ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi...

188
Instituti i Kosovës për Administratë Publike Katalogu i trajnimeve për vitin 2015 Prishtinë 2015 1

Transcript of ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi...

Page 1: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Katalogu i trajnimeve për vitin 2015

Prishtinë 2015

1

Page 2: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

Katalogu i trajnimeve për vitin 2015

Përmbajtja

Funksionet dhe roli i IKAP-it

Lista kontaktuese e stafit te IKAP

Programi i Trajnimeve

Menaxhim i përgjithshëm

Administratë dhe legjislacion

Burime njerëzore

Buxhet dhe financa

Teknologjia informative

Çështjet komunale

Çështje të bashkimit Evropian

2

Page 3: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

Të nderuar kolegë,

Instituti Kosovës për Administratë Publike me kenaqësi të madhe prezanton programin e trajnimeve për vitin 2015 dhe ju fton të merrni pjesë në programet e saj të trajnimit.

Gjatë përvojës sonë 10 vjeçare ne kemi krijuar raporte të qëndrueshme me të gjitha njësitë dhe nëpunësit e administratës publike. Instituti Kosovës për Administratë Publike ka arritur të tejkaloj shumë sfida dhe probleme. Tashmë jemi të vetëdijshëm për ndryshimet që vijnë nga pjesëmarrja në trajnime.

Në vendin tonë janë duke u realizuar ndryshime pozitive në shumë fusha, përfshirë këtu edhe fushën në të cilin ju veproni, pra ne fushën e administratës publike. Ne vlerësojmë se kjo fushë vijon te jetë një sfide, e ështe duke u tejkaluar hap pas hapi por me sukses. Ndryshimet e legjislacionit, strukturat organizative, proceset e punës si dhe vet investimi në burimet njerëzorë përbejnë fushat kritike në fokus.

Ngritja e njohurive dhe aftësive të nëpunësve publikë përmes programeve të trajnimit dhe formave të tjera të aftësimit përben njërin ndër prioritet e Qeverisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Administratës Publike. Nëpunësit e administratës publike janë bartës jo vetëm të përgjegjësive në administratën publike por edhe të zhvillimit ekonomik, prandaj investimi në shërbimin civil dhe në shërbimin publik poashtu është edhe investim në zhvillimin ekonomik të vendit.

Praktika ka deshmuar se investimi në burimet njerëzorë është investimi më i mirë dhe më i qëndrueshëm. Në ketë drejtim Instituti i Kosovës për Administrate Publike vijon, në përpjekjet e tij për të qenë më afër nëpunësve civilë dhe nevojave të tyre, duke i mbështetur ata që të performojnë më mirë në punën e tyre.

Për të zbatuar ketë program trajnimi, do bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë nëpunësit nga të gjitha njësitë e administratës publike. Krahas aktiviteteve dhe ideve tuaja në ndërtimin e këtij programi, pjesëmarrja e juaj në trajnime si dhe vlerësimi i programeve, që do të mbahen, ofrojnë mbështetjen për misionin e IKAP-it dhe fuqizimin e tij.

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të IKAP

3

Page 4: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

IKAP – INSTITUT KRYESOR PËR AFTËSIMIN DHE ZHVILLIMIN E ADMINISTRATËS PUBLIKE TË KOSOVËS

Instituti i Kosovës për Administratën Publike është themeluar në vitin 2003. IKAP-i është agjenci ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike dhe funksion në bazë të Ligjit nr. 04/l – 221 për institutin e Kosovës për Administratë Publike.

Funksionet e IKAP-it këshillon dhe mbështet Ministrinë gjatë

përgatitjes së strategjive për aftësimin e nëpunësve civilë dhe zbaton këto strategji pas miratimit të tyre:

identifikon dhe vlerëson, në mënyrë periodike, nevojat për aftësimin e nëpunësve civilë të Kosovës në nivelin qendror dhe lokal;

bën grumbullimin e planeve të trajnimit, pas vlerësimit vjetor të punës dhe i integron këto plane në planin vjetor të trajnimit deri më 30 maj të çdo viti;

harton programe të përshtatshme të aftësimit, që përmbushin nevojat e identifikuara dhe vlerëson rezultate të programeve të aftësimit, të organizuara për këtë qëllim;

koordinon aktivitetet me institucionet në nivelin qendror dhe lokal si dhe aktivitetet e donatorëve në fushën e aftësimit në Shërbimin Civil;

kryen hulumtime, organizon forume dhe diskutime për nevojat e trajnimit si dhe zhvillimit të nëpunësve civilë;

IKAP-i bashkëpunon me institucionet tjera, krijon dhe mirëmban qasje në rrjete profesionale vendore dhe ndërkombëtare

Kategoritë e grupeve për aftësim

IKAP-i ofron programe trajnimi për:

nëpunësit civilë të karrierës dhe jo të karrierës të punësuar në organet e administratës të nivelit qendror dhe lokal;

kategori të tjera sipas kërkesave të personave fizikë dhe juridikë.

Programet e aftësimit

IKAP ofron këto lloje trajnimi:

trajnime hyrëse gjatë periudhës provuese; trajnime për zhvillimin e karrierës; trajnime për përshtatje profesionale, në rastet

e ndryshimit të kërkesave të vendit të punës; trajnime me karakter të posaçëm për kryerjen

e detyrave të veçanta; trajnime për zhvillimin e njohurive

profesionale; trajnime për trajnerë; trajnime dhe testime të obligueshme

Synimet e IKAP-it

IKAP-i synon të bëhet një institut i standardeve ndërkombëtare në askpektin e veprimit , strukturës, politikave, llogaridhënies dhe kapacitetit për të aftësuar dhe zhvilluar Shërbimin Civil të Kosovës.

Instituti i Kosovës për Administratë Publike siguron aftësimin dhe zhvillimin e Shërbimit Civil të Kosovës duke u përqendruar në fushat e mëposhtme:

Menaxhim i përgjithshëm; Administratë dhe legjislacion; Burime njerëzore; Buxhet dhe financa; Çështjet komunale; Teknologji informative

4

Page 5: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

Bashkim Evropian.

Katalogu i trajnimeve për vitin 2014

IKAP-i, qe nga themelimi në vitin 2003, ka arritur të ofrojë trajnime sistematike dhe të përshtatur me nevojat e nëpunësve civilë. Katalogu i trajnimeve për vitin 2014 është përshtatur kontekstit të nevojave të nëpunësve civilë me zhvillimet në botën e sotme dhe të ardhme. Modulet e prezantuara bëjnë lidhjen në mes teorisë dhe praktikave dhe si të tilla ato do të avancojnë kompetencën për punë. Gama e moduleve të trajnimit është e gjerë, ajo ofron mundësinë e ndërlidhjes së njohurive të përgjithshme me ato specifike. Nëndërtimin e përshkrimeve për modulet veç e veç janë përdorur një numër i kritereve të cilat japin informacionin për atë se çfarë do përmbajnë modulet, çfarë temash do trajtojnë dhe çfarë objektivash pritet të realizohen. Në thelbin e tij, ky katalog synon të pajisë nëpunësin civil me dijen bashkëkohore dhe të përgatitur për të kontribuar dhe avancuar organizatën ku ai punon, institucionet e vendit për të ofruar shërbime më të mira në dobi të qytetarëve.

Prioritetet strategjike

Katalogu i trajnimeve për vitin 2014 reflekton prioritetet e parashtruara në dokumentet strategjike të Qeverisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Administratës Publike siç janë:

1. Plani i veprimit të reformës së administratës publik (PVRAP),

2. Strategjia e trajnimeve të nëpunësve civilë, si dhe

3. kërkesat e Manualit të metodologjisë së vlerësimit të nevojave për trajnim.

Në këto dokumente, çështje me prioritet të lartë të adresuar janë:

menaxhimi i mirë i shërbimit publik, çështjet e integrimit evropian, çështjet e qeverisjes lokale, si dhe nevojat e përdorimit më të mirë të

teknologjisë informativë për përmirësimin proceseve të punës në administratën publike.

Trajnimi si agjendë e ndryshimit

Adresimi i këtyre sfidave, modernizimi i shërbimeve dhe inovacioni përmes trajnimeve jo vetëm që është i mundur, por ai është bërë edhe një mjet i domosdoshëm dhe për faktin se përmes trajnimeve shumë më shpejt arrihen njohuritë dhe përcillen ndryshimet e botës bashkëkohore. Zbatimi i një sistemi të trajnimit efikas përfshin vlerësimin e nevojave për trajnim, sigurimin e trajnerëve dhe ekspertëve adekuatë në transmetimin e materies si dhe analizimin e vlerësimin e rezultateve për të bërë rekomandimet për të ardhmen.

Katalogu i trajnimeve për vitin 2014 ofron zgjidhje që pasqyrojnë nevojat në ndryshim. Si i tillë, ky katalog trajnimi me përmbajtjen e tij ofron informacion tek nëpunësit civilë, tek partneret dhe tek të gjithë të interesuarit tjerë që janë të involvuar në rritjen e kapaciteteve të administratës publike.

PROCESI I TRAJNIMVE NË IKAP

Ftesa për pjesëmarrje në trajnim

Trajnimet e IKAP-it janë të hapura për të gjithë nëpunësit e shërbimit civil të Kosovës. Pjesëmarrja në trajnimet e IKAP-it sigurohet duke aplikuar përmes formës për aplikim apo edhe

5

Page 6: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

duke iu përgjigjur ftesave për trajnim të cilat dërgohen nga përgjegjësit e fushave për trajnim. Koordinimi i pjesëmarrjes në trajnim bëhet në bashkëpunim me njësitë e personelit. Këto njësi menaxhojnë planet e trajnimve të institucioneve dhe janë pjesë e kornizës institucionale për administrimin e trajnimeve në Shërbimin Civil. Përmes këtij sistemi sigurohen pjesëmarrësit adekuatë në trajnim.

Orari i trajnimeve

Trajnimet në IKAP fillojnë nga ora 09:00 deri në ora 15:00/16:00. Në këtë orar janë të përfshirë edhe dy pauza për kafe dhe një pushim për drekë. Orari i pushimeve të trajnimeve është fleksibildhe mund të ndryshojë sipas marrëveshjes së trajnerit pjesëmarrësve në trajnim dhe zhvilluesit e trajnimit.

Materialet e trajnimit

Materialët e trajnimit iu jepen pjesëmarrësve në ditën që zhvillohet trajnimi. Materialet e trajnimit apo “pakoja e pjesëmarrësit”, shërben si plotësim për të zhvilluar njohuritë e mëtutjeshme. Pakoja e pjesëmarrësit përmban: agjendën, termat e referencës së trajnimit, manualin e trajnimit dhe slajdet.

Materialet e disa trajnimeve preferohen të i dergohen paraprakisht pjesëmarrësve të trajnimeve përkatese.

Metodologjia e trajnimit

Metodologjia e trajnimit bazohet në të mësuarit për të rritur dhe pjesëmarrjen. Metoda të ndryshme të trajnimit si leksione të shkurtra, diskutime të strukturuara në grup, punë në grupe të vogla, prezantime nga pjesëmarrësit e rezultateve të punës në grup, raste studimore, role etj.

Vlerësimi i trajnimit.

Të gjitha trajnimit vlerësohen në bazë të sistemit të vlerësimit të cilësisë. Hapat e sistemit të vlerësimit të trajnimit në IKAP janë:

I. vlerësohen materiet e trajnimit, II. vlerësohet puna e trajnerit gjatë zhvillimit

të trajnimit, III. zhvillohet pas përfundimit të trajnimit

përmes formave për vlerësim.

Certifikatat për trajnime

IKAP-i lëshon tre lloje të certifikatave për trajnime:

1. certifikata për vijueshmëri në trajnim2. certifikata për trajnim të suksesshëm 3. certifikata për trajner.

Në trajnimin për prokurim publik, certifikatat jepen vetëm nëse kandidati e kalon testin e nënshtruar .

6

Page 7: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

LISTA KONTAKTUESE E STAFIT TE IKAPZYRA E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË IKAP

Nr Emri & Mbiemri Pozita Zyra Centrex

Nr. i mobil Nr.fix Email

1 Bujar Thaqi UD.Drejtor i Përgjithshëm

C 104 31 018

044/158 576

038/211-887

[email protected]

2 Gazmend Kuçi Menaxher për Informim D 208 31 023

044/339 812

038/211-883

[email protected]

3 Nita Selca Asistente Ekzekutive C 104 31 019

044/800 755

038/211-884

[email protected]

DREJTORIA E TRAJNIMEVE

Nr Emri & Mbiemri Pozita Zyra D Centrex

Nr. i mobil Nr.fix Email

4 Enver Haxhijaj Udhëheqës ekipi 211/B 31 021

044/140 864

038/211-874

[email protected]

5 Ariana Birinxhiku ZHP-Menaxhment te Përgjithshëm

211/B 31 014

044/644 722

038/211-876

[email protected]

6 Teuta Kuçi ZHP-Administrate dhe Legjislacion

211/A 31 016

044/977 267

038/211-875

[email protected]

7 Zorka Shala ZHP-Burime njerëzore 208 31 017

044/248 058

038/211-814

[email protected]

8 Osman Sylanaj ZHP-Buxhet dhe Financa 211/B 31 030

044/442 418

038/212-172

[email protected]

9 Hetem Idrizi ZHP-Teknologji Informative

211/1 31 024

044/607 788

038/211-882

[email protected]

10 Vlora Kryeziu ZHP- Bashkim Evropian 211/B 31 028

044/368 551

038/212-173

[email protected]

DREJTORIA E ADMINISTRATËS

Nr Emri & Mbiemri Pozita ZyraD Centrex Nr. i mobil

Nr.fix Email

11 Bujar Thaqi Drejtor i Administratës 211/B 31 015 044/160292

038/211-877

[email protected]

12 Ariana Aliu Zyrtar i larte për Buxhet dhe Financa

211/B 31 031 045/832179

038/212-744

[email protected]

13 Arben Shala Zyrtar për Logjistike C 104 31 020 045/84 038/211- Arben.shala@rks-

7

Page 8: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

4 444 844 gov.net

14 Shpresa Llapashtica

Zyrtare Administrative 211 31 022 044/619 895

038/211-905

[email protected]

8

Trajnimet për Menaxhim të përgjithshëm

Krijimi i një administrate e cila arrin t’u japë përgjigje efikase nevojave të qytetarëve, ndryshimeve ekonomike dhe sociale, evidenton nevojën që menaxhmenti të jetë i pajisur me njohuritë dhe shkathtësitë e duhura për të krijuar dhe zbatuar politika publike të cilat e ndihmojnë zhvillimin e vendit.

IKAP-i përmes fushës së trajnimit të Menaxhimit të përgjithshëm ofron module trajnimi të cilat zgjerojnë njohuritë dhe rrisin aftësitë e përgjithshme dhe specifike të udhëheqësve dhe menaxherëve të administratës publike.

Si rezultatet i këtyre trajnimeve do kemi një produktivitet dhe performancë më të lartë të punës si dhe administrim të administratës publike.

Pjesëmarrësi të në trajnimet e Menaxhimit të përgjithshëm mund të jenë të gjithë menaxherët, personeli i paraparë për avancim dhe gjithë të tjerë të interesuarit zhvillimin e e shkathtësive të punës dhe karrierës profesionale.

Page 9: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

Programi i trajnimeve Kohëzgjatja

MP 001 Menaxhimi dhe udhëheqja 2 ditë

MP 002 Menaxhimi i kohës dhe delegimi 2 ditë

MP 003 Menaxhimi i Projekteve 4 ditë

MP 004 Sjellja organizative 2 ditë

MP 005 Menaxhimi strategjik 2 ditë

MP 006 Komunikimi, konfliktet dhe puna ekipore 2 ditë

MP 007 Komunikimi qeveritar me publikun 3 ditë

MP 008 Matja e performancës së sektorit publik 3 ditë

MP 009 Menaxhimi i kualitetit në shërbimin publik 2 ditë

MP 010 Korniza e përbashkët e vetëvlerësimit (KPV-CAF) 2 ditë

MP 011 Zhvillimi dhe implementimi i politikave publike 2 ditë

MP 012 Menaxhimi i proceseve 2 ditë

9

Page 10: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

MP 001 Menaxhimi dhe udhëheqja

Përshkrimi

Përgjegjësia e Udhëheqësise të organizatave të sektorit publik është krijimi i qartësisë, ndërtimi i unitetit për arritjen e qëllimeve dhe krijimi i ambienteve në të cilin organizata dhe nëpunësit e saj të mund të shkëlqejnë.

Moduli i trajnimit përfshin në vete shpjegimin për elementet e teorive themelore të menaxhimit dhe nivelet e menaxhimit, rëndësinë themelore të identifikimit të stilit të drejtë të udhëheqjes që varet nga situata e dhënë. Shpjegon se cilat karakteristika e bëjnë një menaxher dhe lider/udhëheqës të dalluar. Cilat janë llojet e udhëheqjes dhe çfarë shkathtësish duhet të ketë një udhëheqës/menaxher që të jetë i suksesshëm në bashkëveprimin me përcjellësit/vartësit e vet. Moduli gjithashtu shpjegon cilët faktorë ndikojnë në udhëheqje/menaxhim.

Objektivat

Në fund të këtij sesioni pjesëmarrësit do të jenë në gjendjetë:

përkufizojnë termin Menaxhim dhe Udhëheqje; të numërojnë Tri nivelet e menaxhimit; rolet e menaxhimit; dallimet themelore në mes menaxhimit dhe udhëheqjes; ) veçoritë e udhëheqjes në bazë të teorisë së veçorive për udhëheqje; format fllestare të sjelljes së udhëheqjes; stilet e udhëheqjes; definojnë termin “Pushtet”; ) llojet e pushtetit nga baza e pushtetit; përkufizojnë pushtetin e pozitës dhe pushtetin personal

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi bazohet në ligjërata, diskutime grupore, ushtrime dhe raste për shqyrtim. Përdoret Prezantimi Power Point.

Grupet e synuara

Ky trajnim është i dedikuar për nivelet drejtuese nga të gjitha kategoritë e shërbimit civil si dhe niveleve profesionale. Në këtë trajnim mund të marrin pjesë edhe ata të cilët janë vlerësuar si kandidatë të mundshëm për avancim dhe zhvillim të karrierës për pozita udhëheqëse dhe menaxheriale.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

10

Page 11: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

MP 002 Menaxhimi i kohës dhe delegimi

Përshkrimi

Procesi i caktimit të detyrave apo projekteve vartësve duke përcaktuar në mënyrë të qartë rezultatet e pritshme dhe afatin kohor për realizimin e detyrës, përbën edhe qëllimin e këtij moduli, në të cilin pjesëmarrësit do të këshillohen se si ta menaxhojnë kohën e tyre më mirë, se si ta përmirësojnë përdorimin e kohës së tyre nëpërmjet delegimit efektiv dhe të menaxhojnë kohën në përgjithësi. Ata do të fillojnë me ekzaminimin e asaj se si e menaxhojnë kohën e tyre aktualisht dhe pastaj vërehen lëmenjtë në të cilët ka nevojë për përmirësim.

Trajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit efektiv të delegimit si një element thelbesor për udhëheqje. me rëndësi është të kuptojmë delegimin, pasi qe është njëra ndër veglat kryesore me të cilën mbikëqyrësi kryen punë.

Organizata cakton mbikëqyrësit përgjegjësine dhe autorizimin per të përmbushur detyrën e caktuar. Kjo detyrë i është deleguar atij nga organizata si dhe i janë dhënë burimet e duhura për ta plotësuar këtë detyrë. Por asnjë mbikëqyrës nuk mundet personalisht të përmbushë apo, në përgjithësi, të mbikëqyrë detyrat e departamentit apo njësisë. Ai/ajo duhet të vendosë të caktojë detyrat, projektet tek nëpunësit e vet.

Objektivat

Në fund të këtij mësimi secili pjesëmarrës duhet të jetë në gjendje: të definojnë kuptimin e kohës; të shpjegojë organizimin kohës dhe të detyrave; të numërojë disa nga ndryshimet fillestare; të bëjë seleksionimin e detyrave urgjente dhe të rëndësishme; të konvertojë kohën joproduktive në atë produktive përmes eliminimit të pritjeve; të shpjegojë se si të lirohen nga detyrat të cilat nuk janë shumë të rëndësishme; të planifikojë kohën bazuar në vlera; të përgatisë ekipin për delegim nëpërmjet sigurimit të trajnimeve të përshtatshme, mbajtjes së rrjedhës së komunikimit dhe mbajtjen e motivimit të lartë; të numërojë përparësitë e delegimit dhe mangësitë e delegimit; të tregojë për gjërat që nuk duhet të delegohen dhe cilat janë barrierat e delegimit dhe si duhet të tejkalohen ato.

Metodologjia e trajnimitTrajnimi bazohet në ligjërata, diskutime grupore, ushtrime dhe Raste për shqyrtim. Përdoret Prezantimi Power Point.

Grupet e synuaraKy trajnim iu ofrohet niveleve drejtuese nga të gjitha kategoritë e shërbimit civil. Në veçanti trajnimi iu dedikohet drejtuesve të rinj të cilët kanë nevojë për të pasuruar përvojat e tyre dhe rritur vlerën e kualifikimeve.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

11

Page 12: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

MP 003 Menaxhimi i Projekteve

Përshkrimi

Menaxhimi i Projekteve është në modul katërditor i përpiluar në bazë të standardeve të Institutit për Menaxhimin e Projekteve dhe është i ndarë në pesë proces-grupe.

Proces-grupi I – Inicimi

Shpjegohet arsyeja e inicimit të një projekti, aktivitetet dhe proceset të cilat duhet të përfundohen në këtë proces-grup. Përshkruhet mënyra se si përpilohet “Përshkrimi i Projektit” dhe si bëhet “Identifikimi i Grupeve të Interesit” dhe si krijohet lista e grupeve të interesit, si procese të para në Menaxhimin e Projektit. Përcaktohen supozimet dhe bëhen analiza e rreziqeve në projekt.

Proces grupi II – Planifikimi

Shpjegohet se cilat nënplane duhet të përpilohen në kuadrin e Planit kyresor të projektit me fokus të veçantë në përpilimin e strukturës së aktiviteteve të ndara (SAN/WBS), planifikimin e kohës duke përdorur metodën e shtegut kritik (MSHK/CPM) dhe metodën e PERT-it, planifikimin e Burimeve Njerëzore, planifikimin e buxhetit.

Proces grupi III – Ekzekutimi i projektit

Shpjegohet ndërtimi i ekipit dhe mënyra e zhvillimit ekipor në kuadër të projektit. Mënyrat e zgjidhjes së problemeve në kuadër të ekipit dhe të problemeve të tjera të cilat paraqiten gjatë ekzekutimit të projektit.

Proces grupi IV – Monitorimi dhe kontrolli

Si proces grup që fillon nga fillimi i menaxhimit të projektit dhe proceset e aktivitetet të cilat duhet ndërmarrë që monitorimi dhe kontrolli i projektit të jetë i suksesshëm. Shpjegohen aktivitetet të cilat duhet të ndërmerren, që të implementohen ndryshimet në ekzekutimin e projektit.

Proces grupi V – Mbyllja e projektit.

Shpjegohen proceset e mbylljes së projektit duke përfshirë hapat të cilët duhet të ndërmerren për Mbylljen e Projektit dhe Procesi i Mbylljes së Prokurimit duke përfshirë të shkruarit e Raportit Përfundimtar të Projektit.

Objektivat

Në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

përkufizojnë dhe shpjegojnë se çka është portfolio, programi, projekti dhe detyra; përkufizojnë dhe shpjegojnë se çka është menaxhimi i projektit;

12

Page 13: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

numërojnë pesë proces grupet e menaxhimit të projektit; përpilojnë dhe sqarojnë problemin i cili nxitë projektin.identifikojnë qëllimin e projektit; përkufizojnë dhe përpilojnë objektivat e projektit; identifikojnë supozimet dhe rrezikun; përcaktojnë kohën më të shkurtër të zgjatjes së projektit; krijojnë buxhetin e projektit; definojnë hapat në ndërtimin e ekipit; definojnë metodat e monitorimit dhe kontrollit në projekt; përkufizojnë metodat e mbylljes së projektit.

Metodologjia e trajnimit

Metodologjia e trajnimit përfshinë ligjëratat, diskutimet grupore, Uuhtrimet praktike, shqyrtimin e rasteve studimore. Gjatë trajnimit do të përdoret Prezantimi ne Power Point, tabela e bardhë me markezë dhe mostrat e formave të ndryshme të cilat pjesëmarrësit mund t’i përdorin në planifikimin dhe implementimin e projekteve. Të gjitha metodat do të përdoren që trajnimi të jetë sa më shumë që është e mundur interaktiv.

Grupet e synuara

Ky trajnim katërditor është i dedikuar për nëpunësitë civilë të nivelit drejtues dhe profesional si dhe për nëpunësit tjerë të cilët në ndonjë mënyrë janë të kyçur në planifikimin ose implementimn e projekteve. Këta nëpunës janë nga të gjitha institucionet publike: ministritë, agjencitë ekzekutive të pavarura si dhe nëpunësit e komunave.

Kohëzgjatja 4 ditë/20 orë

13

Page 14: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

MP 004 Sjellja Organizative

Përshkrimi

Moduli i trajnimit është i fokusuar ne trajtimin e temave si: koncepti i përgjithshëm për sjelljen organizative, sjelljet e Individi në organizata, vlerat dhe qëndrimet, personaliteti, perceptimi, motivimi në organizata, sjellja në grup/ekip, komunikimi në organizatë, konflikti në organizatë, stresi në punë,

Trajnimi do të zhvillohet ashtu që kandidati do të përfitojë në zhvillimin e njohurive/ shkathtësive për definicionet dhe teoritë e sjelljes organizative, shkathtësi në komunikim, motivim dhe zgjidhje të konflikteve, të ketë një pasqyrë të duhur të sjelljeve gjatë punëve të përditshme në organizata/ institucione.

Objektivat

Në fund të trajnimit, pjesëmarrësi do të jetë në gjendje: të shpjegojë konceptin e sjelljes organizative, të shpjegojë sjelljet e individit në organizatë, të kuptojë vlerat dhe qëndrimet, të shpjegojë personalitetin e individit brenda organizatës, të rikujtojë njohuritë e perceptimit, të tregojë metodat e motivimit brenda institucionit, të shpjegojë sjelljet e individit në grup, të shpjegojë procesin dhe format e komunikimit, të kuptojë ndërtimin e ekipit, të shpjegojë metodat e zgjidhjes së konflikteve, të kuptojë shkaktarët e stresit në punë.

Metodologjia e mësimit

Trajnimi është i bazuar në një sërë prezantimesh dhe punëve interaktive grupore për t’ua mundësuar pjesëmarrësve vëniën e njohurive të tyre në praktikë.

Grupet e synuara

Ky trajnim është i fokusuar për nëpunësit nga të gjitha institucionet publike: ministritë, agjencitë e pavarura ekzekutive. Në veçanti trajnimi u dedikohet niveleve drejtuese dhe stafit të tyre.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

14

Page 15: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

MP 005 Menaxhimi strategjik

Përshkrimi

Trajnimi dyditor përbëhet nga tri pjesë që ndiqen së bashku, por veçanerishtë të ndara. Pjesa e parë do të japë një pasqyrë të përgjithshme të koncepteve teorike të menaxhimit strategjik. Trajnimi është projektuar për te analizuar procesin e menaxhimit strategjik dhe te njohë pjesëmarrësit me praktiken e zbatimit të këtij procesi në organizata reale. Procesi i menaxhimit strategjik ka të bëjë më marrjen e vendimeve rreth të ardhmes së organizatës dhe zbatimin e këtyre vendimeve. Do të përfshihen edhe modelet e planifikimit strategjik, korniza logjike dhe metodat e planifikimit strategjik.

Pjese a dyte e trajnimit fokusohet në inicimin e projekteve, të zgjedhjes së tyre, funksionimit dhe kontrollit të projekteve. Diskutohen kërkesat që bëhen nga menaxheri i projektit dhe natyra e veprimit të përbashkët të menaxherit me pjesën tjetër të organizatës. Gjithashtu diskutohen edhe problemet që hasen me menaxhimin e njerëzve në drejtimin e projektit, konfliktet, negocimi apo edhe kompromiset që bëhen për qëllimin e projektit.

Pjese e trete përfshin SWOT dhe PEST analizën në menaxhimin strategjik, formulimin e objektivave dhe zgjidhjen dhe vlerësimin e alternativave strategjike. Kështu shpjegohet edhe zbatimi dhe kontrolli i strategjisë si dhe menaxhimi i ndryshimeve.

Objektivat

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të kuptojnë vizionin dhe misionin e kompanisë, parashikimin e mjedisit të brendshëm dhe të jashtëm, formulimin e objektivave dhe identifikimin e alternativave strategjike, si dhe zgjidhjen e alternativave strategjike dhe zbatimin e kontrollin e strategjisë.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi është i bazuar në një sërë prezantimesh dhe punësh interaktive grupore për t’iu mundësuar pjesëmarrësve të vënë njohuritë e tyre në praktikë. Në trajnim përfshihen shqyrtime të rasteve në hartimin dhe implementimin e strategjive për t’iu mundësuar pjesëmarrësve të analizojnë, formulojnë dhe kontrollojnë realizimin e strategjive të ndryshme.

Grupet e synuara

Ky seminar dy ditor është i fokusuar në nivelet e ndryshme menaxheriale dhe nëpunësit civilë nga të gjitha institucionet e administratës lokale si dhe për përdorues të tjerë. Në veçanti, trajnimi i dedikohet nivelit profesional, drejtueseve të tyre dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në fushën e menaxhimit strategjik.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

15

Page 16: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

MP 006 Komunikimi, konfliktet dhe puna ekipore

Përshkrimi

Modul i trajnim është i ndarë në kapituj: komunikim, konfliktet dhe ekipet, që gjatë trajnimit në fokus do të jenë: procesi dhe principet kryesore të komunikimit, kërkesat për komunikim të suksesshëm, modeli gjashtëhapësh i komunikimit, dëgjimi aktiv, barrierat gjatë komunikimit, metodat e komunikimit, komunikimi verbal, me shkrim dhe jo-verbal, vijat dhe kanalet e komunikimit brendainstitucionit, definicioni i konfliktit, dimensionet dhe llojet e konflikteve në institucione, fazat e zhvillimit dhe metodat e zgjidhjeve të konflikteve, Ffzat e ndërtimit të ekipit, objektivat dhe puna ekipore brenda ekipit.

Trajnimi do të zhvillohet ashtu që kandidati do të përfitojë në zhvillimin e njohurive/ shkathtësive për definicionet dhe teoritë e proceseve të komunikimit, konflikteve, ekipeve dhe punës brenda ekipit, shkathtësi në komunikim, motivim dhe zgjidhje të konflikteve, që të ketë një pasqyrë të duhur të komunikimit gjatë punëve të përditshme në organizata/ institucione.

Objektivat

Në fund të trajnimit, pjesëmarrësi do të jetë në gjendje të shpjegojnë konceptin themelor të komunikimit, të shpjegojë metodat e komunikimit, të zgjedhë mënyrat e përshtatshme për komunikim, të shpjegojë vijat e komunikimit brenda institucionit, të rikujtojë format e problemeve gjatë komunikimit, të tregoj strategjinë për përmirësimin e komunikimit, të shpjegojnë konfliktin në organizata/ institucion, të shpjegojnë metodat e zgjidhjes së konflikteve, të kuptoj ndërtimin e ekipit, të kuptojë punën ekipore.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi është i bazuar në një sërë prezantimesh dhe metoda interaktive të mësimdhënies, ushtrime praktike individuale dhe ekipore, që t’iu mundësohet pjesëmarrësve plotësimin e njohurive/ shkathtësive për t’i aplikuar në praktikë.

Grupet e synuara

Ky trajnim i dedikohet nëpunësve civilë nga të gjitha institucionet publike. Në veçanti, trajnimi është i përshtatshëm për nëpunësit që kanë fituar pozita të reja drejtuese si dhe stafit të tyre dhe aktorëve që dëshirojnë të rrisin aftësitë e tyre në ketë çështje.

Kohëzgjatja 2 ditë/ 10 orë

16

Page 17: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

MP 007 Komunikimi qeveritar me publikun

Përshkrimi

Komunikimi i institucioneve me publikun, roli i zyrtarëve të komunikimit, si funksionon sistemi qeveritar i Kosovës, planifikimi i programeve të komunikimit dhe i teknikave të komunikimit përbëjnë materien e këtij moduli.

Tema të tjera që do të trajtohen janë: përkufizimi i komunikimit; pse është i rëndësishëm komunikimi; shërbimi për komunikim i Qeverisë së Kosovës; detyrat themelore për zyrtarët e rinj të komunikimit; si hartohet një strategji e komunikimit; puna me media; si të plotësohen shpejt kërkesat e medieve; si organizohet publiciteti me pagesë; shfrytëzimi i internetit; si të hartohet një fjalim; kodi i mirësjelljes për shërbimin e komunikimit të Qeverisë, organizimi dhe koordinimi i komunikimit, komunikimi në situata të krizave; Interneti si mjet dhe medium; Web-faqet zyrtare të institucioneve; mediet (rrjetet sociale)

Objektivat

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të kuptojnë rëndësinë dhe përfitimet e komunikimit me publikun; rolin dhe funksionet e zyrtarëve të komunikimit, shërbimi i komunikimit qeveritar si tërësi; përgatitjen e strategjive të komunikimit; si të vendosin pikat fokale për marrëdhënie me publikun, të kuptojnë rëndësinë e kontaktit direkt me publikun.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi përmban ligjërata, ushtrime, diskutime grupore dhe shpjegime të rasteve. Trajnimi do të ofrojë këshillim dhe informim themelor për të ndihmuar profesionistët e komunikimit në punët e tyre të përditshëm, afatgjata dhe ato emergjente.

Grupet e synuara

Trajnimi i dedikohet drejtuesve dhe nëpunësve të zyrave të komunikimit në institucionet qendrore dhe lokale të administratës publike.

Kohëzgjatja 3 ditë/ 15 orë

17

Page 18: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

MP 008 Matja e performancës së sektorit publik

Përshkrimi

Menaxhimi i sektorit publik, vlerësimi i performancës së tij, kërkesat për vlera të shtuara janë vetëm disa nga komponentët që përbejnë temat për të cilat bëhen diskutime të mëdha. Në këtë modul trajnimi do të përshkruhet roli dhe struktura e sektorit publik, si sigurohet legjitimiteti i tij dhe si matet performanca e tij

Për matjen e preferencës fillimisht do të shpjegohet korniza e vlerësimit e komponentëve për vlerësim, e cila përbëhet nga katër çështjet kryesore të cilat janë: performanca organizative, ambienti i jashtëm, motivimi organizativ dhe kapaciteti organizativ. Në vazhdim, moduli i trajnimit përshkruan çështjet si: identifikimi i nevojave për vlerësim, arsyet kryesore për ndërmarrje të vlerësimit, kohëzgjatja e procesit, përdorimi adekuat i rezultateve, krijimi i ekipit, ndarja e detyrave, mënyra adekuate për menaxhimin e procesit, risqet gjatë fazës planifikuese, njësia e analizës, hartimi i pyetjeve të rëndësishme, analiza e treguesve, burimet e të dhënave, metodat e mbledhjes së të dhënave, diagnostikimi i performancës së organizatës, komunikimi i rezultateve dhe plani i përmirësimit etj.

Objektivat

Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të jenë në gjendje: të kuptojnë konceptin e vlerësimit dhe përmirësimit të performancës institucionale; të kuptojnë modelet e vlerësimit; të kuptojnë metodat e përmirësimit të performancës; të kuptojnë metodat e angazhimit të gjithë organizatës në një sinergji të përbashkët për të monitoruar, vlerësuar dhe ngritur performancën e organizatës.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi përmban shpjegime, ushtrime dhe punë intensive grupore analitike dhe vlerësimi të komponentëve të performancës së organizatës. Trajnimi do të ofrojë këshillim dhe informim themelor për të ndihmuar pjesëmarrësit që njohurit e fituara t’i aplikojnë në vendet e tyre të punës.

Grupet e synuara

Trajnimi iu dedikohet drejtuesve dhe nëpunësve të drejtorive të politikave, të administratës dhe të gjithë të interesuarve tjerë që kanë synim për të rritur njohuritë dhe aftësitë e tyre.

Kohëzgjatja 3 ditë/15 orë

18

Page 19: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

MP 009 Menaxhimi i kualitetit në shërbimin publik

Përshkrimi

Përmirësimi i shërbimeve në administratën publike, ndërtimi i kapaciteteve për zbatimin e menaxhimit të kualitetit në shërbimin publik dhe civil, tashmë janë aktuale edhe në administratën e vendit.

Në këtë modul trajnimi do të trajtohen: modelet e menaxhimit të cilësisë në shërbimin publik Modeli EFQM , ISO, TQM; korniza e vlerësimit të përgjithshëm (CAF), kriteret e rezultateve, kriteret mundësuese, politika e cilësisë, si të organizohet menaxhimi i kualitetit në administratën tuaj, krahasimet dhe praktikat nga modeli anglez, amerikan, australian dhe skandinav, faktorët dhe qasjet për zbatim si dhe mënyrat për vlerësimin e përmirësimit të shërbimeve.

Objektivat

Në fund të seminarit pjesëmarrësit do të jenë në gjendje: të njohin modelet e ndryshme të menaxhimit të kualitetit në shtetet e ndryshme, të dallojne kriteret e ndryshme të matjes së kualitetit, të mundësojnë organizimin e punës në mënyrë efektive duke përmirësuar vendimmarrjen dhe implementimin, të kuptojnë se si të përmirësohet kualiteti i shërbimeve publike.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi do të zhvillohet në një frymë interaktiviteti, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin informacione për shembuj dhe raste nga praktikat e institucioneve vendore dhe praktikat e mira në zbatimin e shërbimeve publike.

Grupi i synuar

Trajnimi iu dedikohet pozitave drejtuese e profesionale. Në veçanti trajnimi iu dedikohet nëpunësve që kanë pozita për çështjet e kualitetit në njësitë ku punojnë si dhe të interesuarve të tjerë të cilët kanë ambicie të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe me qëllim të ngritjes së aftësive të tyre në këtë lëmi.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

19

Page 20: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

MP 010 Korniza e përbashkët e vetëvlerësimit (KPV-CAF)

Përshkrimi

Sektori publik vijon të këtë në qendër të diskutimeve të tij çështjet e menaxhimi të cilësisë, cilësinë e menaxhimit, modelet dhe instrumentet, të cilat kanë në qendër përmirësimin e shërbimeve për qytetaret.

Administrata publike më shumë se kurdoherë më parë është duke u sfiduar nga shoqëria, që të demonstroje dhe përmirësojë vlerën e shtuar “Korniza e përbashkët e vetëvlerësimit” (KPV/CAF) është instrument i menaxhimit total të cilësisë (TQM), i zhvilluar nga sektori publik, për sektorin publik është një mjet praktik për t’u përdorur. Në këtë modul trajnimi trajtohet modeli CAF: 9 kriteret dhe 28 nënkriteret e modelit CAF, metodat e vlerësimit të kritereve, metoda për nxjerrjen e pikëve dhe përpunimin e rezultateve, hapat dhe kushtet e zbatimit të CAF etj.

Objektivat

Në përfundim të këtij program trajnimi pjesëmarrësit do të kuptojnë rolin e CAF në përmirësimin e cilësisë në sektorin publik; do te kuptojnë dallimin e CAF me modelet tjerë te TQM; do të mësojnë për mënyrën si CAF mund të implementohet në organizatat publike, si nxiten veprimet për përmirësim dhe si duhet të planifikohen ato për t’u zbatuar.

Metodologjia e trajnimit

Në trajnim do të përdoren një mori metodash trajnimi duke filluar nga prezantimet, puna në grupe, diskutimet, praktikimi i vlerësimit të kritereve dhe nënkritereve etj.

Grupet e synuara

Nëpunës civilë që janë përgjegjës për zhvillimin e cilësisë në administratën publike dhe të tjerë të interesuar, ekspertë të fushave të ndryshme të cilët duhet të aftësohen në përdorimin e këtij modeli në punën e tyre.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

20

Page 21: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

MP 011 Zhvillimi dhe implementimi i politikave publike

Përshkrimi

Administrata publike ka një rol të pazëvendësueshëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve, nëpunësit e saj mbështesin autoritetet politike në formulimin e politikave publike duke dhënë këshilla bazuar në ekspertizën e tyre dhe janë përgjegjës për zbatimin e politikave publike.

Në këtë trajnim do të diskutohen aspektet e ndryshme të politikave publike, zhvillimi i politikave dhe hapat e implementimit të politikave, konceptet e përgjithshme të të kuptuarit, analiza e llojeve të politikave publike, faktorët kyç dhe rëndësia e tyre në zhvillimin e politikave publike, procesi i zhvillimit të politikave publike, mënyrat e arritjes së objektivave të politikave, qytetarët, palët e interesuara dhe bashkësia e politikave, procesi i formulimit të politikave, implementimi i politikave dhe studimin e rasteve.

Objektivat

Në përfundim të trajnimi pjesëmarrësit do të njohin llojet e ndryshme të politikave publike, kuptojnë rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në formulimin e politikave publike, shfrytëzojnë teknikat e pjesëmarrjes së qytetarëve/palëve të interesuara në procesin e zhvillimit të politikave, Kuptojnë procesin e formulimit dhe implementimit të politikave, zhvillojnë deklaratat e politikave publike.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi do të zhvillohet në një frymë interaktiviteti, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin informacione për shembuj dhe raste nga praktikat e institucioneve vendore dhe praktikat e mira në zbatimin e politikave publike.

Grupi i synuar

Trajnimi i dedikohet pozitave drejtuese e profesionale, në veçanti nëpunësve të drejtorive që hartojnë politikat për institucione e tyre si dhe të interesuarve të tjerë të cilët kanë ambicie të zgjerojnë njohuritë e tyre, me qëllim të ngritjes së aftësive të tyre në këtë lëmi.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

21

Page 22: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

MP 012 Menaxhimi i Proceseve

Përshkrimi

Ofrimi i shërbimeve më të mira për qytetarët, eliminimi i pengesave dhe shkurtimi i procedurave evidenton nevojën që organizatat publike të identifikojnë, ndërtojnë dhe të bëjnë një menaxhim efikas dhe efektiv të proceseve të punës.

Trajnimi do të ofrojë informacionin për identifikimin e proceseve duke u bazuar në nevojat e qytetarëve, për atë se: Çka është procesi, Definimi dhe dizajnimi i procesit, Menaxhimi i procesit, Matja dhe përmirësimi i procesit, Hapat e zhvillimit në procesin e menaxhimit, Përfshirja e palëve të interesit, partnerëve dhe qytetarëve në dizajnimin dhe implementimin e proceseve të punës.

Objektivat

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të mësojnë: si t’i kuptojnë nevojat e qytetarëve, te definojnë procesin, kategorizimin e proceseve, dizajnimin dhe menaxhimin e procesit, hapat e zhvillimit të procesit, matjen dhe përmirësimin e procesit.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi do të zhvillohet në një frymë interaktiviteti, pjesëmarrësit do të punojnë në grupe pune dhe do të bëjnë ushtrime praktike për të dizajnuar procese pune në organizatat ku punojnë.

Grupi i synuar

Trajnimi iu dedikohet pozitave drejtuese e profesionale me përgjegjësi për mbarëvajtjen e proceseve të punës, personelit që ofron shërbime direkte për qytetarët si dhe për të interesuarit e tjerë, të cilët kanë ambicie të zgjerojnë njohuritë e tyre me qëllim të ngritjes së aftësive të tyre në këtë lëmi.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

22

Page 23: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

Trajnimet për Administratë dhe Legjislacion

Administrata Publike e Kosovës vijon të zbatojë një proces reformimi. Komponentët më të prekura nga ky proces janë: strukturat e organizimit, legjislacioni, proceset e punës etj. Ndryshimet që janë duke ndodhur, do të ndihmojnë administratën publike t’iu përgjigjet me sukses kërkesave në rritje të shoqërisë.

IKAP, përmes fushës së trajnimit “Administratë dhe Legjislacion”, ofron module trajnimi të cilat ndihmojnë nëpunësve civilë t’i rrisin kualifikimet, profesionalizmin e tyre, etj.

Si rezultat i trajnimeve të zhvilluara, administrata publike do të ofrojë shërbime më të mira për qytetarët.

Pjesëmarrës në fushën e trajnimit “Administrate dhe Legjislacion” mund të jenë të përfshirë të gjitha nivelet si niveli drejtues, profesional dhe administrativ.

23

Page 24: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

Programi i trajnimeve Kohëzgjatja

AL 001 Hartimi i legjislacionit 2 ditë

AL 002 Interpretimi i legjislacionit 1 ditë

AL 003 Funksionimi i administratës shtetërore 2 ditë

AL 004 Të drejtat e njeriut në Kosovë 2 ditë

AL 005 Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të komuniteteve për nëpunësit civilë 2 ditë

AL 006 Mbrojtja e informatorit 2 ditë

AL 007 Etika dhe anti-korrupsioni në administratën publike 2 ditë

AL 008 Komunikimi dhe hartimi i shkresave në administratën publike 2 ditë

AL 009 Procedurat administrative 2 ditë

AL 010 Zbatimi i ligjit për qasje në dokumente publike 2 ditë

AL 011 Konflikti i interesit në administratën publike 2 ditë

24

Page 25: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

AL 001 Hartimi i legjislacionit

Përshkrimi

Ritmi i reformave ligjore në vendin tonë ishte shumë i shpejtë. Mbajtja e këtij ritmi e bën të domosdoshëm ngritjen e kapaciteteve dhe mirëmbajtën e tyre në gjendjen e duhur.

Ky modul trajnimi ofron një pasqyrë të përgjithshme mbi sistemin e hartimit të akteve normative, bazën juridike, hierarkinë e normave juridike, nisma legjislative, rregullat dhe procedurat për hartimin e projektligjeve dhe akteve nënligjore, parimet themelore të hartimit ligjor, strukturën e akteve normative, hapat në procesin e hartimit ligjor, koncept-dokumentet, programi legjislativ, caktimin e personit përgjegjës dhe procedurat e hartimit nga ministritë; përgatitjen e draftit fillestar, konsultimin e brendshëm, konsultimin me publikun, vlerësimin e ndikimit financiar, vlerësimin e pajtueshmërisë me Acquin nga MIE, përgatitje e Pakos së dokumenteve dhe procedimin në Zyrën Ligjore të ZKM-së dhe dorëzimin e projekt-akteve për shqyrtim dhe miratim në mbledhjet e Qeverisë.

Objektivat

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të jenë në gjendje: të njohin teknikën legjislative si një disiplinë e veçantë, kuptimin dhe rëndësinë; të njohin dhe të zbatojnë procesin e hartimit të legjislacionit në mënyrë të veçantë, të bëjnë kërkime në legjislacion dhe të strukturojnë një material legjislativ; të njohin dhe të zbatojnë parimet e organizimit të instrumenteve ligjore, në nivelin e tekstit ligjor, neneve, paragrafëve dhe fjalive; të njohin dhe të zbatojnë disa rregulla dhe rekomandime për arritjen e qartësisë së gjuhës ligjore, thjeshtëzimit dhe lexueshmërisë së saj; të njohin procesin legjislativ dhe të identifikojnë institucionin ku duhet të drejtohen për prezantimin e iniciativës ligjore; të hartojnë një dokument ligjor duke respektuar rregullat përkatëse.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi është i bazuar në një sërë prezantimesh. Në trajnim përfshihen shembuj të ndryshëm për t’iu mundësuar pjesëmarrësve të vlerësojnë gjendjen aktuale dhe se si ato do të mund të përmirësoheshin në të ardhmen.

Grupet e synuara

Ky trajnim iu dedikohet zyrtarëve të rinj ligjorë të departamenteve ligjore të ministrive të linjës, agjencive ekzekutive duke përfshirë edhe zyrtarë të rinj të organeve të pushtetit lokal, kryesisht personave që merren me hartimin, por edhe me zbatimin e legjislacionit.

Kohëzgjatja 2 dite/10 orë

25

Page 26: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

AL 002 Interpretimi i legjislacionit

Përshkrimi

Me interpretim të legjislacionit kuptojmë sqarimin e drejtë të normës juridike, sepse norma juridike së pari duhet të interpretohet e pastaj të zbatohet.

Në këtë modul trajnimi, pjesëmarrësit do të mësojnë për llojet e interpretimeve e ligjeve, akteve nënligjore, strukturën e tyre për subjektet që bëjnë interpretimin e akteve juridike si dhe statusin e tyre; interpretimi nga organet përfaqësuese, ekzekutive - administrative dhe interpretimi nga organet gjyqësore; interpretimet e subjekteve joshtetërore dhe interpretimi shkencor.

Objektivat

Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të kuptojnë rolin dhe përgjegjësinë e nëpunësve civilë në sferën e interpretimit të legjislacionit; të rrisin njohuritë për interpretimin e drejtë të legjislacionit; të përdorin në mënyrë të drejtë dhe efektive burimet legjislative; të rrisin besimin e publikut në aplikimin e drejtë të ligjeve.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi bazohet në prezantime dhe në punë grupore. Në trajnim do të trajtohen shembuj dhe praktika nga përditshmëria e punës me interpretimin e akteve ligjore të nëpunësve dhe te institucioneve të vendit.

Grupet e synuara

Ky trajnim organizohet për nëpunësit e lartë që punojnë në institucionet e nivelit qendror, kryesisht nëpunës të zyrave ligjore si dhe nëpunës të tjerë që janë të involvuar në hartimin dhe zbatimin e legjislacionit.

Kohëzgjatja 1 ditë/5 orë

26

Page 27: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

AL 003 Funksionimi i administratës shtetërore, roli dhe përgjegjësitë

Përshkrimi

Administrata shtetërore funksionin e saj e ushtron në bazë të Kushtetutës, ligjit, dispozitave të tjera dhe akteve të përgjithshme qe mbështet përgatitjen, hartimin dhe zbatimin e politikave ligjore.

Në këtë modul trajnimi do të trajtohen parimet e përgjithshme të organizimit dhe funksionimit të administratës shtetërore në përgjithësi, modele rajonale dhe ndërkombëtare, legjislacioni në fuqi mbi organizimin e administratës shtetërore. Në këtë kontekst do të debatohet për aplikimin e ligjeve në praktikë, paqartësitë dhe zbrazëtirat juridike dhe pasojat.

Objektivat

Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri për: bazën ligjore për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore; të identifikojnë paqartësitë dhe zbrazëtirat juridike në këtë legjislacion; të njihen me parimet e hapësirës administrative evropiane si dhe të ndërmarrin veprime për t’i përafruar praktikat me standardet më të mira.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi bazohet në prezantime, diskutim interaktive të organizuar në formë grupore në mënyrë që pjesëmarrësit të shprehin aftësitë dhe njohuritë e tyre në praktikë.

Grupet e synuara

Trajnimi i adresohet niveleve drejtuese dhe profesionale, si dhe zyrtarëve të tjerë të interesuar sipas vlerësimit të nevojave për trajnim në administratën publike.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

27

Page 28: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

AL 004 Të drejtat e njeriut në Kosovë

Përshkrimi

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut në Kosovë kanë shënuar një progres të çmuar, ato janë rrënjosur në legjislacionin e vendit. Megjithatë për një zbatim më të mirë në praktikë dhe për avancimin e tyre ka nevojë për një kujdes më të madh të shoqërisë sonë.

Në këtë modul trajnimi do të trajtohet ideja e lirive dhe të drejtave themelore individuale nga perspektivat historike, filozofike dhe analitike. Të drejtat e njeriut dhe kushtetuta e vendit, ndarja e pushtetit si element i garantimit të lirive dhe të të drejtave, mekanizmat për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave individuale të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, praktikat ndërkombëtare, praktika e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut.

Objektivat

Pjesëmarrësit do të pajisen me njohuri lidhur me ndikimet kryesore historike, politike, ligjore dhe morale të cilat e kanë formësuar idenë e të drejtave dhe lirive individuale, legjislacioni vendor për garantimin e të drejtave dhe lirive, roli i institucioneve vendore në garantimin, trendët në teorinë dhe praktikën e të drejtave të njeriut në rajon dhe më gjerë.

Metodologjia e mësimit

Trajnimi është i bazuar në prezantime grupore në frymë interaktiviteti për t’iu mundësuar pjesëmarrësve të vënë njohuritë e tyre në praktikë dhe të shkëmbejnë pikëpamjet dhe përvojat e tyre lidhur me temën e trajnimit.

Grupet e synuara

Trajnimi i adresohet nëpunësve civilë të niveleve drejtuese dhe profesionale, veçanërisht nëpunësve të njësive të të drejtave të njeriut si dhe zyrtarëve të tjerë të interesuar sipas vlerësimit të nevojave për trajnim në administratën publike.

Kohëzgjatja 2 dite/10 orë

28

Page 29: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

AL 005 Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të komuniteteve për nëpunësit civilë

Përshkrimi

Pjesëtarët e komuniteteve në Republikën e Kosovës gëzojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Këto të drejta janë të garantuara me Kushtetutë, me ligje, rregullore dhe politika të tjera shtetërore.

Në këtë modul të trajnimit do të trajtohen: mekanizmat vendorë, ndërkombëtarë dhe rajonalë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të minoriteteve, legjislacioni kosovar dhe masat e veçanta për të mbrojtur minoritetet, ndikimi i këtyre masave në zhvillimin e një shoqërie shumë-etnike, të qëndrueshme dhe paqësore, roli dhe përgjegjësia e nëpunësve civilë në realizimin efektiv të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të minoriteteve.

Objektivat

Trajnimi do të avancojë njohuritë dhe të kuptuarit mbi të drejtat e komuniteteve në Kosovë, do të riafirmojë rolin e nëpunësit civil në mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të njeriut, do të rrisë aftësinë për të identifikuar shkeljet e të drejtave të njeriut, do të rrisë njohurit për aplikimin e mekanizmit mbrojtës për të drejtat e njeriut, do të rrisë përgjegjësinë për zbatimin e tyre, të evokojë përmirësimin e praktikave për mbrojtjen e komuniteteve në njësitë ku punojnë ata.

Metodologjia e mësimit

Trajnimi përfshin raste si dhe aktivitete që e mundësojnë nëpunësin civil të përvetësojë mjetet e duhura analitike që nevojiten për të analizuar çështjet e lidhura me zbatimin e ligjeve të ndryshme në lidhje me komunitetet.

Grupet e synuara

Trajnimet do të ofrohen për nëpunësit e nivelit lokal dhe qendror. Në veçanti trajnimi iu dedikohet menaxherëve të personelit, zyrtarëve për komunikim me publikun, zyrtarëve që kanë qasje në dokumentet publike, zyrtarëve ligjorë dhe nëpunësve që janë përgjegjës për implementimin e ligjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e komuniteteve.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

29

Page 30: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

AL 006 E drejta e informatorit në legjislacionin e vendit

Përshkrimi

Mbrojtja e të drejtës së informatorit përben një çështje shumë të diskutuar në institucionet e vendit, për të cilin është nxjerrë ligji dhe aktet nënligjore përkatëse.

Në këtë modul trajnimi trajtohet: qëllimi dhe fushëveprimi i ligjit për mbrojtjen e informatorëve, ligjet tjera të ndërlidhura me këtë çështje; legjislacioni në vendet e rajonit dhe atë ndërkombëtar për mbrojtjen e informatorit; Institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e informatorit. Pjesë e këtij moduli janë edhe procedurat e informimit për veprimet e kundërligjshme, mënyra e paraqitjes së informatës, përkufizimin dhe krahasimin me legjislacionin penal.

Objektivat

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të jenë të informuar me legjislacionin për mbrojtjen e të drejtës së informatorit, fushëveprimin e këtij legjislacioni, përgjegjësitë e institucioneve publike dhe private, procedura e pranimit dhe procedimit të informatës si dhe ndërlidhja e legjislacionit për mbrojtjen e informatorit në Republikën e Kosovës.

Metodologjia e trajnimit

Në këtë trajnim përfshihet analizimi dhe prezantimi i rasteve praktike për t’iu mundësuar pjesëmarrësve të vlerësojnë gjendjen aktuale dhe se si mund të përmirësohet zbatimi në praktikë i legjislacionit për mbrojtjen e informatorëve.

Grupet e synuara

Në këtë trajnim pjesëmarrës janë nëpunësit civilë të nivelit drejtues dhe profesional të institucioneve të nivelit qendror. Në veçanti trajnimi iu dedikohet zyrtarëve të cilët janë të caktuar në pajtim me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Informatorëve, për mbikëqyrjen e parregullsive dhe për procedimin me informatat e pranuara nga informatorët.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

30

Page 31: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

AL 007 Etika dhe anti-korrupsioni në administratën publike

Përshkrimi

Trajnimet mbi Etiken dhe antikorrupsionin në administratën publike organizohen në përgjigje të masave anti-korrupsion, që janë ndërmarrë nga institucionet e vendit.

Në këtë modul trajnimi do të trajtohen: origjina e etikës dhe konceptet mbi etikën; Etika në organizatë publike dhe Kodi i etikës; korrupsioni dhe origjina e tij; nivelet dhe format e korrupsionit; strategjia për luftën kundër korrupsionit.

Objektivat

Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të njohin korrupsionin dhe origjinën e tij; format aktive dhe pasive të manifestimit të korrupsionit; të kuptojnë pasojat e veprimeve korruptive, të njohin dhe zbatojnë “Rregullat e etikës në shërbimin civil”; të kuptojnë rolin dhe përgjegjshmërinë e nëpunësit civil; të njohin nivelet e korrupsionit, pasojat ekonomiko-sociale të tij, të zbatojnë strategjinë për luftimin e korrupsionit.

Metodologjia e trajnimit

Në këtë trajnim do të përfshihen prezantime, punë grupore si dhe do të shtjellohen shembuj dhe praktikat nga aktualiteti i administrate publike për t’iu mundësuar pjesëmarrësve që të vënë njohuritë e tyre në praktikë.

Grupet e synuara

Ky trajnim ka në fokus nëpunësit civilë nga të gjitha institucionet e administratës publike. Në veçanti, trajnimi i dedikohet nëpunësve drejtues dhe profesional dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në monitorimin dhe vlerësimin e politikave, programeve dhe projekteve të anti-korrupsionit.

Kohëzgjatja dy ditë/ 10 orë

31

Page 32: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

AL 008 Komunikimi dhe hartimi i shkresave ne administratën publike

Përshkrimi

Suksesi në punë shpesh mbështetet kryesisht në aftësitë për komunikim. Përmirësimi i aftësive për komunikim dhe njohja e rëndësisë së funksionit të komunikimit është qëllimi kryesor i këtij trajnimi.

Në këtë trajnim do të trajtohen komunikimi, llojet e komunikimit, planifikimi i mesazhit, hartimi i mesazhit, letra profesionale, të shkruarit e efektshëm dhe parimet e shtatë (7) ,”C”,-ve të Komunikimit efektiv, ku do t’u ofrojë përkrahje nëpunësve civilë në zhvillimin e aftësive në procesin e të shkruarit të dokumenteve zyrtare dhe në zgjedhjen e mënyrës më të lehtë të komunikimit.

Objektivat

Ne përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri për konceptet e shkrimit, për teknikat praktike për të komunikuar drejt, format e komunikimit dhe dialogut në mes të subjekteve, procesin e të shkruarit drejt ta konsiderojnë si një proces të vazhdueshëm drejt profesionalizmit, të përdorin teknikat dhe mjetet e komunikimit zyrtar; të paraqesin profesionalisht informacionin duke zgjedhur strukturën, dizajnin dhe ilustrime të përshtatshme.

Metodologjia e mësimit

Në këtë trajnim do të përfshihen prezantime, punë grupore dhe ushtrime praktike rreth formave të komunikimit për t’iu mundësuar pjesëmarrësve që të vënë njohuritë e tyre në praktikë.

Grupet e synuara

Trajnimi i dedikohet nëpunësve drejtues dhe profesional, të sapopunësuarve të rekrutuar në administratën publike. Pjesëmarrës në trajnim do të jenë nga ministritë, agjencitë e pavarura dhe ekzekutive etj.

Kohëzgjatja dy dite/10 orë

32

Page 33: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

AL 09 Drejtësia administrative

Përshkrimi

Ndërtimi i një administrate e cila arrin të zbatojë drejtësinë sipas përmasës edhe kërkesave të qytetareve përben njërën prej sfidave të vendit.

Në këtë modul trajnimi do të trajtohet korniza ligjore për procedurat ligjore-administrative, fazat e procedurës administrative, duke përfshirë shqyrtimin e kërkesave nga ana e organit të administratës, ndërmarrja e veprimit nga ana e administratës e deri te ekzekutimi i aktit administrativ. Roli i gjykatës që e hap konfliktin administrativ, dhe rregullat e procedurës, në bazë të të cilave gjykatat kompetente vendosin për ligjshmërinë e akteve administrative me të cilat organet kompetente të administratës publike, vendosin për të drejtat, detyrimet dhe interesat juridike të personave fizikë dhe juridikë.

Objektivat

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të jenë të informuar për Ligjin për procedurën e administrative dhe për legjislacionin që ndërlidhet me çështjet e procedurës administrative; të njohin konceptet dhe parimet e funksionimit të administratës publike; të prezantojnë parimet, konceptet, rregullat, aktet administrative dhe afatet e përcaktuara në Kodin e Procedurave Administrative; Të njihen me të drejtën e informimit dhe të drejtën e publikut për transparencë për veprimtarinë e administratës.

Metodologjia e trajnimit

Në këtë modul trajnimi do të jenë të përfshira prezantime, aktivitete grupore dhe shembuj të ndryshëm nga praktika aktuale e institucioneve të vendit për t’iu mundësuar pjesëmarrësve shkëmbim të përvojave dhe rritjen e shkathtësive për punë.

Grupet e synuara

Ky trajnim është i fokusuar për nëpunësit civilë nga institucionet publike. Trajnimi iu dedikohet nëpunësve drejtues dhe profesionalë të përfshirë në formulimin dhe zbatimin e procedurave administrative.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

33

Page 34: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

AL 010 Ligji për qasje në dokumente publike

Përshkrimi

Në Ligjin për qasje në dokumentet zyrtare thuhet se cilido banor i përhershëm i Kosovës ose cilido person, i cili i plotëson kushtet për t`u regjistruar si banor i përhershëm i Kosovës, dhe cilido person fizik ose juridik, i cili banon ose e ka të regjistruar zyrën në Kosovë, ka të drejtë në qasje të dokumenteve të institucioneve, duke iu nënshtruar parimeve, kushteve dhe kufizimeve të përkufizuara me këtë ligj

Në këtë modul trajnimi do të trajtohet: baza ligjore dhe nënligjore për të drejtën e qasjes në dokumente publike; parimet e së drejtës për t’u informuar; Institucionet përgjegjëse për zbatimin e LQDP-së; Klasifikimi i informacioneve të sigurisë, nivelet e klasifikimit, dokumentet e përjashtuara nga qasja e publikut, parimi i publicitetit të organeve të administratës publike, transparenca në shërbimin civil të Kosovës, hapat në realizimin e së drejtës së qasjes në dokumente publike; Mekanizmat kryesorë për zbatimin e LQDPsë, qasja e drejtpërdrejtë në formë elektronike, njësia/zyrtari përgjegjës për komunikim.

Objektivat

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësi do të jetë ti informuar me legjislacionin për të drejtën e qasjes në dokumente publike, do të dijë t’i zbatojë nivelet e klasifikimit për informatat e organizatës së tyre, do të dijë t’i shërbejë publikut pa i cenuar kërkesat e ligjore, të shqyrtojë kërkesat për qasje në dokumente publike dhe t’i përgatisë raportet nga zbatimi i tyre.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi është bazuar në prezantime dhe aktivitet grupore për t’iu mundësuar zyrtarëve që t’i kenë të njohura obligimet ligjore që dalin nga ligjet përkatëse.

Grupet e synuara

Ky trajnim është paraparë t’u ofrohet zyrtarëve të institucioneve të nivelit qendror, veçanërisht për zyrtaret për qasje në dokumente publike, që punojnë në ministritë, agjencitë ekzekutive dhe të pavarura.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

34

Page 35: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

AL 011 Konflikti i interesit në administratë publike

Përshkrimi

Në këtë trajnim ofrohet një pasqyrë e përgjithshme teorike mbi konfliktin e interesit në administratë publike, origjinën, shfaqjen e konfliktit të interesit, llojet e tij; korniza ligjore parandaluese dhe penalizuese ndaj konfliktit të interesit, mënyrat e tejkalimit të konfliktin të interesit; detyrimet ligjore të nëpunëseve të administratës publike dhe masat ligjore kundër mashtrimit; praktikat e mira të administrimit dhe mekanizmat përgjegjës për evitimin, zgjidhjen dhe parandalimin e konfliktit të interesit.

Objektivat

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të rrisin njohuritë mbi Legjislacionin për parandalimin e konfliktit të interesit, identifikimin dhe llojet e konfliktit të interesit, mënyrat se si t’i shmanget konfliktit të interesave dhe aplikimit të metodës më të përshtatshme për parandalimin e konfliktit të interesit dhe luftimin e korrupsionit.

Metodologjia e trajnimit

Bartja e njohurive tek pjesëmarrësit do të bëhet përmes shqyrtimit të shembujve lidhur me konfliktin e interesit, ku pjesëmarrësit ballafaqohen me rastin dhe ata japin sugjerimet për zgjidhjen e tyre.

Grupet e synuara

Pjesëmarrës në trajnim do jenë nëpunës nga niveli drejtues dhe profesional. Në veçanti, trajnimi dedikohet zyrtareve të lartë, drejtuesve të departamenteve, stafit të tyre

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

35

Page 36: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

Trajnimet për Burime Njerëzore

Burimet njerëzore përbëjnë elementin kyç të suksesit të çdo organizate. E rëndësishme është që ky funksion në çdo organizatë të kuptohet si një funksion strategjik. Kjo nënkupton rritjen dhe mirëmbajtjen e kompetencës së organizatës me personel të kualifikuar, profesionistë, me një kulturë pune e bashkëpunimi.

Programet e trajnimit në fushën e Burimeve Njerëzore synojnë rritjen e aftësisë së menaxherëve, punonjësve dhe asistentëve të personelit për të menaxhuar me sukses kërkesat e organizatave publike për personel të kualifikuar.

Si rezolutat i trajnimeve të zhvilluara shërbimi civil i Kosovës do të performojë më mirë dhe do të jetë gjith herë atraktiv për të interesuarit për të punuar në të.

Pjesëmarrës të trajnimit në fushën e trajnimit Burimeve njerëzore do të jenë: drejtuesit e njësive, profesionistët, nëpunësit civilë të rinj etj.

36

Page 37: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

Programi i trajnimeve Kohëzgjatja

BNJ 001 Zhvillimi i burimeve njerëzore 2 ditë

BNJ 002 Regrutimi dhe përzgjedhja 2 ditë

BNJ 003 Përshkrimi i vendeve të punës 2 ditë

BNJ 004 Klasifikimi i vendeve të punës 2 ditë

BNJ 005 Trajnimi dhe zhvillimi 2 ditë

BNJ 006 Vlerësimi i rezultateve në pun 2 ditë

BNJ 007 Të drejtat, përgjegjësitë dhe ankimimi në shërbimin civil 1 ditë

BNJ 008 Zotësitë intervistuese 1 ditë

BNJ 009 Sjellja me bashkëpunëtorë të vështirë 1 ditë

BNJ 010 Përmirësimi shkathtësive trajnuese (Trajnimi për trajnerë) 2 ditë

BNJ 011 Motivimi për punë 3 ditë

37

Page 38: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

BNJ 001 Menaxhimi dhe zhvillimi i burimeve njerëzore

Përshkrimi

Investimi në BNj kanë rëndësi jetësore për suksesin e veprimtarisë së çdo organizate. Menaxhimi dhe zhvillimi i Burimeve Njerëzore (MBNj) në organizatat publike ka disa specifika të cilat janë të lidhura me statuset punonjësve dhe me mënyrat e rregullimit ligjor e strategjik. Ky modul trajnimi trajton statuset e nëpunësve dhe komponentët tjerë që përbejnë shërbimin civil që nga planifikimi dhe pranimi në punë, trajnimi dhe zhvillimi i stafit, promovimi dhe ngritja në karrierë, klasifikimi, pagat dhe format tjera të motivimit, të drejtat dhe përgjegjësit, vlerësimi i punës, masat e zgjidhjes së kontesteve si dhe kohën dhe rregullat për pensionim.

Objektivat

Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të përvetësojnë aspektin strategjik të menaxhimit të BNj. Të kuptojnë misionin e nëpunësve të administratës publik duke krahasuar me të punësuarit me sektorët tjerë, do bëjnë dallimin e veçorive të statuseve të nëpunësve në sektorin publik dhe evolucionin e këtyre statuseve, do të njohin komponentët e BNj dhe të përvetësojnë modele dhe teknika për menaxhimin e tyre, do të zgjerojnë njohurit për motivimin, shpërblimin e punonjësve dhe fuqizimin stafit.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi do të zhvillohet në një frymë interaktiviteti, ku pjesëmarrësit do të inkurajohen fuqimisht që të marrin pjesë në diskutime përgjatë gjithë kohës. Në trajnim do të prezantohen dhe krahasohen modelet organizative të MBNj, të cilat zbatohen në sektorin publik.

Grupet e synuara

Trajnimi i dedikohet përgjegjësve për menaxhimin e Burimeve Njerëzorë(MBNj) që nga: Drejtuesit e drejtorive, Menaxherët e burimeve njerëzore, udhëheqësit që menaxhojnë me staf si dhe të interesuarave tjerë për të rritur aftësitë e tyre në këtë lëmi.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

38

Page 39: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

BNJ 002 Regrutimi dhe përzgjedhja

Përshkrimi

Sigurimi i një kuadri të kualifikuar përbën një moment sfidues për çdo organizatë. Ky modul trajnimi është i fokusuar në çështjet kryesore të rekrutimit dhe përzgjedhjes si procese bazë të burimeve njerëzore. Në program do të prezantohet një analizë e detajuar e mundësive që ka krijuar legjislacioni relevant i vendit për mundësitë e punësimit në shërbimin civil duke filluar nga parimet, kriteret, rolet dhe përgjegjësitë në procesin e rekrutimit, fazat–hapat si dhe metodat e vlerësimit për përzgjedhje efektive. Në këtë modul do të trajtohen edhe kostot në kohë dhe para të këtij procesi.

Objektivat

Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do ta kenë më të qartë rolin e funksionit të burimeve njerëzore në udhëheqjen e rekrutimit të suksesshëm. Ata do të aftësohen për të realizuar procese të suksesshme punësimi duke zbatuar me sukses rregulloren e rekrutimit dhe rregulloret e ndërlidhura, siç janë rregullorja e transferimit, emërimit, promovimit dhe rregullorja për nëpunësit civilë tepricë. Pjesëmarrësit do të njihen me fazat, hapat dhe përgjegjësitë në procesin e regrutimit. Pjesëmarrësit do të mësojnë të hartojnë metodat për vlerësimin e kandidatëve. Ata do të përllogarisin koston financiare të procedurës së rekrutimit dhe do të kenë një përgjegjësi të rritur për të siguruar procese të suksesshme në njësitë e tyre.

Metodologjia e trajnimit

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të diskutojnë praktikat e mira dhe vështirësitë që kanë në proceset e punësimit. Në trajnim do të prezantohen modele dhe metoda që bëjnë të mundur zgjedhjet më efikase dhe mbi bazën e modeleve të organizohen punë grupore për të zhvilluar akoma më shumë njohuri lidhur me metodat të cilat duhet zbatuar në përgjigje të legjislacionit të ri të shërbimit civil dhe nevojave të organizatës.

Të përllogarisin koston financiare të procedurës së rekrutimit dhe do të kenë një përgjegjësi të rritur për të siguruar procese të suksesshme në njësitë e tyre.

Grupet e synuara

Ky modul trajnimi i dedikohet stafit të njësive të administratës publike që janë përgjegjëse për proceset e rekrutimit dhe përzgjedhjes, për nëpunësit që marrin pjesë në komisionet e pranimit në punë dhe për të gjithë ata nëpunës që kanë ambicie për të rritur njohurit e tyre në këtë fushë.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

39

Page 40: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

40

Page 41: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

BNJ 003 Përshkrimi i punës

Përshkrimi

Përshkrimet e detyrave të punës janë procese që përcillen e me dokumente të detyrueshme për fillimin dhe përfundimin e procedurave të menaxhimit të burimeve njerëzore brenda shërbimit civil. Në këtë modul qartësohet baza ligjore, praktikat e mira lidhur me procesin, metodologjinë dhe hapat kryesorë për përgatitjen, shqyrtimin, aprovimin dhe përdorimin e pdp. Analizat e pozicionit (detyrave) dhe analizat personit (shkathtësive) që duhet të përmbajë një përshkrim, ndërlidhja e tyre me misionin e organizatave dhe përcaktimin e vendosje së vendit të punës në kuadër të strukturës organizative të institucionit si dhe përgjegjësitë e këtij procesi gjejnë trajtim të gjerë në këtë modul.

Objektivat

Në fund të sesionit pjesëmarrësit do të kuptojnë procedurat e përshkrimit të detyrave të punës; do të njihen me procesin, metodat dhe hapat e hartimit të përshkrimit të detyrave të punës (pdp); do të jenë në gjendje të udhëheqin, mbikëqyrin dhe realizojnë një proces të hartimit të pdp-ve në mënyrë unike dhe të pavarur si dhe të jenë në gjendje që njohuritë dhe praktikat e fituara t’i përcjellin dhe zbatojnë në organizatat ku punojnë.

Metodologjia e trajnimit

Në trajnim do të prezantohen dokumentet dhe format që janë të obligueshme për përdorim në shërbimin civil. Gjatë gjithë trajnimit pjesëmarrësit do të bëjnë aktivitete individuale dhe grupore për të rritur njohurit e tyre për të siguruar që organizatat e tyre të kenë përshkrime sa më të saktë edhe unike.

Grupet e synuara

Ky trajnim është i fokusuar tek menaxherët e personelit, drejtuesit e njësive, nëpunësit e personelit dhe të interesuar të tjerë të cilët janë të ndërlidhur me procesin e standardizimit të përshkrimeve të vendeve të punës në shërbimin civil të Kosovës.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

41

Page 42: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

BNJ 004 Klasifikimi i vendeve të punës në Shërbimin civil

Përshkrimi

Reforma ligjore në shërbimin civil fokusin e lartë vijon ta këtë te ndërtimi i sistemit të ri të klasifikimit të vendeve të punës. Ky modul trajnimi ofron një pamje të plotë të sistemit të ri të klasifikimit të vendeve të punës në shërbimin civil, struktura e të cilit përbëhet nga 4 kategori, 14 nënkategori dhe 12 hapa të gradave. Në trajnim trajtohen gjerësisht kriteret dhe procedurat për klasifikimin e vendeve të punës, si vendosen gradat, çka paraqesin hapat e gradave, cilat janë pozitat tipe dhe jotipe, cilat janë karakteristikat e gradave, si ndërlidhet ky proces me procesin e vlerësimit të punës dhe të shpërblimit të punonjësve, si do të vendosen pagat, nga cilat elemente do të bëhet struktura e pagave, si dhe nga kush do të përcaktohet paga minimale.

Objektivat

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit të jenë të informuar me veçoritë e legjislacionit relevant për klasifikimin e vendeve në Shërbimin civil, të njoftohen me kriteret, procedurën dhe institucionet kompetente për klasifikimin e vendeve të punës; të jenë në gjendje të udhëheqin, drejtojnë, mbikëqyrin procesin e klasifikimit të vendeve të punës; të jenë në gjendje që njohuritë dhe praktikat e fituara t’i përcjellin dhe zbatojnë në organizatat/institucione ku punojnë; të demonstrojnë njohuri praktike mbi zhvillimin e proceduarve të klasifikimit të vendeve të punës.

Metodologjia e trajnimit

Në trajnim pjesëmarrësit do të ndahen në grupe bazuar në institucionet me veçori të njëjta. Ata do të kenë ushtrime individuale dhe grupore duke praktikuar format dhe dokumentet që janë te obligueshëm për përdorim në klasifikimin e shërbimit civil.

Grupet e synuara

Ky trajnim është i fokusuar tek pozitat drejtuese të njësive, Menaxheret e personelit, nëpunësit e personelit dhe të interesuar tjerë të cilët janë të ndërlidhur me procesin e sistematizimit dhe klasifikimit të vënëve të punës në shërbimin civil të Kosovës.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

42

Page 43: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

BNJ 005 Trajnimi dhe zhvillimi i burimeve njerëzore

Përshkrimi

Trajnimi është një proces ku individët përvetësojnë njohuri për të ndihmuar në arritjen e objektivave të organizatës. Në botën bashkëkohore trajnimet janë bërë një mjet me përdorim të gjerë. Në Shërbimin civil të Kosovës trajnimet janë evidentuar si një aktivitet i detyrueshëm përmes të cilit nëpunësit civilë do ta rrisin aftësitë e tyre për ta mbajtur standardin e lartë të punës në njësitë ku punojnë. Në këtë modul trajnimi pjesëmarrësit do të mësojnë për kornizën ligjore për administrimin e trajnimeve në Shërbimin civil të Kosovës (ShCK), llojet e trajnimeve, sistemin e trajnimit që nga vlerësimi i nevojave, zhvillimi dhe vlerësimi i tij. Në trajnim do të zbërthehet manuali i metodologjisë së nevojave për trajnim i cili kërkon që në përcaktimin e trajnimeve të respektohet aspekti strategjik, organizativ dhe individual. Në trajnim do të analizohen detyrat e punës në përshkrimet e vendeve të punës. Kjo metodë të ofron mundësinë që të nxirren nevojat dhe të integrohen në planet e trajnimeve për institucionin e tyre.

Objektivat

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të kuptojnë se trajnimi përmirëson njohuritë, aftësitë, sjelljen individuale, të kuptojnë si trajnimi i bën institucionet më efikase, të përdorin trajnimin si një mjet për të përftuar punonjës të vlefshëm, të kuptojnë se përmes trajnimit institucionet realizojnë më mirë objektivat financiare të saj.

Metodologjia e trajnimit

Në trajnim pjesëmarrësit do të praktikojnë gjerësisht teknikat e analizimit të detyrave të punës. Ata do të kenë ushtrime individuale dhe grupore duke praktikuar format dhe dokumentet që janë të obligueshëme për ndërtimin e planave individuale të trajnimit dhe ato të organizatës.

Grupet e synuara

Ky trajnim është i fokusuar tek pozitat drejtuese të njësive, menaxheret e personelit, nëpunësit e personelit dhe të interesuar tjerë të cilët janë të ndërlidhur me procesin e menaxhimit të trajnimeve.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

43

Page 44: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

BNJ 006 Vlerësimi rezultateve të punës në Shërbimin civil të Kosovës

Përshkrimi

Në këtë modul trajnimi do të shtjellohet lidhja ndërmjet vlerësimit dhe procesit të planifikimit organizativ; baza ligjore për vlerësimin e rezultateve në punë të nëpunësve civilë dhe terminologjia; përcaktimi i numrit të objektivave/detyrave të punës për secilën pozitë; arritja e marrëveshjes për objektivat; cikli i procesit të vlerësimit; caktimi dhe matja e aftësive profesionale dhe menaxheriale; përdorimi i kornizës së aftësive për të ndihmuar me standardizim dhe konsistencë në tërë organizatën; notimi i objektivave, notimi i aftësive dhe përcaktimi i notimit të përgjithshëm – përdorimi i sistemit të kufizimit; organizimi, menaxhimi, administrimi i takimit për vlerësim; përcaktimi i nevojave për trajnim.

Objektivat

Deri në fund të trajnimit pjesëmarrësit duhet: Të kuptojnë se si përcaktohen objektivat e punës dhe të pajtohen (menaxheri i drejtpërdrejtë dhe vartësi) për pritshmërinë e arritjes; Si përcaktohen rezultatet e notimit për arritjen e objektivave; Si përcaktohen rezultatet e notimit të aftësive; Si llogaritet notimi i rezultateve të përgjithshme të punës; Si bëhet përcaktimi i notimit të përgjithshëm përmes sistemit të kufizimit; Si të organizohet dhe menaxhohet takimi vjetor i vlerësimit efektiv.

Metodologjia e trajnimit

Në trajnim do të zbatohet një sistem i ushtrimeve i përbërë nga aktivitete individuale dhe grupore në shkrimin e objektivave dhe aftësive si dhe për vlerësimin e tyre. Këto aktivitete grupore plotësohen me prezantime të grupeve para audiencës.

Grupet e synuara

Ky trajnim është i fokusuar tek pozitat drejtuese të njësive, menaxherët e personelit, nëpunësit e personelit dhe të interesuar të tjerë të cilët janë të ndërlidhur me procesin e sistematizimit dhe klasifikimit të vendeve të punës në shërbimin civil të Kosovës.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

44

Page 45: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

BNJ 007 Të drejtat, përgjegjësitë dhe ankimimi në shërbimin civil

Përshkrimi

Korniza ligjore në shërbimin civil ka precizuar të drejtat dhe përgjegjësitë e të punësuarve në shërbimin civil, si dhe për aplikuesit individualë për punësim në shërbimin civil. Në këtë modul trajnimi do të trajtohen: standardet e punës në shërbimin civil, masat disiplinore për mosrespektim dhe shkelje të standardeve të punës, procedurat për inicimin e shkeljeve të disiplinës, struktura e mekanizmit për trajtimin e shkeljeve të pretenduara, rolet dhe detyrat e komisioneve të brendshme, roli i Këshillit të pavarur mbikëqyrës, vazhdimi i procedurës së mëtejme jashtë shërbimit civil, roli dhe detyrat e menaxherëve drejtues për të zbatuar procedurat disiplinore në mënyrë të drejtë ku ajo është e nevojshme.

Objektivat

Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të kuptojnë se: çfare kërkon Kodi i mirësjelljes nga secili nëpunës civil, të jenë në gjendje të definojnë se çka është shkelje e disiplinës, të jenë në gjendje të përshkruajnë se çka është shkelje e lehtë dhe rëndë dhe masat që duhet ndërmarrë, të jenë në gjendje të përshkruajnë se si duhet të merremi me shkelje të rënda/serioze dhe cilat janë detyrat e dëgjimit/seancës disiplinore, të identifikojnë çështjet e përshtatshme, gjatë hulumtimeve me skenarët në vendet e punës, për t’iu referuar në seancën e dërgimit të ankesës (të kuptuarit), të hulumtojnë faktorët e nevojshëm që ndikojnë në ndryshime pozitive brenda shërbimit civil (kultura organizative), për mirëmbajtjen e procedurave funksionale të ankesës/apelimit brenda çdo ministrie dhe komune (të kuptuarit).

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi do të zhvillohet në një frymë interaktiviteti, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin informacione për shembuj dhe raste nga praktikat e institucioneve vendore dhe praktikat e mira të trajtimit të ankesave.

Grupi i synuar

Trajnimi i dedikohet pozitave drejtuese e profesionale, në veçanti trajnimi i dedikohet zyrtarëve të personelit , anëtarëve të komisioneve disiplinore dhe ankesave në shërbimin civil dhe të interesuarve të tjerë të cilët kanë ambicie të zgjerojnë njohuritë e tyre me qëllim të ngritjes së aftësive të tyre në këtë lëmi.

Kohëzgjatja 1 ditë/5 orë

45

Page 46: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

BNJ 008 Zotësitë intervistuese

Përshkrimi

Në këtë modul përshkruhet se si punëdhënësi duhet të zbulojë kandidatët më të mirë për t’u pranuar në punë. Pjesëmarrësit në trajnim do të këshillohen rreth intervistimit për qëllime rekrutimi, nga përgatitja e pyetjeve të përshtatshme dhe strukturimi i një interviste deri tek analizimi i informatave dhe arritja e një vendimi. Shkathtësitë e intervistimit ndihmojnë jo vetëm në mënyrën e përzgjedhjes së një personi për një vend të lirë pune ose intervistimin e një kolegu për ngritje në pozitë tjetër, por gjithashtu ofron teknika praktike për t’u përdorur gjatë intervistimit. Këshillat efektive ndihmojnë në trajtimin e situatave të ndryshme jetësore dhe zhvillimin e shkathtësive të intervistimit të një cilësie të lartë, të cilat në mënyrë të jashtëzakonshme i përmirësojnë rezultatet.

Objektivat

Në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të përgatiten për intervistë dhe të identifikojnë objektivat e tyre, të krijojnë një sistem procedimi dhe vlerësimi dhe në trajtimin e aplikacioneve, udhëheqjen, hapjen dhe mbylljen e intervistës, analizën e intervistës dhe përpilimin e listës së ngushtë dhe trajtimin e aplikantëve të pasuksesshëm.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi është i bazuar në një sërë prezantimesh dhe punësh interaktive grupore për t’iu mundësuar pjesëmarrësve që të vënë njohuritë e tyre në praktikë. Një trajnim përfshin studime të rasteve për t’iu mundësuar pjesëmarrësve të vlerësojnë gjendjen aktuale dhe se si ato do të mund të përmirësoheshin në të ardhmen, prezantime, ligjërata, flipchart dhe diskutime.

Grupet e synuara

Ky trajnim është paraparë t’u ofrohet zyrtarëve të institucioneve të nivelit qendror, veçanërisht menaxherëve të personelit, zyrtarëve të personelit dhe udhëheqësve të njësive të cilat kanë përgjegjësi në procesin e rekrutimit sipas Ligjit të shërbimit civil.

Kohëzgjatja 1 ditë/5 orë

46

Page 47: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

BNJ 009 Sjellja me bashkëpunëtorë të vështirë

Përshkrimi

Trajnimi përfshin në vete shpjegimin se çka e bën një person të vështirë. Cilat janë motivet e metodave negative të punës dhe cilat janë sjelljet dhe qëndrimet e ndryshme të cilat i paraqesin njerëzit e vështirë. Shpjegohen katër shtytësit si arsye e sjelljeve të vështira të bashkëpunëtorëve tanë dhe cilët janë personalitetet të cilat mund t’i quajmë të vështira. Shpjegohen dhjetë tipa të personaliteteve dhe cilat janë teknikat e marrjes me bashkëpunëtorë të vështirë dhe cilat janë rregullat gjatë marrjes me personat e vështirë.

Objektivat

Në fund të këtij moduli pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të kuptojnë se çka e bën dike të vështirë dhe pse sillet në atë mënyrë; shpjegojnë se si mund të parandalohen paraqitjet e sjelljeve dhe praktikat negative të cilat do ta prishin atmosferën punuese/zyrtare; identifikojnë së paku dhjetë tipa të personaliteteve; të shpjegojnë se si duhet të përgjigjen në sjelljen e caktuar të vështirë; të shpjegoje teknikën pesëhapësh të marrjes me bashkëpunëtorin e vështirë; identifikojnë disa rregulla të cilat duhet përmbajtur

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi bazohet në ligjërata, diskutime grupore, ushtrime dhe raste për shqyrtim. Përdoret PowerPoint Prezantimi.

Grupet e synuara

Ky trajnim është i fokusuar tek pozitat drejtuese të njësive, menaxherë të personelit dhe nëpunës tjerë që punojnë në ambiente të punës me ngarkesa dhe me ndryshime të shpeshta.

Kohëzgjatja 1 ditë/5 orë

47

Page 48: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

BNJ 010 Motivimi në punë

Përshkrimi i trajnimit

Motivimi i individëve që të punojnë është një ndër problemet më të vështira me të cilat ballafaqohet një mbikëqyrës. Kjo sfidë vijon të jetë më e lartë për menaxherët e sektorit publik të cilët shpesh veprojnë në kushte të mundësive të kufizuara. Në këtë modul trajnimi do të trajtohen teoritë e përgjithshme të motivimit ndër të tjera edhe teoritë e: hierarkisë së nevojave, llojet e faktorëve sipas Hertzbergut, teoria e motiveve njerëzore, teoria sipas McGregorit, teoria e pritjes (parashikimit). Në trajnim do të diskutohen llojet e nxitësve të cilat mbikëqyrësi duhet t’i ketë në konsiderim në përpjekje për t‘i motivuar punëtorët.

Objektivat

Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të kuptojnë rëndësinë e motivimit në vendin e punës si një vegël e mbikëqyrësit për të kuptuar nevojat e vartësve, të njihen me instrumentet monetare dhe jomonetare për motivimin dhe të dinë kur është momenti për t’i zbatuar ato, të njohin dhe zbatojnë rregullat e vëna ligjore për motivimin në punë.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi është i bazuar në një sërë prezantimesh dhe punësh interaktive grupore për t’iu mundësuar pjesëmarrësve të vënë njohuritë e tyre në praktikë. Në trajnim përfshihen studime të rasteve për t’iu mundësuar pjesëmarrësve të vlerësojnë gjendjen aktuale dhe se si ato do të mund të përmirësoheshin në të ardhmen, prezantime, ligjërata, flipchart dhe diskutime.

Metodologjia e mësimit

Trajnimi do të zhvillohet në një frymë interaktiviteti, ku pjesëmarrësit do të inkurajohen fuqimisht që të marrin pjesë në diskutime përgjatë gjithë kohës. Në trajnim do të prezantohen dhe krahasohen modelet organizative të MBNJ, të cilat zbatohen në sektorin publik.

Grupet e synuara

Trajnimi i dedikohet pozitave mbikëqyrëse të njësive të administratës nga niveli qendror dhe lokal. Trajnimi i dedikohet edhe menaxherëve të burimeve njerëzore të cilët kanë përgjegjësi të mbikëqyrjes së klimës së punës e cila përbën faktorin kryesor për produktivitetin në punë.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

48

Page 49: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

BNJ 011 Përmirësimi i shkathtësive trajnuese (Trajnimi për trajnerë)

Përshkrimi i trajnimit

Në shoqërinë bashkëkohore trajnimi është bërë një mjet i cili është duke u përdorur gjerësisht. Trajneri tashmë po shihet si një profesion, ndërsa trajnimi si një kusht për të siguruar cilësinë e punonjësve. Në këtë modul trajnimi pjesëmarrësit do të mësojnë ndër të tjera edhe për: parimet e trajnimit për të rriturit, parametrat e trajnimit, modelin sistematik të trajnimit, Aanalizën e nevojave për trajnim, dizajnimi i një aktiviteti të trajnimit, raportin e trajnerit dhe të trajnuarit, metodat dhe teknikat e trajnimit, aftësitë e prezantimit, hartimin e materialit të trajnimit, dizajnin e materialit të trajnimit, vlerësimin e trajnimit etj.

Objektivat

Në këtë program trajnimi pjesëmarrësit do të rrisin aftësitë e tyre për mënyrën e planifikimit dhe organizimit të trajnimit, të kuptojnë rolin e trajnerit/fasilitatorit në efektivitetin e trajnimit, të uptojnë rëndësinë e dinamikës së grupit dhe rolet e ndryshme në grup, të përmirësojnë aftësitë e tyre në menaxhimin e grupit, të njihen me disa nga metodat dhe teknikat kryesore të trajnimit, të kuptojnë rëndësinë e vlerësimit të trajnimit, të përcaktojnë komponentët e trajnimit që duhen përfshirë në vlerësim, të zhvillojnë një format për vlerësimin e trajnimit.

Metodologjia e trajnimit

Pjesëmarrësit në trajnim do të diskutojnë rolin e trajnerit në procesin e trajnimit. Ata do të nxiten në prezantime individuale dhe grupore si një mundësi për të ushtruar rolin të cilin do të ushtrojnë te pjesëmarrësit e tjerë. Për të marrë certifikatën e trajnerit të kualifikuar, duhet të bëjnë një prezantim final para një paneli dhe kolegëve në trajnim.

Grupet e synuara

Nëpunës civile të administratës publike dhe të tjerë të interesuar, ekspertë të fushave të ndryshme të cilët duhet të aftësohen në fushën e dhënies së trajnimit dhe menaxhimit të rezultateve të trajnimit.

Kohëzgjatja 3 ditë/15 orë

49

Page 50: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

Trajnimet për fushën “Buxhet dhe financa”

Funksioni i financave në administratën publike ka për objektiv sigurimin e mjeteve financiare, përdorimin e tyre me efektivitet, mbajtjen e llogarive dhe sigurimin e transparencës për shpenzimin e parasë publike. Menaxhmenti i organizatave publike duhet të sigurojë që paraja publike, si një “e mirë publike”, është shpenzuar në dobi të të gjithë qytetareve dhe nga shpenzimi i saj është siguruar përfitimi maksimal.

IKAP përmes fushës së trajnimit “Buxhet dhe financa”, ofron module trajnimi të cilat do të zgjerojnë njohuritë dhe rrisin efikasitetin dhe aftësitë e zyrtarëve dhe drejtueseve të autoriteteve publike gjatë punës së tyre në praktikë.

Si rezultat i trajnimeve do të rritet miradministrimi i parasë publikë. Pjesëmarrësit në trajnim do të mësojnë për modelet dhe teknikat e planifikimit dhe ekzekutimit të buxheteve të njësive të tyre. Trajnimi do të ndihmojë që paraja publike të përdoret dhe menaxhohet me ekonomicitet dhe efektivitet.

Pjesëmarrës të trajnimit në fushën BF mund të jenë drejtuesit dhe zyrtarët e autoriteteve publike të cilët kanë vullnet për të zhvilluar shkathtësitë për punë dhe karrierë profesionale.

50

Page 51: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

Programi i trajnimeve Kohëzgjatja

BF 001 Programi themelor i trajnimit dhe certifikimit në prokurim public 15 ditëBFB 001 Ligji i prokurimit publik, parimet dhe fushëveprimi…………………..BFB 002 Planifikimi i prokurimit……………………………………………………..BFB 003 Procedurat e prokurimit publik …………………………………………BFB 004 Prokurimi për mallra, punë dhe shërbime……………………………..BFB 005 Specifikimi teknik i tenderëve………………………………………….BFB 006 Kontratat kornizë……………………………………………………………BFB 007 Vlerësimi i ofertave, përzgjedhja dhe dhënia e kontratës ....................………BFB 008 Përcaktimi i kritereve të përzgjedhjes së tenderuesve………………….BFB 009 Menaxhimi i kontratave………………………………………………………

BF 002 Programi i avancuar i trajnimit dhe certifikimit në prokurim public 15 ditëBFA 001 Procedura e hapur.......................................................................................................BFA 002 Procedura e kufizuar...................................................................................................BFA 003 Procedura e negociuar...............................................................................................BFA 004 Prokurimi i mallrave………………………………………………………………………………………………BFA 005 Prokurimi i shërbimeve…………………………………………………………………………………………..BFA 006 Prokurimi për punë………………………………………………………………………………………………….BFA 007 Ndikimet sociale dhe mjedisore në prokurim public………………………………………BFA 008 Menaxhimi i kontratave………………………………………………………………………………………….

BF 003 Partneriteti publiko-privat 5 ditë

51

Page 52: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

BF 001 PROGRAM THEMELOR I TRAJNIMIT DHE CERTIFIKIMIT NË PROKURIM PUBLIK

PërshkrimiMenaxhimi i parasë publike sipas parimeve të ekonomicitet kërkon që burimet njerëzorë të njësive të prokurimit publik të kenë njohuritë dhe shkathtësitë e duhura. Sipas LPP, menaxherët e prokurimit dhe nëpunësit e prokurimit, fillimisht, duhet të posedojnë një certifikatë të vlefshme themelore, pastaj edhe atë të avancuar, në mënyrë që t’u lejohet të marrin përsipër detyrat e tyre. Programi themelor i trajnimit përmban 9 module trajnimi të cilat bashkërisht mbulojnë tërë ciklin e një aktiviteti të prokurimit publik që nga: 1. Korniza ligjore, 2. Implementimi i tenderit, 3. Vlerësimi i tenderit, 4. Menaxhimi i kontratës.

Në përfundim të programit 15-ditor organizohet testimi i vijuesve të trajnimit. Testet ndërtohen mbi bazën e moduleve të zhvilluara, mbi rregullativën ligjore të vendit dhe atë nga praktikat ndërkombëtare. Pjesëmarrësit të cilët arrijnë ta kalojnë testin në masën mbi 61% pajisen me certifikatën themelore për prokurim publik, e cila ka vlerë përdorimi për tre vjet me radhe. Gjatë kësaj periudhe pjesëmarrësit do të vijojnë trajnimin e avancuar.

BFB 001 Ligji i prokurimit publik, parimet dhe fushëveprimiNë këtë modul trajnimi do të trajtohet: Prokurimi publik dhe konteksti i aplikimit të tij në Kosovë, baza ligjore, korniza institucionale, krahasimi dhe harmonizimi me direktivat aktuale të BE-se dhe ligjet e ndërlidhura me çështjet të PP në Kosovë.

BFB 002 Planifikimi prokurimitNë këtë modul trajnimi do të trajtohet: Planet e prokurimit, përgatitja e planit të prokurimit duke përfshirë vlerësimin e nevojave, hulumtimin e tregut dhe përllogaritjen e vlerës së kontratës.

BFB 003 Procedurat e prokurimitNë këtë modul trajnimi do të trajtohen procedurat e prokurimit publik, ngjashmëritë dhe dallimet kryesore në mes të procedurave, kufijtë e buxhetit, afatet kohore, pse dhe kur mund të përzgjidhet secila procedurë, avantazhet dhe disavantazhet e secilës procedurë.

BFB 004 Prokurimi për mallra, punë dhe shërbimeNë këtë modul trajnimi do të trajtohen prokurimet për punë, mallra dhe shërbime, procedurat më të përshtatshme të PP për pune, mallra dhe shërbime, kriteret e përzgjedhjes ne rastin e kontratave për pune, mallra dhe shërbime, vështirësitë e zakonshme gjatë vlerësimit, struktura e dosjeve të tenderit për mallra, punë dhe shërbime dhe parimet udhëzuese për hartimin e dokumenteve të tenderit.

52

Page 53: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

BFB 005 Specifikimet teknikeNë këtë modul trajnimi do të trajtohet specifikimi teknik për punë, mallra dhe shërbime, mënyra e hartimit të specifikimeve teknike, formati dhe përmbajtja e specifikimeve teknike, praktika e mirë dhe ajo e keqe në përgatitjen e specifikimeve, përgjegjësitë e ndryshme gjatë procesit të specifikimit, ndryshimet dhe vështirësitë në specifikimin e kontratave për punë, mallra dhe shërbime si dhe mënyra e menaxhimit të procesit për sqarime.

BFB 006 Kontratat kornizëNë këtë modul trajnimi do të trajtohet marrëveshja kornizë si një mjet opsional i prokurimit, i cili ofron një proces të prokurimit më të thjeshtë dhe më fleksibil. Qëllimi i trajnimit është që pjesëmarrësit të familjarizohen me kontratat kornizë, me dokumentet standarde, me llojet e kontratave kornizë, me fleksibilitetin që ato ofrojnë, pse duhet të përdoren, kur duhet të përdoren, si dhe me avantazhet dhe disavantazhet e kontratave kornizë.

BFB 007 Vlerësimi cilësor (përzgjedhja) dhe dhënia e kontratës Në këtë modul trajnimi do të trajtohet struktura dhe përmbajtja e ofertave, ekzaminimi i ofertave, siguria e ofertës, kodi i sjelljes gjatë vlerësimit të ofertave, kriteret e përzgjedhjes dhe verifikimi i kritereve të përzgjedhjes, kriteret e shpërblimit, ofertat anormalisht të ulëta, gabimet aritmetikore dhe sqarimi i ofertave.

BFB 008 Përcaktimi i kritereve të përzgjedhjes të tenderuesveNë këtë modul trajnimi do të trajtohen kriteret e përzgjedhjes që iu referohen kritereve minimale të përzgjedhjes, të cilat përcaktohen nga Autoritetet Kontraktuese dhe të cilat duhet të përmbushen nga tenderuesit, në mënyrë që ata të konsiderohen të përgjegjshëm, kriteret të cilat ata mund të përdorin për kualifikimin e operatorëve ekonomikë, dallimi në mes të kërkesave kualifikuese dhe dëshmive të dokumentuara, dallimi në mes të kritereve të përzgjedhjes dhe kritereve të shpërblimit.

BFB 009 Menaxhimi i kontratësNë këtë modul trajnimi do të trajtohen karakteristikat kryesore të menaxhimit të kontratës, proceset e menaxhimit të kontratës, përmbajtja e kontratës, kontrollet në ciklin e prokurimit, kontrollet në menaxhimin e kontratës, kontrollet në menaxhimin e ndryshimeve dhe matjen e performancës.

OBJEKTIVATNë përfundim të këtij programi pjesëmarrësit do fitojnë njohuritë mbi prokurimin publik, do të kuptojnë mënyrën e hartimit të planifikimit të prokurimit, respektimin e kushteve dhe rregullave që duhet të zbatohen në procedurat që do të ndiqen në zbatimin e aktiviteteve të prokurimit sipas parimeve që kërkon legjislacioni primar dhe sekondar. Ata do t’i kenë më të qarta llojet e procedurave të prokurimit publik, si dhe kompetencat individuale dhe institucionale në menaxhimin e parasë publike, rritjen e integritetit dhe përgjegjësisë së zyrtarëve publikë, nëpunësve civilë në ndërmarrjen e vendimeve objektive. Do t’i mësojnë dispozitat e legjislacionit nacional dhe atij ndërkombëtar (direktivat e BE-së), praktikat më të mira, metodat dhe teknikat e vlerësimit në proceset e tenderimit dhe atë të menaxhimit të kontratave, krijimin e një kulture

53

Page 54: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

institucionale, të profesionalizuar, etike dhe të pandikuar nga interesat subjektive gjatë përfshirjes në një aktivitet të prokurimit sipas standardeve më të larta evropiane.

METODOLOGJIA E TRAJNIMIT Pjesëmarrësit në trajnim do të diskutojnë praktikat më të mira dhe vështirësitë më të cilat përballen në proceset e prokurimit. Ata do të praktikojnë format dhe aplikacionet të cilat përdoren në sistemin e prokurimit. Trajnimi është i pasur me shembuj dhe studime të rasteve nga praktikat vendore dhe ndërkombëtare në prokurim.

GRUPI I SYNUARProgrami bazik u dedikohet menaxherëve dhe nëpunësve të tjerë të prokurimit publik nga të gjitha autoritetet publike, operatorët e shërbimeve publike dhe agjencive të angazhuara në aktivitete të prokurimit, të cilat gjithashtu i përmbahen Ligjit të prokurimit publik.

KOHËZGJATJA 15 DITË/75 ORË

54

Page 55: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

BF 002 PROGRAMI I AVANCUAR I TRAJNIMIT DHE CERTIFIKIMIT NË PROKURIM PUBLIK

PËRSHKRIMI Programi i avancuar i trajnimit dhe certifikimit në prokurim publik ofron mundësinë për përmirësimin e aftësive dhe kualifikimeve të trupës së nëpunësve të cilët menaxhojnë paranë publike përmes sistemit të prokurimit. Vijuesit e këtij programi duhet të fitojnë aftësi të veçanta të nivelit të lartë, sipas detyrave komplekse që ata pritet të kenë, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me ndryshimet e mundshme të kuadrit ligjor.

Programi i avancuar i trajnimet zgjat 15 ditë. Ai është i strukturuar në 8 module trajnimi si në vijim: Procedura e hapur, Procedura e kufizuar, Procedurat e negociuara, Prokurimi i mallrave, Prokurimi i shërbimeve, Prokurimi për punë, Ndikimet sociale dhe mjedisore në prokurim publik dhe Menaxhimi i kontratave.

Në përfundim të programit të avancuar të trajnimit organizohet testimi i vijuesve të trajnimit. Testet dominohen nga pyetjet përmes të cilave testohen aftësitë për zgjidhjen e situatave që mbart sistemi i prokurimit dhe sfidat që këta nëpunës pritet të kenë në të ardhmen. Pjesëmarrësit të cilët arrijnë ta kalojnë testin në masën mbi 61% pajisen me certifikatën e avancuar për prokurim publik, e cila ka vlerë përdorimi për tre vjet me radhë.

Çdo zyrtar i prokurimit, që posedon certifikatën e avancuar, është i detyruar të konfirmojë certifikimin e tij çdo tre vjet. Nëse ai dështon në provimet e certifikimit të avancuar, ai humb certifikimin e tij (të avancuar) dhe të drejtën për të vepruar si zyrtar i prokurimit publik deri sa ai/ajo te pajiset me certifikatën e re të avancuar.

BFA 001 Procedura e hapurNë këtë modul trajnimi do të trajtohen tiparet kryesore të procedurës së hapur të prokurimit publik, të kuptuarit e procesit të procedurës së hapur, aplikimin e procedurës përkatëse të prokurimit duke pasur parasysh nevojat e projektit dhe do të njihen me procedurën e hapur të prokurimit në praktikë.

BFA 002 Procedura e kufizuarNë këtë modul trajnimi do të trajtohet procedura e kufizuar, ngjashmëritë dhe dallimet në mes të procedurës së hapur dhe të kufizuar, pse dhe kur mund të përzgjidhet procedura e kufizuar, avantazhet dhe disavantazhet e procedurës së kufizuar, kriteret e përzgjedhjes dhe kriteret e shpërblimit.

BFA 003 Procedurat e negociuara Në këtë modul trajnimi do të trajtohen dy llojet e procedurave të negociuara, procedura e negociuar pa publikimin e njoftimit të kontratës dhe procedura e negociuar pas publikimit të njoftimit të kontratës, ngjashmëritë dhe dallimet në mes tyre. Shpjegimi pse dhe kur duhet të përzgjidhen procedurat e negociuara, sidomos procedura e negociuar pa publikim të njoftimit të

55

Page 56: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

kontratës, rastet e zakonshme në lidhje me procedurat e negociuara dhe gjithashtu aspektet e afatit dhe të kohëzgjatjes.

BFA 004 Prokurimi për mallra Në këtë modul trajnimi do të trajtohet prokurimi i mallrave dhe karakteristikat kryesore të prokurimeve për mallra. Mënyra e përgatitjes së specifikimeve teknike, aspektet që duhet të kihen parasysh, shembujt më të zakonshëm për prokurimin e mallrave, procedurat më të përshtatshme të PP për prokurimin e mallrave, kriteret e zakonshme të përzgjedhjes dhe zbatimi i tyre, vështirësitë e zakonshme gjatë vlerësimit.

BFB 005 Hartimi dhe kompozimi i Dosjes së tenderitNe këtë modul te trajnimit do te trajtohet: fazat e tenderit, ndërlidhja në mes të kushteve të tregut dhe dhënies së një kontrate publike, madhësia e kontratave të nevojshme për implementimin e projekteve. Përzgjedhja e mënyrës më të mirë për të adresuar nevojat, në mes të blerjes, qira-dhënies apo qira-marrjes, përzgjedhja e procedurave më adekuate për dhënien e kontratave (të hapura, të kufizuara, të negociuara), seleksionimi i kritereve për dhënien e kontratës (çmimi më i ulët, tenderi më i favorshëm ekonomik), hartimi i Dosjeve të tenderit dhe përgjegjësitë e Ekipit të Prokurimit përgjegjës për përgatitjen e dokumenteve tenderuese. Planifikimi i orarit për procedurën e dhënies së tenderit

BFA 006 Prokurimi për punëNë këtë modul trajnimi do të trajtohen karakteristikat kryesore për prokurimin e punëve, mënyra e përgatitjes së specifikimeve teknike, aspektet duhet të mbahen në mend, shembujt më të zakonshëm për prokurimin e punëve, procedurat më të përshtatshme të PP për prokurimin e punëve, kriteret e zakonshme të përzgjedhjes dhe zbatimin e tyre, vështirësitë e zakonshme gjatë vlerësimit dhe zbatimit të kontratës.

BFA 007 Ndikimet mjedisore dhe sociale në prokurimin publik:Në këtë modul trajnimi do të trajtohen konsideratat sociale dhe mjedisore në sistemin ligjor të Kosovës, direktivat e BE-se, ndërlidhja e kritereve të përzgjedhjes me konsideratat sociale dhe mjedisore, përdorimi i certifikatave mjedisore në prokurimin publik dhe në përdorimin e faktorëve socialë në prokurimin publik.

BFA 008 Menaxhimi i kontratësMenaxhimi i kontratës i referohet periudhës nga nënshkrimi i kontratës deri në mbylljen e saj. Në këtë modul trajnimi do të trajtohen llojet e kontratës dhe struktura e tyre, zgjidhja e mosmarrëveshjeve në menaxhimin e kontratës, performanca e monitorimit të kontratës, ndryshimet e kontratës, pagesat, përmbyllja e kontratës, proceset për trajtimin e ndryshimeve, rëndësia e ruajtjes së marrëdhënieve të punës me operatorët ekonomikë, nevoja e hartimit të dispozitave të përshtatshme të kontratës që adresojnë zgjidhjen e kontestit, procedurat e zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve, matja e performancës dhe monitorimi i kontratës.

56

Page 57: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

OBJEKTIVATNë përfundim të këtij programi pjesëmarrësit do fitojnë njohuri të thella të LPP dhe legjislacionit dytësor, njohuri të thella praktike mbi kriteret e përzgjedhjes dhe kriteret e dhënies së kontratës, njohuri të duhura për të qenë në gjendje që të vlerësojnë cilësinë e specifikimeve teknike të përgatitura nga ekspertë, njohuri të nevojshme ligjore mbi kontratat dhe do të familjarizohen me Direktivat e BE-se dhe do të jenë në gjendje të ndjekin trendët ndërkombëtare, do të jenë në gjendje që të mbrojnë metodat e tyre të përzgjedhura për zgjidhjen e kontesteve në kontratat e prokurimit. Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të mbikëqyrin dhe të monitorojnë implementimin e kontratave të vlerave të larta financiare.

METODOLOGJIA E TRAJNIMIT Pjesëmarrësit në trajnime do të trajtojnë raste, shembuj dhe modele nga praktikat vendore dhe ndërkombëtare në prokurim.

GRUPI I SYNUARVijuesit e programit të avancuar për trajnim dhe certifikim në prokurim publik janë nëpunësit dhe personat të cilët posedojnë certifikatën themelore të prokurimit publik. Bazuar në ligjin e prokurimit publik kjo kategori ka për detyrë të vijojë këtë program si një kusht për ta mbajtur standardin e njohurive në nivelin e kërkuar si dhe për të pasur mundësi të marrë përsipër detyra në veprimtarit e prokurimit.

KOHËZGJATJA 15 DITË/75 ORË

57

Page 58: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

PPP 003 PARTNERITETI PUBLIKO-PRIVAT

PërshkrimiProgrami i trajnimit për PPP synon të shpjegojë çështjet kryesore që ndërlidhen me PPP-të në Kosovë, duke filluar nga konceptet kyçe, aktorët dhe rolet e tyre, si dhe përshkrimin e fazave dhe proceduarave të parapara me Ligjin për PPP dhe direktivat e aprovuara nga Komiteti për Partneritet publiko-privat. Programi është i strukturuar në shtatë module dhe parashihet të zbatohet në 4 faza.

Moduli 1 – Konceptet kyçe për PPPNë këtë modul pjesëmarrësit do të njihen me konceptet kyçe për PPP, historikun ku dhe si kanë lindur PPP-të, dhe aplikimi i tyre në vende të ndryshme.

Moduli 2 – Korniza ligjore dhe Institucionale për PPP në KosovëNë këtë modul do të shtjellohen temat kyçe që kanë të bëjnë me strukturën ligjore dhe institucionale të PPP-ve, siç janë fushat në vijim: Direktiva për politikën lidhur me PPP-të, Korniza ligjore e PPP-ve (Ligji për PPP dhe Direktivat plotësuese), përmbajtja më e detajuar e Ligjit për PPP në fuqi dhe roli i aktorëve institucionalë kryesorë në fushën e PPP-ve. Gjatë këtij moduli do të shpjegohet baza ligjore ekzistuese në Kosovë për PPP-të si dhe do të prezantohen shembuj dhe ushtrime për të bërë të mundur dhe më të lehtë të kuptuarit e të gjitha temave të lartcekura.

Moduli 3 – Fazat dhe procedurat e PPP-ve në Kosovë Në këtë modul do të prezantohet një pasqyrë e përgjithshme e procedurave të PPP-ve në Kosovë, dhe strukturimi i tyre në katër faza si dhe aktorët kryesorë dhe roli i tyre nëpër faza të ndryshme. Kjo i paraprin elaborimit më të detajizuar të secilës fazë ndaras.

Moduli 4 – Faza 1. Përzgjedhja e Projekteve të PPP-së dhe Studimi i ParafizibilitetitTemat të cilat do të prezantohen në këtë modul janë procedurat e fazës së parë: Përzgjedhja e projekteve kandidate PPP të përshtatshme për autoritetin publik, Përfundimi i studimit të parafizibilitetit nga autoriteti publik, shqyrtimi i raportit të parafizibilitetit të PPP nga departamenti i PPP për rekomandimet dhe hapat e ardhshëm. Do të prezantohen edhe shembuj dhe ushtrime për të lehtësuar të kuptuarit e drejtë të të gjitha temave të lartcekura.

Moduli 5 – Faza 2. Përgatitja e studimit të fizibilitetit, draft-kontratës dhe draft-dokumenteve të tenderit për PPP-nëTemat të cilat do të prezantohen në këtë modul janë procedurat e fazës së dytë: Procedurat para fillimit të Studimit të fizibilitetit, studimi i fizibilitetit dhe procedurat pas mbarimit të studimit të fizibilitetit

Moduli 6 - Faza III - Implementimi i PPP tenderëveNë këtë modul do të shpjegohen procedurat për tenderimin e projektit të PPP-se si dhe procedurat e prokurimit për angazhimin e partnerit privat për ofrimin e shërbimeve të reja.

58

Page 59: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

Moduli 7- Procedurat e fazës së IVNë këtë modul do të shtjellohen temat kyçe që kanë të bëjnë me monitorimin e kontratave PPP, siç janë temat në vijim: monitorimi i përmbylljes financiare nga ana e ekipit menaxhues të projektit PPP, monitorimi i kontratës PPP-së, rishikimi dhe ri-negocimi i kontratave të PPP-së dhe zgjidhja e kontesteve eventuale të kontratave PPP si dhe menaxhimi i përmbylljes së kontratave PPP. Gjatë këtij moduli do të shpjegohet baza ligjore në Kosovë për menaxhim të kontratave si dhe do të prezantohen shembuj dhe ushtrime për të lehtësuar të kuptuarit e të gjitha temave të lartcekura.

ObjektivatNë fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje: të përkufizojnë dhe shpjegojnë se çka është nocioni i PPP-ve, cila është korniza ligjore për të iniciuar, përgatitur dhe implementuar një projekt të PPP-ve në Republikën e Kosovës

Metodologjia e trajnimit

Metodologjia e trajnimit përfshin ligjëratat, diskutimet grupore, ushtrimet praktike, shqyrtimin e rasteve studimore. Gjatë trajnimit do të përdoret Power Point Prezantimi, Tabela e bardhë me markezë dhe mostrat e formave të ndryshme të cilat pjesëmarrësit mund t’i përdorin në planifikimin dhe implementimin e PPP-ve.

Grupet e synuaraProgrami i trajnimit është i përgatitur shprehimisht për nëpunësit nga pozitat drejtuese, profesionale, të administratës qendrore dhe lokale, që kanë përgjegjësi me zbatimin e ligjit të kësaj fushe, mirëpo mund të jetë i dobishëm edhe për të punësuarit e tjerë nëpër institucione dhe organizata që kanë të bëjnë me projekte PPP dhe të interesuar tjerë për të rritur njohurit e tyre në këtë lëmi.

Kohëzgjatja 5 ditë/35 orë

59

Page 60: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

Trajnimet për Teknologji Informative

Sektori i teknologjisë informative në administratën publike vijon të ndryshohej çdo ditë. Sot në administratën publike të vendit janë duke u përdor sisteme programe dhe softuerëve me bashkëkohor. Këto të arritura e kanë lehtësuar punën e nëpunësve por në të njëjtën e kohë kjo “teknik” vijon të jetë shtytësi kryesor për ndryshme.

IKAP përmes fushës së trajnimit për Teknologjinë Informative do të ofroj trajnime fillestare dhe të specializuara për t’iu bërë të mundur nëpunëseve civil dhe njësive të tyre të sigurojnë kompetencën për punë.

Si rezultat i trajnimeve të zhvilluara nëpunësit civil do të përballojnë sfidat e reja dhe do të jenë promotor të ndryshimeve pozitive në administratën publike

Pjesëmarrës në trajnime nga fusha e trajnimit teknologji informative do të jenë zyrtarët e teknologjisë informative, zyrtarët nga niveli drejtues, profesional dhe administrative.

60

Page 61: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

Programi i trajnimeve Kohëzgjatja

TI 001 Menaxhimi i TIK-ut nëpër institucione 2 ditë

TI 002 Hulumtimet shkencore dhe analiza e të dhënave me SPSS 3 ditë

TI 003 Planifikimi dhe menaxhimi i projekteve me MS Project 2 ditë

TI 004 Virtualizimi i institucioneve në Republikën e Kosovës 1 ditë

TI 005 E-Shkolla 1 ditë

TI 006 MS Word 2010 2 ditë

TI 007 MS Excel 2010 2 ditë

TI 008 MS Power Point 2010 2 ditë

TI 009 MS Access 2010 2 ditë

61

Page 62: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

TI 001 Menaxhimi i TIK-ut dhe komunikimi nëpër institucione

Përshkrimi

Investimi dhe modernizimi në infrastrukturën e TIK-ut ka për qëllim zhvillimin dhe kryerjen e shërbimeve administrative në mënyrën sa më efikase si dhe duke u fokusuar në sigurinë e informacionit si dhe do të shërbej në përkrahje të zhvillimit të aplikacioneve të ndryshme të e- Qeverisjes. Ky trajnim do t u ofroj pjesëmarrësve informacione lidhur më strukturën e rrjetit qeveritar si dhe ecurinë e komunikimit që bëhet përmes pajisjeve te rrjetit qeveritar, pastaj ofrimin e shërbimeve administrative të besueshme dhe efikase gjë që është një parakusht që një vend të dërgoj përpara zhvillimin socio-ekonomik të tij.

Objektivat

Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të mësojnë metodat hyrëse dhe komunikuese përmes burimeve të ndryshme elektronike nëpër institucione, aplikimin e TIK-ut në shërbimet e e-Qeverisë sikurse në: e-shoqëri, e-edukim, e-qeverisje. Pjesëmarrësit do të njohin mënyrat e implementimit të rregullave të menaxhimit të aplikacioneve të TIK-ut nëpër institucioneve që do të ndihmojë në ngritjen e vetëdijes së zyrtarëve të Teknologjisë Informative në ofrimin e ideve të ndryshme në projektimin, zhvillimin dhe operimin e zgjidhje të përshtatshme dhe të zbatueshme të TIk-ut. gjë e cila mundëson rritjen e efikasitetit të shërbimeve në administratën publike.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi do të zhvillohet në formë prezantimi dhe diskutimi, ku pjesëmarrësit do të inkurajohen që të marrin pjesë në diskutime gjatë gjithë kohës. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shkëmbejnë pikëpamjet dhe përvojat e tyre lidhur me temën e trajnimit, pastaj do të ndajnë përvojat e tyre lidhur me modernizimin e komunikimit që bëhet më përdorimin e pajisjeve të ndryshme të Teknologjisë Informative që përdoren në institucionet e Kosovës.

Grupet e synuara

Trajnimi është i paraparë për nëpunësit e njësive të teknologjisë informative nga administrata publike, në veçanti ky program i dedikohet udhëheqësve të drejtorive, sektorëve dhe administratorëve të sistemeve të ndryshme të TI-së.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

62

Page 63: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

TI 002 Hulumtimet shkencore dhe analiza e të dhënave me SPSS

Përshkrimi

SPSS është një program softverik që përdoret për analiza statistikore. Trajnimi mbahet duke u bazuar në praktikat më të mira dhe në përvojën hulumtuese të trajnerit. Trajnimi do t’u ofroj pjesëmarrësve njohuri lidhur me mjetet e hulumtimit dhe zhvillimit ashtu që për t’i bëjë të dhënat gati për analizë përmes aplikacioneve SPSS që do të mbahen në funksion interaktiv. Pastaj në këtë trajnim do të paraqiten mënyrat se si bëhet analiza statistikore në SPSS ku mund të merren të dhëna nga pothuajse çdo lloj fajlli (të dhënat nga softverët tjerë) dhe do të përdoren për të krijuar raporte, lista, dhe pjesë të trendëve shpërndarëse, statistika përshkruese dhe analiza komplekse statistikore. Mënyrat se si nëpërmjet SPSS bëhet analizë statistikore më e arritshme dhe e përshtatshme për përdoruesit ashtu që përdorimi i secilës meny si dhe zgjedhja e dritares e dialogut bëjnë të mundur për të kryer analiza komplekse pa formuar një linjë të vetme të sintaksës komanduese.

Objektivat

Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të realizojnë hulumtime të vlefshme duke u bazuar në të dhëna shkencore; dallojnë hulumtimet sasiore prej atyre kualitative; bëjnë përzgjedhjen e mostrës; llogarisin shkallën e përgjigjeve të vlefshme; definojnë pyetje me përgjigje të mbyllura apo të hapura; varësisht prej nevojës së hulumtimit të kodojnë variablat; identifikojnë rastet e jashtëzakonshme; realizojnë analizat statistikore si ato përshkruese; ch-test; frekuencën; eksportojnë rezultatet dhe komentojnë rezultatet e hulumtimeve. Për më tepër pjesëmarrësit në mënyrë aktive do të krijojnë pyetësorin dhe do t’i definojnë variabilet dhe në fund do të realizojnë edhe analizat me programin SPSS.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi zhvillohet në mënyrë ineraktive, ku pjesëmarrësit fillimisht njoftohen me llojet e hulumtimeve, metodat e përzgjedhjes së mostrës dhe etikës së hulumtimeve. Pjesëmarrësit në trajnim do të ballafaqohen me raste studimore dhe me situata të cilat do të demonstrohen dhe do të ekzekutohen në këtë softver gjate realizimit të hulumtimeve.

Grupet e synuara

Grupet e synuara për këtë trajnim janë personat vendimmarrës në administratën publike që kanë të bëjnë me matjen e nivelit të kënaqshmërisë së punëtoreve, konsumatorëve, tatimpaguesve dhe kontribuuesve tjerë në buxhetin shtetëror. Për më tepër në kuadër të grupit të synuar bëjnë pjesë edhe zyrtarët që kanë të bëjnë me hulumtime, analiza dhe vendim marrje.

Kohëzgjatja 3 ditë/15 orë

63

Page 64: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

TI 003 Planifikimi dhe menaxhimi i projekteve me MS Project 2007

Përshkrimi

Menaxhimi i projekteve është disiplinë që merret me organizimin dhe menaxhimin e resurseve në atë mënyrë, që projekti të kompletohet brenda fushës së veprimit, kualitetit, kohës dhe çmimit të paramenduar. Programi më i përshtatshëm dhe më i mirë për përgatitjen e projekteve ashtu edhe për mbikëqyrjen e tyre që gjendet sot është programi MS Project 2007, cili është mjaftë i lehtë për shfrytëzim.

Në këtë trajnim do të demonstrohet mënyra e përdorimit të veglave të programit MS Project 2007 i cili mundëson definimin e projektit, aktiviteteve, caktimin e resurseve për aktivitete, vendosjen e shpenzimeve fikse, krijimin e planit bazik, azhurnimin e aktiviteteve, përcjelljen e progresit, raportimin etj. Trajnimi do të përshkruaj mënyrën se si përmes programit MS Project 2007 përgatitet projekti ashtu që të arrijë objektivat në afate të caktuara kohore me resurse përkatëse.

Objektivat

Në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të mësojnë të përdorin veglat e Programit MS Project 2007 ashtu që përmes tyre të dinë se si të krijojnë dhe të modifikojnë listën e detyrave të projektit, të krijojnë një plan të projektit, të krijojnë kalendarët, të caktojnë burimet për detyrat, shpenzimet e nevojshme, të punojnë me tabela të ndryshme, të mësojnë menaxhimin e kohës, të mund të bëjnë dallimin midis suksesit dhe dështimit për të përfunduar një projekt kompleks, të mbajnë projektet në rrugën e duhur në kohë dhe brenda buxhetit duke mësuar se si të gjejnë të gjitha detajet e menaxhimit të projektit përmes këtij programi. Gjatë demonstrimit të shembujve pjesëmarrësit do të njohin ofrimin e shkathtësive, teknikave, kontrollit dhe përkrahjes gjatë ekzekutimit të projektit.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi është i bazuar në ligjërim, prezantime dhe punë interaktive. Trajnimi përfshinë edhe analiza të projekteve për t’ju mundësuar pjesëmarrësve që të thellojnë njohuritë praktike duke demonstruar dhe ekzekutuar shembuj konkret si: përpilimi i projekteve, modifikimi, raportimi etj. Në pjesën e punës grupore formohen grupe tre-katër pjesëmarrës të cilët do të krijojnë një projekt dhe do ta prezantojnë.

Grupet e synuara

Ky trajnim synon të trajnoj zyrtarët profesional të administratës publike që merren me hartimin, planifikimin, monitorimin dhe mbikëqyrjen e projekteve të ndryshme me anë të softverëve.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

64

Page 65: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

TI 004 Virtualizimi në Institucionet e Kosovës

Përshkrimi

Benifitet që ofrojnë sistemet virtuale janë kursimi i shpenzimeve buxhetore të Kosovës, ngritja e nivelit të sigurisë së TI-së, kursimi i energjisë elektrike, përdorimi optimal i resurseve harduerike përmes virtualizimit etj. Në këtë trajnim trajtohen sistemet virtuale dhe benefitet që ofron përdorimi i tyre, pastaj do të shpjegohen shërbimet virtuale globale si dhe virtualizimi në institucione. Trajnimi trajton mënyrën e shfrytëzimit të serverëve në përgjithësi që janë objektivi më i shquar i virtualizimit ashtu që disa serverë virtual ndajnë një tërësi të vetme të burimeve hardëerike , ku një mesatare shumë më të mëdha të normës së shfrytëzimit të arrihet dhe mbështetja e kostos hardëerike mund të ulen .

Objektivat

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të kuptojnë rëndësinë e virtualizimit, të njohin metodat dhe mënyrën e mundësive të përdorimit të virtualizimit, të njohin infrastrukturën e nevojshme teknike, kadrovike dhe shkencore për realizimin dhe aplikimin e virtualizimit, të njohin dallimin në mes të makinave virtuale dhe makinave fizike, të njohin produktet virtuale për virtualizim, pastaj mënyrën e kursimeve të shpenzimeve buxhetore të institucioneve duke përdorur sistemet virtuale, vendosjen e sistemeve vituale në serverët e ndryshëm që mundëson uljen e kostove për qendrat e të dhënave.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi është i natyrës prezantuese i përcjellë me diskutime lidhur më strukturën e pajisjeve të teknologjisë informative që përdoren nga institucionet. Trajnimi përfshinë studime të rasteve për të ju mundësuar pjesëmarrësve të vlerësojnë gjendjen aktuale të pajisjeve që përdoren në institucione dhe se si ato do të mund të përmirësoheshin në të ardhmen.

Grupet e synuara

Trajnimi është i paraparë për nëpunësit e njësive të teknologjisë informative nga administrata publike, në veçanti ky program i dedikohet udhëheqësve te drejtorive,sektorëve dhe administratorëve te sistemeve të ndryshme të TI-së.

Kohëzgjatja 1 ditë/5 orë

65

Page 66: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

TI 005 e-Shkolla

Përshkrimi

Aplikacioni e-Shkolla është një aplikacion që bën pjesë në kuadër të e-Qeverisjes dhe bën të mundur kryerjen e shërbimeve administrative online për arsimin parauniversitar. Ky aplikacion është testuar në dy shkolla dhe pritet që në të ardhmen të vendoset nëpër të gjitha shkollat e Kosovës. Në këtë trajnim do të prezantohet aplikacioni e-Shkolla si dhe mënyra e ekzekutimit të këtij aplikacioni veçanërisht do të prezantohen puna me formularët dhe raportet që dalin nga ky aplikacion. Gjatë kohës së prezantimit do të ju jipet mundësia pjesëmarrësve që të debatojnë lidhur më strukturën e aplikacionit dhe do të këtë diskutime lidhur me përmirësimet eventualisht përfshirjes se të gjitha shërbimet që përmban administrata e arsimit parauniversitar brenda këtij aplikacioni.

Objektivat

Në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të njoftohen për ngritjen e efikasitetit të administratës shkollore për ekzistimin, funksionalitetin dhe dobinë e aplikacionit i cili mundëson digjitalizimin e gjithë procesit mësimor nëpër shkolla. Pastaj do të njohin strukturën e aplikacionit e-Shkolla, do të mësojnë punën me formularët, raportet që dalin, do të njohin efektivitetin e shërbimeve administrative të arsimit parauniversitar që kryhen online, si dhe kursimin e kohës së punëve administrative që mundëson ky aplikacion.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi bazohet në prezantimin e aplikacionit ,,e-Shkolla” dhe pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që të vënë njohuritë e tyre në praktikë. Në këtë trajnim do të këtë analiza te rasteve të ndryshme për punën në shkolla ku pjesëmarrësit do të vlerësojnë elementet e aplikacionit.

Grupet e synuara

Ky trajnim është paraparë për nëpunësit civil të arsimit ku përfshihen zyrtarë të arsimit parauniversitar të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, zyrtarët komunal të arsimit, pastaj do të përfshihen drejtorët, zëvendësdrejtorët, sekretarët dhe inspektorët e shkollave.

Kohëzgjatja 1 ditë/5 orë

66

Page 67: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

TI 006 Microsoft Word 2010

Përshkrimi

MS Word 2010 është një program softverik që merret më përpunimin e tekstit përmes së cilit mund të krijohen lloje të ndryshme të dokumenteve. Në këtë trajnim do të demonstrohet puna me vegla që përmban programi Microsoft Word 2010. Trajnimi do të përfshijë identifikimin i elementeve dhe veglave të ndryshme të ndërfaqes së shfrytëzuesit, hapjen e dokumenteve në pamje të ndryshme, navigimin nëpër një tekst të dokumentit, shtimin e menyve për rregullimin e tekstit, vendosjen e figurave, vendosjen e kornizave dhe hijeve. Pastaj do të përfshihet krijimi, modifikimi dhe formatimi i tabelave, insertimi i simboleve dhe karaktereve speciale, vendosja e kornizave të faqes dhe ngjyrave, vendosja e hederit dhe footerit, vendosja e spellingut gramatikor, rregullimi i opcionit Autocorrect.

Objektivat

Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të krijojnë një dokument në MS Ëord 2010, editojnë një dokument, formatojnë tekstin, formatojnë paragrafët, vendosin një tabelë, vendosin karaktere speciale dhe objekte grafike në dokument, insertojnë numrat dhe stile të ndryshme për faqet e dokumentit, insertojnë tabelën e përmbajtjes se një dokumenti, modifikojnë dhe formatojnë tabela, të rregullojnë fletët për printim, të krijojnë regjistër të ri, të dinë të vendosin headerin dhe footer-in, të dinë ta vendosin prapaskenën e dokumentit, të dinë ta vendosin korrektuesin e gjuhës.

Metodologjia e trajnimit

Secili pjesëmarrës do të jetë i pajisur individualisht me një kompjuter dhe gjatë gjithë kohës do të jetë aktiv në kryerjen e ushtrimeve duke përdorur vegla që përmban Microsoft Word 2010. Pjesëmarrësit do të demonstrojnë dhe ekzekutojnë shembuj të ndryshëm që kanë të bëjnë më përdorimin e veglave të programit MicrosoftWord 2010.

Grupet e synuara

Ky trajnim është i paraparë për nëpunësit e administratës publike të cilët janë të interesuar për thellimin e njohurive të punës me programin Microsoft Word 2010.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

67

Page 68: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

TI 007 MS Excel 2010

Përshkrimi

MS Excel është një program që merret më kalkulimin e tabelave. Në këtë trajnim do të demonstrohet puna me vegla që përmban programi Microsoft Excel 2010. Trajnimi do të përfshijë punën me fletat e librit të punës, llogaritjen me funksionet dhe formulat që përdor

ën për llogaritje në tabelat e librit të punës, organizimin librit të punës duke përdorur teknika të shumta, krijimi i grafikëve përmes tabelave, insertimi i objekteve grafike. Pastaj do të përfshihet puna me libra të tjerë të punës, analizimi i të dhënave, përgatitja e fletës së punës për printim, importimi dhe eksportimi i të dhënave në Excel si dhe sortimi dhe filtrimi i të dhënave me kondita të caktuara.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të përdorin veglat e programit MS Excel 2010, të punojnë më fletët e punës që përmban libri i punës tabela në Excel, të rregullojnë të dhënat në celulat e tabelës, të punojnë me funksione të ndryshme të tabelave, të përdorin njëkohësisht shumë libra të punës, të krijojnë tabela të veçanta brenda librit të punës, të rregullojnë sortimin dhe filtrimin e të dhënave me kondita te caktuara, të përgatisin fletën e punës për printim, të krijojnë grafikone të ndryshme etj.

Metodologjia e trajnimit

Secili pjesëmarrës do të jetë i pajisur individualisht me një kompjuter dhe gjatë gjithë kohës do të jetë aktiv në kryerjen e ushtrimeve përmes përdorimit të veglave të programit Microsoft Excel 2010. Gjatë trajnimit do të bëhet demonstrimi dhe ekzekutimi i shembujve të ndryshëm përmes veglave që përmban programi.

Grupet e synuara

Ky trajnim është i paraparë për zyrtarët të cilët duhet ta përdorin gjerësisht në punën e tyre programin Microsoft Excel 2010.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

68

Page 69: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

TI 008 MS Power Point 2010

Përshkrimi

Programi MS Power Point është një program (pjesë e paketës së Microsoft Office-it) që merret me prezantime të sllajdeve. Në këtë trajnim do të demonstrohet puna me vegla që përmban programi Microsoft Power Point 2010. Trajnimi do të përfshijë identifikimin i elementeve dhe veglave të ndryshme te ndërfaqes së shfrytëzuesit që shërbejnë me krijimin e një sllajdi në një prezantim, vendosja e tekstit, shtimi i sllajdeve në një prezantim, rregullimi i sllajdeve, vendosja e imazheve në një sllajd, vendosja dhe rregullimi i objekteve grafike në një sllajd, vendosja e animacioneve në objekte grafike në një sllajd. Pastaj do të përfshihet insertimi dhe vendosja e tabelave në një sllajd, importimi i tabelave nga një aplikacion tjetër i Office-it, vendosja e grafikoneve brenda një sllajdi, modifikimi dhe importimi i grafikoneve nga aplikacionet tjera të Office-it, ndarja e prezantimit në seksione, shtimi i tranzicioneve në sllajd, printimi i prezantimeve.

Objektivat

Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të gjurmojnë ndërfaqen grafike, të përdorin e veglat e këtij programi; të krijojnë prezantime të ndryshme përmes sllajdeve, të krijojnë animacione të sllajdeve, të vendosin objekte grafike në prezentim, të punojnë më tabela brenda një sllajdi, të vendosin grafikun brenda një sllajdi, të krijojnë tranzicione brenda sllajdeve, të caktojnë kohën e ekzekutimit të një sllajdi, si dhe të dinë të paraqesin prezantimet para audiencës.

Metodologjia e trajnimit

Secili pjesëmarrës do të jetë i pajisur individualisht me një kompjuter dhe gjatë gjithë kohës do të jetë aktiv në kryerjen e ushtrimeve dhe të prezantimeve që paraqiten nga trajnimi. Pjesëmarrësit do të demonstrojnë dhe ekzekutojnë shembuj të ndryshëm që kanë të bëjnë më përdorimin e veglave të programit MS Power Point 2010

Grupet e synuara

Ky trajnim është i paraparë për nëpunësit e administratës publike të cilët janë të interesuar për thellimin e njohurive të punës me programin MS Power Point 2010.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

69

Page 70: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

TI 009 MS Access 2010

Përshkrimi

Programi MS Access merret me krijimin dhe dizajnimin e bazave të të dhënave.

Në këtë trajnim do të trajtohen dizajnimi dhe krijimi i bazave të dhënave, krijimi i tabelave, definimi i llojit të të dhënave të tabelave, filtrimi dhe sortimi i të dhënave, lidhja e tabelave, krijimi i pyetësorëve, krijimi e pyetësorëve sipas konditave të caktuara, dizajnimi dhe krijimi i formularëve përmes metodës së dizajnit si dhe të ëizard-it, vendosja e figurave brenda formularit, vendosja e kontrollave brenda një formulari, krijimi dhe dizajnimi i raporteve si dhe mënyrat si të vendosen kontrollat brenda një raporti për shtypje, krijimi i makrove,

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të krijojnë tabela, të ristrukturojnë të dhënat përkatëse nëpër tabela, të lidhin tabelat në varësi nga lloji i të dhënave, të krijojnë pyetësorë për gjetjen e të dhënave, të krijojnë formularë të dhënash si dhe të shfaqin të dhënat në mënyrë efikase tek formularët, raportet dhe të dizajnojnë ato në mënyrën sa më të përshtatshme për printim, pastaj do të marrin njohuri si të krijojnë makrot në databazë.

Metodologjia e trajnimit

Në trajnim do të këtë prezantime, diskutime dhe punë interaktive për ti mundësuar pjesëmarrësve që të vënë njohuritë e tyre në praktikë. Pjesëmarrësit do të demonstrojnë dhe ekzekutojnë shembuj të ndryshëm që kanë të bëjnë më përdorimin e veglave të programit Microsoft Access 2010.

Grupet e synuara

Ky trajnim është i paraparë për nëpunësit, pozita e të cilëve kërkon zbatim të gjerë të programit Microsoft Access 2010.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

70

Page 71: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

Trajnimet për Çështje komunale

Administrata lokale është pjesa e ekzekutivit të komunave, e cila ofron shërbime direkte për nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Kosovës. Vëllimi i shërbimeve të administratës së komunave të Kosovës vijon të rritet. Një administratë stabile, efikase dhe e përgjegjshme do të mund t’i përballonte kërkesat që vijnë nga drejtime të ndryshme dhe do ta përmirësonte cilësinë e shërbimeve të veta përmes kuadrit profesional e të trajnuar.

IKAP-i përmes fushës së trajnimit për Çështje komunale ofron modulet e trajnimi të cilat ndihmojnë rritjen e profesionalizmit, forcimin e aftësive drejtuese dhe menaxhuese për të ndërtuar një shërbim sipas standardeve më të përparuara dhe që do të mund t’i përgjigjet sistemit transparent të decentralizimit.

Si rezultat i këtyre trajnimeve do kemi një produktivitet dhe performancë më të lartë të punës dhe të drejtimit të administratës lokale.

Pjesëmarrës të trajnimit të menaxhimit të përgjithshëm mund të jenë të gjithë menaxheret, personeli i paraparë për të avancuar dhe gjithë të interesuarit tjerë të cilët kanë vullnet për të zhvilluar shkathtësitë për punë dhe karrierë profesionale.

71

Page 72: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

Programi i trajnimev . Kohëzgjatja

ÇK 001 Kompetencat dhe përgjegjësitë e administratës komunale 2 ditë

ÇK 002 Zhvillimi ekonomik lokal 6 ditë

ÇK 003 Çështje të procedurave administrative në administratën lokale 2 ditë

ÇK 004 Ligji për qasje në dokumente publike 2 ditë

ÇK 005 Komunikimi i komunave me publikun 2 ditë

ÇK 006 Decentralizimi në Kosovë (sfidat dhe perspektiva) 2 ditë

ÇK 007 Shërbimet sociale dhe Planifikimi i buxheteve 2 ditë

ÇK 008 Barazia gjinore në të drejtën e pronës 2 ditë

ÇK 009 Menaxhimi i pronës komunale 2 ditë

ÇK 010 Politikat e përbashkëta bujqësore 2 ditë

ÇK 011 Menaxhimi financiar dhe transparenca në qeverisje 2 ditë

ÇK 012 Organizimi i punës, puna ekipore dhe menaxhimi i kohës 2 ditë

ÇK 013 Të hyrat vetjake të komunave 2 ditë

ÇK 014 Menaxhimi i shërbimeve publike komunale 2 ditë

72

Page 73: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

ÇK 001 Kompetencat dhe përgjegjësitë e administratës komunale

Përshkrimi i trajnimit

Administrata komunale përbëhet nga njësia themelore organizative dhe funksionale e vetëqeverisjes lokale, që është Komuna. Kosova numeron 37 komuna, funksionimi i të cilave është i rregulluar përmes Ligjit bazë për vetëqeverisje lokale dhe tre ligjeve tjera që janë: Ligji për financat lokale, Ligji për administrimin e kufijve komunalë dhe Ligji për zgjedhje lokale.

Në këtë modul trajnimi do të trajtohen këto tema: Komuna si njësi e vetëqeverisjes lokale, Kompetencat dhe autorizimet e Komunës, Statuti si akti më i lartë juridik i saj, Kuvendi i Komunës, zgjedhjet për Kuvendin e Komunës dhe konstituimi i tij, mbledhja inauguruese e Kuvendit dhe betimi i këshilltarëve komunalë, të drejtat dhe detyrat e tyre, kuorumi, mbledhjet dhe vendimet, organet e Kuvendit të Komunës dhe funksionet e tyre, Kryetari i Kuvendit, zëvendëskryetari, komitetet obligative, shërbyesit civilë të administratës komunale, roli dhe përgjegjësitë, shërbimet kryesore dhe mënyra e ofrimit të tyre.

Objektivat

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të kuptojnë rolin dhe rëndësinë e kompetencave si dhe përgjegjësive të administratës komunale, të jenë në gjendje të kuptojnë objektivat e kompetencave dhe të përgjegjësive të administratës komunale, të kuptojnë strukturën organizative dhe funksionale të organeve të administratës komunale, të jenë në gjendje të aspirojnë njohjen dhe definimin e ligjshmërisë në administratën komunale, të ngrenë vetëdijen për nevojën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në fushën kompetencave dhe përgjegjësive në administratën komunale.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi do të zhvillohet në një frymë interaktiviteti, ku pjesëmarrësit do të inkurajohen fuqimisht të marrin pjesë në diskutime përgjatë gjithë kohës. Përmes shembujve dhe rasteve nga praktikat vendore të qeverisjes lokale, do të prezantohen aspektet e legjislacionit në fuqi.

Grupi i synuar

Trajnimi i dedikohet pozitave drejtuese e profesionale, në veçanti trajnimi iu dedikohet zyrtarëve ligjorë në komuna, zyrtarëve që punojnë për sekretaritë e Kuvendeve Komunale, nëpunësve të tjerë në administratë dhe të interesuarve të tjerë, të cilët kanë ambicie të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe me qëllim të ngritjes së aftësive të tyre në këtë lëmi.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

73

Page 74: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

ÇK 002 Zhvillimi ekonomik lokal

Përshkrimi

Rritja e mirëqenies së qytetarëve dhe prosperiteti i një vendi varen nga përdorimi dhe menaxhimi efektiv i burimeve të tij. Zhvillimi ekonomik lokal është proces në të cilën komunat tentojnë të përmirësojnë dhe zhvillojnë kualitetin e jetës së banorëve të tyre nëpërmjet krijimit të momenteve të reja në mirëqenien ekonomike dhe shoqërore.

Në këtë modul trajnimi, zhvillimi ekonomik do të trajtohet nga:

a) aspekti legjislativ-juridik i zhvillimit ekonomik,

b) zhvillimi ekonomik lokal në aspektin ekonomik dhe

c) zhvillimi ekonomik lokal në aspektin social, përkatësisht kapitalit social dhe çështje të tjera sociale, vendimmarrje dhe involvimi i publikut të zonave ku ata jetojnë.

Modeli kosovar i qeverisjes lokale dhe marrëdhëniet institucionale me pushtetin qendror, kuptimi i decentralizimit, format dhe përfitimet e komunave nga ky proces, praktikat më të mira nga vendet e Unionit Evropian.

Objektivat

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do rritin njohuritë lidhur me konceptet dhe modelet e zhvillimit ekonomik, rolin e decentralizimit dhe ndikimin e tij në përmirësimin e ekonomisë lokale, për partneritetin publik-privat dhe ndikimin e tij në zhvillimin e ekonomisë lokale.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi është i bazuar në prezantime, punë grupore. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me raste dhe modele të suksesit nga praktikat vendore, rajonale dhe ndërkombëtare të zhvillimet ekonomik.

Grupet e synuara

Ky trajnim i dedikohet drejtuesve të departamenteve, stafit të tyre dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në zhvillim ekonomik lokal përfshirë monitorimin, informimin, çështjet ligjore etj. Së këndejmi, trajnimi ka për qëllim që pjesëmarrësit të pajisen me njohuri të përgjithshme dhe ndërdisiplinore, që të janë në lidhshmëri me stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik, pastaj çështje sociale si dhe çështje ligjore që mund të jenë të ndërlidhura me zhvillimin ekonomik lokal.

Kohëzgjatja 6 ditë/30 orë

74

Page 75: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

ÇK 003 Çështje të procedurave administrative në administratën lokale

Përshkrimi

Ndërtimi i një administrate e cila arrin të zbatojë drejtësinë sipas përmasës edhe kërkesave të qytetarëve përbën njërën prej sfidave të vendit.

Në këtë modul trajnimi do të trajtohet korniza ligjore për procedurat ligjore-administrative, fazat e procedurës administrative, duke përfshirë shqyrtimin e kërkesave nga ana e organit të administratës, ndërmarrja e veprimit nga ana e administratës e deri te ekzekutimi i aktit administrativ. Roli i gjykatës që e hap konfliktin administrativ, dhe rregullat e procedurës, në bazë të të cilave gjykatat kompetente vendosin për ligjshmërinë e akteve administrative me të cilat organet kompetente të administratës publike, vendosin për të drejtat, detyrimet dhe interesat juridike të personave fizikë dhe juridikë.

Objektivat

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të jenë të informuar më Ligjin për procedurën e administrative dhe me legjislacioni që ndërlidhet me çështjet e procedurës administrative; të njohin konceptet dhe parimet e funksionimit të administratës publike; të prezantojnë parimet, konceptet, rregullat, aktet administrative dhe afatet e përcaktuara në kodin e procedurave administrative; të njihen me të drejtën e informimit dhe të drejtën e publikut për transparencë për veprimtarinë e administratës.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi është i bazuar në prezantime dhe punë grupore. Në trajnim do të trajtohen rastet e praktikës dhe zgjedhjet e tyre për t’u mundësuar pjesëmarrësve të bëjnë vlerësime, krahasim dhe të shkëmbejnë eksperiencat me njëri-tjetrin.

Grupet e synuara

Ky seminar dyditor është i fokusuar për nëpunësit civilë nga të gjitha institucionet e administratës lokale (komunat). Në veçanti, trajnimi i dedikohet zyrtarëve të lartë, drejtuesve të departamenteve, stafit të tyre dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në monitorim, informim, çështje ligjore dhe të gjithë nëpunësve civilë, që janë përgjegjës për dhënien e vendimeve administrative, cilësore dhe profesionale.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

75

Page 76: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

ÇK 004 Ligji për qasje në dokumente publike

Përshkrimi

Në këtë trajnim diskutohen obligimet ligjore të komunave për të zbatuar Ligjin për qasje në dokumente publike, mënyrat e informimit publik, publikimin e informatave në ueb-aplikacion. Transparenca, sfidat që kanë komunat gjatë fazës së zbatimit të ligjit, klasifikimi i informacioneve të sigurisë, nivelet e klasifikimit, dokumentet e përjashtuara nga qasja e publikut, Ligji për përdorimin e gjuhëve zyrtare dhe zbatimi i tij në praktikë, udhëzimi administrativ i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për transparencë në komuna dhe Udhëzimi Administrativ për ueb-faqet e institucioneve publike. Raportet e monitorimit të zbatimit të Ligjit për qasje në dokumente publike.

Objektivat

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të jenë në gjendje t’i shqyrtojnë kërkesat për qasje në dokumente publike, të përgatisin raportet nga zbatimi i ligjit konform procedurave ligjore, udhëzimeve, do të dinë t’i zbatojnë nivelet e klasifikimit për informatat e organizatës së tyre, të shërbejnë publikut pa i cenuar kërkesat e ligjore.

Metodologjia e trajnimi

Trajnimi është bazuar në një sërë prezantimesh dhe punësh grupore për t’iu mundësuar zyrtarëve që t’i kenë të njohura të gjitha obligimet ligjore që dalin nga ligjet përkatëse.

Grupet e synuara

Trajnimi dyditor është i fokusuar në zyrtarët për informim të komunave dhe ka për qëllim diskutimin e përbashkët lidhur me zbatimin e Ligjit për qasje në dokumente publike.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

76

Page 77: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

ÇK 005 Komunikimi i komunave me publikun

Përshkrimi

Komunikimi i institucioneve me publikun, roli i zyrtarëve të komunikimit, si funksionon sistemi qeveritar i Kosovës, planifikimi i programeve të komunikimit dhe teknikave të komunikimit, këto përbejnë materien e këtij moduli.

Tema të tjera që do të trajtohen janë: përkufizimi i komunikimit; pse është i rëndësishëm komunikimi; shërbimi për komunikim i komunave; detyrat themelore për zyrtarët e komunikimit; si hartohet një strategji e komunikimit; puna me media; si të plotësohen shpejt kërkesat e medieve; si organizohet publiciteti me pagesë; shfrytëzimi i internetit; si të hartohet një fjalim; si të matet suksesi; kodi i mirësjelljes për shërbimin e komunikimit, Komunikimi në situata të krizave; Interneti si mjet dhe medium; Web-faqet zyrtare të komunave dhe përmbajtja e tyre.

Objektivat

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit: do të kuptojnë rëndësinë dhe përfitimet e komunikimit me publikun; rolin dhe funksionet e zyrtarëve të komunikimit, shërbimin e komunikimit qeveritar si tërësi; përgatitjen e strategjive të komunikimit; si të vendosin pikat fokale për marrëdhënie me publikun dhe të kuptojnë rëndësinë e kontaktit direkt me publikun.

Metodologjia e trajnimit

Në kuadër të trajnimit do të përdoren metoda frontale, e bashkëbisedimit dhe puna në grupe me pjesëmarrësit.

Grupet e synuara

Mediet si mjete të komunikimit masiv janë mekanizma që shërbejnë për përcjelljen e informacioneve për mënyrën e përdorimit të gjuhëve zyrtare në Republikën e Kosovës. Në kuadër të këtij seminari synohen grupet nga shoqëria civile dhe zyrtarë të nivelit qendror dhe lokalë, nga institucionet e pavarura, gazetarë etj.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

77

Page 78: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

ÇK 006 Decentralizimi në Kosovë (Sfidat dhe perspektiva)

Përshkrimi

Zhvillimi i sistemit të vetëqeverisjes në vendin tonë është duke u përcjellë edhe me programin e decentralizimit. Delegimi i kompetencave të caktuara nga niveli qendror në atë lokal do të bëjë të mundur përmirësimin e efikasitetit të shërbimeve ndaj qytetarëve të vendit.

Në këtë modul trajnimi do të trajtohen modelet e organizmit të vetëqeverisjes lokale; decentralizimi dhe reforma e pushtetit lokal sipas Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen lokale; decentralizimi si proces kompleks dhe strategjik; decentralizimi sipas Pakos së Ahtisarit; implementimi i decentralizimit në Kosovë dhe sfidat; marrëdhëniet ndërmjet autoriteteve qendrore dhe lokale në Kosovë; decentralizimi pas zgjedhjeve lokale të 17 nëntorit 2009; bartja e kompetencave të nivelit lokal; mekanizmi për këqyrjen e procesit; avantazhet dhe dizavantazhet e decentralizimit etj.

Objektivat

Pas trajnimit pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të kuptojnë nocionin e decentralizimit, decentralizimin dhe vetëqeverisjen lokale sipas Kartës Evropiane për vetëqeverisjen lokale; implementimin e decentralizimit në Republikën e Kosovës sipas Pakos së Ahtisarit; decentralizimin dhe reformimin e pushtetit lokal; kompetencat e pushtetit lokal pas implementimit të procesit të decentralizimit si dhe avantazhet dhe dizavantazhet e decentralizimit.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi është bazuar në një sërë prezantimesh dhe punësh interaktive grupore për t’iu mundësuar pjesëmarrësve të vënë njohuritë e tyre në praktikë. Në trajnim do të shtjellohen raste nga praktikat rajonalë dhe ndërkombëtare për çështjet e decentralizimit.

Grupet e synuara

Ky trajnim i dedikohet nëpunësve të administratës lokale, në veçanti, trajnimi iu dedikohet drejtuesve të departamenteve, drejtorive, sektorëve si dhe zyrtarëve që janë të ndërlidhur dhe që monitorojnë veprimtarinë e administrimit të organeve lokale nga pushteti qendror, përkatësisht Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

78

Page 79: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

ÇK 007 Shërbimet sociale dhe ato për planifikim të buxheteve

Përshkrimi

Shërbimet sociale janë ndërhyrje që u bëhen individëve, familjeve dhe komuniteteve për të ndihmuar në uljen e varfërisë, për të zbutur rreziqet, përmirësuar përfshirjen dhe integrimin si dhe për të jetuar jetë të plota dhe të kënaqshme.

Në këtë trajnim do të trajtohen shërbimet bazë ligjore dhe strategjike për menaxhimin e shërbimeve sociale, përgjegjësitë që kanë komunat, institucionet qendrore në zbatimin e ligjeve dhe udhëzimeve përkatëse, transferimi i kompetencave të shërbimeve sociale nga niveli qendror në nivel lokal dhe sfidat e procesit. Skemat, standardet dhe llojet e skemave të shërbimeve sociale në Kosovë; procesi i përgatitjes dhe aprovimit të buxhetit; kostot operative dhe kapitale për shërbime sociale; alternativat për financimin e shërbimeve sociale.

Objektivat

Në fund të këtij sesioni pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të kuptojnë rolin dhe përgjegjësitë në mes nivelit qendror (MPMS-së) dhe nivelit lokal (komunave); Përgjegjësitë e QPS-ve në raport me Komunën dhe Ministrinë; Rolin dhe mundësitë e kontraktimit të shërbimeve nga sektori joqeveritar (OJQ-të); Rrisin njohuritë për planifikim të buxheteve për shërbime sociale; Përdorin veglat për planifikim dhe buxhet për shërbime sociale; Koston e shërbimeve për njësi (klientë) për shërbime sociale dhe familjare; Kuptojnë për programet dhe nën-programet për shërbime sociale; Përdorimin e Sistemit të Menaxhimit dhe Planifikimit të Buxhetit (BDMS).

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi bazohet në prezantime, diskutime grupore, ushtrime praktike dhe raste për shqyrtim. Përdoret Power Point, Exel dhe Sistemi i Menaxhimit dhe Planifikimit të Buxhetit (BDMS).

Grupet e synuara

Ky trajnim i dedikohet drejtorëve të Drejtorive komunale për shëndetësi dhe mirëqenies sociale, drejtorëve e financiarë; dDrejtorët e QPS-ve; udhëheqësve të sektorëve; udhëheqësve të shtëpive të komunitetit; udhëheqësve të skemës së ndihmave sociale; udhëheqësve të ekipeve të shërbimeve sociale dhe udhëheqësve të financave në kuadër të Qendrave për Punë Sociale.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

79

Page 80: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

ÇK 008 Barazia gjinore në të drejtën e pronës

Përshkrimi

Krijimi i kushteve të barabarta për jetë, punë, prosperitet, si dhe krijimi i vetëdijes për faktin se askush nuk duhet të ndahet, diskriminohet ose të vendoset në pozitë dizavantazhi në bazë të gjinisë së tij ose saj, ose prapavijës, përbën qëllimin e institucioneve të vendit.

Në këtë trajnim do të trajtohet barazia gjinore, instrumentet dhe politikat, e drejta e pronës, legjislacioni vendor dhe ndërkombëtar, e drejta e pronës dhe perspektivat gjinore, diskriminimi gjinor në ndarjen e pronave, masat ligjore dhe praktikat për eliminimin e diskriminimit, gjetjet dhe të dhënat e moszbatimit të së drejtës në pronësi dhe bashkëpronësi, roli i institucioneve publike, organizatave në avokim dhe fuqizim të zbatimit të barabartë gjinor të së drejtës së pronës dhe mënyra se si reflekton media përkitazi me rolet gjinore në shfrytëzimin e së drejtës në pronë.

Objektivat

Ky trajnim do t’iu mundësojë pjesëmarrësve të rrisin njohurit e tyre për barazinë e gjinore në të drejtën në pronë, të kuptojnë si e drejta e barazisë në pronë reflekton në zhvillimet shoqërore, të mbështesin zbatimin e së drejtës së pronës në institucionet vendore, të kuptojnë se çka janë stereotipitë gjinore dhe si trajtohen ato nga shoqëria dhe institucionet.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi do jetë i bazuar në ligjërata, diskutime dhe shembuj praktikë të zgjidhjeve, që janë realizuar në zbatim të ligjeve. Në trajnim parashihet të realizohet një mini-test për matjen e perceptimeve të pjesëmarrësve për shfrytëzimin e të drejtës në pronë. Testet vendosen në kuti pa ndonjë radhitje për të siguruar anonimitetin e pjesëmarrësve.

Grupet e synuara

Ky trajnim i dedikohet personelit që merret me hartimin dhe zbatimin e politikave gjinore, pozitave drejtuese dhe menaxheriale që kanë përgjegjësi të adaptojnë politikat gjinore në institucionet e tyre.

Trajnimi duhet të vijohet nga nëpunës të interesuar, që duan të rrisin njohuritë e tyre në këtë fushë.

Kohëzgjatja 2 dite/10 orë

80

Page 81: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

ÇK 009 Menaxhimi i pronës komunale

Përshkrimi

Në këtë trajnim do të trajtohet menaxhimi i pronës së paluajtshme të Komunës; baza ligjore për dhënin e pronës komunale, roli i institucioneve dhe kapacitetet e tyre në planifikimin strategjik të pronës komunale, prona, interesi publik dhe zhvillimi ekonomik lokal, programet për regjistrimin efektiv të pronës komunale, transparenca me rastin e regjistrimit, qasja e qytetarëve dhe grupeve të interesit në menaxhim të pronës.

Objektivat

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të planifikojnë dhe zhvillojnë procedura të menaxhimit të pronës së paluajtshme të Komunës, të mbajnë regjistrat e pronës në pajtim me dispozitat ligjore, të përvetësojnë mënyra për zgjidhje të çështjeve të menaxhimit të pronës së Komunës, të kuptojnë si ndikon në zhvillimin gjithëpërfshirës të Komunës menaxhimi i drejtë i pronës komunale.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi është bazuar në një sërë prezantimesh dhe punësh interaktive grupore për t’iu mundësuar pjesëmarrësve të vënë njohuritë e tyre në praktikë. Në trajnim janë përfshirë raste praktike të cilat iu mundësojnë pjesëmarrësve të vlerësojnë gjendjen aktuale si dhe bartjen e praktikave të mira me rastin e menaxhimit të pronës së paluajtshme në komunë.

Grupet e synuara

Ky seminar dy ditor është fokusuar për nëpunësit civilë të administratës lokale në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Në veçanti, trajnimi i dedikohet nivelit profesional përkatësisht zyrtarëve në drejtoritë për çështje pronësore-juridike, ata të cilët merren me menaxhimin e pronës së Komunës si dhe zyrtarëve që merren me regjistrimin e saj.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

81

Page 82: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

ÇK 010 Politikat e përbashkëta bujqësore

Përshkrimi i trajnimitNë të gjitha komunat e Kosovës ka një orientim nga bujqësia si një degë ekonomike e cila përben një mundësi për zhvillimin ekonomisë dhe përmirësimin e mirëqenies. Në këtë modul trajnimi do të trajtohen: politikat e përbashkëta bujqësore, si hartohen dhe ekzekutohen këto politika, si është rregulluar vendimmarrja, si është i ndërtuar dhe si funksion sektori agro-rural, kultura, konkurrenca, mjedisi, energjia, transporti e tregtia. Politika e zhvillimit rural, pagesat për ambientin, pagesat për fushat e preferuara, rregullat e implementimit: ko-financimi, programimi, masat horizontale (politika tregtare, agjencitë për pagesa, IACS - sistemi kontrollues administrativ dhe informativ), ndihma shtetërore, rregullat për të rregulluar prodhimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, importet, eksportet, politikat nacionale dhe ato të BE-së dhe klasifikimi i organizatave të tregut.

Objektivat e trajnimit Në fund të trajnimit pjesëmarrësit njihen me bazën e ligjore, dokumentet strategjike dhe strukturat vendimmarrëse në politikat bujqësore, do të dinë të mbështesin institucionet e tyre në hartimin e politikave bujqësore, do të rrisin përkushtimin për një zbatim më të mirë të projekteve në dobi të komunitetit dhe zhvillimit agro-rural, do të motivohen në gjetjen e mundësive të implementimit të politikave agro-ruarale në komunat respektive.

Metodologjia e trajnimitPërveç pjesës teorike pjesëmarrësit do të punojnë në grupe, me ç’rast do të identifikojnë problemet që i karakterizojnë komunat nga ata vijnë. Pastaj do të përcillen nga trajnerët në elaborimin e ideve qe do të shërbejnë në zgjidhjen e problemeve të identifikuara.

Grupet e synuaraNë fokus të trajnimit do të jenë: a) udhëheqësit e departamenteve/zyrave komunale për bujqësi; b) udhëheqësit e departamenteve për ambient dhe çështje mjedisore, c) udhëheqësit e departamenteve komunale për ekonomi/zhvillim ekonomik; d) zyrtarët regjionalë të MBPZHR –së.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

82

Page 83: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

ÇK 011 Menaxhimi financiar dhe transparenca në qeverisjen lokale

PërshkrimiMenaxhimi i fondeve publike vijon të jetë ndër temat më të diskutuara në ambientet politike, ekonomike dhe ato të rëndomta. Ky program trajnimi ofron informacione për mënyrat si formulohet dhe ndërtohet buxheti komunal; si funksionon lidhja e sistemit financiar lokal me atë qendror, cilat janë konceptet dhe parimet e procedurave ligjore të domosdoshme për funksionimin dhe mbarëvajtjen e procesit të hartimit dhe ekzekutimit të buxhetit. Cilat janë zhvillimet e reja në lidhje me parimet e llogaridhënës, transparencës, delegimit të përgjegjësive, efikasitetit, efektivitetit në menaxhimin e parasë publike. Një komponentë e veçantë e këtij trajnimi do të jetë arkëtimi i të hyrave lokale dhe inkorporomi i tyre në buxhetin e përgjithshëm komunal dhe si mundemi t’i përdorim teknikat për pjesëmarrje në një proces buxhetor.

Objektivat e trajnimitNë përfundim të këtij programi pjesëmarrësit pritet të fitojnë njohuritë themelore mbi procesin e planifikimit buxhetor, të njohin politikat, parimet dhe metodologjinë e planifikimit, udhëheqjes dhe ekzekutimit të buxhetit, të njihen me procedurat ligjore të udhëheqjes së buxhetit, të kuptojnë përgjegjësitë e bartësve institucionalë, delegimin e kompetencave, autorizimin e shpenzimeve dhe të monitorojnë përformancën buxhetore, të shkruajnë dhe publikojnë raporte për menaxhimin e transparencën e shpenzimeve të parasë publike.

Metodologjia e trajnimitTrajnimi do të zhvillohet në një frymë interaktiviteti, në ushtrimet e punës në grupe pjesëmarrësit do të hartojnë planet për rritjen e buxhetit, po edhe të ndarjes së tij.

Grupet e synuaraProgrami i trajnimit i dedikohet të gjithë zyrtarëve komunalë të cilët janë të ndërlidhur me procesin e hartimit dhe zbatimit të buxhetit, përkatësisht zyrtarëve të buxhetit dhe financave, zyrtarëve për aprovimin e shpenzimeve, zyrtarëve certifikues, zyrtarëve për pagesa, zyrtarëve financiarë dhe auditorëve në nivelin komunal.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

83

Page 84: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

ÇK 012 Organizimi i punës, puna ekipore dhe menaxhimi i kohës

Përshkrimi

Në çdo organizatë/ institucion është më se i nevojshëm realizimi i objektivave sipas planifikimit, e këtë do të mundësojë një organizim i punës të një niveli të lartë të bashkëpunimit ekipor duke u respektuar afatet kohore të përcaktuara.

Në këtë modul trajnimi pjesëmarrësit do të mësojnë proceset e planifikimit dhe organizimit të punës, menaxhimin e kohës, vendosjen e prioriteteve dhe do të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi për procesin e komunikimit gjatë proceseve të punës, të përdorin përshkrimet e vendeve të punës për të realizuar objektivat e organizatës/institucionit.

Objektivat

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësi do të jetë në gjendje të kuptojë procesin e menaxhimit dhe parimet e proceseve të organizimit, të analizojë strukturat e llojeve të ndryshme të organizimit, të bëjë projektimin dhe ndarjen e punëve bazuar në objektivat e organizatës, të shpjegojë definicionin e punës ekipore, të shpjegojë metodat dhe procesin e komunikimit gjatë punës, të kuptojë rëndësinë e menaxhimit të kohës, të përgatisë planin e diturave sipas prioriteteve duke i shtrirë në afatet kohore të caktuara, të bëjë analizën përfundimtare të arritshmërive të realizimit të detyrave sipas përcaktimit të prioriteteve të përcaktuara.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi do të zhvillohet në një frymë interaktiviteti, ku pjesëmarrësit do të inkurajohen fuqimisht që të marrin pjesë në diskutime përgjatë gjithë kohës. Gjatë trajnimit do të aplikohen metodat e ndryshme të mësimdhënës, interaktive, punë individuale dhe grupore duke i ndërlidhur me vendet e punëve të pjesëmarrësve në trajnim

Grupet e synuara

Ky trajnim është i fokusuar për personelin e institucioneve e veçanërisht për udhëheqës, duke filluar prej nivelit më të ulët të udhëheqjes kah nivelet më të larta të hierarkisë organizative.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

84

Page 85: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

ÇK 013 Të hyrat vetanake të komunave

Përshkrimi i trajnimit

Në këtë modul trajnimi do të trajtohen rregulloret mbi të hyrat komunale nga taksat, ngarkesat, gjobat dhe të hyrat nga tatimi në pronë si dhe menaxhimi i tyre. Pjesë e këtij trajnimi do të jenë edhe: të hyrat nga taksat, ngarkesat dhe gjobat; lëshimi i vërtetimeve dhe dokumenteve zyrtare; lejet e operimit; lejet për punë profesionale; lejet për vetura; shfrytëzimi i pronës komunale; ngarkesat nga eksploatimi i resurseve minerale; të hyrat nga tatimi në pronë; menaxhimi i informatave mbi pronën; vlerësimi i paluajtshmërive; faturimi, inkasimi, inkasimi i detyrueshëm dhe shqyrtimi i ankesave.

Objektivat

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të kenë mundësi të aftësohen për të hartuar dhe përcaktuar qartë objektivat dhe realizimin e të hyrave sipas planifikimeve komunale; definimit e roleve kryesore në inkasimin e të hyrave komunale; aplikimin e tërë infrastrukturës ligjore e cila e rregullon fushën e të hyrave komunale; sigurimin e një cilësie të lartë të shërbimeve komunale dhe krijimin e politikave afatgjata për sa u përket të hyrave komunale. Në planin operacional synojmë krijimin e të hyrave të qëndrueshme komunale.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi do të zhvillohet në një frymë interaktiviteti, ku pjesëmarrësit do të inkurajohen fuqimisht që të marrin pjesë në diskutime përgjatë gjithë kohës. Përmes shembuj dhe raste nga praktikat vendore të qeverisjes lokale, do të prezantohen aspektet e legjislacionit në fuqi.

Grupi i synuar

Trajnimi i dedikohet pozitave drejtuese e profesionale, në veçanti zyrtarëve komunalë të Buxhetit, të Arsimit, Shëndetësisë, nëpunësve në Administratë dhe të interesuarve të tjerë të cilët kanë ambicie të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe me qëllim të ngritjes së aftësive të tyre në këtë lëmi.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

85

Page 86: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

ÇK 013 Menaxhimi i shërbimeve publike komunale

Përshkrimi i trajnimit

Bazuar në ligjet aktuale dhe ato që vijojnë si rezultat i procesit të decentralizimit, komunat e Kosovës ofrojnë një numër të madh të shërbimeve për banorët e tyre. Ndërtimi i procedurave të sakta, adaptimi i praktikave të mira dhe ndërtimi i kapaciteteve të stafit për ofrimin e shërbimeve kualitative janë në thelb të këtij moduli të trajnimit. Trajnimi do të ofrojë informacion për shërbim publik i orientuar nga qytetari, marrëdhëniet në mes të administratës publike dhe qytetarit. Çka është shërbimi publik? Shërbimi publik kualitativ dhe menaxhimi i kualitetit të përgjithshëm, parimet e orientimit të qytetarit, format dhe instrumentet për kujdesin ndaj qytetarit, menaxhimi i sistemit për ankesa, monitorimi i shërbimeve publike me kontributin e qytetarit etj.

Objektivat

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të kenë një të kuptuar të qartë për mozaikun e shërbimeve komunale; të kenë një të kuptuar më të mirë të përfitimet nga shërbimet publike të orientuara nga qytetari; të gjejnë dallimet në mes të mjeteve dhe praktikave të ndryshme drejt shërbimeve publike të orientuara në konsumatorë; të identifikojnë fushat kryesore për përmirësime të shërbimeve publike në Kosovë; të identifikojnë dhe planifikojnë masat përkatëse drejt shërbimeve publike të orientuara në qytetarin në njësitë dhe komunat e tyre.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi do të zhvillohet në një frymë interaktiviteti, ku pjesëmarrësit do të punojnë në grupe pune dhe do të bëjnë ushtrime praktike duke shqyrtuar shembuj dhe këmbyer eksperiencat për shërbimet e ofruara.

Grupi i synuar

Trajnimi i dedikohet pozitave drejtuese e profesionale. Në veçanti trajnimi iu dedikohet nëpunësve të drejtoreve të shërbimeve komunale, të arsimit, shëndetësisë, nëpunësve të tjerë në administratë dhe të interesuarve të tjerë të cilët kanë ambicie të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe me qëllim të ngritjes së aftësive të tyre në këtë lëmi.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

86

Page 87: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

Trajnimet për Bashkim Evropian

Rrugëtimi i Kosovës drejtë Bashkimit evropian përbën prioritetin e institucioneve dhe të popullit të Kosovës. Administrata Publike dhe nëpunësitë saj kanë përgjegjësin e mbështetjes në formulimin, ndërtimin e dhe ekzekutimin e politikave drejt BE. Për të siguruar një proces të lehtë e të shpejt institucionet tona duhet të kenë profesionist e të trajnuar që me përkushtim udhëheqin dhe menaxhojnë procesin.

IKAP përmes fushës së trajnimit Bashkim Evropian ofron module trajnimi të cilat zgjerojnë njohuritë dhe rrisin aftësitë e nëpunësve civil për Çështjet bashkimit evropian.

Si rezultat i trajnimeve të zhvilluara procesi i integrimit të Kosovës do të jetë me i shpejt dhe më i sigurt.

Pjesëmarrëse në trajnimet për Bashkim evropian do të jenë nëpunësitë drejtorive nga njësite për Integrimet Evropian dhe i gjithë personeli i punësuar në administratën publike.

87

Page 88: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

Programi i trajnimeve Kohëzgjatja

BE 001 E Drejta e BE-së dhe zbatimi i saj 2 ditë

BE 002 Aktet juridike të BE-së 2 ditë

BE 003 Harmonizimi i legjislacionit kombëtar me Acquis të BE 2 ditë

BE 004 Historiku dhe politikat e zgjerimit të BE-së 2 ditë

BE 005 Politikat sektoriale të BE-së 2 ditë

BE 006 Marrëveshja e stabilizim-asociimit me Kosovën 2 ditë

BE 007 Korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor 2 ditë

BE 008 Përgatitja e termave të referencës 2 ditë

BE 009 Instrumenti i paraanëtarësimit 2 ditë

BE 010 Menaxhimi i ciklit të projekteve të BE-së 2 ditë

BE 011 Qasja në fondet e BE-se dhe menaxhimi i tyre 2 ditë

BE 012 Barazia gjinore dhe procesi i integrimit të Kosovës 2 ditë

BE 013 Program trajnimi fillestar për të punësuarit në Njësitë për IE 2 ditë

88

Page 89: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

BE 01 E drejta e BE-së dhe zbatimi i saj

Përshkrimi

Ky modul trajnimi do të trajtojë aspekte të veçanta të çështjeve të së drejtës së BE-së dhe të zbatimit të saj në praktikë, aktet juridike, llojet e tyre dhe mënyrat e marrjes së vendimeve, përafrimin e ligjeve të vendit me ato të BE-së dhe obligimet e Kosovës nga Marrëveshja e stabilizim-asociimit, zbatimin e duhur si dhe pasojat eventuale në rast të moszbatimit apo korrekt të masave sipas Marrëveshjes së stabilizim-asociimit me BE-në.

Objektivat

Objektivat e këtij trajnimi janë që pjesëmarrësit t’i rrisin njohuritë mbi aktet juridike të BE-së, të njohin nevojat e vendit dhe kërkesat e Komisionit Evropian në lidhje me zbatimin e acquis të BE-së në fushën e përafrimit ligjor, të ngrenë vetëdijen për zbatimin korrekt të normave juridike, të kuptojnë dhe zbatojnë obligimet e Kosovës nga Marrëveshja e stabilizim-asociimit.

Metodologjia e trajnimit

Ky modul trajnimi do të jetë një ndërthurje mes ligjëratave, prezantimeve dhe aktiviteteve grupore në shtjellimin dhe ofrimin e zgjidhjes për situatat problematike. Gjatë trajnimit do të aplikohet një mënyrë interakative e komunikimit, që në masën sa më të madhe të trajtohen problemet që pjesëmarrësit mund t’i kenë në praktikë.

Grupi i synuar

Ky modul trajnimi do t’u ofrohet nëpunësve nga Kuvendi, ministritë, agjencitë e nivelit qendror, përgjegjës për/apo të përfshirë në përpilimin, bashkërendimin ose zbatimin e Ligjit të BE-së në nivel shtetëror. Meqenëse moduli i trajnimit ka natyrë të përgjithshme, synohet përfshirja e të gjitha niveleve të zyrtarëve.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

89

Page 90: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

BE 02 Aktet juridike të BE-së – Legjislacioni primar dhe sekondar

Përshkrimi

Trajnimi do të përmbajë aktivitete, në të cilat do të flitet për të drejtën e BE-së - nocioni, përbërja natyra juridike e së drejtës së BE-së, karakteri “sui generis” dhe parimet kryesore të së drejtës së BE-së. Një rëndësi e veçantë për të sqaruar burimet juridike të BE-së - Legjislacioni primar/traktatet, legjislacioni sekondar - aktet legjislative dhe jolegjislative dhe burimet tjera si traktatet ndërkombëtare dhe praktika gjyqësore.

Objektivat

Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit do t’i rrisin njohuritë e tyre për legjislacionin bazik dhe atë sekondar të BE, do të kuptojnë natyrën juridike të së drejtës së BE-së, do të arrijnë t’i zbatojnë me sukses normat e BE-së gjatë hartimit të legjislacionit vendor.

Metodologjia e trajnimit

Ky trajnim do të ofrohet në formë të prezantimit, i kombinuar me shembuj dhe punë grupore. Po ashtu, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shkëmbejnë përvojat dhe njohuritë e tyre për këtë teme, pasi gjatë gjithë kohës do të vijë në shprehje mundësia për të debatuar në mes të pjesëmarrësve dhe trajnerit.

Grupi i synuar

Në këtë trajnim do marrin pjesë zyrtarë ligjorë nga ministritë e linjës dhe kjo për arsye se ata janë faktorë të cilët do të preken më së shumti me legjislacionin e BE-se, meqë ekziston si kriter harmonizimi i legjislacionit vendor të shteteve, të cilat dëshirojnë t’i bashkohen BE-së me legjislacion të BE-së.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

90

Page 91: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

BE 03 Harmonizimi i legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së dhe tabela e pajtueshmërisë

Përshkrimi

Ky trajnim është me prioritet të vencte, për arsye se me Udhëzimin e Qeverise nr. nga 1 janari i vitit 2014 çdo akt normativ duhet të jetë në pajtueshmëri me Acquis të BE-së. Në këtë modul trajnimi do të trajtohet procesi i hartimit të legjislacionit në Kosovë, harmonizimi i legjislacionit nacional me Acquis të BE-së, Manualit për Përafrim ligjor dhe mënyra e zbatimit të tij, udhëzimet për përdorimin e mjeteve praktike për transpozimin e legjislacionit, siç është tabela e pajtueshmërisë dhe deklarata e pajtueshmërisë, rekomandimet se si mund të bëhet më i lehtë përdorimi i këtyre instrumenteve për harmonizim të legjislacionit.

Objektivat

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të rrisin njohuritë në fushën e harmonizimit ligjor në përgjithësi, do të rrisin njohuritë praktike në identifikimin e saktë të legjislacionit të BE-së gjatë procesit të harmonizimit dhe plotësimit të tabelës së pajtueshmërisë dhe do të arrijnë ta zbatojnë udhëzuesin për përafrim ligjor.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi është bazuar në prezantime, komunikim, punë grupore dhe shembuj nga praktika se si të plotësohet në mënyrë adekuate tabela e pajtueshmërisë. Në trajnim shtjellohen raste për t’iu mundësuar pjesëmarrësve të vlerësojnë gjendjen aktuale dhe se si ajo të mund të përmirësohet në të ardhmen.

Grupi i synuar

Ky trajnim është paraparë t’u ofrohet nëpunësve të institucioneve të nivelit qendror, nga ministritë e linjës, agjencitë ekzekutive dhe të pavarura që janë përgjegjëse për hartim dhe harmonizimin e legjislacionit dhe zyrtarë që janë përgjegjës për koordinimin e politikave dhe legjislacionit të BE-së në nivel shtetëror.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

91

Page 92: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

BE 04 Historiku dhe politikat e zgjerimit të BE-së

Përshkrimi

Ky trajnim do të ofrojë informacion për historikun e BE-së, që nga themelimi, për institucionet, vendimmarrjen, politikën e zgjerimit, si njëra prej politikave më të rëndësishme të BE-së, integrimin e Ballkanit Perëndimor, për programin e Partneritetit Evropian me Kosovën, Raportet vlerësuese të progresit për Kosovën, rëndësi emadhe i kushtohet dhënies së informatave për situatën e Kosovës dhe për procesin e stabilizim-asociimit.

Objektivat

Nga ky trajnim pjesëmarrësit do të informohen mbi zhvillimet historike të Bashkimit Evropian, për mënyrat e funksionimit politik dhe institucional të Evropës, trajnimi do të rrisë njohuritë për procesin e IE të Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrësit do të njihen me sfidat e dala nga raportet e progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.

Metodologjia e trajnimit

Trajnim përmban prezantime dhe diskutime në mënyrë që pjesëmarrësit do të shfaqin nivelin e informatave dhe njohurive që kanë në këtë temë. Pastaj në grupe të vogla do të organizohen disa ushtrime për të diskutuar kriteret dhe politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Grupi i synuar

Në këtë trajnim do të marrin pjesë zyrtarë të institucioneve të nivelit qendror, posaçërisht zyrtarët e sapo punësuar në Shërbimin Civil të Kosovës, të cilët kanë nevojë të ngrenë njohuritë rreth Bashkimit Evropian. Pra, në këtë trajnim do të marrin pjese një masë më e gjerë e nëpunësve civilë, puna e të cilëve nuk është direkt e lidhur me procesin e integrimit evropian.

Kohëzgjatja 2 dite/10 orë

92

Page 93: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

BE 05 Politikat sektoriale të BE-së

Përshkrimi

Trajnimi do të fokusohet në ndërlidhjen e obligimeve të Kosovës për sektorët e caktuar, që kanë rrjedhur nga studimi i fizibilitetit, duke reflektuar në obligimet e institucioneve të Kosovës, që presin nënshkrimin e Marrëveshjes së stabilizim-asociimit.

Në veçanti do t’i kushtohet vëmendje Politikes tregtare, Politikes monetare, Transportit, Punësimit dhe çështjeve sociale, Hulumtimit dhe inovacionit, Ambientit, Politikes rajonale dhe Politikës së përbashkët bujqësore, sfidat e MBPZHR-së të dala nga Raporti i progresit, politikëbërja dhe procedurat e vendimmarrjes. Në trajnim do të shpjegohen dhe shtjellohen praktikat e vendeve të rajonit lidhur me MSA-në (rasti i Shqipërisë).

Objektivat

Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të kuptojnë obligimet e institucioneve lidhur me kërkesat me rastin nënshkrimit të MSA-së, do të rrisin nivelin e njohurive për politika të caktuara sektoriale në kuadër të Bashkimit Evropian, do të njohin problematikat e politikave sektoriale dhe të ofrojnë zgjidhjet për to, do të mësojnë nga praktikat e marrëveshjeve të vendeve të rajonit.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi do të zhvillohet në formë prezantimi dhe diskutimi, ku pjesëmarrësit do të inkurajohen të marrin pjesë në diskutime gjatë gjithë kohës. Për më tepër, ata do të kenë mundësi të shkëmbejnë pikëpamjet dhe përvojat e tyre lidhur me temën e trajnimit, pastaj do të ndajnë përvojat e tyre në kohën e debateve dhe do të punohet me punë në grupe me temën për ndonjërën prej politikave më të rëndësishme të BE-së.

Grupi i synuar

Ky trajnim do t’u ofrohet nëpunësve civilë që janë të ndërlidhur me strukturën dhe mekanizmin e Integrimit Evropian të Qeverisë së Republikës së Kosovës, sidomos për ata zyrtarë të nivelit profesional që punojnë në departamentet sektoriale të institucionit përkatës.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

93

Page 94: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

BE 006 Marrëveshja e stabilizim-asociimit me Kosovën

Përshkrimi

Trajnimi përbëhet nga tri pjesë:

Në pjesën e parë do të flitet për rëndësinë e MSA-së dhe për një pasqyrë të përgjithshme teorike për procesin e stabilizim-asociimit dhe obligimet e shteteve ndaj këtij procesi. Çka është Marrëveshja stabilizim-asociimit dhe çka përmban ajo, cila është baza juridike dhe çka nënkuptojnë këto negociata e si zhvillohen ato., etj.

Pjesa e dytë e trajnimit fokusohet në obligimet e institucioneve, në radhë të parë atyre qendrore për plotësimin e kritereve për MSA-në, po ashtu në fokus të kësaj pjese do të jenë edhe fazat e negocimit dhe përmbajtja e tyre

Pjesa e tretë përfshin kontributin dhe obligimet nga institucionet/organet lokale për procesin e stabilizim-asociimit me theks të posaçëm në obligimet që dalin nga ky proces për vitin 2014 dhe vitet në vijim.

Objektivat

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do kuptojnë procesin e stabilizim-asociimit, do të njihen me fazat e procesit të negocimit dhe obligimet e institucioneve, do të zhvillojnë detyrat dhe obligimet e tyre si institucione qendrore dhe lokale për t’u përmbushur procesi i stabilizim-asociimit.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi është bazuar në prezantim, komunikim interaktiv dhe punë grupore për t’iu mundësuar pjesëmarrësve që të vënë njohuritë e tyre në praktikë. Në trajnim përfshihen studime të rasteve për t’iu mundësuar pjesëmarrësve të vlerësojnë gjendjen aktuale dhe se si ajo do të mund të përmirësohet në të ardhmen.

Grupi i synuar

Ky trajnim ka në fokus nëpunësit civilë nga të gjitha institucionet e administratës qendrore. Në veçanti, trajnimi i dedikohet nivelit profesional, drejtues dhe nëpunësve tjerë të përfshirë në procesin e përgatitjes së vendit për Marrëveshjen e stabilizim-asociimit.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

94

Page 95: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

BE 07 Korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF)

Përshkrimi

Prezantimi i qasjes se si mund të përfitojnë institucionet vendore nga fondet BE-së si dhe nga kreditë prej institucioneve financiare ndërkombëtare (IFI) përmes instrumentit të WBIF. Në këtë trajnim do të shtjellohet Korniza e investimeve të Ballkanit Perëndimor, qëllimet, palët e interesit dhe burimet në dispozicion, kriteret kualifikuese, shtrirja gjeografike dhe sektorët e përshtatshëm për të aplikuar, përzgjedhja e projekteve dhe metodologjia, cikli i programimit WBIF në rastin e Kosovës, format e plotësimit të projekteve, projektet e vazhdueshme në Kosovë.

Objektivat

Përmes këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të kuptojnë procesin e funksionimit të ËBIF, do të informohen për strukturat, procedurat e vendimmarrjes, do të njihen me procesin e përzgjedhjes së projekteve në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin perëndimor dhe to t’i rrisin aftësitë lobuese për këto projekte.

Metodologjia e trajnimit

Ky trajnim më tepër do të jetë i tipit prezantues dhe informues. Pjesëmarrësit do të inkurajohen fuqimisht që të marrin pjesë në diskutime për t’u informuar për mënyrën se si t’i qasemi kësaj mundësie për të përfituar nga Korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Grupi i synuar

Ky trajnim ofrohet udhëheqësve dhe zyrtarëve të Departamenteve për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave dhe zyrtarëve për Planifikim të investimeve në sektorë apo përgjegjës për shkrimin e projekteve.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

95

Page 96: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

BE 08 Përgatitja e termave të referencës

Përshkrimi

Për të pasur projekte sa më të qëndrueshme është e rëndësishme që dizajnimi i projekteve të jetë sa më kualitativ. Moduli i trajnimit trajton relevancën e termave të referencës, dizajnimin e projekteve të BE-së, domethënien e projektet që IPA ofron për Kosovën, Udhëzuesin praktik për procedurat kontraktuese për aktivitetet e jashtme të BE-së, parimet, procedurat e tenderimit, tenderimi dhe llojet e kontratave, roli i aktorëve, kushtet specifike për përgatitjen e termave të referencës, seksionet kryesore të termave të referencës, hartimi i seksioneve të fundit të TeR etj.

Objektivat

Me përfundimin e këtij trajnimit pjesëmarrësit do të ngrenë aftësitë në përgatitjen e projekteve që financohen nga BE-ja, do të arrijnë të përgatitin terma të referencës për projektet e institucioneve të tyre.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi bazohet në prezantim dhe ushtrime me grupore në të cilat ushtrohen aftësitë e shkrimit të termave të projekteve.

Grupi i synuar

Ky trajnim ofrohet nëpunësve të institucioneve të nivelit qendror, veçanërisht zyrtarëve për planifikim, planifikim buxhetor dhe integrim evropian, që punojnë në ministritë e linjës, agjencitë ekzekutive dhe agjencitë e pavarura.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

96

Page 97: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

BE 09 Instrumenti i paraanëtarësimit për Kosovën-IPA

Përshkrimi

Në këtë modul trajnimi shtjellohen Instrumentet e paraanëtarësimit, dokumentet strategjike, caktimi i prioriteteve, struktura, rolet, përgjegjësitë dhe menaxhimi i IPA-s, dallimet në mes IPA I dhe IPA II, qasja e bazuar në sektor/program apo projekt, hapat dhe fazat e përpilimit të një projekt fishi, qasja e Kornizës logjike, prezantimi i qasjes së re për programim të fondeve të BE-së përmes IPA II, instrumentet, hierarkia e objektivave dhe cikli i programimit në instrumentet tjera përkrahëse.

Objektivat

Përmes këtij trajnimi do të rritet niveli i informacioneve për IPA II, do të rriten njohuritë për programim të projekteve të IPA dhe elementet kryesore të programimit të IPA II, do të kuptojnë dallimet në mes të IPAI dhe IPA II, do të të njihen strukturat, rolet përgjegjësit dhe dokumente e punës për IPA II.

Metodologjia e trajnimit

Pjesëmarrësit e trajnimit do të kenë mundësi të shkëmbejnë pikëpamjet dhe përvojat e tyre lidhur me projektet e IPA-s në institucionet e Kosovës, ata do trajtojnë shembuj konkretë dhe do të propozojnë rekomandime se si të përfitohet më së miri nga fondet e IPA-s për Kosovën.

Grupi i synuar

Ky trajnim ofrohet drejtuesve dhe nëpunësve të Departamenteve për integrim evropian dhe Koordinim të Politikave dhe zyrtarëve të lartë për planifikim të investimeve në sektorë të caktuar apo përgjegjës për shkrimin e projekteve në institucionet e nivelit qendror nga ministritë e linjës, agjencitë ekzekutive dhe agjencitë e pavarura.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

97

Page 98: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

BE 10 Menaxhimi i ciklit të projekteve të BE-së

Përshkrimi

Në këtë trajnim do të flitet për Menaxhimin e Ciklit të Projekteve të BE-së kundrejt menaxhimit të projekteve tjera, planifikimi dhe qasja e CMP, parimet, çështjet kryesore, mjetet dhe implikimet, analiza e palëve të interesit dhe hartimi i projekt-propozimit. Qëllimi i këtij trajnimi është të prezantuarit e mënyrës se si implementohet IPA (përmes projekteve dhe programeve) dhe relevancën e projekteve karshi kushteve të përgjithshme në Kosovë.

Objektivat

Me këtë trajnim do të rriten kapacitetet e nëpunësve dhe institucioneve ku punojnë për programim sa më kualitativ lidhur me asistencën e BE-së, do të dallojnë menaxhimin e ciklit të projekteve të BE-së kundrejt menaxhimit të projekteve tjera, do të jenë në gjendje të hartojnë projekte për institucionet e tyre si një kusht për implementimin sa më të mirë të asistencës së BE-së si dhe absorbimit të saj nga sektori publik në Kosovë.

Metodologjia e trajnimit

Ky trajnim do të dominohet nga ushtrimet për menaxhimin e projekteve. Pjesëmarrësit ndahen në grupe, ushtrojnë perpilimin e projekteve dhe prezantimin e tyre para kolegëve të trajnimit.

Grupi i synuar

Ky trajnim ofrohet zyrtarëve të institucioneve të nivelit qendror, nëpunësve për projekte, zyrtareve për planifikim të buxhetit, drejtorëve të Departamenteve për Integrim Evropian dhe koordinim të politikave.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

98

Page 99: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

BE 11 Qasja ne fondet e BE-se dhe menaxhimi i tyre

Përshkrimi

Në këtë trajnim do të trajtohen për të gjitha llojet e fondeve që BE-ja jep për Kosovën dhe vendet në rajon duke filluar nga viti 2000, projektet e para për Kosovën, qasja e institucioneve të Kosovës në këto fonde, sa ka përfituar vendi ynë dhe si menaxhohen fondet e BE-së, roli i Komisioni Evropian (KE) dhe roli i institucioneve tona, dallimi, menaxhimi i centralizuar dhe ai i decentralizuar në menaxhimin e fondeve.

Objektivat

Në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të kuptojnë cilat janë llojet që BE ndan për Kosovën, do të kuptoj mënyrat e menaxhimit të këtyre fondeve, do të kuptojnë përgjegjësit e institucioneve tona në rastin e marrjes së fondeve, do të rrisin aftësitë e planifikimit për projektet e asistencës së BE-s.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi do të zhvillohet në një frymë interaktiviteti dhe punë në grupe ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shkëmbejnë pikëpamjet dhe përvojat e tyre lidhur me temën e trajnimit. Në përfundim të trajnimit jepen rekomandimet për qasjen dhe mundësitë e përfitimit nga fondet e BE-së.

Grupi i synuar

Ky trajnim ofrohet zyrtarëve të institucioneve të nivelit qendror, veçanërisht zyrtarëve për koordinim të politikave dhe planifikim strategjik, atyre për planifikim buxhetor dhe Integrim Evropian që punojnë në ministritë e linjës, agjencive ekzekutive dhe agjencive të pavarura.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

99

Page 100: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

BE 12 Politikat gjinore dhe proceset integruese

Përshkrimi

Ky trajnim do të ofrojë prezantimin e politikave dhe mekanizmave promovues dhe mbrojtës të barazisë gjinore në BE, kriteret për arritjen e BGJ-së në shoqëri, mekanizmi i Dialogut të stabilizim-asociimit për integrimin në BE, baza ligjore për barazinë gjinore dhe roli i institucioneve në çështjet gjinore: roli i Parlamentit, Komisionit parlamentar, roli i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, Kuota e përfaqësimit gjinor në BE dhe në Kosovë, Strategjia për Barazi gjinore, rekomandimet nga Raporti i progresit për Kosovën - kapitulli për të Drejtat ekonomike dhe sociale etj.

Objektivat

Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të rrisin njohuritë e tyre për mekanizmat promovues dhe mbrojtës për barazi gjinore, do të njohin dhe dinë të zbatojnë kriteret për arritjen e barazi gjinore në BE, të kuptojnë standardet për kuotat dhe rëndësinë tyre, do të njohin bazën ligjore dhe rolin e institucioneve për zbatimin e strategjive kombëtare për barazi gjinore.

Metodologjia e trajnimit

Metoda e trajnimit do të jetë e tipit të kombinuar me prezantime, debate, shembuj nga praktika dhe krahasimi i vendit tonë me vendet anëtare në BE. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shkëmbejnë pikëpamjet dhe përvojat e tyre gjatë kryerjes së detyrës si zyrtarë për promovimin dhe mbrojtjen e barazisë gjinore brenda institucionit të tyre dhe më gjerë.

Grupi i synuar

Trajnimi është dizajnuar për udhëheqësit e njësive për të drejtat e njeriut dhe zyrtareve për Barazi gjinore në institucionet e Administratës Publike, në nivelin qendror dhe lokal.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

100

Page 101: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

BE 13 Programi fillestar për BE

Përshkrimi

Në këtë trajnim do të trajtohet konceptet për procesin e Integrimit evropian, hyrja në procesin e paraanëtarësimit dhe integrimit në BE, roli dhe përgjegjësia e institucioneve në procesin e integrimit, koordinimi i donatorëve dhe harmonizimi i politikave, legjislacionit kombëtar me atë të BE-së, procesi dhe obligimet që dalin nga MSA dhe, krejt në fund, për mekanizmat e mbikëqyrjes, vlerësimit dhe Raportimit të progresit në Kosovë.

Objektivat

Me këtë trajnim synohet të bëhet ngritja e njohurive të pjesëmarrësve mbi procesin e Integrimit Evropian në Kosovë, ngritja e kuptueshmërisë mbi konceptet dhe terminologjinë kryesore të procesit të integrimit evropian, njohja me politikat dhe strategjitë për integrim, të kuptojnë strukturat, rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve vendore dhe të BE-se dhe të njihen me dokumentet kryesore.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi do të zhvillohet në forma të kombinuara: prezantim dhe punë praktike në grupe. Gjatë trajnimit të theksohen dhe të shtjellohen shembuj nga praktikat vendore dhe rajonale.

Grupi i synuar

Ky trajnim ofrohet zyrtarëve të sapo punësuar në njësitë për IE dhe të sapopunësuarve tjerë në njësitë e Administratës Publike, me theks të veçantë, zyrtarëve që ndikohen nga procesi i integrimit evropian.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

101

Page 102: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

BE 14 Parimet dhe objektivat e administratës moderne në mjedisin administrativ evropian

Përshkrimi

Në këtë trajnim do të prezantohen parimet dhe objektivat e një administrate moderne, parimet e së drejtës administrative dhe praktikat administrative, hapësira administrative evropiane, strukturat organizative, parimet e së drejtës administrative, standardet, kushtet dhe modelet e menaxhimit të shërbimit civil, strategjitë e reformës në administratën publike, hartimi i planeve të punës dhe indikatorëve për çdo institucion në kuadër të zbatimit të kësaj strategjie dhe prezantimi i praktikave administrative të vendeve anëtare të BE-së, që janë zhvilluar si rezultat i procesit të integrimit evropian.

Objektivat

Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të njihen me nocionet dhe konceptet e hapësirës administrative evropiane, do të njihen me parimet e administratës publike moderne, do të njohin modelet e menaxhimit të shërbimit civil, do të njihen me objektivat e strategjisë së reformës së Administratës Publike për administratën publike, do të kuptojnë rolin dhe përgjegjësinë e institucioneve në procesin e reformës, do të njihen me praktikat e ndërtimit dhe zhvillimit të administratës publike të vendeve të rajonit.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi është bazuar në prezantim, komunikim interaktiv dhe punë grupore. Në trajnim përfshihen edhe shembuj nga praktika e vendeve me një administratë publike moderne dhe se si administrata jonë publike mund të përmirësohet në të ardhmen.

Grupi i synuar

Ky trajnim ofrohet nëpunësve civilë të nivelit drejtues dhe profesional të institucioneve të nivelit qendror përgjegjës për zbatimin e reformës së Administratës Publike.

Kohëzgjatja 2 ditë/10 orë

102

Page 103: ikap-ks.netikap-ks.net/repository/docs/Katallogu_i_Trajnimeve_2015…  · Web viewTrajnimi përfshin në vete dhënien tek pjesëmarrësit një kuptim për nevojën e menaxhimit

Publikimi i mbështetur nga GIZ

103