazeta londineze “Gardian” botoi artikull sipas të cilit ekziston kamp për

trajnimin e shqiptarëve-guerilë, të udhëhequr nga brigada “Karadaku” e cila

është quajtur kështu sipas rajonit të Sharës. “Gardian”në fillim të vitit 2001

shkroi se në këtë kamp dhjetë muajt e fundit trajnimin e kanë kaluar 600

persona, kurse numri i përgjithshëm i luftëtarëve është tre mijë.

Organizata të shumta vendase dhe të huaja si dhe individë me muaj

më vonë do të shënonin në raportet dhe analizat e veta se formacionet

paraushtarake kanë ekzistuar në Maqedoni që prej vitit 1998 dhe se kanë

marrë pjesë në veprime luftarake në Kosovë, në Serbinë Jugore dhe në

Maqedoni...

“Që në pranverën e vitit 1998, kur një sërë shpërthime bombash goditën

pesë stacione policore (Gostivar, Tetovë, Kumanovë, Shkup dhe Prilep),

filluan spekulimet se po rritet numri i grupeve të UÇ të Kosovës në Maqedoni.

Por, nuk u kushtohej shumë vëmendje spekulimeve të tilla, kurse ato u

fikën pas zgjedhjeve të tetorit të vitit 1998 kur në pushtet erdhi koalicione

VMRO DPMNE – PDSh. Partnerët e koalicionit Georgievski dhe Xhaferi arritën

marrëveshje joformale për sferat e tyre të ndikimit. Ishte e njohur se VMRO

DPMNE-ja fokusohej në pjesën lindore të vendit, kurse PDSh-ja kujdesej për

pjesën perëndimore, ku popullata është kryesisht shqiptare. Angazhimi i tillë

korrespondonte dhe marrëdhëniet midis dy grupeve etnike më të mëdha në

shtet në shikim ishin relativisht të relaksuara. Por, ‘vetëqeverisja’ etnike ishte

dhe elementi kryesor de fakto i ndarjes së tillë të vendit. Në shumë pjesë

të Maqedonisë perëndimore, ushtria apo policia maqedonase nuk kishte

Page 54: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

52

shkelur më shumë se dy vjet. Kjo krijoi dhe mjedis të përshtatshëm për rritjen

e numrit të shqiptarëve etnikë të armatosur...”89

Ndërkohë, në Tanushë në afat prej disa ditësh ndodhën incidente kufitare

dhe ballafaqime të armatosura.

“Këto ngjarje ishin të lidhura drejtpërdrejt me veprimtarinë e UÇPMB-së

në Serbinë Jugore. Kapiteni S. I shërbimit jugosllav për zbulim pohoi AJK-ja

(Armata Jugosllave Kombëtare) maqedonasve u jepte ndihmë edhe ushtarake

edhe zbuluese.” Ai tha: “Ende jemi të hidhëruar për shkak të bashkëpunimit

të tyre të mëparshëm me NATO-n. Por, tani luftojmë së bashku sepse kemi

armik të përbashkët... “90

Përmirësimi i marrëdhënieve me Serbinë midis pushteteve të reja në Serbi

dhe në Maqedoni çoi në një rundë të re të konfrontimeve politike në bazë

etnike në Maqedoni. Vizita e parë zyrtare në nivel shtetëror midis Serbisë dhe

Maqedonisë ndodhi më 28 shkurt të vitit 2001, kur kryeministri Georgievski

dhe ministri i punëve të jashtme Kerim në Beograd u takuan me kryeministrin

serb Zoran Xhinxhiq. Lideri i PPD-së, Imer Imeri, publikisht komentoi se:

Georgievski dhe Xhinxhiq bënë marrëveshje për luftë të përbashkët serbo-

maqedonase kundër të ashtuquajturit ekstremizmit shqiptar.

Të dyja vendet ranë dakord për arritjen e marrëveshjes së demarkimit të

kufirit. Marrëveshja, e arritur pas 14 runde negociatash, e mbulonte gjatësinë

e përgjithshme prej 260 kilometrash, duke përfshirë edhe pikat problematike,

siç ishin Manastiri “Prohor Pçinski” dhe i ashtu quajturi Trekëndëshi i

Sharës.

Deputetët e PPD-së dhe dy deputetë të cilët më vonë e formojnë partinë

e re të shqiptarëve në Maqedoni, Partinë Demokratike Kombëtare, votuan

kundër ratifikimit të marrëveshjes për kufirin. Ata mendonin se nuk është

89 ... shumë prej tyre kishin përvojë luftarake të mëparshme në vende të tjera. Shumë prej përkrahësve të VMRO DPMNE-së e akuzonin Georgievski se e ka lëshuar kontrollin mbi sigurinë në vitin 1998, por e akuzojnë edhe Xhaferin pët “tradhtinë” e tij, përkatësisht pa-mundësinë që ta kontrollojë UÇK-në. Shqiptarët etnikë, nga ana tjetër, e akuzojnë Xhaferin për platformën e tij modeste të reformave e cila la hapësirë për shfaqjen e UÇK-së. (Marrë prej raportit të Grupit Ndërkombëtar të Krizës për Maqedoninë-2001: Macedonia: The Last Chance for Peace, ICG Balkans Reports No 113, f. 2)

90 Scott Taylor, The Violent Aftermath of the Kosovo Conflict, Diary of an Uncivil War, Esprit de Corps Books, f. 67

Page 55: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

53

morale të negociohet për kufirin, pa pjesëmarrjen e liderëve të Kosovës dhe

të UNMIK-ut. Reagimi i shqiptarëve të Kosovës ishte akoma më i fuqishëm.

Ata furishëm e dënuan përjashtimin e tyre prej negociatave për demarkim.

Sjellja e Shkupit dhe Beogradit u dha shqiptarëve nga të dyja anët e kufirit

kauzë të përbashkët...

Ballafaqimet në Tanushë eskaluan. Në afat prej disa ditësh ndodhën disa

incidente kufitare dhe ballafaqime të armatosura, me të cilat filloi zhvidhosja

e shpejtë e spirales së dhunës.

Më 4 mars tre policë janë vrarë dhe UÇK-ja e dërgoi kumtesën e saj në

të cilën thuhej: “Për shkak të rritjes së numrit të ushtarëve maqedonas, ne

ndjejmë se jemi të detyruar të dërgojmë kontingjentin tonë në Tanushë që ta

mbrojmë popullatën civile.”

Më pesë 5 mars forcat e sigurimit tek Ramno shkelën në minë kundërtank

– tri viktima. Po në të njëjtën ditë u mbajt edhe protesta e qytetarëve para

Parlamentit të Maqedonisë, kurse opozita kërkoi përgjigje të zjarrtë. Gra dhe

fëmijë shqiptarë u tërhoqën nga Goshince.

Më 6 mars kryeministri bullgar Kostov dhe shefi i diplomacisë greke

Papandreu erdhën në vizitë, me mbështetje të sovranitetit të Maqedonisë.

Më 7 mars mediumet maqedonase shpallën se ushtarët amerikanë të

KFOR-it janë ballafaquar me grupet shqiptare të armatosura në fshatin Mijak

dhe se karakolli maqedonas tek Kodra Fura (Kodra e Diellit) ka qenë në zjarr

luftimesh prej disa orësh.

Më 8 mars ballafaqimet e armatosura te Tanusha vazhduan, kurse një

përfaqësues i forcave të armatosura është vrarë në Brest. Në të njëjtën ditë në

Maqedoni qëndroi dhe shefi i diplomacisë franceze Iber Vedrin.

Lideri i PDSh-së, Arben Xhaferi, i cili deri atëherë krizën në Tanushë e

cilësonte si problem të brendshëm shqiptar91, doli me qëndrim të kundërt

radikal prej partnerit të tij të koalicionit Lubço Georgievskit. Domethënë,

edhe pse Georgievski gjatë gjithë periudhës pohonte se kriza vjen nga

Kosova, Xhaferi tha:”Për një kohë të gjatë imponohej ideja se kriza vjen nga

91 “Këtu bëhet fjalë për një problem konkret shqiptar, problem të brendshëm shqiptar: kush do t’i përfaqësojë interesat, partitë e zgjedhura legjitimisht dhe me sakrifica apo disa grupe të cilat duan me aksione të tilla ta shkurtojnë procedurën e legjitimizmit të tyre politik”-deklaratë e Arben Xhaferit e dhënë për mediat maqedonase, fillim i shkurtit.

Page 56: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

54

Kosova, por çfarë bafer-zona do të vendosim në disa qytete të tjera, në qoftë

se shpërthejnë konflikte të tilla siç është Tanusha. Kriza nuk vjen nga Kosova,

por ka etimologji vendase.”

Më 10 mars, në Shkup erdhi dhe Xhejms Perdju, parlamentari amerikan

i cili më vonë ishte në funksionin e lehtësuesit të dialogut që kryhej midis

palës maqedonase dhe palës shqiptare.

“Maqedonia në pranverën e vitit 2001 u ballafaqua me fazat e hershme

të kryengritjes klasike, kryengritje shqiptare nacionaliste. Ku filloi është

pothuajse relevante? Ajo që ishte më e rëndësishme ishte niveli i mbështetjes

së rebelëve prej popullatës shqiptare në Maqedoni. Pa mbështetjen e tillë,

rebelët nuk do të mund të kishin sukses. Gjithsesi, ndihmë e rëndësishme

për aktivitetet ushtarake u dha edhe prej shqiptarëve të Kosovës. Ndihmë,

gjithashtu, erdhi edhe nga Shqipëria dhe Serbia Jugore. Megjithatë çelësi

ishte sjellja e mëtejshme e popullatës në Maqedoni. Në qoftë se ata vendosnin

t’i mbështetnin rebelët atëherë Maqedonia pa dyshim do të shkonte në luftë

qytetare.” – Kujton Perdju92

Më 14 mars mund të vëreheshin dhe shenjat e para se grupet e

armatosura ishin drejt fitimit të përkrahjes së popullatës shqiptare në

Maqedoni. Polarizimi midis dy grupeve etnike u bë evident kur tri organizata

joqeveritare demonstruan në Tetovë nën moton “Ndaleni terrorin shtetëror

kundër shqiptarëve.”

Ato organizata joqeveritare ishin: Organizata e Grave Shqiptare, Forumi

i të Drejtave Qytetare dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë. “Nuk presim

incidente, kjo do të jetë protestë paqësore”, deklaroi Mukereme Rusi nga

Organizata e Grave Shqiptare. Ishin mbledhur rreth 5 000 demonstrues kur

mbi Tetovë filluan të dëgjohehen të shtëna armësh. Demonstruesit filluan të

thërrasin “UÇK, UÇK” duke e treguar qartë mbështetjen e vet për grupet e

armatosura. Ekipet televizive të “A1” dhe të “Sitell” janë sulmuar prej turmës.

Kurse Miliam Fejziu nga Forumi i të Drejtave Qytetare i pyetur se a e përkrah

UÇK-në deklaroi:

“Sigurisht. Ata janë fëmijët tanë, bijtë dhe bijat tona. Ata luftojnë për të

drejtat të cilat i kërkojmë ne këtu. Është njëlloj. Nuk ka ndryshim.” Duke shtuar

92 Intervistë me Xhejms Perdju, Ambasada Amerikane në Sofje – Bullgari – 17 tetor 2003

Page 57: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

55

gjatë kësaj se konflikti i armatosur ndoshta nuk është mënyra e vetme, por

gjithsesi është i dobishëm.93

Por, ndjenjat e tilla të popullatës shqiptare vendase për luftëtarët

e armatosur nuk janë marrë parasysh. Prokurori publik i Tetovës për

shkak të kësaj deklarate lëshoi fletëparaqitje kundër Fejziut, për thirrje të

ndryshimet me dhunë të rendit të Kushtetutës94, kurse qeveria maqedonase

vendosi ushtarakisht të ballafaqohet me grupet e armatosura në territorin

maqedonas.

“Në kushte të llojit të tillë të agresionit nga jashtë, është vendimtare të

jepet vlerësimi i saktë dhe i sinqertë i situatës prej pushteteve. Nga vlerësimi

varen dhe mjetet që do të shfrytëzohen në zgjidhjen e problemit. Kështu,

vlerësimi se nuk ka probleme të mëdha në marrëdhëniet ndëretnike në

Maqedoni mundëson përdorimin e forcës në ballafaqimin me grupet e ardhura

nga jashtë, sepse pushteti mbështetet mbi bedenin e fortë të solidaritetit

ndëretnik. Por, në qoftë se nuk është kështu, do të arrihet simbiozë midis

grupeve të armatosura dhe popullatës lokale. Kjo është ajo që ndodhi në

Maqedoni, kurse në situata të tilla nuk ndihmon por në të kundërt krijon

kushte për revoltë të armatosur. Në Maqedoni, si rezultat ose i vlerësimit

të gabueshëm të marrëdhënieve ndëretnike, ose me besimin në fuqinë e

represionit, u përdor forca aty ku duhej të përdoreshin të gjitha instrumentet

e mundshme të diplomacisë.”95

Më 21 mars qeveria maqedonase u dha grupeve të armatosura afat prej

24 orësh që t’i dorëzojnë armët e veta dhe/apo ta lëshojnë vendin. Grupet

e ndaluan zjarrin dhe kërkuan dialog për përmirësimin e të drejtave të

shqiptarëve në Maqedoni. Por, qeveria maqedonase kundërshtoi çfarëdo lloj

bisedimesh me “terroristë” dhe filloi me ofensivën e ushtarake më 25 mars.

Edhe përkrah asaj se Parlamenti zyrtarisht miratoi përfundime sipas të

cilave përfaqësuesit e UÇK-së emërtoheshin me termin “grupe ekstremiste

terroriste”, megjithatë, është fakt se shprehja e përdorur më shpesh nga pala

maqedonase do të jetë dhe mbetet fjala “terroristë.”

93 Kanal 5, Nova Makedonija, Dnevnik, Utrinski Vesnik, Fakti – 14 mars 2001

94 Shënim: ai asnjëherë nuk u paraqit në gjykatë

95 Denko Maleski, Maqedonia 1991-2001, New Balkan Politics

Page 58: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

56

Që prej fillimit atë qartë do ta thotë zëdhënësi i VMRO DPMNE-së Igor

Gievski: “Dua që në mënyrë decide të them para gjithë opinionit maqedonas

se ata njerëz për ne janë terroristë dhe asgjë tjetër. Nuk ka kurrfarë grupesh

të armatosura apo, përsëri, terme të tjera me të cilat do t’i quajmë ne si

parti. Me ta nuk ka negociata dhe do të ketë ofensivë të zjarrtë kundër këtyre

grupeve të armatosura terroriste derisa t’i shpartallojmë dhe shkatërrojmë

plotësisht.”96

“Shumë njerëz duan të shfrytëzojnë etiketime emocionale kundër njërës

apo kundër palës tjetër në këtë situatë, por unë gjithmonë kam konsideruar

se etiketimet e tilla nuk janë shumë të dobishme. Situata nuk duhej të bëhej

me e zjarrtë dhe nuk duhej të çonte në konfrontime të mëtejshme. Roli ynë,

roli i lehtësuesve, ishte gjetja e mënyrës për promovim të dialogut politik i cili

do t’i pengonte punët që u bënë edhe më të këqija. Unë asnjëherë nuk kam

konsideruar se nocionet ‘terrorist’ apo ‘terroristë’ japin ndihmë të madhe. Ne

përpiqeshim të gjenim mënyrë e cila do ta çonte bashkësinë shqiptare dhe

joshqiptare së bashku, në konceptin e një Maqedonia të vetme dhe jo të një

Maqedonie të ndarë”97- tha Perdju.

Është interesante të thuhet se pala shqiptare që prej vetë fillimit nuk ishte

e prirë për përdorimin e vokabularit të tillë. Për shembull, lideri i atëhershëm

i PPD-së, Imer Imeri, si vërejtje ndaj gazetarëve të cilët e përmendën fjalën

terroristë tha: “Ja, atë fjalor ne nuk e përdorim, ata ende janë njerëz të

paidentifikuar.” Kështu, që në fillim dukej se Maqedonia ka dy palë legjitime

në krizë.

Domethënë, praktikë e zakonshme që çdokush që vinte nga jashtë, përveç

se me kreun shtetëror, të takohej edhe me liderët e PDSh-së dhe PPD-së, Imeri

dhe Xhaferi. Por, në qoftë se kthehemi mbrapa, do të shohim se praktika e

tillë nuk ishte e re. Në ndonjë formë më latente, konflikti i vazhdueshëm midis

maqedonasve dhe shqiptarëve prej kohësh ishte transferuar jashtë kufijve

shtetërorë, nëpërmjet politikës së jashtme paralele që e kryenin shqiptarët

në Maqedoni një kohë të gjatë.98

96 Deklaratë e Gievskit dhënë për mediat (Kanal 5, Dnevnik, Utrinski vesnik, Fakti)

97 Intervistë me Xhejms Perdju, Ambasada Amerikane në Sofje – Bullgari – 17 tetor 2003

98 “Politika e jashtme paralele të cilën e kryejnë partitë shqiptare e cila është e drejtuar kah njohjes së botës me kërkesat e tyre, merr forma nga më të ndryshmet. Prej mungesës së shqiptarëve në delegacionet shtetërore të rëndësishme maqedonase, nëpërmjet veçimit

Page 59: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

57

“Mungesa e mbështetjes së partive politike për zgjidhjen ushtrake i

ballafaqoi të huajit që në fillim me dy Maqedoni – maqedonase dhe shqiptare.

Mbështetja e mëtejshme e qeverisë maqedonase në ballafaqimin me grupet

e armatosura do të nënkuptonte në të vërtetë mbështetje të maqedonasve

kundër shqiptarëve. Sepse kur të huajt flisnin për mbështetjen e qeverisë

maqedonase, ata me këtë i nënkuptonin edhe shqiptarët. Prej këndej dhe

insistimi për kompromis i cili do t’i bashkojë në një politikë të përbashkët këto

dy segmente të rëndësishme të shoqërisë maqedonase.”99

Ndërkohë arriti ndihmë ushtarake plotësuese nga Bullgaria dhe nga

Ukraina, kurse me këtë edhe komunike e re e UÇK-së e cila bëri të ditur se

luftëtarët e tyre “përparojnë në çlirimin e territorit maqedonas, se u kanë

shkaktuar shumë humbje dhe kanë vrarë shumë përfaqësues të organeve

sllavomaqedonase të sigurimit, si dhe se një numër i madh i përfaqësuesve

të policisë me kombësi shqiptare i kanë lëshuar radhët e forcave policore dhe

i janë bashkangjitur UÇK-së.”

Zëdhënësi i MPB Stevo Pendarovski menjëherë i mohoi këto pika të

komunikesë.

Por, menjëherë ditën e ardhshme dhe vetë ishte demantuar prej asaj se

deputeti i PDSh, Hisni Shaqri, iku në frontin e rajonit të Karadakut, i bindur se

me armë do të mund të bëjë më tepër sesa me fjalë në shtëpinë ligjvënëse.

“Çdokush mund ta komentojë këtë situatë si të dojë. Megjithatë kërkesat

tona janë të qarta, mendoj se ne jemi shumë modestë dhe realë. Bëhet fjalë

për interesin e shqiptarëve dhe të maqedonasve. Dhe mendoj, sa më shpejt

që të fillojë dialogu, kjo është në interes dhe të qytetarëve, dhe të shtetit, dhe

të rajonit” – tha Shaqiri.100

Kurse në front luftimet vazhduan. Rritej numri i viktimave, si dhe numri i

personave të personave të shpërngulur.

të qëndrimit shqiptar si anëtarë të delegacioneve të përbashkëta, dhe deri në përfshirjen e reprezentëve politikë të shqiptarëve të Maqedonisë në delegacionet e Republikës së Maqedonisë... Sepse për politikën e jashtme të një vendi nuk ka situatë më të keqe se ajo kur shteti nuk flet në një zë dhe në emër të të gjitha segmenteve më të rëndësishme në shoqëri...” Denko Maleski, Politi~arot, diplomatot i narodot: Iskustva na makedons-kata nadvore{na politika, New Balkan Politics, Vol 2-3, 2002, f.100

99 Denko Maleski, Maqedonia 1991-2001, New Balkan Politics

100 Deklaratë e Shaqirit për mediat

Page 60: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

58

Shumë shpejt, për herë të parë do të përmendet emri i Ali Ahmetit, nga

Kërçova, si përfaqësues politik i “terroristëve.” Ai intervistën e vet të parë e

dha për televizionin kosovar prej shtabit të vet i cili së pari ishte i vendosur

në Prishtinë: “Në qoftë se armata dhe policia maqedonase veprojnë me

intensitet të njëjtë, ekziston mundësia konflikti të zgjerohet, edhe pse ne nuk

e dëshirojmë një gjë të tillë. Ne mendojmë se konflikti nuk duhet të zgjerohet.

Qeveria dhe të gjithë mekanizmat e tjerë, si dhe faktori ndërkombëtar duhet të

ushtrojnë presion që kjo ofensivë të ndërpritet – t’u hapim udhën negociatave

dhe ta hapin udhën e të ardhmes sonë të përbashkët.”101

Dalëngadalë përfaqësuesit e UÇK-së gjithnjë dhe më tepër do të fillojnë

të identifikohen në opinion.

Megjithatë, biografia e UÇK-së, struktura dhe mënyra e financimit të saj,

numri i anëtarëve, si dhe armët që i kishte në zotërim, nuk janë zbardhur deri

në fund:

luftëtarë � të mëparshëm të UÇ të Kosovës të cilët kishin përvojë të

shumtë në Kroaci, Bosnjë dhe në Kosovë dhe të cilët tani kaluan në

Maqedoni;

oportunistë � të cilët vetveten e shihnin shumë shpejt në grupin e

strukturave të ardhshme politike;

ushtarë � të huaj me pagesë;

shqiptarë � nga Kosova dhe nga Maqedonia të cilët mbeteshin

konsekuentë të vizionit për Shqipëri të madhe;

të � rinj shqiptarë naivë të cilët besonin se konflikti është i arsyeshëm

sepse Qeveria nuk ka zbatuar asnjë lloj reformash të rëndësishme

për përmirësimin e pozitës së tyre.102

Mënyra e regrutimit të tyre mbetet e paqartë edhe rreth kësaj pyetjeje

përsëri mbizotërojnë qëndrime të dyfishta. Domethënë, pala maqedonase

pohonte se shqiptarët etnikë kanë qenë të detyruar me forcë t’i bashkëngjiten

UÇK-së. Mediat maqedonase shpeshherë informonin se “terroristët me forcë

101 Deklaratë e Ahmetit, dhënë për TV kosovar, e transmetuar dhe në mediat në Maqedoni

102 Special Report: A Fragile Peace: Guns and Security in Post-Conflict Macedonia - By Suzette Grillot, Wolf Christian Paes, Hans Risser ad Shelly Stoneman- June 2004 / Study commis-sioned by the United Nations Development Programme and the Small Arms Survey- f. 22

Page 61: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

59

e kanë mobilizuar popullatën shqiptare, e kanë shfrytëzuar si mburojë të

gjallë dhe se kanë përdhunuar gra shqiptare.” Kjo, ndër të tjerat ishte njëra

prej shkaqeve të vizitës së prokurores Karla Del Ponte në Shkup, nga fundi i

marsit 2001, me lajmërim se do të kryejë hetime për krime lufte të UÇK-së –

hetim i cili deri tani nuk rezultoi me akuza konkrete prej Tribunalit të Hagës.

Nga ana tjetër, UÇK-ja dhe lideri i saj Ahmeti që nga fillim shprehet se

të gjithë anëtarët e UÇK-së janë pranuar në bazë vullnetare, dhe se “Numri i

vullnetarëve të cilët duan t’i bashkëngjiten UÇK-së rritej vazhdimisht.”103

Si shtojcë e kësaj teze, është interesante të jepet dhe deklarata e një

diplomati perëndimor e cituar në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizës:

“Qeveria e Maqedonisë pohonte se fshatarët janë peng të UÇK-së. Kur

bëhet fjalë për peng, në vendet perëndimore në vend të parë vihet siguria e

viktimave. Për shembull, gjatë rrëmbimit të një avioni, siguria e udhëtarëve

do të jetë prioriteti më i madh. Në qoftë se negociatat s’kanë sukses dhe duhet

intervenimi i forcave speciale, ata do t’i sulmojnë rrëmbyesit. Në Maqedoni,

përsëri, ushtria i sulmonte udhëtarët.”104

Ndërsa ja se çfarë shkroi një analist i huaj i cili ka qëndruar në Maqedoni

gjatë konfliktit:

“Duke u kthyer nga malet pas takimit tim me Ahmetin, një major policie

dhe një paramilitar, i cili kishte një kryq prej druri të varur në qafë e ndaluan

automjetin tim dhe filluan në mënyrë verbale ta ofendojnë përkthyesin tim

shqiptar. Kur u përpoqa të intervenoja, duke u thënë se në mëngjes u takova

me presidentin Trajkovski dhe se jam i sigurt se ai do të dëshironte që ne

të ktheheshim në shtëpi të sigurt, majori i tha përkthyesit tim: ‘Thuaji këtij

se unë as dua t’ia di fare për presidentin tonë’. Kur unë buzëqesha, ai më

urdhëroi të mos qesh. Ky polic maqedonas ishte propagandues i përkryer i

kauzës shqiptare. UÇK-ja e filloi këtë, por pala maqedonase nuk sillej aspak

më mirë.”105

103 Intervistë me Ali Ahmetin, Shipkovicë, tetor 2002

104 Marrë prej raportit të Grupit Ndërkombëtar të Krizës për Maqedoninë – 2001: Macedonia: The Last Chance for Peace, ICG Balkans Reports No 113, f. 8

105 Timothy Garton Ash, Is there a Good Terrosist?, The New Global Terrorism: Characteristics, Causes, Controls, Prentice Hall, 2003, f. 67

Page 62: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

60

Numri i saktë i anëtarëve të UÇK-së, gjithashtu, asnjëherë nuk ka qenë i

vërtetuar zyrtarisht. Gjatë veprimeve luftarake, UÇK-ja pohonte se ka gjithsej

gjashtë brigada të cilat vepronin në Maqedoni. Brigada 111-të, 113-të

dhe 114-të vepronin në rajonin e Skopska Crna Gorës, kurse brigada 112-

të kontrollonte disa batalione në rajonin e Tetovës. Brigada 115-të ishte

përgjegjëse për frontin e Gostivarit, kurse brigada 116-të, ishte e vendosur

në veri të Shkupit, duke përfshirë edhe pjesën e Radushës. Shtabi i UÇK-së

informonte se ka potencial prej 16 000 ushtarësh. Por, “në intervistat me

luftëtarët e mëparshëm të UÇK-së, është thënë se në kulmin e krizës ata

kishin rreth 5 500 luftëtarë.”106

Prej tyre, të kompletuar tërësisht dhe në radhët e para luftuese ishin rreth

3 000 luftëtarë kurse të tjerët shërbenin si elementë të mbështetjes logjistike:

vëzhgues, patrulla, njerëz përgjegjës për komunikim, dy spitale në terren dhe

personel mjekësor prej 550 personash.

Ajo që është e sigurt mund të thuhet se UÇK-ja kishte në zotërim sasi

të mëdha armësh. “Dihej se UÇK-ja kishte arsenal të larmishëm armësh,

të mbledhur prej burimesh të ndryshme, duke përfshirë dhe armët më

bashkëkohore 9M32-shigjetë-2M, raketë tokë-ajër, minahedhës 120 mm dhe

82 mm, mina kundërtank, mitraloza 12,7 mm, kallashnikovë dhe lloje të tjera

snajperësh të fuqishëm dhe pushkë të llojit AK-47, AKM, AK-74, M76/77,

M59/66 dhe M 48.”107

“Ne ishim një armatë e organizuar dhe e pajisur me të vërtetë mirë “- do

të përfundojë Ahmeti.108

Armatë? Nga njëra anë ky konstatim ishte i saktë, por nga ana tjetër do të

ishte e saktë të thuhej se struktura e tillë korrespondon dhe me strukturën e

pothuajse çdo organizate terroriste.109

106 Special Report: A Fragile Peace: Guns and Security in Post-Conflict Macedonia - By Suzette Grillot, Wolf Christian Paes, Hans Risser ad Shelly Stoneman- June 2004 / Study commis-sioned by the United Nations Development Programme and the Small Arms Survey - f. 23

107 Special Report: A Fragile Peace: Guns and Security in Post-Conflict Macedonia - By Suzette Grillot, Wolf Christian Paes, Hans Risser ad Shelly Stoneman - June 2004 / Study commis-sioned by the United Nations Development Programme and the Small Arms Survey - f. 28

108 Intervistë me Ali Ahmetin, Shipkovicë, tetor viti 2002

109 Domethënë, elementë të një organizate tipike terroriste janë këto që vijojnë: komandë, funksion zbulimi, aksion dhe mbështetje. Organizatat më të mëdha kanë komandë na-cionale dhe komandë rajonale, kurse secila prej tyre është e ngarkuar të kontrollojë një

Page 63: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

61

Në lidhje me mënyrën e financimit, përsëri, lidhjet e fuqishme me UÇ-

në e Kosovës, e cila figuron në enciklopeditë bashkëkohore për terrorizmin,

ishin me rëndësi vendore.

Udhëheqësit kryesorë të UÇK-së, Ali Ahmeti, Gëzim Ostreni dhe Xhezair

Shaqiri, kanë luftuar apo kanë punuar në rrjetën për mbledhje të mjeteve për

UÇ-në e Kosovës, kështu që edhe financimi i UÇK-së kalonte nëpër të njëjtat

udhë si dhe financimi i UÇ-së së Kosovës. Fondi Atdheu na Thërret i cili e

financonte UÇ-në e Kosovës gjatë krizës kosovare, gjithashtu, e financonte dhe

UÇK-në. Fondi Nacional për Liri (Liria Kombëtare) më vonë do ta zëvendësojë

fondin Atdheu na Thërret dhe u bë burimi kryesor i financimit të UÇK-së. Të dy

fondet, mblidhnin mjete prej diasporës shqiptare të Amerikës së Veriut dhe

Evropës Perëndimore. Gjatë gjashtë muajve, nga maji deri në tetor, llogaritet

se UÇK-ja ka mbledhur mjete me shumë prej 60 milionë dollarësh që ta

financojë luftën e vet në Maqedoni.110

Megjithatë, e pakontestueshme është se më shumë mjete erdhën prej të

ardhurave të kriminalitetit të organizuar shqiptar.

Në intervistën për MSNBC-në, edhe vetë Ahmeti thotë se një pjesë e

mjeteve “ndoshta kanë ardhur edhe prej tregtisë me drogë dhe njerëz prej

rajonit.” Por, ai njëkohësisht e justifikonte këtë, duke thënë se edhe pse UÇK-

ja atëherë përpiqej ta kontrollonte prejardhjen e mjeteve megjithatë “kaq

shumë të holla vinin saqë ishte e pamundshme të kontrolloheshin të gjitha

burimet.”111

Me urdhrin ekzekutiv të presidentit amerikan të dhënë më 27 qershor

të vitit 2001, ishin ngrirë të gjitha mjetet financiare të “personave të cilët

ishin të angazhuar apo e mbështetnin dhunën ekstremiste në Ish Republikën

Jugosllave të Maqedonisë.” Bëhej fjalë për 25 shqiptarë, kryesisht nga

Amerika. Shumë prej tyre kishin lidhje të afërta me UÇ-në e Kosovës, kurse

apo më tepër fronte. Secila prej tyre përmban qeli , të ngarkuara për komunikim, regrutim të anëtarëve të rinj, mbledhje të mjeteve vullnetare, armë, organizim protestash etj. Në lidhje me udhëheqjen, ajo ka për detyrë garantimin se të gjitha aksionet dhe qëllimet janë politikisht të drejta dhe se aktet e tyre nuk janë kundërproduktive. (Mitko Kotovçevski, Sovremen terorizam, Makedonska civilizacija, Skopje-2003, f. 329)

110 Special Report: A Fragile Peace: Guns and Security in Post-Conflict Macedonia - By Suzette Grillot, Wolf Christian Paes, Hans Risser ad Shelly Stoneman- June 2004 / Study commis-sioned by the United Nations Development Programme and the Small Arms Survey)- f. 34

111 Intervistë e Ahmetit për MSNBC, internet

Page 64: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

62

pesë veta prej tyre ishin anëtarë aktivë të Korpusit Mbrojtës të Kosovës.

Ali Ahmeti ishte në krye të kësaj liste. Edhe pse nuk ishte përmendur në

kontekstin e terroristit, megjithatë, është fakt se ishte trajtuar si i tillë.

Por, përse UÇK-ja asnjëherë dhe ishte quajtur në opinion si organizatë

terroriste prej Perëndimit?

Ndoshta një pjesë e përgjigjes duhet të kërkohet në qëllimet e saj të

proklamuara hapur.

Diplomatët perëndimorë thonë se kanë qenë të habitur prej qartësisë,

madje dhe, siç shkruan disa prej tyre, modestisë relative të qëllimeve të

proklamuara. Udhëheqësit e UÇK-së insistonin se kërkonin vetëm atë që

politikanët shqiptarë insistonin që prej pavarësisë së Maqedonisë – status të

njëjtë dhe të drejta të barabarta për shqiptarët: shqiptarët të njihen si popull

konstitutiv në Maqedoni, gjuha shqipe të njihet si gjuhë zyrtare në Parlament

dhe në administratën publike, shqiptarët të kenë të drejtë të arsimit të lartë

në gjuhë amtare, decentralizim më të madh të pushtetit. Por, Maqedonia të

ngelet shtet shumetnik dhe unitar.

“Krahasuar me kërkesat e UÇ-së së Kosovës, serbëve apo kroatëve të

Bosnjës, IRA-s apo ETA-s, qëllimet e UÇK-së sikur të ishin draftuar prej Amnesty

International. Numri më i madh i përfaqësuesve perëndimorë i konsideronin

këto qëllime si të arsyeshme dhe besonin se Maqedonia duhej t’i realizonte

prej kohësh.”112

Shumë veta do të thonë: kërkesa taktike, të dizajnuara që t’i lajkatohen

dhe t’i pëlqejnë Perëndimit?

Po deri diku, mund të kishin të drejtë, Ahmeti ndoshta nxori dy

përfundime të rëndësishme prej përvojës në Kosovë. Së pari, se me disa

muaj ballafaqimesh ushtarake mund të fitohet shumë më tepër se ajo që

politikanët shqiptarë kishin arritur ta bëjnë pothuajse me një dekadë të tërë

me udhëheqjen me politikë paqedashëse. Së dyti, se kjo mund të bëhet

vetëm në qoftë se përzihet edhe bashkësia ndërkombëtare.

E pyeta Ahmetin se a mendon se shqiptarët e Maqedonisë do të kishin

qenë të përgatitur të luftonin për të drejtat e veta në vitin 1998. Ai tha: “Jo,

112 Timothy Garton Ash, Is there a Good Terrosist?, The New Global Terrorism: Characteristics, Causes, Controls, Prentice Hall, 2003, f. 67

Page 65: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

63

për shkak të situatës në Kosovë. Por, pasi Perëndimi erdhi në Kosovë dhe

pas fitores së UÇ së Kosovës si rezultat i kësaj, kishte numër të mjaftueshëm

njerëzish të përgatitur për të marrë armët në duar në fillimin e 2001-it. Unë e

dija se nuk do të mund të fitonim pa ndihmën e Perëndimit, por nuk e dinim

sa shumë do të ndihmonin ata.”113

Kështu, që ta përfshijnë Perëndimin, ata duhej të ishin shumë të matur,

si në qëllimet e veta ashtu edhe në metodat e veta.

Por, dhe maturia e UÇK-së në metoda mbetet çështje e diskutueshme.

Edhe metodat gjithsesi i përgjigjen përshkrimit “terrorist.” Janë të

dokumentuara raste të shumta të kidnapimeve, mundimeve, keqtrajtimeve

dhe frikësimit të popullsisë civile prej UÇK-së. Akoma për një kohë të gjatë

do të mbahet mend masakra e Vejces, Kumanova pa ujë, Matejçe në flakë,

rrëzimi i Manastirit të Leshokut, vandalizmi mbi kishat, sulmi i Karpallakut,

vdekja e personave të pafajshëm, 22 personat e kidnapuar të cilët pas një

hetimi të gjatë janë shpallur si të vdekur, si dhe numri i shumtë i personave

të shpërngulur shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar dhe djegur.

Më 26 korrik të vitit 2001 MPB-ja dorëzoi fletëdenoncim penal në

Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër 9 personave për shkak

të dyshimit se janë kryerës të veprave penale kundër njerëzimit, të drejtës

ndërkombëtare dhe kundër Maqedonisë. Në listën e MPB-së u gjendën:

Ali Ahmeti nga fshati Zajaz, Kërçovë; Fazli Veliu nga fshati Kollari, Kërçovë;

Gëzim Ostreni nga Dibra; Musa Emiri nga fshati Sërbica, Kërçovë; Sherif

Xhaferi nga fshati Çajle, Gostivar; Xhavit Asani nga fshati Tanushë, Shkup;

Hisni Shaqiri nga fshati Otla, Kumanovë; Musa Xhaferi nga fshati Zajaz,

Kërçovë; dhe Xhevat Ademi nga fshati Reçica e Madhe, Tetovë – të gjithë

shtetas të Republikës së Maqedonisë. “Sipas njohurive dhe dëshmive

tek të cilat arriti MPB-ja, të dyshuarit, si udhëheqës ideorë dhe ushtarakë,

përkatësisht si persona të mbështetjes logjistike të UÇK-së terroriste e kanë

krijuar këtë organizatë kriminele me qëllim që ta realizojnë platformën e vet

për federalizim të shtetit unitar dhe sovran maqedonas. Qëllimi kryesor ishte

rrëzimi i rendit kushtetues të Maqedonisë dhe ndarje të një pjese të territorit

të saj në funksion të të ashtuquajturës Kosovë e Madhe, e cila, përsëri, është

113 Intervistë me Ali Ahmetin , Shipkovicë, tetor të vitit 2002

Page 66: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

64

njëra prej bazave për formimin e të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe. Këto

qëllime duhej të realizoheshin nën duvakun e luftës për të drejta më të mëdha

të nacionalitetit shqiptar në vendin tonë.”114

Kjo është dhe njëra prej tezave kryesore e cila ende dominon në opinionin

e gjerë maqedonas, kurse me të endet dhe ndjenja e hidhur se terroristët

arritën ta ndryshojnë Kushtetutën me gjuhën e armëve.

Tek pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare, përsëri, do të ngelet

bindja se ata asnjëherë nuk do të arrinin më tepër të drejta në qoftë se

UÇK-ja nuk rrëmbente armët që përfundimisht, pas Kosovës, t’i jepet fund

terrorit shtetëror edhe në Maqedoni. “Nuk ekziston dyshim se shqiptarët e

zakonshëm për vite me radhë kanë qenë të keqtrajtuar prej policisë, e cila

kryesisht ishte e përbërë prej maqedonasve etnikë. Kurse gjatë konfliktit,

formacionet paramilitare të quajtura “Llavovi” (Luanë), punonin në bazë të të

njëjtit princip si edhe në Kosovë gjatë kohës së Milosheviçit, ata vazhdimisht

i sulmonin shqiptarët.”115

Po kështu edhe memoria kolektive e shqiptarëve të Maqedonisë është e

mbushur me rastin e Lubotenit, incidentet e shumta në Shkup dhe në Veles,

vrasjet dhe kidnapimet e civilëve shqiptarë, revoltën në Manastir, ku qindra

shtëpi dhe dyqane në pronësi të shqiptarëve të Maqedonisë ishin demoluar,

kurse të rinjtë nëpër rrugë thërrisnin “Vdekje shqiptarëve!” dhe vizatonin

kryqe ortodokse mbi xhamitë dhe varret myslimane.116

“Ne dolëm hapur, me uniforma, me emër dhe mbiemër, me program

sepse kishim frikë se mos shndërrohej Maqedonia në vend ku njerëzit nuk

kanë për t’u ndierë të sigurt prej bombave dhe prej akteve terroriste në të cilat

do të humbnin jetën njerëz të pafajshëm. Realiteti është se ishim në skaj të

kësaj situate. Nuk ishte vendim i lehtë t’u jepet karakteri përkatës ngjarjeve

në Maqedoni. Por unë dhe ata që mendonin si unë me vetëdije vendosëm

ta sakrifikojmë lirinë tonë personale që ta fitojmë lirinë e të tjerëve. Ne nuk

kërkuam ndarje të Maqedonisë. As Shqipëri të Madhe apo Kosovë të Madhe.

Ne luftonim për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni që ata mos jenë të

114 Boshkovski Lube, Mojata borba za Makedonija, f. 89

115 Timothy Garton Ash, Is there a Good Terrosist?, The New Global Terrorism: Characteristics, Causes, Controls, Prentice Hall, 2003, f. 67

116 Raport i Grupit Ndërkombëtar të Krizës për Maqedoninë – 2001: Macedonia: The Last Chance for Peace, ICG Balkans Reports No 113, f. 14)

Page 67: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

65

diskriminuar dhe të ndihen si qytetarë të vërtetë të këtij shteti, të barabartë

me gjithë të tjerët”117- thotë Ahmeti, duke shtuar se federalizmi i Maqedonisë

nuk ka qenë asnjëherë në agjendën e UÇK-së. “Në shtet me 2 milionë njerëz

dhe 25 mijë kilometra katrorë? Kjo do të ishte qesharake. Federalizmi do të

nënkuptonte kufij të rinj territorialë, kurse si do t’i shënonim kufijtë në vend

ku shqiptarët dhe maqedonasit jetojnë kaq të përzierë?”118

Dhe përfundimisht, pyetjes se a ndihet si terrorist dhe a ka qenë UÇK-

ja organizatë terroriste, Ali Ahmeti me deduksion: “Njeriu që mban shenja,

i cili ka për qëllim për të cilin lufton, i cili i respekton Konventat e Gjenevës

dhe Gjykatën e Hagës, i cili del në opinion me emrin dhe mbiemrin e vet dhe

përgjigjet për gjithçka që do të kryejë ...- njeriu i tillë nuk mund të jetë terrorist”,

dhe shton “Në qoftë se unë jam terrorist, kurse kërkesat e mia i ndjekin të

gjithë qytetarët shqiptarë, atëherë vlerësimi do të ishte se të gjithë shqiptarët

janë terroristë. A është e mundur një popull i tërë të jetë terrorist?”

117 Intervistë me Ali Ahmetin, Shipkovicë, tetor i vitit 2002

118 Por duhet të përmendet edhe se jo të gjithë bashkëluftëtarët e tij ishin dakord me këtë gjë. Komandant Rafiz Aliti, i njohur si – Mësuesi – sepse deri në pranverën e vitit 2001 ka dhënë mësim edukim fizik, tha se ai respekton federalizmin e Maqedonisë dhe se koncepti i shtetit unitar është i papranueshëm. “Në qoftë se pala maqedonase nuk e zbaton Mar-rëveshjen Kornizë atëherë ne përsëri do të fillojmë luftë, por kësaj radhe ajo do të jetë luftë për territore në të cilat jetojnë shqiptarët.” (Timothy Garton Ash, Is there a Good Terrosist?, The New Global Terrorism: Characteristics, Causes, Controls, Prentice Hall, 2003, f. 69)

Page 68: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

66

Page 69: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

67

BIBLIOGRAFIA

L A T I N E

1. Anonymous, Introduction to Sinn Féin & Irish Republicanism, (od

internet: http://sinnfein.ie/documents/intro.html, (The Sinn Féin Press

Office, Dublin)

2. Anonymous, The Irish Republican Army and the armed struggle in Irish

Politics ( http://www.utexas.edu/students/iig/archive/ira/history/

irahist.html)

3. Alexander, Yonah, and Rapoport, David C. (eds), The Morality of Terrorism:

Religious and Secular Justifications (Pergamon Press, New York: 1982)

4. Alexander, Yonah and O’Day, Alan (eds), Terrorism in Ireland (St. Martin’s

Press, New York: 1984)

5. Ash, Timothy Garton, Is There a Good Terrorist?- The New Global Terrorism,

Characteristics, Causes, Controls. (ed: Charles W. Kegley, Jr- Pearson

Education, Inc: 2003)

6. Atkins, Stephen E., Terrorism: A Reference Handbook (ABC-CLIO, Santa

Barbara, Calif: 1992).

Page 70: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

68

7. Barrett, Suzanne, Peace Talk Agreement Reached http://goireland_

miningco.com/library, 10 April 1998

8. Becker, Jon C., The News Media, Terrorism, and Democracy: The Symbiotic

Relationship between Freedom of the Press and Acts of Terror (Los Angeles

County Sheriff Department, Emergency Operation Bureau, http://eob.

org/eob-tr2.htm, 1996).

9. Bell, Martin, In Harm’s Way (Hamish Hamilton, London: Penguin Books,

1995).

10. Bandura, Albert, Mechanisms of moral disengagement - Origins

of Terrorism- Psychologies, Ideologies, Theologies, States of Mind

(Woodrow Wilson Center Press, Washington- Johns Hopkins University

Press, Baltimore and London: 1998)

11. Burton, Anthony M., Urban Terrorism: Theory, Practice & Response (Leo

Cooper Limited, London: 1975).

12. Castellan, Georges, Histoire de l’ Albanie et des Albanais, Editions

Armeline, 2002;

13. Clutterbuck, Richard, Guerrillas and Terrorists (Faber and Faber Limited,

London: 1977).

14. Clutterbuck, Richard, Kidnap &Ransom: The response (Faber and Faber

Limited, London: 1978).

15. Clutterbuck, Richard, Living with Terrorism (Faber and Faber Limited,

London: 1975).

16. Crenshaw, Martha, “The logic of terrorism: Terrorist behavior as a product

of strategic choice” - Origins of Terrorism - Psychologies, Ideologies,

Theologies, States of Mind (Woodrow Wilson Center Press, Washington-

Johns Hopkins University Press, Baltimore and London: 1998)

17. Crenshaw, Martha, “Questions to be answered, research to be done,

knowledge to be applied” - Origins of Terrorism - Psychologies, Ideologies,

Theologies, States of Mind (Woodrow Wilson Center Press, Washington-

Johns Hopkins University Press, Baltimore and London: 1998)

18. Crenshaw, Martha, “The Causes of Terrorism” - The New Global Terrorism,

Characteristics, Causes, Controls. (ed: Charles W. Kegley, Jr- Pearson

Education, Inc: 2003)

19. Crenshaw, Martha, “Why is America the Primary Target? Terrorism as

Globalized Civil War” - The New Global Terrorism, Characteristics, Causes,

Controls. (ed: Charles W. Kegley, Jr- Pearson Education, Inc: 2003)

Page 71: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

69

20. Dahrendorf, Ralf, Law and Order (Stevens & Sons, London: 1985).

21. Daskalovski, Zidas, Walking on the Edge: Consolidating Multi-Ethnic

Macedonia 1989-2994, Dominant, Skopje 2005

22. Emerson, Steven, Portrait of a Terrorist: Osama Bin Laden’s Special

Operations Man (Counterterrorism & Security International – prej

internetit: http://www.antiterrorism.org/specialreports , 1998).

23. Falk, Richard A., “A Dual Reality: Terrorism against the State and Terrorism

by the State” - The New Global Terrorism, Characteristics, Causes,

Controls. (ed: Charles W. Kegley, Jr- Pearson Education, Inc: 2003)

24. Falk, Richard A., “The Aftermath of 9/11 and the Search for Limits: In

Defence of Just War Thinking” - The New Global Terrorism, Characteristics,

Causes, Controls. (ed: Charles W. Kegley, Jr- Pearson Education, Inc:

2003)

25. Ferracuti, Franco., “Terrorism in Italy” - Origins of Terrorism- Psychologies,

Ideologies, Theologies, States of Mind (Woodrow Wilson Center Press,

Washington- Johns Hopkins University Press, Baltimore and London:

1998)

26. Friedman, Thomas L., From Beirut to Jerusalem (Anchor Books, Doubleday,

New York, 1989).

27. Garraty, John A., The American Nation: A History of the United States

(Harper & Row, New York, 1966).

28. Gurr, Ted Robert, “Terrorism in Democracies: Its Social and Political

bases”-Origins of Terrorism - Psychologies, Ideologies, Theologies, States

of Mind (Woodrow Wilson Center Press, Washington- Johns Hopkins

University Press, Baltimore and London: 1998)

29. Gurr, Ted Robert, “Terrorism in Democracies: When It Occurs, Why It

Fails” - The New Global Terrorism, Characteristics, Causes, Controls. (ed:

Charles W. Kegley, Jr- Pearson Education, Inc: 2003)

30. Held, David., “Bringing International Law to Bear on the Control of the New

Terrorism in the Global Age” - The New Global Terrorism, Characteristics,

Causes, Controls. (ed: Charles W. Kegley, Jr- Pearson Education, Inc:

2003)

31. Hermann, Margaret G and Charles F., “Hostage taking, the presidency

and stress” - Origins of Terrorism - Psychologies, Ideologies, Theologies,

States of Mind (Woodrow Wilson Center Press, Washington- Johns

Hopkins University Press, Baltimore and London: 1998)

Page 72: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

70

32. Howell, Llewellyn D., “Is the New Global Terrorism a Clash of Cilizations?

Evaluating Terrorism’s Multiple Sources” - The New Global Terrorism,

Characteristics, Causes, Controls. (ed: Charles W. Kegley, Jr- Pearson

Education, Inc: 2003)

33. Human Rights Wtach. World Report 2002: Macedonia (prej internetit:

www.hrw.org/wr2k2/europe14.html)

34. Hyams, Edward. Terrorists and Terrorism (St. Martin’s Press, Inc., New

York: 1974).

35. Jenkins, Brian M.: “International terrorism: The Other World War” - The

New Global Terrorism, Characteristics, Causes, Controls. (ed: Charles W.

Kegley, Jr- Pearson Education, Inc: 2003)

36. Johnson, James Turner. “Strategic Intelligence: The Weakest Link in the

War against World Terrorism”- The New Global Terrorism, Characteristics,

Causes, Controls. (ed: Charles W. Kegley, Jr- Pearson Education, Inc:

2003)

37. Johnson, Loch K. “Just War Theory: Responding Morally to Global

Terrorism” - The New Global Terrorism, Characteristics, Causes, Controls.

(ed: Charles W. Kegley, Jr- Pearson Education, Inc: 2003)

38. Juergensmeyer, Mark. “The Religious Roots of Contemporary Terrorism” -

The New Global Terrorism, Characteristics, Causes, Controls. (ed: Charles

W. Kegley, Jr- Pearson Education, Inc: 2003)

39. Kellen, Konrad, “Ideology and rebellion: Terrorism in West Germany”-

Origins of Terrorism- Psychologies, Ideologies, Theologies, States of Mind

(Woodrow Wilson Center Press, Washington- Johns Hopkins University

Press, Baltimore and London: 1998)

40. Kissinger, Henry, Does America Need a Foreign Policy? (Simon & Schuster,

New York 2001)

41. Klare, Michael T., “The New Face of Combat: Terrorism and Irregular

Warfare in the 21st Century” - The New Global Terrorism, Characteristics,

Causes, Controls. (ed: Charles W. Kegley, Jr- Pearson Education, Inc:

2003)

42. Lewis, Bernard, “The Roots of Muslim Rage” - The New Global Terrorism,

Characteristics, Causes, Controls. (ed: Charles W. Kegley, Jr- Pearson

Education, Inc: 2003)

43. Kramer, Martin, “The moral logic of Hizballah” -Origins of Terrorism-

Psychologies, Ideologies, Theologies, States of Mind (Woodrow Wilson

Page 73: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

71

Center Press, Washington- Johns Hopkins University Press, Baltimore

and London: 1998)

44. Laqueur, Walter, Terrorism (Little, Brown and Company, Boston: 1977).

45. Laqueur, Walter, “Postmodern Terrorism” - The New Global Terrorism,

Characteristics, Causes, Controls. (ed: Charles W. Kegley, Jr- Pearson

Education, Inc: 2003)

46. Larry, Albert, Terrorism: From Robespierre to Arafat (Gage Publishing Co,

Agincort, Ont: 1976).

47. Long, David C., The Anatomy of Terrorism (The Free Press, New York:

1990).

48. Marcy, Sam, Doomsday religions bourgeois pessimism (Workers World

Service, prej internetit: http://www.workers.org, 1997)

49. Merari, Ariel, “The readiness to kill and die: Suicidal terrorism in the

Middle East” - Origins of Terrorism- Psychologies, Ideologies, Theologies,

States of Mind (Woodrow Wilson Center Press, Washington- Johns

Hopkins University Press, Baltimore and London: 1998)

50. Morgenthau, Hans J., Politics Among Nations, The Struggle for Power and

Peace (McGraw-Hill, 1993)

51. Nando News Service, IRA attacks in mainland Britain (prej internetit:

http://www.nando.net/ntn/top/021296/topstory_7318_s9.html) ©

1996

52. Oshima, Sumiko and Maeda, Toshi, Aum Three Years Later: Sarin plant

haunts Kamikuishiki (Japan Times 18 March 1998).

53. Paz, Reuven, Is There an “Islamic Terrorism”? (prej internetit: http://

www.ict.org.il/articles/isl_terr.htm 7 September 1998).

54. Perry, Sam, Terrorism: A Frightening New Perspective (prej internetit:

http://www.acsp.uic.edu/oicj/pubs/cji/110501.htm).

55. Phillips, John, Macedonia – Warlords and Rebels in the Balkans, I.B.

Tauris & Co Ltd, London 2004

56. Pomerantz, Steven, Counterterrorism in a free society (from The Journal

of Counterterrorism & Security International, Spring 1998)

57. Post, Jerrold, “Terrorist psycho-logic: Terrorist behavior as a product of

psychological forces” -Origins of Terrorism - Psychologies, Ideologies,

Theologies, States of Mind (Woodrow Wilson Center Press, Washington-

Johns Hopkins University Press, Baltimore and London: 1998)

Page 74: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

72

58. Prins, Gwyn, The Heart of War - On Power, Conflict and Obligation in the

Twenty-First Century (Routledge, London , 2002)

59. Rapaport, David C., “Sacred terror: A contemporary example from Islam”

-Origins of Terrorism - Psychologies, Ideologies, Theologies, States

of Mind (Woodrow Wilson Center Press, Washington- Johns Hopkins

University Press, Baltimore and London: 1998)

60. Rapaport, David. C., “The Four Waves of Rebel Terror and September 11”-

The New Global Terrorism, Characteristics, Causes, Controls. (ed: Charles

W. Kegley, Jr- Pearson Education, Inc: 2003)

61. Raymond, Gregory A., “The Evolving Strategies of Political Terrorism” -

The New Global Terrorism, Characteristics, Causes, Controls. (ed: Charles

W. Kegley, Jr- Pearson Education, Inc: 2003)

62. Reich, Walter, “Understanding terrorist behavior: The limits and

opportunities of psychological inquiry” - Origins of Terrorism-

Psychologies, Ideologies, Theologies, States of Mind (Woodrow Wilson

Center Press, Washington- Johns Hopkins University Press, Baltimore

and London: 1998)

63. Richards, Deputy Larry, Domestic Terrorism: Army of God (published in

Police and Security News, prej internetit http://eob.org/terror/html/

army_of_God.html, undated but post 1993).

64. Rubenstein, Richard E., “The Psycho-Political Sources of Terrorism” - The

New Global Terrorism, Characteristics, Causes, Controls. (ed: Charles W.

Kegley, Jr- Pearson Education, Inc: 2003)

65. Sayle, Murray, Nerve Gas and the Four Noble Truths (The New Yorker, 1

April 1996).

66. Sederberg, Peter C., “Problems of Challenge and Response” “Just War

Theory: Responding Morally to Global Terrorism” - The New Global

Terrorism, Characteristics, Causes, Controls. (ed: Charles W. Kegley, Jr-

Pearson Education, Inc: 2003)

67. Schafer, Stephen, The Political Criminal: The Problem of Morality and

Crime (The Free Press, New York: 1974).

68. Sick, Gary, “Taking vows: The domestication of policy-making in hostage

incidents” - Origins of Terrorism- Psychologies, Ideologies, Theologies,

States of Mind (Woodrow Wilson Center Press, Washington- Johns

Hopkins University Press, Baltimore and London: 1998)

Page 75: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

73

69. Smith, Anthony D., National Identity (Penguin Books and Current Affairs,

1991)

70. Sprinzak, Ehud, “The psychopolitical formation of extreme left terrorism

in democracy: The case of the Weathermen” - Origins of Terrorism -

Psychologies, Ideologies, Theologies, States of Mind (Woodrow Wilson

Center Press, Washington- Johns Hopkins University Press, Baltimore

and London: 1998)

71. Stohl, Michael and Lopez, George A. (eds), The State as Terrorist: The

Dynamics of Governmental Violence and Repression (Greenwood Press,

Westport, Conn: 1984).

72. Stohl, Michael, “The Mystery of the New Global Terrorism: Old Myths, New

Realities?” - The New Global Terrorism, Characteristics, Causes, Controls.

(ed: Charles W. Kegley, Jr- Pearson Education, Inc: 2003)

73. United States Federal Emergency Management Agency Backgrounder:

Terrorism (http://www.fema.gov/library/terror.htm)

74. United States Senate, Federal Counter Terrorism Coordination Efforts,

Senate Report: Crime, Terror, & War (http://eob.org/terror/index.html

– undated but published after June 1995).

75. United States Senate, Committee on the Judiciary, Subcommittee on

Technology, Terrorism, and Government Information. Crime, Terror, &

War: National Security & Public Safety in the Information Age http://jya.

com/ctw.htm – 13 November 1998

76. USAID, Transition Initiatives: Kosovo Field Report (prej internetit: www.

usaid.gov/hum_response/oti/country/kosovo/rpt0301.html- 2001)

77. Van Creveld, Martin, The Transformation of War (The Free Press, New

York: 1991).

78. Wardlaw, Grant, Political Terrorism: Theory, tactics, and counter-measures

(Cambridge University Press, Cambridge:1989)

79. Wilkinson, Paul, The Fight against Terrorism (The Mackenzie Institute for

the Study of Terrorism, Revolution and Propaganda, Toronto: 1989).

80. Wilkinson, Paul, Terrorism: Motivations and Causes (Canadian Security

Intelligence Service, Commentary No. 53, Ottawa: January 1995).

81. Wilkinson, Paul, “While Modern terrorism? Differentiating Types and

Distinguishing Ideological Motivations” - The New Global Terrorism,

Characteristics, Causes, Controls. (ed: Charles W. Kegley, Jr- Pearson

Education, Inc: 2003)

Page 76: IL I TERRORIZËM APO LUFTË PËR TË DREJTA?

74

82. Wilson, Michael, Terrorism in a New World -- Evolution in Revolution (The

Nemesis Group, http://www.emergency.com/evo-revo.htm, 1994).

C I R I L I K Ë

83. Gligorov Kiro, (Gligorov, Kiro), Makedonija e sè {to imame, Izdava~ki

centar TRI, 2001

84. Instituti për Histori Nacionale – Shkup, Institut za nacionalna istorija

– Skopje, Istorija na makedonskiot narod, NIP Nova Makedonija,

Shkup 1969

85. Kostovska, Jadranka, (Kostova, Jadranka), Nezavr{en mir, Bata press

2003

86. Kotovëevski, Mitko, (Kotov~evski, Mitko), Sovremen terorizam,

Makedonska civilizacija, Shkup-2003.

87. Maleski, Denko, (Maleski, Denko), Lekcii nau~eni: Balkanot i

Makedonija, deset godini potoa, New Balkan Politics, Issue 1, (prej

internetit: www.newbalkanpolitics.org.mk)

88. Maleski, Denko, (Maleski, Denko), Makedonija 1991-2001, New Balkan

Politics, Issue 1, (prej internetit: www.newbalkanpolitics.org.mk)

89. Maleski, Denko, (Maleski, Denko), Politi~arot, diplomatot i

narodot: Iskustva na makedonskata nadvore{na politika, New

Balkan Politics, Vol. 2-3, 2002

90. Maleska, Mirjana, (Maleska, Mirjana), Etni~kiot konflikt i

prilagoduvaweto: (Makedonija 1991-1997), Kultura, Shkup1997

91. Millosavlevski, Sllavko, (Milosavlevski, Slavko), Minorities in

Macedonia in the Political and Constitutional Acts: From the 1903

Krushevo Manifest to the 2001 Constitutional Amendments, New Balkan

Politics, www.newbalkanpolitics.org,

92. Nacionalen izveshtaj za chovekoviot rayvoj, 2001, Nacionalen

izve{taj za ~ovekoviot razvoj, 2001: Socijalnata isklu~enost i

nesigurnosta na gra|anite na Makedonija, Programa za razvoj na

Obedinetite nacii,